KODI NR. 04/L-082 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Part 2 of 3 · provisions 201–400
This is the preamble introducing the Criminal Code of the Republic of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Statute
- Citation
- 04/L-082
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
- Complete work
- View statute overview
Statute overview
About this statute
This is the preamble introducing the Criminal Code of the Republic of Kosovo. Criminal offences and penalties are provided only for conduct that seriously harms protected human rights and social values, and their type and severity must be based on necessity and proportionality. Criminal offences, penalties, and compulsory treatment measures may be set only by law, and criminal sanctions cannot be imposed unless the act was defined and sanctioned by law before it was committed. The provision says the law in force at the time of the offence applies, but if the law changes before the final judgment, the more favorable law applies. This article lists criminal sanctions and compulsory treatment measures, including psychiatric detention, outpatient psychiatric treatment, and mandatory rehabilitation for drug or alcohol dependence.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of KODI NR. 04/L-082 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Showing 200 of 446
- 199 Verify source ↗
Neni 199
AI-assisted research summary: This article prohibits torture and sets prison terms for it, with a higher range when the victim is a child.
Neni 199 Tortura 1. Personi zyrtar ose personi i cili duke vepruar nën ndikimin ose me pëlqimin apo pranimin e heshtur të personit zyrtar kryen aktin e torturës, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj fëmijës, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 3. Për qëllime të këtij neni, akt i torturës nënkupton kryerjen ose moskryerjen e një akti me anë të të cilit me dashje personit i shkaktohet dhembja ose vuajtja e rëndë, qoftë fizike ose mendore, me qëllim të marrjes së informatës apo deklaratës nga personi i tillë ose nga personi i tretë, ose me qëllim të dënimin të personit të tillë për një vepër të cilën ai ose personi i tretë e ka kryer ose dyshohet se e ka kryer, ose për frikësimin apo shtrëngimin e personit ose të personit të tretë për arsye që kanë të bëjnë me diskriminim të çfarëdo lloji. Akti i torturës nuk përfshin asnjë veprim ose mosveprim që rrjedh vetëm nga aktet e pashmangshme apo karakteristike të sanksioneve të ligjshme. - 200 Verify source ↗
Neni 200
AI-assisted research summary: Unauthorised entry into another person’s dwelling or closed premises, or refusing to leave when asked by an authorised person, is punishable by imprisonment.
Neni 200 Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve 1. Kushdo që pa autorizim apo në mënyrë të kundërligjshme hyn në banesë ose në objektin e mbyllur të personit tjetër apo nuk largohet nga objektet e tilla sipas kërkesës së personit të autorizuar, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Tentativa për të kryer veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni është e dënueshme. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1 .ose 2. i këtij neni kryhet me përdorim të armës, mjetit të rrezikshëm apo sendit tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 5. Për qëllime të këtij neni, objektet përfshijnë, por nuk kufizohen në banesën dhe kopshtin rrethues, biznesin, zyrën, dhomën e hotelit apo dhomën e marrë me qira. - 201 Verify source ↗
Neni 201
AI-assisted research summary: A public official must not unlawfully search a house, object, or person by abusing position or authority, and can be imprisoned for 3 months to 3 years.
Neni 201 Kontrollimi i kundërligjshëm 1. Personi zyrtar i cili me keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij bën kontrollim të kundërligjshëm të banesës, objekteve apo personit, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në (3) tre vjet. 76 2. Për qëllime të këtij neni, objektet përfshijnë, por nuk kufizohen në banesën dhe kopshtin rrethues, biznesin, zyrën, dhomën e hotelit apo dhomën e marrë me qira. - 202 Verify source ↗
Neni 202
AI-assisted research summary: This article criminalizes unauthorized opening, withholding, hiding, destroying, or handing over another person’s correspondence or electronic communications, and unauthorized interference with another person’s computer data.
Neni 202 Cenimi i fshehtësisë së korrespondencës dhe i bazave të të dhënave kompjuterike 1. Kushdo që pa autorizim e hap letrën, telegramin, faksimilin apo ndonjë dokument tjetër të mbyllur ose dërgesë apo komunikim elektronik të personit tjetër, ose në ndonjë mënyrë tjetër e cenon fshehtësinë e materialeve të tilla apo pa autorizim mban, fsheh, asgjëson ose i dorëzon personit tjetër letrën, telegramin, faksimilin, komunikimin elektronik apo ndonjë dokument tjetër të mbyllur ose dërgesë të personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 2. Kushdo që pa autorizim ndërhyn në bazën e të dhënave kompjuterike të personit tjetër ose ato të dhëna i shfrytëzon apo ia vë në dispozicion personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në një (1) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose .2 të këtij neni kryhet me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose për personin tjetër apo për t’i shkaktuar dëm personit tjetër, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, për veprën penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet, ndërsa për veprën penale nga paragrafi 3 i këtij neni kryesi dënohet me burgim prej një (1) vjet deri në pesë (5) vjet. - 203 Verify source ↗
Neni 203
AI-assisted research summary: Lawyers, defenders, doctors, or other persons who unlawfully disclose confidential information learned through their profession can be fined or imprisoned for up to one year.
Neni 203 Zbulimi i paautorizuar i informacionit konfidencial 1. Avokati, mbrojtësi, mjeku apo personi tjetër i cili pa autorizim zbulon informacionin konfidencial për të cilin është vënë në dijeni gjatë ushtrimit të profesionit të vet dhe që është ligjërisht i detyruar ta mbajë në fshehtësi, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Personi nuk është penalisht përgjegjës sipas paragrafit 1. të këtij neni nëse e ka zbuluar informacionin konfidencial për interes publik nëse interesi i tillë peshon më shumë se mos zbulimi i informatës së fshehtë. 3. Procedura penale për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni fillohet sipas propozimit. 4. “Interes publik” nënkupton që mirëqenia e përgjithshme e publikut mbipeshon interesin individual. Zbulimi i informacionit konfidencial është në interes publik nëse ka të bëjë me planifikimin, përgatitjen ose kryerjen e veprave penale kundër rendit kushtetues ose integritetit territorial të Republikës së Kosovës, ose vepra tjera penale që i shkaktojnë personit tjetër lëndim të rëndë trupor ose vdekjen. - 204 Verify source ↗
Neni 204
AI-assisted research summary: Unauthorized interception of a conversation or statement is punishable by imprisonment. If an official person commits the offence by abusing position or authority, the penalty is higher. Equipment used for the offence is confiscated.
Neni 204 Përgjimi i paautorizuar 1. Kushdo që pa autorizim, përgjon bisedën apo deklaratën ose i mundëson personit tjetër të jetë në dijeni për bisedën apo deklaratën e cila është përgjuar pa autorizim, dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) vjet deri në pesë (5) vjet. 3. Pajisjet e përdorura për kryerjen e veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni konfiskohen. 77 - 205 Verify source ↗
Neni 205
AI-assisted research summary: Pa autorizim, askush nuk lejohet të fotografojë, filmojë ose incizojë një person në vendbanimin e tij ose në një vend me pritje të arsyeshme për privatësi; ndalohet edhe shpërndarja ose dhënia e qasjes në materiale të tilla të marra në shkelje.
Neni 205 Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara 1. Kushdo që pa autorizim fotografon, filmon, incizon me video ose në ndonjë mënyrë tjetër incizon personin tjetër në banesën e tij personale ose në ndonjë vend tjetër ku personi ka pritje të arsyeshme për privatësi dhe në këtë mënyrë thelbësisht cenon privatësinë e tjetrit, dënohet me gjobë ose me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që pa autorizim ia kalon, shfaq apo i jep qasje personit të tretë në fotografinë, filmin, videokasetën apo ndonjë incizim tjetër të marrë në shkelje të paragrafit të këtij neni, dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) vjet deri në pesë (5) vjet. 4. Nuk ka përgjegjësi penale, nëse fotografimi ose incizimi bëhet me qëllim të zbulimit të veprës penale dhe të kryesit të veprës penale ose për t’i paraqitur si dëshmi në polici, prokurori ose në gjykatë dhe nëse fotografitë dhe incizimet i dorëzohen këtyre organeve. 5. Pajisjet e përdorura për kryerjen e veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni konfiskohen. - 206 Verify source ↗
Neni 206
AI-assisted research summary: This article punishes certain people for breaking or blocking orders about covert or technical surveillance/investigation measures.
Neni 206 Shkelja e urdhrave për masat e fshehura ose teknike të vëzhgimit ose hetimit 1. Zyrtari policor i autorizuar i cili zbaton një urdhër gjyqësor ose prokurorial për masat e fshehura ose teknike të vëzhgimit ose hetimit në shkelje të ligjit, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që zbulon informatën që do të dëmtojë efikasitetin e zbatimit të një urdhri për masat e fshehura ose teknike të vëzhgimit ose hetimit, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. 3. Personi përgjegjës për operimin e telekomunikimeve, rrjetave kompjuterike ose shërbimeve postare apo punonjësi i një institucioni financiar i cili nuk ndërmerr veprimet e duhura për të lehtësuar zbatimin e urdhrit për përgjimin e telekomunikimeve, për përgjimin e komunikimeve me anë të rrjetit kompjuterik, kontrollin e dërgesave postare, regjistrimin e thirrjeve telefonike ose zbulimin e të dhënave financiare, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në (3) tre vjet. - 207 Verify source ↗
Neni 207
AI-assisted research summary: It is an offence to use fraud or any other means to prevent or obstruct the setting or holding of a public assembly that people have a legal right to attend.
Neni 207 Parandalimi ose pengimi i tubimit publik 1. Kushdo që me përdorimin e mashtrimit ose në ndonjë mënyrë tjetër parandalon ose pengon caktimin apo mbajtjen e tubimit publik në të cilin personat kanë të drejtë sipas ligjit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kur veprën penale nga paragrafi 1 i këtij neni e kryen personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim deri në dy (2) vjet. - 208 Verify source ↗
Neni 208
AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully blocks another person from using legal remedies can be fined or imprisoned for up to 1 year; an official who does this by abusing office or authority faces 3 months to 3 years in prison.
Neni 208 Cenimi i së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme pengon personin tjetër që të shfrytëzoj të drejtën e tij për paraqitjen e lutjes, kallëzimit penal, padisë, ankesës, kundërshtimit apo të ndonjë mjeti tjetër juridik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 78 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre (3) vjet. - 209 Verify source ↗
Neni 209
AI-assisted research summary: It is prohibited to unlawfully prevent printing, recording, sale, distribution, or broadcasting of the listed books, newspapers, audio/video tapes, radio and TV programs, or other printed/recorded materials.
Neni 209 Parandalimi i shtypjes ose i shpërndarjes së materialeve të shtypura dhe emetimit të programeve 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme parandalon shtypjen, incizimin, shitjen, shpërndarjen apo emetimin e librave, revistave, gazetave, audio dhe video kasetave, programeve të radios dhe televizionit, ose materialeve tjera të shtypura apo të incizuara, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. KAPITULLI XVIII VEPRAT PENALE KUNDËR TË DREJTAVE TË VOTIMIT - 210 Verify source ↗
Neni 210
AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully blocks or hinders a person from standing as a candidate in elections can be fined or imprisoned for up to one year.
Neni 210 Cenimi i së drejtës për të kandiduar 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme parandalon ose pengon ndonjë person nga kandidimi në zgjedhje, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. - 211 Verify source ↗
Neni 211
AI-assisted research summary: It is an offence to unlawfully force a candidate to withdraw candidacy or to stop a candidate from carrying out campaign activities.
Neni 211 Kanosja e kandidatit 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme detyron ndonjë kandidat që të tërheq kandidaturën e tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme parandalon ose pengon ndonjë kandidat nga ushtrimi i ndonjë veprimtarie gjatë fushatës elektorale, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. - 212 Verify source ↗
Neni 212
AI-assisted research summary: This article criminalizes unlawfully blocking someone’s right to vote, including by failing to register or removing a voter from the register, interfering with free voting, or doing so with force or serious threats.
Neni 212 Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar 1. Kushdo që gjatë ushtrimit të detyrave të besuara lidhur me zgjedhjet, në mënyrë të kundërligjshme dhe me qëllim të pengimit të personit tjetër nga ushtrimi i së drejtës së tij për të votuar, nuk e regjistron personin e tillë në listën e regjistrimit të votuesve ose e heq personin e tillë nga lista e regjistrimit te votuesve, dënohet me burgim prej një (1) viti deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që gjatë votimit ose referendumit, në mënyrë të kundërligjshme parandalon, pengon ose ndikon në përcaktimin e lirë të votuesit ose në ndonjë mënyrë tjetër pengon personin tjetër në ushtrimin e së drejtës së tij për të votuar, dënohet me burgim deri në një (1) vit. 3. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafët 1. dhe 2. i këtij neni me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, dënohet me burgim prej një (1) vjet deri në pesë (5) vjet. 79 - 213 Verify source ↗
Neni 213
AI-assisted research summary: Anyone who uses force, serious threats, or abuses a voter’s economic or professional dependence to influence or compel the voter’s choice in Kosovo elections can be imprisoned for 1 to 5 years.
Neni 213 Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve Kushdo që me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, ose me keqpërdorim të varësisë ekonomike dhe profesionale të votuesit ndikon ose detyron votuesin në Republikën e Kosovës që të votojë në mënyrë të caktuar ose të mos votojë në zgjedhje, dënohet me një (1) deri në pesë (5) vjet burg. - 214 Verify source ↗
Neni 214
AI-assisted research summary: Një zyrtar me detyra lidhur me zgjedhjet nuk duhet të keqpërdorë pozitën, detyrën ose autoritetin për të ndikuar votimin ose regjistrimin e votuesve.
Neni 214 Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve Çdo person zyrtar të cilit i janë besuar detyra lidhur me zgjedhjet, keqpërdor pozitën, detyrën apo autoritetin e tij duke urdhëruar, këshilluar ose kryer ndonjë vepër të kundërligjshme me qëllim të ndryshimit apo ndikimit të listës së regjistrimit të votuesve ose votimit të cilitdo person ose në ndonjë mënyrë tjetër vepron me qëllim që të ndryshojë, ndikojë ose pengojë ndonjë person nga ushtrimi i të drejtës së tij për të votuar, për të mos votuar, për të hedhur një votë të pavlefshme ose për të votuar në favor apo kundër një personi ose propozimi të caktuar, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në pesë (5) vjet. - 215 Verify source ↗
Neni 215
AI-assisted research summary: This article criminalizes bribing, soliciting, accepting, or intermediating an undue benefit or gift to influence voting, with imprisonment and confiscation of the gift.
Neni 215 Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin 1. Kushdo që premton, ofron ose jep ndonjë përfitim ose dhuratë të pamerituar ndonjë personi, me qëllim që të ndikojë atë person për të votuar, për të mos votuar, për të votuar në favor apo kundër një personi apo propozimi të caktuar ose për të hedhur një votë të pavlefshme në zgjedhje apo në referendum, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që kërkon ose pranon ndonjë përfitim ose dhuratë të pamerituar për vete ose për ndonjë person tjetër, ose pranon ofertën apo premtimin për përfitim apo dhuratë të tillë, për të votuar ose për të mos votuar, për të votuar në favor apo kundër një personi apo propozimi të caktuar ose për të hedhur një votë të pavlefshme në zgjedhje apo në referendum, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 3. Kushdo që shërben si ndërmjetësues dhe shkel paragrafin 1. ose 2. të këtij neni, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafët 1. deri 3. të këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit Zgjedhor ose ndonjë person tjetër gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare në lidhje me votimin, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet. 5. Dhurata konfiskohet. - 216 Verify source ↗
Neni 216
AI-assisted research summary: Voting in another person’s name, voting twice, or using more than one ballot list is punishable by imprisonment; an Electoral Commission member who enables such conduct faces a longer prison term.
Neni 216 Keqpërdorimi i të drejtës së votimit 1. Kushdo që kryen një ose më shumë nga veprat në vijim, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet: 1.1. voton ose tenton të voton në emër të personit tjetër; 1.2. voton ose tenton të voton edhe pse ka votuar një herë; ose 1.3. shfrytëzon më shumë se një listë votimi. 2. Anëtari i Komisionit Zgjedhor i cili i mundëson tjetrit të kryej ose të tentojë të kryej veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet. 80 - 217 Verify source ↗
Neni 217
AI-assisted research summary: It is a criminal offence to unlawfully obstruct or interrupt voting, and using force or serious threats to disrupt voting at a polling station can also lead to imprisonment.
Neni 217 Pengimi i procesit të votimit 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme pengon ose ndërprenë procesin e votimit, dënohet me burgim prej një (1) deri në dy (2) vjet. 2. Kushdo që me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, pengon votimin me nxitje të prishjes së rendit publik në qendrën e votimit, që rezulton me ndërprerje në procesin e votimit, dënohet me burgim prej një (1) vjet deri në tre (3) vjet. - 218 Verify source ↗
Neni 218
AI-assisted research summary: Kushdo që cenon fshehtësinë e votimit në zgjedhje ose referendum, ose që me forcë, kanosje serioze apo mjete të tjera të kundërligjshme kërkon të dijë si ka votuar dikush, dënohet me burgim. Dënimi rritet kur vepra kryhet nga anëtar i Komisionit Zgjedhor ose nga person tjetër që keqpërdor detyrat, pozitën apo autorizimet.
Neni 218 Cenimi i fshehtësisë së votimit 1. Kushdo që në zgjedhje ose në referendum cenon fshehtësinë e votimit, dënohet me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 2. Kushdo që me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, ose në ndonjë mënyrë tjetër të kundërligjshme kërkon nga personi që të tregojë si ka votuar, dënohet me burgim deri në një (1) vit. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit Zgjedhor ose ndonjë person tjetër në keqpërdorim të detyrave, pozitës apo autorizimeve të tij në zgjedhje ose në votim, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. - 219 Verify source ↗
Neni 219
AI-assisted research summary: Nuk lejohet të shtohen, hiqen, fshihen, regjistrohen gabim ose falsifikohen votat, nënshkrimet ose rezultatet zgjedhore; shkelja dënohet me burgim.
Neni 219 Falsifikimi i rezultateve të votimit 1. Kushdo që shton, heq apo fshin votat apo nënshkrimet, regjistron në mënyrë të pasaktë votën apo rezultatet e zgjedhjeve në dokumentet zgjedhore, ose publikon votën apo rezultatet e zgjedhjeve apo të votimit që nuk i përgjigjen votimit të vërtetë, ose në ndonjë mënyrë tjetër falsifikon votën apo rezultatet e zgjedhjeve, dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit Zgjedhor ose ndonjë person tjetër në keqpërdorim të detyrave, pozitës apo autorizimeve të tij lidhur me zgjedhjet, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet. - 220 Verify source ↗
Neni 220
AI-assisted research summary: This article criminalizes destroying, hiding, damaging, or taking ballot papers or other election or referendum-related items or documents, and sets prison terms for the offence.
Neni 220 Asgjësimi i dokumenteve të votimit 1. Kushdo që asgjëson, fsheh, dëmton apo merr fletën e votimit ose ndonjë tjetër send apo dokument lidhur me zgjedhjet ose referendumin, dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit Zgjedhor ose ndonjë person tjetër në keqpërdorim të detyrave, pozitës apo autorizimeve të tij lidhur me zgjedhjet, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet. KAPITULLI XIX VEPRAT PENALE KUNDËR TË DREJTAVE NË MARRËDHËNIET E PUNËS - 221 Verify source ↗
Neni 221
AI-assisted research summary: A person who knowingly fails to apply the law or collective agreement on employment matters and thereby deprives a worker of their rights may be fined or imprisoned for up to one year.
Neni 221 Cenimi i të drejtave në marrëdhëniet e punës Kushdo që me vetëdije nuk e zbaton ligjin apo kontratën kolektive për punësimin apo ndërprerjen e marrëdhënies së punës; pagat apo të ardhurat e tjera; kohëzgjatjen e orarit të punës; punën jashtë orarit apo punën me ndërrime; pushimin apo mungesën nga puna; ose mbrojtjen e grave, fëmijëve apo 81 personave me aftësi të kufizuara dhe kësisoj punëtorit ia mohon apo ia kufizon të drejtat që i takojnë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. - 222 Verify source ↗
Neni 222
AI-assisted research summary: Anyone who denies or restricts equal employment rights, or who fails to comply with rules on the rights of unemployed persons and thereby restricts those rights, can be fined or imprisoned for up to 2 years.
Neni 222 Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë 1. Kushdo që ia mohon apo kufizon personave tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta, ashtu siç që është përcaktuar me ligj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 2. Kushdo që nuk vepron në pajtim me legjislacionin mbi të drejtat e personave të papunësuar dhe me këtë ia mohon apo ia kufizon të drejtat që iu takojnë atyre, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni. - 223 Verify source ↗
Neni 223
AI-assisted research summary: Neni 223 ndalon pengimin e trupit drejtues në vendimmarrje dhe dënon me gjobë ose burgim deri në 1 vit, me dënime më të rënda kur vepron zyrtari/përgjegjësi ose kur përdoret forcë apo kanosje serioze.
Neni 223 Cenimi i të drejtës në menaxhim 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme pengon apo ndalon trupin drejtues në vendimmarrje ose anëtarit të trupit drejtues ia bën të pamundshëm ushtrimin e të drejtës së tij për të marrë pjesë në vendimmarrje në atë trup, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar ose personi përgjegjës në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim deri në (2) dy vjet. 3. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. - 224 Verify source ↗
Neni 224
AI-assisted research summary: This article penalizes anyone who unlawfully prevents a worker from organizing, participating in, or exercising a lawful strike right, and penalizes employers or responsible persons who dismiss workers or otherwise harm their employment rights because of lawful strike participation.
Neni 224 Cenimi i të drejtës në grevë 1. Kushdo që me përdorim të forcës apo kanosjes serioze ose në ndonjë mënyrë tjetër të kundërligjshme, parandalon ose pengon punëtorin nga organizimi, pjesëmarrja apo ushtrimi në ndonjë mënyrë tjetër i çfarëdo të drejte ligjore për grevë në pajtim me ligjin dhe për të marrë pjesë në grevë, apo në ndonjë mënyrë tjetër për të ushtruar të drejtën në grevë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 2. Punëdhënësi ose personi përgjegjës i cili e largon nga puna të punësuarin për shkak të pjesëmarrjes së tij në grevën e organizuar në pajtim me ligjin ose i cili merr masa tjera me të cilat cenohen të drejtat e punëtorit nga marrëdhënia e punës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. - 225 Verify source ↗
Neni 225
AI-assisted research summary: A person who unlawfully organizes or leads a strike can be fined or imprisoned for up to 1 year; if the strike causes major damage, major loss, or endangers life or health, the penalty is up to 3 years.
Neni 225 Keqpërdorimi i të drejtës në grevë 1. Kushdo që në shkelje të ligjit, organizon ose udhëheq grevën dhe nëse nuk ka elemente të ndonjë vepre penale tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kushdo që në shkelje të ligjit, organizon ose udhëheq grevën e cila shkakton dëm në shkallë të madhe, humbje në shkallë të madhe ose rrezikon jetën apo shëndetin e personave dhe nëse nuk ka elemente të ndonjë vepre penale tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. - 226 Verify source ↗
Neni 226
AI-assisted research summary: Anyone who knowingly fails to apply social insurance law or collective agreements and thereby denies or limits a worker’s rights may be fined or imprisoned for up to one year.
Neni 226 Cenimi i të drejtave nga sigurimi social Kushdo që me vetëdije nuk e zbaton ligjin apo kontratën kolektive nga lëmi i sigurimit shëndetësor, pensional apo invalidor apo nga ndonjë formë tjetër e sigurimit social dhe me këtë ia mohon apo ia kufizon të drejtat që i takojnë punëtorit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 82 - 227 Verify source ↗
Neni 227
AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully obtains a social insurance or state pension right they are not entitled to can be fined or imprisoned for up to 3 years.
Neni 227 Keqpërdorimi i të drejtave nga sigurimi social Kushdo që duke u shtirur ose duke i shkaktuar vetes sëmundje apo paaftësim për punë ose në ndonjë mënyre tjetër të kundërligjshme arrin që të sigurojë ndonjë të drejtë nga sigurimi social ose pensioni shtetëror, që nuk i takon sipas ligjit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. KAPITULLI XX VEPRAT PENALE KUNDËR INTEGRITETIT SEKSUAL - 228 Verify source ↗
Neni 228
AI-assisted research summary: This article defines terms used for sexual-offence provisions, including consent, sexual act, coercion, intimate parts, touching, child pornography, and prostitution.
Neni 228 Përkufizimet lidhur me veprat penale kundër integritetit seksual Për qëllime të këtij kapitulli shprehjet në vijim kanë këtë kuptim: 1. Shprehja “pëlqim” nënkupton pajtim i vullnetshëm i personit i cili ka arritur moshën gjashtëmbëdhjetë vjet për të kryer aktin seksual. Nuk ekziston pëlqimi nëse: 1.1. personi i tillë me fjalë ose me sjellje shpreh mungesë të pajtimit për të kryer aktin ose për ta vazhduar atë; 1.2. pajtimi është shprehur me fjalë ose me sjelljen e një personi tjetër dhe jo të viktimës; 1.3. pajtimi i viktimës është marrë me mashtrim, frikësim ose me kërcënim, nëse mënyrat e tilla nuk përfshijnë përdorimin e forcës, kanosjes serioze ose shfrytëzimin siç është paraparë në nenin 230 paragrafi 3. të këtij Kodi; ose 1.4. personi i tillë është i paaftë për të dhënë pajtimin për aktivitet seksual për shkak të aftësisë së zvogëluar mendore apo fizike ose dehjes me alkool, drogë apo me substanca tjera. 2. Asgjë nga paragrafi 1. i këtij neni nuk duhet të interpretohet si kufizim i rrethanave në të cilat nuk ekziston pëlqimi. 3. Shprehja “akt seksual” nënkupton penetrim sado i vogël i organit seksual në cilëndo pjesë të trupit të personit ose penetrim sado i vogël në hapjen anale apo gjenitale të personit me ndonjë send ose me cilëndo pjesë tjetër të trupit. 4. Shprehja “detyrim i personit tjetër në kryerjen e aktit seksual” nënkupton kryerjen e aktit seksual mbi personin tjetër nga kryesi ose cytja e personit tjetër në kryerjen e aktit seksual me kryesin apo me personin e tretë ose cytja e personit të tretë për kryerjen e aktit seksual në personin tjetër. 5. Shprehja “pjesë intime” nënkupton gjinjtë e një femre, penisi, vagina dhe/apo anusi. 6. Shprehja “prekje” nënkupton kontakt direkt ose indirekt, pa penetrim, midis trupit të personit me cilëndo pjesë të trupit të personit tjetër apo me ndonjë send. 7. Shprehja “pornografi me fëmijët” nënkupton çfarëdo pamje vizuele apo shfaqje ose pasqyrim vizuel, duke përfshirë çdo fotografi, film, video, pamje apo imazh ose fotografi e krijuar me kompjuter, qoftë nëse është krijuar në mënyre elektronike, mekanike apo me mjete tjera, që paraqet ose pasqyron: 7.1. gjenitalet (vagina, penisi ose anusi) apo zonën e ashtit mbivetor të një fëmije, kryesisht për qëllime seksuale; 83 7.2. një fëmijë të vërtetë i cili është përfshirë në një sjellje seksualisht eksplicite të vërtetë apo të simuluar; 7.3. një person i cili duket të jetë fëmijë i vërtetë i përfshirë në një sjellje seksualisht eksplicite të vërtetë apo të simuluar; ose 7.4. pamje realiste të një fëmije joekzistues të përfshirë në një sjellje seksualisht eksplicite të vërtetë apo të simuluar. 8. Shprehja “prostitucion” nënkupton ofrimin ose dhënien e shërbimeve seksuale në këmbim të të hollave, mallrave ose shërbimeve, përfshirë, por pa u kufizuar në kryerjen e një obligimi për të paguar ose ofrimin e mallrave apo shërbimeve, përfshirë shërbimet seksuale falas apo me zbritje. Nuk është me rëndësi nëse pagesa, mallrat apo shërbimet i janë dhënë apo premtuar personit të përfshirë në shërbime seksuale apo personit të tretë. - 229 Verify source ↗
Neni 229
AI-assisted research summary: A perpetrator cannot use mistake of fact about the victim’s age if the victim is under 16 and the perpetrator knowingly and carelessly caused that mistake.
