LIGJI NR. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE — Part 1 | 04/L-077 — Kosovo law | Esheria

LIGJI NR. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE

Part 1 of 6 · provisions 1–200

This part identifies the Law on Obligations of Kosovo and introduces its general section and fundamental principles.

AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.

Jurisdiction
Kosovo
Instrument
Act or statute
Citation
04/L-077
Version
Undated source snapshot
Language
sq
Updated
Official source
View official record ↗
Complete work
View statute overview
abuse of rights acceptance acceptance of goods accessory rights accident insurance accountability accounting disclosure accounting/reporting obligations administration advance payment advance payments advances advertising agency agency / representation agency commission agency/commission contracts agency/mandate agreement cancellation agreement validity allocation of joint obligations amortization of securities analogical application animal ownership +1,039 more

Statute overview

About this statute

This part identifies the Law on Obligations of Kosovo and introduces its general section and fundamental principles. Ky nen thotë se ligji vendos parimet dhe rregullat e përgjithshme për marrëdhëniet e detyrimeve. Participants in obligations relationships may arrange their relations according to their own will, as long as they comply with mandatory rules, public order, and good customs. Participants in obligation relations are equal. Participants in obligation relationships must act in good faith and fairly, follow good business customs, and cannot exclude or limit that duty.

Legal text

Provisions of LIGJI NR. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE

Showing 200 of 1,060

Part preamble

Preamble

  1. preamble

    AI-assisted research summary: This part identifies the Law on Obligations of Kosovo and introduces its general section and fundamental principles.

    1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 19 QERSHOR 2012, PRISHTINË LIGJI NR. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE LIBRI 1 DISPOZITA TË PËRGJITHSHME PJESA I PARIMET THEMELORE
  1. 1

    AI-assisted research summary: Ky nen thotë se ligji vendos parimet dhe rregullat e përgjithshme për marrëdhëniet e detyrimeve.

    Neni 1 Fushë veprimtaria e ligjit 1. Ky ligj përmban parimet themelore dhe rregullat e përgjithshme për të gjitha marrëdhëniet e detyrimeve. 2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen ndaj marrëdhënieve të detyrimeve të rregulluara me akte të tjera ligjore në lidhje me çështjet që nuk rregullohen në këto akte.
  2. 2

    AI-assisted research summary: Participants in obligations relationships may arrange their relations according to their own will, as long as they comply with mandatory rules, public order, and good customs.

    Neni 2 Autonomia e vullnetit 1. Pjesëmarrësit në marrëdhëniet e detyrimeve janë të lirë, që në pajtim me dispozitat urdhëruese, të rendit publik dhe të dokeve të mira, t`i rregullojnë marrëdhëniet e veta sipas vullnetit të tyre. 2. Pjesëmarrësit mund t`i rregullojnë marrëdhëniet e tyre të detyrimeve ndryshe nga ajo që është paraparë me këtë ligj, për derisa nuk rezulton diçka tjetër nga dispozitat e këtij ligji ose të kuptimit dhe qëllimit të tyre.
  3. 3

    AI-assisted research summary: Participants in obligation relations are equal.

    Neni 3 Barazia e pjesëmarrësve në marrëdhëniet e detyrimeve Pjesëmarrësit në marrëdhëniet e detyrimeve janë të barabartë.
  4. 4

    AI-assisted research summary: Participants in obligation relationships must act in good faith and fairly, follow good business customs, and cannot exclude or limit that duty.

    Neni 4 Parimi i ndërgjegjshmërisë dhe ndershmërisë 1. Në krijimin e marrëdhënieve të detyrimeve dhe në ushtrimin e të drejtave dhe përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga këto marrëdhënie, pjesëmarrësit duhet t’i përmbahen parimit të ndërgjegjshmërisë dhe ndershmërisë. 2 2. Pjesëmarrësit në marrëdhëniet e detyrimeve duhet të veprojnë në pajtim me doket e mira afariste në marrëdhëniet e tyre. Pjesëmarrësit nuk munden të përjashtojnë ose kufizojnë këtë detyrim.
  5. 5

    AI-assisted research summary: People in obligation relationships must act with the required care when performing obligations, and higher professional care applies to professional activities.

    Neni 5 Kujdesi 1. Në përmbushjen e detyrimeve të tyre, pjesëmarrësit në marrëdhëniet e detyrimeve detyrohen të veprojnë me kujdesin që kërkohet në qarkullimin juridik të llojit përkatës të marrëdhënies së detyrimit (kujdesi i një ekonomisti të mirë ose kujdesi i një shtëpiaku të mirë). 2. Në përmbushjen e detyrimeve të tyre nga veprimtaritë profesionale, pjesëmarrësit në marrëdhëniet e tyre të detyrimeve duhet të veprojnë me kujdes të lartë, sipas rregullave dhe zakonit të profesionit (kujdesi i një eksperti të mirë).
  6. 6

    AI-assisted research summary: Rights arising from obligation relations must be exercised according to the law’s basic principles and purpose, and participants must not act in a way that could hinder others’ obligations.

    Neni 6 Ndalimi i keqpërdorimit të të drejtave 1. Të drejtat që rrjedhin nga marrëdhëniet e detyrimeve duhet të ushtrohen në pajtim me parimet themelore të këtij ligji dhe qëllimin e tyre. 2. Gjatë ushtrimit të të drejtave të tyre, pjesëmarrësit në një marrëdhënie detyrimi duhet të përmbahen nga veprimi që do të mund të vështirësonte kryerjen e detyrimeve të pjesëmarrësve të tjerë. 3. Çdo veprim përmes të cilit bartësi i një të drejte vepron me qëllimin e vetëm ose të qartë të dëmtimit të tjetrit konsiderohet keqpërdorim i të drejtës.
  7. 7

    AI-assisted research summary: In remunerated contracts, the parties are to start from the principle that reciprocal performances should be of equal value.

    Neni 7 Parimi i ekuivalencës së prestimeve 1. Në krijimin e kontratave me shpërblim, pjesëmarrësit nisen nga parimi i vlerës së barabartë të dhënieve reciproke. 2. Me ligj përcaktohet se në cilat raste prishja e këtij parimi krijon pasoja juridike.
  8. 8

    AI-assisted research summary: Participants in an obligation relationship must perform their own obligation and are responsible for doing so.

    Neni 8 Detyrat e përmbushjes së detyrimeve 1. Pjesëmarrësit në marrëdhënien e detyrimit kanë për detyrë ta përmbushin detyrimin e vet dhe janë përgjegjës për përmbushjen e të njëjtit. 2. Detyrimi mund të shuhet vetëm me pajtimin e vullneteve të pjesëmarrësve në marrëdhënien e detyrimeve ose në bazë të ligjit.
  9. 9

    AI-assisted research summary: Çdo person duhet të shmangë veprimet që mund t’i shkaktojnë dëm një tjetri.

    Neni 9 Ndalimi i shkaktimit të dëmit Secili person ka për detyrë të përmbahet nga veprimi që mund t’i shkaktoj dëm tjetrit.
  10. 10

    AI-assisted research summary: Participants in an obligation relationship should try to settle disputes peacefully through negotiation, mediation, or another mutually agreed method.

    Neni 10 Zgjidhja e konflikteve në mënyrë paqësore Pjesëmarrësit e marrëdhënies së detyrimit do të përpiqen që kontestet t’i zgjidhin me anë të negocimit, të ndërmjetësimit apo në ndonjë mënyrë tjetër me pajtimin e pjesëmarrësve.
  11. 11

    AI-assisted research summary: Business customs, usages, and practices established between the parties must be considered when assessing required conduct and its effects in business obligation relationships.

    Neni 11 Doket afariste, uzansat dhe praktika 3 Doket afariste, uzansat dhe praktika e krijuar ndërmjet palëve duhet të merret në konsideratë në vlerësimin e sjelljes së kërkuar dhe efekteve të saj në marrëdhëniet e detyrimeve të subjekteve afarist.
  12. 12

    AI-assisted research summary: This article says the law applies to all types of contracts, unless another law says otherwise, and explains which entities count as commercial subjects.

    Neni 12 Kontratat komerciale 1. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për të gjitha llojeve të kontratave, përveç nëse me ligj përcaktohet ndryshe. 2. Kontratat komerciale janë kontrata të lidhura nga subjektet komerciale ndërmjet tyre. 3. Entitetet afariste të përcaktuara me ligj, si dhe personat e tjerë juridike që kryejnë veprimtari fitimprurëse konsiderohen subjekte afariste në kuptimin e këtij ligji. 4. Personat e tjerë juridike konsiderohen subjekte komerciale në kuptimin e këtij ligji kur në pajtim me dispozitat ligjore, herë pas here ose gjatë veprimtarive të tyre parësore, përfshihen në veprimtari fitimprurëse, në rast se çështja ka të bëjë me një kontratë në lidhje me këto veprimtari fitimprurëse.
  13. 13

    AI-assisted research summary: The law’s provisions on contracts also apply appropriately to other legal acts.

    Neni 13 Punët e tjera juridike Kuptimi i dispozitave të këtij ligji në lidhje me kontratat përshtatshmërisht aplikohet edhe ndaj punëve të tjera juridike.
  14. 14

    AI-assisted research summary: If this law has no rule for a matter, apply the rules for similar legal relations; if none exist, apply principles from the legal order and good customs.

    Neni 14 Zbatimi analog i ligjit Për marrëdhëniet për të cilat ky ligj nuk përmban ndonjë dispozitë zbatohen përshtatshmërisht dispozitat për marrëdhënie juridike të ngjashme, e në mungesë të dispozitave të tilla zbatohen parimet të cilat burojnë nga bazat e rendit juridik dhe doket e mira. PJESA II KRIJIMI I DETYRIMEVE KREU 1 KONTRATA NËNKREU 1 LIDHJA E KONTRATËS I. PAJTIMI I VULLNETIT
  15. 15

    AI-assisted research summary: A contract is formed when the contracting parties agree on the essential elements of the contract.

    Neni 15 Lidhja e kontratës Kontrata është e lidhur kur palët kontraktuese janë marrë vesh për elementet thelbësore të kontratës.
  16. 16

    AI-assisted research summary: If the parties think they have agreed but still disagree about essential contract terms, the contract is not considered concluded.

    Neni 16 Mosmarrëveshja 4 Kur palët besojnë se janë pajtuar, kurse midis tyre ekziston mosmarrëveshja rreth elementeve thelbësore të kontratës, kontrata nuk do të konsiderohet e lidhur.
  17. 17

    AI-assisted research summary: A person legally required to conclude a contract may be asked by the interested person to conclude it without delay.

    Neni 17 Lidhja e detyrueshme dhe përmbajtja e detyrueshme e kontratës 1. Kushdo që sipas ligjit është i detyruar të lidhë kontratë, personi i interesuar mund të kërkojë që një kontratë e tillë të lidhet pa shtyrje. 2. Dispozitat ligjore, me të cilat caktohet pjesërisht apo tërësisht përmbajtja e detyrueshme e kontratës janë pjesë përbërëse e këtyre kontratave, kështu që i plotësojnë ato, ose hyjnë në vend të dispozitave kontraktuese që nuk janë në përputhje me to.
  18. 18

    AI-assisted research summary: A contract will can be expressed by words, customary signs, or other conduct that clearly shows it exists, and the expression must be free and serious.

    Neni 18 Shprehja e vullnetit 1. Vullneti për ta lidhur kontratën mund të shprehet me fjalë, me shenja të rëndomta ose me ndonjë sjellje tjetër nga e cila mund të konkludohet me siguri për ekzistimin e tij. 2. Shprehja e vullnetit duhet të bëhet lirisht dhe seriozisht.
  19. 19

    AI-assisted research summary: Kur një kontratë kërkon miratimin e një personi të tretë, ky miratim mund të jepet para ose pas lidhjes së kontratës; ai duhet të jetë në formën e parashikuar për atë lloj kontrate.

    Neni 19 Pëlqimi 1. Kur për lidhjen e ndonjë kontrate nevojitet aprovimi i personit të tretë, ky pëlqim mund të jepet para lidhjes së kontratës, si leje, apo, pas lidhjes së saj, si aprovim, po qe se me ligj nuk është parashikuar diç tjetër. 2. Leja, përkatësisht aprovimi duhet të jepet në formën e parashikuar për kontrata, për lidhjen e të cilave jepen.
  20. 20

    AI-assisted research summary: Parakontraktore: negociatat nuk detyrojnë, dhe secila palë mund t’i ndërpresë kur të dojë.

    Neni 20 Negociatat 1. Negociatat që i paraprijnë lidhjes së kontratës nuk detyrojnë dhe secila palë mund t`i ndërpret kurdo që të dëshirojë. 2. Pala që ka zhvilluar negociata pa pasur qëllim që të lidhë kontratë, mban përgjegjësi për dëmin e shkaktuar gjatë zhvillimit të negociatave. 3. Përgjegjësi për dëmin mban edhe pala që i ka zhvilluar negociata me qëllim që të lidhë kontratë, e pastaj heqë dorë nga ky qëllim, pa ndonjë shkak të bazuar dhe në këtë mënyrë i shkakton dëm palës tjetër. 4. Në qoftë se nuk merren vesh ndryshe, secila palë bartë shpenzimet e veta rreth përgatitjes për lidhjen e kontratës, kurse shpenzimet e përbashkëta i bartin në pjesë të barabarta.
  21. 21

    AI-assisted research summary: This provision says when a contract is treated as formed and where it is treated as formed.

    Neni 21 Koha dhe vendi i lidhjes së kontratës 1. Kontrata është e lidhur në çastin kur ofertuesi merr deklaratën e të ofertuarit se e pranon ofertën. 2. Konsiderohet se kontrata është e lidhur në vendin ku ofertuesi e ka pasur selinë e tij, përkatësisht vendbanimin në çastin kur e ka bërë ofertën. 5
  22. 22

    AI-assisted research summary: An offer is a proposal to contract made to a specific person and containing the essential terms; a contract can also count as concluded if essential terms are agreed and secondary terms are left for later.

    Neni 22 Oferta 1. Oferta është propozim për lidhjen e kontratës që i bëhet personit të caktuar dhe përmban të gjitha elementet thelbësore të kontratës, kështu që me pranimin e saj do të mund të lidhej kontrata. 2. Kontrata konsiderohet e lidhur, nëse palët kontraktuese e lënë për më vonë marrëveshjen për elementet sekondare, me kusht që palët janë pajtuar për elementet thelbësore të kontratës. Nëse palët nuk mund të merren vesh për elementet dytësore, ato do të caktohen nga gjykata duke pasur parasysh negociatat paraprake, praktikën e krijuar ndërmjet kontraktuesve dhe doket. 3. Propozimi për lidhjen e kontratës që i bëhet një numri të pacaktuar personash, i cili përmban elementet thelbësore të kontratës, i destinuar për lidhjen e saj, vlen si ofertë, në qoftë se nuk rrjedh ndryshe nga rrethanat e rastit ose nga doket.
  23. 23

    AI-assisted research summary: Goods displayed with a price tag are treated as an offer, unless the circumstances or custom indicate otherwise.

    Neni 23 Ekspozimi i mallit Ekspozimi i mallit me shënimin e çmimit konsiderohet si ofertë, në qoftë se nuk rrjedh ndryshe nga rrethanat e rastit ose nga doket.
  24. 24

    AI-assisted research summary: Sending catalogs, price lists, tariffs, notices, or advertisements is not itself an offer; it is only an invitation for others to make an offer on the stated terms.

    Neni 24 Dërgimi i katalogjeve dhe i shpalljeve 1. Dërgimi i katalogëve, i çmimoreve, tarifave dhe i njoftimeve të tjera, si dhe shpalljet e bëra me anë të shtypit, trakteve, radios, televizionit ose në ndonjë mënyrë tjetër, nuk përbëjnë ofertë për lidhjen e kontratës, por vetëm ftesë që të bëhet oferta nën kushtet e shpallura. 2. Megjithatë, dërguesi i ftesave të tilla do të përgjigjet për dëmin, të cilin do ta pësonte ofertuesi, po qe se dërguesi pa ndonjë shkak të arsyeshëm nuk e ka pranuar ofertën e ofertuesit.
  25. 25

    AI-assisted research summary: The offeror is bound by the offer, unless the duty to keep it has been excluded or that exclusion follows from the circumstances. Revocation is allowed only if the offeree receives it before or at the same time as the offer.

    Neni 25 Efekti i ofertës dhe i revokimit 1. Ofertuesi është i lidhur me ofertën, përveç nëse ofertuesi detyrimin e vet për ta mbajtur ofertën e ka përjashtuar, apo në qoftë se ky përjashtim rrjedh nga rrethanat e rastit. 2. Oferta mund të revokohet vetëm në qoftë se i ofertuari e ka marrë revokimin përpara marrjes së ofertës, apo njëkohësisht me të.
  26. 26

    AI-assisted research summary: An offer with a set acceptance deadline binds the offeror until that deadline expires.

    Neni 26 Oferta Detyruese 1. Oferta në të cilën është caktuar afati për pranimin e saj, e detyron ofertuesin deri në skadimin e këtij afati. 2. Në qoftë se ofertuesi në letër ose në telegram e ka caktuar afatin e pranimit, do të konsiderohet se ky afat ka filluar të rrjedhë që nga data e shënuar në letër, ose në rast se nuk ka datë të shënuar në letër, nga data e shënuar në zarf, përkatësisht që nga dita kur është dorëzuar telegrami në postë. Afati për pranim i caktuar nga ofertuesi me telefon, teleks ose ndonjë mjet tjetër të drejtpërdrejtë të komunikimit fillon të rrjedhë në momentin kur i ofertuari e merr ofertën. 6 3. Oferta e bërë personit në mungesë, në të cilën nuk është caktuar afati i pranimit, detyron ofertuesin për kohën që nevojitet rregullisht që oferta t`i arrijë të ofertuarit, që ky ta shqyrtojë atë, të vendosë për te dhe që përgjigjja për pranimin të arrijë ofertuesit. 4. Oferta që i bëhet personit të pranishëm (oferta e drejtpërdrejt) në të cilën asnjë afat kohor për pranim nuk është caktuar, konsiderohet e refuzuar në rast se nuk është pranuar menjëherë, përveç nëse nga rrethanat del se të oferetuarit i takon një kohë për të shqyrtuar ofertën. 5. Oferta e bërë me telefon, ose drejtpërdrejt me anë të radio-ndërlidhjes si dhe me mjete të komunikimit drejtpërdrejt, konsiderohet si ofertë e bërë personit të pranishëm. 6. Në rast se afati kohor i caktuar për pranim nuk ka mbaruar ende, oferta pushon së qenuri e vlefshme kur ofertuesi pranon deklaratën për refuzimin e saj.
  27. 27

    AI-assisted research summary: An offer for a contract only binds the offeror if it is made in the form required by law; the same rule also applies to acceptance.

    Neni 27 Forma e ofertës 1. Oferta e kontratës për lidhjen e së cilës ligji kërkon formë të veçantë e detyron ofertuesin vetëm po qe se është bërë në këtë formë. 2. E njëjta vlen edhe për pranimin e ofertës.
  28. 28

    AI-assisted research summary: An offer is accepted when the offeror receives the offeree’s acceptance statement; acceptance can also be shown by sending the thing, paying the price, or another act treated as acceptance. Acceptance may be revoked if the offeror receives the revocation notice before or at the same time as the acceptance.

    Neni 28 Pranimi i ofertës 1. Oferta është e pranuar kur ofertuesi e merr deklaratën e të ofertuarit se e pranon ofertën. 2. Oferta është e pranuar edhe atëherë kur i ofertuari e dërgon sendin ose e paguan çmimin, si dhe kur bën ndonjë veprim tjetër i cili në bazë të ofertës, praktikës së vërtetuar midis palëve të interesuara ose dokeve mund të konsiderohet si deklaratë për pranimin. 3. Pranimi mund të revokohet, në qoftë se ofertuesi e merr deklaratën për revokimin përpara deklaratës për pranimin ose njëkohësisht me të.
  29. 29

    AI-assisted research summary: If an acceptance adds or changes terms, it may count as a rejection and counteroffer, unless the offeror objects immediately; non-material changes can still count as acceptance.

