LIGJI NR. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE
Part 6 of 6 · provisions 1,001–1,060
This part identifies the Law on Obligations of Kosovo and introduces its general section and fundamental principles.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-077
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
- Complete work
- View statute overview
Statute overview
About this statute
This part identifies the Law on Obligations of Kosovo and introduces its general section and fundamental principles. Ky nen thotë se ligji vendos parimet dhe rregullat e përgjithshme për marrëdhëniet e detyrimeve. Participants in obligations relationships may arrange their relations according to their own will, as long as they comply with mandatory rules, public order, and good customs. Participants in obligation relations are equal. Participants in obligation relationships must act in good faith and fairly, follow good business customs, and cannot exclude or limit that duty.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE
Showing 60 of 1,060
- 1000 Verify source ↗
Neni 1000
AI-assisted research summary: Nëse një e drejtë u takon disa personave së bashku, rregullat e këtij kreu zbatohen, përveç kur ligji parashikon ndryshe.
Neni 1000 Përkufizimi Nëse një e drejtë u takon disa personave së bashku, dispozitat e këtij kreu zbatohen, përveç nëse parashihet ndryshe me ligj. - 1001 Verify source ↗
Neni 1001
AI-assisted research summary: Nëse ka paqartësi, çdo anëtar i bashkësisë ka pjesë të barabartë; secili anëtar mund të disponojë lirshëm me pjesën e vet, dhe të gjithë anëtarët së bashku disponojnë me objektin e bashkësisë si tërësi.
Neni 1001 Pjesët 1. Në rast të paqartësive, secili anëtar i bashkësisë ka pjesë të barabartë për të drejtën që është objekt i bashkësisë. 2. Secili anëtar i bashkësisë mund të disponoj lirshëm me pjesën e tij të bashkësisë. 3. Nëse një anëtar i bashkësisë ia transferon pjesën e tij personit tjetër, të drejtat dhe detyrimet e anëtarit të bashkësisë të mëparshëm i zbatohen për anëtarin e bashkësisë tjetër. 4. Të gjithë anëtaret e bashkësisë së bashku disponojnë me objektin e bashkësisë si tërësi. - 1002 Verify source ↗
Neni 1002
AI-assisted research summary: Community members must use and manage the community object appropriately and decide common matters in line with its nature, purpose, and ordinary management.
Neni 1002 Detyrimet e anëtarëve të bashkësisë 1. Anëtaret e bashkësisë e përdorin dhe e shfrytëzojnë objektin e bashkësisë dhe vendosin mbi çështjet e përbashkëta në mënyrë të përshtatshme me natyrën dhe qëllimin e objektit të bashkësisë dhe me menaxhimin e zakonshëm. 2. Secili anëtar I bashkësisë mund t’i kërkojë gjykatës që me aktvendim të emërojë një administrator i cili do të merrte vendimet mbi çështjet e përbashkëta, kur anëtaret e bashkësisë nuk veprojnë në përputhje me paragrafin e parë ose nuk arrijnë marrëveshje për çështjet e përbashkëta. 220 - 1003 Verify source ↗
Neni 1003
AI-assisted research summary: Anëtarët may use and enjoy shared property, but only within the limits that do not harm other members or the shared object, and restrictions need consent.
Neni 1003 Përdorimi dhe shfrytëzimi 1. Nëse objekti i bashkësisë mund të ndahet në natyrë, secili anëtar përdorë dhe shfrytëzon pjesën e tij si anëtar, por vetëm deri në atë masë sa nuk i pengon anëtaret tjerë apo nuk dëmton vet objektin e bashkësisë. 2. Secili anëtar mund ta përdorë dhe gëzojë objektin e bashkësisë që nuk mund të ndahet në natyrë, dhe i cili është i përcaktuar për të gjithë anëtaret , sipas qëllimit të përcaktuar të objektit të bashkësisë dhe në atë mënyrë që nuk shkakton dëm në përdorimin në të njëjtën kohë nga anëtarët tjerë apo që nuk shkakton dëm në vet objektin e bashkësisë si të tillë. 3. Nuk është e mundur kufizimi i të drejtës së anëtarëve sipas paragrafëve 1. dhe 2. të këtij neni, pa dhënien e pëlqimit për një gjë të tillë. - 1004 Verify source ↗
Neni 1004
AI-assisted research summary: Community members vote on shared-property decisions by majority for ordinary matters, by two-thirds for improvements and important measures, and unanimously if a decision limits a member’s rights or creates high costs. Members may also agree to let one member, some members, or a third person decide on certain paragraph 2 matters, and any member may take necessary emergency action to prevent direct damage.
Neni 1004 Marrja e vendimeve për çështjet e përbashkëta 1. Secili anëtar ka numrin e votave në përputhje me pjesën e tij në bashkësi. 2. Për administrimin e zakonshëm dhe për përdorimin dhe shfrytëzimin e objektit të bashkësisë, vendimet i marrin anëtarët e bashkësisë me shumicë votash. 3. Anëtarët me dy të tretat (2/3) e votave mund të vendosin për përmirësimin e objektit të bashkësisë , për përdorimin e saj më të mirë apo për masat e rëndësishme për rritjen e vlerës së objektit. Nëse një vendim i tillë kufizon të drejtat e ndonjë anëtari apo nëse ka shpenzime të larta për anëtarët e bashkësisë , ai vendim duhet të merret me unanimitet. 4. Anëtarët e bashkësisë mund të pajtohen që për çështjet e përcaktuara në paragrafin 2. të këtij neni mund të vendosë një anëtar i vetëm, vetëm disa nga anëtarët apo një person i tretë. Anëtarët e tillë apo personat e tretë zgjedhën me shumicën e votave. 5. Pa marrë parasysh paragrafin e dytë, secili anëtar mund të bëjë çfarëdo që është e nevojshme për shmangien e ndonjë kërcënimi direkt për dëmtimin e objektit të bashkësisë , nëse masat e tilla nuk janë marrë nga anëtarët apo personat e tretë sipas paragrafit 2. dhe 4. të këtij neni. 6. Anëtarët nuk mund të kërkojnë apo të vendosin për ndryshime shumë të mëdha të objektit të bashkësisë . Një kërkesë apo vendim i tillë konsiderohet të jetë kërkesë apo vendim për të shkëputur bashkësinë. - 1005 Verify source ↗
Neni 1005
AI-assisted research summary: Each community member must bear a proportional share of the community’s expenses.
