KODI NR. 04/L-082 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS — Part 1 | 04/L-082 — Kosovo law | Esheria

KODI NR. 04/L-082 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Part 1 of 3 · provisions 1–200

This is the preamble introducing the Criminal Code of the Republic of Kosovo.

AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.

Jurisdiction
Kosovo
Instrument
Statute
Citation
04/L-082
Version
Undated source snapshot
Language
sq
Updated
Official source
View official record ↗
Complete work
View statute overview
accounting records aiding and abetting aircraft hijacking alternative sanctions animal disease control animal health animal products anti-corruption archaeological research armed conflict arson artifact appropriation asset concealment asset confiscation asset conversion asset declaration asset forfeiture asset transfer attempted offence aviation banking bankruptcy bankruptcy proceedings bid rigging +423 more

Statute overview

About this statute

This is the preamble introducing the Criminal Code of the Republic of Kosovo. Criminal offences and penalties are provided only for conduct that seriously harms protected human rights and social values, and their type and severity must be based on necessity and proportionality. Criminal offences, penalties, and compulsory treatment measures may be set only by law, and criminal sanctions cannot be imposed unless the act was defined and sanctioned by law before it was committed. The provision says the law in force at the time of the offence applies, but if the law changes before the final judgment, the more favorable law applies. This article lists criminal sanctions and compulsory treatment measures, including psychiatric detention, outpatient psychiatric treatment, and mandatory rehabilitation for drug or alcohol dependence.

Legal text

Provisions of KODI NR. 04/L-082 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Showing 200 of 446

Part preamble

Preamble

  1. preamble

    AI-assisted research summary: This is the preamble introducing the Criminal Code of the Republic of Kosovo.

    1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.19 / 13 KORRIK 2012, PRISHTINË KODI NR. 04/L-082 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS PJESA E PËRGJITHSHME KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
  1. 1

    AI-assisted research summary: Criminal offences and penalties are provided only for conduct that seriously harms protected human rights and social values, and their type and severity must be based on necessity and proportionality.

    Neni 1 Bazat dhe kufijtë e sanksioneve penale 1. Veprat penale dhe sanksionet penale parashihen vetëm për ato sjellje me të cilat cenohen apo dëmtohen në atë masë liritë dhe të drejtat e njeriut si dhe të drejtat tjera dhe vlerat shoqërore të garantuara dhe të mbrojtura me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me të drejtën ndërkombëtare, mbrojtja e të cilave nuk do të mund të realizohej pa dhunën penalo juridike. 2. Parashikimi i veprave penale si dhe llojet e masave dhe lartësia e sanksioneve penale për kryesit e veprave penale bazohen në domosdoshmërinë e sanksionit penalo juridik dhe proporcionalitetit të shkallës dhe natyrës së rrezikshmërisë për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të vlerave shoqërore.
  2. 2

    AI-assisted research summary: Criminal offences, penalties, and compulsory treatment measures may be set only by law, and criminal sanctions cannot be imposed unless the act was defined and sanctioned by law before it was committed.

    Neni 2 Parimi i ligjshmërisë 1. Veprat penale, sanksionet penale dhe masat e trajtimit të detyrueshëm përcaktohen vetëm me ligj. 2. Askujt nuk mund t’i shqiptohet sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm për një vepër nëse para kryerjes së saj nuk është përcaktuar me ligj si vepër penale dhe nuk është paraparë sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm për atë vepër. 3. Përkufizimi i një vepre penale duhet të përcaktohet në mënyrë të saktë dhe nuk lejohet interpretimi sipas analogjisë. Në rast paqartësie, përkufizimi i veprës penale interpretohet në favor të personit ndaj të cilit zhvillohet procedura penale.
  3. 3

    AI-assisted research summary: The provision says the law in force at the time of the offence applies, but if the law changes before the final judgment, the more favorable law applies.

    Neni 3 Zbatimi i ligjit më të favorshëm 1. Ndaj kryesit zbatohet ligji që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale. 2. Në rast se ligji në fuqi ndryshon para shqiptimit të vendimit të formës së prerë, atëherë ndaj kryesit zbatohet ligji që është më i favorshëm. 2 3. Nëse ligji i ri nuk e inkriminon veprën, por kryesi është dënuar me aktgjykim të formës së prerë në pajtim me ligjin e mëparshëm, sanksioni penal nuk fillon të ekzekutohet ose ndërpritet në rast se ka filluar. 4. Një ligj i cili shprehimisht ka qenë në fuqi vetëm për një kohë të caktuar, zbatohet për ato vepra penale që janë kryer gjatë kohës kur ai ligj ka qenë në fuqi edhe në rastin kur nuk është më në fuqi, përveç nëse vetë ligji shprehimisht përcakton ndryshe.
  4. 4

    AI-assisted research summary: This article lists criminal sanctions and compulsory treatment measures, including psychiatric detention, outpatient psychiatric treatment, and mandatory rehabilitation for drug or alcohol dependence.

    Neni 4 Sanksionet penale dhe masat e trajtimit të detyrueshëm 1. Sanksionet penale janë: 1.1. dënimet kryesore; 1.2. dënimet alternative; 1.3. dënimet plotësuese; dhe 1.4. vërejtja gjyqësore. 2. Masat e trajtimit të detyrueshëm, të cilat mund t’i shqiptohen kryesit që nuk është penalisht i përgjegjshëm ose është i varur nga droga, ose nga alkooli, janë: 2.1. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor; 2.2. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri; dhe 2.3. trajtimi me rehabilitim të detyrueshëm të personave të varur nga droga apo alkooli.
  5. 5

    AI-assisted research summary: When a criminal sanction or compulsory treatment measure is executed, the offender’s rights may be denied or restricted only to the extent needed by the nature or content of the sanction or measure, and only in a way that respects human dignity and international law.

    Neni 5 Kufizimet në ekzekutimin e sanksioneve penale dhe masave të trajtimit të detyrueshëm Me ekzekutimin e sanksionit penal ose masës së trajtimit të detyrueshëm, kryesit të veprës penale mund ti mohohen ose kufizohen të drejtat e caktuara vetëm deri në atë masë e cila i përgjigjet natyrës apo përmbajtjes së sanksionit ose masës dhe vetëm në mënyrën me të cilën sigurohet respektimi i dinjitetit njerëzor të tij apo saj, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.
  6. 6

    AI-assisted research summary: The general part of this Code applies to all criminal offenses defined by the laws of the Republic of Kosovo.

    Neni 6 Zbatimi i pjesës së përgjithshme të këtij Kodi Dispozitat e pjesës së përgjithshme të këtij Kodi zbatohen për të gjitha veprat penale të përcaktuara me ligjet e Republikës së Kosovës. KAPITULLI II VEPRAT PENALE DHE PËRGJEGJËSIA PENALE
  7. 7

    AI-assisted research summary: This provision defines a criminal act as an unlawful act defined by law, with its characteristics set by law, and for which the law prescribes a penal sanction or a compulsory treatment measure.

    Neni 7 Vepra penale Vepra penale është vepër e kundërligjshme e cila është e përcaktuar me ligj si vepër penale, tiparet e së cilës janë të përcaktuara me ligj dhe për të cilën me ligj është përcaktuar sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm. 3
  8. 8

    AI-assisted research summary: A criminal offense may be committed by an act or by an omission.

    Neni 8 Mënyra e kryerjes së veprës penale 1. Vepra penale mund të kryhet me veprim ose me mosveprim. 2. Vepra penale kryhet me mosveprim vetëm kur kryesi nuk e ndërmerr veprimin të cilin ka qenë i obliguar ta ndërmerr.
  9. 9

    AI-assisted research summary: A criminal offense is treated as committed when the perpetrator acted or was obliged to act, not when the consequence happened.

    Neni 9 Koha e kryerjes së veprës penale Vepra penale kryhet në kohën kur kryesi ka vepruar apo ka qenë i detyruar të veprojë pa marrë parasysh kohën kur është shkaktuar pasoja.
  10. 10

    AI-assisted research summary: This article says a criminal offence is treated as occurring where the offender acted or had to act, and where the consequence happened; an attempt is treated as occurring where the offender acted and where the consequence was intended to happen.

    Neni 10 Vendi i kryerjes së veprës penale 1. Vepra penale kryhet në vendin ku kryesi ka vepruar apo ka qenë i detyruar të veprojë ashtu si dhe në vendin ku është shkaktuar pasoja. 2. Vepra penale është tentuar në vendin ku kryesi ka vepruar si dhe në vendin ku kryesi ka dashur që të shkaktohet pasoja.
  11. 11

    AI-assisted research summary: An act is not a criminal offence if it is a minor one with insignificant harmfulness.

    Neni 11 Vepra e rëndësisë së vogël Nuk përbën vepër penale ajo vepër e cila edhe pse përmban tiparet e veprës penale të përcaktuar me ligj, paraqet vepër të rëndësisë së vogël. Vepra është e rëndësisë së vogël kur rrezikshmëria e saj është e parëndësishme për shkak të natyrës ose peshës së veprës; mungesës ose pasojave të dëmshme të parëndësishme; rrethanave në të cilat është kryer vepra; shkallës së ulët të përgjegjësisë penale të kryesit; ose rrethanave personale të kryesit.
  12. 12

    AI-assisted research summary: An act done in necessary defense is not a criminal offense.

    Neni 12 Mbrojtja e nevojshme 1. Vepra e kryer në mbrojtje të nevojshme nuk është vepër penale. 2. Mbrojtja e nevojshme është mbrojtja e cila është e domosdoshme për të zmbrapsur sulmin e kundërligjshëm, real dhe të atëçastshëm ndaj vetes ose personit tjetër me kusht që karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me shkallën e rrezikut që paraqet sulmi. 3. Disproporcioni ndërmjet sulmit dhe zmbrapsjes së sulmit konsiderohet tejkalim i kufijve të mbrojtjes së nevojshme. 4. Kryesi i cili i tejkalon kufijtë e mbrojtjes së nevojshme mund të dënohet më lehtë. Nëse kryesi tejkalon kufijtë për shkak të tronditjes së fortë apo frikës së shkaktuar nga sulmi, ai mund të lirohet nga dënimi.
  13. 13

    AI-assisted research summary: An act done in extreme necessity is not a criminal offence.

    Neni 13 Nevoja ekstreme 1. Vepra e kryer në kushtet e nevojës ekstreme nuk është vepër penale. 4 2. Nevoja ekstreme ekziston nëse personi e kryen veprën për të zmbrapsur prej vetes ose tjetrit rrezikun e atëçastshëm e të paprovokuar, i cili nuk mund të evitohet në mënyrë tjetër, me kusht që e keqja e shkaktuar të mos jetë më e madhe se e keqja që është kanosur. 3. Kur kryesi e shkakton rrezikun nga pakujdesia apo i tejkalon kufijtë e nevojës ekstreme, dënohet më butë. Kur kryesi i tejkalon kufijtë në rrethana veçanërisht lehtësuese, ai mund të lirohet nga dënimi. 4. Nuk ekziston nevoja ekstreme nëse kryesi ka qenë i obliguar me ligj që t’i ekspozohet rrezikut.
  14. 14

    AI-assisted research summary: Acts committed under irresistible violence or threat are not criminal if the person reports the coercion and unlawful act to the competent authorities immediately after the danger ends.

    Neni 14 Dhuna ose kanosja 1. Vepra e kryer nën ndikimin e dhunës së papërballueshme ose kanosjes së papërballueshme nuk është vepër penale vetëm nëse personi menjëherë pas pushimit të rrezikut e lajmëron shtrëngimin dhe veprën e kundërligjshme tek organet kompetente. 2. Nëse vepra penale është kryer nën ndikimin e dhunës së përballueshme apo kanosjes së përballueshme, dënimi mund të zbutet vetëm nëse personi menjëherë pas pushimit të rrezikut e lajmëron shtrëngimin dhe veprën e kundërligjshme tek organet kompetente. 3. Kushdo që përdor dhunën ose kanosjen sipas paragrafit 1. dhe 2. të këtij neni konsiderohet kryes i veprës penale.
  15. 15

    AI-assisted research summary: An act committed under coercion is not a criminal offence.

    Neni 15 Veprat e kryera nën shtrëngim 1. Vepra e kryer nën shtrëngim nuk është vepër penale. 2. Vepra kryhet nën shtrëngim kur personi i ballafaquar me dhunën e pashmangshme apo kanosjen e dhunës që nuk mund të shmanget e që rrezikon jetën, trupin ose lirinë, kryen vepër të kundërligjshme për të mënjanuar rrezikun nga vetja ose personi me të cilin ka lidhje familjare. Vepra do të konsiderohet se është kryer nën shtrëngim vetëm nëse personi menjëherë pas pushimit të rrezikut e lajmëron shtrëngimin dhe veprën e kundërligjshme tek organet kompetente. 3. Vepra nuk kryhet nën shtrëngim nëse dhe deri në masën që nga kryesi mund të pritet në rrethanat e shkaktuara që të pranojë rrezikun, në veçanti nëse ai ka shkaktuar rrezikun ose nëse ka qenë i detyruar ligjërisht që të ballafaqohet me një dhunë të tillë të atëçastshme apo me kërcënim të dhunës. Në rrethana të tilla dënimi mund të zbutet.
  16. 16

    AI-assisted research summary: A person who acts under an order is still criminally responsible, unless the order was legally required, the person did not know it was unlawful, and it was not obviously unlawful. Orders to commit genocide or crimes against humanity are unlawful in all circumstances.

    Neni 16 Urdhrat nga lartë 1. Kur vepra penale është kryer nga një person në bazë të një urdhri qeveritar ose të një eprori, qoftë ushtarak ose civil, kryesi nuk lirohet nga përgjegjësia penale, përveç kur: 1.1. personi ka qenë i detyruar ligjërisht që t’i bindet urdhrit të tillë; 1.2. personi nuk e ka ditur se urdhri i tillë ka qenë i paligjshëm; dhe 1.3. urdhri i tillë nuk ishte në mënyrë të dukshme i paligjshëm. 2. Urdhrat për të kryer gjenocid ose krime të tjera kundër njerëzimit janë të paligjshëm në të gjitha rrethanat. 5
  17. 17

    AI-assisted research summary: A person is criminally responsible if mentally capable and if the offense was committed intentionally or negligently; negligence-based liability applies only when the law expressly says so; a person under 14 is not criminally responsible.

    Neni 17 Përgjegjësia penale 1. Kryesi i veprës penale është penalisht përgjegjës nëse është mendërisht i aftë dhe veprën penale e ka kryer me dashje apo nga pakujdesia. 2. Një person është penalisht përgjegjës për veprën penale të kryer nga pakujdesia vetëm nëse këtë shprehimisht e përcakton ligji. 3. Personi nuk është penalisht përgjegjës nëse në kohën e kryerjes së veprës penale është nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet.
  18. 18

    AI-assisted research summary: This article defines when a person is considered mentally incapable or as having diminished mental capacity after committing an offence, and says the court must take those circumstances into account when deciding the length and type of sanction or compulsory treatment.

    Neni 18 Paaftësia mendore dhe aftësia e zvogëluar mendore 1. Personi i cili ka kryer vepër penale konsiderohet i paaftë mendërisht nëse në kohën e kryerjes së veprës penale lëngonte nga një sëmundje mendore e përkohshme ose e përhershme, nëse kishte çrregullim mendor apo ngecje në zhvillimin mendor që e ka prekur funksionimin e tij mendor dhe si pasojë e kësaj, nuk ka qenë në gjendje të kuptojë natyrën dhe rëndësinë apo pasojën e veprimeve ose mosveprimeve të tij ose nuk ka qenë në gjendje t’i kontrollojë veprimet ose mosveprimet e tij apo të kuptojë se kryen vepër penale. 2. Personi i cili ka kryer vepër penale konsiderohet se ka aftësi të zvogëluar mendore nëse në kohën e kryerjes së veprës penale aftësia e tij për të kuptuar natyrën dhe rëndësinë apo pasojën e veprimeve ose mosveprimeve të tij ka qenë esencialisht e zvogëluar për shkaqet e cekura në paragrafin 1. të këtij neni. Personi i tillë konsiderohet penalisht përgjegjës, por këto rrethana merren parasysh nga gjykata kur vendos për kohëzgjatjen dhe llojin e sanksionit ose masës së trajtimit të detyrueshëm.
  19. 19

    AI-assisted research summary: A person may be criminally responsible if they make themselves intoxicated and then cannot understand or control their conduct, especially where the earlier act or omission was intentional or the law allows negligent liability.

    Neni 19 Kryerja e veprës penale në gjendje të dehur Personi është penalisht përgjegjës nëse duke përdorur alkool, narkotik apo me ndonjë mënyrë tjetër e sjell veten në një gjendje të tillë që nuk mund të kuptoj rëndësinë e veprimit apo të mosveprimit të vet ose të kontrollojë sjelljen e vet, nëse para se të ketë sjellë veten në gjendje të tillë, veprimet ose mosveprimet e tij kanë qenë të përfshira në dashjen e tij apo nëse është i pakujdesshëm ndaj veprës penale dhe ligji parasheh përgjegjësi penale për kryerjen e kësaj vepre penale nga pakujdesia.
  20. 20

    AI-assisted research summary: A person is not criminally responsible if there is no causal link between their act or omission and the result.

    Neni 20 Lidhja shkakore Personi nuk është penalisht përgjegjës kur midis veprimit ose mosveprimit të tij dhe pasojës mungon lidhja shkakore.
  21. 21

    AI-assisted research summary: The provision explains that a criminal act may be committed with direct intent or eventual intent.

    Neni 21 Dashja 1. Vepra penale mund të kryhet me dashje direkte ose eventuale. 2. Personi vepron me dashje direkte kur është i vetëdijshëm për veprën e vet dhe e dëshiron kryerjen e saj. 3. Personi vepron me dashje eventuale kur është i vetëdijshëm se pasoja e ndaluar mund të shkaktohet si rezultat i veprimit ose i mosveprimit të tij dhe ai pranon shkaktimin e saj. 6
  22. 22

    AI-assisted research summary: The required knowledge, intent, negligence, or purpose for a criminal offense may be inferred from the facts.

    Neni 22 Dijenia, dashja, pakujdesia ose qëllimi Dijenia, dashja, pakujdesia ose qëllimi i kërkuar si element i veprës penale mund të nxirret nga rrethanat faktike.
  23. 23

    AI-assisted research summary: This article defines criminal negligence as conscious or unconscious negligence.

    Neni 23 Pakujdesia 1. Vepra penale mund të kryhet me pakujdesi të vetëdijshme apo të pavetëdijshme. 2. Personi vepron me pakujdesi të vetëdijshme kur është i vetëdijshëm se pasoja e ndaluar mund të shkaktohet si rezultat i veprimit ose të mosveprimit të tij, por me mendjelehtësi mendon se ajo nuk do të shkaktohet apo se ai do të mund ta parandalojë shkaktimin e saj. 3. Personi vepron me pakujdesi të pavetëdijshme kur nuk është i vetëdijshëm se pasoja e ndaluar mund të shkaktohet si rezultat i veprimit ose mosveprimit të tij edhe pse në rrethanat dhe sipas vetive të tij personale ka mund të ishte apo do duhej të ishte i vetëdijshëm për këtë mundësi.
  24. 24

    AI-assisted research summary: A heavier punishment may be imposed when a criminal act causes consequences beyond the offender’s intent and those consequences are due to the offender’s negligence.

    Neni 24 Përgjegjësia për pasojat më të rënda Nëse kryerja e një vepre penale shkakton pasoja të cilat e tejkalojnë qëllimin e kryesit dhe për këtë ligji përcakton një dënim më të rëndë, dënimi më i rëndë mund të shqiptohet në rast se pasoja i atribuohet pakujdesisë së kryesit.
  25. 25

    AI-assisted research summary: A person is not criminally responsible if they were unaware of a feature of the offence or mistakenly believed facts that would have made the act lawful.

    Neni 25 Lajthimi faktik 1. Personi nuk është penalisht përgjegjës nëse në kohën e kryerjes së veprës penale nuk ka qenë i vetëdijshëm për ndonjë nga tiparet e asaj vepre ose gabimisht ka menduar se ekzistojnë rrethanat, të cilat faktikisht po të ekzistonin, kjo vepër do të ishte e lejuar. 2. Personi i cili për shkak të pakujdesisë ka qenë në lajthim është penalisht përgjegjës për veprën penale të kryer nga pakujdesia nëse ligji në mënyrë specifike parashikon përgjegjësinë penale për kryerjen e veprës së tillë nga pakujdesia.
  26. 26

    AI-assisted research summary: A person is not criminally responsible if, for reasonable reasons, they did not know and could not have known the act was prohibited.

    Neni 26 Lajthimi juridik 1. Personi i cili për shkaqe të arsyeshme nuk e ka ditur ose nuk ka mundur ta dijë se vepra është e ndaluar nuk është penalisht përgjegjës. 2. Nëse lajthimi ka qenë i evitueshëm, personi është penalisht përgjegjës por dënimi mund të zbutet. 3. Lajthimi juridik është i evitueshëm nëse çdo person ka mundur lehtësisht që ta dijë se vepra është e kundërligjshme ose nëse kryesi duke marrë parasysh profesionin, thirrjen ose detyrën e tij ka qenë i obliguar ta dijë se vepra është e kundërligjshme.
  27. 27

    AI-assisted research summary: A person who intentionally prepares an offence is punishable only if the law expressly says so.

    Neni 27 Përgatitja e veprës penale 1. Kushdo që me dashje përgatit kryerjen e veprës penale do të dënohet vetëm nëse parashihet shprehimisht me ligj. 7 2. Kur ligji parasheh dënimin për përgatitjen e veprës penale të caktuar, përgatitja e veprës penale përfshin furnizimin ose aftësimin e mjeteve për kryerjen e veprës penale; mënjanimin e pengesave për kryerjen e veprës penale; marrëveshjen, planifikimin ose organizimin me personin tjetër për kryerjen e veprës penale si dhe veprimet tjera me të cilat krijohen kushtet për kryerjen e drejtpërdrejt të veprës penale por të cilat nuk përbëjnë veprimin e kryerjes.
  28. 28

    AI-assisted research summary: This article says a person who intentionally starts committing a criminal offence, but the offence is not completed, is treated as having attempted the offence.

    Neni 28 Tentativa 1. Kushdo që me dashje ndërmerr veprime për kryerjen e veprës penale por vepra nuk është kryer ose elementet e veprës penale nuk janë realizuar, konsiderohet se ka tentuar të kryejë vepër penale. 2. Tentativa për të kryer vepër penale për të cilën mund të shqiptohet dënimi me tre ose më shumë vjet burgim dënohet. Tentativa për të kryer ndonjë tjetër vepër penale dënohet vetëm nëse shprehimisht parashihet me ligj. 3. Personi që tenton të kryejë vepër penale dënohet si të kishte kryer veprën penale, por dënimi mund të zbutet.
  29. 29

    AI-assisted research summary: Gjykata mund ta lirojë nga dënimi një person që tenton të kryejë vepër penale me mjet ose ndaj objektit të papërshtatshëm.

    Neni 29 Tentativa e papërshtatshme Gjykata mund ta lirojë nga dënimi personin i cili tenton të kryejë vepër penale me mjet të papërshtatshëm ose ndaj objektit të papërshtatshëm.
  30. 30

    AI-assisted research summary: The court may exempt a person from punishment for an attempted offense if the person voluntarily abandons the offense or prevents the harmful consequences after acting.

    Neni 30 Heqja dorë vullnetare 1. Gjykata mund ta lirojë personin nga dënimi për tentativë të dënueshme të veprës penale nëse personi i tillë heq dorë vullnetarisht nga kryerja e veprës penale të cilën e ka filluar, ndonëse është i vetëdijshëm se në pajtim me të gjitha rrethanat ai mund të vazhdonte veprën ose nëse pas kryerjes së një vepre të tillë parandalon shkaktimin e pasojave. 2. Në rastin e cekur në paragrafin 1. të këtij neni, kryesi dënohet për ato veprime të cilat përbëjnë vepër tjetër të veçantë penale. BASHKËPUNIMI NË KRYERJEN E VEPRËS PENALE
  31. 31

    AI-assisted research summary: If two or more people commit a criminal offence together, each is responsible and punished with the penalty prescribed for that offence.

    Neni 31 Bashkëkryerja Nëse dy apo më shumë persona së bashku kryejnë veprën penale duke marrë pjesë në kryerjen e veprës penale ose thelbësisht duke i kontribuar kryerjes së saj në ndonjë mënyrë tjetër, secili prej tyre është përgjegjës dhe dënohet me dënimin e paraparë për vepër penale.
  32. 32

    AI-assisted research summary: Whoever intentionally incites another person to commit a criminal offence is punished as if they had committed it, if the offence was carried out or attempted; if the offence was not even attempted and carries at least five years’ imprisonment, the instigator is punished for attempt.

    Neni 32 Shtytja 1. Kushdo që me dashje e shtytë personin tjetër të kryejë vepër penale dënohet sikurse ta kishte kryer vet atë vepër penale nëse vepra penale është kryer. 2. Kushdo që me dashje shtytë personin tjetër të kryejë vepër penale dënohet sikurse ta kishte kryer vet atë vepër penale nëse vepra penale është tentuar por nuk është kryer. 3. Kushdo që me dashje shtytë personin tjetër të kryejë vepër penale të dënueshme me së paku pesë (5) vjet burgim dhe vepra penale as që është tentuar, shtytësi dënohet për tentativë. 8
  33. 33

    AI-assisted research summary: Anyone who intentionally helps another person commit a criminal offense is punished more leniently.

    Neni 33 Ndihma 1. Kushdo që me dashje ndihmon personin tjetër për kryerjen e veprës penale dënohet më dënim më të butë. 2. Ndihma për të kryer një vepër penale përfshin, por nuk kufizohet në: dhënien e këshillave ose udhëzimeve se si të kryhet vepra penale; vënien në dispozicion të mjeteve për kryerjen e veprës penale; krijimin e kushteve ose mënjanimin e pengesave për kryerjen e veprës penale; ose premtimi paraprak se do të fshehë provat e kryerjes së veprës penale, kryesin apo identitetin e kryesit, mjetet e përdorura për kryerjen e veprës penale ose përfitimet që rrjedhin nga kryerja e veprës penale.
  34. 34

    AI-assisted research summary: Anyone who agrees, openly or implicitly, with others to commit or encourage a serious offence and takes preparatory steps can be punished with the penalty for that offence.

    Neni 34 Bashkimi kriminal 1. Kushdo që shprehimisht apo në mënyrë të heshtur merret vesh me një apo me më shumë persona për të kryer ose për të nxitur kryerjen e një vepre penale të dënueshme me së paku pesë (5) vjet burgim dhe ndërmerr veprime përgatitore për realizimin e marrëveshjes së tillë, dënohet me dënimin e paraparë për atë vepër penale. 2. Gjykata mund ta zbusë dënimin ose ta liroj nga dënimi personin i cili është penalisht përgjegjës sipas paragrafit 1. të këtij neni nëse personi i tillë: 2.1. vullnetarisht heq dorë nga marrëveshja; 2.2. vullnetarisht ndërmerr veprime për parandalimin e ekzistencës së vazhdueshme të bashkimit kriminal ose të kryerjes së veprës penale në pajtim me qëllimet e saj; ose 2.3. vullnetarisht ia zbulon policisë njohuritë e marrëveshjes në kohën kur vepra penale e planifikuar ende mund të parandalohet.
  35. 35

    AI-assisted research summary: A person who agrees with one or more others to commit a criminal offence, and at least one person takes a substantial step toward it, is punished as provided for that offence.

    Neni 35 Marrëveshja për të kryer vepër penale 1. Kushdo që merret vesh me një apo me më shumë persona për të kryer vepër penale dhe një apo më shumë nga ata persona ndërmerr çfarëdo veprimi të rëndësishëm për kryerjen e veprës penale dënohet me dënimin e paraparë për atë vepër penale. 2. Për qëllime të këtij neni, shprehja “veprim i rëndësishëm drejt kryerjes së veprës penale” nuk duhet të jetë veprim penal por duhet të jetë hap i rëndësishëm përgatitor drejtë kryerjes së veprës penale të cilën personat janë pajtuar që ta kryejnë.
  36. 36

    AI-assisted research summary: A co-perpetrator or a person who incites or helps commit an offence is criminally responsible within the limits of their own intent or negligence, and some personal circumstances apply only to the person concerned.

    Neni 36 Kufijtë e përgjegjësisë penale dhe ndëshkimi për bashkëpunim 1. Bashkëkryesi është penalisht përgjegjës brenda kufijve të dashjes apo të pakujdesisë së vet. 2. Personi i cili shtytë ose ndihmon në kryerjen e veprës penale është penalisht përgjegjës brenda kufijve të dashjes së tij. 3. Rrethanat personale, përfshirë marrëdhëniet dhe cilësitë të cilat mund të rezultojnë në përjashtimin nga përgjegjësia penale, lirimin nga dënimi, ekzistimin e formave të rënda apo të lehta të veprës penale ose që ndikojnë në përcaktimin e dënimit, mund të merren parasysh vetëm ndaj personit për të cilin vlejnë. Nëse rrethanat personale të cilat ndërlidhen me kryesin kanë ndikim në zbutjen ose ashpërsimin e dënimit dhe këto rrethana konstituojnë element të veprës penale, bashkëkryesi, shtytësi ose ndihmësi 9 është përgjegjës për dënimin e paraparë për vepër penale kur ai ka ditur për këtë rrethanë, edhe nëse nuk ka pasur lidhshmëri me të. DISPOZITAT E POSAÇME MBI PËRGJEGJËSINË PENALE PËR VEPRAT PENALE TË KRYERA ME ANË TË MEDIAVE
  37. 37

    AI-assisted research summary: Ky nen përcakton kush mund të mbajë përgjegjësi penale për publikimin e një informacioni.

