KODI Nr. 03/L-109 DOGANOR DHE I AKCIZAVE NË KOSOVË
Part 1 of 3 · provisions 1–200
This preamble states that the Kosovo Assembly adopts the Customs and Excise Code in Kosovo and refers to Article 65(1) of the Constitution as the basis.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Statute
- Citation
- 03/L-109
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
- Complete work
- View statute overview
Statute overview
About this statute
This preamble states that the Kosovo Assembly adopts the Customs and Excise Code in Kosovo and refers to Article 65(1) of the Constitution as the basis. Kjo dispozitë thotë se legjislacioni doganor përbëhet nga ky Kod dhe një Udhëzim Administrativ për zbatimin e tij. This article says the code regulates the basic elements of Kosovo’s customs protection system and the rights and obligations of all participants in applying customs law. Kosovo’s customs legislation applies uniformly throughout Kosovo, and some customs provisions may also apply outside Kosovo in limited legal settings. This article defines key customs terms used in the Code, including person, persons established in Kosovo, customs, customs office, customs decision, customs debt, customs supervision, customs control, customs declaration, declarant, and risk management.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of KODI Nr. 03/L-109 DOGANOR DHE I AKCIZAVE NË KOSOVË
Showing 200 of 477
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the Kosovo Assembly adopts the Customs and Excise Code in Kosovo and refers to Article 65(1) of the Constitution as the basis.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 43 / 11 NËNTOR 2008 KODI Nr. 03/L-109 DOGANOR DHE I AKCIZAVE NË KOSOVË Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Miraton KODIN DOGANOR DHE TE AKCIZAVE NË KOSOVË KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME KAPITULLI 1 FUSHËVEPRIMI DHE PËRKUFIZIMET BAZË
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: Kjo dispozitë thotë se legjislacioni doganor përbëhet nga ky Kod dhe një Udhëzim Administrativ për zbatimin e tij.
Neni 1 Legjislacioni Doganor përbëhet nga ky Kod dhe një Udhëzim Administrativ, i sjell nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, për zbatimin e këtij Kodi. Kodi do të zbatohet, pa rënë ndesh me rregullat e veçanta të parapara në fushat tjera për tregtinë ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the code regulates the basic elements of Kosovo’s customs protection system and the rights and obligations of all participants in applying customs law.
Neni 2 Ky Kod bën rregullimin e elementeve bazë të sistemit për mbrojtjen doganore të ekonomisë së Republikës se Kosovës dhe të drejtat e obligimet e të gjithë pjesëmarrësve, në zbatimin e legjislacionit doganor. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Kosovo’s customs legislation applies uniformly throughout Kosovo, and some customs provisions may also apply outside Kosovo in limited legal settings.
Neni 3 1. Legjislacioni doganor i Republikës se Kosovës do të zbatohet në mënyrë unike në tërë Kosovën. 2. Dispozita e caktuara të legjislacionit doganor të Republikës se Kosovës, po ashtu mund të zbatohen jashtë Kosovës përbrenda kornizës ligjore që rregullon fushat e veçanta ose të konventave ndërkombëtare. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article defines key customs terms used in the Code, including person, persons established in Kosovo, customs, customs office, customs decision, customs debt, customs supervision, customs control, customs declaration, declarant, and risk management.
Neni 4 Për qëllime të këtij Kodi do të aplikohen definicionet si në vijim: (1) Person, nënkupton: - Personin fizik, - Personin juridik, - Kur është paraparë mundësia sipas dispozitave ligjore në fuqi, bashkimi i personave të cilëve u është njohur zotësia për kryerjen apo ndërmarrjen e veprimeve juridike, por nuk e kanë statusin e personit juridik. (2) Persona të vendosur në Kosovë, nënkupton: - Në rast të personit fizik, cilido person që është banor i përhershëm i Kosovës, 2 - Në rast të personit juridik apo të shoqatave, cilido person që ka një zyrë të regjistruar në Kosovë, zyrat qendrore apo një biznes të përhershëm të themeluar në Kosovë. (3) Doganë nënkupton, Doganat e Republikës se Kosovës përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit doganor. (4) Zyra doganore nënkupton, çdo zyrë në të cilën mund të kryhen të gjitha apo disa formalitete që parashikon legjislacioni doganor. 5) Vendim nënkupton, çdo akt zyrtar të Doganës që ka të bëjë me legjislacionin doganor që rregullon një çështje të caktuar, kur një akt i tillë ka efekt ligjor ndaj një apo me shumë personave të caktuar ose të identifikuar; kjo shprehje përfshinë, nder të tjera informatat e detyrueshme në vështrim të nenit 18. (6) Status doganor, nënkupton statusin e mallrave si mallra Kosovare apo jo-kosovare. (7) Mallra të Kosovës, nënkupton: - Të përfituara tërësisht në Kosovë sipas kushteve të përcaktuara me nenin 27 dhe që nuk kanë në përbërjen e tyre mallra të importuara nga vendet apo territoret jashtë Kosovës. Mallrat e përfituara nga mallrat e vendosura nën regjimin e pezullimit nuk do të përcaktohen si mallra Kosovare; - Të importuara nga vende ose territore jashtë Kosovës, të cilat janë lëshuar në qarkullim të lirë; - Të përfituara ose të prodhuara në Kosovë, qoftë vetëm nga mallrat e përmendura në nënparagrafin e dytë, apo nga mallrat e përmendura në nënparagrafin e parë dhe të dytë. (8) Mallra jo-kosovare, nënkupton mallrat që nuk përfshihen në nënparagrafin 7. Mallrat e Kosovës do të humbin statusin e tyre si të tilla me rastin e largimit të tyre nga Kosova. (9) Borxhi Doganor, nënkupton obligimin që ka një person për te paguar shumën e detyrimeve të importit (borxh doganor në import) apo detyrimeve doganore të eksportit (borxh doganor në eksport), që zbatohen për mallra të caktuara sipas dispozitave ligjore te Kosovës qe janë në fuqi. (10) Detyrimet e importit, nënkupton të gjitha detyrimet doganore, duke përfshirë pagesat të cilat kanë efekt të njëjtë me detyrimet doganore dhe taksat e pagueshme gjatë importimit te mallrave në Kosovë, duke përjashtuar çdo tarifë apo pagesë për transport apo licencë. (11) Detyrimet e eksportit, nënkupton të gjitha detyrimet doganore, duke përfshirë pagesat që kanë efekt të njëjtë me detyrimet doganore dhe taksat e pagueshme me rastin e eksportimit të mallrave nga Kosova, por duke përjashtuar çdo tarifë apo pagesë për transport apo licencë. (12) Debitor, nënkupton çdo person përgjegjës për pagesën e një borxhi doganor. (13) Mbikëqyrja Doganore, nënkupton veprimet e ndërmarra nga Dogana për të siguruar respektimin e legjislacionit doganor dhe, kur është e nevojshme edhe të dispozitave të tjera të aplikueshme mbi mallrat që i nënshtrohen mbikëqyrjes doganore dhe vëzhgimit. (14) Kontroll nga Dogana, nënkupton kryerjen e veprimeve specifike si kontrollimi i mallrave, verifikimi i autenticitetit të dokumenteve, kontrollimi i kontabilitetit dhe i të dhënave te tjera, kontrollimi i mjeteve të transportit dhe pajisjeve të qarkullimit, kontrolli i bagazheve dhe mallrave të tjera që personat mbajnë ose bartin, kryerja e verifikimeve dhe e veprimeve të tjera të ngjashme për të siguruar respektimin e legjislacionit doganor dhe, kur është e nevojshme të dispozitave tjera të zbatueshme mbi mallrat që i nënshtrohen mbikëqyrjes doganore dhe vëzhgimit. (15) Trajtimi apo përdorimi i lejuar nga dogana për mallrat, nënkupton: a) Vendosjen e mallrave nën një procedurë doganore; 3 b) Hyrja e tyre në një zonë të lirë apo depo të lirë; c) Ri-eksportimi i tyre nga Kosova; d) Asgjësimi i tyre; e) Heqja dorë në dobi të autoritetit doganor. (16) Procedurë doganore, nënkupton: a) Lëshimi i mallit në qarkullim të lirë; b) transiti; c) magazinimi doganor; d) përpunimi i brendshëm; e) përpunimi nën kontroll doganor; f) importi i përkohshëm; g) përpunimi i jashtëm dhe h) eksporti. (17) Deklarata doganore, nënkupton aktin me të cilin një person shprehë, në format dhe mënyrat e caktuara vullnetin për të vendosur mallrat nën një procedurë të caktuar doganore. (18) Deklaruesi, nënkupton personin që parashtron deklaratën doganore në emër te vet ose personi në emrin e të cilit bëhet deklarata doganore. (19) Paraqitja e mallrave në doganë, nënkupton njoftimin e Doganës në mënyrën e paraparë, për arritjen e mallrave në zyrën doganore ose në cilindo vend tjetër të caktuar ose të lejuar nga autoritetet doganore. (20) Lëshimi i mallrave, nënkupton aktin me anën e të cilit Dogana e bën një mall të disponueshëm për qëllimet e parapara në procedurën doganore nën të cilën janë vendosur. (21) Shfrytëzues i procedurës doganore, nënkupton personin në emrin e të cilit është bërë deklarimi doganor ose personin të cilit i janë bartur të drejtat dhe obligimet e personit të përmendur më lartë në lidhje me një procedurë doganore. (22) Shfrytëzues i autorizimit, nënkupton personin të cilit i është lëshuar autorizimi. (23) Dispozitat në fuqi, nënkupton dispozitat ligjore të Kosovës. (24) Rrezik, nënkupton mundësinë që të ndodhë një ngjarje në lidhje me hyrje-dalje, transitin dhe përdorimin përfundimtar të mallrave që lëvizen ndërmjet Kosovës dhe një vendi tjetër, si dhe praninë e mallrave që nuk kane status Kosovar, e që: - Pengon zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore te Kosovës ose - Komprometon interesat financiare të Kosovës ose - Paraqet kërcënim për sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës, për shëndetin publik, për mjedisin apo për konsumatorët. (25) Menaxhimi i rrezikut, nënkupton identifikimin sistematik të rrezikut dhe zbatimin e të gjitha masave për të kufizuar ekspozimin ndaj rrezikut. Kjo përfshinë aktivitetet siç janë: mbledhja e të dhënave dhe 4 informatave, analizimi dhe vlerësimi i rrezikut, përcaktimi dhe marrja e veprimeve dhe mbikëqyrja e rregullt, si dhe rishqyrtimi i procesit bazuar në burime dhe strategji ndërkombëtare. KAPITULLI 2 Organizimi i administratës doganore - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article sets the process for proposing, appointing, reporting on, and managing the Customs Director General.
Neni 5 Propozimi, Emërimi dhe Aprovimi i Drejtorit Gjeneral të Shërbimit Doganor 1. Drejtorin Gjeneral të Doganës të Republikës së Kosovës e propozon Ministri i Ekonomisë dhe Financave, bazuar në rekomandimet e komisionit të formuar sipas paragrafit 4 të këtij neni, e emëron Kryeministri i Qeverisë i Republikës së Kosovës. 2. Drejtori Gjeneral i raporton Ministrit të Ekonomisë dhe Financave. 3. Qeveria ka të drejtën e shkarkimit, suspendimit apo të kthimit në detyrë të Drejtorit Gjeneral. 4. Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të shpall konkurs të hapur për Drejtor Gjeneral të Doganës, dhe do ta formon komisionin për përzgjedhje e kandidatit të rekomanduar siç është parapare me ligjet në fuqi dhe praktikat më të mira për shërbyesit publik/ uniformuar. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The General Director has broad powers over customs appointments, discipline, staffing, and internal administration, and must keep certain administrative instructions and actions registered and available for public inspection.
Neni 6 Kompetencat e Drejtorit Gjeneral 1. Drejtori Gjeneral është kompetent: (a) për të emëruar, Drejtorët, bazuar në rekomandimet e komisionit të formuar për këtë cëshje si rezultat i një procesi të rekrutimit të brendshëm të doganës nëpërmjet konkursit transparent, siç është parapare me ligjet në fuqi dhe praktikat me të mira për shërbyesit publik/ uniformuar. (b) për të shkarkuar, suspenduar, për të ulur në pozitë apo për të rikthyer në pozitë Drejtorët, bazuar në rekomandimet e komisionit formuar për këto cështje. (c) për të avancuar në detyrë, shkarkuar, suspenduar, për të ulur në pozitë apo për të rikthyer në pozitë cilindo oficer, sipas rekomandimit te komisionit te formuar për avancim si rezultat i një procesi te rekrutimit te brendshëm te doganës nëpërmjet konkursit transparent apo për rikthim në pozitë, përkatësisht për masa disiplinore. (d) Drejtori i Gjeneral mund të largojë nga detyra para afatit të parapare me akt të vetin për arsye të: i. kërkesës se tij/saj; ii. për shkak të paaftësisë shkaqe shëndetësore për ti kryer detyra; iii. nëse është dënuar për vepër penal me vendim/aktgjykim gjyqësor të formës së prerë, dhe iv. mund ta suspendoje për kohë kur oficeri apo drejtori është nën hetime për vepër penale. pas shkarkimit, apo suspendimit, deri në momentin e emërimit oficerit të ri, nëse e kërkon grada dhe pozita do të caktohet ushtruesi i detyrës. 2. Komisioni sipas paragrafit 1 pika a). dhe b). do të formohet nga Drejtori Gjeneral i Doganës në konsultim me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave prej katër anëtareve dhe një kryetarit, i cili do të përbëhet prej përfaqësuesit udhëheqës të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, përfaqësuesit udhëheqës të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Përfaqësuesit të Këshillit për Mbrojtjen e të drejtave të njeriut, një përfaqësuesit të doganave dhe një Gjyqtar. (a) . Oficerët doganorë që kanë marrë pjesë në konkurs për Drejtor të pa kënaqur me rezultatet e përzgjedhjes gëzojnë të drejtën e ushtrimit të Ankesës Ministrit të Ekonomisë dhe Financave. Akti i sjell sipas Ankesës nga ana e Ministrit të Ekonomisë dhe Financave mund të kontestohet në Gjykatën kompetente. 5 ( b). Punët administrative lidhur me publikimin në shpallje të doganës për nevoja te emërimit të Drejtoreve, rikthimit apo masave disiplinore, hapjen e dosjeve dhe ruajtjen e tyre pas përfundimit të procedurave të lartshënuara do ta ketë sektori i burimeve njerëzore dhe sektori i standardeve profesionale në Doganë. 3. Komisioni për cështje të paragrafit 1 pika c). do të formohet nga Drejtori Gjeneral i Doganave në përbërje të oficereve doganore. (a). Oficeret doganore që kanë marrë pjesë në konkurs të pa kënaqur me rezultatin e përzgjedhjes gëzojnë të drejtën e ushtrimit të Ankesës Drejtorit Gjeneral të Doganës. Akti i sjell sipas Ankesës nga ana e Drejtorit gjeneral të Doganës mund të kontestohet në Gjykatën kompetente. 4. Personeli i Doganës me përjashtim të personelit ndihmës civil, punësohet nëpërmjet konkurimit publik sipas kushteve të caktuara të procedurës të përzgjedhjes nga Drejtori gjeneral pas konsultimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave. (c) Numri i oficerëve, kushtet e pagesës dhe buxheti i veçante për pagimin e shpërblimeve, pagimin e informatorëve, dhe pagimin e operacioneve te veçanta doganore, do të bëhen në marrëveshje me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave. 5. Personeli ndihmës civil punësohet nëpërmjet konkurrimit publik sipas procedurave te përcaktuara me ligjin për shërbyesit civil. 6. Oficeret doganor të Doganës se Kosovës nuk janë Shërbyes Civil në Shërbimin Civil të Kosovës, por të punësuar nga Dogana sipas dispozitave të Kodit Doganor dhe Akcizave. 7. Atëherë kur me këtë Kod, Drejtori Gjeneral ka për detyrë ose ka kompetenca për të ndërmarrë një veprim sipas një Udhëzimi Administrativ, ai duhet ta regjistrojë atë Udhëzim dhe çdo veprim të ndërmarrë për kryerjen e asaj detyre apo kompetence dhe do të: (a) të ketë një kopje në dispozicion të inspektimit publik në Zyrën Qendrore të Doganës dhe (b) të mbajë një kopje tjetër në formë elektronike që do të jetë në dispozicion të inspektimit publik. 8. Drejtori Gjeneral do t’i parashtrojë rregullat për administrimin e Doganës duke përfshirë: (a) pas këshillimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, caktimin e vendeve ku do të vendosen zyrat doganore apo zyrat për mbledhjen e taksave; (b) pas këshillimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, të vendosë për orarin e punës për secilën zyrë doganore apo zyrë për mbledhje të taksave si dhe kufizimet në punën që kryhet në to; (c) Kodin e Mirësjelljes për oficerët; (d) procedurat që duhet vijuar atëherë kur ndonjë oficer shkel Kodin e Mirësjelljes të përshkruar në paragrafin 4 (c); (e) pas këshillimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, për uniformën, ëmblemen, epoletat, flamurin te cilat Aprovohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës që duhet të bartet nga oficerët; (f) organizimin e doganës, gradat dhe funksionet e oficereve doganore. (g) çfarëdo çështje tjetër të nevojshme për funksionimin efikas të Doganës. 9. Drejtori Gjeneral do të: (a) kujdeset që të gjithë oficerët të kenë përshkrime të qarta të vendit të punës, ku përshkruhet në mënyrë detaje puna që duhet të kryejnë ata dhe, (b) Nëpërmjet një Udhëzimi Administrativ do të parashtrojë limitin e kompetencave dhe detyrave të cilat i kryejnë oficerët, qoftë në bazë të gradës apo vendit të tij të punës apo ndonjë kriteri tjetër. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Director General may delegate a duty or power, but must keep written records and make copies available for public inspection.
Neni 7 Kompetenca e Drejtorit Gjeneral për të deleguar funksionet e tij 1. Atëherë kur me këtë Ligj Drejtori Gjeneral ka për detyrë ose ka kompetencë të kryejë çfarëdo veprimi, ai mund të delegojë atë detyrë apo kompetencë të një person i emëruar apo të një oficer i çfarëdo grade 6 që punon në një vend të caktuar dhe duhet të mbajë evidencë me shkrim për çdo veprim të ndërmarrë për kryerjen e asaj detyre apo kompetence dhe duhet: (a) të ketë një kopje në dispozicion për inspektimin publik në Zyrën Qendrore të Doganës dhe (b) të mbajë një kopje tjetër në formë elektronike që do të jetë në dispozicion të inspektimin publik. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Customs officers must wear a distinctive uniform and official Customs ID while on duty, unless the Director General allows otherwise for special operations. The Director General may also require protective equipment for an officer, and an officer may use blue lights and the sound signal system to identify a vehicle as a customs vehicle.
Neni 8 Uniforma, identifikimi dhe mbrojtja e oficerëve 1. Gjatë kryerjes së detyrës të gjithë oficerët doganor janë të obliguar të mbajnë uniformën e dallueshme dhe kartelën identifikuese zyrtare të Doganës. Për operacionet e veçanta, kur e kërkon natyra e punës, Drejtori Gjeneral mund të lejoj ndryshe. 2. Kur ai e sheh të nevojshme për mbrojtjen e një oficeri, Drejtori Gjeneral do të urdhërojë që ai oficer të mbajë mjete të tilla mbrojtëse, që Drejtori Gjeneral konsideron se e kërkojnë rrethanat e rasteve specifike. 3. Kur një oficer e konsideron të nevojshme që automjeti i tij të identifikohet si automjet dogane, ai mund të aktivizojë dritat e kaltra dhe sistemin e sinjalit me zë më të cilat është i pajisur ai automjet. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Dogana is the only institution in Kosovo with competence for customs functions, and it must assess, collect, and deposit customs duties and taxes; police and KFOR members must assist if requested, and a finder of abandoned goods must report them to Dogana.
Neni 9 Autoriteti për kryerjen e funksioneve doganore dhe funksioneve tjera të dhëna 1 Dogana është i vetmi Institucion në Kosovë, i cili ka kompetencë për të kryer detyra doganore dhe detyra tjera që i caktohen Doganës nga Qeveria e Kosovës. 2. Dogana do të vlerësojë, caktojë dhe të mbledhë të gjitha detyrimet doganore dhe taksat në importe dhe eksporte, si dhe të ndërmerr çfarëdo funksioni tjetër që mund t’i caktohet Doganës. Të gjitha detyrimet doganore dhe taksat e mbledhura nga Dogana do të depozitohen në Buxhetin e Kosovës. 3. Dogana e Kosovës ka subjektivitet Juridike. 4 Nëse një gjë e tillë kërkohet nga një oficer, atëherë çdo pjesëtar i Forcave Policore të Kosovës dhe KFOR-it do ta kenë për detyrë që të ndihmojnë në zbatimin e ligjit në lidhje me çështjet doganore dhe për çështjet tjera që i caktohen Doganës nga Qeveria e Republikës së Kosovës. 5. Kur mallrat të cilat janë apo duket se nuk i janë nënshtruar dispozitave doganore gjenden të braktisura, personi i cili i gjen këto mallra duhet të raportojë këtë ngjarje në Doganë. KAPITULLI 3 DISPOZITAT E PËRGJITHSHME QË KANË TË BËJNË, POSAÇËRISHT ME TË DREJTAT DHE DETYRIMET E PERSONAVE, LIDHUR ME LEGJISLACIONIN DOGANOR SEKSIONI 1 E drejta e përfaqësimit - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: A person may appoint a customs representative, and the representative must be based in Kosovo unless an exception applies.
Neni 10 1. Sipas kushteve të përcaktuara në nenin 68 (2) çdo person mund të caktojë një përfaqësues të vetin për marrëdhënie me Doganën, për të kryer veprimet dhe formalitetet e parapara me legjislacion doganor. 2. Një përfaqësim i tillë mund të jetë: - I drejtpërdrejtë, në rastet kur përfaqësuesi vepron në emër dhe për llogari të një personi tjetër ose - I tërthortë, në rastet kur përfaqësuesi vepron në emrin e vet, mirëpo për llogari të një personi tjetër. 7 3. Përveç rasteve të përmendura në nenin 68 (2) (b) dhe (3), përfaqësuesi duhet të jetë i vendosur në Kosovë. 4. Përfaqësuesi duhet të deklarojë se vepron për llogari të personit të përfaqësuar dhe të specifikojë nëse përfaqësimi është i drejtpërdrejtë ose i tërthortë si dhe të jetë i autorizuar me një akt si përfaqësues. 5. Personi i cili nuk deklaron se vepron në emër dhe në llogari të një personi tjetër ose i cili deklaron se vepron në emër dhe në llogari të një personi tjetër, pa qenë i autorizuar për të bërë këtë, do të konsiderohet se vepron në emër të tij personal dhe në llogari të tij personale. 6. Dogana mund t’ i kërkojë çdo personi që deklarohet se vepron në emër dhe për llogari të një personi tjetër, të paraqet dëshmi për të drejtat e tij, që të veprojë si përfaqësues. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: A customs representative must be a registered legal person and hold a Customs-issued license; applicants must meet experience, education, and exam requirements.
Neni 11 1. Për qëllime të nenit 10 si përfaqësues mund të veprojë vetëm personi juridik i regjistruar për përfaqësues në Doganë. 2. Përfaqësuesi duhet të jetë posedues i licencës së lëshuar nga Dogana. 3. Personi që aplikon për licencën e përmendur në paragrafin 2 duhet të: a) Të ketë së paku 6 muaj përvojë pune në fushën e çështjeve doganore; b) Të ketë të përfunduar së paku shkollën e mesme; c) Të kalojë me sukses provimin profesional të organizuar nga Dogana për atë qëllim. 4. Regjistrimi dhe/ose licenca e përmendur në paragrafët 1 dhe 2 do të refuzohet ose revokohet nga Dogana, nëse personi është shpallur fajtor për ndonjë vepër penale, duke përfshirë mashtrim në lidhje me detyrimet doganore dhe duke përfshirë detyrimet që kanë efekte të njëjta me detyrimet doganore, taksat, vjedhjet, pranim të mallrave të vjedhura, humbjen e besimit, ofrim i mitos zyrtarëve ose kanosje, ose ka falimentuar ndonjëherë. Refuzimi apo revokimi i regjistrimit dhe/apo licencës do të komunikohet në përputhje me nenet 12. deri në 15. 5. Regjistrimi apo licenca të cilës i jemi referuar në paragrafët 1 dhe 2 do t’u refuzohet të gjithë doganierëve që janë pushuar nga puna apo janë pensionuar. Për oficerët doganor të pushuar nga puna, refuzimi do të bëhet pa ndonjë kufizim kohor. Për doganierët të cilët janë pensionuar, regjistrimi dhe/apo licenca mund të lejohet pas një periudhe trevjeçare pasi ata janë pensionuar. Seksioni 2 Vendimet lidhur me aplikimin e legjislacionit doganor - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: If someone asks Customs for a customs-law decision, they must provide all information and documents Customs requires.
