KODI NR. 04/L-123 I PROCEDURES PENALE — Part 2 | 04/L-123 — Kosovo law | Esheria

KODI NR. 04/L-123 I PROCEDURES PENALE

Part 2 of 3 · provisions 201–400

This is the preamble to Kosovo’s Criminal Procedure Code, stating that the Assembly adopts the Code.

AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.

Jurisdiction
Kosovo
Instrument
Statute
Citation
04/L-123
Version
Undated source snapshot
Language
sq
Updated
Official source
View official record ↗
Complete work
View statute overview
DNA analysis accounting estimates admissibility of evidence anonymity appeal appeal grounds appeal remand appeals appeals against judgments appeals and extraordinary remedies appeals and review appeals procedure appeals/review appellate review arrest arrest rights arrest warrants asset administration asset confiscation asset forfeiture asset freezing asset management asset preservation asset recovery +383 more

Statute overview

About this statute

This is the preamble to Kosovo’s Criminal Procedure Code, stating that the Assembly adopts the Code. Ky nen thotë se rregullat e procedurës penale janë detyruese për gjykatat, prokurorinë dhe pjesëmarrësit e tjerë, se një person i pafajshëm nuk mund të dënohet, dhe se liritë e të pandehurit mund të kufizohen vetëm sipas kushteve të këtij Kodi para aktgjykimit të formës së prerë. Vetëm një gjykatë kompetente, e pavarur dhe e paanshme mund të shqiptojë sanksion penal për kryerësin e veprës penale. A person suspected or accused of a criminal offence is presumed innocent until a final court judgment proves guilt. A person cannot be prosecuted or punished again for the same criminal matter after a final acquittal, final conviction, discontinued proceedings, or a final court refusal of the indictment.

Legal text

Provisions of KODI NR. 04/L-123 I PROCEDURES PENALE

Showing 200 of 555

  1. 194

    AI-assisted research summary: A detainee must be treated humanely, their dignity must not be violated, and their physical and mental health must be protected during detention.

    Neni 194 Trajtimi dhe kushtet për personat e paraburgosur 1. Personaliteti dhe dinjiteti i të paraburgosurit nuk guxon të fyhet gjatë mbajtjes në paraburgim. I paraburgosuri duhet të trajtohet në mënyrë humane dhe duhet mbrojtur shëndetin e tij fizik dhe psikik. 2. Ndaj të paraburgosurit mund zbatohen vetëm ato kufizime që janë të nevojshme për të penguar ikjen ose komunikimet që do të mund të ishin të dëmshme për zbatimin efektiv të procedurës.
  2. 195

    AI-assisted research summary: The detention institution must keep records of the detainee’s arrival and detention expiry, inform the detainee and their defender of the expiry date, and immediately release the detainee if no court extension order arrives after expiry.

    Neni 195 Institucioni i paraburgimit 1. Pranimi në institucionin ku mbahet paraburgimi (në tekstin e mëtejmë: “institucioni i paraburgimit”) bazohet në aktvendimin me shkrim të gjyqtarit. 89 2. Institucioni i paraburgimit detyrohet të mbajë evidencë për kohën e ardhjes së personit të paraburgosur në institucionin e paraburgimit dhe për kohën e skadimit të paraburgimit dhe të informojë të paraburgosurin dhe mbrojtësin e tij për datën e skadimit. Nëse institucioni i paraburgimit nuk e merr aktvendimin e gjykatës për vazhdimin e paraburgimit pasi të ketë skaduar afati nga aktvendimi, institucioni menjëherë duhet ta lirojë të paraburgosurin dhe për këtë të lajmërojë gjykatën kompetente.
  3. 196

    AI-assisted research summary: The detention institution must collect, process, store, maintain, and send detainee data, and the Ministry of Justice may issue an administrative order to specify the data and procedures.

    Neni 196 Të dhënat lidhur me të paraburgosurit 1. Me qëllim të zbatimit të ligjshëm dhe të drejtë të paraburgimit, institucioni i paraburgimit mbledh, përpunon, ruan dhe mirëmban bazën e të dhënave për të paraburgosurit. 2. Baza e të dhënave nga paragrafi 1. i këtij neni përfshin të dhënat: 2.1. mbi identitetin dhe gjendjen personale të të paraburgosurit; 2.2. mbi aktvendimin e paraburgimit; 2.3. mbi punën e kryer gjatë kohës së paraburgimit; 2.4. mbi pranimin në institucionin e paraburgimit dhe kohëzgjatjen, vazhdimin apo heqjen e paraburgimit; dhe 2.5. mbi sjelljen e të paraburgosurit dhe për masat disiplinore. 3. Informacionet nga baza e të dhënave ruhen dhe përdoren derisa zgjat paraburgimi. Pas heqjes së paraburgimit, të dhënat arkivohen dhe përgjithmonë ruhen. 4. Institucioni i paraburgimit ia dërgon të dhënat nga paragrafi 2. i këtij neni bazës qendrore të të paraburgosurve dhe të dhënat e tilla mund të përdoren vetëm nga persona të tjerë të autorizuar për përdorimin e bazës së të dhënave sipas ligjit apo lejes me shkrim ose kërkesës së personit të cilit i referohen të dhënat. 5. Ministria e Drejtësisë nxjerr urdhëresë administrative me të cilën më hollësisht do të definohen të dhënat nga paragrafi 2. i këtij neni dhe procedurat në pajtim me këtë nen.
  4. 197

    AI-assisted research summary: Pretrial detainees must be housed separately in designated detention facilities, and a competent court may transfer a detainee to another facility for security, order, discipline, or criminal-procedure reasons.

    Neni 197 Veçimi i të paraburgosurve 1. Paraburgimi mbahet në objekte të posaçme të paraburgimit ose në pjesë të ndarë të institucionit për mbajtjen e dënimeve me burgim. 2. Persona të gjinive të ndryshme nuk mund të mbahen në të njëjtën dhomë. Në parim, personat që kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës së njëjtë penale nuk vendosen në dhomë të njëjtë dhe personat që mbajnë dënimin nuk vendosen në dhomë të njëjtë me të paraburgosurit. Po qe e mundur, personat që kanë përsëritur veprën penale nuk vendosen në dhomë të njëjtë me personat tjerë në paraburgim tek të cilët mund të ndikojnë negativisht. 3. Gjykata kompetente, me propozim të drejtorit të qendrës së paraburgimit në të cilën është vendosur i paraburgosuri, mund ta transferojë të paraburgosurin nga lokalet e një institucioni të paraburgimit në tjetrin për shkaqe sigurie, rendi dhe mbajtjeje të disiplinës ose për zbatim të suksesshëm dhe të arsyeshëm të procedurës penale.
  5. 198

    AI-assisted research summary: A person in pretrial detention may keep and use certain personal items during detention.

    Neni 198 Gjësendet të cilat të paraburgosurit kanë të drejtë të mbajnë dhe të shfrytëzojnë Gjatë kohës së paraburgimit, i paraburgosuri mund të mbajë me vete dhe të shfrytëzojë sende për përdorim personal, për mbajtjen e higjienës, pajisje për dëgjimin e mediave publike, publikime, literaturë profesionale dhe literaturë tjetër, para dhe sende të tjera të cilat për nga masa dhe sasia 90 mundësojnë jetë normale në hapësirën e qëndrimit dhe që nuk i pengojnë të paraburgosurit e tjerë. Gjatë kontrollit personal të të paraburgosurit sendet tjera konfiskohen dhe ruhen.
  6. 199

    AI-assisted research summary: A detainee has rights to 8 hours of uninterrupted rest in 24 hours, at least 2 hours daily outdoor movement, and pay for work done.

    Neni 199 E drejta e të paraburgosurve në pushim, lëvizje dhe pagesë për punën e kryer 1. I paraburgosuri ka të drejtë në tetë (8) orë pushim pa ndërprerje brenda njëzet e katër (24) orëve. Përveç kësaj, atij i garantohet së paku dy (2) orë në ditë lëvizje në ambient të hapur. 2. I paraburgosuri mund të kryejë punë të nevojshme për mbajtjen e rendit dhe pastërtisë në ambientin e tyre. Të paraburgosurit mund t’i lejohet të punojë në aktivitete që i përgjigjen aftësive fizike dhe mendore brenda mundësive dhe kushteve me të cilat disponon institucioni dhe me kusht që të mos e dëmtojë procedurën penale. Gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues vendos për këtë në marrëveshje me drejtorinë e institucionit. 3. I paraburgosuri ka të drejtë pagese për punën e kryer. Ministria e Drejtësisë nxjerr urdhëresë administrative me të cilën përcakton mënyrën dhe shumën e pagesës.
  7. 200

    AI-assisted research summary: Ky nen rregullon kush mund të vizitojë dhe të komunikojë me të paraburgosurit, dhe kur këto vizita ose kontakte mund të kufizohen.

    Neni 200 Vizitat dhe e drejta për të komunikuar 1. Me leje të gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues apo kryetarit të trupit gjykues dhe nën mbikëqyrjen e tij ose nën mbikëqyrjen e ndonjë personi të caktuar nga gjyqtari i tillë, i paraburgosuri mund të vizitohet nga farefisi i afërm dhe me kërkesë të tij mund të vizitohet nga mjeku apo nga persona të tjerë, duke respektuar rregullat e institucionit të paraburgimit. Vizita të tilla mund të ndalohen nëse mund të dëmtojnë zbatimin e procedurës penale. 2. Me dijeninë e gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues apo kryetarit të trupit gjykues, përfaqësuesit e ambasadës, zyrës ndërlidhëse ose të misionit diplomatik kanë të drejtë të vizitojnë dhe të bisedojnë pa mbikëqyrje me të paraburgosurin që është shtetas i vendit të tyre. Përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare kompetente gëzojnë të drejta të njëjta të vizitojnë dhe të bisedojnë me të paraburgosurit të cilët janë refugjatë ose në ndonjë mënyrë tjetër janë nën mbrojtjen e organizatës së tillë ndërkombëtare. 3. Ombudspersoni i Kosovës ose zëvendësi i tij mund të vizitojë të paraburgosurit dhe të korrespondojë me ta pa paralajmërim paraprak dhe pa mbikëqyrjen e gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues apo kryetarit të trupit gjykues ose personave të tjerë të emëruar nga gjyqtari i tillë. Letrat e të paraburgosurit dërguar Zyrës së Ombudspersonit të Kosovës nuk mund të kontrollohen. Ombudspersoni i Kosovës dhe zëvendësi i tij mund të komunikojnë gojarisht ose me shkrim në mënyrë konfidenciale me të paraburgosurit. Komunikimi ndërmjet të paraburgosurit dhe Ombudspersonit ose zëvendësit të tij mund të shikohet nga zyrtari i policisë, por jo të dëgjohet. 4. Të paraburgosurit mund të korrespondojë ose të kenë kontakte të tjera me persona jashtë institucionit të paraburgimit me dijeninë dhe nën mbikëqyrjen e gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues. Gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, pasi të ketë konsultuar prokurorin e shtetit mund të ndalojë dërgimin dhe pranimin e letrave dhe të dërgesave të tjera ose vënien e kontaktit që është i dëmshëm për procedurën, por nuk mund t’ia ndalojë të paraburgosurit dërgimin e kërkesave, ankesave ose komunikimin me mbrojtësin e tij. 5. Kur gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues refuzon vizitën në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni ose e ndalon komunikimin në pajtim me paragrafin 4. të këtij neni, i paraburgosuri mund të kërkojë nga kolegji shqyrtues t’i jepet leje e tillë. 6. Pas ngritjes së aktakuzës deri te forma e prerë e aktgjykimit, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues, vendos për çështjet nga paragrafët 1. deri 4., të këtij neni, ndërsa paragrafi 5. i këtij neni zbatohet përshtatshmërisht. 91
  8. 201

    AI-assisted research summary: A judge may impose a disciplinary ban or restriction on a detainee’s visits or correspondence if the detainee has committed a disciplinary violation.

    Neni 201 Disiplina e të paraburgosurve 1. Gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të shqiptojë dënim disiplinor të ndalimit ose kufizimit të vizitave apo korrespondencave ndaj të paraburgosurit që ka bërë shkelje disiplinore. 2. Shkelja disiplinore përfshin: 2.1. sulmin fizik ndaj të paraburgosurve të tjerë, ndaj punëtorëve të institucionit të paraburgimit ose personave të tjerë zyrtar; 2.2. prodhimin, pranimin ose futjen e sendeve për sulm ose arratisje; 2.3. prodhimin ose futjen e pijeve alkoolike dhe narkotikëve dhe shpërndarjen e tyre; 2.4. shkeljen e rregullave për mbrojtjen në punë, mbrojtjen nga zjarri dhe parandalimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore; 2.5. përsëritjen e shkeljes së rendit shtëpiak të institucionit të paraburgimit; 2.6. shkaktimin e qëllimshëm të dëmit të madh material ose nga pakujdesia e rëndë; ose 2.7. sjelljen fyese dhe të padenjë. 3. Kufizimi ose ndalimi i vizitës apo i korrespondencës nuk zbatohet ndaj vizitave ose korrespondencave me mbrojtësin, mjekët, Ombudspersonin e Kosovës, përfaqësuesit e ambasadës, zyrës ndërlidhëse ose të misionit diplomatik të shtetit, shtetas i të cilit është i paraburgosuri, ose të përfaqësuesve të organizatës kompetente në rastin e refugjatit ose të personit i cili në ndonjë mënyrë tjetër është nën mbrojtjen e asaj organizate ndërkombëtare. 4. Kundër aktvendimit mbi dënimin e shqiptuar nga paragrafi 1. i këtij neni mund t’i paraqitet ankesë kolegjit shqyrtues brenda afatit prej njëzet e katër (24) orëve nga pranimi i aktvendimit. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit. 5. Kolegji në afat brenda dyzetetetë (48) orëve, të vendos për ankesën.
  9. 202

    AI-assisted research summary: The prison-sanctions law applies, as appropriate, to detainees for monitoring, supervision, discipline, use of force, personal searches, and room searches, unless this Code or other laws made under it say otherwise.

    Neni 202 Zbatimi i Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale ndaj të paraburgosurve Me përjashtim të rasteve kur ky Kod dhe ligjet tjera të nxjerra sipas këtij Kodi parashohin ndryshe, dispozitat ligjore të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, zbatohen përshtatshmërisht për monitorimin, përcjelljen, mbikëqyrjen, mbajtjen e rendit dhe disiplinës, përdorimin e forcës, kontrollin personal dhe kontrollin e lokaleve në rastin e të paraburgosurve.
  10. 203

    AI-assisted research summary: The competent basic court president is ultimately responsible for supervising detainees’ treatment, and the president or ordering judge may visit detainees, speak with them, and receive their complaints at any time.

    Neni 203 Mbikëqyrja e trajtimit të të paraburgosurve 1. Kryetari i gjykatës themelore kompetente ka përgjegjësinë përfundimtare për mbikëqyrjen e trajtimit të të paraburgosurve. 2. Kryetari i gjykatës themelore kompetente ose gjyqtari i cili ka urdhëruar paraburgimin, në çdo kohë mund të vizitojë të paraburgosurit, të bisedojë me ta dhe të pranojë ankesat e tyre. 3. Detyrimet nga ky nen nuk ndikojnë në detyrimin e gjyqtarit kompetent nga neni 192 i këtij Kodi për të vlerësuar ankesat e të pandehurve të cilët paraqesin ankesa të vlefshme lidhur me kushtet e paraburgimit dhe t’i korrigjoj ato kushte të kundërligjshme 92 KAPITULLI XI PROCESVERBALET A. Krijimi dhe mbajtja e procesverbaleve
  11. 204

    AI-assisted research summary: Në procedurë penale, veprimet duhet të shënohen në procesverbal menjëherë; zakonisht e shkruan procesmbajtësi, ndërsa i pyeturi mund të japë përgjigjet vetë dhe, në rrethana të caktuara, procesverbali mund të shkruhet edhe nga personi që kryen veprimin.

    Neni 204 Procesverbali i veprimeve në procedurë penale 1. Për çdo veprim të ndërmarrë gjatë procedurës penale shkruhet procesverbal në të njëjtën kohë kur ushtrohet veprimi, e kur kjo nuk është e mundur, atëherë shkruhet menjëherë pas kësaj. 2. Procesverbalin e shkruan procesmbajtësi i gjykatës, por kur veprimet ushtrohen nga prokurori i shtetit, procesverbalin e shkruan procesmbajtësi i zyrës së prokurorit të shtetit. Vetëm kur bëhet kontrolli i banesës apo i personave ose kur veprimi kryhet jashtë lokalit zyrtar të organit publik apo të autoritetit kompetent, e procesmbajtësi nuk mund të sigurohet, procesverbalin mund ta shkruajë personi i cili e kryen veprimin. 3. Kur procesverbalin e shkruan procesmbajtësi, atij i tregon gojarisht personi i cili kryen veprimin se çka duhet shënuar në procesverbal. 4. Personit që merret në pyetje i lejohet që personalisht t’i jep përgjigjet në procesverbal. Në rast të keqpërdorimit kjo e drejtë mund t’i mohohet. 5. Kur marrja në pyetje në procedurë paraprake, marrja e deklaratës në procedurë paraprake ose mundësia hetuese e veçantë duhet të regjistrohen audio ose të regjistrohen audio dhe video, kopja e regjistrimit i bashkëngjitet procesverbalit.
  12. 205

    AI-assisted research summary: The minutes must record key details of the procedural act, and the party has a right to be informed of the legal right it has.

    Neni 205 Shënimet në procesverbal 1. Në procesverbal shënohet emërtimi i organit kompetent para të cilit ushtrohet veprimi, vendi ku ushtrohet veprimi, data dhe ora kur ka filluar dhe përfunduar veprimi, emrat e mbiemrat e personave të pranishëm dhe në çfarë cilësie janë të pranishëm, si dhe numri i lëndës penale në të cilën ushtrohet veprimi. 2. Me rastin e ushtrimit të veprimit konkret procedural në pajtim me ligjin, pala duhet të informohet për të drejtën që i takon sipas ligjit. Fakti se njoftimi i tillë është bërë duhet të shënohet në procesverbal, ashtu siç duhet të shënohet edhe nëse pala e ka shfrytëzuar atë të drejtë. 3. Faktin se i është mundësuar përdorimi i të drejtës e cila i takon me ligj, pala e vërteton me nënshkrim. 4. Procesverbali duhet të përmbajë të dhënat thelbësore për zbatimin dhe përmbajtjen e veprimit të ushtruar. Kur me rastin e zbatimit të veprimit janë konfiskuar sendet ose shkresat, kjo shënohet në procesverbal, kurse sendet e marra i bashkëngjiten procesverbalit ose shënohet se ku gjenden për t’u ruajtur. 5. Me rastin e ndërmarrjes së veprimit procedural, siç është këqyrja e vendit ku është kryer vepra penale, kontrolli i banesës, automjetit apo i personit, ose identifikimi i personave apo i sendeve, dhe të dhëna me rëndësi për natyrën e veprimit ose vërtetimin e identitetit të sendit (përshkrimi, përmasat dhe madhësia e objekteve ose e gjurmëve, e etiketave në objekte etj.), gjithashtu shënohen në procesverbal; e kur bëhen skica, vizatime, plane, fotografi, incizime filmike ose incizime të tjera teknike, ato po ashtu shënohen në procesverbal dhe i bashkëngjiten procesverbalit. 6. Shkresat ose sendet të cilat ceken gjatë marrjes në pyetje në procedurë paraprake, marrjes së deklaratës në procedurë paraprake ose mundësisë hetuese të veçantë identifikohen me numra të provave. Shkresat ose sendet ceken sipas numrave të tyre gjatë marrjes në pyetje në procedurë paraprake, marrjes së deklaratës në procedurë paraprake ose mundësisë hetuese të veçantë, dhe në procesverbal shënohen sipas numrit të tyre. 93
  13. 206

    AI-assisted research summary: Changes, corrections, and additions to the minutes must be written at the end and certified by the persons who sign the minutes.

    Neni 206 Ruajtja i procesverbalit 1. Procesverbali duhet të mbahet me rregull; në të nuk bën të shlyhet, të shtohet ose të ndryshohet asgjë. Vendet e vijëzuara duhet të mbeten të lexueshme. 2. Të gjitha ndryshimet, korrigjimet dhe shtesat shënohen në fund të procesverbalit dhe ato duhet të vërtetohen nga personat që e nënshkruajnë procesverbalin.
  14. 207

    AI-assisted research summary: People involved in the investigative act may read the minutes or have them read aloud, and several participants must sign the minutes or mark refusal as described.

    Neni 207 Shqyrtimi i procesverbalit 1. Personi kundër të cilit zbatohet veprimi procedural, personat që duhet të jenë të pranishëm në veprimin hetimor, si dhe palët, mbrojtësi dhe i dëmtuari, po qe se janë të pranishëm, kanë të drejtë ta lexojnë procesverbalin ose të kërkojnë që t’u lexohet. Personi që ushtron veprimin hetimor detyrohet t’i paralajmërojë ata për këtë të drejtë, kurse në procesverbal shënohet se a është bërë paralajmërimi dhe a është lexuar procesverbali. Procesverbali lexohet gjithmonë kur nuk ka pasur procesmbajtës dhe kjo shënohet në procesverbal. 2. Procesverbalin e nënshkruan personi që merret në pyetje. Kur procesverbali përbëhet nga më shumë se një faqe, personi i pyetur nënshkruan secilën faqe. 3. Në fund, procesverbalin e nënshkruajnë përkthyesi, nëse ka pasur, dëshmitarët prania e të cilëve ka qenë e detyruar me rastin e kryerjes së veprimit hetimor, kurse me rastin e kontrollit atë e nënshkruan edhe personi që kontrollohet ose banesa e të cilit kontrollohet. Kur procesverbalin nuk e nënshkruan procesmbajtësi, procesverbalin e nënshkruajnë personat që marrin pjesë në procedurë. Kur nuk ka persona të tillë ose kur ata nuk janë në gjendje të kuptojnë përmbajtjen e procesverbalit, procesverbalin e nënshkruajnë dy (2) dëshmitarë, përveç kur nuk është e mundur të sigurohet prania e tyre. 4. Personi analfabet në vend të nënshkrimit vë shenjën e gishtit tregues të dorës së djathtë, kurse procesmbajtësi nën këtë shenjë shkruan emrin dhe mbiemrin e tij. Kur nuk ka mundësi që të vihet shenja e gishtit tregues të djathtë, vihet shenja e ndonjë gishti tjetër ose shenja e gishtit të dorës së majtë dhe në procesverbal shënohet se nga cili gisht dhe nga cila dorë është marrë shenja. 5. Në qoftë se personi i pyetur nuk i ka të dy duart, ai e lexon procesverbalin, e kur është analfabet, procesverbali i lexohet dhe kjo shënohet në procesverbal. 6. Kur veprimi hetimor nuk ka mund të kryhet pa ndërprerje, në procesverbal shënohet dita dhe ora kur është bërë ndërprerja si dhe dita dhe ora kur ka vazhduar veprimi hetimor. 7. Po qe se ka pasur vërejte rreth përmbajtjes së procesverbalit, në procesverbal shënohen edhe ato vërejtje. 8. Në fund, procesverbalin e nënshkruan personi që e ka ushtruar veprimin hetimor dhe procesmbajtësi. 9. Kur personi i cili sipas këtij Kodi duhet të nënshkruajë procesverbalin, kundërshton ta nënshkruajë atë ose të vendosë shenjën e gishtit, organi i procedurës shënon në procesverbal shkaqet e refuzimit.
  15. 208

    AI-assisted research summary: This provision requires certain questioning sessions to be audio or video recorded and sets rules for notice, copies, transcripts, and confidentiality.

    Neni 208 Regjistrimi i seancave me incizim audio dhe me incizim audio dhe video 1. Seancat e zbatueshme të marrjes së deklaratës në procedurë paraprake ose të mundësisë hetuese të veçantë, apo marrja tjetër në pyetje sipas nevojës, regjistrohet me video ose audio në përputhje me procedurën vijuese: 1.1. personi që merret në pyetje njoftohet në gjuhën që ai e kupton dhe e flet se marrja në pyetje do të regjistrohet me incizim audio ose video. 94 1.2. incizimi duhet të përmbajë të dhënat nga neni 205, paragrafi 1. i këtij Kodi dhe njoftimin nga neni 125 i këtij Kodi, si dhe informatat e nevojshme për identifikimin e peronave deklarimet e të cilëve incizohen. Kur incizohen deklarimet e më shumë personave, duhet siguruar që nga incizimi të mund të identifikohet se kush e ka dhënë deklarimin. 1.3. në rast ndërprerjeje gjatë marrjes në pyetje, ndërprerja dhe koha e ndërprerjes regjistrohet para se të përfundojë incizimi audio ose video, si dhe rifillimi i marrjes në pyetje; 1.4. në fund të marrjes në pyetje, personit të pyetur duhet ofruar mundësinë që të sqarojë atë që e ka thënë ose të shtojë atë që dëshiron. Me kërkesën e personit të marrë në pyetje, incizimi menjëherë riprodukohet dhe incizohen korrigjimet apo shpjegimet e personit. Koha e përfundimit të marrjes në pyetje gjithmonë shënohet. 2. Në bazë të diskrecionit të prokurorit të shtetit apo sipas urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupi gjykues, përmbajtja e kasetës mund të transkriptohet. Në rast se transkriptohet përmbajtja, transkripti bëhet sa më parë që të jetë e mundur pas përfundimit të marrjes në pyetje dhe me kërkesën e personit të pyetur një kopje e transkriptit i dërgohet atij. 3. Se paku katër (4) kopje të incizimit audio apo të incizimit audio dhe video nga ky nen kopjohen në CD ose DVD disqe, apo në mjet të ngjashme me to, dhe së bashku me procesverbalin me shkrim të marrjes në pyetje vihen në shkresat e lëndës. Një kopje origjinale mbetet gjithmonë në shkresat e lëndës, një kopje i jepet secilit mbrojtës kur ngritet aktakuza, një kopje i sigurohet mbrojtësit të viktimës apo përfaqësuesit të viktimës dhe një kopje mbahet nga prokurori i shtetit. 4. Procesverbali i shkruar i marrjes në pyetje përmban: 4.1. faktin se marrja në pyetje është incizuar në mënyrë audio ose video; 4.2. emrin e personit i cili e ka bërë incizimin; 4.3. emrin e personave të pranishëm gjatë seancës së incizimit; 4.4. faktin se personi që merret në pyetje është njoftuar më parë për vendimin e incizimit të marrjes në pyetje; 4.5. nëse incizimi është riprodukuar; 4.6. përmbledhjen e deklaratës; 4.7. kopjet e provave të cilat i janë treguar personit i cili është marrë në pyetje; dhe 5. Pas shumëzimit të kopjeve, procesmbajtësi e mbyll kopjen origjinale të incizimit dhe e nënshkruan, si dhe ia bashkangjet deklaratën se incizimi nuk është ndryshuar dhe së është incizim i vërtetë i seancës. 6. Nëse ndodh ndonjë gabim teknik gjatë incizimit audio ose incizimit audio dhe video, personi marrja në pyetje e të cilit është duke u incizuar njoftohet për këtë gabim teknik gjatë incizimit dhe rimerret në pyetje prapë lidhur me çështjet apo përgjigjet incizimi i të cilave është ndikuar nga gabimi teknik, ose lejohet që të bëjë korrigjime lidhur me çështjet apo përgjigjet incizimi i të cilave është ndikuar nga gabimi teknik. 7. Incizimi audio apo incizimi audio dhe video i seancës nuk mund të ndryshohet apo të redaktohet. Në rast se në procedurën penale lidhur me të cilën është incizuar seanca është ngritur aktakuzë, kryetarit i trupit gjykues mund të vendos që incizimi audio ose incizimi audio dhe video i seancës të jetë i papranueshëm kur ka shkak të bazuar për të besuar se incizimi është ndryshuar apo redaktuar. Shkaku i bazuar nga ky paragraf nuk mund të mbështetet vetëm në dallimet në deklaratat e dëshmitarit. 95 8. Të dhënat personale të të pandehurit, të dëmtuari apo dëshmitarit janë konfidenciale dhe mund të përdoren vetëm gjatë procedurës penale. Shkelja nga ky paragraf konsiderohet si shkelje e detyrimeve etike të profesionistit të përfshirë dhe mund të sanksionohet nga gjykata.
  16. 209

    AI-assisted research summary: Certain criminal-justice officials may order audio or video recording of other investigative acts, in addition to questioning.

    Neni 209 Regjistrimi i veprimeve me incizim audio ose incizim audio dhe video Prokurori i shtetit, gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të urdhërojë që, përpos marrjes në pyetje, të incizohen në mënyrë audio apo video edhe veprime të tjera hetimore.
  17. 208

    AI-assisted research summary: Article 208 of this Code applies mutatis mutandis.

    Neni 208 i këtij Kodi zbatohet përshtatshmërisht.
  18. 210

    AI-assisted research summary: The state prosecutor, preliminary judge, single judge, or panel chair may order an investigative act, or part of it, to be stenographed by hand or by stenographic machine.

    Neni 210 Stenografimi me dorë apo me makinë dhe transkriptimi Prokurori i shtetit, gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të urdhërojë që veprimi hetimor në procedurë ose pjesë të tij të stenografohen me dorë apo me makinë stenografike. Procesverbali stenografik brenda dyzet e tetë (48) orësh transkriptohet, kontrollohet dhe i bashkëngjitet procesverbalit.
  19. 211

    AI-assisted research summary: This article allows limited audio/video recording in certain criminal proceedings and lets judges restrict it in some situations.

    Neni 211 Incizimi nga të tjerët 1. Gjyqtari i procedurës paraprake mund t’u lejojë personave të tjerë që kanë interes legjitim të regjistrojnë në mënyrë audio ose video veprime të veçanta hetimore, nëse një gjë e tillë do të kishte ndikim të parëndësishëm mbi të drejtat, veçanërisht të jetës private të të pandehurit, të dëmtuarit, dëshmitarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë. Të dhënat personale për të pandehurin, të dëmtuarin ose dëshmitarin janë fshehtësi dhe mund të përdoren vetëm gjatë procedurës penale. 2. Me propozim të palës ose ab initio, kryetari i gjykatës përjashtimisht mund të lejojë incizime nga paragrafi 1. i këtij neni në ndonjë shqyrtim gjyqësor konkret. 3. Palët dhe mbrojtësit mund të bëjnë incizim audio të shqyrtimit gjyqësor të hapur. Të dhënat personale të regjistruara për të pandehurin, të dëmtuarin ose dëshmitarin janë fshehtësi dhe mund të përdoren vetëm gjatë procedurës penale. Dëgjimi i incizimit audio i bërë sipas këtij paragrafi nuk i lejohet dëshmitarit. 4. Kur lejohet incizimi i shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, për arsye të justifikueshme, mund të ndalojë incizimin e pjesëve të posaçme të seancës.
  20. 212

    AI-assisted research summary: Certain criminal-case documents must be kept in the case file, the file must be maintained in an orderly way, and the Kosovo Prosecutorial Council and Kosovo Judicial Council may set internal handling rules.

    Neni 212 Shkresat e lëndës 1. Të gjitha procesverbalet, regjistrimet, transkriptet, provat, urdhrat, aktvendimet, kërkesat, ankesat, aktgjykimet apo shkresat tjera të rëndësishme për procedurën penale mbahen në shkresat e lëndës. 2. Shkresat e lëndës mbahen në mënyrë të rregullt nga procesmbajtësi përgjegjës. 3. Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës janë kompetent për të përcaktuar rregulla mbi trajtimin e brendshëm të shkresave të lëndëve në kuadër të zyrave prokuroriale, respektivisht gjykatave. 96 B. Shikimi i procesverbalit dhe shkresave të lëndës
  21. 213

    AI-assisted research summary: The suspect and defense can access case materials at different stages, and the prosecutor may limit access only in specific risk-based situations.

    Neni 213 Qasja e të dyshuarit dhe të pandehurit në shkresat e lëndës 1. Gjatë hapave fillestarë të policisë, i dyshuari duhet të ketë qasje në dëshmitë që janë duke u mbledhur me kërkesë të tij, përveç rasteve ku paragrafi 6. ose 7. i këtij neni mund të aplikohet mutatis mutandis. 2. Me fillimin e hetimit, prokurori i shtetit është i detyruar që t’i sigurojë cilitdo të pandehur apo mbrojtësve të tyre qasje në shkresat e lëndës, përveç përjashtimeve të parapara me këtë nen. 3. Në asnjë fazë të hetimit mbrojtjes nuk mund t’i mohohet shikimi i shkresave lidhur me procesin e marrjes në pyetje të të pandehurit, shikimi i materialit të marrë nga i pandehuri apo materialit që i përket atij, shikimi i materialit lidhur me veprimet hetimore në të cilat është lejuar ose është dashur të lejohet pjesëmarrja e mbrojtësit ose shikimi i ekspertizave. 4. Pas përfundimit të hetimit, mbrojtja ka të drejtë të shikojë, të kopjojë ose t’i fotografojë të gjitha shkresat dhe provat materiale me të cilat disponon gjykata. 5. Pas ngritjes së aktakuzës, të pandehurit ose të pandehurve të cekur në aktakuzë mund t’u sigurohet kopja ose kopjet e shkresave të lëndëve. 6. Përveç të drejtave që i gëzon mbrojtja nga paragrafët 2., 3. dhe 4. të këtij neni, mbrojtjes i lejohet nga prokurori i shtetit që të shikojë, të kopjojë ose të fotografojë shkresa, libra, dokumente, fotografi dhe objekte të tjera materiale në posedim, ruajtje ose kontroll të prokurorit të shtetit, materiale të cilat shërbejnë për përgatitjen e mbrojtjes ose të cilat kanë për qëllim që të shfrytëzohen nga prokurori i shtetit si prova gjatë shqyrtimit gjyqësor, ose që janë marrë nga i pandehuri apo kanë qenë pronë e tij, varësisht nga rasti. Prokurori i shtetit mund t’i refuzojë mbrojtjes shikimin, kopjimin ose fotografimin e shkresave të caktuara, të librave, dokumenteve, fotografive dhe objekteve të tjera materiale në posedim, ruajtje ose nën kontroll të tij, nëse ka gjasa reale se shikimi, kopjimi ose fotografimi mund të rrezikojë qëllimin e hetimit, jetën ose shëndetin e njerëzve. Në rast të tillë, mbrojtja mund të kërkojë nga gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues që të lejojë shikimin, kopjimin ose fotokopjimin. Vendimi i gjyqtarit është përfundimtar. 7. Informacionet mund të redaktohet ose të shënjohen nga prokurori i shtetit me vijë të trashë të zezë për të fshehur të dhëna të caktuara në kopjet e shkresave të cilat përmbajnë të dhëna të ndjeshme. I pandehuri mund të kundërshtojë redaktimin te gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues brenda tre (3) ditëve nga pranimi i kopjes së redaktuar. Prokurorit të shtetit i jepet mundësia që të shpjegojë bazën ligjore të redaktimit pa zbuluar informacionin e ndjeshëm. Gjyqtari shqyrton informacionin e ndjeshëm dhe merr vendim brenda tre (3) ditëve nëse redaktimi është ligjërisht i arsyetuar. 8. Dispozitat e këtij neni varen nga masat për mbrojtjen e të dëmtuarve, dëshmitarëve dhe privatësisë së tyre si dhe për mbrojtjen e informacioneve konfidenciale, siç parashihet me ligj.
  22. 214

    AI-assisted research summary: The injured party, their legal/authorized representative, or victim advocate may view, copy, or photograph case records and material evidence held by the court or state prosecutor if they have a legitimate interest.

    Neni 214 Qasja e të dëmtuarit dhe mbrojtësit të viktimës në shkresat e lëndës 1. I dëmtuari, përfaqësuesi i tij ligjorë apo përfaqësuesi i autorizuar, ose mbrojtësi i viktimës kanë të drejtë të shikojnë, kopjojnë ose fotografojnë shkresat dhe provat materiale që i disponon gjykata ose prokurori i shtetit nëse ka interes legjitim për të bërë një gjë të tillë. 2. Gjykata ose prokurori i shtetit mund të refuzojnë lejimin e shikimit, të kopjimit ose të fotokopjimit të shkresave ose provave materiale nëse interesi legjitim i të pandehurit dhe i personave të tjerë kalon interesin e të dëmtuarit, ose nëse ka gjasa reale që shikimi, kopjimi ose fotokopjimi mund të rrezikojë qëllimin e hetimit ose jetën dhe shëndetin e njerëzve apo do të zvarriste në mënyrë të konsiderueshme procedurën dhe nëse i dëmtuari ende nuk është pyetur si dëshmitar. 97 3. Nëse prokurori i shtetit refuzon shikimin e shkresave, i dëmtuari mund t’i paraqesë ankesë gjyqtarit të procedurës paraprake. Vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake është përfundimtar. 4. Nëse gjyqtari i procedurës paraprake refuzon shikimin e shkresave me të cilat disponon gjykata, atëherë mund të paraqitet ankesë në kolegjin shqyrtues. 5. Të dhënat mund të redaktohen apo të shënjohen nga prokurori i shtetit me vijë të trashë të zezë për të fshehur të dhëna të caktuara në kopjet e shkresave të cilat përmbajnë të dhëna të ndjeshme. 6. Dispozitat e këtij neni varen nga masat për mbrojtjen e të dëmtuarve, dëshmitarëve dhe privatësisë së tyre si dhe mbrojtjen e informacioneve konfidenciale siç parashihet me ligj, përfshirë Kapitullin XIII të këtij Kodi.
  23. 215

    AI-assisted research summary: Interpreters or translators used under this Code must meet the listed qualifications, and the Ministry of Justice may issue rules on their certification.