    Neni 37 Përgjegjësia penale e kryeredaktorëve, botuesve, shtyp shkronjësve ose prodhuesve 1. Autori i informacionit është penalisht përgjegjës nëse vepra penale është kryer përmes publikimit të informatës në gazetë ose në lloj tjetër të shtypit periodik, radio, televizion, internet ose mjete tjera të komunikimit. 2. Kryeredaktori përgjegjës ose personi i cili e zëvendëson atë në kohën e publikimit të informatës është penalisht përgjegjës kur: 2.1. autori nuk mund të gjendet apo të gjykohet në Gjykatën e Kosovës; 2.2. publikimi i informacionit është bërë pa dijeninë e autorit ose kundër vullnetit të tij; ose 2.3. nëse gjatë kohës së publikimit të informatës kanë ekzistuar pengesa faktike dhe juridike për fillimin e procedurës penale ndaj autorit dhe të cilat ende ekzistojnë. 3. Kryeredaktori ose personi i cili e zëvendëson atë në kohën e publikimit të informatës nuk është penalisht përgjegjës nëse për shkaqe të arsyeshme nuk ka ditur për ndonjë rrethanë të paraparë në paragrafin 2. të këtij neni. 4. Botuesi i gazetës ose llojit tjetër të shtypit periodik është penalisht përgjegjës nëse kryeredaktori ose personi që e zëvendëson atë në kohën e publikimit të informatës në gazetë ose llojin tjetër të shtypit periodik është penalisht përgjegjës sipas paragrafit 2. të këtij neni. 5. Kur botuesi është penalisht përgjegjës sipas paragrafit 4. të këtij neni dhe për shkak të pengesave juridike ose faktike nuk është e mundur të dënohet botuesi, atëherë personi i cili e ka shtypur informatën është penalisht përgjegjës nëse ai e ka ditur se pengesat e tilla ligjore ose faktike kanë ekzistuar. 6. Prodhuesi është penalisht përgjegjës kur kryeredaktori ose personi që e zëvendëson atë në kohën e publikimit të informatës me anë të shiritit manjetik, filmit, diapozitivave, fotografive ose pajisjeve tjera audio dhe video të dedikuara për mediat masive ose për prezantim publikut apo për një numër të madh të personave janë penalisht përgjegjës sipas paragrafit 2. të këtij neni. 7. Nëse botuesi, shtypshkronjësi ose prodhuesi i cili është penalisht përgjegjës sipas këtij neni është person juridik apo organ publik, personi përgjegjës për shtypjen ose aktivitetin prodhues është penalisht përgjegjës. 8. Personat e cekur në këtë nen nuk janë penalisht përgjegjës nëse publikimi i informatës është raport i saktë nga një mbledhje e organit publik ose nga deklarata e një personi zyrtar.
  38. 38

    AI-assisted research summary: People involved in publishing information, editorial board members, and their assistants do not have to reveal the author or source, unless a court finds disclosure is necessary to prevent an imminent threat to someone’s life or bodily integrity.

    Neni 38 Mbrojtja e burimit të informatës 1. Personi i cili merr pjesë si profesionist në publikimin e informacionit ose si anëtar i bordit redaktues të mediave dhe ndihmësi i tij nuk janë penalisht përgjegjës nëse refuzojnë ta tregojnë autorin e publikimit ose burimin e informatës. 10 2. Personat e cekur në paragrafin 1. të këtij neni janë penalisht përgjegjës nëse gjykata konstaton se: 2.1. zbulimi i informatave është i domosdoshëm për të parandaluar sulmin që përbën kërcënim të pashmangshëm ndaj jetës apo integritetit trupor të ndonjë personi.
  39. 39

    AI-assisted research summary: The criminal-responsibility provisions for the persons mentioned in Articles 37 and 38 apply only if those persons are not already criminally responsible under this Code’s general criminal-responsibility provisions.

    Neni 39 Zbatimi i dispozitave të përgjithshme për përgjegjësinë penale Dispozitat për përgjegjësinë penale të personave të cekur në nenet 37 dhe 38 të këtij Kodi janë të zbatueshme vetëm nëse ata persona nuk janë penalisht përgjegjës sipas dispozitave të përgjithshme për përgjegjësinë penale të përcaktuar në këtë Kod.
  40. 40

    AI-assisted research summary: A legal person can be held criminally responsible for an offence committed by a responsible person acting on its behalf within their authority.

    Neni 40 Përgjegjësia penale e personave juridik 1. Personi juridik është përgjegjës për veprën penale të personit përgjegjës, i cili ka kryer vepër penale duke vepruar në emër të personit juridik brenda autorizimeve të tij, me qëllim të përfitimit të dobisë apo ka shkaktuar dëm për atë person juridik. Përgjegjësia e personit juridik ekziston edhe nëse veprimet e personit juridik kanë qenë në kundërshtim me politikat e afarizmit ose me urdhrat e personit juridik. 2. Sipas kushteve të parapara në paragrafin 1. të këtij neni, personi juridik po ashtu është përgjegjës për veprën penale në rastin kur personi përgjegjës që ka kryer vepër penale nuk dënohet për atë vepër penale. 3. Përgjegjësia e personit juridik bazohet në fajësinë e personit përgjegjës. 4. Elementi subjektiv i veprës penale i cili ekziston vetëm për personin përgjegjës, vlerësohet në lidhje me personin juridik, nëse është përmbushur baza e përgjegjësisë e paraparë në paragrafin 1. të këtij neni. KAPITULLI III DËNIMET
  41. 41

    AI-assisted research summary: This provision states the aims of punishment: prevention, rehabilitation, compensation for harm, and expressing social judgment and respect for the law.

    Neni 41 Qëllimi i dënimit 1. Qëllimet e dënimit janë: 1.1. të parandalojë kryesin nga kryerja e veprave penale në të ardhmen dhe të bëjë rehabilitimin e tij; 1.2. të parandalojë personat e tjerë nga kryerja e veprave penale; 1.3. të bëjë kompensimin e viktimave ose të komunitetit për humbjet ose dëmet e shkaktuara nga vepra penale; dhe 1.4. të shprehë gjykimin shoqëror për veprën penale, ngritjen e moralit dhe forcimin e detyrimit për respektimin e ligjit. 11
  42. 42

    AI-assisted research summary: This article says the types of penalties are main penalties, alternative penalties, and supplementary penalties.

    Neni 42 Llojet e dënimeve 1. Llojet e dënimeve janë: 1.1. dënimet kryesore; 1.2. dënimet alternative; dhe 1.3. dënimet plotësuese. DËNIMET KRYESORE
  43. 43

    AI-assisted research summary: This provision lists the main penalties as life imprisonment, imprisonment, and a fine.

    Neni 43 Dënimet kryesore 1. Llojet e dënimeve kryesore janë: 1.1. dënimi me burgim të përjetshëm; 1.2. dënimi me burgim dhe 1.3. dënimi me gjobë.
  44. 44

    AI-assisted research summary: The law may allow life imprisonment for the most serious crimes in especially aggravating circumstances or with very serious consequences, but it cannot make life imprisonment the only main penalty for a specific offense.

    Neni 44 Dënimi me burgim të përjetshëm 1. Ligji mund të parasheh dënimin me burgim të përjetshëm për veprat më të rënda penale të kryera në rrethana veçanërisht rënduese ose për vepra penale që kanë shkaktuar pasoja shumë të rënda. 2. Ligji nuk mund të parasheh dënimin me burgim të përjetshëm si të vetmin dënim kryesor për një vepër të veçantë penale. 3. Dënimi me burgim të përjetshëm nuk mund t’i shqiptohet personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale nuk i ka mbushur njëzetenjë (21) vjet ose personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale ka pasur aftësi esencialisht të zvogëluar mendore.
  45. 45

    AI-assisted research summary: Imprisonment sentences must be at least 30 days and no more than 25 years, and they must be stated in years and full months; sentences up to 6 months are stated in full days.

    Neni 45 Dënimi me burgim 1. Dënimi me burgim nuk mund të shqiptohet në kohëzgjatje më pak se tridhjetë (30) ditë e as më tepër se njëzet e pesë (25) vjet. 2. Dënimi me burgim shqiptohet në vite dhe në muaj të plotë, e në rastet kur dënimi është deri në gjashtë (6) muaj, dënimi shqiptohet në ditë të plota.
  46. 46

    AI-assisted research summary: This article sets the minimum and maximum fine amounts, gives the court rules for payment deadlines and installments, and allows replacement of unpaid fines with imprisonment or community work in some cases.

    Neni 46 Dënimi me gjobë 1. Dënimi me gjobë nuk mund të jetë më pak se njëqind (100) Euro evropiane (në tekstin e mëtejmë “EURO”). Dënimi me gjobë nuk mund të tejkalojë njëzet e pesëmijë (25.000) Euro ndërsa për veprat penale lidhur me terrorizëm, trafikim me njerëz, krim të organizuar ose veprat penale të kryera me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore nuk mund të tejkalojë pesëqind mijë (500.000) Euro. 2. Në aktgjykim caktohet afati i pagesës së dënimit me gjobë. Afati nuk mund të jetë më i shkurtër se pesëmbëdhjetë (15) ditë e as më i gjatë se tre (3) muaj, mirëpo në rrethana të arsyeshme gjykata mund 12 të lejojë që dënimi me gjobë të paguhet me këste për një periudhë që nuk tejkalon dy (2) vjet. Aktgjykimi po ashtu duhet të përcaktojë se kur duhet të paguhen këstet dhe duhet të cek se mundësia e pagesës me këste do të revokohet nëse personi i dënuar nuk e paguan këstin me kohë. 3. Nëse personi i dënuar nuk dëshiron ose nuk mund të paguajë gjobën, gjykata mund të zëvendësojë dënimin me gjobë me dënim me burgim. Kur dënimi me burgim zëvendësohet me dënimin me gjobë, një ditë burgim llogaritet me njëzet (20) Euro gjobë. Dënimi me burgim nuk mund të tejkalojë tre (3) vjet. 4. Nëse personi i dënuar nuk dëshiron ose nuk mund të paguajë gjobën në tërësi, gjykata do ta zëvendësojë pjesën e mbetur të gjobës me dënim me burgim, siç parashihet në paragrafin 3. të këtij neni. Nëse personi i dënuar e paguan pjesën e mbetur të gjobës, ekzekutimi i dënimit ndërpritet. 5. Nëse personi i dënuar nuk dëshiron ose nuk mund të paguajë gjobën, gjykata mundet, me pëlqimin e personit të dënuar, në vend të shqiptimit të dënimit me burgim, ta zëvendësojë dënimin me gjobë me urdhër për punë në dobi të përgjithshme. Urdhri për punë në dobi të përgjithshme llogaritet ashtu që tetë (8) orë të punës në dobi të përgjithshme llogariten me njëzet (20) Euro gjobë. Kohëzgjatja e punës në dobi të përgjithshme nuk mund të tejkalojë dyqind e katër dhjetë (240) orë. 6. Dënimi me gjobë nuk ekzekutohet pas vdekjes së personit të dënuar.
  47. 47

    AI-assisted research summary: When a court imposes imprisonment of up to 6 months, it may replace that sentence with a fine if the convicted person consents.

    Neni 47 Zëvendësimi i dënimit me burgim me dënim me gjobë Kur gjykata shqipton dënimin me burgim deri në gjashtë (6) muaj, gjykata njëkohësisht mund të vendosë që dënimi me burgim të zëvendësohet me dënim me gjobë, me pëlqimin e personit të dënuar.
  48. 48

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të zëvendësojë një dënim me burgim deri në 6 muaj me punë në dobi të përgjithshme, me pëlqimin e të dënuarit.

    Neni 48 Zëvendësimi i dënimit me burgim me urdhrin për punë në dobi të përgjithshme 1. Gjykata, me pëlqimin e personit të dënuar, mund të zëvendësojë dënimin me burgim deri në gjashtë (6) muaj me urdhrin për punë në dobi të përgjithshme. 2. Nëse e shqipton urdhrin për punë në dobi të përgjithshme, gjykata e urdhëron personin e dënuar të kryejë punë në dobi të përgjithshme pa pagesë për një periudhë të caktuar kohore prej tridhjetë (30) deri në dyqind e katërdhjetë (240) orë pune. Shërbimi sprovues vendos për llojin e punës në dobi të përgjithshme që duhet kryer nga personi i dënuar, cakton organizatën e veçantë për të cilën personi i dënuar do të kryejë punën në dobi të përgjithshme, vendos për ditët e javës gjatë të cilave puna në dobi të përgjithshme duhet të kryhet dhe e mbikëqyrë kryerjen e punës në dobi të përgjithshme. 3. Puna në dobi të përgjithshme duhet të kryhet brenda kohës së caktuar nga gjykata dhe kjo kohë nuk mund të jetë me gjatë se një (1) vit. 4. Nëse pas kalimit të kohës së caktuar personi i dënuar nuk e ka kryer punën në dobi të përgjithshme ose e ka kryer vetëm pjesërisht punën e tillë në dobi të përgjithshme, gjykata urdhëron dënimin me burgim. Një ditë burgim do të urdhërohet për çdo tetë (8) orë pune në dobi të përgjithshme që nuk është kryer. DËNIMET ALTERNATIVE
  49. 49

    AI-assisted research summary: This article lists the alternative penalties: conditional sentence, half liberty, and community service order.

    Neni 49 Dënimet alternative 1. Dënimet alternative janë: 1.1. dënimi me kusht; 13 1.2. gjysmëliria; dhe 1.3. urdhri për punë në dobi të përgjithshme. 2. Kur shqipton dënimin me kusht, gjykata po ashtu mund të shqiptojë: 2.1. urdhrin për trajtim të detyrueshëm rehabilitues; dhe 2.2. urdhrin për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues.
  50. 50

    AI-assisted research summary: The purpose of a conditional sentence is not to carry out the punishment for minor criminal offenses when a warning with the threat of punishment is considered necessary to stop the offender from committing an offense.

    Neni 50 Qëllimi i dënimit me kusht Qëllimi i dënimit me kusht është që të mos zbatohet dënimi për vepra të lehta penale, kur vlerësohet se tërheqja e vërejtjes me kërcënimin e dënimit është e nevojshme të ndalojë që kryesi të mos kryejë vepër penale.
  51. 51

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të japë dënim me kusht dhe të vendosë që ai të mos ekzekutohet nëse i dënuari nuk kryen një vepër tjetër penale gjatë kohës së verifikimit.

    Neni 51 Dënimi me kusht 1. Gjykata mund t’ia shqiptojë kryesit dënimin me kusht në përputhje me dispozitat e këtij Kodi. 2. Me dënimin me kusht, gjykata ia cakton kryesit të veprës penale dënimin dhe në të njëjtën kohë urdhëron që ky dënim të mos ekzekutohet nëse personi i dënuar nuk kryen vepër tjetër penale për kohën e verifikimit të cilën e cakton gjykata. Koha e verifikimit nuk mund të jetë më e shkurtër se një (1) vit dhe as më e gjatë se pesë (5) vjet. 3. Në dënimin me kusht, gjykata mund të caktojë që dënimi të ekzekutohet, nëse në afatin e caktuar personi i dënuar nuk e kthen dobinë pasurore të fituar me kryerjen e veprës penale, nuk e kompenson dëmin që e ka shkaktuar me vepër penale ose nuk i përmbush detyrimet e tjera të parapara me dispozitat e këtij Kodi. Gjykata cakton afatin për përmbushjen e këtyre kushteve në kuadër të kohës së verifikimit. 4. Kur gjykata shqipton dënimin me burgim ose dënimin me gjobë, gjykata mund të shqiptojë dënimin me kusht për të dy këto dënime ose vetëm për dënimin me burgim.
  52. 52

    AI-assisted research summary: The court may impose a conditional sentence for certain offenders, depending on the maximum prison term for the offence and the sentence imposed.

    Neni 52 Kushtet për shqiptimin e dënimit me kusht 1. Dënimi me kusht mund t’i shqiptohet kryesit të veprës penale për të cilën me ligj është paraparë dënimi me burgim deri në pesë (5) vjet. 2. Dënimi me kusht mund t’i shqiptohet kryesit të veprës penale për të cilën me ligj është paraparë dënimi me burgim deri në dhjetë (10) vjet, nëse zbatohen dispozitat e zbutjes së dënimit. 3. Dënimi me kusht mund t’i shqiptohet kryesit sipas paragrafit 1. dhe 2. të këtij neni nëse gjykata shqipton dënimin me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet, qoftë për një vepër penale ose për disa vepra në bashkim. 4. Me rastin e marrjes së vendimit për shqiptimin e dënimit me kusht, gjykata merr posaçërisht parasysh qëllimin e dënimit me kusht, sjelljen e mëparshme të kryesit, sjelljen e tij pas kryerjes së veprës penale, shkallën e përgjegjësisë penale dhe rrethanat e tjera në të cilat është kryer vepra penale. 14 5. Kur gjykata shqipton dënimin me burgim ose dënimin me gjobë, gjykata mund të shqiptojë dënimin me kusht për të dy këto dënime ose vetëm për dënimin me burgim.
  53. 53

    AI-assisted research summary: The court must revoke a conditional sentence if the convicted person commits new offences during the verification period and those offences carry at least two years’ imprisonment. In some lower-penalty cases, the court may revoke it after considering the circumstances.

    Neni 53 Revokimi i dënimit me kusht për shkak të veprave të reja penale 1. Gjykata e revokon dënimin me kusht nëse personi i dënuar gjatë kohës së verifikimit kryen një apo më shumë vepra penale për të cilat është shqiptuar dënimi me burgim prej dy (2) apo më tepër vjet. 2. Gjykata mund ta revokojë dënimin me kusht nëse personi i dënuar gjatë kohës së verifikimit kryen një apo shumë vepra penale për të cilat është shqiptuar dënimi me burgim me më pak se dy (2) vjet ose dënimi me gjobë, pasi t’i ketë vlerësuar të gjitha rrethanat të cilat u përkasin veprave penale të kryera si dhe personit të dënuar dhe sidomos ngjashmëritë e veprave penale të kryera, rëndësinë e tyre dhe motivet për kryerjen e veprave penale. 3. Kur revokon dënimin me kusht, gjykata shqipton dënimin unik për veprën penale të kryer më parë edhe për veprën e re penale, në pajtim me nenin 80 të këtij Kodi dhe trajton dënimin e revokuar me kusht si të përcaktuar. 4. Nëse gjykata nuk e revokon dënimin me kusht, mund ta shqiptojë dënimin me kusht apo dënimin me burgim ose dënimin me gjobë për veprën e re penale. Nëse gjykata shqipton dënim me kusht për veprën e re penale, gjykata zbaton dispozitat e nenit 80 të këtij Kodi për ta shqiptuar dënimin e bashkuar me kusht për veprën penale të kryer më parë dhe për veprën e re penale dhe po ashtu e cakton një periudhë të bashkuar të verifikimit e cila nuk mund të jetë më pak se një (1) vit e as më shumë se pesë (5) vjet, duke filluar prej ditës kur vendimi për dënimin bëhet i plotfuqishëm. Nëse gjykata shqipton dënim me burgim për veprën e re penale, periudha kohore që kalohet në mbajtjen e dënimit me burgim nuk hiqet nga koha e verifikimit e vendosur me dënimin me kusht për veprën penale të kryer më parë.
  54. 54

    AI-assisted research summary: The court must revoke a suspended sentence if it later finds, by a final judgment, that the convicted person committed another offense before the suspended sentence was imposed and the court considers the suspended sentence would not have been justified if that offense had been known.

    Neni 54 Revokimi i dënimit me kusht për shkak të veprave penale të kryera më parë Gjykata e revokon dënimin me kusht nëse pas shqiptimit të dënimit me kusht, me aktgjykim të plotfuqishëm konstaton se personi i dënuar ka kryer një vepër penale tjetër para se të jetë dënuar me kusht dhe nëse gjykata vlerëson se nuk do të kishte bazë për shqiptimin e dënimit me kusht po të dihej për atë vepër penale. Në rastin e këtillë zbatohen dispozitat e paragrafit 3. të nenit 53 të këtij Kodi.
  55. 55

    AI-assisted research summary: If a convicted person does not meet a suspended-sentence condition in time, the court may extend the time, revoke the suspended sentence, or replace/remove the condition for reasonable inability.

    Neni 55 Revokimi i dënimit me kusht për shkak të mos përmbushjes së kushteve Nëse dënimi me kusht është kushtëzuar me përmbushjen e një apo më shumë kushteve të paraparë me paragrafin 3. të nenit 51 dhe nenin 59 të këtij Kodi dhe personi i dënuar nuk përmbush kushtin apo kushtet brenda afatit të caktuar nga gjykata, gjykata mund ta vazhdojë afatin e përmbushjes së kushtit brenda afatit të verifikimit apo mund ta revokojë dënimin me kusht dhe ta ekzekutojë dënimin i cili është caktuar me dënimin me kusht. Nëse gjykata konstaton se personi i dënuar nuk ka mund ta përmbushë kushtin për shkaqe të arsyeshme, gjykata e heq përmbushjen e atij kushti ose e zëvendëson atë me një kusht tjetër përkatës të paraparë me ligj.
  56. 56

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të revokojë dënimin me kusht gjatë periudhës së verifikimit, dhe në disa raste brenda një viti nga skadimi i kësaj periudhe ose nga skadimi i afatit për përmbushjen e kushtit.

    Neni 56 Afatet për revokimin e dënimit me kusht 1. Dënimi me kusht mund të revokohet gjatë kohës së verifikimit. Nëse personi i dënuar gjatë kësaj kohe kryen vepër penale për të cilën kërkohet revokimi i dënimit me kusht gjatë kohës së verifikimit, mirëpo kjo është konstatuar me aktgjykim të plotfuqishëm vetëm pas skadimit të kohës së verifikimit, dënimi me kusht mund të revokohet jo më vonë se një (1) vit nga skadimi i kohës së verifikimit. 15 2. Nëse personi i dënuar brenda afatit të caktuar nga gjykata nuk e përmbush kushtin e shqiptuar nga gjykata siç parashihet në paragrafin 3. të nenit 51 dhe nenit 59 të këtij Kodi, gjykata mund të revokojë dënimin me kusht jo më vonë se një (1) vit nga skadimi i kohës për përmbushjen e detyrimit.
  57. 57

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të vendosë një dënim me kusht me trajtim të detyrueshëm rehabilitues kur kushtet e përcaktuara plotësohen.

    Neni 57 Dënimi me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues 1. Gjykata mund të shqiptojë dënim me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues në rast se personi i dënuar e ka shkelur ligjin për herë të parë dhe është i varur nga droga ose alkooli, nëse gjykata, pas shqyrtimit të raportit të shërbimit sprovues, konsideron se faktori kryesor që ka motivuar kryerjen e veprës penale është i lidhur me varësinë e tij nga droga ose alkooli dhe se trajtimi i suksesshëm do ta zvogëlonte rrezikun për kryerjen e veprës së re penale. Gjykata cakton periudhën gjatë së cilës programi për trajtim të detyrueshëm duhet të fillojë dhe të përfundojë. Periudha e trajtimit të detyrueshëm nuk mund të jetë më pak se tre (3) muaj apo më tepër se dymbëdhjetë (12) muaj. 2. Programi i trajtimit rehabilitues mbikëqyret nga shërbimi sprovues. 3. Dënimi konsiderohet se është mbajtur me kryerjen e suksesshme të programit të trajtimit rehabilitues siç kërkohet nga shërbimi sprovues. 4. Nëse personi i dënuar largohet nga programi i trajtimit rehabilitues, nuk mban kontaktin me shërbimin sprovues ose nuk i përmbush detyrimet lidhur me urdhrin për trajtim, gjykata mund të zëvendësojë detyrimin e mëparshëm me një tjetër, ta shtyj kohëzgjatjen e urdhrit për trajtim ose ta revokojë dënimin me kusht dhe të urdhërojë ekzekutimin e dënimit të caktuar në dënimin me kusht.
  58. 58

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të vendosë dënim me kusht me mbikëqyrje nga shërbimi sprovues dhe t’i kërkojë të dënuarit të mbajë kontakt me shërbimin.

    Neni 58 Dënimi me kusht me urdhër për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues 1. Gjykata mund të shqiptojë dënimin me kusht me urdhër për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues nëse konsideron se integrimi i të dënuarit në shoqëri ose përmbushja e kushteve të shqiptuara nga gjykata arrihet më mirë përmes mbikëqyrjes nga ana e shërbimit sprovues. 2. Kur shqipton dënimin me kusht me urdhër për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues, gjykata e urdhëron personin e dënuar që të mbajë kontaktin me shërbimin sprovues. Gjykata, po ashtu mund të shqiptojë një apo më shumë nga kushtet e parapara me paragrafin 3. të nenit 51 ose nenit 59 të këtij Kodi. Kohëzgjatja e një kushti të shqiptuar nuk mund të jetë më pak se gjashtë (6) muaj e as më shumë se tre (3) vjet. 3. Me rastin e zgjedhjes midis detyrimeve të parapara me nenin 59 të këtij Kodi, gjykata në veçanti merr parasysh moshën e personit të dënuar; gjendjen e tij të përgjithshme shëndetësore dhe mendore; mënyrën e jetesës dhe nevojat e tij, veçanërisht nevojat në lidhje me familjen, shkollën dhe punën; motivet për kryerjen e veprës penale; sjelljen e tij pas kryerjes së veprës penale; sjelljen e tij të kaluar; rrethanat e tij personale dhe ato në lidhje me familjen; dhe rrethanat tjera që janë të rëndësishme për zgjedhjen e llojit dhe kohëzgjatjes së mbikëqyrjes. 4. Nëse personi i dënuar nuk mban kontaktin me shërbimin sprovues ose nuk e përmbush detyrimin e paraparë me nenin 59 të këtij Kodi siç është urdhëruar nga gjykata, gjykata mund ta zëvendësojë detyrimin e mëparshëm me një tjetër, ta shtyjë kohëzgjatjen e mbikëqyrjes në kuadër të kohës së verifikimit ose ta revokojë dënimin me kusht.
  59. 59

    AI-assisted research summary: A conditional sentence may include an order to carry out one or more listed obligations.

    Neni 59 Llojet e detyrimeve të caktuara në dënimin me kusht 1. Dënimi me kusht mund të përfshijë edhe urdhrin për të përmbushur një apo më shumë nga detyrimet e mëposhtme: 16 1.1. mjekimi ose rehabilitimi në entin e kujdesit shëndetësor; 1.2. nënshtrimi në programin e trajtimit mjekësor ose të rehabilitimit; 1.3. vizita te psikologu ose te këshilluesit e tjerë dhe veprimi në pajtim me rekomandimet e tyre; 1.4. aftësimi profesional në një profesion të caktuar; 1.5. kryerja e aktiviteteve punuese; 1.6. shfrytëzimi i pagës dhe i të ardhurave apo pasurisë tjetër për përmbushjen e detyrimeve familjare; 1.7. mos ndërrimi i vendbanimit pa informuar shërbimin sprovues; 1.8. heqja dorë nga përdorimi i alkoolit apo i drogës; 1.9. heqja dorë nga frekuentimi i vendeve apo lokaleve të caktuara; 1.10. heqja dorë nga shoqërimi ose kontaktimi me persona të caktuar; 1.11. heqja dorë nga mbajtja e çfarëdo lloji të armëve; 1.12. të kompensojë ose dëmshpërblejë viktimën e veprës penale; 1.13. të kthejë dobinë pasurore të fituar me kryerjen e veprës penale; 1.14. të mos posedojë apo përdor kompjuterin ose të mos qaset në internet siç kërkohet nga gjykata ose 1.15. të ofrojë raporte financiare siç kërkohet nga gjykata.
  60. 60

    AI-assisted research summary: Gjykata may impose unpaid community service on a convicted person, but only with the person’s consent, and the probation service sets and supervises the work.

    Neni 60 Dënimi me urdhër për punë në dobi të përgjithshme 1. Gjykata mund t’ia shqiptojë personit të dënuar dënimin me urdhër për punë në dobi të përgjithshme nëse kryesit i shqipton dënim me gjobë deri në dymijepesëqind (2.500) Euro ose me burgim deri në një (1) vit. Puna në dobi të përgjithshme mund të caktohet vetëm me pëlqimin e personit të dënuar. 2. Nëse e shqipton dënimin me urdhër për punë në dobi të përgjithshme, gjykata e urdhëron personin e dënuar të kryejë pa pagesë, punë në dobi të përgjithshme për një periudhë të caktuar prej tridhjetë (30) deri në dyqind e katërdhjetë (240) orë pune. Shërbimi sprovues vendos për llojin e punës në dobi të përgjithshme që duhet të kryhet nga personi i dënuar, cakton organizatën e veçantë për të cilën personi i dënuar do të kryejë punën në dobi të përgjithshme, vendos për ditët e javës gjatë të cilave puna në dobi të përgjithshme duhet të kryhet dhe mbikëqyrë kryerjen e punës në dobi të përgjithshme. 3. Puna në dobi të përgjithshme kryhet brenda një periudhe kohore të përcaktuar nga gjykata, e cila nuk e tejkalon një (1) vit. 4. Nëse e shqipton dënimin me urdhër për punë në dobi të përgjithshme, gjykata, po ashtu, mund t’i urdhërojë personit të dënuar të mbajë kontaktin me shërbimin sprovues ose kryerjen e një apo më shumë prej detyrimeve të parapara me paragrafin 3. të nenit 51 ose me nenin 59 të këtij Kodi. Kohëzgjatja e detyrimit të paraparë me nenin 59 nuk duhet të jetë më e shkurtë se gjashtë (6) muaj ose më e gjatë se sa tri (3) vjet.
  61. 58

    AI-assisted research summary: If the convicted person does not complete community work, the court may extend supervision or revoke the sentence, and after the set time the court must order imprisonment.

    Neni 58 paragrafi 3. i këtij Kodi zbatohet përshtatshmërisht për detyrimin e urdhëruar me këtë paragraf. 17 5 Nëse personi i dënuar nuk e kryen punën në dobi të përgjithshme, ose e kryen pjesërisht gjykata mund ta shtyjë kohëzgjatjen e mbikëqyrjes brenda kohës së verifikimit ose ta revokojë dënimin. 6. Nëse pas kalimit të kohës së caktuar personi i dënuar nuk e ka kryer punën në dobi të përgjithshme ose e ka kryer vetëm pjesërisht punën e tillë në dobi të përgjithshme, gjykata urdhëron dënimin me burgim. Një (1) ditë burgim do të urdhërohet për çdo tetë (8) orë pune në dobi të përgjithshme që nuk është kryer.
  62. 61

    AI-assisted research summary: The court may let a prison sentence of up to one year be served in half liberty, and the convicted person must return to prison after outside duties within the time set by the court.

    Neni 61 Gjysmëliria 1. Kur shqipton dënimin me burgim deri në një (1) vit, gjykata mund të urdhërojë ekzekutimin e dënimit në gjysmëliri për shkak të detyrimeve të personit të dënuar lidhur me punën, arsimimin ose aftësimin profesional, përgjegjësitë esenciale familjare apo nevojën për trajtim mjekësor ose rehabilitues. 2. Gjatë vuajtjes së dënimit në gjysmëliri, personi i dënuar detyrohet të kthehet në burg pas kryerjes së detyrimeve jashtë burgut brenda kohës së caktuar nga gjykata. 3. Kur personi i dënuar nuk i përmbush detyrimet nga paragrafi 1. i këtij neni, gjykata e revokon urdhrin për ekzekutimin e dënimit në gjysmëliri dhe urdhëron mbajtjen e dënimit të mbetur në burg. 4. Kur gjykata urdhëron ekzekutimin e dënimit në gjysmëliri, ajo po ashtu mund të shqiptojë një apo më shumë nga kushtet e përcaktuara me nenet paragrafin 3. të nenit 51 ose nenin 59 të këtij Kodi. DËNIMET PLOTËSUESE
  63. 62

    AI-assisted research summary: This provision lists supplementary penalties that can be imposed together with a main or alternative penalty.

