KODI Nr. 03/L-109 DOGANOR DHE I AKCIZAVE NË KOSOVË
Part 2 of 3 · provisions 201–400
This preamble states that the Kosovo Assembly adopts the Customs and Excise Code in Kosovo and refers to Article 65(1) of the Constitution as the basis.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Statute
- Citation
- 03/L-109
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
- Complete work
- View statute overview
Statute overview
About this statute
This preamble states that the Kosovo Assembly adopts the Customs and Excise Code in Kosovo and refers to Article 65(1) of the Constitution as the basis. Kjo dispozitë thotë se legjislacioni doganor përbëhet nga ky Kod dhe një Udhëzim Administrativ për zbatimin e tij. This article says the code regulates the basic elements of Kosovo’s customs protection system and the rights and obligations of all participants in applying customs law. Kosovo’s customs legislation applies uniformly throughout Kosovo, and some customs provisions may also apply outside Kosovo in limited legal settings. This article defines key customs terms used in the Code, including person, persons established in Kosovo, customs, customs office, customs decision, customs debt, customs supervision, customs control, customs declaration, declarant, and risk management.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of KODI Nr. 03/L-109 DOGANOR DHE I AKCIZAVE NË KOSOVË
Showing 200 of 477
- 191 Verify source ↗
Neni 191
AI-assisted research summary: Cash deposits must be made in euros, and some cheques or other payment instruments can count as equivalent payment forms if Customs accepts them.
Neni 191 1. Depozita në të holla duhet të bëhet në euro. Janë të barasvlershme me një depozitë në të holla: - dorëzimi i një çeku, pagesa e të cilit garantohet nga institucioni që ka lëshuar atë, në çdo mënyrë që është e pranueshme për Doganën, - dorëzimi i çdo instrumenti tjetër të njohur nga Dogana si mjet pagese. 2. Garancioni në formën e një depozite në të holla ose në çdo formë pagese të barasvlershme, duhet të jepet në përputhje me dispozitat në fuqi në Kosovë. - 192 Verify source ↗
Neni 192
AI-assisted research summary: Guarantori duhet të paguajë shkrimisht borxhin doganor të garantuar, bashkë me debitorin ose personalisht. Ai duhet të jetë person i tretë i vendosur në Kosovë dhe i pranuar nga Dogana.
Neni 192 1. Garantuesi obligohet me shkrim të paguajë në mënyrë solidare me debitorin apo personalisht shumën e borxhit doganor të garantuar që duhet paguar. 2. Garantuesi duhet të jetë një person i tretë i vendosur në Kosove dhe i pranuar nga Dogana. 3. Dogana mund të refuzojë garantuesin ose llojin e garancionit të propozuar, kur është e sigurt se garantuesi nuk do të garantojë pagesën e borxhit doganor brenda afatit të paraparë. - 193 Verify source ↗
Neni 193
AI-assisted research summary: Personi që duhet të japë garanci mund të zgjedhë llojin e garancisë nga ato të parashikuara në nenin 190. Dogana mund ta refuzojë llojin e propozuar nëse nuk përputhet me rregullat doganore dhe mund të kërkojë që lloji i zgjedhur të mbahet për një periudhë të caktuar.
Neni 193 1. Personit, të cilit i kërkohet dhënia e garancionit është i lirë të zgjedhë midis llojeve të garancioneve të parashikuara me nenin 190. 2. Megjithatë, Dogana mund të refuzojë pranimin e llojit të propozuar të garancionit, kur nuk është në përputhje me rregullat e procedurës përkatëse doganore. E njëjta vlen edhe për garancionin e propozuar. Dogana mund të kërkojë që lloji i garancionit të zgjedhur të mbahet për një periudhë të caktuar. - 194 Verify source ↗
Neni 194
AI-assisted research summary: Customs may accept other guarantees, and may accept a cash deposit, if the debt will be paid; it must refuse a proposed guarantee if it does not secure payment of the customs debt.
Neni 194 1. Kur është e paraparë me dispozitat e Udhëzimit Administrativ për zbatimin e këtij Kodi , Dogana mund të pranojë lloje të tjera të garancioneve nga ato të përmendura me nenin 190, kur sigurohet që borxhi doganor do të paguhet. Dogana do të refuzojë garancionin e propozuar nga debitori, kur ajo konsideron që një garancion i këtillë nuk siguron pagesën e borxhit doganor. 2. Me të njëjtat kufizime të përmendura në nënparagrafin e dytë të paragrafit 1, Dogana mund të pranojnë një depozitë në të holla, pa u plotësuar kushtet me nenin 191 (1). - 195 Verify source ↗
Neni 195
AI-assisted research summary: If Customs finds the guarantee is no longer sufficient or secure for payment of a customs debt by the deadline, it may require the person referred to in Article 186(1) to provide an additional guarantee or replace the old one with a new guarantee.
Neni 195 Kur Dogana konstaton se garancioni i ofruar nuk siguron, ose nuk është më i sigurt, ose i mjaftueshëm për të siguruar pagesën e një borxhi doganor brenda afatit te caktuar, ajo kërkon nga personi i përmendur 53 me nenin 186 (1), sipas preferencës së këtij të fundit, të sigurojë një garancion shtesë ose të zëvendësojë garancionin e mëparshëm me një garancion të ri. - 196 Verify source ↗
Neni 196
AI-assisted research summary: A customs guarantee stays in place until the customs debt is paid or can no longer arise; it may be released in part if only part of the debt is paid or can arise, unless the amount is too small to justify it.
Neni 196 1. Garancioni nuk shkarkohet për aq kohë sa borxhi doganor, për të cilin ky garancion është lëshuar, nuk është shlyer ose kur nuk mund të lindë përsëri. Garancioni duhet të shkarkohet sapo borxhi doganor të shlyhet ose nuk mund të lindë përsëri. 2. Kur borxhi doganor shlyhet pjesërisht ose mund të lindë vetëm në lidhje me një pjesë të shumës që është siguruar, me kërkesë të personit të interesuar, shkarkohet vetëm pjesa përkatëse e garancionit, me përjashtim të rastit kur shuma në fjalë nuk e arsyeton këtë veprim. - 197 Verify source ↗
Neni 197
AI-assisted research summary: Administrative instructions may provide exceptions to the provisions in this chapter as needed, taking international conventions into account.
Neni 197 Përjashtimet e dispozitave nga ato të përfshira në këtë kapitull, do të parashihen sipas nevojës, me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, për tu marrë parasysh edhe konventat ndërkombëtare. KAPITULLI 2 LINDJA E NJË BORXHI DOGANOR - 198 Verify source ↗
Neni 198
AI-assisted research summary: Import customs debt arises when goods are released for free circulation or placed under temporary import with partial duty relief, and the declarant is the debtor.
Neni 198 1. Borxhi doganor i importit lind me rastin: a) e vendosjes në qarkullim të lirë të mallrave që iu nënshtrohen detyrimeve të importit ose b) e vendosjes së këtyre mallrave nën procedurën e importit të përkohshëm, me lirim të pjesshëm nga detyrimet e importit. 2. Borxhi doganor lind në kohën e pranimit të deklaratës doganore përkatëse. 3. Debitor është deklaruesi. Në rast të përfaqësimit të tërthortë, personi në llogari te të cilit bëhet deklarata doganore. 4. Kur deklarata doganore lidhur me një nga procedurat e përmendura në paragrafin 1 përpilohet në bazën e të dhënave që tregojnë se një pjesë ose e tërë shuma e detyrimeve doganore që duhet paguar nuk është vjelë, personat që kanë ofruar të dhënat e nevojshme për përpilimin e deklaratës dhe ata që ishin në dijeni ose objektivisht duhej të ishin në dijeni se këto të dhëna janë të pasakta, mund të konsiderohen, gjithashtu debitor në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. - 199 Verify source ↗
Neni 199
AI-assisted research summary: A customs debt arises when goods are brought into Kosovo illegally, or illegally moved within Kosovo from a free zone or free warehouse. Certain persons become debtors.
Neni 199 1. Një borxh doganor në import lind nëpërmjet: a) sjelljes së paligjshme të mallrave në Kosovë, të cilat i nënshtrohen obligimit të pagesës së detyrimeve të importit ose, b) sjelljes se paligjshme të mallrave të këtilla në një pjesë tjetër të Kosovës, që janë të vendosura në një zonë të lirë apo depo të lirë. Për qëllim të këtij neni, me sjellje të paligjshme nënkuptohet çdo sjellje e mallrave në kundërshtim me dispozitat e neneve 42 deri 45 dhe 176 (b). 2. Borxhi doganor lind në momentin kur mallrat sjellën në mënyrë të paligjshme. 3. Debitor do të jetë: a) personi që i sjellë këto mallra në mënyrë të paligjshme, 54 b) çdo person që ka marrë pjesë në sjelljen e paligjshme të mallrave dhe që ka dijeni ose objektivisht, është dashur ta dijë, se kjo hyrje është e paligjshme dhe c) çdo person që blen ose mban mallrat në fjalë dhe që në çastin e blerjes ose të mbajtjes se mallrave, ishte në dijeni ose objektivisht, duhej ta dinte, që ato janë sjellë në mënyrë të paligjshme. - 200 Verify source ↗
Neni 200
AI-assisted research summary: A customs debt on import arises when goods are unlawfully removed from customs supervision.
Neni 200 1. Borxhi doganor në import lind me rastin e shmangies së paligjshme nga mbikëqyrja doganore e mallrave, të cilat i nënshtrohen obligimit të pagesës së detyrimeve të importit. 2. Borxhi doganor lind në çastin kur mallrat i shmangen mbikëqyrjes doganore. 3. Debitor do të jetë: a) personi që i largon mallrat nga mbikëqyrja doganore, b) çdo person që merr pjesë në ketë largim dhe që është në dijeni ose objektivisht duhet të ishte në dijeni se mallrat janë larguar nga mbikëqyrja doganore, c) çdo person që blen ose i mban mallrat në fjalë dhe në çastin e blerjes ose të mbajtjes së mallrave ishte në dijeni ose objektivisht duhej të ishte në dijeni, se ato mallra janë larguar nga mbikëqyrja doganore dhe d) kur është e nevojshme, personi nga i cili kërkohet të përmbushë obligimet që lindin nga strehimi i përkohshëm i mallrave ose nga shfrytëzimi i procedurës doganore nën të cilën janë vendosur mallrat. - 201 Verify source ↗
Neni 201
AI-assisted research summary: This article says when customs debt for imports arises and who counts as the debtor.
Neni 201 1. Borxhi doganor i importit lind nëpërmjet: a) mos përmbushjes së njërit prej obligimeve që lindin nga strehimi i përkohshëm ose nga shfrytëzimi i procedurës doganore, nën të cilën janë vendosur mallrat që u nënshtrohen detyrimeve të importit, apo b) mos zbatimit te njërit prej kushteve të përcaktuara për vendosjen e mallrave nën ketë procedurë ose për dhënien e të drejtës së pagesës së reduktuar ose zero të detyrimeve të importit, për arsye të përdorimit të veçantë të mallrave, në rastet kur ato janë të ndryshme nga ato të përmendura me nenin 200, përveç nëse konstatohet se këto mangësi nuk kanë pasur ndikim të madh në funksionimin e procedurës së rregullt të strehimit të përkohshëm ose procedurës doganore përkatëse. 2. Borxhi doganor lind në momentin kur ndërpritet plotësimi i obligimit, mos përmbushja e të cilit sjellë deri te lindja e borxhit doganor, ose ne momentin e vendosjes se mallit nën procedurën përkatëse doganore, kur më vonë konstatohet se kushti më të cilin rregullohet vendosja e mallit në atë procedurë, ose lejimi i taksës së reduktuar apo zero të detyrimeve importuese në bazë të përdorimit të tyre të veçantë, në të vërtetë nuk ka qenë i plotësuar. 3. Debitor, është personi të cilit, sipas rrethanave të dhëna, është i obliguar të plotësojë obligimet që lindin në lidhje me mallrat, të cilat i nënshtrohen pagesës së detyrimeve të importit, të cilat rrjedhin nga strehimi i tyre i përkohshëm, ose për arsye të përdorimit të procedurës doganore, nën të cilën ato janë vendos, ose të veprojë në pajtim me kushtet me të cilat parashihet vendosja e mallrave në atë procedurë. - 202 Verify source ↗
Neni 202
AI-assisted research summary: Import customs debt arises when goods in a free zone or free warehouse are consumed or used under conditions different from those allowed by law.
Neni 202 55 1. Borxhi doganor në import lind nga konsumi ose përdorimi i mallrave në një zonë të lirë ose në një depo të lirë që i nënshtrohet obligimit të pagesës së detyrimeve të importit, në kushte të ndryshme nga ato të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Kur mallrat zhduken dhe zhdukja e tyre nuk mund të arsyetohet në mënyrë bindëse pranë Doganës, Dogana këto mallra mund ti konsideron si të hedhura për konsum, ose të përdorura në zonën e lirë apo në depon e lirë. 2. Borxhi lind në momentin kur mallrat konsumohen ose përdoren për herë të parë në kushte të ndryshme nga ato të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. 3. Debitor, është personi që ka konsumuar ose i ka përdor mallrat dhe çdo person që ka marrë pjese në këtë konsum ose përdorim, që e ka ditur, ose që objektivisht ka mund të dijë, se mallrat janë konsumuar ose janë përdor në kushte të ndryshme nga ato të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi. 4. Kur Dogana, mallrat e zhdukura i konsideron si të konsumuara ose të përdorura në zonën e lirë ose depon e lirë, nuk është e mundur të zbatohet paragrafi i sipërm, personi që duhet të paguajë borxhin doganor, është personi për të cilin Dogana e ka ditur se ka qenë i fundit në pronësi të këtyre mallrave. - 203 Verify source ↗
Neni 203
AI-assisted research summary: No import customs debt arises for certain goods in specific loss or export/re-export situations described here.
Neni 203 1. Duke përjashtuar nenet 199 dhe 201 (1) (a), konsiderohet se nuk ka lindur asnjë borxh doganor në import për mallrat e caktuara, kur personi i interesuar dëshmon se mospërmbushja e kushteve të cilat lindin nga: a) dispozitat e neneve 42 deri ne 45 dhe 176 (b) ose, b) mbajtja e mallrave në fjalë në strehim të përkohshëm ose, c) shfrytëzimi i procedurës doganore nën të cilën janë vendosur mallrat, rezulton nga asgjësimi i plotë ose humbja e pakthyeshme e këtyre mallrave, për shkak të vet natyrës së mallrave ose të rrethanave të paparashikuara ose fuqisë madhore, ose si pasojë e autorizimit të lëshuar nga Dogana. Për qëllimet e këtij paragrafi, mallrat quhen të humbura, në mënyrë të pakthyeshme, kur janë bërë të papërdorshme për cilindo qoftë. 2. Gjithashtu, konsiderohet se nuk lind asnjë borxh doganor në import për mallrat e lëshuara në qarkullim të lirë me detyrimet e reduktuara të importit ose zero për shkak të përdorimit të tyre të veçantë, kur këto mallra eksportohen ose ri eksportohen me lejen e Doganës. - 204 Verify source ↗
Neni 204
AI-assisted research summary: Waste or scrap resulting from the relevant disposal is treated as non-Kosovar goods.
Neni 204 Kur, në përputhje me nenin 203 (1), konsiderohet se nuk ka lindur një borxh doganor për mallrat e lëshuara në qarkullim të lirë, me detyrime të importit të reduktuara ose zero për shkak të përdorimit të tyre të veçantë, çdo mbetje ose hedhurinë që rezulton nga ky asgjësim do të konsiderohen si mallra jo- kosovare. - 205 Verify source ↗
Neni 205
AI-assisted research summary: If customs debt arises for goods released for free circulation with reduced import duties for their special use, the amount paid at release is deducted from the customs debt.
Neni 205 1. Kur në përputhje me nenin 200 apo 201 lind një borxh doganor për mallrat e vendosura në qarkullim të lirë me detyrime importi të reduktuara për arsye të përdorimit të tyre të veçantë, shuma e paguar në çastin e lëshimit të mallrave në qarkullim të lirë zbritet nga shuma e borxhit doganor. 2. Kjo dispozite me ndryshimet e nevojshme aplikohet në rastet kur borxhi doganor lind për mbetje ose hedhurina, që dalin si pasojë e asgjësimit të këtyre mallrave. - 206 Verify source ↗
Neni 206
AI-assisted research summary: A customs debt for export arises when the customs declaration is accepted; the declarant is the debtor, and in indirect representation the person on whose account the declaration is made is also a debtor.
Neni 206 56 1. Një borxh doganor në eksport lind me eksportimin jashtë Kosovës, i mbuluar me një deklaratë doganore për mallrat që i nënshtrohen detyrimeve të eksportit. 2. Borxhi doganor lind në çastin kur pranohet deklarata doganore. 3. Debitor është deklaruesi. Në rast të përfaqësimit të tërthortë, Debitor është gjithashtu personi për llogarinë e të cilit bëhet deklarata. - 207 Verify source ↗
Neni 207
AI-assisted research summary: Export customs debt arises when goods leave Kosovo without a customs declaration, and the debtor is the person removing the goods or a participant who knew, or should objectively have known, that no declaration was filed when required.
Neni 207 1. Borxhi doganor në eksport lind me largimin e mallrave nga Kosova, pa deklaratë doganore, të cilat i nënshtrohen pagesës së detyrimeve të eksportit. 2. Borxhi doganor lind në çastin kur këto mallra efektivisht largohen nga Kosova. 3. Debitor është: a) Personi që i largon mallrat dhe b) Çdo person që ka marrë pjesë në këtë largim dhe që ka dijeni ose objektivisht, ka mund të dijë se asnjë deklarate doganore nuk është parashtruar edhe pse është dashur të parashtrohet. - 208 Verify source ↗
Neni 208
AI-assisted research summary: Export customs debt arises if export conditions are not respected, goods go to a different destination than authorized, or Customs cannot determine the final proof deadline.
Neni 208 1. Borxhi doganor në eksport lind kur nuk respektohen kushtet në të cilat mallrat largohen nga Kosova me përjashtim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet e eksportit. 2. Borxhi lind në çastin kur mallrat arrijnë në një destinacion të ndryshëm nga ai për të cilin janë lejuar të largohen nga Kosova me përjashtim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet e eksportit, ose në rast se Dogana nuk është në gjendje të përcaktojë afatin kohor kur përfundon afati i fundit i përcaktuar për të dëshmuar, se janë plotësuar kushtet e parapara për të përfituar përjashtimin nga detyrimet. 3. Debitor, është deklaruesi, në rastin e përfaqësimit të tërthortë debitor është gjithashtu personi për llogarinë e të cilit bëhet deklarata. - 209 Verify source ↗
Neni 209
AI-assisted research summary: Rregulli thotë kur lind borxhi doganor për mallrat e kufizuara ose të ndaluara dhe kur nuk lind për disa sende të paligjshme si monedhat false dhe drogat e përmendura.
Neni 209 Borxhi doganor i përmendur në nenet 198 deri në 202 dhe 206 deri 208 lind edhe lidhet me mallrat që iu nënshtrohen masave ndaluese ose kufizuese të çdo lloji në import ose eksport. Megjithatë, borxhi doganor nuk lind me sjelljen e paligjshme në Kosovë të monedhave false ose të substancave narkotike dhe psikotrope, të cilat nuk përfshihen në qarkun ekonomik të mbikëqyrë rreptësisht nga Dogana, duke synuar përdorimin e tyre për qëllime mjekësore e shkencore. Për qëllimet e legjislacionit penal të zbatueshëm në shkeljet doganore, borxhi doganor konsiderohet se ka lindur kur në një ligj penal, detyrimet doganore përbëjnë bazën për përcaktimin e ndëshkimeve ose kur ekzistenca e borxhit doganor është bazë për ndjekje penale. - 210 Verify source ↗
Neni 210
AI-assisted research summary: Favorable customs tariff treatment, exemption, or relief can also apply to customs debts in specified cases if the person concerned has not acted fraudulently or with evident negligence and proves the other conditions are met.
Neni 210 Kur legjislacioni doganor parasheh trajtim favorizues tarifor të mallrave, për shkak të natyrës së tyre apo përdorimit të veçantë apo përjashtimin, ose lirimin e plotë, ose të pjesshëm nga detyrimet e importit ose të eksportit sipas neneve 25, 86, 148 ose 202 deri në 185, trajtimi i tillë favorizues tarifor, përjashtimi apo lirimi, po ashtu zbatohet në rastet kur një borxh doganor lind sipas neneve 199 deri 202, 207 ose 208, me kusht që sjellja e personit të interesuar, nuk përfshinë marrëveshje mashtruese (të pandershme) apo neglizhencë evidente dhe siguron dëshmi, që kushtet tjera për zbatimin e trajtimit favorizues, përjashtimin dhe lirimin janë plotësuar. - 211 Verify source ↗
Neni 211
AI-assisted research summary: If several people are responsible for paying a customs debt, each is liable for the full debt together with the others.
Neni 211 57 Kur disa persona janë përgjegjës për pagesën e një borxhi doganor, ata janë përgjegjës bashkërisht dhe individualisht për pagesën e një borxhi të tillë. - 212 Verify source ↗
Neni 212
AI-assisted research summary: The amount of import or export duties is set using the tax rules that apply to the goods when the customs debt arises, with special rules for cases where that time cannot be determined exactly.
Neni 212 1. Përveç rasteve të parashikuara shprehimisht nga ky Kod dhe pa rënë ndesh me paragrafin 2, shuma a detyrimeve të importit ose e detyrimeve të eksportit të zbatueshme mbi mallra përcaktohet në bazë të rregullave të taksimit, që iu përshtaten këtyre mallrave, në momentin kur lind borxhi përkatës doganor. 2. Kur nuk është e mundur të përcaktohet me saktësi se kur ka lindur borxhi doganor, momenti që merret parasysh për përcaktimin e rregullave të taksimit, të përshtatshme për mallrat në fjalë, është momenti kur Dogana arrin në përfundim se mallrat doganore janë në gjendje të atillë, për të cilat ka lindur borxhi doganor. 3. Megjithatë, kur informacioni në dispozicion të Doganës i lejon atij të arrijë në përfundimin që borxhi doganor ka lindur përpara se ai të arrin në këtë konstatim, shuma e detyrimeve të importit ose e detyrimeve të eksportit e pagueshme për mallrat në fjalë, përcaktohet në bazë të elementeve të taksimit të mallrave në çastin më të hershëm në kohë, të cilit mund t’i referohet borxhi doganor, në bazë të informacioneve të disponueshme. 4. Interesat kompensues zbatohen në përputhje me normën e zbatueshme në tregun monetare kosovar apo tregun financiar, për të parandaluar përfitime të padrejta financiare nëpërmjet shtyrjes së datës, në të cilën lind borxhi doganor ose bëhet kontabilizimi. - 213 Verify source ↗
Neni 213
AI-assisted research summary: Customs debt arises at the place where the relevant acts occur, or—if that place cannot be determined—at the place Customs determines from the goods’ situation; a fallback rule applies for goods in an unfinished customs procedure.
Neni 213 1. Borxhi doganor lind: a) Në vendin ku ndodhin punët për të cilat ai lind, b) Kur nuk është e mundur të përcaktohet ky vend, borxhi doganor konsiderohet se ka lindur në vendin ku Dogana arrin në përfundim, se mallrat janë në një situatë të tillë, ku lind borxhi doganor, c) Nëse mallrat kanë hyrë në një procedurë doganore e cila nuk është shkarkuar dhe vendi nuk mund të përcaktohet sipas paragrafit (a) ose (b) brenda afatit kohor të paraparë, nëse është e nevojshme, me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, do të parashihet se borxhi doganor ka lindur në vendin, ku mallrat janë vendosur nën këtë procedurë ose në vendin, ku mallrat hyjnë në Kosove nën këtë procedurë. 2. Kur të dhënat më të cilat disponon Dogana i mundësojnë që të përcaktojë se borxhi doganor, kishte lindur kur mallrat ishin në një vend tjetër e me një datë të mëhershme, borxhi doganor konsiderohet se ka lindur në vendin që mund të përcaktohet si vendndodhje e mallrave në çastin më të hershëm, kur mund të përcaktohet ekzistenca e borxhit doganor. - 214 Verify source ↗
Neni 214
AI-assisted research summary: Preferential tariff documentation can trigger an import customs debt; the debt arises when Customs accepts the export declaration.
Neni 214 1. Për rastet në të cilat marrëveshjet që ekzistojnë ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera parashikojnë dhënien e trajtimit tarifor preferencial për import të mallrave me origjinë kosovare, sipas këtyre marrëveshjeve, me kusht që, kur mallrat janë përfituar nën procedurën e përpunimit të brendshëm, mallrat jo-kosovare të inkorporuara brenda mallrave në fjalë, iu nënshtrohen pagesës përkatëse të detyrimeve të importit, vërtetimi i dokumenteve të nevojshme për të mundësuar këtë trajtim tarifor preferencial, në këto vende shkakton lindjen e një borxhi doganor në import. 2. Borxhi doganor lind në momentin kur Dogana pranon deklaratën e eksportit për mallrat përkatëse. 3. Debitor është deklaruesi. Në rastin e përfaqësimit të tërthortë, debitor është personi për llogarinë e të cilit bëhet deklarata. 58 4. Shuma e detyrimeve të importit që korrespondon me këtë borxh doganor, do të caktohet në të njëjtat kushte sikur në rastin e borxhit doganor, që lind nga pranimi, në të njëjtën datë të deklaratës për lëshim në qarkullim të lirë të mallrave përkatëse, me qëllim të mbylljes së procedurës për përpunim të brendshëm. KAPITULLI 3 PAGESA E SHUMËS SË BORXHIT DOGANOR Seksioni 1 Kontabilizimi dhe komunikimi i shumës së detyrimeve debitorit - 215 Verify source ↗
Neni 215
AI-assisted research summary: Dogana must calculate and record customs duty amounts once the needed data is available, but certain cases are excluded.
Neni 215 1. Çdo shumë individuale e detyrimeve të importit apo të eksportit që lind nga një borxh doganor, tani e tutje do të quhet ‘shuma e detyrimeve’ dhe do të llogaritet nga Dogana posa të disponohet më të dhënat e nevojshme dhe të regjistrohet në librat e kontabilitetit apo në çdo mjet tjetër të barazvlefshëm (kontabilizimi). Nen-paragrafi i pare nuk aplikohet: (a) kur paraqitet një takse anti-dumping e përkohshme; (b) kur shuma e detyrimeve që duhen paguar është me e madhe se ajo e përcaktuar në bazë të informacionit të detyrueshëm; (c) kur dispozitat e aprovuara në përputhje me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, kërkojnë nga Dogana, të heqë dorë nga evidentimi i shumave të detyrimeve më të ulëta nga shuma e caktuar. 2. Dogana mund të zbret shumat e detyrimeve, të cilat sipas nenit 219 (3), nuk kanë mundur t’i komunikohen debitorit, pas përfundimit të afatit të lejueshëm. 3. Dogana cakton procedurat praktike për evidentimin e shumave të detyrimeve doganore në kontabilitet. Këto procedura mund të ndryshojnë varësisht nga ajo se a është, në pikëpamje të rrethanave në të cilat ka lindur borxhi doganor, Dogana e sigurt se shumat e cekura do të paguhen, duke pasur parasysh kushtet, në të cilat ka lindur borxhi doganor. - 216 Verify source ↗
Neni 216
AI-assisted research summary: Dogana must record customs debt and related duties in its accounts within short deadlines that vary by situation.
Neni 216 1. Kur një borxh doganor lind si pasojë e pranimit të deklaratës për vendosjen e mallrave nën një procedurë doganore të caktuar, të ndryshme nga lejimi i importit të përkohshëm me lirim të pjesshëm nga detyrimet e importit, ose nga çdo akt tjetër që ka efekt të njëjtë juridik me këtë pranim, shuma që i korrespondon këtij borxhi doganor, do të evidentohet në kontabilitet sapo të jetë llogaritur, më së largu deri në ditën e dytë nga dita e lëshimit të mallrave. Megjithatë, me kusht që pagesa të jetë e siguruar, shuma e përgjithshme e detyrimeve për të gjitha mallrat e liruara nga i njëjti person brenda një afati të caktuar nga Dogana, i cili nuk mund të jetë më i gjatë se 31 ditë, mund të përfshihet me një evidentim, në fund të atij afati. Evidentimi në kontabilitet do të bëhet në afat prej 5 ditësh, nga dita e skadimit të afatit të cekur. 2. Kur parashikohet që lirimi i mallrave mund të bëhet me kusht që t’ i plotësojë disa kushte të caktuara me legjislacionin në fuqi, nga të cilat varet përcaktimi i shumës së borxhit ose evidentimi i tij në kontabilitet që duhet të bëhet më së largu dy ditë nga dita, që është përcaktuar shuma e borxhit ose pagesa e detyrimeve, që lindin nga ai borxh. Megjithatë, kur borxhi doganor ka të bëjë me taksën e përkohshme anti-dumping, këto detyrime do të evidentohen në kontabilitet brenda dy muajve pas publikimit të dispozitave që parashohin taksën përfundimtare anti-dumping në Gazetën zyrtare të Kosovës. 59 3. Kur lind një borxh doganor në kushte të ndryshme nga ato të përmendura në paragrafin 1, shuma përkatëse e detyrimeve, do të evidentohet në kontabilitet brenda afatit prej dy ditësh, nga data kur Dogana do të ketë mundësi: a) të llogaritë shumën e detyrimeve përkatëse dhe b) të përcaktojë debitorin. - 217 Verify source ↗
Neni 217
AI-assisted research summary: The customs deadline for accounting recording may be extended if special circumstances prevent Customs from meeting the prescribed deadline.
Neni 217 Afati ligjor për evidentim në kontabilitet, i parapare me nenin 216, mund të zgjatet kur rrethanat e veçanta e pengojnë Doganën, për ta respektuar afatin e paraparë. - 218 Verify source ↗
Neni 218
AI-assisted research summary: Dogana duhet të regjistrojë më vonë në kontabilitet shumën e detyrimeve doganore brenda 2 ditësh pasi të dijë situatën dhe të mund ta llogarisë shumën dhe debitorin, përveç rasteve të përjashtuara.