    Neni 215 Kualifikimet e interpretëve ose përkthyesve 1. Personi i cili shërben si interpreto ose përkthyes nga ky Kod duhet të jetë i kualifikuar për të interpretuar ose përkthyer si në vijim: 1.1. Nëse është në dispozicion, interpreti ose përkthyesi duhet të certifikohet si interpreto ose përkthyes në gjuhët përkatëse në pajtim me rregullat nga paragrafi 2. të këtij neni ; 1.2. Nëse interpreti ose përkthyesi nga paragrafi 1, nën-paragrafi 1.1. i këtij neni nuk është në dispozicion, interpreti ose përkthyesi duhet të jetë i diplomuar në gjuhën ose gjuhët përkatëse dhe të ketë së paku dy (2) vjet përvojë si interpret ose përkthyes; 1.3. Nëse interpreti ose përkthyesi nga paragrafi 1. nën-paragrafët 1.1. dhe 1.2. të këtij neni nuk është në dispozicion, interpreti ose përkthyesi duhet të ketë së paku katër (4) vjet përvojë si interpret ose përkthyes në gjuhën ose gjuhët përkatëse; 1.4. Nëse interpreti ose përkthyesi nga paragrafi 1. nën-paragrafët 1.1., 1.2. dhe 1.3. nuk është në dispozicion, interpreti ose përkthyesi duhet të ketë treguar aftësi të mjaftueshme për të interpretuar ose përkthyer saktë dhe pa anim në gjuhët përkatëse. 2. Ministria e Drejtësisë ka kompetencë për të nxjerr rregullore mbi çertifikimin e interpretove ose përkthyesve që janë kompetent për të interpretuar ose përkthyer profesionalisht në procedura penale në ato gjuhë që kryesisht përdoren në procedura penale. KAPITULLI XII PROVAT GJATE HETIMIT A. Kërkesa e të pandehurit ose të dëmtuarit për marrjen apo ruajtjen e provave
  24. 216

    AI-assisted research summary: The defendant may ask the state prosecutor to collect a specific piece of evidence during the investigation, and the prosecutor must collect it if the legal conditions are met.

    Neni 216 Kërkesa e të pandehurit për marrjen apo ruajtjen e provave 1. Gjatë hetimit, i pandehuri mund të kërkojë nga prokurori i shtetit marrjen e ndonjë prove konkrete. 2. Prokurori i shtetit merr provën apo dëshminë e tillë nëse është e rëndësishme për procedurën dhe: 2.1. kur ekziston rrezik për humbjen e provës apo dëshmisë ose kur ka gjasa që të mos jetë e mundshme në shqyrtim gjyqësor; 2.2. kur prova e tillë arsyeton lirimin e të pandehurit nga paraburgimi; 2.3. kur ka gjasa të arsyeshme që prova apo dëshmia që kërkohet të merret të jetë shfajësuese; ose 98 2.4. kur ekzistojnë shkaqe të tjera të arsyeshme për marrjen e provës apo dëshmisë së tillë. 3. Nëse i pandehuri ose mbrojtësi i tij kërkon nga prokurori i shtetit që të merr prova të caktuara të cilat gjenden jashtë Kosovës, prokurori i shtetit mund të mbledh provat e tilla në pajtim me nenin 219 të këtij Kodi. 4. Nëse prokurori i shtetit refuzon kërkesën për marrjen e provës, ai merr aktvendim të arsyetuar dhe njofton të pandehurin. I pandehuri mund të ankohet te gjyqtari i procedurës paraprake ndaj aktvendimit të tillë.
  25. 217

    AI-assisted research summary: The injured person may ask the state prosecutor to take specific evidence during the investigation, and the prosecutor must take it if it is relevant and the stated conditions are met.

    Neni 217 Kërkesa e të dëmtuarit për marrjen apo ruajtjen e provave 1. Gjatë hetimit, i dëmtuari mund të kërkojë nga prokurori i shtetit marrjen e ndonjë prove konkrete. 2. Prokurori i shtetit merr provën apo dëshminë e tillë nëse është e rëndësishme për procedurën dhe: 2.1. kur ekziston rrezik për humbjen e provës apo dëshmisë ose kur ka gjasa që të mos jetë e mundshme në shqyrtim gjyqësor; 2.2. kur prova e tillë mund të jetë e efektshme për t’u marrë së bashku me prova tjera nga prokurori i shtetit; ose 2.3. kur është drejtpërdrejt e rëndësishme për kërkesën e paraqitur nga i dëmtuari në procedurë penale. 3. Nëse i dëmtuari kërkon nga prokurori i shtetit që të merr prova të caktuara të cilat gjenden jashtë Kosovës, prokurori i shtetit mund të mbledh provat e tilla në pajtim me nenin 219 të këtij Kodi. 4. Nëse prokurori i shtetit refuzon kërkesën për marrjen e provës, ai merr aktvendim të arsyetuar dhe njofton të dëmtuarin, përfaqësuesin e autorizuar të palës së dëmtuar ose mbrojtësin e viktimës. I dëmtuari, përfaqësuesi i autorizuar i të dëmtuarit ose mbrojtësi i viktimës mund të ankohet te gjyqtari i procedurës paraprake ndaj aktvendimit të tillë.
  26. 218

    AI-assisted research summary: I dëmtuari mund të paraqesë një deklaratë të dëmit gjatë hetimit ose brenda 60 ditëve pas aktakuzës; deklarata duhet të përmbajë disa të dhëna bazë dhe, në disa raste, mund të paraqitet anonimisht me leje të gjykatës.

    Neni 218 Deklarimi i dëmit nga i dëmtuari 1. Gjatë fazës së hetimit ose brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve prej ngritjes së aktakuzës, i dëmtuari mund të paraqesë një deklaratë të thjeshtë të dëmit të shkaktuar nga vepra penale. Mbrojtësi i viktimave mund të ndihmojë të dëmtuarin në paraqitjen e deklaratës së dëmit. Zyra e mbrojtësve të viktimave mund të nxjerr një formë standarde për deklarimin e dëmit që është në pajtim me këtë nen. 2. Deklarimi mund të paraqitet edhe në mënyrë anonime nëse lejohet nga gjykata dhe nëse identiteti i viktimës i zbulohet gjykatës. 3. Deklarimi i dëmit duhet të përmbajë: 3.1. emrin e personit i cili ka shkaktuar dëmin; 3.2. mënyrën se si ka ardhur deri te dëmi; 3.3. si është shkaktuar dëmi nga vepra penale apo si ka qenë dëmi rezultat i parashikuar i veprës penale; dhe 3.4. nëse ka pasur shpenzime të shkaktuara si rezultat i dëmit apo humbjeve të shkaktuar nga vepra penale, në deklaratë caktohet vlerësimi i arsyeshëm i shpenzimeve apo humbjeve. 99 4. Gjykata mund të mos urdhërojë kompensimin e të dëmtuarit i cili nuk paraqet deklaratën e dëmit në mënyrën e duhur. 5. I dëmtuari nuk konsiderohet nga gjykata si palë në procedurë penale nëse nuk ka paraqitur deklaratën e dëmit. 6. Nëse deklarata e dëmit përmban vlerësimin e shpenzimeve apo humbjeve, gjithashtu shërben si kërkesë pasurore.
  27. 219

    AI-assisted research summary: The prosecutor or competent judge must start certain international requests as soon as possible, submit them in consultation with the international judicial cooperation department, and avoid speaking to the media about pending requests. The Minister of Justice has final approval for requests sent to foreign governments.

    Neni 219 Kërkesat ndërkombëtare 1. Prokurori i shtetit ose gjyqtari kompetent, sa më parë që është e mundur, fillon kërkesat për ndihmë juridike ndërkombëtare, kërkesat për ekstradime, kërkesat për transferimin e të burgosurve ose kërkesat për ekzekutimin e aktgjykimeve. 2. Të gjitha kërkesat ndërkombëtare bëhen në pajtim me Ligjin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale, Ligji nr. 04/L-31 ose me ligjet pasuese. 3. Prokurori i shtetit ose gjyqtari kompetent paraqet të gjitha kërkesat ndërkombëtare në konsultim dhe pajtim me Departamentin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar të Ministrisë së Drejtësisë, ose organin pasues. 4. Ministri i Drejtësisë ka të drejtën e miratimit përfundimtar të të gjitha kërkesave ndërkombëtare që i paraqiten qeverive të huaja. 5. Prokurori i shtetit ose gjyqtari kompetent nuk flasin për media lidhur me kërkesat ndërkombëtare që janë në procedurë e sipër por i drejtojnë mediat te Ministria e Drejtësisë. 6. Provat e siguruara përmes rrugëve joformale nga qeveritë e huaja, organet për zbatimin e ligjit, prokuroritë apo gjykatat janë të pranueshme nëse atyre provave u bashkëngjitet deklarata nga qeveritë e huaja, organet për zbatimin e ligjit, prokuroria apo gjykatat që tregon se provat janë të bazuara dhe janë marrë në pajtim me ligjin e atij shtetit të huaj. Provat e tilla nuk mund të jenë bazë e vetme apo vendimtare për gjetjen e fajësisë. Të dhënat e tilla në shqyrtim gjyqësor shoqërohen me mbështetje të pohimit nga neni 263 i këtij Kodi. 7. Nëse Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar pranon apo miraton kërkesën e qeverisë së huaj për ndihmë juridike, Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar i dërgon kërkesën prokurorit kompetent të shtetit, i cili fillon procedurën penale me qëllimin e kufizuar në sigurimin e informacioneve të kërkuara apo kryerjen e veprimit të kërkuar. Nëse kërkesa apo veprimi i kërkuar nuk lejohet me ligj ose nuk është e mundur të sigurohet apo të kryhet, prokurori i shtetit njofton Departamentin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar dhe pushon procedurën penale. KAPITULLI XIII MBROJTJA E TË DËMTUARVE DHE DËSHMITARËVE
  28. 220

    AI-assisted research summary: This provision defines “serious risk,” “family member,” and “anonymity” for this Chapter.

    Neni 220 Përkufizimet 1. Për qëllime të këtij Kapitulli, shprehjet e mëposhtme kanë këtë kuptim: 1.1. “Rrezik serioz” do të thotë frikë e justifikueshme për rrezikim të jetës, shëndetit fizik apo mendor, pronës së të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues, dëshmitarit ose anëtarit të familjes së të dëmtuarit apo të dëshmitarit, si pasojë që pritet për faktin se i dëmtuari, dëshmitari bashkëpunues ose dëshmitari ka dhënë prova gjatë marrjes në pyetje apo dëshmimit në gjykatë; 100 1.2. “Anëtar i familjes” është bashkëshorti, bashkëshorti jashtëmartesor, personi në gjini të gjakut në vijë të drejtë, prindi adoptues, fëmija i adoptuar, vëllai, motra ose prindi birësues; 1.3. “Anonimitet” do të thotë mungesa e informatave të dhëna për identitetin ose vendndodhjen e të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues apo të dëshmitarit, identitetin ose vendndodhjen e anëtarit të familjes së të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues apo dëshmitarit, ose identiteti i cilitdo personi që ka lidhje me të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues apo me dëshmitarin.
  29. 221

    AI-assisted research summary: Certain parties may ask the competent judge in writing for a protective measure or anonymity order when there is a serious risk to the injured party, cooperating witness, witness, or their family.

    Neni 221 Kërkesa për masë mbrojtëse apo anonimitet 1. Prokurori i shtetit, i pandehuri, mbrojtësi, i dëmtuari, dëshmitari bashkëpunues apo dëshmitari, në cilëndo fazë të procedurës mund t’i paraqesin gjyqtarit kompetent kërkesë me shkrim për masën mbrojtëse ose urdhrin për anonimitet kur ka rrezik serioz për të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues, dëshmitarin apo anëtarët e familjeve të tyre. 2. Kërkesa përmban deklaratën e pretendimeve faktike. Gjyqtari kompetent evidencon kërkesën dhe deklaratën në një zarf të mbyllur dhe përmbajtjeve të tyre gjatë rrjedhës së procedurës kanë mundësi t’u qasen vetëm gjyqtari kompetent dhe prokurori i shtetit. 3. Pas marrjes së kërkesës, gjyqtari kompetent mund të urdhërojë masa të përshtatshme mbrojtëse për të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues ose dëshmitarin, e nëse ai e sheh të nevojshme para se të marrë vendim për kërkesën, thërret seancë dëgjimore të mbyllur për të dëgjuar informata shtesë nga prokurori i shtetit, i pandehuri, mbrojtësi, të dëmtuarit, dëshmitarët bashkëpunues ose dëshmitarët. Në rast të dorëzimit të kërkesës me të cilën kërkohet urdhër në pajtim me nenet 223 dhe 224 të këtij Kodi, gjyqtari kompetent thërret seancë të mbyllur dëgjimore. 4. Gjyqtari mund të urdhërojë masën mbrojtëse për të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues ose dëshmitarin kur ai konstaton se: 4.1. ekziston rrezik serioz për të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues, dëshmitarin ose për anëtarin e familjes së tij; dhe 4.2. masa mbrojtëse është e domosdoshme për të parandaluar rrezikun serioz për të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues, dëshmitarin ose anëtarin e familjes së tij. 5. Prokurori i shtetit njoftohet menjëherë nga gjyqtari kompetent për çdo kërkesë të bërë nga i pandehuri, mbrojtësi, i dëmtuari, dëshmitari bashkëpunues ose dëshmitari dhe ai ka të drejtë të bëjë rekomandime e deklarata lidhur me faktet te gjyqtari kompetent në seancë dëgjimore, ose me shkrim nëse nuk është urdhëruar seancë dëgjimore nga gjyqtari kompetent.
  30. 222

    AI-assisted research summary: The competent judge may order protective measures when necessary, and the order must be in writing.

    Neni 222 Urdhri për masa mbrojtëse 1. Gjyqtari kompetent mund të jep urdhër për masa të tilla mbrojtëse kur e sheh të nevojshme, duke përfshirë por pa u kufizuar në: 1.1. lënien bosh ose shlyerjen e emrave, adresave, vendit të punës, profesionit ose ndonjë të dhëne apo informate tjetër që mund të përdoret për të identifikuar të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues ose dëshmitarin; 1.2. moszbulimin e ndonjë shkrese që identifikon të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues ose dëshmitarin; 1.3. përpjekjen për të fshehur veçoritë ose përshkrimin fizik të të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues apo dëshmitarit që jep dëshminë, duke përfshirë dhënien e dëshmisë prapa një mburoje jo të tejdukshme apo përmes pajisjeve për ndryshimin e fotografisë ose të zërit, ose marrjen në pyetje të njëkohshme nga një vend tjetër që komunikon me gjykatoren me 101 anën e qarkut të mbyllur televiziv, ose videoregjistrimin para seancës dëgjimore në praninë e mbrojtësit; 1.4. caktimin e pseudonimit; 1.5. seancën e mbyllur për publikun; 1.6. urdhrat ndaj mbrojtësit për të mos zbuluar identitetin e të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues apo dëshmitarit, ose për të mos zbuluar ndonjë material apo informacion që mund të shpie në zbulimin e identitetit; 1.7. largimin e përkohshëm të të pandehurit nga gjykatorja nëse dëshmitari bashkëpunues ose dëshmitari refuzon të dëshmojë në prani të të pandehurit apo nëse rrethanat ia bëjnë të ditur gjykatës se dëshmitari nuk do ta flasë të vërtetën në prani të të pandehurit; ose 1.8. cilido kombinim i metodave të përmendura më lart për të parandaluar zbulimin e identitetit të të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues ose dëshmitarit. 2. Dispozitat tjera të këtij Kodi nuk vlejnë atëherë kur janë në kundërshtim me masat mbrojtëse nga paragrafi 1. i këtij neni. 3. Urdhri për masë mbrojtëse bëhet me shkrim dhe nuk përfshin informata të cilat mund të çojnë në zbulimin e identitetit të të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues, dëshmitarit ose të anëtarit të familjes së tij, ose të cilat mund ta zbulojnë ekzistimin ose seriozisht të rrezikojë sigurinë e veprimeve hetimore të policisë dhe fshehtësinë e tyre. 4. Kur urdhërohet masa mbrojtëse për të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues apo dëshmitarin, pala që ka paraqitur kërkesën mund të kërkojë ndryshimin e masës mbrojtëse. Vetëm gjyqtari kompetent në këtë fazë të procedurës mund t’i ndryshojë apo anulojë urdhrat, ose të autorizojë dhënien e materialit të mbrojtur një gjyqtari tjetër për ta përdorur në procedura të tjera. Nëse në kohën kur bëhet kërkesa për ndryshim apo heqje gjykata fillestare nuk ka më kompetencë mbi rastin, gjyqtari kompetent i gjykatës që ka kompetencë mund të urdhërojë ndryshimin apo heqjen e tillë pasi të ketë njoftuar me shkrim dhe të ketë dëgjuar çfarëdo argumenti të prokurorit të shtetit.
  31. 223

    AI-assisted research summary: Under certain conditions, the competent judge may order a witness to remain anonymous to the public and other listed persons.

    Neni 223 Urdhri për anonimitet nga publiku 1. Kur masat mbrojtëse nga neni 222, paragrafi 1. i këtij Kodi janë të pamjaftueshme për të garantuar mbrojtjen e dëshmitarit i cili është propozuar nga mbrojtja, në rrethana të jashtëzakonshme gjyqtari kompetent mund të urdhërojë anonimitet, ku dëshmitari të cilin e ka propozuar mbrojtja mbetet anonim për publikun, të dëmtuarin dhe përfaqësuesit e tij ligjorë ose përfaqësuesit e autorizuar. 2. Para marrjes së urdhrit për anonimitet, gjyqtari kompetent mban seancë dëgjimore me dyer të mbyllura, në të cilën merren në pyetje dëshmitari përkatës dhe personat tjerë të nevojshëm, siç janë personeli policor dhe personeli ushtarak që kujdesen për sigurinë. Përveç këtyre personave, të pranishëm mund të jenë vetëm prokurori i shtetit, personeli i domosdoshëm i gjykatës e i prokurorisë dhe mbrojtësi. 3. Gjyqtari kompetent mund të nxjerrë urdhër për anonimitet vetëm kur ai çmon se: 3.1. ekziston rrezik serioz për dëshmitarin ose anëtarin e familjes së tij dhe anonimiteti i plotë i dëshmitarit është i nevojshëm për të parandaluar rrezikun e tillë serioz; 3.2. dëshmia e dëshmitarit është e rëndësishme për çështjen sa që e bën të padrejtë realizimin e mbrojtjes pa të; 3.3. besueshmëria e dëshmitarit është hetuar dhe zbuluar plotësisht për gjyqtarin në seancë të mbyllur; dhe 102 3.4. nevoja për anonimitetin e dëshmitarit është më e rëndësishme për vënien e drejtësisë se sa interesi i publikut apo të dëmtuarit për ta ditur identitetin e dëshmitarit në zbatimin e procedurës.
  32. 224

    AI-assisted research summary: A judge may order anonymity for certain protected persons in exceptional circumstances, and the prosecutor must apply with a sealed written request showing serious risk. The court cannot grant the order on a vague, general risk description.

    Neni 224 Urdhri për anonimitet prej të pandehurit 1. Kur masat mbrojtëse të parapara në neni 222, paragrafi 1. i këtij Kodi janë të pamjaftueshme për të garantuar mbrojtjen e të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues ose të dëshmitarit i cili nuk është propozuar nga mbrojtja, gjyqtari kompetent në rrethana të jashtëzakonshme mund të marrë urdhër për anonimitet me të cilin i dëmtuari, dëshmitari bashkëpunues ose dëshmitari mbetet anonim për të pandehurin dhe mbrojtësin. 2. Prokurori i shtetit kërkon urdhër për anonimitet prej të pandehurit vetëm me propozim me shkrim të mbyllur ku paraqiten fakte të cilat tregojnë se: 2.1. ekziston rrezik serioz për të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues ose dëshmitarin për të cilin kërkohet urdhri për anonimitet; dhe 2.2. anonimiteti do të parandalonte rrezikun serioz për të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues ose dëshmitarin. 3. Gjykata nuk lëshon urdhër nga ky nen bazuar në kërkesën nga paragrafi 2. i këtij neni e cila bazohet në përshkrim të përgjithshëm të rreziqeve që i kanosen dëshmitarëve në raste të ngjashme. 4. Para se të merret urdhër për anonimitet, gjyqtari kompetent zbaton seancë dëgjimore me dyer të mbyllura, në të cilën merren në pyetje i dëmtuari, dëshmitari bashkëpunues ose dëshmitari në fjalë dhe personat tjerë të nevojshëm siç është personeli policor ose ushtarak që kujdesen për rendin. Përveç këtyre personave, të pranishëm mund të jenë vetëm prokurori i shtetit, personeli i domosdoshëm i gjykatës dhe i prokurorisë. 5. Gjyqtari kompetent mund të nxjerrë urdhër të tillë për anonimitet vetëm kur ai çmon se: 5.1. ekziston rrezik serioz për të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues ose dëshmitarin apo anëtarin e familjes së tij dhe anonimiteti i plotë i të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues ose dëshmitarit është i nevojshëm për të parandaluar rrezikun e tillë serioz; 5.2. dëshmia e të dëmtuarit, dëshmitari bashkëpunues ose dëshmitarit është e rëndësishme për çështjen sa që e bën të padrejtë realizimin e ndjekjes pa të; 5.3. besueshmëria e të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues ose dëshmitarit është hetuar dhe zbuluar plotësisht për gjyqtarin kompetent në seancë të mbyllur; dhe 5.4. nevoja për anonimitetin e të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues ose dëshmitarit është më e rëndësishme për vënien e drejtësisë se sa interesi i të pandehurit për ta ditur identitetin e të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues apo dëshmitarit në zbatimin e mbrojtjes.
  33. 225

    AI-assisted research summary: An anonymity order must be written and must not include information that could reveal protected identities or expose covert police investigation security.

    Neni 225 Forma e urdhrit për anonimitet 1. Urdhri për anonimitet duhet bërë me shkrim dhe nuk përmban ndonjë informacion që mund të çojë në zbulimin e identitetit të të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues, dëshmitarit apo anëtarit të familjes së tij, ose që do të mund të zbulonte ekzistimin ose do të ekspozonte ndaj një rreziku serioz sigurinë operacionale të hetimit të fshehtë të policisë. 2. Të dhënat nga procesverbali i seancës së mbyllur hiqen nga procesverbali, mbyllen dhe ruhen si fshehtësi zyrtare menjëherë pas identifikimit dhe para marrjes në pyetje të të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues ose dëshmitarit. 103 3. Të dhënat e kufizuara mund të inspektohen dhe të përdoren nga prokurori i shtetit dhe gjyqtari kompetent vetëm në procedurën e ankimit kundër urdhrit të shqiptuar nga neni 223 ose 224 të këtij Kodi. Ankesa kundër urdhrit për anonimitet dhe përdorimi i metodave për të parandaluar zbulimin e identitetit ndaj publikut, të dëmtuarit, dëshmitarëve, mbrojtësit dhe të pandehurit mund t’i paraqitet kolegjit shqyrtues kur urdhri është dhënë nga gjyqtari i procedurës paraprake. Në të kundërtën, mund të ushtrohet ankesë vetëm kundër aktgjykimit.
  34. 226

    AI-assisted research summary: Gjykata duhet të ndalojë pyetjet që mund të zbulojnë identitetin e të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues ose dëshmitarit të mbrojtur.

    Neni 226 Ndalimi i parashtrimit të pyetjeve që mund të zbulojnë identitetin Gjykata ndalon të gjitha pyetjet, përgjigja e të cilave mund të zbulojë identitetin e të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues ose të dëshmitarit të mbrojtur me masa mbrojtëse apo të dhëna të kufizuara.
  35. 227

    AI-assisted research summary: This article says witness protection measures, methods, and procedures for witnesses and cooperating witnesses are regulated by the Witness Protection Law.

    Neni 227 Mbrojtja e dëshmitarëve Masat e veçanta dhe të jashtëzakonshme, mënyrat dhe procedurat për mbrojtje të dëshmitarëve dhe dëshmitarët bashkëpunues rregullohen me Ligjin për Mbrojtje të Dëshmitarëve, Ligji nr. 04/L- 015.
  36. 228

    AI-assisted research summary: Protective measures in domestic violence cases before the basic court are regulated by Law No. 03/L-182.

    Neni 228 Masat tjera mbrojtëse në rastet e dhunës në familje Masat mbrojtëse në rastet e dhunës në familje para gjykatës themelore rregullohen me Ligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Ligji nr. 03/L-182. KAPITULLI XIV PROCEDURAT ALTERNATIVE
  37. 229

    AI-assisted research summary: The state prosecutor must review and use alternative procedures from this chapter or diversion under Article 184 when that procedure or diversion is consistent with the prosecutor’s duties and powers under Article 49.

    Neni 229 Procedurat alternative Prokurori i shtetit shqyrton dhe shfrytëzon procedurat alternative nga ky kapitull ose diversionin nga neni 184 i këtij Kodi kur procedura e tillë apo diversioni është në pajtim me detyrat dhe kompetencat e prokurorit të shtetit nga neni 49 i këtij Kodi.
  38. 230

    AI-assisted research summary: Prokurori i shtetit mund të pezullojë përkohësisht ndjekjen penale me pëlqimin e të dëmtuarit, për disa vepra penale më pak të rënda, nëse i pandehuri pranon të zbatojë detyrimet e kërkuara.

    Neni 230 Pezullimi i përkohshëm i procedurës 1. Prokurori i shtetit, me pëlqimin e të dëmtuarit mund të pezullojë ndjekjen për vepër penale të dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet, duke pasur parasysh natyrën, rrethanat dhe karakterin e veprës penale dhe të kryerësit, nëse i pandehuri zotohet se do të sillet siç është udhëzuar nga prokurori i shtetit dhe se do t’i përmbushë detyrimet e caktuara që pakësojnë ose mënjanojnë pasojat e dëmshme të veprës penale, duke përfshirë: 1.1. eliminimin ose kompensimin e dëmit; 1.2. pagesën e një kontributi ndaj një institucioni publik ose humanitar apo të fondeve për kompensimin e dëmit të viktimave të veprave penale; ose 1.3. kryerjen e punës në interes të përgjithshëm. 2. Nëse brenda një afati prej jo më shumë se gjashtë (6) muajsh i pandehuri i përmbush detyrimet, kallëzimi penal hudhet ose pushohet hetimi. 3. Kur i pandehuri nuk i ndërmerr veprimet në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni, prokurori i shtetit mund të rifillojë ndjekjen e veprës penale. 104 4. Në rastet e dhunës në familje ose dhunës seksuale ky nen nuk zbatohet.
  39. 231

    AI-assisted research summary: The state prosecutor is not required to start a criminal prosecution, and may drop it, in the listed cases.

    Neni 231 Kushtet kur ndjekja nuk është e detyrueshme 1. Prokurori i shtetit nuk detyrohet të fillojë ndjekjen penale ose mund të heqë dorë nga ndjekja: 1.1. kur ligji penal parasheh që gjykata mund ta lirojë nga dënimi kryerësin e veprës penale dhe prokurori i shtetit çmon se nga aspekti i rrethanave aktuale të çështjes vetëm gjykimi pa sanksion nuk është i nevojshëm; ose 1.2. kur kryerësi i veprës penale të dënueshme me gjobë ose burgim deri në një (1) vit sinqerisht pendohet për veprën penale dhe ndalon pasojat e dëmshme ose bën kompensimin e dëmit, kurse prokurori i shtetit çmon se nga aspekti i rrethanave të çështjes sanksioni penal nuk do të ishte i arsyeshëm.
  40. 232

    AI-assisted research summary: The state prosecutor may send certain criminal complaints to mediation, and the mediator must handle the case, seek a proportionate agreement, and report failure or success to the prosecutor.

    Neni 232 Procedura e ndërmjetësimit 1. Prokurori i shtetit mund ta dërgojë kallëzimin penal për një vepër penale të dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet për ndërmjetësim. Para se të veprojë kështu, prokurori i shtetit merr parasysh llojin dhe natyrën e veprës, rrethanat në të cilat ajo është kryer, personalitetin e kryerësit dhe dënimet e mëparshme të tij për të njëjtën vepër penale apo për vepra penale të ndryshme, si dhe nivelin e përgjegjësisë penale të tij. 2.. Ndërmjetësimi bëhet nga ndërmjetësi i pavarur. Ndërmjetësi detyrohet ta pranojë çështjen e dërguar nga prokurori i shtetit dhe të ndërmarrë masa për të siguruar se përmbajtja e marrëveshjes është në proporcion me seriozitetin dhe pasojat e veprës. 3. Marrëveshja mund të arrihet përmes ndërmjetësimit vetëm me pëlqimin e të pandehurit dhe të dëmtuarit. 4. Me marrjen e njoftimit për arritjen e marrëveshjes, prokurori i shtetit e hudh kallëzimin penal. Ndërmjetësi detyrohet të informojë prokurorin e shtetit për dështim në arritjen marrëveshjes dhe për arsyet e dështimit të tillë. Kohëzgjatja për arritje të marrëveshjes nuk mund të kalojë tre (3) muaj. 5. Procedura mbi zbatimin e ndërmjetësimit zbatohet përshtatshmërisht sipas dispozitave të Ligjit mbi Marrëdhëniet e Detyrimeve, dhe Ligjin për ndërmjetësim.
  41. 233

    AI-assisted research summary: Prokurori i shtetit dhe mbrojtësi mund të negociojnë një marrëveshje me shkrim për pranimin e fajësisë; gjykata nuk merr pjesë në negociim dhe mund ta pranojë ose refuzojë marrëveshjen.

    Neni 233 Negocimi i marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë 1. Në çdo kohë para ngritjes së aktakuzës, prokurori i shtetit dhe mbrojtësi mund të negociojnë kushtet e marrëveshjes së shkruar për pranimin e fajësisë, në bazë të së cilës i pandehuri dhe prokurori i shtetit pajtohen për akuzat e përfshira në aktakuzë dhe i pandehuri pajtohet të pranojë fajësinë në shkëmbim për: 1.1. pajtimin e prokurorit të shtetit që t’i rekomandojë gjykatës dënim më të butë, por jo nën minimumin e paraparë me ligj ose minimumin e përcaktuar në paragrafin 7. të këtij neni; ose 1.2. konsiderime tjera në interes të drejtësisë, siç është lirimi nga dënimi sipas nenit 234 të këtij Kodi. 2. Në çdo kohë pas ngritjes së aktakuzës dhe para përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, prokurori i shtetit dhe mbrojtësi mund të negociojnë kushtet e marrëveshjes së shkruar për pranimin e fajësisë, në bazë të së cilës i pandehuri pranon fajësinë në shkëmbim për: 105 2.1. pajtimin e prokurorit të shtetit që t’i rekomandojë gjykatës dënim më të butë, por jo nën minimumin e parashikuar me ligj ose minimumin e përcaktuar në paragrafin 7. të këtij nenin; ose 2.2. konsiderime tjera në interes të drejtësisë, siç është lirimi nga dënimi sipas nenit 234 të këtij Kodi. 3. Në rastet kur i pandehuri dëshiron të arrijë marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, mbrojtësi i të pandehurit, ose i pandehuri nëse nuk përfaqësohet nga mbrojtësi, kërkon nga prokurori i shtetit një takim paraprak për të filluar negocimin për marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë. Në të gjitha negociatat e tilla, i pandehuri duhet të përfaqësohet nga mbrojtësi, në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni. 4. Pas pranimit të kërkesës për takim paraprak, prokurori i shtetit informon kryeprokurorin e zyrës së tij përkatëse, i cili jep autorizim me shkrim për mbajtjen e takimit për diskutimet mbi pranimin e fajësisë, në të cilin deklaratave të të pandehurit do t’i jepet imunitet i kufizuar, siç parashihet me paragrafin 11. të këtij neni. Të gjitha marrëveshjet mbi pranimin e fajësisë duhet të jenë në formë të shkruar dhe të pranuara nga kryeprokurori i zyrës përkatëse të prokurorisë para se formalisht t’i ofrohen të pandehurit. 5. Në rastet kur prokurori i shtetit dëshiron të arrijë marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, prokurori i shtetit merr miratimin e kryeprokurorit të zyrës së tij përkatëse për të filluar negociatat për marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë. Pas miratimit nga kryeprokurori i zyrës së tij përkatëse, prokurori i shtetit: 5.1. i dërgon letër mbrojtësit të të pandehurit në të cilën përshkruhet marrëveshja e ofruar, përfshirë kushtet e përcaktuara në paragrafin 12. të këtij neni; ose 5.2. takohet me mbrojtësin dhe të pandehurin për të negociuar mundësinë dhe kushtet e marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë. Paragrafi 4. i këtij neni zbatohet përshtatshmërisht. 6. Marrëveshja me shkrim mbi pranimin e fajësisë mund të përfshijë dispozitën që prokurori i shtetit, në pajtim me nenin 236 të këtij Kodi, do të kërkojë nga gjykata dhënien e urdhrit që të shpall të pandehurin si “dëshmitar bashkëpunues”, siç përkufizohet në nenin 235 të këtij Kodi. Nëse i pandehuri i ndihmon si dëshmitar bashkëpunues, prokurori i shtetit do t’i rekomandojë gjykatës një dënim më të butë në pajtim me paragrafin 7. të këtij neni që reflekton nivelin e ndihmës dhe bashkëpunimit të dhënë nga i pandehuri, duke pasur parasysh shkallën e rrezikshmërisë së veprës penale. 7. Në pajtim me marrëveshjen me shkrim mbi pranimin e fajësisë, prokurori i shtetit mund të rekomandojë dënim më të butë nga paragrafi 1. nën-paragrafi 1.1., paragrafi 2. nën-paragrafi 2.1. dhe paragrafi 6. të këtij neni por vetëm deri në atë shkallë që lejohet sipas formulimit të mëposhtëm: 7.1. për marrëveshjet mbi pranimin e fajësisë të arritura në shqyrtim gjyqësor, i pandehuri mund të dënohet së paku 90% të minimumit të dënimit të përcaktuar me dispozitat përkatëse të Kodit Penal. 7.2. për marrëveshjet mbi pranimin e fajësisë të arritura para shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri mund të dënohet së paku 80% të minimumit të dënimit të përcaktuar me dispozitat përkatëse të Kodit Penal. 7.3. për marrëveshjet mbi pranimin e fajësisë të arritura para shqyrtimit gjyqësor, në rastet kur i pandehuri merr pjesë si dëshmitarë bashkëpunues dhe siguron prova në procedurë penale, i pandehuri mund të dënohet së paku 60% të minimumit të dënimit të përcaktuar me dispozitat përkatëse të Kodit Penal. 7.4. për marrëveshjet mbi pranimin e fajësisë të arritura para shqyrtimit gjyqësor, në rastet kur i pandehuri merr pjesë si dëshmitarë bashkëpunues në hetim të fshehtë dhe siguron prova në procedurë penale, i pandehuri mund të dënohet së paku 40% të minimumit të dënimit të përcaktuar me dispozitat përkatëse të Kodit Penal. 106 8. I pandehuri dhe mbrojtësi i tij duhet të jenë të pranishëm gjatë takimeve mbi negocimin e pranimit të fajësisë dhe duhet të pajtohen me kushtet e marrëveshjes me shkrim mbi pranimin e fajësisë para se ajo ti paraqitet gjykatës. Kur i pandehuri nuk merr pjesë si dëshmitarë bashkëpunues, zbatohen kushtet e mëposhtme. Prokurori i shtetit informon të dëmtuarin për marrëveshjen e arritur, pasi që marrëveshja të jetë në formën përfundimtare. Kur i dëmtuari ka paraqitur kërkesë pasurore juridike që rrjedh nga vepra penale e cekur ne aktakuzë, marrëveshja mbi pranimin e fajësisë duhet ta adresojë kërkesën e të dëmtuarit dhe prokurori i shtetit duhet të njoftojë të dëmtuarin se i pandehuri kërkon të arrijë marrëveshje mbi pranimin e fajësisë. Të dëmtuarit duhet t’i jepet rasti që t’i paraqesë deklaratë gjykatës mbi kërkesën e tillë pasurore juridike para se gjykata ta pranojë marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë. 9. Kur i pandehuri merr pjesë si dëshmitar bashkëpunues, prokurori i shtetit siguron që kërkesa pasurore juridike e të dëmtuarit të trajtohet me marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë. Kur i dëmtuari ka paraqitur kërkesë pasurore juridike që rrjedh nga vepra penale e cekur ne aktakuzë, marrëveshja mbi pranimin e fajësisë duhet ta trajtoj kërkesën e të dëmtuarit. Të dëmtuarit duhet t’i jepet rasti që t’i paraqesë deklaratë gjykatës mbi kërkesën e tillë pasurore juridike para se gjykata t’i shqiptojë dënimin të pandehurit sipas marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë. 10. Gjykata nuk merr pjesë në negocimin e pranimit të fajësisë, por mund të caktoj afat të arsyeshëm kohor, jo më të gjatë se tre (3) muaj, për përfundimin e negociatave në mënyrë që të pengohen zvarritja e procedurës. 11. Në çdo kohë para se gjykata të pranojë marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, prokurori i shtetit ose i pandehuri mund të refuzojnë marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë dhe gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues do të caktoj shqyrtimin gjyqësor siç parashihet me Kapitullin XIX të këtij Kodi. Në qoftë se prokurori i shtetit dhe mbrojtësi apo i pandehuri nuk arrijnë marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, ose nëse marrëveshja nuk pranohet nga gjykata, deklaratat e të pandehurit të dhëna gjatë negocimit të pranimit të fajësisë, siç parashihet në paragrafët 3., 4. dhe 5. të këtij neni janë provë e papranueshme në shqyrtim gjyqësor ose në procedurë tjetër të ndërlidhur. 12. Marrëveshja me shkrim mbi pranimin e fajësisë duhet të përmbajë të gjitha kushtet e marrëveshjes, e cila duhet të jetë e nënshkruar nga kryeprokurori i zyrës përkatëse, mbrojtësi dhe i pandehuri, dhe është detyruese për të gjitha palët nënshkruese. Marrëveshja mbi pranimin e fajësisë duhet së paku të përfshijë: 12.1. pikat e aktakuzës për të cilat i pandehuri pranon fajësinë; 12.2. nëse i pandehuri pranon të bashkëpunojë; 12.3. të drejtat nga të cilat hiqet dorë; 12.4. përgjegjësia e të pandehurit për kompensimin e të dëmtuarit dhe konfiskimi i të gjitha pasurive të cilat i nënshtrohen konfiskimit nga Kapitulli XVIII i këtij Kodi. 13. Marrëveshja po ashtu mund të përfshijë dispozitën ku palët pajtohen për kufijtë e dënimit që do të propozohet nga ana e prokurorit të shtetit nëse i pandehuri bashkëpunon substancialisht, ndërsa nëse gjykata shqipton dënim jashta këtyre kufijve në dëm të ndonjërës prej palëve, ajo palë ka të drejtë ankese kundër vendimit mbi dënimin. 14. Marrëveshja me shkrim mbi pranimin e fajësisë i paraqitet gjykatës në seance dëgjimore të hapur për publikun, përveç në rastet e përcaktuara në paragrafin 16. të këtij neni. 15. Nëse marrëveshja me shkrim mbi pranimin e fajësisë negociohet para ngritjes së aktakuzës, kundër të pandehurit i cili ka arritur marrëveshje paraqitet aktakuzë e veçantë në të njëjtën kohë me marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë. Të dy këto mund të paraqiten në zarf të mbyllur dhe të vulosur. Shqyrtimi fillestar para gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues mund të shërbejë gjithashtu si seancë dëgjimore nga ky nen. 16. Gjykata zyrtarisht mund ta pranoj apo refuzoj marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë në pajtim me kushtet që duhet të merren parasysh nga paragrafi 18. i këtij neni. Marrëveshja mbi pranimin e 107 fajësisë hyn në fuqi vetëm pasi që të evidentohet në procesverbal se është pranuar zyrtarisht nga gjykata. 17. Nëse i pandehuri pajtohet të jetë dëshmitarë bashkëpunues dhe kur masat e parapara në Kapitullin XIII të këtij Kodi i janë siguruar atij, pas kërkesës së cilësdo palë, gjykata mund të urdhërojë që seanca dëgjimore për shqyrtimin e marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë të jetë e mbyllur për publik dhe mund të urdhërojë që marrëveshja me shkrim për pranim të fajësisë të jetë e mbyllur. 18. Gjatë shqyrtimit se a duhet pranuar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, gjykata duhet të dëgjoj të pandehurin, mbrojtësin e tij dhe prokurorin e shtetit dhe të përcaktojë nëse: 18.1. i pandehuri ka kuptuar natyrën dhe pasojat e pranimit të fajësisë; 18.2. pranimi i fajësisë është bërë vullnetarisht nga i pandehuri pas konsultimeve të mjaftueshme me mbrojtësin e tij, nëse ka mbrojtës, dhe se i pandehuri nuk ka qenë i detyruar ose i shtrënguar në asnjë mënyrë që të pranojë fajësinë; 18.3. pranimi i fajësisë mbështetet në fakte dhe prova materiale të rastit konkret, të cilat paraqiten në aktakuzë, apo me provat materiale të paraqitura nga prokurori për plotësimin e aktakuzës dhe të pranuara nga i pandehuri, si dhe me dëshmi tjera, siç mund të jenë deklaratat e dëshmitarëve të paraqitura nga prokurori apo i pandehuri; dhe 18.4. nuk ekzistojnë asnjë nga rrethanat e parapara në nenin 253, paragrafët 1. dhe 2. të këtij Kodi. 19. Me rastin e shqyrtimit të marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë, gjykata duhet të dëgjojë pikëpamjet e prokurorit të shtetit, mbrojtësit dhe të dëmtuarit. Nëse marrëveshja e të pandehurit për bashkëpunim dhe pranim të fajësisë është e mbyllur në pajtim me paragrafin 17. të këtij neni, gjykata i lejon të dëmtuarit të jep deklaratë në përfundim të bashkëpunimit të të pandehurit, para shqiptimit të dënimit. 20. Nëse gjykata nuk bindet se janë përmbushur të gjitha kushtet e parapara në paragrafin 18. të këtij neni, gjykata refuzon marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë dhe rasti vazhdon në gjykim të rregullt ashtu siç parashihet me këtë Kod. 21. Nëse gjykata bindet se janë përmbushur të gjitha kushtet e parapara në paragrafin 18. të këtij neni, gjykata pranon marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë dhe urdhëron që marrëveshja të vendoset në shkresat e lëndës në gjykatë. Gjykata cakton datën kur palët do të japin deklaratat e tyre në lidhje me dënimin, pas së cilës gjykata shqipton dënimin. Megjithatë, kjo datë mund të shtyhet në mënyrë që i pandehuri të shërbejë si dëshmitar bashkëpunues. 22. Pas pranimit të marrëveshjes me shkrim mbi pranimin e fajësisë nga gjykata, por para shqiptimit të dënimit, gjykata mund të mos i lejojë të pandehurit tërheqjen e pranimit të fajësisë ose mund të mos i lejojë prokurorit që të tërheq marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, përveç nëse gjykata çmon se ndonjë prej kushteve nga paragrafi 18. i këtij neni nuk është përmbushur. Pala e cila kërkon të tërhiqet nga marrëveshja ka barrën e të provuarit gjatë parashtrimit të kërkesës së tillë në gjykatë.
  42. 234

