KODI NR. 04/L-123 I PROCEDURES PENALE
Part 3 of 3 · provisions 401–555
This is the preamble to Kosovo’s Criminal Procedure Code, stating that the Assembly adopts the Code.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Statute
- Citation
- 04/L-123
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
- Complete work
- View statute overview
Statute overview
About this statute
This is the preamble to Kosovo’s Criminal Procedure Code, stating that the Assembly adopts the Code. Ky nen thotë se rregullat e procedurës penale janë detyruese për gjykatat, prokurorinë dhe pjesëmarrësit e tjerë, se një person i pafajshëm nuk mund të dënohet, dhe se liritë e të pandehurit mund të kufizohen vetëm sipas kushteve të këtij Kodi para aktgjykimit të formës së prerë. Vetëm një gjykatë kompetente, e pavarur dhe e paanshme mund të shqiptojë sanksion penal për kryerësin e veprës penale. A person suspected or accused of a criminal offence is presumed innocent until a final court judgment proves guilt. A person cannot be prosecuted or punished again for the same criminal matter after a final acquittal, final conviction, discontinued proceedings, or a final court refusal of the indictment.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of KODI NR. 04/L-123 I PROCEDURES PENALE
Showing 155 of 555
- 393 Verify source ↗
Neni 393
AI-assisted research summary: Appeal hearings start with the reporting judge’s factual report, then the appellant explains the appeal, the other party responds, and the accused and defense always get the last word.
Neni 393 Shqyrtimi para kolegjit të apelit 1. Shqyrtimi para Gjykatës së Apelit fillon me raportim të gjyqtarit raportues, i cili paraqet gjendjen faktike pa dhënë mendimin e tij për bazueshmërinë e ankesës. 2. Aktgjykimi ose pjesa e tij për të cilën është ushtruar ankesë, dhe sipas nevojës, edhe procesverbali i shqyrtimit gjyqësor lexohet me propozim ose sipas detyrës zyrtare. 3. Pas kësaj thirret ankuesi ta arsyetojë ankesën dhe pastaj pala kundërshtare që t’i përgjigjet. I akuzuari dhe mbrojtësi i tij gjithmonë e kanë fjalën të fundit. 4. Palët gjatë shqyrtimit mund të paraqesin prova dhe fakte të reja. 5. Prokurori i shtetit, mbështetur në rezultatet e shqyrtimit, mund të tërhiqet tërësisht ose pjesërisht nga aktakuza ose ta ndryshojë atë në dobi të të akuzuarit. - 394 Verify source ↗
Neni 394
AI-assisted research summary: Gjykata e Apelit shqyrton çështjen vetëm në pjesën e ankimuar dhe, në çdo rast, kontrollon disa shkelje sipas detyrës zyrtare.
Neni 394 Kufijtë e shqyrtimit të ankesës nga gjykata e apelit 1. Gjykata e Apelit shqyrton aktgjykimin në pjesën për të cilën është ushtruar ankesë, por çdo herë sipas detyrës zyrtare shqyrton: 1.1. nëse ekziston shkelje e dispozitave të procedurës penale nga neni 384, paragrafi 1., nën-paragrafët 1.1., 1.2., 1.6. dhe 1.8. deri në 1.12. të këtij Kodi; 1.2. nëse shqyrtimi gjyqësor është mbajtur në mungesë të të akuzuarit në kundërshtim me dispozitat e këtij Kodi; 1.3. nëse në çështjen e mbrojtjes së detyrueshme është mbajtur shqyrtimi gjyqësor pa praninë e mbrojtësit; dhe 1.4. nëse është shkelur ligji penal në dëm të të akuzuarit. 2. Nëse ankesa e paraqitur në dobi të të akuzuarit nuk përfshin të dhënat nga neni 382, paragrafi 1., nën-paragrafi 1.2. ose 1.3. i këtij Kodi, Gjykata e Apelit kufizohet vetëm në shqyrtimin e shkeljeve nga paragrafi 1. nën-paragrafët 1.1. deri në 1.4. të këtij neni dhe në shqyrtimin e vendimit për dënimin, caktimin e masës për trajtim të detyrueshëm për rehabilitim dhe konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale. 164 - 395 Verify source ↗
Neni 395
AI-assisted research summary: If an appeal is filed only for the benefit of the accused, the judgment may not be changed to the accused’s detriment as to the legal classification of the act or the criminal sanction.
Neni 395 Reformatio in Peius Në qoftë se është paraqitur ankesë vetëm në dobi të të akuzuarit, aktgjykimi përsa i përket cilësimit juridik të veprës dhe sanksionit penal nuk mund të ndryshohet në dëm të tij. - 396 Verify source ↗
Neni 396
AI-assisted research summary: An appeal filed in favor of the accused also covers the decision on punishment, mandatory rehabilitation treatment, and confiscation of criminal proceeds.
Neni 396 Efekti shtesë i ankesës së paraqitur për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike ose shkeljes së ligjit penal Ankesa e paraqitur në dobi të të akuzuarit për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike, ose për shkak të shkeljes së ligjit penal përfshin edhe ankesën kundër vendimit lidhur me dënimin, trajtimin e detyrueshëm për rehabilitim dhe marrjen e dobisë pasurore të fituar me vepër penale. - 397 Verify source ↗
Neni 397
AI-assisted research summary: If one accused appeals and the Court of Appeal finds the reasons are not personal, it must extend that benefit to a co-accused who did not appeal or did not appeal in that way.
Neni 397 Beneficium Cohaesionis Kur me rastin e paraqitjes së ankesës së cilitdo të akuzuar, Gjykata e Apelit çmon se arsyet për të cilat ka marrë vendim në dobi të të akuzuarit, e që nuk janë të natyrës personale, shkojnë në dobi edhe të ndonjërit nga të bashkakuzuarit i cili nuk ka paraqitur ankesë ose nuk e ka paraqitur në atë drejtim, gjykata vepron sipas detyrës zyrtare sikurse ankesa e tillë të ishte paraqitur edhe nga i bashkakuzuari. - 398 Verify source ↗
Neni 398
AI-assisted research summary: The Court of Appeal may dismiss, reject, annul, or change a basic court judgment on appeal.
Neni 398 Vendimi i Gjykatës së Apelit lidhur me ankesën ndaj aktgjykimit të gjykatës themelore 1. Gjykata e Apelit në seancë të kolegjit ose në bazë të shqyrtimit: 1.1. e hudh ankesën si të paafatshme ose të palejuar; 1.2. e refuzon ankesën si të pabazë dhe e vërteton aktgjykimin e gjykatës themelore; 1.3. e anulon aktgjykimin dhe çështjen ia kthen gjykatës themelore për rigjykim dhe vendim; ose 1.4. e ndryshon aktgjykimin e gjykatës themelore. 2. Gjykata e Apelit mund të urdhërojë gjykatën themelore që të caktojë një tjetër gjyqtar të vetëm gjykues, kryetar të trupit gjykues ose trup gjykues sipas një sistemi të caktimit të lëndëve që të jetë objektiv dhe transparent, nëse Gjykata e Apelit vlerëson se gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues ose trupi gjykues që e ka gjykuar rastin në mënyrë të vazhdueshme nuk e ka zbatuar ligjin siç duhet, ka vlerësuar shumë gabimisht provat ose moscaktimi i gjyqtarit apo trupit gjykues tjetër do të rezultonte në keqpërdorim të drejtësisë ose konflikt të interesit. 3. Gjykata e Apelit vendos për të gjitha ankesat kundër të njëjtit aktgjykim me një vendim. 4. Vendimi i Gjykatës së Apelit nënshkruhet nga të gjithë gjyqtarët e kolegjit, përveç vendimit të marrë sipas nenit 399 ose 400 të këtij Kodi. Një anëtar i kolegjit mund të jep mendim të ndarë, mospajtues ose pajtues për çështjet juridike ose faktike lidhur me ankesën, dhe mendimi i tillë i bashkëngjitet vendimit kryesor. - 399 Verify source ↗
Neni 399
AI-assisted research summary: Gjykata e Apelit mund ta hudhë ankesën si të paafatshme nëse është paraqitur pas afatit ligjor.
Neni 399 Hudhja e ankesave të paafatshme Gjykata e Apelit me aktvendim e hudh ankesën si të paafatshme kur konstaton se është paraqitur pas kalimit të afatit ligjor. 165 - 400 Verify source ↗
Neni 400
AI-assisted research summary: Gjykata e Apelit mund ta hudhë ankesën si të palejueshme kur plotësohen kushtet e përmendura në nen.
Neni 400 Hudhja e ankesës së palejueshme Gjykata e Apelit me aktvendim e hudh ankesën si të palejueshme kur konstaton se është paraqitur nga personi pa të drejtë ankese ose nga personi që ka hequr dorë nga ankesa, apo kur ankesa është tërhequr, ose kur ankesa e tërhequr paraqitet sërish apo ankesa nuk është e lejuar me ligj. - 401 Verify source ↗
Neni 401
AI-assisted research summary: Gjykata e Apelit refuzon ankesën si të pabazë dhe vërteton aktgjykimin e gjykatës themelore kur nuk ka shkaqe për ankesë dhe nuk ka shkelje të ligjit sipas nenit 394(1).
Neni 401 Refuzimi i ankesës së pabazë dhe vërtetimi i aktgjykimit të gjykatës themelore Gjykata e Apelit me aktgjykim refuzon ankesën si të pabazë dhe vërteton aktgjykimin e gjykatës themelore kur vërteton se nuk ekzistojnë shkaqet për të cilat është ushtruar ankesë ndaj aktgjykimit dhe nuk ka shkelje të ligjit sipas nenit 394, paragrafi 1. i këtij Kodi. - 402 Verify source ↗
Neni 402
AI-assisted research summary: The Court of Appeal may annul a first-instance judgment and return the case for retrial, reject the indictment, partially annul the judgment, or review detention in certain cases.
Neni 402 Anulimi i aktgjykimit të gjykatës themelore 1. Gjykata e Apelit, në raste të caktuara, anulon aktgjykimin e gjykatës themelore dhe çështjen e kthen në rigjykim kur vërteton se: 1.1. ekziston shkelje esenciale e dispozitave të procedurës penale, dhe Gjykata e Apelit nuk mund të procedojë sipas nenit 403 të këtij Kodi; ose 1.2. për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike duhet urdhëruar shqyrtim të ri gjyqësor në gjykatë themelore dhe Gjykata e Apelit nuk mund të procedojë sipas nenit 403 të këtij Kodi. 2. Gjykata e Apelit me aktvendim e anulon aktgjykimin e gjykatës themelore edhe refuzon aktakuzën nëse konstaton rrethanat nga neni 358, paragrafi 1. i këtij Kodi. Gjykata e Apelit procedon në të njëjtën mënyrë kur gjen se gjykata themelore nuk ka pasur kompetencë lëndorë për gjykimin e rastit, përveç kur ankesa është paraqitur vetëm në favor të të akuzuarit. 3. Gjykata e Apelit mund të anulojë pjesërisht aktgjykimin e gjykatës themelore kur pjesë të posaçme të aktgjykimit mund të veçohen pa ndonjë pasojë për gjykim të drejtë. 4. Në qoftë se i akuzuari gjendet në paraburgim, Gjykata e Apelit shqyrton nëse ende ekzistojnë shkaqet për paraburgim dhe vendos me aktvendim për vazhdimin ose heqjen e paraburgimit. Kundër këtij aktvendimi nuk lejohet ankesë. - 403 Verify source ↗
Neni 403
AI-assisted research summary: The Court of Appeal may change a first-instance judgment when it finds the facts were wrongly or incompletely established, and it can also make a special detention decision that cannot be appealed.
Neni 403 Ndryshimi i aktgjykimit të gjykatës themelore 1. Gjykata e Apelit e ndryshon aktgjykimin e gjykatës themelore me aktgjykim kur vërteton se gjykata themelore ka bërë vërtetim të gabuar apo jo të plotë të fakteve, dhe për këtë qëllim: 1.1. në bazë të kërkesës së palëve ose sipas detyrës zyrtare, zbaton shqyrtim për të marrë prova të reja apo për të përsëritur shqyrtimin e provave në mënyrë që të vlerësojë drejtë dhe të çmojë provat materiale; ose 1.2. mund të vërtetojë dhe të çmojë provat materiale pa mbajtur shqyrtim, nëse nuk ka nevojë për të marrë prova të reja apo për të përsëritur shqyrtimin e provave. 2. Kur Gjykata e Apelit çmon se ekzistojnë kushtet ligjore për shqiptimin e vërejtjes gjyqësore, e ndryshon aktgjykimin e gjykatës themelore me aktgjykim dhe shqipton vërejtjen gjyqësore. 3. Kur për shkak të ndryshimit të aktgjykimit të gjykatës themelore ka arsye për caktimin ose heqjen e paraburgimit, për këtë Gjykata e Apelit merr aktvendim të posaçëm. Kundër këtij aktvendimi nuk lejohet ankesë. 166 - 404 Verify source ↗
Neni 404
AI-assisted research summary: The Court of Appeal must explain its decisions by assessing the appeal claims and stating the legal violations it reviewed. In certain annulment cases, it must also list the violated provisions and explain defects in fact-finding or why new evidence and facts matter.
Neni 404 Arsyetimi i vendimeve të Gjykatës së Apelit 1. Në arsyetim të aktgjykimit apo të aktvendimit, Gjykata e Apelit vlerëson pretendimet e ankesës dhe tregon shkeljet e ligjit të cilat i ka shqyrtuar sipas detyrës zyrtare. 2. Kur aktgjykimi i gjykatës themelore anulohet për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, në arsyetim shënohen dispozitat e shkelura dhe në çka konsistojnë shkeljet, në pajtim me nenin 384 të këtij Kodi. 3. Kur aktgjykimi i gjykatës themelore anulohet për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike, në arsyetim shënohen të metat në vërtetimin e gjendjes faktike apo arsyet përse provat dhe faktet e reja janë të rëndësishme dhe me ndikim në marrjen e vendimit të drejtë. - 405 Verify source ↗
Neni 405
AI-assisted research summary: Gjykata e Apelit duhet t’i kthejë shkresat gjykatës themelore me kopje të vërtetuara të vendimit për t’ua dërguar palëve dhe personave të interesuar; nëse i akuzuari është në paraburgim, ajo duhet ta dërgojë vendimin dhe shkresat brenda 3 muajve.
Neni 405 Rikthimi i vendimeve në gjykatë themelore për t’ua dërguar palëve 1. Gjykata e Apelit ia kthen të gjitha shkresat gjykatës themelore bashkë me kopje të mjaftueshme të vërtetuara të vendimit të saj për t’ua dërguar palëve dhe personave të tjerë të interesuar. 2. Në qoftë se i akuzuari është në paraburgim, Gjykata e Apelit ia dërgon vendimin dhe shkresat gjykatës themelore jo më vonë se tre (3) muaj nga dita e marrjes së shkresave nga kjo gjykatë. - 406 Verify source ↗
Neni 406
AI-assisted research summary: Rregullon si vepron gjykata themelore në rigjykim pas vendimit të Gjykatës së Apelit dhe u lejon palëve të sjellin fakte dhe prova të reja.
Neni 406 Procedura e rigjykimit në Gjykatë Themelore sipas aktvendimit të Gjykatës së Apelit 1. Gjykata themelore të cilës i është dërguar lënda për gjykim procedon në bazë të aktakuzës së mëparshme. Kur aktgjykimi i gjykatës themelore anulohet pjesërisht, gjykata merr për bazë atë pjesë të akuzës që ka të bëjë me pjesën e anuluar të aktgjykimit. 2. Në shqyrtim të ri gjyqësor palët kanë të drejtë të prezentojnë fakte dhe prova të reja. 3. Gjykata themelore ndërmerr të gjitha veprimet procedurale dhe shqyrton të gjitha çështjet kontestuese të theksuara në vendimin e Gjykatës së Apelit. 4. Me rastin e marrjes së aktgjykimit të ri, gjykata themelore detyrohet me ndalesën e paraparë në nenin 395 të këtij Kodi. 5. Në qoftë se i akuzuari është në paraburgim, kolegji i gjykatës themelore procedon sipas nenit 193, paragrafi 2. i këtij Kodi. - 407 Verify source ↗
Neni 407
AI-assisted research summary: An appeal against a Court of Appeal judgment may be filed with the Supreme Court of Kosovo in certain cases, and Supreme Court judgments must be signed by all judges of the panel.
Neni 407 Ankesa në Gjykatën Supreme kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit 1. Ankesë kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit mund të paraqitet në Gjykatën Supreme të Kosovës në rastin kur Gjykata e Apelit e ndryshon aktgjykimin lirues të gjykatës themelore dhe e zëvendëson me aktgjykim dënues për të akuzuarin ose kur me aktgjykimin e Gjykatës Themelore, ose Gjykatës së Apelit i është shqiptuar dënimi me burg të përjetshëm. 2. Nenet 389 deri 406 të këtij Kodi zbatohen përshtatshmërisht për procedurën ankimore para Gjykatës Supreme. 3. Aktgjykimet e Gjykatës Supreme nënshkruhen nga të gjithë gjyqtarët e kolegjit. Një anëtar i kolegjit mund të paraqesë mendim të ndarë, mospajtues ose pajtues mbi çështje ligjore ose faktike lidhur me ankesën dhe mendimi i tillë i bashkëngjitet aktgjykimit. 167 4. Ankesa kundër aktvendimit - 408 Verify source ↗
Neni 408
AI-assisted research summary: This article says who may appeal certain court decisions, and sets several appeal limits and exceptions.
Neni 408 Llojet e aktvendimeve që mund të ankimohen 1. Kundër aktvendimeve të gjyqtarit të procedurës paraprake dhe kundër aktvendimeve tjera të gjykatës themelore, palët dhe personat të drejtat e të cilëve janë shkelur, në pajtim me nenin 411 të këtij Kodi mund të paraqesin ankesë, me përjashtim kur me dispozitat e këtij Kodi shprehimisht nuk lejohet ankesë e tillë. 2. Kundër aktvendimit të marrë në procedurë paraprake nga kolegji shqyrtues i përbërë nga tre (3) gjyqtarë nuk lejohet ankesë, me përjashtim të rasteve kur ky Kod parasheh ndryshe. 3. Aktvendimet që merren për përgatitjen e shqyrtimit gjyqësor dhe të aktgjykimit mund të kundërshtohen vetëm me ankesë kundër aktgjykimit, përveç kur ky Kod parasheh ndryshe. 4. Kundër aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës nuk lejohet ankesë. - 409 Verify source ↗
Neni 409
AI-assisted research summary: Ankesa kundër aktvendimit paraqitet te gjykata që e ka marrë aktvendimin, zakonisht brenda 3 ditëve nga dorëzimi.
Neni 409 Afati për ankesë kundër aktvendimit 1. Ankesa i paraqitet gjykatës e cila ka marrë aktvendimin. 2. Me përjashtim të rasteve kur ky Kod parasheh ndryshe, ankesa kundër aktvendimit paraqitet brenda tri (3) ditëve nga dita e dorëzimit të aktvendimit. - 410 Verify source ↗
Neni 410
AI-assisted research summary: As a rule, filing an appeal suspends execution of the decision being appealed, unless this Code says otherwise.
Neni 410 Efekti suspenziv i ankesës kundër aktvendimit Me përjashtim të rasteve kur ky Kod parasheh ndryshe, paraqitja e ankesës pezullon ekzekutimin e aktvendimit ndaj të cilit është ushtruar ankesë. - 411 Verify source ↗
Neni 411
AI-assisted research summary: This article sets out how appeals are filed, copied to the opposing party, and forwarded between the basic court, the Court of Appeals, and the Supreme Court.
Neni 411 Procedura për paraqitjen e ankesës kundër aktvendimit 1. Pala e autorizuar paraqet ankesë në pajtim me këtë Kapitull. 2. Ankesa e cila nuk paraqitet në pajtim me këtë Kapitull mund të hudhet menjëherë nga Gjykata e Apelit pasi të jetë siguruar se në ankesë nuk ngritet ndonjë çështje e rëndësishme lidhur me të drejtat kushtetuese të garantuara. 3. Ankesa kundër vendimit të gjykatës themelore paraqitet nga ankuesi në gjykatë themelore. 4. Gjykata themelore i dërgon palës kundërshtare kopjen e ankesës. 5. Gjykata themelore i përcjellë ankesën, përgjigjen dhe shkresat e ndërlidhura Gjykatës së Apelit. 6. Ankesa mbi aktvendimin e Gjykatës së Apelit paraqitet nga pala e autorizuar në Gjykatën e Apelit. 7. Gjykata e Apelit i dërgon palës kundërshtare kopjen e ankesës. 8. Gjykata e Apelit i përcjellë ankesën, përgjigjen dhe shkresat e ndërlidhura Gjykatës Supreme. 9. Ankesa e paraqitur nga paragrafi 6. i këtij neni që nuk është në pajtim me këtë Kapitull mund të hudhet menjëherë nga Gjykata Supreme pasi të ketë siguruar se në ankesë nuk ngritet ndonjë çështje e rëndësishme lidhur me të drejtat kushtetuese të garantuara. 10. Në rastet nga paragrafi 2. ose paragrafi 9. i këtij neni kur ankesa ngrit çështje të rëndësishme për të drejtat e garantuara kushtetuese, por nuk është në pajtim me këtë Kapitull, ankuesit i jepet mundësia që të korrigjojë ankesën. 168 11. Ankesa apo kërkesa nga ky nen paraqitet në numër të mjaftueshëm të kopjeve për gjykatën dhe palët kundërshtare. - 412 Verify source ↗
Neni 412
AI-assisted research summary: Kur Gjykata e Apelit merr një lëndë me ankesë, ajo ia dërgon prokurorit kompetent; prokurori e shqyrton dhe e kthen pa vonesë, pastaj kryetari i kolegjit cakton seancën.
Neni 412 Procedura lidhur me ankesë kundër aktvendimit në Gjykatën e Apelit 1. Kur Gjykata e Apelit pranon lëndën me ankesë, ajo ia dërgon lëndën prokurorit kompetent të shtetit në kuadër të Prokurorisë së Apelit, i cili e shqyrton lëndën dhe pa vonesë ia kthen gjykatës. 2. Me rastin e kthimit të lëndës, prokurori i shtetit mund të paraqesë propozim ose të deklarojë se atë do ta paraqesë në seancën e kolegjit të apelit. 3. Pasi që prokurori i shtetit e kthen lëndën, kryetari i kolegjit të apelit cakton seancën e kolegjit. - 413 Verify source ↗
Neni 413
AI-assisted research summary: Gjykata e Apelit mund të marrë aktvendim nga shkresat ose gjatë seancës, vetëm kur nuk ka kundërshtime ligjore/faktike ose kur çështja është aq e qartë sa seanca është e panevojshme; në këto raste, vendimi duhet të arsyetohet.
