LIGJI NR. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE — Part 2 | 04/L-077 — Kosovo law | Esheria

LIGJI NR. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE

Part 2 of 6 · provisions 201–400

This part identifies the Law on Obligations of Kosovo and introduces its general section and fundamental principles.

AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.

Jurisdiction
Kosovo
Instrument
Act or statute
Citation
04/L-077
Version
Undated source snapshot
Language
sq
Updated
Official source
View official record ↗
Complete work
View statute overview
abuse of rights acceptance acceptance of goods accessory rights accident insurance accountability accounting disclosure accounting/reporting obligations administration advance payment advance payments advances advertising agency agency / representation agency commission agency/commission contracts agency/mandate agreement cancellation agreement validity allocation of joint obligations amortization of securities analogical application animal ownership +1,039 more

Statute overview

About this statute

This part identifies the Law on Obligations of Kosovo and introduces its general section and fundamental principles. Ky nen thotë se ligji vendos parimet dhe rregullat e përgjithshme për marrëdhëniet e detyrimeve. Participants in obligations relationships may arrange their relations according to their own will, as long as they comply with mandatory rules, public order, and good customs. Participants in obligation relations are equal. Participants in obligation relationships must act in good faith and fairly, follow good business customs, and cannot exclude or limit that duty.

Legal text

Provisions of LIGJI NR. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE

Showing 200 of 1,060

  1. 200

    AI-assisted research summary: If a third person benefited from using an item and the rules on unauthorized management of another’s affairs do not apply, that third person must return the item or, if that is not possible, pay its value.

    Neni 200 Përdorimi i sendit në dobi të tjetrit Në qoftë se dikush e ka përdorur sendin e vet apo të tjetrit në dobi të tretit, kurse nuk ka kushte për aplikimin e rregullave mbi gjerimin e punëve te huaja pa porosi, i treti ka për detyrë ta kthejë sendin, respektivisht, po qe se kjo s'është e mundur, t'ia shpërblej vlerën e sendit.
  2. 201

    AI-assisted research summary: A person who pays expenses or does something another person was legally obliged to do may demand reimbursement from that person.

    Neni 201 Shpenzimi për tjetrin Kush kryen për tjetrin ndonjë shpenzim ose diçka tjetër që ky e ka pasur për detyrë në bazë të ligjit ta bëjë, ka të drejtë të kërkojë shpërblim prej tij.
  3. 202

    AI-assisted research summary: If someone uses another person’s item for their own benefit, the owner may ask for repayment of the benefit gained from that use.

    Neni 202 Përdorimi i sendit të huaj në dobi të vet Kur dikush e ka përdorur sendin e huaj për dobi të vet, zotëruesi mund të kërkojë pavarësisht nga e drejta e shpërblimit të dëmit ose në mungesë të kësaj, që ky t'ia shpërblej përfitimin që ka pasur nga përdorimi. KREU 4 GJERIMI I PUNËVE TË HUAJA PA POROSI NËNKREU 1 RREGULLA TË PËRGJITHSHME
  4. 203

    AI-assisted research summary: A foreign work may be carried out without order only when it cannot be delayed and delay would cause damage or clearly lose a benefit.

    Neni 203 Përkufizimi dhe kushtet Një punë e huaj mund të kryhet pa porosi vetëm në qoftë se puna nuk duron shtyrje dhe mund të shkaktohet dëmi ose humbet qartazi një dobi. 44 NËNKREU 2 DETYRAT DHE TË DREJTAT E KRYESIT TE PUNËVE TË HUAJA PA POROSI
  5. 204

    AI-assisted research summary: A person managing another’s affairs without instructions must notify the owner promptly, keep the owner informed if continuing the work is reasonably possible, and after finishing must account for and hand over what was gained from the work.

    Neni 204 Detyrat e kryesit të punëve të huaja pa porosi 1. Kryesi i punëve të huaja pa porosi ka për detyrë ta njoftojë të zotin e punës për veprimin e tij sa ma parë që është e mundur dhe po ashtu ta njoftojë se do ta vazhdojë punën e filluar, në qoftë se për ketë ka mundësi të arsyeshme, derisa i zoti i punës të mos mund ta marrë përsipër kujdesin për te. 2. Pas mbarimit të punës, kryesi i punëve të huaja pa porosi ka për detyrë të japë llogari dhe t`ia bartë atij gjithë atë, çka ka fituar nga kryerja e punës. 3. Në qoftë se me ligj nuk është përcaktuar diçka tjetër, kryesi i punëve të huaja pa porosi ka detyrime të urdhër marrësit.
  6. 205

    AI-assisted research summary: A person managing another’s work without authorization must follow the owner’s actual or presumed intentions and act with ordinary good care.

    Neni 205 Kujdesi i duhur dhe përgjegjësia 1. Gjatë kryerjes të punës së huaj kryesi i punëve të huaja pa porosi ka për detyrë të udhëhiqet nga qëllimet faktike ose të supozuara të të zotit të punës. 2. Ai ka për detyrë të veprojë me kujdesin e ekonomistit të mirë, përkatësisht të shtëpiakut të mirë. 3. Gjykata mundet duke marrë parasysh rrethanat në të cilat dikush e ka filluar punën e huaj pa qenë i thirrur, të zvogëlojë përgjegjësinë e tij ose ta lirojë fare nga përgjegjësia për pakujdesinë. 4. Për përgjegjësinë e kryesit te punëve të huajat pa porosi, i cili është i paaftë si për të vepruar vlejnë dispozitat për përgjegjësinë e tij kontraktuese dhe jashtë kontraktuese.
  7. 206

    AI-assisted research summary: A person who manages another’s affairs without authorization may claim release from obligations, reimbursement of necessary and useful expenses, and an adequate fee if they acted properly and as the situation required.

    Neni 206 Të drejtat e punë drejtuesit pa porosi 1. Kryesi i punëve të huaja pa porosi që ka vepruar në tërësi siç duhet dhe ka punuar ashtu siç kanë kërkuar rrethanat, ka të drejtë të kërkojë nga i zoti i punës të lirohet nga të gjitha detyrimet që i ka marrë përsipër për shkak të kësaj pune, të marrë mbi vete të gjitha detyrimet që i ka lidhur në emër të tij, të shpërblehet për të gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe të dobishme, edhe në qoftë se rezultati i pritur nuk është arritur. 2. Kryesit të punëve të huaja i takon edhe shpërblimi adekuat për mundin, në qoftë se e ka evituar dëmin nga i zoti i punës, ose në qoftë se ia ka siguruar përfitimin që në tërësi i përgjigjet qëllimeve dhe nevojave të tij.
  8. 207

    AI-assisted research summary: A person who handles another’s affairs to help that person may claim reimbursement of expenses, but only up to the benefit the other person obtained.

    Neni 207 Kryerja e punëve të huaja me qëllim që t`i ndihmohet tjetrit Kush kryen punët e huaja me qëllim që t`i ndihmojë tjetrit, e nuk janë plotësuar kushtet për punë drejtim pa porosi, i takon e drejta e shpërblimit të shpenzimeve të bëra, por më së shumti deri në lartësinë e përfitimit që e ka realizuar tjetri.
  9. 208

    AI-assisted research summary: A person who works without being commissioned may take away items added to another’s property if those items were not reimbursed and can be separated without damaging the main item.

    Neni 208 Marrja me vete e shtesave Çdo punë drejtues pa porosi ka të drejtë t`i marrë me vete sendet me të cilat e ka shtuar pasurinë e huaj, e për të cilat shpenzimet e bëra nuk i shpërblehen, në qoftë se këto mund të ndahen pa u 45 dëmtuar sendi të cilit i janë shtuar, por personi në punën e të cilit ka ndërhyrë, mundet t’i mbajë këto shtesa po qe se ia shpërblen vlerën e tyre të tashme. NËNKREU 3 KRYERJA E PUNËVE TË HUAJA PËRKUNDËR NDALESËS
  10. 209

    AI-assisted research summary: If someone carries out another person's work despite the employer's prohibition, and knew or should have known about it, they lose the rights normally attached to acting without mandate and must answer for the damage caused.

    Neni 209 Përgjegjësia e kryesit të punëve të huaja 1. Kush e kryen punën e huaj përkundër ndalesës së zotit të punës, e për ndalesën ishte në dijeni ose duhej të ishte në dijeni, nuk i ka të drejtat që i takojnë kryesit të punëve të huaja pa porosi. 2. Ai përgjigjet për dëmin që e ka shkaktuar duke ndërhyrë në punët e huaja, edhe atëherë kur deri te kjo ka ardhur pa fajin e tij. 3. Kur ndalesa e kryerjes të punës është në kundërshtim me ligjin ose me moralin, e sidomos në qoftë se dikush ka ndaluar që tjetri ta përmbush ndonjë detyrim të tij ligjor që nuk duron shtyrje, vlejnë rregullat e përgjithshme për gjerimin e punëve të huaja pa porosi. NËNKREU 4 GJERIMI I PADREJTË
  11. 210

    AI-assisted research summary: A person who performs another’s work to keep the benefits for themselves must account on the owner’s request and hand over all benefits; the owner may also seek restoration and damages.

    Neni 210 Gjerimi i paautorizuar për llogari personale 1. Kush e kryen punën e huaj me qëllim që për vete t`i mbajë përfitimet e arritura, edhe pse e di se puna është e huaj, ka për detyrë që me kërkesë të zotit të punës të japë llogari si punë drejtues pa porosi dhe t`ia dorëzojë të gjitha përfitimet e arritura. 2. I zoti i punës mund të kërkojë kthimin në gjendje të mëparshme si dhe shpërblimin e dëmit. NËNKREU 5 APROVIMI
  12. 211

    AI-assisted research summary: If the employer later approves work done without authorization, the worker is treated as if they had been ordered from the start.

    Neni 211 Aprovimi i të zotit të punës Në qoftë së i zoti i punës, e aprovon më vonë punën që është kryer, kryesi i punëve të huaja pa porosi konsiderohet si urdhër marrësi i cili ka punuar që nga fillimi me porosi të të zotit të punës. 46 KREU 5 SHPREHJA E NJËANSHME E VULLNETIT NËNKREU 1 PREMTIMI PUBLIK I SHPËRBLIMIT
  13. 212

    AI-assisted research summary: A reward promise made by public announcement binds the promiser to fulfill the promise.

    Neni 212 Premtimi obligues 1. Premtimi i shpërblimit i bërë me anë të shpalljes publike për atë që kryen një veprim të caktuar, arrinë ndonjë sukses, gjendet në situatë të caktuar ose në qoftë se premtimi është bërë në ndonjë kusht tjetër, e detyron premtuesin që të përmbushë premtimin. 2. Premtuesi i shpërblimit ose i çfarëdo gare shpërblyese ka për detyrë të caktojë afatin e garës, e në qoftë se nuk e cakton , kush do që dëshiron të marrë pjesë në garë ka të drejtë të kërkojë që gjykata ta caktojë afatin përkatës.
  14. 213

    AI-assisted research summary: A reward promise can be revoked, except when a public notice set a deadline for the act, notice of results, or completion of a specified situation.

    Neni 213 Revokimi i premtimit 1. Premtimi mund të revokohet ashtu siç është bërë, si dhe me anë të komunikimit personal, por ai i cili e ka kryer veprimin e nuk ishte në dijeni e as që duhej të ishte në dijeni se premtimi i shpërblimit është revokuar ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e premtuar, ndërsa ai i cili deri në revokim ka bërë shpenzime të nevojshme për të kryer veprimet e caktuara në shpalljen publike ka të drejtë të marrë shpërblimin e tyre me përjashtim të rastit kur premtuesi provon se ato janë bërë pa nevojë. 2. Premtimi i shpërblimit nuk mund të revokohet, në qoftë se me shpallje është caktuar afati për kryerjen e veprimit përkatësisht për njoftimin për rezultatet e arritura ose për realizimin e situatës së caktuar.
  15. 214

    AI-assisted research summary: The first person to perform the promised act has a right to the reward; if several people perform it at the same time, each gets an equal share unless fairness requires a different split.

    Neni 214 E drejta në shpërblim 1. Të drejtë në shpërblim ka ai, i cili i pari e kryen veprimin për të cilin është premtuar shpërblimi. 2. Në qoftë se disa persona e kanë kryer veprimin njëkohësisht, secilit i takon pjesa e barabartë e shpërblimit, në qoftë se drejtshmëria nuk kërkon ndonjë ndarje tjetër.
  16. 215

    AI-assisted research summary: The contest organizer, or a person or persons designated by the organizer, decides how the prize is distributed. Participants may seek annulment of the prize-allocation decision if the prize was not distributed according to the contest rules. The organizer acquires ownership or another right to the work only if that is stated in the contest announcement.

    Neni 215 Rasti i konkursit 1. Për ndarjen e shpërblimit në rastin e konkursit vendos organizatori i konkursit ose një apo disa persona të caktuar prej tij. 2. Në qoftë se në kushtet e konkursit ose në disa dispozita të përgjithshme që vlejnë për konkurs të caktuar, janë caktuar rregullat sipas të cilave shpërblimi duhet të ndahet, secili pjesëmarrës në konkurs ka të drejtë të kërkojë anulimin e vendimit për ndarjen e shpërblimit në qoftë se shpërblimi nuk është ndarë në pajtim me këto rregulla. 3. Pronësinë ose ndonjë të drejtë tjetër për veprimin ose punën e kryer me konkurs e fiton organizatori i konkursit vetëm ne qoftë se kjo është theksuar në shpalljen e konkursit. 47
  17. 216

    AI-assisted research summary: The reward promisor’s obligation ends if no one notifies them within the stated announcement deadline that the work was done, success was achieved, or the stated conditions were met.

    Neni 216 Shuarja e detyrimit Detyrimi i premtuesit të shpërblimit shuhet në qoftë se askush nuk ia komunikon brenda afatit të caktuar në shpallje se e ka kryer veprimin apo se ka arritur sukses apo se në përgjegjësi i ka plotësuar kushtet e parashtruara në shpalljen publike dhe në qoftë se afati nuk është caktuar, atëherë pas një (1) viti nga dita e shpalljes së bërë. NËNKREU 2 LETRAT ME VLERË I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
  18. 217

    AI-assisted research summary: This article defines what counts as a security and says the issuer must fulfill the written obligation to the lawful holder.

    Neni 217 Përkufizimi 1. Letra me vlerë është dokument me shkrim me të cilin emetuesi (lëshuesi) i saj detyrohet se do ta përmbushë detyrimin e shkruar në këtë dokument poseduesit të saj të ligjshëm. 2. Një shënim i shkruar në një mjet tjetër konsiderohet letër me vlerë në rast se kështu është përcaktuar nga një akt i veçantë ligjor.
  19. 218

    AI-assisted research summary: A security must contain the listed essential elements to be valid as a security.

    Neni 218 Elementet thelbësore 1. Letra me vlerë duhet detyrimisht të përmbajë këto elemente thelbësore: 1.1. emërtimin e llojit të letrës me vlerë; 1.2. firmën, përkatësisht emërtimin dhe selinë, përkatësisht emrin dhe vendbanimin e lëshuesit të letrës me vlerë; 1.3. firmën, respektivisht, emërtimin ose emrin e personit me urdhër të së cilit është dhënë letra me vlerë ose emërtimin se letra me vlerë i është e pagueshme prurësit; 1.4. detyrimin e shënuar saktë te lëshuesit të letrës me vlerë; 1.5. vendin dhe datën e lëshimit të letrës me vlerë, kurse për ato që lëshohen në seri edhe numrin e saj të serisë; 1.6. nënshkrimin e lëshuesit të letrës me vlerë, përkatësisht faksimilin e nënshkrimit të lëshuesit të letrës me vlerë që emetohet në seri. 2. Me ligj të veçantë për ndonjërën nga letrat me vlerë mund të caktohen edhe elementet tjera thelbësore. 3. Dokumenti i cili nuk përmban njërën nga elementet thelbësore nuk vlen si letër me vlerë.
  20. 219

    AI-assisted research summary: Securities may be bearer, registered, or order instruments.

    Neni 219 Llojet e letrave me vlerë Letra me vlerë mund të jetë sipas prurësit, në emër ose sipas urdhrit. 48
  21. 220

    AI-assisted research summary: Detyrimi nga letra me vlerë krijohet kur lëshuesi ia dorëzon letrën me vlerë shfrytëzuesit të saj.

    Neni 220 Krijimi i detyrimit Detyrimi nga letra me vlerë krijohet në çastin kur lëshuesi ia dorëzon letrën me vlerë shfrytëzuesit të saj.
  22. 221

    AI-assisted research summary: A special law may set additional conditions for issuing securities in series.

    Neni 221 Kushtet e veçanta për emetimin e letrave me vlerë në seri Me ligj të veçantë mund të caktohen edhe kushtet tjera për emetimin e letrave me vlerë në seri. II. REALIZIMI I TË DREJTAVE
  23. 222

    AI-assisted research summary: E drejta e kërkesës nga letra me vlerë i takon poseduesit të ligjshëm; për disa letra, poseduesi i ligjshëm përcaktohet sipas prursit, emrit ose bartjes së rregullt, dhe fituesi me mirëbesim fiton statusin edhe në disa raste të daljes pa vullnet.

    Neni 222 Kujt i takon e drejta nga letra me vlerë 1. Kërkesa nga letra me vlerë është e lidhur për vetë letrën dhe i takon poseduesit të saj të ligjshëm. 2. Si posedues i ligjshëm i letrës me vlerë për prursin konsiderohet prursi i saj. 3. Si posedues i ligjshëm i letrës me vlerë në emër ose sipas urdhrit konsiderohet personi në emrin e të cilit është dhënë letra me vlerë, përkatësisht personi të cilit i është bartur ajo me rregullsi. 4. Fituesi me mirëbesim i letrës me vlerë sipas prursit ose urdhrit bëhet posedues i saj i ligjshëm dhe fiton të drejtën e kërkesës të inkorporuar në te edhe kur letra me vlerë të ketë dalur nga dora e emetuesit të saj, përkatësisht të poseduesit të saj të mëparshëm edhe pa vullnetin e tij.
  24. 223

    AI-assisted research summary: Only the lawful holder of a security, or a person authorized by that holder, may request fulfillment by presenting the security.

    Neni 223 Kërkesa për përmbushje Përmbushjen e kërkesës nga letra me vlerë mund ta kërkojë me paraqitjen e saj vetëm poseduesi i saj i ligjshëm ose personi, të cilin ai e autorizon. III. BARTJA E TË DREJTËS NGA LETRA ME VLERË
  25. 224

    AI-assisted research summary: The right attached to a bearer security is transferred by handing over the security.

    Neni 224 Bartja e së drejtës nga letra me vlerë sipas prurësit E drejta nga letra me vlerë për prurësin bartet me dorëzimin e saj.
  26. 225

    AI-assisted research summary: Registered-security rights are transferred by assignment, and may also be transferred by endorsement if a special law allows it.