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të lirojë ose të ulë dënimin me kërkesë të prokurorit të shtetit kur kryerësi bashkëpunon vullnetarisht dhe kjo bashkëpunim ka ndaluar vepra të tjera ose ka çuar në ndjekje të suksesshme të të tjerëve. Për veprat me dënim të mundshëm të paktën 10 vjet burgim, gjykata nuk mund ta pezullojë ose ta heqë dënimin.

    Neni 234 Lirimi nga dënimi 1. Me kërkesë të prokurorit të shtetit, gjykata mund të lirojë nga dënimi kryerësin i cili nuk është dëshmitarë bashkëpunues, ose këtë dënim ta ulë në pajtim me nenin 75 të Kodit Penal, kur kryerësi bashkëpunon vullnetarisht dhe kur bashkëpunimi i tij ka parandaluar vepra të tjera penale nga të tjerët ose ka rezultuar me ndjekje të suksesshme të kryerësve të tjerë të veprave penale. 2. Kur kryerësi shpallet fajtor për vepër penale për të cilën mund të shqiptohet dënim me të paktën dhjetë (10) vjet burgim, gjykata nuk e pezullon ose nuk e heq dënimin. 108
  43. 235

    AI-assisted research summary: This provision defines a “cooperating witness” as a suspect or defendant whose indictment has not yet been read in trial and who is expected to testify in court under listed conditions.

    Neni 235 Dëshmitarët bashkëpunues 1. Sipas këtij kapitulli, shprehja “dëshmitar bashkëpunues” do të thotë i dyshuari ose i pandehuri për të cilin ende nuk është lexuar aktakuza në shqyrtimin gjyqësor dhe i cili pritet të dëshmojë në gjykatë kur: 1.1. ka gjasa të parandalojë vepra të tjera penale nga personi tjetër; 1.2. ka gjasa të shpie drejt zbardhjes së të vërtetës në procedurën penale; 1.3. është bërë vullnetarisht dhe me marrëveshje të plotë për të dëshmuar të vërtetën në gjykatë; 1.4. është vlerësuar nga gjykata si e vërtetë dhe e plotë; ose 1.5. mund të shpie drejt ndjekjes së suksesshme të kryerësve të tjerë të veprës penale.
  44. 236

    AI-assisted research summary: The state prosecutor may ask the court to declare a person a cooperating witness and to keep certain factual allegations secret; the court may order secrecy after such a request.

    Neni 236 Kërkesa për shpalljen e personit dëshmitar bashkëpunues 1. Prokurori i shtetit mund të bëjë kërkesë me shkrim pranë gjykatës për të urdhëruar që personi të shpallet dëshmitar bashkëpunues. Kërkesa përfshin deklaratën e veçantë të pretendimeve faktike nga prokurori i shtetit. 2. Prokurori i shtetit mund të bëjë kërkesë të arsyetuar për urdhër që pretendimet faktike në deklarim të mbahen të fshehta nga palët tjera dhe mbrojtësit e tyre. 3. Gjykata në çdo kohë pas pranimit të kërkesës së prokurorit të shtetit për fshehtësi, mund të urdhërojë fshehtësinë lidhur me pretendimet faktike të përfshira në deklaratë. 4. Çdo shkelje e urdhrit për fshehtësi e bazuar në paragrafin 2. të këtij neni ndiqet nga prokurori i shtetit sipas nenit 202 të Kodit Penal dhe neni 202, paragrafi 2. i Kodit Penal nuk zbatohet.
  45. 237

    AI-assisted research summary: Gjykatësi dëgjon kërkesën në seancë të mbyllur dhe mund të shpallë personin dëshmitar bashkëpunues kur plotësohen kriteret.

    Neni 237 Procedura për shpalljen e personit dëshmitar bashkëpunues 1. Pas marrjes së kërkesës, gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues dëgjon kërkesën në seancë të mbyllur. Prokurori i shtetit dhe mbrojtësi i dëshmitarit bashkëpunues mund të jenë të pranishëm në seancën dëgjimore për të vlerësuar besueshmërinë e dëshmitarit bashkëpunues dhe për të siguruar plotësimin e kushteve nga neni 235 i këtij Kodi. Deklarimet e bëra te gjyqtari gjatë marrjes në pyetje nuk mund të përdoren në procedurë penale kundër dëshmitarit bashkëpunues ose kundër ndonjë personi tjetër si prova që mbështesin zbulimin e fajësisë. 2. Dispozitat e zbatueshme për marrjen në pyetje të dëshmitarëve zbatohen përshtatshmërisht gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit bashkëpunues dhe marrja në pyetje shënohet në procesverbal në pajtim me dispozitat e këtij Kodi. 3. Në mbyllje të seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të urdhërojë shpalljen e personit dëshmitar bashkëpunues kur ai çmon se janë plotësuar kriteret për dëshmitar bashkëpunues nga neni 235 i këtij Kodi. 4. Urdhri përcakton: 4.1. veprat penale, me përshkrimin e veprimeve dhe të kualifikimit të tyre për të cilat urdhërohet ndalimi i fillimit ose i vazhdimit të procedurës penale apo shqiptimi i dënimit; 109 4.2. ndalimin e fillimit ose të vazhdimit të procedurës penale kundër dëshmitarit bashkëpunues dhe shqiptimit të dënimit ndaj dëshmitarit bashkëpunues për vepër penale të përcaktuar në urdhër; 4.3. natyrën dhe përmbajtjen e bashkëpunimit të dhënë nga dëshmitari bashkëpunues; dhe 4.4. kushtet për revokimin e urdhrit. 5. Gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues nuk lëshojnë urdhër të tillë kur dëshmitari bashkëpunues dyshohet nga prokurori i shtetit ose akuzohet me aktakuzë si organizator apo udhëheqës i grupit prej dy (2) apo më shumë personave të cilët kanë kryer vepër penale. 6. Urdhri nuk e ndalon fillimin apo vazhdimin e procedurës penale kundër dëshmitarit bashkëpunues për vepra penale të kryera pas lëshimit të urdhrit ose për vepra penale që dënohen me të paktën dhjetë (10) vjet burgim.
  46. 238

    AI-assisted research summary: Kolegji shqyrtues mund të revokojë urdhrin e nenit 237 me kërkesë të prokurorit të shtetit nëse dëshmia e dëshmitarit bashkëpunues del e rreme në pjesë të rëndësishme ose nuk tregon të vërtetën e plotë.

    Neni 238 Revokimi i shpalljes si dëshmitar bashkëpunues 1. Me kërkesë të prokurorit të shtetit, urdhri i paraparë në nenin 237 të këtij Kodi mund të revokohet nga kolegji shqyrtues kur dëshmia e dëshmitarit bashkëpunues vërtetohet si e rreme në ndonjë pjesë të rëndësishme të saj, ose kur dëshmitari bashkëpunues nuk tregon të vërtetën e plotë. 2. Dëshmitari bashkëpunues paralajmërohet për pasojat e dhënies së dëshmisë së rreme në ndonjë pjesë të rëndësishme të saj ose kur qëllimisht nuk e tregon të vërtetën e plotë para se të merret në pyetje nga gjyqtari i procedurës paraprake sipas nenit 237, paragrafi 1. i këtij Kodi dhe para se të dëshmojë nën mbrojtjen e urdhrit. Çdo dëshmim i tillë duhet të jetë ose në formë të shkruar në gjuhën e dëshmitarit bashkëpunues dhe e nënshkruar nga ai për të vërtetuar saktësinë e saj, ose e incizuar në audio apo videotrakë e cila për gjykatën është autentike.
  47. 239

    AI-assisted research summary: The accused must be given a copy of the order declaring a person a cooperating witness before the trial hearing.

    Neni 239 Njoftimi i të pandehurit për identitetin e dëshmitarit bashkëpunues Të pandehurit kundër të cilit duhet të dëshmojë dëshmitari bashkëpunues i jepet një kopje e urdhrit me të cilin personi i tillë është shpallur dëshmitar bashkëpunues para shqyrtimit gjyqësor të të pandehurit. KAPITULLI XV FAZA E NGRITJES SË AKTAKUZËS DHE DEKLARIMIT
  48. 240

    AI-assisted research summary: Pas përfundimit të hetimit, prokurori i shtetit duhet të nxjerrë aktvendim për pushimin e hetimit kur nuk ka prova të mjaftueshme.

    Neni 240 Gjykimi penal që zbatohet vetëm pas ngritjes së aktakuzës 1. Pas përfundimit të hetimit ose kur prokurori i shtetit konsideron se informacionet me të cilat ai disponon për veprën penale dhe kryerësin e saj paraqesin dyshim të bazuar mirë se i pandehuri ka kryer vepër penale apo vepra penale, procedura para gjyqit mund të zbatohet vetëm në bazë të aktakuzës së ngritur nga prokurori i shtetit. 2. Nëse hetimi ka përfunduar dhe nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri ka kryer vepër penale ose vepra penale, prokurori i shtetit nxjerr aktvendim për pushimin e hetimit.
  49. 241

    AI-assisted research summary: Kjo dispozitë tregon çfarë duhet të përmbajë aktakuza dhe lejon prokurorin e shtetit të propozojë paraburgim ose lirimin e të pandehurit në aktakuzë.

    Neni 241 Aktakuza 1. Aktakuza përmban: 110 1.1. përcaktimin e gjykatës ku do të mbahet shqyrtimi gjyqësor; 1.2. emrin dhe mbiemrin e të pandehurit dhe të dhënat e tij personale; 1.3. të dhënat nëse është shqiptuar paraburgimi dhe sa kohë ka zgjatur ose masat e urdhëruara kundër të pandehurit për sigurimin e pranisë së tij, nëse ai ndodhet në liri dhe nëse ai është liruar para ngritjes së aktakuzës, sa është mbajtur në paraburgim. 1.4. kohën dhe vendin e kryerjes së veprës penale, objektin në të cilin është kryer dhe mjetin me të cilin është kryer vepra penale, si dhe rrethanat tjera të nevojshme për të përcaktuar me saktësi veprën penale; 1.5. emërtimin ligjor të veprës penale duke i’u referuar dispozitave të Kodit Penal; 1.6. Rekomandimin për provat që duhet prezentuar në shqyrtimin gjyqësor së bashku me emrat e dëshmitarëve dhe ekspertëve, shkresat që duhet lexuar dhe sendet që duhet marrë si provë. 1.7. Shpjegimin e arsyeve për ngritjen e aktakuzës bazuar në rezultatet e hetimit dhe provat që vërtetojnë faktet kryesore; 1.8. Nëse është zbatuar mundësia hetuese e veçantë, në aktakuzë duhet të ceken emrat e gjyqtarëve të kolegjit që ka drejtuar mundësinë hetuese të veçantë. 1.9. Aktakuza përcakton me saktësi çdo ndërtesë, pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, fonde apo pasuri tjera që mund t’i nënshtrohen konfiskimit. Aktakuza po ashtu përshkruan provat e nevojshme që kërkohen për të arsyetuar konfiskimin nga Kapitulli XVIII i këtij Kodi. 2. Nëse i pandehuri gjendet në liri, prokurori i shtetit në aktakuzë mund të propozojë që të jepet urdhri për paraburgim, e kur i pandehuri gjendet në paraburgim, prokurori i shtetit mund të propozojë që ai të lirohet. 3. Një aktakuzë mund të ngritët për disa vepra të ndryshme penale ose ndaj disa të pandehurve vetëm kur në pajtim me nenin 35 të këtij Kodi mund të zbatohet procedura e përbashkët.
  50. 242

    AI-assisted research summary: This article sets the procedure for filing an indictment, assigning the judge or panel, and scheduling the first hearing.

    Neni 242 Procedura për ngritjen e aktakuzës 1. Aktakuza i paraqitet gjykatës kompetente në aq kopje sa ka të pandehur dhe mbrojtës të tyre dhe një kopje shtesë për gjykatën. Gjithashtu, gjykatës i dërgohet edhe lënda komplete e hetimit nga prokurori i shtetit. 2. Gjykata cakton gjyqtarin ose trupin gjykues me kryetarin e tijnëpërmjet një procesi transparent e të drejtë për caktimin e çështjeve, ashtu siç duhet. Nëse është zbatuar mundësia hetuese e veçantë, njëri nga gjyqtarët e kolegjit caktohet si gjyqtar i vetëm gjykues ose si kryetar i trupit gjykues ose si anëtar i trupit gjykues. 3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues përcakton sipas detyrës zyrtare nëse ka kompetencë mbi çështjen që përbën aktakuzën. 4. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues cakton menjëherë shqyrtimin fillestar, i cili duhet të mbahet brenda tridhjetë (30) ditëve pas ngritjes së aktakuzës. 5. Nëse i pandehuri është në mbajtje në paraburgim, shqyrtimi fillestar mbahet në mundësinë e parë, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas ngritjes së aktakuzës. 6. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues njofton prokurorin e shtetit, të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre për kohën dhe vendin e mbajtjes së shqyrtimit fillestar. 111
  51. 243

    AI-assisted research summary: Prokurori i shtetit duhet t’i paraqesë disa dokumente me aktakuzën, kur është e nevojshme, dhe mund t’i paraqesë më vonë në disa raste.

    Neni 243 Shkresat që plotësojnë aktakuzën 1. Në të njëjtën kohë me paraqitjen e aktakuzës, prokurori i shtetit paraqet edhe dokumentet e mëposhtme kur është e nevojshme: 1.1. prokurori i shtetit paraqet mbështetjen e pohimit nga neni 263 të këtij Kodi së bashku me deklaratat e marra nga neni 132 të këtij Kodi apo provat e siguruara nga neni 219, paragrafi 6. të këtij Kodi të cilat synon ti paraqesë si prova të drejtpërdrejta pa praninë e dëshmitarëve. Mbështetja e pohimit përshkruan provat e pavarura që vërtetojnë deklaratat të cilat prokurori i shtetit synon t’i paraqesë si prova të drejtpërdrejta. Kjo mbështetje e pohimit mund të plotësohet ose të paraqitet në një kohë më të vonshme nëse dëshmitari për të cilin zbatohet kjo dispozitë nuk është më në dispozicion për të dëshmuar në shqyrtim gjyqësor. 1.2. prokurori i shtetit paraqet kërkesë për të vazhduar apo për të zbatuar ndonjë nga masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit. Nenet 173 deri 193 të këtij Kodi zbatohen përshtatshmërisht për çfarëdo kërkese nga ky paragraf. 2. Prokurori i shtetit mund të paraqesë mbështetje të pohimit apo kërkesa nga ky nen edhe më pas nëse nuk ka mundur ta dijë bazën për paraqitjen e njoftimit apo kërkesës në kohën kur është ngritur aktakuza.
  52. 244

    AI-assisted research summary: Prokurori i shtetit must provide the defense with listed materials by the time the indictment is filed, and any new listed material within 10 days of receiving it; witness statements must be made available to the accused in a language they understand and speak.

    Neni 244 Materialet të cilat i jepen të pandehurit me ngritjen e aktakuzës 1. Jo më vonë se nga ngritja e aktakuzës, prokurori i shtetit i siguron mbrojtësit apo mbrojtësit kryesor materialet e mëposhtme ose kopjen e tyre të cilat janë në posedim, në kontroll ose në mbrojtje të tij, nëse këto materiale nuk i janë dhënë mbrojtësit gjatë hetimit: 1.1. procesverbalet mbi deklarimet ose pohimet, të nënshkruara apo të panënshkruara nga i pandehuri; 1.2. emrat e dëshmitarëve të cilët prokurori i shtetit ka ndërmend t’i thërret për dëshmim dhe çdo deklarim të mëhershëm të dhënë nga dëshmitarët e tillë; 1.3. të dhënat mbi identifikimin e personave për të cilët prokurori i shtetit e di se posedojnë prova të pranueshme dhe shfajësuese ose informata lidhur me çështjen dhe çdo procesverbal të deklarimeve, të nënshkruar apo të panënshkruar nga personat e tillë për këtë çështje; 1.4. rezultatet e ekzaminimit fizik dhe mendorë, testet shkencore ose eksperimentet e bëra lidhur me çështjen; 1.5. kallëzimet penale dhe raportet e policisë; dhe 1.6. përmbledhjet ose referencat për provat materiale të mbledhura gjatë hetimit. 2. Deklarimet e dëshmitarëve i vihen në disponim të pandehurit në gjuhën që ai e kupton dhe e flet. 3. Pas ngritjes së aktakuzës, prokurori i shtetit i siguron mbrojtësit çfarëdo materiali të ri të paraparë në paragrafin 1. të këtij neni brenda dhjetë (10) ditëve nga pranimi i tyre. 4. Për dispozitat e këtij neni vlejnë masat për mbrojtjen e të dëmtuarit, dëshmitarëve, të privatësisë së tyre dhe të dhënave konfidenciale, siç parashihet me ligj.
  53. 245

    AI-assisted research summary: The initial hearing requires the prosecutor, accused person(s), and defense counsel to be present, and the judge must manage disclosure, copies of the indictment, and scheduling for the second hearing.

    Neni 245 Shqyrtimi fillestar 1. Gjatë shqyrtimit fillestar duhet të jenë të pranishëm prokurori i shtetit, i pandehuri apo të pandehurit dhe mbrojtësit. 112 2. Gjatë shqyrtimit fillestar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i jep kopjen e aktakuzës të pandehuri apo të pandehurve, nëse ata nuk i kanë pranuar këto kopje të aktakuzës më parë. 3. Gjatë shqyrtimit fillestar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues vendos për të gjitha propozimet për të vazhduar apo zbatuar masat për sigurinë e pranisë së të pandehurit. 4. Gjatë shqyrtimit fillestar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues siguron që prokurori i shtetit të ketë përmbushur detyrimet që kanë të bëjnë me zbulimin e provave nga neni 244 i këtij Kodi. 5. Gjatë shqyrtimit fillestar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues cakton shqyrtimin e dytë jo më herët se tridhjetë (30) ditë pas shqyrtimit fillestar dhe jo më vonë se dyzet (40) ditë pas shqyrtimit fillestar. Në të kundërtën, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të kërkojë vetëm paraqitjen e propozimeve deri në datën e caktuar e cila nuk mund të jetë më vonë se tridhjetë (30) ditë nga shqyrtimi fillestar. 6. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues njofton të pandehurin dhe mbrojtësin se para shqyrtimit të dytë, ata duhet që: 6.1. të paraqesin kundërshtimet e tyre për provat e cekura në aktakuzë; 6.2. të paraqesin kërkesat për hudhjen e aktakuzës nëse është e ndalur ligjërisht; dhe 6.3. të paraqesin kërkesat për hudhjen e aktakuzës për shkak të mospërshkrimit të veprës penale sipas ligjit. 7. Asnjë dëshmitar apo ekspert nuk merret në pyetje dhe asnjë provë nuk paraqitet gjatë shqyrtimit fillestar, përveç nëse dëshmitari është i nevojshëm për marrjen e vendimit mbi vazhdimin ose zbatimin e masave për të siguruar praninë e të pandehurit nga paragrafi 3. të këtij neni.
  54. 246

    AI-assisted research summary: At the start of the initial hearing, the judge must inform the accused of key rights, including silence, no self-incrimination, defense, and challenging the indictment and evidence.

    Neni 246 Pranimi i fajësisë 1. Në fillim të shqyrtimit fillestar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues e udhëzon të pandehurin për të drejtën e tij për të mos u deklaruar në çështjen e tij ose të mos përgjigjet në pyetje dhe nëse ai deklaron për çështjen, se nuk ka për detyrë të inkriminojë vetveten ose të afërmin, as të pranojë fajësinë; të mbrohet vetë ose nëpërmjet ndihmës juridike nga mbrojtësi sipas zgjedhjes së tij; të kundërshtojë aktakuzën dhe pranueshmërinë e provave të paraqitura në aktakuzë. 2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues pastaj çmon nëse e drejta e të pandehurit në mbrojtës është respektuar dhe nëse prokurori i shtetit ka përmbushur detyrimet që kanë të bëjnë me zbulimin e provave nga neni 244 i këtij Kodi. 3. Pastaj prokurori i shtetit ia lexon aktakuzën të pandehurit. 4. Pasi që gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues bindet se i pandehuri e kupton aktakuzën, të pandehurit i ofron mundësinë të pranojë fajësinë ose të deklarohet i pafajshëm. Nëse i pandehuri nuk e ka kuptuar aktakuzën, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues thërret prokurorin e shtetit që t’ia shpjegojë aktakuzën të pandehurit në mënyrë që ai ta kuptojë pa vështirësi. Nëse i pandehuri nuk dëshiron të bëjë ndonjë deklarim lidhur me fajësinë e tij, konsiderohet se ai nuk e pranon fajësinë.
  55. 247

    AI-assisted research summary: The court may review a plea agreement at the initial stage, and a judge may accept it, reject it, or order a separate hearing. The court may not convict a defendant who pleads not guilty unless the defendant changes the plea to guilty or is found guilty after trial.

    Neni 247 Marrëveshjet mbi pranimin e fajësisë gjatë shqyrtimit fillestar 1. Nëse marrëveshja mbi pranimin e fajësisë nga neni 233 i këtij Kodi paraqitet së bashku me aktakuzën, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues çmon marrëveshjen mbi pranimin e 113 fajësisë dhe e pranon atë, e refuzon atë ose cakton shqyrtim të veçantë në pajtim me procedurat nga neni 248 dhe neni 233 të këtij Kodi. 2. Nëse i pandehuri deklarohet i pafajshëm, gjykata nuk mund ta dënojë të pandehurin, përveç nëse i pandehuri e ndryshon deklaratën e tij dhe pranon fajësinë, ose nëse gjykata e shpall fajtor të pandehurin pas shqyrtimit gjyqësor, pavarësisht nga marrëveshja mbi pranimin e fajësisë. 3. Shqyrtimet nga ky kapitull mund të mbahen nën masa të fshehta pas kërkesës së prokurorit të shtetit nga Kapitulli XIII të këtij Kodi. 4. Marrëveshja mbi pranimin e fajësisë nga neni 233 i këtij Kodi ose pranimi i fajësisë nga neni 248 i këtij Kodi mund të shqyrtohen nga gjykata në çdo kohë para përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.
  56. 248

    AI-assisted research summary: When the accused admits guilt for all charges, the judge checks whether the admission is informed, voluntary, and supported by the case materials, and then either rejects or accepts it.

    Neni 248 Pranimi i fajësisë gjatë shqyrtimit fillestar 1. Kur i pandehuri pranon fajësinë për të gjitha pikat e aktakuzës sipas nenit 246 ose 247 të këtij Kodi, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues përcakton nëse: 1.1. i pandehuri kupton natyrën dhe pasojat e pranimit të fajit; 1.2. pranimi bëhet vullnetarisht nga i pandehuri pas këshillimeve të mjaftueshme me mbrojtësin, nëse i pandehuri ka mbrojtës; 1.3. pranimi i fajit mbështetet në faktet e çështjes që përmban aktakuza, në materialet e prezantuara nga prokurori i shtetit për plotësimin e aktakuzës të pranuar nga i pandehuri dhe çdo provë tjetër, siç është dëshmia e dëshmitarëve e paraqitur nga prokurori i shtetit ose i pandehuri; dhe 1.4. aktakuza nuk përmban asnjë shkelje të qartë ligjore ose gabime faktike. 2. Në vlerësimin e pranimit të fajësisë së të pandehurit, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të kërkojë mendimin e prokurorit të shtetit, mbrojtësit dhe të dëmtuarit. 3. Kur gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues nuk bindet se janë vërtetuar faktet nga paragrafi 1. i këtij neni, ai merr aktvendim me të cilin refuzon pranimin e fajësisë dhe procedon shqyrtimin fillestar sikur pranimi i fajësisë të mos ishte bërë. 4. Kur gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues bindet se janë vërtetuar faktet nga paragrafi 1. i këtij neni, ai merr aktvendim me të cilin pranon pranimin e fajësisë nga i pandehuri dhe vazhdon me shqiptimin e dënimit, caktimin e seancës për vërtetimin e ndonjë fakti relevant për dënimin ose pezullon dënimin deri në përfundimin e bashkëpunimit të të pandehurit me prokurorin e shtetit. 5. I pandehuri i cili nuk pranon fajësinë gjatë shqyrtimit fillestar mund të ndryshojë deklaratën e tij dhe të pranojë fajësinë në çdo kohë. Për cilindo të pandehur që dëshiron të pranojë fajësinë nga ky paragraf, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues zbaton përshtatshmërisht shqyrtimin nga ky nen.
  57. 249

    AI-assisted research summary: The accused may object to certain evidence before the second review, the prosecutor may respond, and the judge must issue a written reasoned decision on whether to admit or exclude the evidence.

    Neni 249 Kundërshtimi i provave 1. Para shqyrtimit të dytë, i pandehuri mund të paraqesë kundërshtim ndaj provave të caktuara në aktakuzë, bazuar në këto arsye: 1.1. provat nuk janë marrë në mënyrë të ligjshme nga policia, prokurori i shtetit ose organi tjetër qeveritar; 1.2. provat janë në kundërshtim me rregullat nga Kapitulli XVI i këtij Kodi; ose 114 1.3. ka bazë të artikulueshme që gjykata të çmojë provën si thelbësisht të pambështetshme. 2. Prokurorit të shtetit i jepet mundësia që t’i përgjigjet kundërshtimit gojarisht ose me shkrim. 3. Për të gjitha provat për të cilat është paraqitur kundërshtim, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues merr aktvendim me shkrim të arsyetuar për lejimin ose përjashtimin e provës. 4. Provat e papranueshme ndahen nga shkresat dhe mbyllen. Provat e tilla mbahen nga gjykata të ndara nga shkresat dhe provat tjera. Provat e papranueshme nuk mund të shqyrtohen apo të shfrytëzohen në procedurë penale, përveç në rastin e ankesës kundër aktvendimit mbi pranueshmërinë. 5. Të gjitha provat kundër të cilave nuk është paraqitur kundërshtim janë të pranueshme në shqyrtim gjyqësor, përveç nëse gjykata sipas detyrës zyrtare përcakton se pranueshmëria e provës së caktuar do të cenonte të drejtat e të pandehurit të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. 6. Secila palë mund të paraqesë ankesë kundër aktvendimit nga paragrafi 3. të këtij neni. Ankesa duhet të bëhet brenda pesë (5) ditëve nga pranimi i aktvendimit me shkrim.
  58. 250

    AI-assisted research summary: Before the second review, the accused may ask to dismiss the indictment on several grounds.

    Neni 250 Kërkesa për hudhjen e aktakuzës 1. Para shqyrtimit të dytë, i pandehuri mund të paraqesë kërkesë për hudhjen e aktakuzës, bazuar në këto arsye: 1.1. vepra për të cilën akuzohet nuk përbën vepër penale; 1.2. ekzistojnë rrethana të cilat e përjashtojnë përgjegjësinë penale; 1.3. ka kaluar afati i parashkrimit të veprës penale, vepra penale është e përfshirë në falje ose ekzistojnë rrethana të tjera të cilat e pengojnë ndjekjen; ose 1.4. nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur një dyshim të bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet në aktakuzë. 2. Prokurorit të shtetit duhet t’i jepet mundësia që të përgjigjet ndaj kërkesës gojarisht apo me shkrim. 3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues merr aktvendim me shkrim të arsyetuar me të cilin refuzon kërkesën ose hudh aktakuzën. 4. Secila palë mund të paraqesë ankesë kundër aktvendimit nga paragrafi 3. të këtij neni Ankesa duhet të bëhet brenda pesë (5) ditëve nga pranimi i aktvendimit me shkrim.
  59. 251

    AI-assisted research summary: The state prosecutor may respond to an objection or request, orally at the second review or in writing. The judge must give the prosecutor one week to file a written response, and the prosecutor may instead file an amended indictment in place of a response to the request.

    Neni 251 Përgjigjet 1. Prokurorit të shtetit i jepet mundësia që të përgjigjet në kundërshtimin nga neni 249 ose në kërkesën nga neni 250 të këtij Kodi. 2. Përgjigja nga paragrafi 1. i këtij neni mund të bëhet gojarisht gjatë shqyrtimit të dytë ose me shkrim. 3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i jep prokurorit të shtetit kohë prej një (1) javë për të paraqitur përgjigje me shkrim ndaj kundërshtimit nga neni 249 ose kërkesës nga neni 250 të këtij Kodi. 115 4. Në vend të përgjigjes ndaj kërkesës nga neni 250, prokurori i shtetit mund të paraqesë aktakuzë të ndryshuar nga neni 252 të këtij Kodi.
  60. 252

    AI-assisted research summary: This article sets rules for amended indictments, including when the prosecutor must file one, when the judge must set an initial review, and what the defendant may raise.

    Neni 252 Aktakuza e ndryshuar 1. Nëse kërkesa e paraqitur nga i pandehuri për hudhjen e aktakuzës nga neni 250 të këtij Kodi mund të rregullohet me ndryshim të aktakuzës, prokurori i shtetit paraqet aktakuzë të ndryshuar në pajtim me nenin 241 të këtij Kodi brenda një (1) jave nga shqyrtimit i dytë. 2. Nëse aktakuza e ndryshuar paraqitet kundër një të pandehuri apo disa të pandehurve, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues cakton shqyrtim fillestar nga neni 245 i këtij Kodi sikurse aktakuza të ishte e re. 3. I pandehuri mund të paraqesë kundërshtime të reja nga neni 249 ose kërkesa nga neni 250 i këtij Kodi por vetëm për ato pjesë të aktakuzës të cilat janë ndryshuar. 4. I pandehuri mund të paraqesë sërish kundërshtimet e mëparshme nga neni 249 ose kërkesat nga neni 250 i këtij Kodi. Nëse i pandehuri nuk i paraqet sërish kundërshtimet apo kërkesat e mëparshme, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues vendosë që ato kundërshtime apo kërkesa nuk janë relevante për aktakuzën e ndryshuar dhe nuk i shqyrtojnë më tej. 5. Prokurori i shtetit mund të ndryshojë aktakuzën një herë, përveç në rastet kur siguron të dhëna të reja që bëjnë të nevojshme ndryshimin e aktakuzës.
  61. 253

    AI-assisted research summary: This article says a judge may dismiss an indictment and end the criminal proceedings if the charged act is not a criminal offence, there are circumstances excluding criminal liability, prosecution is barred, or there is not enough evidence; the prosecutor may also withdraw the indictment if the request is well-founded.

