LIGJI NR. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE
Part 2 of 3 · provisions 201–400
This law sets the procedural rules courts use to examine and resolve civil disputes between natural and legal persons, unless a special law says otherwise.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-006
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
- Complete work
- View statute overview
Statute overview
About this statute
This law sets the procedural rules courts use to examine and resolve civil disputes between natural and legal persons, unless a special law says otherwise. In a contentious civil procedure, the court must decide within the parties’ requests, apply substantive law on its own assessment, cannot refuse to hear and decide matters within its competence, and a party must have legal interest for the claim and other procedural acts. Parties may freely dispose of their civil claims in the procedure, including withdrawing, admitting, or settling them; the court will not approve party dispositions that conflict with the legal order, legal provisions, or public morals. The court decides on the claim after examining the legal issue in a direct public hearing, unless the law allows a written, indirect procedure or a non-public hearing. The court must let each party respond to the other party’s requests and statements.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE
Showing 200 of 537
- 202 Verify source ↗
Neni 202
AI-assisted research summary: If the appeal court finds that the first-instance judgment went beyond the claim, it must annul that judgment and send the case back for a new proceeding.
Neni 202 Në qoftë se gjykata e ankimit, në seancën e kolegjit, konstaton se me aktgjykimin e shkallës së parë është tejkaluar kërkesëpadia, ashtu që me të është vendosur për ndonjë çështje tjetër e jo për atë të ngritur me padi, atëherë ajo me aktvendim e prishë aktgjykimin e shkallës së parë dhe e kthen çështjen për procedim të serishëm. - 203 Verify source ↗
Neni 203
AI-assisted research summary: The second-instance court may not change the first-instance judgment to the detriment of the appealing party when only that party appealed and the opposing party did not.
Neni 203 Gjykata e shkallës së dytë nuk mund ta ndryshojë aktgjykimin e shkallës së parë në dëm të palës ankuese, po që se vetëm ajo ka bërë ankim, e jo edhe pala kundërshtare. - 204 Verify source ↗
Neni 204
AI-assisted research summary: Gjykata e shkallës së dytë duhet të shqyrtojë në arsyetim thëniet në ankesë që ishin vendimtare për vendimin e saj.
Neni 204 Në arsyetimin e aktgjykimit, gjegjësisht të aktvendimit, gjykata e shkallës së dytë duhet t’i vlerësojë thëniet në ankesë që kanë qenë të rëndësisë vendimtare për dhënien e vendimit të saj. - 205 Verify source ↗
Neni 205
AI-assisted research summary: The second-instance court must return the case file to the first-instance court with enough copies of its decision for the parties, interested persons, and the first-instance court.
Neni 205 Gjykata e shkallës së dytë ia kthen të gjitha shkresat e lëndës gjykatës së shkallës së parë me një numër të mjaftueshëm ekzemplarësh të vendimit të vet për t’ ua dërguar palëve dhe personave të interesuar, si dhe një ekzemplar për gjykatën e shkalles së parë. Gjykata e shkallës së dytë e bënë një gjë të këtillë brenda afatit tridhjetë (30) ditor nga dita e dhënies së vendimit të saj. ANKESA KUNDËR AKTVENDIMIT - 206 Verify source ↗
Neni 206
AI-assisted research summary: A first-instance court decision may be appealed unless this law says an appeal is not allowed.
Neni 206 206.1 Kundër aktvendimit të gjykatës së shkallës së parë lejohet ankimi, në qofte se në këtë ligj nuk është përcaktuar që ankimi nuk lejohet. 206.2 Po që se me këtë ligj parashihet shprehimisht se ankimi i veçantë nuk lejohet, aktvendimi i shkallës së parë mund të goditet vetëm me anë të ankesës që paraqitet kundër vendimit me të cilin përfundon procedimi i çështjes në gjykatën e shkallës së parë. - 207 Verify source ↗
Neni 207
AI-assisted research summary: A complaint filed within the legal deadline suspends enforcement of the decision unless this law says otherwise; if no separate appeal is allowed, the decision may be enforced immediately.
Neni 207 207.1 Ankesa e paraqitur brenda afatit ligjor e pengon përmbarimin e aktvendimit, në qoftë se me këtë ligj nuk është parashikuar ndryshe. 207.2 Aktvendimi kundër të cilit nuk lejohet ankim i veçantë mund të përmbarohet menjëherë. Procedura sipas ankesës dhe vendimet e gjykatës së shkallës së dytë - 208 Verify source ↗
Neni 208
AI-assisted research summary: In a special complaint procedure against an order, the law’s provisions for appeals against judgments apply accordingly, except those allowing direct review by the second-instance court.
Neni 208 Në procedurën sipas ankesës së veçantë, të paraqitur kundër aktvendimit, në mënyrë adekuate do të zbatohen dispozitat e këtij ligji që vlejnë për ankesën kundër aktgjykimit, përveç dispozitave me të cilat parashihet mundësia e shqyrtimit të çështjes drejtpërsëdrejti nga gjykata e shkallës së dytë. - 209 Verify source ↗
Neni 209
AI-assisted research summary: Gjykata e shkallës së dytë, kur vendos për ankimin e veçantë, mund ta hedhë poshtë, ta refuzojë, ta aprovojë, ta ndryshojë ose ta anulojë aktvendimin e goditur, dhe kur duhet, ta kthejë çështjen në procedim të serishëm.
Neni 209 Duke vendosur për ankimin e veçantë, gjykata e shkallës së dytë mundë: a) të hedhë poshtë ankesën si jo të kohëshme, jo të plotë, apo jo të lejueshme; b) të refuzon ankesën si të pa themeltë dhe e vërteton aktvendimin e gjykatës së shkallës së parë; c) të aprovon ankesën dhe të ndryshon aktvendimin e goditur; d) të aprovojë ankesën dhe të anulojë aktvendimin e goditur, e kur është nevoja ta kthej çështjen në procedim të serishëm. 43 - 210 Verify source ↗
Neni 210
AI-assisted research summary: Në shkallë të dytë, arsyeja e goditjes së aktvendimit shërben si arsye për goditjen e vendimit përfundimtar; nëse konstatohet parregullsi, veprohet sipas nenit 195.
Neni 210 Në procedurën e shkallës së dytë sipas ankesës jo të veçantë shkaku për të cilin është sulmuar aktvendimi shërben si një nga shkaqet e goditjes së vendimit përfundimtar. Kur gjykata e shkallës së dytë konstaton se ekziston parregullsia e pretenduar lidhur me aktvendimin e goditur me ankesë jo të veçantë veprohet në ndonjërën nga mënyrat e përcaktuara në nenin 195 të këtij ligji. K REU XIV MJETET E JASHTËZAKONSHME TË GODITJES REVIZIONI - 211 Verify source ↗
Neni 211
AI-assisted research summary: Palët mund të paraqesin revizion kundër aktgjykimit të gjykatës së shkallës së dytë brenda 30 ditësh nga dorëzimi i aktgjykimit, por revizioni nuk lejohet në disa konteste pasurore-juridike me vlerë deri në 3.000 Euro, përveç disa rasteve të përjashtuara.
Neni 211 211.1 Kundër aktgjykimit të gjykatës së shkallës së dytë, palët mund të paraqesin revizion brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita në të cilën u është dorëzuar aktgjykimi. 211.2 Revizioni nuk lejohet në kontestet pasurore-juridike në të cilat kërkesëpadia ka të bëjë me kërkesat në të holla, me dorëzimin e sendit, ose me përmbushjen e ndonjë premtimi tjetër, po që se vlera e objektit të kontestit në pjesën e goditur të aktgjykimit nuk i kalon 3.000 Euro. 211.3 Revizioni nuk lejohet në kontestet pasurore-juridike në të cilat kërkesëpadia nuk ka të bëjë me kërkesat në para, me dorëzimin e sendit apo me përmbushjen e ndonjë premtimi tjetër, po që se vlera e objektit të kontestit e treguar në padinë e paditësit nuk e kalon shumën prej 3.000 Euro. 211.4 Përjashtimisht edhe kur është fjala për kërkesëpadinë nga paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, revizioni gjithmonë është i lejuar: a) në kontestet për ushqim; b) në kontestet për shpërblimin e dëmit për ushqimin e humbur, për shkak të vdekjes së dhënësit të ushqimit; c) në kontestet nga marrëdhëniet e punës të cilat i fillon i punësuari kundër vendimit për shuarjen e marrëdhënies së punës. - 212 Verify source ↗
Neni 212
AI-assisted research summary: Gjykata Supreme e Kosovës vendos për revizionin.
Neni 212 Për revizionin vendos Gjykata Supreme e Kosovës. - 213 Verify source ↗
Neni 213
AI-assisted research summary: A submitted revision does not stop enforcement of the final judgment challenged.
Neni 213 Revizioni i paraqitur nuk është pengesë për përmbarimin e aktgjykimit të formës së prerë të goditur. - 214 Verify source ↗
Neni 214
AI-assisted research summary: Revision may be filed only on specified procedural or legal grounds, and not for incorrect or incomplete factual findings.
Neni 214 214.1 Revizioni mund të paraqitet: a) për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës kontestimore nga neni 188 i këtij ligji e cila është bërë në procedurën e gjykatës së shkallës së dytë; b) për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale; c) për shkak të tejkalimit të kërkesëpadisë, po që se kjo parregullsi është bërë në procedurën e zhvilluar në gjykatën e shkallës së dytë. 214.2 Revizioni nuk mund të paraqitet për shkak të konstatimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike. 214.3 Kundër aktgjykimit të dhënë në procedurën e shkallës së dytë, me të cilin vërtetohet aktgjykimi ne bazë të pohimit, revizioni mund të paraqitet vetëm nga shkaqet e përmendura në paragrafin 1 pika a) dhe b) dhe paragrafin 2 të këtij neni. 44 214.4 Kundër aktgjykimit të shkallës së dytë me të cilin vërtetohet aktgjykimi i shkallës së parë, revizioni nuk lejohet për shkak të shkeljes se dispozitave të procedurës kontestimore nga paragrafi l pika a) e këtij neni, po që se ekzistimi i tyre nuk është përmendur fare në ankesë, përveç se kur është fjala për shkeljet për të cilat kujdeset sipas detyrës zyrtare vet gjykata e shkallës së dytë dhe ajo e revizionit. - 215 Verify source ↗
Neni 215
AI-assisted research summary: The revision court reviews only the challenged part of the judgment and only within the grounds stated in the revision.
Neni 215 Gjykata e revizionit e shqyrton aktgjykimin e goditur vetëm në pjesën e tij të goditur me anë të revizionit dhe vetëm brenda kufijve të shkaqeve të treguara në revizion, por duke u kujdesur sipas detyrës zyrtare për zbatimin e drejtë të së drejtës materiale dhe për shkeljet e dispozitave të procedurës kontestimore që kanë të bëjnë me zotësinë për të qenë palë dhe përfaqësimin e rregullt. - 216 Verify source ↗
Neni 216
AI-assisted research summary: Palët mund të paraqesin fakte dhe prova të reja me revizion vetëm kur lidhen me shkelje të rregullave të procedurës kontestimore në gjykatën e shkallës së dytë.
Neni 216 Palët mund të parashtrojnë me revizion fakte të reja dhe të propozojnë prova të reja vetëm nëse ato kanë të bëjnë me shkeljet e dispozitave të procedurës kontestimore të bëra në procedurën e gjykatës së shkallës së dytë. - 217 Verify source ↗
Neni 217
AI-assisted research summary: The revision must be submitted to the first-instance court that issued the first-instance judgment, in enough copies for the court and the opposing party.
Neni 217 Revizioni i dorëzohet gjykatës së shkallës së parë e cila e ka dhënë aktgjykimin e shkallës së parë, në numër të mjaftueshëm për gjykatën dhe palën kundërshtare. - 218 Verify source ↗
Neni 218
AI-assisted research summary: The first-instance court must reject a revision by decision if it is filed after the legal deadline or is incomplete, and it does so without holding a hearing.
Neni 218 Revizionin e paraqitur pas skadimit të afatit ligjor, apo atë jo të plotë, me anë të aktvendimit e hedhë poshtë gjykata e shkallës së parë, pa mbajtur seancë gjyqësore. - 219 Verify source ↗
Neni 219
AI-assisted research summary: The first-instance court must send a timely, complete, and admissible revision to the opposing party within 7 days, and later forward the revision and any response to the revision court within 7 days.
Neni 219 219.1 Një ekzemplar të revizionit të paraqitur me kohë dhe që është i plotë dhe i lejueshëm, gjykata e shkallës së parë, brenda afatit shtatë ditor, ia dërgon palës kundërshtare. 219.2 Pala kundërshtare ka të drejtë që, brenda afatit shtatë ditor,nga dita në të cilën i është dorëzuar revizioni, në gjykatën e shkallës së parë ta paraqes përgjigjen në revizion. 219.3 Pasi të arrijë përgjigja në revizion apo pas skadimit të afatit për përgjigje,revizionin dhe përgjigjen, nëse është paraqitur, gjykata e shkallës së parë ia dërgon gjykatës së revizionit, bashkë me dosjen e lëndës, brenda afatit shtatë ditor, nëpërmjet gjykatës së shkallës së dytë. - 220 Verify source ↗
Neni 220
AI-assisted research summary: Gjykata Supreme vendos mbi revizionin vetëm duke u bazuar në shkresat e dosjes së lëndës dhe në seancë të trupit gjykues.
Neni 220 Gjykata Supreme vendosë mbi revizionin, vetëm në bazë të shkresave në dosjen e lëndës, në seancë të trupit gjykues. - 221 Verify source ↗
Neni 221
AI-assisted research summary: Gjykata e revizionit e hedh poshtë revizionin e vonuar, jo të plotë ose të palejueshëm me aktvendim, nëse gjykata e shkallës së parë nuk e ka bërë këtë brenda autorizimeve të saj.
Neni 221 Revizionin e vonuar, jo të plotë dhe të palejueshëm me, aktvendim e hedhë poshtë gjykata e revizionit, po që se një gjë të tillë nuk e ka bërë gjykata e shkallës së parë brenda kufijve të autorizimeve të saja (neni 218 i këtij ligji). - 222 Verify source ↗
Neni 222
AI-assisted research summary: The Supreme Court must reject a revision as unfounded by judgment if it finds that the revision does not state any grounds.
Neni 222 Gjykata Supreme e refuzon revizionin si të pathemeltë, me anë të aktgjykimit, po që se konstaton se nuk ekzistojnë shkaqet e cekura në revizion. - 223 Verify source ↗
Neni 223
AI-assisted research summary: Gjykata e revizionit mund të anulojë vendimin e ankimuar dhe ta kthejë çështjen për rigjykim, ose ta rrëzojë padinë si të palejueshme, kur gjen shkelje procedurale të caktuara.
Neni 223 223.1 Në qoftë se gjykata e revizionit konstaton se ekziston shkelja e dispozitave të procedurës kontestimore për shkak të të cilave mund të paraqitet revizioni, përpos shkeljeve të caktuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, atëherë ajo, duke marrë parasysh natyrën e shkeljes, me aktvendim e anulon pjesërisht apo plotësisht aktgjykimin e shkallës së dytë dhe të parë, apo vetëm aktgjykimin e shkallës së 45 dytë dhe ia kthen çështjen për rigjykim gjyqtarit tjetër apo të njëjtë të gjykatës së shkallës së parë, gjegjësisht kolegjit tjetër apo të njëjtë të gjykatës së shkallës së dytë, ose gjykatës tjetër kompetente. 223.2 Në qoftë se në procedurën e shkallës së parë apo të dytë është vendosur mbi kërkesën që nuk bënë pjesë në kompetencën e gjykatave, apo që përbënë gjë të gjykuar, ose nga e cila paditësi ka hequr dorë, apo për të cilën ekziston ujdia gjyqësore, gjykata e revizionit me aktvendim e anulon aktgjykimin e goditur me anë të revizionit dhe e hedhë poshtë padinë si të palejueshme. 223.3 Po që se në procedurën e shkallës së parë apo të dytë, si palë paditëse apo e paditur ka marrë pjesë personi me pazotësi për të qenë palë ndërgjyqëse, apo nëse palën që është person juridik nuk e ka përfaqësuar personi i autorizuar, apo nëse palën pa zotësi procedurale nuk e ka përfaqësuar përfaqësuesi ligjor i saj, apo në qoftë se përfaqësuesi ligjor apo me prokurë i palës nuk e ka pasur autorizimin e duhur për ndjekjen e çështjes në gjyq ose për kryerjen e veprimeve procedurale konkrete, gjegjësisht po që se ndjekjen e çështjes në gjyq apo kryerjen e veprimeve procedurale konkrete nuk e ka aprovuar pala më vonë, atëherë gjykata e revizionit, varësisht nga natyra e shkeljeve procedurale ekzistuese, vepron sipas dispozitave të paragrafit 1 apo 2 të këtij neni. - 224 Verify source ↗
Neni 224
AI-assisted research summary: Gjykata e revizionit mund ta aprovojë revizionin dhe ta ndryshojë aktgjykimin e goditur, ose ta anulojë dhe ta kthejë çështjen për rigjykim.
Neni 224 224.1 Në qoftë se gjykata e revizionit konstaton se e drejta materiale është zbatuar gabimisht, me aktgjykim e aprovon revizionin e paraqitur dhe e ndryshon aktgjykimin e goditur. 224.2 Po që se gjykata e revizionit konstaton se për shkak të zbatimit të gabueshëm të së drejtës materiale, apo për shkak të shkeljeve të rregullave procedurale, gjendja faktike nuk është vërtetuar plotësisht dhe se për këtë arsye nuk ekzistojnë kushtet për ndryshimin e aktgjykimit të goditur, atëherë ajo me aktvendim e aprovon revizionin dhe e anulon pjesërisht apo tërësisht aktgjykimin e shkallës së parë dhe të dytë, apo vetëm aktgjykimin e shkallës së dytë, dhe çështjen ia dërgon për rigjykim gjyqtarëve të njëjtë apo të tjerë të gjykatës të shkallës së parë apo të dytë. - 225 Verify source ↗
Neni 225
AI-assisted research summary: If the final second-instance judgment has gone beyond the claim, the revision court approves the party’s revision and changes the challenged judgment.
Neni 225 Po që se konstaton se me aktgjykimin e formës së prerë të gjykatës së shkallës së dytë është tejkaluar kërkesëpadia, gjykata e revizionit me aktgjykimin e saj e aprovon revizionin e palës dhe e ndryshon aktgjykimin e goditur. - 226 Verify source ↗
Neni 226
AI-assisted research summary: The second-instance court must send the revision court’s decision to the parties within 30 days.
Neni 226 Vendimi i gjykatës së revizionit u dërgohet palëve nëpërmjet gjykatës së shkallës së dytë brenda afatit tridhjetë (30) ditor. - 227 Verify source ↗
Neni 227
AI-assisted research summary: In revision procedure, the provisions on appeal against a judgment apply accordingly, except for provisions that allow a hearing of the main case in the appellate court.
Neni 227 Po që se me dispozitat e neneve të këtij kreu nuk parashikohet ndonjë gjë tjetër, në procedurën sipas revizionit, në mënyrë adekuate zbatohen dispozitat e këtij ligji mbi ankesën kundër aktgjykimit, përveç dispozitave me të cilat parashihet mundësia e mbajtjes së shqyrtimit të çështjes kryesore në gjykatën e ankimit. Revizioni kundër aktvendimit - 228 Verify source ↗
Neni 228
AI-assisted research summary: Palët mund të paraqesin revizion vetëm kundër vendimeve të formës së prerë që mbyllin procedurën e shkallës së dytë; në disa konteste, revizioni nuk lejohet.
Neni 228 228.1 Palët mund të paraqesin revizionin vetëm kundër aktvendimeve të formës së prerë me të cilat përfundon procedura e gjykatës së shkallës së dytë. 228.2 Nuk lejohet revizioni kundër aktvendimeve nga paragrafi 1 i këtij neni në kontestet në të cilat nuk do të ishte i lejuar revizioni kundër aktgjykimit. - 229 Verify source ↗
Neni 229
AI-assisted research summary: Revizioni lejohet në disa raste kundër aktvendimeve të gjykatës së shkallës së dytë, por nuk lejohet kundër aktvendimit për shpenzimet procedurale.
Neni 229 2291 Revizioni është i lejueshëm kurdoherë kundër aktvendimit të gjykatës së shkallës së dytë me të cilin ankesa e paraqitur kundër vendimit përfundimtar hidhet poshtë përkatësisht me të cilin vërtetohet aktvendimi i shkallës së parë mbi hedhjen poshtë të revizionit të paraqitur kundër vendimit përfundimtar. 46 229.2 Revizioni është i lejueshëm edhe kundër aktvendimit të gjykatës së shkallës së dytë me të cilin është vendosur mbi propozimin për përsëritjen e procedurës. 229.3 Revizioni nuk lejohet kundër aktvendimit mbi shpenzimet procedurale. - 230 Verify source ↗
Neni 230
AI-assisted research summary: In revision proceedings against a decision, the law’s provisions on revision against a judgment apply appropriately.
Neni 230 Në procedurën sipas revizionit kundër aktvendimit në mënyrë adekuate aplikohen dispozitat e këtij ligji mbi revizionin kundër aktgjykimit. - 231 Verify source ↗
Neni 231
AI-assisted research summary: Në rigjykim, gjykata duhet të respektojë pikëpamjen juridike mbi të cilën u bazua vendimi i gjykatës së revizionit që anuloi aktgjykimin e shkallës së dytë.
Neni 231 Gjykata të cilës i kthehet për gjykim të ri çështja juridike është e lidhur për pikëpamjen juridike mbi të cilën bazohet aktvendimi i gjykatës së revizionit me të cilin është anuluar aktgjykimi i shkallës së dytë. PËRSËRITJA E PROCEDURËS - 232 Verify source ↗
Neni 232
AI-assisted research summary: A party may seek to reopen a case decided by a final judgment if one of several listed grounds exists.