Neni 1005 Shpenzimet e bashkësisë 1. Shpenzimet e objektit të bashkësisë , sidomos ato që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen, administrimin dhe përdorimin e përbashkët, barten nga secili anëtar në përpjesëtim me pjesën e tij të bashkësisë. 2. Secili anëtar është i detyruar të bartë pjesën e përpjesëtuar të shpenzimeve që rrjedhin nga vendimi për përmirësimin e objektit të bashkësisë , për përdorimin më të mirë të tij, apo për marrje të rëndësishme për rritjen e vlerës së bashkësisë. - 1006 Verify source ↗
Neni 1006
AI-assisted research summary: Anëtarët mund të kërkojnë mbarimin e bashkësisë në çdo kohë, dhe mund të vendosin me unanimitet për ta mbyllur atë. Një administrator i emëruar nga gjykata mund gjithashtu ta kërkojë mbarimin.
Neni 1006 Kërkesa për mbarim 1. Secili anëtar mund të kërkojë mbarimin e bashkësisë në çdo kohë. 221 2. Anëtarët kanë mundësi që me marrëveshje, për një periudhë të caktuar apo për gjithmonë, ta përjashtojnë të drejtën e kërkesës për mbarimin e bashkësisë apo të përcaktojnë një kohë për paralajmërim për një gjë të tillë. 3. Për rastet e përcaktuara në paragrafin 2. të këtij neni, është gjithashtu e mundshme që të kërkohet mbarimi i bashkësisë, nëse ekzistojnë arsye të mjaftueshme për një gjë të tillë. 4. Administratori i emëruar nga gjykata po ashtu mund të kërkojë mbarimin e bashkësisë sipas paragrafëve të parë dhe të tretë. 5. Pa marrë parasysh paragrafin 2. të këtij neni, anëtarët në çdo moment mund të vendosin me unanimitet për mbarimin e bashkësisë 6. Bashkësia mbaron gjithashtu kur anëtarët e tjetërsojnë objektin e bashkësisë si tërësi apo nëse objekti i bashkësisë nuk ekziston më. 7. Kufizimi i të drejtave të anëtarëve apo të administratorit të përcaktuara në paragrafin 1. 3. dhe 4. të këtij neni nuk është e mundur të bëhet me kontratë. - 1007 Verify source ↗
Neni 1007
AI-assisted research summary: When a community ends, its asset is divided in kind if possible; otherwise it is sold, and members have a pre-emption right on the purchase under the same conditions as third-party buyers.
Neni 1007 Pasojat e mbarimit 1. Pas mbarimit të bashkësisë bëhet ndarja në natyrë e objektit të bashkësisë , nëse një gjë e tillë është e mundshme pa dëmtuar vlerën e tij. 2. Kur objekti i bashkësisë nuk mund të ndahet në natyrë, ai shitet. Nga shitja së pari duhet të shlyhen detyrimet e përbashkëta ndaj personave të tretë dhe të anëtarëve që kanë shlyer detyrimet për llogari të anëtarëve tjerë. Pjesa e mbetur ndahet ndërmjet anëtarëve në përputhje me pjesët përkatëse të tyre. 3. Nëse objekti i bashkësisë është pasuri e paluajtshme, ai shitet në ankand publik. 4. Një apo disa anëtarë, kanë të drejtën e parablerjes në blerjen e bashkësisë sipas paragrafit të dytë dhe të tretë, nën kushtet e njëjta me blerësit e tretë. 5. Po ashtu, paragrafi i dytë apo i tretë zbatohet edhe nëse mbarimi i bashkësisë ndodhë për shkak se anëtarët e kanë tjetërsuar objektin e bashkësisë në tërësi apo nëse objekti i bashkësisë nuk ekziston më. 6. Nëse shitja nuk ka sukses atëherë bashkësia nuk mund të mbarojë. - 1008 Verify source ↗
Neni 1008
AI-assisted research summary: Members remain liable to third parties after forming a partnership, and the community is not divided if its whole object is invested in the partnership.
Neni 1008 Themelimi i ortakërisë 1. Bashkësia mund të mbarojë edhe nëse anëtarët themelojnë ortakëri sipas dispozitave të këtij ligji apo sipas dispozitave të ligjit tjetër në fuqi. 2. Kur bashkësia mbaron sipas paragrafit 1. të këtij neni, nëse objekti i bashkësisë si tërësi investohet në ortakëri, atëherë nuk kryhet ndarja e bashkësisë. 3. Anëtarët e bashkësisë janë përgjegjës ndaj personave të tretë edhe pas themelimit të ortakërisë ashtu siç kanë qenë para themelimit të saj. Detyrimet e përbashkëta të ndodhura gjatë ekzistimit të bashkësisë mund të rregullohen ndryshe me anë të kontratës së ortakërisë. 222 PJESA XXVII KONTRATA PËR DORËZANINË KREU 1 DISPOZITA TË PËRGJITHSHME - 1009 Verify source ↗
Neni 1009
AI-assisted research summary: A surety is obliged to pay the creditor by performing the debtor’s valid payment obligation if the debtor does not do so.
Neni 1009 Nocioni Me kontratën mbi dorëzaninë obligohet dorëzani ndaj kreditorit se do ta përmbushë detyrimin e plotfuqishëm të debitorit të rrjedhur për pagesë, në qoftë se ky nuk e bën këtë. - 1010 Verify source ↗
Neni 1010
AI-assisted research summary: A surety is bound under a suretyship contract only if the suretyship declaration was made in writing.
Neni 1010 Forma Me kontratën mbi dorëzaninë obligohet dorëzani vetëm në qoftë se deklaratën mbi dorëzaninë e ka bërë me shkrim. - 1011 Verify source ↗
Neni 1011
AI-assisted research summary: Only a person with full capacity to act can be bound by a surety contract.