    Neni 253 Hudhja e aktakuzës 1. Për çdo kërkesë për hudhjen e aktakuzës nga neni 250 i këtij Kodi, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues merr aktvendim për hudhjen e aktakuzës dhe pushimin e procedurës penale kur çmon se: 1.1. vepra me të cilën akuzohet nuk përbën vepër penale; 1.2. ekzistojnë rrethana të cilat e përjashtojnë përgjegjësinë penale; 1.3. ka kaluar afati i parashkrimit të veprës penale, vepra është përfshirë me amnesti apo falje, ose ekzistojnë rrethana të tjera të cilat e pengojnë ndjekjen; ose 1.4. nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur një dyshim të bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet në aktakuzë. 2. Me rastin e marrjes së aktvendimit nga ky nen, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues nuk detyrohet me cilësimin juridik të veprës penale siç është parashtruar nga prokurori i shtetit në aktakuzë. 3. Në përgjigjen ndaj kërkesës nga neni 250, prokurori i shtetit mund të hudhë aktakuzën nëse kërkesa nga neni 250 të këtij Kodi është e bazuar.
  62. 254

    AI-assisted research summary: Rregullon çfarë bëhet në shqyrtimin e dytë dhe si caktohet shqyrtimi gjyqësor.

    Neni 254 Shqyrtimi i dytë dhe caktimi i shqyrtimit gjyqësor 1. Në shqyrtimin e dytë marrin pjesë prokurori i shtetit, i pandehuri ose të pandehurit dhe mbrojtësit, përveç nëse gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues ka kërkuar vetëm paraqitjen e propozimeve deri në datën e shqyrtimit të dytë. 2. Gjatë shqyrtimit të dytë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues sigurohet që mbrojtësi të ketë përmbushur të gjitha detyrimet lidhur me zbulimin e provave nga neni 256 i këtij Kodi. 116 3. Gjatë shqyrtimit të dytë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues shqyrton kundërshtimet nga neni 249 ose kërkesat nga neni 250 të këtij Kodi. Ai mund të kërkojë nga prokurori i shtetit që të përgjigjet gojarisht gjatë shqyrtimit ose me shkrim, në pajtim me nenet 249- 253 të këtij Kodi. 4. Gjatë shqyrtimit të dytë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues cakton seanca dëgjimore në pajtim me nenin 255 të këtij Kodi, nëse seancat e tilla janë të nevojshme. 5. Gjatë shqyrtimit të dytë, gjyqtari i procedurës paraprake ose kryetari i trupit gjykues cakton shqyrtimin gjyqësor, përveç nëse ende nuk ka marr aktvendim mbi kundërshtimet e paraqitura nga neni 249 apo kërkesat nga neni 250 të këtij Kodi. 6. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues ende nuk ka vendosur për kundërshtimet nga neni 249 apo kërkesat nga neni 250 të këtij Kodi, ai merr aktvendim me shkrim të arsyetuar për të gjitha propozimet e pazgjidhura pas shqyrtimit të dytë. Ai cakton shqyrtimin gjyqësor me urdhër me shkrim, të cilin e nxjerr në të njëjtën kohë me aktvendimin apo aktvendimet me shkrim për propozimet e lartpërmendura. 7. Asnjë dëshmitar apo ekspert nuk merret në pyetje dhe nuk paraqiten prova gjatë shqyrtimit të dytë.
  63. 255

    AI-assisted research summary: A single judge or the presiding judge must hold a hearing when needed, and must issue a reasoned written decision within 3 weeks of the hearing.

    Neni 255 Shqyrtimet për përcaktimin e vlefshmërisë së propozimeve 1. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues çmon se është e nevojshme mbajtja e shqyrtimit për të vlerësuar kundërshtimet e të pandehurit nga neni 249 apo kërkesat nga neni 250 të këtij Kodi, ai cakton dhe zbaton shqyrtimin e tillë sa më parë që të jetë e mundur dhe jo më vonë se tre (3) javë nga dita e shqyrtimit të dytë. 2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues nxjerr aktvendim me shkrim të arsyetuar sa më parë që të jetë e mundur pas shqyrtimit të mbajtur sipas këtij neni dhe jo më vonë se tre (3) javë nga dita e mbajtjes së shqyrtimit nga ky nen.
  64. 256

    AI-assisted research summary: In a second review, the defense must give the state prosecutor notice of an alibi, reasons for excluding criminal liability, and witness names; the defense lawyer may update that information in writing before trial.

    Neni 256 Paraqitja e materialeve nga mbrojtja 1. Në shqyrtim të dytë, mbrojtja i paraqet prokurorit të shtetit: 1.1. njoftimin për qëllimin e prezentimit të alibit, duke precizuar vendin ose vendet ku i pandehuri pohon të ketë qenë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe emrat e dëshmitarëve dhe çdo provë tjetër që e mbështet alibinë; 1.2. njoftimin për qëllimin e prezentimit të arsyeve për përjashtim të përgjegjësisë penale, duke precizuar emrat e dëshmitarëve dhe çdo prove tjetër që e mbështet arsyen e tillë; dhe 1.3. njoftimin për emrat e dëshmitarëve të cilët mbrojtja synon t’i thërret për të dëshmuar. 2. Në çdo kohë para shqyrtimit gjyqësor, mbrojtësi mund të plotësojë me shkrim informatat e dhëna sipas paragrafit 1. të këtij neni prokurorit të shtetit. 3. Nëse mbrojtësi nuk kryen detyrimin nga paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni ndërsa gjykata nuk gjen shkaqe të arsyeshme për një gjë të tillë, gjykata mund të shqiptojë gjobë deri në dyqindepesëdhjetë (250) Euro ndaj mbrojtësit dhe njofton Odën e Avokatëve për këtë. 117 KAPITULLI XVI PROVAT
  65. 257

    AI-assisted research summary: The court may not base its decision on inadmissible evidence.

    Neni 257 Rregullat e përgjithshme për prova 1. Rregullat e provës të parapara në këtë nen zbatohen në të gjitha procedurat penale para gjykatës dhe, në rastet kur e parasheh ky Kod, ato gjithashtu zbatohen në procedurat para prokurorit të shtetit dhe policisë. 2. Provat e marra me shkelje të dispozitave të procedurës penale janë të papranueshme kur ky Kod ose dispozita të tjera të ligjit shprehimisht parashikojnë kështu. 3. Gjykata nuk mund ta mbështesë vendimin e saj në prova të papranueshme. 4. Gjatë çdo intervistimi ose marrjeje në pyetje ndalohet që: 4.1. liria e të pandehurit për të formuluar dhe shprehur mendimin e tij të ndikohet nëpërmjet keqtrajtimit, lodhjes së shkaktuar, ndërhyrjes fizike, përdorimit të drogës, torturës, shtrëngimit ose hipnotizimit; 4.2. i pandehuri të kanoset me masa të ndaluara me ligj; 4.3. të premtohet ndonjë përfitim që nuk parashihet me ligj; dhe 4.4. të dobësohet kujtesa e të pandehurit ose aftësia e tij për të kuptuar. 5. Ndalesa nga paragrafi 4. i këtij neni zbatohet pavarësisht nga pëlqimi i personit të intervistuar ose të marrë në pyetje. 6. Kur intervistimi ose marrja në pyetje është zbatuar në kundërshtim me paragrafin 4. të këtij neni, procesverbali i intervistimit ose marrjes së tillë në pyetje është i papranueshëm.
  66. 258

    AI-assisted research summary: The trial judge or presiding judge is responsible for properly conducting the hearing, including taking evidence. The court may stop evidence-taking, or exclude evidence, in listed situations such as irrelevance, unnecessary or excessive evidence, unavailable or unsuitable evidence, or delay tactics.

    Neni 258 Provat dhe rendi në gjykatë 1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues është përgjegjës për funksionimin e mirëfilltë të shqyrtimit gjyqësor, përfshirë marrjen e provave. 2. Gjykata mund të ndalojë marrjen e provave nëse: 2.1. marrja e provave të tilla për të plotësuar provat tjera është e panevojshme dhe e tepërt sepse çështja në fjalë është e njohur në vija të përgjithshme; 2.2. fakti që do të provohet është i parëndësishëm për vendimin apo është provuar; 2.3. prova është tërësisht e papërshtatshme, e pamundshme ose e paarritshme; ose 2.4. kërkesa bëhet për të zvarritur procedurën. 3. Gjykata mund të ndalojë marrjen e provës apo të përjashtojë provën.
  67. 259

    AI-assisted research summary: Evidence that is clearly irrelevant or substantially unsupported is inadmissible.

    Neni 259 Provat qartazi të parëndësishme apo thelbësisht të pambështetshme janë të papranueshme 1. Cilado provë që nuk ka të bëjë me të provuarit e ndonjë elementi të veprës penale, dëmit të shkaktuar me vepër penale, mbrojtjes nga ndjekja apo ndonjë çështjeje tjetër të rëndësishme mund të çmohet si provë qartazi e parëndësishme dhe është provë e papranueshme. 118 2. Cilado provë që është thelbësisht e pambështetshme, siç përkufizohet në nenin 19, paragrafi 1., nën-paragrafi 1.29 të këtij Kodi është provë e papranueshme.
  68. 260

    AI-assisted research summary: The court may review excluded evidence only in retrial if the exclusion decision is changed on appeal, and certain judges may review evidence at trial only when it is not excluded or inadmissible.

    Neni 260 Shqyrtimi i provave të pranueshme në shqyrtim kryesor 1. Pasi që gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues të ketë përjashtuar provat në pajtim me nenin 249 të këtij Kodi, ato prova mund të shqyrtohen nga gjykata vetëm gjatë rigjykimit nëse aktvendimi i gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues për të përjashtuar provat ndryshohet pas ankesës. 2. Prova mund të shqyrtohen nga gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues gjatë shqyrtimit kryesor nëse nuk është përjashtuar sipas nenit 249 apo nëse nuk është e papranueshme sipas nenit 259 të këtij Kodi. 3. Gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues apo anëtari i trupit gjykues, çmon besueshmërinë, rëndësinë dhe vlerën provuese të provës së pranuar nga paragrafi 2. i këtij neni.
  69. 261

    AI-assisted research summary: Certain earlier statements and pre-trial materials may be used as evidence only if they meet the cited Code provisions.

    Neni 261 Përdorimi i deklaratave të mëparshme në shqyrtim gjyqësor 1. Deklarimi i të pandehurit dhënë policisë ose prokurorit të shtetit mund të jetë provë e pranueshme në gjykatë vetëm kur është marrë në pajtim me dispozitat e nenit 73, paragrafi 1. nenit 131 ose nenit 132 dhe në pajtim me nenet 151 deri 155 të këtij Kodi. Deklaratat e tilla mund të përdoren për ta kundërshtuar deklarimin e të pandehurit në gjyq ose si provë e drejtpërdrejtë në pajtim me nenin 262 paragrafi 2. të këtij Kodi. 2. Marrja në pyetje në procedurë paraprake mund të përdoret si provë në pajtim me nenin 123 paragrafi 2. të këtij Kodi. 3. Deklarata në procedurë paraprake mund të përdoret si provë në pajtim me nenin 123, paragrafi 3. të këtij Kodi. 4. Mundësia hetuese e veçantë mund të përdoret si provë në pajtim me nenin 123, paragrafi 4. të këtij Kodi.
  70. 262

    AI-assisted research summary: The court must not convict based only on certain kinds of evidence, including a single piece of evidence, an unchallengeable proof, the defendant’s statement to police or the prosecutor, an anonymous witness statement, or a collaborating witness’s testimony.

    Neni 262 Provat për përcaktimin e fajësisë 1. Gjykata nuk e shpall të akuzuarin fajtor duke u mbështetur vetëm në një dëshmi ose duke i dhënë rëndësi vendimtare një dëshmie apo një prove tjetër e cila nuk mund të kundërshtohet nga i pandehuri ose mbrojtësi përmes marrjes në pyetje gjatë ndonjë faze të procedurës penale. 2. Gjykata nuk e shpall të akuzuarin fajtor duke u mbështetur vetëm në një deklaratë ose duke i dhënë rëndësi vendimtare deklarimit të dhënë nga i pandehuri në polici ose para prokurorit të shtetit. 3. Gjykata nuk e shpall të akuzuarin fajtor vetëm në një deklaratë ose duke i dhënë rëndësi vendimtare dëshmisë së dhënë nga një dëshmitar, identiteti i të cilit është i panjohur për mbrojtësin dhe të akuzuarin. 4. Gjykata nuk e shpall personin fajtor vetëm mbi bazën e dëshmisë së dhënë nga dëshmitari bashkëpunues.
  71. 263

    AI-assisted research summary: The state prosecutor must file a support-of-claim submission when relying on earlier statements from Article 261 or statements obtained under Article 219(6).

    Neni 263 Mbështetja e pohimit 1. Prokurori i shtetit i cili synon të mbështetet në deklaratat e mëparshme nga neni 261 ose deklaratat e siguruara nga neni 219 paragrafi 6. i këtij Kodi duhet të paraqesë mbështetjen e pohimit. 119 2. Mbështetja e pohimit përmban: 2.1. Përshkrimin e dëshmive, deklaratën apo provën tjetër në të cilën prokurori i shtetit synon të mbështetet e që do të ishte e kufizuar sipas nenit 262 të këtij Kodi; 2.2. Përshkrimin e shkurtë të dëshmisë, shkresës apo provës që vërteton të dhënat fajësuese nga provat e cekura në nën-paragrafin 2.1. të këtij paragrafi. 3. Mbështetja e pohimit paraqitet së bashku me aktakuzë dhe jo më vonë se deri në fillim të shqyrtimit gjyqësor. KAPITULLI XVII NGRIRJA E ASETEVE DHE URDHRAT NDALUES
  72. 264

    AI-assisted research summary: If an investigation has been authorized for an offence under Article 90, the state prosecutor may order a temporary freeze on specified property or accounts for 72 hours.

    Neni 264 Ngrirja e përkohshme e aseteve 1. Nëse hetimi është autorizuar për vepër penale nga neni 90 i këtij Kodi, prokurori i shtetit mund të lëshojë urdhër për ndalimin e shitjes, shkëmbimit të pronësisë ose tërheqjen nga llogaria të cilitdo send të përshkruar në paragrafin 2 ose 3. të këtij neni. 2. Çdo ndërtesë, pasuri e paluajtshme, pasuri e luajtshme ose aset për të cilin prokurori i shtetit ka prova të artikulueshme që tregojnë dyshim të bazuar se: 2.1. ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme ose aseti është përdorur në veprën penale nën hetim; 2.2. ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme ose aseti është provë e veprës penale nën hetim; ose 2.3. ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme ose aseti është fituar nga vepra penale nën hetim. 3. Çfarëdo llogarie financiare që i takon të pandehurit nën hetim, në të cilën mund të ketë mjete të cilat janë: 3.1. të ardhura nga vepra penale nën hetim; ose 3.2. përdorur në kryerjen e vazhdueshme të veprës penale nën hetim. 4. Urdhri i prokurorit të shtetit nga ky nen ka efektin e mëposhtëm: 4.1. çdo bankë apo institucion financiar që pranon urdhrin nga ky nen menjëherë ndalon çfarëdo aktiviteti të mëtejmë të llogarisë bankare të përshkruar në urdhër. Banka nuk është përgjegjëse ndaj mbajtësit të llogarisë bankare për veprimet e saj në pajtim me urdhrin nga ky paragraf. 4.2. cilado palë tjetër që pranon urdhrin nga ky nen duhet të ndërmerr hapat e arsyeshëm për t’iu bindur urdhrit. 5. Urdhri i prokurorit të shtetit nga ky nen mund të lëshohet vetëm një herë dhe është i vlefshëm vetëm për shtatëdhjetë e dy (72) orë nga koha e lëshimit të urdhrit. 6. Në urdhrin e prokurorit të shtetit përshkruhet ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme, llogaria financiare ose aseti dhe i urdhëron pranuesit të urdhrit që të ndalojë shitjen, shkëmbimin e pronësisë ose tërheqjen nga llogaria për shtatëdhjetë e dy (72) orë nga koha e lëshimit të urdhrit. Në urdhër ceket koha e lëshimit dhe koha e skadimit të urdhrit. 120 7. Urdhri nga ky paragraf mund të lëshohet nga prokurori i shtetit nëse ai i paraqet kërkesë gjyqtarit të procedurës paraprake për urdhër ndalues nga neni 265 i këtij Kodi për asetin e përcaktuar në urdhër.
  73. 265

    AI-assisted research summary: Ky nen rregullon kërkesën, lëshimin dhe zbatimin e urdhrit ndalues për asete të ngrira përkohësisht.

    Neni 265 Urdhri ndalues 1. Prokurori i shtetit i cili lëshon urdhrin për ngrirjen e përkohshme të aseteve nga neni 264 i këtij Kodi menjëherë i paraqet gjyqtarit të procedurës paraprake kërkesë për urdhër ndalues për asetin e përcaktuar në urdhrin për ngrirjen e përkohshme të asetit. 2. Kërkesa për urdhër ndalues përmban: 2.1. kopjen e urdhrit për ngrirjen e përkohshme të aseteve; 2.2. përshkrimin e provave të artikulueshme që arsyetojnë urdhrin; 2.3. përshkrimin e arsyeve që urdhri ndalues të ndalojë shitjen, shkëmbimin apo tërheqjen nga llogaria e asetit të përshkruar; dhe 2.4. identitetin e të gjithë personave që kanë interes pasuror në asetin e përshkruar, siç përcaktohet në regjistrat kadastral apo regjistrat tjerë qeveritar. 3. Gjyqtari i procedurës paraprake lëshon urdhër ndalues për secilin aset që kërkohet nëse prokurori i shtetit me anë të provave të artikulueshme tregon shkak të bazuar për të arsyetuar urdhrin. 4. Gjyqtari i procedurës paraprake refuzon ose lëshon urdhrin ndalues para skadimit të urdhrit për ngrirjen e përkohshme të aseteve. 5. Urdhri ndalues i lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprak në Kosovë vlen për të gjithë territorin e Kosovës. 6. Urdhri ndalues përcakton ndërtesën, pasurinë e paluajtshme, pasurinë e luajtshme, llogarinë financiare apo asetin dhe urdhëron pranuesin e urdhrit që të ndalojë shitjen, shkëmbimin e pronësisë ose tërheqjen nga llogaria për tridhjetë (30) ditë nga koha e lëshimit të urdhrit. Në urdhër ceket koha e lëshimit dhe koha e skadimit të urdhrit. 7. Urdhri i dërgohet institucionit financiar ose palës tjetër për të cilën është lëshuar urdhri për ngrirjen e përkohshme të aseteve. 8. Urdhri ndalues po ashtu i dërgohet të pandehurit dhe të gjithë personave që kanë interes në asetin e përcaktuar. Urdhri ndalues cakton shqyrtimin brenda tre (3) javësh dhe në të thuhet: “Pasuria e përcaktuar në urdhrin ndalues është ngrirë për tridhjetë (30) ditë. Shqyrtimi është caktuar. Nëse pretendoni të kundërshtoni ngrirjen e kësaj pasurie, ju duhet të merrni pjesë në shqyrtim dhe do të keni mundësinë të paraqitni argumentet tuaja për heqjen e kësaj ngrirjeje. Ndalimi afatgjatë i kësaj pasurie mund të urdhërohet në këtë shqyrtim dhe kjo prek të drejtën tuaj në këtë pasuri.” 9. Urdhri ndalues nga ky nen ka efektin e mëposhtëm: 9.1. çdo bankë apo institucion financiar që pranon urdhrin nga ky paragraf menjëherë ndalon çfarëdo aktiviteti të mëtejmë të llogarisë bankare të përshkruar në urdhër. Banka nuk është përgjegjëse ndaj mbajtësit të llogarisë bankarë për veprimet e saj në pajtim më urdhrin nga ky paragraf. 9.2. cilado palë tjetër që pranon urdhrin nga ky paragraf duhet të ndërmerr hapat e arsyeshëm për t’iu bindur urdhrit. 121
  74. 266

    AI-assisted research summary: The pretrial judge reviews whether to confirm a long-term asset freeze. The prosecutor presents evidence, the defendant and others with rights in the property may contest it, and the judge may order long-term freezing, release the property, or assign administration to the asset agency if needed.

    Neni 266 Shqyrtimi për konfirmimin e ndalimit të pasurisë 1. Gjyqtari i procedurës paraprake mund të marrë parasysh provat apo dëshmitarët në mbështetje të urdhrit ndalues të lëshuar më parë gjatë çmuarjes nëse duhet lëshuar urdhër për ndalim afatgjatë në përfundim të shqyrtimit për ndalim. Ai poashtu mbështet urdhrin për ndalim afatgjatë në provat e paraqitura gjatë shqyrtimit për ndalim nga paragrafët 2., 3. dhe 4. të këtij neni. 2. Prokurori i shtetit paraqet prova ose dëshmitarë në mbështetje të urdhrit ndalues. 3. I pandehuri mund të paraqet prova ose dëshmitarë për të kundërshtuar provat në mbështetje të urdhrit ndalues, ose mund të paraqesë argumente kundër bazës ligjore për urdhrin ndalues. 4. Palët tjera që kanë të drejta në pasuri paraqesin prova ose dëshmitarë për të kundërshtuar provat në mbështetje të urdhrit ndalues, ose mund të paraqesin argumente kundër bazës ligjore për urdhrin ndalues. 5. Gjyqtari i procedurës paraprake lëshon urdhër për ndalim afatgjatë për secilin aset që kërkohet nëse ka prova të artikulueshme që tregojnë shkak të bazuar për të arsyetuar urdhrin. 6. Në përfundim të shqyrtimit, gjyqtari i procedurës paraprake lëshon urdhër, me të cilin: 6.1. refuzon ndalimin e pasurisë dhe lëshon urdhër për lirimin e menjëhershëm të pasurisë; ose 6.2. konfirmon ndalimin e pasurisë dhe menjëherë lëshon urdhër për ndalim afatgjatë. 7. Në përfundim të shqyrtimit, gjykata mund të urdhërojë që pasuria të administrohet nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar vetëm nëse gjykata është e bindur se me urdhër ndalues nuk do të arrihet të parandalohet që pasuria të mos largohet nga kompetenca territoriale e saj. 8. Përveç mjeteve të mbajtura në llogari financiare të ngrirë apo llogari financiare të ndaluar, i pandehuri ose shfrytëzuesi i pasurisë vazhdon shfrytëzimin e pasurisë por nuk mund ta shesë apo ta shkëmbejë në ndonjë mënyrë tjetër pronësinë mbi pasurinë. 9. Urdhri për ndalim afatgjatë i lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprak në Kosovë vlen për të gjithë territorin e Kosovës. 10. Urdhri për ndalim afatgjatë i lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake nuk skadon deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pushimit të hetimit ose sipas paragrafit 11. të këtij neni. 11. Nëse pasuria e përcaktuar në urdhrin për ndalim afatgjatë nuk ceket në aktakuzën nga neni 241 të këtij Kodi, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të vendos për lirimin e pasurisë për të gjitha palët e përfshira në urdhrin për ndalim afatgjatë. 12. Urdhri për ndalim afatgjatë mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit brenda dhjetë (10) ditëve nga lëshimi i urdhrit. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e urdhrit për ndalim afatgjatë. 122 KAPITULLI XVIII KONFISKIMI 1. PROCEDURAT PARA NGRITJES SË AKTAKUZËS
  75. 267

    AI-assisted research summary: This article sets rules for temporarily confiscated property, including return to the owner, retention as evidence or for permanent confiscation, destruction of prohibited items when no longer needed as evidence, and a 60-day request duty for the state prosecutor.

    Neni 267 Konfiskimi i përkohshëm 1. Ndërtesat, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme dhe asetet e konfiskuara përkohësisht nga neni 112 i këtij Kodi duhet ose: 1.1 të i kthehen pronarit nga neni 116 i këtij Kodi; 1.2 të mbahen deri në shfrytëzimin e tyre si prova dhe/apo deri në konfiskimin e përhershëm nga neni 268 i këtij Kodi. 2. Sendet e ndaluara të cilat janë sekuestruar përkohësisht sipas nenit 105 të këtij Kodi nuk i kthehen pronarit dhe asgjësohen pasi të mos ketë më nevojë për shfrytëzim si provë. 3. Asetet e sekuestruara të cilat i nënshtrohen konfiskimit sipas ligjit konsiderohet se janë sekuestruar ose konfiskuar përkohësisht nga ky Kapitull. 4. Brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga konfiskimi i ndërtesës, pasurisë së paluajtshme, pasurisë së luajtshëm apo asetit, prokurori i shtetit kërkon masë të përkohshme për sigurimin e pasurisë nga neni 268 i këtij Kodi.
  76. 268

    AI-assisted research summary: The state prosecutor must file a written request to the pre-trial judge for temporary measures to secure property in the covered cases.

    Neni 268 Kërkesa për masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë 1. Për ndërtesat, pasuritë e paluajtshme, pasuritë e luajtshme dhe asetet e konfiskuara përkohësisht dhe të cilat do të shfrytëzohen si provë ose të cilat mund t’i nënshtrohen konfiskimit të përhershëm, prokurori i shtetit i paraqet kërkesë me shkrim gjyqtarit të procedurës paraprake për masa të përkohshme për sigurimin e pasurisë. 2. Në kërkesë për masë të përkohshme përcaktohet: 2.1. ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme ose aseti që është objekt i kërkesës, 2.2. dyshimi i bazuar se ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme apo aseti është: 2.2.1. rrjedhojë e veprës penale nën hetim; ose 2.2.2. përdorur ose ka pasur për qëllim të përdoret në kryerjen e veprës penale; 2.3. nëse ka gjasa të konsiderueshme se ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme apo aseti nuk do të jetë e mundur të konfiskohet në përfundim të procedurës penale ose që do të përdoret në kryerjen e veprës penale nëse nuk merren masa mbrojtëse; 2.4. të gjithë personat që kanë ndonjë të drejtë ligjore në ndërtesë, pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme apo aset; dhe 2.5. masat e përkohshme që propozohen të merren nga neni 269 i këtij Kodi. 3. Prokurori i shtetit i dërgon kopjen e kërkesës për masën e përkohshme secilit person të cekur në nën-paragrafin 2.4. paragrafi 2. i këtij neni. Nëse kopja e kërkesës për masë të përkohshme nuk mund t’i dërgohet secilit person nga paragrafi 2. nën-paragrafi 2.4. i këtij neni prokurori i shtetit bën 123 përpjekje të arsyeshme për të njoftuar secilin person nga nën-paragrafi 2.4. i këtij neni për ekzistimin dhe pasojat e kërkesës për masë të përkohshme.
  77. 269

    AI-assisted research summary: Prokurori i shtetit may request temporary measures to secure property, and the seized/confiscated property agency must execute them.

    Neni 269 Masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë 1. Prokurori i shtetit mund të kërkojë, dhe Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar është përgjegjëse për ekzekutimin e këtyre masave të përkohshme për sigurimin e pasurisë: 1.1. mbajtja e pasurisë në kasafortë; 1.2. mbajtja e pasurisë në depo të sigurt; 1.3. mbajtja e pasurisë së paluajtshme nga administratori i pasurisë së paluajtshme; 1.4. mbajtja e mjeteve në llogarinë bankare të autorizuar nga gjykata; 1.5. tjetërsimin e pasurisë nga paragrafi 2. ose 3. të këtij neni; 1.6. masa të arsyeshme për mbajtjen e pasurisë si provë; ose 1.7. masa të arsyeshme për mbajtjen e pasurisë ose ekuivalentit të saj si aset. 2. Për pasurinë për të cilën kërkohen shpenzime të jashtëzakonshme për administrimin, mirëmbajtjen, ushqimin apo vendosja në depo, prokurori i shtetit mund të kërkojë masë të arsyeshme që do të minimizonte shpenzimet e jashtëzakonshme por do të ruante vlerë e pasurisë. Përpjekjet nga ky paragraf mund të përfshijnë shitjen e pasurisë për vlerën e saj aktuale në treg, shitjen apo prerjen e bagëtisë ose përpunimin e të lashtave në produkte për konsum. 3. Për pasurinë e cila shpejt humb vlerën ose që është plotësisht e zëvendësueshme, prokurori i shtetit mund të kërkojë masë të arsyeshme që do të parandalonte humbjen e vlerës apo shpenzimet e panevojshme të mirëmbajtjes. Përpjekjet nga ky paragraf mund të përfshijnë shitjen e pasurisë për vlerën e saj aktuale në treg, përzierjen e pasurisë ose përpunimin e të lashtave apo materialeve në produkte. 4. Shitja e pasurisë nga ky nen zbatohet në pajtim me nenin 8 të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, Ligji nr. 03/L-141. 5. Mjetet nga shitja e pasurisë nga ky nen mbahen në pajtim me nenin 9 të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, Ligji nr. 03/L-141.
  78. 270

    AI-assisted research summary: Personat me të drejtë mbi pasurinë e përfshirë duhet të kenë mundësi të kundërshtojnë masat e përkohshme të propozuara nga prokurori i shtetit.

    Neni 270 Kundërshtimet nga palët e treta 1. Të gjithë personat që kanë ndonjë të drejtë në ndërtesën, pasurinë e paluajtshme, pasurinë e luajtshme ose asetet nga neni 268, paragrafi 4. i këtij Kodi duhet t’u jepet mundësia për të kundërshtuar masat e përkohshme të propozuara nga prokurori i shtetit. 2. Nëse pretendohet se ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme ose aseti janë përdorur në kryerjen e veprës penale, personi i cili kundërshton masën e përkohshme duhet të vërtetojë se: 2.1. ai nuk ka ditur për përdorimin e pasurisë në kryerjen e veprës penale; 2.2. ai nuk ka mundur ta dijë për përdorimin e pasurisë në kryerjen e veprës penale; 2.3. pasuria nuk mund të përdoret prapë për vepër penale; dhe 2.4. masa e përkohshme e propozuar do të dëmtonte në mënyrë të paarsyeshme të drejtat e personit që kundërshton atë. 124 3. Nëse pretendohet se ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme ose aseti janë, dobi pasurore e fituar me vepër penale personi i cili kundërshton masën e përkohshme duhet të vërtetojë se: 3.1. ai ka pasur të drejtë pronësore në ndërtesën, pasurinë e paluajtshme, pasurinë e luajtshme ose asetin për më shumë se gjashtë muaj para konfiskimit të përkohshëm të pasurisë; 3.2. ai ka paguar çmimin e tregut për të drejtën pronësore në ndërtesë, pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme apo aset; 3.3. ai nuk ka ditur për veprimet që kanë mbështetur veprën penale; 3.4. i dyshuari apo i pandehuri nuk do të mund të shfrytëzonte, shkëmbente ose në ndonjë formë tjetër të siguronte qasje në ndërtesën, pasurinë e paluajtshme, pasurinë e luajtshme ose asetin; dhe 3.5. masa e përkohshme e propozuar do të dëmtonte në mënyrë të paarsyeshme të drejtat e personit që kundërshton atë. 4. Në kundërshtim mund të propozohet që të urdhërohet një masë e përkohshme më pak kufizuese ose që të mos urdhërohet asnjë masë e përkohshme. 5. Në kundërshtim mund të kundërshtohet saktësia e përshkrimit të ndërtesës, pasurisë së paluajtshme, pasurisë së luajtshme ose asetit të përfshirë në kërkesë.
  79. 271

    AI-assisted research summary: The defendant may object to a request for a temporary measure under Article 268.

    Neni 271 Kundërshtimet nga i pandehuri 1 I pandehuri mund të kundërshtojë kërkesën për masë të përkohshme nga neni 268 i këtij Kodi. 2. Në kundërshtim mund të kundërshtohet: 2.1. saktësia e përshkrimit të ndërtesës, sendit të paluajtshëm, sendit të luajtshëm ose asetit të përfshirë në kërkesë. 2.2. nëse ka dyshim të bazuar se ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme ose aseti është: 2.2.1. rrjedhojë e veprës penale nën hetim; ose 2.2.2. është përdorur ose ka pasur qëllim që të përdoret në kryerjen e veprës penale. 2.3. nëse ka gjasa të konsiderueshme se ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme apo aseti nuk do të jetë e mundur të konfiskohet në përfundim të procedurës penale ose që do të përdoret në kryerjen e veprës penale nëse nuk merren masa të përkohshme; 2.4. nëse masat e përkohshme të propozuara nga neni 269 i këtij Kodi janë të arsyeshme ose të nevojshme.
  80. 272

    AI-assisted research summary: The pre-trial judge must decide on a temporary-measures request if no objection is received within 14 days; if an objection is received, the judge may issue a written order without a hearing or after a hearing, and may also set a hearing first if factual issues need evidence and clarification.

    Neni 272 Mbajtja e shqyrtimit për urdhrin mbi masat e përkohshme 1. Gjyqtari i procedurës paraprake merr aktvendim mbi kërkesën për masë të përkohshme të paraqitur nga prokurori i shtetit sipas nenit 273 të këtij Kodi nëse gjykata nuk pranon kundërshtim brenda katërmbëdhjetë (14) ditëve nga paraqitja e kërkesës. 125 2. Nëse brenda katërmbëdhjetë (14) ditëve nga paraqitja e kërkesës gjyqtari i procedurës paraprake pranon kundërshtim nga i pandehuri ose nga pala e tretë, gjyqtari i procedurës paraprake mund të lëshojë urdhër me shkrim nga neni 273 i këtij Kodi pa mbajtur shqyrtim ose pas shqyrtimit. 3. Gjyqtari i procedurës paraprake mund të caktojë shqyrtim para se të urdhërojë masën e përkohshme nga neni 273 i këtij Kodi, nëse i pandehuri ose pala e tretë ka ngritur çështje faktike që kërkojnë marrjen e provave dhe sqarimin e fakteve.
  81. 273

    AI-assisted research summary: The preliminary judge decides whether to grant, change, or refuse a temporary measure request, and related orders must include specified findings and deadlines.

    Neni 273 Urdhri për masë të përkohshme 1. Gjyqtari i procedurës paraprake urdhëron, ndryshon ose refuzon kërkesën për masë të përkohshme të paraqitur nga prokurori i shtetit sipas nenit 268 të këtij Kodi. 2. Urdhri nga paragrafi 1. i këtij neni me të cilin urdhërohet ose ndryshohet masa e përkohshme e kërkuar nga prokurori i shtetit sipas nenit 268 të këtij Kodi, duhet të përcaktojë: 2.1. ndërtesën, pasurinë e paluajtshme, pasurinë e luajtshme apo asetin që është objekt i kërkesës; 2.2. dyshimin e bazuar se ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme ose aseti është: 2.2.1. rrjedhojë e veprës penale nën hetim; ose 2.2.2. është përdorur ose ka pasur qëllim që të përdoret në kryerjen e veprës penale. 2.3. nëse ka gjasa të konsiderueshme që ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme apo aseti nuk do të jetë e mundur të konfiskohet në përfundim të procedurës penale ose që do të përdoret në kryerjen e veprës penale nëse nuk merren masa mbrojtëse; 2.4. masën e përkohshme nga neni 269 i këtij Kodi që duhet zbatuar; 2.5. urdhri po ashtu duhet të përmbajë arsyetimin për refuzimin e kundërshtimeve të pranuara nga neni 270 ose 271 i këtij Kodi, ose arsyetimin për ndryshimin e masës së përkohshme në bazë të atyre kundërshtimeve; 2.6. urdhri mund të përcaktojë një afat kohor të arsyeshëm për masën e përkohshme; 2.7. urdhri i dërgohet Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar brenda dhjetë (10) ditëve. 2.8. agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar ekzekuton urdhrin brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga lëshimi i urdhrit, përveç nëse paraqitet ankesë nga paragrafi 4. i këtij neni. 3. Me urdhër nga paragrafi 1. i këtij neni me të cilin refuzohet masa e përkohshme e kërkuar nga prokurori i shtetit sipas nenit 268 të këtij Kodi urdhërohet që pasuria t’i lirohet pronarit apo poseduesit. 3.1. urdhri i dërgohet Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar brenda dhjetë (10) ditëve. 3.2. Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar ekzekuton urdhrin brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga lëshimi i urdhrit, përveç nëse paraqitet ankesë nga paragrafi 4. i këtij neni 126 4. Kundërshtimi i urdhrit për masë të përkohshme nga ku nen mund të dëgjohet nga kolegji shqyrtues. Kundërshtimi e pezullon ekzekutimin e urdhrit nga ky nen deri në marrjen e aktvendimit nga kolegji shqyrtues. 2. PROCEDURAT PAS NGRITJES SË AKTAKUZËS
  82. 274

    AI-assisted research summary: A property owner or possessor may ask the judge to release confiscation-related property if it was not included in the indictment, subject to listed refusals and delays.

