LIGJI NR. 04/L-139 PËR PROCEDURËN PËRMBARIMORE — Part 2 | 04/L-139 — Kosovo law | Esheria

LIGJI NR. 04/L-139 PËR PROCEDURËN PËRMBARIMORE

Part 2 of 3 · provisions 201–400

This is the preamble to the Law on Enforcement Procedure in Kosovo.

AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.

Jurisdiction
Kosovo
Instrument
Act or statute
Citation
04/L-139
Version
Undated source snapshot
Language
sq
Updated
Official source
View official record ↗
Complete work
View statute overview
account enforcement account freezing administrative enforcement administrative fines administrative recordkeeping administrative rules appeals appointment appointment procedure appointment procedures appointment process appointments asset composition asset custody asset delivery asset disclosure asset disposal asset division asset enforcement asset exemption asset handling asset purchase asset recovery asset safekeeping +418 more

Statute overview

About this statute

This is the preamble to the Law on Enforcement Procedure in Kosovo. This provision sets the scope of the law on enforcement procedures for courts and private enforcement officers. This article defines key terms used in the law on enforcement proceedings. The enforcement body decides on an enforcement proposal within 7 days after it is received, and the article assigns different decision-making roles in first- and second-instance enforcement. The enforcement procedure starts with the creditor’s proposal, or by the court ex officio when the law provides for that.

Legal text

Provisions of LIGJI NR. 04/L-139 PËR PROCEDURËN PËRMBARIMORE

Showing 200 of 403

  1. 200

    AI-assisted research summary: The enforcement organ may approve a debtor’s request to change the object of enforcement if certain conditions are shown, but it must refuse if the change would significantly delay or make enforcement harder, or cause significant harm to the creditor.

    Neni 200 Miratimi i propozimit për ndryshimin e objektit 1. Organ i përmbarues mund ta miratoj propozimin e debitorit për ndryshimin e objektit të ekzekutimit në qoftë se bën të besueshëm se: 1.1. përmbarimi në sendin e paluajtshëm të propozuar nga kreditori, për të do të jetë shumë i pavolitshëm, ose 1.2. për shkaqe të arsyeshme nuk ka mundur personalisht ta shëndrrojë në të holla paluajtshmërinë të cilën e propozon si objekt të ri përmbarimi (dhe ta përmbushë kredinë e kreditorit, ose 1.3. kredia e kreditorit mund të paguhet plotësisht nga objekti i ri propozuar; 1.4. organi përmbarues me vendimin e vet do të refuzoj propozimin për ndërrimin e objektit përmbarues, nëse vlerësohet se për këtë gjë përmbarimi do të shtyhet ose vështirësohet dukshëm, respektivisht nëse kreditori me ndërrimin e objektit të përmbarimit do të pësoj dëme të dukshme. 2. Në qoftë se kreditori në paluajtshmërinë për të cilën e ka kërkuar përmbarimin, e ka fituar para se ta ketë filluar procedurën për përmbarim të drejtën e pengut për sigurimin e kredisë së vet, atëherë pa pëlqimin e tij, përmbarimi nuk mund të caktohet në ndonjë objekt tjetër përmbarimi. 3. Në aktvendimin për ndryshimin e objektit të përmbarimit, organi përmbarues e cakton përmbarimin në objektin tjetër të propozuar për përmbarim 58
  2. 201

    AI-assisted research summary: The enforcement body may approve a debtor’s request to execute against salary, pension, invalidity pension, or another permanent source of income if the debtor shows the claim can be realised within one year.

    Neni 201 Ndryshimi i mjetit përmbarues 1. Në qoftë se debitori si mjet tjetër përmbarimi e ka propozuar përmbarimin mbi pagën, pensionin, pensionin invalidor, apo për ndonjë burim tjetër të të ardhurave të përhershme, organi përmbarues mund ta aprovojë propozimin, me kusht që debitori ta bëjë të besueshëm faktin se kredia do të realizohet brenda afatit një (1) vjeçar, nga dita e nxjerrjes së aktvendimit për propozimin e tij. 2. Dispozitat e paragrafit 2. dhe 4. të nenit 199 të këtij ligji aplikohen përshtashmërisht për zbatimin e këtij neni.
  3. 202

    AI-assisted research summary: No legal remedy is allowed against the decision rejecting the debtor’s request to change the object of enforcement.

    Neni 202 Aktvendimi për propozimin për ndryshimin e objektit Kundër aktvendimit me të cilin refuzohet propozimi i debitorit për ndryshimin e objektit të përmbarimit nuk lejohet asnjë mjet goditës juridik .
  4. 203

    AI-assisted research summary: If a different enforcement method or object is chosen, the enforcement notation on the immovable property stays in force until the creditor’s claim is realized; then the enforcement organ must order its deletion ex officio.

    Neni 203 Efekti i shënimit në rast ndryshimi të objektit të përmbarimit Në qoftë se me vendim të organit përmbarues është caktuar mjeti tjetër përmbarimor, respektivisht objekti tjetër përmbarimorë, atëherë shënimi i përmbarimit për paluajtshmërinë si objekt i parë, përmbarimi mbetet në fuqi deri në realizimin e kredisë së kreditorit të ekzekutimit. Pasi të realizohet kredia e kreditorit, organi përmbarues sipas detyrës zyrtare e urdhëron shlyerjen e shënimit të përmbarimit.
  5. 204

    AI-assisted research summary: After an enforcement decision or order, the enforcement body must order the enforcement note to be entered in the public land register. The creditor then gains the right to realize the claim from the immovable property, and later right-holders over that property must recognize the creditor’s priority right.

    Neni 204 Shënimi i përmbarimit 1. Pas dhënies së aktvendimit për përmbarimin ose urdhrit për përmbarim, organi përmbarues sipas detyrës zyrtare e urdhëron shënimin e përmbarimit në librin publik të paluajtshmërive. 2. Me shënimin nga paragrafi 1. të këtij neni, kreditori e fiton të drejtën që kredinë e tij ta realizojë nga paluajtshmëria (e drejta për realizim), kurse personi i cili pasi të jetë bërë shënimi i përmbarimit, e fiton ndonjë të drejtë për paluajtshmërin e këtillë, ka për detyrë t’ia njohë kreditorit, të drejtën e realizimit me prioritet të kredisë së tij të arritur me anë të shënimit.
  6. 205

    AI-assisted research summary: If real property changes owner during enforcement, the proceedings continue against the new owner and prior enforcement acts remain valid.

    Neni 205 Ndryshimi i pronarit të paluajtshmërisë 1. Ndryshimi i pronarit të sendit të paluajtshëm gjatë zhvillimit të procedurës përmbarimore, nuk e pengon vazhdimin e saj kundër pronarit të ri si debitor. Të gjitha veprimet përmbarimore të kryera më parë mbeten të vlefshme dhe pronari i ri nuk mundet gjatë zhvillimit të mëtejmë të përmbarimit, t’i kryejë veprimet të cilat nuk do të mund t’i kryente pronari i mëparshëm. 2. Me propozimin e kreditorit organi përmbarues e nxjerrë aktvendimin apo urdhrin për vazhdimin e procedurës së përmbarimit, kundër pronarit të ri si debitor në atë procedurë. Kundër aktvendimit apo urdhrit të tillë pronari i ri nuk ka të drejtë ankimi. 3. Kreditori i cili nuk e ka fituar të drejtën e pengut para se të jetë filluar përmbarimi, në momentin e shënimit të përmbarimit në librin publik të paluajtshmërive, e fiton të drejtën që nga paluajtshmëria ta realizojë kredinë para personit që në paluajtshmërinë e tillë e ka fituar më vonë të drejtën e pengut, apo të drejtën e realizimit të kredisë së vet. 59 4. Pasi të jetë bërë shënimi i përmbarimit në librin publik të paluajtshmërive, nuk lejohet regjistrimi i ndryshimit të së drejtës së pronësisë të mbështetur në disponimin e debitorit, pa marrë parasysh se kur është bërë ky disponim.
  7. 206

    AI-assisted research summary: The enforcement body must publish the enforcement decision or order in the Official Gazette of Kosovo and at least one daily newspaper circulated throughout Kosovo when public real estate books do not exist or have been destroyed or lost.

    Neni 206 Publikimi i aktvendimit për përmbarimin 1. Në territoret në të cilat nuk ekzistojnë librat publik të paluajtshmërive, ose kur ato janë asgjësuar apo zhdukur, organi përmbarues me propozimin dhe shpenzimet e kreditorit do ta publikojë aktvendimin apo urdhrin për përmbarimin në Gazetën Zyrtare të Kosovës dhe së paku në një gazetë të përditshme që shpërndahet në gjithë territorin e Kosovës. 2. Në rastin e publikimit të aktvendimit apo urdhrit për përmbarimin në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni, shënimi i përmbarimit pas evidentimit të saj në librin publik të paluajtshmërive, prodhon efekte juridike që nga momenti kur aktvendimi për përmbarimin ose urdhrin për përmbarim është publikuar për herë të parë në mjetet e informimit.
  8. 207

    AI-assisted research summary: After an enforcement note is registered, no separate special procedure may be applied to the same immovable property for another creditor’s claim; later enforcement applicants may join the ongoing procedure, and the enforcement organ must notify the earlier registered creditor when they do.

    Neni 207 Fillimi i zbatimit të përmbarimit 1. Pas regjistrimit të shënimit të përmbarimit në librin publik të paluajtshmërive, për realizimin e kredisë tjetër të njëjtit kreditor, apo të kreditorit tjetër, nuk mund të zbatohet procedurë tjetër e posaçme për të njëjtën paluajtshmëri e cila është bërë objekt përmbarimi. 2. Propozuesi i përmbarimit për kredinë e të cilit më vonë është caktuar përmbarimi për të njëjtën paluajtshmëri hyn në procedurën e përmbarimit tanimë të filluar. 3. Në procedurën e përmbarimit që ka filluar mund të hyjë propozuesi tjetër i përmbarimit deri në momentin kur organi përmbarues e nxjerrë konkluzionin, me të cilin caktohet blerësi i paluajtshmërisë në ankandin publik. 4. Për hyrjen në procedurën e përmbarimit të filluar të kreditorit tjetër, organi përmbarues do ta njoftojë kreditorin në dobi të cilit është bërë më parë shënimi i përmbarimit.
  9. 208

    AI-assisted research summary: If enforcement is blocked or postponed for one creditor, the case can continue for the other creditors. The enforcement authority must handle the affected creditor’s claim separately and hold the related money until the procedure continues.

    Neni 208 Efekti i moslejimit apo i shtyrjes së përmbarimit për disa nga kreditorët 1. Shkaqet për të cilat përmbarimi nuk është lejuar në dobi të disave nga shumë propozues të përmbarimit për të njëjtën paluajtshmëri, respektivisht shkaqet për pezullimin e përmbarimit në relacion me ndonjërin nga propozuesit e përmbarimit, janë pa ndikim në zhvillimin e procedurës në dobi të propozuesve të tjerë të përmbarimit. 2. Në qoftë se shkaku për shtyrjen e përmbarimit i përket vetëm ndonjërit nga propozuesit e përmbarimit, përmbarimi nuk do të shtyhet, veçse organi përmbarues me rastin e dhënies së aktvendimit apo urdhrit për përmbushjen e kredive do ta caktojë shtyrjen e realizimit të kredisë së tij derisa mos të vazhdohet procedura përmbarimore për kredinë e tij. Të hollat e dedikuara për përmbushjen e kredisë së tij, do të depozitohen dhe ruhen te organi përmbarues deri në vazhdimin e procedurës. Në qoftë se kjo procedurë nuk vazhdohet, mjetet e përmendura do të përdoren për përmbushjen e kredive të propozuesve të tjerë të përmbarimit, ose do t’i dorëzohen debitorit.
  10. 209

    AI-assisted research summary: Secured creditors may realize their secured claims in enforcement proceedings over immovable property, even if they did not start enforcement in the usual order, and their claims have priority over the enforcement proposer’s claims.

    Neni 209 Realizimi i kërkesave të siguruara me peng Në procedurën e përmbarimit në paluajtshmërinë, i realizojnë kërkesat e tyre edhe kreditorët që i kanë siguruar kreditë e tyre me peng, edhe pse nuk e kanë filluar procedurën përmbarimore në përputhje me rregullat që e caktojnë radhën e realizimit të kërkesave të tyre. Kërkesat e kreditorit të siguruar kanë përparësi ndaj kërkesave nga propozuesi i përmbarimit. 60
  11. 210

    AI-assisted research summary: The lien on a registered immovable property ends when the sale order or decision is carried out, unless the buyer and the secured creditor agree otherwise at the sale hearing.

    Neni 210 Shuarja e të drejtës së pengut 1. E drejta e pengut për sendin e paluajtshëm e regjistruar në librin publik të paluajtshmërive, shuhet në ditën kur zbatohet aktvendimi apo urdhri për shitjen e sendit të paluajtshëm, megjithëse ndoshta kreditorët e siguruar me peng nuk i kanë realizuar kreditë e tyre plotësisht, përveç kur ekziston marrëveshja nga paragrafi 2. të këtij neni. 2. Blerësi i sendit të paluajtshëm dhe kreditori i siguruar me peng mund të merren vesh më së voni në seancën për shitjen e tij, që e drejta e pengut për paluajtshmërinë të mbetet edhe pas zbatimit të aktvendimit apo urdhrit për shitjen, kurse blerësi ta marrë për vete borxhin e debitorit ndaj këtij kreditori në shumën që do t’i takonte në procedurën e përmbarimit. Në këtë rast çmimi i blerjes së sendit të paluajtshëm pakësohet për shumën e borxhit të marrë përsipër. 3. Blerësi dhe kreditori i siguruar me peng, marrëveshjen nga paragrafi 2. të këtij neni e lidhin në formë të marrëveshjes të organit përmbarues në procedurën përmbarimore ose të dokumentit noterial.
  12. 211

    AI-assisted research summary: On sale of immovable property, servitudes, encumbrances, and building rights attached to the property do not terminate; some personal servitudes also remain in force in specified enforcement-sale situations.

    Neni 211 Servitutet dhe barrët sendore 1. Servitutet sendore, barrët sendore dhe të drejtat e ndërtimit në sendin e paluajtshëm nuk shuhen me shitjen e paluajtshmërisë. 2. Me shitjen e sendit të paluajtshëm nuk shuhen as servitutet personale që janë regjistruar në librin publik të paluajtshmërive, para së drejtës për realizimin e së cilës është duke u zhvilluar procedura përmbarimore. 3. Servitutet tjera personale shuhen me zbatimin e aktvendimit apo urdhrit për shitjen e sendit të paluajtshëm. 4. Lidhur me servitutet personale nga paragrafi 3. të këtij neni, në mënyrë të përshtatur zbatohen dispozitat e paragrafit 2. dhe 3. të nenit 210 të këtij ligji.
  13. 212

    AI-assisted research summary: Rules on what happens to leases of immovable property when the property is sold.

    Neni 212 Kontrata e qirasë për sendet e paluajtshme 1. Kontrata e qirasë për sendet e paluajtshme që janë lidhur dhe regjistruar në librin publik të paluajtshmërive para fitimit të së drejtës së pengut apo të drejtës së përmbushjes për realizimin e të cilës propozohet përmbarimi, nuk shuhen me faktin e shitjes së paluajtshmërisë. 2. Kontratat e qirasë që nuk janë regjistruar në librin publik të paluajtshmërive para fitimit të së drejtës së pengut apo të drejtës së përmbushjes për realizimin e të cilës propozohet përmbarimi, shuhen në momentin kur bëhet i formës së prerë aktvendimi apo urdhri për shitjen e paluajtshmërisë, po qe se midis blerësit dhe qiramarrësit nuk është kontraktuar ndonjë gjë tjetër. Blerësi trashëgon të drejtat dhe detyrimet e qiradhënësit. 3. Qiradhënësi i mëparshëm përgjigjet për gjithë dëmin që e ka pësuar qiramarrësi me shuarjen e kontratave nga paragrafi 2. i këtij neni. Qiramarrësi nuk ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit në procedurën e përmbarimit.
  14. 213

    AI-assisted research summary: A pre-existing right of habitation is not extinguished by the sale of the immovable property, and certain final sale orders can serve as eviction documents.

    Neni 213 E drejta e banimit 1. E drejta e banimit e fituar para fitimit të së drejtës së pengut, apo të drejtës së përmbushjes për realizimin e të cilës propozohet përmbarimi, nuk shuhet me shitjen e paluajtshmërisë. Blerësi i paluajtshmërisë hyn në vendin e dhënësit të banesës nga momenti kur e fiton të drejtën e pronësisë për paluajtshmërinë. 61 2. Aktvendimi apo urdhri i formës së prerë me të cilin është konstatuar shitja e paluajtshmërisë, përbënë dokument përmbarimorë për shpërngulje. 3. Pamundësia e shpërnguljes së qiramarrësit në mbështetje të dokumentit ekzekutiv nga paragrafi 2. i këtij neni, nuk e pengon blerësin që të drejtat e veta kundër tij t’i realizojë në procedurë kontestimore.
  15. 214

    AI-assisted research summary: The enforcement officer must allow a prospective buyer to inspect immovable property when requested, set the inspection time and manner, and can remove anyone who obstructs the inspection.