Neni 1011 Zotësia për të vepruar e dorëzanit Vetëm personi me zotësi të plotë për të vepruar mund të detyrohet me kontratën për dorëzani. - 1012 Verify source ↗
Neni 1012
AI-assisted research summary: A person who acts as surety for an incapable person's obligation is liable to the creditor in the same way as a surety for a capable person.
Neni 1012 Dorëzania për personin e paaftë për të vepruar Kush obligohet si dorëzanë për detyrimin e ndonjë personi të paaftë për të vepruar, i përgjigjet kreditorit njësoj sikur dorëzani i personit të aftë për të vepruar. - 1013 Verify source ↗
Neni 1013
AI-assisted research summary: Suretyship may be given for a valid, conditional, or future obligation, and may also cover another surety’s obligation.
Neni 1013 Objekti i dorëzanisë 1. Dorëzania mund të jepet për çdo detyrim të vlefshëm pavarësisht nga përmbajtja e tij. 2. Mund të hyhet dorëzanë edhe për detyrimin e kushtëzuar, si dhe për detyrimin e caktuar të ardhshëm. 3. Dorëzania për detyrimin e ardhshëm mund të revokohet para se të lind detyrimi, në qoftë se nuk është parashikuar afati në të cilin ai duhet të lind. 4. Dorëzania mund të jepet edhe për detyrimin e ndonjë dorëzanësi tjetër (dorëzani i dorëzanit). - 1014 Verify source ↗
Neni 1014
AI-assisted research summary: This article limits a surety’s liability to the debtor’s obligation, unless a narrower limit was agreed, and requires the surety to cover certain recovery costs, increases caused by delay or fault, and post-contract agreed interest.
Neni 1014 Volumi i përgjegjësisë së dorëzanit 1. Detyrimi i dorëzanit nuk mund të jetë më i madh nga sa është detyrimi i debitorit kryesor, e në qoftë se është kontraktuar që të jetë më i madh, ai reduktohet në masën e detyrimit të debitorit. 2. Dorëzani përgjigjet për përmbushjen e krejt detyrimit për të cilin ka qenë dorëzan, në qoftë se përgjegjësia e tij nuk është e kufizuar në ndonjë pjesë të tij, ose në ndonjë mënyrë tjetër i është nënshtruar kushteve më të lehta. 223 3. Ai ka për detyrë t'i kompensojë shpenzimet e nevojshme që i ka bërë kreditori për arkëtimin e borxhit nga debitori kryesor. 4. Dorëzani përgjigjet edhe për çdo shtim të detyrimit i cili do të krijohej nga vonesa e debitorit ose për faj të debitorit, në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe. 5. Ai përgjigjet vetëm për atë kamatë të kontraktuar e cila ka rrjedhur për pagesë pas lidhjes së kontratës mbi dorëzaninë. - 1015 Verify source ↗
Neni 1015
AI-assisted research summary: If the surety pays the creditor’s claim, that claim transfers to the surety with its accessory rights and performance guarantees.
Neni 1015 Kalimi i të drejtave të kreditorit në dorëzanin (subrogimi) Në dorëzanësin i cili e ka plotësuar kërkesën e kreditorit kalon kjo kërkesë me të gjitha të drejtat akcesore dhe me garancitë e përmbushjes së saj. KREU 2 RAPORTET E KREDITORIT DHE TË DORËZANËSIT - 1016 Verify source ↗
Neni 1016
AI-assisted research summary: This article says a creditor can demand payment from a surety only after the principal debtor fails to pay on time, unless the debtor’s assets clearly cannot cover the debt or the debtor is bankrupt. If the surety is a paying surety, the creditor may demand full performance from the principal debtor, the surety, or both at once.
Neni 1016 Format e dorëzanisë 1. Prej dorëzanit mund të kërkohet përmbushja e detyrimit vetëm pasi debitori kryesor të mos e përmbush brenda afatit të caktuar në thirrjen e drejtuar me shkrim (dorëzania subsidiare). 2. Mirëpo, kreditori mund të kërkojë përmbushjen nga dorëzani megjithëse nuk e ka thirrur më përpara debitorin kryesor në përmbushjen e detyrimit, në qoftë se s'ka dyshim se prej mjeteve të debitorit kryesor nuk mund të realizohet përmbushja e detyrimit apo në qoftë se debitori kryesor ka rënë në falimentim. 3. Në qoftë se dorëzanisë është obliguar si dorëzanë pagues, i përgjigjet kreditorit si debitori kryesor për krejt detyrimin dhe kreditori mund të kërkojë përmbushjen e tij si nga debitori kryesor ashtu edhe nga dorëzanësi apo nga të dy njëkohësisht (dorëzania solidare). 4. Dorëzani për detyrimin e lindur nga kontrata në ekonomi përgjigjet si dorëzanë pagues, në qoftë se nuk është kontraktuar diçka tjetër. - 1017 Verify source ↗
Neni 1017
AI-assisted research summary: Some sureties for a debt are jointly liable, unless the contract sets their responsibility differently.
Neni 1017 Solidariteti i dorëzanësve Disa dorëzanë të një borxhi përgjigjen solidarisht, pavarësisht a kanë hyrë dorëzanë bashkërisht ose secili prej tyre ka marrë përsipër detyrimin ndaj kreditorit veç e veç, me përjashtim kur në kontratë përgjegjësia e tyre është rregulluar ndryshe. - 1018 Verify source ↗
Neni 1018
AI-assisted research summary: The creditor may not demand performance from the surety before the agreed deadline, unless the contract says otherwise.
Neni 1018 Humbja e të drejtës në afat Në qoftë se debitori e ka humbur të drejtën në afat të caktuar për përmbushjen e detyrimit të tij, kreditori megjithatë nuk mund të kërkojë përmbushjen nga dorëzani para skadimit të këtij afati, në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe. 224 - 1019 Verify source ↗
Neni 1019
AI-assisted research summary: If the principal debtor goes bankrupt, the creditor must file its claim in bankruptcy and notify the guarantor; if the creditor does not do so, it is liable for the guarantor’s damage. A reduction of the principal debtor’s debt in bankruptcy or compensation does not reduce the guarantor’s liability.