    Neni 62 Dënimet plotësuese 1. Dënimi plotësues mund të shqiptohet së bashku me dënimin kryesor ose alternativ. 2. Dënimet plotësuese janë: 2.1 .heqja e të drejtës për t’u zgjedhur; 2.2. urdhri për kompensimin e humbjes apo dëmit; 2.3. ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik; 2.3. ndalimi i ushtrimit të profesionit, i veprimtarisë ose detyrës; 2.4. ndalimi i drejtimit të automjetit; 2.5. marrja e lejes së vozitjes; 2.6. konfiskimi; 2.7. urdhri për publikimin e aktgjykimit dhe 2.8. dëbimi i të huajit nga territori i Republikës së Kosovës. 3. Dënimi plotësues me ndalimin e drejtimit të automjetit ose marrjen e sendit mund të shqiptohet së bashku me dënimin me kusht, me vërejtjen gjyqësore ose me lirimin nga dënimi. 18
  64. 63

    AI-assisted research summary: The court may take away an offender’s right to be elected for 1 to 4 years if the person, intending to be elected, commits an offence against voting rights or another offence punishable by at least 2 years’ imprisonment.

    Neni 63 Heqja e të drejtës për t’u zgjedhur Gjykata ia heq kryesit të veprës penale të drejtën për tu zgjedhur prej një (1) deri në katër (4) vjet, nëse ai person, me qëllim që të zgjidhet, kryen ndonjë nga veprat penale kundër të drejtave të votimit ose vepër tjetër penale për të cilën është paraparë dënimi me së paku dy (2) vjet burgim.
  65. 64

    AI-assisted research summary: If a court convicts a person for an offence involving theft, loss, damage, or destruction of property, it must order the offender to compensate the victim.

    Neni 64 Urdhri për kompensimin e humbjes apo dëmit 1. Kur gjykata dënon personin i cili është shpallur fajtor për çfarëdo vepre penale që përfshin vjedhjen, humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë, gjykata do të urdhërojë kryesin që të bëjë dëmshpërblimin e viktimës së veprës penale. 2. Dëmshpërblimi përfshin vlerën e shpenzimeve që janë të barabarta me vlerën e çfarëdo pasurie të vjedhur, humbur, dëmtuar apo shkatërruar. Dëmshpërblimi do të urdhërohet gjithashtu edhe për çfarëdo humbje të të ardhurave të cilat viktima i përjeton si rezultat i veprës penale dhe procedurave hetimore dhe gjyqësore lidhur me atë vepër.
  66. 65

    AI-assisted research summary: A court must prohibit an offender from working in public administration or public service for 1 to 5 years after an imprisonment sentence if the offender abused those functions. The court may impose a 1 to 3 year prohibition if the offender abused those functions and was sentenced to a fine or conditional sentence.

    Neni 65 Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik 1. Gjykata ia ndalon kryesit ushtrimin e funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik prej një (1) deri në pesë (5) vjet pas mbajtjes së dënimit me burgim, nëse personi i tillë ka keqpërdorur këto funksione dhe është dënuar me burgim. 2. Gjykata mund t’ia ndalojë kryesit ushtrimin e funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik prej një (1) deri në tre (3) vjet, nëse personi i tillë i ka keqpërdorur këto funksione dhe është dënuar me gjobë ose me dënim me kusht.
  67. 66

    AI-assisted research summary: Gjykata mund t’i ndalojë kryesit të veprës penale ushtrimin e një profesioni, veprimtarie ose detyre të caktuar kur ajo është keqpërdorur ose mund të keqpërdoret për kryerjen e veprës penale.

    Neni 66 Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës 1. Gjykata mund t’ia ndalojë kryesit të veprës penale ushtrimin e profesionit të caktuar, veprimtarisë së pavarur, detyrës menaxhuese apo administrative ose detyrave që janë të lidhura me sistemimin, menaxhimin apo shfrytëzimin e pasurisë në pronësi publike apo mbrojtjen e pasurisë së tillë, nëse ai person e ka keqpërdoruar pozitën e tij, veprimtarinë apo detyrën me qëllim të kryerjes së veprës penale ose nëse ka arsye të pritet që ushtrimi i profesionit, veprimtarisë apo detyrës së tillë nga ai mund të keqpërdoret për kryerjen e veprës penale. 2. Gjykata e cakton kohëzgjatjen e dënimit të caktuar sipas paragrafit 1. të këtij neni, i cili nuk mund të jetë më i shkurtër se një (1) vit e as më i gjatë se pesë (5) vjet, duke llogaritur nga dita kur vendimi merr formën e prerë. Koha e mbajtur në burg ose në institucionin e kujdesit shëndetësor nuk llogaritet në kohëzgjatje të këtij dënimi. 3. Kur shqipton dënimin me kusht, gjykata mund të vendosë që ky dënim me kusht të revokohet nëse kryesi nuk e respekton ndalesën e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës.
  68. 67

    AI-assisted research summary: Gjykata mund t’i ndalojë kryesit të veprës penale drejtimin e një automjeti të caktuar dhe të caktojë kohëzgjatjen e ndalimit.

    Neni 67 Ndalimi i drejtimit të automjetit 1. Kryesit të veprës penale, i cili rrezikon sigurinë në trafikun publik, gjykata mund t’ia ndalojë drejtimin e automjetit të llojit apo të kategorisë së caktuar. 19 2. Gjykata cakton kohëzgjatjen e dënimit të urdhëruar sipas paragrafit 1. të këtij neni, kohëzgjatja e të cilit nuk mund të jetë më e shkurtë se një (1) vit e as më e gjatë se pesë (5) vjet, duke llogaritur nga dita kur vendimi merr formën e prerë. Koha e kaluar në burg apo në institucionin e kujdesit shëndetësor nuk llogaritet në kohëzgjatjen e këtij dënimi. 3. Kur shqipton dënimin me kusht, gjykata mund të vendosë që dënimi i tillë të revokohet nëse kryesi e shkel ndalesën e drejtimit të automjetit. Ky paragraf nuk zbatohet nëse paraqiten rrethana të jashtëzakonshme të cilat kërkojnë nga kryesi që të drejtojë automjetin. 4. Nëse dënimi nga paragrafi 1. i këtij neni i është shqiptuar personit i cili ka leje të huaj për drejtimin e automjetit, ky dënim do të konsistojë në ndalimin për përdorimin e lejes së huaj në territorin e Republikës së Kosovës.
  69. 68

    AI-assisted research summary: Gjykata may take a driving licence from a person whose criminal act endangers public traffic safety and can bar a new licence for 1 to 5 years.

    Neni 68 Marrja e lejes së vozitjes 1. Kryesit të veprës penale që e rrezikon sigurinë në trafikun publik, gjykata mund t'ia marrë lejen e vozitjes për llojin apo kategorinë e caktuar të automjetit dhe mund t’ia ndalojë kryesit marrjen e lejes së re gjatë periudhës prej një (1) deri në pesë (5) vjet. Nëse kryesi nuk ka leje të vozitjes, gjykata ia ndalon kryesit marrjen e lejes së vozitjes brenda afatit prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 2. Gjykata mund të shqiptojë dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni nëse kryesi ka kryer vepër penale duke shkaktuar lëndim të rëndë trupor apo vdekjen e personit ose nëse gjykata konstaton se pjesëmarrja e mëtejshme e kryesit në trafikun publik është e rrezikshme për sigurinë e trafikut publik për shkak të paaftësisë së tij për drejtimin e sigurt të automjetit. 3. Leja e vozitjes merret me vendim të formës së prerë të gjykatës. Koha e mbajtur në burg apo në institucionin e kujdesit shëndetësor nuk llogaritet në kohëzgjatjen e këtij dënimi. 4. Pas skadimit të afatit të caktuar nga gjykata, kryesi mund ta marrë lejen e re të vozitjes sipas kushteve të përgjithshme të parapara për marrjen e lejes përkatëse të vozitjes.
  70. 69

    AI-assisted research summary: Objects used for, intended for, or obtained from a criminal offense are to be confiscated.

    Neni 69 Marrja e sendit 1. Sendet e përdorura apo të destinuara për kryerjen e veprës penale apo sendet të cilat janë rezultat i kryerjes së veprës penale do të konfiskohen. 2. Sendet nga paragrafi 1. i këtij neni mund të konfiskohen edhe kur nuk janë pronë e kryesit nëse kjo është në dobi të sigurisë së përgjithshme ose për arsye të moralit, nëse kjo nuk ndikon dëmshëm mbi të drejtat e palës së tretë për të marrë nga kryesi kompensimin e çfarëdo dëmi. 3. Me ligj mund të përcaktohet marrja e detyrueshme e sendit.
  71. 70

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë publikimin e aktgjykimit, dhe gazeta/radio/TV duhet ta publikojnë atë kur u dërgohet nga gjykata.

    Neni 70 Urdhri për publikimin e aktgjykimeve 1. Gjykata mund të urdhërojë publikimin e aktgjykimit kur çmon se publikimi është në interes të përgjithshëm, të të dëmtuarit ose të personave të tjerë. 2. Urdhri për publikimin e aktgjykimit kërkon që aktgjykimi të publikohet, tërësisht ose pjesërisht, në gazetë apo të transmetohet në radio ose televizion. Publikimi bëhet me shpenzimet e të dënuarit. 3. Data dhe kohëzgjatja e publikimit caktohen nga gjykata. 4. Gazeta, radiostacioni ose stacioni televiziv e publikojnë aktgjykimin të cilin ua ka dërguar gjykata. 20 5. Publikimi i aktgjykimit nuk urdhërohet nëse publikimi i tillë e rrezikon fshehtësinë zyrtare, privatësinë e personave apo moralin e shoqërisë.
  72. 71

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë dëbimin e një të huaji nga Kosova për 1 deri në 10 vjet, përveç kur kjo bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.

    Neni 71 Dëbimi i të huajve nga territori i Republikës së Kosovës 1. Gjykata mund të urdhërojë dëbimin e të huajit nga territori i Republikës së Kosovës në kohëzgjatje prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Kur gjykata vendos për shqiptimin e dënimit nga paragrafi 1. i këtij neni dhe kohëzgjatjen e këtij dënimi, gjykata merr parasysh llojin dhe peshën e veprës penale, motivet e kryerjes së veprës penale dhe lidhjen e kryesit me Republikën e Kosovës. 3. Dënimi nga paragrafi 1. i këtij neni nuk shqiptohet nëse ekzekutimi i dënimit është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. 4. Kohëzgjatja e dëbimit llogaritet nga dita kur vendimi gjyqësor merr formën e prerë. Koha e mbajtur në burg ose në institucionin e kujdesit shëndetësor nuk llogaritet në kohëzgjatjen e këtij dënimi.
  73. 72

    AI-assisted research summary: During imprisonment, the convicted person may not enjoy rights restricted by supplementary punishments.

    Neni 72 Ekzekutimi i dënimeve plotësuese 1. Në pajtim me paragrafin 2. të këtij neni, ekzekutimi i dënimeve plotësuese të parapara në nenin 62 të këtij Kodi fillon së bashku me ekzekutimin e dënimit kryesor ose të dënimit alternativ. 2. Ekzekutimi i dënimeve plotësuese nga nën-paragrafët 2.1; 2.2; 2.3; 2.4; 2.5; dhe 2.8 të paragrafit 2. të nenit 62 të këtij Kodi fillon pas mbajtjes së dënimit me burgim. Gjatë kohës së mbajtjes së dënimit me burgim, personi i dënuar nuk mund t’i gëzojë të drejtat e kufizuara nga dënimet plotësuese. MATJA E DËNIMIT
  74. 73

    AI-assisted research summary: The court must consider listed factors when setting a criminal sentence, and it must not impose a fine beyond the offender’s means.

    Neni 73 Rregullat e përgjithshme për matjen e dënimit 1. Kur cakton dënimin për vepër penale, gjykata duhet të ketë parasysh minimumin dhe maksimumin e dënimit të paraparë për atë vepër penale. Gjykata pastaj duhet të merr parasysh qëllimin e dënimit, parimet e përcaktuara në këtë kapitull dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese lidhur me veprën penale të caktuar ose me dënimin. 2. Dënimi duhet të jetë në proporcion me peshën e veprës dhe me sjelljen dhe rrethanat e kryesit. 3. Me rastin e caktimit të dënimit, gjykata merr parasysh por nuk kufizohet në rrethanat e mëposhtme: 3.1. shkallën e përgjegjësisë penale; 3.2. motivet për kryerjen e veprës; 3.3. intensitetin e rrezikimit apo të dëmtimit të vlerës së mbrojtur; 3.4. rrethanat në të cilat është kryer vepra; 3.5. sjelljen e mëparshme të kryesit; 21 3.6. pranimin e fajit dhe 3.7. rrethanat personale të kryesit dhe sjelljen e tij pas kryerjes së veprës penale. 4. Kur cakton dënimin për recidivistin, gjykata posaçërisht merr parasysh nëse kryesi më parë ka kryer vepër penale të njëjtë sikurse veprën e re, nëse të dy veprat janë kryer për të njëjtat motive dhe kohën e kaluar nga shqiptimi i dënimit të mëparshëm apo nga dënimi i mbajtur ose i falur. 5. Me rastin e caktimit të dënimit me gjobë, gjykata merr parasysh edhe gjendjen pasurore të kryesit dhe posaçërisht merr parasysh shumën e të ardhurave personale, të ardhurat e tjera, pasurinë dhe detyrimet e tij. Gjykata nuk cakton gjobë në lartësinë që është mbi mundësitë e kryesit.
  75. 74

    AI-assisted research summary: Gjykata duhet të marrë parasysh rrethanat rënduese dhe lehtësuese kur cakton dënimin, dhe dënimi më i butë ose më i rëndë lejohet vetëm sipas kushteve të Kodit.

    Neni 74 Rregullat e përgjithshme për zbutjen ose ashpërsimin e dënimeve 1. Kryesit të veprës penale i shqiptohet dënimi i paraparë për veprën e kryer penale, ndërsa dënimi më i butë ose më i rëndë mund të shqiptohet vetëm në pajtim me kushtet e parapara me këtë Kod. 2. Me rastin e caktimit të dënimit, gjykata merr parasysh por nuk kufizohet në rrethanat e mëposhtme rënduese: 2.1. shkallën e lartë të pjesëmarrjes së personit të dënuar në veprën penale; 2.2. shkallën e lartë të dashjes nga ana e personi të dënuar, përfshirë çfarëdo prove të paramendimit; 2.3. prezencën e dhunës ose kanosjes me dhunë në kryerjen e veprës penale; 2.4. nëse vepra penale është kryer në mënyrë posaçërisht mizore; 2.5. nëse vepra penale përfshin disa viktima; 2.6. nëse viktima e veprës penale ka qenë posaçërisht e pambrojtur apo e ndjeshme; 2.7. mosha e viktimës, nëse është i ri apo i moshuar; 2.8. shkallën e dëmit të shkaktuar nga personi i dënuar, përfshirë vdekjen, lëndimin e përhershëm, transmetimin e sëmundjes tek viktima apo çfarëdo dëmi tjetër të shkaktuar viktimës ose familjes së tij; 2.9. çfarëdo keqpërdorimi të pushtetit ose pozitës zyrtare nga personi i dënuar në kryerjen e veprës penale; 2.10. dëshmi të shkeljes së besimit nga ana e personit të dënuar; 2.11. nëse vepra penale është kryer si pjesë e veprimtarisë së grupit të organizuar kriminal dhe/ose; 2.12. nëse vepra penale kryhet ndaj personit ose grupit të personave, ose pronës, për shkak të origjinës etnike ose kombëtare, shtetësisë, gjuhës, besimeve fetare, ose mungesës së besimeve fetare, ngjyrës, gjinisë, orientimeve seksuale, ose për shkak të afërsisë me personat me karakteristikat e lartpërmendura; 2.13. ndonjë dënim penal të mëparshëm të personit të dënuar. 22 3. Me rastin e caktimit të dënimit, gjykata merr parasysh por nuk kufizohet në rrethanat e mëposhtme lehtësuese: 3.1. rrethanat të cilat për pak nuk arrijnë të jenë bazë për përjashtimin e përgjegjësisë penale, si për shembull, aftësia e zvogëluar mendore; 3.2. dëshmia për provokim nga ana e viktimës; 3.3. rrethanat personale dhe karakteri i personit të dënuar; 3.4. dëshmia që personi i dënuar ka luajtur rol relativisht të vogël në veprën penale; 3.5. fakti që personi i dënuar ka marrë pjesë në veprën penale jo si kryes kryesor por përmes ndihmës, inkurajimit ose duke ndihmuar tjetrin në ndonjë mënyrë tjetër; 3.6. mosha e personit të dënuar, i ri apo i moshuar; 3.7. dëshmia që personi i dënuar ka bërë restituimin apo kompensimin e viktimës; 3.8. bashkëpunimi i përgjithshëm i personit të dënuar me gjykatën, përfshirë dorëzimin vullnetar; 3.9. bashkëpunimin vullnetar të personit të dënuar në hetimin ose ndjekjen penale; 3.10. pranimin e fajit; 3.11. keqardhjen e shfaqur nga personi i dënuar; 3.12. sjelljen e personit të dënuar pas konfliktit; dhe/apo 3.13. në rastet kur personi është i dënuar për veprën penale të marrjes së pengjeve, rrëmbimit apo privimit të kundërligjshëm nga liria ose siç përcaktohet në nenet 175, 194 ose 196 të këtij Kodi, kontributi në mënyrë efektive për lëshimin ose për ta sjellë të gjallë personin e rrëmbyer, marrë apo ndalur ose dhënia vullnetare e informatave që kontribuojnë në identifikimin e përgjegjësve të tjerë për vepër penale.
  76. 75

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të japë një dënim më të butë ose nën minimumin ligjor në disa raste të caktuara.

    Neni 75 Zbutja e dënimeve 1. Gjykata mund të shqiptojë dënim nën kufirin e paraparë me ligj apo të shqiptojë lloj më të butë të dënimit: 1.1. kur ligji parasheh që dënimi i kryesit mund të zbutet apo të zvogëlohet; 1.2. kur gjykata konstaton se ekzistojnë rrethana posaçërisht lehtësuese të cilat tregojnë se qëllimi i dënimit mund të arrihet edhe me shqiptimin e dënimit më të butë; ose 1.3. në rastet kur kryesi pranon fajësinë ose ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë. Në raste të tilla, gjykata merr parasysh mendimin e prokurorit, mbrojtësit dhe palës së dëmtuar sa i përket zbutjes së dënimit dhe udhëzohet por nuk detyrohet nga kufizimet e parapara në nenin 76 të këtij Kodi. 23
  77. 76

    AI-assisted research summary: The court may reduce a sentence within set limits when the conditions from Article 75 are met.

    Neni 76 Kufijtë e zbutjes së dënimeve 1. Kur ekzistojnë kushtet për zbutjen e dënimit nga neni 75 i këtij Kodi, gjykata mund të zbusë dënimin brenda kufijve në vijim: 1.1. nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim prej së paku dhjetë (10) vjet, dënimi mund të zbutet deri në pesë (5) vjet burgim; 1.2. nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim prej së paku pesë (5) vjet, dënimi mund të zbutet deri në tre (3) vjet burgim; 1.3. nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim prej së paku tre (3) vjet, dënimi mund të zbutet deri në një (1) vit burgim; 1.4. nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim prej dy (2) vjet, dënimi mund të zbutet deri në gjashtë (6) muaj burgim; 1.5. nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim prej një (1) viti, dënimi mund të zbutet deri në tre (3) muaj burgim; 1.6. nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim me më pak se një (1) vit, dënimi mund të zbutet deri në tridhjetë (30) ditë burgim; 1.7. nëse për veprën penale nuk është paraparë masa më e ulët e dënimit, atëherë mund të shqiptohet dënimi me gjobë në vend të dënimit me burgim; 1.8. nëse për veprën penale nuk është paraparë shuma më e ulët e gjobës, gjoba mund të zbutet deri në njëqind (100) Euro. 2. Me rastin e vendosjes së shkallës së zbutjes së dënimit sipas paragrafit 1. të këtij neni, gjykata në veçanti merr parasysh shkallën më të ulët dhe më të lartë të dënimit të paraparë për vepër penale.
  78. 77

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të lirojë nga dënimi kryesin e veprës penale vetëm kur kjo parashihet shprehimisht me ligj, dhe mund ta zbusë dënimin kur është e autorizuar me ligj për ta bërë këtë.

    Neni 77 Lirimi nga dënimi 1. Gjykata mund ta lirojë nga dënimi, kryesin e veprës penale vetëm kur kjo shprehimisht parashihet me ligj. 2. Kur gjykata është e autorizuar me ligj që kryesin e veprës penale ta lirojë nga dënimi, ajo mund t’ia zbusë dënimin pa marrë parasysh kufizimet e parapara për zbutjen e dënimit.
  79. 78

    AI-assisted research summary: Gjykata mund ta lirojë nga dënimi një kryes për vepër penale nga pakujdesia në dy raste të veçanta.

    Neni 78 Bazat e posaçme të lirimit nga dënimi për vepra penale të kryera nga pakujdesia 1. Gjykata mund ta lirojë nga dënimi kryesin e veprës penale të kryer nga pakujdesia në rastet e mëposhtme: 1.1. nëse pasojat e asaj vepre penale e godasin kryesin aq rëndë sa që dënimi është i panevojshëm për realizimin e qëllimit të tij; ose 1.2. nëse kryesi menjëherë pas kryerjes së veprës penale ka bërë përpjekje për evitimin ose zvogëlimin e pasojave të asaj vepre dhe nëse në tërësi apo në një masë të madhe e ka kompensuar dëmin e shkaktuar me atë vepër. 24
  80. 79

    AI-assisted research summary: The court may impose a heavier sentence for certain intentional repeat offenders, up to half of the maximum sentence, and this article does not apply to life imprisonment.

    Neni 79 Ashpërsimi i dënimit për recidivizëm të shumëfishtë 1. Për veprën penale të kryer me dashje, për të cilën është paraparë dënimi me burgim, gjykata mund të shqiptojë dënim më të rëndë nga sa është paraparë me ligj në rastet në vijim: 1.1. nëse kryesi është dënuar më parë dy (2) apo më shumë herë me burgim prej së paku një (1) vit për vepra penale të kryera me dashje dhe 1.2. nëse nga dita e lirimit të kryesit ose e përfundimit të dënimit të mëparshëm deri në kryerjen e veprës së re penale kanë kaluar më pak se pesë (5) vjet. 2. Gjykata mund t’i shqiptojë dënim më të rëndë recidivistit duke shtuar jo më shumë se gjysmën e maksimumit të dënimit. 3. Me rastin e vlerësimit për shqiptimin e dënimit më të rëndë, gjykata posaçërisht merr parasysh pranimin e fajit, ngjashmërinë e veprave penale të kryera, motivet nga të cilat janë kryer, rrethanat në të cilat janë kryer si dhe nevojën për shqiptimin e dënimit të tillë për ta realizuar qëllimin e dënimit. 4. Ky nen nuk zbatohet për dënim me burgim të përjetshëm.
  81. 80

    AI-assisted research summary: Gjykata duhet të caktojë dhe pastaj të shqiptojë një dënim unik kur disa vepra penale gjykohen së bashku, me rregulla të ndryshme për burgimin, gjobën dhe dënimin plotësues.

    Neni 80 Dënimi për bashkim të veprave penale 1. Nëse kryesi me një apo me më shumë veprime kryen disa vepra penale për të cilat gjykohet në të njëjtën kohë, gjykata së pari shpall dënime për secilën nga këto vepra, e pastaj për të gjitha këto vepra e shqipton dënimin unik. 2. Gjykata shqipton dënimin unik sipas këtyre rregullave: 2.1. nëse për ndonjërën prej veprave penale gjykata ka shqiptuar dënimin me burgim të përjetshëm, atëherë e shqipton vetëm këtë dënim; 2.2. nëse për secilën prej veprave penale gjykata ka shqiptuar dënimin me burgim, dënimi unik duhet të jetë më i madh se çdo dënim i veçantë, por dënimi unik nuk mund ta arrijë shumën e të gjitha dënimeve të përcaktuara dhe as të tejkalojë periudhën prej njëzet e pesë (25) vjetësh; 2.3. nëse gjykata e ka shqiptuar dënimin me burgim deri në tri (3) vjet për secilën nga veprat penale, dënimi unik me burgim nuk mund të jetë më i lartë se tetë (8) vjet; 2.4. nëse gjykata ka shqiptuar dënime me gjobë për secilën nga veprat penale, dënimi unik me gjobë është shuma e dënimeve të shqiptuara por nuk mund të tejkalojë shumën prej njëzet e pesë mijë (25.000) Euro, përkatësisht pesëqind mijë (500.000) Euro kur një apo shumë vepra penale janë kryer me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore; 2.5. nëse gjykata për disa vepra penale ka shqiptuar dënime me burgim, ndërsa për vepra të tjera ka shqiptuar dënimin me gjobë, gjykata shqipton dënim unik me burgim dhe me gjobë, në pajtim me nën-paragrafët 2.1. deri 2.4. të këtij paragrafi. 3. Gjykata shqipton dënimin plotësues nëse është shqiptuar së paku për një nga veprat penale të parapara në nën-paragrafin 2.4. të paragrafit 2. të këtij neni. 25
  82. 81

    AI-assisted research summary: This article defines when several similar offences count as one continuing criminal offence, and when they do not.

    Neni 81 Dënimi për veprat penale në vazhdim 1. Vepra penale në vazhdim përbëhet nga disa vepra të njëjta ose të ngjashme të kryera në lidhshmëri kohore nga i njëjti kryes, dhe të cilat paraqesin tërësi për shkak të ekzistimit të së paku dy prej kushteve në vijim: 1.1. viktimës së njëjtë të veprës penale; 1.2. objekti i njëjtë i veprës; 1.3. shfrytëzimi i situatës apo marrëdhënies së njëjtë kohore; 1.4. vendi apo hapësira e njëjtë e kryerjes së veprës penale; dhe 1.5. dashja e njëjtë e kryesit. 2. Veprat penale të kryera kundër personit mund të konsiderohen si vepër penale në vazhdim vetëm nëse janë kryer kundër të njëjtit person. 3. Veprat penale në vazhdim, të cilat për shkak të natyrës së tyre nuk mund të bashkohen në një vepër, nuk konsiderohen vepra penale në vazhdim. 4. Nëse vepra penale në vazhdim përfshin forma të rënda dhe të lehta të të njëjtës vepër, konsiderohet se vepra penale në vazhdim është kryer në formën e rëndë. 5. Nëse vepra penale në vazhdim përfshin veprat penale element i të cilave është shuma në para, vepra penale në vazhdim do të përcaktohet nga shuma e tërësishme e realizuar me të gjitha veprat e veçanta. 6. Vepra penale e cila nuk është përfshirë në veprën penale në vazhdim në aktgjykimin e plotfuqishëm të gjykatës, por është zbuluar më vonë, paraqet vepër penale të veçantë.
  83. 82

    AI-assisted research summary: Gjykata duhet të llogarisë dënimin në mënyrë të përbashkët ose të caktojë dënim sipas rrethanave kur personi i dënuar kryen vepër të re para ose gjatë mbajtjes së dënimit.

    Neni 82 Llogaritja e dënimit të personave të dënuar 1. Nëse personi i dënuar gjykohet për vepër penale të kryer para se të ketë filluar mbajtjen e dënimit të shqiptuar me një dënim të mëparshëm, apo për vepër penale të kryer gjatë kohës së mbajtjes së dënimit me burgim, gjykata shqipton dënimin unik për të gjitha veprat penale (neni 80 i këtij Kodi), duke marrë parasysh dënimin e shqiptuar më parë. Dënimi ose pjesa e dënimit të cilin personi i dënuar e ka mbajtur llogaritet në dënimin e shqiptuar unik. 2. Për vepër penale të kryer gjatë kohës së mbajtjes së dënimit me burgim, gjykata ia cakton dënimin kryesit pavarësisht nga dënimi i shqiptuar më parë nëse zbatimi i dispozitave të nenit 80 të këtij Kodi nuk do ta arrinte qëllimin e dënimit, duke marrë parasysh kohëzgjatjen e pjesës së pa mbajtur të dënimit të shqiptuar më parë.
  84. 83

    AI-assisted research summary: This article sets how pretrial detention, house arrest, and related loss of liberty are counted toward later sentences, and it also sets equivalences for calculation purposes.

    Neni 83 Llogaritja e paraburgimit dhe e dënimit të mëparshëm 1. Koha e kaluar në paraburgim, arrest shtëpiak si dhe çdo periudhë e heqjes së lirisë lidhur me veprën penale llogariten në dënimin e shqiptuar me burgim dhe me gjobë. 26 2. Dënimi me burgim ose me gjobë të cilin personi i dënuar e ka mbajtur, përkatësisht e ka paguar për kundërvajtje apo për delikt ekonomik, përfshihet në dënimin e shqiptuar për vepër penale, elementet e së cilës përfshijnë edhe elementet e kundërvajtjes apo të deliktit ekonomik. 3. Masa mbrojtëse e cila është shqiptuar për kundërvajtje ose për delikt ekonomik përfshihet në dënimin plotësues për vepër penale, elementet e së cilës i përfshijnë edhe elementet e kundërvajtjes apo të deliktit ekonomik. 4. Një (1) ditë paraburgim, një (1) ditë heqje lirie, një (1) ditë burgim, dhe njëzet (20) Euro të dënimit me gjobë barazohen për qëllime të llogaritjes sipas këtij neni.
  85. 84

    AI-assisted research summary: Time served in pretrial detention, during transfer, or under a foreign judgment is counted toward the sentence imposed by a court in Kosovo for the same offense.

    Neni 84 Llogaritja e paraburgimit dhe e dënimeve të mbajtura në juridiksione të tjera Paraburgimi, heqja e lirisë gjatë procedurës së transferimit të personit në një juridiksion tjetër dhe pjesa e dënimit të cilin e ka mbajtur kryesi sipas aktgjykimit të gjykatës së huaj do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar nga gjykata në Kosovë për të njëjtën vepër, e nëse dënimi i shqiptuar jashtë Kosovës nuk është i llojit të njëjtë, llogaritja do të bëhet sipas vlerësimit të gjykatës. KAPITULLI IV VËREJTJA GJYQËSORE
  86. 85

    AI-assisted research summary: Qëllimi i vërejtjes gjyqësore është t’i japë kryesit qortim kur kjo mjafton për të arritur qëllimin e dënimit.

    Neni 85 Qëllimi i vërejtjes gjyqësore Qëllimi i vërejtjes gjyqësore është që t’i jepet kryesit qortimi kur, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat në lidhje me veprën dhe kryesin, vërejtja gjyqësore është e mjaftueshme për të arritur qëllimin e dënimit.
  87. 86

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të japë vërejtje gjyqësore për disa vepra penale me dënim të ulët, kur plotësohen kushtet e nenit.

