KODI Nr. 03/L-109 DOGANOR DHE I AKCIZAVE NË KOSOVË — Part 3 | 03/L-109 — Kosovo law | Esheria

KODI Nr. 03/L-109 DOGANOR DHE I AKCIZAVE NË KOSOVË

Part 3 of 3 · provisions 401–477

This preamble states that the Kosovo Assembly adopts the Customs and Excise Code in Kosovo and refers to Article 65(1) of the Constitution as the basis.

AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.

Jurisdiction
Kosovo
Instrument
Statute
Citation
03/L-109
Version
Undated source snapshot
Language
sq
Updated
Official source
View official record ↗
Complete work
View statute overview
access to seized items accounting administrative appeal administrative enforcement administrative fines administrative formalities administrative implementation administrative instruction administrative limitation periods administrative offences administrative penalties administrative procedure administrative reconsideration administrative sanctions administrative violations advertising goods advertising materials agricultural exports agricultural inputs agricultural investment agriculture aircraft and vehicle departure authorization aircraft inspection aircraft landing +509 more

Statute overview

About this statute

This preamble states that the Kosovo Assembly adopts the Customs and Excise Code in Kosovo and refers to Article 65(1) of the Constitution as the basis. Kjo dispozitë thotë se legjislacioni doganor përbëhet nga ky Kod dhe një Udhëzim Administrativ për zbatimin e tij. This article says the code regulates the basic elements of Kosovo’s customs protection system and the rights and obligations of all participants in applying customs law. Kosovo’s customs legislation applies uniformly throughout Kosovo, and some customs provisions may also apply outside Kosovo in limited legal settings. This article defines key customs terms used in the Code, including person, persons established in Kosovo, customs, customs office, customs decision, customs debt, customs supervision, customs control, customs declaration, declarant, and risk management.

Legal text

Provisions of KODI Nr. 03/L-109 DOGANOR DHE I AKCIZAVE NË KOSOVË

Showing 77 of 477

  1. 75

    AI-assisted research summary: Artikujt e dizajnuar për arsim, shkencë ose kulturë për personat e verbër lirohen nga detyrimet e importit kur importohen nga vetë personat e verbër për nevojat e tyre ose nga institucione/organizata të regjistruara në Kosovë për këtë qëllim.

    Neni 75 Artikujt e dizajnuar enkas për avancimin arsimor, shkencor apo kulturor të personave të verbër, siç është specifikuar në Aneksin IV, do të lirohen nga detyrimet e importit, me kusht që ato importohen qoftë nga: - Vetë personat e verbër për nevojat e veta ose - Institucionet apo organizatat që merren me edukimin apo dhënien e ndihmës për persona të verbër, të regjistruara për atë qëllim në Kosovë. Lirimi sipas paragrafit të parë zbatohet edhe për pjesët rezervë, pjesët përbërëse apo pajisjet përcjellëse enkas për artikujt në fjalë, dhe për veglat që do të shfrytëzohen për mirëmbajtjen, kontrollimin, kalibrimin apo riparimin e këtyre artikujve, me kusht që këto pjesë rezervë, pjesë përbërëse, pajisje ndihmëse apo vegla janë importuar në të njëjtën kohë me artikujt në fjalë ose, nëse janë importuar më vonë, me kusht që ato mund të identifikohen se janë të destinuara për artikujt që janë lejuar më herët me lirim nga detyrimet e importit, apo të cilat do të përfitonin nga lirim në momentin kur një lirim i tillë, kërkohet për pjesët specifike rezervë, komponentët apo pajisjet ndihmëse dhe veglat në fjalë. 2. Artikujt për përdorim të personave të tjerë me nevoja të veçanta
  2. 76

    AI-assisted research summary: Disa artikuj të dizajnuar për personat me paaftësi dhe disa pjesë/vegla për to lirohen nga detyrimet e importit, nëse plotësohen kushtet e përshkruara.

    Neni 76 1. Artikujt e dizajnuar enkas për avancimin arsimor, punësimin apo për avancim shoqëror të personave me paaftësi fizike apo mentale, pa përfshirë personat e verbër, do të lirohen nga detyrimet e importit me kusht që janë importuar qoftë nga: - Vetë personat e hendikepuar për nevojat e tyre personale ose - Institucionet apo organizatat që merren në radhë të parë me edukimin apo dhënien e ndihmës për 114 persona me nevoja të veçanta të regjistruara për atë qëllim në Kosovë. 2. Lirimi i referuar në paragrafin 1 do të aplikohet edhe për pjesët rezervë, pjesët përbërëse apo pajisjet përcjellëse enkas për artikujt në fjalë dhe për veglat, që do të shfrytëzohen për mirëmbajtjen, kontrollimin, kalibrimin apo riparimin e këtyre artikujve, me kusht që këto pjesë rezervë, pjesë përbërëse, pajisje ndihmëse apo vegla qe janë importuar në të njëjtën kohë me artikujt në fjalë ose, nëse janë importuar më vonë, me kusht që ato mund të identifikohen se janë të destinuara për artikujt që janë liruar më herët nga detyrimet e importi, apo të cilat do të përfitonin nga lirim në momentin kur një lirim i tillë kërkohet për pjesë rezervë, komponentë apo pajisje ndihmëse dhe vegla specifike në fjalë.
  3. 77

    AI-assisted research summary: Certain articles may be excluded from exemption if it is shown that exempting them from obligations would harm the interests of Kosovo’s industry in a specific manufacturing sector.

    Neni 77 Sipas nevojës, disa artikuj të caktuar mund të përjashtohen nga e drejta për lirim, nëse vërtetohet se lirimi i këtyre artikujve nga detyrimet është në dem të interesave të Industrisë së Kosovës për sektroin prodhues te caktuar. 3. Dispozitat e përbashkëta
  4. 78

    AI-assisted research summary: Personat e verbër ose persona të tjerë me hendikep mund të marrin lirimin e drejtpërdrejtë nga dogana për përdorim personal, nëse plotësohen kushtet e përmendura në nen.

    Neni 78 1. Dhënia e lirimit të drejtpërdrejtë nga dogana për personat e verbër apo për persona të tjerë të hendikepuar, për shfrytëzim e tyre personal, siç është paraparë në paragrafin e parë të Nenit 75 dhe në paragrafin e parë të Nenit 76 (1), do t’i nënshtrohet kushti që: a) dispozita në fuqi në Kosovë mundësojnë personat në fjalë që të rregullojnë statusin e tyre si person i verbër apo person i hendikepuar të cilët kanë të drejtë në lirim të tillë nga dogana; dhe b) mallrat e deklaruara me lirim nga dogana, janë të përshtatura në mënyrë të veçantë për nevojat e personave në fjalë. 2. Automjetet apo mënyrat tjera të transportit posaçërisht të dizajnuara apo të përshtatura për përdorim për personat të hendikepuar, të cilat janë pranuar me lirim nga taksat e importit mund t’u nënshtrohen kontrollit post-doganor nga institucionet kompetente në Kosovë në lidhje si në vijim: a) pa paragjykim ndaj rrethanave të jashtëzakonshme (të veçanta), që lirimi nga dogana aplikohet vetëm një herë në pesë vjet; b) që dokumenti i regjistrimit të automjetit mbanë shënimet si në vijim: - “Automjet për invalid”; - “Nuk mund të huazohen, të jepen me qira apo të transferohen te personat e tjerë”; - “Shfrytëzuesi i autorizuar i automjetit:... (emri, mbiemri dhe numri i patentë shoferit);
  5. 79

    AI-assisted research summary: Imported duty-free articles from persons mentioned in articles 75 and 76 may not be lent, used, or transferred before notifying customs authorities.

    Neni 79 1. Artikujt e importuar pa detyrime importi nga një person i permendur në nenin 75 dhe 76 nuk mund të huazohen, jepen në shfrytëzim apo të transferohen, qoftë me pagesë apo pa pagesë, pa i njoftuar paraprakisht autoritetet doganore. 2. Nëse një artikull huazohet, jepet në përdorim apo transferohet tek një person, institucion apo organizatë që ka të drejtë të përfitojë nga lirimi në pajtim me nenet 75 dhe 76, atëherë lirimi do të vazhdojë të jepet me kusht që ai person, institucion apo organizatë e shfrytëzon artikullin për ato qëllime për të cilat ajo fiton të drejtën për lirim të tillë. 3. Në raste tjera huazimi, dhënia në përdorim apo transferi do t’i nënshtrohen pagesës paraprake të detyrimeve të importit, në normën që zbatohet në ditën e huazimit, dhënies në përdorim apo transferit, në 115 bazë të llojit të mallrave apo pajisjeve dhe vlerës doganore të vertetuar apo pranuar në atë ditë nga autoritetet doganore.
  6. 80

    AI-assisted research summary: Institutions or organizations may loan, use, or transfer certain imported goods for blind and other disabled persons on a nonprofit basis without paying customs duties, but they must notify customs if the transfer is on other terms.

    Neni 80 1. Institucionet apo organizatat për mallrat e importuara që janë liruar në pajtim me kushtet e parashtruara në nenin 75 dhe 76 mund të huazohen, jepen në shfrytëzim apo barten, qoftë me pagesë apo pa pagesë, nga këto institucione apo organizata në baza jo- profitabile për persona të verbër dhe persona tjerë të hendikepuar, me të cilët ata janë të angazhuar, pa i paguar detyrimet përkatëse doganore. 2. Asnjë huazim, dhënie në shfrytëzim apo bartje nuk mund të bëhet nën kushte tjera nga ato të parapara në paragrafin 1 pa i njoftuar paraprakisht autoritetet doganore. 3. Nëse, një artikull huazohet, jepet në shfrytëzim apo bartet te një person, institucion apo organizatë që gëzon te drejtën për lirimi sipas nenit 75 ose Nenit 76 (1), lirimi do të vazhdojë të jepet me kusht që personi, institucioni apo organizata do ta shfrytëzojë atë artikull për qëllime të tilla për të cilat fitohet e drejta për lirim të tillë. 4. Në raste tjera, huazimi, dhënia në përdorim apo bartja do t’i nënshtrohen pagesës paraprake të detyrimeve doganore, sipas normës që zbatohet në datën kur është bërë huazimi, dhënia në përdorim apo bartja, në bazë të llojit të mallrave apo pajisjes dhe vlerës doganore të vërtetuar apo të pranuar në atë datë nga autoritetet doganore.
  7. 81

    AI-assisted research summary: Institucionet ose organizatat e përmendura në nenet 75 dhe 76 duhet të njoftojnë autoritetet doganore nëse nuk i plotësojnë më kushtet për lirim nga detyrimet e importit ose nëse synojnë t’i përdorin artikujt e liruar për qëllime të tjera.

    Neni 81 1. Institucionet apo organizatat e përmendura në nenin 75 dhe 76, të cilat nuk vazhdojnë t’i plotësojnë kushtet për fitimin e drejtës për lirim nga detyrimet e importit, apo të cilat mendojnë që t’i shfrytëzojnë artikujt e lejuar të liruar nga detyrimet e importit për qëllime tjera nga ato që parashihen nga ato nënparagrafë, duhet të njoftojnë për këtë autoritetet doganore. 2. Artikujt që mbeten në posedim të institucioneve apo organizatave të cilat nuk vazhdojnë t’i plotësojnë kushtet për fitimin e të drejtës në lirim sipas këtij seksioni do t’u nënshtrohen detyrimeve përkatëse të importit në normën që zbatohet në datën kur është ndërprerë përmbushja e kushteve, në bazë të llojit të mallrave dhe vlerës doganore, të vërtetuar apo të pranuar në atë datë nga autoritetet doganore. 3. Artikujt e shfrytëzuar nga institucioni apo organizata përfituese nga lirimi për qëllime tjera nga ato të parapara në nenet 75 dhe 76 do t’u nënshtrohen detyrimeve përkatëse të importit sipas normës që zbatohet në datën kur ato shfrytëzohen për qëllime tjetër, në bazë të llojit të mallrave dhe vlerës doganore të vërtetuar apo të pranuar në atë datë nga autoritetet doganore. C. Në dobi të viktimave të fatkeqësive
  8. 82

    AI-assisted research summary: Some imported goods are exempt from import duties if imported by registered government, humanitarian, or charitable organizations in Kosovo for disaster-relief purposes.

