LIGJI NR. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE — Part 5 | 04/L-077 — Kosovo law | Esheria

LIGJI NR. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE

Part 5 of 6 · provisions 801–1,000

This part identifies the Law on Obligations of Kosovo and introduces its general section and fundamental principles.

AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.

Jurisdiction
Kosovo
Instrument
Act or statute
Citation
04/L-077
Version
Undated source snapshot
Language
sq
Updated
Official source
View official record ↗
Complete work
View statute overview
abuse of rights acceptance acceptance of goods accessory rights accident insurance accountability accounting disclosure accounting/reporting obligations administration advance payment advance payments advances advertising agency agency / representation agency commission agency/commission contracts agency/mandate agreement cancellation agreement validity allocation of joint obligations amortization of securities analogical application animal ownership +1,039 more

Statute overview

About this statute

This part identifies the Law on Obligations of Kosovo and introduces its general section and fundamental principles. Ky nen thotë se ligji vendos parimet dhe rregullat e përgjithshme për marrëdhëniet e detyrimeve. Participants in obligations relationships may arrange their relations according to their own will, as long as they comply with mandatory rules, public order, and good customs. Participants in obligation relations are equal. Participants in obligation relationships must act in good faith and fairly, follow good business customs, and cannot exclude or limit that duty.

Legal text

Provisions of LIGJI NR. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE

Showing 200 of 1,060

  1. 800

    AI-assisted research summary: The commissioner has a lien over commission goods and may claim payment from their value before the principal’s other creditors.

    Neni 800 Të drejtat e komisionarit për pengun 1. Komisionari ka të drejtë pengu në sendet që janë objekt i kontratës për komisionin gjersa këto sende gjenden te ai ose te ndonjë që i mban për te ose gjersa ai ka në dorë dokumentin me anë të të cilit mund të disponojë me to. 170 2. Nga vlera e këtyre sendeve komisionari mund të arkëtojë përpara të gjithë kreditorëve të komitentit kërkesat e veta në bazë të të gjitha punëve të komisionit me komitentin, si dhe në bazë të huave e të paradhënieve që i janë dhënë komitentit, pa marrë parasysh nëse janë krijuar ose jo në lidhje me këto sende ose me ndonjë mënyrë tjetër. 3. Të drejtën e përparësisë së arkëtimit e ka komisionari nga kërkesat, të cilat i ka fituar me kryerjen e dekretit për llogari të komitentit. KREU 5 MARRËDHËNIET ME PERSONA TË TRETË
  2. 801

    AI-assisted research summary: Komitenti may demand performance of the claim made by the commissioner with a third party, but only if the commissioner has assigned that claim to the principal.

    Neni 801 Të drejtat e komitentit në kërkesat nga puna me të tretin 1. Komitenti mund të kërkojë përmbushjen e kërkesës nga puna të cilën e ka lidhur komisionari me të tretin dhe për llogari të tij vetëm nëse ai (komisionari) ia ka bartë (ceduar) atij kërkesat. 2. Në pikëpamje të marrëdhënieve të komitentit me komisionarin dhe me kreditorët e tij konsiderohen këto kërkesa si kërkesa të komitentit.
  3. 802

    AI-assisted research summary: Kreditorët e komisionarit nuk mund të ekzekutojnë kërkesat e tyre mbi të drejtat dhe sendet që komisionari ka fituar në emër të vet për llogari të komitentit, edhe në falimentim, përveç kërkesave lidhur me fitimin e atyre të drejtave dhe sendeve.

    Neni 802 Kufizimi i të drejtës së kreditorëve të komisionarit Kreditorët e komisionarit nuk mund për arkëtimin e kërkesave të veta, as në rastin e falimentimit të tij të ndërmarrin masa përmbarimi në të drejtat dhe sendet të cilat komisionari, duke kryer urdhrin i ka fituar në emër të vet dhe për llogari të komitentit, përveç nëse është fjala për kërkesat e krijuara në lidhje me fitimin e këtyre të drejtave dhe të sendeve.
  4. 803

    AI-assisted research summary: If the commissioner becomes bankrupt, the principal may claim separation of certain goods from the bankruptcy estate and may also claim payment from a third party in the same situation.

    Neni 803 Falimentimi i komisionarit 1. Në rastin e falimentimit të komisionarit, komitenti mund të kërkojë veçimin nga masa e falimentimit të sendeve që ia ka dorëzuar komisionarit për shitje për llogari të tij, si dhe të sendeve që i ka blerë komisionari për llogari të tij. 2. Në të njëjtin rast komitenti mund të kërkojë nga i treti, të cilit komisionari ia ka dorëzuar sendet që t’ia paguajë çmimin e tyre, përkatësisht pjesën e papaguar ende. PJESA XVII KONTRATA PËR PËRFAQËSIMIN TREGTAR KREU 1 DISPOZITA TE PERGJITHSHME
  5. 804

    AI-assisted research summary: A commercial representative must arrange and mediate contracts for the principal, may conclude contracts after authorization, and the principal must pay a commission for each contract.

    Neni 804 Nocioni 1. Me kontratën mbi përfaqësimin tregtar, përfaqësuesi obligohet të kujdeset vazhdimisht që persona të tretë të lidhin kontrata me urdhërdhënësin e tij dhe që për këtë të ndërmjetësojë midis tyre dhe urdhërdhënësit, si dhe që pas marrjes së autorizimit të lidhë kontrata me persona të tretë në emër dhe 171 për llogari të urdhërdhënësit, ndërsa ky obligohet që për çdo kontratë të lidhur t'i paguajë shpërblim të caktuar (provizion). 2. Përfaqësuesi, sipas paragrafit të parë të këtij neni, mund të jetë entitet ligjor apo person fizik i cili në mënyrë të pavarur dhe me qëllim të realizimit të fitimit kryen aktivitete të përfaqësimit si një aktivitet i regjistruar. 3. Përfaqësuesi tregtarë mundet po ashtu të lidhë kontratë mbi agjencinë tregtare si një urdhërdhënës. 4. Urdhërdhënësi mund të këtë në të njëjtën zonë dhe për të njëjtin lloj pune disa agjenta, përveç nëse parashihet ndryshe me kontratë. 5. Përfaqësuesi pa pëlqimin e urdhërdhënësit nuk mundet të marrë përsipër obligimin që në të njëjtën zonë dhe për të njëjtin lloj pune ose për të njëjtin rreth klientësh të punojë për një urdhërdhënës tjetër.
  6. 805

    AI-assisted research summary: Each party may ask for a written document on the contract’s contents, including the latest changes, signed by the other party; the parties cannot waive that right.

    Neni 805 Forma 1. Secila palë mund të kërkojë që të hartohet një dokument mbi përmbajtjen e kontratës, duke përfshirë të gjitha ndryshimet më të fundit, dhe që të nënshkruhet nga pala tjetër. Palët nuk mund të heqin dorë nga kjo e drejtë. 2. Përkundër paragrafit të parë të këtij neni, palët mund të merren vesh që forma e shkruar të jetë kusht për vlefshmërinë e kontratës dhe ndryshimeve në të.
  7. 806

    AI-assisted research summary: A representative may enter into contracts for the principal if given special or general authorization.

    Neni 806 Lidhja e kontratës në emër të urdhërdhënësit Përfaqësuesi mund të lidhë kontrata në emër dhe për llogari të urdhërdhënësit të vet, në qoftë se për këtë ka marrë autorizim të veçantë, apo të përgjithshëm.
  8. 807

    AI-assisted research summary: A representative must not request or accept performance of the principal’s obligations unless specially authorized.

    Neni 807 Pranimi i përmbushjes Përfaqësuesi nuk mund të kërkojë dhe as të pranojë përmbushjen e kërkesave të urdhërdhënësit të vet, në qoftë se për këtë nuk është i autorizuar posaçërisht.
  9. 808

    AI-assisted research summary: If a contract is made through a commercial representative, the principal’s counterparty may make valid declarations to that representative about defects in the contract objects and other contract-related declarations.

    Neni 808 Deklaratat e dhëna përfaqësuesit tregtar për urdhërdhënësin Kur kontrata është lidhur me ndërmjetësimin e përfaqësuesit tregtar atëherë bashkëkontraktuesi i urdhërdhënësit mundet t'i bëjë në mënyrë të plotfuqishme përfaqësuesit tregtar deklarata qe i përkasin të metave të objekteve të kontratës, si dhe deklaratat të tjera lidhur me këtë kontratë, me qëllim të ruajtjes ose të ushtrimit të të drejtave nga kontrata.
  10. 809

    AI-assisted research summary: A commercial representative is authorized to make the necessary declaration to the counterparty to protect the principal’s rights.

    Neni 809 Deklaratat në emër të urdhërdhënësit Përfaqësuesit tregtar është i autorizuar që me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të urdhërdhënësit të vet t'i bëjë deklaratë të nevojshme bashkëkontraktuesit të tij.
  11. 810

    AI-assisted research summary: A commercial representative may ask for necessary security measures to protect the principal’s interests.

    Neni 810 Masat e sigurimit Me qëllim të mbrojtjes së interesave të urdhërdhënësit, përfaqësuesit tregtar mund të kërkojë marrjen e masave të nevojshme të sigurimit. 172 KREU 2 DETYRIMET E PERFAQESUESIT TREGTAR
  12. 811

    AI-assisted research summary: The commercial representative must protect the principal’s interests, act with the care of a good businessman, follow the principal’s instructions, and provide the principal with necessary market information.

    Neni 811 Kujdesi për interesat e urdhërdhënësit 1. Përfaqësuesit tregtar ka për detyrë të kujdeset për interesat e urdhërdhënësit dhe në të gjitha punët që ndërmerr ka për detyrë të veprojë me kujdesin e ekonomistit të mirë. 2. Në këtë rast ka për detyrë të respektojë udhëzimet që ia ka dhënë urdhërdhënësi. 3. Ai ka për detyrë t'i jep urdhërdhënësit të gjithë njoftimet e nevojshme mbi situatën e tregut, sidomos ato që kanë rëndësi për çdo punë të veçantë.
  13. 812

    AI-assisted research summary: The trade representative must give the principal all necessary market information and report regularly on work done.

    Neni 812 Informatat dhe raportimi 1. Përfaqësuesit tregtar duhet ti ofrojë urdhërdhënësit të gjitha informatat e nevojshme mbi situatën e tregut, veçanërisht për informata për secilën punë juridike të kryer. 2. Përfaqësuesit tregtar është i detyruar që ti raportojë mbi punën e tij rregullisht urdhërdhënësit, veçanërisht mbi personat e tretë që kanë dëshirë të negociojnë me urdhërdhënësin apo që të lidhin kontratë me të si dhe për kontratat e lidhura në emër të urdhërdhënësit. 3. Çdo marrëveshje që është në kundërshtim me paragrafin e parë dhe të dytë të këtij neni është e pavlefshme.
  14. 813

    AI-assisted research summary: A commercial representative must take part in contracting works according to the principal’s instructions until the work is fully completed.

    Neni 813 Pjesëmarrja në kontraktimin e punëve Përfaqësuesit tregtar ka për detyrë të marrë pjesë sipas udhëzimeve të urdhërdhënësit në kontraktimin e punëve deri në përfundimin e tyre të plotë.
  15. 814

    AI-assisted research summary: Trade representatives must keep their principal’s business secrets learned through the assigned work.

    Neni 814 Ruajtja e sekreteve të punës 1. Përfaqësuesit tregtar ka për detyrë t'i ruajë sekretet e punës të urdhërdhënësit të tij për të cilat ka mësuar lidhur me punën që i është besuar. 2. Ai përgjigjet po që se i shfrytëzon ose ia zbulon tjetrit edhe pas pushimit të kontratës mbi agjencinë tregtare.
  16. 815

    AI-assisted research summary: After the contract ends, the commercial representative must return to the principal all items that were given for use during the contract.

    Neni 815 Kthimi i sendeve të dhëna në përdorim Pas pushimit të kontratës mbi përfaqësimin tregtare, përfaqësuesit tregtar ka për detyrë t'i kthejë urdhërdhënësit të gjitha sendet që ia ka dorëzuar ky për përdorim gjatë afatit të kontratës.
  17. 816

    AI-assisted research summary: A commercial representative is liable to the principal for contract obligations only if the representative has given a special written guarantee; in that case, the representative may also be entitled to a special commission.

    Neni 816 Rasti i veçantë i përgjegjësisë 1. Përfaqësuesi tregtar i përgjigjët urdhërdhënësit për përmbushjen e detyrimeve nga kontrata për kontraktimin e së cilës përfaqësuesit tregtar ka ndërmjetësuar, ose të cilën në bazë të autorizimit ai e ka kontraktuar në emër të urdhërdhënësit, vetëm në qoftë se për këtë ka garantuar posaçërisht me shkrim. 173 2. Sigurimi i përmbushjes në kuptim të paragrafit të parë të këtij neni do të jetë i mundshëm vetëm për punët e veçanta juridike ose punët juridike me person të veçantë. 3. Përfaqësuesit tregtar i cili i ka ofruar sigurim urdhërdhënësit për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e ndërmjetësuar nga përfaqësuesit tregtar, ka të drejtë edhe në shpërblim të posaçëm (provizion del credere). KREU 3 DETYRIMET E URDHERDHENESIT
  18. 817

    AI-assisted research summary: The principal must act in good faith toward the commercial agent and provide required notices, documents, and information; the commercial agent bears the translation and printing costs for advertising material in Kosovo’s official language.

    Neni 817 Rregulla e përgjithshme 1. Urdhërdhënësi, në marrëdhënien me përfaqësuesit tregtar, duhet të veprojë me sinqeritet dhe me mirëbesim. Urdhërdhënësi duhet të njoftojë përfaqësuesin tregtar nëse urdhërdhënësi nuk do të kryej ndonjë punë juridike me palën e tretë apo nëse pala e tretë nuk ka kryer ndonjë punë juridike. 2. Urdhërdhënësi duhet ti ofrojë përfaqësuesit tregtar në me shërbimet e tij të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, shembujt, planet, listat e çmimeve, materialet reklamuese, rregullat dhe kushtet e përgjithshme të biznesit, etj. Shpenzimet e përkthimit dhe shtypjes së materialit reklamues në gjuhën zyrtare në Kosovë mbulohen nga përfaqësuesit tregtar. 3. Urdhërdhënësi duhet ti ofrojë përfaqësuesit tregtar të gjitha informacionet e nevojshme për ekzekutimin e kontratës mbi agjencinë tregtare.
  19. 818

    AI-assisted research summary: The principal must promptly notify the commercial agent about contract decisions and relevant third-party work; the principal may accept or refuse the contract.

    Neni 818 Detyra e njoftimit 1. Urdhërdhënësi mundet sipas dëshirës së vet të pranojë ose të refuzojë lidhjen e kontratës së përgatitur nga ana e përfaqësuesit tregtar , por ka për detyrë të njoftojë pa vonesë përfaqësuesit tregtar mbi vendimin e vet. Urdhërdhënësi duhet të njoftojë përfaqësuesin për në lidhje me kryerjen apo moskryerjen e punëve të kontraktuara me personat e tretë. 2. Urdhërdhënësi ka për detyrë të njoftojë përfaqësuesit tregtar pa vonesë mbi nevojën që volumi i punëve të kontraktuara me ndërmjetësimin e tij të reduktohet në një masë më të vogël nga sa përfaqësuesit tregtar ka mundur të presë në mënyrë të arsyeshme kështu që ky të zvogëlojë në kohën e duhur sipërmarrjen e vet në një masë përkatëse, përndryshe urdhërdhënësi do të përgjigjet për dëmin e pësuar.
  20. 819

    AI-assisted research summary: Çdo marrëveshje që bie ndesh me nenet e mëparshme është e pavlefshme.

    Neni 819 Natyra e detyrueshme e dispozitave Çdo marrëveshje mes palëve që është në kundërshtim me nenet e mësipërme është e pavlefshme.
  21. 820

    AI-assisted research summary: The principal must pay the commercial agent commission in several listed situations.

    Neni 820 Shpërblimi (provizioni) 1. Urdhërdhënësi ka për detyrë t'i paguajë përfaqësuesit tregtar shpërblimin për kontratat e lidhura me ndërmjetësimin e tij, si dhe për kontratat të cilat vetë agjenti i ka lidhur, në qoftë se për këtë ka qenë i autorizuar. 2. Përfaqësuesit tregtar ka të drejtë në shpërblimin edhe për kontratat të cilat urdhërdhënësi i ka lidhur drejtpërdrejtë me klientët që i ka gjetur përfaqësuesit tregtar. 174 3. Përfaqësuesit tregtar i cili sipas kontratës punon vetëm në një fushë të caktuar apo vetëm me palë të caktuara, ka të drejtë në shpërblimin për këto lloj kontratash të lidhura për urdhërdhënësin me palë nga kjo fushë apo me palët e veçanta edhe nëse janë bërë pa ndërmjetësimin e përfaqësuesit tregtar. 4. Përfaqësuesit tregtar i ka të drejtë vetëm në provizion për kontratën e lidhur pas përfundimit të marrëdhënies ndërmjet përfaqësuesit tregtar dhe urdhërdhënësit, nëse kontrata e tillë është si rezultat i përpjekjeve të përfaqësuesit tregtar gjatë marrëdhënies me urdhërdhënësin dhe është lidhur pas një kohë të arsyeshme nga përfundimi i kësaj marrëdhënie ose nëse oferta e personit të tretë për lidhjen e kontratës ka ardhur tek përfaqësuesit tregtar apo urdhërdhënësi para përfundimit të marrëdhënies së tyre dhe ka të bëjë me ndonjërën prej kontratave sipas paragrafit të parë dhe të dytë të këtij neni. 5. Paragrafi 2. dhe 3. i këtij neni nuk do të zbatohen nëse e drejta në provizion është shfrytëzuar nga përfaqësuesit tregtar i mëparshëm sipas paragrafit 4. të këtij neni, përveç nëse sipas rrethanave do të ishte e drejtë që provizioni të ndahej ndërmjet përfaqësuesve tregtar.
  22. 821

    AI-assisted research summary: A commercial agent is entitled to the usual commission/remuneration when the fee was not fixed by contract or tariff, and a court may reduce an excessive fee to a fair amount on the principal’s request.

    Neni 821 Shuma e shpërblimit 1. Në qoftë se shuma e shpërblimit nuk është caktuar me kontratë, ose me tarifë, përfaqësuesit tregtar ka të drejtë në shpërblimin e zakonshëm në fushën në të cilën përfaqësuesit tregtar ka kryer aktivitetin për urdhërdhënësin, duke marrë parasysh natyrën punëve të agjencisë. Përfaqësuesit tregtar i cili ka ofruar shërbime për urdhërdhënësin në disa fusha ka të drejtë në provizionin e zakonshëm për këtë fushë në vendin ku ndodhet zyra kryesore. 2. Nëse nuk është e mundur të përcaktohet provizioni sipas nenit paraprak, përfaqësuesit tregtar ka të drejtë provizioni në një shumë që i merr parasysh të gjitha rrethanat e punës së kryer, veçanërisht numrin dhe vlerën e punëve juridike të kryera ndërmjet urdhërdhënësit dhe personit të tretë si dhe natyrën dhe vështirësinë e përpjekjeve të përfaqësuesit tregtar. 3. Në qoftë se në rastin konkret shpërblimi është përpjesëtimisht i madh në krahasim me shërbimin e bërë, gjykata mundet me kërkesën e urdhërdhënësit të zvogëlojë atë në një shumë të drejtë.
  23. 822

    AI-assisted research summary: Commercial agents can earn commission when the principal or the third party performs as required, and certain commission rights cannot be changed against the agent’s detriment.

    Neni 822 Fitimi i të drejtës së pagesës 1. Përfaqësuesit tregtar fiton të drejtën në provizion nëse, dhe deri atëherë kur, urdhërdhënësi përmbushë apo do duhej të kishte përmbushur kontratën me personin e tretë ose nëse personi i tillë përmbushë pjesën e detyrimit të tij që rrjedh nga kontrata me urdhërdhënësin. 2. Përfaqësuesit tregtar nuk ka të drejtë në provizion në rastet kur është e qartë që kontrata nuk do të përmbushet dhe se arsyeja për mos përmbushjen e saj nuk është në anën e urdhërdhënësit. Nëse në rastin e tillë provizioni është paguar, atëherë përfaqësuesit tregtar duhet ta kthej atë. 3. Përfaqësuesit tregtar e fiton të drejtën në provizion më së voni në momentin kur personi i tretë përmbushë apo do duhej të kishte përmbushur detyrimet sipas kontratës, nëse urdhërdhënësi ka përmbushur pjesën e urdhërdhënësit. 4. Nëse kontrata ndërmjet urdhërdhënësit dhe personit të tretë është duke u ekzekutuar për një kohë të gjatë, atëherë përfaqësuesit tregtare ka të drejtë në një pjesë pagese paraprake të provizionit. 5. Nuk është e mundur që me anë të kontratës të drejtat e përcaktuara në këtë nen të ndryshohen në dëm të përfaqësuesit tregtar. 175
  24. 823

    AI-assisted research summary: The principal must invoice and send the commission every three months, pay the commission on time, and provide account extracts and related information on request. The commercial agent may ask for a certified auditor if invoices are refused or questioned, and the agent’s rights under this article cannot be limited by contract.

    Neni 823 Pagimi i provizionit 1. Urdhërdhënësi çdo tre muaj duhet të përgatis një faturë të provizionit që i takon përfaqësuesit tregtar për secilin muaj ndaras, dhe ta dërgojë. Fatura duhet të përmbajë të gjitha pjesët përbërëse në bazë të të cilave është përgatitur. 2. Urdhërdhënësi është i detyruar të paguaj provizionin për të gjithë periudhën në fund të muajit pas muajit të fundit të periudhës së faturuar. Me anë të kontratës mund të përcaktohet periudha e faturimit më e shkurtër se tre muaj. 3. Me kërkesën e përfaqësuesit tregtar, urdhërdhënësi detyrohet që nga librat e llogarisë ti dorëzojë agjentit ekstraktet mbi të gjitha punët për të cilat përfaqësuesit tregtar ka të drejtë provizioni si dhe të njoftojë përfaqësuesit tregtar në lidhje me të gjitha rrethanat që kanë ndikuar në provizion. 4. Nëse urdhërdhënësi refuzon kërkesën e përfaqësuesit tregtar ose nëse përfaqësuesit tregtar ka dyshime mbi saktësinë e ekstrakteve, atëherë përfaqësuesit tregtar mund të kërkojë që një auditor i certifikuar të inspektojë librat e llogarive dhe dokumentet në lidhje me shifrat e rëndësishme për provizion dhe të raportojë mbi to. 5. Të drejtat e përfaqësuesit tregtar të përcaktuara me këtë nen nuk mund të kufizohen apo hiqen me kontratë.
  25. 824

    AI-assisted research summary: A commercial representative who is authorized by the principal to collect a claim has the right to a special commission from the amount collected.

    Neni 824 Shpërblim i veçantë Përfaqësuesit tregtar i cili me autorizimin e urdhërdhënësit ka bërë arkëtimin e ndonjë kërkese të tij, ka të drejtë në provizion të veçantë nga shuma e arkëtuar.
  26. 825

    AI-assisted research summary: A commercial representative is not entitled to compensation for ordinary intermediary-work expenses unless the contract says otherwise, but is entitled to compensation for special expenses made for the principal or at the principal’s order.

    Neni 825 Shpenzimet 1. Përfaqësuesit tregtar nuk ka të drejtë në kompensimin e shpenzimeve që rezultojnë nga ushtrimi i zakonshëm të punëve të ndërmjetësimit, përveç nëse është kontraktuar ndryshe. 2. Mirëpo, ky ka të drejtë në kompensimin e shpenzimeve të veçanta që ka bërë në dobi të urdhërdhënësit, ose me urdhër të tij. KREU 4 E DREJTA E PENGUT
  27. 826

    AI-assisted research summary: The commercial agent has a right of pledge over collected sums and certain principal’s goods held in connection with the contract, while they remain in the agent’s control or can still be disposed of by document.

