KODI NR. 04/L-082 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS — Part 3 | 04/L-082 — Kosovo law | Esheria

KODI NR. 04/L-082 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Part 3 of 3 · provisions 401–446

This is the preamble introducing the Criminal Code of the Republic of Kosovo.

AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.

Jurisdiction
Kosovo
Instrument
Statute
Citation
04/L-082
Version
Undated source snapshot
Language
sq
Updated
Official source
View official record ↗
Complete work
View statute overview
accounting records aiding and abetting aircraft hijacking alternative sanctions animal disease control animal health animal products anti-corruption archaeological research armed conflict arson artifact appropriation asset concealment asset confiscation asset conversion asset declaration asset forfeiture asset transfer attempted offence aviation banking bankruptcy bankruptcy proceedings bid rigging +423 more

Statute overview

About this statute

This is the preamble introducing the Criminal Code of the Republic of Kosovo. Criminal offences and penalties are provided only for conduct that seriously harms protected human rights and social values, and their type and severity must be based on necessity and proportionality. Criminal offences, penalties, and compulsory treatment measures may be set only by law, and criminal sanctions cannot be imposed unless the act was defined and sanctioned by law before it was committed. The provision says the law in force at the time of the offence applies, but if the law changes before the final judgment, the more favorable law applies. This article lists criminal sanctions and compulsory treatment measures, including psychiatric detention, outpatient psychiatric treatment, and mandatory rehabilitation for drug or alcohol dependence.

Legal text

Provisions of KODI NR. 04/L-082 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Showing 46 of 446

  1. 399

    AI-assisted research summary: A person commits document forgery if they use unauthorized signatures, false representations, another person's name, or a genuine seal/mark without prior authorization; the penalty is a fine or up to 3 years’ imprisonment.

    Neni 399 Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve 1. Personi do të konsiderohet se ka kryer vepër penale të falsifikimit të dokumenteve dhe do të dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet, nëse personi i tillë: 1.1. pa autorizim plotëson ndonjë letër, formular të zbrazët ose ndonjë formë tjetër në të cilën është vënë nënshkrimi i personit tjetër dhe plotëson deklaratën përmes së cilës krijon marrëdhënie juridike; 1.2. mashtron personin tjetër lidhur me përmbajtjen e ndonjë dokumenti dhe personi i tillë e nënshkruan këtë dokument duke menduar se nënshkruan ndonjë dokument tjetër ose dokument me ndonjë përmbajtje tjetër; 1.3. lëshon dokumentin në emër të ndonjë personi tjetër pa autorizimin e tij ose në emër të personit që nuk ekziston; 1.4. lëshon një dokument dhe pohon me nënshkrimin e vet se ka ndonjë pozitë, thirrje apo gradë edhe pse nuk ka pozitë, thirrje apo gradë të tillë, ndërsa veprimi i tillë ka ndikim substancial në vlerën e dokumentit; ose 1.5. lëshon një dokument duke përdorur vulën apo shenjën e vërtetë pa autorizim paraprak.
  2. 400

    AI-assisted research summary: Unauthorized disclosure of protected procedure information or protected persons’ identity/personal data is punished by fine or prison, with higher penalties for serious harm or death.

    Neni 400 Shkelja e fshehtësisë së procedurës 1. Kushdo që pa autorizim zbulon informata për të cilat është njoftuar në procedurën zyrtare, që sipas ligjit nuk mund të zbulohen apo ato informata janë shpallur si fshehtësi me vendim të gjykatës apo të organit kompetent, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kushdo që pa autorizim zbulon të dhëna për identitetin apo të dhënat personale të personit të mbrojtur në procedurë penale apo në programin e veçantë të mbrojtjes, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me pasoja të rënda për personin e mbrojtur ose procedura penale bëhet e pamundur ose vështirësohet në masë të madhe, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të mbrojtur, kryesi dënohet me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm. 147
  3. 401

    AI-assisted research summary: Anyone who disobeys a final court order, decision, or judgment, or blocks publication of it, can be fined or jailed for up to 6 months.

    Neni 401 Mospërfillja e gjykatës 1. Kushdo që nuk i bindet ndonjë urdhri, vendimi apo aktgjykimi të plotfuqishëm të ndonjë gjykate në Republikën e Kosovës ose refuzon apo pengon publikimin e vendimit apo aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës së tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 2. Gjobat e shqiptuara sipas këtij neni mund të jenë ditore dhe mund të shqiptohen derisa kryesi të përfill urdhrin, vendimin apo aktgjykimin e plotfuqishëm që është subjekt i veprimit. 3. Nëse mospërfillja ka të bëjë me veprimin në mes të dy palëve private, gjykata mund të urdhërojë që gjoba t’i paguhet palës së dëmtuar.
  4. 402

    AI-assisted research summary: A public or responsible person who refuses or fails to execute a final court order, decision, or judgment within the legal or ordered deadline can be fined or imprisoned up to 2 years.

    Neni 402 Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore 1. Personi zyrtar apo personi përgjegjës i cili refuzon të ekzekutoj urdhrin, vendimin apo aktgjykimin e plotfuqishëm të ndonjë gjykate të Republikës së Kosovës apo i cili nuk e ekzekuton vendimin brenda afatit ligjor apo afatit të caktuar me vendim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 2. Nëse me veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni është shkaktuar shkelje e rëndë e të drejtave njerëzore apo dëm substancial material, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni e ekzekuton vendimin e plotfuqishëm të gjykatës, ndjekja nuk do të ndërmerret.
  5. 403

    AI-assisted research summary: A person who misleads the competent authority into certifying a false matter in a public document, register, or book used as evidence, or who uses such a false document knowing it is false, is punishable by imprisonment.

    Neni 403 Legalizimi i përmbajtjes së rreme 1. Kushdo që vë në lajthim organin kompetent që në një dokument publik, regjistër apo libër të vërtetojë një çështje të pavërtetë, të paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që përdorë dokumentin, regjistrin apo librin e tillë edhe pse e di së është i rremë, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni.
  6. 404
    Neni 404 Rebelimi i personave të privuar nga liria 1. Kushdo që nga institucioni ku gjendet në mbajtje në bazë të vendimit të ligjshëm mbi privimin nga liria, organizon rebelimin e personave të privuar nga liria, me qëllim që të lirohen me forcë ose së bashku të sulmojnë personat zyrtarë në atë institucion ose me forcë apo kanosje serioze t’i detyrojnë personat e tillë zyrtarë të veprojnë apo të mos veprojnë në kundërshtim me detyrën e tyre, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 2. Pjesëmarrësi në rebelim nga paragrafi 1. i këtij neni dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në një (1) vit. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni është kryer me përdorimin e forcës apo kanosjes serioze, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni heq dorë vullnetarisht nga rebelimi para se të ketë ushtruar forcën apo kanosjen serioze, gjykata mund ta lirojë nga dënimi. 148
  7. 405

    AI-assisted research summary: A person who escapes from lawful detention is punished with imprisonment; bribery or force/serious threats increase the penalty.