    Neni 82 1. Varësisht nga neni 83 deri ne 88, mallrat e importuara nga organizatat qeveritare apo organizatat humanitare ose bamirëse të regjistruara në Kosovës, për atë qëllim do të lirohen nga detyrimet e importit, nëse destinohen: a) Për shpërndarje falas për viktimat e fatkeqësive që e kanë goditur Kosovën apo b) Për t’u lënë në dispozicion pa kompensim viktimave të atyre fatkeqësive, përderisa mbeten pronë e organizatave në fjalë 2. Mallrat e importuara për qarkullim të lirë nga agjencionet për ndihmë, në rast të fatkeqësive për t’i përmbushur nevojat e tyre, gjatë kohës se aktivitetit të tyre, do të lejohen lirimet e përmendura në paragrafin 1, duke iu nënshtruar kushteve të njëjta. 116
  9. 83

    AI-assisted research summary: Release is not allowed for goods and equipment intended for rebuilding disaster-hit regions.

    Neni 83 Lirimi nuk do të lejohet për lëndët dhe pajisjet, që destinohen për rindërtimin e rajoneve të goditura nga fatkeqësitë.
  10. 84

    AI-assisted research summary: Release depends on a Government decision, which sets the scope and conditions for releases as needed.

    Neni 84 Lejimi i lirimit varet nga vendimi qe sjell Qeveria. Ky vendim përcakton, sipas nevojës, fushëveprimin dhe kushtet të cilave i nënshtrohen lirimet.
  11. 85

    AI-assisted research summary: Release is allowed only for organizations that have accounting procedures meeting the stated supervision and guarantee conditions.

    Neni 85 Lirimi do t’u lejohet vetëm organizatave që posedojnë procedura të tilla kontabiliteti, të cilat i mundësojnë autoritetit kompetente të mbikëqyrin veprimet e tyre dhe të cilat ofrojnë të gjitha garancionet e nevojshme.
  12. 86

    AI-assisted research summary: Organizatat e liruara nuk mund t’i huazojnë, t’i japin në shfrytëzim ose t’i bartin mallrat e nenit 82(1) në kushte të tjera pa njoftuar paraprakisht autoritetet doganore.

    Neni 86 1. Organizatat që lirohen nuk mund të huazojnë, japin në shfrytëzim apo bartin, qoftë me pagesë apo pa pagesë, mallrat e parapara nenin 82 (1) në kushte të tjera nga ato të parapara në atë nen, pa e lajmëruar paraprakisht autoritetet doganore. 2. Nëse mallrat huazohen, jepen në përdorim apo barten tek një organizatë që ka të drejtë lirimi në pajtim me nenin 82, atëherë lirimi do të vazhdojë të jepet me kusht që kjo organizatë i shfrytëzon mallrat për ato qëllime, për të cilat ajo fiton të drejtën në lirim të tillë. 3. Në raste tjera huazimi, dhënia në përdorim apo bartja do t’i nënshtrohen pagesës paraprake të detyrimeve të importit, sipas normës që zbatohet në ditën e huazimit, dhënies në përdorim apo bartjes, në bazë të llojit të mallrave dhe vlerës doganore të vërtetuar apo pranuar në atë ditë nga autoritetet doganore.
  13. 87

    AI-assisted research summary: Some disaster-relief goods covered by Article 82.1(b) cannot be lent, rented, or transferred without prior notice to Customs.

    Neni 87 1. Mallrat e cekura në nenin 82.1 (b), pasi që nuk përdoren më nga të dëmtuarit në katastrofa, nuk mund të huazohen, të jepen me qira apo të barten qoftë me pagesë apo falas pa e njoftuar paraprakisht Doganën. 2. Nëse mallrat i huazohen, i jepen me qira apo i barten organizatës e cila vetë ka të drejtë shfrytëzimi të lirimit nga dogana sipas nenit 82, ose, nëse ka nevojë, organizatës me të drejtë shfrytëzimi të lirimit nga dogana sipas nenit 69.1 (a), lirimi nga dogana vazhdon të vlejë me kusht që organizatat e tilla i përdorin ato për qëllime të cilat ia japin të drejtën për lirim. 3. Në rastet të tjera, huazimi, dhënia me qira apo bartja i nënshtrohen pagesës paraprake të doganës sipas tarifës që zbatohet në datën e huazimit, dhënies me qira apo të bartjes në bazë të llojit të mallrave dhe të vlerës doganore të konstatuar apo të pranuar në atë datë nga Dogana
  14. 88

    AI-assisted research summary: Some organizations must notify customs authorities if they no longer meet exemption conditions or want to use exempt imported goods for other purposes.

    Neni 88 1. Organizatat e përmendura në nenin 82, të cilat nuk vazhdojnë të përmbushin kushtet për të fituar të drejtën në lirimi, apo të cilat mendojnë të përdorin mallrat e liruara nga detyrimet e importit për qëllime tjera nga ato të parapara nga ai nen, duhet të njoftojnë për këtë autoritetet doganore. 2. Mallrat që mbeten në posedim të organizatave të cilat nuk vazhdojnë t’i plotësojnë kushtet për fitimin e të drejtës në lirim, kur këto mallra barten tek një organizatë, e cila po ashtu e gëzon të drejtën e lirimi në vështrim të nenit 82, ose, nëse paraqitet rasti, te një organizatë që gëzon të drejtën nga lirimi në vështrim te nenin 69 (1) (a), atëherë lirimi do të lejohet të jepet me kusht që kjo organizatë i shfrytëzon mallrat për ato qëllime për të cilat ajo gëzon të drejtën në lirim. Në raste tjera mallrat do t’i nënshtrohen pagesës së detyrimeve përkatëse të importit, sipas normës që zbatohet në datën kur kushtet e tilla nuk vazhdojnë të 117 përmbushen, në bazë të llojit të mallrave dhe vlerës doganore, të vërtetuar apo pranuar në atë ditë nga autoritetet doganore. 3. Mallrat që përdoren nga organizata që përfiton nga lirimi për qëllime tjera nga ato që parapara me nenin 82 do t’i nënshtrohen detyrimeve përkatëse të importit sipas normës që zbatohet në datën në të cilën ato përdoren për qëllim tjetër, në bazë të llojit të mallrave dhe vlerës doganore të vërtetuar apo pranuar në atë datë nga autoritetet doganore. KREU XIX DEKORATA APO SHPËRBLIME NDERI
  15. 89

    AI-assisted research summary: Certain non-commercial goods may be imported duty-free when evidence is presented to customs, including specified awards, symbolic items, and official gifts.

    Neni 89 1. Me rastin e paraqitjes se evidencës tek Dogana nga personat përkatës dhe me kusht që veprimet e përfshira, nuk janë në ndonjë mënyrë të karakterit tregtar, do të lejohen të liruara nga detyrimet e importit: a) Dekoratat e akorduara nga qeveritë e huaja për ata persona vendbanimi i të cilëve është në Kosovë; b) Kupat, medaljet dhe artikujt e ngjashëm të një natyre tejet simbolike të cilat i janë dhënë shpërblim jashtë Kosovës, personave që janë banor të Kosovës, si shenjë nderi për veprimtarinë e tyre në fusha të artit, shkencës, sportit apo shërbimeve publike apo si një mirënjohje për suksesin e arritur në një ngjarje të veçantë, të cilat importohen në Kosovë nga vetë ata persona; c) Kupat, medaljet dhe artikujt e ngjashëm të një natyre tejet simbolike të cilat jepen falas nga autoritete apo persona jashtë Kosovës, për t’u prezantuar në Kosovë për të njëjtat qëllime si ato të përmendura në paragrafin (b); d) Shpërblime, trofeve dhe suvenire të një natyre simbolike dhe të një vlere të kufizuar, të cilat destinohen për t’u shpërndarë falas personave me banim jashtë Kosovës në konferenca afariste apo ngjarje të ngjashme ndërkombëtare; me ç’rast natyra, çmimi njësi apo tiparet tjera të tyre tregojnë se ato nuk janë duke u importuar për qëllime tregtare. KREU XX DHURATA TE PRANUARA NE KONTEKST TE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE neni 90 1. Pa rënë ndesh, kur është relevante, me nenin 45 deri 49, dhe në vështrim nga neni 91 dhe 92 me poshtë, lejohet lirimi për këto mallrat: (a) e importuara në Kosovë nga persona që kanë bërë një vizitë zyrtare jashtë Kosovës dhe të cilët i kanë pranuar ato mallra si dhurata nga autoritetet mikpritëse; (b) e importuara në Kosovë nga persona që vijnë në vizitë zyrtare në Kosovë, e të cilët kanë për qëllim të ofrojnë mallrat si dhurata për autoritetet mikpritëse; (c) e dërguara si dhurata, në shenjë miqësie apo vullneti të mirë, nga një organ zyrtar, autoritet publik apo grup që kryen një veprimtari të një interesi publik e cila gjendet jashtë Kosovës, për një organ zyrtar, autoritet publik apo grup që kryen një veprimtari të një interesi publik e cila gjendet përbrenda Kosovës dhe e cila është aprovuar nga autoritetet kompetente, për të pranuar artikuj të tillë pa detyrime importi.
  16. 91

    AI-assisted research summary: Release is not allowed for alcoholic products, tobacco, or tobacco products.

    Neni 91 Lirimi nuk lejohet për produkte alkooli, duhan apo produkte duhani. 118
  17. 92

    AI-assisted research summary: Release is allowed only for gift items offered on a special occasion, that do not appear to be commercially interesting by nature, value, or quantity, and that are not used for commercial purposes.

    Neni 92 Lirimi lejohet vetëm: - Nëse artikujt e destinuar si dhurata ofrohen me një rast të veçantë, - Nëse ato nuk pasqyrojnë qoftë për nga natyra, vlera apo sasia se janë të një interesi komercial, - Nëse nuk përdoren për qëllime komerciale. KREU XXI MALLRA PËR TU PËRDORUR NGA MONARKËT APO KRERËT E SHTETIT
  18. 93

    AI-assisted research summary: Some imports are exempt from import duties, including gifts for reigning monarchs and heads of state and items for their official use or consumption during official visits to Kosovo.

    Neni 93 Do të lirohen nga detyrimet e importit; a) dhurata për monarkët në pushtet dhe për udhëheqësin e shtetit; b) Artikuj për t’u përdorur apo konsumuar nga monarku në pushtet dhe udhëheqësi i shtetit të vendit tjetër, apo nga personat që i përfaqësojnë zyrtarisht ata gjatë qëndrimit të tyre zyrtar në Kosovë. Lirimi mund të kushtëzohet në mënyrë reciproke. Dispozitat e paragrafit të mëparshëm po ashtu zbatohen për persona që gëzojnë privilegje me ligje ndërkombëtare ngjashëm me ato që gëzojnë monarkët në pushtet apo udhëheqësit e shtetit. KREU XXII MALLRA TË IMPORTUARA PËR QËLLIME TË PROMOVIMIT TË TREGTISË A. Mostra të mallrave me vlerë të vogël
  19. 94

    AI-assisted research summary: Small-value goods samples used only to stimulate orders may be released from import duties when imported into Kosovo, subject to Article 98(1)(a).

    Neni 94 1. Pa rënë ndesh me nenin 98 (1) (a), mostrat e mallrave të cilat janë të një vlere jo të madhe dhe të cilat mund të përdoren vetëm për të nxitur porosinë e mallrave të llojit që ato përfaqësojnë, me qëllim të importimit të tyre në Kosovë, do të lejohen të liruara nga detyrimet e importit. 2. Dogana mund të kërkojnë që disa artikuj, për t’u kualifikuar për lirim sipas këtij neni, të shpallen të pashfrytëzueshme përgjithmonë, duke u copëtuar, grisur apo duke u vendosur shenja të qarta dhe të pashlyeshme, ose me ndonjë proces tjetër, me kusht që këto veprime nuk i dëmtojnë karakteristikat e tyre thelbësore të mostrave. 3. Për qëllime të paragrafit 1, ‘mostra të mallrave’- nënkupton çfarëdo artikulli që përfaqëson një lloj të mallrave, që mënyra e prezantimit dhe sasia e të cilave, për mallra të njëjta ose cilësi njëjtë, nuk mundëson përdorimin e tyre për asnjë qëllim tjetër pos asaj të nxitjes së porosive për atë mall. B. Material i shtypur dhe ai reklamues
  20. 95

    AI-assisted research summary: Printed advertising materials are exempt from import duties if they relate to certain goods or services and, in one case, the services are offered by a person established outside Kosovo.

    Neni 95 Varësisht nga neni 96, materialet e shtypura reklamuese siç janë katalogët, listat e çmimeve, udhëzimet për përdorim apo broshurat do të lirohen nga detyrimet e importi, me kusht që ato kanë të bëjnë me: a) Mallrat që janë në shitje apo në huazim ose b) Shërbime të transportit, sigurimit komercial apo shërbime bankare që ofrohen nga një person i vendosur jashtë Kosovës. 119
  21. 96

    AI-assisted research summary: The exemption is limited to printed advertising materials that meet specific conditions.