Neni 12 1. Kur një person kërkon që Dogana të merr një vendim në lidhje me aplikimin e legjislacionit doganor, ai person duhet të sigurojë të gjitha informatat dhe dokumentet që kërkohen nga Dogana, në mënyrë që të merret një vendim. 2. Një vendim i tillë do të merret dhe do të njoftohet kërkuesi në përputhje me dispozitat e Ligjit mbi Procedurën Administrative. 3. Vendimi i sjellë nga Dogana me shkrim, me të cilin refuzohet kërkesa ose është në dëm të personave të cilëve iu është adresuar, do të arsyetojnë bazën në të cilën mbështetet ai vendim dhe do t’iu njohin të drejtën për ankesë të paraparë sipas nenin 291. 4. Dogana mund të vendosë që dispozita e paragrafit 3 të zbatohet njësoj edhe për vendimet tjera. 8 5. Dispozitat e Ligjit mbi procedurën administrative aplikohen në procedurat, të cilat i zhvillon Dogana, vetëm nëse nuk është paraparë ndryshe me dispozitat e këtij Kodi. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Customs must apply the issued decisions immediately, except in the cases listed in the second subparagraph of Article 275.
Neni 13 Me përjashtim të rasteve të parapara në nën-paragrafin e dytë të nenit 275, vendimet e sjella do të jenë të zbatueshme menjëherë nga Dogana. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: A decision in favor of the applicant must be annulled if it was based on incorrect or incomplete data and the applicant knew, or should have known, that the data was incorrect or incomplete, and the decision would not have been made on correct or complete data.
Neni 14 1. Një vendim në favor të kërkuesit do të anulohet në qoftë se është lëshuar duke u bazuar në të dhëna të pasakta ose jo të plota dhe: - Aplikuesi ka qenë në dijeni ose objektivisht duhej të ishte në dijeni se të dhënat e paraqitura janë të pasakta ose jo të plota dhe, - Një vendim i tillë nuk do të ishte marrë mbi bazën e të dhënave të sakta ose të plota. 2. Personit, të cilit i drejtohet vendimi duhet të njoftohet për anulimin e tij. 3. Anulimi do të ketë efekt që nga data e sjelljes së vendimit për anulim. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: A customs authority may delay the effect of revoking or changing a decision in special cases.
Neni 15 1. Një vendim në dobi të personit të interesuar, do të revokohet apo ndryshohet kur në rastet, përveç atyre të përmendura në nenin 14, një ose disa prej kushteve të përcaktuara për marrjen e vendimit nuk përmbushen më. 2. Një vendim në dobi të personit të interesuar mund të revokohet, kur personi të cilit i është adresuar dështon në përmbushjen e obligimeve që lindin nga vendimi në fjalë. 3. Personit, të cilit i adresohet vendimi duhet të njoftohet për revokimin ose për ndryshimin e vendimit. 4. Revokimi apo ndryshimi i vendimit do të ketë efekt që nga data e njoftimit. Sidoqoftë, në raste të veçanta, kur interesat e arsyeshme të personit, të cilit i drejtohet vendimi kërkojnë, Dogana mund të shtyjë efektin e revokimit apo ndryshimit. - 16
- 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Article 14 and 15 do not override Kosovo legislation that makes decisions unlawful or invalid for reasons unrelated to customs law.
Neni 14 e 15 nuk do të paragjykojnë në legjislacionin e Kosovës që përcaktojnë se vendimet janë të paligjshme ose do të bëhen të pavlefshme, për arsye që nuk kanë të bëjnë me legjislacionin doganor. Seksioni 3 Informacioni - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Anyone may ask Customs for information about customs law, Customs must provide it free of charge, and Customs may refuse requests unrelated to import or export goods.
Neni 17 1. Çdo person mund të kërkojë nga Dogana informata në lidhje me aplikimin e legjislacionit doganor. Një kërkesë e tillë mund të refuzohet kur nuk ka të bëjë me një import ose eksport te mallrave. 2. Informacioni do t’i sigurohet ushtruesit të kërkesës falas. Sidoqoftë, nëse lindin shpenzime të veçanta për Doganën, posaçërisht si rezultat i analizave ose si rezultat i raporteve të ekspertëve për mallin ose kthimin e mallrave te kërkuesi, atij mund t’i ngarkohet shuma relevante e shpenzimeve. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Customs must issue binding tariff or origin information on written request, and the issued information binds customs only within the stated scope and timing rules.
Neni 18 1. Dogana do të lëshojë informacion të detyrueshëm tarifor ose informacion të detyrueshëm të origjinës në bazë të kërkesës me shkrim, duke vepruar në përputhje me dispozitat për zbatimin e këtij Kodi. 9 2. Informacioni tarifor i detyrueshëm ose informacioni i detyrueshëm i origjinës do të jetë detyrues për Doganën ndaj personit të cilit i është lëshuar informacioni vetëm lidhur me klasifikimin tarifor ose përcaktimin e origjinës së mallit. Informacioni tarifor i detyrueshëm ose informacioni i detyrueshëm i origjinës është detyrues vetëm lidhur me mallrat, për të cilat formalitetet doganore janë përfunduar pas datës në të cilën janë pajisur me informata. Në çështjen e origjinës, formalitetet në fjalë do të jenë ato që kanë të bëjnë me zbatimin e nenit 26 dhe 31. 3. Personit, të cilit i është lëshuar informata e këtillë duhet të jetë në gjendje të dëshmojë se: - Për qëllime tarifore: mallrat e deklaruara korrespondojnë në çdo aspekt me ato të përshkruara në informatë; - Për qëllime të origjinës: që malli për të cilin është fjala dhe rrethanat që përcaktojnë kushtet për fitimin e origjinës në çdo pikëpamje t’i përgjigjen mallit dhe rrethanave të përshkruara në informatë. 4. Informatat e detyrueshme do të jenë të vlefshme nga data e lëshimit për një periudhë gjashtëvjeçare në rastin e tarifës dhe për periudhën trevjeçare në rastin e origjinës. Në vështrim të nenit 14, informata do të anulohet kur bazohet në të dhëna të pasakta ose jo të plota nga kërkuesi. 5. Informacioni i detyrueshëm pushon të vlejë: a) Në rastet e informatave tarifore: (i) Kur aprovohen dispozitat ligjore dhe informacioni nuk është më në përputhje me këto dispozita; (ii) Kur nuk përputhet më me interpretimin e tarifës doganore të Kosovës, për shkak të ndryshimeve të rregullave të klasifikimit tarifor të mallrave në përputhje me nenin 24 (6); (iii) Nëse revokohet ose ndryshohet në përputhje me nenin 15, me kusht që personit të cilit i është lëshuar informata të njoftohet për revokimin ose ndryshimin. Data kur informacioni detyrues pushon të vlejë për pikat nën (i) dhe (ii), do të jetë data e aplikimit të masave të lartpërmendura. b) Në rastet e informacionit të origjinës: (i) Kur aprovohen dispozitat ligjore ose vendoset një marrëveshje në Kosovë dhe informacioni nuk përputhet më me këto dispozita; (ii) Kur nuk është më në pajtueshmëri me shënimet shpjeguese dhe pikëpamjet e aprovuara për qëllimet e interpretimit të rregullave të origjinës; (iii) Kur revokohet ose ndryshohet në përputhje me nenin 15, me kusht që personit, të cilit i është lëshuar informata të njoftohet paraprakisht. Data kur informacioni detyrues pushon të vlejë për pikat nën (i) dhe (ii), do të jetë data e paraqitur kur masat e lartpërmendura aplikohen. 6. Personit, të cilit i është lëshuar informata e detyrueshme, e cila pushon të vlejë sipas paragrafit 5 (a) (ii) ose (iii) ose (b) (ii) ose (iii), mund të përdorë atë informacion për një periudhë gjashtëmujore, nga data e fillimit të aplikimit të masave të sjella me kusht që ai te ketë te lidhura kontratat detyruese për blerjen apo shitjen e mallrave në fjalë, duke u bazuar në informacionin detyrues, para se të miratohen këto masa. 10 Në raste të paragrafit 5 (a) (i) dhe b (i), dispozitat ligjore apo marrëveshja mund të përcaktojë një afat brenda të cilit do të aplikohet nën-paragrafi i parë. 7. Klasifikimi ose përcaktimi i origjinës në informacionin e detyrueshëm mund të aplikohet nën kushtet e caktuara sipas paragrafit 6, vetëm me qëllim të caktimit të detyrimeve të importit apo të eksportit. Seksioni 4 Dispozitat tjera - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Dogana mund të bëjë kontrolle që i konsideron të nevojshme, sipas kushteve të ligjit në fuqi, për të siguruar zbatimin e drejtë të legjislacionit doganor.
Neni 19 Dogana, në përputhje me kushtet e parapara me dispozitat ligjore në fuqi, mund të kryejë të gjitha kontrollet, që ajo i konsideron të nevojshme, për t’u siguruar se legjislacioni doganor po aplikohet drejtë. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: People directly or indirectly involved in trade in goods must give Customs the requested documents, necessary data, and any required assistance within any specified time limit.
Neni 20 Më qëllim të zbatimit të legjislacionit doganor, çdo person i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në veprimtarinë e tregtisë së mallrave, duhet t’ia paraqet Doganës të gjitha dokumentet e kërkuara dhe të dhënat e nevojshme, pavarësisht nga mënyra e mbajtjes së tyre, si dhe të jep tërë ndihmën e nevojshme të kërkuar prej tyre dhe brenda çfarëdo afati kohor të përcaktuar. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Dogana must not disclose confidential information or information given in confidence unless the person or body that provided it expressly consents, or disclosure is required or authorized by law.
Neni 21 Çdo informacion i cili është i natyrës konfidenciale apo që është dhënë në bazë të konfidencës, do të mbrohet nga detyrimi për ruajtjen e sekretit profesional. Këto lloj informacionesh nuk jepen nga Dogana, pa lejen e shprehur qartë të personit ose të organit që i jep ato; dhënia e informacionit lejohet vetëm atëherë kur Dogana është e obliguar ose e autorizuar të bëjë një gjë të tillë, sipas dispozitave në fuqi, posaçërisht për sa i përket mbrojtjes së të dhënave apo në lidhje me procedura juridike. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Personat përkatës duhet të ruajnë dokumentet e nenit 20 për kontroll nga Dogana për të paktën pesë vjet kalendarike, me disa data nisjeje të ndryshme sipas llojit të mallrave dhe me zgjatje kur nevojiten korrigjime.
Neni 22 1. Personat përkatës i ruajnë dokumentet e përmendura në nenin 20 për qëllime kontrolli nga Dogana, për periudhën e caktuar me dispozitat në fuqi dhe për pesë vite kalendarike, pavarësisht nga mënyrat e mbajtjes së tyre. Ky afat do të fillojë që nga fundi i vitit në të cilin: a) Në rastin e mallrave të lëshuara në qarkullim të lirë nën kushte, përveç atyre të përmendura nën (b) ose mallrat e deklaruara për eksport, prej fundit të vitit në të cilin deklaratat për lëshim në qarkullim të lirë apo eksport janë pranuar; b) Në rastin e mallrave të lëshuara në qarkullim të lirë me taksë të reduktuar apo zero të detyrimeve të importit për qëllim të përdorimit të veçantë të tyre, prej fundit të vitit, në të cilin pushojnë të jenë nën mbikëqyrje doganore; c) Në rastin e mallrave të vendosura nën një procedurë tjetër doganore, prej fundit të vitit, në të cilin procedura doganore përkatëse është kompletuar; d) Në rastin e mallrave të vendosura në zonë të lirë apo depo të lirë, prej fundit të vitit, në të cilin shfrytëzuesit e zonës së lirë apo depos së lirë i pushon statusi. 2. Pa rënë ndesh me dispozitat e nenit 219 (3), paragrafi i dytë, kur një çek i bartur nga Dogana në lidhje me një borxh doganor tregon se hyrja relevante në llogari, duhet të korrigjohet, dokumentet do të mbahen përtej limitit kohor të paraparë në paragrafin e parë, për një periudhë të mjaftueshme që lejon për t’u bërë korrigjimet dhe kontrollimi. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: If a customs-law period, date, or deadline is set for applying the law, it is not extended or postponed unless special provisions say otherwise.
Neni 23 Nëse një periudhë, datë ose afat kohor përcaktohet sipas legjislacionit doganor me qëllim të zbatimit të legjislacionit, periudha e tillë nuk do të vazhdohet dhe data apo koha e tillë nuk do të shtyhet, përveç nëse sillen dispozita të veçanta për ta rregulluar ndryshe këtë. 11 KREU II FAKTORËT NË BAZËN E TË CILËVE APLIKOHEN DETYRIMET E IMPORTIT APO DETYRIMET E EKSPORTIT DHE MASAT TJERA TË PARAPARA NË LIDHJE ME TREGTINË ME MALLRA KAPITULLI I TARIFA DOGANORE E KOSOVËS DHE KLASIFIKIMI TARIFOR I MALLRAVE - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Import duties and related tariff measures are applied according to TARIK tariff classification rules, and the declarant may request certain preferential measures if the goods meet the required conditions.
Neni 24 1. Detyrimet e importit për t’u paguar ligjshmërisht kur lind një borxh doganor, bazohen në nomenklaturën e mallrave të TARIK-ut, Tarifës Doganore të Kosovës, ligjeve të zbatueshme në Kosovë dhe çdo marrëveshje me një vend tjetër apo grup vendesh, ku hyn edhe Kosova kur merren masa për lejimin e trajtimin preferencial tarifor. 2. Masat e tjera të parashikuara nga ligjet e zbatueshme në Kosovë që aplikohen për importimin dhe eksportimin e mallrave do të zbatohen, kur është e nevojshme, sipas klasifikimit tarifor të këtyre mallrave përbrenda TARIK-ut. 3. TARIK-u përfshin: 1 Nomenklaturën e mallrave ligjërisht të detyrueshme, bazuar në Konventën Ndërkombëtare mbi Sistemin e Harmonizuar të Përshkrimit të artikujve dhe Kodimit dhe Nomenklaturën e Kombinuar të Unionit Evropian; 2. Ligjet e Kosovës të shënuara me poshtë dhe marrëveshjet në të cilat ka hyrë Kosova, të cilat janë në TARIK vetëm për qëllime të lehtësimit të referencave: a) Cilido ligj i Kosovës i cili parasheh shkallët e detyrimeve doganore, taksave dhe formave tjera të detyrimeve që zbatohen normalisht mbi mallrat e përfshira në TARIK; b) Çdo masë tarifore preferenciale e përfshirë në Marrëveshjet e Tregtisë Preferenciale që Kosova ka bërë me vendet e caktuara apo me grupe vendesh dhe të cilat parashohin subvencion/lejim për trajtim preferencial tarifor; c) Çdo masë sipas ligjeve të Kosovës që parasheh reduktimin apo përjashtimin nga detyrimet e importit që duhet paguar për mallrat e caktuara dhe d) Masa tjera tarifore të parashikuara me legjislacionin tjetër të Kosovës. 4. Masat e përmendura në kryeradhën e dytë dhe të tretë të paragrafit 3 (2) do të zbatohen me kërkesën e deklaruesit në vend të atyre të parapara në kryeradhën e parë të paragrafit 3 (2), ku mallrat përkatëse plotësojnë kushtet e parapara nga masat e parapara fillimisht. Më pas mund të paraqitet kërkesa me kusht që të plotësohen kushtet relevante. 5. Kur zbatimi i masave të përmendura në kryeradhën e dytë dhe të tretë të paragrafit 3 (2) kufizohet në një vëllim të caktuar importesh, pushon te vlejë: a) Në raste të kuotave (kontingjenteve) tariforë, pos kur arrihet limiti i përcaktuar në vëllimin e importeve; b) Në raste të kufijve tarifor, sipas vendimit të autoritetit kompetent. 6. Klasifikimi tarifor i mallrave në nomenklaturën e mallrave në TARIK do të përcaktohet sipas rregullave të përgjithshme për interpretim të nomenklaturës së mallrave, siç është publikuar në nomenklaturën e kombinuar të Unionit Evropian, shënimet shtesë të TARIK-ut dhe Direktivës për interpretim të 12 nomenklaturës së mallrave ne TARIK, që përbehet nga shënimet sqaruese të sistemit të harmonizuar të Organizatës Botërore të Doganave dhe të shënimeve sqaruese për Nomenklaturën e Kombinuar të Unionit Evropian. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Favorable tariff treatment for certain goods is subject to conditions set in the implementing administrative instruction.
Neni 25 1. Trajtimi tarifor favorizues prej të cilit mund të përfitojnë disa mallra për shkak të natyrës së tyre ose të përdorimit të tyre të veçantë, i nënshtrohet kushteve të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ në zbatim të këtij Kodi. Kur kërkohet autorizim, zbatohen nenet 90 dhe 91. 2. Për qëllim të paragrafit 1, shprehja “trajtim tarifor favorizues” nënkupton reduktimin ose pezullimin e një detyrimi doganor siç përmendet në nenin 4 (10), qoftë kjo edhe në kuadrin e një kuote tarifore. KAPITULLI 2 ORIGJINA E MALLRAVE Seksioni 1 Origjina jo preferenciale - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This provision says Articles 27–30 define the non-preferential origin of goods for certain customs and trade purposes.
Neni 26 Nenet prej 27 deri në 30 definojnë origjinën jo-preferenciale të mallrave për qëllime të: a) Aplikimit të Tarifës Doganore të Kosovës me përjashtim të masave të përmendura në kryeradhën e nenin 24 (3) (2); b) Aplikimit të masave tjera nga ato tarifore të caktuara me dispozitat ligjore të Kosovës, që rregullojnë fushat e veçanta që kanë të bëjnë me tregtinë me mallra; c) Përgatitjes dhe lëshimit të certifikatave mbi origjinën e mallit. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This article defines when goods count as originating from a country and lists the categories that qualify as wholly obtained in that country, including certain marine, factory-ship, and seabed products.
Neni 27 1. Mallrat që kanë origjinën nga një vend do të jenë ato mallra të përfituara ose të prodhuara tërësisht në atë vend. 2. Shprehja ‘mallra të përfituara tërësisht në një vend’ nënkupton: a) Produktet minerale të nxjerra brenda atij vendi; b) Produktet bimore të vjela apo të korrura në atë vend; c) Kafshët e gjalla të lindura dhe të rritura në atë vend; d) Produktet e përfituara nga kafshë të gjalla të rritura në atë vend; e) Produktet e gjahut ose të peshkimit të kryer në atë vend; f) Produktet e peshkimit dhe produktet tjera të detit të marra jashtë ujërave territoriale të atij vendi, nga anijet e regjistruara ose të matrikuluara në atë vend dhe që mbajnë flamurin e atij vendi; g) Mallrat e përfituara ose prodhuara në bordin e anijeve-fabrikë nga produktet e përmendura në nën-paragrafin (f) me origjinë nga ai vend, me kusht që këto anije-fabrikë janë të regjistruara apo evidentuara në atë vend dhe mbajnë flamurin e tij; h) Produktet e marra nga shtrati i detit ose nëntoka poshtë shtratit të detit jashtë ujërave territoriale, me kusht që ky vend të ketë të drejtën ekskluzive për shfrytëzimin e shtratit të detit ose të nëntokës; 13 i) Hedhurinat, mbetjet që dalin nga veprimtaria e prodhimit, produktet jashtë përdorimit, nëse janë mbledhur në atë vend dhe shërbejnë vetëm për përpunimin e lëndëve të para; j) Mallrat e prodhuara tërësisht dhe vetëm prej mallrave të përmendura në nën-paragrafët (a) deri (i) ose prej nënprodukteve të tyre, në cilëndo fazë të prodhimit. 3. Për qëllime të paragrafit 2 shprehja ‘vend’ përfshin edhe ujërat territoriale të atij vendi. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: If a good is made in more than one country, it is treated as originating in the country where the last substantial economically justified processing took place.
Neni 28 Malli, në prodhimin e të cilit është përfshirë më shumë se një vend, konsiderohet si mall me origjinë nga vendi, ku malli i është nënshtruar përpunimit të fundit thelbësor, të arsyetuar ekonomikisht, i cili është kryer në një ndërmarrje të pajisur për këtë qëllim dhe si rezultat i të cilit është prodhuar një produkt i ri ose që përfaqëson një fazë të rëndësishme të prodhimit. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This article says certain packaging, sorting, labeling, transport-preparation, and simple assembly steps are not treated as the final substantial processing of the goods.
Neni 29 Përpunimi ose punimi i fundit thelbësor i mallrave të përmendura në nenin 28 nuk përfshin: a) Paketimin ose ripaketimin e mallrave, pavarësisht se ku është prodhuar paketimi; b) Ndarjen e sasive më të mëdha në më të vogla ose mbledhjen e sasive më të vogla në sasi më të mëdha; c) Ndarjen, klasifikimin, shoshitjen, larjen ose copëtimin ose vendosjen e produktit nëpër shishe; d) Etiketimin dhe shënjimin e mallrave; e) Veprimet e domosdoshme për t’u siguruar kushtet me rastin e transportit dhe strehimit të mallit dhe f) Bashkimin e thjeshtë te pjesëve të produktit në produkt të kompletuar. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Customs may ask for extra proof of goods’ origin if it has reasonable doubts.
Neni 30 1. Legjislacioni doganor ose legjislacionet tjera kosovare që rregullojnë fusha të veçanta mund të parashikojnë paraqitjen e një dokumenti përkatës, i cili dëshmon origjinën e mallrave. 2. Pavarësisht nga paraqitja e këtij dokumenti, Dogana mund në rast të dyshimeve të arsyeshme të kërkojë prova shtesë për t’u siguruar, që caktimi i origjinës është bërë në pajtim me kushtet e dhëna me legjislacionin në fuqi në Kosovë. Seksioni 2 Origjina preferenciale e mallrave - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Preferential origin rules will set the conditions goods must meet to obtain origin and benefit from the measures in Article 24(3)(2).
Neni 31 Rregullat mbi origjinën preferenciale do të caktojnë kushtet për fitimin e origjinës që duhet t’i plotësojnë mallrat për të përfituar nga masat e përmendura në nenin 24 (3) (2). Këto rregulla do të caktohen në marrëveshjet e përmendura me nenin 24 (3) (2). KAPITULLI 3 VLERA E MALLRAVE PËR QËLLIME DOGANORE - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: This provision says the chapter’s rules determine customs value for applying the Kosovo Customs Tariff and related non-tariff measures in other Kosovo provisions covering specific goods-trade fields.
Neni 32 Dispozitat e këtij kapitulli do të caktojnë vlerën doganore me qëllim të aplikimit të Tarifës Doganore të Kosovës, si dhe masat jo tarifore të parapara me dispozita tjera të Kosovës, që rregullojnë fushat e veçanta që kanë të bëjnë me tregtinë e mallrave. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Ky nen përcakton se vlera doganore e mallrave të importuara është zakonisht vlera e transaksionit dhe shpjegon kur ajo pranohet ose si trajtohen rastet kur blerësi dhe shitësi janë të lidhur.