Neni 232 Procedura e përfunduar me aktgjykim dhe aktvendim të formës së prerë të gjykatës mund të përsëritet sipas propozimit të palës: a) në qoftë se palës me veprim të kundërligjshëm, e sidomos në rast të mos thirrjes për në seancë nuk i jepet mundësia që të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes kryesore; b) në qoftë se në procedurën e përfunduar ka marrë pjesë si paditës ose si i paditur personi që nuk mund të jetë palë ndërgjyqëse, apo në qoftë se palën që është person juridik nuk e ka përfaqësuar personi i autorizuar, ose po që se palën me pazotësi procedurale nuk e ka përfaqësuar përfaqësuesi ligjor i saj, ose në qoftë se përfaqësuesi ligjor, respektivisht përfaqësuesi me prokurë i palës, nuk ka pasur autorizim të duhur për ndjekjen e çështjes në gjyq apo për kryerjen e veprimeve procedurale të caktuara, po që se ndjekja e çështjes në gjyq apo kryerja e veprimeve procedurale të caktuara nuk është lejuar me vonë nga pala; c) në qoftë se vendimi përfundimtar i gjykatës është bazuar në deklarata të rreme të dëshmitarëve apo të ekspertëve ose në dokumentin që është falsifikuar apo në të cilin është verifikuar përmbajtja e pasaktë; d) në qoftë se vendimi përfundimtar i formës së prerë është pasojë e veprës penale të gjyqtarit, të përfaqësuesit ligjor apo me prokurë të palës, kundërshtare apo të personit të tretë; e) në qoftë se pala fiton mundësinë ta përdorë vendimin e formës së prerë të gjykatës, i cili më parë, është dhënë në procedurën e zhvilluar midis palëve të njëjta për të njëjtën kërkesëpadi; f) në qoftë se vendimi përfundimtar i formës së prerë është bazuar në një vendim tjetër gjyqësor, ose në vendimin e ndonjë organi tjetër, kurse ky vendim është ndryshuar, prishur apo anuluar në mënyrë të prerë; g) në qoftë se pala merr dijeni për fakte të reja ose gjen prova të reja, ose e fiton mundësinë që t’i përdorë ato, në bazë të të cilave për palën do të mund të merrej vendim përfundimtar më i favorshëm, sikur faktet dhe provat e tilla të ishin përdorur në procedurën e mëparshme. - 233 Verify source ↗
Neni 233
AI-assisted research summary: A party may not request repetition of the procedure on the grounds in article 232(a) and (b) if those grounds were already used unsuccessfully before. For article 232(g), repetition may be requested only if the party, without its own fault, could not raise those circumstances before the earlier procedure ended with a final court decision.
Neni 233 233.1 Nga shkaqet e treguara në nenin 232 pika a) dhe b) të këtij ligji nuk mund të kërkohet përsëritja e procedurës, po që se ato janë përdorur pa sukses në procedurën e mëhershme. 233.2 Nga shkaqet e treguara në nenin 232 pika g) e këtij ligji përsëritja e procedurës mund të kërkohet vetëm po që se pala, pa fajin e saj, nuk ka mundur ti parashtroj këto rrethana para se të ketë marrë fund procedura e mëparshme me vendim gjyqësor të formës së prerë. - 234 Verify source ↗
Neni 234
AI-assisted research summary: A request to repeat the procedure must be filed within 30 days, and after 5 years it generally cannot be filed except for the stated grounds.
Neni 234 234.1 Propozimi për përsëritjen e procedurës paraqitet brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh, dhe atë: 47 a) në rastin nga neni 232, pika a) e këtij ligji, që nga dita kur palës i është dorëzuar vendimi i formës së prerë; b) në rastin nga neni 232, pika b) e këtij ligji në qoftë se në procedurë si paditës apo si i paditur ka vepruar personi që nuk mund të jetë palë ndërgjyqëse nga dita në të cilën vendimi i është dorëzuar personit të tillë; c) në qoftë se palën që është person juridik nuk e ka përfaqësuar personi i autorizuar, apo në qoftë se palën me pazotësi procedurale nuk e ka përfaqësuar përfaqësuesi ligjor i saj nga dita në të cilën vendimi i është dorëzuar palës, gjegjësisht përfaqësuesit ligjor të saj, e po që se përfaqësuesi ligjor, gjegjësisht me prokurë i palës, nuk ka pasur autorizim të duhur për ndjekjen e çështjes në gjyq, apo për kryerjen e veprimeve procedurale të caktuara, nga dita kur pala ka marrë dijeni për këtë shkak ; d) në rastin nga neni 232, pika c) e këtij ligji – nga dita në të cilën pala ka marrë dijeni për aktgjykimin penal të formës së prerë; e) në rastin nga neni 232, pika d) e këtij ligji – nga dita në të cilën pala ka marrë dijeni për vendimin penal të formës së prerë, e nëse procedura penale nuk mund të zhvillohet, atëherë nga dita kur ka marrë dijeni për pezullimin e procedurës penale,apo për rrethanat për shkak të të cilave nuk mund të iniciohet procedura penale; f) në rastet nga neni 232, pika e) dhe f) të këtij ligji – nga dita në të cilën pala ka mundur ta përdorë vendimin e formës së prerë që është shkak për përsëritjes së procedurës; g) në rastin nga neni 232, pika g) të këtij ligji – nga dita në të cilën pala ka mundur t’i parashtrojë në gjykatë faktet e reja, gjegjësisht mjetet provuese të reja. 234.2 Po që se afati i caktuar në paragrafin 1 të këtij neni do të fillonte të rrjedhë para së vendimi të ketë marrë formë të prerë, ky afat do të llogaritet nga momenti në të cilin vendimi bëhet i formës së prerë, në qoftë se kundër tij nuk është paraqitur ankesa, gjegjësisht nga dita e dorëzimit të vendimit të formës së prerë të gjykatës së lartë të dhënë në shkallë të fundit. 234.3 Pas kalimit të afatit prej pesë vjetësh nga dita kur vendimi bëhet i formës së prerë, propozimi për përsëritjen e procedurës nuk mund të paraqitet, përveçse kur përsëritja kërkohet nga shkaqet e përmendura në nenin 232, pika a dhe b të këtij ligji. - 235 Verify source ↗
Neni 235
AI-assisted research summary: The second-instance court decides on a proposal to repeat the procedure.
Neni 235 Mbi propozimin për përsëritjen e procedurës vendosë gjykata e shkallës së dytë, dhe atë gjyqtari individual i cili nuk ka marrë pjesë në dhënien e vendimit të shkallës së dytë në procedurën e mëparshme. - 236 Verify source ↗
Neni 236
AI-assisted research summary: A request to repeat the procedure must be submitted to the first-instance court that issued the decision, and it must state the legal basis, why it was filed on time, and the evidence supporting the applicant’s claims.
Neni 236 236.1 Propozimi për përsëritjen e procedurës i paraqitet gjithmonë gjykatës që e ka dhënë vendimin e shkallës së parë. 236.2 Në propozim duhet treguar sidomos: baza ligjore në mbështetje të të cilës kërkohet përsëritja e procedurës, rrethanat nga të cilat rezulton se propozimi është paraqitur në afatin ligjor dhe mjetet provuese me të cilat arsyetohen thëniet e propozuesit. - 237 Verify source ↗
Neni 237
AI-assisted research summary: The first-instance court must reject an untimely, incomplete, or inadmissible request to repeat proceedings without holding a hearing.
Neni 237 237.1 Propozimin për përsëritjen e procedurës të paraqitur pas afatit ligjor, atë jo të plotë, apo të palejueshëm, e hedhë poshtë gjykata e shkallës së parë me anë të aktvendimit pa mbajtur seancë gjyqësore. 237.2 Po që se gjykata e shkallës së parë nuk e hedhë poshtë propozimin, një ekzemplar të tij ia dërgon palës kundërshtare,e cila ka të drejtë që brenda afatit pesëmbëdhjetë (15) ditor të përgjigjet lidhur me të. - 238 Verify source ↗
Neni 238
AI-assisted research summary: The court must send the proposal, any response, and the case documents to the second-instance court within 8 days after the response arrives or the response deadline expires.
Neni 238 Pasi të arrijë përgjigja lidhur me propozimin, apo pasi të skadojë afati për përgjigje, gjykata propozimin, bashkë me përgjigjen në të, po që se është paraqitur, me të gjitha shkresat e lëndës ia dërgon gjykatës së shkallës së dytë brenda afatit prej tetë (8) ditësh. 48 - 239 Verify source ↗
Neni 239
AI-assisted research summary: Gjykata e shkallës së dytë vendos për kërkesën për përsëritjen e procedurës, zakonisht jashtë seancës për shqyrtimin kryesor.
Neni 239 239.1 Gjykata e shkallës së dytë vendosë mbi propozimin për përsëritjen e procedurës zakonisht jashtë seance për shqyrtim kryesor. 239.2 Po që se gjykata vjen në përfundim se është i domosdoshëm shqyrtimi i tillë, ajo do të veprojë në pajtim me dispozitat e neneve 191 dhe 193 të këtij ligji. - 240 Verify source ↗
Neni 240
AI-assisted research summary: The second-instance court must send the case file and enough copies of its decision to the first-instance court after deciding on a retrial proposal.
Neni 240 240.1 Gjykata e shkallës së dytë, pasi të jepe vendimin mbi propozimin për përsëritjen e procedurës, gjykatës së shkallës së parë ia dërgon dosjen e lëndës me një numër të mjaftueshëm ekzemplarësh të vendimit të saj. 240.2 Në aktvendimin me të cilin lejohet përsëritja e procedurës shqiptohet vendimi me të cilin anulohet ai i dhënë në procedurën e mëparshme. 240.3 Kundër aktvendimit të gjykatës së shkallës së dytë me të cilin aprovohet propozimi për përsëritjen e procedurës nuk lejohet ankimi. 240.4 Ankesa kundër aktvendimit të gjykatës së shkallës së dytë me të cilin refuzohet propozimi për përsëritjen e procedurës i paraqitet të njëjtës gjykatë, e cila sipas ankesës vendosë në trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtar. - 241 Verify source ↗
Neni 241
AI-assisted research summary: Në procedurën e përsëritur në gjykatën e shkallës së parë, gjyqtari që ka dhënë vendimin e mëparshëm nuk mund të veprojë; gjykata e shkallës së parë duhet ta caktojë seancën përgatitore menjëherë pas aktvendimit të gjykatës së dytë, më së voni brenda 8 ditësh.
Neni 241 241.1 Në procedurën e përsëritur në gjykatën e shkallës së parë nuk mund të veproj gjyqtari që ka dhënë vendimin në procedurën e mëparshme. 241.2 Gjykata e shkallës së parë e cakton seancën përgatitore menjëherë pasi t’i arrijë aktvendimi i gjykatës së shkallës së dytë, e më se voni brenda afatit tetë (8) ditor. RAPORTI MIDIS REVIZIONIT DHE PROPOZIMIT PËR PËRSERITJEN E PROCEDURËS - 242 Verify source ↗
Neni 242
AI-assisted research summary: This article tells the court when to pause a repeat-proceeding request and how to choose between a revision and a repeat-proceeding request when both are filed.
Neni 242 242.1 Në qoftë se në afatin për paraqitjen e revizionit pala e paraqet propozimin për përsëritjen e procedurës vetëm nga shkaqet për të cilat mund të paraqitet revizioni, do të konsiderohet se pala e ka paraqitur revizionin. 242.2 Po që se pala paraqet revizionin për shkakun se në procedurën e shkallës së parë apo të shkallës së dytë është vendosur mbi kërkesën për të cilën ka ekzistuar vendimi i formës së prerë, apo për kërkesën nga e cila paditësi ka hequr dorë në një procedurë të mëhershme apo, për të cilën ekziston ujdia gjyqësore, dhe në të njëjtën kohë, apo më, vonë paraqet propozimin për përsëritjen e procedurës, nga cilido shkak i përmendur në nenin 232 të këtij ligji, gjykata e ndërprenë procedurën sipas propozimit për përsëritjen e procedurës derisa të përfundoj procedura sipas revizionit. 242.3 Po që se pala paraqet revizionin nga cilido shkak, përveçse nga shkaqet e përmendura në paragrafët e sipërm, dhe në të njëjtën kohë, apo më vonë, paraqet propozimin për përsëritjen e procedurës, nga shkaqet e nenit 232 pika c) dhe d) të këtij ligji që janë argumentuar me anë të aktgjykimit penal të formës së prerë, gjykata do ta ndërpresë procedurën sipas revizionit derisa mos të përfundojë procedura lidhur me propozimin për përsëritjen e procedurës. 242.4 Në të gjitha rastet e tjera në të cilat pala paraqet revizionin, kurse në të njëjtën kohë apo me vonë e paraqet propozimin për përsëritjen e procedurës, gjykata do të vendosë se cilën procedurë do ta vazhdojë e cilën do ta ndërpresë, duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit, e sidomos shkaqet nga të cilat janë paraqitur të dy mjetet e goditjes si dhe provat e propozuara nga palët. - 243 Verify source ↗
Neni 243
AI-assisted research summary: If a party first asks for повтор? No—if a party first files a proposal to repeat the procedure and then files a revision, the court usually stops the revision procedure until the repetition procedure ends.
Neni 243 49 243.1 Dispozitat e nenit 242 paragrafët 1 dhe 3 te këtij ligji do të aplikohen edhe kur pala se pari ka paraqitur propozimin për përsëritjen e procedurës e pas kësaj e ka paraqitur revizionin. 243.2 Në të gjitha rastet tjera në të cilat pala e paraqet propozimin për përsëritjen e procedurës e pas kësaj e paraqet revizionin gjykata, zakonisht, e ndërpretë procedurën sipas revizionit derisa mos të përfundojë procedura sipas propozimit për përsëritjen e procedurës, përveçse kur konstaton se ekzistojnë shkaqe të justifikueshme për veprim ndryshe. - 244 Verify source ↗
Neni 244
AI-assisted research summary: This article assigns which court or judge decides on a request to repeat proceedings, depending on when the request reaches the first-instance court or the revision court.
Neni 244 244.1 Aktvendimin nga neni 242 të këtij ligji e jep gjyqtari i gjykatës së shkallës së parë po që se propozimi për përsëritjen e procedurës arrin në gjykatën e shkallës së parë para se lënda sipas revizionit t’i jetë dërguar gjykatës së revizionit. 244.2 Në qoftë se propozimi për përsëritjen e procedurës arrin pasi t’i jetë dërguar lënda gjykatës së revizionit, aktvendimin nga neni 242 të këtij ligji e jep gjykata e revizionit. 244.3 Aktvendimin nga neni 242 të këtij ligji e jep gjyqtari i gjykatës së shkallës së parë, përveç kur lënda, në kohën kur revizioni arrin në gjykatën e shkallës së parë, sipas propozimit për përsëritjen e procedurës i është dërguar gjykatës së lartë për vendosje, në të cilin rast aktvendimin e jep gjykata e lartë. 244.4 Kundër aktvendimeve nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni nuk lejohet ankimi. KЁRKESA PЁR MBROJTJEN E LIGJSHMЁRISЁ - 245 Verify source ↗
Neni 245
AI-assisted research summary: Prokurori publik may file a request for protection of legality against a final court decision within three months, and in one second-instance/revision scenario only within 30 days. The request is not allowed against decisions the competent court made on revision or on a request for protection of legality.
Neni 245 245.1 Kundër vendimit gjyqësor të formës së prerë prokurori publik mund të ngrejë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë brenda tre muajsh. Afati për ngritjen e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë nga paragrafi 1 i këtij neni llogaritet: a) kundër vendimit të marrë në shkallë të parë, kundër të cilit nuk është bërë ankim prej ditës kur ky vendim nuk ka mundur më të kundërshtohet me ankim; b) kundër vendimit të marrë në shkallë të dytë, kundër të cilit nuk është deklaruar revizioni prej ditës kur ky vendim i është dërguar asaj pale së cilës i është dërguar më së voni. 245.2 Kundër vendimit nga paragrafi 1 i këtij neni, të nxjerrë në shkallë të dytë, kundër të cilit palët kanë deklaruar revizion, prokurori publik mund të ngrejë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë vetëm brenda tridhjetë (30) ditësh nga data kur i është dërguar revizioni i asaj pale, revizioni i së cilës i është dërguar me herët. 245.3 Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë nuk lejohet kundër vendimit që me rastin e revizionit ose te kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë e ka marre gjykata me kompetencë për të vendosur për këto mjete juridik”. - 246 Verify source ↗
Neni 246
AI-assisted research summary: The public prosecutor files a request for protection of legality against the decision referred to in Article 245, in accordance with the law.
Neni 246 Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë kundër vendimit nga neni 245 i këtij ligji ngritët nga prokurori publik, në pajtim me ligjin. - 247 Verify source ↗
Neni 247
AI-assisted research summary: The public prosecutor may request protection of legality only for the listed procedural or substantive-law reasons, and may not do so because of excess of claim or incorrect/incomplete fact-finding.
Neni 247 247.1 Prokurori publik mund ta ngrejë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë: a) për shkak te shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës kontestimore, në qoftë se shkelja ka të bëjë me kompetencën territoriale , po qe se gjykata e shkallës së parë e ka nxjerrë aktgjykimin pa seancë kryesore, kurse e ka pasur detyrë ta mbajë seancën kryesore, po qe se është vendosur për kërkesën, rreth së cilës kontestimi është në vazhdim, apo në qoftë se në kundërshtim me ligjin, është përjashtuar publiku në seancën kryesore; b) për shkak të aplikimit të gabueshëm të së drejtës materiale. 50 247.2 Prokurori publik nuk mundë të ngrejë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë për shkak të kapërcimit të kërkesë-padisë dhe as për shkak të vërtetimit të gabueshëm apo jo të plotë të gjendjes faktike. - 248 Verify source ↗
Neni 248
AI-assisted research summary: Gjykata kompetente duhet të veprojë edhe kur konstatohet një shkelje esenciale e procedurës kontestimore në shkallën e parë.
Neni 248 Sipas dispozitave te këtij ligji gjykata me kompetencë për të vendosur për kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë do të veprojë edhe kur vërteton se ekziston shkelja esenciale e dispozitave të procedurës kontestimore që është bërë në procedurë para gjykatës të shkallës së parë. - 249 Verify source ↗
Neni 249
AI-assisted research summary: Nëse kundër të njëjtit vendim paraqiten si revizioni ashtu edhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë, gjykata kompetente vendos për mjetet juridike me një vendim.
Neni 249 Në qoftë se kundër të njëjtit vendim janë paraqitur si revizioni ashtu edhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë, gjykata kompetente do te vendos për mjetet juridike me një vendim. - 250 Verify source ↗
Neni 250
AI-assisted research summary: For the court session in which the court decides on a request for protection of legality, the competent public prosecutor must be notified.
Neni 250 Për seancën në të cilën gjykata do të vendose lidhur me kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë do të njoftohet prokurori publik kompetent. - 251 Verify source ↗
Neni 251
AI-assisted research summary: When deciding a request for protection of legality, the court is limited to examining only the violations identified by the public prosecutor in the request.
Neni 251 Kur vendos për kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, gjykata do të kufizohet vetëm në ekzaminimin e shkeljeve që i thekson prokurori publik në kërkesën e vet. P J E S A E D Y T Ë GJYKIMI NË SHKALLË TË PARË K REU XV NGRITJA E PADISË - 252 Verify source ↗
Neni 252
AI-assisted research summary: A court case starts when a written claim is submitted.
Neni 252 Gjykimi i një çështje në gjykatë fillon me paraqitjen e kërkesëpadisë me shkrim (padi detyrimi, vërtetimi dhe ndryshimi). Përmbajtja e padisë - 253 Verify source ↗
Neni 253
AI-assisted research summary: A plaintiff must attach proof that the court fee was paid; if the fee is not paid after the court’s notice and no exemption applies, the claim is treated as withdrawn.
Neni 253 253.1 Padia duhet të përmbajë: a) kërkesën e caktuar në pikëpamje të çështjes kryesore dhe kërkesave aksesore; b) faktet mbi të cilat paditësi e bazon kërkesën; c) provat me të cilat vërtetohen faktet e tilla; d) vlerën e kontestit; e) bazën juridike dhe f) të dhënat e tjera që duhet t’i ketë çdo parashtresë (neni 99 i këtij ligji). 253.2 Gjykata nuk është e lidhur me bazën juridike të kërkesëpadisë. 253.3 Gjykata do të veprojë sipas padisë edhe kur paditësi nuk e ka treguar bazën juridike të kërkesëpadisë. 253.4 Paditësi ka për detyrë që padisë t’ia bashkangjis vërtetimin mbi taksën gjyqësore të paguar. 51 253.5 Në qoftë se paditësi nuk e paguan taksën gjyqësore të përcaktuar për padinë as pas vërejtjes së dërguar nga gjykata, edhe pse nuk ekzistojnë konditat për lirim nga detyrimi i pagimit të taksës gjyqësore, do të konsiderohet se padia është tërhequr. Padi vërtetimi - 254 Verify source ↗
Neni 254
AI-assisted research summary: Paditësi may ask the court to declare whether a right, legal relationship, or document exists, or whether it is true; in some cases, the claim may be brought only if special rules allow it or if the plaintiff has a legal interest.