    Neni 225 Bartja e së drejtës nga letra me vlerë me emër 1. E drejta nga letra me vlerë me emër bartet me cedim. 2. Me ligj të veçantë mund të caktohet që e drejta nga letra me vlerë me emër mund të bartet edhe me indosament. 3. Bartja e së drejtës nga letra me vlerë me emër bëhet duke shënuar në vetë letrën firmën, përkatësisht emërtimin, përkatësisht emrin e poseduesit të ri, duke vënë nënshkrimin e bartësit dhe duke regjistruar bartjen në regjistrin e letrave me vlerë, në qoftë se një regjistër i tillë mbahet nga lëshuesi. 49
  27. 226

    AI-assisted research summary: The right attached to a security payable to order is transferred by endorsement.

    Neni 226 Bartja të drejtës nga letra me vlerë sipas urdhrit E drejta nga letra me vlerë sipas urdhrit bartet me indosament.
  28. 227

    AI-assisted research summary: This article says an endorsement can be full, blank, or bearer-form, explains what a full and blank endorsement contain, and states that a partial endorsement is invalid.

    Neni 227 Llojet e indosamentit 1. Indosamenti mund të jetë i plotë, blank dhe sipas prurësit. 2. Indosamenti i plotë përmban deklaratën e transferimit (cedimit), emërtimin ose emrin e personit në të cilin bartet e drejta nga letra me vlerë (indosatar) dhe nënshkrimin e bartësit (indosantit), por mund të përmbajë edhe të dhëna të tjera (vendin, datën etj.). 3. Indosamenti blanko përmban vetëm nënshkrimin e indosantit. 4. Në rast të bartjes për prurësin në vend të emrit të indosatorit vihet fjala: “për prurësin”. 5. Indosamenti për prurësin vlen si indosamenti blanko. 6. Indosamenti i pjesshëm është i pavlefshëm.
  29. 228

    AI-assisted research summary: A security instrument may be transferred either as a proxy transfer or as a pledge transfer, and the transfer document must use the specified clause wording.

    Neni 228 Bartja e prokurës dhe bartja për peng 1. Letra me vlerë mund të bartet edhe si bartja e prokurës respektivisht si bartja për pengun. 2. Tek bartja e prokurës vihet klauzola: “vlera në prokurë”, ndërsa tek bartja për peng: “ vlera për peng”, ose të ngjashme.
  30. 229

    AI-assisted research summary: A new holder of a security right gets all the rights of the previous holder; for named securities, the transfer is ineffective against the issuer until written notice or registration; and the cedent/indorser is generally not liable for the issuer’s non-performance unless law or the security says otherwise.

    Neni 229 Efekti i bartjes të së drejtës 1. Me bartjen e të drejtës nga letra me vlerë poseduesi i saj i ri fiton të gjitha të drejtat që i takojnë poseduesit paraprak. 2. Bartja e së drejtës nga letra me vlerë me emër, qoftë në rrugën e cedimit ose të indosamentit, nuk ka efekt ndaj lëshuesit përderisa ky për këtë gjë të mos njoftohet me shkrim, përkatësisht për derisa kjo bartje të mos regjistrohet në regjistrin e letrave me vlerë me emër, në qoftë se një regjistër i tillë mbahet tek lëshuesi. 3. Cedenti, përkatësisht indosanti nuk përgjigjet për mos përmbushjen e detyrimit nga ana e lëshuesit , përveç rastit të një dispozite tjetër ligjore, ose në qoftë se ekziston një dispozitë e kundërt e shënuar në vetë letrën me vlerë.
  31. 230

    AI-assisted research summary: The holder of a security transferred by proxy transfer or pledge transfer may exercise all rights from it, but may pass it on to someone else only as a proxy transfer.

    Neni 230 Efekti i bartjes së prokurës dhe i bartjes për pengun Poseduesi i letrës me vlerë që i është bartur atij si “bartja e prokurës” ose si “ bartja për peng”, mund të ushtrojë të gjitha të drejtat që rrjedhin nga kjo letër me vlerë, por letrën mund t`ia bartë tjetrit vetëm si bartje e prokurës. 50
  32. 231

    AI-assisted research summary: The last endorsee must prove his right to the security by an unbroken chain of endorsements; the rule applies similarly to the last assignee.

    Neni 231 Të provuarit e ligjshmërisë së bartjes 1. Indosatari i fundit provon të drejtën e tij nga letra me vlerë me një varg të pandërprerë indosamentesh. 2. Kjo rregull zbatohet përshtatshmërisht edhe ndaj cesionarit të fundit.
  33. 232

    AI-assisted research summary: A negotiable instrument payable to order can be marked so it cannot be transferred by endorsement, and then its right may be transferred only by assignment.

    Neni 232 Ndalimi i bartjes 1. Ndalimi i bartjes me indosament të letrës me vlerë sipas urdhrit bëhet me shprehjen: “jo sipas urdhrit”, ose duke vënë klauzolë të ngjashme e cila ka domethënie të njëjtë. 2. E drejta nga letra me vlerë, bartja e të cilës është e ndaluar me indosament mund të bartet vetëm me ane te cedimit. 3. Bartja me indosament mund të ndalohet nga emetuesi dhe indosanti. 4. Me ligj të veçantë ose me deklaratë të lëshuesit të shkruar në vetë letrën me vlerë me emër mund të ndalohet çdo bartje e saj. IV. NDRYSHIMET TE LETRAT ME VLERË
  34. 233

    AI-assisted research summary: The issuer may change certain securities from bearer or order form into registered form, and a registered security may be changed into bearer or order form if the change has not been expressly prohibited.

    Neni 233 Ndryshimet që i bën lëshuesi 1. Letrën me vlerë sipas prurësit ose sipas urdhrit, lëshuesi mund ta ndryshojë në letrën me vlerë në emër, me kërkesë dhe me shpenzimet e poseduesit të letrës. 2. Në qoftë se ndryshimin nuk e ka ndaluar shprehimisht, lëshuesi i letrës me vlerë me emër mundet me kërkesë dhe me shpenzime të poseduesit ta ndryshojë këtë letër në letrën sipas prurësit ose sipas urdhrit.
  35. 234

    AI-assisted research summary: This article allows certain securities to be transferred by indorsement, with different rules depending on whether the security is by order or bearer.

    Neni 234 Ndryshimet që bëhen nga poseduesi gjatë bartjes 1. Letrën me vlerë sipas urdhrit indosanti mund t`ia bartë me indosament prurësit, në qoftë se me dispozitë të veçantë nuk është caktuar ndryshe. 2. Cedenti përkatësisht indosanti mund t’ia bartë letrën me vlerë në emër vetëm personit të caktuar. 3. Letra me vlerë sipas prurësit mund t`i bartet me indosament edhe personit të caktuar.
  36. 235

    AI-assisted research summary: Nëse poseduesi e kërkon dhe i paguan shpenzimet, letrat me vlerë të lëshuara në seri mund të bashkohen ose të pjesëtohen.

    Neni 235 Bashkimi dhe pjesëtimi i letrave me vlerë 1. Letra me vlerë të lëshuara në seri munden me kërkesë dhe me shpenzime të poseduesit të bashkohen në një ose në disa letra me vlerë. 2. Letra me vlerë mundet me kërkesë dhe me shpenzime të poseduesit të pjesëtohet në disa letra me vlerë me shuma më të vogla, por këto shuma nuk mund të jenë nën shumën e apoenit më të vogël të letrës së lëshuara në këtë seri. 51 V. PËRMBUSHJA E DETYRIMIT NGA LETRA ME VLERË
  37. 236

    AI-assisted research summary: Detyrimi nga një letër me vlerë shuhet kur lëshuesi e përmbush atë ndaj poseduesit të ligjshëm.

    Neni 236 Shuarja e detyrimit 1. Detyrimi nga letra me vlerë shuhet me përmbushjen nga ana e lëshuesit të letrës ndaj poseduesit të ligjshëm. 2. Kërkesa nga letra me vlerë shuhet edhe kur letra i takon lëshuesit, në qoftë se me ligj të veçantë nuk është paraparë ndryshe. 3. Lëshuesi me mirëbesim i letrës me vlerë sipas prurësit lirohet nga detyrimi i përmbushjes prurësit edhe atëherë kur ky (prurësi) nuk është poseduesi i ligjshëm i letrës me vlerë.
  38. 237

    AI-assisted research summary: The issuer of a bearer security must refuse performance if it knows or should know the bearer is not the lawful holder or is not authorized, and it cannot validly perform if a competent authority has prohibited it or if amortization/cancellation proceedings have started.

    Neni 237 Ndalimi i përmbushjes 1. Në qoftë se lëshuesi i letrës me vlerë sipas prurësit ishte në dijeni ose duhej të ishte në dijeni se prurësi nuk është posedues i ligjshëm i letrës, e as që është i autorizuar nga poseduesi i ligjshëm, ka për detyrë ta refuzojë përmbushjen, përndryshe përgjigjet për dëmin. 2. Lëshuesi i letrës me vlerë nuk mund ta përmbushë në mënyrë të vlefshme detyrimin e tij po qe se këtë gjë ia ka ndaluar organi kompetent, ose kur ishte në dijeni ose duhej të ishte në dijeni se ka filluar procedura për amortizimin ose anulimin e letrës me vlerë.
  39. 238

    AI-assisted research summary: Nëse debitori e ka paguar kryegjënën, ai duhet të paguajë kuponët e kamatës ose të ardhurat e tjera nga e njëjta letër me vlerë kur ato paraqiten për pagesë, për sa kohë që kërkesat nuk janë parashkruar.

    Neni 238 Pagimi i kamatës dhe i të ardhurave tjera pas pagimit të kryegjësë Debitori që ia ka paguar kryegjënë poseduesit të letrës me vlerë ka për detyrë t`i paguajë kuponët e kamatës, përkatësisht të ardhurat tjera nga e njëjta letër që do t`i paraqiten për pagesë pas pagimit të kryegjësë, në qoftë se këto kërkesa nuk janë parashkruar.
  40. 239

    AI-assisted research summary: The issuer may raise only certain objections against a security holder’s demand for performance.

    Neni 239 Kundërshtimet në kërkesën për përmbushjen e detyrimit 1. Kundër kërkesës së poseduesit të letrës me vlerë, lëshuesi mund të paraqes vetëm kundërshtime të cilat kanë të bëjnë me lëshimin e vetë letrës, siç është falsifikimi, pastaj kundërshtimet që dalin nga përmbajtja e letrës, siç janë afatet ose kushtet; e në fund kundërshtimet që ka ndaj vetë poseduesit siç janë kompensimi, mungesa e procedurës e parashikuar me ligj për fitimin e letrës me vlerë dhe mungesa e autorizimit. 2. Lëshuesi mundet kundër kërkesës së poseduesit , të cilit ai ia ka ceduar letrën me vlerë, të theksojë të metat e veprimit juridik në bazë të të cilit është kryer bartja, por këto të meta nuk mund t`i theksojë kundër kërkesës të ndonjë poseduesi të mëvonshëm. 3. Megjithatë, në qoftë se poseduesi i letrës me vlerë, duke marrë në dorëzim letrën nga paraardhësi i tij, ishte në dijeni ose duhej të ishte në dijeni se ky po ia dorëzon letrën me vlerë, për të evituar kundërshtimin të cilin lëshuesi e ka ndaj tij, lëshuesi mund ta paraqesë këtë kundërshtim edhe kundër poseduesit të letrës. 4. Me ligj të veçantë mund të caktohen edhe lloje të tjera të kundërshtimeve tek disa nga llojet e letrave me vlerë. 52 VI. LETRAT DHE SHENJAT LEGJITIMUESE
  41. 240

    AI-assisted research summary: For certain tickets, vouchers, and similar documents that create an obligation for the issuer and do not name a creditor or show they can be transferred, the corresponding rules for securities apply.

    Neni 240 Letrat legjitimuese Në biletat hekurudhore, në biletat e teatrove dhe në bileta tjera, në bona (triska) dhe në dokumentet tjera të ngjashme të cilat përmbajnë një detyrim të caktuar për lëshuesit e tyre, e në të cilat nuk është shënuar kreditori, e as që prej tyre ose nga rrethanat në të cilat janë lëshuar del se mund t`i cedohen tjetrit, zbatohen përshtatshmërisht dispozitat përkatëse për letrat me vlerë.
  42. 241

    AI-assisted research summary: Legitimation signs only identify who is the creditor; the issuer is discharged if it pays in good faith to the bearer, and the creditor may still claim performance after losing the sign.

    Neni 241 Shenjat legjitimuese 1. Shenjat e bagazhave ose shenjat tjera të ngjashme, të cilat përbëhen nga një copë letre, metali apo materiali tjetër, ku zakonisht është shtypur një numër ose shënuar numri i sendeve të dorëzuara, e të cilat zakonisht nuk përmbajnë diç të caktuar për detyrimin e lëshuesit të tyre, shërbejnë vetëm për të treguar se kush është kreditor në marrëdhënien e detyrimit me rastin e krijimit të të cilit janë lëshuar. 2. Lëshuesi i shenjës legjitimuese lirohet nga detyrimi kur me mirëbesim këtë ia kryen prurësit, por për prurësin nuk vlen prezumimi se ai është kreditori i vërtetë ose se është i autorizuar të kërkojë përmbushjen, kështu që në rast kontesti ka për detyrë të provojë këtë cilësi të tij. 3. Kreditori mund të kërkojë përmbushjen e detyrimit megjithëse e ka humbur shenjen legjitimuese. 4. Për me tepër, në secilin rast konkret duhet përmbajtur vullnetit të përbashkët të lëshuesit dhe marrësit të shenjës, si dhe të asaj që është e zakonshme. VII. DISPOZITA TË TJERA
  43. 242

    AI-assisted research summary: The holder of a damaged security that is no longer fit for circulation, but whose authenticity and contents can be determined exactly, is entitled to request a new security for the same amount.

    Neni 242 Zëvendësimi i letrave me vlerë të dëmtuara Poseduesi i letrës me vlerë të dëmtuar e cila nuk është e përshtatshme për qarkullim, por vërtetësia dhe përmbajtja e të cilës mund të përcaktohet saktësisht ka të drejtë të kërkojë lëshimin e letrës së re me vlerë në të njëjtën shumë, me kusht që ta kthejë letrën e dëmtuar me vlerë dhe t`ia shpërblejë shpenzimet.
  44. 243

    AI-assisted research summary: The issuer of a security must give the current holder the needed documents and requested information in the amortization procedure, after reimbursement of expenses when requested.

    Neni 243 Amortizimi i letrës me vlerë 1. Letra me vlerë e humbur mund të shpallet e pavlefshme (e amortizuar). 2. Lëshuesi i letrës me vlerë duhet t’ia ofrojë të gjitha dokumentet e nevojshme zotëruesit të tanishëm të letrës me vlerë sipas kërkesës së tij, pas rimbursimit të shpenzimet nga i njëjti, si dhe të ofrojë të gjithë informacionin që zotëruesi kërkon në procedurën e amortizimit.
  45. 244

    AI-assisted research summary: Claims from securities are subject to the general rules on prescription, unless a special law says otherwise.

    Neni 244 Parashkrimi i kërkesave nga letrat me vlerë Për parashkrimin e kërkesave nga letrat me vlerë vlejnë rregullat për parashkrimin, në qoftë se me ligj të veçantë nuk është paraparë ndryshe. 53 PJESA III EFEKTET E DETYRIMEVE KREU 1 TË DREJTAT E KREDITORIT DHE DETYRIMET E DEBITORIT NËNKREU 1 E DREJTA NË SHPERBLIMIN E DËMIT I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
  46. 245

    AI-assisted research summary: The creditor may demand performance and damages; the debtor must perform the obligation fully and carefully and may be liable for delay or non-performance.

    Neni 245 Përmbushja e detyrimit dhe pasojat e mos përmbushjes 1. Kreditori në marrëdhënien e detyrimit ka të drejtë që prej debitorit të kërkojë përmbushjen e detyrimit, ndërsa debitori ka për detyrë ta përmbushë atë me ndërgjegje dhe në tërësi, në përputhje me përmbajtjen e tij. 2. Kur debitori nuk e përmbush detyrimin ose vonohet me përmbushjen e tij, kreditori ka të drejtë të kërkojë edhe shpërblimin e dëmit që ka pësuar për këtë shkak. 3. Për dëmin për shkak të vonesës të përmbushjes së detyrimit përgjigjet edhe debitori të cilit kreditori i ka dhënë një afat të ri të arsyeshëm për përmbushjen e detyrimit. 4. Debitori përgjigjet edhe për pamundësinë e pjesshme apo të plotë të përmbushjes edhe pse kjo pamundësi nuk është shkaktuar me fajin e tij, në qoftë se është shkaktuar pas rënies në vonesë për të cilën përgjigjet. 5. Mirëpo, debitori shkarkohet nga përgjegjësia për dëmin në qoftë se provohet se sendi që është objekti i detyrimit është shkatërruar rastësisht dhe se ai detyrimin e vet e ka përmbushur në kohë.
  47. 246

    AI-assisted research summary: A debtor is released from liability for damage if it proves it could not perform the obligation, or was delayed because of circumstances arising after the contract that it could not prevent, avoid, or escape.

    Neni 246 Lirimi i debitorit nga përgjegjësia Debitori lirohet nga përgjegjësia për dëmin në qoftë se provon se nuk ka mundur ta përmbushë detyrimin e tij, përkatësisht se është vonuar me përmbushjen e detyrimit për shkak të rrethanave të krijuara pas lidhjes së kontratës të cilat nuk ka mundur t`i parandalojë, t`i evitojë ose t`iu shmanget.
  48. 247

    AI-assisted research summary: A contract may expand a debtor’s liability to cover cases where the debtor would otherwise not be liable, but only if this does not conflict with good faith and fairness.

    Neni 247 Zgjerimi kontraktues i përgjegjësisë Me kontratë mund të zgjerohet përgjegjësia e debitorit edhe për rastet për të cilat ai përndryshe nuk përgjigjet, përderisa kjo nuk është në kundërshtim me parimin e mirëbesimit dhe të drejtshmërisë.
  49. 248

    AI-assisted research summary: A debtor may not заранее exclude liability by contract for intent or gross negligence, and a court may annul a clause excluding liability for ordinary negligence in certain unequal-contract situations.