    Neni 274 Përfshirja në aktakuzë, e pasurisë që është objekt i konfiskimit 1. Nëse ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme ose aseti që është objekt i urdhrit nga neni 273 ose i urdhrit për ndalim afatgjatë nga neni 266 të këtij Kodi nuk ceket në aktakuzë në pajtim me nenin 241, paragrafi 1. nën-paragrafi 1.9 të këtij Kodi, para shqyrtimit të dytë, pronari ose poseduesi mund të paraqesë kërkesë te gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues për t’i liruar pasurinë pronarit apo poseduesit. 2. Nëse ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme ose aseti që është objekt i urdhrit nga neni 273 ose i urdhrit për ndalim afatgjatë nga neni 266 i këtij Kodi është objekt i ndonjë procedure tjetër ligjore të konfiskimit, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues refuzon kërkesën nga paragrafi 1. i këtij neni. 3. Nëse ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme ose aseti që është objekt i urdhrit nga neni 273 ose i urdhrit për ndalim afatgjatë nga neni 266 i këtij Kodi nevojitet si provë në shqyrtim gjyqësor, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues refuzon kërkesën nga paragrafi 1. i këtij neni. 4. Nëse ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme ose aseti që është objekt i urdhrit nga neni 273 ose i urdhrit për ndalim afatgjatë nga neni 266 i këtij Kodi mund të ceket në aktakuzën e cila ende nuk është ngritur, prokurori i shtetit njofton gjyqtarin e vetëm gjykues ose kryetarin e trupit gjykues. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues pezullon kërkesën nga paragrafi 1. i këtij neni, por i lejon paraqitësit të kërkesës që të ripërtërijë kërkesën pas gjashtë (6) muajve nëse nuk ngritet aktakuzë tjetër. 5. Nëse nuk ngritet aktakuzë tjetër dhe paraqitësi i kërkesës ripërtërinë kërkesën pas gjashtë (6) muajve, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues nxjerr urdhër nga paragrafi 6. të këtij neni. Prokurori i shtetit mund të kërkojë vazhdim prej tre (3) muajve vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. 6. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues miraton kërkesën nga paragrafi 1. i këtij neni pasi të ketë vërtetuar se ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme ose aseti që është objekt i urdhrit nga neni 273 ose i urdhrit për ndalim afatgjatë nga neni 266 i këtij Kodi nuk është cekur në aktakuzën në pajtim me nenin 241, paragrafi 1. nën-paragrafi 1.9. të këtij Kodi 7. Urdhri nga ky nen mund të ankimohet. Ankesa nga ky paragraf nuk e zvarrit procedurën penale ose ekzekutimin e urdhrit nga ky nen.
  83. 275

    AI-assisted research summary: Before a final confiscation order, the state prosecutor must prove in court that the asset was criminal proceeds; the injured party, accused, and a qualified financial expert may also present evidence or opinions.

    Neni 275 Provat e nevojshme për konfiskimin e dobisë pasurore, të fituar me vepër penale 1. Para se gjykata të lëshojë urdhër përfundimtar për konfiskimin penal të ndërtesës, pasurisë së paluajtshme, pasurisë së luajtshme ose aseteve të përcaktuara në aktakuzë, në aktakuzë duhet të pretendohet dhe prokurori i shtetit duhet ta provojë në shqyrtim gjyqësor se ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme ose aseti ka qenë dobi pasurore e veprës penale nën hetim, në pajtim me nenet 276-280 të këtij Kodi. 2. Prokurori i shtetit, i dëmtuari ose i pandehuri mund të marrin në pyetje dëshmitarët dhe të paraqesin prova në shqyrtim gjyqësor për të mbështetur ose kundërshtuar provat nga paragrafi 1. i këtij neni. 127 3. Në raportin nga neni 148 i këtij Kodi dhe gjatë dëshmisë në shqyrtim gjyqësor, eksperti financiar i kualifikuar mund të shpreh mendimin e tij nëse ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme apo aseti i përcaktuar në aktakuzë është rrjedhojë e veprës penale që është nën hetim. 4. Nëse i dëmtuari ka paraqitur kërkesë pasurore juridike për rikthimin e sendit të humbur nga vepra penale ose për kompensimin monetar ekuivalent për vlerën e sendit, kjo kërkesë pasurore juridike mund të mbështet dëshminë që kërkohet në paragrafin 1. të këtij neni, por nuk mund të merret si provë e vetme apo vendimtare nga paragrafi 1. i këtij neni.
  84. 276

    AI-assisted research summary: This article defines which property, funds, and later-acquired assets count as proceeds of a criminal offense.

    Neni 276 Përcaktimi i dobisë pasurore të fituar me vepër penale 1. Ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme ose aseti që është fituar drejtpërdrejt nëpërmjet veprimeve që përbëjnë vepër penale është dobi pasurore e fituar me atë vepër penale. 2. Mjetet e përfituara drejtpërdrejt si rezultat i veprimeve që përbëjnë vepër penale janë dobi pasurore e fituar me atë vepër penale. 3. Ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme ose aseti që është blerë me mjetet e përfituara drejtpërdrejt nga veprimet që përbëjnë vepër penale është dobi pasurore e fituar me atë vepër penale. 4. Mjetet e përfituara në mënyrë indirekte si rezultat i veprimeve që përbëjnë vepër penale, përfshirë interesin, fitimin bruto, ose rritjen nga kursi këmbimor i valutës, janë dobi pasurore e veprës penale nëse mjetet e përfituara në mënyrë indirekte nuk do të krijoheshin pa mjete nga paragrafi 2. i këtij neni. 5. Ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme ose aseti i blerë me mjetet e përfituara në mënyrë indirekte në pajtim me paragrafin 4. të këtij neni është dobi pasurore e fituar me atë vepër penale.
  85. 277

    AI-assisted research summary: If criminal proceeds are mixed with non-criminal funds, the amount that can be confiscated up to the value of the proceeds is treated as criminal proceeds. A single judge or panel must use accounting rules and available evidence to make a reasonable estimate of the amount.

    Neni 277 Llogaritja e dobisë pasurore të fituar me vepër penale 1. Për qëllim të këtij Kodi, nëse mjetet të cilat janë dobi pasurore e veprës penale përzihen me mjete që nuk janë dobi pasurore e veprës penale, çdo shumë që është e mundshme për konfiskim dhe e cila është e barabartë apo më e ultë se shuma e dobisë pasurore konsiderohet si dobi pasurore e veprës penale. 2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues mbështeten në rregullat e kontabilitetit dhe provat që kanë në dispozicion për të përcaktuar një vlerësim të arsyeshëm të shumës së dobisë pasurore të veprës penale.
  86. 278

    AI-assisted research summary: Proceeds from a criminal offence may be confiscated even if they have been transferred to a third party, business, or legal entity, if the stated conditions are met.

    Neni 278 Dobia pasurore nga vepra penale që gjendet në posedim të palës së tretë 1. Nëse të ardhurat nga vepra penale i kalohen personit tjetër, organizatës afariste apo personit juridik para se të bëhet konfiskimi, këto të ardhura konfiskohen nëse: 1.1. të ardhurat nga vepra penale janë kaluar nga posedimi i të pandehurit; 1.2. kalimi i të ardhurave nga vepra penale ka qenë për një shumë substancialisht më të ultë se sa çmimi real i tregut; dhe 1.3. ka prova se i pandehuri ende kontrollon ose shfrytëzon të ardhurat nga vepra penale. 2. Nëse të ardhurat nga vepra penale janë në posedim të ndonjë personi tjetër, organizate afariste apo personi juridik, këto të ardhura konfiskohen nëse: 128 2.1. personi, organizata afariste apo personi juridik ka siguruar posedimin e të ardhurave nga vepra penale si rezultat i drejtpërdrejtë i veprës penale; 2.2. ka prova se i pandehuri kontrollon ose shfrytëzon të ardhurat nga vepra penale ose mban kontrollin mbi organizatën afariste apo personin juridik.
  87. 279

    AI-assisted research summary: This article gives third parties and related business or legal representatives rights to participate in confiscation hearings about criminal proceeds, including being heard, proposing evidence, and asking questions with permission.

    Neni 279 Të drejtat e palës së tretë që posedon dobinë pasurore nga vepra penale 1. Kur shqyrtohet konfiskimi i dobisë pasurore të fituar me vepër penale, personi të cilit i është kaluar dobia pasurore si dhe përfaqësuesi i organizatës afariste ose personi juridik thirren për t’u marrë në pyetje gjatë hetimit dhe në shqyrtim gjyqësor. Në thirrje paralajmërohet se procedura mund të zbatohet edhe pa praninë e tij. 2. Përfaqësuesi i organizatës afariste ose personi juridik në shqyrtim gjyqësor merret në pyetje pas të akuzuarit. Në mënyrë të njëjtë veprohet edhe me personin të cilit i është kaluar dobia pasurore e fituar me vepër penale, nëse ai nuk është thirrur si dëshmitar. 3. Personi të cilit i është kaluar dobia pasurore dhe përfaqësuesi i organizatës afariste ose personi tjetër juridik kanë të drejtë të propozojnë marrjen e provave për përcaktimin e dobisë pasurore, dhe me lejen e gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues t’u bëjnë pyetje të pandehurit, dëshmitarëve dhe ekspertëve. 4. Përjashtimi i publikut nga shqyrtimi gjyqësor nuk vlen për personin në të cilin ka kaluar dobia pasurore, përfshirë përfaqësuesin e ndërmarrjes afariste apo personin tjetër juridik. 5. Kur gjykata vetëm në shqyrtim gjyqësor mëson se është ngritur çështja e konfiskimit të dobisë pasurore të fituar me kryerjen e veprës penale, e ndërpret shqyrtimin gjyqësor dhe e thërret personin në të cilin ka kaluar dobia pasurore e fituar me vepër penale ose përfaqësuesin e organizatës afariste apo personin tjetër juridik.
  88. 280

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të konfiskojë dobinë pasurore të fituar me vepër penale dhe, kur ka shkaqe të arsyeshme, mund të lejojë pagesë me këste.

    Neni 280 Procedura për palën e tretë që posedon dobinë pasurore nga vepra penale 1. Gjykata mund të shqiptojë konfiskim të dobisë pasurore të fituar me kryerjen e veprës penale në aktgjykim me të cilin i akuzuari shpallet fajtor ose në aktgjykim mbi vërejtjen gjyqësore, si dhe në aktvendim me të cilin shqiptohet masa e trajtimit të detyrueshëm për rehabilitim të kryerësve të veprave penale të varur nga alkooli ose droga. 2. Në dispozitivin e aktgjykimit ose të aktvendimit, gjykata përcakton shumën e parave dhe sendin e konfiskuar. Kur ka shkaqe të arsyeshme, gjykata mund të lejojë pagesë me këste të dobisë pasurore të fituar nga veprat penale dhe cakton afatin e pagesës dhe shumën e saj. 3. Kur gjykata ka shqiptuar konfiskim të dobisë pasurore të fituar me vepër penale ndaj personit, organizatës afariste apo ndaj personit tjetër juridik, kopja e vërtetuar e aktgjykimit ose e aktvendimit i dërgohet edhe personit në të cilin ka kaluar dobia pasurore si dhe përfaqësuesit të organizatës afariste apo personit tjetër juridik.
  89. 281

    AI-assisted research summary: Kjo dispozitë lejon konfiskimin e sendeve ose përfitimeve të fituara nga vepra të caktuara penale edhe kur procedura penale nuk përfundon me dënim.

    Neni 281 Pasuria që rezulton nga veprimet korruptive 1. Në rastet kur procedura penale nuk përfundohet me aktgjykim me të cilin i akuzuari shpallet fajtor, sendet e fituara me vepër penale nga neni 344 i Kodit Penal dhe marrja ose dhënia e kundërligjshme e shpërblimit, dhuratës ose përfitimit nga nenet 214, 314, 315, 428, 429, 430 dhe 431 të Kodit Penal gjithashtu konfiskohen kur: 1.1. vërtetohen elementet ligjore të veprës penale nga neni 344 i Kodit Penal ose vërtetohet se sende të caktuara janë fituar me vepër penale nga neni 344 i Kodit Penal; ose 129 1.2. vërtetohen elemente ligjore të veprës penale nga nenet 214, 314, 315, 428, 429, 430 dhe 431 të Kodit Penal si dhe dhënia ose marrja e shpërblimit, dhuratës ose dobisë tjetër pasurore. 2. Me kërkesë të arsyetuar të prokurorit të shtetit, gjykata merr aktvendim të posaçëm për konfiskim nga paragrafi 1. i këtij neni. Prokurori i shtetit në kërkesë shënon të gjitha të dhënat dhe rrethanat e rëndësishme për përcaktimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale, të sendeve të fituara nga vepra penale ose dhënies të kundërligjshme të shpërblimit, dhuratës apo përfitimit. 3. Kopja e vërtetuar e aktvendimit me shkrim nga paragrafi 2. i këtij neni i dërgohet pronarit të parave ose pasurisë së konfiskuar nëse ai dihet. Kur pronari nuk dihet, aktvendimi shpallet në stendën e gjykatës dhe pas tetë ditëve konsiderohet se i është dorëzuar pronarit të panjohur. 4. Pronarët e parave ose të pasurisë së konfiskuar kanë të drejtë ankese kundër aktvendimit nga paragrafi 2. i këtij neni kur ata mendojnë se nuk ka bazë ligjore për konfiskim.
  90. 282

    AI-assisted research summary: Pasuria qenësisht e rrezikshme ose e paligjshme konfiskohet automatikisht; poseduesi, shfrytëzuesi ose i pandehuri nuk ka të drejtë ankese, dhe policia duhet të njoftojë prokurorin e shtetit brenda 24 orëve për veprimet e marra.

    Neni 282 Pasuria që i nënshtrohet automatikisht konfiskimit 1. Pasuria që është qenësisht e rrezikshme ose e paligjshme i nënshtrohet automatikisht konfiskimit, pa marrë parasysh gjetjet e gjyqtarit të vetëm gjykues ose trupit gjykues lidhur me fajësinë apo pafajësinë e të pandehurit. Poseduesi, shfrytëzuesi ose i pandehuri nuk ka të drejtë ankese. 2. Pasuria nga paragrafi 1. të këtij neni përfshinë: 2.1. armët të cilat janë krijuar apo përdorur në veprën penale nga nenet 371 deri 376 të Kodit Penal. 2.2. kimikatet, sendet, substancat, pajisjet ose armët që janë krijuar apo përdorur në veprën penale nga nenet 121, 122, 124, 125, 127, 128, 129, 135, 136, 137, 138, 139, 140, 143, 144, 147, 148, 149, 150, 151, 152, 153, 158, 159, 161, 163, 172, 173, 174, 175, ose 176 të Kodit Penal. 2.3. kimikatet ose substancat e krijuara apo të përdorura në veprën penale nga nenet 262, 263, 264, 265, 266, 269, 270, 346, 347, 348, 350, 353, 354 ose 355 të Kodit Penal, si dhe kafshët, të lashtat, ushqimi apo uji i kontaminuar me vepër penale. 2.4. kimikatet, fabrikat, pajisjet laboratorike apo substancat e krijuara apo të përdorura në veprën penale nga nenet 272-280 të Kodit Penal. 2.5. paratë apo sendet e falsifikuara të krijuara apo të përdorura në veprën penale nga neni 292, 293, 301 303 ose i Kodit Penal. 3. Për sendet e cekura në paragrafin 2. të këtij neni të cilat janë të nevojshme për shfrytëzim si prova në shqyrtim gjyqësor, sendi shkatërrohet ose në ndonjë mënyrë tjetër sigurohet, por fotografitë, testet laboratorike ose ekspertiza shërbejnë si prova të pranueshme për ekzistimin, identitetin dhe përbërjen e mjetet qenësisht të rrezikshëm. Për sendet nga paragrafi 2, nën- paragrafët 2.2., 2.3., 2.4. dhe 2.5., të këtij neni një mostër e vogël ruhet. 4. Policia njofton prokurorin e shtetit për veprimet e ndërmarra sipas paragrafit 3. të këtij neni brenda njëzet e katër (24) orëve.
  91. 283

    AI-assisted research summary: Before a court orders criminal confiscation, the state prosecutor must prove that the listed property was used in the offence.

    Neni 283 Provat që kërkohen për konfiskimin e pasurisë së përdorur, në kryerjen e veprës penale 1. Para se gjykata të jep urdhrin përfundimtar për konfiskimin penal të ndërtesës, pasurisë së paluajtshme, pasurisë së luajtshme apo asetit të përcaktuar në aktakuzë, në aktakuzë duhet të pretendohet dhe prokurori i shtetit duhet të provojë në shqyrtim gjyqësor se ndërtesa, sendi i paluajtshëm, sendi i luajtshëm ose aseti është përdorur në kryerjen e veprës penale. 130 2. Për qëllim të këtij neni, ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme ose aseti është përdor në vepër penale nëse: 2.1. ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme ose aseti është përdorur drejtpërdrejt për kryerjen e veprimit në mbështetje të veprës penale; 2.2. ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme ose aseti ka ofruar strehimin e nevojshëm për kryerjen e veprimit në mbështetje të veprës penale; 2.3. ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme ose aseti është përdorur për financimin e veprimit apo veprimeve në mbështetje të veprës penale; ose 2.4. ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme ose aseti është i nevojshëm për të lehtësuar veprimin në mbështetje të veprës penale. Ndërtesa, sendi i paluajtshëm, sendi i luajtshëm ose aseti është i nevojshëm për lehtësimin e veprimit nëse vepra penale nuk do të kishte ndodhur po të mos ishte përdorur ndërtesa, sendi i paluajtshëm, sendi i luajtshëm apo aseti. 3. Prokurori i shtetit, i dëmtuari ose i pandehuri mund të merr në pyetje dëshmitarët dhe të paraqesë prova në shqyrtim gjyqësor për të mbështetur apo kundërshtuar dëshmitë nga paragrafi 1. të këtij neni. 4. Në raportin nga neni 148 i këtij Kodi dhe gjatë dëshmisë në shqyrtim gjyqësor, eksperti financiar i kualifikuar mund të shpreh mendimin e tij nëse ndërtesa, sendi i paluajtshëm, sendi i luajtshëm apo aseti i përcaktuar në aktakuzë është rrjedhojë e veprës penale që është nën hetim. 5. Nëse i dëmtuari ka paraqitur kërkesë pasurore juridike për rikthimin e sendit të humbur nga vepra penale ose për kompensimin monetar ekuivalent për vlerën e sendit, kjo kërkesë pasurore juridike mund të mbështet dëshminë që kërkohet në paragrafin 1., por nuk mund të merret si provë e vetme apo vendimtare nga paragrafi 1. i këtij neni.
  92. 284

    AI-assisted research summary: The judge or panel must issue a reasoned order on whether listed property is confiscated or released, and property-right holders may appeal.

    Neni 284 Urdhri i arsyetuar për konfiskimin e pasurisë 1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues, së bashku me aktgjykimin lëshon edhe urdhrin e arsyetuar që përcakton nëse duhet të konfiskohen apo të lirohen ndërtesat, pasuritë e paluajtshme, pasuritë e luajtshme apo asetet e përcaktuara në aktakuzë, në pajtim me nenin 241, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.9. të këtij Kodi 2. Çdo ndërtesë, pasuri e paluajtshme, pasuri e luajtshme apo aset i përcaktuar në aktakuzë në pajtim me nenin 241, paragrafi 1. nën-paragrafi 1.9. të këtij Kodi duhet të shqyrtohet veçmas në urdhrin nga paragrafi 1. të këtij neni. 3. Prokurori i shtetit mund të kërkojë që ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme ose aseti të shitet apo të likuidohet. Mjetet e grumbulluara nga shitja apo likuidimi përdoren në pajtim me paragrafin 5. të këtij neni. 4. Prokurori i shtetit mund të kërkojë që ndërtesa, pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme ose aseti të mbahen për shfrytëzim nga Qeveria e Kosovës. 5. Nëse mjetet konfiskohen drejtpërdrejt apo nëpërmjet paragrafit 3. të këtij neni, prokurori i shtetit, i dëmtuari ose mbrojtësi i viktimave mund të kërkojë që mjetet të përdoren për kompensimin e të dëmtuarit. Mjetet e mbetura i kalohen buxhetit të shtetit. 6. Urdhri nga paragrafi 1. i këtij neni udhëzon Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar që të shesë, likuidojë ose të mbajë ndërtesën, pasurinë e paluajtshme, pasurinë e luajtshme ose asetin. Nëse paraqitet kërkesë nga paragrafi 5. të këtij neni. I këtij neni, gjykata mund të urdhërojë kompensimin e të dëmtuarit. Gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues mund të përcaktojë kushte shtesë lidhur më përdorimin e pasurisë, nëse pasuria mbahet nga Qeveria. 131 7. Urdhri i dërgohet cilitdo person që ka të drejtë pronësore në ndërtesën, pasurinë e paluajtshme, pasurinë e luajtshme ose asetin, i cili mund të ankimojë urdhrin. 8. Nëse nuk paraqitet ankesë kundër urdhrin brenda një (1) jave, urdhri i dërgohet për ekzekutim Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar. KAPITULLI XIX SHQYRTIMI GJYQËSOR 1. Përgatitja për shqyrtim gjyqësor
  93. 285

    AI-assisted research summary: The judge or panel chair sets the hearing date, time, and place, and must start the hearing within one month after the second hearing or the last order under Article 254.

    Neni 285 Caktimi i shqyrtimit gjyqësor 1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues me urdhër cakton ditën, orën dhe vendin e shqyrtimit gjyqësor në pajtim me nenin 254 të këtij Kodi. 2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues cakton fillimin e shqyrtimin gjyqësor brenda një (1) muaji nga shqyrtimi i dytë ose nga urdhri i fundit i lëshuar nga neni 254, paragrafi 5. i këtij Kodi. 3. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues çmon se shqyrtimi gjyqësor nuk mund të mbahet brenda afati kohor të përcaktuar në paragrafin 2. të këtij neni, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues nxjerr aktvendim për shtyrjen e shqyrtimit gjyqësor deri në datën e parë të mundshme. 4. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues çmon se shqyrtimi gjyqësor nuk mund të mbahet brenda afati kohor të përcaktuar në paragrafin 2. të këtij neni për shkak të mungesës së të pandehurit, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues lëshon urdhërarrest për të pandehurin. Nëse i pandehuri nuk ka qenë i pranishëm në shqyrtimin fillestar apo shqyrtimin e dytë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues nxjerr aktvendim për pezullimin e shqyrtimit gjyqësor për shkak të mungesës së të pandehurit. Shqyrtimi gjyqësor rifillon kur arrestohet i pandehuri.
  94. 286

    AI-assisted research summary: Judicial hearings must be held at the court seat and in the court building. In certain cases, the court president may decide that a hearing be held in another building.

    Neni 286 Vendi i mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor 1. Shqyrtimi gjyqësor mbahet në selinë e gjykatës dhe në ndërtesën e gjykatës. 2. Kur në raste të caktuara, lokalet në ndërtesën e gjykatës nuk janë të përshtatshme për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor për shkak të mungesës së hapësirës ose për shkaqe tjera të arsyeshme, kryetari i gjykatës mund të caktojë që shqyrtimi gjyqësor të mbahet në ndonjë ndërtesë tjetër.
  95. 287

    AI-assisted research summary: This article lists who must be summoned to a criminal hearing and sets notice rules for the accused.

    Neni 287 Personat e thirrur në shqyrtim gjyqësor 1. Në shqyrtim gjyqësor thirret i akuzuari dhe mbrojtësi i tij, prokurori i shtetit, i dëmtuari dhe përfaqësuesit e tyre ligjor, përfaqësuesit e autorizuar si dhe përkthyesi. Dëshmitarët dhe ekspertët e propozuar nga prokurori i shtetit në aktakuzë dhe nga i akuzuari sipas nenit 256 të këtij Kodi thirren po ashtu në shqyrtimin gjyqësor. 2. Lidhur me përmbajtjen e thirrjes për të akuzuarin dhe dëshmitarët zbatohen nenet 174 dhe 132 të këtij Kodi. Në thirrje, të akuzuarit i bëhet me dije se do të konsiderohet se ka hequr dorë nga ankesa nëse nuk e paralajmëron ankesën brenda tetë (8) ditëve nga dita e shpalljes së aktgjykimit. Kur mbrojtja nuk është e detyrueshme, i akuzuari në thirrje udhëzohet për të drejtën e tij në mbrojtës, por shqyrtimi gjyqësor nuk mund të shtyhet nëse mbrojtësi nuk vjen në shqyrtimin gjyqësor ose për shkak se i akuzuari ka angazhuar mbrojtës në shqyrtimin gjyqësor. 132 3. Të akuzuarit i dërgohet thirrja jo më vonë se tetë (8) ditë para shqyrtimit gjyqësor që ai të ketë kohë të mjaftueshme ndërmjet dërgimit të thirrjes dhe ditës së shqyrtimit gjyqësor për përgatitjen e mbrojtjes. Me kërkesën e të akuzuarit ose të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e të akuzuarit, ky afat mund të shkurtohet. 4. Gjykata në thirrje e njofton të dëmtuarin i cili nuk thirret si dëshmitar se shqyrtimi gjyqësor do të mbahet edhe pa praninë e tij dhe se deklarata e tij për kërkesën pasurore juridike do të lexohet. 5. I akuzuari, dëshmitari dhe eksperti njoftohen në thirrje për pasojat e mosparaqitjes në shqyrtimin gjyqësor. 6. Me kërkesë të Ombudspersonit të Kosovës, Ombudspersoni gjithashtu njoftohet për shqyrtimin gjyqësor me qëllim të monitorimit të procedurës penale në kufijtë e autorizimeve të tij.
  96. 288

    AI-assisted research summary: After the trial is scheduled, the parties, defense counsel, and injured party may request new witnesses, experts, or evidence, and the judge decides whether to approve it.

    Neni 288 Kërkesat pas caktimit të shqyrtimit gjyqësor 1. Palët, mbrojtësi dhe i dëmtuari edhe pas caktimit të shqyrtimit gjyqësor mund të kërkojnë që në shqyrtim gjyqësor të thirren dëshmitarë dhe ekspertë të rinj ose të mblidhen prova të reja. Kërkesa e palëve duhet të jetë e arsyetuar dhe të shënojë se cilat fakte duhet provuar dhe me cilat prova të propozuara. 2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues aprovon kërkesën nga paragrafi 1. i këtij neni nëse dëshmitari i ri, eksperti i ri apo prova e re ka qenë e panjohur në kohën e shqyrtimit të dytë, ose nuk e përsërit në mënyrë të konsiderueshme dëshmitarin, ekspertin apo provën tjetër dhe e drejta e të pandehurit në gjykim të drejtë mund të dëmtohet duke refuzuar kërkesën. 3. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e refuzon kërkesën për mbledhjen e provave të rejë, refuzimi i tillë mund të ankimohet brenda dyzet e tetë (48) orëve nga pranimi i urdhrit për refuzimin e kërkesës. 4. Palët dhe mbrojtësi njoftohen për vendimin me të cilin urdhërohet mbledhja e provave të reja para fillimit të shqyrtimit gjyqësor.
  97. 289

    AI-assisted research summary: If a hearing is expected to last, the presiding judge may ask the court president to appoint a judge to replace panel members if needed.

    Neni 289 Gjyqtarët zëvendësues Nëse parashihet se shqyrtimi gjyqësor do të zgjasë, kryetari i trupit gjykues mund të kërkojë nga kryetari i gjykatës të caktojë një gjyqtar për të marrë pjesë në shqyrtim gjyqësor në mënyrë që të zëvendësojë anëtarët e trupit gjykues në rast se nuk mund të marrin pjesë në shqyrtim gjyqësor. Ky gjyqtar quhet gjyqtar zëvendësues. Nëse mundësia hetuese e veçantë është zbatuar gjatë procedurës penale, një nga dy (2) gjyqtarët që kanë shërbyer në atë kolegj, por që nuk kanë qenë gjyqtar në procedurë paraprake, shërben si anëtar i trupit gjykues ndërsa tjetri si gjyqtar zëvendësues.
  98. 290

    AI-assisted research summary: Dëshmitarët ose ekspertët mund të merren në pyetje në vendin ku banojnë kur nuk mund të paraqiten për shkak të sëmundjes kronike ose pengesave të tjera, përveç nëse janë pyetur më parë gjatë një mundësie të veçantë hetuese.

    Neni 290 Marrja në pyetje e dëshmitarëve ose ekspertëve jashtë gjykimit 1. Kur dëshmitari ose eksperti i thirrur në shqyrtim gjyqësor nuk mund të paraqitet për shkak të sëmundjes kronike ose për shkak të pengesave të tjera, dëshmitari i tillë ose eksperti mund të merret në pyetje në vendin ku ai banon, përveç nëse dëshmitari apo eksperti i tillë është marrë në pyetje gjatë mundësisë hetuese të veçantë. 2. Palët, mbrojtësi dhe i dëmtuari njoftohen për kohën dhe vendin e marrjes në pyetje nëse kjo është e mundshme duke pasur parasysh ngutin e procedurës. Nëse i akuzuari ndodhet në paraburgim, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues vendos nëse prania e tij gjatë marrjes në pyetje është e nevojshme, duke siguruar që në mungesë të të akuzuarit, mbrojtësi i tij të jetë i pranishëm. Kur palët, mbrojtësi dhe i dëmtuari janë të pranishëm, ata i gëzojnë të drejtat nga neni 149, paragrafi 6. i këtij Kodi. 133
  99. 291

    AI-assisted research summary: The sole judge or the trial panel chair may postpone the hearing day for important reasons, on proposal of the parties, defense counsel, or on their own initiative.

    Neni 291 Shtyrja e shqyrtimit gjyqësor 1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues për shkaqe të rëndësishme mund ta shtyjë ditën e shqyrtimit gjyqësor me propozim të palëve, të mbrojtësit ose sipas detyrës zyrtare. 2. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues shtyn ditën e shqyrtimit gjyqësor nga paragrafi 1. i këtij neni, ai mund të caktojë shqyrtime të herëpashershme për të diskutuar rreth statusit të lëndës, çështjeve të pazgjidhura dhe për të siguruar zgjedhjen në kohë të lëndës ose caktimin e shqyrtimit gjyqësor.
  100. 292

    AI-assisted research summary: The state prosecutor may withdraw an indictment before the trial begins by giving notice; in that case, the judge dismisses the indictment, and the withdrawn indictment cannot be filed again by the state prosecutor.

    Neni 292 Tërheqja e aktakuzës para fillimit të shqyrtimit gjyqësor 1. Prokurori i shtetit mund të tërheqë aktakuzën para fillimit të shqyrtimit gjyqësor, nëse paraqet njoftimin për tërheqjen nga aktakuza. Në rast të tillë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, e hedhë aktakuzën. 2. Aktakuza e tërhequr nuk mund të paraqitet sërish nga prokurori i shtetit. 2. Karakteri publik i shqyrtimit gjyqësor
  101. 293

    AI-assisted research summary: The court hearing is open; adults may attend, and people present may not carry weapons or dangerous items except police officers guarding the accused.

    Neni 293 Publiciteti i shqyrtimit gjyqësor 1. Shqyrtimi gjyqësor është i hapur. 2. Në shqyrtim gjyqësor mund të marrin pjesë personat madhor. 3. Personat e pranishëm në shqyrtim gjyqësor nuk mund të mbajnë armë ose mjete të rrezikshme, me përjashtim të zyrtarëve të policisë që ruajnë të akuzuarin, të cilët mund të jenë të armatosur.
  102. 294

    AI-assisted research summary: The presiding judge or court panel may exclude the public from all or part of the hearing when necessary for listed reasons.

    Neni 294 Përjashtimi i publikut 1. Nga fillimi deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues me propozimin e palëve ose sipas detyrës zyrtare, por gjithnjë pas dëgjimit të tyre, mund të përjashtojë publikun gjatë gjithë shqyrtimit gjyqësor ose nga një pjesë e tij, kur kjo është e nevojshme për: 1.1. ruajtjen e fshehtësisë zyrtare; 1.2. ruajtjen e informacionit të fshehtë i cili do të rrezikohej nga shqyrtimi i hapur; 1.3. ruajtjen e rendit dhe respektimin e ligjit; 1.4. mbrojtjen e jetës personale ose familjare të të akuzuarit, të dëmtuarit ose të pjesëmarrësve të tjerë në procedurë; 1.5. mbrojtjen e interesave të fëmijëve; ose 1.6. mbrojtjen e të dëmtuarve, dëshmitarëve bashkëpunues ose dëshmitarëve, siç parashihet në Kapitullin XIII të këtij Kodi. 134
  103. 295

    AI-assisted research summary: In a closed hearing, participants must keep the information they learn secret, and revealing it is a criminal offence.

    Neni 295 Personat që nuk përjashtohen nga shqyrtimi gjyqësor dhe ruajtja e fshehtësisë 1. Përjashtimi i publikut nuk zbatohet për palët, të dëmtuarin, përfaqësuesit e tyre dhe mbrojtësin, përveç nën kushtet e dispozitave për mbrojtjen e të dëmtuarve, dëshmitarëve bashkëpunues ose të dëshmitarëve, siç parashihet në kapitullin XIII të këtij Kodi. 2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të lejojë që në shqyrtimin gjyqësor në të cilën është përjashtuar publiku të marrin pjesë zyrtarë të caktuar, akademikë, figura publike dhe, me kërkesën e të akuzuarit, mund të lejojë pjesëmarrjen e bashkëshortit ose bashkëshortit jashtëmartesor si dhe të afërmit e tij. 3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues paralajmëron personat që marrin pjesë në shqyrtimin gjyqësor të mbyllur se detyrohen të ruajnë fshehtësinë e informatave të cilat i kanë mësuar në shqyrtimin gjyqësor dhe se zbulimi i informatës së tillë përbën vepër penale.
  104. 296

    AI-assisted research summary: The single judge or presiding judge decides on holding a closed hearing, and that decision must be reasoned and announced publicly.

    Neni 296 Aktvendimi për përjashtimin e publikut 1. Vendimin për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor të mbyllur e merr gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues me aktvendim, i cili duhet të arsyetohet dhe të shpallet publikisht. 2. Aktvendimi për mbajtjen e seancës së mbyllur mund të kundërshtohet vetëm me ankesë kundër aktgjykimit. 3. Zbatimi i shqyrtimit gjyqësor
  105. 297

    AI-assisted research summary: The single judge, the recorder, and the appointed substitute judge must be continuously present at the hearing before the single judge.

    Neni 297 Shqyrtimi gjyqësor para gjyqtarit të vetëm gjykues 1. Gjyqtari i vetëm gjykues, procesmbajtësi dhe gjyqtari zëvendësues i caktuar duhet të jenë vazhdimisht të pranishëm në shqyrtimin gjyqësor që mbahet para gjyqtarit të vetëm gjykues. 2. Gjyqtari i vetëm gjykues detyrohet të vërtetojë nëse gjykata është përbërë në pajtim me ligjin dhe nëse ka arsye për përjashtimin e procesmbajtësit.
  106. 298

    AI-assisted research summary: The trial panel chair, panel members, the recorder, and the appointed substitute judge must be continuously present at the hearing before the panel. The chair must also check that the panel is lawfully composed and whether any member or the recorder should be excluded.

    Neni 298 Shqyrtimi gjyqësor para trupit gjykues 1. Kryetari i trupit gjykues, anëtarët e trupit gjykues, procesmbajtësi dhe gjyqtari zëvendësues i caktuar duhet të jenë vazhdimisht të pranishëm në shqyrtimin gjyqësor që mbahet para trupit gjykues. 2. Kryetari i trupit gjykues detyrohet të vërtetojë nëse trupi gjykues është përbërë në pajtim me ligjin dhe nëse ka arsye për përjashtimin e anëtarit të trupit gjykues ose procesmbajtësit.
  107. 299

    AI-assisted research summary: The single judge or panel chair runs the hearing, invites the parties and others to present evidence or ask questions, must ensure a full and fair review, decides party motions, and records rulings in the hearing minutes.

    Neni 299 Kryesimi i shqyrtimit gjyqësor nga gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues 1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues drejton shqyrtimin gjyqësor dhe fton palët, të dëmtuarin, përfaqësuesit ligjorë, përfaqësuesit e autorizuar, mbrojtësin dhe ekspertët për t’i prezantuar dëshmitë e tyre ose për të parashtruar pyetje. 2. Anëtarët e trupit gjykues mund t’i parashtrojnë pyetje cilitdo dëshmitar apo ekspert. 3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues detyrohet të kujdeset për shqyrtimin e gjithanshëm dhe të drejtë të çështjes në pajtim me administrimin e provave siç parashihet me këtë Kod. 135 4. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues siguron që provat të merren në pajtim me Kapitullin XVI të këtij Kodi. 5. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues vendos për propozimet e palëve. 6. Aktvendimet e gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues gjithmonë shpallen dhe shënohen në procesverbal të shqyrtimit gjyqësor me sqarim të shkurtër.
  108. 300

    AI-assisted research summary: The trial follows the Code’s rules, but a single judge or the presiding judge may change the usual order of evidence examination for reasonable reasons.

    Neni 300 Radha e shqyrtimit të provave në shqyrtimin gjyqësor Shqyrtimi gjyqësor zbatohet sipas rregullave të parapara me këtë Kod. Por, për shkaqe të arsyeshme, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të ndryshojë radhën e zakonshme të shqyrtimit të provave, sidomos për shkak të numrit të të akuzuarve, numrit të veprave penale ose të vëllimit të materialit provues.
  109. 301

    AI-assisted research summary: The judge or presiding judge must maintain order and dignity in the courtroom and warn those present to behave properly and not obstruct the court. The judge may also order personal searches, remove the public in limited cases, and restrict recording by written reasoned decision.