Neni 254 254.1 Paditësi mund të kërkojë me padi që gjykata vetëm të konstatojë ekzistimin, përkatësisht mosekzistimin,e një të drejte apo të një raporti juridik,ose vërtetësinë, gjegjësisht mos vërtetësinë e ndonjë dokumenti. 254.2 Padia e këtillë mund të ngrihet kur kjo është përcaktuar me dispozita të posaçme, apo kur paditësi ka interes juridik që gjykata të vërtetojë ekzistimin apo mosekzistimin e ndonjë të drejte apo të raportit juridik, ose vërtetësinë, respektivisht mos vërtetësinë e ndonjë dokumenti para se të jetë bërë e kërkueshme kërkesa për pretim nga raporti i njëjtë. 254.3 Po që se vendimi mbi kontestin varet nga fakti nëse ekziston ose nuk ekziston një e drejtë apo raport juridik, i cili gjatë procedimit të padisë është kontestuar, paditësi mundet, krahas kërkesës ekzistuese, ta parashtrojë edhe kërkesëpadinë me qëllim që gjykata të vërtetoj se raporti i tillë ekziston, respektivisht se nuk ekziston, po që se gjykata para së cilës është duke u zhvilluar procedimi është kompetente për kërkesën e tillë. 254.4 Parashtrimi i kërkesës sipas dispozitës së paragrafit 3 të këtij neni nuk do të konsiderohet si ndryshim, i natyrës objektive, të padisë. Përfshirja e disa kërkesëpadive në një padi - 255 Verify source ↗
Neni 255
AI-assisted research summary: A plaintiff may join multiple claims in one lawsuit if they share the same factual and legal basis, and the court may split the case if joinder does not serve procedural economy.
Neni 255 255.1 Në një padi paditësi mund t’i përfshij disa kërkesa kundër të njëjtës palë të paditur po që se ato të gjitha janë të lidhura me të njëjtën bazë faktike dhe juridike. 255.2 Në qoftë se kërkesat nuk janë të lidhura me të njëjtën bazë faktike dhe juridike, ato mund të përfshihen në një padi kundër të njëjtës palë të paditur vetëm po që se e njëjta gjykatë është e kompetencës lëndore për secilën nga këto kërkesa dhe kur për të gjitha kërkesat është e përcaktuar i njëjti lloj i procedurës, e gjykata vjen në përfundim se përfshirja e kërkesëpadive të tilla në një padi i kontribuon ekonomisë së procedimit ( bashkimi kumulativ i kërkesëpadive). Po që se një gjë e tillë nuk i kontribuon ekonomisë së procedimit, gjykata, më së voni në seancën përgatitore, sjellë aktvendim për ndarjen e procedurës. 255.3 Paditësi mundet në një padi t’i përfshijë dy apo më tepër kërkesëpadi që janë të ndërlidhura midis tyre, dhe të kërkojë që gjykata ta aprovojë të dytën me radhë vetëm po që se e para refuzohet ( bashkimi eventual i kërkesëpadive). 255.4 Bashkimi i kërkesëpadive mund të bëhet sipas paragrafit 3 të këtij neni vetëm po që se gjykata është e kompetencës lëndore për çdonjërën nga kërkesat e përfshira në një padi, dhe nëse për të gjitha kërkesat është përcaktuar i njëjti lloj i procedurës. 255.5 Me aktgjykimin me të cilin aprovohet kërkesëpadia nën një shuhet gjyqëvarësia e krijuar lidhur me kërkesëpadinë në numrin 2. Kundërpadia - 256 Verify source ↗
Neni 256
AI-assisted research summary: The defendant may file a counterclaim only within the stated procedural stage and only if the stated conditions are met.
Neni 256 256.1 I padituri ka të drejtë të paraqesë kundërpadi derisa nuk ka përfunduar seanca përgatitore, gjegjësisht seanca e parë për shqyrtimin kryesor, po që se seanca përgatitore nuk është mbajtur fare, në qofte së : a) kërkesa e kundërpadisë ka lidhje me atë të padisë (kundërpadia kodekse); b) midis kërkesëpadisë dhe asaj të kundërpadisë mund të bëhet kompensimi (kundërpadia kompenzuse) 52 c) me kundërpadi kërkohet vërtetimi i ndonjë të drejte apo raporti juridik nga ekzistimi apo mosekzistimi i të cilit varet tërësisht apo pjesërisht vendimi mbi kërkesën e paditësit (kundërpadia prejudiciale). 256.2 Pas mbajtjes së seancës nga paragrafi 1 i këtij neni, kundërpadia mund të ngrihet vetëm me pëlqimin e paditësit. 256.3 Kundërpadia nuk mund të paraqitet po që se për procedimin e kërkesës nga kundërpadia është kompetente gjykata e llojit tjetër. 256.4 Në rastin nga paragrafi 1 pika a) e këtij neni gjykata mund të vendosë ndarjen e procedimit sipas kundërpadisë nga ai sipas padisë, po që se këtë e kërkojnë shkaqet e ekonomisë së gjykimit. Ndryshimi i padisë - 257 Verify source ↗
Neni 257
AI-assisted research summary: This article explains when a claim is considered amended and when it is not.
Neni 257 257.1 Ndryshim të padisë përbënë ndryshimi i njëjtësisë së kërkesëpadisë, zmadhimi i kërkesëpadisë apo parashtrimi edhe i një kërkese tjetër krahas asaj ekzistuese. 257.2 Padia nuk quhet e ndryshuar po që se paditësi e ka ndryshuar bazën juridike të kërkesëpadisë, po që se e ka zvogëluar kërkesëpadinë, apo po që se i ka ndryshuar, plotësuar apo përmirësuar, thëniet e caktuara në padi. - 258 Verify source ↗
Neni 258
AI-assisted research summary: Paditësi mund ta ndryshojë padinë brenda afateve të caktuara; gjykata mund ta lejojë ndryshimin vetëm nën kushte të caktuara dhe pa zvarritje të gjykimit; kundër vendimit nuk lejohet ankim i veçantë.
Neni 258 258.1 Paditësi mund ta ndryshojë padinë më së voni deri në përfundimin e seancës përgatitore apo deri në fillimin e seancës për shqyrtim kryesor të çështjes, po që se seanca përgatitore nuk është caktuar fare. Në rast të këtillë gjykata të paditurit duhet t’i jep kohë të nevojshme që të përgatitet për shqyrtim të padisë së ndryshuar. 258.2 Pas përfundimit të seancës përgatitore, e më së voni deri në mbylljen e seancës për shqyrtim kryesor, gjykata mund ta lejoj ndryshimin e padisë vetëm po që se konstaton se ndryshimi nuk ka për qëllim zvarritjen e gjykimit dhe po që se i padituri pajtohet me ndryshimin e padisë. 258.3 Konsiderohet se ekziston pëlqimi i të paditurit për ndryshimin e padisë po që se ai fillon të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes së padisë të ndryshuar, pa e kundërshtuar më parë ndryshimin. 258.4 Gjykata në rastin e paragrafit 2 të këtij neni e lejon ndryshimin e padisë edhe po që se i padituri e kundërshton ndryshimin në qoftë se plotësohen këto kondita: a) paditësi, pa fajin e tij, nuk ka mundur më parë ta ndryshojë padinë; b) i padituri ka mundësi të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes të ngritur me padinë e ndryshuar pa u shtyre seanca kryesore. 258.5 Në qoftë se padia është ndryshuar në seancën në të cilën i padituri nuk është i pranishëm, gjykata duhet ta shtyjë seancën dhe t’ia dërgojë të paditurit kopjen e procesverbalit nga seanca e këtillë. 258.6 Kundër aktvendimit me të cilin lejohet apo refuzohet ndryshimi i padisë nuk lejohet ankim i veçantë. - 259 Verify source ↗
Neni 259
AI-assisted research summary: If the plaintiff changes the claim based on the same facts, the defendant cannot object when the change is caused by circumstances arising after the lawsuit was filed.
Neni 259 Në qoftë se paditësi e ndryshon padinë, duke kërkuar nga e njëjta bazë faktike sendin tjetër apo një shumë të hollash, i padituri nuk mund ta kundërshtoj atë po që se ndryshimi është pasojë e rrethanave të krijuara pas ngritjes së padisë. - 260 Verify source ↗
Neni 260
AI-assisted research summary: The plaintiff may change the claim to sue a different person instead of the original defendant if the Article 258 conditions are met.
Neni 260 260.1 Po që se plotësohen konditat e përcaktuara në nenin 258 paditësi mund ta ndryshojë padinë edhe ashtu që në vend të të paditurit të parë ta padisë një person tjetër. 53 260.2 Për ndryshimin e padisë në mënyrën e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni është i nevojshëm pëlqimi i personit që duhet të hyjë në gjykim në vend të të paditurit, e po që se i padituri ka filluar të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes kryesore, nevojitet edhe pëlqimi i tij. 260.3 Personi i cili hynë në gjykim në vend të palës së paditur duhet ta pranojë atë në gjendjen në të cilën ndodhet në momentin kur hyn në të. - 261 Verify source ↗
Neni 261
AI-assisted research summary: The plaintiff may withdraw the lawsuit before the defendant files an answer, and later only with the defendant’s consent. The court must issue an order recording the withdrawal, no appeal is allowed, and a withdrawn lawsuit is treated as never filed.
Neni 261 261.1 Paditësi mund ta tërheqë padinë pa pëlqimin e të paditurit deri në momentin në të cilin i padituri e paraqet në gjykatë përgjigjen në padi. 261.2 Padia mund të tërhiqet edhe më vonë, deri në përfundimin e shqyrtimit kryesor, në qoftë se i padituri e jep pëlqimin për një gjë të tillë. Po që se i padituri brenda shtatë (7) ditësh nga dita e njoftimit për tërheqjen e padisë nuk deklarohet për këtë gjë, do të konsiderohet se e ka dhënë pëlqimin për tërheqjen e padisë. 261.3 Po që se padia është tërhequr, gjykata jep aktvendim me të cilin konstatohet se është tërhequr padia. Ky aktvendim i dërgohet të paditurit vetëm po që se padia i është dorëzuar me parë. 261.4 Kundër aktvendimit me të cilin konstatohet se është tërhequr padia nuk lejohet ankimi. 261.5 Padia e tërhequr konsiderohet se nuk është paraqitur asnjëherë dhe mund të paraqitet në gjykatë përsëri. Ekzistimi i gjyqvarësisë (Litispendenca) - 262 Verify source ↗
Neni 262
AI-assisted research summary: A new lawsuit over the same claim between the same parties cannot be started while the case is already pending; if it is, the court dismisses it.
Neni 262 262.1 Gjyqvarësia krijohet që në momentin në të cilin të paditurit i dorëzohet padia. 262.2 Sa i përket kërkesës të cilën pala e ka parashtruar gjatë zhvillimit të procedurës, gjyqëvarësia krijohet në momentin në të cilin është njoftuar pala kundërshtare për kërkesën e tillë. 262.3 Gjatë kohës së ekzistimit të gjyqvarësisë për të njëjtën kërkesëpadi nuk mund të iniciohet gjykim i ri midis palëve të njëjta. Po që se, prapëseprapë,bëhet një gjë e tillë, gjykata e hedhë poshtë padinë. 262.4 Gjykata gjatë gjithë procedurës, sipas detyrës zyrtare, kujdeset nëse është në zhvillim e sipër gjykimi tjetër për të njëjtën kërkesëpadi midis palëve të njëjta. - 263 Verify source ↗
Neni 263
AI-assisted research summary: If a disputed item or right is transferred during the case, the case still continues between the same parties; the acquirer may replace a party only with both parties’ consent, and the judgment also binds the acquirer in the situation described.
Neni 263 263.1 Në qoftë se ndonjëra nga palët e tjetërson, gjatë zhvillimit të procedurës sendin apo të drejtën e kërkuar me padi, një gjë e tillë nuk pengon që procedimi të përfundojë midis palëve të njëjta. 263.2 Personi që e ka fituar sendin apo të drejtën gjatë zhvillimit të gjykimit mund të hyjë në procedurë, në vend të paditësit apo të paditurit, vetëm me pëlqimin e të dy palëve ndërgjyqëse. 263.3 Ne rastin e paragrafit 1 të këtij neni aktgjykimi prodhon efekt edhe ndaj fituesit të sendit apo të drejtës gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor. K REU XVI Bashkëndërgjyqësia - 264 Verify source ↗
Neni 264
AI-assisted research summary: This article allows joint lawsuits in specified conditions and lets a plaintiff add another plaintiff or defendant within the set hearing stage, with consent. Anyone added to the case must accept the proceedings as they stand at that time.
Neni 264 264.1 Padia mund të ngrihet bashkërisht nga shumë paditës ose kundër shume të pa diturve (bashkëndërgjyqesia) në rast se: a) në pikëpamje të objektit të kontestit janë në bashkësi juridike apo nëse të drejtat e tyre, përkatësisht detyrimet, burojnë nga e njëjta bazë faktike apo juridike (bashkëndërgjyqësia materiale) 54 b) objekt kontesti janë kërkesat, përkatësisht detyrimet e të njëjtit lloj që mbështeten në bazën faktike dhe juridike esencialisht të njëjtë dhe po që se ekziston kompetenca lëndore dhe territoriale e të njëjtës gjykatë për secilën kërkesë dhe për secilin të paditur (bashkëndërgjyqësia formale); c) një gjë e këtillë parashikohet me ndonjë ligj tjetër. 264.2 Deri ne përfundimin e seancës përgatitore, përkatësisht të seancës për shqyrtimin kryesor të çështjes, po që se seanca përgatitore nuk është caktuar fare, paditësit mund t’i bashkohet, nën kushtet e paragrafit 1 të këtij neni, edhe një paditës tjetër apo të zgjerohet padia edhe në një të paditur tjetër, duke u marrë pëlqimi i këtij. 264.3 Personi që i bashkohet paditësit, përkatësisht personi në të cilin zgjerohet padia duhet ta pranoj procedurën në gjendjen në të cilën ndodhet në momentin kur ai hyn në të. - 265 Verify source ↗
Neni 265
AI-assisted research summary: The plaintiff may join two or more defendants in one lawsuit, including as an alternative defendant arrangement.
Neni 265 265.1 Paditësi me padinë e tij mund të përfshijë dy ose më tepër të paditur edhe në mënyrë që të kërkojë që kërkesëpadia të aprovohet ndaj të paditurit (te dytë) po që se refuzohet si e pa bazë ndaj të paditurit (të parë) ( bashkëndërgjyqësia me të paditurin eventual). 265.2 Në mënyrën e përcaktuar në paragraf 1 të këtij neni paditësi mund t’i përfshijë me padi dy a më tepër të paditur në qoftë se ndaj secilit nga ta e parashtron të njëjtën kërkesëpadi, apo nëse ndaj ndonjërit nga ta parashtron kërkesëpadi tjetër por qe është në lidhje me kërkesëpadinë e parë, si dhe po që se për secilën nga kërkesat e tilla është e kompetencës lëndore dhe territoriale e njëjta gjykatë. - 266 Verify source ↗
Neni 266
AI-assisted research summary: A person who claims the disputed thing or right may sue the parties in the court handling the case until the case ends with a final judgment.
Neni 266 266.1 Personi që tërësisht apo pjesërisht e kërkon sendin apo të drejtën lidhur me të cilën është në zhvillim e sipër procedura midis dy palëve ndërgjyqëse, mundet që në gjykatën e çështjes t’i padisë ato me padinë e tij deri në përfundimin e procedurës me vendim të formës së prerë (ndërhyrja kryesore) 266.2 Po që se gjykata vendosë, të ndalet së proceduari padinë e parë, atëherë aktgjykimi me të cilin aprovohet kërkesëpadia e ndërhyrësit kryesor ka rëndësinë paraprake (prejudiciale) për gjykimin sipas padisë së parë. - 267 Verify source ↗
Neni 267
AI-assisted research summary: The principal debtor and guarantor may be sued together if this does not conflict with the guarantee contract.
Neni 267 Debitori kryesor dhe dorëzani mund të paditen bashkërisht, në qoftë se kjo nuk është në kundërshtim me përmbajtjen e kontratës mbi dorëzaninë - 268 Verify source ↗
Neni 268
AI-assisted research summary: Each co-litigant in a contentious proceeding is treated as a separate party, and procedural acts or omissions by one do not benefit or harm the others.
Neni 268 Secili bashkëndërgjyqës në procesin kontestimor është palë në vete dhe kryerja apo moskryerja e veprimeve të tilla procedurale, as nuk i shkojnë në favor e as në dëm bashkëndërgjyqësve të tjerë. - 269 Verify source ↗
Neni 269
AI-assisted research summary: Kur ka bashkëndërgjyqësi unike, veprimi i një bashkëndërgjyqësi mund t’u shtrihet edhe të tjerëve; nëse veprimet procedurale ndryshojnë, gjykata merr parasysh veprimin më të favorshëm për të gjithë.
Neni 269 269.1 Në qoftë se sipas ligjit ose për shkak të natyrës së raportit juridik kontesti mund të zgjidhet vetëm në mënyrë të njëjtë ndaj të gjithë bashkëndërgjyqësve (bashkëndërgjyqësia unike), atëherë ata të gjithë konsiderohen si një palë ndërgjyqëse e vetme, kështu që në rastin kur ndonjëri nga bashkëndërgjyqësit nuk e kryen ndonjë veprim procedural, efekti i veprimeve procedurale të kryera nga bashkëndërgjyqësi tjetër shtrihet edhe në ata që nuk i kanë kryer veprimet e tilla. 269.2 Po që se bashkëndërgjyqësit kryejnë veprime procedurale që dallohen mes tyre, atëherë gjykata e merr në konsiderim atë veprim procedural që është për të gjithë ata më i favorshmi. - 270 Verify source ↗
Neni 270
AI-assisted research summary: If co-litigants have different deadlines for a procedural act, each may do it until the latest deadline expires. Each co-litigant also has the right to make proposals about how the court case is পরিচালured.
Neni 270 270.1 Po që se afatet për kryerjen e veprimit procedural të caktuar skadojnë në kohë të ndryshme për bashkëndërgjyqësit në bashkëndërgjëqësi unike, atëherë veprimin e tillë procedural mund ta kryej secili bashkëndërgjyqës derisa mos të skadojë afati i fundit i përcaktuar për kryerjen e tij. 55 270.2 Secili nga bashkëndërgjyqësit ka të drejtë që të bëjë propozime lidhur me drejtimin e procesit gjyqësor. K REU XVII Pjesëmarrja e personave te trete ne procesin kontestimor - 271 Verify source ↗
Neni 271
AI-assisted research summary: A person may intervene in a contentious court process if they have a legal interest in supporting one of the parties.
Neni 271 271.1 Kushdo mund të ndërhyjë në një proces kontestimor që zhvillohet ndërmjet personave të tjerë, kur ka interes juridik për të mbështetur njërën ose tjetrën palë ndërgjyqëse, me të cilën bashkohet në gjykim për ta ndihmuar atë. 271.2 Ndërhyrësi mund të hyjë në procesin gjyqësor gjatë gjithë procedurës që përfundon me marrjen e formës së prerë të vendimit mbi kërkesëpadinë, si dhe gjatë procedurës që iniciohet me mjete goditjeje të jashtëzakonshme. 271.3 Deklaratën për hyrje në procesin kontestimor ndërhyrësi mund ta bëjë me shkrim jashtë seance apo verbalisht në seancë gjyqësore. 271.4 Parashtresa e ndërhyrësit i dërgohet të dy palëve ndërgjyqëse, e kur deklarata e ndërhyrësit është dhënë në seance gjyqësore, atëherë pjesa përkatëse e procesverbalit i dërgohet vetëm palës që nuk ka qenë e pranishme në seancë. - 272 Verify source ↗
Neni 272
AI-assisted research summary: Each party may challenge an intervenor’s right to participate in the trial and ask for that participation to be rejected.
Neni 272 272.1 Secila nga dy palët ndërgjyqëse mund t’ia kontestojë ndërhyrësit të drejtën e ndërhyrjes në gjykim dhe të propozojë refuzimin e tij. 272.2 Derisa aktvendimi, me të cilin është refuzuar pjesëmarrja e ndërhyrësit të ketë marrë formën e prerë, ndërhyrësi mund të marrë pjesë në procedurë dhe veprimet e tia procedurale nuk mund të përjashtohen. 272.3 Kundër aktvendimit të gjykatës me të cilin aprovohet pjesëmarrja e ndërhyresit nuk lejohet ankesa e posaçme. - 273 Verify source ↗
Neni 273
AI-assisted research summary: An intervenor must accept the case as it stands when joining it, and may take certain procedural steps and, in some cases, challenge the final decision.
Neni 273 273.1 Ndërhyrësi ka për detyrë ta pranojë procesin kontestimor në atë gjendje në të cilën ndodhej në momentin kur ka ndërhyrë në gjykim. Gjatë procedimit të mëtejme ndërhyrësi ka të drejtë të parashtrojë propozime dhe të kryejë veprime procedurale tjera brenda afateve në të cilat këto veprime do të mund t’i kryente pala të cilës i është bashkuar. 273.2 Po që se ndërhyrësi ka hyrë në procesin kontestimor deri në momentin kur vendimi mbi kërkesëpadinë është bërë i formës së prerë, ai ka të drejtë ta paraqesë edhe mjetin e jashtëzakonshëm të goditjes së vendimit të këtillë. 273.3 Po që se ndërhyrësi paraqet kundër vendimit mjetin e goditjes atëherë një ekzemplar i tij i dërgohet edhe palës ndërgjyqëse të cilës i është bashkuar me qëllim që ta mbështesë gjatë gjykimit të çështjes. 273.4 Veprimet procedurale të kryera nga ndërhyrësi kanë për palën, të cilës i është bashkuar ai, efekt juridik vetëm po që se nuk janë në kundërshtim me veprimet procedurale të saja. 273.5 Me pëlqimin e të dy palëve ndërgjyqëse personi i tretë që ka ndërhyrë në gjykim mund të zërë vendin e palës për të cilën ka ndërhyrë dhe kjo e fundit të dalë jashtë gjykimit. - 274 Verify source ↗
Neni 274
AI-assisted research summary: If the judgment’s legal effect extends to an intervener, that person is treated as a unique co-litigant; an intervener in that position may also file an extraordinary legal remedy even if they did not take part until the claim decision became final.