    Neni 248 Kufizimi dhe përjashtimi i përgjegjësisë 1. Përgjegjësia e debitorit për dashjen ose pakujdesinë e rëndë nuk mund të përjashtohet paraprakisht me kontratë. 54 2. Megjithatë, gjykata me kërkesën e palës së interesuar kontraktuese mund ta anulojë edhe dispozitën kontraktuese për përjashtimin e përgjegjësisë për pakujdesinë e rëndomtë, në qoftë se një marrëveshje e tillë ka dalur nga pozita monopoliste e debitorit ose në përgjithësi nga marrëdhënia e pabarabartë e palëve kontraktuese. 3. Është e vlefshme dispozita e kontratës, me të cilën caktohet shuma më e lartë e shpërblimit, në qoftë se shuma e caktuar kështu nuk është në disproporcion të hapur me dëmin dhe në qoftë se për rastin e caktuar nuk është caktuar diçka tjetër me ligj. 4. Në rastin e kufizimit të lartësisë së shpërblimit kreditori ka të drejtë në shpërblim të plotë në qoftë se pamundësia e përmbushjes së detyrimit është shkaktuar me dashje ose nga pakujdesia e rëndë e debitorit.
  50. 249

    AI-assisted research summary: The creditor may claim compensation for foreseeable loss and lost profit from a contract breach, and in fraud, intent, or gross negligence may claim all damage.

    Neni 249 Vëllimi i shpërblimit 1. Kreditori ka të drejtë në shpërblim të dëmit të thjeshtë dhe të fitimit të humbur, të cilat debitori është dashur t`i parashikonte detyrimisht në kohën e lidhjes së kontratës, si pasoja të mundshme të shkeljes së kontratës e duke marrë parasysh faktet të cilat i ka pasur të njohura ose është dashur detyrimisht t`i kishte të njohura. 2. Në rast mashtrimi ose të mos përmbushjes me dashje, si dhe të mos përmbushjes për shkak të pakujdesisë së rëndë, kreditori ka të drejtë të kërkojë nga debitori shpërblimin e të tërë dëmit, i cili është shkaktuar për shkak të shkeljes së kontratës, pa marrë parasysh atë se kreditori nuk ka ditur për rrethana të veçanta, për shkak të të cilave janë shkaktuar ato. 3. Në qoftë se me rastin e cenimit të detyrimit, përveç dëmit për kreditorin është krijuar edhe ndonjë fitim për të me rastin e caktimit të lartësisë së shpërblimit, do të kihet parasysh në një masë të arsyeshme. 4. Pala e cila thirret në shkeljen e kontratës ka për detyrë të ndërmerr të gjitha masat e arsyeshme që të zvogëlohet dëmi i shkaktuar nga kjo shkelje, përndryshe pala tjetër mund të kërkojë zvogëlimin e shpërblimit. 5. Dispozitat e këtij neni në mënyrë përkatëse zbatohen edhe lidhur me mos përmbushjen e detyrimeve, të cilat nuk janë krijuar nga kontrata, në qoftë se për ndonjërën prej tyre me këtë ligj nuk është parashikuar ndryshe.
  51. 250

    AI-assisted research summary: If the creditor is at fault, compensation is reduced proportionally.

    Neni 250 Fajësia e kreditorit Kur për dëmin e shkaktuar ose për madhësinë e tij ose për vështirësimin e pozitës së debitorit ekziston fajësia e kreditorit ose e personit për të cilin përgjigjet ai, shpërblimi zvogëlohet përpjesëtimisht.
  52. 251

    AI-assisted research summary: A contracting party that must notify the other party about facts affecting their mutual relationship is liable for damage caused if the other party was not informed in time.

    Neni 251 Përgjegjësia për shkak të lëshimit të njoftimit Pala kontraktuese e cila ka për detyrë ta njoftojë palën tjetër për faktet që kanë ndikim në marrëdhëniet e tyre reciproke, përgjigjet për dëmin të cilin e ka pësuar pala tjetër për shkak se nuk ka qenë e njoftuar me kohë. 55
  53. 252

    AI-assisted research summary: If this subchapter does not provide otherwise, the provisions of this Law on compensation for non-contractual damage apply accordingly to damage compensation cases covered by this subchapter.

    Neni 252 Zbatimi i dispozitave për shpërblimin e dëmit Në qoftë se me dispozitat e këtij nënkreu nuk është parashikuar ndryshe, ndaj shpërblimit të dëmit për rastet si në këtë nënkre përshtatshmerisht zbatohen dispozitat e këtij Ligji për shpërblimin e dëmit jashtë kontraktues. II. DËNIMI KONTRAKTUES
  54. 253

    AI-assisted research summary: Kreditori dhe debitori mund të bien dakord për dënim kontraktues nëse debitori nuk përmbush ose vonohet me detyrimin, por jo për detyrime në të holla.

    Neni 253 Rregullat e përgjithshme 1. Kreditori dhe debitori mund të kontraktojnë që debitori t`i paguajë kreditorit një shumë të caktuar të hollash ose t`i sjellë ndonjë përfitim tjetër material në qoftë se nuk e përmbushë detyrimin e tij ose vonohet me përmbushjen e tij. (dënimi kontraktues). 2. Në qoftë se nuk rrjedh diçka tjetër nga kontrata, konsiderohet se dënimi është kontraktuar për rastin kur debitori vonohet me përmbushjen e detyrimit. 3. Dënimi kontraktues nuk mund të kontraktohet për detyrime në të holla.
  55. 254

    AI-assisted research summary: The contracting parties may set the penalty amount themselves, and it must be agreed in the contract form tied to the obligation.

    Neni 254 Mënyra e caktimit 1. Palët kontraktuese mund ta caktojnë lartësinë e dënimit sipas vullnetit të tyre, në një shumë të përgjithshme, në përqindje ose për çdo ditë vonese, ose në ndonjë mënyrë tjetër. 2. Ajo duhet detyrimisht të jetë e kontraktuar në formën e parashikuar me kontratën nga e cila është krijuar detyrimi me të cilin ka të bëjë përmbushja.
  56. 255

    AI-assisted research summary: A contractual penalty agreement follows the legal fate of the obligation it secures, and it loses legal effect if non-performance or delay happened for a cause the debtor is not responsible for.

    Neni 255 Akcesoriteti 1. Marrëveshja për dënimin kontraktues ndanë fatin juridik të detyrimit me sigurimin e të cilës ka të bëjë. 2. Marrëveshja humb efektin juridik në qoftë se deri te mos përmbushja ose vonesa ka ardhur nga shkaku për të cilin debitori nuk përgjigjet.
  57. 256

    AI-assisted research summary: The creditor may refrain from seeking a contractual penalty if the non-performance or delay happened for a reason the debtor is not responsible for.

    Neni 256 Detyrimi i debitorit Kreditori mund të mos kërkoj dënim kontraktues në rast se mos përmbushja ose vonesa ka ndodhur për arsye për të cilën debitori nuk është përgjegjës.
  58. 257

    AI-assisted research summary: The creditor may choose performance or the contractual penalty for non-performance, and may sometimes claim both performance and the penalty for delay.

    Neni 257 Të drejtat e kreditorit 1. Kur dënimi është kontraktuar për rast të mos përmbushjes së detyrimit, kreditori mund të kërkojë ose përmbushjen e detyrimit ose dënimin kontraktues. 2. Ai e humbë të drejtën për të kërkuar përmbushjen e detyrimit, në qoftë se ka kërkuar pagimin e dënimit të kontraktuar. 56 3. Kur dënimi është kontraktuar për rast të mospërmbushjes, debitori nuk ka të drejtë të paguajë dënimin kontraktues dhe të heqë dorë nga kontrata, përveç nëse kjo ka qenë qëllimi i kontraktuesve kur e kanë kontraktuar dënimin. 4. Kur dënimi është kontraktuar për rastin kur debitori vonohet me përmbushjen, kreditori ka të drejtë të kërkojë edhe përmbushjen e detyrimit edhe dënimin kontraktues. 5. Kreditori nuk mund të kërkojë dënimin kontraktues për shkak të vonesës, në qoftë se e ka pranuar përmbushjen e detyrimit e nuk ia ka komunikuar pa shtyrje debitorit të drejtën e tij në dënimin kontraktues.
  59. 258

    AI-assisted research summary: Gjykata duhet të ulë dënimin kontraktor me kërkesë të debitorit kur e gjen atë tepër të lartë.

    Neni 258 Zvogëlimi i shumës së dënimit kontraktues Gjykata me kërkesë të debitorit do të zvogëlojë shumën e dënimit kontraktor në qoftë se gjen se ai është jo përpjestimisht i lartë, duke marrë parasysh vlerën dhe rëndësinë e objektit të detyrimit.
  60. 259

    AI-assisted research summary: Kreditori mund të kërkojë dënimin kontraktues edhe kur ai është më i madh se dëmi, ose kur nuk ka pasur fare dëm; nëse dëmi është më i madh se dënimi kontraktues, kreditori mund të kërkojë diferencën deri në kompensimin e plotë.

    Neni 259 Dënimi kontraktues dhe shpërblimi i demit 1. Kreditori ka të drejtë të kërkojë dënimin kontraktues edhe kur shuma e tij e tejkalon lartësinë e dëmit që ai e ka pësuar, si dhe kur nuk ka pësuar kurrfarë dëmi. 2. Në qoftë se dëmin të cilin e ka pësuar kreditori është më i madh nga sa është shuma e dënimit kontraktues, ai ka të drejtë të kërkojë diferencën deri në shpërblimin e plotë të dëmit.
  61. 260

    AI-assisted research summary: A creditor generally may not claim both the contractual penalty and the statutory compensation at the same time, unless the law allows it.

    Neni 260 Shpërblimi i caktuar me ligj dhe dënimi kontraktues Në qoftë se për mos përmbushjen e detyrimit ose për rastin e vonesës në përmbushjen, lartësia e shpërblimit e caktuar me ligj nën emërtimin e penaliteteve, dënimit kontraktues, shpërblimit ose në ndonjë emërtim tjetër, ndërsa palët kontraktuese megjithatë e kanë kontraktuar dënimin, kreditori nuk ka të drejtë të kërkojë njëkohësisht dënimin kontraktues dhe shpërblimin e caktuar në ligj, përveç nëse kjo lejohet nga vetë ligji. NENKREU 2 KUNDËRSHTIMI I VEPRIMEVE JURIDIKE TË DEBITORIT
  62. 261

    AI-assisted research summary: A creditor whose claim is due may challenge the debtor’s legal act if it was done to the creditor’s detriment.

    Neni 261 Rregulla e përgjithshme 1. Secili kreditor kërkesa e të cilit ka arritur për pagesë dhe pa marrë parasysh se kur është krijuar, mund ta kundërshtojë veprimin juridik të debitorit të vet i cili është ndërmarrë në dëm të kreditorit. 2. Konsiderohet se veprimi juridik është ndërmarrë në dëm të kreditorit, në qoftë se për shkak të zbatimit të tij debitori nuk ka mjete të mjaftueshme për plotësimin e kërkesave të kreditorit. 3. Me veprimin juridik nënkuptohet edhe lëshimi për shkak të të cilit debitori e ka humbur ndonjë të drejtë pasurore ose me të cilin ndaj tij është krijuar ndonjë detyrim pasuror.
  63. 262

    AI-assisted research summary: Një disponim me ngarkesë mund të kundërshtohet kur debitori e dinte ose duhej ta dinte se po u shkaktonte dëm kreditorëve, dhe kur edhe personi i tretë e dinte ose mund ta dinte këtë; për disa të afërm kjo dijeni supozohet.

    Neni 262 Kushtet e kundërshtimit 1. Disponimi me ngarkesë mund të kundërshtohet në qoftë se në kohën e disponimit debitori ishte në dijeni ose duhej të ishte në dijeni se me disponimin e ndërmarrë u shkakton dëm kreditorëve të tij dhe 57 në qoftë se personit të tretë me të cilin ose në dobi të cilit është ndërmarrë veprimi juridik, kjo i ka qenë e njohur ose ka mundur t`i jetë e njohur. 2. Në qoftë se personi i tretë është bashkëshort i debitorit, ose është i afërm nga gjaku në vijë të drejtë, ose në vijë të tërthortë deri në shkallën e katërt, ose sipas gjinisë së krushqisë deri në shkallën e dytë, supozohet se e ka pasur të njohur se debitori me disponimin e ndërmarrur i shkakton dëm kreditorit. 3. Te disponimet pa shpërblim dhe te veprimet juridike të barazuara me to, konsiderohet se debitori e ka ditur se me disponimet e ndërmarra i sjell dëm kreditorit, dhe për kundërshtimin e këtyre veprimeve nuk kërkohet që personi i tretë të ketë pasur dijeni ose ka mundur t`i jetë e njohur për të. 4. Heqja dorë nga trashëgimia konsiderohet disponim pa shpërblim.
  64. 263

    AI-assisted research summary: A challenge claim may be filed within one year in some cases and within three years in others; the deadline is counted from the date of the challenged act or from the day the omitted act should have been taken.

    Neni 263 Afati për paraqitjen e padisë 1. Padia për kundërshtim mund te paraqitet brenda afatit prej një viti për disponimet nga paragrafi 1 i nenit paraprak, ndërsa për raste tjera brenda afatit prej tre vjetësh. 2. Afati nga paragrafi paraprak llogaritet që nga data kur është ndërmarr veprimi juridik i cili kundërshtohet, përkatësisht nga dita kur është dashur të ndërmerret veprimi i lëshuar.
  65. 264

    AI-assisted research summary: Certain customary, rewarding, and gratitude gifts cannot be challenged for harming creditors if they are proportionate to the debtor's means.

    Neni 264 Përjashtimi i kundërshtimit Nuk mund të kundërshtohen për shkak të dëmtimit të kreditorëve dhurimet e zakonshme të rastit, dhurimet shpërblyese, si dhe dhurimet e bëra nga falënderimi, në përpjesëtim me mundësitë materiale të debitorit.
  66. 265

    AI-assisted research summary: A defendant may avoid the objection if they fulfill the debtor’s obligation.

    Neni 265 Si bëhet kundërshtimi 1. Kundërshtimi mund të bëhet me padi ose me kundërshtim. 2. Padia për kundërshtim paraqitet kundër personit të tretë me të cilin ose në dobi të të cilit është ndërmarrë veprimi juridik i cili kundërshtohet, përkatësisht kundër trashëgimtarëve të tij juridikë universal. 3. Në qoftë se personi i tretë e ka tjetërsuar me ndonjë punë me ngarkesë dobinë e përfituar nga disponimi i cili kundërshtohet, padia mund të ngritet kundër përfituesit vetëm në qoftë se ky e ka ditur se përfitimi i paraardhësve të tij ka mundur të kundërshtohet, e në qoftë se këtë dobi e ka tjetërsuar me ndonjë punë pa shpërblim, padia mund të paraqitet kundër përfituesit edhe në qoftë se ky nuk ishte në dijeni. 4. I padituri mund t’i shmanget kundërshtimit, në qoftë se e përmbush detyrimin e debitorit.
  67. 266

    AI-assisted research summary: If the court approves the claim, the legal act loses effect only against the plaintiff and only as much as needed to satisfy the plaintiff’s claims.

    Neni 266 Efekti i kundërshtimit Në qoftë se gjykata e aprovon kërkesëpadinë, veprimi juridik e humb efektin vetëm ndaj paditësit dhe vetëm aq sa nevojitet për plotësimin e kërkesave të tij. 58 NENKREU 3 E DREJTA E RETENCIONIT
  68. 267

    AI-assisted research summary: A creditor may retain a debtor’s thing until the claim is paid, and may also do so if the debtor becomes unable to pay even before the claim is due.

    Neni 267 Ushtrimi i të drejtës së retencionit 1. Kreditori i kërkesës së arritur për pagesë i cili mban ndonjë send të debitorit ka të drejtën e retencionit në këtë send gjersa të mos i paguhet kërkesa. 2. Në qoftë se debitori është bërë i paaftë për pagesë, kreditori mund të ushtrojë të drejtën e retencionit megjithëse kërkesa e tij nuk ka arritur për pagesë. 3. E drejta e retencionit të sendit vazhdon edhe pas kalimit të afatit të parashkrimit të kërkesës.
  69. 268

    AI-assisted research summary: The creditor cannot keep certain items, and has no right of retention in specified return-demand situations.

    Neni 268 Përjashtimet 1. Kreditori nuk ka të drejtën e retencionit kur debitori kërkon që t`i kthehet sendi i cili ka dalur nga posedimi i tij kundër vullneti të tij ose kur debitori kërkon që t`i kthehet sendi që i është dorëzuar kreditorit për ruajtje ose në shërbim. 2. Kreditori nuk mund të mbajë as prokurën e marrë nga debitori e as dokumentet tjera të debitorit, letërnjoftimet, korrespodencën dhe sendet tjera të ngjashme dhe as sende tjera të cilat nuk mund të shiten.
  70. 269

    AI-assisted research summary: The creditor must return the thing to the debtor if the debtor offers appropriate security for the claim.

    Neni 269 Detyrimi i kthimit të sendeve përpara përmbushjes së detyrimit Kreditori ka për detyrë t`ia kthejë sendin debitorit në qoftë se ky i ofron sigurim përkatës të kërkesës së tij.
  71. 270

    AI-assisted research summary: A creditor holding a debtor’s movable item under a retention right may collect from its value, but must notify the debtor before starting collection.

    Neni 270 Efekti i të drejtës së retencionit Kreditori i cili e mban sendin e luajtshëm të debitorit në bazë së të drejtës së retencionit ka të drejtë të arkëtojë nga vlera e saj në të njëjtën mënyrë si kreditori i pengut, por ka për detyrë që ta njoftojë debitorin para se të fillojë ta realizojë arkëtimin. KREU 2 TË DREJTAT E KREDITORIT NË RASTE TË VEÇANTA
  72. 271

    AI-assisted research summary: If a debtor is late in delivering goods of a specified kind, the creditor may, after notifying the debtor, obtain the same kind of goods and claim the price and damages, or claim the value of the goods owed and damages.

    Neni 271 Kur detyrimi përbëhet nga dhënia e sendeve të caktuara sipas llojit Kur detyrimi përbëhet nga dhënia e sendeve të caktuara sipas llojit, ndërsa debitori vjen në vonesë, kreditori, pasi ta këtë njoftuar më parë debitorin, mundet sipas zgjidhjes së tij ta sigurojë sendin e të njëjtit lloj dhe të kërkojë nga debitori shpërblimin e çmimit dhe shpërblimin e dëmit ose të kërkojë vlerat e sendeve borxh dhe shpërblimin e dëmit. 59
  73. 272

    AI-assisted research summary: Nëse debitori nuk e përmbush me kohë një detyrim që konsiston në veprim, kreditori mundet, pasi ta njoftojë më parë debitorin, ta kryejë vetë atë veprim me shpenzimet e debitorit.