    Neni 86 Vërejtja gjyqësore 1. Me vërejtje gjyqësore kryesit i bëhet me dije se ka kryer një vepër të dëmshme dhe të rrezikshme, që përbën vepër penale dhe nëse kryen prapë vepër të tillë, gjykata do të shqiptojë sanksion më të rëndë penal. 2. Vërejtja gjyqësore mund të shqiptohet për vepra penale për të cilat është paraparë dënimi me burgim deri në një (1) vit ose dënimi me gjobë, në rastet kur veprat e tilla janë kryer në rrethana lehtësuese të cilat i bëjnë veprat penale veçanërisht të lehta. 3. Vërejtja gjyqësore mund të shqiptohet edhe për vepra penale të caktuara për të cilat është paraparë dënimi deri në tri (3) vjet, sipas kushteve të përcaktuara me ligj. 4. Gjykata mund të shqiptojë vërejtjen e gjykatës për më shumë se një vepër penale të kryer në bashkim, nëse për çdonjërën nga këto vepra ekzistojnë kushtet nga paragrafi 2. ose 3. i këtij neni. 5. Me rastin e vendosjes për shqiptimin e vërejtjes gjyqësore, gjykata veçanërisht merr parasysh qëllimin e vërejtjes gjyqësore, sjelljen e kryesit në të kaluarën, sjelljen e tij pas kryerjes së veprës penale, shkallën e përgjegjësisë penale, rrethanat e tjera në të cilat është kryer vepra penale dhe pjesëmarrjen vullnetare të kryesit në programin e trajtimit. 27 KAPITULLI V MASAT E TRAJTIMIT TË DETYRUESHËM
  88. 87

    AI-assisted research summary: A person with mental disorder, or someone treated as such, must be treated humanely and with respect for inherent human dignity.

    Neni 87 Parimet e përgjithshme 1. Kryesi me çrregullim mendor ose personi i cili është duke u trajtuar si i tillë, do të trajtohet me humanizëm dhe me respekt për dinjitetin e qenësishëm të njeriut. 2. Standardet ndërkombëtare të zbatueshme për personat me çrregullim mendor zbatohen për kryesin me çrregullim mendor për aq sa është e mundur, me ndryshime dhe përjashtime të kufizuara vetëm për aq sa janë të nevojshme sipas rrethanave. 3. Masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik nuk urdhërohet kur nuk është në proporcion me peshën e veprave të kryera, veprave që priten të kryhen nga kryesi dhe shkallën e rrezikut që paraqet kryesi.
  89. 88

    AI-assisted research summary: This article says compulsory treatment measures may be imposed on certain offenders, and a penal sanction may also be imposed in some cases of diminished mental capacity.

    Neni 88 Masat e zbatueshme dhe sanksionet penale 1. Masat e trajtimit të detyrueshëm të cilat mund ti shqiptohen kryesit i cili nuk është penalisht përgjegjës, ka aftësi esencialisht të zvogëluar mendore apo është i varur nga droga ose alkooli janë: 1.1. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor; 1.2. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri; dhe 1.3. trajtimi me anë të rehabilitimit të detyrueshëm të personave të varur nga droga ose alkooli. 2. Sanksioni penal, në pajtim me këtë Kod, mund t’i shqiptohet edhe kryesit i cili ka kryer vepër penale në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore, nëse ekzistojnë shkaqe për shqiptimin e sanksionit të tillë.
  90. 89

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë trajtim të detyrueshëm psikiatrik me ndalim për një kryes me kushte të caktuara dhe duhet ta pushojë masën kur nevoja për trajtim mbaron.

    Neni 89 Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor 1. Gjykata mund t’i shqiptojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor kryesit i cili ka kryer vepër penale në gjendje të paaftësisë mendore ose aftësisë esencialisht të zvogëluar mendore, nëse konstaton se: 1.1. kryesi ka kryer vepër penale për të cilën është paraparë dënimi me së paku tre (3) vjet burgim; 1.2. ekziston rrezik serioz se kryesi do të kryejë vepër tjetër penale; 1.3. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim është i nevojshëm për të shmangur kryerjen e veprës tjetër penale; 1.4. kryesi është i paaftë për t’u përballur me gjykimin dhe 1.5. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim është i nevojshëm për të shmangur rrezikun serioz. 2. Gjykata do ta pushojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik të paraparë në paragrafin 1. të këtij neni pasi të ketë vërtetuar se ka pushuar nevoja për trajtim në institucionin e kujdesit shëndetësor. 28 3. Kryesit i cili ka kryer vepër penale në gjendje të aftësisë esencialisht të zvogëluar mendore dhe i cili është dënuar me burgim, koha e kaluar në institucionin e kujdesit shëndetësor do t’i llogaritet në kohën e dënimit të shqiptuar për trajtim të detyrueshëm psikiatrik. Nëse koha e mbajtur në ndalim për trajtim të detyrueshëm psikiatrik është më e shkurtër se dënimi me burgim, gjykata mund të urdhërojë që kryesi të dërgohet në burgim për të mbajtur pjesën e mbetur të dënimit ose gjykata mund të urdhërojë lirimin me kusht. 4. Me rastin e vendosjes për lirimin me kusht sipas paragrafit 3. të këtij neni, gjykata përveç kushteve të përcaktuara në nenin 94 të këtij Kodi, veçanërisht do të merr parasysh suksesin e trajtimit të detyrueshëm të kryesit, gjendjen e tij shëndetësore, kohën e kaluar në institucionin shëndetësor dhe kohëzgjatjen e dënimit që nuk është mbajtur.
  91. 90

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë trajtim të detyrueshëm psikiatrik në liri për një kryes që ka kryer vepër penale në gjendje të paaftësisë mendore ose me aftësi esencialisht të zvogëluar mendore, kur plotësohen kushtet e rrezikut serioz dhe nevojës/mjaftueshmërisë së trajtimit.

    Neni 90 Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri 1. Gjykata mund t’i shqiptojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri kryesit i cili ka kryer vepër penale në gjendje të paaftësisë mendore ose aftësisë esencialisht të zvogëluar mendore, nëse konstaton se: 1.1. ekziston rrezik serioz se kryesi do të kryejë vepër penale; 1.2. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri është i nevojshëm për të shmangur kryerjen e veprës tjetër penal; dhe 1.3. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri është i mjaftueshëm për të shmangur rrezikun serioz. 2. Masat e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri nga paragrafi 1. i këtij neni mund t’i shqiptohen kryesit ndaj të cilit është shqiptuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor, kur gjykata vërteton se ndalimi në institucionin e kujdesit shëndetësor nuk është më i nevojshëm dhe se masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri mjafton për të adresuar situatat e përcaktuara në nën-paragrafët 1.1. deri 1.3.. të paragrafit 1. të këtij neni. 3. Varësisht nga kushtet e përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni, gjykata mund t’i shqiptojë trajtimin e detyrueshëm psikiatrik në liri kryesit me aftësi esencialisht të zvogëluar mendore dhe i cili është në liri me kusht, siç është paraparë në nenin 94 të këtij Kodi. 4. Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri nuk mund të tejkalojë tre (3) vjet nëse i është shqiptuar kryesit me aftësi esencialisht të zvogëluar mendore. 5. Gjykata mund të shqiptojë trajtimin e detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor: 5.1. kur kryesi nuk i nënshtrohet trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri siç përcaktohet në paragrafët 1. deri 3. të këtij neni; 5.2. kur kryesi braktis trajtimin e detyrueshëm psikiatrik në liri; dhe 5.3. kur përkundër trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor, ka rrezik serioz se kryesi prapë do të kryejë vepër penale.
  92. 91

    AI-assisted research summary: The court may order compulsory rehabilitation treatment in a health-care institution for an offender who committed an offence under the influence of drugs or alcohol, if the listed conditions are met.

    Neni 91 Trajtimi me anë të rehabilitimit të detyrueshëm i personave të varur nga droga ose alkooli 1. Gjykata mund t’i urdhërojë masën e trajtimit me rehabilitim të detyrueshëm në institucionin e kujdesit shëndetësor kryesit i cili ka kryer veprën penale nën ndikimin e drogës apo alkoolit, nëse plotësohen të dy kushtet e mëposhtme: 29 1.1. gjykata ka shqiptuar dënim, vërejtje gjyqësore ose kryesin e ka liruar nga dënimi; dhe 1.2. gjykata konstaton se faktori kryesor që e ka motivuar kryerjen e veprës penale ishte varësia e kryesit nga alkooli apo droga dhe nëse ka gjasa për mjekimin e tij të suksesshëm. 2. Nëse shqiptohet masa nga paragrafi 1. i këtij neni, krahas dënimit me gjobë, vërejtjes së gjyqësore apo lirimit nga dënimi, gjykata mund të vendosë, me pëlqimin e të dënuarit, që masa e tillë të ekzekutohet në liri. Nëse kryesi pa shkak të arsyeshëm nuk i nënshtrohet trajtimit në liri ose arbitrarisht e braktis trajtimin, gjykata mund të urdhërojë që trajtimi të ekzekutohet në institucionin e kujdesit shëndetësor. 3. Nëse masa nga paragrafi 1. i këtij neni është shqiptuar krahas dënimit me gjobë, vërejtjes gjyqësore apo lirimit nga dënimi, trajtimi nuk mund të zgjasë më tepër se dy (2) vjet. 4. Nëse masa nga paragrafi 1. i këtij neni është shqiptuar krahas dënimit me burgim, ajo mund të zgjasë derisa të kryhet dënimi. Koha e kaluar në institucionin e kujdesit shëndetësor do të llogaritet në dënimin e shqiptuar. 5. Gjykata duhet të shqyrtojë ekzekutimin e kësaj mase çdo dy (2) muaj për të vendosur nëse është e nevojshme të vazhdohet masa. KAPITULLI VI DISPOZITAT E PËRGJITHSHME PËR EKZEKUTIMIN E DËNIMEVE DHE LIRIMI ME KUSHT
  93. 92

    AI-assisted research summary: Dënimet me burgim dhe me burgim të përjetshëm ekzekutohen në objekte korrektuese të mbyllura, gjysmë të mbyllura ose të hapura; dënimi i përjetshëm fillon në objekte të mbyllura ose njësi të tyre.

    Neni 92 Ekzekutimi i dënimit me burgim dhe me burgim të përjetshëm 1. Dënimi me burgim apo me burgim të përjetshëm mbahet në objekte të mbyllura, gjysmë të mbyllura apo objekte të hapura korrektuese ose në njësi të objekteve korrektuese. 2. Dënimi me burgim të përjetshëm fillon në objektet e mbyllura korrektuese ose në njësi të objekteve korrektuese. 3. Gjatë ekzekutimit të një dënimi, personi i dënuar nuk duhet t’i nënshtrohet trajtimit apo dënimit çnjerëzor ose poshtërues, përfshirë mundime të panevojshme mendore dhe fizike apo privimin nga trajtimi adekuat mjekësor ose nevojat tjera elementare.
  94. 93

    AI-assisted research summary: The convicted person’s rights must be respected during sentence execution, and any restriction must be limited to what is necessary and consistent with law and international human rights standards.

    Neni 93 Kufizimet në kufizimin e të drejtave të personave të dënuar 1. Të drejtat e personit të dënuar gjithmonë duhet të respektohen gjatë ekzekutimit të dënimit. 2. Të drejtat e personit të dënuar mund të kufizohen vetëm aq sa është e nevojshme dhe në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
  95. 94

    AI-assisted research summary: A convicted person may be conditionally released if legal and sentence-serving conditions are met, and the decision is made by the parole panel.

    Neni 94 Lirimi me kusht 1. Personi i dënuar mund të lirohet me kusht në përputhje me këtë Kod dhe me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, nëse ka bazë të arsyeshme se ai nuk do të kryej vepër të re penale. Kur merret vendimi për lirimin me kusht, duhet të merret parasysh sjellja e personit të dënuar gjatë mbajtjes së dënimit. 30 2. Personi i dënuar për vepër penale për të cilën është paraparë dënim me të paktën pesë (5) vjet burgim, mund të lirohet me kusht pasi të ketë mbajtur dy të tretat (2/3) e dënimit të shqiptuar. Për vepra tjera penale, personi i dënuar mund të lirohet me kusht pasi të ketë mbajtur gjysmën e dënimit të shqiptuar. 3. Personi i dënuar me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht pasi të ketë mbajtur dyzet (40) vjet nga dënimi me burgim i shqiptuar. Periudha minimale e mbikëqyrjes nga ana e shërbimit sprovues do të jetë së paku pesë (5) vjet. 4. Lirimi me kusht vendoset nga Paneli për Lirim me Kusht i themeluar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në pajtim me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.
  96. 95

    AI-assisted research summary: Gjykata duhet të revokojë lirimin me kusht kur i dënuari kryen vepra penale gjatë lirimit me kusht dhe dënimi për to është më shumë se 1 vit burgim; në disa raste me dënim deri në 1 vit, gjykata mund ta revokojë.

    Neni 95 Revokimi i lirimit me kusht 1. Gjykata e revokon lirimin me kusht nëse personi i dënuar gjatë lirimit me kusht kryen një apo më shumë vepra penale për të cilat është shqiptuar dënimi më burgim me më tepër se një (1) vit. 2. Gjykata mund ta revokojë lirimin me kusht nëse personi i dënuar gjatë lirimit me kusht kryen një apo më shumë vepra penale për të cilat është shqiptuar dënimi me burgim deri në një (1) vit. Me rastin e vlerësimit se a duhet revokuar lirimin me kusht, gjykata posaçërisht merr parasysh ngjashmërinë e veprave penale të kryera, motivet për kryerjen e veprave penale dhe rrethanat e tjera të cilat tregojnë arsyeshmërinë e revokimit të lirimit me kusht. 3. Kur gjykata e revokon lirimin me kusht, ajo e shqipton dënimin në bazë të dispozitave nga neni 80 dhe paragrafi 2. i nenit 82 të këtij Kodi, duke e konsideruar dënimin e mëparshëm të shqiptuar si të përcaktuar. Pjesa e dënimit të shqiptuar më parë, të cilin personi i dënuar e ka mbajtur në bazë të dënimit të mëparshëm, do t’i llogaritet në dënimin e ri, ndërsa koha gjatë lirimit me kusht nuk llogaritet. Aktgjykimi gjyqësor duhet të cek se lirimi me kusht është revokuar. Gjykata i dërgon kopjen e aktgjykimit Panelit për Lirim me Kusht. 4. Dispozitat nga paragrafët 1. deri 3. të këtij neni zbatohen edhe kur personi i liruar me kusht dënohet për veprën penale të kryer para lirimit me kusht. 5. Nëse personi i dënuar i cili është liruar me kusht dënohet me jo më shumë se një (1) vit burgim dhe nëse gjykata nuk e urdhëron revokimin e lirimit me kusht, lirimi me kusht vazhdohet për aq kohë sa personi i dënuar ka kaluar në mbajtjen e dënimit të tillë me burgim. KAPITULLI VII KONFISKIMI I DOBISË PASURORE TË FITUAR ME ANË TË KRYERJES SË VEPRAVE PENALE
  97. 96

    AI-assisted research summary: No one may keep economic benefit obtained through a criminal offense, and the court confiscates that benefit when it finds the offense was committed.

    Neni 96 Baza e konfiskimit të dobisë pasurore 1. Askush nuk mund ta mbajë dobinë pasurore të fituar me anë të kryerjes së veprës penale. 2. Dobia pasurore sipas paragrafit 1. të këtij neni konfiskohet nga gjykata e cila konstaton kryerjen e veprës penale, sipas kushteve të parapara me ligj.
  98. 97

    AI-assisted research summary: Kur konfiskimi i dobisë pasurore nuk është i mundshëm, kryesi duhet të paguajë një shumë parash që i përgjigjet dobisë së fituar.

    Neni 97 Kushtet dhe mënyra e konfiskimit të dobisë pasurore 1. Kryesit i konfiskohet dobia pasurore apo kur konfiskimi nuk është i mundshëm, kryesi detyrohet të paguajë shumën e të hollave e cila i përgjigjet dobisë së fituar pasurore. 31 2. Dobia pasurore mund t’i konfiskohet personit të cilit i është bartur pa kompensim ose me kompensim që nuk i përgjigjet vlerës reale, nëse personi i tillë e ka ditur ose është dashur ta dijë se dobia pasurore është fituar me kryerjen e veprës penale. Kur dobia pasurore është bartur tek anëtarët e familjes, dobia konfiskohet nga anëtari i familjes, përveç nëse anëtari familjar dëshmon se si kompensim ka dhënë vlerën e plotë.
  99. 98

    AI-assisted research summary: The court must confiscate unlawful financial benefit if it exceeds the victim’s assigned property damage, and the victim may claim compensation from that confiscated benefit subject to stated civil-procedure deadlines.

    Neni 98 Mbrojtja e të dëmtuarit 1. Kur me procedurë penale i caktohet dëmi pasuror të dëmtuarit, gjykata urdhëron konfiskimin e dobisë pasurore nëse ajo e tejkalon shumën e dëmeve pasurore që i është caktuar palës së dëmtuar. 2. I dëmtuari i cili gjatë procedurës penale është udhëzuar të fillojë procedurën e kontestit civil për kërkesën pasurore juridike, mund të kërkojë kompensim nga dobia pasurore e konfiskuar. I dëmtuari i cili kërkon kompensim nga dobia pasurore e konfiskuar duhet të fillojë procedurën e kontestit civil brenda gjashtë (6) muajve nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit që e udhëzon atë për inicimin e kontestit civil dhe brenda tre (3) muajve nga dita kur vendimi gjyqësor për vendosjen e kërkesës pasurore juridike është bërë i plotfuqishëm. 3. I dëmtuari i cili gjatë procedurës penale nuk e ka paraqitur kërkesën pasurore juridike, mund të kërkojë kompensim nga vlera e dobisë pasurore të konfiskuar nëse e ka filluar procedurën e kontestit civil në afatin prej tre (3) muajve nga dita kur ka mësuar për aktgjykimin me të cilin konfiskohet dobia pasurore dhe më së voni në afatin prej dy (2) vjetësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit mbi konfiskimin e dobisë pasurore, dhe nëse ka kërkuar kompensim nga vlera e dobisë pasurore të konfiskuar brenda afatit prej tre (3) muaj nga dita kur vendimi për caktimin e dobisë pasurore është bërë i plotfuqishëm.
  100. 99

    AI-assisted research summary: If a criminal offense gives a business organization or legal person a pecuniary benefit, that benefit is confiscated.

    Neni 99 Konfiskimi i dobisë pasurore nga personat juridikë Kur me anë të veprës penale të kryer nga ana e kryesit përfiton dobi pasurore organizata e biznesit ose personi juridik, dobia pasurore konfiskohet nga organizata e biznesit ose personi juridik. KAPITULLI VIII PASOJAT JURIDIKE TË DËNIMIT
  101. 100

    AI-assisted research summary: Legal consequences of a conviction may be provided only by law, and certain convictions may lead to loss, extinguishment, or denial of specific rights.

    Neni 100 Lindja e pasojave juridike të dënimit 1. Pasojat juridike të dënimit mund të parashihen vetëm me ligj. 2. Pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet gjoba, dënimi me kusht apo vërejtja gjyqësore ose kur kryesi lirohet nga dënimi. 3. Dënimet për disa vepra penale të caktuara mund të kenë si pasojë shuarjen apo humbjen e të drejtave të caktuara ose ndalimin e fitimit të të drejtave të caktuara.
  102. 101

    AI-assisted research summary: Legal consequences of a conviction start when the judgment becomes final and end when the sentence is expunged.

    Neni 101 Fillimi dhe kohëzgjatja e pasojave juridike të dënimit 1. Pasojat juridike të dënimit fillojnë në ditën kur aktgjykimi bëhet i plotfuqishëm. 32 2. Pasojat juridike të dënimit të cilat kanë të bëjnë me ndalimin e fitimit të disa të drejtave të caktuara nuk mund të zgjasin më tepër se dhjetë (10) vjet nga dita kur dënimi është mbajtur, falur ose kur është bërë parashkrimi, nëse ligji nuk parasheh kohëzgjatje më të shkurtër për pasoja juridike të caktuara. 3. Kur dënimi shlyhet atëherë pushojnë pasojat juridike të dënimit. KAPITULLI IX REHABILITIMI DHE ZBULIMI I TË DHËNAVE NGA DOSJA PENALE
  103. 102

    AI-assisted research summary: A convicted person who has served the sentence, been pardoned, or had the sentence prescribed, and who has made compensation, is entitled to all rights set by the Constitution and law unless this Code provides otherwise.

    Neni 102 Pozita juridike e personave të dënuar pas mbajtjes së dënimit, lirimit ose parashkrimit të dënimit 1. Pas mbajtjes së dënimit me burgim, faljes ose parashkrimit të dënimit, personi i dënuar i cili ka bërë dëmshpërblimin i gëzon dhe i fiton të gjitha të drejtat e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj, përveç nëse parashihet ndryshe me këtë Kod. 2. Ky nen gjithashtu zbatohet për personin e dënuar i cili është liruar me kusht.
  104. 103

    AI-assisted research summary: For a first-time convicted person, the sentence is erased from the record after set waiting periods if no new offence is committed; sentences over 15 years or life imprisonment cannot be erased.

    Neni 103 Rehabilitimi ligjor 1. Me rehabilitimin ligjor dënimi shlyhet nga evidenca e personit të dënuar për herë të parë, siç parashihet në paragrafin 2. të këtij neni dhe personi i tillë nuk konsiderohet i dënuar. 2. Dënimi shlyhet nga evidenca e personit të dënuar për herë të parë pas skadimit të periudhave kohore vijuese, duke vepruar sipas ligjit, nëse personi i dënuar brenda afateve vijuese nuk kryen ndonjë vepër të re penale: 2.1. një (1) vit nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit në rastin e vërejtjes gjyqësore ose të lirimit nga dënimi; 2.2. një (1) vit nga dita e skadimit të periudhës së verifikimit në rastin e dënimit me kusht; 2.3. një (1) vit nga dita e mbajtjes së dënimit, parashkrimit ose përfundimit me falje ose me ndryshim në ligj në rast të dënimit me gjysmëliri; 2.4. tre (3) vjet pas mbajtjes së dënimit, parashkrimit ose përfundimit me falje ose me ndryshim të ligjit në rastin e dënimit me burgim deri në një (1) vit, dënimit me gjobë ose dënimit plotësues; 2.5. pesë (5) vjet nga dita e mbajtjes së dënimit, parashkrimit ose përfundimit me falje ose me ndryshim të ligjit në rastin e dënimit me burgim prej një (1) deri në tre (3)vjet; 2.6. tetë (8) vjet nga dita e mbajtjes së dënimit, parashkrimit ose përfundimit me falje ose me ndryshim të ligjit në rastin e dënimit me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet; 2.7. dhjetë (10) vjet nga dita e mbajtjes së dënimit, parashkrimit ose përfundimit me falje ose me ndryshim të ligjit në rastin e dënimit me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet; 2.8. pesëmbëdhjetë (15) vjet nga dita e mbajtjes së dënimit, parashkrimit ose përfundimit me falje ose me ndryshim të ligjit në rastin e dënimit me burgim prej dhjetë (10) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 3. Dënimi me burgim mbi pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm nuk mund të shlyhet. 33 4. Dënimi nuk mund të shlyhet gjatë kohëzgjatjes së dënimeve plotësuese dhe masave të trajtimit të detyrueshëm.
  105. 104

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të fshijë dënimin nga evidenca me kërkesë të personit të dënuar, nëse ka kaluar gjysma e afatit përkatës dhe ai nuk ka kryer vepër të re penale.

    Neni 104 Rehabilitimi gjyqësor Gjykata, me kërkesën e personit të dënuar, mund të vendosë që dënimi t’i shlyhet nga evidenca e personit të dënuar dhe ai person konsiderohet i padënuar nëse ka kaluar gjysma e afatit përkatës të paraparë me paragrafin 2. të nenit 103 dhe nëse personi i dënuar gjatë kësaj kohe nuk ka kryer vepër të re penale. Me rastin e vendosjes për shlyerjen e dënimit të parashkruar ose përfunduar me falje ose me ndryshim të Kodit Penal, gjykata merr parasysh sjelljen e personit të dënuar pas mbajtjes së dënimit, natyrën e veprës penale dhe rrethanat e tjera të cilat mund të jenë të rëndësishme për vlerësimin e përshtatshmërisë së shlyerjes së dënimit.
  106. 105

    AI-assisted research summary: Rregulla se kur mund të zbulohen të dhënat nga dosja penale dhe kur një person mund të marrë të dhëna për dosjen e vet.

    Neni 105 Përmbajtja dhe zbulimi i të dhënave nga dosja penale 1. Në dosje penale përfshihen të dhënat në vijim: të dhënat personale mbi kryesin e veprës penale; të dhënat mbi dënimin, vërejtjen gjyqësore, masën e trajtimit të detyrueshëm ose lirimin e kryesit nga dënimi i shqiptuar; ndryshimet në të dhënat mbi dënimet që janë futur në dosjen penale; dhe të dhënat mbi dënimet e mbajtura si dhe mbi shlyerjen e dënimeve të gabueshme. 2. Të dhënat nga dosja penale mund të zbulohen vetëm në lidhje me dënimet të cilat nuk janë shlyer dhe mund t’i zbulohen gjykatës, prokurorisë dhe policisë lidhur me procedurën penale të zhvilluar kundër personit i cili më parë ka qenë i dënuar; organeve kompetente përgjegjëse për ekzekutimin e sanksioneve penale; dhe organeve kompetente që marrin pjesë në procedurën e dhënies së faljes apo shlyerjen e dënimeve. 3. Të dhënat nga dosja penale, në bazë të kërkesës së arsyetuar, mund t’u zbulohen organeve publike nëse dënimet plotësuese ose masat e trajtimit të detyrueshëm janë ende në fuqi në kohën e paraqitjes së kërkesës. 4. Në rastet kur është shlyer dënimi, të dhënat lidhur me atë dënim mund t’i zbulohen vetëm gjykatës, prokurorisë dhe policisë lidhur me procedurën penale e cila zhvillohet kundër personit të cilit i është shlyer dënimi i mëparshëm. 5. Çdo personi, me kërkesën e tij, mund t’i jepen të dhëna për dosjen e tij penale kur këto të dhëna i nevojiten, përveç nëse kjo do të rrezikonte sigurinë kombëtare apo sigurinë e përgjithshme ose do të rrezikonte parandalimin, hetimin, zbulimin dhe ndjekjen e veprave penale. KAPITULLI X PARASHKRIMI
  107. 106

    AI-assisted research summary: Ndjekja penale nuk mund të fillojë pasi të kalojnë afatet e parashkrimit, të cilat varen nga dënimi për veprën penale.

    Neni 106 Parashkrimi i ndjekjes penale 1. Përveç nëse shprehimisht parashihet ndryshe me këtë Kod, ndjekja penale nuk mund të ndërmerret nëse kanë kaluar afatet e mëposhtme: 1.1. tridhjetë (30) vjet nga kryerja e veprës penale të dënueshme me burgim të përjetshëm; 34 1.2. njëzetë (20) vjet nga kryerja e veprës penale të dënueshme me më shumë se dhjetë (10) vjet burgim; 1.3. dhjetë (10) vjet nga kryerja e veprës penale të dënueshme me më shumë se pesë (5) vjet burgim; 1.4. pesë (5) vjet nga kryerja e veprës penale të dënueshme me më shumë se tre (3) vjet burgim; 1.5. tre (3) vjet nga kryerja e veprës penale të dënueshme me më shumë se një (1) vit burgim; dhe 1.6. dy (2) vjet nga kryerja e veprës penale të dënueshme deri në një (1) vit burgim ose me dënim me gjobë. 2. Kur ligji parasheh më shumë se një dënim për një vepër penale, afati i parashkrimit caktohet sipas dënimit më të rëndë.
  108. 107

    AI-assisted research summary: The criminal prosecution limitation period starts when the offense is committed, or later if an offense element appears later.

    Neni 107 Fillimi dhe ndërprerja e parashkrimit të ndjekjes penale 1. Afati i parashkrimit të ndjekjes penale fillon nga dita kur është kryer vepra penale. Nëse ndonjë pasojë që përbën element të veprës penale shfaqet më vonë, afati i parashkrimit fillon të rrjedh nga ajo kohë. 2. Në rast se vepra penale është kryer kundër personit nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet, afati i parashkrimit fillon të rrjedh nga dita kur viktima të ketë mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet. 3. Afati i parashkrimit nuk rrjedh për kohën gjatë të cilës ndjekja nuk mund të fillohet apo të vazhdohet sipas ligjit, përfshirë, por pa u kufizuar në rrethanat e mëposhtme: 3.1. kur kryesi është jashtë Republikës së Kosovës dhe kjo shkakton vonesa në procedurë; 3.2. kur kryesi kërkohet me urdhër arrest; 3.3. kur Kryeprokurori i Shtetit, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale, përpiqet të sigurojë dëshmi jashtë Republikës së Kosovës; ose 3.4. gjatë kohës sa zgjatë procedura për pranimin e fajësisë. 4. Afati i parashkrimit nuk ndërpritet nëse vepra nuk ndiqet për shkak të mungesës së kërkesës apo autorizimit për të bërë ndjekjen ose për shkak të mungesës së kërkesës nga ana e shtetit të huaj për të bërë ndjekjen. 5. Afati i parashkrimit ndërpritet me çdo veprim i cili ndërmerret për qëllime të ndjekjes penale të veprës penale të kryer. 6. Afati i parashkrimit po ashtu ndërpritet kur kryesi para skadimit të afatit të parashkrimit kryen një vepër tjetër penale me peshë të njëjtë ose më të rëndë se sa vepra penale e mëparshme. 7. Pas çdo ndërprerje fillon të rrjedhë afati i ri i parashkrimit. 8. Ndjekja penale ndalohet në çdo rast kur të ketë kaluar dyfishi i kohës së afatit të parashkrimit. 35
  109. 108

    AI-assisted research summary: This article sets time limits after which a punishment can no longer be executed, unless the Code says otherwise.

    Neni 108 Parashkrimi i ekzekutimit të dënimeve 1. Përveç nëse parashihet ndryshe me këtë Kod, dënimi i shqiptuar nuk mund të ekzekutohet pasi të kenë kaluar: 1.1. tridhjetë (30) vjet nga dënimi me burgim të përjetshëm; 1.2. njëzetë (20) vjet nga dënimi me mbi dhjetë (10) vjet burgim; 1.3. dhjetë (10) vjet nga dënimi me mbi pesë (5) vjet burgim; 1.4. pesë (5) vjet nga dënimi me mbi tri (3) vjet burgim; 1.5. tri (3) vjet nga dënimi me mbi një (1) vit burgim; dhe 1.6. dy (2) vjet nga dënimi me burgim deri në një (1) vit apo dënimi me gjobë. 2. Parashkrimi i ekzekutimit të dënimeve ndërpritet kur personi i dënuar nuk paraqitet ose nuk dorëzohet për mbajtjen e dënimit me burgim.
  110. 109

    AI-assisted research summary: Execution of supplementary punishments is barred after 5 years, and execution of compulsory treatment measures is barred after 3 years, counted from when the judgment becomes final.