    Neni 29 Pranimi i ofertës me propozimin për ndryshim 1. Në rast se përgjigjja ndaj ofertës shpreh pranim, por njëkohësisht propozon që ajo diku të ndryshohet ose të plotësohet, konsiderohet se i ofertuari e ka refuzuar ofertën dhe i ka bërë një ofertë tjetër ofertuesit të mëparshëm. 2. Përgjigjja ndaj ofertës që shpreh pranim, por njëkohësisht përmban shtesa ose ndryshime që nuk e ndryshojnë thelbësisht ofertën nënkupton pranim, përveç nëse ofertuesi kundërshton menjëherë. Në rast se ofertuesi nuk vepron, kontrata lidhet në përputhje me përmbajtjen e ofertës me ndryshimet e theksuara në deklaratën e pranimit. 3. Shtesat ose ndryshimet që lidhen me çmimin ose pagesat për cilësinë dhe sasinë e mallrave, vendin dhe kohën e dorëzimit, nivelin e detyrimeve të njërës palë në krahasim me tjetrën ose zgjidhjen e kontesteve konsiderohen ndryshim thelbësor i ofertës.
  30. 30

    AI-assisted research summary: Silence is generally not acceptance, but in some ongoing business relationships or when orders for certain work are involved, silence can count as acceptance if the offeree does not reject immediately or within the stated time.

    Neni 30 Heshtja e të ofertuarit 1. Heshtja e të ofertuarit nuk do të thotë pranim i ofertës. 7 2. Nuk ka efekt dispozita në ofertë se me heshtje të të ofertuarit ose ndonjë lëshim tjetër i tij (p.sh. në qoftë se nuk e refuzon ofertën brenda afatit të caktuar, apo në qoftë se sendin e dërguar për të cilin i ofrohet kontrata nuk e kthen brenda afatit të caktuar etj.) do të konsiderohet si pranim. 3. Megjithatë, kur i ofertuari ndodhet në lidhje të vazhdueshme afariste me ofertuesin lidhur me mallin e caktuar, konsiderohet se e ka pranuar ofertën që ka të bëjë me mallin e tillë, në qoftë se nuk e ka refuzuar menjëherë ose brenda afatit që i është lënë. 4. Po kështu, personi që i është ofruar tjetrit që të zbatojë urdhrat e tij për kryerjen e punëve të caktuara, si dhe personi në veprimtarinë afariste të të cilit hyn ushtrimi i urdhrave të tilla, ka për detyrë ta zbatojë urdhrin e marr në qoftë se nuk e ka refuzuar menjëherë. 5. Në qoftë se në rastin nga paragrafi paraprak, oferta, përkatësisht urdhri nuk është refuzuar, konsiderohet se kontrata është lidhur në çastin kur oferta, përkatësisht urdhri i ka arritur të ofertuarit.
  31. 31

    AI-assisted research summary: Late acceptance is generally treated as a new offer, unless the offeror immediately says the contract was already formed on the original offer.

    Neni 31 Pranimi i vonuar dhe dërgimi i vonuar i deklaratës së pranimit 1. Pranimi i ofertës që bëhet me vonesë konsiderohet si ofertë e re nga i ofertuari, përveç nëse ofertuesi e njofton menjëherë të ofertuarin se kontrata është lidhur në pajtim me ofertën e parë. 2. Në rast se është e qartë nga dokumenti që përmban pranimin e vonuar se është dërguar në rrethana të tilla që ofertuesi do ta kishte pranuar atë në kohë po qe se do të ishte transferuar në mënyrë të rregullt, kontrata do të konsiderohet e lidhur, përveç nëse ofertuesi e njofton menjëherë të ofertuarin se oferta nuk konsiderohet detyruese për shkak të vonesës.
  32. 32

    AI-assisted research summary: An offer does not lose effect if one party dies or becomes incapable before acceptance, unless the parties’ intent, custom, or the nature of the work indicates otherwise.

    Neni 32 Vdekja ose paaftësia e njërës palë Oferta nuk e humb efektin, në qoftë se vdekja ose paaftësia e njërës palë është shkaktuar përpara pranimit të saj, përveç nëse e kundërta del nga qëllimi i palëve, nga doket ose nga natyra e punës.
  33. 33

    AI-assisted research summary: A precontract can bind the parties, the court may order the refusing party to conclude the main contract, and the main contract may be requested within six months in the stated cases.

    Neni 33 Parakontrata 1. Parakontrata është kontratë me të cilën merret përsipër detyrimi që më vonë të lidhet kontrata tjetër kryesore. 2. Dispozitat mbi formën e kontratës kryesore vlejnë edhe për parakontratën, në qoftë se forma e parashikuar është kusht i vlefshmërisë së kontratës. 3. Parakontrata detyron, në qoftë se i përmban elementet thelbësore të kontratës kryesore. 4. Me kërkesën e palës së interesuar, gjykata do ta urdhërojë palën tjetër që refuzon lidhjen e kontratës kryesore ta bëjë këtë brenda afatit të cilin do t`ia caktojë. 5. Lidhja e kontratës kryesore mund të kërkohet brenda afatit prej gjashtë (6) muajsh nga skadimi i afatit të parashikuar për lidhjen e saj, e në qoftë se ky afat nuk është parashikuar, atëherë prej ditës kur sipas natyrës së punës dhe rrethanave konkrete, kontrata është dashur të lidhet. 6. Parakontrata nuk detyron në qoftë se rrethanat, prej lidhjes së saj kanë ndryshuar aq sa që nuk do të lidhej fare po të ekzistonin rrethanat e tilla në atë kohë. II. OBJEKTI 8
  34. 34

    AI-assisted research summary: A contractual obligation may consist of giving, acting, refraining, or enduring, and it must be possible, permitted, and determinate or determinable.

    Neni 34 Objekti i detyrimit kontraktues 1. Detyrimi kontraktues mund të përbëhet nga dhënia, veprimi, mosveprimi ose durimi. 2. Detyrimi duhet të jetë i mundshëm, i lejueshëm, i caktuar përkatësisht i caktueshëm.
  35. 35

    AI-assisted research summary: A contract is absolutely void if the obligation’s object is impossible, unlawful, indeterminate, or cannot be determined.

    Neni 35 Kontrata nule Kur objekti i detyrimit është i pamundur, i palejueshëm, i pacaktuar ose i cili nuk mund të caktohet, kontrata është absolutisht e pavlefshme.
  36. 36

    AI-assisted research summary: A contract made under a suspensive condition or a term remains valid if the obligation’s subject, initially impossible, becomes possible before the condition is met or the term ends.

    Neni 36 Kushti shtyrës Kontrata e lidhur nën kushtin shtyrës, ose me afat është e vlefshme në qoftë se objekti i detyrimit i cili në fillim ishte i pamundur është bërë i mundur para realizimit të kushteve apo skadimit të afatit.
  37. 37

    AI-assisted research summary: The object of an obligation is unlawful if it conflicts with public order, mandatory provisions, or the morality of society.

    Neni 37 Kur objekti i detyrimit është i palejueshëm Objekti i detyrimit është i palejueshëm, në qoftë se është në kundërshtim me dispozitat e rendit publik, dispozitat tjera urdhëruese dhe moralin e shoqërisë.
  38. 38

    AI-assisted research summary: The contract’s object is considered determinable if the contract gives enough data to identify it or if the parties leave that task to a third person.

    Neni 38 Kur objekti është i caktueshëm 1. Objekti i detyrimit është i caktueshëm në qoftë se kontrata përmban të dhënat me ndihmën e të cilave mund të caktohet objekti, apo nëse palët ia kanë lënë personit të tretë që ta caktojnë objektin. 2. Në qoftë se ky person i tretë nuk dëshiron apo nuk mund ta caktojë objektin e detyrimit, kontrata është absolutisht e pavlefshme. III. BAZA
  39. 39

    AI-assisted research summary: Çdo detyrim kontraktues duhet të ketë bazë të lejueshme; nëse baza mungon ose është e palejueshme, kontrata bëhet nul dhe absolutisht e pavlefshme.

    Neni 39 Baza e lejueshme 1. Secili detyrim kontraktues duhet të ketë bazën e lejueshme. 2. Baza është e palejushme në rast se është në kundërshtim me dispozitat e rendit publik, dispozitat tjera urdhëruese dhe moralin e shoqërisë. 3. Konsiderohet se detyrimi ka bazë, edhe në rast se kjo nuk është e shprehur. 4. Në rast se nuk ka bazë ose baza është e palejueshme, kontrata është nul dhe absolutisht e pavlefshme.
  40. 40

    AI-assisted research summary: The reasons for making a contract do not affect its validity, but in some cases an unlawful motive can make the contract without effect.

    Neni 40 Motivet për lidhjen e kontratës 1. Motivet nga të cilat është lidhur kontrata nuk ndikojnë në plotfuqishmërinë e saj. 9 2. Megjithatë, ne qoftë se motivi i palejueshëm ka ndikuar esencialisht që një nga kontraktuesit të vendosë lidhjen e kontratës dhe në qoftë se këtë gjë kontraktuesi tjetër e ka ditur ose është dashur ta dinte, kontrata do të jetë pa efekt. 3. Kontrata pa shpërblim nuk ka efekt juridik edhe kur kontraktuesi tjetër nuk ka ditur se motivi i palejueshëm ka ndikuar esencialisht në vendimin e bashkë kontraktuesit të tij. IV. AFTËSIA
  41. 41

    AI-assisted research summary: A valid contract requires the contracting party to have the legal capacity needed for that contract.

    Neni 41 Kontrata e personit të paaftë për të vepruar 1. Për lidhjen e kontratës së vlefshme nevojitet që kontraktuesi të ketë zotësinë për të vepruar që kërkohet për lidhjen e kësaj kontrate. 2. Personi me zotësi të kufizuar për të vepruar mundet pa lejen e përfaqësuesit të vet ligjor të lidhë vetëm ato kontrata, lidhja e të cilave i lejohet nga ligji. 3. Kontratat e tjera të këtyre personave janë të rrëzueshme, në qoftë se janë lidhur pa lejen e përfaqësuesit ligjor, por mund të fuqizohen me aprovimin e mëvonshëm të të njëjtave.
  42. 42

    AI-assisted research summary: A co-contractor of a person unable to act may withdraw from the contract in certain cases, and that right expires after 30 days unless the legal representative approves the contract sooner.

    Neni 42 E drejta e bashkë kontraktuesve të personit të paaftë për të vepruar 1. Bashkë kontraktuesi i personit të paaftë për të vepruar,i cili nuk ka ditur për paaftësinë e tij për të vepruar mund të heqë dorë nga kontrata që ka lidhur me të pa lejen e përfaqësuesit të tij ligjor. 2. Të njëjtën të drejtë e ka edhe bashkë kontraktuesi i personit të paaftë për të vepruar që ka ditur për paaftësinë e tij për të vepruar, por ka qenë i mashtruar prej tij se e ka lejen e përfaqësuesit të vet ligjor. 3. Kjo e drejt shuhet pasi të kenë kaluar tridhjetë (30) ditë nga data kur të ketë mësuar për paaftësinë për të vepruar të palës tjetër, respektivisht për mungesën e lejen të përfaqësuesit ligjor, por shuhet edhe më përpara në qoftë se përfaqësuesi ligjor do ta lejojë kontratën para se të ketë skaduar ky afat.
  43. 43

    AI-assisted research summary: A co-contractor may ask the legal representative to say whether they approve a contract, and if the legal representative does not respond within 30 days, the permission is treated as refused.

    Neni 43 Ftesa e përfaqësuesit ligjor për t'u deklaruar 1. Bashkë kontraktuesi i personit të paaftë për të vepruar që ka lidhur kontratën me këtë te fundit pa lejen e përfaqësuesit të tij ligjor mund ta ftojë përfaqësuesin e tij ligjor që të deklarohet se a e aprovon ose jo këtë kontratë. 2. Në qoftë se përfaqësuesi ligjor nuk deklarohet brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e kësaj ftese për lejimin e kontratës, do të konsiderohet se ka refuzuar ta japë lejen.
  44. 44

    AI-assisted research summary: A person who later gains full capacity to act may ask to annul a contract made without the needed authorization during limited capacity, but only if the claim is filed within 3 months of gaining full capacity.

    Neni 44 Kur kontraktuesi e fiton zotësinë për të vepruar pas lidhjes së kontratës Personi i aftë për të vepruar mund të kërkojë që të anulohet kontrata të cilën, pa autorizimin e nevojshëm, e ka lidhur gjatë kohëzgjatjes së zotësisë së kufizuar për të vepruar, vetëm në qoftë se padinë e ka paraqitur brenda tre (3) muajsh nga data e fitimit të zotësisë së plotë për të vepruar. V. TË METAT E VULLNETIT
  45. 45

    AI-assisted research summary: If an unlawful threat causes justified fear and leads the other party to enter a contract, the other party may ask for the contract to be annulled.

    Neni 45 10 Kanosja 1. Në qoftë se pala kontraktuese ose ndonjë i tretë me kanosje të palejueshme ka shkaktuar frikësim të bazuar te pala tjetër, kështu që kjo për këtë arsye e ka lidhur kontratën, pala tjetër mund të kërkojë që kontrata të anulohet. 2. Frika konsiderohet e bazuar në qoftë se nga rrethanat shihet se nga rreziku serioz është cenuar jeta trupi ose ndonjë e mirë tjetër e rëndësishme e palës kontraktuese ose e personit të tretë.
  46. 46

    AI-assisted research summary: An essential mistake can make a contract voidable; the mistaken party may ask for invalidation, the good-faith other party may claim damages, and the mistaken party cannot rely on the mistake if the other side is ready to perform anyway.

    Neni 46 Lajthimi thelbësor 1. Lajthimi është thelbësor, në qoftë se ka të bëjë me elementet thelbësore të objektit, me personin me të cilin lidhet kontrata, në qoftë se lidhet duke marrë parasysh këtë person, si dhe me rrethanat të cilat sipas dokeve që praktikohen ose sipas qëllimit të palëve, konsiderohen vendimtare, ndërsa pala që është në lajthim nuk do ta lidhte përndryshe kontratën me përmbajtje të tillë. 2. Pala e cila është në lajthim mund të kërkojë të shpallet e pavlefshme kontrata për shkak të lajthimit thelbësor, përveç nëse gjatë lidhjes së kontratës nuk ka vepruar me kujdesin që kërkohet në qarkullim. 3. Nëse kontrata shpallet e pavlefshme për shkak të lajthimit, pala tjetër me mirëbesim ka të drejtë të kërkojë shpërblim për dëmin e pësuar. 4. Pala e cila është në lajthim nuk mund t`i referohet lajthimit, në qoftë se pala tjetër është e gatshme ta përmbushë kontratën sikur lajthimi të mos kishte ekzistuar fare.
  47. 47

    AI-assisted research summary: For a gratuitous contract, a decisive mistake about the motive is treated as an essential mistake.

    Neni 47 Lajthimi për motivin te kontrata pa shpërblim Te kontrata pa shpërblim lajthim thelbësor konsiderohet edhe lajthimi për motivin që ka qenë vendimtar për marrjen përsipër të detyrimit.
  48. 48

    AI-assisted research summary: A mistake by the person through whom a party expressed its will is treated the same as a mistake in the party’s own expression of will.

    Neni 48 Deklarata e tërthortë Lajthimi i personit me anë të të cilit pala ka shprehur vullnetin e saj konsiderohet se është njësoj si dhe lajthimi në shfaqjen e vullnetit vetjak.
  49. 49

    AI-assisted research summary: Mashtrimi gjatë lidhjes së kontratës mund të çojë në pavlefshmëri të kontratës dhe, në disa raste, në kërkesë për shpërblim dëmi.

    Neni 49 Mashtrimi 1. Në qoftë se njëra palë shkakton lajthim te pala tjetër, ose mban në lajthim me qëllim që me këtë ta shtyj për lidhjen e kontratës, pala tjetër mund të kërkojë të shpallet e pavlefshme kontrata edhe atëherë kur lajthimi nuk është thelbësor. 2. Pala që ka lidhur kontratë duke qenë e mashtruar, ka të drejtë që të kërkojë shpërblim për dëmin e pësuar. 3. Në qoftë se mashtrimin e ka bërë personi i tretë, mashtrimi ndikon në vetë kontratën në qoftë se pala tjetër kontraktuese në kohën e lidhjes së kontratës ishte në dijeni ose është dashur të dinte për mashtrimin. 4. Kontrata pa shpërblim mund të shpallet e pavlefshme edhe kur mashtrimin e ka bërë personi i tretë, pavarësisht nëse pala tjetër kontraktuese në kohën e lidhjes së kontratës e ka ditur ose është dashur të dinte për mashtrimin.
  50. 50

    AI-assisted research summary: Kontrata fiktive nuk ka efekt juridik mes palëve; nëse fsheh një kontratë tjetër, ajo e dyta vlen vetëm nëse plotëson kushtet e vlefshmërisë. Fiktiviteti nuk mund të përdoret kundër personit të tretë.

    Neni 50 Kontrata fiktive 11 1. Kontrata fiktive nuk ka efekt juridik ndërmjet palëve kontraktuese. 2. Në qoftë se kontrata fiktive fsheh ndonjë kontratë tjetër, atëherë kjo e dyta është e vlefshme, nëse janë plotësuar kushtet për vlefshmërinë e saj e saj juridike. 3. Fiktiviteti i kontratës nuk mund të theksohet ndaj personit të tretë. VI. FORMA E KONTRATËS
  51. 51

    AI-assisted research summary: A contract generally does not need a specific form, unless a law requires one.

    Neni 51 Joformaliteti i kontratës 1. Lidhja e kontratës nuk i nënshtrohet asnjë forme, përveç nëse me ligj është caktuar ndryshe. 2. Përcaktimi me ligj, që kontrata të lidhet në një formë të caktuar vlen edhe për të gjitha ndryshimet ose plotësimet e mëvonshme të kontratës. 3. Megjithatë, të vlefshme janë plotësimet e mëvonshme gojore për elementet sekondare, për të cilat në kontratën formale nuk është thënë asgjë, në qoftë se kjo nuk është në kundërshtim me qëllimin për të cilin është parashikuar forma. 4. Të vlefshme janë edhe ujditë e mëvonshme gojore me të cilat zvogëlohen ose lehtësohen detyrimet e njërës ose të palës tjetër, në qoftë se forma e veçantë është parashikuar vetëm në interesin e palëve kontraktuese.
  52. 52

    AI-assisted research summary: Contracts for transferring immovable property title, or creating another subjective right in immovable property, must be in writing.

    Neni 52 Forma e kontratës për transferin e titullit të paluajtshmërisë Kontrata në bazë të së cilës transferohet titulli i paluajtshmërisë ose përmes së cilës krijohet një e drejtë tjetër subjektive për paluajtshmërinë duhet të lidhet në formën e shkruar.
  53. 53

    AI-assisted research summary: Formal contracts may be ended by an informal agreement, unless the law says otherwise for the specific case or the purpose of the required form requires termination in the same form.

    Neni 53 Zgjidhja e kontratave formale Kontratat formale mund të zgjidhen me marrëveshje joformale, përveç nëse në rastin e caktuar nga ligji parashikohet ndryshe, ose kur qëllimi për të cilin është parashikuar forma për lidhjen e kontratës kërkon që zgjidhja e kontratës të bëhet në të njëjtën formë.
  54. 54

    AI-assisted research summary: Contracting parties may agree that a special form is required for contract validity, but they can also later change, complete, or end that contract informally in some cases.