Neni 229 Lajthimi në fakt lidhur me moshën e viktimës 1. Për qëllime të këtij Kapitulli, lajthimi lidhur me moshën e viktimës e cila është nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet nuk është lajthim në fakt sipas nenit 25 të këtij Kodi, nëse kryesi me vetëdije ka qenë i pakujdesshëm në vënien e vetës në lajthim të tillë. 2. Kryesi nuk është penalisht përgjegjës për shkak të lajthimit në fakt nga neni 25 i këtij Kodi nëse për arsye të justifikueshme nuk e ka ditur dhe nuk ka mundur ta dijë se viktima ka qenë nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet. - 230 Verify source ↗
Neni 230
AI-assisted research summary: Kushdo që detyron një person të kryejë akt seksual pa pëlqim, me kërcënim, me dhunë, ose në rrethana rënduese, dënohet me burgim; nëse vepra sjell vdekjen e viktimës, dënimi është më i rëndë.
Neni 230 Dhunimi 1. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual duke e kanosur me zbulimin e një fakti që do të dëmtonte rëndë nderin ose reputacionin e personit të tillë apo të personit të lidhur ngushtë me personin e tillë, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual në një ose më shumë nga rrethanat në vijim, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet: 3.1. me kanosje serioze ose me kanosje për përdorim të dhunës; 3.2. me kanosje të rrezikimit të atëçastshëm të jetës ose trupit të personit të tillë apo të personit tjetër; ose 3.3. duke shfrytëzuar situatën në të cilën personi është i pambrojtur dhe ku siguria e tij është në rrezik. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet në një ose më shumë nga rrethanat në vijim, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet: 4.1. veprës i ka paraprirë, ajo është shoqëruar ose përcjellur nga tortura apo trajtimi çnjerëzor; 4.2. kryesi e përdor forcën; 4.3. kryesi shkakton lëndime të rënda trupore ose çrregullim të rëndë për shëndetin mendor apo fizik të personit; 84 4.4. kryesi përdor ose kanos se do të përdor armë apo mjet të rrezikshëm; 4.5. kryesi me dashje shkakton dehjen e personit me anë të alkoolit, drogës apo substancave tjera; 4.6. vepra është kryer bashkërisht nga më shumë se një person; 4.7. kryesi e di që personi është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, aftësive të kufizuara mendore apo fizike, çrregullimit apo paaftësisë fizike apo mendore, ose shtatzënisë; 4.8. kryesi është prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku apo njerka, gjyshi ose gjyshja, daja apo axha, tezja apo halla, vëllai ose motra e personit dhe personi i tillë është midis moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet; 4.9. kryesi është në marrëdhënie familjare me personin dhe personi i tillë është midis moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet; 4.10. kryesi është mësimdhënës, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor, person të cilit i është besuar rritja apo kujdesi për personin e tillë ose që në ndonjë mënyrë tjetër ka autoritet ndaj personit. 5. Kur vepra nga ky nen rezulton me vdekjen e viktimës, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. - 231 Verify source ↗
Neni 231
AI-assisted research summary: Anyone who exploits or enables the sexual services of a trafficking victim is punishable by prison, with heavier penalties for minors, officials abusing authority, and cases causing death.
Neni 231 Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit 1. Kushdo që shfrytëzon ose mundëson shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën tetëmbëdhjetë vjet, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Kur vepra penale nga ky nen kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në shtatë (7) vjet për veprën penale nga paragrafi 1. ose me burgim prej pesë (5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet për veprën penale nga paragrafi 2. i këtij neni. 4. Nëse vepra penale nga ky nen rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 5. Për qëllime të këtij neni, nuk është e rëndësishme nëse kryesi e ka ditur se personi është viktimë e trafikimit, përveç nëse për arsye të justifikueshme, kryesi nuk e ka ditur dhe nuk ka mundur ta dijë se personi është viktimë e trafikimit. 6. Për qëllime të këtij neni, shprehja “viktimë e trafikimit” nënkupton personin i cili është trafikuar sipas dispozitave të nenit 171 të këtij Kodi. - 232 Verify source ↗
Neni 232
Neni 232 Sulmi seksual 1. Kushdo që prek personin tjetër me qëllim seksual ose e cyt personin e tillë të prekë kryesin apo personin tjetër për qëllim seksual, pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vjet. 85 2. Kushdo që prek personin tjetër me qëllim seksual ose e cyt personin tjetër të prekë kryesin apo personin e tretë për qëllim seksual në një ose më shumë prej rrethanave në vijim, dënohet me burgim prej një (1) deri në shtatë (7) vjet: 2.1. me kanosje serioze ose me kanosje për përdorim të dhunës; 2.2. me kanosje të rrezikimit të atëçastshëm të jetës ose trupit të personit të tillë apo të personit tjetër; ose 2.3. duke shfrytëzuar situatën në të cilën personi i tillë është i pambrojtur dhe ku siguria e tij është në rrezik. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet në një ose më shumë nga rrethanat në vijim, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet: 3.1. veprës i ka paraprirë, ajo është shoqëruar ose përcjellur nga tortura apo trajtimi çnjerëzor; 3.2. kryesi e përdor forcën; 3.3. kryesi shkakton lëndime të rënda trupore ose çrregullim të rëndë për shëndetin mendor apo fizik të personit ose viktima tenton të bëjë vetëvrasje pas veprës penale; 3.4. kryesi përdor ose kanos se do të përdor armë apo mjet të rrezikshëm; 3.5. kryesi me dashje shkakton dehjen e personit me anë të alkoolit, drogës apo substancave tjera; 3.6. vepra është kryer bashkërisht nga më shumë se një person; 3.7. kryesi e di që personi është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, aftësive të kufizuara mendore apo fizike, çrregullimit fizik apo mendor, paaftësisë ose shtatzënisë; 3.8. kryesi është prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku apo njerka, gjyshi ose gjyshja, daja apo axha, tezja apo halla, vëllai ose motra e personit dhe personi i tillë është midis moshës gjashtëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë vjet; 3.9. kryesi është në marrëdhënie familjare me personin dhe personi i tillë është midis moshës gjashtëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë vjet; 3.10. kryesi është mësimdhënës, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor, person të cilit i është besuar rritja apo kujdesi për personin e tillë ose që në ndonjë mënyrë tjetër ka autoritet ndaj personit. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekje të viktimës, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. - 233 Verify source ↗
Neni 233
Neni 233 Degradimi i integritetit seksual 1. Kushdo që cyt personin tjetër të ekspozojë pjesët intime të trupit të personit të tillë, të masturbojë ose të kryej ndonjë akt tjetër që degradon integritetin seksual të personit të tillë, pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në një (1) vit. 86 2. Kushdo që cyt personin tjetër të ekspozojë pjesët intime të trupit të personit të tillë, të masturbojë ose të kryejë ndonjë akt tjetër që degradon integritetin seksual të personit të tillë, në një apo më shumë nga rrethanat në vijim, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet: 2.1. me kanosje serioze ose me kanosje për përdorim të dhunës; 2.2. me kanosje të rrezikimit të atëçastshëm të jetës ose trupit të personit të tillë apo të personit tjetër; ose 2.3. duke shfrytëzuar situatën në të cilën personi është i pambrojtur dhe ku siguria e tij është në rrezik. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet në një ose më shumë nga rrethanat në vijim, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet: 3.1. veprës i ka paraprirë, ajo është shoqëruar ose përcjellur nga tortura apo trajtimi çnjerëzor; 3.2. kryesi e përdor forcën; 3.3. kryesi shkakton lëndime të rënda trupore ose çrregullim të rëndë për shëndetin mendor apo fizik të personit ose viktima tenton të bëjë vetëvrasje pas veprës penale; 3.4. kryesi përdor ose kanos se do të përdor armë apo mjet të rrezikshëm; 3.5. kryesi me dashje shkakton dehjen e personit me anë të alkoolit, drogës apo substancave tjera; 3.6. vepra është kryer bashkërisht nga më shumë se një person; 3.7. kryesi e di që personi është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, çrregullimit apo paaftësisë fizike apo mendore, ose shtatzënisë; 3.8. kryesi është prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku apo njerka, gjyshi ose gjyshja, daja apo axha, tezja apo halla, vëllai ose motra e personit dhe personi i tillë është midis moshës gjashtëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë vjet; 3.9. kryesi është në marrëdhënie familjare me personin dhe personi i tillë është midis moshës gjashtëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë vjet; ose 3.10. kryesi është mësimdhënës, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor, person të cilit i është besuar rritja apo kujdesi për personin e tillë ose që në ndonjë mënyrë tjetër ka autoritet ndaj personit. 4. Tentativa për të kryer vepër penale nga paragrafi 1. i këtij neni është e dënueshme. - 234 Verify source ↗
Neni 234
AI-assisted research summary: Ndalohet detyrimi, prekja ose nxitja seksuale e personave me aftësi të zvogëluar, çrregullim ose paaftësi mendore/fizike/emocionale; shkeljet dënohen me burgim.
Neni 234 Keqpërdorimi seksual i personave me çrregullime ose paaftësi mendore apo emocionale 1. Kushdo që detyron personin me aftësi të zvogëluar mendore ose fizike ose me çrregullime apo paaftësi mendore apo emocionale, në akt seksual me kryesin apo personin e tretë duke shfrytëzuar aftësinë e zvogëluar, çrregullimin ose paaftësinë e personit të tillë, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Kushdo që prek për qëllime seksuale personin me aftësi të zvogëluar mendore ose fizike, çrregullim ose paaftësi mendore apo emocionale ose e cyt personin e tillë për të prekur kryesin ose personin e 87 tretë me qëllim seksual duke e shfrytëzuar aftësinë e zvogëluar, çrregullimin ose paaftësinë e personit të tillë, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kushdo që cyt personin me aftësi të zvogëluar mendore ose fizike ose personin me çrregullim ose paaftësi mendore apo emocionale, t’i ekspozojë pjesët intime të trupit të tij, të masturbojë ose të kryejë një akt i cili e degradon integritetin e tij seksual, duke shfrytëzuar aftësinë e zvogëluar, çrregullimin ose paaftësinë e personit të tillë, dënohet me burgim deri në (1) një vit. 4. Kur vepra penale nga paragrafët 1., 2. ose 3. i këtij neni kryhet në një apo më shumë nga rrethanat në vijim, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet për veprën penale nga paragrafi 1. ose 2. të këtij neni, ose me burgim deri në tre (3) vjet për veprën penale nga paragrafi 3. i këtij neni: 4.1. veprës i ka paraprirë, ajo është shoqëruar ose përcjellur nga tortura apo trajtimi çnjerëzor; 4.2. kryesi përdor forcë; 4.3. kryesi shkakton lëndime të rënda trupore ose çrregullim të rëndë për shëndetin mendor apo fizik të personit ose viktima tenton të bëjë vetëvrasje pas veprës penale; 4.4. kryesi përdor ose kanos se do të përdor armë apo mjet të rrezikshëm; 4.5. kryesi me dashje shkakton dehjen e personit me anë të alkoolit, drogës apo substancave tjera; 4.6. vepra është kryer bashkërisht nga më shumë se një person; 4.7. kryesi e di se personi është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës apo shtatzënisë; 4.8. kryesi është prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku apo njerka, gjyshi ose gjyshja, daja apo axha, tezja apo halla, vëllai ose motra e personit dhe personi i tillë është midis moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet; 4.9. kryesi është në marrëdhënie familjare me personin dhe personi i tillë është midis moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet; ose 4.10. kryesi është mësimdhënës, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor, person të cilit i është besuar rritja apo kujdesi për personin e tillë ose që në ndonjë mënyrë tjetër ka autoritet ndaj personit. 5. Kur vepra penale nga paragrafët 1. deri 4. të këtij neni rezulton me vdekje të viktimës, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 6. Tentativa për të kryer vepër penale nga paragrafi 3. i këtij neni është e dënueshme. - 235 Verify source ↗
Neni 235
AI-assisted research summary: This article sets prison sentences for several sexual offences against children, with higher penalties for younger victims and aggravating circumstances.
Neni 235 Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet 1. Kushdo që kryen veprat penale në vijim ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet siç përcaktohet në vijim: 1.1. kryesi i cili kryen veprën penale të dhunimit nga neni 230 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në (20) njëzet vjet. 88 1.2. kryesi i cili kryen veprën penale të përdorimit të shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit nga neni 231 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në njëzet (20) vjet. 1.3. kryesi i cili kryen veprën penale të sulmit seksual nga neni 232 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në (10) dhjetë vjet. 1.4. kryesi i cili kryen veprën penale të degradimit të integritetit seksual nga neni 233 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që kryen veprat penale në vijim ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, dënohet siç përcaktohet në vijim: 2.1. kryesi i cili kryen veprën penale të dhunimit nga neni 230 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim. 2.2. kryesi i cili kryen veprën penale të përdorimit të shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit nga neni 231 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim. 2.3. kryesi i cili kryen veprën penale të sulmit seksual nga neni 232 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, dënohet me burgim prej dhjetë (10) deri në (20) njëzet vjet. 2.4. kryesi i cili kryen veprën penale të degradimit të integritetit seksual nga neni 233 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Kur vepra nga paragrafi 1. i këtij neni është kryer me marrëveshjen e dy personave të cilët kanë arritur moshën katërmbëdhjetë (14) vjet dhe ku dallimi në moshën e tyre nuk tejkalon dy (2) vjet, akti i tillë nuk përbën vepër penale. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni kryhet në një apo më shumë nga rrethanat në vijim, kryesi dënohet me jo më pak se pesëmbëdhjetë (15) vjet burgim: 4.1. veprës i ka paraprirë, ajo është shoqëruar ose përcjellur nga tortura apo trajtimi çnjerëzor; 4.2. kryesi përdor forcë; 4.3. kryesi shkakton lëndime të rënda trupore ose çrregullim të rëndë për shëndetin mendor apo fizik të personit ose viktima tenton të bëjë vetëvrasje pas veprës penale; 4.4. kryesi përdor ose kanos se do të përdor armë apo mjet të rrezikshëm; 4.5. kryesi me dashje shkakton dehjen e personit me anë të alkoolit, drogës apo substancave tjera; 4.6. vepra është kryer bashkërisht nga më shumë se një person; 4.7. kryesi e di se personi është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës apo shtatzënisë; 4.8. kryesi është prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku apo njerka, gjyshi ose gjyshja, daja apo axha, tezja apo halla, vëllai ose motra e personit dhe personi i tillë është midis moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet; 89 4.9. kryesi është mësimdhënës, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor, person të cilit i është besuar rritja apo kujdesi për personin e tillë ose që në ndonjë mënyrë tjetër ka autoritet ndaj personit. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e viktimës, kryesi dënohet me jo më pak se njëzet (20) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. - 236 Verify source ↗
Neni 236
Neni 236 Nxitja e akteve seksuale, prekjes apo aktiviteteve nga personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet 1. Kushdo që ndërmjetëson, ofron ose i mundëson personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet të kryejë akt seksual me personin e tretë i cili ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Kushdo që ndërmjetëson, ofron apo i mundëson personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet të prekë personin e tretë i cili ka arritur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet me qëllim seksual ose që t’i lejojë personit të tretë që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet që të prekë personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet me qëllim seksual, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 3. Kushdo që e bind, nxit, cyt apo shtrëngon personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet që të përfshihet në ndonjë aktivitet seksual për të cilin cilido person mund të akuzohet për vepër penale, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim. 4. Kushdo që ndërmjetëson, ofron ose i mundëson personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet që të kryejë akt seksual me personin e tretë i cili ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet. 5. Kushdo që ndërmjetëson, ofron apo i mundëson personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet që të prekë personin e tretë i cili ka arritur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet me qëllim seksual ose që t’i lejojë personit të tretë që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet që të prekë personin nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet me qëllim seksual, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 6. Kushdo që e bind, nxit, cyt apo shtrëngon personin nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet që të përfshihet në ndonjë aktivitet seksual për të cilin cilido person mund të akuzohet për vepër penale, dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. - 237 Verify source ↗
Neni 237
Neni 237 Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet 1. Kushdo që shet, ofron të shesë, shfaq ose në mënyrë tjetër i siguron personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet fotografi, material audiovizuel apo sende të tjera me përmbajtje pornografike ose e lejon personin e tillë të shoh një shfaqje të gjallë me përmbajtje pornografike apo me dashje e sjell personin e tillë në një shfaqje të tillë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Materiali pornografik sipas paragrafit 1. të këtij neni konfiskohet. - 238 Verify source ↗
Neni 238
Neni 238 Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi 1. Kushdo që prodhon pornografi për fëmijë ose përdor apo përfshin fëmijën për krijimin ose për prodhimin e shfaqjeve të gjalla, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 90 2. Kushdo që shet, shpërndan, promovon, shfaq, transmeton, ofron ose e vë në dispozicion pornografinë për fëmijë, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kushdo që siguron për vetveten apo personin tjetër ose posedon pornografi me fëmijë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 4. Tentativa për të kryer vepër penale nga ky nen është e dënueshme. 5. Për qëllime të këtij neni, shprehja “shfaqje e gjallë” nënkupton ekspozimin aktual, përfshirë me anë të mjeteve të informimit dhe teknologjisë së komunikimit, të: 5.1. një fëmije të përfshirë në sjellje seksualisht eksplicite, qoftë të vërtetë apo të simuluar; ose 5.2. organeve gjenitale të një fëmije për qëllime kryesisht seksuale. - 239 Verify source ↗
Neni 239
AI-assisted research summary: Ky nen ndalon detyrimin, prekjen ose nxitjen e veprimeve seksuale në rrethana shfrytëzimi dhe parashikon burgim.
Neni 239 Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin 1. Përveç nëse parashihet ndryshe në këtë kapitull, kushdo që e detyron personin tjetër të kryejë akt seksual në një ose më shumë prej rrethanave në vijim, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet: 1.1. duke keqpërdorur kontrollin e tij mbi gjendjen financiare, familjare, shoqërore, shëndetësore, të punësimit, shkollimit, fetare ose të rrethanave tjera të personit të tillë apo të personit të tretë; 1.2. kur viktima mbahet në burg, paraburgim, qendër disiplinore, në një institucion të edukimit apo institucion edukativo-korrektues, është pacient në spital, qendër të shëndetit mendor apo rehabilitimit, banor i shtëpisë së kujdesit apo strehimores, ose mbahet apo është i mbyllur në çfarëdo vendi tjetër me urdhër të gjykatës apo prokurorisë ose sipas ligjit; ose 1.3. duke keqpërdorur pozitën ose autoritetin e tij mbi viktimën, e cila është midis moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet dhe e cila i është besuar kryesit për rritjen, edukimin apo kujdesin. 2. Kushdo që e prek personin tjetër me qëllim seksual ose e cyt personin tjetër të prekë kryesin apo personin e tretë me qëllim seksual në një ose më shumë prej rrethanave në vijim, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet: 2.1. duke keqpërdorur kontrollin e tij mbi gjendjen financiare, familjare, shoqërore, shëndetësore, të punësimit, shkollimit, fetare ose të rrethanave tjera të personit të tillë apo të personit të tretë; 2.2. kur viktima mbahet në burg, paraburgim, qendër disiplinore, në një institucion të edukimit apo institucion edukativo-korrektues, është pacient në spital, qendër të shëndetit mendor apo rehabilitimit, banor i shtëpisë së kujdesit apo strehimores, ose mbahet apo është i mbyllur në çfarëdo vendi tjetër me urdhër të gjykatës apo prokurorisë ose sipas ligjit; ose 2.3. duke keqpërdorur pozitën ose autoritetin e tij mbi viktimën e cila është midis moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet dhe e cila i është besuar kryesit për rritjen, edukimin apo kujdesin. 3. Kushdo që e cyt personin tjetër që t’i ekspozojë pjesët intime të trupit të personit të tillë, të masturbojë apo të kryejë ndonjë akt tjetër që e degradon integritetin seksual të personit të tillë në një apo më shumë prej rrethanave në vijim, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në (5) pesë vjet: 91 3.1. duke keqpërdorur kontrollin e tij mbi gjendjen financiare, familjare, shoqërore, shëndetësore, të punësimit, shkollimit, fetare ose të rrethanave tjera të personit të tillë apo të personit të tretë; 3.2. kur viktima mbahet në burg, paraburgim, qendër disiplinore, në një institucion të edukimit apo institucion edukativo-korrektues, është pacient në spital, qendër të shëndetit mendor apo rehabilitimit, banor i shtëpisë së kujdesit apo strehimores, ose mbahet apo është i mbyllur në çfarëdo vendi tjetër me urdhër të gjykatës apo prokurorisë ose sipas ligjit; ose 3.3. duke keqpërdorur pozitën ose autoritetin e tij mbi viktimën e cila është midis moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet dhe e cila i është besuar kryesit për rritjen, edukimin apo kujdesin. - 240 Verify source ↗
Neni 240
AI-assisted research summary: Anyone who falsely promises marriage to诱ce a 16- to 18-year-old into a sexual act can be fined or imprisoned for up to 3 years.
Neni 240 Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës Kushdo që premton rrejshëm martesën në mënyrë që të nxisë personin i cili është në mes të moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet që të përfshihet në një akt seksual, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. - 241 Verify source ↗
Neni 241
AI-assisted research summary: This article punishes anyone who recruits, organizes, assists, controls, or coerces a person for prostitution.
Neni 241 Mundësimi ose detyrimi në prostitucion 1. Kushdo që rekruton, organizon, ndihmon ose kontrollon personin tjetër për qëllime të prostitucionit, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet brenda perimetrit prej treqind e pesëdhjetë (350) metrash nga shkolla ose mjedisi tjetër i cili përdoret nga fëmijët, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kushdo që me forcë apo kanosje serioze ose duke mbajtur personin tjetër në situatë të varësisë personale apo ekonomike e detyron personin e tillë që të merret me prostitucion, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni kryhet kundër personit të moshës mes gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 5. Kur vepra nga paragrafi 1., 2. ose 3. kryhet kundër personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në njëzetë (20) vjet. 6. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni kryhet kundër personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej jo më pak se dhjetë (10) vjet. - 242 Verify source ↗
Neni 242
AI-assisted research summary: Knowingly offering a venue to another person for prostitution or facilitating prostitution is punishable by a fine and imprisonment.
Neni 242 Ofrimi i lokaleve për prostitucion 1. Kushdo që me dijeni ofron lokalin, qoftë si pronar i lokalit, qiradhënës, qiramarrës, shfrytëzues ose person përgjegjës, personit tjetër për qëllim të prostitucionit ose mundësimit të prostitucionit, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet brenda perimetrit prej treqind e pesëdhjetë (350) metrash nga shkolla ose mjedisi tjetër i cili përdoret nga fëmijët, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 92 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. të këtij neni kryhet për qëllime të prostitucionit ose mundësimit të prostitucionit të një apo më shumë personave që janë midis moshës moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet për qëllime të prostitucionit ose mundësimit të prostitucionit të një ose më shumë personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në njëzet (20) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet për qëllime të prostitucionit ose mundësimit të prostitucionit të një ose më shumë personave nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej jo më pak se dhjetë (10) vjet. 6. Për qëllime të këtij neni shprehja “mundësim i prostitucionit” përfshin por nuk kufizohet në rekrutimin, organizimin, ndihmën, kontrollimin, mbajtjen ose fshehjen e personit tjetër për qëllim të prostitucionit. - 243 Verify source ↗
Neni 243
Neni 243 Marrëdhëniet seksuale brenda familjes 1. Kushdo që kryen akt seksual me paraardhës ose pasardhës të familjes i cili ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet ose me vëlla apo motër që ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Kur prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku ose njerka, gjyshi apo gjyshja, daja apo axha, tezja ose halla, kryen akt seksual me fëmijën e tij, me fëmijën e birësuar, me thjeshtrin e tij, me nipin ose me mbesën e vajzës apo të djalit, me nipin ose me mbesën e motrave apo të vëllezërve, mes moshave gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, dënohet me jo më pak se (3) tre vjet burgim. 3. Kur prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku ose njerka, gjyshi apo gjyshja, daja apo axha, tezja ose halla, kryen akt seksual me fëmijën e tij, me fëmijën e birësuar, me thjeshtrin e tij, me nipin ose me mbesën e vajzës apo të djalit, me nipin ose me mbesën e motrave apo të vëllezërve, që është në mes të moshës katërmbëdhjetë (14) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim. 4. Kur prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku ose njerka, gjyshi apo gjyshja, daja apo axha, tezja ose halla, kryen akt seksual me fëmijën e tij, me fëmijën e birësuar, me thjeshtrin e tij, me nipin ose me mbesën e vajzës apo të djalit, me nipin ose me mbesën e motrave apo të vëllezërve, nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim. 5. Kur vëllai apo motra më e madhe kryen akt seksual me vëllanë apo motrën, me vëllanë ose motrën e adoptuar, me vëllanë apo motrën e birësuar, që është midis moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, motra apo vëllai më i madh dënohet me dënimin nga paragrafi 2. i këtij neni. 6. Kur vëllai apo motra më e madhe kryen akt seksual me vëllanë apo motrën, me vëllanë ose motrën e adoptuar, me vëllanë apo motrën e birësuar, që është në mes të moshës katërmbëdhjetë (14) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, motra apo vëllai më i madh dënohet me dënimin nga paragrafi 3. i këtij neni. 7. Kur vëllai apo motra më e madhe kryen akt seksual me vëllanë apo motrën, me vëllanë ose motrën e adoptuar, me vëllanë apo motrën e birësuar, që është nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, motra apo vëllai më i madh dënohet me dënimin nga paragrafi 4. i këtij neni. 93 KAPITULLI XXI VEPRAT PENALE KUNDËR MARTESËS DHE FAMILJES - 244 Verify source ↗
Neni 244
AI-assisted research summary: Bigamy is punishable by up to one year in prison, and prosecution does not start or must stop if the prior marriage is no longer valid, dissolved, or ended after the offense.