Neni 413 Aktvendimet e kolegjit të apelit bazuar në shkresat e paraqitura apo të marra gjatë seancës 1. Gjykata e Apelit merr aktvendim bazuar në ankesën dhe propozimet e paraqitura ose gjatë seancës së kolegjit. 2. Gjykata e Apelit merr aktvendim bazuar në ankesën dhe propozimet e paraqitura vetëm kur: 2.1. nuk ka ndonjë kundërshtim ligjor apo faktik; ose 2.2. kolegji çmon se aktvendimi është aq i qartë sa që mbajtja e seancës do të ishte e panevojshme. 3. Aktvendimi i kolegjit të Gjykatës së Apelit në pajtim me paragrafin 2. të këtij neni duhet të përmbajë arsyetimin për aktvendimin nga paragrafi 2. i këtij neni. - 414 Verify source ↗
Neni 414
AI-assisted research summary: The Court of Appeal may hold a hearing on an appeal, notify the listed parties, allow the detained accused to attend if he wants, and attach the hearing minutes to the court file.
Neni 414 Seanca para kolegjit të apelit 1. Kur Gjykata e Apelit pranon ankesë kundër aktvendimit kolegji mund të vendos për mbajtjen e seancës në të cilën njoftohen: prokurori kompetent i shtetit, të dëmtuarit, të akuzuarit dhe mbrojtësit e tij. 2. Në qoftë se i akuzuari i cili gjendet në paraburgim ose në mbajtje të dënimit dëshiron të merr pjesë në seancë, atij i mundësohet pjesëmarrja. 3. Kolegji mund të kërkojë nga palët dhe mbrojtësi që prezantojnë në seancë sqarime të nevojshme lidhur me pretendimet e tyre në ankesë. Palët dhe mbrojtësi mund të japin shpjegime të nevojshme për qëndrimet e tyre në ankesë apo përgjigjen në ankesë 4. Mosardhja e palëve të thirrur me rregull nuk pengon mbajtjen e seancës së kolegjit. Kur i akuzuari nuk e ka njoftuar gjykatën për ndërrimin e adresës ose të vendqëndrimit, seanca e kolegjit mund të mbahet edhe pa njoftimin e të akuzuarit. 5. Publiku mund të përjashtohet nga seanca e kolegjit që mbahet me prani të palëve vetëm nën kushtet e parapara me këtë kod. 6. Procesverbali i seancës i bashkëngjitet shkresave të gjykatës. 7. Aktvendimet nga nenet 399 dhe 400 të këtij Kodi mund të merren edhe pa njoftimin e palëve për seancën e kolegjit. 169 - 415 Verify source ↗
Neni 415
AI-assisted research summary: An appeal is allowed against certain court decisions if they violate listed rights; the opposing party must show irreparable harm, and the Court of Appeals may dismiss noncompliant appeals.
Neni 415 Arsyet e ankesës kundër aktvendimit 1. Aktvendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues, kryetarit të trupit gjykues ose trupit gjykues mund të ankimohet kur ai aktvendim shkel: 1.1. të drejtën e cila i njihet palës me Kushtetutën e Republikës së Kosovës; 1.2. të drejtën thelbësore të palës të paraparë me këtë Kodi; 1.3. të drejtën thelbësore të palës të paraparë me ndonjë ligj tjetër të Kosovës; dhe 1.4. të drejtën procedurale që ka për qëllim garantimin e të drejtës nga nën-paragrafët 1.1. deri 1.3. të këtij neni; 2. Pala e cila kundërshton aktvendimin e gjykatës themelore duhet të demonstrojë se shkelja e së drejtës i shkakton asaj dëm të parevokueshëm. 3. Nëse arsyet e ankesës nuk janë në pajtim me paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, Gjykata e Apelit mund të hudhë ankesën. Ankesa e cila hudhet sipas këtij paragrafi mund të paraqitet sërish me ankesë kundër aktgjykimit nga neni 380 i këtij Kodi. - 416 Verify source ↗
Neni 416
AI-assisted research summary: This article says appeals against a basic court decision are generally decided by a panel of the Court of Appeals, with specific powers for how the appeal can be handled.
Neni 416 Vendimet mbi ankesën kundër aktvendimit 1. Me përjashtim të rasteve kur parashihet ndryshe me këtë Kod, ankesat kundër aktvendimit të gjykatës themelore vendosen në seancë të kolegjit të Gjykatës së Apelit. 2. Kur vendos për ankesë, gjykata me aktvendim mund ta hudhë ankesën si të paafatshme ose të papranueshme, ta refuzojë si të pabazë, ta aprovojë ankesën dhe ta ndryshojë aktvendimin ose ta anulojë dhe, sipas nevojës, çështjen ta kthejë për rivendosje. 3. Kur vendos mbi ankesën kundër aktvendimit me të cilin hudhet aktakuza, gjykata mund të refuzojë ankesën e tillë me aktgjykim nëse mëson se ka arsye për aktgjykim të tillë. 4. Kur e shqyrton ankesën, gjykata interesohet sipas detyrës zyrtare për të mësuar nëse gjykata themelore ka pasur kompetencë lëndore për marrjen e aktvendimit dhe nëse aktvendimi është marrë nga organi i autorizuar. - 417 Verify source ↗
Neni 417
AI-assisted research summary: This article sets how a review panel in the basic court handles objections, who appoints it, who may not sit on it, and short time limits for review and decision.
Neni 417 Shqyrtimi nga kolegji shqyrtues i gjykatës themelore 1. Kundërshtimi kundër urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake vendoset nga kolegji shqyrtues i gjykatës së njëjtë nëse ashtu parashihet me këtë Kod. 2. Kryetari i gjykatës themelore cakton kolegjin shqyrtues prej tre (3) gjyqtarësh. Këta tre (3) gjyqtarë janë kompetent për të shqyrtuar kundërshtimin. Gjyqtari i procedurës paraprake apo cilido gjyqtar që ka marrë pjesë në mundësinë hetuese të veçantë nuk lejohet të marrin pjesë në kolegjin shqyrtues. 3. Përveç nëse përcaktohet ndryshe me këtë Kod, kolegji shqyrtues i shqyrton kundërshtimet e palëve brenda tre (3) ditë nga paraqitja e ankesës. 4. Përveç nëse përcaktohet ndryshe me këtë Kod, kolegji shqyrtues merr aktvendim mbi ankesën e palëve brenda një jave (1) nga paraqitja e kundërshtimit. 5. Përveç nëse përcaktohet ndryshe me këtë Kod, aktvendimi i kolegjit shqyrtues mbi kundërshtimin shqyrtohet nga Gjykata e Apelit vetëm në bazë të ankesës kundër aktgjykimit të gjykatës themelore. 170 5. Mjetet e jashtëzakonshme juridike - 418 Verify source ↗
Neni 418
AI-assisted research summary: A party may seek three extraordinary criminal-procedure remedies, subject to specific time limits and one end-of-sentence exception.
Neni 418 Mjetet e jashtëzakonshme juridike 1. Pala mund të kërkojë rishikimin e procedurës penale brenda dy vjetësh nga aktgjykimi i formës së prerë ose aktvendimi i formës së prerë për pushimin e procedurës penale. Pala i paraqet kërkesën gjykatës themelore e cila ka nxjerr aktgjykimin e formës së prerë, e cila ia përcjell të gjitha kërkesat e vlefshme Gjykatës Supreme. 2. Pala mund të kërkojë zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit në çdo kohë gjatë periudhës së mbajtjes së dënimit, por jo kur kanë mbetur edhe gjashtë (6) muaj deri në përfundim të dënimit me burgim. Pala i paraqet kërkesën gjykatës themelore e cila ka nxjerr aktgjykimin e formës së prerë, e cila ia përcjell të gjitha kërkesat e vlefshme Gjykatës Supreme. 3. Pala mund të paraqesë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë brenda tre (3) muajsh nga aktgjykimi i formës së prerë ose aktvendimi i formës së prerë kundër të cilit kërkohet mbrojtja e ligjshmërisë. Pala paraqet kërkesën në gjykatën themelore e cila ka nxjerr aktgjykimin e formës së prerë, e cila ia përcjell të gjitha kërkesat e vlefshme Gjykatës Supreme. 4. Nenet 375, 376, 377, 378 dhe 379 të këtij Kodi zbatohen për të gjitha kërkesat nga ky nen. A. Rishikimi i procedurës penale - 419 Verify source ↗
Neni 419
AI-assisted research summary: A final criminal procedure decision or judgment may be reviewed if authorized persons request it and the Code’s conditions are met.
Neni 419 Dispozita e përgjithshme Procedura penale e përfunduar me aktvendim të formës së prerë ose me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet me kërkesën e personave të autorizuar vetëm në rastet dhe sipas kushteve të parapara me këtë Kod. - 420 Verify source ↗
Neni 420
AI-assisted research summary: A final judgment may be changed without reopening criminal proceedings in certain sentence-combination, mistaken inclusion, or partial non-enforcement cases.
Neni 420 Ndryshimi i aktgjykimit të formës së prerë pa rishikim të procedurës penale 1. Aktgjykimi i formës së prerë mund të ndryshohet edhe pa rishikimin e procedurës penale kur: 1.1. në dy ose më shumë aktgjykime të të njëjtit person të dënuar janë shqiptuar në formë të prerë disa dënime pa i zbatuar dispozitat për shqiptimin e dënimit unik për vepra penale në bashkim; 1.2. me rastin e shqiptimit të dënimit unik sipas dispozitave për vepra penale në bashkim, dënimi i përfshirë në dënimin e shqiptuar sipas një aktgjykimi të mëparshëm për vepra penale në bashkim gjithashtu është marrë parasysh; ose 1.3. aktgjykimi i formës së prerë me të cilin për disa vepra penale është shqiptuar dënim unik pjesërisht nuk mund të ekzekutohet për shkak të amnistisë, faljes ose për shkaqe të tjera. 2. Në rastin nga paragrafi 1. nën-paragrafi 1.1. i këtij neni, gjykata me aktgjykim të ri e ndryshon aktgjykimin e mëparshëm për dënimet e shqiptuara dhe shqipton dënim unik. Marrja e aktgjykimit të ri është kompetencë e gjykatës themelore që ka gjykuar çështjen ku është shqiptuar lloji më i rëndë i dënimit. Kur janë shqiptuar dënime të llojit të njëjtë, aktgjykimi i ri merret nga gjykata e cila ka shqiptuar dënim më të rëndë, ndërsa kur dënimet janë të njëjta, aktgjykimi merret nga gjykata e cila e fundit ka shqiptuar dënimin. 3. Në rastin nga paragrafi 1. nën-paragrafi 1.2. i këtij neni, aktgjykimin e ndryshon gjykata e cila me rastin e shqiptimit të dënimit unik ka përfshirë gabimisht dënimin i cili është përfshirë në ndonjë aktgjykim të mëparshëm. 171 4. Në rastin nga paragrafi 1. nën-paragrafi 1.3. i këtij neni, gjykata që gjykon në shkallë të parë ndryshon aktgjykimin e mëparshëm sa i përket dënimit dhe shqipton dënim të ri, ose vendos cila pjesë e dënimi të shqiptuar me aktgjykim të mëparshëm duhet ekzekutuar. 5. Aktgjykimin e ri e merr gjykata në seancë të kolegjit me propozim të prokurorit të shtetit kur procedura është filluar me kërkesën e tij ose të të akuzuarit, por pas dëgjimit të palës kundërshtare. 6. Kur në rastet nga paragrafi 1. nën-paragrafi 1.1. ose 1.2. i këtij neni me rastin e shqiptimit të dënimit janë marrë parasysh aktgjykimet e gjykatave të tjera, kopja e vërtetuar e aktgjykimit të ri të formës së prerë u dërgohet atyre gjykatave. - 421 Verify source ↗
Neni 421
AI-assisted research summary: If an indictment is dismissed under the cited provisions, the procedure continues at the request of the state prosecutor once the reasons for that decision no longer exist.
Neni 421 Vazhdimi i procedurës Kur aktakuza hudhet sipas nenit 253, paragrafi 1. nën-paragrafi 1.2. ose nenit 358 të këtij Kodi, me kërkesën e prokurorit të shtetit vazhdohet procedura posa të pushojnë arsyet për marrjen e aktvendimit të tillë. - 422 Verify source ↗
Neni 422
AI-assisted research summary: A discontinued criminal procedure may be reviewed if the state prosecutor withdraws the indictment and that withdrawal is proved to result from abuse of official position by the prosecutor.
Neni 422 Rishikimi i procedurës penale të pushuar me aktvendim të formës së prerë 1. Procedura penale e pushuar në formë të prerë para fillimit të shqyrtimit gjyqësor mund të rishikohet kur prokurori i shtetit tërhiqet nga aktakuza dhe vërtetohet se tërheqja është pasojë e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare të prokurorit të shtetit. Gjatë provimit të veprës penale zbatohen dispozitat nga neni 423, paragrafi 2. i këtij Kodi. 2. Kur aktakuza hidhet bazuar në mungesë provash të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale të përshkruar në aktakuzë dhe nëse zbulohen dhe mblidhen fakte dhe prova të reja, mund të ngritet aktakuzë e re kur kolegji shqyrtues vendos se provat dhe faktet e reja e arsyetojnë këtë. - 423 Verify source ↗
Neni 423
AI-assisted research summary: A final criminal judgment may be reviewed only in specific listed situations, including forged documents, false testimony, new facts or evidence, repeated trials, or other decisive new evidence.
Neni 423 Rishikimi i procedurës penale të përfunduar me aktgjykim të formës së prerë 1. Procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet vetëm nëse: 1.1. provohet se aktgjykimi është mbështetur në dokument të falsifikuar ose në deklarim të rremë të dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit; 1.2. provohet se aktgjykimi është pasojë e veprës penale të kryer nga gjyqtari ose personi që ka ndërmarrë veprimet hetimore; 1.3. zbulohen fakte të reja ose paraqiten prova të reja, të cilat vetë ose së bashku me provat e mëparshme ka të ngjarë të arsyetojë pafajësinë e personit të dënuar ose dënimin e tij sipas një dispozite më të butë penale; 1.4. personi për të njëjtën vepër është gjykuar disa herë ose kur disa persona janë dënuar për vepër të njëjtë të cilën ka mund ta kryejë vetëm një person ose disa prej tyre; ose 1.5. në rastin e dënimit për vepër penale në vazhdim ose vepra tjera penale të cilat sipas ligjit përfshijnë disa veprime të njëjta ose të ndryshme, zbulohen fakte të reja ose paraqiten prova të reja që tregojnë se i dënuari nuk ka kryer veprimin që është përfshirë në veprën penale për të cilën ai është dënuar dhe ekzistimi i fakteve të tilla do të ishte me ndikim vendimtar në caktimin e dënimit. 2. Procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet vetëm në favor të të pandehurit, përveç nëse vërtetohet që rrethanat nga paragrafi 1. nën-paragrafët 1.1. dhe 1.2. të këtij neni janë pasojë e veprës penale të kryer nga i pandehuri ose personi që vepron në emër të tij kundër një dëshmitari, eksperti, përkthyesi, prokurori të shtetit ose gjyqtari apo të 172 afërmve të tyre, me ç’rast procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet kundër të pandehurit. Rishikimi i procedurës penale kundër të pandehurit lejohet vetëm brenda pesë (5) vjetëve nga koha e shpalljes së aktgjykimit të formës së prerë. 3. Në rastet nga paragrafi 1. nën-paragrafi 1.1. dhe 1.2. ose paragrafi 2. i këtij neni, me aktgjykim të formës së prerë duhet vërtetuar se personat e tillë a janë shpallur fajtor për veprat penale përkatëse. Kur procedura kundër këtyre personave nuk mund të zbatohet për shkak se kanë vdekur ose ekzistojnë rrethana që përjashtojnë ndjekjen penale, faktet nga paragrafi 1. nën-paragrafi 1.1. dhe 1.2. ose paragrafi 2. i këtij neni mund të vërtetohen edhe me prova të tjera. - 424 Verify source ↗
Neni 424
AI-assisted research summary: Certain persons may request review of the criminal procedure, and the competent court must notify the convicted person or authorized applicant when it learns there are grounds for review.
Neni 424 Personat e autorizuar për të kërkuar rishikimin e procedurës penale 1. Rishikimin e procedurës penale mund ta kërkojnë palët dhe mbrojtësi. Pas vdekjes së të dënuarit, rishikimin mund ta kërkojë prokurori i shtetit, bashkëshorti, bashkëshorti jashtëmartesor, personi në gjini gjaku në vijë direkte deri në shkallë të parë, prindi adoptues, fëmija i adoptuar, vëllai, motra ose prindi birësues i të dënuarit. 2. Rishikimi i procedurës penale mund të kërkohet edhe pasi i dënuari mban dënimin, pavarësisht nga afati i parashkrimit, amnistisë ose faljes. 3. Kur gjykata kompetente për të vendosur mbi rishikimin e procedurës penale mëson se ekzistojnë shkaqe për rishikimin e procedurës penale, për këtë e njofton të dënuarin apo personin e autorizuar për paraqitje të kërkesës. - 425 Verify source ↗
Neni 425
AI-assisted research summary: The review request is decided by the review panel of the basic court that heard the earlier case, and the request must state the legal basis and supporting evidence.
Neni 425 Përmbajtja e kërkesës për rishikim të procedurës penale dhe gjykata që vendos për të 1. Kërkesa për rishikimin e procedurës penale vendoset nga kolegji shqyrtues i gjykatës themelore e cila ka gjykuar në procedurën e mëparshme. 2. Në kërkesë duhet shënuar bazën ligjore sipas së cilës kërkohet rishikimi, si dhe provat me të cilat argumentohen faktet në të cilat mbështetet kërkesa. Nëse kërkesa nuk i përmban këto të dhëna, gjykata e thërret parashtruesin që brenda afatit të caktuar të plotësojë kërkesën. 3. Me rastin e vendosjes së kërkesës për rishikim, në kolegj nuk merr pjesë gjyqtari i cili ka marrë pjesë në marrjen e aktgjykimit në procedurën e mëparshme. - 426 Verify source ↗
Neni 426
AI-assisted research summary: Gjykata duhet ta hedhë kërkesën për rishikim të procedurës penale nëse plotësohet një nga kushtet e listuara; nëse nuk e hedh, kopja i dërgohet prokurorit të shtetit ose palës kundërshtare për përgjigje brenda 8 ditëve.
Neni 426 Baza dhe procedura për hedhjen e kërkesës për rishikim të procedurës penale 1. Gjykata me aktvendim hudh kërkesën kur në bazë të saj dhe shkresave të procedurës së mëparshme vërteton se: 1.1. kërkesën e ka parashtruar personi i paautorizuar; 1.2. nuk ka bazë ligjore për rishikim të procedurës; 1.3. faktet dhe provat në të cilat mbështetet kërkesa janë paraqitur në kërkesën e mëparshme për rishikim të procedurës e cila është refuzuar me aktvendim të formës së prerë; 1.4. faktet dhe provat nuk ofrojnë aryse për lejim të rishikimit të procedurës; ose 1.5. parashtruesi i kërkesës për rishikim të procedurës nuk ka vepruar sipas nenit 425, paragrafit 2. të këtij Kodi. 2. Kur gjykata nuk e hudh kërkesën, kopja e kërkesës i dërgohet prokurorit të shtetit ose palës kundërshtare, e cila ka të drejtë që brenda tetë (8) ditëve të përgjigjet në kërkesë. Pasi gjykata të merr përgjigje në kërkesë ose kur kalon afati për paraqitjen e përgjigjes, kryetari i kolegjit shqyrtues 173 urdhëron gjurmimin dhe shqyrtimin e fakteve dhe provave të paraqitura në kërkesë dhe në përgjigje. - 427 Verify source ↗
Neni 427
AI-assisted research summary: Gjykata vendos për kërkesën për rishikim të procedurës penale dhe, kur e lejon rishikimin, urdhëron hapat vijues të çështjes.
Neni 427 Vendimet e kolegjit lidhur me kërkesën për rishikim 1. Bazuar në rezultatet e hetimit, gjykata aprovon kërkesën dhe lejon rishikimin e procedurës penale ose e refuzon kërkesën. 2. Kur gjykata çmon se shkaqet për të cilat ka lejuar rishikimin e procedurës janë edhe në dobi të një të bashkakuzuari i cili nuk ka paraqitur kërkesë për rishikim të procedurës, vepron sipas detyrës zyrtare sikur kërkesa e tillë të ishte paraqitur. 3. Në aktvendim me të cilin lejohet rishikimi i procedurës penale, gjykata urdhëron caktimin e menjëhershëm të shqyrtimi të ri gjyqësor ose kthimin e çështjes në fazën e hetimit, apo fillimin e hetimit kur hetimi nuk është zbatuar më parë. 4. Gjykata urdhëron që ekzekutimi i aktgjykimit të shtyhet ose të ndërpritet nëse duke u bazuar në provat e paraqitura çmon se: 4.1. i dënuari në procedurë të përsëritur mund të dënohet me dënim të tillë që pas llogaritjes së dënimit të mbajtur do të duhej të lirohet; 4.2. ai mund të lirohet nga akuza; ose 4.3. akuza e ngritur kundër tij mund të refuzohet. 5. Kur aktvendimi me të cilin lejohet rishikimi i procedurës penale merr formë të prerë, atëherë pushohet ekzekutimi i dënimit. Por, nëse ekzistojnë kushtet nga neni 187 paragrafi 1. i këtij Kodi, gjykata cakton paraburgimin. - 428 Verify source ↗
Neni 428
AI-assisted research summary: Për procedurën e re të rishikimit, gjykata zbaton të njëjtat dispozita si në procedurën e mëparshme, por nuk lidhet nga vendimet e mëparshme.
Neni 428 Rregullat për procedurën e re të rishikimit 1. Për procedurën e re që zbatohet në bazë të aktvendimit me të cilin lejohet rishikimi i procedurës penale vlejnë dispozitat e njëjta si ato të procedurës së mëparshme. Në procedurën e re, gjykata nuk detyrohet me aktvendimet e marra në procedurën e mëparshme. 2. Në qoftë se procedura e re pushohet para fillimit të shqyrtimit gjyqësor, aktgjykimi i mëparshëm anulohet me aktvendimin mbi pushimin e procedurës. 3. Me rastin e marrjes së aktgjykimit të ri, gjykata anulon aktgjykimin e mëparshëm apo vetëm një pjesë të tij, ose e lë në fuqi aktgjykimin e mëparshëm. Në dënim të shqiptuar me aktgjykim të ri, gjykata i llogarit të akuzuarit dënimin e mbajtur, e kur lejohet rishikimi vetëm për ndonjë vepër për të cilën i akuzuari ka qenë i dënuar ose i liruar, gjykata shqipton dënim të ri unik sipas dispozitave të Kodit Penal. 4. Gjykata në procedurën e re detyrohet me ndalesën e paraparë në nenin 395 të këtij Kodi. 174 B. Zbutja e jashtëzakonshme e dënimit - 429 Verify source ↗
Neni 429
AI-assisted research summary: Extraordinary mitigation of punishment is allowed if, after the final judgment, circumstances arise that did not exist at the time of judgment or were unknown to the court then, and those circumstances would clearly have led to a lower punishment.