    Neni 109 Parashkrimi i ekzekutimit të dënimeve plotësuese dhe masave të trajtimit të detyrueshëm 1. Ndalohet ekzekutimi i dënimeve të tjera plotësuese kur të kenë kaluar pesë (5) vjet nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit me të cilin shqiptohet ky dënim. 2. Ndalohet ekzekutimi i masës së trajtimit të detyrueshëm kur të kenë kaluar tre (3) vjet nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit me të cilin shqiptohet kjo masë. 3. Parashkrimi i ekzekutimit të dënimeve plotësuese dhe masave të trajtimit të detyrueshëm ndërpritet kur personi nuk i përmbahet urdhrave të gjykatës lidhur me dënimet plotësuese dhe masat e trajtimit të detyrueshëm.
  111. 110

    AI-assisted research summary: This article sets when the limitation period for enforcing a punishment starts, pauses, restarts, and when enforcement must stop.

    Neni 110 Fillimi dhe ndërprerja e afateve të parashkrimit të ekzekutimit të dënimit 1. Afati i parashkrimit të ekzekutimit të dënimit fillon të rrjedhë nga dita kur aktgjykimi merr formën e prerë, e në rast se dënimi alternativ është revokuar, parashkrimi fillon nga dita kur vendimi mbi revokimin merr formën e prerë. 2. Afati i parashkrimit nuk rrjedh gjatë kohës kur sipas ligjit ekzekutimi i dënimit nuk mund të fillohet. 3. Nëse dënimi zbutet me falje apo me vendim të gjykatës sipas mjetit të jashtëzakonshëm juridik, koha e fillimit të parashkrimit caktohet sipas dënimit të ri, derisa llogaritja e parashkrimit bëhet sipas dënimit fillestar. 4. Afati i parashkrimit ndërpritet me çdo veprim të filluar nga organi kompetent me qëllim të ekzekutimit të dënimit. 5. Pas çdo ndërprerjeje fillon të rrjedhë afati i ri i parashkrimit. 6. Ekzekutimi i dënimit ndalohet në çdo rast kur të ketë kaluar dyfishi i kohës së afatit të parashkrimit. 7. Dispozitat nga paragrafët 2. deri 5. të këtij neni po ashtu zbatohen për parashkrimin e ekzekutimit të dënimeve plotësuese dhe masave të trajtimit të detyrueshëm. 36
  112. 111

    AI-assisted research summary: No statute of limitations applies to genocide, war crimes, crimes against humanity, other internationally non-prescribed crimes, or aggravated murder.

    Neni 111 Moszbatueshmëria e parashkrimit për veprat penale kundër të drejtës ndërkombëtare dhe vrasjes së rëndë 1. Asnjë afat i parashkrimit nuk zbatohet për veprat penale të gjenocidit, krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit, ose për vepra tjera penale të cilat sipas të drejtës ndërkombëtare nuk parashkruhen. 2. Vepra penale e vrasjes së rëndë nuk parashkruhet. KAPITULLI XI FALJA
  113. 112

    AI-assisted research summary: Neni 112 lejon faljen për persona të caktuar dhe ndalon faljen për dënimet që Paneli për Lirim me Kusht i ka refuzuar.

    Neni 112 Falja 1. Me falje dhe në pajtim me Ligjin për Falje, personave të caktuar emrat e të cilëve saktësohen u jepet lirimi i plotë ose i pjesërishëm nga ekzekutimit i dënimit, zëvendësimi i dënimit me një dënim më të butë apo dënimi me kusht ose shlyerja e dënimit. 2. Kryesi nuk mund të falet për çfarëdo dënimi për të cilin Paneli për Lirim me Kusht i ka refuzuar lirimin me kusht.
  114. 113

    AI-assisted research summary: Granting a pardon does not affect third parties’ rights that are based on a sentence or judgment.

    Neni 113 Efekti i faljes në personat e tretë Me dhënien e faljes nuk preken të drejtat e personave të tretë, të cilat bazohen në dënimin apo aktgjykimin. KAPITULLI XII ZBATIMI I LEGJISLACIONIT PENAL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS SIPAS VENDIT TË KRYERJES SË VEPRËS PENALE
  115. 114

    AI-assisted research summary: Kosovo’s criminal law applies to anyone who commits a criminal offense wholly or partly in Kosovo, and to offenses committed on air or water transport registered in Kosovo.

    Neni 114 Zbatimi i legjislacionit penal të Republikës së Kosovës në territorin e Republikës së Kosovës 1. Legjislacioni penal i Republikës së Kosovës zbatohet për secilin person i cili kryen vepër penale tërësisht ose pjesërisht në territorin e Republikës së Kosovës. 2. Legjislacioni penal i Republikës së Kosovës zbatohet ndaj secilit person i cili kryen vepër penale në çfarëdo mjeti të transportit ajror ose ujor i cili është i regjistruar në Republikën e Kosovës, pavarësisht nga vendi ku ndodhet mjeti i transportit ajror ose ujor në kohën kur kryhet vepra penale.
  116. 115

    AI-assisted research summary: Kosovo criminal law applies to certain offences committed outside Kosovo, including listed offences, some offences tied to security risks, offences by Kosovo citizens if also punishable where committed, and paragraph 1 also covers a person who later becomes a resident.

    Neni 115 Zbatimi i legjislacionit penal të Republikës së Kosovës për veprat penale të caktuara që janë kryer jashtë territorit të Republikës së Kosovës 1. Legjislacioni penal i Republikës së Kosovës zbatohet ndaj çdo personi i cili kryen veprat penale në vijim jashtë territorit të Republikës së Kosovës: 1.1. veprat penale të parapara në nenet 148-153, 157-160, 164, 165, 166-169, 171, 173-175, 238, 241, 273-280, 293, 294, 302-304, 336 dhe 337 të këtij Kodi; dhe 37 1.2. veprat penale të cilat në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare e cila e detyron Republikën e Kosovës, duhet të ndiqen edhe pse janë kryer jashtë vendit. 2. Legjislacioni penal i Republikës së Kosovës zbatohet ndaj cilitdo person që kryen vepër penale nga nenet 136-145 të këtij Kodi jashtë territorit të Republikës së Kosovës, ku vepra e tillë paraqet tërësisht ose pjesërisht rrezik për sigurinë e Republikës së Kosovës ose popullsinë e saj. 3. Legjislacioni Penal i Republikës së Kosovës zbatohet ndaj çdo shtetasi të Republikës së Kosovës që kryen vepër penale jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe nëse kjo vepër po ashtu është e dënueshme në vendin ku është kryer. 4. Paragrafi 1. i këtij neni zbatohet po ashtu ndaj cilitdo person i cili pas kryerjes së veprës penale bëhet banor i Republikës së Kosovës.
  117. 116

    AI-assisted research summary: Kosovo’s criminal legislation applies to a foreign person when the person committed an offence outside Kosovo against a Kosovo citizen, the act is also punishable where committed, and the offender is in Kosovo or has been transferred there.

    Neni 116 Zbatimi i legjislacionit penal të Republikës së Kosovës ndaj personave të huaj të cilët kryejnë vepra penale jashtë territorit të Republikës së Kosovës 1. Legjislacioni penal i Republikës së Kosovës zbatohet ndaj cilitdo person të huaj nëse: 1.1. personi i tillë ka kryer vepër penale jashtë territorit të Republikës së Kosovës kundër shtetasit të Kosovës, madje edhe atëherë kur vepra e tillë penale nuk është cekur në nenin 115 të këtij Kodi; 1.2. kjo vepër penale është po ashtu e dënueshme në vendin ku është kryer; dhe 1.3. kryesi është gjendur në territorin e Kosovës ose është transferuar në Kosovë.
  118. 117

    AI-assisted research summary: Prosecution for certain crimes committed outside Kosovo may start only with the State Prosecutor’s approval, and some cases cannot be started if listed conditions are met.

    Neni 117 Kushtet e posaçme për ndjekje të veprave penale të kryera jashtë territorit të Republikës së Kosovës 1. Në rastet e parapara me nenin 114 të këtij Kodi, nëse procedura penale është filluar por nuk është përfunduar në një juridiksion tjetër, procedura penale në Republikën e Kosovës do të fillohet vetëm me miratimin e Kryeprokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës. 2. Në rastet e parapara me nenin 115 dhe 116 të këtij Kodi, procedura penale nuk do të fillohet nëse: 2.1. kryesi në tërësi e ka mbajtur dënimin e shqiptuar në një juridiksion tjetër; 2.2. kryesi në një juridiksion tjetër është liruar me aktgjykim të plotfuqishëm apo është liruar nga dënimi ose dënimi është parashkruar; dhe 2.3. procedura penale për veprën penale të kryer në një juridiksion tjetër mund të fillohet vetëm sipas kërkesës së të dëmtuarit dhe një kërkesë e tillë nuk është paraqitur. 3. Procedura penale sipas nenit 118 mund të fillohet në Kosovë vetëm me autorizimin e Kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës. 4. Në rastet e parapara në nenin 114, ndjekja penale e personit të huaj mund t’i transferohet juridiksionit të huaj sipas kushteve të reciprocitetit. 38
  119. 118

    AI-assisted research summary: This Code applies to persons under 18 unless the juvenile law says otherwise.

    Neni 118 Dispozitat e posaçme për fëmijët Ky Kod zbatohet për personat nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet vetëm nëse me Ligjin për të miturit nuk përcaktohet ndryshe.
  120. 119

    AI-assisted research summary: This article says that criminal acts, criminal liability, penalties, and special criminal procedure rules for legal persons are set out in this Code or in a special law.

    Neni 119 Dispozitat e posaçme për personat juridikë Veprat penale për të cilat personi juridik mund të jetë penalisht përgjegjës, përgjegjësia penale e personit juridik, sanksionet penale të cilat mund të zbatohen ndaj personit juridik dhe dispozitat e posaçme që rregullojnë procedurën penale të zbatueshme ndaj personit juridik parashihen me këtë Kod ose me ligj të veçantë. KAPITULLI XIII DOMETHËNIA E SHPREHJEVE NË KODIN PENAL
  121. 120

    AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the Code, including persons, officials, foreign public officials, internationally protected persons, organized criminal groups, and damage thresholds.

    Neni 120 Përkufizimet Për qëllim të këtij Kodi, shprehjet e mëposhtme kanë këto kuptime: 1. Person - personi juridik dhe personin fizik; 2. Person zyrtar - nënkupton: 2.1. personi i zgjedhur ose i emëruar në një organ shtetëror; 2.2. personi i autorizuar në një organ shtetëror, organizatë biznesi ose ndonjë person tjetër juridik i cili sipas ligjit apo ndonjë dispozite tjetër të nxjerrë në pajtim me ligj ushtron detyra të posaçme; 2.3. personi i cili ushtron detyra të posaçme zyrtare në bazë të autorizimit të dhënë me ligj. 3. Zyrtar i huaj publik apo person i huaj zyrtar - nënkupton: 3.1. cilido person që mban detyrë legjislative, ekzekutive, administrative apo gjyqësore në shtetin e huaj, qoftë i emëruar apo i zgjedhur; 3.2. cilido arbitër që ushtron funksione sipas ligjit kombëtar mbi arbitrimin e shtetit të huaj; 3.3. cilido person që ushtron funksion publik për shtetin e huaj, përfshirë për agjencinë publike ose ndërmarrjen publike; 3.4. cilido zyrtar, punonjës apo përfaqësues i organizatës ndërkombëtare publike dhe organeve të tyre; 3.5. cilido anëtar i asamblesë parlamentare ndërkombëtare; dhe 3.6. cilido gjyqtar, prokuror apo zyrtar i gjykatës apo tribunalit ndërkombëtar që ushtron juridiksion mbi Republikën e Kosovës. 4. Person nën mbrojtje ndërkombëtare - ose person i mbrojtur ndërkombëtarisht - nënkupton: 39 4.1. shefi i shtetit, përfshirë cilindo anëtar të organit kolektiv i cili ushtron funksionin e shefit të shtetit sipas kushtetutës së atij shteti; 4.2. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, çdoherë kur ata gjenden me detyrë jashtë shtetit të tyre, si dhe anëtarët e familjeve të tyre; 4.3. çdo zyrtar i lartë ose përfaqësues i lartë i shtetit ose zyrtari i lartë apo përfaqësuesi tjetër i organizatës ndërkombëtare, i cili në kohën dhe në vendin kur ndaj tij, ndaj lokaleve zyrtare, banesës apo zyrës private ose mjetit transportues i cili ka shenja dalluese është kryer vepër penale, sipas të drejtës ndërkombëtare ka të drejtë në mbrojtje të veçantë nga sulmi ndaj jetës, lirisë dhe dinjitetit të tij. Person nën mbrojtje ndërkombëtare përfshinë edhe anëtarët shoqërues të familjes. 5. Person përgjegjës - personi fizik në kuadër të personit juridik, të cilit i janë besuar detyra të caktuara, ose i cili është i autorizuar për të vepruar në emër të personit juridik si dhe ekziston bazueshmёria e lartë se është i autorizuar të veproj në emër të personit juridik. 6. Person juridik - subjekti juridik i vendit apo i huaj, i cili sipas legjislacionit të Kosovës nё fuqi konsiderohet si person juridik. 7. Organizatë biznesi - person fizik apo juridik ose grup personash që merren me veprimtari ekonomike, siç përcaktohet dhe rregullohet me Ligjin për Shoqëritë Tregtare. 8. Dokument - çdo dokument apo send tjetër i përshtatshëm ose i caktuar që shërben si provë e ndonjë fakti përkatës për marrëdhëniet juridike. 9. Para - monedhë metalike dhe e letrës, e cila në bazë të ligjit është në qarkullim në Republikën e Kosovës ose në ndonjë juridiksion tjetër. 10. Shenja me vlerë - përfshin edhe shenjat e huaja me vlerë. 11. Send i luajtshëm - përfshin edhe energjinë e prodhuar apo të grumbulluar për ndriçim, ngrohje, qarkullim si dhe impulset telefonike dhe impulset tjera. 12. Grup njerëzish - tre ose më shumë persona. 13. Grup kriminal i organizuar - bashkim i strukturuar, që ekziston për një kohë të caktuar, i tre apo më shumë personave për kryerjen e veprave të caktuara penale, që vepron në bashkëpunim me qëllim të kryerjes së një apo më shumë veprave të rënda penale për përfitim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore. 14. Bashkim i strukturuar - bashkim i cili nuk është formuar rastësisht për kryerjen e menjëhershme të veprës penale, por nuk është e nevojshme që anëtarët e këtij bashkimi të kenë role formalisht të përcaktuara, vazhdimësi të anëtarësisë së tyre apo strukturë të ndërtuar. 15. Forcë - përfshin edhe zbatimin e hipnozës ose të mjeteve të tjera dehëse me qëllim të vënies së personit kundër dëshirës së vet në gjendje të pavetëdijshme apo të paaftësohet për rezistencë. 16. Mjet motorik - çdo mjet transportues i pajisur me motor për përdorim në transportin rrugor, ujor ose ajror. 17. KFOR - prania ndërkombëtare e sigurisë e vendosur në territorin e Republikës së Kosovës në pajtim me Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit që përbëhet nga Pakti i Organizatës së Veriatlantikut NATO, duke përfshirë shtetet e saj anëtare, organet e saj ndihmëse, shtabet e saj ushtarake dhe elementet ose njësitet kombëtare si dhe vendet kontribuuese që nuk janë në NATO. 40 18. Polici - Policia e Republikës së Kosovës, Doganat - oficerët doganorë sipas Kodit Doganor dhe Policia e EULEX-it. 19. Shtetas i Kosovës - personi i cili sipas Kushtetutës dhe Ligjit për Shtetësinë konsiderohet i tillë. 20. Fëmijë - person i cili nuk i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet. 21. I mitur - personi i cili është ndërmjet moshës katërmbëdhjetë (14) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet. 22. Madhor - personi i cili i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet. 23. Marrëdhënie familjare - marrëdhënie në mes të dy (2) personave: 23.1. që janë të fejuar ose të martuar me njëri-tjetrin ose që bashkëjetojnë me njëri tjetrin pa martesë; 23.2. që e kanë të përbashkët shtëpinë kryesore dhe që janë të afërm të gjakut, martesës, adoptimit ose janë në marrëdhënie të kujdestarit, duke përfshirë prindërit, gjyshin e gjyshen, fëmijët, nipat e mbesat nga vajza dhe djali, vëllezërit dhe motrat, hallat dhe tezet, dajët dhe axhallarët, mbesat dhe nipërit nga vëllai dhe motra, kushërinjtë; ose 23.3. që janë prindër të fëmijës së përbashkët. 24. Bashkësi jashtëmartesore - marrëdhënie siç përcaktohet me Ligjin për Familje. 25. Territor i Republikës së Kosovës - sipërfaqet tokësore dhe sipërfaqet ujore brenda kufijve dhe vijës kufitare si dhe hapësirën ajrore mbi Kosovë. 26. Vijë kufitare e Republikës së Kosovës - vijë e cila ndan territorin e Republikës së Kosovës nga territoret e shteteve fqinje. 27. Kufiri shtetëror - kufiri tokësor, ujor dhe ajror përfshirë aeroportet të cilat zhvillojnë komunikacion ndërkombëtar. 28. Dëm - çdo humbje deri në pesëmijë (5.000) EUR. 29. Dëm i konsiderueshëm - ose “humbje e konsiderueshme” nënkupton çdo humbje prej më shumë se pesëmijë (5.000) EUR deri në pesëmbëdhjetëmijë (15.000) EUR. 30. Dëm i madh, dëm substancial, ose humbje substanciale - humbje prej më shumë se pesëmbëdhjetëmijë (15,000) EURO deri në pesëdhjetëmijë (50.000) EURO. 31. Dëm në shkallë të madhe, shkatërrim në shkallë të madhe” ose humbje në shkallë të madhe - çdo humbje prej më shumë se pesëdhjetëmijë (50.000) EURO. 32. Mjet i rrezikshëm - çdo send i punuar apo i përdorur për t’i shkaktuar lëndim trupor personit ose për të kanosur personin me shkaktim të lëndimit. 32. Anëtar i familjes - prindi, prindi i adoptuar, fëmija, fëmija i adoptuar, vëllai ose motra, bashkëshorti ose bashkëshortja, i afërmi i gjakut që jeton në të njëjtën shtëpi ose personi me të cilin kryesi jeton në bashkësi jashtëmartesore. 34. Dobi pasurore - çfarëdo pasurie e cila fitohet drejtpërdrejtë ose tërthorazi nga vepra penale. Pasuria e cila fitohet tërthorazi nga vepra penale përfshinë pasurinë në të cilën pastaj është konvertuar, transformuar apo përzier çfarëdo pasurie drejtpërdrejtë e fituar nga vepra penale, si dhe të ardhurat, 41 kapitalin apo dobitë tjera ekonomike të fituara ose realizuara për pasurinë e tillë në çfarëdo kohe që prej kryerjes së veprës penale. 35. Vegël narkotike - çdo pajisje, produkt apo material i çfarëdo lloji i cili kryesisht ka për qëllim ose është i krijuar për përdorim në fabrikimin, përzierjen, konvertimin, fshehjen, prodhimin, përpunimin, përgatitjen, injektimin, gëlltitjen, thithjen ose futjen në ndonjë mënyrë tjetër të narkotikëve në trupin e njeriut. Kjo përfshinë, por nuk kufizohet në sende siç janë tubat e metalit, drurit, xhamit, gurit, plastikës apo qeramikës, me apo pa filter, filterë permanent, filterë të hashishit ose enë metalike me vrima; tuba të ujit; nagjile të marihuanës; letra për mbështjelljen e cigareve, ose vegla për ndarjen e kokainës. 36. Përgatitja e veprës penale - furnizimi ose aftësimi i mjeteve kryesit për kryerjen e veprës penale, heqja e pengesave për kryerjen e veprës penale, marrëveshja, planifikimi ose organizimi me persona tjerë për të kryer vepër penale ose ndonjë veprimtari tjetër që krijon kushte për kryerjen e drejtpërdrejtë të veprës penale, por që nuk përbën vet veprën penale. 37. Viktimë e ndjeshme - fëmijë, person me aftësi të kufizuara fizike apo mendore, person me aftësi të zvogëluar, grua shtatzënë ose partner familjar. 38. Armë - çdo send ose vegël e punuar me qëllim që nën presionin e gazrave, të cilat lirohen gjatë djegies së materieve shpërthyese, elektrike, gazrave nën presion ose energjisë tjetër potenciale, hedhë predha në formë të një plumbi të vetëm, grumbulli prej saçmash, gazi, lëngu, shigjete ose përbërësish të tjerë, që krijohet dhe përdoret për të shkaktuar lëndime trupore ose dëm fizik, qoftë edhe psikologjik, si dhe secili send tjetër, qëllimi kryesor i të cilit është kryerja e sulmit fizik ndaj integritetit fizik të njerëzve ose ndaj pasurisë. Armë po ashtu përfshinë municionin, pjesët dhe përbërësit e armëve, si dhe armët nukleare, biologjike dhe kimike. Këto në vijim janë armë: 38.1. armët e zjarrit; 38.2. armët e koleksionit; 38.3. armët pneumatike (ajrore); 38.4. armët që përdoren për shpërndarjen e gazit irritues; 38.5. armët shpërthyese; 38.6. armët me shigjeta; 38.7. armët e ftohta; 38.8. armët për sinjalizim akustik dhe të dritës; 38.9. armët elektroshok; 38.10. armët me rrymë. Këto në vijim nuk konsiderohen armë për qëllime të këtij Kodi; 38.11. armët për qëllime industriale; 38.12. armët dekorative; 38.13. imitimi i armëve; 42 38.14. armët e zjarrit të bëra të papërdorshme (deaktivizuara) në mënyrë permanente me aplikimin e procedurave teknike që garantohen nga organi kompetent ose që njihen nga organi kompetent; 38.15. fuzhnjat për peshkim nën ujë. KAPITULLI XIV VEPRAT PENALE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES DHE SIGURISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  122. 121
    Neni 121 Sulmi kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës 1. Kushdo që me përdorim të dhunës apo me kanosje të dhunës tenton që ta ndryshojë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës apo të përmbysë institucionet më të larta të Republikës së Kosovës, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim. 2. Kushdo që me përdorim të dhunës apo me kanosje të dhunës tenton që të pengojë vendosjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës apo me përdorim të dhunës ose kanosjes së dhunës implementon rendin e huaj juridik në ndonjë pjesë të Republikës së Kosovës, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim. 3. Kushdo që me përdorim të dhunës ose me kanosje të dhunës tenton të rrezikojë pavarësinë e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, tërësinë territoriale dhe karakterin demokratik të shtetit, dënohet jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim.
  123. 122

    AI-assisted research summary: Pjesëmarrja në një kryengritje të armatosur kundër rendit kushtetues, sigurisë ose integritetit territorial të Republikës së Kosovës dënohet me të paktën 5 vjet burgim; organizatori dënohet me të paktën 10 vjet burgim.

    Neni 122 Kryengritja e armatosur 1. Kushdo që merr pjesë në kryengritje të armatosur e cila është e drejtuar kundër rendit kushtetues, sigurisë apo integritetit territorial të Republikës së Kosovës, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim. 2. Organizatori i kryengritjes së armatosur nga paragrafi 1 i këtij neni, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim.
  124. 123

    AI-assisted research summary: Anyone who signs, accepts, or approves the capitulation or occupation of Kosovo, or any part of it, faces imprisonment of at least 10 years or life imprisonment.

    Neni 123 Pranimi i kapitullimit dhe okupimit Kushdo që nënshkruan apo pranon kapitullimin ose miraton okupimin e Republikës së Kosovës apo të ndonjë pjese të saj, dënohet me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm.
  125. 124

    AI-assisted research summary: This article criminalizes specified acts by the President and provides a minimum sentence of 15 years’ imprisonment or life imprisonment.

    Neni 124 Tradhtia ndaj vendit 1. Kushdo që në cilësinë e Presidentit të Republikës nënshkruan pranimin e okupimit apo aktin e kapitullimit të shtetit dënohet me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm. 2. Kushdo që në cilësinë e Presidentit të shtetit nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare ose ndonjë akt me të cilin pjesë të territorit të Republikës së Kosovës jepen apo lihen nën sovranitetin e ndonjë shteti tjetër dënohen me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm. 43 3. Kushdo që në cilësinë e Presidentit të Republikës së Kosovës braktisë vendin gjatë kohës së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme duke lënë forcat e armatosura pa sistem të komandimit dënohet me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm.
  126. 125

    AI-assisted research summary: Anyone who tries, by violence or threat of violence, to detach part of Kosovo’s territory or join it to another state faces at least 5 years in prison.

    Neni 125 Rrezikimi i tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës Kushdo që me përdorim të dhunës apo me kanosje të dhunës tenton që ta shkëpus një pjesë të territorit të Republikës së Kosovës apo që ndonjë pjesë të territorit të saj t’ia bashkojë ndonjë shteti tjetër, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
  127. 126

    AI-assisted research summary: Anyone who intentionally kills one of the listed top officials of Kosovo to threaten the constitutional order or security commits a serious offence and faces at least 10 years’ imprisonment or life imprisonment.

    Neni 126 Vrasja e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës 1. Kushdo që me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues apo sigurisë së Republikës së Kosovës, privon nga jeta një nga personat e mëposhtëm, dënohet me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm. 1.1. Kryetarin e Republikës së Kosovës; 1.2. Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës; 1.3. Kryeministrin e Republikës së Kosovës; 1.4. Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës; 1.5. Kryetarin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës ose 1.6. Kryeprokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës.
  128. 127

    AI-assisted research summary: Kushdo që, me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues ose sigurisë së Republikës së Kosovës, rrëmben një ose më shumë nga personat e nenit 126, dënohet me të paktën 5 vjet burgim.

    Neni 127 Rrëmbimi i përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës Kushdo që me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues apo të sigurisë së Republikës së Kosovës, rrëmben një apo më shumë nga personat e saktësuar në nenin 126 të këtij Kodi, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
  129. 128

    AI-assisted research summary: Anyone who uses violence or threats of violence to obstruct or force certain high-level public officials in performing official duties is punishable by 3 to 10 years’ imprisonment.

    Neni 128 Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës Kushdo që me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues apo sigurisë së Republikës së Kosovës, me përdorim të dhunës apo me kanosje të dhunës, pengon një apo më shumë nga personat e saktësuar në nenin 126 të këtij Kodi në ushtrimin e detyrave zyrtare apo i detyron të kryejnë apo të mos kryejnë ndonjë veprim nga fushëveprimi i detyrave të tyre, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.
  130. 129

    AI-assisted research summary: Anyone who intentionally burns, destroys, or damages listed public or critical installations or facilities to endanger Kosovo’s constitutional order or security is punished with at least 3 years in prison.

    Neni 129 Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike Kushdo që me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues apo sigurisë së Republikës së Kosovës, djeg ose në çfarëdo mënyre tjetër shkatërron apo dëmton zonën industriale, bujqësore ose ndonjë zonë tjetër ekonomike, sistemin e trafikut, lidhjet e telekomunikimeve, pajisjet publike të ujit, ngrohjes, gazit apo energjisë, pendat, depot, apo ndonjë ndërtesë tjetër të rëndësishme për sigurinë, furnizimin e qytetarëve, ekonominë apo funksionimin e shërbimeve publike, dënohet me jo më pak se tre (3) vjet burgim. 44
  131. 130

    AI-assisted research summary: Sabotage conduct is punishable by imprisonment of at least 3 years.

    Neni 130 Sabotimi Kushdo që me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues apo të sigurisë së Republikës së Kosovës, nuk e kryen në mënyrë të ndërgjegjshme detyrën zyrtare apo kushdo që gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dëmton mjetet e prodhimit; shkakton shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve ose ndërtesave; shkakton shkatërrimin apo dëmtimin në sasi të mëdha të produkteve, mallrave apo materialeve; ose shkakton ndërprerje në procesin e prodhimit dhe vlera e dëmeve apo shkatërrimit tejkalon pesëdhjetëmijë (50.000) Euro, dënohet me jo më pak se tre (3) vjet burgim.
  132. 131

    AI-assisted research summary: This article criminalizes spying-related conduct and sets prison terms for sharing state secrets, creating or running foreign intelligence services in Kosovo, assisting foreign intelligence services, and collecting classified information for foreign transfer.

    Neni 131 Spiunazhi 1. Kushdo që sekretin shtetëror ia komunikon, ia dorëzon apo ia bënë të arritshme shtetit të huaj, organizatës së huaj apo personit që u shërben atyre, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet burgim. 2. Kushdo që për shtetin apo organizatën e huaj krijon shërbimin informativ në Republikën e Kosovës apo drejton shërbimin e tillë, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim. 3. Kushdo që hyn në shërbimin informativ të huaj, mbledh të dhëna për të apo në ndonjë mënyrë tjetër e ndihmon punën e shërbimit të tillë, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim. 4. Kushdo që mbledh të dhëna apo dokumente të klasifikuara me qëllim që t’ia komunikojë dhe dorëzojë shtetit të huaj, organizatës së huaj apo personit që u shërben atyre, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 5. Nëse kryerja e veprës penale nga paragrafët 1., 2., 3. ose 4. i këtij neni ka shkaktuar pasoja të rënda për sigurinë ose fuqinë ekonomike apo ushtarake të shtetit, kryesi dënohet me burgim jo më pak se dhjetë (10) vjet. 6. Nëse vepra penale e saktësuar në paragrafin 1., 2., 3. ose 4. të këtij neni kryhet gjatë kohës së luftës, rrezikut të pashmangshëm për luftë, konfliktit të armatosur apo zbulimi i sekretit shtetëror ka të bëjë me sigurinë e Republikës së Kosovës, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 7. Për qëllime të këtij kapitulli, “sekret shtetëror” nënkupton të dhënat apo dokumentet ushtarake, ekonomike apo zyrtare të cilat janë shpallur si informata të klasifikuara me ligj apo me dispozita ose vendime tjera të organit kompetent të nxjerra në pajtim me ligjin.
  133. 132

    AI-assisted research summary: Anyone who discloses or fails to protect classified information is punished under the law on classified information and security vetting.

    Neni 132 Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara Kushdo që zbulon ose nuk ruan informacionin e klasifikuar dënohet sipas Ligjit për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë.
  134. 133

    AI-assisted research summary: Kushdo që kryen disa vepra penale të rënda të listuara këtu mund të dënohet me të paktën 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

    Neni 133 Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës 1. Kryesi i veprave penale nga nenet 120-134 të këtij Kodi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm, nëse kryerja e veprës: 1.1. rezulton në vdekjen e një apo më shumë personave; 1.2. rrezikon jetën e një apo më shumë personave; 45 1.3. vepra përcillet me dhunë të rëndë ose shkatërrim në shkallë të madhe; ose 1.4. vepra ka rrezikuar sigurinë ekonomike dhe ushtarake të Republikës së Kosovës. 2. Nëse me rastin e kryerjes së veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryesi me dashje ka privuar nga jeta një apo më shumë persona, kryesi dënohet me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm. 3. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafi 1. i këtij neni gjatë kohës së luftës, rrezikut të pashmangshëm për luftë, konfliktit të armatosur apo gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, dënohet me burgim se paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm.
  135. 134

    AI-assisted research summary: This article punishes forming, joining, or participating in a group or association created to commit certain criminal offenses, and it also covers a member who reports the group before the offense is committed.