Neni 244 Bigamia 1. Kushdo që lidh martesë tjetër derisa është i martuar, dënohet me burgim deri në një (1) vit. 2. Kushdo që lidh martesë me personin për të cilin e di se është i martuar, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni. 3. Nëse pas kryerjes së veprës penale nga ky nen, martesa e mëparshme nuk është më e vlefshme, është prishur ose është ndërprerë, ndjekja penale për veprën nga ky nen nuk fillohet, e nëse ndjekja është filluar duhet të ndërpritet. - 245 Verify source ↗
Neni 245
AI-assisted research summary: Një zyrtar i autorizuar që lejon martesë pavarësisht pengesave ligjore, kur e di këtë dhe keqpërdor pozitën ose autorizimet e veta, dënohet me burgim.
Neni 245 Mundësimi i lidhjes së martesës së kundërligjshme Personi i autorizuar zyrtar para të cilit lidhet martesa, i cili në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij lejon lidhjen e martesës, ndonëse është në dijeni për pengesat ligjore të cilat e ndalojnë martesën, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. - 246 Verify source ↗
Neni 246
AI-assisted research summary: Forcing someone into marriage, or marrying someone while knowing they were forced to marry, is punishable by prison.
Neni 246 Martesa e detyruar 1. Kushdo që e detyron personin tjetër të lidh martesë ose lidh martesë me personin për të cilin e di se është detyruar të hyj në martesë, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet kundër fëmijës, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga prindi, prindi adoptues, kujdestari apo ndonjë person tjetër që ushtron autoritet prindëror ndaj personit në mes të moshës katërmbëdhjetë (14) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga prindi, prindi adoptues, kujdestari apo personi tjetër që ushtron autoritet prindëror ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, kryesi dënohet me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim së paku pesë (5) vjet. Kur vepra penale nga paragrafi 2. ose 3. i këtij neni kryhet me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet. - 247 Verify source ↗
Neni 247
AI-assisted research summary: Një i rritur që bashkëjeton jashtëmartesorisht me një person 14–16 vjeç dënohet me burgim; po ashtu dënohet prindi, prindi adoptues, kujdestari ose personi me autoritet prindëror që e lejon ose e shtyn këtë bashkëjetesë.
Neni 247 Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet 1. Personi madhor i cili bashkëjeton në një bashkësi jashtëmartesore me personin në mes të moshës katërmbëdhjetë (14) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në njëzet (20) vjet. 2. Prindi, prindi adoptues, kujdestari apo ndonjë person tjetër që ushtron autoritet prindëror, që i lejon ose e shtyn personin në mes të moshës katërmbëdhjetë (14) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) vjet që të bashkëjetojë në një bashkësi jashtëmartesore me personin tjetër, dënohet me dënimin nga burgim pesë (5) deri në njëzet (20) vjet. 94 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, kryesi dënohet me së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet burgim. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 2. ose 3. i këtij neni kryhet me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet. - 248 Verify source ↗
Neni 248
AI-assisted research summary: A person may not replace a child with another child or otherwise change the child’s family status, except as allowed by law.
Neni 248 Ndryshimi i statusit familjar të fëmijës Kushdo që e zëvendëson një fëmijë me një tjetër ose në ndonjë mënyrë tjetër ndryshon statusin familjar të fëmijës, përveç siç lejohet me ligj, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. - 249 Verify source ↗
Neni 249
AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully takes, keeps, or abducts a child, or blocks a binding child-delivery decision, can be punished with imprisonment.
Neni 249 Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme e merr, mban ose rrëmben fëmijën nga prindi, prindi adoptues, kujdestari apo personi tjetër i cili ushtron të drejtën prindërore mbi fëmijën, ose merr, mban ose rrëmben fëmijën nga enti të cilit i është besuar fëmija ose pengon ekzekutimin e vendimit të detyrueshëm të organit kompetent mbi dhënien e fëmijës në besim të personit ose entit tjetër, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni është prindi, prindi adoptues, kujdestari apo personi tjetër i cili ushtron të drejtën prindërore mbi fëmijën ndaj të cilit organi kompetent ka shqiptuar vendim të detyrueshëm me të cilin i janë mohuar personit të tillë të drejtat prindërore apo të kujdestarisë për fëmijën apo kur organi kompetent ka shqiptuar vendim të detyrueshëm me të cilin edukimi dhe mbikëqyrja e fëmijës i besohet prindit tjetër apo personit tjetër, kryesi dënohet me burgim deri në një (1) vit. 3. Kushdo që kryen veprën penale nga paragrafi 1. i këtij nenit për përfitim material apo për motive tjera të ulëta, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Kur kryesi i veprës penale nga paragrafi 2. i këtij neni vullnetarisht e kthen fëmijën, gjykata mund ta lirojë nga dënimi. - 250 Verify source ↗
Neni 250
AI-assisted research summary: This article criminalizes child abuse, abandonment, and forcing a child into excessive or harmful work or begging, with prison terms and, in one case, a fine.
Neni 250 Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës 1. Prindi, prindi adoptues, kujdestari apo personi tjetër që ushtron autoritet prindëror mbi fëmijën, i cili keqtrajton fëmijën e tillë duke përdorur masa fizike apo mendore ose shkel detyrimin e tij për përkujdesje dhe edukim të fëmijës, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Prindi, prindi adoptues, kujdestari apo personi tjetër që ushtron autoritet prindëror mbi fëmijën, i cili keqtrajton fëmijën e tillë duke përdorur masa fizike apo mendore ose shkel detyrimin e tij për përkujdesje dhe edukim të fëmijës me pakujdesi të vetëdijshme, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 3. Prindi, prindi adoptues, kujdestari apo personi tjetër që ushtron autoritet prindëror mbi fëmijën, i cili e braktis fëmijën e tillë në një mënyrë që rrezikon jetën e tij apo rrezikon ose dëmton rëndë shëndetin e tij, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 4. Prindi, prindi adoptues, kujdestari apo personi tjetër që ushtron autoritet prindëror mbi fëmijën, i cili e detyron fëmijën e tillë të punojë në mënyrë të tepruar ose të kryej punë që nuk është e përshtatshme për moshën e fëmijës ose e detyron fëmijën e tillë që në lëmoshë të lyp para ose dobi tjetër materiale, ose e detyron fëmijën e tillë që të përfshihet në aktivitete që e rrezikojnë apo dëmtojnë zhvillimin e fëmijës, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 95 5. Kur vepra penale nga ky nen rezulton me dëmtim të rëndë të shëndetit mendor apo lëndim të rëndë të fëmijës, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në tetë (8) vjet. - 251 Verify source ↗
Neni 251
AI-assisted research summary: Kushdo që shkel detyrimet e tij familjare dhe lë në gjendje të rëndë një anëtar të familjes mund të dënohet me burgim; ka dënime më të rënda kur rasti lidhet me fëmijën ose sjell vdekje apo dëmtim të rëndë shëndetësor.
Neni 251 Shkelja e detyrimeve familjare 1. Kushdo që shkel detyrimet e tij ligjore familjare, duke lënë në gjendje të rëndë anëtarin e familjes i cili nuk është në gjendje të kujdeset për vetën e tij, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ka të bëjë me fëmijën, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e anëtarit të familjes apo me dëmtim të rëndë të shëndetit të tij, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Nëse gjykata shqipton dënimin me kusht, ajo mund të urdhërojë si kusht që kryesi të paguajë dhe rregullisht t’i përmbush detyrimet e tij të kujdesit, arsimimit dhe mjeteve të jetesës. - 252 Verify source ↗
Neni 252
AI-assisted research summary: A person who avoids providing means of living for someone they are legally required to support can be imprisoned for up to 1 year.
Neni 252 Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës 1. Kushdo që i shmanget sigurimit të mjeteve të jetesës për personin për të cilin është i detyruar të kujdeset në bazë të vendimit të plotfuqishëm të gjykatës, marrëveshjes së plotfuqishme gjyqësore ose vendimit të organit tjetër kompetent, me anë të shmangies së punësimit, raportimit të rrejshëm të punësimit apo të të ardhurave, ndërrimit të vendit të punës, ndërrimit të vendbanimit apo vendqëndrimit, tjetërsimit të pasurisë ose në ndonjë mënyrë tjetër i shmanget sigurimit të mjeteve të jetesës për personin e tillë, dënohet me burgim deri në një (1) vit. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e anëtarit të familjes apo me dëmtim të rëndë të shëndetit të tij, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni ka të bëjë me fëmijën kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 4. Nëse gjykata shqipton dënimin me kusht, ajo mund të urdhërojë si kusht që kryesi rregullisht t’i përmbush detyrimet e tij të sigurimit të mjeteve të jetesës dhe të paguajë detyrimet e papaguara. 5. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni i përmbush detyrimet para se gjykata të shqiptojë aktgjykimin, gjykata mund ta lirojë nga dënimi. - 253 Verify source ↗
Neni 253
AI-assisted research summary: This article punishes anyone who blocks or fails to carry out court-ordered child protection measures, and punishes responsible persons in child protection, education, or vocational training who act irresponsibly and seriously endanger or harm a child.
Neni 253 Pengimi dhe mosekzekutimi i masave për mbrojtjen e fëmijëve 1. Kushdo që nuk e zbaton apo e pengon ekzekutimin e masave edukative dhe masave të tjera të përcaktuara nga gjykata ose nga një organ tjetër kompetent përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kushdo që si person përgjegjës në punë, në organe apo në ente për mbrojtjen, arsimimin ose aftësimin profesional të fëmijëve, ushtron haptazi detyrat e tij në mënyrë të papërgjegjshme dhe me këtë rrezikon apo dëmton rëndë shëndetin apo zhvillimin e fëmijës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 96 - 254 Verify source ↗
Neni 254
AI-assisted research summary: People who reasonably suspect child abuse, mistreatment, abandonment, or neglect must report it immediately; professionals with child-related duties have the same immediate-reporting rule, and failure to report can lead to fines or imprisonment.
Neni 254 Mos raportimi i abuzimit të fëmijëve 1. Pavarësisht nga dispozitat tjera ligjore, kushdo që ka arsye për të dyshuar se një fëmijë ka pësuar një incident të abuzimit të fëmijës, keqtrajtimit, braktisjes apo moskujdesit dhe nuk raporton menjëherë abuzimin ose moskujdesin, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga prindi, prindi adoptues apo kujdestari, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. 3. Kushdo që gjatë angazhimit profesional lidhur me fëmijën, ka arsye për të dyshuar se fëmija ka pësuar incident të abuzimit të fëmijës, keqtrajtimit, braktisjes apo moskujdesit ose ka qenë i nënshtruar ndaj dhunës apo kanosjes për përdorim të dhunës, dhe nuk e raporton menjëherë rastin, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e fëmijës apo me dëmtim të rëndë të shëndetit të tij, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. KAPITULLI XXII VEPRAT PENALE KUNDËR SHËNDETIT PUBLIK - 255 Verify source ↗
Neni 255
AI-assisted research summary: Anyone who ignores competent public-health orders or rules aimed at preventing or controlling contagious disease, and thereby spreads infection, can be fined or imprisoned; harsher penalties apply for negligence, death, or serious injury.
Neni 255 Përhapja e sëmundjeve ngjitëse 1. Kushdo që nuk vepron sipas dispozitave apo urdhrave të organit publik kompetent në fushën e shëndetësisë, e cila ka për qëllim parandalimin apo luftimin e sëmundjeve ngjitëse te njerëzit apo kafshët dhe me këtë shkakton përhapjen e sëmundjes ngjitëse te njerëzit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që nuk i përmbahet dispozitave apo urdhrave nga paragrafi 1. i këtij neni dhe me këtë shkakton përhapjen e sëmundjeve ngjitëse te kafshët, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 6. Kur vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 7. Kur vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 256 Verify source ↗
Neni 256
AI-assisted research summary: During an epidemic or contagious disease, a person must follow the orders or decisions issued by the competent body; failure to do so can lead to imprisonment of up to 2 years.
Neni 256 Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë Kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, dënohet me burgim deri në dy (2) vjet. 97 - 257 Verify source ↗
Neni 257
AI-assisted research summary: A person who knows they are infected with a sexually transmitted disease and does not disclose it, then infects another person, may be fined or imprisoned up to one year.
Neni 257 Përhapja e sëmundjeve venerike 1. Kushdo që duke ditur se është i infektuar me sëmundje seksualisht të transmetueshme, nuk e zbulon këtë fakt dhe e infekton personin tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekje të personit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Procedura penale për vepër penale nga ky nen fillohet sipas propozimit. - 258 Verify source ↗
Neni 258
AI-assisted research summary: A person who knows they are infected with HIV and does not disclose it and infects another person is punishable by imprisonment. Negligent commission and cases resulting in death carry heavier prison terms.
Neni 258 Përhapja e virusit HIV 1. Kushdo që duke ditur se është i infektuar me HIV, nuk e zbulon këtë fakt dhe infekton personin tjetër, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 2. Kur vepra vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni është kryer nga pakujdesia, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri pesë (5) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 4. Kur vepra vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri tetë (8) vjet. - 259 Verify source ↗
Neni 259
AI-assisted research summary: A person who unlawfully employs or keeps working someone known to have a contagious disease in certain workplaces, and thereby spreads the disease, may be fined or imprisoned.
Neni 259 Punësimi i personave të infektuar me sëmundje ngjitëse 1. Kushdo që në kundërshtim me ligjet e shëndetësisë, në spital, në maternitet të spitalit, në shkollë, në restorant apo në punëtori ose në organizatë biznesi apo në ndonjë vend të ngjashëm pune ku përpunohen artikujt ushqimorë apo ku kryhen shërbime higjienike, e punëson apo e mban në punë personin për të cilin e di se lëngon nga sëmundja ngjitëse dhe me këtë shkakton përhapjen e sëmundjes ngjitëse, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dëmtim të rëndë të shëndetit të tjetrit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me dëmtim të rëndë të shëndetit të tjetrit, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 6. Kur vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 98 - 260 Verify source ↗
Neni 260
AI-assisted research summary: Mjekët dhe punonjësit shëndetësorë ndëshkohen nëse gjatë ndihmës mjekësore përdorin një mjet ose metodë të papërshtatshme, nuk zbatojnë masat higjienike dhe shkaktojnë përkeqësim të gjendjes shëndetësore; dënimi rritet nëse ka dëmtim të rëndë ose vdekje.
Neni 260 Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor 1. Mjeku i cili me rastin e dhënies së ndihmës mjekësore përdor haptas një mjet apo metodë të papërshtatshme të mjekimit ose nuk përdor masat përkatëse higjienike dhe me këtë shkakton keqësimin e gjendjes shëndetësore të personit, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Punonjësi shëndetësor i cili me rastin e dhënies së ndihmës mjekësore përdor haptas një mjet apo metodë të papërshtatshme të mjekimit ose nuk përdor masat përkatëse higjienike dhe me këtë shkakton keqësimin e gjendjes shëndetësore të personit, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me dëmtim të rëndë të shëndetit të personit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. - 261 Verify source ↗
Neni 261
AI-assisted research summary: Mjekët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë must not refuse medical help to a person who needs it when they know, or should know, that not acting may cause serious injury, serious health damage, or death.
Neni 261 Mosdhënia e ndihmës mjekësore 1. Mjeku ose punonjësi tjetër shëndetësor, i cili në kundërshtim me detyrën e tij refuzon t’i ofrojë ndihmën mjekësore personit të cilit i nevojitet ndihma e tillë, ndonëse ai është i vetëdijshëm ose do duhej të ishte i vetëdijshëm se mosveprimi i tillë mund të rezultojë në lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit ose vdekjen e personit, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të personit të cilit nuk iu është dhënë ndihma mjekësore, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të cilit nuk iu është dhënë ndihma mjekësore, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 262 Verify source ↗
Neni 262
AI-assisted research summary: A person who performs medical or pharmaceutical activities without the required qualifications or legal authorizations can be fined or imprisoned for up to one year.
Neni 262 Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike 1. Kushdo që pa pasur kualifikimet profesionale apo autorizimet ligjore, kryen trajtime mjekësore, shërbime farmaceutike ose angazhohet në aktivitete tjera mjekësore për të cilat me ligj kërkohen kualifikime të posaçme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të personit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. - 263 Verify source ↗
Neni 263
AI-assisted research summary: Kushdo që kryen eksperimente mjekësore, eksperimente të klonimit të njeriut ose testime klinike të barërave pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin dënohet me burgim.
Neni 263 Eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave 1. Kushdo që pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm kryen eksperimente mjekësore, eksperimente të klonimit të njeriut apo eksperimente të ngjashme në njerëz, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm kryen testime klinike të barërave, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 99 - 264 Verify source ↗
Neni 264
AI-assisted research summary: Pharmacists and other authorized medicine preparers/distributors are punished if they prepare or dispense medicines against professional standards or incorrectly and endanger a person’s health or life.
Neni 264 Përgatitja dhe dhënia e pandërgjegjshme e barërave 1. Farmacisti apo personi tjetër që është i autorizuar të përgatisë apo të shpërndajë barëra, i cili i përgatit barërat në kundërshtim me standardet profesionale apo jep barëra në mënyrë të gabuar dhe me këtë rrezikon shëndetin apo jetën e personit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndime të rënda trupore ose me dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me lëndime të rënda trupore ose me dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 6. Kur vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 7. Barërat e përgatitura sipas paragrafit 1. të këtij neni, konfiskohen. - 265 Verify source ↗
Neni 265
AI-assisted research summary: This article criminalizes unlawful transplant-related conduct involving human organs, body parts, and cells, and sets imprisonment and fine penalties.
Neni 265 Transplantimi i kundërligjshëm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore 1. Kushdo që pa arsye mjekësore, pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, për qëllim transplantimi merr pjesë të trupit të njeriut me pëlqimin e dhënësit, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që pa arsye mjekësore, pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, transplanton pjesë të trupit të njeriut me pëlqimin e marrësit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet pa pëlqimin e dhënësit apo pa pëlqimin e marrësit, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Kushdo që pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, për qëllim transplantimi merr pjesë të trupit të personit të vdekur, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 5. Kushdo që pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, posedon, blen, ndërmjetëson në blerje, shet, transporton, importon ose eksporton organe apo qeliza njerëzore për qëllim të transplantimit, dënohet më gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 6. Kushdo që për shpërblim ose përfitime tjera, vepron si ndërmjetësues për të siguruar një trup apo pjesë të trupit të një personi tjetër të gjallë apo të vdekur, për qëllim të transplantimit, dënohet me gjobë ose me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në dy (2) vjet. 7. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga mjeku, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 8. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni kryhet nga mjeku, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 100 - 266 Verify source ↗
Neni 266
AI-assisted research summary: It criminalizes producing or distributing falsified or harmful medicines, and selling/distributing medicines without required control or after expiry.
Neni 266 Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore 1. Kushdo që prodhon barëra të falsifikuara apo të dëmshme ose produkte tjera mjekësore të cilat janë të dëmshme për shëndetin, me qëllim që t’i shesë ato apo në ndonjë mënyrë tjetër t’i vë në qarkullim, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që vë në qarkullim barërat ose produktet mjekësore pa u bërë kontrolli i nevojshëm nga personi apo enti i autorizuar, ose i vë në qarkullim ato pas datës së skadimit, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dy (2) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 6. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 7. Kur vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 8. Produktet mjekësore dhe mjetet e prodhimit sipas këtij neni, konfiskohen. - 267 Verify source ↗
Neni 267
AI-assisted research summary: Ndalohet prodhimi, shitja ose qarkullimi i ushqimeve, pijeve ose produkteve të tjera që dihen të dëmshme për shëndetin, dhe ndëshkohen edhe rastet pa kontroll të nevojshëm ose pas skadimit.
Neni 267 Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor 1. Kushdo që prodhon me qëllim të shitjes, shet, ofron për shitje apo në ndonjë mënyrë tjetër vë në qarkullim artikuj ushqimor, pije apo produkte të tjera për të cilat kryesi e di se janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që vë në qarkullim artikuj ushqimor ose pije pa u bërë kontrolli i nevojshëm nga personi apo enti i autorizuar, ose i vë në qarkullim artikujt pas datës së skadimit, dënohet me burgim deri në dy (2) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të ndonjë personi, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të ndonjë personi, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 6. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 7. Kur vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 101 8. Artikujt dhe sendet e dëmshme konfiskohen. - 268 Verify source ↗
Neni 268
AI-assisted research summary: Veterinarians or other authorized persons who improperly inspect slaughter animals or meat for consumption, or fail to inspect, and thereby allow harmful meat or other harmful items to enter circulation, may be imprisoned; harsher penalties apply if negligence, serious injury, or death results.
Neni 268 Kontrolli i papërgjegjshëm i produkteve shtazore të destinuara për konsumim 1. Veterinari ose personi tjetër i autorizuar i cili gjatë kontrollit të kafshëve të destinuara për therje apo të mishit të destinuar për konsumim, vepron në kundërshtim me standardet profesionale ose në kundërshtim me dispozitat në fuqi të standardeve të praktikës veterinare ose nuk e kryen kontrollin dhe me këtë mundëson që të vihet në qarkullim mishi apo artikujt tjerë të dëmshëm për shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të ndonjë personi, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të ndonjë personi, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 6. Kur vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 269 Verify source ↗
Neni 269
AI-assisted research summary: A doctor or veterinarian who knowingly issues a false certificate, and anyone who knowingly uses a false medical or veterinary certificate, can be fined or imprisoned.
Neni 269 Dhënia ose përdorimi i certifikatës së rreme të mjekut apo të veterinarit 1. Mjeku i cili lëshon certifikatë të rreme mjekësore ose veterinari i cili lëshon certifikatë të rreme veterinare, ndonëse ai e di se ajo është e rreme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kushdo që përdor certifikatë të rreme mjekësore apo veterinare, ndonëse e di se është e rreme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. - 270 Verify source ↗
Neni 270
AI-assisted research summary: Anyone who contaminates drinking water with harmful substances and endangers life or health can be punished with imprisonment.
Neni 270 Ndotja e ujit të pijshëm 1. Kushdo që me ndonjë materie të dëmshme e ndot ujin të cilin njerëzit e përdorin si ujë të pijshëm dhe kështu rrezikon jetën apo shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim deri në tetë (8) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 6. Kur vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 102 - 271 Verify source ↗
Neni 271
AI-assisted research summary: Përzierja e dëmshme që ndot ushqime për njerëz ose kafshë dhe rrezikon shëndetin e njerëzve dënohet me burg ose gjobë; dënimet rriten kur ka pakujdesi, lëndim të rëndë ose vdekje.
Neni 271 Ndotja e artikujve ushqimorë që përdoren nga njerëzit apo kafshët 1. Kushdo që me ndonjë materie të dëmshme i ndot artikujt ushqimorë që përdoren nga njerëzit apo kafshët dhe kështu rrezikon jetën apo shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim deri në tetë (8) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej së paku dhjetë (10) vjet. 6. Kur vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 7. Kushdo që me ndonjë materie të dëmshme e ndot ushqimin e kafshëve të cilat janë të destinuara për konsumim nga njerëzit dhe kështu rrezikon jetën apo shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në një (1) vit. 8. Kur vepra penale nga paragrafi 5. i këtij neni rezulton me ngordhjen e kafshëve në vlerë që tejkalon pesëmijë (5.000) Euro ose me ngordhjen e një numri të madh të kafshëve, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. - 272 Verify source ↗
Neni 272
AI-assisted research summary: A person who serves alcohol to someone under 16 in a hotel, bar, or other shop selling alcoholic drinks can be fined or jailed for up to 6 months.
Neni 272 Shërbimi me pije alkoolike i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet 1. Kushdo që në lokalin hotelier, në bar apo në ndonjë dyqan tjetër ku shiten pije alkoolike, e shërben me pije alkoolike personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) muaj. KAPITULLI XXIII VEPRAT PENALE TË NARKOTIKËVE - 273 Verify source ↗
Neni 273
AI-assisted research summary: Ky nen ndalon pa autorizim blerjen, posedimin për shitje/shpërndarje, ofrimin, shpërndarjen, shitjen, transportin, dorëzimin, ndërmjetësimin, dërgimin, transitin, eksportin dhe importin e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.
Neni 273 Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge 1. Kushdo që pa autorizim blen ose posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofron për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope apo substanca analoge, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në tetë (8) vjet . 2. Kushdo që pa autorizim shpërndan, shet, transporton, dorëzon, ndërmjetëson, dërgon ose dërgon në transit substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose 103 substanca analoge, me qëllim të shpërndarjes, shitjes ose ofrimit për shitje, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 3. Kushdo që pa autorizim eksporton ose importon substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose substanca analoge, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Për qëllime të këtij kapitulli, shprehja “analog” nënkupton çfarëdo substance e cila nuk është e autorizuar dhe struktura kimike e së cilës është esencialisht e ngjashme me atë të substancave apo preparateve që janë shpallur si narkotikë ose substanca psikotrope dhe efektet e të cilave i riprodhon. 5. Substancat narkotike, substancat psikotrope ose substancat analoge dhe mjetet për prodhimin, shpërndarjen apo transportimin e tyre konfiskohen. - 274 Verify source ↗
Neni 274
AI-assisted research summary: Article 274 criminalizes unauthorized production, processing, sale, transport, distribution, and related handling of narcotics, psychotropic substances, analogues, and narcotic tools/materials, with fines, prison terms, and confiscation.
Neni 274 Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike 1. Kushdo që pa autorizim prodhon, kultivon, përpunon, nxjerr ose përgatit substanca apo preparate që janë shpallur si narkotikë ose substanca psikotrope, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Kushdo që pa autorizim prodhon, kultivon, përpunon, shet ose ofron për shitje substancën analoge, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. 3. Kushdo qe prodhon, transporton ose shpërndan preparate duke e ditur se ato do të përdoren për prodhim ose përpunim të paautorizuar të narkotikëve apo substancave psikotrope, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Kushdo që pa autorizim prodhon, transporton, shpërndan, shet ose furnizon me vegla, pajisje apo materiale narkotike, duke ditur se këto janë përdorë ose do të përdoren për kultivim, prodhim, përpunim, trafikim apo përdorim të paautorizuar të çfarëdo substance ose preparati të cilat janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope apo analoge, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 5. Substancat narkotike, substancat psikotrope ose substancat analoge dhe mjetet për prodhimin, shpërndarjen apo transportimin e tyre konfiskohen. - 275 Verify source ↗
Neni 275
AI-assisted research summary: Unauthorized possession of narcotics, psychotropic substances, or analogous substances is punishable by a fine and imprisonment of 1 to 3 years; a first-time offender possessing under 3 grams faces a fine or up to 1 year in prison.