    Neni 405 Arratisja e personit të privuar nga liria 1. Kushdo që arratiset nga institucioni ku gjendet në mbajtje në bazë të vendimit të ligjshëm mbi privimin nga liria, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që me anë të ryshfetit arratiset nga institucioni ku gjendet në mbajtje në bazë të vendimit të ligjshëm mbi privimin nga liria, dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet. 3. Kushdo që duke përdorur forcën apo kanosjen serioze, arratiset nga institucioni ku gjendet në mbajtje në bazë të vendimit të ligjshëm mbi privimin nga liria, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
  8. 406

    AI-assisted research summary: Anyone who helps a person lawfully held in custody escape commits an offence and may be imprisoned.

    Neni 406 Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria 1. Kushdo që mundëson arratisjen e personit i cili gjendet në mbajtje në bazë të vendimit të ligjshëm mbi privimin nga liria, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që me anë të ryshfetit mundëson arratisjen e personit i cili gjendet në mbajtje në bazë të vendimit të ligjshëm mbi privimin nga liria, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kushdo që duke përdorur forcën apo kanosjen serioze, mundëson arratisjen e personit i cili gjendet në mbajtje në bazë të vendimit të ligjshëm mbi privimin nga liria, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse vepra penale nga ky nen kryhet së bashku nga më shumë se një person, dënohen me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
  9. 407

    AI-assisted research summary: A personi zyrtar që, duke keqpërdorur pozitën ose autorizimet, liron në mënyrë të kundërligjshme një person të privuar nga liria, e ndihmon të arratiset, ose i mundëson lidhje/korrespondencë të paligjshme për përgatitjen e arratisjes, dënohet me burgim.

    Neni 407 Lirimi i kundërligjshëm i personave të privuar nga liria Personi zyrtar i cili në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, në mënyrë të kundërligjshme e liron personin e privuar nga liria dhe i cili i është besuar në ruajtje, ose e ndihmon arratisjen e tij apo i mundëson lidhje apo korrespondencë të kundërligjshme me qëllim të përgatitjes së arratisjes, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
  10. 408

    AI-assisted research summary: Anyone who knowingly enables another person to work in a profession, activity, or duty that has been banned by a final judgment can be fined or imprisoned.

    Neni 408 Mundësimi i kundërligjshëm i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës Kushdo që i mundëson personit tjetër ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës edhe pse e di se me aktgjykim të plotfuqishëm i është shqiptuar dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës së tillë, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. KAPITULLI XXXIII VEPRAT PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIK
  11. 409
    Neni 409 Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare 1. Kushdo që me forcë apo kanosje serioze, pengon ose tenton të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare ose duke përdorur mjetet e njëjta e detyron atë të kryejë detyrën zyrtare, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 149 2. Kushdo që merr pjesë në një grup të personave që me veprim të përbashkët pengon ose tenton të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare ose duke përdorur mjetet e njëjta e detyron atë të kryejë detyrën zyrtare, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Udhëheqësi apo organizatori i grupit që kryen vepër penale nga paragrafi 2. i këtij neni, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni përfshin kanosjen për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm ose rezulton me lëndim trupor, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet ndaj gjyqtarit, prokurorit, zyrtarit të gjykatës, zyrtarit të prokurorisë apo personit të autorizuar nga gjykata dhe prokuroria zyrtarit policor, zyrtarit doganor, zyrtarit ushtarak apo zyrtarit të shërbimit korrektues gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre zyrtare, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor, kryesi dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
  12. 410
    Neni 410 Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare 1. Kushdo që sulmon ose kanoset seriozisht se do ta sulmojë personin zyrtar, gjyqtarin, prokurorin apo personin i cili ndihmon në kryerjen e detyrave zyrtare lidhur me sigurinë e përgjithshme, sigurinë e Republikës së Kosovës apo ruajtjen e rendit publik, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të lehtë trupor të personit zyrtar apo ndihmësi të tij ose përfshin kanosje për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor të personit zyrtar apo ndihmësit të tij, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni është provokuar nga veprimi i kundërligjshëm apo i vrazhdë i personit zyrtar, gjykata mund ta zbusë dënimin.
  13. 411

    AI-assisted research summary: Calling others to resist or disobey lawful decisions or measures from a competent authority is punishable by imprisonment of up to 3 years.

    Neni 411 Thirrja për rezistencë 1. Kushdo që thërret të tjerët për rezistencë apo mosbindje ndaj vendimeve apo masave të ligjshme të nxjerra nga organi apo zyrtari kompetent, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vështirësi të mëdha apo pamundësi të zbatimit të vendimit, masës apo veprimit zyrtar të ligjshëm, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
  14. 412
    Neni 412 Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi 1. Kushdo që merr pjesë në turmën e mbledhur prej më tepër se tetë personave, e cila me veprime të përbashkëta e privon personin tjetër nga jeta, i shkakton lëndime të rënda trupore personit tjetër, shkakton rrezik të përgjithshëm, shkakton dëm pasuror në vlerë prej njëzetmijë (20.000) Euro apo më shumë ose kryen vepra tjera të rënda të dënueshme me së paku pesë (5) vjet burgim apo tenton të kryejë vepra të tilla, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 150 2. Organizatori i turmës nga paragrafi 1. i këtij neni dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Secili person, që me veprimet e tij të dhunshme ose në ndihmë, ose me pjesëmarrje në veprimet huligane, duke hedhur gjësende në drejtim të personave ose të qytetarëve, të pjesëmarrësve në aktivitet sportiv, ose duke thyer, dëmtuar pajisjet, infrastrukturën publike, ose duke thyer, dëmtuar pajisjet dhe infrastrukturën dhe objektet sportive publike ose private, i vetëm ose në grup të organizuar dhe që ka për qëllim dëmtimin e personave zyrtarë, të pjesëmarrësve sportivë ose të personelit të sigurimit në detyrë zyrtare, në fushat sportive të hapura ose të mbyllura, kryen vepër penale të huliganizmit. 4. Për veprën penale, të përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni, parashihet dënimi me gjobë prej dyqind (200) deri dhjetë mijë (10.000) Euro për huliganizëm me pasoja të vogla ose me burgim deri në pesë (5) vjet burgim për huliganizëm me pasoja të rënda.
  15. 413

    AI-assisted research summary: Anyone who, without reason and against the competent authority’s orders, refuses to help eliminate danger to people or property during fires, floods, earthquakes, or other disasters can be fined or imprisoned for up to one year.