Neni 1019 Falimentimi i debitorit kryesor 1. Në rastin e falimentimit të debitorit kryesor, kreditori ka për detyrë t'i lajmërojë kërkesat e veta në falimentim dhe për këtë gjë ta njoftojë dorëzanin, ndryshe i përgjigjet dorëzanit për dëmin të cilin do ta pësonte ky për këtë gjë. 2. Pakësimi i detyrimit të debitorit kryesor në procedurën e falimentimit ose në procedurën e kompensimit nuk pas sjell edhe pakësimin përkatës të detyrimit të dorëzanësit, kështu që dorëzani i përgjigjet kreditorit për krejt shumën e detyrimit të vet. - 1020 Verify source ↗
Neni 1020
AI-assisted research summary: A guarantor remains liable for the full amount of the debt he guaranteed, even if the debtor’s heir could only be asked to pay part of it.
Neni 1020 Rasti i përgjegjësisë së zvogëluar të trashëgimtarit të debitorit Dorëzani përgjigjet për krejt shumën e detyrimit për të cilën ka hyrë dorëzanë edhe në rastin kur nga trashëgimtari i debitorit do të mund të kërkohej pagimi vetëm i asaj pjese të tij që i përgjigjet vlerës së pasurisë të trashëguar. - 1021 Verify source ↗
Neni 1021
AI-assisted research summary: The surety may raise the principal debtor’s defenses against the creditor, except purely personal defenses of the debtor, and may also raise the surety’s own personal defenses.
Neni 1021 Kundërshtimet e dorëzanit 1. Dorëzani mund të ushtroj kundër kërkesës së kreditorit të gjitha kundërshtimet e debitorit kryesor, duke përfshirë edhe prapësimin e kompensimit, por jo edhe kundërshtime të tjera thjesht personale të debitorit 2. Heqje dorë e debitorit nga kundërshtimet, si dhe njohja e tij e kërkesave të kreditorit, nuk ka efekt ndaj dorëzanit. 3. Dorëzani mund të ushtroj kundër kreditorit edhe kundërshtimet e veta personale, për shembull, nulitetin e kontratës mbi dorëzaninë, parashkrimin e kërkesave të kreditorit ndaj tij, prapësimin e kompensimit të kërkesave reciproke. - 1022 Verify source ↗
Neni 1022
AI-assisted research summary: If the debtor does not perform on time, the creditor must notify the guarantor.
Neni 1022 Detyrimi i njoftimit të dorëzanit mbi ometimin e debitorit Në qoftë se debitori nuk përmbush detyrimin e vet në kohë, kreditori ka për detyrë që për këtë gjë ta njoftojë dorëzanin, përndryshe do t'i përgjigjet për dëmin të cilin dorëzani do ta pësonte për këtë. - 1023 Verify source ↗
Neni 1023
AI-assisted research summary: The guarantor is released if the creditor does not act within the stated time limits.
Neni 1023 Shkarkimi i dorëzanit për shkak të vonesës së kreditorit 1. Dorëzani shkarkohet nga përgjegjësia në qoftë se kreditori, me thirrjen e tij pas rrjedhjes për pagesë të kërkesës, nuk kërkon përmbushjen nga debitori kryesor brenda një (1) muaji nga data e kësaj thirjeje. 2. Kur afati i përmbushjes nuk është caktuar, dorëzani shkarkohet nga përgjegjësia në qoftë se kreditori, me thirrjen e tij pas skadimit të një (1) viti nga lidhja e kontratës mbi dorëzaninë, nuk bën brenda një (1) muaji nga data e kësaj thirjeje deklaratë të nevojshme për caktimin e datës së përmbushjes. - 1024 Verify source ↗
Neni 1024
AI-assisted research summary: If the creditor gives up or negligently loses the security for the claim, the guarantor is released from liability to the extent of the value that could have been recovered from that security.
Neni 1024 Lirimi i dorëzanit për shkak të heqjes dorë nga mjetet e sigurimit 1. Në qoftë se kreditori heq dorë nga pengu ose cilëndo e drejtë tjetër me të cilën ka qenë siguruar përmbushja e kërkesës së tij, ose e humb nga pakujdesia dhe në ketë mënyrë bën të pamundur kalimin 225 e kësaj të drejte në dorëzanin, ky shkarkohet nga detyrimi i vet ndaj kreditorit për aq sa do të mund të fitonte nga ushtrimi i kësaj të drejte. 2. Rregulla e paragrafit paraprak vlen si në rastin kur është fjala për të drejtën e lindur para lidhjes së kontratës mbi dorëzaninë, ashtu edhe në rastin kur ka lindur pas kësaj. KREU 3 RAPORTET E DORËZANËSIT DHE TË DEBITORIT - 1025 Verify source ↗
Neni 1025
AI-assisted research summary: A guarantor who has paid the creditor may seek reimbursement from the debtor, including the amount paid and interest from the payment date.
Neni 1025 E drejta për të kërkuar kompensimin nga debitori 1. Dorëzani që ka përmbush detyrimin ndaj kreditorit, mund të kërkojë nga debitori t'i kompensojë të gjitha ato që i ka paguar në llogari të tij si dhe kamatën nga data e pagesës. 2. Ai ka të drejtë në kompensimin e shpenzimeve të krijuara në konteste me kreditorin që nga momenti kur e ka njoftuar debitorin mbi këtë konteste, si dhe në shpërblimin e dëmit në qoftë se ka ekzistuar. - 1026 Verify source ↗
Neni 1026
AI-assisted research summary: A surety for one of several solidary debtors may ask any of them to reimburse what the surety paid to the creditor, plus expenses.
Neni 1026 E drejta e dorëzanit të një debitori solidar Dorëzani i një prej disa debitorëve solidarë mund të kërkojë prej cilido prej tyre që t'i kompensojë aq sa i ka paguar kreditorit, si dhe shpenzimet. - 1027 Verify source ↗
Neni 1027
AI-assisted research summary: A guarantor may ask the debtor for needed security for possible claims before satisfying the creditor, if the stated conditions are met.