Neni 33 14 1. Vlera doganore e mallrave të importuara është vlera e transaksionit, që paraqet çmimin vërtetë të paguar ose të pagueshëm për mallrat e shitura për eksport në Kosovë, i përshtatur, sipas nevojës, në përputhje me nenet 36 dhe 37, me kusht që: a) Nuk ekzistojnë kufizime për disponimin ose shfrytëzimin e mallrave nga blerësi, përveç atyre kufizimeve të cilat: - Janë vendosur ose kërkohen me ligj prej autoriteteve publike në Kosovë, - Kufizojnë hapësirën gjeografike në të cilën mallrat mund të rishiten ose - Kryesisht nuk ndikojnë në vlerën e mallrave; b) Shitja ose çmimi nuk janë objekt i disa kushteve apo shqyrtimeve të mëvonshme për shkak të të cilave nuk mund të caktohet vlera lidhur me mallrat që vlerësohen; c) Asnjë pjesë e të ardhurave të nxjerra nga çdo rishitje, posedim ose përdorim të mëvonshëm të mallrave nga blerësi nuk i kthehet drejtpërdrejt ose tërthorazi shitësit, përveç rastit kur mund të bëhet një përshtatje e nevojshme në përputhje me nenin 36, dhe d) Blerësi dhe shitësi nuk janë në lidhje ose kur blerësi dhe shitësi janë në lidhje, vlera e transaksionit do të jetë e pranueshme për qëllime doganore sipas paragrafit 2. 2. Për qëllime të paragrafit 1, vlen me sa vijon: a) Për të përcaktuar nëse vlera e transaksionit është e pranueshme, fakti që blerësi dhe shitësi janë në lidhje, nuk paraqet vetvetiu një arsye të mjaftueshme për të konsideruar vlerën e transaksionit si të papranueshme. Sipas nevojës, shqyrtohen rrethanat e shitjes dhe pranohet vlera e transaksionit, me kusht që lidhja ndërmjet tyre të mos ketë ndikuar në çmim. Nëse, në bazën e të dhënave të ofruara nga deklaruesi ose të marra nga burimet e tjera, dogana ka arsye të dyshojë se kjo lidhje ka ndikuar në çmim, ajo, ia komunikon arsyet deklaruesit, të cilit i jepet një mundësi për t’u përgjigjur. Me kërkesë të deklaruesit, arsyet i komunikohen me shkrim. b) Në një shitje ndërmjet personash në lidhje, vlera e transaksionit pranohet dhe mallrat vlerësohen në përputhje me paragrafin 1, kur deklaruesi provon që kjo vlerë është e përafërt me njërën nga vlerat e mëposhtme, që paraqiten në të njëjtën kohë apo përafërsisht në të njëjtën kohë: (i) vlerës së transaksionit të mallrave identike ose të ngjashme të shitura për eksport në Kosovë ndërmjet blerësve dhe shitësve që nuk janë në lidhje; (ii) vlerës doganore të mallrave identike ose të ngjashme, siç përcaktohet me nenin 34 (2) (c); (iii) vlerën doganore të mallrave identike ose të ngjashme, siç përcaktohet nën nenin 34 (2) (d). Në zbatimin e kritereve të sipër përmendura, duhet pasur parasysh dallimet që shfaqen me nivelet komerciale, nivelet sasiore, elementet e numëruara në nenin 36 dhe shpenzimet të cilat i bartë shitësi për atë shitblerje, ku shitësi dhe blerësi nuk janë në lidhje dhe kur ato shpenzime nuk janë të bartura nga shitësi në shitblerje në të cilën blerësi dhe shitësi janë në lidhje. c) Kriteret e vendosura në nën-paragrafin (b) përdoren me kërkesë të deklaruesit dhe vetëm për qëllime krahasimi. Nuk mund të vendosen vlera zëvendësuese sipas nën-paragrafit në fjalë. 3. Çmimi vërtetë i paguar apo i pagueshëm është pagesa e plotë e bërë ose që duhet bërë nga blerësi për shitësin ose në dobi të këtij të fundit për mallin e importuar dhe që përfshin të gjitha pagesat e bëra ose që duhen bërë, si kusht i shitjes së mallrave të importuara nga blerësi për shitësit, ose nga blerësi për një palë të tretë për ta përmbushë obligimin ndaj shitësit. Pagesa mund të mos bëhet patjetër në formën e transferit të parave. Pagesa mund të bëhet me anë të letrave të kredisë ose ndonjë mjeti tjetër të dakorduar të pagesës dhe mund të bëhet drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë. 15 Veprimtaritë, duke përfshirë veprimtaritë e marketingut, të ndërmarra nga blerësi në llogari të vet, të tjera nga ato për të cilat janë përmendur me nenin 36, që parashikojnë një përshtatje, nuk konsiderohen se janë një pagesë e tërthortë, që i bëhet shitësit, edhe pse mund të konsiderohen se janë në dobi të shitësit ose janë ndërmarrë në marrëveshje me shitësin dhe kostoja e tyre nuk do t’i shtohet çmimit vërtetë të paguar ose të pagueshëm gjatë përcaktimit të vlerës doganore të mallrave të importuara. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Kur vlera doganore nuk mund të përcaktohet sipas nenit 33, ajo përcaktohet duke ndjekur me radhë nën-paragrafët e paragrafit 2; deklaruesi mund të kërkojë kapërcimin e nën-paragrafëve (c) dhe (d).
Neni 34 1. Kur vlera doganore nuk mund të përcaktohet sipas nenit 33, ajo duhet të përcaktohet sipas renditjes kronologjike të nën-paragrafëve (a), (b), (c) dhe (d) të paragrafit 2, duke filluar nga nën-paragrafi i parë (metoda e dytë), që lejon përcaktimin e asaj vlere, me përjashtim të rasteve në të cilat radha e aplikimit të nën-paragrafëve (c) dhe (d) mund të kapërcehet me kërkesën e deklaruesit; Vetëm në rast kur vlera nuk mund të përcaktohet në bazë të një nën-paragrafi të caktuar, lejohet të aplikohen dispozitat e nën-paragrafit që vjen me radhë menjëherë pas tij. 2. Vlera doganore e përcaktuar sipas këtij neni do të jetë: a) Vlera e transaksionit të mallrave identike të shitura për eksport për Kosovë dhe të eksportuara në te njëjtën kohë, ose përafërsisht, në të njëjtën kohë me mallrat që janë duke u vlerësuar; b) Vlera e transaksionit të mallrave të ngjashme të shitura për eksport për Kosovë dhe të eksportuara në të njëjtën kohë ose përafërsisht në të njëjtën kohë me mallrat qe janë duke u vlerësuar; c) Vlera e bazuar në çmimin për njësi, në të cilin mallrat e importuara që korrespondojnë me mallrat identike ose të ngjashme të importuara dhe të shitura brenda Kosovës, në sasi të përgjithshme më të madhe, personave qe nuk janë në lidhje me shitësin; d) Vlera e llogaritur përbëhet nga shuma e: - Kostos apo vlerës së materialeve dhe fabrikimit apo përpunimit tjetër për prodhimin e mallrave të importuara, - Shumës së fitimit dhe të shpenzimeve të përgjithshme, që ka bërë prodhuesi në vendin e eksportit për t’i eksportuar në drejtim të Kosovës, të barabarta me shumat që zakonisht reflektohen në shitjen e mallrave të së njëjtës kategori apo të e njëjtit lloj me mallrat të cilat po vlerësohen, - Kostos ose vlerës së elementeve të përmendur në nenin 36 (1) (e). 3. Rregullat apo kushtet e mëtutjeshme për zbatimin e paragrafit 2 të këtij neni do të përcaktohen në Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: If the customs value of imported goods cannot be determined under Articles 33 or 34, it must be determined using available data in Kosovo and reasonable methods.
Neni 35 1. Kur vlera doganore e mallrave të importuara nuk mund të përcaktohet në bazë të nenit 33 ose 34, do të përcaktohet në bazën e të dhënave të disponueshme në Kosovë, duke përdorë metoda të arsyeshme në përputhje me parimet dhe dispozitat e përgjithshme: - Marrëveshjen për implementimin e Nenit 7 të Marrëveshjes së Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë e vitit 1994;. - Nenit 7 të Marrëveshjes së Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë e vitit 1994; - Dispozitave të këtij kreu. 2. Në rastet kur zbatohet paragrafi 1 asnjë vlerë doganore nuk mund të përcaktohet mbi bazën e: a) Çmimit të shitjes së mallrave të prodhuara në Kosovë; 16 b) Një sistemi i cili për qëllime doganore parashikon pranimin e vlerës më të lartë midis dy vlerave alternative; c) Çmimit të mallrave në tregun vendor të vendit eksportues; d) Kostos së ndryshme të prodhimit nga vlerat e përllogaritura që janë përcaktuar për mallra identike apo të ngjashme në përputhje me nenin 33 (2) (d); e) Çmimeve për eksport në një vend tjetër nga ai i Kosovës; f) Vlerave doganore minimale ose g) Vlerave arbitrare ose fiktive. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Për llogaritjen e vlerës doganore, çmimit të paguar ose të pagueshëm për mallrat e importuara duhet t’i shtohen vetëm elementet e listuara në këtë nen.
Neni 36 1. Për përcaktimin e vlerës doganore në bazë të nenit 33, çmimit vërtetë të paguar ose të pagueshëm për mallrat e importuar duhet shtuar: a) Elementet e mëposhtme, deri në masën që ato kanë ngarkuar blerësin por nuk janë përfshirë në çmimin vërtetë të paguar ose të pagueshëm për mallrat: (i) komisionet dhe ndërmjetësimet e mëvonshme, me përjashtim te komisioneve të blerjes; (ii) kostoja e kontejnerëve, të cilat për qëllime doganore, trajtohen si një tërësi e vetme me mallrat në fjalë; (iii) kostoja e ambalazhimit, qoftë për punë apo materialet; b) Vlera e përpjesëtuar si e përshtatshme e mallrave dhe shërbimeve në vijim, kur këto mallra furnizohen drejtpërdrejt ose tërthorazi nga blerësi, pa pagesë ose me pagesë të reduktuar, për t’u përdorë në produktin dhe për shitjen për eksport të mallrave të importuara në atë masë që kjo vlerë nuk është përfshirë në çmimin vërtetë të paguar ose të pagueshëm: (i) materiale, pjesë përbërëse, pjesë dhe artikuj të ngjashëm të inkorporuar në mallrat e importuara, (ii) vegla, matrica, kallëpe e artikuj të ngjashëm të përdorur për prodhimin e mallrave të importuara, (iii) materiale të konsumuara për prodhimin e mallrave të importuara, (iv) puna inxhinierike, zhvilluese, punimet artistike, dizajnimi, puna projektuese dhe skicimet e kryera jashtë vendit dhe të nevojshme për prodhimin e mallrave të importuara; c) Pagesat për të drejtën e autorit-pronësisë intelektuale dhe pagesat për të drejtën e licencës, që lidhen me mallrat që po vlerësohen, që blerësi duhet t’i paguajë drejtpërdrejt apo tërthorazi, si kusht i shitjes së mallrave që po vlerësohen deri në atë masë, që ato pagesa nuk janë përfshirë në çmimin vërtetë të paguar apo të pagueshëm; d) Vlera e çdo pjese të fitimit nga çdo rishitje, tjetërsimi apo përdorimi i mëvonshëm i mallrave të importuara që i ngarkohet drejtpërdrejt apo tërthorazi shitësit; e) (i) shpenzimet e transportit dhe sigurimit për mallrat e importuara dhe (ii) shpenzimet e ngarkimit dhe trajtimit lidhur me transportimin e mallrave të importuara deri në vendin e paraqitjes së tyre në Kosovë. 17 2. Shtesat në çmimin vërtetë të paguar ose të pagueshëm, sipas këtij neni, bëhen vetëm në bazën e të dhënave objektive e të llogaritshme. 3. Gjatë përcaktimit të vlerës doganore nuk mund t’i bëhet asnjë shtesë çmimit vërtet të paguar ose të pagueshëm, përveç elementeve të përmendura në këtë nen. 4. Në këtë kapitull, shprehja ‘komision blerjeje’ nënkupton pagesën që një importues i bën agjentit të tij për shërbimin e përfaqësimit në blerjen e mallrave që vlerësohen. 5. Pavarësisht nga paragrafi 1 (c): a) pagesat për të drejtën e riprodhimit të mallrave të importuara në Kosovë nuk i shtohen çmimit vërtetë të paguar ose të pagueshëm gjatë përcaktimit të vlerës doganore për mallrat e importuara. b) pagesat e bëra nga blerësi për të drejtën e shpërndarjes ose të rishitjes se mallit të importuar, nuk i shtohen çmimit vërtetë të paguar ose te pagueshëm për mallrat e importuara, nëse këto pagesa nuk janë kusht për shitjen e mallrave për eksport në Kosovë. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: This article says certain costs are excluded from customs value for imported goods if they are separately shown from the actual price paid or payable.
Neni 37 1. Me kusht që të jenë të shprehura veçmas prej çmimit vërtetë të paguar ose të pagueshëm për mallrat e importuara, në vlerën doganore nuk do të përfshihen elementet e mëposhtëm: a) shpenzimet e transportit të mallrave pas arritjes së tyre në vendin e paraqitjes në Kosovë; b) shpenzimet për ndërtimin, ngritjen, montimin, mirëmbajtjen ose ndihmën teknike, siç janë komplekset industriale, makineritë apo pajisjet, të ndërmarra pas importimit të mallrave në Kosovë; c) pagesa interesi që lindin nga një marrëveshje financiare e bërë nga blerësi dhe që ka lidhje me blerjen e mallrave të importuara, pavarësisht nëse financimi është bërë nga vetë shitësi apo ndonjë person tjetër, me kusht që marrëveshja financiare të jetë përpiluar me shkrim dhe kur kërkohet, blerësi të jetë në gjendje të dëshmojë se: - këto mallra janë shitur vërtetë me çmimin e deklaruar si çmim vërtetë i paguar ose i pagueshëm ose - norma e pretenduar e interesit nuk e kalon normën mbizotëruese për transaksione të tilla, në vendin dhe në çastin kur është siguruar financimi; d) shpenzimet për të drejtën e riprodhimit të mallrave të importuara në Kosovë; e) komisionet e blerjes; f) detyrimet e importit ose pagesat tjera që duhet paguar në Kosovë për arsye të importimit apo shitjes së mallrave. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Special rules may be set by administrative instruction for valuing carrier systems used in data-processing equipment that contain data or instructions.
Neni 38 Për përcaktimin e vlerës doganore të sistemeve bartëse që përdoren në pajisjet për përpunimin e të dhënave dhe që përmbajnë të dhëna ose udhëzime, mund të përcaktohen rregulla të veçanta me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: If customs valuation elements are stated in a currency other than euro, the exchange rate announced by the competent authorities for this matter must be used.
Neni 39 Kur elementet e përdorura për përcaktimin e vlerës doganore të mallrave shprehen me valutë tjetër nga ajo e euros, do të përdoret kursi i këmbimit i shpallur nga autoritetet kompetente për këtë çështje. 18 - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: This chapter does not conflict with special rules on determining the customs value of goods that are put into free circulation after receiving an allowed customs treatment or use.
Neni 40 Dispozitat e këtij Kapitulli nuk bien ndesh me aplikimin e dispozitave të veçanta që kanë të bëjnë me përcaktimin e vlerës së mallrave për qëllime doganore, të vendosura në qarkullim të lirë pasi iu është caktuar një trajtim apo përdorim i lejuar doganor. KREU III DISPOZITAT E ZBATUESHME PËR MALLRAT E SJELLA NË KOSOVË DERISA TU CAKTOHET NJË TRAJTIM APO PËRDORIM I LEJUAR NGA DOGANA KAPITULI 1 HYRJA E MALLRAVE NË KOSOVË - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Goods brought into Kosovo are subject to customs supervision from the moment they enter, and Customs may inspect them under the applicable rules.
Neni 41 1. Mallrat që sjellën në Kosovë, që nga momenti i hyrjes, do t’i nënshtrohen mbikëqyrjes doganore. Ato mund t’i nënshtrohen kontrollit nga Dogana, në përputhje me dispozitat në fuqi. 2. Këto mallra mbesin nën mbikëqyrje doganore për aq kohë sa është e nevojshme për të caktuar statusin e tyre doganor dhe në rastin e mallrave jo-kosovare dhe, pa rënë ndesh me nenin 86 (1), derisa statusi doganor i këtyre mallrave të ndryshojë, ato futen në një zonë të lirë apo depo të lirë ose ri- eksportohen ose asgjësohen në përputhje me nenin 180. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Goods brought into Kosovo must be moved without delay along the route specified by Customs and following its instructions.
Neni 42 1. Mallrat e sjella në Kosovë, duhet të barten pa vonesë nga personi i cili i sjell ato në Kosovë, përmes rrugës së specifikuar nga Dogana dhe në përputhje me udhëzimet e saj, nëse ka të tilla: a) në zyrën doganore të caktuar nga Dogana, apo në cilindo vend tjetër të caktuar ose të aprovuar prej tij ose, b) në një zonë të lirë, nëse mallrat duhet të futen në atë zonë të lirë drejtpërdrejt: - me rrugë ajrore ose - me rrugë tokësore, pa kaluar përmes një pjesë tjetër të Kosovës, ku zona e lirë prek kufirin tokësor ndërmjet Kosovës dhe një vendi tjetër. 2. Çdo person që merr përsipër përgjegjësinë e transportimit të mallrave, pas hyrjes së tyre në Kosovë, ndërmjet tjerash, si rezultat i një ri-ngarkimi, është përgjegjës për përmbushjen e obligimeve të parashikuara në paragrafin 1. 3. Paragrafi 1 (a) nuk përjashton aplikimin e çfarëdo dispozite në fuqi për trafikun turistik, trafikun ndërkufitar, trafikun postar ose trafikun me rëndësi ekonomike të vogël, me kusht që mbikëqyrja dhe kontrolli doganor të mos vihen në rrezik. 4. Paragrafi 1 nuk zbatohet për mallrat e bartura me mjete ajrore që kalojnë nëpër hapësirën ajrore të Kosovës, pa pasur si pikë ndalese ndonjë aeroport të vendosur në Kosovë. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Kur pengesa të paparashikuara ose forca madhore e bëjnë të pamundur përmbushjen e një detyrimi, personi përkatës duhet të njoftojë menjëherë Doganën; për raste të caktuara duhet njoftuar edhe vendndodhja e saktë e mallrave ose gjendja e mjetit ajror. Dogana mund të përcaktojë masat për mbikëqyrjen doganore dhe për transportimin e mëtejshëm të mallrave.
Neni 43 1. Kur, për shkak të rrethanave të paparashikueshme ose fuqisë madhore, obligimi i paraparë me nenin 42 (1) nuk mund të përmbushet, personi që ka obligim, ose çdo person tjetër që vepron në emër të tij, duhet pa vonesë të informojë Doganën. Në rast se situata e paparashikuar apo fuqia madhore nuk rezulton me humbjen e plotë të mallrave, Dogana duhet te informohet për vendndodhjen e saktë të mallrave. 19 2. Kur për shkak të rrethanave të paparashikueshme ose fuqisë madhore një mjet ajror sipas nenit 42 (4) detyrohet përkohësisht të aterojë në Kosovë dhe i cili nuk mund të përmbushë obligimin e paraparë me nenin 42 (1), personi që sjell mjetin ajror në Kosovë, ose çdo person tjetër që vepron në vend të tij, duhet pa vonesë të informojë Doganën mbi gjendjen. 3. Dogana përcakton masat që duhet të merren për të bërë të mundur mbikëqyrjen doganore të mallrave të përmendura në paragrafin 1, si dhe të atyre në bordin e mjeteve ajrore në kushtet e specifikuara në paragrafin 2 dhe të sigurojë, kur është e nevojshme, që këto mallra të transportohen më tutje në ndonjë zyrë doganore ose ndonjë vend tjetër të përcaktuar apo aprovuar nga Dogana. KAPITULLI 2 PARAQITJA E MALLRAVE NË DOGANË - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Goods covered by Article 42(1)(a) must be presented to customs when they arrive at a customs office or another place designated or approved by Customs.
Neni 44 Mallrat, të cilat sipas nenit 42 (1) (a), arrijnë në zyrën doganore ose në një vend tjetër të caktuar ose të aprovuar nga Dogana, duhet të paraqiten në doganë nga personi që i ka sjellë këto mallra në Kosovë ose nga personi që ka marrë përgjegjësinë e bartjes së mallrave pas hyrjes së tyre. - 45
- 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: This article says existing rules still apply to certain goods: goods brought by travelers and goods in customs procedure that have not been presented to Customs.
Neni 44 nuk përjashton aplikimin e dispozitave në fuqi në lidhje me mallrat të cilat: a) sjellën nga udhëtarët; b) janë vendosur në procedurë doganore, mirëpo nuk janë paraqitur në Doganë. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Goods presented to customs may be inspected or sampled with customs permission, and on the written request of an authorized person, so they can be assigned a permitted customs treatment or use.
Neni 46 Mallrat, pasi të jenë paraqitur në doganë dhe me lejen e Doganës mund të kontrollohen ose mund të merren mostra me qëllim që tu caktohet një trajtim apo përdorim i lejuar nga Dogana. Kjo lejohet në bazë të kërkesës së shkruar të personit të autorizuar, në mënyrë që mallrave t’u caktohet një trajtim apo përdorim i lejuar doganor. KAPITULLI 3 DEKLARATA PËRMBLEDHËSE DHE SHKARKIMI I MALLRAVE TË PARAQITURA NË DOGANË - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: A summary declaration must be filed after goods are presented to customs; customs may extend the filing deadline only up to the first working day after presentation.
Neni 47 Pa rënë ndesh me dispozitat e nenit 49, për mallrat e paraqitura Doganës, në vështrim të nenit 44, parashtrohet një deklaratë përmbledhëse. Deklarata përmbledhëse parashtrohet pasi mallrat t’i paraqiten Doganës. Megjithatë, Dogana mund të lejojë shtyrjen e afatit për parashtrimin e deklaratës, por jo më shume se në ditën e parë të punës që pason pas paraqitjes së mallrave në doganë. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Deklarata përmbledhëse lidhet me dokumentet tregtare ose zyrtare për identifikimin e mallrave dhe duhet të parashtrohet nga personi që i solli mallrat në Kosovë, nga personi që mori përgjegjësinë për bartjen pas hyrjes, ose nga personi në emrin e të cilit ata vepruan.
Neni 48 1. Deklarata përmbledhëse ka të bëjë me çfarëdo dokumenti tregtar apo zyrtar që përmban të dhënat e nevojshme për identifikimin e mallrave. 2. Deklarata përmbledhëse duhet të parashtrohet nga: a) personi që i ka sjellë mallrat në Kosovë, apo cilido person që merr përsipër përgjegjësinë për bartjen e mallrave pas futjes së tyre në Kosovë ose b) personi në emrin e të cilit kanë vepruar personat e përmendur në nën-paragrafin (a). - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Dogana mund të mos kërkojë një deklaratë përmbledhëse për mallrat, nëse kjo nuk pengon mbikëqyrjen doganore dhe nëse formalitetet e nevojshme janë kryer para afatit të nenit 47.
Neni 49 20 Pa rënë ndesh me dispozitat për mallrat e importuara nga udhëtarët dhe dërgesat postare dhe kolitë postare, Dogana mund të mos kërkojë parashtrimin e një deklarate përmbledhëse, me kusht që kjo nuk pengon mbikëqyrjen doganore të mallrave dhe që formalitetet e nevojshme për përcaktimin e një trajtimi apo përdorimi të lejuar doganor të jenë kryer para skadimit të afatit të përmendur në nenin 47. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Goods must be unloaded or transported only with Customs permission and at places Customs designates or approves, unless there is unavoidable danger requiring immediate unloading; Customs may also require unloading and repacking at any time for inspection.
Neni 50 1. Mallrat do të shkarkohen apo transportohen nga mjetet e transportit me të cilat janë sjell vetëm me leje të Doganës dhe në vendet e caktuara apo të aprovuara nga Dogana. Megjithatë, një leje e tillë nuk do të jetë e nevojshme në rast rreziku të pashmangshëm, ku shkarkimi i menjëhershëm i tërë mallit ose i një pjese të tij është i domosdoshëm. Në këtë rast Dogana duhet të informohet menjëherë. 2. Me qëllim të kontrollimit të mallrave dhe mjeteve të transportit, më të cilat janë sjell ato, Dogana mund të kërkojë në çdo kohë shkarkimin dhe ç’ paketimin e mallrave. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: Goods may not be moved from where they are located without Customs permission.
Neni 51 Mallrat nuk mund të zhvendosen nga vendi në të cilin gjenden pa lejen e Doganës. KAPITULLI 4 OBLIGIMI PËR TU CAKTUAR NJË TRAJTIM APO PËRDORIM I LEJUAR DOGANOR PËR MALLRAT E PARAQITURA NË DOGANË - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: Non-Kosovar goods presented at customs must be assigned a permitted customs treatment or use.
Neni 52 Mallrave jo-kosovare të paraqitura në doganë duhet tu caktohet një trajtim apo përdorim i lejuar doganor. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: If a summary declaration has been submitted for goods, the necessary formalities must be completed within 20 days. Customs may set a shorter deadline or allow an extension for justified circumstances.
Neni 53 1. Kur për mallrat është parashtruar një deklaratë përmbledhëse formalitetet e nevojshme për t’iu caktuar atyre një trajtim apo përdorim i lejuar doganor, duhet të kryhen brenda 20 ditëve nga dita kur është parashtruar deklarata përmbledhëse. 2. Për shkak të rrethanave, Dogana mund të caktojë një afat më të shkurtër apo të lejojë një shtyrje të afatit të përmendur në paragrafin 1. Sidoqoftë, një shtyrje e tillë nuk duhet të tejkalojë nevojat reale që arsyetohen nga rrethanat. KAPITULLI 5 STREHIMI I PËRKOHSHËM I MALLRAVE - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Goods presented to customs are treated as goods in temporary storage until the assigned customs treatment or permitted use is तयined.