    Neni 214 Këqyrja e sendit të paluajtshëm 1. Organi përmbarues do t’i japë personit të interesuar për blerjen e paluajtshmërisë me konkluzion të posaçëm lejen e këqyrjes së paluajtshmërisë. Lejen e këtillë organi përmbarues e jep vetëm kur personi i interesuar për blerjen e paluajtshmërisë e kërkon atë. Me konkluzion caktohet koha dhe mënyra e këqyrjes së paluajtshmëris. 2. Në qoftë se debitori ose personi tjetër e pamundëson apo pengon këqyrjen e paluajtshmërisë, organi përmbarues me anë të konkluzionit urdhëron që debitori, ose personi i tillë të largohet nga paluajtshmëria në kohën e këqyrjes së paluajtshmërisë. Konkluzionin për largimin e zbaton organi përmbarues, po që së është nevoja me ndihmën e policisë. 3. Personit nga paragrafi 2. i këtij neni, organi përmbarues mund t’i shqiptojë gjobat dhe masat e parapara në nenin 15 dhe 16 të këtij ligji.
  16. 215

    AI-assisted research summary: For protecting immovable property during enforcement, the enforcement authority may order temporary removal of the debtor and others, storage of the property with the creditor or a third person, or other necessary protection measures.

    Neni 215 Sigurimi i paluajtshmërisë 1. Me qëllim të pengimit të dëmtimit të paluajtshmërisë, mundësimit të vlerësimit të saj, këqyrjes dhe mbrojtjes, organi përmbarues me konkluzion, me kërkesën e propozuesit të përmbarimit në dobi të të cilit është caktuar përmbarimi, mund ta urdhërojë : 1.1 largimin e përkohshëm nga paluajtshmëria të debitorit dhe personave të tjerë; 1.2 lënien për ruajtje të paluajtshmërisë kreditorit ose personit të tretë; 1.3 caktimin e masave të tjera të nevojshme për mbrojtjen e paluajtshmërisë, respektivisht për zbatimin pa pengesa të përmbarimit; 2. Kundër personave që e pamundësojnë ose pengojnë zbatimin pa pengesa të përmbarimit, Gjykata mund të shqiptoj gjobat dhe masat e parashikuara me nenin 15 dhe 16 të këtij ligji. 3. Mjetet e nevojshme për zbatimin e gjobave dhe masave nga paragrafi 2. i këtij neni, që më parë duhet t’i depozitoj kreditori.
  17. 216

    AI-assisted research summary: Agricultural land of a farmer up to half a hectare cannot be subject to enforcement, except for enforcement to realize secured claims under a mortgage on the immovable property.

    Neni 216 Paluajtshmëritë që nuk mund të bëhen objekt përmbarimi 1. Nuk mund të jetë objekt përmbarimi toka bujqësore e bujkut në sipërfaqe prej gjysmë hektari. 2. Dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni, nuk kanë të bëjnë me përmbarimin për realizimin e kredive të siguruara me të drejtën e pengut të kontraktuar për sendin e paluajtshëm (me hipotekë).
  18. 217

    AI-assisted research summary: The enforcement body must decide how to value immovable property right after issuing the enforcement decision or order, and valuation is generally done after the decision/order becomes enforceable.

    Neni 217 Mënyra e caktimit të vlerës 1. Për mënyrën e caktimit të vlerës së paluajtshmërisë organi përmbarues vendosë me konkluzion, menjëherë pasi ta nxjerrë aktvendimin për përmbarimin ose urdhrin për përmbarim. Nëse e do nevoja, para se të nxjerrë konkluzionin, organi përmbarues do të mbajë seancë dëgjimore me palët. 2. Përcaktimi i vlerës së paluajtshmërisë bëhet pasi të bëhet i përmbarueshëm aktvendimi për përmbarimin ose urdhri për përmbarim. 62 3. Përcaktimi i vlerës do të bëhet edhe para momentit të përcaktuar në paragrafin 2. të këtij neni, në qoftë se këtë e kërkon kreditori dhe i paguhen shpenzimet e përcaktimit të vlerës së paluajtshmërisë edhe për rastin nëse procedura përmbarimore pezullohet. 4. Vlera e paluajtshmërisë përcaktohet në bazë të çmuarjes së ekspertit dhe të fakteve të tjera në lartësinë e çmimit të tij të tregut në ditën e çmuarjes. 5. Me rastin e përcaktimit të vlerës së paluajtshmërisë merret parasysh edhe fakti se sa vlen ajo më pak, për shkak se në te mbeten të drejtat e caktuara edhe pas shitjes.
  19. 218

    AI-assisted research summary: The enforcement body may ask the competent tax administration for real-estate value data, except for the valuation method set out in Article 217.

    Neni 218 Caktimi i vlerës nga administrata tatimore Përveç mënyrës së vlerësimit të paluajtshmërisë në mënyrën e caktuar në nenin 217 të këtij ligji, organi përmbarues mund të kërkojë nga organi kompetent i administratës tatimore të dhënat për vlerën e paluajtshmërisë.
  20. 219

    AI-assisted research summary: In enforcement proceedings for a co-owned share, the valuation must include the value of the whole immovable property, the co-owned share, and the value that share would fetch if the whole property were sold.

    Neni 219 Përcaktimi i vlerës së pjesës në bashkëpronësi Në procedurën e përmbarimit për pjesën në bashkëpronësi, vlerësimi do t’i përmbaj vlerat e konstatuara edhe për gjithë paluajtshmërinë, e edhe për pjesën në bashkëpronësi, si dhe vlerën e pjesës në bashkëpronësi që do të fitohej në rast të shitjes së gjithë paluajtshmërisë, në pajtim me paragrafin 2. të nenit 193 të këtij ligji.
  21. 220

    AI-assisted research summary: If the parties and other persons in enforcement proceedings तय determine the immovable property’s value by agreement, articles 217 and 218 do not apply.

    Neni 220 Përcaktimi i vlerës me anë të marrëveshje Dispozitat e nenit 217 dhe 218 të këtij ligji nuk aplikohen po qe se palët dhe personat e tjerë që në procedurën përmbarimore i realizojnë të drejtat e tyre me anë të marrëveshjes e caktojnë vlerën e paluajtshmërisë.
  22. 221

    AI-assisted research summary: Certain people may request suspension of enforcement if the property value is too low to cover the creditor’s claim, and the request must be filed within 7 days of delivery of the sale conclusion.

    Neni 221 Kthimi për shkak të pamjaftueshmëris së mjeteve 1. Çdo person që ka të drejtë të paguhet nga çmimi i shitjes së paluajtshmërisë, e që sipas radhës së përparësisë vjen përpara kreditorit, mund të propozojë pezullimin e përmbarimit, në qoftë se vlera e përcaktuar e paluajtshmërisë nuk mund ta mbulojë shumën e kredisë së kreditorit të përmbarimit. 2. Propozimi për pezullimin e përmbarimit mund të paraqitet brenda shtatë (7) ditësh nga dita e dorëzimit të konkluzionit për shitjen. 3. Me propozim të titullarit të një të drejte dhe pas përmbushjes së kushteve nga paragrafi 1. i këtij neni, organi përmbarues me aktvendim apo urdhër do ta pezullojë procedurën përmbarimore.
  23. 222

    AI-assisted research summary: The enforcement body must issue the sale conclusion for immovable property after its value is determined.

    Neni 222 Konkluzioni për shitjen 1. Pasi të kryhet procedura për përcaktimin e vlerës së paluajtshmërisë, organi përmbarues jep konkluzionin për shitjen e paluajtshmërisë me të cilin cakton vlerën e paluajtshmërisë dhe mënyrën dhe kushtet e shitjes, si dhe kohën dhe vendin e shitjes, po që se shitja bëhet me anë të ankandit publik. 2. Në procedurën e përmbarimit për pjesën në bashkëpronësi nga neni 193 i këtij ligji, konkluzioni për shitjen do t’i përmbajë posaçërisht të dhënat edhe për gjithë paluajtshmërinë, e edhe për pjesën në bashkëpronësi që është objekt përmbarimi, por edhe shënimin se organi përmbarues për objektin definitiv të shitjes do të vendosë në pajtim me dispozitat për seancën e ankandit dhe shitjes së paluajtshmërisë.
  24. 223

    AI-assisted research summary: The enforcement authority must publish the sale conclusion for immovable property, and interested property holders may also publish it at their own expense.

    Neni 223 Publikimi i konkluzionit për shitjen 63 1. Konkluzioni për shitjen e paluajtshmërisë shpallet në tabelën e organit përmbarues, e me vendimin e organit përmbarues edhe në mënyrë tjetër përkatëse. 2. Pala apo kushdo tjetër me interesa pronësore në atë pronë ka të drejtën që me shpenzimet e tij ta publikojë konkluzionin për shitjen në mjetet e informimit publik, dhe t’i njoftojë personat që merren me ndërmjetësimin në shitjen e sendeve të paluajtshme për atë konkluzion. 3. Prej shpalljes së konkluzionit për shitjen në tabelën e organit përmbarues deri në ditën kur duhet të bëhet shitja e paluajtshmërisë duhet të kalojnë të paktën tridhjetë (30) ditë. 4. Konkluzioni për shitjen u dërgohet palëve, personave të cilët kanë të drejtën e realizimit me prioritet të kredive, apo të drejtën e realizimit të rangut të njëjtë me kreditorin, personave që kanë të drejtën e regjistruar, ose të drejtën ligjore të parablerjes dhe organit kompetent administrativ të tatimeve.
  25. 224

    AI-assisted research summary: A person with a priority right to buy may buy the property before the best bidder if they declare right after bidding that they will buy on the same terms.

    Neni 224 E drejta përparësisë për blerje 1. Personi që ka të drejtën e përparësisë për blerje të pronës së paluajtshme që është objekt i përmbarimit me shitje, ka përparësi mbi ofertuesin më të mirë, nëse menjëherë pas përfundimit të ofertimit, ai jep deklaratën se ai person do të blej pronën e paluajtshme me kushte të njëjta. 2. Nëse personi që është mbajtës i të drejtës së përparësisë për blerjen e pronës së paluajtshme nuk ka pranuar aktvendimin apo urdhrin për shitje, organi përmbarues e njofton atë për çmimin e ofruar për blerje të pronës së paluajtshme, dhe personi që është mbajtës i të drejtës së përparësisë bën deklaratën e tij brenda tri (3) ditëve nga data e pranimit të njoftimit. 3. Nëse personi që mban të drejtën e përparësisë për blerje nuk e jep deklaratën brenda afatit të parashkruar në paragrafin 2. të këtij neni, ai humbë të drejtën e përparësisë për blerje. Në këtë rast ai paguan çmimin e blerjes brenda afatit të caktuar me aktvendimin apo urdhrin për shitje. 4. Personi që ka të drejtën kontraktuale të përparësisë ushtron të drejtën e tij në kuptim të paragrafit 1. të këtij neni ku nuk ka të drejta ligjore apo ku mbajtësi i titullit nuk e ka shfrytëzuar ato.
  26. 225

    AI-assisted research summary: A creditor can obtain priority to buy if no prior legal or contractual pre-emption right exists, or if that right was not used, and the creditor registers the enforcement decision or order.

    Neni 225 Gjykimi i të drejtës së përparësisë së kreditorit për blerje 1. Kur nuk ka pasur të drejtën ligjore apo kontraktuale të përparësisë për blerje, apo kur mbajtësi i kësaj të drejte nuk e ka shfrytëzuar atë të drejtë, e drejta e blerjes me përparësi i përket kreditorit. 2. Kreditori përvetëson të drejtën e përparësisë së blerjes kur e regjistron aktvendimin ose urdhrin për përmbarim atë në regjistrin përkatës. 3. Nëse personi që ka përvetësuar të drejtën e përparësisë së blerjes së pronës së paluajtshme jep këtë deklaratë para kreditorit se nuk do e shfrytëzojnë këtë të drejtë, kreditori merr precedencë para ofertuesit të parë nëse menjëherë pas përmbylljes së shitjes ai jep deklaratën se ai blen pronën e paluajtshme me kushte të njëjta.
  27. 226

    AI-assisted research summary: Kur një pronë e paluajtshme shitet me marrëveshje të drejtpërdrejtë, organi përmbarues duhet t’i ftojë disa mbajtës të së drejtës së përparësisë për blerje dhe kreditorin që të japin deklaratë me shkrim nëse duan ta ushtrojnë atë të drejtë.

    Neni 226 Deklarata e mbajtësit të përparësisë për blerje Nëse prona e paluajtshme shitet me marrëveshje të drejtpërdrejtë, organi përmbarues fton mbajtësin ligjor të së drejtës së përparësisë për blerje, mbajtësin e të drejtës kontraktuale të përparësisë për blerje që është futur në regjistrat publik, dhe kreditorin për të bërë deklaratë me shkrim nëse dëshirojnë që të shfrytëzojnë këtë të drejtë apo jo.
  28. 227

    AI-assisted research summary: Shitja e paluajtshmërisë bëhet me ankand publik verbal.

    Neni 227 Mënyra e shitjes së paluajtshmërisë 1. Shitja e paluajtshmërisë bëhet me anë të ankandit publik verbal. 64 2. Seanca për shitjen e paluajtshmërisë mbahet në ndërtesën e Gjykatës, në qoftë se organi përmbarues nuk ka caktuar vend tjetër të shitjes. 3. Seanca për shitje mbahet para organit përmbarues.
  29. 228

    AI-assisted research summary: Palët dhe disa kreditorë të siguruar mund të bien dakord për shitje me ujdi të drejtpërdrejtë të paluajtshmërisë para ankandit publik. Kontrata duhet të jetë me shkrim, nënshkrimet duhet të verifikohen nga organi kompetent, dhe kontratën për debitorin e lidh personi i ngarkuar me shitjen me konkluzion të organit përmbarues.

    Neni 228 Marrëveshja për shitje me anë të ujdisë së drejtpërdrejtë 1. Palët dhe kreditorët e siguruar me peng e drejta për realizimin e kredive të të cilëve është së paku e rangut të njëjtë në relacion me propozuesin e përmbarimit, mund të merren vesh më së voni deri në momentin e shitjes së paluajtshmërisë në ankandin publik, që shitja e paluajtshmërisë të bëhet brenda afatit të caktuar me anë të ujdisë së drejtpërdrejtë nëpërmjet personit të autorizuar për shitjen e paluajtshmërive dhe organit përmbarues, ose në ndonjë mënyrë tjetër. 2. Kontrata e shitjes nëpërmjet të ujdisë së drejtpërdrejtë lidhet me shkrim. 3. Kontratën në emër dhe llogari të debitorit e lidhë personi të cilit i është besuar shitja me konkluzionin e organit përmbarues. Nënshkrimet e personave që lidhin kontratën, duhet të verifikohen të organi kompetent. 4. Kjo kontratë prodhon efekt juridik prej ditës kur nxjerrët aktvendimi apo urdhri për dorëzimin e paluajtshmërisë së shitur.
  30. 229

    AI-assisted research summary: The sale conditions for immovable property must be included in the sale agreement and must cover specified information.

    Neni 229 Kushtet e shitjes 1. Kushtet e shitjes së paluajtshmërisë inkorporohen në konkluzionin për shitjen dhe përpos të informatave të tjera përmbajnë: 1.1. përshkrimin më të hollësishëm të paluajtshmërisë me sendet që i takojnë; 1.2. emërtimi i të drejtave të personave të tretë të cilat nuk shuhen me shitjen e sendit të paluajtshëm; 1.3. të dhënat se a është e liruar paluajtshmëria nga personat dhe gjësendet, apo është duke u shfrytëzuar dhe nëse po, atëherë për cilën bazë juridike; 1.4. vlerën e paluajtshmërisë; 1.5. çmimin me të cilin mund të shitet paluajtshmëria dhe kush është i detyruar t’i pa guaj tatimet dhe harxhimet lidhur me shitjen; 1.6. afatin brenda të cilit blerësi ka për detyrë ta paguajë shumën e të hollave në emër të çmimit blerës; 1.7. mënyrën e shitjes; 1.8. shumën e garancionit, afatin brenda të cilit duhet dhënë ai, të cili dhe si duhet të jepet garancioni; 1.9. kushtet e posaçme që duhet t’i plotësojë blerësi për të fituar të drejtën e pronësisë për paluajtshmërinë e blerë; 1.10. natyrën e pronës së shitur. 2. Në procedurën e përmbarimit për pjesën në bashkëpronësi nga neni 193 të këtij ligji, kushtet e shitjes nga paragrafi 1. i këtij neni, do t’i përfshijnë kushtet e shitjes sikurse për gjithë paluajtshmërinë ashtu edhe për pjesën në bashkëpronësi që është objekt i përmbarimit. 65
  31. 230

    AI-assisted research summary: The buyer must deposit the purchase price within 30 days from the day of sale.

