LIGJI NR. 03/L-008 PËR PROCEDURËN PËRMBARIMORE
Part 2 of 2 · provisions 201–303
This preamble says the law is intended to regulate enforcement procedure for civil court decisions and remove procedural obstacles.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-008
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
- Complete work
- View statute overview
Statute overview
About this statute
This preamble says the law is intended to regulate enforcement procedure for civil court decisions and remove procedural obstacles. Ky nen cakton rregullat e procedurës së përmbarimit për kërkesat mbi bazën e titujve ekzekutiv, dhe thotë se këto dispozita zbatohen edhe për disa vendime administrative dhe të kundërvajtjes me detyrim në të holla, përveç kur ligji tjetër parashikon ndryshe ose kompetenca i takon një organi tjetër. This article defines key terms used in the law, including credit, creditor, debtor, court, official person, bank, and several enforcement-related concepts. The enforcement procedure starts with the creditor’s proposal, or ex officio when the law allows it. This article says the court provided by the law assigns and carries out enforcement, unless another law says otherwise.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-008 PËR PROCEDURËN PËRMBARIMORE
Showing 103 of 303
- 201 Verify source ↗
Neni 201
AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë masa për mbrojtjen e paluajtshmërisë dhe mund të vendosë gjoba ndaj personave që pengojnë përmbarimin.
Neni 201 Sigurimi i paluajtshmërisë 201.1 Me qëllim të pengimit të dëmtimit të paluajtshmërisë, mundësimit të vlerësimit të saj, këqyrjes dhe mbrojtjes, gjykata me konkluzion, me kërkesën e propozuesit të përmbarimit në dobi të të cilit është caktuar përmbarimi, mund ta urdhërojë : a) largimin e përkohshëm nga paluajtshmëria të debitorit dhe personave të tjerë; b) lënien për ruajtje të paluajtshmërisë propozuesit të përmbarimit ose personit të tretë ; c) caktimin e masave të tjera të nevojshme për mbrojtjen e paluajtshmërisë, respektivisht për zbatimin pa pengesa të përmbarimit. 201.2 Kundër personave që e pamundësojnë ose pengojnë zbatimin pa pengesa të përmbarimit, gjykata mund të shqiptoj gjobat dhe masat e parashikuara me nenin 20 të këtij ligji. 57 201.3 Mjetet e nevojshme për zbatimin e gjobave dhe masave nga paragrafi 1 i këtij neni, që më parë duhet t’i depozitoj propozuesi i përmbarimit. 2. P Ë R J A S H T I M I N G A E K Z E K U T I M I - 202 Verify source ↗
Neni 202
AI-assisted research summary: A farmer’s agricultural land up to half a hectare cannot be subject to enforcement, except where enforcement is used to realize a credit secured by a mortgage on the immovable property.
Neni 202 Paluajtshmëritë që nuk mund të bëhen objekt përmbarimi 202.1 Nuk mund të jetë objekt përmbarimi toka bujqësore e bujkut në sipërfaqe prej gjysmë hektari. 202.2 Dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, nuk kanë të bëjnë me përmbarimin për realizimin e kredive të siguruara me të drejtën e pengut të kontraktuar për sendin e paluajtshëm (me hipotekë). 3. CA K T I M I I V L E R Ë S S Ë P A L U A J T S H M Ë R I S Ë - 203 Verify source ↗
Neni 203
AI-assisted research summary: The court must decide how the value of immovable property will be set right after the enforcement order is issued, and it may hold a hearing with the parties if needed.
Neni 203 Mënyra e caktimit të vlerës 203.1 Për mënyrën e caktimit të vlerës së paluajtshmërisë gjykata vendosë me konkluzion, menjëherë pasi ta nxjerrë aktvendimin për përmbarimin. Nëse e do nevoja, para se të nxjerrë konkluzionin, gjykata do të mbajë seancë gjyqësore me palët. 203.2 Përcaktimi i vlerës së paluajtshmërisë bëhet pasi të bëhet i ekzekutueshëm aktvendimi për përmbarimin. 203.3 Përcaktimi i vlerës do të bëhet edhe para momentit të përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni, në qoftë se këtë e kërkon propozuesi i përmbarimit dhe i paguhen shpenzimet e përcaktimit të vlerës së paluajtshmërisë edhe për rastin nëse procedura përmbarimore pezullohet. 203.4 Vlera e paluajtshmërisë përcaktohet në bazë të çmuarjes së ekspertit dhe të fakteve të tjera në lartësinë e çmimit të tij të tregut në ditën e çmuarjes. 203.5 Me rastin e përcaktimit të vlerës së paluajtshmërisë merret parasysh edhe fakti se sa vlen ajo më pak, për shkak se në te mbeten të drejtat e caktuara edhe pas shitjes. - 204 Verify source ↗
Neni 204
AI-assisted research summary: Gjykata mund të kërkojë nga administrata tatimore të dhëna për vlerën e paluajtshmërisë.
Neni 204 Caktimi i vlerës nga administrata tatimore Përveç mënyrës së vlerësimit të paluajtshmërisë në mënyrën e caktuar në nenin 203 të këtij ligji, gjykata mund të kërkojë nga organi kompetent i administratës tatimore të dhënat për vlerën e paluajtshmërisë. - 205 Verify source ↗
Neni 205
AI-assisted research summary: In execution proceedings for a co-owned share, the valuation must include the assessed value of the whole immovable property, the co-owned share, and the share’s value if the whole property were sold.
Neni 205 Përcaktimi i vlerës së pjesës në bashkëpronësi Në procedurën e përmbarimit për pjesën në bashkëpronësi, vlerësimi do t’i përmbaj vlerat e konstatuara edhe për gjithë paluajtshmërinë, e edhe për pjesën në bashkëpronësi, si dhe vlerën e pjesës në bashkëpronësi që do të fitohej në rast të shitjes së gjithë paluajtshmërisë, në pajtim me paragrafin 2 të nenit 180 të këtij ligji. 58 - 206 Verify source ↗
Neni 206
AI-assisted research summary: Articles 203 and 204 do not apply if the disputing parties and other persons in enforcement proceedings agree on the value of the immovable property.
Neni 206 Përcaktimi i vlerës me anë të marrëveshjes Dispozitat e nenit 203 dhe 204 të këtij ligji nuk aplikohen po qe se palët ndërgjyqëse dhe personat e tjerë që në procedurën përmbarimore i realizojnë të drejtat e tyre me anë të marrëveshjes e caktojnë vlerën e paluajtshmërisë. - 207 Verify source ↗
Neni 207
AI-assisted research summary: A priority holder paid from the sale price of the immovable property may ask to suspend enforcement, and the court must suspend it if the listed conditions are met.
Neni 207 Prapësimi i mungimit të mbulesës 207.1 Çdo person që ka të drejtë të paguhet nga çmimi i shitjes së paluajtshmërisë, e që sipas radhës së përparësisë vjen përpara propozuesit të përmbarimit, mund të propozojë pezullimin e përmbarimit, në qoftë se vlera e përcaktuar e paluajtshmërisë nuk mund ta mbulojë as pjesërisht shumën e kredisë së propozuesit të përmbarimit. 207.2 Propozimi për pezullimin e përmbarimit mund të paraqitet brenda 7 (shtatë) ditësh nga dita e dorëzimit të konkluzionit për shitjen. 207.3 Me propozim të titullarit të një të drejte dhe pas përmbushjes së kushteve nga paragrafi 1 i këtij neni, gjykata me aktvendim do ta pezullojë procedurën përmbarimore. S H I T J A E P A L U A J T S H M Ë R I S Ë - 208 Verify source ↗
Neni 208
AI-assisted research summary: Gjykata lëshon konkluzionin për shitjen e paluajtshmërisë dhe cakton vlerën, mënyrën, kushtet, kohën dhe vendin e shitjes kur shitja bëhet me ankand publik.
Neni 208 Konkluzioni për shitjen 208.1 Pasi të kryhet procedura për përcaktimin e vlerës së paluajtshmërisë, gjykata jep konkluzionin për shitjen e paluajtshmërisë me të cilin cakton vlerën e paluajtshmërisë dhe mënyrën dhe kushtet e shitjes, si dhe kohën dhe vendin e shitjes, po qe se shitja bëhet me anë të ankandit publik. 208.2 Në procedurën e përmbarimit për pjesën në bashkëpronësi nga neni 180 i këtij ligji, konkluzioni për shitjen do t’i përmbajë posaçërisht të dhënat edhe për gjithë paluajtshmërinë, e edhe për pjesën në bashkëpronësi që është objekt përmbarimi, por edhe shënimin se gjykata për objektin definitiv të shitjes do të vendosë në pajtim me dispozitat për seancën e ankandit dhe shitjes së paluajtshmërisë. - 209 Verify source ↗
Neni 209
AI-assisted research summary: The court must publish the conclusion for sale of immovable property, and a party may publish it at its own expense.
Neni 209 Publikimi i konkluzionit për shitjen 209.1 Konkluzioni për shitjen e paluajtshmërisë shpallet në tabelën e gjykatës, e me vendimin e gjykatës edhe në mënyrë tjetër përkatëse. 209.2 Pala ka të drejtë që me shpenzimet e saja ta publikojë konkluzionin për shitjen në mjetet e informimit publik, respektivisht që për konkluzionin t’i njoftojë personat që merren me ndërmjetësimin në shitjen e sendeve të paluajtshme. 59 209.3 Prej shpalljes së konkluzionit për shitjen në tabelën e gjykatës deri në ditën kur duhet të bëhet shitja e paluajtshmërisë duhet të kalojnë të paktën 30 ditë. 209.4 Konkluzioni për shitjen u dërgohet palëve ndërgjyqëse, personave të cilët kanë të drejtën e realizimit me prioritet të kredive, apo të drejtën e realizimit të rangut të njëjtë me propozuesin e përmbarimit, personave që kanë të drejtën e regjistruar, ose të drejtën ligjore të parablerjes dhe organit kompetent administrativ të tatimeve. - 210 Verify source ↗
Neni 210
AI-assisted research summary: Immovable property is sold by public verbal auction.
Neni 210 Mënyra e shitjes së paluajtshmërisë 210.1 Shitja e paluajtshmërisë bëhet me anë të ankandit publik verbal. 210.2 Seanca për shitjen e paluajtshmërisë mbahet në ndërtesën e gjykatës, në qoftë se gjykata nuk ka caktuar vend tjetër të shitjes. 210.3 Seanca për shitje mbahet para gjykatësit të vetëm ose bashkëpunëtorit profesional të caktuar nga gjykatësi . - 211 Verify source ↗
Neni 211
AI-assisted research summary: The parties and certain secured creditors may agree to sell the immovable property by direct agreement before the public auction sale moment.
Neni 211 Marrëveshja për shitje me anë të ujdisë së drejtpërdrejtë 211.1 Palët dhe kreditorët e siguruar me peng e drejta për realizimin e kredive të të cilëve është së paku e rangut të njëjtë në relacion me propozuesin e përmbarimit, mund të merren vesh më së voni deri në momentin e shitjes së paluajtshmërisë në ankandin publik, që shitja e paluajtshmërisë të bëhet brenda afatit të caktuar me anë të ujdisë së drejtpërdrejtë nëpërmjet personit të autorizuar për shitjen e paluajtshmërive personit zyrtar, ose në ndonjë mënyrë tjetër. 211.2 Kontrata e shitjes nëpërmjet të ujdisë së drejtpërdrejtë lidhet me shkrim. 211.3 Kontratën në emër dhe llogari të debitorit e lidhë personi të cilit i është besuar shitja me konkluzionin e gjykatës. Nënshkrimet e personave që lidhin kontratën, duhet të verifikohen të organi kompetent. 211.4 Kjo kontratë prodhon efekt juridik prej ditës kur nxjerrët aktvendimi për dorëzimin e paluajtshmërisë së shitur. - 212 Verify source ↗
Neni 212
AI-assisted research summary: Sale conditions for immovable property must be included in the sale conclusion, and the buyer must deposit the purchase price within 30 days at most.
Neni 212 Kushtet e shitjes 212.1 Kushtet e shitjes së paluajtshmërisë inkorporohen në konkluzionin për shitjen dhe përpos të dhënave të tjera përmbajnë: a) përshkrimin më të hollësishëm të paluajtshmërisë me sendet që i takojnë; b) emërtimi i të drejtave të personave të tretë të cilat nuk shuhen me shitjen e sendit të paluajtshëm; c) të dhënat se a është e liruar paluajtshmëria nga personat dhe gjësendet, apo është duke u shfrytëzuar dhe nëse po, atëherë për cilën bazë juridike; d) vlerën e paluajtshmërisë; 60 e) çmimin me të cilin mund të shitet paluajtshmëria dhe kush është i detyruar t’i paguaj tatimet dhe harxhimet lidhur me shitjen; f) afatin brenda të cilit blerësi ka për detyrë ta paguajë shumën e të hollave në emër të çmimit blerës; g) mënyrën e shitjes; h) shumën e garancionit, afatin brenda të cilit duhet dhënë ai, të cili dhe si duhet të jepet garancioni; i) kushtet e posaçme që duhet t’i plotësojë blerësi për të fituar të drejtën e pronësisë për paluajtshmërinë e blerë. 212.2 Afati brenda të cilit blerësi ka për detyrë ta depozitojë çmimin nuk mund të jetë më i gjatë se 30 ditë nga dita e shitjes, pavarësisht nëse çmimi paguhet menjëherë ose me këste. 212.2 Në procedurën e përmbarimit për pjesën në bashkëpronësi nga neni 180 të këtij ligji, kushtet e shitjes nga paragrafi 1 i këtij neni, do t’i përfshijnë kushtet e shitjes sikurse për gjithë paluajtshmërinë ashtu edhe për pjesën në bashkëpronësi që është objekt i përmbarimit. - 213 Verify source ↗
Neni 213
AI-assisted research summary: Buyers at a public auction may participate only if they have already deposited the guarantee.
Neni 213 Paradhënia 213.1 Në ankandin publik si blerës mund të marrin pjesë vetëm personat që më parë e kanë depozituar garancionin. 213.2 Përveç personave të cilët sipas këtij ligji nuk kanë për detyrë të japin garanci në procedurën përmbarimore, atë nuk kanë për detyrë ta jep as propozuesi i përmbarimit, e as titullarët e të drejtave të regjistruara në librin publik të palujtshmerive të cilat shuhen me shitjen e paluajtshmërisë, po qe se kreditë e tyre janë të barabarta me shumën e garancisë dhe po qe se kur merret parasysh radha e prioritetit të tyre dhe vlera e caktuar e paluajtshmërisë, shuma e tillë do të mund të paguhej nga çmimi blerës. 213.3 Shuma e garancionit duhet të jetë e barabartë me një të dhjetën e vlerës së përcaktuar të paluajtshmërisë, por nuk mund të jetë më e madhe se 5.000 Euro. 213.4 Ofertuesve, oferta e të cilëve nuk është pranuar, përveç tre ofertuesve më të volitshëm, do t’u kthehet shuma e depozituar menjëherë pas përfundimit të ankandit. - 214 Verify source ↗
Neni 214
AI-assisted research summary: The public auction hearing must proceed even if only one bidder attends. The court may postpone the hearing if a person with priority credit-realization rights proposes it and only one bidder participates.