Neni 275 Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge 1. Kushdo që pa autorizim posedon narkotikë, substanca psikotrope apo analoge, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet. 2. Kryesi që kryen veprën nga paragrafi 1. i këtij neni për herë të parë dhe i cili posedon më pak se tre (3) gram të substancave narkotike apo substancave psikotropike ose analoge dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Substancat narkotike, substancat psikotrope ose substancat analoge konfiskohen. - 276 Verify source ↗
Neni 276
AI-assisted research summary: Kushdo që e intoksikon një person tjetër me narkotikë, substanca psikotrope ose substanca analoge pa dijeninë e tij dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vjet.
Neni 276 Intoksikimi i personit tjetër me narkotikë ose substanca psikotrope Kushdo që e intoksikon personin tjetër me narkotikë, substanca psikotrope apo substanca analoge pa dijeninë e personit të tillë, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 104 - 277 Verify source ↗
Neni 277
AI-assisted research summary: This article criminalizes helping people obtain or use narcotics, psychotropic substances, or similar substances, and penalizes venue managers or owners who allow or tolerate their use on publicly used enclosed premises.
Neni 277 Lehtësimi i sigurimit apo përdorimit të narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge 1. Kushdo që administron me narkotikë, me substanca psikotrope apo analoge dhe për shkak të detyrës që ka, lehtëson sigurimin ose përdorimin e tyre në kundërshtim me ligjin, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Drejtuesi ose pronari i lokalit apo i hapësirës tjetër të mbyllur që përdoret nga publiku, i cili lejon apo toleron përdorimin e narkotikëve, substancave psikotrope ose substancave analoge, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. - 278 Verify source ↗
Neni 278
AI-assisted research summary: Unauthorized cultivation of hashish, coca shrub, or cannabis for producing narcotic or psychotropic substances is punishable by imprisonment, and the plants plus related cultivation items are confiscated.
Neni 278 Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit 1. Kushdo që pa autorizim kultivon bimën e hashashit, shkurren e kokainës ose bimën e kanabisit me qëllim të prodhimit të narkotikeve ose substancave psikotropike, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Bima e hashashit, shkurrja e kokainës ose bima e kanabisit dhe furnizimet, pajisjet dhe materialet për kultivimin e tyre konfiskohen. - 279 Verify source ↗
Neni 279
AI-assisted research summary: Kushdo që organizon, drejton ose financon veprat penale të këtij kapitulli dënohet me burgim nga 2 deri në 10 vjet; nëse vepra përfshin sasi të madhe narkotikësh ose substancash psikotrope, dënimi rritet në 3 deri në 15 vjet.
Neni 279 Organizimi, drejtimi apo financimi i trafikimit të narkotikëve apo substancave psikotrope 1. Kushdo që organizon, drejton apo financon ndonjë prej veprave penale nga ky Kapitull, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni përfshin sasi të madhe të narkotikëve apo substancave psikotrope, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. - 280 Verify source ↗
Neni 280
AI-assisted research summary: Anyone who converts or transfers property knowing it comes from an offence in this chapter, and does so to hide its unlawful origin or help someone avoid legal consequences, is punishable by a fine and imprisonment; the property is also confiscated.
Neni 280 Konvertimi apo transferimi i pasurisë që rrjedh nga veprat penale nga ky kapitull 1. Kushdo që e konverton apo transferon pasurinë, duke e ditur se pasuria e tillë rrjedh nga kryerja e cilësdo vepre penale nga ky Kapitull ose nga pjesëmarrja në veprën apo veprat e tilla, dhe konvertimi apo transferimi i tillë bëhet për qëllim të fshehjes ose mbulimit të origjinës së paligjshme të pasurisë apo të ofrimit të ndihmës personit i cili është i përfshirë në kryerjen e veprës apo veprave të tilla për t’iu shmangur pasojave juridike të veprimeve të tij, dënohet me gjobë tre herë më të lartë se vlera e pasurisë së transferuar apo konvertuar dhe me burgim deri në dhjetë (10) vjet. 2. Pasuria e konvertuar apo e transferuar konfiskohet. - 281 Verify source ↗
Neni 281
AI-assisted research summary: If certain drug-offence circumstances are present, the offender is punished with a fine and imprisonment of 3 to 15 years; the narcotic, psychotropic, or analogous substances and the means used to produce, distribute, or transport them are confiscated.
Neni 281 Dënimi për raste të rënda të veprave penale nga ky Kapitull 1. Nëse vepra penale nga nenet 273, 274, 275, 276 ose 278 të këtij Kodi kryhet në një ose më shumë nga rrethanat në vijim, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet, nëse: 1.1. kryesi vepron si anëtar i grupit; 1.2. kryesi është person zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij; 1.3. kryesi përdor ose kanos se do ta përdorë dhunën ose armën; 105 1.4. vepra kryhet në dëm ose duke e shfrytëzuar viktimën e ndjeshme; 1.5. dërgesa, ngarkesa, kontejneri ose mjeti i planifikuar për një operacion humanitar është përdorur për transportimin e paligjshëm të narkotikëve, substancave psikotrope ose substancave analoge; 1.6. personi ka përzier substancat narkotike, substancat psikotrope ose substancat analoge me substanca të tjera të cilat e shtojnë rrezikun për shëndetin; 1.7. vepra është kryer brenda perimetrit prej treqind e pesëdhjetë (350) metrash nga shkolla apo mjedisi tjetër që përdoret nga fëmijët ose brenda perimetrit prej treqind e pesëdhjetë (350) metrash nga cilido institucion i edukimit; 1.8. vepra penale kryhet brenda institucionit korrektues; 1.9. vepra penale përfshin sasi të mëdha të narkotikëve, substancave psikotrope ose substancave analoge. 2. Substancat narkotike, substancat psikotrope ose substancat analoge dhe mjetet për prodhimin, shpërndarjen apo transportimin e tyre konfiskohen. - 282 Verify source ↗
Neni 282
AI-assisted research summary: A court may order a convicted person to reimburse a law enforcement agency for reasonable expenses tied to buying narcotics or psychotropic substances during the investigation.
Neni 282 Kompensimi ndaj zbatuesve të ligjit Kur personi dënohet për ndonjë vepër penale nga ky Kod, gjykata mund ta urdhërojë personin e dënuar që të bëjë kompensimin e cilësdo agjenci për zbatimin e ligjit, për shpenzimet e arsyeshme të bëra nga agjencia përkatëse në blerjen e narkotikëve ose substancave psikotrope nga ai person ose nga agjenti i tij si pjesë e hetimit që shpie në dënimin e tij. KAPITULLI XXIV KRIMI I ORGANIZUAR - 283 Verify source ↗
Neni 283
AI-assisted research summary: Kushdo që merr pjesë ose organizon një grup kriminal të organizuar mund të dënohet me gjobë dhe burgim; nëse veprimtaritë sjellin vdekje, dënimi rritet deri në burgim të përjetshëm.
Neni 283 Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar 1. Kushdo që me dashje dhe me dijeni qoftë të qëllimit dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar ose qëllimit të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale të cilat janë të dënueshme me burgim prej së paku katër (4) vjet, aktivisht merr pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit duke ditur se pjesëmarrja e tillë do të kontribuojë në realizimin e veprimtarive kriminale të grupit, dënohet me gjobë deri në dyqind e pesëdhjetë mijë (250.000) Euro dhe me burgim prej së paku shtatë (7) vjet. 2. Kushdo që organizon, themelon, mbikëqyr, menaxhon ose drejton veprimtaritë e grupit kriminal të organizuar, dënohet me gjobë deri në pesëqind mijë (500.000) Euro dhe me burgim prej së paku dhjetë (10) vjet. 3. Kur veprimtaritë e grupit kriminal të organizuar të parapara në paragrafin 1. ose 2. të këtij neni rezultojnë në vdekje, kryesi dënohet me gjobë deri në pesëqind mijë (500.000) Euro dhe me burgim prej së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm. 4. Gjykata mund të zbusë dënimin e anëtarit të grupit kriminal të organizuar i cili, para se grupi kriminal i organizuar të ketë kryer veprën penale, raporton në polici ose prokurori, ekzistimin, formacionin dhe jep informata për grupin kriminal të organizuar në detaje të mjaftueshme për të mundësuar arrestimin apo ndjekjen e grupit të tillë. 106 5. Për qëllime të këtij neni, “aktivisht merr pjesë” përfshin, por nuk kufizohet në ofrimin e informatave ose mjeteve materiale, rekrutimin e anëtarëve të rinj dhe të gjitha format e financimit të veprimtarive të grupit. KAPITULLI XXV VEPRAT PENALE KUNDËR EKONOMISË - 284 Verify source ↗
Neni 284
AI-assisted research summary: A public official who abuses official duty or authority to restrict free movement or business equality can be imprisoned for 6 months to 5 years.
Neni 284 Cenimi i barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike Personi zyrtar i cili duke keqpërdorur detyrën zyrtare apo autorizimet e tij, kufizon qarkullimin e lirë të kapitalit, njerëzve, mallrave, shërbimeve, punës apo mjeteve të riprodhimit në territorin e Republikës së Kosovës, ose mohon apo kufizon të drejtën e organizatës së biznesit apo të personit juridik që në territorin e Republikës së Kosovës të merret me qarkullimin e mallit apo të shërbimeve, ose e vë organizatën e biznesit apo personin juridik në pozitë të pabarabartë ndaj organizatës së biznesit ose personit tjetër juridik lidhur me kushtet për punë apo qarkullimin e mallit apo të shërbimeve, ose e kufizon këmbimin e lirë të mallit ose të shërbimeve dhe me këtë realizohet fitim i konsiderueshëm për atë organizatë të biznesit ose person juridik ose shkaktohet dëm i konsiderueshëm për tjetrin, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. - 285 Verify source ↗
Neni 285
AI-assisted research summary: A responsible person who intentionally breaches business law or other business rules, acts against normal business standards, and causes substantial material damage can be fined or imprisoned up to 3 years.
Neni 285 Veprimtaria e pandërgjegjshme ekonomike 1. Personi përgjegjës i cili duke shkelur me dashje ligjin apo dispozitën tjetër të afarizmit, vepron në kundërshtim me standardet e rregullta të afarizmit dhe me këtë i shkakton dëm substancial material organizatës së biznesit apo personit juridik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me likuidim të detyrueshëm ose falimentim të asaj organizate të biznesit apo të personit juridik, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. - 286 Verify source ↗
Neni 286
AI-assisted research summary: This article criminalizes certain conduct that can cause bankruptcy when a person knows they are heavily indebted or insolvent.
Neni 286 Shkaktimi i falimentimit 1. Kushdo që duke ditur borxhin e tepërt ose insolvencën aktuale apo të pashmangshme, përfshihet në një apo më shumë nga veprimtaritë në vijim, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet, nëse: 1.1. fsheh apo deformon ose në ndonjë mënyrë tjetër në kundërshtim me standardet e rregullta të afarizmit, e shkatërron, dëmton ose e bën të pashfrytëzueshëm ndonjë aset, i cili në rast të procedurave të insolvencës do ti takonte pronës falimentuese; 1.2. në ndonjë mënyrë në kundërshtim me standardet e rregullta të afarizmit, hyn në sipërmarrje humbëse apo spekulative ose këmbime të mallrave apo letrave me vlerë ose konsumon shuma të tepërta ose bëhet debitor për shkak të shpenzimeve joekonomike, bixhozit ose vënies së basteve; 1.3. prokuron mallra, shërbime apo kredi, ndërmerr veprimtari ekonomike të cilat krijojnë borxh tepër të madh, konkludon ose rinovon kontrata të paarsyeshme, nuk i mbledh borxhet që i kanë të tjerët, nuk i zbaton kërkesat me kohë dhe/ose i tjetërson mallrat apo shërbimet, letrat me vlerë apo gjërat e prodhuara nga këto të mira dukshëm nën vlerën e tyre në kundërshtim me standardet e rregullta të afarizmit; 107 1.4. simulon ekzistimin e të drejtave të tjetrit ose me dijeni i njeh të drejtat e fabrikuara; 1.5. nuk mban librat e kontabilitetit, të cilat me ligj është i detyruar t’i mbajë, ose i mban apo i modifikon ashtu që analizimi apo auditimi i aseteve neto të jetë më i vështirë; 1.6. deformon, fsheh, shkatërron ose dëmton librat e kontabilitetit apo dokumentacionin tjetër me qëllim që të bëjë analizimin apo auditimin e aseteve neto më të vështirë, të fsheh asetet apo të mashtrojë ndonjë person; 1.7. zvogëlon asetet neto ose fsheh marrëdhëniet aktuale të afarizmit në ndonjë mënyrë tjetër që është dukshëm në kundërshtim me standardet e rregullta të afarizmit; 1.8. merr përsipër detyrime të tepërta; ose 1.9. konkludon ose rinovon kontrata të paarsyeshme me subjekte insolvente. 2. Vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni dënohet vetëm nëse likuidimi i detyrueshëm ose procedura e falimentimit janë filluar. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. - 287 Verify source ↗
Neni 287
AI-assisted research summary: This article punishes anyone who hides assets, creates fake debts, manipulates accounting records, or otherwise acts to cause false bankruptcy or evade payment, when bankruptcy or compulsory liquidation proceedings have started.
Neni 287 Shkaktimi i falimentimit të rrejshëm 1. Kushdo që përfshihet në një nga veprimet e mëposhtme me qëllim që të mos paguajë atë që është i detyruar të paguajë, ose me qëllim që të mashtrojë ose duke mashtruar ndonjë kreditor apo debitor, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet: 1.1. fsheh tërë pasurinë apo një pjesë të pasurisë së subjektit, kryen shitje të rrejshme, e shet nën vlerën e tregut ose ia transferon personit tjetër si kompensim; 1.2. hyn në kontrata të rrejshme apo fiktive të borxhit; ose 1.3. fsheh, shkatërron ose ndryshon librat e kontabilitetit të cilat është i detyruar me ligj që ti mbajë, ashtu që rezultati i veprimtarisë së tij ose gjendja e aseteve apo detyrimeve nuk mund të vërtetohet, ose përmes dokumenteve të rrejshme apo në ndonjë mënyrë tjetër krijon një situatë të tillë ku mund të realizohet falimentimi. 2. Veprat penale nga paragrafi 1. i këtij neni dënohen vetëm nëse likuidimi i detyrueshëm ose procedurat e falimentimit janë filluar. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me humbje mbi pesëmbëdhjetëmijë (15.000) Euro për kreditorin, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. - 288 Verify source ↗
Neni 288
AI-assisted research summary: Kushdo që, në lidhje me procedurën e falimentimit, bën deklarata ose dëshmi të rreme, fsheh ose transferon pasuri/dokumente, merr ose ofron përfitime për avantazh, ose trajton pa autorizim pasurinë e pronës, dënohet me burgim.
Neni 288 Mashtrimi në procedurën e falimentimit 1. Kushdo që lidhur me procedurën e falimentimit, përfshihet në një apo më shumë nga veprimtaritë në vijim me administratorin apo personin i cili vepron në cilësi të administratorit, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet, nëse: 1.1. paraqet deklaratë, dokument apo kërkesë të rrejshme, ose jep dëshmi të rrejshme; 1.2. me dijeni dhe me mashtrim transferon, fsheh ose nuk ia kalon ndonjë pasuri apo dokument administratorit apo personit i cili vepron në cilësi të administratorit; 108 1.3. me dijeni dhe me mashtrim jep, ofron, pranon apo tenton të përfiton para, pasuri, pagesë, kompensim, shpërblim, përparësi apo premtim për një veprim ose shmangie nga veprimi në mënyrë që të përfitojë ndonjë përparësi në procedurën e falimentimit; ose 1.4. me dijeni dhe pa autorizim nga administratori i pronës, shet, pranon, vjedh, përvetëson, shkatërron, përdhosë ose blen, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, ndonjë letër apo pasuri të pronës. - 289 Verify source ↗
Neni 289
AI-assisted research summary: Anyone who knowingly favors a creditor or debtor, or uses false claims, contracts, or other deceptive acts to harm a creditor or debtor, can be imprisoned; higher damage or insolvency-related outcomes bring a harsher sentence.
Neni 289 Mashtrimi ose dëmtimi i kreditorëve apo debitorëve 1. Kushdo që duke ditur borxhin e tepërt ose insolvencën aktuale apo të pashmangshme, vë një kreditor apo debitor në pozitë më të favorshme përmes pagesës së borxheve apo në ndonjë mënyrë tjetër dhe me këtë shkakton dëme prej më tepër se pesëmijë (5.000) Euro ose rezulton në humbje të kreditorëve tjerë prej më tepër se pesëmijë (5.000) Euro, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që për të mashtruar ose shkaktuar dëm ndonjë kreditori apo debitori, pranon një kërkesë të rrejshme, lidhë kontrata të rrejshme ose kryen ndonjë veprim tjetër mashtrues me të cilin dëmton ndonjë kreditor apo debitor, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me dëm që tejkalon dyqind e pesëdhjetëmijë (250.000) Euro ose rezulton me humbje që tejkalon dyqind e pesëdhjetëmijë (250.000) Euro, ose kur si rezultat i kësaj i dëmtuari detyrohet ti nënshtrohet procedurës së riorganizimit ose falimentimit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. - 290 Verify source ↗
Neni 290
AI-assisted research summary: A responsible person who, while carrying out economic activity, uses listed unlawful practices to gain illegal financial benefit can be fined and imprisoned; if the benefit exceeds 100,000 Euro, the prison term increases.
Neni 290 Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike 1. Personi përgjegjës që gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike kryen një nga veprimet në vijim me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për ndonjë person tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet: 1.1. krijon apo mban fonde të palejuara në Republikën e Kosovës ose në ndonjë juridiksion tjetër; 1.2. përmes përpilimit të dokumenteve me përmbajtje të rreme, me bilance të rreme, me vlerësime të rreme, inventarizim apo me prezantim tjetër të rremë ose përmes fshehjes së provave në mënyrë të rreme e prezanton qarkullimin e aseteve ose të rezultateve të veprimtarisë ekonomike dhe në këtë mënyrë i vë në lajthim organet drejtuese në organizatën e biznesit gjatë vendimmarrjes lidhur me veprimtaritë menaxhuese; 1.3. nuk i paguan detyrimet tatimore ose detyrimet e tjera fiskale të parapara me ligj; 1.4. mjetet me të cilat disponon i shfrytëzon në kundërshtim me qëllimin e tyre të paraparë; ose 1.5. në ndonjë mënyrë tjetër e shkel ligjin apo rregullat e veprimtarisë afariste lidhur me tjetërsimin, përdorimin apo menaxhimin e pasurisë. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton në dobi pasurore që tejkalon njëqindmijë (100.000) Euro, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 109 - 291 Verify source ↗
Neni 291
AI-assisted research summary: A responsible person running economic activity must not conclude a harmful or unauthorized contract that damages the business organization; doing so can lead to imprisonment.
Neni 291 Lidhja e kontratës së dëmshme 1. Personi përgjegjës i cili ushtron veprimtari ekonomike që lidh kontratë për të cilën e di se është e dëmshme për organizatën e biznesit apo që lidh kontratë në kundërshtim me autorizimet e tij dhe me këtë i shkakton dëm organizatës së biznesit, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Kur kryesi i veprës nga paragrafi 1. i këtij neni merr ryshfet ose shkakton dëm në shumën që tejkalon njëqindmijë (100.000) Euro, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. - 292 Verify source ↗
Neni 292
AI-assisted research summary: This article criminalizes unauthorized disclosure, access, acquisition, receipt, purchase, or possession of business/trade secrets, with fines and prison terms depending on intent and circumstances.
Neni 292 Komunikimi i paautorizuar i sekretit tregtar 1. Kushdo që në shkelje të detyrave të tij për ruajtjen e sekreteve afariste apo tregtare, ia kumton apo ia përcjell personit tjetër të dhënat lidhur me sekretet afariste apo tregtare ose në ndonjë mënyrë tjetër ia mundëson ndonjë personi të paautorizuar qasjen në të dhënat e tilla ose mbledh të dhëna të tilla me qëllim që t’ia përcjell personit të paautorizuar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që me qëllim të përdorimit në mënyrë të paautorizuar, arrin në mënyrë të kundërligjshme deri te të dhënat të cilat ruhen si sekrete të afarizmit apo të tregtisë, siç parashihet në paragrafin 1. të këtij neni, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni. 3. Kur të dhënat nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni janë të një rëndësie të veçantë ose nëse të dhënat e këtilla i përcjellën personit tjetër me qëllim që këto të dhëna t’i nxjerrë jashtë Republikës së Kosovës, ose nëse vepra është kryer me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 3. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 5. Kushdo që me qëllim të këmbimit të sekretit tregtar për përfitim ekonomik të cilitdo përveç pronarit të tij, vjedh ose merr pa autorizim, ose përmes mashtrimit apo lajthimit merr të dhënat sipas paragrafit 1. të këtij neni, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. 6. Kushdo që pranon, blen apo posedon sekretin tregtar, duke ditur se ky sekret është vjedhur ose marrë pa autorizim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 7. Për qëllime të këtij neni, shprehja “sekret afarist” nënkupton të dhënat që janë cilësuar si të tilla me ligj ose me dispozita të organizatës së biznesit ose të personi juridik dhe të cilat paraqesin sekretin e prodhuesit, rezultatin e punës hulumtuese ose të dizajnimit, të dhëna financiare, afariste, shkencore, teknike, ekonomike apo inxhinierike, përfshirë plane, formula, dizajne, prototipe, metoda, teknika, procese, procedura, programe, kode ose të dhëna tjera për të cilat pronari ka ndërmarrë masa të arsyeshme për ti mbajtur sekret dhe zbulimi i tyre personit të paautorizuar mund të ketë efekte të dëmshme për interesat ekonomike të organizatës së biznesit apo të personit juridik. 8. Për qëllime të këtij neni, shprehja “sekret tregtar” nënkupton të dhënat që janë cilësuar si të tilla me ligj ose me dispozita të organizatës së biznesit ose të personi juridik dhe të cilat paraqesin sekretin e prodhuesit, rezultatin e punës hulumtuese ose të dizajnimit, të dhëna financiare, afariste, shkencore, teknike, ekonomike apo inxhinierike, përfshirë plane, formula, prototipe, metoda, teknika, procese, procedura, programe, kode ose të dhëna tjera për të cilat pronari ka ndërmarrë masa të arsyeshme për ti mbajtur sekret dhe zbulimi i tyre personit të paautorizuar mund të ketë efekte të dëmshme për interesat ekonomike të organizatës së biznesit apo të personit juridik. 110 - 293 Verify source ↗
Neni 293
AI-assisted research summary: This article criminalizes counterfeiting, using, and handling falsified securities or payment instruments, with imprisonment or a fine depending on the conduct and amount involved.
Neni 293 Falsifikimi i letrave me vlerë dhe instrumenteve të pagesës 1. Kushdo që prodhon letra me vlerë të falsifikuara apo instrumente të pagesës të falsifikuara ose i ndryshon letrat me vlerë me qëllim që t’i përdorë si të vërteta, ose ia jep ato personit tjetër për përdorim ose i përdorë ato letra me vlerë si të vërteta, dënohet me burgim prej (6) gjashtë muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që përdorë letra me vlerë të falsifikuara apo instrumente të pagesës të falsifikuara, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 3. Kushdo që duke ditur se letra me vlerë apo instrument i pagesës është i falsifikuar, pranon, transporton ose posedon letrën me vlerë apo instrumentin e pagesës të falsifikuar me qëllim që ta shpërndajë ose ta përdorë si të vërtetë, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni përfshinë letra me vlerë apo instrumente të pagesës me vlerë të cekur që tejkalon dhjetëmijë (10.000) Euro, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 5. Kushdo që ka pranuar si të vërteta letrat me vlerë apo instrumentet e pagesës të falsifikuara dhe i përdorë ato duke ditur se janë të falsifikuara, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 6. Tentativa për të kryer vepër penale nga paragrafi 5. i këtij neni është e dënueshme. 7. Letrat me vlerë, instrumentet e pagesës dhe pajisjet për prodhimin ose ndryshimin e tyre konfiskohen. 8. Shprehja “instrument i pagesës” nënkupton instrument fizik, përveç parave, që i mundëson nga natyra e tij specifike, vetë apo në bashkim me ndonjë instrument tjetër të pagesës, mbajtësit apo përdoruesit që të transferojë paratë apo vlerën monetare. Kjo përfshinë, por nuk kufizohet në fletë aksione, certifikata të aksioneve, aksione, kredit kartela, kartela të euroçeqeve, kartela tjera të lëshuara nga institucionet financiare, euroçeqe, çeqe tjera të udhëtarëve dhe kartëmonedha të këmbimit, të cilat janë të mbrojtura kundër imitimit apo përdorimit të rremë përmes dizajnit, kodimit, nënshkrimit apo ndonjë mjeti tjetër. 9. Letrat me vlerë ose instrumentet e pagesës përfshijnë letrat me vlerë ose instrumentet e pagesës të falsifikuara dhe letrat me vlerë ose instrumentet e pagesës të vërteta të cilat janë ndryshuar në aspektin material dhe me qëllim që të përdoren për qëllime mashtruese. - 294 Verify source ↗
Neni 294
AI-assisted research summary: Article 294 criminalizes making, altering, using, trading, carrying, keeping, or failing to report counterfeit value signs, and sets fines, prison terms, and confiscation.
Neni 294 Falsifikimi i shenjave me vlerë 1. Kushdo që prodhon shenja me vlerë të falsifikuara, i ndryshon ato me qëllim që t’i përdorë si të vërteta, ia jep personit tjetër për përdorim ose i përdor shenjat me vlerë të falsifikuara si të vërteta, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që duke ditur se shenja me vlerë është e falsifikuar, furnizon, shet, blen, shpërndan, transporton, pranon apo posedon shenjën e falsifikuar apo të anuluar me qëllim që ta shpërndajë ose ta përdorë si të vërtetë, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni përfshin shenjën, vlera e të cilave tejkalon dhjetëmijë (10.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 4. Kushdo që e heq pullën e vulosur nga shenja me vlerë nga paragrafi 1. i këtij neni, ose në ndonjë mënyrë tjetër dhe me qëllim të përdorimit të vazhdueshëm, mundohet që këtyre shenjave t’u jep 111 pamjen sikur nuk janë përdorur asnjëherë më parë ose përdor prapë shenjën e përdorur apo e shet atë si të vlefshme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 5. Kushdo që pranon si të vërtetë shenjën me vlerë dhe e përdorë duke ditur se është e falsifikuar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 6. Kushdo që ka dijeni se shenja me vlerë e falsifikuar është duke u prodhuar ose përdorur dhe nuk e raporton një gjë të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 7. Shenja me vlerë e falsifikuar dhe pajisjet për prodhimin apo ndryshimin e tyre konfiskohen. - 295 Verify source ↗
Neni 295
AI-assisted research summary: Ndalon përdorimin pa autorizim, në veprimtari ekonomike, të një patente të regjistruar ose të mbrojtur me ligj, ose të topografisë së regjistruar të një qarku të mbyllur të një gjysmëpërçuesi.