    Neni 134 Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese 1. Kushdo që formon një grup apo ndonjë bashkim tjetër të personave për kryerjen e veprave penale nga nenet 121-134 të këtij Kodi, dënohet me dënimin e paraparë për atë vepër penale. 2. Kushdo që merr pjesë apo bëhet anëtar i grupit apo bashkimit nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 3. Anëtari i grupit apo bashkimit, që e lajmëron grupin para kryerjes së veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet ose mund të lirohet nga dënimi.
  136. 135

    AI-assisted research summary: This article defines terrorism-related terms used in articles 121-145, including terrorism, funds, financial resources, terrorist group, and structured group.

    Neni 135 Përkufizimet për dispozitat e terrorizmit në nenet 121-145 Për qëllime të neneve 121-145 të këtij Kodi: 1. Terrorizëm, veprim terrorist apo vepër e terrorizmit - kryerja e një ose më shumë veprave penale të mëposhtme me qëllim të frikësimit serioz të popullsisë, të detyrimit të padrejtë të një organi publik, qeverisë apo organizatës ndërkombëtare për të kryer ose për të mos kryer ndonjë veprim, apo që seriozisht të destabilizojë ose të shkatërrojë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës, të një shteti tjetër apo të një organizate ndërkombëtare: 1.1. vrasja apo vrasja e rëndë në shkelje të nenit 178 dhe 179 të këtij Kodi; 1.2. shtytja apo ndihma në vetëvrasje në shkelje të nenit 183 të këtij Kodi; 1.3. sulmi, sulmi me lëndim të lehtë trupor dhe sulmi me lëndim të rëndë trupor në shkelje të neneve 187-189 të këtij Kodi; 1.4. veprat penale kundër integritetit seksual në shkelje të neneve 230-232, 235-239 ose 241 të këtij Kodi; 1.5. marrja e pengjeve, rrëmbimi ose privimi i kundërligjshëm nga liria në shkelje të neneve 175, 194 ose 196 të këtij Kodi; 1.6. ndotja e ujit të pijshëm ose e produkteve ushqimore; ndotja ose shkatërrimi i mjedisit në shkelje të neneve 270 dhe Kapitullit XXVII të këtij Kodi; 1.7. shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm; zjarr vënia apo djegia ose shpërthimi nga pakujdesia në shkelje të neneve 334 ose 365 të këtij Kodi; 1.8. shkatërrimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike apo rrezikimi i trafikut publik në shkelje të neneve 129, 366, 378 ose 380 të këtij Kodi; 46 1.9. furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ose shitja e paautorizuar e armëve, eksplozivit ose armëve nukleare, biologjike ose kimike në shkelje të neneve 176, 369 ose 372-377 të këtij Kodi; 1.10. përvetësimi i paautorizuar, mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose përdorimi i armëve, eksplozivit ose armëve nukleare, biologjike ose kimike, ose hulumtimet për ose ndërtimi i armëve biologjike ose kimike në shkelje të neneve 176, 369 ose 372-377 të këtij Kodi; 1.11. rrezikimi i personave të mbrojtur ndërkombëtarisht në shkelje të nenit 173 të këtij Kodi; 1.12. rrezikimi i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe i personelit në marrëdhënie me to në shkelje të nenit 174 të këtij Kodi; 1.13. rrëmbimi i fluturakes ose marrja e kundërligjshme e fluturakes në shkelje të nenit 164 të këtij Kodi, ose rrëmbimi i mjeteve tjera të transportit publik apo të transportit të mallrave; 1.14. rrezikimi i sigurisë së aviacionit civil në shkelje të nenit 165 të këtij Kodi; 1.15. rrëmbimi i anijeve ose rrezikimi i sigurisë së lundrimit detar në shkelje të nenit 166 të këtij Kodi; 1.16. rrezikimi i sigurisë së platformave fikse të vendosura në pragun kontinental në shkelje të nenit 167 të këtij Kodi; 1.17. përvetësimi, përdormi, transferimi ose deponimi i paautorizuar i materialeve nukleare në shkelje të nenit 176 të këtij Kodi; 1.18. kanosja për përdorimin apo vjedhjen ose grabitjen e materialeve nukleare në shkelje të nenit 177 të këtij Kodi; ose 1.19. kanosja për kryerjen e ndonjërës prej veprave të saktësuara në nën-paragrafët 1.1 deri në 1.18 të këtij paragrafi. 2. Shprehja “fonde” përfshin pasurinë e çfarëdo lloji, qoftë e prekshme ose e paprekshme, e luajtshme ose e paluajtshme, sido që të jetë fituar, dhe dokumentet apo instrumentet ligjore në çfarëdo forme, përfshirë formën elektronike ose digjitale, të dëshmuarit e pronësisë ose të interesit në pasuritë e tilla, përfshirë por pa u kufizuar në, kreditë bankare, çeqet e udhëtarëve, çeqet bankare, urdhërpagesat, aksionet, letrat me vlerë, detyrimet, çeqet dhe letër kreditë. 3. Shprehja “burime financiare” përfshin, por nuk kufizohet në, dhënien me qira, objektet e trezorëve, dokumentacionin ose identifikimin e rrejshëm, shërbimet financiare, pajisjet, personelin, armët, mjetet e transportit, pajisjet e komunikimeve dhe pasurinë tjetër fizike, përveç medikamenteve të domosdoshme. 4. Shprehja “grup terrorist” nënkupton grupin e strukturuar prej më shumë se dy personave, që ekziston për një periudhe kohore dhe i cili vepron në bashkëpunim për kryerjen e terrorizmit. Grup i strukturuar nënkupton një grup i cili nuk është formuar rastësisht për kryerjen e menjëhershme të një vepre dhe i cili nuk ka nevojë të ketë role formalisht të përcaktuara për anëtarët e tij, vazhdimësinë e anëtarësisë ose strukturë të ndërtuar.
  137. 136

    AI-assisted research summary: Kushdo që kryen një vepër terroriste dënohet me të paktën 5 vjet burgim; dënimi rritet në të paktën 10 vjet nëse ka lëndime të rënda trupore dhe në të paktën 15 vjet ose burgim të përjetshëm nëse ka vdekje.

    Neni 136 Kryerja e veprës terroriste 1. Kushdo që kryen një vepër terroriste dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim. 2. Kur vepra nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndime të rënda trupore të një apo më shumë personave, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim. 47 3. Kur vepra nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekje të një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm.
  138. 137
    Neni 137 Ndihma në kryerjen e terrorizmit 1. Kur vepra nga neni 385 ose 386 i këtij Kodi kryhet në lidhje me terrorizmin, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kur vepra nga neni 388 i këtij Kodi kryhet në lidhje me terrorizmin, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Kushdo që e ndihmon kryesin apo bashkëpjesëmarrësin pas kryerjes së një vepre terroriste, duke i siguruar fonde ose burime të tjera materiale personave të tillë, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.
  139. 138
    Neni 138 Lehtësimi në kryerjen e terrorizmit 1. Kushdo që në çfarëdo mënyre të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ofron, kërkon, mbledh ose fsheh fonde apo mjete të tjera materiale me dashje, dijeni apo bazë të arsyeshme për të besuar se do të përdorën tërësisht ose pjesërisht për apo nga grupi terrorist, apo për kryerjen e veprës terroriste, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 2. Kushdo që e ndihmon kryesin apo bashkëpjesëmarrësin pas kryerjes së një vepre terroriste, duke i siguruar fonde ose burime të tjera materiale personit apo personave të tillë, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjet (10) vjet.
  140. 139

    AI-assisted research summary: Anyone who urges another person to commit or take part in a terrorist act, join terrorist group activities, or provide funds or material resources is punished with prison.

    Neni 139 Rekrutimi për terrorizëm Kushdo që i bën thirrje personit tjetër për të kryer ose për të marrë pjesë në kryerjen e veprës terroriste, të marrë pjesë në aktivitetet e grupit terrorist apo të sigurojë fonde ose burime materiale, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
  141. 140

    AI-assisted research summary: It is a crime for anyone to offer or accept training for terrorism.

    Neni 140 Trajnimi për terrorizëm 1. Kushdo që ofron ose pranon trajnim për terrorizëm, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 2. Për qëllime të këtij neni, shprehja “trajnim për terrorizëm” nënkupton trajnimin ose udhëzimin për prodhimin ose përdorimin e mjeteve shpërthyese, armëve të zjarrit ose armëve tjera apo substancave të dëmshme apo helmuese, ose me metoda apo teknika tjera specifike, me qëllim që të kryejë apo të kontribuojë në kryerjen e veprës terroriste, duke ditur se shkathtësitë e mësuara kanë për synim që të përdoren për këtë qëllim.
  142. 141

    AI-assisted research summary: Anyone who spreads or otherwise enables a public message intending to incite a terrorist act, and creates a risk that one or more such acts may be carried out, is punishable by imprisonment of 1 to 5 years.

    Neni 141 Shtytja për kryerjen e veprave terroriste Kushdo që shpërndan, ose në ndonjë mënyrë tjetër mundëson mesazhin për publikun, me qëllim që të shtytë kryerjen e aktit terrorist, kur sjellja e tillë pavarësisht nëse avokon drejtpërdrejtë ose jo aktet terroriste, shkakton rrezikun që një ose më shumë vepra të tilla të kryhen, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 48
  143. 142

    AI-assisted research summary: Hiding a terrorist group or its members, or blocking their detection or capture, is punishable by 3 to 10 years in prison.

    Neni 142 Fshehja ose moslajmërimi i terroristëve dhe grupeve terroriste 1. Kushdo që fsheh ekzistimin e një grupi terrorist ose të anëtarëve të tij, e pengon zbulimin ose kapjen e grupit terrorist ose të anëtarëve të tij, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Nëse vepra nga neni 385 ose 386 i këtij Kodi kryhet në lidhje me terrorizmin, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra nga neni 388 i këtij Kodi kryhet në lidhje me terrorizmin, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.
  144. 143

    AI-assisted research summary: Anyone who organizes or leads a terrorist group, or participates in its activities, is punishable by imprisonment and, for organizing or leading, a fine.

    Neni 143 Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist 1. Kushdo që organizon ose drejton një grup terrorist dënohet me gjobë deri në pesëqind mijë (500.000) Euro dhe me burgim prej dhjetë (10) deri në njëzet (20) vjet. 2. Kushdo që merr pjesë në veprimtaritë e grupit terrorist dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet.
  145. 144

    AI-assisted research summary: Anyone who prepares certain offences, or moves weapons/materials linked to offences or terrorist offences, can be sentenced to imprisonment.

    Neni 144 Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës 1. Kushdo që përgatit kryerjen e veprave penale nga nenet 135-142 të këtij Kapitulli, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 2. Për qëllime të këtij neni, shprehja “përgatitje e veprës penale” përfshin furnizimin apo aftësimin e mjeteve kryesve për kryerjen e veprës penale, eliminimin e pengesave për kryerjen e veprës penale, marrëveshjen, planifikimin apo organizimin me personat e tjerë për kryerjen e veprës penale, si dhe çfarëdo veprime tjera që krijojnë kushte për kryerjen e drejtpërdrejtë të veprës penale, por të cilat nuk e përbëjnë vet veprën penale. 3. Kushdo që dërgon apo bartë në apo jashtë territorit të Republikës së Kosovës armë, eksploziv, helme, pajisje, municion apo material tjetër për kryerjen e një apo më shumë veprave penale nga ky kapitull, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 4. Kushdo që me qëllim të kryerjes së një apo më shumë veprave terroriste nga ky Kapitull, dërgon apo bartë grupe te armatosura, pajisje ose burime tjera materiale në ose jashtë Republikës së Kosovës, dënohet me burgim prej dhjetë (10) deri në njëzet (20) vjet.
  146. 145

    AI-assisted research summary: For an offense under articles 135–144 of this chapter, the terrorist act does not need to have been carried out.

    Neni 145 Parëndësia e kryerjes së veprës terroriste Që një vepër të përbëjë vepër penale sipas neneve 135-144 të këtij Kapitulli, nuk është e nevojshme që vepra terroriste të jetë kryer.
  147. 146

    AI-assisted research summary: This article penalizes crossing Kosovo’s border or border line outside authorized border crossings.

    Neni 146 Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare 1. Kushdo që kalon kufirin apo vijën kufitare të Republikës së Kosovës në cilindo vend përveç në kufirin apo vendkalimet e autorizuara kufitare, dënohet me dyqind e pesëdhjetë (250) Euro gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 49 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kryesi i cili është i shoqëruar nga një fëmijë ose ndonjë person tjetër, kryesi dënohet me gjobë deri në dymijë e pesëqind (2.500) Euro ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në një apo më shumë nga rrethanat e mëposhtme, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet nëse: 3.1. kryesi ka qenë më parë i dënuar për vepër penale nga ky nen; 3.2. gjatë kohës së kapjes, kryesi ikë, përpiqet të ikë ose në ndonjë mënyrë tjetër i reziston kapjes nga policia ose KFOR-i; 3.3. kalimi është bërë ndërmjet orës tetë (8:00) në mbrëmje deri në orën gjashtë (6:00) në mëngjes gjatë periudhës prej 1 prillit deri më 30 shtator, ose ndërmjet orës gjashtë (6:00) në mbrëmje deri në orën gjashtë (6:00) në mëngjes gjatë periudhës prej 1 tetorit deri më 31 mars; ose 3.4. kryesi posedon armë, municion ose rroba ushtarake, furnizime apo pajisje. 4. Tentativa për të kryer vepër penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni është e dënueshme. 5. Personi nuk është penalisht përgjegjës sipas këtij neni për kalimin në një pikë kufitare të paautorizuar të kufirit shtetëror nëse kalimi ka ndodhur në një vendkalim i cili është hapur përkohësisht nga Komandanti i KFOR-it. 6. Kurrfarë procedure penale që përfshin veprën nga ky nen nuk mund të fillohet apo të vazhdohet kundër asnjë refugjati në mirëbesim ose kundër personit të zhvendosur brenda vendit, që vjen nga territori ku jeta apo trupi i tij ose liritë apo të drejtat themelore janë të rrezikuara, me kusht që ai t’i jetë paraqitur policisë apo KFOR-it brenda një kohe të arsyeshme dhe të tregojë arsye bindëse për kalimin e vendkalimit apo pikës kufitare të paautorizuar.
  148. 147

    AI-assisted research summary: This article criminalizes public incitement or spread of hatred, division, or intolerance among national, racial, religious, ethnic, or similar groups, with fines or prison terms depending on the form and seriousness of the conduct.

    Neni 147 Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik 1. Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje ose mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike apo grupe tjera të tilla që jetojnë në Republikës e Kosovës, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që në mënyrë sistematike ose duke keqpërdorur pozitën apo autorizimet e tij kryen veprën nga paragrafi 1. i këtij neni ose shkakton trazira, dhunë ose pasoja të tjera të rënda me kryerjen e veprës së tillë, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 3. Kushdo që kryen veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni përmes shtrëngimit, rrezikimit të sigurisë, përqeshjes së simboleve kombëtare, racore, etnike apo fetare, duke dëmtuar pasurinë e personit tjetër ose duke përdhosur monumentet apo varrezat, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Kushdo që në mënyrë sistematike ose duke keqpërdorur pozitën apo autorizimet e tij kryen veprën penale nga paragrafi 3. i këtij neni ose shkakton trazira, dhunë ose pasoja të tjera të rënda me kryerjen e veprës së tillë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 50 KAPITULLI XV VEPRAT PENALE KUNDËR NJERËZIMIT DHE VLERAVE TË MBROJTURA ME TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE
  149. 148
    Neni 148 Gjenocidi 1. Kushdo që me qëllim të asgjësimit të tërësishëm apo të pjesërishëm të ndonjë grupi kombëtar, etnik, racor apo fetar kryen një ose më shumë nga veprimet e mëposhtme, do të dënohet me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm: 1.1. vrasjen e anëtarëve të grupit; 1.2. shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore apo mendore të anëtarëve të grupit; 1.3. vënien e qëllimshme të grupit në kushte të tilla të jetës të cilat shpijnë në shfarosje të plotë apo të pjesërishme fizike; 1.4. vënien e masave të cilat kanë për qëllim që të pengojnë lindjet brenda grupit; 1.5. transferimin me dhunë të fëmijëve të grupit në një grup tjetër.
  150. 149
    Neni 149 Krimet kundër njerëzimit 1. Kushdo që kryen një ose më shumë nga veprat e mëposhtme, duke ditur se vepra e tillë është pjesë e një sulmi të gjerë apo sistematik të drejtuar kundër popullsisë civile, dënohet me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm: 1.1. vrasje; 1.2. shfarosje; 1.3. skllavërim; 1.4. deportim ose përzënie me dhunë të popullsisë; 1.5. burgosje ose privime të tjera të rënda të lirisë fizike në kundërshtim me rregullat themelore të së drejtës ndërkombëtare; 1.6. torturë; 1.7. dhunim, skllavëri seksuale, prostitucion të detyruar, shtatzëni me dhunë, sterilizim të detyruar ose çfarëdo forme tjetër po aq të rëndë të dhunës seksuale; 1.8. persekutim të një grupi ose kolektivi të identifikuar për arsye politike, racore, kombëtare, etnike, kulturore, fetare, gjinore apo në ndonjë baze tjetër e cila është botërisht e njohur si e palejueshme sipas të drejtës ndërkombëtare, në lidhje me veprat nga ky nen dhe nenet 148 dhe 150-153 të këtij Kodi; 1.9. zhdukja e detyruar e personave; 1.10. krimin e aparteidit; ose 1.11. vepra të tjera çnjerëzore të karakterit të ngjashëm që qëllimisht shkaktojnë vuajtje të mëdha, lëndime të rënda të trupit ose të shëndetit fizik apo mendor. 51 2. Për qëllime të këtij neni: 2.1. Shprehja “sulm i drejtuar kundër cilësdo popullsi civile” nënkupton një mënyrë veprimi që përfshin kryerjen e shumëfishtë të veprave të parapara në paragrafin 1 të këtij neni kundër cilësdo popullsi civile, në pajtim apo në përkrahje të një politike shtetërore apo të organizuar për të kryer një sulm të tillë. 2.2. Shprehja “shfarosje” përfshin shkaktimin me qëllim të kushteve jetësore, ndër të tjera, privimin e qasjes në ushqim dhe barëra, si pasojë e të cilave llogaritet se do të sjellin zhdukjen e një pjese të popullsisë. 2.3. Shprehja “skllavërim” nënkupton ushtrimin e një kompetence ose e të gjitha kompetencave që lidhen me të drejtën e pronësisë mbi një person, duke përfshirë ushtrimin e një kompetence të tillë në trafikimin e njerëzve, veçanërisht të grave dhe të fëmijëve. 2.4. Shprehja “depërtim apo transferim me dhunë i popullsisë” nënkupton zhvendosje të personave të caktuar me anë të dëbimit apo të akteve të tjera shtrënguese nga zona ku ata banojnë në mënyrë të ligjshme, pa arsye të cilat lejohen sipas të drejtës ndërkombëtare. 2.5. Shprehja “torturë” nënkupton shkaktimin e qëllimshëm të dhembjes apo vuajtjes së rëndë fizike apo mendore mbi një person i cili është në ndalim ose është nën kontrollin e kryesit; përjashtimisht, tortura nuk përfshin dhembjen apo vuajtjen karakteristike apo të pandarë që rezulton vetëm nga sanksionet e ligjshme. 2.6. Shprehja “shtatzëni e detyruar” nënkupton mbyllje e paligjshme e gruas së lënë shtatzënë me dhunë, me qëllim që të ndikojë në përbërjen etnike të ndonjë popullsie ose duke kryer shkelje të tjera të rënda të së drejtës ndërkombëtare. 2.7. Shprehja “persekutim” nënkupton privim i rëndë dhe me dashje nga të drejtat themelore për shkak të identitetit të grupit apo kolektivitetit në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. 2.8. Shprehja “krim i aparteidit” nënkupton akte çnjerëzore që kanë karakter të ngjashëm me ato të parapara në paragrafin 1 të këtij neni, të kryera në kontekstin e një regjimi të institucionalizuar të shtypjes dhe sundimit sistematik nga një grup racorë mbi një grup tjetër racorë ose grupe të tjera dhe që kryhen me qëllim të mbajtjes së atij regjimi. 2.9. Shprehja “zhdukja e detyruar e personave” nënkupton arrestim, paraburgim ose rrëmbim i personave nga, ose me autorizimin, përkrahjen apo pajtimin e shtetit apo organizatës politike, shoqëruar me refuzimin e atij autoriteti ose organizate për të pranuar atë privim të lirisë apo për të dhënë informata mbi fatin apo vendndodhjen e atyre personave, me qëllim që këta persona të mos gëzojnë mbrojte juridike për një periudhë të zgjatur kohore. 2.10. Shprehja “gjini” i referohet të dy gjinive, mashkullit dhe femrës, brenda kontekstit të shoqërisë.
  151. 150

    AI-assisted research summary: Anyone who seriously breaches the Geneva Conventions of 12 August 1949 commits an offence and faces imprisonment.

    Neni 150 Krimet e luftës në shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës 1. Kushdo që shkel rëndë Konventat e Gjenevës të 12 gushtit 1949, dënohet me: 1.1. burgim prej së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat nga nën- paragrafët 2.4., 2.5., 2.6., 2.7. ose 8. të paragrafit 2. të këtij neni; ose 1.2. burgim prej së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat nga nën-paragrafët 2.1, 2.2 ose 2.3 të paragrafit 2. të këtij neni. 52 2. Shkelje e rëndë e Konventave të Gjenevës të 12 gushtit 1949 do të thotë një apo më shumë prej veprimeve vijuese të kryera gjatë kohës së luftës apo konfliktit të armatosur kundër personave ose pasurisë që janë të mbrojtura me dispozitat përkatëse të Konventave të Gjenevës: 2.1. vrasja me qëllim; 2.2. tortura ose trajtimi çnjerëzor, duke përfshirë eksperimentet biologjike; 2.3. shkaktimi i qëllimshëm i vuajtjeve të mëdha ose i dëmtimeve të rënda trupore apo shëndetësore, dhunimi dhe ngacmimi seksual; 2.4. shkatërrimi masiv dhe përvetësimi i pasurisë i pajustifikueshëm nga nevojat ushtarake dhe i kryer në mënyrë të kundërligjshme dhe të qëllimshme; 2.5. detyrimi i robit të luftës ose personit tjetër të mbrojtur për të shërbyer në forcat e armikut; 2.6. privimi i qëllimshëm i robit të luftës ose personit tjetër të mbrojtur nga e drejta për gjykim të drejtë dhe të rregullt; 2.7. deportimi i kundërligjshëm apo transferimi ose mbyllja e kundërligjshme dhe 2.8. marrja e pengjeve.
  152. 151

    AI-assisted research summary: Anyone who seriously violates the laws and customs applicable in international armed conflicts is punished with imprisonment.

    Neni 151 Krimet e luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktin e armatosur ndërkombëtar 1. Kushdo që shkel rëndë ligjet dhe zakonet që zbatohen në konfliktet e armatosura ndërkombëtare, brenda kornizës së përcaktuar të së drejtës ndërkombëtare, dënohet me: 1.1. burgim prej së paku pesë (5) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat nga nën paragrafët 2.9, 2.13, 2.14, 2.15, 2.16, 2.26, 2.29, 2.30 ose 2.31 të paragrafit 2. të këtij neni; ose 1.2. burgim prej së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat nga nën- paragrafët 2.1, 2.2, 2.3, 2.4, 2.5, 2.6, 2.7, 2.8, 2.10, 2.11, 2.12, 2.17, 2.18, 2.19, 2.20, 2.21, 2.22, 2.23, 2.24, 2.25, 2.27 ose 2.28 të paragrafit 2. të këtij neni. 2. Shkelja e rëndë e ligjeve dhe e zakoneve që zbatohen për konfliktet e armatosura ndërkombëtare, brenda kornizës së përcaktuar të së drejtës ndërkombëtare, nënkupton një ose më shumë nga veprimet vijuese: 2.1. sulmet e drejtuara me qëllim kundër popullsisë civile ose ndaj individëve të veçantë civilë që nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në konflikt; 2.2. sulmet e drejtuara me qëllim kundër objekteve civile që nuk janë objektiva ushtarake; 2.3 sulmet e drejtuara me qëllim kundër personelit, instalimeve, materialeve, njësive ose automjeteve të përfshira në misionet e ndihmës humanitare ose paqeruajtëse në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, për aq kohë sa gëzojnë të drejtën për mbrojtjen e atyre civilëve ose objekteve civile sipas të drejtës ndërkombëtare për konfliktet e armatosura; 2.4. fillimi i sulmit të qëllimshëm, duke ditur se sulmi i tillë do të shkaktojë humbje aksidentale të jetës ose plagosje të civilëve, dëme të objekteve civile, dëme të gjëra, afatgjate dhe të rënda 53 ndaj mjedisit natyror, që do të ishte haptazi tejkalim sa i përket përparësisë së gjithëmbarshme konkrete dhe të drejtpërdrejtë të parashikuar ushtarake; 2.5. sulmi ose bombardimi me çfarëdo mjete i qyteteve, fshatrave, vendbanimeve ose ndërtesave që janë të pambrojtura dhe të cilat nuk janë objektiva ushtarake; 2.6. vrasja ose plagosja e luftëtarit i cili është dorëzuar në mëshirë pasi ka dorëzuar armët ose që nuk ka më mjete mbrojtëse; 2.7. përdorimi i papërshtatshëm i flamurit të armëpushimit, i flamurit apo i shenjave dhe i uniformave ushtarake të armikut apo të Kombeve të Bashkuara ose i emblemave dalluese të Konventave të Gjenevës, që kanë si pasojë vdekjen ose plagosjet e rënda; 2.8. transferimi i drejtpërdrejt ose i tërthortë nga forcat pushtuese i pjesëve të popullatës së vet civile në territorin që e pushton, ose deportimi apo transferimi i tërësishëm apo i pjesërishëm i popullatës së territorit të pushtuar brenda ose jashtë këtij territori; 2.9. drejtimi me qëllim i sulmeve kundër ndërtesave fetare, shkollore, artistike, shkencore, me qëllime bamirëse, monumenteve historike, spitaleve dhe vendeve ku janë mbledhur të sëmurët dhe të plagosurit, me kusht që të mos jenë objektiva ushtarake; 2.10. nënshtrimi i personave nën autoritetin e një pale kundërshtare ndaj të cilëve kryhen gjymtime fizike ose eksperimente të ndryshme mjekësore apo shkencore, të cilat nuk arsyetohen në aspektin e trajtimit mjekësor, dental apo spitalor të personit përkatës dhe nuk janë në dobi të tij, e që shkaktojnë vdekje apo rrezik serioz ndaj shëndetit të një apo shumë personave të tillë; 2.11. vrasja apo plagosja dinake e individëve që i përkasin vendit apo ushtrisë armike; 2.12. deklarimi se nuk do të ketë mëshirë; 2.13. shkatërrimi apo marrja e pasurisë së armikut, përveç rasteve kur kjo kërkohet domosdoshmërisht për nevojat e luftës; 2.14. deklarimi se abrogohen, suspendohen apo nuk pranohen nga gjykata të drejtat dhe veprimet e pjesëtarëve të kombit që është palë e armikut; 2.15. detyrimi i qytetarëve të palës armike për të marrë pjesë në operacionet e luftës të drejtuara kundër vendit të tyre, madje edhe nëse kanë qenë në shërbimin e palës kundërshtare para fillimit të luftës; 2.16. plaçkitja e një qyteti ose e një vendi, qoftë edhe kur merret me anë të sulmit; 2.17. përdorimi i helmeve ose i armëve helmuese; 2.18. përdorimi i gazrave asfiksuese, helmuese ose i llojeve të tjera të gazrave dhe i të gjitha analogeve të lëngshme, materialeve ose mjeteve; 2.19. përdorimi i plumbave që përhapen apo rrafshohen lehtë në trupin e njeriut, siç janë plumbat me mbulesë të fortë që nuk e mbulojnë plotësisht bërthamën ose janë të çarë me prerje; 2.20. përdorimi i armëve, projektilave, materialeve dhe metodave të luftimit të një natyre të tillë që shkaktojnë plagosje të tepërta apo vuajtje të panevojshme ose të cilat nuk bëjnë dallim në shkaktimin e këtyre vuajtjeve, në shkelje me të drejtën ndërkombëtare për konfliktet e armatosura, duke përfshirë këtu armët kimike, armët biologjike, copëzat e padetektueshme, 54 armët verbuese laserike ose minat mashtruese të përkufizuara në Protokollin II të Konventës mbi ndalimin ose kufizimin e disa armëve konvencionale të cilat konsiderohen se janë jashtëzakonisht dëmtuese ose kanë efekte pa i zgjedhur caqet, të datës 10 tetor 1980; 2.21. kryerja e akteve fyese ndaj dinjitetit personal, veçanërisht trajtimi nënçmues dhe poshtërues; 2.22. kryerja e dhunimeve, skllavëria seksuale, prostitucioni i detyruar, shtatzënia e dhunshme, steriliteti i detyruar ose ndonjë formë tjetër e dhunës seksuale, e cila përbën gjithashtu shkelje të rëndë të Konventave së Gjenevës; 2.23. përdorimi i qëllimshëm i pranisë së civilëve ose i personave të tjerë që gëzojnë mbrojtje me qëllim të mbajtjes së disa pikave, zonave apo forcave ushtarake të mbrojtura nga operacionet ushtarake; 2.24. drejtimi me qëllim i sulmeve kundër ndërtesave, materialeve, njësive mjekësore dhe transportit, personelit fetar dhe personelit që përdorin shenjën dalluese të Konventave të Gjenevës në pajtim me të drejtën ndërkombëtare; 2.25. vënia me qëllim e popullsisë civile në gjendje të urisë si metodë lufte, duke privuar ata nga mjetet e domosdoshme për ekzistencën e tyre, duke përfshirë këtu edhe pengimin e qëllimshëm të furnizimeve të paraparë me Konventat e Gjenevës; 2.26. rekrutimi apo mobilizimi i fëmijëve nën moshën pesëmbëdhjetë vjet në forcat e armatosura kombëtare ose duke i përdorur ata të marrin pjesë aktivisht në armiqësi; 2.27. drejtimi me qëllim i sulmeve kundër punimeve ose instalimeve që përmbajnë forca të rrezikshme duke e ditur se sulmi i tillë do të shkaktojë humbje të tepërta të jetës, lëndime të civilëve ose dëmtime të objekteve civile; 2.28. drejtimi me qëllim i sulmeve pa dallim, kur sulmi i tillë nuk drejtohet në një objektiv specifik ushtarak, shfrytëzon metoda apo mjete të luftës të cilat nuk mund të drejtohen në objekte specifike ushtarake ose metoda apo mjete të luftës efekti i të cilave nuk mund të kufizohet ashtu siç kërkohet me Protokollin i të Konventave të Gjenevës të datës 12 gusht 1949 dhe që, për pasojë, është i një natyre të tillë që godet objektivat ushtarake dhe civile ose objektet civile pa dallim; 2.29. skllavëria dhe tregtia me robërit; 2.30. shqiptimi i dënimeve kolektive; 2.31. ushtrimi i trysnisë mbi popullsinë e një territori të pushtuar për të ndërruar kombësinë ose për të dhënë betimin për forcat armike.
  153. 152

    AI-assisted research summary: Anyone who seriously violates common Article 3 of the Geneva Conventions is punishable by at least 5 years’ imprisonment or life imprisonment.