    Neni 413 Mospjesëmarrja në mënjanimin e rrezikut të përgjithshëm Kushdo që në kundërshtim me urdhrat e organit kompetent refuzon pa arsye të merr pjesë në mënjanimin e rrezikut për jetën e njerëzve apo të pasurisë gjatë zjarrit, vërshimit, tërmetit ose fatkeqësive tjera, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
  16. 414

    AI-assisted research summary: Kushdo që heq, dëmton, ose hap pa autorizim vulën/shenjën zyrtare të vendosur për sigurimin e një objekti, lokali, ose sendi, mund të dënohet me gjobë ose burgim deri në 3 vjet.

    Neni 414 Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave Kushdo që heq ose dëmton vulën zyrtare apo shenjën e ngjitur nga zyrtari i autorizuar me qëllim të sigurimit të objektit ose të lokaleve, apo kushdo që hap objektet e siguruara ose hyn në lokalet e tilla pa e hequr ose pa e dëmtuar vulën apo shenjën, ose hap sendin në të cilin ka qenë e vendosur vula apo shenja e tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.
  17. 415

    AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully takes, hides, destroys, damages, or otherwise makes official seals, registers, records, or documents unusable is punishable by a fine or up to 3 years' imprisonment.

    Neni 415 Marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare ose i shkresave zyrtare Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme merr, fsheh, asgjëson, dëmton apo në ndonjë mënyrë tjetër e bën të papërdorshme vulën, regjistrin, shkresat apo dokumentet zyrtare që i përkasin ose janë në posedim të organit publik apo personit tjetër juridik i cili ushtron autorizime publike, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.
  18. 416

    AI-assisted research summary: It is prohibited for anyone to unlawfully destroy, hide, make unusable, or take archival materials out of the country.

    Neni 416 Asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme asgjëson, fsheh ose bën të papërdorshme materialet arkivore apo nxjerr materialet e tilla jashtë vendit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.
  19. 417

    AI-assisted research summary: Anyone who falsely presents themselves as an official or military person, wears official or military insignia without authorization, or performs an official or military act can be fined or imprisoned.

    Neni 417 Prezantimi i rremë si person zyrtar 1. Kushdo që prezantohet rrejshëm si person zyrtar apo ushtarak ose mban pa autorizim shenja të personit zyrtar apo ushtarak, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kushdo që me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose me qëllim që t’i shkaktojë dëm personit tjetër, prezantohet rrejshëm si person zyrtar apo ushtarak ose kushdo që me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose me qëllim që t’i shkaktojë dëm personit tjetër, mban pa autorizim shenja të personit zyrtar ose ushtarak ose ndërmerr ndonjë veprim të personit zyrtar apo ushtarak, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 151
  20. 418

    AI-assisted research summary: Anyone who arbitrarily enforces a right instead of going to the competent authority can be fined or jailed for up to 6 months; using force or serious threats raises the penalty to up to 2 years, and group involvement can raise it to 6 months to 3 years.

    Neni 418 Vetëgjyqësia 1. Kushdo që ushtron në mënyrë arbitrare të drejtën që mendon se i takon në vend se t’i drejtohet organit kompetent, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 2. Kushdo që me anë të përdorimit të forcës apo kanosjes serioze, ushtron një të drejtë që mendon se i takon në vend se t’i drejtohet organit kompetent, dënohet me burgim deri në dy (2) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni kryhet nga kryesi duke vepruar si anëtar i grupit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.
  21. 419

    AI-assisted research summary: Anyone who gives legal aid without the client’s authorization, or without the required qualification or licence, can be fined or imprisoned; payment makes the penalty heavier.

    Neni 419 Dhënia e kundërligjshme e ndihmës juridike 1. Kushdo që jep ndihmë juridike pa autorizim nga klienti i tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 2. Kushdo që jep ndihmë juridike pa kualifikim profesional, pa licencë apo në ndonjë mënyrë tjetër në kundërshtim me ligjin, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Kushdo që kryen veprën penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni me pagesë, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. 4. Për qëllime të këtij neni, shprehja “ndihmë juridike” ka kuptim të njëjtë siç përcaktohet me Ligjin për Avokatinë.
  22. 420

    AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully obstructs or stops a religious ceremony can be fined or imprisoned for up to 1 year.

    Neni 420 Pengimi i ceremonive fetare 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme pengon ose ndalon kryerjen e ceremonisë fetare, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me përdorimin e forcës apo kanosjes serioze, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.
  23. 421

    AI-assisted research summary: Unauthorised damage, removal, destruction, concealment, or desecration of graves, burial places, corpses, body parts, or ashes is punishable by a fine or imprisonment.

    Neni 421 Dëmtimi i varreve apo kufomave 1. Kushdo që pa autorizim gërmon, mih, rrënon, heq, dëmton, shkatërron ose përdhos varrin apo ndonjë vendvarrim tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kushdo që pa autorizim heq, dëmton, shkatërron ose fsheh kufomën, një pjesë të saj ose hirin e të vdekurit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. KAPITULLI XXXIV KORRUPSIONI ZYRTAR DHE VEPRAT PENALE KUNDËR DETYRËS ZYRTARE
  24. 422

    AI-assisted research summary: An official person who abuses official duty or authority to gain benefit, cause harm, or seriously violate another person's rights can be imprisoned.