Neni 295 Cenimi i të drejtave të patentës 1. Kushdo që në kuadër të një veprimtarie ekonomike e përdor pa autorizim patentën e regjistruar ose të mbrojtur me ligj apo topografinë e regjistruar të një qarku të mbyllur të një gjysmëpërçuesi, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Sendet nga paragrafi 1. i këtij neni të prodhuara për përdorim të paautorizuar konfiskohen. - 296 Verify source ↗
Neni 296
AI-assisted research summary: This article criminalizes several copyright-related acts and sets fines, prison terms, and confiscation.
Neni 296 Cenimi i të drejtave të autorit 1. Kushdo që nën emrin e tij apo të dikujt tjetër, shfaq apo në ndonjë mënyrë tjetër i kumton publikut punën e mbrojtur me të drejtat e autorit ose paraqitjen e tjetrit, në tërësi apo pjesërisht, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që gjatë përdorimit të punës së mbrojtur me të drejtat e autorit ose paraqitjes së tjetrit, qëllimisht nuk cek emrin, pseudonimin ose shenjën e autorit apo të performuesit kur kjo kërkohet me ligj, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në një (1) vit. 3. Kushdo që e ndryshon, shtrembëron ose në ndonjë mënyrë tjetër e dëmton punën e mbrojtur me të drejtat e autorit ose paraqitjen e tjetrit, dhe e shfaq në atë formë ose në ndonjë mënyrë tjetër ia kumton në formë të tillë publikut, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 4. Kushdo që paraqet ose në ndonjë formë tjetër ia kumton publikut në mënyrë të papërshtatshme punën e mbrojtur me të drejtën e autorit ose paraqitjen e tjetrit, që është paragjykuese për nderin dhe autoritetin e autorit ose performuesit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 5. Kushdo që pa autorizim përdor punën e mbrojtur me të drejtat e autorit ose temën e çështjes së ndërlidhur me këto të drejta, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 6. Nëse gjatë kryerjes së veprës penale nga paragrafi 5. i këtij neni, kryesi ka përfituar për vete ose për personin tjetër së paku dhjetë mijë (10.000) Euro por më pak se pesëdhjetëmijë (50.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 7. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 5. i këtij neni përfiton për vete ose për personin tjetër më shumë se pesëdhjetëmijë (50.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tetë (8) vjet. 8. Sendet dhe pajisjet për prodhimin e tyre nga ky nen konfiskohen. - 297 Verify source ↗
Neni 297
AI-assisted research summary: Kushdo që shmang teknologjinë mbrojtëse ose ndryshon/heq të dhënat elektronike për menaxhimin e të dhënave mund të dënohet me burg deri në 3 vjet; sendet dhe pajisjet për prodhimin e tyre konfiskohen.
Neni 297 Shmangia e masave teknologjike 1. Kushdo që kryen vepër të shmangies së ndonjë prej masave efektive mbrojtëse të teknologjisë ose të heqjes apo ndryshimit të të drejtave elektronike për menaxhimin e të dhënave, siç parashihet në 112 dispozitat e ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të përafërta dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Sendet dhe pajisjet për prodhimin e tyre nga paragrafi 1. i këtij neni konfiskohen. - 298 Verify source ↗
Neni 298
AI-assisted research summary: People who act in economic activity with intent to deceive buyers or consumers must not use another person's marks or similar signs, and can be imprisoned for up to 3 years.
Neni 298 Mashtrimi i konsumatorëve 1. Kushdo që gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike dhe me qëllim të mashtrimit të blerësve apo konsumatorëve, përdor ose posedon me qëllim të përdorimit si emër apo shenjë të tij ose shenjë të veçantë të mallrave të tij, emrin apo shenjën e tjetrit, shenjën e mallrave apo shenjën e shërbimeve të tjetrit, ose shenjën e tjetrit që lidhet me prejardhjen gjeografike ose ndonjë shenjë tjetër të veçantë të mallrave apo përbërësve të tyre, dënohet me burgim deri në (3) tre vjet. 2. Kushdo që me qëllim të mashtrimit të blerësve apo konsumatorëve, përdorë gjatë prodhimit shenjën apo modelin e tjetrit pa autorizim, ose vë në qarkullim artikujt e prodhuar në këtë mënyrë, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni. 3. Sendet dhe pajisjet për prodhimin e tyre nga ky nen konfiskohen. - 299 Verify source ↗
Neni 299
AI-assisted research summary: Anyone who fraudulently puts mislabeled or nonconforming goods into circulation, or makes false price-reduction/price-increase claims or other false advertising, is punishable by a fine or imprisonment.
Neni 299 Mashtrimi i blerësve 1. Kushdo që me qëllim të mashtrimit të blerësve vë në qarkullim prodhime me shenjën në të cilën janë shënuar të dhëna të cilat nuk i përgjigjen përmbajtjes, llojit, prejardhjes apo kualitetit të produktit, vë në qarkullim produkte të cilat për nga pesha apo kualiteti nuk i përgjigjen asaj që rregullisht parashihet te produktet e tilla apo vë në qarkullim produkte pa shenjat që tregojnë për përmbajtjen, llojin, prejardhjen apo kualitetin e produktit kur shenja e tillë kërkohet me ligj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që me qëllim të mashtrimit të blerësve shpall rrejshëm se është zbritur çmimi i mallit apo se pritet rritja e çmimit të mallit ose në ndonjë mënyrë tjetër përdor haptazi reklamë të rreme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. - 300 Verify source ↗
Neni 300
AI-assisted research summary: This article criminalizes organizing, taking part in, or helping organize pyramid schemes and unauthorized gambling activities, with prison terms that increase if the gain or loss exceeds 25,000 Euro.
Neni 300 Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm 1. Kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, organizon, merr pjesë apo ndihmon në organizimin e veprimtarive të skemave piramidale, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, organizon, merr pjesë apo ndihmon në organizimin e bixhozit, lojërave të llojit të kazinove apo lojërave të fatit siç përcaktohet me ligj, për të cilat nuk është dhënë licenca, leja apo koncesioni i organit kompetent, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me fitim apo humbje që tejkalon njëzetepesëmijë (25.000) Euro, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 4. Për qëllime të këtij neni, shprehja “skemë piramidale” do të thotë ofertë apo plan për investim mashtrues, ku paratë e kontribuara nga investitorët e mëvonshëm përdorën drejtpërdrejtë për të paguar ose ripaguar interesin ose bazën e investitorëve të mëhershëm, pa ndonjë veprimtari operative apo që prodhon burime të të ardhurave, përveç grumbullimit të vazhdueshëm të fondeve të reja. 113 - 301 Verify source ↗
Neni 301
AI-assisted research summary: This provision criminalizes abuse of a monopoly or dominant market position and price-fixing-type agreements, with imprisonment and, for one offence, a fine.
Neni 301 Keqpërdorimi i pozitës së monopolit 1. Personi përgjegjës që ushtron një apo më shumë nga veprimtaritë ekonomike në vijim, të cilat keqpërdorin pozitën monopoliste apo dominuese në treg apo në një pjesë substanciale të tregut, duke u përfshirë në një apo më shumë nga veprimtaritë në vijim, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet, nëse: 1.1. në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë vë çmime të padrejta të blerjes apo të shitjes ose kushte tjera të padrejta tregtare; 1.2. në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë rregullon çmimet e blerjes apo të shitjes ose kushtet tjera të tregtisë; 1.3. kufizon apo kontrollon prodhimin, tregjet apo zhvillimin teknik ose investimin; 1.4. aplikon kushte jo të njëjta për transaksione të barabarta me palë tjera tregtare, duke i vënë ato në disavantazh konkurrues; 1.5. bën që lidhja e kontratave të varet nga pranimi prej palës tjetër i detyrimeve shtesë, të cilat për nga natyra e tyre apo sipas përdorimit komercial, nuk kanë ndonjë lidhje me subjektin e kontratave të tilla; 1.6. në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë rregullon çmimet e blerjes apo të shitjes ose kushtet tjera të tregtisë në tregje të aksioneve ose burimet e furnizimit; 1.7. kërkon pagesa ose kushte tjera afariste më pak të favorshme se që kërkohet për blerje të ngjashme në tregje të krahasueshme, përveç nëse ka ndonjë arsyetim objektiv për një diferencim të tillë; 1.8. kërkon pagesa apo kushte tjera afariste që dallojnë nga ato që me gjasë do të ishin në rast se do të ekzistonte konkurrenca efektive. 2. Personi përgjegjës në organizatën e biznesit i cili merret vesh me personin në organizatën tjetër të biznesit nga e njëjta fushë e biznesit, me qëllim të rritjes, uljes apo ndikimit në ndonjë mënyrë tjetër të çmimit të mallrave ose shërbimeve që shiten apo blihen nga organizatat e biznesit, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet burgim dhe me gjobë të barabartë me njëzet e pesë përqind (25%) të vlerës së mallrave të shitura nga organizata e tij e biznesit e cila ka qenë subjekt i marrëveshjes së përbashkët. - 302 Verify source ↗
Neni 302
AI-assisted research summary: Ndalohet prodhimi, qarkullimi, përdorimi dhe mbajtja e parave të falsifikuara, dhe mosraportimi i prodhimit ose përdorimit të tyre; neni parashikon edhe konfiskim.
Neni 302 Falsifikimi i parasë 1. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Kushdo që duke ditur se paraja është e falsifikuar merr, vë në qarkullim, transporton, pranon, përdorë ose posedon paranë e falsifikuar me qëllim që ta vë në qarkullim si të vërtetë, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 3. Kushdo që pranon paranë e falsifikuar prej pesëdhjetë (50) Euro ose më pak duke besuar se është e vërtetë dhe pastaj e përdorë duke ditur se është e falsifikuar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 4. Kushdo që ka dijeni për prodhimin apo përdorimin e parave të falsifikuara dhe këtë nuk e raporton, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 114 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni ka të bëjë me një shumë të parave të falsifikuara që tejkalon njëqindmijë (100.000) Euro, kryesi dënohet me jo më pak se tre (3) vjet burgim. 6. Paraja e falsifikuar dhe pajisjet për prodhimin apo ndryshimin e saj konfiskohen. - 303 Verify source ↗
Neni 303
AI-assisted research summary: Kushdo që me qëllim prodhon ose përdor shenja të rreme të etiketimit, ose ndryshon masat/peshat për t'i bërë të duken të sakta, dënohet me burgim nga 3 muaj deri në 3 vjet; sendet dhe pajisjet e falsifikuara konfiskohen.
Neni 303 Prodhimi dhe përdorimi i shenjave të etiketimit, masave dhe peshave të rreme 1. Kushdo që me qëllim të përdorimit të tyre si të vërteta, prodhon shenja të rreme për etiketimin e mallit, si dhe vula apo pulla për vulosjen e arit, argjendit, bagëtisë, drurit apo ndonjë malli tjetër të prodhuar vendor apo jashtë vendit, ose shenjat e rreme i përdor si të vërteta, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që materialisht ndryshon masat apo peshat me qëllim që të përdoren si të sakta, dënohet sipas paragrafit 1. të këtij neni. 3. Shenjat, vulat, masat dhe peshat e falsifikuara dhe pajisjet për prodhimin dhe ndryshimin e tyre konfiskohen. - 304 Verify source ↗
Neni 304
AI-assisted research summary: This article criminalizes making, supplying, selling, receiving, possessing, or providing counterfeit-making tools, and requires confiscation of the items and equipment used to make them.
Neni 304 Prodhimi, furnizimi, shitja, posedimi ose dhënia në shfrytëzim e mjeteve për falsifikim 1. Kushdo që prodhon, furnizon, shet, pranon, posedon ose jep në shfrytëzim mjete për falsifikimin e parave, letrave me vlerë apo instrumenteve të pagesës, dënohet me burgim prej (1) një deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që prodhon, furnizon, shet, pranon, posedon ose jep në shfrytëzim mjete për falsifikimin e pullave fiskale, pullave postare apo shenjave tjera me vlerë, shenjave për etiketimin e rremë të mallrave ose masa dhe pesha të pasakta, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Për qëllime të këtij neni, shprehja “mjete për falsifikim” do të thotë instrumente, artikuj, programe kompjuterike dhe mjete tjera që adaptohen posaçërisht për falsifikimin ose ndryshimin e parave, letrave me vlerë apo instrumenteve të pagesës, pullave me vlerë, shenjave për etiketimin e mallrave, masave dhe peshave ose hologramëve apo përbërësve tjerë të valutës, letrave me vlerë apo instrumenteve të pagesës, të cilat shërbejnë për mbrojtje ndaj falsifikimit. 4. Artikujt, mjetet dhe pajisjet për prodhimin e tyre konfiskohen. - 305 Verify source ↗
Neni 305
AI-assisted research summary: Unauthorized selling, buying, or exchanging goods, things, or services is punishable by imprisonment; heavier imprisonment applies if the offender organized sellers/intermediaries or made more than 15,000 Euro profit, and the goods and things are confiscated.
Neni 305 Tregtia e ndaluar 1. Kushdo që pa autorizim shet, blen apo bën shkëmbimin e mallrave sendeve apo shërbimeve, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Kur kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni ka organizuar rrjetin e shitësve ose të ndërmjetësve apo ka realizuar përfitim që kalon shumën prej pesëmbëdhjetëmijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 3. Mallrat dhe sendet nga tregtia e ndaluar konfiskohen. - 306 Verify source ↗
Neni 306
AI-assisted research summary: Anyone who, without authorization, produces or processes goods that the law prohibits or restricts may be fined or imprisoned for up to 3 years; the goods and equipment used for unauthorized production or processing are confiscated.
Neni 306 Prodhimi i ndaluar 1. Kushdo që pa autorizim prodhon apo përpunon mallrat, prodhimi apo përpunimi i të cilave është i ndaluar apo i kufizuar me ligj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 115 2. Mallrat dhe pajisjet për prodhimin ose përpunimin e paautorizuar konfiskohen. - 307 Verify source ↗
Neni 307
AI-assisted research summary: This article penalizes issuing or circulating bad, false, or counterfeit cheques or credit cards, and unauthorized card use that creates unlawful financial gain.
Neni 307 Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit 1. Kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, e jep apo e vë në qarkullim çekun për të cilin e di se nuk ka mbulesë të mjeteve, çekun e rremë ose kartelën e falsifikuar të kredisë dhe në këtë mënyrë realizon dobi pasurore, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, e përdor kartelën e kreditit apo çekun pa autorizim ose e përdor kartelën e bankës në automatin e bankës për tërheqjen e parave të gatshme duke e ditur se tërheqja e tillë nuk është e mbuluar nga bilanci i llogarisë apo nga overdrafti ose kushdo që përdor kartelën e kreditit ndonëse e di se në kohën e pagesës nuk do të jetë në gjendje të paguajë shumën përkatëse dhe kështu realizon dobi pasurore, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton në dobi pasurore që tejkalon shumën prej pesëmijë (5.000) Euro, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në (5) pesë vjet. - 308 Verify source ↗
Neni 308
AI-assisted research summary: Anyone who commits the criminal offence of money laundering is punished under the law on prevention of money laundering and terrorist financing.
Neni 308 Shpërlarja e parave Kushdo që kryen vepër penale të shpërlarjes së parave, dënohet sipas Ligjit për parandalimin e shpërlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit. - 309 Verify source ↗
Neni 309
AI-assisted research summary: A person who makes an offer through a tender invitation for goods or commercial services based on an unlawful agreement, with the aim that the organizer accept a particular offer, is punishable by a fine or imprisonment up to 5 years.
Neni 309 Marrëveshjet për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender 1. Kushdo që përmes ftesës për tender lidhur me mallra apo shërbime komerciale, bën një ofertë bazuar në një marrëveshje të kundërligjshme dhe qëllimi i ofertës së tillë është që organizatori të pranojë një ofertë të caktuar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet. 2. Dhënia private e kontratës pas pjesëmarrjes së mëparshme në konkurrim është ekuivalente me ftesën për tender sipas kuptimit të paragrafit 1. të këtij neni. - 310 Verify source ↗
Neni 310
AI-assisted research summary: Anyone who falsely presents asset, profit-and-loss, or other materially relevant data when trading shares, securities, or options, and thereby induces others to buy or sell, is punishable by a fine and imprisonment of up to five years.
Neni 310 Mashtrimi në shkëmbimin e letrave me vlerë Kushdo që në shkëmbimin e aksioneve apo letrave tjera me vlerë ose opsioneve, paraqet rrejshëm bilancin e aseteve, të dhënat e fitimeve dhe humbjeve apo të dhënat tjera që kanë ndikim të konsiderueshëm në vlerën e letrave me vlerë, kësisoj duke nxitur një apo më shumë persona që të bëjnë blerjen apo shitjen e letrave me vlerë të tilla, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. - 311 Verify source ↗
Neni 311
AI-assisted research summary: Anyone who improperly discloses or uses inside information about securities can be fined and imprisoned for up to 5 years.
Neni 311 Keqpërdorimi i informatave të brendshme Kushdo që në mospajtim me detyrat e tij për të mbrojtur informatat e brendshme të cilat i mëson gjatë kryerjes së aktivitetit ekonomik ose sipas detyrës zyrtare, i kumton personit të paautorizuar informatën e panjohur për publikun dhe që mund të ndikojë në çmimin e letrave me vlerë; ose kushdo që në ndonjë mënyrë tjetër përdor informatën e tillë për dobi personale ose për qëllim të sigurimit të avantazhit të padrejtë në tregun e letrave me vlerë për ndonjë person fizik apo person juridik, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. 116 - 312 Verify source ↗
Neni 312
AI-assisted research summary: This article punishes collusion or fraudulent conduct in government securities trading, with fines, imprisonment, and confiscation of unlawful gains.
Neni 312 Marrëveshja dhe mashtrimi me letrat me vlerë të Qeverisë 1. Kushdo që merr pjesë në blerjen apo shitjen e letrave me vlerë në tregun e letrave me vlerë të Qeverisë dhe merret vesh me një apo më shumë nga pjesëmarrësit tjerë me qëllim të ndikimit të tregut në kuptimin e rendimentit, çmimit ose shumës së letrave me vlerë të Qeverisë të cilat shiten në ankand apo në tregun sekondar; ose kushdo që në ndonjë mënyrë tjetër merr pjesë në ndonjë transaksion, praktikë apo sjellje që operon për mashtrim të pjesëmarrësve të tjerë në treg, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër merr pjesë në ndonjë transaksion, praktikë apo sjellje në blerjen ose shitjen e letrave me vlerë të Qeverisë që operon si mashtrim, ose që nxit ndonjë person për të kryer ose për të mos kryer ndonjë veprim në dëm të pasurisë së tij, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me fitim pasuror që tejkalon dyqind e pesëdhjetëmijë (250.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 4. Për qëllime të këtij neni, shprehja “marrëveshje” apo “merret vesh” do të thotë dy apo më shumë persona të cilët bëjnë marrëveshje për të bashkëpunuar për përfitimin e dyanshëm të tyre në mënyrë që të kufizojnë konkurrencën në tregun e lirë ose të fitimit të avantazhit të padrejtë. Kjo marrëveshje mund të jetë e heshtur dhe kështu që mund të nënkuptohet nga efekti që ka në tregun e letrave me vlerë të qeverisë gjatë një periudhe kohore. 5. Dobia pasurore e përfituar sipas dispozitave të këtij neni konfiskohet. - 313 Verify source ↗
Neni 313
AI-assisted research summary: Anyone who intentionally gives false information or leaves out relevant information to hide or reduce tax, fees, or other legally required contributions can be fined and imprisoned.
Neni 313 Shmangia nga tatimi 1. Kushdo që me qëllim që ai apo personi tjetër të fsheh apo t’i shmanget, pjesërisht apo tërësisht, pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, jep të dhëna të pavërteta apo nuk i përfshin të dhënat lidhur me të ardhurat e tij, pasurinë, gjendjen ekonomike apo fakte të tjera relevante për vlerësimin e detyrimeve të tilla, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur detyrimi nga paragrafi 1. i këtij neni tejkalon shumën prej pesëmbëdhjetëmijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kur detyrimi nga paragrafi 1. i këtij neni tejkalon shumën prej pesëdhjetëmijë (50.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 314 Verify source ↗
Neni 314
AI-assisted research summary: False declarations, false documents, or failure to issue required documents can be punished with a fine and imprisonment.
Neni 314 Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin 1. Kushdo që jep deklaratë të rrejshme ose lëshon dokument të rrejshëm kur paraqitja e deklaratës apo dokumentit të vërtetë kërkohet me ligj, ose kushdo që nuk lëshon dokumentin lëshimi i të cilit kërkohet me ligj, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni përfshin numër të madh të dokumenteve, ose nëse vepra penale është kryer për të shmangur pagesën e tatimit prej pesëmbëdhjetë (15.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. - 315 Verify source ↗
Neni 315
AI-assisted research summary: A person who, in business activity, asks for or accepts an excessive reward, gift, or other benefit for improper purposes, may be fined and imprisoned for up to 3 years; later acceptance after the contract or service is punished by up to 1 year, and the accepted gift or reward is confiscated.
Neni 315 Pranimi i paarsyeshëm i dhuratave 1. Kushdo që gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike kërkon apo pranon shpërblim, dhuratë apo 117 ndonjë përfitim tjetër joproporcional me qëllim të lënies anash të interesave të organizatës së tij të biznesit apo të personit juridik ose për t’i shkaktuar dëm organizatës së tillë të biznesit apo personit juridik me rastin e lidhjes së kontratës ose pajtimit për kryerjen e ndonjë shërbimi, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që duke kryer vepër penale nga paragrafi 1. i këtij neni kërkon apo pranon shpërblim, dhuratë apo ndonjë fitim tjetër joproporcional për vete ose për personin tjetër në shkëmbim të lidhjes së ndonjë kontrate ose marrëveshjes për të kryer ndonjë shërbim, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Kushdo që duke kryer vepër penale nga paragrafi 1. i këtij neni, kërkon apo pranon shpërblim, dhuratë apo ndonjë fitim tjetër pas lidhjes së kontratës ose pas kryerjes së shërbimit, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në një (1) vit. 4. Dhurata apo shpërblimi i pranuar konfiskohet. - 316 Verify source ↗
Neni 316
AI-assisted research summary: Kushdo që jep, tenton të japë ose premton një dhuratë, shpërblim ose përfitim tjetër të paproporcional për një person që ushtron veprimtari ekonomike, me synim të dëmtojë interesat e biznesit ose të marrë përparësi të pajustifikuar, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në 3 vjet.
Neni 316 Dhënia e paarsyeshme e dhuratave 1. Kushdo që jep, tenton të jep apo premton shpërblim, dhuratë apo ndonjë përfitim tjetër joproporcional personit i cili ushtron veprimtari ekonomike me qëllim të lënies anash të interesave të organizatës së tij të biznesit ose të personit juridik ose për t’i shkaktuar dëm organizatës së tillë të biznesit apo personit juridik me rastin e lidhjes së kontratës apo kryerjes së ndonjë shërbimi, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që jep, tenton të jep apo premton shpërblim, dhuratë apo ndonjë përfitim tjetër joproporcional personit i cili ushtron veprimtari ekonomike me qëllim të arritjes së ndonjë përparësie të paarsyetueshme për lidhjen e kontratës apo për kryerjen e ndonjë shërbimi, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni jep shpërblim apo dhuratë sipas kërkesës dhe nëse veprën e lajmëron para së të jetë zbuluar apo para se ai ta ketë kuptuar se është zbuluar, gjykata mund ta lirojë nga dënimi. 4. Dhurata apo shpërblimi i dhënë konfiskohen, përveç në rastin nga paragrafi 3. i këtij neni ku në rastin e tillë dhurata apo shpërblimi mund ti kthehen personit i cili e kishte dhënë. - 317 Verify source ↗
Neni 317
AI-assisted research summary: Anyone who crosses the border while evading customs control, especially with prohibited, restricted, or specially licensed goods, can be criminally punished.
Neni 317 Kontrabandimi i mallrave 1. Kushdo që duke kaluar vijën kufitare bartë mallra dhe shmang kontrollin doganor, ose kushdo që duke shmangur kontrollin doganor, kryen bartjen e mallrave dhe kalon vijën kufitare, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që pa leje përkatëse, shmang kontrollin doganor dhe kalon vijën kufitare duke bartur mallrat, eksportimi apo importimi i të cilave është i ndaluar, i kufizuar apo kërkon leje të posaçme nga organi kompetent, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet në një apo më shumë nga rrethanat në vijim, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet, kur: 3.1. kryesi kalon kufirin me sende, mallra apo substanca të rrezikshme të cilat vënë në rrezik jetën apo shëndetin e njerëzve; 3.2. kryesi kalon kufirin me sende, mallra apo substanca të rrezikshme të cilat paraqesin rrezik për sigurinë e përgjithshme; 118 3.3. kryesi përdor forcën apo kanosjen serioze ose armën apo mjetin e rrezikshëm gjatë kryerjes së veprës. 4. Mallrat nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni konfiskohen. Nëse mallrat nuk mund të gjinden ose për ndonjë arsye tjetër nuk mund të konfiskohen, paguhet ekuivalenti i shumës së mallrave. 5. Mjetet e transportit apo mjetet për bartjen e mallrave të cilat janë përdorur për transportimin e mallrave nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni konfiskohen. - 318 Verify source ↗
Neni 318
AI-assisted research summary: Anyone who helps evade customs-related taxes or duties, or gives customs a false document about goods, can be fined or imprisoned.
Neni 318 Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore 1. Kushdo që me qëllim që vetes apo personit tjetër t’i mundësojë shmangien nga pagesa e tarifave tatimore doganore apo tarifave tjera ose detyrimeve doganore që paguhen me rastin e importimit apo eksportimit të mallrave, ose nëse doganës i paraqet dokument të rrejshëm lidhur me prejardhjen, vlerën, sasinë, cilësinë, llojin apo karakteristikat tjera te mallit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vlera e pagesës së shmangur nga paragrafi 1. i këtij neni tejkalon pesëmbëdhjetëmijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vlera e pagesës së shmangur nga paragrafi 1. i këtij neni tejkalon tridhjetëmijë (30.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Mallrat të cilat nuk janë deklaruar saktë apo vlera e pagesës së shmangur, cilado që të jetë më e lartë, konfiskohen. KAPITULLI XXVI VEPRAT PENALE KUNDËR SHËRBIMEVE KOMUNALE - 319 Verify source ↗
Neni 319
AI-assisted research summary: This article defines “authorized supplier” and “utility service” for this chapter.