    Neni 826 E drejta e pengut e përfaqësuesit tregtar Për sigurimin e arkëtimit të kërkesave të veta të rrjedha për pagesë të krijuara lidhur me kontratën, përfaqësuesit tregtar ka të drejtë pengu në shumat që ka arkëtuar për urdhërdhënësin, sipas autorizimit të tij, si dhe në të gjitha sendet e urdhërdhënësit të cilat lidhur me kontratën i ka marrë nga urdhërdhënësi ose nga ndonjë tjetër, gjersa këto ndodhen tek ai, ose tek ndonjë tjetër që i mban për të, apo gjersa ka në dorë dokumentin me anë të të cilit mund t'i disponojë ato. 176 KREU 5 SHUARJA E KONTRATES
  28. 827

    AI-assisted research summary: This article says an indefinite-duration contract may be terminated by either party with notice, and it sets the notice-period rules.

    Neni 827 Zgjidhja e kontratës së lidhur për një kohë të pacaktuar 1. Kontrata konsiderohet se është lidhur për një periudhë të pacaktuar, përveç nëse palët merren vesh ndryshe. 2. Nëse kontrata është lidhur për një periudhë të pacaktuar, atëherë secila palë mund ta shkëpus kontratën duke dhënë njoftim për shkëputje në përputhje me këtë nen. 3. Koha e dhënies së njoftimit për shkëputje varet nga kohëzgjatja e kontratës dhe duhet të llogaritet nga një muaj për secilin fillim viti gjatë kontratës. Nëse kontrata zgjatë më shumë se pesë (5) vite, koha e dhënies së njoftimit për shkëputje është gjashtë (6) muaj. 4. Palët nuk mund të përcaktojnë me kontratë kohë njoftimi më të shkurtra. 5. Nëse palët pajtohen për kohë lajmërimi më të gjata, koha e tillë duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë si për urdhërdhënësin edhe për përfaqësuesit tregtar. 6. Përveç kur përcaktohet ndryshe me kontratë, koha e lajmërimit fillon ditën e parë të muajit pasues kalendarik dhe mbaron ditën e fundit të muajit të tillë.
  29. 828

    AI-assisted research summary: A fixed-term commercial agency contract ends when the agreed term expires. If both parties keep performing after that, it is treated as an indefinite-term contract.

    Neni 828 Zgjidhja e kontratës së lidhur për një kohë të caktuar 1. Kur kontrata mbi agjencinë tregtare është lidhur për një kohë të caktuar, ajo pushon me skadimin e kohës së caktuar. 2. Në qoftë se të dyja palët vazhdojnë të përmbushin kontratën sipas paragrafit të parë, edhe pas kohës për të cilën është lidhur, atëherë konsiderohet si kontratë e lidhur për një kohë të pacaktuar. Në përcaktimin e kohës për njoftim, merret parasysh koha e kaluar që nga momenti i lidhjes së kontratës, ashtu siç zbatohet tek shkëputja e kontratës e lidhur për kohë të pacaktuar.
  30. 829

    AI-assisted research summary: Each party may terminate the contract without notice for serious reasons, if those reasons are stated.

    Neni 829 Zgjidhja e kontratës pa afat denoncimi 1. Për shkaqet serioze secila palë mundet duke treguar këto shkaqe të zgjidhë kontratën pa afat denoncimi. 2. Në qoftë se deklarata mbi denoncimi është bërë pa shkaqe serioze do të konsiderohet si denoncim me afat të rregullt denoncimi. 3. Përfaqësuesit tregtar i cili për shkak të denoncimit të pabazuar e ka ndërprerë veprimtarinë e vet ka të drejtë në shpërblimin e dëmit për shkak të provizionit të humbur, e në qoftë se ai e ka denoncuar kontratën në mënyrë të pabazuar e drejta e shpërblimit të dëmit i takon urdhërdhënësit. 4. Denoncimi i pabazuar i jep të drejta palës tjetër të zgjidhë kontratën pa afat denoncimi.
  31. 830

    AI-assisted research summary: Commercial agents may be entitled to a suitable payment after contract termination if they brought new customers or significantly increased business with existing customers, subject to limits.

    Neni 830 Shuma e pjesëtuar 1. Pas denoncimit të kontratës, përfaqësuesit tregtar ka të drejtë në ndarjen e një shume të përshtatshme parash nëse dhe për aq sa përfaqësuesit tregtar ka siguruar klientë të rinjë për 177 urdhërdhënësin ose në mënyrë të dukshme ka rritur numrin e punëve me klientët e mëparshëm dhe pasi kontrata të jetë denoncuar urdhërdhënësi gëzon përfitime të dukshme me klientët e tillë, ose nëse pjesëtimi i shumës dhe pagesa e sajë kërkohet prej rrethanave të veçanta, sidomos nga humbja e provizionit nga punët juridike me klientët e tillë. 2. Në përcaktimin e shumës së pjesëtuar, është e nevojshme që të merret parasysh provizioni i fituar nga përfaqësuesit tregtar për kontratat pas shkëputjes së marrëdhënies me urdhërdhënësin, si dhe çdo pengesë e aktiviteteve konkurruese pas shkëputjes së marrëdhënies me urdhërdhënësin. 3. Shuma e pjesëtuar , sipas paragrafit të parë dhe të dytë të këtij neni, nuk mund të tejkalojë mesataren e shumës së provizionit vjetorë gjatë pesë (5) viteve të fundit apo të periudhës më të shkurtër kohore relevante pas lidhjes së kontratës. 4. Kur kontrata e lidhur për një kohë të caktuar, shkëputet para përfundimit të kësaj kohe ose kur kontrata e lidhur për një kohë të pacaktuar përfundon para kalimit të pesë (5) viteve nga momenti i lidhjes së kontratës, përfaqësuesit tregtar ka të drejtë në ndarjen e një shumë të përshtatshme parash, shumën e diferencës ndërmjet shpenzimeve që përfaqësuesit tregtar ka pasur në lidhje me prezantimin e produktit në treg dhe të gjitha shpenzimeve tjera në lidhje me përmbushjen e kontratës, dhe diferencës së të ardhurave të përfaqësuesit tregtar të marra nga përmbushja e kontratës si dhe të ardhurave që përfaqësuesit tregtar sipas të gjitha gjasave do të kishte marrë deri në fund të periudhës së kontratës nëse ajo është lidhur për një kohë të caktuar apo për pesë (5) vite nga momenti i lidhjes së kontratës nëse ajo është lidhur për një kohë të pacaktuar. 5. Përfaqësuesit tregtar po ashtu ka të drejtë në pjesëtimin e shumës sipas paragrafit të mëparshëm, nëse ai nuk ka të drejtë në pjesëtimin e shumës sipas paragrafit 1. të këtij neni, ose nëse pjesëtimi i shumës relevante sipas paragrafit 1. të këtij neni do të ishte më e vogël sesa shuma relevante e pjesëtuar sipas paragrafit të mëparshëm. 6. Pagesa e shumës së pjesëtuar nuk e përjashton të drejtën e përfaqësuesit tregtar për kompensim.
  32. 831

    AI-assisted research summary: The principal is generally not responsible to pay the divided amount if the contract was terminated by the commercial agent, but the agent may still claim it in certain cases.

    Neni 831 Baza për përjashtimin e pjesëtimit të shumës 1. Urdhërdhënësi nuk është përgjegjës të paguaj shumën e pjesëtuar, nëse: 1.1. kontrata është shkëputur nga përfaqësuesit tregtar agjenti. Megjithatë, edhe në këtë rast përfaqësuesit tregtar mund të kërkojë shumën e pjesëtuar nëse arsyeja për shkëputjen e kontratës kanë qenë rrethanat në anën e urdhërdhënësit apo nëse përfaqësuesit tregtar e ka shkëputur kontratën për shkak të moshës apo sëmundjes së përfaqësuesit tregtar e cila do të pamundësonte vazhdimin e marrëdhënies kontraktore. 1.2. urdhërdhënësi ka shkëputur kontratën për shkak të sjelljes me faj të përfaqësuesit tregtar. 1.3. në përputhje me marrëveshjen ndërmjet urdhërdhënësit dhe përfaqësuesit tregtar, urdhërdhënësi lidh kontratë në vend të përfaqësuesit tregtar. Një marrëveshje e tillë nuk është e lejueshme përpara përfundimit të marrëdhënies kontraktore.
  33. 832

    AI-assisted research summary: A commercial agent may claim the divided amount in some cases, but must notify the principal within one year after termination if they will claim it.

    Neni 832 Shfrytëzimi i shumës së pjesëtuar 1. E drejta në shumën e pjesëtuar rrjedh gjithashtu edhe nëse kontrata është shkëputur për shkak të vdekjes së përfaqësuesit tregtar. 2. Përfaqësuesit tregtar i cili brenda një viti nga momenti i shkëputjes së marrëdhënies kontraktore nuk e informon urdhërdhënësin se do të kërkojë shumën e pjesëtuar e humb të drejtën për shumën e pjesëtuar. 178 3. Palët nuk munden që paraprakisht ti heqin apo zvogëlojnë të drejtat në dëm të përfaqësuesit tregtar, në lidhje me shumën e pjesëtuar. 4. Në lidhje me ekstraktet e librave të llogarisë dhe njoftimit mbi rrethanat e dukshme që ndikojnë në përcaktimin e shumës së pjesëtuar, përfaqësuesit tregtar ka të njëjtat të drejta si në rastin e caktimit të provizionit.
  34. 833

    AI-assisted research summary: The contract may ban a trade representative from competing after the contract ends, if the clause is written and limited to the same field, people, and goods.

    Neni 833 Ndalimi i konkurrencës pas shkëputjes së kontratës 1. Me anë të kontratës mund të përcaktohet se pas përfundimit të kontratës përfaqësuesi tregtar nuk mund të kryejë ndonjë aktivitet që do të konkurronte me aktivitetet e urdhërdhënësit. 2. Një dispozitë e tillë është e vlefshme vetëm nëse bëhet me shkrim dhe nëse është në të njëjtën fushë, për të njëjtët persona dhe të njëjtat mallra siç janë të përcaktuara në kontratë. 3. Kur kontrata është shkëputur për arsyet e urdhërdhënësit, një dispozitë e tillë është e detyrueshme vetëm për përfaqësuesit tregtar nëse urdhërdhënësi ka paguar shumën e pjesëtuar përkatëse me rastin e shkëputjes së kontratës dhe nëse gjatë ndalesës për konkurrencë urëdhërdhënësi paguan kompensimin e përshtatshëm mujorë në një shumë të barabartë me mesataren e provizionit mujorë për gjatë pesë (5) viteve të fundit të kontratës ose për gjatë kohës së kontratës, nëse ajo ka qenë në fuqi për më pak se pesë (5) vite. 4. Një dispozitë e tillë do të detyrojë përfaqësuesit tregtar për të paktën dy (2) vite pas shkëputjes së kontratës. 5. Nëse përfaqësuesit tregtar ka shkëputur kontratën për fajin e urdhërdhënësit dhe ndalesa e konkurrencës pas shkëputjes së kontratës ka qenë pjesë e marrëveshjes në kontratë, përfaqësuesit tregtar mundet që brenda një (1) muaji pas shkëputjes së kontratës ti dorëzojë një deklaratë me shkrim urdhërdhënësit ku e njofton se përfaqësuesit tregtar nuk do ta respektojë ndalesën e konkurrencës. 6. Dispozitat e këtij neni nuk mund të ndryshohen me anë të kontratës në dëm të përfaqësuesit tregtar. PJESA XVIII KONTRATA PËR NDËRMJETËSIM KREU 1 DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
  35. 834

    AI-assisted research summary: In a brokerage/intermediation contract, the intermediary must try to find and connect the principal with a person for negotiating the contract, and the principal must pay the agreed remuneration if the contract is concluded.

    Neni 834 Kuptimi Me kontratën për ndërmjetësimin detyrohet ndërmjetësuesi që të përpiqet të gjejë dhe ta vejë në lidhje me urdhërdhënësin personin që do të bisedonte me të për lidhjen e kontratës së caktuar, ndërsa urdhërdhënësi detyrohet t’i paguajë shpërblim të caktuar, në qoftë se kjo kontratë do të lidhet. 179
  36. 835

    AI-assisted research summary: If the intermediary was agreed to have a fixed fee and the effort produces no result, the contract is governed by the rules for a contract for work.

    Neni 835 Zbatimi i dispozitave të ligjit për kontratën për veprën Kur është kontraktuar se ndërmjetësuesi do të ketë të drejtë në shpërblimin e caktuar dhe në qoftë se përpjekja e tij mbetet pa rezultat, për atë kontratë do të zbatohen dispozitat që vlejnë për kontratën për veprën.
  37. 836

    AI-assisted research summary: A mediation order does not by itself authorize the intermediary to accept performance of the contract debt for the principal; a separate written power of attorney is required.

    Neni 836 Pranimi i përmbushjes 1. Urdhri për ndërmjetësimin nuk përmban autorizim për ndërmjetësuesin që për urdhërdhënësin të pranojë përmbushjen e detyrimit nga kontrata e lidhur me ndërmjetësimin e tij. 2. Për këtë është e nevojshme një prokurë e veçantë me shkrim.
  38. 837

    AI-assisted research summary: The issuer of a mediation order may revoke it at any time, as long as they have not waived that right and the revocation is not contrary to good faith.

    Neni 837 Revokimi i urdhrit për ndërmjetësim Urdhërdhënësi mund ta revokon urdhrin për ndërmjetësim kur të dojë, në qoftë se nga kjo nuk ka hequr dorë dhe me kusht që revokimi nuk është në kundërshtim me mirëbesimin.
  39. 838

    AI-assisted research summary: The principal does not have to start negotiations or sign a contract with the person found by the intermediary, but may have to pay damages if they act in bad faith.

    Neni 838 Mungesa e detyrimit për urdhërdhënësin që të lidhë kontratë Urdhërdhënësi nuk është i detyruar të fillojë bisedime për lidhjen e kontratës me personin të cilin e ka gjetur ndërmjetësuesi dhe as të lidhë kontratë me të nën kushtet që ia ka komunikuar ndërmjetësuesit, por do të përgjigjet për dëmin, në qoftë se ka vepruar në kundërshtim me mirëbesim. KREU 2 DETYRIMET E NDËRMJETËSUESIT
  40. 839

    AI-assisted research summary: Ndërmjetësuesi must look for the opportunity to conclude the agreed contract and inform the principal; if specially tasked, the intermediary must also take part in negotiations and try to bring the contract about.

    Neni 839 Detyrimi i kërkimit të rastit 1. Ndërmjetësuesi ka për detyrë që, me kujdesin e ekonomistit të mirë, të kërkojë rastin për lidhjen e kontratës së caktuar dhe t’i tregojë për të urdhërdhënësit. 2. Ndërmjetësuesi ka për detyrë të ndërmjetësojë në bisedime dhe të përpiqet që të vejë deri te lidhja e kontratës në qoftë se për të posaçërisht është detyruar. 3. Ai nuk përgjigjet në qoftë se edhe krahas kujdesit nuk ka sukses në përpjekjen e vet.
  41. 840

    AI-assisted research summary: The intermediary must notify the principal about all important circumstances it knows or should know, and about the intended work.

    Neni 840 Detyrimi i njoftimit Ndërmjetësuesi ka për detyrë ta njoftojë urdhërdhënësin për të gjitha rrethanat, për të cilat ai është në dijeni ose duhej të ishte në dijeni dhe për punën e synuar dhe ato rrethana janë me rëndësi.
  42. 841

    AI-assisted research summary: The intermediary is liable for damages in the situations described in this article.

    Neni 841 Përgjegjësia e ndërmjetësuesit 1. Ndërmjetësuesi përgjigjet për dëmin, të cilin do ta pësonte njëra ose tjetra palë ndërmjet të cilave ka ndërmjetësuar e që do të shkaktohej për arsye se ka ndërmjetësuar për personin e paaftë për punë, 180 për paaftësinë e të cilit ishte në dijeni ose duhej të ishte në dijeni, ose për personin për të cilin ishte në dijeni ose duhej të ishte në dijeni, se nuk do të mund t’i kryejë detyrimet nga kjo kontratë dhe në përgjithësi për çdo dëm të shkaktuar me fajin e tij. 2. Ndërmjetësuesi përgjigjet për dëmin që do të shkaktohej për urdhërdhënësin për arsye se pa lejen e urdhërdhënësit e ka njoftuar ndonjë person të tretë për përmbajtjen e urdhrit, për negociata ose për kushtet e lidhjes së kontratës.
  43. 842

    AI-assisted research summary: The intermediary must record essential details of contracts concluded through the intermediary’s activity and issue a signed extract from the register.

    Neni 842 Ditari ndërmjetësues dhe fleta Ndërmjetësuesi ka për detyrë në regjistrin e veçantë (ditari ndërmjetësues) t’i shënojë të dhënat thelbësore për kontratën që është lidhur me ndërmjetësimin e tij dhe të lëshojë ekstraktin nga ky regjistër të nënshkruar nga ana e tij (fleta e ndërmjetësimit). KREU 3 DETYRIMET E URDHËRDHËNËSIT
  44. 843

    AI-assisted research summary: The intermediary is entitled to remuneration even if it was not agreed. If the amount is not set by tariff, general act, contract, or custom, the court sets it. The court may also reduce a contracted fee if it is too high, but not if the intermediary was already paid after the related contract was concluded.

    Neni 843 Shpërblimi 1. Ndërmjetësuesi ka të drejtë për shpërblim edhe kur ky nuk është kontraktuar. 2. Në qoftë se lartësia e shpërblimit nuk është caktuar as me tarifë ose me ndonjë akt tjetër të përgjithshëm, as me kontratë as me doke, atë do ta caktojë gjykata sipas mundit të ndërmjetësuesit dhe shërbimit të bërë. 3. Shpërblimin e kontraktuar të ndërmjetësimit gjykata mund ta zbresë me kërkesën e urdhërdhënësit, në qoftë se gjen se është tepër i lartë, duke marrë parasysh mundin dhe shërbimin e bërë. 4. Zbritja e shpërblimit të kontraktuar nuk mund të kërkohet në qoftë se i është paguar ndërmjetësuesit pas lidhjes së kontratës për të cilën ai ka ndërmjetësuar.
  45. 844

    AI-assisted research summary: The intermediary earns the fee when the contract is concluded, unless something else was agreed.

    Neni 844 Kur ndërmjetësuesi fiton të drejtën e shpërblimit 1. Ndërmjetësuesi fiton të drejtën e shpërblimit në momentin e lidhjes së kontratës për të cilën ka ndërmjetësuar, në qoftë se nuk është kontraktuar diçka tjetër. 2. Në qoftë se kontrata është lidhur nën kushtin suspenziv (shtytës), ndërmjetësuesi fiton të drejtën e shpërblimit vetëm kur kushti realizohet. 3. Kur kontrata është lidhur nën kushtin zgjidhës, realizimi i kushtit nuk ka ndikim në të drejtën e ndërmjetësuesit në shpërblim. 4. Në rastin e pavlefshmërisë së kontratës, ndërmjetësuesi ka të drejtë në shpërblim në qoftë se për shkakun e pavlefshmërisë nuk ishte në dijeni.
  46. 845

    AI-assisted research summary: The intermediary generally has no right to reimbursement of expenses incurred in carrying out the order, unless this was agreed by contract.

    Neni 845 Shpërblimi i shpenzimeve 1. Ndërmjetësuesi nuk ka të drejtë në shpërblimin e shpenzimeve të bëra në kryerjen e urdhrit, përveç kur kjo është kontraktuar. 181 2. Në qoftë se me kontratë është e njohur e drejta e shpërblimit të shpenzimeve, ai ka të drejtë në këtë shpërblim edhe në rastin kur kontrata nuk është lidhur.
  47. 846

    AI-assisted research summary: If a mediator was appointed by both parties, the mediator may ask each party for only half of the mediation fee and half of the expenses, if the expense reimbursement was agreed. The mediator must also look after the interests of both parties with the care of a prudent economist.

    Neni 846 Ndërmjetësimi për të dy palët 1. Në qoftë se nuk është kontaktuar ndryshe, ndërmjetësuesi që e ka marrë urdhrin për ndërmjetësim nga të dy palët mund të kërkojë nga secila palë vetëm gjysmën e shpërblimit të ndërmjetësimit dhe shpërblimin e gjysmës së shpenzimeve, në qoftë se shpërblimi i shpenzimeve është kontraktuar. 2. Ndërmjetësuesi ka për detyrë që me kujdesin e ekonomistit të mirë të kujdeset për interesat e të dy palëve, ndërmjet të cilave ai ndërmjetëson.
  48. 847

    AI-assisted research summary: A mediator loses the right to mediation fees and expense reimbursement if they work for the other party contrary to the contract or the principal’s interests.

    Neni 847 Humbja e të drejtës së shpërblimit Ndërmjetësuesi i cili në kundërshtim me kontratën ose në kundërshtim me interesat e urdhërdhënësit të vet punon për palën tjetër, humb të drejtën e shpërblimit të ndërmjetësimit dhe të shpërblimit të shpenzimeve. PJESA XIX KONTRATA PËR SHPEDITIMIN (DËRGIMI) KREU 1 DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
  49. 848

    AI-assisted research summary: The forwarding agent must arrange transport-related contracts and ordinary acts for the shipment, and the principal must pay an agreed reward.

    Neni 848 Nocioni 1. Me kontratën për shpeditimin detyrohet shpedituesi që me qëllim transporti të sendit të caktuar, të lidhë në emër të vet dhe për llogari të urdhërdhënësit kontratën e transportit dhe kontrata të tjera të nevojshme për kryerjen e transportit, si dhe të kryejë punë dhe veprime të tjera të rëndomta, ndërsa urdhërdhënësi detyrohet t’i paguajë shpërblim të caktuar. 2. Në qoftë se me kontratë është paraparë, shpedituesi mund të lidhë kontratën e transportit dhe të ndërmarrë veprime të tjera juridike në emër dhe për llogari të urdhërdhënësit.
  50. 849

    AI-assisted research summary: The ordering party may withdraw from the contract, but must then reimburse the carrier’s expenses so far and pay a proportional fee for work already done.

    Neni 849 Heqja dorë nga kontrata Urdhërdhënësi mund të heqë dorë nga kontrata sipas vullnetit të vet, por në këtë rast ka për detyrë t’i shpërblejë shpedituesit të gjitha shpenzimet që ka pasur gjer atëherë dhe t’i paguajë pjesën proporcionale të shpërblimit për punën e deriatëhershme.
  51. 850

    AI-assisted research summary: For relationships between the principal and the forwarder that are not covered by this part, the rules on commission contracts or commercial representation apply accordingly.

    Neni 850 Zbatimi i rregullave për kontratën e komisionit përkatësisht të përfaqësimit tregtar Ndaj marrëdhënieve të urdhërdhënësit dhe shpedituesit që nuk janë rregulluar sipas kësaj pjese zbatohen përshtatshmërisht rregullat për kontratën e komisionit, përkatësisht të përfaqësimit tregtar. 182 KREU 2 DETYRIMET E SHPEDITUESIT
  52. 851

    AI-assisted research summary: The shipper must warn the order issuer about defects in the order, especially defects that could lead to higher costs or damage.

    Neni 851 Tërheqja e vërejtjes për të metat e urdhrit Shpedituesi ka për detyrë t’ia tërheqë vërejtjen urdhërdhënësi për të metat në urdhrin e tij, sidomos për ato që i ekspozojnë të ketë shpenzime më të mëdha ose të pësojë ndonjë dëm.
  53. 852

    AI-assisted research summary: If goods are not properly packaged or prepared for transport, the forwarder must warn the sender about the defects; if waiting for the sender to fix them would cause harm, the sender must fix them at the principal’s expense.