    Neni 272 Kur detyrimi përbëhet nga veprimi Kur detyrimi përbëhet nga veprimi, kurse debitori këtë detyrim nuk e ka përmbushur me kohë, kreditori mundet duke e njoftuar për këtë më parë debitorin, vetë me shpenzime të debitorit të kryejë atë që debitori e ka pasur për detyrë ta bënte, kurse nga debitori të kërkojë shpërblimin e dëmit për shkak të vonesës, si dhe shpërblimin e dëmit tjetër që do ta kishte për shkak të mënyrës së këtillë të përmbushjes.
  74. 273

    AI-assisted research summary: Kur një detyrim është për mosveprim, kreditori mund të kërkojë dëmshpërblim, heqjen e ndërtimit të bërë në kundërshtim me detyrimin, ose që gjykata ta lërë ndërtimin dhe të japë dëmshpërblim me para.

    Neni 273 Kur detyrimi përbëhet nga mosveprimi 1. Kur detyrimi përbëhet nga mosveprimi, kreditori ka të drejtë të shpërblimit të dëmit nga vetë fakti se debitori ka vepruar në kundërshtim me detyrimin e tij. 2. Në qoftë se diçka është ndërtuar në kundërshtim me detyrimin, kreditori mund të kërkojë që kjo të mënjanohet me shpenzime të debitorit dhe që debitori t`ia shpërblejë dëmin që ka pësuar lidhur me ndërtimin dhe mënjanimin. 3. Gjykata mundet, kur gjen se kjo është haptazi më e dobishme, duke marrë parasysh interesin shoqëror dhe interesin e arsyeshëm të kreditorit të vendosë që të mos rrënohet ajo që është ndërtuar, por që kreditorit t`i shpërblehet dëmi me të holla.
  75. 274

    AI-assisted research summary: If the debtor does not perform on time under a final judgment, the creditor may set a later suitable deadline and then claim damages instead of accepting performance after that deadline.

    Neni 274 E drejta e kërkimit të shpërblimit në vend të sendit të gjykuar 1. Në qoftë se debitori nuk e përmbush detyrimin e tij brenda afatit që i është caktuar me aktgjykim të formës së prerë, kreditori mund ta thërrasë që ta përmbushë në një afat të përshtatshëm të mëvonshëm dhe të deklarojë që pas skadimit të këtij afati nuk do ta pranojë përmbushjen, por do të kërkojë shpërblimin e dëmit për shkak të mospërmbushjes. 2. Pas skadimit të afatit të mëvonshëm kreditori mund të kërkojë vetëm shpërblimin e dëmit për shkak të mos përmbushjes.
  76. 275

    AI-assisted research summary: If a debtor fails to perform a non-monetary obligation on time, the court may, at the creditor’s request, set a later deadline and order the debtor to pay a daily money amount for delay.

    Neni 275 Penalet gjyqësore 1. Kur debitori nuk e përmbush brenda afatit ndonjë detyrim të tij jo në të holla të përcaktuar me aktgjykim të formës së prerë, gjykata mundet me kërkesë të kreditorit t`i caktojë debitorit një afat të përshtatshëm të mëvonshëm dhe t`i caktojë me qëllim të ndikimit ndaj debitorit dhe pavarësisht nga çdo dëm, që debitori po qe se nuk e përmbush detyrimin e tij brenda këtij afati të ketë detyrë t`i paguajë kreditorit një shumë të hollash për çdo ditë vonese ose për ndonjë njësi tjetër kohore duke filluar nga skadimi i këtij afati. 2. Kur debitori e përmbush më vonë detyrimin e tij, gjykata mund ta zvogëlojë shumën e caktuar në këtë mënyrë duke pasur parasysh qëllimin për të cilin ka urdhëruar pagimin e saj. 60 PJESA IV SHUARJA E DETYRIMEVE KREU 1 RREGULLAT E PËRGJITHSHME
  77. 276

    AI-assisted research summary: An obligation ends when it is fulfilled, or in other cases provided by law.

    Neni 276 Rregulla e përgjithshme 1. Detyrimi shuhet kur ai përmbushet si dhe në rastet tjera të përcaktuara me ligj. 2. Me shuarjen e detyrimit kryesor shuhen dorëzania, pengu dhe të drejtat tjera akcesore. KREU 2 PËRMBUSHJA NËNKREU 1 RREGULLAT E PËRGJITHSHME PËR PËRMBUSHJEN I. PËRMBUSHJA DHE SHPENZIMET E PËRMBUSHJES
  78. 277

    AI-assisted research summary: A debt may be performed by the debtor or a third person, and the creditor must accept it in the cases stated here.

    Neni 277 Përmbushja nga ana e debitorit ose e personit të tretë 1. Detyrimin mund ta përmbushë jo vetëm debitori, por edhe personi i tretë. 2. Kreditori është i detyruar ta pranojë përmbushjen nga secili person i cili ka ndonjë interes juridik që detyrimi të përmbushet, madje edhe nëse debitori e kundërshton atë përmbushje. 3. Kreditori ka për detyrë të pranojë përmbushjen nga ana e personit të tretë, në qoftë se debitori pajtohet me këtë me përjashtim të rastit kur sipas kontratës ose nga vetë natyra e detyrimit, këtë përmbushje duhet ta bëjë debitori personalisht. 4. Kreditori mund të pranojë përmbushjen nga personi i tretë pa dijen e debitorit, madje edhe në rastin kur debitori e ka njoftuar se nuk pranon që personi i tretë ta përmbushë detyrimin e tij. 5. Megjithatë, në qoftë se debitori i ka ofruar që vetë ta përmbushë menjëherë detyrimin e vet, kreditori nuk mund të pranojë përmbushjen nga personi i tretë.
  79. 278

    AI-assisted research summary: An incapacitated debtor may validly perform an obligation if the debt is undisputed and due.

    Neni 278 Përmbushja e personit të paaftë për të vepruar 1. Edhe debitori i paaftë për të vepruar mundet në mënyrë juridikisht të vlefshme të përmbushë detyrimin në qoftë se ekzistimi i detyrimit është i padyshimtë dhe në qoftë se ka arritur afati për përmbushjen e tij. 61 2. Megjithatë, mund të kontestohet përmbushja në qoftë se personi i tillë e ka paguar borxhin e parashkruar, ose borxhin i cili rrjedh nga loja e fatit ose nga bastet.
  80. 279

    AI-assisted research summary: The debtor must bear the costs of performance unless the creditor caused those costs.

    Neni 279 Shpenzimet e përmbushjes Shpenzimet e përmbushjes i bartë debitori, në qoftë se ato nuk i ka shkaktuar kreditori. II. PËRMBUSHJA ME SUBROGIM
  81. 280

    AI-assisted research summary: A performer may agree with the creditor, before or at performance, that the paid claim transfers to the performer with all or some accessory rights.

    Neni 280 Përmbushja me bartjen e të drejtës në përmbushësin (subrogimi) 1. Në rast të përmbushjes së detyrimit të huaj, secili përmbushës mund të kontraktojë me kreditorin, para përmbushjes ose me rastin e përmbushjes, që kërkesa e përmbushur t’i kalohet atij me të gjitha të drejtat ose vetëm me disa të drejta akcesore. 2. Të drejtat e kreditorit mund të kalojnë në përmbushësin edhe në bazë të kontratës midis debitorit dhe përmbushësit të lidhur para përmbushjes. 3. Në këto raste subrogimi i përmbushësit në të drejtat e kreditorit krijohet në momentin e përmbushjes.
  82. 281

    AI-assisted research summary: If a person with a legal interest performs the obligation, the creditor’s claims transfer to that person by operation of law, together with accessory rights.

    Neni 281 Subrogimi ligjor Kur detyrimin e përmbush personi i cili ka ndonjë interes juridik në këtë çështje, atëherë i kalojnë këtij, në bazë të vet ligjit, në çastin e përmbushjes, kërkesat e kreditorit me të gjitha të drejtat aksesore.
  83. 282

    AI-assisted research summary: If a creditor’s claim is only partly performed, the accessory rights securing that claim pass to the performer only if they are not needed for the remaining part of the claim.

    Neni 282 Subrogimi në rast të përmbushjes së pjesshme 1. Në rast të përmbushjes së pjesshme të kërkesës së kreditorit, në përmbushësin kalojnë të drejtat akcesore me të cilat është siguruar përmbushja e asaj kërkese vetëm në qoftë se nuk nevojiten për përmbushjen e pjesës së mbetur të kërkesës së kreditorit. 2. Kreditori dhe përmbushësi mund të kontraktojnë se do të shfrytëzojnë garancione në përpjesëtim me kërkesat e veta, por mund të kontraktojnë edhe se përmbushësi do të ketë të drejtën e arkëtimit me përparësi.
  84. 283

    AI-assisted research summary: The creditor must hand over the means by which the claim is proved or secured to the performer.

    Neni 283 Provat dhe mjetet e sigurimit 1. Kreditori ka për detyrë t’ia dorëzojë përmbushësit mjetet me të cilat provohet ose sigurohet kërkesa. 2. Përjashtimisht, kreditori mund t’ia dorëzojë përmbushësit sendin të cilin e ka marrë peng nga debitori ose nga ndonjë tjetër, vetëm në qoftë se penglënësi është pajtuar me këtë, përndryshe, ajo mbetet në posedim të kreditorit që ta mbajë dhe ta ruajë për llogari të përmbushësit.
  85. 284

    AI-assisted research summary: A person who has received the claim may not demand from the debtor more than what they paid the creditor.

    Neni 284 Sa mund të kërkohet nga debitori Përmbushësi te i cili ka kaluar kërkesa, nuk mund të kërkojë nga debitori më tepër se sa i ka paguar kreditorit. 62
  86. 285

    AI-assisted research summary: A creditor who receives performance from a third party is not responsible for whether the claim existed or was collectible at the time of performance.

    Neni 285 Përjashtimi i përgjegjësisë së kreditorit për ekzistimin dhe arkëtueshmërinë e kërkesës 1. Kreditori i cili e ka marrë përmbushjen nga personi i tretë nuk përgjigjet për ekzistimin dhe arkëtueshmërinë e kërkesës në kohën e përmbushjes. 2. Me këtë nuk përjashtohet aplikimi i rregullave mbi pasurimin pa bazë. III KUJT I BËHET PËRMBUSHJA
  87. 286

    AI-assisted research summary: Performance must be made to the creditor or to another person allowed by law, court decision, contract, or the creditor; payment to a third person is also valid if the creditor later approves it or uses it.

    Neni 286 Personi i autorizuar 1. Përmbushja medoemos duhet t’i bëhet kreditorit ose personit të caktuar me ligj, me vendim gjyqësor, me kontratë midis kreditorit e debitorit, ose nga vetë kreditori. 2. Përmbushja është e vlefshme edhe kur i është bërë personit të tretë, në qoftë se kreditori e ka lejuar më vonë apo në qoftë se e ka përdorur atë.
  88. 287

    AI-assisted research summary: If performance is made to a creditor who cannot act, the debtor is released if the performance benefited the creditor or the performance item is still with the creditor. The creditor may later approve the performance after becoming capable again.

    Neni 287 Përmbushja e bërë kreditorit të paaftë për të vepruar 1. Përmbushja e bërë kreditorit të paaftë për të vepruar e liron debitorin, në qoftë se ka qenë e dobishme për kreditorin ose objekti i përmbushjes ndodhet ende te ai. 2. Kreditori i paaftë për të vepruar mund të pajtohet, pasi të jetë bërë i aftë për të vepruar, për përmbushjen të cilin e ka marrë në kohën e paaftësisë së tij për të vepruar. IV. LËNDA E PËRMBUSHJES
  89. 288

    AI-assisted research summary: Performance must match the obligation itself; the debtor and creditor cannot substitute something else. If the creditor accepted an item as the debt thing but it was not actually that thing, the creditor may return it and demand the actual debt thing.

    Neni 288 Përmbajtja e detyrimit 1. Përmbushja përbëhet nga kryerja e asaj që është përmbajtja e detyrimit, ashtu që as debitori nuk mund ta përmbush me diçka tjetër dhe as kreditori nuk mund të kërkojë diçka tjetër. 2. Përmbushja nuk është e vlefshme, në qoftë se ajo që debitori e ka dorëzuar si send borxh dhe kreditori e ka pranuar si të tillë, gjë që në të vërtetë nuk është dhe kreditori ka të drejtë ta kthejë atë që i është dorëzuar dhe të kërkojë sendin borxh.
  90. 289

    AI-assisted research summary: If the creditor and debtor agree, the debtor can give something else instead of what is owed and the obligation is extinguished.

    Neni 289 Zëvendësimi i përmbushjes 1. Detyrimi shuhet në qoftë se kreditori në marrëveshje me debitorin pranon diçka tjetër në vend të asaj që ka borxh. 2. Në atë rast debitori përgjigjet sikurse shitësi për të metat materiale dhe juridike të sendit të dhënë në vend të asaj që ka borxh. 3. Megjithatë, kreditori në vend të kërkesës në bazë të përgjegjësisë së debitorit për të metat materiale ose juridike të sendit mund të kërkojë nga debitori, por jo më nga dorëzani, përmbushjen e kërkesës paraprake dhe dëmshpërblimin. 63
  91. 290

    AI-assisted research summary: If a debtor gives an item or another right to a creditor to sell and use the proceeds to collect the debtor’s claims, the obligation ends only when the creditor has collected the realized amount.

    Neni 290 Dorëzimi me qëllim shitjeje Në qoftë se debitori ia ka dorëzuar kreditorit ndonjë send ose ndonjë të drejtë tjetër për t’i shitur dhe nga shuma e realizuar të arkëtojë kërkesat e veta, ndërsa pjesën tjetër ia dorëzon, detyrimi shuhet vetëm kur kreditori të arkëtojë nga shuma e realizuar.
  92. 291

    AI-assisted research summary: The creditor generally does not have to accept partial performance, but must accept partial payment of a monetary debt unless there is a special reason to refuse.

    Neni 291 Përmbushja e pjesshme 1. Kreditori nuk e ka për detyrë të pranojë përmbushjen e pjesshme, përveç nëse vetë natyra e detyrimit imponon diçka tjetër. 2. Kreditori ka për detyrë ta pranojë përmbushjen e pjesshme të detyrimit në të holla, përveç nëse ka ndonjë interes të veçantë për ta refuzuar.
  93. 292

    AI-assisted research summary: A debtor must deliver average-quality goods when the goods are specified only by kind, and must deliver goods of the appropriate quality when the destination was known.

    Neni 292 Detyrimi i dhënies së sendeve të caktuara sipas llojit 1. Në qoftë se sendet janë caktuar vetëm sipas llojit, debitori ka për detyrë t’i jep sende të cilësisë mesatare. 2. Në qoftë se e ka pasur të njohur destinimin e sendit, ka për detyrë t’i jep sendet e cilësisë përkatëse. V. LLOGARITJA E PËRMBUSHJES
  94. 293

    AI-assisted research summary: When one debtor owes several identical obligations to the same persons, the debtor may choose the order of allocation at the latest when performing, unless the creditor and debtor agree otherwise.

    Neni 293 Radha e llogaritjes 1. Kur midis personave të njëjtë ekzistojnë disa detyrime të njëllojta, kështu që atë që debitori e përmbush nuk mjafton për t’i plotësuar të gjitha, atëherë, në qoftë se për këtë gjë nuk ekziston marrëveshja e kreditorit dhe debitorit, llogaritja bëhet me atë radhë të cilën e cakton debitori më së voni me rastin e përmbushjes. 2. Kur nuk ekziston deklarata e debitorit mbi llogaritjen, atëherë detyrimet përmbushen me radhë ashtu sikurse kanë arritur për përmbushje. 3. Në qoftë se kanë arritur disa detyrime njëkohësisht për përmbushje, së pari plotësohen ato, përmbushja e të cilave është siguruar më pak, ndërsa kur janë siguruar të gjitha njësoj, atëherë më parë përmbushën ato të cilat përbëjnë për debitorin barrë më të rëndë. 4. Në kuptim të këtij neni detyrimet që janë të barabarta përmbushen me radhë sikur janë krijuar, e në qoftë se janë krijuar njëkohësisht, atëherë ajo që është dhënë në emër të përmbushjes pjesëtohet në të gjitha detyrimet përpjesëtimisht me shumat e tyre.
  95. 294

    AI-assisted research summary: If the debtor also owes interest and costs, payments are applied first to costs, then interest, and last to the principal claim.

    Neni 294 Llogaritja e kamatës dhe e shpenzimeve Në qoftë se debitori përpos kërkesës kryesore ka borxh edhe kamata dhe shpenzime, llogaritja bëhet në atë mënyrë që së pari paguhen shpenzimet, pastaj kamata dhe në fund kërkesa kryesore. 64 VI. KOHA E PËRMBUSHJES
  96. 295

    AI-assisted research summary: If no deadline is set and the nature of the obligation does not require one, the creditor may demand immediate performance and the debtor may ask the creditor to accept performance immediately.

    Neni 295 Kur nuk është caktuar afati Në qoftë se afati nuk është caktuar, kurse qëllimi i punës, vetë natyra e detyrimit dhe rrethanat e tjera nuk kërkojnë një afat për përmbushje, kreditori mund të kërkojë menjëherë përmbushjen e detyrimit, ndërsa debitori nga ana e vet mund të kërkojë nga kreditori që menjëherë të pranojë përmbushjen.
  97. 296

    AI-assisted research summary: The debtor may perform early if the deadline is solely for the debtor’s benefit, but must notify the creditor and avoid an unsuitable time.

    Neni 296 Përmbushja para afatit 1. Kur afati është kontraktuar ekskluzivisht në interesin e debitorit, ai ka të drejtë ta përmbushë detyrimin edhe para afatit të kontraktuar, por e ka për detyrë ta njoftojë kreditorin për qëllimin e vet dhe të kujdeset që kjo të mos jetë në kohë të papërshtatshme. 2. Në raste të tjera, kur debitori ofron përmbushjen para afatit, kreditori mund ta refuzojë përmbushjen, ndërsa mundet edhe ta pranojë dhe ta ruajë të drejtën për shpërblim të dëmit, në qoftë se për këtë gjë pa shtyrje e njofton debitorin.
  98. 297

    AI-assisted research summary: The creditor may demand performance before the deadline in certain cases involving missing or reduced security, or if the deadline was agreed solely in the creditor’s interest.

    Neni 297 E drejta e kreditorit për të kërkuar përmbushjen para afatit Kreditori ka të drejtë të kërkojë përmbushjen para afatit në qoftë se debitori nuk ia ka dhënë sigurimin e premtuar, ose në qoftë se me kërkesën e tij nuk e ka plotësuar sigurimin e zvogëluar pa fajin e tij, si dhe kur afati është kontraktuar ekskluzivisht në interes të tij.
  99. 298

    AI-assisted research summary: Nëse koha e përmbushjes i lihet kreditorit ose debitorit, pala tjetër mund t’i kërkojë gjykatës të caktojë një afat plotësues, nëse afati nuk caktohet edhe pas vërejtjes.