Neni 274 274.1 Në qoftë se efekti juridik i aktgjykimit duhet të shtrihet edhe në ndërhyrësin, atëherë ky i fundit e ka në gjykimin kontestimor pozitën procedurale të bashkëndërgjyqësit unik me palën të cilën e ka mbështetur gjatë procedimit të çështjes (neni 275 i këtij ligji). 56 274.2 Ndërhyrësi me pozitën procedurale të bashkëndërgjyqësit unik mund ta paraqesë mjetin e goditjes së jashtëzakonshme edhe në procesin kontestimor në të cilin nuk ka marrë pjesë deri në momentin kur vendimi mbi kërkesëpadinë ka marrë formë të prerë. Emërimi i paraardhësit juridik - 275 Verify source ↗
Neni 275
AI-assisted research summary: A defendant sued as possessor of a thing or user of a property right may ask the court to summon a third person to replace them as defendant by the latest preparatory hearing, or at the main hearing if no preparatory hearing was held.
Neni 275 275.1 Personi që është paditur si posedues i një sendi apo si shfrytëzues i një të drejte pasurore dhe që pretendon se sendin e posedon, respektivisht se të drejtën e shfrytëzon në emër të personit të tretë mundet, më së voni në seancën përgatitore, e po që se kjo nuk është mbajtur, atëherë në seancën për shqyrtim kryesor të çështjes, nëpërmjet gjykatës ta thërras atë person të tretë ( paraardhës juridik) që në vend të tij të hyjë si palë e paditur në gjykim. 275.2 Pëlqimi i paditësit, që në vend të palës së paditur nga ai të hyjë në gjykim paraardhësi juridik, nevojitet vetëm në qoftë se paditësi kundër të paditurit parashtron edhe kërkesa që nuk varen nga ajo se a e mbanë në posedim ose jo sendin në emër të paraardhësit, respektivisht e ushtron ose jo të drejtën e caktuar në emër të paraardhësit juridik. 275.3 Ne qoftë se paraardhësi juridik që është thirr rregullisht nuk vjen në seancë gjyqësore apo nuk pranon që të hyjë në procesin kontestimor në vend të palës së paditur, atëherë ky i fundit nuk mund të kundërshtojë pjesëmarrjen në shqyrtimin e çështjes së ngritur me padi kundër tij. Njoftimi i personit të tretë për procesin gjyqësor - 276 Verify source ↗
Neni 276
AI-assisted research summary: A party may bring in a third person during the case, but it cannot ask for the hearing to stop, be postponed, or have procedural deadlines extended just because that third person was notified.
Neni 276 276.1 Secila palë mund të thërret në gjykimin e çështjes një person me të cilin mendon se e ka të përbashkët çështjen, ose nga i cili mund të kërkohet një garanci ose shpërblim, që lidhet me përfundimin e çështjes. 276.2 Personi i tretë thirret me kërkesë të shkruar që mund të paraqitet deri në përfundimin e gjykimit me vendim të formës së prerë. Në shkresën e tillë, e cila personit të tretë i dërgohet nëpërmjet gjykatës së çështjes, tregohet shkaku i thirrjes dhe gjendja në të cilën ndodhet procesi kontestimor. 276.3 Pala që e ka njoftuar personin e tretë për procesin gjyqësor nuk mund të kërkojë për këtë arsye ndërprerjen e gjykimit, shtyrjen e seancës, apo zgjatjen e afateve për kryerjen e veprimeve procedurale. K REU XVIII Ndërprerja e gjykimit dhe pushimi i gjykimit - 277 Verify source ↗
Neni 277
AI-assisted research summary: Court proceedings must be interrupted if any of the listed situations occurs, such as a party’s death, loss of procedural capacity, loss of representation, dissolution of a legal person, bankruptcy-related filing, war-related court closure, or if another law requires interruption.
Neni 277 Procesi gjyqësor ndërpritet: a) kur pala ndërgjyqëse vdes ose e humbë zotësinë procedurale, e nuk ka të caktuar përfaqësues me prokurë në gjykim; b) kur përfaqësuesi ligjor i palës vdesë ose shuhet autorizimi i tij për përfaqësim, e pala nuk ka të caktuar përfaqësues me prokurë në gjykim; c) kur pala që është person juridik pushon së ekzistuari, respektivisht kur organi kompetent jep vendim të formës së prerë për ndalimin e punës tij ; d) kur paraqitet propozimi për fillimin e procedurës së falimentimit në kontestet në të cilat i padituri është debitor falimentues e) kur për shkak të luftës ose për shkaqe të tjera pushon puna në gjykatë; f) kur ndërprerja e gjykimin parashihet me ndonjë ligj tjetër. 57 - 278 Verify source ↗
Neni 278
AI-assisted research summary: Gjykata duhet ta ndërpresë gjykimin në disa raste të caktuara, dhe mund ta caktojë ndërprerjen kur vendimi varet nga çështje penale ose kur ka dyshim për deklaratë apo dokument të rremë.
Neni 278 278.1 Përveç rasteve të parashikuara me këtë ligj, gjykata e ndërpret gjykimin: a) po që se ka vendosur që vetë të mos e zgjidhë çështjen paraprake (neni 13 i këtij ligji); b) po që se pala ndodhet në zonën e cila, për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme (vërshimet, tërmeti etj) është shkëputur nga gjykata. 278.2 Gjykata mund ta caktojë ndërprerjen e gjykimit në qoftë se vendimi mbi kërkesëpadinë varet nga fakti nëse është kryer delikti ekonomik apo vepra penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare, kush është kryerësi dhe nëse ai është i përgjegjshëm, e sidomos kur paraqitet dyshimi se dëshmitari ose eksperti ka dhënë deklaratë të rreme, apo se dokumenti i përdorur si mjet provues është i rremë. - 279 Verify source ↗
Neni 279
AI-assisted research summary: Kur gjykimi ndërpritet, pezullohen edhe afatet procedurale; gjatë ndërprerjes gjykata nuk mund të bëjë veprime procedurale, përveçse në një rast të veçantë mund të japë vendim meritor pas shqyrtimit kryesor.
Neni 279 279.1 Si rezultat i ndërprerjes së gjykimit, afatet për zhvillimin e veprimeve procedurale, po ashtu ndërpriten. 279.2 Gjatë kohës sa zgjatë ndërprerja e gjykimit, gjykata nuk mund të kryejë kurrfarë veprimesh procedurale, por po që se ndërprerja është shkaktuar pas përfundimit të seancës për shqyrtim kryesor të çështjes, gjykata mund të jep vendimin meritor në bazë të materialit procedural nga shqyrtimi i bërë. 279.3 Veprimet procedurale të kryera nga njëra palë gjatë kohës sa zgjatë ndërprerja e gjykimit nuk prodhojnë kurrfarë efekti juridik ndaj palës kundërshtare. Efekti i tyre fillon vetëm pasi të vazhdojë procesi gjyqësor i ndërprerë. - 280 Verify source ↗
Neni 280
AI-assisted research summary: This article says an interrupted proceeding resumes when the relevant person takes over, the bankruptcy moratorium is annulled, the related proceedings end, or the court decides there is no longer a reason to wait.
Neni 280 280.1 Procedura që është ndërprerë për shkaqe të treguara në nenin 277 paragrafi 1 pika a)–d) të këtij ligji do të vazhdohet kur trashëgimtari, apo kujdestari i pasurisë trashëgimore, përfaqësuesi i ri ligjor, administratori i falimentimit apo pasardhësi juridik i personit juridik, e marrin përsipër procedurën apo kur i thërret gjykata ta bëjnë këtë, me propozimin e palës kundërshtare. 280.2 Procedura që është ndërprerë, nga shkaku i përmendur në nenin 277 paragrafi 1 pika e) të këtij ligji, do të vazhdoj së zhvilluari pasi ta anulojë moratoriumin gjykata e falimentimit. 280.3 Po që se gjykata e ka ndërprerë gjykimin nga shkaqet e përmendura në nenin 278 paragrafi 1 pika a) dhe paragrafi 2 të këtij ligji, gjykimi do të vazhdojë pasi të përfundojë procedura në formë të prerë tek gjykata apo organi tjetër kompetent, apo kur gjykata e çështjes konstaton se nuk ekzistojnë më arsyet për të pritur përfundimin e saj. 280.4 Në të gjitha rastet e tjera gjykimi i ndërprerë do të vazhdojë me propozimin e palës pasi të kenë pushuar shkaqet e ndërprerjes. 280.5 Afatet të cilat për shkak të ndërprerjes së gjykimit kanë pushuar të rrjedhin, për palën e interesuar fillojnë të rrjedhin rishtazi, nga dita kur gjykata ia dërgon aktvendimin mbi vazhdimin e gjykimit. 280.6 Palës që nuk e ka paraqitur propozimin për vazhdimin e gjykimit aktvendimi për vazhdimin e tij i dërgohet sipas dispozitave të nenit 110 të këtij ligji. - 281 Verify source ↗
Neni 281
AI-assisted research summary: A complaint against the decision to end or stop proceedings does not stop that decision from being carried out.
Neni 281 281.1 Ankesa kundër aktvendimit me të cilin konstatohet (neni 277 i këtij ligji), apo caktohet (neni 278 i këtij ligji) ndërprerja e procedurës, nuk e pengon ekzekutimin e aktvendimit. 281.2 Në qoftë se gjykata gjatë seancës gjyqësore e refuzon propozimin për ndërprerjen e gjykimit dhe vendosë që gjykimi menjëherë të vazhdojë së zhvilluari, kundër këtij aktvendimi nuk lejohet ankesë e posaçme. - 282 Verify source ↗
Neni 282
AI-assisted research summary: Gjykata duhet të dërgojë aktvendimin për pushimin e gjykimit dhe, kur duhet, t’u caktojë trashëgimtarëve një përfaqësues të përkohshëm.
Neni 282 58 282.1 Pushimi i gjykimit shkaktohet kur vdes pala,apo kur mbaron se ekzistuari, po që se objekt kontesti janë të drejtat që nuk mund të kalojnë në trashëgimtarët e palës, përkatësisht në pasardhësin juridik të saj. 282.2 Në rastet nga paragrafi 1 të këtij neni aktvendimi për pushimin e gjykimit i dërgohet palës kundërshtare, trashëgimtarëve, përkatësisht pasardhësit juridik të palës, pasi të jenë caktuar ata. 282.3 Trashëgimtarëve të palës së vdekur, sipas propozimit të palës kundërshtare apo sipas detyrës zyrtare, gjykata ua cakton përfaqësuesin e përkohshëm të cilit ia dërgon aktvendimin mbi pushimin e gjykimit, po që se konstaton se procedura trashëgimore mund të zgjasë shumë kohë. 282.4 Aktvendimi mbi pushimin e gjykimit i dhënë nga shkaku i mbarimit të personit juridik i dërgohet palës kundërshtare dhe pasardhësit juridik të personit juridik, po që se ky i fundit ekziston. 282.5 Derisa të bëhet i formës së prerë aktvendimi mbi pushimin e gjykimit, lidhur me afatet për kryerjen e veprimeve juridike, me të drejtat e palëve dhe veprimet e gjykatës në mënyrë adekuate zbatohen dispozitat mbi ndërprerjen e gjykimit. KREU XIX Ndihma juridike - 283 Verify source ↗
Neni 283
AI-assisted research summary: Courts must give each other legal assistance in contentious proceedings.
Neni 283 283.1 Gjykatat kanë për detyrë t’i japin njëra tjetrës ndihmë juridike në proceset kontestimore. 283.2 Në qoftë se gjykata e lutur nuk është kompetente për kryerjen e veprimit për të cilin është lutur, do t’ia dërgoj lutjen gjykatës kompetente, respektivisht organit tjetër shtetëror, e për këtë gjë do ta njoftojë gjykatën nga e cila i ka ardhur lutja. Po që se gjykatës se lutur nuk i është e njohur gjykata kompetente, përkatësisht organi shtetëror tjetër, gjykata e lutur ia kthen lutjen gjykatës së çështjes. - 284 Verify source ↗
Neni 284
AI-assisted research summary: Courts must give legal assistance to foreign courts when international treaties or reciprocity allow it, but they must not assist requests for acts contrary to the legal order.
Neni 284 284.1 Gjykatat u japin ndihmë juridike gjykatave të huaja në rastet e përcaktuara me anë të kontratave ndërkombëtare, si dhe kur ekziston reciprociteti në dhënien e ndihmës juridike. Në rast dyshimi për ekzistimin e reciprocitetit, njoftime jap Ministria përkatëse. 284.2 Gjykata nuk do t‘i jep ndihmë juridike gjykatës së huaj po që se kjo e fundit kërkon kryerjen e veprimeve që janë në kundërshtim me rendin juridik. Në rast të tillë gjykata e lutur do t’ia dërgoj kryesisht lutjen Gjykatës Supreme e cila jep vendim definitiv. - 285 Verify source ↗
Neni 285
AI-assisted research summary: Gjykatat duhet t’u japin ndihmë juridike gjykatave të huaja sipas ligjit të vendit, dhe mund ta kryejnë veprimin procedural edhe sipas mënyrës së kërkuar nga gjykata e huaj nëse kjo nuk bie ndesh me rendin juridik.
Neni 285 Gjykatat u japin ndihmë juridike gjykatave të huaja sipas mënyrës së parashikuar me ligjin e vendit. Veprimi procedural që është objekt i lutjes së gjykatës së huaj mund të kryhet edhe në mënyrën që kërkon gjykata e huaj, po që se procedura e tillë nuk është në kundërshtim me rendin juridik. - 286 Verify source ↗
Neni 286
AI-assisted research summary: Courts must process requests for legal assistance from foreign courts only if they arrive through diplomatic channels and meet language or certified-translation requirements, unless an international treaty says otherwise.
Neni 286 Në qoftë se me kontratë ndërkombëtare nuk është përcaktuar ndryshe, gjykatat do t’i marrin në procedim lutjet për dhënien e ndihmës juridike të gjykatave të huaja vetëm po që se janë dërguar në rrugë diplomatike dhe në qoftë se lutja dhe shkresat që i janë bashkangjitur janë hartuar në gjuhën që është në përdorim zyrtar në gjykatë, apo në qoftë se është bashkangjitur përkthimi i tyre i legalizuar në atë gjuhë. - 287 Verify source ↗
Neni 287
AI-assisted research summary: Requests for legal assistance from domestic courts are sent to foreign courts through diplomatic channels unless an international treaty says otherwise.
Neni 287 Po që se me kontratë ndërkombëtare nuk është përcaktuar ndryshe, lutjet e gjykatave të vendit për ndihmë juridike u dërgohen gjykatave të huaja në rrugë diplomatike. Lutjet dhe shkresat tjera që i bashkëngjiten duhet të hartohen në gjuhën e shtetit të lutur, ose duhet t’u bashkëngjitet përkthimi i tyre i legalizuar në atë gjuhë. KREU XX 59 Mosrespektimi i gjykatës - 288 Verify source ↗
Neni 288
AI-assisted research summary: The court may fine a party, legal representative, proxy representative, or intervener up to 500 Euro for seriously abusing procedural rights, and it may decide compensation for civil damage in the same case if the injured person asks for it.
Neni 288 288.1 Gjykata gjatë zhvillimit të procedurës do ta dënojë me gjobë deri në 500 Euro palën, përfaqësuesin ligjor, përfaqësuesin me prokurë, apo ndërhyrësin i cili me veprimet procedurale i ka keqpërdorur rëndë të drejtat që i janë njohur me këtë ligj. 288.2 Po që se me anë të veprimit procedural nga paragrafi 1 i këtij neni ndonjërit nga pjesëmarrësit në procedurë i është shkaktuar dëm i natyrës juridiko civile, me kërkesën e të dëmtuarit gjykata vendosë për kompensimin e dëmit në të njëjtin proces gjyqësor. - 289 Verify source ↗
Neni 289
AI-assisted research summary: The court may fine or warn people who insult the court, disrupt proceedings, or disobey the judge’s order to keep order and quiet.
Neni 289 289.1 Me dënim në të holla prej 100- 500 Euro gjykata e gjobitë palën apo pjesëmarrësin tjetër në procedurë i cili me anë të parashtresës e fyen gjykatën. 289.2 Në qoftë se pjesëmarrësi në procedurë apo personi që është i pranishëm në vendin ku mbahet seanca për shqyrtimin e çështjes e fyen gjykatën, apo pjesëmarrësit tjerë në procedurë, e pengojnë punën apo nuk i respektojnë urdhrat e gjyqtarit për mbajtjen e rendit dhe qetësisë, gjykata do ta qortojë atë. Po që se qortimi tregohet i pasuksesshëm, gjykata personin e qortuar do ta largojë nga vendi ku mbahet seanca gjyqësore ose do ta dënoj me gjobë deri ne 500 Euro, kurse mundet edhe ta largojë edhe ta dënoj me gjobë. 289.3 Në qoftë se pala apo përfaqësuesi me prokurë i saj largohet nga vendi i seancës, seanca do te mbahet pa praninë e tyre. Po që se përfaqësuesi me prokurë i palës edhe gjatë zhvillimit të mëtutjeshëm të procedurës bënë veprime të përcaktuara në paragrafin 1 dhe 2 te këtij neni, gjykata mund t’ia ndaloj përfaqësimin e mëtutjeshëm të palës. 289.4 Kur gjykata e dënon me gjobë ose e largon nga vendi ku mbahet seanca gjyqësore avokatin apo praktikantin e avokatit si përfaqësues me prokurë, do ta njoftojë për këtë Odën e Avokatëve. - 290 Verify source ↗
Neni 290
AI-assisted research summary: A court may fine a representative for service of documents up to 500 Euro if they fail to notify the court of an address change.
Neni 290 Gjykata e dënon me gjobë deri ne 500 Euro përfaqësuesin për marrjen e shkresave i cili në kundërshtim me dispozitat e nenit 118 të këtij ligji nuk e njofton gjykatën për ndërrimin e adresës. Përfaqësuesin e këtillë, me kërkesën e palës, gjykata e detyron me shpenzimet e shkaktuara me mos njoftimin pa justifikim për dyshimin e adresës. - 291 Verify source ↗
Neni 291
AI-assisted research summary: A court may fine a person up to 500 Euro if they without reason refuse to receive a document or otherwise block its delivery. At a party’s request, the court may also order that person to pay the costs they caused.
Neni 291 291.1 Personin që pa arsye refuzon ta marrë shkresën, si dhe atë që në mënyrë tjetër e pengon dorëzimin e shkresës, duke vështirësuar apo pamundësuar kështu zbatimin e dispozitave të këtij ligji mbi dorëzimin e shkresave, gjykata e dënon me gjobe deri në 500 Euro. 291.2 Me kërkesë të palës gjykata e detyron personin nga paragrafi 1 i këtij neni që t’i paguaj shpenzimet që i ka shkaktuar me qëndrimin e tij të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni. - 292 Verify source ↗
Neni 292
AI-assisted research summary: A summoned witness who does not appear without a reasonable reason, or leaves without permission, can be fined and brought to court by force.
Neni 292 292.1 Kur dëshmitari që është thirrur nuk paraqitet pa shkaqe të arsyeshme, ose pa leje apo shkak të arsyeshëm largohet nga vendi ku duhet të dëgjohet, gjykata do të urdhërojë sjelljen e tij me detyrim dhe pagimin e shpenzimeve të sjelljes me detyrim, si dhe do ta dënojë me gjobë deri në 500 EU. 292.2 Në qoftë se dëshmitari vjen në vendin e mbajtjes së seancës dhe përkundrejt paralajmërimit mbi pasojat, refuzon të dëshmojë apo të përgjigjet në pyetjet konkrete, kurse gjykata shkaqet e refuzimit i quan të pa arsyeshme, mund ta dënojë me gjobë deri në 500 Euro, e në qoftë se edhe pas kësaj refuzon të dëshmojë, mund ta burgos. Burgimi zgjatë gjersa dëshmitari të mos pranojë të dëshmojë, apo gjersa dëshmia e tij të mos bëhet e panevojshme, por jo më tepër se tridhjetë (30) ditë. 292.3 Me kërkesën e palës, gjykata do të vendos që dëshmitari e ka për detyrë t’i paguaj shpenzimet të cilat i ka shkaktuar me mosardhjen e vet të paarsyeshme, respektivisht me refuzimin e pajustifikuar për të dëshmuar. 60 292.4 Po që se dëshmitari më vonë e justifikon mungesën e vet, gjykata do ta revokojë aktvendimin mbi dënimin, e mund ta lirojë krejtësisht dëshmitarin, apo pjesërisht, nga detyrimi i pagimit të shpenzimeve. Gjykata mund ta revokojë aktvendimin e vet mbi dënimin edhe kur dëshmitari të ketë pranuar më vonë të dëshmojë. - 293 Verify source ↗
Neni 293
AI-assisted research summary: The court may fine an expert up to 1000 Euro for unjustified failure to deliver the report on time, appear when summoned, or carry out the expert examination.
Neni 293 293.1 Gjykata mund ta dënoj me gjobë deri në 1000 Euro ekspertin që pa ndonjë shkak të arsyeshëm nuk e dorëzon brenda afatit të caktuar konstatimin dhe mendimin e vet, apo që pa arsye nuk vjen në seancë edhe pse është thirrur rregullisht. 293.2 Me dënim nga paragrafi 1 i këtij neni gjykata e dënon ekspertin që pa ndonjë arsye refuzon ekspertimin. 293.3 Me kërkesën e palës, gjykata mund ta detyrojë ekspertin me pagimin e shpenzimeve të shkaktuara me mos dërgimin e shkresës, që e përmban konstatimin dhe mendimin e tij, pa arsye, me mungesë të paarsyeshme, respektivisht me refuzim të paarsyeshëm të ekspertimit. 293.4 Aktvendimin mbi dënimin e ekspertit gjykata mund ta revokojë nën kushtet e nenit 292 paragrafi 4 të këtij ligji. 293.5 Dispozitat e këtij neni në mënyrë të përshtatshme zbatohen edhe për interpretimin gjyqësor. - 294 Verify source ↗
Neni 294
AI-assisted research summary: If a person fined under this law does not pay on time, the fine is replaced by imprisonment.