    Neni 852 Tërheqja e vërejtjes për të metat e paketimit Në qoftë se sendi nuk është paketuar dhe në përgjithësi nuk është bërë gati për transport siç duhet, shpedituesi ka për detyrë t’ia tërheqë vërejtjen urdhërdhënësit për këto të meta, e kur pritja që urdhërdhënësi t’i evitojë do t’i shkaktonte dëm këtij, dërguesi ka për detyrë t’i evitojë në llogari të urdhërdhënësit.
  54. 853

    AI-assisted research summary: Shpedituesi duhet të veprojë sipas interesave të urdhërdhënësit dhe me kujdesin e një ekonomisti të mirë, si dhe ta njoftojë pa vonesë për dëmtimin e sendeve dhe ngjarjet me rëndësi.

    Neni 853 Ruajtja e interesave të urdhërdhënësit 1. Shpedituesi ka për detyrë që në çdo rast të veprojë ashtu sikundër e kërkojnë interesat e urdhërdhënësit dhe me kujdesin e ekonomistit të mirë. 2. Ai ka për detyrë ta njoftojë urdhërdhënësin pa shtyrje për dëmtimin e sendeve si dhe për të gjitha ngjarjet me rëndësi për të dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e të drejtave të tij ndaj personit përgjegjës.
  55. 854

    AI-assisted research summary: The freight forwarder must follow the principal’s instructions on route, means, and method of transport, ask for new instructions if unable to comply, act in the principal’s interests if there is no time or it is impossible to ask, and notify any deviation without delay.

    Neni 854 Veprimi sipas udhëzimeve të urdhërdhënësit 1. Shpedituesi ka për detyrë t’i përmbahet udhëzimeve mbi drejtimin e rrugës, mjeteve dhe mënyrën e transportit, si dhe udhëzimet e tjera të marra nga urdhërdhënësi. 2. Në qoftë se nuk ka mundësi të veprojë sipas udhëzimeve të përmbajtura në urdhër, shpedituesi ka për detyrë të kërkojë udhëzime të reja, e në qoftë se për këtë gjë nuk ka kohë, ose nuk është e mundur shpedituesi ka për detyrë të veprojë sikundër e kërkojnë interesat e urdhërdhënësit. 3. Për çdo shmangie nga urdhëri, shpedituesi ka për detyrë ta njoftojë urdhërdhënësin pa vonesë. 4. Në qoftë se urdhërdhënësi nuk e ka caktuar as rrugën dhe as mjetet, as mënyrën e transportit, dërguesi do t’i caktojë ashtu sikurse e kërkojnë interesat e urdhërdhënësit në rastin konkret. 5. Në qoftë se shpedituesi i është shmangur udhëzimeve të marra, përgjigjet edhe për dëmin e shkaktuar për shkak të fuqisë madhore, përveç nëse provon se dëmi do të shkaktohej edhe po t’u kishte përmbajtur udhëzimeve të dhëna.
  56. 855

    AI-assisted research summary: Shpedituesi mban përgjegjësi për zgjedhjen e transportuesit dhe personave të tjerë të kontraktuar për zbatimin e urdhërit, si edhe për shpedituesin tjetër kur ia beson atij ekzekutimin; kjo përgjegjësi mund të kufizohet vetëm kur është marrë përsipër me kontratë, dhe përgjegjësitë e nenit nuk mund të përjashtohen ose kufizohen me kontratë.

    Neni 855 Përgjegjësia e shpedituesit për persona të tjerë 1. Shpedituesi përgjigjet për zgjedhjen e transportuesit, si dhe për zgjedhjen e personave të tjerë me të cilët në zbatimin e urdhërit ka lidhur kontratën (magazionimi i mallit etj.), por jo edhe për punën e tyre, përveç nëse këtë përgjegjësi e ka marrë mbi vete me kontratë. 2. Shpedituesi i cili ia beson zbatimin e urdhërit shpedituesit tjetër në vend që ta përmbushë urdhërin vet, përgjigjet për punën e tij. 183 3. Në qoftë se urdhëri përmban autorizimin shprehimor ose heshtazi shpedituesit që t’i besojë zbatimin e urdhërit dërguesit tjetër ose nëse kjo është padyshim në interesin e urdhërdhënësit, ai përgjigjet vetëm për zgjedhjen e tij, përveç nëse ka marrë përsipër përgjegjësinë për punën e tij. 4. Përgjegjësitë nga paragrafet e mësipërme të këtij neni nuk mund të përjashtohen dhe as të kufizohen me kontratë.
  57. 856

    AI-assisted research summary: Unless the contract says otherwise, the sender must handle the customs procedures and pay the customs duties for a shipment sent across the border.

    Neni 856 Veprimet doganore dhe pagimi i doganës Në qoftë se në kontratë nuk është caktuar ndryshe, urdhëri për dërgimin e sendit përtej kufirit përmban detyrimin për dërguesin që të zbatojë veprimet e duhura doganore dhe të paguajë taksat doganore për llogari të urdhërdhënësit.
  58. 857

    AI-assisted research summary: Shpedituesi may carry out all or part of the transport himself unless the parties agreed otherwise. If the sender performs the transport itself, it has the carrier’s rights and duties and may receive the corresponding transport remuneration and related expense compensation.

    Neni 857 Kur shpedituesi kryen vetë transportin ose punët e tjera 1. Shpedituesi mundet edhe vetë të kryejë plotësisht ose një pjesë të transportit të sendeve, dërgimi i të cilave i është besuar, në qoftë se nuk është kontraktuar diçka tjetër. 2. Në qoftë se dërguesi e ka kryer transportin vetë ose pjesën e transportit, ka të drejtë dhe detyrime të transportuesit, kështu që në këtë rast i takon edhe shërblimi përkatës për transport përveç shpërblimit mbi bazën e dërgimit dhe shpërblimit të shpenzimeve në lidhje me shpeditimin. 3. E njëjta gjë vlen lidhur me punë të tjera të përfshira me urdhërin, doket ose me kushtet e përgjithshme.
  59. 858

    AI-assisted research summary: Dërguesi duhet të sigurojë dërgesën vetëm kur kjo është kontraktuar.

    Neni 858 Sigurimi i dërgesës 1. Dërguesi ka për detyrë ta sigurojë dërgesën vetëm në qoftë se kjo është kontraktuar. 2. Në qoftë se me kontratë nuk është caktuar se cilat rreziqe duhet t’i përfshijë sigurimi, dërguesi ka për detyrë t’i sigurojë sendet nga rreziqet e rëndomta.
  60. 859

    AI-assisted research summary: Shpedituesi duhet t’i japë llogari urdhërdhënësit pasi mbaron puna, dhe edhe gjatë zbatimit të urdhrit nëse e kërkon urdhërdhënësi.

    Neni 859 Dhënia e llogarisë 1. Pas mbarimit të punës shpedituesi ka për detyrë t’i japë llogari urdhërdhënësit. 2. Sipas kërkesës së urdhërdhënësit shpedituesi ka për detyrë të japë llogari edhe gjatë zbatimit të urdhrit. KREU 3 DETYRIMET E URDHËRDHËNËSIT
  61. 860

    AI-assisted research summary: Urdhërdhënësi duhet t’i paguajë shpedituesit shpërblimin sipas kontratës; nëse nuk është kontraktuar, pagesa bëhet sipas tarifës ose një akti tjetër të përgjithshëm, dhe përndryshe e cakton gjykata.

    Neni 860 Pagimi i shpërblimit Urdhërdhënësi ka për detyrë t’i paguajë shpedituesit shpërblimin sipas kontratës, e në qoftë se shpërblimi nuk është kontraktuar, atëherë shpërblimin sipas tarifës ose të ndonjë akti tjetër të përgjithshëm, e në mungesë të këtij, shpërblimin do ta caktojë gjykata. 184
  62. 861

    AI-assisted research summary: Shpedituesi may request compensation after fulfilling its contractual obligations under the freight forwarding contract.

    Neni 861 Kur dërguesi mund të kërkojë shpërblim Shpedituesi mund të kërkojë shpërblim kur të kryejë detyrimet e veta nga kontrata për shpedicionin.
  63. 862

    AI-assisted research summary: The sender/order giver must reimburse necessary expenses and, on request, provide an advance for those expenses. The carrier/forwarder may request reimbursement immediately after incurring the expenses.

    Neni 862 Shpenzimet dhe paradhënia 1. Urdhërdhënësi ka për detyrë t’ia shpërblejë shpedituesit shpenzimet e nevojshme të bëra për zbatimin e urdhrit për dërgimin e sendit. 2. Shpedituesi mund të kërkojë shpërblimin e shpenzimeve menjëherë posa t’i ketë bërë. 3. Urdhërdhënësi ka për detyrë që me kërkesën e shpedituesit, t’i japë në formë paradhënie një shumë të nevojshme për shpenzimet që kërkon zbatimi i urdhërit për dërgimin e sendit.
  64. 863

    AI-assisted research summary: If agreed, the shipper/forwarder may demand payment of the compensation from the principal when the recipient refuses to pay.

    Neni 863 Kur është kontraktuar që shpërblimin ta paguajë marrësi i sendeve Në qoftë se është kontraktuar se shpedituesi do t’i arkëtojë kërkesat e veta nga marrësi i sendeve, shpedituesi rezervon të drejtën të kërkojë pagimin e shpërblimit nga urdhërdhënësi, në qoftë se marrësi refuzon t’ia paguajë.
  65. 864

    AI-assisted research summary: The sender must tell the dispatcher about goods that may be dangerous, and must also disclose valuable goods and their value when handing them over for dispatch.

    Neni 864 Sendet e rrezikshme dhe të çmueshme 1. Urdhërdhënësi ka për detyrë ta njoftojë shpedituesin mbi cilësitë e sendeve me të cilat mund të rrezikohet siguria e njerëzve ose e vlerave apo mbi shkaktimin e dëmit. 2. Kur në dërgesën ndodhen sendet e çmueshme, letrat me vlerë ose sendet e tjera të shtrenjta, urdhërdhënësi ka për detyrë ta njoftojë për këtë shpedituesin dhe t’ia komunikojë vlerën e tyre në çastin e dorëzimit për dërgim. KREU 4 RASTET E VEÇANTA TË SHPEDITIMIT
  66. 865

    AI-assisted research summary: If a forwarding contract sets a fixed lump sum, that sum covers the sender’s work, transport costs, and other costs unless the contract says otherwise. The freight forwarder is also responsible for the work of the carrier and other persons used under the contract.

    Neni 865 Shpeditimi me shpërblimin fiks 1. Kur me kontratën për shpeditimin është caktuar një shumë e përgjithshme për zbatimin e urdhërit mbi dërgimin e sendit, në të është përmbajtur shpërblimi për punën e dërguesit, si dhe shpërblimi i shpenzimeve të transportit dhe shpërblimi i të gjitha shpenzimeve të tjera, në qoftë se nuk është kontraktuar diçka tjetër. 2. Në këtë rast shpedituesi përgjigjet edhe për punën e transportuesit dhe të personave të tjerë që i ka përdorur me anë të autorizimit nga kontrata.
  67. 866

    AI-assisted research summary: Shpedituesi mund të organizojë shpeditimin përmbledhës kur zbaton urdhrat e marra, përveç nëse kontrata e përjashton.

    Neni 866 Shpeditimi përmbledhës 1. Shpedituesi në zbatimin e urdhrave të marra mund të organizojë shpeditimin përmbledhës, përveç nëse me kontratë kjo është përjashtuar. 185 2. Në qoftë se me shpeditimin përmbledhës realizon diferencën në çmimin e transportit në dobi të urdhërdhënësit, dërguesi ka të drejtë në shpërblimin e veçantë suplementar. 3. Në rastin e shpeditimit përmbledhës shpedituesi përgjigjet për humbjen ose dëmtimin e sendit të shkaktuar gjatë kohës së transportit që nuk do të shkaktoheshin po mos të kishte qenë dërgimi kompleks. KREU 5 E DREJTA E PENGUT E SHPEDITUESIT
  68. 867

    AI-assisted research summary: The freight forwarder has a pledge right over goods delivered for shipment while it holds the goods or the document controlling them.

    Neni 867 E drejta e pengut e shpedituesit 1. Për sigurimin e arkëtimit të kërkesave të veta të krijuara lidhur me kontratën për shpeditimin, shpedituesi ka të drejtë pengu në sendet e dorëzuara për dërgim dhe lidhur me dërgimin gjithnjë gjersa e mban, ose gjersa ka në dorë dokumentin me anë të të cilit mund t’i disponojë ato. 2. Kur në kryerjen e dërgimit ka marrë pjesë edhe dërguesi tjetër, ai ka për detyrë të kujdeset për arkëtimin e kërkesave dhe për realizimin e të drejtës së pengut të dërguesve të mëparshëm. 3. Në qoftë se dërguesi tjetër paguan kërkesat e dërguesit ndaj urdhërdhënësit, këto kërkesa dhe e drejta e pengut e dërguesit i barten këtij në bazë të vet ligjit. 4. E njëjta gjë ndodh po qe se dërguesi tjetër paguan kërkesat e transportuesit. PJESA XX KONTRATA PËR KONTROLLIN E MALLRAVE DHE TË SHËRBIMEVE
  69. 868

    AI-assisted research summary: The inspection-service provider must inspect the goods professionally and impartially and issue a certificate, and the ordering party must pay the agreed fee.

    Neni 868 Nocioni 1. Me kontratën për kontrollin e mallrave njëra palë kontraktuese (kryerësi i kontrollit) detyrohet të kryejë në mënyrë profesionale dhe të paanshme kontrollin kontraktues të mallrave dhe të lëshojë certifikatë për këtë, kurse pala tjetër (porositësi i kontrollit) detyrohet që për kontrollin e kryer të paguajë shpërblimin e kontraktuar. 2. Kontrolli i mallrave mund të përbëhet nga përcaktimi i identitetit, cilësisë, sasisë dhe të veçorive të tjera të mallrave.
  70. 869

    AI-assisted research summary: The person carrying out the inspection/control must do it in the scope and manner set by the contract; if the contract says nothing, it must match the nature of the thing.

    Neni 869 Vëllimi i kontrollit Kryerësi i kontrollit është i detyruar të kryejë kontrollin në vëllimin dhe në mënyrën që janë caktuar në kontratë, e në qoftë se në kontratë asgjë nuk është caktuar, në vëllimin dhe në mënyrën që i përgjigjet natyrës së sendit.
  71. 870

    AI-assisted research summary: Some contract clauses are void if they impose duties on the inspector that could affect impartiality or the correctness of the inspection certificate.

    Neni 870 Nuliteti i disa dispozitave të kontratës 1. Janë nule dispozitat e kontratës që i imponojnë kryerësit të kontrollit detyrat që do të mund të ndikonin në paanshmërinë e ushtrimit të kontrollit ose në rregullsinë e dokumentit për kontrollin e kryer (çertifikata). 186 2. Kontrolli konsiderohet i kryer vetëm pas lëshimit të çertifikatës.
  72. 871

    AI-assisted research summary: The controller user must keep and protect delivered goods from substitution, and the control performer must keep delivered samples for at least 6 months unless the parties agree otherwise.

    Neni 871 Ruajtja e mallrave, respektivisht e mostrave 1. Mallin të cilin porositësi i kontrollit ia ka dorëzuar kryerësit të kontrollit për kryerjen e kontrollit të kontraktuar, ushtruesi i kontrollit ka për detyrë t’i ruajë dhe t’i sigurojë nga ndërrimi. 2. Kryerësi i kontrollit është i detyruar t’i ruajë mostrat të cilat iu kanë dorëzuar së paku gjashtë (6) muaj, në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe.
  73. 872

    AI-assisted research summary: The person carrying out the inspection must notify the ordering party in good time about important circumstances during the inspection and storage of the goods, especially necessary and useful expenses made on the ordering party’s account.

    Neni 872 Detyrimi i lajmërimit të porositësit Kryerësi i kontrollit ka për detyrë që për të gjitha rrethanat e rëndësishme gjatë kontrollit dhe ruajtjes së mallrave ta lajmërojë porositësin e kontrollit në kohën e duhur, e sidomos për shpenzimet e domosdoshme dhe të dobishme që janë bërë për llogari të tij.
  74. 873

    AI-assisted research summary: The inspection controller is entitled to agreed or customary remuneration, and to reimbursement of necessary and useful expenses incurred on the principal’s account.

    Neni 873 Shpërblimi 1. Për kontrollin dhe për ruajtjen e kryer të mallit, kryerësi i kontrollit ka të drejtë për shpërblim të kontraktuar ose të rëndomtë. 2. Kryerësi i kontrollit ka të drejtën e shpërblimit për të gjitha shpenzimet e nevojshme dhe të dobishme, të cilat janë shkaktuar për llogari të porositësit.
  75. 874

    AI-assisted research summary: The inspection officer has a right of pledge over goods delivered for inspection.

    Neni 874 E drejta e pengut Për sigurimin e shpërblimit të kontraktuar apo të rëndomtë dhe të shpërblimit të shpenzimeve të domosdoshme dhe të dobishme kryerësi i kontrollit ka të drejtë pengu mbi mallin që i është dorëzuar për kontroll.
  76. 875

    AI-assisted research summary: Kryerësi i kontrollit mund t’ia besojë kontrollin e kontraktuar të mallit një tjetri, përveç kur porositësi e ka ndaluar shprehimisht. Ai mbetet përgjegjës ndaj porositësit për punën e kryer nga ai tjetri.

    Neni 875 Të besuarit e kontrollit të mallit kryerësit tjetër të kontrollit 1. Kryerësi i kontrollit mund t’ia besojë tjetrit kryerjen e kontrollit të kontraktuar të mallit, përveç nëse porositësi i kontrollit ia ka ndaluar këtë shprehimisht. 2. Kryerësi i kontrollit i përgjigjet porositësit të kontrollit për punën e kryerësit tjetër të kontrollit.
  77. 876

    AI-assisted research summary: The inspection worker may do specific legal acts in the name and for the account of the client if expressly instructed, and may receive a separate customary or agreed fee for those acts.

    Neni 876 Kontrolli i mallit me kryerjen e disa veprimeve juridike 1. Në bazë të urdhërit shprehimor të porositësit të kontrollit, kryerësi i kontrollit është i autorizuar që, përpos kryerjes së kontrollit të mallit të ushtrojë edhe veprime të veçanta juridike në emër dhe për llogari të porositësit të kontrollit. 2. Kryerësi i kontrollit ka të drejtë shpërblimi të veçantë të rëndomtë ose të kontraktuar për kryerjen e veprimeve të veçanta juridike në emër dhe për llogari të porositësit të kontrollit. 187
  78. 877

    AI-assisted research summary: The controller of the goods may warrant that the goods’ qualities remain unchanged within the contractual period, and is entitled to special contracted or customary remuneration for that warranty.

    Neni 877 Kontrolli i mallit me garanci 1. Kryerësi i kontrollit mund të garantojë për pandryshueshmërinë e cilësive të mallit të kontraktuar brenda afatit kontraktues. 2. Për garancinë e marrë përsipër në pikëpamje të cilësive të mallit, kryerësi i kontrollit ka të drejtë shpërblimi të veçantë të kontraktuar ose të rëndomtë.
  79. 878

    AI-assisted research summary: If an inspection concerns services or goods not intended for circulation, the inspector and the person ordering the inspection have the same rights and duties as in an inspection of goods.

    Neni 878 Kontrolli i shërbimeve dhe i sendeve që nuk janë destinuar për qarkullim Në qoftë se kontrolli ka të bëjë me shërbime ose me sende që nuk janë destinuar për qarkullim, kryerësi i kontrollit dhe porositësi i kontrollit kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime sikurse te kontrolli i mallit.
  80. 879

    AI-assisted research summary: The inspection client may cancel the contract before the ordered inspection is completed, but must pay the inspector a proportional fee, necessary and useful expenses, and damages.

    Neni 879 Zgjidhja e kontratës Porositësi i kontrollit mund të deklarojë se e zgjidhë kontratën gjithnjë gjersa të mos jetë kryer kontrolli i porositur, por në këtë rast ka për detyrë që kryerësit të kontrollit t’i paguajë pjesën proporcionale të shpërblimit dhe shpenzimet e domosdoshme dhe të dobishme që janë bërë, si dhe t’ia shpërblejë dëmin. PJESA XXI KONTRATA PËR ORGANIZIMIN E UDHËTIMIT (ARANZHMANET TURISTIKE) KREU 1 RREGULLAT E PËRGJITHSHME
  81. 880

    AI-assisted research summary: A travel organizer must provide the traveler a package of services, and the traveler must pay a lump-sum amount.

    Neni 880 Përkufizimi 1. Me kontratën mbi organizimin e udhëtimit obligohet organizatori i udhëtimit t'i jap udhëtarit një paketë shërbimesh që përbëhen nga transporti, banimi dhe nga shërbimet e tjera që lidhen me të, kurse udhëtari obligohet që organizatorit ti paguajë një shumë të përgjithshme (paushale). 2. Shitësi i paketës së udhëtimit, të ofruar nga organizatori i udhëtimit, i cili nuk ka zyre kryesore në atë vend, konsiderohet të jetë organizatori i udhëtimit.
  82. 881

    AI-assisted research summary: Travel organizers must give the traveller a travel certificate, or sign a written contract with the required contents, by the time the contract is concluded.

    Neni 881 Dhënia e vërtetimit mbi udhëtimin 1. Organizatori i udhëtimit deri më së largu me rastin e lidhjes së kontratës, i lëshon udhëtarit vërtetimin mbi udhëtimin ose duhet të lidhë kontratë në formë të shkruar e cila përmban të gjitha pjesët e detyrueshme të vërtetimit mbi udhëtimin. 2. Vërtetimi i udhëtimit duhet të përmbajë vendin dhe datën e përdorimit, logon dhe titullin e organizatorit të udhëtimit, emrin e udhëtarit, lokacioni dhe datat e fillimit dhe mbarimit të paketës së udhëtimit, numrin e ditëve të banimit, informatat e nevojshme për oraret, çmimet dhe kushtet e transportit dhe cilësia e llojeve të transportit, informatat e nevojshme për banimin duke përfshirë edhe vendin e banimit si dhe tipin dhe kategorinë e ambienteve të banimit, informatat në lidhje me numrin e shujtave (psh. shujtat e plota, gjysma e shujtave, shtrati dhe mëngjesi) detajet e orareve të udhëtimit dhe informata për shërbimet tjera të përfshira në çmimin e përgjithshëm, informata nëse është i 188 nevojshëm ekzistimi i një minimumi të udhëtarëve në mënyrë që udhëtimi të realizohet si dhe afatin kohor kur do të njoftohet udhëtari për ndonjë anulim, çmimin e përgjithshëm për paketën e shërbimeve të parapara në kontratë, kushtet në bazë të të cilave udhëtari mund të kërkojë anulimin e kontratës, afatet kohore për ankesat dhe kërkesat për zbritje të çmimit për shkak të cilësisë së dobët apo për shërbimet jo të plota, informatat e nevojshme në lidhje me kushtet formale të kufijve dhe doganave, higjienës, rregullat tjera financiare dhe administrative, si dhe informatat tjera të cilat konsiderohen se janë të dobishme nëse përfshihen në vërtetimin e udhëtimit. 3. Në qoftë se para lëshimit të vërtetimit mbi udhëtimin udhëtarit i është dhënë programi i udhëtimit, ku ndodhen të dhënat nga paragrafi paraprak, vërtetimi mbi udhëtimin mund të përmbajë vetëm udhëzimin për këtë program.
  83. 882

    AI-assisted research summary: The travel organiser is liable for damage caused to the other party if the travel confirmation is not provided or is inaccurate.