    Neni 152 Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të konventave të Gjenevës 1. Kushdo që shkel rëndë nenin 3, që është i përbashkët për katër Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949, dënohet me burgim së paku pesë (5) vjet ose me burgim të përjetshëm. 2. Shkelje e rëndë e nenit 3, të përbashkët për të katër Konventat e Gjenevës të 12 Gushtit 1949, do të thotë një ose më shumë nga veprat e mëposhtme të kryera në kontekstin e një konflikti të armatosur jo të një karakteri ndërkombëtar kundër personave që nuk marrin pjesë aktive në armiqësi, duke përfshirë edhe pjesëtarët e forcave të armatosura që i kanë dorëzuar armët dhe që nuk janë në gjendje të luftojnë për shkak të sëmundjes, plagëve, ndalimit ose për ndonjë shkak tjetër: 55 2.1. dhuna ndaj jetës dhe personit, në veçanti vrasja e çdo lloji, gjymtimi, trajtimi mizor dhe tortura; 2.2. kryerja e akteve fyese ndaj dinjitetit të personit, në veçanti poshtërimi dhe trajtimi nënçmues; 2.3. marrja e pengjeve; 2.4. shqiptimi i dënimeve dhe kryerja e ekzekutimeve pa aktgjykime paraprake të shpallura nga një gjykatë e rregullt që ofron të gjitha garancitë gjyqësore të cilat përgjithësisht njihen si të domosdoshme. 3. Ky nen zbatohet për konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar dhe nuk zbatohet për situatat e çrregullimeve dhe tensioneve të brendshme, siç janë trazirat, veprat sporadike dhe të izoluara të dhunës ose vepra të tjera të natyrës së ngjashme.
  154. 153

    AI-assisted research summary: This article criminalizes grave breaches of laws and customs applicable in non-international armed conflicts and sets prison penalties for specific listed acts.

    Neni 153 Krimet e luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar 1. Kushdo që shkel rëndë ligjet dhe zakonet që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar, brenda kornizës së përcaktuar të së drejtës ndërkombëtare, dënohet me: 1.1. burgim prej së paku pesë (5) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat penale nga nën paragrafët 2.4, 2.5, 2.7, 2.12, 2.23 ose 2.24 të paragrafit 2. të këtij neni; ose 1.2. burgim prej së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat penale nga nën paragrafët 2.1, 2.2, 2.3, 2.6, 2.8, 2.9, 2.10, 2.11, 2.13, 2.14, 2.15, 2.16, 2.17, 2.18, 2.19, 2.20, 2.21 ose 2.22 të paragrafit 2. të këtij neni. 2. Shkelja e rëndë e ligjeve dhe e zakoneve që zbatohen për konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar, brenda kornizës së përcaktuar të së drejtës ndërkombëtare, nënkupton një ose më shumë nga veprimet vijuese: 2.1. sulmet e drejtuara me qëllim kundër popullsisë civile ose ndaj individëve të veçantë civilë që nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në konflikt; 2.2. drejtimi me qëllim i sulmeve kundër ndërtesave, materialeve, njësive mjekësore dhe transportit, personelit fetar dhe personelit që përdorin shenjën dalluese të Konventave të Gjenevës në pajtim me të drejtën ndërkombëtare; 2.3. sulmet e drejtuara me qëllim kundër personelit, instalimeve, materialeve, njësive ose automjeteve të përfshira në misionet e ndihmës humanitare ose paqeruajtëse në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, për aq kohë sa gëzojnë të drejtën për mbrojtjen e atyre civilëve ose objekteve civile sipas të drejtës ndërkombëtare për konfliktet e armatosura; 2.4. drejtimi me qëllim i sulmeve kundër ndërtesave fetare, shkollore, artistike, shkencore, me qëllime bamirëse, monumenteve historike, spitaleve dhe vendeve ku janë mbledhur të sëmurët dhe të plagosurit, me kusht që të mos jenë objektiva ushtarake; 2.5. plaçkitja e një qyteti ose e një vendi, qoftë edhe kur merret me anë të sulmit; 2.6. kryerja e dhunimeve, skllavëria seksuale, prostitucioni i detyruar, shtatzënia e dhunshme, steriliteti i detyruar ose ndonjë formë tjetër e dhunës seksuale, e cila përbën gjithashtu shkelje të rëndë të nenit 3, të përbashkët për të katër Konventat e Gjenevës; 56 2.7. rekrutimi apo mobilizimi i fëmijëve nën moshën pesëmbëdhjetë vjet në forcat e armatosura kombëtare ose duke i përdorur ata të marrin pjesë aktivisht në armiqësi; 2.8. urdhërimi për zhvendosjen e popullatës civile për shkaqe që lidhen me konfliktin, përveç kur kjo kërkohet për shkak të sigurisë së civilëve të përfshirë ose për shkaqe imperative ushtarake; 2.9. vrasja ose plagosja dinake e luftëtarit kundërshtar; 2.10. deklarimi se nuk do të ketë mëshirë; 2.11. nënshtrimi i personave nën autoritetin e një pale kundërshtare ndaj të cilëve kryhen gjymtime fizike ose eksperimente të ndryshme mjekësore apo shkencore, të cilat nuk arsyetohen në aspektin e trajtimit mjekësor, dental apo spitalor ndaj personit përkatës dhe nuk janë në dobi të tij, e që shkaktojnë vdekje apo rrezik serioz ndaj shëndetit të një apo shumë personave të tillë; 2.12. shkatërrimi apo marrja e pasurisë së armikut, përveç rasteve kur kjo kërkohet domosdoshmërisht për nevojat e luftës; 2.13. sulmi ose bombardimi me çfarëdo mjete i qyteteve, fshatrave, vendbanimeve ose ndërtesave që janë të pambrojtura dhe të cilat nuk janë objektiva ushtarake; 2.14. sulmet e drejtuara me qëllim kundër objekteve civile që nuk janë objektiva ushtarake; 2.15. fillimi i sulmit të qëllimshëm, duke ditur se sulmi i tillë do të shkaktojë humbje aksidentale të jetës ose plagosje të civilëve, dëme të objekteve civile, dëme të gjëra, afatgjate dhe të rënda ndaj mjedisit natyror, që do të ishte haptazi tejkalim sa i përket përparësisë së gjithëmbarshme konkrete dhe të drejtpërdrejtë të parashikuar ushtarake; 2.16. drejtimi me qëllim i sulmeve pa dallim kur sulmi i tillë nuk drejtohet në një objektiv specifik ushtarak, shfrytëzon metoda apo mjete të luftës të cilat nuk mund të drejtohen në objekte specifike ushtarake ose metoda apo mjete të luftës efekti i të cilave nuk mund të kufizohet dhe që, për pasojë, është i një natyre të tillë që godet objektivat ushtarake dhe civile ose objektet civile pa dallim; 2.17. përdorimi i qëllimshëm i prezencës së civilëve ose i personave të tjerë që gëzojnë mbrojtje me qëllim të mbajtjes së disa pikave, zonave apo forcave ushtarake të mbrojtura nga operacionet ushtarake; 2.18. vënia me qëllim e popullsisë civile në gjendje të urisë si metodë lufte, duke privuar ata nga mjetet e domosdoshme për ekzistencën e tyre, duke përfshirë këtu edhe pengimin e qëllimshëm të furnizimeve të parapara me Konventat e Gjenevës; 2.19. përdorimi i helmeve ose i armëve helmuese; 2.20. përdorimi i gazrave asfiksuese, helmuese ose i llojeve të tjera të gazrave dhe i të gjitha analogeve të lëngshme, materialeve ose mjeteve; 2.21. përdorimi i plumbave që përhapen apo rrafshohen lehtë në trupin e njeriut, siç janë plumbat me mbulesë të fortë që nuk e mbulojnë plotësisht bërthamën ose janë të çarë me prerje; 2.22. përdorimi i armëve, projektilave, materialeve dhe metodave të luftimit të një natyre të tillë që shkaktojnë plagosje të tepërta apo vuajtje të panevojshme ose të cilat nuk bëjnë dallim në shkaktimin e këtyre vuajtjeve, në shkelje me të drejtën ndërkombëtare për konfliktet e 57 armatosura, duke përfshirë këtu armët kimike, armët biologjike, copëzat e padetektueshme, armët verbuese laserike ose minat mashtruese të përkufizuara në Protokollin II të Konventës mbi ndalimin ose kufizimin e disa armëve konvencionale të cilat konsiderohen se janë jashtëzakonisht dëmtuese ose kanë efekte pa i zgjedhur caqet, të datës 10 tetor 1980; 2.23. skllavëria dhe tregtia me robërit; 2.24. shqiptimi i dënimeve kolektive. 3. Ky nen zbatohet për konfliktet e armatosura që nuk kanë karakter ndërkombëtar dhe nuk zbatohet për situatat e trazirave dhe të tensioneve të brendshme, siç janë trazirat, veprat sporadike dhe të izoluara të dhunës ose aktet e tjera të natyrës së ngjashme. Dispozitat e këtij neni vlejnë për konfliktet e armatosura që ndodhin në territorin e një shteti kur ekziston një konflikt i armatosur i zgjatur midis organeve të pushtetit dhe grupeve të organizuara të armatosura ose midis grupeve të tilla.
  155. 154

    AI-assisted research summary: Anyone who intentionally attacks works or installations containing dangerous forces, knowing the attack will likely cause major civilian loss or damage, faces at least 10 years in prison or life imprisonment.

    Neni 154 Sulmet në konfliktet e armatosura që nuk kanë karakter ndërkombëtar kundër instalimeve që përmbajnë forca të rrezikshme Kushdo që në shkelje të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk kanë karakter ndërkombëtar, me qëllim kryen sulm kundër punimeve ose instalimeve që përmbajnë forca të rrezikshme, me dijeninë se një sulm i tillë do të shkaktojë humbje të mëdha jetësh, lëndime për civilët ose dëme në objektet civile, dënohet me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm.
  156. 155

    AI-assisted research summary: Anyone who recruits, registers, or exploits 15- to 18-year-olds for armed forces, armed groups, or active participation in hostilities commits an offence.

    Neni 155 Rekrutimi ose regjistrimi i personave midis moshës pesëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë vjet në konfliktin e armatosur Kushdo që rekruton ose regjistron personat midis moshës pesëmbëdhjetë (15) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet në forcat e armatosura ose në grupe apo i shfrytëzon ata për pjesëmarrje aktive në armiqësitë në një konflikt të armatosur të një karakteri ndërkombëtar ose në ndonjë konflikt të armatosur që nuk ka karakter ndërkombëtar, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
  157. 156

    AI-assisted research summary: During war or armed conflict, a person must not use prohibited weapons, projectiles, materials, or methods of warfare that conflict with international law; the penalty is at least 5 years’ imprisonment, or at least 10 years’ imprisonment or life imprisonment if the act causes death.

    Neni 156 Përdorimi i mjeteve ose i metodave të ndaluara të luftimit 1. Kushdo që gjatë luftës apo konfliktit të armatosur përdorë armë, projektila dhe materiale e metoda të luftimit të cilat nuk parashihen me nën-paragrafin 2.20 të 151 ose me nën-paragrafin nenin 2.22 të nenit 153 të këtij Kodi dhe që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare për konfliktet e armatosura, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim. 2. Nëse vepra nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një ose më shumë personave, kryesi dënohet me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm.
  158. 157

    AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully orders or declares an unreasonable delay in repatriating prisoners of war or civilians after a war or armed conflict ends can be imprisoned.

    Neni 157 Shtyrja e paarsyeshme e riatdhesimit të robërve të luftës ose e civilëve Kushdo që në shkelje të rregullave të së drejtës ndërkombëtare, urdhëron apo shqipton shtyrjen e paarsyeshme të riatdhesimit të robërve të luftës apo të civilëve pas përfundimit të luftës ose të konfliktit të armatosur, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 58
  159. 158
    Neni 158 Përvetësimi i kundërligjshëm i sendeve nga të vrarët ose të plagosurit në fushëbetejë 1. Kushdo që urdhëron përvetësimin e kundërligjshëm të sendeve nga të vrarët apo të plagosurit në fushëbetejë apo që kryen përvetësimin e tillë, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kur vepra nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në mënyrë barbare, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
  160. 159

    AI-assisted research summary: Anyone who, in violation of international law during war or armed conflict, insults, mistreats, detains, obstructs the return of, or otherwise harms a negotiator or their escort can be imprisoned.

    Neni 159 Rrezikimi i negociatorëve Kushdo që në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, gjatë kohës së luftës apo të konfliktit të armatosur e fyen, e keqtrajton ose e ndalon negociatorin apo përcjelljen e tij ose ua pengon kthimin apo në ndonjë mënyrë tjetër e cenon paprekshmërinë e tyre, dënohet me burgim prej (6) gjashtë muaj deri në pesë (5) vjet.
  161. 160

    AI-assisted research summary: This article punishes anyone who organizes a group to commit certain serious crimes, anyone who joins that group, and may reduce or remove punishment for a member who reports the group before any crime is committed.

    Neni 160 Organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës 1. Kushdo që organizon një grup me qëllim të kryerjes së ndonjë prej veprave penale nga nenet 148- 156 të këtij Kodi, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Kushdo që bëhet anëtar i grupit nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 3. Anëtari i grupit nga paragrafi 1. i këtij neni që e paraqet grupin para se të ketë kryer vepër penale, dënohet me burgim deri në tri (3) vjet ose mund të lirohet nga dënimi.
  162. 161

    AI-assisted research summary: Komandanti ushtarak ose një person që vepron në mënyrë efektive si komandant, si edhe eprori, mund të mbajnë përgjegjësi penale për krime të caktuara të kryera nga vartësit ose forcat nën kontrollin e tyre, nëse plotësohen kushtet e përshkruara në nen.

    Neni 161 Përgjegjësia e komandantëve dhe përgjegjësve të tjerë 1. Komandanti ushtarak ose personi i cili në mënyrë efektive vepron si komandant ushtarak është penalisht përgjegjës për veprat penale të përcaktuara në nenet 148-156 të këtij Kodi të kryera nga forcat nën komandën dhe kontrollin e tij efektiv ose nën autoritetin dhe kontrollin efektiv si rezultat i dështimit të tij për të ushtruar kontrollin e duhur mbi forcat e tilla, ku: 1.1. ai komandant ushtarak apo person ose e ka ditur ose për shkak të rrethanave të asaj kohe është dashur të dijë se ato forca po kryenin ose ishin përgatitur të kryenin vepra penale të tilla; dhe 1.2. ai komandant ushtarak ose person nuk i ka ndërmarrë të gjitha masat e arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për të parandaluar ose për të ndalur kryerjen e tyre apo për të dorëzuar çështjen te organet kompetente për hetim dhe ndjekje. 2. Në lidhje me marrëdhëniet e eprorëve dhe të vartësve të tyre që nuk janë përshkruar në paragrafin 1 të këtij neni, eprori është penalisht përgjegjës për veprat penale të cekura në nenet 148-159 të këtij Kodi, të kryera nga vartësit nën autoritetin dhe kontrollin efektiv të tij si rezultat i dështimit të tij për të ushtruar kontrollin e duhur mbi vartësit e tillë, ku: 2.1. eprori e ka ditur ose me vetëdije nuk e ka përfillur informatën e cila ka treguar qartë se vartësit e tij po kryenin ose ishin përgatitur të kryenin vepra penale të tilla. 2.2. krimet kanë pasur të bëjnë me veprimet që kanë qenë brenda përgjegjësisë dhe kontrollit efektiv të eprorit; dhe 59 2.3. eprori nuk i ka ndërmarrë të gjitha masat e arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për të parandaluar ose për të ndalur kryerjen e tyre apo për të dorëzuar çështjen te organet kompetente për hetim dhe ndjekje.
  163. 162

    AI-assisted research summary: Anyone who publicly calls for or incites aggressive war or armed conflict is punishable by imprisonment.

    Neni 162 Shtytja për luftë agresive ose konflikt të armatosur Kushdo që në mënyrë publike, në tubim ose me anë të shkrimeve, xhirimeve audiovizuele ose në ndonjë mënyrë tjetër thërret ose nxit për luftë agresive apo konflikt të armatosur, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
  164. 163

    AI-assisted research summary: Anyone who misuses or carries without authorization certain international emblems or related symbols can be imprisoned for up to 3 years.

    Neni 163 Keqpërdorimi i emblemave ndërkombëtare Kushdo që keqpërdor ose mban pa autorizim flamurin apo emblemën e Kombeve të Bashkuara, të Kryqit të Kuq ose të Shoqërisë së Hënës së Kuqe apo simbolet që korrespondojnë me to apo ndonjë tjetër emblemë ndërkombëtare që njihet si mbrojtje e objekteve të caktuara nga operacionet ushtarake, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
  165. 164

    AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully takes control of an aircraft by force, threat, or intimidation faces imprisonment.

    Neni 164 Rrëmbimi i fluturakes 1. Kushdo që në kundërshtim me Konventën mbi ndalimin e rrëmbimit të kundërligjshëm të fluturakes të datës 16 dhjetor 1970, në fluturake përvetëson apo kontrollon në mënyrë të kundërligjshme fluturaken me dhunë ose me kanosje apo në ndonjë mënyrë tjetër të frikësimit, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave ose me shkatërrimin e fluturakes, kryesi dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim. 3. Kushdo që me dashje privon nga jeta personin tjetër me kryerjen e veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm.
  166. 165

    AI-assisted research summary: This article criminalizes acts that endanger civil aviation security and sets prison terms for intentional, negligent, and aggravated cases.

    Neni 165 Rrezikimi i sigurisë së aviacionit civil 1. Kushdo që në shkelje të Konventës mbi ndalimin e akteve të kundërligjshme kundër sigurisë së aviacionit civil të datës 23 shtator 1971, kryen një akt që rrezikon sigurinë e aviacionit civil dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Akt i rrezikimit të sigurisë së aviacionit civil nënkupton një ose më shumë nga veprat në vijim: 2.1. kryerja e një akti të dhunës kundër personit në fluturake nëse ajo vepër ka gjasë të rrezikojë sigurinë e fluturakes; 2.2. shkatërrimi i fluturakes në funksionim e sipër ose shkaktimi i dëmit që e bën fluturaken e tillë të paaftë për fluturim apo që ka gjasë të rrezikojë sigurinë e saj gjatë fluturimit; 2.3. vendosja ose mundësimi i vendosjes në fluturaken e cila është në funksion e sipër, në çfarëdo mënyre, të ndonjë mjeti apo substance që ka gjasë për ta shkatërruar fluturaken ose për t’i shkaktuar dëm që e bën atë të paaftë për fluturim ose i shkakton dëm që ka gjasë të rrezikojë sigurinë e saj gjatë fluturimit; 2.4. shkatërrimi ose dëmtimi i pajisjeve të navigimit ajror ose ndërhyja në operimin e tyre nëse cilido nga aktet e tilla ka gjasë të rrezikojë sigurinë e fluturakes gjatë fluturimit; 60 2.5. kumtimi i informatës për të cilin kryesi e di se është e rrejshme, me çka rrezikon sigurinë e fluturakes gjatë fluturimit; 2.6. kryeja e një akti të dhunës kundër personit në aeroportin në shërbim të aviacionit civil ndërkombëtar, që shkakton ose ka gjasë të shkaktojë lëndime të rënda ose vdekje; 2.7. shkatërrimi ose dëmtimi i rëndë i pajisjeve të aeroportit që i shërben aviacionit civil ndërkombëtar ose fluturakes së vendosur aty që nuk është në shërbim, ose ndërprerja e shërbimeve të aeroportit, nëse akti i tillë rrezikon ose ka gjasë të rrezikojë sigurinë në atë aeroport. 3. Kushdo që e drejton fluturaken në një mënyrë jo të rregullt ose nuk i kryen detyrat ose nuk bën mbikëqyrjen në lidhje me sigurinë e aviacionit civil, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e një ose më shumë personave ose me shkatërrimin e fluturakes, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim. 5. Kushdo që me qëllim e privon nga jeta personin tjetër me kryerjen e veprës penale nga paragrafi 1. ose 3. i këtij neni, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 6. Kushdo që nga pakujdesia kryen veprën penale nga paragrafi 1. ose 3. i këtij neni, dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet. 7. Kur vepra penale nga paragrafi 6. i këtij neni rezulton me vdekjen e një ose më shumë personave ose me shkatërrimin e fluturakes, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në (8) tetë vjet.
  167. 166

    AI-assisted research summary: This provision criminalizes acts that endanger maritime navigation safety and sets imprisonment penalties, with higher penalties if death or ship destruction results.

    Neni 166 Rrezikimi i sigurisë së lundrimit detar 1. Kushdo që në shkelje të Konventës mbi ndalimin e akteve të kundërligjshme kundër sigurisë së lundrimit detar të datës 10 mars 1988 kryen një akt të rrezikimit të sigurisë së lundrimit detar, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Akti i rrezikimit të sigurisë së lundrimit detar nënkupton një ose më shumë nga veprat e mëposhtme: 2.1. pushtimi i anijes ose ushtrimi i kontrollit mbi të me dhunë apo me kanosje ose me ndonjë formë tjetër të frikësimit; 2.2. kryerja e një akti të dhunës kundër personit në anije nëse ajo vepër ka gjasë të rrezikojë lundrimin e sigurt të anijes; 2.3. shkatërrimi i anijes ose shkaktimi i dëmit anijes ose ngarkesës së saj që ka gjasë të rrezikojë lundrimin e sigurt të anijes; 2.4. vendosja ose mundësimi i vendosjes në anije në çfarëdo mënyre, të ndonjë mjeti apo substance që ka gjasë për ta shkatërruar atë anije ose për t’i shkaktuar dëm anijes apo ngarkesës së saj që rrezikon ose ka gjasë të rrezikojë lundrimin e sigurt të anijes; 2.5. shkatërrimi ose dëmtimi i rëndë i pajisjeve të navigimit detar apo ndërhyrja e rëndë në operimin e tyre, nëse një akt i tillë ka gjasë të rrezikojë lundrimin e sigurt të anijes; 2.6. komunikimi i informatës për të cilin kryesi e di se është e rrejshme, me çka rrezikon lundrimin e sigurt të anijes. 61 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një ose më shumë personave ose me shkatërrimin e anijes, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim. 4. Kushdo që me qëllim e privon nga jeta personin tjetër me kryerjen e veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 5. Kushdo që nga pakujdesia kryen veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet. 6. Kur vepra penale nga paragrafi 5. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave ose me shkatërrimin e anijes, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
  168. 167

    AI-assisted research summary: This article criminalizes acts that endanger fixed platforms on the continental shelf and sets prison terms, including heavier penalties if deaths, destruction, or intentional killing occur.

    Neni 167 Rrezikimi i sigurisë së platformave fikse të vendosura në pragun kontinental 1. Kushdo që në shkelje të Protokollit mbi ndalimin e akteve të kundërligjshme ndaj sigurisë së platformave fikse të vendosura në pragun kontinental të 10 marsit 1988 kryen një akt me të cilën rrezikon sigurinë e platformave fikse të vendosura në pragun kontinental, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Akti i rrezikimit të sigurisë së platformave fikse të vendosura në pragun kontinental nënkupton një ose më shumë nga veprat në vijim: 2.1. pushtimi ose ushtrimi i kontrollit mbi platformat fikse me dhunë apo me kanosje ose me ndonjë formë tjetër të frikësimit; 2.2. kryerja e një akti të dhunës kundër personit në platformën fikse nëse ai akt ka gjasë të rrezikojë sigurinë e saj; 2.3. shkatërrimi i platformës fikse ose shkaktimi i dëmit i cili ka gjasë të rrezikojë sigurinë e saj; 2.4. vendosja ose mundësimi i vendosjes në platformën fikse në çfarëdo mënyre, të ndonjë mjeti apo substance që ka gjasë për të shkatërruar atë platformë fikse ose që ka gjasë të rrezikojë sigurinë e saj. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një ose më shumë personave apo me shkatërrimin e platformës fikse, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim. 4. Kushdo që me qëllim e privon nga jeta personin tjetër me kryerjen e veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 5. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave ose shkatërrimin e platformës fikse, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 6. Kushdo që me qëllim të detyrimit të personit fizik ose juridik për të kryer ose për të mos kryer ndonjë veprim, kanoset se do të kryejë vepër penale nga nën-paragrafët 2.2 ose 2.3 të paragrafit 2. të këtij neni, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 7. Për qëllime të këtij neni, shprehja “platformë fikse” nënkupton ishull artificial, instalim ose godinë përherë e ngjitur për fundin e detit me qëllim të hulumtimit apo të shfrytëzimit të pasurive ose për qëllime të tjera ekonomike. 62
  169. 168

    AI-assisted research summary: Crew members or passengers who unlawfully use violence against another ship/aircraft, or against persons or property on board, in the stated international/high-seas context, are punishable by 1 to 10 years’ imprisonment.

    Neni 168 Piratëria 1. Anëtari i ekuipazhit ose udhëtari i anijes ose fluturakes, përveç anijes apo fluturakes ushtarake apo publike, i cili duke shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe me qëllim që vetes ose personit tjetër t’i sjell dobi pasurore apo dobi jopasurore apo për të plagosur rëndë personin tjetër, kryen dhunë të kundërligjshme ndaj anijes apo fluturakes tjetër ose kundër personit ose sendit në anije apo në fluturake në det të hapur apo në territorin i cili nuk është nën juridiksion të ndonjë shteti, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Veprimi i kryer nga anëtari i ekuipazhit të anijes ose fluturakes ushtarake ose publike, i cili është rebeluar dhe ka uzurpuar autoritetet e anijes ose të fluturakes përbën vepër penale sipas paragrafit 1. të këtij neni.
  170. 169

    AI-assisted research summary: This article prohibits slavery, slavery-like conditions, servitude, forced labour, and related conduct, and sets prison terms and fines for offenders.

    Neni 169 Skllavëria, kushtet e ngjashme me skllavërinë dhe puna e detyruar 1. Kushdo që në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mban, ruan, vendos, blen apo shet një person tjetër në skllavëri, në kushte të ngjashme me skllavërinë, robëri ose në punë të detyruar, që përfshin por nuk kufizohet në mbajtjen e personit në pronësi, mohimin e fryteve të punës së tij, shtrëngimin e personit për të punuar ose mohimin e lirisë së një personi për të ndryshuar statusin e tij apo të kushteve të punës, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Kushdo që në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me qëllim të kryerjes së veprave nga paragrafi 1. i këtij neni shtyt një person tjetër të heqë dorë nga liria e tij ose ndërmjetëson në shitjen apo blerjen e një personi tjetër, dënohet me dënimin e paraparë në paragrafin 1. të këtij neni. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet kundër personit me të cilin kryesi është në marrëdhënie familjare, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet ndaj fëmijës, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 5. Kur vepra nga ky nen kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorimin e detyrës së tij, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet për veprën nga paragrafët 1.-3.; ose me burgim prej pesë (5) deri në njëzet (20) vjet për veprën nga paragrafi 4. i këtij neni.
  171. 170

    AI-assisted research summary: Article 170 criminalizes migrant smuggling and related conduct, with imprisonment and fines that increase for document fraud, organising others, group/endangerment conduct, death results, and a separate EU/Schengen-related offence.

    Neni 170 Kontrabandimi me migrantë 1. Kushdo që merret me kontrabandim të migrantëve dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri dhjetë (10) vjet. 2. Kushdo që me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore, prodhon, furnizon, siguron ose posedon dokument të rrejshëm të udhëtimit ose të identifikimit me qëllim të mundësimit të kontrabandimit me migrantë, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. 3. Kushdo që i mundëson personit i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës të qëndrojë në Republikën e Kosovës ose personit i cili nuk është shtetas apo banor i përhershëm për të qëndruar në shtetin në fjalë, pa i përfillur kushtet e domosdoshme ligjore për qëndrim, me mjetet nga paragrafi 2. i këtij neni ose me çfarëdo mjetesh tjera të paligjshme, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në një (1) vit. 63 4. Tentativa për të kryer veprën penale nga paragrafi 3. i këtij neni është e dënueshme. 5. Kushdo që organizon ose drejton personat e tjerë për të kryer vepër penale nga paragrafi 1. ose 2 dënohet me gjobë deri në pesëqind mijë (500.000) Euro dhe me burgim prej shtatë (7) deri në njëzet (20) vjet, ose me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale nga paragrafi 3. i këtij neni. 6. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit ose në një mënyrë që rrezikon ose ka gjasë të rrezikojë jetërat apo sigurinë e migrantëve përkatës ose që përfshin trajtimin çnjerëzor apo poshtërues, duke përfshirë eksploatimin e migrantëve të tillë, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim jo më pak se pesë (5) vjet. 7. Nëse vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm. 8. Për qëllime të këtij neni: 8.1. Shprehja “kontrabandim me migrantë” nënkupton çdo veprim me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të një dobie financiare ose të një dobie tjetër pasurore nga hyrja e paligjshme e personit në Republikën e Kosovës, i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës ose i një personi qoftë shtetas i Republikës së Kosovës apo shtetas i huaj në shtetin në të cilin personi i tillë nuk është banor i përhershëm ose shtetas i atij shteti. 8.2. Shprehja “hyrje e paligjshme” nënkupton kalimin e kufirit ose vijës kufitare të Republikës së Kosovës pa i përfillur kushtet e domosdoshme për hyrje të ligjshme në Republikën e Kosovës ose kalim i kufijve të ndonjë shteti pa i përfillur kushtet e domosdoshme për hyrjen e ligjshme në atë shtet. 8.3. Shprehja “dokument i rrejshëm i udhëtimit ose i identifikimit” nënkupton çfarëdo dokumenti i udhëtimit ose i identifikimit: 8.3.1. Që është falsifikuar ose ndryshuar në ndonjë mënyrë të caktuar nga cilido person përveç nga personi ose organi i autorizuar në bazë të ligjit për të prodhuar ose lëshuar dokument udhëtimi ose identifikimi; 8.3.2. Që është lëshuar ose është siguruar në mënyrë jo të duhur përmes keqinterpretimit, korrupsionit, trysnisë apo në ndonjë mënyre tjetër të kundërligjshme; ose 8.3.3. Që shfrytëzohet nga personi i cili nuk është mbajtësi i tij i vërtetë. 9. Personi nuk është penalisht përgjegjës sipas këtij neni nëse ai është migrant që është objekt i veprës penale nga ky nen. 10. Është penalisht përgjegjës: 10.1. personi i cili rekruton, nxit, organizon, strehon ose bart persona në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ose në ato të Marrëveshjes Schengen, me qëllim të realizimit dhe të përfitimit ekonomik, social ose të të drejtave të tjera, që janë në kundërshtim me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe me rregullat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të Marrëveshjes Schengen dhe të së drejtës ndërkombëtare, dënohet së paku me katër (4) vjet burgim; 10.2. nëse personi vepron në kundërshtim me paragrafin 10.1 dhe/ose ka qene në dijeni se me bartjen do të realizohen përfitime ose ndonjë të drejte nga paragrafi 10.1, në kundërshtim me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe me rregullat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të 64 Marrëveshjes Schengen dhe me të drejtën ndërkombëtare, dënohet prej një (1) deri në pesë (5) vjet burgim; 10.3. nëse vepra është kryer për përfitime personale, kryesi do të dënohet për veprën, sipas paragrafit 10.1, me burgim, së paku tetë (8) vjet, ndërsa për veprën e kryer, sipas paragrafit 10.2, do të dënohet së paku me katër (4) vjet burgim; 10.4. nëse vepra është kryer nga personi juridik, do të dënohet me gjobë; 10.5. pajisjet dhe mjetet transportuese të përdorura për kryerjen e kësaj vepre do të konfiskohen. 10.6. ky paragraf fillon të zbatohet në momentin kur Këshilli i Bashkimit Evropian merr vendim për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
  172. 171

    AI-assisted research summary: Ky nen ndalon trafikimin e njerëzve dhe parashikon gjoba dhe burgime të rënda për pjesëmarrje, organizim, rrethana rënduese dhe raste që sjellin vdekje.