Neni 54 Deri në momentin e caktimit të trajtimit apo përdorimit të lejuar doganor për mallrat e paraqitura në doganë, pas paraqitjes se tyre, do ta kenë statusin e mallrave në strehim të përkohshëm. Që tani e tutje këto mallra do të përshkruhen si ‘mallra në strehim të përkohshëm’. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: Goods in temporary storage may be kept only in places approved by Customs, and Customs may ask the goods holder to provide a guarantee.
Neni 55 1. Mallrat në strehim të përkohshëm strehohen vetëm në vende të aprovuara nga Dogana sipas kushteve të parapara. 2. Dogana mund të kërkojë nga zotëruesi i mallit të paraqet një garancion me qëllim që të sigurohet pagesa e çdo borxh doganor, që mund të rezultojë sipas nenit 200 ose 201. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: Goods in temporary storage may be used only in ways that secure and preserve them unchanged.
Neni 56 21 Pa rënë ndesh me dispozitat e nenit 46, mallrat në strehim të përkohshëm iu nënshtrohen vetëm atyre formave të përdorimit, që synojnë sigurimin dhe ruajtjen e tyre në gjendje të pandryshuar, si për kah pamja e jashtme ose karakteristikat teknike të tyre. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: Dogana must promptly take necessary measures, including selling goods if needed, to regularize goods in temporary storage when required customs formalities have not started within the deadline set under Article 53.
Neni 57 1. Dogana, pa humbur kohë, ndërmerr të gjitha masat e domosdoshme, duke përfshirë shitjen e mallrave, për të rregulluar situatën e tyre në strehim të përkohshëm, në rastet kur formalitetet e nevojshme për t’iu caktuar mallrave një trajtim apo përdorim të lejuar doganor nuk kanë filluar brenda afatit të përcaktuar në përputhje me nenin 53. 2. Dogana mund të transferojë mallrat në një vend të veçantë që është nën mbikëqyrjen e saj, në rrezik dhe shpenzime te mbajtësit të mallrave, derisa të rregullohet situata e tille. KAPITULLI 6 DISPOZITAT TË CILAT APLIKOHEN PËR MALLRAT JO KOSOVARE QË KANË KALUAR NËN PROCEDURËN E TRANSITIT - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: For non-Kosovar goods that arrive in Kosovo after transit and are presented to customs, Articles 46 to 57 apply.
Neni 58 Posa të arrijnë destinacionin e tyre në Kosovë, mallrat jo-kosovare që kanë qarkulluar nën procedurën e transitit dhe janë paraqitur në doganë, në përputhje me dispozitat që rregullojnë transitin, zbatohen nenet prej 46 deri në 57. KAPITULLI 7 DISPOZITAT TJERA - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: Customs may destroy goods presented at customs when circumstances require, and must inform the possessor, who must pay the destruction costs.
Neni 59 Kur e kërkojnë rrethanat, Dogana mund të shkatërrojë mallrat e paraqitura në doganë. Dogana do të informojë për këtë, zotëruesin (poseduesin) e mallrave, i cili do t’i bartë shpenzimet e shkatërrimit të mallit. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: When Customs finds goods brought into Kosovo without authorization or evading customs supervision, Customs must take necessary measures, including selling the goods, to regularize the situation.
Neni 60 Kur Dogana konstaton se mallrat janë sjellë në Kosovë në mënyrë të paautorizuar ose i janë shmangur mbikëqyrjes doganore, Dogana do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme, duke përfshirë edhe shitjen e mallrave, në mënyrë që të rregullojë situatën e tyre. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: Certain public or judicial authorities in Kosovo must inform Customs about non-Kosovo goods that they have stopped or confiscated, including the transport vehicles.
Neni 61 1. Çdo autoritet juridik apo publik në Kosovë duhet të informojë Doganën për mallrat jo-kosovare, që janë ndaluar apo konfiskuar nga ata, duke përfshirë edhe mjetet e tyre të transportit. 2. Kur mallrat që janë përmendur në paragrafin 1 transferohen te Dogana zbatohen dispozitat e nenit 60 me ndryshimet e nevojshme. 3. Çdo borxh doganor në lidhje me mallrat e përmendura në paragrafin 1 do të paguhet nga të ardhurat e realizuara nga shitja e mallrave. KREU IV TRAJTIMI APO PËRDORIMI I LEJUAR DOGANOR KAPITULLI 1 TË PËRGJITHSHME - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: Goods may be given a permitted customs treatment or use at any time, under the stated conditions, regardless of type, quantity, origin, or destination.
Neni 62 22 1. Përveç se, kur është paraparë ndryshe, mallrave mund tu jepet në çdo kohë dhe sipas kushteve të përcaktuara, një trajtim apo përdorim i lejuar doganor, pavarësisht nga lloji ose sasia, vendi i origjinës ose destinacioni. 2. Paragrafi 1 nuk përjashton aplikimin e ndalesave ose kufizimeve të arsyeshme nga motive të moralit publik, të interesave publike ose të sigurisë publike, të mbrojtjes së shëndetit e të jetës së njerëzve, kafshëve dhe bimëve, të mbrojtjes së thesarit kombëtar me vlera artistike, historike ose arkeologjike ose të mbrojtjes së pronësisë industriale e tregtare. KAPITULLI 2 PROCEDURAT DOGANORE Seksioni 1 Vendosja e mallrave nën një procedurë doganore - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: Goods to be placed under a customs procedure must be declared for that procedure.
Neni 63 1. Për mallrat që duhen vendosur nën një procedurë doganore, duhet të paraqitet deklarata për këtë procedurë doganore. 2. Mallrat kosovare të deklaruara për eksport, përpunim të jashtëm, transit apo procedurë të magazinimit doganor i nënshtrohen mbikëqyrjes doganore nga çasti i pranimit të deklaratës doganore deri në kohën e daljes nga Kosova, ose derisa të asgjësohen, ose deklarata doganore të bëhet e pavlefshme. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: Dogana përcakton kompetencat e zyrave të ndryshme doganore në Kosovë, duke marrë parasysh natyrën e mallrave dhe procedurën doganore.
Neni 64 Dogana përcakton kompetencat e zyrave të ndryshme doganore nëpër Kosovë, duke marrë parasysh, sipas nevojës, natyrën e mallrave dhe procedurën doganore nën të cilën ato duhet të vendosen. - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: Customs declarations may be made in writing, electronically, orally, or by another act if the relevant administrative rules allow it.
Neni 65 Deklarata doganore paraqitet: a) me shkrim ose b) duke përdorur teknikën e përpunimit elektronik te të dhënave, kur një gjë e tillë parashikohet me dispozita të veçanta ose c) nëpërmjet një deklarimi gojor; ose përmes çdo veprimi tjetër me anën e të cilit personi përgjegjës për mallrat shprehë dëshirën e tij, për t’i vendosur ato nën një procedurë doganore, nëse një mundësi e tillë parashikohet me dispozitat e Udhëzimit Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. Deklarata me shkrim I. Procedura e rregullt - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: A written customs declaration must follow the prescribed form, be signed, include the necessary data, and be accompanied by all required documents.
Neni 66 1. Deklarata me shkrim përpilohet sipas një formulari që i përgjigjet modelit të caktuar me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. Ajo duhet të nënshkruhet dhe të përmbajë të gjitha të dhënat e nevojshme për aplikimin e dispozitave që rregullojnë procedurën doganore për të cilën janë deklaruar mallrat. 2. Deklaratës i bashkëngjiten të gjitha dokumentet që kërkohen për aplikimin e dispozitave që rregullojnë procedurën doganore për të cilën janë deklaruar mallrat. - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: Customs must accept qualifying declarations immediately if the related goods have already been presented in customs.
Neni 67 Deklaratat që plotësojnë kushtet e parashikuara në nenin 66, do të pranohen menjëherë nga Dogana, me kusht që mallrave të cilave ajo u referohet të jenë paraqitur në doganë. 23 - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: Customs declarations may be made by a person able to present the goods and the required documents, but the declarant generally must be established in Kosovo.
Neni 68 1. Pa rënë ndesh me nenin 10, deklarata doganore mund të bëhet nga çdo person që është në gjendje të paraqet ose që bën të mundur paraqitjen e mallrave pranë Doganës, së bashku me të gjitha dokumentet e kërkuara për aplikimin e dispozitave mbi procedurën doganore për të cilën janë deklaruar mallrat. 2. Megjithatë, a) kur pranimi i një deklarate doganore sjell obligime të veçanta për një person të caktuar, deklarata duhet bërë nga vetë personi ose në llogari të tij; b) deklaruesi duhet të jetë i vendosur në Kosovë. Megjithatë, kushti që ka të bëjë me vendosjen në Kosovë nuk është i domosdoshëm për personat që: - paraqesin deklaratë për import të përkohshëm; - deklarojnë mallra kohë pas kohe me kusht që Dogana këtë e konsideron të arsyeshme. 3. Paragrafi 2 (b) nuk përjashton aplikimin e marrëveshjeve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera ose praktikave doganore që kanë ndikim të ngjashëm, sipas të cilave shtetasit e këtyre vendeve mund të bëjnë deklarata doganore në Kosovë, sipas parimit të reciprocitetit. - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: Me kërkesë, deklaruesi mund të lejojë nga Dogana ndryshimin e disa të dhënave në deklaratë vetëm pasi deklarata të jetë pranuar; ndryshimi ndalohet pas njoftimit për kontroll, pas konstatimit të pasaktësisë, ose pas lirimit të mallrave.
Neni 69 1. Me kërkesën e tij, deklaruesit mund t’i lejohet nga Dogana të ndërrojë një ose më shumë të dhëna në deklaratë, pasi ajo të jetë pranuar nga Dogana. Ndërrimi i të dhënave nuk do të ketë efekt që ta bëjë deklaratën të zbatueshme për mallrat tjera nga ato që janë deklaruar fillimisht në të. Megjithatë, asnjë ndërrim nuk lejohet kur kërkesa është ushtruar pasi Dogana: a) ka njoftuar deklaruesin që do të kontrollojë mallrat ose, b) ka arritur në përfundim se të dhënat në fjalë janë të pasakta ose, c) ka liruar mallrat. - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: Dogana mund të anulojë një deklaratë doganore të pranuar me kërkesë të deklaruesit, nëse ka prova për deklarim të gabuar ose rrethana të veçanta; kërkesa nuk pranohet gjatë kontrollit të mallrave pasi është njoftuar kontrolli.
Neni 70 1. Dogana, me kërkesën e deklaruesit e shpall të anuluar deklaratën e pranuar doganore, kur deklaruesi paraqet prova që mallrat janë deklaruar gabimisht për procedurën doganore të përfshirë me atë deklaratë, ose kur për shkak të rrethanave të veçanta, nuk arsyetohet më tutje vendosja e mallrave nën procedurën doganore të përfshirë në deklaratë. Megjithatë, kur Dogana e ka informuar deklaruesin se do të kontrollojë mallrat, kërkesa për anulimin e deklaratës nuk pranohet deri në përfundimin e kontrollit të mallrave. 2. Pasi të jenë liruar mallrat, deklarata nuk mund të anulohet me përjashtim të rasteve të parapara me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. 3. Pavlefshmëria e deklaratës nuk bie ndesh me zbatimin e sanksioneve penale në fuqi. - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: Usually, the customs acceptance date is treated as the application date for all customs-procedure provisions covering the declared goods, unless another rule says otherwise.
Neni 71 Përveç rasteve kur parashihet ndryshe, data e pranimit të deklaratës nga Dogana përdoret si datë e aplikimit e të gjitha dispozitave që lidhen me procedurat doganore për të cilat janë deklaruar mallrat. - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: Dogana mund të verifikojë deklaratat e pranuara duke kontrolluar dokumentet, duke kërkuar dokumente shtesë nga deklaruesi dhe duke kontrolluar mallrat, përfshirë marrjen e mostrave.
Neni 72 Për të kryer verifikimin e deklaratave të pranuara, Dogana mund: 24 a) Të kontrollojë dokumentet që i janë bashkangjitur deklaratës dhe dokumentet shoqëruese. Dogana mund të kërkojë nga deklaruesi të paraqet dokumente të tjera për të verifikuar saktësinë e të dhënave nga deklarata; b) Të kontrollojë mallrat dhe të merr mostra për analizë ose për ekzaminime më të hollësishme. - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: Deklaruesi must transport the goods and bear related costs for inspections or sampling; the declarant may attend the inspection and sampling, and Customs may require attendance, representation, or assistance.
Neni 73 1. Transporti i mallrave në vendin ku do të kryhet kontrolli ose ku do të merren mostrat dhe ku kryhen të gjitha trajtimet e nevojshme, për kontrolle ose marrjen e mostrave, bëhet nga deklaruesi ose në përgjegjësinë e tij. Shpenzimet e tilla barten nga deklaruesi. 2. Deklaruesi gëzon të drejtën të jetë i pranishëm gjatë kontrollit të mallrave dhe marrjes së mostrave. Kur e sheh të nevojshme, Dogana do të kërkojë nga deklaruesi të jetë i pranishëm ose të përfaqësohet gjatë kontrollit të mallrave apo marrjes së mostrave ose për t’iu dhënë atyre ndihmën e nevojshme për lehtësimin e procesit të kontrollimit apo marrjes së mostrave. 3. Nëse mostrat janë marrë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, Dogana nuk është përgjegjëse për pagesën e çfarëdo kompensimi në lidhje me to, mirëpo do ti bartë shpenzimet e analizave apo kontrollit. - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: If goods covered by a declaration are only partly inspected, the partial inspection results count for all goods in that declaration. The declarant may ask for further inspection if they think the partial inspection results do not apply to the rest of the goods.
Neni 74 1. Kur mallrat e përfshira me deklaratë kontrollohen pjesërisht, rezultatet e kontrollit të pjesërishëm konsiderohen se vlejnë për të gjitha mallrat e përfshira me këtë deklaratë. Megjithatë, deklaruesi mund të kërkojë kontroll të mëtejshme të mallrave, nëse ai konsideron se rezultatet e kontrollit të pjesërishëm nuk janë të vlefshme sa i përket pjesës tjetër të mallit. 2. Për qëllim të zbatimit të paragrafit 1, kur formulari i deklaratës përmban dy ose më shumë emërtime, konsiderohet se të dhënat të cilat kanë të bëjnë me secilin emërtim paraqesin deklarim të veçantë. - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: Declaration control results are used to apply the legal provisions governing the customs procedure for the goods; if no declaration check was done, the same provisions apply based on the declaration data.
Neni 75 1. Rezultatet e kontrollimit të deklaratës përdoren për qëllim të aplikimit të dispozitave ligjore që rregullojnë procedurën doganore nën të cilën janë vendosur mallrat. 2. Nëse nuk është bërë kontrollimi i deklaratës do të zbatohen dispozitat e përmendura në paragrafin 1 duke u bazuar në të dhënat që i përmban deklarata. - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: Customs must take necessary measures to identify goods when that identification is needed to ensure compliance with the customs procedure conditions.
Neni 76 1. Dogana merr masat e nevojshme për identifikimin e mallrave, kur një identifikim i tillë është i nevojshëm për të garantuar respektimin e kushteve të procedurës doganore nën të cilën janë deklaruar mallrat. 2. Shenjat identifikuese të vendosura mbi mallrat ose mjetet e transportit, mund të hiqen ose të shkatërrohen vetëm nga Dogana ose me autorizimin e saj, me përjashtim të rastit kur si rezultat i rrethanave të paparashikuara ose fuqisë madhore, heqja ose shkatërrimi i tyre është i domosdoshëm për të siguruar mbrojtjen e mallrave apo mjeteve të transportit. - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: Dogana must release goods when the customs procedure conditions are met, the goods are not subject to prohibitive or restrictive measures, and the declaration data have been checked or accepted without checking.
Neni 77 1. Pa rënë ndesh me nenin 78, kur kushtet për vendosjen e mallrave në procedurën përkatëse janë plotësuar, dhe që mallrat nuk janë objekt i ndonjë mase ndaluese ose kufizuese, Dogana do të lirojë mallrat posa të jenë kontrolluar të dhënat në deklaratë apo ato janë pranuar pa u kontrolluar. E njëjta vlen kur një kontrollim i tillë nuk mund të kryhet brenda një afati kohor të arsyeshëm dhe nuk është e nevojshme që mallrat të jenë prezente për qëllime kontrolli. 2. Të gjitha mallrat e përfshira me të njëjtën deklaratë do të lirohen në të njëjtën kohë. 25 Për qëllim të zbatimit të këtij paragrafi, kur një formular i deklaratës përfshinë me shumë se dy emërtime, të dhënat lidhur me secilin emërtim do të konsiderohen si pjesë përbërëse e një deklarate të veçantë. - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: Goods covered by a customs declaration are not released until the customs debt is paid or secured; if Customs requires a guarantee for the procedure, the goods are not released until that guarantee is provided.
Neni 78 1. Kur nga pranimi i një deklarate doganore lind një borxh doganor, mallrat e përfshira me deklaratë nuk do të lirohen derisa nuk është paguar ose garantuar borxhi doganor. Megjithatë, pa rënë ndesh me paragrafin 2, kjo dispozitë nuk aplikohet për procedurën e importimit të përkohshëm me lirim të pjesshëm nga taksat e importit. 2. Kur në vështrim të dispozitave që rregullojnë procedurën doganore, për të cilin mallrat janë deklaruar, Dogana kërkon dhënien e një garancioni, mallrat nuk do te lirohen për atë procedurë doganore derisa të mos jetë dhënë garancioni. - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: Certain goods may be subject to necessary measures, including confiscation and sale, if they cannot be released or are not withdrawn within two days after release.
Neni 79 Të gjitha masat e nevojshme, duke përfshirë konfiskimin dhe shitjen, do të ndërmerren për mallrat që: a) Nuk mund të lirohen, sepse: - Nuk është bërë e mundur kryerja ose vazhdimi i kontrollit të mallrave brenda afateve të parapara nga Dogana, për arsye që kanë të bëjnë me deklaruesin ose, - Nuk janë paraqitur dokumentet të cilat është dashur të paraqiten para se mallrat të vendosen në procedurën e kërkuar ose, - Pagesa apo garancioni i cili është dashur të bëhet apo të sigurohet për detyrimet e importit ose eksportit, nuk është zbatuar apo siguruar brenda afateve të parapara ose, - Iu nënshtrohen masave ndaluese ose kufizuese; b) Nuk janë tërhequr brenda dy ditëve pasi janë liruar. II. Procedura e thjeshtësuar - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: Dogana may allow simplified customs procedures and alternative filing methods, but the declarer must still provide a supplementary declaration unless an administrative instruction says otherwise.
Neni 80 1. Për të thjeshtësuar kompletimin e formaliteteve dhe procedurave sa më shumë që të jetë e mundur, duke u siguruar për udhëheqjen e drejtë të procedurës, Dogana mund, sipas kushteve të parapara me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, të lejojë që: a) Deklarata nga neni 66 të mos i përmbajë disa të dhëna të caktuara të parapara me paragrafin 1 të atij neni, ose disa dokumente të parapara me paragrafin 2 të atij neni të mos i bashkëngjitën deklaratës; b) Një dokument tregtar apo administrativ i cili përcillet me kërkesë që mallrat të vendosen nën procedurën përkatëse doganore, të paraqitet në vend të deklaratës së paraparë në nenin 66; c) Për vendosjen e mallrave në procedurën përkatëse me mënyrën e futjes se të dhënave në evidencë; në këtë rast, Dogana mund të tërhiqet prej kërkesës për paraqitjen e mallit në doganë nga ana e deklaruesit. Deklarata e thjeshtësuar, dokumenti tregtar apo administrativ apo futja e të dhënave në evidencë duhet të përmbajë së paku të dhënat e domosdoshme për identifikimin e mallrave. Kur të bëhet futja e të dhënave në evidencë për mallrat, duhet përfshirë edhe data e futjes së të dhënave në evidencë. 2. Përveç rasteve që duhen përcaktuar me Udhëzimin administrativ për zbatimin e këtij Kodi, deklaruesi duhet të sigurojë një deklaratë plotësuese që mund të jetë e natyrës së përgjithshme, periodike apo re kapitulluese. 26 3. Deklarata plotësuese dhe deklaratat e thjeshtësuara të përmendura në nënparagrafët 1 (a), (b) dhe (c), do të konsiderohen se përbëjnë një instrument të vetëm dhe te pandashëm, i cili bëhet i plotfuqishëm që nga data e pranimit të deklaratës së thjeshtësuar; në rastet e përmendura në nënparagrafin 1 (c), futja e të dhënave në evidencë, do të ketë të njëjtën fuqi ligjore, si edhe pranimi i deklaratës së përmendur në nenin 66. 4. Procedurat e thjeshtëzuara të veçanta për procedurën e transitit mund të përcaktohen me Udhëzimin Administrative për zbatimin e këtij Kodi. Deklaratat tjera - 81 Verify source ↗
Neni 81
AI-assisted research summary: When a customs declaration is made electronically, orally, or by another act for Article 65 purposes, Articles 66 to 80 apply with necessary modifications. For electronic declarations, Customs may let accompanying documents be omitted, and those documents must be kept by Customs.
Neni 81 1. Kur deklarata doganore bëhet përmes teknikës së përpunimit elektronik të dhënave për qëllimet e nenit 65 (b) ose përmes deklarimit gojor ose me ndonjë akt tjetër për qëllimet e nenit 65 (c), aplikohen nenet prej 66 deri në 80, me ndryshimet e nevojshme pa rënë ndesh me parimet e shprehura në to. 2. Kur deklarata doganore bëhet përmes teknikës së përpunimit elektronik të të dhënave, Dogana mund të lejojë të mos bëhet shoqërimi i dokumenteve përcjellëse të përmendura në nenin 66 (2) së bashku me deklaratën. Në këtë rast, dokumentet do te mbahen në posedim të Doganës. Kontrollimi i deklaratave pas zhdoganimit - 82 Verify source ↗
Neni 82
AI-assisted research summary: Dogana mund të rishqyrtojë deklaratën pas lirimit të mallit dhe të kontrollojë dokumente, të dhëna ose vetë mallrat në kushte të caktuara.
Neni 82 1. Dogana sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të deklaruesit e rishqyrton deklaratën pas lirimit të mallit. 2. Dogana, pasi ta ketë lejuar lirimin e mallrave dhe më qëllim që të sigurohet për të dhënat e vërteta të deklaruara, në deklaratën doganore, mund të kontrollojë dokumentet tregtare dhe të dhënat që kanë të bëjnë me importin apo eksportin, si dhe veprimet pasuese (të mëvonshme) tregtare që kanë të bëjnë me këto mallra. Ky kontroll mund të kryhet në ambientet e deklaruesit ose të çdo personi, drejtpërdrejt ose tërthorazi të përfshirë në veprimet e mësipërme për arsye të veprimtarisë së tij ose të çdo personi tjetër në posedimin e të cilit janë dokumentet e lartshënuara për qëllime tregtie. Dogana, po ashtu mund të kontrollojë edhe mallrat kur paraqitja e tyre është ende e mundur. 3. Pa rënë ndesh me nenin 219.3 kur nga rishqyrtimi i deklaratës ose kontrollit pas zhdoganimit gjen se dispozitat që rregullojnë procedurën doganore përkatëse janë zbatuar në bazën e të dhënave jo të sakta apo jo të plota, Dogana, në përputhje me dispozitat në fuqi, do të ndërmerr masat e duhura për të rregulluar situatën e krijuar, duke i marrë parasysh edhe informatat e reja që janë në dispozicion. Seksioni 2 Vendosja në qarkullim të lirë - 83 Verify source ↗
Neni 83
AI-assisted research summary: When non-Kosovan goods are placed into free circulation, they become Kosovan goods.
Neni 83 1. Me vendosjen e mallrave jo-kosovare në qarkullim të lirë, mallrat fitojnë statusin e mallrave kosovare. 2. Kjo sjell zbatimin e masave të politikës tregtare, kryerjen e formaliteteve tjera të parashikuara për importimin e mallrave si dhe pagesën e detyrimeve të ligjshme. - 84 Verify source ↗
Neni 84
AI-assisted research summary: The declarant may ask for the more favorable duty rate if the import duty is one covered by Article 4(10) and the rate falls after the declaration is accepted but before the goods are released.