    Neni 422 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar 1. Personi zyrtar, i cili duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij ose nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që seriozisht t’i shkel të drejtat e personit tjetër, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 152 2. Për qëllime të këtij neni, shpërdorimi i detyrës zyrtare përfshinë, por nuk kufizohet në: 2.1. shkeljen me dashje apo me dijeni të ligjit lidhur me detyrat apo punësimin e zyrtarit; 2.2. moskryerja me dashje e ndonjë detyre të domosdoshme të përcaktuar me ligj; 2.3. pranimi i dhuratës, tarifës apo përparësisë së çfarëdo lloji si rezultat i kryerjes së detyrës zyrtare, përveç nëse pranimi i dhuratës, tarifës apo përparësisë lejohet me ligj; 2.4. keqpërdorimi i pasurisë, shërbimeve apo personelit qeveritar apo i ndonjë sendit tjetër me vlerë që i përket qeverisë e që ka rënë në kujdesin apo posedimin e zyrtarit si rezultat i detyrës apo punës së tij; 2.5. nënshtrimi me dashje i personit tjetër në keqtrajtim ose arrest, ndalim, kontroll, marrje, heqje, vlerësim ose barrë për të cilën e di se është e kundërligjshme; ose 2.6. ndalimi ose pengimi me dashje i tjetrit në ushtrimin apo gëzimin e ndonjë të drejte, privilegji, pushteti apo imuniteti ligjor.
  25. 423

    AI-assisted research summary: A public official who misuses official information to gain an undue advantage can be fined and imprisoned.

    Neni 423 Keqpërdorimi i informatës zyrtare 1. Personi zyrtar i cili keqpërdor informatën zyrtare me qëllim që për vete apo për personin tjetër të përfitojë ndonjë përparësi që nuk i takon, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Nëse informata zyrtare ka të bëjë me ndonjë veprim të prokurimit apo ankand publik, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në tetë (8) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni rezulton me dobi pasurore apo humbje në vlerën që tejkalon pesëmijë (5.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni rezulton në dobi pasurore apo humbje në vlerën që tejkalon pesëdhjetë mijë (50.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 5. Për qëllime të këtij neni, shprehja “informatë zyrtare” nënkupton informatën në të cilën personi ka qasje si rezultat i detyrës apo punës së tij dhe e cila nuk është bërë publike.
  26. 424

    AI-assisted research summary: An official person must not personally take part in an official matter where they, a family member, or a related legal entity has a financial interest; harsher prison terms apply for procurement or public auction matters.

    Neni 424 Konflikti i interesit 1. Personi zyrtar i cili merr pjesë personalisht në ndonjë çështje zyrtare në të cilën ai apo ndonjë anëtar i familjes ose ndonjë person juridik që ka të bëjë me të ka interes financiar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Nëse çështja zyrtare është veprim i prokurimit apo ankand publik, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 3. Për qëllime të këtij neni, shprehja “merr pjesë” nënkupton ushtrimin e autoritetit zyrtar përmes vendimit, miratimit, mosmiratimit, rekomandimit, këshillimit, hetimit ose në ndonjë mënyrë tjetër të ushtrimit të ndikimit për një çështje zyrtare. 153 4. Për qëllime të këtij neni, shprehja “çështje zyrtare” nënkupton procedurë gjyqësore ose procedurë tjetër zyrtare; aplikim, kërkesë për vendim ose përcaktim tjetër zyrtar; kontratë apo kërkesë; ankand publik ose veprim tjetër i prokurimit; ose ndonjë çështje tjetër e cila prek interesat financiare apo personale të zyrtarit apo personit tjetër. 5. Për qëllime të këtij neni, shprehja “person juridik që ka të bëjë më të” nënkupton personin juridik në të cilin zyrtari apo anëtari i familjes ka marrëdhënie financiare, përfshirë marrëdhënien apo marrëdhënien e ardhshme si person përgjegjës apo punonjës.
  27. 425

    AI-assisted research summary: An official person who unlawfully appropriates property entrusted to them because of their duty or position commits an offence and may be fined and imprisoned.

    Neni 425 Përvetësimi në detyrë 1. Personi zyrtar, i cili me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, përvetëson pasurinë e cila i është besuar për shkak të detyrës apo pozitës së tij, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dobi pasurore apo humbje në vlerë që tejkalon pesëmijë (5.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dobi pasurore apo humbje në vlerë që tejkalon pesëdhjetë mijë (50.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.
  28. 426

    AI-assisted research summary: A public official who falsely presents accounts or otherwise misleads an authorised person to make an unlawful payment for unlawful gain is punished by a fine and imprisonment.

    Neni 426 Mashtrimi në detyrë 1. Personi zyrtar, i cili me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, bën prezantimin e rremë të raportit të llogarive apo në ndonjë mënyrë tjetër e vë në lajthim personin e autorizuar në kryerjen e pagesës së kundërligjshme, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dobi pasurore në vlerë që tejkalon pesëmijë (5.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dobi pasurore në vlerë që tejkalon pesëdhjetë mijë (50.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.
  29. 427

    AI-assisted research summary: A person may not use money, securities, or other movable property entrusted to them through work or service without authorization, and may not give such property to another person for unauthorized use.

    Neni 427 Përdorimi i paautorizuar i pasurisë Kushdo që pa autorizim përdor paratë, letrat me vlerë apo pasurinë tjetër të luajtshme e cila i është besuar atij në detyrë ose në përgjithësi në vendin e punës apo në të cilat ka qasje për shkak të shërbimit apo punës së tij, ose kushdo që i jep pasurinë e këtillë personit tjetër për shfrytëzim të paautorizuar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.
  30. 428

    AI-assisted research summary: A public official who asks for or accepts a gift or benefit linked to official action commits an offence and faces a fine and prison.

    Neni 428 Marrja e ryshfetit 1. Personi zyrtar i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kërkon ose pranon ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër për vete apo personin tjetër, ose që pranon ofertën apo premtimin për dhuratë apo përfitim të tillë, në mënyrë që personi zyrtar të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 154 2. Personi zyrtar i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kërkon ose pranon ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër për vete apo personin tjetër, ose që pranon ofertën apo premtimin për dhuratë apo përfitim të tillë, në mënyrë që personi zyrtar të veprojë ose të mos veprojë, në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me përfitim në vlerë që tejkalon pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
  31. 429

    AI-assisted research summary: Ndalon ofrimin, premtimin ose dhënien e ryshfetit ndaj një personi zyrtar dhe parashikon gjobë ose burgim.

    Neni 429 Dhënia e ryshfetit 1. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ai person të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ai person të veprojë ose të mos veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me përfitim në vlerë që tejkalon pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni e ka dhënë ryshfetin me kërkesë të personit zyrtar apo personit përgjegjës dhe e lajmëron veprën para se ajo të jetë zbuluar ose para se të ketë kuptuar se vepra është zbuluar, gjykata mund ta lirojë nga dënimi.
  32. 430

    AI-assisted research summary: It is an offence to promise, offer, or give a gift or other benefit to a foreign public official to influence official conduct.