Neni 218 1. Kur shuma e detyrimeve që lindin nga një borxh doganor nuk është evidentuar në kontabilitet, në përputhje me nenet 216 e 218 ose është evidentuar me një vlerë më të vogël sesa shuma e detyrimeve të parapara me ligj, shuma e detyrimeve e cila duhet të paguhet, do të evidentohet në kontabilitet brenda dy ditësh nga data kur Dogana është në dijeni për situatën dhe është në mundësi të llogarit shumën që duhet paguar dhe të përcaktojë debitorin (kontabilizim i mëvonshëm). Ky afat kohor mund të zgjatet në përputhje me nenin 217. 2. Me përjashtim të rasteve të parashikuara në nënparagrafin e dytë dhe të tretë të nenit 215(1), kontabilizimi i mëvonshëm nuk kryhet në rastet kur: a) vendimi fillestar për të mos i evidentuar në kontabilitet, detyrimet ose për t'i evidentuar, në një shumë më të ulët sesa shuma e detyrimeve të parapara me ligj, i sjellë në bazë të dispozitave të përgjithshme, të cilat më vonë janë anuluar me vendim të Gjykatës; b) shuma e detyrimeve që duhet paguar nuk ka qenë e evidentuar në kontabilitet, si pasojë e gabimit nga ana e vet Doganës, të cilin për shkaqet objektive, personi që duhet të paguajë nuk ka mund ta zbulojë, me kusht që ky person ka vepruar me mirëbesim dhe ka respektuar të gjitha dispozitat e parashikuara me legjislacionin në fuqi, për sa i përket deklaratës doganore; - kur statusi preferencial i mallrave përcaktohet në bazë të një sistemi të bashkëpunimit administrativ me Doganën e një vendi tjetër, lëshimi i një certifikate nga Dogana, nëse vërtetohet e pasaktë, paraqet një gabim i cili objektivisht, nuk do të ishte zbuluar për qëllimet e nënparagrafit të parë. - çështja e një certifikate të pasaktë, megjithatë, nuk paraqet një gabim kur ajo bazohet në fakte të pasakta të treguara nga eksportuesi, përveç kur është e qartë se autoriteti që e ka lëshuar atë e ka ditur apo është dashur të dijë, se mallrat nuk i kanë përmbush kushtet e përcaktuara për të fituar trajtim preferencial. - personi i cili i nënshtrohet obligimit të pagesës mund të mbrohet se ka vepruar me qëllim të mirë, kur mund të dëshmojë se, gjatë kohës se kryerjes së punëve tregtare, është përkujdesur, që të sigurohet përmbushja e të gjitha kushteve për trajtim preferencial. Megjithatë, personi i cili i nënshtrohet obligimit të pagesës nuk mund të mbrohet me atë se ka vepruar me qëllim të mirë, nëse në Gazetën Zyrtare të Kosovës, është shpallur se ekziston dyshimi i arsyeshëm në lidhje me aplikimin e drejtë të trajtimit preferencial nga vendi përfitues. c) Dispozitat e Udhëzimit Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, e lirojnë Doganën nga evidentimi i mëvonshëm të shumës së detyrimeve, të cilat janë më të vogla nga shuma e caktuar. - 219 Verify source ↗
Neni 219
AI-assisted research summary: Customs must communicate the amount of duties to the debtor once it is recorded, but there are exceptions and time limits.
Neni 219 1. Sapo të evidentohet shuma e detyrimeve në kontabilitet i komunikohet debitorit sipas procedurave përkatëse. 60 2. Kur shuma e detyrimeve për t’u paguar është evidentuar në deklaratën doganore. Dogana mund të shënojë në deklaratë, se nuk ka nevojë të bëhet komunikimi siç parashikohet në paragrafin 1, përveç nëse shuma përkatëse e detyrimeve nuk përputhet me shumën e përcaktuar nga Dogana. Pa rënë ndesh me zbatimin e nënparagrafit të dytë të nenit 216 (1), ku është shfrytëzuar mundësia e parapare me nënparagrafin paraprak, lirimi i mallrave nga Dogana, ka efekt të njëjtë sikur komunikimi ndaj obliguesit, mbi shumën e detyrimeve të evidentuara. 3. Komunikimi i shumës së borxhit doganor nuk mund t’i bëhet debitorit pas kalimit të afatit prej tre viteve, nga data në të cilin lind borxhi doganor. Kjo periudhë ndërpritet me ushtrimin e ankesës, sipas Nenit 292, si dhe për tërë kohën e zhvillimit të procedurës ankimore. 4. Kur borxhi doganor është rezultat i një akti, i cili, në kohën kur është bërë, do të duhej të sillte si pasojë ndjekjen penale gjyqësore, sipas kushteve të përcaktuara nga dispozitat në fuqi, shuma mund t’i komunikohet debitorit pas skadimit të afatit trevjeçar të përmendur në paragrafin 3. Seksioni 2 Afatet dhe procedurat e pagimit të shumës së detyrimeve doganore - 220 Verify source ↗
Neni 220
AI-assisted research summary: Debtors must pay the communicated duties before goods are released, or immediately when certain accounting-recorded duties are communicated. Customs may allow a payment extension in some deferred-payment cases.
Neni 220 1. Shuma e detyrimeve të komunikuara sipas nenit 226 paguhet nga debitorët para se mallrat të lirohen. 2. Në rast të grumbullimit të shumave të detyrimeve të evidentuara në kontabilitet, sipas kushteve të përcaktuara në nënparagrafin e dytë të nenit 216 (1), shumat e detyrimeve paguhen sapo t’i komunikohen debitorit. 3. Zgjatja e afatit nënkuptohet, kur të vërtetohet se personi i caktuar e ka marrë njoftimin tepër vonë dhe si pasojë e kësaj, nuk ka mundur të bëjë pagesën brenda afatit të caktuar. Zgjatja e afatit, po ashtu mund të lejohet nga Dogana me kërkesë të debitorit, kur shuma e detyrimeve për t’u paguar ka lind si pasojë e procedurës së pagesës së mëvonshme. Zgjatja e afatit të këtillë nuk mund të tejkalojë kohën e arsyeshme, që i nevojitet debitorit për të ndërmarrë hapat e duhur për përmbushjen e detyrimit. 4. Rastet dhe kushtet në të cilat pezullohet obligimi i debitorit për pagesën e detyrimeve mund të përcaktohen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi: a) Kur bëhet një kërkesë për shlyerjen e detyrimeve në përputhje me nenet 227, 229 apo 230 ose, b) Kur mallrat ndalen me qellim që të konfiskohen me vonë, në përputhje me nënparagrafët (c) apo (d) të nenit 224 apo, c) Kur borxhi doganor ka lind sipas nenit 200 dhe ekziston me shumë se një debitor. - 221 Verify source ↗
Neni 221
AI-assisted research summary: Payment may be made in cash or another similar effective means for settling a debt, and may also be made by advance credit balance if the applicable provisions allow it.
Neni 221 Pagesa do të bëhet me para të gatshme ose me ndonjë mjet tjetër efektiv të ngjashëm për shlyerjen e borxhit në përputhje me dispozitat në fuqi. Po ashtu mund të bëhet me paradhënie të balancit kreditor, kur dispozitat në fuqi e lejojnë një gjë të tillë. - 222 Verify source ↗
Neni 222
AI-assisted research summary: A third person may pay the amount of the obligation instead of the debtor.
Neni 222 Shuma e detyrimeve mund të paguhet nga një person i tretë në vend të debitorit. - 223 Verify source ↗
Neni 223
AI-assisted research summary: If customs duties are not paid on time, Customs must use available legal measures to secure payment; it may also waive late-payment interest or set minimum interest rules.
Neni 223 1. Kur shuma e detyrimeve që duhet paguar, nuk është shlyer brenda afatit të caktuar: 61 a) Dogana do të përdorë të gjitha opsionet sipas dispozitave në fuqi, për të siguruar pagesën e kësaj shume; duke përfshirë konfiskimin dhe ndalimin e çdo malli, prone, automjeti etj. Me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, mund të parashihen dispozita të veçanta, në lidhje me garantuesit në procedurën e transitit. b) Kamata e vonuar (interesi) paguhet mbi dhe përtej shumës së detyrimeve. Shkalla e interesit të kamatës së vonuar (interesit), mund të jetë më e lartë sesa shkalla e interesit kreditor. 2. Dogana mund të heqë dorë nga pagesa e kamatës së vonuar (interesit): a) Kur, për shkak të situatës së debitorit, ka mundësi të krijohen vështirësi serioze ekonomike apo sociale; b) Kur shuma nuk tejkalon nivelin e caktuar, sipas Udhëzimit Administrativ, për zbatimin e këtij Kodi ose, c) Detyrimet paguhen brenda pesë ditëve pas skadimit të afatit të caktuar për pagesë. 3. Dogana mund të përcaktojë: a) Afatin minimal për llogaritjen e kamatës interesit; b) Shumën minimale që duhen paguar si kamatë të vonuar (interesit). KAPITULLI 4 SHUARJA E BORXHIT DOGANOR - 224 Verify source ↗
Neni 224
AI-assisted research summary: Customs debt is extinguished in listed situations, including when the amount due is paid or otherwise discharged, and in certain cases involving invalid declarations, seizure, confiscation, destruction, abandonment, or irreversible loss of goods.
Neni 224 1. Pa rënë ndesh me dispozitat në fuqi për sa i përket parashkrimit të borxhit doganor dhe mospërmbushjes se një borxhi të këtillë, në rastin e paaftësisë së debitorit për të paguar, të dëshmuar me vendim gjykatë, borxhi doganor shuhet: a) kur paguhet shuma e detyrimeve; b) kur shuhet shuma e detyrimeve; c) kur lidhur me mallrat e deklaruara për një procedurë doganore, që sjell si pasojë obligimin për të paguar detyrimet: - deklarata doganore është shpallë e pavlefshme; - kur mallrat para lirimit të tyre ndalen njëkohësisht ose me vonë konfiskohen, asgjësohen sipas Udhëzimeve të Doganës, asgjësohen ose braktisen sipas nenit 180, asgjësohen ose humbin në mënyrë të pakthyeshme për shkaqe që lidhen me vetë natyrën e tyre, ose me rrethana të paparashikueshme, ose për shkak fuqisë madhore; d) kur për mallrat për të cilat lind borxhi doganor, sipas nenit 199, ndalen pas hyrjes së paligjshme dhe njëkohësisht ose më pas konfiskohen. 2. Në rast të ndalimit dhe konfiskimit, borxhi doganor, për nevojat e legjislacionit penal që zbatohet për veprat penale doganore, konsiderohet se nuk është shuar, kur sipas Ligjit Penal të Kosovës, detyrimet doganore paraqesin bazën e caktimit të sanksioneve ose borxhi doganor, është bazë për fillimin e ndjekjes penale. - 225 Verify source ↗
Neni 225
AI-assisted research summary: Customs debt is also extinguished when the formalities carried out to obtain preferential tariff treatment are cancelled.
Neni 225 62 Borxhi doganor, siç përmendet në nenin 214, shuhet gjithashtu kur anulohen formalitetet e kryera për të mundësuar trajtimin tarifor preferencial, që jepet sipas nenit 214. KAPITULLI 5 KTHIMI DHE SHUARJA E DETYRIMEVE - 226 Verify source ↗
Neni 226
AI-assisted research summary: This article defines “Kthim” as a full or partial return of paid import or export duties, and “Shuarje” as a decision not to pay all or part of a customs debt or to cancel the recorded amount of unpaid import or export duties.
Neni 226 Përkufizimet që vijojnë, kanë këtë domethënie: a) Kthim - do të thotë kthimi i plotë ose i pjesshëm i detyrimeve të importit ose i detyrimeve të eksportit që janë paguar; b) Shuarje- nënkupton vendimin për të mos paguar të gjitha ose një pjesë të shumës së një borxhi doganor, ose vendimin për të anuluar evidentimin e shumës, ose të një pjese të shumës së detyrimeve të importit ose të detyrimeve të eksportit, që nuk janë paguar. - 227 Verify source ↗
Neni 227
AI-assisted research summary: Import or export duties may be refunded or remitted if they were not legally required, but not when the payment/accounting resulted from the interested person’s intentional act.
Neni 227 1. Detyrimet e importit ose detyrimet e eksportit kthehen kur konstatohet se me rastin e pagimit, kjo shumë nuk është kërkuar me ligj ose kjo shumë është evidentuar në kundërshtim me nenin 218 (2). Nga pagesa e detyrimeve të importit ose të eksportit hiqet dorë, kur të konstatohet se me rastin e evidentimit të tyre në kontabilitet, shuma e këtillë nuk është kërkuar me ligj ose është evidentuar në kontabilitet në kundërshtim me nenin 218 (2). Nuk lejohet kthimi ose shuarja e detyrimeve në rast se provat të cilat kanë sjell deri të pagesa ose evidentimi i shumës, e cila nuk ka qenë e kërkuar me ligj, është shkaktuar si pasojë e veprimit të qëllimshëm të personit të interesuar. 2. Detyrimet e importit ose detyrimet e eksportit kthehen ose shuhen me ushtrimin e një kërkesë në zyrën doganore kompetente, brenda afatit trevjeçar. Ky afat fillon të rrjedhë nga data kur shuma e këtyre detyrimeve i është komunikuar debitorit. Afati i lartshënuar do të zgjatet, nëse personi i interesuar dëshmon se ka qenë i penguar për ushtrimin e kërkesës brenda afatit të caktuar, për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme ose fuqisë madhore. Kur Dogana zbulon se brenda këtij afati ekziston njëra apo situata tjetër që i referohet nënparagrafit të parë dhe të dytë të paragrafit të parë, ai me vetiniciative e bën kthimin apo heqë dorë me nismën e tyre. - 228 Verify source ↗
Neni 228
AI-assisted research summary: Detyrimet e importit ose eksportit kthehen kur deklarata doganore bëhet e pavlefshme pasi detyrimet janë paguar.
Neni 228 Detyrimet e importit ose detyrimet e eksportit kthehen, kur deklarata doganore bëhet e pavlefshme derisa janë paguar detyrimet. Kthimi lejohet vetëm me kërkesë të personit të interesuar brenda afateve, të përcaktuara për ushtrimin e kërkesës për anulimin e deklaratës doganore. - 229 Verify source ↗
Neni 229
AI-assisted research summary: Import duties may be refunded or cancelled for defective or contract-nonconforming goods if they are not used (except for checking the defect) and are exported from Kosovo, with a request filed within 12 months.
Neni 229 1. Detyrimet e importit kthehen ose shuhen, kur të konstatohet se shuma e detyrimeve, e cila është evidentuar në kontabilitet për mallrat e vendosura nën procedurën doganore përkatëse, të cilat importuesi nuk i ka pranuar, sepse ne momentin e përmendur me nenin 71 ato janë me defekt ose nuk përputhen me kushtet e kontratës, në bazë të se cilës janë importuar. Me mallra me defekt, për qëllime të paragrafit të parë, konsiderohen edhe mallrat e dëmtuara para lirimit të tyre. 2. Kthimi ose shuarja e detyrimeve të importit duhet të lejohet me kusht që: 63 a) mallrat të mos jenë përdorë, përveç përdorimit fillestar, që ka qenë i nevojshëm për të konstatuar defektin ose nuk përputhen me kushtet e kontratës; b). mallrat të eksportohen jashtë Kosovës. Me kërkesë të personit të interesuar, Dogana lejon asgjësimin e mallrave ose vendosjen e tyre, me qëllim ri-eksportimi, nën procedurën e transitit ose nën procedurën e magazinimit doganor ose në një zonë të lirë apo depo të lirë, në vend që të eksportohen. Për qëllim të caktimit të tyre për trajtim apo përdorim të lejuar doganor apo përdorim të cekur në nënparagrafin e mëparshëm, mallrat konsiderohen jo-kosovare. 3. Detyrimet e importit nuk kthehen ose nuk shuhen për mallrat, të cilat para se të deklarohen, janë importuar përkohësisht për t’u testuar, me përjashtim të rasteve kur konstatohet fakti se mallrat janë me defekt ose nuk përputhen me kushtet e kontratës, që nuk mund të zbulohej normalisht gjatë testimeve. 4. Detyrimet e importit do të kthehen ose shuhen për arsyet e parapara me paragrafin 1, me ushtrimin e kërkesës pranë zyrës doganore, kompetente brenda afatit prej 12 muajsh nga data kur shuma e këtyre detyrimeve i është komunikuar debitorit. Megjithatë, Dogana mund të lejojë zgjatjen e këtij afati për shkaqe të jashtëzakonshme të arsyetuara si duhet. - 230 Verify source ↗
Neni 230
AI-assisted research summary: Import or export duties may be refunded or extinguished in certain cases, subject to administrative rules and special conditions.
Neni 230 1. Detyrimet e importit apo detyrimet e eksportit mund të kthehen ose shuhen në situatat e ndryshme nga ato të përcaktuara me nenet 227, 228 dhe 229, kur: - përcaktohet me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi; - të cilat lindin si pasojë e rrethanave në të cilat kurrfarë mashtrimi ose neglizhenca e qartë, nuk mund t’i vishet atij personi. Rrethanat në të cilat mund të zbatohet kjo dispozitë dhe procedurat përkatëse që duhen ndjekur përcaktohen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. Kthimi ose shuarja mund t’u nënshtrohen kushteve të veçanta. 2. Detyrimet do të kthehen ose shuhen për arsyet e cekura në paragrafin 1 pas ushtrimit të kërkesës në zyrën doganore kompetente, brenda afatit prej 12 muajsh nga data kur shuma e detyrimeve i është komunikuar debitorit. Megjithatë, Dogana mund të lejojë zgjatjen e këtij afati për shkaqe të jashtëzakonshme të arsyetuara si duhet. - 231 Verify source ↗
Neni 231
AI-assisted research summary: Import or export duties may be refunded or extinguished only if the amount is above the amount set by the Administrative Instruction for implementing the Code; Customs may also allow a request for a lower amount.
Neni 231 Detyrimet e importit apo detyrimet e eksportit kthehen ose shuhen në kushtet e parapara në këtë kapitull, vetëm nëse shuma për t’u kthyer apo shuar është më e madhe sesa shuma e përcaktuar me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. Megjithatë, Dogana, po ashtu mund të lejojë kërkesën për kthim apo shuarje në lidhje me një shumë më të ulët. - 232 Verify source ↗
Neni 232
AI-assisted research summary: Customs generally does not pay interest on refunded import/export duties and related late interest, except in specified cases.
Neni 232 1. Kthimi i shumave të detyrimeve të importit ose detyrimeve të eksportit nga Dogana, si dhe kamatave të vonuara, të inkasuara me rastin e pagesës së atyre detyrimeve, nuk sjell deri të pagesa e kamatës nga Dogana Megjithatë, kamata paguhet: 64 a) kur vendimi për aprovimin e kërkesës për kthim nuk është ekzekutuar në afat prej tre muajsh nga data e marrjes se vendimit, b) kur kërkohet me dispozitat e Kosovës. Shuma e kësaj kamate llogaritet në atë mënyrë që të jetë e njëjtë me shumën, që do të paguhej për këtë qëllim me valute te Kosovës ose në tregun financiar. - 233 Verify source ↗
Neni 233
AI-assisted research summary: If a debt waiver or repayment of obligations is made by mistake, the original debt still has to be paid, and interest paid under Article 232 must be returned.
Neni 233 Kur gabimisht hiqet dore nga pagesa e borxhit, ose kur gabimisht bëhet kthimi i shumës se detyrimeve, borxhi fillestar mbetet përsëri për t’u paguar. Kamatat e paguara sipas nenit 232 duhet të kthehen. KREU VII DISPOZITAT E PËRGJITHSME KAPITULLI 1 - 234 Verify source ↗
Neni 234
AI-assisted research summary: Excise is described as a tax charged on excise products released into circulation in Kosovo.
Neni 234 Përshkrimi Akciza është taksë e cila u ngarkohet produkteve me akcizë të lëshuar në qarkullim në Kosovë. - 235 Verify source ↗
Neni 235
AI-assisted research summary: This article gives the meanings of key excise and customs terms used in the chapter.
Neni 235 Interpretimi Në këtë Kapitull: (a) Regjistra të miratuar- janë regjistrat e miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm në bazë të nenit 249, (b) Tregtar i autorizuar i mallrave me akcizë- është ndonjë person fizik a juridik i autorizuar nga Dogana sipas nenit 248, për të pranuar produkte me akcizë, nëse akciza është pezulluar në bazë të marrëveshjes për pezullim, në mënyrë që ai të mund t’i shfrytëzojë këto produkte me akcizë gjatë veprimtarisë së tij afariste, (c) Depo e autorizuar e mallrave me akcizë- është objekti i autorizuar nga Dogana në bazë të nenit 245, në të cilin në bazë të marrëveshjes për pezullim mund të prodhohen, të përpunohen, të ruhen, të pranohen ose të dërgohen mallrat me akcizë nga ana e ndonjë depoisti të autorizuar të mallrave me akcizë, në përputhje me kushtet të cilat mund t’i përcaktojë Dogana, (d) Depoist i autorizuar i mallrave me akcizë- është ndonjë person fizik a juridik i autorizuar nga Dogana sipas nenit 246 për të prodhuar, përpunuar, ruajtur, pranuar ose dërguar produktet me akcizë në ndonjë depo të autorizuar të mallrave me akcizë, nëse akciza është pezulluar në bazë të marrëveshjes për pezullim në përputhje me kushtet të cilat mund t’i përcaktojë Dogana, (e) Banderolë- është një lloj i pullës fiskale që duhet ngjitur në produktin me akcizë, e cila është paraparë të çahet gjatë hapjes së saj. (f) Drejtor i Përgjithshëm- është Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, (g) Produkti me akcizë- është çdo produkt që i nënshtrohet akcizës, (h) Eksport dhe eksportim- është bartja ose dërgimi i ndonjë produkti me akcizë prej Kosovës në ndonjë shtet, rajon ose vend jashtë Kosove. Këto shprehje zbatohen në përputhje me nenin 235.1 (k), (i) Pullë fiskale- është pulla e cila sipas nenit 242 kërkohet që ta ketë secili produkt me akcizë, e cila mund t’i theksojë të gjitha ose ndonjë prej të mëposhtmeve: 65 (I) se është paguar akciza për produktin, (II) tarifën e akcizës që është paguar për produktin, (III) shumën e paguar të akcizës për produktin, (IV) kur është paguar akciza për produktin dhe (V) se shitja e produktit: ▪ është e lejuar vetëm në datën e theksuar në pullë, ▪ nuk është e lejuar pas asaj date, në apo pas datës së theksuar në pullë dhe ▪ nuk është e lejuar para asaj date në apo para datës së theksuar në pullë, (j) Import dhe importim- është bartja ose dërgimi i ndonjë produkti me akcizë prej ndonjë shteti, rajoni ose vendi jashtë Kosove për në Kosovë. Këto shprehje zbatohen në përputhje me nenin 235.1 (k), (k) Kosovë, është territori i Republikës se Kosovës (l) Bordi i pavarur për rishqyrtim- është Bordi i themeluar fillimisht me anë të Urdhëresës Administrative të UNMIK-ut nr. 2000/7, të datës 12 prill 2000 për zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut nr. 2000/20, të datës 12 prill 2000 mbi Administratën dhe procedurat tatimore, që tani rregullohet me anë të Ligjit për administratën dhe procedurat tatimore të shpallur me anë të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2005/17, të datës 9 prill 2005. (m) Lëshim në qarkullim- përkitazi me produktet me akcizë do të thotë: (I) largimi i tyre prej marrëveshjes për pezullim, duke e përfshirë largimin e kundërligjshëm. (II) prodhimin e tyre jashtë marrëveshjes për pezullim, duke e përfshirë prodhimin e kundërligjshëm. (III) importimin e tyre, nëse ai produkt nuk është në kuadër të marrëveshjes për pezullim, duke e përfshirë importimin e kundërligjshëm. (IV) nëse produkti me akcizë është përjashtuar prej akcizës në bazë të nenit 238.1 dhe se produkti nuk përdoret për qëllimin për të cilin është përjashtuar, (v) nëse akciza nuk paguhet nga ndonjë trup, organ, agjenci ose ndonjë organizatë tjetër në bazë të nenit 238.2 dhe se, produkti me akcizë nuk përdoret për qëllimin, për të cilin është përjashtuar nga pagesa dhe (VI) nëse zbulohet mungesë sasie e cila i nënshtrohet akcizës në bazë të neneve 240.7, 246.6 dhe 247.6. (n) Kthim i parave- është refundimi i plotë ose i pjesërishëm i akcizës së paguar, (o) Shlyerje- është vendimi për të hequr krejt ose një pjesë të ndonjë shume të akcizës e cila duhet të paguhet ose vendimi, për ta shpallur të pavlefshëm ndonjë deklarim në libra krejt ose një pjese të ndonjë shumë të akcizës, e cila nuk është paguar, (p) Zyrtar- është ndonjë zyrtar i Doganës, (q) Garantim i mjaftueshëm- është garanca e pranueshme për Doganën për qëllimin, për të cilin ofrohet ajo, (r) Marrëveshje pezullimi- është marrëveshja tatimore e cila zbatohet për importin, eksportin, prodhimin, përpunimin, ruajtjen dhe bartjen e produkteve me akcizë me anë të së cilës pezullohet kërkesa për të paguar akcizën; (s) Produkt i duhanit- është cilado prej të mëposhtmeve: (i) cigare, (ii) puro dhe cigarillosët, (iii) prodhimet e tjera të përpunuara të duhanit, të cilat janë përpunuar në tërësi ose pjesërisht, prej duhanit apo ndonjë substance, që përdoret si zëvendësim i duhanit, por që nuk i përfshin produktet bimore për tymosje. 66 (t) Orari i punës- është cilado kohë në mes të orës 09.00 dhe 17.00 çdo të hënë, të martë, të mërkurë, të enjte dhe të premte, përveç kur ajo ditë është festë publike. Në këtë Kapitull, përveç rasteve kur konteksti e kërkon ndryshe: (a) njëjësia e përfshin shumësin dhe shumësi e përfshin njëjësin dhe (b) “ai” e përfshin “ajo” dhe “atij” e përfshin “asaj”. Në këtë Kapitull, përveç rasteve kur konteksti e kërkon ndryshe, referencat në kapituj, nene dhe paragrafe, janë referenca të këtyre pjesëve në këtë Kapitull. - 236 Verify source ↗
Neni 236
AI-assisted research summary: Customs controls and manages excise, and excise taxes it collects are deposited into the Kosovo budget. The Director General may delegate certain duties or powers, but must record the delegation in writing and keep copies available for public inspection.
Neni 236 Kontrolli dhe menaxhimi 1. Akciza kontrollohet dhe menaxhohet nga Dogana. Të gjitha taksat e akcizës të arkëtuara nga Dogana depozitohen në Buxhetin e Kosovës. 2. Në rastet kur në këtë Kapitull ose në bazë të saj, Drejtori i Përgjithshëm e ka për detyrë ose është në kompetencën e tij të ndërmarrë ndonjë veprim, këtë detyrë a kompetencë ai mund t’ia delegojë ndonjë personi të caktuar ose ndonjë niveli të caktuar të zyrtarit, të ndonjë niveli të caktuar të zyrtarit, në ndonjë vend të caktuar dhe këtë delegim e regjistron në një instrument me shkrim dhe: (a) një kopje të këtij instrumenti të delegimit e len në dispozicion për inspektim publik në selinë e Doganës dhe (b) një kopje tjetër e mban në dispozicion për inspektim publik në mënyrë elektronike. KAPITULLI 2 TAKSIMI I PRODUKTEVE ME AKCIZË - 237 Verify source ↗
Neni 237
AI-assisted research summary: Excise is set at the rate that applies when the excise product is released for circulation in Kosovo, with special rules for illegal release, imports, and products already bearing a fiscal stamp or banderole.
Neni 237 Caktimi i akcizës 1. Secilit produkt me akcizë i caktohet akciza në tarifën e cila vlen për të në datën dhe kohën kur produkti lëshohet në qarkullim në Kosovë. 2. Kur caktohet akciza për produktin me akcizë, i cili lëshohet në qarkullim nëpërmjet largimit, prodhimit apo importimit të kundërligjshëm, akciza duhet të paguhet menjëherë për atë produkt me akcizë dhe derisa ajo të paguhet produkti i nënshtrohet ndalimit dhe konfiskimit. 3. Në qoftë se në kohën e lëshimit në qarkullim të ndonjë produkti me akcizë tashmë është paguar një shumë e akcizës përkitazi me atë produkt për ndonjë pullë fiskale ose banderolë të ngjitur në të, akciza caktohet vetëm aq sa është dallimi në mes të tarifës e cila vlen në kohën e lëshimit, në qarkullim dhe shumës së paguar për pullën fiskale ose banderolën. 4. Kur caktohet akciza për importimin e ndonjë produkti me akcizë në bazë të vlerës së produktit, duke përfshirë importimin e kundërligjshëm të tij, ajo caktohet në bazë të vlerës së produktit për qëllime të importimit, bashkë me ndonjë obligim doganor që duhet të paguhet për importimin e atij produkti, por duke e përjashtuar tatimin në vlerën e shtuar, që duhet të paguhet për importimin e këtij produkti. 5. Tarifat e tanishme të akcizës si dhe produktet që i nënshtrohen akcizës janë përcaktuar me Legjislacion në fuqi. - 238 Verify source ↗
Neni 238
AI-assisted research summary: Disa products and specified bodies listed in Annexes B and C are exempt from excise, and the Kosovo Government may change those annexes and grant additional excise exemptions in special cases.
Neni 238 Përjashtimet 1. Produktet me akcizë të përcaktuara në Aneksin B të këtij Kapitulli, përjashtohen prej akcizës. 67 2. Akcizën nuk e paguajnë trupat, organet, agjencitë dhe organizatat tjera të përcaktuara në Aneksi C të këtij Kapitulli. 3. Qeveria e Republikës se Kosovës me anë të ndonjë Urdhërese administrative, mund t’i ndryshojë Anekset B dhe C dhe, në raste të posaçme mund ta përjashtojë ndonjë produkt tjetër prej akcizës apo ta përjashtojë ndonjë trup, organ, agjenci apo organizatë tjetër prej pagesës së akcizës, nëse këtë e konsideron të përshtatshme. - 239 Verify source ↗
Neni 239
AI-assisted research summary: Dogana may refund paid excise tax in certain cases, and excise is not due for a product destroyed under customs supervision in a suspension arrangement.
Neni 239 Kthimi i parave dhe shlyerja 1. Varësisht prej kufizimeve të cilat mund ti caktojë Dogana, nëse Dogana vlerëson se ndonjë produkt me akcizë, për të cilin është paguar akciza është përdorur për qëllime tjera nga ato për të cilat i ngarkohet akciza apo, nëse ndonjë produkt me akcizë për të cilin është paguar akciza, është shkatërruar nën mbikëqyrjen e doganës ose është eksportuar me kërkesë të personit, i cili e ka paguar akcizën, Dogana mundet që në çdo do kohë, deri në 1 vit prej datës kur është paguar taksa, t’ia kthejë atij personi shumën e paguar të akcizës. 2. Akciza nuk duhet të paguhet përkitazi me ndonjë produkt në kuadër të marrëveshjes për pezullim, i cili është shkatërruar nën mbikëqyrjen e Doganës. - 240 Verify source ↗
Neni 240
AI-assisted research summary: Transporti i produkteve me akcizë nën marrëveshje pezullimi lejohet vetëm në disa rrugë të caktuara, dhe zakonisht duhet të mbulohet me garanci të mjaftueshme.