    Neni 96 Lirimi i paraparë me nenin 95 do të kufizohet për materialet reklamuese të shtypura që i plotësojnë kushtet në vijim: a) Materiali i shtypur paraqet në mënyrë të qartë emrin e ndërmarrjes e cila prodhon, shet apo jep me qira mallrat, apo e cila i ofron shërbimet të cilave u referohet; b) Secila dërgesë nuk duhet të përmbajë më tepër se një dokument apo nëse përbëhet nga disa dokumente, atëherë duhet të ketë vetëm nga një kopje të secilit dokument. Dërgesat që përmbajnë disa kopje të njëjtit dokument, po ashtu mund t’iu jepet lirimi, nëse pesha e përgjithshme e tyre, nuk është më e madhe se një kilogram; c) Materiali i shtypur nuk është pjesë e dërgesave grupore nga i njëjti dërgues për të njëjtin pranues.
  22. 97

    AI-assisted research summary: Advertising items with no real commercial value, sent free by suppliers to customers and usable only for advertising, are exempt from import duties.

    Neni 97 Artikujt për qëllime reklamuese, që nuk kanë një vlerë të vërtetë komerciale, e që dërgohen falas nga furnitorët për klientët e tyre, të cilat, përveç funksionit reklamues nuk mund të shfrytëzohen për diçka tjetër, po ashtu do të lirohen nga detyrimet e importi. C. Produktet e përdorura apo të konsumuara në një panair tregtie apo në një ngjarje të ngjashme
  23. 98

    AI-assisted research summary: Disa mallra të importuara për panaire tregtie ose ngjarje të ngjashme lirohen nga detyrimet e importit, me kushte dhe përjashtime të caktuara.

    Neni 98 1. Varësisht nga neni 99 deri 102, do të lirohen nga detyrimet e importit: a) Mostra të vogla përfaqësuese të mallrave të prodhuara jashtë Kosovës, që destinohen për panaire tregtie apo për ngjarje të ngjashme; b) Mallrat e importuara vetëm për t’u demonstruara apo për t’i demonstruar makinat dhe aparatet e prodhuara jashtë Kosovës dhe të ekspozuara në një panair tregtie apo në një ngjarje të ngjashme; c) Lëndë të ndryshme të një vlere të vogël siç janë ngjyrat, llaqet, tapiceritë, etj., që përdoren për ndërtimin, rregullimin dhe dekorimin e stendave, ku janë vendosur përfaqësuesit e huaj në një panair tregtar apo një ngjarje të ngjashme, të cilat asgjësohen duke u përdorur; d) Material i shtypur, katalogë, prospekte, lista çmimesh, afishe reklamimi, kalendarë, qoftë me ilustrime apo jo, fotografi pa korniza si dhe artikuj tjerë të ofruar falas për reklamimin e mallrave të prodhuara jashtë Kosovës dhe të ekspozuara në një panair tregtie apo në një ngjarje të ngjashme. 2. Për qëllime të paragrafit 1, ‘panair tregtie apo një ngjarje e ngjashme’- nënkupton: a) Ekspozita, panaire, shfaqje dhe ngjarje të ngjashme që kanë të bëjnë me Tregti, Industri, Bujqësi apo Zejtari; b) Ekspozita dhe ngjarje që mbahen kryesisht për arsye bamirëse, c) Ekspozita dhe ngjarje që mbahen kryesisht për arsye shkencore, teknike, zejtare, artistike, edukative apo kulturore, apo sportive, për arsye fetare apo kulti, aktivitete të sindikatave apo për turizëm, apo me qëllim të promovimit të njohjes ndërkombëtare; d) Takime të përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare apo organeve kolektive; e) Ceremoni dhe mbledhje zyrtare ose komemorative; mirëpo jo ekspozita për qëllime private në shitoret apo objektet komerciale për të shitur mallra që vijnë nga vende jashtë Kosovës.
  24. 99

    AI-assisted research summary: The limitation in Article 98(1)(a) applies only to samples that meet the listed conditions.

    Neni 99 Lirimet e parapara me nenin 98 (1) (a) kufizohet në mostra të cilat: 120 a) Janë importuar pa pagesë si të tilla nga vende të tjera apo janë përfituar në ekspozitë nga mallra të importuara me shumicë nga ato vende; b) Të cilat ekskluzivisht shpërndahen falas për publikun nëpër ekspozita për përdorim apo konsumim nga personat të cilëve u janë ofruar; c) Janë të identifikueshme si mostra reklamuese të vlerës së ulët për njësi; d) Nuk janë lehtë të tregtueshme dhe, kur paraqitet rasti, paketohen në atë mënyrë që sasia e artikullit përkatës është më e ulët se sasia më e vogël e të njëjtit artikull që shitet në treg; e) Në rastin e gjërave ushqimore dhe pijeve që nuk janë të paketuara në mënyrën e përmendur nën (d), konsumohen aty për aty në ekspozitë; f) Për nga vlera dhe sasia e përgjithshme të tyre, i përshtaten natyrës së ekspozitës, numrit të vizitorëve dhe kapacitetit të pjesëmarrjes së ekspozuesit.
  25. 100

    AI-assisted research summary: The reliefs mentioned in article 98(1)(b) are limited to goods consumed or destroyed at an exhibition and only to the extent their total value and quantity fit the exhibition’s nature, visitor numbers, and the exhibitor’s participation capacity.

    Neni 100 Lirimet e parapara me nenin 98 (1) ( b) do të kufizohen për mallrat të cilat: a) Janë konsumuar apo asgjësuar në ekspozitë dhe b) I përshtaten, për nga vlera totale dhe sasia, natyrës së ekspozitës, numrit të vizitorëve dhe kapacitetit të pjesëmarrjes së ekspozuesit.
  26. 101

    AI-assisted research summary: This provision limits certain exemptions for printed materials and advertising items at exhibitions.

    Neni 101 Lirimet e parapara me nenin 98 (1) (d) do të kufizohet për materialin e shtypur dhe artikujt për qëllime reklamimi të cilat: a) Ekskluzivisht kanë për qëllim që të shpërndahen falas për publikun në vendin ku mbahet ekspozita; b) Për nga vlera dhe sasia e përgjithshme të tyre, i përshtaten natyrës së ekspozitës, numrit të vizitorëve dhe kapacitetit të pjesëmarrjes së ekspozuesit.
  27. 102

    AI-assisted research summary: Exemptions mentioned in article 98(1)(a) and (b) are not allowed for alcohol products, tobacco and tobacco products, or fuels (solid, liquid, or gas).

    Neni 102 Lirimet e përmendura në nenin 98 (1) (a) dhe (b) nuk lejohet për: a) produkte alkooli, b) duhan dhe produkte duhani, c) karburante, qoftë në gjendje të ngurtë, lëngët apo të gaztë. KREU XXIII MALLRAT E IMPORTUARA PËR QËLLIME TË KONTROLLIT, ANALIZAVE APO PROVAVE
  28. 103

    AI-assisted research summary: Goods sent for controls, analyses, or tests to check their composition, quality, or other technical characteristics for information or industrial/commercial research are exempt from import duties, subject to Articles 104–109.

    Neni 103 Varësisht nga neni 104 deri në 109, mallrat të cilat i nënshtrohen kontrolleve, analizave apo testeve për të përcaktuar përbërjen, cilësinë apo karakteristikat tjera teknike të tyre për qëllime informimi apo për hulumtime industriale ose komerciale do të lirohen nga detyrimet e importit.
  29. 104

    AI-assisted research summary: Exemptions under article 103 are allowed only if the goods being controlled, analysed, or tested are fully used up or destroyed during that process.

    Neni 104 Pa rënë ndesh me nenin 107, lirimet e parapara me nenin 103 do të lejohen vetëm me kusht që mallrat 121 që do të kontrollohen, analizohen apo testohen do të shfrytëzohen apo asgjësohen plotësisht gjatë kontrollit, analizës apo testimit.
  30. 105

    AI-assisted research summary: Goods used during inspection, analysis, or testing that are intended to promote sales are not to be released.

    Neni 105 Mallrat e përdorura gjatë kontrollit, analizës apo testimit të cilat në vete paraqesin qëllimin e promovimit të shitjes, nuk do të lirohen.
  31. 106

    AI-assisted research summary: Customs authorities determine, case by case, only the quantities of imported goods that are strictly necessary for the import purpose.

    Neni 106 Lirimi do të lejohet vetëm për ato sasi të mallrave të cilat janë saktësisht të nevojshme për qëllimin për të cilin importohen. Këto sasi do të përcaktohen për secilin rast nga autoritetet doganore, duke marrë parasysh qëllimin në fjalë.
  32. 107

    AI-assisted research summary: Article 107 says certain customs remission under Article 103 covers goods not fully used up or destroyed during inspection, analysis, or testing, if the remaining goods are dealt with under customs supervision.

    Neni 107 1. Lirimet e parapara me nenin 103 do të përfshijë mallrat të cilat nuk janë shpenzuar apo asgjësuar në tërësi gjatë kontrollimit, analizës apo testimit, me kusht që produktet që mbesin, me marrëveshje dhe nën mbikëqyrjen e autoriteteve doganor: - Janë asgjësuar krejtësisht apo janë shpallur si pa të pavlefshme ne aspektin tregtarë me përfundimin e kontrollit, analizës apo testimit; - I janë dorëzuar autoritetit ne fjale pa shkaktuar ndonjë shpenzim; - Janë eksportuar nga Kosova, në kushtet e arsyetuar siç duhet. 2. Për qëllime të paragrafit 1, ‘produktet e mbetura’ do të thotë produktet që rezultojnë nga kontrolli, analiza apo testimi apo mallrat që nuk janë përdorur.
  33. 108

    AI-assisted research summary: Products left after control, analysis, or testing are subject to the import duties that apply on the day those checks end, unless article 107(1) applies.

    Neni 108 1. Me përjashtim kur zbatohet neni 107 (1), produktet që mbesin me përfundimin e kontrollit, analizës apo testimit të përmendur me nenin 103 do të jenë objekt i detyrimeve përkatëse të importit sipas normës që zbatohet në datën e përfundimit të kontrollit, analizës apo testimit, në bazë të llojit të mallrave dhe vlerës doganore të vërtetuar dhe pranuar në atë ditë nga autoritetet doganore. 2. Megjithatë, pala e interesuar mund me marrëveshje dhe nën mbikëqyrjen e autoritetet doganor mund t’i shndërrojë produktet e mbetura në mbeturina apo hedhurina. Në këtë rast, detyrimet e importit do të jenë ato që zbatohen për ato mbeturina apo hedhurina në momentin e shndërrimit.
  34. 109

    AI-assisted research summary: Customs authorities determine the period for required controls, analyses, tests, and administrative formalities.

    Neni 109 Periudha brenda të cilës duhet të kryhen kontrollet, analizat apo testet si dhe formalitetet administrative që duhen plotësuar për t’u siguruar se mallrat janë duke u përdorur për qëllimet e destinuara do të përcaktohet nga autoritetet doganore. KREU XXIV DËRGESAT E DESTINUARA PËR ORGANIZATAT QË MBROJNË TË DREJTAT E AUTORIT APO TË DREJTAT E PATENTAVE INDUSTRIALE DHE TREGTARE
  35. 110

    AI-assisted research summary: Certain trademarks, models/designs, their accompanying documents, and patent applications submitted to competent bodies for IP protection are exempt from import duties.

    Neni 110 Markat tregtare, modelet apo dizajnët si dhe dokumentet shoqëruese të tyre, e po ashtu edhe kërkesat për patente për zbulime apo të ngjashme, që i dorëzohen organeve kompetente për mbrojtën e të drejtave të autorit apo për mbrojtjen e të drejtave te patentove industriale apo tregtare, do të lirohen nga 122 detyrimet e importit. KREU XXV LITERATURA APO MATERIALET INFORMATIVE TURISTIKE (BOTIMET INFORMATIVE TURISTIKE)
  36. 111

    AI-assisted research summary: Certain promotional and reference materials are exempt from import duties if they meet the listed conditions.