Neni 429 Lejimi i zbutjes së jashtëzakonshme të dënimit Zbutja e jashtëzakonshme e dënimit lejohet kur pas formës së prerë të aktgjykimit paraqiten rrethana të cilat nuk kanë ekzistuar në kohën e marrjes së aktgjykimit ose, megjithëse kanë ekzistuar në atë kohë, gjykata nuk ka qenë në dijeni për to, kurse ato dukshëm do të ndikonin në dënim më të ulët. - 430 Verify source ↗
Neni 430
AI-assisted research summary: The state prosecutor, the convicted person, or the convicted person’s defender may file a request for extraordinary mitigation of punishment.
Neni 430 Personat e autorizuar për të kërkuar zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit dhe efekti i saj 1. Kërkesë për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit mund të paraqesë prokurori i shtetit kur procedura është zbatuar me kërkesë të tij, i dënuari dhe mbrojtësi i tij. 2. Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit nuk e pezullon ekzekutimin e dënimit. - 431 Verify source ↗
Neni 431
AI-assisted research summary: This article sets out how a request for extraordinary mitigation of punishment is handled, and says the Supreme Court of Kosovo decides it.
Neni 431 Procedura lidhur me kërkesën për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit dhe vendimet e Gjykatës Supreme 1. Për kërkesën mbi zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit vendos Gjykata Supreme e Kosovës. 2. Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit në pajtim me nenin 376 të këtij Kodi i paraqitet gjykatës themelore e cila ka marrë aktgjykimin. 3. Gjykata themelore ia dërgon kërkesën prokurorit të shtetit, i cili përgjigjet në pajtim me nenin 377 të këtij Kodi. 4. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues të gjykatës themelore e hudh kërkesën që nuk është në pajtim me nenin 376 të këtij Kodi. 5. Gjykata themelore vërteton se a ekzistojnë shkaqe për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit, e pastaj shkresat me propozimin e arsyetuar ia dërgon Gjykatës Supreme të Kosovës. 6. Gjykata Supreme e Kosovës refuzon kërkesën kur çmon se nuk ka bazë ligjore për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit. Kur e aprovon kërkesën, gjykata me aktvendim e ndryshon aktgjykimin e formës së prerë lidhur me vendimin mbi dënimin. C. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë - 432 Verify source ↗
Neni 432
AI-assisted research summary: This article lists the grounds for filing a request for protection of legality, limits when it cannot be used, and gives the State Chief Prosecutor a broader power to file it.
Neni 432 Arsyet për paraqitje të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë 1. Kundër vendimit gjyqësor të formës së prerë ose kundër procedurës gjyqësore e cila i ka paraprirë marrjes së vendimit të tillë, pas përfundimit të procedurës penale në formë të prerë mund të paraqitet kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në rastet vijuese: 1.1. në rast të shkeljes së ligjit penal; 1.2. në rast të shkeljes esenciale të ligjit të procedurës penale nga neni 384, paragrafi 1. i këtij Kodi; ose 1.3. në rast të shkeljeve të tjera të dispozitave të procedurës penale kur shkeljet e tilla kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor. 175 2. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë nuk mund të ushtrohet për shkak të konstatimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike, as kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës me të cilën është vendosur mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë. 3. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni, Kryeprokurori i Shtetit mund të paraqesë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë për cilëndo shkelje ligjore. 4. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë mund të paraqitet, gjatë procedurës penale e cila nuk ka përfunduar në formë të prerë, vetëm kundër vendimeve të formës së prerë lidhur me caktimin ose vazhdimin e paraburgimit. - 433 Verify source ↗
Neni 433
AI-assisted research summary: Certain listed persons may file a request for protection of legality, including after the defendant’s death in a specified case.
Neni 433 Personat e autorizuar për të paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë 1. Kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë mund të paraqesë Kryeprokurori i Shtetit, i pandehuri dhe mbrojtësi i tij. Pas vdekjes së të pandehurit, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në emër të tij mund të paraqesin personat e paraparë në nenin 424, paragrafi 1. fjalia e fundit e këtij Kodi. 2. Kryeprokurori i shtetit, i pandehuri, mbrojtësi i tij dhe personat e paraparë në nenin 424, paragrafi 1. fjalia e fundit e këtij Kodi mund të paraqesin kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë brenda tre (3) muajve nga dita kur të pandehurit i është dorëzuar vendimi gjyqësor i formës së prerë. Nëse kundër vendimit të gjykatës themelore nuk paraqitet ankesë, afati rrjedh nga dita kur vendimi merr formë të prerë. 3. Kur me vendim të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është vërtetuar se me vendim përfundimtar janë shkelur të drejtat e njeriut në dëm të të pandehurit, afati për paraqitjen e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë rrjedh nga dita kur vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut i dorëzohet të pandehurit. 4. Pavarësisht nga dispozitat e nenit 432, paragrafi 2. i këtij Kodi, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë nga paragrafi 3. i këtij neni mund të paraqitet edhe kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës. - 434 Verify source ↗
Neni 434
AI-assisted research summary: The basic court that issued the decision receives the legality-protection request; the court judge must reject it in several specified cases, and the basic court may suspend or stop enforcement of the final judgment depending on the request’s content.
Neni 434 Paraqitja e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë në gjykatë themelore 1. Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë i paraqitet gjykatës themelore që ka marrë vendimin. 2. Gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i gjykatës themelore me aktvendim hudh kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë nëse: 2.1. kërkesa është paraqitur kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës nga neni 432, paragrafi 2. i këtij Kodi, me përjashtim të rasteve të parapara në nenin 433, paragrafi 4. i këtij Kodi; 2.2. kërkesa është paraqitur nga personi i paautorizuar nga neni 433, paragrafi 1. i këtij Kodi; ose 2.3. kërkesa është paraqitur jashtë afatit nga neni 433, paragrafi 2. i këtij Kodi. 3. Kundër këtij aktvendimi mund të paraqitet ankesë në Gjykatën e Apelit. 4. Varësisht nga përmbajtja e kërkesës, gjykata themelore mund të vendosë që ekzekutimi i vendimit gjyqësor i formës së prerë të shtyhet apo të ndërpritet. - 435 Verify source ↗
Neni 435
AI-assisted research summary: The Supreme Court of Kosovo decides requests for protection of legality in a chamber session and may reject inadmissible or late requests.
Neni 435 Shqyrtimi i kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë nga kolegji i Gjykatës Supreme 1. Për kërkesën e mbrojtjes së ligjshmërisë vendos Gjykata Supreme e Kosovës në seancë të kolegjit. 176 2. Gjykata Supreme e Kosovës me aktvendim e hudh kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë nëse kërkesa është e papranueshme ose është paraqitur jashtë afatit nga neni 434, paragrafi 2. i këtij Kodi. Në të kundërtën, kopjen e kërkesës ia dërgon palës kundërshtare, e cila në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e dorëzimit të kërkesës mund të paraqesë përgjigje në kërkesë. 3. Para marrjes së vendimit mbi kërkesën, gjyqtari raportues, sipas nevojës, mund të kërkojë raport për shkeljet e pretenduara ligjore. 4. Varësisht nga përmbajtja e kërkesës, Gjykata Supreme e Kosovës mund të caktojë shtyrjen ose ndërprerjen e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë. - 436 Verify source ↗
Neni 436
AI-assisted research summary: The Supreme Court of Kosovo must review only the legal violations alleged in a request for protection of legality.
Neni 436 Favoret e të pandehurit përkitazi me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë 1. Me rastin e vendosjes mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, Gjykata Supreme e Kosovës kufizohet vetëm në verifikimin e shkeljeve ligjore në të cilat paraqitësi i kërkesës pretendon. 2. Kur Gjykata Supreme e Kosovës vërteton se shkaqet për të cilat ka marrë vendim në dobi të të pandehurit ekzistojnë edhe për ndonjërin nga të bashkakuzuarit që nuk ka paraqitur kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, vepron sipas detyrës zyrtare sikurse kërkesa e tillë të ishte paraqitur nga personi i tillë. 3. Kur kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është paraqitur në dobi të të pandehurit, Gjykata Supreme e Kosovës me rastin e vendosjes detyrohet me ndalesën e paraparë në nenin 395 të këtij Kodi. - 437 Verify source ↗
Neni 437
AI-assisted research summary: The Supreme Court of Kosovo may reject a request for protection of legality as unfounded if it finds no legal violation, or if the request is based on incorrect or incomplete facts.
Neni 437 Refuzimi i kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë Gjykata Supreme e Kosovës me aktgjykim refuzon si të pabazë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë kur vërteton se nuk ekziston shkelje e ligjit për të cilën pretendon paraqitësi i kërkesës, ose kur kërkesa është paraqitur për shkak të vërtetimit të gabuar ose jo të plotë të gjendjes faktike nga nenet 386 dhe 432, paragrafi 2. i këtij Kodi. - 438 Verify source ↗
Neni 438
AI-assisted research summary: Gjykata Supreme e Kosovës vendos për kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë duke ndryshuar, anuluar ose vetëm konstatuar shkeljen e ligjit, sipas rastit.
Neni 438 Aktgjykimi mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë 1. Kur Gjykata Supreme e Kosovës vërteton se kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është e bazuar, merr aktgjykim me të cilin, duke pasur parasysh llojin e shkeljes: 1.1. ndryshon vendimin e formës së prerë; 1.2. në tërësi ose pjesërisht anulon vendimin e gjykatës themelore dhe të gjykatës më të lartë ose vetëm vendimin e gjykatës më lartë dhe lëndën për vendim të ri ose për rigjykim ia kthen gjykatës themelore ose gjykatës më të lartë; ose 1.3. kufizohet vetëm në vërtetimin e shkeljes së ligjit. 2. Kur Gjykata Supreme e Kosovës çmon se kërkesa e paraqitur për mbrojtjen e ligjshmërisë në dëm të të pandehurit është e bazuar, vetëm konstaton shkeljen e ligjit pa ndikuar në vendimin e formës së prerë. 3. Kur Gjykata e Apelit sipas këtij Kodi nuk ka pasur të drejtë ta mënjanojë shkeljen e ligjit e cila është bërë me vendim të shkallës së parë ose në procedurë gjyqësore që i ka paraprirë atij vendimi dhe Gjykata Supreme e Kosovës vërteton se kërkesa e paraqitur në dobi të të akuzuarit është e bazuar dhe se për mënjanimin e asaj shkelje duhet anuluar ose ndryshuar vendimin e shkallës së parë, Gjykata Supreme e Kosovës e anulon ose e ndryshon edhe vendimin e Gjykatës së Apelit, edhe pse me të nuk është shkelur ligji. 177 - 439 Verify source ↗
Neni 439
AI-assisted research summary: If there is a serious doubt about decisive facts in the challenged decision, the Supreme Court of Kosovo annuls the decision and orders a new hearing.
Neni 439 Pasojat e dyshimit mbi saktësinë e fakteve në vendimin që kundërshtohet me kërkesë Kur me rastin e vendosjes mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë ka dyshim të konsiderueshëm lidhur me saktësinë e fakteve vendimtare të vërtetuara në vendimin kundër të cilit është paraqitur kërkesë, Gjykata Supreme e Kosovës me aktgjykim me të cilin vendos mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë anulon vendimin dhe urdhëron mbajtjen e shqyrtimit të ri gjyqësor në gjykatën e njëjtë ose në gjykatën tjetër themelore. - 440 Verify source ↗
Neni 440
AI-assisted research summary: If a final judgment is annulled and the case is sent back for a new trial, the court must redo the procedure as required, and the parties may present new facts and evidence.
Neni 440 Anulimi i aktgjykimit të formës së prerë të gjykatës themelore 1. Në qoftë se aktgjykimi i formës së prerë anulohet dhe lënda kthehet për gjykim të ri, procedura merr për bazë aktakuzën e mëparshme ose atë pjesë të saj që ka të bëjë me pjesën e anuluar të aktgjykimit. 2. Gjykata detyrohet t’i ndërmerr të gjitha veprimet procedurale dhe t’i shqyrtojë të gjitha çështjet për të cilat e ka paralajmëruar Gjykata Supreme e Kosovës. 3. Në gjykatë themelore apo në Gjykatë të Apelit palët kanë të drejtë të paraqesin fakte dhe prova të reja. 4. Me rastin e marrjes së vendimit të ri, gjykata detyrohet me ndalesën e paraparë në nenin 395 të këtij Kodi. 5. Kur krahas vendimit të Gjykatës së Apelit anulohet edhe vendimi i gjykatës themelore, lënda i dërgohet gjykatës themelore nëpërmjet Gjykatës së Apelit - 441 Verify source ↗
Neni 441
AI-assisted research summary: A request for an extraordinary legal remedy under this chapter may be submitted only on the basis of rights secured by this Code and protected by the Kosovo Constitution, the European Convention on Human Rights and its protocols, or ECtHR decisions.
Neni 441 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut Kërkesë për mjet të jashtëzakonshëm juridik sipas këtij kapitulli mund të paraqitet në bazë të të drejtave të siguruara me këtë Kod dhe të mbrojtura me Kushtetutën e Republikës së Kosovës ose Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe protokollet e saj, si dhe me vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. PJESA E TRETË ADMINISTRIMI I PROCEDURËS KAPITULLI XXII PARASHTRESAT - 442 Verify source ↗
Neni 442
AI-assisted research summary: Court filings may be made in writing, orally on the record, or electronically if the court registry can handle electronic filings. Filings must be understandable and complete, and an unclear or incomplete filing can be returned for correction and then dismissed if not fixed in time.
Neni 442 Forma e paraqitjes së parashtresave 1. Aktakuzat, propozimet për ndjekje, aktvendimet e prokurorëve, mjetet juridike dhe deklaratat e njoftimet tjera paraqiten me shkrim ose gojarisht në procesverbal. 2. Parashtresa e paraqitur nga paragrafi 1. i këtij neni mund të dërgohet në formë elektronike nëse zyra e regjistrimit të gjykatës ka mundësi për administrimin e parashtresave elektronike. Këshilli Gjyqësor i Kosovës përcakton mundësitë e gjykatave për të administruar parashtresat elektronike dhe nxjerr urdhëresë për lejimin e parashtresave të tilla elektronike, si dhe përcakton rregulloret për parashtresat e tilla. 3. Parashtresat nga paragrafi 1. i këtij neni duhet të jenë të kuptueshme dhe të përmbajnë çdo gjë të nevojshme që të mund të veprohet sipas tyre. 178 4. Nëse me këtë Kod nuk është paraparë ndryshe, gjykata thërret paraqitësin e parashtresës së pakuptueshme ose që nuk përmban atë që është e nevojshme që të mund të veprohet në bazë të saj, që ta korrigjojë apo ta plotësojë parashtresën, e nëse ai nuk e bën këtë brenda afatit të caktuar, gjykata e hudh poshtë parashtesën. 5. Në thirrjen për korrigjim apo për plotësimin e parashtresës paraqitësit i tërhiqet vërejtja për pasojat e mosveprimit. - 443 Verify source ↗
Neni 443
AI-assisted research summary: If pleadings are sent to the opposing party under this Code, they must be filed with enough copies for the court and the other party.
Neni 443 Dërgimi i parashtresave në kopje të mjaftueshme 1. Parashtresat të cilat në bazë të këtij Kodi i dërgohen palës kundërshtare, i dorëzohen gjykatës në numër të mjaftueshëm kopjesh për gjykatën dhe për palën tjetër. 2. Kur parashtresat e tilla nuk i janë dorëzuar gjykatës në numër të mjaftueshëm kopjesh, gjykata e urdhëron paraqitësin që në afat të caktuar të dorëzojë kopje të mjaftueshme. Në qoftë se paraqitësi nuk vepron sipas urdhrit të gjykatës, gjykata kopjon ekzemplarët e nevojshëm në shpenzime të paraqitësit. - 444 Verify source ↗
Neni 444
AI-assisted research summary: A court may fine a defender or injured party up to 250 Euro if they insult or offend the court or a participant in proceedings in writing or orally.
Neni 444 Dënimet për parashtresat me shkrim ose për paraqitjet gojore me përmbajtje ofenduese Gjykata e dënon me gjobë deri në dyqindepesëdhjetë (250) Euro mbrojtësin ose të dëmtuarin i cili në parashtresë ose gojarisht ofendon ose fyen gjykatën apo personin që merr pjesë në procedurë. Aktvendimin lidhur me dënimin e merr gjyqtari apo kolegji para të cilit është dhënë deklarata, e kur ajo është bërë në parashtresë e merr gjykata e cila duhet të vendosë për parashtresën. Kundër këtij aktvendimi lejohet ankesë. Kur prokurori i shtetit e ofendon tjetrin, për këtë njoftohet prokurori kompetent i shtetit që e mbikëqyr atë. Për dënimin e avokatit apo të praktikantit të avokatisë njoftohet Oda e Avokatëve. KAPITULLI XXIII AFATET - 445 Verify source ↗
Neni 445
AI-assisted research summary: Rregullat për afatet: afatet e këtij Kodi nuk zgjaten përveç kur ligji e lejon shprehimisht, dhe deklaratat e lidhura me afat trajtohen si në kohë sipas rregullave të dorëzimit të përcaktuara këtu.
Neni 445 Afatet 1. Afatet e parapara me këtë Kod nuk mund të vazhdohen, përveç kur këtë shprehimisht e lejon ligji. Në qoftë se afati për realizimin e të drejtës së mbrojtjes dhe të drejtave të tjera procedurale të të pandehurit është paraparë me ligj, me kërkesën e tij me shkrim ose gojarisht në procesverbalin e gjykatës ky afat mund të shkurtohet. 2. Kur deklarata është e lidhur me afat, konsiderohet se është dhënë brenda afatit nëse i është dorëzuar marrësit të autorizuar para kalimit të afatit. 3. Kur deklarata dërgohet nëpërmjet postës, postës rekomande apo telegramit ose me ndonjë mjet tjetër si teleks, telefaks ose mjete të tjera të ngjashme, dita e postimit ose e dërgimit konsiderohet si ditë e dorëzimit për personin që i është dërguar. Dërguesi i deklaratës konsiderohet se nuk e ka lëshuar afatin kur personi të cilit tentohet t’i dërgohet deklarata nuk e ka marrë me kohë për shkak të gabimeve në mjetet e dërgimit për të cilat dërguesi nuk ka qenë në dijeni. 4. I pandehuri i cili gjendet në paraburgim, gjithashtu mund të jep deklaratë që është e lidhur me afat duke e përfshirë atë në procesverbalin e gjykatës që zbaton procedurën ose duke e dërguar në drejtorinë e burgut, kurse personi i cili gjendet në mbajtje të dënimit ose ndodhet në ndonjë institucion tjetër me urdhër për trajtim të detyrueshëm për rehabilitim, mund t’ia dërgojë deklaratën e tillë drejtorisë së institucionit ku është vendosur ai. Dita kur është përpiluar procesverbali i tillë apo kur deklarata i është dërguar drejtorisë së institucionit konsiderohet si ditë e dorëzimit të marrësit të autorizuar. 179 5. Kur parashtresa dorëzimi i së cilës është i lidhur me afat, për arsye të mosdijes ose të gabimit të qartë të dërguesit i është dërguar gjykatës jokompetente para kalimit të afatit, konsiderohet se është dorëzuar me kohë, përkundër faktit se te gjykata kompetente arrin pas kalimit të afatit të paraparë. - 446 Verify source ↗
Neni 446
AI-assisted research summary: This article explains how deadlines are counted in hours, days, months, and years.
Neni 446 Llogaritja e afateve 1. Afatet llogariten me orë, me ditë, me muaj dhe me vite. 2. Ora ose dita kur është bërë dorëzimi, njoftimi apo kur ka ndodhur ngjarja që konsiderohet si fillim i afatit nuk llogaritet në afat, por për fillim të afatit merret ora apo dita e parë vijuese. Për një ditë llogariten njëzet e katër (24) orë, kurse muaji llogaritet sipas kalendarit. 3. Afatet e caktuara me muaj apo vite kalojnë në muajin ose vitin e fundit në fund të ditës së njëjtë të muajit kur ka filluar afati. Nëse një ditë e tillë nuk ekziston në muajin e fundit, afati kalon në ditën e fundit të atij muaji. 4. Kur dita e fundit e afatit bie në ditë feste zyrtare, të shtunën ose të dielën ose në ndonjë ditë tjetër kur organi kompetent nuk punon, afati kalon në fund të ditës pasuese të punës. - 447 Verify source ↗
Neni 447
AI-assisted research summary: Gjykata mund t’i lejojë të pandehurit kthimin në gjendje të mëparshme për të paraqitur ankesë, nëse kërkesa bëhet brenda 8 ditëve nga pushimi i shkaqeve dhe shoqërohet me paralajmërimin ose ankesën; pas 3 muajsh nga kalimi i afatit kërkesa nuk pranohet.
Neni 447 Kërkesa për kthim në gjendje të mëparshme 1. Nëse i pandehuri për shkaqe të arsyeshme nuk paraqet ankesë kundër aktgjykimit ose aktvendimit për konfiskimin e dobisë pasurore brenda afatit, gjykata i lejon kthim në gjendje të mëparshme për paraqitjen e ankesës nëse brenda tetë (8) ditësh nga pushimi i shkaqeve për mosrespektimin e afatit i pandehuri paraqet kërkesë për kthim në gjendje të mëparshme dhe paraqet paralajmërimin për ankesë ose ankesën së bashku me kërkesë. 2. Kërkesa për kthim në gjendje të mëparshme nuk mund të paraqitet nëse kanë kaluar tre (3) muaj nga dita e kalimit të afatit. - 448 Verify source ↗
Neni 448
AI-assisted research summary: The trial-panel president issues a reinstatement order when the appeal concerns the judgment or order they issued; if reinstatement is refused and the defendant appeals, the court must send the appeal and related records to the higher court.
Neni 448 Aktvendimi për kthim në gjendje të mëparshme 1. Kryetari i trupit gjykues, i cili ka marrë aktgjykimin ose aktvendim kundër të cilit është ushtruar ankesë, merr aktvendim për kthim në gjendje të mëparshme. 2. Kundër aktvendimit me të cilin lejohet kthimi në gjendje të mëparshme nuk lejohet ankesë. 3. Kur i pandehuri paraqet ankesë kundër aktvendimit me të cilin refuzohet kthimi në gjendje të mëparshme, gjykata detyrohet që këtë ankesë ose ankesën kundër aktgjykimit apo aktvendimit për konfiskimin e dobisë pasurore, përgjigjen në ankesë dhe të gjitha procesverbalet t’ia dërgojë gjykatës më të lartë për marrjen e vendimit. - 449 Verify source ↗
Neni 449
AI-assisted research summary: A request to restore the prior state does not normally stop execution of the judgment or confiscation order, but the competent court may order a temporary stop while deciding the request.