Neni 240 Bartja e produkteve me akcizë 1. Bartja e produkteve me akcizë në kuadër të marrëveshjes për pezullim lejohet vetëm: (a) në mes të ndonjë depoje të autorizuar të mallrave me akcizë dhe një depoje tjetër, të autorizuar të mallrave me akcizë ose ndonjë tregtari të autorizuar, të mallrave me akcizë, (b) gjatë importit të drejtpërdrejtë të tyre deri te ndonjë depo e autorizuar e mallrave me akcizë ose te ndonjë tregtar i autorizuar i mallrave me akcizë dhe (c) gjatë eksportit të drejtpërdrejtë të tyre prej ndonjë depoje të autorizuar të mallrave me akcizë. 2. Përveç asaj siç është paraparë me paragrafin 3, të gjitha bartjet e produkteve me akcizë: (a) në bazë të paragrafit 1 (a) dhe (c) duhet të mbulohen me garacion të mjaftueshëm, të siguruar nga depoisti i autorizuar i mallrave me akcizë, për dërgimin dhe (b) në bazë të paragrafit 1 (b) duhet të mbulohen me garacion të mjaftueshëm, të siguruar nga depoisti ose tregtari i autorizuar i mallrave me akcizë, për pranimin. 3. Dogana, kur e vlerëson të përshtatshme, mund ta heqë kërkesën për garancion të mjaftueshëm, në bazë të paragrafit 2 ose si alternativë të kërkesave, të atij neni: (a) në rastet kur nuk kërkohet në bazë të paragrafit 2 (b), kërkon nga marrësi i dërgesës që të sigurojë garancionin e mjaftueshëm për ta mbuluar bartjen e ndonjë produkti me akcizë dhe (b) lejon; (i) garancionin e mjaftueshëm që i obligon bashkë ose veçmas marrësin e dërgesës dhe transportuesin për të mbuluar bartjen e ndonjë produkti me akcizë dhe (ii) transportuesin ose pronarin e produkteve që të sigurojë garancionin e mjaftueshëm për të mbuluar bartjen e ndonjë produkti me akcizë. 4. Përgjegjësia e personit, i cili e siguron garancionin përmbushet, vetëm me anë të dëshmisë, se marrësi e ka marrë dërgesën e mallrave me akcizë ose se ato janë eksportuar. 5. Drejtori i përgjithshëm, pas konsultimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, me një Udhëzim Administrative, i përcakton kushtet në bazën e të cilave, duhet të bëhet bartja e ndonjë produkti me akcizë dhe dokumentet, të cilat duhet të shoqërojnë bartjen. 6. Nëse, produkti me akcizë ka humbur ose është shkatërruar si rezultat i ndonjë aksidenti ose force madhore, ose kur ndodh humbja si pasojë e bartjes së ndonjë produkti të caktuar me akcizë, personi i cili 68 e siguron garancionin në lidhje me atë produkt e njofton menjëherë Doganën, lidhur me humbjen ose shkatërrimin. 7. Nëse, Dogana vlerëson se humbja e produkteve me akcizë gjatë bartjes së mbuluar me garancion të siguruar sipas këtij neni, nuk është shkaktuar nga ndonjë aksident a forcë madhore, ose nuk ka qenë humbje si pasojë e natyrës së produkteve me akcizë, të cilat janë bartur, akciza konsiderohet se mund të caktohet në produktet e humbura sipas tarifës që do të caktohej në datën e humbjes apo në datën e zbulimit të humbjes, nëse kjo nuk mund të vërtetohet dhe duhet të paguhet nga personi i cili e siguron garancionin. - 241 Verify source ↗
Neni 241
AI-assisted research summary: Customs may issue an order restricting a named person from importing or removing specified excise goods, and the person must follow that order.
Neni 241 Shmangia 1. Urdhri në bazë të këtij neni, është urdhër i Doganës, që personi i emërtuar në urdhër nuk duhet: (a) të importojë ndonjë produkt me akcizë të emërtuar në urdhër dhe (b) të largojë nga marrëveshja për pezullim ndonjë produkt me akcizë të emërtuar në urdhër, nëse importimi ose largimi do të tejkalonin shumën mesatare të importuar ose të larguar nga ai person gjatë nëntë (9) muajve paraprak (e cila do të jetë zero në rastin e personit, i cili kurrë më parë nuk ka importuar, larguar ose kërkuar). 2. Nëse, Dogana konstaton se personi e propozon importin e ndonjë produkti me akcizë ose largimin e ndonjë produkti me akcizë nga marrëveshja për pezullim me qëllim, që t’i shmanget rritjes së ardhshme të mundshme të tarifës së akcizës, për atë produkt, Dogana mund ta nxjerrë urdhrin në bazë të këtij neni. 3. Urdhri në bazë të këtij neni i komunikohet me shkrim personit në fjalë: (a) duke ia dorëzuar apo duke ia lënë ose duke dërguar me postë në adresën e tij të fundit të ditur të biznesit apo shtëpisë ose (b) nëse personi e ka adresën elektronike, i dërgohet në atë adresë elektronike. 4. Nxjerrja e urdhrit në bazë të këtij neni është çështje për të cilën mund të parashtrohet kërkesa për rishqyrtim pranë Doganës. - 242 Verify source ↗
Neni 242
AI-assisted research summary: The Director General, after consulting the Minister of Economy and Finance, may set administrative rules for fiscal stamps on excise products and for chemical markers used to exempt certain excise products.
Neni 242 Pullat fiskale 1. Nëse produkti me akcizë kërkohet ta ketë pullën fiskale, Drejtori i përgjithshëm, pas konsultimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, me anë të një Udhëzimi administrativ e përcakton: (a) përmbajtjen e pullës; (b) dukjen e pullës; (c) vendin në paketimin e produktit me akcizë, ku duhet vendosur pulla fiskale dhe (d) cila(t) shtresa duhet ta kenë pullën, nëse produkti me akcizë ka më shumë se një shtresë të paketimit. 2. Nëse, ndonjë produkt me akcizë duhet të shënohet me shënues kimik në mënyrë që të lirohet prej akcizës, Drejtori i përgjithshëm pas konsultimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, me anë të një Udhëzimi Administrativ e përcakton: (a) shënuesin kimik që duhet përdorur; (b) përgjegjësinë për ta ndaluar dhe konfiskuar ndonjë produkt me akcizë të shënuar, i cili përdoret për ndonjë qëllim, për të cilin nuk është liruar prej akcizës dhe (c) ndonjë çështje tjetër të cilën Drejtori i përgjithshëm e konsideron të nevojshme për të siguruar mbrojtjen e akcizës, e cila nuk i nënshtrohet lirimit. - 243 Verify source ↗
Neni 243
AI-assisted research summary: Rregullon pagimin e akcizës për importin, lëvizjen e mallrave nga depoja e autorizuar dhe pagesën e shumave të vlerësuara nga Dogana.
Neni 243 Pagesa e akcizës 1. Akciza në import caktohet dhe paguhet sikur të ishte detyrë e doganave. 2. Në vartësi të paragrafit 3 dhe 4, asnjë produkt i cili nuk dërgohet në një depo tjetër të autorizuar për mallra me akcizë, të ndonjë tregtar i autorizuar i mallrave me akcizë ose që nuk eksportohet, nuk mund të 69 largohet nga depoja e autorizuar e mallrave me akcizë, përveç nëse është paguar akciza që duhet të paguhet për atë produkt nga depoisti i autorizuar i mallrave me akcizë i asaj depoje. 3. Nëse, Dogana vlerëson se akciza e cila duhet të paguhet është e garantuar, ai mund t’i lejojë ndonjë depoisti të autorizuar të mallrave me akcizë, që akcizën të cilën duhet ta paguajë në bazë të nenit paragrafit 2, ta paguajë me këste javore ose mujore. 4. Drejtori i përgjithshëm, pas konsultimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, me anë të Udhëzimit Administrativ, i përcakton formularët, të cilët duhet të përdoren nga depoisti i autorizuar i mallrave me akcizë, për ta paguar akcizën dhe regjistrat tjerë të cilët duhet të mbahen, si dhe kushtet tjera të cilat mund të zbatohen ndaj depoistit të autorizuar të mallrave me akcizë, i cili e paguan akcizën në bazë të dispozitave të nenit. 5. Nëse, akciza konsiderohet se duhet të paguhet sipas dispozitave të nenit 240.7, kurse nuk paguhet brenda një muaji prej datës kur është zbuluar humbja, Dogana mund ta vlerësojë shumën e akcizës që duhet të paguhet dhe e njofton personin, i cili e ka dhënë garancionin, për atë shumë dhe kjo shumë konsiderohet si një shumë e akcizës, që duhet të paguhet menjëherë nga personi i cili e ka dhënë garancionin, prandaj kërkohet të paguhet nga ai brenda 30 ditëve prej datës së njoftimit. 6. Nëse, akciza konsiderohet se duhet të paguhet sipas dispozitave të nenit 246.6, kurse nuk paguhet brenda një muaji prej datës kur është zbuluar humbja, Dogana mund ta vlerësojë shumën e akcizës që duhet të paguhet dhe e njofton depoistin e autorizuar të mallrave me akcizë, për atë shumë dhe kjo shumë konsiderohet si një shumë e akcizës, që duhet të paguhet menjëherë nga depoisti i autorizuar i mallrave me akcizë dhe kërkohet të paguhet nga ai brenda 30 ditëve, prej datës së njoftimit. 7. Nëse, akciza konsiderohet se duhet të paguhet sipas dispozitave të nenit 247.6, kurse nuk paguhet brenda një muaji prej datës kur është zbuluar humbja, Dogana mund ta vlerësojë shumën e akcizës, që duhet të paguhet dhe e njofton tregtarin e autorizuar të mallrave me akcizë, për atë shumë dhe kjo shumë konsiderohet si një shumë e akcizës, që duhet të paguhet menjëherë nga tregtari i autorizuar i mallrave me akcizë dhe kërkohet të paguhet nga ai brenda 30 ditëve, prej datës së njoftimit. 8. Kur bëhet vlerësimi në bazë të këtij neni, kamata caktohet sipas tarifës së tregut deri në datën e vlerësimit prej datës së humbjes ose, nëse kjo nuk mund të vërtetohet, prej datës kur mallrat janë futur në marrëveshjen më të fundit për pezullim, të cilës i janë nënshtruar. 9. Njoftimi për vlerësim: (a) në bazë të paragrafit 5 konsiderohet se është bërë, nëse është dorëzuar ose është lënë në adresën e përcaktuar në garancion të personit, i cili e ka dhënë atë garancion, (b) në bazë të paragrafit 6 konsiderohet se është bërë, nëse është dorëzuar ose është lënë në depon e autorizuar të mallrave me akcizë, për të cilën është caktuar depoisti i autorizuar i mallrave me akcizë dhe (c) në bazë të paragrafit 7 konsiderohet se është bërë, nëse është dorëzuar ose është lënë në objektet rreth të cilave tregtari i autorizuar i mallrave me akcizë ka të drejtë, që të pranojë mallra me akcizë në bazë të marrëveshjes për pezullim. - 244 Verify source ↗
Neni 244
AI-assisted research summary: If excise debt is unpaid when due, Customs may seize goods or property and may block the trader’s bank account use.
Neni 244 Kthimi i taksës 1. Nëse ekziston ndonjë borxh për akcizë, duke përfshirë akcizën që konsiderohet se duhet të paguhet, e cila kërkohet të paguhet nga ndonjë deposit i autorizuar i mallrave me akcizë, nga ndonjë tregtar i autorizuar i mallrave me akcizë ose nga ndonjë person, që e jep garancionin, i cili nuk është paguar deri në datën në të cilën është dashur të paguhet, atëherë Dogana, përveç kësaj ose në vend se të kërkojë pagesën sipas garancionit, mund: (a) të autorizojë ndonjë zyrtar që të hyjë gjatë orarit të punës në ndonjë depo të autorizuar për mallra me akcizë të depoistit të autorizuar të mallrave me akcizë ose në objektet e autorizuara, të ndonjë tregtari të autorizuar të mallrave me akcizë dhe të ndalojë, a të konfiskojë ndonjë produkt me akcizë në bazë të marrëveshjes për pezullim, që gjendet në këto objekte, 70 (b) të autorizojë ndonjë zyrtar që të hyjë gjatë orarit të punës në ndonjë depo të autorizuar për mallra me akcizë të depoistit të autorizuar, të mallrave me akcizë ose në objektet e autorizuara të ndonjë tregtari të autorizuar, të mallrave me akcizë dhe të ndalojë e të konfiskojë ndonjë pasuri, që i takon këtyre personave, duke i përfshirë automjetet dhe (c) të parandalojë depoistin e autorizuar të mallrave me akcizë ose tregtarin e autorizuar të mallrave me akcizë, që të tregtojë me anë të ndonjë llogarie bankare afariste në emrin e tyre apo në emër të biznesit të tyre. 2. Asnjë mall nuk mund të ndalohet dhe të konfiskohet në bazë të këtij neni, nëse vlera e mallrave tjera të ndaluara dhe të konfiskuara, për të përmbushur shumën e borxhit të akcizës e tejkalon shumën e këtij borxhi. 3. Dogana mund të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë në bazë të paragrafit .1(c), duke e njoftuar bankën në të cilën mbahet llogaria lidhur me borxhin për akcizën dhe se pa lejen me shkrim të Doganës, pronari nuk mund të tregtojë me këtë llogari. KAPITULLI 3 AUTORIZIMET DHE MIRATIMET - 245 Verify source ↗
Neni 245
AI-assisted research summary: Dogana may authorise premises to be used as excise warehouses if it is satisfied that the excise due on the goods will be safeguarded.
Neni 245 Depot e autorizuara për mallrat me akcizë 1. Dogana i autorizon lokalet që do të shfrytëzohen për prodhimin, përpunimin, mbajtjen, pranimin ose dërgimin e prodhimeve me akcizë sipas marrëveshjes për pezullim (depot e autorizuara për mallrat me akcizë), në rastet kur ai është i kënaqur që cilado vlerë e akcizës, që do të vlejë për atë prodhim, përpunim, mbajtje, pranim ose dërgim do të ruhet. 2. Në kërkesën që i drejtohet Doganës për të marrë autorizim për shfrytëzimin e lokaleve sipas paragrafit 1. përfshihen informatat vijuese: (a) përshkrimi ose harta që tregon saktësisht ku gjenden ato lokale; (b) përshkrimi ose plani i lokaleve që tregon saktësisht, nëse vetëm një pjesë e atyre lokaleve do të shfrytëzohet për prodhimin, përpunimin, mbajtjen, pranimin ose dërgimin e prodhimeve me akcizë sipas marrëveshjes për pezullim, në rastet kur ato prodhime do të prodhohen, përpunohen, mbahen, pranohen apo dërgohen; (c) përshkrimi i masave të vendosura apo që do të vendosen, për ta garantuar sigurinë e prodhimeve me akcizë dhe (d) përshkrimi lidhur me emërtimin dhe përshkrimin e tarifave, të prodhimeve me akcizë që sipas marrëveshjes për pezullim do të prodhohen, përpunohen, mbahen, pranohen ose dërgohen në lokale dhe shuma normale e maksimale e atyre prodhimeve; 3. Çdo autorizim nga Dogana sipas paragrafit 1. mund t’i nënshtrohet kushteve të tilla, të cilat ai i konsideron të përshtatshme t’i caktojë për të siguruar, që çdo akcizë, që duhet paguar, të ruhet dhe e përfshin kushtin, që depoisti i autorizuar për mallrat me akcizë të emërohet në lidhje me atë depo të autorizuar për mallrat me akcizë. - 246 Verify source ↗
Neni 246
AI-assisted research summary: Dogana may authorize a person to act as an authorized warehousekeeper for excise goods, and the warehousekeeper must meet record, presentation, cooperation, and guarantee requirements.
Neni 246 Depoisti i autorizuar për mallrat me akcizë 1. Dogana e autorizon një person që të jetë depoist i autorizuar për mallrat me akcizë në ndonjë depo të autorizuar për mallrat me akcizë, në rastet kur beson që ai person është i përshtatshëm për t’u siguruar, që çdo akcizë, që duhet paguar, për ndonjë prodhim me akcizë i cili prodhohet, përpunohet, mbahet ose dërgohet në atë depo të autorizuar për mallrat me akcizë, sipas marrëveshjes për pezullim do të ruhet. 2. Në kërkesën që i bëhet Doganës, në mënyrë që një person, të jetë depoist i autorizuar për mallrat me akcizë rreth cilëndo depoje të autorizuar për mallrat me akcizë, sipas paragrafit 1 jepen informatat në vijim lidhur me atë person, si: (a) emri dhe adresa; (b) hollësitë për xhirollogarinë bankare; (c) gjendja financiare; (d) e kaluara personale dhe tatimore; 71 (e) të dhënat që duhet të miratohen sipas nenit 249.1. 3. Çdo autorizim i lëshuar nga Dogana sipas paragrafit 1. mund t’i nënshtrohet kushteve të tilla që ai i sheh të përshtatshme për t’i caktuar në mënyrë që të sigurojë ruajtjen e çdo akcize, që duhet paguar për ndonjë prodhim me akcizë i cili mbahet në një depo të autorizuar për mallrat me akcizë sipas marrëveshjes për pezullim, për të cilin emërohet depoisti i autorizuar për mallrat me akcizë. 4. Nga depoisti i autorizuar për mallrat me akcizë në lidhje me çdo depo të autorizuar për mallrat me akcizë, në rastet kur ai është depoist i autorizuar për mallrat me akcizë kërkohet t’i kryejë gjërat në vijim: (a) të ofrojë garanci të pranueshme, nëse është e nevojshme, për mbulimin e prodhimit, përpunimit, mbajtjes dhe pranimit dhe një garanci të pranueshme të detyrueshme për ta mbuluar dërgimin e prodhimeve me akcizë nga depoja e autorizuar për mallrat me akcizë; (b) të veprojë në pajtim me kushtet e këtij Kodi; (c) t’i mbajë shënimet e kërkuara në nenin 249.1; (d) t’i paraqesë prodhimet me akcizë kurdo që këtë ia kërkon ndonjë zyrtar dhe (e) të pajtohet që zyrtarët të bëjnë kontrollime dhe verifikime. 5. Kur një prodhim me akcizë humb ose shkatërrohet për shkak të ndonjë fatkeqësie a force madhore në ndonjë depo të autorizuar për mallrat me akcizë, ose kur humbja ndodh gjatë lëvizjes deri në depon e autorizuar për mallrat me akcizë apo prej asaj që është pasojë e lëvizjes së atij prodhimi të caktuar me akcizë, çdo person që ofron garanci lidhur me atë prodhim e njofton menjëherë Doganën, lidhur me atë humbje apo shkatërrim. 6. Kur Dogana sigurohet që humbja e prodhimeve me akcizë në një depo të autorizuar për mallrat me akcizë ose gjatë transportimit deri në depon e autorizuar për mallrat me akcizë apo prej asaj depoje, për të cilën nga depoisti i autorizuar për mallra me akcizë është kërkuar të ofrojë garanci, nuk është shkaktuar nga ndonjë aksident ose forcë madhore ose nuk ka qenë humbje si pasojë e llojit të prodhimeve, me akcizë të cilat janë transportuar, prodhuar, përpunuar, mbajtur, pranuar ose dërguar, akciza konsiderohet se mund t’iu ngarkohet prodhimeve të humbura me akcizë sipas shkallës që do t’u ngarkoheshin në datën e humbjes ose, po qe se, kjo nuk mund të përcaktohet, në datën e zbulimit të humbjes dhe paguhet nga depoisti i autorizuar për mallrat me akcizë. - 247 Verify source ↗
Neni 247
AI-assisted research summary: Dogana may authorize an excise-goods trader, and the trader must follow customs rules, keep required records, show goods when asked, cooperate with inspections, and notify customs immediately of loss or destruction in certain cases.
Neni 247 Tregtari i autorizuar për mallrat me akcizë 1. Dogana e autorizon një person të jetë tregtar i autorizuar për mallrat me akcizë në rastet kur është i sigurt që ai person ka nevojë biznesi, për prodhimet me akcizë, që do të shfrytëzohen për një qëllim, që nuk i nënshtrohet akcizës. 2. Autorizimi sipas këtij neni kufizohet në një grup të caktuar të lokaleve, në një lloj të posaçëm të prodhimit me akcizë dhe në sasinë që mund të merret për një vit dhe mund ta kërkojë ofrimin e një garancie të kënaqshme, për ta mbuluar shumën e akcizës të pezulluar në cilindo prodhim me akcizë në ato lokale. 3. Në kërkesën që i drejtohet Doganës, në mënyrë që një person të bëhet tregtar i autorizuar i mallrave me akcizë sipas paragrafit 1. përfshihen informatat në vijim lidhur me atë person: (a) emri dhe adresa; (b) hollësitë lidhur me xhirollogarinë bankare; (c) gjendja financiare; (d) e kaluara personale dhe tatimore; (e) godinat në të cilat pranohen këto prodhime me akcizë; (f) lloji i prodhimit me akcizë që pranohet; (g) sasia e prodhimit me akcizë që pranohet për një vit; (h) përdorimi i caktuar i atij prodhimi me akcizë dhe (i) shënimet që nevojiten të miratohen sipas nenit 248.2. 4. Nga tregtari i autorizuar për mallrat me akcizë kërkohet: (a) të veprojë në përputhje me kërkesat e këtij Kodi; (b) t’i mbajë shënimet që kërkohen në nenin 248.2; 72 (c) t’i tregojë prodhimet me akcizë kurdo që këtë e kërkon zyrtari dhe (d) të pajtohet për kontrollimin dhe verifikimin që e bëjnë zyrtarët. 5. Në rastet kur një prodhim me akcizë humb ose shkatërrohet për shkak të ndonjë fatkeqësie ose force madhore, në lokalet e tregtarit të autorizuar për mallrat me akcizë ose në rastet kur humbja ndodh, gjatë transportimit te tregtari i autorizuar për mallrat me akcizë, si pasojë e transportimit të atij prodhimi të caktuar me akcizë tregtari i autorizuar për mallra me akcizë e njofton menjëherë Doganën, lidhur me atë humbje apo shkatërrim. 6. Në rastet kur Dogana sigurohet që humbja e prodhimit me akcizë në lokalet e tregtarit të autorizuar për mallra me akcizë ose gjatë transportimit deri te tregtari i autorizuar për mallrat me akcizë, për të cilin nga tregtari i autorizuar për mallra me akcizë është kërkuar të ofrojë garanci, nuk është shkaktuar nga ndonjë aksident ose forcë madhore ose nuk ka qenë humbje, si pasojë e llojit të prodhimeve me akcizë të cilat janë transportuar, konsiderohet që akciza mund t’iu ngarkohet prodhimeve të humbura me akcizë sipas shkallës, që do ta ngarkonte në datën e humbjes ose, po qe se, kjo nuk mund të përcaktohet, në datën e zbulimit të humbjes dhe paguhet nga tregtari i autorizuar për mallrat me akcizë. - 248 Verify source ↗
Neni 248
AI-assisted research summary: Customs may approve excise traders’ or warehouse keepers’ commercial records as official registers, and it may require special or electronic recordkeeping to protect excise due.
Neni 248 Miratimi i regjistrave 1. Përveç rasteve kur Dogana konsideron se nuk është e mjaftueshme për të siguruar që akciza që duhet paguar ruhet, Dogana i miraton regjistrat komercialë të cilitdo depoisti të autorizuar për mallrat me akcizë si regjistra, që duhet të mbahen për prodhimet me akcizë, që prodhohen, përpunohen, mbahen, pranohen apo dërgohen sipas marrëveshjes për pezullim në depon e autorizuar për mallrat me akcizë, për të cilën është emëruar depoisti i autorizuar për mallra me akcizë. 2. Përveç në rastet kur Dogana e konsideron se regjistrat komercialë janë të pamjaftueshëm për të siguruar, që akciza që duhet paguar ruhet, Dogana i miraton ato të cilitdo tregtari të autorizuar për mallra me akcizë si regjistra që do të mbahen për prodhimet me akcizë të pranuara nga ai sipas marrëveshjes për pezullim. 3. Në rastet kur konsideron se është e domosdoshme të ruhet akciza që duhet të paguhet, Dogana mund të kërkojë që shënimet të mbahen në llojin e posaçëm të regjistrit, me faqe në të cilat gjenden numrat dhe faqet e të cilit nuk hiqen, të nënshkruar ose të vulosur nga Dogana, para se të përdoret ose në formë elektronike, në mënyrën që garanton se shënimet nuk mund të ndryshohen ose të fshihen. 4. Në kërkesën që i dërgohet Dogana për t’i miratuar regjistrat sipas paragrafit 1 ose 2 përfshihen kopjet e regjistrave, që janë mbajtur apo që duhet të mbahen, së bashku me shembujt e regjistrave të plotësuar dhe përfshihen shënimet: (a) lidhur me depon e autorizuar për mallrat me akcizë: (i) vlerësimet e të ardhurave ose të prodhimit apo të përpunimit; (ii) shënimet për stoqet që do të mbahen për lëndën e parë; (iii) shënimet për stoqet që do të mbahen për prodhimet që janë, duke u prodhuar apo përpunuar; (iv) shënimet për stoqet që do të mbahen për prodhimet e përfunduara dhe (v) shënimet që do të mbahen për të gjitha transportimet e stoqeve dhe të prodhimeve; dhe (b) në lidhje me tregtarin e autorizuar për mallra me akcizë, shënimet e të gjitha stoqeve të prodhimeve me akcizë, që janë pranuar dhe që pritet të pranohen. 5. Çdo miratim nga ana e Dogana sipas paragrafit 1 ose 2 mund t’iu nënshtrohet kushteve, të cilat janë të përshtatshme për t’i caktuar në mënyrë që të sigurohet ruajtja e akcizës e cila duhet paguar. 6. Nëse ndonjë depoist i autorizuar për mallrat me akcizë ose tregtar i autorizuar për mallrat me akcizë, nuk vepron në përputhje me kushtin e caktuar sipas paragrafit 5, Dogana mund t’i shqiptojë atij ndëshkim administrativ ndërmjet 500 dhe 10.000 eurove dhe përveç kësaj, ndëshkim tjetër administrativ ndërmjet 10 dhe 100 eurove për çdo ditë, që ai nuk vepron në përputhje me kushtet. 73 - 249 Verify source ↗
Neni 249
AI-assisted research summary: Customs may refuse, revoke, or suspend certain authorizations, approvals, or permits when needed to protect excise due.
Neni 249 Refuzimi, revokimi dhe pezullimi i autorizimeve dhe miratimeve 1. Në rastet kur konsiderohet e domosdoshme të veprojë ashtu për ta ruajtur akcizën që paguhet apo duhet paguar, Dogana mund ta refuzojë kërkesën për autorizim, miratim ose leje, që kërkohet sipas këtij neni dhe ta revokojë ose pezullojë autorizimin, miratimin apo lejen e dhënë. 2. Çdo refuzim, revokim apo pezullim sipas paragrafit .1, është çështje për kërkesë për rishqyrtim në Doganë sipas nenit 291 te këtij Kodi, sipas mjetit të rregullt juridik. KAPITULLI 4 Kontrolli i personave dhe mallrave - 250 Verify source ↗
Neni 250
AI-assisted research summary: People entering Kosovo must declare certain goods in their luggage or carried with them, answer customs questions, and present baggage for inspection when asked.
Neni 250 Kontrolli i personave dhe i mallrave të tyre, në hyrje apo dalje nga Kosova 1. Çdo person që hyn në Kosovë, në vendin dhe mënyrën e caktuar nga Dogana apo Drejtori gjeneral pas konsultimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave,nëpërmjet një Udhëzimi Administrativ, duhet të deklarojë çdo gjësend që i përmban bagazhi i tij apo që i bart me vete, të cilat: (a) ai i ka marrë jashtë Kosovës ose, (b) duke qenë mallra që i nënshtrohen pagesës së detyrimeve apo taksave në Kosovë, ai i ka marrë në Kosovë pa paguar të gjitha apo një pjesë të atyre detyrimeve apo taksave dhe, për të cilat ai nuk ka të drejtë në lirim, nga detyrimet dhe taksat, sipas dispozitave ligjore në fuqi. 2. Çdo person i cili hyn apo del nga Kosova, duhet t’iu përgjigjet pyetjeve që i parashtrohen nga një oficer, në lidhje me bagazhin e tij dhe me gjerat që gjenden aty apo që i bart me vete, si dhe duhet, nëse kërkohet nga oficeri, të paraqesë bagazhin dhe këto gjësende për ekzaminim, në vendin dhe mënyrën e caktuar nga Dogana, sipas këtij Kodi. 3. Personi që nuk deklaron ndonjë gjësend apo nuk paraqet për kontroll ndonjë bagazh apo gjësend, siç kërkohet nga ky seksion, do t’i nënshtrohet një gjobe administrative, deri në pesëfishin e vlerës së detyrimit, që duhet paguar për gjësendin e padeklaruar ose për bagazhin apo gjësendin, që nuk është paraqitur për kontroll, varësisht nga rasti dhe se, bagazhi apo ai gjësend do t’i nënshtrohen ndaljes dhe konfiskimit. - 251 Verify source ↗
Neni 251
AI-assisted research summary: Customs officers may detain goods they think are subject to detention and confiscation, and Customs can later extend, confiscate, return, sell, or destroy them under the stated conditions.