Neni 214 Rasti kur paraqitet vetëm një ofertues 214.1 Seanca për ankandin publik do të mbahet edhe po qe se në te merr pjesë vetëm një ofertues i vetëm. 214.2 Gjykata me propozimin e personit që e ka të drejtën e realizimit me prioritet të kredisë, me anë të konkluzionit do të shtyj seancën e ankandit, po qe se në të merr pjesë vetëm një ofertues. - 215 Verify source ↗
Neni 215
AI-assisted research summary: A buyer of immovable property may not be a judge, a person officially involved in the sale procedure, their spouse or close blood relatives, the debtor and spouse, the appraiser, or anyone otherwise barred by law from acquiring the property.
Neni 215 Kush nuk mund të jetë blerës 61 Blerës i paluajtshmërisë nuk mund të jetë gjykatësi, ose personi tjetër që merr pjesë zyrtarisht në procedurën e shitjes, bashkëshorti i tyre dhe personat që janë gjini gjaku me ta (paraardhësit, pasardhësit, vëllezërit e motrat dhe bashkëshortët e tyre), debitori dhe bashkëshorti i tij, vlerësuesi i tij, por as personi i cili sipas ligjit nuk mund ta fitojë të drejtën e pronësisë për paluajtshmërinë që është objekt i përmbarimit. - 216 Verify source ↗
Neni 216
AI-assisted research summary: A registered pre-emption right holder has priority to buy the immovable on the same terms if they declare immediately after the auction. If the property is to be sold by direct agreement, the court must invite the holder to declare within the set deadline whether they will use the right, or lose it.
Neni 216 E drejta e parablerjes 216.1 Personi që ka të drejtë ligjore, ose kontraktuale të parablerjes të regjistruar në librin publik të paluajtshmërive, ka përparësi para ofertuesit më të favorshëm në qoftë se menjëherë pas përfundimit të ankandit deklaron se paluajtshmërinë e blenë më kushtet e njëjta. 216.2 Në qoftë se paluajtshmëria duhet shitur me anë të ujdisë së drejtpërdrejtë, gjykata do ta ftojë titullarin e të drejtës së parablerjes së regjistruar, respektivisht titullarin e të drejtës ligjore të parablerjes, që të deklarohet brenda afatit të caktuar nëse këtë të drejtë dëshiron ta shfrytëzojë, me kërcënim të humbjes së saj në rastin e kundërt. - 217 Verify source ↗
Neni 217
AI-assisted research summary: The enforcement proposer may get a preemption right over immovable property if no statutory or contractual preemption right exists, or if prior holders did not use it.
Neni 217 E drejta e parablerjes e propozuesit të përmbarimit 217.1 Në qoftë se në paluajtshmërinë nuk ekziston as e drejta e parablerjes ligjore e as ajo kontraktuale, përkatësisht në qoftë se titullarët nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë, atëherë të drejtën e parablerjes e ka propozuesi i përmbarimit. 217.2 Propozuesi i përmbarimit e fiton të drejtën e parablerjes së paluajtshmërisë në momentin e evidentimit të aktvendimit për përmbarimin në librin publik të palujtshmërive. 217.3 Në qoftë se personat që e kanë fituar të drejtën e parablerjes së paluajtshmërisë para propozuesit të përmbarimit, deklarojnë në procesverbal të gjykatës se nuk do e shfrytëzojnë të drejtën e këtillë, atëherë propozuesi i përmbarimit ka përparësi kundrejt ofertuesit më të volitshëm po qe se menjëherë pas përfundimit të shitjes deklaron se paluajtshmërinë e blenë me kushtet e njëjta. - 218 Verify source ↗
Neni 218
AI-assisted research summary: The article sets minimum sale prices and auction timing rules for selling immovable property, and gives the court duties to schedule later auction sessions.
Neni 218 Çmimi i shitjes së paluajtshmërisë 218.1 Në seancën e parë të ankandit të shitjes paluajtshmëria nuk mund të shitet me çmimin që është më i ulët se gjysma e vlerës së përcaktuar. Ofertat fillestare për seancën e parë, që janë më të vogla se gjysma e vlerës së përcaktuar nuk do të shqyrtohen. 218.2 Pa pëlqimin e personave të cilët në procedurën përmbarimore e kanë të drejtën që t’i realizojnë kreditë e tyre para propozuesit të përmbarimit, paluajtshmëria në seancën e ankandit nuk mund të shitet për çmimin i cili nuk e mbulon as pjesërisht shumën e kredisë së propozuesit të përmbarimit. 218.3 Në qoftë se paluajtshmëria nuk ka mundur të shitet në seancën e parë, gjykata do ta caktojë seancën e dytë brenda afatit prej 30 ditësh. 218.4 Gjykata e cakton seancën e dytë brenda afatit prej 30 ditësh edhe kur tre ofertuesit më të volitshëm në seancën e parë nuk e kanë paguar çmimin blerës, brenda afateve të caktuara. 218.5 Në seancën e dytë paluajtshmëria nuk mund të shitet për çmimin që është më i vogël se një e treta e vlerës së përcaktuar me konkluzionin për shitjen. Oferta fillestare në seancën e dytë nuk mund të jetë më e vogël se një e treta e vlerës së përcaktuar. 62 218.6 Në qoftë se paluajtshmëria nuk shitet as në seancën e dytë, gjykata e cakton seancën e tretë brenda afatit prej 15 deri 30 ditë. Në këtë seancë paluajtshmëria mund të shitet me çfarëdo çmimi qoftë, pa marrë parasysh vlerën e përcaktuar të paluajtshmërisë. 218.7 Po qe se nuk ekzistojnë persona me të drejtë parablerjeje ligjore, apo kontraktuale, atëherë personi i cili sipas këtij ligji e ka të drejtën e realizimit me prioritet të kredisë së tij nga çmimi i shitjes, e fiton të drejtën e parablerjes së paluajtshmërisë me çmimin e arritur në seancën e tretë. - 219 Verify source ↗
Neni 219
AI-assisted research summary: The parties may agree in court to sell the immovable property for a lower price at the first sale, but the price cannot be below one third of the assessed value.
Neni 219 Caktimi i çmimit me marrëveshjen e palëve 219.1 Në qoftë se palët para se të ketë filluar procedura përmbarimore kanë bërë marrëveshje në gjykatë, që paluajtshmëria të shitet për çmimin më të ulët se ai nga paragrafi 1, 2 dhe 5 të nenit 218, atëherë paluajtshmëria mund të shitet me çmimin e tillë që në seancën e parë të shitjes. Kjo marrëveshje quhet e vlefshme vetëm në qoftë se në procedurën përmbarimore nuk marrin pjesë personat me të drejta të regjistruara në librin publik të palujtshmërive, para regjistrimit të së drejtës së propozuesit të përmbarimit. 219.2 Çmimi më i ulët me të cilin mund të shitet paluajtshmëria sipas dispozitave të paragrafit 1 të këtij neni, nuk mund të jetë më i ulët se një e treta e vlerës së përcaktuar. 219.3 Palët dhe personat e siguruar me peng mund të merren vesh nëpërmjet deklaratave të dhëna në procesverbal, që paluajtshmëria të shitet me çmim më të ulët se ai që është përmendur në paragrafin 1,2 dhe 5 të këtij neni. 219.4 Dispozitat e paragrafit 1,2,5 dhe 8 të nenit 218, dhe paragrafit 1 të këtij neni, zbatohen përshtatshmërisht edhe në rastin kur paluajtshmëria shitet sipas ujdisë të drejtpërdrejtë. - 220 Verify source ↗
Neni 220
AI-assisted research summary: The court may postpone a sale auction by up to 30 days if the enforcement decision is not yet enforceable, and it must announce the auction once the conditions are met.
Neni 220 Seanca për shitjen dhe shitja e paluajtshmërisë 220.1 Në qoftë se në ditën e mbajtjes së seancës, aktvendimi për përmbarimin nuk është bërë i përmbarueshëm, gjykata mund ta shtyjë mbajtjen e seancës për ankand dhe shitje, për më së shumti 30 ditë. 220.2 Pasi të ketë konstatuar se janë përmbushur kushtet për mbajtjen e seancës për ankand, gjykata shpall se fillon ankandi. 220.3 Në qoftë se procedura e përmbarimit zbatohet për pjesën në bashkëpronësi nga neni 180 i këtij ligji, gjykata njëkohësisht e ofron për shitje edhe pjesën në bashkëpronësi, e edhe paluajtshmërinë në tërësi. Pas deponimit të ofertave më të volitshme për të dy objektet e shitjes dhe pas vlerësimit të kushteve nga paragrafi 3 i nenit 180 të këtij ligji, gjykata me anë të konkluzionit vendosë për objektin definitiv të shitjes. 220.4 Ankandi i shitjes përfundon pasi të kenë kaluar pesë minuta pas paraqitjes së ofertës më të favorshme. 220.5 Pas përfundimit të ankandit gjykata konstaton se cilët janë ofertuesit që kanë ofruar çmimin mbi minimumin dhe njëherit konstaton se paluajtshmëria i shitet ofertuesit më të favorshëm nga të gjithë të tjerët, po qe se janë plotësuar kushtet e tjera. 220.6 Në seancën e ankandit për shitjen e paluajtshmërisë mbahet procesverbal. 63 - 221 Verify source ↗
Neni 221
AI-assisted research summary: The court must issue a written conclusion for the sale of immovable property to the most favorable bidder, post it on the court board, and send a copy to the parties and to bidders who took part in the auction.
Neni 221 Shpallja e konkluzionit për shitjen Për shitjen e paluajtshmërisë ofertuesit më të favorshëm, gjykata nxjerrë konkluzion të shkruar të cilin e shpallë në tabelën e gjykatës dhe ua dërgon nga një ekzemplar palëve dhe personave që kanë marrë pjesë në ankand si ofertues të blerjes. - 222 Verify source ↗
Neni 222
AI-assisted research summary: For a sale of immovable property by direct agreement, the court issues the conclusion after confirming the sale is valid; if the enforcement order is not yet enforceable, the court may delay issuing it for up to 30 days.
Neni 222 Shitja në rast të ujdisë së drejtpërdrejtë 222.1 Në rast të shitjes së paluajtshmërisë me ujdinë e drejtpërdrejtë, gjykata e nxjerrë konkluzionin nga neni 221 të këtij ligji, pasi që të vërtetojë se janë plotësuar kushtet për shitje të vlefshme. 222.2 Në qoftë se në momentin e nxjerrjes së konkluzionit nga paragrafi 1 i këtij neni, aktvendimi për përmbarimin nuk është bërë ende i përmbarueshëm, gjykata mund ta shtyjë nxjerrjen e tij për më së shumti 30 ditë. 222.3 Dispozitat e paragrafit 3 të nenit 220 të këtij ligji, në mënyrë të përshtatur aplikohen edhe për shitjen me ujdinë e drejtpërdrejtë. 222.4 Konkluzioni nga paragrafi 1 i këtij neni, publikohet në tabelën e gjykatës dhe u dërgohet të gjithë personave të cilëve u dërgohet konkluzioni për shitjen, si dhe blerësit të paluajtshmërisë. - 223 Verify source ↗
Neni 223
AI-assisted research summary: The highest bidder must deposit the purchase price in court within a court-set deadline of at least 30 days from publication of the sale conclusion.
Neni 223 Depozitimi i çmimit blerës 223.1 Ofertuesi i ofertës më të madhe, në seancën e shitjes e paguan çmimin e plotë të blerjes, të zvogëluar për sigurimin e depozituar duke depozituar në gjykatë brenda afatit të caktuar nga gjykata, i cili nuk mund të jetë më i shkurtër se 30 ditë nga dita e publikimit të konkluzionit për shitjen. 223.2 Në qoftë se ofertuesi i ofertës më të madhe nuk e deponon çmimin blerës brenda afatit të caktuar, gjykata me anë të konkluzionit e shpallë të pavlefshme shitjen që i është bërë këtij ofertuesi dhe me konkluzion të ri konstaton se paluajtshmëria i është shitur ofertuesit të dytë të radhës, i cili brenda afatit që e cakton gjykata, e i cili afat nuk mund të jetë më i gjatë se 30 ditë nga dita në të cilën i dorëzohet konkluzioni, duhet ta depozitoj në gjykatë çmimin blerës. Po qe se as ofertuesi i dytë nuk e depoziton çmimin brenda afatit të caktuar nga gjykata, gjykata i zbaton rregullat në fjalë edhe për ofertuesin e tretë me radhë. 223.3 Në qoftë se asnjëri nga tre ofertuesit nga paragrafi 2 i këtij neni, nuk e përmbushë detyrimin e depozitimit të çmimit blerës brenda afateve të caktuara, gjykata mund ta konsiderojë të pasuksesshme seancën e parë dhe të caktojë seancë të re, ashtu siç është paraparë me nenet 211 deri 220 të këtij ligji. - 224 Verify source ↗
Neni 224
AI-assisted research summary: If a bidder fails to pay the purchase price on time, the failed-session costs are paid from the bidder’s security deposit, with additional deposits used if needed.
Neni 224 Shpenzimet e seancës së pasuksesshme 224.1 Nga sigurimi i depozituar nga ofertuesi i parë të cilit i është shitur paluajtshmëria dhe i cili brenda afatit të caktuar nuk e paguan çmimin blerës, paguhen shpenzimet e seancës së pasuksesshme. Po qe se këto shpenzime nuk mund të mbulohen në tërësi nga shuma siguruese të cilën e ka depozituar ofertuesi i parë, dallimi paguhet nga sigurimi i ofertuesit të dytë, po qe se edhe ky heqë dorë nga blerja e paluajtshmërisë. Këto rregulla zbatohen në mënyrë të përshtatur edhe në rastin e heqjes dorë nga blerja e ofertuesit të tretë. 64 224.2 Shpenzimet e seancës së ardhshme paguhen proporcionalisht nga sigurimi i ofertuesve të cilëve u është shitur paluajtshmëria, por të cilët nuk e kanë depozituar çmimin blerës brenda afatit të caktuar nga gjykata. 224.3 Shuma e mbetur pas pagimit të shpenzimeve procedurale i kthehet depozituesit të sigurimit. - 225 Verify source ↗
Neni 225
AI-assisted research summary: When the full sale price is deposited in court, the other bidders’ deposits must be returned within 3 days. If the enforcement requester is also the buyer, they do not have to deposit the part of the price equal to their own claim, but if the purchase price is higher than their claim, they must deposit the difference.