Neni 294 Po që se personi i dënuar me gjobë sipas dispozitave të këtij ligji nuk e paguan dënimin në afatin e caktuar, ai do të zëvendësohet me dënim burgimi i cili e zgjatë atë në proporcion me lartësinë e gjobës së shqiptuar, ashtu siç është përcaktuar me Kodin penal, por jo më shumë se një (1) muaj. - 295 Verify source ↗
Neni 295
AI-assisted research summary: A complaint against certain court decisions does not stop or delay execution of the decision.
Neni 295 295.1 Ankesa kundër aktvendimit nga neni 288, 289, 290 paragrafi 1, neni 292 paragrafi 1 dhe neni 293 paragrafi 1 i këtij ligji nuk e shtyn ekzekutimin e aktvendimit. 295.2 Ankesa kundër aktvendimit nga neni 292 paragrafi 2 dhe neni 293 paragrafi 2 i këtij ligji nuk e pengon ekzekutimin e aktvendimit, përveçse kur në ankesën e tillë sulmohet edhe vendimi i gjykatës me të cilin nuk janë aprovuar arsyet e dëshmitarit për mosdhënien e deklaratës apo të përgjegjës në pyetjen konkrete, përkatësisht arsyet e ekspertit për moskryerjen e ekspertimit. K REU XXI SIGURIMI I KËRKESËPADISË - 296 Verify source ↗
Neni 296
AI-assisted research summary: Courts decide applications for security measures, with the competent court depending on the stage of the case.
Neni 296 296.1 Për vendosje mbi propozimin për sigurim të paraqitur para se të jetë ngritur padia për fillimin e procedurës kontestimore, si dhe gjatë procedurës së tillë, është kompetente gjykata që vepron sipas padisë. Vendimin mbi masën e sigurimit e jep gjykata që vepron në shkallë të parë, kurse gjykata më e lartë atëherë kur propozimi për marrjen e saj është paraqitur pas dërgimit të dosjes së lëndës sipas ankesës në këtë gjykatë. 296.2 Pasi të jetë bërë i formës së prerë aktgjykimi mbi kërkesëpadinë, për propozimin e sigurimit vendosë gjykata që do të ishte kompetente për vendosje mbi kërkesëpadinë në shkallë të parë. - 297 Verify source ↗
Neni 297
AI-assisted research summary: Gjykata mund të caktojë masën e sigurimit vetëm nëse plotësohen kushtet e caktuara dhe, si rregull, vetëm pasi propozuesi të japë garanci brenda afatit të caktuar.
Neni 297 297.1 Masa e sigurimit mund të caktohet: a) në qoftë se propozuesi i sigurimit e bënë të besueshme ekzistimin e kërkesës apo të së drejtës subjektive të tij , dhe 61 b) në qoftë se ekziston rreziku se pa caktimin e masës së këtillë pala kundërshtare do të mund ta pamundësonte apo vështirësonte dukshëm realizimin e kërkesës, sidomos me tjetërsimin e pasurisë së vet, me fshehjen e saj, me ngarkimin apo me ndonjë mënyrë tjetër, me të cilën do ta ndryshonte gjendjen ekzistuese të gjërave, ose në ndonjë mënyrë tjetër do të ndikonte negativisht në të drejtat e propozuesit të sigurimit. 297.2 Po që se nuk është përcaktuar ndryshe me ligj, gjykata e cakton masën e sigurimit vetëm nën kushtet që propozuesi i sigurimit, brenda afatit të caktuar nga gjykata, ashtu siç parashihet me Ligjin mbi Procedurën Përmbarimore, jep garanci në masën dhe në llojin e caktuar nga gjykata, për dëmin që mund t’i shkaktohet palës kundërshtare me caktimin dhe ekzekutimin e masës së sigurimit. 297.3 Po që se propozuesi nuk jep garanci brenda afatit të caktuar gjykata e refuzon propozimin për caktimin e masës së sigurimit. Me kërkesën e propozuesit gjykata mund ta liroj atë nga detyrimi i dhënies së garancisë po që se konstatohet se nuk ka mundësi financiare për një gjë të tillë. 297.4 Bashkësitë e pushtetit lokal janë të përjashtuara nga detyrimi i paragrafit 3 të këtij neni. - 298 Verify source ↗
Neni 298
AI-assisted research summary: Garancia kthehet brenda 7 ditësh pasi të shuhet masa e sigurimit. Nëse ndërkohë ngrihet padi për kompensim dëmi, gjykata kompetente vendos për lënien në fuqi të masës së sigurimit.
Neni 298 Garancia nga neni 297 i këtij ligji kthehet brenda afatit prej shtatë (7) ditësh nga dita në të cilën shuhet masa e sigurimit. Po që se në ndërkohë propozuesi i sigurimit e ngritë padinë për kompensimin e dëmit, gjykata kompetente për gjykimin e padisë do të vendosë për lënien në fuqi të masës së sigurimit. - 299 Verify source ↗
Neni 299
AI-assisted research summary: The court may order security measures for a monetary claim, including restrictions on disposing of property, holding property in court custody, blocking payment or delivery to the debtor, and pre-registering a pledge right.
Neni 299 299.1 Për sigurimin e kërkesës në të holla mund të caktohen këto masa të sigurimit: a) ndalimi kundërshtarit të sigurimit që ta tjetërsojë, fshehë, ngarkojë ose disponojë me pasurinë e caktuar me vlerë të mjaftueshme për sigurimin e kërkesës së propozuesit të sigurimit. Ky ndalim do të regjistrohet në regjistrin publik përkatës; b) ruajtja e pasurisë me të cilën ka të bëjë ndalimi nga pika e sipërme nga gjykata në depozitën e saj, kur ka mundësi për një gjë të tillë, apo duke iu dhënë në posedim propozuesit të sigurimit apo personit të tretë; c) ndalimi debitorit të kundërshtarit të sigurimit që këtij të fundit t’i përmbushet kërkesa apo dorëzohet sendi, si dhe ndalimi kundërshtarit të sigurimit që ta pranojë sendin, ta realizojë kërkesën apo të disponojë me të; d) parashënimi i së drejtës së pengut mbi sendin e paluajtshëm të kundërshtarit të sigurimit, apo mbi të drejtën e regjistruar në sendin e paluajtshëm, gjerë në vleftën e kërkesës kryesore, me kamata dhe shpenzime procedurale, për të cilën është dhënë aktgjykimi i cili ende nuk është bërë i ekzekutueshëm. 299.2 Aktvendimi me të cilin caktohet masa e sigurimit i dërgohet kundërshtarit të sigurimit, debitorit të kundërshtarit të sigurimit, e kur është rasti edhe regjistrit publik përkatës. Masa e sigurimit konsiderohet e zbatuar në momentin kur aktvendimi i dorëzohet kundërshtarit të sigurimit apo debitorit të tij, po që se i është dorëzuar këtij të fundit, apo regjistrit publik përkatës, varësisht nga ajo se cila nga këto tri data të dorëzimit është më e hershme në pikëpamje kohore. 299.3 Në rajonet në të cilat nuk ekzistojnë librat publike, masat e sigurimit nga ky nen do të zbatohen duke u zbatuar rregullat procedurale adekuate të procedurës përmbarimore. - 300 Verify source ↗
Neni 300
AI-assisted research summary: Për një kërkesë ndaj një sendi ose pjese të tij, mund të caktohen masa sigurimi që ndalojnë kundërshtarin e sigurimit të tjetërsojë, fshehë, ngarkojë ose disponojë me pasurinë, dhe mund t’i japin propozuesit të sigurimit autorizim për aktivitete të caktuara.
Neni 300 300.1 Për sigurimin e kërkesës së drejtuar kah sendi i caktuar apo kah një pjesë e tij mund të caktohen këto masa sigurimi: a) ndalimi kundërshtarit të sigurimit që ta tjetërsojë, fshehë, ngarkojë apo disponojë me pasurinë kah e cila është drejtuar kërkesa. Ky ndalim do të evidentohet në regjistrin publik përkatës; b) ruajtja e pasurisë të cilës i përket ndalimi nga pika a) e këtij paragrafi dhe atë duke u depozituar në gjykatë, nëse kjo është e mundshme, apo duke iu dorëzuar në posedim propozuesit të sigurimit apo personit të tretë; 62 c) ndalimi kundërshtarit të sigurimit që të kryejë veprime me të cilat mund të dëmtohet pjesa e pasurisë kah e cila është drejtuar kërkesa, apo urdhri kundërshtarit të sigurimit që t’i kryejë veprimet e caktuara të nevojshme për tu ruajtur pasuria apo për tu ruajtur gjendja ekzistuese e rrethanave; d) autorizimi i propozuesit të sigurimit që t’i kryejë aktivitetet e caktuara. 300.2 Dispozitat e paragrafit 2 dhe 3 të nenit 299 të këtij ligji zbatohen edhe në rastin e sigurimit të kërkesës së drejtuar kah sendi i caktuar apo kah një pjesë e tij. 300.3 Masat e sigurimit nga ky nen nuk guxojnë në tërësi ta përfshijnë kërkesën që sigurohet me anë të tyre. - 301 Verify source ↗
Neni 301
AI-assisted research summary: Gjykata mund të caktojë masa sigurimi për të ruajtur gjendjen ekzistuese ose për të siguruar të drejta të tjera.
Neni 301 Për sigurimin e të drejtave tjera apo për ruajtjen e gjendjes ekzistuese të rrethanave, mund të caktohen këto masa sigurimi: a) ndalimi kundërshtarit të sigurimit që t’i kryejë aktivitetet e caktuara, po urdhri që t’i kryeje aktivitetet e tilla, me qëllim të ruajtjes së gjendjes ekzistuese apo pengimit të dëmtimit të palës kundërshtare; b) autorizimi i propozuesit të sigurimit që t’i ndërmarrë aktivitetet e caktuara; c) lënia e pasurisë së caktuar të kundërshtarit të sigurimit për ruajtje dhe përkujdesje personit të tretë; d) dhe masa tjera të cilat i cakton gjykata si të domosdoshme për sigurimin e kërkesëpadisë së propozuesit të sigurimit. - 302 Verify source ↗
Neni 302
AI-assisted research summary: A person who acts against a court order freezing property can face civil-law consequences, the prohibited change cannot be registered in the public register while the ban is in force, and the prohibited transfer or encumbrance has no legal effect against the proposer except where good-faith purchaser rules apply.
Neni 302 302.1 Kundërshtari i sigurimit i cili vepron në kundërshtim të aktvendimit për ndalimin e tjetërsimit, fshehjes, ngarkimit apo të disponimit me pasurinë përgjigjet sipas rregullave të së drejtës civile. Pas parashënimit të ndalimit, e deri sa ai të jetë në fuqi, nuk është i mundshëm regjistrimi në regjistrin publik i asnjë ndryshimi të të drejtave të krijuara në bazë të disponimit vullnetar të kundërshtarit të sigurimit. 302.2 Tjetërsimi apo ngarkimi në kundërshtim me urdhrin e gjykatës mbi ndalimin e tjetërsimit, fshehjes apo disponimit me pasurinë nuk ka efekt juridik ndaj propozuesit, përpos kur ka vend për aplikimin e rregullave mbi mbrojtjen e fituesit të ndershëm. 302.3 Dispozitat nga paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni në mënyrë të përshtatshme aplikohen edhe për rastin e veprimit të personave në kundërshtim me vendimin e gjykatës mbi caktimin e masave tjera të sigurimit. 302.4 Me anë të masës së sigurimit nuk fitohet e drejta e pengut, përpos në rastin e justifikimit të parashënimit të së drejtës së pengut nga pika d paragrafi 1 i nenit 299 të këtij ligji. - 303 Verify source ↗
Neni 303
AI-assisted research summary: The court may impose more than one security measure at once when the concrete case requires it.
Neni 303 Gjykata mundet, duke i marrë parasysh rrethanat e rastit konkret, ti caktoj përnjëherë më tepër masa të sigurimit, kur ka nevojë për një gjë të tillë. - 304 Verify source ↗
Neni 304
AI-assisted research summary: The party requesting security measures may propose them before, during, and after the court case until enforcement is fully complete, and the proposal must include specific details and evidence where possible.
Neni 304 304.1 Masa e sigurimit mund të propozohet para inicimit dhe gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor kontestimor si dhe pas përfundimit të tij, derisa ekzekutimi të përfundojë plotësisht. 304.2 Propozimi paraqitet në formë të shkruar. Në qoftë se propozimi është i lidhur me procesin gjyqësor që është në zhvillim e sipër, ai mund të paraqitet edhe gojarisht në seancë gjyqësore. 304.3 Në propozimin për caktimin e masave të sigurimit propozuesi i sigurimit duhet ta tregojë në të kërkesën, për sigurimin e të cilës bënë propozim, masën e sigurimit që e propozon, mjetet dhe objektin e masës të sigurimit. Në propozim duhet të tregohen edhe faktet mbi të cilat mbështetet kërkesëpadia, si dhe të propozohen mjetet provuese me të cilat mund të provohen pretendimet e parashtruara në 63 propozim. Propozuesi i sigurimit ka për detyrë, po që se ka mundësi, që mjetet provuese t’ia bashkangjitë propozimit. 304.4 Për propozimin mbi caktimin e masave të sigurimit të paraqitur gojarisht në mënyrë të përshtatshme aplikohen dispozitat e paragrafit 3 të këtij neni. - 305 Verify source ↗
Neni 305
AI-assisted research summary: Gjykata duhet t’ia dërgojë kundërshtarit të sigurimit propozimin për masën e sigurimit me shkresat shoqëruese, dhe ai mund të japë përgjigje të shkruar brenda 7 ditëve.
Neni 305 305.1 Përveçse në rastet e përcaktuara me këtë ligj, masa e sigurimit nuk mund të caktohet po që se kundërshtari i sigurimit nuk ka pasur mundësinë që të deklarohet për propozimin e caktimit të saj. 305.2 Propozimin për caktimin e masave të sigurimit gjykata, bashkë me shkresat që i janë bashkangjitur, ia dërgon kundërshtarit të sigurimit me njoftim se mund të paraqesë përgjigje të shkruar brenda afatit shtatë (7) ditor. - 306 Verify source ↗
Neni 306
AI-assisted research summary: Gjykata mund të caktojë një masë të përkohshme sigurimi pa njoftim dhe dëgjim paraprak, nëse propozuesi e bën të besueshme se kërkesa është e bazuar, urgjente dhe do ta humbte qëllimin pa veprim të menjëhershëm.
Neni 306 306.1 Me propozim të propozuesit të sigurimit të paraqitur me propozim për caktimin e masës së sigurimit gjykata mund ta caktojë masën e përkohshme të sigurimit pa njoftim dhe dëgjim paraprak të kundërshtarit të sigurimit, po që se propozuesi i sigurimit e bënë të besueshëm pretendimin se masa e sigurimit është e bazuar dhe urgjente dhe se me veprim ndryshe do të humbte qëllimi i masës së sigurimit. 306.2 Vendimin nga paragrafi 1 të këtij neni gjykata ia dërgon kundërshtarit të sigurimit menjëherë. Kundërshtari i sigurimit brenda afatit prej tre (3) ditësh në përgjigjen e tij mund t’i kontestojë shkaqet për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit, e pas kësaj gjykata duhet të caktojë seancë në tri ditët e ardhshme. Përgjigja e kundërshtarit të sigurimit duhet të përmbajë pjesën arsyetuese. 306.3 Pas mbajtjes së seancës nga paragrafi 2 e këtij neni gjykata me aktvendim të veçantë e anulon aktvendimin me të cilin e ka caktuar masën e përkohshme ose e zëvendëson me një tjetër aktvendim mbi caktimin e masës së sigurimit në pajtim me nenin 307 të këtij ligji. Kundër aktvendimit të ri për caktimin e masës së sigurimit lejohet ankimi. - 307 Verify source ↗
Neni 307
AI-assisted research summary: The court must specify the type, means, and subject of a security measure, send the order to the competent enforcement court and public registry, and include reasons in certain orders.
Neni 307 307.1 Në aktvendimin mbi caktimin e masës së sigurimit gjykata e përcakton llojin e masës, mjetet me të cilat ajo do të realizohet dhunshëm dhe objektin e masës së sigurimit, duke i aplikuar përkatësisht rregullat e procedurës gjyqësore përmbaruese. Gjykata sipas detyrës zyrtare ia dërgon aktvendimin mbi caktimin e masës së sigurimit gjykatës përmbaruese kompetente me qëllim të ekzekutimit të tij të përdhunshëm dhe regjistrit publik me qëllim të regjistrimit në të. 307.2 Po që se me qëllim të realizimit të urdhëresës apo ndalimit të caktuar duhet ndryshuar mjetet apo objektet e sigurimit propozuesi i sigurimit mund të propozojë ndryshimin e tillë në të njëjtën procedurë dhe në bazë të urdhëresës apo ndalimit ekzistues. 307.3 Aktvendimi me të cilin është caktuar masa e sigurimit ka efekt të aktvendimit mbi ekzekutimin nga Ligji mbi procedurën përmbaruese. Masa e sigurimit i detyron palët e procesit, si dhe personat që janë në ndërlidhje me to, por vetëm pasi të jenë lajmëruar për masën e sigurimit të caktuar me aktvendim. 307.4 Aktvendimet nga paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni duhet ta kenë pjesën arsyetuese. 307.5 Kur gjykata sipas detyrës zyrtare cakton masën e sigurimit, atëherë ajo i zbaton në mënyrë të përshtatshme dispozitat e këtij neni. - 308 Verify source ↗
Neni 308
AI-assisted research summary: Kur masa e sigurimit caktohet para padisë, gjykata cakton një afat prej të paktën 30 ditësh për ngritjen e padisë, dhe propozuesi i sigurimit duhet t’i paraqesë gjykatës provën se ka vepruar sipas paragrafit 1.
Neni 308 308.1 Kur masa e sigurimit caktohet para se të jetë ngritur padia, me vendimin me të cilin caktohet masa e sigurimit caktohet edhe afati jo më i shkurtër se tridhjetë (30) ditor brenda të cilit propozuesi i sigurimit duhet të ngritë padinë. 308.2 Propozuesi i sigurimit duhet t’i paraqet gjykatës provën nga e cila shihet se ka vepruar në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni. 64 - 309 Verify source ↗
Neni 309
AI-assisted research summary: Rregullon sa kohë mbetet në fuqi masa e sigurimit dhe kur gjykata mund ta lërë në fuqi ose ta fshehë atë.
Neni 309 309.1 Masa e sigurimit e caktuar me vendim të gjykatës mbetet në fuqi deri sa mos të jepet vendim tjetër mbi masën e sigurimit. 309.2 Po që se nuk aprovohet kërkesëpadia me aktgjykimin e shkallës së parë, gjykata kompetente mund ta lejë në fuqi masën e sigurimit deri sa aktgjykimi i shkallës së parë të mos behët i formës së prerë. 309.3 Masa e sigurimit e caktuar mbetet në fuqi më së shumti deri në skadimin e afatit prej tridhjetë (30) ditësh pas krijimit të kushteve për ekzekutim të detyrueshëm 309.4 Masën e sigurimit të regjistruar në librat publike gjykata e fshehë kryesisht. - 310 Verify source ↗
Neni 310
AI-assisted research summary: An appeal against a first-instance order on a security measure may be filed within 7 days of service, the opposing party may respond within 3 days, and the second-instance court decides within 15 days after the response arrives or the response deadline expires.
Neni 310 310.1 Kundër aktvendimit të shkallës së parë mbi masën e sigurimit mund të paraqitet ankesa brenda afatit prej shtatë (7) ditësh nga dita e dorëzimit të tij. 310.2 Ankesa i dërgohet kundërshtarit të sigurimit i cili brenda afatit prej tre (3) ditësh nga dorëzimi ka të drejtë të paraqes në gjykatë përgjigjen në ankesë. 310.3 Mbi ankesën vendosë gjykata e shkallës së dytë brenda afatit pesëmbëdhjetë (15) ditor nga dita në të cilën i arrin përgjigja në ankesë apo skadimit të afatit për paraqitjen e saj. 310.4 Ankesa nuk e shtyn ekzekutimin e aktvendimit nga paragrafi 1 të këtij neni. 310.5 Kundër aktvendimit mbi masën e përkohshme nuk lejohet ankimi. - 311 Verify source ↗
Neni 311
AI-assisted research summary: The court may order the sale of movable items that spoil quickly or are at clear risk of losing value, and may transfer the right to collect a claim in certain security-measure cases.
Neni 311 311.1 Po që se janë caktuar masat e përcaktuara me nenin 299 paragrafi 1 pika a) dhe b) dhe nenin 306 paragrafi 1 me propozimin e kundërshtarit të propozuesit, apo të ruajtësit, gjykata vendosë që të shiten sendet e luajtshme që prishen shpejtë apo nëse ekziston rreziku nga rënia e dukshme e çmimit të sendeve të këtilla. 311.2 Shitja e sendeve nga paragrafi 1 i këtij neni bëhet sipas rregullave për ekzekutimin mbi sendet e luajtshme. 311.3 Po që se është caktuar masa e sigurimit nga neni 300 paragraf 1 pika c) të këtij ligji gjykata mundet, me propozimin e propozuesit të sigurimit apo të kundërshtarit të tij, me vendosë që propozuesit të sigurimit t’i kalojë e drejta e realizimit të kërkesës, po që se ekziston rreziku i mos realizimit të saj, për shkak të vonimit në realizimin e saj, apo rreziku i humbjes së të drejtës së regresit ndaj personit të tretë. 311.4 Shuma e të hollave e fituar me shitjen e sendeve të luajtshme apo me realizimin e kredisë ruhet në depozitim gjyqësor deri në momentin e heqjes së masës së sigurimit apo deri në momentin e propozimit të ekzekutimit të saj, por më së voni brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita në të cilën kredia bëhet e arritur/kërkueshme. Dobitë e tjera të fituara me arritjen kërkueshmërinë e kredisë deponohen, po që se ka mundësi, në depozitën gjyqësore, apo caktohet mënyrë tjetër e ruajtjes deri në momentin e heqjes së masës së sigurimit, përkatësisht derisa propozuesi i sigurimit të propozojë ekzekutimin, por më së shumti 30 ditë nga dita kur kredia bëhet ekzekutive. - 312 Verify source ↗
Neni 312
AI-assisted research summary: The security applicant may say they agree to collateral from the opponent instead of a security measure.