    Neni 111 Pa rënë ndesh me nenin 50 deri 58, do të lirohen nga detyrimet e importit: a) Dokumentacioni (fletushkat, broshurat, librat, revistat, udhërrëfyesit, afishet me apo pa kornizë, fotografitë dhe fotot e zmadhuara pa korniza, hartat me apo pa ilustrime, ekspozimet e vitrinave dhe kalendarët e ilustruar), që do të shpërndahen falas dhe qëllimi kryesor i të cilave është inkurajimi i publikut për të vizituar vendet e huaja e sidomos për të marrë pjesë në takime apo ngjarje kulturore, turistike, sportive, fetare apo profesionale, me kusht që kjo literaturë përmban jo më tepër se 25 % reklamime private komerciale, duke përjashtuar të gjitha reklamat private komerciale për firmat në Kosovë dhe se natyra e përgjithshme e qëllimeve promovuese të tyre është e dukshme; b) Listat e hoteleve të huaja dhe vjetarët e botuar nga agjencionet zyrtare turistike, apo me ndihmën e tyre, dhe oraret për shërbimet e huaja të transportit, atëherë kur një literaturë e tillë do të shpërndahet falas dhe përmban jo më tepër se 25 % reklama private komerciale, me përjashtim të reklamave komerciale private për firmat në Kosovë; c) Material referues për furnizimin e përfaqësuesve apo korrespodentëve të akredituar të emëruar nga agjencionet kombëtare zyrtare turistike dhe që nuk destinohen për shpërndarje, d.m.th. vjetarë, lista të numrave të telefonit apo teleteksit, lista të hoteleve, katalogë të panaireve, mostra të punë-dorës me vlerë të vogël dhe literaturë për muzetë, universitetet, qendrat termale apo institucionet tjera të ngjashme. KREU XXVI DOKUMENTE DHE ARTIKUJ TË NDRYSHËM
  37. 112

    AI-assisted research summary: Several listed imported items are exempt from import duties.

    Neni 112 Do të lirohen nga detyrimet e importit: (a) Dokumentet që u dërgohen falas shërbimeve publike të Kosovës; (b) Publikime të Qeverive të huaja dhe publikime nga organe zyrtare ndërkombëtare, me qellim që shpërndahen falas; (c) Fletëvotime për zgjedhjet e organizuara nga organe të themeluara në vende tjera; (d) Objekte që dorëzohen si prove apo për qëllime të ngjashme në gjykata apo në organe tjera zyrtare të Kosovës; (e) Ekzemplarë të nënshkrimeve dhe letra qarkore të shtypura që kanë lidhje me nënshkrimet e dërguara, si pjesë e këmbimit të rregullt të informatave në mes të shërbimeve publike apo institucioneve bankare; (f) Materiale zyrtare të shtypura që i dërgohen Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës; (g) Raporte, deklarata, shënime, prospekte, fletë-aplikacione dhe dokumente tjera të përpiluara nga kompani të regjistruara jashtë Kosovës dhe që i dërgohen bartësve apo nënshkruesve të letrave me vlerë të lëshuara nga këto kompani; (h) Mjete komunikimi të regjistruara (karta të përforcuara, incizues zëri, mikrofilma, etj.) që përdoren për bartjen e informatave të dërguara falas tek i adresuari, deri në atë masë që lirimi pa detyrime importi nuk shkakton keqpërdorim apo çrregullimeve të mëdha të konkurrencës; 123 (i) Dosje, arkiva, formularë të shtypur dhe dokumente tjera për t’u shfrytëzuar në mbledhje, konferenca apo kongrese ndërkombëtare, si dhe raporte nga mbledhje të tilla; (j) Plane, vizatime teknike, kopje të projekteve, përshkrime dhe dokumente tjera të ngjashme të importuara me qëllim të përfitimit apo realizimit të porosive jashtë Kosovës apo për pjesëmarrje në një konkurs që mbahet në Kosovë; (k) Dokumente për t’u shfrytëzuar për hulumtime që mbahen në Kosovë nga institucione të themeluara jashtë Kosovës; (l) Formularë të shtypura për t’u përdorur si dokumente zyrtare në qarkullimin ndërkombëtar të automjeteve apo mallrave, në kuadër të konventave ndërkombëtare; (m) Formularë të shtypur, etiketa, bileta dhe dokumente të ngjashme të dërguara nga ndërmarrjet transportuese apo hoteliere jashtë Kosovës për agjencitë e udhëtimit të themeluara në Kosovë; (n) Formularë të shtypur dhe bileta, fletëngarkesa, fletë-dërgesa dhe dokumente tjera komerciale apo të zyrës të cilat janë shfrytëzuar; (o) Formularë zyrtarë të shtypur nga vende jashtë Kosovës apo autoritete ndërkombëtare dhe material i shtypur që është në përputhje me standarde ndërkombëtare të dërguara për t’u shpërndarë nga shoqatat e huaja për shoqatat korresponduese në Kosovë; (p) Fotografi, sllajde dhe stereotip të fotografive, të titulluara apo jo, që i dërgohen agjencive të shtypit, apo botuesve të revistave apo gazetave dhe (q) Pulla takse apo të ngjashme, me të cilat dëshmohet pagesa e detyrimeve në vende tjera. KREU XXVII MATERIALE NDIHMËSE PËR DEPONIMIN DHE RUAJTJEN E MALLRAVE GJATË TRANSPORTIT
  38. 113

    AI-assisted research summary: Non-reusable materials used to package, store, or protect goods from heat during transport to Kosovo are exempt from import duties.

    Neni 113 Materialet e ndryshme siç janë litari, kashta, pëlhura, letra dhe kartoni, druri dhe plastika që përdoren për depozitim dhe ruajtje, si dhe mbrojtjen nga nxehtësia, për mallrat gjatë transportit të tyre nga një vend për në Kosovë, që nuk mund të shfrytëzohen sërish, do të lirohet nga detyrimet e importi. KREU XXVIII SHTROJAT, USHQIMI DHE PAJISJET PËR KAFSHË GJATË TRANSPORTIT
  39. 114

    AI-assisted research summary: Food and equipment carried on vehicles transporting animals to Kosovo may be allowed without import duties.

    Neni 114 Ushqime të ndryshme dhe pajisje të çfarëdo lloji të vendosura në bordin e mjeteve të transportit që shfrytëzohen për bartjen e shtazëve për në Kosovë, me qëllim të plotësimit të nevojave të shtazëve në fjalë gjatë udhëtimit, do të lejohen pa detyrime importi. KREU XXIX KARBURANTET DHE VAJRAT LUBRIFIKUESE QË GJENDEN NË AUTOMJETET RRUGORE DHE NË KONTEJNERË TË VEÇANTË
  40. 115

    AI-assisted research summary: Fuel in certain standard tanks and up to 10 litres in portable tanks per vehicle is exempt from import duties, subject to Articles 116 to 118.

    Neni 115 1. Varësisht nga dispozitat e neneve 116 deri 118: 124 a) Karburanti që gjendet në rezervuarin standard të: - Automjeteve private dhe komerciale dhe motoçikletave; - Kontejnerëve të veçantë, që hyjnë në Kosovë; b) Karburanti që gjendet në rezervuarët e bartshëm nëpër automjete private dhe motoçikleta, me një maksimum prej 10 litra për automjet; lirohen nga detyrimet e importit. 2. Për qëllime të paragrafit 1: a) Automjet komercial- nënkupton çfarëdo automjeti motorik rrugor (duke përshirë traktorët me ose pa rimorkio) i cili për nga lloji i konstruksionit dhe pajisjet e tij është i modeluar për transportim, qoftë me pagesë apo pa pagesë: - me tepër se nëntë personave, duke përfshirë edhe shoferin, - mallrave, - Çfarëdo automjeti rrugor për një qëllim specifik tjetër nga transporti; b) Automjet privat- nënkupton çfarëdo automjeti që nuk përfshihet me përkufizimin ne paragrafin c) rezervuar standard- nënkupton: - Rezervuarët e përhershëm të vendosur nga prodhuesi në të gjitha automjetet e të njëjtit tip sikurse automjeti në fjalë, me ç’rast ky instalim i përhershëm mundëson që karburanti të shpenzohet drejtpërdrejt, me qëllim të vënies në lëvizje të automjetit e atëherë kur është e mundshme, edhe për aktivizimin e sistemit ftohës dhe sistemeve tjera gjatë transportit. Rezervuarët e gazit të montuar në automjete të dizajnuara për përdorim direkt të gazit si karburant si dhe rezervuarë të montuar për sisteme tjera, me të cilat mund të jetë i pajisur automjeti po ashtu do të konsiderohen të jenë rezervuarë standard, - Rezervuarët e përhershëm të vendosur nga prodhuesi nëpër të gjithë kontejnerët e të njëjtit lloj sikurse kontejneri në fjalë, instalimi i përhershëm i të cilit mundëson që karburanti të shfrytëzohet direkt për aktivizimin e sistemit ftohës dhe sistemeve tjera me të cilat janë të pajisura kontejnerët e veçantë gjatë transportit; d) Kontejner i veçantë- nënkupton çfarëdo kontejneri të pajisur me aparaturë të dizajnuar enkas për sistemet ftohëse, sistemet e oksigjenimit, sistemet termo izoluese apo sisteme tjera.
  41. 116

    AI-assisted research summary: Fuel in standard tanks of commercial vehicles, and in special containers, may be released up to 200 liters per vehicle, per special container, and for one trip.

    Neni 116 Sa i përket karburantit që gjendet në rezervuarët standard të automjeteve komerciale dhe kontejnerëve të veçantë, lirimi do të lejohet për 200 litra për automjet, për çdo kontejnerë të veçantë dhe për një udhëtim.
  42. 117

    AI-assisted research summary: Dogana mund të kufizojnë sasinë e derivateve të liruara nga detyrimet e importit në disa raste të automjeteve në zonën kufitare.

    Neni 117 Dogana mund të kufizojnë sasinë e derivateve të liruara nga detyrimet e importi në raste te: - automjete komerciale të angazhuara në transport ndërkombëtar në zonën e tyre kufitare në thellësi maksimale deri në 25 kilometra, me kusht që udhëtimet e tilla bëhen nga persona që banojnë në zonën kufitare, - automjete private që u takojnë personave që banojnë në zonën kufitare të specifikuar në nenin 49 125 (2).
  43. 118

    AI-assisted research summary: The exempt fuel may only stay in the vehicle it was imported in, except during necessary repairs, and the beneficiary must not move or transfer it elsewhere.

    Neni 118 Karburanti i liruar nga detyrimet e importi sipas neneve 115 deri 117, nuk mund të përdoret në një automjet tjetër nga ai në të cilin është importuar e as të largohet nga ai automjet e të ruhet diku tjetër, përveç gjatë riparimeve të nevojshme të atij automjeti, e as të bartet, me ose pa pagesë, nga personi që përfiton nga lirimi. Mos përmbajtja sipas paragrafit të parë do të shkakton obligimi, për të paguar detyrimet e importit për mallin në fjalë, sipas normës që zbatohet në datën e një mos përmbajtjes së tillë, në bazë të llojit të mallit dhe vlerës doganore të vërtetuar apo pranuar në atë datë nga Dogana e.
  44. 119

    AI-assisted research summary: The exemption in Article 115 also applies to lubricating oils found in vehicles that are needed for normal operation during the relevant trip.

    Neni 119 Lirimi i paraparë me nenin 115 do të aplikohet po ashtu edhe për vajrat lubrifikues që gjenden në automjete dhe që nevojiten për funksionimin e tyre normal gjatë udhëtimit në fjalë. KREU XXX MATERIALE PËR NDËRTIMIN, MIRËMBAJTJEN APO ZBUKURIMIN E PËRMENDOREVE APO VARREZAVE TË VIKTIMAVE TË LUFTËS
  45. 120

    AI-assisted research summary: Imported goods used by organizations to build, maintain, or decorate cemeteries and memorials for war victims buried in Kosovo are exempt from import duties.

    Neni 120 Mallrat e çfarëdo përshkrimi, të importuara nga organizata që do të shfrytëzohen për ndërtimin, mirëmbajtjen apo zbukurimin e varrezave dhe përmendoreve të viktimave të luftës, të cilit janë të vendeve tjera e që janë të varrosur në Kosovë, do të lirohen nga detyrimet e importit. KREU XXXI ARKIVOLE, URNAT E PËRMORTSHME DHE ARTIKUJT DEKORATIV PËR FUNERALE
  46. 121

    AI-assisted research summary: Certain funeral-related imports are exempt from import duties.