Neni 319 Përkufizimet 1. Për qëllime të këtij Kapitulli, shprehjet e mëposhtme kanë këto kuptime: 1.1. shprehja “furnizues i autorizuar” nënkupton personin apo subjektin juridik që është i autorizuar në pajtim me ligjin e zbatueshëm për furnizim me rrymë apo shërbim tjetër; 1.2. shprehja “shërbim komunal” nënkupton gaz, ujë, rrymë apo ngrohje. - 320 Verify source ↗
Neni 320
AI-assisted research summary: Ndalohet marrja, përdorimi, devijimi, nxjerrja ose përfitimi nga shërbimet komunale pa autorizimin e furnizuesit të autorizuar; shkelja dënohet me gjobë dhe me burgim deri në 3 vjet.
Neni 320 Vjedhja e shërbimeve komunale Kushdo që merr, përdor, devijon, nxjerr ose përfiton nga ndonjë shërbim komunal që furnizohet nga ose përmes rrjetit përçues të rrymës apo rrjetit të shpërndarjes, pa autorizimin e furnizuesit të autorizuar, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. - 321 Verify source ↗
Neni 321
AI-assisted research summary: A person must not connect or reconnect to power conductors or municipal service transmission/distribution networks without authorization from the authorized supplier.
Neni 321 Lidhja e paautorizuar në shërbime Kushdo që lidhet apo rilidhet në përçues të rrymës apo në rrjetin për përçim ose shpërndarje të çfarëdo shërbimi komunal në çfarëdo mënyre, drejtpërdrejt apo tërthorazi, qoftë përmes përçueshmërisë ose induksionit, pa autorizim të furnizuesit të autorizuar, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 119 - 322 Verify source ↗
Neni 322
AI-assisted research summary: A person who allows or enables unauthorized connection or reconnection to service lines or the distribution network on property they possess, own, or control can be fined and imprisoned for up to 3 years.
Neni 322 Lejimi i lidhjes së paautorizuar në shërbime 1. Kushdo që lejon që lidhja ose rilidhja e paautorizuar në përçues të shërbimit ose në rrjet të shpërndarjes që gjendet në pronën e cila është në posedim, pronësi apo kontroll të tij; ose kushdo që mundëson lidhjen apo rilidhjen e paautorizuar në përçues të shërbimit komunal ose në rrjet të shpërndarjes në pronën e cila është në posedim, pronësi apo kontroll të tij, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Sjellja nga paragrafi 1. i këtij neni nuk përbën vepër penale nëse personi pasi që kupton për lidhjen apo rilidhjen e paautorizuar, menjëherë njofton furnizuesin e autorizuar për ekzistimin e lidhjes apo rilidhjes së tillë të paautorizuar. - 323 Verify source ↗
Neni 323
AI-assisted research summary: Anyone who changes or interferes with a municipal service meter, or prevents it from recording usage accurately, can be fined and imprisoned for up to 3 years.
Neni 323 Ndryshimi i njehsorit të shërbimeve 1. Kushdo që ndryshon çfarëdo njehsori që përdoret për matjen e sasisë së ndonjë shërbimi komunal me të cilin është furnizuar cilido objekt nga furnizuesi i autorizuar, ose pengon njehsorin e tillë apo matësin nga regjistrimi i saktë i sasisë së shërbimit komunal të shpenzuar, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Për ndjekjen e veprës nga ky nen, posedimi i mjeteve artificiale të cilat përdoren për të shkaktuar ndryshime në regjistrin e njehsorit ose ndërhyrje në njehsor për ta ndaluar regjistrimin e saktë, konsiderohet dëshmi e mjaftueshme se ndryshimi apo ndalimi është kryer me dashje nga personi i cili ka në përkujdesje apo në kontroll njehsorin. - 324 Verify source ↗
Neni 324
AI-assisted research summary: Ndalohet ndërhyrja ose shmangia e njehsorit të shërbimeve komunale në pronën që është nën posedimin, pronësinë ose kontrollin e personit, kur kjo lidhet me shërbime të pamatura ose të matura gabim; shkelja dënohet me gjobë dhe burg deri në 3 vjet.
Neni 324 Lejimi i njehsorëve të ndryshuar të shërbimeve 1. Kushdo që ndërhyn ose shmang njehsorin i cili gjendet në pronën e cila është në posedimin, pronësinë apo kontrollin e tij, për të ofruar shërbime komunale që nuk janë matur ose janë matur në mënyrë të pasaktë, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Sjellja nga paragrafi 1. i këtij neni nuk përbën vepër penale nëse personi pasi që kupton për ndërhyrjen apo shmangien e njehsorit, menjëherë njofton furnizuesin e autorizuar për ekzistimin e njehsorit në të cilin është ndërhyrë apo njehsorit të shmangur. KAPITULLI XXVII VEPRAT PENALE KUNDËR PASURISË - 325 Verify source ↗
Neni 325
AI-assisted research summary: Taking another person’s property with unlawful intent is punishable by fine and imprisonment, with the penalty depending on whether the value is at least 50 Euro or below 50 Euro.
Neni 325 Vjedhja 1. Kushdo që personit tjetër ia merr pasurinë e cila vlerësohet në shumën prej pesëdhjetë (50) Euro apo më shumë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vlera e pasurisë së vjedhur është më pak se pesëdhjetë (50) Euro, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 120 - 326 Verify source ↗
Neni 326
AI-assisted research summary: Stealing services by deception or other means is punishable by a fine and up to 1 year in prison; using force or serious threat raises the prison maximum to 3 years, and if the service value is under 50 Euro the maximum is 6 months or a fine.
Neni 326 Vjedhja e shërbimeve 1. Kushdo që me anë të lajthimit, largimit ose mënyrave tjera siguron shërbime për të cilat dihet se mundësohen vetëm në shkëmbim të kompensimit dhe shmang pagesën për shërbime të tilla, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me forcë ose kanosje serioze, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Nëse vlera e shërbimeve të vjedhura është më pak se pesëdhjetë (50) Euro, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 4. Për qëllime të këtij neni, “shërbime” përfshinë, por nuk kufizohet në transportimin; punën, shërbimet profesionale, teknike apo mekanike; shërbimet e skiliftit; objektet për biseda telefonikë; shërbimet e komunikimit ose telefonisë; ofrimi i ushqimit apo akomodimit; furnizimi me pajisje, vegla, vetura ose kamp-shtëpiza për përdorim të përkohshëm; furnizimi i pajisjeve për shfrytëzim; ose qasja në sistemin e internetit, kompjuterik apo kabllor. “Shërbim” po ashtu përfshinë çmimin e hyrjes në evenimente sportive, zbavitëse, shfaqje ose ngjarje tjera që kanë çmim të hyrjes ose tarifë tjetër për pjesëmarrje. 5. Largimi nga biznesi, hoteli apo restoranti pa ofruar për të paguar ose pa paguar për hotel, restorant apo shërbime tjera për të cilat kompensimi zakonisht paguhet pas pranimit të shërbimeve është dëshmi se shërbimet janë pranuar me qëllim të shmangies së pagesës. - 327 Verify source ↗
Neni 327
AI-assisted research summary: Article 327 sets higher penalties for aggravated theft.
Neni 327 Vjedhja e rëndë 1. Kushdo që kryen vjedhje nga paragrafi 1. i nenit 325 të këtij Kodi, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në shtatë (7) vjet, nëse: 1.1. vepra është kryer duke thyer, kaluar apo depërtuar me forcë në veturat e mbyllura, ndërtesat, dhomat, arkat, sanduqet apo hapësirat tjera të mbyllura ose duke hequr pengesat tjera me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme; 1.2. kryesi ka vepruar në mënyrë posaçërisht të rrezikshme apo të vrazhdë; 1.3. kryesi ka shfrytëzuar gjendjen e krijuar si rezultat i zjarrit, vërshimit, tërmetit apo fatkeqësive të tjera; ose 1.4. kryesi ka shfrytëzuar paaftësinë ose gjendjen tjetër të rëndë të personit tjetër. 2. Kushdo që kryen vjedhje nga paragrafi 1. i nenit 325 të këtij Kodi ose paragrafi 1. i këtij neni dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet, nëse: 2.1. pasuria apo shërbimi i vjedhur ka vlerë mbi pesëmijë (5.000) Euro; 2.2. pasuria e vjedhur shërben për qëllime fetare ose është vjedhur nga ndërtesa fetare apo ndërtesa tjetër që shërben për mbajtjen e ceremonive fetare; 2.3. pasuria e vjedhur ka vlerë kulturore, fetare apo historike; ka rëndësi të posaçme shkencore, teknike apo artistike; është pjesë e koleksionit publik, koleksionit privat të mbrojtur apo e ekspozitës publike; ose është monument natyral apo objekt i natyrës nën mbrojtje; 2.4. pasuria është vjedhur nga varri; 2.5. pasuria e vjedhur është armë; 121 2.6. kryesi ka pasur me vete armë apo mjet tjetër të rrezikshme; ose 2.7. kryesi ka vepruar si anëtar i grupit. - 328 Verify source ↗
Neni 328
Neni 328 Vjedhja grabitqare 1. Kushdo që i zënë në befasi në kryerjen e aktit të vjedhjes dhe me qëllim që pasurinë e vjedhur ta mbajë, e përdor forcën apo kanosjen serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit ose i cili ka me vete armën apo mjetin e rrezikshëm, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit të armatosur ose kur vepra penale rezulton me lëndim të rëndë trupor, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej shtatë (7) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekje, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm. - 329 Verify source ↗
Neni 329
Neni 329 Grabitja 1. Kushdo që me përdorim të forcës apo kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, e përvetëson pasurinë e luajtshme të personit të tillë me qëllim që t’i sjellë vetes apo personit tjetër dobi pasurore të kundërligjshme, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni ka të bëjë me sendin e vjedhur me vlerë që tejkalon pesëmijë (5.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri dymbëdhjetë (12) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit ose i cili ka me vete armën apo mjetin e rrezikshëm, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej shtatë (7) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit të armatosur ose kur vepra penale rezulton me lëndim të rëndë trupor, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej shtatë (7) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekje, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm. - 330 Verify source ↗
Neni 330
AI-assisted research summary: Ky nen ndalon përvetësimin e pasurisë së besuar ose të gjetur rastësisht për përfitim të kundërligjshëm dhe parashikon gjobë dhe burgim.
Neni 330 Shpërdorimi i pasurisë së huaj 1. Kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personit tjetër, e përvetëson pasurinë e cila i është besuar atij apo personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kujdestari, avokati apo ndonjë person tjetër që ka detyrim ligjor ndaj pronarit të pasurisë, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 122 3. Nëse vlera e pasurisë së përvetësuar e tejkalon shumën prej dhjetëmijë (10.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse pasuria e përvetësuar ka vlerë kulturore, fetare apo historike; ka rëndësi të posaçme shkencore, teknike apo artistike; është pjesë e koleksionit publik, koleksionit privat të mbrojtur apo e ekspozitës publike; ose është monument natyral apo objekt i natyrës nën mbrojtje, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 5. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme përvetëson pasurinë e luajtshme të personit tjetër, të cilën ai e ka gjetur ose tek posedimi i së cilës ka arritur rastësisht, me qëllim që vetes ose personit tjetër t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në një (1) vit. 6. Nëse vlera e pasurisë së përvetësuar është më pak se pesëdhjetë (50) Euro, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 7. Ndjekja penale për veprën penale nga paragrafi 1. dhe 5. të këtij neni ndërmerret sipas propozimit. - 331 Verify source ↗
Neni 331
AI-assisted research summary: Unlawfully taking another person’s movable property to keep it in one’s possession without intent to appropriate it is punishable by a fine or up to one year in prison.
Neni 331 Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme merr pasurinë e luajtshme të personit tjetër që ta mbajë në posedim të vetin pa qëllim të përvetësimit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në (1) një vit. 2. Tentativa për të kryer veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni është e dënueshme nëse ka të bëjë me tentativën për marrjen e automjetit nga personi tjetër. 3. Procedura penale për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni fillohet në bazë të propozimit, apo nëse pasuria është në pronësi ose nën administrimin e një organi publik sipas propozimit. - 332 Verify source ↗
Neni 332
AI-assisted research summary: Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme uzurpon pronën e paluajtshme të tjetrit mund të dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 vjet.
Neni 332 Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme uzurpon pronën e paluajtshme të personit tjetër apo një pjesë të saj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në një apo më shumë nga rrethanat në vijim, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet: 2.1. nëse prona e paluajtshme e uzurpuar është pjesë e pyllit të mbrojtur, parkut të mbrojtur apo pyllit tjetër me destinim të posaçëm, tokës ndërtimore ose rrugës; 2.2. nëse kryesi ka uzurpuar pronën e paluajtshme duke e ditur se pronë e tillë i është nënshtruar dëbimit me urdhër të gjykatës apo me urdhër ose vendim të ndonjë organi apo institucioni tjetër publik të themeluar në bazë të ligjit të zbatueshëm në Republikën e Kosovës. 3. Kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet nëse është dënuar më parë për uzurpim të kundërligjshëm të pronës së paluajtshme ose nëse është dëbuar prej pronës së tillë të paluajtshme me vendim të gjykatës apo me urdhër apo vendim të ndonjë organi apo institucioni tjetër të themeluar në bazë të ligjit të zbatueshëm në Republikën e Kosovës. - 333 Verify source ↗
Neni 333
AI-assisted research summary: It is an offense to destroy, damage, or make another person's property unusable, unless article 334 applies.
Neni 333 Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë 1. Kushdo që e asgjëson, dëmton apo e bën të papërdorshme pasurinë e personit tjetër në rrethana tjera nga ato të përcaktuara në nenin 334 të këtij Kodi, dënohet me burgim deri në një (1) vit. 123 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton në dëm që tejkalon pesëmijë (5.000) Euro, kryesi dënohet me burgim prej një (1) vjet deri në tre (3) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni ka të bëjë me një send që ka vlerë kulturore, fetare apo historike; ka rëndësi të posaçme shkencore, teknike apo artistike; është pjesë e koleksionit publik, koleksionit privat të mbrojtur apo e ekspozitës publike; ose është monument natyral apo objekt i natyrës nën mbrojtje; ekspozohet në publik ose është send që shërben për përdorimin publik ose për dekorimin e sheshit, rrugës apo parkut, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet, pavarësisht dëmit të shkaktuar. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni është kryer për shkak të paragjykimeve ndaj kombësisë, gjuhës, besimit fetar ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së lëkurës, gjinisë, orientimit seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me njërën nga këto karakteristika të mbrojtura, kryesi i veprës penale dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. - 334 Verify source ↗
Neni 334
AI-assisted research summary: Setting fire or causing an explosion to damage another person’s property, inhabited dwelling, or a vehicle in use by another person is punished by imprisonment, with higher penalties if the damage is at least EUR 20,000, serious bodily injury occurs, or death results.
Neni 334 Zjarrvënia 1. Kushdo që ndez zjarrin apo shkakton shpërthimin me qëllim të dëmtimit të pasurisë së personit tjetër, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që ndez zjarrin apo shkakton shpërthimin me qëllim të dëmtimit apo asgjësimit të banesës së banuar ose veturës në shfrytëzim nga personi tjetër, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni shkakton dëm pasuror në shumë prej njëzetmijë (20.000) Euro apo më shumë ose nëse vepra penale i shkakton tjetrit lëndim të rëndë trupor, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekje, kryesi dënohet me së paku me dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. - 335 Verify source ↗
Neni 335
AI-assisted research summary: This article criminalizes fraud and sets prison and fine penalties that increase when the harm or unlawful gain reaches higher amounts or when the target is public funds or financial institutions.
Neni 335 Mashtrimi 1. Përveç siç parashihet në nenin 336 të këtij Kodi, kushdo që me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo personin tjetër, ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë e nxit një person që të kryej apo të mos kryej një veprim në dëm të pasurisë së tij apo të pasurisë së personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dobi pasurore të kundërligjshme ose shkakton dëme në vlerë prej dhjetëmijë (10.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse qëllimi i mashtrimit është përfitimi i dobisë së kundërligjshme nga fondet publike, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse qëllimi i mashtrimit është përfitimi i dobisë së kundërligjshme nga banka, unioni kreditor apo institucioni tjetër financiar, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton në dobi pasurore të kundërligjshme ose shkakton dëm që tejkalon pesëdhjetëmijë (50.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 124 6. Nëse vlera e dobisë së përfituar është më pak se pesëdhjetë (50) Euro, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. - 336 Verify source ↗
Neni 336
AI-assisted research summary: False or incomplete information given for a subsidy, concealment of required information, or misuse of the subsidy can be punished by a fine or up to 5 years’ imprisonment.
Neni 336 Mashtrimi me subvencione 1. Kushdo që në lidhje me aplikimin për marrjen, vazhdimin ose modifikimin e kushteve për marrjen e një subvencioni, i paraqet organit kompetent të dhëna të pasakta apo jo të plota, e që është kusht për aprovimin, vazhdimin apo modifikimin e subvencionit, ose fsheh të dhënat e tilla në kundërshtim me detyrimin për të zbuluar të dhënat e tilla organit kompetent, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që përdor subvencionin e tillë në shkelje të ligjit ose për tjera qëllime nga ato për të cilat është dhënë subvencioni nga dhënësi i subvencionit, dënohet me gjobe ose me burgim deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton në dobi pasurore ose në dëm pasuror që tejkalon shumën prej njëzetepesëmijë (25.000) Euro, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Për qëllim të këtij neni, shprehja “subvencion” do të thotë dobi nga fondet publike sipas ligjit të Republikës së Kosovës, që së paku pjesërisht jepet pa konsiderata që lidhen me tregun dhe që synon stimulimin e ekonomisë. - 337 Verify source ↗
Neni 337
AI-assisted research summary: Kushdo që përdor ose fsheh informacion të rremë, të pasaktë, të paplotë, ose përdor fondet e BE-së për qëllime të tjera, mund të dënohet me burgim ose gjobë.
Neni 337 Mashtrimi lidhur me pranimin e fondeve nga Komuniteti Evropian 1. Kushdo që qëllimisht përdor ose paraqet deklarata apo dokumente të rrejshme, të pasakta apo jo të plota dhe si rezultat i këtij veprimi pranon ose merr fonde në mënyrë të kundërligjshme nga buxheti i përgjithshëm i komunitetit evropian ose buxhetet e menaxhuara nga apo në emër të Komunitetit Evropian, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që fsheh të dhëna në shkelje të detyrimit të posaçëm për zbulimin e të dhënave të tilla dhe si rezultat i kësaj pranon apo mban në mënyrë të kundërligjshme fonde nga buxheti i përgjithshëm i komunitetit evropian ose buxhetet e menaxhuara nga apo në emër të komunitetit evropian, dënohet me gjobë ose me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet. 3. Kushdo që përdor fondet nga buxheti i përgjithshëm i komunitetit evropian apo buxhetet e menaxhuara nga apo në emër të komunitetit evropian për tjera qëllime nga ato për të cilat janë dhënë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në tetë (8) vjet. - 338 Verify source ↗
Neni 338
AI-assisted research summary: It is an offence to damage, hide, or falsely report insured property or injury to obtain insurance money or benefits.
Neni 338 Keqpërdorimi i sigurimit 1. Kushdo që me qëllim të arkëtimit të parave apo benefiteve të sigurimit nga siguruesi, e asgjëson, dëmton apo fsheh pasurinë e siguruar nga asgjësimi, dëmtimi, humbja apo vjedhja e tillë dhe pastaj e lajmëron apo e lajmëron rrejshëm asgjësimin, dëmtimin, humbjen apo vjedhjen e tillë, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që me qëllim të arkëtimit të parave apo benefiteve të sigurimit për lëndim trupor apo dëmtim të shëndetit, lajmëron rrejshëm lëndimin apo dëmtimin, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 125 3. Kushdo që me qëllim të arkëtimit të parave të sigurimit për lëndim trupor apo dëmtim të shëndetit, i shkakton vetes lëndimin apo dëmtimin e tillë dhe pastaj lajmëron lëndimin apo dëmtimin, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. - 339 Verify source ↗
Neni 339
AI-assisted research summary: Pa autorizim, ndryshimi, publikimi, fshirja, asgjësimi, shkatërrimi i të dhënave/programeve ose hyrja në sistemin kompjuterik të tjetrit dënohet me gjobë dhe burgim.
Neni 339 Hyrja në sistemet kompjuterike 1. Kushdo që pa autorizim dhe me qëllim që të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme dobi pasurore për vete apo personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër, ndryshon, publikon, shlyen, asgjëson apo shkatërron të dhënat apo programet kompjuterike ose në ndonjë mënyrë tjetër hyn në sistemin kompjuterik të tjetrit, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në (3) tre vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dobi pasurore që tejkalon shumën prej dhjetëmijë (10.000) Euro ose me dëm material që tejkalon shumën prej dhjetëmijë (10.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. - 340 Verify source ↗
Neni 340
Neni 340 Detyrimi 1. Kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, përdor forcën apo kanosjen serioze për të detyruar personin tjetër të kryej apo të mos kryejë ndonjë veprim në dëm të pasurisë së tij apo të personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit; kryhet me përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm; ose vepra penale rezulton me dobi pasurore në shumën që tejkalon dhjetëmijë (10.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. - 341 Verify source ↗
Neni 341
AI-assisted research summary: Shantazhi me qëllim përfitimi të paligjshëm dënohet me gjobë dhe burgim.
Neni 341 Shantazhi 1. Kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, kanos personin tjetër se do të zbulojë diç në lidhje me të apo personat e afërm të tij që do të dëmtojë nderin apo autoritetin e tyre dhe në këtë mënyrë e detyron personin e tillë të kryej apo të mos kryejë ndonjë veprim në dëm të pasurisë së tij apo të personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit apo kryhet me përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm ose vepra penale rezulton me dobi pasurore të kundërligjshme në shumën që tejkalon dhjetëmijë (10.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. - 342 Verify source ↗
Neni 342
AI-assisted research summary: Misuse of trust: anyone handling another person’s property interests must not fail their duties or misuse their authority to gain unlawful benefit or cause damage.
Neni 342 Keqpërdorimi i besimit 1. Kushdo që gjatë përfaqësimit apo kujdesit për interesat pasurore të personit tjetër nuk i përmbush detyrimet e tij ose i keqpërdor autorizimet e tij me qëllim që vetes apo personit tjetër t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme apo t’i shkaktojë dëm personit interesat pasurore të të cilit ai i përfaqëson ose pasuria e të cilit është nën kujdesin e tij, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kujdestari, avokati apo ndonjë person tjetër që ka detyrim ligjor ndaj pronarit të pasurisë, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 126 - 343 Verify source ↗
Neni 343
AI-assisted research summary: Anyone who takes or agrees to an obviously disproportionate amount of property in exchange for a service, by exploiting another person's serious hardship, can be fined and imprisoned.
Neni 343 Fajdeja 1. Kushdo që për vete apo për personin tjetër pranon ose kontrakton një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të personit të tillë, gjendjen e rëndë të banimit, varfërinë, papërvojën ose paaftësinë për të gjykuar, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me humbje financiare në shumë prej më tepër se dhjetëmijë (10.000) Euro ose nëse kryesi ka realizuar dobi pasurore në shumë që tejkalon dhjetëmijë (10.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me humbje financiare në shumë prej më tepër se njëzetepesëmijë (25.000) Euro ose nëse kryesi ka realizuar dobi pasurore në shumë që tejkalon njëzetepesëmijë (25.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. - 344 Verify source ↗
Neni 344
AI-assisted research summary: A person must not hide, destroy, transfer, or take property in ways that block property rights or creditor payment; the offence can be punished by a fine or up to 3 years’ imprisonment.
Neni 344 Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër 1. Kushdo që me qëllim të pengimit të realizimit të së drejtës pronësore, tjetërson, asgjëson ose merr sendin në pronën e tij, në të cilën personi tjetër ka të drejtën e pengut, hipotekës apo të drejtën e shfrytëzimit dhe me këtë i shkakton dëm personit të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që me qëllim që të pengojë pagesën e borxhit kreditorit, gjatë ekzekutimit të detyrueshëm tjetërson, asgjëson ose fsheh pjesë të pasurisë dhe me këtë dëmton kreditorët, dënohet sipas paragrafit 1. të këtij neni. 3. Kushdo që me qëllim që të pengojë pagesën e borxhit kreditorit, pranon kërkesa të rreme mbi pasurinë, lidh kontratë të rreme apo në ndonjë mënyrë tjetër e përkeqëson gjendjen e tij materiale dhe me këtë zvogëlon mundësinë që kreditorët e tij të realizojnë borxhin, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni. - 345 Verify source ↗
Neni 345
AI-assisted research summary: Anyone who buys, accepts, hides, or otherwise secures property known to be obtained through a criminal offence is punishable by imprisonment.
Neni 345 Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale 1. Kushdo që blen, pranon, fsheh apo në ndonjë mënyrë tjetër siguron ose fsheh sendin apo pasurinë për të cilën e di se është përfituar me kryerjen e veprës penale, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që blen, pranon, fsheh apo në ndonjë mënyrë tjetër siguron ose fsheh sendin apo pasurinë për të cilën ka mundur ta dijë se është përfituar me kryerjen e veprës penale, dënohet me burgim deri në një (1) vit. 3. Nëse sendi apo pasuria ka vlerë më tepër se pesëmijë (5.000) Euro, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet. - 346 Verify source ↗
Neni 346
AI-assisted research summary: Unlawful entry into, remaining in, or refusing to leave another person’s vehicle can lead to imprisonment of up to 3 years.
Neni 346 Plaçkitja e mjeteve motorike 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme, hyn apo qëndron në veturën e personit tjetër apo nuk largohet nga vetura pas kërkesës së tillë të personit të ligjshëm apo të autorizuar, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 127 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në një apo më shumë nga rrethanat në vijim, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet, nëse: 2.1. në atë kohë në veturë kanë qenë të pranishëm një apo më shumë persona; 2.2. kryesi është i armatosur me armë, mjet të rrezikshëm apo ndonjë send tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit; ose 2.3. kryesi kanos ose lëndon personin tjetër gjatë kryerjes së veprës. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. KAPITULLI XXVIII VEPRAT PENALE KUNDËR MJEDISIT, KAFSHËVE, BIMËVE DHE OBJEKTEVE KULTURORE - 347 Verify source ↗
Neni 347
AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully pollutes or degrades air, water, or land, or overuses natural resources, can be fined or imprisoned; harsher penalties apply if the harm is caused by negligence or leads to serious damage.