Neni 84 1. Duke anashkaluar nenin 71, deklaruesi mund të kërkojë aplikimin e shkallës më të favorshme, me kusht që detyrimi i importit që duhet paguar për mallrat është një nga detyrimet e përmendura në paragrafin 10 të nenit 4. dhe se shkalla e detyrimeve reduktohet pas datës së pranimit të deklaratës për lirimin në qarkullim të lirë, mirëpo para se mallrat të jenë liruar. 2. Paragrafi 1 nuk zbatohet kur nuk është e mundur të lirohen mallrat për arsyet e shkaktuara nga vetë deklaruesi. 27 - 85 Verify source ↗
Neni 85
AI-assisted research summary: Dogana mund të lejojë që import duties for an entire shipment be paid using the tariff classification of the goods with the highest import duty, if the shipment contains goods with different tariff classifications and separate processing would create disproportionate work and expense, on the declarant’s request.
Neni 85 Kur një dërgesë përbëhet nga mallra me klasifikim të ndryshëm tarifor dhe procedimi me secilin prej atyre mallrave, në pajtim me klasifikimin e duhur tarifor e me qëllim të përgatitjes së deklaratës, çka sjell si pasojë një punë të madhe e shpenzime jo proporcionale në krahasim me detyrimet e importit që duhet paguar Dogana, me kërkesë të deklaruesit, mund të pajtohet që detyrimet e importit të paguhen për tërë ngarkesën në bazë të klasifikimit tarifor të mallrave që i nënshtrohen shkallës më të lartë të detyrimeve të importit. - 86 Verify source ↗
Neni 86
AI-assisted research summary: Goods released for free circulation with reduced or zero import duties for special use remain under customs supervision.
Neni 86 1. Mallrat e vendosura në qarkullim të lirë, me detyrime të importit të reduktuara ose zero, për arsye të përdorimit të veçantë të tyre, mbesin nën mbikëqyrje doganore. Kjo mbikëqyrje përfundon kur kushtet për përfitimin e detyrimeve të reduktuara ose zero pushojnë se ekzistuari, kur mallrat eksportohen ose asgjësohen, ose kur lejohet përdorimi i mallrave për qëllime të ndryshme nga ato të përshkruara për zbatimin e taksës së reduktuar ose zero, me kusht që të paguhen detyrimet përkatëse. 2. Nenet 93 dhe 95, me ndryshimet përkatëse do të aplikohen për mallrat e përmendura në paragrafin 1. - 87 Verify source ↗
Neni 87
AI-assisted research summary: Goods placed in free circulation lose their Kosovar customs status if the release declaration is annulled after release or if the import duties are repaid or extinguished, subject to stated exceptions.
Neni 87 Mallrat e vendosura në qarkullim të lirë do ta humbin statusin e tyre doganor të mallrave kosovare, kur: a) Deklarata për vendosjen në qarkullim të lirë anulohet pas lirimit të mallrave ose, b) Detyrimet e importit që duhen paguar për këto mallra janë kthyer ose janë shuar: - Nën procedurën e përpunimit aktiv, në formën e sistemit me kthim ose, - Lidhur me mallrat me defekte apo mallrave që nuk u përgjigjen kushteve të kontratës sipas nenit 229 ose, - Në situatë si ato të përmendura në nenin 230, kur kthimi apo shuarja është e kushtëzuar me eksportimin ose ri-eksportimin e mallrave ose nga dhënia e një trajtimi apo përdorimi i lejuar doganor ekuivalent. Seksioni 3 REGJIMET PEZULLUESE DHE PROCEDURAT ME NDIKIM EKONOMIK A. DISPOZITAT E PËRBASHKËTA PËR DISA PROCEDURA - 88 Verify source ↗
Neni 88
AI-assisted research summary: This article defines several customs terms and which procedures they cover.
Neni 88 1. Në nenet 89 deri 95: a) Për mallrat jo-kosovare shprehja ‘regjim pezullues’ zbatohet në procedurat e mëposhtme: - transit; - magazinim doganor; - përpunim i brendshëm në formën e sistemit të pezullimit; - përpunim nën kontroll doganor; - import i përkohshëm; b). shprehja ‘procedura doganore me ndikim ekonomik’ zbatohet për procedurat e mëposhtme: 28 - magazinim doganor; - përpunim i brendshëm; - përpunim nën kontroll doganore; - import i përkohshëm; - përpunim i jashtëm. 2. Me ‘mallra importi’ nënkuptohen mallrat e vendosura nën një procedurë pezulluese dhe mallrat të cilat, duke qenë të vendosura nën regjimin e përpunimit të brendshëm në formën e sistemit me kthim, që i kanë përmbushë formalitetet për vendosjen në qarkullim të lirë dhe formalitetet e parashikuara me nenin 129. 3. Me ‘mallra në gjendje të pandryshuar’ nënkuptohen mallrat të cilat, në kushtet e procedurës së përpunimit të brendshëm ose të përpunimit nën kontroll doganore, nuk kanë pësuar asnjë formë përpunimi. - 89 Verify source ↗
Neni 89
AI-assisted research summary: Using any customs procedure with economic impact depends on obtaining the relevant authorization from Customs.
Neni 89 Shfrytëzimi i cilësdo procedurë doganore me ndikim ekonomik kushtëzohet me lëshimin e autorizimit përkatës nga Dogana. - 90 Verify source ↗
Neni 90
AI-assisted research summary: Authorization under Articles 89 and 105(1) is granted only if the person provides all necessary guarantees and Customs can supervise and monitor the procedure without disproportionate administrative measures.
Neni 90 1. Pa rënë ndesh me kushtet e veçanta shtesë që rregullojnë procedurën përkatëse, autorizimi i përmendur në nenin 89 dhe ai në nenin 105 (1) do të jepet vetëm: - për personat që ofrojnë të gjitha garancitë e nevojshme për zbatimin e drejtë të procedurave; - kur Dogana mund të mbikëqyrë dhe monitorojë procedurën, pa pasur nevojë të aplikojë masa administrative jo proporcionale me nevojat ekonomike, për të cilat bëhet fjalë. - 91 Verify source ↗
Neni 91
AI-assisted research summary: The authorization user must inform Customs about any circumstances that arise after the authorization is issued and may affect its continuation or content.
Neni 91 1. Kushtet nën të cilat do të shfrytëzohet procedura përkatëse do të ceken në Autorizim. 2. Shfrytëzuesi i autorizimit duhet të informojë Doganën për të gjitha rrethanat që lindin pas lëshimit të autorizimit, të cilat mund të ndikojnë në vazhdimësinë apo përmbajtjen e tij. - 92 Verify source ↗
Neni 92
AI-assisted research summary: In the cases referred to in article 4(7)(2), products or goods obtained from goods under a suspensive regime are treated as being under the same regime.
Neni 92 Në rastet e përmendura në nën-paragrafin e 2. të paragrafit 7. të nenit 4., të gjitha produktet apo mallrat e fituara nga mallrat e vendosura nën regjim pezullues, konsiderohen se janë vënë nën të njëjtin regjim. - 93 Verify source ↗
Neni 93
AI-assisted research summary: Dogana mund të kërkojë garanci kur mallrat vendosen nën një regjim pezullues.
Neni 93 1. Dogana mund të kushtëzojë vendosjen e mallrave nën një regjim pezullues me depozitimin e një garancie që të sigurojë se çdo borxh doganor që mund të lind në lidhje me ato mallra do të paguhet. 2. Dispozitat e posaçme që kanë të bëjnë me dhënien e një garancie për regjime pezulluese të caktuara përcaktohen në aktet nënligjore për zbatimin e këtij Kodi. - 94 Verify source ↗
Neni 94
AI-assisted research summary: A suspensive customs regime with economic effect is discharged when the goods or processed products receive an allowed customs treatment or use.
Neni 94 1. Një regjim pezullues me ndikim ekonomik shkarkohet kur mallrave ose produkteve kompenzuese apo të përpunuara, të vendosura nën këtë procedurë u jepet një trajtim apo përdorim i lejuar doganor. 29 2. Dogana merr të gjitha masat e nevojshme për të rregulluar situatën e mallrave lidhur më të cilat procedura në fjalë nuk është mbyllur sipas kushteve të parashikuara. - 95 Verify source ↗
Neni 95
AI-assisted research summary: The customs procedure user with economic impact may transfer their rights and obligations to other persons if Customs sets the conditions and the other persons meet all required conditions for that procedure.
Neni 95 Të drejtat dhe obligimet e shfrytëzuesit të procedurës doganore me ndikim ekonomik mund t’i barten, në bazë të kushteve të vendosura nga Dogana, personave tjerë të cilët përmbushin të gjitha kushtet e parapara për të përfituar nga procedura përkatëse. B. Transiti I. Dispozitat e përgjithshme - 96 Verify source ↗
Neni 96
AI-assisted research summary: Transit procedure allows goods to move within Kosovo under specified transit cases and conditions.
Neni 96 1. Procedura e transitit lejon lëvizjen nga një pikë në tjetrën brenda Kosovës për: a) mallrat jo-kosovare, pa ia nënshtruar këto mallra detyrimeve të importit dhe detyrimeve tjera ose masave të politikës tregtare; b) mallrat kosovare, në rastet dhe sipas kushteve të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, për ta parandaluar shmangien apo përfitimin e paligjshëm nga masat e eksportit për produktet që përfshihen apo përfitojnë nga masat e tilla. 2. Lëvizja, siç përmendet në paragrafin 1 kryhet: a) nën procedurën e transitit ose b) kur mbulohet nga një Carnet TIR (Konventa TIR) me kusht që kjo lëvizje: (1) ka filluar ose duhet të përfundojë jashtë Kosovës ose (2) lidhet me dërgesa mallrash që duhet shkarkuar në Kosovë dhe të cilat transportohen bashkë me mallrat e destinuara për shkarkim në një vend tjetër ose (3) është kryer ndërmjet dy pikave në Kosovë përmes territorit të një vendi tjetër; c) kur mbulohet nga një Carnet ATA që përdoret si dokument transiti ose, d) kur mbulohet nga çfarëdo dokumenti të përcaktuar me ndonjë Konventë të nënshkruar nga Kosova ose, e) me postë (duke përfshirë pakot postare). 3. Procedura e transitit zbatohet pa rënë ndesh me dispozitat e veçanta të zbatueshme për lëvizjen e mallrave nën procedurë doganore me ndikim ekonomik. - 97 Verify source ↗
Neni 97
AI-assisted research summary: Transiti përfundon kur mallrat dhe dokumentet e kërkuara paraqiten në zyrën doganore të destinacionit; Dogana e shkarkon procedurën kur verifikon se ajo ka përfunduar saktë.
Neni 97 1. Procedura e transitit përfundon dhe obligimet e shfrytëzuesit përmbushen kur mallrat dhe dokumentet e kërkuara paraqiten në zyrën doganore të destinacionit, në përputhje me dispozitat e procedurës përkatëse. 2. Dogana shkarkon procedurën kur është në gjendje të konstatojë se procedura ka përfunduar me korrektësi në bazë të krahasimit të dhënave që ka në disponim zyra e nisjes dhe ato që ka në disponim zyra doganore e destinacionit. II. Dispozitat e veçanta lidhur me transitin - 98 Verify source ↗
Neni 98
AI-assisted research summary: Transit procedure for goods crossing another country’s territory applies only under specified conditions, and its implementation is suspended in that other country.
Neni 98 30 1. Procedura e transitit zbatohet për mallrat që kalojnë nëpër territorin e një vendi tjetër vetëm nëse: a) një gjë e tillë është parashikuar me një marrëveshje ndërkombëtare ose b) transportimi i mallrave nëpër atë vend mbulohet nga ndonjë dokument unik transporti të hartuar në Kosovë; në rastin e këtillë realizimi i kësaj procedure pezullohet në territorin e vendit tjetër. - 99 Verify source ↗
Neni 99
AI-assisted research summary: Personi përgjegjës duhet të depozitojë një garanci për të siguruar detyrimet doganore; Dogana mund të lejojë garanci gjithëpërmbledhëse ose lirimin nga garancia për personat që plotësojnë kushtet e përcaktuara.
Neni 99 1. Personi përgjegjës duhet të depozitojë një garancion për të siguruar pagesën e çdo borxhi doganor ose të detyrimeve tjera që mund të lindin në lidhje me mallrat. 2. Garancioni duhet të jetë: a) Garancion individual, që përfshin një veprim të vetëm transiti ose, b) Një garancion gjithë përmbledhës që mbulon një numër veprimesh të transitit, kur personi përgjegjës të jetë autorizuar nga Dogana, për të përdor një garancion të tillë. 3. Autorizimi i përmendur në paragrafin 2 (b) iu lejohet vetëm personave të cilët: a) Janë të vendosur në Kosovë; b) Janë shfrytëzues të rregullt të procedurave të transitit apo që njihen nga Dogana si persona që kanë kapacitet për përmbushjen e detyrimeve në lidhje me këto procedura dhe c) Nuk kanë bërë shkelje serioze dhe të përsëritur të ligjeve doganore dhe tatimore. 4. Personat që dëshmojnë se përmbushin standardet më të larta të besueshmërisë, nga Dogana mund të autorizohen për përdorimin e garancioneve gjithë përmbledhëse për një shumë më të vogël, apo t’i mundësohet lirimi nga dispozitimi i garancionit. Kushtet për këto lloje të autorizimit përfshijnë: a) Përdorimin e saktë të procedurave të transitit gjatë një periudhë të caktuar; b) Bashkëpunimin me Doganën dhe c) Në lidhje me lirimin nga depozitimi i garancionit, një status më të mirë financiar, që mjafton për përmbushjen e detyrimeve të këtyre personave. Rregullat e hollësishme për autorizimet e dhëna sipas këtij paragrafi do të përcaktohen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. 5. Lirimi nga depozitimi i garancionit, i autorizuar në përputhje me paragrafin 4, nuk zbatohet për veprimet e transitit që përfshijnë mallrat, të cilat, sipas kushteve të parapara në Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, konsiderohen se paraqesin rrezik të madh. 6. Në përputhje me parimet e paragrafit 4, përdorimi i garancionit gjithë-përmbledhës në një shumë më të vogël mund të ndalohet, përkohësisht, në rast transiti, siç është paraparë me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, si masë e jashtëzakonshme në kushte të veçanta. 7. Në përputhje me parimet e paragrafit 4, përdorimi i garancionit gjthë-përmbledhës në një shumë më të vogël, mund të ndalohet përkohësisht, në rast transiti, siç është paraparë në Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, në lidhje me mallra të cilat, nën garancion gjithë-përmbledhës, janë identifikuar si objekt i mashtrimeve në shkallë të gjerë. - 100 Verify source ↗
Neni 100
AI-assisted research summary: This article says a guarantee does not need to be deposited for air transport, transport through pipelines, and actions taken by the Kosovo railway company, subject to the implementing administrative instruction.
Neni 100 1. Përveç rasteve që përcaktohen, kur është e nevojshme me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, nuk ka nevojë të depozitohet garancioni për: 31 a) Transportin ajror; b) Qarkullimin nëpërmjet tubacioneve; c) Veprimet e ndërmarra nga kompania hekurudhore e Kosovës. - 101 Verify source ↗
Neni 101
AI-assisted research summary: Deklaruesi dhe, në disa raste, transportuesi ose marrësi që pranon mallrat dhe e di se janë në transit, duhet t’i paraqesin mallrat të paprekura në zyrën doganore të destinacionit brenda afatit të caktuar dhe të zbatojnë masat e përcaktuara nga Dogana për identifikim.
Neni 101 1. Deklaruesi është shfrytëzues i procedurës së transitit. Ai është përgjegjës për: a) Paraqitjen e mallrave të paprekura në zyrën doganore të destinacionit brenda afatit kohor të përcaktuar dhe duke zbatuar masat e duhura të parapara nga Dogana për të siguruar identifikimin; b) Zbatimin e dispozitave të procedurës së transitit. 2. Pavarësisht nga obligimet e deklaruesit sipas paragrafit 1, transportuesi apo marrësi i mallrave, i cili i pranon mallrat dhe është në dijeni që ato janë në lëvizje nën procedurën e transitit, po ashtu do të jetë përgjegjës për paraqitjen e mallrave të paprekura në zyrën doganore të destinacionit brenda afatit kohor të përcaktuar dhe duke zbatuar masat e duhura të parapara nga Dogana për të siguruar identifikimin; - 102 Verify source ↗
Neni 102
AI-assisted research summary: Detailed rules for procedure and releases are set by an administrative instruction for implementing this Code.
Neni 102 Rregullat e hollësishme për veprimet e procedurës dhe të lirimeve përcaktohen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. C. Magazinimi doganor - 103 Verify source ↗
Neni 103
AI-assisted research summary: A customs warehouse is an approved place under Customs supervision where goods may be stored under the prescribed conditions.
Neni 103 1. Në procedurën e magazinimit doganor do të lejohet strehimi: a) I mallrave jo-kosovare pa iu nënshtruar ato detyrimeve të importit ose masave të politikës tregtare; b) I mallrave kosovare, kur legjislacioni i Kosovës që rregullon fusha të veçanta parashikon që vendosja e tyre në magazinë doganore kërkon zbatimin e masave që lidhen me eksportin e këtyre mallrave. 2. Me magazinë doganore nënkuptohet çdo vend i aprovuar, i cili është nën mbikëqyrje nga Dogana, ku mallrat mund të strehohen sipas kushteve të parapara. 3. Rastet kur mallrat e përmendura në paragrafin 1 mund të vendosen në procedurën e magazinimit doganor, pa qenë të strehuara në magazinë doganore, përcaktohen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. - 104 Verify source ↗
Neni 104
AI-assisted research summary: A customs warehouse may be public or private. Customs authorizes the warehouse administrator, and the depositor holds the obligations linked to the customs warehousing declaration or transferred rights and obligations.
Neni 104 1. Një magazinë doganore mund të jetë magazine publike ose private. a) Magazine publike, nënkuptohet një magazinë doganore që mund të përdoret nga çdo person për magazinimin e mallrave; b) Magazine private, nënkuptohet një magazinë doganore e rezervuar për magazinimin e mallrave nga administruesi i magazinës. 2. Administruesi, është personi i autorizuar nga Dogana për të administruar me magazinën doganore. 32 3. Depozituesi është personi i cili mban të gjitha obligimet që rrjedhin nga deklarata doganore e vendosjes se mallrave nën procedurën e magazinimit doganor ose personi në të cilin janë bartur të drejtat dhe obligimet. - 105 Verify source ↗
Neni 105
AI-assisted research summary: Për të administruar një magazinë doganore duhet autorizim nga Dogana, përveç kur vetë Dogana e administron magazinën.
Neni 105 1. Administrimi në magazinë doganore është i kushtëzuar me lëshimin e autorizimit nga Dogana, me përjashtim të rastit kur Dogana e administron vet magazinën doganore. 2. Çdo person që dëshiron të administrojë me magazinë doganore, duhet të bëjë një kërkesë me shkrim, e cila përmban të dhëna të nevojshme për lëshimin e autorizimit, duke demonstruar se ekziston një nevojë ekonomike për magazinë. Në autorizim përcaktohen kushtet për administrimin e magazinës doganore. 3. Autorizimi iu lëshohet vetëm personave të vendosur në Kosovë. - 106 Verify source ↗
Neni 106
AI-assisted research summary: The warehouse administrator must keep goods under customs supervision, fulfil obligations arising from customs warehousing, and follow all conditions in the authorisation.
Neni 106 Administruesi i magazinës është përgjegjës për: a) Të siguruar që mallrat, gjatë kohës sa janë në magazinën doganore të mos i shmangen mbikëqyrjes doganore; b) T’i plotësojë obligimet që lindin nga magazinimi i mallrave që ndodhen nën regjimin e magazinimit doganor dhe c) Të respektojë të gjitha kushtet e specifikuara në autorizim. - 107 Verify source ↗
Neni 107
AI-assisted research summary: The depositor is responsible at all times for fulfilling obligations that arise when goods are placed under customs warehousing.
Neni 107 1. Pa rënë ndesh me nenin 106, kur autorizimi ka të bëjë me një magazinë publike, në autorizim mund të parashikohet që përgjegjësitë e përmendura në nenin 106 (a) dhe ose (b) i bartë në tërësi depozituesi. 2. Depozituesi është në çdo kohë përgjegjës për plotësimin e obligimeve që lindin nga vendosja e mallrave nën procedurën e magazinimit doganor. - 108 Verify source ↗
Neni 108
AI-assisted research summary: The administrator’s rights and obligations may be transferred to another person with Customs’ approval.
Neni 108 Të drejtat dhe obligimet e administruesit me aprovimin e Doganës mund ti barten një personi tjetër. - 109 Verify source ↗
Neni 109
AI-assisted research summary: Dogana may request that the administrator provide a guarantee related to the liabilities specified in Article 106, subject to Article 93.
Neni 109 Pa rënë ndesh me nenin 93, Dogana mund të kërkojë nga administruesi të sigurojë garancionin lidhur me përgjegjësitë e specifikuara në nenin 106. - 110 Verify source ↗
Neni 110
AI-assisted research summary: The customs-designated person must keep records for all goods placed under customs warehousing, in the manner set by Customs, unless Customs itself manages the warehouse.
Neni 110 1. Personi i caktuar nga Dogana duhet të mbajë evidencë për të gjitha mallrat e vendosura në procedurën e magazinimit doganor, në mënyrën të cilën e cakton Dogana. Mbajtja e evidencës nuk është e obligueshme nëse me magazinë doganore administron Dogana. 2. Varësisht nga aplikimin i nenit 90, Dogana mund të tërhiqet nga kërkesa për evidencë nëse përgjegjësitë të cilave iu referohet neni 106 (a) ose (b) i bartë ekskluzivisht depozituesi dhe mallrat janë vendosur në këtë procedurë bazuar në një deklaratë me shkrim që është pjesë përbërëse e procedurës së rregullt, apo një dokument administrativ në përputhje me nenin 80 (1) (b). - 111 Verify source ↗
Neni 111
AI-assisted research summary: Dogana may allow certain Kosovan and non-Kosovan goods to be placed or processed in a customs warehouse when economic need exists and customs supervision is not put at risk.
Neni 111 33 1. Kur ekziston një nevojë ekonomike dhe nuk vihet në pyetje mbikëqyrja doganore, Dogana mund të lejojë që: a) Mallrat kosovare, përveç atyre të përmendura me nenin 103 (1) (b), të vendosen në ambientet e magazinës doganore; b) Mallrat jo-kosovare të përpunohen në ambientet e magazinës doganore, nën procedurën e përpunimit të brendshëm, në përputhje me kushtet e parapara për këtë procedurë. Formalitetet që nuk do të kryhen në magazinë doganore do të parashihen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi; c) Mallrat jo-kosovare përpunohen në ambientet e Magazinës doganore në procedurën e përpunimit nën kontroll doganore, në përputhje me kushtet e parapara për këtë procedurë. Formaliteti që nuk do të kryhen në magazinë doganore do të parashihen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. 2. Në rastin nga paragrafi 1, malli nuk i nënshtrohet procedurës së magazinimit doganor. 3. Dogana mund të kërkojë që mallrat nga paragrafi 1 të evidentohen në evidencën e paraparë sipas nenit 110. - 112 Verify source ↗
Neni 112
AI-assisted research summary: Goods placed under customs warehousing must be recorded in the warehouse records under Article 110 immediately after they are brought into the customs warehouse.
Neni 112 Mallrat e vendosura në procedurën e magazinimit doganor evidentohen në evidencat e magazinës sipas nenit 110 menjëherë pasi që të sjellën në magazinë doganore. - 113 Verify source ↗
Neni 113
AI-assisted research summary: Goods stored under customs warehousing have no time limit, unless Customs sets one in an exceptional case.
Neni 113 Nuk ka kufizim në kuptim të periudhës kohore se sa mund të qëndrojnë mallrat nën procedurën e magazinimit doganor. Mirëpo, në raste të jashtëzakonshme, Dogana mund të caktojë një afat kohor pas të cilit depozituesi duhet t’iu caktojë mallrave një trajtim apo përdorim të lejuar doganor. - 114 Verify source ↗
Neni 114
AI-assisted research summary: Imported-goods treatment methods must be pre-authorized by Customs, which also set the conditions for carrying them out.
Neni 114 1. Mallrat e importit mund të pësojnë trajtime të ndryshme me qëllim të ruajtjes, përmirësimit të pamjes së jashtme ose përmirësimit të kualitetit tregtar të saj ose për t’u përgatitur ato për shpërndarje apo rishitje. 2. Mënyrat e trajtimit të përmendura në paragrafin 1 duhet të autorizohen që më parë nga Dogana, të cilat përcaktojnë edhe kushtet nën të cilat ato mund të kryhen. 3. Listat e formave të trajtimit nga paragrafin 1 do të parashihet në Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. - 115 Verify source ↗
Neni 115
AI-assisted research summary: Goods in customs warehousing may be temporarily removed from the warehouse, but only with prior authorization from Customs.