    Neni 121 Do të lirohen nga detyrimet e importi: (a) Arkivole që bartin kufoma dhe hinore që bartin hirin e personave të vdekur, si dhe lule, kurora lulesh për funeral dhe objekte tjera dekorative që zakonisht i shoqërojnë ato dhe (b) Lule, kurora lulesh dhe objekte tjera ornamentale të sjella nga persona që banojnë në vende tjera e të cilët marrin pjesë në një ceremoni varrimi apo të cilët vijnë për të dekoruar varret në Kosovë, me kusht që këto importime nuk reflektojnë arsyen që për nga natyra ose sasia e tyre janë për një qëllim komercial. KAPITULLI II LIRIMI NGA DETYRIMET E EKSPORTIT KREU I DËRGESAT ME VLERA TË VOGLA
  47. 122

    AI-assisted research summary: Postal letter or parcel shipments containing goods valued at up to 10 € may be exported without export duties.

    Neni 122 Dërgesat që i nisen marrësit të ngarkesës me letër apo pako postare që përmbajnë mallra me vlere të përgjithshme, që nuk tejkalon shumën prej 10 €, mund të eksportohen të liruar nga detyrimet e eksportit. KREU II KAFSHE TË ZBUTURA TË EKSPORTUARA GJATË KOHËS SË TRANSFERIT TË VEPRIMTARISË 126 BUJQËSORE NGA KOSOVA NË NJË VEND TJETËR
  48. 123

    AI-assisted research summary: Domestic animals from a farm that has stopped operating in Kosovo and moved elsewhere may be exported without export duties, but only in quantities suitable to the farm’s nature and size.

    Neni 123 1. Kafshë të zbutura, që përbëjnë bagëtinë e një ndërmarrjeje bujqësore që ka pushuar se vepruari në Kosovë dhe bartë veprimtarinë e saj në një vend tjetër, mund të eksportohen të liruar nga detyrimet e eksportit. 2. Lirimi i paraparë në paragrafin 1 kufizohet për kafshët e zbutura që për nga numri i përshtaten natyrës dhe madhësisë së ndërmarrjes bujqësore. KREU III PRODUKTE TË FITUARA NGA PRODHUES BUJQËSORË QË KULTIVOJNË NË TOKA QË NDODHËN NË KOSOVË
  49. 124

    AI-assisted research summary: Some agricultural or livestock products meeting the stated conditions may be exported free of export duties.

    Neni 124 1. Produkte bujqësore ose blegtorale të fituara në Kosovë në pronat në fqinjësi me një vendi tjetër, të punuara në kapacitet të pronarit apo qiramarrësit, nga persona ndërmarrja kryesore e të cilëve është në një vend tjetër në fqinjësi me Kosovën, mund të eksportohen të liruar nga detyrimet e eksportit. 2. Për ta gëzuar të drejtën e limit sipas paragrafit 1, produktet e fituara nga kafshët e zbutura duhet të përfitohen nga kafshët me origjine nga vendi tjetër në fjalë apo që përmbushin kërkesat për qarkullim të lirë atje.
  50. 125

    AI-assisted research summary: The Article 124(1) exemption is limited to products that have not received treatments other than the usual ones that follow harvesting or production.

    Neni 125 Lirimi i parapara me nenin 124 (1) kufizohet në produkte që nuk i janë nënshtruar trajtimeve tjera përveç atyre që pasojnë normalisht pas korrjes apo prodhimit të tyre.
  51. 126

    AI-assisted research summary: Lirimi jepet vetëm për produkte të sjella në vendin tjetër nga vetë prodhuesi bujqësor ose në llogari të tij.

    Neni 126 Lirimi jepet vetëm për produkte të sjella në vendin tjetër në fjalë nga vetë prodhuesi bujqësor apo në llogari të tij. KREU IV FARËRAT E EKSPORTUARA NGA PRODHUESIT BUJQËSORË PËR PËRDORIM NË TOKA QË NDODHËN NË VENDE TË TJERA
  52. 127

    AI-assisted research summary: Seeds from a neighboring area may be exported and are exempt from import duties if they are used on land there and are worked by persons whose main business is in Kosovo.

    Neni 127 Farërat për përdorim në toka që ndodhën në një vend tjetër në fqinjësi me Kosovën dhe që punohen, në kapacitet të pronarit apo të qiramarrësit, nga persona që kanë ndërmarrjen e tyre kryesore në Kosovë në fqinjësi me vendit në fjalë, mund te eksportohen duke u liruar nga detyrimet e importit.
  53. 128

    AI-assisted research summary: The exemption in Article 127 is limited to seeds needed for tilling land, and it applies only to seeds exported directly from Kosovo by the agricultural producer or on that producer’s account.

    Neni 128 Lirimi i paraparë me nenin 127 kufizohet në sasi të farërave, që kërkohen për qëllim të punimit të tokës. Lejohet vetëm për farërat që eksportohen drejtpërsëdrejti nga Kosova nga prodhuesi bujqësor apo në llogari të tij. KREU V USHQIME DHE PAJISJE PËR KAFSHË QË NEVOJITEN PËR KAFSHË GJATË EKSPORTIMIT TË TYRE 127
  54. 129

    AI-assisted research summary: Food and equipment for animals loaded on transport used to move animals from Kosovo to another country may be exported without export duties.

    Neni 129 Ushqimi dhe pajisjet për kafshë të çfarëdo përshkrimi të ngarkuara në mjetet e transportit që përdoren për bartjen e kafshëve nga Kosova, në një vend tjetër me qëllim të transportimit të kafshëve gjatë udhëtimit, mund të eksportohen duke u liruar nga detyrimet e eksportit. KAPITULLI III DISPOZITAT E PËRGJITHSHME DHE PËRFUNDIMTARE
  55. 130

    AI-assisted research summary: The chapter applies to goods declared for free circulation that come directly from other countries, and to goods declared for free circulation after having been subject to another customs procedure.

    Neni 130 Dispozitat e kapitullit do të aplikohen për mallrat e deklaruara për qarkullim të lirë që vijnë drejtpërsëdrejti nga vendet e tjera, si dhe për mallrat që janë deklaruar për qarkullim të lirë, pasi kanë qenë objekt i ndonjë procedure tjetër doganore.
  56. 131

    AI-assisted research summary: Dogana duhet të marrë masa të duhura që mallrat me përjashtim nga detyrimet e importit, të vendosura në përdorim të veçantë, të mos përdoren për qëllime të tjera pa u paguar detyrimet përkatëse, përveç kur përdorimi alternativ lejohet sipas kushteve të Aneksit.

    Neni 131 Dogana e do t’i ndërmarr të gjitha masat e duhura për të siguruar që mallrat e lëshuara në qarkullim të lirë, ku lirimi nga detyrimet e importit është lejuar, me kusht që mallrat janë vendosur në përdorim të veçantë nga pranuesi, nuk mund të përdoren për qëllime të tjera pa u paguar detyrimet importueses tjera relevante, përveç nëse përdorimi alternative është konfrom me kushtet e përcaktuara nga ky Aneks.
  57. 132

    AI-assisted research summary: Kur i njëjti person plotëson kushtet për lirim nga detyrimet e importit ose eksportit sipas dispozitave të ndryshme të aneksit, ato dispozita zbatohen në mënyrë të ndërsjellë.

    Neni 132 Kur i njëjti person njëherësh plotëson kushtet e kërkuara për lirim nga detyrimet e importit apo eksportit, sipas dispozitave të ndryshme të këtij aneksi, dispozitat në fjalë zbatohen në përputhshmëri reciproke.
  58. 133

    AI-assisted research summary: If this annex makes relief conditional, the person concerned must provide evidence to satisfy the customs authority that the conditions are met.

    Neni 133 Kur ky aneks parasheh që e drejta në lirim i nënshtrohet plotësimit të disa kushteve, personi përkatës duhet sigurojë dëshmi për ta bindur autoritetin doganor se këto kushte janë plotësuar.
  59. 134

    AI-assisted research summary: The customs authority may allow specified reliefs and exemptions in the listed cases.

    Neni 134 Asgjë në këtë aneks nuk pengon autoritetin doganor për të lejuar: a) lirim sipas Konventës së Vjenës për lidhje diplomatike, të datës 18 prill 1961, Konventës së Vjenës për lidhje konsullore të datës 24 prill 1963 apo konventa tjera konsullore, apo Konventës së Nju Jorkut, të datës 16 dhjetor 1969 për misione të posaçme; b) lirim sipas privilegjeve të zakonshme të akorduara me marrëveshje ndërkombëtare apo marrëveshje të zyrave qendrore pale kontraktuese e të cilave është një vend apo organizate ndërkombëtar, duke përfshirë lirimin e lejuar, me rastin e takimeve ndërkombëtare; c) lirim sipas privilegjeve të zakonshme dhe imuniteteve të akorduara në kontekst të marrëveshjeve për bashkëpunim kulturor, shkencor apo teknik të bëra me vendet e tjera; d) lirim të veçantë të paraqitur sipas marrëveshjeve të arrira me vende të tjera dhe përcaktimin e masave të përbashkëta për mbrojtjen e personave apo të ambientit; e) lirim të veçantë të paraqitur sipas marrëveshjeve të bëra me shtetet fqinje, justifikuar nga natyra e tregtisë së zonës kufitare me vendet në fjalë; f) lirimet e lejuara me ligjet tjera në fuqi në Kosovë. KAPITULLI IV DISPOZITAT PËR ZBATIMIN E NENEVE 50 DERI NE 60, 65 DHE 66, SI DHE 74 DERI NË 81 TË 128 KËTIJ ANEKSI KREU I OBLIGIMI I INSTITUCIONIT APO ORGANIZATËS SË CILËS I ËSHTË DËRGUAR MALLI
  60. 135

    AI-assisted research summary: Institutions or organizations receiving the goods must send them to the declared destination, record them in inventory, allow customs checks, and for certain goods use them only for non-commercial purposes.

    Neni 135 1. Lirimi nga detyrimet e importit për materialin edukative, shkencore dhe kulturore të paraparë me nenin 51, 52 (1) dhe 53 të këtij aneksi, të cilave tash e tutje u referohemi si ‘mallra’, rezultojnë me obligimet në vijim për institucionit apo organizatës së cilës i janë dërguar mallrat: - të dërgohen mallrat në fjalë drejtpërdrejt në vendin e deklaruar të destinacionit; - te japin llogari për to në inventarizimin e tyre, - të lehtësojnë çdo verifikim të cilin Dogana e e konsideron të nevojshëm, për të siguruar se kushtet për lirim nga detyrimet e importit janë plotësuar, apo mbesin të plotësuara. Veç kësaj, në rast të mallrave të përmendura në nenin 52 (1) dhe 53, do të lindë obligimi nga ana e institucionit apo organizatës së cilës i janë dërguar mallrat për të përdorur mallrat e sipërpërmendura vetëm për qëllime jo-komerciale, për qëllime të nënparagrafit të dytë të paragrafit parë të nenit 54 të këtij aneksi. 2. Udhëheqësi i institucionit apo organizatës së cilës i janë dërgaur mallrat, apo përfaqësuesi i tij i autorizuar, i dorëzon Doganësnjë deklaratë që deklaron se ai është i vetëdijshëm për obligimet e ndryshme të shënuara në paragrafin 1 dhe, duke përfshirë një zotim për t’iu përmbajtur atyre. Dogana mund të kërkojnë që deklarata e përmendur në paragrafin paraprak të paraqitet për secilin import, apo për disa importe, apo për të gjitha importet për t’u kryer nga institucioni apo organizata së cilës i janë dërguar mallrat. KREU II DISPOZITAT TE CILAT APLIKOHEN KUR MALLRAT HUAZOHEN, JEPEN ME QIRA APO TJETERSOHEN
  61. 136

    AI-assisted research summary: Institutions or organizations that receive goods on loan, rent, or transfer must follow the same obligations as set out in article 135, starting from the date they receive the goods.

    Neni 136 1. Kur dispozitat e nënparagrafit të parë të nenit 56 (2) apo të nënparagrafit të dytë të nenit 80 (2) të këtij aneksi, janë aplikuar, institucioni apo organizata së cilës i janë huazuar, dhënë me qira apo bartur mallrat, nga data e pranimit të mallrave, iu nënshtrohen obligimeve të njëjta siç janë përcaktuar në nenin 135. 2. Dispozitat e paragrafit 1 zbatohen me ndryshimet e nevojshme për huazimin, qiradhënien apo bartjen e pjesëve rezervë, pjesëve përbërëse apo pjesëve ndihmëse për instrumente apo aparate shkencore, si dhe të veglave për mirëmbajtjen, kontrollimin, kalibrimin dhe riparimin e instrumenteve apo aparateve shkencore, të cilat janë liruar nga detyrimet e importit sipas nenit 53 të këtij aneksi. KREU III DISPOZITAT E VEÇANTA NË LIDHJE ME LEJIMIN PER LIRIM NGA DETYRIMET E IMPORTIT TË MATERIALEVE EDUKATIVE, SHKENCORE DHE KULTURORE SIPAS NENIT 51 TË KËTIJ ANEKSI
  62. 137

    AI-assisted research summary: The head of the institution or organization receiving the goods, or an authorized representative, must apply to the competent Kosovo authorities to obtain release from import duties, and the application must include any information Customs considers necessary.