    Neni 882 Raporti i kontratës dhe i vërtetimit mbi udhëtimin 1. Ekzistimi dhe plotfuqishmëria e kontratës mbi organizimin e udhëtimit janë të pavarur nga ekzistimi i vërtetimit mbi udhëtimin dhe nga përmbajtja e tij. 2. Mirëpo organizatori i udhëtimit përgjigjet për krejt dëmin që pëson pala tjetër për shkak të mos dhënies së vërtetimit mbi udhëtimin ose për shkak të pasaktësisë së tij.
  84. 883

    AI-assisted research summary: What is stated in a certificate is treated as accurate until the contrary is proven.

    Neni 883 Prezumimi i saktësisë së vërtetimit Konsiderohet se është e saktë ajo që ndodhet në vërtetim gjithnjë gjersa të mos provohet e kundërta. KREU 2 DETYRIMET E ORGANIZATORIT TË UDHËTIMIT
  85. 884

    AI-assisted research summary: The travel organizer must provide the traveler with services matching the contract, confirmation, or travel program, and protect the traveler’s rights and interests.

    Neni 884 Mbrojtja e të drejtave dhe e interesave të udhëtarit Organizatori i udhëtimit ka për detyrë t'i japë udhëtarit shërbime që kanë përmbajtjen dhe veçoritë e parashikuara me kontratë, me vërtetim, respektivisht me programin e udhëtimit dhe të kujdeset për të drejtat dhe interesat e udhëtarit, në pajtim me praktikën e mirë afariste në këtë sferë.
  86. 885

    AI-assisted research summary: Organizatori i udhëtimit duhet t’i japë udhëtarit informacionet e nevojshme dhe njoftimet e kërkuara para kontratës dhe para nisjes së udhëtimit, përfshirë formalitetet kufitare/sanitare, vendin në transport, kontaktet lokale/emergjente dhe sigurimin opsional.

    Neni 885 Detyrimi për të njoftuar Para lidhjes së kontratës organizatori i udhëtimit, në formë të shkruar apo në ndonjë formë tjetër të përshtatshme, duhet ti ofrojë udhëtarit të gjitha informacionet e nevojshme në lidhje me formalitetet kufitare (pasaportat dhe vizat) dhe formalitetet sanitare, të kërkuara gjatë udhëtimit dhe banimit në destinacionin e planifikuar. Organizatori i udhëtimit, para nisjes së udhëtimit, detyrohet të njoftojë udhëtarin për afatet kohore në të njëjtën mënyrë dhe saktësisht të përcaktojë vendin e udhëtarit në mjetet e transportit (p.sh. kabinën apo kuvertën në anije, vendin e ndarë për fjetjen në tren), informatat për adresën dhe numrin e telefonit të përfaqësuesit lokal të organizatorit të udhëtimit ose të shitësit apo nëse nuk ka përfaqësues lokal, informatat për ndonjë numër emergjence apo çdo lloj informacioni tjetër që do i mundësonte udhëtarit të kontaktojë organizatorin e udhëtimit dhe ose të shitësit, si dhe informata mbi lidhjen opsionale të sigurimit për të mbuluar shpenzimet e anulimit të kontratës dhe sigurimit për mbulimin e shpenzimeve në rast të sëmundjes apo aksidenteve gjatë udhëtimit. Në rastet e udhëtimit apo qëndrimit të të miturve jashtë vendit, organizatori i udhëtimit duhet të ofrojë informata për vendosjen e kontaktit të drejt për drejtë me të miturin apo me zyrtarin përgjegjës të vendit ku është duke qëndruar i mituri. 189
  87. 886

    AI-assisted research summary: The organizer may share information about a passenger, their baggage, and their movements with third parties only if the passenger अनुमति or the competent authority asks for it.

    Neni 886 Detyrimi i ruajtjes së sekretit Njoftimin që e merr mbi udhëtarin, mbi bagazhin dhe lëvizjet e tij, organizatori mund t'ua komunikojë personave të tretë vetëm me lejen e udhëtarit ose me kërkesën e organit kompetent.
  88. 887

    AI-assisted research summary: The travel organizer is liable for damage caused to the traveler by full or partial non-performance of travel-organization duties.

    Neni 887 Përgjegjësia për organizimin e udhëtimit Organizatori i udhëtimit përgjigjet për dëmin që i shkakton udhëtarit për shkak të moszbatimit të plotë ose të pjesshëm të detyrimeve që kanë të bëjnë me organizimin e udhëtimit që parashikohen me kontratën dhe me këtë ligj.
  89. 888

    AI-assisted research summary: If the organizer itself provides transport, accommodation, or other services for the organised trip, it is responsible for damage caused to the traveller under the rules for those services.

    Neni 888 Përgjegjësia e organizatorit të udhëtimit kur i kryen vetë shërbimet e veçanta Në qoftë se i jep vetë shërbimet e transportit, të strehimit ose shërbimet e tjera lidhur me kryerjen e udhëtimit të organizuar, organizatori përgjigjet për dëmin që i ka shkaktuar udhëtarit sipas dispozitave që kanë të bëjnë me këto shërbime.
  90. 889

    AI-assisted research summary: The travel organizer is liable for damage caused by third-party transport, accommodation, or other travel services, unless it proves it acted carefully when choosing the providers.

    Neni 889 Përgjegjësia e organizatorit të udhëtimit kur kryerjen e shërbimeve të veçanta ua ka besuar personave të tretë 1. Organizatori i udhëtimit që u ka besuar personave të tretë kryerjen e shërbimeve të transportit, të strehimit ose të shërbimeve të tjera lidhur me kryerjen e udhëtimit, i përgjigjet udhëtarit për dëmin e shkaktuar për shkak të moszbatimit të plotë ose të pjesshëm të këtyre shërbimeve, në pajtim me dispozitat që kanë të bëjnë me të. 2. Mirëpo, edhe kur shërbimet janë kryer në pajtim me kontratën dhe me dispozitat që kanë të bëjnë me të, organizatori përgjigjet për dëmin që pëson udhëtari me rastin e kryerjes së tyre, përveç nëse provon se sjellet si organizator i kujdesshëm i udhëtimit gjatë zgjedhjes së personave që e kanë zbatuar. 3. Udhëtari ka të drejtë të kërkojë direkt nga personi i tretë përgjegjës për dëmin, shpërblimin e plotë ose plotësues për dëmin e pësuar. 4. Në masën në të cilën ia ka shpërblyer dëmin udhëtarit organizatori i udhëtimit fiton të gjitha të drejtat që do t'i kishte udhëtari ndaj personit të tretë përgjegjës për këtë dëm (e drejta e regresit). 5. Udhëtari ka për detyrë t'i cedojë organizatorit të udhëtimit dokumente dhe çdo gjë që nevojitet për realizimin e të drejtës së regresit.
  91. 890

    AI-assisted research summary: A traveler may ask for a proportional price reduction if travel services were incomplete or poor quality, but only after objecting to the travel organizer within eight days after the trip ends.

    Neni 890 Zbritja e çmimit 1. Në qoftë se shërbimet nga kontrata mbi organizimin e udhëtimit janë kryer në mënyrë jo të plotë ose jo me cilësi, udhëtari mund të kërkojë zbritjen proporcionale të çmimit me konditë që t'i ketë bërë prapësim organizatorit të udhëtimit brenda tetë ditësh nga data e përfundimit të udhëtimit. 2. Kërkesa për zbritjen e çmimit nuk ndikon në të drejtën e udhëtarit që të kërkojë kompensimin e dëmit. 190
  92. 891

    AI-assisted research summary: Klauzolat e kontratës së udhëtimit që përjashtojnë ose ulin përgjegjësinë e organizatorit janë të pavlefshme; një shumë maksimale shpërblimi mund të caktohet me shkrim vetëm nëse nuk është hapur në shpërpjesëtim me dëmin.

    Neni 891 Përjashtimi dhe kufizimi i përgjëgjësisë së organizatorit të udhëtimit 1. Janë nul dispozitat e kontratës mbi organizimin e udhëtimit që përjashtojnë ose pakësojnë përgjegjësinë e organizatorit të udhëtimit. 2. Mirëpo, është e plotfuqishme dispozita e shkruar e kontratës me të cilën parapërcaktohet shuma më e lartë e shpërblimit, me konditë që të mos jetë në shpërpjesëtim të hapur me dëmin. 3. Ky kufizim i shumës së shpërblimit, nuk vlen në qoftë se organizatori e ka shkaktuar dëmin me dashje ose nga pakujdesia ekstreme. KREU 3 DETYRIMET E UDHËTARIT
  93. 892

    AI-assisted research summary: The traveller must pay the agreed travel price to the travel organiser at the agreed time, or as otherwise practised.

    Neni 892 Pagimi i çmimit Udhëtari ka për detyrë që organizatorit të udhëtimit t'i paguajë çmimin e kontraktuar për udhëtimin në kohën, sikundër është kontraktuar, respektivisht siç praktikohet.
  94. 893

    AI-assisted research summary: The traveler must provide the organizer, on request and in time, with all information and documents needed for the trip.

    Neni 893 Detyrimi i dhënies të të dhënave Udhëtari ka për detyrë që me kërkesën e organizatorit, t'i japë në kohën e duhur të gjitha të dhënat e nevojshme për organizimin e udhëtimit, e sidomos për marrjen e biletave të udhëtimit, rëzervimin e strehimit, si dhe dokumentet e nevojshme për kalimin e kufirit.
  95. 894

    AI-assisted research summary: The traveler must ensure that they, their documents, and their baggage meet the required border, customs, sanitary, monetary, and other administrative rules.

    Neni 894 Përmbushja e kushteve të parashikuara me dispozita Udhëtari ka për detyrë të kujdeset që ai personalisht, dokumentet e tij dhe bagazhi i tij t'i përmbushin kushtet e parashikuara me dispozitat kufitare, doganore, sanitare, monetare dhe me dispozitat e tjera administrative.
  96. 895

    AI-assisted research summary: A traveler is responsible for damage caused to the trip organizer if the traveler fails to perform obligations arising from the contract and this law.

    Neni 895 Përgjegjësia e udhëtarit për dëmin e shkaktuar Udhëtari përgjigjet për dëmin që i shkakton organizatorit të udhëtimit nga moskryerja e detyrimeve që rezultojnë për të nga kontrata dhe nga dispozitat e këtij ligji. KREU 4 TË DREJTAT DHE DETYRIMET E VEÇANTA TË PALËVE KONTRAKTUESE
  97. 896

    AI-assisted research summary: Unless the contract says otherwise, a traveler may replace themselves with another person to use the booked travel services if that person meets the trip’s special conditions and the traveler pays the organizer’s substitution costs.

    Neni 896 Zëvendësimi i udhëtarit me ndonjë person tjetër Në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe, udhëtari mund të caktojë personin tjetër që në vend të tij t'i shfrytëzojë shërbimet e kontraktuara me konditë që ky person t'i plotësojë kushtet e veçanta të parashikuara për udhëtimin e caktuar dhe që udhëtari t'i shpërblejë organizatorit të udhëtimit shpenzimet e shkaktuara nga zëvendësimi. 191
  98. 897

    AI-assisted research summary: Travel organizers may raise the agreed price only in limited cases, and they must refund any price reduction to the traveler.

    Neni 897 Rritja dhe ulja e çmimit të kontraktuar 1. Organizatori i udhëtimit mund të kërkojë rritjen e çmimit të kontraktuar vetëm në qoftë se pas lidhjes së kontratës kanë ndodhur ndryshime, në kursin e këmbimit të valutës apo ndryshime në tarifat e transportuesve të cilat ndikojnë në çmimin e udhëtimit. Nëse ndryshimet e tilla kanë ndikuar në uljen e çmimit të udhëtimit, atëherë organizatori i udhëtimit duhet të kthej diferencën në çmimit tek udhëtari. 2. Organizatori i udhëtimit mund ta përdori të drejtën e rritjes së çmimit të kontraktuar ose detyrohet të pranojë uljen e çmimit të përcaktuar në paragrafin e mësipërm, nëse ndryshimi i çmimit pas lidhjes së kontratës dhe metoda e llogaritjes së ndryshimit janë të parapara në vërtetimin e udhëtimit. Çmimi i udhëtimit mund të rritet vetëm deri në njëzet ditë para fillimit të udhëtimit. 3. Nëse rritja e çmimit të kontraktuar kalon shumën prej dhjetë përqind (10%), udhëtari mund të tërhiqet nga kontrata pa pasur detyrim për shpërblimin e dëmit. 4. Në rastin e tillë udhëtari ka të drejtën që t’i kthehet shuma që i ka paguar organizatorit të udhëtimit.
  99. 898

    AI-assisted research summary: The traveler may withdraw from the contract at any time, fully or partly. Depending on when and why the withdrawal happens, the travel organizer may keep only administrative expenses, claim a proportionate percentage of the contract price, or in some cases claim the full travel price.

    Neni 898 E drejta e udhëtarit për të hequr dorë nga kontrata 1. Udhëtari në çdo moment mund të heqë dorë nga kontrata, plotësisht ose pjesërisht. 2. Ne qoftë se udhëtari para fillimit të udhëtimit heq dorë nga kontrata në një afat të arsyeshme që caktohet duke marrë parasysh llojin e aranzhmanit (heqja dorë në kohën e duhur), organizatori i udhëtimit ka të drejtë vetëm në shpërblimin e shpenzimeve administrative. 3. Në rast të heqjes dorë jo në kohën e duhur nga kontrata, organizatori i udhëtimit mund të kërkojë nga udhëtari shpërblimin në përqindje të caktuar të çmimit të kontraktuar, që përcaktohet përpjestimisht me kohën që mbetet deri në fillim të udhëtimit dhe që duhet të justifikohet ekonomikisht. 4. Organizatori i udhëtimit ka të drejtë vetëm në shpërblimin e shpenzimeve të bëra në qoftë se udhëtari ka hequr dorë nga kontrata për shkak të rrethanave që nuk ka mundur t'i evitojë ose t'i shmangë dhe që, po të ekzistojnë në kohën e lidhjes së kontratës, do të përbënin shkak të bazuar që kontrata të mos lidhet, si dhe në rastin kur udhëtari e ka siguruar zëvendësimin përkatës apo zëvendësimin e ka gjetur vetë organizatori. 5. Në qoftë se udhëtari heq dorë nga kontrata pas fillimit të udhëtimit, kurse shkak për këtë nuk janë rrethanat nga paragrafi paraprak i këtij neni, organizatori ka të drejtë në shumën e plotë të çmimit të kontraktuar të udhëtimit.
  100. 899

    AI-assisted research summary: The travel organizer may withdraw from the contract in certain cases and, if withdrawal happens before performance starts, must refund everything received from the traveler.

    Neni 899 E drejta e organizatorit të udhëtimit për të hequr dorë nga kontrata 1. Organizatori i udhëtimit mund të heqë dorë nga kontrata, plotësisht ose pjesërisht, pa detyrimin e shpërblimit të dëmit, në qoftë se përpara ose gjatë kohës së zbatimit të kontratës lindin rrethana të jashtëzakonshme që nuk kanë mundur të parashikohen dhe as të shmangen ose të mënjanohen e që po të ekzistonin në kohën e lidhjes së kontratës, do të përbënin shkak të bazuar për organizatorin e udhëtimit që të mos e lidhë kontratën. 2. Organizatori i udhëtimit mund të heq dorë nga kontrata pa detyrimin e shpërblimit të dëmit edhe kur numri minimal i udhëtarëve i parashikuar në vërtetimin mbi udhëtimin nuk është grumbulluar me konditë që për ketë rrethanë udhëtari të jetë njoftuar brenda afatit të caktuar që nuk mund të jetë më i shkurtër se pesë ditë para ditës kur udhëtimi është dashur të fillonte. 192 3. Në rastin e heqjes dorë nga kontrata para zbatimit të saj, organizatori duhet të kthejë në tërësi atë që ka marrë nga udhëtari. 4. Në qoftë se organizatori ka hequr dorë nga kontrata gjatë kohës së zbatimit të saj ka të drejtë të marrë shpërblim të drejtë për shërbimet e realizuara të kontraktuara, kurse ka për detyrë të marrë të gjitha masat e domosdoshme për ruajtjen e interesave të udhëtarit.
  101. 900

    AI-assisted research summary: Ndryshimet në programin e udhëtimit lejohen vetëm në rrethana të jashtëzakonshme; përndryshe, organizatori mban kostot ose kthen shumën e marrë, sipas rastit.

    Neni 900 Ndryshimet në programin e udhëtimit 1. Ndryshimet në programin e udhëtimit mund të behën vetëm në qoftë se janë shkaktuar nga rrethanat e jashtëzakonshme që organizatori i udhëtimit nuk ka mundur t'i parashikojë t'i shmangë ose t'i mënjanojë. 2. Shpenzimet që janë krijuar për shkak të ndryshimit të programit i përballon organizatori i udhëtimit, ndërsa pakësimi i shpenzimeve shkon në dobi të udhëtarit. 3. Zëvendësimi i strehimit të kontraktuar mund të bëhet vetëm me përdorimin e objektit të së njëjtës kategori, apo në ngarkim të organizatorit me përdorimin e objektit të kategorisë më të lartë dhe në vendin e kontraktuar të strehimit. 4. Në qoftë se në programin e udhëtimit janë bërë ndryshime esenciale pa ndonjë shkak të arsyeshëm organizatori i udhëtimit duhet të kthejë tërësisht atë që ka marrë nga udhëtari i cili për këtë arsye ka hequr dorë nga udhëtimi. 5. Në qoftë se janë bërë ndryshime esenciale në programin gjatë kohës së zbatimit të kontratës, udhëtari në rast të heqjes dorë përballon vetëm shpenzimet efektive të shërbimeve të realizuara. PJESA XXII KONTRATA NDËRMJETËSUESE PËR UDHËTIMIN
  102. 901

    AI-assisted research summary: An intermediary travel contract requires the intermediary to conclude travel or related service contracts for the traveler, and the traveler must pay the remuneration.

    Neni 901 Nocioni Me kontratën ndërmjetësuese për udhëtimin, ndërmjetësuesi detyrohet që në emër dhe për llogari të udhëtarit, të lidhë qoftë kontratën për organizimin e udhëtimit qoftë edhe kontratën për kryerjen e një ose të disa shërbimeve të veçanta, që bëjnë të mundur realizimin e ndonjë udhëtimi ose qëndrimin, kurse udhëtari detyrohet të paguajë për këtë shpërblim.
  103. 902

    AI-assisted research summary: A travel intermediary must issue a travel confirmation when arranging travel contracts, and the confirmation must include specified details.

    Neni 902 Detyrimi i dhënies së vërtetimit 1. Kur me kontratën ndërmjetësuese për udhëtimin merret përsipër detyrimi i lidhjes së kontratës për organizimin e udhëtimit, ndërmjetësuesi ka për detyrë që me rastin e kontraktimit të lëshojë vërtetimin për udhëtimin, që përpos të dhënave të cilat kanë të bëjnë me vet udhëtimin, shenjën dhe adresën e organizatorit të udhëtimit, duhet të përmbajë shenjën dhe adresën e ndërmjetësuesit, si dhe të dhënat që tregojnë se ai paraqitet në këtë status. 2. Në qoftë se në vërtetimin për udhëtimin nuk e shënon statusin e ndërmjetësuesit, ndërmjetësuesi në organizimin e udhëtimit konsiderohet si organizator i udhëtimit. 3. Në rastin kur kontrata ndërmjetësuese për udhëtimin ka të bëjë me lidhjen e kontratës për ndonjë shërbim të veçantë, ndërmjetësuesi ka për detyrë të lëshojë vërtetimin që ka të bëjë me këtë shërbim duke theksuar shumën që paguhet për këtë shërbim. 193
  104. 903

    AI-assisted research summary: The intermediary must follow the traveler’s timely instructions if they fit the contract, the intermediary’s normal business, and other travelers’ interests.

    Neni 903 Veprimi sipas udhëzimeve të udhëtarit 1. Ndërmjetësuesi ka për detyrë të veprojë sipas udhëzimeve që ia ka dhënë në kohë udhëtari, në qoftë se ato janë në pajtim me kontratën, me ushtrimin e veprimtarisë së rëndomtë të ndërmjetësuesit dhe me interesat e udhëtarëve tjerë. 2. Në qoftë se udhëtari nuk jep udhëzime të nevojshme, ndërmjetësuesi ka për detyrë të punojë sipas mënyrës që në rrethanat konkrete është më e përshtatshme për udhëtarin.
  105. 904

    AI-assisted research summary: The intermediary must conscientiously choose the third person who will perform the contract services.

    Neni 904 Zgjedhja e personave të tretë Ndërmjetësuesi është i detyruar që me ndërgjegje ta zgjedhë personin e tretë, i cili duhet t’i kryejë shërbimet e parapara me kontratë dhe i përgjigjet udhëtarit për zgjedhjen e tyre.
  106. 905

    AI-assisted research summary: Rules in this law about travel-organization contracts also apply, as appropriate, to intermediary travel contracts unless this part says otherwise.

    Neni 905 Zbatimi përkatës i dispozitave të kontratës për organizimin e udhëtimit Dispozitat e këtij ligji që kanë të bëjnë me kontratën për organizimin e udhëtimit, zbatohen përshtatshmërisht për kontratën ndërmjetësuese për udhëtimin, në qoftë se me dispozitat e kësaj pjese nuk është caktuar ndryshe. PJESA XXIII KONTRATA PËR ANGAZHIMIN E KAPACITETEVE TË HOTELIERISË (KONTRATA PËR ALOTMANIN) KREU 1 DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
  107. 906

    AI-assisted research summary: A hotelier under an allotment contract must provide specified hotel capacity and services, while the travel agency must try to perform, notify if it cannot, and pay for services used.

    Neni 906 Nocioni 1. Me kontratën për alotmanin detyrohet hotelieri që gjatë kohës së caktuar t’i vë në dispozicion agjencisë turistike një numër shtretërish të caktuar në objektin e caktuar, t’u japë shërbime hoteliere personave që i dërgon agjencia dhe t’i paguajë provizion të caktuar, kurse kjo detyrohet që të përpiqet t’i plotësojë, përkatësisht të njoftojë brenda afateve të caktuara se kjo nuk është e mundur, si dhe të paguajë çmimin e shërbimeve të bëra në qoftë se ka shfrytëzuar angazhimin e kapaciteteve të hotelit. 2. Në qoftë se me kontratë nuk është caktuar ndryshe, konsiderohet se kapacitetet e strehimit të hotelierisë janë vënë në dispozicion për një (1) vit.
  108. 907

    AI-assisted research summary: The contract for allotman must be made in writing.

    Neni 907 Forma e kontratës Kontrata për alotmanin duhet të lidhet në formën me shkrim. 194 KREU 2 DETYRIMET E AGJENCISË TURISTIKE
  109. 908

    AI-assisted research summary: Agjencia turistike duhet ta njoftojë hotelierin për mbushjen e kapaciteteve dhe, nëse nuk i plotëson të gjitha rezervimet, t’i dërgojë listën e mysafirëve dhe një afat.

    Neni 908 Detyrimet e njoftimit 1. Agjencia turistike ka për detyrë ta njoftojë hotelierin për procesin e mbushjes së kapaciteteve të strehimit. 2. Në qoftë se nuk ka mundësi t’i plotësojë të gjitha kapacitetet e rezervuara të strehimit, agjencia turistike ka për detyrë që brenda afateve të kontraktuara ose të rëndomta ta njoftojë hotelierin për këtë dhe t’i dërgojë listën e mysafirëve dhe në njoftim të caktojë afatin, deri te i cili hotelieri mund të disponojë lirisht me kapacitetet e rezervuara. 3. Kapacitetet e hotelierisë që në listën e mysafirëve nuk janë theksuar si të plotësuara, konsiderohen të lira, që nga dita e marrjes së kësaj liste nga ana e hotelit për periudhën me të cilën ka të bëjë lista. 4. Pasi të ketë kaluar ky afat, agjencia turistike fiton përsëri të drejtën e plotësimit të kapaciteteve të rezervuara të strehimit.
  110. 909

    AI-assisted research summary: A travel agency must not charge people it sends to a hospitality establishment more than the prices set in the allotment contract or hotel price list.