    Neni 171 Trafikimi me njerëz 1. Kushdo që merr pjesë në trafikimin e njerëzve dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet në një perimetër prej treqind e pesëdhjetë (350) metrash nga shkolla apo mjedisi tjetër i cili përdoret nga fëmijët ose kur vepra kryhet ndaj personit nën moshën tetëmbëdhjetë vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 3. Kushdo që organizon një grup personash për të kryer vepër nga paragrafi 1. i këtij neni dënohet me gjobë deri në pesëqind mijë (500.000) Euro dhe me burgim prej shtatë (7) deri në njëzet (20) vjet. 4. Nëse vepra penale nga ky nen kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorimin e pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me: 4.1. gjobë dhe burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet për vepër penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni; 4.2. gjobë dhe burgim së paku dhjetë (10) vjet për vepër penale nga paragrafi 3. i këtij neni. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1.-4. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 6. Për qëllime të këtij neni dhe nenit 172 të këtij kodi: 6.1. shprehja “trafikim me njerëz” nënkupton rekrutim, transportim, transferim, strehim ose pranim i personave me anë të kanosjes ose të përdorimit të forcës apo me forma të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, lajthimit, keqpërdorimit të pushtetit apo të keqpërdorimit të një pozite të ndjeshme ose me anë të dhënies ose marrjes së pagesave apo përfitimeve për të arritur pëlqimin e personit që ka kontroll mbi personin tjetër, me qëllim të shfrytëzimit. 6.2. shprehja ”shfrytëzim” ashtu siç është përdorur në nën-paragrafin 6.1. të këtij paragrafi, përfshin, por nuk kufizohet në, shfrytëzimin e prostitucionit të tjerëve, pornografisë ose formave tjera të shfrytëzimit seksual, lëmoshës, shërbimeve ose punës së detyruar, skllavërisë ose veprimeve të ngjashme me skllavërinë, robërisë ose heqjes së organeve apo qelizave. 6.3. pëlqimi i viktimës së trafikimit me njerëz për qëllime shfrytëzimi nuk merret parasysh kur cilado prej mjeteve të përcaktuara më lart në nën-paragrafin 6.1 të këtij neni është përdorur kundër viktimës së tillë. 65 6.4. rekrutimi, transportimi, transferimi, strehimi ose pranimi i fëmijës me qëllim të shfrytëzimit konsiderohet “trafikim me njerëz”, madje edhe nëse kjo nuk përfshin asnjërën nga mjetet e përcaktuara më lartë në paragrafin 6.1 të këtij neni.
  173. 172
    Neni 172 Fshehja e dokumenteve të identifikimit të viktimave të skllavërisë ose trafikimit me njerëz 1. Kushdo që fsheh dokumentet personale të identifikimit apo pasaportën e personit për të cilin e din se është viktimë e veprës penale të paraparë në nenin 169 dhe 171 të këtij Kodi, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorimin e pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në shtatë (7) vjet.
  174. 173
    Neni 173 Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare 1. Kushdo që me qëllim e privon nga jeta personin nën mbrojtje ndërkombëtare, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 2. Kushdo që kryen rrëmbimin ose sulmin mbi personin ose mbi lirinë e personit nën mbrojtje ndërkombëtare, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 3. Kushdo që kryen një sulm të dhunshëm mbi objektet zyrtare, vendbanimin privat ose në mjetet e transportit të një personi nën mbrojtje ndërkombëtare, kur akti i tillë ka gjasë të rrezikojë personin ose lirinë e tij, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Kushdo që bën kanosje serioze se do të kryejë vepër penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 5. Kushdo që organizon ose urdhëron personin të kryejë vepër penale nga paragrafi 1., 2. ose 3 . i këtij neni, dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. ose 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e një ose më shumë personave, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim. 7. Për qëllime të këtij neni, shprehja “person nën mbrojtje ndërkombëtare” ka të njëjtin kuptim siç përkufizohet në nenin 120 të këtij Kodi.
  175. 174

    AI-assisted research summary: This article criminalizes violence and threats against United Nations personnel and related personnel, with prison terms that increase for more serious outcomes.

    Neni 174 Rrezikimi i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe i personelit në marrëdhënie me to 1. Kushdo që me qëllim e privon nga jeta personelin e Kombeve të Bashkuara ose personelin në marrëdhënie me to, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 2. Kushdo që kryen rrëmbimin apo sulmin mbi personin ose lirinë e personelit të Kombeve të Bashkuara apo mbi personelin në marrëdhënie me to, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 3. Kushdo që kryen një sulm të dhunshëm mbi objektet zyrtare, vendbanimin privat apo mjetet e transportit të Kombeve të Bashkuara apo personelin në marrëdhënie me to, kur sulmi i tillë ka gjasë të rrezikojë personin ose lirinë e tij, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Kushdo që bën kanosje serioze se do të kryejë vepër penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 66 5. Kur vepra penale nga paragrafi 2. ose 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e një ose më shumë personave, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim. 6. Për qëllime të këtij neni,shprehjet në vijim kanë këtë kuptim: 6.1. Shprehja “personel i Kombeve të Bashkuara” nënkupton: 6.1.1. persona të angazhuar dhe të vendosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara si pjesëtarë të komponentës ushtarake, policore ose civile të operacionit të Kombeve të Bashkuara; ose 6.1.2. zyrtarë të tjerë dhe ekspertë të misionit të Kombeve të Bashkuara apo agjencive të specializuara të saj ose të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të cilët janë të pranishëm në cilësi zyrtare në zonën ku zhvillohet operacioni i Kombeve të Bashkuara. 6.2. Shprehja “personel në marrëdhënie me to” nënkupton: 6.2.1. persona të caktuar nga Qeveria ose nga një organizatë ndërqeveritare me marrëveshjen e organit kompetent të Kombeve të Bashkuara; 6.2.2. persona të angazhuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ose nga një agjenci e specializuar apo nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike; ose 6.2.3. persona të vendosur nga një organizatë humanitare joqeveritare ose agjenci sipas një marrëveshjeje me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara ose me një agjenci të specializuar apo me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për kryerjen e aktiviteteve në mbështetje të përmbushjes së mandatit të operacionit të Kombeve të Bashkuara. 6.3. Shprehja “Operacion i Kombeve të Bashkuara” nënkupton operacionin e themeluar nga organi kompetent i Kombeve të Bashkuara në pajtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe i udhëhequr nga autoriteti dhe kontrolli i Kombeve të Bashkuara: 6.3.1. kur operacioni ka për qëllim mbajtjen dhe rivendosjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare; ose 6.3.2. nëse Këshilli i Sigurimit ose Asambleja e Përgjithshme ka deklaruar për qëllimet e Konventës mbi Sigurinë e Personelit të Kombeve të Bashkuara dhe të Personelit në Marrëdhënie me to të datës 9 dhjetor 1994 se ekziston rreziku i jashtëzakonshëm për sigurinë e personelit që merr pjesë në operacion.
  176. 175
    Neni 175 Marrja e pengjeve 1. Kushdo që merr peng dhe kanos se do ta vrasë, do ta plagosë ose se do të vazhdojë ta mbajë personin e tillë me qëllim që ta detyrojë shtetin apo organizatën ndërkombëtare për të kryer apo për të mos kryer një vepër si kusht eksplicit apo implicit për lirimin e personit të marrë peng, dënohet me jo më pak se tre (3) vjet burgim. 2. Kushdo që me qëllim e privon nga jeta personin e zënë peng me kryerjen e veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 67 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të zënë peng, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim.
  177. 176

    AI-assisted research summary: Kushdo që pa autorizim merret me material nuklear dhe shkakton ose rrezikon pasoja të rënda dënohet me burgim; dënimi rritet nëse ka vdekje, dëm të madh, pakujdesi, ose vjedhje/grabitje me forcë apo kërcënim.

    Neni 176 Përvetësimi i paligjshëm, shfrytëzimi, transferi dhe vendosja e materialeve nukleare 1. Kushdo që pa autorizim pranon, posedon, shfrytëzon, transferon, ndryshon, vendos ose shpërndan material nuklear dhe shkakton ose ka gjasë të shkaktojë vdekjen apo lëndimin e rëndë të ndonjë personi ose dëm të madh pasuror, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave ose me dëm të madh material, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 3. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni nga pakujdesia, dënohet me burgim deri në shtatë (7) vjet në rast se kryen vepër penale nga paragrafi 1. dhe me jo më pak se tre (3) vjet burgim për veprën penale nga paragrafi 2. i këtij neni. 4. Kushdo që kryen vjedhje, grabitje ose përvetësim të materialit nuklear ose kërkon material nuklear me anë të përdorimit të forcës apo kanosjes serioze ose me ndonjë formë tjetër të frikësimit, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
  178. 177

    AI-assisted research summary: Anyone who threatens to use nuclear material to cause death, serious injury, or substantial property damage, or who threatens nuclear-material theft/robbery to coerce someone, faces imprisonment.

    Neni 177 Kanosja për përdorimin ose kryerjen e vjedhjes apo të grabitjes së materialit nuklear 1. Kushdo që kanos se do të përdor material nuklear për shkaktimin e vdekjes ose lëndimit të rëndë të ndonjë personi ose për të shkaktuar dëm substancial pasuror, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 2. Kushdo që me qëllim të detyrimit të personit fizik apo juridik për të kryer ose për të mos kryer një vepër, kanos të kryejë vjedhje ose grabitje të materialit nuklear, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një ose më shumë personave ose me dëm substancial material, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim. KAPITULLI XVI VEPRAT PENALE KUNDËR JETËS DHE TRUPIT
  179. 178

    AI-assisted research summary: Whoever kills another person is punished with at least 5 years in prison.

    Neni 178 Vrasja Kushdo që e privon personin tjetër nga jeta dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
  180. 179

    AI-assisted research summary: Personi që kryen vrasje të rëndë dënohet me të paktën 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

    Neni 179 Vrasja e rëndë 1. Me dënim me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dënohet personi i cili: 1.1. privon nga jeta fëmijën; 1.2. privon nga jeta femrën shtatzënë; 68 1.3. privon nga jeta anëtarin e familjes; 1.4. privon nga jeta personin tjetër në mënyrë mizore apo dinake; 1.5. privon nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e një ose më shumë personave tjerë; 1.6. privon nga jeta personin tjetër me qëllim të fitimit të dobisë pasurore; 1.7. privon nga jeta personin tjetër me qëllim të kryerjes apo të fshehjes së ndonjë vepre tjetër penale, ose për të ndaluar personin nga dhënia e dëshmisë ose sigurimi në ndonjë mënyrë tjetër të informatave për policinë apo në procedurë penale; 1.8. privon nga jeta personin tjetër nga hakmarrja e paskrupullt apo nga motive të tjera të ulëta, përfshirë hakmarrjen për dhënien e dëshmisë ose sigurimin në ndonjë mënyrë tjetër të informatave për policinë apo në procedurë penale; 1.9. privon nga jeta personin tjetër zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose në lidhje me detyrën zyrtare; 1.10. privon nga jeta personin tjetër për motive racore, kombëtare ose fetare. 1.11. me dashje kryen dy apo më shumë vrasje, përveç veprave të cilat janë paraparë në nenin 180 dhe 182 të këtij Kodi; ose 1.12. privon nga jeta personin tjetër dhe më parë ka qenë i dënuar për vrasje, përveç veprave të cilat janë të parapara në nenin 180 dhe 182 të këtij Kodi.
  181. 180

    AI-assisted research summary: Anyone who kills another person while in a state of severe mental distress caused without their fault by the victim’s attack, mistreatment, or serious insult is punished with 1 to 10 years’ imprisonment.

    Neni 180 Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore Kushdo që personin tjetër e privon nga jeta në gjendje të tronditjes së fortë mendore, të shkaktuar pa fajin e tij nga sulmi, keqtrajtimi apo fyerja e rëndë nga ana e personit të vrarë, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
  182. 181

    AI-assisted research summary: Kushdo që i merr jetën një personi tjetër nga pakujdesia dënohet me burgim.

    Neni 181 Vrasja nga pakujdesia Kushdo që e privon nga jeta personin tjetër nga pakujdesia, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
  183. 182

    AI-assisted research summary: A mother who kills her baby during or right after birth while the effects of childbirth continue is punishable by imprisonment of 3 months to 3 years.

    Neni 182 Vrasja e foshnjës gjatë lindjes Nëna që e privon nga jeta foshnjën e vet gjatë lindjes apo menjëherë pas lindjes, derisa te ajo vazhdon çrregullimi i shkaktuar nga lindja, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.
  184. 183

    AI-assisted research summary: Anyone who induces or helps another person commit suicide is punishable, with higher penalties where the victim is a minor or has reduced capacity.

    Neni 183 Shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje 1. Kushdo që shtytë ose ndihmon personin tjetër për të bërë vetëvrasje dhe vetëvrasja kryhet, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafi 1. i këtij neni ndaj të miturit ose ndaj personit aftësia e të cilit për të kuptuar peshën e veprës së vet ose për t’i kontrolluar sjelljet e veta ka qenë esencialisht e zvogëluar, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 69 3. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafi 1. i këtij neni ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet ose ndaj personit i cili nuk ka qenë i aftë për të kuptuar peshën e veprës së tij ose për të kontrolluar sjelljet e tij dënohet në pajtim me nenin 178 të këtij Kodi. 4. Kushdo që mizorisht ose në mënyrë çnjerëzore trajton personin tjetër i cili ndodhet në pozitë varësie dhe me këtë e shtytë personin e tillë që të bëjë vetëvrasje, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. Për qëllime të këtij paragrafi, shprehja “person në pozitë varësie” nënkupton personin i cili është nën mbikëqyrjen, gradën, kontrollin apo kujdesin e personit i cili ka vepruar në mënyrë mizore ose çnjerëzore. 5. Nëse si rezultat i veprës penale nga paragrafi 1. deri 4. i këtij neni vetëm është tentuar vetëvrasja, dënimi mund të zbutet.
  185. 184

    AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully ends a pregnancy, starts doing so, or helps do so is punishable, and higher imprisonment applies if the act is done without the pregnant woman's consent or causes serious harm or death.

    Neni 184 Ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë 1. Kushdo që në kundërshtim me ligjin për ndërprerjen e shtatzënësisë dhe me pëlqimin e gruas shtatzënë, ndërpret shtatzëninë, fillon ta kryej ndërprerjen e shtatzënisë ose i ndihmon që ta ndërpres shtatzëninë, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që e ndërprenë ose fillon ta ndërpresë shtatzëninë pa pëlqimin e gruas shtatzënë, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor, me dëmtim të rëndë të shëndetit ose me vdekje të gruas shtatzënë, kryesi dënohet me: 3.1. burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale nga paragrafi 1 i këtij neni; ose 3.2. burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet për veprën penale nga paragrafi 2. i këtij neni.
  186. 185

    AI-assisted research summary: Anyone who seriously threatens another person faces a fine or prison, with higher penalties for threats involving officials, groups, or dangerous weapons.

    Neni 185 Kanosja 1. Kushdo që seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit te personi i tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 2. Kushdo që seriozisht i kanoset personit tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do ta privojë nga jeta ose se do t’i shkaktojë lëndim të rëndë trupor, se do ta rrëmbejë ose privojë nga liria ndonjë person tjetër ose se do ta dëmtojë me armë zjarri, me shpërthim ose me mjete të tjera të rrezikshme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet ndaj personit zyrtar në lidhje me punën apo me pozitën e tij ose ndaj disa personave ose kur vepra kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 4. Kushdo që kryen vepër penale nga ky nen me përdorim të armës, mjetit të rrezikshëm ose ndonjë sendi tjetër me të cilin mund të shkaktohet lëndimi trupor ose dëmtimi i rëndë për shëndetin, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 5. Procedura penale për veprën penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni fillohet sipas propozimit. 70
  187. 186
    Neni 186 Ngacmimi 1. Kushdo që përfshihet në një sjellje të vëmendjes së vazhdueshme dhe të padëshirueshme ose komunikon me qëllim të ngacmimit, frikësimit, lëndimit, dëmtimit të pasurisë apo vrasjes së personit tjetër ose fëmijëve të tij, familjes, të afërmve apo kafshëve shtëpiake ose kushdo që vë tjetrin nën vëzhgim me qëllim të ngacmimit, frikësimit, lëndimit, dëmtimit të pasurisë apo vrasjes së personit tjetër ose fëmijëve të tij, familjes, të afërmve apo kafshëve shtëpiake; dhe gjatë këtyre veprimeve vë atë person nën frikë të arsyeshme nga vdekja, lëndimi i rëndë trupor, dëmtimi i rëndë i pasurisë ose nën shqetësim të madh emocional, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj një personi me të cilin kryesi ka qenë apo është në marrëdhënie familjare ose ndaj një ish anëtari apo anëtari aktual të familjes, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet me armë, mjet të rrezikshëm apo ndonjë send tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 4. Vëmendja apo komunikimi nga paragrafi 1. i këtij neni mund të përfshijë përcjelljen apo qëndrimin në pritje; shfaqjen e vazhdueshme te shtëpia, shkolla, puna apo qendra rekreative; përsëritjen e thirrjeve telefonike; dërgimin apo lënien e porosive; dërgimin e mesazheve telefonike, letrave postare apo postës elektronike; ose lënien apo dërgimin e dhuratave të padëshiruara apo të gjësendeve tjera.
  188. 187

    AI-assisted research summary: Intentional use of force against another person without consent is punishable by a fine or imprisonment up to 3 years.

    Neni 187 Sulmi 1. Kushdo që me dashje përdor forcën ndaj personit tjetër, pa pëlqimin e atij personi, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni është kryer me përdorimin e armës, mjetit të rrezikshëm apo ndonjë sendi tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet ndaj viktimës së ndjeshme, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.
  189. 188

    AI-assisted research summary: Kushdo që i shkakton personit tjetër lëndim të lehtë trupor dënohet me gjobë ose me burgim deri në 1 vit; forma më e rëndë, përdorimi i armës/sendet të rrezikshme, ose kryerja ndaj viktimës së ndjeshme sjell dënime më të larta. Gjykata mund të japë vërejtje gjyqësore kur kryesi është provokuar nga sjellja çnjerëzore ose e vrazhdë e të dëmtuarit.

    Neni 188 Lëndimi i lehtë trupor 1. Kushdo që personit tjetër i shkakton lëndim të lehtë trupor, i cili rezulton në: 1.1. dëmtimin e përkohshëm ose dobësimin e një organi apo pjese të trupit të personit tjetër; 1.2. zvogëlimin e përkohshëm të aftësisë së personit tjetër për të punuar; 1.3. shëmtimin e përkohshëm të personit tjetër; ose 1.4. dëmtimin e përkohshëm të shëndetit të personit tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me armë, mjet të rrezikshëm apo me ndonjë send tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Kur vepra penale nga ky nen kryhet ndaj viktimës së ndjeshme, kryesi dënohet me: 71 3.1. burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet për veprën penale nga paragrafi 1.; ose 3.2. burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet për veprën penale nga paragrafi 2. i këtij neni. 4. Gjykata mund të shqiptojë vërejtjen gjyqësore ndaj kryesit të veprës nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni, nëse kryesi është provokuar nga sjellja çnjerëzore apo e vrazhdë e të dëmtuarit.
  190. 189
    Neni 189 Lëndimi i rëndë trupor 1. Kushdo që i shkakton lëndim të rëndë trupor personit tjetër ose e dëmton shëndetin e personit tjetër deri në masën e tillë sa që mund të rezultojë me: 1.1. dobësimin e përkohshëm ose esencial të një pjese vitale të trupit të personit tjetër; 1.2. paaftësimin e përkohshëm, zvogëlimin e përkohshëm dhe esencial ose zvogëlimin e përhershëm të aftësisë së personit tjetër për të punuar; ose 1.3. dëmtimin e përkohshëm dhe serioz të shëndetit të personit tjetër, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që shkakton lëndim trupor ose e dëmton shëndetin e personit tjetër dhe kjo rezulton me: 2.1 rrezikim të jetës së personit tjetër; 2.2 paaftësimin ose dobësimin e përhershëm të një pjese vitale të trupit të personit tjetër; 2.3 paaftësimin e përhershëm të aftësisë së personit tjetër për çfarëdo lloj pune; 2.4. shëmtimin e përhershëm të personit tjetër; ose 2.5. dëmtimin e përhershëm të shëndetit të personit tjetër, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Kur vepra penale nga ky nen kryhet ndaj viktimës së ndjeshme, kryesi dënohet me: 3.1. Burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni; ose 3.2. Burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale nga paragrafi 2. i këtij neni. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2 ose 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit tjetër, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni është kryer me armë, mjet të rrezikshëm apo me ndonjë send tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim jo më pak se tre (3) vjet.
  191. 190

    AI-assisted research summary: Kushdo që merr pjesë në një rrahje që çon në vdekje ose lëndim të rëndë trupor, ose që në rrahje/grindje kërcënon duke përdorur armë apo mjete të rrezikshme, dënohet me gjobë ose burgim. Ka përjashtime kur pjesëmarrja ka qenë pa faj, për vetëmbrojtje, ose për t’i ndarë pjesëmarrësit.

    Neni 190 Pjesëmarrja në rrahje 1. Kushdo që merr pjesë në rrahje, e cila rezulton me vdekje ose lëndim të rëndë trupor të personit, për pjesëmarrje në rrahje dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet. 72 2. Kushdo që në ndonjë rrahje ose grindje me qëllim të frikësimit apo kanosjes së personit, rrok apo vringëllon armën, mjetin e rrezikshëm apo mjetin tjetër që është i përshtatshëm për të shkaktuar lëndim të rëndë trupor ose për të dëmtuar rëndë shëndetin e personit, dënohet me gjobë ose me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet. 3. Personi nuk është penalisht përgjegjës sipas paragrafit 1. i këtij neni nëse ka marrë pjesë në rrahje pa fajin e tij ose thjesht për të mbrojtur veten apo për t’i ndarë pjesëmarrësit e tjerë në rrahje. 4. Arma, mjeti i rrezikshëm apo mjeti tjetër konfiskohen.
  192. 191

    AI-assisted research summary: Kushdo duhet të ndihmojë një person që është në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën, kur ndihma mund të jepet pa rrezik të madh për veten ose të tjerët.

    Neni 191 Mosdhënia e ndihmës 1. Kushdo që nuk i ofron ndihmë personit jeta e të cilit ndodhet në rrezik të drejtpërdrejtë, edhe pse këtë ka mundur ta bëjë pa rrezik të madh për veten apo tjetrin, dënohet me burgim deri në një (1) vit. 2. Kushdo që nuk i ofron ndihmë personit në gjendje apo në rrethana të rrezikut për jetë të shkaktuara nga vetë kryesi, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të personit të rrezikuar, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të rrezikuar, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
  193. 192

    AI-assisted research summary: A person who abandons a vulnerable person entrusted to their care in dangerous circumstances can be imprisoned for up to 3 years.

    Neni 192 Braktisja e personave të paaftë 1. Kushdo që e lë personin e paaftë që i është besuar të përkujdeset për të, pa ndihmë në rrethana të rrezikshme për jetën apo për shëndetin, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të personit të cilit nuk i është dhënë ndihma, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të cilit nuk i është dhënë ndihma, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet burgim. KAPITULLI XVII VEPRAT PENALE KUNDËR LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT
  194. 193

    AI-assisted research summary: Ndalohet mohim ose kufizim i të drejtave dhe lirive, si edhe dhënia e privilegjeve ose përparësive në mënyrë të kundërligjshme; ka edhe ndalesa për pengimin e identitetit/autonomisë së komuniteteve dhe të përdorimit të lirë të gjuhës ose shkrimit.

    Neni 193 Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme i mohon ose i kufizon liritë apo të drejtat e cilitdo person të Republikës së Kosovës të parapara me Kushtetutë, ligj apo akte ndërkombëtare ose kushdo që në mënyrë të kundërligjshme i jep ndonjë personi në Republikën e Kosovës çfarëdo privilegji ose përparësie mbi bazën e një dallimi ose përkatësie të tillë, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që i mohon ose ia kufizon pjesëtarit të një bashkësie etnike, fetare ose gjuhësore në Republikën e Kosovës të drejtën për shprehje të lirë të identitetit të tij ose për të gëzuar autonominë e tij, dënohet me burgim deri në një (1) vit. 73 3. Kushdo që në kundërshtim me ligjin për përdorimin e gjuhës, ia mohon shtetasit të Republikës së Kosovës të drejtën që lirshëm të përdor gjuhën ose shkrimin e tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.
  195. 194
    Neni 194 Rrëmbimi 1. Kushdo që e merr apo e mban personin, me qëllim që mos ta liroj para se të nxjerr para, dobi pasurore apo dobi tjera nga ai apo personi tjetër, ose me qëllim që ta detyroj atë apo personin tjetër që të kryej ose mos të kryej një veprim ose të durojë diçka, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet në një apo më shumë prej rrethanave në vijim, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet: 2.1. kryesi i është kanosur personit të rrëmbyer me vrasje ose dëmtim të rëndë të shëndetit; 2.2. kryesi ka kryer veprën duke vepruar si anëtar i grupit; 2.3. kryesi ka kryer veprën duke përdorur armën, mjetin e rrezikshëm apo sendin tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit; 2.4. kryesi ka kryer veprën kundër viktimës së ndjeshme. 3. Kur vepra nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në një apo më shumë prej rrethanave në vijim, kryesi dënohet me pesëmbëdhjetë (15) vjet burg ose dënim me burgim të përjetshëm. 3.1. kryesi ka kryer veprën duke vepruar si anëtar i grupit të organizuar; 3.2. kryesi i ka shkaktuar personit të rrëmbyer lëndim të rëndë trupor ose vdekje gjatë kryerjes së veprës. 4. Për qëllime të paragrafit 1., personi i cili merr ose mban fëmijën konsiderohet se vepron pa pëlqimin e fëmijës. 5. Nëse kryesi në mënyrë vullnetare liron personin e rrëmbyer para se kërkesat për të cilat është kryer rrëmbimi, të jenë përmbushur, dënimi mund të zbutet.
  196. 195

    AI-assisted research summary: Kushdo që detyron një person tjetër me forcë ose kanosje serioze për të vepruar, të mos veprojë, ose të pranojë një veprim, dënohet me gjobë ose burgim deri në 1 vit.

    Neni 195 Shtrëngimi 1. Kushdo që e detyron personin tjetër me forcë apo kanosje serioze që të kryejë ose të mos kryejë një veprim ose të pajtohet me një veprim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në një apo më shumë prej rrethanave në vijim, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet: 2.1. kryesi i është kanosur personit të shtrënguar me vrasje ose dëmtim të rëndë të shëndetit; 2.2. kryesi ka kryer veprën duke vepruar si anëtar i grupit; 74 2.3. kryesi ka kryer veprën duke përdorur armën, mjetin e rrezikshëm apo sendin tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit; 2.4. kryesi ka kryer veprën ndaj viktimës së ndjeshme. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në një apo më shumë prej rrethanave në vijim, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet: 3.1. kryesi ka kryer veprën duke vepruar si anëtar i grupit të organizuar; 3.2. kryesi ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor ose vdekjen gjatë kryerjes së veprës.
  197. 196

    AI-assisted research summary: This article punishes unlawful imprisonment or other unlawful deprivation of liberty, with heavier penalties for aggravating circumstances.

    Neni 196 Privimi i kundërligjshëm i lirisë 1. Kushdo që personin tjetër në mënyrë të kundërligjshme e burgos, e mban të mbyllur ose në ndonjë mënyrë tjetër e privon nga liria, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në një apo më shumë prej rrethanave në vijim, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet: 2.1. kur vepra kryhet ndaj viktimës së ndjeshme; 2.2. kur vepra kryhet në mënyrë mizore; 2.3. kur privimi i kundërligjshëm i lirisë zgjatë më tepër se pesëmbëdhjetë (15) ditë; 2.4. kur vepra penale rezulton me dëmtim të rëndë të shëndetit të personit të mbajtur në mënyrë të kundërligjshme ose në rrethana tjera të rënda; 2.5. kur vepra kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar duke keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tij, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. Nëse kjo vepër kryhet me përdorim të armës, mjetit të rrezikshëm apo ndonjë sendi tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet me përdorim të armës, mjetit të rrezikshëm apo ndonjë sendi tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafët 1. deri 4. të këtij neni rezulton me vdekjen e personit të privuar nga liria në mënyrë të kundërligjshme, kryesi dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
  198. 197
    Neni 197 Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit 1. Personi zyrtar, i cili duke keqpërdorë detyrën apo autorizimet e tij, e përdorë forcën apo kanosjen serioze ose mjete apo mënyra të tjera të ndaluara me qëllim të detyrimit të të dyshuarit, të pandehurit, dëshmitarit, ekspertit apo personit tjetër për të dhënë ndonjë deklaratë, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me përdorimin e dhunës së rëndë ose nëse të dyshuarit, të pandehurit, dëshmitarit, ekspertit apo personit tjetër i janë shkaktuar pasoja të rënda në 75 procedurën penale si rezultat i deklaratës së marrë nga ai me shtrëngim, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
  199. 198

    AI-assisted research summary: A public official who abuses duty or public authority to mistreat, intimidate, or seriously insult another person’s dignity can be punished with prison up to 3 years; if the offence is against a child, the prison term is 6 months to 5 years.

    Neni 198 Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike 1. Personi zyrtar, i cili duke keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tij e keqtrajton, frikëson ose fyen rëndë dinjitetin e personit tjetër, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj fëmijës, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.