Neni 1027 E drejta e dorëzanit në sigurimin paraprak Edhe para se ta përmbush kërkesën e kreditorit, dorëzani që është obliguar me dijen ose me pëlqimin e debitorit, ka të drejtë të kërkojë nga debitori t'i japë sigurim të nevojshëm për kërkesat e tij eventuale në rastet që vijojnë: në qoftë se debitori nuk e ka përmbushur detyrimin e vet në afatin e rrjedhjes për pagesë, po që se kreditori ka kërkuar në rrugë gjyqësore arkëtimin nga dorëzani dhe në qoftë se gjendja pasurore e debitorit është keqësuar mjaft pas lidhjes së kontratës mbi dorëzaninë. - 1028 Verify source ↗
Neni 1028
AI-assisted research summary: A debtor may use against a guarantor the same defenses that existed when the creditor was paid, and a guarantor who paid the creditor without notifying the debtor may not seek compensation from the debtor but may claim repayment from the creditor.
Neni 1028 Humbja e të drejtës së kompensimit 1. Debitori mund të përdorë kundër dorëzanit, i cili pa dijen e tij ka bërë pagimin e kërkesës së kreditorit, të gjitha mjetet juridike me të cilat në momentin e kësaj pagese ka mundur të refuzojë kërkesën e kreditorit. 2. Dorëzani që ka paguar kërkesën e kreditorit, ndërsa për këtë gjë nuk e ka njoftuar debitorin, kështu që edhe ky në padijeni për këtë pagesë e ka paguar përsëri të njëjtën kërkesë, nuk mund të kërkoje kompensim nga debitori, por ka të drejtë të kërkojë nga kreditori që t'ia kthejë atë që ia ka paguar. - 1029 Verify source ↗
Neni 1029
AI-assisted research summary: A surety who paid the creditor without the debtor’s knowledge may demand from the creditor only the return of the paid part, if the claim was later annulled or extinguished by compensation at the debtor’s request.
Neni 1029 E drejta për kthimin e pjesës së paguar Dorëzani i cili pa dijen e debitorit e ka paguar kërkesën e kreditorit, e cila më pas me kërkesën e debitorit është anuluar ose shuar me anë të kompensimit, mund vetëm të kërkojë nga kreditori kthimin e pjesës së paguar. 226 KREU 4 REGRESI I PAGUESIT NDAJ DORËZANVE TË TJERË - 1030 Verify source ↗
Neni 1030
AI-assisted research summary: If there are several guarantors and one pays the claim, that guarantor may ask the others to reimburse the share each owes.
Neni 1030 E drejta e kompensimit nga dorëzanët tjerë Kur ekzistojnë disa dorëzanë, ndërsa njëri prej tyre paguan kërkesën e rrjedhur për pagesë, ai ka të drejtë të kërkojë prej dorëzanëve të tjerë që secili prej tyre t'ia kompensojë pjesën që i takon atij. KREU 5 PARASHKRIMI - 1031 Verify source ↗
Neni 1031
AI-assisted research summary: If the principal debtor’s obligation is prescribed, the guarantor’s obligation is also extinguished.
Neni 1031 1. Me parashkrimin e detyrimit të debitorit kryesor shuhet edhe detyrimi i dorëzanit. 2. Kur afati për parashkrimin e detyrimit të debitorit kryesor është më i gjatë se dy (2) vjet, detyrimi i dorëzanit parashkruhet pasi të kenë kaluar dy (2) vjet nga afati i rrjedhjes për pagesë të detyrimit të debitorit kryesor, përveç nëse dorëzani përgjigjet solidarisht me debitorin. 3. Ndërprerje e parashkrimit të kërkesave ndaj debitorit kryesor ka efekt edhe ndaj dorëzanit vetëm në qoftë se ndërprerja është shkaktuar nga ndonjë veprim i kreditorit para gjykatës kundër debitorit kryesor. 4. Ngecja e parashkrimit të detyrimit të debitorit kryesor nuk ka efekt ndaj dorëzanit. PJESA XXVIII KONTRATA PËR DËRGIMIN (ASIGNACIONI) KREU 1 NOCIONI I KONTRATËS - 1032 Verify source ↗
Neni 1032
AI-assisted research summary: An assignment lets the assignor authorize another person to perform a specified act for a third person and to accept that performance in their own name.
Neni 1032 Nocioni i kontratës Me anë të asignacionit, një person, asignanti autorizon tjetrin, asignatin që për llogari të tij t’i kryejë diçka të caktuar personit të tretë, marrësit të asignacionit asignatarit, dhe e autorizon këtë që të pranoj këtë kryerje në emër të vet. 227 KREU 2 MARRËDHËNIET MIDIS DËRGUESIT DHE TË DËRGUARIT - 1033 Verify source ↗
Neni 1033
AI-assisted research summary: The assignee may demand performance from the assignee only after the assignee declares acceptance of the assignment.
Neni 1033 Aprovimi nga ana e dërguesit 1. Asignatari fiton të drejtën që të kërkojë nga asignati përmbushjen vetëm kur ky të deklarojë se e pranon asignacionin (dërgimin). 2. Aprovimi i dërgimit nuk mund të revokohet. - 1034 Verify source ↗
Neni 1034
AI-assisted research summary: When the shipment is accepted, a debt relationship is formed between the consignee and the sender. The sender may raise only certain objections against the consignee.
Neni 1034 Kundërshtimet e dërguesit 1. Me pranimin e dërgimit midis marrësit të dërgimit dhe dërguesit formohet marrëdhënia e borxhit, i pavarur nga raporti midis dërguesit dhe të dërguarit, si dhe nga raporti midis dërguesit dhe marrësit të dërgimit. 2. Dërguesi që e ka pranuar dërgimin mund t’i theksojë marrësit të dërgimit vetëm kundërshtimet që kanë të bëjnë me vlefshmërinë e aprovimit, kundërshtimet që bazohen në përmbajtjen e aprovimit ose në përmbajtjen e vet asignacionit, si dhe kundërshtimet që ka personalisht ndaj tij. - 1035 Verify source ↗
Neni 1035
AI-assisted research summary: The recipient of an assignment may transfer it to another person before the sender approves, and the sender may also transfer it further unless the assignment is non-transferable. If the assigned person declares acceptance or approval, that declaration has legal effect and can limit later objections.