    Neni 909 Detyrimi i respektimit të çmimeve të kontraktuara Agjencia turistike nuk mund t’u llogarisë personave që i dërgon në objektin e hotelierisë çmime më të larta për shërbimet e hotelierisë nga ato që janë parashikuar me kontratën mbi alotmanin ose me listën e çmimeve të hotelerisë.
  111. 910

    AI-assisted research summary: By default, the tourist agency must pay the hotelier for hospitality services after the services are completed, unless the contract says otherwise. The hotelier also has the right to ask for relevant advance payments.

    Neni 910 Detyrimi i pagimit të shërbimeve të hotelierisë 1. Në qoftë se me kontratë nuk është caktuar ndryshe, çmimin e shërbimeve të dhëna të hotelierisë ia paguan hotelierit agjencia turistike pas kryerjes së shërbimeve. 2. Hotelieri ka të drejtë të kërkojë pagimin e paradhënieve përkatëse.
  112. 911

    AI-assisted research summary: A tourism agency must give a special written document to people it sends under an allotment contract.

    Neni 911 Detyrimi i dhënies së dokumentit të veçantë me shkrim 1. Agjencia turistike ka për detyrë që personave të cilët i dërgon në bazë të kontratës për alotmanin t’u japë dokumentin e veçantë me shkrim. 2. Dokumenti i veçantë me shkrim është në emër ose në grupin e caktuar, është i pabartshëm dhe përmban urdhërin drejtuar hotelierit që t’i japë shërbimet të cilat janë theksuar në të. 3. Dokumenti i veçantë me shkrim shërben si provë se personi është klient i agjencisë turistike që ka lidhur kontratën me hotelierin për alotmanin. 4. Në bazë të dokumentit të veçantë me shkrim bëhet përllogaritja e kërkesave reciproke midis agjencisë turistike dh hotelierit. 195 KREU 3 DETYRIMET E HOTELIERIT
  113. 912

    AI-assisted research summary: Hotelieri must use the contracted beds within the set deadline and provide the services specified in the written document to persons sent by the tourist agency. Hotelieri must not contract the reserved capacity with another tourist agency.

    Neni 912 Detyrimi i vënies në përdorim të kapaciteteve strehimi të kontraktuara 1. Hotelieri merr përsipër detyrimin definitiv dhe të parevokueshëm që brenda afatit të caktuar të vejë në përdorim numrin e kontraktuar të shtretërve dhe t’u japë personave që i dërgon agjencia turistike shërbime të theksuara në dokumentin e veçantë me shkrim. 2. Hotelieri nuk mund të kontraktojë me agjencinë tjetër turistike angazhimin e kapaciteteve që janë rezervuar në bazë të kontratës mbi alotmanin.
  114. 913

    AI-assisted research summary: Hoteliers must offer the same services to customers sent by a tourism agency as to customers with direct hotel-service contracts.

    Neni 913 Detyrimi për trajtim të barabartë Hotelieri duhet t’u ofron shërbime të njëjta personave që dërgohen nga agjencia e turizmit, sikurse personave me të cilët ka lidhur kontratë direkte mbi shërbimet e hotelierisë.
  115. 914

    AI-assisted research summary: A hotelier may not change contracted service prices without giving the tourist agency at least six months’ notice, except when exchange-rate changes affect the contracted price.

    Neni 914 Detyrimi i hotelierit që të mos i ndryshojë çmimet e shërbimeve 1. Hotelieri nuk mund t’i ndryshojë çmimet e kontraktuara, në qoftë se për të nuk e njofton agjencinë turistike të paktën gjashtë muaj përpara, përveç në rastin e ndryshimit të kursit të këmbimit të valutave që ndikojnë në çmimin e kontraktuar. 2. Çmimet e reja mund të zbatohen pasi të ketë kaluar një muaj nga dërgimi i tyre agjencisë turistike. 3. Çmimet e reja nuk do të zbatohen ndaj shërbimeve për të cilat është dërguar lista e klientëve. 4. Sidoqoftë, ndryshimet e çmimit nuk kanë efekt ndaj rezervimit që e ka konfirmuar hotelieri.
  116. 915

    AI-assisted research summary: Hoteliers must pay a commission to the tourist agency for turnover achieved under the allotment contract.

    Neni 915 Detyrimi i pagimit të provizionit 1. Hotelieri ka për detyrë që agjencisë turistike t’i paguajë provizionin për qarkullimin e realizuar në bazë të kontratës për alotmanin. 2. Provizioni caktohet në përqindje prej çmimit të shërbimeve hoteliere të kryera. 3. Në qoftë se përqindja e provizionit nuk është caktuar me kontratë, agjencisë turistike i takon provizioni i caktuar me kushtet e përgjithshme të ushtrimit të veprimtarisë së agjencisë turistike, ose në qoftë se këto nuk ekzistojnë sipas praktikës afariste. KREU 4 E DREJTA E AGJENCISË TURISTIKE PËR TË HEQUR DORË NGA KONTRATA
  117. 916

    AI-assisted research summary: A tourism agency may temporarily give up using committed lodging capacity, and it may fully withdraw from the contract without damages if it sends the notice within the contract period.

    Neni 916 E drejta për të hequr dorë nga kapacitetet e angazhuara të strehimit 1. Agjencia turistike mund të heqë dorë përkohësisht nga shfrytëzimi i kapaciteteve të angazhuara të strehimit dhe me këtë të mos e zgjidhë kontratën për alotmanin dhe as të krijojë për vete detyrimin e 196 shpërblimit të dëmit hotelierit, në qoftë se në afatin e kontraktuar dërgon njoftimin për heqjen dorë nga shfrytëzimi. 2. Në qoftë se afati i njoftimit mbi heqjen dorë nuk është caktuar me kontratë, përcaktohen në bazë të dokeve afariste në hotelieri. 3. Kur njoftimi mbi heqjen dorë nuk është dërguar në afatin e parashikuar, hotelieri ka të drejtë në shpërblimin e dëmit. 4. Agjensia turistike mund të heqë dorë nga kontrata tërësisht pa detyrimin e shpërblimit të dëmit në qoftë se njoftimin mbi heqjen dorë e dërgon brenda afatit të kontraktuar.
  118. 917

    AI-assisted research summary: A tourist agency may be contractually required to fill committed hotel capacity; if it does not, it must pay the hotelier for each unused bed and each day, and it cannot terminate the contract partly or fully by timely notice.

    Neni 917 Detyrimi i agjencisë turistike për t’i plotësuar kapacitetet e angazhuara 1. Me kontratën për alotmanin mund të parashihet detyrimi i veçantë i agjensisë turistike për t’i plotësuar kapacitetet e angazhuara të hotelierisë. 2. Në qoftë se në këtë rast nuk i plotëson kapacitetet e angazhuara të hotelierësë, agjencia turistike ka për detyrë t’i paguajë hotelierit shpërblimin për çdo shtrat të pashfrytëzuar dhe për çdo ditë. 3. Agjencia turistike atëherë nuk ka të drejtë që me anë të njoftimit të bërë në kohën e duhur ta denoncojë kontratën pjesërisht ose tërësisht. PJESA XXIV KONTRATA PËR SIGURIMIN KREU 1 DISPOZITAT E PËRBASHKËTA PËR SIGURIMIN E PASURISË DHE SIGURIMIN E PERSONAVE NËNKREU 1 DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
  119. 918

    AI-assisted research summary: An insurance contract requires the policyholder to pay a fixed sum to the insurer, and the insurer must pay compensation or the agreed sum, or do something else, if the insured event occurs.

    Neni 918 Nocioni Me kontratën për sigurimin detyrohet kontraktuesi i sigurimit që mbi parimet e reciprocitetit dhe solidaritetit të paguajë një shumë të caktuar shoqërisë së sigurimit (siguruesi), kurse shoqëria detyrohet që, nëse ndodh ngjarja që paraqet rastin e siguruar, t’i paguajë siguruesit apo ndonjë personi të tretë shpërblimin, përkatësisht shumën e kontraktuar ose të kryejë diçka tjetër.
  120. 919

    AI-assisted research summary: An insured event must be future, uncertain, and independent of the parties’ exclusive will. An insurance contract is void if the insured event has already happened, is already forming, is certain to happen, or can no longer happen; a special rule applies to cover periods before the contract is signed.

    Neni 919 Rasti i siguruar 1. Ngjarja,duke marrë parasysh se për cilën kontraktohet sigurimi (rasti i siguruar) duhet të jetë i ardhshëm, e pasigurt dhe e pavarur nga vullneti ekskluziv i kontraktuesve. 197 2. Kontrata e sigurimit është e pavlefshme, në qoftë se në momentin e lidhjes së saj ka ndodhur rasti i siguruar, apo në qoftë se ky ka qenë në krijim e sipër, apo ka qenë e sigurt se do të vijë, ose po qe se që atëherë ka pushuar mundësia që ai të ndodhë. 3. Në qoftë se është kontraktuar, se me sigurimin do të përfshihet periudha e caktuar që vjen para lidhjes së kontratës, kontrata do të jetë nule vetëm në qoftë se në momentin e lidhjes së saj pala e interesuar e ka ditur se rasti i siguruar ka ndodhur, përkatësisht se që atëherë është shuar mundësia që ai të ndodhë.
  121. 920

    AI-assisted research summary: This article says the provisions in this part do not apply to marine insurance, other insurance governed by marine-insurance rules, claims insurance, or reinsurance.

    Neni 920 Përjashtimi i disa sigurimeve 1. Dispozitat e kësaj pjese nuk do të zbatohen në sigurimet e lundrimit, si dhe në sigurimet të tjera për të cilat zbatohen rregullat e sigurimit për lundrimin. 2. Dispozitat e përmendura nuk do të zbatohen as në sigurimin e kërkesave, as në marrëdhëniet e risigurimit.
  122. 921

    AI-assisted research summary: A contract may only derogate from part of this section where the provision expressly allows it or where it gives the contracting parties freedom to act as they wish.

    Neni 921 Shmangia nga dispozitat e kësaj pjese 1. Me kontratë mund të shmanget vetëm nga ato dispozita të kësaj pjese, në të cilat kjo shmangie është lejuar shprehimisht, si dhe ato që u ofrojnë kontraktuesve mundësinë që të veprojnë siç dëshirojnë. 2. Shmangia nga dispozitat e tjera, po qe se nuk është e ndaluar me këtë ose me ndonjë ligj tjetër, lejohet vetëm në qoftë se është në interesin e padyshimtë të të siguruarve. NËNKREU 2 LIDHJA E KONTRATËS
  123. 922

    AI-assisted research summary: An insurance contract is formed when the policy or cover note is signed, and a written offer can bind the offeror for 8 days, or 30 days if a medical exam is needed.

    Neni 922 Kur është e lidhur kontrata 1. Kontrata për sigurimin është e lidhur kur kontraktuesit nënshkruajnë polisën e sigurimit ose listën e mbulesës. 2. Oferta me shkrim që i është bërë të siguruarit për lidhjen e kontratës për sigurimin detyron ofertuesin, në qoftë se ky nuk ka caktuar ndonjë afat më të shkurtër, për një kohë prej tetë ditësh nga data kur oferta t’i ketë arritur siguruesit, e në qoftë se nevojitet kontrolli mjekësor, atëherë për një kohë prej tridhjetë ditësh. 3. Në qoftë se siguruesi në këtë afat refuzon ofertën e cila nuk largohet nga kushtet në të cilat ai ushtron sigurimin e propozuar, do të konsiderohet se e ka pranuar ofertën dhe se kontrata është lidhur. 4. Në këtë rast kontrata quhet e lidhur kur oferta t’i ketë arritur siguruesit.
  124. 923

    AI-assisted research summary: This article says what information a policy must contain, when a cover note can temporarily replace a policy, and what the insurer must do if policy conditions are not printed in the policy.

    Neni 923 Polica dhe lista e mbulesës 1. Në policë duhet të shkruhen palët kontraktuese, sendi i siguruar, respektivisht personi i siguruar, rreziku i përfshirë nga sigurimi, kohëzgjatja e sigurimit dhe periudha e depozitës, shuma e sigurimit ose se sigurimi është i pakufizuar, premia ose kontributi, data e dhënies së policës dhe nënshkrimet e palëve kontraktuese. 198 2. Lista e mbulesës në të cilën është përshkruar pjesa esenciale e kontratës mundet të zëvendësojë përkohësisht policën e sigurimit. 3. Në qoftë se kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të sigurimit nuk janë të shtypura në vet policën, siguruesi është i detyruar ta paralajmërojë kontraktuesin e sigurimit se kushtet e tilla janë pjesë përbërëse të kontratës dhe t’i dorëzojë tekstin e tyre. 4. Zbatimi i detyrimeve nga paragrafi paraprak duhet të konstatohet në policë. 5. Në rastin e mospajtimit të ndonjë dispozite të kushteve të përgjithshme ose të veçanta dhe të ndonjë dispozite të policës do të aplikohet dispozita e policës, e në rastin e mospajtimit të ndonjë dispozite të shtypur në policë e të ndonjë dispozite të saj të dorëshkrimit, do të vihet në zbatim kjo e fundit. 6. Sipas marrëveshjes së kontraktuesve, polica mund të mbajë emrin e caktuar, të jetë sipas urdhërit ose sipas prurësit.
  125. 924

    AI-assisted research summary: Insurance conditions may provide cases where the insurance contract is created by paying the premium itself, even without a policy.

    Neni 924 Sigurimi pa polisë Me kushtet e sigurimit mund të parashikohen rastet nën të cilat marrëdhënia kontraktuese nga sigurimi krijohet nga vetë pagimi i premisë.
  126. 925

    AI-assisted research summary: If someone makes an insurance contract in another person's name without authorization, they are liable to the insurer until the named person approves it.

    Neni 925 Lidhja e kontratës në emër të tjetrit pa autorizim 1. Kush lidh kontratën e sigurimit në emër të tjetrit pa autorizim të tij i përgjigjet siguruesit për detyrimet nga kontrata, gjersa ky në emër të të cilit është lidhur kontrata të mos e miratojë. 2. I interesuari mund të lejojë kontratën edhe pasi të ketë ndodhur rasti i siguruar. 3. Në qoftë se pëlqimi është refuzuar, kontraktuesi i sigurimit ka borxh preminë për periudhën e sigurimit në të cilën siguruesi është njoftuar për refuzimin e pëlqimit. 4. Punëdrejtuesi pa porosi, i cili e ka njoftuar siguruesin se paraqitet pa autorizim në emër dhe për llogari të tjetrit nuk përgjigjet për detyrimet nga sigurimi.
  127. 926

    AI-assisted research summary: In insurance taken out for another person’s account, the policyholder must handle premium and contract obligations, cannot exercise insurance rights without consent, and has a priority and direct claim for reimbursed premiums and contract costs.

    Neni 926 Sigurimi për llogari të huaj ose për llogari të të cilit i përket 1. Në rastin e sigurimit për llogari të huaj ose për llogari të të cilit i përket, detyrimet e pagimit të premisë dhe detyrimet e tjera nga kontrata ka për detyrë t’i zbatojë kontraktuesi i sigurimit, por ky nuk mund të ushtrojë të drejtat nga sigurimi as edhe kur mban polisën pa pëlqimin e personit, interesi i të cilit është siguruar dhe të cilit ato i përkasin. 2. Kontraktuesi i sigurimit nuk ka për detyrë t’i dorëzojë polisën personit të interesuar gjersa të mos i shpërblehen premitë që i ka paguar siguruesit, si dhe shpenzimet e kontratës. 3. Kontraktuesi i sigurimit ka të drejtë arkëtimi prioritar të këtyre kërkesave nga shpërblimi që është borxh, si dhe të drejtën për të kërkuar pagimin e tyre të drejtpërdrejt nga siguruesi. 4. Siguruesi mund t’i paraqesë secilit shfrytëzues të sigurimit për llogarinë e huaj të gjitha kundërshtimet, të cilat në bazë të kontratës i ka ndaj kontraktuesit të sigurimit. 199
  128. 927

    AI-assisted research summary: If an insurer authorizes a representative but does not set the scope of that authority, the representative may act for the insurer in the listed insurance matters.

    Neni 927 Përfaqësuesi i sigurimit 1. Kur siguruesi autorizon ndokënd që ta përfaqësojë, ndërsa nuk cakton vëllimin e autorizimeve të tij, përfaqësuesi është i autorizuar që në emër dhe për llogari të siguruesit të lidhë kontrata për sigurimin, të kontraktojë ndryshimet e kontratës ose zgjatjen e afatit të tyre, të lëshojë polisë sigurimi, të arkëtojë premitë dhe të pranojë deklarata të drejtuara siguruesit. 2. Në qoftë se siguruesi i ka kufizuar autorizimet e përfaqësuesit të vet, ndërsa kjo për kontraktuesin e sigurimit nuk ka qenë e njohur, konsiderohet sikur këto kufizime të mos kenë ekzistuar. NËNKREU 3 DETYRIMI I SIGURUESIT, PËRKATËSISHT I KONTRAKTUESVE TË SIGURIMIT I. LAJMËRIMI I RRETHANAVE TË RËNDËSISHME PËR VLERËSIMIN E RREZIKUT
  129. 928

    AI-assisted research summary: The insurance contract party must notify the insurer of all important circumstances relevant to risk assessment when concluding the contract.

    Neni 928 Detyra e lajmërimit Kontraktuesi i sigurimit ka për detyrë t’i lajmërojë siguruesit kur lidhë kontratën të gjitha rrethanat e rëndësishme të cilat janë të rëndësishme për vlerësimin e rrezikut, të cilat i janë të njohura ose nuk kanë mundur të mbeten të panjohura.
  130. 929

    AI-assisted research summary: Nëse kontraktuesi i sigurimit jep me dashje njoftim të pasaktë ose fsheh me dashje një rrethanë të rëndësishme, siguruesi mund të kërkojë anulimin e kontratës.

    Neni 929 Lajmërimi i pasaktë i bërë me dashje ose lënia në heshtje 1. Në qoftë se kontraktuesi i sigurimit ka bërë me dashje lajmërimin e pasaktë ose me dashje e ka lënë në heshtje ndonjë rrethanë të një karakteri të tillë, sa që siguruesi nuk do të lidhte kontratën po të kishte ditur për gjendjen e vërtetë, siguruesi mund të kërkojë anulimin e kontratës. 2. Në rastin e zgjidhjes të kontratës për shkaqe të cekura në paragrafin paraprak, siguruesi mban për vete premitë e arkëtuara dhe ka të drejtë të kërkojë pagimin e premisë për periudhën e sigurimit në të cilën ka kërkuar anulimin e kontratës. 3. Siguruesi duhet të paraqesë padi për anulimin e kontratës mbi sigurimin në afat prej tre muajsh nga koha kur ka marrë njohuri për pasaktësinë e lajmërimit ose të lënies në heshtje.
  131. 930

    AI-assisted research summary: If the policyholder made an unintentional incorrect or incomplete notice, the insurer may terminate the contract or propose a higher premium within one month of learning of it.

    Neni 930 Pasaktësia e paparamenduar ose lajmërimi jo i plotë 1. Në qoftë se kontraktuesi i sigurimit ka bërë lajmërim të pasaktë ose ka bërë lëshim të jap njoftim që ka për detyrë, ndërsa këtë nuk e ka bërë me dashje, siguruesi mundet sipas dëshirës së vet brenda një muaji nga data kur të ketë mësuar për pasaktësinë ose për lajmërimin jo të plotë të lajmërimit, të deklarojë se e zgjidhë kontratën ose të propozojë shtimin e premisë në përpjesëtim me rrezikun më të madh. 2. Kontrata në këtë rast shuhet pasi të kenë kaluar katërmbëdhjetë (14) ditë që kur siguruesi t’ia ketë komunikuar deklaratën e vet mbi zgjidhjen kontraktuesit të sigurimit, e në rastin e propozimit të siguruesit që premia të shtohet, zgjidhja shkaktohet sipas ligjit, në qoftë se kontraktuesi i sigurimit nuk e aprovon propozimin brenda katërmbëdhjetë ditësh nga koha që kur e ka marrë. 3. Në rastin e zgjidhjes, siguruesi ka për detyrë ta kthejë pjesën e premisë, e cila i përket kohës deri në fund të periudhës së sigurimit. 200 4. Në qoftë se rasti i siguruar ka ndodhur para se të ishte vërtetuar pasaktësia ose lajmërimi jo i plotë, apo pas kësaj, por para zgjidhjes së kontratës, përkatësisht para arritjes së marrëveshjes për shtimin e premisë, shpërblimi zvogëlohet në përpjesëtim ndërmjet shkallëve të premive të paguara dhe shkallës së premive që do të duheshin të paguhen në bazë të rrezikut faktik.
  132. 931

    AI-assisted research summary: The prior rules on incorrect notice or hiding important risk-related facts also apply to certain insurance contracts if the relevant persons knew about the inaccuracy or omission.

    Neni 931 Zgjerimi i fushës së zbatimit të neneve paraprake Dispozitat e neneve paraprake për pasojat e lajmërimit të pasaktë ose të lënies në heshtje të rrethanave me rëndësi për çmuarjen e rrezikut zbatohen edhe në rastet e sigurimit të kontraktuar në emër dhe për llogari të tjetrit, ose në dobi të të tretit, ose për llogari të huaj, ose për llogari të cilës i përket, në qoftë se këta persona kanë ditur për pasaktësinë e lajmërimit ose për lënien në heshtje të rrethanave me rëndësi për çmuarjen e rrezikut.
  133. 932

    AI-assisted research summary: The insurer cannot rely on incorrect or incomplete disclosure in the listed situations.

    Neni 932 Rastet në të cilat siguruesi nuk mund të thirret në pasaktësinë ose lajmërimin jo të plotë 1. Siguruesi, i cili në çastin e lidhjes së kontratës ka ditur ose nuk ka mundur të mos ketë qenë në dijeni për rrethanat që kanë rëndësi për vlerësimin e rrezikut, e të cilat kontraktuesi i sigurimit i ka lajmëruar në mënyrë jo të saktë ose i ka lënë në heshtje, nuk mund të thirret në pasaktësinë e lajmërimit ose lënien në heshtje. 2. E njëjta gjë vlen në rastin kur siguruesi të ketë mësuar për këto rrethana gjatë kohës së sigurimit, e që nuk i ka shfrytëzuar autorizimet ligjore. II. PAGIMI I PREMISË
  134. 933

    AI-assisted research summary: The insurance contractor must pay the premium, and the insurer must accept premium payments from any person with a legal interest in paying it.

    Neni 933 Detyra e pagimit dhe e marrjes së premisë 1. Kontraktuesi i sigurimit ka për detyrë të paguajë preminë e sigurimit, por siguruesi ka për detyrë të pranojë pagimin e premisë prej secilit person që ka interes juridik që ajo të paguhet. 2. Premia paguhet në afatet e kontraktuara, e në qoftë se duhet të paguhet përnjëherë, atëherë paguhet me rastin e lidhjes së kontratës. 3. Vendi i pagimit të premisë është vendi në të cilin kontraktuesi i sigurimit ka selinë ose vendbanimin e vet, në qoftë se në kontratë nuk është caktuar ndonjë vend tjetër.
  135. 934

    AI-assisted research summary: Rregullat pas mospagimit të premisë përcaktojnë kur fillon detyrimi i siguruesit, kur mund të shuhet kontrata, dhe kur siguruesi mund ta denoncojë atë.