Neni 312 312.1 Propozuesi i sigurimit në propozimin e tij për caktimin e masës së sigurimit, ose më vonë, mund të deklarojë se pajtohet që, në vend se të caktohet masa e sigurimit, do të ishte i kënaqur me dhënien e pengut nga ana e kundërshtarit të tij. 312.2 Dhënia e pengut në vend të masës së sigurimit mund të caktohet edhe me propozimin e kundërshtarit të sigurimit po që se me këtë pajtohet propozuesi i sigurimit. - 313 Verify source ↗
Neni 313
AI-assisted research summary: If the security applicant does not submit the required proof in time, the court ends the procedure and cancels the acts taken.
Neni 313 65 313.1 Po që se propozuesi i sigurimit brenda afatit të caktuar me aktvendimin mbi caktimin e masës së sigurimit nuk paraqet provën e përcaktuar në nenin 314 të këtij ligji gjykata do ta përfundojë procedurën dhe i anulon veprimet e kryera. 313.2 Me propozim të kundërshtarit të sigurimit procedura e filluar do të përfundohet dhe veprimet e kryera do të anulohen, po që se rrethanat për shkak të të cilave është caktuar masa e sigurimit, më vonë kanë ndryshuar dhe e kanë bërë të pa nevojshme atë. 313.3 Gjykata sipas propozimit të kundërshtarit të sigurimit e përfundon procedurën dhe i anulon veprimet e kryera edhe po që se: a) kundërshtari i sigurimit e deponon në gjykatë shumën e detyruar të kërkesës që sigurohet, me kamata dhe shpenzime; b) kundërshtari i sigurimit e bënë të besueshëm pretendimin se kërkesa në momentin e dhënies së aktvendimit mbi caktimin e masës së sigurimit është realizuar apo se ka qenë mjaftësisht e siguruar; c) me vendim të formës së prerë është vërtetuar se kërkesa nuk është krijuar apo se është shuar. 313.4 Në rastet nga paragrafi 1 dhe 3 pika b) dhe c) të këtij neni, shpenzimet e krijuara me caktimin dhe zbatimin e masës së sigurimit i ngarkohen propozuesit të sigurimit. - 314 Verify source ↗
Neni 314
AI-assisted research summary: Në procedurën e masës së sigurimit, shpenzimet i bartë paraprakisht propozuesi i sigurimit; nëse propozimi bëhet gjatë një procedure kontestimore ose tjetër gjyqësore, gjykata vendos kush i bart shpenzimet.
Neni 314 314.1 Shpenzimet e shkaktuara gjatë procedurës sigurimore paraprakisht i bartë propozuesi i sigurimit. 314.2 Po që se propozimi për caktimin e masës së sigurimit paraqitet gjatë zhvillimit të procedurës kontestimore apo të ndonjë procedure tjetër gjyqësore, gjykata kompetente për vendosje mbi kërkesëpadinë, apo mbi kërkesën tjetër, vendosë se cili i bartë shpenzimet e caktimit dhe zbatimit të masës së sigurimit. - 315 Verify source ↗
Neni 315
AI-assisted research summary: Insurance proposer has a right to compensation for damage caused by noncompliance with the security-measure order.
Neni 315 Propozuesi i sigurimit ka të drejtë, sipas rregullave të përgjithshme të së drejtës pasurore, që t’i kompensohet dëmi që i është shkaktuar me mosrespektimin e aktvendimit mbi masën siguruese të caktuar. - 316 Verify source ↗
Neni 316
AI-assisted research summary: The opposing party in an insurance matter has a right to compensation for damage caused by a security measure if the measure was unfounded or unjustified.
Neni 316 Kundërshtari i sigurimit ka të drejtë, sipas rregullave të përgjithshme të së drejtës pasurore, që t’i kompensohet dëmi nga propozuesi i sigurimit i shkaktuar me masën e sigurimit për të cilën është vërtetuar se ka qenë e pa bazë apo të cilën propozuesi i sigurimit nuk e ka justifikuar. - 317 Verify source ↗
Neni 317
AI-assisted research summary: Claims for compensation of damage under Articles 315 and 316 must be brought within 1 year after the effect of the decision ordering the security measure ends.
Neni 317 Kërkesat për shpërblimin e dëmit nga neni 315 dhe 316 të këtij ligji parashkruhen brenda afatit prej 1 viti nga dita e mbarimit të efektit të aktvendimit me të cilin masa e sigurimit është caktuar. - 318 Verify source ↗
Neni 318
AI-assisted research summary: The court competent to enforce the final judgment applies security measures for the claim.
Neni 318 Masat e sigurimit të kërkesëpadisë i zbaton gjykata që do të ishte kompetente për ekzekutimin e aktgjykimit të formës së prerë. KREU XXII MJETET PROVUESE DHE MARRJA E PROVAVE Dispozita të përgjithshme - 319 Verify source ↗
Neni 319
AI-assisted research summary: Each party in a dispute must prove the facts on which its claims and assertions are based, and the court decides which evidence will be taken.
Neni 319 319.1 Secila nga palët ndërgjyqëse ka për detyrë të provoje faktet mbi të cilat i bazon kërkimet dhe pretendimet e veta. 66 319.2 Të provuarit përfshihen në të gjitha faktet që janë të rëndësishme për dhënien e vendimit. 319.3 Gjykata vendosë se cilat prova do të merren me qëllim të vërtetimit të fakteve vendimtare. - 320 Verify source ↗
Neni 320
AI-assisted research summary: The court may take evidence that the parties did not propose if it finds they are trying to deal with claims they have no right to dispose of.
Neni 320 Gjykata është e autorizuar që t’i marrë edhe provat që nuk i kanë propozuar palët, po që se konstaton se ato tentojnë të disponojnë me kërkesat me të cilat nuk kanë të drejtë të disponojnë (neni 3 paragrafi 3 i këtij ligji). - 321 Verify source ↗
Neni 321
AI-assisted research summary: The court may decide whether to treat a fact as admitted or disputed when a party later retracts, partly retracts, or limits an earlier admission, considering the circumstances of the case.
Neni 321 321.1 Nuk ka nevojë të provohen faktet e ditura botërisht e as faktet që i ka vërtetuar gjykata në gjykimet e mëhershme. 321.2 Nuk ka nevojë të provohen faktet të cilat pala i ka pohuar para gjykatës gjatë procesit gjyqësor. 321.3 Gjykata ka të drejtë të vlerësoje, duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit konkret, se a do ta merr si të pohuar apo si të kontestuar faktin të cilin pala njëherë e ka pohuar e pastaj tërësisht apo pjesërisht e ka kontestuar, apo e ka kufizuar pohimin duke shtuar fakte tjera. 321.4 Faktet, ekzistimin e të cilave e presupozon ligji, nuk duhet provuar, por mund të provohet mosekzistimi i tyre, po që se me ligj nuk është përcaktuar diç tjetër. - 322 Verify source ↗
Neni 322
AI-assisted research summary: If a court cannot determine a fact with certainty, it applies the burden-of-proof rules. A party claiming a right must prove the fact needed to create or realize that right, and a party contesting a right must prove the fact that blocked it or ended it, unless another law says otherwise.
Neni 322 322.1 Në qoftë se gjykata në bazë të provave të marra (neni 8 i këtij ligji) nuk mund të konstatojë me siguri ndonjë fakt, për ekzistimin e faktit do të përfundojë duke i aplikuar rregullat mbi barrën e provës. 322.2 Pala që pretendon se i takon një e drejtë ka për detyrë të provojë faktin që është qenësor për krijimin ose realizimin e saj, po që se ligji nuk parasheh diç tjetër. 322.3 Pala e cila e konteston ekzistimin e ndonjë të drejte e bartë barrën e të provuarit të faktit që e ka penguar krijimin apo realizimin e saj, ose në bazë të të cilit ka pushuar se ekzistuari, po që se ligji nuk parasheh diç tjetër. - 323 Verify source ↗
Neni 323
AI-assisted research summary: Nëse vërtetohet e drejta për shpërblim dëmi me para ose sende të zëvendësueshme, por shuma/sasia nuk mund të caktohet ose është shumë e vështirë të caktohet, gjykata vendos sipas çmuarjes së lirë.
Neni 323 Po që se vërtetohet se palës i takon e drejta që t’i shpërblehet dëmi me të holla apo me sende të zëvendësueshme, por pa mundësi që të caktohet shuma e të hollave, apo sasia e sendeve të tilla, apo se një gjë e tille do të mund të bëhej me vështirësi shumë të mëdha, gjykata për këtë do të vendosë sipas çmuarjes së lirë. - 324 Verify source ↗
Neni 324
AI-assisted research summary: The court takes evidence at the main hearing, may send a specific piece of evidence to another court, and parties must be notified of that hearing.
Neni 324 324.1 Provat merren në seancën për shqyrtimin kryesor të çështjes. 324.2 Gjykata mund të vendos që prova e caktuar të merret përpara një gjykatë tjetër (gjykata e porositur). Në rast të tillë procesverbali mbi provën e marrë lexohet në seancën për shqyrtimin kryesor të çështjes. 324.3 Kur gjykata vendosë që një provë të merret përpara gjykatës së porositur, në letër porosinë për marrjen e provës përshkruhet gjendja e çështjes sipas të dhënave nga shkresat e lëndës dhe posaçërisht do të theksohet se cilat rrethana duhet të kihen posaçërisht parasysh me rastin e marrjes së provës. 324.4 Për seancën e marrjes së provave para gjykatës së porositur duhet të njoftohen edhe palët ndërgjyqëse. 324.5 Gjykata e porositur, me rastin e marrjes së provës, i ka të gjitha autorizimet të cilat i takojnë gjykatës së çështjes me rastin e marrjes së provave në seancën për shqyrtimin kryesor të çështjes. 324.6 Kundër aktvendimit të gjykatës me të cilin marrja e provës i është besuar gjykatës së porositur nuk lejohet ankim i veçantë. 67 - 325 Verify source ↗
Neni 325
AI-assisted research summary: Gjykata duhet të caktojë një afat për marrjen e provës kur ajo nuk mund të merret me kohë të arsyeshme ose duhet të merret jashtë shtetit.
Neni 325 Po që se sipas rrethanave të rastit mund të supozohet se një provë nuk do të mund të merret brenda një afati të arsyeshëm apo në qoftë se prova duhet të merret jashtë shtetit, gjykata në aktvendimin mbi marrjen e provave do ta caktojë një afat deri në të cilin do të pritet që prova të merret. Pas kalimit të afatit të tillë shqyrtimi i çështjes do të bëhet pavarësisht se prova e tillë nuk është marrë. KËQYRJA NE VEND - 326 Verify source ↗
Neni 326
AI-assisted research summary: The court may conduct an on-site inspection when needed to verify a fact or clarify a circumstance, and it may do so with an expert’s cooperation.
Neni 326 326.1 Këqyrja në vend ndërmerret sa herë që çmohet e nevojshme që për vërtetimin e ndonjë fakti, apo për sqarimin e ndonjë rrethane, duhet të bëhet vrojtimi i drejtpërdrejt nga gjykata e çështjes. 326.2 Marrja e provës me anë të këqyrjes së drejtpërdrejt mund të bëhet edhe me bashkëveprimin e ekspertit. - 327 Verify source ↗
Neni 327
AI-assisted research summary: If the item cannot be brought to court or doing so would be very expensive, the court inspects it where it is.
Neni 327 Po që se sendi që duhet këqyrë nuk mund të sjellët në gjykatë apo në qoftë se sjellja e tij do të shkaktonte shpenzime të mëdha, gjykata e bënë këqyrjen e sendit në vendin ku ai ndodhet dhe me atë rast hartohet procesverbali. - 328 Verify source ↗
Neni 328
AI-assisted research summary: If an item must be examined, the law’s rules on obtaining documents are applied; parties are regularly notified of the examination.
Neni 328 328.1 Në qoftë se duhet të këqyret sendi i cili ndodhet tek njëra nga palët ndërgjyqëse, apo tek personi i tretë, atëherë në mënyre adekuate do të aplikohen dispozitat e këtij ligji me të cilat parashihet mënyra e marrjes së shkresave prej palëve apo personave të tretë. 328.2 Po që se duhet të këqyret sendi që ndodhet tek organi shtetëror, ose personi juridik, të cilit i është besuar ushtrimi i autorizimeve publike, për marrjen e tyre do të zbatohen dispozitat e këtij ligji me të cilat është rregulluar mënyra e marrjes së dokumenteve nga këto organe apo persona juridik. 328.3 Për kryerjen e këqyrjes palët ndërgjyqëse njoftohen rregullisht. SHKRESAT Fuqia provuese e shkresave - 329 Verify source ↗
Neni 329
AI-assisted research summary: Kjo dispozitë thotë se një dokument publik provon saktësinë e asaj që vërtetohet ose caktohet në të.
Neni 329 329.1 Shkresa të cilën e ka hartuar në formën e caktuar organi shtetëror brenda kufijve të kompetencës së vet, si dhe shkresa të cilën në formë të tillë e ka hartuar ndërmarrja apo organizata tjetër në ushtrimin e autorizimeve publike që i janë besuar me ligj (dokumenti publik), provon saktësinë e asaj që konfirmohet apo caktohet në të. 329.2 Të njëjtën fuqi provuese e kanë edhe shkresat tjera të cilat, me dispozita të veçanta, në pikëpamje të fuqisë provuese janë barazuar me shkresat publike. 329.3 Lejohet që të provohet se në shkresën publike faktet janë konstatuar jo saktësisht apo se shkresa është hartuar në mënyrë jo të rregullt. 329.4 Po që se gjykata dyshon në autenticitetin e shkresës, mund të kërkojë që për këtë të deklarohet organi nga i cili shkresa duhet të jetë hartuar. - 330 Verify source ↗
Neni 330
AI-assisted research summary: Foreign public documents legalized according to law have the same evidentiary force as domestic public documents, if reciprocity applies and no international treaty says otherwise.
Neni 330 Po që se me kontratë ndërkombëtare nuk është përcaktuar ndryshe, shkresat publike të huaja të legalizuara sipas ligjit, kanë, me kusht reciprociteti, të njëjtën fuqi provuese sikurse shkresa publike e vendit. 68 - 331 Verify source ↗
Neni 331
AI-assisted research summary: Parties in a case must submit the documents they used to prove their claims, and foreign-language documents must be filed with a legalized translation by the permanent judicial translator.
Neni 331 331.1 Çdo palë ndërgjyqëse detyrohet kryesisht të paraqesë shkresat që ka përdorur për të provuar thëniet e veta. 331.2 Së bashku me shkresën e hartuar në gjuhë të huaj paraqitet edhe përkthimi i legalizuar nga ana e përkthyesit gjyqësor të përhershëm. - 332 Verify source ↗
Neni 332
AI-assisted research summary: If a document is held by a state body or a legal person exercising public powers, and the party cannot submit or show it, the court must obtain it on the party’s request.
Neni 332 Po që se dokumenti ndodhet tek organi shtetëror, ose personi juridik, të cilit i është besuar ushtrimi i autorizimeve publike, kurse pala vetë nuk është në gjendje ta dorëzojë apo tregojë atë, atëherë gjykata sipas propozimit të palës do ta marrë sipas detyrës zyrtare këtë dokument. - 333 Verify source ↗
Neni 333
AI-assisted research summary: If one party says a document is with the opposing party, the court must call that party to produce it and set a reasonable time limit.
Neni 333 333.1 Në qoftë se njëra palë i referohet një shkrese dhe pohon se ajo ndodhet tek pala kundërshtare, gjykata me aktvendim do të thërras këtë të fundit që ta paraqes shkresën, duke ia caktuar për këtë një afat të arsyeshëm. 333.2 Kundër aktvendimit nga paragrafi 1 i këtij neni nuk lejohet ankim i veçantë. - 334 Verify source ↗
Neni 334
AI-assisted research summary: A party may not refuse to present a document in the stated situations.
Neni 334 Pala nuk mund të refuzojë paraqitjen e dokumentit, po që se ajo vetë i është referuar dokumentit si mjet provues për thëniet , apo në qoftë se është fjala për dokumentin të cilin sipas ligjit ka për detyrë ta dorëzojë ose ta tregojë apo, në qoftë se dokumenti, duke marrë parasysh përmbajtjen e tij konsiderohet si i përbashkët për të dy palët. - 335 Verify source ↗
Neni 335
AI-assisted research summary: A party may refuse to present other documents, and the court may take evidence if the invited party denies having the document.
Neni 335 335.1 Në pikëpamje të së drejtës së palës për të refuzuar paraqitjen e dokumenteve të tjera, do të zbatohen në mënyrë adekuate dispozitat e neneve 342 dhe 343 të këtij ligji. 335.2 Kur pala që është ftuar të paraqesë shkresën mohon se shkresa ndodhet tek ajo, atëherë për konstatimin e këtij fakti gjykata mund të marrë prova. - 336 Verify source ↗
Neni 336
AI-assisted research summary: The court may assess, based on all circumstances and its own conviction, what significance to give to a party’s refusal to hand over a document, failure to comply with an order to produce it, or denial that it is in its possession.
Neni 336 Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit konkret, gjykata do të çmojë, sipas bindjes së vet, se çfarë domethënie ka fakti se pala që e ka në posedim shkresën nuk është e gatshme ta dorëzoj atë në gjykatë. Kjo vlen edhe për rastin kur pala nuk vepron sipas aktvendimit për dorëzimin e dokumentit, apo kur mohon se ai ndodhet në posedimin e saj. - 337 Verify source ↗
Neni 337
AI-assisted research summary: The court may order a third party to produce a document as evidence, after hearing that person, and the third party may refuse delivery only under Articles 342 and 349.
Neni 337 337.1 Sipas propozimit të palës gjykata mund ta urdhërojë personin e tretë që ta paraqesë dokumentin që shërben si provë për vërtetimin e ndonjë fakti vendimtar 337.2 Personi i tretë mund të refuzojë dorëzimin e shkresës vetëm në pajtim me nenin 342 dhe 349 të këtij ligji. 337.3 Para se të jep aktvendim me të cilin personi i tretë urdhërohet ta dorëzojë dokumentin, gjykata e thërret atë që të deklarohet. - 338 Verify source ↗
Neni 338
AI-assisted research summary: Nëse një person i tretë kundërshton ose mohon se dokumenti ndodhet tek ai, gjykata vendos për dorëzimin dhe mund të marrë prova. Personi i tretë ka të drejtë të kërkojë shpenzimet e lidhura me dorëzimin e dokumentit.
Neni 338 338.1 Kur personi i tretë e konteston detyrimin e dorëzimit të dokumentit që ndodhet tek ai, gjykata vendosë se a është ai i detyruar ta dorëzoj atë ose jo. 338.2 Kur personi i tretë mohon se dokumenti ndodhet tek ai, gjykata mundet, ta vërtetojë këtë fakt, të marrë prova. 69 338.3 Aktvendimi i formës së prerë për detyrimin e personit të tretë që ta dorëzoj dokumentin mund të përmbarohet nëpërmjet gjykatës kompetente sipas rregullave të procedurës përmbaruese. 338.4 Personi i tretë ka të drejtë të kërkojë pagimin e shpenzimeve që i ka pasur lidhur me dorëzimin e dokumentit. Edhe për këtë rast zbatohen në mënyrë të përshtatshme dispozitat e nenit 355 të këtij ligji. DËSHMITARËT - 339 Verify source ↗
Neni 339
AI-assisted research summary: A person summoned as a witness must respond to the summons and, unless this law says otherwise, must also testify.
Neni 339 339.1 Çdo person që thirret si dëshmitar ka për detyrë t’i përgjigjet thirrjes, e në qoftë se me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe, ka për detyrë edhe të dëshmojë. 339.2 Si dëshmitar mund të pyetën vetëm personat që kanë aftësi të japin informata mbi faktet që duhet të provohen. 339.3 Të miturit nën katërmbëdhjetë vjeç mund të pyeten si dëshmitar vetëm kur thëniet e tyre janë të domosdoshme për zgjidhjen e çështjes. - 340 Verify source ↗
Neni 340
AI-assisted research summary: The party proposing a witness must first state what the witness will testify about and provide the witness’s name, surname, and residence.
Neni 340 Pala e cila propozon që personi i caktuar të pyetet si dëshmitar duhet më parë të tregojë se për çfarë duhet të dëshmoj ai, si dhe ta tregojë emrin, mbiemrin dhe vendbanimin e tij. - 341 Verify source ↗
Neni 341
AI-assisted research summary: A person may not be heard as a witness if their testimony would breach official or military secrecy, unless the competent authority releases them from that duty.
Neni 341 Nuk mund të dëgjohet si dëshmitar personi i cili me thëniet e tij do ta cenonte detyrën e ruajtjes së sekretit zyrtar apo ushtarak, derisa organi kompetent të mos e lirojë nga kjo detyrë. - 342 Verify source ↗
Neni 342
AI-assisted research summary: A witness may refuse to testify about certain confidential matters, and the court must inform such persons of that refusal right.