    Neni 301 Mbajtja e rendit dhe mediat në gjykatore 1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues detyrohet të kujdeset për mbajtjen e rendit në gjykatore dhe dinjitetin e gjykatës. Ai menjëherë pas hapjes së seancës paralajmëron personat e pranishëm në shqyrtimin gjyqësor që të sillen si duhet dhe të mos e pengojnë punën e gjykatës. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të urdhërojë kontrollin personal të personave të pranishëm në shqyrtimin gjyqësor. 2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të urdhërojë largimin e publikut nga shqyrtimi gjyqësor, kur me masat për mbajtjen e rendit të parapara me këtë Kod nuk është e mundur të sigurohet mbajtja pa pengesë e shqyrtimit gjyqësor. 3. Fotografimi, filmimi, regjistrimi televiziv dhe regjistrime të tjera përpos regjistrimit zyrtar të shqyrtimit gjyqësor lejohen, përveç nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues kufizon fotografimin, filmimin, regjistrimin televiziv ose regjistrimet tjera me aktvendim të arsyetuar me shkrim.
  110. 302

    AI-assisted research summary: If someone disrupts the courtroom or disobeys order-maintaining orders, the judge may warn them and can remove them from the courtroom; non-compliant participants may also be fined.

    Neni 302 Prishja e rendit dhe mosbindja ndaj urdhrave të gjykatës 1. Kur i akuzuari, mbrojtësi, i dëmtuari, përfaqësuesi ligjor ose përfaqësuesi i autorizuar, dëshmitari, eksperti, përkthyesi ose personi tjetër që merr pjesë në shqyrtim gjyqësor prish rendin ose nuk u bindet urdhrave të gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues për mbajtjen e rendit, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues ia tërheq vërejtjen. Kur vërejtja është e pasuksesshme, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të urdhërojë që i akuzuari të nxirret jashtë gjykatores, kurse personat tjerë jo vetëm që mund t’i nxjerrë jashtë, por mund t’i dënojë me gjobë deri në njëmijë (1.000) Euro. 2. Me urdhër të gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues, i akuzuari mund të nxirret përkohësisht nga gjykatorja, por nëse ai është marrë në pyetje në shqyrtimin gjyqësor, atëherë mund të nxirret gjatë tërë kohës së shqyrtimit të provave. Para përfundimit të procedurës së provave, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues thërret të akuzuarin dhe e njofton për rrjedhën e shqyrtimit gjyqësor. Kur i akuzuari vazhdon të prishë rendin dhe të ofendojë dinjitetin e gjykatës, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues përsëri mund ta nxjerrë nga seanca. Në këtë rast, seanca përfundon pa praninë e të akuzuarit, kurse aktgjykimin ia komunikon gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues ose gjyqtari anëtar i trupit gjykues në praninë e procesmbajtësit. 3. Mbrojtësit ose përfaqësuesit të autorizuar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund t’ia mohojë të drejtën për të mbrojtur ose përfaqësuar klientët e tyre në shqyrtim gjyqësor kur pas dënimit ata vazhdojnë të prishin rendin dhe në këtë rast kërkon nga pala që të angazhojë një mbrojtës tjetër apo përfaqësues të autorizuar. Kur i akuzuari nuk mund të angazhojë mbrojtës tjetër menjëherë, apo kur gjykata atë nuk mund ta caktojë më vonë pa e dëmtuar mbrojtjen, shqyrtimi 136 gjyqësor ndërpritet ose shtyhet. Aktvendimi për këtë çështje së bashku me arsyetimin shënohet në procesverbalin e shqyrtimit gjyqësor. Kundër këtij aktvendimi nuk lejohet ankesë e veçantë. 4. Kur prokurori i shtetit e prish rendin, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues për këtë e njofton mbikëqyrësin e prokurorit të shtetit dhe gjithashtu mund të pezullojë shqyrtimin gjyqësor dhe të kërkojë nga mbikëqyrësi i prokurorit të shtetit që për këtë çështje të caktojë një prokuror tjetër të shtetit. 5. Kur gjykata e largon nga gjykatorja ose e gjobit anëtarin e Odës së Avokatëve apo avokatin praktikant për prishjen e rendit, për këtë e njofton Odën e Avokatëve.
  111. 303

    AI-assisted research summary: Appeals are allowed against sentencing decisions, and a single judge or the trial panel may revoke such a decision.

    Neni 303 Ankesat kundër aktvendimeve në shqyrtim gjyqësor 1. Kundër aktvendimit për dënimin lejohet ankesë dhe gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues mund ta revokojë aktvendimin e tillë. 2. Kundër aktvendimeve lidhur me mbajtjen e rendit dhe drejtimin e shqyrtimit gjyqësor nuk lejohet ankesë.
  112. 304

    AI-assisted research summary: This article lets the judge or bench stop a hearing and deal with a new offense committed in court, and requires a separate record if a witness or expert may have given false testimony.

    Neni 304 Veprat penale të kryera në shqyrtim gjyqësor 1. Kur i akuzuari kryen vepër penale në shqyrtim gjyqësor, zbatohen dispozitat e nenit 351 të këtij Kodi. 2. Kur personi, përpos të akuzuarit, kryen vepër penale në seancë të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues në bazë të akuzës gojore të prokurorit të shtetit mund ta ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe menjëherë të gjykojë veprën e kryer penale ose ta shqyrtojë këtë pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor. 3. Kur ka arsye për të dyshuar se dëshmitari ose eksperti ka dhënë dëshmi të rreme në shqyrtim gjyqësor, vepra e tillë penale nuk gjykohet menjëherë. Në rastin e tillë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të urdhërojë që për dëshminë e dëshmitarit apo të ekspertit të përpilohet procesverbal i veçantë, i cili i dërgohet prokurorit të shtetit. 4. Kur nuk është e mundur që kryerësi i veprës penale i cili ndiqet sipas detyrës zyrtare të gjykohet menjëherë, njoftohet prokurori i shtetit që është kompetent për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme. 4. Parakushtet për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor
  113. 305

    AI-assisted research summary: The presiding judge opens the hearing, states the case for trial, and checks whether summoned persons are present and whether absences were justified.

    Neni 305 Hapja e seancës Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues hap seancën, shpall çështjen për gjykim në shqyrtim gjyqësor dhe përbërjen e trupit gjykues, nëse seanca mbahet nga trupi gjykues. Pastaj konstaton nëse kanë ardhur të gjithë personat e thirrur dhe kur nuk kanë ardhur, verifikon se a u janë dorëzuar thirrjet dhe a i kanë arsyetuar mungesat e tyre.
  114. 306

    AI-assisted research summary: Nëse prokurori i shtetit nuk paraqitet në shqyrtimin gjyqësor të caktuar, shqyrtimi shtyhet dhe gjyqtari i vetëm ose kryetari i trupit gjykues njofton kryeprokurorin.

    Neni 306 Mosparaqitja e prokurorit të shtetit në shqyrtim gjyqësor Kur prokurori i shtetit nuk paraqitet në shqyrtim gjyqësor të caktuar në bazë të aktakuzës së prokurorit të shtetit, shqyrtimi gjyqësor shtyhet dhe për këtë gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e njofton kryeprokurorin e prokurorit të shtetit. 137
  115. 307

    AI-assisted research summary: If a duly summoned accused does not appear and cannot justify the absence, the judge must issue an arrest warrant; the court may also order detention in some cases.

    Neni 307 Mosparaqitja e të akuzuarit në shqyrtim gjyqësor 1. Kur i akuzuari i thirrur me rregull nuk paraqitet në shqyrtim gjyqësor dhe nuk e arsyeton mungesën, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues për të akuzuarin lëshon urdhërarrest në pajtim me nenin 175 të këtij Kodi. Kur i akuzuari nuk mund të sillet menjëherë, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues e shtyn shqyrtimin gjyqësor dhe urdhëron që i akuzuari në seancën e ardhshme të sillet me forcë. Kur i akuzuari e arsyeton mungesën para arrestimit të tij, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e revokon urdhërarrestin. 2. Kur shihet qartazi se i akuzuari i thirrur me rregull i shmanget paraqitjes së tij në shqyrtim gjyqësor dhe nuk ekzistojnë shkaqe për paraburgimin e tij nga neni 187 i këtij Kodi, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues mund të caktojë paraburgim për sigurimin e pranisë së të akuzuarit në shqyrtimin gjyqësor. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit. Për paraburgimin i cili është caktuar për këto shkaqe, përshtatshmërisht zbatohen dispozitat e neneve 185 deri 203 të këtij Kodi. Po qe se paraburgimi i tillë nuk hiqet më parë, ai zgjat derisa të shpallet aktgjykimi, por jo më shumë se një (1) muaj.
  116. 308

    AI-assisted research summary: If the summoned defense counsel does not appear or leaves the hearing without permission, the court immediately asks the accused to appoint another defense counsel.

    Neni 308 Mosparaqitja e mbrojtësit në shqyrtim gjyqësor Kur në shqyrtim gjyqësor nuk paraqitet mbrojtësi i thirrur me rregull dhe për arsyet e mosardhjes nuk e njofton gjykatën posa të ketë mësuar për ato, ose nëse mbrojtësi lëshon shqyrtimin gjyqësor pa lejen e gjyqtarit të vetëm gjykues apo të trupit gjykues, gjykata kërkon menjëherë nga i akuzuari që të angazhojë mbrojtës tjetër. Nëse i akuzuari nuk e bën këtë, kurse caktimi i mbrojtësit nuk mund të bëhet pa e dëmtuar mbrojtjen, shqyrtimi gjyqësor shtyhet.
  117. 309

    AI-assisted research summary: If a duly summoned witness or expert does not appear at the hearing without reason, the judge may order immediate forcible bringing. The hearing may also start without them.

    Neni 309 Mosparaqitja e dëshmitarit apo ekspertit në shqyrtim gjyqësor 1. Kur dëshmitari ose eksperti i thirrur me rregull nuk paraqitet në shqyrtim gjyqësor pa arsye, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues mund të urdhërojë sjelljen e tij të menjëhershme me forcë. 2. Shqyrtimi gjyqësor mund të fillojë edhe pa praninë e dëshmitarit ose ekspertit të thirrur. Në rast të tillë, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues gjatë shqyrtimit gjyqësor vendos nëse shqyrtimi gjyqësor duhet të vazhdojë ose të ndërpritet apo të shtyhet për shkak të mungesës së dëshmitarit ose të ekspertit. 5. Shtyrja dhe ndërprerja e shqyrtimit gjyqësor
  118. 310

    AI-assisted research summary: Gjykatësi i vetëm ose trupi gjykues mund të shtyjë shqyrtimin gjyqësor kur duhen prova të reja, kur i akuzuari ka një çrregullim të përkohshëm mendor pas veprës penale, ose kur ka pengesa të tjera për shqyrtim të suksesshëm.

    Neni 310 Arsyet për shtyrjen e shqyrtimit gjyqësor 1. Përveç rasteve të përcaktuara me këtë Kod, shqyrtimi gjyqësor mund të shtyhet me aktvendim të gjyqtarit të vetëm gjykues apo të trupit gjykues, kur duhet mbledhur prova të reja ose kur gjatë shqyrtimit gjyqësor vërtetohet se tek i akuzuar, pas kryerjes së veprës penale është paraqitur çrregullim ose paaftësi mendore e përkohshme ose kur ekzistojnë pengesa të tjera për zbatim të suksesshëm të shqyrtimit gjyqësor. 2. Kur është e mundur, në aktvendim me të cilin shtyhet shqyrtimi gjyqësor caktohet dita dhe ora e vazhdimit të shqyrtimit gjyqësor. Me të njëjtin aktvendim, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues mund të urdhërojë mbledhjen provave të cilat me kalimin e kohës mund të humbin. 3. Kundër aktvendimit nga paragrafi 2. i këtij neni nuk lejohet ankesë.
  119. 311

    AI-assisted research summary: Rregullat përcaktojnë si vazhdon ose rifillon shqyrtimi gjyqësor i shtyrë kur ndryshon ose jo përbërja e trupit gjykues.

    Neni 311 Ndryshimi i përbërjes së trupit gjykues gjatë shtyrjes 138 1. Kur përbërja e trupit gjykues është ndryshuar, shqyrtimi gjyqësor i shtyrë fillon rishtas. Por, në rastin e tillë, trupi gjykues pas dëgjimit të palëve mund të vendosë që dëshmitarët dhe ekspertët të mos merren sërish në pyetje dhe të mos bëhet këqyrja e re e vendit, por të lexohen deklarimet e dëshmitarëve dhe ekspertëve të dhëna në shqyrtimin e mëparshëm gjyqësor apo të lexohet procesverbali i këqyrjes së vendit. 2. Kur përbërja e trupit gjykues nuk ka ndryshuar, shqyrtimi gjyqësor i shtyrë vazhdohet para të njëjtit trup gjykues dhe kryetari i trupit gjykues shkurtimisht paraqet rrjedhën e shqyrtimit gjyqësor të mëparshëm. Por, edhe në këtë rast, trupi gjykues mund të caktojë që shqyrtimi gjyqësor të fillojë rishtas. 3. Kur shtyrja ka zgjatur më shumë se tre (3) muaj ose kur shqyrtimi gjyqësor mbahet para një kryetari tjetër të trupit gjykues, shqyrtimi gjyqësor duhet të fillojë rishtas dhe përsëri të shqyrtohen të gjitha provat.
  120. 312

    AI-assisted research summary: A judge may interrupt a court hearing for a break, to secure evidence, or to prepare the accusation or defence; the interrupted hearing must continue before the same judge or panel.

    Neni 312 Ndërprerja e shqyrtimit gjyqësor 1. Përveç rasteve të përcaktuara me këtë Kod, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor për pushim për shkak të kalimit të orarit të punës, për të lejuar një kohë të shkurtër që të sigurohet provë konkrete ose për përgatitjen e akuzës apo mbrojtjes. 2. Shqyrtimi gjyqësor i ndërprerë gjithmonë vazhdon para të njëjtit gjyqtar të vetëm gjykues apo trup gjykues. 3. Kur shqyrtimi gjyqësor nuk mund të vazhdojë para të njëjtit trup gjykues, ose kur ndërprerja e tij zgjat më tepër se tetë (8) ditë, atëherë zbatohen dispozitat nga neni 311 i këtij Kodi.
  121. 313

    AI-assisted research summary: If a case is being heard by a single judge but the facts show that a three-judge panel is competent, the case is transferred to the relevant panel in the basic court and the hearing starts over.

    Neni 313 Ndryshimi i përbërjes së trupit gjykues për shkak të mungesë së kompetencës Kur gjatë shqyrtimit gjyqësor të drejtuar nga gjyqtari i vetëm gjykues, faktet në të cilat bazohet akuza tregojnë se për shqyrtimin e asaj vepre penale është kompetent trupi gjykues prej tre (3) gjyqtarëve, gjykimi i kalohet trupit përkatës në kuadër të gjykatës themelore dhe shqyrtimi gjyqësor fillon rishtas.
  122. 314

    AI-assisted research summary: Shqyrtimi gjyqësor duhet të përfundojë brenda 90 ditësh para gjyqtarit të vetëm gjykues ose brenda 120 ditësh para trupit gjykues, me mundësi vazhdimi me aktvendim të arsyetuar.

    Neni 314 Koha për përfundimin e shqyrtimit gjyqësor 1. Përveç në rastet kur gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues shtyn shqyrtimin gjyqësor nga neni 310 i këtij Kodi, shqyrtimi gjyqësor duhet të përfundojë brenda këtyre afateve kohore: 1.1. nëse shqyrtimit gjyqësor mbahet para gjyqtarit të vetëm gjykues, shqyrtimi gjyqësor duhet të përfundohet brenda nëntëdhjetë (90) ditësh, përveç nëse gjyqtari i vetëm gjykues nxjerr aktvendim të arsyetuar për vazhdimin e kohës për shqyrtim gjyqësor për shkak të ndonjërës prej arsyeve nga paragrafi 2. i këtij neni; 1.2. nëse shqyrtimit gjyqësor mbahet para trupit gjykues, shqyrtimi gjyqësor duhet të përfundohet brenda njëqindenjëzet (120) ditësh, përveç nëse trupi gjykues nxjerr aktvendim të arsyetuar për vazhdimin e kohës për shqyrtim gjyqësor për shkak të ndonjërës prej arsyeve nga paragrafi 2. i këtij neni. 2. Shqyrtimi gjyqësor mund të vazhdohet me aktvendimin të arsyetuar nga paragrafi 1. i këtij neni kur ekzistojnë rrethana të cilat kërkojnë më shumë kohë, përfshirë por pa u kufizuar në: 2.1. numër të shumtë të dëshmitarëve; 2.2. dëshmia e një apo më shumë dëshmitarëve është shumë e gjatë; 2.3. numri i provave është jashtëzakonisht i madh; 139 2.4. siguria e shqyrtimit gjyqësor bën të nevojshme vazhdimin. 3. Shqyrtimi gjyqësor mund të vazhdohet për tridhjetë (30) ditë për secilin aktvendim nga paragrafi 1. i këtij neni. 6. Procesverbali i shqyrtimit gjyqësor
  123. 315

    AI-assisted research summary: This article requires the hearing record to include written notes and, in some cases, audio/video or stenographic recording, with the judge or presiding judge deciding the recording method.

    Neni 315 Procesverbali i shqyrtimit gjyqësor 1. Procesverbali i shqyrtimit gjyqësor duhet të përpilohet me shkrim. Në procesverbal duhet të shënohet thelbi i rrjedhës së shqyrtimit gjyqësor. 2. Përveç kësaj, shqyrtimi gjyqësor regjistrohet në mënyrë audio ose video ose në mënyrë stenografike, përveç nëse ka shkaqe të arsyeshme për të mos bërë një gjë të tillë. 3. Procesverbali i shqyrtimit gjyqësor përfshin kopjen e transkriptit të regjistrimit audio të shqyrtimit gjyqësor dhe shënimin mbi rrjedhën e shqyrtimit gjyqësor, pjesët kryesore të tij dhe vendimet e marra, siç parashihet në nenet 317, 318 dhe 319 të këtij Kodi. 4. Kur i akuzuari është dënuar me burgim ose pas paralajmërimit të paraqitjes së ankesës në një shkallë më të lartë, regjistrimet audio ose video të shqyrtimit gjyqësor përshkruhen tërësisht brenda tri (3) ditëve të punës nga përfundimi i shqyrtimit gjyqësor. Ky afat mund të zgjatet nga gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues kur ekzistojnë rrethana të arsyeshme për një afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues rishikon dhe konfirmon përshkrimin dhe atë e vendos në procesverbal si pjesë përbërëse të procesverbalit të shqyrtimit gjyqësor. 5. Për mënyrën e regjistrimit të shqyrtimi gjyqësor vendos gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues.
  124. 316

    AI-assisted research summary: The judge or presiding judge may order important statements to be recorded verbatim and may order parts of the minutes to be read immediately in certain cases.

    Neni 316 Procesverbali tekstual 1. Kur shqyrtimi gjyqësor regjistrohet vetëm me shkrim, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, me propozim të palës ose sipas detyrës zyrtare, mund të urdhërojë që deklarimet që i konsideron të një rëndësie të veçantë të përfshihen tekstualisht në procesverbal. 2. Kur është e nevojshme, dhe veçanërisht kur deklarimi është shënuar tekstualisht në procesverbal, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të urdhërojë që pjesë të caktuara të procesverbalit të lexohen menjëherë. Deklarimet e regjistruara tekstualisht lexohen menjëherë kur kërkon pala, mbrojtësi ose personi deklarimi i të cilit është përfshirë në procesverbal.
  125. 317

    AI-assisted research summary: The hearing record must be signed at the end of the session, and the parties may inspect it, comment on it, and request corrections.

    Neni 317 Kontrollimi, korrigjimi dhe nënshkrimi i procesverbalit të shqyrtimit gjyqësor, shqyrtimit fillestar dhe shqyrtimit të dytë 1. Procesverbali i shqyrtimit gjyqësor, shqyrtimit fillestar dhe shqyrtimit të dytë përfundohet me mbarimin e seancës. Ai nënshkruhet nga procesmbajtësi, gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues dhe palët e pranishme. 2. Palët kanë të drejtë të kontrollojnë procesverbalin e përfunduar dhe pjesët shtojcë, të bëjnë komente mbi përmbajtjen dhe të kërkojnë korrigjimin e tij. 3. Korrigjimet e emrave të shënuar gabimisht, të numrave jo të saktë dhe të gabimeve të qarta në shkrim mund të bëhen me urdhrin e gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues sipas detyrës zyrtare apo sipas propozimit të palës ose të personit që merret në pyetje. Korrigjime ose shtesa të tjera në procesverbal mund të urdhërohen vetëm nga gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues. 140 4. Komentet dhe propozimet e palëve lidhur me procesverbalin, si dhe korrigjimet dhe ndryshimet në procesverbal përfshihen si shtojcë në procesverbalin e përfunduar. Në shtojcë shënohen arsyet e mospranimit të sugjerimeve dhe komenteve të caktuara. Shtojcën e procesverbalit e nënshkruajnë procesmbajtësi dhe gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues.
  126. 318

    AI-assisted research summary: The judge or trial panel chair must warn people present if the public is excluded from the hearing, and must order reading of an earlier statement when a party asks for it.

    Neni 318 Përmbajtja e procesverbalit të shqyrtimit gjyqësor 1. Pjesa hyrëse e procesverbalit të shqyrtimit gjyqësor duhet të përfshijë: gjykatën ku mbahet shqyrtimi gjyqësor, numrin e lëndës, vendin dhe kohën e seancës, emrin e gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues, të anëtarëve të trupit gjykues, të procesmbajtësit, prokurorit të shtetit, të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij, të dëmtuarit dhe përfaqësuesit të tij ligjor ose përfaqësuesit të autorizuar, mbrojtësit të viktimës dhe emrin e përkthyesit, veprën penale që shqyrtohet dhe nëse dëgjimi zbatohet në shqyrtim gjyqësor të hapur apo të mbyllur. 2. Procesverbali veçanërisht përfshin të dhënat vijuese: identifikimin e aktakuzës, nëse prokurori i shtetit e ka ndryshuar apo e zgjeruar aktakuzën, cilat propozime janë bërë nga palët dhe çka është vendosur për to nga gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues ose trupi gjykues, cilat prova janë paraqitur, nëse provat ose shkrimet e tjera janë lexuar ose nëse regjistrimi audio dhe regjistrimet tjera janë riprodhuar, si dhe komentet e palëve për këtë. Nëse publiku përjashtohet nga shqyrtimi gjyqësor, në procesverbal shënohet se gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues ka paralajmëruar të pranishmit për pasojat e zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë që e kanë mësuar në shqyrtimin gjyqësor. 3. Në procesverbal përfshihet vetëm përmbajtja kryesore e deklarimit të prokurorit, akuzuarit, dëshmitarëve dhe ekspertëve. Me kërkesë të palës, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues urdhëron leximin e një deklarimi të mëparshëm ose ndonjë pjese të tij nga procesverbali. 4. Me kërkesë të palës, në procesverbal shënohet edhe pyetja ose përgjigjja e refuzuar si a palejueshme nga gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues.
  127. 319

    AI-assisted research summary: The court hearing minutes must record the dispositive part of the judgment and the fact that the judgment was announced publicly; a detention decision must also be recorded.

    Neni 319 Përfshirja e dispozitivit të aktgjykimit në procesverbalin e shqyrtimit gjyqësor 1. Në procesverbal të shqyrtimit gjyqësor në tërësi shënohet dispozitivi i aktgjykimit dhe fakti se aktgjykimi është shpallur publikisht. Formulimi i dispozitivit të shkruar në procesverbal konsiderohet të jetë origjinal. 2. Kur urdhërohet vendim për paraburgim, ky vendim gjithashtu shënohet në procesverbalin e shqyrtimit gjyqësor.
  128. 320

    AI-assisted research summary: When a case is heard by a court panel, a separate minutes record must be prepared, signed, and kept in a special sealed envelope.

    Neni 320 Procesverbali për këshillim dhe votim i trupit gjykues 1. Kur shqyrtimi gjyqësor zbatohet para trupit gjykues: 1.1. për këshillim dhe votim të trupit gjykues përpilohet procesverbali i veçantë. 1.2. procesverbali për këshillim dhe votimin e trupit gjykues përfshin rrjedhën e votimit dhe vendimin e marrë. 1.3. procesverbalin e nënshkruajnë të gjithë anëtarët e trupit gjykues dhe procesmbajtësi. Mendimet e ndara i bashkëngjiten procesverbalit për këshillim dhe votim, nëse nuk janë shënuar në procesverbal. 1.4. procesverbali për këshillim dhe votim i trupit gjykues mbyllet në zarf të posaçëm. Qasje në këtë procesverbal ka vetëm gjykata më e lartë kur vendos lidhur me mjetin juridik dhe në këtë rast detyrohet që procesverbalin ta mbyllë përsëri në zarf të posaçëm në të cilin shënon se e ka shqyrtuar procesverbalin. 141 7. Fillimi i shqyrtimit gjyqësor dhe deklarimi i të akuzuarit
  129. 321

    AI-assisted research summary: When all summoned persons are present, or the hearing is held in their absence, the single judge or presiding judge must call the accused and take personal data to verify identity, excluding prior convictions data.

    Neni 321 Prania e personave të thirrur në shqyrtim gjyqësor dhe vërtetimi i identitetit të të pandehurit Kur gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues konstaton se në shqyrtim gjyqësor janë të pranishëm të gjithë personat e thirrur, ose kur gjyqtari i vetëm gjykues apo trupi gjykues vendos që shqyrtimi gjyqësor të mbahet në mungesë të ndonjë personi të thirrur apo vendimin për këto çështje e ka lënë për më vonë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e thërret të akuzuarin dhe prej tij merr të dhënat personale, përveç të dhënave mbi dënimet e mëparshme, për të vërtetuar identitetin e tij.
  130. 322

    AI-assisted research summary: The judge may direct witnesses and experts where to wait, may keep experts in the courtroom if needed, may let the injured party know they can submit a proposal for a property claim, and may take measures to prevent secret collusion.

    Neni 322 Udhëzimet fillestare të gjykatës lidhur me dëshmitarët dhe të dëmtuarit 1. Pasi të vërtetohet identiteti i të akuzuarit, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i dërgon dëshmitarët dhe ekspertët në vendin e caktuar për ta dhe ata presin derisa të ftohen për të dëshmuar. Në rast nevoje, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund t’i ndalë ekspertët në gjykatore që të përcjellin zbatimin e shqyrtimit gjyqësor. 2. Kur i dëmtuari është i pranishëm dhe ende nuk ka paraqitur kërkesën pasurore juridike, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e udhëzon se mund të paraqesë propozim për realizimin e kësaj kërkese në procedurën penale. 3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të ndërmarrë masat e nevojshme për të penguar marrëveshjen e fshehtë midis dëshmitarëve, ekspertëve dhe palëve.
  131. 323

    AI-assisted research summary: The judge or presiding judge must inform the accused about the trial and the accused’s procedural rights, including the right to stay silent and the right to defend personally or through counsel.

    Neni 323 Udhëzimet për të akuzuarin 1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e fton të akuzuarin të përcjellë me vëmendje zbatimin e shqyrtimit gjyqësor dhe e udhëzon se mund të paraqesë fakte, t’u shtrojë pyetje të bashkakuzuarve, dëshmitarëve dhe ekspertëve, të bëjë vërejtje dhe të jep shpjegime rreth deklarimeve të tyre. 2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues pastaj e udhëzon të akuzuarin se: 2.1. ka të drejtë të mos deklarohet lidhur me çështjen e tij ose të mos përgjigjet në asnjë pyetje; 2.2. nëse deklarohet lidhur me çështjen, ai nuk detyrohet të inkriminojë vetveten ose të afërmin e tij, e as të pranojë fajësinë; dhe 2.3. ai mund të mbrohet personalisht ose nëpërmjet ndihmës juridike të mbrojtësit sipas zgjedhjes së tij.
  132. 324

    AI-assisted research summary: The trial starts with the state prosecutor reading the indictment, and the accused may waive that reading.

    Neni 324 Leximi i aktakuzës Shqyrtimi gjyqësor fillon me leximin e aktakuzës nga prokurori i shtetit kundër të pandehurit. I pandehuri mund të heq dorë nga leximi i akuzave kundër tij.
  133. 325

    AI-assisted research summary: The judge must make sure the accused understands the indictment and must give the accused a chance to plead guilty or not guilty.

    Neni 325 Deklarimi i të pandehurit për aktakuzën 1. Gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues bindet se i akuzuari e kupton aktakuzën dhe të akuzuarit i jep mundësinë të pranojë ose të mos e pranoj fajësinë. 142 2. Kur i akuzuari nuk e kupton akuzën, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues kërkon nga prokurori që ta shpjegojë atë në mënyrë që i akuzuari të mund ta kuptojë pa vështirësi. 3. Kur i akuzuari nuk dëshiron të bëjë deklaratë lidhur me fajësinë e tij, konsiderohet se nuk e pranon fajësinë.
  134. 326

    AI-assisted research summary: This article sets the procedure when the accused admits guilt at trial, including judicial review of the admission and what happens if the conditions are or are not met.

    Neni 326 Pranimi i fajësisë nga i pandehuri në shqyrtim gjyqësor 1. Kur i akuzuari pranon fajësinë për të gjitha pikat e aktakuzës në shqyrtim gjyqësor, trupi gjykues vendos nëse janë përmbushur kërkesat nga neni 248, paragrafi 1. i këtij Kodi. 2. Në shqyrtimin e pranimit të fajësisë së të akuzuarit, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të dëgjojë mendimin e prokurorit të shtetit, të mbrojtësit dhe të dëmtuarit. 3. Kur trupi gjykues vlerëson se kërkesat nga neni 248, paragrafi 1. i këtij Kodi nuk janë përmbushur, atëherë procedohet sikur pranimi i fajësisë të mos ishte bërë. 4. Kur trupi gjykues vlerëson se kërkesat nga neni 248, paragrafi 1. i këtij Kodi janë përmbushur, shqyrtimi gjyqësor vazhdon me fjalën përfundimtare të palëve. 5. Kur ka disa të pandehur dhe një apo më shumë prej tyre pranojnë fajësinë, shqyrtimi gjyqësor vazhdon vetëm për të pandehurit të cilët janë deklaruar të pafajshëm. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues shtyn shqiptimin e dënimit për të pandehurit të cilët pranojnë fajësinë në fillim të shqyrtimit gjyqësor deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor. Nëse provat te cilat janë paraqitur ne shqyrtimin gjyqësor e inkriminojnë te pandehurin i cili ka pranuar fajësinë, por nuk janë prova relevante kundër te pandehurve te tjerë te cilët nuk e kane pranuar fajësinë, provat e tilla nuk mund te merren parasysh kundër te pandehurve tjerë. 6. Kur i pandehuri pranon fajësinë sipas marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues zbaton përshtatshmërisht nenin 233 dhe nenin 247 të këtij Kodi. 8. Radha e paraqitjes së provave
  135. 327

    AI-assisted research summary: In judicial review, evidence is presented in a set order: opening statement, prosecutor’s evidence, injured party’s evidence if there is one, defence evidence, and closing statement.

    Neni 327 Rendi i paraqitjes së provave në shqyrtim gjyqësor 1. Provat në shqyrtim gjyqësor paraqiten sipas radhës së mëposhtme: 1.1. fjala hyrëse; 1.2. provat e paraqitura nga prokurori i shtetit; 1.3. provat e paraqitura nga i dëmtuari, nëse ka të dëmtuar; 1.4. provat e paraqitura nga mbrojtësi; dhe 1.5. fjala përfundimtare. 9. Fjala hyrëse
  136. 328

    AI-assisted research summary: If the defendant does not admit guilt at the start of the hearing, the judge calls the prosecutor, injured party, and defense to present opening statements and summarize supporting evidence.

    Neni 328 Fjala hyrëse 1. Nëse i pandehuri nuk e pranon fajësinë në fillim të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues thërret prokurorin e shtetit, të dëmtuarin dhe mbrojtësin për të përmbledhur provat që mbështesin rastin apo kërkesën e tyre. Prokurori i shtetit flet i pari, pastaj i dëmtuari dhe mbrojtësi. 143 2. Personat në fjalën hyrëse mund t’u referohen provave të pranueshme, ligjit në fuqi dhe mund të përdorin tabela, diagrame, transkripte të kasetave të lejuara nga gjykata, përmbledhje dhe krahasime të provave nëse ato bazohen në prova të pranueshme, si dhe zmadhim të ekzemplarëve të tyre për t’i demonstruar ose për t’i paraqitur si ilustrim në gjykatë. 3. Prezantimi i fjalëve hyrëse nga palët mund të kufizohet në kohë nga gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues. 10. Paraqitja e provave
  137. 329

    AI-assisted research summary: Palët dhe i dëmtuari mund të propozojnë fakte ose prova të reja deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, dhe trupi gjykues mund të shqyrtojë edhe prova që i konsideron të nevojshme.

    Neni 329 Rregullat e përgjithshme të paraqitjes së provave 1. Prezentimi i provave përfshin të gjitha faktet që gjykata i konsideron të rëndësishme për një gjykim të saktë dhe të drejtë. 2. Gjatë shqyrtimit gjyqësor zbatohen rregullat e procedimit të provave të parapara në Kapitullin XIV të këtij Kodi. 3. Deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, palët dhe i dëmtuari mund të propozojnë shqyrtimin e fakteve të reja, mbledhjen e provave të reja dhe të përsërisin propozimet të cilat gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues ose trupi gjykues më herët i ka refuzuar. 4. Përveç provave të propozuara nga palët dhe i dëmtuari, trupi gjykues ka të drejtë të shqyrtojë provën që e konsideron të nevojshme për verifikimin e drejtë dhe të plotë të çështjes penale.
  138. 330

    AI-assisted research summary: A witness who has not yet been questioned, and an expert who has not yet given their findings and opinion, may not be present at the hearing in the stated circumstances.

    Neni 330 Marrja në pyetje e dëshmitarit apo ekspertit pa praninë e dëshmitarëve të tjerë Në parim, dëshmitari i cili ende nuk është marrë në pyetje, nuk është i pranishëm gjatë shqyrtimit të provave dhe eksperti i cili ende nuk ka dhënë konstatimin dhe mendimin e tij, nuk mund të jetë i pranishëm në seancë derisa eksperti tjetër të jep deklarimin e tij mbi çështjen e njëjtë.
  139. 331

    AI-assisted research summary: The trial judge sets the order for questioning witnesses, and the parties may ask the court to hear witnesses to challenge the other side’s evidence.

    Neni 331 Dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët në shqyrtim gjyqësor 1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues cakton radhën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve, duke filluar me dëshmitarët e propozuar nga prokurori i shtetit, dëshmitarët e propozuar nga i dëmtuari apo mbrojtësi i viktimave, dhe në fund me dëshmitarët e propozuar nga i pandehuri apo mbrojtësi i tij. Po qe se është e mundshme, dëshmitarët thirren duke respektuar radhën e propozuar nga prokurori i shtetit, i dëmtuari, mbrojtësi i viktimave, i pandehuri dhe mbrojtësi. 2. Prokurori i shtetit, i pandehuri apo i dëmtuari mund të kërkojnë nga gjykata që të dëgjojë dëshmitarët për të kundërshtuar dëshmitë apo provat e paraqitura nga pala e kundërt sipas paragrafit 1. të këtij neni.
  140. 332

    AI-assisted research summary: The party presenting evidence questions the witness first; other parties may then cross-examine or challenge credibility; at the end, the presenting party may clarify answers or rehabilitate the witness; if a party has more than one lawyer, only the lead lawyer may do these steps.

    Neni 332 Marrja e drejtpërdrejtë në pyetje, marrja e tërthortë në pyetje dhe rimarrja në pyetje e dëshmitarit 1. Pala e cila paraqet provën merr në pyetje dëshmitarin ose paraqet provën e para. 2. Palëve tjera pastaj u jepet mundësia për marrjen e tërthortë në pyetje të dëshmitarit ose kundërshtimin e besueshmërisë së dëshmitarit. 3. Palës e cila ka paraqitur provën i jepet mundësia në fund që të sqarojë përgjigjet me dëshmitarin ose të rehabilitojë besueshmërinë e dëshmitarit. 144 4. Nëse pala përfaqësohet nga më shumë se një mbrojtës, vetëm mbrojtësi kryesor mund të merr në pyetje dëshmitarët, t’u parashtrojë pyetje të tërthorta dhe të rehabilitojë besueshmërinë e dëshmitarëve.
  141. 333

    AI-assisted research summary: This article sets the order and scope for questioning witnesses, and allows parties to ask questions and present evidence in limited circumstances.

    Neni 333 Marrja e drejtpërdrejtë në pyetje e dëshmitarëve 1. Dëshmitari merret në pyetje së pari nga pala e cila e ka propozuar. 2. Pala e cila merr në pyetje dëshmitarin mund t’i parashtrojë pyetje në pajtim me rregullat për procedimin e provave. 3. Pala mund t’i paraqesë dëshmitarit provën materiale në pajtim me nenin 336 të këtij Kodi. 4. Nëse dëshmitari apo eksperti nuk mund të rikujtojë faktet të cilat i ka paraqitur në dëshmimet e mëparshme, pala e cila ka propozuar dëshmitarin mund t’i paraqesë provën e pranueshme për t’ia rifreskuar kujtesën.
  142. 334

    AI-assisted research summary: The party cross-examining a witness may ask questions, ask the witness to confirm or deny a fact, show or read conflicting admissible evidence, and ask questions about credibility or possible bias.