    Neni 430 Dhënia e ryshfetit zyrtarit publik të huaj 1. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër zyrtarit publik të huaj, në mënyrë që ai zyrtar i huaj publik ose personi tjetër të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër zyrtarit publik të huaj, në mënyrë që ai zyrtar i huaj publik ose personi tjetër të veprojë ose të mos veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me përfitim në vlerë që tejkalon pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Dhurata apo përfitimi i pranuar apo i ofruar në shkelje të këtij neni konfiskohet.
  33. 431

    AI-assisted research summary: Ky nen ndalon ofrimin, premtimin, dhënien, kërkimin ose pranimin e dhuratave apo përfitimeve për të ndikuar padrejtësisht vendimmarrjen e një zyrtari publik të huaj.

    Neni 431 Ushtrimi i ndikimit 1. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kërkon ose pranon ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër për vete apo personin tjetër, ose pranon ofertën apo premtimin për dhuratë apo përfitim të tillë, në mënyrë që të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar apo zyrtarit publik të huaj, pavarësisht nëse ndikimi është ushtruar ose pavarësisht nëse ndikimi i supozuar shpie deri te rezultati i synuar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tetë (8) vjet. 155 2. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër personit tjetër, në mënyrë që ky person të ushtrojë ndikim të papërshtatshëm mbi vendimmarrjen e personit zyrtar apo zyrtarit publik të huaj, pavarësisht nëse ndikimi është ushtruar ose pavarësisht nëse ndikimi i supozuar shpie deri te rezultati i synuar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet. 3. Dhurata apo përfitimi i pranuar apo i ofruar në shkelje të këtij neni konfiskohet.
  34. 432

    AI-assisted research summary: A judge who unlawfully issues a judgment to gain unlawful benefit for themself or another person, or to cause harm to another person, is subject to imprisonment.

    Neni 432 Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore Gjyqtari i cili me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër ose për t’i shkaktuar dëm personit tjetër, nxjerr vendim të kundërligjshëm, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
  35. 433

    AI-assisted research summary: A public official who discloses an official secret without authorization can be punished with prison, with heavier penalties for personal gain, publication/use outside Kosovo, or negligence.

    Neni 433 Zbulimi i fshehtësisë zyrtare 1. Personi zyrtar i cili pa autorizim kumton, dërgon ose në ndonjë mënyrë tjetër i vë në dispozicion personit tjetër informatën që përbën fshehtësi zyrtare ose siguron informatën e tillë me qëllim që t’ia përcjellë ndonjë personi të paautorizuar, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet për përfitim personal ose me qëllim të publikimit apo shfrytëzimit të informacionit jashtë Republikës së Kosovës, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 4. Dispozitat e këtij neni zbatohen ndaj personit i cili zbulon fshehtësinë zyrtare edhe pasi që të ketë pushuar statusi i tij zyrtar. 5. Për qëllime të këtij neni, shprehja “fshehtësi zyrtare” nënkupton informatat ose dokumentet të shpallura si fshehtësi zyrtare me ligj, dispozita të tjera ose me vendim të organit kompetent të nxjerrë në bazë të ligjit dhe zbulimi i të cilave ka shkaktuar ose mund të shkaktojë pasoja të dëmshme. Sidoqoftë, informatat në vijim nuk konsiderohen fshehtësi zyrtare: 5.1. informatat apo dokumentet të cilat janë të drejtuara në cenimin e rëndë të të drejtave themelore të njeriut ose mos zbulimi i të cilave do të mund të rrezikonte rendin kushtetues apo sigurinë e Republikës së Kosovës; ose 5.2. informatat dhe dokumentet të cilat kanë për qëllim fshehjen e kryesit të veprës penale të dënueshme me së paku pesë (5) vjet burgim.
  36. 434

    AI-assisted research summary: A personi zyrtar nuk duhet të falsifikojë apo përdorë si të vërteta dokumente zyrtare, regjistra ose shkresa zyrtare me të dhëna të rreme; shkelja dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 5 vjet.

    Neni 434 Falsifikimi i dokumentit zyrtar 1. Personi zyrtar i cili në dokumentin zyrtar, në regjistër ose në shkresën zyrtare shënon të dhëna të rreme ose nuk shënon të dhënat e duhura apo me nënshkrimin e tij ose me vulën zyrtare vërteton dokumentin zyrtar, regjistrin apo shkresën zyrtare e cila përmban të dhëna të rreme ose mundëson përpilimin e dokumentit, regjistrit ose shkresës së tillë me përmbajtje të rreme, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Personi zyrtar i cili shfrytëzon dokumentin zyrtar, regjistrin ose shkresën zyrtare të rreme si të vërtetë në veprimtarinë e tij afariste ose i cili asgjëson, fsheh, dëmton apo në ndonjë mënyrë tjetër e 156 bën të papërdorshëm dokumentin zyrtar, regjistrin ose shkresën zyrtare, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni.
  37. 435

    AI-assisted research summary: A public official who collects or handles a payment incorrectly may be fined or imprisoned up to 1 year; if the value exceeds 15,000 Euro, imprisonment can be up to 3 years.

    Neni 435 Arkëtimi dhe pagesa e kundërligjshme 1. Personi zyrtar i cili arkëton nga tjetri diçka që personi i tillë nuk është i detyruar të paguajë ose arkëton më shumë se që personi i tillë është i detyruar të paguajë apo që gjatë pagesës ose dërgesës, paguan ose dërgon më pak se që është dashur, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse vlera e pagesës apo dërgesës nga paragrafi 1. i këtij neni tejkalon shumën prej pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Tentativa për të kryer veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni është e dënueshme.
  38. 436

    AI-assisted research summary: A public official who takes movable property during a search or while executing a court decision, to gain benefit for self or another person, is punishable by imprisonment.

    Neni 436 Përvetësimi i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apo ekzekutimit të vendimit gjyqësor Personi zyrtar i cili gjatë bastisjes së lokaleve, personit apo gjatë ekzekutimit të vendimit gjyqësor, merr pasurinë e luajtshme me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose për personin tjetër, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
  39. 437

    AI-assisted research summary: Personat që kanë detyrim ligjor për deklarim duhet ta paraqesin deklaratën dhe të mos japin të dhëna të falsifikuara ose të mungojnë; shkelja sjell gjobë, burgim dhe konfiskim të vlerës së padeklaruar të fituar në mënyrë joligjore.