Neni 225 Kthimi i sigurimeve të depozituara 225.1 Pasi të depozitohet në gjykatë çmimi i plotë i paluajtshmërisë së shitur, sigurimet e depozituara të ofertuesve të tjerë kthehen brenda afatit prej 3 ditësh nga dita e depozitimit të çmimit në gjykatë. 225.2 Në qoftë se blerës i sendit është propozuesi i përmbarimit dhe po qe se nuk ekzistojnë persona të tjerë, kreditë e të cilëve përmbushen para kredisë së tij nga çmimi me të cilin i është shitur paluajtshmëria, atëherë ai nuk është i detyruar ta depozitojë çmimin në gjykatë që i korrespondon shumës së kredisë së tij. 225.3 Në qoftë se çmimi blerës është më i madh se kredia e tij përmbarimore, propozuesi i përmbarimit duhet ta depozitoj dallimin ndërmjet çmimit dhe kredisë së tij. 225.4 Dispozitat e paragrafëve 1, 2 dhe 3 të këtij neni, zbatohen edhe kur kredia e propozuesit të përmbarimit sipas ligjit përmbushet përpara se të përmbushen kreditë e kreditorëve tjerë, që kanë të drejtë për përmbushje nga i njëjti çmim i shitjes së paluajtshmërisë së debitorit. - 226 Verify source ↗
Neni 226
AI-assisted research summary: After the price is deposited, the court issues a decision confirming the immovable property was sold to the named buyer and ordering delivery and registration of the buyer’s ownership right.
Neni 226 Dorëzimi i paluajtshmërisë blerësit 226.1 Pas depozitimit të çmimit gjykata nxjerrë aktvendimin në të cilin konstaton se paluajtshmëria i është shitur blerësit të caktuar. 226.2 Me aktvendimin nga paragrafi 1 i këtij neni, gjykata vendosë që paluajtshmëria t’i dorëzohet blerësit, kurse mbajtësi i librit publik të palujtshmërive urdhërohet që në të të regjistrohet e drejta e pronësisë së blerësit për paluajtshmërinë e blerë. Po me këtë aktvendim gjykata e cakton fshirjen e të drejtave për të cilat është thënë se do të fshihen me aktvendimin për shitjen e paluajtshmërisë. 226.3 Kundër aktvendimit nga paragrafi 1 i këtij neni, nuk lejohet prapësimi, por goditja e tij mund të bëhet me ankesë. 226.4 Aktvendimi nga paragrafi 1 i këtij neni, publikohet në tabelën e gjykatës. Pas kalimit të 3 ditëve pas ditës së publikimit në tabelën e gjykatës, konsiderohet se aktvendimi u është dorëzuar të gjithë personave të cilëve duhet dorëzuar konkluzioni për shitjen dhe pjesëmarrësve në ankand. - 227 Verify source ↗
Neni 227
AI-assisted research summary: When immovable property is sold, the debtor loses the right to possess it and must hand it over to the buyer immediately after the sale decision is served, unless law or the buyer’s agreement says otherwise.
Neni 227 Humbja e të drejtës së posedimit të paluajtshmërisë Në momentin e shitjes së paluajtshmërisë debitori e humbë të drejtën e posedimit të paluajtshmërisë dhe ka për detyrë që atë t’ia dorëzojë blerësit menjëherë pasi t’i dorëzohet aktvendimi për shitjen e paluajtshmërisë, po qe se me ligj, apo me marrëveshjen me blerësin nuk është paraparë ndryshe. - 228 Verify source ↗
Neni 228
AI-assisted research summary: Gjykata, me kërkesë të blerësit dhe pasi të ketë nxjerrë aktvendimin për dorëzimin e paluajtshmërisë, urdhëron debitorin ta lirojë dhe t’ia dorëzojë blerësit.
Neni 228 Shpërngulja e debitorit 65 228.1 Pasi që të nxjerrë aktvendimin për dorëzimin e paluajtshmërisë, gjykata me kërkesën e blerësit, me konkluzion e urdhëron debitorin që ta zbrazë paluajtshmërinë dhe t’ia dorëzojë blerësit. 228.2 Përmbarimi nga paragrafi 1 i këtij neni, kryhet sipas dispozitave të kreut XII të këtij ligji. 228.3 Në procedurën e përmbarimit nga paragrafi 2 i këtij neni, blerësi i paluajtshmërisë e fiton pozitën procedurale të propozuesit të përmbarimit, në momentin e paraqitjes së propozimit për përmbarim me qëllim zbrazjeje dhe dorëzimi të paluajtshmërisë. - 229 Verify source ↗
Neni 229
AI-assisted research summary: After a sold immovable property is confirmed by court decision, other persons on the property may be ordered to vacate and hand it over to the buyer unless they have a valid legal basis to use it.
Neni 229 Shpërngulja e personave të tjerë 229.1 Pas nxjerrjes së aktvendimit me të cilin konstatohet se është shitur paluajtshmëria, gjykata sipas propozimit të blerësit, me anë të aktvendimit i urdhëron personat tjerë që ndodhen në paluajtshmërinë e shitur, që ta zbrazin dhe dorëzojnë atë blerësit, po qe se nuk e posedojnë dokumentin e vlefshëm që shërben si bazë juridike për shfrytëzimin e paluajtshmërisë. Me të njëjtin aktvendim kundër personave të këtillë, caktohet përmbarimi me anë të zbrazjes dhe dorëzimit të paluajtshmërisë. 229.2 Gjykata përmbarimore do ta filloj zbatimin e përmbarimit të aktvendimit nga paragrafi 1 i këtij neni, menjëherë pas nxjerrjes së tij. Përmbarimi zbatohet sipas rregullave të këtij ligji për përmbarimin për zbrazjen dhe dorëzimin e paluajtshmërive. 229.3 Në procedurën që kryhet sipas paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni, blerësi e ka pozitën procedurale të propozuesit të përmbarimit. - 230 Verify source ↗
Neni 230
AI-assisted research summary: If the enforcement decision is annulled or changed after it has been carried out, the buyer’s ownership right is not affected.
Neni 230 Mbrojtja e të drejtave të blerësit Anulimi ose ndryshimi i aktvendimit të përmbarimit pasi të jetë zbatuar aktvendimi me të cilin është konstatuar shitja e paluajtshmërisë, nuk ndikon në të drejtën e pronësisë së blerësit të fituar në bazë të aktvendimit për dorëzimin e paluajtshmërisë. - 231 Verify source ↗
Neni 231
AI-assisted research summary: If the immovable property is not sold at the third public auction or by direct agreement within the court’s deadline, the court may deliver it to the enforcement proposer on request.
Neni 231 Përmbushja e kredisë me dorëzimin e paluajtshmërisë kreditorit 231.1 Në qoftë se paluajtshmëria nuk shitet as në seancën e tretë të ankandit publik, ose me anë të ujdisë së drejtpërdrejtë brenda afatit të caktuar nga gjykata, me kërkesën e propozuesit të përmbarimit, gjykata me aktvendim mund t’ia dorëzojë paluajtshmërinë vetë propozuesit të përmbarimit. 231.2 Në rastin nga paragrafi 1 i këtij neni, konsiderohet se kredia e propozuesit të përmbarimit është përmbushur deri në shumën e cila i përgjigjet dy të tretave të vlerës së përcaktuar të paluajtshmërisë. - 232 Verify source ↗
Neni 232
AI-assisted research summary: The court must suspend enforcement if the property still cannot be sold at the third hearing and the enforcement proposer did not use the right under Article 231.
Neni 232 Pezullimi i përmbarimit 232.1 Në qoftë se paluajtshmëria nuk ka mundur të shitet as në seancën e tretë, kurse propozuesi i përmbarimit nuk e ka shfrytëzuar të drejtën nga neni 231 i këtij ligji, gjykata do ta pezullojë përmbarimin. 66 231.2 Përmbarimi me anë të shitjes nëpërmjet ujdisë së drejtpërdrejtë, do të pezullohet në qoftë se paluajtshmëria nuk ka mundur të shitet në afatin e caktuar me marrëveshjen e palëve dhe personave që i realizojnë kreditë e tyre në të njëjtën procedurë përmbarimi, përveçse kur nga marrëveshja e palëve del diç tjetër. - 233 Verify source ↗
Neni 233
AI-assisted research summary: If enforcement is suspended, the execution proposer may start the enforcement procedure again for the same debt and the same immovable property.
Neni 233 Efekti i pezullimit të përmbarimit Vendimi për pezullimin e përmbarimit nuk është pengesë që propozuesi i ekzekutimit të fillojë rishtas procedurën e përmbarimit për realizimin e të njëjtës kredi për të njëjtën paluajtshmëri. 5. D H Ë N I A E P A L U A J T S H M Ë R I S Ë P Ë R S H F R Y T Ë Z I M P R O P O Z U E S I T T Ë E K Z E K U T I M I T - 234 Verify source ↗
Neni 234
AI-assisted research summary: Gjykata mund të vendosë që paluajtshmëria t’i jepet propozuesit të përmbarimit në shfrytëzim me pagesë, kur plotësohen kushtet për pezullimin e përmbarimit.
Neni 234 Kushtet për dhënie në shfrytëzim 234.1 Kur plotësohen kushtet për pezullimin e përmbarimit, gjykata mundet sipas kërkesës së propozuesit të përmbarimit, të cilën kërkesë ai mund ta paraqesë brenda afatit prej 30 ditësh, me aktvendim të vendosë që atij t’i dorëzohet paluajtshmëria në shfrytëzim me pagesë. 234.2 Aktvendimin për dhënien e paluajtshmërisë propozuesit të përmbarimit për shfrytëzim, debitori mund ta godet me ankesë. - 235 Verify source ↗
Neni 235
AI-assisted research summary: The court sets how long the creditor may use the immovable property and the monthly remuneration, and the creditor must return the property after that period.
Neni 235 Kohëzgjatja e shfrytëzimit dhe shpërblimi 235.1 Me aktvendimin me të cilin gjykata vendosë që propozuesit të përmbarimit t’i dorëzohet paluajtshmëria për shfrytëzim, caktohet kohëzgjatja dhe lartësia e shpërblimit mujor për shfrytëzimin e paluajtshmërisë. Lartësia e shpërblimit caktohet në bazë të mendimit të ekspertit. 235.2 Koha brenda së cilës paluajtshmëria i jepet për shfrytëzim propozuesit të përmbarimit, caktohet nga gjykata duke u pasur parasysh shuma e kredisë në të holla të propozuesit të përmbarimit si dhe lartësia e shpërblimit të caktuar për shfrytëzimin e paluajtshmërisë. 235.3 Shpërblimi për shfrytëzimin e paluajtshmërisë i llogaritet debitorit në përmbushjen e kredisë së propozuesit të përmbarimit. 235.4 Pas kalimit të kohës nga paragrafi 2 i këtij neni, propozuesi i përmbarimit ka për detyrë që paluajtshmërinë t’ia kthejë debitorit. 235.5 Për dorëzimin dhe kthimin e paluajtshmërisë, në mënyrë të përshtatur zbatohen dispozitat e neneve 227 deri 229 të këtij ligji. 6. P A G I M I I P R O P O Z U E S I T T Ë E K Z E K U T I M I T 67 - 236 Verify source ↗
Neni 236
AI-assisted research summary: Gjykata duhet t’ia bëjë pagesën propozuesit të përmbarimit menjëherë pasi të depozitohet çmimi i blerjes së paluajtshmërisë së shitur.
Neni 236 Momenti i pagimit Gjykata bënë pagimin e propozuesit të përmbarimit menjëherë pasi të jetë depozituar çmimi i blerjes së paluajtshmërisë së shitur. - 237 Verify source ↗
Neni 237
AI-assisted research summary: Sale proceeds are paid first to the execution proposer, secured pledge creditors, and certain persons with compensation rights for personal servitudes; any remaining amount goes to the debtor unless legal obstacles exist.
Neni 237 Personat që paguhen 237.1 Nga çmimi i shitjes paguhet propozuesi i përmbarimit me iniciativën e të cilit është vënë në veprim procedura përmbarimore, kreditorët e siguruar me peng dhe kur nuk i kanë parashtruar kreditë e tyre edhe personat që kanë të drejtë shpërblimi për servitutet personale. 237.2 Teprica e çmimit blerës që mbetet pas përmbushjes së kërkesave të personave nga paragrafi 1 i këtij neni, i dorëzohet debitorit, po qe se për një gjë të tillë nuk ka pengesa juridike. 237.3 Në qoftë se çmimi i shitjes së paluajtshmërisë nuk është i mjaftueshëm për përmbushje në tërësi të kredive të radhës së njëjtë, përmbushja e tyre bëhet në proporcion me lartësinë e kredive të tilla. - 238 Verify source ↗
Neni 238
AI-assisted research summary: Money obtained from selling immovable property is paid out in a fixed priority order, with interest paid before principal if both are due.
Neni 238 Përmbushja e kredive me prioritet 238.1 Nga shuma e fituar prej shitjes së paluajtshmërisë, paguhen në radhë të parë me këtë renditje : a) shpenzimet e procedurës përmbarimore; b) kërkesat e kreditorëve të siguruar me peng, të cilat sipas radhës së prioritetit realizohen përpara propozuesit të përmbarimit; c) kërkesa e propozuesit të përmbarimit; d) kërkesat e kreditorëve të siguruar me peng, të cilat sipas radhës së prioritetit realizohen pas propozuesit të përmbarimit; e) shpërblimet për servitutet personale, të cilat shuhen me shitjen e paluajtshmërisë. 238.2 Po qe se debitori përveç borxhit kryesor duhet të paguajë edhe kamata, atëherë ato paguhen para se të paguhet borxhi kryesor. 238.2 Më tepër persona të të njëjtës pikë nga paragrafi 1 i këtij neni, i realizojnë kërkesat e tyre sipas radhës së fitimit të së drejtës së pengut dhe të drejtës së përmbushjes së kredisë së propozuesit të përmbarimit, përkatësisht sipas radhës së fitimit të servituteve personale, po qe se me marrëveshje nuk është paraparë ndryshe. - 239 Verify source ↗
Neni 239
AI-assisted research summary: This article says Article 238 is applied in a modified way to rights from sub-mortgages and to rights that burden the credit being enforced.