Neni 342 342.1 Dëshmitari mund të refuzojë të dëshmojë: a) mbi atë që pala ndërgjyqëse ia ka besuar si përfaqësuesit të vetë me prokurë; b) mbi atë që pala ose personi tjetër ia ka treguar dëshmitarit si rrëfyesit të vetë; c) mbi faktet që i ka marrë në dijeni dëshmitari si avokat, si mjek ose në ushtrimin e ndonjë profesioni apo veprimtarie tjetër, po që se ekziston detyrimi që të ruhet si sekret ajo që merr në dijeni gjatë ushtrimit të profesionit apo të veprimtarisë së vet. 342.2 Personat e këtillë gjykata i njofton me të drejtën e refuzimit të dhënies së deklaratës së dëshmitarit. - 343 Verify source ↗
Neni 343
AI-assisted research summary: A witness may refuse to answer certain questions for important reasons, especially to avoid criminal exposure for themselves or specified close persons, and the court must tell the witness about this right.
Neni 343 343.1 Dëshmitari mund të refuzojë përgjigjen në pyetjet e caktuara, në qoftë se për këtë ekzistojnë arsye të rëndësishme, e sidomos në qoftë se me përgjigjen në këto pyetje, do t’ia ekspozonte përgjegjësisë penale vetës, apo të afërmit e tij të gjinisë së gjakut në vijë vertikale deri në cilëndo shkallë, e në vijë horizontale deri në shkallën të tretë përfundimisht, bashkëshortin e vet, ose të afërmit e gjinisë së krushqisë deri në shkallë të dytë përfundimisht, edhe po që se ka pushuar martesa, personin me të cilin jeton në bashkësi jashtëmartesore, apo kujdestarin e vet, ose personin nën kujdestarinë e tij, adoptuesin apo të adoptuarin e vet. 343.2 Gjykata ka për detyrë ta njoftojë dëshmitarin me të drejtën e refuzimit të përgjigjes në pyetjet e natyrës së përmendur në paragrafin 1 të këtij neni. - 344 Verify source ↗
Neni 344
AI-assisted research summary: A witness may not refuse to testify because of possible property damage in the listed situations.
Neni 344 Dëshmitari nuk ka të drejtë që, për shkak të rrezikut nga pësimi i dëmit pasuror, të refuzojë dëshmimin lidhur me veprimet juridike të krijuara në praninë e tij si dëshmitar i ftuar, me veprimet që në pikëpamje të raportit kontestues i ka kryer me cilësinë e paraardhësit juridik, apo të përfaqësuesit të njërës nga palët ndërgjyqësore, me faktet që kanë të bëjnë me raportet pasurore të kushtëzuara me lidhjen familjare apo 70 martesore, me faktet që kanë të bëjnë me lindjen, vdekjen apo lidhjen e martesës, si dhe kur me dispozita të posaçme ka për detyrë të jep deklaratë apo të bëjë njoftime. - 345 Verify source ↗
Neni 345
AI-assisted research summary: The court decides whether a witness has a justified reason to refuse to testify or answer specific questions. The parties may be heard first if needed.
Neni 345 345.1 Justifikueshmërinë e arsyeve për refuzimin e dëshmisë, apo të përgjigjes në pyetjet konkrete, e çmon gjykata në të cilën dëshmitari duhet të dëgjohet. Kur është nevoja lidhur me këtë me parë mund të dëgjohen palët ndërgjyqëse. 345.2 Kundër aktvendimit nga paragrafi 1 i këtij neni palët nuk kanë të drejtë ankimi të veçantë, kurse dëshmitari këtë aktvendim mund ta sulmoj vetëm me anë të ankesës së paraqitur kundër aktvendimit me të cilin është dënuar me gjobë, ose me burgim, nga shkaku se ka refuzuar të dëshmojë ose të japë përgjigje në pyetjet konkrete ( neni 292 paragrafi 2 i këtij ligji). - 346 Verify source ↗
Neni 346
AI-assisted research summary: A witness is summoned by letter summons that states the person’s details, appearance time and place, and the matter involved. A witness under 14 is summoned through a parent or legal guardian, and witnesses who cannot attend because of age, illness, or physical disability are heard at home or another place where they are located.
Neni 346 346.1 Thirrja e dëshmitarit bëhet me anë të letërthirrjes në të cilën tregohet emri, mbiemri, profesioni, vendi dhe koha e ardhjes, lënda lidhur me të cilën thirret, dhe theksimi se thirret në cilësinë e dëshmitarit. Në letërthirrje dëshmitari paralajmërohet për pasojat e mosardhjes në gjykatë pa arsye, si dhe për të drejtën që t’i paguhen shpenzimet. 346.2 Thirrja e dëshmitarit me moshe nën katërmbëdhjetë vjeç behet nëpërmjet prindërve ose kujdestarit ligjor. 346.3 Dëshmitarët të cilët për shkak të moshës së shtyrë, sëmundjes ose të metave fizike nuk mund të vijnë në gjykatë, do të dëgjohen në banesën e tyre apo në lokalet tjera në të cilat ndodhen. - 347 Verify source ↗
Neni 347
AI-assisted research summary: Witnesses are heard separately; a witness must answer orally and is instructed to tell the truth, not stay silent about anything, and then provide identifying details and their relationship to the parties.
Neni 347 347.1 Dëshmitarët dëgjohen veç e veç dhe pa praninë e dëshmitarëve që do të dëgjohen më vonë. Dëshmitari ka për detyrë që përgjigjet t’i japë gojarisht. 347.2 Dëshmitari më parë njoftohet me detyrën që të flasë të vërtetën dh se asgjë nuk guxon ta lejë në heshtje, pastaj do të paralajmërohet për pasojat e dhënies së deklaratës së rreme. Pas kësaj dëshmitari pyetet për emrin, mbiemrin, emrin e babait, vendlindjen, moshën dhe për raportin e tij me palët ndërgjyqëse. - 348 Verify source ↗
Neni 348
AI-assisted research summary: This article sets the order for questioning a witness.
Neni 348 348.1 Pas pyetjeve të përgjithshme, dëshmitarit i bënë pyetje pala që e ka propozuar thirrjen e tij, e pas kësaj pala kundërshtare. 348.2 Gjykata në çdo moment mund t’i bëjë pyetje dëshmitarit 348.3 Dëshmitari gjithmonë pyetet si i ka marrë në dijeni gjërat për të cilat dëshmon. - 349 Verify source ↗
Neni 349
AI-assisted research summary: Kur deklaratat e dëshmitarëve bien ndesh dhe krijojnë vështirësi për të konstatuar faktet e rëndësishme, gjykata mund t’i ballafaqojë dëshmitarët e pyetur më parë; ata pyeten për rrethanat ku nuk kanë dhënë deklarata të njëjta dhe përgjigjet futen në procesverbal.
Neni 349 Kur ndërmjet thënieve të dëshmitarëve ka mospërputhje të tilla që krijojnë vështirësi lidhur me konstatimin e fakteve të rëndësishme, gjykata vetë, ose me kërkesën e palëve, bënë ballafaqimin e dëshmitarëve të pyetur më parë. Te ballafaquarit do të pyeten për secilën rrethanë për të cilën nuk kanë dhënë deklarata të njëjta, dhe përgjigjet e dhëna futën në procesverbal. - 350 Verify source ↗
Neni 350
AI-assisted research summary: After testimony ends, a witness may leave only with the court’s permission. If the witness may need to be questioned again, the court can require the witness to stay in the room and not contact other witnesses.
Neni 350 Pas mbarimit të dëshmisë dëshmitari mund të largohet me leje të gjykatës. Në rast nevoje të marrjes prapë në pyetje, atëherë gjykata urdhëron që ai të qëndrojë në sallë pa kontaktuar me dëshmitarët e tjerë. - 351 Verify source ↗
Neni 351
AI-assisted research summary: A party that requested a witness may ask that the witness not be questioned.
Neni 351 Pala që ka kërkuar thirrjen e një dëshmitari mund të kërkojë që ai të mos pyetet. Kërkesa merret parasysh në rast se pala tjetër është dakord dhe kur gjykata çmon se pyetja e tij nuk do të jetë e nevojshme për sqarimin e çështjes. 71 - 352 Verify source ↗
Neni 352
AI-assisted research summary: The court may skip questioning other summoned witnesses if the facts and parties’ claims have been clarified during the trial.
Neni 352 Kur gjatë gjykimit të çështjes rezultojnë të sqaruara faktet dhe pretendimet e palëve, gjykata vetë ose me kërkesën e tyre, mund të heqë dorë nga pyetja e dëshmitarëve të tjerë të thirrur për këtë qëllim. - 353 Verify source ↗
Neni 353
AI-assisted research summary: The court may allow a witness to use notes or other written records when discussing accounts or data that are hard to remember.
Neni 353 Gjykata mund të lejojë dëshmitarin që të përdorë shënime ose të dhëna të tjera të shkruara, kur flasin për çështje që kanë të bëjnë me llogari e të dhëna që është vështirë të mbahen mend. - 354 Verify source ↗
Neni 354
AI-assisted research summary: A witness who does not know the language of the proceeding is questioned through an interpreter; deaf witnesses get written questions, mute witnesses give written answers, and the court must inform the interpreter of the duty to translate accurately.
Neni 354 354.1 Dëshmitari që nuk e dinë gjuhën në të cilën zhvillohet procedura pyetet me anë të përkthyesit. 354.2 Në qoftë se dëshmitari është i shurdhër, pyetjet i bëhen me shkrim, e në qoftë se është memec, do te ftohet që përgjigjet t’i japë me shkrim. Po që se pyetja e dëshmitarit nuk mund të bëhet në këtë mënyre, do të ftohet interpreti i cili mund të merret vesh me dëshmitarin. 354.3 Gjykata e njofton interpretin për detyrën e transmetimit të saktë të pyetjeve që i bëhen dëshmitarit dhe të përgjigjeve që do t’i japë dëshmitari. - 355 Verify source ↗
Neni 355
AI-assisted research summary: Witnesses can claim travel, food, lodging, and lost-profit compensation, but must ask for it immediately after being questioned.
Neni 355 355.1 Dëshmitari ka të drejtë kompensimi të shpenzimeve të udhëtimit, ushqimit e të fjetjes, si dhe për kompensimin e fitimit të humbur. 355.2 Dëshmitari duhet ta kërkojë kompensimin menjëherë pasi të pyetet, në të kundërtën e humbë të drejtën e kompensimit. Gjykata ka për detyrë ta njoftojë dëshmitarin për pasojën e këtillë. 355.3 Në aktvendimin me të cilin caktohen shpenzimet e dëshmitarit, caktohet edhe shuma e të hollave që paguhen nga paradhënia e depozituar nga palët, e po që se paradhënia nuk është bërë, urdhërohet pala që dëshmitarit t’ia paguajë shumën e caktuar brenda afatit prej shtatë (7) ditësh. 355.4 Ankesa kundër aktvendimit nga paragrafi 3 e këtij neni nuk e shtyn ekzekutimin e tij. E K S P E R T Ë T - 356 Verify source ↗
Neni 356
AI-assisted research summary: The court may use expert evidence when the parties propose it and professional knowledge is needed to clarify or prove facts or circumstances the judge does not have.
Neni 356 Gjykata, me propozimin e palëve mundë të bëjë të provuarit me anë të ekspertizës, sa herë që për vërtetimin apo sqarimin e fakteve, apo të rrethanave të caktuara nevojitet dijeni profesionale të cilën nuk e ka gjyqtari i çështjes. - 357 Verify source ↗
Neni 357
AI-assisted research summary: The party proposing an expert assessment must state its subject and scope and propose the person who will carry it out.
Neni 357 357.1 Pala e cila e propozon ekspertizën ka për detyrë që në propozimin e saj ta tregojë objektin dhe vëllimin e ekspertizës dhe ta propozojë personin që do ta bëjë ekspertizën. 357.2 Palës kundërshtare duhet dhënë mundësia që të deklarohet lidhur me ekspertizën e propozuar. 357.3 Po që se palët nuk merren vesh për personin që do të bëjë ekspertizën si dhe për objektin dhe vëllimin e tij, vendimin për këtë do ta jep gjykata. - 358 Verify source ↗
Neni 358
AI-assisted research summary: An expert conducts the expert examination, and the court may appoint additional experts if a party proposes it.
Neni 358 358.1 Ekspertizën e kryen një ekspert. 358.2 Gjykata, me propozimin e palës, mund t’i caktojë më tepër ekspertë për lloje të ndryshme ekspertizash. 358.3 Ekspertet caktohen, në radhë të parë, nga radha e ekspertëve të përhershëm të emëruar nga gjykata për llojin e caktuar të ekspertimit. 72 358.4 Ekspertizat me të ndërlikuara i besohen në rend të parë institucioneve profesionale (spitaleve, laboratorëve kimike, fakulteteve etj). 358.5 Po që se ekzistojnë institucionet e specializuara për llojet e caktuara ekspertizash (ekspertiza e monedhave të falsifikuara, e dorëshkrimeve, mandej ekspertiza daktiloskopike etj), atëherë ekspertizat e tilla do t’u besohen institucioneve të tilla. - 359 Verify source ↗
Neni 359
AI-assisted research summary: Eksperti i caktuar duhet t’i përgjigjet thirrjes së gjykatës dhe të paraqesë konstatimin dhe mendimin e tij.
Neni 359 359.1 Eksperti i caktuar ka për detyrë t’i përgjigjet thirrjes së gjykatës dhe të parashtrojnë konstatimin dhe mendimin e tij. 359.2 Gjykata do ta lirojë ekspertin, me kërkesën e tij, nga detyra e ekspertimit nga shkaqet për të cilat dëshmitari mund të refuzojë të dëshmojë, ose që të japë përgjigje në ndonjë pyetje konkrete. 259.3 Gjykata mund ta lirojë ekspertin, me kërkesën e tij, nga detyra e ekspertimit edhe për shkaqe të tjera të justifikuara. 259.4 Lirimin nga detyra e ekspertimit mund ta kërkojë edhe personi i autorizuar i organit apo organizatës në të cilin është i punësuar eksperti. - 360 Verify source ↗
Neni 360
AI-assisted research summary: A party may request exclusion of an expert; the court decides, and the party must state the facts supporting the request.
Neni 360 360.1 Eksperti i caktuar mund të përjashtohet nga detyra e ekspertimit po për ato shkaqe për të cilat përjashtohet gjyqtari nga gjykimi, por për ekspertim mund të merret edhe personi që më parë është pyetur si dëshmitar. 360.2 Pala mund ta paraqesë kërkesën për përjashtimin e ekspertit posa të merr dijeni për shkakun e përjashtimit, por më së voni para fillimit të marrjes së provës me anë të ekspertimit. 360.3 Në kërkesën për përjashtimin e ekspertit pala ka për detyrë t’i tregojë rrethanat mbi të cilat e mbështet kërkesën e saj për përjashtim. 360.4 Mbi kërkesën për përjashtimin e ekspertit vendosë gjykata e çështjes. 360.5 Kundër aktvendimit me të cilin aprovohet apo refuzohet kërkesa për përjashtimin e ekspertit nuk lejohet ankim i veçantë. 360.6 Në qoftë se pala ka mësuar për shkakun e përjashtimit pasi të jetë kryer ekspertiza, dhe për këtë arsye e bënë kundërshtimin e ekspertizës, atëherë gjykata vepron sikur në rastin kur kërkesa paraqitet para se të jetë kryer ekspertimi. - 361 Verify source ↗
Neni 361
AI-assisted research summary: Gjykata cakton me vendim ekspertizën dhe vendimi duhet të tregojë të dhënat e ekspertit, objektin e kontestit, vëllimin dhe lëndën e ekspertimit, si edhe afatin për paraqitjen me shkrim të konstatimit dhe mendimit.
Neni 361 Marrjen e provës me anë të ekspertizës gjykata e cakton me vendim i cili duhet të përmbajë: a) emrin, mbiemrin dhe profesionin e ekspertit; b) objektin e kontestit; c) vëllimin dhe lëndën e ekspertimit; d) afatin për paraqitjen me shkrim të konstatimit dhe mendimit. - 362 Verify source ↗
Neni 362
AI-assisted research summary: Eksperti thirret në seancën kryesore dhe gjykata duhet t’i dërgojë kopjen e aktvendimit me letërthirrjen.
Neni 362 362.1 Eksperti gjithmonë thirret në seancën për shqyrtimin kryesor të çështjes. 362.2 Kopjen e aktvendimit nga neni 359 të këtij ligji gjykata ia dërgon ekspertit bashkë me letërthirrjen për në seancë kryesore. 73 362.3 Në letërthirrje gjykata i kujton ekspertit se mendimin e tij duhet ta paraqesë me nder dhe në pajtim me rregullat e shkencës dhe profesionit, si dhe pasojat që i shkaktohen nga mosparaqitja e konstatimit dhe mendimit brenda afatit të caktuar, përkatësisht nga mosardhja pa arsye në seancën gjyqësore. Po në letërthirrje eksperti njoftohet me të drejtën për shpërblimin që i takon për punën e kryer si dhe me të drejtën që t’i paguhen shpenzimet e bëra lidhur me ekspertizën. - 363 Verify source ↗
Neni 363
AI-assisted research summary: Eksperti ka të drejtë të njohë materialet e çështjes, të marrë pjesë në seancë, të bëjë pyetje, të japë shpjegime dhe të kërkojë të dhëna; palët mund të jenë të pranishme dhe të paraqesin mendime ose kërkesa vetëm kur kjo lejohet nga vendimi i gjykatës dhe brenda kompetencave të atij vendimi.
Neni 363 363.1 Eksperti ka të drejtë të njihet me materialet e çështjes, të marrë pjesë në seancë gjyqësore, të bëjë pyetje, të japë shpjegime dhe të kërkojë nga palët të marrë të dhëna si dhe nga të tretët brenda kufijve të nevojshëm për kryerjen e detyrës. 363.2 Kur sipas vendimit të gjykatës për kryerjen e ekspertimit është e nevojshme që eksperti të njihet me sende, evidenca, llogari e dokumente të tjera, palët mund të jenë të pranishme dhe mund t’i paraqesin ekspertit me shkrim mendime, vërejtje të specialistëve të tyre, të cilët mund të pyetën me cilësinë e dëshmitarit, ose kërkesa që lidhën me plotësimin e detyrës, por gjithnjë brenda kompetencave të caktuara në aktvendimin e gjykatës. - 364 Verify source ↗
Neni 364
AI-assisted research summary: An expert must give the court the findings and written opinion before the main hearing starts, unless the court decides otherwise. The expert’s opinion must always be reasoned.
Neni 364 364.1 Konstatimin dhe mendimin e tij me shkrim eksperti duhet t’ia dorëzojë gjykatës para së të filloj seanca për shqyrtimin kryesor të çështjes, po që se gjykata nuk vendosë ndryshe. 364.2 Mendimi i ekspertit gjithmonë duhet të jete i arsyetuar. - 365 Verify source ↗
Neni 365
AI-assisted research summary: If the expert does not submit the finding and opinion on time, the court may appoint another expert after the deadline expires.
Neni 365 Po që se eksperti nuk e paraqet konstatimin dhe mendimin brenda afatit të caktuar, gjykata, pasi të skadojë afati të cilin ua lenë palëve për deklarim lidhur me moskryerjen e ekspertimit, e cakton ekspertin tjetër. - 366 Verify source ↗
Neni 366
AI-assisted research summary: If an expert report is incomplete, unclear, or disputed, the court may ask for additional explanations and set a deadline for a written submission.
Neni 366 366.1 Kur shihet se ekspertimi është i mangët ose i paqartë, si dhe kur ka ndryshim mendimesh midis ekspertëve, gjykata, kryesisht ose me kërkesën e ndonjërës nga palët, mund të kërkojë sqarime plotësuese. Në rast të këtillë ekspertit i caktohet një afat brenda të cilit duhet të dorëzohet konstatimi dhe mendimi me shkrim. 366.2 Po që se eksperti as pas thirrjes së gjykatës nuk e paraqet konstatimin dhe mendimin e plotë dhe të qartë, gjykata, pas deklarimit të bërë nga palët, cakton ekspertin tjetër për ekspertim. - 367 Verify source ↗
Neni 367
AI-assisted research summary: The court must send the parties the finding and written opinion at least 8 days before the main hearing starts.
Neni 367 Gjykata ua dërgon palëve konstatimin dhe mendimin e shkruar së paku tetë (8) ditë para se të filloj seanca për shqyrtimin kryesor të çështjes. - 368 Verify source ↗
Neni 368
AI-assisted research summary: The court may postpone the case and set a new hearing, if the parties propose it and the court finds the expert’s presence necessary to clarify or complete the expert’s findings and opinion.
Neni 368 Seanca për shqyrtimin kryesor mbahet edhe po që se eksperti nuk vjen në të. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, gjykata ,sipas propozimit të palëve mund ta shtyjë shqyrtimin e çështjes dhe të caktojë seancë të re, për në të cilën thirret eksperti po që se konstaton se prania e tij është e domosdoshme për sqarimin apo plotësimin e konstatimit dhe mendimit të tij. - 369 Verify source ↗
Neni 369
AI-assisted research summary: Kur ka më shumë se një ekspert, ata mund të japin një mendim të përbashkët nëse nuk ka dallime; nëse ka dallime, secili jep mendim të veçantë.
Neni 369 369.1 Kur janë caktuar më tepër se një ekspert, të gjithë ata mund ta paraqesin konstatimin dhe mendimin e përbashkët po që se nuk ka dallime midis tyre. Në qoftë se ekzistojnë dallime në konstatimet dhe mendimet e tyre, atëherë secili nga ta paraqet konstatim dhe mendim te veçantë. 369.2 Në qoftë se të dhënat e ekspertëve në konstatimin e ekspertëve dallohen esencialisht, apo nëse konstatimi i tyre është i paqartë, jo i plotë apo kontradiktor me vete veten apo me rrethanat e shqyrtuara, e këto të meta nuk mund të evitohen me dëgjimin e përsëritur të ekspertëve, do të përsëritet ekspertimi me ekspertë të njëjtë apo me ekspertë të tjerë. 74 - 370 Verify source ↗
Neni 370
AI-assisted research summary: This provision says there is no appeal against decisions under articles 356, 360, and 364 of this law.