    Neni 934 Pasojat e mospagimit të premisë 1. Në qoftë se është kontraktuar që premia të paguhet me rastin e lidhjes së kontratës, detyrimi i siguruesit për të paguar shpërblimin ose shumën e caktuar me kontratë fillon ditën e ardhshme nga data e pagimit të premisë. 2. Në qoftë se është kontraktuar që premia të paguhet pas lidhjes së kontratës, detyrimi i siguruesit për të paguar shpërblimin ose shumën e përcaktuar me kontratë fillon nga data e caktuar me kontratë si ditë e fillimit të sigurimit. 3. Në qoftë se kontraktuesi i sigurimit nuk e paguan preminë që ka arritur për pagesë pas lidhjes së kontratës deri në skadimin e saj, dhe as që e bën këtë ndonjë person i interesuar, kontrata për sigurimin shuhet sipas ligjit, në bazë të drejtës pas skadimit të kohës prej tridhjetë ditësh nga data kur kontraktuesit të sigurimit i është dorëzuar letra e porositur e siguruesit me njoftimin për arritjen për 201 pagesë të premisë, por me kusht që ky afat të mos mund të skadojë para se të kenë kaluar tridhjetë ditë nga data e arritjes për pagesë të premisë. 4. Pas kalimit të afatit kohorë të përcaktuar në paragrafin e tretë të këtij neni, në qoftë se kontraktuesi i sigurimit është në vonesë për të paguar preminë që ka arritur për pagesë pas lidhjes së kontratës, siguruesi mundet të denoncojë kontratën e sigurimit pa paralajmërim, në atë mënyrë që denoncimi i kontratës është efektiv me kalimin e afatit kohorë të përcaktuar në paragrafin e tretë të këtij neni dhe mbarimi i mbulesës së sigurimit në qoftë se kontraktuesit të sigurimit i është dorëzuar letra e porositur e siguruesit me njoftimin për mospagesën e pagesës së arritur dhe se mbulesa e sigurimit do të mbarojë. 5. Në qoftë se kontraktuesi i sigurimit paguan preminë pas afatit të specifikuar në paragrafin 3. të këtij neni, por brenda një (1) viti që kur premia kishte arritur për pagesë, siguruesi do të ketë për detyrim pagimin e shumës së siguruar, gjegjësisht shpërblimin e dëmit në rast të paraqitjes së rastit të siguruar që nga mesnata pasi që premia dhe kamatëvonesa të jetë paguar. 6. Dispozitat e këtij neni nuk zbatohen në sigurimin e jetës apo të shëndetit. III. NJOFTIMI I SIGURIMIT PËR NDRYSHIMET E RREZIKUT
  136. 935

    AI-assisted research summary: Kontraktuesi i sigurimit duhet të njoftojë siguruesin për ndryshime të rëndësishme të rrezikut dhe, në disa raste, brenda 14 ditësh ose menjëherë; siguruesi mund të zgjidhë kontratën ose të propozojë premium të ri në kushte të caktuara.

    Neni 935 Rritja e rrezikut 1. Kontraktuesi i sigurimit ka për detyrë, që kur është fjala për sigurimin e pasurisë, ta njoftojë siguruesin për çdo ndryshim të rrethanës që mund të ketë rëndësi për vlerësimin e rrezikut, e kur është fjala për sigurimin e personave, atëherë vetëm në qoftë se rreziku është shtuar për shkak se personi i siguruar ka ndryshuar profesionin. 2. Ai ka për detyrë ta njoftojë pa vonesë siguruesin për rritjen e rrezikut, në qoftë se rritja e rrezikut ka ndodhur pa veprimin e tij, atëherë ka për detyrë ta njoftojë brenda katërmbëdhjetë (14) ditësh pasi të ketë mësur për këtë. 3. Në qoftë se rritja e rrezikut është aq saqë siguruesi nuk do ta lidhte kontratën po të kishte ekzistuar një gjendje e tillë në momentin e lidhjes së saj, ai mund ta zgjidhë kontratën. 4. Në qoftë se shtimi i rrezikut është aq i madh, sa që siguruesi do ta lidhte kontratën vetëm me ndonjë premi më të madhe, po të kishte ekzistuar një gjendje e tillë në çastin e lidhjes së kontratës, ai mund t’i propozojë kontraktuesit të sigurimit shkallën e re të premisë. 5. Në qoftë se kontraktuesi i sigurimit nuk pranon shkallën e re të premisë brenda katërmbëdhjetë (14) ditësh nga dita e marrjes në dorëzim të propozimit të shkallës së re, kontrata shuhet në bazë të ligjit. 6. Kontrata mbetet në fuqi dhe siguruesi nuk mund t’i shfrytëzojë më autorizimet që t’i propozojë kontraktuesit të sigurimit shkallën e re të premisë ose ta zgjidhë kontratën në qoftë se nuk i shfrytëzon këto autorizime brenda një (1) muaji nga data kur të ketë mësuar në cilëndo mënyrë qoftë për rritjen e rrezikut, apo në qoftë se edhe para skadimit të këtij afati shprehet në ndonjë mënyrë se është i pajtimit me zgjatjen e kontratës (në qoftë se pranon preminë, paguan shpërblimin për rastin e siguruar që ka ndodhur pas kësaj rritje e të ngjashme).
  137. 936

    AI-assisted research summary: If an insured event happens before the insurer is notified of a risk increase, or after notice but before the contract is ended or the premium increase is agreed, the compensation is reduced proportionally.

    Neni 936 Kur rasti i siguruar ndodh në ndërkohë Në qoftë se rasti i siguruar ka ndodhur para se siguruesi të jetë njoftuar për shtimin e rrezikut ose pasi të jetë njoftuar për shtimin e rrezikut, por para se ta ketë zgjidhur kontratën ose të ketë arritur marrëveshjen me kontraktuesin e sigurimit për rritjen e premisë, shpërblimi zvogëlohet në përpjesëtim 202 ndërmjet shkallës së premive të paguara dhe premive që do të duheshin të paguhen sipas rritjes së rrezikut.
  138. 937

    AI-assisted research summary: If risk decreases after the insurance contract is made, the policyholder may ask for a corresponding premium reduction, and may end the contract if the insurer does not agree.

    Neni 937 Zvogëlimi i rrezikut 1. Në rastin kur pas lidhjes së kontratës për sigurimin të ketë ndodhur zvogëlimi i rrezikut, kontraktuesi i sigurimit ka të drejtë të kërkojë zvogëlimin përkatës të premisë, duke llogaritur që nga dita kur për zvogëlimin ta ketë njoftuar siguruesin. 2. Në qoftë se siguruesi nuk është pajtuar me zvogëlimin e premisë, kontraktuesi i sigurimit mund ta zgjidhë kontratën.
  139. 938

    AI-assisted research summary: Kontraktuesi i sigurimit duhet ta njoftojë siguruesin për rastin e sigurimit brenda 3 ditëve nga marrja dijeni, përveç sigurimit të jetës.

    Neni 938 Detyrimi i njoftimit për paraqitjen e rastit të sigurimit 1. Kontraktuesi i sigurimit ka për detyrë, përveç në rastin e sigurimit të jetës ta njoftojë siguruesin për paraqitjen e rastit të sigurimit jo më vonë se tri (3) ditë që kur ai vihet në dijeni për këtë. 2. Në qoftë se nuk e kryen këtë detyrim të vet brenda kohës së caktuar, ai ka për detyrë t’ia shpërblejë siguruesit dëmin, të cilin siguruesi do ta kishte për këtë.
  140. 939

    AI-assisted research summary: Contract clauses that make the insured lose compensation or the insurance amount because they did not meet an obligation after the insured event are null.

    Neni 939 Nuliteti i dispozitave për humbjen e të drejtave Janë nule dispozitat e kontratës që parashikojnë humbjen e të drejtave në shpërblim ose në shumën e sigurimit, në qoftë se i siguruari pas shkaktimit të rastit të siguruar nuk i përmbush ndonjë nga detyrimet e parashikuara ose të kontraktuara. NËNKREU 4 DETYRIMET E SIGURUESIT
  141. 940

    AI-assisted research summary: The insurer must pay the agreed compensation or contract amount after the insured event, within the contract deadline, which cannot exceed 14 days from notice.

    Neni 940 Pagimi i shpërblimit ose i shumës së kontraktuar 1. Kur paraqitet rasti i siguruar, siguruesi ka për detyrë të paguajë shpërblimin ose shumën e caktuar me kontratë në afatin e kontraktuar, i cili nuk mund të jetë më i gjatë se katërmbëdhjetë (14) ditë, duke llogaritur që nga data kur siguruesi të ketë marrë njoftimin se ka ndodhur rasti i siguruar. 2. Mirëpo, në qoftë se për caktimin e ekzistimit të detyrimit të siguruesit ose të shumës së tij nevojitet një kohë, ky afat fillon të rrjedhë nga dita kur është vërtetuar ekzistimi i detyrimit të tij dhe shuma e tij. 3. Në qoftë se shuma e detyrimit të siguruesit nuk vërtetohet brenda afatit të caktuar në paragrafin 1. të këtij neni, siguruesi ka për detyrë, me kërkesën e personit të autorizuar, ta paguajë shumën e pjesës pakontestuese të detyrimit të vet në emër të paradhënies.
  142. 941

    AI-assisted research summary: If the policyholder, insured person, or beneficiary intentionally or fraudulently caused the insured event, the insurer does not have to pay anything, and any contrary contractual term has no legal effect.

    Neni 941 Përjashtimi i përgjegjësisë së siguruesit në rastin e paramendimit dhe të mashtrimit Në qoftë se kontraktuesi i sigurimit, i siguruari ose shfrytëzuesi e ka shkaktuar rastin e siguruar me dashje ose me mashtrim, siguruesi nuk është i detyruar të japë asgjë dhe dispozita e kundërt kontraktuese nuk ka efekt juridik. 203
  143. 942

    AI-assisted research summary: The insurer may raise contract-based objections against the policyholder’s claim or a claim made by another person invoking that policy, and in certain third-party cases may raise only objections made before the insured event.

    Neni 942 Kundërshtimet e siguruesit 1. Kundër kërkesës së prurësit të polisës, si dhe të kërkesës së ndonjë personi tjetër që e invokon atë, siguruesi mund të theksojë të gjitha kundërshtimet që ka lidhur me kontratën ndaj personit me të cilin ka lidhur kontratën mbi sigurimin. 2. Përjashtimisht, kundër kërkesës së personit të tretë në rastin e sigurimit vullnetar nga përgjegjësia dhe të kërkesës së titullarëve të të drejtave të caktuara në sendin e siguruar, e drejtë kjo që ka kaluar në bazë të vetë ligjit në bazë të së drejtës, me asgjësimin ose me dëmtimin e sendit të siguruar në shpërblimin nga sigurimi, siguruesi mund të paraqesë vetëm kundërshtime që janë paraqitur para se të ketë ndodhur rasti i siguruar. NËNKREU 5 KOHËZGJATJA E SIGURIMIT
  144. 943

    AI-assisted research summary: Ky nen rregullon kur hyn në fuqi sigurimi, kur palët mund ta denoncojnë kontratën dhe kur këto rregulla nuk zbatohen.

    Neni 943 Fillimi i efektit të sigurimit 1. Në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe kontrata mbi sigurimin ka efektet e veta duke filluar që nga mesnata e ditës kur është shënuar në policë si ditë e fillimit të kohëzgjatjes së sigurimit e deri në mbarim të ditës së fundit të afatit për të cilin është kontraktuar sigurimi. Kohëzgjatja e sigurimit konsiderohet që nuk është përcaktuar nëse palët nuk e shkëpusin kontratën para kohës së pagimit të premiumit të përcaktuar në kushtet e sigurimit dhe nëse ekziston një kohëzgjatje në kontratën e sigurimit me mundësi të vazhdimit të kontratës edhe për një kohë të njëjtë. 2. Në qoftë se afati i kohëzgjatjes së sigurimit të pasurisë nuk është caktuar me kontratë, secila palë mund të denoncojë kontratën në ditën e arritshmërisë së premisë, duke njoftuar me shkrim palën më së voni tre (3) muaj para arritshmërisë së premisë. 3. Në qoftë se sigurimi është lidhur në afatin më të gjatë se tri (3) vite, pas kalimit të këtij afati secila palë mundet të denoncojë kontratën, duke e lajmëruar palën tjetër me shkrim në periudhën prej tre (3) muajve. 4. Nuk është e mundur që me anë të kontratës të përjashtohet e drejta e palëve për tu tërhequr nga kontrata, ashtu siç është përcaktuar në paragrafët e mëparshëm. 5. Dispozitat e këtij neni nuk zbatohen në sigurimin e jetës apo të shëndetit.
  145. 944

    AI-assisted research summary: If the insurer or the insured party becomes bankrupt, the insurance contract continues in some cases, but termination and expiry rules apply on specific deadlines.

    Neni 944 Ndikimi i falimentimit mbi sigurimin 1. Në rastin e falimentimit të kontraktuesit të sigurimit, sigurimi vazhdon, por secila palë ka të drejtë ta zgjidhë kontratën për sigurimin brenda tre (3) muajsh nga data e hapjes së falimentimit, në të cilin rast masës së falimentimit të kontraktuesve i takon pjesa e premisë së paguar që i përgjigjet kohës së mbetur të sigurimit. 2. Në rastin e falimentimit të siguruesit, kontrata për sigurimin shuhet pasi të kenë kaluar tridhjetë (30) ditë nga data e hapjes së falimentimit. 204 KREU 2 SIGURIMI I PASURISË NËNKREU 1 DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
  146. 945

    AI-assisted research summary: Property insurance may be contracted by a person who has an insurable interest, and insurance rights are available only to persons who had that material interest when the damage occurred.

    Neni 945 Interesi i sigurimit 1. Sigurimi i pasurisë mund të kontraktohet nga secili person që ka interes që të mos ndodhë ndonjë rast i siguruar, sepse përndryshe do të pësonte ndonjë dëm material. 2. Të drejta nga sigurimi mund të kenë vetëm personat të cilët në momentin e shkaktimit të dëmit kanë pasur interes material që rasti i siguruar të mos ndodhë.
  147. 946

    AI-assisted research summary: Property insurance compensation is limited to the damage suffered, and contract terms can set a lower amount or use an agreed value in some cases.

    Neni 946 Qëllimi i sigurimit të pasurisë 1. Me sigurimin e pasurisë sigurohet shpërblimi për dëmin që do të ndodhte në pasurinë e të siguruarit për shkak të paraqitjes së rastit të siguruar. 2. Shuma e shpërblimit nuk mund të jetë më e madhe nga sa është dëmi që ka pësuar i siguruari nga paraqitja e rastit të siguruar. 3. Në sigurimin e të mbjellurave dhe të fruteve e të produkteve të tjera të tokës shuma e dëmit përcaktohet duke marrë parasysh vlerën që do të kishin në kohën e grumbullimit, në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe. 4. Të vlefshme janë dispozitat e kontratës me të cilën shuma e shpërblimit kufizohet në një shumë më të vogël nga sa është shuma e dëmit. 5. Në rastin e vërtetimit të shumës së dëmit merret në konsiderim fitimi i humbur vetëm në qoftë se kjo është kontraktuar. 6. Në qoftë se gjatë së njëjtës periudhë të sigurimit ndodhin disa raste të siguruara njëri pas tjetrit, shpërblimi nga sigurimi për secilin prej tyre caktohet dhe paguhet tërësisht duke marrë parasysh krejt shumën e sigurimit, pa zbritjen e saj për aq sa është shuma e shpërblimeve të mëparshme të paguara në atë periudhë. 7. Në qoftë se me kontratën mbi sigurimin vlera e sendit të siguruar është përcaktuar në marrëveshje, shpërblimi caktohet sipas kësaj vlere, përveç nëse siguruesi provon se vlera e kontraktuar është shumë më e madhe nga sa është vlera efektive dhe në qoftë se për këtë diferencë nuk ekziston ndonjë arsye e bazuar (si për shembull, sigurimi i sendit të përdorur në vlerën e sendit të tillë të ri, ose sigurimi i vlerës subjektive).
  148. 947

    AI-assisted research summary: The insured must take required and necessary steps to prevent an insured event and limit harm if it happens. The insurer must reimburse reasonable mitigation expenses and pay that reimbursement even if it exceeds the insurance sum, but the insurer’s duty is reduced if the insured unjustifiably fails to prevent or salvage.

    Neni 947 Parandalimi i rastit të siguruar dhe shpëtimi 1. I siguruari ka për detyrë të marrë masa të parashikuara, të kontraktuara dhe të gjitha masat e tjera të nevojshme për të parandaluar paraqitjen e rastit të siguruar, e në qoftë se rasti i siguruar shkaktohet, atëherë ka për detyrë të marrë çdo gjë që varet prej tij për të bërë që të kufizohen pasojat e dëmshme të tij. 205 2. Siguruesi ka për detyrë t’i shpërblejë shpenzimet, humbjet si dhe dëmet e tjera të shkaktuara nga orvatja e arsyeshme për të mënjanuar rrezikun e drejtpërdrejtë të shkaktimit të rastit të siguruar, si dhe me tentimin që të kufizohen pasojat e dëmshme të tij edhe atëherë kur këto tentime kanë qenë pa sukses. 3. Siguruesi ka për detyrë ta japë këtë shpërblim, edhe në qoftë se ky së bashku me shpërblimin e dëmit nga rasti i siguruar tejkalon shumën e sigurimit. 4. Në qoftë se i siguruari nuk e përmbush detyrimin e vet të parandalimit të rastit të siguruar ose detyrimin e shpëtimit, ndërsa se për këtë nuk ka justifikim, detyrimi i siguruesit zvogëlohet aq sa është paraqitur dëmi më i madh për shkak të kësaj mospërmbushje.
  149. 948

    AI-assisted research summary: Unless the parties agreed otherwise, the insured may not leave the damaged insured item to the insurer and claim payment of the full insured sum after the insured event.

    Neni 948 Lënia e sendit të dëmtuar që është siguruar Në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe, i siguruari nuk ka të drejtë që pas paraqitjes së rastit të siguruar t’ia lejë siguruesit sendin e siguruar të dëmtuar dhe të kërkojë prej tij pagimin e shumës së plotë të sigurimit.
  150. 949

    AI-assisted research summary: Nëse sendi i siguruar shkatërrohet nga një ngjarje që s’është parashikuar në polisë gjatë periudhës së sigurimit, kontrata mbaron dhe siguruesi duhet të kthejë pjesën e premisë për kohën e mbetur.

    Neni 949 Shkatërrimi i sendit për shkak të ngjarjes që nuk është parashikuar në polisë 1. Në qoftë se sendi i siguruar, ose sendi i lidhur me përdorimin e të cilit është kontraktuar sigurimi nga përgjegjësia, shkatërrohet gjatë periudhës së sigurimit për shkak të ndonjë ngjarjeje që nuk është parashikuar në polisë , kontrata nuk ka më fuqi dhe siguruesi ka për detyrë t’i kthejë kontraktuesit të sigurimit pjesën e premisë në përpjesëtim me kohën e mbetur. 2. Kur një nga disa sende të përfshira me një kontratë shkatërrohet për shkak të ndonjë ngjarje që nuk është parashikuar në polisë , sigurimi mbetet në fuqi edhe më tutje përsa i përket sendeve të tjera kundrejt ndryshimeve të nevojshme për shkak të zvogëlimit të objektit të sigurimit. NËNKREU 2 KUFIZIMI I RREZIQEVE TË SIGURUARA
  151. 950

    AI-assisted research summary: The insurer must cover certain insured losses, except where the insurance contract expressly excludes that duty, and it is not liable for intentional damage by those persons.

    Neni 950 Dëmet e mbuluara nga sigurimi 1. Siguruesi ka për detyrë t’i shpërblejë dëmet e shkaktuara rastësisht ose për faj të kontraktuesit të sigurimit të siguruarit ose të shfrytëzuesit të sigurimit, përveç nëse për dëmin e shkaktuar ky detyrim i tij është përjashtuar shprehimisht me kontratën për sigurimin. 2. Ai nuk përgjigjet për dëmin e shkaktuar me dashje nga këta persona, kështu që është nule dispozita në polisë që do të parashikonte përgjegjësinë e tij edhe në këtë rast. 3. Në qoftë se do të realizohet rasti i siguruar, siguruesi ka për detyrë ta shpërblejë secilin dëm të shkaktuar nga ana e ndonjë personi, për veprimet e të cilit i siguruari përgjigjet mbi cilëndo bazë qoftë, pavarësisht nëse dëmi është shkaktuar ose jo nga pakujdesia ose me dashje.
  152. 951

    AI-assisted research summary: The insurer is not liable for damage to the insured item caused by its defects, unless the contract says otherwise.

    Neni 951 Dëmet e shkaktuara nga të metat e sendit të siguruar Siguruesi nuk përgjigjet për dëmin në sendin e siguruar që rrjedh nga të metat e tij, përveç nëse është kontraktuar ndryshe. 206
  153. 952

    AI-assisted research summary: The insurer does not have to compensate losses caused by war operations or rebellions, unless the contract says otherwise.

    Neni 952 Dëmet e shkaktuara nga operacionet e luftës dhe kryengritjet 1. Siguruesi nuk ka për detyrë t’i shpërblejë dëmet e shkaktuara nga operacionet e luftës ose kryengritjet, përveç nëse është kontraktuar ndryshe. 2. Siguruesi ka për detyrë të provojë se dëmi është shkaktuar nga ndonjë prej këtyre ngjarjeve. NËNKREU 3 MBISIGURIMI DHE KONTRATA ME DISA SIGURUES
  154. 953

    AI-assisted research summary: Në rast mashtrimi gjatë lidhjes së kontratës së sigurimit, pala tjetër mund të kërkojë anulimin e kontratës. Kur shuma e sigurimit është më e madhe se vlera e sendit të siguruar pa pandershmëri, kontrata mbetet në fuqi, shuma ulet dhe premitë zvogëlohen proporcionalisht.

    Neni 953 Mbisigurimi 1. Në qoftë se kur lidhet kontrata njëra palë përdorë mashtrimin dhe në këtë mënyrë kontrakton shumën e sigurimit më të madhe nga sa është vlera efektive e sendit të siguruar, pala tjetër mund të kërkojë anulimin e kontratës. 2. Në qoftë se shuma e kontraktuar e sigurimit është më e madhe nga sa është vlera e sendit të siguruar, ndërsa asnjëra nga palët nuk ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme dhe të pandershme, kontrata mbetet në fuqi, shuma e sigurimit zbritet deri në shumën e vlerës efektive të sendit të siguruar, kurse premitë zvogëlohen përpjesëtimisht. 3. Në të dy rastet siguruesi i ndërgjegjshëm mban premitë e marra dhe ka të drejtë në preminë e pazvogëluar për periudhën vijuese.
  155. 954

    AI-assisted research summary: Nëse vlera e siguruar ulet gjatë afatit të sigurimit, secila palë kontraktuese ka të drejtë të kërkojë uljen përkatëse të shumës së sigurimit dhe të premisë.

    Neni 954 Zvogëlimi i mëvonshëm i vlerës Në qoftë se vlera e siguruar zvogëlohet për kohën e afatit të sigurimit, secila palë kontraktuese ka të drejtë në zbritjen përkatëse të shumës së sigurimit dhe të premisë, duke filluar nga data kur ia ka komunikuar palës tjetër kërkesën e vet për zbritje.
  156. 955

    AI-assisted research summary: Rregulla për sigurimin e shumëfishtë dhe të dyfishtë: kur ka disa sigurues për të njëjtin rrezik, përcaktohen detyrimet, ndarja e shpërblimit, dhe njoftimi që duhet bërë nga kontraktuesi i sigurimit.