    Neni 230 Pagesa e çmimit të blerjes Afati brenda të cilit blerësi ka për detyrë ta depozitojë çmimin nuk mund të jetë më i gjatë se tridhjetë (30) ditë nga dita e shitjes, pavarësisht nëse çmimi paguhet menjëherë ose me këste
  32. 231

    AI-assisted research summary: To enter a public auction as a buyer, a person must first deposit the guarantee. The guarantee must equal one-tenth of the immovable property’s assessed value and may not exceed 5,000 euros.

    Neni 231 Paradhënia 1. Në ankandin publik si blerës mund të marrin pjesë vetëm personat që më parë e kanë depozituar garancionin. 2. Përveç personave të cilët sipas këtij ligji nuk kanë për detyrë të japin garanci në procedurën përmbarimore, atë nuk kanë për detyrë ta jep as kreditori, e as titullarët e të drejtave të regjistruara në librin publik të palujtshmerive të cilat shuhen me shitjen e paluajtshmërisë, po qe se kreditë e tyre janë të barabarta me shumën e garancisë dhe po qe se kur merret parasysh radha e prioritetit të tyre dhe vlera e caktuar e paluajtshmërisë, shuma e tillë do të mund të paguhej nga çmimi blerës. 3. Shuma e garancionit duhet të jetë e barabartë me një të dhjetën e vlerës së përcaktuar të paluajtshmërisë, por nuk mund të jetë më e madhe se pesëmijë (5.000) Euro. 4. Ofertuesve, oferta e të cilëve nuk është pranuar, përveç tre (3) ofertuesve më të volitshëm, do t’u kthehet shuma e depozituar menjëherë pas përfundimit të ankandit.
  33. 232

    AI-assisted research summary: The public auction hearing may proceed even if only one bidder attends, and the enforcement body must postpone it if the priority-credit holder proposes a postponement and only one bidder is present.

    Neni 232 Rasti kur paraqitet vetëm një ofertues 1. Seanca për ankandin publik do të mbahet edhe po qe se në te merr pjesë vetëm një ofertues i vetëm. 2. Organi përmbarues me propozimin e personit që e ka të drejtën e realizimit me prioritet të kredisë, me anë të konkluzionit do të shtyj seancën e ankandit, po qe se në të merr pjesë vetëm një ofertues.
  34. 233

    AI-assisted research summary: Certain people cannot buy immovable property in an execution sale.

    Neni 233 Pamundësia për të qenë blerës Blerës i paluajtshmërisë nuk mund të jetë Gjykatësi, ose personi tjetër që merr pjesë zyrtarisht në procedurën e shitjes, bashkëshorti i tyre dhe personat që janë gjini gjaku me ta (paraardhësit, pasardhësit, vëllezërit e motrat dhe bashkëshortët e tyre), debitori dhe bashkëshorti i tij, vlerësuesi i tij, por as personi i cili sipas ligjit nuk mund ta fitojë të drejtën e pronësisë për paluajtshmërinë që është objekt i përmbarimit.
  35. 234

    AI-assisted research summary: This provision sets minimum bid and sale-price floors for auction sales of immovable property and requires the enforcement body to schedule later auction sessions within fixed time limits.

    Neni 234 Çmimi i shitjes së paluajtshmërisë 1. Në seancën e parë të ankandit të shitjes paluajtshmëria nuk mund të shitet me çmimin që është më i ulët se tetëdhjetë përqind (80%) e vlerës së përcaktuar. Ofertat fillestare për seancën e parë, që janë më të vogla se tetëdhjetë përqind (80%) së përcaktuar nuk do të shqyrtohen. 2. Pa pëlqimin e personave të cilët në procedurën përmbarimore e kanë të drejtën që t’i realizojnë kreditë e tyre para kreditorit, paluajtshmëria në seancën e ankandit nuk mund të shitet për çmimin i cili nuk e mbulon as pjesërisht shumën e kredisë së propozuesit të përmbarimit. 3. Në qoftë se paluajtshmëria nuk ka mundur të shitet në seancën e parë, organi permbarues do ta caktojë seancën e dytë brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh. 66 4. Organi përmbarues e cakton seancën e dytë brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh edhe kur tre (3)ofertuesit më të volitshëm në seancën e parë nuk e kanë paguar çmimin blerës, brenda afateve të caktuara. 5. Në seancën e dytë paluajtshmëria nuk mund të shitet për çmimin që është më i vogël se gjysma e vlerës së përcaktuar me konkluzionin për shitjen. Oferta fillestare në seancën e dytë nuk mund të jetë më e vogël se gjysma e vlerës së përcaktuar. 6. Në qoftë se paluajtshmëria nuk shitet në seancën e dytë, organi përmbarues e cakton seancën e tretë brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) deri tridhjetë (30) ditë. Në këtë seancë paluajtshmëria nuk mund të shitet me çmim me të vogël se nje e treta e vlerës së përcaktuar të paluejtshmerise. 7. Po qe se nuk ekzistojnë persona me të drejtë parablerjeje ligjore, apo kontraktuale, atëherë personi i cili sipas këtij ligji e ka të drejtën e realizimit me prioritet të kredisë së tij nga çmimi i shitjes, e fiton të drejtën e parablerjes së paluajtshmërisë me çmimin e arritur në seancën e tretë.
  36. 235

    AI-assisted research summary: Palët mund të bien dakord me organin përmbarues që paluajtshmëria të shitet me çmim më të ulët në seancën e parë, nëse procedura përmbarimore ende s’ka filluar dhe plotësohen kushtet e vlefshmërisë.

    Neni 235 Caktimi i çmimit me marrëveshjen e palëve 1. Në qoftë se palët para se të ketë filluar procedura përmbarimore kanë bërë marrëveshje me organin përmbarues, që paluajtshmëria të shitet për çmimin më të ulët se ai nga paragrafi 1., 2. dhe 6. të nenit 234 të këtij ligji, atëherë paluajtshmëria mund të shitet me çmimin e tillë që në seancën e parë të shitjes. Kjo marrëveshje quhet e vlefshme vetëm në qoftë se në procedurën përmbarimore nuk marrin pjesë personat me të drejta të regjistruara në librin publik të palujtshmërive, para regjistrimit të së drejtës së propozuesit të përmbarimit. 2. Çmimi më i ulët me të cilin mund të shitet paluajtshmëria sipas dispozitave të paragrafit 1. të këtij neni, nuk mund të jetë më i ulët se një e treta (1/3) e vlerës së përcaktuar. 3. Palët dhe personat e siguruar me peng mund të merren vesh nëpërmjet deklaratave të dhëna në procesverbal, që paluajtshmëria të shitet me çmim më të ulët se ai që është përmendur në paragrafin 1.,2. dhe 5. të nenit 234 te këtij ligji. 4. Dispozitat e paragrafit 1.,2. dhe 6. të nenit 234 te ketj ligji dhe paragrafit 1. të këtij neni, zbatohen përshtatshmërish edhe në rastin kur paluajtshmëria shitet sipas ujdisë të drejtpërdrejtë
  37. 236

    AI-assisted research summary: Organi përmbarues mund të shtyjë ose zhvillojë ankandin dhe shitjen e paluajtshmërisë, dhe pas ankandit duhet të konstatojë ofertuesin fitues e të mbajë procesverbal.

    Neni 236 Seanca për shitjen dhe shitja e paluajtshmërisë 1. Në qoftë se në ditën e mbajtjes së seancës, aktvendimi apo urdhri për përmbarimin nuk është bërë i përmbarueshëm, organi përmbarues mund ta shtyjë mbajtjen e seancës për ankand dhe shitje, për më së shumti tridhjetë (30) ditë. 2. Pasi të ketë konstatuar se janë përmbushur kushtet për mbajtjen e seancës për ankand, organi përmbarues shpall se fillon ankandi. 3. Në qoftë se procedura e përmbarimit zbatohet për pjesën në bashkëpronësi nga neni 194 i këtij ligji, organi përmbarues njëkohësisht e ofron për shitje edhe pjesën në bashkëpronësi, e edhe paluajtshmërinë në tërësi. Pas deponimit të ofertave më të volitshme për të dy objektet e shitjes dhe pas vlerësimit të kushteve nga paragrafi 3. i nenit 194 të këtij ligji, organi përmbarues me anë të konkluzionit vendosë për objektin definitiv të shitjes. 4. Ankandi i shitjes përfundon pasi të kenë kaluar pesë minuta pas paraqitjes së ofertës më të favorshme. 5. Pas përfundimit të ankandit organi përmbarues konstaton se cilët janë ofertuesit që kanë ofruar çmimin mbi minimumin dhe njëherit konstaton se paluajtshmëria i shitet ofertuesit më të favorshëm nga të gjithë të tjerët, po qe se janë plotësuar kushtet e tjera. 6. Në seancën e ankandit për shitjen e paluajtshmërisë mbahet procesverbal. 67
  38. 237

    AI-assisted research summary: The enforcement organ must issue a written conclusion for the sale of immovable property to the most favorable bidder, post it on its notice board, and send a copy to the parties and auction participants.

    Neni 237 Shpallja e konkluzionit për shitjen Për shitjen e paluajtshmëris ofertuesit më të favorshëm, organi përmbarues nxjerrë konkluzion të shkruar të cilin e shpallë në tabelën e organit përmbarues dhe ua dërgon nga një ekzemplar palëve dhe personave që kanë marrë pjesë në ankand si ofertues të blerjes.
  39. 238

    AI-assisted research summary: For a direct sale of immovable property, the enforcement body issues the conclusion after confirming the sale conditions, and the court may delay issuing it for up to 30 days if the enforcement decision is not yet enforceable.

    Neni 238 Shitja në rast të ujdisë së drejtpërdrejtë 1. Në rast të shitjes së paluajtshmërisë me ujdinë e drejtpërdrejtë, organi përmbarues e nxjerrë konkluzionin nga neni 237 të këtij ligji, pasi që të vërtetojë se janë plotësuar kushtet për shitje të vlefshme. 2. Në qoftë se në momentin e nxjerrjes së konkluzionit nga paragrafi 1. i këtij neni, aktvendimi apo urdhri për përmbarimin nuk është bërë ende i përmbarueshëm, Gjykata mund ta shtyjë nxjerrjen e tij për më së shumti tridhjetë (30) ditë. 3. Dispozitat e paragrafit 3. të nenit 236 të këtij ligji, në mënyrë të përshtatur aplikohen edhe për shitjen me ujdinë e drejtpërdrejtë. 4. Konkluzioni nga paragrafi 1. i këtij neni, publikohet në tabelën e organit përmbarues dhe u dërgohet të gjithë personave të cilëve u dërgohet konkluzioni për shitjen, si dhe blerësit të paluajtshmërisë.
  40. 239

    AI-assisted research summary: The highest bidder must deposit the purchase price with the enforcement body within the deadline set by that body, and the deadline cannot be less than 30 days from publication of the sale conclusion.

    Neni 239 Depozitimi i çmimit blerës 1. Sigurimin e depozituar duke depozituar te organi përmbarues brenda afatit të caktuar nga organi përmbarues, i cili nuk mund të jetë më i shkurtër se tridhjetë (30) ditë nga dita e publikimit të konkluzionit për shitjen. 2. Në qoftë se ofertuesi i ofertës më të madhe nuk e deponon çmimin blerës brenda afatit të caktuar, organi përmbarues me anë të konkluzionit e shpallë të pavlefshme shitjen që i është bërë këtij ofertuesi dhe me konkluzion të ri konstaton se paluajtshmëria i është shitur ofertuesit të dytë të radhës, i cili brenda afatit që e cakton organi përmbarues , e i cili afat nuk mund të jetë më i gjatë se tridhjetë (30) ditë nga dita në të cilën i dorëzohet konkluzioni, duhet ta depozitoj në organin përmbarues çmimin blerës. Po qe se as ofertuesi i dytë nuk e depoziton çmimin brenda afatit të caktuar nga organi përmbarues, organi përmbarues i zbaton rregullat në fjalë edhe për ofertuesin e tretë me radhë. 3. Në qoftë se asnjëri nga tre (3) ofertuesit nga paragrafi 2. i këtij neni, nuk e përmbushë detyrimin e depozitimit të çmimit blerës brenda afateve të caktuara, organi përmbarues mund ta konsiderojë të pasuksesshme seancën e parë dhe të caktojë seancë të re, ashtu siç është paraparë me nenet 227 deri 236 të këtij ligji.
  41. 240

    AI-assisted research summary: If a bidder fails to pay the purchase price on time, failed-session costs are paid from the deposited security; any shortfall may be covered by the second bidder’s security, and remaining money is returned after procedural costs are paid.

    Neni 240 Shpenzimet e seancës së pasuksesshme 1. Nga sigurimi i depozituar nga ofertuesi i parë të cilit i është shitur paluajtshmëria dhe i cili brenda afatit të caktuar nuk e paguan çmimin blerës, paguhen shpenzimet e seancës së pasuksesshme. Po qe se këto shpenzime nuk mund të mbulohen në tërësi nga shuma siguruese të cilën e ka depozituar ofertuesi i parë, dallimi paguhet nga sigurimi i ofertuesit të dytë, po qe se edhe ky heqë dorë nga blerja e paluajtshmërisë. Këto rregulla zbatohen në mënyrë të përshtatur edhe në rastin e heqjes dorë nga blerja e ofertuesit të tretë. 68 2. Shpenzimet e seancës së ardhshme paguhen proporcionalisht nga sigurimi i ofertuesve të cilëve u është shitur paluajtshmëria, por të cilët nuk e kanë depozituar çmimin blerës brenda afatit të caktuar nga organi përmbarues . 3. Shuma e mbetur pas pagimit të shpenzimeve procedurale i kthehet depozituesit të sigurimit.
  42. 241

    AI-assisted research summary: After the full sale price is deposited with the enforcement body, other bidders’ deposits must be returned within 3 days.

    Neni 241 Kthimi i sigurimeve të depozituara 1. Pasi të depozitohet te organi përmbarues çmimi i plotë i paluajtshmërisë së shitur, sigurimet e depozituara të ofertuesve të tjerë kthehen brenda afatit prej tre (3) ditësh nga dita e depozitimit të çmimit te organi përmbarues. 2. Në qoftë se blerës i sendit është kreditori dhe po qe se nuk ekzistojnë persona të tjerë, kreditë e të cilëve përmbushen para kredisë së tij nga çmimi me të cilin i është shitur paluajtshmëria, atëherë ai nuk është i detyruar ta depozitojë çmimin te organi përmbarues që i korrespondon shumës së kredisë së tij. 3. Në qoftë se çmimi blerës është më i madh se kredia e tij përmbarimore, kreditori duhet ta depozitoj dallimin ndërmjet çmimit dhe kredisë së tij. 4. Dispozitat e paragrafëve 1., 2. dhe 3. të këtij neni, zbatohen edhe kur kredia e kreditorit të përmbarimit sipas ligjit përmbushet përpara se të përmbushen kreditë e kreditorëve tjerë, që kanë të drejtë për përmbushje nga i njëjti çmim i shitjes së paluajtshmërisë së debitorit.
  43. 242

    AI-assisted research summary: Pas pagesës së çmimit, organi përmbarues nxjerr aktvendim/urdhër për t’ia kaluar paluajtshmërinë blerësit dhe për të urdhëruar regjistrimin e pronësisë; kundër këtij akti nuk lejohet prapësim, por lejohet ankesë.

    Neni 242 Dorëzimi i paluajtshmërisë blerësit 1. Pas depozitimit të çmimit organi përmbarues nxjerrë aktvendimin apo urdhrin në të cilin konstaton se paluajtshmëria i është shitur blerësit të caktuar. 2. Me aktvendimin apo urdhërin nga paragrafi 1. i këtij neni, organi përmbarues vendosë që paluajtshmëria t’i dorëzohet blerësit, kurse mbajtësi i librit publik të palujtshmërive urdhërohet që në të të regjistrohet e drejta e pronësisë së blerësit për paluajtshmërinë e blerë. Po me këtë aktvendim apo urdhër organi përmbarues e cakton fshirjen e të drejtave për të cilat është thënë se do të fshihen me aktvendimin apo urdhër për shitjen e paluajtshmërisë. 3. Kundër aktvendimit ose urdhrit nga paragrafi 1. i këtij neni, nuk lejohet prapësimi, por goditja e tij mund të bëhet me ankesë. 4. Aktvendimi ose urdhri nga paragrafi 1. i këtij neni, publikohet në tabelën e organit përmbarues. Pas kalmit të tre (3) ditëve pas ditës së publikimit në tabelën e organit përmbarues, konsiderohet se aktvendimi ose urdhri u është dorëzuar të gjithë personave të cilëve duhet dorëzuar konkluzioni për shitjen dhe pjesëmarrësve në ankand.
  44. 243

    AI-assisted research summary: When an immovable property is sold, the debtor loses the right to possess it and must hand it over to the buyer immediately after receiving the sale decision or order, unless law or the buyer’s agreement says otherwise.