    Neni 137 1. Në mënyrë që mallrat të lirohen nga detyrimet e importit në përputhje me nenin 51 të këtij aneksi, Udhëheqësi i institucionit apo organizatës së cilës i janë dërguar mallrat, apo përfaqësuesi i tij i 129 autorizuar, duhet të paraqesin një kërkesë tek autoritetet kompetente të Kosovës. 2. Kërkesa e tillë duhet të shoqërohet me të gjitha informatat, të cilat Dogana i konsideron të nevojshme me qëllim që të vendoset, nëse janë plotësuar kushtet e parapara për lirim nga detyrimet e importit. 3. lirimi do lejohet me lëshimin e mallrave në qarkullim të lirë. KREU IV DISPOZITAT E VEÇANTA NË LIDHJE ME LEJIMIN PER LIRIM NGA DETYRIMET E IMPORTIT TË INSTRUMENTEVE DHE APARATEVE SHKENCORE, SIPAS NENIT 52 DHE 54 TË KËTIJ ANEKSI
  63. 138

    AI-assisted research summary: This article explains when an instrument or apparatus is treated as scientific for import-duty exemption purposes.

    Neni 138 Për qëllime të nënparagrafit të parë të paragrafit të parë të nenit 54 të këtij Aneksi, karakteristikat teknike objektive të instrumenteve apo aparateve shkencore, do të konsiderohen se kanë të njëjtat karakteristika, që rezultojnë nga ndërtimi i atij instrumenti apo aparati, apo nga rregullimet e një instrumenti apo aparati standard, që mundëson përfitimin e performancës së nivelit të lartë që tejkalojnë kërkesat normale për përdorim industrial apo tregtar. Kur nuk është e mundur të përcaktohet qartë në bazat e karakteristikave teknike objektive, nëse një instrument apo aparat duhet te konsiderohet si instrument apo aparat shkencor, do të bëhen referenca për përdorimin e instrumentit apo aparatit për të cilin kërkohet lirim nga detyrimet e importit. Nëse ky kontroll tregon se instrumenti apo aparati në fjalë përdoret për qëllime shkencore, do te konsiderohet se ka natyre shkencore.
  64. 139

    AI-assisted research summary: For scientific instruments or apparatus exempted from import duties, the institution/organization head or an authorized representative must submit the attached customs declaration with the request.

    Neni 139 1. Instrumentet apo aparatet shkencore për t’u liruar nga detyrimet e importit sipas nenit 52 (1) të këtij Aneksi, Udhëheqësi i Institucionit apo organizatës së cilës i janë dërguar mallrat, apo përfaqësuesi i tij I autorizuar, duhet të paraqesë deklaratën doganore të bashkangjitur me kërkesën. 2. Kërkesa e përmendur në paragrafin 1, duhet të përmbajë informatat në vijim në lidhje me instrumentin apo aparatin në fjalë: a) përshkrimin e saktë tregtar të instrumentit apo aparatit që përdoret nga prodhuesi, klasifikimin e supozuar të nomenklaturën e kombinuar dhe karakteristikat teknike objektive, në bazën e të cilave instrumenti apo aparati konsiderohet të jetë shkencor; b) emrin apo emrin tregtar dhe adresën e prodhuesit dhe,nëse është i disponueshëm, të furnizuesit; c) vendi I origjinës së instrumentit apo aparatit d) vendi ku do të përdoret instrumenti apo aparati e) përdorimin e saktë për të cilin instrumenti apo aparati dedikohet; f) çmimin e instrumentit apo aparatit, apo vlerën e tij për qëllime doganore g) sasinë e instrumentit apo aparatit në fjalë. Prova të dokumentuara që sigurojnë të gjitha informatat relevante për karakteristikat dhe specifikimet teknike të instrumentit apo aparatit, duhet të sigurohen bashkë me kërkesën. 3. Lirimi nga detyrimet e importit do të lejohet me lëshimin e mallrave në qarkullim të lirë. 130 KREU V DISPOZITAT E VEÇANTA NË LIDHJE ME PËRJASHTIMIN NGA DETYRIMET E IMPORTIT PËR PJESËT REZERVË, PËRBËRËSE, NDIHMESE DHE VEGLAT SIPAS NENIT 53 TË KËTIJ ANEKSI
  65. 140

    AI-assisted research summary: This provision defines “pjesë ndihmesë” as articles specially designed for use with a specific scientific instrument or apparatus to improve its performance and scope.

    Neni 140 Për qëllime të nenit 53 (a) të këtij Aneksi, ‘pjesë ndihmesë’ nënkupton ata artikuj të dizajnuar posaçërisht për përdorim me një instrument apo aparat specifik shkencor, me qëllim të përmirësimit të performancës dhe fushëveprimit të tij.
  66. 141

    AI-assisted research summary: Për disa mallra, lirimi nga detyrimet e importit kërkon një deklaratë doganore dhe kërkesë pranë Doganës.

    Neni 141 1. Në mënyrë që pjesët rezervë, përbërëse, ndihmese apo veglat të lirohen nga detyrimet e importit sipas Nenit 53 të këtij Aneksi, Udhëheqësi i institucionit apo organizatës së cilës i janë dërguar mallrat, apo përfaqësuesi i tij i autorizuar, duhet të paraqesë deklaratën doganore të bashkangjitur me një kërkesë pranë autoritetit doganor. 2. Kjo kërkesë duhet të shoqërohet nga të gjitha të dhënat që konsiderohen të nevojshme nga Dogana, që të mund të përcaktohet, nëse janë plotësuar kushtet e përcaktuara në nenin 53 të këtij Aneksi. 3. Lirimi nga detyrimet e importit do të lejohet me lëshimin në qarkullim të lirë të mallrave. KREU VI DISPOZITAT E VEÇANTA NË LIDHJE ME LIRIMIN NGA DETYRIMET E IMPORTIT TË INSTRUMENTEVE APO APARATEVE MJEKËSORE SIPAS NENEVE 65 DHE 66 TË KËTIJ ANEKSI
  67. 142

    AI-assisted research summary: Për të marrë lirimin nga detyrimet e importit për instrumentet ose aparatet e përmendura, kërkuesi duhet t’i paraqesë autoritetit doganor kërkesën me deklaratën doganore dhe informacionet/dokumentet e kërkuara.

    Neni 142 1. Në mënyrë që instrumentet apo aparatet në nenet 65 dhe 66 të lirohen nga detyrimet e importit, Udhëheqësi i Institucionit apo organizatës së cilës i janë dërguar mallrat, apo përfaqësuesi i tij i autorizuar, duhet të paraqesë deklaratën doganore të bashkangjitur me kërkesë pranë autoritetit doganor. 2. Kërkesa e përmendur në paragrafin 1 duhet të përmbajë informatat në vijim në lidhje me instrumentet apo aparatet në fjalë: • përshkrimin e saktë tregtar të instrumentit apo aparatit që përdoret nga prodhuesi, dhe klasifikimin e supozuar të nomenklaturën e kombinuar; • emrin apo emrin tregtar dhe adresën e prodhuesit dhe, nëse është i disponueshëm, të furnizuesit; • vendi i origjinës së instrumentit apo aparatit • vendi ku do të përdoret instrumenti apo aparati • përdorimin e saktë për të cilin instrumenti apo aparati dedikohet; 3. Në rast se është donacion, kërkesa po ashtu duhet të përfshijë: a) emrin apo emrin tregtar dhe adresën e donatorit; b) një deklaratë nga kërkuesi që: - dhurimi I instrumentit apo aparatit ne fjale nuk fsheh ndonjë qëllim komercial nga ana e donatorit; - donatori nuk është në asnjë mënyrë i lidhur me prodhuesin e instrumenteve apo aparateve për të 131 cilat kërkohet përjashtim nga detyrimet. c) dokumenti i cili konfirmon donacionin ( akt-dhurimi ). 4. lirimi nga detyrimet e importit do të lejohet me lëshimin në qarkullim të lirë të mallrave.
  68. 143

    AI-assisted research summary: Article 142 applies, with necessary modifications, to spare, constituent, auxiliary parts and tools used to maintain, inspect, calibrate, or repair instruments or apparatus exempted from import duties under Article 65(2)(a) and (b).

    Neni 143 Dispozitat e nenit 142 zbatohen me ndryshimet e nevojshme për pjesët rezervë, përbërëse, ndihmëse dhe veglat që përdoren për mirëmbajtje, kontroll, kalibrim dhe riparim të instrumenteve apo aparateve të liruara nga detyrimet e importit sipas nenit 65 (2) (a) dhe (b) të këtij Aneksi. KREU VII DISPOZITAT E VEÇANTA NË LIDHJE ME PËRJASHTIMIN NGA DETYRIMET E IMPORTIT TË PAJISJEVE SIPAS NENIT 59 DHE 60 TË KËTIJ ANEKSI
  69. 144

    AI-assisted research summary: Për pajisje të caktuara shkencore, duhet të paraqitet një deklaratë doganore dhe kërkesë pranë autoriteteve doganore për të marrë lirimin nga detyrimet e importit.

    Neni 144 1. Në mënyrë që pajisjet sipas nenit 59 dhe 60 të këtij aneksi të lirohen nga detyrimet e importit, Udhëheqësi i institucionit apo organizatës shkencore që ka bazën jashtë Kosovës, apo përfaqësuesi i tij i autorizuar, duhet të paraqesë deklaratën doganore, të bashkangjitur me kërkesë pranë autoriteteve doganore. 2. Kërkesa e përmendur në paragrafin 1 duhet të përmbajë informatat në vijim: a) një kopje të marrëveshjes për bashkëpunim shkencor ndërmjet institucioneve shkencore në Kosovë dhe në vendin përkatës; b) përshkrimin tregtar të saktë të pajisjeve, si dhe sasinë dhe vlerën e tyre dhe sipas nevojës, klasifikimin e supozuar në nomenklaturën e kombinuar; c) vendin e origjinës dhe dërgesën e pajisjeve; d) vendin ku do të përdoren pajisjet; e) përdorimin për të cilin destinohen pajisjet dhe kohëzgjatjen e përdorimit 3. lirimi nga detyrimet e importit do të lejohet me lëshimin e mallrave në qarkullim të lirë. KREU VIII DISPOZITAT E VEÇANTA NË LIDHJE ME PËRJASHTIMIN NGA DETYRIMET E IMPORTIT TË ARTIKUJVE TË PËRMENDUR NË NËNPARAGRAFIN E PARË TË NENIT 75 TË KËTIJ ANEKSI
  70. 145

    AI-assisted research summary: To get the import-duty exemption for an article used by blind persons, the institution/organization leader or authorized representative must submit the customs declaration with the request to customs.

    Neni 145 1. Për të gëzuar të drejtën e lirimit nga detyrimet e importit të një artikulli për përdorim nga personat e verbër në përputhje me nënparagrafin e parë të nenit 75 të këtij aneksi, Udhëheqësi i institucionit apo organizatës së cilës i është dërguar artikulli, apo përfaqësuesi i tij i autorizuar, duhet të paraqesë deklaratën doganore të bashkangjitur me kërkesën pranë autoritetit doganor. 2. Kërkesa e tillë duhet të shoqërohet nga të gjitha informatat të cilat Dogana i konsideron të nevojshme për qëllim të vërtetimit, nëse janë përmbushur kushtet e parapara për lirim nga detyrimet e importit. 3. Lirimi nga detyrimet e importit do të lejohet me lëshimin e mallrave në qarkullim të lirë. 132 KREU IX DISPOZITAT E VEÇANTA LIDHUR ME IMPORTIN PER LIRIM NGA DETYRIMET E IMPORTIT TË ARTIKUJVE TË PËRMENDUR NË NENIN 76 (1) TË KËTIJ ANEKSI
  71. 146

    AI-assisted research summary: To get an import-duty exemption for an item for use by persons with special needs, the institution/organization leader or authorized representative must submit the customs declaration with the request to customs authorities.