    Neni 298 Caktimi i afatit nga njëra palë Kur caktimi i kohës së përmbushjes i është lënë dëshirës së kreditorit ose të debitorit, pala tjetër mundet, po qe se i autorizuari nuk e cakton afatin as pas tërheqjes së vërejtjes të kërkojë nga gjykata që ajo ta caktojë afatin plotësues për përmbushje.
  100. 299

    AI-assisted research summary: This article sets when a monetary debt is treated as paid when payment goes through a bank or post.

    Neni 299 Detyrimi monetar 1. Në rast se pagesat bëhen me ndërmjetësimin e bankës ose të organizatës tjetër pranë së cilës mbahet llogaria e kreditorit dhe derisa palët kontraktuese të mos e kenë përcaktuar ndryshe, konsiderohet se borxhi është likuiduar në kohën kur bankës ose organizatës pranë së cilës mbahet llogaria t‘i ketë arritur dërgesa e të hollave në dobi të kreditorit ose urdhri i bankës së debitorit ose i organizatës që t‘i akordojë llogarisë së kreditorit shumën e shënuar në urdhër. 2. Në rast se me kontratë është parashikuar pagesa me anë të postës, supozohet se palët janë pajtuar se me pagesën e shumës së debituar në postë, debitori e ka likuiduar detyrimin e vet ndaj kreditorit; në rast se palët nuk janë pajtuar për një mënyrë të tillë të pagesës, borxhi është i likuiduar kur kreditori të marrë dërgesën e të hollave. VII. VENDI I PËRMBUSHJES
  101. 300

    AI-assisted research summary: The debtor must perform the obligation, and the creditor must accept performance, at the agreed or legally determined place.

    Neni 300 Rregulla të përgjithshme 1. Debitori është i detyruar ta përmbushë detyrimin, kurse kreditori ta pranojë përmbushjen në vendin e caktuar me punën juridike ose me ligj. 65 2. Kur vendi i përmbushjes nuk është caktuar, dhe nuk mund të caktohet as sipas qëllimit të punës, natyrës së detyrimit apo të rrethanave tjera, atëherë përmbushja e detyrimit bëhet në vendin ku debitori në kohën e krijimit të detyrimit e ka pasur selinë, respektivisht vendbanimin e vet, e në mungesë të vendbanimit, ku ka pasur vendqëndrimin e tij. 3. Mirëpo, në qoftë se debitori është person juridik që ka disa njësi në vende të ndryshme, atëherë si vend i përmbushjes konsiderohet selia e njësisë e cila duhet t’i zbatojë veprimet e domosdoshme për përmbushjen e detyrimit, në qoftë se kjo rrethanë për kreditorin me rastin e lidhjes së kontratës ka qenë e njohur ose është dashur të jetë e njohur.
  102. 301

    AI-assisted research summary: Money obligations are to be performed at the creditor’s seat or residence; if the creditor has no residence, at the dwelling place. If payment is made by transfer order, payment is made at the financial institution holding the creditor’s money.

    Neni 301 Vendi i përmbushjes së detyrimeve në para 1. Detyrimet në para përmbushen në vendin ku kreditori e ka selinë, respektivisht vendbanimin, e në mungesë të vendbanimit aty ku e ka vendqëndrimin. 2. Në qoftë se pagimi bëhet me urdhër (virman), detyrimet në para përmbushën në selinë e institucionit financiar pranë së cilës mbahen paratë e kreditorit. 3. Në qoftë se kreditori e ka ndërruar vendin ku e ka pasur selinë, respektivisht vendbanimin e vet në kohën e krijimit të detyrimit, kështu që për këtë arsye janë rritur shpenzimet e përmbushjes, kjo rritje bie në ngarkim të kreditorit. VIII. DËFTESA
  103. 302

    AI-assisted research summary: A person who pays an obligation, in whole or in part, may ask the creditor to issue a receipt; if payment was made in cash through a bank or post, the request is allowed only with a reasonable cause.

    Neni 302 Prezumimet lidhur me dëftesën 1. Kush e përmbush detyrimin në tërësi ose pjesërisht, ka të drejtë të kërkojë që kreditori për këtë gjë t’i lëshojë dëftesën me shpenzimet e veta. 2. Debitori i cili e ka paguar detyrimin në para përmes bankës ose postës, mund të kërkojë që kreditori t’i lëshojë dëftesën vetëm në qoftë se për këtë gjë ka shkak të arsyeshëm. 3. Në qoftë se është lëshuar dëftesa se është paguar kërkesa kryesore në tërësi, supozohet se janë paguar edhe kamatat dhe shpenzimet gjyqësore të tjera nëse ka pasur të tilla. 4. Në qoftë se debitori me prestime periodike, siç janë qiratë dhe kërkesat e tjera që përllogariten periodikisht, siç janë ato që krijohen me harxhimin e energjisë elektrike, ose të ujit, telefonit, ka dëftesën se e ka paguar kërkesën e arritur më vonë për pagesë, supozohet se i ka paguar edhe ato që kanë arritur më përpara për pagesë.
  104. 303

    AI-assisted research summary: If the creditor refuses to issue the receipt, the debtor may deposit the obligation’s object with the court.

    Neni 303 Refuzimi i lëshimit të dëftesës Në qoftë se kreditori refuzon të lëshojë dëftesën, debitori mund të depozitojë në gjykatë objektin e detyrimit të vet. IX. KTHIMI I FLETËOBLIGACIONIT
  105. 304

    AI-assisted research summary: A debtor who has fully or partly performed may ask the creditor for the promissory note back or for a certified document or note showing the obligation’s end or partial performance.

    Neni 304 Kthimi i fletëobligacionit 1. Kur e përmbush detyrimin e vet në tërësi, debitori mundet, përpos dëftesës, të kërkojë nga kreditori që t’ia kthejë fletëobligacionin. 66 2. Kur kreditori nuk mund ta kthejë fletëobligacionin, debitori ka të drejtë të kërkojë që kreditori t’i lëshojë një dokument publik të vërtetuar se detyrimi ka pushuar së ekzistuari. 3. Në qoftë se debitorit i është kthyer fletëobligacioni, supozohet se detyrimi është përmbushur plotësisht. 4. Debitori që e ka përmbushur detyrimin vetëm pjesërisht, ka të drejtë të kërkojë që kjo përmbushje të shënohet në fletëobligacion. NËNKREU 2 VONESA I. VONESA E DEBITORIT
  106. 305

    AI-assisted research summary: A debtor is in delay if they do not perform the obligation within the set deadline, or—if no deadline is set—after the creditor asks them to perform by spoken or written request, extrajudicial warning, or by starting a procedure aimed at performance.

    Neni 305 Kur debitori është në vonesë 1. Debitori është në vonesë kur nuk e përmbush detyrimin brenda afatit të caktuar për përmbushje. 2. Në qoftë se afati për përmbushje nuk është caktuar, debitori është në vonesë kur kreditori ta ftojë që ta plotësojë detyrimin e vet, verbalisht ose me shkrim, paralajmërim jashtë gjyqësor, ose duke filluar ndonjë procedurë, qëllimi i së cilës është realizimi i përmbushjes të detyrimit. II. VONESA E KREDITORIT
  107. 306

    AI-assisted research summary: A creditor is in delay if they unreasonably refuse to accept performance, prevent performance by their conduct, or do not offer their own due performance when accepting the debtor’s reciprocal performance.

    Neni 306 Kur kreditori është në vonesë 1. Kreditori është në vonese në qoftë se pa ndonjë shkak të arsyeshëm refuzon të pranojë përmbushjen, ose me sjelljet e veta e parandalon atë. 2. Kreditori është në vonesë edhe kur është i gatshëm të pranojë përmbushjen e detyrimit të njëkohshëm të debitorit, por nuk ofron përmbushjen e detyrimit të vet të arritur për pagesë. 3. Kreditori nuk është në vonesë në qoftë se provon se në kohën e ofrimit të përmbushjes, ose në kohën e caktuar për përmbushje, debitori ka qenë në pamundësi ta përmbushë detyrimin e vet.
  108. 307

    AI-assisted research summary: If the creditor is in delay, the debtor’s delay ends, the risk of accidental loss or damage passes to the creditor, interest stops running, and the creditor must compensate the debtor for delay-caused damage and later storage costs.

    Neni 307 Efektet e vonesës së kreditorit 1. Me vonesën e kreditorit shuhet vonesa e debitorit dhe në kreditorin kalon rreziku i shkatërrimit ose te dëmtimit te rastësishëm të sendit. 2. Që nga dita e vonesës së kreditorit pushon të rrjedhë kamata. 3. Kreditori në vonesë ka për detyrë t'i shpërblejë debitorit dëmin e krijuar për shkak të vonesës, për të cilën përgjigjet, si dhe shpenzimet rreth ruajtjes së mëtejshme të sendeve. 67 NËNKREU 3 DEPOZITIMI DHE SHITJA E SENDIT QË ËSHTË BORXH
  109. 308

    AI-assisted research summary: A debtor may deposit the owed item in court in certain creditor-availability situations, and must notify the creditor if the debtor knows who and where the creditor is.

    Neni 308 Depozitimi në gjykatë 1. Kur kreditori është në vonesë ose është i panjohur apo kur është e pasigurt se kush është kreditor ose ku ndodhet ai, ose kur kreditori është i paaftë për të vepruar dhe nuk ka përfaqësues debitori mund ta depozitojë sendin të cilin e ka borxh në gjykatë për kreditorin. 2. Të njëjtën të drejtë e kanë edhe personat e tretë të cilët kanë interes juridik që detyrimi të përmbushet. 3. Për depozitimin e bërë debitori ka për detyrë ta njoftojë kreditorin po qe se di për te dhe për vendbanimin e tij.
  110. 309

    AI-assisted research summary: Depozitimi duhet të pranohet nga çdo gjykatë tjetër me kompetencë lëndore, dhe debitori duhet të dëmshpërblejë kreditorin nëse ky dëmtohet nga depozitimi në atë gjykatë.

    Neni 309 Gjykata kompetente për depozitim 1. Depozitimi bëhet në gjykatën e kompetencës lëndore në vendin e përmbushjes, përveç nëse për shkaqet e leverdisë ekonomike ose nga vetë natyra e punës kërkohet që depozitimi të bëhet në vendin ku ndodhet sendi. 2. Çdo gjykatë tjetër me kompetencë lëndore duhet ta pranojë sendin në depozitë, ndërsa debitori ka për detyrë t’i japë shpërblim kreditorit në qoftë se ky ka pësuar dëm nga depozitimi në gjykatën tjetër.
  111. 310

    AI-assisted research summary: If the item owed cannot be kept in court deposit, the debtor may ask the court to designate a person to receive it for safekeeping at the creditor’s expense; the debtor must notify the creditor.

    Neni 310 Dorëzimi për ruajtje personit tjetër 1. Kur objekti i detyrimit është ndonjë send që nuk mund të ruhet në depozitin gjyqësor, debitori mund të kërkojë nga gjykata që ta caktojë personin të cilit do t’ia dorëzojë sendin për ruajtje, me shpenzime dhe për llogari të kreditorit. 2. Në rast të detyrimit nga kontrata në ekonomi, dorëzimi i sendit të tillë në depon publike për ruajtjen për llogari të kreditorit e ka efektin e depozitimit në gjykatë. 3. Për dorëzimin e bërë për ruajtje debitori ka për detyrë ta njoftojë kreditorin.
  112. 311

    AI-assisted research summary: Debitori mund ta rikthejë sendin e depozituar, por duhet ta njoftojë kreditorin për këtë.

    Neni 311 Rikthimi i sendit të depozituar 1. Debitori mund ta rikthen sendin e depozituar. 2. Për rikthimin e sendit të depozituar ka për detyrë ta njoftojë kreditorin. 3. E drejta e debitorit për ta rikthyer sendin e depozituar shuhet kur debitori i deklaron gjykatës se heq dorë nga kjo e drejtë, kur kreditori deklaron se e pranon sendin e depozituar, si dhe kur vërtetohet me aktgjykim të plotfuqishëm se depozitimi i plotëson kushtet e përmbushjes së rregullt.
  113. 312

    AI-assisted research summary: Depositing the owed thing releases the debtor, ends delay and interest, and shifts accidental loss or damage risk to the creditor.

    Neni 312 Efekti i depozitimit 1. Me depozitimin e sendit që është borxh, debitori lirohet nga detyrimi në çastin kur e ka bërë depozitimin. 68 2. Në qoftë se debitori ka qenë në vonesë, vonesa e tij shuhet. 3. Që nga çasti kur sendi është depozituar, rreziku i shkatërrimit të rastësishëm ose i dëmtimit të sendit kalon në kreditorin. 4. Që nga dita e depozitimit shuhet rrjedha e kamatës. 5. Në qoftë se debitori e merr sendin e depozituar, konsiderohet njësoj sikur të mos ta kishte depozituar fare dhe bashkë debitorët dhe dorëzanët e tij mbeten në detyrim.
  114. 313

    AI-assisted research summary: The creditor bears the costs of a full and irrevocable deposit if those costs exceed the performance costs that the debtor must pay.

    Neni 313 Shpenzimet e depozitimit Shpenzimet e depozitimit të plotfuqishëm e të parevokueshëm i përballon kreditori në qoftë se i kalojnë shpenzimet e përmbushjes që ka për detyrë t'i paguaj debitori.
  115. 314

    AI-assisted research summary: A debtor may sell the thing instead of depositing it in some situations, must sell perishable things without delay, and must notify the creditor before and after the sale.

    Neni 314 Shitja në vend të depozitimit të sendit 1. Në qoftë se sendi është i papërshtatshëm për ruajtje apo në qoftë se për ruajtjen ose për mirëmbajtjen e tij nevojiten shpenzime të cilat nuk janë në përpjesëtim me vlerën e tij, debitori mund ta shesë, në shitjen e bërë publike në vendin e caktuar për përmbushje apo në ndonjë vend tjetër në qoftë se kjo është në interesin e kreditorit, kurse shumën e arritur, pasi të jenë zbritur shpenzimet e shitjes, ta depozitojnë në gjykatën e atij vendi. 2. Në qoftë se sendi ka çmimin vijues, apo në qoftë se ka vlerë të vogël në krahasim me shpenzimet e shitjes publike, debitori lirisht mund ta shesë. 3. Në qoftë se sendi është i tillë që mund të shkatërrohet apo të prishet, debitori ka për detyrë ta shesë pa shtyrje në një mënyrë sa më të përshtatshme. 4. Në çdo rast, debitori ka për detyrë ta njoftojë kreditorin për shitjen që ka ndërmend ta bëjë kurdo që të jetë e mundur, e pas shitjes së bërë ta njoftojë për çmimin e realizuar dhe për depozitimin e tij në gjykatë.
  116. 315

    AI-assisted research summary: The court must deliver the deposited item to the creditor under the conditions set by the debtor.

    Neni 315 Dorëzimi i sendit kreditorit Gjykata do t’ia dorëzojë kreditorit sendin e depozituar sipas kushteve që i ka caktuar debitori.
  117. 316

    AI-assisted research summary: If storage expenses are not paid within a reasonable time, the court must order the thing sold at the custodian’s request and set the manner of sale.

    Neni 316 Shitja për të mbuluar shpenzimet e ruajtjes 1. Në qoftë se shpenzimet e ruajtjes nuk paguhen brenda afatit të arsyeshëm, gjykata do të urdhërojë me kërkesën e ruajtësit, që sendi të shitet dhe do të caktojë mënyrën e shitjes. 2. Nga shuma e realizuar prej shitjes do të zbritën shpenzimet e shitjes dhe shpenzimet e ruajtjes, ndërsa KREU që mbetet do të depozitohet në gjykatë për kreditorin. 69 KREU 3 MËNYRAT TJERA TË SHUARJES SË DETYRIMIT NËNKREU 1 KOMPENSIMI
  118. 317

    AI-assisted research summary: Debitori mund t’i kompensojë kërkesat me kreditorin kur të dy kërkesat janë për para ose sende të zëvendësueshme të të njëjtit lloj dhe cilësi, dhe kur të dyja kanë arritur për pagesë.

    Neni 317 Kushtet e përgjithshme Debitori mund ta kompensoj kërkesën që ka ndaj kreditorit me atë që kërkon ky prej tij në qoftë se të dy kërkesat kanë si objekt të hollat, ose sendet e tjera të zëvendësueshme të të njëjtit lloj ose të njëjtës cilësi dhe në qoftë se të dy kanë arritur për pagesë.
  119. 318

    AI-assisted research summary: Kompensimi nuk quhet i kryer vetëm kur plotësohen kushtet; një palë duhet t’ia deklarojë palës tjetër se po bën kompensimin.

    Neni 318 Deklarata për kompensimin 1. Kompensimi nuk kryhet posa të janë formuar kushtet për këtë, por nevojitet që njëra palë t'i deklarojë tjetrës se është duke bërë kompensimin. 2. Pas deklaratës mbi kompensimin konsiderohet se kompensimi është kryer që nga çasti kur janë formuar kushtet për këtë.
  120. 319

    AI-assisted research summary: This article limits set-off in a debtor-guarantor situation, allows the guarantor to set off in one case, and lets a person who pledged property for another’s debt ask for the pledged property back in certain circumstances.

    Neni 319 Mungesa e reciprocitetit 1. Debitori nuk mund të bëjë kompensimin e asaj që debiton kreditorit me atë që kreditori i debiton dorëzanit të tij. 2. Mirëpo, dorëzani mund të bëjë kompensimin e detyrimit të debitorit ndaj kreditorit me kërkesën e debitorit nga kreditori. 3. Kush e ka dhënë sendin e vet peng për detyrimin e huaj, mund të kërkojë nga kreditori që t'ia kthejë sendin e lënë peng kur të jenë plotësuar kushtet për pushimin e këtij detyrimi me anë të kompensimit, si dhe kur kreditori lëshon me faj të vet mundësin që të bëjë kompensimin.
  121. 320

    AI-assisted research summary: A debt may be set off against a prescribed claim only if the claim was not yet prescribed when the conditions for set-off existed.

    Neni 320 Kërkesa e parashkruar 1. Një borxh mund të kompensohet me një kërkesë të parashkruar, vetëm nëse kjo kërkesë e parashkruar nuk ka qenë e parashkruar në momentin kur kanë ekzistuar kushtet për kompensim. 2. Në qoftë se kushtet për kompensim janë krijuar pasi që një nga kërkesat është parashkruar, kompensimi nuk krijohet në qoftë se debitori i kërkesës së parashkruar ka theksuar kundërshtimin për parashkrim.
  122. 321

    AI-assisted research summary: A debtor may set off certain claims against an assignee, but only within the limits and timing rules in this article.