Neni 239 Radha e përmbushjes së kredive të tjera 239.1 Dispozitat e nenit 238 të këtij ligji, në mënyrë të përshtatur zbatohen edhe për përmbushjen e të drejtave nga nën hipoteka dhe të drejtave që përbëjnë barrë për kredinë që realizohet. 239.1 Shpenzimet dhe kamatat për tri vitet e fundit deri në momentin e nxjerrjes së aktvendimit për dorëzimin e paluajtshmërisë blerësit, të caktuara me anë të dokumentit ekzekutiv, paguhen sipas radhës që i takon kredia kryesore. - 240 Verify source ↗
Neni 240
AI-assisted research summary: Nëse palët nuk bien dakord për shpërblimin, gjykata e cakton shumën. Blerësi dhe titullari i servitutit personal mund të bien dakord që blerësi ta marrë përsipër servitutin dhe shpërblimi të zbritet nga çmimi.
Neni 240 68 Shpërblimi për servitutet personale dhe të drejtat e tjera 240.1 Në qoftë se për lartësinë e shpërblimit për servitutet personale, ose për të drejtat që shuhen në momentin e shitjes së paluajtshmërisë, nuk arrihet marrëveshje midis titullarëve të tyre dhe propozuesit të përmbarimit, i cili për kah radha e realizimit vije pas tyre, lartësinë e shpërblimit e cakton gjykata duke marrë parasysh sidomos kohën për të cilën ato do të ekzistojnë, vlerën e tyre dhe moshën e titullarëve të tyre. 240.2 Blerësi i paluajtshmërisë dhe titullari i të drejtës së servitutit personal, mund të merren vesh që blerësi ta marrë përsipër servitutin, kurse shuma e shpërblimit të caktuar sipas paragrafit 1 të këtij neni, të hiqet nga çmimi blerës i paluajtshmërisë. - 241 Verify source ↗
Neni 241
AI-assisted research summary: If several credits have the same rank, they are satisfied proportionally to their amounts when the money from selling the immovable property is not enough to pay them in full.
Neni 241 Realizimi i kërkesave në mënyrë proporcionale Nëse ekzistojnë më tepër kredi të cilat e kanë të njëjtën radhë të realizimit, përmbushja e tyre bëhet në përpjesëtim të lartësisë që e kanë, po qe se shuma e fituar me anë të shitjes së paluajtshmërisë nuk është e mjaftueshme për përmbushjen e plotë. - 242 Verify source ↗
Neni 242
AI-assisted research summary: A person enforcing a claim from the sale price of real estate may contest another person’s claim, its amount, and its priority, except for the claim fixed by an executive document.
Neni 242 Kontestimi i kredisë Propozuesi i përmbarimit, apo personi tjetër i cili e realizon kredinë e tij nga çmimi i shitjes së paluajtshmërisë, po që se një gjë e tillë ka ndikim në përmbushjen e kredisë së tij, ka të drejtë që personit tjetër t’ia kontestoj ekzistimin e kredisë, përpos kredisë së caktuar me dokumentin ekzekutiv, lartësinë e saj dhe radhën sipas të cilës duhet të realizohet. Kontestimi mund të bëhet më së voni në seancën për ndarjen e të hollave të fituara me shitjen e paluajtshmërisë. - 243 Verify source ↗
Neni 243
AI-assisted research summary: If a person disputes a credit, the court can instruct that person to start a lawsuit within up to 15 days, and the court will decide the dispute in enforcement proceedings in some cases.
Neni 243 Udhëzimi për fillimin e procesit kontestimor 243.1 Personin i cili tjetrit ia ka kontestuar kredinë, gjykata e udhëzon që brenda afatit të caktuar, i cili nuk mund të jetë më i gjatë se 15 ditë, që me padi ta fillojë procedurën kontestimore, po qe se vendimi varet nga faktet kontestuese dhe nëse kontestimin nuk e mbështetë në aktgjykimin e formës së prerë, në dokumentin publik, ose në dokumentin jopublik, por të vërtetuar sipas ligjit. 243.2 Në qoftë se personi që e konteston kredinë, kontestimin e mbështetë në aktgjykimin e formës së prerë, në dokumentin publik, ose në dokumentin jopublik të vërtetuar sipas ligjit, gjykata lidhur me kontestimin do të vendosë në procedurën përmbarimore. 243.3 Lidhur me kontestimin e kredisë, gjykata do të vendosë në procedurën përmbarimore edhe kur nuk janë kontestuese faktet nga të cilat varet dhënia e vendimit. - 244 Verify source ↗
Neni 244
AI-assisted research summary: If a debt is disputed and the reasons seem credible, the court can instruct the relevant person, delay enforcement, and may require a guarantee deposit.
Neni 244 Rasti kur janë të besueshme shkaqet e kontestimit 244.1 Në qoftë se personi i cili tjetrit ia konteston kredinë dhe e bënë të besueshëm ekzistimin e shkaqeve për kontestimin e sajë, gjykata me anë të konkluzionit për fillim të procedurës kontestimore, do ta udhëzojë personin të cilit i është kontestuar kredia, kurse dhënien e vendimit për realizimin e kredisë së kontestuar, ajo e shtyn deri në momentin e përfundimit të procesit kontestimor. Përjashtimisht, gjykata mund ta kushtëzojë nxjerrjen e vendimit për realizimin e kredisë së kontestuar me depozitimin e garancionit nga ana e titullarit të saj. 69 244.2 Shuma e të hollave që ka të bëjë me kredinë e kontestuar do të depozitohet në depozitën e gjykatës. 244.3 Në qoftë se personi i udhëzuar që ta filloj me padi procedurën kontestimore në afatin që i është caktuar nga gjykata, për një gjë të tillë nuk provon se e ka filluar atë, konsiderohet se kredia nuk është kontestuar, respektivisht se ka hequr dorë nga kërkesa që kredia e tij të realizohet në procedurën e përmbarimit. 244.4 Dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, nuk e prekin të drejtën e personit të udhëzuar për ngritjen e padisë, që edhe pasi të përfundojë procedura e përmbarimit, ta fillojë procesin kontestimor kundër personit të cilit ia ka kontestuar kredinë, respektivisht kundër personit i cili ia ka kontestuar kredinë. 244.5 Me propozimin e personit të cilit i është kontestuar kredia, gjykata mund ta kushtëzojë nxjerrjen e aktvendimit për realizimin e kredisë së tij, me depozitimin e garancionit për shpërblimin e dëmit që mund ta pësojë ai nga shkaku i shtyrjes së realizimit të kredisë. Në qoftë se personi që e ka kontestuar kredinë nuk e depoziton garancionin brenda afatit që i është caktuar, do të konsiderohet se kredia nuk është kontestuar fare. 244.6 Personi të cilit i është kontestuar kredia, ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit që i është shkaktuar me kontestim të paarsyeshëm të kredisë së tij, po qe se një gjë e tillë i është bërë vetëm me qëllim që t’i shkaktohet dëmi, ose që të pengohet në realizimin e të drejtave të tija. - 245 Verify source ↗
Neni 245
AI-assisted research summary: A court judgment on a disputed loan in enforcement proceedings has legal effect against the debtor and all enforcement proposers.
Neni 245 Efekti juridik i aktgjykimit të dhënë nga gjykata kontestimore Aktgjykimi i dhënë lidhur me kredinë e kontestuar në procedurën përmbarimore prodhon efekt juridik kundër debitorit dhe të gjithë propozuesve të përmbarimit. 7. M Ë N Y R A E R E A L I Z I M I T T Ë D I S A L L OJ E V E T Ë K R E D I V E - 246 Verify source ↗
Neni 246
AI-assisted research summary: A secured creditor’s claim that is not yet due is paid under the article’s rules for interest and timing.
Neni 246 Realizimi i kredisë që ende nuk është e kërkueshme 246.1 Kërkesa e kreditorit të siguruar me peng, e cila nuk është bërë e kërkueshme deri në ditën e nxjerrjes së aktvendimit për përmbushjen e saj, e për të cilën nuk është kontraktuar kamata, do të paguhet pas zbritjes së shumës që i përgjigjet kamatë vonesës të caktuar me ligj prej datës së nxjerrjes së aktvendimit për pagimin deri në ditën në të cilën kredia bëhet e kërkueshme. 246.2 Kredia që ende nuk është bërë e kërkueshme për të cilën është kontraktuar kamata, do të paguhet së bashku me shumën e kamatës së kontraktuar të përllogaritura deri në ditën e nxjerrjes së aktvendimit e përmbushjes së saj. - 247 Verify source ↗
Neni 247
AI-assisted research summary: Periodic-income claims secured by pledge are enforced only on the express request of the enforcement proposer, and they are calculated using the same method as compensation for personal servitude.
Neni 247 Realizimi i të ardhurave periodike 247.1 Kreditë e të ardhurave periodike për bazën e ushqimit ligjor, për bazën e shpërblimit të dëmit të krijuar për shkak të dëmtimit të shëndetit, ose zvogëlimit, respektivisht humbjes së aftësisë për punë dhe në bazë të shpërblimit të dëmit për ushqimin e humbur për shkak të vdekjes së dhënësit të ushqimit, që janë siguruar me peng e që bëhen të kërkueshme pas ditës së nxjerrjes së aktvendimit për pagimin, përmbushen me kërkesën shprehimore të propozuesit të përmbarimit. 247.2 Kreditë nga paragrafi 1 i këtij neni, përllogariten konform mënyrës sipas të cilës përllogaritet shpërblimi për servitutin personal. 70 - 248 Verify source ↗
Neni 248
AI-assisted research summary: A conditional secured debt amount must be set aside in court deposit and paid when the relevant condition is met; otherwise the reserved sale proceeds are used to satisfy the enforcement creditor’s unpaid claim, with any remainder paid to the debtor.
Neni 248 Përmbushja e kredive të kushtëzuara 248.1 Shuma e kredisë që është siguruar me të drejtën e pengut, e që varet nga kushti, do të veçohet dhe do të vihet në depozitën e gjykatës dhe do të paguhet kur kushti shtytës të përmbushet, ose kur të jetë e sigurt se kushti zgjidhës nuk do të plotësohet. 248.2 Në qoftë se kushti shtyrës nuk përmbushet, apo ai zgjidhës plotësohet, shuma e veçuar e çmimit të shitjes së paluajtshmërisë shërben për realizimin e kredisë së propozuesit të përmbarimit e cila nuk është realizuar pjesërisht apo plotësisht, e në qoftë se nuk ka kredi të tilla, ose në qoftë se pas përmbushjes së tyre tepron një pjesë e çmimit të shitjes, atëherë pjesa e mbetur i dorëzohet debitorit të përmbarimit. - 249 Verify source ↗
Neni 249
AI-assisted research summary: If a pledge pre-notice or dispute note is recorded in the public real estate register, the related claim is handled as if it were subject to a suspensive or resolutive condition, depending on the type of note.
Neni 249 Para shënimi i pengut dhe shënimi i kontestit 249.1 Po qe se në librin publik të palujtshmërive është regjistruar parashënimi i të drejtës së pengut, kurse personi në dobi të të cilit parashënimi është regjistruar provon se është në zhvillim e sipër procedura kontestimore për justifikimin e saj, respektivisht se ende nuk ka skaduar afati për fillimin e kësaj procedure, kredia me të cilën ka të bëjë parashënimi do të paguhet sipas mënyrës sikurse paguhet kredia me kushtin shtyrës. 249.2 Kredia për të cilën në librin publik të paluajtshmërive është regjistruar shënimi për fillimin e procesit kontestimor me qëllim të fshirjes së të drejtës së pengut, ose shënimi për ndonjë kontest tjetër, përmbushet në mënyrën në të cilën përmbushet kredia e varur nga kushti zgjidhës. 8. S E A N C A E P J E S T I M I T D H E A K T V E N D I M I M B I P A G I M I N - 250 Verify source ↗
Neni 250
AI-assisted research summary: The court must hold a hearing to divide the money from the sale of immovable property when the decision is final and there are multiple claimants. Invited persons with payment rights may contest another claim, its amount, and its priority at that hearing.
Neni 250 Seanca e pjesëtimit 250.1 Pasi aktvendimi për dorëzimin e paluajtshmërisë së shitur të ketë marrë formën e prerë, gjykata cakton seancën për pjesëtimin e shumës së fituar nga shitja, po qe se ekzistojnë më tepër propozues të përmbarimit, apo persona të tretë që kanë të drejtë realizimi të kredive të tyre nga shuma në fjalë. 250.2 Në seancën e caktuar ftohen përpos palëve edhe personat të cilët sipas gjendjes së shkresave dhe sipas të dhënave nga libri publik i paluajtshmërive kanë të drejtë të paguhen nga shuma e fituar nga shitja e paluajtshmërisë. 250.3 Në ftesën e dërguar, këta persona do të paralajmërohen se kreditë e tyre po qe se nuk vijnë në seancë, do të trajtohen në bazë të gjendjes që del nga libri publik i paluajtshmërive dhe shkresave ekzistuese dhe se më së voni në seancën e pjesëtimit mund t’ia kontestojnë tjetrit kredinë, lartësinë e saj dhe radhën e realizimit. 250.4 Në seancë shqyrtohet për realizimin e kredisë së propozuesit të përmbarimit dhe të personave të tjerë që shtrojnë kërkesa për realizimin e kredive të tyre. - 251 Verify source ↗
Neni 251
AI-assisted research summary: The court must issue a ruling on realizing claims immediately after the hearing ends.
Neni 251 Aktvendimi për realizimin e kredive 251.1 Për realizimin e kredisë së propozuesit të përmbarimit dhe të personave tjerë të cilëve u takon e drejta e realizimit të kredive të tyre, gjykata vendosë me anë të aktvendimit menjëherë pas përfundimit të 71 seancës, duke i marrë parasysh të dhënat nga libri publik i paluajtshmërive dhe shkresat ekzistuese, si dhe gjendjes së konstatuar gjatë seancës. 251.2 Me rastin e nxjerrjes së aktvendimit nga paragrafi 1 i këtij neni, do të merren parasysh vetëm ato kredi lidhur me të cilat aktvendimi për përmbarimin është bërë i ekzekutueshëm, në ditën e mbajtjes së seancës së pjesëtimit. 251.3 Po qe se ka kredi lidhur me të cilat aktvendimi për përmbarimin ende nuk është bërë i ekzekutueshëm deri në ditën e seancës së pjesëtimit, atëherë ato do të përmbushen pasi të bëhet i ekzekutueshëm ai nga shuma e mbetur e çmimit të shitjes së paluajtshmërisë, po qe se ekziston mbetja e tillë, kurse teprica do t’i dorëzohet debitorit. 251.4 Dispozitat e paragrafit 2 dhe 3 të këtij neni, nuk kanë të bëjnë me kreditë e siguruara me anë të pengut. - 252 Verify source ↗
Neni 252
AI-assisted research summary: The court must publish the enforcement decision on the notice board if a hearing is not required by this law. Parties and persons claiming payment from the sale price may appeal. A published decision is treated as delivered after three days, and enforcement may continue unless the execution proposer requests a postponement within three days after receiving the appeal.