    Neni 54 Forma e kontraktuar 1. Palët kontraktuese mund të merren vesh, që forma e veçantë të jetë kusht për vlefshmërinë e kontratës së tyre. 2. Kontrata për lidhjen e së cilës është kontraktuar forma e veçantë mund të zgjidhet, të plotësohet ose të ndryshohet në ndonjë mënyrë tjetër edhe me marrëveshje joformale. 3. Në qoftë se palët kontraktuese kanë parashikuar formën e caktuar vetëm për të siguruar provën për lidhjen e kontratës së tyre, ose për të arritur diçka tjetër, kontrata është e lidhur kur të jetë arritur pëlqimi për përmbajtjen e saj, ndërsa për kontraktuesin ka lindur në të njëjtën kohë detyrimi që kontratës t`i japin formën e parashikuar.
  55. 55

    AI-assisted research summary: A contract that is not made in the required form has no legal effect, unless the purpose of the form rule indicates otherwise, or unless the parties made validity depend on a special form.

    Neni 55 Sanksioni për mungesë të formës së nevojshme 12 1. Kontrata që nuk është e lidhur në formën e parashikuar nuk ka efekt juridik, në qoftë se nga qëllimi i dispozitës me të cilën është caktuar forma nuk del diçka tjetër. 2. Kontrata që nuk është lidhur në formën e kontraktuar nuk ka efekt juridik, në qoftë se palët e kanë kushtëzuar vlefshmërinë e kontratës me formë të veçantë.
  56. 56

    AI-assisted research summary: If a contract is made in a special form, only what is stated in that form counts; simultaneous oral agreements may still be valid for secondary matters in some cases.

    Neni 56 Kushti i plotësisë së dokumentit 1. Në qoftë se kontrata është lidhur në formë të veçantë, si në bazë të ligjit ashtu edhe në bazë të vullnetit të palëve, vlen vetëm ajo që është shprehur në këtë formë. 2. Megjithatë, do të jenë të vlefshme ujditë e njëkohshme gojore për elementet sekondare për të cilat në kontratën formale nuk është thënë asgjë, në qoftë se nuk janë në kundërshtim me përmbajtjen e saj, apo nëse nuk janë në kundërshtim me qëllimin për të cilin është parashikuar forma. 3. Të vlefshme janë edhe marrëveshjet e njëkohshme gojore që i zvogëlojnë ose i lehtësojnë detyrimet e njërës ose të të dy palëve, në qoftë se forma e veçantë është parashikuar vetëm në interesin e palëve kontraktuese.
  57. 57

    AI-assisted research summary: This article sets out how a contract can be validly concluded in writing, including signatures, a certified fingerprint for a non-writer, exchanged letters, other certain communication methods, and electronic declarations unless another law says otherwise.

    Neni 57 Përpilimi i dokumentit 1. Kur për lidhjen e kontratës nevojitet përpilimi i dokumentit, kontrata është e lidhur kur dokumentin ta nënshkruajnë të gjithë personat që detyrohen prej saj. 2. Kontraktuesi që nuk di të shkruajë do të vejë në dokument shenjën e gishtit të vërtetuar nga dy dëshmitarë ose nga gjykata apo organi tjetër. 3. Për lidhjen e kontratës dypalëshe mjafton që të dy palët ta nënshkruajnë një dokument ose që secila prej palëve të nënshkruajë kopjen e dokumentit të destinuar palës tjetër. 4. Kërkesa e formës me shkrim është e përmbushur, në qoftë se palët këmbejnë letra ose merren vesh me ndonjë mjet tjetër që bënë të mundur që me siguri të përcaktohet përmbajtja dhe personi, i cili e ka dhënë deklaratën. 5. Në qoftë se me ligj shprehimisht nuk caktohet ndryshe, forma me shkrim zëvendësohet edhe me deklarata me mjete elektronike, për të cilat zbatohen dispozitat e ligjit të veçantë.
  58. 58

    AI-assisted research summary: A contract that should be in writing can still be valid if the parties have fully or mostly performed it, unless the purpose of the written form clearly requires otherwise.

    Neni 58 Kur kontrata e përmbushur të cilës i mungon forma me shkrim është e vlefshme Kontrata, për lidhjen e së cilës kërkohet forma me shkrim është e vlefshme edhe pse nuk është lidhur në këtë formë, në qoftë se palët kontraktuese detyrimet i kanë përmbushur në tërësi ose në pjesën më të madhe që dalin nga kontrata, përveç nëse qartë del ndryshe nga qëllimi për të cilin është parashikuar forma. VII. KUSHTI
  59. 59

    AI-assisted research summary: A contract is treated as conditional when its creation or end depends on an uncertain fact.

    Neni 59 Kushtet dhe efektet e tyre 1. Kontrata quhet e lidhur me kusht, në qoftë se krijimi ose shuarja e saj varen nga një fakt i pasigurt. 13 2. Në qoftë se kontrata lidhet nën kusht shtyrës (pezullues) dhe kushti plotësohet, efekti i kontratës fillon që nga lidhja e saj, përveç nëse nga ligji, karakteri i punës ose vullneti i palëve del diç tjetër. 3. Në qoftë se kontrata lidhet nën kushtin zgjidhës, kontrata pushon të vlejë në qoftë se kushti plotësohet. 4. Konsiderohet se kushti është realizuar në qoftë se realizimi i tij, në kundërshtim me parimin e ndërgjegjshmërisë dhe të ndershmërisë, e parandalon pala në dëm të së cilës është caktuar, ndërsa konsiderohet se nuk është realizuar në qoftë se realizimi i tij, në kundërshtim me parimin e ndërgjegjshmërisë dhe të ndershmërisë, e shkakton pala në dobi të së cilës është caktuar.
  60. 60

    AI-assisted research summary: If a contract says the effects of a condition relate back to an earlier time, the participants must enable each other what they would have enabled as if the effects had arisen then, once the condition is met.

    Neni 60 Efekti prapaveprues Nëse sipas përmbajtjes së kontratës pasojat që krijohen me përmbushjen e një kushti kanë efekt që nga një moment më i hershëm kohor, atëherë, në rast të përmbushjes së këtij kushti, pjesëmarrësit janë të detyruar që t`i mundësojnë njëri tjetrit atë që do të kishin mundësuar, sikur pasojat të kishin lindur në çastin më të hershëm kohorë.
  61. 61

    AI-assisted research summary: A contract is invalid if a suspensive or resolutory condition conflicts with mandatory rules, public order, or social morals; a contract with an impossible suspensive condition is also invalid, and an impossible resolutory condition is treated as nonexistent.

    Neni 61 Kushti i palejueshëm ose i pamundur 1. Është e pavlefshme kontrata në të cilën është vënë kushti shtyrës ose zgjidhës në kundërshtim me dispozitat urdhëruese, rendin publik ose moralin e shoqërisë. 2. Kontrata e lidhur nën kusht të pamundshëm shtyrës është e pavlefshme, ndërsa kushti i pamundshëm zgjidhës konsiderohet i paqenë.
  62. 62

    AI-assisted research summary: If a contract is tied to a suspensive condition, the creditor whose right is conditional may request appropriate security for that right if its realization is endangered.

    Neni 62 Sigurimi i të drejtës kushtëzuese Në qoftë se kontrata është e lidhur me kusht shtyrës, kreditori, e drejta e të cilit është kushtëzuar, mund të kërkojë sigurimin përkatës të kësaj të drejte në qoftë se realizimi i saj është rrezikuar.
  63. 63

    AI-assisted research summary: A beneficiary under a suspensive condition may claim damages from the other party if the condition is met and that party, by its fault before fulfillment, prevented or limited the conditional right.

    Neni 63 Mbrojtja e së drejtës së kushtëzuar 1. Përfituesi nga puna juridike e lidhur nën kushtin shtyrës mundet, në rast të përmbushjes së këtij kushti, të kërkojë shpërblimin e dëmit nga pala tjetër, në qoftë se kjo para përmbushjes së kushtit me fajin e saj e ka pamundësuar ose kufizuar të drejtën e cila varet nga ky kusht. 2. Në rast të kontratës së lidhur nën kushtin zgjidhës, të njëjtën të drejtë dhe nën të njëjtat kushte e ka ai në dobi të të cilit rikthehet gjendja e mëhershme juridike.
  64. 64

    AI-assisted research summary: If an object is held under a suspensive condition, later dispositions that would hinder or damage the condition-based purpose become void when the condition is fulfilled; the same rule applies for a resolutory condition.

    Neni 64 Pavlefshmëria e disponimeve gjatë kohëzgjatjes së kushtit 1. Nëse dikush e ka në dispozicion një objekt nën kushtin shtyrës, atëherë çdo disponim tjetër, të cilin e ndërmerr para plotësimit të kushtit, bëhet i pavlefshëm në momentin e plotësimit të kushtit, në masë për sa disponimi do të pengonte ose dëmtonte arritjen e qëllimit që varet nga kushti. 2. E njëjta vlen në rast të një kushti zgjidhës për disponimet e atij, e drejta e të cilit shuhet me plotësimin e këtij kushti. 3. Dispozitat mbi mbrojtjen e të drejtave të personave të tretë në mirëbesim zbatohen përshtatshmërisht. 14 VIII. AFATET
  65. 65

    AI-assisted research summary: This article explains how to calculate deadlines measured in days, weeks, months, or years.

    Neni 65 Llogaritja e afateve 1. Afati i caktuar në ditë fillon të rrjedhë ditën e parë pas ngjarjes nga e cila mund të llogaritet afati, ndërsa përfundon me skadimin e ditës së fundit, të afatit. 2. Afati i caktuar në javë, muaj ose vite përfundon atë ditë që me emër dhe numër përputhet me ditën e lindjes së ngjarjes nga e cila ka filluar të rrjedhë afati; e në qoftë se një ditë e tillë nuk ekziston në muajin e fundit, fundi i afatit bie në ditën e fundit të atij muaji. 3. Në qoftë se dita e fundit e afatit bie në ditën kur në bazë të ligjit është caktuar që të mos punohet, si ditë e fundit e afatit llogaritet dita e parë e punës në vijim. 4. Fillimi i muajit shënon ditën e parë të muajit, mesi i muajit me pesëmbëdhjetë (15) të muajt, dhe fundi i muajit në ditën e fundit të muajit, në qoftë se diçka tjetër nuk rezulton nga qëllimi i palëve, nga natyra e marrëdhënies, ose nga doket.
  66. 66

    AI-assisted research summary: If a contract takes effect from a specified time, the rules for a suspensive condition apply; if a contract stops being in force after a specified time ends, the rules for a resolutive condition apply.

    Neni 66 Aplikimi i rregullave për kushtin Kur efekti i kontratës fillon që nga koha e caktuar vihen në zbatim rregullat për kushtin shtytës; kur kontrata pushon të jetë në fuqi pas mbarimit të kohës së caktuar, vihen në zbatim rregullat për kushtin zgjidhës. IX. KAPARI DHE PENDESA 1. KAPARI
  67. 67

    AI-assisted research summary: Earnest money can make the contract count as concluded, is credited toward performance, and is generally returned if performance is impossible; otherwise, the parties may not withdraw by forfeiting or doubling the earnest unless they agreed differently.

    Neni 67 Kthimi dhe llogaritja e kaparit 1. Në qoftë se në çastin e lidhjes së kontratës njëra palë ia ka dhënë palës tjetër një shumë të hollash, ose një sasi sendesh të tjera të zëvendësueshme si shenjë se kontrata është lidhur (kapari), kontrata konsiderohet e lidhur kur kapari të jetë dhënë, në qoftë se nuk është kontraktuar diç tjetër. 2. Kapari llogaritet në përmbushjen e detyrimit, e në qoftë se kjo nuk është e mundur, atëherë ai (kapari) duhet të kthehet në çastin e përmbushjes. 3. Në qoftë se nuk është kontraktuar diç tjetër, pala që e ka dhënë kaparin nuk mund të heqë dorë nga kontrata, duke ia lënë kaparin palës tjetër, e as që mund ta bëjë këtë pala tjetër duke e kthyer kaparin e dyfishuar.
  68. 68

    AI-assisted research summary: If a contract is not performed, the other party may claim performance, damages, and in some cases return or double return of the earnest money; the court may reduce an excessive earnest money amount on request.

    Neni 68 Mos përmbushja e kontratës 1. Në qoftë se për mos përmbushjen e kontratës është përgjegjëse pala që e ka dhënë kaparin, pala tjetër mundet, sipas vullnetit së saj të kërkojë përmbushjen e kontratës, në qoftë se kjo është ende e mundshme dhe të kërkojë shpërblimin e demit. Ajo mundet kaparin ta kompensojë me shpërblimin e dëmit ose ta kthejë ose pala mundet të pajtohet me kaparin e marrur. 15 2. Në qoftë se për mos përmbushjen e kontratës është përgjegjëse pala që e ka marrë kaparin, pala tjetër mundet, sipas zgjedhjes së saj të kërkojë përmbushjen e kontratës, po të jetë kjo ende e mundur ose të kërkojë shpërblimin e dëmit dhe kthimin e kaparit, ose të kërkojë kthimin e kaparit të dyfishuar. 3. Sidoqoftë, kur pala tjetër, kërkon zbatimin e kontratës, ajo ka të drejtë edhe për shpërblimin e dëmit që pëson për shkak të vonesës. 4. Gjykata mundet, me kërkesë të palës së interesuar, ta zvogëlojë kaparin tepër të lartë.
  69. 69

    AI-assisted research summary: If there is partial performance, the creditor may not keep the deposit and may claim the remaining performance or damages, with the deposit counted toward damages.

    Neni 69 Përmbushja e pjesshme 1. Në rastin e përmbushjes së pjesshme të detyrimit, kreditori nuk mund ta mbajë kaparin, por mund të kërkojë përmbushjen e detyrimit të mbetur dhe shpërblimin e dëmit për shkak të vonesës, apo të kërkojë shpërblimin e dëmit për shkak të përmbushjes jo të plotë, por në dy rastet kapari llogaritet në shpërblimin e dëmit. 2. Në qoftë se kreditori e zgjidhë kontratën dhe e kthen atë që ka marrë si përmbushje të pjesshme, ai mund të zgjedhë midis kërkesave të tjera që i takojnë njërës palë kur kontrata ka mbetur e pa përmbushur me faj të tjetrës. 2. PENDIMI
  70. 70

    AI-assisted research summary: This article lets contracting parties agree that one or both may withdraw from the contract by giving pendimi, but the withdrawing party must give it at the same time as the withdrawal notice.

    Neni 70 Pendimi 1. Me marrëveshjen e palëve kontraktuese mund të autorizohet njëra ose secila palë që të heqë dorë nga kontrata duke e dhënë pendimin. 2. Kur pala në dobi të së cilës është kontraktuar pendimi i deklaron palës tjetër se do ta jep pendimin, ajo nuk mund të kërkojë më përmbushjen e kontratës. 3. Pala e autorizuar për të hequr dorë ka për detyrë të japë pendimin njëkohësisht me deklaratën për heqjen dorë. 4. Në qoftë se kontraktuesit nuk e kanë caktuar afatin brenda të cilit pala e autorizuar mund të heqë dorë nga kontrata, ajo mund ta bëjë këtë gjithnjë gjersa të mos kalojë afati i caktuar për përmbushjen e detyrimit të saj. 5. Kjo e drejtë e heqjes dorë nga kontrata mbaron edhe kur, pala në favor të së cilës është kontraktuar, fillon t`i përmbushë detyrimet nga kjo kontratë ose të pranojë përmbushjen nga pala tjetër.
  71. 71

    AI-assisted research summary: Nëse me kaparin është marrë edhe e drejta për t’u tërhequr nga kontrata, kapari trajtohet si pendim dhe secila palë mund të heqë dorë nga kontrata.

    Neni 71 Kapari si pendim 1. Kur bashkë me kaparin është kontraktuar e drejta e heqjes dorë nga kontrata, atëherë kapari konsiderohet si pendim dhe secila palë mund të heqë dorë nga kontrata. 2. Në këtë rast, në qoftë se heq dorë pala që e ka dhënë kaparin, kjo e humb atë, e në qoftë se heq dorë pala që e ka marrë kaparin, ajo e kthen të dyfishuar. 16 NËNKREU 2 PËRFAQËSIMI I. PËRFAQËSIMI NË PËRGJITHËSI
  72. 72

    AI-assisted research summary: Kontratat dhe punët e tjera juridike mund të kryhen edhe me përfaqësues.

    Neni 72 Mundësia e përfaqësimit 1. Lidhja e kontratës dhe punët e tjera juridike mund të kryhen edhe me përfaqësues. 2. Autorizimi për përfaqësim bazohet në ligj, në aktin e përgjithshëm të personit juridik, në aktin e organit kompetent ose në deklarimin e vullnetit të të përfaqësuarit (prokura).
  73. 73

    AI-assisted research summary: A representative’s contract, made within their authority and in the represented person’s name, binds both the represented person and the other contracting party.

    Neni 73 Efekti i përfaqësimit 1. Kontrata të cilën e lidhë përfaqësuesi në emër të personit të përfaqësuar dhe në kuadrin e autorizimeve të veta, e obligon drejtpërdrejt të përfaqësuarin dhe palën tjetër kontraktuese. 2. Nën të njëjtat kushtet edhe veprimet e tjera juridike të përfaqësuesit krijojnë efekt juridik direkt ndaj personit të përfaqësuar 3. Përfaqësuesi ka për detyrë ta njoftojë palën tjetër se paraqitet në emër të personit të përfaqësuar, por edhe kur nuk e bënë këtë gjë kontrata ka efekt juridik për të përfaqësuarin dhe për palën tjetër, në qoftë se kjo ka ditur, ose nga rrethanat, ka mundur të vijë në përfundim se ai paraqitet si përfaqësues.
  74. 74

    AI-assisted research summary: Përfaqësuesi nuk mund t’ia bartë autorizimet e veta një tjetri, përveç kur kjo lejohet me ligj ose me kontratë.

    Neni 74 Bartja e autorizimeve 1. Përfaqësuesi nuk mund të bëjë bartjen e autorizimeve ta veta në tjetrin, përveç nëse kjo i është lejuar me ligi ose me kontratë. 2. Përjashtimisht, ai mund ta bëjë këtë, në qoftë se është i penguar nga rrethanat që punën ta kryejë vetë, kurse interesat e të përfaqësuarit kërkojnë ndërmarrjen pa vonesë të veprimit juridik.
  75. 75

    AI-assisted research summary: If a representative exceeds authority, the represented person is bound only if they approve it.

    Neni 75 Tejkalimi i kufirit të autorizimit 1. Kur përfaqësuesi i tejkalon kufijtë e autorizimit, i përfaqësuari është në obligim vetëm në qoftë se e miraton kapërcimin. 2. Në qoftë se i përfaqësuari nuk e aprovon kontratën brenda afatit që nevojitet rregullisht që kontrata e llojit të tillë të shqyrtohet e të vlerësohet, do të konsiderohet se aprovimi nuk është dhënë fare. 3. Aprovimi i specifikuar nga paragrafi paraprak ka efekt prapaveprues, në qoftë se palët nuk caktojnë ndryshe. 4. Në qoftë se pala tjetër nuk ka ditur dhe as që është dashur ta dinte për kapërcimin e autorizimit, menjëherë posa ta ketë mësuar për tejkalimin e bërë, mundet duke mos pritur që i përfaqësuari të deklarohet rreth kontratës, ta deklarojë se nuk e quan vetën të obliguar nga kontrata. 17 5. Në qoftë se i përfaqësuari e refuzon lejimin, përfaqësuesi dhe i përfaqësuari janë solidarisht përgjegjës për dëmin që e ka pësuar pala tjetër, po që se kjo nuk ka ditur dhe as që është dashur te ishte ne dijeni për tejkalimin e autorizimit.
  76. 76

    AI-assisted research summary: A contract made by an unauthorized representative binds the represented person only if that person later approves it.