Neni 251 Ndalja dhe konfiskimi i mallrave 1. Nëse një oficeri i duket se një gjësend, sipas ndonjë dispozite të këtij Kodi, i nënshtrohet ndaljes dhe konfiskimit, ai mundet në zbatim të paragrafit .2 të ndalë atë gjë, për një periudhë maksimale prej 30 ditësh nga dita e ndaljes apo derisa të merret vendimi, nëse merret për një periudhë më të shkurtër, pa vendosje të kushteve për kthimin apo moskthimin e atij gjësendi pronarit të saj, apo cilitdo personi që paraqitet si pronar i saj, (në vazhdim i quajtur - Pronar). 2. Nëse Dogana konsideron se, varësisht nga rrethanat e një rasti specifik, afati maksimal kohor i dhënë prej 30 ditësh në paragrafin 1. është i pamjaftueshëm për kryerjen e duhur të hetimeve, Dogana mund ta zgjasë atë periudhë kohore, para skadimit të atyre 30 ditëve, edhe për 60 ditë të tjera, me ç’rast ai: (a) duhet ta njoftojë pronarin për vazhdimin e afatit në atë mënyrë, siç është caktuar me paragrafin 6 dhe (b) njëkohësisht, duhet t’i shpjegojë pronarit arsyet, pse ai mendon se këto rrethana të veçanta ekzistojnë. 3. Kur një gjësend është ndalur por nuk është konfiskuar ende: (a) dhe, nëse është krijesë e gjallë ose sipas konstatimit të Doganës, është e një natyre delikate, mund të shitet ose asgjësohet ose (b) Dogana, varësisht nga kushtet e vendosura dhe pacenuar të drejtat që mund t’i ketë pronari, ai mund t’ia kthejë ato pronarit. 74 4. Nëse, edhe pas kalimit të periudhës prej 30 ditësh të paraqitur në paragrafin 1, apo periudhës së zgjatur deri në 90 ditë të paraqitur në paragrafin 2, nuk është marrë ende asnjë vendim për kthimin apo moskthimin e gjësendeve të ndalura pronarit pa vendosjen e asnjë kushti, ato gjësende do të konsiderohen të jenë të konfiskuara. 5. Nëse: (a) brenda afateve të caktuara në paragrafin 1 dhe 2, është marrë vendimi për të mos ia kthyer pronarit gjërat e ndalura, pa vendosur ndonjë kusht, oficeri duhet të konfiskojë gjësendet përkatëse ose (b) nëse, gjësendet konsiderohen të jenë të konfiskuara sipas paragrafit 4; oficeri duhet ta njoftojë pronarin, për atë konfiskim dhe arsyet për të, në atë mënyrë që është paraparë me paragrafin 6. 6. Njoftimi sipas këtij neni duhet të bëhet me shkrim dhe duhet ose: (a) t’i dorëzohet personalisht pronarit apo të lihet ose të postohet në adresën e tij të fundit të njohur; (b) t’i dorëzohet personalisht apo t’i postohet ndonjë përfaqësuesi të pronarit; ose (c) nëse, pronari ka adresë elektronike (e-mail), t’i dërgohet në atë adresë. 7. Dogana do të ekspozojë publikisht të gjitha njoftimet aktuale për konfiskimet e bëra, në Zyrën Qendrore të Doganës dhe do të mbajë një kopje në formë elektronike të këtyre ekspozimeve. 8. Në paragrafin 7, “njoftimet aktuale të konfiskimeve” përfshin të gjitha lajmërimet për ato konfiskime, për të cilat afati i kërkesës për rishqyrtim sipas nenit 291, nuk ka kaluar dhe për të cilat kërkesa për rishqyrtim është dorëzuar, për të cilat çështja nuk është zgjidhur ende, qoftë nga Bordi i Pavarur për Rishqyrtime ose nga Gjyqi, ose për shkak se afati për ankesë në secilën prej tyre nuk ka kaluar. 9. Nëse, diçka është konsideruar të jetë e konfiskuar sipas paragrafit 4 apo është konfiskuar sipas paragrafit 5 dhe: (a) nëse, koha e kërkesës për rishqyrtim nga ana e Doganës nën nenin 291, nuk ka kaluar ose, nëse kërkesa për rishqyrtim është dorëzuar dhe çështja nuk është zgjidhur përfundimisht, qoftë nga ana e Doganor, Bordit të Pavarur për Rishqyrtime apo nga Gjyqi, ose për shkak se afati për ankesë ndaj këtyre të fundit nuk ka kaluar, atëherë Dogana mund t’ia kthejë gjësendin pronarit, pasi ai person të paguajë në Doganë, atë shumë të cilën e përcakton Dogana, që nuk e tejkalon vlerën e gjësendit, duke përfshirë edhe çfarëdo detyrimi doganor apo takse, me të cilën ngarkohet ai mall e që nuk është paguar ose; (b) nëse, koha e kërkesës për rishqyrtim nga ana e Doganës sipas nenit 291 ka kaluar dhe, nëse nuk është dorëzuar kurrfarë kërkese për rishqyrtim ose, nëse kërkesa për rishqyrtim është dorëzuar dhe çështja është zgjidhur përfundimisht, qoftë nga Dogana, Bordi i Pavarur për Rishqyrtime apo Gjyqi dhe për shkak se afati për ankesë drejtuar ndonjërës nga këta të fundit ka kaluar, atëherë Dogana mund: (i) t’ia kthejë gjësendin pronarit, pasi ai person të paguajë në Doganë atë shumë të caktuar nga Dogana, ajo shumë të mos e tejkalon vlerën e gjësendit, duke përfshirë edhe çfarëdo detyrimi doganor apo takse, më të cilën ngarkohet ai mall e që nuk është paguar; (ii) ta mbajë atë gjësend që të mund të përdoret nga oficerët gjatë kryerjes së detyrave të tyre ose; (iii) në çfarëdo kohe, ta mënjanojë atë me anë të shitjes apo asgjësimit. 10. Nëse një gjësend është shitur në bazë të kompetencave të dhëna me këtë nene, të ardhurat nga shitja, do të derdhen në Buxhetin e Kosovës. 11. Nëse, diçka që i është nënshtruar ndaljes dhe konfiskimit sipas dispozitave te këtij Kodi: (a) çfarëdo mjeti lundrues, mjeti ajror, automjet, shtazë, kontejner (përfshirë këtu çfarëdo artikulli të bagazhit të udhëtarëve) ose çfarëdo gjësendi tjetër që është përdorur për bartje, shpërndarje, ruajtje apo fshehje të atij gjësendi që i nënshtrohet ndaljes dhe konfiskimit; dhe (b) çka do tjetër e përzier, e paketuar apo që zbulohet me atë gjësend që i nënshtrohet ndaljes dhe konfiskimit; po ashtu mund t’i nënshtrohet ndaljes dhe konfiskimit. 75 12. Nëse ndonjë mjet lundrues, mjet ajror, automjet apo shtazë është bërë objekt i ndaljes dhe konfiskimit me këtë Kod, qoftë sipas paragrafit 9 ose me ndonjë tjetër, po ashtu edhe gjësendet, pajisjet apo orenditë që janë pjesë e tyre, do t’i nënshtrohen ndaljes dhe konfiskimit. 13. neni 291 do të zbatohet në lidhje me të gjitha ankesat, që kanë të bëjnë me gjërat e ndalura ose të konfiskuara. KAPITULLI 5 Kompetencat e oficerëve - 252 Verify source ↗
Neni 252
AI-assisted research summary: An officer has a right of access and may mark, seal, secure, or open goods and containers in the stated situations. Tampering with those marks, seals, locks, or security measures can lead to an administrative fine.
Neni 252 E drejta e qasjes 1. Cilido oficer do të ketë të drejtën e qasjes, në çdo pjesë të cilitdo mjet ajror, në ndonjë aeroport dhe të cilitdo mjet lundrues apo automjeti, në të cilat ka autorizimin për të hyrë në bord, sipas kësaj Rregulloreje, dhe mund: (a) të vendosë shenja në mallrat që gjenden brenda, para se ato të shkarkohen nga ai mjet lundrues, mjet ajror apo automjet; (b) të mbyllë, plumbojë, vendosë shenja apo në ndonjë mënyrë tjetër të sigurojë mallrat e ngarkuara me detyrime, që nuk janë paguar, që barten në një mjet lundrues, mjet ajror apo automjet apo çfarëdo vendi apo kontejneri, në të cilin ato barten ashtu dhe (c) të thyejë për të hapur çfarëdo vendi apo kontejneri i cili është i mbyllur dhe çelësat e të cilit nuk janë në dispozicion. 2. Nëse, ndonjë person largon, dëmton apo në ndonjë mënyrë tjetër ndryshon shenjat e vendosura nga një oficer sipas këtij neni, apo nëse i heq apo thyen ndonjë nga pllombat apo drynat ose në ndonjë mënyrë tjetër i heq format e sigurimit të mallrave, të vendosura me këtë nen, ai person i nënshtrohet gjobës administrative, në shumën prej pesëqind (500) € deri dhjetëmijë (10,000) €. - 253 Verify source ↗
Neni 253
AI-assisted research summary: Kapiteni i avionit dhe personi përgjegjës i aeroportit duhet t’u lejojnë oficerëve hyrje dhe kontroll në çdo kohë; drejtori i përgjithshëm mund të kërkojë mbajtje dhe paraqitje evidencash; shkeljet sjellin gjobë shtesë ditore prej 50 €.
Neni 253 Autorizimi për të kontrolluar mjetet ajrore, aeroportet, shënimet, etj. 1. Kapiteni i çdo mjeti ajror duhet të lejojë cilindo oficer që në çdo kohë të hyjë në bordin e mjetit ajror dhe të kontrollojë: (a) mjetin ajror dhe mallrat e ngarkuara në të; dhe (b) të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me mjetin ajror apo me mallrat, apo personat që barten në të; si dhe oficeri do të këtë të drejtë qasjeje në çdo kohë, në cilindo vend ku kërkohet prezenca e tij, për nevoja të një kontrolli të tillë. 2. Personi që është përgjegjës i një aeroporti, do të lejojë çdo oficer në çdo kohë që të hyjë dhe kontrollojë aeroportin dhe të gjitha objektet, si dhe mallrat që gjenden aty. 3. Drejtori Gjeneral, pas këshillimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, me anë të një Udhëzimi Administrativ, mund të kërkojë nga personi përgjegjës për aeroport që: (a) të mbajë evidencë, në atë formë dhe mënyrë siç kërkon Drejtori Gjeneral, me anë të Udhëzimit, për çdo mjet ajror që mbërrin apo niset nga aeroporti; (b) të ketë të gatshëm atë evidencë dhe t’ia paraqes sipas kërkesës se ndonje oficeri, bashkë me të gjitha dokumentet tjera që mbahen në aeroport, që kanë lidhje me qarkullimin e mjetit ajror dhe (c) të lejojë çdo oficer, që të bëjë kopje dhe të nxjerrë ekstrakte nga ato shënime apo dokumente. 4. Nëse, ndonjë person shkelë apo nuk u përmbahet dispozitave të këtij neni apo të ndonjë Udhëzimi Administrativ, që del nga ky nen, përveç ndonjë gjobe administrative të cilës mund t’i nënshtrohet sipas dispozitave kundërvajtëse të këtij Kodi, do t’i nënshtrohet po ashtu një gjobe të mëtutjeshme administrative prej pesëdhjetë (50) €, për secilën ditë që shkelja apo mospërfillja vazhdon. 76 - 254 Verify source ↗
Neni 254
AI-assisted research summary: A customs officer may stop an aircraft or vehicle if goods remain on board after the specified reporting period, until customs costs are paid.
Neni 254 Autorizimi për të ndalur mjetet ajrore apo automjetet 1. Atëherë kur, në rastin e një mjeti ajror apo automjeti për të cilin është bërë raportimi i duhur, ende ka mallra në bordin e atij mjeti ajror apo automjeti edhe pas kalimit të periudhës së caktuar, cilido oficer mund të ndalojë atë mjet ajror apo automjet derisa të paguhen në Doganë: (a) çfarëdo shpenzimesh të shkaktuara gjatë kohës së ruajtjes se mallrave, pas periudhës së caktuar, përveç në rastin e mjetit ajror, në lidhje me ditën e lejes për të hyrë brenda dhe (b) nëse, mallrat janë zhvendosur nga mjeti ajror apo automjeti në një depo të Doganës, shpenzimet e një zhvendosjeje të tillë. Në këtë nen: Raportimi i duhur, nënkupton, në lidhje me mallrat e sjella në Kosovë: (a) përmes rrugëve ajrore, paraqitjen e një manifesti siç është paraparë në nenin 42; (b) përmes hekurudhës, deklaratën e kompanisë hekurudhore për mallrat e bartura me tren, siç është paraparë me nenin 42 dhe (c) përmes rrugëve tokësore, paraqitjen e mallrave një oficeri, siç është paraparë me nenin 42 dhe Periudha e caktuar, nënkupton: (a) në rastin e mjetit ajror, 7 ditë të plota nga data e raportimit të duhur për mjetin ajror apo ajo periudhë më e gjatë e lejuar, për secilin rast nga Dogana dhe (b) në rastin e automjetit, 21 ditë të plota nga data e raportimit të duhur për automjetin apo ajo periudhe më e gjatë e lejuar nga Dogana, për secilin rast. 2. Kur, në rastin e mjetit ajror apo automjetit që vjen, sillet në Kosovë sipas procedurës së ligjshme, për shkak të motit apo për arsye të sigurisë, është e nevojshme me qëllim të mbrojtjes së të hyrave, të caktohet një oficer për të mbikëqyrur atë, qoftë në bord apo në ndonjë formë tjetër, oficeri mund të ndalojë atë mjet ajror apo automjet derisa të paguhen shpenzimet e shkaktuara me këtë rast nga Dogana. - 255 Verify source ↗
Neni 255
AI-assisted research summary: An officer may stop or otherwise prevent an aircraft or vehicle from departing abroad, and people who ignore the instructions can be fined.
Neni 255 Kompetencat për të parandaluar nisjen e mjetit ajror dhe automjeteve 1. Nëse i duket ndonjë oficeri se një mjet ajror apo një automjet është duke u nisur në një destinacion jashtë Kosovës, para se të jepet leja e nisjes për jashtë, ai mund të jep instruksione të tilla dhe të ndërmerr hapa të tillë, siç është ndalja apo ndonjë mënyrë tjetër, varësisht si i duket atij e nevojshme në mënyrë që të parandalohet nisja. 2. Cilido person që nuk i përfill udhëzimet e paraqitura me paragrafin 1, do t’i nënshtrohet gjobës administrative prej pesëqind (500) € deri dhjetëmijë (10,000) € dhe, në vazhdim, gjobës administrative prej pesëdhjetë (50) € për secilën ditë që vazhdon mospërfillja, ndërsa mjeti ajror apo automjeti për të cilat është dhënë instruksioni, do t’i nënshtrohen ndaljes dhe konfiskimit. 3. Nëse, një mjet ajror apo automjet niset në kundërshtim me udhëzimet e dhëna sipas paragrafit 1, pronari dhe kapiteni apo vozitësi i tyre, pa lënë anash përgjegjësinë e ndonjë personi tjetër sipas paragrafit 2, do t’i nënshtrohen gjobës administrative prej pesëqind (500) € deri dhjetëmijë (10,000) € secili dhe, në vazhdim, një gjobe të mëtejshme administrative prej pesëdhjetë (50) € për secilën ditë të vazhdimit të kundërshtimit, përveç nëse ai e dëshmon se nisja është bërë pa pajtimin apo pjesëmarrjen e tij. - 256 Verify source ↗
Neni 256
AI-assisted research summary: Officers may refuse or withdraw departure authorization for aircraft or vehicles, and noncompliance can trigger cancellation, fines, and seizure.
Neni 256 Kompetencat për të refuzuar apo anuluar autorizimin për nisje të mjetit ajror dhe automjeteve 1. Më qëllim të ndaljes së mjeteve për të zbatuar kompetencat apo detyrat e dhëna, apo të vendosura me ndonjë akt ligjor, që ka të bëjë me importin apo eksportin e mallrave: (a) secili oficer mundet që në çdo kohë të refuzojë dhënien e autorizimit, për nisje të ndonjë mjeti ajror apo automjeti dhe 77 (b) nëse është dhënë autorizimi për nisje për një mjet ajror apo automjet, secili oficer mundet të kërkojë, që ky autorizim t’i kthehet atij. 2. Çfarëdo kërkese sipas paragrafit 1, duhet të bëhen qoftë me gojë ose me shkrim dhe t’i drejtohet pronarit apo kapitenit të mjetit ajror, apo pronarit ose vozitësit të automjetit dhe, nëse bëhen me shkrim mund të dorëzohet: (a) duke ia dërguar atij personalisht; (b) duke ia lënë në vendbanimin apo adresën e fundit të ditur të afarizmit të tij; ose (c) duke e lënë në bordin e mjetit ajror apo automjetit te personi, që duket se është përgjegjës për të. 3. Nëse bëhet kërkesa për kthim të autorizimit sipas paragrafit 1, atëherë: (a) autorizimi për nisje do të anulohet dhe (b) nëse kërkesa nuk përfillet, atëherë kapiteni i mjetit ajror apo vozitësi i automjetit do t’i nënshtrohen gjobës administrative prej pesëqind (500) € deri dhjetëmijë (10,000) € dhe, në vazhdim, gjobës së mëtejshme administrative prej pesëdhjetë (50) € për secilën ditë të vazhdimit të shkeljes, ndërsa mjeti ajror apo automjeti, së cilës i përket kërkesa, do t’i nënshtrohet ndaljes dhe konfiskimit. - 257 Verify source ↗
Neni 257
AI-assisted research summary: People involved in importing or exporting goods with a customs declaration must present relevant documents to an officer when requested, and officers may copy, remove, and later return those documents under stated conditions.
Neni 257 Kompetencat për të kërkuar informata 1. Secili person që është i përfshirë në importim apo eksportim të mallrave për të cilat kërkohet një deklaratë doganore duhet që, nëse kërkohet nga ndonjë oficer, të prezantojë apo mundëson që të prezantohen për inspektim nga ai oficer: (a) në vendin bazë të afarizmit të personit, të cilit i bëhet kërkesa apo në atë vend që kërkohet nga oficeri, në mënyrë të arsyeshme dhe (b) në atë kohë që kërkohet me arsyeshmëri nga oficeri, çfarëdo dokumente që kanë të bëjnë me mallrat apo me importin ose eksportin e tyre. 2. Atëherë kur, në mbështetje të paragrafit 1, cilido oficer ka kompetenca për të kërkuar prezantimin e dokumenteve nga çfarëdo personi ashtu siç referohet në atë seksion, ai do të ketë kompetenca të njëjta për të kërkuar prezantimin e dokumenteve në fjalë nga çdo person tjetër, që i duket oficerit të jetë në posedim të tyre; por, nëse personi tjetër kërkon garancion për ndonjërin nga dokumentet e prezantuara nga ai, prezantimi i tyre do të bëhet pa cenuar këtë garancion. 3. Çdo oficer mund të merr kopje të, apo të nxjerr ekstrakte nga çfarëdo dokumenti të prezantuar, sipas paragrafit 1 ose 2. 4. Nëse, oficeri e sheh të nevojshme për të bërë, ai mundet që në një kohë të arsyeshme dhe për një periudhë të arsyeshme, të largojë çfarëdo dokumenti të prezantuar sipas paragrafit 1 ose 2 dhe duhet, nëse kërkohet, të jep një vërtetim për secilin dokument të larguar në atë mënyrë; dhe nëse, është kërkuar garancion për dokumentin e prezantuar sipas paragrafit 2, largimi i dokumentit sipas këtij paragrafi, nuk do të konsiderohet të jetë si thyerje e këtij garanci. 5. Nëse, dokumenti i larguar nga një oficer sipas paragrafit 4, nevojitet me të drejtë për udhëheqje të afarizmit, oficeri duhet që sa më shpejt që është e mundur t’ia dorëzojë një kopje të dokumentit, pa pagesë, personit i cili e ka prezantuar apo ka bërë të mundshëm prezantimin e atij dokumenti. 6. Çfarëdo dokumenti i larguar nga një oficer sipas paragrafit 4, duhet të kthehet sa më shpejt që është e mundur, dhe duhet të kthehet menjëherë kur arsyet për mbajtjen e tij, nuk ekzistojnë më. 7. Nëse, dokumentet e larguara në bazë të kompetencave të dhëna me këtë seksion humben apo dëmtohen, Dogana do të jetë e obliguar për të kompensuar pronarin e tyre, për çfarëdo shpenzime të arsyeshme të shkaktuara nga ai gjatë zëvendësimit apo riparimit të dokumenteve. 78 8. Nëse një person nuk u përmbahet kërkesave të këtij neni, ai do t’i nënshtrohet gjobës administrative prej prej pesëqind (500) € deri dhjetëmijë (10,000) € dhe në vazhdim, një gjobe të mëtejshme administrative prej pesëdhjetë (50) €, për secilën ditë që kjo mospërfillje vazhdon. - 258 Verify source ↗
Neni 258
AI-assisted research summary: A customs officer may ask an exporter or other involved person to provide information or documents about the origin of exported goods, and non-compliance can lead to administrative fines.
Neni 258 Kompetencat për të kërkuar informata apo prezantimin e dokumenteve në lidhje me origjinën e mallrave që eksportohen. 1. Kur me eksportimin e ndonjë malli nga Kosova është dhënë ndonjë certifikatë apo dëshmi tjetër, në lidhje me origjinën e atyre mallrave, për pagesat e bëra apo për lirimin nga detyrimi që lejohet në cilindo vend apo territor, atëherë me qëllim të verifikimit apo hulumtimit të asaj certifikate apo dëshmie, çdo oficer mund të kërkojë nga eksportuesi apo nga ndonjë person tjetër, që sipas oficerit ka qenë i përfshirë në ndonjë mënyrë me mallrat, apo me ato mallra nga të cilat ato, qoftë direkt apo indirekt, janë prodhuar apo përpunuar, apo që ka qenë i përfshirë në marrjen apo dhënien e certifikatës apo dëshmisë: (a) të paraqet informatat e tilla, në atë formë dhe brenda asaj kohe, varësisht siç caktohet në kërkesën e oficerit apo (b) të prezantojë për kontroll dhe të lejojë marrjen e kopjeve apo ekstrakteve nga faturat e tilla, fletëngarkesat, librat apo dokumentet varësisht siç mund të specifikohen. 2. Çdo person i cili, pa ndonjë arsye me bazë, nuk i përmbahet detyrimit të parashtruar sipas paragrafit 1, do t’i nënshtrohet gjobës administrative prej pesëqind (500) € deri dhjetëmijë (10,000) € dhe, në vazhdim, gjobës së mëtejshme administrative prej pesëdhjetë (50) € për secilën ditë të vazhdimit të mospërfilljes. - 259 Verify source ↗
Neni 259
AI-assisted research summary: The Director General may require taxpayers to provide information and documents; officers may inspect, copy, remove, and request related documents, and non-compliance can be fined.
Neni 259 Kompetencat në lidhje me detyrimin e tatimpaguesve dhe të tjerëve, për të siguruar informata dhe prezantuar dokumente 1. Drejtori Gjeneral, pas këshillimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, nëpërmjet një Udhëzimi Administrativ, mund të kërkojë nga cilido tatimpagues që: (a) të paraqet në Doganë, brenda asaj kohe dhe në atë mënyrë, që kërkohet në Udhëzim, ato informata që kanë të bëjnë me: (i) çfarëdo mallra apo shërbime të furnizuara nga ai apo që i janë dërguar atij, në lidhje me një afarizëm; (ii) çfarëdo mallra në importin apo eksportin e të cilave ai është i përfshirë, në lidhje me një afarizëm apo (iii) çfarëdo transaksioni apo aktiviteti të kryer apo që është duke u kryer si pjesë e një afarizmi dhe (b) në bazë të kërkesës së bërë nga një oficer, të prezantojë apo të mundësojë prezantimin, në mënyrë që oficeri të kryen kontrollin: (i) në vendin bazë të afarizmit të tatimpaguesit apo në ndonjë vend tjetër të arsyeshëm të caktuar nga oficeri dhe (ii) në atë kohë të arsyeshme që e cakton oficeri; çfarëdo dokumenti që ka lidhje me mallrat ose shërbimet apo me furnizimin, importimin ose eksportimin apo me transaksionin ose aktivitetin. 2. Atëherë kur, në bazë të paragrafit 1, oficeri ka të drejtë të kërkojë nga tatimpaguesi prezantimin e çfarëdo dokumenteve: (a) ai do të ketë po ashtu të drejtën për të kërkuar prezantimin e dokumenteve në fjalë nga cilido person tjetër, që oficeri konsideron se mund t’i posedojë, por (b) nëse, ai person tjetër kërkon garancion për dokumentet që i paraqet, atëherë prezantimi i tyre do të bëhet pa e dëmtuar këtë garancion. 3. Për nevoja të këtij neni, dokumentet në lidhje me furnizimin me mallra apo me shërbime, apo me importin apo eksportin e mallrave, në vijim të ndonjë biznesi, apo në lidhje me ndonjë transaksion apo aktivitet të kryer apo që është në kryerje e sipër, në vijim të ndonjë biznesi, do të përfshijnë : (a) çfarëdo raporti për fitimin apo humbjet si dhe bilancin dhe (b) çfarëdo evidence të obligueshme për t’u mbajtur sipas ligjit; 79 që ka lidhje me atë afarizëm. 4. Oficeri mund të bëjë kopje apo të nxjerrë ekstrakte nga çdo dokument i prezantuar sipas paragrafit 1 ose 2. 5. Nëse, oficeri e sheh të nevojshme, ai mundet që në një kohë të arsyeshme dhe për një periudhë të arsyeshme, të largojë çfarëdo dokumenti të prezantuar sipas paragrafit 1 ose 2 dhe duhet, sipas kërkesës, të jep një vërtetim për çdo dokument të larguar në atë mënyrë. 6. Nëse, kërkohet garancion për ndonjërin nga dokumentet e prezantuara sipas paragrafit 2, largimi i dokumentit sipas paragrafit 5, nuk do të konsiderohet si prishje e atij garancioni. 7. Nëse, dokumenti i larguar nga një oficer sipas paragrafit 5, nevojitet me të drejtë për udhëheqje të afarizmit, oficeri duhet që sa më shpejt, që është e mundur t’ia dorëzojë një kopje të dokumentit, pa pagesë, personit që i ka prezantuar dokumentet apo që ka mundësuar për të bërë prezantimin. 8. Çfarëdo dokumenti i larguar nga një oficer sipas paragrafit 5, duhet të kthehet sa më shpejt që është e mundur dhe duhet të kthehet menjëherë, kur arsyet për mbajtjen e tij nuk ekzistojnë më. 9. Nëse, dokumentet e larguara në bazë të kompetencave të dhëna me këtë seksion humben apo dëmtohen, Dogana do të jetë e obliguar për të kompensuar pronarin e tyre për çfarëdo shpenzime të arsyeshme të shkaktuara nga ai gjatë zëvendësimit apo riparimit të dokumenteve. 10. Çdo person i cili, pa ndonjë arsye me bazë, nuk i përmbahet detyrimit të parashtruar sipas paragrafit 1, do t’i nënshtrohet gjobës administrative prej pesëqind (500) € deri dhjetëmijë (10,000) € dhe, në vazhdim, gjobës së mëtejshme administrative prej pesëdhjetë (50) €, për secilën ditë të vazhdimit të mospërfilljes. - 260 Verify source ↗
Neni 260
AI-assisted research summary: A prosecutor may issue an order requiring a person holding recorded information to let an officer access it and, if needed, remove it.
Neni 260 Të drejtat për të siguruar mandatin për të pasur qasje në informata të regjistruara etj. 1. Nëse një Prokuror është i kënaqur me kërkesën e një oficeri, se ka bazë të arsyeshme për të besuar: (a) se një vepër penale në kundërshtim me Kreut VIII të këtij Kodi është duke, ka qenë, apo do të kryhet dhe (b) se çfarëdo informate e regjistruar që mund të nevojitet si dëshmi për nevoja të një procedure në lidhje me një vepër të tillë, është në posedim nga një person; ai mund të lëshojë një urdhër sipas këtij neni. 2. Urdhri sipas këtij neni nënkupton urdhrin për personin, që sipas Prokurorit, është në posedim të informatës së regjistruar, për të cilën është bërë kërkesa dhe i cili duhet, jo më vonë se shtatë ditë, duke filluar nga data e urdhrit apo jo më vonë se ajo periudhë e specifikuar në urdhër, që të: (a) lejojë oficerin të ketë qasje në të dhe (b) lejojë oficerin të largojë dhe merr me vete çfarëdo informate të tillë, që ai me të drejtë e konsideron si të nevojshme. 3. Referimi i bërë sipas paragrafit 2 (a) për t’i mundësuar oficerit qasjen në shfrytëzim të informatave të regjistruara, për të cilat është bërë kërkesa, përfshinë edhe kompetencën që lejon oficerin, për të marrë kopje të atyre apo për të nxjerrë ekstrakte nga ato. 4. Nëse ato informata gjenden në një kompjuter, urdhri sipas këtij neni do të ketë fuqinë e urdhrit për të prezantuar atë informatë në një formë, që mund të shihet dhe lexohet dhe, nëse oficeri ka dëshirë të merr me vete, në një formë që mundëson nxjerrjen e saj. - 261 Verify source ↗
Neni 261
AI-assisted research summary: An officer may enter open business premises at any time, and may enter and inspect a building and any goods in it when there is reason to believe the building is being used for taxable goods activities.
Neni 261 Autorizimi për të hyrë dhe kontrolluar ndërtesat 1. Për nevoja të ushtrimit të çfarëdo kompetence të dhënë me këtë Kod, një oficer që vepron brenda kompetencave dhe detyrave të tij në pajtim me nenin 6, mund të hyjë në çfarëdo kohe, në objekte të cilat janë të hapura dhe të cilat shfrytëzohen, për kryerjen e një afarizmi. 80 2. Atëherë, kur një oficer që vepron brenda kompetencave dhe detyrave të tij dhe në pajtim me nenin 6, ka arsye për të besuar se ndonjë ndërtesë shfrytëzohet për furnizimin, importimin apo eksportimin e mallrave të një kategorie apo përshkrimi që janë të ngarkuara me detyrime dhe se, ato mallra gjenden në atë ndërtesë, ai mundet në çdo kohë, kur kjo ndërtesë është e hapur, të hyjë dhe kontrollojë atë dhe çdo mall të gjetur në të. - 262 Verify source ↗
Neni 262
AI-assisted research summary: Një oficer mund të hyjë dhe të kontrollojë ndërtesat kryesore të një tatimpaguesi dhe të kontrollojë sendet e lidhura me biznesin; nëse i refuzohet hyrja, ai mund të hapë me forcë derën, dritaren ose murin.
Neni 262 Autorizimi për të hyrë në ndërtesat kryesore të tatimpaguesve dhe te tjera 1. Secili oficer që vepron brenda kompetencave dhe detyrave të tij dhe në pajtim me nenin 6.9, mundet në çdo kohë, të hyjë në ndërtesat kryesore që janë pronë apo që shfrytëzohen nga një tatimpagues, për qëllime të afarizmit të tij dhe mund të kontrollojë ndërtesën, si dhe të kërkojë, ekzaminojë dhe të marr shënime për çdo makineri, automjet, mjet, vegla, mallra apo materiale që i përkasin apo janë në ndonjë mënyrë të ndërlidhura me atë afarizëm. 2. Kur një oficer ka autorizimin për të kontrolluar ndërtesat sipas paragrafit 1, ndërsa pasi ai ka kërkuar lejen për hyrje në ndërtesë dhe ka paraqitur emrin e tij dhe profesionin në hyrje të asaj ndërtese, nuk lejohet menjëherë për të hyrë, ai oficer mund të thyejë për të hapur me forcë, çdo derë apo dritare të ndërtesës apo të depërtojë nëpër çdo mur të saj, në mënyrë që të hyjë brenda. 3. Paragrafi 1 zbatohet për çdo mjet ajror apo automjet ose për çdo strukturë, në të cilën apo nga e cila, produktet e duhanit apo pijet alkoolike të tatueshme shiten me pakicë apo trajtohen në ndonjë mënyrë tjetër, varësisht si i përgjigjet asaj ndërtese. - 263 Verify source ↗
Neni 263
AI-assisted research summary: Një prokuror mund të lëshojë mandat me shkrim për hyrje dhe kontroll të ndërtesave kur ka baza të arsyeshme; oficerët duhet ta zbatojnë vetëm brenda kufijve të mandatit dhe duhet të japin kopje të vërtetuar në rrethana të caktuara.