Neni 449 Efekti i kërkesës për kthim në gjendje të mëparshme Në parim, kërkesa për kthim në gjendje të mëparshme nuk e pezullon ekzekutimin e aktgjykimit apo ekzekutimin e aktvendimit për konfiskimin e dobisë pasurore, por gjykata kompetente për marrjen e vendimit lidhur me kërkesën mund të vendosë ndërprerjen e ekzekutimit derisa të merret vendimi lidhur me kërkesën. 180 KAPITULLI XXIV SHPENZIMET E PROCEDURËS PENALE - 450 Verify source ↗
Neni 450
AI-assisted research summary: This article defines criminal procedure costs and lists what they include. It also says the Kosovo Judicial Council sets the lump-sum amount, the procedure body must record prepaid costs, and certain translation costs are not charged to the accused.
Neni 450 Lloji i shpenzimeve të procedurës penale 1. Shpenzimet e procedurës penale janë shpenzime të bëra gjatë procedurës penale dhe shpenzimet e shkaktuara lidhur me të. 2. Shpenzimet e procedurës penale përfshijnë: 2.1. shpenzimet për dëshmitarë, ekspertë, përkthyes, specialistë, stenografim, regjistrime teknike dhe për këqyrjen e vendit; 2.2. shpenzimet e transportit të të pandehurit; 2.3. shpenzimet për shoqërimin e të pandehurit apo të personit të paraburgosur; 2.4. shpenzimet e transportit dhe të udhëtimit të personave zyrtarë; 2.5. shpenzimet e mjekimit të të pandehurit gjatë kohës sa gjendet në paraburgim ose në institucionin shëndetësor në bazë të vendimit të gjykatës, si dhe shpenzimet e lindjes së fëmijës; 2.6. shpenzimet paushalle; 2.7. shpërblimet dhe shpenzimet e nevojshme të mbrojtësit; dhe 2.8. shpenzimet e nevojshme për të dëmtuarin dhe përfaqësuesin e tij ligjor, si dhe kompenzimet dhe shpenzimet e nevojshme të përfaqësuesit të autorizuar. 3. Shuma paushalle caktohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës me urdhëresë administrative duke pasur parasysh zgjatjen dhe ndërlikueshmërinë e procedurës dhe gjendjen financiare të personit që ngarkohet me mbulimin e këtyre shpenzimeve. 4. Shpenzimet nga nën-paragrafët 2.1. deri në 2.5. të paragrafit 2. të këtij neni dhe shpërblimi apo shpenzimet e nevojshme të mbrojtësit të caktuar dhe të përfaqësuesit të autorizuar të të dëmtuarit parapaguhen nga fondet e policisë, të prokurorisë së shtetit ose të gjykatës që e zbaton procedurën penale, kurse arkëtohen më vonë nga personat që detyrohen t’i paguajnë sipas dispozitave të këtij Kodi. Organi që e zbaton procedurën penale detyrohet të shënojë të gjitha shpenzimet e parapaguara në listën e cila i bashkëngjitet shkresave. 5. Shpenzimet e përkthimit në gjuhën e të pandehurit, të dëshmitarit dhe të personit tjetër i cili merr pjesë ne procedurë penale që shkaktohen me zbatimin e dispozitave të këtij Kodi nuk arkëtohen nga personat që sipas dispozitave të këtij neni detyrohen t’i paguajnë shpenzimet e procedurës penale. 6. Shpenzimet e përkthimit nuk i ngarkohen të pandehurit i cili nuk e di ose nuk e flet gjuhën në të cilën zbatohet procedura penale. 7. Shpërblimi dhe shpenzimet e nevojshme të mbrojtësit të caktuar nga neni 57, paragrafi 2. apo 3. ose neni 58 i këtij Kodi paguhen nga mjetet buxhetore e jo nga i pandehuri. - 451 Verify source ↗
Neni 451
AI-assisted research summary: Court decisions ending a criminal case must include the decision on costs and the amount. If the amount is not yet known, the clerk issues a separate costs order, which is approved once the data are available. A request about costs may be filed within 3 months after service of the final judgment or order. Appeals against a special costs order are decided by the panel.
Neni 451 Aktvendimi për shpenzimet e procedurës penale 1. Në çdo aktgjykim ose aktvendim me të cilin përfundohet procedura penale duhet përfshirë edhe vendimin për mbulimin e shpenzimeve të procedurës dhe shumën e tyre. 181 2. Kur mungojnë të dhënat për shumën e shpenzimeve, procesmbajtësi merr aktvendim të posaçëm për shumën e shpenzimeve, i cili aprovohet nga gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues kur sigurohen të dhënat. Kërkesa me shënimet për shumën e shpenzimeve mund të paraqitet brenda tre (3) muajsh nga dita e dorëzimit të aktgjykimit ose të aktvendimit të formës së prerë për personin që ka të drejtë të paraqesë kërkesë të tillë. 3. Kur për shpenzimet e procedurës penale është vendosur me aktvendim të posaçëm, për ankesë kundër atij aktvendimi vendos kolegji. - 452 Verify source ↗
Neni 452
AI-assisted research summary: Several criminal-procedure participants must pay certain costs caused by their own fault, regardless of the outcome of the criminal case.
Neni 452 Pagimi i shpenzimeve sipas fajit të personit që i ka shkaktuar 1. I pandehuri, i dëmtuari, mbrojtësi, përfaqësuesi ligjor, përfaqësuesi i autorizuar, dëshmitari, eksperti, përkthyesi dhe specialisti, pavarësisht nga rezultati i procedurës penale, paguajnë shpenzimet e shoqërimit të tyre forcërisht, të shtyrjes së një veprimi hetimor, shpenzimet tjera të procedurës të shkaktuara me fajin e tyre, si dhe pjesën përkatëse të shumës paushalle. 2. Për shpenzimet nga paragrafi 1. i këtij neni merret aktvendim i posaçëm, përveç kur për shpenzimet që i paguan i pandehuri vendoset me vendim për çështjen kryesore. - 453 Verify source ↗
Neni 453
AI-assisted research summary: If a defendant is found guilty, the court orders them to pay criminal procedure costs.
Neni 453 Efekti i vendimit fajësues në kompenzimin e shpenzimeve 1. Kur gjykata e shpall të pandehurin fajtor, me aktgjykim vendos se detyrohet t’i kompenzojë shpenzimet e procedurës penale. 2. Personi i cili është fajësuar për disa vepra penale nuk ngarkohet me kompensim të shpenzimeve lidhur me veprat për të cilat është liruar nga akuza po qe se këto shpenzime mund të veçohen nga shpenzimet e përgjithshme. 3. Në aktgjykimin me të cilin disa të pandehur janë shpallur fajtor, gjykata cakton pjesën e shpenzimeve që duhet paguar secili prej tyre, e kur kjo nuk është e mundur, urdhëron që të gjithë të pandehurit të ngarkohen me shpenzime në mënyrë solidare. Pagesa e shumës paushalle caktohet veçmas për secilin të pandehur. 4. Në vendimin me të cilin vendoset për shpenzimet, gjykata mund ta lirojë të pandehurin nga detyrimi i kompenzimit, në tërësi ose pjesërisht, të shpenzimeve të procedurës penale nga neni 450, paragrafi 2., nën-paragrafët 2.1. deri në 2.6. të këtij Kodi, nëse pagesa e tyre do të rrezikonte gjendjen materiale të të pandehurit ose të personave që ai detyrohet t’i mbështesë materialisht. Kur këto rrethana konstatohen pas marrjes së vendimit lidhur me shpenzimet, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues me aktvendim të posaçëm mund të lirojë të pandehurin nga detyrimi i kompenzimit të shpenzimeve të procedurës penale ose t’i lejojë që ato t’i paguajë me këste. - 454 Verify source ↗
Neni 454
AI-assisted research summary: In certain criminal-case outcomes, the court records that costs are paid from budget funds, but a person who knowingly files a false complaint must pay the criminal procedure costs, and an injured person who withdraws a prosecution request may have to pay them if the accused did not promise to pay.
Neni 454 Efekti i vendimeve të tjera lidhur me kompensimin e shpenzimeve 1. Kur pushohet procedura penale apo kur merret aktgjykimi me të cilin i pandehuri lirohet nga akuza ose me të cilin refuzohet akuza, gjykata në aktvendim apo në aktgjykim shënon se shpenzimet e procedurës penale nga neni 450, paragrafi 2. nën-paragrafi 2.1. deri në 2.5. të këtij Kodi, shpenzimet e nevojshme të të pandehurit dhe kompenzimi i shpenzimeve të nevojshme të mbrojtësit paguhen nga mjetet buxhetore, përveç në rastet e caktuara në paragrafët vijues të këtij neni. 2. Personi i cili me vetëdije ka paraqitur kallëzim të rremë i paguan shpenzimet e procedurës penale. 3. I dëmtuari i cili është tërhequr nga propozimi për ndjekje penale dhe si rrjedhojë e kësaj procedura pushon, detyrohet t’i paguajë shpenzimet e procedurës penale nëse i pandehuri nuk ka paralajmëruar se do t’i paguajë ato. 182 - 455 Verify source ↗
Neni 455
AI-assisted research summary: The represented person must pay the defender’s or authorized representative’s compensation and necessary expenses, except in specified appointment cases. Non-bar defenders or authorized representatives have no right to compensation, but they do have a right to necessary expenses; Bar members also have a right to lost profit.
Neni 455 Shpërblimi dhe shpenzimet e nevojshme të mbrojtësit ose të përfaqësuesit të autorizuar 1. Shpërblimi dhe shpenzimet e nevojshme të mbrojtësit ose të dëmtuarit detyrohet t’i paguajë personi i përfaqësuar pavarësisht se kush detyrohet të paguajë shpenzimet e procedurës penale në bazë të urdhrit të gjykatës, përveç kur mbrojtësi caktohet sipas nenit 57 paragrafi 2. ose 3. apo nenit 58 të këtij Kodi. 2. Mbrojtësi ose përfaqësuesi i autorizuar, të cilët nuk janë anëtarë të Odës së Avokatëve, nuk kanë të drejtë në kompenzim. Ata kanë të drejtë në shpenzimet e nevojshme, kurse anëtarët e Odës së Avokatëve kanë të drejtë edhe në fitimin e humbur. - 456 Verify source ↗
Neni 456
AI-assisted research summary: The competent judge or panel in the basic court, the president of the panel in the Court of Appeal, and the president of the panel in the Supreme Court decide the final obligation to pay costs for cases in their respective courts.
Neni 456 Vendimi përfundimtar mbi detyrimin për pagesën e shpenzimeve 1. Vendimin përfundimtar lidhur me detyrimin për pagesën e shpenzimeve që shkaktohen në gjykatën themelore e merr gjyqtari apo kolegji kompetent i gjykatës themelore në pajtim me këtë Kapitull. 2. Vendimin përfundimtar lidhur me detyrimin për pagesën e shpenzimeve që shkaktohen në Gjykatën e Apelit e merr kryetari i kolegjit të Gjykatës së Apelit në pajtim me këtë Kapitull. 3. Vendimin përfundimtar lidhur me detyrimin për pagesën e shpenzimeve që shkaktohen në Gjykatën Supreme e merr kryetari i kolegjit të Gjykatës Supreme në pajtim me këtë Kapitull. 4. Kushtet e këtij Kapitulli zbatohen përshtatshmërisht për shpenzimet e shkaktuara në procedurën e mjeteve të jashtëzakonshme juridike. - 457 Verify source ↗
Neni 457
AI-assisted research summary: The Kosovo Judicial Council may issue an administrative instruction to regulate court costs in criminal proceedings in more detail, and it may be changed every year.
Neni 457 Rregulloret për shpenzimet Këshilli Gjyqësor i Kosovës nxjerr urdhëresë administrative me të cilën rregullohen më detajisht çështjet e pagesës së shpenzimeve të shkaktuara në procedurën penale në gjykatë, e cila mund të ndryshohet për çdo vit. KAPITULLI XXV KËRKESAT PASURORE JURIDIKE - 458 Verify source ↗
Neni 458
AI-assisted research summary: An authorized person in criminal procedure may propose a property claim, if doing so does not significantly delay the procedure.
Neni 458 Kërkesat pasurore juridike 1. Kërkesa pasurore juridike si rrjedhojë e kryerjes së veprës penale vendoset me propozimin e personave të autorizuar në procedurën penale në qoftë se kjo nuk e zvarrit procedurën në mënyrë të konsiderueshme. 2. Kërkesa pasurore juridike mund të përfshijë kompensimin e dëmit, kthimin e sendit ose anulimin e një veprimi të caktuar juridik. - 459 Verify source ↗
Neni 459
AI-assisted research summary: Only a person authorized to pursue the property claim in a civil dispute may submit the proposal in criminal proceedings.
Neni 459 Personat e autorizuar për paraqitjen e propozimit për realizimin e kërkesës pasurore juridike 1. Propozimin për realizimin e kërkesës pasurore juridike në procedurë penale mund ta paraqesë personi i cili është i autorizuar për ta ushtruar këtë kërkesë në kontest civil. 2. Në qoftë se me vepër penale është dëmtuar pasuria në pronësi publike, shtetërore ose shoqërore, organi ose personi kompetent i cili është i autorizuar me ligj të kujdeset për mbrojtjen e kësaj pasurie, mund të merr pjesë në procedurë penale në pajtim me autorizimet që ka në bazë të ligjit të tillë. 183 - 460 Verify source ↗
Neni 460
AI-assisted research summary: A person authorized to file the proposal must clearly state the claim and submit evidence. The proposal may be filed until the end of the main hearing in the basic court.
Neni 460 Paraqitja e propozimit për realizimin e kërkesës pasurore juridike 1. Propozimi për realizimin e kërkesës pasurore juridike në procedurë penale i paraqitet organit kompetent të cilit i është parashtruar kallëzimi penal ose gjykatës para së cilës zbatohet procedura. 2. Propozimi mund të paraqitet jo më vonë se deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor në gjykatën themelore. 3. Personi i autorizuar për paraqitjen e propozimit detyrohet ta parashtrojë në mënyrë të qartë kërkesën e vet dhe të paraqesë prova. 4. Kur personi i autorizuar nuk e ka paraqitur propozimin për realizimin e kërkesës pasurore juridike në procedurë penale para ngritjes së aktakuzës, ai duhet njoftuar se propozimin mund ta paraqesë deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor. Kur me vepër penale është shkaktuar dëm në pasurinë në pronësi publike, shtetërore ose shoqërore dhe nuk është paraqitur propozim, gjykata për këtë e njofton organin ose personin kompetent sipas nenit 459, paragrafi 2. i këtij Kodi. - 461 Verify source ↗
Neni 461
AI-assisted research summary: Authorized persons may withdraw a property-claim proposal in criminal proceedings before judicial review ends, and the same proposal cannot be filed again unless the Code says otherwise.
Neni 461 Tërheqja dhe heqja dorë nga propozimi për realizimin e kërkesës pasurore juridike 1. Personat e autorizuar mund të tërhiqen nga propozimi për realizimin e kërkesës pasurore juridike në procedurë penale deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor dhe atë ta realizojnë në kontest civil. Kur propozimi tërhiqet, i njëjti propozim nuk mund të paraqitet përsëri, përveç nëse me këtë Kod është paraparë ndryshe. 2. Në qoftë se pas paraqitjes së propozimit dhe para përfundimit të shqyrtimit gjyqësor e drejta në kërkesë pasurore juridike sipas rregullave të së drejtës pasurore i ka kaluar personit tjetër, ai person thirret të deklarohet se a mbetet pranë propozimit. Në qoftë se personi i thirrur me rregull nuk i përgjigjet thirrjes, konsiderohet se ka hequr dorë nga propozimi. - 462 Verify source ↗
Neni 462
AI-assisted research summary: The criminal court must question the defendant and investigate facts relevant to proving the property claim.
Neni 462 Shqyrtimi i propozimit për realizimin e kërkesës pasurore juridike 1. Gjykata që zbaton procedurën penale merr në pyetje të pandehurin për faktet e deklaruara në propozim dhe heton rrethanat që janë të rëndësishme për vërtetimin e kërkesës pasurore juridike. Por gjykata edhe para paraqitjes së propozimit të tillë detyrohet të mbledhë prova dhe të kryejë hetimin e nevojshëm për marrjen e vendimit lidhur me kërkesën. 2. Në qoftë se hetimi i kërkesës pasurore juridike do të zvarriste procedurën penale në masë të konsiderueshme, gjykata kufizohet në mbledhjen e atyre të dhënave, vërtetimi i të cilave më vonë nuk do të ishte i mundur ose do të ishte dukshëm i vështirësuar. - 463 Verify source ↗
Neni 463
AI-assisted research summary: The court decides property claims, and in certain criminal-case outcomes it directs the victim to pursue the claim in civil litigation or before the competent criminal court.
Neni 463 Vendimi mbi propozimin për realizimin e kërkesës pasurore juridike 1. Për kërkesat pasurore juridike vendos gjykata. 2. Në aktgjykim me të cilin i akuzuari shpallet fajtor, gjykata mund të vendosë për kërkesën pasurore juridike të të dëmtuarit në tërësi ose pjesërisht dhe për pjesën e mbetur e udhëzon në kontest civil. Kur të dhënat e mbledhura në procedurë penale nuk paraqesin bazë të sigurt për gjykim të plotë e as të pjesërishëm, gjykata e udhëzon të dëmtuarin që kërkesën pasurore juridike mund ta realizojë në kontest civil. 3. Kur gjykata merr aktgjykim me të cilin i pandehuri lirohet nga akuza ose me të cilin akuza refuzohet apo kur me aktvendim pushohet procedura penale, e udhëzon të dëmtuarin që kërkesën pasurore juridike ta realizojë në kontest civil. Kur gjykata shpallet jokompetente për procedurën penale, e udhëzon të dëmtuarin që kërkesën pasurore juridike ta ushtrojë në procedurë penale të filluar ose të vazhduar nga gjykata kompetente. 184 - 464 Verify source ↗
Neni 464
AI-assisted research summary: If a claim asks for the return of an item, and the court finds it belongs to the injured person and is with the defendant, a participant, or a custodian, the court orders it returned to the injured person.
Neni 464 Kthimi i sendit Kur kërkesa pasurore juridike ka të bëjë me kthimin e sendit dhe gjykata konstaton se sendi i takon të dëmtuarit dhe se gjendet tek i pandehuri ose tek njëri nga pjesëmarrësit në veprën penale apo te personi të cilit ia kanë dhënë për ta ruajtur, me aktgjykim urdhëron që sendi t’i dorëzohet të dëmtuarit. - 465 Verify source ↗
Neni 465
AI-assisted research summary: If a property-law claim seeks annulment of a legal act and the court finds it well-founded, the court must order full or partial annulment.
Neni 465 Anulimi i veprimit të caktuar juridik Kur kërkesa pasurore juridike ka të bëjë me anulimin e veprimit të caktuar juridik, kurse gjykata çmon se kërkesa është e bazuar, me aktgjykim e urdhëron anulimin e plotë ose të pjesërishëm të atij veprimi juridik me pasojat që rrjedhin nga veprimi i tillë, pa cenuar të drejtat e personave të tretë. - 466 Verify source ↗
Neni 466
AI-assisted research summary: The criminal court may change a final judgment on a property claim only in a criminal review or a request for protection of legality. In other cases, the convicted person or their heirs may seek a change only in a civil dispute, and only if civil-review grounds exist.
Neni 466 Ndryshimi i aktgjykimit të formës së prerë lidhur me kërkesën pasurore juridike 1. Gjykata që zbaton procedurën penale, mund ta ndryshojë aktgjykimin e formës së prerë me të cilin është vendosur për kërkesën pasurore juridike vetëm në rastin e rishikimit të procedurës penale ose kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë. 2. Në të gjitha rastet tjera, i dënuari apo trashëgimtarët e tij mund të kërkojnë ndryshimin e aktgjykimit të formës së prerë të gjykatës penale me të cilin është vendosur për kërkesën pasurore juridike vetëm në kontest civil, me kusht të ekzistimit të arsyeve për rishikim sipas dispozitave të zbatueshme në procedurën kontestimore civile. - 467 Verify source ↗
Neni 467
AI-assisted research summary: Temporary measures to secure a property claim arising from a criminal offence may be ordered in criminal proceedings, and the deciding judge/body depends on the stage of the case.
Neni 467 Masat e përkohshme për sigurimin e kërkesës pasurore juridike 1. Masat e përkohshme për sigurimin e kërkesës pasurore juridike si rrjedhojë e kryerjes së veprës penale mund të urdhërohen në procedurë penale sipas dispozitave të zbatueshme për procedurën e përmbarimit me propozimin e personave të autorizuar nga neni 459 i këtij Kodi. 2. Aktvendimi nga paragrafi 1. i këtij neni merret në procedurën paraprake nga gjyqtari i procedurës paraprake. Pas ngritjes së aktakuzës, aktvendimin e merr gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues për rastet jashtë shqyrtimit gjyqësor, kurse në shqyrtim gjyqësor aktvendimin e merr i tërë trupi gjykues. 3. Kundër aktvendimit të trupit gjykues për masat e përkohshme të sigurimit të kërkesës nuk lejohet ankesë. Në raste të tjera, për ankesë vendos kolegji prej tre (3) gjyqtarësh. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit. - 468 Verify source ↗
Neni 468
AI-assisted research summary: Courts must return clearly victim-owned items that are not evidence, may temporarily safeguard disputed items, and must return evidence items after the procedure ends; needed items may be returned early if the owner promises to bring them back on request.
Neni 468 Kthimi i pasurisë të dëmtuarit 1. Në qoftë se kërkesa përfshin sendet të cilat padyshim i takojnë të dëmtuarit e nuk shërbejnë si provë në procedurë penale, sendet e tilla i dorëzohen të dëmtuarit edhe para përfundimit të procedurës. 2. Në qoftë se pronësia e sendeve kontestohet nga disa të dëmtuar, ata udhëzohen në kontest civil, ndërsa gjykata në procedurë penale urdhëron vetëm ruajtjen e sendeve si masë të përkohshme për sigurimin e kërkesës. 3. Sendet që shërbejnë si provë përkohësisht sekuestrohen dhe i kthehen pronarit pas përfundimit të procedurës. Kur sendi i tillë është shumë i nevojshëm për pronarin, ai mund t’i kthehet edhe para përfundimit të procedurës nëse ai zotohet se do ta kthejë kur t’i kërkohet. 185 - 469 Verify source ↗
Neni 469
AI-assisted research summary: A criminal court may order temporary measures to secure a property claim against a third party, and later revoke them in the situations described here.