    Neni 334 Marrja e tërthortë në pyetje e dëshmitarëve 1. Pala e cila bën marrjen e tërthortë në pyetje të dëshmitarit mund: 1.1. t’i parashtrojë pyetje dëshmitarit në pajtim me rregullat për procedimin e provave; dhe 1.2. të pyesë dëshmitarin të konfirmoj ose të mohoj një fakt. Nëse dëshmitari jep përgjigje që është në kundërshtim me provën e pranueshme, pala e cila bën marrjen e tërthortë në pyetje pastaj mund t’ia paraqet ose t’ia lexojë dëshmitarit provën që është në kundërshtim. Pala e cila zbaton marrjen e tërthortë në pyetje ose gjykata mund të kërkojë nga dëshmitari që të shpjegojë mospërputhjet. 1.3. t’i parashtrojë dëshmitarit pyetje të cilat shqyrtojnë besueshmërinë e dëshmisë së dëshmitarit apo paragjykimet që dëshmitari mund të ketë. 2. Provat materiale të përdorura gjatë marrjes së tërthortë në pyetje duhet të identifikohen qartë për gjykatën dhe përdorimi i provës së tillë shënohet në procesverbal.
  143. 335

    AI-assisted research summary: After indirect examination of a witness, the party that proposed the witness may ask follow-up questions to clarify unclear testimony, inconsistencies, credibility concerns, or possible bias.

    Neni 335 Rimarrja në pyetje Pas marrjes së tërthortë në pyetje të dëshmitarit, pala e cila ka propozuar dëshmitarin ka mundësinë që t’i parashtrojë pyetje të cilat sqarojnë dëshminë e paqartë, shpjegojnë mospërputhjet në dëshmi, dyshimet lidhur me besueshmërinë e dëshmisë së dëshmitarit apo çfarëdo paragjykimi që i dëshmitari mund të ketë. 11. Rregullat për dëshmitarët
  144. 336

    AI-assisted research summary: A party may show material evidence to a witness and ask questions about it during examination, cross-examination, or re-examination.

    Neni 336 Provat materiale që mbështesin dëshminë e dëshmitarit 1. Pala mund t’i paraqesë dëshmitarit provën materiale dhe t’i parashtrojë pyetje dëshmitarit lidhur me atë provë materiale gjatë marrjes në pyetje, marrjes së tërthortë në pyetje ose rimarrjes në pyetje. 2. Provë materiale mund të jetë dokumenti, tabela, përmbledhja, videokaseta, audiokaseta apo prova tjetër materiale. 3. Çdo provë materiale që përmbledh ose tregon provë të pranueshme që është e shumtë, e madhe apo që është asgjësuar së pari i paraqitet dëshmitarit i cili mund të identifikojë këtë provën të 145 pranueshme, të shpjegojë si është krijuar prova dhe të vërtetojë se prova është e vërtetë, e bazuar dhe paraqet saktësisht provën e pranueshme origjinale. 4. Cilado provë nga paragrafët 2. apo 3. të këtij neni është e pranueshme nëse është e vërtetë, e bazuar dhe paraqet saktësisht provën e pranueshme origjinale. Prova materiale shënohet në procesverbal nëse nuk është shënuar më parë.
  145. 337

    AI-assisted research summary: This article lets a party or the state prosecutor propose using earlier witness statements or the accused’s audio/video recordings at trial, and lets the judge panel order only selected important parts to be replayed.

    Neni 337 Përdorimi i dëshmisë së mëparshme të dëshmitarit 1. Pala mund të propozojë marrjen e provës në shqyrtim gjyqësor nga dëshmia e mëparshme e dëshmitarit, nëse dëshmia e tillë është marrë gjatë mundësisë hetuese të veçantë nga neni 149 të këtij Kodi. 2. Pala mund të propozojë marrjen e provës në shqyrtim gjyqësor nga dëshmia e mëparshme e dëshmitarit nëse dëshmia e tillë është marrë gjatë seancës për marrjen e deklaratës në procedurë paraprake nga neni 132 i këtij Kodi, dëshmitari nuk është në dispozicion për të dëshmuar dhe është paraqitur mbështetje e pohimit në pajtim me nenin 263 të këtij Kodi. 3. Prokurori i shtetit mund të propozojë marrjen e provës në shqyrtim gjyqësor nga audiokasetat apo videokasetat e të akuzuarit të marra në pajtim me nenin 88 ose nenin 92 të këtij Kodi. 4. Nëse është bërë videokaseta ose audiokaseta e dëshmisë ose deklaratës nga paragrafi 1. deri 3. të këtij neni ajo reprodukohet në tërësi gjatë shqyrtimit gjyqësor, përveç nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues vendosin që dëgjimi i tërësishëm i videokasetës apo audiokasetës përmban tepër shumë informata të parëndësishme. Në rast të tillë, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues mund të urdhërojë që pjesë të veçanta dhe të rëndësishme të videokasetës apo audiokasetës të reprodukohen në shqyrtim gjyqësor. 5. Ky nen nuk ndalon përdorimin e deklaratave të mëparshme të dëshmitarit gjatë marrjes së tërthortë në pyetje të atij dëshmitari.
  146. 338

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të lexojë disa deklarata dhe ekspertiza të mëparshme vetëm në rastet e lejuara, ndërsa në disa situata leximet ndalohen dhe procesverbali bëhet i papranueshëm.

    Neni 338 Leximi i deklaratave të tjera të dhëna më parë 1. Përveç rasteve të parapara me këtë Kod, procesverbalet mbi deklarimet e dëshmitarëve, të bashkakuzuarve ose pjesëmarrësve të dënuar për vepër penale, si dhe procesverbalet dhe shkresat tjera mbi konstatimin dhe mendimin e ekspertit, sipas vendimit të trupit gjykues mund të lexohen vetëm në këto raste: 1.1. kur personat e marrë në pyetje kanë vdekur, kanë çrregullime ose paaftësi mendore, nuk mund të gjenden ose ardhja e tyre në gjykatë është e pamundur apo dukshëm e vështirësuar për shkak të pleqërisë, sëmundjes ose shkaqeve të tjera të rëndësishme; 1.2. kur dëshmitarët ose ekspertët, pa arsye ligjore, nuk dëshirojnë të dëshmojnë në shqyrtim gjyqësor; ose 1.3. kur palët pajtohen që, në vend të marrjes së drejtpërdrejtë në pyetje të dëshmitarit apo ekspertit i cili nuk është i pranishëm, pavarësisht se ka qenë i thirrur, të lexohet procesverbali mbi dëshminë e tij të mëparshme. 2. Procesverbalet mbi marrjen e mëparshme në pyetje të personave të cilët janë liruar nga detyra e dëshmimit nuk lexohen nëse këta persona nuk janë thirrur në shqyrtim gjyqësor ose nëse kanë deklaruar se nuk dëshirojnë të dëshmojnë në shqyrtimin gjyqësor. Kur personat e tillë, pasi të kenë dëshmuar më parë, e përdorin të drejtën e tyre për të mos dëshmuar në shqyrtim gjyqësor, ose nëse nuk kanë ardhur në shqyrtim kur janë thirrur, procesverbali mbi dëshminë e mëparshme është provë e papranueshme. 146 3. Arsyet e leximit të procesverbalit shënohen në procesverbalin e shqyrtimit gjyqësor, e me rastin e leximit tregohet nëse dëshmitari ose eksperti është betuar.
  147. 339

    AI-assisted research summary: The court must not question a child victim under 16 in trial if the child has already been heard under the listed articles and a repeated examination is not needed. If the child is questioned, the court may exclude the public. A child witness or injured child leaves the courtroom once their presence is no longer needed.

    Neni 339 Dëshmitarët nën mbrojtje të veçantë 1. Në shqyrtimin gjyqësor nuk lejohet marrja në pyetje e personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç që është viktimë e veprës penale nga Kapitulli XX i Kodit Penal, nëse dëshmia e tij veç është marrë sipas nenit 132 ose nenit 149 të këtij Kodi dhe nëse trupi gjykues çmon se marrja e sërishme në pyetje nuk është e nevojshme. Nëse dëshmitari i tillë merret në pyetje, trupi gjykues mund të vendosë të përjashtojë publikun. 2. Kur fëmija është i pranishëm në seancë si dëshmitar ose si i dëmtuar, ai largohet nga gjykatorja posa prania e tij të mos jetë më e nevojshme 3. Masat për mbrojtjen e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, siç parasheh kapitulli XIII i këtij Kodi, zbatohen gjatë shqyrtimit gjyqësor.
  148. 340

    AI-assisted research summary: Gjykatësi ose kryetari i trupit gjykues mund të kërkojë betim nga dëshmitari ose eksperti; fëmijët dhe disa persona të dyshuar ose të dënuar për veprën përkatëse nuk i nënshtrohen betimit.

    Neni 340 Betimi 1. Para marrjes në pyetje të dëshmitarit, gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues ose gjyqtari i procedurës paraprake kur vepron sipas nenit 149 të këtij Kodi, nga dëshmitari mund të kërkojë dhënien e betimit. Fëmija dhe personi për të cilin është vërtetuar të ketë kryer vepër penale ose me arsye dyshohet se ka kryer vepër penale ose ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale për të cilën merret në pyetje, nuk i nënshtrohet betimit. Nëse dëshmitari është betuar në procedurë paraprake, në shqyrtim gjyqësor i bëhet me dije se është nën betim. 2. Teksti i betimit të dëshmitarit është: “I ndërgjegjshëm për rëndësinë e dëshmisë sime dhe përgjegjësinë time ligjore, solemnisht betohem se do të them të vërtetën, gjithë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën dhe se nuk do të fsheh asgjë për të cilën kam dijeni. 3. Para marrjes në pyetje të ekspertit, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues mund të kërkojë nga ai dhënien e betimit. Para shqyrtimit gjyqësor, eksperti mund të betohet vetëm para gjykatës dhe vetëm kur ekziston rreziku se ai nuk do të jetë i pranishëm në shqyrtim gjyqësor. Arsyeja e dhënies së betimit shënohet në procesverbal. Ekspertit të përhershëm, i cili ka dhënë betim të përgjithshëm për ekzaminime përkatëse, në shqyrtimin gjyqësor vetëm i përkujtohet betimi i dhënë. 4. Teksti i betimit të ekspertit është: “I ndërgjegjshëm për rëndësinë e deklaratës sime dhe përgjegjësinë time ligjore, solemnisht betohem se do të kryejë ekspertizën me ndërgjegje dhe me aq sa kam njohuri dhe konstatimin e mendimin tim do ta paraqes saktësisht dhe plotësisht”. 5. Dëshmitari dhe eksperti memec që dinë shkrim dhe lexim e bëjnë betimin me nënshkrim të tekstit të betimit, ndërsa dëshmitari dhe eksperti shurdh e lexojnë tekstin e betimit. Nëse dëshmitari dhe eksperti shurdh ose memec janë analfabetë, betimi bëhet përmes përkthyesit.
  149. 341

    AI-assisted research summary: An expert must communicate the findings and opinion to the court through a report, explain the findings and analysis in court, and may use material evidence to support the testimony.

    Neni 341 Deklarimi i ekspertit 1. Eksperti ia komunikon gjykatës konstatimin dhe mendimin e tij nëpërmjet raportit të përpiluar sipas nenit 138 të këtij Kodi. 2. Në shqyrtim gjyqësor, raporti futet në procesverbal. Eksperti përshkruan konstatimet dhe shpjegon analizat e tij. Eksperti mund të përdorë provat materiale në mbështetje të dëshmisë së tij. 3. Pala e cila nuk ka kërkuar ekspertizën mund të bëjë marrjen e tërthortë në pyetje të ekspertit lidhur me raportin, analizat, arsimimin, përvojën, ose bazën e ekspertizës së tij. 147
  150. 342

    AI-assisted research summary: Witnesses and experts who have been examined must stay in the courtroom unless the judge allows them to leave or temporarily depart.

    Neni 342 Prania e dëshmitarëve në gjykatore 1. Dëshmitarët dhe ekspertët e marrur në pyetje mbeten në gjykatore, përpos nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, pas marrjes në pyetje të palëve, i lejon të shkojnë ose përkohësisht të largohen nga gjykatorja. 2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, me propozim të palëve ose sipas detyrës zyrtare, mund të urdhërojë që dëshmitarët dhe ekspertët e marrur në pyetje të largohen nga gjykatorja dhe më vonë të thirren përsëri dhe të merren në pyetje edhe një herë në prani ose në mungesë të dëshmitarëve dhe ekspertëve të tjerë.
  151. 343

    AI-assisted research summary: The court may take a witness or expert statement outside the hearing, and the parties and the injured party must be notified and may attend.

    Neni 343 Provat e marra jashtë gjykatës 1. Kur në shqyrtim gjyqësor mësohet se dëshmitari ose eksperti i thirrur nuk mund të vijë në gjykatë ose kur paraqitja e tij do të shkaktonte vështirësi të konsiderueshme, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues, kur çmon se deklarimi i tij është i rëndësishëm, urdhëron që ta merr në pyetje gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues ose gjyqtari anëtar i trupit gjykues jashtë shqyrtimit gjyqësor, ose marrja në pyetje të bëhet nga gjyqtari i procedurës paraprake brenda kompetencës territoriale ku banon dëshmitari apo eksperti. 2. Kur është e nevojshme të zbatohet këqyrja ose rikonstruksioni jashtë shqyrtimit gjyqësor, këtë e bën gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues ose gjyqtari anëtarë i trupit gjykues. 3. Palët dhe i dëmtuari gjithmonë njoftohen kur dhe në cilin vend do të merret në pyetje dëshmitari apo do të zbatohet këqyrja ose rikonstruksioni dhe njoftohen se kanë të drejtë të jenë të pranishëm në këto veprime. Kur palët dhe i dëmtuari janë të pranishëm gjatë kryerjes së këtyre veprimeve, ata gëzojnë të drejtat e parapara në nenin 149, paragrafi 2. i këtij Kodi.
  152. 344

    AI-assisted research summary: This provision says certain records and technical recordings may be read or reproduced at trial, and the court panel may allow a brief oral summary or audio/video playback. If possible, important documents should be delivered in original form, and objects may be shown to the accused and, if needed, to witnesses and experts.

    Neni 344 Leximi i procesverbaleve ose riprodhimi i regjistrimeve 1. Procesverbalet për këqyrjen e vendit jashtë shqyrtimit gjyqësor, për kontroll të lokaleve dhe të personit, marrjen e sendeve, dokumenteve, librave, dosjeve dhe shkresave të tjera si dhe incizime teknike me vlerë provuese lexohen ose riprodhohen në shqyrtim gjyqësor për vërtetimin e përmbajtjes së tyre. Trupi gjykues gëzon të drejtë diskrecioni të lejojë prezentim të përmbledhur gojor të këtyre të dhënave, si dhe riprodhim të regjistrimit audio ose video të rrjedhës së këtyre veprimeve hetimore. Dokumentet që kanë rëndësinë e provës, sipas mundësisë, dorëzohen në formë origjinale. 2. Sendet që gjatë shqyrtimit gjyqësor mund të shërbejnë për sqarimin e çështjes, mund t’i tregohen të akuzuarit, e në rast nevoje, edhe dëshmitarëve dhe ekspertëve.
  153. 345

    AI-assisted research summary: The accused is questioned after witnesses, experts, and material evidence have been heard or presented; co-accused who have not yet been questioned must not be present.

    Neni 345 Marrja në pyetje e të akuzuarit pas paraqitjes së provave 1. Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve e ekspertëve dhe pas prezentimit të provave materiale vazhdohet me marrjen në pyetje të të akuzuarit i cili nuk ka pranuar fajësinë. 2. Dispozitat e zbatueshme gjatë marrjes në pyetje të të pandehurit në procedurë paraprake zbatohen përshtatshmërisht edhe gjatë marrjes në pyetje të të akuzuarit në shqyrtim gjyqësor. 3. Të bashkakuzuarit të cilët ende nuk janë marrë në pyetje nuk do të jenë të pranishëm gjatë pyetjes së të akuzuarit. 148
  154. 346

    AI-assisted research summary: The accused has the right not to testify. If the accused does testify, the article sets the order and conditions for questioning by counsel, the prosecutor, co-defendants, the injured party, and the judge.

    Neni 346 Marrja në pyetje e të akuzuarit 1. I akuzuari ka të drejtë që të mos deklarojë. Nëse ai zgjedh që të deklarojë, marrja e tij në pyetje zbatohet në pajtim me paragrafin 2. deri 4. të këtij neni. 2. Mbrojtësi kryesor merr në pyetje të pandehurin në pajtim me nenin 333 të këtij Kodi. 3. Prokurori i shtetit merr në pyetje të pandehurin në pajtim me nenin 334 të këtij Kodi. 4. Nëse ka të bashkëpandehur, ata mund të marrin në pyetje të pandehurin në pajtim me nenin 334 të këtij Kodi. 5. I dëmtuari mund të merr në pyetje të pandehurin në pajtim me nenin 334 të këtij Kodi. 6. Mbrojtësi mund të rimerr në pyetje të pandehurin në pajtim me nenin 335 të këtij Kodi. 7. Pasi gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues sigurohet se palët nuk kanë pyetje të tjera, ai mund të vazhdojë t’i shtrojë pyetje të akuzuarit nëse në deklarimin ose në përgjigjet e tij ka zbraztësi, paqartësi apo kundërthënie. Pas kësaj, anëtarët e trupit gjykues mund t’i bëjnë pyetje të drejtpërdrejta të akuzuarit. 8. Pas përfundimit të marrjes në pyetje, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e pyet të akuzuarin nëse ka diçka për të shtuar për mbrojtjen e tij. Kur i akuzuari shtjellon më tej mbrojtjen e tij, mund të pyetet përsëri.
  155. 347

    AI-assisted research summary: An accused person may question previously questioned co-accused. If co-accused statements about the same circumstances differ, the judge may confront them.

    Neni 347 Marrja në pyetje e të bashkakuzuarit 1. Pas përfundimit të marrjes në pyetje të të akuzuarit të parë, secili prej të akuzuarve të tjerë, nëse ka, merren në pyetje me radhë në pajtim me nenin 346 të këtij Kodi. Çdo i akuzuar ka të drejtë t’u bëjë pyetje të bashkakuzuarve të tjerë të pyetur më parë. 2. Deklarimet e mëparshme të të bashkakuzuarve gjatë shqyrtimit gjyqësor mund të përdoren nga palët sipas nenit 334 të këtij Kodi. Kur deklarimet e të bashkakuzuarve për rrethana të njëjta ndryshojnë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të bëjë ballafaqimin e të bashkakuzuarve.
  156. 348

    AI-assisted research summary: After the evidence procedure ends, the judge must ask the parties and the injured party whether they want to propose additional evidence. If there is no proposal, or a proposal is rejected and the court considers the case clarified, the judge declares the evidence procedure finished.

    Neni 348 Propozimet për plotësimin e procedurës së provave 1. Pas përfundimit të procedurës së provave, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i pyet palët dhe të dëmtuarin nëse kanë propozim për plotësimin e procedurës së provave. 2. Nëse askush nuk ka propozim për plotësim të procedurës së provave, ose propozimi refuzohet dhe gjykata çmon se çështja është sqaruar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues shpall të përfunduar procedurën e provave.
  157. 349

    AI-assisted research summary: Criminal data about the accused may be read after the evidence-taking procedure ends, and if the accused admits guilt, information about prior convictions must be read before the parties give their closing statements.

    Neni 349 Të dhënat penale të të akuzuarit Të dhënat penale nga evidenca e të dënuarve, si dhe të dhënat tjera për dënimet për vepra penale mund të lexohen pas përfundimit të procedurës së provave. Kur i akuzuari pranon fajësinë, të gjitha informatat lidhur me dënimet e mëparshme të të akuzuarit lexohen para se palët të paraqesin fjalën përfundimtare. 149 12. Ndryshimi dhe zgjerimi i aktakuzës
  158. 350

    AI-assisted research summary: The prosecutor may orally change the indictment during trial and may ask for the trial to be paused for a new indictment. If the court allows a pause, it must set a deadline for filing the new indictment. The accused or defense may ask for a pause to prepare the defence after an amended indictment.

    Neni 350 Ndryshimi i aktakuzës në shqyrtim gjyqësor 1. Kur prokurori i shtetit gjatë shqyrtimit gjyqësor konstaton se provat e shqyrtuara tregojnë se gjendja faktike e paraqitur në aktakuzë është ndryshuar, ai në shqyrtim gjyqësor mund ta ndryshojë aktakuzën gojarisht dhe mund të propozojë që shqyrtimi gjyqësor të ndërpritet për përgatitjen e aktakuzës së re. 2. Nëse trupi gjykues lejon ndërprerjen e shqyrtimit gjyqësor për përgatitjen e aktakuzës së re, atëherë cakton afatin kur prokurori i shtetit detyrohet të paraqesë aktakuzën e re. Të akuzuarit i dërgohet kopja e aktakuzës së re. Nëse prokurori i shtetit në afatin e caktuar nuk paraqet aktakuzë të re, gjykata vazhdon shqyrtimin gjyqësor në bazë të aktakuzës së mëparshme. 3. Kur ndryshohet aktakuza, i akuzuari ose mbrojtësi mund të propozojnë ndërprerjen e shqyrtimit gjyqësor për përgatitjen e mbrojtjes. Trupi gjykues mund të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor për përgatitjen e mbrojtjes kur thelbi i aktakuzës është ndryshuar ose është zgjeruar.
  159. 351

    AI-assisted research summary: The court panel may add a new offense to the trial if the defendant commits one during trial or a prior offense is discovered, and the court may pause the trial or split the case.

    Neni 351 Zgjerimi i aktakuzës në shqyrtimin gjyqësor 1. Nëse i akuzuari gjatë shqyrtimit gjyqësor kryen vepër penale ose nëse vepra penale e mëparshme e të akuzuarit zbulohet gjatë shqyrtimit gjyqësor, trupi gjykues në shqyrtimin gjyqësor mund të përfshijë edhe këtë vepër në bazë të akuzës së prokurorit të shtetit, e cila mund të paraqitet edhe gojarisht. 2. Në rastin e tillë, gjykata mund të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor për t’i dhënë kohë mbrojtjes për t’u përgatitur, e pas dëgjimit të palëve, mund të vendosë që për veprën nga paragrafi 1. i këtij neni të gjykojë veçmas të akuzuarin. 3. Nëse për gjykimin e çështjes nga paragrafi 1. i këtij neni është kompetent departamenti tjetër në kuadër të gjykatës themelore, trupi gjykues, pas dëgjimit të palëve, vendos se a do t’ia dërgojë çështjen për të cilën është duke e drejtuar shqyrtimin gjyqësor gjykatës drejtpërdrejt më të lartë kompetente për të marrë vendim. 13. Fjala përfundimtare
  160. 352

    AI-assisted research summary: After the evidence stage, the judge gives the parties and defense counsel the floor to present final arguments. In closing, the prosecutor speaks first, then the injured party, defense counsel, and finally the accused.

    Neni 352 Fjala përfundimtare e palëve 1. Pas përfundimit të procedurës së provave, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues u jep fjalën palëve, të dëmtuarit dhe mbrojtësit për t’i përmbledhur argumentet e tyre. Së pari, fjalën e merr prokurori i shtetit, pastaj i dëmtuari, mbrojtësi dhe në fund i akuzuari. 2. Personat në fjalën përfundimtare mund t’u referohen provave të pranueshme, si dhe procedurës, ligjit në fuqi, karakterit dhe sjelljes së dëshmitarëve gjatë procedurës gjyqësore; ata mund të përdorin tabela, diagrame, përshkrime incizimesh të lejuara nga gjykata, përmbledhje dhe krahasime të provave nëse ato bazohen në prova të pranueshme, si dhe zmadhim të ekzemplarëve të tyre për t’i demonstruar ose për t’i paraqitur si ilustrim në gjykatë.
  161. 353

    AI-assisted research summary: The state prosecutor must present and explain views on the evidence and facts in closing, but generally cannot propose the length of a sentence.

    Neni 353 Fjala përfundimtare e prokurorit të shtetit 1. Prokurori i shtetit në fjalën e tij përfundimtare paraqet vlerësimin e tij për provat e shqyrtuara në shqyrtim gjyqësor, shpjegon konkluzionet e tij mbi faktet e rëndësishme për marrjen e vendimit, paraqet dhe arsyeton propozimin e tij për përgjegjësinë penale të të akuzuarit, për dispozitat e Kodit Penal të cilat duhet zbatuar si dhe për rrethanat lehtësuese dhe rënduese që duhet të merren parasysh me rastin e caktimit të dënimit. Prokurori i shtetit nuk mund të propozojë lartësinë e 150 dënimit, por mund të propozojë shqiptimin e vërejtjes gjyqësore ose ndonjë dënim alternativ nga neni 49 i Kodit Penal. 2. Në rastet kur i akuzuari i cili është dëshmitar bashkëpunues pranon fajësinë në bazë të marrëveshjes mbi fajësinë, prokurori mund të rekomandojë gjykatës kufijtë e dënimit, qortimin gjyqësor ose njërën nga dënimet alternative të parashikuara me Kodin Penal të Kosovës.
  162. 354

    AI-assisted research summary: The injured party or their authorized representative may explain their civil property claim and emphasize evidence related to the accused’s criminal liability in the final statement.

    Neni 354 Fjala përfundimtare në emër të të dëmtuarit I dëmtuari ose përfaqësuesi i tij i autorizuar, në fjalën e tij përfundimtare mund të shpjegojë kërkesën e tij pasurore juridike dhe potencon provat që ndërlidhen me përgjegjësinë penale të të akuzuarit.
  163. 355

    AI-assisted research summary: This article says the defender or accused may comment on the prosecutor’s and injured party’s claims, the accused may personally add to the defense, and the accused always has the last word.

    Neni 355 Fjala përfundimtare dhe komentet në emër të të akuzuarit 1. Mbrojtësi ose i akuzuari në fjalën përfundimtare paraqet personalisht argumente për mbrojtjen tij dhe mund të komentojë pretendimet e prokurorit dhe të dëmtuarit. 2. Pasi mbrojtësi të ketë prezentuar argumentet për mbrojtjen, i akuzuari ka të drejtë të deklarohet personalisht nëse pajtohet me mbrojtjen e prezentuar nga mbrojtësi i tij dhe mbrojtjen e tillë ta plotësojë. 3. Prokurori i shtetit dhe i dëmtuari kanë të drejtë të përgjigjen në mbrojtje, kurse mbrojtësi apo i akuzuari kanë të drejtë që këto përgjigje t’i komentojnë. 4. Fjalën e fundit gjithmonë e merr i akuzuari.
  164. 356

    AI-assisted research summary: The judge may limit final speeches in time, interrupt them in certain cases, and later ask whether anyone has anything else to say.

    Neni 356 Paraqitja e fjalëve përfundimtare 1. Paraqitja e fjalës përfundimtare nga palët mund të kufizohet në kohë nga gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues. 2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, pasi të ketë bërë vërejtje paraprake, mund të ndërpresë personin i cili në fjalën e tij përfundimtare fyen rendin publik dhe moralin, fyen personin tjetër, përsërit ose jep shpjegime të gjata të cilat qartazi nuk ndërlidhen me çështjen. Në procesverbal të shqyrtimit gjyqësor shënohet koha dhe arsyeja e ndërprerjes së fjalës përfundimtare. 3. Kur akuzën e përfaqësojnë disa persona ose mbrojtjen e përfaqësojnë disa mbrojtës, vetëm prokurori apo mbrojtësi kryesor ose mbrojtësi i caktuar nga mbrojtësi kryesor mund të paraqet fjalën përfundimtare në emër të palës së tyre. 4. Pas paraqitjes së fjalës përfundimtare nga të gjithë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues pyet nëse ndokush ka edhe ndonjë deklaratë tjetër.
  165. 357

    AI-assisted research summary: After the parties finish closing statements, the judge or panel may close the hearing if no further evidence is needed, then withdraws to deliberate and vote on the judgment.

    Neni 357 Përfundimi i shqyrtimit gjyqësor, këshillimi dhe votimi 1. Nëse pas përfundimit të fjalës përfundimtare të palëve, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues nuk çmon se duhet marrë prova të tjera, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues shpall shqyrtimin gjyqësor të përfunduar. 2. Pas kësaj, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues tërhiqet për këshillim dhe votim për marrjen e aktgjykimit. 151
  166. 358

    AI-assisted research summary: The court panel must dismiss the indictment when listed procedural conditions are met, and a single judge or the panel may issue that dismissal decision even after the trial hearing has been scheduled.

    Neni 358 Hudhja e aktakuzës 1. Trupi gjykues me aktvendim e hudh aktakuzën kur: 1.1. procedura është zbatuar pa kërkesën e prokurorit të shtetit; 1.2. ka munguar propozimi i kërkuar i të dëmtuarit ose leja e organit publik kompetent, apo nëse organi publik kompetent e ka tërhequr lejen; ose 1.3. ekzistojnë rrethana të tjera të cilat e pengojnë ndjekjen. 2. Aktvendimin mbi hudhjen e aktakuzës mund ta merr gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues edhe pas caktimit të shqyrtimit gjyqësor. KAPITULLI XX AKTGJYKIMI 1. Marrja e aktgjykimit
  167. 359

    AI-assisted research summary: The court may take the judgment without reopening the hearing if it decides that reopening is not needed. The judgment is taken and pronounced in the name of the people.

    Neni 359 Marrja dhe shpallja e aktgjykimit 1. Nëse gjykata gjatë këshillimit çmon se nuk nevojitet që përsëri të hapet shqyrtimi gjyqësor për plotësimin e procedurës ose për sqarimin e ndonjë çështjeje konkrete, atëherë e merr aktgjykimin. 2. Aktgjykimi merret dhe shpallet në emër të popullit.
  168. 360

    AI-assisted research summary: The court may refer only to the accused and only to the act charged in the indictment, and it is not bound by the prosecutor’s legal qualification or by plea-related agreements except an accepted plea agreement under Article 233.

    Neni 360 Identiteti subjektiv dhe objekti i aktgjykimit me aktakuzën 1. Aktgjykimi mund t’i referohet vetëm personit të akuzuar dhe vetëm veprës që është objekt i akuzës të përfshirë në aktakuzën e paraqitur fillimisht, të ndryshuar ose të zgjeruar në shqyrtimin gjyqësor. 2. Gjykata nuk detyrohet me propozimet e prokurorit të shtetit lidhur me kualifikimin ligjor të veprës. 3. Gjykata nuk detyrohet me marrëveshje ndërmjet prokurorit të shtetit dhe mbrojtjes lidhur me ndryshimin e akuzës ose pranimin e fajit, përveç marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë të pranuar nga gjykata sipas nenit 233 të këtij Kodi.
  169. 361

    AI-assisted research summary: The court must base its judgment only on the facts and evidence presented in the hearing, and must carefully assess each piece of evidence individually and together with the other evidence.

    Neni 361 Baza e aktgjykimit 1. Gjykata e bazon aktgjykimin vetëm në faktet dhe në provat e proceduara në shqyrtimin gjyqësor. 2. Gjykata detyrohet që me ndërgjegje të vlerësojë çdo provë një nga një dhe në lidhje me provat e tjera, dhe në bazë të vlerësimit të tillë të nxjerrë përfundim nëse fakti konkret është provuar. 2. Llojet e aktgjykimeve
  170. 362

    AI-assisted research summary: A judgment may reject the accusation, acquit the accused, or declare the accused guilty.

    Neni 362 Forma e aktgjykimit 1. Me aktgjykim ose refuzohet akuza, ose i akuzuari lirohet nga akuza, ose shpallet fajtor. 152 2. Kur akuza përfshin disa vepra penale, në aktgjykim shënohet nëse dhe për cilën vepër është refuzuar akuza, apo nëse dhe për cilën vepër i akuzuari lirohet ose shpallet fajtor.
  171. 363

    AI-assisted research summary: The court must reject the accusation if one of the listed grounds exists.

    Neni 363 Aktgjykimi refuzues 1. Gjykata merr aktgjykim me të cilin akuza refuzohet kur: 1.1. prokurori i shtetit është tërhequr nga akuza nga hapja deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor; 1.2. i akuzuari për të njëjtën vepër është gjykuar me aktgjykim të formës së prerë ose procedura kundër tij është pushuar me aktvendim të formës së prerë; ose 1.3. ka kaluar afati i parashkrimit dhe vepra përfshihet në amnisti ose falje, ose kur ekzistojnë rrethana të tjera që përjashtojnë ndjekjen penale.
  172. 364

    AI-assisted research summary: The court issues an acquittal judgment and releases the accused from the charge if the act is not a criminal offense, if there are circumstances excluding criminal responsibility, or if it is not proven that the accused committed the offense.

    Neni 364 Aktgjykimi lirues 1. Gjykata merr aktgjykim me të cilin i akuzuari lirohet nga akuza nëse: 1.1. vepra me të cilën i akuzuari akuzohet nuk përbën vepër penale; 1.2. ka rrethana që përjashtojnë përgjegjësinë penale; ose 1.3. nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
  173. 365

    AI-assisted research summary: Kur gjykata shpall fajtor të akuzuarin, ajo duhet të shënojë në aktgjykim elementet kryesore të fajësisë, dënimin dhe vendimet shoqëruese. Nëse caktohet gjobë, duhet të shënohen edhe afati i pagesës dhe mënyra e zëvendësimit të saj kur nuk arkëtohet.

    Neni 365 Aktgjykimi fajësues 1. Gjykata, në aktgjykimin me të cilin të akuzuarin e shpall fajtor shënon: 1.1. veprën penale për të cilën shpallet fajtor, së bashku me faktet dhe rrethanat që përbëjnë figurën e veprës penale, si dhe faktet dhe rrethanat nga të cilat varet zbatimi i dispozitës përkatëse të Kodit Penal; 1.2. emërtimin ligjor të veprës penale dhe dispozitat e ligjit penal të zbatuara gjatë marrjes së aktgjykimit; 1.3. dënimin e shqiptuar të akuzuarit, duke përfshirë edhe dënimin alternativ nga Kodi Penal ose lirimin nga dënimi; 1.4. urdhrin për shqiptimin e masës për trajtim të detyrueshëm rehabilitues të kryerësve të varur nga droga dhe alkooli, ose për konfiskimin e dobisë pasurore që i nënshtrohet konfiskimit; 1.5. vendimin për llogaritjen e paraburgimit ose dënimit të mëparshëm në lartësinë e dënimit; dhe 1.6. vendimin për shpenzimet e procedurës penale, për kërkesën pasurore juridike, si dhe përcaktimin se a duhet shpallur aktgjykimin e formës së prerë në shtyp, në radio apo në televizion. 2. Kur i akuzuari dënohet me gjobë, në aktgjykim shënohet afati kur duhet paguar gjoba dhe mënyra e zëvendësimit të gjobës kur gjoba forcërisht nuk mund të arkëtohet. 153 3. Shpallja e aktgjykimit
  174. 366

    AI-assisted research summary: Gjyqtari ose kryetari i trupit gjykues duhet ta shpallë aktgjykimin menjëherë pasi gjykata e merr atë, me disa rregulla për shtyrje, lexim në seancë të hapur dhe praninë e pjesëmarrësve.

    Neni 366 Shpallja e aktgjykimit 1. Pasi gjykata merr aktgjykimin, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e shpall menjëherë. Kur gjykata nuk ka mundësi që në të njëjtën ditë pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të merr aktgjykimin, shpalljen e aktgjykimit e shtyn më së shumti tri (3) ditë dhe e cakton kohën dhe vendin e shpalljes së aktgjykimit. 2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues në prani të palëve, të përfaqësuesve të tyre ligjorë, të përfaqësuesve të autorizuar dhe të mbrojtësve lexon në seancë të hapur dispozitivin dhe shkurtimisht prezenton arsyet e aktgjykimit. 3. Shpallja e aktgjykimit bëhet edhe kur pala, përfaqësuesi ligjor, përfaqësuesi i autorizuar ose mbrojtësi nuk janë të pranishëm. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues mund të urdhërojë që të akuzuarit i cili nuk është i pranishëm t’ia komunikojë gojarisht aktgjykimin ose t’i dërgohet me shkrim aktgjykimi. 4. Kur publiku është përjashtuar nga shqyrtimi gjyqësor, dispozitivi i aktgjykimit gjithmonë lexohet në seancë të hapur. Trupi gjykues vendos se a do ta përjashtojë publikun me rastin e prezentimit të arsyeve të aktgjykimit dhe në ç’masë e përjashton. 5. Të gjithë të pranishmit e dëgjojnë leximin e dispozitivit të aktgjykimit duke qëndruar në këmbë.
  175. 367

    AI-assisted research summary: This article says when a court must keep, end, or order pretrial detention after a conviction, and allows a convicted detainee to request transfer to the prison before the judgment becomes final.