    Neni 243 Humbja e të drejtës së posedimit të paluajtshmërisë Në momentin e shitjes së paluajtshmërisë debitori e humbë të drejtën e posedimit të paluajtshmërisë dhe ka për detyrë që atë t’ia dorëzojë blerësit menjëherë pasi t’i dorëzohet aktvendimi ose urdhri për shitjen e paluajtshmërisë, po qe se me ligj, apo me marrëveshjen me blerësin nuk është paraparë ndryshe.
  45. 244

    AI-assisted research summary: If the buyer asks for it, the enforcement body can order the debtor to empty and hand over the immovable property to the buyer.

    Neni 244 Shpërngulja e debitorit 1. Pasi që të nxjerrë aktvendimin ose urdhri për dorëzimin e paluajtshmërisë, organi përmbarues me kërkesën e blerësit, me konkluzion e urdhëron debitorin që ta zbrazë paluajtshmërinë dhe t’ia dorëzojë blerësit. 69 2. Përmbarimi nga paragrafi 1. i këtij neni, kryhet sipas dispozitave të Kreut 7, Pjesës 2 të këtij ligji. 3. Në procedurën e përmbarimit nga paragrafi 2. i këtij neni, blerësi i paluajtshmërisë e fiton pozitën procedurale të propozuesit të përmbarimit, në momentin e paraqitjes së propozimit për përmbarim me qëllim zbrazjeje dhe dorëzimi të paluajtshmërisë.
  46. 245

    AI-assisted research summary: If sold immovable property is occupied by other persons without a valid legal basis, the enforcement body must order them to vacate and hand it over to the buyer, and enforcement must start immediately after the order is issued.

    Neni 245 Shpërngulja e personave të tjerë 1. Pas nxjerrjes së aktvendimit ose urdhërit me të cilin konstatohet se është shitur paluajtshmëria, organi përmbarues sipas propozimit të blerësit, me anë të aktvendimit ose urdhrit i urdhëron personat tjerë që ndodhen në paluajtshmërinë e shitur, që ta zbrazin dhe dorëzojnë atë blerësit, po qe se nuk e posedojnë dokumentin e vlefshëm që shërben si bazë juridike për shfrytëzimin e paluajtshmërisë. Me të njëjtin aktvendim ose urdhër kundër personave të këtillë, caktohet përmbarimi me anë të zbrazjes dhe dorëzimit të paluajtshmërisë. 2. Organi përmbarues do ta filloj zbatimin e përmbarimit të aktvendimit ose urdhrit nga paragrafi 1. i këtij neni, menjëherë pas nxjerrjes së tij. Përmbarimi zbatohet sipas rregullave të këtij ligji për përmbarimin për zbrazjen dhe dorëzimin e paluajtshmërive. 3. Në procedurën që kryhet sipas paragrafit 1. dhe 2. të këtij neni, blerësi e ka pozitën procedurale të propozuesit të përmbarimit.
  47. 246

    AI-assisted research summary: If the enforcement order is annulled or changed after the sale decision has been carried out, the buyer’s ownership right is not affected.

    Neni 246 Mbrojtja e të drejtave të blerësit Anulimi ose ndryshimi i aktvendimit ose urdhrit të përmbarimit pasi të jetë zbatuar aktvendimi ose urdhëri me të cilin është konstatuar shitja e paluajtshmërisë, nuk ndikon në të drejtën e pronësisë së blerësit të fituar në bazë të aktvendimit për dorëzimin e paluajtshmërisë.
  48. 247

    AI-assisted research summary: If the immovable property is not sold by the third public auction or by direct agreement within the set deadline, the enforcement organ may deliver it to the enforcement proposer on request.

    Neni 247 Përmbushja e kredisë me dorëzimin e paluajtshmërisë kreditorit 1. Në qoftë se paluajtshmëria nuk shitet as në seancën e tretë të ankandit publik, ose me anë të ujdisë së drejtpërdrejtë brenda afatit të caktuar nga organi përmbarues, me kërkesën e propozuesit të përmbarimit, organi përmbarues me aktvendim mund t’ia dorëzojë paluajtshmërinë vetë propozuesit të përmbarimit. 2. Në rastin nga paragrafi 1. i këtij neni, konsiderohet se kredia e kreditorit është përmbushur deri në shumën e cila i përgjigjet dy të tretave të vlerës së përcaktuar të paluajtshmërisë.
  49. 248

    AI-assisted research summary: The enforcement body must suspend enforcement if the property still cannot be sold after the third hearing and the enforcement applicant has not used the Article 247 right.

    Neni 248 Pezullimi i përmbarimit 1. Në qoftë se paluajtshmëria nuk ka mundur të shitet as në seancën e tretë, kurse propozuesi i përmbarimit nuk e ka shfrytëzuar të drejtën nga neni 247 i këtij ligji, organi përmbarues do ta pezullojë përmbarimin, 2. Përmbarimi me anë të shitjes nëpërmjet ujdisë së drejtpërdrejtë, do të pezullohet në qoftë se paluajtshmëria nuk ka mundur të shitet në afatin e caktuar me marrëveshjen e palëve dhe personave që i realizojnë kreditë e tyre në të njëjtën procedurë përmbarimi, përveçse kur nga marrëveshja e palëve del diç tjetër.
  50. 249

    AI-assisted research summary: If enforcement is suspended, the enforcement applicant may start the enforcement procedure again for the same debt and the same immovable property.

    Neni 249 Efekti i pezullimit të përmbarimit Vendimi për pezullimin e përmbarimit nuk është pengesë që propozuesi i përmbarimit të fillojë rishtas procedurën e përmbarimit për realizimin e të njëjtës kredi për të njëjtën paluajtshmëri. 70
  51. 250

    AI-assisted research summary: If the conditions for suspending enforcement are met, the enforcement authority may order immovable property to be given for use with payment on the enforcement proposer’s request.

    Neni 250 Kushtet për dhënie në shfrytëzim 1. Kur plotësohen kushtet për pezullimin e përmbarimit, organi përmbarues mundet sipas kërkesës së propozuesit të përmbarimit, të cilën kërkesë ai mund ta paraqesë brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh, me aktvendim ose urdhër të vendosë që atij t’i dorëzohet paluajtshmëria në shfrytëzim me pagesë. 2. Aktvendimin ose urdhrin për dhënien e paluajtshmërisë kreditorit për shfrytëzim, debitori mund ta godet me ankesë.
  52. 251

    AI-assisted research summary: The enforcement body sets the duration and monthly compensation for use of the immovable property, and the enforcement applicant must return the property to the debtor after the set period.

    Neni 251 Kohëzgjatja e shfrytëzimit dhe shpërblimi 1. Me aktvendimin ose urdhrin me të cilin organi përmbarues vendosë që propozuesit të përmbarimit t’i dorëzohet paluajtshmëria për shfrytëzim, caktohet kohëzgjatja dhe lartësia e shpërblimit mujor për shfrytëzimin e paluajtshmërisë. Lartësia e shpërblimit caktohet në bazë të mendimit të ekspertit. 2. Koha brenda së cilës paluajtshmëria i jepet për shfrytëzim propozuesit të përmbarimit, caktohet nga organi përmbarues duke pasur parasysh shumën e kredisë në të holla të propozuesit të përmbarimit si dhe lartësia e shpërblimit të caktuar për shfrytëzimin e paluajtshmërisë. 3. Shpërblimi për shfrytëzimin e paluajtshmërisë i llogaritet debitorit në përmbushjen e kredisë së propozuesit të përmbarimit. 4. Pas kalimit të kohës nga paragrafi 2. i këtij neni, propozuesi i përmbarimit ka për detyrë që paluajtshmërinë t’ia kthejë debitorit. 5. Për dorëzimin dhe kthimin e paluajtshmërisë, në mënyrë të përshtatur zbatohen dispozitat e neneve 242 deri 245 të këtij ligji.
  53. 252

    AI-assisted research summary: The enforcement body must pay the creditor immediately after the purchase price for the sold immovable property has been deposited.

    Neni 252 Momenti i pagesës Organi përmbarues bënë pagesën e kreditorit menjëherë pasi të jetë depozituar çmimi i blerjes së paluajtshmërisë së shitur.
  54. 253

    AI-assisted research summary: This article says how sale proceeds are distributed: first to the enforcement proposer, secured pledge creditors, and certain persons with claims for personal servitudes; any remaining amount goes to the debtor unless there is a legal obstacle.

    Neni 253 Personat që paguhen 1. Nga çmimi i shitjes paguhet propozuesi i përmbarimit me iniciativën e të cilit është vënë në veprim procedura përmbarimore, kreditorët e siguruar me peng dhe kur nuk i kanë parashtruar kreditë e tyre edhe personat që kanë të drejtë shpërblimi për servitutet personale. 2. Teprica e çmimit blerës që mbetet pas përmbushjes së kërkesave të personave nga paragrafi 1. i këtij neni, i dorëzohet debitorit, po qe se për një gjë të tillë nuk ka pengesa juridike. 3. Në qoftë se çmimi i shitjes së paluajtshmërisë nuk është i mjaftueshëm për përmbushje në tërësi të kredive të radhës së njëjtë, përmbushja e tyre bëhet në proporcion me lartësinë e kredive të tilla.
  55. 254

    AI-assisted research summary: Sale proceeds from immovable property are paid in a fixed priority order, and interest is paid before principal if both are owed.

    Neni 254 Përmbushja e kredive me prioritet 1. Nga shuma e fituar prej shitjes së paluajtshmërisë, paguhen në radhë të parë me këtë renditje: 1.1. shpenzimet e procedurës përmbarimore; 1.2. kërkesat e kreditorëve të siguruar me peng, të cilat sipas radhës së prioritetit realizohen përpara propozuesit të përmbarimit; 71 1.3. kërkesa e propozuesit të përmbarimit; 1.4. kërkesat e kreditorëve të siguruar me peng, të cilat sipas radhës së prioritetit realizohen pas propozuesit të përmbarimit; 1.5. shpërblimet për servitutet personale, të cilat shuhen me shitjen e paluajtshmërisë. 2. Po qe se debitori përveç borxhit kryesor duhet të paguajë edhe kamata, atëherë ato paguhen para se të paguhet borxhi kryesor. 3. Më tepër persona të të njëjtës pikë nga paragrafi 1. i këtij neni, i realizojnë kërkesat e tyre sipas radhës së fitimit të së drejtës së pengut dhe të drejtës së përmbushjes së kredisë së propozuesit të përmbarimit, përkatësisht sipas radhës së fitimit të servituteve personale, po qe se me marrëveshje nuk është paraparë ndryshe.
  56. 255

    AI-assisted research summary: The rules in Article 254 also apply, with adjustments, to submortgage rights and other rights burdening the credit being realized.

    Neni 255 Radha e përmbushjes së kredive të tjera 1. Dispozitat e nenit 254 të këtij ligji, në mënyrë të përshtatur zbatohen edhe për përmbushjen e të drejtave nga nën hipoteka dhe të drejtave që përbëjnë barrë për kredinë që realizohet. 2. Shpenzimet dhe kamatat për tri (3) vitet e fundit deri në momentin e nxjerrjes së aktvendimit apo urdhrit për dorëzimin e paluajtshmërisë blerësit, të caktuara me anë të dokumentit ekzekutiv, paguhen sipas radhës që i takon kredia kryesore.
  57. 256

    AI-assisted research summary: Nëse nuk ka marrëveshje për shpërblimin e servituteve personale ose të drejtave që shuhen me shitjen e paluajtshmërisë, organi përmbarues e cakton shumën. Blerësi dhe titullari mund të bien dakord që blerësi ta marrë përsipër servitutin dhe shpërblimi të zbritet nga çmimi.

    Neni 256 Shpërblimi për servitutet personale dhe të drejtat e tjera 1. Në qoftë se për lartësinë e shpërblimit për servitutet personale, ose për të drejtat që shuhen në momentin e shitjes së paluajtshmërisë, nuk arrihet marrëveshje midis titullarëve të tyre dhe propozuesit të përmbarimit, i cili për kah radha e realizimit vije pas tyre, lartësinë e shpërblimit e cakton organi përmbarues duke marrë parasysh sidomos kohën për të cilën ato do të ekzistojnë, vlerën e tyre dhe moshën e titullarëve të tyre. 2. Blerësi i paluajtshmërisë dhe titullari i të drejtës së servitutit personal, mund të merren vesh që blerësi ta marrë përsipër servitutin, kurse shuma e shpërblimit të caktuar sipas paragrafit 1. të këtij neni, të hiqet nga çmimi blerës i paluajtshmërisë.
  58. 257

    AI-assisted research summary: If multiple credits have the same rank, they are satisfied proportionally to their amount when the sale proceeds from the immovable property are not enough to pay them in full.

    Neni 257 Realizimi i kërkesave në mënyrë proporcionale Nëse ekzistojnë më tepër kredi të cilat e kanë të njëjtën radhë të realizimit, përmbushja e tyre bëhet në përpjesëtim të lartësisë që e kanë, po qe se shuma e fituar me anë të shitjes së paluajtshmërisë nuk është e mjaftueshme për përmbushjen e plotë.
  59. 258

    AI-assisted research summary: The enforcement proposer, or another person recovering their claim from the sale price of immovable property, may contest another person's claim in certain parts and must do so by the distribution hearing.

    Neni 258 Kontestimi i kredisë Propozuesi i përmbarimit, apo personi tjetër i cili e realizon kredinë e tij nga çmimi i shitjes së paluajtshmërisë, po që se një gjë e tillë ka ndikim në përmbushjen e kredisë së tij, ka të drejtë që personit tjetër t’ia kontestoj ekzistimin e kredisë, përpos kredisë së caktuar me dokumentin ekzekutiv, lartësinë e saj dhe radhën sipas të cilës duhet të realizohet. Kontestimi mund të bëhet më së voni në seancën për ndarjen e të hollave të fituara me shitjen e paluajtshmërisë.
  60. 259

    AI-assisted research summary: If a debt is disputed, the enforcement organ may instruct the disputing person to start a lawsuit within up to 15 days; in some cases the court decides the dispute in enforcement proceedings.

    Neni 259 Udhëzimi për fillimin e procesit kontestimor 1. Personin i cili tjetrit ia ka kontestuar kredinë, organi përmbarues e udhëzon që brenda afatit të caktuar, i cili nuk mund të jetë më i gjatë se pesëmbëdhjet (15) ditë, që me padi ta fillojë procedurën kontestimore, po qe se vendimi varet nga faktet kontestuese dhe nëse kontestimin nuk e mbështetë 72 në aktgjykimin e formës së prerë, në dokumentin publik, ose në dokumentin jopublik, por të vërtetuar sipas ligjit. 2. Në qoftë se personi që e konteston kredinë, kontestimin e mbështetë në aktgjykimin e formës së prerë, në dokumentin publik, ose në dokumentin jopublik të vërtetuar sipas ligjit, me kërkesë të asaj pale Gjykata lidhur me kontestimin do të vendosë në procedurën përmbarimore. 3. Lidhur me kontestimin e kredisë, Gjykata do të vendosë në procedurën përmbarimore edhe kur nuk janë kontestuese faktet nga të cilat varet dhënia e vendimit.
  61. 260

    AI-assisted research summary: Kur një kredi kontestohet dhe shkaqet duken të besueshme, organi përmbarues mund të udhëzojë palën për padinë dhe të shtyjë realizimin e kredisë, shpesh duke e kushtëzuar me garanci ose depozitë.