Neni 469 Masat për sigurimin e përkohshëm të kërkesës pasurore juridike të drejtuar kundër personave të tretë 1. Në qoftë se i dëmtuari ka parashtruar kërkesë kundër personit të tretë për shkak se ai disponon me sendet që i ka fituar me vepër penale ose përmes veprës penale ka realizuar dobi pasurore, gjykata në procedurë penale, me propozimin e personave të autorizuar dhe sipas dispozitave që zbatohen në procedurën e përmbarimit, mund të urdhërojë masa të përkohshme për sigurimin e kërkesës kundër asaj pale të tretë. Në këtë rast zbatohen edhe dispozitat e nenit 467, paragrafët 2. dhe 3. të këtij Kodi. 2. Në aktgjykim me të cilin i akuzuari shpallet fajtor, gjykata revokon masat nga paragrafi 1. i këtij neni nëse nuk janë revokuar më parë ose e udhëzon të dëmtuarin në kontest civil, në të cilin rast këto masa revokohen, përpos nëse kontesti civil nuk është filluar brenda afatit të caktuar nga gjykata. KAPITULLI XXVI MARRJA DHE KOMUNIKIMI I VENDIMEVE - 470 Verify source ↗
Neni 470
AI-assisted research summary: In criminal procedure, decisions are issued as judgments, decisions, or orders. Only the court may issue a judgment; the state prosecutor may also issue a decision; other public bodies involved in criminal procedure may issue an order.
Neni 470 Llojet dhe marrja e vendimeve 1. Në procedurën penale vendimet merren në formë të aktgjykimit, të aktvendimit dhe të urdhrit. 2. Aktgjykimin mund ta marrë vetëm gjykata, aktvendimin mund ta marrë edhe prokurori i shtetit, ndërsa urdhrin mund marrin edhe organet e tjera publike që marrin pjesë në procedurën penale. 3. Urdhri merret dhe shpallet në pajtim me dispozitat e këtij kodi. - 471 Verify source ↗
Neni 471
AI-assisted research summary: Rregullon si merret vendimi i trupit gjykues: pas këshillimit dhe votimit, me shumicë votash.
Neni 471 Procedura për marrjen e vendimeve në seancë për këshillim dhe votim nga trupi gjykues 1. Vendimi i trupit gjykues merret pas këshillimit gojor dhe votimit. Vendimi miratohet kur për të voton shumica e anëtarëve të trupit gjykues. 2. Kryetari i trupit gjykues drejton këshillimin dhe votimin, kurse vetë voton i fundit. Ai detyrohet të kujdeset për shqyrtimin e tërësishëm të të gjitha çështjeve nga çdo këndvështrim. 3. Kur votat për ndonjë çështje individuale për të cilën duhet votuar ndahen në disa mendime të ndryshme, kështu që asnjëri prej tyre nuk e ka shumicën, çështjet ndahen dhe votimi përsëritet derisa të arrihet shumica e votave. Nëse në këtë mënyrë nuk arrihet shumica, atëherë merret vendim sipas të cilit votat të cilat janë më të pafavorshme për të pandehurin u shtohen votave të cilat janë më pak të pafavorshme se këto derisa të arrihet shumica e nevojshme. 4. Anëtarët e trupit gjykues nuk mund ta refuzojnë votimin për çështjet që i parashtron kryetari i trupit gjykues, por anëtari i trupit gjykues i cili ka votuar për lirimin e të akuzuarit ose për revokimin e vendimit dhe ka mbetur në pakicë nuk detyrohet të votojë për dënimin. Në qoftë se ai nuk voton, konsiderohet se pajtohet me votën që është më e favorshme për të pandehurin. - 472 Verify source ↗
Neni 472
AI-assisted research summary: The decision-maker must vote first on court competence and preliminary matters, then on the main criminal questions, and finally on punishment and related issues.
Neni 472 Radha e shqyrtimit të çështjeve për të cilat votohet 1. Me rastin e marrjes së vendimit, së pari votohet për kompetencën e gjykatës, pastaj për nevojën e plotësimit të procedurës dhe për çështje të tjera paraprake. 2. Me rastin e marrjes së vendimit për çështjen kryesore, së pari votohet se a e ka kryer i akuzuari veprën penale dhe a është ai penalisht përgjegjës, pastaj votohet për dënimin, për sanksionet tjera 186 penale ose masat për trajtim të detyruar, për shpenzimet e procedurës penale, për kërkesën pasurore juridike dhe për çështje të tjera për të cilat duhet marrë vendim. 3. Nëse një person akuzohet për disa vepra penale, së pari votohet për përgjegjësinë e tij penale dhe dënimet për secilën vepër penale, pastaj votohet për një dënim unik për të gjitha veprat penale. - 473 Verify source ↗
Neni 473
AI-assisted research summary: Court deliberation and voting must be held in a closed session.
Neni 473 Seanca e mbyllur për këshillim dhe votim 1. Këshillimi dhe votimi mbahen në seancë të mbyllur. 2. Në sallën ku gjykata mban këshillimin dhe votimin, të pranishëm mund të jenë vetëm anëtarët e trupit gjykues dhe procesmbajtësi. - 474 Verify source ↗
Neni 474
AI-assisted research summary: Decisions must be communicated to interested parties orally when they are present, or by certified copy when they are absent.
Neni 474 Komunikimi i vendimeve 1. Në qoftë se ky Kod nuk parasheh ndryshe, vendimet u komunikohen palëve të interesuara gojarisht nëse janë të pranishëm, e kur mungojnë atyre u dërgohet kopja e vërtetuar. 2. Kur vendimi komunikohet gojarisht shënohet në procesverbal ose në shkresë, kurse personi të cilit i është dërguar vendimi, marrjen e vërteton me nënshkrimin e tij. Kur personi i interesuar deklaron se nuk do të ankohet, kopja e vërtetuar e vendimit të komunikuar gojarisht nuk i dërgohet po qe se me këtë Kod nuk është paraparë ndryshe. 3. Kopjet e vendimeve kundër të cilëve lejohet ankesë dërgohen së bashku me udhëzim për të drejtën në ankesë. KAPITULLI XXVII DËRGIMI I SHKRESAVE - 475 Verify source ↗
Neni 475
AI-assisted research summary: Documents are generally sent by post, and the court or prosecutor can use oral service or order the Kosovo Police to deliver them in certain cases.
Neni 475 Mënyra e dërgimit të shkresave 1. Në parim, shkresat dërgohen me postë. Dërgesa mund të bëhet edhe nëpërmjet organit kompetent komunal, zyrtarit të organit që ka marrë vendimin ose drejtpërdrejt përmes atij organi. 2. Thirrja për të marrë pjesë në shqyrtim gjyqësor ose thirrjet tjera gjykata mund t’ia komunikojë edhe gojarisht personit i cili gjendet në gjykatë së bashku me udhëzimin për pasojat e mosparaqitjes së tij. Thirrja e bërë në këtë mënyrë shënohet në procesverbal të cilin personi i thirrur e nënshkruan, përveç kur kjo thirrje është shënuar në procesverbalin e shqyrtimit gjyqësor. Kjo mënyrë konsiderohet si dërgesë e rregullt. 3. Gjykata apo prokurori i shtetit mund të urdhërojë Policinë e Kosovës që të bëjë dërgimin e shkresave, nëse pas përpjekjes së parë nga paragrafi 1. ose 2. të këtij neni dërgimi është i pasuksesshëm, është e paqartë nëse dërgimi ka qenë i suksesshëm ose personi i thirrur nuk paraqitet. Gjykata mund të urdhërojë Policinë e Kosovës për të dërguar thirrjen pa shfrytëzuar mundësitë nga paragrafi 1. ose 2. të këtij neni nëse çmon se personi me gjasë nuk do të veprojë në pajtim me thirrjen nga paragrafi 1. dhe 2. të këtij neni. - 476 Verify source ↗
Neni 476
AI-assisted research summary: Personal service papers must be handed directly to the addressed person; if that person cannot be found, the sender must take the steps described here and then follow Article 477(1).
Neni 476 Dorëzimi personal i shkresave Shkresa, që sipas këtij Kodi duhet dorëzuar personalisht, i jepet direkt personit të cilit i është adresuar. Në qoftë se personi, të cilit shkresa duhet dorëzuar personalisht nuk gjendet në vendin ku duhet bërë dorëzimi, dërguesi mëson se kur dhe ku mund të gjendet ai person dhe le njoftimin me shkrim te ndonjëri nga personat e paraparë në nenin 477 të këtij Kodi, që marrësi i shkresës të 187 gjendet në banesën e tij ose në vendin e punës në ditën dhe orën e caktuar për të pranuar shkresën. Kur edhe pas kësaj dërguesi nuk e gjen personin të cilit duhet dorëzuar shkresën, ai vepron sipas dispozitave të nenit 477, paragrafi 1. i këtij Kodi dhe dorëzimi i tillë konsiderohet se është kryer. - 477 Verify source ↗
Neni 477
AI-assisted research summary: If a document cannot be personally delivered to the intended recipient, it may be handed to specified adult household members or, in some cases, to a custodian, neighbour, authorized mail receiver, or workplace employee who agrees to accept it; if delivery still fails, a postal notice is left and the document is returned if not collected in time.
Neni 477 Alternativat e dorëzimit personal 1. Shkresa, për të cilën me këtë Kod nuk është paraparë dorëzim detyrues personal, dorëzohet gjithashtu personalisht, por kur marrësi nuk gjendet në banesë ose në vendin e punës, shkresa e tillë mund t’i dorëzohet ndonjërit nga anëtarët e rritur të familjes së tij i cili detyrohet ta pranojë shkresën. Në qoftë se ata nuk gjenden në shtëpi, shkresa i dorëzohet kujdestarit ose fqinjit, në qoftë se ai pajtohet ta pranojë atë. Kur dërgimi bëhet në vendin e punës së personit i cili duhet të pranojë shkresën, ndërsa ai nuk gjendet aty, mund t’i dorëzohet personit të autorizuar për marrjen e postës i cili detyrohet ta pranojë shkresën, ose personit të punësuar në të njëjtin vend pune në qoftë se ai pajtohet ta pranojë shkresën. 2. Kur shkresa nuk mund t’u dorëzohet personave nga paragrafi 1. i këtij neni, marrësit i lihet njoftimi për postën se ku mund të merret shkresa dhe afati deri kur mund të marrë atë shkresë. Shkresa e cila nuk merret brenda afatit të paraparë kthehet. 3. Kur vërtetohet se mungon personi të cilit duhet t’i dërgohet shkresa dhe se personat nga paragrafi 1. i këtij neni nuk mund t’ia dorëzojnë atij shkresën me kohë, shkresa kthehet me shënimin se ku gjendet personi që mungon. - 478 Verify source ↗
Neni 478
AI-assisted research summary: This article sets how certain court documents must be delivered personally to the defendant, the defender, or by posting at the court board in some cases.
Neni 478 Shkresat që duhet dorëzuar personalisht 1. Të pandehurit personalisht i dorëzohet thirrja për marrje në pyetje në procedure paraprake dhe për shqyrtim gjyqësor. 2. Të pandehurit i cili nuk ka mbrojtës i dërgohet personalisht aktakuza, aktgjykimi dhe vendimet tjera për të cilat afati i ankesës fillon nga dita e dorëzimit, duke përfshirë edhe ankesën e palës kundërshtare të dorëzuar për përgjigje. Me kërkesën e të pandehurit, aktgjykimi dhe vendimet tjera i dorëzohen personit të caktuar nga ai. 3. Në qoftë se të pandehurit i cili nuk ka mbrojtës duhet dorëzuar aktgjykimin me të cilin i është shqiptuar dënimi me burgim, kurse aktgjykimi nuk mund t’i dërgohet në adresën e tij të mëparshme, gjykata menjëherë i cakton mbrojtës të pandehurit, i cili e ushtron këtë detyrë derisa të gjindet adresa e re e të pandehurit. Mbrojtësit të caktuar i lihet afat i nevojshëm për t’u njoftuar me shkresat, e pastaj i dorëzohet aktgjykimi dhe vazhdon procedura. Në rast të ndonjë vendimi tjetër për të cilin data e dorëzimit konsiderohet si datë e fillimit të ecjes së afatit për parashtrimin e ankesës, ose në rastin e ankesës së palës kundërshtare e cila dorëzohet për përgjigje dhe dërguesi nuk ka mund ta gjej adresën e re të të pandehurit, vendimi apo ankesa vihet në stendën e gjykatës dhe pas tetë (8) ditëve nga dita e vënies në stendë dërgesa konsiderohet valide. 4. Në qoftë se i pandehuri ka mbrojtës, shkresa nga paragrafi 2. i këtij neni i dërgohet mbrojtësit dhe të pandehurit në pajtim me dispozitat e nenit 477 të këtij Kodi. Në rastin e tillë, afati për ushtrimin e mjetit juridik apo të përgjigjes në ankesë rrjedhë nga dita e dorëzimit të shkresës të pandehurit. Kur të pandehurit nuk mund t’i dorëzohet vendimi apo ankesa për shkak të mosdhënies së adresës, ato vihen në stendën e gjykatës dhe pas tetë (8) ditëve nga dita e vënies në stendë dërgesa konsiderohet valide. 5. Kur shkresa duhet dorëzuar mbrojtësit të të pandehurit dhe i pandehuri ka më shumë se një mbrojtës, mjafton t’i dorëzohet njërit prej tyre. 188 - 479 Verify source ↗
Neni 479
AI-assisted research summary: Marrësi dhe dërguesi duhet të nënshkruajnë fletëdërgesën; marrësi shënon datën e pranimit, dhe në disa raste dërguesi shënon zëvendësimin ose refuzimin.
Neni 479 Procedura e dorëzimit 1. Marrësi dhe dërguesi e nënshkruajnë fletëdërgesën për të vërtetuar dorëzimin. Marrësi në flëtëdërgesë shënon personalisht datën e pranimit. 2. Në qoftë se marrësi nuk di shkrim ose nuk është në gjendje të nënshkruajë emrin e tij, për të nënshkruhet dërguesi duke e shënuar ditën e dorëzimit dhe arsyen përse është nënshkruar në vend të marrësit. 3. Kur marrësi refuzon të nënshkruajë fletëdërgesën, dërguesi këtë e shënon në fletëdërgesë si dhe ditën e dorëzimit të dërgesës, ndërsa dërgimi konsiderohet valid. - 480 Verify source ↗
Neni 480
AI-assisted research summary: If the recipient or an adult family member refuses to accept a document, the sender must note the date, time, and reason for the refusal and leave the document at the recipient’s home or workplace. That delivery counts as valid.
Neni 480 Refuzimi i marrjes së shkresës Kur marrësi ose anëtari i rritur i familjes së tij refuzon marrjen e shkresës, dërguesi shënon në fletëdërgesë ditën, orën dhe shkakun e refuzimit të marrjes dhe shkresën e lë në banesën e marrësit ose në vendin e tij të punës. Dorëzimi i tillë konsiderohet valid. - 481 Verify source ↗
Neni 481
AI-assisted research summary: This article sets special rules for serving summons on police officers, prison guards, transport employees, prisoners, and persons with immunity in Kosovo.
Neni 481 Dërgimi i shkresave në rrethana të veçanta 1. Zyrtarëve të policisë, rojeve në institucionet ku mbahen personat e privuar lirie, të punësuarve në transportin tokësor, ujor dhe ajror u dërgohen thirrjet nëpërmjet komandës së tyre apo eprorit të drejtpërdrejtë dhe, sipas nevojës, në këtë mënyrë mund t’u dërgohen edhe shkresat tjera. 2. Personave të burgosur u dorëzohet thirrja nëpërmjet gjykatës ose nëpërmjet institucionit ku ata mbahen të burgosur. 3. Përveç rasteve kur me marrëveshje ndërkombëtare është caktuar ndryshe, personave që gëzojnë të drejtën e imunitetit në Kosovë u dërgohen thirrjet në pajtim me dispozitat e këtij kapitulli. Në lokalet e organizatës ndërkombëtare të mbrojtur me të drejtën apo marrëveshjen ndërkombëtare nuk mund të bëhet dorëzimi personal i thirrjes. - 482 Verify source ↗
Neni 482
AI-assisted research summary: Court papers are sent to the state prosecutor through the prosecutor’s registry office; for some papers, the filing date at that office counts as the delivery date.
Neni 482 Dërgimi i shkresave prokurorit të shtetit 1. Prokurorit të shtetit vendimet dhe shkresat tjera i dërgohen përmes zyrës së regjistrimit të prokurorit të shtetit. 2. Në rastin e dërgimit të vendimeve ose shkresave të tjera për të cilat afati fillon të rrjedhë nga dita e dorëzimit, dita e dorëzimit të shkresës në zyrën e regjistrimit të prokurorit të shtetit konsiderohet ditë e dorëzimit. 3. Prokurorit të shtetit, me kërkesën e tij, i dërgohen për shqyrtim shkresat e çështjes penale. Kur afati për ushtrimin e mjetit të rregullt juridik rrjedh ose kur kjo është e nevojshme për arsye të tjera procedurale, gjykata mund të caktojë një afat kur prokurori i shtetit detyrohet t’i kthejë shkresat. - 483 Verify source ↗
Neni 483
AI-assisted research summary: If this Code does not specifically cover a case, dispatch is handled under the rules that apply to contentious procedure.
Neni 483 Dorëzimi sipas dispozitave të procedurës kontestimore Për rastet që nuk janë paraparë në mënyrë të veçantë me këtë Kod, dërgimi bëhet sipas dispozitave që vlejnë për procedurën kontestimore. - 484 Verify source ↗
Neni 484
AI-assisted research summary: Court summons and decisions can be delivered through another participant or by telecommunication in specified circumstances, and the minutes must record that this method was used.
Neni 484 Dorëzimi i shkresave nëpërmjet pjesëmarrësve të tjerë në procedurë 1. Thirrjet dhe vendimet e marra para përfundimit të shqyrtimit gjyqësor dhe të adresuara për personin që merr pjesë në procedurë, përpos të pandehurit, mund t’i dorëzohen një pjesëmarrësi në 189 procedurë i cili pranon t’ia dorëzojë personit të adresuar, kur organi përkatës konsideron se në këtë mënyrë marrja e tyre është e sigurt. 2. Personat nga paragrafi 1. i këtij neni mund të njoftohen për thirrjen për shqyrtim gjyqësor ose për thirrjet tjera, si dhe për vendimin për shtyrje të shqyrtimit gjyqësor apo të veprimeve të tjera të planifikuara përmes telekomunikimit, nëse nga rrethanat mund të sigurohet se njoftimi i bërë në këtë mënyrë do të pranohet nga personi të cilit i është adresuar. 3. Në procesverbal bëhet shënim zyrtar se thirrja ose vendimi janë dërguar në mënyrën e paraparë në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni. 4. Personi i cili është njoftuar ose të cilit i është dërguar vendimi në pajtim me paragrafin 1. ose 2. të këtij neni mund të vuajë pasojat e dëmshme për shkak të mosndërmarrjes së veprimeve vetëm nëse vërtetohet se ai e ka marrë thirrjen apo vendimin me kohë dhe është njoftuar për pasojat e mosndërmarrjes së veprimit. KAPITULLI XXVIII EKZEKUTIMI I VENDIMEVE - 485 Verify source ↗
Neni 485
AI-assisted research summary: A judgment becomes final when it can no longer be appealed, and a final judgment is enforceable once served and free of legal obstacles.
Neni 485 Forma e prerë dhe ekzekutueshmëria e vendimit 1. Aktgjykimi merr formë të prerë kur më nuk mund të kundërshtohet me ankesë ose kur nuk lejohet ankesë. 2. Aktgjykimi i formës së prerë ekzekutohet kur është bërë dorëzimi dhe kur për ekzekutimin e tij nuk ka pengesa ligjore. Në qoftë se nuk është parashtruar ankesë ose palët kanë hequr dorë nga e drejta në ankesë apo janë tërhequr nga ankesa e parashtruar, aktgjykimi konsiderohet i ekzekutueshëm pas kalimit të afatit për ankesë apo nga dita e heqjes dorë ose e tërheqjes së ankesës. 3. Në qoftë se gjykata e cila ka marrë aktgjykimin në shkallë të parë nuk është kompetente për ekzekutimin e tij, kopjen e vërtetuar të aktgjykimit ia dërgon organit kompetent për ekzekutim së bashku me vërtetimin që lejon ekzekutimin. 4. Dispozitat që zbatohen për ekzekutimin e sanksioneve penale përcaktohen me ligj të posaçëm. - 486 Verify source ↗
Neni 486
AI-assisted research summary: If the fine imposed under this Code cannot be collected even compulsorily, the court enforces it by applying Article 46 of the Criminal Code.
Neni 486 Ekzekutimi i dënimit me gjobë Kur gjoba e shqiptuar me këtë Kod nuk mund të arkëtohet as detyrimisht, gjykata e ekzekuton duke zbatuar nenin 46 të Kodit Penal. - 487 Verify source ↗
Neni 487
AI-assisted research summary: The competent court must execute judgments on certain costs, confiscation gains, and property claims, and confiscated items may pass to the state with proceeds paid into the budget.
Neni 487 Ekzekutimi i aktgjykimit lidhur me shpenzimet e procedurës penale, konfiskimin i dobisë pasurore dhe kërkesën pasurore juridike 1. Në rastin e shpenzimeve të procedurës penale, konfiskimit të dobisë pasurore dhe kërkesës pasurore juridike, aktgjykimi ekzekutohet nga gjykata kompetente sipas dispozitave të zbatueshme në procedurën e përmbarimit. 2. Arkëtimi i detyrueshëm i shpenzimeve të procedurës penale që duhet derdhur në buxhet bëhet sipas detyrës zyrtare. Shpenzimet e arkëtimit të detyrueshëm fillimisht mbulohen nga mjetet buxhetore të gjykatës. 3. Në qoftë se me aktgjykim shqiptohet dënim plotësues i konfiskimit të sendit, sendet e tilla menjëherë kalojnë në pronësi të shtetit. Kopja e çertifikuar e aktgjykimit të formës së prerë menjëherë i dërgohet Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, e 190 cila mund të bëjë shitjen e sendeve ose dorëzimin e tyre për shfrytëzim nga Qeveria. Të ardhurat e fituara nga shitja e sendeve të tilla derdhen në buxhet. 4. Kur merret vendim për konfiskimin e sendeve në bazë të Kapitullit XVIII, pjesa 2 të këtij Kodi, paragrafi 3. i këtij neni zbatohet përshtatshmërisht. 5. Përveç rishikimit të procedurës penale ose kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë, urdhri i formës së prerë për konfiskimin e sendit mund të ndryshohet në kontest civil nëse paraqitet kontest lidhur me pronësinë e sendit të konfiskuar. - 488 Verify source ↗
Neni 488
AI-assisted research summary: This article says decisions are enforced once they become final, and orders are enforced immediately unless the issuing body decides otherwise.