    Neni 76 Lidhja e kontratës nga personi i paautorizuar 1. Kontrata që lidhet prej ndonjë personi si i autorizuari në emër të tjetrit pa autorizimin e këtij, e obligon personin e përfaqësuar në mënyrë të paautorizuar vetëm nëse ky e aprovon kontratën më vonë. 2. Pala me të cilën është lidhur kontrata mund të kërkojë nga personi i përfaqësuar në mënyrë të paautorizuar që në afatin e caktuar të deklarohet nëse e lejon kontratën ose jo. 3. Në qoftë se personi i përfaqësuar në mënyrë ta paautorizuar as edhe në afatin e lënë të kontratës nuk e lejon atë, konsiderohet sikur kontrata ta mos jetë lidhur fare. 4. Në këtë rast pala me të cilin është lidhur kontrata, mund të kërkojë nga personi i cili si përfaqësues e ka lidhur kontratën pa autorizim kompensimin e dëmit, në qoftë se në çastin e lidhjes se kontratës nuk e ka ditur e as që është dashur ta dije se ky person nuk ka pasur autorizim për lidhjen e kontratës. II. DISPOZITA PLOTËSUESE LIDHUR ME PROKURËN
  77. 77

    AI-assisted research summary: A power of attorney gives the authorized person authority to represent the authorizer.

    Neni 77 Dhënia e prokurës 1. Prokura përmban autorizimin për përfaqësim që i jepet me punë juridike të autorizuarit nga ana e autorizuesit. 2. Ekzistimi dhe vëllimi i prokurës janë të pavarur nga raporti juridik mbi bazën e së cilës është dhënë prokura. 3. I autorizuar mund të jetë edhe personi juridik.
  78. 78

    AI-assisted research summary: The legal form required for a contract or other legal act also applies to the power of attorney used to conclude that contract or carry out that act.

    Neni 78 Forma e veçantë e prokurës Forma e parashikuar me ligj për ndonjë kontratë ose për ndonjë punë tjetër juridike vlen edhe për prokurën që jepet për lidhjen e kësaj kontrate, përkatësisht për ndërmarrjen e kësaj pune juridike.
  79. 79

    AI-assisted research summary: A representative may act only within the authority granted by the power of attorney, and needs special authorization for certain transactions.

    Neni 79 Vëllimi i autorizimit 1. Përfaqësuesi mund të ndërmerr vetëm ato punë juridike për ndërmarrjen e të cilave i është dhënë prokura. 2. Përfaqësuesi, të cilit i është dhënë prokura e përgjithshme mund të ndërmerr vetëm punë juridike që i takojnë ushtrimit të veprimtarisë së rregullt. 3. Puna që nuk hyn në veprimtari të rregullt mund të ndërmerret nga përfaqësuesi vetëm në qoftë se është i autorizuar veçanërisht për ndërmarrjen e kësaj pune ose të llojeve të punëve ku bën pjesë e njëjta. 4. Përfaqësuesi nuk mundet, pa autorizim të veçantë për secilin rast të veçantë, të ndërmerr detyrimin kambialor, të lidhë kontratë për dorëzaninë, për pajtimin, për gjykatën e zgjedhur ose arbitrazhin, për 18 tjetërsimin apo ngarkimin e paluajtshmerive, që të përfshihet në një kontest, e as të heqë dorë nga ndonjë e drejtë pa shpërblim.
  80. 80

    AI-assisted research summary: The grantor of a power of attorney may limit or revoke it, even if they previously waived that right by contract.

    Neni 80 Revokimi dhe kufizimi i prokurës 1. Dhënësi i prokurës mund ta kufizojë ose ta revokojë prokurën, edhe nëse me kontratë ka hequr dorë nga kjo e drejtë. 2. Revokimi dhe kufizimi i secilës prokurë mund të bëhet me deklaratë pa formë të veçantë. 3. Në qoftë se me revokimin ose me kufizimin e prokurës është cenuar kontrata mbi dekretin ose kontrata mbi veprën, apo ndonjë kontratë tjetër i autorizuari ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit të shkaktuar me këtë.
  81. 81

    AI-assisted research summary: Revoking or limiting a proxy does not affect a third person who dealt with the authorized person without knowing, and without having to know, of the revocation or limitation.

    Neni 81 Efekti i shuarjes dhe i kufizimit të prokurës ndaj personave të tretë 1. Revokimi i prokurës dhe kufizimi i saj, nuk ka efekt ndaj personit të tretë që ka lidhur kontratën me të autorizuarin, apo që ka kryer ndonjë punë tjetër juridike, e nuk ishte në dijeni dhe as që ka qenë i obliguar të dinte se prokura është revokuar, përkatësisht se është kufizuar. 2. Në këtë rast, dhënësi i prokurës ka të drejtë të kërkojë nga i autorizuari shpërblimin e dëmit që do të pësonte për këtë arsye, me përjashtim kur i autorizuari nuk ishte në dijeni as që është dashur ta dinte për revokimin, përkatësisht për kufizimin e prokurës. 3. E njëjta vlen edhe në rastet të tjera të shuarjes së prokurës.
  82. 82

    AI-assisted research summary: This article says a power of attorney ends when the authorized legal person ends or when the grantor dies, unless the law says otherwise.

    Neni 82 Raste të tjera të shuarjes të prokurës 1. Prokura shuhet me shuarjen e personit juridik si i autorizuar, në qoftë se me ligj nuk është caktuar ndryshe. 2. Prokura shuhet me vdekjen e autorizuesit. 3. Prokura shuhet me shuarjen e personit juridik, përkatësisht me vdekjen e personit që e ka dhënë atë, përveç nëse puna e filluar nuk mund të ndërpritet pa u shkaktuar dëm trashëgimtarëve ligjorë, apo nëse prokura vlen edhe në rast të vdekjes së dhënësit të prokurës, si me vullnetin e tij, ashtu edhe duke marrë parasysh karakterin e punës. III. AUTORIZIMI AFARIST
  83. 83

    AI-assisted research summary: Certain workers under contract with a company or independent trader are entitled to conclude and carry out specific contracts.

    Neni 83 Autorizimi i punonjësit Personat që në bazë të kontratës me një kompani ose tregtar të pavarur kryejnë punë që kërkon lidhjen ose përmbushjen e kontratave specifike, si shitës në dyqane, persona që kryejnë punë specifike në furnizim me ushqim dhe sektorin spitalor, dhe sportelistë në zyra të postës dhe bankave, kanë të drejtën të lidhin dhe përmbushin këto kontrata.
  84. 84

    AI-assisted research summary: Travel sales representatives may act only within the authority given for selling goods, and may also receive certain declarations and take needed steps to protect the principal’s contractual rights.

    Neni 84 Të drejtat e përfaqësuesit të shitjeve të udhëtimeve 1. Përfaqësuesi i shitjeve të udhëtimeve për një kompani ose tregtar të vetëm autorizohet vetëm për veprimet juridike që lidhen me shitjen e mallrave dhe të përmendura në autorizim. 19 2. Në rast se nuk është e sigurt, përfaqësuesi i shitjeve të udhëtimeve konsiderohet se nuk ka të drejtë të lidhë kontratë, por thjesht të marrë urdhra. 3. Përfaqësuesit e shitjeve të udhëtimeve të autorizuar për lidhjen e kontratave për shitjen mallrave nuk autorizohen për lidhjen e kontratave për kredi ose për pranimin e të ardhurave të shitjeve, përveç nëse posedojnë një autorizim të veçantë për shitje të kredisë ose për pranimin e të ardhurave të shitjeve. 4. Përfaqësuesit e shitjeve të udhëtimeve kanë të drejtë të pranojnë për autorizuesin deklarata në lidhje me të metat në mallra dhe deklarata të tjera në lidhje me përmbushjen e kontratës së lidhur me përfshirjen e tyre, dhe të marrë masat e nevojshme në emër të autorizuesit për të ruajtur të drejtat kontraktore të autorizuesit. NËNKREU 3 INTERPRETIMI I KONTRATËS
  85. 85

    AI-assisted research summary: Contract provisions apply according to their content, and contested provisions must be interpreted by looking beyond the literal wording to the parties’ common intent and the principles of obligations law in this statute.

    Neni 85 Aplikimi i dispozitave dhe interpretimi i dispozitave kontestuese 1. Dispozitat e kontratës zbatohen ashtu sikundër e kanë përmbajtjen. 2. Me rastin e interpretimit të dispozitave kontestuese nuk duhet lidhur vetëm për domethënien tekstuale të shprehjeve të përdorura, por duhet hulumtuar qëllimi i përbashkët i kontraktuesve dhe dispozita të kuptohet ashtu sikundër u përgjigjet parimeve të së drejtës së detyrimeve të përcaktuara me këtë ligj.
  86. 86

    AI-assisted research summary: If a contract uses preprinted wording or was prepared and proposed by one party, any unclear terms are interpreted in favor of the other party.

    Neni 86 Dispozitat e paqarta në raste të veçanta Në rastin kur kontrata është lidhur sipas përmbajtjes së shtypur që më parë, ose kur kontrata ka qenë në ndonjë mënyrë e përgatitur dhe e propozuar nga njëra palë kontraktuese, dispozitat e paqarta do të interpretohen në dobi të palës tjetër.
  87. 87

    AI-assisted research summary: Ambiguous clauses in a gratuitous contract should be interpreted in the way that is less burdensome to the debtor; in a contract for compensation, they should be interpreted to achieve a fair balance of reciprocal performance.

    Neni 87 Rregullat plotësuese Dispozitat e paqarta në kontratën pa shpërblim duhet interpretuar në kuptimin që dispozita e rëndon më pak debitorin, ndërsa te kontrata me shpërblim në kuptimin me të cilin realizohet një marrëdhënie e drejtë e prestimeve reciproke.
  88. 88

    AI-assisted research summary: Palët kontraktuese mund të parashikojnë që një i tretë ta interpretojë kontratën kur ka mosmarrëveshje për kuptimin ose shtrirjen e dispozitave kontraktuese.

    Neni 88 Interpretimi jashtëgjyqësor i kontratës 1. Palët kontraktuese mund të parashikojnë se, në rastin e mospajtimit lidhur me kuptimin dhe sferën e dispozitave kontraktuese, një i tretë do ta interpretojë kontratën. 2. Në këtë rast, në qoftë se me kontratë nuk është parashikuar ndryshe, palët nuk mund të fillojnë kontestin para gjykatës ose para organit tjetër kompetent, derisa mos e marrin më parë interpretimin e kontratës, përveç nëse personi i tretë refuzon ta japë interpretimin e kontratës. 20 NËNKREU 4 PAVLEFSHMËRIA E KONTRATËS I. KONTRATAT NULE
  89. 89

    AI-assisted research summary: A contract is void if it conflicts with public order, mandatory rules, or social morals, unless the protected rule points to another sanction or the law says otherwise. If only one party is prohibited from entering the contract, the contract remains valid unless the law provides otherwise for that case.

    Neni 89 Nuliteti 1. Kontrata që është në kundërshtim me rendin publik, dispozitat urdhëruese, ose moralin e shoqërisë është nule, në qoftë se qëllimi i rregullës së cenuar nuk udhëzon në ndonjë sanksion tjetër apo në qoftë se ligji në rastin e caktuar nuk parashikon diç tjetër. 2. Në qoftë se lidhja e kontratës së caktuar është e ndaluar vetëm për njërën palë, kontrata do të jetë e vlefshme, në qoftë se në ligj nuk është parashikuar ndryshe për rastin e caktuar, ndërsa pala që e ka cenuar ndalesën ligjore do të pësojë pasoja përkatëse.
  90. 90

    AI-assisted research summary: If a contract is null, each party must return what it received; if return is impossible, monetary compensation is required. For null contracts contrary to fundamental moral principles, the court may refuse all or part of the bad-faith party’s return claim.

    Neni 90 Pasojat e nulitetit 1. Në rastin e nulitetit të kontratës secila palë kontraktuese ka për detyrë t’ia kthej palës atë që ka marrë në bazë të kontratës së tillë, e në rast se kjo është e pamundshme apo nëse kthimi parandalohet nga natyra e asaj që është plotësuar, duhet të bëhet kompensimi përkatës në të holla sipas çmimeve në kohën e nxjerrjes së vendimit gjyqësor, përveç nëse përcaktohet ndryshe me ligj. 2. Në rast se kontrata është nul për shkak se sipas përmbajtjes ose qëllimit të vet është në kundërshtim me parimet themelore morale, gjykata mund të refuzojë tërësisht ose pjesërisht kërkesën e palës së pandërgjegjshme për kthimin e asaj që i ka dhënë palës tjetër; në marrjen e vendimit, gjykata do të ketë parasysh shkallën e veprimit në mirëbesim të njërës ose të të dy palëve dhe rëndësinë e interesave që cenohen.
  91. 91

    AI-assisted research summary: A void clause does not automatically void the whole contract if the contract can still stand without it and the clause was not decisive for making the contract.

    Neni 91 Nuliteti i pjesshëm 1. Nuliteti i ndonjë dispozite të kontratës nuk mund të ketë si pasojë nulitetin edhe të vetë kontratës, në qoftë se ajo mund të qëndrojë pa dispozitën nule, dhe në qoftë se ajo nuk ka qenë kusht apo motiv vendimtar për lidhjen e saj. 2. Megjithatë, kontrata do të jetë e vlefshme edhe atëherë kur dispozita nule ka qenë kusht ose motiv vendimtar i kontratës në rastin kur nuliteti është konstatuar pikërisht që kontrata të lirohej prej kësaj dispozite dhe të vlejë pa te.
  92. 92

    AI-assisted research summary: If a void contract also meets the validity conditions of another contract, that other contract applies between the parties when it matches their intended purpose and can be assumed they would have made it had they known the first contract was void.

    Neni 92 Konversioni i kontratës së pavlefshme Kur kontrata nule i plotëson kushtet për vlefshmërinë e ndonjë kontrate tjetër, atëherë midis kontraktuesve do të vlejë kjo e dyta, në qoftë se kjo do të ishte në përputhje me qëllimin të cilin kontraktuesit e kanë pasur parasysh kur e kanë lidhur kontratën dhe në qoftë se mund të merret se këta do ta lidhin këtë kontratë po të ishin në dijeni për nulitetin e kontratës së tyre.
  93. 93

    AI-assisted research summary: A void contract does not become valid if the invalidity ground or ban disappears later; but nullity cannot be claimed if the ban was minor and the contract has already been performed.

    Neni 93 Shuarja e mëvonshme e shkaqeve të nulitetit 1. Kontrata nule nuk bëhet e vlefshme, nëse ndalesa ose ndonjë shkak tjetër i pavlefshmërisë zhduket më vonë. 21 2. Mirëpo, në qoftë se ndalesa ka qenë me rëndësi të vogël, ndërsa kontrata është zbatuar, atëherë nuk mund të kërkohet nuliteti.
  94. 94

    AI-assisted research summary: A party at fault for making a void contract is liable to the other party for damage caused by the contract’s nullity if the other party did not know, and should not have known, the cause of nullity.

    Neni 94 Përgjegjësia e personit fajtor për nulitetin e kontratës Kontraktuesi që është fajtor për lidhjen e kontratës nule i përgjigjet bashkë kontraktuesit të tij për dëmin që pëson për shkak të nulitetit të kontratës, në qoftë se ky nuk ishte në dijeni apo sipas rrethanave nuk do të duhej te ishte ne dijeni për ekzistimin e shkakut të nulitetit.
  95. 95

    AI-assisted research summary: The court must address nullity on its own initiative, and any interested person may be called in relation to it.

    Neni 95 Kërkimi i nulitetit Për nulitetin gjykata kujdeset sipas detyrës zyrtare dhe në atë mund të thirret çdo person i interesuar.
  96. 96

    AI-assisted research summary: The right to request nullity does not expire.

    Neni 96 Kërkimi i pakufizuar i nulitetit E drejta e paraqitjes së kërkesës të nulitetit nuk shuhet. II. KONTRATAT E RRËZUESHME
  97. 97

    AI-assisted research summary: A contract is voidable if it was concluded by a party with limited capacity to act, if there were defects in the parties’ will when it was made, or if another law or a special provision says so.

    Neni 97 Kontrata e rrëzueshme Kontrata është e rrëzueshme kur e ka lidhur pala me aftësi të kufizuar për të vepruar, kur gjatë lidhjes së saj ka pasur të meta në pikëpamje të vullnetit të palëve, si dhe kur kjo gjë është caktuar me këtë ligj ose me dispozitë të veçantë.
  98. 98

    AI-assisted research summary: A contracting party may ask for the contract to be declared invalid, and the other party may require a reply within at least 30 days.

    Neni 98 Anulimi i kontratës 1. Pala kontraktuese, në interesin e së cilës është vërtetuar rrëzueshmëria, mund të kërkojë që kontrata të shpallet e pavlefshme. 2. Mirëpo, bashkëkontraktuesi i kësaj pale mund të kërkojë prej saj që, brenda afatit të caktuar, por jo më të shkurtër se tridhjetë (30) ditë, të deklarohet se a mbetet pranë kontratës apo jo, sepse në të kundërtën do të konsiderojë se kontrata është shpallur e pavlefshme. 3. Në qoftë se pala e thirrur kontraktuese brenda afatit të lënë nuk deklarohet apo nëse deklaron se nuk mbetet pranë kontratës, konsiderohet se kontrata është shpallur e pavlefshme.
  99. 99

    AI-assisted research summary: If something has been performed under an annulled voidable contract, it must be returned; if return is impossible or barred by the nature of the performance, money compensation must be paid.

    Neni 99 Pasojat e anulimit 1. Në rast se në bazë të kontratës se rrëzueshme që është anuluar është përmbushur diçka, duhet të bëhet kthimi; në rast se kjo është e pamundshme apo në rast se kthimi ndalohet nga natyra e asaj që është përmbushur, duhet të bëhet kompensimi përkatës në të holla. 2. Kompensimi në të holla jepet sipas çmimeve në kohën e kthimit ose në kohën e nxjerrjes së vendimit gjyqësor. 22
  100. 100

    AI-assisted research summary: If the reason a contract can be annulled lies on one contractor’s side, that contractor is responsible for the other contractor’s damage from the annulment, unless the other contractor knew or should have known about that reason.

    Neni 100 Përgjegjësia për anulimin e kontratës Kontraktuesi, në anën e të cilit është shkaku i rrëzueshmërisë, i përgjigjet bashkë kontraktuesit për dëmin që pëson për shkak të anulimit të kontratës, nëse ky nuk ishte në dijeni dhe as që duhej të ishte në dijeni për ekzistimin e shkakut të rrëzueshmërisë së kontratës.
  101. 101

    AI-assisted research summary: A person with limited capacity to act is liable for damage caused by annulment of a contract if that person fraudulently persuaded the other party that they were capable of acting.

    Neni 101 Përgjegjësia e personit me aftësi të kufizuar për të vepruar Personi me aftësi të kufizuar për të vepruar përgjigjet për dëmin e shkaktuar me anulimin e kontratës, në qoftë se me dinakëri e ka bindur bashkë kontraktuesin e tij se është i aftë për të vepruar.
  102. 102

    AI-assisted research summary: The right to ask for annulment of a voidable contract expires after 1 year from when the cause of voidability becomes known, or when violence stops, and in any event after 3 years from the contract date.

    Neni 102 Shuarja e së drejtës së anulimit 1. E drejta për të kërkuar anulimin të një kontrate të rrëzueshme shuhet me skadimin e afatit prej një (1) viti nga dita kur të jetë ditur shkaku i rrëzueshmërisë, përkatësisht prej pushimit të dhunës. 2. Kjo e drejtë në çdo rast shuhet me skadimin e afatit prej tri (3) vitesh nga dita e lidhjes së kontratës. NËNKREU 5 KONTRATAT E DYANSHME DETYRUESE I. PËRGJEGJËSIA PËR TË METAT MATERIALE DHE JURIDIKE TË PËRMBUSHJES
  103. 103

    AI-assisted research summary: In a remunerated contract, each contracting party is responsible for material defects in its own non-performance, and the contractor is also responsible for legal defects and must protect the other party against third-party rights or claims that would exclude or limit that party’s right.