    Neni 437 Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare 1. Çdo person, i cili sipas ligjit është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare, dhe i cili nuk bën një gjë të tillë, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. Vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni konsiderohet se është kryer kur deklarata nuk paraqitet brenda afatit për paraqitjen e deklaratës. 2. Çdo person, i cili sipas ligjit është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare, i cili falsifikon ose nuk paraqet të dhënat e kërkuara në deklaratë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Vlera e padeklaruar e pasurisë, të të ardhurave ose të dobisë tjetër pasurore, e cila është fituar në mënyrë joligjore konfiskohet. KAPITULLI XXXV DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
  40. 438

    AI-assisted research summary: Penal sanctions imposed by a final judgment before this Code entered into force continue with the same duration and amount, if the act is also punishable under this Code.

    Neni 438 Vazhdimësia e sanksioneve penale Të gjitha sanksionet penale për veprat të cilat edhe me këtë Kod janë të ndëshkueshme dhe të shqiptuara me aktgjykim të formës së prerë para hyrjes në fuqi të këtij Kodi vazhdojnë me kohëzgjatje dhe lartësi të njëjtë. 157
  41. 439

    AI-assisted research summary: When this Code enters into force, the listed UNMIK regulations, Kosovo’s Penal Code (UNMIK REG 2003/05), and other laws and by-laws covering matters addressed in this Code are repealed.

    Neni 439 Shfuqizimi i akteve ligjore dhe nënligjore Me hyrjen në fuqi të këtij Kodi, shfuqizohen Rregulloret e UNMIK-ut dhe Kodi Penal i Kosovës (UNMIK REG 2003/05) si dhe aktet tjera ligjore dhe nënligjore që mbulojnë çështjet e trajtuara në këtë Kod.
  42. 440

    AI-assisted research summary: This article says old article references must be updated to the new numbers in the attached table, and the Criminal Code prevails over other legal and by-law provisions on offences and punishments.

    Neni 440 Referimi i ligjeve tjera, rregulloreve të UNMIK-ut dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës në nenet e Kodit Penal 1. Tabela e cila paraqet numrat e vjetër dhe numrat e ri të neneve i bashkëngjitet dhe miratohet së bashku me këtë Kod. 2. Kjo tabelë zbatohet për të gjitha ligjet dhe rregulloret e Republikës së Kosovës. 3. Të gjitha referencat e neneve të ligjeve tjera të Republikës së Kosovës, rregulloreve të UNMIK-ut apo Kodit Penal në fuqi, me hyrjen në fuqi të këtij Kodi duhet t’i referohen numrave të ri, siç përcaktohen në këtë tabelë. 4. Dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës kanë përparësi ndaj të gjitha dispozitave tjera ligjore dhe nënligjore lidhur me veprat penale dhe ndëshkimet.
  43. 441

    AI-assisted research summary: Ky nen i jep Prokurorisë Speciale të Kosovës kompetencë për të hetuar dhe ndjekur një listë të gjerë veprash penale, fillimisht me kompetencë ekskluzive dhe pastaj me kompetencë plotësuese për disa vepra të tjera.