Neni 488 Ekzekutimi i aktvendimit dhe i urdhrit 1. Në qoftë se ky Kod nuk parasheh ndryshe, aktvendimi ekzekutohet kur merr formën e prerë. Urdhri ekzekutohet menjëherë, përpos rasteve kur organi që lëshon urdhrin vendos ndryshe. 2. Aktvendimi merr formën e prerë kur ndaj tij më nuk mund të ushtrohet ankesë ose kur nuk lejohet ankesë. 3. Nëse nuk është paraparë ndryshe, aktvendimet dhe urdhrat ekzekutohen nga organet që i kanë marrë ato vendime. Kur gjykata ka vendosur për shpenzimet e procedurës penale me aktvendim, arkëtimi i këtyre shpenzimeve bëhet sipas dispozitave të nenit 487, paragrafët 1. dhe 2. të këtij Kodi. - 489 Verify source ↗
Neni 489
AI-assisted research summary: Në rast dyshimesh për ekzekutimin, llogaritjen e dënimit, ose interpretimin e vendimit gjyqësor, vendos gjykata ose kryetari i trupit gjykues sipas rastit.
Neni 489 Mëdyshjet për ekzekutimin e vendimit dhe korrigjimet e tij 1. Kur ka mëdyshje lidhur me lejimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor apo për llogaritjen e dënimit, ose kur me aktgjykimin e formës së prerë nuk është vendosur për llogaritjen e paraburgimit apo të dënimit të mbajtur më parë apo llogaritja nuk është bërë në mënyrë të saktë, kryetari i trupit gjykues që ka gjykuar çështjen në shkallë të parë për këto çështje vendos me aktvendim të posaçëm. Ankesa nuk pezullon ekzekutimin e aktvendimit, përveç nëse gjykata vendos ndryshe. 2. Kur ka mëdyshje lidhur me interpretimin e vendimit gjyqësor, për këtë vendos gjykata që ka marrë vendimin e formës së prerë. - 490 Verify source ↗
Neni 490
AI-assisted research summary: When the property-claim decision becomes final, the injured party may ask the first-instance court to issue a certified copy of the decision stating that it is enforceable.
Neni 490 Lëshimi i kopjes së vërtetuar të vendimit lidhur me kërkesën pasurore juridike Kur vendimi mbi kërkesën pasurore juridike merr formën e prerë, i dëmtuari mund të kërkojë nga gjykata e cila ka marrë vendimin në shkallë të parë që atij t’i lëshojë kopjen e vërtetuar të vendimit me shkrim që thotë se vendimi mund të ekzekutohet. - 491 Verify source ↗
Neni 491
AI-assisted research summary: The competent public body in judicial affairs must keep records on criminal proceedings and convicted persons.
Neni 491 Mbajtja e evidencës për personat e dënuar Evidencën mbi procedurat penale dhe evidencën e personave të dënuar e mban organi publik kompetent në lëmin e çështjeve gjyqësore. Mënyra e mbajtjes së evidencës caktohet me akt nënligjor. KAPITULLI XXIX DISPOZITAT TJERA - 492 Verify source ↗
Neni 492
AI-assisted research summary: International law rules apply to the criminal immunity of foreign persons, and if there is doubt, the procedural authority must ask the Ministry of Foreign Affairs for clarification.
Neni 492 Imuniteti sipas të drejtës ndërkombëtare 1. Për përjashtimin e ndjekjes penale të personave të huaj, të cilët gëzojnë imunitet, zbatohen rregullat e së drejtës ndërkombëtare. 191 2. Në rast të dyshimi nëse një person gëzon imunitet, sipas paragrafit 1. të këtij neni, organi që e zhvillon procedurën i drejtohet për sqarim Ministrisë për Punë të Jashtme. PJESA E KATËRT PROCEDURAT E VEÇANTA KAPITULLI XXX PROCEDURAT PËR DHËNIEN E URDHRIT NDËSHKIMOR - 493 Verify source ↗
Neni 493
AI-assisted research summary: The state prosecutor may ask the court to issue a punitive order for certain offenses and may request one or more listed measures.
Neni 493 Kërkesa për urdhër ndëshkimor 1. Për veprat penale për të cilat parashihet dënim me gjobë ose burgim deri në tri (3) vjet, për të cilat prokurori i shtetit është informuar në bazë të provave të besueshme nga kallëzimi penal, prokurori i shtetit mund të kërkojë në aktakuzë që gjykata të jep urdhër ndëshkimor, në të cilin të akuzuarit do t’i shqiptojë dënim përkatës pa e mbajtur shqyrtimin gjyqësor. 2. Prokurori i shtetit mund të kërkojë shqiptimin e një ose më shumë masave vijuese: dënim me gjobë, ndalim të drejtimit të automjetit, urdhër për publikim të aktgjykimit, konfiskim të sendit, vërejtje gjyqësore ose konfiskim të dobisë pasurore të fituar me vepër penale. - 494 Verify source ↗
Neni 494
AI-assisted research summary: A single judge must dismiss a request for a penal order in certain cases, and a review panel must decide any prosecutor’s appeal within 48 hours.
Neni 494 Hudhja e kërkesës për urdhër ndëshkimor 1. Një gjyqtar i vetëm hudh kërkesën për dhënien e urdhrit ndëshkimor për vepra penale për të cilat nuk mund të paraqitet kërkesë e tillë, ose kur prokurori i shtetit kërkon shqiptimin e dënimit i cili sipas ligjit nuk është i lejueshëm. Kolegji shqyrtues në afat prej dyzet e tetë (48) orëve vendos për ankesën e prokurorit të shtetit kundër aktvendimit mbi hudhjen e kërkesës. 2. Kur gjyqtari i vetëm çmon se të dhënat në aktakuzë nuk ofrojnë bazë të mjaftueshme për dhënien e urdhrit ndëshkimor ose nga të dhënat e tilla mund të pritet shqiptim i ndonjë dënimi tjetër nga ai që e ka propozuar prokurori i shtetit, ai pasi që ta pranojë aktakuzën cakton shqyrtim gjyqësor. - 495 Verify source ↗
Neni 495
AI-assisted research summary: When the single judge agrees with the request, the court issues a penalty order by judgment.
Neni 495 Aktgjykimi për urdhër ndëshkimor 1. Kur gjyqtari i vetëm pajtohet me kërkesën, ai jep urdhër ndëshkimor me aktgjykim. 2. Në urdhrin ndëshkimor shënohet se pranohet kërkesa e prokurorit të shtetit dhe se shqiptohet dënimi nga kërkesa ndaj të pandehurit, të dhënat personale të të cilit duhet shënuar qartë. Dispozitivi i aktgjykimit mbi urdhrin ndëshkimor përfshin të dhënat e nevojshme nga neni 365, paragrafi 1. i këtij Kodi, përfshirë vendimin për kërkesën pasurore juridike nëse është paraqitur propozimi për realizimin e saj. Në arsyetim shënohen provat që arsyetojnë dhënien e urdhrit ndëshkimor. 3. Urdhri ndëshkimor përmban udhëzimin për të pandehurin në pajtim me dispozitat e nenit 496 paragrafi 2. i këtij Kodi si dhe njoftimin se pas kalimit të afatit për kundërshtim, kur kundërshtim nuk paraqitet, urdhri ndëshkimor merr formë të prerë dhe ekzekutohet dënimi i shqiptuar kundër të pandehurit. - 496 Verify source ↗
Neni 496
AI-assisted research summary: The penal order must be sent to the defendant, any defender, and the state prosecutor. The defendant or defender may object within 8 days after receipt.
Neni 496 Dërgimi i aktgjykimit për urdhër ndëshkimor dhe kundërshtimi i tij 1. Urdhri ndëshkimor i dërgohet të pandehurit dhe mbrojtësit të tij, nëse ka mbrojtës, si dhe prokurorit të shtetit. 192 2. I pandehuri ose mbrojtësi i tij në afat prej tetë (8) ditëve pas pranimit mund të paraqesin kundërshtim me shkrim ose me gojë kundër urdhrit ndëshkimor në procesverbal të gjykatës. Kundërshtimi nuk duhet domosdo të arsyetohet. Në të mund të propozohen prova në dobi të mbrojtjes. I akuzuari mund të heqë dorë nga e drejta në kundërshtim, por nga kundërshtimi i paraqitur nuk mund të tërhiqet pas caktimit të shqyrtimit gjyqësor. Pagimi i gjobës para kalimit të afatit për kundërshtim nuk konsiderohet heqje dorë nga e drejta në kundërshtim. 3. Të pandehurit i cili për shkaqe të arsyeshme lëshon afatin për paraqitjen e kundërshtimit, gjyqtari i lejon kthim në gjendje të mëparshme. Me rastin e vendosjes mbi lutjen për kthim në gjendje të mëparshme zbatohen dispozitat e neneve 447 dhe 448 të këtij Kodi. 4. Kur një gjyqtar i vetëm nuk e hudh kundërshtimin si të paafatshëm ose të paraqitur nga personi i paautorizuar, cakton shqyrtim gjyqësor lidhur me aktakuzën e prokurorit të shtetit. 5. Kolegji prej tre (3) gjyqtarësh vendos për ankesë kundër aktvendimit mbi hudhjen e kundërshtimit kundër urdhrit ndëshkimor në afatin e përcaktuar në paragrafin 1. të nenit 494 të këtij Kodi. - 497 Verify source ↗
Neni 497
AI-assisted research summary: When deciding on an objection, the single judge is not bound by the prosecutor’s request for a punitive order or by the ban in Article 395.
Neni 497 Gjyqtari i vetëm gjykues nuk detyrohet nga kërkesa për urdhër ndëshkimor Me rastin e marrjes së aktgjykimit lidhur me kundërshtimin, gjyqtar i vetëm gjykues nuk detyrohet me kërkesën e prokurorit të shtetit nga neni 493, paragrafi 2. i këtij Kodi dhe as me ndalesën nga neni 395 i këtij Kodi. KAPITULLI XXXI SHQIPTIMI I VËREJTJES GJYQËSORE - 498 Verify source ↗
Neni 498
AI-assisted research summary: A judicial warning is imposed by judgment.
Neni 498 Vërejtja gjyqësore 1. Vërejtja gjyqësore shqiptohet me aktgjykim. 2. Nëse në këtë kapitull nuk është paraparë ndryshe, dispozitat e këtij Kodi lidhur me aktgjykimin me të cilin i pandehuri shpallet fajtor zbatohen përshtatshmërisht edhe ndaj aktgjykimit për vërejtje gjyqësore. - 499 Verify source ↗
Neni 499
AI-assisted research summary: The court must announce a judgment of judicial admonition immediately after the trial ends and include the essential reasons.
Neni 499 Shpallja dhe përmbajtja e dispozitivit të aktgjykimit për vërejtjen gjyqësore 1. Aktgjykimi për vërejtje gjyqësore shpallet menjëherë pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, së bashku me arsyet esenciale. 2. Në dispozitiv të aktgjykimit për vërejtje gjyqësore shënohen të dhënat personale të të akuzuarit, shënohet se është shqiptuar vërejte gjyqësore për veprën që është objekt i aktakuzës dhe emërtimi ligjor i veprës penale. Dispozitivi i aktgjykimit për vërejtje gjyqësore përfshin edhe të dhënat e nevojshme nga neni 365, paragrafi 1. nën-paragrafët 1.4. dhe 1.6. të këtij Kodi. 3. Në arsyetim të aktgjykimit, gjykata paraqet shkaqet në të cilat është bazuar me rastin e shqiptimit të vërejtjes gjyqësore. 193 - 500 Verify source ↗
Neni 500
AI-assisted research summary: An appeal may be filed against a judgment on judicial admonition on the grounds listed in Article 383(1) and because the circumstances justifying the admonition do not exist.
Neni 500 Arsyet për ankesë kundër aktgjykimit mbi vërejtjen gjyqësore 1. Kundër aktgjykimit për vërejtjen gjyqësore mund të paraqitet ankesë sipas arsyeve të parapara në nenin 383, paragrafi 1. nën-paragrafët 1.1., 1.2. dhe 1. 3. të këtij Kodi, si dhe për shkak të mosekzistimit të rrethanave që e arsyetojnë shqiptimin e vërejtjes gjyqësore. 2. Kur aktgjykimi për vërejtjen gjyqësore përmban vendimin mbi masën për trajtim të detyrueshëm për rehabilitim, konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale, shpenzimet e procedurës penale ose kërkesën pasurore juridike, ndaj aktgjykimit të tillë mund të ushtrohet ankesë për shkak se gjykata nuk e ka zbatuar drejt masën e trajtimit të detyrueshëm për rehabilitim ose të konfiskimit të dobisë pasurore të fituar me vepër penale apo për arsye se vendimin për shpenzimet e procedurës penale ose për kërkesën pasurore juridike e ka marrë në kundërshtim me dispozitat ligjore. - 501 Verify source ↗
Neni 501
AI-assisted research summary: A court must not exceed its legal powers when issuing a judicial admonition or deciding on mandatory rehabilitation treatment or confiscation of criminal proceeds.
Neni 501 Ndalimi i tejkalimit të autorizimeve gjyqësore të parashikuara me ligj Përveç shkeljeve të ligjit penal të përcaktuara në nenin 385 të këtij Kodi, me rastin e shqiptimit të vërejtjes gjyqësore po ashtu ekziston shkelje e ligjit penal kur gjykata tejkalon autorizimet që i ka me ligj përkitazi me vërejtjen gjyqësore, masën e trajtimit të detyrueshëm për rehabilitimin ose konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale. - 502 Verify source ↗
Neni 502
AI-assisted research summary: The Court of Appeal may issue different judgments on appeals against a judgment on judicial observation, including convicting and sentencing the accused, dismissing the indictment, acquitting the accused, or rejecting the appeal as unfounded, depending on the stated conditions.
Neni 502 Efekti i ankesës 1. Kur ankesën kundër aktgjykimit për vërejtje gjyqësore e paraqet prokurori në dëm të të akuzuarit, Gjykata e Apelit mund të merr aktgjykim me të cilin i akuzuari shpallet fajtor dhe gjykohet me dënim ose shqiptohet dënim alternativ kur çmon se gjykata themelore saktë ka vërtetuar provat materiale, por zbatimi i drejtë i ligjit kërkon shqiptimin e dënimit. 2. Gjykata e Apelit mund të vendosë për çdo ankesë kundër aktgjykimit mbi vërejtjen gjyqësore me aktgjykim me të cilin aktakuza hudhet, ose me aktgjykim me të cilin i akuzuari lirohet nga akuza kur çmon se gjykata themelore i ka vërtetuar saktë faktet vendimtare, por zbatimi i drejtë i ligjit kërkon marrjen e ndonjërit nga këto aktgjykime. 3. Kur ekzistojnë arsyet nga neni 401 i këtij Kodi, Gjykata e Apelit merr aktgjykim me të cilin refuzohet ankesa si e pabazë dhe vërteton aktgjykimin e gjykatës themelore mbi vërejtjen gjyqësore. KAPITULLI XXXII PROCEDURA NDAJ PERSONAVE TË CILËT KANË KRYER VEPËR PENALE NËN NDIKIMIN E ALKOOLIT OSE DROGËS - 503 Verify source ↗
Neni 503
AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë trajtim të detyrueshëm rehabilitues për persona të varur nga alkooli ose droga që kanë kryer vepër penale nën ndikim.
Neni 503 Shqiptimi i masës për trajtim të detyrueshëm rehabilitues 1. Me aktgjykim dënues, gjykata mund të shqiptojë masën e trajtimit të detyrueshëm për rehabilitimin e kryerësve të varur nga alkooli ose nga droga të cilët kanë kryer vepër penale nën ndikim të alkoolit ose drogës në pajtim me nenet 58 dhe 90 të Kodit Penal. 2. Masën nga paragrafi 1. i këtij neni gjykata mund ta shqiptojë pavarësisht nga sanksioni që i ka shqiptuar të akuzuarit dhe ekzekutimi i saj bëhet pavarësisht nëse i akuzuari gjendet në liri apo në mbajtje të dënimit me burgim. 3. Gjykata vendos për zbatimin e masës nga paragrafi 1. i këtij Kodi pas dëgjimit të mendimit të ekspertit dhe pas dëgjimit të prokurorit të shtetit dhe mbrojtjes. Mendimi i ekspertit duhet t’i analizojë mundësitë për trajtimin e të pandehurit. 194 4. Koha e qëndrimit në institucionin shëndetësor për masën e trajtimit të detyrueshëm rehabilitues llogaritet në kohëzgjatjen e dënimit me burgim. - 504 Verify source ↗
Neni 504
AI-assisted research summary: The court reviews and decides on compulsory rehabilitative treatment measures, including their duration, changes, and ending.
Neni 504 Mbikëqyrja e trajtimit të detyrueshëm rehabilitues nga gjykata 1. Gjykata e cila ka shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm për rehabilitim në institucionin e kujdesit shëndetësor, sipas detyrës zyrtare ose me propozimin e institucionit për kujdes shëndetësor dhe bazuar në mendimin e ekspertit të psikiatrisë, i merr të gjitha vendimet lidhur me kohëzgjatjen dhe ndryshimin e masës nga neni 90 i Kodit Penal. 2. Vendimet nga paragrafi i mëparshëm merren nga kolegji shqyrtues pas seancës së dëgjimit. Njoftimi për seancë dëgjimi i dërgohet prokurorit të shtetit dhe mbrojtësit. Para marrjes së vendimit, gjykata dëgjon mendimin e ekspertit dhe të kryerësit nëse gjendja e tij shëndetësore e lejon këtë. 3. Në procedurë për shqyrtim të vazhdimit ose ndryshimit të masës për trajtim të detyrueshëm për rehabilitim, kryerësi duhet të ketë mbrojtës. 4. Çdo dy (2) muaj, gjykata në pajtim me paragrafin 2. të këtij neni vendos sipas detyrës zyrtare nëse ende ekzistojnë kushtet për masën e trajtimit të detyrueshëm për rehabilitim në institucionin për kujdes shëndetësor. Eksperti i cili nuk punon në institucionin e kujdesit shëndetësor ku kryerësi i është nënshtruar trajtimit të detyrueshëm për rehabilitim, kryen ekspertimin dhe paraqet konstatimin e tij me shkrim dhe kur është e nevojshme, bën deklarim në gjykatë. 5. Gjykata pushon zbatimin e masës nga paragrafi 1. i këtij neni kur trajtimi ose rehabilitimi më nuk janë të nevojshëm ose kur ka kaluar koha e përcaktuar në nenin 90 te Kodit Penal. - 505 Verify source ↗
Neni 505
AI-assisted research summary: Unless this chapter says otherwise, the other provisions of the code apply to people who committed offences under the influence of alcohol or drugs.
Neni 505 Zbatimi përshtatshmërisht i dispozitave të tjera të këtij kodi Me përjashtim të rasteve kur në këtë Kapitull parashihet ndryshe, dispozitat tjera të këtij Kodi zbatohen përshtatshmërisht për personat të cilët kanë kryer vepra penale nën ndikimin e alkoolit dhe drogës. KAPITULLI XXXIII PROCEDURA PENALE KU PËRFSHIHEN KRYERËS ME ÇRREGULLIME MENDOR - 506 Verify source ↗
Neni 506
AI-assisted research summary: This article defines several terms used for the chapter, including mental disorder, mental disability, reduced mental capacity, and compulsory psychiatric treatment.
Neni 506 Përkufizimet Për qëllime të këtij Kapitulli: 1. “Çrregullim mendor” do të thotë çdo paaftësi apo çrregullim i mendjes apo trurit qoftë i përhershëm apo i përkohshëm që rezulton me dëmtim apo çrregullim të funksionimit mendor; 2. “Paaftësi mendore” ka kuptimin e paraparë në paragrafin 1. të nenit 18 të Kodit Penal; 3. “Aftësi e zvogëluar mendore” ka kuptimin e paraparë në paragrafin 2. të nenit 18 të Kodit Penal; dhe 4. “Masë e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik” do të thotë masë e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik dhe ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor ose masë a trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri. - 507 Verify source ↗
Neni 507
AI-assisted research summary: A person with a mental disorder, or treated as such, is entitled to the rights and compulsory treatment measures in Chapter V of the Criminal Code.
Neni 507 Masat e trajtimit të detyrueshëm sipas Kodit Penal Kryerësi më çrregullim mendor apo personi i cili trajtohet si i tillë gëzon të drejtat dhe masat e trajtimit të detyrueshëm nga Kapitulli V i Kodit Penal. 195 - 508 Verify source ↗
Neni 508
AI-assisted research summary: The court may order a psychiatric examination of the accused when there is suspicion of mental incapacity, diminished capacity, or mental disorder.
Neni 508 Zbatimi i ekzaminimit psikiatrik 1. Në çdo kohë gjatë procedurës, duke përfshirë kohën gjatë shqyrtimin gjyqësor, nëse ekziston dyshimi se i pandehuri ka qenë në gjendje të paaftësisë mendore ose në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore në kohën e kryerjes së veprës penale apo nëse ka ndonjë çrregullim mendor, gjykata sipas detyrës zyrtare ose me propozimin e prokurorit të shtetit apo të mbrojtësit, mund të caktojë ekspert sipas nenit 146 të këtij Kodi për të kryer ekzaminimin psikiatrik të të pandehurit për të konstatuar nëse: 1.1. në kohën e kryerjes së veprës penale i pandehuri ka qenë në gjendje të paaftësisë mendore ose aftësisë së zvogëluar mendore; ose 1.2. i pandehuri është i paaftë për të përballuar gjykimin. 2. Në urdhër shënohet koha kur duhet kryer ekzaminimin psikiatrik i cili duhet kryer brenda dy (2) javësh nga lëshimi i urdhërit. Nëse i pandehuri nuk ka angazhuar mbrojtës, gjykata nxjerr një urdhër për emërimin e mbrojtësit me shpenzime të shtetit . 3. Mbrojtësi mund të merr pjesë në ekzaminimin psikiatrik për të konstatuar aftësinë e të pandehurit për të përballuar gjykimin, përveç nëse eksperti konstaton se prania e tij do të pengonte vlerësimin e drejtë të të pandehurit 4. Nëse eksperti konstaton se për ekzaminimin psikiatrik të pandehurit nevojitet observim në një institucion të kujdesit shëndetësor, ose nëse i pandehuri refuzon ekzaminimin psikiatrik, eksperti i paraqet kërkesë të arsyetuar gjykatës për marrjen e aktvendimit mbi ndalimin në institucionin e kujdesit shëndetësor. Pas dëgjimit të prokurorit të shtetit dhe mbrojtësit, gjykata mund të marrë aktvendim për ndalimin e të pandehurit në institucionin e kujdesit shëndetësor deri në dy (2) javë. Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e ndalon ekzekutimin e tij 5. Nëse eksperti konstaton se për ekzaminimin psikiatrik të pandehurit në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni ose për observimin e tij në një institucion të kujdesit shëndetësor në pajtim me paragrafin 4. të këtij neni nevojitet më tepër kohë, ai i paraqet kërkesë të arsyetuar gjykatës për zgjatjen e afatit. Gjykata mund të urdhërojë zgjatjen e afatit deri në dy (2) javë. 6. Nëse observimi në institucionin e kujdesit shëndetësor në pajtim me paragrafin 4. të këtij neni shqiptohet ndaj personit i cili është në paraburgim, koha e kaluar në institucionin e kujdesit shëndetësor llogaritet në periudhën e paraburgimit. 7. Në rastin e ekzaminimit psikiatrik të urdhëruar në pajtim me paragrafin 1. nën-paragrafin 1.1. të këtij neni, eksperti në konstatimin e tij shënon elementet vijuese: natyrën, llojin, shkallën dhe kohëzgjatjen e sëmundjes mendore të të pandehurit; llojin e ndikimit që kjo gjendje mendore ka pasur dhe ende ka në të kuptuarit dhe veprimet e të akuzuarit dhe nëse ky çrregullim mendor ka ekzistuar dhe deri në çfarë shkalle në kohën e kryerjes së veprës penale 8. Në rastin e ekzaminimit psikiatrik të urdhëruar në pajtim me paragrafin 1. nën-paragrafin 1.2. të këtij neni, eksperti në konstatimin e tij shënon elementet vijuese: natyrën, llojin, shkallën dhe kohëzgjatjen e sëmundjes mendore të të pandehurit dhe llojin e ndikimit që ky çrregullim mendor e ka në të kuptuarit dhe veprimet e të akuzuarit, veçmas në aftësinë e tij për ta mbrojtur veten, në aftësinë që të konsultohet me personat tjerë duke përfshirë mbrojtësin dhe në aftësinë për ta kuptuar akuzën. - 509 Verify source ↗
Neni 509
AI-assisted research summary: The court may order detention for a person with a mental disorder only if the legal conditions in this article are met.