    Neni 103 Përgjegjësia për të metat materiale dhe juridike 1. Te kontrata me shpërblim secili kontraktues përgjigjet për të metat materiale të mos përmbushjes së vet. 2. Kontraktuesi përgjigjet edhe për të metat juridike të përmbushjes dhe ka për detyrë të mbrojë palën tjetër nga të drejtat dhe kërkesat e personave të tretë me të cilat e drejta e saj do të përjashtohej ose kufizohej. 3. Lidhur me këto detyrime të bartësve përshtatshmërisht zbatohen dispozitat e këtij ligji për përgjegjësitë e shitësit për të metat materiale dhe juridike, në qoftë se për rastin e caktuar nuk është parashikuar ndryshe. II. KUNDËRSHTIMI I MOSPËRMBUSHJES SË KONTRATËS
  104. 104

    AI-assisted research summary: In bilateral contracts, a party generally does not have to perform if the other party has not performed or is not ready to perform at the same time, unless the contract, a law, or the nature of the work says otherwise.

    Neni 104 Rregullat e përmbushjes së njëkohshme 1. Në kontratat e dyanshme asnjëra palë nuk e ka për detyrë ta përmbushë detyrimin e vet në qoftë se pala tjetër nuk e përmbush, ose nuk është e gatshme që njëkohësisht ta përmbushë detyrimin e saj, me përjashtim kur është kontraktuar diçka tjetër ose është caktuar me ligj apo kur rrjedh diçka tjetër nga vetë natyra e punës. 23 2. Mirëpo, në qoftë se në gjykatë njëra nga palët thekson se nuk e ka për detyrë ta përmbushë detyrimin e vet, gjersa edhe pala tjetër nuk e përmbush të vetin, gjykata do t”i urdhërojë që ta përmbushë detyrimin e saj kur pala tjetër ta përmbushë të vetin.
  105. 105

    AI-assisted research summary: Në disa raste, pala që duhet të performojë e para mund ta shtyjë përmbushjen e detyrimit, të kërkojë sigurim dhe, nëse afati pa rezultat kalon, ta zgjidhë kontratën.

    Neni 105 Kur përmbushja e detyrimit të njërës palë bëhet e pasigurt 1. Në qoftë se është kontraktuar që së pari njëra palë ta përmbushë detyrimin e saj, e më vonë, pas lidhjes së kontratës, rrethanat materiale të palës tjetër keqësohen deri në atë masë saqë është e pasigurt nëse ajo do të mund ta përmbushë detyrimin e saj, ose nëse kjo pasiguri del nga shkaqet tjera serioze, atëherë pala që është detyruar ta përmbushë e para detyrimin e saj, mund ta shtyjë përmbushjen e tij gjersa pala tjetër mos ta përmbushë detyrimin e vet, apo derisa të mos të japë sigurim të mjaftueshëm se do ta përmbushë atë. 2. Kjo vlen edhe kur rrethanat materiale të palës tjetër kanë qenë në të njëjtën masë të vështira, qysh para lidhjes së kontratës, në qoftë se bashkë kontraktuesi i saj për këtë nuk ishte në dijeni e as që duhej të ishte në dijeni. 3. Në raste të tilla, pala që është detyruar që e para ta përmbushë detyrimin e vet mund të kërkojë që t`i jepet sigurimi brenda një afati të përshtatshëm, e pasi të kalojë ky afat pa rezultat, mund ta zgjidhë kontratën. III. ZGJIDHJA E KONTRATËS PËR SHKAK TË MOSPËRMBUSHJES
  106. 106

    AI-assisted research summary: In bilateral contracts, if one party does not perform its obligation, the other party may demand performance or, under the conditions in the following articles and if not otherwise provided, terminate the contract by simple declaration. The other party is also entitled to damages.

    Neni 106 Të drejtat e njërës palë kur pala tjetër nuk e përmbushë detyrimin saj Në kontratat e dyanshme, kur njëra palë nuk e përmbushë detyrimin e saj, pala tjetër mundet, në qoftë se nuk është caktuar diç tjetër, të kërkojë përmbushjen e detyrimit ose, në kushtet të parashikuara në nenet e mëposhtëm, ta zgjidhë kontratën me deklaratë të thjeshtë, në qoftë se zgjidhja e kontratës nuk krijohet sipas vetë ligjit. Në çdo rast ka të drejtë në shpërblimin e dëmit.
  107. 107

    AI-assisted research summary: If timely performance is essential and the debtor misses the deadline, the contract ends by law. The creditor may keep the contract alive by promptly asking for performance after the deadline, or later declare termination if performance still is not completed within a reasonable time.

    Neni 107 Kur përmbushja brenda afatit është element thelbësor i kontratës 1. Kur përmbushja e detyrimit brenda afatit të caktuar është element thelbësor i kontratës, ndërsa debitori nuk e përmbush detyrimin brenda këtij afati, kontrata zgjidhet sipas vetë ligjit. 2. Kreditori mund ta mbajë kontratën në fuqi, në qoftë se pas skadimit të afatit, pa shtyrje e njofton debitorin se kërkon përmbushjen e kontratës. 3. Kur kreditori e ka kërkuar përmbushjen, por kjo nuk është realizuar brenda afatit të arsyeshëm, mund të deklarojë zgjidhjen e kontratës. 4. Këto rregulla vlejnë si në rastin kur palët kontraktuese kanë parashikuar që kontrata të konsiderohet e zgjidhur në qoftë se nuk do të përmbushet brenda afatit të caktuar, ashtu edhe kur përmbushja e kontratës brenda afatit të caktuar është element thelbësor i kontratës sipas vetë natyrës së punës.
  108. 108

    AI-assisted research summary: If timely performance is not an essential part of the contract, the debtor may still perform after the deadline, and the creditor may demand performance. If the creditor wants to terminate the contract, they must first give the debtor a new appropriate deadline.

    Neni 108 Kur përmbushja e detyrimit brenda afatit nuk është element thelbësor i kontratës 1. Kur përmbushja e detyrimit brenda afatit të caktuar nuk është element thelbësor i kontratës, debitori mban të drejtën që edhe pas skadimit të afatit ta përmbushë detyrimin e tij, kurse kreditori të kërkojë përmbushjen e saj. 24 2. Në qoftë se kreditori dëshiron ta zgjidhë kontratën duhet detyrimisht t`i lejë debitorit një afat të ri të përshtatshëm për përmbushjen e detyrimit. 3. Në qoftë se debitori nuk e përmbush detyrimin brenda afatit të ri krijohen të njëjtat pasoja sikurse kur afati është element thelbësor i kontratës.
  109. 109

    AI-assisted research summary: The creditor may end the contract without giving the debtor a new deadline if the debtor’s conduct shows the debt will not be performed even with a new deadline.

    Neni 109 Zgjidhja e kontratës pa lënien e afatit të ri Kreditori mund ta zgjidhë kontratën pa i lënë debitorit afat të ri për përmbushjen e detyrimit në qoftë se nga qëndrimi i debitorit del se ai detyrimin e tij nuk do ta përmbushë as në afatin e ri.
  110. 110

    AI-assisted research summary: If it becomes clear before the performance deadline that one party will not perform its contractual obligation, the other party may terminate the contract and claim damages.

    Neni 110 Zgjidhja e kontratës para skadimit të afatit Kur para skadimit të afatit për përmbushjen e detyrimit del e qartë se njëra palë nuk do ta përmbushë detyrimin e saj nga kontrata, pala tjetër mund ta zgjidhë kontratën dhe të kërkojë shpërblimin e dëmit.
  111. 111

    AI-assisted research summary: For continuing-performance contracts, the other party may end the contract if one party fails to perform and future performance is clearly unlikely; the debtor may keep the contract by giving appropriate security.

    Neni 111 Zgjidhja e kontratës me detyrime të vazhdueshme 1. Kur në kontratën me detyrime të vazhdueshme njëra palë nuk përmbush një detyrim, pala tjetër mundet brenda një afati të arsyeshëm, ta zgjidhë kontratën lidhur me të gjitha detyrimet e ardhshme, në qoftë se nga rrethanat konkrete del e qartë se as ato nuk do të përmbushen. 2. Pala mund ta zgjidhë kontratën jo vetëm sa u përket detyrimeve të ardhshme, por edhe sa u përket detyrimeve të përmbushura, po qe se përmbushja e tyre pa përmbushjen e atyre që kanë mbetur nuk ka interes për te. 3. Debitori mund ta mbajë kontratën, në qoftë se jep sigurimin përkatës.
  112. 112

    AI-assisted research summary: If the creditor terminates the contract because the debtor did not perform the obligation, the creditor must notify the debtor without delay.

    Neni 112 Detyrimi i njoftimit Kreditori i cili për shkak të mos përmbushjes së detyrimit të debitorit e zgjidh kontratën, ka për detyrë që këtë t`ia komunikojë debitorit pa shtyrje.
  113. 113

    AI-assisted research summary: A contract cannot be terminated because of non-performance of a minor part of the obligation.

    Neni 113 Kontrata që nuk mund të zgjidhet Kontrata nuk mund të zgjidhet për shkak të mos përmbushjes së pjesës me vlerë të vogël të detyrimit.
  114. 114

    AI-assisted research summary: When a contract is terminated, both parties are released from their duties except for liability for eventual damages.

    Neni 114 Pasojat juridike të zgjidhjes 1. Me zgjidhjen e kontratës të dy palët lirohen nga detyrimet e tyre, me përjashtim të detyrimit për shpërblimin e dëmit eventual. 2. Në qoftë se njëra palë e ka përmbushur kontratën tërësisht ose pjesërisht, ka të drejtë që t`i kthehet ajo që ka dhënë. 3. Në qoftë se të dy palët kanë të drejtë të kërkojnë kthimin e asaj që kanë dhënë, kthimet reciproke bëhen sipas rregullave për përmbushjen e kontratave të dyanshme. 25 4. Secila palë i ka borxh tjetrës shpërblimin për dobitë që ka pasur në ndërkohë prej asaj që e ka për detyrë ta kthejë ose ta shpërblejë. 5. Pala e cila kthen të hollat ka për detyrë të paguajë kamatëvonesën që nga dita kur e ka marrë pagesën.
  115. 115

    AI-assisted research summary: Termination is done by declaring it to the other party.

    Neni 115 Deklarimi i zgjidhjes Zgjidhja bëhet me deklarimin ndaj palës tjetër. IV. ZGJIDHJA OSE REVIDIMI I KONTRATËS PËR SHKAK TË RRETHANAVE TË NDRYSHUARA
  116. 116

    AI-assisted research summary: When changed circumstances make contract performance harder or frustrate the contract’s purpose, the affected party may ask for the contract to be terminated or changed.

    Neni 116 Klauzula Rebus Sic Stantibus 1. Në qoftë se pas lidhjes së kontratës krijohen rrethanat që e vështirësojnë përmbushjen e detyrimit të njërës palë, apo në qoftë se për shkak të tyre nuk mund të realizohet qëllimi i kontratës, e si në njërin, ashtu edhe në rastin tjetër në atë masë sa që del e qartë se kontrata nuk i përgjigjet më asaj që është pritur nga palët kontraktuese dhe se sipas vlerësimit të përgjithshëm do të ishte e padrejtë të mbahet në fuqi e tillë siç është, pala të cilës i është vështirësuar përmbushja e detyrimit, përkatësisht pala e cila për shkak të rrethanave të ndryshuara nuk mund ta realizojë qëllimin e kontratës, mund të kërkojë që kontrata të zgjidhet apo të ndryshohet. 2. Zgjidhja e kontratës nuk mund të kërkohet në qoftë se pala thirret në rrethana të ndryshuara, ka pasur për detyrë që në kohën e lidhjes së kontratës të marrë në konsiderim këto rrethana ose ka mundur që këto t`i evitojë apo t`i përballojë. 3. Pala që kërkon zgjidhjen e kontratës nuk mund të thirret në rrethana të ndryshuara që janë shkaktuar pas skadimit të afatit të caktuar për përmbushjen e detyrimit të saj. 4. Kontrata nuk do të zgjidhet në qoftë se pala tjetër ofron ose pranon që kushtet përkatëse të kontratës të ndryshohen në mënyrë të drejtë. 5. Në qoftë se është deklaruar zgjidhja e kontratës, gjykata me kërkesë të palës tjetër, do ta detyrojë palën që e ka kërkuar zgjidhjen t`ia shpërblejë palës tjetër pjesën e dëmit të caktuar në mënyrë të drejtë, të cilën e pëson për këtë.
  117. 117

    AI-assisted research summary: The authorized party seeking termination or change of a contract because circumstances have changed must notify the other party as soon as it learns the relevant circumstances.

    Neni 117 Detyrimi i njoftimit Pala që është e autorizuar, që për shkak të ndryshimit të rrethanave të kërkojë zgjidhjen ose ndryshimin e kontratës, ka për detyrë që për qëllimin e saj ta njoftojë palën tjetër, posa të këtë mësuar se janë shkaktuar rrethanat e tilla. Në qoftë se këtë nuk e bën, përgjigjet për dëmin që ka pësuar pala tjetër për shkak se kërkesa nuk i është komunikuar me kohë.
  118. 118

    AI-assisted research summary: When deciding whether to terminate or change a contract, the court must be guided by good-faith principles and pay special attention to the contract’s purpose, the ordinary risk for that type of contract, the public interest, and both parties’ interests.

    Neni 118 Rrethanat me rëndësi për vendimin e gjykatës Kur vendos për zgjidhjen e kontratës, përkatësisht për ndryshimin e saj gjykata udhëhiqet nga parimet e qarkullimit të ndershëm, duke pasur kujdes sidomos për qëllimin e kontratës, për rrezikun e zakonshëm te kontratat e llojit përkatës, për interesin e përgjithshëm, si dhe për interesat e të dy palëve. 26
  119. 119

    AI-assisted research summary: Parties may agree in advance to waive the right to rely on changed circumstances, unless that would conflict with good faith and fairness.

    Neni 119 Heqja dorë nga e drejta për tu thirrur në rrethana të ndryshuara Palët munden me kontratë që më parë të heqin dorë nga e drejta për tu thirrur në rrethanat përkatëse të ndryshuara, përveç nëse kjo është në kundërshtim me parimin e ndërgjegjshmërisë dhe të ndershmërisë. V. PAMUNDËSIA E PËRMBUSHJES
  120. 120

    AI-assisted research summary: If performance becomes impossible through no fault of either party in a bilateral contract, the other party’s duty ends, and partial performance may be reclaimed or the contract may be terminated in some cases.

    Neni 120 Pamundësia e përmbushjes për të cilën nuk përgjigjet asnjëra palë 1. Kur përmbushja e detyrimit e njërës palë në kontratën e dyanshme është bërë e pamundur për shkak të ngjarjes për të cilën nuk është përgjegjëse asnjëra as tjetra palë, shuhet edhe detyrimi i palës tjetër, e në qoftë se kjo ka përmbushur diç prej detyrimit të saj, mund të kërkojë kthimin sipas rregullave për kthimin e pasurimit të pabazë. 2. Në rast të pamundësisë së përmbushjes së pjesshme, për shkak të ngjarjes për të cilën nuk është përgjegjëse as njëra as pala tjetër, pala tjetër mund ta zgjidhë kontratën në qoftë se përmbushja e pjesshme nuk u përgjigjet nevojave të saj, përndryshe kontrata mbetet në fuqi, ndërsa pala tjetër ka të drejtë të kërkojë zvogëlimin proporcional të detyrimit të saj.
  121. 121

    AI-assisted research summary: If one party’s performance becomes impossible in a bilateral contract, the other party’s obligation is extinguished and the affected party must transfer related third-party rights; the other party may also seek non-performance compensation, contract withdrawal, and damages.

    Neni 121 Pamundësia e përmbushjes për të cilën përgjigjet pala tjetër 1. Kur përmbushja e detyrimit të njërës palë në kontratën e dyanshme detyruese është bërë e pamundur për shkak të ngjarjes për të cilën përgjigjet pala tjetër, detyrimi i saj shuhet, ndërsa ajo rezervon kërkesat e veta kundrejt palës tjetër; kërkesa do të zvogëlohet për aq sa ka mundur të ketë dobi nga lirimi i detyrimit të vet. 2. Përveç kësaj, ajo duhet që t’i cedojë palës tjetër të gjitha të drejtat që do të kishte ndaj personave të tretë lidhur me objektin e detyrimit të vet përmbushja e të cilit është bërë e pamundur. 3. Në rast se përmbushja e detyrimeve bëhet e pamundshme për njërën palë në një kontratë dypalëshe për shkak të ngjarjes për të cilën kjo palë është përgjegjëse, pala tjetër mund të kërkojë kompensim për mos përmbushje ose tërheqje nga kontrata dhe të kërkojë shpërblimin e dëmit. VI. DËMTIMI PËRTEJ MASE
  122. 122

    AI-assisted research summary: The injured party may seek contract annulment for a gross imbalance at the time the contract is made, but only if it did not know and should not have known the exact value.

    Neni 122 Disproporcioni i hapur i dhënieve reciproke 1. Në qoftë se midis detyrimeve të palëve kontraktuese në kontratën e dyanshme detyruese ekziston në kohën e lidhjes së kontratës disproporcion i hapur pala e dëmtuar mund të kërkojë edhe anulimin e kontratës, në qoftë se për vlerën e saktë atëherë nuk ka ditur dhe as që është dashur të dinte. 2. E drejta për të kërkuar anulimin e kontratës pushon me skadimin e një (1) viti nga lidhja e kontratës. 3. Heqja dorë që me pare nga kjo e drejtë nuk ka efekt juridik. 4. Kontrata do të mbetet në fuqi në qoftë se pala tjetër ofron plotësimin e dhënies deri në vlerën e plotë. 27 5. Për shkak të këtij disproporcioni nuk mund të kërkohet anulimi i kontratës aleatore të shitjes në ankandin publik, si dhe atëherë kur për sendin është dhënë çmimi i lartë për shkak të afinitetit të posaçëm.
  123. 123

    AI-assisted research summary: A contract is void if someone exploits another person’s need, hardship, inexperience, carelessness, or dependence to secure a clearly disproportionate benefit.

    Neni 123 Kontratat me fajde 1. Kontrata është nule kur dikush, duke shfrytëzuar gjendjen e nevojës ose gjendjen e vështirë materiale të tjetrit, përvojën e pamjaftueshme të tij mendjelehtësinë apo varësinë e tij, kontrakton për veten e tij ose për ndonjë të tretë dobinë që është haptazi në shpërpjesëtim me atë që ai i ka dhënë apo i ka bërë tjetrit, ose është detyruar të japë ose të bëjë. 2. Kuptimi i dispozitave të këtij ligji mbi pasojat e pavlefshmërisë dhe për pavlefshmërinë e pjesshme të kontratave zbatohen përshtatshmërisht të kontratat me fajde. 3. Në qoftë se i dëmtuari kërkon që detyrimi i tij të zvogëlohet në një shumë të drejtë, gjykata do ta pranojë këtë kërkesë, po qe se kjo është e mundur dhe, në këtë rast, kontrata, me ndryshimin përkatës, mbetet në fuqi. 4. I dëmtuari mund të bëjë kërkesë për zvogëlimin e detyrimit në një shumë të drejtë brenda afatit prej pesë (5) vitesh nga lidhja e kontratës. VII. KUSHTET E PËRGJITHSHME TË KONTRATËS
  124. 124

    AI-assisted research summary: General contract terms are generally binding, must be disclosed in the usual way, and specific agreements prevail if they conflict with general terms.