Neni 1035 Kalimi i asignacionit 1. Marrësi i asignacionit mund ta bëjë kalimin e dërgimit në një tjetër edhe përpara aprovimit nga ana e dërguesit, ndërsa ky mund ta bëjë kalimin më tej, përveç kur nga vetë dërgimi ose nga rrethanat e posaçme rrjedh se ai është i pabartshëm. 2. Në qoftë se asignati i ka deklaruar asignatarit se e pranon dërgimin, ky pranim ka efekt ndaj të gjithë personave, në të cilët dërgimi do të bartej në mënyrë të parreshtur. 3. Në qoftë se asignati i ka deklaruar fituesit në të cilin marrësi i dërgimit e ka bartur asignacionin se e aprovon atë, ai nuk mund t’i paraqesë fituesit kundërshtime që ka ndaj asignatarit personalisht. - 1036 Verify source ↗
Neni 1036
AI-assisted research summary: The assignee’s right to demand performance from the assignee prescribes after one year.
Neni 1036 Parashkrimi 1. E drejta e asignatarit për të kërkuar përmbushjen nga asignati parashkruhet për një (1) vit. 2. Në qoftë se nuk është caktuar afati i përmbushjes, parashkrimi fillon të rrjedhë kur asignati ta aprovojë asignacionin, e në qoftë se ai e ka aprovuar përpara se t’i jetë dhënë asignatarit, atëherë kur t’i jetë dhënë këtij. KREU 3 MARRËDHËNIA MIDIS ASIGNATARIT DHE ASIGNATIT - 1037 Verify source ↗
Neni 1037
AI-assisted research summary: A creditor who refuses an assignment must immediately tell the debtor; if the creditor approved the assignment, the creditor must invite the assignee to carry it out.
Neni 1037 Në qoftë se asignatari është kreditor i asignatit 228 1. Kreditori nuk ka për detyrë ta pranojë asignacionin që ia ka bërë debitori me qëllim të përmbushjes së detyrimit të vet, por ka për detyrë që për refuzimin e vet menjëherë ta njoftojë debitorin, përndryshe do t’i përgjigjet për dëmin. 2. Kreditori që e ka aprovuar asignacionin ka për detyrë ta ftojë asignatin që ta zbatojë atë. - 1038 Verify source ↗
Neni 1038
AI-assisted research summary: An approved assignment does not end the debt unless the parties agreed otherwise; the debt ends only when the assignee performs. The approving creditor may seek payment from the assignor if the assignee has not performed by the time set in the assignment.
Neni 1038 Asignacioni nuk është përmbushja 1. Kur kreditori e ka aprovuar asignacionin e bërë nga debitori i tij me qëllim të përmbushjes së detyrimit, ky detyrim nuk pushon, në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe as me aprovimin e tij të asignacionit dhe as me aprovimin nga ana e asignatit, por vetëm me përmbushjen nga ana e asignatit. 2. Kreditori që e ka aprovuar asignacionin e bërë nga ana e debitorit të tij, mund të kërkojë nga asignanti që t’i plotësojë atë që i debiton vetëm në qoftë se nuk ka marrë përmbushje nga asignati në kohën e caktuar në asignacion. - 1039 Verify source ↗
Neni 1039
AI-assisted research summary: If the assignee refuses the assignment, refuses the requested performance, or says it will not perform, it must immediately notify the assignor.
Neni 1039 Detyra e asignatarit për ta njoftuar asignantin Në qoftë se asignati refuzon ta aprovojë asignacionin, e refuzon përmbushjen që kërkon prej tij asignatari, ose deklaron që përpara se nuk do ta zbatojë, asignatari ka për detyrë ta njoftojë menjëherë asignantin për këtë gjë, përndryshe do t’i përgjigjet për dëmin. - 1040 Verify source ↗
Neni 1040
AI-assisted research summary: An assignee who is not the assignor’s creditor may renounce an approved assignment, but must notify the assignor without delay.
Neni 1040 Heqja dorë nga asignacioni i aprovuar Asignatari që nuk është kreditori i asignantit dhe që nuk dëshiron që asignacionin ta përdorë mund të heqë dorë prej tij, edhe në qoftë se ka deklaruar se e aprovon atë, por ka për detyrë që për këtë gjë ta njoftojë asignantin pa vonesë. - 1041 Verify source ↗
Neni 1041
AI-assisted research summary: The assignant may revoke the authorization given to the assignee, unless the assignment was made to satisfy the assignant’s own debt to the assignee or generally in the assignant’s interest.
Neni 1041 Revokimi i autorizimit të dhënë marrësit të dërgesës Asignanti mund ta revokojë autorizimin që me anë të asignacionit ia ka dhënë marrësit të asignacionit, përveç se asignacionin e ka lëshuar me qëllim të përmbushjes së ndonjë borxhi të vet ndaj tij dhe në përgjithësi në qoftë se asignacionin e ka lëshuar në interes të tij. KREU 4 MARRËDHËNIET E ASIGNATIT DHE TË ASIGNATARIT - 1042 Verify source ↗
Neni 1042
AI-assisted research summary: An assignee generally does not have to approve an assignment, unless it promised to do so. If the assignment is based on the assignee’s own debt, the assignee must perform it up to the amount of that debt, as long as this is not more burdensome than performing the obligation to the assignor.
Neni 1042 Në qoftë se asignati është debitor i asignantit 1. Asignati nuk ka për detyrë ta aprovojë asignacionin edhe nëse është debitor i asignantit, përveç nëse ia ka premtuar këtë. 2. Kur asignacioni është lëshuar në bazë të borxhit të asignatit, asignati ka për detyrë ta zbatojë deri në shumën e këtij borxhi, në qoftë se kjo nuk është në asnjë pikëpamje më e rëndë nga sa është përmbushja e detyrimit ndaj asignantit. 3. Zbatimi i asignacionit të lëshuar në bazë të borxhit të asignatit, asignati shkarkohet në të njëjtën masë nga borxhi i vet kundrejt asignantit. 229 - 1043 Verify source ↗
Neni 1043
AI-assisted research summary: The assignant may revoke the authorization given by assignment, but not after the assignee has told the assignee-recipient that it approves or does not perform it.