Neni 509 Paraburgimi për personat me çrregullime mendor 1. Përveç rasteve nga neni 187 i këtij Kodi ku mund të urdhërohet paraburgimi, gjykata mund të urdhërojë paraburgim ndaj personit nëse: 1.1. ekziston dyshim i bazuar se personi i tillë ka kryer vepër penale; 196 1.2. në bazë të ekzaminimit psikiatrik të urdhëruar sipas nenit 508 të këtij Kodi, personi ka qenë në gjendje të paaftësisë mendore ose në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore në kohën e kryerjes së veprës penale; dhe 1.3. personi aktualisht vuan nga çrregullimi mendor, dhe si rezultat i kësaj, ka arsye për të besuar se ai do të rrezikojë jetën apo shëndetin e ndonjë personi tjetër. 2. Paraburgimi në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni mund të urdhërohet vetëm nëse prokurori i shtetit ka paraqitur propozimin e paraparë në nenin 512 të këtij Kodi. Paraburgimi i tillë mbahet në institucionin e kujdesit shëndetësor dhe mund të zgjasë për aq kohë sa i pandehuri është i rrezikshëm, por që nuk kalon afatet e parapara për paraburgim në nenin 190 të këtij Kodi. 3. Nëse i pandehuri ndodhet në paraburgim dhe më pas konstatohet se ka qenë në gjendje të paaftësisë mendore në kohën e kryerjes së veprës penale, gjykata urdhëron që i pandehuri të mbajë paraburgimin në institucionin e kujdesit shëndetësor nëse ai aktualisht ndodhet në gjendje të çrregullimit mendor. 4. Gjykata merr aktvendim në pajtim me paragrafin 1. ose 3. të këtij neni vetëm pas dëgjimit të prokurorit të shtetit, mbrojtësit dhe të pandehurit, nëse gjendja e tij këtë e lejon, dhe pasi të ketë shqyrtuar mendimin e ekspertit. Aktvendimi i tillë i dërgohet prokurorit të shtetit, të pandehurit dhe mbrojtësit të tij, institucionit mjekësor dhe qendrës së paraburgimit. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e urdhrit 5. Institucioni i kujdesit shëndetësor vendos për masat për të siguruar sigurinë publike dhe sigurinë e të pandehurit pas konsultimeve me organin kompetent të paraburgimit, duke marrë parasysh nevojat për siguri dhe nevojat terapeutike. 6. Dispozitat e këtij Kodi mbi paraburgimin zbatohen përshtatshmërisht për paraburgimin e mbajtur në institucionin e kujdesit shëndetësor - 510 Verify source ↗
Neni 510
AI-assisted research summary: Gjykata duhet të vendosë për aftësinë e të pandehurit për t’iu nënshtruar gjykimit, pasi të shqyrtojë raportin e ekspertit dhe të dëgjojë palët e përmendura.
Neni 510 Aktvendimi mbi aftësinë për t’iu nënshtruar gjykimit 1. Gjykata, sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të mbrojtësit apo prokurorit të shtetit, merr aktvendim mbi aftësinë e të pandehurit për t’iu nënshtruar gjykimit pas shqyrtimit të raportit të ekspertit të marrë në pajtim me nenin 508 të këtij Kodi dhe pas dëgjimit të prokurorit të shtetit, mbrojtësit dhe të pandehurit. 2. Gjykata vendos se i pandehuri është i paaftë për t’iu nënshtruar gjykimit nëse ai aktualisht ka çrregullim mendor dhe për shkak të çrregullimit të tillë mendor ai nuk është i aftë që të mbrohet, të konsultohet me mbrojtësin apo të kuptojë procedurën. 3. Kundër aktvendimit mbi aftësinë e të pandehurit për t’iu nënshtruar gjykimit mund të ushtrohet ankesë. - 511 Verify source ↗
Neni 511
AI-assisted research summary: Në disa raste kur i pandehuri është i paaftë për gjykim për shkak të çrregullimit mendor, gjykata duhet të pushojë ose të ndërpresë procedurën, dhe mund të marrë masa për trajtim shëndetësor ose ndalim deri në 48 orë.
Neni 511 Pushimi apo ndërprerja e procedurës për shkak të aktvendimit mbi paaftësinë për t’iu nënshtruar gjykimit 1. Nëse gjykata vendos se i pandehuri është i paaftë për t’iu nënshtruar gjykimit gjatë procedurës për shkak të sëmundjes së përhershme mendore, ajo merr vendim për pushimin e procedures 2. Nëse gjykata vendos se i pandehuri është i paaftë për t’iu nënshtruar gjykimit gjatë procedurës për shkak se ai ka pësuar ndonjë çrregullim të përkohshëm mendor pas kryerjes së veprës penale, ndërpriten hetimet ose ndërpritet shqyrtimi gjyqësor në pajtim me këtë Kod. 3. Nëse procedura pushohet në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni, procedura rifillohet me kërkesën e prokurorit të shtetit, posa të pushojnë së ekzistuari arsyet për marrjen e aktvendimit të tillë 197 4. Nëse gjykata vendos se i pandehuri është i paaftë për t’iu nënshtruar gjykimit në pajtim me këtë nen, ajo mund të kërkojë fillimin e procedurave për pranimin e tij në ndonjë institucion të kujdesit shëndetësor në pajtim me ligjin në fuqi për Procedurën Jashtëkontestimore. Në këtë rast, gjykata mund të merr aktvendim që i pandehuri të ndalet në institucionin e kujdesit shëndetësor për një periudhë maksimale prej dyzet e tetë (48) orëve në pritje të fillimit të procedurave për pranim në ndonjë institucion të kujdesit shëndetësor në pajtim me ligjin në fuqi për Procedurën Jashtëkontestimore, nëse sirezultat i çrregullimit mendor të këtij personi ekzistojnë arsyet për të dyshuar se ai do të rrezikojë jetën apo shëndetin e ndonjë personi tjetër. - 512 Verify source ↗
Neni 512
AI-assisted research summary: The prosecutor must propose compulsory psychiatric treatment in the listed circumstances, and the accused must have a defender after the proposal is filed.
Neni 512 Propozimi i prokurorit për masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik 1. Para hapjes së shqyrtimit gjyqësor, prokurori I shtetit paraqet propozim që gjykata të shqiptojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik nëse i pandehuri ka kryer vepër penale në gjendje të paaftësisë mendore dhe nëse ekzistojnë aryset për shqiptimin e masës së tillë, siç parashihet në nenet 88 dhe 89 të Kodit Penal. 2. Nëse provat e paraqitura në shqyrtimin gjyqësor dëshmojnë se i pandehuri ka kryer vepër penale në gjendje të paaftësisë mendore, prokurori I shtetit gjatë shqyrtimit gjyqësor e ndryshon aktakuzën dhe paraqet propozim që gjykata të shqiptojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik nëse ekzistojnë aryset për shqiptimin e masës së tillë siç parashihet në nenet 88 dhe 89 të Kodit Penal. 3. I pandehuri duhet të ketë mbrojtës pas dorëzimit të propozimit nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni. - 513 Verify source ↗
Neni 513
AI-assisted research summary: The first-instance court must hold a hearing before ordering compulsory psychiatric treatment.
Neni 513 Zbatimi i procedures për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik 1. Masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik shqiptohet pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor nga gjykata e cila është kompetente për gjykimin e çështjes në shkallë të parë. 2. Përveç personave të cilët duhet të thirren në shqyrtimin gjyqësor duhet të thirren edhe ekspertët dhe psikiatrat nga institucioni i kujdesit shëndetësor të cilëve iu është besuar kryerja e ekzaminimit psikiatrik mbi aftësinë mendore të të akuzuarit. Bashkëshorti/ja e të pandehurit dhe prindërit e tij ose prindërit adoptues njoftohen për shqyrtimin gjyqësor. 3. Vendimi mbi shqiptimin e masës së tillë bazohet në dëgjimin e personave të thirrur dhe në rezultatet dhe mendimet e ekspertëve. Gjatë marrjes së vendimit mbi shqiptimin e masës, gjykata nuk detyrohet nga propozimi i prokurorit të shtetit. - 514 Verify source ↗
Neni 514
AI-assisted research summary: Gjykata must pushojë procedurën, të japë aktgjykim lirues, ose të japë aktvendim për trajtim psikiatrik të detyrueshëm, sipas kushteve të përcaktuara; ka edhe rregulla për ankesën dhe rihapjen e shqyrtimit.
Neni 514 Vendimet gjyqësore 1. Nëse gjykata konstaton se nuk ekzistojnë arsyet për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik të parapara në nenet 88 dhe 89 të Kodit Penal, ajo e pushon procedurën e shqiptimit të masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik. 2. Gjykata merr aktgjykim lirues për të pandehurin nëse i pandehuri ka qenë në gjendje të paaftësisë mendore kur e ka kryer veprën penale dhe nëse prokurori i shtetit nuk ka paraqitur propozimin për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në pajtim me nenin 512 të këtij Kodi. 3. Gjykata merr aktvendim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik nëse ekzistojnë arsyet për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik siç parashihet në nenet 88 dhe 89 të Kodit Penal dhe nëse prokurori I shtetit ka paraqitur propozimin për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në pajtim me nenin 512 të këtij Kodi. Në aktvendim theksohet: 3.1. vepra të cilën është vërtetuar se e ka kryer i pandehuri, kualifikimi juridik i veprës dhe dispozitat e zbatuara të ligjit penal; 198 3.2. vendimin që i pandehuri e ka kryer veprën në gjendje të paaftësisë mendore; dhe 3.3. masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik që i është shqiptuar të pandehurit. 4. Të gjithë personat të cilët kanë të drejtë të ushtrojnë ankesë kundër aktgjykimit, përveç të dëmtuarit, kanë të drejtë të paraqesin ankesë kundër aktvendimit të gjykatës brenda tetë (8) ditësh pas marrjes së aktvendimit. 5. Në rastin kur gjykata vendos të pushojë procedurën në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni, pas konstatimit se në kohën e kryerjes së veprës penale i pandehuri nuk ka qenë në gjendje të paaftësisë mendore, prokurori I shtetit mund të heqë dorë nga e drejta e parashtrimit të ankesës kundër këtij vendimi, dhe menjëherë mund të paraqesë aktakuzë. Aktakuza paraqitet brenda tetë (8) ditësh nga heqja dorë e të drejtës për ankesë. 6. Në rastet nga paragrafi 5. i këtij neni, shqyrtimi gjyqësor rihapet pranë trupit të njëjtë gjykues dhe procedura vazhdon në bazë të aktakuzës së re duke iu nënshtruar këtyre kushteve: 6.1. gjykata mund të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor për përgatitjen e mbrojtjes; dhe 6.2. provat e paraqitura më herët nuk prezantohen përsëri, përveç se në rastet e parapara në nenin 311 të këtij Kodi ose nëse trupi gjykues e çmon të nevojshme që ndonjë pjesë e provës të prezentohet sërish. - 515 Verify source ↗
Neni 515
AI-assisted research summary: The court must include compulsory psychiatric treatment in the judgment against a person who committed an offence while mentally diminished, if the legal grounds in Articles 88 and 89 exist.
Neni 515 Shqiptimi dhe llogaritja e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik 1. Kur gjykata merr aktgjykim ndaj personit i cili ka kryer vepër penale në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore, në atë aktgjykim ajo gjithashtu shqipton masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik nëse ekzistojnë arsyet për shqiptimin e masës së tillë nga nenet 88 dhe 89 të Kodit Penal. 2. Masat nga paragrafi 1. i këtij neni mund të shqiptohen pavarësisht nëse i pandehuri ndodhet në liri apo ndaj tij është shqiptuar dënimi me burgim. 3. Koha e kaluar në institucionin e kujdesit shëndetësor në pajtim me nenin 508, me urdhërin për paraburgim në pajtim me nenin 509 të këtij Kodi ose me masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim, llogaritet në dënimin e shqiptuar. - 516 Verify source ↗
Neni 516
AI-assisted research summary: Once final, the decision ordering compulsory psychiatric treatment must be delivered to the competent court, and the social welfare center must also be notified.
Neni 516 Njoftimi mbi vendimin me të cilin shqiptohet masë e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik Pasi të merr formë të prerë, vendimi me të cilin shqiptohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim apo masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri i dorëzohet gjykatës e cila është kompetente që të marrë vendim mbi privimin nga zotësia për veprim. Qendra kompetente për mirëqenie sociale gjithashtu njoftohet për vendimin. - 517 Verify source ↗
Neni 517
AI-assisted research summary: The person subject to the measure has the right to a defender during proceedings about changing or ending compulsory psychiatric treatment.
Neni 517 E drejta për mbrojtës Kryerësi ka mbrojtës gjatë procedurës për të ndryshuar apo pushuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik - 518 Verify source ↗
Neni 518
AI-assisted research summary: The execution of the compulsory psychiatric treatment measure is governed by Articles 181 to 187 of the Law on Execution of Criminal Sanctions.
Neni 518 Ekzekutimi i masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik Ekzekutimi i masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik nga ky kapitull rregullohet me nenet 181 deri 187 të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. 199 KAPITULLI XXXIV PROCEDURA PËR REVOKIMIN E DËNIMEVE ALTERNATIVE - 519 Verify source ↗
Neni 519
AI-assisted research summary: Gjykata fillon procedurën për revokimin e dënimit me kusht kur i dënuari nuk e përmbush detyrimin brenda afatit të caktuar.
Neni 519 Kushtet për revokimin e dënimeve alternative 1. Kur dënimi me kusht kushtëzohet me njërin nga detyrimet nga neni 51 i Kodit Penal dhe i akuzuari nuk e përmbush detyrimin brenda afatit të caktuar nga gjykata, gjykata themelore fillon procedurën për revokimin e dënimit me kusht sipas propozimit të prokurorit të shtetit ose të dëmtuarit ose sipas detyrës zyrtare. 2. Gjyqtari të cilit i caktohet çështja gjyqësore, merr në pyetje të dënuarin kur është i arritshëm dhe shtron pyetjet e nevojshme për vërtetimin e fakteve dhe mbledhjen e provave që kanë të bëjnë me gjykimin e çështjes, e pastaj shkresat ia dërgon kolegjit. 3. Kryetari i kolegjit cakton seancën e kolegjit për të cilën e lajmëron prokurorin e shtetit, të dënuarin dhe të dëmtuarin. Mosprania e palëve dhe e të dëmtuarit nëse janë thirrur me rregull nuk pengon mbajtjen e seancës së kolegjit. 4. Kur gjykata vërteton se i dënuari nuk e ka përmbushur detyrimin e caktuar me aktgjykim, atëherë merr aktgjykimin në pajtim me nenin 55 të Kodit Penal. KAPITULLI XXXV PROCEDURA PËR MARRJEN E VENDIMIT PËR SHLYERJEN E DËNIMIT NGA EVIDENCA - 520 Verify source ↗
Neni 520
AI-assisted research summary: The competent judicial public authority must issue a decision on deleting the punishment when the legal time period has passed and the offender has not committed a new criminal offence within that period.
Neni 520 Shlyerja e dënimit 1. Kur ligji parasheh shlyerjen e dënimit pas kalimit të një afati të caktuar, me kusht që kryerësi të mos kryejë vepër të re penale brenda këtij afati nga neni 103 i Kodit Penal, organi publik kompetent për çështje gjyqësore sipas detyrës zyrtare merr aktvendimin për shlyerjen e dënimit. 2. Para marrjes së aktvendimit mbi shlyerjen e dënimit bëhen gjurmime të nevojshme, veçanërisht në mbledhjen e të dhënave të cilat tregojnë nëse kundër të dënuarit zbatohet procedurë penale për ndonjë vepër të re penale të kryer para kalimit të afatit të paraparë për shlyerjen e dënimit. - 521 Verify source ↗
Neni 521
AI-assisted research summary: A convicted person may ask for a legal determination that the punishment has been discharged, and may ask the court to decide if the competent public authority does not act in time.
Neni 521 Procedura për shlyerjen e dënimit në rastet kur organi administrativ nuk vepron 1. Kur organi publik kompetent në lëmin e çështjeve gjyqësore nuk merr aktvendim mbi shlyerjen e dënimit, personi i dënuar mund të kërkojë të konstatohet se shlyerja e dënimit është bërë në bazë të ligjit. 2. Kur organi publik kompetent në lëmin e çështjeve gjyqësore nuk merr aktvendim sipas kërkesës së të dënuarit brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e marrjes së kërkesës, i dënuari mund të kërkojë që gjykata e cila në shkallë të parë ka marrë aktgjykimin të merr aktvendim për shlyerje të dënimit. 3. Për këtë kërkesë vendos gjykata pasi të dëgjojë mendimin e prokurorit të shtetit kur procedura është filluar me kërkesë të tij. - 522 Verify source ↗
Neni 522
AI-assisted research summary: If an alternative penalty is not revoked within one year after the verification period ends, the first-instance court must issue a decision erasing it.
Neni 522 Shlyerja e dënimeve alternative Kur dënimi alternativ nuk revokohet pas një (1) viti nga dita e pushimit të kohës së verifikimit, gjykata e cila ka gjykuar në shkallë të parë merr aktvendim me të cilin e shlyen dënimin. Ky aktvendim i dërgohet të dënuarit dhe prokurorit të shtetit kur procedura është filluar me kërkesë të tij, si dhe organit publik kompetent në lëmin e çështjeve gjyqësore. 200 - 523 Verify source ↗
Neni 523
AI-assisted research summary: Rikërkesa për shlyerjen e dënimit fillon me kërkesën e të dënuarit, paraqitet në gjykatën e shkallës së parë, dhe ankesa lejohet nga kërkuesi ose prokurori i shtetit.
Neni 523 Procedura për shlyerjen e dënimit në bazë të vendimit gjyqësor 1. Procedura për shlyerjen e dënimit në bazë të vendimit gjyqësor nga neni 104 i Kodit Penal fillohet me kërkesë të të dënuarit. 2. Kërkesa i paraqitet gjykatës e cila ka vendosur në shkallë të parë. 3. Gjyqtarit të cilit i caktohet çështja, së pari konstaton nëse ka kaluar afati i paraparë i nevojshëm ligjor, pastaj bën gjurmime të nevojshme, vërteton faktet të cilat i pohon kërkuesi dhe mbledh prova për të gjitha rrethanat e rëndësishme për vendim. 4. Gjykata për sjelljet e kërkuesit mund të kërkojë raport nga policia në territorin e të cilit ai ka banuar pas mbajtjes së dënimit, ndërsa raport të tillë mund ta kërkojë edhe nga administrata e institucionit ku i dënuari ka mbajtur dënimin. 5. Pas kryerjes së gjurmimeve dhe pas dëgjimit të prokurorit të shtetit, kur procedura zbatohet sipas kërkesës së tij, gjyqtari ia dërgon lëndën me propozim të arsyetuar kolegjit të gjykatës e cila e ka gjykuar çështjen në shkallë të parë. 6. Kërkuesi ose prokurori i shtetit mund të ushtrojë ankesë ndaj vendimit të gjykatës për shlyerjen e dënimit. 7. Kur gjykata refuzon kërkesën për shkak se i dënuari me sjelljen e tij nuk e ka arsyetuar shlyerjen e dënimit, i dënuari përsëri mund të paraqesë kërkesë pasi të kalojnë dy (2) vite nga dita kur aktvendimi mbi refuzimin e kërkesës ka marrë formën e prerë. - 524 Verify source ↗
Neni 524
AI-assisted research summary: An expunged punishment must not be shown on a certificate issued from criminal-record evidence for the exercise of individual rights.
Neni 524 Efekti i shlyerjes nga evidenca e dënimeve Dënimi i shlyer nuk shënohet në certifikatën e lëshuar të bazuar në evidencën e dënimeve për realizimin e të drejtave të individëve. KAPITULLI XXXVI PROCEDURA PËR KOMPENSIM DËMI, REHABILITIM DHE PËR USHTRIMIN E TË DREJTAVE TË TJERA TË PERSONAVE TË DËNUAR OSE TË ARRESTUAR PA ARSYE 1. Procedura për kompensimin e dëmit të personave të dënuar ose arrestuar pa arsye - 525 Verify source ↗
Neni 525
AI-assisted research summary: A person may claim compensation for unjust conviction, but the right is excluded in specified cases.