Neni 263 Të drejtat për të marrë mandatin për kontroll të ndërtesave 1. Nëse një Prokuror është i pajtimit me kërkesën e një oficeri se ka baza të arsyeshme për të besuar se: (a) një vepër penale sipas Kreut VIII te këtij Kodi, që duket të jetë e natyrës serioze është kryer, është duke u kryer apo do të kryhet në ndonjë ndërtesë, apo nëse ka gjasa që aty të gjendet ndonjë dëshmi për kryerjen e një vepre të tillë ose, (b) diçka që i nënshtrohet ndaljes dhe konfiskimit mbahet apo fshihet në ndonjë objekt, ai mund të lëshojë një mandat me shkrim me të cilin autorizon, varësisht nga paragrafi 3 dhe 4, cilindo oficer për të hyrë në ato ndërtesa, nëse është nevoja edhe me forcë, në çdo kohë brenda periudhës prej një muaji nga data e lëshimit të mandatit dhe të kontrollojë ato. 2. Secili oficer që hyn në ndërtesë me anë të autoritetit të mandatit të dhënë sipas paragrafit 1 mundet që: (a) të marrë me veti ata persona, të cilët ai i konsideron si të nevojshëm; (b) të konfiskojë dhe largojë çfarëdo gjëje të gjetur në ndërtesë, për të cilat ai ka arsye për të besuar se mund t’i nënshtrohet ndaljes dhe konfiskimit; (c) të konfiskojë dhe largojë çdo dokument apo gjëra tjera të gjetura në ndërtesa, për të cilat ka arsye të besojë se mund të duhen si dëshmi, për ndonjë vepër penale, sipas Kreut VIII të këtij Kodi që ai e konsideron të natyrës serioze; (d) të konfiskojë dhe largojë çdo dokument apo gjëra tjera të gjetura në ndërtesa për të cilat ka arsye të besojë, se mund të jenë dëshmi të çfarëdo gjëje, që i nënshtrohet ndaljes dhe konfiskimit dhe (e) të kontrollojë apo ndikojë në kontrollimin e cilitdo person të gjetur në ndërtesë, për të cilin ka arsye për te besuar se është në posedim të ndonjë dokumenti të tillë apo të gjërave tjera, me kusht që personi që kryen kontrollin e një tjetri, sipas këtij nënparagrafi duhet t’i përket të njëjtës gjini me personin të cilin e kontrollon. 3. Kompetencat e dhëna me anë të mandatit sipas këtij neni nuk duhet të ushtrohen: (a) nga më tepër oficerë sesa është përmendur në mandat; e as (b) jashtë orarit të caktuar në mandat. 81 4. Një oficer që kërkon të ushtrojë kompetencat e dhëna me mandat sipas paragrafit 1 apo, nëse ka më tepër oficerë, atëherë njëri nga ata përgjegjës për kontrollin, duhet të sigurojë një kopje të mandatit të vërtetuar me emrin e tij si në vijim: (a) nëse personi i vendosur në ndërtesën në fjalë është prezent në momentin kur nis kontrolli, kopja duhet t’i jepet atij; (b) nëse personi i vendosur në ndërtesë në atë moment nuk është prezent por është një person tjetër, i cili i duket oficerit se është përgjegjës për ndërtesën, kopja i jepet atij personi dhe (c) nëse nuk janë të aplikueshme asnjëri nga paragrafi 4 (a) apo (b), kopja lihet në ndonjë vend të dukshëm në ndërtese. 5. Nëse, për ndonjë arsye në çdo kohë të ditës apo natës, nuk është e mundshme të kontaktohet një Prokuror për të marrë mandatin sipas këtij seksioni, Drejtori Gjeneral apo ndonjë nga Drejtorët e Doganës , mund të autorizojnë me shkrim oficerin që ka baza të arsyeshme për të dyshuar se ndonjë nga çështjet e përmendura në paragrafin 1(a) ose (b) janë plotësuar, për të hyrë në ndërtesat përkatëse, nëse është nevoja edhe me forcë dhe për të kontrolluar, ndalur, konfiskuar apo për të larguar çdo gjë që i nënshtrohet ndaljes dhe konfiskimit, ose nëse është fjala për dëshmi të një vepre penale sipas Kreut VIII te këtij kodi, që duket të jetë e natyrës serioze ose për të parandaluar kryerjen e një vepre të tillë. - 264 Verify source ↗
Neni 264
AI-assisted research summary: Officers may inspect goods, keep notes, and require containers to be opened or unpacked; the Director General sets the examination place, and the goods owner bears the examination costs.
Neni 264 Kompetencat për të kontrolluar dhe për të marrë shënime për mallrat 1. Pa rënë ndesh me kompetencat tjera të dhëna me këtë Kod, cilido oficer mund të kontrollojë dhe të mbajë shënime për çfarëdo mallra: (a) të importuara; (b) të cilat gjenden në ndonjë magazinë të lirë apo në magazinë doganore; (c) të cilat gjenden në një zonë të lirë; (d) të cilat janë të ngarkuara në ndonjë mjet ajror; (e) të cilat janë futur për t’u eksportuar apo për t’u përdorur si rezerva; (f) të cilat janë importuar në cilindo vend në Kosovë për eksportim apo si rezerva ose, (g) për të cilat është bërë ndonjë kërkesë për rikthim, lejim, zbritje, lehtësim apo shlyerje të detyrimeve; prandaj për këtë qëllim mund të kërkojë, që çdo kontejner të hapet apo të ç’paketohet. 2. Çfarëdo ekzaminimi i mallrave nga një oficer do të bëhet në atë vend që e cakton për atë qëllim Drejtori Gjeneral, pas këshillimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave me një Udhëzim Administrativ. 3. Atëherë kur Drejtori Gjeneral, përmes Udhëzimit Administrativ sipas paragrafit 2, ka udhëzuar që mallrat e caktuara mund ti nënshtrohen formave të caktuara të trajtimit në hapësira të caktuara doganore, oficeri mund të lejojë që mallrat të shpërndahen, sortohen, klasifikohen, paketohen apo ripaketohen para se të bëhet evidentimi i tyre. 4. Çfarëdo hapje, ç’paketim, matje, ripaketim, shpërndarje, sortim, klasifikim, vendosje e shenjave, numërtim, ngarkim, shkarkim, bartje e mallrave apo kontejnerëve, për nevoja të apo në rast të ekzaminimit nga një oficer, heqja apo vendosja në depo të tyre dhe çfarëdo mjeti apo ndihme e duhur, për një ekzaminim të tillë, do të sigurohet nga apo në llogari të pronarit të mallrave. 5. Nëse mallrat e importuara për të cilat një oficer ka të drejtë t’i ekzaminojë sipas këtij Kodi, largohen nga përgjegjësia doganore para se të ekzaminohen, ato mallra do t’u nënshtrohen ndaljes dhe konfiskimit. - 265 Verify source ↗
Neni 265
AI-assisted research summary: Oficers may take samples from specified goods, and taxpayers may mix container contents before sampling in one situation.
Neni 265 Kompetencat për marrje të mostrave 1. Secili oficer mundet që në çdo kohë të marrë mostra nga mallrat: (a) për të cilat ai është i autorizuar me këtë Kod, t’i ekzaminojë; (b) të cilat gjenden në ndërtesa, ku mallrat që janë të ngarkuara me çfarëdo detyrimi, prodhohen, përgatiten apo i nënshtrohen ndonjë procesi ose; (c) të cilat, duke qenë mallra të ngarkuara me detyrime, mbahen nga personi si mallra rezervë për afarizmin e tij apo si materiale për prodhim apo përpunim. 82 2. Atëherë kur një oficer merr nga një kontejner, tubacion apo aparat në ndërtesat e ndonjërit nga tatimpaguesit, mostra të çfarëdo produkti, apo çfarëdo materiali, të shfrytëzuar për prodhimtari nga ai tatimpagues: (a) tatimpaguesi, nëse dëshiron, mund të përziejë përmbajtjen e atij kontejneri, tubacioni apo aparati para se të merret mostra dhe (b) mostrat e marra nga oficeri do të konsiderohen si përfaqësuese të tërë përmbajtjes së atij kontejneri, tubacioni apo aparati. 3. Çfarëdo mostre e marrë sipas paragrafit 1, do të trajtohet apo përllogaritet në atë mënyrë, varësisht siç udhëzohet nga Drejtori Gjeneral, pas këshillimit me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, me anë të Udhëzimit Administrativ. 4. Nëse, mostrat sipas paragrafit 1 janë marrë nga mallra të ngarkuara me detyrime doganore, pasi që ato detyrime janë paguar, përveç se : (a) mostrat e marra me hyrjen e mallrave të importuara apo (b) mostrat e marra nga mallrat për të cilat është duke u bëre kërkesë për zbritje, lejim, rabat, rikthim apo shlyerje të atij detyrimi; dhe mostrat e marra në atë mënyrë nuk do të kthehen, oficeri që i ka marrë, nëse kërkohet nga personi në posedim të mallrave, duhet të paguajë për mostrën, në emër të Doganës, atë shumë që paraqet vlerën me shumicë të asaj mostre. - 266 Verify source ↗
Neni 266
AI-assisted research summary: When unpaid goods subject to customs duty are transported through pipelines, any officer may enter the nearby area to reach the pipeline and carry out powers given by the code, or to leave the pipeline after using such a power.
Neni 266 Autorizimi për të hyrë në hapësirën ku janë të vendosura tubacionet Atëherë kur diçka që është e ngarkuar me taksë doganore e cila nuk është paguar transportohet përmes tubacioneve, secili oficer mundet të hyjë në hapësirën në afërsi të tubacionit për të arritur deri tek ai tubacion dhe për të ushtruar kompetencat e dhëna me këtë kod apo për të dalë nga tubacioni, pas ushtrimit të një kompetence të tillë. - 267 Verify source ↗
Neni 267
AI-assisted research summary: Një oficer mund të kontrollojë objekte të tatimpaguesit kur ka dyshim të arsyeshëm për tubacione ose pajisje të fshehura, dhe sendet e gjetura mund të ndalen dhe konfiskohen.
Neni 267 Autorizimi për të kontrolluar tubacione të fshehura etj. 1. Nëse ndonjë oficer ka baza të arsyeshme për të dyshuar se ndonjë tubacion i fshehur apo mjet tjetër transportues, rubinet, kontejner apo aparat mbahet nga apo shfrytëzohet nga një tatimpagues, ai oficer mundet në çdo kohë të hyjë me forcë në cilëndo pjesë të objekteve të atij tatimpaguesi dhe në atë masë të arsyeshme të hyjë në terrenin e asaj ndërtese apo përreth saj apo të kontrollojë çfarëdo muri të saj, për të kërkuar atë tubacion apo mjetet tjera të bartjes, rubinet, aparat apo kontejner. 2. Nëse, një oficer gjen një tubacion apo formë tjetër të bartjes që shkon në drejtim apo del nga ndërtesat e tatimpaguesit, ai mund të hyjë në çfarëdo ndërtese tjetër, nga e cila apo prej së cilës, niset ai tubacion dhe aq sa është e nevojshme, mund të thyejë për të hapur çfarëdo pjese të atyre ndërtesave, për të gjurmuar drejtimin e tyre, si dhe mund ta presë apo të aktivizojë rubinetin e tyre, për të hulumtuar, nëse barten apo fshihen mallrat e ngarkuara me detyrime ose lëndë, që shfrytëzohen për prodhimin e atyre mallrave. 3. Çdo tubacion apo mjet tjetër për bartje, kontejner apo aparat i gjetur, si rezultat i kontrollit sipas paragrafit 1 ose 2, si dhe të gjitha mallrat e ngarkuara me detyrime apo lëndët për prodhimin e mallrave të tilla të gjetura aty, do t’i nënshtrohen ndaljes dhe konfiskimit. 4 Nëse, gjatë një kontrolli të tillë shkaktohet ndonjë dëm, ndërsa kontrolli rezulton i pasuksesshëm, Dogana do të kompenson dëmin. - 268 Verify source ↗
Neni 268
AI-assisted research summary: Officers may stop, board, and inspect certain vessels, aircraft, and vehicles, and must show ID to the responsible person. Refusal to stop or allow inspection can lead to a €500–€10,000 administrative fine and confiscation.
Neni 268 Kompetencat për të kontrolluar mjetet lundruese, mjetet ajrore dhe automjetet etj. 1 Secili oficer mund të ndalojë dhe të hyjë në: (a) bordin e çfarëdo mjeti lundrues që gjendet në ujëra, që lidhen me një zonë jashtë Kosovës; (b) çfarëdo mjeti ajror që gjendet në një aeroport dhe (c) çfarëdo automjeti 83 si dhe mundet të qëndrojë brenda dhe të kontrollojë çfarëdo pjese të tij. 2. Kur ndalet dhe kontrollohet një mjet lundrues, mjet ajror apo automjet sipas këtij neni, oficeri duhet t’ia tregojë kartelën e tij identifikuese personit përgjegjës për atë mjet lundrues, mjet ajror apo automjet. 3. Nëse, pas kërkesës së bëre nga oficeri, personi përgjegjës për mjetin lundrues, mjetin ajror apo automjetin refuzon për t’u ndalur apo për të lejuar kontrollin, ai do t’i nënshtrohet një gjobe administrative prej 500€ deri 10,000 €, ndërsa mjeti lundrues, mjeti ajror apo automjeti i nënshtrohet ndaljes dhe konfiskimit. 4. Mallrat e ndaluara apo të kufizuara apo mallrat për të cilat nuk janë paguar detyrimet apo taksat e duhura, të cilat gjenden të fshehura në bordin e një mjeti lundrues, mjeti ajror apo automjeti si rezultat i një kontrolli të ushtruar në të, do t’i nënshtrohen ndaljes dhe konfiskimit. 5. Mjetet lundruese, mjetet ajrore apo automjetet të cilat pas kontrollit të ushtruar në to zbulohet se janë përshtatur për të fshehur mallra të ndaluara apo të kufizuara, apo mallra për të cilat nuk janë paguar detyrimet dhe taksat e duhura, do t’i nënshtrohen ndaljes dhe konfiskimit. - 269 Verify source ↗
Neni 269
AI-assisted research summary: A police or customs officer may ask a person to allow inspection of an article and may detain the person and the article long enough to carry out the inspection if there are reasonable grounds to believe the person is carrying relevant goods.
Neni 269 Kompetencat për të kontrolluar artikuj 1. Pa ndikuar në kompetencat tjera të dhëna me këtë Kod, nëse ka baza të arsyeshme për të besuar se një person bart me vete apo në vendin ku gjendet ai, çfarëdo mallra për të cilat zbatohet ky nen, secili oficer mund: (a) të kërkojë nga ai person që të lejojë kontrollin e ndonjë artikulli, të cilin e bart me vete apo që gjendet në atë vend dhe (b) nëse ai nuk gjendet nën arrest, të ndalë atë dhe artikullin e tillë, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të kryer kontrollin. 2. Mallrat për të cilat zbatohet ky nen janë: (a) çfarëdo mallra që u nënshtrohen detyrimeve doganore dhe (b) çfarëdo mallra që i nënshtrohen ndaljes dhe konfiskimit. - 270 Verify source ↗
Neni 270
AI-assisted research summary: A customs officer may hold a person and request a body search when there are reasonable grounds tied to unpaid customs duties or import/export prohibitions or restrictions. The person can ask for review by a superior or prosecutor, and some searches must be done by a same-gender or qualified person.
Neni 270 Kompetencat për të kontrolluar personat 1. Atëherë, kur ka baza të arsyeshme për të besuar se një person është duke bartur ndonjë artikull: (a) i cili ngarkohet me detyrime doganore, të cilat nuk janë paguar apo siguruar apo (b) për importin apo eksportin e të cilit është në fuqi ndonjë ndalesë, apo kufizim sipas një akti ligjor apo sipas ligjit në fuqi; oficeri mund ta mbajë atë për aq kohë sa është e nevojshme dhe mund të kërkojë nga ai person, në varësi nga paragrafi 2 dhe 3 të dorëzohet për kontroll trupor, qoftë ky kontroll me anë të prekjes, zhveshjes apo kontroll intim, varësisht si e sheh të nevojshëm oficeri; por një kërkesë e tillë nuk mund të bëhet, nëse oficeri nuk e njofton paraprakisht personin për të drejtat e tij, sipas paragrafit 2 ose 3. 2. Nëse, nga personi kërkohet që të dorëzohet për kontroll trupor me anë të prekjes, ai ka të drejtë të kërkojë që të dërgohet para eprorit të oficerit në fjalë dhe eprori të shqyrton arsyet e dyshimit dhe të vendos si rrjedhojë, nëse ky person duhet t’i dorëzohet kontrollit apo jo. 3. Nëse, nga personi kërkohet që të dorëzohet për kontroll intim apo me anë të zhveshjes, ai ka të drejtë të kërkojë që të dërgohet para një Prokurori apo para eprorit të oficerit në fjalë; Prokurori apo eprori do të shqyrtojnë arsyet e dyshimit dhe të vendosin si rrjedhojë, nëse ky person duhet t’i dorëzohet kontrollit apo jo. 4. Kontrolli me anë të prekjes apo me anë të zhveshjes, duhet të kryhet vetëm nga personi, që i takon të njëjtës gjini; ndërsa kontrolli intim duhet të kryhet vetëm nga personi me kualifikime të duhura. 5 Në këtë nen: 84 Kontroll intim, nënkupton atë kontroll që përfshin ekzaminimin fizik (do të thotë, një ekzaminim më tepër se ekzaminimi me anë të shikimit), të vrimave të trupit të një personi; Kontrolli me anë të prekjes, nënkupton kontrollin që nuk përbën as kontroll intim e as kontroll me anë të zhveshjes; Kontrolli me anë të zhveshjes, nënkupton çfarëdo kontrolli që nuk është kontroll intim, por që përfshin heqjen e ndonjë artikulli të veshmbathjes i cili: (a) është i veshur (pjesërisht apo tërësisht) në trup dhe (b) është i veshur qoftë menjëherë mbi lëkurë apo mbi veshje të brendshme; Person me kualifikime të duhura-nënkupton një mjek apo ndihmës medicinal të certifikuar. - 271 Verify source ↗
Neni 271
AI-assisted research summary: Oficers who remove items must give a record to the relevant person and, within a reasonable time, provide access, photos, or copies when requested, unless doing so would harm investigations.
Neni 271 Procedura e largimit të artikujve, dokumenteve etj. 1. Cilido oficer, i cili gjatë ushtrimit të kompetencave të dhëna me këtë Kod, largon ndonjë artikull, duhet që: (a) personit të vendosur në ndërtesën prej nga është larguar ai gjësend ose (b) nëse ai person nuk është i pranishëm, personit që ka pasur mbikëqyrje apo kontroll, në atë gjësend deri në momentin, kur ai gjësend është larguar; t’ia dorëzojë regjistrin e gjërave që i ka larguar. 2. Oficeri duhet të sigurojë regjistrin e përmendur në paragrafin 1, brenda një kohë të arsyeshme nga koha e largimit të artikullit. 3. Në varësi nga paragrafi 7, nëse kërkesa për marrjen e lejes për të pasur qasje në çfarëdo gjësendi që: (a) është larguar nga një oficer dhe (b) mbahet në Doganë për nevoja të hetimeve të një vepre penale sipas Kreut VIII të këtij Kodi i drejtohet oficerit që është përgjegjës kryesor i hetimeve nga personi që ka pasur mbikëqyrje apo kontroll mbi atë gjësend, menjëherë para se të largohej në atë mënyrë apo nga dikush që vepron në emër të atij personi, oficeri duhet të lejojë personin që e ka bërë kërkesën të ketë qasje në të nën mbikëqyrjen e një oficeri. 4. Në varësi nga paragrafi 7, nëse është bërë kërkesa për fotografim apo kopje të atij gjësendi oficerit përgjegjës për hetime nga personi që ka pasur mbikëqyrje apo kontroll mbi atë gjësend deri në momentin e largimit, në atë mënyrë apo nga dikush, që vepron në emër të atij personi, oficeri duhet: (a) të lejojë personin që ka bërë kërkesën, të ketë qasje në të, nën mbikëqyrjen e një oficeri me qëllim të fotografimit apo kopjimit të saj ose (b) të fotografojë apo kopjojë atë gjësend, apo të kërkojë që ajo të fotografohet apo kopjohet. 5. Nëse diçka është fotografuar apo kopjuar sipas paragrafit 4 (b), fotografia apo kopja duhet t’i dërgohet personit që ka bërë kërkesën. 6. Fotografia apo kopja duhet të dërgohet brenda një periudhe të arsyeshme nga bërja e kërkesës. 7. Nuk është obligim sipas këtij neni për t’i lejuar qasje në, apo për të furnizuar me fotografi apo kopje të çfarëdo gjësendi, nëse oficeri në udhëheqje të hetimeve për nevojën e të cilave është larguar, ka baza të arsyeshme për të besuar, se një gjë e tillë do të shkon në dëm: (a) të atyre hetimeve; (b) të hetimeve mbi një kundërvajtje tjetër nga kundërvajtja për të cilën ai gjësend është larguar apo (c) të çfarëdo procedure penale, e cila është hapur si rezultat i: (I) hetimeve të kryesuara nga ai apo (II) ndonjërës nga hetimet e përmendura në paragrafin 7 (b) më lart. 8 Çfarëdo referimi në këtë nen, që i bëhet oficerit që udhëheqë hetimet, është referim për personin, emri dhe adresa e të cilit gjenden në ndonjë mandat apo urdhër përkatës, si oficer përgjegjës. 85 9. Atëherë, kur bëhet një kërkesë siç është përmendur në paragrafin 10, Prokurori bindet se një oficer nuk i ka plotësuar kushtet e parapara me këtë nene, ai mund të urdhërojë atë oficer që t’i plotëson kushtet brenda asaj periudhe dhe në atë mënyrë që specifikohet në urdhrin e Prokurorit. 10. Kërkesa sipas paragrafit 9 më lart bëhet: (a) në rast të mosplotësimit të kushteve të parapara në paragrafin 1 dhe 2, nga ana e okupuesit të objektit nga i cili është larguar gjësendi në fjalë, apo nga personi që ka qenë në mbikëqyrje apo në kontroll të atij gjësendi, menjëherë para se të largohej në atë mënyrë dhe (b) në çfarëdo rasti tjetër, nga personi që është në mbikëqyrje apo kontroll të tillë. - 272 Verify source ↗
Neni 272
AI-assisted research summary: Dogana may not pursue a customs criminal case if the declarant agrees and, in doing so, pays unpaid duties, the fine under Article 276, and any other compensation or measure linked to the customs goods.
Neni 272 Shmangia nga Ndjekja për Vepra penale doganore 1. Dogana, me pëlqimin e Deklaruesit mund të mos ndërmarr ndjekje për shmangie mashtrues, duke pasur parasysh rrethanat dhe rendësin e veprës, nëse Deklaruesi pajtohet që; a). ti paguaj detyrimet e pa paguara b).të paguaj një gjobë të shqiptuara sipas nenit 276 te këtij Kodi. c). dhe çfarë do kompensimi apo masë tjetër lidhur me mallin doganor . KREU VIII SHKELJET NË FUSHËN DOGANORE KAPITULLI 1 DISPOZITAT E PËRGJITHSHME - 273 Verify source ↗
Neni 273
AI-assisted research summary: This article says customs violations include customs administrative infractions and criminal offences, and that acts or omissions contrary to the Code, its implementing regulations, or other applicable law in Kosovo are customs administrative infractions, except in force majeure cases.
Neni 273 1. Shkeljet në fushën doganore nënkuptojnë Kundërvajtjet administrative doganore dhe veprat penale. 2. Duke përjashtuar rastet e fuqisë madhore, çdo veprim ose mosveprim, që bie ndesh me dispozitat e parashikuara me këtë Kod, me aktet nënligjore për zbatimin e tij dhe me dispozitat tjera në fuqi në Kosovë, quhet Kundërvajtje Administrative Doganore. KAPITULLI 2 KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE DOGANORE - 274 Verify source ↗
Neni 274
AI-assisted research summary: People and legal entities must present certain prohibited or dangerous goods to Customs; failing to do so can lead to a fine.
Neni 274 Personi juridik apo fizik: a) Në qoftë se, Doganës nuk ia paraqesin mallrat narkotike apo lënda për prodhimin ose përpunimin e tyre. b) Në qoftë se, Doganës nuk ia paraqesin armët, mjetet shpërthyese dhe eksplozivët. c). Në qoftë se, Doganës nuk ia paraqesin materialet e rrezikshme apo çdo mall i cili është i ndaluar për t’u importuar ose eksportuar me legjislacionin, që është në fuqi në Kosovë, do te gjobiten me te holla ne shume prej pesëmijë (5.000) deri në pesëmbëdhjetëmijë (15.000) €. - 275 Verify source ↗
Neni 275
AI-assisted research summary: A natural or legal person may be fined for unauthorized, hidden, or undeclared movement of goods into or out of Kosovo under the listed customs-related situations.
Neni 275 Personi juridik apo fizik: a). Në qoftë se, e sjellë apo e nxjerrë në mënyrë të paautorizuar në Kosovë, përkatësisht tenton ta sjellë ose ta nxjerrë mallin, në mënyrë të paautorizuar jashtë Kosovës, pas orarit të punës së zyrës përkatëse doganore. 86 b). Në qoftë se, e sjellë apo tenton ta sjellë mallin, në mënyrë të fshehur në Kosovë, përkatësisht e nxjerrë apo tenton ta nxjerrë mallin, në mënyrë të fshehur jashtë Kosovës, c). Në qoftë se, nuk i paraqet të mirat kulturore apo natyrore, të cilat i sjellë apo i nxjerrë jashtë Kosovës, do të gjobitet me të holla në shume prej pesëmijë (5.000) deri në dhjetëmijë (10.000) €. - 276 Verify source ↗
Neni 276
AI-assisted research summary: A person or legal entity must comply with customs procedures; violations can result in a fine of €5,000 to €10,000.
Neni 276 Personi juridik apo fizik: a). Në qoftë se, nuk e paraqet mallin: b). Në qoftë se, nuk e parashtron brenda afatit ligjor deklaratën përmbledhëse. c). Në qoftë se, e shkarkon ose e ringarkon mallin pa pëlqimin e Doganës ose në vendin që nuk është caktuar apo lejuar për atë qëllim. d). Në qoftë se, nuk e transporton mallin e sjellë rrugëve dhe në mënyrën e caktuar sipas autorizimeve të Doganës. e). Në qoftë se, e zhvendosë mallin nga vendi i caktuar pa pëlqimin e Doganës. f). Në qoftë se, mallin e strehuar përkohësisht e përdorë në kundërshtim me kushtet e lejuara nga Dogana , g). Në qoftë se, në procedurën e transitit nuk ia dorëzon mallin dhe dokumentet përcjellëse Doganës destinuese në përputhje me dispozitat për atë procedurë. h).Në qoftë se, Doganës nuk i ofron dokumentet, shënimet dhe sqarimet e nevojshme për zbatimin e dispozitave doganore, i). Në qoftë se, nuk i ruan dokumentet dhe shënimet në pajtim me afatin e caktuar me nenin 22 te këtij Kodi. j). Në qoftë se nuk e parashtron Deklaratën Unike Doganore për trajtim apo përdorimin e lejuar doganor në pajtim me afatet e parapara me këtë Kod. k). Në qoftë se, në Deklaratën Unike Doganore në mënyrë të rrejshme, të pasaktë apo jo të plotë shënon sasinë, cilësinë, llojin, kodin tarifor, vlerën apo origjinën e mallit ose nuk e përfshin tërë mallin, që ka rezultuar me llogaritjen ose pagesën e borxhit doganor në shumë më të vogël nga ajo reale. l). Në qoftë se, në dokumentet e bashkangjitura deklaratës doganore për zbatimin e procedurës doganore, është shënuar sasia, lloji, cilësia, vlera apo origjina tjetër e mallit. m). Në qoftë se, me paraqitjen e rreme të fakteve realizon apo tenton të realizojë lirimin nga pagesa e detyrimeve të importit ose aplikimin e detyrimeve më të volitshme të importit, n). Në qoftë se, e pengon verifikimin e deklaratës së pranuar nga Dogana . o). Në qoftë se, e përdor apo disponon me mallin para se Dogana të lejojë procedurën e kërkuar doganore. p). Në qoftë se, i largon, i dëmton ose i asgjëson shenjat doganore. q). Në qoftë se, nuk e parashtron deklaratën plotësuese doganore brenda afatit të caktuar. r). Në qoftë se, për mallin nuk e mban evidencën e rregullt të paraparë për procedurën e caktuar doganore apo për formën tjetër të trajtimit apo përdorimit të lejuar doganor. 87 s). Në qoftë se, nuk e lajmëron autoritetin doganor mbi rrethanat e krijuara pas marrjes se autorizimit për regjimet pezulluese apo për Procedurë doganore me ndikim ekonomik. t). Në qoftë se, mallin e liruar nga pagesa e detyrimeve importuese ose të lëshuar me pagesën e detyrimeve më të volitshme, para skadimit të afatit të caktuar, e shet, huazon, ia jep tjetërkujt në përdorim, e deponon për peng ose jep në qesim, ose si sigurim për ndonjë detyrim tjetër, para se të përmbushë borxhin doganor. u). Në qoftë se, disponon me mallin para pagesës së borxhit të lindur doganor. v). Në qoftë se, nuk vepron në përputhje me kushtet dhe obligimet e përcaktuara dhe autorizimet e Doganës për regjim doganor me pezullim dhe Procedurë doganore me ndikim ekonomik. w). Në qoftë se, pamundëson mbikëqyrjen doganore të afarizmit në zonën e lirë ose në depon e lirë doganore. x). Në qoftë se, në zonën e lirë ose depon e lirë doganore ushtron veprimtarinë në kundërshtim me legjislacionin doganor ose pa pëlqimin e autoritetit doganor, y). Në qoftë se, për mallin importi i të cilit është i ndaluar nuk e largon nga Kosova brenda afatit të caktuar nga Dogana . z). Në qoftë se, me paraqitjen e rreme të fakteve realizon apo tenton të realizojë kthimin apo shuarjen e borxhit doganor, do të gjobitet me gjobë në të holla në shumë prej pesëmijë (5.000) deri në dhjetëmijë (10.000) €. - 277 Verify source ↗
Neni 277
AI-assisted research summary: A person who accepts goods knowing, or who could have known from the circumstances, that the goods came from an offence under articles 275, 276, or 277 must be fined the same amount as the offender.
Neni 277 Çdokush që e pranon mallin për të cilin e ka ditur, apo nga rrethanat e rastit, ka mund të dijë se më të është kryer kundërvajtje nga neni 275, 276 dhe 277 të këtij Kodi, do të gjobitet, sikur vetë ta kishte kryer kundërvajtjen, më të njëjtën gjobë të përcaktuar për kryesin e kundërvajtjes. KAPITULLI 3 PROCEDURA KUNDËRVAJTËSE A. PROCEDURA MANDATORE - 278 Verify source ↗
Neni 278
AI-assisted research summary: If goods are worth no more than 500 EUR, a natural person is fined 100 EUR for the administrative offence.
Neni 278 1. Kur vlera e mallit nuk kalon 500.-€, do të gjobitet personi fizik me të holla në shumë prej 100.-€ për kundërvajtje administrative, të paraparë me nenin 277 të këtij Kodi. 2. Dogana ku është bërë shkelja e shqipton dhe e inkason gjobën e shqiptuar nga paragrafi 1. Në qoftë se, kryesi i kundërvajtjes refuzon të paguajë gjobën, kundër tij, do të iniciohet procedura e rregullt kundërvajtëse . B. Procedura e Rregullt - 279 Verify source ↗
Neni 279
AI-assisted research summary: Other administrative violations covered by Article 279 are handled through a regular procedure started by Customs with an official report.
Neni 279 1. Çdo shkelje administrative tjetër, të parapara me nenin 279, do të jenë objekt i procedurës së rregullt, e cila do t’i iniciohet prej Doganës, ku është bërë shkelja administrative me procesverbal zyrtar. 2. Procedura zhvillohet pranë Sektorit për kundërvajtje doganore në Doganë, vendimi do të merret sipas nenit 12 të këtij Kodi. KAPITULLI 4 88 Konfiskimi i mallit - 280 Verify source ↗
Neni 280
AI-assisted research summary: Goods involved in certain administrative offences may be confiscated, and goods involved in other listed offences must be confiscated.
Neni 280 1. Malli i cili është objekt i shkeljes administrative nga neni 275, 276 a), b) dhe 278 do te konfiskohet. 2. Malli i cili është objekt i shkeljes administrative nga neni 276 c) dhe 278 mund të konfiskohet. - 281 Verify source ↗
Neni 281
AI-assisted research summary: Goods that are the object of an administrative customs violation will be confiscated, even if they belong to the offender or the offender is inaccessible or unknown.