    Neni 260 Rasti kur janë të besueshme shkaqet e kontestimit 1. Në qoftë se personi i cili tjetrit ia konteston kredinë dhe e bënë të besueshëm ekzistimin e shkaqeve për kontestimin e sajë, organi përmbarues me anë të konkluzionit për fillim të procedurës kontestimore, do ta udhëzojë personin të cilit i është kontestuar kredia, kurse dhënien e vendimit për realizimin e kredisë së kontestuar, e shtyn deri në momentin e përfundimit të procesit kontestimor. Përjashtimisht, organi përmbarues mund ta kushtëzojë nxjerrjen e vendimit për realizimin e kredisë së kontestuar me depozitimin e garancionit nga ana e titullarit të saj. 2. Shuma e të hollave që ka të bëjë me kredinë e kontestuar do të depozitohet në depozitën e organit përmbarues . 3. Në qoftë se personi i udhëzuar që ta filloj me padi procedurën kontestimore në afatin që i është caktuar nga organi përmbarues , për një gjë të tillë nuk provon se e ka filluar atë, konsiderohet se kredia nuk është kontestuar, respektivisht se ka hequr dorë nga kërkesa që kredia e tij të realizohet në procedurën e përmbarimit. 4. Dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni, nuk e prekin të drejtën e personit të udhëzuar për ngritjen e padisë, që edhe pasi të përfundojë procedura e përmbarimit, ta fillojë procesin kontestimor kundër personit të cilit ia ka kontestuar kredinë, respektivisht kundër personit i cili ia ka kontestuar kredinë. 5. Me propozimin e personit të cilit i është kontestuar kredia, organi përmbarues mund ta kushtëzojë nxjerrjen e aktvendimit apo urdhrit për realizimin e kredisë së tij, me depozitimin e garancionit për shpërblimin e dëmit që mund ta pësojë ai nga shkaku i shtyrjes së realizimit të kredisë. Në qoftë se personi që e ka kontestuar kredinë nuk e depoziton garancionin brenda afatit që i është caktuar, do të konsiderohet se kredia nuk është kontestuar fare. 6. Personi të cilit i është kontestuar kredia, ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit që i është shkaktuar me kontestim të paarsyeshëm të kredisë së tij, po qe se një gjë e tillë i është bërë vetëm me qëllim që t’i shkaktohet dëmi, ose që të pengohet në realizimin e të drejtave të tija.
  62. 261

    AI-assisted research summary: Aktgjykimi për kredinë e kontestuar në procedurë përmbarimore prodhon efekt juridik kundër debitorit dhe të gjithë propozuesve të përmbarimit.

    Neni 261 Efekti juridik i aktgjykimit të dhënë nga Gjykata kontestimore Aktgjykimi i dhënë lidhur me kredinë e kontestuar në procedurën përmbarimore prodhon efekt juridik kundër debitorit dhe të gjithë propozuesve të përmbarimit.
  63. 262

    AI-assisted research summary: A secured claim that is not yet due is paid after deduction of statutory late-interest from the date of the order until the claim becomes due; if contractual interest exists, the claim is paid together with that interest calculated to the date of the order.

    Neni 262 Realizimi i kredisë që ende nuk është e kërkueshme 1. Kërkesa e kreditorit të siguruar me peng, e cila nuk është bërë e kërkueshme deri në ditën e nxjerrjes së aktvendimit apo urdhrit për përmbushjen e saj, e për të cilën nuk është kontraktuar kamata, do të paguhet pas zbritjes së shumës që i përgjigjet kamatëvonesës të caktuar me ligj prej datës së nxjerrjes së aktvendimit apo urdhrit për pagimin deri në ditën në të cilën kredia bëhet e kërkueshme. 2. Kredia që ende nuk është bërë e kërkueshme për të cilën është kontraktuar kamata, do të paguhet së bashku me shumën e kamatës së kontraktuar të përllogaritura deri në ditën e nxjerrjes së aktvendimit apo urdhrit të përmbushjes së saj. 73
  64. 263

    AI-assisted research summary: Periodik income claims covered by pledge are fulfilled only when the enforcement applicant expressly requests enforcement.

    Neni 263 Realizimi i të ardhurave periodike 1. Kreditë e të ardhurave periodike për bazën e ushqimit ligjor, për bazën e shpërblimit të dëmit të krijuar për shkak të dëmtimit të shëndetit, ose zvogëlimit, respektivisht humbjes së aftësisë për punë dhe në bazë të shpërblimit të dëmit për ushqimin e humbur për shkak të vdekjes së dhënësit të ushqimit, që janë siguruar me peng e që bëhen të kërkueshme pas ditës së nxjerrjes së aktvendimit apo urdhrit për pagimin, përmbushen me kërkesën shprehimore të propozuesit të përmbarimit. 2. Kreditë nga paragrafi 1. i këtij neni, përllogariten konform mënyrës sipas të cilës përllogaritet shpërblimi për servitutin personal.
  65. 264

    AI-assisted research summary: A pledged conditional debt amount is set aside with the enforcement organ and paid when the relevant condition is met or when it is certain the resolutory condition will not occur.

    Neni 264 Përmbushja e kredive të kushtëzuara 1. Shuma e kredisë që është siguruar me të drejtën e pengut, e që varet nga kushti, do të veçohet dhe do të vihet në depozitën e organi përmbarues dhe do të paguhet kur kushti shtytës të përmbushet, ose kur të jetë e sigurt se kushti zgjidhës nuk do të plotësohet. 2. Në qoftë se kushti shtyrës nuk përmbushet, apo ai zgjidhës plotësohet, shuma e veçuar e çmimit të shitjes së paluajtshmërisë shërben për realizimin e kredisë së propozuesit të përmbarimit e cila nuk është realizuar pjesërisht apo plotësisht, e në qoftë se nuk ka kredi të tilla, ose në qoftë se pas përmbushjes së tyre tepron një pjesë e çmimit të shitjes, atëherë pjesa e mbetur i dorëzohet debitorit.
  66. 265

    AI-assisted research summary: Rregullon si trajtohet pagesa e një kredie kur është regjistruar para-shënim i pengut ose shënim i kontestit në librin publik të paluajtshmërive.

    Neni 265 Para shënimi i pengut dhe shënimi i kontestit 1. Po qe se në librin publik të palujtshmërive është regjistruar para shënimi i të drejtës së pengut, kurse personi në dobi të të cilit parashënimi është regjistruar provon se është në zhvillim e sipër procedura kontestimore për justifikimin e saj, respektivisht se ende nuk ka skaduar afati për fillimin e kësaj procedure, kredia me të cilën ka të bëjë para shënimi do të paguhet sipas mënyrës sikurse paguhet kredia me kushtin shtyrës. 2. Kredia për të cilën në librin publik të paluajtshmërive është regjistruar shënimi për fillimin e procesit kontestimor me qëllim të fshirjes së të drejtës së pengut, ose shënimi për ndonjë kontest tjetër, përmbushet në mënyrën në të cilën përmbushet kredia e varur nga kushti zgjidhës.
  67. 266

    AI-assisted research summary: The enforcement authority must schedule a hearing to divide sale proceeds once the relevant delivery order is final, if there are multiple creditors or third parties with claims.

    Neni 266 Seanca e pjesëtimit 1. Pasi aktvendimi apo urdhri për dorëzimin e paluajtshmërisë së shitur të ketë marrë formën e prerë, organi përmbarues cakton seancën për pjesëtimin e shumës së fituar nga shitja, po qe se ekzistojnë më tepër kreditorë, apo persona të tretë që kanë të drejtë realizimi të kredive të tyre nga shuma në fjalë. 2. Në seancën e caktuar ftohen palët dhe personat të cilët sipas dokumenteve që i janë dorëzuar organi përmbarues me të dhëna nga regjistri publik i paluajtshmërive kanë të drejtë të paguhen nga shuma e fituar nga shitja e paluajtshmërisë. 3. Në ftesën e dërguar, këta persona do të paralajmërohen se kreditë e tyre, po qe se nuk vijnë në seancë, do të trajtohen në bazë të gjendjes që del nga regjistri publik i paluajtshmërive dhe dokumenteve ekzistuese dhe se më së voni në seancën e pjesëtimit mund t’ia kontestojnë tjetrit kredinë, lartësinë e saj dhe radhën e realizimit. 4. Në seancë shqyrtohet për realizimin e kredisë së kreditorit dhe të personave të tjerë që shtrojnë kërkesa për realizimin e kredive të tyre. 74
  68. 267

    AI-assisted research summary: The enforcement body must issue a decision or order immediately after the hearing when realising claims.

    Neni 267 Aktvendimi për realizimin e kredive 1. Për realizimin e kredisë së kreditorit dhe të personave tjerë të cilëve u takon e drejta e realizimit të kredive të tyre, organi përmbarues vendosë me anë të aktvendimit apo urdhërit menjëherë pas përfundimit të seancës, duke i marrë parasysh të dhënat nga libri publik i paluajtshmërive dhe dokumenteve ekzistuese, si dhe gjendjes së konstatuar gjatë seancës. 2. Me rastin e nxjerrjes së aktvendimit apo urdhrit nga paragrafi 1. i këtij neni, do të merren parasysh vetëm ato kredi lidhur me të cilat aktvendimi për përmbarimin ose urdhri përmbarues është bërë i ekzekutueshëm, në ditën e mbajtjes së seancës së pjesëtimit. 3. Po qe se ka kredi lidhur me të cilat aktvendimi për përmbarimin ose urdhri përmbarues ende nuk është bërë i ekzekutueshëm deri në ditën e seancës së pjesëtimit, atëherë ato do të përmbushen pasi të bëhet i ekzekutueshëm ai nga shuma e mbetur e çmimit të shitjes së paluajtshmërisë, po qe se ekziston mbetja e tillë, kurse teprica do t’i dorëzohet debitorit. 4. Dispozitat e paragrafit 2. dhe 3. të këtij neni, nuk kanë të bëjnë me kreditë e siguruara me anë të pengut.
  69. 268

    AI-assisted research summary: The enforcement body must publish the enforcement decision or order in the notice board when no hearing is required by law, and affected parties have a right to appeal.

    Neni 268 Ankesa kundër aktvendimit 1. Po qe se domosdoshmëria e mbajtjes së seancës dëgjimore të pjesëtimit te organi përmbarues nuk del nga ky ligj, aktvendimin apo urdhri për realizimin e kredive organi përmbarues do ta publikojë në tabelën e shpalljeve. Me kalimin e ditës së tretë nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve konsiderohet se aktvendimi ose urdhri u është dorëzuar të gjithë personave që kanë të drejtën e realizimit të kredive nga çmimi i paluajtshmërisë së shitur. 2. Kundër aktvendimit ose urdhrit për realizimin e kredive kanë të drejtë ankese palët dhe personat që kanë pretenduar realizimin e kredive të tyre nga çmimi i shitjes së paluajtshmërisë. 3. Në qoftë se ankesa kundër aktvendimit ose urdhrit për realizimin e kredive paraqitet brenda afatit ligjor, atëherë ajo u dërgohet palëve dhe pjesëmarrësve të tjerë të procedurës përmbarimore, kurse aktvendimi ose urdhri do të ekzekutohet në qoftë se kreditori brenda afatit prej tri (3) ditësh nga dita kur i është dorëzuar ankesa nuk e propozon shtyrjen e përmbarimit deri në momentin e nxjerrjes së vendimit të Gjykatës së shkallës së dytë. 4. Përmbarimi i aktvendimit ose urdhrit për realizimin e kredive bëhet pasi të skadojë afati për paraqitjen e ankesës nga personat të cilëve u takon e drejta e ankimit kundër tij.
  70. 269

    AI-assisted research summary: After a final decision on debt enforcement, the enforcement authority orders deletion of registered rights and burdens from the land register, except those that remain with the property or were assumed by the buyer.

    Neni 269 Fshirja e të drejtave dhe e barrëve 1. Pasi të bëhet i formës së prerë aktvendimi për realizimin e kredive, organi përmbarues me aktvendim ose urdhër të posaçëm urdhëron që në librin publik të paluajtshmërive të fshihen të drejtat dhe barrët e regjistruara, përpos atyre që mbeten për paluajtshmërinë edhe pas dorëzimit të saj blerësit ose të cilat ky i fundit i ka marrë përsipër. 2. Blerësi me padi mund ta kërkojë fshirjen e të drejtave dhe barrëve nga paragrafi 1. i këtij neni nëse nuk është bërë nga organi përmbarues dhe kadastra.
  71. 270

    AI-assisted research summary: If there is no real estate cadastre or public land register, special enforcement rules apply. When ownership proof cannot be provided, the creditor must list the property details in the enforcement proposal, and the enforcement body may carry out a seizure inventory, publish notice, and call interested persons after 15 days.

    Neni 270 Përmbarimi në territoret ku nuk ekziston libri publik i paluajtshmërive 1. Në territorin për të cilin nuk është krijuar kadastra e paluajtshmërive, e as libri publik i paluajtshmërive, respektivisht nuk ekziston regjistri i paraparë me ligj i të drejtave për sendet e paluajtshme, përshtatshmërish do të zbatohen rregullat juridike të cilat vlejnë për dokumentet që 75 parashtrohen bashkë me propozimin për përmbarimin si provë për të drejtën e pronësisë për paluajtshmërinë që është objekt përmbarimi, si dhe rregullat juridike për mënyrën tjetër të regjistrimit të aktvendimit për përmbarimin ose urdhrit për përmbarim për paluajtshmërinë. Kjo vlen edhe për rastin e asgjësimit apo zhdukjes së regjistrave. 2. Në qoftë se është e pamundshme pajisja me prova për të drejtën e pronësisë në pajtim me rregullat juridike që vlejnë në territorin e caktuar, në vend të provës për pronësinë, kreditori ka për detyrë që në propozimin për përmbarim ta shënojë vendin ku ndodhet paluajtshmëria, emërtimin e saj, kufijtë dhe sipërfaqen. 3. Në rastin nga paragrafi 2. i këtij neni, organi përmbarues do ta bëjë inventarin sekuestrues të paluajtshmërisë për të cilën është propozuar përmbarimi dhe për seancën e inventarizimit sekuestrues do ta thërret kreditorin, debitorin dhe personat me paluajtshmëritë e të cilëve kufizohet paluajtshmëria e tillë. 4. Procesverbali për inventarizimin sekuestrues e ka rëndësinë e regjistrimit të përmbarimit dhe publikohet në tabelën e shpalljeve të organit përmbarues. 5. Për inventarin sekuestrues të kryer, organi përmbarues në Gazetën Zyrtare të Kosovës dhe së paku në një gazetë të përditshme, e publikon shpalljen në të cilën tregohet organi përmbarues që e publikon shpalljen, numri i dosjes së lëndës, emri dhe adresa e palëve, të dhënat për paluajtshmërinë për të cilën zbatohet përmbarimi, kur dhe ku është mbajtur seanca e inventarizimit sekuestrues dhe kur është publikuar procesverbali për inventarin sekuestrues në tabelën e organi përmbarues. Pas kalimit të afatit pesëmbëdhjetë (15) ditor nga dita e shpalljes, organi përmbarues i thërret personat e interesuar që ta njoftojnë organin përmbarues për shkaqet eventuale të cilat e pengojnë ekzekutimin për paluajtshmërinë në fjalë.
  72. 271

    AI-assisted research summary: For unregistered immovable property, the creditor must submit registration documents with the enforcement proposal, and the enforcement body must send them to the registry and pause enforcement until registration is finished.

    Neni 271 Përmbarimi për paluajtshmërinë e paregjistruar 1. Në qoftë se në territorin në të cilin janë themeluar librat publike të paluajtshmërive, paluajtshmëria nuk është e regjistruar, kreditori bashkë me propozimin për përmbarim duhet të parashtrojë dokumente në bazë të cilave mund të bëhet regjistrimi. 2. Pasi të dorëzohet te organi përmbarues propozimi për përmbarimin dhe dokumentet në bazë të të cilave mund të bëhet regjistrimi i paluajtshmërisë, organi përmbarues menjëherë do t’ia dërgojë dokumentet organit, apo organizatës që e mbanë regjistrin me qëllim të regjistrimit. Në këtë rast organi përmbarues ndalet së vepruari derisa procedura e regjistrimit të mos përfundojë. 3. Në qoftë se kreditori në propozimin e tij për përmbarim, për objekt përmbarimi e propozon ndërtesën, apo pjesën e ndërtesës që nuk janë të regjistruara në librin publik të paluajtshmërive, bashkë me deklaratën se regjistrimi nuk mund të bëhet në kuptimin e paragrafi 1. dhe 2. të këtij neni, organi përmbarues me aktvendim ose urdhër do ta lejojë përmbarimin për paluajtshmërinë në pronësi të paregjistruar të debitorit, po qe se kreditori e dorëzon, apo e thekson si provë për pronësinë e paregjistruar, lejen e ndërtimit të dhënë në emër të debitorit, ose në qoftë se leja e ndërtimit nuk është në emër të debitorit, dokumentet për veprimet juridike me të cilat mund të fitohet pronësia e debitorit për paluajtshmërinë apo pjesën e saj. 4. Me kërkesë të kreditorit të përmbarimit, organi përmbarues i cakton detyrë debitorit ose personit të tretë që t’i dorëzojnë dokumentet nga paragrafi 3. i këtij neni, me kërcënim të gjobitjes me të holla nga nenet 15 dhe 16 i këtij ligji. Me kërkesë të kreditorit, do të detyron me vendim të organit përmbarues organi kompetent shtetëror që t’i dorëzojë dokumentet nga paragrafi 3. i këtij neni. 5. Kur organi përmbarues e cakton përmbarimin për sendin e paluajtshëm që nuk mund të regjistrohet në librin publik të paluajtshmërive, në pajtim me paragrafin 3. të këtij neni, në kushtet e shitjes do të theksohet posaçërisht se është fjala për pronësinë e paregjistruar, e në vend të shënimit do të bëhet inventari në mënyrën e paraparë me paragrafin 3. dhe 4.nenin 270 të këtij ligji. 76 KREU X PËRMBARIMI PËR REALIZIMIN E KREDISË JO NË TË HOLLA
  73. 272

    AI-assisted research summary: If a debtor fails to perform a non-monetary obligation on time, the enforcement body can set an extra deadline and daily judicial penalties; the party may appeal within 7 days, but the appeal does not suspend enforcement.