Neni 1043 Revokimi i autorizimit të dhënë asignatit 1. Asignanti mund ta revokojë autorizimin të cilin me asignacion ia ka dhënë asignatit, gjithnjë gjersa ky nuk i deklaron asignatarit se e aprovon asignacionin, apo se nuk e zbaton atë. 2. Ai mund ta revokojë edhe kur në vetë asignacion është shënuar se është i parevokueshëm, si dhe kur nga revokimi do të ofendohej ndonjë detyrim i tij ndaj asignatarit. 3. Hapja e falimentimit mbi pasurinë e asignantit tërheq vetvetiu në bazë të ligjit revokimin e asignacionit, përveç me rastin kur asignati e ka aprovuar këtë më parë asignacionin përpara hapjes së falimentimit, si dhe kur në çastin e aprovimit nuk ka qenë në dijeni dhe as që ka mundur të ishte në dijeni për këtë falimentim. KREU 5 VDEKJA DHE PRIVIMI I AFTËSISË PËR TË VEPRUAR - 1044 Verify source ↗
Neni 1044
AI-assisted research summary: Death or loss of legal capacity by the assignor, assignee, or the assigned party does not affect the assignment.
Neni 1044 Vdekja dhe privimi i aftësisë për të vepruar Vdekja e asignantit, asignatarit ose të asignatit, si dhe privimi i aftësisë për të vepruar të ndonjërit prej tyre nuk ka ndikim në asignacion. KREU 6 ASIGNACIONI NË FORMË TË LETRËS NË PRURËSIN - 1045 Verify source ↗
Neni 1045
AI-assisted research summary: A written assignment may be issued to the bearer, and each holder of the paper is treated as the assignee in relation to the assignor.
Neni 1045 Asignacioni në formë të letrës së zotëruesit 1. Asignacioni me shkrim mund t’i lëshohet zotëruesit. 2. Në këtë rast secili titullar (posedues) i letrës ka ndaj asignatit pozitën e asignatarit. 3. Raportet që me asignacion lindin midis asignatarit dhe asignantit, formohen në këtë rast vetëm midis secilit posedues të veçantë të letrës dhe të personit që ia ka ceduar letrën. KREU 7 ASIGNACIONI NË FORMË TË LETRËS SIPAS URDHËRIT - 1046 Verify source ↗
Neni 1046
AI-assisted research summary: A written assignation payable in money, securities, or fungible goods may be issued “to order” if the assignee is engaged in economic activity and the performance falls within that activity.
Neni 1046 Asignacioni në formë të letrës sipas urdhërit Asignacioni shkresor që është i pagueshëm në të holla, në letrat me vlerë, oe në sendet e zëvendësueshme, mund të lëshohet me dispozitën “sipas urdhërit”, në qoftë se asignati është person që merret me veprimtari ekonomike dhe në qoftë se ajo që duhet të kryejë, bie në kuadrin e kësaj veprimtarie. 230 PJESA XXIX UJDIA - 1047 Verify source ↗
Neni 1047
AI-assisted research summary: This article defines a settlement agreement for people in a dispute or facing uncertainty about a legal relationship, and says uncertainty can also exist when exercising a specific right is unclear.
Neni 1047 Përkufizimi 1. Me kontratën për ujdinë në mes të personave në kontest apo të cilët kanë paqartësi lidhur me ndonjë marrëdhënie juridike, kontestet ndërpriten me ndihmën e lëshimeve reciproke, respektivisht eliminohen pasiguritë dhe përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e tyre reciproke. 2. Konsiderohet se ekziston një paqartësi edhe atëherë, nëse ushtrimi i një të drejte specifike është e pasigurt. - 1048 Verify source ↗
Neni 1048
AI-assisted research summary: Reciprocal concessions may include partial or full recognition of a claim, waiver of a claim, assuming a new obligation, reducing interest, extending the term, allowing partial instalments, or granting a right of withdrawal.
Neni 1048 Shtrirja e lëshimeve reciproke 1. Lëshimet mund të ekzistojnë, midis tjerash, në njohjen e pjesshme ose të plotë të ndonjë kërkese të palës tjetër ose në heqjen dorë nga ndonjë kërkesë e vet, në marrjen mbi vete të ndonjë detyrimi të ri, në zvogëlimin e shkallës së kamatës, në zgjatjen e afatit, në dhënien e pëlqimit për pagimin e kësteve të pjesshme; në dhënien e të drejtës së pendimit. 2. Lëshimi mund të jetë me kusht. 3. Kur vetëm njëra palë i bën lëshim palës tjetër dhe njeh, p.sh. kërkesën e palës tjetër, atëherë kjo nuk është ujdi dhe nuk i nënshtrohet rregullave të ujdisë. - 1049 Verify source ↗
Neni 1049
AI-assisted research summary: A settlement contract requires capacity to dispose of the right being settled.
Neni 1049 Aftësia Për lidhjen e kontratës për pajtimin është e nevojshme aftësia për disponim me të drejtën, e cila është objekt i ujdisë. - 1050 Verify source ↗
Neni 1050
AI-assisted research summary: A settlement may cover any disposable right, is valid for the property consequences of a criminal matter, and cannot cover disputes about status relations.
Neni 1050 Objekti 1. Objekt i ujdisë mund të jetë çdo e drejtë me të cilën mund të disponohet. 2. E vlefshme është ujdia për pasojat pasurore të një çështje penale. 3. Objekt i ujdisë nuk mund të jenë kontestet që u përkasin marrëdhënieve statusore. - 1051 Verify source ↗
Neni 1051
AI-assisted research summary: General rules for bilateral contracts apply to the agreement contract unless something different is provided; if the parties do other work in the name of the agreement, the rules for that work apply instead.
Neni 1051 Zbatimi i dispozitës për kontratat e dyanshme 1. Për kontratën për ujdinë vlejnë dispozitat e përgjithshme mbi kontratat e dyanshme, në qoftë se për atë nuk është paraparë diçka ndryshe. 2. Në rastet kur në emër të ujdisë kontraktuesit kryejnë ndonjë punë tjetër, në ato marrëdhënie të tyre nuk zbatohen dispozitat e ligjit të cilat vlejnë për ujdinë, por ato të cilat vlejnë për punën e kryer. - 1052 Verify source ↗
Neni 1052
AI-assisted research summary: For enormous damage, cancellation of the agreement cannot be requested.