Neni 115 1. Kur e kërkojnë rrethanat, mallrat e vendosura nën procedurën e magazinimit doganor, mund të largohen përkohësisht nga magazina doganore. Një largim i tillë duhet të autorizohet paraprakisht nga Dogana, që përcakton kushtet nën të cilat mund të bëhet largimi. 2. Përderisa janë jashtë magazinës doganore, mallrat mund t’i nënshtrohen mënyrave të trajtimit të përmendura në nenin 114, sipas kushteve të përcaktuara me këtë nen. - 116 Verify source ↗
Neni 116
AI-assisted research summary: Dogana may allow goods under the customs warehousing procedure to be moved from one customs warehouse to another.
Neni 116 Dogana mund të lejojë që mallrat e vendosura nën procedurën e magazinimit doganor të barten nga një magazinë doganore në tjetrën. 34 - 117 Verify source ↗
Neni 117
AI-assisted research summary: Rregullon si llogaritet vlera doganore për mallrat e importit kur ka borxh doganor dhe kur mallrat janë trajtuar, magazinuar ose lëshuar nga magazina doganore.
Neni 117 1. Kur lind një borxh doganor në lidhje me mallrat e importit dhe vlera doganore e këtyre mallrave bazohet në çmimin vërtet të paguar ose të pagueshëm, i cili përfshinë shpenzimet e magazinimit dhe të ruajtjes së mallrave gjatë vendosjes së tyre në magazinë, këto shpenzime nuk është e nevojshme të përfshihen në vlerën doganore, në rast se janë treguar veçmas nga çmimi vërtetë i paguar ose i pagueshëm për këto mallra. 2. Në rast se mallrat në fjalë iu janë nënshtruar mënyrave të zakonshme të trajtimit, në kuptim të nenit 114, lloji i mallrave, vlera doganore dhe sasia që merret parasysh për përcaktimin e shumës së taksave të importit, me kërkesë së deklaruesit, janë ato që do të ishin marrë parasysh për mallrat në kohën e përmendur me nenin 212, sikur të mos i ishin nënshtruar këtij trajtimi. Megjithatë, përjashtimet nga kjo dispozitë mund të parashihen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. 3. Kur mallrat e importit janë lëshuar në qarkullim të lirë në përputhje me nenin 80 (1) (c), natyra e mallrave, vlera doganore dhe sasia që merret parasysh për qëllime të nenit 212 do të jenë ato që ishin të aplikueshme për mallrat në kohën në të cilën ato janë vendosur në procedurën e magazinimit doganor. 4. Paragrafi 3 aplikohet me kusht që rregullat për vlerësim të cilat kanë të bëjnë me mallrat të jenë të caktuara dhe të pranuara në momentin kur këto mallra janë vendosur në procedurat e magazinës doganore, vetëm nëse deklaruesi nuk kërkon aplikimin e tyre në momentin e lindjes së borxhit doganor. 5. Paragrafi 3 zbatohet pa rënë ndesh me kontrollin pas-zhdoganimit për qëllime të nenit 82. D. Përpunimi i brendshëm I. Të përgjithshme - 118 Verify source ↗
Neni 118
AI-assisted research summary: This article says certain goods may be used in Kosovo for processing operations, and it defines key terms used for that procedure.
Neni 118 1. Pa rënë ndesh me nenin 119, procedura e përpunimit të brendshëm lejon që mallrat në vijim të përdoren në Kosovë në një ose më shumë operacione të përpunimit: a) Mallrat jo-kosovare të caktuara për t’u ri-eksportuar nga Kosova në formën e produkteve kompensuese, pa iu nënshtruar detyrimeve të importit ose masave të politikës tregtare; b) Mallrat e vendosura në qarkullim të lirë me kthim ose shuarje të detyrimeve të importit që duhen paguar për këto mallra, nëse ato eksportohen nga Kosova në formë të produkteve kompensuese. 2. Shprehjet e mëposhtme nënkuptojnë: a) Me Sistem të pezullimit, nënkuptojmë masat lehtësuese të procedurës së përpunimit të brendshëm siç është parapare në paragrafin 1 (a); b) Me Sistem kthimi, nënkuptojmë masat lehtësuese të procedurës së përpunimit të brendshëm siç është paraparë në paragrafin 1 (b); c) Me operacione përpunimi, nënkuptojmë - Punimin e mallrave, duke përfshirë montimin, bashkimin ose përshtatjen me mallra tjera; - Përpunimi i mallrave dhe - Riparimi i mallrave, duke përfshirë ndreqjen e tyre dhe radhitjen e tyre; 35 - Përdorimi i disa mallrave, të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, që nuk gjenden në produktet kompensuese, por që lejojnë ose lehtësojnë prodhimin e këtyre produkteve, edhe nëse ato janë përdor tërësisht apo pjesërisht gjatë procesit; d) Produkte kompensuese: të gjitha produktet që rezultojnë nga operacionet e përpunimit; e) Mallra ekuivalente: Mallrat e Kosovës që përdoren në vend të mallrave të importit për prodhimin e produkteve kompensuese; f) Normativi i prodhimit: sasia ose përqindja e produkteve kompensuese e përfituar nga përpunimi i një sasie të caktuar të mallrave të importit. - 119 Verify source ↗
Neni 119
AI-assisted research summary: Dogana may allow equivalent goods to be used for compensating products, and in some cases may allow those goods to be a higher production grade; the authorized holder must provide a guarantee in a specific export-duty case.
Neni 119 1. Me plotësimin e kushteve të përcaktuara në paragrafin 2 dhe varësisht nga paragrafi 4, Dogana lejon: a) Që produktet kompensuese të përfitohen nga mallrat ekuivalente; b) Produktet kompensuese të përfituara nga mallrat ekuivalente të eksportohen nga Kosova para importimit të mallrave të importit. 2. Mallrat ekuivalente duhet të jenë të cilësisë së njëjtë dhe të kenë karakteristikat e njëjta me mallrat e importit. Megjithatë, në raste të veçanta, të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, mallrat ekuivalente lejohet të jenë të një shkallë më të lartë prodhimi se sa mallrat e importit. 3. Kur zbatohet paragrafi 1, mallrat e importit për qëllime doganore do të konsiderohen si mallra ekuivalente dhe këto të fundit si mallra të importit. 4. Masat që kanë për qëllim ndalimin, përcaktimin e kushteve të caktuara apo lehtësimin për paragrafin 1, mund të përcaktohen me Udhëzimin Administrativ në zbatimin e këtij Kodi. 5. Kur aplikohet paragrafi 1 (b) dhe produktet kompensuese iu nënshtrohen detyrimeve të eksportit, nëse ato nuk janë duke u eksportuar apo ri-eksportuar nën operacion të përpunimit të brendshëm, mbajtësi i autorizimit do të sigurojë garancion për të mbuluar pagesën e këtyre detyrimeve, nëse mallrat e importit nuk importohen brenda afatit të paraparë. II. Dhënia e autorizimit - 120 Verify source ↗
Neni 120
AI-assisted research summary: Authorization is issued when the person who performs the processing operations, or enables them, requests it.
Neni 120 Autorizimi lëshohet me kërkesë të personit i cili kryen operacionet e përpunimit apo i cili bënë të mundur kryerjen e tyre. - 121 Verify source ↗
Neni 121
AI-assisted research summary: Authorization is issued only for persons established in Kosovo, but it may also be issued to persons outside Kosovo for non-commercial imports.
Neni 121 Autorizimi lëshohet vetëm: a) Për personat e vendosur në Kosovë. Megjithatë, autorizimi mund t’iu lëshohet edhe personave të vendosur jashtë Kosovës, për sa u përket importeve të natyrës jo tregtare; b) Kur pa rënë ndesh me përdorimin e mallrave të përmendura në kreun e fundit të nenit 118 (2) (c), mallrat e importit mund të identifikohen në produktet kompenzuese apo, në rastin e përmendur në nenin 119, ku mund të verifikohet përputhja me kushtet e përcaktuara në lidhje me mallrat ekuivalente; c) Kur procedura e përpunimit të brendshëm ndihmon në krijimin e kushteve të favorshme për eksport apo ri-eksport të produkteve kompensuese, me kusht që të mos cenohen interesat thelbësore të prodhuesve kosovarë (kushtet ekonomike). Rastet kur konsiderohet se janë plotësuar kushtet ekonomike përcaktohen në Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. 36 III. Funksionimi i procedurës - 122 Verify source ↗
Neni 122
AI-assisted research summary: Dogana must set deadlines for exporting, re-exporting, or otherwise customs-treating compensating products, and may extend the deadline on a reasoned request.
Neni 122 1. Dogana përcakton afatin brenda të cilit produktet kompensuese duhet të jenë eksportuar ose rieksportuar ose t’ iu jepet një trajtim apo përdorim tjetër i lejuar doganor. Ky afat duhet parapare kohën e arsyeshme për kryerjen e veprimeve të përpunimit dhe të vënies në dispozicion të produkteve kompensuese. 2. Afati fillon nga data kur mallrat jo-kosovare janë vendosur nën procedurën e përpunimit të brendshëm. Dogana, me kërkesë të arsyetuar nga mbajtësi i autorizimit, mund të shtyjë këtë afat. Me qëllim të thjeshtëzimit, mund të vendoset që afati që fillon gjatë një muaji kalendarik apo një tremujori të përfundojë në ditën e fundit të muajit pasues kalendarik, përkatësisht të tremujorit pasues. 3. Kur zbatohet neni 119 (1) (b), Dogana përcakton afatin se kur mallrat jo-kosovare duhet të deklarohen për procedurë. Ky afat fillon nga data e pranimit të deklaratës së eksportit, për produktet kompenzuese të përfituara nga mallrat ekuivalente korresponduese. 4. Përkufizimet kohore mund të parashihen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi për operacione të caktuara përpunimi apo për mallra të caktuara të importit. - 123 Verify source ↗
Neni 123
AI-assisted research summary: Dogana must determine the production norm for the operation in question, or if needed, the method for determining it.
Neni 123 1. Dogana do ta përcaktojë normativin e prodhimit për operacionin në fjalë ose kur kjo është e nevojshme, mënyrën e përcaktimit të këtij normativi. Normativi i prodhimit përcaktohet në bazë të rrethanave reale, në të cilat operacioni i përpunimit është kryer ose duhet të kryhet. 2. Kur e kërkojnë rrethanat dhe veçanërisht me rastin e operacioneve përpunuese që tradicionalisht kryhen në kushte teknike të përcaktuara qartë, për mallrat me karakteristika të njëjta thelbësore dhe që kanë si rezultat prodhimin e produkteve kompensuese me cilësi të njëjtë, me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, mund të përcaktohet norma e prodhimit në bazën e të dhënave reale të vërtetuara më parë. - 124 Verify source ↗
Neni 124
AI-assisted research summary: Cases and conditions for when unchanged goods or compensating products count as released into free circulation may be set by an Administrative Instruction.
Neni 124 Rastet dhe kushtet në të cilat mallrat në gjendje të pandryshuar ose produktet kompensuese konsiderohen se janë vendosur në qarkullim të lirë, mund të përcaktohen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. - 125 Verify source ↗
Neni 125
AI-assisted research summary: This article says how the customs debt amount is determined for imported goods, and when imported goods can receive preferential tariff treatment.
Neni 125 1. Pa rënë ndesh me nenin 126, kur lind një borxh doganor, shuma e këtij borxhi përcaktohet në bazë të elementeve të taksimit për mallrat e importit, në datën e pranimit të deklaratës për vendosjen e këtyre mallrave nën procedurën e përpunimit të brendshëm. 2. Nëse, në datën e përmendur në paragrafin 1 mallrat e importit i plotësojnë kushtet e përcaktuara për përfitimin e trajtimit tarifor preferencial brenda kuotave ose kufijve tarifor, ato përfitojnë çdo trajtim tarifor preferencial për mallra identike që është në fuqi në datën e pranimit të deklaratës për vendosjes në qarkullim të lirë. - 126 Verify source ↗
Neni 126
AI-assisted research summary: Compensating products are generally subject to import duties, with some calculation methods and possible exemptions; interested persons may ask for the duties to be set under article 125.
Neni 126 Pa rënë ndesh me nenin 125, produktet kompensuese: a) Iu nënshtrohen detyrimeve të importit, të cilat iu përgjigjen atyre mallrave, kur ato lirohen për qarkullim të lirë dhe gjenden në listën e përcaktuar me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, me kusht që janë në proporcion me pjesën e eksportuar të produkteve kompensuese, 37 që nuk janë përfshirë në atë listë. Megjithatë, shfrytëzuesi i autorizimit mund të kërkojë përcaktimin e këtyre detyrimeve të parapare me nenin 125; b) Iu nënshtrohen detyrimeve të importit të llogaritura në përputhje me dispozitat që aplikohen për procedurën doganore në fjalë apo në zona të lira, kur janë vendosur në sistemin me pezullim apo në zonë të lirë apo në depo të lirë; Megjithatë, - Personi i interesuar mund të kërkojë që detyrimet të caktohen në përputhje me nenin 125; - Në rastet kur produkteve kompensuese u është caktuar një trajtim apo përdorim i lejuar doganor i përmendur më sipër, i ndryshëm nga përpunimi nën kontroll doganor, shuma e detyrimeve të pagueshme të importit duhet të jetë, së paku e barabarte me shumën e llogaritur sipas nenit 125; c) Mund të jenë të atilla që iu nënshtrohen dispozitave që rregullojnë caktimin e taksave të parapara sipas procedurës së përpunimit nën kontroll doganor, kur malli i importuar mund të vendoset nën atë procedurë. d) Përfitojnë trajtim tarifor favorizues për shkak të përdorimit të veçantë për të cilin janë të dedikuara, kur të sillen dispozitat për këtë trajtim, në rast të mallrave identike të importuara; e) Përjashtohen nga detyrimet e importit, kur janë sjell dispozitat të tilla në rastin e mallrave identike në përputhje me nenin 182. të këtij Kodi. IV. Operacionet e përpunimit jashtë Kosovës - 127 Verify source ↗
Neni 127
AI-assisted research summary: Disa produkte ose mallra mund të eksportohen përkohësisht jashtë Kosovës për përpunim të mëtejshëm, nëse i autorizon Dogana dhe respektohen kushtet e procedurës së përpunimit të jashtëm.
Neni 127 1. Disa apo të gjitha produktet kompensuese apo mallrat në gjendje të pandryshuar, mund të eksportohen përkohësisht për qëllim të përpunimit të mëtutjeshëm jashtë Kosovës, nëse Dogana e autorizon në përputhje me kushtet e përcaktuara me dispozitat e procedurës së përpunimit të jashtëm. 2. Kur lind një borxh doganor që ka të bëjë me produkte të ri-importuara, duhet të paguhen detyrimet e mëposhtme: (a) detyrimet e importit mbi produktet kompensuese apo mallrat në gjendje të pandryshuar të përmendura në paragrafin 1, të llogaritura sipas nenit 125 dhe 126; dhe (b) detyrimet e importit mbi produktet e ri-importuara pas përpunimit të tyre jashtë Kosovës, shuma e të cilave llogaritet sipas dispozitave që lidhen me regjimin e përpunimit të jashtëm, më të njëjtat kushte që do të ishin zbatuar sikur produktet e eksportuara nën këtë procedurë të ishin vendosur në qarkullim të lirë, para se të kryhej ky eksportim. V. Dispozitat e veçanta që kanë të bëjnë me sistemin me kthim - 128 Verify source ↗
Neni 128
AI-assisted research summary: The refund system may be used for all goods, except goods that are subject to quantitative import restrictions or quota-based tariff measures when the declaration for free circulation is accepted.
Neni 128 Sistemi me kthim mund të përdoret për të gjitha mallrat, me përjashtim të atyre që në momentin e pranimit te deklaratës për vendosjen ne qarkullim të lirë: - Mallrat e importit i nënshtrohet kufizimeve sasiore të importit, - Masa tarifore brenda kuotave që aplikohen për mallrat e importit, - 129 Verify source ↗
Neni 129
AI-assisted research summary: The declaration for release into free circulation must show that the return system was used and provide details about the authorization.
Neni 129 38 1. Deklarata për lëshimin në qarkullim të lirë, duhet të dëshmojë se është përdorë sistemi me kthim dhe të jep hollësira për autorizimin. 2. Me kërkesë të Doganës, autorizimi i lartcekur i bashkëngjitet deklaratës për lëshimin e mallrave në qarkullim të lirë. - 130
- 119 Verify source ↗
Neni 119
AI-assisted research summary: This text only cites Article 119, paragraphs (1)(b), (3), and (5).
Neni 119 (1) (b), (3) dhe (5), - 122
- 124 Verify source ↗
Neni 124
AI-assisted research summary: This text is only a fragment referring to Articles 124 and 125.
Neni 124 dhe 125 si dhe - 126 Verify source ↗
Neni 126
AI-assisted research summary: Item (c) does not apply in the return system.
Neni 126 (c) nuk zbatohen në sistemin me kthim. - 131 Verify source ↗
Neni 131
AI-assisted research summary: Temporary export of compensating products under Article 127(1) is not treated as export for Article 132, unless the products are not re-imported into Kosovo within the required time limit.
Neni 131 Eksportimi i përkohshëm i produkteve kompensuese i kryer sipas nenit 127 (1) nuk do të konsiderohet si eksportim për qëllime të nenit 132, përveç kur produktet e tilla nuk ri-importohen në Kosovë brenda afatit të caktuar. - 132 Verify source ↗
Neni 132
AI-assisted research summary: An authorised user may ask Customs to return or remit import duties if the goods meet the stated proof and procedure conditions.
Neni 132 1. Shfrytëzuesi i autorizimit mund të kërkojë kthimin ose shuarjen e detyrimeve të importit, në rast se ai mund të dëshmojë pranë Doganës se mallrat e importit të lëshuara në qarkullim të lirë nën procedurën e sistemit me kthim në forme të produkteve kompensuese ose në gjendje të pandryshuar janë; - Eksportuar, ose - Më qëllim të ri-eksportimit të mëvonshëm, janë vendosur nën procedurën e transitit, procedurën e magazinimit doganor, nën procedurën e importimit të përkohshëm, nën procedurën e përpunimit të brendshëm (sistemi me pezullim), në zonë të lirë apo depo të lirë, me kusht që të gjitha kushtet për shfrytëzimin e procedurës janë plotësuar. 2. Për të t’iu caktuar një trajtim apo përdorim të lejuar doganor të përmendur nën paragrafin e dytë të paragrafit 1, produktet kompensuese apo mallrat në gjendje të pandryshuar do të konsiderohen mallra jo- kosovare. 3. Afati brenda të cilit duhet të ushtrohet kërkesa për kthim do të parashihet me Udhëzimin Administrativ në zbatimin e këtij Kodi. 4. Pa rënë ndesh me pikën (b) të nenit 126, kur produktet kompensuese apo mallrat në gjendje të pandryshuar të vendosura nën procedurë doganore, në zonë të lirë apo depo të lirë, në përputhje me paragrafin 1 që janë lëshuar në qarkullim të lirë, shuma e detyrimeve të importit e kthyer apo e shuar do të konsiderohet se përben shumën e borxhit doganor. 5. Më qëllim të caktimit të shumës së detyrimeve të importit që duhet kthyer apo shuar, zbatohet neni 126 (a) me ndryshimet e nevojshme. E. Përpunimi nën kontroll doganor - 133 Verify source ↗
Neni 133
AI-assisted research summary: Customs-control processing in Kosovo may be used for non-Kosovar goods that change in nature or condition, and the resulting products may be released into free circulation under the most appropriate import-duty rate.
Neni 133 Procedura e përpunimit nën kontroll doganore do të lejohet të shfrytëzohet në Kosovë për mallrat jo- kosovare në operacionet që e ndryshojnë natyrën ose gjendjen e mallrave, pa iu nënshtruar detyrimeve të importit ose masave të politikave tregtare dhe do të lejojë që produktet e fituara në atë operacion të vendosen në qarkullim të lirë, sipas shkallës së detyrimeve të importit më të përshtatshme për këto mallra. Produktet e këtilla quhen produkte të përpunuara. - 134 Verify source ↗
Neni 134
AI-assisted research summary: The special cases and conditions for using the customs-controlled processing procedure will be set by an administrative instruction.
Neni 134 Rastet dhe kushtet e veçanta nën të cilat mund të shfrytëzohet procedura për përpunim nën kontroll doganore do të parashihen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. 39 - 135 Verify source ↗
Neni 135
AI-assisted research summary: An authorization for processing under customs control is issued on request by the person who carries out the processing or makes it possible.
Neni 135 Autorizimi për përpunim nën kontroll doganore lëshohet me kërkesë të personit, i cili kryen përpunimin ose që bën të mundur kryerjen e këtij përpunimi. - 136 Verify source ↗
Neni 136
AI-assisted research summary: Authorization is granted only if the listed conditions are met.
Neni 136 Autorizimi jepet vetëm për: a) Persona të vendosur në Kosovë; b) kur mund të identifikohen mallrat e importit në produktet e përpunuara; c) Kur mallrat pas procedurës së përpunimit, në pikëpamje ekonomike, nuk mund të kthehen në përshkrimin dhe gjendjen e tyre, në të cilën kanë qenë para se të vendosen nën këtë procedurë. d) Kur përdorimi i procedurës nuk mund të sjellë si pasojë mosrespektimit të rregullave në lidhje me origjinën dhe kufizimet sasiore të zbatueshme mbi mallrat e importuara; e) Kur përmbushen kushtet e nevojshme (ekonomike) për procedurën që ndihmon krijimin ose mbajtjen e një aktiviteti të përpunimit në Kosovë, që nuk është në kundërshtim me interesat e prodhuesve kosovare të produkteve të ngjashme. Rastet kur mund të konsiderohet se janë plotësuar kushtet ekonomike do të parashihen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. - 137 Verify source ↗
Neni 137
AI-assisted research summary: Articles 122(1), (2) and (4) and Article 123 apply here with the necessary changes.
Neni 137 Nenet 122 (1), (2) dhe (4) dhe neni 123 do të zbatohen me ndryshimet e nevojshme. - 138 Verify source ↗
Neni 138
AI-assisted research summary: If a customs debt arises for goods under customs processing, its amount is calculated using the elements that apply to the imported goods when the declaration is accepted.
Neni 138 Në rastin kur ka lindur një borxh doganor në lidhje me mallrat në gjendje të pandryshuar apo prodhimet, ose në lidhje me prodhimet, të cilat janë në fazën kalimtare të përpunimit, në krahasim me atë e cila është paraparë me autorizim, shuma e atij borxhi përcaktohet në bazë të elementeve, të cilat i përgjigjen mallit të importuar në momentin e pranimit të deklaratës për vendosjen e mallit në procedurën e përpunimit nën kontroll doganor. - 139 Verify source ↗
Neni 139
AI-assisted research summary: This article sets rules for how customs duties are calculated for imported goods and processed products when preferential tariff treatment applies.
Neni 139 1. Kur malli i importit klasifikohet për trajtim preferencial tarifor me rastin e vendosjes nën procedurën për përpunim nën kontroll doganor dhe një trajtim i tillë preferencial mund të zbatohet edhe për produktet identike me produktet e përpunuara dhe të lëshuara në qarkullim të lirë, detyrimet doganore të cilave iu nënshtrohet produkti i përpunuar, do të llogariten, duke aplikuar përqindjen e detyrimit, e cila mund të aplikohet ndaj atij trajtimi preferencial. 2. Nëse, në pikëpamje të mallit të importuar trajtimi tarifor preferencial nga par. 1. varet nga kontingjentet tarifore ose limiteve tarifore të larta, aplikimi i përqindjeve doganore nga par. 1., në pikëpamje të prodhimeve të përpunuara, gjithashtu i nënshtrohet kushtit që trajtimi i përmendur tarifor preferencial mund të aplikohet në mallin e importuar në momentin e pranimit të deklaratës për lëshimin e mallit në qarkullim të lirë. 3. Në këtë rast, sasia e mallrave të importuara e cila objektivisht është shfrytëzuar në prodhimin e produkteve të përpunuara të lëshuara në qarkullim të lirë, paguhet sipas kontingjenteve tarifore, apo sipas limiteve të larta tarifore, të cilat janë në fuqi në momentin e pranimit të deklaratës për lëshim ne qarkullim të lirë, ndërsa kurrfarë sasie nuk llogariten, sipas kontingjenteve tarifore ose limiteve të larta tarifore, të caktuara në pikëpamje të prodhimeve që janë identike me prodhimet e përpunuara. F. Importi i përkohshëm 40 - 140 Verify source ↗
Neni 140
AI-assisted research summary: Temporary import is allowed for non-Kosovar goods brought into Kosovo for re-export, with full or partial relief from import duties and no trade-policy measures, except normal wear from use.