Neni 281 Malli që është objekt i shkeljes administrative doganore, do te konfiskohet edhe në qoftë se është pronë e kryesit të kundërvajtjes doganore, i cili është i paarritshëm apo në qoftë se kryesi i kundërvajtjes është i panjohur. - 282 Verify source ↗
Neni 282
AI-assisted research summary: Nëse malli nuk mund të konfiskohet, Dogana duhet të inkasojë një shumë të barasvlershme me vlerën doganore të mallit, të shtuar me detyrimet doganore të importit, nga kryesi i shkeljes administrative doganore.
Neni 282 1. Nëse, malli nuk mund të konfiskohet, Dogana , do të inkasojë një vlerë të baras vlefshme me vlerën doganore të mallit, të ngritur për detyrimet doganore të importit nga kryesi i shkeljes administrative doganore. 2. Kryesit e shkeljeve administrative doganore do të përgjigjen në mënyrë individuale dhe solidare, për shumën e parapare me paragrafin 1. - 283 Verify source ↗
Neni 283
AI-assisted research summary: A carrier or transport vehicle may be confiscated in specified goods-contravention cases, especially where the goods’ value is more than one third of the vehicle’s value.
Neni 283 1. Mjeti bartës apo transportues, hapësirat e fshehta, të cilit janë shfrytëzuar për bartjen, përkatësisht transportimin e mallit, në territorin e Kosovës dhe është objekt i kundërvajtjes nga neni 275 dhe 276 të këtij Kodi, mund të konfiskohet, nëse vlera e mallit që është objekt i kundërvajtjeve e tejkalon një te treten e vlerës së automjetit bartës apo transportues. 2. Mjeti bartës apo transportues, i cili është përdor për bartjen e mallit nga neni 275 dhe 276 të këtij Kodi ose mjeti bartës apo transportues, në të cilin është krijuar hapësire e veçantë për fshehjen e mallit, mund të konfiskohet edhe nëse vlera e mallit nuk e tejkalon 1/3 e vlerës së automjetit. 3. Mjeti bartës apo transportues mund të konfiskohet edhe në qoftë se nuk është pronë e kryesit të kundërvajtjes, në qoftë se pronari i tij e ka ditur apo ka mund të dijë se ai është përdor për kryerjen e kundërvajtjes nga neni 275. ose 276. të këtij Kodi. KAPITULLI 5 Ndalimi i Mallit - 284 Verify source ↗
Neni 284
AI-assisted research summary: Dogana may detain certain goods during related customs or administrative procedures, must prepare a detailed record when goods are detained, and must return the goods when detention is no longer needed.
Neni 284 1. Malli i cili është objekt i konfiskimit sipas dispozitave tjera në fuqi, mund të ndalet deri në përfundimin e asaj procedure përkatëse. 2. Malli që është objekt i shkeljes administrative doganore, për të cilin është parapare konfiskimi i mallit, do të ndalet deri në përfundimin e procedurës kundërvajtëse. 3. Dogana mund, në raste të arsyeshme, pas deponimit të garancionit në shumën e vlerës së mallit të ndaluar, atë ta vendosë te personi përkatës me paralajmërim se mallin nuk guxon ta përdorë, ta shesë, apo të disponojë me mallin, në mënyrë tjetër. 4. Me rastin e ndalimit të mallit përpilohet procesverbali me përshkrimin e hollësishëm të mallit. Një ekzemplar i këtij procesverbali dhe vërtetimin mbi pranimin e mallit, Dogana duhet t’ia dorëzoje personit, të cilit i është ndaluar malli. 89 5. Dogana mund, deri në përfundimin e procedurës doganore, ta ndalojë mallin i cili nuk është përfshirë në paragrafin 2 të këtij neni, nëse ekziston dyshimi i arsyeshëm, se malli ka qene i përdorur ose i destinuar për kryerjen e shkeljes administrative, përkatësisht është siguruar me shkelje administrative doganore ose është fituar me ndërrim me mallin e siguruar me shkelje administrative doganore. 6. Nëse, ndalimi i mallit nuk është më i nevojshëm për procedurën e mëtutjeshme, malli duhet t’i kthehet personit nga i cili është marrë. 7. Dogana mund të ndalojë mallin në pajtim me paragrafin 2 dhe 5 të këtij neni, pa marre parasysh të drejtat e personave të tretë. - 285 Verify source ↗
Neni 285
AI-assisted research summary: For customs administrative offences, proceedings cannot be started after 3 years from the offence date, and in any event cannot be started or continued after 5 years.
Neni 285 1. Në procedurë për shkelje administrative doganore, nuk mund të iniciohet pas kalimit të afatit prej tre vitesh nga dita e kryerjes së shkeljes administrative. 2. Parashkrimi ndërpritet me çdo veprim të organit të autorizuar të ndërmarrë në drejtim të ndjekjes së kryesit të kundërvajtjes. Pas çdo ndërprerje afati i parashkrimit fillon serish të rrjedhë, mirëpo procedura për shkelje administrative doganore nuk mundet, në asnjë rast të iniciohet ose të zhvillohet më tutje, pas skadimit të afatit prej 5 vitesh, nga dita e kryerjes se shkeljes administrative. KAPITULLI 6 Kthimi i mallit të konfiskuar - 286 Verify source ↗
Neni 286
AI-assisted research summary: Customs may return confiscated goods on request if import conditions are met and the requester pays the goods’ value and import/export duties.
Neni 286 Mallin e konfiskuar në procedurën e shkeljes administrative, Dogana mund t’ia kthejë pronarit apo kryesit të shkeljes administrative doganore, sipas kërkesës, në qoftë se është fjala për mallin, për të cilin janë plotësuar kushtet e importit dhe me kusht që paraqitësi i kërkesës paguan vlerën e mallit dhe detyrimet importuese/eksportues. - 287 Verify source ↗
Neni 287
AI-assisted research summary: Money collected from fines and from selling confiscated goods must be paid into the Kosovo budget.
Neni 287 Shuma e mjeteve të inkasuar nga gjobat, shumat e inkasuar nga shitja e mallit të konfiskuar dhe shuma e inkasuar në emër të vlerës së atij malli do te të derdhen në buxhetin e Kosovës. KAPITULLI 7 Shitja e mallit - 288 Verify source ↗
Neni 288
AI-assisted research summary: Confiscated goods must be sold. Customs may immediately sell perishable sensitive goods and prohibited animals.
Neni 288 1. Malli i konfiskuar në procedurën e shkeljes administrative doganore dhe malli, të cilin Dogana e ka konfiskuar sipas dispozitave tjera të këtij Kodi, do t’i nënshtrohet shitjes. 2. Dogana mund menjëherë ta shesë mallin e ndjeshëm që i nënshtrohet prishjes dhe shtazët e ndaluara në pajtim me nenin 285 (2). - 289 Verify source ↗
Neni 289
AI-assisted research summary: Dogana must sell confiscated goods by public sale, may sell them to an authorized person if public sale is not possible because of the goods’ specific nature, and must otherwise dispose of goods that cannot be sold or used for health, veterinary, phytopathological, safety, or other reasons under special provisions.
Neni 289 1. Dogana do të shet mallin e konfiskuar nëpërmjet shitjes publike me ç’rast vepron në pajtim me dispozitat e veçanta. 2. Në qoftë se, malli nuk mund t’i nënshtrohet shitjes publike për shkak të natyrës specifike të tij, Dogana mund t’ia shesë mallin personit të autorizuar për të disponuar me atë mall. 90 3. Në qoftë se, kemi të bëjmë me mallin që nuk mund të shitet, përkatësisht të përdoret nga shkaqet shëndetësore, veterinare, fito-patologjike, sigurisë apo për shkaqe tjera, Dogana do të disponojë me të, përkatësisht çështjen e atij malli, do ta zgjidhë në pajtim me dispozitat e veçanta. - 290 Verify source ↗
Neni 290
AI-assisted research summary: Customs goods that are seized or confiscated are treated as being placed under customs warehousing rules; confiscated goods are sold with import duties included; and if Customs chooses a non-sale method, it must immediately complete the formalities for another permitted customs treatment or use.
Neni 290 1. Mallrat jo-kosovare të cilat janë sekuestruar apo konfiskuar konsiderohet se janë vendosur në procedurën e magazinimit doganor. 2. Mallrat e konfiskuara shiten me çmim që përfshin detyrimet e importit. Shitja konsiderohet si e baras vlefshme me lirimin në qarkullim të lirë dhe Doganave të llogarisin detyrimet dhe bëjnë kontabilizimin. 3. Kur Dogana vendos të merret me mallrat e përmendura në paragrafin 1 me ndonjë metode ndryshe nga shitja e tyre, ato duhet menjëherë të kryejnë formalitetet për t’ua caktuar atyre njërën nga trajtimet apo përdorimet e lejuara doganore të përcaktuara nga - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This provision is titled “Complaint procedures.”
Neni 4 (15) (a), (b), (c) dhe (d). PROCEDURAT ANKIMORE - 291 Verify source ↗
Neni 291
AI-assisted research summary: Anyone may ask customs to reconsider a customs decision, generally within 30 days of receiving it.
Neni 291 1. Çdo person ka të drejtën e ushtrimit të kërkesës për rishqyrtimin e vendimit të sjellë nga Dogana e, i cili ka të bëjë me aplikim e legjislacionit doganor, i cili ka të bëjë me atë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. 2. Kërkesa për rishqyrtim të vendimit ushtrohet pranë Doganës në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të vendimit. 3. Dogana gjatë vendosjes sipas kërkesës për rishqyrtim, mund ta: - Lënin në fuqi të vendimit dhe rrëzimin e kërkesës. - Shfuqizimi/revokimin e vendimit dhe pranimit të kërkesës. - Ndryshimin e vendimit, duke pranuar pjesërisht kërkesën. 4. Dogana e në afat prej 30 ditësh do ta sjellë aktvendim sipas kërkesës për rishqyrtim e vendimit. 5. Kundër vendimit të sjellë sipas kërkesës për rishqyrtim pala ka të drejtën e ushtrimit të ankesës Bordit të pavarur për ankesa (në vazhdim të quajtur Bordi ), i themeluar me Rregulloren e UNMIK – ut 2000/20. 6. Ankesa Bordit i ushtrohet në afat prej 30 ditësh, nga dita e pranimit të vendimit. 7. Kur Bordi mban seancë të mbyllur, Dogana e në afat prej 30 ditësh, nga dita e njoftimit lidhur me ankesën, do të përgjigjet me shkrim Bordit. 8. Kur Bordi mban seancë të hapur, Doganës do të përfaqësohen nëpërmjet të autorizuarit të tyre. 9. Kundër vendimit të Bordit, pala e pakënaqur mund t’i drejtohen Gjykatës kompetente për konflikt administrativ. - 292 Verify source ↗
Neni 292
AI-assisted research summary: If the dispute is finally decided in Customs’ favor, the appellant must pay the import/export duty, fines, and unpaid accrued interest. If it is decided in the appellant’s favor, Customs must refund overpaid duty and related interest, and may also owe an equivalent amount depending on whether goods were returned, sold, or destroyed.
Neni 292 Në rast se çështja zgjidhet përfundimisht në instance të fundit sipas mjetit te ushtruar në favor: (a) Të Doganës, apeluesi duhet të paguajë detyrimin e importit ose eksportit, gjobat dhe kamatën e papaguar të akumuluar deri në momentin e zgjidhjes së kontestit dhe (b) Të Apeluesit, Dogana duhet që: (i) të rikthejë çdo detyrim të importit apo eksportit të paguar më tepër bashkë me kamatën e grumbulluar deri në momentin e zgjidhjes së kontestit nëse është e aplikueshme dhe 91 (ii) nëse diçka i është kthyer pronarit, është shitur ose asgjësuar: (A) një shumë ekuivalente me shumën e paguar nga pronari për kthimin e gjërave; (B) nëse gjësendi është shitur, atëherë shumën ekuivalente me të ardhurat nga shitja ose, (C) nëse gjësendi është asgjësuar, shumën ekuivalente me vlerën e tregut të atij gjësendi në momentin e konfiskimit. KAPITULLI 8 Veprat Penale kundër Doganës së Kosovës - 293 Verify source ↗
Neni 293
AI-assisted research summary: This article defines a set of customs and excise terms used in the statute.
Neni 293 Përkufizimet (1) Shprehja ”mjete ajror transporti” përfshinë aeroplanët, aerostatet, dhe helikopterët. (2) Shprehja “banderolë” nënkupton një lloj të pullës fiskale, që duhet ngjitur në një produkt me akcizë, e cila është paraparë të çahet gjatë hapjes së tij. (3) Shprehja “Oficer doganor” nënkupton çdo person i punësuar në Doganë. (4) Shprehja “Doganë” nënkupton Doganën e Kosovës. (5) Shprehja “mall me akcizë” nënkupton çdo mall që i nënshtrohet akcizës. (6) Shprehja “akcizë” nënkupton taksë e cila u ngarkohet mallrave të veçanta me akcizë të lëshuar në qarkullim të lirë në Kosovë. (7) Shprehja “pulla fiskale” nënkupton një pullë e cila sipas Kodit të Doganës dhe Akcizës në Kosovë, kërkohet që ta ketë secili produkt me akcizë, e cila mund të theksojë të gjitha ose ndonjë prej të mëposhtmeve: 1) se është paguar akciza për produktin, 2) tarifën e akcizës që është paguar për produktin, 3) shumën e paguar të akcizës për produktin, 4) kur është paguar akciza për produktin dhe 5) se shitja e produktit: i) është e lejuar vetëm në datën e theksuar në pullë, ii) nuk është e lejuar pas asaj date, në apo pas datës së theksuar në pullë dhe iii) nuk është e lejuar para asaj date në apo para datës së theksuar në pullë, (8) Shprehja “mallra” përfshinë plaçkat, zahiretë dhe bagazhin. (9) Shprehja “detyrime importi” nënkupton të gjitha detyrimet dhe taksat që ngarkohen me importimin e mallrave për në Kosovë. (10) Shprehja “mallra të ndaluara apo të kufizuara” nënkupton mallra të një lloji apo përshkrimi i caktuar, importimi apo eksportimi i të cilave është i ndaluar apo i kufizuar me anë të ndonjë akti ligjor, apo nga ligji në fuqi. (11) Shprehja “Produkte duhani” nënkupton çdo produkt si në vijim: 92 1) Cigaret; 2) Cigaret puro dhe cigarillot dhe 3) llojet e tjera të duhanit, që prodhohen tërësisht ose pjesërisht nga duhani apo nga ndonjë substancë tjetër që përdoret si zëvendësim i duhanit, por që nuk i përfshin produktet barishtore për tymosje. (12) Shprehja “automjet” nënkupton cilindo mjet transporti tokësor, duke përfshirë edhe trenat. (13) Shprehja “Produkte pa shenja (pa-pullë)” nënkupton produktet e duhanit që nuk kanë banderolë. - 294 Verify source ↗
Neni 294
AI-assisted research summary: Kush pengon kontrollimin, ose dëmton/shkatërron sendet që po merren, ndalohen ose konfiskohen, mund të dënohet me gjobë ose me burg deri në një vit.
Neni 294 Pengimi i marrjes, ndalimit ose konfiskimit të sendeve Kush pengon apo tenton të pengojë kontrollimin e sendeve që i nënshtrohet marrjes, ndalimit apo konfiskimit, që dëmton apo shkatërron pjesërisht apo tërësisht sendet, apo tenton të kryejë ndonjërën nga veprat e lartpërmendura, do të dënohet me gjobë ose me burgim deri një vit. - 295 Verify source ↗
Neni 295
AI-assisted research summary: A responsible person for certain transport or a vehicle crossing outside Kosovo must not carry a customs officer without that officer’s consent, and doing so is punishable.
Neni 295 Bartja e një Zyrtari Doganor Personi zyrtar ose personi përgjegjës i ndonjë mjeti lundrues, ajror apo të mjetit tjetër transportues (udhëtarësh), që niset nga ndonjë vend në Kosovë apo kushdo që është përgjegjës për ndonjë automjet që kalon në një zonë jashtë Kosovës, duke bartur me vete ndonjë oficer doganor pa pëlqimin e tij/saj dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. - 296 Verify source ↗
Neni 296
AI-assisted research summary: A person who, without a reason and good purpose, obstructs customs vehicles, vessels, or aircraft used by customs officers on official duty can be fined or imprisoned for up to three years.
Neni 296 Pengimi i lëvizjes së Automjeteve të Doganës Kush, përveç me arsye dhe me qëllim të mirë, pengon në çfarëdo mënyre në ndonjë automjet, mjet lundrues apo mjet ajror, që përdoret nga oficerët doganor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri vjet. - 297 Verify source ↗
Neni 297
AI-assisted research summary: Giving false customs declarations or false answers to a customs officer can be punished by a fine or imprisonment.
Neni 297 Dhënia e deklaratës së pavërtetë (1) Kush, bën, nënshkruan, apo ndikon në bërjen apo në nënshkrimin, apo dorëzon apo ndikon që një oficeri doganor t’i dorëzohet çfarëdo deklarate, shënimi, certifikate apo ndonjë dokument tjetër i cili është i pavërtetë në çfarëdo të dhënë materiale, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri vjet. (2) Kush, jep çfarëdo deklarate si përgjigje ndaj çfarëdo pyetjeje të shtruar nga ana e zyrtarit doganor, e që paraqet një deklaratë të bërë për qëllime doganore, e cila është e pavërtetë në çfarëdo të dhënë materiale, do të dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. - 298 Verify source ↗
Neni 298
AI-assisted research summary: Fraudulent evasion of import tax or excise is punishable by a fine and imprisonment, with the prison term depending on whether the evaded amount is above or below 15,000 €.
Neni 298 Shmangia Mashtruese nga Taksa e Importit dhe Akciza (1) Kush në çfarëdo mënyre është i përfshirë në shmangie mashtruese nga taksa e importit apo akciza që i nënshtrohen mallrat, dënohet: (1) me gjobë dhe me burgim prej tre muaj deri në tri vjet atëherë kur shuma e detyrimeve të shmangura nga taksa e importit apo akciza nuk e kalon 15.000 € dhe (2) me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muajve deri në pesë vjet atëherë kur shuma e detyrimeve të shmangura nga taksa e importit apo akciza e kalon 15.000 €. 93 (2) Çdo tentativë për të kryer vepër penale nga paragrafi 1 i këtij nenit gjithashtu është e dënueshme. - 299 Verify source ↗
Neni 299
AI-assisted research summary: Kushdo që mashtrueshëm shmang zbatimin e ndalimeve ose kufizimeve në fuqi për importin e mallrave dënohet me gjobë ose burgim nga 3 muaj deri në 5 vjet.
Neni 299 Shmangiet Mashtruese nga Zbatimi i Ndalesave dhe Kufizimeve mbi Mallra (1) Kush në çfarëdo mënyre është i përfshirë në shmangie mashtruese nga zbatimi i ndonjë ndalese apo kufizimi për importimin e mallit që është në fuqi, dënohet me gjobë ose me burgim nga tre muaj deri në pesë vjet. (2) Tentativa për të kryer vepër penale nga paragrafi 1 i këtij nenit gjithashtu është e dënueshme. - 300 Verify source ↗
Neni 300
AI-assisted research summary: This article criminalizes dealing with unmarked excise goods, false labels, and tobacco products imported or produced without a valid license, and sets fines or prison terms.
Neni 300 Veprat penale në lidhje me Produktet me Akcizë (1) Kush në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm në lidhje me akcizën dhe taksën doganore, shet, ofron për shitje, ekspozon apo përndryshe merret me produkte të pa-shenjë (pa-pullë), dënohet me gjobë deri në pesë herë të shumës së akcizës të paevidencuar apo të pa-papaguar, nëse shuma e akcizës nuk kalon shumën prej 25.000 € dhe me burgim deri në shtatë vjet, nëse shuma e paevidentuar apo e pa- paguar tejkalon shumën 25.000 €. (2) Me dënim nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet edhe kush në kundërshtim me ligjin e zbatueshme në lidhje me akcizën dhe taksën doganore, posedon, importon, eksporton apo transporton produkte pa- shenjë. (3) Kush lejon objektet të cilat janë nën kontrollin apo posedimin e tij apo të saj të shfrytëzohen për shitje, apo për punë të tjera, që lidhen me mallrat pa-shenjë, dënohet me gjobë prej më të paktën 5.000 Euro apo dënim me burgim deri në tri vjet. (4) Kush ndryshon, mbi shtyp, falsifikon apo sajon çfarëdo banderola të rrejshme, dënohet me gjobë deri 50.000 Euro apo dënimi me burgim deri në shtatë vjet. (5) Kush në kundërshtim me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/23 të datës 25 qershor 2003, të ndryshuar në Ligje të vendit, prodhon ose importon produkte të duhanit në Kosovë dhe i cili nuk posedon një licencë të vlefshme do të dënohet me gjobë e cila nuk mund ta kalojë dyfishin e vlerës së pagesës vjetore të licencës apo dënim me burgim deri në tre muaj. - 301 Verify source ↗
Neni 301
AI-assisted research summary: Neni 301 Ndryshimet 3.1
Neni 301 Ndryshimet 3.1 - 114 Verify source ↗
Neni 114
AI-assisted research summary: This provision amends Article 114 to include fleeing, attempting to flee, or resisting arrest during arrest, and to add a reference to a person who was committing or attempting to commit an offence under Articles 297 or 298.
Neni 114 i Rregullores së UNMIK-ut nr. 2003/25, të datës 6 korrik 2003, të ndryshuar, mbi Kodin e Përkohshëm Penal të Kosovës, do të ndryshohet si në vijim: (a) Nënparagrafi 2 i nenit 114 (3) do të ndryshohet me këtë lexim: 2) “Gjatë kohës së arrestimit kryesi ik, përpiqet të ikë ose në ndonjë formë i reziston arrestimit nga policia, KFOR-i ose Doganës së Kosovës ” b) Në fund të paragrafit 3 të nenit 114, në nënparagrafin e pestë do të shtohet me formulimin e fjalëve në vijim: 5) “Kryesi ka qenë gjatë kohës së kryerjes, apo ka qenë në orvatje për të kryer, një kundërvajtje siç është e përcaktuar në nenin 297 apo 298 të këtij Kodi”. 94 KAPITULLI 9 Fuqitë e oficereve doganor për hetim te veprave penale doganore - 302 Verify source ↗
Neni 302
AI-assisted research summary: Customs officers are treated as judicial police and have a duty to investigate and detect certain offenses related to Kosovo customs.
Neni 302 (1) Polici gjyqësore sipas kuptimit te KPPK janë edhe oficeret doganor të cilët kane kompetence, përgjegjësi dhe detyre për hetimin dhe zbulimin e veprave penale kundër doganës Kosovës sipas kreut VIII te këtij Kodi, si dhe veprave tjera te parapara me Kodin penal ku si pale e dëmtuar paraqitet Oficeri doganor. Në këtë rast zbatohen dispozitat e nenit 51.2, 200.3 dhe 221.4 te KPPK. - 303 Verify source ↗
Neni 303
AI-assisted research summary: Article 303 says Article 302 applies in several listed criminal-law situations involving customs officers or specified offences.
Neni 303 (1) Gjithashtu do të aplikohen dispozitat e Nenit 302 te këtij kodi ne rastet: a) Kur është kryer vepra penale e parapare në nën paragrafin e pestë të nenit 114.3 te Kodit penal Kosovës; b) Kur vepra penale e parapare në nenet 153 (1) dhe (2), 154 (1), (2) dhe (3), 161 (1) dhe (2), 316 (1) dhe (2), 317 (1),(2) dhe (3) të Kodit Penal Kosovës të jetë kryer ndaj oficeri doganor gjatë kryerjes së detyrave të tij zyrtare; c) Kur në lidhje me shkeljen penale të paraqitur në Nenin 332 (1) të Kodit Penal Kosovës, dokumenti i është paraqitur oficerit doganor gjatë kryerjes së detyrave të tij zyrtare; d) Kur në lidhje me shkeljen penale të paraqitur në nenin 334 (1) dhe (2) të Kodit Penal Kosovës, autoritet kompetent është Dogana e Kosovës; e) Kur shkelja penale e paraqitur në Nenin 343 (1) dhe (2) të Kodit Penal Kosovës është kryer nga oficeri doganor gjatë kryerjes së detyrave të tij zyrtare; f) Kur në lidhje me shkeljen penale të paraqitur në - 344 Verify source ↗
Neni 344
AI-assisted research summary: This provision states that, for Article 344(1) and (2), the official person is the customs officer.
Neni 344 (1) dhe (2) të Kodit Penal Kosovës, personi zyrtar është oficeri doganor. - 304 Verify source ↗
Neni 304
AI-assisted research summary: A customs officer investigating a criminal offence under Articles 302 and 303 is treated as police and judicial police for purposes of this Code.
Neni 304 Ndonjë oficer i punësuar nga Dogana i cili është duke hetuar shkeljen penale sipas Neneve 302 dhe 303 të këtij kodi do të konsiderohet si zyrtar i “policisë” dhe i “policisë gjyqësore” për qëllimet e këtij Kodi. KAPITULLI 10 Dispozitat kalimtare - 305 Verify source ↗
Neni 305
AI-assisted research summary: Administrative customs procedures that started before this Code entered into force must be completed under the rules that were in force up to that date.
Neni 305 Procedura Administrative doganore Procedurat Administrative doganore te cilat kane filluar para hyrjes ne fuqi te këtij Kodi, do te përfundojnë sipas dispozitave te cilat kane qene ne fuqi deri ne datën e hyrjes ne fuqi te këtij Kodi. - 306 Verify source ↗
Neni 306
AI-assisted research summary: This article sets transitional rules for misdemeanor proceedings started before this Code applies or enters into force.
Neni 306 Procedura kundërvajtëse 1. Te gjitha procedurat kundërvajtjes te cilat kane filluar para aplikimit te këtij Kodi do te përfundojnë do te përfundojnë sipas dispozitave te këtij Kodi nëse janë me te përshtatshme për palën. 2. te gjitha procedurat kundërvajtës te filluar para futjes ne fuqi te këtij Kodi, për vepra kundërvajtës te cilat nuk janë te parapara me këtë Kod do te ndërpriten. 95 - 307 Verify source ↗
Neni 307
AI-assisted research summary: Procedurat me ndikim ekonomik të nisura para hyrjes në fuqi të kodit duhet të përfundojnë brenda 6 muajve; pas kësaj, mbajtësi i autorizimit mund të nisë menjëherë procedurën përkatëse të autorizimit sipas këtij kodi.
Neni 307 Procedurat me ndikim ekonomike 1. Të gjitha procedurat me ndikim ekonomike te filluara para futjes ne fuqi te këtij kodi, do te përfundojnë brenda 6 ( gjashte) muajve nga dita e hyrjes ne fuqi te këtij Kodi, sipas dispozitave te cilat kane qene ne fuqi deri ne hyrje ne fuqi te këtij Kodi. 2. Pas përfundimit te procedurës nga ana e Autorizim mbajtësit, mund menjëherë te inicioje procedurën e autorizimit për procedure përkatës me ndikim ekonomike. sipas dispozitave te këtij kodi. - 308 Verify source ↗
Neni 308
AI-assisted research summary: The implementing subordinate act for this Code must be issued within 3 months after the Code enters into force.
Neni 308 Akti zbatues ( nënligjor ) 1. Aktit zbatues ( nënligjor ) për zbatimin e këtij Kodi, do te sillen ne afat prej 3 ( tre ) muajve nga dita e futjes ne fuqi te këtij kodi. 2. Deri ne hyrjen ne fuqi te aktit te shënuar ne paragrafin 1 te këtij neni, do te aplikohen Udhëzimet Administrative për zbatimin e Kodit Doganor dhe te Kodit mbi Akcizat qe janë ne fuqi. - 309 Verify source ↗
Neni 309
AI-assisted research summary: This provision sets the procedure for proposing, appointing, reporting on, and possibly dismissing the Customs Director General.
Neni 309 Propozimi, Emërimi dhe Aprovimi i Drejtorit Gjeneral të Shërbimit Doganor me pëlqimin e Përfaqësuesit Civil ndërkombëtare Procedura për emërimin e Drejtorit Gjeneral të Doganës, deri në fund të mbikëqyrjes ndërkombëtare të zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të datës 26 mars 2007, duhet të jetë si në vijim: 1. Drejtorin Gjeneral te Doganës se Republikës Kosovës e propozon Ministri i Ekonomisë dhe Financave, bazuar ne rekomandimet e komisionit te formuar sipas paragrafit 4 te këtij neni, e emëron Kryeministri i Qeveris Republikës se Kosovës, me pëlqimin e Përfaqësuesit Civil ndërkombëtar ( PCN) 2. Drejtori Gjeneral i raporton Ministrit te Ekonomisë dhe Financave. 3. Qeveria ka te drejtën e shkarkimit, suspendimit apo te kthimit ne detyre te Drejtorit Gjeneral, me pëlqimin e Përfaqësuesit Civil ndërkombëtar ( PCN). 4. Ministri i Ekonomisë dhe Financave do te shpalle konkurs te hapur për Drejtor Gjeneral te Doganës, dhe do ta formon komisionin për përzgjedhje e kandidatit te rekomanduar siç është parapare me ligjet ne fuqi dhe praktikat me te mira për shërbyesit publik/ uniformuar. - 310 Verify source ↗
Neni 310
AI-assisted research summary: EULEX-i must have competences in customs matters, as provided by the relevant instruments defining its mandate.
Neni 310 EULEX-i duhet te kete kompetenca ne fushen e doganave te parapara sipas mjeteve perkatëse te cilatdefinojne mandatin e tij”. - 311 Verify source ↗
Neni 311
AI-assisted research summary: Customs may authorize third parties to carry out functions provided for by this Code or other laws, subject to an agreement with the Government of Kosovo.
Neni 311 Pa marre parasysh nenet e këtij Kodi apo te ligjeve tjera, Dogana mund ti autorizoje palët e treta qe te nderrmarin funksione, qe sipas këtij Kodi apo ligjeve tjera janë te parapara për te. Këto veprime u nënshtrohen marrëveshjes ne mes te Qeverise Republikës Kosovës dhe këtyre palëve te treta. - 312 Verify source ↗
Neni 312
AI-assisted research summary: When this Code enters into force, any provisions that conflict with it are repealed.
Neni 312 Shfuqizimet Me hyrjen ne fuqi te këtij Kodi shfuqizohen te gjitha dispozitat qe janë ne kundërshtim me këtë Kod. - 313 Verify source ↗
Neni 313
AI-assisted research summary: This article says the Code enters into force on the day it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 313 Hyrja ne Fuqi 96 Ky Kod hynë në fuqi ditën e publikimit të tij në Gazetën Zyrtare te Republikës se Kosovës. Kodi Nr. 03/ L-109 10 Nëntor 2008 Shpallur me dekretin Nr. DL- 054- 2008, datë 10.11.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu. Kodi Nr. 03/L-109 ANEKSI A Përcaktimin e rasteve dhe kushteve në të cilat lejohet përjashtimi nga detyrimet e importit dhe detyrimet e eksportit, kur mallrat vendosen ne qarkullim të lirë apo eksportohen (neni 182 i Kodit Doganor dhe te Akcizës të Kosovës) - 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This annex lists cases where import and export duties may be waived for goods under special conditions.