Neni 347 Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit 1. Kushdo që duke shkelur ligjin, bën ndotjen ose degradimin e ajrit, ujit apo tokës ose shfrytëzon jashtë mase burimet natyrore, dënohet me gjobë ose burgim deri në dy (2) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dëmtimin e shëndetit të një numri të madh të njerëzve apo me asgjësimin e plotë ose të pjesërishëm të botës shtazore, bimore ose të rezervave të ujit të pijshëm apo me ndonjë dëmtim tjetër të mjedisit me pasoja të rënda, apo me shtimin e nivelit të ndotjes në shkallë kritike, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me dëmtimin e shëndetit të një numri të madh të njerëzve apo me asgjësimin e plotë ose të pjesërishëm të botës shtazore, bimore ose të rezervave të ujit të pijshëm apo me ndonjë dëmtim tjetër të mjedisit me pasoja të rënda, apo me shtimin e nivelit të ndotjes në shkallë kritike, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dy (2) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dëmtim apo me shkatërrim të papërmirësueshëm të mjedisit ose me rrezikimin e pasurive të mbrojtura natyrore, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me dëmtim apo me shkatërrim të papërmirësueshëm të mjedisit ose me rrezikimin e pasurive të mbrojtura natyrore, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. - 348 Verify source ↗
Neni 348
AI-assisted research summary: Kushdo që, në shkelje të ligjit, trajton, transporton, eksporton, importon, depoziton ose hedh substanca ose mbeturina të rrezikshme ose radioaktive mund të dënohet me gjobë dhe burg, me dënime më të rënda kur ka pasojë të rëndë ose veprim me pakujdesi.
Neni 348 Mbajtja e paligjshme e substancave dhe e mbeturinave të rrezikshme 1. Kushdo që duke shkelur ligjin, hedh, trajton, depoziton, transporton, eksporton ose importon substanca të rrezikshme apo mbeturina që mund të shkaktojnë vdekjen ose lëndimin e rëndë trupor të ndonjë personi ose dëm substancial material të cilësisë së ajrit, tokës, ujit, kafshëve, bimëve ose pasurisë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që duke shkelur ligjin hedh, trajton, depoziton, transporton, eksporton ose importon substanca apo mbeturina radioaktive që mund të shkaktojnë vdekjen ose lëndimin e rëndë trupor të 128 ndonjë personi ose dëm substancial material të cilësisë së ajrit, tokës, ujit, kafshëve, bimëve ose pasurisë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 5. Nëse vepra nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekje ose lëndim të rëndë trupor të ndonjë personi ose me dëm substancial material të pasurisë, kafshëve apo bimëve ose me keqësimin substancial material të cilësisë së ajrit, ujit ose tokës, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me vdekje ose lëndim të rëndë trupor të ndonjë personi ose me dëm substancial material të pasurisë, kafshëve apo bimëve ose me keqësimin substancial material të cilësisë së ajrit, ujit ose tokës, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 349 Verify source ↗
Neni 349
AI-assisted research summary: This article punishes unlawful pollution-related conduct involving factories, installations, or polluting technology, with fines or imprisonment.
Neni 349 Lejimi i kundërligjshëm i ndërtimit apo drejtimit të fabrikave dhe instalimeve që ndotin mjedisin 1. Kushdo që duke shkelur ligjin mbi mbrojtjen e mjedisit, lejon ndërtimin apo instalimin e fabrikës ose drejton apo menaxhon fabrikën ose instalimin në të cilën kryhet veprimtari e rrezikshme dhe me këtë rrezikon të shkaktojë vdekjen apo lëndimin e rëndë trupor të ndonjë personi, ndotë mjedisin, ajrin, tokën apo ujin ose shkakton dëm në shumë prej pesëmijë (5.000) Euro apo më shumë të kafshëve, bimëve ose pasurisë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Kushdo që duke shkelur ligjin lejon ose aplikon teknologjinë që ndot mjedisin ose territorin në shkallë të madhe, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me asgjësimin e plotë ose të pjesërishëm të botës shtazore, bimore ose ndotjen në shkallë të madhe për të cilën nevojitet kohë e gjatë ose shpenzime të mëdha për ta sanuar, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 5. Kur shqipton dënimin për vepër penale nga ky nen, gjykata mund ta detyrojë kryesin që të ndërmerr masa të caktuara për mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor. - 350 Verify source ↗
Neni 350
AI-assisted research summary: This article punishes anyone who damages or makes unusable environmental protection objects or equipment, with heavier penalties if the act is negligent or causes major pollution or damage to wildlife/flora.
Neni 350 Dëmtimi i objekteve dhe pajisjeve për mbrojtjen e mjedisit 1. Kushdo që dëmton, shkatërron, heq apo në mënyrë tjetër i bënë të papërdorshme objektet apo pajisjet për mbrojtjen e mjedisit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me ndotjen e ajrit, ujit apo tokës në shkallë të madhe apo territorit të gjerë, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 129 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me ndotjen e ajrit, ujit apo tokës në shkallë të madhe apo territorit të gjerë, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. dhe 3. i këtij neni rezulton me asgjësimin e plotë ose të pjesërishëm të botës shtazore, bimore ose ndotjen në shkallë të madhe të cilën nevojitet kohë e gjatë ose shpenzime të mëdha për ta sanuar, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. dhe 4. i këtij neni rezulton me asgjësimin e plotë ose të pjesërishëm të botës shtazore, bimore ose ndotjen në shkallë të madhe të cilën nevojitet kohë e gjatë ose shpenzime të mëdha për ta sanuar, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 7. Kur shqipton dënimin për vepër penale nga ky nen, gjykata mund ta detyrojë kryesin që të ndërmerr masa të caktuara për mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor. - 351 Verify source ↗
Neni 351
AI-assisted research summary: It is an offence to produce, sell, or put into circulation veterinary or animal-disease prevention substances that are harmful to the life or health of animals or birds.
Neni 351 Prodhimi, shitja dhe vënia në qarkullim e materieve të dëmshme për mjekimin e shtazëve 1. Kushdo që prodhon me qëllim që t’i shesë apo t’i vë në qarkullim materiet për mjekimin apo për parandalimin e sëmundjeve të shtazëve apo shpendëve, kur materiet e tilla janë të dëmshme për jetën apo shëndetin e tyre, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me ngordhjen e një numri të madh të shtazëve apo të shpendëve, kryesi dënohet me gjobe dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në (3) tre vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. - 352 Verify source ↗
Neni 352
AI-assisted research summary: Veterinarians and authorized veterinary assistants may be fined or imprisoned if they give improper veterinary treatment, fail to use proper hygiene, or otherwise breach veterinary professional rules and cause illness, worsening illness, or death in animals.
Neni 352 Dhënia e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme 1. Veterinari apo ndihmësi i autorizuar i veterinarit i cili me rastin e dhënies së ndihmës veterinare haptazi përshkruan ose aplikon mjetin e papërshtatshëm apo mënyrën jo të rregullt të mjekimit ose nuk përdor masat përkatëse higjienike apo në përgjithësi shkel rregullat e profesionit të veterinarisë gjatë procesit të mjekimit dhe me këtë shkakton sëmundjen, keqësimin e sëmundjes apo ngordhjen e shtazës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me ngordhjen e një numri të madh të shtazëve apo të shpezëve, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me ngordhjen e një numri të madh të shtazëve apo të shpezëve, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vjet. - 353 Verify source ↗
Neni 353
AI-assisted research summary: Anyone without adequate professional preparation must not treat animals or provide veterinary services for payment.
Neni 353 Ushtrimi i kundërligjshëm i shërbimeve veterinere Kushdo që pa përgatitje adekuate profesionale merret me shërimin e shtazëve ose ofron shërbime tjera veterinare në kompensim të pagesës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në (6) gjashtë muaj. 130 - 354 Verify source ↗
Neni 354
AI-assisted research summary: People must follow competent-authority orders or decisions on disease-control measures during certain epidemics and plant-risk periods; breaches can lead to fines or prison.
Neni 354 Moszbatimi i urdhrave për luftimin e sëmundjeve të shtazëve dhe të bimëve 1. Kushdo që gjatë kohës së ndonjë epidemie e cila mund të rrezikojë blegtorinë, nuk respekton urdhrin apo vendimin e lëshuar nga organi kompetent në pajtim me ligjin me të cilin parashihen masat për luftimin apo parandalimin e sëmundjes, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që gjatë periudhës së rrezikut ndaj botës bimore nga sëmundja ose murtaja, nuk respekton urdhrin apo vendimin e organit kompetent me të cilin parashihen masat për luftimin apo parandalimin e sëmundjes ose të murtajës, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me dëm të konsiderueshëm pasuror, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse vepra penale nga ky paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 6. Për qëllime të këtij neni, shprehja “blegtori” do të thotë çdo gjedh, bricjap, kalë, zog, shpezë, shpendë, bletë mjalti, dele, derr apo peshk. - 355 Verify source ↗
Neni 355
AI-assisted research summary: Anyone who contaminates animal feed or water with poisonous or harmful substances, or contaminates water in a way that endangers animals, can be fined or imprisoned.
Neni 355 Ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve 1. Kushdo që me ndonjë materie helmuese apo të dëmshme e ndot ushqimin apo ujin e shtazëve, shpezëve, bletëve, shtazëve të egra apo peshqve, ose e ndot çfarëdo furnizimi ujorë natyrorë apo të bërë nga njeriu që siguron ujë për shtazë, shpezë, bletë, shtazë të egra apo peshq dhe me këtë rrezikon jetën apo shëndetin e shtazëve, shpezëve, bletëve, shtazëve të egra apo peshqve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 2. Kushdo që me ndonjë materie helmuese apo të dëmshme e ndot çfarëdo uji dhe me këtë rrezikon ekzistencën e shtazëve, shpezëve, bletëve, shtazëve të egra apo peshqve në ujë, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me ngordhje të një numri të madh të shtazëve, shpezëve, bletëve, shtazëve të egra apo peshqve, në vlerë që tejkalon dhjetëmijë (10.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në (3) tre vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) muaj. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. - 356 Verify source ↗
Neni 356
AI-assisted research summary: It is an offence to unlawfully use harmful substances to destroy plants, trees, or other vegetation and cause damage of at least 10,000 euro; aggravated and negligent forms carry different penalties.
Neni 356 Shkatërrimi i botës bimore me materie të dëmshme 1. Kushdo që në kundërshtim me ligjin dhe me përdorimin e materies së dëmshme, shkakton shkatërrimin e bimëve, pemëve ose vegjetacionit tjetër dhe me këtë shkakton dëm në vlerë prej dhjetëmijë (10.000) Euro apo më shumë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj llojit veçanërisht të mbrojtur të bimëve, pemëve ose vegjetacionit tjetër, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 131 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. - 357 Verify source ↗
Neni 357
AI-assisted research summary: Kushdo që, kundër ligjit ose urdhrit të organit kompetent, pret, shkatërron ose shkretëron pyllin dënohet me gjobë ose burg deri në 2 vjet.
Neni 357 Shkretërimi i pyjeve 1. Kushdo që në kundërshtim me ligjin ose urdhrin e organit kompetent, bën prerjen apo shkatërrimin e pyllit ose në ndonjë mënyrë tjetër shkretëron pyjet, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në pyllin e mbrojtur, në parkun e mbrojtur ose në pyje të tjera me destinim të posaçëm, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. - 358 Verify source ↗
Neni 358
AI-assisted research summary: Taking tree trunks from a forest with intent to steal is punishable, and higher-volume or protected-forest cases carry a heavier penalty; attempts are also punishable.
Neni 358 Vjedhja e pyllit 1. Kushdo që me qëllim të vjedhjes pret trungjet në pyll dhe sasia e drunjve të prerë tejkalon dy (2) metra kub, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me qëllim që drunjtë e prerë të shiten; nëse sasia e drunjve të prerë është mbi pesë (5) metra kub; ose nëse vepra penale është kryer në pyllin e mbrojtur, në parkun e mbrojtur apo në pyllin tjetër me destinim të posaçëm, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 3. Tentativa për të kryer veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni është e dënueshme. - 359 Verify source ↗
Neni 359
AI-assisted research summary: This article bans several forms of hunting and sets fines or prison terms for illegal hunting, including hunting without permission, outside open seasons, of protected species, or using mass-destruction methods, vehicles, or strong light.
Neni 359 Gjuetia e kundërligjshme 1. Kushdo që gjuan kafshë të egra kur gjuetia është e ndaluar ose në territorin në të cilin gjuetia është e ndaluar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vjet. 2. Kushdo që pa leje ose autorizim, gjuan ose mbyt një kafshë të egër ose e zë të gjallë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet jashtë sezonës; në grup; ose ndaj gjahut në vlerë që tejkalon dymijë (2.000) Euro ose me rëndësi sipas rregulloreve të gjuetisë, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 4. Kushdo që gjuan lloje të rrezikuara ose të rralla të kafshëve, gjuetia e të cilave është e ndaluar, ose gjuan lloje të posaçme pa pasur lejen e veçantë për atë lloj gjahu, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 5. Kushdo që gjuan duke përdorur metoda të asgjësimit masiv, duke përdorur automjetin ose duke përdorur dritën e fortë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 6. Kafshët e egra dhe pajisjet e gjuetisë konfiskohen. - 360 Verify source ↗
Neni 360
AI-assisted research summary: It is forbidden for anyone to unlawfully sell or export wild-animal trophies outside Kosovo, and trophies obtained from certain crimes are also covered.
Neni 360 Shitja ose nxjerrja e trofeve të kafshëve të egra jashtë Republikës së Kosovës 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme shet apo nxjerr jashtë Republikës së Kosovës trofenë nga kafshët e egra, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 132 2. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme shet apo nxjerr jashtë Republikës së Kosovës trofenë nga kafshët e egra të fituar me anë të veprës penale nga paragrafët 1. deri 3. të nenit 359 të këtij Kodi, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Trofetë e kafshëve të egra konfiskohen. - 361 Verify source ↗
Neni 361
AI-assisted research summary: Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme shet ose nxjerr jashtë Kosovës të mira, bimë ose kafshë posaçërisht të mbrojtura mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet.
Neni 361 Shitja ose nxjerrja e të mirave natyrore, bimëve ose kafshëve posaçërisht të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme shet apo nxjerrë jashtë Republikës së Kosovës të mira, bimë apo kafshë posaçërisht të mbrojtura, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. - 362 Verify source ↗
Neni 362
AI-assisted research summary: Fishing is punishable if it happens during a closed season or in closed waters, and fishing with explosives, electricity, poison, or poisonous means that kills fish and harms reproduction is also punishable.
Neni 362 Peshkimi i kundërligjshëm 1. Kushdo që peshkon gjatë kohës kur peshkimi është i ndaluar apo në ujërat ku peshkimi është i ndaluar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) muaj. 2. Kushdo që peshkon duke përdorur eksploziv, rrymë elektrike, helm ose mjete helmuese dhe me këtë shkakton ngordhjen e peshqve në mënyrë të tillë që të dëmtojë shumimin e peshqve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. - 363 Verify source ↗
Neni 363
AI-assisted research summary: Anyone who damages, destroys, or unlawfully removes protected monuments or objects from Kosovo can be fined or imprisoned.
Neni 363 Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës 1. Kushdo që dëmton ose shkatërron monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj monumentit ose objektit të mbrojtur kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror që kanë vlerë të posaçme ose nëse vepra penale rezulton me dëm të rëndë, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Kushdo që pa autorizimin përkatës të organit kompetent nxjerrë jashtë Republikës së Kosovës monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni ka të bëjë me monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror me vlerë të posaçme, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 5. Për qëllime të këtij neni, shprehja “monument ose objekt i mbrojtur kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror” do të thotë objekt nderimi i një komuniteti fetar i cili ndodhet në pronën e caktuar për shërbime fetare, gur varri, varr apo vend tjetër i varrimit, monument publik, monument natyror, objekt artistik, shkencor apo artizanat i cili ruhet në koleksione publike ose në ekspozita publike, objekt i cili shërben për ndonjë nevojë publike ose zbukuron rrugën publike, sheshin apo parkun, atraksion natyror apo një lloj të rrezikuar i kafshëve ose bimëve. 6. Tentativa për të kryer vepër penale nga paragrafi 1. ose 3. i këtij neni është e dënueshme. - 364 Verify source ↗
Neni 364
AI-assisted research summary: Unauthorized conservation, restoration, research, excavation, or appropriation involving cultural monuments can be punished with a fine or imprisonment.
Neni 364 Punimet e paautorizuara dhe përvetësimi i monumenteve kulturore 1. Kushdo që pa autorizimin e organit kompetent kryen punë të konservimit, restaurimit apo punime hulumtuese në ndonjë monument kulturor, ose përkundër ndalimit ose joautorizimit, kryen gërmime apo 133 hulumtime arkeologjike dhe me këtë e shkatërron ose e dëmton rëndë monumentin kulturor apo karakteristikat e tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj monumentit kulturor me vlerë apo me rëndësi të posaçme ose rezulton me dëm të madh, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tri (3) vjet. 3. Kushdo që gjatë hulumtimeve arkeologjike apo të hulumtimeve të tjera përvetëson ose merr objektin e gërmuar apo objektin e gjetur në ndonjë mënyrë tjetër i cili paraqet monument kulturor, dënohet me dënimin nga paragrafi 2. i këtij neni. KAPITULLI XXIX VEPRAT PENALE KUNDËR SIGURISË SË PËRGJITHSHME TË NJERËZVE DHE PASURISË - 365 Verify source ↗
Neni 365
AI-assisted research summary: Kushdo që me veprime të rrezikshme shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve ose dëm të konsiderueshëm pasuror dënohet me burgim; dënimi rritet në rrethana të caktuara dhe për rastet nga pakujdesia ka sanksion më të lehtë.
Neni 365 Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm 1. Kushdo që me anë të zjarrit, vërshimeve, armëve, eksplozivit, helmit ose gazit helmues, rrezatimit jonizues, forcës mekanike, me energji elektrike ose me ndonjë lloj energjie tjetër, ose me ndonjë veprim tjetër të rrezikshëm apo mjete të rrezikshme, shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve apo dëm të konsiderueshëm pasuror, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që në kundërshtim me detyrimet e përcaktuara me ligj nuk i vendos pajisjet për mbrojtjen nga zjarri, vërshimi, eksplodimi, helmimi ose për mbrojtjen nga gazrat helmuese, rrezatimi jonizues, forcat mekanike, energjia elektrike ose nga ndonjë lloj energjie tjetër, ose me ndonjë veprim tjetër të rrezikshëm apo mjete të rrezikshme, apo këto pajisje nuk i mirëmban në gjendje të rregullt apo nuk i vë në përdorim ose në përgjithësi nuk vepron sipas rregullave ose rregulloreve teknike mbi masat mbrojtëse dhe me këtë shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve apo dëm të konsiderueshëm pasuror, dënohet me burgim prej një(1) deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet në vendin ku janë të pranishëm një numër i madh i njerëzve, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor apo me dëm substancial pasuror kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 7. Nëse vepra penale nga paragrafi 6. i këtij neni kryhet në vendin ku janë të pranishëm një numër i madh i njerëzve, kryesi dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet. 8. Nëse vepra penale nga paragrafi 6. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose dëm substancial pasuror kryesi dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet. 9. Nëse vepra penale nga paragrafi 6. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 134 - 366 Verify source ↗
Neni 366
AI-assisted research summary: Damaging, removing, or destroying certain public utility and infrastructure installations is punishable by imprisonment, with higher penalties when there is negligence, serious injury, major property damage, or death.
Neni 366 Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike 1. Kushdo që asgjëson, dëmton apo i heq pajisjet apo instalimet e përçuesve elektrik, të gazit, të ujit, të ngrohjes, të pajisjeve telekomunikuese, të pajisjeve të kanalizimit, të pajisjeve për mbrojtjen e mjedisit, naftësjellësve, kabllove nënujore, të pendave ose të pajisjeve të tjera të ngjashme dhe me këtë shkakton çrregullime në furnizimin e popullsisë apo të ekonomisë, dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor apo me dëm substancial pasuror, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose dëm substancial pasuror, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 367 Verify source ↗
Neni 367
AI-assisted research summary: This article criminalizes damaging, removing, or failing to install or maintain workplace protective equipment when it endangers life or causes property damage, and allows the court to require installation within a set time.
Neni 367 Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës 1. Kushdo që asgjëson, dëmton ose heq pajisjen mbrojtëse nga cilido vend i punës dhe me këtë rrezikon jetën e njerëzve ose shkakton dëm pasuror dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 2. Kushdo që është përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës dhe i cili nuk i instalon pajisjet mbrojtëse, nuk i mirëmban ato në gjendje të rregullt për punë, nuk siguron përdorimin e tyre kur është e nevojshme apo nuk vepron në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës dhe me këtë rrezikon jetën e njerëzve ose shkakton dëm të konsiderueshëm pasuror, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor të një apo më shumë personave ose me dëm substancial pasuror, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor të një apo më shumë personave ose me dëm substancial material, kryesi dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 7. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 8. Gjykata mund t’ia shqiptojë kryesit kushtin që të instalojë pajisjet e sigurisë brenda afatit kohor të caktuar. 135 - 368 Verify source ↗
Neni 368
AI-assisted research summary: A responsible person involved in design, supervision, or carrying out construction work commits an offence if they act against the law, accepted professional standards, or building permit conditions and endanger people or property worth at least 5,000 Euro.
Neni 368 Punimet ndërtimore të kundërligjshme 1. Personi përgjegjës i cili me rastin e projektimit, mbikëqyrjes apo kryerjes së ndonjë ndërtimi apo të punëve ndërtimore vepron në shkelje të ligjit apo në kundërshtim me standardet profesionale përgjithësisht të pranuara ose në kundërshtim me kushtet e lejes së ndërtimit dhe me këtë rrezikon jetën apo trupin e njerëzve ose të pasurisë me vlerë prej pesëmijë (5.000) Euro apo më shumë, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor apo me dëm të konsiderueshëm pasuror apo më shumë, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor apo me dëm konsiderueshëm pasuror, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 369 Verify source ↗
Neni 369
AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully transports or sends explosive or easily ignitable materials can be fined or imprisoned.
Neni 369 Dërgimi apo transportimi i kundërligjshëm i lëndëve eksplozive ose lëndëve ndezëse 1. Kushdo që në kundërshtim me ligjin transporton ose dërgon për transport lëndë eksplozive ose lëndë që mund të ndizen lehtë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga personi i cili dërgon lëndët eksplozive ose lëndët që mund të ndizen lehtë për transportim me mjetet e transportit publik ose vetë transporton lëndë të tilla duke shfrytëzuar mjetet e transportit publik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Kushdo që në kundërshtim me ligjin dërgon lëndë eksplozive ose lëndë që mund të ndizen lehtë në lokalet ku mblidhen numër i madh i njerëzve, në lokalet ku grumbullohen numër i madh i njerëzve apo në lokalet ku priten një numër i madh i njerëzve, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. 4. Nëse vepra penale nga ky nen kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. - 370 Verify source ↗
Neni 370
AI-assisted research summary: Anyone who can safely do so must take measures to prevent serious danger, and must not stop someone else from doing so.
Neni 370 Mos evitimi i rrezikut 1. Kushdo që nuk ndërmerr masa për evitimin e zjarrit, vërshimit, eksplodimit, fatkeqësisë në trafik apo të ndonjë rreziku tjetër për jetën ose sigurinë fizike të njerëzve apo të pasurisë në shkallë të madhe, ndonëse këtë ka mundur ta bëjë pa e rrezikuar veten apo ndonjë person tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kushdo që parandalon apo pengon personin tjetër nga ndërmarrja e masave për evitimin e zjarrit, vërshimit, eksplodimit, fatkeqësisë së trafikut apo të ndonjë rreziku tjetër për jetën apo sigurinë fizike të njerëzve apo të pasurisë në shkallë të madhe, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 136 - 371 Verify source ↗
Neni 371
AI-assisted research summary: Anyone who misuses a distress or danger signal, or makes an unfounded call for help to influence officials or firefighters, can be fined or imprisoned for up to 6 months.
Neni 371 Keqpërdorimi i sinjalit të fatkeqësisë apo të rrezikut Kushdo që keqpërdor ndonjë shenjë apo sinjal të fatkeqësisë apo rrezikut ose bën thirrje të pabazuar për ndihmë me qëllim që të bëjë personat zyrtar apo zjarrfikësit të ndërmarrin ndonjë veprim apo të mos ndërmarrin ndonjë veprim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. KAPITULLI XXX VEPRAT PENALE TË ARMËVE - 372 Verify source ↗
Neni 372
Neni 372 Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse 1. Kushdo që në shkelje të ligjit të zbatueshëm në lidhje me armët apo materiet plasëse, importon, eksporton, blen, furnizon, transporton, prodhon, këmben, ndërmjetëson ose shet armë apo materie plasëse, dënohet me gjobë deri në shtatëmijepesëqind (7.500) Euro dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni përfshin më shumë se katër armë, më shumë se katër (4) materie plasëse apo më shumë se katërqind (400) fishekë, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Për qëllime të këtij neni, shprehja “prodhim” i armëve përfshin shndërrimin apo modifikimin e ndonjë sendi në armë ose të një arme në një lloj tjetër të armës, apo deaktivizimin ose riaktivizimin e ndonjë arme. 4. Armët, mjetet për transportimin e armëve dhe mjetet për prodhimin e armëve konfiskohen. - 373 Verify source ↗
Neni 373
AI-assisted research summary: It is an offence to erase, remove, alter, or falsely mark markings on firearms or ammunition, and manufacturers must mark firearms or ammunition at production time.
Neni 373 Fshirja, heqja apo ndryshimi i kundërligjshëm i shenjave në armë të zjarrit apo në municion 1. Kushdo që fshin, heq apo ndryshon shenjat në armë të zjarrit apo municion ose kushdo që e shënjon një armë të zjarrit apo municion me shenja të rrejshme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që prodhon armën e zjarrit apo municionin dhe nuk e shënjon armën e zjarrit apo municionin në kohën e prodhimit sipas ligjit të zbatueshëm lidhur me shënjimin e armëve, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni përfshin më shumë se katër (4) armë ose më shumë se katërqind (400) fishekë, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 4. Për qëllime të këtij neni, shprehja “shenjë” do të thotë një shenjë identifikuese e cila vendoset në armën e zjarrit apo në municion nga prodhuesi ose nga organi kompetent shtetëror. 5. Arma e zjarrit apo municioni konfiskohen. Mjeti i cili përdoret për fshirjen, heqjen apo ndryshimin e shenjës apo për shënjimin e rrejshëm konfiskohet. 137 - 374 Verify source ↗
Neni 374
AI-assisted research summary: Unauthorised ownership, control, or possession of weapons is punishable by a fine or imprisonment, with higher imprisonment if the case involves more than four weapons or more than 400 bullets; the weapons are confiscated.
Neni 374 Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve 1. Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në shkelje me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni përfshin më shumë se katër (4) armë ose më shumë se katërqind (400) fishekë, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Arma në pronësi, kontroll apo posedim në shkelje të këtij neni konfiskohet. - 375 Verify source ↗
Neni 375
AI-assisted research summary: Anyone who uses a weapon or explosive material illegally, or uses a weapon or dangerous tool in a threatening or intimidating way, can be punished and the item may be confiscated.