    Neni 321 Kompensimi me kërkesën e ceduar 1. Debitori i kërkesës së ceduar mund t’ia kompensojë marrësit ato kërkesa të veta të cilat deri në njoftimin mbi cedimin ka mundur t’ia kompensojë ceduesit. 70 2. Ai mund ti kompensojë edhe ato kërkesa të veta nga ceduesi që i ka fituar para njoftimit për cedimin, afati i të cilave për cedim nuk ka skaduar në çastin kur është njoftuar për cedimin, por vetëm në qoftë se ky afat bie para afatit për përmbushjen e kërkesës së ceduar ose në të njëjtën kohë. 3. Debitori që i ka deklaruar pa rezervë marrësit se e pranon cedimin, nuk mund t’i kompensojë me kurrë farë kërkese të vet nga ceduesi. 4. Në qoftë se kërkesa e ceduar është shkruar në regjistrat publikë, debitori mund t’ia bëjë kompensimin marrësit vetëm në qoftë se kërkesa e tij është e regjistruar me rastin e kërkesës së ceduar apo në qoftë se marrësi është njoftuar me rastin e cedimit për ekzistimin e kësaj kërkese.
  123. 322

    AI-assisted research summary: Some claims cannot be extinguished by setoff.

    Neni 322 Rastet e përjashtimit të kompensimit 1. Nuk mund të shuhen me kompensim: 1.1. kërkesat të cilat nuk mund të sekuestrohen; 1.2. kërkesat e sendeve, apo të vlerës së sendeve të cilat i janë dhënë debitorit për ruajtje, ose për huapërdorje, apo të cilat debitori i ka marrë në mënyrë të kundërligjshme, ose i ka mbajtur në mënyrë të kundërligjshme; 1.3. kërkesat e krijuara nga shkaktimi i dëmit me dashje; 1.4. kërkesat e shpërblimit të dëmit, të cilat kërkesa janë krijuar me dëmtimin e shëndetit apo me shkaktimin e vdekjes; 1.5. kërkesat që rrjedhin nga detyrimi ligjor i ushqimit.
  124. 323

    AI-assisted research summary: A debtor may not set off a claim if that claim became due only after a third party attached the creditor’s claim against the debtor.

    Neni 323 Ndalimi i kërkesës së palës tjetër Debitori nuk mund të bëjë kompensimin në qoftë se kërkesa e tij ka arritur për pagesë vetëm pasi dikush i treti ka vënë ndalesën në kërkesën e kreditorit ndaj tij.
  125. 324

    AI-assisted research summary: If two persons have several obligations that can be extinguished by compensation, compensation is calculated according to the rules for calculating performance.

    Neni 324 Llogaritja e kompensimit Kur midis dy personave ekzistojnë disa detyrime të cilat mund të shuhen me anë të kompensimit, atëherë kompensimi bëhet sipas rregullave të cilat vlejnë për llogaritjen e përmbushjes. NËNKREU 2 FALJA E BORXHIT
  126. 325

    AI-assisted research summary: The obligation ends if the creditor tells the debtor they will not seek performance and the debtor agrees. The agreement does not need to be in the same form as the original contract.

    Neni 325 Marrëveshja 1. Detyrimi shuhet kur kreditori i deklaron debitorit se nuk do të kërkojë përmbushjen e tij dhe debitori të jetë dakord me këtë. 2. Për vlefshmërinë e kësaj marrëveshje nuk nevojitet që ajo të lidhet në formën sikur është kontraktuar puna nga e cila është krijuar detyrimi. 71
  127. 326

    AI-assisted research summary: Returning collateral or giving up other security does not by itself mean the creditor gives up the right to demand performance of the obligation.

    Neni 326 Heqja dorë nga mjetet e sigurimit Kthimi i pengut dhe heqja dorë nga mjetet e tjera me të cilat është siguruar përmbushja e detyrimit, nuk do të thotë se kreditori ka hequr dorë edhe nga e drejta për të kërkuar përmbushjen e detyrimit.
  128. 327

    AI-assisted research summary: If the creditor forgives a surety’s debt, the principal debtor is not released; if the principal debtor’s debt is forgiven, the surety is released.

    Neni 327 Falja e borxhit dorëzanit 1. Falja e borxhit dorëzanit nuk e liron debitorin kryesor, ndërsa falja e borxhit debitorit kryesor e liron dorëzanin. 2. Kur ka disa dorëzanë dhe kreditori e liron nga detyrimi njërin prej tyre, të tjerëve u mbetet detyrimi, por detyrimi i tyre zbritet për pjesën e dorëzanit të liruar.
  129. 328

    AI-assisted research summary: General debt forgiveness extinguishes the creditor’s claims against the debtor, except claims the creditor did not know existed when the forgiveness was made.

    Neni 328 Falja e përgjithshme e borxheve Me faljen e përgjithshme të borxheve shuhen të gjitha kërkesat e kreditorit ndaj debitorit, përveç atyre për të cilat kreditori nuk ka ditur se ekzistojnë në çastin kur është bërë falja. NËNKREU 3 PËRTRIRJA (NOVACIONI)
  130. 329

    AI-assisted research summary: An existing debt is extinguished if the creditor and debtor agree to replace it with a new one that has a different object or legal basis.

    Neni 329 Kushtet për përtrirjen e detyrimit 1. Detyrimi shuhet në qoftë se kreditori dhe debitori janë pajtuar që detyrimin ekzistues ta zëvendësojnë me një tjetër dhe në qoftë se detyrimi tjetër ka objekt të ndryshëm ose bazë juridike të ndryshme. 2. Marrëveshja e kreditorit dhe e debitorit me të cilën ndryshohet ose plotësohet dispozita mbi afatin, mbi vendin ose mbi mënyrën e përmbushjes, pastaj marrëveshja e mëvonshme mbi kamatën, mbi dënimin kontraktues, mbi sigurimin e përmbushjes, ose mbi ndonjë dispozitë tjetër akcesore, si dhe marrëveshja mbi dhënien e dokumentit të ri mbi borxhin, nuk konsiderohen si novacion. 3. Dhënia e kambialit ose e çekut për shkak të ndonjë detyrimi të mëparshëm nuk konsiderohet si novacion, përveç nëse kjo është kontraktuar ashtu.
  131. 330

    AI-assisted research summary: Novation only exists if the parties stated that the old obligation would be extinguished when the new one was created.

    Neni 330 Vullneti për të bërë novacion Novacioni nuk ekziston, në qoftë se palët nuk e kanë deklaruar qëllimin që ta shuajnë detyrimin ekzistues kur kanë krijuar detyrimin e ri; atëherë detyrimi i mëparshëm nuk shuhet, por ekziston edhe më tutje krahas detyrimit të ri.
  132. 331

    AI-assisted research summary: A novation extinguishes the old obligation and creates a new one.

    Neni 331 Efekti i novacionit 1. Me kontratën për novacionin detyrimi i mëparshëm shuhet, kurse detyrimi i ri krijohet. 2. Me detyrimin e mëparshëm shuhet edhe pengu dhe dorëzania, përveç nëse me dorëzaninë ose me pengdhënësin është kontraktuar ndryshe. 72 3. E njëjta gjë vlen edhe për të drejtat e tjera akcesore, të cilat kanë qenë të lidhura me detyrimin e mëparshëm.
  133. 332

    AI-assisted research summary: Novation has no effect if the earlier obligation was void or extinguished; if the earlier obligation was only voidable, the novation is valid only if the debtor knew of the defect.

    Neni 332 Mungesa e detyrimit të mëparshëm 1. Novacioni është pa efekt në qoftë se detyrimi i mëparshëm ka qenë nul ose është shuar. 2. Në qoftë se detyrimi i mëparshëm ka qenë vetëm i rrëzueshëm, novacioni është i vlefshëm po qe se debitori e ka ditur për të metën e detyrimit të mëparshëm.
  134. 333

    AI-assisted research summary: If a novation contract is declared invalid, it is treated as though no novation occurred and the earlier obligation is treated as continuing.

    Neni 333 Efekti i anulimit Kur kontrata mbi novacionin është shpallur e pavlefshme, konsiderohet se nuk ka pasur novacion dhe se detyrimi i mëparshëm as që ka pushuar së ekzistuari. NËNKREU 4 KONFONDIMI
  135. 334

    AI-assisted research summary: An obligation ends by confusion when the same person becomes both debtor and creditor.

    Neni 334 Konfondimi 1. Detyrimi shuhet me konfondim, kur i njëjti person bëhet si debitor ashtu edhe kreditor. 2. Kur dorëzani bëhet kreditor, detyrimi i debitorit kryesor nuk shuhet. 3. Detyrimet e regjistruara në regjistrat publike shuhen me anë të konfondimit vetëm pasi të bëhet regjistrimi i fshirjes. NËNKREU 5 PAMUNDËSIA E PËRMBUSHJES
  136. 335

    AI-assisted research summary: The obligation ends if performance becomes impossible because of circumstances the debtor is not responsible for, and the debtor must prove those circumstances.

    Neni 335 Shuarja e detyrimit për shkak të pamundësisë së përmbushjes 1. Detyrimi shuhet kur përmbushja e tij bëhet e pamundur për shkak të rrethanave për të cilat debitori nuk mban përgjegjësi. 2. Debitori duhet të provojë rrethanat që e përjashtojnë përgjegjësinë e tij.
  137. 336

    AI-assisted research summary: For generic goods, the obligation does not end just because the debtor’s own goods are destroyed without the debtor’s fault; but if the obligation is tied to a specific mass of those goods, it ends when that whole mass disappears.

    Neni 336 Kur sendet e caktuara sipas llojit janë objekt i detyrimit 1. Në qoftë se objekt i detyrimit janë sendet e caktuara sipas llojit, detyrimi nuk shuhet as atëherë kur të gjitha ato që ka debitori nga këto sende zhduken për shkak të rrethanave, për të cilat ai nuk mban përgjegjësi. 2. Mirëpo, kur detyrimi ka si objekt sendet e caktuara sipas llojit që duhet të merren nga masa e caktuar e atyre sendeve, atëherë detyrimi shuhet kur zhduket e gjithë ajo masë. 73
  138. 337

    AI-assisted research summary: A debtor discharged because performance became impossible must assign to the creditor the right he would have against the third party responsible for that impossibility.

    Neni 337 Cedimi i të drejtave ndaj të tretit përgjegjës për pamundësinë e përmbushjes Debitori i sendit të caktuar që është shkarkuar nga detyrimi i vet për shkak të pamundësisë së përmbushjes ka për detyrë t'i cedojë kreditorit të drejtën që do ta kishte ndaj personit të tretë për shkak të pamundësisë së krijuar NËNKREU 6 KALIMI I KOHËS DHE DENONCIMI
  139. 338

    AI-assisted research summary: A continuing obligation relationship with a fixed term ends when the term expires, unless the contract or law says it continues indefinitely and it is not denounced on time.

    Neni 338 Afati në marrëdhëniet e vazhdueshme të detyrimeve Marrëdhënia e detyrimeve e vazhdueshme me afat të caktuar të kohëzgjatjes shuhet kur të skadojë afati, përveç kur është kontraktuar ose kur është caktuar me ligj që pas skadimit të afatit marrëdhënia e detyrimeve të zgjatet për një kohë të pacaktuar, në qoftë se ajo marrëdhënie nuk denoncohet me kohë.
  140. 339

    AI-assisted research summary: If the duration of an obligation relationship is not fixed, either party may end it by notice.

    Neni 339 Denoncimi i marrëdhënies së vazhdueshme të detyrimit 1. Në qoftë se kohëzgjatja e marrëdhënies së detyrimeve nuk është caktuar, secila palë mund ta ndërpret me denoncim. 2. Denoncimi duhet doemos t’i dorëzohet palës tjetër. 3. Denoncimi mund të jepet në çdo kohë, por jo në kohë të papërshtatshme. 4. Marrëdhënia e detyrimeve e denoncuar shuhet kur të ketë skaduar afati i denoncimit i caktuar në kontratë, e në qoftë se afati i tillë nuk është caktuar me kontratë, atëherë marrëdhënia shuhet pasi të ketë kaluar afati i caktuar me ligj ose me doke, përkatësisht me skadimin e afatit të arsyeshëm. 5. Palët mund të kontraktojnë se marrëdhënia e tyre e detyrimeve do të shuhet me vetë dorëzimin e denoncimit, në qoftë se për rastin e caktuar ligji nuk urdhëron diçka tjetër. 6. Kreditori ka të drejtë të kërkojë nga debitori atë detyrim të arritur, para se detyrimi të jetë shuar me kalimin e afatit ose me denoncim. NËNKREU 7 VDEKJA
  141. 340

    AI-assisted research summary: An obligation ends when the debtor or creditor dies only if the obligation was created based on the personal characteristics of one of the contracting parties or the debtor’s personal abilities.

    Neni 340 Vdekja Me vdekjen e debitorit ose të kreditorit shuhet detyrimi vetëm në qoftë se është krijuar duke marrë parasysh veçoritë personale të njërës nga palët kontraktuese ose aftësitë personale të debitorit. 74 KREU 4 PARASHKRIMI NËNKREU 1 DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
  142. 341

    AI-assisted research summary: Parashkrimi shuan të drejtën e kreditorit për të kërkuar përmbushjen e detyrimit, pasi kalon afati ligjor.

    Neni 341 Rregullat e përgjithshme 1. Me parashkrim shuhet e drejta e kërkimit të përmbushjes së detyrimit. 2. Parashkrimi krijohet kur të ketë kaluar afati i caktuar me ligj, brenda të cilit kreditori ka mundur të kërkojë përmbushjen e detyrimit. 3. Gjykata nuk mund të merr parasysh parashkrimin, në qoftë se debitori nuk thirret në atë.
  143. 342

    AI-assisted research summary: The limitation period starts the day after the creditor first has the right to demand performance, unless a special law says otherwise; for duties to refrain from doing something, it starts the day after the debtor acts against the duty.

    Neni 342 Kur fillon të rrjedhë parashkrimi 1. Parashkrimi fillon të rrjedhë ditën e parë pas ditës kur kreditori të ketë pasur të drejtë të kërkojë përmbushjen e detyrimit, në qoftë se me ligj për raste të veçanta nuk është parashikuar diçka tjetër. 2. Në qoftë se detyrimi konsiston në atë që diçka të mos bëhet, të lihet pa u bërë ose të pësohet, parashkrimi fillon të rrjedhë ditën e parë pas ditës kur debitori të ketë vepruar në kundërshtim me detyrimin.
  144. 343

    AI-assisted research summary: Prescription starts when the last day of the legally set period has expired.

    Neni 343 Krijimi i parashkrimit Parashkrimi lind, kur të ketë skaduar dita e fundit e kohës së caktuar me ligj.
  145. 344

    AI-assisted research summary: When calculating limitation time, time that benefited the debtor’s predecessors is also counted.

    Neni 344 Llogaritja e kohës së paraardhësve Në kohën e parashkrimit llogaritet edhe koha që ka kaluar në dobi të paraardhësve të debitorit.
  146. 345

    AI-assisted research summary: A legal act cannot set a prescription period longer or shorter than the period fixed by law, and it cannot provide that prescription will not run for a period of time.

    Neni 345 Ndalimi i ndryshimit të afatit të parashkrimit 1. Me punë juridike nuk mund të caktohet një kohë më e gjatë ose më e shkurtër e parashkrimit se sa koha e caktuar me ligj. 2. Me punë juridike nuk mund të caktohet që parashkrimi të mos rrjedhë për një kohë.
  147. 346

    AI-assisted research summary: Debitori nuk mund të heqë dorë nga parashkrimi para se të ketë kaluar koha e caktuar.

    Neni 346 Heqja dorë nga parashkrimi Debitori nuk mund të heqë dorë nga parashkrimi para se të ketë kaluar koha e caktuar për parashkrim.
  148. 347

    AI-assisted research summary: A written acknowledgment of a prescribed debt counts as a waiver of prescription; giving a pledge or other security for a prescribed claim has the same effect.

    Neni 347 Njohja me shkrim dhe sigurimi i detyrimit të parashkruar 1. Njohja me shkrim i detyrimit të parashkruar konsiderohet si heqje dorë nga parashkrimi. 75 2. Efekt të njëjtë ka dhënia e pengut ose e ndonjë sigurimi tjetër për kërkesën e parashkruar.
  149. 348

    AI-assisted research summary: Nëse debitori përmbush një detyrim të parashkruar, ai nuk mund të kërkojë kthimin e asaj që ka dhënë, edhe nëse nuk e dinte se detyrimi ishte i parashkruar.

    Neni 348 Efekti i përmbushjes së detyrimit të parashkruar Në qoftë se debitori e përmbush detyrimin e parashkruar, ai nuk ka të drejtë të kërkojë që t’i kthehet ajo që ka dhënë edhe atëherë kur nuk e ka ditur, se detyrimi është parashkruar.
  150. 349

    AI-assisted research summary: A secured creditor, after the limitation period has expired, may be paid only from the encumbered asset if the claim is secured by pledge or mortgage and the right is either in the creditor’s possession or registered publicly.

    Neni 349 Kreditori, kërkesa e të cilit është e siguruar 1. Kur të ketë kaluar afati i parashkrimit, kreditori kërkesa e të cilit është e siguruar me peng ose me hipotekë, mund të paguhet vetëm nga sendi i ngarkuar, në qoftë se e mban në dorë apo në qoftë se e drejta e tij është regjistruar në regjistrat publikë. 2. Megjithatë, kërkesat e parashkruara të kamatës dhe të dhënieve tjera periodike nuk mund të përmbushen as edhe nga sendi i ngarkuar.
  151. 350

    AI-assisted research summary: If the principal claim is prescribed, the accessory claims are prescribed too.

    Neni 350 Kërkesat akcesore Kur parashkruhet kërkesa kryesore, atëherë parashkruhen edhe kërkesat akcesore, sikurse janë: kërkesat e kamatës, frutave, shpenzimeve dhe dënimeve kontraktuese.
  152. 351

    AI-assisted research summary: Rregullat për parashkrimin nuk zbatohen kur ligji cakton një afat për të paraqitur padinë ose për të kryer një veprim, nën kërcënimin e humbjes së të drejtave.

    Neni 351 Kur nuk zbatohen rregullat për parashkrimin Rregullat për parashkrimin nuk zbatohen në rastet kur me ligj janë caktuar afatet brenda të cilave duhet të paraqitet padia ose të kryhet një veprim, nën kërcënim të humbjes së të drejtave. NËNKREU 2 AFATI I PARASHKRIMIT
  153. 352

    AI-assisted research summary: Claims generally prescribe after 5 years, unless a different limitation period is set by law.

    Neni 352 Afati i përgjithshëm i parashkrimit Kërkesat parashkruhen për pesë (5) vjet, në qoftë se me ligj nuk është caktuar ndonjë afat tjetër i parashkrimit.
  154. 353

    AI-assisted research summary: Periodic claims generally time-bar after 3 years from each separate due date.