Neni 370 Kundër aktvendimeve nga neni 356, 360 dhe 364 të këtij ligji nuk lejohet ankimi. - 371 Verify source ↗
Neni 371
AI-assisted research summary: For evidence taken by expert examination, the witness-questioning rules apply unless this law provides otherwise.
Neni 371 Lidhur me marrjen e provës me anë të ekspertimit në mënyrë adekuate zbatohen dispozitat për pyetjen e dëshmitarëve, po që se me dispozitat e këtij ligji nuk është përcaktuar ndryshe. - 372 Verify source ↗
Neni 372
AI-assisted research summary: Rules on expertise also apply to court interpreters.
Neni 372 Dispozitat ligjore lidhur me ekspertimin në mënyrë të përshtatshme zbatohen edhe për interpretët gjyqësor. DËGJIMI I PALËVE - 373 Verify source ↗
Neni 373
AI-assisted research summary: If a party proposes it, the court may decide to take evidence by hearing the parties.
Neni 373 Me propozimin e palës, gjykata mund të vendosë që të merret prova me anë të dëgjimit të palëve. - 374 Verify source ↗
Neni 374
AI-assisted research summary: The court may question only one party if the other party refuses to be questioned or does not respond to the court’s summons.
Neni 374 Gjykata vendos që të pyetet vetëm njëra palë ndërgjyqëse, po që se pala tjetër refuzon të pyetet apo nuk vepron sipas thirrjes së gjykatës. - 375 Verify source ↗
Neni 375
AI-assisted research summary: The court may decide to question the party itself, and may decide whether all or only some co-parties are questioned, when the source text conditions are met.
Neni 375 375.1 Për palën e cila nuk e ka zotësinë procedurale pyetet përfaqësuesi ligjor i saj. 375.2 Gjykata mund të vendos që në vend, apo krahas përfaqësuesit ligjor të palës, të pyetet vetë pala, po që se është i mundshëm dëgjimi i saj. 375.3 Për personin juridik që është palë ndërgjyqëse dëgjohet personi që është i caktuar për përfaqësimin e tij me ligj ose me aktin e përgjithshëm të tij. 375.4 Po që se si palë ndërgjyqëse në njërën anë marrin pjesë disa persona, gjykata do të vendos se a do të pyetën të gjithë ata apo vetëm disa sosh. - 376 Verify source ↗
Neni 376
AI-assisted research summary: A summons for the hearing must be delivered personally to the party or to the person who will be questioned instead of the party.
Neni 376 376.1 Letërthirrja për në seancë i dërgohet personalisht palës, apo personit që do të pyetet në vend të palës. 376.2 Në letërthirrje theksohet se në seancë do të merret prova me dëgjimin e palëve dhe se pala që vjen në seancë mund të pyetet në mungesë të palës tjetër. - 377 Verify source ↗
Neni 377
AI-assisted research summary: A court may not use coercive measures against a party that does not answer a summons for questioning, and it may not force that party to give a declaration.
Neni 377 Nuk mund të përdoret kurrfarë mase shtrëngimi ndaj palës që nuk i përgjigjet thirrjes së gjykatës për tu pyetur, e as të detyrohet ajo për të dhënë deklaratë. - 378 Verify source ↗
Neni 378
AI-assisted research summary: Rules for taking evidence from witnesses also apply to hearing the parties, unless the law expressly and specifically says otherwise.
Neni 378 Dispozitat e këtij ligji me të cilat është rregulluar marrja e provës me anë të dëshmitarëve aplikohen edhe me rastin e marrjes së provës me anë të dëgjimit të palëve, po që se për dëgjimin e palëve nuk është parashikuar shprehimisht dhe posaçërisht diç tjetër. SIGURIMI I PROVES (PARAPROVA) - 379 Verify source ↗
Neni 379
AI-assisted research summary: An interested party may ask for evidence to be taken early if it may disappear or become harder to obtain.
Neni 379 75 379.1 Kur një provë, nga e cila varët zgjidhja e kontestit ose që ndikon në sqarimin e tij, ka rrezik të zhduket ose të vështirësohet marrja e saj, me kërkesën e palës se interesuar mund të urdhërohet marrja para kohë e saj, qoftë gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor qoftë para fillimit te tij. 379.2 Sigurimi i provës mund të kërkohet para dhe gjatë procedurës së iniciuar për përsëritjen e gjykimit të përfunduar me vendim të formës së prerë. - 380 Verify source ↗
Neni 380
AI-assisted research summary: A request to secure evidence is filed with the court handling the case; if the lawsuit has not yet been filed, it goes to the court where the person to be questioned lives or where the item to be inspected is located.
Neni 380 Kërkesa për sigurimin e provës paraqitet ne gjykatën që është duke shqyrtuar çështjen dhe, ne rast se padia nuk është ngritur ende, ne gjykatën e vendit ku ka banim personi qe do te pyetet ose ku ndodhet sendi që duhet te këqyret. Ne rastet e ngutshme kërkesa për sigurimin e provës mund të paraqitet në gjykatën e vendit ku ka banim personi që do të pyetet ose ku ndodhet sendi që duhet të këqyret, përkundrejt faktit se padia është ngritur. - 381 Verify source ↗
Neni 381
AI-assisted research summary: Në kërkesën për sigurimin e provës duhet të përshkruhen prova, faktet dhe rrethanat që ajo synon të vërtetojë, si edhe arsyet pse kërkohet marrja e saj para kohës normale; duhet të jepet edhe emri dhe mbiemri i palës kundërshtare, përveç kur është e panjohur.
Neni 381 Në kërkesën për sigurimin e provës duhet të tregohen prova që do të merret, rrethanat dhe faktet për vërtetimin e të cilave shërben ajo dhe arsyet që e justifikojnë marrjen e saj përpara se të vijë koha normale për marrjen e provave. Në kërkesë duhet të tregohet emri dhe mbiemri i palës kundërshtare, përveç kur ajo është e panjohur. - 382 Verify source ↗
Neni 382
AI-assisted research summary: A copy of the request must be communicated to the opposing party, except when that party is unknown or when taking the evidence cannot be delayed.
Neni 382 382.1 Kopja e kërkesës i komunikohet palës kundërshtare, përveç kur ajo nuk dihet ose kur marrja e provës nuk lejon shtytje. 382.2 Aktvendimi me të cilin pranohet kërkesa për sigurimin e provës duhet të tregojë provën që do të merret dhe mënyrën e marrjes së provës si dhe faktet apo rrethanat që duhet të provohen me të. - 383 Verify source ↗
Neni 383
AI-assisted research summary: Gjykata duhet t’ia dërgojë palës kundërshtare kërkesën për sigurimin e provës së bashku me aktvendimin, nëse nuk i është dërguar më parë; në raste urgjente mund të lejojë marrjen e provës para njoftimit, dhe ankimi kundër këtyre aktvendimeve nuk lejohet.
Neni 383 383.1 Në qoftë se palës kundërshtare nuk i është dërguar me parë kërkesa për sigurimin e provës, atëherë ajo i dërgohet bashkë me aktvendimin me të cilin është pranuar dhe caktuar seanca për marrjen e provës. 383.2 Palës kundërshtare të panjohur, apo të cilës nuk i dihet vendbanimi, gjykata mund t’ia emëroj përfaqësuesin e përkohshëm me qëllim që të marrë pjesë në seancën e caktuar për marrjen e provës. Për emërimin e përfaqësuesit të përkohshëm nuk ka nevojë të bëhet shpallje publike. 383.3 Në rastet e ngutshme gjykata mund të vendosë që prova të merret para se t’i dërgohet vendimi, me të cilin është pranuar kërkesa për sigurimin e provës, palës kundërshtare. 383.4 Kundër aktvendimit të gjykatës, me të cilin pranohet propozimi për sigurimin e provës, si dhe kundër aktvendimit me të cilin vendoset që marrja e provës të filloj para se aktvendimi t’i dërgohet palës kundërshtare, nuk lejohet ankimi. - 384 Verify source ↗
Neni 384
AI-assisted research summary: If the party that requested evidence-securement does not appear at the evidence-taking hearing, the proposal is rejected, unless the opposing party requested the evidence or the court finds it useful for the proceedings.
Neni 384 384.1 Mosparaqitja e palës që ka kërkuar sigurimin e provës në seancën për marrjen e provës sjell refuzimin e propozimit, përveç kur marrjen e saj e kërkon pala kundërshtare ose kur gjykata çmon se kjo është në dobi të procesit gjyqësor. 384.2 Për mënyrën e marrjes së provës dhe për fuqinë e saj provuese zbatohen rregullat e përgjithshme. - 385 Verify source ↗
Neni 385
AI-assisted research summary: If evidence was taken before the lawsuit was filed, the record is kept in the court that prepared it; if the case is still pending and the trial court did not take the evidence, the record is sent to that court.
Neni 385 385.1 Po që se prova është marrë para se të jetë ngritur padia, procesverbali mbi marrjen e provës ruhet në gjykatën në të cilën është përpiluar ai. 385.2 Po që se procedura sipas padisë është në zhvillim e sipër, e sigurimin e provës nuk e ka bërë gjykata e çështjes, atëherë procesverbali i dërgohet asaj gjykate. 76 K REU XXIII PËRGATITJA E SHQYRTIMIT KRYESOR Dispozita të përgjithshme - 386 Verify source ↗
Neni 386
AI-assisted research summary: When the complaint arrives, the court must start preparing the case for the main hearing, and the parties may submit pleadings during that preparation.
Neni 386 386.1 Gjykata menjëherë pasi t’i arrij padia i fillon përgatitjet për shqyrtim kryesor të çështjes. 386.2 Përgatitjet e këtilla i përfshijnë ekzaminimin paraprak të padisë, dërgimin e padisë palës së paditur për përgjigje të domosdoshme, mbajtjen e seancës përgatitore dhe caktimin e seancës për shqyrtim kryesor të çështjes. 386.3 Gjatë përgatitjes së shqyrtimit kryesor palët mund të dërgojnë parashtresa në të cilat i tregojnë faktet dhe provat të cilat mendojnë ti propozojnë për marrje. - 387 Verify source ↗
Neni 387
AI-assisted research summary: The court may decide, by order, on listed procedural matters from when the claim is filed until the main hearing is scheduled, and no appeal is allowed against such orders.
Neni 387 387.1 Me qëllim që çështja të përgatitet sa më mirë për t’u zgjidhur shpejt e drejt, gjykata që nga momenti i arritjes së padisë e deri në momentin e caktimit të seancës për shqyrtim kryesor të çështjes me aktvendim vendosë për: a) dhënien e përgjigjes në padi nga pala e paditur; b) sigurimin e provës; c) tërheqjen e padisë; d) ndryshimin e padisë; e) ndërprerjen e procedurës; f) pjesëmarrjen e ndërhyrësit; g) hyrjen e paraardhësit juridik në procesin gjyqësor; h) veçimin apo bashkimin e dy proceseve gjyqësore; i) caktimin apo zgjatjen e afateve gjyqësore; j) caktimin apo shtytjen e seancave; k) rivendosjen në gjendjen e mëparshme; l) masat e përkohshme të sigurimit; m) sigurimin e shpenzimeve procedurale; n) lirimin e palës nga pagimi i shpenzimeve procedurale; o) deponimin e paradhënies për shpenzimet e veprimeve procedurale; p) caktimin e ekspertit; q) emërimin e përfaqësuesit të përkohshëm; r) dërgimin e shkresave gjyqësore; s) masat për përmirësimin dhe plotësimin e parashtresave; 77 t) rregullsinë e përfaqësimit dhe të prokurës; u) mos kompetencën e gjykatës; v) bashkimin e padive; w) pushimin e gjykimit kur hedhet poshtë padia apo kur tërhiqet ajo, si dhe të gjitha çështjeve tjera që kanë të bëjnë me drejtimin e gjykimit. 387.2 Kundër aktvendimeve të dhëna gjatë përgatitjes së shqyrtimit kryesor që kanë të bëjnë me drejtimin e gjykimit nuk lejohet ankimi. - 388 Verify source ↗
Neni 388
AI-assisted research summary: During preparation for the main hearing, the court may issue certain judgments and approve the parties’ court settlement.
Neni 388 Gjatë fazës së përgatitjes së shqyrtimit kryesor gjykata mund të japë aktgjykimin në bazë të pohimit, aktgjykimin në bazë të heqjes dorë nga kërkesëpadia, aktgjykimin për mos bindje, aktgjykimin për shkak të mungesës si dhe të miratojë ujdinë gjyqësore të palëve. SHQYRTIMI PARAPRAK I PADISE - 389 Verify source ↗
Neni 389
AI-assisted research summary: After the preliminary review of a complaint, the court may issue the decisions listed in Article 392, except where the law or the nature of the matter requires the decision to be made later in the contentious process.
Neni 389 Pas shqyrtimit paraprak të padisë gjykata mund t’i nxjerrë të gjitha aktvendimet e përmendura në nenin 392 të këtij ligji, përveçse kur kemi të bëjmë me çështjet për të cilat për nga natyra e tyre, apo sipas dispozitave të këtij ligji, aktvendimi mund të jepet vetëm në fazën e mëtutjeshme të procesit kontestimor. - 390 Verify source ↗
Neni 390
AI-assisted research summary: Nëse gjykata gjen se padia është e paqartë, e paplotë, ose ka mungesa për zotësinë, përfaqësimin ligjor, ose autorizimin e përfaqësuesit, ajo duhet të marrë masat e nevojshme për t’i hequr këto mungesa.
Neni 390 Nëse gjykata konstaton se padia është e pakuptueshme apo jo e plotë, apo se ekzistojnë mungesa që kanë të bëjnë me zotësinë e paditësit apo të paditurit që të bëhet palë ndërgjyqëse, apo me përfaqësimin ligjor të tyre, apo mungesa që i përkasin autorizimit të përfaqësuesit që ta inicioj procedurën kontestimore, kur autorizimi i tillë kërkohet me ligj, gjykata me qëllim të heqjes së mungesave të tilla i ndërmerr masat e nevojshme të përcaktuara me këtë ligj (neni 79 dhe 102 i këtij ligji). - 391 Verify source ↗
Neni 391
AI-assisted research summary: Gjykata duhet ta hedhë poshtë padinë si të palejueshme kur plotësohet një nga kushtet e listuara.
Neni 391 Pas shqyrtimit paraprak të padisë gjykata me aktvendim e hedh poshtë padinë si të palejueshme po që se konstaton se: a) çështja e ngritur me padi nuk hynë në kompetencën gjyqësore; b) palët kanë lidhë kontratë për zgjidhjen e kontestit të tyre nga arbitrazhi; c) për çështjen e ngritur me padi ekziston gjyqëvarësia (litispendenca); d) çështja është gjë e gjykuar (res iudicata); e) për objektin e kontestit është lidhur ujdia gjyqësore, se paditësi në gjykatë ka hequr dorë nga kërkesëpadia, se nuk ekziston interesi juridik i paditësit për padi vërtetimi; f) padia është paraqitur pas skadimit të afatit, po që se me dispozita të posaçme është parashikuar afati për paraqitjen e saj; g) paditësi brenda afatit të caktuar nga gjykata nuk i ka hequr mungesat nga neni 79 dhe 102 të këtij ligji. - 392 Verify source ↗
Neni 392
AI-assisted research summary: After the initial review of a lawsuit, the court must declare itself incompetent and send the case to the court it considers competent if it finds it lacks territorial or subject-matter competence.
Neni 392 Pas shqyrtimit paraprak të padisë gjykata me aktvendim shpallët jokompetente dhe lëndën ia dërgon gjykatës për të cilën mendon se është kompetente për gjykimin e çështjes së ngritur me padi, po që se konstaton: a) se nuk është e kompetencës territoriale për gjykimin e çështjes; b) se nuk është e kompetencës lëndore për gjykimin e çështjes. 78 - 393 Verify source ↗
Neni 393
AI-assisted research summary: The court must decide a matter raised in preliminary review if it thinks the procedural material is not sufficient, after the defendant’s response or at the preparatory/main hearing depending on whether a preparatory hearing was held.
Neni 393 Gjykata, në qoftë se konsideron se nuk ka material procedural të mjaftueshëm për dhënien e aktvendimit mbi ndonjë çështje që është paraqitur gjatë shqyrtimit paraprak të padisë, do të vendosë lidhur me të pasi të arrijë përgjigja në padi e të paditurit ose gjatë seancës përgatitore apo në seancën për shqyrtim kryesor të çështjes, po që se nuk është mbajtur seanca përgatitore. PËRGJIGJA NË PADI - 394 Verify source ↗
Neni 394
AI-assisted research summary: The court must send the complaint and attached documents to the defendant for a response within 15 days.
Neni 394 Gjykata padinë, me shkresat e bashkangjitura, ia dërgon të paditurit për përgjigje brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita kur është paraqitur në gjykatë padia e rregullt dhe e plotë. - 395 Verify source ↗
Neni 395
AI-assisted research summary: The defendant must file a written response to the complaint within 15 days after receiving it.
Neni 395 395.1 I padituri, pasi t’i dorëzohet padia, me shkresat e bashkangjitura eventualisht, ka për detyrë, që brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, të përgjigjet me shkrim në padi . 395.2 Me rastin e dërgimit të padisë gjykata do ta udhëzojë të paditurin për detyrimin nga paragrafi 1 i këtij neni, për përmbajtjen që duhet ta ketë përgjigja në padi si dhe për pasojat procedurale në rast se nuk e paraqet në gjykatë, brenda afatit të duhur, përgjigjen në padi. - 396 Verify source ↗
Neni 396
AI-assisted research summary: The defendant must raise any procedural objections, say whether it accepts or disputes the claim, and include required filing details.
Neni 396 396.1 Në përgjigje i padituri duhet t’i parashtrojë prapësimet procedurale eventuale dhe të deklarojë se a e pohon apo e kundërshton kërkesëpadinë,si dhe të tregojë të dhënat që domosdo duhet t’i ketë çdo parashtresë (neni 99 i këtij ligji). 396.2 Po që se i padituri e konteston kërkesëpadinë, përgjigja në padi duhet t’i përmbajë edhe faktet mbi të cilat i padituri i mbështetë thëniet e tij dhe provat me të cilat provohen faktet e tilla. - 397 Verify source ↗
Neni 397
AI-assisted research summary: If the court finds that the reply to the claim is unclear or incomplete, it acts under Article 102 to remove those defects.
Neni 397 Gjykata vepron sipas nenit 102 të këtij ligji, po që se konstaton se përgjigja në padi është e pakuptueshme apo jo e plotë, me qëllim të heqjes së mungesave të këtilla. - 398 Verify source ↗
Neni 398
AI-assisted research summary: Courts may give a judgment without holding a hearing if the defendant’s reply has been received, the facts are not disputed between the parties, and there are no other obstacles to a merits decision.
Neni 398 Kur gjykata, pasi t’i arrijë përgjigja në padi, konstaton se ndërmjet palëve nuk është kontestuese gjendja faktike, dhe se nuk ekzistojnë pengesa të tjera për dhënien e vendimit meritor, atëherë ajo, pa caktuar fare seancë gjyqësore, mund ta jep aktgjykimin me të cilën e pranon si të themeltë kërkesëpadinë. - 399 Verify source ↗
Neni 399
AI-assisted research summary: The court must issue a merit decision rejecting a claim as unfounded when the claim’s facts do not support it.
Neni 399 399.1 Kur gjykata, pasi t’i arrijë përgjigja në padi, konstaton se nga faktet e treguara në padi nuk del themelësia e kërkesëpadisë, atëherë ajo do te jep vendimin meritor me të cilin refuzohet si e pathemeltë kërkesëpadia. 399.2 Kërkesëpadia është e pathemeltë, në vështrim të paragrafit 1 të këtij neni, po që se qartazi është në kundërthënie me faktet e treguara në padi, apo, po që se faktet mbi të cilat mbështetët kërkesëpadia qartazi janë në kundërthënie me provat të cilat i ka propozuar paditësi, apo me faktet që janë botërisht të ditura. SEANCA PËRGATITORE a) Dispozita të përgjithshme - 400 Verify source ↗
Neni 400
AI-assisted research summary: Gjykata duhet të konvokojë seancën përgatitore kur arrin përgjigja në padi, dhe në disa raste edhe pas skadimit të afatit ligjor për përgjigje në padi.
Neni 400 400.1 Pasi të arrijë përgjigja në padi gjykata e konvokon seancën përgatitore. 79 400.2 Po që se i padituri nuk ka paraqitur përgjigje në padi, e nuk janë plotësuar kushtet për dhënien e aktgjykimit kontumacional, gjykata do ta konvokojë seancën përgatitore pas skadimit të afatit ligjor për paraqitjen e përgjigjes në padi. 400.3 Datën e mbajtjes së seancës përgatitore gjykata do ta caktojë, sa herë që është e mundur, pasi të jetë konsultuar me palët ndërgjyqëse. 400.4 Seanca përgatitore mbahet, si rregull, më së voni brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita në të cilën gjykatës i ka arritur përgjigja në padi e të paditurit. - 401 Verify source ↗
Neni 401
AI-assisted research summary: The preparatory hearing is mandatory, unless the court decides it is unnecessary because there are no disputed facts between the parties or the dispute is simple.
Neni 401 Seanca përgatitore është e detyrueshme, përveçse në rastet në të cilat gjykata, pasi t’i këtë arritur përgjigja në padi, konstaton se ndërmjet palëve nuk ka fakte kontestuese (neni 403 i këtij ligji) apo kur, nga shkaku i pandërlikueshmërisë së kontestit, vjen në përfundim se nuk ka nevojë të konvokohet seanca përgatitore.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.