    Neni 367 Paraburgimi pas shpalljes së aktgjykimit 1. Me rastin e marrjes së aktgjykimit me të cilin i akuzuari dënohet me burgim, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues: 1.1. cakton, vazhdon paraburgim kur ekzistojnë kushtet nga neni 187paragrafi 1. i këtij Kodi; ose 1.2. ndërprenë paraburgimin nëse i akuzuari ndodhet në paraburgim kur pushojnë së ekzistuari shkaqet për të cilat është paraburgosur. 2. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues shqipton dënim prej pesë (5) ose më shumë vjet burg të akuzuarit ia cakton paraburgimin, nëse ai nuk gjendet në paraburgim, ose ia vazhdon atë kur i akuzuari gjendet në paraburgim. 3. Nëse dënimi i shqiptuar është më i ulët së pesë (5) vjet, atëherë paraburgimi caktohet ose vazhdohet nëse janë plotësuar kushtet e përcaktuara me nenin 187 par. 1. i këtij Kodi. 4. Trupi gjykues gjithmonë ndërpren paraburgimin dhe urdhëron lirimin e të akuzuarit nëse: 4.1. është liruar nga akuza; 4.2. është deklaruar fajtor, por është liruar nga dënimi; 4.3. është dënuar vetëm më gjobë ose i është shqiptuar vërejtja gjyqësore; 4.4. i është shqiptuar një nga dënimet alternative, përveç dënimit me gjysmëliri nga neni 61 i Kodit Penal; 4.5. për shkak të llogaritjes së paraburgimit në lartësinë e dënimit, ai veç e ka mbajtur dënimin; ose 4.6. akuza është refuzuar, përveç në rastin kur është refuzuar për shkak të moskompetencës së gjykatës. 154 5. Para caktimit ose heqjes së paraburgimit nga paragrafi 3. ose 4. i këtij neni, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues së pari dëgjon mendimin e prokurorit të shtetit, nëse procedura është filluar me kërkesën e tij, dhe pastaj dëgjon të akuzuarin apo mbrojtësin e tij. 6. Kur i akuzuari gjendet në paraburgim dhe gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues çmon se ende ekzistojnë shkaqet për të cilat ishte caktuar paraburgimi, paraburgimin e vazhdon me aktvendim të posaçëm. Gjithashtu, me aktvendim të posaçëm e cakton ose e heq paraburgimin. Ankesa kundër aktvendimit nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit. 7. Paraburgimi i caktuar ose i vazhduar sipas dispozitave të paragrafëve 3. deri 6. të këtij neni mund të zgjasë derisa aktgjykimi të merr formë të prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykimin e gjykatës themelore. 8. I akuzuari i dënuar me burgim, i cili gjendet në paraburgim, me kërkesën e tij mund të transferohet me aktvendim të gjyqtarit të vetëm gjykues ose të kryetarit të trupit gjykues në institucionin për mbajtjen e dënimit para se aktgjykimi të merr formë të prerë.
  176. 368

    AI-assisted research summary: After judgment is announced, the judge must inform the parties about the right to appeal, warn the accused when an alternative sentence is imposed, and remind the parties to tell the court about any address change until the procedure ends.

    Neni 368 Udhëzimet dhe paralajmërimet që shoqërojnë aktgjykimin 1. Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i udhëzon palët për të drejtën në ankesë. Udhëzimi shënohet në procesverbal të shqyrtimit gjyqësor. 2. Kur shqiptohet dënim alternativ nga neni 49 i Kodit Penal, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues paralajmëron të akuzuarin për rëndësinë e dënimit dhe kushtet të cilat duhet respektuar. 3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues përkujton palët për detyrimet e tyre që, deri në përfundim të procedurës, të njoftojnë gjykatën për çdo ndryshim të adresës. 4. Përpilimi dhe dorëzimi i aktgjykimit
  177. 369

    AI-assisted research summary: This article sets deadlines for writing up a delivered judgment and allows an extension in complex cases.

    Neni 369 Koha dhe dorëzimi i aktgjykimit me shkrim 1. Aktgjykimi i shpallur duhet të përpilohet me shkrim brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga shpallja e tij, kur i akuzuari gjendet në paraburgim ose i është caktuar paraburgimi, ndërsa në raste të tjera brenda tridhet (30) ditëve nga dita e shpalljes. Kur rasti është i ndërlikuar, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues mund të kërkojë nga presidenti i gjykatës që të zgjasë afatin për përpilimin me shkrim të aktgjykimit deri në gjashtëdhjetë (60) ditë. 2. Aktgjykimin e nënshkruajnë gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues dhe procesmbajtësi. 3. Kopja e vërtetuar e aktgjykimit e cila përmban udhëzimin për të drejtën në ankesë i dërgohet palëve. 4. Kopja e vërtetuar e aktgjykimit, së bashku me udhëzimin për të drejtën në ankesë i dërgohet të dëmtuarit, personit të cilit i është konfiskuar sendi me aktgjykim, si dhe personit juridik të cilit i është konfiskuar dobia pasurore e fituar me vepër penale. 5. Kur gjykata gjatë zbatimit të dispozitave për caktimin e dënimit unik për vepra penale në bashkim shqipton aktgjykim duke i marrë parasysh edhe aktgjykimet që i kanë shqiptuar gjykatat tjera, atyre gjykatave u dërgon kopje të vërtetuara të aktgjykimit të formës së prerë. 155
  178. 370

    AI-assisted research summary: The court must prepare the written judgment so it matches the announced judgment and includes the required parts.

    Neni 370 Përmbajtja dhe forma e aktgjykimit me shkrim 1. Aktgjykimi i përpiluar me shkrim duhet të jetë në përputhje me aktgjykimin e shpallur. Aktgjykimi përfshinë hyrjen, dispozitivin dhe arsyetimin. 2. Hyrja e aktgjykimit përfshin: shënimin se aktgjykimi merret në emër të popullit, emrin e gjykatës, emrin dhe mbiemrin e gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit dhe të anëtarëve të trupit gjykues dhe të procesmbajtësit, emrin dhe mbiemrin e të akuzuarit, veprën penale për të cilën i akuzuari është dënuar dhe nëse ka qenë i pranishëm në shqyrtimin gjyqësor, ditën e shqyrtimit gjyqësor, nëse shqyrtimi gjyqësor ka qenë i hapur, emrin dhe mbiemrin e prokurorit të shtetit, mbrojtësit, përfaqësuesit ligjor dhe të përfaqësuesit të autorizuar të cilët kanë qenë të pranishëm në shqyrtim gjyqësor, datën e shpalljes së aktgjykimit të shqiptuar dhe datën e përpilimit të aktgjykimit. 3. Dispozitivi i aktgjykimit përfshin të dhënat personale të të akuzuarit dhe vendimin me të cilin i akuzuari shpallet fajtor për vepër penale për të cilën akuzohet, ose me të cilin lirohet nga akuza për atë vepër apo me të cilin refuzohet aktakuza. 4. Kur i akuzuari është dënuar, dispozitivi i aktgjykimit përfshin të gjitha të dhënat e nevojshme të parapara në nenin 365 të këtij Kodi, ndërsa kur ai është liruar nga akuza ose akuza është refuzuar, dispozitivi i aktgjykimit përfshin përshkrimin e veprës për të cilën është akuzuar dhe vendimin për shpenzimet e procedurës penale dhe kërkesën pasurore juridike, nëse një kërkesë e tillë është paraqitur. 5. Në rastin e gjykimit të veprave penale në bashkim, gjykata në dispozitivin e aktgjykimit shënon dënimet e shqiptuara për secilën vepër penale, e pastaj dënimin për të gjitha veprat në bashkim. 6. Gjykata në arsyetimin e aktgjykimit paraqet arsyet për çdo pikë të aktgjykimit. 7. Gjykata paraqet qartë dhe në mënyrë të plotë se cilat fakte dhe për çfarë arsyesh i konsideron të vërtetuara apo të pavërtetuara. Gjykata gjithashtu, në mënyrë të veçantë vlerëson saktësinë e provave kundërthënëse, arsyet e mosmiratimit të propozimit konkret të palëve, si dhe arsyet në të cilat është bazuar me rastin e zgjidhjes së çështjeve juridike, veçanërisht me rastin e vërtetimit të ekzistimit të veprës penale dhe përgjegjësisë penale të të akuzuarit, si dhe me rastin e zbatimit të dispozitave të caktuara të ligjit penal ndaj të akuzuarit dhe veprës së tij. 8. Kur i akuzuari dënohet me burgim, arsyetimi përfshin rrethanat të cilat gjykata i ka marrë parasysh me rastin e caktimit të dënimit. Gjykata veçanërisht arsyeton se në cilat shkaqe është bazuar kur ka konstatuar se ka të bëjë veçanërisht me rast të rëndë dhe se duhet shqiptuar dënim më të rëndë se dënimi i paraparë, ose ka konstatuar se është e nevojshme të ulë apo të heqë dënimin, të shqiptojë dënim alternativ ose masën për trajtim të detyruar rehabilitimi ose të konfiskohet dobia pasurore e fituar me vepër penale. 9. Kur në aktakuzë përcaktohet pasuria që i nënshtrohet konfiskimit, aktgjykimi përcakton nëse pasuria konfiskohet apo jo. Aktgjykimi përmban arsyetimin për konfiskimin e secilës pasuri për të cilën urdhërohet konfiskimi dhe arsyetimin për secilën pasuri për të cilën nuk urdhërohet konfiskimi. 10. Kur i akuzuari lirohet nga akuza, në arsyetim veçanërisht shënohet arsyeja e paraparë në nenin 364 të këtij Kodi sipas së cilës ka vepruar. 11. Në arsyetimin e aktgjykimit me të cilin refuzohet akuza, gjykata nuk e vlerëson çështjen kryesore, por kufizohet vetëm në arsyet e refuzimit të akuzës.
  179. 371

    AI-assisted research summary: This article lets the trial judge or panel chair correct minor mistakes in a written judgment, and lets the Court of Appeal correct harmless errors if they are part of an appeal.

    Neni 371 Gabimet e imëta në aktgjykim 1. Gabimet në emra dhe numra, gabimet tjera në shkrim dhe llogaritje, parregullsitë në mënyrën e përpilimit të aktgjykimit me shkrim dhe mospërputhja e aktgjykimit me shkrim me origjinalin, me kërkesë të palëve, të mbrojtësit ose sipas detyrës zyrtare përmirësohen nga gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues me aktvendim të posaçëm. 156 2. Nëse gabimet e imëta apo të padëmshme në aktgjykim janë objekt i ankesës, Gjykata e Apelit mund ta përmirësojë aktgjykimin nga neni 403 i këtij Kodi. 3. Kur të dhënat nga neni 365, paragrafi 1. nën-paragrafët 1.1. deri në 1.4. dhe nën-paragrafi 1.6. i këtij Kodi në aktgjykimin e përpiluar me shkrim ndryshojnë nga origjinali, aktvendimi për përmirësim u dërgohet personave nga neni 369 i këtij Kodi. Në rastin e tillë, afati i ankesës kundër aktgjykimit llogaritet nga dita e dorëzimit të aktvendimit. Kundër këtij aktvendimi nuk lejohet ankesë e posaçme.
  180. 372

    AI-assisted research summary: Në disa raste, i akuzuari trajtohet si në vuajtje të dënimit sipas ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, dhe gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të lëshojë urdhërarrest kur ai ka ikur jashtë Kosovës ose shmang dënimin.

    Neni 372 Ekzekutimi i sanksioneve penale 1. Kur gjykata vendos për vazhdimin ose caktimin e paraburgimit pas shpalljes së aktgjykimit dhe i akuzuari pajtohet me këtë, ose kur gjykata e cakton dënimin konform dispozitës së nenit 369 paragrafit 5. të këtij kodi, konsiderohet së i akuzuari është në vuajtje të dënimit konform dispozitave të Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale. 2. Kur me aktgjykim shqiptohet sanksioni penal nga neni 367 paragrafi 2. ose 3. ose kur me aktgjykim të formës së prerë me shkrim shqiptohet dënimi nga neni 369, paragrafi 5. i këtij Kodi ndërsa i akuzuari ka ikur jashtë Kosovës apo i shmanget mbajtjes së dënimit, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues lëshon urdhërarrest për të akuzuarin në pajtim me nenin 175 të këtij Kodi.
  181. 373

    AI-assisted research summary: Investors, shareholders, and creditors of a legal person may not challenge judgments or their enforcement against that legal person, unless the person is that legal person’s representative under Article 20 of the cited law.

    Neni 373 Aktgjykimi kundër personave juridik dhe ekzekutimi i aktgjykimit Investitorët, aksionarët apo kreditorët e personit juridik nuk mund të kundërshtojnë aktgjykimet dhe ekzekutimin e tyre kundër personit juridik, përveç nëse personi i tillë është përfaqësues i personit juridik të pandehur nga neni 20 i Ligjit për Përgjegjësinë e Personave Juridik për Vepra Penale, Ligji nr. 04/L-030 ose ligji pasues. KAPITULLI XXI MJETET JURIDIKE 1. Mjetet juridike
  182. 374

    AI-assisted research summary: This article says a party may file legal remedies to the next higher court, with specific appeal routes and limits.

    Neni 374 Llojet e mjeteve juridike 1. Përveç rasteve kur parashihet ndryshe me këtë Kod, pala mund të paraqesë mjetin juridik në gjykatën e shkallës drejtpërdrejtë më të lartë përmes: 1.1. ankesës kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjykatën e Apelit. 1.2. ankesës kundër aktgjykimi të Gjykatës së Apelit në Gjykatën Supreme të Kosovës sipas paragrafit 1. të nenit 407 të këtij Kodi ose kur me aktgjykim shqiptohet dënimi me burgim të përjetshëm. 1.3. ankesës kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjykatën e Apelit. 1.4. kërkesës për mjetin e jashtëzakonshëm juridik nga Gjykata Themelore apo Gjykata e Apelit në Gjykatën Supreme të Kosovës. 2. Kur lejohet me këtë Kod, urdhri i gjyqtarit të procedurës paraprake mund të shqyrtohet nga kolegji i përbërë prej tre (3) gjyqtarëve të gjykatës themelore. Urdhri i shqyrtuar nga kolegji shqyrtues nga ky paragraf mund të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit apo Gjykata Supreme vetëm me rastin e ankesës kundër aktgjykimit të gjykatës themelore. 157 2. Rregullat e përgjithshme të procedurës ankimore
  183. 375

    AI-assisted research summary: Parties and judges must not have one-sided communications about a legal remedy review; a judge must immediately refuse any such improper contact and tell the other parties.

    Neni 375 Paanshmëria në shqyrtimin e mjetit juridik 1. Asnjëra palë nuk lejohet të ketë komunikim në prezencën e vetëm njërës palë me kolegjin shqyrtues, Gjykatën e Apelit apo Gjykatën Supreme lidhur me kundërshtimin apo kërkesën për mjet juridik që pret zgjidhjen nga kolegji shqyrtues, Gjykata e Apelit ose Gjykata Supreme, apo të cilën pala pretendon ta paraqesë te kolegji shqyrtues, Gjykata e Apelit ose Gjykata Supreme. 2. Asnjë gjyqtari i kolegjit shqyrtues, Gjykatës së Apelit apo Gjykatës Supreme nuk komunikon lidhur me kundërshtimin apo kërkesën për mjet juridik me palën e cila ka interes në këtë mjet juridik që pret vendimin e Gjykatës së Apelit apo Gjykatës Supreme, apo të cilën pala pretendon ta paraqesë para kolegjit shqyrtues, Gjykatës së Apelit apo Gjykatës Supreme. 3. Gjyqtari me të cilin pala tenton të komunikojë pa praninë e palës tjetër, në kundërshtim me paragrafin 1. ose 2. të këtij neni, refuzon komunikimin menjëherë dhe informon palët tjera për tentimin e palës për të komunikuar pa praninë e tyre.
  184. 376

    AI-assisted research summary: An objection or request for a legal remedy must include specified details and be filed in the basic court; non-compliant filings are not reviewed.

    Neni 376 Forma e kundërshtimit apo kërkesa për mjet juridik 1. Si rregull e përgjithshme, kundërshtimi apo kërkesa për mjet juridik duhet të përmbajë: 1.1. numrin e lëndës; 1.2. emrin e të pandehurit; 1.3. përshkrimin e statusit ligjor të lëndës, përfshirë shënimin nëse kundërshtimi apo kërkesa është paraqitur brenda afatit kohor të lejuar; 1.4. përshkrimin e fakteve të rëndësishme që janë të përfshira në procesverbal; 1.5. përshkrimin e bazës ligjore të kundërshtimit apo kërkesës; 1.6. përshkrimin e mjetit juridik që kërkohet; 1.7. përshkrimin e bazës ligjore të mjetit juridik; 1.8. nëse kundërshtimi apo kërkesa paraqitet në emër të të pandehurit, duhet të bashkëngjitet deklarata e të pandehurit me të cilën jep pëlqimin për ankesën apo kërkesën. 2. Kundërshtimi apo kërkesa duhet të identifikojë qartë të dhënat në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni. 3. Kundërshtimi apo kërkesa paraqitet në gjykatë themelore, e cila ia dërgon ankesën apo kërkesën palës së kundërt. 4. Asnjë kundërshtimi apo kërkesë që nuk është në pajtim me këtë nen nuk shqyrtohet.
  185. 377

    AI-assisted research summary: Përgjigja ndaj kundërshtimit ose kërkesës për mjet juridik duhet të përfshijë disa të dhëna të caktuara dhe të paraqitet në gjykatën themelore.

    Neni 377 Forma e përgjigjes në kundërshtim apo në kërkesën për mjet juridik 1. Përgjigja në kundërshtimin ose në kërkesën për mjet juridik duhet të përmbajë: 1.1. numrin e lëndës; 1.2. emrin e të pandehurit; 158 1.3. përshkrimin e statusit ligjor të lëndës, përfshirë shënimin nëse përgjigja është paraqitur brenda afatit kohor të lejuar; 1.4. përshkrimin e fakteve të rëndësishme që janë të përfshira në procesverbal; 1.5. përshkrimin e bazës ligjore të kundërshtimit apo kërkesës së paraqitur nga ankuesi apo pala kërkuese; 1.6. përshkrimin e mjetit juridik të kërkuar nga pala kërkuese; 1.7. përshkrimin e bazës ligjore të mjetit juridik të kërkuar nga pala kërkuese; 2. Përgjigja në kundërshtim apo në kërkesë duhet të identifikojë qartë të dhënat në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni. 3. Përgjigja në kundërshtim apo në kërkesë paraqitet në gjykatë themelore, e cila ia dërgon përgjigjen palës kundërshtare. 4. Asnjë përgjigje në kundërshtim apo në kërkesë që nuk është në pajtim me këtë nen nuk shqyrtohet.
  186. 378

    AI-assisted research summary: This article sets filing deadlines for objections, requests, and responses.

    Neni 378 Afati për paraqitjen e kundërshtimit, kërkesës për mjet juridik dhe përgjigjes 1. Kundërshtimi i cili shqyrtohet nga kolegji shqyrtues duhet të paraqitet brenda dyzet e tetë (48) orëve, përveç nëse përcaktohet ndryshe me ligj. 2. Kërkesa e cila shqyrtohet nga Gjykata e Apelit duhet të paraqitet brenda pesë (5) ditëve nga aktgjykimi apo aktvendimi i formës së prerë, përveç nëse përcaktohet ndryshe me ligj. 3. Kërkesa e cila shqyrtohet nga Gjykata Supreme e Kosovës duhet të paraqitet brenda dhjetë (10) ditëve, përveç nëse përcaktohet ndryshe me ligj. 4. Përgjigja në kundërshtim duhet të paraqitet brenda njëzet e katër (24) orëve nga kundërshtimi i cili shqyrtohet nga kolegji shqyrtues. 5. Përgjigja në kërkesë duhet të paraqitet brenda pesë (5) ditëve nga kërkesa e cila shqyrtohet nga Gjykata e Apelit. 6. Përgjigja në kërkesë duhet të paraqitet brenda dhjetë (10) ditëve nga kërkesa e cila shqyrtohet nga Gjykata Supreme e Kosovës.
  187. 379

    AI-assisted research summary: Objections, requests for remedy, and answers must comply with Articles 375 to 378, or they will not be examined by the listed courts.

    Neni 379 Të gjitha kundërshtimet, kërkesat për mjet juridik dhe përgjigjet duhet të jenë në pajtim Asnjë mendim, kundërshtim, kërkesë për mjet juridik apo përgjigje që nuk është në pajtim me nenet 375 deri 378 të këtij Kodi, nuk shqyrtohet nga gjyqtari i gjykatës themelore, kolegji shqyrtues, Gjykata e Apelit apo Gjykata Supreme e Kosovës. 3. Ankesa kundër aktgjykimit
  188. 380

    AI-assisted research summary: Personat e autorizuar mund të paraqesin ankesë kundër aktgjykimit brenda 15 ditësh nga dorëzimi i kopjes së tij.

    Neni 380 Ankesa kundër aktgjykimit 1. Kundër aktgjykimit të marrë në nga gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues i gjykatës themelore, ankesë mund të paraqesin personat e autorizuar brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e dorëzimit të kopjes së aktgjykimit. 159 2. Ankesa e personit të autorizuar e paraqitur brenda afatit të caktuar e pezullon ekzekutimin e aktgjykimit.
  189. 381

    AI-assisted research summary: This article says who may appeal against a judgment and, for the injured party, limits the appeal to certain penalty and costs decisions.

    Neni 381 Personat e autorizuar për të paraqitur ankesë kundër aktgjykimit 1. Ankesë mund të paraqesin prokurori i shtetit, i akuzuari, mbrojtësi, përfaqësuesi ligjor i të akuzuarit dhe i dëmtuari. 2. Prokurori i shtetit mund të paraqesë ankesë në dëm dhe në dobi të të akuzuarit. 3. I dëmtuari mund të ushtrojë ankesë ndaj aktgjykimit vetëm për vendimin e gjykatës lidhur me sanksionet penale për veprat penale kundër jetës dhe trupit, kundër integritetit seksual, kundër sigurisë së trafikut publik dhe për shpenzimet e procedurës penale. 4. Ankesë mund të paraqesë edhe personi, pasuria e të cilit është konfiskuar ose nga i cili është konfiskuar dobia pasurore e fituar me vepër penale, si dhe personi juridik, pasuria e të cilit është konfiskuar.
  190. 382

    AI-assisted research summary: An appeal against a judgment must include the judgment details, the grounds for challenge, the requested outcome, and the appellant’s signature.

    Neni 382 Përmbajtja e ankesës kundër aktgjykimit 1. Ankesa kundër aktgjykimit duhet të jetë në pajtim me nenin 376 të këtij Kodi por përfshinë edhe: 1.1. të dhënat mbi aktgjykimin i cili ankimohet; 1.2. arsyet për kundërshtimin e aktgjykimit nga neni 383 i këtij Kodi; 1.3. propozimin për anulim të tërësishëm apo të pjesërishëm të aktgjykimit ose për ndryshim të tij; dhe 1.4. nënshkrimin e ankuesit. 2. Kur ankesën e paraqet i akuzuari ose i dëmtuari i cili nuk përfaqësohet nga mbrojtësi, dhe ankesa nuk është përpiluar në pajtim me dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues kërkon nga ankuesi që në afat të caktuar të ndryshojë ankesën me parashtresën me shkrim. Nëse ankuesi nuk e përmbush kërkesën e tillë, ndërsa ankesa nuk përfshin informatat nga neni 376 të këtij Kodi ose paragrafi 1. i këtij neni, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e hudh ankesën nëse të dhënat nuk mund të zbulohen lehtë. 3. Në ankesë mund të paraqiten fakte dhe prova të reja, por ankuesi detyrohet të arsyetojë përse ato nuk i ka paraqitur më parë. Kur ankuesi thirret në fakte të reja, ai detyrohet të paraqesë prova me të cilat këto fakte mund të provohen, e kur u referohet provave të reja, detyrohet të paraqesë faktet që ai synon t’i vërtetojë me to. 4. Kur ankuesi pretendon në ankesë arsye të cilat nuk i ka ngritur në gjykatën themelore gjatë shqyrtimit fillestar, shqyrtimit të dytë apo shqyrtimit gjyqësor, ankuesi nuk mund të ankohet mbi këto baza, përveç nëse vërteton se ka pasur shkaqe të jashtëzakonshme apo prova ose fakte të reja nga paragrafi 3. të këtij neni.
  191. 383

    AI-assisted research summary: This article lists the grounds on which a judgment may be appealed, and says one factual-finding ground is unavailable after a guilty-plea agreement or accepted guilty plea on all counts.

    Neni 383 Arsyet për ushtrimin e ankesës ndaj aktgjykimit 1. Ndaj aktgjykimit mund të ushtrohet ankesë: 1.1. për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale; 1.2. për shkak të shkeljes së ligjit penal; 1.3. për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike; ose 160 1.4. për shkak të vendimit lidhur me sanksionet penale, konfiskimit të dobisë pasurore të fituar me vepër penale, shpenzimeve të procedurës penale, kërkesave pasurore juridike, si dhe për shkak të vendimit mbi publikimin e aktgjykimit. 2. Ndaj aktgjykimit nuk mund të ushtrohet ankesë për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike kur ka marrëveshje mbi pranim të fajësisë apo kur i akuzuari ka pranuar fajësinë për të gjitha pikat e aktakuzës dhe trupi gjykues është pajtuar me pranimin e tillë.
  192. 384

    AI-assisted research summary: This article lists what counts as an essential violation of criminal procedure rules.

    Neni 384 Shkelja esenciale e dispozitave të procedurës penale 1. Shkelje esenciale e dispozitave të procedurës penale konsiderohet nëse: 1.1. përbërja e gjykatës nuk ka qenë në pajtim me ligjin ose kur në marrjen e aktgjykimit ka marrë pjesë gjyqtari i cili nuk ka qenë i pranishëm në shqyrtimin gjyqësor, ose kur me vendim të formës së prerë është përjashtuar nga gjykimi; 1.2. në shqyrtim gjyqësor ka marrë pjesë gjyqtari i cili është dashur të përjashtohet; 1.3. shqyrtimi gjyqësor është mbajtur pa personat, prania e të cilëve në shqyrtim gjyqësor kërkohet me ligj, ose kur të akuzuarit apo mbrojtësit, pavarësisht nga kërkesa e tij, i është mohuar përdorimi i gjuhës së vet në shqyrtim gjyqësor dhe përcjellja e zbatimit të shqyrtimit gjyqësor në gjuhën e tij; 1.4. publiku është përjashtuar nga shqyrtimi gjyqësor në kundërshtim me ligjin; 1.5. gjykata ka shkelur dispozitat e procedurës penale lidhur me çështjen nëse ekziston akuza e prokurorit të autorizuar, propozimi i të dëmtuarit ose leja e organit publik kompetent; 1.6. aktgjykimin e ka marrë gjykata e cila nuk ka pasur kompetencë lëndore për gjykimin e çështjes. 1.7. gjykata me aktgjykim nuk e ka gjykuar plotësisht lëndën e akuzës; 1.8. aktgjykimi bazohet në provë të papranueshme; 1.9. i akuzuari i thirrur të deklarohet mbi fajësinë nuk e ka pranuar fajësinë për të gjitha pikat e akuzës ose ndonjë pikë të saj dhe është marrë në pyetje para prezentimit të provave; 1.10. aktgjykimi ka tejkaluar akuzën; 1.11. me aktgjykim është shkelur dispozita e nenit 395 të këtij Kodi; ose 1.12. aktgjykimi nuk është përpiluar në pajtim me nenin 370 të këtij Kodi. 2. Shkelje esenciale e dispozitave të procedurës penale konsiderohet edhe kur gjatë procedurës penale, duke përfshirë edhe procedurën paraprake, gjykata, prokurori i shtetit dhe policia: 2. 1. nuk kanë zbatuar ndonjë dispozitë të këtij kodi ose kanë zbatuar gabimisht; ose 2.2. kanë shkelur të drejtat e mbrojtjes, dhe kjo ka ndikuar ose ka mundur të ndikojë në marrjen e aktgjykimit të ligjshëm dhe të drejtë.
  193. 385

    AI-assisted research summary: Ky nen thotë kur konsiderohet se ka shkelje të ligjit penal.

    Neni 385 Shkelja e ligjit penal 1. Shkelje e ligjit penal ekziston kur: 161 1.1. vepra për të cilën i akuzuari ndiqet nuk është vepër penale; 1.2. ekzistojnë rrethana që përjashtojnë përgjegjësinë penale; 1.3. ekzistojnë rrethana që përjashtojnë ndjekjen penale, e sidomos nëse ndjekja penale është parashkruar ose është përjashtuar për shkak të amnistisë apo faljes, ose më parë është gjykuar me aktgjykim të formës së prerë; 1.4. lidhur me veprën e gjykuar penale është zbatuar ligji i cili nuk mund të zbatohet; 1.5. në marrjen e vendimit për dënim, dënim alternativ, vërejtje gjyqësore ose në marrjen e vendimit për masën e trajtimit të detyrueshëm për rehabilitim apo për konfiskim të dobisë pasurore të fituar me vepër penale gjykata ka tejkaluar kompetencat ligjore; ose 1.6. janë shkelur dispozitat mbi llogaritjen e paraburgimit dhe të dënimit të mbajtur.
  194. 386

    AI-assisted research summary: A judgment may be challenged if the facts were established incorrectly or incompletely.

    Neni 386 Vërtetimi i gabueshëm ose jo i plotë i gjendjes faktike 1. Aktgjykimi mund të kundërshtohet për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike. 2. Vërtetimi i gabuar i gjendjes faktike ekziston kur gjykata ka vërtetuar gabimisht ndonjë fakt të rëndësishëm apo kur përmbajtja e dokumentit, procesverbalit mbi provat e shqyrtuara ose të incizimit teknik vënë në pikëpyetje saktësinë ose bazueshmërinë e vërtetimit të fakteve të rëndësishme. 3. Vërtetimi jo i plotë i gjendjes faktike ekziston kur gjykata nuk ka vërtetuar ndonjë fakt të rëndësishëm.
  195. 387

    AI-assisted research summary: This provision lists when an appeal may be made against a judgment or certain related decisions about punishment, rehabilitation treatment, confiscation, procedural costs, a property claim, or publication of the judgment.

    Neni 387 Ankesa kundër aktgjykimit lidhur me vendimin mbi sanksionin penal dhe vendimeve të tjera 1. Ndaj aktgjykimit mund të ushtrohet ankesë lidhur me vendimin mbi shqiptimin e dënimit ose vërejtjes gjyqësore kur gjykata, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat përkatëse, përkundër mostejkalimit të kompetencave ligjore nuk e ka caktuar drejt dënimin ose vërejtjen gjyqësore. 2. Ndaj aktgjykimit gjithashtu mund të ushtrohet ankesë kur gjykata ka zbatuar ose nuk ka zbatuar dispozitat për zbutjen ose lirimin nga dënimi apo të vërejtjes gjyqësore. 3. Vendimi për masën e trajtimit të detyrueshëm rehabilitues të personave të varur nga droga ose alkooli ose për konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale mund të kundërshtohet kur gjykata, përkundër faktit se nuk ka bërë shkelje të nenit 385, nën-paragrafi 1.5. i këtij Kodi, ka marrë vendim jo të drejtë ose nuk e ka shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm me rehabilitim për personat e varur nga droga ose alkooli ose masën për konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale, përkundër ekzistimit të bazës ligjore për këtë. 4. Ndaj vendimit mbi shpenzimet e procedurës penale mund të ushtrohet ankesë kur gjykata për shpenzimet e tilla ka vendosur në mënyrë jo të drejtë ose në kundërshtim me dispozitat e këtij Kodi. 5. Ndaj vendimit mbi kërkesën pasurore juridike ose vendimit mbi publikimin e aktgjykimit mund të ushtrohet ankesë kur gjykata për çështjet e tilla ka marrë vendim në kundërshtim me dispozitat ligjore.
  196. 388

    AI-assisted research summary: Ankesa kundër aktgjykimit paraqitet në gjykatën që e ka nxjerrë aktgjykimin; gjykata u dërgon kopje palëve kundërshtare dhe e përcjell lëndën në gjykatën kompetente.

    Neni 388 Procedura për paraqitjen e ankesës kundër aktgjykimit 1. Ankesa kundër aktgjykimit paraqitet në gjykatën e cila ka nxjerr aktgjykimin. 162 2. Kjo gjykatë i dërgon një kopje të ankesës palëve kundërshtare, të cilat mund të paraqesin përgjigje në ankesë brenda tetë (8) ditëve nga pranimi i kopjes së ankesës. 3. Kjo gjykatë i përcjell ankesën, përgjigjën dhe shkresat tjera përkatëse në gjykatën që është kompetente për shqyrtimin e ankesës. 4. Ankesa apo kërkesa nga ky nen paraqitet në numër të mjaftueshëm të kopjeve për gjykatën dhe palët kundërshtare.
  197. 389

    AI-assisted research summary: This article sets out how an appeal case is handled by the appellate court and what the reporting judge must review if the accused is in detention.

    Neni 389 Procedura lidhur me ankesën kundër aktgjykimit në gjykatën e apelit 1. Kur Gjykata e Apelit pranon lëndën me ankesë, ato ia dorëzon kryetarit të kolegjit të caktuar sipas orarit të gjykatës. 2. Kryetari i kolegjit të apelit cakton seancën e kolegjit. 3. Me rastin e kthimit të lëndës, prokurori i shtetit mund të paraqesë propozim ose të deklarojë se atë do ta paraqesë në seancën e kolegjit të apelit. 4. Gjyqtari raportues, sipas nevojës, mund të kërkojë nga gjykata themelore raport për shkeljen e dispozitave të procedurës penale, e nëpërmjet kësaj gjykate ose në ndonjë mënyrë tjetër të vërtetojë pretendimet e ankesës lidhur me provat dhe faktet e reja ose ai siguron raportet dhe dokumentet e nevojshme nga organet ose nga persona të tjerë juridikë. 5. Nëse i akuzuari është në paraburgim, gjyqtari raportues brenda pesë (5) ditësh pas pranimit të shkresave të lëndës shqyrton sipas detyrës zyrtare nëse ende ekzistojnë arsyet për mbajtje në paraburgim.
  198. 390

    AI-assisted research summary: This article says who must be notified about an appellate hearing, when the accused may attend, and how the hearing may proceed.

    Neni 390 Seanca para kolegjit të apelit 1. Kur të akuzuarit i është shqiptuar dënimi me burgim, njoftimi për seancën e kolegjit të apelit i dërgohet prokurorit kompetent të shtetit, të dëmtuarit, të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij. 2. Në qoftë se i akuzuari i cili gjendet në paraburgim ose në mbajtje të dënimit dëshiron të merr pjesë në seancë, pjesëmarrja i mundësohet atij. 3. Seanca e kolegjit fillon me raportim të gjyqtarit raportues mbi faktet. Kolegji mund të kërkojë nga palët dhe mbrojtësi që prezantojnë në seancë sqarime të nevojshme lidhur me pretendimet e tyre në ankesë. Palët dhe mbrojtësi mund të propozojnë që për plotësim të raportit të lexohet ndonjë shkresë dhe mund të japin shpjegime të nevojshme për qëndrimet e tyre në ankesë apo përgjigje në ankesë, pa përsëritur përmbajtjen e raportit. 4. Mosardhja e palëve të njoftuara me rregull nuk pengon mbajtjen e seancës së kolegjit. Kur i akuzuari nuk e ka njoftuar gjykatën për ndërrimin e adresës ose të vendqëndrimit, seanca e kolegjit mund të mbahet edhe pa njoftimin e të akuzuarit. 5. Publiku mund të përjashtohet nga seanca e kolegjit që mbahet me prani të palëve vetëm nën kushtet e parapara me këtë kod. 6. Procesverbali i seancës i bashkëngjitet shkresave të gjykatës. 7. Aktvendimet nga nenet 399 dhe 400 të këtij Kodi mund të merren edhe pa njoftimin e palëve për seancën e kolegjit.
  199. 391

    AI-assisted research summary: Gjykata e Apelit mund të marrë vendim në seancë të kolegjit ose në shqyrtim.

    Neni 391 Vendimet e kolegjit të apelit të marra në seancë apo në shqyrtim 1. Gjykata e Apelit merr vendim në seancë të kolegjit ose në shqyrtim. 163 2. Gjykata e Apelit në seancë të kolegjit vendos nëse do ta mbajë shqyrtimin.
  200. 392

    AI-assisted research summary: The Court of Appeal hearing is held only when new or repeated evidence is needed because the factual situation was assessed incorrectly or incompletely, and there are reasonable reasons not to send the case back for retrial. The panel chair must take necessary measures to secure the accused person’s presence if the accused is in custody or serving a sentence.

    Neni 392 Arsyet për mbajtjen e shqyrtimit në gjykatën e apelit 1. Shqyrtimi para Gjykatës së Apelit mbahet vetëm kur është e nevojshme që, për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike, të merren prova të reja ose të përsëritën provat e marra më parë dhe kur ekzistojnë shkaqe të arsyeshme që lënda të mos i kthehet gjykatës themelore në rigjykim. 2. Në shqyrtim të Gjykatës së Apelit thirren i akuzuari dhe mbrojtësi i tij, prokurori i shtetit, i dëmtuari, përfaqësuesi ligjor dhe përfaqësuesi i autorizuar i të dëmtuarit, si dhe dëshmitarët dhe ekspertët të cilët gjykata me propozim të palëve apo sipas detyrës zyrtare vendos t’i pyesë. 3. Në qoftë se i akuzuari gjendet në paraburgim ose në mbajtje të dënimit, kryetari i trupit gjykues i Gjykatës së Apelit ndërmerr masa të nevojshme për të siguruar praninë e të akuzuarit në shqyrtim.

Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.