    Neni 955 Sigurimi i shumëfishtë dhe i dyfishtë 1. Në qoftë se ndonjë objekt është siguruar pranë dy ose më tepër siguruesve kundër të njëjtit rrezik për të njëjtin interes dhe për të njëjtën kohë, kështu që shuma totale e sigurimit nuk tejkalon vlerën e këtij sendi (sigurimi i shumëfishtë), secili sigurues përgjigjet për zbatimin në tërësi të detyrimeve të krijuara nga kontrata që ka lidhur ai. 2. Në qoftë se shuma totale e sigurimit e tejkalon vlerën e sendit të siguruar (sigurimi i dyfishtë), ndërsa kontraktuesi i sigurimit nuk ka vepruar me ndërgjegje, të gjitha këto sigurime janë të vlefshme dhe secili sigurues ka të drejtë në preminë e kontraktuar për periudhën e sigurimit në vazhdim, ndërsa siguruesi ka të drejtë të kërkojë prej secilit sigurues të veçantë shpërblimin sipas kontratës së përfunduar me të, por gjithsej jo më tepër se sa është shuma e dëmit. 3. Kur ndodh rasti i siguruar, kontraktuesi i sigurimit ka për detyrë ta njoftojë për këtë secilin sigurues të të njëjtit rrezik dhe t’i komunikojë emrat dhe adresat e siguruesve të tjerë, si dhe shumat e sigurimit të kontratave të veçanta të përfunduara me këta. 4. Pasi shpërblimi t’i paguhet të siguruarit, secili sigurues përballon pjesën e shpërblimit në përpjesëtimin në të cilin qëndron shuma e sigurimit në të cilën është detyruar ai ndaj shumës totale të 207 sigurimit, kështu që siguruesi që ka paguar më tepër ka të drejtë të kërkojë nga siguruesit e tjerë shpërblimin për shumën e paguar më tepër. 5. Në qoftë se ndonjë kontratë është lidhur pa e treguar shumën e sigurimit, ose kundrejt mbulimit të pakufizuar, konsiderohet si kontratë e lidhur kundrejt shumës më të lartë të sigurimit. 6. Për pjesën e siguruesit i cili nuk mund të paguajë, përgjigjen siguruesit e tjerë përpjesëtimisht me pjesët e tyre. 7. Në qoftë se kontraktuesi i sigurimit ka lidhur kontratën e sigurimit me të cilën është krijuar sigurimi i dyfishtë, duke mos ditur për sigurimin e përfunduar më parë, ai mundet, pavarësisht nëse sigurimin e mëparshëm e ka lidhur ai apo ndokush tjetër, brenda një muaji nga dita kur ka mësuar për këtë sigurim, të kërkojë zbritjen përkatëse të shumës së sigurimit dhe të premisë së sigurimit të mëvonshëm, por siguruesi mban premitë e marra dhe ka të drejtë në preminë për periudhën vijuese. 8. Në qoftë se sigurimi i dyfishtë është realizuar për shkak të zvogëlimit të vlerës së objektit të sigurimit gjatë kohës së afatit të sigurimit, kontraktuesi i sigurimit ka të drejtë në zbritjet përkatëse të shumave të sigurimit dhe të premive, duke filluar që nga dita kur ia ka komunikuar siguruesit kërkesën e vet për zbritje. 9. Në qoftë se gjatë krijimit të sigurimit të dyfishtë kontraktuesi i sigurimit ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme, secili sigurues mund të kërkojë anulimin e kontratës, të mbajë premitë e marra dhe të kërkojë preminë e pazvogëluar për periudhën vijuese.
  157. 956

    AI-assisted research summary: When an insurance contract is made with multiple insurers who have agreed to share risk, each insurer named in the policy is liable to the insured for the full compensation.

    Neni 956 Bashkësigurimi Kur kontrata për sigurimin është lidhur me disa sigurues që janë marrë vesh mbi përballimin dhe shpërndarjen e përbashkët të rrezikut, secili sigurues i shënuar në polisën e sigurimit përgjigjet para të siguruarit për shpërblimin e plotë. NËNKREU 4 NËNSIGURIMI
  158. 957

    AI-assisted research summary: If the insured item’s value was higher than the sum insured at the start of the insurance period, the insurer’s compensation is reduced proportionally unless the contract says otherwise.

    Neni 957 Nënsigurimi 1. Kur të vërtetohet se në fillim të periudhës respektive të sigurimit vlera e sendit të sigurimit ka qenë më e madhe nga sa është shuma e sigurimit, shuma e shpërblimit që ka borxh siguruesi zvogëlohet përpjesëtimisht, përveç nëse është kontraktuar ndryshe. 2. Siguruesi ka për detyrë të japë shpërblim të plotë deri në shumën e sigurimit, në qoftë se është kontraktuar që raporti midis vlerës së sendit dhe shumës së sigurimit të mos ketë rëndësi për caktimin e shumës së shpërblimit. 208 NËNKREU 5 KALIMI I KONTRATËS DHE PAGIMI I KOMPENSIMIT NGA SIGURIMI TJETRIT
  159. 958

    AI-assisted research summary: This article says insurance rights and duties can pass to the beneficiary when the insured item is transferred, and it limits cancellation in some cases.

    Neni 958 Kalimi i kontratës në përfituesin e sendit të siguruar 1. Në rastin e tjetërsimit të sendit të siguruar si dhe të sendeve lidhur me përdorimin e të cilave është kontraktuar sigurimi nga përgjegjësia, të drejtat dhe detyrimet e kontraktuesit të sigurimit kalojnë vetvetiu në bazë të ligjit në përfituesin, përveç nëse është kontraktuar ndryshe. 2. Në qoftë se është tjetërsuar vetëm një pjesë e sendeve të siguruara, të cilat lidhur me sigurimin nuk përbëjnë tërësi të veçantë, kontrata mbi sigurimin pushon në bazë të ligjit lidhur me sendet e tjetërsuara. 3. Në rastin kur për shkak të tjetërsimit të sendeve shtohet ose zvogëlohet mundësia e paraqitjes së rastit të siguruar, zbatohen dispozitat e përgjithshme mbi shtimin ose mbi zvogëlimin e rrezikut. 4. Kontraktuesi i sigurimit, i cili nuk e njofton siguruesin se sendi i siguruar është tjetërsuar, mbetet në detyrim për pagimin e premive që rrjedhin për pagesë edhe pas ditës së tjetërsimit. 5. Siguruesi dhe përfituesi i sendit të siguruar mund të heqin dorë nga sigurimi me afat denoncimi prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh me kusht që denoncimin ta kenë për detyrë ta paraqesin jo më tepër se brenda tridhjetë (30) ditësh nga data kur të kenë mësuar për denoncimin. 6. Kontrata për sigurimin nuk mund të zgjidhet në qoftë se polisa e sigurimit është lëshuar në prurësin ose sipas urdhërit.
  160. 959

    AI-assisted research summary: The insurer must not pay compensation to the insured without the consent of prior lien or other rights holders.

    Neni 959 Akordimi i kompensimit titullarëve të pengut dhe të të drejtave të tjera 1. Pas paraqitjes së rastit të siguruar, të drejtat e pengut dhe të drejtat e tjera që kanë ekzistuar më përpara në sendin e siguruar kanë si objekt shpërblimin në borxh si në rastin e sigurimit të sendit vetjak, ashtu edhe në rastin e sigurimit të sendeve të huaja për shkak të detyrimit të ruajtjes e të kthimit të tyre, kështu që siguruesi nuk mund t’ia paguajë shpërblimin të siguruarit pa pëlqimin e titullarëve të këtyre të drejtave. 2. Këta persona mund të kërkojnë drejtpërdrejt nga siguruesi, që në kuadrin e shumës së sigurimit dhe sipas radhës ligjore t’u paguajë kërkesat e tyre. 3. Në qoftë se në çastin e pagesës, siguruesi nuk ishte në dijeni dhe as që duhet të dinte për këto të drejta, pagesa e bërë e kompensimit siguruesit mbetet e vlefshme. NËNKREU 6 KALIMI I TË DREJTAVE TË SIGURUARIT NDAJ PERSONIT PËRGJEGJËS NË SIGURUESIN (SUBROGIMI)
  161. 960

    AI-assisted research summary: When insurance pays compensation, the insurer takes over the insured’s rights against persons responsible for the damage, up to the amount paid.

    Neni 960 Subrogimi 1. Me pagimin e shpërblimit nga sigurimi kalojnë në siguruesin në bazë të ligjit deri në shumën e shpërblimit të paguar të gjitha të drejtat e të siguruarit kundrejt të gjithë personave, të cilët mbi çfarëdo baze janë përgjegjës për dëmin. 209 2. Në qoftë se për faj të të siguruarit është bërë i pamundur ky kalim i të drejtave në sigurues tërësisht ose pjesërisht, siguruesi shkarkohet në masën përkatëse nga detyrimi i vet ndaj të siguruarit. 3. Kalimi i të drejtave nga i siguruari në sigurues nuk mund të jetë në dëmin e të siguruarit, kështu që në qoftë se shpërblimi të cilin e ka marrë i siguruari nga siguruesi për cilindo shkak qoftë është më i vogël nga sa është dëmi që ka pësuar, i siguruari ka të drejtë që prej pasurisë së personit përgjegjës t’i paguhet mbetja e kompensimit përpara kërkesës së siguruesit në bazë të të drejtave që janë kaluar në të. 4. Përjashtimisht nga rregullat mbi kalimin e të drejtave të të siguruarit në siguruesin, këto të drejta nuk kalohen në siguruesin, në qoftë se dëmin e ka shkaktuar personi në gjini në vijë të drejtë me të siguruarin, ose personi për sjelljet e të cilit përgjigjet siguruesi apo i cili bashkëjeton me të në të njëjtën ekonomi shtëpiake, ose personi që është punëtor i të siguruarit, përveç nëse këta persona e kanë shkaktuar dëmin me dashje. 5. Në qoftë se dikush nga personat e përmendur në paragrafin paraprak ka qenë i siguruar nga përgjegjësia, siguruesi mund të kërkojë nga siguruesi i tij kompensimin e shumës që i ka paguar të siguruarit. NËNKREU 7 SIGURIMI NGA PËRGJEGJËSIA
  162. 961

    AI-assisted research summary: Në sigurimin nga përgjegjësia, siguruesi përgjigjet për dëmin vetëm kur personi i tretë i dëmtuar kërkon kompensim, dhe ai mbulon edhe shpenzimet e kontestit brenda shumës së sigurimit.

    Neni 961 Përgjegjësia e siguruesit 1. Në rastin e sigurimit nga përgjegjësia, siguruesi përgjigjet për dëmin e shkaktuar nga rasti i siguruar vetëm në qoftë se personi i tretë i dëmtuar kërkon kompensimin e tij. 2. Siguruesi përballon në kuadrin e shumës së sigurimit shpenzimet e kontestit për përgjegjësinë e siguruesit.
  163. 962

    AI-assisted research summary: The injured person may claim compensation directly from the insurer in liability insurance, up to the insurer’s liability amount.

    Neni 962 E drejta personale e të dëmtuarit dhe padia direkte 1. Në rastin e sigurimit nga përgjegjësia, personi i dëmtuar mund të kërkojë drejtpërdrejt nga siguruesi shpërblimin e dëmit që ka pësuar nga ngjarja për të cilën përgjigjet siguruesi, por jo më tepër se deri në shumën e detyrimit të siguruesit. 2. Personi i dëmtuar ka të drejtën personale në shpërblimin nga sigurimi që nga momenti kur ka ndodhur rasti i siguruar, kështu që çdo ndryshim i mëvonshëm për të drejtat e të siguruarit ndaj siguruesit nuk ka ndikim në të drejtën e personit të dëmtuar në shpërblim. 210 KREU 3 SIGURIMI I PERSONAVE NËNKREU 1 DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
  164. 963

    AI-assisted research summary: For life and accident insurance contracts, the insured amount is set in the policy by agreement of the parties.

    Neni 963 Përcaktimi i shumës së siguruar Në kontratat për sigurimin e personave (sigurimi i jetës dhe sigurimin ndaj rastit të fatkeqësisë), shuma e sigurimit të cilën siguruesi ka për detyrë ta paguajë kur lind rasti i siguruar, përcaktohet në polisë sipas marrëveshjes së palëve kontraktuese.
  165. 964

    AI-assisted research summary: A life insurance policy must state key identifying details and the event or deadline for claiming the insured sum, and it may not be made out to bearer.

    Neni 964 Polisa e sigurimit të jetës 1. Përpos pjesëve përbërëse që duhet t’i ketë çdo polisë, në polisën e sigurimit të jetës duhet të shënohen: emri dhe mbiemri i personit në jetën e të cilit shtrihet sigurimi, datëlindja e tij, ngjarja ose afati nga i cili varet paraqitja e të drejtës për të kërkuar pagimin e shumës së siguruar. 2. Polisa e sigurimit të jetës mund të jetë e shënuar në personin e caktuar, të jetë e shënuar sipas urdhërit, por nuk mund të shënohet në prurësin. 3. Për vlefshmërinë e indosamentit të polisës sipas urdhërit nevojitet të përmbajë emrin e shfrytëzuesit, datën e indosimit dhe nënshkrimin e indosantit.
  166. 965

    AI-assisted research summary: For life insurance, if the insured person’s age is misstated, the contract may be void or remain valid depending on the actual age; the insurer must refund premiums or adjust the sum insured/premiums accordingly.

    Neni 965 Paraqitja e pasaktë e moshës së të siguruarit 1. Përjashtimisht nga dispozitat e përgjithshme të këtij kreu mbi pasojat e paraqitjes të pasakta dhe mbi lënien në heshtje të rrethanave me rëndësi për çmuarjen e rrezikut, për kallëzime të pasakta mbi moshën në kontratat mbi sigurimin e jetës vlejnë këto rregulla: 1.1. kontrata mbi sigurimin e jetës është nule dhe siguruesi ka për detyrë që në çdo rast t’i kthejë të gjitha premitë e marra, në qoftë se me rastin e lidhjes së saj është kallëzuar në mënyrë të pasaktë mosha e të siguruarit, ndërsa mosha faktike e tij kalon kufirin e moshës deri ku siguruesi sipas kushteve të veta dhe tarifave bën sigurimin e jetës; 1.2. në qoftë se është paraqitur në mënyrë jo të saktë se i siguruari ka më pak vjet, ndërsa mosha faktike e tij nuk e kalon kufirin deri ku siguruesi bën sigurimin e jetës, kontrata është e vlefshme, ndërsa shuma e siguruar zvogëlohet në përpjesëtim me preminë e kontraktuar dhe me premitë e parashikuara për sigurimin e jetës së personave të moshës së personit të siguruar; 1.3. kur i siguruari ka më pak vjet nga sa është paraqitur me rastin e lidhjes së kontratës, premia zvogëlohet në shumën përkatëse, ndërsa siguruesi ka për detyrë ta kthejë diferencën midis premive të marra dhe premive në të cilat ka të drejtë.
  167. 966

    AI-assisted research summary: If a life-insurance premium is not paid when due, the insurer cannot sue to collect it; after a registered notice and a minimum one-month deadline, the insurer may reduce the insured sum to the surrender value or terminate the contract, depending on how many annual premiums were paid.

    Neni 966 Pasojat e mospagimit të premisë dhe zvogëlimi i shumës së siguruar 1. Në qoftë se kontraktuesi i sigurimit të jetës nuk paguan ndonjë premi kur rrjedh për pagesë, siguruesi nuk ka të drejtë që pagimin e saj të kërkojë në rrugë gjyqësore. 211 2. Në qoftë se kontraktuesi i sigurimit me ftesën e siguruesit, e cila i duhet dorëzuar me letër të porositur, nuk e paguan preminë e rrjedhur për pagesë brenda afatit të caktuar në këtë letër, e që nuk mund të jetë më i shkurtër se një (1) muaj, duke llogaritur që nga dita kur i është dorëzuar letra, dhe as që e bën këtë ndonjë person tjetër i interesuar, siguruesi mundet vetëm, në qoftë se gjer atëherë janë paguar të paktën tri (3) premitë vjetore t’i deklarojë kontraktuesit të sigurimit se e zvogëlon shumën e siguruar në shumën e vlerës riblerëse të sigurimit, e në rastin e kundërt se e zgjidh kontratën. 3. Në qoftë se rasti i siguruar ka ndodhur përpara zgjidhjes së kontratës ose zvogëlimit të shumës së siguruar, konsiderohet sikundër të jetë zvogëluar shuma e siguruar, respektivisht sikur kontrata të jetë zgjidhur, varësisht nga fakti nëse premitë janë paguar të paktën për tri (3) vjet ose jo.
  168. 967

    AI-assisted research summary: Life insurance and accident insurance may cover the insured person or a third person; if coverage includes a third person’s death, that person’s written consent is needed for the contract to be valid.

    Neni 967 Sigurimi i personit të tretë 1. Sigurimi i jetës mund të shtrihet në jetën e kontraktuesit të sigurimit, por mund të shtrihet edhe në jetën e ndonjë personi të tretë. 2. E njëjta gjë vlen edhe për sigurimin kundër rastit të fatkeqësisë. 3. Në qoftë se sigurimi shtrihet në rastin e vdekjes së ndonjë të treti, për vlefshmërinë e kontratës nevojitet pëlqimi i dhënë me shkrim prej tij i shënuar në polisë ose në dokumentin e veçantë, në rastin e nënshkrimit të polisës duke shënuar shumën e siguruar.
  169. 968

    AI-assisted research summary: Death insurance is invalid for a third person under 14 or for a person unable to act, and the insurer must return all premiums received. For a third person over 14, written consent from the legal representative and each insured person is required.

    Neni 968 Sigurimi në rastin e vdekjes së personit të mitur dhe personit me aftësi të kufizuar për të vepruar 1. Është i pavlefshëm sigurimi për rastin e vdekjes së personit të tretë me moshë nën katërmbëdhjetë (14) vjeç si dhe i personave të paaftë për të vepruar, kështu që siguruesi ka për detyrë t’i kthejë kontraktuesit të sigurimit të gjitha premitë e marra në bazë të kontratës së këtillë. 2. Për vlefshmërinë e sigurimit për rastin e vdekjes së personit të tretë më të vjetër se katërmbëdhjetë (14) vjeç nevojitet pëlqimi me shkrim i përfaqësuesit të tij ligjor si dhe pëlqimi me shkrim i çdo personi të siguruar.
  170. 969

    AI-assisted research summary: In personal insurance, an insurer that has paid the insured sum cannot claim compensation from the responsible third party; the right to compensation belongs to the insurer or the user/beneficiary, subject to an exception for liability insurance.

    Neni 969 Kumulimi i kompensimit dhe i shumës së siguruar 1. Në sigurimin e personave, siguruesi që ka paguar shumën e siguruar nuk mund të ketë në asnjë bazë të drejtë në shpërblim nga personi i tretë përgjegjës për shkaktimin e rastit të siguruar. 2. E drejta në shpërblim nga personi i tretë përgjegjës për paraqitjen e rastit të siguruar i takon siguruesit respektivisht shfrytëzuesit, pavarësisht nga e drejta e tij në shumën e siguruar. 3. Dispozitat e paragrafëve paraprake nuk shtrihen në rastin, kur sigurimi kundër pasojave të rastit të fatkeqësisë është kontraktuar si sigurim kundër përgjegjësisë. NËNKREU 2 RREZIQET E PËRJASHTUARA
  171. 970

    AI-assisted research summary: In a death-insurance contract, suicide is not covered if it happens in the first year; if it happens within three years of the contract date, the insurer does not have to pay the insured sum and must pay only the contract’s mathematical reserve.

    Neni 970 Vetëvrasja e të siguruarit 1. Me kontratën për sigurimin për rastin e vdekjes nuk është përfshirë rreziku i vetëvrasjes të të siguruarit, në qoftë se ka ndodhur në vitin e parë të sigurimit. 212 2. Në rastin kur vetëvrasja ka ndodhur brenda tre (3) vjetësh nga data e lidhjes së kontratës, siguruesi nuk ka për detyrë t’i paguajë shfrytëzuesit shumën e siguruar, por vetëm rezervën matematikore të kontratës.
  172. 971

    AI-assisted research summary: The insurer does not have to pay the insured amount if the beneficiary intentionally caused the insured person’s death.

    Neni 971 Vrasja me dashje e të siguruarit Siguruesi lirohet nga detyrimi që shfrytëzuesit t’i paguajë shumën e siguruar, në qoftë se ky e ka shkaktuar me dashje vdekjen e të siguruarit, por ka për detyrë në qoftë se deri atëherë janë paguar të paktën tri (3) premi vjetore, të paguajë rezervën matematikore të kontratës kontraktuesit të sigurimit, e në qoftë se ky është i siguruari atëherë trashëgimtarëve të tij.
  173. 972

    AI-assisted research summary: The insurer is released from the accident-insurance contract obligation if the insured intentionally caused the accident.

    Neni 972 Shkaktimi me dashje i rastit të fatkeqësisë Siguruesi lirohet nga detyrimi i kontratës mbi sigurimin kundër rastit të fatkeqësisë, në qoftë se i siguruari e ka shkaktuar me dashje rastin e fatkeqësisë.
  174. 973

    AI-assisted research summary: If death or an accident is caused by war operations, the insurer has no duty to pay the insured sum in the stated cases, unless the contract says otherwise; it must pay the mathematical reserve for life insurance.

    Neni 973 Operacionet e luftës 1. Në qoftë se vdekja e të siguruarit është shkaktuar nga operacionet e luftës, siguruesi, në qoftë se nuk është kontraktuar diçka tjetër, nuk ka për detyrë t’i paguajë shfrytëzuesit të sigurimit shumën e siguruar, por ka për detyrë t’i paguajë rezervën matematikore nga kontrata. 2. Në qoftë se nuk është kontraktuar diçka tjetër, siguruesi lirohet nga detyrimi prej kontratës mbi sigurimin kundër rastit të fatkeqësisë, në qoftë se rasti i fatkeqësisë është shkaktuar nga operacionet e luftës.
  175. 974

    AI-assisted research summary: An insurance contract for death or accident may exclude other risks from coverage.

    Neni 974 Përjashtimi kontraktues i rrezikut Me kontratën për sigurimin për rastin e vdekjes ose të rastit të fatkeqësisë mund të përjashtohen nga sigurimi dhe rreziqet e tjera. NËNKREU 3 TË DREJTAT E KONTRAKTUESIT TË SIGURIMIT PARA SHKAKTIMIT TË RASTIT TË SIGURUAR
  176. 975

    AI-assisted research summary: This article lets a life insurance policyholder ask for the policy’s surrender value after at least three annual premiums have been paid, and requires the insurer to pay it.

    Neni 975 Riblerja 1. Me kërkesën e kontraktuesit të sigurimit të jetës, të përfunduar për tërë jetën e të siguruarit, siguruesi ka për detyrë t’i paguajë vlerën riblerëse të policës, në qoftë se gjer atëherë janë paguar të paktën tri (3) premitë vjetore. 2. Në polisë duhet të shënohen kushtet në të cilat kontraktuesi mund të kërkojë pagimin e vlerës së saj riblerëse si dhe mënyrën se si të përllogaritet kjo vlerë në pajtim me kushtet e sigurimit. 3. Të drejtën e kërkesës së riblerjes nuk mund ta ushtrojnë kreditorët e kontraktuesit të sigurimit si dhe shfrytëzuesit e sigurimit, por vlera riblerëse do t’i paguhet shfrytëzuesit me kërkesën e tij, në qoftë se caktimi i shfrytëzuesit është e parevokueshëm. 213 4. Përjashtimisht nga paragrafi paraprak, riblerja e polisës mund të kërkohet nga kreditori të cilit polisa i është dorëzuar në peng, në qoftë se kërkesa për sigurimin e së cilës është dhënë pengu nuk paguhet në afatin e rrjedhjes së saj për pagesë.
  177. 976

    AI-assisted research summary: Kërkuesi i sigurimit të jetës mund të marrë paradhënie nga siguruesi deri në vlerën riblerëse të policës, por duhet të paguajë kamatë dhe polica duhet të shënojë kushtet e paradhënies.