Neni 1 1. Ky aneks përcakton ato raste në të cilat, për shkak të kushteve të veçanta, lejohet lirimi nga detyrimet e importit dhe detyrimet e eksportit, përkatësisht kur mallrat vendosen në qarkullim të lirë apo eksportohen nga Kosova. 2. Për qëllim të këtij aneksi a) Pronë private- nënkupton tërë pronën e destinuar për përdorim personal nga personat përkatës apo për plotësimin e nevojave shtëpiake të tyre. ‘Pronën private’ e përbëjnë: - gjësendet shtëpiake, - biçikletat dhe motoçikletat, automjetet private dhe rimorkiot, karavanët për kampin, mjetet për argëtim dhe mjetet ajrore private; Pajisjet e duhura të amvisërisë, të cilat i plotësojnë kërkesa normale familjare, kafshët shtëpiake manare dhe kafshët me samar, si dhe instrumentet portale të arteve të aplikuara dhe të cilat i nevojiten personit përkatës, për të ushtruar profesionin apo zanatin e tij, po ashtu bëjnë pjesë në ‘prone private’. Prona private nuk duhet të jetë e tillë nga natyra apo sasia që nxitë dyshimin se është importuar për qëllime tregtare. b) Gjësendet shtëpiake, nënkupton gjësendet personale, ndërresat shtëpiake, orenditë, mobilet dhe pajisjet e destinuara për përdorim personal nga personat përkatës apo për ti plotësuar nevojat e tyre shtëpiake; c) Produkte alkoolike- nënkupton produktet që klasifikohen në Kreun nr. 2203 dhe 2208 të TARIK-ut (birrë, verë, aperitiv me bazë të verës dhe alkoolit, konjak, liker, apo pije alkoolike). KAPITULLI I LIRIMET NGA DETYRIMET E IMPORTIT KREU I PRONA PRIVATE QË U PËRKET PERSONAVE FIZIKË QË E BARTIN VENDBANIMIN E TYRE TË PËRHERSHËM NGA NJË VEND TJETËR NË KOSOVË - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Private property imported by natural persons moving their usual residence from another country to Kosovo is exempt from import duties, subject to Articles 3 to 10.
Neni 2 97 Pa rënë ndesh me nenet 3 deri në 10, prona private që importohet nga persona fizikë që transferojnë vendbanimin e tyre të zakonshëm nga një vend tjetër në Kosovë, lirohen nga detyrimet e importit. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Lirimi i pronës private kufizohet për mallra jo-të-konsumueshme që kanë qenë në posedim në vendbanimin e mëparshëm dhe synohen për të njëjtin përdorim në vendbanimin e ri; Dogana mund ta kushtëzojë lirimin me bartjen e detyrimeve fiskale dhe/ose doganore.
Neni 3 Lirimi kufizohet në pronë private e cila: (a) Kanë qenë në posedim, mallrat jo-të-konsumuara, përveç në raste të veçanta që arsyetohet nga rrethanat, në vendbanimin e tij të mëparshëm, së paku gjashtë muaj, para datës në të cilën ai e ndërprenë vendbanimin e tij, në një vend tjetër jashtë Kosovës; (b) ka për qellim të përdoret për të njëjtat qëllime edhe në vendbanimin e ri, Veç kësaj, Dogana mund të kushtëzojë lirimin e pronës së tillë në bartjen e detyrimeve fiskale dhe/ose doganore, në vendin e origjinës apo në vendin e nisjes, të cilave u nënshtrohen normalisht. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Lirimi mund të jepet vetëm për persona që kanë qenë jashtë Kosovës për të paktën 12 muaj pa ndërprerje, dhe Dogana mund të bëjë përjashtime.
Neni 4 Lirimi mund t’ju lejohet vetëm personave vendbanimi i të cilëve ka qenë jashtë Kosovës, për një periudhë të pandërprerë më së paku 12 muaj; Megjithatë, Dogana mund të lejojnë përjashtime nga kushti i paragrafit të parë, me kusht që qëllimi i personit në fjalë ka qenë të banojë jashtë Kosovës, për një periudhë të pa ndërprerë prej se paku prej 12 muajsh. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Exemption is not allowed for alcoholic products, tobacco products, commercial transport vehicles, or items used for a craft or profession, except portable instruments of applied or liberal arts.
Neni 5 Lirimi nuk lejohet për: a) produkte alkoolike; b) duhan apo produkte duhani; c) mjete tregtare të transportit; d) artikuj që përdoren për ushtrim të një zeje apo profesioni, përveç instrumenteve portabel të arteve të aplikuara apo liberale. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Private property may be released into free circulation only if it entered free circulation within 12 months of the relevant person’s placement of residence in Kosovo, except in special cases.
Neni 6 1. Përveç në raste të veçanta, lirimi lejohet vetëm për atë pronë private, që ka hyrë në qarkullim të lirë brenda 12 muajve nga data e vendosjes së personit përkatës me vendbanimi në Kosovë. 2. Prona private mund të lëshohet në qarkullim të lirë në disa dërgesa individuale brenda periudhës të përmendur në paragrafin e mësipërm. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Goods released from import duties cannot be lent, used as security, used, or transferred within 12 months without prior notice to the customs authority.
Neni 7 1. Prona private e cila është liruar nga detyrimet e importit, nuk mund të huazohet, të jepet si garancion, të jepet në shfrytëzim apo të bartet, qoftë me pagesë apo pa pagesë në afat prej 12 muajsh nga data e cila është lëshuar në qarkullim të lirë, pa e njoftuar paraprakisht autoritetin doganore. 2. Çfarëdo huazimi, dhënie si garancion, dhënie në shfrytëzim apo bartja para se të kalojë afati prej 12 muajsh, do të shkaktojë pagesën e detyrimeve përkatëse të importit mbi pronën në fjalë, me normën doganore që i përgjigjet datës kur është bërë huazimi i tillë, dhënia si garancion, dhënia në shfrytëzim apo bartja e tillë, në bazë të llojit të pronës dhe vlerës doganore të përcaktuar apo pranuar në atë datë, nga Dogana . 98 - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Release of certain private property may be allowed if the person declares they will establish residence in Kosovo within six months, and the release must be accompanied by a guarantee set by Customs.
Neni 8 1. Duke përjashtuar paragrafin e parë të nenit 6, lirimi mund të lejohet për pronën private të vendosur në qarkullim të lirë para se personi përkatës të ketë vendosur vendbanim e tij në Kosove, me kusht që deklarohet që do të vendoset këtu brenda një periudhe prej gjashtë muajsh. Një akt i tille duhet të shoqërohet me një garancion, forma dhe shuma e të cilit përcaktohet nga Dogana . 2. Kur janë shfrytëzuar dispozitat e paragrafit 1, periudha e përcaktuar në nenin 3 (a) llogaritet nga data, në të cilën prona private është sjella në Kosovë. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Dogana mund të lejojë lirimin nga detyrimet për pronën private të sjellë në Kosovë, nëse personi po zhvendos vendbanimin e tij dhe plotëson kushtet e parashikuara; Dogana mund të kërkojë edhe deklaratë dhe garanci.
Neni 9 1. Kur, për shkak të obligimeve profesionale, personi në fjalë lëshon vendin tjetër, ku e ka pasur vendbanimin e përhershëm, pa u vendosur në vendbanimin e tij në Kosove, edhe pse qëllimi i tij është të bëjë këtë, Dogana e mund t’i lejojë lirim nga detyrimet për pronën private të cilën e bartë në Kosovë. 2. Lirimi nga detyrimet e importit për pronën private të përmendur në paragrafin 1 do të lejohet, sipas kushteve të parapara me nenin 2 deri në nenin 7, me kusht që: a) afati i përcaktuara me nenin 3 (a) dhe paragrafin e parë të nenit 6, do të llogaritet prej datës në të cilën prona private është sjell në Kosovë; b) afti i përmendur me nenin 7 (1) do të llogaritet nga data kur personi përkatës realisht vendoset me vendbanim në Kosovë. 3. Lirimi nga detyrimet po ashtu varet nga deklarata e personit përkatës, se ai më të vërtetë do ta bartë vendbanimin e tij në Kosovë, brenda një afati te caktuar nga Dogana e, duke i pasur parasysh rrethanat. Dogana e mund të kërkojë që deklarimi të shoqërohet me një garancion, forma dhe shuma e së cilës do të përcaktohet nga ky autoriteti. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Dogana may waive specified provisions when a person must move their residence to Kosovo because of special political circumstances.
Neni 10 Dogana mund ta anashkalojë dispozitat e neneve 3 (a) dhe (b), 5 (c) dhe (d) dhe 7, kur një person duhet ta bartë vendbanimin e tij nga një vend tjetër në Kosovë, si rezultat i rrethanave politike të veçanta. KREU II MALLRAT E IMPORTUARA NË RAST MARTESE - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Certain household goods and customary wedding gifts can be exempt from import duties when a person moves residence to Kosovo for marriage, subject to conditions and a €1,000 limit per gift.
Neni 11 1. Varësisht nga nenet 12 deri 15, paja dhe gjësendet e amvisërisë, qoftë të reja apo jo, që i përkasin një personi i cili transferon vendbanimin e tij nga një vend tjetër në Kosovë me rastin e martesës së tij apo saj, do të lirohen nga detyrimet e importit. 2. Varësisht nga të njëjtat kushte, dhuratat që jepen zakonisht në rast martesë, të cilat pranohen nga personi që i plotëson kushtet e parapara në paragrafin 1, të dhuruara nga personat që kanë vendbanimin e tyre në një vend tjetër, po ashtu do të lirohen nga detyrimet e importit. Megjithatë, vlera e secilës dhuratë të liruar nga detyrimet e importit nuk guxon të tejkalojë shumën prej njëmijë (1000) €. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Article 12 says the referred waivers may be granted only to a person who meets specified conditions.
Neni 12 Lirimet e përmendura në nenin 11 mund t’iu lejohen vetëm personit: a) Vendbanimi i përhershëm i të cilit ka qenë jashtë Kosovës për një periudhe të pandërprerë, prej së paku 12 muajsh. 99 Megjithatë, mund të lejohen përjashtime nga kjo rregull, me kusht që qëllimi i personit përkatës ka qenë qartë, që të banojë jashtë Kosovës për një periudhë të pandërprerë prej se paku 12 muajsh; b) I cili paraqet dëshmi të martesës së tij. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Release is not allowed for alcohol, tobacco, or tobacco products.
Neni 13 Lirimi nuk lejohet për produkte alkooli, duhan apo produkte duhani. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Goods may be released into free circulation only within the stated time window around the scheduled marriage date, and in a special case the release depends on depositing an appropriate guarantee set by Customs.
Neni 14 1. Përveç rasteve të veçanta, lirimi lejohet vetëm për mallrat që janë vendosur për qarkullim të lirë: a) jo me herët se dy muaj para datës së caktuar të martesës (në këtë rast lirimi varet nga depozitimi i një garancionit të përshtatshëm, formën dhe shumën e të cilit e cakton Dogana e) dhe b) jo me vonë se katër muaj nga data e martesës. 2. Mallrat e përmendura në nenin 11 mund të lëshohen në qarkullim të lirë në disa dërgesa individuale brenda periudhës së përmendur në paragrafin 1 më sipër. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Goods released from import duties under Article 11 may not be loaned, pledged, used, or transferred within 12 months of release for free circulation unless customs is notified in advance.
Neni 15 1. Mallrat që janë liruar nga detyrimet e importit sipas nenin 11 nuk guxojnë të huazohen, të jepen si garanci, të jepen në shfrytëzim apo të barten, qoftë me pagesë ose pa pagesë,brenda afatit prej 12 muajve nga data në të cilën është pranuar lëshimi i tyre për qarkullim të lirë, pa i njoftuar paraprakisht Dogana . 2. Çfarëdo huazimi, dhënie si garanci, dhënie në shfrytëzim apo bartje para skadimit të afatit të përmendur në paragrafin 1 shkakton pagesën e detyrimeve të importit për mallrat përkatëse, në normën që i përgjigjet datës kur është bërë huazimi, dhënia si garanci, dhënia në shfrytëzim apo bartja e tillë, në bazë të llojit të mallrave dhe vlerës doganore të përcaktuar apo pranuar në atë datë nga Dogana . KREU III PRONA PRIVATE E FITUAR ME TRASHËGIMI - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Private property inherited by a natural person living in Kosovo is exempt from import duties, subject to articles 17 to 19.
Neni 16 1. Varësisht nga nenet 17 deri ne 19, prona private e fituar me trashëgimi, nga një person fizik me vendbanim në Kosovë, do të lirohet nga detyrimet e importit. 2. Për qëllime të paragrafit 1, ‘prona private’ nënkupton tërë pronën e përmendur në nenin 1 (2) (a), që përben pronën e të ndjerit. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Exemptions are not allowed for listed goods and items, including alcohol, tobacco, commercial transport vehicles, certain trade/professional tools, raw materials, finished or semi-finished products, and livestock/agricultural stocks above normal family needs.
Neni 17 Lirimet nuk lejohen për: a) Produkte të alkoolit; b) Duhan dhe produkte të duhanit; c) Mjete tregtare të transportit; 100 d) Artikuj që shfrytëzohen për ushtrimin e një zanati apo profesioni, të tjera nga instrumentet portabel të arteve të aplikuara apo liberale, të cilat i nevojiteshin të ndjerit për ushtrimin e zanatit apo profesionit; e) Stoqet e lëndës së parë dhe produktet finale apo gjysmë-produkte; f) Bagëti dhe stoqe produktesh bujqësore që tejkalojnë sasitë që u përshtaten nevojave normale familjare. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Private property may be released only if it is placed in free circulation and within two years from the date the right is transferred; customs may extend that period in special cases.
Neni 18 1. Lirimi i lejohet vetëm për pronën private të vendosur në qarkullim të lirë, jo më vonë se dy vite nga data, në të cilën personit përkatës i bartet e drejta mbi pronën (marrëveshja përfundimtare mbi trashëgiminë). Megjithatë, kjo periudhë mund të vazhdohet nga Dogana në raste të veçanta. 2. Prona private mund të importohet në disa dërgesa individuale brenda afatit të përmendur në paragrafin 1. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Nenet 16–18 zbatohen me përshtatjet e nevojshme për pronë private të trashëguar nga persona juridikë jo fitimprurës të vendosur në Kosovë; gjësendet shtëpiake të importuara nga një person fizik me vendbanim jashtë Kosovës për pajisjen e një vendbanimi të dytë në Kosovë lirohen nga detyrimet e importit.
Neni 19 Nenet 16 deri në 18, zbatohen me ndryshimet e nevojshme për pronën private të fituar me trashëgimi nga personat ligjorë të angazhuar në aktivitete jo profitabile që janë vendosur në Kosovë. KREU IV GJËSENDET SHTËPIAKE PËR PAJISJEN E VENDBANIMIT TË DYTË neni 20 Pa rënë ndesh me dispozitat e neneve 21 deri 24, gjësendet shtëpiake të importuara nga një person fizik me vendbanim jashtë Kosovës, me qëllim të pajisjes të vendbanimit të dytë në Kosove, do të lirohen nga detyrimet e importit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The exemption is limited to household goods that were owned and used by the relevant person for at least six months before export and that match the normal furnishings of the second residence.
Neni 21 Lirimi kufizohet në gjësendet shtëpiake të cilat: (a) Përveç në raste të veçanta që arsyetohet nga rrethanat,kanë qenë pronë dhe janë përdor nga personi përkatës për së paku gjashtë muaj para datës, në të cilën gjësendet shtëpiake në fjalë janë eksportuar; (b) I përgjigjen si për nga natyra ashtu edhe për nga sasia pajisjes normale të vendbanimit të dytë të lartpërmendur. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Exemption is allowed only to persons who meet the stated residency, ownership/lease, and non-rental conditions.
Neni 22 Lirimi u lejohet vetëm personave të cilët: a) Kanë qenë me vendbanim jashtë Kosovës, për një periudhë të pandërprerë për së paku 12 muaj; b) Janë pronarë të vendbanimit të dytë në fjalë apo e kanë marrë me qira për një periudhë jo më pak se dy vjet dhe c) Deklarohen se nuk do t’ia lëshojnë vendbanimin e dytë palëve të treta, gjatë kohës kur ata dhe familjet e tyre nuk ndodhen aty. 101 Lirimi mund të kufizohet për një rast për të njëjtin vendbanim të dytë. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: If household goods are leased, lent, used as security, rented, or transferred to a third party within two years of being released into free circulation, import duties become payable; the relief can continue only if the goods furnish a new second residence and article 22(b) and (c) are respected.
Neni 23 E drejta e lirim mund të varet nga sigurimi i garancionit për të garantuara pagesën e çfarëdo borxhi doganor që mund të lind sipas nenit 24. Nenit 24 1. Dhënia me qira apo bartja e vendbanimit të dytë një personit të tretë para skadimit të afatit prej dy viteve nga data e pranimit për lëshimin në qarkullim të lirë të gjësendeve shtëpiake, do të shkaktojë obligimin për pagesën e detyrimet të importit për to, sipas normës që zbatohet në datën kur është dhënë me qira apo është bartur, në bazë të llojit të gjësendit dhe vlerës doganore të vërtetuar dhe pranuar në atë datë nga Dogana . Megjithatë, lirimi vazhdon të aplikohet nëse gjësendet shtëpiake në fjalë përdoren për të pajisur vendbanimin e ri të dytë, me kusht që janë respektuar dispozitat e nenit 22 (b) dhe (c). 2. Çdo huazim, dhënie si garancion, dhënia me qira apo bartja qoftë me pagesë apo pa pagese, e gjësendeve shtëpiake një personi të tretë para kalimit të afatit prej dy vitesh nga data e pranimit të lëshimit të tyre në qarkullim të lirë, po ashtu shkakton obligimit për pagesë të detyrimet të importit nën të njëjtat kushte, si ato të përmendura në nënparagrafin e parë të paragrafit 1. Kjo periudhë mund të zgjatet deri në 10 vite për gjësende shtëpiake të vlefshme. KREU V VESHJET SHKOLLORE, MATERIALET SHKOLLORE DHE GJËSENDET TJERA SHKOLLORE - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Student clothing, school materials, and household items may be exempt from import duties if they belong to students coming to Kosovo for study and are for personal use during their studies.
Neni 25 1. Do të jenë të liruara nga detyrimet e importit veshjet, materialet shkollore dhe gjësendet shtëpiake që paraqesin një pajisje të zakonshme të një dhome studenti dhe që i përkasin nxënësve apo studenteve të cilët vijnë në Kosovë, me qëllim të studimit të cilat nevojiten për përdorim personal nga ata gjatë periudhës së studimeve. 2. Për qëllime të paragrafit 1: a) Nxënës apo student- nënkupton çdo person i cili është regjistruar në një Institucion arsimor për të ndjekur rregullisht mësimin që ofrohet aty; b) Veshje- nënkupton veshmbathjet , ndërresat e brendshme, shtrojat shtëpiake qofshin të reja apo jo; c) Materiale shkollore- nënkupton gjësendet dhe instrumente (përfshirë kalkulatorët dhe makinat e shkrimit), që zakonisht përdoren nga nxënësit apo studentët për nevoja të studimeve të tyre. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Absence is allowed at least once within a school year.
Neni 26 Lirimi lejohet së paku njëherë brenda një viti shkollor. KREU VI DËRGESAT ME VLERA TË VOGLA - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Low-value shipments sent directly from outside Kosovo to a recipient in Kosovo may be relieved from import duties, subject to Article 28.
Neni 27 102 Varësisht nga neni 28, çfarëdo dërgese që përbëhet nga mallrat të një vlere jo të madhe e cila dërgohet drejtpërdrejt nga një vend jashtë Kosovës, të një pranues brenda Kosovës, do t’i lejohet lirimi nga detyrimet e importit. Mallrat me vlere të vogël- nënkupton mallrat vlera e përgjithshme e të cilave nuk tejkalon shumën prej 22 € për secilën dërgesë. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The exemption does not apply to alcoholic products, perfumes and toilet waters, or tobacco and tobacco products.
Neni 28 Lirimi nuk vlen për: a) produkte alkoolike, b) parfume dhe ujëra tualeti dhe c) duhan e produkte duhani. KREU VII DËRGESA QË DËRGOHEN NGA PERSONI- NGA PERSONI TJETËR FIZIK - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Mallrat e dërguara nga një person fizik jashtë Kosovës te një person fizik në Kosovë lirohen nga detyrimet e importit nëse dërgesa nuk është komerciale.
Neni 29 1. Pa rënë ndesh me nenet 30 dhe 31, mallrat që ndodhen në dërgesat që dërgohen nga personi fizik jashtë Kosovës një personi fizik tjetër që jeton në Kosovë lirohen nga detyrimet e importit, me kusht që ngarkesat e tilla nuk janë të natyrës komerciale. 2. mallrat e natyrës jo-komerciale për qëllime të paragrafit 1, janë këto që: a) Kanë natyrë të rastit b) Përmbajnë mallra që ekskluzivisht janë për përdorim personal të pranuesit të dërgesës apo familjes se tij e të cilat sipas natyrës apo sasisë së tyre, nuk lënë dyshim se do të përdoren për qëllime tregtare dhe c) I dërgohen pranuesit nga dërguesi pa kurrfarë pagese. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Shipments up to 45 € may qualify for exemption, including the value of goods mentioned in article 31.
Neni 30 Lirimi i paraparë me nenin 29 (1) do të lejohet për dërgesën shuma e të cilës është deri në 45 €, duke përfshirë edhe vlerën e mallrave të përmendur në nenin 31. Kur vlera e përgjithshme e dërgesës është më e lartë se në nënparagrafin e parë, ndërsa është e përberë prej dy apo me tepër artikuj, lirimi do të lejohet deri në atë shumë sikur këta artikuj të ishin importuar ndaras, duke marrë parasysh se vlera e një artikulli të vetëm nuk mund të ndahet. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Customs-duty relief under Article 31 is limited to specified quantities of tobacco, alcohol, perfume, and toilet water.
Neni 31 Lirimi nga detyrimet doganore të parapara me nenin 29 (1) kufizohet në sasitë e dhëna për secilin nga artikujt e radhitur më poshtë: a) produkte të duhanit: - 50 cigare ose, - 25 cigarillos (puro e hollë e vogël me peshë maksimale deri në tri gramë secila), ose - 10 cigare puro ose, - 50 gramë duhan për tymosje, ose - një përzgjedhje proporcionale nga këto produkte të ndryshme; 103 b) alkool dhe pije alkoolike: - pije të distiluara alkoolike dhe alkool me përbërje alkooli mbi 22%; etil alkool i pa-denatyralizuar me vëllim 80% e më tepër, 1liter ose - pije të distiluara alkoolike dhe alkool, si dhe aperitivë me bazë vere apo alkooli. pije tafia, sake apo pije të ngjashme alkoolike me përbërje alkooli deri në 22%; verëra shkumëzuese, verëra likeri: një litër apo një përzierje proporcionale nga këto produkte të ndryshme dhe - Verë e pa gazuar- dy litra; c) Parfume- 50 gramë, ose ujë tualeti: 0,25 litra. KREU VIII MJETET THEMELORE TE PRODHIMIT DHE PAJISJET TJERA TË IMPORTUARA ME RASTIN E BARTJES SË VEPRIMTARISË NGA NJË VEND TJETËR NË KOSOVË - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Certain equipment imported by enterprises that close down outside Kosovo and relocate to Kosovo for a similar activity is exempt from import duties; if the relocated enterprise is an agricultural investment, its livestock is also exempt.
Neni 32 1. Pa rënë ndesh me masat ligjore në fuqi në Kosovë me politikën industriale dhe ekonomike dhe varësisht nga nenet 33 deri në 37, do të lirohen nga detyrimet e importit mjetet themelore dhe pajisjet tjera që u përkasin ndërmarrjeve që definitivisht mbyllin veprimtarinë e tyre jashtë Kosovës dhe zhvendosen në Kosovë, në mënyrë që të kryejnë një veprimtari të ngjashme. Në rastet kur ndërmarrja e zhvendosur është investim bujqësor, atëherë edhe bagëtia e cila i përket, po ashtu do të lirohet nga detyrimet e importit. 2. Për qëllime të paragrafit 1, ‘ndërmarrje’ nënkupton një njësi të pavarur ekonomike që merret me veprimtari prodhuese ose shërbyese. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Import duty relief is limited to basic means and other equipment that meet the listed conditions.
Neni 33 Lirimi nga detyrimet e importit do të kufizohet për mjetet themelore dhe pajisje tjera të cilat: a) Përveç rasteve të veçanta që arsyetohet nga rrethanat, janë shfrytëzuar në ndërmarrje më së paku 12 muaj deri në datën, kur ndërmarrja ka pushuar veprimtarinë jashtë Kosovës; b) Do të përdoren për të njëjtin qëllim pasi të zhvendosen; c) I përshtaten natyrës dhe madhësisë së ndërmarrjes në fjalë. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Exemption is not granted for an enterprise that moves to Kosovo because of a merger or acquisition by an enterprise already established in Kosovo, before the new activity in Kosovo has started.
Neni 34 Lirimi nuk jepet për ndërmarrjen, zhvendosja e të cilës në Kosovë vjen si rrjedhojë apo si rezultat i bashkimit ose përvetësimit nga një ndërmarrje e vendosur në Kosovë, para se ka filluar veprimtarinë e re në Kosovë. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Release is not allowed for certain vehicles, supplies, fuels, raw materials, finished or semi-finished products, and cattle owned by traders.
Neni 35 Lirimi nuk do të lejohet për: a) mjetet e transportit që nuk janë të natyrës së instrumenteve të prodhimit apo të industrisë shërbyese; b) furnizimet e çfarëdo lloji që janë të destinuara për konsum njerëzor apo për ushqim të kafshëve; c) karburantet dhe rezerva të lëndës së parë apo të produkteve finale, apo gjysmë-produkteve; 104 d) bagëtinë që posedohet nga tregtarët. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Release under article 32 is allowed only for basic means and other equipment, except in special cases justified by the circumstances, if they were placed in free circulation before 12 months have passed from the date the enterprise ceased activity abroad.
Neni 36 Përveç në raste të veçanta që arsyetohen nga rrethanat, lirimi i parapara me nenin 32 do të lejohet vetëm për mjetet themelore dhe pajisjet tjera, që janë vendosur në qarkullim të lirë para kalimit të afatit prej 12 muajve, nga data kur ndërmarrja ka shuar veprimtarinë në vendin e jashtëm prej nga vjen në Kosovë. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Goods exempted from import duties cannot be loaned, pledged, used, or transferred within 12 months of release for free circulation unless the customs authority is informed in advance.
Neni 37 1. Mjetet themelore dhe pajisjet tjera të liruara nga detyrimet e importit nuk mund të huazohen, të jepen si garancion, të jepen për përdorim apo të bartet, qoftë me pagesë apo pa pagesë, para kalimit të afatit prej 12 muaj nga data kur është pranuar deklarata për lëshim në qarkullim të lirë, pa e informuar paraprakisht autoritetin doganor. Ky afat mund të zgjatet deri në 36 muaj, në rastet e dhënies për përdorim apo të bartet kur ka rrezik për keqpërdorim. 2. Çfarëdo huazimi, dhënie si garancion, dhënie në përdorim apo bartje para kalimit të afatit të përmendur në paragrafin 1 shkakton obligimin për të paguar detyrimet e importit për mallrat përkatëse, sipas normës që zbatohet në datën e dhënies së huazimi, dhënies së garancionit, dhënies në përdorim apo bartje, në bazë të llojit të mallrave dhe vlerës doganore të vërtetuar apo pranuar në atë datë nga Dogana . - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Articles 32 to 37 apply, with necessary changes, to the basic tools and other equipment of certain persons and legal entities carrying out non-profit activities from another place to Kosovo.
Neni 38 Nenet 32 deri në 37 do të aplikohen me ndryshimet e nevojshme për mjetet themelore dhe pajisjet e tjera që u përkasin personave të angazhuar në veprimtari të lirë dhe personave juridikë të angazhuar në aktivitete jo-profitabile që e bartin këtë aktivitet nga një vend tjetër për në Kosovë. KREU IX PRODUKTET E FITUARA TE BUJQËVE KOSOVARË NGA TOKAT QË NDODHEN NË VENDE TJERA - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Some agricultural and livestock products from land next to Kosovo may be released from customs/import duties if the listed conditions are met.
Neni 39 1. Varësisht nga nenet 40 dhe 41, do të lirohen nga detyrimet doganore për produktet bujqësore, blegtorale, bletare, kopshtare dhe pylltare të përfituara nga prona që është në fqinjësi me Kosovën, e cila drejtohet nga një prodhues bujqësor që ka ndërmarrjen e tij kryesore brenda Kosovës dhe i cili kryen ketë veprimtari në tokën që është në fqinjësi me Kosovën, do t’u lejohet lirimi nga detyrimet e importit. 2. Për të përfituar nga dispozitat e paragrafit 1, produktet blegtorale duhet të fitohen nga shtazët që janë me origjinë nga Kosova apo të cilat janë vendosur në qarkullim të lirë në Kosovë. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: The exemption is limited to products that have only undergone the normal treatments that follow harvesting or production.
Neni 40 Lirimi kufizohet për produkte të cilat nuk i janë nënshtruar trajtimeve tjera përveç atyre që pasojnë normalisht pas korrjes apo prodhimit të tyre. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Lirimi lejohet vetëm për produkte të sjella në Kosovë nga prodhuesi bujqësor ose në llogari të tij.
Neni 41 Lirimi lejohet vetëm për produkte që janë sjell në Kosovë nga prodhuesi bujqësor apo në llogari të tij. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Nenet 39 deri 41 zbatohen me ndryshimet e nevojshme për disa produkte të peshkimit, kultivimit të peshkut dhe gjuetisë pranë kufirit.
Neni 42 Nenet 39 deri 41 zbatohen me ndryshimet e nevojshme për produktet e peshkimit apo të veprimtarisë së kultivimit të peshkut në liqeje apo lumeje, që ndodhen përskaj kufirit ndërmjet Kosovës dhe vendit tjetër nga peshkatarë kosovarë apo edhe për produktet e veprimtarisë së gjuetisë, që zhvillohet në liqeje apo lumeje të tille nga sportistët e Kosovës. 105 KREU X FARËRAT, PLEHRAT DHE PRODUKTET PËR PUNIMIN E TOKËS DHE KULTURAVE BUJQËSORE TË IMPORTUARA NGA PRODHUES BUJQËSORË NË VENDET TJERA PËR PËRDORIM NË TOKAT QË KUFIZOHEN ME ATO VENDE - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Some seeds, fertilizers, and agricultural cultivation products are exempt from import duties when used on property in Kosovo near another country, subject to Article 44.
Neni 43 Në varësi nga neni 44, farërat, plehrat dhe produktet për punimin e tokës dhe kulturave bujqësore, që destinohen për t’u përdor në pronën e cila gjendet në Kosovë në fqinjësi me një vend tjetër, e cila punohet nga një prodhues bujqësor që veprimtarinë kryesore e ka përbrenda vendit të cekur në fqinjësi me Kosovën, do të lirohen nga detyrimet e importit. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Dogana mund ta kushtëzojë lirimin e farërave, plehrave dhe produkteve të tjera, dhe lirimi kufizohet vetëm për sasitë e nevojshme për punimin e pronës.