    Neni 441 Dispozitat kalimtare lidhur me juridiksionin e prokurorisë speciale të Republikës së Kosovës 1. Me hyrjen në fuqi të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përveç kompetencave ekskluzive sipas nenit 5.1 dhe nenit 5.2 të Ligjit për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës po ashtu do të ketë kompetencë ekskluzive për të hetuar dhe ndjekur veprat penale në vijim dhe tentativën dhe bashkëpunimin për vepra të tilla: 1.1. kryerja e veprës terroriste, rekrutimi për terrorizëm, trajnimi për terrorizëm, shtytja për kryerjen e veprave terroriste, fshehja ose moslajmërimi i terroristëve dhe grupeve terroriste, siç përcaktohet në nenet 136, 139, 140, 141 dhe 142 të këtij Kodi; 1.2. moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale, moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre dhe dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale, siç përcaktohet në nenet 385, 386 dhe 388 të këtij Kodi, kur këto vepra kryhen në lidhje me terrorizmin ose ndihmën në kryerjen e veprave terroriste sipas neneve 136 dhe 137 të këtij Kodi; 1.3. përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, siç përcaktohet në nenet 136-142 dhe 144 të këtij Kodi, kur këto vepra kryhen lidhur me vepra të terrorizmit; 1.4. lehtësimi në kryerjen e terrorizimit dhe organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, siç përcaktohet në nenet 138 dhe 143 të këtij Kodi,; 1.5. gjenocidi, siç përcaktohet në nenin 148 të këtij Kodi; 1.6. krimet kundër njerëzimit, siç përcaktohet në nenin 149 të këtij Kodi; 1.7. krimet e luftës në shkelje të rëndë me konventat e Gjenevës, Krimet e luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktin e armatosur ndërkombëtar, Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të konventave të Gjenevës, Krimet e luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar, siç përcaktohet në nenet 150-153 të këtij Kodi; 158 1.8. sulmet në konfliktet e armatosura që nuk kanë karakter ndërkombëtar kundër instalimeve që përmbajnë forca të rrezikshme, siç përcaktohet në nenin 154 të këtij Kodi; 1.9. rekrutimi ose regjistrimi i personave midis moshës pesëmbëdhjetë (15) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet në konfliktin e armatosur, siç përcaktohet në nenin 155 të këtij Kodi,; 1.10. përdorimi i mjeteve ose i metodave të ndaluara të luftimit, siç përcaktohet në nenin 156 të këtij Kodi; 1.11. organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës, siç përcaktohet në nenin 160 të këtij Kodi,; 1.12. rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, siç përcaktohet në nenin 173 të këtij Kodi; 1.13. përvetësimi i paligjshëm, shfrytëzimi, transferi dhe vendosja e materialeve nukleare, siç përcaktohet në nenin 176 të këtij Kodi; 1.14. kanosja për përdorimin ose kryerjen e vjedhjes apo të grabitjes së materialit nuklear, siç përcaktohet në nenin 177 të këtij Kodi; 1.15. krimi i organizuar, siç përcaktohet në nenin 275 të këtij Kodi; 1.16. frikësimi gjatë procedurës penale për krimin e organizuar, siç përcaktohet në nenin 395 të këtij Kodi; 1.17. shpërlarja e parave, siç përcaktohet në nenin 308 të këtij Kodi dhe veprat tjera penale të përcaktuara në Kapitullin IV të Ligjit për parandalimin e shpërlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit. 2. Me hyrjen në fuqi të Kodit Penal, përveç kompetencave plotësuese sipas nenit 9.1 dhe nenit 9.2 të Ligjit për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sipas modaliteteve të përcaktuara në nenin 10 të Ligjit për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, po ashtu do të ketë kompetencë plotësuese për të hetuar dhe ndjekur veprat penale në vijim dhe tentativën dhe bashkëpunimin për vepra të tilla: 2.1. sulmi kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, siç përcaktohet në paragrafin 1. të nenit 121. të këtij Kodi; 2.2. nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, siç përcaktohet në nenin 147 të këtij Kodi; 2.3. rrëmbimi i fluturakes, siç përcaktohet në nenin 164 të këtij Kodi; 2.4. rrezikimi i sigurisë së aviacionit civil (165), rrezikimi i sigurisë së lundrimit detar (166), rrezikimi i sigurisë së platformave fikse të vendosura në pragun kontinental (167), piratëria (168), siç përcaktohet në këto nene. 2.5. kontrabandimi me migrantë, siç përcaktohet në nenin 170 të këtij Kodi; 2.6. trafikimi me njerëz, siç përcaktohet në nenin 171 të këtij Kodi; 2.7. shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, siç përcaktohet në nenin 231 të këtij Kodi; 2.8. nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës, siç përcaktohet në nenin 240 të këtij Kodi; 159 2.9. ofrimi i lokaleve për prostitucion, siç përcaktohet në nenin 242 të këtij Kodi; 2.10. transplantimi i kundërligjshëm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore, siç përcaktohet në nenin 265 të këtij Kodi; 2.11. rrezikimi i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe i personelit në marrëdhënie me to, siç përcaktohet në nenin 174 të këtij Kodi; 2.12. vrasja (178), dhe vrasja e rëndë, siç përcaktohet në nenin 179 të këtij Kodi; 2.13. marrja e pengjeve, siç përcaktohet në nenin 175 të këtij Kodi; 2.14. shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës, siç përcaktohet në nenin 193 të këtij Kodi; 2.15. rrëmbimi, siç përcaktohet në nenin 194 të këtij Kodi; 2.16. tortura, siç përcaktohet në nenin 199 të këtij Kodi; 2.17. veprat penale kundër integritetit seksual, siç përcaktohen në nenet 230-243 të këtij Kodi, kur veprat e tilla janë të dënueshme me së paku pesë (5) ose më shumë vjet burgim. 2.18. blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge (273) të këtij Kodi; Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike (274 të këtij Kodi); Organizimi, drejtimi apo financimi i trafikimit të narkotikëve apo substancave psikotrope, siç përcaktohet në nenin 279 të këtij Kodi; 2.19. shkaktimi i falimentimit (286); Mashtrimi ose dëmtimi i kreditorëve apo debitorëve (289); Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike (290); Lidhja e kontratës së dëmshme (291); Shkaktimi i falimentimit të rrejshëm (287), Mashtrimi në procedurën e falimentimit (neni 288 të këtij Kodi); 2.20. falsifikimi i parasë; Prodhimi, furnizimi, shitja, posedimi ose dhënia në shfrytëzim e mjeteve për falsifikim, siç përcaktohet në nenet 302 dhe 304 të këtij Kodi; 2.21. marrëveshjet për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender, siç përcaktohet në nenin 309 të këtij Kodi; 2.22. mashtrimi në shkëmbimin e letrave me vlerë, siç përcaktohet në nenin 310 të këtij Kodi; 2.23. keqpërdorimi i informatave të brendshme, siç përcaktohet në nenin 311 të këtij Kodi; 2.24. marrëveshja dhe mashtrimi me letrat me vlerë të Qeverisë, siç përcaktohet në nenin 312 të këtij Kodi; 2.25. dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin, siç përcaktohet në nenin 314 të këtij Kodi; 2.26. organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm; Shmangia nga tatimi, siç përcaktohet në nenet 300 dhe 313 të këtij Kodi; 2.27. pranimi i paarsyeshëm i dhuratave; Dhënia e paarsyeshme e dhuratave, siç përcaktohet në nenet 315 dhe 316 të këtij Kodi. 2.28. rastet e rënda të vjedhjes grabitqare ose grabitjes, siç përcaktohen në paragrafët 2. dhe 3. të nenit 328 të këtij Kodi; 160 2.29. mashtrimi, siç përcaktohet në nenin 335 të këtij Kodi; 2.30. detyrimi, siç përcaktohet në nenin 340 të këtij Kodi; 2.31. importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, siç përcaktohet në nenin 372 të këtij Kodi. 2.32. pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale, siç përcaktohet në nenin 412 të këtij Kodi; 2.33. keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar; Marrja e ryshfetit; Dhënia e ryshfetit, siç përcaktohet në nenet 422, 428, 429 të këtij Kodi; 2.34. përvetësimi në detyrë; Mashtrimi në detyrë, siç përcaktohet në nenet 425 dhe 426 të këtij Kodi; 2.35. mashtrimi lidhur me pranimin e fondeve nga komuniteti evropian, siç përcaktohet në nenin 337 të këtij Kodi; 2.36. konflikti i interesit, siç përcaktohet në nenin 424 të këtij Kodi.
  44. 442

    AI-assisted research summary: Ky nen i jep gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it juridiksion për disa lëndë penale dhe i jep Kryetarit të Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it kompetencë për t’i caktuar gjyqtarët në faza të caktuara të procedurës penale.