    Neni 124 Detyrimi 1. Kushtet e përgjithshme të caktuara nga ana e një palë kontraktuese, qofshin ato të përmbajtura në kontratën formale apo të referuara nga kontrata, përbëjnë marrëveshje të veçanta ndërmjet palëve kontraktuese në të njëjtën kontratë dhe si rregull janë njësoj detyruese. 2. Kushtet e përgjithshme të kontratës duhet të shpallen sipas mënyrës së zakonshme. 3. Kushtet e përgjithshme e detyrojnë palën kontraktuese në rast se kanë qenë të njohura për te ose është dashur t'i njihte në rastin e lidhjes së kontratës. 4. Në rast të mospërputhjes ndërmjet kushteve të përgjithshme dhe marrëveshjeve të veçanta, vlejnë këto të fundit.
  125. 125

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të refuzojë zbatimin e disa kushteve të përgjithshme kur ato janë të padrejta, tepër rigoroze, ose u heqin palëve të drejtën për kundërshtim, apelim, apo për të ruajtur të drejtat dhe afatet kontraktore.

    Neni 125 Nuliteti i disa dispozitave të kushteve të përgjithshme 1. Janë nul dispozitat e kushteve të përgjithshme që janë në kundërshtim me vetë qëllimin e kontratës së lidhur ose me praktikën e mirë afariste, qoftë edhe kur kushtet e përgjithshme brenda të cilave bëjnë pjesë të jenë miratuar nga autoriteti kompetent. 2. Gjykata mund të refuzojë zbatimin e disa dispozitave të kushteve të përgjithshme që e privojnë palën tjetër nga e drejta për të bërë kundërshtime ose apelim, ose të dispozitave në bazë të të cilave pala humbë të drejtën nga kontrata ose afatet, ose përndryshe janë të padrejta apo tepër rigoroze ndaj palës. 28
  126. 126

    AI-assisted research summary: If general conditions conflict, the contract is still treated as concluded, and only the common substance of those conditions is part of the contract. A party can block this result by giving clear prior notice, or by notifying the other party without undue delay.

    Neni 126 Kolizioni në mes të kushteve të përgjithshme 1. Nëse palët kanë arritur marrëveshje përveç se oferta dhe pranimi i saj i referohen kushteve të përgjithshme të cilat janë në kolizion në mes tyre, kontrata megjithatë konsiderohet e lidhur. Kushtet e përgjithshme janë pjesë e kontratës deri në atë masë sa janë të përbashkëta në substancë. 2. Sidoqoftë nuk mund të lidhet kontratë nëse njëra palë: 2.1. paraprakisht ka bërë me dije, në mënyrë shprehimore, dhe jo përmes kushteve të përgjithshme, qëllimin e saj për të mos qenë pjesë e kontratës në bazë të paragrafit 1. të këtij neni; ose 2.2. pa vonesë të panevojshme, njofton palën tjetër për qëllimin e tillë. VIII. CEDIMI I KONTRATAVE
  127. 127

    AI-assisted research summary: A party to a bilateral contract may assign the contract to a third person if the other party consents.

    Neni 127 Kushtet e cedimit 1. Secila palë në kontratën dypalëshe mundet po qe se për këtë jep pëlqimin pala tjetër t’ia cedojë kontratën personit të tretë i cili me ketë gjë bëhet titullar i të gjitha të drejtave dhe detyrimeve të tij që dalin nga kjo kontratë. 2. Me cedimin e kontratës, marrëdhënia kontraktuese ndërmjet ceduesit dhe palës tjetër kalon në pritësin dhe në palën tjetër në momentin kur pala tjetër ka pranuar cedimin; në rast se pëlqimi është dhënë më parë, cedimi konsiderohet se ka ndodhur kur pala tjetër është njoftuar për cedimin. 3. Pëlqimi për cedimin e kontratës është i vlefshëm vetëm në rast se është dhënë në formën e parashikuar me ligj për lidhjen e kontratës së ceduar. 4. Kuptimi i dispozitave të të drejtave të palëve në lidhje me kontratën e marrjes përsipër të borxhit vlen edhe ndaj cedimit të kontratave.
  128. 128

    AI-assisted research summary: The cedent is responsible to the assignee for the validity of the transferred contract, but does not guarantee the other party’s performance unless specially bound to do so.

    Neni 128 Përgjegjësia e cedentit 1. Cedenti i përgjigjet cesionarit për vlefshmërinë e kontratës së ceduar. 2. Ai nuk i garanton se pala tjetër do t`i përmbushë detyrimet e saja nga kontrata e ceduar, përveç nëse për këtë është detyruar veçanërisht. 3. Ai nuk i garanton po ashtu palës tjetër se cesionari do t`i përmbushë detyrimet nga kontrata, përveç nëse për këtë është detyruar veçanërisht.
  129. 129

    AI-assisted research summary: The other party may present to the assignee all objections from the assigned contract and other relations with it, except objections against the assignor.

    Neni 129 Kundërshtimet Pala tjetër mund t`i paraqes cesionarit të gjitha kundërshtimet nga kontrata e ceduar, si edhe ato që i ka nga marrëdhëniet tjera me të, por jo edhe kundërshtimet që i ka ndaj cedentit. 29 NËNKREU 6 EFEKTET E PËRGJITHSHME TË KONTRATËS I. KRIJIMI I DETYRIMEVE PËR KONTRAKTUESIT
  130. 130

    AI-assisted research summary: A contract creates rights and obligations for the contracting parties, can also affect their universal successors unless agreed otherwise or the contract’s nature requires otherwise, and may create a right for a third person.

    Neni 130 Efekti i kontratave midis kontraktuesve dhe pasardhësve të tyre 1. Kontrata krijon të drejta dhe detyrime për palët kontraktuese. 2. Kontrata krijon efekte te veta edhe për pasardhësit juridikë universal te palëve kontraktuese, përveç nëse është kontraktuar diçka tjetër apo nëse diçka tjetër rezulton nga vete natyra e kontratës. 3. Me kontratë mund të krijohet e drejta në dobi të personit të tretë. II. KONTRATA NË DOBI TË PERSONIT TË TRETË
  131. 131

    AI-assisted research summary: If a contract is made in someone’s own name for the benefit of a third person, that third person gets a direct personal right against the debtor unless the contract says otherwise or the circumstances indicate otherwise.

    Neni 131 E drejta e drejtpërdrejtë e të tretit 1. Kur dikush kontrakton në emër të tij ndonjë kërkesë në dobi të personit të tretë, atëherë personi i tretë fiton të drejtën vetjake dhe të drejtpërdrejtë ndaj debitorit, në qoftë se nuk është kontraktuar diç tjetër ose nuk del nga rrethanat e punës. 2. Kontraktuesi ka të drejtë të kërkojë që debitori të kryejë ndaj personit të tretë atë që është kontraktuar në dobi të atij personit të tretë.
  132. 132

    AI-assisted research summary: The contracting party may revoke or change a third-party benefit until the third party accepts it.

    Neni 132 Revokimi i dobive për personin e tretë 1. Kontraktuesi mund t’i revokojë ose ti ndryshojë dobitë për personin e tretë gjithnjë derisa personi i tretë të mos deklarojë se e pranon atë që është kontraktuar në dobi të tij. 2. Në qoftë se është kontraktuar se debitori do të përmbush atë për të cilën është detyruar në dobi të personit të tretë vetëm pas vdekjes së kontraktuesit, ky mundet deri atëherë, madje edhe me testamentin e tij, ta revokojë dobinë e kontraktuar për personin e tretë në qoftë se nga vetë kontrata ose nga rrethanat nuk del diçka tjetër.
  133. 133

    AI-assisted research summary: Debitori mund t’i paraqesë të tretit të gjitha prapësimet që ka ndaj kontraktuesit.

    Neni 133 Prapësimet e debitorit ndaj të tretit Debitori mund t`i paraqesë personit të tretë të gjitha prapësimet që i ka ndaj kontraktuesit në bazë të kontratës me të cilën është kontraktuar përfitimi për të tretin.
  134. 134

    AI-assisted research summary: Nëse i treti refuzon dobinë e kontraktuar ose kontraktuesi e revokon, dobia i takon kontraktuesit, përveç nëse është kontraktuar ndryshe ose kjo del nga natyra e punës.

    Neni 134 Refuzimi i të tretit Në qoftë se i treti e refuzon dobinë që është kontraktuar për te, apo nëse kontraktuesi e revokon, dobia i takon kontraktuesit po qe se diçka tjetër nuk është kontraktuar ose nuk del nga vetë natyra e punës. 30
  135. 135

    AI-assisted research summary: If someone promises another person that a third party will do something, the third party is not bound, and the promiser is liable for any resulting damage unless the promise was only to try to persuade the third party and the attempt failed despite necessary efforts.

    Neni 135 Premtimi i veprimit të personit të tretë 1. Premtimi i bërë tjetrit se i treti do të kryejë ose do të lëshojë që të kryejë diçka, të tretin nuk e detyron, kurse premtuesi përgjigjet për dëmin që do të pësonte tjetri për shkak se i treti nuk donë të detyrohet që ta kryejë ose të lëshojë që të mos e kryejë veprimin e caktuar. 2. Premtuesi nuk do të përgjigjet në qoftë se i ka premtuar tjetrit se vetëm do të angazhohet tek personi i tretë që ky do të detyrohet që diçka të kryejë ose të lëshojë që të kryejë, kurse në këtë nuk ka pasur sukses përkundër gjithë angazhimit të nevojshëm. KREU 2 SHKAKTIMI I DËMIT NËNKREU 1 DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
  136. 136

    AI-assisted research summary: A person who causes damage to another must compensate it, unless it is proven the damage was caused without that person’s fault.

    Neni 136 Bazat e përgjegjësisë 1. Kush i shkakton tjetrit dëm ka për detyrë ta kompensojë, përveç nëse vërtetohet se dëmi është shkaktuar pa fajin e tij. 2. Për dëmin nga sendet ose nga veprimtaritë, nga të cilat rrjedhë rreziku i shtuar i dëmit për rrethin përgjigjet pavarësisht nga faji. 3. Për dëmin, pavarësisht nga faji mbahet përgjegjësia edhe në rastet tjera të parashikuara me ligj.
  137. 137

    AI-assisted research summary: This provision defines “damage” as ordinary property loss, lost profit, and non-material harm such as physical pain, psychic suffering, or fear.

    Neni 137 Dëmi Dëmi është zvogëlimi i pasurisë së dikujt (dëm i zakonshëm) dhe pengimi i rritjes së saj (fitimi i humbur), si dhe shkaktimi tjetrit i dhembjes fizike, vuajtjes psikike ose frikës (dëmi jo material).
  138. 138

    AI-assisted research summary: Anyone may ask another person to remove a serious source of damage risk and stop the activity causing it; the court must order preventive measures if the person concerned asks and the source holder does not act.

    Neni 138 Kërkesa për mënjanimin e rrezikut të dëmit 1. Kushdo mund të kërkojë prej tjetrit që të mënjanojë burimin e rrezikut të dëmit të rëndësishëm që i kanoset atij ose numrit të pacaktuar njerëzish si dhe të përmbahet nga veprimtaritë nga të cilat rezulton trazimi ose rreziku i dëmit në qoftë se lindja e trazimit ose e dëmit nuk mund të parandalohet me masa përkatëse. 2. Gjykata do të urdhërojë sipas kërkesës së personit të interesuar që të ndërmerren masat përkatëse për parandalimin e shkaktimit të dëmit ose të shqetësimit, ose të evitohet burimi i rrezikut, me shpenzime të mbajtësit të burimit të rrezikut, në qoftë se ky vetë nuk e bën këtë. 3. Në qoftë se dëmi shkaktohet në ushtrimin e veprimtarisë me interes të përgjithshëm, për të cilën është marrë leja e organit kompetent, mund të kërkohet vetëm shpërblimi i dëmit që i tejkalon kufijtë e rëndomtë. 4. Mirëpo edhe në këtë rast mund të kërkohet ndërmarrja e masave shoqërisht të arsyeshme për parandalimin e shkaktimit të dëmit apo për zvogëlimin e tij. 31
  139. 139

    AI-assisted research summary: Anyone may ask a court or other competent body to order stopping an act that violates personal integrity or other personality rights.

    Neni 139 Kërkesa që të pushohet me shkeljen e të drejtave të personalitetit 1. Secili ka të drejtë të kërkojë nga gjykata ose nga organi tjetër kompetent të urdhërojë pushimin e veprimit që e shkel integritetin e personalitetit të njeriut të jetës personale e familjare e të drejtave të tjera të personalitetit të tij. 2. Gjykata, përkatësisht organi tjetër kompetent mund të urdhërojë që të pushojë veprimi nën kërcënimin e pagimit të një shume të caktuar të hollash, të caktuara gjithsejtë ose në periudha të kohës në dobi të të dëmtuarit. NËNKREU 2 PËRGJEGJËSIA NË BAZË TË FAJËSISË
  140. 140

    AI-assisted research summary: Fajësia ekziston when a person causing damage did so intentionally or through negligence.

    Neni 140 Ekzistimi i fajësisë Fajësia ekziston kur dëmtuesi e ka shkaktuar dëmin me dashje ose nga pakujdesia.
  141. 141

    AI-assisted research summary: People who cannot judge because of mental illness, intellectual impairment, or other causes are generally not responsible for damage they cause, unless it is proven they were capable of judging at the time. A person who causes damage while temporarily incapable of judgment is responsible, unless they prove they were brought into that state without their fault. If someone else caused that state through fault, that person is responsible for the damage.

    Neni 141 Personat të cilët nuk janë përgjegjës 1. Personi i cili për shkak të sëmundjes psikike, të zhvillimit të metë mendor apo të shkaqeve të tjera nuk është i aftë të gjykojë, nuk përgjigjet për dëmin e shkaktuar, përveç nëse provohet që dëmin e ka shkaktuar në kohën kur ka qenë i aftë për të gjykuar. 2. Kush i shkakton dëm tjetrit në gjendje të paaftësisë së përkohshme për gjykim, është përgjegjës për atë, përveç nëse provon se pa fajin e tij është sjellë në një gjendje të tillë. 3. Në qoftë se në këtë gjendje është sjellë me faj të dikujt, për dëmin do të përgjigjet ai që e ka sjellë në gjendje të tillë.
  142. 142

    AI-assisted research summary: Minors under 7 are not liable for damage they cause; minors aged 7 to 14 are also not liable unless it is proven they were capable of judgment when the damage was caused; after 14, the general liability rules apply.

    Neni 142 Përgjegjësia e të miturit 1. I mituri deri në moshën shtatë vjeç nuk përgjigjet për dëmin të cilin e shkakton. 2. I mituri prej moshës shtatë (7) vjeçare, deri në moshën katërmbëdhjetë (14) vjeçare, nuk përgjigjet për dëmin e shkaktuar, përveç në qoftë se provohet se gjatë shkaktimit të dëmit ka qenë i aftë për të gjykuar. 3. I mituri mbasi t`i ketë mbushur katërmbëdhjetë (14) vjet përgjigjet sipas rregullave të përgjithshme për përgjegjësinë për dëmin.
  143. 143

    AI-assisted research summary: Në mbrojtje të nevojshme, dëmi i shkaktuar sulmuesit zakonisht nuk shpërblehet; në gjendje nevoje ekstreme ose kur dëmtohesh duke shmangur rrezikun nga tjetri, mund të kërkohet shpërblim sipas kushteve të nenit.

    Neni 143 Mbrojtja e nevojshme, gjendja e nevojës, mënjanimi i dëmit nga tjetri 1. Kush në mbrojtje të nevojshme i shkakton dëm sulmuesit nuk e ka për detyrë ta shpërblejë dëmin, përveç në rastin e tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme. 2. Në qoftë se dikush e shkakton dëmin në gjendje të nevojës ekstreme, i dëmtuari mund të kërkojë shpërblim nga personi që është fajtor për shkaktimin e rrezikut të dëmit ose nga personat nga të cilët është mënjanuar dëmi, por nga këta të fundit jo më tepër se sa kanë pasur përfitim nga kjo. 32 3. Kush pëson dëm duke mënjanuar prej tjetrit rrezikun e dëmit ka të drejtë të kërkojë prej tij shpërblimin e atij dëmi të cilit i është ekspozuar me arsye.
  144. 144

    AI-assisted research summary: A person may use permitted self-help to stop an imminent violation of a right if the response is necessary and proportionate to the situation; if someone causes damage in that context, they do not have a duty to compensate the person who caused the need for self-help.

    Neni 144 Vetë ndihma e lejuar 1. Kush në rastin e vetë ndihmës së lejuar i shkakton dëm personit i cili e ka shkaktuar nevojën e vetë ndihmës nuk ka për detyrë ta shpërblejë. 2. Me vetë ndihmë të lejuar nënkuptohet e drejta e çdo personi për të mënjanuar shkeljen e të drejtës kur kanoset rreziku i drejtpërdrejtë, në qoftë se një mbrojtje e tillë është e domosdoshme dhe nëse mënyra e mënjanimit të cenimi të së drejtës i përgjigjet rrethanave në të cilat shkaktohet rreziku.
  145. 145

    AI-assisted research summary: A person who lets another act to their own detriment cannot later claim damages for that act.

    Neni 145 Pëlqimi i të dëmtuarit 1. Kush në dëm të vet i lejon tjetrit ndërmarrjen e ndonjë veprimi, nuk mund të kërkojë prej tij shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga ky veprim. 2. Është e pavlefshme deklarata e të dëmtuarit me të cilën e ka dhënë pëlqimin që t`i shkaktohet dëmi me veprimin e ndaluar me ligj. NËNKREU 3 PËRGJEGJËSIA PËR TJETRIN
  146. 146

    AI-assisted research summary: A person who is legally, officially, or contractually responsible for supervising someone who cannot judge for themselves is liable for damage that person causes, unless they can prove proper supervision or that the damage would have happened anyway.

    Neni 146 Personat me sëmundje mendore dhe me të meta në zhvillimin mendor 1. Për dëmin të cilin e shkakton personi i cili për shkak të sëmundjes mendore ose të zhvillimit mendor të metë ose të shkaqeve të tjera nuk është i aftë për të gjykuar, përgjigjet ai i cili në bazë të ligjit ose të vendimit të organit kompetent ose të kontratës ka për detyrë të bëjë mbikëqyrjen e tij. 2. Ai mund të lirohet nga përgjegjësia në qoftë se provon se e ka kryer mbikëqyrjen për të cilën është i detyruar, apo se dëmi do të shkaktohej edhe me kryerjen e kujdesshme të mbikëqyrjes.
  147. 147

    AI-assisted research summary: Prindërit përgjigjen për dëmet e shkaktuara nga fëmijët e tyre në disa raste, me përjashtime të caktuara.

    Neni 147 Përgjegjësia e prindërve 1. Prindërit përgjigjen për dëmin që i shkakton tjetrit fëmija i tyre deri në moshën shtatë vjeçare, pavarësisht nga faji i tij. 2. Ata lirohen nga përgjegjësia nëse ekzistojnë shkaqet për përjashtimin e përgjegjësisë sipas rregullave për përgjegjësinë pavarësisht nga faji. 3. Ata nuk përgjigjen në qoftë se dëmi është shkaktuar gjersa fëmija i është besuar personit tjetër dhe në qoftë se ky person është përgjegjës për dëmin. 4. Prindërit përgjigjen për dëmin që i shkakton tjetrit fëmija i mitur i tyre që ka mbushur moshën shtatë vjeç, përveç nëse provojnë se dëmi është shkaktuar pa fajin e tyre.
  148. 148

    AI-assisted research summary: Nëse edhe fëmija përgjigjet për dëmin, përgjegjësia e prindërve dhe e fëmijës është solidare.