    Neni 272 Caktimi i penaleve gjyqësore 1. Kur debitori nuk e përmbushë brenda afatit të caktuar ndonjë detyrim jo monetar të caktuar me anë të dokumentit përmbarues, organi përmbarues i cili është kompetent që ta caktojë përmbarimin për kredinë jo monetare, sipas propozimit të kërkuesit të përmbarimit, me aktvendim ose urdhër për përmbarim ia cakton debitorit afatin plotësues dhe detyrimin, në rast të mosrespektimit të afatit të këtillë që propozuesit të përmbarimit t’ia paguajë shumën e caktuar të parave për secilën ditë vonese, ose njësi tjetër kohore, në pajtim me rregullat për marrëdhëniet detyrimore që nga dita e skadimit të afatit penalet gjyqësore. 2. Afati plotësues nga paragrafi 1. i këtij neni, fillon të ecë nga dita në të cilën debitorit i dorëzohet aktvendimi me të cilin është caktuar afati i tillë. Ecja e afatit plotësues nuk ndërpritet as kur goditet me ankesë aktvendimi për caktimin e penaleve. 3. Kundër aktvendimit nga paragrafi 1 i këtij neni, pala ka të drejtë ankese brenda afatit prej shtatë (7) ditësh. Ankesa e paraqitur nuk prodhon efekt suspenziv. 4. Në qoftë se debitori brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, nga dita kur bëhet i formës së prerë aktvendimi nga paragrafi 1. i këtij neni e përmbushë detyrimin e vet, organi përmbarues mund ta zvogëlojë shumën e penaleve me kërkesë të debitorit të paraqitur brenda afatit prej shtatë (7) ditësh, por duke marrë parasysh qëllimin e pagimit të penaleve. Kërkesa e debitorit nuk ndikon në lejimin e përmbarimit dhe zbatimin e tij në bazë të aktvendimit të formës së prerë për pagimin e penaleve gjyqësore nga paragrafi 1. i këtij neni. 5. Vendimi sipas paragrafit 1. deri ne 3. të këtij neni pasi që të marr formën e prerë mund të përmbarohet në të njëjtën procedurë.
  74. 273

    AI-assisted research summary: The enforcement organ must issue an enforcement decision or order to collect specified penalties, and it must approve the debtor’s objection if the debtor proves the obligation was already fulfilled with an acceptable document.

    Neni 273 Përmbarimi për realizimin e penaleve të caktuara 1. Në bazë të aktvendimit të formës së prerë për pagimin e penaleve gjyqësore nga neni 272 i këtij ligji, organi përmbarues po në atë procedurë përmbarimore në të cilën e ka nxjerrë aktvendimin e tillë, sipas propozimit të kërkuesit të përmbarimit, do ta nxjerrë aktvendimin për përmbarimin ose urdhrin përmbarues me qëllim të pagimit të detyrueshëm të penaleve të caktuara. 2. Po qe se debitori në prapësimin kundër aktvendimit për përmbarimin ose urdhrin përmbarues pretendon se e ka përmbushur detyrimin e tij, organi përmbarues do ta miratoj prapësimin e tij në procedurën përmbarimore vetëm po qe se themelësinë e tij e provon me anë të dokumentit publik ose jo publik, por që e ka rëndësinë e dokumentit publik. KREU XI PËRMBARIMI ME QËLLIM TË DORËZIMIT TË SENDEVE TË LUAJTSHME
  75. 274

    AI-assisted research summary: The court with territorial jurisdiction over where the items are located is competent to decide the enforcement proposal and carry out the enforcement.

    Neni 274 Kompetenca territoriale në rast të përmbarimit gjyqësor Për të vendosur për propozimin për përmbarimin me qëllim të dorëzimit të një apo të disa sendeve të caktuara, apo me qëllim të dërgimit të sasisë së caktuar të sendeve të zëvendësueshme dhe për zbatimin e përmbarimit, është kompetente Gjykata në territorin e të cilës ndodhen sendet e tilla. 77
  76. 275

    AI-assisted research summary: The private bailiff has authority to decide on an enforcement proposal and to carry out enforcement.

    Neni 275 Kompetenca në rast të përmbarimit nga ana e përmbaruesit privat Për të vendosur për propozimin për përmbarimin me qëllim të dorëzimit të një apo të disa sendeve të caktuara, apo me qëllim të dërgimit të sasisë së caktuar të sendeve të zëvendësueshme dhe për zbatimin e përmbarimit, përmbaruesi privat ka kompetence për të vendosur mbi propozimin përmbarimore dhe te zbatoje përmbarimin.
  77. 276

    AI-assisted research summary: This provision says the enforcement body must take specified items from the debtor and hand them to the creditor, with a written receipt.

    Neni 276 Kur sendet ndodhen të debitori ose të personi i tretë 1. Përmbarimi për dorëzimin e një ose të disa sendeve të caktuara që ndodhen pranë debitorit, zbatohet duke i marrë këto sende prej debitorit nga ana e organit përmbarues dhe duke ia dorëzuar kreditorit kundrejt një vërtetimi me shkrim. 2. Në mënyrën e treguar në paragrafin 1. të këtij neni, përmbarimi do të zbatohet edhe kur sendet ndodhen të personi i tretë i cili është i gatshëm t’ia dorëzoj organit përmbarues. Në qoftë se personi i tretë nuk dëshiron t’i dorëzojë sendet, kërkuesi i ekzekutimit mund t’i propozojë organit përmbarues që atij t’i kalohet kredia e debitorit kundrejt personit të tretë për dorëzimin e sendeve. 3. Në procedurën e përmbarimit sipas propozimit nga paragrafi 2. i këtij neni, zbatohen dispozitat e këtij ligji për përmbarimin në kredinë që të dorëzohen ose dërgohen sendet e luajtshme.
  78. 277

    AI-assisted research summary: If movable property cannot be found with the debtor or a third person, the enforcement body notifies the creditor, who may propose valuation within 7 days.

    Neni 277 Kur sendet nuk janë gjetur as te debitori e as te personi i tretë 1. Kur sendet e luajtshme nuk gjinden te debitori apo te personi i tretë, organi përmbarues do ta njoftoj kreditorin i cili brenda afatit prej shtatë (7) ditësh mund të propozon vlerësimin e atyre sendeve dhe pagesën e vlerës së tyre për përmbushjen e kredisë. 2. Bazuar në propozimin e paragrafit 1. të këtij neni, organi përmbarues do të caktoj një ekspert që ti vlerësoj sendet e luajtshme dhe do të lëshoj një vendim duke urdhëruar debitorin që të paguaj shumën e vlerës së tyre të përcaktuar në procedurën e njëjtë përmbaruese. 3. Nëse propozimi i kreditorit nuk parashtrohet brenda afatit të paraparë në paragrafin 1. të këtij neni procedura e përmbarimit do të pezullohet.
  79. 278

    AI-assisted research summary: The enforcement claimant may file a combined proposal, and the enforcement body may begin enforcement, but it cannot sell seized goods or transfer bank funds before the stated precondition is met.

    Neni 278 Bashkimi i propozimeve 1. Kërkuesi i përmbarimit bashkë me propozimin për përmbarimin për dorëzimin e sendeve që ndodhen te debitori, ose te personi i tretë, mund ta parashtrojë edhe propozimin për nxjerrjen e aktvendimit apo urdhrit nga paragrafi 1. i nenit 277 të këtij ligji. Në rast të bashkimit të dy propozimeve në fjalë, përmbarimi sipas nenit 276 të këtij ligji dhe procedura e këtij neni zbatohen njëkohësisht. 2. Organi përmbarues mund ta caktojë përmbarimin e paraparë në paragrafin 3. të nenit 277 të këtij ligji dhe ta fillojë zbatimin e saj, por veprimet e shitjes së sendeve të sekuestruara të debitorit dhe kalimi i të hollave nga llogaria e tij bankare, nuk mund të bëhen para se të konstatohet se përmbarimi nga paragrafi 1. dhe 2. i nenit 276 të këtij ligji nuk ka mundur të kryhet. 3. Në qoftë se përfundon me sukses përmbarimi i rregulluar në nenin 276 të këtij ligji, organi përmbarues sipas detyrës zyrtare e pezullon procedurën, e anulon aktvendimin ose urdhrin nga paragrafi 1. i nenit 277 të këtij ligji dhe veprimet tjera të kryera sipas dispozitave të paragrafit 1. të këtij neni. Në rast të këtillë kërkuesit të përmbarimit i mbeten në ngarkim shpenzimet e shkaktuara me parashtrimin e propozimit nga paragrafi 1. i këtij neni. 78
  80. 279

    AI-assisted research summary: If an enforcement document orders delivery of a specified quantity of fungible goods held by the debtor or a third party, enforcement is carried out as for individually identified goods, with Article 276 applied accordingly.

    Neni 279 Përmbarimi për dërgimin e sendeve të zëvendësueshme Në qoftë se me dokumentin përmbarues është caktuara detyrimi për dërgimin e sasisë së caktuar të sendeve të zëvendësueshme që ndodhen te debitori, ose personi i tretë, përmbarimi zbatohet në mënyrën e paraparë për dorëzimin e sendeve të caktuara individualisht, neni 276 zbatohet përshtatshmërisht.
  81. 280

    AI-assisted research summary: If replaceable items cannot be found, the enforcement requester may ask for substitute purchase measures; the enforcement body can order the debtor to deposit the needed money, and enforcement is paused if the requester misses the 7-day step unless an alternative value-payment proposal was filed in time.

    Neni 280 Veprimet procedurale kur nuk janë gjetur sendet 1. Kur sendet e zëvendësueshme nuk janë gjetur as te debitori e as te personi i tretë, kërkuesi i përmbarimit mund të propozojë që përmbarimi të zbatohet duke e autorizuar organin përmbarues që brenda afatit të caktuar t’i blejë diku tjetër këto sende me shpenzime të debitorit. 2. Propozimin që sendet t’i blejë diku tjetër, kërkuesi i përmbarimit mund ta parashtrojë brenda shtatë (7) ditësh nga dita në të cilën organi përmbarues e ka njoftuar që sendet nuk janë gjetur as te debitori as te personi i tretë. 3. Sipas propozimit të kërkuesit të përmbarimit organi përmbarues me aktvendim ose urdhër e urdhëron debitorin që brenda afatit të caktuar ta depozitojë te organi përmbarues shumën e të hollave të nevojshme për blerjen e sendeve dhe e cakton përmbarimin për pagimin e kësaj shume me kamatëvonesë nga dita e vlerësimit të sendeve deri në ditën e depozitimit të shumës te organi përmbarues. 4. Kërkuesi i përmbarimit ka për detyrë që në propozimin nga paragrafi 1. i këtij neni, ta përcaktoj mjetin përmbarimorë, me qëllim të pagimit të shumës së nevojshme për blerjen e sendeve të zëvendësueshme. 5. Përmbarimi i aktvendimit ose urdhrit nga paragrafi 1. dhe 3. i këtij neni, bëhet vetëm pasi të ketë marrë formë të prerë. 6. Në qoftë se kërkuesi i përmbarimit në afatin nga paragrafi 2. i këtij neni nuk e ka parashtruar propozimin për blerjen e sendeve diku tjetër, organi përmbarues do ta pezullojë procedurën përmbarimore, përveç se kur kërkuesi i përmbarimit me kohë e ka parashtruar edhe propozimin që debitori t’ia paguaj vlerën e sendeve që ka qenë i detyruar t’i dorëzojë. 7. Po qe se gjatë zhvillimit të procedurës ndryshon vlera e sendeve të zëvendësueshme, kërkuesi i përmbarimit mund të kërkojë nga organi përmbarues vlerësimin e ri dhe ta urdhërojë debitorin që ta paguajë dallimin e vlerës.
  82. 281

    AI-assisted research summary: The enforcement claimant keeps the right to sue the debtor in contentious proceedings for damages caused by non-delivery or non-sending of items.

    Neni 281 E drejta e shpërblimit të dëmit Me dispozitat e kreut të këtij ligji nuk preket në të drejtën e kërkuesit të përmbarimit që me padi kundër debitorit, në procedurë kontestimore ta kërkojë shpërblimin e dëmit që i është shkaktuar me mosdorëzimin, ose mos dërgimin e sendeve. KREU XII PËRMBARIMI PËR ZBRAZJEN DHE DORËZIMIN E PALUAJTSHMËRISË
  83. 282

    AI-assisted research summary: The court with territorial competence is the court where the immovable property is located.

    Neni 282 Kompetenca territorial në rast të përmbarimit gjyqësor 79 Për të vendosur për propozimin për përmbarim me anë të zbrazjes dhe dorëzimit të sendit të paluajtshëm, si dhe për kryerjen e përmbarimit, e kompetencës territoriale është Gjykata në territorin e së cilës ndodhet paluajtshmëria.
  84. 283

    AI-assisted research summary: The private enforcement officer has power to decide on the enforcement proposal and to carry out enforcement for eviction and delivery of immovable property.

    Neni 283 Kompetenca në rast të përmbarimit nga ana e përmbaruesit privat Për të vendosur për propozimin për përmbarim me anë të zbrazjes dhe dorëzimit të sendit të paluajtshëm, si dhe për kryerjen e përmbarimit, përmbaruesi privat ka kompetencë për të vendosur mbi propozimin përmbarimor dhe për të zbatuar përmbarimin.
  85. 284

    AI-assisted research summary: For enforcement to vacate and hand over immovable property, the enforcement body removes persons and items and then delivers the property to the enforcement creditor.

    Neni 284 Mënyra e zbatimit të përmbarimit 1. Procedura e përmbarimit me qëllim të zbrazjes dhe dorëzimit të sendit të paluajtshëm zbatohet ashtu që organi përmbarues, pasi t’i largojë personat dhe sendet nga paluajtshmëria, ia dorëzon atë në posedim kreditorit të përmbarimit. 2. Zbrazja dhe dorëzimi i paluajtshmërisë bëhet vetëm pas kalimit të shtatë (7) ditëve nga dita në të cilën debitorit i është dorëzuar aktvendimi për përmbarimin ose urdhri përmbarues, i cili nuk ka paraqitur prapësim kundër aktvendimit ose urdhrit të këtillë. Në rast se kundër aktvendimit ose urdhrit për përmbarim debitori ka paraqitur prapësim, atëherë afati shtatë (7) ditor fillon të ecë nga dita në të cilën debitorit i dorëzohet aktvendimi për refuzimin e prapësimit. 3. Në qoftë se me largimin e personave nga paluajtshmëria janë përfshirë personat e mitur, atëherë organi përmbarues për përmbarimin në zhvillim e sipër e njofton organin e kujdestarisë. 4. Fuqinë punëtore të nevojshme dhe mjetet për transport me qëllim të kryerjes së përmbarimit, ka për detyrë t’i sigurojë propozuesi i përmbarimit. Njoftimin lidhur me këtë, organi përmbarues duhet t’ia dërgoj kreditorit së paku shtatë (7) ditë para se të fillojë zbatimi i përmbarimit.
  86. 285

    AI-assisted research summary: Police and the guardianship organ must provide necessary assistance to the enforcement organ when requested. The court may impose removal or a fine on people who obstruct enforcement.

    Neni 285 Masat e dhunshme në rast nevoje 1. Me kërkesën e organit përmbarimor organet e policisë dhe organi i kujdestarisë janë të detyruar që të japin gjithë ndihmën e nevojshme, me qëllim të kryerjes së veprimeve përmbarimore nga paragrafi 1. i nenit 284 të këtij ligji. 2. Kundër personave të cilët e pengojnë përmbarimin, Gjykata e shqipton masën e largimit apo gjobën me të holla nga neni 15 dhe 16 i këtij ligji.
  87. 286

    AI-assisted research summary: Movable items removed from immovable property must be handed over to the debtor, or if absent to an adult family member or authorized person; otherwise they go to another custodian at the debtor’s expense.