    Neni 976 Paradhënia 1. Me kërkesën e kontraktuesit të sigurimit të jetës, të përfunduar për krejt jetën e të siguruarit, siguruesi mund t’i parapaguajë pjesën e shumës së siguruar deri në shumën e vlerës riblerëse të polisës, të cilën kontraktuesi i sigurimit mund ta kthejë më vonë. 2. Mbi paradhënien e marrë kontraktuesi i sigurimit ka për detyrë të paguajë kamatë të caktuar. 3. Në qoftë se kontraktuesi i sigurimit vonon me pagimin e kamatës së rrjedhur për pagesë do të veprohet sikundër të ketë kërkuar riblerje. 4. Në polisën e sigurimit duhet të shënohen kushtet e dhënies së paradhënies, mundësia që shuma e marrë në emër të paradhënies t’i kthehet siguruesit, shuma e shkallës së kamatës, pasojat e mospagimit të kamatës së rrjedhur për pagesë, sikundër është caktuar në kushtet e sigurimit.
  178. 977

    AI-assisted research summary: A life insurance policy may be pledged, and the pledge is effective against the insurer only if the insurer is notified in writing that the policy has been pledged to a named creditor.

    Neni 977 Lënia peng e polisës 1. Polisa e sigurimit të jetës mund të lihet peng. 2. Lënia peng e polisës ka efekt ndaj siguruesit vetëm në qoftë se është njoftuar me shkrim se polisa i është lënë peng kreditorit të caktuar. 3. Kur polisa është shënuar sipas urdhërit, lënia peng bëhet me indosament. NËNKREU 4 SIGURIMI I JETËS NË DOBI TË PERSONIT TË TRETË
  179. 978

    AI-assisted research summary: The life insurance policyholder may name the beneficiary in the contract, later legal acts, or a will; if the policy covers another person’s life, that person must give written approval.

    Neni 978 Caktimi i shfrytëzuesit 1. Kontraktuesi i sigurimit të jetës mundet në kontratë si edhe me ndonjë veprim juridik të mëvonshëm qoftë edhe me testament ta caktojë personin të cilit do t’i takojnë të drejtat nga kontrata. 2. Në qoftë se sigurimi shtrihet në jetën e ndonjë personi tjetër për caktimin e shfrytëzuesit nevojitet edhe aprovimi i tij me shkrim. 3. Shfrytëzuesi nuk nevojitet medoemos të caktohet sipas emrit, por mjafton në qoftë se akti përmban të dhënat e domosdoshme për caktimin e tij. 4. Kur si shfrytëzues janë caktuar fëmijët ose pasardhësit, dobia u takon edhe të paslindurëve, ndërsa dobia e destinuar bashkëshortit i takon personit që ka qenë në martesë me të siguruarin në çastin e vdekjes së tij.
  180. 979

    AI-assisted research summary: If an insurance contract does not say how benefits are to be divided among beneficiaries, the money is divided by hereditary shares when the beneficiaries are children, descendants, or heirs; otherwise it is divided equally.

    Neni 979 Pjesëtimi i dobisë midis disa shfrytëzuesve Kur si shfrytëzues janë caktuar fëmijët, pasardhësit dhe në përgjithësi trashëgimtarët, në qoftë se kontraktuesi i sigurimit nuk ka caktuar se si do të bëhet pjesëtimi midis tyre, pjesëtimi do të bëhet 214 përpjesëtimisht me pjesët e tyre trashëgimore, e në qoftë se shfrytëzuesit nuk janë trashëgimtarë, shuma e siguruar do të pjesëtohet në pjesë të barabarta.
  181. 980

    AI-assisted research summary: Kontraktuesi i sigurimit mund ta revokojë caktimin e dobisë së sigurimit, por të tjerët nuk mund ta ushtrojnë këtë të drejtë.

    Neni 980 Revokimi i dispozitës për caktimin e shfrytëzuesve 1. Dispozitën me të cilën dobia nga sigurimi i caktohet personit të caktuar mund të revokohet vetëm nga kontraktuesi i sigurimit, dhe këtë të drejtë të tij nuk mund ta ushtrojnë as kreditorët e tij dhe as trashëgimtarët ligjorë të tij. 2. Kontraktuesi i sigurimit mund ta revokojë dispozitën mbi dobinë gjithnjë gjersa shfrytëzuesi të mos deklarojë në cilëndo mënyrë qoftë se e pranon, kur ajo bëhet e parevokueshme. 3. Kontraktuesi mund ta revokojë dispozitën mbi dobinë edhe pas deklaratës së shfrytëzuesit se e pranon, në qoftë se shfrytëzuesi ka tentuar vrasjen e të siguruarit, e në qoftë se dobia është akorduar pa shpërblim, për revokim vlejnë edhe dispozitat mbi revokimin e dhuratës. 4. Konsiderohet se shfrytëzuesi e ka refuzuar dobinë që i është destinuar, në qoftë se pas vdekjes së kontraktuesit të sigurimit me thirrjen e trashëgimtarëve të tij nuk deklarohet brenda një muaji se a pranon.
  182. 981

    AI-assisted research summary: The insurance sum payable to a beneficiary does not become part of the policyholder’s estate, and the beneficiary may claim it directly from the insurer.

    Neni 981 E drejta personale dhe e drejtpërdrejtë e shfrytëzuesit 1. Shuma e siguruar, e cila duhet t’i paguhet shfrytëzuesit nuk hyn në pjesën trashëgimore të kontraktuesit të sigurimit dhe as atëherë kur si shfrytëzues janë caktuar trashëgimtarët e tij. 2. E drejta në shumën e siguruar i takon vetëm shfrytëzuesit, e pikërisht nga lidhja e kontratës së sigurimit dhe pavarësisht se si dhe kur është caktuar si shfrytëzues, e pavarësisht nëse ka deklaruar aprovimin e vet përpara ose pas vdekjes së të siguruarit, kështu që mund t’i drejtohet drejtpërdrejt siguruesit me kërkesën që t’i paguhet shuma e siguruar. 3. Në qoftë se kontraktuesi i sigurimit ka caktuar si shfrytëzues fëmijët e vet, pasardhësit ose trashëgimtarët e vet, në përgjithësi secili shfrytëzues, të caktuar kështu, i takon e drejta në pjesën përkatëse të shumës së siguruar megjithëse heq dorë nga trashëgimia.
  183. 982

    AI-assisted research summary: Kreditorët e kontraktuesit të sigurimit dhe të të siguruarit nuk kanë të drejtë mbi shumën e siguruar për përfituesit.

    Neni 982 Kreditori i kontraktuesit të sigurimit dhe të siguruarit 1. Kreditorët e kontraktuesit të sigurimit dhe të të siguruarit nuk kanë asnjë të drejtë në shumën e siguruar të kontraktuar për shfrytëzues. 2. Në qoftë se premitë që i ka derdhur kontraktuesi i sigurimit kanë qenë përpjesëtimisht shumë të mëdha në krahasim me mundësitë e tij në çastin kur janë derdhur, kreditorët e tij mund të kërkojnë që t’u dorëzohet pjesa e premisë e cila tejkalon mundësitë e tij, nëse janë përmbushur kushtet në të cilat kreditorët kanë të drejtë në kundërshtimin e veprimeve juridike të debitorit.
  184. 983

    AI-assisted research summary: The beneficiary may transfer the right to the insured amount to another person, but written consent is required.

    Neni 983 Cedimi i shumës së siguruar Të drejtën e vet në shumën e siguruar shfrytëzuesi mundet t’ia kalojë tjetrit edhe përpara rastit të siguruar, por për këtë i nevojitet pëlqimi me shkrim i kontraktuesve të sigurimit, ku duhet të shënohet emri i personave të cilëve u kalohet e drejta, e në qoftë se sigurimi shtrihet në jetën e ndonjë personi tjetër, atëherë nevojitet i njëjti pëlqim edhe i këtij personi. 215
  185. 984

    AI-assisted research summary: If the named beneficiary dies before the insured sum or annuity becomes payable, the insurance benefit goes to the successor beneficiary; if none is named, it goes to the insurer’s contract estate.

    Neni 984 Kur shfrytëzuesi i caktuar vdes përpara rrjedhjes së shumës për pagesë Kur personi i cili pa shpërblim është caktuar si shfrytëzues vdes para arritjes së shumës së siguruar apo të rentës, dobia nga sigurimi nuk u takon trashëgimtarëve të tij, por shfrytëzuesit pasardhës, e në qoftë se ky nuk është caktuar, atëherë pasurisë së kontraktuesit të sigurimit.
  186. 985

    AI-assisted research summary: Nëse kontraktuesi i sigurimit për rastin e vdekjes nuk cakton shfrytëzues, shuma e siguruar i kalon pasurisë së tij dhe pastaj trashëgimtarëve të tij.

    Neni 985 Sigurimi për rast vdekjeje pa shfrytëzues të caktuar Në qoftë se kontraktuesi i sigurimit për rastin e vdekjes nuk e cakton shfrytëzuesin, apo në qoftë se dispozita mbi caktimin e shfrytëzuesit mbetet pa efekt për shkak të revokimit, apo për shkak të refuzimit të personit të caktuar, ose cilido shkak tjetër, ndërsa kontraktuesi i sigurimit nuk cakton shfrytëzues tjetër, shuma e siguruar i takon pasurisë së kontraktuesit të sigurimit dhe si pjesa e saj kalon me të drejtat e tjera të tij në trashëgimtarët e tij.
  187. 986

    AI-assisted research summary: Nëse siguruesi paguan shumën e siguruar një personi të paautorizuar pa e ditur se shfrytëzuesi ishte caktuar me testament ose akt tjetër të padorëzuar, siguruesi lirohet nga detyrimi; shfrytëzuesi mund të kërkojë kthimin nga personi që e ka marrë shumën.

    Neni 986 Pagimi i ndërgjegjshëm i shumës së siguruar personit të paautorizuar 1. Kur siguruesi ia paguan shumën e siguruar personit i cili do të kishte të drejtë në të po të mos ta kishte caktuar shfrytëzuesin kontraktuesi i sigurimit, ky lirohet nga detyrimi prej kontratës mbi sigurimin në qoftë se në momentin e kryerjes së pagesës nuk ka ditur dhe as që ka mundur ta dinte se shfrytëzuesi është caktuar me testament ose me ndonjë akt tjetër, i cili nuk i është dorëzuar, ndërsa shfrytëzuesi ka të drejtë të kërkojë kthimin nga personi që ka pranuar shumën e siguruar. 2. E njëjta gjë vlen në rastin e ndërrimit të shfrytëzuesit. PJESA XXV KONTRATA PËR ORTAKËRINË
  188. 987

    AI-assisted research summary: Ortakëria is a contractual union of two or more persons for a lawful common purpose, using shared work or means set by contract.

    Neni 987 Nocioni Ortakëria është bashkim me kontratë i dy ose më shumë personave (ortakëve) për arritjen e ndonjë qëllimi të përbashkët të lejuar nga e drejta, me punë ose mjete të përbashkëta të caktuara me kontratë.
  189. 988

    AI-assisted research summary: In a partnership, each partner must make the contribution set by the contract, and partners generally must contribute equally unless the contract says otherwise.

    Neni 988 Kontributet 1. Në ortakëri, secili ortak është i detyruar të kontribuojë për atë që është përcaktuar në kontratë (kontributi). 2. Kontributi mund të jetë në para, send, e drejtë, kërkesë, ose shërbim, e ardhur apo lejimi i vlerës së pajisjeve. 3. Ortakët përveç kur parashihet ndryshe me kontratë, kanë për detyrë të japin kontribut të barabartë. 4. Në formë të kontributit në ortakëri, mund të jepet edhe prona për përdorim dhe shfrytëzim. 5. Nëse ndonjërit prej ortakëve i sigurohen vetëm përfitime pa detyrimin që të ofrojë kontribut, atëherë kjo kontratë nuk konsiderohet ortakëri. 216 6. Nëse është e nevojshme ruajtja e mjeteve të ortakërisë apo për të shmangur dëmin, secili ortak është i detyruar të kontribuojë në pjesë proporcionale të asaj që është e nevojshme për ruajtjen e mjeteve apo parandalimin e dëmit, përveç kontributit të përcaktuar në kontratë. 7. Secili ortak është përgjegjës si shitësi për të metat juridike dhe materiale të kontributit të tij.
  190. 989

    AI-assisted research summary: Partners have one vote each unless the contract sets different voting numbers, and they must jointly manage the partnership equally.

    Neni 989 Vendimet e ortakëve dhe udhëheqja 1. Secili ortak ka një votë. Me anë të kontratës mund të përcaktohet që ortakët të kenë numër të ndryshëm votash. 2. Për punët e ortakërisë, ortakët marrin vendimet në mënyrë unanime. Sipas kësaj mënyre, ortakët vendosin sidomos për përdorimin e fitimit dhe përfitimeve tjera, për mënyrën se si të mbulohet humbja, për pranimin e një ortaku të ri apo përjashtimin e ndonjë ortaku ekzistues, për kërkesat e secilit ortak në lidhje me dëmet ndaj ortakërisë, shkarkimin e udhëheqjes, shkëputjen e kontratës dhe për çështjet e tjera në lidhje me udhëheqjen. 3. Me anë të kontratës mund të përcaktohet se për çështjet e përcaktuara në paragrafin e mëparshëm, ortakët vendosin me shumicë votash. Në rastin e tillë, për marrjen e vendimit kërkohen shumica e votave apo të paktën dy të tretat e votave. 4. Ortakët duhet të organizojnë udhëheqjen së bashku dhe në mënyrë të barabartë. 5. Me anë të kontratës mund të përcaktohet që secili prej ortakëve kryen udhëheqje në mënyrë të pavarur, ose që udhëheqja të kryhet vetëm nga disa prej ortakëve, ose nga një apo më shumë persona të emëruar nga ortakët me unanimitet. 6. Mbi baza të justifikueshme, ortakët mund të përjashtojnë udhëheqjen nga ndonjëri prej ortakëve. 7. Natyra e dispozitave të këtij ligji mbi kontratën për urdhrin zbatohen në lidhje me udhëheqjen. 8. Nëse parashihet me kontratë, udhëheqësi ka të drejtë në pagesë për punën e tij. 9. Secili ortak ka të drejtë që të jetë i informuar për të gjitha punët dhe çështjet e ortakërisë.
  191. 990

    AI-assisted research summary: Each partner must carry out partnership work and related duties with due care; if the partnership purpose is tied to the partners’ activities or profession, they must act with the care of a good economist or expert; a partner must not take actions that would endanger the common purpose.

    Neni 990 Ushtrimi i të drejtave dhe detyrimeve në ortakëri 1. Secili partner duhet t’i kryej punët e ortakërisë dhe detyrimet tjera në lidhje me to me kujdesin dhe sipas mënyrës që i kryen punët e veta. 2. Nëse qëllimi i ortakërisë është i lidhur me aktivitetet e ortakëve apo profesionin e tyre, ata janë të detyruar të veprojnë me kujdesin e ekonomistit të mirë apo me kujdesin e ekspertit të mirë. 3. Ortaku nuk mund të ndërmarrë asnjë veprim që do të rrezikonte arritjen e qëllimit të përbashkët.
  192. 991

    AI-assisted research summary: Partners share profits and losses, unless the contract says otherwise.

    Neni 991 Fitimi dhe humbja 1. Përveç kur përcaktohet ndryshe me kontratë, secili ortak ka të drejtë në pjesën e fitimit të arritur në ortakëri. 2. Secili partner është i detyruar të marr përsipër pjesën e humbur që ka ndodhur nga funksionimi i ortakërisë. 217 3. Ortakët marrin pjesë në fitim në fitim dhe humbje në mënyrë të barabartë në përpjesëtim me pjesët e tyre të kontributit, përveç kur përcaktohet ndryshe me kontratë.
  193. 992

    AI-assisted research summary: This article says how partners or a manager are treated when dealing with third persons, and it preserves liability after dissolution.

    Neni 992 Paraqitja tek personat e tretë 1. Ortaku apo udhëheqësi që paraqitet në emër të vetë dhe për llogari të ortakërisë kundrejtë personave të tretë, të gjitha të drejtat dhe detyrimet në lidhje me personin e tretë i bartin vet. 2. Në qoftë se ortaku lidh punët me ndonjë person të tretë në emër të ortakërisë ose të të gjithë ortakëve, do të zbatohen dispozitat e këtij ligji mbi përfaqësimin. 3. Për rastet e përcaktuara në paragrafin e dytë të këtij neni të gjithë ortakët bëhen kreditor apo debitor të përbashkët dhe të ndarë dhe dispozitat e këtij ligji për përgjegjësinë e përbashkët dhe të ndarë do të zbatohen. Marrëveshja ndërmjet ortakëve që përcakton diçka tjetër nga mësipër nuk ka efekt ligjor ndaj personave të tretë. 4. Me shpërndarjen e ortakërisë, detyrimet e ortakëve ndaj personave të tretë, sipas këtij neni, nuk shuhen.
  194. 993

    AI-assisted research summary: Partners have equal rights over co-owned and other common property unless the contract says otherwise.

    Neni 993 Pasuria e ortakërisë Përveç nëse parashihet ndryshe me kontratë, ortakët kanë të drejta të barabarta mbi bashkëpronësinë dhe pjesët tjera të përbashkëta që kanë ardhur nga kontributet e ortakëve apo veprimtaria e ortakërisë.
  195. 994

    AI-assisted research summary: Partners must cover third-party liability expenses equally if partnership assets cannot cover them, unless the contract says otherwise.

    Neni 994 Marrëdhënia ndërmjet ortakëve 1. Ortakët janë të detyruar që në pjesë të barabarta, t’i mbulojnë shpenzimet për detyrimet ndaj personave të tretë, nëse nuk mund të mbulohen nga pasuria e ortakërisë, përveçse ndryshe parashihet me kontratë. 2. Ortaku i cili ndaj personave të tretë, për zbatimin e kontratës ka mbuluar ndonjë shpenzim apo ndonjë detyrim të ortakërisë, që tejkalon shumën për të cilën sipas kontratës ka qenë i detyruar ta mbulojë, ka të drejtë të kërkojë kthimin në pjesë proporcionale nga ortakët e tjerë.
  196. 995

    AI-assisted research summary: A new partner may be added only if the partnership contract allows it.

    Neni 995 Ndërrimi i ortakëve 1. Ortakërisë mund ti shtohet ortaku i ri nëse kontrata e lejon një gjë të tillë. 2. Përveç nëse përcaktohet ndryshe me kontratë, ortaku i ri që hyn në ortakëri është i detyruar që të japë kontributin e njëjtë sikur partnerët tjerë si dhe ka të drejtë në përfitimin që është realizuar pas hyrjes së tij në ortakëri. 3. Ortaku i ri është përgjegjës ndaj personave të tretë vetëm për detyrimet që rrjedhin pas hyrjes së tij si ortak. 4. Ortaku nuk mund t’ia kalojë pozitën e tij personit të tretë, por mund ta kalojë atë tek një ortak tjetër dhe vetëm nëse kontrata e lejon një gjë të tillë dhe sipas kushteve të përcaktuara në kontratë. 218
  197. 996

    AI-assisted research summary: Partners may seek exclusion of a partner by lawsuit for sufficient reasons, and an excluded partner is entitled to the market value of their contribution shares.

    Neni 996 Përjashtimi i Ortakut 1. Me anë të padisë ortakët mund të kërkojnë përjashtimin e ndonjë partneri nëse për këtë ekzistojnë arsye të mjaftueshme. Kontrata mund të përcaktojë se ortakët mund të vendosin vet për përjashtimin e një ortaku. Në një rast të tillë përmes padisë ortaku i larguar mund të kërkojë anulimin e një vendimi të tillë nëse mendon se është marrë në mënyrë të padrejtë. 2. Ortaku i përjashtuar ka të drejtë për pjesët e kontributit të tij në shumën e vlerës së tregut që këto pjesë kanë në momentin e përjashtimit. 3. Ortakët e tjerë duhet të paguajnë këtë shumë brenda tre (3) viteve nga momenti i përjashtimit. 4. Nëse ortakët tjerë kërkojnë kompenzim nga ortaku i përjashtuar, ata mund të ndalin vlerën e pjesës së partnerit të përjashtuar derisa vendimi gjyqësor të marrë formën e prerë apo derisa të arrihet një marrëveshje me ortakun e përjashtuar.
  198. 997

    AI-assisted research summary: This article lists when a partnership ends and when it can continue despite a partner leaving.

    Neni 997 Shuarja e Ortakërisë 1. Ortakëria shuhet: 1.1. me kalimin e kohës për të cilin është themeluar; 1.2. me përmbushjen e qëllimit të kontraktuar ose kur arritja e këtij qëllimi bëhet e pamundshme; 1.3. me vendim të ortakëve; 1.4. me vdekjen e një ortaku apo me humbjen e kapacitetit të tij kontraktorë, ose nëse ndaj ortakut si tregtarë i vetëm kanë filluar procedurat për falimentim, likuidim apo shpërbërje; 1.5. nëse një ortak pushon së ekzistuari si person juridik për shkak të ndryshimit të statusit apo nëse ndaj tij ka filluar procedura për falimentim likuidim apo shpërbërje; 1.6. nëse pas zbatimit të tyre,pjesët e kontributit janë marrë nga një person i tretë; 1.7. nëse me vendim të autoritetit publik ortakut i është ndaluar ushtrimi i aktiviteteve të cilat janë qenësore për arritjen e qëllimit të përbashkët; 1.8. Nëse ortaku e denoncon kontratën. 2. Kontrata konsiderohet e lidhur për një periudhë të pakufizuar nëse ortakët vazhdojnë të përmbushin kontratën e ortakërisë edhe pas kalimit të periudhës së përcaktuar në nën-paragrafin 1.1. të paragrafit 1. të këtij neni. 3. Kontrata e ortakërisë vazhdon të jetë në fuqi për ortakët e mbetur edhe pasi që një ortak nuk merr pjesë më në ortakëri për arsyet e përcaktuara në nën-paragrafët 1.4. deri 1.8. së bashku të paragrafit 1. të këtij neni, nëse një gjë e tillë është e përcaktuar me kontratë.
  199. 998

    AI-assisted research summary: The partner may terminate a contract in the cases described here, including when the contract allows it, for an unlimited-term contract, or for important reasons in a fixed-term contract.

    Neni 998 Shkëputja e kontratës 1. Ortaku mund të shkëpus kontratën, nëse kjo është e përcaktuar në kontratë. 219 2. Ortaku mund të shkëpus kontratën e lidhur për një kohë të pakufizuar, pa marrë parasysh paragrafin e mësipërm. Në rastin e tillë njoftimi për shkëputje duhet të bëhet tre muaj përpara. 3. Ortaku për arsye të rëndësishme, mund të kërkojë shkëputjen e kontratës së lidhur për periudhë të caktuar edhe para përfundimit të kësaj periudhe si dhe pa njoftim paraprak, përmes padisë gjyqësore.
  200. 999

    AI-assisted research summary: When the partnership is dissolved, the partners must carry out liquidation and settle third-party obligations, then distribute any remaining assets as provided here or by contract.

    Neni 999 Likuidimi 1. Nëse ortakëria shuhet, ortakët detyrohen të kryejnë likuidimin sidomos në atë mënyrë që të kryhen detyrimet ndaj personave të tretë, që ortakët të kompensohen për shpenzimet dhe pagesat që i kalojnë shumën e detyrimit që ata kanë sipas kontratës, dhe që pjesa tjetër e pasurisë të ndahet ndërmjet ortakëve në pjesë të barabarta të kontributeve të dhëna. Kontrata mund të përcaktojë pjesë tjera, të ndryshme nga kontributet. 2. Nëse pasuria e ortakërisë nuk mjafton për të mbuluar shpenzimet dhe detyrimet, pjesa e mbetur mangët duhet të mbulohet nga ortakët në përpjesëtimin që zbatohet tek kontributet. PJESA XXVI BASHKËSIA

Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.