    Neni 353 Kërkesat periodike 1. Kërkesat e dhënieve periodike që rrjedhin vit për vit ose në afate të caktuara më të shkurtra (kërkesat periodike), qofshin ato kërkesa periodike akcesore, siç janë kërkesat e kamatës, apo kërkesa periodike të atilla në të cilat përfundon vetë e drejta, siç janë kërkesat e ushqimit, parashkruhen tri (3) vjet nga arritja e secilës dhënie të veçantë për pagesë. 2. E njëjta gjë vlen për pensionet vjetore me të cilat paguhet shuma kryesore dhe kamata në shuma të barabarta të përcaktuara më parë, por nuk vlen për pagesat në këste ose për përmbushje të tjera të pjesshme. 3. Pavarësisht paragrafit të parë të këtij neni, kamata në kërkesat periudha e parashkrimit e të cilave është më pak se tri (3) vjet, parashkruhen pas kalimit të periudhës së njëjtë si për kërkesën kryesore. 76
  155. 354

    AI-assisted research summary: A right giving rise to periodic claims prescribes after 5 years, and once it prescribes the creditor loses the right to claim both future and already-due periodic prestations; a maintenance right established by law cannot prescribe.

    Neni 354 Parashkrimi i vet të drejtës 1. Vetë e drejta nga e cila rrjedhin kërkesat periodike parashkruhet për pesë (5) vite duke llogaritur nga arritja për pagesë e kërkesës më të vjetër të pa përmbushur pas së cilës debitori nuk ka kryer dhënie. 2. Kur parashkruhet e drejta nga e cila rrjedhin kërkesat periodike, atëherë kreditori humb të drejtën jo vetëm të kërkojë prestime të ardhshme periodike, por edhe prestime periodike të cilat kanë arritur për pagesë para këtij parashkrimi. 3. Nuk mund të parashkruhet e drejta e ushqimit e caktuar me ligj.
  156. 355

    AI-assisted research summary: Reciprocal claims from commercial contracts, including claims for reimbursement of related expenses, prescribe after 3 years.

    Neni 355 Kërkesat reciproke nga kontratat komerciale 1. Kërkesat reciproke nga kontratat komerciale si dhe kërkesat e shpërblimit të shpenzimeve të bëra lidhur me këto kontrata, parashkruhen për tri (3) vite. 2. Parashkrimi rrjedh veç e veç për çdo dërgim të mallit, pune ose shërbimi të kryer.
  157. 356

    AI-assisted research summary: A rent claim prescribes after three years.

    Neni 356 Kërkesa e qirasë Kërkesa e qirasë si për atë që është caktuar të paguhet periodikisht, ashtu edhe për atë që është caktuar të paguhet në shuma totale, parashkruhet për tri (3) vite.
  158. 357

    AI-assisted research summary: This article sets limitation periods for damage compensation claims: 3 years from knowledge of the damage and the person who caused it, 5 years from the damage occurring in any case, the contractual-duty claim period as set for that duty, and 15 years after a minor reaches maturity for claims from sexual abuse of a minor.

    Neni 357 Kërkesa e shpërblimit të dëmit 1. Kërkesa për shpërblimin e dëmit të shkaktuar parashkruhet për tri (3) vite nga data kur i dëmtuari ka marrë dijeni për dëmin dhe për personin, i cili e ka shkaktuar dëmin. 2. Në çdo rast kjo kërkesë parashkruhet për pesë (5) vite nga shkaktimi i dëmit. 3. Kërkesa për shpërblimin e dëmit të shkaktuar me cenimin e detyrimit kontraktues parashkruhet për kohën e caktuar për parashkrimin e atij detyrimi. 4. Kërkesat e kompensimit të dëmit të krijuar nga akti i abuzimit seksual me të mitur parashkruhen pesëmbëdhjetë (15) vite pasi personi i mitur të ketë arritur moshën e pjekurisë.
  159. 358

    AI-assisted research summary: A claim for damages caused by a criminal offence becomes time-barred when the criminal prosecution limitation period expires, if that prosecution period is longer.

    Neni 358 Kërkesa për shpërblimin e dëmit të shkaktuar me vepër penale 1. Kur dëmi është shkaktuar me vepër penale dhe për ndjekjen penale është parashikuar një afat më i gjatë parashkrimi, kërkesa për shpërblim të dëmit ndaj personit përgjegjës parashkruhet kur të skadojë koha e caktuar për parashkrimin e ndjekjes penale. 2. Ndërprerja e parashkrimit të ndjekjes penale sjell edhe ndërprerjen e parashkrimit të kërkesës për shpërblimin e dëmit. 3. E njëjta vlen edhe për ndaljen e parashkrimit. 77
  160. 359

    AI-assisted research summary: A corruption-related damages claim prescribes 5 years after the injured party learns of the damage and who caused it, and in any event 15 years after the act.

    Neni 359 Kompensimi i kërkesave për arsye të korrupsionit Në rast se dëmi është shkaktuar nga akti në të cilin ofrimi, dhënia, pranimi ose kërkesa e “ryshfetit“ ose ndonjë përfitimi tjetër ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, ose nga mosveprimi apo veprimi që do të kishte parandaluar aktin e korrupsionit, ose nga ndonjë akt tjetër që sipas ligjit ose traktatit ndërkombëtar paraqet korrupsion, kërkesa parashkruhet pesë (5) vite pasi pala e dëmtuar të ketë mësuar për dëmin dhe personin që e ka shkaktuar atë; në cilindo rast, ajo parashkruhet pesëmbëdhjetë (15) vite pas kryerjes së aktit.
  161. 360

    AI-assisted research summary: Several listed claims prescribe after one year.

    Neni 360 Afati njëvjeçar i parashkrimit 1. Kërkesat të cilat parashkruhen pas një (1) viti: 1.1. kërkesat për furnizimin e energjisë elektrike, energjisë termike, gazit, ujit dhe shërbimet e pastrimit të oxhaqeve dhe për mirëmbajtjen e shërbimit të pastërtisë, nëse furnizimi ose shërbimi është kryer për nevojat shtëpiake; 1.2. kërkesat e radios dhe televizionit për përdorimin e stacionit; 1.3. kërkesat e postës dhe kompanive të telekomit për përdorimin e telefonit e të separateve postare, si dhe kërkesat e tjera të tyre që arkëtohen në afate tre (3) mujore apo më të shkurtra; 1.4. kërkesat e parapagimit në botime periodike, duke llogaritur nga kalimi i kohës për të cilën është porositur botimi; 1.5. kërkesat për shërbimet e qasjes në internet, shërbimet për përdorimin e e-mail-it, shërbimet për mirëmbajtjen e “faqes elektronike“, dhe shërbimet e lidhura me qasjen në stacionet e radios dhe televizionit kabllor dhe satelitor që arkëtohen në afate tre (3) mujore apo më të shkurtra; 1.6. kërkesat nga administratorët e blloqeve të apartamenteve për shërbimet dhe kërkesat e tjera që arkëtohen në afate tremujore apo më të shkurtra. 2. Afati i parashkrimit rrjedh nga fundi i vitit në të cilin arrin kërkesa për pagesë. 3. Parashkrimi rrjedh edhe nëse furnizimi dhe shërbimet vazhdojnë.
  162. 361

    AI-assisted research summary: Claims confirmed by a final court decision, another competent authority’s decision, or the parties’ settlement are prescribed after 10 years; periodic future-payable claims from those decisions or settlements follow the usual period for periodic claims.

    Neni 361 Kërkesat e vërtetuara nga gjykata ose organet tjera kompetente 1. Të gjitha kërkesat që janë vërtetuar me vendim të formës së prerë të gjykatës ose me vendim të organit tjetër kompetent, ose me ujdinë e palëve para gjykatës apo organit tjetër kompetent, parashkruhen për dhjetë (10) vjet, madje edhe ato për të cilat ligji edhe ashtu parashikon afat më të shkurtër për parashkrim. 2. Megjithatë, të gjitha kërkesat periodike që rrjedhin nga vendimet ose ujditë e tilla dhe arrijnë për pagesë në të ardhmen, parashkruhen në afatin e paraparë për parashkrimin e kërkesave periodike.
  163. 362

    AI-assisted research summary: This article sets limitation periods for insurance claims, with different time limits depending on the type of insurance and when the claimant learned of the insured event.

    Neni 362 Afatet e parashkrimit te kontratat për sigurimin 1. Kërkesat e kontraktuesve të sigurimit, respektivisht të personit të tretë nga kontrata e sigurimit të jetës, parashkruhen për pesë (5) vjet, kurse nga kontratat e tjera për sigurimin për tre (3) vjet, duke llogaritur që nga dita e parë pas kalimit të vitit kalendarik në të cilin është krijuar kërkesa. 78 2. Në qoftë se personi i interesuar provon se deri në ditën e caktuar në paragrafin paraprak nuk ka ditur se rasti i siguruar ka ndodhur, parashkrimi fillon që nga dita kur të ketë marrë dijeni për këtë, ashtu që në çdo rast kërkesa parashkruhet te sigurimi i jetës për dhjetë(10) vjet, kurse te sigurimet e tjera për pesë (5) vjet nga data e caktuar në paragrafin paraprak. 3. Kërkesat e siguruesit nga kontratat e sigurimit parashkruhen për tre (3) vjet. 4. Nëse i dëmtuari në rastin e sigurimit nga përgjegjësia kërkon shpërblim nga i siguruari, ose shpërblimin e ka marrë prej tij, parashkrimi i kërkesës të të siguruarit ndaj siguruesit fillon që nga dita kur personi i dëmtuar ka kërkuar në rrugë gjyqësore shpërblimin nga i siguruari, respektivisht kur i siguruari t’ia ketë shpërblyer dëmin. 5. Kërkesa e drejtpërdrejtë e personit të tretë të dëmtuar ndaj siguruesit parashkruhet për të njëjtën kohë për të cilën parashkruhet kërkesa e tij ndaj të siguruarit përgjegjës për dëmin. 6. Parashkrimi i kërkesës që i takon siguruesit ndaj personit të tretë përgjegjës për paraqitjen e rastit të sigurimit fillon të rrjedhë kur fillon edhe parashkrimi i kërkesës së të siguruarit ndaj këtij personi, dhe mbaron në të njëjtin afat. NËNKREU 3 NDALJA E PARASHKRIMIT
  164. 363

    AI-assisted research summary: Prescription does not run between certain close relationships, including spouses, parents and children while parental authority lasts, persons under guardianship and their guardian/guardianship authority during guardianship, and people living together while that cohabitation continues.

    Neni 363 Kërkesat ndërmjet personave të caktuar 1. Parashkrimi nuk rrjedh: 1.1. ndërmjet bashkëshortëve; 1.2. ndërmjet prindërve dhe fëmijëve derisa zgjat e drejta prindërore; 1.3. ndërmjet personit nën kujdestari dhe kujdestarit të tij si dhe të organit të kujdestarisë, gjatë kohës së kujdestarisë dhe derisa të mos paraqiten llogaritë; 1.4. ndërmjet dy personave që jetojnë në bashkëjetesë, derisa ekziston ajo bashkëjetesë.
  165. 364

    AI-assisted research summary: Prescription does not run during mobilization or war for claims tied to military duty, and it also does not run for claims by employees in a foreign domestic economy against the employer or cohabiting family members while that employment relationship lasts.

    Neni 364 Kërkesat e personave të caktuar 1. Parashkrimi nuk rrjedh: 1.1. gjatë kohës së mobilizimit në rastin e rrezikut të drejtpërdrejt të luftës ose gjatë luftës lidhur me kërkesat e personave në detyrë ushtarake; 1.2. në pikëpamje të kërkesave që kanë personat e punësuar në ekonomi të huaj shtëpiake ndaj punëdhënësve ose anëtarëve të familjes së tij që bashkëjetojnë me te, derisa zgjat ajo marrëdhënie.
  166. 365

    AI-assisted research summary: The limitation period does not run during the time a creditor cannot, because of insurmountable obstacles, seek court enforcement of the obligation.

    Neni 365 Pengesat e papërballueshme Parashkrimi nuk rrjedh për gjithë kohën për të cilën kreditori nuk ka pasur mundësi që për shkak të pengesave të papërballueshme të kërkojë përmes gjykatës përmbushjen e detyrimit. 79
  167. 366

    AI-assisted research summary: If prescription is prevented from starting by a legal cause, it begins once that cause ends; if it was already running before the cause arose, it resumes after the cause ends and the time already elapsed still counts.

    Neni 366 Ndikimi i shkaqeve të ndaljes në rrjedhën e parashkrimit 1. Në qoftë se parashkrimi nuk ka mundur të fillojë të rrjedhë për arsye të ndonjë shkaku ligjor, ai fillon të rrjedhë posa ai shkak të ketë pushuar së ekzistuari. 2. Në qoftë se parashkrimi ka filluar të rrjedhë përpara se të ketë ndodhur shkaku i cili e ka ndalur rrjedhën e tij të mëtejshëm, ai vazhdon të rrjedhë kur të pushojë së ekzistuari ai shkak, ndërsa koha që ka kaluar para ndaljes llogaritet në afatin e caktuar ligjor për parashkrim.
  168. 367

    AI-assisted research summary: Prescription rules apply to minors and other persons incapable of acting, even if they have a legal representative.

    Neni 367 Kërkesat ndaj personave të paaftë për të vepruar dhe kërkesat e tyre 1. Parashkrimi rrjedh edhe ndaj të miturit dhe personit tjetër të paaftë për të vepruar, pavarësisht nëse kanë ose jo përfaqësuesin ligjor të tyre. 2. Megjithatë, parashkrimi i kërkesës së të miturit i cili nuk ka përfaqësues, dhe i personit tjetër të paaftë për të vepruar pa përfaqësues, nuk mund të fillojë të rrjedhë derisa të mos kenë kaluar dy (2) vjet nga data kur janë bërë plotësisht të aftë për të vepruar ose kur iu është caktuar përfaqësuesi. 3. Në qoftë se për parashkrimin e një kërkese është caktuar një kohë më e shkurtër se dy (2) vjet, ndërsa kreditori është i mitur dhe nuk ka përfaqësues ose ndonjë person tjetër i paaftë për të vepruar pa përfaqësues, parashkrimi i asaj kërkese fillon të rrjedhë kur kreditori është bërë i aftë për të vepruar ose kur atij i është caktuar përfaqësuesi. NËNKREU 4 NDËRPRERJA E PARASHKRIMIT
  169. 368

    AI-assisted research summary: Prescription is interrupted when the debtor acknowledges the debt.

    Neni 368 Pranimi i borxhit 1. Parashkrimi ndërpritet kur debitori e pranon borxhin. 2. Pranimi i borxhit mund të bëhet jo vetëm me deklaratën e kreditorit, veçse edhe në mënyrë të tërthortë, sikurse janë pagesa e këstit, pagesa e kamatës, dhënia e sigurimit.
  170. 369

    AI-assisted research summary: Prescription is interrupted when a lawsuit is filed or when the creditor takes another action against the debtor before a court or other competent authority to establish, secure, or enforce the claim.

    Neni 369 Paraqitja e padisë Parashkrimi ndërprehet me paraqitjen e padisë dhe me çdo veprim tjetër të kreditorit të ndërmarur kundër debitorit para gjykatës ose autoriteti tjetër kompetent me qëllim vërtetimi, sigurimi ose realizimi të kërkesës.
  171. 370

    AI-assisted research summary: If the creditor abandons the lawsuit or if the claim/action is rejected, refused, or declared invalid, the interruption of prescription is treated as not having occurred.

    Neni 370 Heqja dorë, hedhja poshtë ose refuzimi i padisë 1. Ndërprerja e parashkrimit e bërë me paraqitjen e padisë ose me ndonjë veprim tjetër të kreditorit të ndërmarur kundër debitorit para gjykatës ose autoritetit tjetër kompetent me qëllim vërtetimi, sigurimi ose realizimi të kërkesës, konsiderohet se nuk ka filluar po qe se kreditori heq dorë nga padia ose veprimi të cilin e ka ndërmarrë. 80 2. Konsiderohet se nuk ka pasur ndërprerje, në qoftë se padia e kreditorit ose kërkesa e tij është hedhur poshtë apo refuzuar ose në qoftë se masa e kërkuar ose e ndërmarur e përmbarimit apo e sigurimit është shpallur e pavlefshme.
  172. 371

    AI-assisted research summary: If a claim is dismissed for lack of court competence or another non-merits reason, and the creditor files again within 3 months after the dismissal becomes final, the limitation period is treated as interrupted by the first claim.

    Neni 371 Hedhja poshtë e padisë për shkak të jokompetencës 1. Në qoftë se padia kundër debitorit është hedhur poshtë për shkak të jo kompetencës së gjykatës ose për ndonjë arsye tjetër i cili nuk i përket esencës së çështjes, kështu që kreditori përsëri paraqet padi brenda afatit prej tre (3) muajsh nga data kur vendimi mbi hedhjen poshtë të padisë të ketë marrë formën e prerë do të konsiderohet se parashkrimi është ndërprerë me padinë e parë. 2. E njëjta gjë vlen edhe për thirrjen në mbrojtje si dhe për paraqitjen e kompensimit të kërkesës në kontest si dhe në rastin kur gjykata ose ndonjë organ tjetër e ka drejtuar debitorin që kërkesën e tij të deklaruar ta realizojë në procedurë civile.
  173. 372

    AI-assisted research summary: A creditor’s written or spoken invitation to the debtor to perform the obligation is not enough to interrupt prescription.

    Neni 372 Thirrja e kreditorit Për ndërprerjen e parashkrimit nuk mjafton që kreditori ta ftojë debitorin me shkrim ose me gojë që ta përmbushë detyrimin.
  174. 373

    AI-assisted research summary: If prescription is interrupted, the period starts running again and the time before interruption is not counted.

    Neni 373 Afati i parashkrimit në rastin e ndërprerjes 1. Pas ndërprerjes parashkrimi fillon të rrjedhë përsëri, kurse koha që ka kaluar para ndërprerjes nuk llogaritet në afatin e caktuar ligjor për parashkrim. 2. Parashkrimi i ndërprerë me anë të pranimit (pohimit) nga ana e debitorit fillon të rrjedhë përsëri nga pranimi (pohimi). 3. Kur ndërprerja e parashkrimit ka filluar me paraqitjen e padisë ose me thirrjen në mbrojtje, ose duke paraqitur kompensimin e kërkesave në kontest, respektivisht me paraqitjen e kërkesave në ndonjë proces tjetër, parashkrimi fillon të rrjedhë përsëri që nga dita kur kontesti të ketë marrë fund definitivisht ose të ketë përfunduar në ndonjë mënyrë tjetër. 4. Kur ndërprerja e parashkrimit të jetë shkaktuar me paraqitjen e kërkesës në procedurën e falimentimit, parashkrimi fillon të rrjedhë përsëri që nga dita e përfundimit të asaj procedure. 5. E njëjta gjë vlen edhe kur ndërprerja e parashkrimit të jetë shkaktuar me kërkesën e përmbarimit të dhunshëm ose të sigurimit. 6. Parashkrimi që fillon të rrjedhë përsëri pas ndërprerjes, mbaron kur të ketë kaluar aq kohë sa është caktuar me ligj për parashkrimin që është ndërprerë.
  175. 374

    AI-assisted research summary: If the debtor acknowledges the debt and the creditor and debtor agree to change the basis or object of the obligation, the new claim is prescribed under the time limit set for that claim.