    Neni 286 Mënjanimi i sendeve të luajtshme nga paluajtshmëria 1. Sendet e luajtshme që duhet mënjanuar nga paluajtshmëria i dorëzohen debitorit, e në qoftë se ky nuk është i pranishëm, anëtarit të rritur të familjes së tij ose personit të autorizuar nga debitori. 2. Në qoftë se me rastin e kryerjes së veprimeve përmbarimore nuk është i pranishëm asnjë nga personat nga paragrafi 1. i këtij neni, apo në qoftë se këta persona refuzojnë t’i marrin, sendet do t’i jepen për ruajtje personit tjetër, me shpenzimet e debitorit. 3. Kreditori ka për detyrë që ta gjejë personin tjetër të cilit i dorëzohen sendet e mënjanuara nga paluajtshmëria. Kreditori mundet vetë t’i marrë sendet e luajtshme të mënjanuara të debitorit për ruajtje me shpenzime të cilat i mbeten në ngarkim debitorit.
  88. 287

    AI-assisted research summary: The enforcement organ must hand removed items for safekeeping to the other person or the enforcement creditor, may later decide to take them back and give them to a third person, and must notify the debtor and warn that the items may be sold after the deadline.

    Neni 287 Konfirmimi i veprimeve të përmbaruesit 80 1. Sendet e mënjanuara ia dorëzon për ruajtje personit tjetër, apo kreditorit të përmbarimit, organi përmbarues. Organi përmbarues mund të vendosë më vonë me anë të konkluzionit, që sendet e mënjanuara t’i merren personit tjetër dhe t’i besohen për ruajtje personit të tretë. 2. Për dhënien e sendeve për ruajtje personit të tretë dhe për shpenzimet e ruajtjes, organi përmbarues e njofton debitorin, po qe se kjo është e mundshme dhe i cakton afat brenda të cilit mund ta kërkojë dorëzimin e sendeve pasi t’i paguaj shpenzimet e ruajtjes deri në atë moment. 3. Bashkë me këtë njoftim, organi përmbarues do ta paralajmërojë debitorin se pas skadimit të afatit të caktuar sipas paragrafit 2. të këtij neni, sendet do të shiten dhe prej çmimit të shitjes do të paguhen shpenzimet e ruajtjes dhe të shitjes së sendeve.
  89. 288

    AI-assisted research summary: The enforcement organ must order the sale of removed items for the debtor’s account if the debtor does not ask for delivery within the set period and does not pay storage costs.

    Neni 288 Shitja e sendeve të mënjanuara 1. Organi përmbarues do të caktojë me anë të konkluzionit shitjen e sendeve të mënjanuara për llogari të debitorit, në qoftë se ky brenda afatit që i është lënë nuk e kërkon dorëzimin e tyre dhe nuk i kompenson shpenzimet e ruajtjes. 2. Pjesa e çmimit të arritur nga shitja që mbetet pas pagimit të shpenzimeve të ruajtjes dhe të shitjes, depozitohet te organi përmbarues në dobi të debitorit. 3. Shitja e sendeve bëhet sipas dispozitave të këtij ligji të parapara në Kreun 1, Pjesën 2, të këtij ligji, me qëllim të përmbushjes së kredive në të holla.
  90. 289

    AI-assisted research summary: Kreditori may ask for enforcement against the debtor’s movable items, together with enforcement for an immovable property, to cover procedural costs tied to clearing and handing over the property.

    Neni 289 Përmbarimi për realizimin e shpenzimeve 1. Kreditori ka të drejtë që në propozimin e tij për përmbarim, me qëllim të zbrazjes dhe dorëzimit të sendit të paluajtshëm të kërkojë që bashkë me përmbarimin të caktohet përmbarimi për sendet e luajtshme të debitorit, që duhet mënjanuar nga paluajtshmëria me qëllim të pagimit të shpenzimeve procedurale. 2. Përmbarimi nga paragrafi 1. i këtij neni caktohet dhe zbatohet sipas rregullave të këtij ligji të parapara në Kreun 1, Pjesën 2 të këtij ligji për realizimin e kredisë në të holla, sipas propozimit të kërkuesit të përmbarimit. KREU XIII PËRMBARIMI PËR REALIZIMIN E KREDISË PËR VEPRIM, MOSVEPRIM, APO DURIM / PËSIM
  91. 290

    AI-assisted research summary: The court in the debtor’s territory has territorial competence for enforcement matters when the debtor must perform, endure, or refrain from a specified act under an enforcement document.

    Neni 290 Kompetenca territorial në rast të përmbarimit nga Gjykata Në qoftë se debitori në bazë të dokumentit përmbarues, ka për detyrë të kryejë veprimin e caktuar, apo ti duroj veprimet e caktuara, ose të përmbahet nga veprimi i caktuar, për të vendosur për propozimin për përmbarim dhe për zbatimin e përmbarimit e kompetencës territoriale është Gjykata në territorin e të cilës debitori duhet ta përmbushë detyrimin e caktuar në dokumentin përmbarues.
  92. 291

    AI-assisted research summary: Private enforcement officers have competence to decide on an enforcement proposal and carry out enforcement when the debtor must perform, tolerate, or refrain from a specified act under an enforcement document.

    Neni 291 Kompetenca në rast të përmbarimit nga ana e përmbaruesve privat Për të vendosur për propozimin përmbarimor në qoftë se debitori në bazë të dokumentit përmbarues, ka për detyrë të kryejë veprimin e caktuar, apo ti duroj veprimet e caktuara, ose të përmbahet nga veprimi i caktuar, përmbaruesi privat ka kompetencë për të vendosur mbi propozimin përmbarimor dhe të zbatojë përmbarimin.
  93. 292

    AI-assisted research summary: When an enforceable act can be performed by anyone, the enforcement body may authorize the creditor to have it done by another person or by the creditor at the debtor’s expense.

    Neni 292 Detyrimi i veprimit që mund të kryhet nga çdokush 81 1. Përmbarimi për realizimin e detyrimit për veprim të cilin mund ta kryej çdokush, zbatohet ashtu që organi përmbarues e autorizon kreditorin që me shpenzime të debitorit t’ia besoj ndonjë personi tjetër kryerjen e veprimit të tillë apo që vetë ta kryejë atë veprim. 2. Në propozimin për përmbarim, kërkuesi i përmbarimit mund të propozojë që organi përmbarues me aktvendim apo urdhër për përmbarim t’ia urdhërojë debitorin që më parë ta depozitoj në Gjykatë shumën e caktuar të nevojshme për pagimin e shpenzimeve që do të shkaktohen me kryerjen e veprimit nga personi tjetër, apo nga vetë kreditori. Sasinë e shumës së depozituar organi përmbarues e cakton sipas vlerësimit të lirë, duke marrë parasysh sipas mundësisë çmimoren e personit të autorizuar për kryerjen e veprimit të tillë, të cilën propozimit për përmbarim ia bashkangjetë kreditori. 3. Aktvendimin ose urdhrin definitiv për sasinë e shpenzimeve nga paragrafi 2. i këtij neni, organi përmbarues e jep me propozimin e kërkuesit të përmbarimit, respektivisht të debitorit, pasi të jetë kryer veprimi. 4. Në qoftë se më vonë konstatohet se në bazë të aktvendimit ose urdhrit nga paragrafi 2. i këtij neni, janë marrë nga debitori më tepër mjete se që ka qenë nevoja për mbulimin e shpenzimeve për kryerjen e veprimit dhe të shpenzimeve të procedurës përmbarimore, atëherë organi përmbarues do ta kthejë dallimin nëse ka mjete të marra nga debitori, respektivisht do t’i urdhërojë kreditorit që brenda afatit të caktuar ta kthejë dallimin e tillë, po qe se atij i është lanë në disponim. 5. Në bazë të aktvendimit nga paragrafi 2. i këtij neni, mund të propozohet përmbarimi edhe para se të bëhet i formës së prerë aktvendimi ose urdhri për përmbarimin, kurse në bazë të aktvendimit nga paragrafi 3. i këtij neni, vetëm pasi ai të bëhet i formës së prerë.
  94. 293

    AI-assisted research summary: If only the debtor can perform the act in the enforcement document, the enforcement body sets a deadline; if the debtor does not comply, fines may follow.

    Neni 293 Detyrimi i veprimit që mund të kryhet vetëm nga debitori 1. Në qoftë se veprimin e caktuar në dokumentin përmbarues mund ta kryejë vetëm debitori, organi përmbarues me aktvendimin për përmbarimin ose urdhrin përmbarues do t’ia caktojë debitorit afatin për përmbushjen e detyrimit. Me aktvendimin ose urdhrin për përmbarimin organi përmbarues njëherit i kërcënohet debitorit dhe eventualisht personave përgjegjës në debitorin që është person juridik, se do të gjobiten sipas nenit 15 dhe 16 të këtij ligji, po qe se brenda afatit të caktuar nuk e përmbushin detyrimin. 2. Në qoftë se debitori brenda afatit që ia ka caktuar organi përmbarues nuk e përmbushë detyrimin, Gjykata sipas propozimit të kërkuesit të përmbarimit, do të veprojë më tutje sipas dispozitave të nenit 15 dhe 16 të këtij ligji. 3. Debitori që e ka përmbushur detyrimin e vet brenda afatit të cilin ia ka lënë organi përmbarues, ka për detyrë që pa vonesë ta njoftojë organin përmbarues për një gjë të tillë, si dhe ta parashtrojë të organi përmbarues mjetin me të cilin në mënyrë të padyshimtë provohet pretendimi i tillë. Provë e këtillë konsiderohet deklarata me shkrim e kërkuesit të përmbarimit të vërtetuar, nga e cila shihet se veprimi i detyruar është kryer, procesverbali i organit përmbarues në të cilin është konstatuar se veprimi i detyruar është kryer, konstatimi dhe mendimi i ekspertit nga i cili shihet se është kryer veprimi, etj. Në të kundërtën do të merret se veprimi nuk është kryer. 4. Në qoftë se veprimi të cilin mund ta kryejë vetëm debitori, nuk varet vetëm nga vullneti i tij (krijimi i veprës artistike muzikore, pamore, letrare, arkitektonike, etj.), atëherë kreditori nuk ka të drejtë ta kërkojë shpërblimin nga paragrafi 1. i këtij neni, por vetëm të drejtën që të kërkojë shpërblimin e dëmit të pësuar.
  95. 294

    AI-assisted research summary: If a debtor must allow or refrain from an act and does not comply, the enforcement body can order compliance and threaten a fine. The creditor may ask the court to impose a fine within 15 days of learning of the conduct, and no later than one year after the breach.

    Neni 294 Detyrimi për durim dhe mosveprim 1. Në qoftë se debitori është i detyruar ta duroj kryerjen e ndonjë veprimi, ose të përmbahet nga kryerja e veprimit, organi përmbarues sipas propozimit të kreditorit që pretendon se debitori vepron në kundërshtim me detyrimin e tij, me aktvendim apo urdhër e urdhëron debitorin që të sillet në pajtim 82 me detyrimin që e ka dhe e kërcënon me gjobë në të holla. Gjobat do të zbatohen në rast të mos përmbushjes së obligimeve në pajtim me nenet 15 dhe 16 të këtij ligji. 2. Kreditori mund t’i parashtrojë Gjykatës propozim që debitorit t’i caktohet gjoba nga shkaku se ai përkundrejt urdhëresës së organit përmbarues ka vazhduar të veprojë në kundërshtim me detyrimin e tij. Ky propozim mund të bëhet brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga marrja e dijenisë për sjelljen e tillë të debitorit, por më së voni brenda afatit prej një viti nga shkelja e detyrimit. 3. Pas skadimit të afateve nga paragrafi 2 i këtij neni, organi përmbarues me aktvendim e refuzon propozimin për shqiptimin e gjobës në të holla dhe e pezullon procedurën, kurse kreditori e humbë të drejtën e paraqitjes së propozimit të ri për përmbarim, në bazë të të njëjtit dokument përmbarues. 4. Për procedurën e përmbarimit nga paragrafi 1. i këtij neni, përshtatshmërish zbatohen dispozitat e nenit 293 të këtij ligji.
  96. 295

    AI-assisted research summary: The enforcement authority may order the debtor, on the creditor’s proposal, to deposit money as security for possible damages.

    Neni 295 Depozitimi i garancionit për shpërblimin e dëmit 1. Organi përmbarues me propozimin e kreditorit do ta urdhërojë me aktvendim ose urdhër debitorin që te organi përmbarues ta depozitojë një shumë të hollash për shpërblimin e dëmit që mund ta pësojë kreditori me sjelljen e mëtejme të debitorit në kundërshtim me detyrimin për durim dhe mosveprim. Në këtë rast kreditori i përmbarimit duhet ta bë jë të besueshme mundësinë e pësimit të dëmit. 2. Kohëzgjatjen e garancionit e cakton organi përmbarues duke i marrë parasysh rrethanat e rastit konkret. 3. Në bazë të vendimit për depozitimin e garancionit, përmbarimi zbatohet me propozimin e kreditorit.
  97. 296

    AI-assisted research summary: If the debtor’s conduct has caused a change contrary to the creditor’s rights, the enforcement organ may authorize the creditor to restore the prior condition, with help from the enforcement organ if needed.

    Neni 296 Përmbarimi me qëllim të rivendosjes së gjendjes së mëparshme 1. Në qoftë se për shkak të sjelljeve të debitorit në kundërshtim me detyrimin nga dokumenti përmbarues është krijuar ndryshimi që nuk është në pajtim me të drejtat e kreditorit, organi përmbarues do ta autorizojë këtë të fundit me propozimin e tij që vetë ai, e në rast nevoje edhe me ndihmën e organi përmbarues, ta rivendosë gjendjen e mëparshme me shpenzimet e debitorit dhe në rrezikun e tij. 2. Sa i përket depozitimit të shumës së nevojshme për mbulimin e shpenzimeve që mund t’i shkaktojë rivendosja në gjendjen e mëparshme dhe caktimit të shumës definitive të tyre, zbatohen dispozitat për shpenzimet për përmbarimin e veprimit, të cilin përveç debitorit mund ta kryej edhe personi tjetër.
  98. 297

    AI-assisted research summary: If possession obstruction is repeated, the enforcement authority must issue a new enforcement decision/order on the same enforcement document, and the debtor may be threatened with a fine if the obstruction happens again.

    Neni 297 Ri-pengimi i posedimit 1. Në qoftë se në bazë të dokumentit përmbarimor, të nxjerrë sipas padisë për shkak të pengimit të posedimit, është kryer përmbarimi, apo në qoftë se debitori e ka përmbushur vullnetarisht detyrimin e vet, kurse pas kësaj përsëri e bënë pengimin e posedimit i cili në esencë nuk dallohet nga pengimi i mëparshëm, organi përmbarues me propozimin e kërkuesit të përmbarimit, në bazë të dokumentit përmbarues të njëjtë, do të nxjerrë aktvendim të ri për përmbarimin apo urdhrin përmbarues, me qëllim të rivendosjes së gjendjes së mëparshme nëse kjo është e nevojshme dhe do të kërcënohet debitori me gjobitje nëse përsëri kryen pengim posedimi. Në këtë rast në mënyrë të përshtatur zbatohen edhe dispozitat e nenit 290 të këtij ligji. 2. Propozimin për përmbarimin nga paragrafi 1. i këtij neni, kërkuesi i përmbarimit mund ta parashtrojë brenda afatit prej tridhjet (30) ditësh, nga dita kur ka marrë dijeni për ri-pengimin e posedimit, por jo më vonë se brenda një (1) viti nga pengimi i përsëritur.
  99. 298

    AI-assisted research summary: Kjo dispozitë ruan të drejtën e kreditorit për të kërkuar shpërblim dëmi me padi në procedurë kontestimore, kur dëmi i është shkaktuar nga sjelljet e debitorit në kundërshtim me detyrimin në dokumentin përmbarimor.

    Neni 298 E drejta e shpërblimit të dëmit (zhdëmtimit) 83 Me dispozitat e këtij kreu të ligjit, nuk preket e drejta e kreditorit që me padi të ngritur në procedurën kontestimore të kërkojë shpërblimin e dëmit që i është shkaktuar me sjelljet e debitorit në kundërshtim me detyrimin e tij të caktuar në dokumentin përmbarimor. KREU XIV PËRMBARIMI I VENDIMIT PËR NDARJEN E SENDEVE
  100. 299

    AI-assisted research summary: The court with territorial jurisdiction is the court where the jointly owned thing is located for enforcement proposals and enforcement based on a division decision.