Neni 375 Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm 1. Kushdo që përdorë armë apo materie plasëse në shkelje me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët apo materiet plasëse të tilla, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 2. Kushdo që përdor armën apo mjetin e rrezikshëm në mënyrë kërcënuese ose frikësuese, dënohet me gjobë deri në dhjetëmijë (10.000) Euro dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Arma apo mjeti i rrezikshëm i përdorur në shkelje të këtij neni konfiskohet. - 376 Verify source ↗
Neni 376
AI-assisted research summary: Giving false information, dealing in false weapons permits/licences, or failing to show or locate them on request can lead to fines, short jail terms, and confiscation.
Neni 376 Lejet, pëlqimet dhe licencat e rreme të armëve dhe dhënia e informatave te rreme 1. Kushdo që jep informata të rreme, qoftë gojarisht apo me shkrim, në cilëndo fazë të procedurës së aplikimit për leje, pëlqim apo licencë të mbajtjes së armës apo mjetit plasës, dënohet me gjobë deri në pesëmijë (5.000) Euro ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që prodhon, posedon, shet ose blen leje, pëlqim apo licencë të rreme të mbajtjes së armës apo mjetit plasës, dënohet me gjobë deri në pesëmijë (5.000) Euro ose me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Kushdo që mban lejen, licencën apo ndonjë autorizim tjetër për mbajtjen e armëve apo mjeteve plasëse dhe nuk ia tregon menjëherë lejen, licencën apo autorizimin tjetër policisë apo KFOR-it sipas kërkesës së tyre, dënohet me gjobë deri në dymijë e pesëqind (2.500) Euro ose me burgim deri në tre (3) muaj. Nëse kryesi nuk e ka lejen apo licencën në posedim në kohën e kërkesës dhe ai nuk njofton policinë apo KFOR-in për vendndodhjen e lejes, licencës apo autorizimit tjetër, kryesi dënohet me gjobë deri në dymijë e pesëqind (2.500) Euro ose me burgim deri në tre (3) muaj. 4. Leja, licenca apo autorizimi tjetër i rremë konfiskohet. Mjetet për prodhimin e lejes, licencës apo autorizimit tjetër të rremë konfiskohen. - 377 Verify source ↗
Neni 377
AI-assisted research summary: Kushdo që prodhon, siguron ose mundëson sigurimin e armëve, helmeve, ose pajisjeve për to, kur dihet se janë për vepër penale, dënohet me burgim. E njëjta vlen edhe për çelësa të falsifikuar, kallauz ose pajisje për plaçkitje.
Neni 377 Prodhimi dhe sigurimi i armëve dhe mjeteve për kryerjen e veprave penale 1. Kushdo që prodhon, siguron ose i mundëson personit tjetër që të sigurojë armë apo helme ose pajisje tjera të nevojshme për prodhimin e tyre, për të cilat e di se janë të destinuara për përdorimin ose kryerjen e veprës penale, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që prodhon, siguron ose i mundëson personit tjetër që të siguroj çelës të falsifikuar, kallauz ose pajisje tjera për përdorim në plaçkitje, për të cilat e di se janë të destinuara për përdorimin ose kryerjen e veprës penale, dënohet me burgim deri në një (1) vit. 138 KAPITULLI XXXI VEPRAT PENALE KUNDËR SIGURISË SË TRAFIKUT PUBLIK - 378 Verify source ↗
Neni 378
AI-assisted research summary: Anyone who violates traffic or transport laws and creates danger can be punished with a fine or prison, with higher penalties when injury, major property damage, death, or negligence is involved.
Neni 378 Rrezikimi i trafikut publik 1. Kushdo që shkel ligjin mbi trafikun publik apo transportin rrugor dhe rrezikon jetën e njerëzve apo pasurinë dhe me këtë i shkakton dikujt lëndim të lehtë trupor ose dëm pasuror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që shkel cilindo ligj mbi trafikun rrugor apo transportin rrugor dhe me këtë rrezikon trafikun hekurudhor, me tramvaj, me trolejbus, me autobus, me teleferik ose trafikun ujor dhe në këtë mënyrë rrezikon jetën e njerëzve, sigurinë fizike ose pasurinë, dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me lëndim të lehtë trupor të ndonjë personi ose dëm pasuror në vlerë prej pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor të ndonjë personi ose dëm pasuror në vlerë prej njëzetmijë (20.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 7. Nëse vepra penale nga paragrafi 6. i këtij neni rezulton me lëndim të lehtë trupor të ndonjë personi ose dëm pasuror në vlerë prej pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 8. Nëse vepra penale nga paragrafi 6. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose dëm pasuror në vlerë prej njëzetmijë (20.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 9. Nëse vepra penale nga paragrafi 6. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 379 Verify source ↗
Neni 379
AI-assisted research summary: Driving a vehicle while incapacitated or under alcohol or other intoxicating substances is punishable by a fine or imprisonment.
Neni 379 Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur 1. Kushdo që drejton automjetin në gjendje të paaftë apo nën ndikim të alkoolit apo të substancave tjera dehëse, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të lehtë trupor të ndonjë personi ose dëm pasuror në vlerë prej pesëmijë (5.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor të ndonjë personi ose dëm pasuror në vlerë prej njëzetmijë (20.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 139 - 380 Verify source ↗
Neni 380
AI-assisted research summary: Kushdo që dëmton ose pengon pajisje, shenja, sinjale apo rrugë publike dhe rrezikon trafikun publik mund të dënohet me burgim deri në 3 vjet; dënimet rriten nëse ka lëndim, dëme të mëdha, vdekje, ose nëse veprimi bëhet nga pakujdesia.
Neni 380 Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme 1. Kushdo që asgjëson, heq ose dëmton rëndë instalimet, pajisjet, shenjat apo sinjalizimet që shërbejnë për sigurinë e trafikut, ose jep shenja ose sinjale të gabueshme ose vë pengesa në rrugët publike apo në ndonjë mënyrë tjetër e rrezikon jetën e njeriut apo sigurinë fizike, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të lehtë trupor të ndonjë personi ose dëm të konsiderueshëm pasuror, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose dëm substancial pasuror, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 5. i këtij neni rezulton me lëndim të lehtë trupor të ndonjë personi ose dëm të konsiderueshëm pasuror, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 7. Nëse vepra penale nga paragrafi 5. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose dëm substancial pasuror, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 8. Nëse vepra penale nga paragrafi 5. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 381 Verify source ↗
Neni 381
AI-assisted research summary: Persons responsible for road/vehicle supervision or for driving management may be punished with fines or imprisonment if they act recklessly and endanger life, physical safety, or property.
Neni 381 Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik 1. Personi përgjegjës, të cilit i është besuar mbikëqyrja e gjendjes dhe e mirëmbajtjes së rrugëve dhe e objekteve në to, e mjeteve të transportit, plotësimi i kushteve të përcaktuara të punës për ngasës, ose personi përgjegjës të cilit i është besuar menaxhimi i ngasjes, i cili me ushtrimin e pandërgjegjshëm të detyrës së vet rrezikon jetën e njeriut, sigurinë fizike ose shkakton dëm pasuror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që është përgjegjës për dhënien e urdhrave për ngasje apo që lejon tjetrin të ngas edhe pse e di se ngasësi për shkak të lodhjes, sëmundjes, dehjes me alkool apo shkaqeve të tjera nuk është në gjendje që në mënyrë të sigurt të drejtojë automjetin, ose automjeti nuk është në gjendje të rregullt dhe me këtë rrezikon jetën e njeriut, sigurinë fizike ose shkakton dëm pasuror, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose dëm substancial pasuror, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose dëm substancial pasuror, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 140 7. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 382 Verify source ↗
Neni 382
Neni 382 Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik 1. Ngasësi i automjetit ose i mjetit tjetër të transportit, i cili nuk i ofron ndihmë personit të lënduar me atë mjet të transportit, dënohet me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të lënduar, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. - 383 Verify source ↗
Neni 383
AI-assisted research summary: A person must not, without need, send internationally recognized communication, distress, or danger signals, falsely claim there is no danger, or misuse the internationally recognized communication signal.
Neni 383 Keqpërdorimi i sinjaleve ndërkombëtare të komunikacionit Kushdo që pa nevojë dërgon sinjalin e pranuar ndërkombëtarisht të komunikimit ose sinjalin e shfrytëzuar ndërkombëtarisht të fatkeqësisë apo sinjalin e rrezikut, ose mashtron se nuk ka rrezik ose keqpërdor sinjalin e pranuar ndërkombëtarisht të komunikimit, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. KAPITULLI XXXII VEPRAT PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE - 384 Verify source ↗
Neni 384
AI-assisted research summary: This provision defines “procedurë zyrtare” for this chapter.
Neni 384 Përkufizimet Për qëllime të këtij Kapitulli, shprehja “procedurë zyrtare” nënkupton çfarëdo procedure penale siç përkufizohet në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës; procedurat pranë cilësdo gjykatë dhe Gjykatës Kushtetuese; procedurën pranë Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kuvendeve komunale; ose ndonjë procedurë e autorizuar me ligj pranë ndonjë ministrie, agjencie apo institucioni të pavarur të Republikës së Kosovës, përfshirë procedurat disiplinore dhe procedurat e noterisë. - 385 Verify source ↗
Neni 385
AI-assisted research summary: Anyone who knows about preparations for a criminal offense must report them in time, or face a fine or up to 1 year in prison. For certain listed offenses, failure to report preparations is punishable by 3 months to 3 years in prison.
Neni 385 Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale 1. Kushdo që duke qenë në dijeni për përgatitjen e kryerjes së ndonjë vepre penale, nuk e lajmëron këtë fakt në kohën kur kryerja e veprës penale ende ka mund të evitohet ndërsa vepra penale është kryer ose është tentuar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kushdo që nuk lajmëron përgatitjen për kryerjen e një apo më shumë prej veprave penale në vijim, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2.1. vrasja e rëndë; 2.2. vrasja; 2.3. sulmi me lëndim të rëndë trupor; 2.4. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XIV – Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës; 141 2.5. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XV – Veprat penale kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtare; 2.6. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XX – Veprat penale kundër integritetit seksual; 2.7. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXXIV – Veprat penale kundër korrupsionit zyrtar dhe detyrës zyrtare; 2.8. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXIII – Veprat penale të narkotikëve; 2.9. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXX – Veprat penale të armëve; 3. Me përjashtim të veprave penale që përfshijnë abuzimin e fëmijëve dhe dhunën në familje, personi nuk është penalisht përgjegjës sipas paragrafit 1. të këtij neni nëse është në lidhje familjare me kryesin e veprës penale si prind, fëmijë, bashkëshort ose bashkëshorte, vëlla ose motër, prind adoptues apo fëmijë i adoptuar ose person me të cilin kryesi jeton në bashkësi jashtëmartesore. - 386 Verify source ↗
Neni 386
AI-assisted research summary: People who know the identity of certain offenders must report it, and certain officials must report offences they discover on duty. Failure can lead to a fine or prison up to 3 years, with a family-related exception except for child abuse and domestic violence.
Neni 386 Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre 1. Kushdo që është në dijeni për identitetin e kryesit të një apo më shumë prej veprave penale në vijim dhe nuk e lajmëron faktin e tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 1.1. vrasja e rëndë; 1.2. vrasja; 1.3. sulmi me lëndim të rëndë trupor; 1.4. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XIV – Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës; 1.5. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XV – Veprat penale kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtare; 1.6. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XX – Veprat penale kundër integritetit seksual; 1.7. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXXIV – Veprat penale kundër korrupsionit zyrtar dhe detyrës zyrtare; 1.8. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXIII – Veprat penale të narkotikëve; 1.9. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXX – Veprat penale të armëve; 2. Personi zyrtar apo personi përgjegjës i cili nuk e lajmëron veprën penale të cilën e ka zbuluar gjatë ushtrimit të detyrës së tij, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni, nëse vepra e tillë është e dënueshme me së paku tre (3) vjet burgim. 3. Me përjashtim të veprave penale që përfshijnë abuzimin e fëmijëve dhe dhunën në familje, personi nuk është penalisht përgjegjës sipas këtij neni nëse është në lidhje familjare me kryesin e veprës penale si prind, fëmijë, bashkëshort ose bashkëshorte, vëlla ose motër, prind adoptues apo fëmijë i adoptuar ose person me të cilin kryesi jeton në bashkësi jashtëmartesore. 142 - 387 Verify source ↗
Neni 387
AI-assisted research summary: Nëse dikush di për aktakuzën dhe vendndodhjen e një personi të akuzuar nga tribunali ndërkombëtar penal, ai duhet ta njoftojë vendndodhjen; mosnjoftimi mund të sjellë gjobë ose burgim deri në 3 vjet. Ka përjashtim për lidhje të afërta familjare me kryesin.
Neni 387 Moslajmërimi i personit të akuzuar nga tribunali ndërkombëtar penal 1. Kushdo që është në dijeni për aktakuzën dhe vendndodhjen e personit të akuzuar nga tribunali ndërkombëtar penal dhe nuk lajmëron për vendndodhjen e tillë edhe pse zbulimi në kohën e duhur i personit të kërkuar varet nga lajmërimi i tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Personi nuk është penalisht përgjegjës sipas këtij neni nëse është në lidhje familjare me kryesin e veprës penale si prind, fëmijë, bashkëshort ose bashkëshorte, vëlla ose motër, prind adoptues apo fëmijë i adoptuar ose person me të cilin kryesi jeton në bashkësi jashtëmartesore. - 388 Verify source ↗
Neni 388
AI-assisted research summary: This article punishes anyone who hides, helps, or shelters an offender or convicted person to avoid detection, arrest, punishment, or enforcement, with a family exception and harsher penalties for certain serious offences.
Neni 388 Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale 1. Kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale, përveç veprave penale të parapara në paragrafin 2. të këtij neni, ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër, ose kushdo që strehon personin e dënuar apo ndërmerr veprime për pengimin e arrestimit, ekzekutimit të dënimit apo urdhrit për trajtim të detyrueshëm, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni ka të bëjë me një apo më shumë prej veprave penale në vijim, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet: 2.1. vrasja e rëndë; 2.2. vrasja; 2.3. sulmi me lëndim të rëndë trupor; 2.4. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XIV – Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës; 2.5. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XIV – Veprat penale kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtare; 2.6. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XX – Veprat penale kundër integritetit seksual; 2.7. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXXIV – Veprat penale kundër korrupsionit zyrtar dhe detyrës zyrtare; 2.8. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXIII – Veprat penale të narkotikëve; 2.9. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXX – Veprat penale të armëve; 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni ka të bëjë me vepër penale të dënueshme me burgim të përjetshëm, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Dënimi i paraparë me paragrafin 1. të këtij neni nuk mund të jetë më i ashpër, as sipas llojit e as sipas lartësisë, se dënimi i përcaktuar për veprën penale të kryer nga personi të cilit i jepet ndihma. 5. Me përjashtim të veprave penale që përfshijnë abuzimin e fëmijëve dhe dhunën në familje, personi nuk është penalisht përgjegjës sipas këtij neni nëse është në lidhje familjare me kryesin e veprës penale si prind, fëmijë, bashkëshort ose bashkëshorte, vëlla ose motër, prind adoptues apo fëmijë i adoptuar ose person me të cilin kryesi jeton në bashkësi jashtëmartesore. 143 - 389 Verify source ↗
Neni 389
AI-assisted research summary: Kushdo që ndihmon, fsheh, ose e ndihmon një person të akuzuar nga tribunali ndërkombëtar penal për t’iu shmangur zbulimit dënohet me burgim deri në 3 vjet; disa të afërm dhe bashkëjetues përjashtohen nga dënimi.
Neni 389 Dhënia e ndihmës personit të akuzuar nga tribunali ndërkombëtar penal 1. Kushdo që i jep ndihmë apo e fsheh personin e akuzuar nga tribunali ndërkombëtar penal ose e ndihmon personin e tillë për t’iu shmangur zbulimit, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Prindi, fëmija, bashkëshorti ose bashkëshortja, vëllai ose motra, prindi adoptues apo fëmija i adoptuar ose personi me të cilin kryesi jeton në bashkësi jashtëmartesore nuk dënohet për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni. - 390 Verify source ↗
Neni 390
AI-assisted research summary: It forbids making false reports, giving false evidence, or falsely starting criminal proceedings about an offense prosecuted ex officio, and it sets fines or short prison terms as penalties.
Neni 390 Lajmërimi apo kallëzimi i rremë 1. Kushdo që bën lajmërim të rremë te personi zyrtar i ngarkuar me detyrën për të hetuar apo ndjekur, se personi i caktuar ka kryer vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, duke e ditur se personi i tillë nuk është kryesi, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që ofron prova të rreme për veprën penale ose në ndonjë mënyre tjetër shkakton fillimin e procedurës penale për vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare kundër personit për të cilin ai e di se nuk e ka kryer veprën penale, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni. 3. Kushdo që lajmëron veten se ka kryer vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, edhe pse nuk e ka kryer veprën e tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) muaj. 4. Kushdo që lajmëron te personi zyrtar i ngarkuar me detyrën për të hetuar apo ndjekur, se është kryer vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, edhe pse ai e di se vepra nuk është kryer, dënohet me dënimin nga paragrafi 3. i këtij neni. - 391 Verify source ↗
Neni 391
AI-assisted research summary: A person who swears an oath and then makes a false sworn statement, or knowingly hides or omits a relevant matter, can be fined or imprisoned up to 3 years; if the statement is made in criminal proceedings, the penalty can be up to 5 years.
Neni 391 Deklarimi i rremë nën betim 1. Kushdo që pasi të ketë dhënë betimin pranë organit kompetent për të administruar dëshmitë e dhëna nën betim ose betimet dhe pastaj nënshkruan dëshminë nën betim ose deklaron diç që nuk beson se është e vërtetë ose me dijeni fsheh ose shmang nga deklarimi ndonjë çështje relevante për procedurën, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Nëse deklarata nga paragrafi 1. i këtij neni është dhënë gjatë procedurës penale, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni vullnetarisht e tërheq deklaratën e tij para fundit të dëshmisë së tij, gjykata mund ta zbusë dënimin. - 392 Verify source ↗
Neni 392
AI-assisted research summary: A person involved as a party, witness, expert-witness, translator, or interpreter must not make a false statement in the listed proceedings; doing so can lead to a fine and imprisonment.
Neni 392 Deklarimet e rreme 1. Pala, dëshmitari, eksperti në cilësi të dëshmitarit, përkthyesi apo interpreti i cili në procedurën gjyqësore, ne procedurën për kundërvajtje, ne procedurën administrative, ne procedurën para noterit publik ose ne procedurën disiplinore jep deklarate te rreme dënohet me gjobe dhe me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse deklarata e rreme merret si bazë për vendimin përfundimtar në procedurë, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tri (3) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me pasoja të rënda, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 144 4. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni vullnetarisht e tërheq deklaratën e tij para marrjes së vendimit përfundimtar, gjykata mund ta zbusë dënimin. - 393 Verify source ↗
Neni 393
AI-assisted research summary: A collaborating witness who gives false testimony or hides the truth from the prosecutor or police can be fined or imprisoned.
Neni 393 Deklaratat e rreme të dëshmitarëve bashkëpunues 1. Dëshmitari bashkëpunues, i cili jep deklaratë apo dëshmi të rreme në cilëndo pjesë relevante ose i cili qëllimisht nuk ia tregon tërë të vërtetën prokurorit ose policisë, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafi 1 i këtij neni dhe pastaj e tërheq deklaratën apo dëshminë dhe deklaron apo dëshmon të vërtetën para përfundimit të intervistës apo dëshmisë së tij, dënohet me gjobë deri në pesëqind (500) Euro ose me burgim deri në tre (3) muaj, por gjykata mund ta lirojë nga dënimi nëse ekzistojnë rrethana lehtësuese. - 394 Verify source ↗
Neni 394
AI-assisted research summary: This article punishes using coercion or bribery to obstruct official proceedings or evidence, and it increases penalties when violence is used or a witness is targeted.
Neni 394 Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare 1. Kushdo që me anë të detyrimit apo ryshfetit, me qëllim të: 1.1. nxitjes së ndonjë personi që të jep deklaratë të rreme, të ofrojë dokument të rremë apo të fsheh ndonjë fakt material në procedurë zyrtare; 1.2. parandalimit apo vonesës së pjesëmarrjes apo dëshmisë së ndonjë personi në procedurë zyrtare; 1.3. parandalimit apo vonesës se ndonjë personi nga komunikimit i informatës zyrtarit policor ose hetuesit tjetër të autorizuar, prokurorit apo gjyqtarit lidhur me kryerjen e veprës penale; 1.4. parandalimit apo vonesës së ndonjë personi nga paraqitja e çfarëdo dokumenti apo regjistri në procedurë zyrtare; 1.5. nxitjes së ndonjë personi që të ndryshojë, heq, fsheh, shkatërrojë, dëmtojë ose ta bëjë të pashfrytëzueshëm, tërësisht ose pjesërisht, ndonjë regjistër, pasuri, send ose dokument me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të objektit në procedurë zyrtare; 1.6. nxitjes së personit të shmang thirrjen për të dhënë dëshmi ose për të paraqitur dëshmi në procedurë zyrtare; ose 1.7. nxitjes së dëshmitarit apo ekspertit për të refuzuar dhënien e dëshmisë ose për të dhënë dëshmi të rreme në procedure gjyqësore, procedurë për kundërvajtje, procedurë administrative ose në procedurë para noterit apo në procedurë disiplinore, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kush me qëllim të parandalimit ose vështirësimit të mbledhjes së provave në procedurën gjyqësore, procedurën kundërvajtëse, procedurën administrative, në procedurën para noterit publik ose në procedurën disiplinore fsheh, dëmton, asgjëson, ose bënë të pa përdorueshme, në tërësi ose pjesërisht, sendin e personit tjetër ose dokumentet që mund të përdoren si prova, dënohet me gjobë ose burgim deri në tre (3) vjet. 3. Me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni dënohet edhe kushdo që me qëllim të parandalimit ose vështirësimit të mbledhjes së provave në procedurën gjyqësore ose administrative largon, zhvendos ose ndërron vendin e shenjave të kufijve kadastral, shenjën e matjes së tokës ose çfarëdo shenje tjetër që shënjon pronësinë a pasurinë e paluajtshme ose të drejtën për shfrytëzimin e ujit, ose për të njëjtin qëllim vendos shenja të tilla me qëllim të mashtrimit. 145 4. Kushdo që gjatë kryerjes së veprës penale nga paragrafët 1. deri 3. të këtij neni përdor dhunë ose kanos më përdorim të dhunës, dënohet me së paku dy (2) vjet burgim. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj dëshmitarit, kryesi dënohet me së paku tre (3) vjet burgim, e nëse vepra e tillë rezulton me lëndim trupor, kryesi dënohet me së paku pesë (5) vjet burgim. - 395 Verify source ↗
Neni 395
AI-assisted research summary: Kushdo që përdor forcë, kanosje serioze, detyrim, ose ofron dhuratë/përfitim për të ndikuar një deklaratë ose informacion të vërtetë lidhur me pengimin e procedurës penale dënohet me gjobë dhe burgim.
Neni 395 Frikësimi gjatë procedurës penale Kushdo që përdor forcën apo kanosjen serioze apo ndonjë mënyre tjetër të detyrimit, premton dhuratë apo ndonjë përfitim tjetër për të nxitur personin tjetër të përmbahet nga dhënia e deklaratës ose për të dhënë deklaratë të rreme, ose të mos dhënë informacione të vërteta pranë organeve policore, prokurorit apo gjyqtarit, kur informacionet e tilla ndërlidhen me pengimin e procedurës penale dënohet me gjobë deri në njëqind e njëzet e pesëmijë (125.000) Euro dhe me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. - 396 Verify source ↗
Neni 396
Neni 396 Hakmarrja 1. Kushdo që ndërmerr ndonjë veprim të dëmshëm për cilindo person, përfshirë ndërhyrjen në punësimin e ligjshëm apo sigurimin e mjeteve të jetesës së ndonjë personi me qëllim të hakmarrjes për shkak të dhënies së informatave të vërteta policisë, hetuesit të autorizuar, prokurorit apo gjyqtarit lidhur me kryerjen ose kryerjen e mundshme të veprës penale, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që vret personin tjetër me qëllim të hakmarrjes ndaj personit zyrtar për ndonjë vepër të kryer gjatë ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, dënohet me jo më pak se pesëmbëdhjetë (15) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 3. Kushdo që tenton të vrasë personin tjetër me qëllim të hakmarrjes ndaj personit zyrtar për ndonjë vepër të kryer gjatë ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim. 4. Kushdo që me qëllimin e paraparë në paragrafët 1. deri 3. të këtij neni, shkakton lëndim trupor ose dëm pasuror të ndonjë personi, dënohet me burgim së paku tre (3) vjet, por nëse vepra është kryer në lidhje me procedurën penale, kryesi dënohet së paku me dënimin e njëjtë sikur për veprën penale më të rëndë e cila ka qenë subjekt i procedurës penale. - 397 Verify source ↗
Neni 397
AI-assisted research summary: This article bans destroying, hiding, altering, damaging, or making unusable records, property, objects, or documents to prevent their use in official proceedings, and also bans moving or placing boundary/property markers to obstruct evidence gathering.
Neni 397 Manipulimi me prova 1. Kushdo që ndryshon, heq, fsheh, shkatërron, dëmton ose e bën të pashfrytëzueshëm, tërësisht ose pjesërisht, ndonjë regjistër, pasuri, send ose dokument me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të sendit në procedurë zyrtare, dënohet me gjobë ose me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që me qëllim të parandalimit ose vështirësimit të mbledhjes së provave në procedurën gjyqësore ose procedurën administrative, largon, zhvendos ose ndërron vendin e shenjave të kufijve administrativë, shenjën e tokës ose çfarëdo shenje tjetër që shënjon pronësinë apo pasurinë e paluajtshme ose të drejtën për shfrytëzimin e ujit, ose për të njëjtin qëllim vendos shenja të tilla me qëllim të lajthimit, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni. 146 - 398 Verify source ↗
Neni 398
AI-assisted research summary: A person who forges, alters, or knowingly uses a forged or altered document as an original can be fined or imprisoned up to 3 years; if the case involves certain listed documents, the penalty rises to up to 5 years.
Neni 398 Falsifikimi i dokumenteve 1. Kushdo që përpilon dokument të falsifikuar, ndryshon dokumentin origjinal me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal ose me dije përdor dokumentin e falsifikuar apo të ndryshuar si origjinal, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në lidhje me dokumentin publik, testamentin, kambialin, regjistrin publik apo zyrtar ose ndonjë regjistër tjetër që ruhet në bazë të ligjit, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.