    Neni 146 1. Në mënyrë që të gëzohet e drejta në lirimi nga detyrimet e importit të një artikulli për përdorim nga personat me nevoja të veçanta sipas dispozitave të nenit 76 (1) të këtij aneksi, udhëheqësi i institucionit apo organizatës së cilës i është dërguar artikulli, apo përfaqësuesi i tij i autorizuar, duhet të paraqesë deklaratën doganore të bashkangjitur me kërkesë pranë autoriteteve doganore. 2. Kërkesa e përmendur në paragrafin 1 përmban informatat në vijim që kanë të bëjnë me artikullin në fjalë: a) përshkrimin e saktë tregtar të artikullit, që përdoret nga prodhuesi, klasifikimin e supozuar në nomenklaturën e kombinuar dhe karakteristikat objektive teknike që tregojnë se është dizajnuar veçanërisht për edukimin, punësimin apo avancimin shoqëror (social) të personave me nevoja të veçanta; b) emrin apo emrin tregtar dhe adresën e prodhuesit (nëse është e disponueshme), adresën e furnizuesit; c) vendin e origjinës së artikullit; d) vendin e destinacionit të artikullit; e) përdorimin e saktë për të cilin është destinuar artikulli f) çmimin e artikullit apo vlerën e tij për qëllime doganore g) sasinë e artikullit në fjalë Prova të dokumentuara që sigurojnë të gjitha informatat relevante mbi karakteristikat dhe specifikimin teknik të artikullit sigurohen bashkë me kërkesën. KREU X DISPOZITAT E VEÇANTA NË LIDHJE ME PËRJASHTIMIN NGA DETYRIMET E IMPORTIT PËR PJESË REZERVE, PËRBËRËSE, NDIHMËSE APO VEGLA SIPAS NËNPARAGRAFIT TË DYTË TË NENIT 75 DHE NENIT 76 (2) TË KËTIJ ANEKSI
  72. 147

    AI-assisted research summary: This article defines “pjesë ndihmëse” for use in Articles 75 and 76(2).

    Neni 147 Për qëllime të nënparagrafit të dytë të neneve 75 dhe 76 (2) të këtij aneksi, ‘pjesë ndihmëse’ nënkupton mjete të dizajnuara veçanërisht për t’u përdorur me një artikull specifik, me qëllim të përmirësimit të performancës dhe fushëveprimit të tij.
  73. 148

    AI-assisted research summary: To get an import-duty exemption for certain spare parts, components, accessories, or tools, the institution/organization head or authorized representative must file a customs declaration and provide the required information.

    Neni 148 1. Në mënyrë që të gëzohet e drejta në lirimi nga detyrimet e importit të pjesëve rezervë, përbërëse, ndihmëse apo veglave sipas nënparagrafit të dytë të nenit 75 apo 76 (2) të këtij aneksi, Udhëheqësi i institucionit apo organizatës së cilës i është dërguar artikulli, apo përfaqësuesi i tij i autorizuar, duhet të paraqesë deklaratën doganore të bashkangjitur me kërkesën pranë autoritetit doganor. 2. Kjo kërkesë duhet të shoqërohet më të gjitha të dhënat e nevojshme, që kërkohen nga autoritetet kompetente për të konstatuar, nëse janë plotësuar kushtet e parapara me nënparagrafin e dytë të nenit 75 apo nenit 76 (2) të këtij Aneksi. 133 3. Lirimi nga detyrimet e importit lejohet me lëshimin e mallrave në qarkullim të lirë. KREU XI DISPOZITAT QE ZBATOHEN PËR IMPORTET QË BËHEN NGA PERSONA TË VERBËR DHE PERSONA TË TJERË ME NEVOJA TË VEÇANTA
  74. 149

    AI-assisted research summary: To get an import-duty exemption, the relevant person must file a customs declaration with the application to the customs authority, and the request must include all data Customs considers necessary.