    Neni 148 Përgjegjësia solidare Në qoftë se përveç prindërve përgjigjet për dëmin edhe fëmija, përgjegjësia e tyre është solidare. 33
  149. 149

    AI-assisted research summary: Kujdestari, shkolla ose institucioni tjetër përgjigjet për dëmin që i mituri shkakton gjatë mbikëqyrjes së tyre, përveç nëse provojnë se kanë mbikëqyrur siç duhej ose se dëmi do të ndodhte gjithsesi.

    Neni 149 Përgjegjësia e personit tjetër për të miturin 1. Për dëmin të cilin ia shkakton tjetrit i mituri derisa ndodhet nën mbikëqyrjen e kujdestarit, shkollës ose institucionit tjetër, përgjigjet kujdestari, shkolla, përkatësisht institucioni tjetër, përveç nëse provojnë se mbikëqyrjen e kanë kryer sipas mënyrës në të cilën kanë qenë të detyruar, apo se dëmi do të shkaktohej edhe me kryerjen e kujdesshme të mbikëqyrjes. 2. Në qoftë se për dëmin përgjigjet edhe i mituri, përgjegjësia është solidare.
  150. 150

    AI-assisted research summary: If supervision of a minor is not the parents’ responsibility, an injured person may claim compensation from the parents in certain fault-based cases; the supervising person may also seek repayment from the parents after paying compensation.

    Neni 150 Përgjegjësia e veçantë e prindërve 1. Në qoftë se detyra e mbikëqyrjes mbi personin e mitur nuk bie mbi prindërit, por mbi ndonjë person tjetër, i dëmtuari ka të drejtë të kërkojë shpërblimin nga prindërit kur dëmi është krijuar për shkak të edukatës së keqe të të miturit, shembujve të këqij ose të shprehive familjare të cilat ia kanë dhënë prindërit ose kur edhe ashtu dëmi mund t`i dedikohej fajit të prindërve. 2. Personi në të cilin në këtë rast bie përgjegjësi e mbikëqyrjes ka të drejtë të kërkojë nga prindërit që t`ia shpërblejnë shumën e paguar, në qoftë se ai ia ka paguar shpërblimin dëmtuesit.
  151. 151

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë shpërblimin e dëmit, tërësisht ose pjesërisht, kur drejtshmëria e kërkon.

    Neni 151 Përgjegjësia në bazë të drejtshmërisë 1. Në rast se shkaktohet dëmi, të cilën e ka shkaktuar personi, i cili për atë dëm nuk ka qenë përgjegjës, ndërsa shpërblimi nuk mund të nxirret nga personi, i cili e ka pasur për detyrë të kryejë mbikëqyrjen mbi te, gjykata mundet, kur këtë e kërkon drejtshmëria, e sidomos duke marrë parasysh gjendjen materiale të dëmtuesit dhe të të dëmtuarit, ta gjykojë dëmtuesin që ta shpërblejë dëmin tërësisht ose pjesërisht. 2. Në qoftë se dëmin e ka shkaktuar i mituri me aftësi për të gjykuar, i cili nuk është në gjendje ta shpërblejë, gjykata mundet, kur këtë e kërkon drejtshmëria, e sidomos duke marrë parasysh gjendjen materiale të prindërve dhe të dëmtuesit, t`i detyrojë prindërit ta shpërblejnë dëmin, tërësisht ose pjesërisht. NËNKREU 4 PËRGJEGJËSIA E PUNËDHËNËSIT PËR PUNËMARRËSIT
  152. 152

    AI-assisted research summary: Employers are responsible for damage caused by an employee during work or connected to work, unless the employee acted as necessary in the конкрет circumstances.

    Neni 152 Përgjegjësia e punëdhënësit 1. Personi juridik ose fizik me të cilin punonjësi ka punuar në kohën e shkaktimit të dëmit është përgjegjës për dëmin e shkaktuar ndaj personit të tretë nga punonjësi gjatë punës apo në lidhje me punën, përveç nëse provohet se punonjësi ka vepruar ashtu siç ka qenë e nevojshme në rrethanat konkrete. 2. Pala e dëmtuar ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit drejtpërdrejt nga punonjësi në rast se dëmin e ka shkaktuar me dashje. 3. Secili person që dëmshpërblen palën e dëmtuar për dëmin e shkaktuar nga punonjësi me dashje apo nga pakujdesia e rende ka të drejtë të kërkojë kthimin e shumës së paguar nga punonjësi. 4. Kjo e drejtë shuhet gjashtë (6) muaj pas ditës së pagesës së kompensimit. 34 5. Me dispozitën e paragrafit 1. të këtij neni nuk preket në rregullat e përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar nga sendet e rrezikshme ose nga veprimtaritë e rrezikshme.
  153. 153

    AI-assisted research summary: A legal person is responsible for damage caused by its organ while performing or in connection with its functions.

    Neni 153 Përgjegjësia e personit juridik për dëmin e shkaktuar nga organi i tij 1. Personi juridik përgjigjet për dëmin të cilin organi i tij ia shkakton personit të tretë gjatë ushtrimit ose lidhur me ushtrimin e funksioneve të tij. 2. Në qoftë se për rastin e caktuar nuk është parashikuar ndryshe me ligj, personi juridik ka të drejtë në shpërblim nga personi i cili e ka shkaktuar dëmin me dashje ose nga pakujdesia e rëndë. 3. Kjo e drejtë parashkruhet brenda afatit prej gjashtë (6) muajsh nga dita e pagimit të shpërblimit të dëmit. NËNKREU 5 PËRGJEGJËSIA PËR DËMIN NGA SENDI I RREZIKSHËM OSE NGA VEPRIMTARIA E RREZIKSHME I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
  154. 154

    AI-assisted research summary: Damage linked to a dangerous thing or dangerous activity is presumed to come from that thing or activity unless it is proven otherwise.

    Neni 154 Prezumimi i kauzalitetit Dëmi i shkaktuar lidhur me sendin e rrezikshëm, përkatësisht me veprimtarinë e rrezikshme konsiderohet se rrjedh nga ky send, përkatësisht nga kjo veprimtari, përveç nëse provohet se ato nuk kanë qenë shkak i dëmit.
  155. 155

    AI-assisted research summary: The owner of a dangerous thing is responsible for damage caused by it, and the person who carries out a dangerous activity is responsible for damage caused by that activity.

    Neni 155 Kush përgjigjet për dëmin Për dëmin nga sendi i rrezikshëm përgjigjet zotëruesi i saj, kurse për dëmin nga veprimtaria e rrezikshme përgjigjet personi që merret me të.
  156. 156

    AI-assisted research summary: Nëse një send i rrezikshëm i merret pronarit në mënyrë të kundërligjshme, pronari nuk përgjigjet për dëmin që vjen prej kësaj.

    Neni 156 Marrja e kundërligjshme e sendit të rrezikshëm nga zotëruesi Në qoftë se pronarit i është marre sendi i rrezikshëm në mënyrë të kundërligjshëm, për dëmin që rrjedh nga kjo, nuk përgjigjet ai, por ai që ia ka marre sendin e rrezikshëm, në qoftë se pronari nuk është përgjegjës për këtë.
  157. 157

    AI-assisted research summary: A person entrusted with an item, or otherwise responsible for supervising it, answers for damage caused by it; the owner may also answer in certain hidden-defect cases, and a liable person who pays compensation may recover the full amount from the owner.

    Neni 157 Dorëzimi i sendit personit të tretë 1. Në vend të pronarit të sendit, dhe njësojë si ai, përgjigjet personi të cilit pronari ia ka besuar sendin që të shërbehet me te, ose personi i cili përndryshe e ka për detyrë ta mbikëqyrë, ndërsa nuk ndodhet në punë te ai. 2. Përveç tij do të përgjigjet edhe pronari i sendit, po qe se dëmi ka rrjedhë nga ndonjë e metë e fshehur ose nga veçoria e fshehur e sendit për të cilën pronari nuk ia ka tërhequr vëmendjen. 3. Në këtë rast personi përgjegjës i cili ia ka paguar shpërblimin dëmtuesit ka të drejtë të kërkojë shumën e plotë të saj nga pronari. 35 4. Pronari i sendit të rrezikshëm i cili ia ka besuar atë personit që nuk është i aftësuar apo nuk është i autorizuar të manipulojë me atë, përgjigjet për dëmin që rrjedhë nga ky send.
  158. 158

    AI-assisted research summary: The possessor is exempt from liability for damage in several specified situations, including unforeseeable external causes, damage caused only by the injured party or a third person, and partial contribution by the injured party.

    Neni 158 Lirimi nga përgjegjësia 1. Zotëruesi lirohet nga përgjegjësia në rast se provohet se dëmi rrjedh nga ndonjë shkak që ka ndodhur jashtë sendit dhe efekti i të cilit nuk ka mundur të parashihet, të mënjanohet ose të evitohet. 2. Zotëruesi i sendit lirohet nga përgjegjësia edhe në rast se provohet se dëmi është shkaktuar vetëm nga veprimi i palës së dëmtuar ose i personit të tretë gjë të cilën ai nuk ka mundur të parashihte dhe pasojat e të cilit nuk ka mundur t’i shmangë ose t'i mënjanoje. 3. Zotëruesi lirohet nga përgjegjësia pjesërisht në rast se pala e dëmtuar pjesërisht ka kontribuar në shkaktimin e dëmit. 4. Në rast se në shkaktimin e dëmit ka kontribuar pjesërisht personi i tretë, ky person i përgjigjet palës së dëmtuar solidarisht bashkë me zotëruesin e sendit. 5. Personi që e ndihmon zotëruesin në përdorimin e sendit nuk konsiderohet si person i tretë. II. PËRGJEGJËSIA PËR MJETET MOTORIKE (AUTOMJETET)
  159. 159

    AI-assisted research summary: Rregullat për përgjegjësinë e zotëruesve të mjeteve motorike në aksidente varen nga faji dhe, për dëmin ndaj personave të tretë, përgjegjësia është solidare.

    Neni 159 Përgjegjësia në rast aksidenti të shkaktuar nga mjetet motorike në lëvizje 1. Në rast aksidenti të shkaktuar nga mjeti motorik në lëvizje që është shkaktuar vetëm për faj të një zotëruesi zbatohen rregullat për përgjegjësinë në bazë të fajit. 2. Në qoftë se ekziston faji i dyanshëm, secili zotëruesi i mjetit motorik përgjigjet për dëmin e tërësishëm që e kanë pësuar ata përpjesëtimisht me shkallën e fajit të tyre. 3. Në qoftë se nuk ka fajësi në asnjërën anë, zotëruesi i mjetit motorik përgjigjet në pjesë të barabarta, në qoftë se rregullat e drejtshmërisë nuk kërkojnë diç tjetër. 4. Për dëmin që e pësojnë personat e tretë zotëruesit e mjeteve motorike përgjigjen solidarisht. III. PËRGJEGJËSIA PËR TË METAT E PRODUKTEVE
  160. 160

    AI-assisted research summary: A producer who puts a product into circulation is liable for damage caused by a defect, and also for dangerous product qualities if they did not take necessary preventive steps.

    Neni 160 Përgjegjësia e prodhuesit për të metat e sendit 1. Kush vë në qarkullim ndonjë send të cilin e ka prodhuar e që për shkak të ndonjë të mete për të cilën ai nuk ka ditur qe përbën rrezik dëmi për personat ose për sendet përgjigjet për dëmin që do të krijohej për shkak të kësaj të mete. 2. Prodhuesi përgjigjet edhe për cilësitë e rrezikshme të sendeve në qoftë se nuk ka ndërmarrë çdo gjë që nevojitet për dëmin të cilin ka mundur ta parashihte ta parandalojë me anë të paralajmërimit në ambalazh të sigurt ose me ndonjë masë tjetër përkatëse. 36 NËNKREU 6 RASTET E VEÇANTA TË PËRGJEGJËSISË
  161. 161

    AI-assisted research summary: The State or the person who should have prevented the event under the applicable rules is responsible for damage caused by death or physical injury resulting from terrorist acts or during demonstrations and public manifestations.

    Neni 161 Përgjegjësia për shkak të akteve terroriste, demonstratave ose manifestimeve publike Shteti ose personi që është dashur të parandalojë këtë sipas dispozitave në fuqi, është përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga vdekja ose lëndimi fizik si rezultat i akteve të terrorizmit ose gjatë demonstratave dhe manifestimeve publike.
  162. 162

    AI-assisted research summary: The organizer of a large gathering indoors or outdoors is responsible for damage caused by a death or bodily injury arising from extraordinary circumstances in that situation.

    Neni 162 Përgjegjësia e organizatorëve të manifestimeve Organizatori i tubimit të një numri të madh njerëzish në ambiente të mbyllura apo të hapura përgjigjet për dëmin e krijuar me vdekjen ose me lëndimin trupor që pëson dikush për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme që mund të krijohen në situatat e tilla siç janë lëkundja e masës, çrregullimet e përgjithshme.
  163. 163

    AI-assisted research summary: Animal owners are responsible for damage caused by the animal; for a pet, the owner may avoid responsibility if they prove necessary care and supervision.

    Neni 163 Përgjegjësia për zotëruesin e kafshës 1. Zotëruesi i kafshës së rrezikshme është përgjegjës për dëmin e shkaktuar prej saj. 2. Zotëruesi i kafshës shtëpiake është përgjegjës për dëmin e shkaktuar prej saj, përveç nëse provohet se zotëruesi ka treguar kujdesin dhe mbikëqyrjen e nevojshme.
  164. 164

    AI-assisted research summary: The building owner, or the owner of the space from which the object fell, is responsible for damage caused when a dangerously placed object or a thrown object falls from the building.

    Neni 164 Përgjegjësia e zotëruesit të ndërtesës Zotëruesi i ndërtesës ose i hapësirës nga e cila ka rënë objekti, është përgjegjës për dëmin e shkaktuar në rast se një objekt i vendosur në mënyrë të rrezikshme ose objekti i hedhur bie nga ndërtesa.
  165. 165

    AI-assisted research summary: The building owner is responsible for damage caused if parts of a building collapse or fall, unless it is proven the event was not due to poor construction quality and the owner did everything possible to avoid the risk.

    Neni 165 Përgjegjësia për shembjen e ndërtimit Zotëruesi i ndërtimit është përgjegjës për dëmin e shkaktuar në rast se pjesë të një ndërtimi shemben ose rrëzohen, përveç nëse provohet se ngjarja nuk ka qenë rezultat i cilësisë së papërshtatshme të ndërtimit dhe se zotëruesi ka bërë çdo gjë për të shmangur rrezikun.
  166. 166

    AI-assisted research summary: A person who is not in danger themselves must not refuse necessary help to someone whose life or health is clearly endangered, if the resulting harm was foreseeable.

    Neni 166 Përgjegjësia për shkak të refuzimit të dhënies së ndihmës së domosdoshme 1. Kush pa pasur rrezik për vete e refuzon dhënien e ndihmës personit, jeta ose shëndeti i të cilit janë rrezikuar haptazi, përgjigjet për dëmin që është shkaktuar nga kjo, në qoftë se ai këtë dëm sipas rrethanave të rastit është dashur ta parashikonte. 2. Në qoftë se e kërkon drejtshmëria, gjykata mund ta ketë parasysh masën e shpërblimit te dëmit.
  167. 167

    AI-assisted research summary: A person legally required to conclude a contract must compensate the damage if, after a request by the interested person, the contract is not concluded without delay.

    Neni 167 Përgjegjësia lidhur me detyrimin e lidhjes së kontratës Personi i cili sipas ligjit është i detyruar të lidhë ndonjë kontratë, ka për detyrë ta shpërblejë dëmin, në qoftë se me kërkesë të personit të interesuar nuk e lidhë këtë kontratë pa vonesë. 37
  168. 168

    AI-assisted research summary: Organizations providing municipal or similar public-interest services are liable for damage if they stop the service without reasonable cause or perform it irregularly.

    Neni 168 Përgjegjësia lidhur me ushtrimin e punëve me interes të përgjithshëm Organizatat që ushtrojnë veprimtari komunale ose ndonjë veprimtari tjetër të ngjashme me interes publik përgjigjen për dëmin në qoftë se pa shkak të arsyeshëm ndërprejnë ose kryejnë jo me rregull shërbimin. NËNKREU 7 SHPËRBLIMI I DËMIT I. SHPËRBLIMI I DËMIT MATERIAL
  169. 169

    AI-assisted research summary: The responsible person must restore the damaged condition, and if that does not fully fix the damage, pay money compensation for the remainder.

    Neni 169 Rivendosja e gjendjes së mëparshme dhe shpërblimi në të holla 1. Personi përgjegjës ka për detyrë ta rivendosë gjendjen e cila ka qenë para se të shkaktohet dëmi. 2. Në qoftë se rivendosja e gjendjes së mëparshme nuk e mënjanon plotësisht dëmin, personi përgjegjës ka për detyrë që për pjesën tjetër të dëmit të japë shpërblimin në të holla. 3. Kur rivendosja e gjendjes së mëparshme nuk është e mundur, apo kur gjykata konsideron se nuk është e domosdoshme që këtë ta bëjë personi përgjegjës, gjykata do të caktojë që ai t`ia paguajë të dëmtuarit shumën përkatëse në të holla në emër të shpërblimit të dëmit. 4. Gjykata do t`i gjykojë të dëmtuarit shpërblimin në të holla kur ai këtë e kërkon, me përjashtim kur rrethanat e rastit konkret e arsyetojnë rivendosjen e gjendjes së mëparshme.
  170. 170

    AI-assisted research summary: The compensation for damage is due for payment from the moment the damage is caused.

    Neni 170 Kur arrin për pagesë detyrimi i shpërblimit Detyrimi i shpërblimit të dëmit konsiderohet se ka arritur, për pagesë që nga momenti i shkaktimit të dëmit.
  171. 171

    AI-assisted research summary: The owner of an unlawfully taken item is entitled to compensation for damage even if the item was destroyed by force majeure.

    Neni 171 Shpërblimi në rast të shkatërrimit të sendeve të marruara në mënyrë të palejueshme Pronarit të sendit të marrur në mënyrë të palejueshme i takon e drejta për shpërblimin e dëmit edhe kur sendi është shkatërruar për shkak të fuqisë madhore.
  172. 172

    AI-assisted research summary: This article says damages may be paid as a cash annuity, usually monthly in advance, and gives the creditor rights to ask for security or a lump-sum payment in certain cases.

    Neni 172 Shpërblimi në formë të rentës në të holla 1. Në rast të vdekjes, të lëndimit trupor ose të dëmtimit të shëndetit, shpërblimi caktohet, sipas rregullës, në formë të rentës në të holla, për gjithë jetën ose për një kohë të caktuar. 2. Renta në të holla e gjykuar në emër të shpërblimit të dëmit paguhet për çdo muaj përpara, në qoftë se gjykata nuk cakton diç tjetër. 3. Kreditori ka të drejtë të kërkojë sigurim të nevojshëm për pagimin e rentës, përveç nëse kjo sipas rrethanave të rastit nuk do të ishte e arsyeshme. 38 4. Në qoftë se debitori nuk e jep sigurimin të cilin e cakton gjykata, kreditori ka të drejtë të kërkojë që në vend të rentës t`i paguhet një shumë e përgjithshme, lartësia e të cilit do të caktohet sipas lartësisë së rentës dhe kohëzgjatjes së mundshme të jetës së kreditorit, me zbritje të kamatave përkatëse. 5. Për shkaqe serioze kreditori mundet edhe në raste të tjera të kërkojë menjëherë ose më vonë, që në vend të rentës t`i paguhet një shumë e përgjithshme. II. VËLLIMI I SHPËRBLIMIT TË DËMIT MATERIAL
  173. 173

    AI-assisted research summary: The injured person is entitled to compensation for ordinary damage and lost profit. In some cases, the court may set the compensation based on the thing’s value for the injured person.