Neni 1052 Dëmtimi i pamasë Për shkak të dëmtimit të pamasë nuk mund të kërkohet anulimi i ujdisë. 231 - 1053 Verify source ↗
Neni 1053
AI-assisted research summary: If a settlement renews the debt, the guarantor is released and a third-party pledge ends. In another case, the guarantor and pledger may still raise objections against the creditor.
Neni 1053 Efekti i ujdisë ndaj dorëzanit dhe pengdhënësit 1. Në qoftë se me ujdi është bërë përtërirja e detyrimit, dorëzani lirohet nga përgjegjësia për përmbushjen e tij dhe njëherit shuhet edhe pengu të cilën e ka dhënë ndonjë person i tretë. 2. Dorëzani dhe i treti që kanë dhënë sendin e tyre në peng mbeten edhe më tutje në detyrim, ndërkaq përgjegjësia e tyre mund të zvogëlohet me anë të pajtimit, por jo edhe të rritet, përjashtimisht nëse ata janë dakorduar me pajtimin. 3. Kur debitori me anë të ujdisë pranon kërkesën e kontestueshme, dorëzani dhe pengdhënësi rezervojnë të drejtën që kreditorit t’i paraqesin kundërshtimet nga të cilat debitori me anë të ujdisë ka hequr dorë. - 1054 Verify source ↗
Neni 1054
AI-assisted research summary: An agreement is valid if the other party knew it could be challenged when the agreement was made; an agreement made to avoid a legally invalid transaction is invalid if both contracting parties knew about the invalidity and wanted to bypass it by agreement.
Neni 1054 Ujdia për punën e cila mund të kundërshtohet 1. E vlefshme është ujdia për punën juridike, kundërshtimin e së cilës njëra palë mund ta kërkojë, nëse pala në çastin e ujdisë ishte në dijeni për mundësinë e kundërshtimit. 2. Megjithatë, është e pavlefshme pajtimi për punën juridikisht të pavlefshme kur kontraktuesit kanë ditur për pavlefshmërinë, por kanë dashur që këtë ta shmangin me ujdi. - 1055 Verify source ↗
Neni 1055
AI-assisted research summary: An agreement is invalid if both parties were mistaken about it in the ways described here.
Neni 1055 Pavlefshmëria e ujdisë 1. Ujdia është e pavlefshme, në qoftë se është bazuar në lajthitje të të dy kontraktuesve dhe në qoftë se përmban marrëdhënie juridike e cila në të vërtetë nuk ekziston, si dhe në qoftë se pa lajthitjen e tyre nuk do të kishte asnjë kontest dhe pasiguri midis tyre. 2. E njëjta gjë vlen edhe kur lajthitja e kontraktuesve ka të bëjë me fakte të zakonshme. 3. Heqja dorë nga ky nulitet nuk ka efekt juridik dhe se ajo që është dhënë në emër të ekzekutimit të detyrimeve nga ajo marrëveshje mund të kërkohet që të kthehet. - 1056 Verify source ↗
Neni 1056
AI-assisted research summary: If one provision of a settlement is invalid, the whole settlement is invalid unless the settlement clearly shows that its parts are independent.
Neni 1056 Nuliteti i një dispozite të ujdisë Dispozitat e ujdisë interpretohen si tërësi prandaj nëse një dispozitë e vetme është e pavlefshme, atëherë e tërë ujdia është e pavlefshme, përveç nëse nga vetë ujdia shihet qartë se ajo përbëhet nga pjesë të pavarura. PJESA XXX DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 1057 Verify source ↗
Neni 1057
AI-assisted research summary: This law does not apply to obligation relationships that arose before the law entered into force.
Neni 1057 Zbatimi i këtij ligji Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen në marrëdhëniet e detyrimeve që kanë lindur para hyrjes në fuqi të këtij ligji. 232 - 1058 Verify source ↗
Neni 1058
AI-assisted research summary: This article ends certain prior rules when this Law starts to apply, while keeping some listed provisions in force temporarily and making the UN sales convention applicable to international sale-of-goods contracts.
Neni 1058 Ndërprerja e vlefshmërisë dhe zbatimi i ligjeve tjera 1. Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji dispozitat e Rregullores së UNMIK-ut nr. 2000/68, për kontratat mbi shitjen e mallrave pushojnë se ekzistuari. 2. Në kuptim të këtij ligji, e në pajtim me nenin 145 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligj i aplikueshëm për kontratat për shitjen ndërkombëtare të mallrave është Konventa e Kombeve të Bashkuara për kontratat për shitjen ndërkombëtare të mallrave 3. Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji dispozitat e Ligjit mbi marrëdhëniet e detyrimeve (Gazeta Zyrtare e RSFJ-së, nr. 29/78, 39/85, 57/89), pushojnë se ekzistuari, me përjashtim të dispozitave në vijim: Kreu XXXI, nenet 1035 deri 1046; Kreu XXXII, nenet 1047 deri 1051; Kreu XXXIII, nenet 1052 deri 1060; Kreu XXXIV, nenet 1061 deri 1064; Kreu XXXV nenet 1065 deri 1068; Kreu XXXVI nenet 1069 deri 1071; Kreu XXXVII, nenet 1072 deri 1082; Kreu XXXVIII, nenet 1083 deri 1087; Kreu XXXIX, neni 1088, të cilat përshtatshmërisht do të vazhdojnë të aplikohen përderisa legjislacioni nacional nuk fuqizon ligje, gjegjësisht akte tjera nënligjore për rregullimin e të njëjtave. 4. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, pushojnë së vepruari edhe dispozitat e ligjeve të mëparshme që kanë rregulluar këtë materie, përveç në rastet kur me këtë ligj është paraparë ndryshe. - 1059 Verify source ↗
Neni 1059
AI-assisted research summary: This law enters into force six months after publication in the Official Gazette.
Neni 1059 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi gjashtë (6) muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-077 10 maj 2012 Shpallur me dekretin Nr.DL-024-2012, datë 30.05.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.