Neni 252 Ankesa kundër aktvendimit 252.1 Po qe se domosdoshmëria e mbajtjes së seancës gjyqësore të pjesëtimit nuk del nga ky ligj, aktvendimin për realizimin e kredive gjykata do ta publikojë në tabelën e shpalljeve. Me kalimin e ditës së tretë nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve konsiderohet se aktvendimi u është dorëzuar të gjithë personave që kanë të drejtën e realizimit të kredive nga çmimi i paluajtshmërisë së shitur. 252.2 Kundër aktvendimit për realizimin e kredive kanë të drejtë ankese palët dhe personat që kanë pretenduar realizimin e kredive të tyre nga çmimi i shitjes së paluajtshmërisë. 252.3 Në qoftë se ankesa kundër aktvendimit për realizimin e kredive paraqitet brenda afatit ligjor, atëherë ajo u dërgohet palëve dhe pjesëmarrësve të tjerë të procedurës përmbarimore, kurse aktvendimi do të ekzekutohet në qoftë se propozuesi i ekzekutimit brenda afatit prej tri ditësh nga dita kur i është dorëzuar ankesa nuk e propozon shtyrjen e përmbarimit deri në momentin e nxjerrjes së vendimit të gjykatës së shkallës së dytë. 252.4 Përmbarimi i aktvendimit për realizimin e kredive bëhet pasi të skadojë afati për paraqitjen e ankesës nga personat të cilëve u takon e drejta e ankimit kundër tij. - 253 Verify source ↗
Neni 253
AI-assisted research summary: After a final decision on enforcement of credits, the court must order deletion of registered rights and burdens from the public immovable-property register, except items that remain with the property or are assumed by the buyer.
Neni 253 Fshirja e të drejtave dhe e barrëve 253.1 Pasi të bëhet i formës së prerë aktvendimi për realizimin e kredive, gjykata me aktvendim të posaçëm urdhëron që në librin publik të paluajtshmërive të fshihen të drejtat dhe barrët e regjistruara, përpos atyre që mbeten për paluajtshmërinë edhe pas dorëzimit të saj blerësit ose të cilat ky i fundit i ka marrë përsipër. 253.2 Blerësi me padi mund ta kërkojë fshirjen e të drejtave dhe barrëve nga paragrafi.1, nëse nuk është bërë nga gjykata dhe kadastra. 9. E K Z E K U T I M I M B I P A L U A J T S H M Ë R I T Ë Q Ë N U K J A N Ë T Ë R E G J I S T R U A R A - 254 Verify source ↗
Neni 254
AI-assisted research summary: When there is no land cadastre, public land book, or required rights register for real property, the enforcement rules in this article apply.
Neni 254 Përmbarimi në territoret ku nuk ekziston libri publik i paluajtshmërive 72 254.1 Në territorin për të cilin nuk është krijuar kadastra e paluajtshmërive, e as libri publik i paluajtshmërive, respektivisht nuk ekziston regjistri i paraparë me ligj i të drejtave për sendet e paluajtshme, përshtatshmërish do të zbatohen rregullat juridike të cilat vlejnë për dokumentet që parashtrohen bashkë me propozimin për përmbarimin si provë për të drejtën e pronësisë për paluajtshmërinë që është objekt përmbarimi, si dhe rregullat juridike për mënyrën tjetër të regjistrimit të aktvendimit për përmbarimin për paluajtshmërinë. Kjo vlen edhe për rastin e asgjësimit apo zhdukjes së regjistrave. 254.2 Në qoftë se është e pamundshme pajisja me prova për të drejtën e pronësisë në pajtim me rregullat juridike që vlejnë në territorin e caktuar, në vend të provës për pronësinë, propozuesi i përmbarimit ka për detyrë që në propozimin për përmbarim ta shënojë vendin ku ndodhet paluajtshmëria, emërtimin e saj, kufijtë dhe sipërfaqen. 254.3 Në rastin nga paragrafi 2 i këtij neni, gjykata do ta bëjë inventarin sekuestrues të paluajtshmërisë për të cilën është propozuar përmbarimi dhe për seancën e inventarizimit sekuestrues do ta thërret propozuesin e përmbarimit, debitorin dhe personat me paluajtshmëritë e të cilëve kufizohet paluajtshmëria e tillë. 254.4 Procesverbali për inventarizimin sekuestrues e ka rëndësinë e regjistrimit të përmbarimit dhe publikohet në tabelën e shpalljeve të gjykatës. 254.5 Për inventarin sekuestrues të kryer, gjykata në Gazetën Zyrtare të Kosovës dhe së paku në një gazetë të përditshme, e publikon shpalljen në të cilën tregohet gjykata që e publikon shpalljen, numri i dosjes së lëndës, emri dhe adresa e palëve, të dhënat për paluajtshmërinë për të cilën zbatohet përmbarimi, kur dhe ku është mbajtur seanca e inventarizimit sekuestrues dhe kur është publikuar procesverbali për inventarin sekuestrues në tabelën e gjykatës. Pas kalimit të afatit 15 ditor nga dita e shpalljes, gjykata i thërret personat e interesuar që ta njoftojnë gjykatën për shkaqet eventuale të cilat e pengojnë ekzekutimin për paluajtshmërinë në fjalë. - 255 Verify source ↗
Neni 255
AI-assisted research summary: If an immovable property is unregistered, the enforcement applicant must file registration documents, and the court then sends them to the registry and pauses the case until registration finishes.
Neni 255 Përmbarimi për paluajtshmërinë e paregjistruar. 255.1 Në qoftë se në territorin në të cilin janë themeluar librat publike të paluajtshmërive, paluajtshmëria nuk është e regjistruar, propozuesi i përmbarimit bashkë me propozimin për përmbarim duhet të parashtrojë dokumente në bazë të të cilave mund të bëhet regjistrimi. 255.2 Pasi të dorëzohet në gjykatë propozimi për përmbarimin dhe dokumentet në bazë të të cilave mund të bëhet regjistrimi i paluajtshmërisë, gjykata menjëherë do t’ia dërgojë dokumentet gjykatës, organit, apo organizatës që e mbanë regjistrin me qëllim të regjistrimit. Në këtë rast gjykata ndalet së vepruari derisa procedura e regjistrimit të mos përfundojë. 255.3 Në qoftë se propozuesi i përmbarimit në propozimin e tij për përmbarim, për objekt përmbarimi e propozon ndërtesën, apo pjesën e ndërtesës që nuk janë të regjistruara në librin publik të paluajtshmërive , bashkë me deklaratën se regjistrimi nuk mund të bëhet në kuptimin e paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni, gjykata me aktvendim do ta lejojë përmbarimin për paluajtshmërinë në pronësi të paregjistruar të debitorit, po qe se propozuesi i përmbarimit e dorëzon, apo e thekson si provë për pronësinë e paregjistruar, lejen e ndërtimit të dhënë në emër të debitorit, ose në qoftë se leja e ndërtimit nuk është në emër të debitorit, dokumentet për veprimet juridike me të cilat mund të fitohet pronësia e debitorit për paluajtshmërinë apo pjesën e saj. 255.4 Me kërkesë të propozuesit të përmbarimit, gjykata i cakton detyrë debitorit ose personit të tretë që t’i dorëzojnë dokumentet nga paragrafi. 3 i këtij neni, me kërcënim të gjobitjes me të holla nga neni 20 i këtij ligji. Me kërkesë të propozuesit të përmbarimit, do të detyron me vendim të gjykatës organi kompetent shtetëror që t’i dorëzojë dokumentet nga paragrafi 3 i këtij neni. 255.5 Kur gjykata e cakton përmbarimin për sendin e paluajtshëm që nuk mund të regjistrohet në librin publik të paluajtshmërive, në pajtim me paragrafin 3 të këtij neni, në kushtet e shitjes do të theksohet 73 posaçërisht se është fjala për pronësinë e paregjistruar, e në vend të shënimit do të bëhet inventari në mënyrën e paraparë me nenin 254 paragrafin 3 dhe 4 të këtij ligji. P J E S A E K A T Ë R T PËRMBARIMI PËR REALIZIMIN E KREDISË JO NË TË HOLLA K R E U XV PENALET GJYQËSORE - 256 Verify source ↗
Neni 256
AI-assisted research summary: If a debtor does not timely perform a non-monetary obligation, the court may set an additional deadline and order daily penalties to be paid.
Neni 256 Caktimi i penaleve gjyqësore 256.1 Kur debitori nuk e përmbushë brenda afatit të caktuar ndonjë detyrim jo monetar të caktuar me anë të dokumentit ekzekutiv, gjykata e cila është kompetente që ta caktojë përmbarimin për kredinë jo monetare, sipas propozimit të kërkuesit të përmbarimit, me aktvendim ia cakton debitorit afatin plotësues dhe detyrimin, në rast të mosrespektimit të afatit të këtillë që propozuesit të përmbarimit t’ia paguajë shumën e caktuar të parave për secilën ditë vonese, ose njësi tjetër kohore, në pajtim me rregullat për marrëdhëniet detyrimore që nga dita e skadimit të afatit penalet gjyqësore. 256.2 Afati plotësues nga paragrafi 1 i këtij neni, fillon të ecë nga dita në të cilën debitorit i dorëzohet aktvendimi me të cilin është caktuar afati i tillë. Ecja e afatit plotësues nuk ndërpritet as kur goditet me ankesë aktvendimi për caktimin e penaleve. 256.3 Kundër aktvendimit nga paragrafi 1 i këtij neni, pala ka të drejtë ankese brenda afatit prej 7 ditësh. Ankesa e paraqitur nuk prodhon efekt suspenziv. 256.4 Në qoftë se debitori brenda afatit prej 15 ditësh, nga dita kur bëhet i formës së prerë aktvendimi nga paragrafi 1 i këtij neni e përmbushë detyrimin e vet, gjykata mund ta zvogëlojë shumën e penaleve me kërkesë të debitorit të paraqitur brenda afatit prej 7 ditësh, por duke marrë parasysh qëllimin e pagimit të penaleve. Kërkesa e debitorit nuk ndikon në lejimin e përmbarimit dhe zbatimin e tij në bazë të aktvendimit të formës së prerë për pagimin e penaleve gjyqësore nga paragrafi 1 i këtij neni. 256.5 Pagimi i penaleve gjyqësore mund të kërkohet deri sa mos të propozohet ekzekutimi në bazë të dokumentit ekzekutiv, me qëllim të realizimit të kredisë jo monetare. 256.6 E drejta për penale gjyqësore mbaron në ditën kur paraqitet propozimi për ekzekutimin e vendimit të formës së prerë për kredinë jo në të holla. Pagimi i detyrueshëm i penaleve gjyqësore, që janë bërë të kërkueshme deri në ditën e paraqitjes së propozimit për përmbarim, mund të kërkohet sipas dispozitave të nenit 257. 256.7 Në qoftë se përmbarimi nga paragrafi 6 i këtij neni pezullohet, e drejta e kërkuesit të përmbarimit për penale gjyqësore përsëri mund të realizohet. - 257 Verify source ↗
Neni 257
AI-assisted research summary: The court must issue an enforcement decision for payment of the specified penalties, and it must uphold a debtor’s objection only if the debtor proves fulfillment with the required document evidence.
Neni 257 Përmbarimi për realizimin e penaleve të caktuara 257.1 Në bazë të aktvendimit të formës së prerë për pagimin e penaleve gjyqësore nga neni 256 i këtij ligji, gjykata po në atë procedurë përmbarimore në të cilën e ka nxjerrë aktvendimin e tillë, sipas propozimit të kërkuesit të përmbarimit, do ta nxjerrë aktvendimin për përmbarimin me qëllim të pagimit të detyrueshëm të penaleve të caktuara. 257.2 Po qe se debitori në prapësimin kundër aktvendimit për përmbarimin pretendon se e ka përmbushur detyrimin e tij, gjykata do ta miratoj prapësimin e tij në procedurën përmbarimore vetëm po 74 qe se themelësinë e tij e provon me anë të dokumentit publik ose jo publik, por që e ka rëndësinë e dokumentit publik. K R E U XVI PËRMBARIMI ME QËLLIM TË DORËZIMIT TË SENDEVE TË LUAJTSHME - 258 Verify source ↗
Neni 258
AI-assisted research summary: The court where the items are located has jurisdiction to decide and carry out enforcement for delivery of specified items or a specified quantity of replaceable items.
Neni 258 Kompetenca territoriale Për të vendosur për propozimin për përmbarimin me qëllim të dorëzimit të një apo të disa sendeve të caktuara, apo me qëllim të dërgimit të sasisë së caktuar të sendeve të zëvendësueshme dhe për zbatimin e përmbarimit, është kompetente gjykata në territorin e të cilës ndodhen sendet e tilla. - 259 Verify source ↗
Neni 259
AI-assisted research summary: The judicial executor must take specified items from the debtor and deliver them to the enforcement applicant with a written receipt; the same rule also applies when the items are with a third party who is willing to hand them over.
Neni 259 Kur sendet ndodhen të debitori ose të personi i tretë 259.1 Përmbarimi për dorëzimin e një ose të disa sendeve të caktuara që ndodhen pranë debitorit, zbatohet duke i marrë këto sende prej debitorit nga ana e ekzekutuesit gjyqësor dhe duke ia dorëzuar propozuesit të përmbarimit kundrejt një vërtetimi me shkrim. 259.2 Në mënyrën e treguar në paragrafin 1 të këtij neni, përmbarimi do të zbatohet edhe kur sendet ndodhen të personi i tretë i cili është i gatshëm t’ia dorëzoj përmbaruesit gjyqësor. Në qoftë se personi i tretë nuk dëshiron t’i dorëzojë sendet, kërkuesi i ekzekutimit mund t’i propozojë gjykatës që atij t’i kalohet kredia e debitorit kundrejt personit të tretë për dorëzimin e sendeve. 259.3 Në procedurën e përmbarimit sipas propozimit nga paragrafi 2 i këtij neni, zbatohen dispozitat e këtij ligji për përmbarimin në kredinë që të dorëzohen ose dërgohen sendet e luajtshme. - 260 Verify source ↗
Neni 260
AI-assisted research summary: If the goods are not found with the debtor or a third party, the court may value them and order the debtor to pay that value; the enforcement requester must act within short deadlines or enforcement is suspended, and in some cases the prior order is cancelled.