    Neni 374 Parashkrimi në rastin e përtrirjes së detyrimit Në qoftë se ndërprerja ka filluar me pranimin e borxhit nga ana e debitorit, ndërsa kreditori dhe debitori janë marrë vesh që ta ndryshojnë bazën ose objektin e detyrimit, kërkesa e re parashkruhet për kohën që është caktuar për parashkrimin e saj. 81 PJESA V LLOJET E NDRYSHME TË DETYRIMEVE KREU 1 DETYRIMET MONETARE NËNKREU 1 RREGULLAT E PËRGJITHSHME
  176. 375

    AI-assisted research summary: If a debt is for a sum of money, the debtor must pay the same amount, unless the creditor and debtor agree otherwise in accordance with law.

    Neni 375 Parimi i nominalizmit monetar Kur detyrimi ka si subjekt një shumë të hollash, debitori ka për detyrë të paguajë shumën e njëjtë të të hollave, përveç nëse kreditori dhe debitori merren vesh ndryshe në pajtim me ligjin.
  177. 376

    AI-assisted research summary: Contracting parties may agree to revalue a debtor’s monetary obligations by reference to price changes, foreign currency exchange rates, or other price changes, unless the agreement conflicts with law.

    Neni 376 Rivlerësimi i detyrimeve monetare 1. Palët kontraktuese mund të pajtohen që shuma e detyrimeve monetare të debitorit të përcaktohet në raport me ndryshimet në çmim të mallrave dhe shërbimeve të shprehura në indeksin e çmimeve të shitjeve dhe të përcaktuara nga një organizatë e autorizuar, në lidhje me ndryshimet në kursin valutor të huaj, ose në lidhje me ndryshimet në çmimet e tjera, përveç nëse një marrëveshje e këtillë është në kundërshtim me ligjin. 2. Në rast se palët kontraktuese pajtohen me rivlerësimin e detyrimeve monetare, rivlerësimi bëhet për periudhën nga fillimi i detyrimit e deri në përmbushjen e detyrimit, përveç nëse palët pajtohen ndryshe.
  178. 377

    AI-assisted research summary: A debtor may pay monetary obligations early, and any contract clause waiving that right is void.

    Neni 377 Përmbushja e parakohshme 1. Debitori mund t’i përmbushë detyrimet në para edhe para kohe. 2. Është nul dispozita e kontratës me të cilën debitori heq dorë nga kjo e drejtë. 3. Në rast të përmbushjes së detyrimit në të holla para kohe, debitori ka të drejtë të zbresë kamatën nga shuma e borxhit për kohën prej datës së pagesës deri në ditën kur detyrimi të ketë arritur për pagesë, vetëm kur për këtë është i autorizuar me kontratë apo nëse kjo rrjedh nga doket. NËNKREU 2 KAMATA
  179. 378

    AI-assisted research summary: Debitori duhet të paguajë edhe kamatën, nëse kjo parashihet me ligj ose është kontraktuar nga kreditori dhe debitori.

    Neni 378 Përkufizim Përveç borxhit kryesor (kryegjëja), debitori po ashtu ka për detyrim edhe kamatën, në qoftë se e njëjta është përcaktuar nga ligji ose në rast se kreditori dhe debitori ashtu kanë kontraktuar. 82
  180. 379

    AI-assisted research summary: This article generally forbids interest on unpaid contractual interest, unless another law says otherwise.

    Neni 379 Ndalimi i kamatës në kamatë 1. Në kamatën e kontraktuar e cila ka arritur për pagesë, por nuk është paguar nuk rrjedh kamatëvonesa, përveç nëse është paraparë ndryshe me ligj. 2. Është nule dispozita e kontratës me të cilën parashikohet kamatë në kamatën e cila ka arritur për pagesë por nuk është paguar. 3. Megjithatë, palët mund të pajtohen që më parë në kontratë se shkalla e kamatës do të jetë më e lartë në rast se debitori nuk i paguan kamatat e rrjedha për pagesë në kohën e duhur. 4. Në shumën e papaguar të kamatës mund të kërkohet kamatëvonesa vetëm nga dita kur gjykatës i është paraqitur kërkesa për pagimin e saj.
  181. 380

    AI-assisted research summary: Interest stops accruing when the amount of interest due reaches the principal debt amount.

    Neni 380 Kur kamata pushon të rrjedhë Kamata pushon të rrjedhë kur shuma e kamatave të arritura për pagesë, arrin lartësinë e borxhit kryesor.
  182. 381

    AI-assisted research summary: A loan or similar agreement is presumed to be usurious if the agreed interest is 50% higher than the late-payment interest rate, unless the creditor rebuts that presumption. The presumption does not apply to commercial contracts.

    Neni 381 Supozimi i kontratës me fajde 1. Në rast se niveli i kamatës për të cilin janë pajtuar palët është për pesëdhjetë përqind (50%) më i lartë sesa niveli i kamatëvonesës, i përllogaritur sipas nenit në vijim, një marrëveshje e tillë konsiderohet kontratë me fajde, përveç nëse kreditori provon se nuk ka shfrytëzuar gjendjen e pavolitshme të debitorit, vështirësinë e situatës së tij financiare, pamaturinë ose varësinë e krijuar prej saj, ose që përfitimet e rezervuara për kreditorin ose personin e tretë nuk janë në shpërpjesëtim me atë që kreditori ka ofruar ose ka ndërmarrë të ofrojë ose të bëjë. 2. Supozimi i saktësuar në paragrafin paraprak nuk zbatohet në kontratat komerciale. NËNKREU 3 VONESA NË PËRMBUSHJEN E DETYRIMEVE NË TË HOLLA
  183. 382

    AI-assisted research summary: A debtor who delays paying a monetary obligation owes late-payment interest in addition to the principal.

    Neni 382 Kamatëvonesa 1. Debitori që vonon në përmbushjen e detyrimit në të holla debiton, përpos borxhit kryesor, edhe kamatën. 2. Lartësia e kamatëvonesës është tetë përqind (8%) në vit, përveç nëse parashihet ndryshe me ligj të veçantë.
  184. 383

    AI-assisted research summary: Kreditori dhe debitori mund të bien dakord me kontratë që kamata e vonesës të jetë më e ulët ose më e lartë se niveli i caktuar me ligj.

    Neni 383 Kamatëvonesa e kontraktuar Kreditori dhe debitori mund të pajtohen me kontratë që lartësia e kamatëvonesës të jetë më e ulët ose më i lartë sesa niveli i kamatëvonesës së përcaktuar me ligj. 83
  185. 384

    AI-assisted research summary: The creditor is entitled to late-payment interest even if no damage occurred, and may claim the difference if the damage is greater than the interest amount.

    Neni 384 E drejta e shpërblimit të plotë 1. Kreditori ka të drejtë në kamatëvonesën pa marrë parasysh nëse ka pësuar ndonjë dëm për shkak të vonesës së debitorit. 2. Në qoftë se dëmi të cilin e ka pësuar kreditori për shkak të vonesës së debitorit, është më i madh nga shuma të cilën do ta merrte në emër të kamatëvonesës, ai ka të drejtë të kërkojë diferencën deri në shpërblimin e plotë të dëmit. NËNKREU 4 KAMATA KONTRAKTORE
  186. 385

    AI-assisted research summary: The contracting parties may agree that the debtor must pay contractual interest in addition to the principal amount.

    Neni 385 Kamata kontraktore 1. Palët kontraktuese mund të pajtohen që, përveç shumës kryesore (kryegjësë), debitori duhet të paguajë kamatën kontraktore nga periudha e lindjes së detyrimit në të holla deri në kohën e arritjes për pagesë të detyrimit. 2. Në rast se palët janë pajtuar për kontratën kamatore (me interes) por niveli i kamatës dhe koha e arritjes për pagesë së interesit nuk është përcaktuar, niveli i kamatës është gjashtë përqind (6%) në vit dhe kamata rrjedh për pagesë në kohën e njëjtë me arritjen për pagesë të kryegjësë (shumës kryesore).
  187. 386

    AI-assisted research summary: Rules on contractual interest also apply, as appropriate, to other obligations of the same kind, including obligations involving fungible things.

    Neni 386 Kamata në detyrimet jomonetare Dispozitat e këtij ligji për kamatën kontraktuese zbatohen përshtatshmërisht edhe për marrëdhëniet e tjera të detyrimeve të shquara sipas llojit, gjegjësisht detyrimet të cilat kanë për lëndë sendet e zëvendësueshme dhe të shquara sipas llojit. KREU 2 DETYRIMET ME DISA OBJEKTE NËNKREU 1 DETYRIMET ALTERNATIVE
  188. 387

    AI-assisted research summary: If an obligation has multiple objects, the debtor normally has the right to choose which one to deliver, unless the parties agreed otherwise.

    Neni 387 E drejta e zgjedhjes Në qoftë se ndonjë detyrim ka dy ose më tepër objekte, por debitori ka për detyrë të jep vetëm një për t’u liruar nga detyrimi, atëherë, po qe se nuk është kontraktuar ndryshe, e drejta e zgjedhjes i takon debitorit dhe detyrimi shuhet kur ky ta ketë dorëzuar objektin të cilin e ka zgjedhur vet.
  189. 388

    AI-assisted research summary: The party with the right to choose makes the choice by notifying the other party, and after that the choice cannot be changed.

    Neni 388 Parevokueshmëria dhe efekti i zgjedhjes së bërë 1. Zgjedhja quhet e bërë kur pala të cilës i takon e drejta e zgjedhjes e njofton palën tjetër për atë që e ka zgjedhur dhe nga ky moment zgjedhja nuk mund të ndryshohet. 84 2. Me zgjedhjen e bërë konsiderohet se detyrimi ka qenë që në fillim i thjesht dhe se që në fillim ka pasur si objekt sendin e zgjedhur.
  190. 389

    AI-assisted research summary: The debtor keeps the right to choose until an item owed is delivered in enforcement proceedings. If the creditor has the choice and does not choose on time, the debtor may give the creditor a new deadline, after which the choice passes to the debtor.

    Neni 389 Kohëzgjatja e të drejtës së zgjedhjes 1. Debitori ka të drejtë të zgjedhë gjithnjë derisa në procedurën e përmbarimit të dhunshëm një prej sendeve që është borxh të mos i dorëzohet plotësisht ose pjesërisht kreditorit sipas zgjedhjes së tij. 2. Në qoftë se e drejta e zgjedhjes i takon kreditorit dhe ky nuk deklarohet rreth zgjedhjes brenda afatit të caktuar për përmbushje, debitori mund ta ftojë që të bëjë zgjedhjen dhe për këtë t’i caktojë një afat të ri, pas skadimit të të cilit e drejta e zgjedhjes kalon në debitorin.
  191. 390

    AI-assisted research summary: Nëse një person i tretë duhet të bëjë zgjedhjen dhe nuk e bën, secila palë mund t’i kërkojë gjykatës ta bëjë ajo zgjedhjen.

    Neni 390 Zgjedhja që i besohet personit të tretë Në qoftë se zgjedhjen duhet ta bëjë ndonjë person i tretë dhe këtë gjë ai nuk e bën, secila palë mund të kërkojë që zgjedhjen ta bëjë gjykata.
  192. 391

    AI-assisted research summary: Nëse objekti i detyrimit bëhet i pamundur për shkak të një ngjarjeje për të cilën asnjëra palë nuk mban përgjegjësi, detyrimi kufizohet vetëm te objekti i mbetur.

    Neni 391 Kufizimi në objektin e mbetur Në qoftë se një objekt i detyrimit është bërë i pamundshëm për shkak të ndonjë ngjarje për të cilën nuk mbajnë përgjegjësi asnjëra palë, detyrimi kufizohet në objektin e mbetur.
  193. 392

    AI-assisted research summary: If performance becomes impossible because one party is responsible, the rules say whether the obligation is limited or ends, and which party may choose the remaining performance or damages.

    Neni 392 Kufizimi në rast të përgjegjësisë së njërës palë 1. Kur një objekt i detyrimit është i pamundur për shkak të ngjarjes për të cilën përgjegjësinë e mban debitori, detyrimi kufizohet në objektin e mbetur në qoftë se e drejta e zgjedhjes i takon këtij, e nëse e drejta e zgjedhjes i takon kreditorit, ky mundet pas zgjedhjes së vet të kërkojë objektin e mbetur ose shpërblimin e dëmit. 2. Kur një objekt i detyrimit është bërë i pamundur për shkak të ngjarjeve për të cilat është përgjegjës kreditori, detyrimi i debitorit shuhet, por në qoftë se këtij i takon e drejta e zgjedhjes ky mund të kërkojë shpërblimin e dëmit dhe ta kryejë detyrimin e vet nga objekti i mbetur, e në qoftë se e drejta e zgjedhjes i takon kreditorit – ky mund të japë shpërblimin e dëmit dhe të kërkojë objektin e mbetur. NËNKREU 2 DETYRIMET FAKULTATIVE DHE KËRKESAT FAKULTATIVE I. DETYRIMET FAKULTATIVE
  194. 393

    AI-assisted research summary: Debitori mund të përdorë një objekt tjetër të caktuar për t’u liruar nga detyrimi, derisa kreditori të mos e ketë marrë ende plotësisht ose pjesërisht objektin e detyrimit në përmbarim të detyrueshëm.

    Neni 393 Autorizimi i debitorit në detyrimin fakultativ Debitori, detyrimi i të cilit ka një objekt, por të cilit i lejohet që të lirohet nga detyrimi i vet duke dhënë ndonjë objekt tjetër të caktuar, mund ta shfrytëzojë këtë mundësi gjithnjë derisa kreditori në procedurën e përmbarimit të detyrueshëm të mos ta ketë marrë tërësisht ose pjesërisht objektin e detyrimit. 85
  195. 394

    AI-assisted research summary: In an optional obligation, the creditor may demand only the owed object, not the alternative object the debtor may also use to perform.

    Neni 394 Autorizimi i kreditorit në detyrimin fakultativ 1. Kreditori në detyrimin fakultativ mund të kërkojë nga debitori vetëm objektin e detyrimit, por jo edhe objektin tjetër me të cilin debitori, në qoftë se dëshiron mundet gjithashtu ta përmbushë detyrimin e vet. 2. Kur objekti i detyrimit bëhet i pamundur për shkak të ngjarjeve për të cilat debitori nuk përgjigjet, kreditori mund të kërkojë vetëm shpërblimin e dëmit, por debitori mund të lirohet nga detyrimi duke dhënë objektin të cilin është i autorizuar ta japë në vend të objektit që është borxh. II. KËRKESAT FAKULTATIVE
  196. 395

    AI-assisted research summary: If a contract or law lets the creditor choose another specified object instead of the one owed, the debtor must deliver that object when the creditor asks.

    Neni 395 Rregulla e përgjithshme 1. Kur me kontratë ose ligj është parashikuar që kreditori mundet në vend të objektit që është borxh të kërkojë nga debitori ndonjë objekt tjetër të caktuar, debitori ka për detyrë t’ia dorëzojë atë objekt, po qe se atë e kërkon kreditori. 2. Përndryshe, për kërkesa të këtilla fakultative vlejnë sipas qëllimit të kontraktuesve dhe sipas rrethanave të punës, rregullat përkatëse mbi detyrimet fakultative dhe ato alternative. KREU 3 DETYRIMET ME DISA DEBITORË OSE KREDITORË NËNKREU 1 DETYRIMET E PJESËTUESHME
  197. 396

    AI-assisted research summary: An obligation is divisible if it can be divided and performed in equal-quality parts without losing value; otherwise it is indivisible.

    Neni 396 Pjesëtimi i detyrimeve dhe i kërkesave 1. Detyrimi është i pjesëtueshëm në qoftë se ajo që debitohet mund të pjesëtohet dhe të përmbushet në pjesët që kanë cilësi të njëjta siç ka i tërë objekti dhe në qoftë se me këtë pjesëtim nuk humbë asgjë nga vlera e vet, ndërsa në të kundërtën detyrimi është i papjesëtueshëm. 2. Kur në ndonjë detyrim të pjesëtueshëm ka disa kreditorë, detyrimi pjesëtohet midis tyre në pjesë të barabarta, në qoftë se nuk është caktuar pjesëtimi tjetër dhe secili prej tyre përgjigjet për pjesën e vet të detyrimit. 3. Kur në ndonjë detyrim të pjesëtueshëm ka disa kreditorë, kërkesa pjesëtohet midis tyre në pjesë të barabarta, në qoftë se nuk është caktuar diçka tjetër dhe secili kreditor mund të kërkojë vetëm pjesën e vet të kërkesës.
  198. 397

    AI-assisted research summary: If a contract creates a divisible debt with multiple debtors, they are jointly liable to the creditor unless the parties expressly remove joint liability.

    Neni 397 Prezumimi i solidaritetit Kur ka disa debitorë në ndonjë detyrim të pjesëtueshëm të krijuar me kontratë, në ekonomi ata i përgjigjen kreditorit solidarisht, përveç në qoftë se kontraktuesit e kanë eliminuar shprehimisht përgjegjësinë solidare. 86 NËNKREU 2 DETYRIMET SOLIDARE I. SOLIDARITETI I DEBITORËVE
  199. 398

    AI-assisted research summary: Each solidary debtor is liable for the whole debt, and the creditor may demand full performance from any one of them until the debt is fully paid.

    Neni 398 Përmbajtja e solidaritetit të debitorëve 1. Secili debitor i detyrimit solidar i përgjigjet kreditorit për krejt detyrimin dhe kreditori mund të kërkojë përmbushjen e tij nga cilido që dëshiron, gjithnjë derisa të mos përmbushet krejtësisht, por kur një debitor ta ketë përmbushur detyrimin ai shuhet dhe të gjithë debitorët lirohen. 2. Nga disa debitorë solidarë secili mund të ketë borxh me afat tjetër të përmbushjes, në kushte të tjera dhe në përgjithësi me alternativa të ndryshme.
  200. 399

    AI-assisted research summary: A solidary debtor may rely on compensation made by a co-debtor, and may set off the co-debtor’s claim against the creditor only up to that co-debtor’s share of the solidary debt.

    Neni 399 Kompensimi 1. Secili debitor solidar mund t’i referohet kompensimit që e ka bërë bashkëdebitori i tij. 2. Debitori solidar mund të bëjë kompensimin e kërkesës së bashkëdebitorit të vet ndaj kreditorit me atë, që kreditori i detyrohet por vetëm për aq sa është pjesa e borxhit e këtij bashkëdebitori në detyrimin solidar.

Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.