Neni 525 Personat të cilët kanë të drejtë kompensimi për gjykim të paarsyeshëm 1. Të drejtë në kompensim dëmi për dënim të paarsyeshëm ka personi kundër të cilit është shqiptuar sanksioni penal në formë të prerë ose që është shpallur fajtor dhe është liruar nga dënimi por që më vonë, sipas mjetit të jashtëzakonshëm juridik, procedura e rishikuar është pushuar në formë të prerë ose me aktgjykim të formës së prerë është liruar nga akuza ose akuza është refuzuar, përveç në këto raste: 1.1. kur pushimi i procedurës ose aktgjykimi me të cilin akuza është refuzuar ka ndodhur për arsye se në procedurën e re i dëmtuari është tërhequr nga propozimi si rezultat i marrëveshjes me të pandehurin; ose 1.2. kur në procedurën e rishikimit me aktvendim është refuzuar akuza për shkak të moskomptencës së gjykatës, e paditësi i autorizuar e ka ndërmarrë ndjekjen në gjykatën kompetente. 201 2. I dënuari nuk ka të drejtë në kompensim dëmi në qoftë se me pohimin e tij të rremë ose në mënyrë tjetër ka shkaktuar me qëllim dënimin e tij, përveç kur për këtë ka qenë i detyruar. 3. Në rast të dënimit për vepra penale në bashkim, e drejta në kompensim dëmi ekziston për veprën penale për të cilën plotësohen kushtet për njohjen e kompensimit. - 526 Verify source ↗
Neni 526
AI-assisted research summary: Kërkesa për kompensim dëmi duhet së pari t’i drejtohet organit publik kompetent; e drejta për kompensim parashkruhet pas 3 vjetësh në rrethanat e përshkruara.
Neni 526 Kërkesa për kompensim nga organi administrativ dhe parashkrimi i saj 1. E drejta për kompensim dëmi parashkruhet tri (3) vjet pas formës së prerë të aktgjykimit të shkallës së parë me të cilin i akuzuar është liruar nga akuza ose me të cilin është refuzuar akuza, apo nga forma e prerë e aktvendimit me të cilin hudhet aktakuza ose pushohet procedura. Kur për ankesë vendos gjykata më e lartë, e drejta për kompensim parashkruhet pas tri (3) vitesh nga dita e marrjes së vendimit nga gjykata e tillë. 2. Para se të paraqesë padinë në gjykatë për kompensim dëmi, i dëmtuari kërkesën e tij ia drejton organit publik kompetent në lëmin e çështjeve gjyqësore për arritjen e marrëveshjes për ekzistimin e dëmit, llojin dhe lartësinë e kompensimit. 3. Në rastin nga paragrafi 1. nën-paragrafi 1.2. neni 525 i këtij Kodi, kërkesa mund të vendoset vetëm kur paditësi i autorizuar nuk e ka ndërmarrë ndjekjen në gjykatën kompetente brenda tre (3) muajve nga dita e marrjes së aktvendimit të formës së prerë. Nëse pas kalimit të këtij afati paditësi i autorizuar ndërmerr ndjekjen në gjykatën kompetente, procedura për kompensim dëmi pezullohet derisa të përfundojë procedura penale. - 527 Verify source ↗
Neni 527
AI-assisted research summary: The injured party may bring a compensation claim in the competent court if the claim is not approved or no agreement is reached within 3 months. If only part of the claim is settled, the injured party may sue for the remaining part.
Neni 527 Padia për kompensim 1. Kur kërkesa për kompensim dëmi nuk miratohet ose organi publik kompetent në lëmin e çështjeve gjyqësore dhe i dëmtuari nuk arrijnë marrëveshje brenda tre (3) muajsh nga dita e paraqitjes së kërkesës, i dëmtuari mund të paraqesë padinë për kompensim dëmi në gjykatën kompetente. Nëse arrihet marrëveshje vetëm për një pjese të kërkesës, i dëmtuari mund të paraqesë padi për pjesën tjetër të kërkesës. 2. Derisa zgjat procedura nga paragrafi 1. këtij neni nuk ec afati i parashkrimit nga neni 526, paragrafi 1. i këtij Kodi. 3. Padia për kompensim dëmi paraqitet kundër organit publik kompetent në lëmin e çështjeve gjyqësore. - 528 Verify source ↗
Neni 528
AI-assisted research summary: Heirs inherit the deceased person's right only for material-damage compensation, and they may continue or start a compensation procedure in limited cases.
Neni 528 Kompensimi pas vdekjes së të dëmtuarit 1. Trashëgimtarët trashëgojnë të drejtën e personit të dëmtuar vetëm për kompensim dëmi material. Nëse i dëmtuari ka paraqitur kërkesë, trashëgimtarët mund të vazhdojnë procedurën vetëm në kufijtë e kërkesës së paraqitur për kompensimin e dëmit material. 2. Pas vdekjes së të dëmtuarit, trashëgimtarët e tij mund ta vazhdojnë procedurën për kompensim dëmi apo ta fillojnë procedurën nëse personi i dëmtuar ka vdekur para kalimit të afatit të parashkrimit dhe nëse nuk ka hequr dorë nga kërkesa për kompensim. - 529 Verify source ↗
Neni 529
AI-assisted research summary: Some people have a right to compensation for damage when they were detained, arrested without legal basis, or kept in custody longer than their sentence, subject to listed exceptions.
Neni 529 Personat që kanë të drejtë në kompensim për heqje lirie pa bazë 1. E drejta në kompensim dëmi i takon gjithashtu: 1.1. personit i cili është mbajtur në paraburgim e kundër tij nuk është filluar procedurë penale ose procedura është pushuar me aktvendim të formës së prerë ose ai me aktgjykim të formës së prerë është liruar nga akuza apo akuza është refuzuar; 202 1.2. personit i cili ka mbajtur dënimin me heqje të lirisë dhe me rastin e rishikimit të procedurës penale ose kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë i është shqiptuar dënim me burgim më të shkurtër nga dënimi të cilin e ka mbajtur, apo i është shqiptuar saksion penal pa heqje të lirisë ose është deklaruar fajtor dhe është liruar nga dënimi; 1.3. personit i cili për shkak të gabimit ose veprimit të paligjshëm të një organi është arrestuar pa arsye ose është mbajtur një kohë në paraburgim apo në një institucion korrektues për mbajtjen e dënimit ose masës së shqiptuar; dhe 1.4. personit i cili në paraburgim ka kaluar kohë më të gjatë se sa dënimi me burgim për të cilin është gjykuar. 2. Personi i cili sipas nenit 163 të këtij Kodi është arrestuar pa bazë ligjore, i takon e drejta në kompensim dëmi në qoftë se kundër tij nuk është caktuar paraburgimi ose nëse koha e arrestit nuk i është llogaritur në dënimin e shqiptuar për vepër penale ose kundërvajtje. 3. Kompensim dëmi nuk i takon personit i cili me veprimet e tij të palejueshme ka shkaktuar arrestimin. Në rastet nga paragrafi 1. nën-paragrafët 1.1 dhe 1.2. të këtij neni përjashtohet e drejta në kompensim dëmi kur ekzistojnë rrethanat nga neni 525, paragrafi 1, nën-paragrafët 1.1. dhe 1.2. të këtij Kodi. 4. Në procedurën për kompensimin e dëmit në rastet e parapara në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, dispozitat e këtij kapitulli zbatohen përshtatshmërisht. 2. Rehabilitimi - 530 Verify source ↗
Neni 530
AI-assisted research summary: Gjykata mund të shpallë ose dërgojë një njoftim për të sqaruar se dënimi ose arrestimi i mëparshëm ishte i pabazë, me kërkesë të personit të prekur ose të disa të afërmve pas vdekjes së tij.
Neni 530 Shpallja në media e komunikatës nga e cila shihet se gjykimi i mëparshëm ka qenë i pabazë 1. Kur rasti i dënimit të paarsyeshëm ose i arrestimit të pabazë të ndonjë personi është paraqitur në mjetet publike të informimit dhe me këtë është cenuar reputacioni i personit, gjykata, me kërkesën e tij, shpall njoftimin në gazetë ose në mjetin tjetër të informimit publik për vendimin nga i cili shihet qartë se dënimi ishte i paarsyeshëm ose arrestimi i pabazë. Kur rasti nuk është paraqitur në mjetet e informimit publik, me kërkesën e personit, njoftimi i tillë i dërgohet punëdhënësit të tij. Pas vdekjes së personit të dënuar, e drejta për paraqitjen e kësaj kërkese i takon bashkëshortit të tij apo bashkëshortit jashtëmartesor, fëmijëve, prindërve, vëllezërve dhe motrave të tij. 2. Kërkesa nga paragrafi 1. i këtij neni mund të paraqitet edhe kur nuk është bërë kërkesë për kompensim dëmi. 3. Pavarësisht nga kushtet e parapara në nenin 525 të këtij Kodi, kërkesa nga paragrafi 1. i këtij neni mund të paraqitet edhe kur me mjetin e jashtëzakonshëm juridik ndryshohet cilësimi juridik i veprës, kur për shkak të cilësimit juridik në aktgjykimin e mëparshëm është cenuar rëndë reputacioni i personit të dënuar. 4. Kërkesa nga paragrafët 1., 2. ose 3. të këtij neni i paraqitet brenda gjashtë (6) muajsh sipas nenit 526 paragrafi 1. i këtij Kodi, në gjykatën e cila në procedurën penale ka gjykuar në shkallë të parë. Për kërkesë vendos kolegji shqyrtues i Gjykatës së Apelit. Me rastin e vendosjes për kërkesë zbatohen përshtatshmërisht dispozitat e nenit 525, paragrafët 2. dhe 3. dhe neni 529, paragrafi 3. i këtij Kodi. - 531 Verify source ↗
Neni 531
AI-assisted research summary: The first-instance criminal court must issue an order ex officio to cancel the recording of an unjustified punishment in the punishment records.
Neni 531 Aktvendimi për anulimin e dënimit të paarsyeshëm Gjykata e cila ka gjykuar në procedurë penale në shkallë të parë, sipas detyrës zyrtare merr aktvendim me të cilin e anulon regjistrimin e dënimit të paarsyeshëm në evidencën e dënimeve. Aktvendimi i dërgohet organit publik kompetent në lëmin e çështjeve gjyqësore. Të dhënat nga vendimi i anuluar nuk i komunikohen askujt. 203 - 532 Verify source ↗
Neni 532
AI-assisted research summary: A person allowed to view and copy the records may not use them in a harmful way against the rehabilitation of the person concerned, and the court chair must warn that person.
Neni 532 Kufizimet me rastin e shikimit dhe të kopjimit të shkresave Personi i autorizuar për shikim dhe kopjim të shkresave lidhur me dënimin e paarsyeshëm ose arrestimin e pabazë të personit nuk mund t’i përdorë këto shënime në mënyrë të dëmshme për rehabilitimin e personit kundër të cilit është zbatuar procedura penale. Kryetari i gjykatës detyrohet që për këtë të paralajmërojë personin të cilit i lejohet shikimi dhe kjo shënohet në shkresë me nënshkrimin e atij personi. 3. Procedura për realizimin e të drejtave tjera - 533 Verify source ↗
Neni 533
AI-assisted research summary: A person affected by unjust conviction or unfounded arrest may have lost work and social-insurance time counted as if employed, and the competent authority must take that recognized time into account.
Neni 533 Realizimi i të drejtave tjera 1. Personit të cilit për shkak të dënimit të paarsyeshëm ose arrestimit të pabazë i ka pushuar marrëdhënia e punës ose sigurimi social sipas sistemit të mirëqenies sociale, ka të drejtë të përfitojë kohën e humbur të papunësisë dhe të sigurimit duke ia llogaritur kohën e humbur të papunësisë sikur të ishte i punësuar gjatë dënimit ose arrestimit të pabazë. Në stazh llogaritet edhe koha që ka qenë pa punë për shkak të dënimit të paarsyeshëm ose arrestimit të pabazë, nëse humbja e vendit të punës nuk është shkaktuar me fajin e atij personi. 2. Me rastin e çdo vendosjeje për të drejtën në të cilën ndikon gjatësia e stazhit të punës apo stazhit të sigurimit social, organi kompetent merr parasysh stazhin e njohur nga paragrafi 1. i këtij neni. 3. Kur organi kompetent nga paragrafi 2. i këtij neni nuk e merr parasysh stazhin e njohur nga paragrafi 1 i këtij neni, i dëmtuari mund të kërkojë që gjykata nga neni 527, paragrafi 1. i këtij Kodi të konfirmojë njohjen e asaj kohe sipas ligjit. Padia paraqitet kundër organit kompetent i cili refuzon të pranojë stazhin e pranuar dhe kundër organit publik kompetent në lëmin e çështjeve gjyqësore. 4. Me kërkesë të organit në të cilin realizohet e drejta nga paragrafi 2. i këtij neni, kontributi i caktuar për kohën e pranuar nga paragrafi 1. i këtij neni paguhet nga mjetet buxhetore. 5. Stazhi i sigurimit social i pranuar me paragrafin 1. të këtij neni në tërësi llogaritet në stazhin pensional. KAPITULLI XXXVII PROCEDURA PËR DHËNIEN E LETËRRESHTIMIT DHE SHPALLJEVE PUBLIKE - 534 Verify source ↗
Neni 534
AI-assisted research summary: If the defendant’s permanent or temporary residence is unknown and the code requires it, the court asks the police to search for the defendant and report the defendant’s address.
Neni 534 Kërkimi i adresës së të pandehurit Kur nuk dihet vendbanimi i përhershëm apo i përkohshëm i të pandehurit, kurse me dispozitat e këtij Kodi kjo është e nevojshme, gjykata kërkon nga policia që i pandehuri të kërkohet dhe që gjykata të njoftohet për adresën e tij. - 535 Verify source ↗
Neni 535
AI-assisted research summary: This article says when a letërreshtim can be ordered and who can order or request it, including court, pretrial judge, institution director, and police handling.
Neni 535 Kushtet për dhënien e letërrreshtimit 1. Letërreshtimi mund të urdhërohet kur i pandehuri gjendet në arrati, e kundër të cilit është filluar procedura penale për vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe për të cilën vepër mund të shqiptohet sipas ligjit dënim me të paktën dy (2) vjet burgim dhe kur është lëshuar urdhërarrest ose aktvendim për caktimin e paraburgimit. 2. Letërreshtimi urdhërohet nga gjykata e cila e zbaton procedurën penale. Në procedurë paraprake lëshimi i letërreshtimit urdhërohet nga gjyqtari i procedurës paraprake me propozim të prokurorit të shtetit. 204 3. Letërreshtimi urdhërohet edhe në rastet kur i pandehuri është arratisur nga institucioni ku mban dënimin, pavarësisht nga lartësia e dënimit, ose kur është arratisur nga institucioni ku mban masën e trajtimit të detyrueshëm që konsiston me heqje lirie. Në këtë rast, urdhrin e lëshon drejtori i institucionit. 4. Letërrreshtimi ndërkombëtar mund të kërkohet në cilëndo nga situatat e parapara sipas këtij neni, nga ana e autoritetit përkatës kur personi i kërkuar nuk gjendet në Kosovë ose ka prova se personi banon jashtë Kosovës. 5. Kërkesa e gjykatës ose e drejtorit të institucionit për lëshimin e letërrreshtimit ndërkombëtar duhet të dërgohet tek autoritetet kompetente për lëshimin dhe shpërndarjen e tyre. 6. Urdhri i gjykatës ose i drejtorit të institucionit për lëshimin e letërreshtimin i dërgohet policisë për ekzekutim. 7. Policia mban evidencë mbi letërreshtimet e lëshuara. Të dhënat për personat ndaj të cilëve është lëshuar letërreshtim fshihen nga evidenca posa organi kompetent e revokon letërreshtimin. - 536 Verify source ↗
Neni 536
AI-assisted research summary: Kur nevojiten informata për sende lidhur me një vepër penale, organi kompetent që e zbaton procedurën urdhëron shpallje për dërgimin e informatave dhe njoftimeve; policia mund të publikojë fotografi të kufomave dhe të personave të zhdukur kur ka dyshim se vdekja ose zhdukja lidhet me vepër penale.
Neni 536 Shpalljet Publike 1. Nëse janë të nevojshme informatat për sendet e caktuara lidhur me veprën penale ose këto sende duhet të gjenden, sidomos nëse janë të nevojshme për identifikimin e kufomës së paidentifikuar, organi kompetent i cili e zbaton procedurën, urdhëron shpalljen me të cilën kërkon që informatat dhe njoftimet t’i dërgohen organit kompetent që e zbaton procedurën. 2. Policia mund të publikojë fotografitë e kufomave dhe të personave të zhdukur kur ekzistojnë arsye për dyshim se vdekja apo zhdukja e këtyre personave është shkaktuar me vepër penale - 537 Verify source ↗
Neni 537
AI-assisted research summary: The authority that ordered the notice must withdraw it when the person or item is found, when limitation periods expire, or when the notice is no longer needed.
Neni 537 Tërheqja e letërrreshtimit ose e shpalljes publike 1. Organi i cili ka urdhëruar letërreshtimin, letërrreshtimin ndërkombëtar ose shpalljen e tërheq atë posa të gjendet personi ose sendi i kërkuar, kur kalon afati i parashkrimit për ndjekje penale ose i ekzekutimit të dënimit, ose kur paraqiten shkaqe të tjera për të cilat letërreshtimi ose shpallja më nuk janë të nevojshme. 2. Urdhri për tërheqjen e letërrreshtimit, letërrreshtimit ndërkombëtar ose shpalljes duhet të i dërgohet autoritetit kompetent i cili duhet të siguroj anulimin e menjëhershëm të tyre. - 538 Verify source ↗
Neni 538
AI-assisted research summary: The competent internal affairs authority must issue wanted notices and public announcements, and it may use public media or international channels in some cases.
Neni 538 Shpallja e letërrreshtimit ose kërkesës për informata nga publiku 1. Letërreshtimin dhe shpalljen publike e shpallë organi publik kompetent për punë të brendshme. 2. Për njoftimin e publikut me letërreshtim ose shpallje mund të shfrytëzohen edhe mjetet e informimit publik. 3. Organi kompetent mund të shpallë edhe letërreshtim ndërkombëtar përmes kanaleve ndërkombëtare. 4. Me lutjen e organit të jashtëm, organi kompetent për punë të brendshme mund të lëshojë letërreshtim për personin për të cilin dyshohet se gjendet në Kosovë, me kusht që në lutje të shënohet se në rast se gjendet ky person do të kërkohet ekstradimi i tij. 5. Dispozitat e këtij neni zbatohen përshtatshmërisht edhe në rastet kur policia shpall kërkimin e personave ose sendeve. 205 PJESA E GJASHTË DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE KAPITULLI XXXVIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 539 Verify source ↗
Neni 539
AI-assisted research summary: Any criminal proceeding started after this Code enters into force must comply with the conditions set out in the Code.
Neni 539 Kodi në fuqi për procedurat penale të filluara pas hyrjes në fuqi të këtij Kodi Çdo procedurë penale e filluar pas hyrjes në fuqi të këtij Kodi duhet të jetë në pajtim me kushtet e përcaktuara në këtë Kod. - 540 Verify source ↗
Neni 540
AI-assisted research summary: This Code applies appropriately to criminal procedures that began before it entered into force if no indictment has been filed.
Neni 540 Zbatimi i këtij kodi për procedura penale të filluara para hyrjes së tij në fuqi Dispozitat e këtij Kodi zbatohen përshtatshmërisht për çdo procedurë penale të filluar para hyrjes në fuqi të këtij Kodi në të cilën nuk është ngritur aktakuzë. - 541 Verify source ↗
Neni 541
AI-assisted research summary: This article says certain criminal cases pending at the code’s entry into force must be handled under this code.
Neni 541 Aktakuzat apo propozimakuzat e paraqitura para hyrjes në fuqi të këtij Kodi 1. Procedurat penale në të cilat është ngritur aktakuza por nuk është konfirmuar para hyrjes në fuqi të këtij kodi, nuk do të konfirmohen sipas dispozitave të Kodit që ka qenë në fuqi në kohën e ngritjes së aktakuzës, por do të procedohen sipas dispozitave të këtij kodi. 2. Procedurat penale në të cilat aktakuza është konfirmuar me aktvendim të formës së prerë, para hyrjes në fuqi të këtij kodi, dhe procedurat në të cilat është ngritur propozim akuza, do të përfundohen në bazë të dispozitave të këtij kodi. - 542 Verify source ↗
Neni 542
AI-assisted research summary: If a time limit is already running when this Code enters into force, it is counted under this Code, unless the earlier time limit was longer or this chapter says otherwise.
Neni 542 Zbatimi i afateve Nëse me hyrjen në fuqi të këtij Kodi është duke ecur ndonjë afat, afati i tillë llogaritet në pajtim me dispozitat e këtij Kodi, përveç nëse afati i mëparshëm ka qenë më i gjatë ose dispozitat e këtij kapitulli parashohin ndryshe. - 543 Verify source ↗
Neni 543
AI-assisted research summary: Private-complaint cases continue before the general department of the competent basic court, and the criminal procedure rules are applied accordingly.
Neni 543 Vazhdimi i padisë private 1. Për veprat penale për të cilat kryerësi ndiqet me padi private ose padi subsidiare, procedura e tillë vazhdon në kuadër të departamentit të përgjithshëm të gjykatës themelore përkatëse. 2. Në procedurën penale nga paragrafi 1. të këtij neni ndjekja zbatohet përshtatshmërisht sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës - 544 Verify source ↗
Neni 544
AI-assisted research summary: Nëse pas hyrjes në fuqi të këtij Kodi paraqitet ankesë ose përdoret një mjet i jashtëzakonshëm juridik dhe anulohet aktgjykimi, shqyrtimi gjyqësor zbatohet sipas dispozitave të kodit të mëparshëm.
Neni 544 Ligji i zbatueshëm në rishqyrtim Nëse pas hyrjes në fuqi të këtij Kodi paraqitet ankesë ose me mjet të jashtëzakonshëm juridik anulohet aktgjykimi, shqyrtimi gjyqësor zbatohet përshtatshmërisht sipas dispozitave të kodit të mëparshëm. - 545 Verify source ↗
Neni 545
AI-assisted research summary: This article says when this criminal procedure code applies, using the indictment date and, for offences committed before entry into force, whether investigation or prosecution started after entry into force.
Neni 545 Zbatueshmëria e dispozitave kalimtare 1. Vendimi nëse duhet zbatuar këtë Kod të procedurës penale bazohet në datën e ngritjes së aktakuzës. Veprat të cilat janë kryer para hyrjes në fuqi të këtij Kodi i nënshtrohen këtij Kodi nëse procedura penale për hetimin apo ndjekjen e asaj vepre është filluar pas hyrjes në fuqi të këtij Kodi. 206 2. Me hyrjen në fuqi të këtij Kodi pushojnë të zbatohen dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, përpos rasteve të parapara në këtë Kapitull. - 546 Verify source ↗
Neni 546
AI-assisted research summary: The Kosovo Judicial Council, Kosovo Prosecutorial Council, and Ministry of Justice may issue administrative regulations within their areas of competence to implement this Code.
Neni 546 Zbatimi i këtij Kodi Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë mund të nxjerrin rregullore administrative në fushat në kuadër të kompetencave të tyre për zbatimin e këtij Kodi - 547 Verify source ↗
Neni 547
AI-assisted research summary: This article states that the Code enters into force on 1 January 2013.
Neni 547 Hyrja në fuqi Ky Kod hyn në fuqi me 1 Janar 2013. Kodi Nr. 04/ L-123 13 dhjetor 2012 Shpallur me dekretin Nr.DL-057-2012, datë 21.12.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.