Neni 260 Kur sendet nuk janë gjetur as te debitori e as te personi i tretë 260.1 Në qoftë se sendet nuk janë gjetur as te debitori e as te personi i tretë, gjykata në të njëjtën procedurë me propozimin e kërkuesit të përmbarimit, do të çmojë vlerën e sendeve dhe me aktvendim e urdhëron debitorin që kërkuesit të përmbarimit brenda afatit të caktuar t’ia paguajë shumën e kësaj vlere. 260.2 Propozuesi i përmbarimit mund të parashtrojë propozimin nga paragrafi 1 i këtij neni brenda afatit prej tri ditësh nga dita e njoftimit se sendet nuk janë gjetur as te debitori e sa te personi i tretë. Në qoftë se kërkuesi i përmbarimit nuk e parashtron propozimin e tillë në afatin e caktuar, gjykata do të pezullojë përmbarimin. 260.3 Në bazë të aktvendimit nga paragrafi 1 i këtij neni, kërkuesi i përmbarimit mund të propozojë në të njëjtën procedurë përmbarimin për pagimin e shumës së caktuar. Propozimi i tillë duhet të parashtrohet më së voni në afatin prej shtatë ditësh nga dita e nxjerrjes së aktvendimit nga paragrafi 1 i këtij neni. 260.4 Në qoftë se propozimi nga paragrafi 3 i këtij neni nuk parashtrohet në afatin e caktuar, gjykata do të pezullojë përmbarimin dhe do të anulojë aktvendimin nga paragrafi 1 i këtij neni dhe veprimet ekzekutive të kryera. Neni 26l Bashkimi i propozimeve 75 261.1 Kërkuesi i përmbarimit bashkë me propozimin për përmbarimin për dorëzimin e sendeve që ndodhen te debitori, ose te personi i tretë, mund ta parashtrojë edhe propozimin për nxjerrjen e aktvendimit nga paragrafi 1 i nenit 260. Në rast të bashkimit të dy propozimeve në fjalë, përmbarimi sipas nenit 259 të këtij ligji dhe procedura e këtij neni zbatohen njëkohësisht. 261.2 Gjykata mund ta caktojë përmbarimin e paraparë në paragrafin 3 të nenit 260 dhe ta fillojë zbatimin e saj, por veprimet e shitjes së sendeve të sekuestruara të debitorit dhe kalimi i të hollave nga llogaria e tij bankare, nuk mund të bëhen para se të konstatohet se përmbarimi nga paragrafi 1 dhe 2 i nenit 259 të këtij ligji nuk ka mundur të kryhet. 261.3 Në qoftë se përfundon me sukses përmbarimi i rregulluar në nenin 259 të këtij ligji, gjykata sipas detyrës zyrtare e pezullon procedurën, e anulon aktvendimin nga paragrafi 1 i nenit 260 të këtij ligji dhe veprimet tjera të kryera sipas dispozitave të paragrafit 1 të këtij neni. Në rast të këtillë kërkuesit të përmbarimit i mbeten në ngarkim shpenzimet e shkaktuara me parashtrimin e propozimit nga paragrafi 1 i këtij neni. - 262 Verify source ↗
Neni 262
AI-assisted research summary: If an enforceable document requires delivery of a specified quantity of fungible goods held by the debtor or a third person, enforcement follows the rules for delivery of individually identified goods.
Neni 262 Përmbarimi për dërgimin e sendeve të zëvendësueshme Në qoftë se me dokumentin ekzekutiv është caktuara detyrimi për dërgimin e sasisë së caktuar të sendeve të zëvendësueshme që ndodhen te debitori, ose personi i tretë, përmbarimi zbatohet në mënyrën e paraparë për dorëzimin e sendeve të caktuara individualisht.(neni 259). - 263 Verify source ↗
Neni 263
AI-assisted research summary: If substitutable items cannot be found with the debtor or a third person, the enforcement applicant may ask the court to let the items be bought elsewhere at the debtor’s expense.
Neni 263 263.1 Kur sendet e zëvendësueshme nuk janë gjetur as te debitori e as te personi i tretë, kërkuesi i përmbarimit mund të propozojë që përmbarimi të zbatohet duke e autorizuar gjykata që brenda afatit të caktuar t’i blejë diku tjetër këto sende me shpenzime të debitorit. 263.2 Propozimin që sendet t’i blejë diku tjetër, kërkuesi i përmbarimit mund ta parashtrojë brenda shtatë ditësh nga dita në të cilën gjykata e ka njoftuar që sendet nuk janë gjetur as te debitori as te personi i tretë. 263.3 Sipas propozimit të kërkuesit të përmbarimit gjykata me aktvendim e urdhëron debitorin që brenda afatit të caktuar ta depozitojë në gjykatë shumën e të hollave të nevojshme për blerjen e sendeve dhe e cakton përmbarimin për pagimin e kësaj shume me kamatëvonesë nga dita e vlerësimit të sendeve deri në ditën e depozitimit të shumës në gjykatë. 263.4 Kërkuesi i përmbarimit ka për detyrë që në propozimin nga paragrafi 1 i këtij neni, ta përcaktoj mjetin përmbarimorë, me qëllim të pagimit të shumës së nevojshme për blerjen e sendeve të zëvendësueshme. 263.5 Përmbarimi i aktvendimit nga paragrafi 1 dhe 3 i këtij neni, bëhet vetëm pasi të ketë marrë formë të prerë. 263.6 Në qoftë se kërkuesi i përmbarimit në afatin nga paragrafi 2 i këtij neni nuk e ka parashtruar propozimin për blerjen e sendeve diku tjetër, gjykata do ta pezullojë procedurën përmbarimore, përveç se kur kërkuesi i përmbarimit me kohë e ka parashtruar edhe propozimin që debitori t’ia paguaj vlerën e sendeve që ka qenë i detyruar t’i dorëzojë. 263.7 Po qe se gjatë zhvillimit të procedurës ndryshon vlera e sendeve të zëvendësueshme, kërkuesi i përmbarimit mund të kërkojë nga gjykata vlerësimin e ri dhe ta urdhërojë debitorin që ta paguajë dallimin e vlerës. - 264 Verify source ↗
Neni 264
AI-assisted research summary: The enforcement claimant keeps the right to sue the debtor in contentious proceedings for damages caused by non-delivery or non-sending of things.
Neni 264 76 E drejta e shpërblimit të dëmit Me dispozitat e këtij kreu të këtij ligji nuk preket në të drejtën e kërkuesit të përmbarimit që me padi kundër debitorit, në procedurë kontestimore ta kërkojë shpërblimin e dëmit që i është shkaktuar me mosdorëzimin, ose mos dërgimin e sendeve. K R E U XVII PËRMBARIMI PËR ZBRAZJEN DHE DORËZIMIN E PALUAJTSHMËRISË - 265 Verify source ↗
Neni 265
AI-assisted research summary: The court with territorial jurisdiction is the court where the immovable property is located.
Neni 265 Kompetenca territoriale Për të vendosur për propozimin për përmbarim me anë të zbrazjes dhe dorëzimit të sendit të paluajtshëm, si dhe për kryerjen e përmbarimit, e kompetencës territoriale është gjykata në territorin e së cilës ndodhet paluajtshmëria. - 266 Verify source ↗
Neni 266
AI-assisted research summary: This article says how eviction and handover of immovable property are carried out, including a seven-day waiting period and notice to the guardianship authority if minors are involved.
Neni 266 Mënyra e zbatimit të përmbarimit 266.1 Procedura e përmbarimit me qëllim të zbrazjes dhe dorëzimit të sendit të paluajtshëm zbatohet ashtu që personi zyrtar i gjykatës, pasi t’i largojë personat dhe sendet nga paluajtshmëria, ia dorëzon atë në posedim propozuesit të përmbarimit. 266.2 Zbrazja dhe dorëzimi i paluajtshmërisë bëhet vetëm pas kalimit të shtatë ditëve nga dita në të cilën debitorit i është dorëzuar aktvendimi për përmbarimin, i cili nuk ka paraqitur prapësim kundër aktvendimit të këtillë. Në rast se kundër aktvendimit debitori ka paraqitur prapësim, atëherë afati shtatë ditor fillon të ecë nga dita në të cilën debitorit i dorëzohet aktvendimi për refuzimin e prapësimit. 266.3 Në qoftë se me largimin e personave nga paluajtshmëria janë përfshirë personat e mitur, atëherë gjykata për përmbarimin në zhvillim e sipër e njofton organin e kujdestarisë. 266.4 Fuqinë punëtore të nevojshme dhe mjetet për transport me qëllim të kryerjes së përmbarimit, ka për detyrë t’i sigurojë propozuesi i përmbarimit. Kërkesën lidhur me këtë, përmbaruesi gjyqësor duhet t’ia njoftojë propozuesit të përmbarimit së paku shtatë ditë para se të fillojë zbatimi i përmbarimit. - 267 Verify source ↗
Neni 267
AI-assisted research summary: On court request, the police and guardianship organ must provide all necessary assistance for enforcement measures; people who obstruct enforcement may face removal or a monetary fine.
Neni 267 Masat e dhunshme në rast nevoje 267.1 Me kërkesën e gjykatës organet e policisë dhe organi i kujdestarisë janë të detyruar që të japin gjithë ndihmën e nevojshme, me qëllim të kryerjes së veprimeve përmbarimore nga paragrafi 1 i nenit 266 të këtij ligji. 267.2 Kundër personave të cilët e pengojnë përmbarimin, gjykata e shqipton masën e largimit apo gjobën me të holla nga neni 20 i këtij ligji. - 268 Verify source ↗
Neni 268
AI-assisted research summary: When movables are removed from immovable property, they must be handed to the debtor, or if absent, to an adult family member or authorized person; otherwise they are kept with another person at the debtor’s expense.
Neni 268 Mënjanimi i sendeve të luajtshme nga paluajtshmëria 268.1 Sendet e luajtshme që duhet mënjanuar nga paluajtshmëria i dorëzohen debitorit, e në qoftë se ky nuk është i pranishëm, anëtarit të rritur të familjes së tij ose personit të autorizuar nga debitori. 77 268.2 Në qoftë se me rastin e kryerjes së veprimeve përmbarimore nuk është i pranishëm asnjë nga personat nga paragrafi 1 i këtij neni, apo në qoftë se këta persona refuzojnë t’i marrin, sendet do t’i jepen për ruajtje personit tjetër, me shpenzimet e debitorit. 268.3 Propozuesi i përmbarimit ka për detyrë që ta gjejë personin tjetër të cilit i dorëzohen sendet e mënjanuara nga paluajtshmëria. Propozuesi i përmbarimit mundet vetë t’i marrë sendet e luajtshme të mënjanuara të debitorit për ruajtje me shpenzime të cilat i mbeten në ngarkim debitorit. - 269 Verify source ↗
Neni 269
AI-assisted research summary: The court official must hand removed items to a specified person for safekeeping, and the court may later order the items transferred to a third person for safekeeping.
Neni 269 Konfirmimi i veprimeve të përmbaruesit me konkluzionin e gjykatës 269.1 Sendet e mënjanuara ia dorëzon për ruajtje personit tjetër, apo propozuesit të përmbarimit, personi zyrtar i gjykatës. Gjykata mund të vendosë më vonë me anë të konkluzionit, që sendet e mënjanuara t’i merren personit tjetër dhe t’i besohen për ruajtje personit të tretë. 269.2 Për dhënien e sendeve për ruajtje personit të tretë dhe për shpenzimet e ruajtjes, gjykata e njofton debitorin, po qe se kjo është e mundshme dhe i cakton afat brenda të cilit mund ta kërkojë dorëzimin e sendeve pasi t’i paguaj shpenzimet e ruajtjes deri në atë moment. 269.3 Bashkë me këtë njoftim, gjykata do ta paralajmërojë debitorin se pas skadimit të afatit të caktuar sipas paragrafit 2 të këtij neni, sendet do të shiten dhe prej çmimit të shitjes do të paguhen shpenzimet e ruajtjes dhe të shitjes së sendeve. - 270 Verify source ↗
Neni 270
AI-assisted research summary: The court must order the sale of removed items if the debtor does not request their return within the given time and does not reimburse storage costs.
Neni 270 Shitja e sendeve të mënjanuara 270.1 Gjykata do të caktojë me anë të konkluzionit shitjen e sendeve të mënjanuara për llogari të debitorit, në qoftë se ky brenda afatit që i është lënë nuk e kërkon dorëzimin e tyre dhe nuk i kompenson shpenzimet e ruajtjes. 270.2 Pjesa e çmimit të arritur nga shitja që mbetet pas pagimit të shpenzimeve të ruajtjes dhe të shitjes, depozitohet në gjykatë në dobi të debitorit. 270.3 Shitja e sendeve bëhet sipas dispozitave të këtij ligji të parapara në kreun IX të këtij ligji, me qëllim të përmbushjes së kredive në të holla. - 271 Verify source ↗
Neni 271
AI-assisted research summary: The enforcement applicant may request that enforcement also be ordered for the debtor’s movable property, to help cover procedural costs when an immovable property is being vacated and handed over.
Neni 271 Përmbarimi për realizimin e shpenzimeve 271.1 Propozuesi i përmbarimit ka të drejtë që në propozimin e tij për përmbarim, me qëllim të zbrazjes dhe dorëzimit të sendit të paluajtshëm të kërkojë që bashkë me ekzekutimin të caktohet përmbarimi për sendet e luajtshme të debitorit, që duhet mënjanuar nga paluajtshmëria me qëllim të pagimit të shpenzimeve procedurale. 271.2 Përmbarimi nga paragrafi 1 i këtij neni caktohet dhe zbatohet sipas rregullave të këtij ligji të parapara në kreun IX të këtij ligji për realizimin e kredisë në të holla, sipas propozimit të kërkuesit të përmbarimit. K R E U XVIII PËRMBARIMI PËR REALIZIMIN E KREDISË PËR VEPRIM, MOSVEPRIM, APO DURIM / PËSIM 78 - 272 Verify source ↗
Neni 272
AI-assisted research summary: The court with territorial competence is the one in whose territory the debtor must perform the obligation stated in the executive document.
Neni 272 Kompetenca territoriale Në qoftë se debitori në bazë të dokumentit ekzekutiv, ka për detyrë të kryejë veprimin e caktuar, apo ti duroj veprimet e caktuara, ose të përmbahet nga veprimi i caktuar, për të vendosur për propozimin për përmbarim dhe për zbatimin e përmbarimit e kompetencës territoriale është gjykata në territorin e të cilës debitori duhet ta përmbushë detyrimin e caktuar në dokumentin ekzekutiv. - 273 Verify source ↗
Neni 273
AI-assisted research summary: The court may let the requester have the act done by someone else or by the requester at the debtor’s expense, and may order advance deposit of estimated costs.