Neni 140 Procedura e importit të përkohshëm do të lejon përdorimin në Kosovë të mallrave jo-kosovare të destinuara për t’u rieksportuar pa pësuar ndryshime, përveç zhvleftësimit normal për shkak të përdorimit të tyre, me lirim të plotë apo të pjesërishëm nga detyrimet e importit dhe pa iu nënshtruar masave të politikave tregtare. - 141 Verify source ↗
Neni 141
AI-assisted research summary: Temporary import authorization is issued when the person using the goods, or organizing their use, requests it.
Neni 141 Autorizimi për import të përkohshëm lëshohet në bazë të kërkesës së personit që përdor mallrat ose që organizon përdorimin e tyre. - 142 Verify source ↗
Neni 142
AI-assisted research summary: Dogana must refuse temporary import authorization if the imported goods cannot be identified, but it may allow temporary import without identification when the goods or operations make misuse unlikely.
Neni 142 1. Dogana refuzon lëshimin e autorizimit të importit të përkohshëm, nëse është e pamundur të sigurohet identifikimi i mallrave të importura. 2. Sidoqoftë, Dogana mund të autorizojë shfrytëzimin e procedurës së importit të përkohshëm pa siguruar identifikimin e mallrave atëherë kur, duke marrë parasysh llojin e mallrave ose natyrën e operacioneve që duhet të kryhen, mungesa e masave identifikuese nuk sjell si pasojë asnjë formë të keqpërdorimit të procedurës në fjalë. - 143 Verify source ↗
Neni 143
AI-assisted research summary: Customs sets the deadline for temporary-import goods to be re-exported or given an allowed customs use, and may shorten or extend that deadline in certain cases.
Neni 143 1. Dogana përcakton afatin brenda të cilit mallrat e importit duhet të ri-eksportohen ose t’u caktohet një trajtim apo përdorim i lejuar doganor. Ky afat duhet të jetë i arsyeshëm për periudhën kohore për arritjen e qëllimit, për të cilin është lejuar importi i përkohshëm. 2. Pa rënë ndesh me afatet e veçanta të parapara me nenit 144, afati gjatë të cilit mallrat mund të qëndrojnë nën procedurën e importit të përkohshëm është 24 muaj. Megjithatë, Dogana mund të caktojë një afat më të shkurtër me pëlqimin e personit të interesuar. 3. Megjithatë, në rrethanat e veçanta, Dogana brenda kufijve kohor të arsyeshëm dhe me kërkesë të personit të interesuar, mund ta zgjatë afatin e përmendur në paragrafin 1 dhe 2 për të lejuar shfrytëzimin e autorizimit. - 144 Verify source ↗
Neni 144
AI-assisted research summary: The special cases and conditions for using the temporary import procedure with full relief from import duties are set by an administrative instruction for implementing the Code.
Neni 144 Rastet dhe kushtet e veçanta në të cilat mund të shfrytëzohet procedura e importit të përkohshëm me lirim të plotë nga detyrimet e importit, përcaktohen me Udhëzimin Administrative për zbatimin e këtij Kodi. - 145 Verify source ↗
Neni 145
AI-assisted research summary: Temporary import with partial relief from import duties is allowed for goods that are not covered by Article 144, or that are covered but do not meet all the conditions for full relief.
Neni 145 1. Shfrytëzimi i procedurës së importit të përkohshëm me lirim të pjesshëm nga detyrimet e importit lejohet për mallrat të cilat nuk janë të përfshira me dispozitat e nenin 144 apo të cilat përfshihen me këto dispozita, mirëpo, nuk i plotësojnë të gjitha kushtet e përcaktuara për lejim të importit të përkohshëm me lirim të plotë nga detyrimet. 2. Lista e mallrave, në lidhje me të cilat mund të mos përdoret procedura e importimit të përkohshëm me lirim të pjesshëm nga detyrimet e importit, përcaktohet me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. - 146 Verify source ↗
Neni 146
AI-assisted research summary: This article sets how much import duty is payable for goods under temporary import with partial relief, including a monthly 3% rate and a ceiling based on the amount that would apply on free circulation.
Neni 146 1. Shuma e detyrimeve të importit që duhet paguar për mallrat e vendosura nën procedurën e importit të përkohshëm me lirim të pjesshëm nga detyrimet e importit do të jetë 3% në muaj apo pjesë të muajit, në të cilin malli është vendosur nën procedurën e importit të përkohshëm me lirim të pjesshëm në shumën e 41 detyrimeve, të cilat do të ishin të pagueshme, sikur këto mallra të ishin lëshuar në qarkullim të lirë më datën, në të cilën janë vendosur në procedurën e importit të përkohshëm. 2. Shuma e detyrimeve të importit që duhet paguar nuk duhet të kalojë atë shumë që do të ishte kërkuar, nëse mallrat në fjalë do të ishin lëshuar në qarkullim të lirë, më datën që ato janë vendosur nën procedurën e importit të përkohshëm, duke mos llogaritur kamatat që mund të zbatohen. 3. Bartja e të drejtave dhe obligimeve që rrjedhin nga procedura e importit të përkohshëm, sipas nenit 95, nuk nënkupton se duhet të zbatohen të njëjtat masa përjashtimi për secilën nga periudhat e përdorimit që duhen marrë parasysh. 4. Kur bartja e përmendur në paragrafin 3, bëhet me lirim të pjesshëm për të dy personat e autorizuar për shfrytëzimin e procedurës gjatë të njëjtit muaj, mbajtësi i autorizimit fillestar është i obliguar të paguajë shumën e detyrimeve të importit që duhen paguar për tërë muajin. - 147 Verify source ↗
Neni 147
AI-assisted research summary: Rregullon si llogaritet borxhi doganor për mallra të importuara nën procedurën e importit të përkohshëm.
Neni 147 1. Kur lind një borxh doganor që ka të bëjë më mallra të importuara, shuma e këtij borxhi përcaktohet në bazë të elementeve të taksimit në fuqi, për këto mallra, në kohën e pranimit të deklaratës për vendosjen e tyre nën procedurën e importit të përkohshëm. Megjithatë, në rastet e parashikuara me dispozitat e nenit 144, shuma e borxhit përcaktohet në bazë të elementeve të taksimit në fuqi, për mallrat në fjalë, në afatin e përmendur në nenin 219. 2. Kur borxhi doganor, për mallin e vendosur nën procedurën e importit të përkohshëm me lirim të pjesshëm nga detyrimet e importit lind për shkaqe tjera e jo vendosjen e mallit nën procedurën e importit të përkohshëm, shuma e këtij borxhi është e barabartë me ndryshimin ndërmjet shumës së detyrimeve të llogaritura, sipas par. 1. dhe atij, që paguhet në pajtim me nenin 146. G. Përpunimi i jashtëm I. Të përgjithshme - 148 Verify source ↗
Neni 148
AI-assisted research summary: This article allows the temporary export of Kosovo goods for processing and then their release into free circulation, with full or partial relief from import duties.
Neni 148 1. Procedura e përpunimit të jashtëm, pa rënë ndesh me dispozitat që rregullojnë fushat e veçanta në lidhje me sistemin e shkëmbimeve standarde të paraparë në nenet 157 deri në 162 apo me nenin 127, lejon që mallrat kosovare të eksportohen përkohësisht nga Kosova me qëllim që t’iu nënshtrohen operacioneve përpunuese dhe produktet që dalin si rezultat i këtyre operacioneve, të vendosen në qarkullim të lirë, me përjashtim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet e importit. 2. Eksportimi i përkohshëm i mallrave kosovare sjell zbatimin e detyrimeve të eksportit, të masave të politikës tregtare dhe të formaliteteve tjera për daljen e mallrave kosovare nga Kosova. 3. Shprehjet e mëposhtme nënkuptojnë: a) Mallra në eksport të përkohshëm, nënkupton mallrat e vendosura nën procedurën e përpunimit të jashtëm; b) Operacionet e përpunimit, nënkupton operacionet e përmendura në nenin 118 (2) (c) në rastin e parë, të dytë dhe të tretë; c) Produkte kompensuese, nënkupton të gjitha produktet e përfituara si rezultat i operacioneve të përpunimit; d) Përqindja e përpunimit, nënkupton sasinë apo përqindjen e produkteve kompensuese të përfituar nga përpunimi i një sasie të caktuar mallrash eksporti të përkohshëm. - 149 Verify source ↗
Neni 149
AI-assisted research summary: Procedura e përpunimit të jashtëm nuk lejohet për disa mallra kosovare kur eksporti ndikon në detyrimet e importit ose kur mallrat kanë marrë përjashtim të plotë për përdorim të veçantë dhe kushtet e atij përjashtimi vazhdojnë.
Neni 149 42 1. Procedura e përpunimit të jashtëm nuk do të lejohet për mallrat kosovare: a) Eksportimi i të cilave sjell si pasojë kthimin ose shuarjen e detyrimeve të importit, b) Të cilat, para eksportit, janë lëshuar në qarkullim të lirë me përjashtim të plotë nga detyrimet e importit, për arsye të përdorimit të tyre të veçantë, për aq kohë derisa të vazhdojnë të ekzistojnë kushtet për dhënien e një përjashtimi në fjalë. 2. Megjithatë, përjashtimet nga paragrafi 1 (b) mund të parashihen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. II. Dhënia e autorizimit - 150 Verify source ↗
Neni 150
AI-assisted research summary: Authorization to use the external processing procedure is issued on request of the person who organizes and carries out the processing operations.
Neni 150 Autorizimi për të shfrytëzuar procedurën e përpunimit të jashtëm lëshohet me kërkesë të personit që bën organizimin dhe kryerjen e operacioneve të përpunimit. - 151 Verify source ↗
Neni 151
AI-assisted research summary: Authorization is only granted if the applicant is established in Kosovo and the listed substantive conditions are met.
Neni 151 Autorizimi jepet vetëm: a) Për persona të vendosur në Kosovë; b) Kur konsiderohet se është e mundur të konstatohet që produktet kompensuese janë përfituar nga përpunimi i mallrave përkohësisht të eksportuara. Rastet e përjashtimeve nga ky nënparagraf dhe kushtet në të cilat këto përjashtime zbatohen, do të parashihen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. c) Kur autorizimi për shfrytëzimin e procedurës së përpunimit të jashtëm nuk ka për pasojë cenimin e interesave thelbësore të përpunuesve kosovarë (kushtet ekonomike). III. Funksionimi i procedurës - 152 Verify source ↗
Neni 152
AI-assisted research summary: Dogana cakton afatin për ri-importimin e produkteve kompensuese në Kosovë dhe mund ta zgjasë atë me kërkesë të arsyetuar; gjithashtu cakton normën e përpunimit ose metodën për ta përcaktuar atë.
Neni 152 1. Dogana përcakton afatin brenda të cilit produktet kompensuese duhet të ri-importohen në Kosovë. Ky autoritet mund ta vazhdojë këtë afat, me kërkesë të arsyetuar bindshëm nga ana e shfrytëzuesit të autorizimit. 2. Dogana përcakton normën e përpunimit për këtë operacion ose kur është e nevojshme, metoda e përcaktimit të kësaj norme. - 153 Verify source ↗
Neni 153
AI-assisted research summary: Një përjashtim i plotë ose i pjesshëm nga detyrimet e importit jepet vetëm kur plotësohen kushtet e caktuara për produktet kompensuese dhe procedurën e përpunimit të jashtëm.
Neni 153 1. Përjashtimi i plotë ose i pjesshëm nga detyrimet e importit i parashikuar me nenin 154 (1) jepet vetëm kur produktet kompensuese që janë deklaruar për vendosje në qarkullim të lirë në emër ose për llogari të: a) Shfrytëzuesit të autorizimit ose b) Çdo personi tjetër të vendosur në Kosovë, me kusht që të ketë marrë pëlqimin e shfrytëzuesit të autorizimit dhe kushtet e autorizimit të jenë plotësuar. 2. Përjashtimi i plotë ose i pjesshëm nga detyrimet e importit të parashikuara me nenin 154 nuk jepet kur një nga kushtet apo obligimet lidhur me procedurën e përpunimit të jashtëm nuk është plotësuar, me përjashtim të rastit kur konstatohet se këto mangësi nuk kanë pasoja domethënëse në funksionimin e duhur të procedurës në fjalë. 43 - 154 Verify source ↗
Neni 154
AI-assisted research summary: This article sets how to deduct import duties for compensating products under outward processing, and gives special calculation rules for temporarily exported goods.
Neni 154 1. Përjashtimi i plotë apo i pjesshëm nga detyrimet e importit, i parashikuar me nenin 148 zbatohet, duke zbritur nga shuma e detyrimeve të importit që duhen paguar për produktet kompensuese të vendosura në qarkullim të lirë, shumën e detyrimeve të importit që do të duhej të paguheshin në të njëjtën datë, mbi mallrat përkohësisht të eksportuara, nëse ato do të ishin importuar në Kosovë, nga vendi ku i janë nënshtruar përpunimit ose operacionit të fundit të përpunimit. 2. Shuma e zbritur sipas paragrafit 1, llogaritet në varësi të sasisë e te natyrës së mallrave në fjalë, në datën e pranimit të deklaratës që i vendos ato nën procedurën e përpunimit të jashtëm dhe në bazë të elementeve tjera të taksimit, të zbatueshme mbi këto mallra në datën e pranimit të deklaratës së vendosjes në qarkullim të lirë të produkteve kompensuese. 3. Si vlerë e mallrave përkohësisht të eksportuara llogaritet ajo që merret parasysh për këto mallra për përcaktimin e vlerës doganore të produkteve kompensuese në përputhje me nenin 36 (1) (b) (i) ose, nëse vlera nuk mund të përcaktohet në këtë mënyrë, merret ndryshimi midis vlerës doganore të produkteve kompensuese dhe shpenzimeve të përpunimit të përcaktuar me mjete të arsyeshme. Megjithatë, - Disa prej shpenzimeve të parapara me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, nuk merren parasysh në llogaritjen e shumës që duhet zbatuar; - Nëse, para se të vendosen në procedurën e përpunimit të jashtëm, mallrat e eksportit të përkohshëm janë vendosur në qarkullim të lirë me tarifë të reduktuar, për arsye të përdorimit të tyre të veçantë dhe për aq kohë sa vazhdojnë të ekzistojnë kushtet e dhënies së tarifës së reduktuar, shuma që zbritet është shuma e detyrimeve të importit vërtetë të paguar me rastin e vendosjes së mallrave në qarkullim të lirë. 4. Kur me rastin e lëshimit në qarkullim të lirë të mallit përkohësisht të eksportuar, mund të klasifikohet me tarifë të reduktuar apo tarifë zero, me qellim të përdorimit të veçantë të tyre, kjo përqindje merret parasysh me kusht që këto mallra i janë nënshtruar përpunimeve që përputhen me përdorimin e tyre të veçantë në vendin ku është kryer procesi i përpunimit ose procesi i fundit i atij përpunimi. 5. Kur produktet kompensuese klasifikohen për masa tarifore preferenciale për qëllimet e nenit 24 (3) (c) dhe këto masa aplikohen edhe për mallrat që klasifikohen në të njëjtin klasifikim tarifor si mallrat e eksportuara përkohësisht, tarifa e detyrimeve të importit që duhet të merret parasysh për caktimin e shumës që duhet zbritur sipas paragrafit 1, do të jetë ajo e cila do të ishte aplikuar, kur malli për eksport të përkohshëm do t’i kishte plotësuar kushtet, nën të cilat kjo masë tarifore mund të aplikohet. 6. Ky nen nuk bie ndesh me zbatimin e dispozitave të zbatuara ose të zbatueshme në kontekst të tregtisë ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera, të cilat parashikojnë përjashtimin prej detyrimeve të importit për disa produkte kompensuese. - 155 Verify source ↗
Neni 155
AI-assisted research summary: Mallrat e eksportuara përkohësisht për riparim mund të futen në qarkullim të lirë pa detyrime importi nëse provohet para Doganës se riparimi është bërë pa pagesë ose sipas një detyrimi kontraktues/ligjor nga garancioni apo nga një defekt prodhimi.
Neni 155 1. Kur operacionet e përpunimit kanë të bëjnë me riparimin e mallrave përkohësisht të eksportuara, këto mallra vendosen në qarkullim të lirë me përjashtim të plotë nga detyrimet e importit, nëse Doganës i dëshmohet se mallrat janë riparuar pa pagesë ose në bazë të një obligimi kontraktues ose obligimi ligjor, që lind nga një garancion apo për shkak të ndonjë defekti të prodhimit. 2. Paragrafi 1 nuk zbatohet kur defekti është marrë parasysh në momentin e vendosjes se mallrave për herë të parë në qarkullim të lirë. - 156 Verify source ↗
Neni 156
AI-assisted research summary: A partial customs-duty exemption may apply for paid repair of temporarily exported goods, if the repair costs are the only costs borne by the authorized holder and are not influenced by a relationship with the repairer.
Neni 156 1. Kur operacionet e përpunimit kanë të bëjnë me riparimin e mallrave, përkohësisht të eksportuara dhe ky riparim kryhet me pagesë, përjashtimi i pjesshëm nga detyrimet e importit sipas nenit 148 jepet, duke përcaktuar shumën e detyrimeve që zbatohen në bazë të elementeve të taksimit për produktet 44 kompensuese në çastin e pranimit të deklaratës për vendosjen në qarkullim të lirë të këtyre produkteve dhe, duke marrë si vlerë doganore një shumë të barabartë me shpenzimet e riparimit, me kusht që këto shpenzime të përbëjnë të vetmin shpenzim të kryer nga mbajtësi i autorizimit dhe të mos jenë ndikuar nga ndonjë lidhje midis këtij të fundit dhe personit që kryen riparimin. 2. Pa rënë ndesh me nenin 154, Udhëzimi Administrativ për zbatimin e këtij Kodi mund të parasheh kushtet e veçanta, në të cilat mallrat mund të vendosen në qarkullim të lirë pas një procedurë të përpunimit të jashtëm, ku kostoja e përpunimit merret si bazë e vlerësimit, me qëllim të zbatimit të Tarifës Doganore të Kosovës. IV. Përpunimi i jashtëm me përdorim të sistemit të shkëmbimeve standarde - 157 Verify source ↗
Neni 157
AI-assisted research summary: Customs may allow standard exchanges for repair-processing of Kosovar goods, and may allow substitute goods to be imported before temporary export goods are exported. A prior import of substitute goods requires a guarantee covering import duties.
Neni 157 1. Sipas kushteve të përcaktuara në Seksionin IV të cilat zbatohen së bashku me dispozitat e lartcekura, sistemi i shkëmbimeve standarde lejon që një mall i importuar, qe këtej e tutje i quajtur “produkt zëvendësues” të zëvendësojë një produkt kompensues. 2. Dogana lejon përdorimin e këmbimeve standarde, kur operacioni i përpunimit ka të bëjë me riparimin e mallrave kosovare. 3. Pa rënë ndesh me nenin 162, dispozitat e aplikueshme për produktet kompenzuese zbatohen edhe për produktet zëvendësuese. 4. Dogana lejon që në kushtet e parashikuara nga vetë Dogana, produktet zëvendësuese të importohen para se të eksportohen mallrat e eksportit të përkohshëm (importimi paraprak). Importimi paraprak i një produkti zëvendësues kërkon dhënien e një garancie për të mbuluar shumën e detyrimeve të importit. - 158 Verify source ↗
Neni 158
AI-assisted research summary: Replacement products must match the exported goods’ tariff classification, commercial quality, and technical characteristics; if the temporarily exported goods were used, the replacement products must also be used, unless Customs grants an exception.
Neni 158 1. Produktet zëvendësuese duhet të kenë të njëjtin klasifikim tarifor, cilësi tregtare dhe karakteristikat teknike të njëjta me mallrat e eksportit, sikur këto të fundit t’iu ishin nënshtruar riparimeve në fjalë. 2. Kur mallrat e eksportit të përkohshëm janë përdor para eksportimit, edhe produktet zëvendësuese duhet të jenë të përdorura dhe nuk mund të jenë produkte të reja. Megjithatë, Dogana mund të bëjë përjashtim nga kjo rregull, nëse produkti zëvendësues është dhënë pa pagesë, qoftë për arsye të obligimit kontraktues ose obligimit ligjor, qoftë për shkak të një defekti në prodhim. - 159 Verify source ↗
Neni 159
AI-assisted research summary: Standard exchanges are authorised only when it can be established that the conditions set out in Article 158 are met.
Neni 159 Këmbimet standarde autorizohen vetëm kur është e mundur të konstatohet se janë plotësuar kushtet e parashtruara nga neni 158. - 160 Verify source ↗
Neni 160
AI-assisted research summary: Në rastet e importimit paraprak, mallrat e eksportit duhet të eksportohen përkohësisht brenda dy muajve nga pranimi nga Dogana i deklaratës për vendosjen e mallrave zëvendësuese në qarkullim të lirë.
Neni 160 1. Në rastet e importimit paraprak, mallrat e eksportit duhet të eksportohen përkohësisht brenda afatit dy mujor, duke filluar nga data e pranimit prej Doganës të deklaratës për vendosjen e mallrave zëvendësuese në qarkullim të lirë. 2. Megjithatë, kur arsyetohet nga rrethanat e veçanta, Dogana me kërkesë të personit të interesuar, mund ta zgjatë afatin e përmendur në paragrafin 1 brenda një periudhe kohore të arsyeshme. - 161 Verify source ↗
Neni 161
AI-assisted research summary: When prior import is involved and Article 154 applies, the amount to be deducted is calculated using the duty-calculation elements for the temporarily exported goods on the date the declaration placing them under the procedure is accepted.
Neni 161 45 Me rastin e importimit paraprak dhe kur aplikohet neni 154, shuma e cila duhet të zbritet përcaktohet në bazë të elementeve për llogaritjen e detyrimeve, të cilat aplikohen mbi mallrat e eksportit të përkohshëm, në datën e pranimit të deklaratës që i vendos këto mallra nën procedurë. - 162
- 151 Verify source ↗
Neni 151
AI-assisted research summary: Subsection (b) does not apply in the context of the standard exchange system.
Neni 151 (b) nuk zbatohet në kontekst të sistemit të këmbimeve standarde. Seksioni 4 Eksporti - 163 Verify source ↗
Neni 163
AI-assisted research summary: Export goods are generally placed under the export procedure, and the export declaration must be filed with the competent customs office.
Neni 163 1. Procedura e eksportit lejon që mallrat kosovare të largohen nga Kosova. Eksportimi përfshinë aplikimin e formaliteteve të eksportit, duke përfshirë edhe masat e politikës tregtare dhe, kur është e nevojshme detyrimet e eksportit. 2. Me përjashtim të mallrave të vendosura nën procedurën e përpunimit të jashtëm, të gjitha mallrat kosovare të destinuara për eksport, vendosen nën procedurën e eksportit. 3. Rastet dhe kushtet në të cilat mallrat që largohen nga Kosova nuk i nënshtrohen një deklaratë eksporti, do të përcaktohen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. 4. Deklarata e eksportit duhet të parashtrohet në zyrën doganore kompetent për mbikëqyrjen e vendit, ku është vendosur eksportuesi ose ku mallrat janë paketuar ose ngarkuar për eksport. Përjashtimet mund të përcaktohen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. - 164 Verify source ↗
Neni 164
AI-assisted research summary: Goods released for export must leave Kosovo in the same condition as when the export declaration was accepted.
Neni 164 Lirimi i mallrave për eksport jepet me kusht që mallrat përkatëse të largohen nga Kosova në të njëjtën gjendje që ato ishin në çastin e pranimit të deklaratës së eksportit. KAPITULLI 3 LLOJET TJERA TË TRAJTIMIT APO PËRDORIMIT TE LEJUAR DOGANOR Seksioni 1 Zonat e lira dhe depot e lira A. Të përgjithshme - 165 Verify source ↗
Neni 165
AI-assisted research summary: Free zones and free warehouses in Kosovo treat certain non-Kosovar goods as if they are not in Kosovo for import duties and import trade measures, if customs conditions are met. Kosovar goods placed there may receive export-like treatment under special legal provisions.