    Neni 442 Dispozitat kalimtare lidhur me juridiksionin dhe kompetencat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it në procedurë penale 1. Pas hyrjes në fuqi të këtij Kodi Penal, gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it të caktuar në procedurë penale do të kenë juridiksion dhe kompetencë për çdo lëndë që mund të hetohet apo të ndiqet penalisht nga PSRK-ja. 2. Para fillimit të fazave përkatëse të procedurës dhe pas kërkesës së prokurorit të EULEX-it të caktuar në lëndë apo që punon në ekipin e përzier të identifikuar në nenet 9 dhe 10 të Ligjit Nr. 03/L-053 mbi Kompetencat, Përzgjedhjen e Lëndëve dhe Caktimin e Lëndëve të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të EULEX-it në Kosovë, apo pas kërkesës së cilësdo palë në procedurë, apo pas kërkesës me shkrim të kryetarit të gjykatës kompetente apo të seancës së përgjithshme të Gjykatës Supreme të Kosovës kur nuk zbatohen dispozitat lidhur me përjashtmin e një gjyqtari apo një gjyqtari porotë të parapara sipas Kodit të Procedurës Penale, nuk janë të zbatueshme, Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it do të ketë kompetencë, çdoherë kur konsiderohet e nevojshme që të sigurohet administrimi i duhur i drejtësisë, që t’i caktojë gjyqtarët e EULEX-it në fazën përkatëse të një procedure penale në përputhje me modalitetet për përzgjedhjen dhe caktimin e lëndëve të përcaktuara nga Asambleja e gjyqtarëve të EULEX-it dhe në pajtim me Ligjin nr. 03/L-053 mbi Kompetencat, Përzgjedhjen e Lëndëve dhe Caktimin e Lëndëve të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të EULEX-it në Kosovë, përveç veprave penale të parapara në nenin 3.3 të Ligjit Nr. 03/L-053 mbi Kompetencat, Përzgjedhjen e Lëndëve dhe Caktimin e Lëndëve të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të EULEX-it në Kosovë, gjithashtu edhe për veprat penale në vijim atëherë kur hetimi a ndjekja penale nuk kryhet nga PSRK-ja: 2.1. sulmi kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës (neni 121 (1); 2.2. nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik (neni 147); 2.3. rrëmbimi i fluturakes, Rrezikimi i sigurisë së Aviacionit Civil, Rrezikimi i Sigurisë së Lundrimit Detar, Rrezikimi i Sigurisë së Platformave Fikse të vendosura në pragun kontinental dhe Pirateria (neni 164-168); 2.4. kontrabandimi me Migrantë (neni 170); 2.5. trafikimi me njerëz (neni 171); 161 2.6. shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit (neni 231); 2.7. nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës (neni 240); 2.8. ofrimi i lokaleve për prostitucion (neni 242); 2.9. transplantimi i kundërligjshëm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore (neni 265); 2.10. rrezikimi i personelit të kombeve të bashkuara dhe i personelit në marrëdhënie me to (neni 174); 2.11. vrasja dhe vrasja e rëndë (neni 178- 179); 2.12. marrja e pengjeve dhe Rrëmbimi siç parashihet në nenin 175 dhe 194; 2.13. shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës (neni 193); 2.14. tortura (neni 199); 2.15. veprat penale kundër integritetit seksual (neni 230- 243) në çfarëdo kohe janë të dënueshme me burgim prej pesë (5) apo më shumë vitesh duke e marrë parasysh maksimumin e dënimit të mundshëm të paraparë me ligj; 2.16. blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, Organizimi, drejtimi apo financimi i trafikimit të narkotikëve apo substancave psikotrope siç parashihet në nenet 273, 274 dhe 279 të këtij Kodi; 2.17. shkaktimi i falimentimit, Mashtrimi apo Dëmtimi i Kreditorëve apo Debitorëve, Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike, Lidhja e kontratës së dëmshme, Shkaktimi i falimentimit të rrejshëm dhe Mashtrimi në procedurën e falimentimit siç parashihet në nenet 286-291 të këtij Kodi; 2.18. falsifikimi i parasë, Prodhimi, furnizimi, shitja, posedimi ose dhënia në shfrytëzim e mjeteve për falsifikim (neni 302-304); 2.19. marrëveshjet për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender (neni 309); 2.20. mashtrimi në shkëmbimin e letrave me vlerë (neni 310); 2.21. Keqpërdorimi i informatave të brendshme (neni 311); 2.22. marrëveshja dhe mashtrimi me letrat me vlerë të qeverisë (neni 312); 2.23. dokumentet e rrejshme në lidhje me tatimin (neni 314); 2.24. organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm (neni 300), Shmangia nga Tatimi (neni 313); 2.25. pranimi i paarsyeshëm i dhuratave (neni 315), Dhënia e paarsyeshme e dhuratave (neni 316); 2.26. rastet e rënda të vjedhjes grabitqare apo grabitjes (paragrafët 2. dhe 3. të nenit 328 të këtij Kodi); 162 2.27. mashtrimi dhe Detyrimi (neni 335 dhe 340); 2.28. importi, eksporti, furnizimi, raportimi, këmbimi, prodhimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse (neni 372); 2.29. pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale (neni 412); 2.30. shpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, Marrja e ryshfetit, Dhënia e Ryshfetit (nenet 422, 428 dhe 429); 2.31. përvetësimi në detyrë, Mashtrimi në detyrë (neni 425 dhe 426); 2.32. mashtrimi lidhur me pranimin e fondeve nga komuniteti Evropian (neni 337); 2.33. konflikti i interesit (neni 424).
  45. 443

    AI-assisted research summary: When the Criminal Code enters into force, the Kosovo Intelligence Agency has jurisdiction and competence to collect information about cases involving the listed criminal offences.

    Neni 443 Dispozitat kalimtare lidhur me juridiksionin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës 1. Me hyrjen në fuqi të Kodit Penal, Agjencia Kosovare e Inteligjencës do të ketë juridiksion dhe kompetencë për të mbledhur informacione për çfarëdo rasti që ka të bëjë me veprat penale të përcaktuara në kapitujt e mëposhtëm: 1.1. veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, sipas Kapitullit XIV të këtij Kodi; 1.2. veprat penale kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtare, sipas Kapitullit XV të këtij Kodi. 1.3. veprat penale kundër shëndetit publik, sipas Kapitullit XXII të këtij Kodi; 1.4. veprat penale të narkotikëve, sipas Kapitullit XXIII të këtij Kodi; 1.5. krimi i organizuar, sipas Kapitullit XXIV të këtij Kodi. 1.6 veprat penale kundër sigurisë së përgjithshme të njerëzve dhe pasurisë, sipas Kapitullit XXIX të këtij Kodi; 1.7. veprat penale të armëve, sipas Kapitullit XXX të këtij Kodi.
  46. 444

    AI-assisted research summary: The Criminal Code of the Republic of Kosovo enters into force on 1 January 2013.

    Neni 444 Hyrja në fuqi Kodi Penal i Republikës së Kosovës hyn nё fuqi me 1 janar 2013. Kodi Nr. 04/L-82 20 prill 2012 Ligji shpallet ne Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës duke u bazuar në nenin 80 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës se Kosovës.

Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.