Neni 273 Detyrimi i veprimit që mund të kryhet nga çdokush 273.1 Përmbarimi për realizimin e detyrimit për veprim të cilin mund ta kryej çdokush, zbatohet ashtu që gjykata e autorizon propozuesin e përmbarimit që me shpenzime të debitorit t’ia besoj ndonjë personi tjetër kryerjen e veprimit të tillë apo që vetë ta kryejë atë veprim. 273.2 Në propozimin për përmbarim, kërkuesi i përmbarimit mund të propozojë që gjykata me aktvendim t’a urdhërojë debitorin që më parë ta depozitoj në gjykatë shumën e caktuar të nevojshme për pagimin e shpenzimeve që do të shkaktohen me kryerjen e veprimit nga personi tjetër, apo nga vetë propozuesi i përmbarimit. Sasinë e shumës së depozituar gjykata e cakton sipas vlerësimit të lirë, duke marrë parasysh sipas mundësisë çmimoren e personit të autorizuar për kryerjen e veprimit të tillë, të cilën propozimit për përmbarim ia bashkangjetë propozuesi i përmbarimit. 273.3 Aktvendimin definitiv për sasinë e shpenzimeve nga paragrafi 2 i këtij neni, gjykata e jep me propozimin e kërkuesit të përmbarimit, respektivisht të debitorit, pasi të jetë kryer veprimi. 273.4 Në qoftë se më vonë konstatohet se në bazë të aktvendimit nga paragrafi 2 i këtij neni, janë marrë nga debitori më tepër mjete se që ka qenë nevoja për mbulimin e shpenzimeve për kryerjen e veprimit dhe të shpenzimeve të procedurës përmbarimore, atëherë gjykata do ta kthejë dallimin nëse ka mjete të marra nga debitori, respektivisht do t’i urdhërojë propozuesit të përmbarimit që brenda afatit të caktuar ta kthejë dallimin e tillë, po qe se atij i është lanë në disponim. 273.5 Në bazë të aktvendimit nga paragrafi 2 i këtij neni, mund të propozohet ekzekutimi edhe para se të bëhet i formës së prerë aktvendimi për përmbarimin, kurse në bazë të aktvendimit nga paragrafi 3 i këtij neni, vetëm pasi ai të bëhet i formës së prerë. - 274 Verify source ↗
Neni 274
AI-assisted research summary: If only the debtor can perform the act, the court sets a deadline and may warn of a fine if it is not done.
Neni 274 Detyrimi i veprimit që mund të kryhet vetëm nga debitori 274.1 Në qoftë se veprimin e caktuar në dokumentin ekzekutiv mund ta kryejë vetëm debitori, gjykata me aktvendimin për përmbarimin do t’ia caktojë debitorit afatin për përmbushjen e detyrimit. Me aktvendimin për përmbarimin gjykata njëherit i kërcënohet debitorit dhe eventualisht personave përgjegjës në debitorin që është person juridik, se do të gjobiten sipas nenit 20 të këtij ligji, po qe se brenda afatit të caktuar nuk e përmbushin detyrimin. 274.2 Në qoftë se debitori brenda afatit që ia ka caktuar gjykata nuk e përmbushë detyrimin, gjykata sipas propozimit të kërkuesit të përmbarimit, do të veprojë më tutje sipas dispozitave të nenit 20 të këtij ligji. 274.3 Debitori që e ka përmbushur detyrimin e vet brenda afatit të cilin ia ka lënë gjykata, ka për detyrë që pa vonesë ta njoftojë gjykatën për një gjë të tillë, si dhe ta parashtrojë në gjykatë mjetin me të cilin në mënyrë të padyshimtë provohet pretendimi i tillë. Provë e këtillë konsiderohet deklarata me shkrim e kërkuesit të përmbarimit të vërtetuar, nga e cila shihet se veprimi i detyruar është kryer, procesverbali i përmbaruesit gjyqësor në të cilin është konstatuar se veprimi i detyruar është kryer, konstatimi dhe mendimi i ekspertit nga i cili shihet se është kryer veprimi, etj. Në të kundërtën do të merret se veprimi nuk është kryer. 79 274.4 Në qoftë se veprimi të cilin mund ta kryejë vetëm debitori, nuk varet vetëm nga vullneti i tij ( krijimi i veprës artistike muzikore, pamore, letrare, arkitektonike, etj.), atëherë propozuesi i përmbarimit nuk ka të drejtë ta kërkojë shpërblimin nga paragrafi 1 i këtij neni, por vetëm të drejtën që të kërkojë shpërblimin e dëmit të pësuar. - 275 Verify source ↗
Neni 275
AI-assisted research summary: A court may order a debtor to comply with an existing obligation and may threaten a monetary fine if the debtor keeps breaching it.
Neni 275 Detyrimi për durim dhe mosveprim 275.1 Në qoftë se debitori është i detyruar ta duroj kryerjen e ndonjë veprimi,ose të përmbahet nga kryerja e veprimit, gjykata sipas propozimit të kërkuesit të përmbarimit që pretendon se debitori vepron në kundërshtim me detyrimin e tij, me aktvendim e urdhëron debitorin që të sillet në pajtim me detyrimin që e ka dhe e kërcënon me gjobë në të holla në pajtim me nenin 20 të këtij ligji, po qe se edhe më tutje vepron në mënyrë të njëjtë. 275.2 Propozuesi i përmbarimit mund t’i parashtrojë gjykatës propozim që debitorit t’i caktohet dënimi në të holla nga shkaku se ai përkundrejt urdhëresës së gjykatës ka vazhduar të veprojë në kundërshtim me detyrimin e tij. Ky propozim mund të bëhet brenda afatit prej 15 ditësh nga marrja e dijenisë për sjelljen e tillë të debitorit, por më së voni brenda afatit prej një viti nga shkelja e detyrimit. 275.3 Pas skadimit të afateve nga paragrafi 2 i këtij neni, gjykata me aktvendim e refuzon propozimin për shqiptimin e gjobës në të holla dhe e pezullon procedurën, kurse kërkuesi i përmbarimit e humbë të drejtën e paraqitjes së propozimit të ri për ekzekutimin, në bazë të të njëjtit dokument ekzekutiv. 275.4 Për procedurën e përmbarimit nga paragrafi 1 i këtij neni, përshtatshmërish zbatohen dispozitat e nenit 274 të këtij ligji. - 276 Verify source ↗
Neni 276
AI-assisted research summary: The court may order the debtor to deposit money in court as security for possible damages, if the enforcement applicant requests it and shows the risk is credible.
Neni 276 Depozitimi i garancionit për shpërblimin e dëmit 276.1 Gjykata me propozimin e kërkuesit të përmbarimit do ta urdhërojë me aktvendim debitorin që në gjykatë ta depozitojë një shumë të hollash për shpërblimin e dëmit që mund ta pësojë kreditori me sjelljen e mëtejme të debitorit në kundërshtim me detyrimin për durim dhe mosveprim. Në këtë rast propozuesi i përmbarimit duhet ta bëjë të besueshme mundësinë e pësimit të dëmit. 276.2 Kohëzgjatjen e garancionit e cakton gjykata duke i marrë parasysh rrethanat e rastit konkret. 276.3 Në bazë të vendimit për depozitimin e garancionit, përmbarimi zbatohet me propozimin e kërkuesit të përmbarimit. - 277 Verify source ↗
Neni 277
AI-assisted research summary: Gjykata mund ta autorizojë propozuesin e përmbarimit që ta rivendosë gjendjen e mëparshme, nëse ndryshimi është shkaktuar nga sjellja e debitorit në kundërshtim me detyrimin nga dokumenti ekzekutiv.
Neni 277 Përmbarimi me qëllim të rivendosjes së gjendjes së mëparshme 277.1 Në qoftë se për shkak të sjelljeve të debitorit në kundërshtim me detyrimin nga dokumenti ekzekutiv është krijuar ndryshimi që nuk është në pajtim me të drejtat e propozuesit të përmbarimit, gjykata do ta autorizojë këtë të fundit me propozimin e tij që vetë ai, e në rast nevoje edhe me ndihmën e përmbaruesit gjyqësor, ta rivendosë gjendjen e mëparshme me shpenzimet e debitorit dhe në rrezikun e tij. 277.2 Sa i përket depozitimit të shumës së nevojshme për mbulimin e shpenzimeve që mund t’i shkaktojë rivendosja në gjendjen e mëparshme dhe caktimit të shumës definitive të tyre, zbatohen dispozitat për shpenzimet për përmbarimin e veprimit, të cilin përveç debitorit mund ta kryej edhe personi tjetër. - 278 Verify source ↗
Neni 278
AI-assisted research summary: If the same possession interference happens again, the court may issue a new enforcement order to restore the previous state and may threaten the debtor with a fine.
Neni 278 80 Ri-pengimi i posedimit 278.1 Në qoftë se në bazë të dokumentit ekzekutiv, të nxjerrë sipas padisë për shkak të pengimit të posedimit, është kryer përmbarimi, apo në qoftë se debitori e ka përmbushur vullnetarisht detyrimin e vet, kurse pas kësaj përsëri e bënë pengimin e posedimit i cili në esencë nuk dallohet nga pengimi i mëparshëm, gjykata me propozimin e kërkuesit të përmbarimit, në bazë të dokumentit ekzekutiv të njëjtë, do të nxjerrë aktvendim të ri për përmbarimin, me qëllim të rivendosjes së gjendjes së mëparshme nëse kjo është e nevojshme dhe do të kërcënohet debitori me gjobitje nëse përsëri kryen pengim posedimi. Në këtë rast në mënyrë të përshtatur zbatohen edhe dispozitat e nenit 276 të këtij ligji. 278.2 Propozimin për përmbarimin nga paragrafi 1 i këtij neni, kërkuesi i përmbarimit mund ta parashtrojë brenda afatit prej 30 ditësh, nga dita kur ka marrë dijeni për ri-pengimin e posedimit, por jo më vonë se brenda një viti nga pengimi i përsëritur. - 279 Verify source ↗
Neni 279
AI-assisted research summary: The enforcement proposer’s right to claim damages is preserved.
Neni 279 E drejta e shpërblimit të dëmit /zhdëmtimit/ Me dispozitat e këtij kreu të ligjit, nuk preket e drejta e propozuesit të përmbarimit që me padi të ngritur në procedurën kontestimore të kërkojë shpërblimin e dëmit që i është shkaktuar me sjelljet e debitorit në kundërshtim me detyrimin e tij të caktuar në dokumentin ekzekutiv. K R E U XIX PËRMBARIMI I VENDIMIT PËR NDARJEN E SENDEVE - 280 Verify source ↗
Neni 280
AI-assisted research summary: The court with territorial jurisdiction is the court where the jointly owned thing is located.
Neni 280 Kompetenca territoriale Për vendosje për propozimin për përmbarim dhe për zbatimin e përmbarimit në bazë të vendimit për ndarjen e sendeve, e kompetencës tokësore është gjykata në territorin e së cilës ndodhet sendi në bashkëpronësi. - 281 Verify source ↗
Neni 281
AI-assisted research summary: The court orders physical division of shared property if that division is предусмотрено by the enforcement document.
Neni 281 Ndarja fizike e sendit 281.1 Ndarjen fizike të sendit të përbashkët, gjykata e cakton në qoftë se ndarja e tillë është parashikuar me dokumentin ekzekutiv. 281.2 Veprimet e posaçme për kryerjen e ndarjes fizike i zbaton sipas rrethanave të rastit gjykatësi, apo sipas autorizimit të tij, bashkëpunëtori profesional, apo përmbaruesi gjyqësor. 281.3 Gjykata do t’i ftojë pjesëmarrësit e procedurës që të jenë të pranishëm me rastin e kryerjes së ndarjes fizike të sendit. 281.4 Në qoftë se e kërkon nevoja, gjykata mund ta caktojë ekspertizën. - 282 Verify source ↗
Neni 282
AI-assisted research summary: If the shared property must be sold to divide it, the sale must follow the procedures in Chapters IX and XIV of the law. The parties may agree differently on certain matters.
Neni 282 Ndarja e sendit me anë të shitjes 81 Në qoftë se në bazë të dokumentit ekzekutiv sendin e përbashkët duhet shitur me qëllim të ndarjes së tij, shitja do të bëhet në mënyrën e paraparë me kreun IX dhe XIV të këtij ligji. Për çështjet e caktuara palët mund të merren vesh ndryshe. - 283 Verify source ↗
Neni 283
AI-assisted research summary: Gjykata vendos si do të bëhet ndarja: fizikisht ose me shitje, kur mënyra nuk është caktuar në dokumentin ekzekutiv dhe palët nuk janë marrë vesh.
Neni 283 Caktimi i mënyrës së ndarjes me vendim të gjykatës 283.1 Gjykata vendosë sipas rregullave për raportet pronësore-juridike se a do ta bëjë ndarjen fizikisht, apo me anë të shitjes, po qe se me anë të dokumentit ekzekutiv, mënyra e ndarjes nuk është caktuar e as palët nuk janë marrë vesh për një gjë të tillë. 283.2 Ndarja do të bëhet me anë të shitjes së sendit të përbashkët, po qe se në procedurën përmbarimore konstatohet se ndarja fizike e paraparë me dokumentin ekzekutiv nuk është e mundur, apo se është e mundur por me zvogëlim të vlerës së sendit. - 284 Verify source ↗
Neni 284
AI-assisted research summary: Co-owners must share enforcement costs in proportion to their shares, and a co-owner who caused special costs must pay those costs to the co-owners who incurred them.
Neni 284 Shpenzimet procedurale të përmbarimit 284.1 Shpenzimet e zbatimit të përmbarimit sipas dispozitave të këtij kreu, i heqin të gjithë bashkëpronarët në përpjesëtim me vlerën e pjesëve që u takojnë për sendin në bashkëpronësi të tyre. 284.2 Bashkëpronari që ka shkaktuar shpenzime të posaçme, ka për detyrë t’ua paguajë ato bashkëpronarëve që kanë pasur shpenzime të tilla. K R E U XX PËRMBARIMI ME QËLLIM MARRËJEJE TË DEKLARATËS SË VULLNETIT - 285 Verify source ↗
Neni 285
AI-assisted research summary: If a debtor is ordered to make a declaration of will, or has accepted that duty in a judicial or administrative settlement, the declaration is treated as made when the relevant decision becomes final or the duty becomes due.
Neni 285 Kredia e pakushtëzuar 285.1 Në qoftë se debitori me vendimin që e ka cilësinë e dokumentit ekzekutiv, është detyruar për dhënien e deklaratës së vullnetit, konsiderohet se deklaratën me përmbajtje si në dokumentin ekzekutiv e ka dhënë në momentin kur është bërë i formës së prerë vendimi i tillë. 285.2 Po qe se debitori ka marrë përsipër detyrimin për dhënien e deklaratës së vullnetit me ujdinë gjyqësore apo administrative, konsiderohet se deklaratën me përmbajtje si në ujdinë, e ka dhënë në momentin në të cilin është bërë i kërkueshëm detyrimi i tij sipas ujdisë së tillë. - 286 Verify source ↗
Neni 286
AI-assisted research summary: If performance of a credit depends on the proposer’s obligation or another condition, the debtor is treated as having made the declaration of will when that obligation is performed or the other condition is met.