    Neni 149 1. Në mënyrë që të gëzohet e drejta në lirimi nga detyrimet e importit për mallrat e parapara me paragrafin e parë të nenit 75 dhe nënparagrafin e parë të nenit 76 (2) të këtij aneksi, personi përkatës, duhet të paraqesë deklaratën doganore të bashkangjitur me kërkesën pranë autoritetit doganor. 2. Për qëllime të nenit 78 (1) të këtij Aneksi, kërkesa duhet t’i përmbajë të gjitha të dhënat, të cilat Dogana i konsideron të nevojshme për të konstatuar se a janë plotësuar kushtet e parapara për lirim nga detyrimet doganore të importit. 3. Lirimi nga detyrimet e importit lejohet me lëshimin e mallrave në qarkullim të lirë SHTOJCA I A. Libra, publikime dhe dokumente Kodi ND Përshkrimi 3705 Pllaka dhe filma fotografik, të ekspozuara dhe zhvilluara, tjera nga filmat kinematografik: Ex 37052000 Mikrofilma të librave, libra me fotografi për fëmijë dhe libra me vizatime apo piktura, fletore pune shkollore, libra me fjalëkryqe, gazeta dhe botime periodike, dokumente të shtypura apo raporte të karakterit jo-komercial, fleta të ilustrimeve, faqe të shtypura dhe kopje riprodhuese për botimin e librave Ex 3705 1000 Filma riprodhues për botimin e librave Ex 3705 90 10 Ex 3705 90 90 4903 00 00 Libra me fotografi, vizatime apo për ngjyrosje për fëmijë 4905 Harta dhe skica hidrografie ose të ngjashme e të gjitha llojeve, duke përfshirë atllaset, hartat e murit, planet topografike dhe globet, të shtypura: Të tjera: Të tjera: Ex 4905 99 00 - Harta, skica dhe diagrame në interesin e fushave të tilla shkencore si gjeologji, zoologji, botanikë, mineralogji, paleontologji, arkeologji, etnologji, meteorologji, klimatologji dhe gjeofizikë Ex 4906 00 00 Plane dhe projekte arkitekturale, industriale apo inxhinierike dhe kopje të tyre 4911 Lëndë tjera të shtypura, duke përfshirë pikturat dhe fotografitë: 4911 10 Material për reklamim profesioni, katalogë tregtar e të ngjashëm: Ex 4911 10 90 Të tjera: - Katalogë të librave dhe publikimeve, qoftë libra dhe publikime të ofruara në shitje nga botuesit apo nga librashitësit të vendosur jashtë Kosovës - - Katalogë të filmave, materiale të incizuara apo materiale tjera pamore dhe dëgjimore të një karakteri edukativ, shkencor apo kulturor - - Afishe për promovim turizmi dhe publikime turistike, broshura, udhërrëfyes, orare, pamflete dhe publikime të ngjashme, me ose pa ilustrime, duke përfshirë ato të botuara nga kompani private, të bëra me qëllim të inkurajimit 134 të publikut për të udhëtuar jashtë Kosovës, duke përfshirë mikro-kopje të këtyre artikujve - - Material informativ bibliografik për shpërndarje falas (1) - Të tjera: 4911 99 Të tjera Ex 4911 99 90 Të tjera: - Fleta të ilustruara, faqe të shtypura dhe kopje të riprodhuara për t’u përdorë për botimin e librave, përfshirë edhe mikro-kopje të këtyre artikujve (1) - - Mikrokopje të librave, librave me fotografi për fëmijë, librave për vizatim apo ngjyrosje, fletore pune shkollore, librave me fjalëkryqe, gazetave dhe botimeve periodike dhe të dokumenteve apo raporteve të karakterit jo- komercial (1) - - Publikime të bëra me qëllim të inkurajimit të publikut për të studiuar jashtë Kosovës, përfshirë mikro-kopje të këtyre publikimeve (1) - - Diagrame meteorologjike dhe gjeofizike 9023 00 Instrumente, aparatura dhe modele, të krijuara për qëllime demonstrative (për shembull në arsim apo ekspozita), të papërshtatshme për përdorim tjetër: Ex902300 90 Të tjera: -Harta dhe skica në interesin e fushave të tilla shkencore si në gjeologji, zoologji, botanikë, mineralogji, paleontologji, arkeologji, etnologji, meteorologji, klimatologji dhe gjeofizikë (1) Megjithatë, lirimi nuk vlen për artikuj në të cilët reklamat mbulojnë më tepër se 25 % të sipërfaqes. Në rast të publikimeve dhe afisheve për promovim të turizmit, kjo përqindje ka të bëjë vetëm me reklama private komerciale. B. Materiale pamore dhe dëgjimore të një karakteri edukativ, shkencor apo kulturor Artikujt e radhitur në Shtojcën III (A) të prodhuara nga Kombet e Bashkuara apo nga një nga agjencionet e tyre të specializuara. SHTOJCA II B. Materiale pamore dhe dëgjimore të një karakteri edukativ, shkencor apo kulturor Kodi ND Përshkrimi Institucioni apo organizata përfituese 370400 Pllaka fotografike, filma, letër, karton dhe tekstil, të ekspozuara por jo të zhvilluara Ex37040010 - Pllaka dhe filma: - Filma kinematografik, pozitivë, të një karakteri edukativ, shkencor apo kulturor Ex3705 Pllaka dhe filma fotografik, të ekspozuara dhe zhvilluara, tjera nga filmat kinematografik: -Të një karakteri edukativ, shkencor apo kulturor 3706 Filma kinematografik, të ekspozuar dhe zhvilluar, pavarësisht me ose pa kolonë zanore ose që përbëhet vetëm nga kolona zanore: 370610 Të një gjerësie prej 35 mm e më shumë: - - Të tjera Ex37061099 - Pozitivë tjerë: - Kronika (me ose pa kolonë zanore) ku përshkruhen ngjarje me vlerë të lajmeve aktuale në momentin e importimit, dhe të importuara deri në dy kopje nga secila temë për qëllime kopjimi - Material të arkivit filmike (me ose pa kolonë zanore) të destinuara për përdorim në lidhje me kronika - Filma rekreativ veçanërisht të përshtatura për fëmijë dhe të rinj - Filma tjerë të karakterit Të gjitha organizatat (duke përfshirë organizatat transmetuese dhe 135 edukativ, shkencor ose kulturor - televizive), institucionet apo shoqatat e aprovuara nga autoritetet kompetente me qëllim të lejimit të këtyre mallrave të liruara nga detyrimet e importit 370690 Të tjera: Të tjera: - Pozitivë tjerë: Ex37069051 Kronika (me ose pa kolonë zanore) ku përshkruhen ngjarje me vlerë të lajmeve aktuale në momentin e importimit dhe të importuara deri në dy kopje nga secila temë për qëllime kopjimi Ex37069091 Material të arkivit filmike (me ose pa kolonë zanore) të destinuara për përdorim në lidhje me kronika Ex37069099 - Filma rekreativ veçanërisht të përshtatura për fëmijë dhe të rinj - tjerë të karakterit edukativ, shkencor ose kulturor 4911 tjera të shtypura, duke përfshirë piktura dhe fotografi të shtypura: -Të tjera 491199 Të tjera Ex49119990 Të tjera: - Mikro-karta apo mjete tjera për ruajtje të informatave që nevojiten në shërbimet e kompjuterizuara informative dhe dokumentare të karakterit edukativ, shkencor apo kulturor - Harta të murit të dizajnuara vetëm për demonstrim dhe edukim Të gjitha organizatat (duke përfshirë organizatat transmetuese dhe televizive), institucionet apo shoqatat e aprovuara nga autoritetet kompetente, me qëllim të lejimit të këtyre mallrave të liruara nga detyrimet e importit Ex8524 Pllaka, kaseta dhe mjete tjera të incizuara të zërit apo gjësende të ngjashme të incizuara, përfshirë matrica dhe forma tjera për prodhim të pllakave, duke përjashtuar produktet e Kapitullit 37: - Me karakter edukativ, shkencor apo kulturor Ex902300 Instrumente, aparatura dhe modele, të dizajnuara për qëllime demonstrimi (për shembull, në Arsim apo në ekspozita), të pa papërshtatshme për përdorime tjera: - Mostra, modele dhe harta muri të karakterit edukativ, shkencor apo kulturor, të dizajnuara vetëm për demonstrim dhe edukim 136 - - Maket apo paraqitje figurative të koncepteve abstrakte, siç janë strukturat molekulare apo formulat matematikore Të ndryshme Holo-grame për projektime laserike Pajisje për multi-media Materiale për udhëzime të programuara, duke përfshirë materialet në formë kompletesh me materialet e shtypura gjegjëse B. Objekte të koleksionistëve dhe punime arti me karakter edukativ, shkencor apo kulturor Kodi ND Përshkrimi Institucioni apo organizata përfituese Të ndryshme Objekte të koleksionistëve dhe punime arti, që nuk janë në shitje Galeritë, muzetë dhe institucionet tjera të aprovuara nga Ministria perkates, me qëllim të lejimit të këtyre mallrave pa detyrime importi SHTOJCA III Kodi ND Përshkrimi 4911 Lëndë tjera të shtypura, duke përfshirë piktura dhe fotografi të shtypura: 491110 - Material për reklamim të profesionit, katalogët komerciale dhe të ngjashme: Ex49111090 - - Të tjera: - - Në ndihmë të personave të verbër dhe atyre me aftësi të kufizuar në të pamurit 491191 - Të tjera: - - - Piktura, vizatime dhe fotografi: - - - - Të tjera: Ex49119191 - Piktura dhe dizajnë Në ndihmë të personave të verbër dhe atyre me aftësi të kufizuar në të pamurit Ex49119199 Fotografi Në ndihmë të personave të verbër dhe atyre me aftësi të kufizuar në të pamurit 491199 Të tjera Ex49119990 Të tjera Në ndihmë të personave të verbër dhe atyre me aftësi të kufizuar në të pamurit SHTOJCA IV Kodi ND Përshkrimi 137 4802 Letër dhe karton i pa mbështjell, i llojit që përdoret për shkrime, stampim apo qëllime tjera grafike, dhe letër-karton me vrima dhe shirita letre me vrima, në rulon apo në fletë drejtkëndëshe (duke përfshirë edhe fletët katrore) të çfarëdo madhësie, të ndryshme nga letra e kreut nr 4801 ose 4803; letër dhe karton të punuara me dorë: - - Lloje tjera të letrës dhe kartonit, që nuk përmban fibra të përfituara nga proceset mekanike apo kimiko-mekanike apo nga të cilat jo më tepër se 10% e peshës se përbërjes totale të fibrave janë fibra të tilla: Ex48025200 - - Me peshë 40 g/m2 ose më tepër por jo më shumë se 150 g/m2 - Letër Braille (për të verbrit) 480253 - - Me peshë mbi 150 g/m2: Ex 48025390 - Të tjera - Letër Braille (për të verbrit) 4802 60 - Lloje tjera të letrës dhe kartonit nga të cilat më tepër se 10 % e peshës së përbërjes totale të fibrave janë fibra të përfituara nga një proces mekanik: Ex 48026090 Të tjera - Letër Braille 4805 Letër dhe karton tjetër i pa mbështjell në rulon ose tabakë 4805 60 Lloje tjera të letrës dhe kartonit - Me peshë150 g/m2 e më pak: Ex 48056090 - Të tjera: - - Letër Braille 4805 70 Lloje tjera të letrës dhe kartonit - Me peshë mbi 150 g/m2 por më pak se 225 g/m2: Ex 48057090 Të tjera: - Letër Braille 4805 80 Lloje tjera të letrës dhe kartonit - Me peshë 225 g/m2 ose më shumë: Ex 48 05 80 90 - Të tjera: - - Letër Braille 4823 Lloje tjera të letrës, kartonit, vatë celuloze dhe rrjeta të fijeve të celulozës, të prera sipas madhësisë apo formës; artikujt tjerë të brumit të letrës, letrës, kartonit, vatave të celulozës ose rrjetave të fijeve të celulozës: - Lloje tjera të letrës dhe kartonit, të llojit që përdoret për shkrim, shtypje apo qëllime tjera grafike: 482359 Të tjera: Ex48235990 Të tjera: - Letër Braille Ex66020000 Shkop për ecje, shkop për ulje, kamxhikë dhe të ngjashme: - Shkop i bardhë për të verbrit dhe personat me aftësi të kufizuar në të pamurit Ex8469 Makina shkrimi dhe makina për procesimin e fjalëve: Të përshtatura për t’u përdorë nga persona të verbër apo me aftësi të kufizuar në të pamurit Ex8471 Makina automatike për procesim të dhënash dhe njësi të tyre; lexues magnetikë apo optikë, makina për transkriptim të të dhënave në mjete komununikimi të të dhënave në formë të koduar dhe makina për procesim të atyre të dhënave, që nuk janë specifikuar apo përfshirë dikund tjetër: - Pajisje për prodhimin mekanik të materialit Braille dhe të regjistruar për të verbrit Ex8519 Gramafon, kasetofon dhe aparate tjera për riprodhim zëri, pa përfshirë mekanizmin për regjistrim të zërit: - Gramafon dhe kasetofon të dizajnuar apo përshtatur enkas për persona të verbër dhe ata me aftësi të kufizuar në të pamurit. Ex 8524 - Pllaka, kaseta dhe mjete tjera të incizuara të zërit apo gjësende të ngjashme të incizuara, në shirit - Kaseta përfshirë matrica dhe forma tjera për prodhim të pllakave, duke përjashtuar produktet e Kapitullit 37: - Librat e regjistruar magnetike dhe kaseta për prodhim të Braille dhe të librave të regjistruara në shirit 9013 Mjete kristalore të lëngshme që nuk përmbajnë artikuj të paraqitur më detalisht në krerët tjerë; laserë, të ndryshme nga diodat laserike; pajisje dhe instrumente tjera optike, që nuk janë specifikuar apo përfshirë diku tjetër në këtë kapitull: 138 Ex 90138000 - Pajisje, aparate dhe instrumente tjera: - - Zmadhues televiziv për personat e verbër dhe me aftësi të kufizuara në të pamurit 9021 Aparate ortopedike, përfshirë patericat, rripat dhe lidhëset kirurgjike; rripa metalikë dhe pajisje tjera për fraktura; pjesë artificiale të trupit; aparate për dëgjim dhe pajisje tjera të cilat barten në trup, ose të transplantuara në trup, për të kompensuar ndonjë defekt apo paaftësi: 902190 - Të tjera: Ex90219090 - Të tjera: - - Orientues elektronik dhe aparate për zbulimin e pengesave për personat e verbër dhe me aftësi të kufizuara në të pamurit - - Zmadhues televiziv për personat e verbër dhe me aftësi të kufizuara në të pamurit - - Makina elektronike të leximit për personat e verbër dhe me aftësi të kufizuara në të pamurit 902300 Instrumente, aparate dhe modele, të dizajnuara për qëllime demonstrimi (për shembull, në arsim apo nëpër ekspozita), të papërshtatshme për përdorime tjera: Ex 9023 0090 - - Të tjera: - mjete dhe aparate mësimore të dizajnuara enkas për t’u përdorur nga personat e verbër dhe me aftësi të kufizuara në të pamurit Ex 9102 Orë dore, orë xhepi dhe lloje të tjera të orëve, përfshirë edhe kronometrat, të ndryshme nga ato të kreut nr 9101: - Orë Braille (për të verbër) me kapakë që nuk janë nga metalet e çmueshme 9504 Artikuj për parqe të lojërave, për lojëra të tavolinës dhe të dhomës, duke përfshirë bilardo, tabelat speciale për lojërat kazino dhe pajisjet automatike për lojën me birila: 950490 - - Të tjera: Ex 95049090 - - Të tjera: - Lojëra tavoline dhe pjesë ndihmëse për to të adaptuara enkas për t’u përdorur nga personat e verbër dhe me aftësi të kufizuara në të pamurit Të ndryshme Të gjithë artikujt tjerë të dizajnuar enkas për avancimin arsimor, shkencor apo kulturor të personave të verbër dhe atyre me aftësi të kufizuara në të pamurit 139 ANEKSI B PRODUKTET E LIRUARA NGA AKCIZA Akzica nuk paguhet për: (a) Lëndën e parë dhe lëndën ndihmëse e cila përndryshe do t’i nënshtrohej akcizës, të importuar në Kosovë nga personat e pajisur me licencë të lëshuar nga Dogana e Kosovës, i cili autorizon importin e tillë në rastin kur lënda e tillë do të përdoret në prodhimin e mallrave për eksport; (b) Mallrat për të cilat drejtori i përgjithshëm i Doganës Kosovës përcakton se do të shfrytëzohen vetëm për qëllime humanitare dhe se nuk do të ofrohen për shitje a për konsumim në Kosovë dhe (c) Mallrat e financuara nga të hyrat e granteve të dhëna për Qeverinë e Republikës Kosovës nga qeveritë, agjencitë qeveritare, organizatat qeveritare apo joqeveritare në përkrahje të programeve humanitare dhe të rindërtimit, si dhe të projekteve në Kosovë ANEKSI C ORGANIZATAT DHE SUBJEKTET E TJERA QË NUK PAGUAJNË AKCIZË Akciza nuk paguhet nga: (a) Misionet e huaja diplomatike dhe konsulare; (b) Kombet e Bashkuara apo cilido organ i saj, duke përfshirë UNMIK-un, agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara, KFOR-in, organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare dhe agjencitë qeveritare përkitazi me mallrat e përdorura për qëllime zyrtare; (c) Kontraktorët e UNMIK-ut, agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara dhe të KFOR-it të cilët importojnë mallra që do të përdoren nga ata kontraktorë vetëm përkitazi me përmbushjen e kontratave për UNMIK-un, agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara dhe për KFOR-in dhe (d) Organizatat e regjistruara joqeveritare me status të beneficuar publik siç parashihet me Rregulloren nr. 1999/22 të datës 15 nëntor 1999 për mallrat e përdorura vetëm nga organizatat joqeveritare në përmbushjen e qëllimeve të statusit të saj të beneficuar. Këto mallra janë si në vijim: benzina, kerozina, nafta dhe etanoli ANEKSI D Lirimi nga taksat doganore përfshirë çfarëdo takse të akcizës që përkufizohet në këtë ligj për Kishën Ortodokse Serbe dhe bashkësitë tjera fetare që përcaktohen me ligj
  75. 1

    AI-assisted research summary: Ky nen thotë se aneksi parashikon lirime të veçanta për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë dhe bashkësitë tjera fetare të parashikuara me ligj.

    Neni 1 Bazat për lirimin Ky Aneks parasheh lirime të veçanta të cilat përkufizohen në këtë Aneks e që i jepen Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe bashkësive tjera fetare te parapara me ligj, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nenin 2.2 të Aneksit V të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të datës 26 mars 2007, dhe ligjeve tjera në fuqi.
  76. 2

    AI-assisted research summary: Certain religious communities are exempt from customs duties and excise taxes for specific economic activities tied to their financial sustainability.

    Neni 2 Natyra e lirimit 140 1. Kisha Ortodokse Serbe dhe bashkësitë tjera fetare te parapara me ligj, pa marrë parasysh çfarëdo dispozite që bie në kundërshtim me këtë ligj dhe përveç lirimeve tjera shtesë që i gëzojnë sipas legjislacionit në fuqi, do të lirohen nga taksat doganore, përfshirë çfarëdo takse të akcizës që përcaktohet në këtë ligj për aktivitetet ekonomike që janë specifike për qëndrueshmërinë e tyre financiare. 2. Aktivitetet ekonomike që janë specifike për qëndrueshmërinë financiare të bashkësive fetare, përfshirë Kishën Ortodokse Serbe, përfshijnë aktivitetet siç janë prodhimi i qëndisjeve dhe veshjeve fetare, qirinjve, pikturimi i ikonave, punimet e drurit dhe zdrukthëtaria dhe prodhimet tradicionale bujqësore. 3. Lirimi që parashihet siapas paragrafit 1 të nenit 2 të këtij Aneksi përfshin importimin dhe blerjen e produkteve relevante, materialeve, makinerisë, veglave dhe bagëtisë. 4. Lirimi që parashihet sipas paragrafit 1 të nenit 2 të këtij Aneksi përfshinë eksportimin e produkteve që rezultojnë nga aktivitetet ekonomike që përmenden në paragrafin 2 të nenit 2 të këtij Aneksi.
  77. 3

    AI-assisted research summary: Ministria e Ekonomisë dhe Financave duhet të nxjerrë një akt nënligjor për mbikëqyrjen, kontrollin, mbajtjen e shënimeve dhe verifikimin për zbatimin e Aneksit.

    Neni 3 Mbikëqyrja nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave 1. Ministria e Ekonomisë dhe Financave duhet të nxjerrë një akt nënligjor me të cilin përkufizohet mbikëqyrja dhe masat e kontrollit nga dogana, mekanizmat e mbajtjes së shënimeve dhe procedurat e verifikimit që duhet të zbatohen për t’i dhënë efekt këtij Aneksi. 2. Mbikëqyrja dhe masat e kontrollit nga dogana, mekanizmat e mbajtjes së shënimeve dhe të verifikimit që parashihen sipas paragrafit 1 të nenit 3 të këtij Aneksi nuk kanë efekt, as të drejtpërdrejtë e as të tërthortë, në pengimin ose kufizimin e zbatimit të lirimeve që përcaktohen nga ky Aneks. Kodi Nr. 02/ L-109 10 Nëntor 2008 Shpallur me dekretin Nr. DL- 054- 2008, datë 10.11.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.

Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.