Neni 44 1. Lirimi do të kufizohet për ato sasi të farërave, plehrave dhe produkteve tjera që nevojiten për punimin e pronës. 2. Lirimi lejohet vetëm për ato farëra, plehra apo produkte tjera të importuara drejtpërdrejt për në Kosovë nga prodhuesi bujqësor apo dikush në llogari të tij. 3. Dogana mund të kushtëzojë lirimin në bazë reciprocitetit. KREU XI MALLRAT QË BARTEN NË BAGAZHIN PRIVAT TË UDHËTARËVE - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Travelers coming from another country may get release from import duties for goods in their personal baggage if the imports are non-commercial.
Neni 45 1. Varësisht nga neni 46 deri 49, mallrat që barten në bagazhin personal të udhëtarëve që vijnë nga një vend tjetër ju lejohet lirimi nga detyrimet e importit, me kusht që këto importe nuk janë të natyrës tregtare. 2. Për qëllime të paragrafit 1: a) Bagazh personal, nënkupton tërësinë e valixheve, të cilat udhëtari i paraqet para autoritetit doganor me rastin e arritjes se tij në Kosovë, si dhe çdo valixhe që i paraqitet këtij autoriteti në data të mëvonshme me kusht që kjo dëshmi të mund të sigurohet për të dëshmuar se është regjistruar, me rastin e nisjes së udhëtarit, si bagazh shoqërues me kompaninë që e ka transportuar në Kosovë nga vendi i nisjes. Pa rënë ndesh me Nenin 112 (1) (b), kontejnerët portabël që mbajnë karburante nuk bëjnë pjesë në bagazhin personal; b) Importe të natyrës jo-tregtare, nënkupton importet të cilat: - Kanë natyrë të rastit - përbëhet ekskluzivisht nga mallra për përdorim personal të udhëtarëve apo të familjeve të tyre apo të mallrave të destinuara për dhurata, natyra dhe sasia e të cilave nuk lënë dyshim, se janë duke u importuar për qëllime tregtare. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Travelers may bring limited quantities of certain goods duty-free, including tobacco, alcohol, perfume, toilet water, and medical products. Travelers under 17 cannot use the exemptions for the tobacco and alcohol items listed.
Neni 46 1. Lirimi i përmendur në nenin 45 (1) për mallrat e shënuara më poshtë zbatohet varësisht nga kufijt sasiorë për udhëtarë, me sa vijon: a) produkte duhani: - 200 cigare, ose - 100 cigarillos (cigare që peshojnë më së shumti 3 gramë secila) ose 106 - 50 puro ose, - 250 gramë duhan për tymosje ose, - Një përzierje proporcionale e këtyre produkteve të ndryshme; b) alkool dhe pije alkoolike: - pije të distiluara dhe alkoolike me përbërje alkooli mbi 22%; alkool etilik i pa-denatyralizuar me përbërje alkooli 70% e mbi: një litër ose - pije të distiluara alkoolike dhe alkool, si dhe aperitivë me bazë vere apo alkooli, pije tafia, sake apo pije të ngjashme alkoolike me përbërje alkooli deri ne 22%; verëra shkumëzuese, verëra likeri: një litër apo një përzierje proporcionale nga këto produkte të ndryshme dhe - Vere e pa gazuar: dy litra; c) parfume: 50 gramë, ose ujë tualeti: 0,25 litra. - Medikamente mjekësore: sasia e nevojshme që i përgjigjet nevojave personale të udhëtarit. 2. Lirimet për mallrat e përmendura në paragrafin 1 (a) dhe (b), nuk lejohen për udhëtarët nën moshën 17 vjeçare. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: The allowances mentioned in Article 45 are permitted up to 175 € per traveler for other goods, except those listed in Article 46.
Neni 47 Lirimet e përmendura në nenin 45 lejohen deri në shumën 175 € për çdo udhëtar për mallrat tjera përveç atyre të shënuara në nenin 46. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: If the combined value of two or more items exceeds the amount mentioned in Article 47, release is allowed as if the items had been imported separately, but a single item’s value cannot be split.
Neni 48 Kur vlera e përgjithshme e dy a më shumë artikujve tejkalon shumën e përmendur në nenin 47, lirimi për ato shuma lejohet njëjtë sikur këta artikuj të ishin importuar ndaras, duke marrë parasysh se vlera e një artikulli të vetëm nuk mund të ndahet. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Dogana may reduce the value and quantity of certain duty-free goods brought in by border-zone residents, border workers, and transport staff, subject to stated exceptions.
Neni 49 1. Dogana mund ta reduktojë vlerën dhe sasinë e mallrave që sjellin pa paguar detyrimet, nëse importohen nga: - persona që banojnë në zona kufitare - punëtorë kufitar (që punojnë në kufij) - stafi që operon mjetet e transportit në përdorim ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera. Këto kufizime nuk zbatohen kur personat që banojnë në zonën kufitare dëshmojnë se nuk po kthehen nga zona kufitare e vendit fqinj. Megjithatë, këto kufizime gjithsesi zbatohen për punëtorë që punojnë në kufij dhe stafin që operojnë mjetet e transportit në përdorim ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera, kur ata importojnë mallra derisa udhëtojnë gjatë punës së tyre. 2. Me qëllim të zbatimit të dispozitave të paragrafit 1: - Zonë kufitare- nënkupton, pa rënë ndesh me konventat ekzistuese në këtë drejtim, një zonë e cila, nuk shtrihet më tepër se 15 kilometra nga kufiri. Qarqet administrative lokale, një pjesë territoriale e të cilave shtrihet përbrenda kësaj zone, po ashtu do të konsiderohen pjesë e kësaj zone kufitare. Dogana mund të lejojë përjashtime prej kësaj; - Punëtor kufitar (që punojnë në kufij) – nënkupton çdo person aktivitetet e zakonshme e të cilit kërkojnë që ai të shkojë në anën tjetër të kufirit gjate ditëve të punës. KREU XII MATERIALET EDUKATIVE, SHKENCORE DHE KULTURORE; INSTRUMENTET DHE APARATET SHKENCORE - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Educational, scientific, and cultural materials listed in Annex I are exempt from import duties.
Neni 50 107 Materialet edukative, shkencore dhe kulturore të radhitura në Shtojcën I, do të lirohen nga detyrime e importit, pavarësisht se kush është pranuesi i dërgesës apo për çfarë përdorimi janë të dedikuara ato materiale. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: Educational, scientific, and cultural materials listed in Annex II may be imported without import duties if they are intended for certain public or annex-specified institutions or organizations.
Neni 51 Materialet edukative, shkencore dhe kulturore të radhitura në Aneksin II, do të lejohen pa detyrime të importit me kusht që ato dedikuara për: - Institucione apo organizata publike edukative, shkencore apo kulturore ose - Institucione apo organizata që i përkasin kategorive të specifikuara në kolonën e tret të aneksit në fjalë. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: Disa instrumente dhe aparate shkencore mund të përjashtohen nga detyrimet e importit kur importohen vetëm për qëllime jo-komerciale.
Neni 52 1. Varësisht nga nenet 53 deri në 57, instrumentet dhe aparatet shkencore, të cilat nuk janë përfshirë në nenin 51, do të lirohen nga detyrimet e importit, atëherë ato importohen ekskluzivisht për qëllime jo- komerciale. 2. Lirimi sipas këtij seksioni do të kufizohet për instrumentet dhe aparatet shkencore, të cilat dedikuara për: - Institucione publike që merren në radhë të parë me edukim apo hulumtime shkencore dhe për ato departamente të institucioneve publike, që merren në radhë të parë me edukim apo hulumtime shkencore ose - Institucione private që merren në radhë të parë me edukime apo hulumtime shkencore. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: The exemption also applies to spare parts, component parts, auxiliary parts, and tools for scientific instruments or apparatus if they meet the stated import and identification conditions.
Neni 53 Lirimi, po ashtu do të zbatohet për: (a) Pjesët rezervë, pjesët përbërëse apo pjesët ndihmëse që enkas i përshtaten instrumenteve apo aparateve shkencore, me kusht që këto pjesë rezervë, pjesë përbërëse apo pjesë ndihmëse importohen në të njëjtën kohë, kur importohen edhe instrumentet apo aparatet e tilla ose, nëse ato importohen më vonë, me kusht që ato të mund të identifikohen si pjesë që i përkasin dhe janë te destinuara për instrumentet apo aparate: - Të cilat më herët janë liruar pa detyrime importi, me kusht që këto instrumente apo aparate janë ende të një natyre shkencore në momentin kur kërkohet lirimi për pjesët rezervë, pjesët përbërëse apo ato ndihmëse specifike ose; - Të cilat do të kishin të drejtë në lirim në momentin kur kërkohet një lirim i tillë për pjesët rezervë, pjesët përbërëse apo ato ndihmëse specifike; (b) Veglat që përdoren për mirëmbajtjen, kontrollin, kalibrimin apo riparimin e instrumenteve apo aparateve shkencore, me kusht që këto vegla të importohen në të njëjtën kohë sikur instrumentet apo aparatet e tilla ose, nëse ato importohen më vonë, me kusht që ato të mund të identifikohen si pjesë që i përkasin dhe janë të destinuara për instrumentet apo aparatet: - Të cilat më herët janë liruar nga detyrime e importi, me kusht që këto instrumente apo aparate janë ende të një natyre shkencore në momentin kur kërkohet lirimi për veglat ose; - Të cilat do të ishin të kualifikuar për lirim, në momentin kur bëhet kërkesa për lirim për veglat. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: This article defines “scientific instruments or apparatus” and “imported for non-commercial purposes” for Articles 52 and 53.
Neni 54 Për qëllime të nenit 52 dhe të nenit 53: - Instrumente apo aparate shkencore- nënkupton çfarëdo instrumenti apo aparati. i cili për shkak të karakteristikave teknike objektive të tij dhe për shkak të rezultateve që arrihen me të, është kryesisht apo ekskluzivisht i përshtatshëm për veprimtari shkencore; - Të importuara për qëllime jo komerciale- do t’i referohen instrumenteve apo aparateve shkencore që destinohen për t’u përdorur për hulumtime shkencore apo qëllime edukative jo- profitabile. 108 - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: Certain instruments or apparatuses may be exempted from release if needed and if it is proven that import-duty relief would harm Kosovo industry in the relevant production sector.
Neni 55 Nëse është e nevojshme, instrumentet apo aparatet te caktuara mund të përjashtohen nga e drejta për lirim, nëse vërtetohet se lirimi nga detyrimet e importit i dëmton interesat e industrisë së Kosovës, në sektorin përkatës të prodhimit. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: Some exempt items cannot be lent, used, or transferred without prior notice to customs; if they are given to an exempt institution or organization, the exemption continues only if the item is used for the allowed purpose.
Neni 56 1. Artikujt e përmendur në nenin 51 dhe instrumentet apo aparatet shkencore, të cilat janë liruara nga detyrimet e importi në pajtim me kushtet e parapara me nenin 53 deri 55, nuk mund të huazohen, të jepen në shfrytëzim apo të barten, qoftë me apo pa pagesë, pa njoftuar paraprakisht autoritetin doganor. 2. Nëse, një artikull huazohet, jepet në shfrytëzim apo bartet në një institucion apo organizatë që përfiton nga lirimi sipas nenit 51 ose 52, lirimi do të vazhdojë të jepet me kusht që institucioni apo organizata e shfrytëzon atë artikull, instrument apo aparat për qëllime, për të cilat i lejohet e drejta për atë lirim. 3. Në raste të tjera, huazimi, dhënia në përdorim apo bartja kërkon pagesën paraprake të detyrimeve të importit, sipas normës që zbatohen në datën e huazimit, dhënies në përdorim apo bartjes, në bazë të llojit të mallit dhe vlerës doganore të vërtetuar apo pranuar në atë datë nga autoritetet doganore. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: Article 57 begins by referring to institutions or organizations, but the rule is incomplete in the provided text.
Neni 57 1. Institucionet apo organizatat e referuara në - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: Institutions or organizations that stop meeting exemption conditions, or want to use duty-free imported goods for another purpose, must notify the customs authority.
Neni 51 dhe 52, të cilat ndërpresin përmbushjen e kushteve për fitimin e të drejtës në lirim, apo të cilat mendojnë t’i përdorin artikujt e liruar nga detyrimet e importit, për qëllime tjera nga ato të parapara me ato nene duhet të njoftojnë autoritetin doganor. 2. Artikujt që mbesin në posedim të institucioneve apo organizatave të cilat ndërpresin përmbushjen e kushteve për përfitimin e të drejtës në lirim, do t’i nënshtrohen detyrimeve përkatëse të importit sipas normës që zbatohet në datën, në të cilën ndërpritet përmbushja e atyre kushteve, në bazë të llojit të artikullit dhe vlerës doganore të vërtetuar apo pranuar në atë datë nga autoritetet doganore. 3. Artikujt e shfrytëzuar nga institucionet ose organizatat përfituese të lirimit, për qëllime tjera nga ato të parapare me nenin 51 dhe 52 do t’i nënshtrohen detyrimeve përkatëse të importit, që zbatohen në datën kur ato janë vënë në një përdorim tjetër, në bazë të llojit të artikullit dhe vlerës doganore të vërtetuar apo pranuar në atë datë nga autoritetet doganore. - 58
- 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: Articles 55 to 57 apply, with necessary changes, to the products mentioned in Article 53.
Neni 55 deri 57 zbatohet me ndryshimet e nevojshme për produktet e përmendura në nenin 53. - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: Certain non-commercial scientific research equipment imported by or on behalf of research institutions or organizations outside Kosovo is exempt from import duties if specified use and ownership conditions are met.
Neni 59 1. Pajisjet e importuara për qëllime jo- komerciale nga apo në emër të një institucioni apo organizate për hulumtime shkencore të vendosur jashtë Kosovës, do të lirohen nga detyrimet e importit. 2. Lirimi do të lejohet me kusht që pajisjet: (a) Janë të destinuara për t’u përdorur nga apo me pajtimin e pjesëtarëve ose përfaqësuesve të institucioneve dhe organizatave të referuara në paragrafin 1 në kontekst dhe brenda kufijve të marrëveshjeve për bashkëpunim shkencor, qëllimi i të cilave është që (b) të kryhen programe ndërkombëtare të hulumtimeve shkencore në institucione për hulumtime shkencore të bazuara dhe te vendosura në Kosovë. (c) Mbesin pronë e personit fizik apo juridik me banim jashtë Kosovës, gjatë kohës së qëndrimit të tyre në Kosovë. 109 3. Në kuptim të këtij Aneksi: - Pajisje- nënkupton instrumente, aparate, makina dhe pjesët e tyre duke përfshirë pjesët rezervë dhe veglat e dizajnuara enkas për mirëmbajtjen, kontrollimin, kalibrimin apo riparimin e tyre, që përdoren për nevoja hulumtimit shkencor, - Pajisjet e destinuara për t’u përdor për qëllime të hulumtimeve shkencore të kryera për arsye jo- profitabile, konsiderohen se janë “të importuara për qëllime jo- komerciale”. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: Pajisjet e liruara nga detyrimet e importit nuk mund të huazohen, përdoren apo transferohen pa njoftuar më parë doganën; në disa raste, lirimi vazhdon vetëm nëse përdoren për qëllimin e lejuar, përndryshe mund të lindin detyrime importi.
Neni 60 1. Pajisjet e përmendura në nenin 59 të liruara nga detyrimet e importi në pajtim me kushtet e parapara me nenin e lartshënuar nuk mund të huazohen, të jepen për përdorim apo të barten, qoftë me pagesë apo pa pagesë, pa lajmëruar paraprakisht autoritetin doganor. 2. Nëse pajisjet huazohen, jepen në shfrytëzim apo transferohen në një institucion apo organizatë që përfiton nga lirimi sipas nenit 59, lirimi do të vazhdojë të jepet me kusht që institucioni apo organizata i përdor pajisjet për qëllime, për të cilat fitohet e drejta për atë lirim. Në raste të tjera dhe pa rënë ndesh me nenin 52 dhe 53, huazimi, dhënia në përdorim apo bartja i nënshtrohen pagesës paraprake të detyrimeve të importit, sipas normës që zbatohet në datën e huazimit, dhënies në përdorim apo bartjes, në bazë të llojit të pajisjeve dhe vlerës doganore të vërtetuar apo pranuar në atë datë nga autoritetet doganore. 3. Institucionet apo organizatat e përmendura me neni 59 (1), të cilat nuk i përmbushin në vazhdimësi kushtet për t’u kualifikuar për lirim, apo të cilat mendojnë që t’i përdorin pajisjet e liruara nga detyrimet e importit për qëllime tjera nga ato të parapara nga ky nen, duhet të njoftojnë autoritetin doganor në lidhje me këtë. 4. Pajisjet e përdorura nga institucionet ose organizatat të cilat nuk vazhdojnë të përmbushin kushtet për të përfituar nga lirimi, do t’i nënshtrohen detyrimeve përkatëse të importit sipas normës që zbatohet në datën kur ato kushte nuk vazhdojnë të përmbushen, në bazë të llojit të artikullit dhe vlerës doganore të vërtetuar apo pranuar në atë datë nga autoritetet doganore. 5. Pa rënë ndesh me nenin 52 dhe 53, pajisjet e përdorura nga institucionet apo organizatat përfituese nga lirimi për qëllime tjera nga ato të parapara me nenin 59 do t’i nënshtrohen detyrimeve përkatëse të importit që zbatohen në datën në të cilën ato janë përdorur për një qëllim tjetër, në bazë të llojit të pajisjes dhe vlerës doganore të vërtetuar apo pranuar në atë datë nga autoritetet doganore. KREU XIII KAFSHËT LABORATORIKE DHE SUBSTANCAT BIOLOGJIKE APO KIMIKE TË DESTINUARA PËR HULUMTIME - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: Import duty relief is allowed for specially prepared laboratory animals and biological or chemical substances imported only for non-commercial research.
Neni 61 1. Lirimi nga detyrimet e importit lejohet për: (a) shtazët e përgatitura enkas për shfrytëzim laboratorik dhe (b) substance biologjike ose kimike të destinuara për hulumtime, të cilat importohen ekskluzivisht për qëllime jo-komerciale. 2. Lirimi i paraparë me paragrafin 1 kufizohet për kafshë dhe substanca biologjike ose kimike, të cilat destinohen për: - Institucione publike që merren në radhë të parë me edukim apo hulumtime shkencore dhe për ato departamente të institucioneve publike, që merren në radhë të parë me edukim apo hulumtime 110 shkencore ose - Institucione private që merren në radhë të parë me edukim apo hulumtime shkencore. 3. Substancat e parapara me nënparagrafin 1 (b) mund të përfshijnë vetëm substancat biologjike ose kimike, për të cilat nuk ekziston prodhimi ekuivalent në Kosovë dhe të cilat, për arsye të specificitetit ose shkallës së pastërtisë, kryesisht ose ekskluzivisht janë të përshtatshme për hulumtime shkencore. KREU XIV SUBSTANCA TERAPEUTIKE TË ORIGJINËS NJERËZORE DHE REAGENSËT PËR PËRCAKTIMIN E GRUPEVE TË GJAKUT DHE PËR PËRCAKTIMIN E PËRBËRJES SË INDEVE - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: Certain human therapeutic substances and specified blood/tissue reagents are exempt from import duties, subject to Article 63.
Neni 62 1. Varësisht nga neni 63, nga detyrimet e importit lirohen: a) Substancat terapeutike të origjinës njerëzore; b) Reagensët për përcaktimin e grupit të gjakut dhe c) Reagensët për përcaktimin e përbërjes së indeve. 2. Për qëllime të paragrafit 1: - “Substanca terapeutike të origjinës njerëzore”, do të thotë gjaku i njeriut dhe derivatet e tij (gjaku i njeriut në gjendje të natyrshme, plazmë e tharë, albumina dhe solucione të qëndrueshme të proteinave plazmatike njerëzore, imunoglobina dhe fibrinogjene njerëzore); - “Reagensët për përcaktimin e grupit të gjakut”, nënkupton të gjitha reagensët, qoftë të origjinës njerëzore, shtazore, bimore ose të ndonjë origjine tjetër, që përdoren për përcaktimin e grupit të gjakut dhe për zbulimin e anomalive të gjakut dhe - “Reagensët për përcaktimin e përbërjes së indeve”, nënkupton të gjithë reagensët qoftë të origjinës njerëzore, shtazore, bimore apo të një origjine tjetër që përdoren për përcaktimin përbërjes së indeve të njeriut. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: The exemption is limited to products for approved institutions or laboratories, used only for non-commercial medical or scientific purposes, with a confirmation certificate and special labeling.
Neni 63 Lirimi kufizohet për produkte të cilat: a) Destinohen për institucione ose laboratorë të aprovuara për atë qëllim nga autoritetet kompetente, për t’u përdorur ekskluzivisht për qëllime mjekësore ose shkencore jo- komerciale; b) Shoqërohen nga një certifikatë e konfirmimit e lëshuar nga organi i autorizuar në vendin e nisjes; c) Janë të vendosura në kontejnerë, duke bartur një etiketë speciale që i identifikon ato. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: Special packaging needed to transport certain human-origin therapeutic substances, blood-group reagents, and tissue-composition reagents is covered by the exemption, including needed solvents and accompanying parts.
Neni 64 Lirimi përfshin paketimin special të domosdoshëm për transportin e substancave terapeutike me origjinë njerëzore apo të reagensave për përcaktimin e grupeve të gjakut apo të përbërjes së indeve si dhe tretësit dhe pjesët përcjellëse, që nevojiten për përdorimin e tyre që mund të jenë të përfshira si pjesë e dërgesës. KREU XV INSTRUMENTET DHE APARATURAT E DESTINUARA PËR HULUMTIME MJEKËSORE, CAKTIMIN E 111 DIAGNOZËS MJEKËSORE APO PËR TRAJTIMET MJEKËSORE - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: Certain donated or specially funded medical research, diagnosis, and treatment equipment may be imported without import duties if the donation is non-commercial and the donor is not connected to the manufacturer.
Neni 65 1. Instrumentet dhe aparatet e destinuara për hulumtime mjekësore, caktimin e diagnozës mjekësore apo për trajtimet mjekësore, të cilat një organizatë humanitare apo bamirëse ose një individ privat i ka dhuruar autoriteteve shëndetësore, departamenteve spitalore apo institucioneve për hulumtime mjekësore të aprovuara për atë qëllim nga autoritetet kompetente të Kosovës për të pranuar artikuj të tillë pa detyrime importi, apo të cilat janë blerë nga ato autoritete shëndetësore, spitale apo institucione për hulumtime mjekësore krejtësisht nga fonde të akorduara nga një organizatë humanitare apo bamirëse apo me kontribute vullnetare, do të lejohen të liruara nga detyrimet e importit, gjithnjë me kusht që është vërtetuar se: a) Dhurimi i instrumenteve ose aparaturave nuk fsheh mbrapa ndonjë qëllim komercial nga ana e donatorit dhe b) Donatori nuk është në asnjë mënyrë ne lidhje me prodhuesin e instrumenteve ose aparaturave për të cilat kërkohet lirimi. 2. Lirimi, do të aplikohet ne kushte të njëjta për: a) Pjesët rezervë, pjesët përbërëse apo pjesët ndihmëse që në mënyrë të veçantë i përshtaten instrumenteve apo aparateve, me kusht që këto pjesë rezervë, pjesë përbërëse apo pjesë ndihmëse importohen në të njëjtën kohë me instrumentet apo aparaturat e tilla ose, nëse ato importohen më vonë, me kusht që ato të mund të identifikohen si pjesë që i përkasin instrumenteve apo aparateve, të cilat më herët janë liruar nga detyrimet e importit. b) Veglat për t’u përdorur për mirëmbajtjen, kontrollin, kalibrimin apo riparimin e instrumenteve apo aparateve, me kusht që këto vegla të importohen në të njëjtën kohë me instrumentet apo aparaturat e tilla ose, nëse ato importohen më vonë, me kusht që ato të mund të identifikohen se i përkasin instrumenteve apo aparateve të liruara më herët nga detyrimet e importit. - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: For Article 65, Articles 55 to 57 also apply, with the necessary changes, for the instruments/apparatus and receiving subjects mentioned above.
Neni 66 Për qëllim të nenit 65, dhe posaçërisht në lidhje me instrumentet apo aparatet dhe subjektet pranuese të përmendura më lart, zbatohet neni 55 deri 57 me ndryshimet e nevojshme. KREU XVI SUBSTANCAT REFERUESE PËR KONTROLLIN E CILËSISË SË PRODUKTEVE MJEKËSORE - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: Shipments containing WHO-permitted reference substance samples for quality control of materials used to make medical products may be released from import duties.
Neni 67 Dërgesat që përmbajnë mostra të substancave referuese të lejuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për kontrollin e cilësisë së lëndëve të përdorura në prodhimin e produkteve mjekësore dhe të cilat i adresohen pranuesve të dërgesës, lejohen të liruar nga detyrimet e importit. KREU XVII PRODUKTET FARMACEUTIKE QË PËRDOREN NË MANIFESTIMET NDËRKOMBËTARE SPORTIVE - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: Pharmaceutical products for human or veterinary use brought from other countries for international sports events in Kosovo are exempt from import duties, if the quantities are only enough for the stay.
Neni 68 Produktet farmaceutike për përdorim mjekësor njerëzor apo veterinar nga personat apo shtazët që vijnë nga vende tjera për të marrë pjesë në manifestimet ndërkombëtare sportive të organizuara në Kosovë, e që nuk i tejkalojnë kufijtë e sasive që do të mjaftonin për plotësimin e nevojave gjatë tërë qëndrimit të tyre në Kosovë, do të lejohen të liruara nga detyrimet e importit. 112 KREU XVIII MALLRA PËR ORGANIZATA HUMANITARE OSE BAMIRËSE; MALLRA TË DESTINUAR PËR TË VERBËRITË DHE PERSONAT TJERË TË HENDIKEPUAR A. Për qëllime të përgjithshme - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: Some imported goods may be released from import duties if the article’s conditions are met and the exemption does not cause abuse or major competition distortion.
Neni 69 1. Varësisht nga nenet 71 dhe 72, mallrat që pasojnë do të lejohen të liruara nga detyrimet e importit, përderisa një gjë e tillë të mos shkaktojë keqpërdorime apo çrregullime të mëdha të konkurrencës: a) Gjërat elementare të importuara nga organizatat qeveritare apo organizatat tjera humanitare ose bamirëse të regjistruara për këtë qëllim në Kosovë, të cilat do t’ju shpërndahen falas personave nevojtarë; b) Mallra të çfarëdo përshkrimi të dërguara falas nga një person apo organizatë e vendosur jashtë Kosovës dhe pa ndonjë qëllim komercial nga ana e dërguesit, për organizatat qeveritare apo organizatat tjera humanitare ose bamirëse të regjistruara për këtë qëllim në Kosovë, për t’u përdorur për mbledhje të fondeve, me rastin e veprimtarive humanitare për të ndihmuar personat nevojtarë. c) Pajisje dhe material për zyre të dërguara falas nga një person apo organizatë e vendosur jashtë Kosovës dhe pa ndonjë qëllim komercial nga ana e dërguesit, për organizatat humanitare ose bamirëse të regjistruara në Kosovë për këtë qëllim, të cilat do t’i përdorin vetëm me qëllim të plotësimit të nevojave të punës së tyre apo për të realizuar qëllimet e tyre humanitare dhe bamirëse. 2. Për qëllime të paragrafit 1 (a), ‘gjëra elementare’ -nënkupton ato mallra që nevojiten për plotësimin e nevojave elementare të njerëzve, për shembull ushqimi, barnat, veshmbathja dhe ndërresat e shtratit. - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: Exemption is not allowed for alcoholic products, tobacco, coffee and tea, or vehicles, except ambulances.
Neni 70 Lirimi nuk lejohet për: a) produkte alkoolike, b) duhan apo produkte duhani, c) kafe dhe çaj, d) automjete, me përjashtim të autoambulancave. - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: Release is allowed only for organizations with accounting procedures that let Customs oversee their activity and that provide all necessary guarantees.
Neni 71 Lirimi do të lejohet vetëm për ato organizata që posedojnë procedura të atilla kontabiliteti, të cilat ia mundësojnë Doganës të mbikëqyrin veprimtarin e tyre dhe të cilat ofrojnë të gjitha garancitonet e nevojshme. - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: An organization benefiting from an exemption must not loan, use, or transfer the listed goods and equipment for other purposes without first notifying the customs authority.
Neni 72 1. Një organizatë që përfiton nga lirimi nuk mund të huazojë, jep në shfrytëzim apo bart, qoftë me pagesë apo pa pagesë, mallrat dhe pajisjet e përmendura në nenin 69 për qëllime tjera nga ato të parapara në paragrafin 1 (a) dhe (b) të atij neni, pa i lajmëruar paraprakisht autoritetin doganor. 2. Nëse, mallrat dhe pajisjet huazohen, jepen në përdorim apo barten tek një organizatë që ka të drejtë të përfitojë nga lirimi në pajtim me nenin 69 dhe 71, atëherë lirimi do të vazhdojë të jepet me kusht që kjo e fundit i shfrytëzon mallrat dhe pajisjet për ato qëllime, për të cilat ato fitojnë të drejtën në lirim. 3. Në raste tjera huazimi, dhënia në përdorim apo bartja do t’i nënshtrohen pagesës paraprake të 113 detyrimeve të importit, sipas normës që zbatohet në ditën e huazimit, dhënies në përdorim apo bartjes, në bazë të llojit të mallrave apo pajisjeve dhe vlerës doganore të vërtetuar apo pranuar në atë ditë nga autoritetet doganore. - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: Organizatat e përmendura në nenin 69 duhet të njoftojnë autoritetin doganor nëse ndalojnë së plotësuari kushtet e lirimit ose nëse synojnë t’i përdorin mallrat dhe pajisjet e liruara për qëllime të tjera.
Neni 73 1. Organizatat e përmendura në nenin 69 ,të cilat ndërpresin plotësimin e kushteve sipas të cilave kanë përfituar nga lirimi, apo të cilat kanë për qëllim të shfrytëzojnë mallrat dhe pajisjet e liruara nga detyrimet e importit për qëllime tjera nga ato të parapara me atë nen, duhet të njoftojnë për këtë autoritetin doganor. 2. Mallrat dhe pajisjet që mbeten në posedim të organizatave që nuk vazhdojnë të përmbushin kushtet, për të cilat i është dhënë lirimi, do t’i nënshtrohen detyrimeve përkatëse të importit, sipas normës që zbatohet në datën kur ato kushte nuk vazhdojnë të përmbushen, në bazë të llojit të mallrave dhe pajisjeve dhe vlerës doganore të vërtetuar apo pranuar në atë datë nga autoritetet doganore. 3. Mallrat dhe pajisjet e përdorura nga organizatat që përfitojnë nga lirimi për qëllime tjera nga ato të parapara me nenin 69 do t’i nënshtrohen detyrimeve përkatëse të importit sipas normës që zbatohet në datën kur ato janë përdor për qëllime tjetër, në bazë të llojit të mallrave dhe pajisjeve dhe vlerës doganore të vërtetuar apo pranuar në atë datë nga autoritetet doganore. B. Në dobi të personave me nevoja të veçanta 1. Artikujt për përdorim nga personat e verbër - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: Artikujt e dizajnuar posaçërisht për avancimin arsimor, shkencor ose kulturor të personave të verbër, të përcaktuar në Shtojcën III, përjashtohen nga detyrimet e importit.
Neni 74 Artikujt e dizajnuar enkas për avancimin Arsimor, Shkencor apo Kulturor të personave të verbër, siç është specifikuar në Shtojcën III, lirohen nga detyrimet e importit.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.