    Neni 173 Dëmi i real dhe fitimi i humbur 1. I dëmtuari ka të drejtë si për shpërblimin e dëmit të rëndomtë, ashtu edhe për shpërblimin e fitimit të humbur. 2. Lartësia e shpërblimit të dëmit caktohet sipas çmimeve në kohën e nxjerrjes së vendimit gjyqësor, përveç nëse me ligj parashihet diçka tjetër. 3. Gjatë vlerësimit të lartësisë së fitimit të humbur merret në konsiderim fitimi që ka mundur të pritej në mënyrë të bazuar sipas rrjedhjes së rregullt të gjërave ose sipas rrethanave të veçanta, e realizimi i të cilit është penguar nga veprimi i dëmtuesit ose nga lëshimi që të ndërmerr veprimin. 4. Kur sendi është shkatërruar ose dëmtuar me vepër penale të kryer me dashje, gjykata mund të caktojë lartësinë e shpërblimit sipas vlerave që ka pasur sendi për të dëmtuarin.
  174. 174

    AI-assisted research summary: The court must set compensation at an amount needed to restore the injured person’s material condition to what it would have been without the harmful act or omission.

    Neni 174 Shpërblimi i plotë Gjykata, duke marrë parasysh edhe rrethanat që janë shkaktuar pas shkaktimit të dëmit, do të gjykojë shpërblimin në një shumë e cila është e nevojshme që gjendja materiale e të dëmtuarit të sillet në atë gjendje në të cilën do të kishte qenë po të mos kishte veprim dëmtues ose mosveprim.
  175. 175

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë pagim të një shpërblimi më të vogël për dëmin, kur plotësohen kushtet e përmendura në këtë nen.

    Neni 175 Zvogëlimi i shpërblimit 1. Gjykata mundet, duke pasur kujdes për gjendjen materiale të të dëmtuarit, ta gjykojë personin përgjegjës ta paguajë shpërblimin më të vogël nga shuma e dëmit, në qoftë se dëmi nuk është shkaktuar as me dashje e as nga pakujdesia rende, ndërsa personi përgjegjës është në gjendje të rende materiale, kështu që pagimi i shumës së plotë do ta sjellte në skamje. 2. Në qoftë se dëmtuesi ka shkaktuar dëm duke punuar diç për dobi të të dëmtuarit, gjykata mund të caktojë shpërblim më të vogël, duke pasur parasysh kujdesin që tregon dëmtuesi në punët vetjake.
  176. 176

    AI-assisted research summary: If the injured person contributed to the damage, compensation is reduced proportionally.

    Neni 176 Përgjegjësia e ndarë 1. I dëmtuari i cili ka kontribuar që dëmi të krijohet ose të jetë më i madh se sa përndryshe do të ishte, ka të drejtë vetëm në shpërblimin përpjesëtimisht të pakësuar. 2. Për paragrafin paraprak vihen përshtatshmërisht në zbatim dispozitat për përgjegjësinë për përfaqësuesin ligjor dhe ndihmësin. 3. Kur është e pamundur të vërtetohet se cila pjesë e dëmit rezulton nga veprimi i të dëmtuarit, gjykata do të gjykojë shpërblimin duke pasur parasysh rrethanat e rastit. 39 4. Dëmtuesi dhe i dëmtuari mbajnë barrën e provës për kontributin e atij tjetrit në shkaktimin dhe për kauzalitetin e këtij kontributi për dëmin dhe lartësinë e tij. III. RREGULLAT PËR SHPËRBLIMIN E DËMIT MATERIAL NË RAST VDEKJEJE, LËNDIMIT TRUPOR DHE DËMTIM TË SHËNDETIT
  177. 177

    AI-assisted research summary: A person who causes another person’s death must pay the ordinary funeral expenses and related medical and lost-income costs.

    Neni 177 Humbja e fitimit dhe shpenzimet e mjekimit dhe të varrosjes 1. Kush shkakton vdekjen e ndokujt ka për detyrë që t`i shpërblejë shpenzimet e zakonshme të varrimit të tij. 2. Ai ka për detyrë të shpërblejë edhe shpenzimet e mjekimit të tij nga lëndimet e marrura dhe shpenzimet e tjera të nevojshme lidhur me mjekimin dhe fitimin e humbur për shkak të paaftësisë për punë.
  178. 178

    AI-assisted research summary: A person regularly supported by the deceased, or legally entitled to maintenance from the deceased, may claim damages for loss of support or aid.

    Neni 178 E drejta e personit të cilin e ka ushqyer i vdekuri 1. Personi, të cilin e ka ushqyer ose e ka ndihmuar rregullisht personi që i është shkaktuar vdekja si dhe ai që sipas ligjit ka pasur të drejtë të kërkojë ushqim nga personi, të cilit i është shkaktuar vdekja ka të drejtë të shpërblimit të dëmit që pëson nga humbja e ushqimit ose e ndihmës. 2. Ky dëm shpërblehet me pagimin e rentës në të holla, shuma e së cilës caktohet duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit, e që nuk mund të jetë më e madhe nga ajo që do të fitonte i dëmtuari nga personi të cilit i është shkaktuar vdekja po të mbetej gjallë.
  179. 179

    AI-assisted research summary: A person who causes bodily injury or damage to health must compensate medical and other necessary expenses, lost earnings during treatment, and, in certain cases, a fixed cash rent for the injured person.

    Neni 179 Shpërblimi i dëmit në rast të lëndimit trupor ose të dëmtimit të shëndetit 1. Kush i shkakton tjetrit lëndim trupor ose ia dëmton shëndetin ka për detyrë të shpërblejë shpenzimet rreth mjekimit dhe shpenzimet tjera të nevojshme lidhur me ketë, si dhe fitimin e humbur për shkak të paaftësisë për punë gjatë kohës së mjekimit. 2. Në qoftë se i lënduari për shkak të paaftësisë së plotë ose të pjesshme për punë e humb fitimin, ose nevojat janë shtuar vazhdimisht, ose mundësitë e zhvillimit dhe të përparimit të tij të mëtejshëm janë zhdukur ose janë pakësuar, personi përgjegjës ka për detyrë t`i paguajë të lënduarit rentën e caktuar në të holla, si shpërblim për këtë dëm.
  180. 180

    AI-assisted research summary: The court may, on request, increase future rent, or reduce or cancel it if circumstances have changed significantly.

    Neni 180 Ndryshimi i shpërblimit të gjykuar Gjykata mundet me kërkesë të të dëmtuarit, që për të ardhmen ta rritë rentën, por mundet me kërkesë të dëmtuesit ta zvogëlojë ose ta heq, në qoftë se kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme rrethanat të cilat gjykata i ka pasur parasysh me rastin e nxjerrjes së vendimit të mëparshëm.
  181. 181

    AI-assisted research summary: The right to damages paid as a money annuity cannot be transferred to another person, but amounts already due may be transferred if the compensation amount was set by written agreement or by a final judgment.

    Neni 181 Mosbartja e të drejtave 1. E drejta e shpërblimit të dëmit në formë rente në të holla në rast të vdekjes së personit të afërt ose të lëndimit trupor ose të shkatërrimit të shëndetit nuk mund t`i bartet personit tjetër. 2. Shumat e shpërblimit, të cilat kanë arritur munden t`i barten tjetrit, në qoftë se lartësia e shpërblimit është caktuar me marrëveshje të shkruar të palëve ose me aktgjykim të formës së prerë. 40 IV. SHPËRBLIMI I DËMIT JOMATERIAL
  182. 182

    AI-assisted research summary: Në rast të cenimit të së drejtës së personalitetit, gjykata mund të urdhërojë shpalljen e aktgjykimit, përmirësimin me shpenzim të dëmtuesit, tërheqjen e deklaratës ose masa të tjera të ngjashme.

    Neni 182 Shpallja e aktgjykimit ose ndreqja e gabimit Në rast të cenimit të së drejtës së personalitetit gjykata mund të urdhërojë shpalljen e aktgjykimit, përkatësisht të përmirësimit me shpenzim të dëmtuesit, ose të urdhërojë që dëmtuesi ta tërheqë deklaratën me të cilën është bërë shkelja, ose diç tjetër me të cilën gjë mund të realizohet qëllimi që arrihet me shpërblim.
  183. 183

    AI-assisted research summary: The court must award fair monetary compensation for certain non-material harms when the case circumstances justify it.

    Neni 183 Shpërblimi në të holla 1. Për dhembjet e pësuara fizike, për dhembjet e pësuara shpirtërore për shkak të zvogëlimit të aktivitetit jetësor, të shëmtimit, të cenimit të autoritetit, të nderit, të lirive ose të të drejtave të personalitetit, të vdekjes së personit të afërm, si dhe frikës, gjykata, po të konstatojë se rrethanat e rastit sidomos intensiteti i dhembjeve dhe i frikës dhe zgjatja e tyre e arsyetojnë këtë, do të gjykojë shpërblimin e drejtë në të holla, pavarësisht nga shpërblimi i dëmit material si dhe nga mungesa e dëmit material. 2. Me rastin e vendosjes për kërkesën për shpërblimin e dëmit jo material, si dhe për lartësinë e shpërblimit të tij, gjykata do të kujdeset për rëndësinë e cenimit të së mirës dhe të qëllimit të cilit i shërben ky shpërblim, por edhe për atë, se me te mos të favorizohen synimet që nuk janë në pajtim me natyrën e saj dhe me qëllimin shoqëror.
  184. 184

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të caktojë shpërblim monetar për dhembje shpirtërore për familjarët e afërt në rast vdekjeje ose invaliditeti shumë të rëndë/shëmtimi të lartë.

    Neni 184 Personat që kanë të drejtë shpërblimi në të holla në rast vdekjeje ose invaliditeti të rëndë 1. Në rast vdekjeje të ndonjë personi, gjykata mund t`ua caktojë anëtarëve të familjes së tij të ngushtë (bashkëshortit, fëmijët dhe prindërit) shpërblim të drejtë në të holla për dhembjen e tyre shpirtërore. 2. Ky shpërblim mund t`u caktohet edhe vëllezërve dhe motrave në qoftë se ndërmjet tyre dhe personit të vdekur ka ekzistuar bashkëjetesa e vazhdueshme. 3. Në rast të invaliditetit tejet të rëndë ose shëmtimit në shkallë të lartë të ndonjë personi, gjykata mund tu caktojë bashkëshortit, fëmijëve dhe prindërve shpërblim të drejtë në të holla për dhembjet e tyre shpirtërore. 4. Shpërblimi nga paragrafi 1. dhe 3. i këtij neni mund t`i caktohet edhe bashkëshortit jashtë martesor në qoftë se ndërmjet tij dhe të vdekurit, përkatësisht të lënduarit ka ekzistuar bashkëjetesa e vazhdueshme.
  185. 185

    AI-assisted research summary: A person may claim money damages for mental suffering if they were induced by fraud, violence, or abuse of dependence into punishable sexual conduct, or if another offense against their dignity, personality, or morality was committed.

    Neni 185 Shpërblimi në të holla në raste të veçanta (Cenimi i dinjitetit) E drejta e shpërblimit të dëmit në të holla për shkak të dhembjeve shpirtërore të pësuara i takon personit, i cili me anë të mashtrimit, dhunës ose të shpërdorimit të ndonjë raporti nënshtrimi ose varësie, është shtytur në marrëdhënie të dënueshme seksuale ose në veprim të dënueshëm seksual të panatyrshëm, si dhe personi ndaj të cilit është kryer ndonjë vepër tjetër penale kundër dinjitetit të personalitetit dhe moralit.
  186. 186

    AI-assisted research summary: Gjykata duhet të caktojë shpërblim për dëmin e ardhshëm jomaterial kur e kërkon i dëmtuari dhe kur është e sigurt që dëmi do të vazhdojë në të ardhmen.

    Neni 186 Shpërblimi i dëmit të ardhshëm Gjykata, me kërkesën e të dëmtuarit, do të caktojë shpërblimin edhe për dëmin e ardhshëm jo material në qoftë se sipas rrjedhës së rregullt është e sigurt së ai do të vazhdojë edhe në të ardhmen. 41
  187. 187

    AI-assisted research summary: The court may award fair monetary compensation to a legal person for harm to reputation or good name.

    Neni 187 Shpërblimi në të holla për personin juridik Gjykata i jep shpërblim të drejtë në të holla personit juridik për denigrim të reputacionit ose emrit të mirë, pavarësisht dëmshpërblimit të dëmit material, në rast se gjen se rrethanat e arsyetojnë këtë, qoftë edhe nëse nuk ka dëm material.
  188. 188

    AI-assisted research summary: A non-material damage compensation claim passes to an heir only if there is a final court judgment or a written agreement.

    Neni 188 Trashëgimi dhe cedimi i kërkesës së shpërblimit të dëmit jo material 1. Kërkesa e shpërblimit të dëmit jo material i kalon trashëgimtarit vetëm në qoftë se është caktuar me aktgjykim të formës së prerë ose me marrëveshje me shkrim. 2. Nën kushte të njëjta kjo kërkesë mund të jetë objekt cedimi, kompensimi dhe i përmbarimit të dhunshëm.
  189. 189

    AI-assisted research summary: Rules on shared liability and reduced compensation for material damage also apply, as appropriate, to non-material damage.

    Neni 189 Përgjegjësia e ndarë dhe zvogëlimi i shpërblimit Dispozitat për përgjegjësinë e ndarë dhe për zvogëlimin e shpërblimit që vlejnë për dëmin material përshtatshmërisht zbatohen edhe për dëmin jomaterial. NËNKREU 8 PËRGJEGJËSIA E DISA PERSONAVE PËR TË NJËJTIN DËM
  190. 190

    AI-assisted research summary: Several people who cause damage together, or in the listed related cases, are jointly and severally liable for that damage.

    Neni 190 Përgjegjësia solidare 1. Për dëmin të cilin disa persona e kanë shkaktuar bashkërisht, përgjigjen të gjithë pjesëmarrësit solidarisht. 2. Nxitësi dhe ndihmësi, si dhe ai që ka ndihmuar që personat përgjegjës të mos zbulohen, përgjigjen solidarisht me këta. 3. Përgjigjen solidarisht për dëmin e shkaktuar edhe personat që e kanë shkaktuar duke punuar pavarësisht njeri nga tjetri, në qoftë se nuk mund të vërtetohen pjesët e tyre në dëmin e shkaktuar. 4. Kur nuk ka dyshim se dëmin e ka shkaktuar ndonjë nga dy ose nga më tepër persona të caktuar, të cilët në ndonjë mënyrë janë të ndërlidhur midis tyre, ndërsa nuk mund të përcaktohet se cili prej tyre e ka shkaktuar dëmin, këta persona përgjigjen solidarisht.
  191. 191

    AI-assisted research summary: The employer/client and the contractor for immovable-property works are jointly liable to a third person for damage caused in connection with those works.

    Neni 191 Përgjegjësia solidare e porositësit dhe e kryesit të punëve Porositësi dhe kryerësi i punëve në paluajtshmëri përgjigjen solidarisht ndaj personit të tretë për dëmin që i krijohet këtij lidhur me kryerjen e këtyre punëve.
  192. 192

    AI-assisted research summary: A solidary debtor who pays more than their share of the damage may ask the other debtors to reimburse what was paid.

    Neni 192 Regresi i paguesit 1. Debitori solidar i cili paguan më tepër se sa është shuma e pjesës së tij në dëmin e e shkaktuar, mund të kërkojë prej secilit nga debitorët e tjerë që t`ia shpërblejnë atë që ka paguar për te. 42 2. Lartësinë e pjesës të secilit debitor veç e veç e cakton gjykata, duke marrë parasysh peshën e fajësisë së tij dhe peshën e pasojave që kanë dalur nga veprimi i tij. 3. Në qoftë se pjesët e debitorëve nuk mund të vërtetohen, secili ngarkohet me pjesë të barabartë, përveç nëse drejtshmëria kërkon që në rastin konkret të vendoset ndryshe. NËNKREU 9 E DREJTA E TË DËMTUARIT PAS PARASHKRIMIT TË SË DREJTËS PËR TË KËRKUAR SHPËRBLIMIN
  193. 193

    AI-assisted research summary: After the right to claim compensation has expired, the injured person may ask the responsible person to transfer what was received from the act that caused the damage.

    Neni 193 E drejta e të dëmtuarit pas parashkrimit të së drejtës për të kërkuar shpërblimin Pas parashkrimit të së drejtës për të kërkuar shpërblimin e dëmit i dëmtuari mund të kërkojë nga personi përgjegjës, sipas rregullave që vlejnë në rastin e pasurimit të pa bazë, që t`i cedojë atë që ka marrë nga veprimi me të cilin është shkaktuar dëmi. KREU 3 PASURIMI PA BAZË NËNKREU 1 RREGULLAT E PËRGJITHSHME
  194. 194

    AI-assisted research summary: A person who is unjustly enriched at another’s expense must return what was received or pay the value of the gain.

    Neni 194 Rregullat e përgjithshme 1. Secili person që pasurohet pa bazë ligjore në dëm të një tjetrit, është i detyruar të kthejë atë që ka marrë nga tjetri, ose ndryshe të kompensojë vlerën e fitimit të arritur. 2. Fjala pasurim po ashtu përfshinë përvetësimin e fitimit përmes shërbimeve. 3. Detyrimi për kthim ose kompensim po ashtu lind edhe nëse një person pranon diçka në lidhje me një bazë që nuk është realizuar ose më pas zhduket. NËNKREU 2 RREGULLAT E KTHIMIT
  195. 195

    AI-assisted research summary: A person who pays knowing they were not obliged to pay cannot demand repayment, unless they reserved the right to claim it back or paid to avoid violence.

    Neni 195 Kur nuk mund të kërkohet kthimi Kush kryen pagesën duke ditur se nuk e ka për detyrë ta paguajë nuk ka të drejtë të kërkojë kthimin, përveç nëse e ka rezervuar të drejtën e kërkimit të kthimit, apo në qoftë se e ka paguar për t'iu shmangur dhunës.
  196. 196

    AI-assisted research summary: A person cannot demand the return of something given or done to fulfill a natural obligation or moral duty.

    Neni 196 Zbatimi i një detyrimi natyror ose i ndonjë detyre morale Nuk mund të kërkohet kthimi i asaj që është dhënë ose është bërë për përmbushjen e çfarëdo lloji detyrimi natyror ose detyre morale. 43
  197. 197

    AI-assisted research summary: If something was obtained without basis, the recipient must return the fruits and pay default interest.

    Neni 197 Vëllimi i kthimit Kur kthehet ajo që është fituar pa bazë, duhet të kthehen frutet dhe të paguhet kamatëvonesa, e pikërisht, në qoftë se fituesi është i pandërgjegjshëm, që nga dita e fitimit, e për ndryshe që nga dita e paraqitjes së kërkesës.
  198. 198

    AI-assisted research summary: The winner is entitled to compensation for necessary and useful expenses.

    Neni 198 Kompensimi i shpenzimeve Fituesi ka të drejtë në kompensimin e shpenzimeve të domosdoshme dhe të dobishme por në qoftë se ka qenë i pandërgjegjshëm, kompensimi për shpenzimet e dobishme i takon vetëm deri në shumën që përbën shtimin e vlerës në momentin e kthimit.
  199. 199

    AI-assisted research summary: Money paid as compensation for certain damages cannot be reclaimed if the recipient acted in good faith.

    Neni 199 Kur mund të mbahet ajo që është marrë 1. Nuk mund të kërkohet kthimi i shumave të kompensuara pa bazë në emër të shpërblimit të dëmit për shkak të lëndimit fizik, dëmtimit të shëndetit ose të vdekjes, në rast se pagesa i është bërë marrësit që ka vepruar në mirëbesim. 2. Si shumë e paguar pa bazë llogaritet edhe pagesa mbi bazën e një vendimi gjyqësor që më vonë është ndryshuar ose prishur.

Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.