Neni 165 1. Zonat e lira dhe depot e lira janë pjesë të Kosovës apo ambiente të vendosura në Kosovë apo të ndara nga pjesa tjetër, në të cilat: a) Mallrat jo-kosovare, për qëllim të zbatimit të detyrimeve të importit dhe të masave të politikës tregtare të importit, konsiderohen sikur nuk ndodhen në Kosovë, me kusht që të mos jenë vendosur në qarkullim të lirë ose të mos jenë vendosur nën një procedurë tjetër doganore dhe nuk janë përdorur apo konsumuar në kushte të ndryshme nga ato të parashikuara me legjislacionin doganor; b) Mallrat kosovare, për të cilat janë sjell dispozitat e veçanta sipas legjislacionit Kosovar, të cilat për shkak të vendosjes në një zonë të lirë ose depo të lirë, përfitojnë nga masat që normalisht shoqërojnë eksportimin e mallrave. - 166 Verify source ↗
Neni 166
AI-assisted research summary: Qeveria mund të caktojë zona të lira ose të autorizojë depo të lira, dhe Dogana jep disa aprovime dhe përcaktime për to.
Neni 166 46 1. Qeveria e Republikës së Kosovës, në konsultim me Doganat, mund të caktojë pjesë të Kosovës, si zona të lira apo të autorizojë themelimin e depove të lira. 2. Qeveria e Republikës së Kosovës, në konsultim me Doganën, përcakton sipërfaqen e mbuluar në secilën zonë. Ambienti për tu përcaktuar si depo e lirë, duhet të aprovohet nga Dogana. 3. Zonat e lira, me përjashtim të atyre të përcaktuara me nenin 168, do të rrethohen. Dogana përcakton pikat e hyrjes dhe të daljes për çdo zonë të lirë apo depo të lirë. 4. Ndërtimi i çfarëdo ndërtese në zonë të lire kërkon aprovim paraprak të Doganës. - 167 Verify source ↗
Neni 167
AI-assisted research summary: Në zonat dhe depot e lira, kufijtë dhe pikat e hyrje-daljes i nënshtrohen mbikëqyrjes doganore, Dogana mund të kontrollojë mallrat, dhe persona të caktuar duhet të dorëzojnë ose mbajnë në dispozicion dokumentin e transportit.
Neni 167 1. Kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes nga zonat e lira dhe nga depot e lira, përveç atyre të përcaktuara në përputhje me nenin 168 i nënshtrohen mbikëqyrjes doganore. 2. Personat dhe mjetet e transportit që hyjnë dhe dalin nga një zonë e lirë ose depo e lirë mund ti nënshtrohen kontrollit doganor. 3. Qasja në zonë të lirë apo depon e lirë, mund t’iu ndalohet personave që nuk ofrojnë të gjitha garancitë e nevojshme për respektimin e dispozitave të këtij Kodi. 4. Dogana mund të kontrollojë mallrat që futën, dalin apo qëndrojnë në zonë të lirë apo depo të lirë. Për të mundësuar zbatimin e këtyre kontrolleve, një kopje e dokumentit të transportit që shoqëron mallrat që futen apo dalin, do të dorëzohet apo mbahet në dispozicion të Doganës, nga cilido person që përcaktohet për këtë qëllim nga Dogana. Kur është e nevojshme të kryhen kontrolle të tilla, mallrat vihen në dispozicion të Doganës. - 168 Verify source ↗
Neni 168
AI-assisted research summary: Dogana mund të përcaktojë zona të lira, ku zbatohen kontrollet doganore, formalitetet dhe rregullat për borxhin doganor; disa nene nuk zbatohen në këto zona.
Neni 168 1. Dogana mund të përcaktojë zonat e lira, në të cilat zbatohen kontrollet doganore dhe formalitetet, si dhe dispozitat në lidhje me borxhin doganor që aplikohen në përputhje me kërkesat e procedurës së magazinimit doganor. Nenet 170, 175 dhe 178, nuk do të aplikohen në zona të lira. 2. Referimet e zonave të lira në nenet 41, 42 dhe 202 nuk aplikohen për zonat e lira të përmendura në paragrafin 1. B. Vendosja e mallrave në zona të lira apo depo të lira - 169 Verify source ↗
Neni 169
AI-assisted research summary: Goods from Kosovo and non-Kosovo goods may be placed in a free zone or free warehouse.
Neni 169 1. Si mallrat kosovare ashtu edhe ato jo-kosovare, mund të vendosen në zonë të lirë apo depo të lirë. 2. Megjithatë, Dogana mund të kërkojë që mallrat të cilat paraqesin rrezikshmëri ose që kanë mundësi të dëmtojnë mallrat e tjera, ose të cilat për arsye tjera kërkojnë kushte të veçanta, të vendosen në hapësira të pajisura posaçërisht për të përballuar këto kërkesa. - 170 Verify source ↗
Neni 170
AI-assisted research summary: Dogana may request information about goods subject to export duties or other export rules, and must certify whether requested goods in a free zone or free warehouse are Kosovar or non-Kosovar.
Neni 170 1. Pa rënë ndesh me nenin 167 (4), mallrat që hyjnë në zonë të lirë apo depo të lirë, nuk ka nevojë të paraqiten pranë Doganës dhe nuk parashtrohet deklarata doganore. 2. Mallrat i paraqiten Doganës dhe i nënshtrohen formaliteteve doganore, të parashikuara vetëm kur ato: a) Janë vendosur në procedurë doganore që shkarkohet, kur këto mallra hyjnë në një zonë të lirë ose depo të lirë; megjithatë, kur procedura doganore përkatëse lejon lirimin nga obligimi i paraqitjes së mallit, paraqitja e këtillë nuk do të kërkohet. 47 b) Janë vendosur në një zonë të lirë ose depo të lirë në zbatim të një vendimi, që lejon kthimin ose shuarjen e detyrimeve të importit për to; c) Përfitojnë nga masat e përmendura me nenin 165 (b). 3. Dogana mund të kërkojë të informohet për mallrat që i nënshtrohen detyrimeve të eksportit ose të dispozitave tjera mbi eksportin. 4. Me kërkesë të palës se interesuar, Dogana vërteton statusin kosovar ose jo-kosovar të mallrave të vendosura në një zonë të lirë ose depo të lirë. C. Funksionimi i zonave të lira dhe depove të lira - 171 Verify source ↗
Neni 171
AI-assisted research summary: Goods kept in free zones or free warehouses are not subject to time limits.
Neni 171 Qëndrimi i mallrave në zona të lira ose depo të lira, nuk i nënshtrohet kufijve kohor. - 172 Verify source ↗
Neni 172
AI-assisted research summary: Customs must be informed before certain industrial, commercial, or service activities are carried out in a free zone or free warehouse, and Customs may impose limits or prohibit activity in some cases.
Neni 172 1. Kryerja e çdo veprimtarie industriale, tregtare ose shërbyese në një zonë të lirë ose depo të lirë autorizohet sipas kushteve të parashikuara në këtë Kod. Për kryerjen e këtyre veprimtarive, Dogana duhet paraprakisht të informohet. 2. Dogana mund të vendos ndalime ose kufizime të caktuara të veprimtarive të përmendura në paragrafin 1 duke pasur parasysh llojin e mallrave në fjalë ose nevojat e mbikëqyrjes doganore. 3. Dogana mund t'iu ndalojë ushtrimin e aktivitetit në një zonë të lirë ose depo të lirë, personave që nuk i paraqesin garancitë e nevojshme, për respektimin e normave të parashikuara në këtë Kod. - 173 Verify source ↗
Neni 173
AI-assisted research summary: Non-Kosovar goods in a free zone or free warehouse may be placed under several customs procedures or destroyed, and Customs must carry out control measures when the goods enter certain procedures.
Neni 173 1. Mallrat jo-kosovare të vendosura në një zonë të lirë ose depo të lirë, gjatë kohës sa qëndrojnë në zonën e lirë ose depon e lirë mund: a) të vendosen në qarkullim të lirë sipas kushteve të parashikuara për këtë procedurë dhe nga neni 177; b) t'i nënshtrohen formave të zakonshme të trajtimit, të përmendura në nenin 114(1) pa autorizim; c) të vendosen nën procedurën e përpunimit të brendshëm, sipas kushteve të parashikuara për këtë procedurë; d) të vendosen nën procedurën e përpunimit nën kontroll doganor, sipas kushteve të parashikuara për këtë procedurë; e) të vendosen nën procedurën e importit të përkohshëm, sipas kushteve të parashikuara për këtë procedurë; f) të hiqet dorë në përputhje me nenin 180; g) të asgjësohen, me kusht që personi përkatës ti ofrojë Doganës të gjitha informatat, të cilat ai i konsideron të nevojshme. 2. Kur mallrat vendosen në njërën nga procedurat e përmendura në paragrafët (c), (d) ose (e), Dogana i ndërmerr masat e parashikuara të kontrollit, për aq sa është e nevojshme që të njihen kushtet e veprimit dhe të mbikëqyrjes doganore të zonave të lira apo depove të lira. - 174 Verify source ↗
Neni 174
AI-assisted research summary: This provision is titled “When not applied.”
Neni 174 Kur nuk zbatohet - 173 Verify source ↗
Neni 173
AI-assisted research summary: Goods covered by this article must not be consumed or used in free zones or free warehouses.
Neni 173, mallrat jo-kosovare dhe mallrat kosovare të përmendura me nenin 165 (b), nuk konsumohen dhe nuk përdoren në zonat e lira apo depot e lira. - 175 Verify source ↗
Neni 175
AI-assisted research summary: Personat që punojnë me mallra në zona ose depo të lira duhet të mbajnë shënime të miratuara nga Dogana, t’i regjistrojnë mallrat sapo hyjnë dhe t’i mbajnë dokumentet në dispozicion të Doganës kur bëhet ringarkim brenda zonës së lirë.
Neni 175 1. Të gjithë personat që ushtrojnë një veprimtari që lidhet me ruajtjen, punimin, përpunimin, shitjen ose blerjen e mallrave në një zonë të lirë ose depo të lirë, duhet të mbajnë evidencë me shënime, sipas 48 formës së aprovuar nga Dogana. Mallrat regjistrohen në evidencën e shënimeve posa të futen në ambientin e këtij personi. Shënimet në evidencë duhet të jenë të atilla, që t’ia mundësojë Doganës, identifikimin e mallrave dhe regjistrimin e lëvizjes së tyre. 2. Kur mallrat të ringarkohen brenda një zonë të lirë, dokumentet që lidhen me këtë ngarkesë, mbahen në dispozicion të Doganës. Ruajtja afatshkurtër e mallrave për një ri-ngarkim të tillë quhet Pjesë përbërëse e ngarkesës. D. Lëvizja e mallrave nga zonat e lira apo depot e lira - 176 Verify source ↗
Neni 176
AI-assisted research summary: Mallrat që dalin nga një zonë e lirë ose depo e lirë mund të eksportohen/ri-eksportohen nga Kosova ose të dërgohen në një pjesë tjetër të Kosovës.
Neni 176 1. Pa rënë ndesh me dispozitat e veçanta të sjella me legjislacionin doganor që rregullojnë fushat e veçanta, mallrat që dalin nga një zonë e lire ose depo e lirë mund: a) Të eksportohen apo të ri-eksportohen nga Kosova ose b) Të sillen në një pjesë tjetër të Kosovës. 2. Dispozitat e Kreut III, me përjashtim të neneve 53 deri në 57, ku bëhet fjalë për mallrat kosovare, do të aplikohen edhe për mallrat e sjella në pjesë të tjera të Kosovës, me përjashtim të mallrave që dalin nga ajo zonë me rruge ajrore, pa u vënë nën procedurën e transitit apo nën një procedurë tjetër doganore. - 177 Verify source ↗
Neni 177
AI-assisted research summary: Storage or warehousing costs are excluded from customs value when they are separately stated from the price actually paid or payable for non-Kosovar goods in a free zone or free warehouse.
Neni 177 1. Kur lind një borxh doganor që ka të bëjë me mallra jo-kosovare dhe vlera doganore e tyre bazohet në një çmim vërtet të paguar ose të pagueshëm, i cili përfshin shpenzimet e magazinimit ose të ruajtjes së mallrave, derisa ato qëndrojnë në një zonë të lirë ose në një depo të lirë, këto shpenzime nuk përfshihen në vlerën doganore në rast se ato janë paraqitur veçmas nga çmimi vërtetë i paguar ose që duhet paguar për ato mallra. 2. Kur mallrat e lartshënuara kanë kaluar në një zonë të lirë apo në depo të lirë, njëra nga format e zakonshme të trajtimit për qëllimet e nenit 114 (1), natyra e mallit, vlera doganore dhe sasia e mallrave, të cilën duhet pasur parasysh me rastin e caktimit të shumës së detyrimeve të importit, me kërkesë të deklaruesit dhe me kusht që trajtimi të jetë i përfshirë me autorizimin e lëshuar në përputhje me paragrafin 3 të atij neni, janë ato që do të merreshin parasysh në lidhje me mallrat e atilla në kohën e përmendur me nenin 212, sikur ato të mos kishin pësuar trajtimin e përmendur më sipër. Megjithatë, përjashtimet nga këto dispozita përcaktohen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. - 178 Verify source ↗
Neni 178
AI-assisted research summary: When goods enter, return to another part of Kosovo, or are placed under a customs procedure, the certificate referred to in Article 170(4) is used to prove whether the goods are Kosovar or non-Kosovar. If that status cannot be proved, the goods are treated as Kosovar for export duties, export licences, and trade-policy export measures, and as non-Kosovar in all other cases.
Neni 178 1. Kur mallrat hyjnë apo kthehen në një pjesë tjetër të Kosovës ose vendosen nën një procedurë doganore, certifikata e përmendur me nenin 170 (4) përdoret si provë e statusit kosovar ose jo- kosovar të këtyre mallrave. 2. Kur nga certifikata ose me ndonjë mënyrë tjetër, nuk provohet që mallrat kanë status kosovar ose jo- kosovar, mallrat konsiderohen si: a) mallra kosovare për qëllime të aplikimit të detyrimeve të eksportit dhe licencave të eksportit ose masave të eksportit të parashikuara me politikat tregtare; b) mallra jo-kosovare në të gjitha rastet e tjera. - 179 Verify source ↗
Neni 179
AI-assisted research summary: Customs must verify that applicable export or re-export rules were followed when goods are exported or re-exported from a free zone or free warehouse.
Neni 179 Dogana duhet të vërtetojë se dispozitat e aplikueshme në eksport apo ri-eksport janë respektuar, kur malli është eksportuar ose ri-eksportuar prej zonës së lirë apo depos së lirë. 49 Seksioni 2 RI EKSPORTIMI, ASGJËSIMI APO HEQJA DORË NGA MALLI - 180 Verify source ↗
Neni 180
AI-assisted research summary: Rregullon si trajtohen mallrat jo-kosovare kur ri-eksportohen, asgjësohen ose hiqet dorë prej tyre, dhe vendos disa detyrime për Doganën.
Neni 180 1. Mallrat jo-kosovare mund: - Të ri eksportohen nga Kosova; - Të asgjësohen; - Të heqin dorë nga malli në dobi të Doganës, kur parashihet me legjislacion; 2. Ri eksportimi sjell zbatimin e formaliteteve të parashikuara për largimin e mallrave, përfshirë këtu edhe masat e politikës tregtare. Rastet kur mallrat jo-kosovare mund të vendosen nën sistem pezullues me synim që të mos zbatohen masat e politikes tregtare për eksportin, mund të përcaktohen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. 3. Përveç rasteve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, me rastin e ri eksportimit ose asgjësimit, Dogana duhet të informohet paraprakisht. Dogana ndalon ri-eksportimin, nëse kjo parashikohet nga formalitetet ose masat e përmendura në nënparagrafin e parë të paragrafit 2. Kur mallrat e vendosura nën procedurat doganore me ndikim ekonomik janë të destinuara për ri-eksport, duhet të parashtrohet deklarata doganore në kuptim të neneve 63 deri 82. Në rastet e këtilla do të aplikohet neni 163 (3) dhe (4). Heqja dorë nga malli bëhet në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. 4. Shpenzimet e asgjësimit ose të heqjes dorë nga malli nuk barten nga Dogana. 5. Çdo mbetje ose hedhurinë që del nga asgjësimi do t’i caktohet një trajtim apo përdorim i lejuar doganor që parashikohet për mallrat jo-kosovare. Ato mbeten nën mbikëqyrje doganore deri në kohën e caktuar me nenin 41 (2). KREU V MALLRAT QË LARGOHEN NGA KOSOVA - 181 Verify source ↗
Neni 181
AI-assisted research summary: Goods leaving Kosovo are subject to customs supervision, and customs may inspect them under the applicable rules.
Neni 181 Mallrat që largohen nga Kosova i nënshtrohen mbikëqyrjes doganore. Ato mund t’i nënshtrohen kontrollit doganor nga Dogana në përputhje me dispozitat në fuqi. Ato largohen nga Kosova, kur është e nevojshme përmes rrugëve të përcaktuara nga Dogana, në përputhje me procedurat e parashikuara, po ashtu nga Dogana. KAPITULLI 1 OPERACIONET E PRIVILEGJUARA LIRIMET NGA DETYRIMET DOGANORE - 182 Verify source ↗
Neni 182
AI-assisted research summary: This article says the cases and conditions for relief from import or export duties in special circumstances are set out in Annex A and Annex D.
Neni 182 Rastet në të cilat dhe kushtet nën të cilat, në rrethana të veçanta, lejohet lirimi nga detyrimet e importit apo detyrimet e eksportit, kur mallrat janë liruar për qarkullim të lirë apo janë eksportuar, janë të përcaktuar me Aneksin A dhe D në shtojcën e këtij Kodi. 50 KAPITULLI 2 MALLRAT E KTHYERA - 183 Verify source ↗
Neni 183
AI-assisted research summary: Rikthimi i mallrave kosovare mund të përfitojë përjashtim nga detyrimet e importit nëse kërkohet nga personi i interesuar dhe mallrat ri-vendosen në qarkullim të lirë brenda tre vjetësh, me disa përjashtime.
Neni 183 1. Mallrat kosovare të cilat, pasi janë eksportuar nga territori doganor i Kosovës, rikthehen në Kosovë dhe vendosen në qarkullim të lirë brenda një periudhe trevjeçare, me kërkesë të personit të interesuar, përfitojnë përjashtim nga detyrimet e importit. Megjithatë: a) periudha trevjeçare mund të zgjatet, duke marrë parasysh kushtet e veçanta; b) kur para eksportimit nga Kosova mallrat e rikthyera ishin vendosur në qarkullim të lirë me detyrimet e reduktuara të importit ose zero për arsye të përdorimit të tyre të veçantë, përjashtimi nga detyrimet sipas paragrafit 1 lejohet vetëm nëse mallrat do të ri-importohen për të njëjtin qëllim. 2. Kur ndryshon qëllimi për të cilin mallrat në fjalë do të importohen, shuma e detyrimeve të importit që duhet paguar për këto mallra reduktohet, duke e zbritur çdo shumë të paguar për mallrat kur ato vendosen në qarkullim të lirë për herë të parë. Nëse shuma e fundit është më e madhe se ajo e paguar në çastin e vendosjes në qarkullim të lirë të mallrave që rikthehen, kthimi nuk lejohet. 3. Përjashtimi nga detyrimet doganore të përmendura në paragrafin 1 nuk do të lejohet për: a) mallrat e eksportuara nga Kosova nën procedurën e përpunimit të jashtëm, me përjashtim të rastit, kur këto mallra mbeten në të njëjtën gjendje në të cilën ishin eksportuar; b)mallrat, të cilat i janë nënshtruar një mase që përfshinë eksportimin e tyre në një vend tjetër. Rrethanat dhe kushtet, në të cilat kjo kërkesë mund të mos zbatohet, përcaktohen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. - 184 Verify source ↗
Neni 184
AI-assisted research summary: Customs duty exemption under Article 183 is allowed only if the goods are re-imported in the same condition as when they were exported.
Neni 184 Përjashtimi nga detyrimet doganore i parashikuar me nenin 183, lejohet vetëm nëse mallrat janë ri- importuar në gjendjen, në të cilën ishin eksportuar. Rrethanat dhe kushtet, në të cilat kjo kërkesë mund të mos zbatohet, përcaktohen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. - 185
- 183 Verify source ↗
Neni 183
AI-assisted research summary: Articles 183 and 184 apply, with the relevant changes, to compensating products exported or re-exported after inward processing.
Neni 183 dhe 184 do të aplikohen me ndryshimet përkatëse për produktet kompensuese, të cilat janë eksportuar apo ri-eksportuar pas procedurës së përpunimit të brendshëm. 2. Shuma e detyrimeve doganore importuese ligjërisht të kërkuara, do të caktohet në bazë të dispozitave të aplikueshme për procedurën e përpunimit të brendshëm, kështu që data e ri-eksportit, do të merret si datë e lëshimit në qarkullim të lirë. KREU VI BORXHI DOGANOR KAPITULLI 1 GARANCIONI PËR TË MBULUAR NJË BORXH DOGANOR - 186 Verify source ↗
Neni 186
AI-assisted research summary: Customs may require a guarantee for a customs debt, and in some cases may allow another person to provide it or waive the requirement.
Neni 186 51 1. Kur, në përputhje me legjislacionin doganor, Dogana kërkon dhënien e një garancioni, me qëllim që të sigurohet pagesa e një borxhi doganor, garancioni jepet nga personi i cili është përgjegjës ose që mund të bëhet përgjegjës për atë borxh. 2. Dogana do të kërkojë që për një borxh doganor, të sigurohet një garancion. 3. Dogana mund të autorizojë që garancioni, të sigurohet nga një person tjetër, që nuk është personi të cilit i është kërkuar garancioni. 4. Kur personi që ka apo që mund të ketë një borxh doganor, është autoritet publik, nuk kërkohet garancioni. 5. Dogana mund të heqë dorë nga kërkesa për dhënie të garancionit kur shuma që duhet të garantohet nuk është më e lartë se pesëqind (500) €. - 187 Verify source ↗
Neni 187
AI-assisted research summary: Customs may require a guarantee, and in some cases may ask the person concerned to declare that they will meet their legal obligations.
Neni 187 1. Kur legjislacioni doganor parashikon që sigurimi i garancionit të jetë alternativ, Dogana kërkon sigurimin e atij lloji të garancionit, kur të vlerësojë se nuk është e sigurt se borxhi doganor i lindur apo që mund të lind do të shlyhet brenda afatit ligjor. Kur garancioni i përmendur në fjalinë e mësipërme nuk kërkohet, Dogana, pavarësisht nga kjo mund ti kërkojë personit të përmendur në nenin 186 (1), të deklarohet që do ti respektojë obligimet, të cilat ligjërisht është i obliguar për t’i përmbushur. 2. Garancioni i përmendur në paragrafin e mësipërm kërkohet: - në çastin e aplikimit të dispozitave që kërkojnë garancion ose - në një çast të mëvonshëm, në qoftë se Dogana konstaton se shlyerja e borxhit doganor që ka lindur ose mund të lindë, nuk është e sigurt se do të përmbushet brenda afatit të parashikuar. - 188 Verify source ↗
Neni 188
AI-assisted research summary: On request, customs must allow a comprehensive guarantee for two or more operations covered by a customs debt that has arisen or may arise.
Neni 188 Me kërkesën e personit të përmendur në nenin 186 (1) ose (3), Dogana do të lejojë dhënien e një garancioni gjithëpërfshirës për të mbuluar dy ose me shumë operacione, për të cilat ka lindur ose mund të lind një borxh doganor. - 189 Verify source ↗
Neni 189
AI-assisted research summary: When customs law requires a guarantee, Customs sets the guarantee amount; if the debt can be exactly determined, the amount matches that debt, otherwise Customs sets a maximum estimated amount.
Neni 189 1. Kur legjislacioni doganor e bënë të detyrueshme dhënien e garancionit, Dogana cakton shumën e këtij garancioni i cili është i njëjtë me: - shumën e saktë të borxhit ose të borxheve doganore në fjalë, kur kjo shumë mund të përcaktohet saktësisht në çastin kur kërkohet garancioni; - në rastet e tjera, shumën maksimale, sipas vlerësimit të Doganës, të borxhit ose të borxheve doganore që kanë lindur ose mund të lindin në rastet tjera. Kur jepet garancioni gjithëpërfshirës për borxhet doganore, i cili ndryshon me kalimin e kohës, shuma e këtij garancioni përcaktohet në nivelin që mundëson mbulimin e borxhit doganor në çdo kohë. 2. Kur legjislacioni doganor parasheh dhënien e garancionit fakultativ dhe dogana kërkon shenjen e garancionit, shuma e garancionit përcaktohet nga Dogana, në mënyrë të atillë që të mos e tejkalojë nivelin e përmendur në paragrafin 1. 3. Kushtet dhe rrethanat, në të cilat mund të sigurohet garancioni paushall, përcaktohet me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. 52 - 190 Verify source ↗
Neni 190
AI-assisted research summary: Garancioni may be provided as a cash deposit or as a guarantor.
Neni 190 Garancioni mund të jepet në formë të: - depozitës në të holla ose - garantues.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.