Neni 286 Kredia e kushtëzuar Në qoftë se përmbushja e kredisë për dhënien e deklaratës së vullnetit varet nga përmbushja e ndonjë detyrimi të propozuesit të përmbarimit, apo nga ndonjë kusht tjetër, konsiderohet se debitori e ka dhënë deklaratën e vullnetit, në momentin në të cilin propozuesi i përmbarimit e ka përmbushur detyrimin e tij, apo në momentin në të cilin plotësohet kushti tjetër që provohet me dokumentin publik, apo me dokumentin e vërtetuar sipas ligjit. 82 K R E U XXI PËRMBARIMI ME ANË TË REGJISTRIMIT TË TË DREJTAVE NË LIBRIN PUBLIK - 287 Verify source ↗
Neni 287
AI-assisted research summary: This article says territorial competence lies with the court where the public-book body for the immovable property is located, and for execution of that enforcement the competent body is the court or the public-register body for that property.
Neni 287 Kompetenca territoriale 287.1 Për vendosje mbi propozimin për përmbarimin me qëllim të themelimit të të drejtave në paluajtshmërinë me regjistrim në librin publik, si dhe për kalimin, kufizimin, ose shuarjen e të drejtës së regjistruar, e kompetencës territoriale është gjykata në territorin e të cilës ndodhet organi që mbanë librin publik për paluajtshmëri. 287.2 Për zbatimin e përmbarimit nga paragrafi 1 i këtij neni, është kompetente në pikëpamje territoriale gjykata, apo organi që mban regjistrin publik për paluajtshmërinë e tillë. - 288 Verify source ↗
Neni 288
AI-assisted research summary: Gjykata urdhëron që të bëhet regjistrimi përkatës në librin publik kur dokumenti ekzekutiv cakton detyrimin e regjistrimit.
Neni 288 Mënyra e zbatimit të përmbarimit 288.1 Në bazë të dokumentit ekzekutiv me të cilin është caktuar detyrimi i regjistrimit në librin publik, gjykata urdhëron që në librin publik të bëhet regjistrimi përkatës. 288.2 Regjistrimi i caktuar me anë të aktvendimit për përmbarimin zbatohet sipas detyrës zyrtare. - 289 Verify source ↗
Neni 289
AI-assisted research summary: If the debtor is not registered as the owner of an immovable, the enforcement proposer’s ownership registration for that property may proceed only when proof is filed under the immovable-property registration rules.
Neni 289 Regjistrimi i të drejtës së pronësisë kur debitori nuk është i regjistruar si pronar Kur debitori nuk është i regjistruar si pronar i paluajtshmërisë, regjistrimi i të drejtës së pronësisë të propozuesit të përmbarimit për këtë paluajtshmëri mund të bëhet në qoftë se, propozuesi i përmbarimit bashkë me propozimin për përmbarim parashtron provën konform rregullave për regjistrimin e të drejtave në paluajtshmëritë, se paraardhës juridik i debitorit është personi që është i regjistruar si pronar. - 290 Verify source ↗
Neni 290
AI-assisted research summary: Nëse debitori nuk është i regjistruar si pronar, propozuesi i përmbarimit mund të kërkojë që pronësia të regjistrohet në emër të debitorit dhe pastaj të regjistrohet edhe e drejta e vet, nëse provon se debitori e ka fituar pronësinë.
Neni 290 Regjistrimi i të drejtës tjetër sendore kur debitori nuk është i regjistruar si pronar Kur sipas dokumentit ekzekutiv propozuesi i përmbarimit është i autorizuar që kundrejt debitorit të kërkojë regjistrimin e të drejtës së pengut, apo të ndonjë të drejte tjetër sendore në paluajtshmërinë përveç të drejtës së pronësisë, kurse debitori nuk është i regjistruar si pronar i paluajtshmërisë, propozuesi i përmbarimit mund të kërkojë me propozimin për përmbarimin, që e drejta e pronësisë të regjistrohet në emër të debitorit, e pastaj të bëhet regjistrimi i të drejtës së propozuesit të përmbarimit, po qe se e paraqet provë, në pajtim me dispozitat për regjistrimin e të drejtave në paluajtshmëritë, nga e cila provë shihet se debitori e ka fituar të drejtën e pronësisë për paluajtshmërinë e këtillë. 83 K R E U XXII PËRMBARIMI I VENDIMIT PËR KTHIMIN E PUNËTORIT NË VENDIN E PUNËS - 291 Verify source ↗
Neni 291
AI-assisted research summary: The court with territorial competence is the one where the employment relationship was created for enforcement requests based on an executive document ordering a worker’s reinstatement or assignment to the proper workplace.
Neni 291 Kompetenca territoriale Për vendosje për propozimin për përmbarim në bazë të dokumentit ekzekutiv, me të cilin punëdhënësi është urdhëruar që punëtorin ta kthejë në punë, apo që ta sistemoj në vendin përkatës të punës dhe për zbatimin e përmbarimit, e kompetencës territoriale është gjykata në territorin e së cilës është krijuar marrëdhënia e punës. - 292 Verify source ↗
Neni 292
AI-assisted research summary: A proposal for enforcement may be filed within 30 days from the day the proposer acquired the right to file it.
Neni 292 Afati për paraqitjen e propozimit për përmbarim 292.1 Propozimi për përmbarim në bazë të dokumentit ekzekutiv, me të cilin punëdhënësi është urdhëruar që punëtorin ta kthejë në punë, mund të paraqitet brenda afatit prej 30 ditësh, nga dita në të cilën propozuesi i përmbarimit e ka fituar të drejtën që ta paraqesë këtë propozim. 292.2 Konsiderohet se punëtori e ka fituar të drejtën për paraqitjen e propozimit për përmbarim, pas skadimit të afatit për përmbushje vullnetare të detyrimit të caktuar në dokumentin ekzekutiv. - 293 Verify source ↗
Neni 293
AI-assisted research summary: If an enforcement document requires an employer to reinstate a worker or place them in the proper job, enforcement is carried out by imposing monetary fines on the employer and the responsible person.
Neni 293 Mënyra e zbatimit të përmbarimit 293.1 Përmbarimi në bazë të dokumentit ekzekutiv sipas të cilit punëdhënësi është i detyruar që punëtorin ta kthejë në punë, apo që ta sistemoj në vendin përkatës të punës, zbatohet me anë të caktimit të gjobave në të holla kundër punëdhënësit dhe personit përgjegjës në të. 293.2 Dënimi me të holla caktohet sipas dispozitave të nenit 20 të këtij ligji dhe dispozitave për përmbarimin me qëllim të realizimit të kredisë për veprimin të cilin mund ta kryejë vetëm debitori. - 294 Verify source ↗
Neni 294
AI-assisted research summary: The enforcement applicant who sought reinstatement may ask the court to order the debtor to pay monthly wage amounts due until the worker is returned to work.
Neni 294 Shpërblimi i pagës në rast të kthimit të punëtorit në punë 294.1 Propozuesi i përmbarimit që e ka parashtruar propozimin për kthim në punë, ka të drejtë të kërkojë që gjykata të nxjerrë aktvendim me të cilin do të caktojë se, debitori ka për detyrë që atij t’ia paguajë në emër të pagës shumat mujore që janë bërë të kërkueshme, nga dita në të cilën ka marrë formë të prerë vendimi e deri në ditën e rikthimit në punë. Me të njëjtin aktvendim, gjykata e cakton përmbarimin për realizimin e shumave mujore të caktuara. 294.2 Propozimi për shpërblim mund t’i bashkëngjitet propozimit për përmbarim, ose mund të paraqitet më vonë deri në përfundimin e procedurës së përmbarimit. - 295 Verify source ↗
Neni 295
AI-assisted research summary: A debtor may propose that the decision be annulled if the circumstances have changed after it was issued.
Neni 295 Efekti i aktvendimit për përmbarimin 84 295.1 Aktvendimi me të cilin propozimi për shpërblim miratohet, e ka efektin e aktvendimit me të cilin vërtetohet ekzistimi i detyrimit të debitorit dhe efektin e aktvendimit për përmbarimin. 295.2 Debitori mund të propozojë që aktvendimi nga paragrafi 1 i këtij neni të shfuqizohet, po qe se pas nxjerrjes së tij kanë ndryshuar rrethanat në bazë të të cilave është nxjerrë ai. 295.3 Shpërblimi i pagës mujore caktohet në shumën që do ta realizonte punëtori po të ishte në punë. - 296 Verify source ↗
Neni 296
AI-assisted research summary: The enforcement applicant may pursue payment of monthly wages in a special contentious procedure.
Neni 296 Realizimi i shpërblimit në procedurë të posaçme 296.1 Propozuesi i përmbarimit të drejtën e tij që ti paguhen pagat mujore mund ta realizojë në procedurë të posaçme kontestimore. 269.2 Në qoftë se gjykata përmbarimore vetëm pjesërisht e ka miratuar kërkesën për pagimin e pagave mujore, atëherë ajo do ta udhëzojë propozuesin e përmbarimit që pjesën tjetër të kërkesës ta realizojë në procedurën gjyqësore kontestimore. K R E U XXIII PËRMBARIMI I VENDIMEVE NGA LËMIA E SË DREJTËS FAMILJARE ORËZIMI DHE MARRËJA E FËMIJËS - 297 Verify source ↗
Neni 297
AI-assisted research summary: This article says which court is territorially competent for enforcement proceedings ordering a child’s delivery.
Neni 297 Kompetenca territoriale 297.1 Për të vendosur për propozimin për përmbarimin e vendimit të gjykatës me të cilin urdhërohet dorëzimi i fëmijës prindit, apo personit tjetër, respektivisht institucionit të cilit i është besuar fëmija në ruajtje dhe edukim, është kompetente gjykata e cila është e kompetencës së përgjithshme territoriale për palën që e kërkon përmbarimin, por edhe gjykata në territorin e së cilës ndodhet fëmija. 297.2 Për zbatimin e përmbarimit, kompetente në pikëpamje territoriale është gjykata në territorin e së cilës ndodhet fëmija në kohën e përmbarimit. - 298 Verify source ↗
Neni 298
AI-assisted research summary: The parent, another person entrusted with the child’s care and education, or the guardianship body may submit the proposal for enforcement of the decision.
Neni 298 E drejta e paraqitjes së propozimit Propozimin për përmbarimin e vendimit mund ta paraqesë prindi, apo personi tjetër të cilit fëmija i është besuar në ruajtje dhe edukim, si dhe organi i kujdestarisë. - 299 Verify source ↗
Neni 299
AI-assisted research summary: When enforcing an order, the court must protect the child’s interests and can set a three-day deadline for the debtor to hand over the child; if needed, a money fine may be used, and a judge may carry out the child’s taking and delivery with support from a psychologist.
Neni 299 Mënyra e zbatimit të përmbarimit 85 299.1 Me rastin e zbatimit të përmbarimit, gjykata sidomos kujdeset për nevojën që të mbrohen interesat e fëmijës në masën më të madhe të mundshme. 299.2 Me aktvendimin për përmbarimin, gjykata i cakton debitorit afat prej tri ditësh, nga dita në të cilën i është dorëzuar aktvendimi, që fëmijën t’ia dorëzoj prindit, apo personit tjetër, respektivisht institucionit të cilit fëmija i është besuar në ruajtje dhe edukim, me kërcënim të shqiptimit të gjobës në të holla. 299.3 Gjoba në të holla shqiptohet dhe përmbarohet sipas dispozitave të këtij ligji, për kryerjen e veprimit që mund ta bëjë vetëm debitori. 299.4 Në qoftë se përmbarimi nuk ka mund të zbatohet me shqiptimin dhe përmbarimin e vendimit për gjobën në të holla, përmbarimi do të zbatohet me marrjen e fëmijës nga personi te i cili ndodhet fëmija dhe dorëzimin e fëmijës prindit, respektivisht personit tjetër apo institucionit të cilit fëmija i është besuar për ruajtje dhe edukim. 299.5 Marrjen dhe dorëzimin e fëmijës sipas paragrafit 4 të këtij neni, mund ta bëjë vetëm gjykatësi në bashkëpunim me psikologun e organit të kujdestarisë, të shkollës, këshillimores së familjes, apo të institucionit tjetër të specializuar për ndërmjetësim në marrëdhëniet familjare. - 300 Verify source ↗
Neni 300
AI-assisted research summary: The court may continue the enforcement order if the child is found again with the person from whom the child was taken within three months after delivery, on request of the party entrusted with the child.
Neni 300 Vazhdimi i përmbarimit Gjykata me propozimin e palës të cilës i është besuar fëmija, e vazhdon ekzekutimin sipas të njëjtit aktvendim për përmbarimin, në qoftë se fëmija në afatin tre mujor, nga dita e dorëzimit të fëmijës përsëri gjendet te personi nga i cili është marrë. - 301 Verify source ↗
Neni 301
AI-assisted research summary: If a child’s life, health, or psychophysical development is endangered, the court must carry out enforcement immediately, without first setting a surrender deadline or imposing court fines, and deliver the child to the parent, another person, or the institution entrusted with care and upbringing.
Neni 301 Marrja e fëmijës 301.1 Përjashtimisht nga dispozitat nga neni 310 të këtij ligji, në rastin në të cilin konstatohet se i është rrezikuar jeta, shëndeti, ose zhvillimi psikofizik i fëmijës, gjykata do ta zbatojë përmbarimin pa caktuar paraprakisht afat për dorëzimin e fëmijës dhe pa shqiptuar gjoba gjyqësore, duke marrë fëmijën dhe duke ia dorëzuar prindit, apo personit tjetër, respektivisht institucionit të cilit fëmija i është besuar në ruajtje dhe edukim. 301.2 Ky përmbarim, zbatohet në bashkëpunim me organin e kujdestarisë, në mënyrën e rregulluar në nenin 309 paragrafi 4 dhe 5 të këtij ligji. K R E U XXIV DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT - 302 Verify source ↗
Neni 302
AI-assisted research summary: Enforcement proceedings started before this law begins to apply must be completed under the enforcement-procedure law cited in the article.
Neni 302 Procedura e përmbarimit e filluar deri në ditën e fillimit të aplikimit të këtij ligji, do të përfundojë sipas dispozitave të Ligjit për Procedurën e Përmbarimit ( “Gazeta zyrtare e RSFJ “ , nr. 20/1978). - 303 Verify source ↗
Neni 303
AI-assisted research summary: Procedurat e përmbarimit që kanë filluar nga dita kur nis zbatimi i këtij ligji duhet të përfundojnë sipas dispozitave të këtij ligji.
Neni 303 Procedura e përmbarimit e filluar nga dita në të cilën fillon zbatimi i këtij ligji, do të përfundohet sipas dispozitave të këtij ligji. - 304 Verify source ↗
Neni 304
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 304 Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. 86 Ligji Nr. 03/ L-008 2 Qershor 2008 Shpallur me dekretin nr. DL-042-2008, datë 24.06.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.