    Neni 299 Kompetenca territorial në rastet e përmbarimit gjyqësor Për vendosje për propozimin për përmbarim dhe për zbatimin e përmbarimit në bazë të vendimit për ndarjen e sendeve, e kompetencës tokësore është Gjykata në territorin e së cilës ndodhet sendi në bashkëpronësi.
  101. 300

    AI-assisted research summary: A private bailiff has the power to decide on an enforcement proposal and carry out enforcement in the stated case.

    Neni 300 Kompetenca në rast të përmbarimit nga ana e përmbaruesit privat Për vendosje për propozimin për përmbarim dhe për zbatimin e përmbarimit në bazë të vendimit për ndarjen e sendeve, përmbaruesi privat ka kompetencë për të vendosur mbi propozimin përmbarimor dhe për të zbatuar përmbarimin.
  102. 301

    AI-assisted research summary: The enforcement organ must order the physical division of common property when that division is предусмотрed by the enforcement document, must invite the procedure participants to be present, and may appoint an expert assessment if needed.

    Neni 301 Ndarja fizike e sendit 1. Ndarjen fizike të sendit të përbashkët, organi përmbarues e cakton në qoftë se ndarja e tillë është parashikuar me dokumentin përmbarues. 2. Veprimet e posaçme për kryerjen e ndarjes fizike i zbaton sipas rrethanave të rastit organi përmbarues. 3. Organi përmbarues do t’i ftojë pjesëmarrësit e procedurës që të jenë të pranishëm me rastin e kryerjes së ndarjes fizike të sendit. 4. Në qoftë se e kërkon nevoja, organi përmbarues mund ta caktojë ekspertizën.
  103. 302

    AI-assisted research summary: If a joint item must be sold to divide it under an enforcement document, the sale follows the procedure in Chapters 1 and 9 of Part 2, unless the parties agree otherwise on specific issues.

    Neni 302 Ndarja e sendit me anë të shitjes Në qoftë se në bazë të dokumentit përmbarues sendin e përbashkët duhet shitur me qëllim të ndarjes së tij, shitja do të bëhet në mënyrën e paraparë me Kreun 1 dhe 9 të Pjesës 2, të këtij ligji. Për çështjet e caktuara palët mund të merren vesh ndryshe.
  104. 303

    AI-assisted research summary: The enforcement authority decides whether a common asset will be divided physically or sold, and sale must be used if physical division is impossible or would reduce the asset’s value.

    Neni 303 Caktimi i mënyrës së ndarjes 1. Organi përmbarues vendosë sipas rregullave për raportet pronësore-juridike se a do ta bëjë ndarjen fizikisht, apo me anë të shitjes, po qe se me anë të dokumentit përmbarues, mënyra e ndarjes nuk është caktuar e as palët nuk janë marrë vesh për një gjë të tillë. 2. Ndarja do të bëhet me anë të shitjes së sendit të përbashkët, po qe se në procedurën përmbarimore konstatohet se ndarja fizike e paraparë me dokumentin përmbarues nuk është e mundur, apo se është e mundur por me zvogëlim të vlerës së sendit.
  105. 304

    AI-assisted research summary: All co-owners must bear enforcement execution costs in proportion to their shares; a co-owner who caused special expenses must pay them to the co-owners who incurred them.

    Neni 304 Shpenzimet procedurale të përmbarimit 84 1. Shpenzimet e zbatimit të përmbarimit sipas dispozitave të këtij kreu, i heqin të gjithë bashkëpronarët në përpjesëtim me vlerën e pjesëve që u takojnë për sendin në bashkëpronësi të tyre. 2. Bashkëpronari që ka shkaktuar shpenzime të posaçme, ka për detyrë t’ua paguajë ato bashkëpronarëve që kanë pasur shpenzime të tilla. KREU XV PËRMBARIMI ME QËLLIM MARRJEJE TË DEKLARATËS SË VULLNETIT
  106. 305

    AI-assisted research summary: If a debtor is required to make a declaration of will under an enforceable decision, or undertakes that duty in a judicial or administrative settlement, the law treats the declaration as given at the relevant legal moment.

    Neni 305 Kredia e pakushtëzuar 1. Në qoftë se debitori me vendimin që e ka cilësinë e dokumentit përmbarues, është detyruar për dhënien e deklaratës së vullnetit, konsiderohet se deklaratën me përmbajtje si në dokumentin përmbarues e ka dhënë në momentin kur është bërë i formës së prerë vendimi i tillë. 2. Po qe se debitori ka marrë përsipër detyrimin për dhënien e deklaratës së vullnetit me ujdinë gjyqësore apo administrative, konsiderohet se deklaratën me përmbajtje si në ujdinë, e ka dhënë në momentin në të cilin është bërë i kërkueshëm detyrimi i tij sipas ujdisë së tillë.
  107. 306

    AI-assisted research summary: If the creditor’s obligation is performed, or another condition is met, the debtor is treated as having given the declaration of will.

    Neni 306 Kredia e kushtëzuar Në qoftë se përmbushja e kredisë për dhënien e deklaratës së vullnetit varet nga përmbushja e ndonjë detyrimi të kreditorit të përmbarimit, apo nga ndonjë kusht tjetër, konsiderohet se debitori e ka dhënë deklaratën e vullnetit, në momentin në të cilin kreditori e ka përmbushur detyrimin e tij, apo në momentin në të cilin plotësohet kushti tjetër që provohet me dokumentin publik, apo me dokumentin e vërtetuar sipas ligjit. KREU XVI PËRMBARIMI ME ANË TË REGJISTRIMIT TË DREJTAVE NË LIBRIN PUBLIK
  108. 307

    AI-assisted research summary: This article assigns territorial competence to the court located where the public immovable-property register is kept.

    Neni 307 Kompetenca territorial në rastet e përmbarimit gjyqësor 1. Për vendosje mbi propozimin për përmbarimin me qëllim të themelimit të drejtave në paluajtshmërinë me regjistrim në librin publik, si dhe për kalimin, kufizimin, ose shuarjen e të drejtës së regjistruar, e kompetencës territoriale është Gjykata në territorin e të cilës ndodhet organi që mbanë librin publik për paluajtshmëri. 2. Për zbatimin e përmbarimit nga paragrafi 1. i këtij neni, është kompetente në pikëpamje territoriale Gjykata, apo organi që mban regjistrin publik për paluajtshmërin e tillë.
  109. 308

    AI-assisted research summary: A private enforcement officer has power to decide on an enforcement proposal and carry out enforcement for certain property-registration cases.

    Neni 308 Kompetenca në rast të përmbarimit nga ana e përmbaruesit privat Për vendosje mbi propozimin për përmbarimin me qëllim të themelimit të drejtave në paluajtshmërinë me regjistrim në librin publik, si dhe për kalimin, kufizimin, ose shuarjen e të drejtës së regjistruar, përmbaruesi privat ka kompetence për të vendosur mbi propozimin përmbarimor dhe për të zbatuar përmbarimin.
  110. 309

    AI-assisted research summary: The enforcement authority must order the relevant registration in the public book, and registrations set by an enforcement decision or writ are carried out ex officio.

    Neni 309 Mënyra e zbatimit të përmbarimit 85 1. Në bazë të dokumentit përmbarues të cilin është caktuar detyrimi i regjistrimit në librin publik, organi përmbarues urdhëron që në librin publik të bëhet regjistrimi përkatës. 2. Regjistrimi i caktuar me anë të aktvendimit për përmbarimin ose urdhrit përmbarues zbatohet sipas detyrës zyrtare.
  111. 310

    AI-assisted research summary: A creditor may register ownership rights in immovable property if the debtor is not registered as owner and the creditor submits the required evidence with the enforcement proposal.

    Neni 310 Regjistrimi i të drejtës së pronësisë kur debitori nuk është i regjistruar si pronar Kur debitori nuk është i regjistruar si pronar i paluajtshmërisë, regjistrimi i të drejtës së pronësisë të kreditorit për këtë paluajtshmëri mund të bëhet në qoftë se, kreditori bashkë me propozimin për përmbarim parashtron provën konform rregullave për regjistrimin e të drejtave në paluajtshmëritë, e paraardhësit juridik i debitorit është personi që është i regjistruar si pronar.
  112. 311

    AI-assisted research summary: If the debtor is not registered as owner of the immovable property, the enforcement creditor may ask for the ownership right to be registered in the debtor’s name first, and then the creditor’s right to be registered.

    Neni 311 Regjistrimi i të drejtës tjetër sendore kur debitori nuk është i regjistruar si pronar Kur sipas dokumentit përmbarues kreditori është i autorizuar që kundrejt debitorit të kërkojë regjistrimin e të drejtës së pengut, apo të ndonjë të drejte tjetër sendore në paluajtshmërinë përveç të drejtës së pronësisë, kurse debitori nuk është i regjistruar si pronar i paluajtshmërisë, kreditori i përmbarimit mund të kërkojë me propozimin për përmbarimin, që e drejta e pronësisë të regjistrohet në emër të debitorit, e pastaj të bëhet regjistrimi i të drejtës së kreditorit, po qe se e paraqet provë, në pajtim me dispozitat për regjistrimin e të drejtave në paluajtshmëritë, nga e cila provë shihet se debitori e ka fituar të drejtën e pronësisë për paluajtshmërinë e këtillë. KREU XVII PËRMBARIMI I VENDIMIT PËR KTHIMIN NË VENDIN E PUNËS
  113. 312

    AI-assisted research summary: The court in the area where the employment relationship was created has territorial competence for these enforcement matters, and it has exclusive competence for decisions on returning workers and civil servants to work.

    Neni 312 Kompetenca territoriale 1. Për vendosje për propozimin për përmbarim në bazë të dokumentit përmbarues, me të cilin punëdhënësi është urdhëruar që punëtorin ta kthejë në punë, apo që ta sistemoj në vendin përkatës të punës dhe për zbatimin e përmbarimit, e kompetencës territoriale është Gjykata në territorin e së cilës është krijuar marrëdhënia e punës. 2. Gjykata ka kompetenca ekskluzive për përmbarimin e vendimeve lidhur me kthimin e punëtorit dhe shërbyesve civil në punë.
  114. 313

    AI-assisted research summary: A proposal for enforcement of an order to return a worker to work may be filed within 90 days from the day the decision becomes final.

    Neni 313 Afati për paraqitjen e propozimit për përmbarim Propozimi për përmbarim në bazë të dokumentit përmbarimor për kthim në vendin e punës, me të cilin punëdhënësi është urdhëruar që punëtorin ta kthejë në punë, mund të paraqitet brenda afatit prej nëntëdhjetë (90) ditësh, nga dita kur vendimi është bërë i formës së prerë.
  115. 314

    AI-assisted research summary: If an enforcement document requires an employer to reinstate a worker or place the worker in the proper job, the enforcement is carried out by imposing money fines on the employer and the responsible person.

    Neni 314 Mënyra e zbatimit të përmbarimit 1. Përmbarimi në bazë të dokumentit përmbarues sipas të cilit punëdhënësi është i detyruar që punëtorin ta kthejë në punë, apo që ta sistemoj në vendin përkatës të punës, zbatohet me anë të caktimit të gjobave në të holla kundër punëdhënësit dhe personit përgjegjës në të. 2. Dënimi me të holla caktohet sipas dispozitave të nenit 15 dhe 16 të këtij ligji dhe dispozitave për përmbarimin me qëllim të realizimit të kredisë për veprimin të cilin mund ta kryejë vetëm debitori. 86
  116. 315

    AI-assisted research summary: A creditor who asked for reinstatement to work may ask the court to order the debtor to pay due monthly wage amounts until the worker is reinstated.

    Neni 315 Shpërblimi i pagës në rast të kthimit të punëtorit në punë 1. Kreditori që e ka parashtruar propozimin për kthim në punë, ka të drejtë të kërkojë që Gjykata të nxjerrë aktvendim me të cilin do të caktojë se, debitori ka për detyrë që atij t’ia paguajë në emër të pagës shumat mujore që janë bërë të kërkueshme, nga dita në të cilën ka marrë formë të prerë vendimi e deri në ditën e rikthimit në punë. Me të njëjtin aktvendim, Gjykata e cakton përmbarimin për realizimin e shumave mujore të caktuara. 2. Kërkesa nga paragrafi 1. i këtij neni mund t’i bashkëngjitet propozimit për përmbarim, ose mund të paraqitet më vonë deri në përfundimin e procedurës së përmbarimit.
  117. 316

    AI-assisted research summary: An appeal-style proposal to annul the decision is allowed for the debtor if the circumstances changed after the decision was issued.

    Neni 316 Efekti i aktvendimit për kompensim 1. Aktvendimi i nxjerr sipas paragrafit 1. të nenit 315 të këtij ligji, e ka efektin e aktvendimit me të cilin vërtetohet ekzistimi i detyrimit të debitorit dhe efektin e aktvendimit për përmbarimin. 2. Debitori mund të propozojë që aktvendimi nga paragrafi 1. i këtij neni të shfuqizohet, po qe se pas nxjerrjes së tij kanë ndryshuar rrethanat në bazë të cilave është nxjerrë ai. 3. Kompensimi i pagës mujore caktohet në shumën që do ta realizonte punëtori po të ishte në punë.
  118. 317

    AI-assisted research summary: An enforcement applicant may claim payment or compensation for monthly wages or other payments after unlawful dismissal, and may ask for the matter to be handled in contentious proceedings.

    Neni 317 Realizimi i kompensimit në procedurë të posaçme 1. Propozuesi i përmbarimit rezervon të drejtën e tij për pagesë ose kompensimin e pagave mujore ose pagesave tjera përderisa ka qenë i papunësuar për shkak të një vendimi të paligjshëm të punëdhënësit për largimin e tij nga puna dhe mund të kërkojë që rasti i tij të trajtohet në procedurë kontestimore. 2. Në qoftë se Gjykata përmbarimore vetëm pjesërisht e ka miratuar kërkesën për pagimin e pagave mujore, atëherë ajo do ta udhëzojë kreditorin e përmbarimit që pjesën tjetër të kërkesës ta realizojë në procedurën gjyqësore kontestimore. KREU XVIII PËRMBARIMI I VENDIMEVE NGA LËMI I SË DREJTËS FAMILJARE DORËZIMI DHE MARRJA E FËMIJËS
  119. 318

    AI-assisted research summary: The court with general territorial competence for the applicant, or the court where the child is located, may decide the enforcement proposal and handle enforcement for child handover.

    Neni 318 Kompetenca territoriale 1. Për të vendosur për propozimin për përmbarimin e vendimit të Gjykatës me të cilin urdhërohet dorëzimi i fëmijës prindit, apo personit tjetër, respektivisht institucionit të cilit i është besuar fëmija në ruajtje dhe edukim, është kompetente Gjykata e cila është e kompetencës së përgjithshme territoriale për palën që e kërkon përmbarimin, por edhe Gjykata në territorin e së cilës ndodhet fëmija. 2. Për zbatimin e përmbarimit, kompetente në pikëpamje territoriale është Gjykata në territorin e së cilës ndodhet fëmija në kohën e përmbarimit.
  120. 319

    AI-assisted research summary: Prindi, personi që ka fëmijën në ruajtje dhe edukim, ose organi i kujdestarisë mund të paraqesë propozimin për përmbarimin e vendimit.

    Neni 319 E drejta e paraqitjes së propozimit Propozimin për përmbarimin e vendimit mund ta paraqesë prindi, apo personi tjetër të cilit fëmija i është besuar në ruajtje dhe edukim, si dhe organi i kujdestarisë. 87
  121. 320

    AI-assisted research summary: The court must protect the child’s interests during enforcement and may set a 3-day deadline for the debtor to hand over the child, with a fine warning if not complied with.

    Neni 320 Mënyra e zbatimit të përmbarimit 1. Me rastin e zbatimit të përmbarimit, Gjykata sidomos kujdeset për nevojën që të mbrohen interesat e fëmijës në masën më të madhe të mundshme. 2. Me aktvendimin për përmbarimin, Gjykata i cakton debitorit afat prej tri (3) ditësh, nga dita në të cilën i është dorëzuar aktvendimi, që fëmijën t’ia dorëzoj prindit, apo personit tjetër, respektivisht institucionit të cilit fëmija i është besuar në ruajtje dhe edukim, me kërcënim të shqiptimit të gjobës në të holla. 3. Gjoba në të holla shqiptohet dhe përmbarohet sipas dispozitave të këtij ligji, për kryerjen e veprimit që mund ta bëjë vetëm debitori. 4. Në qoftë se përmbarimi nuk ka mund të zbatohet me shqiptimin dhe përmbarimin e vendimit për gjobën në të holla, përmbarimi do të zbatohet me marrjen e fëmijës nga personi te i cili ndodhet fëmija dhe dorëzimin e fëmijës prindit, ose personit tjetër apo institucionit të cilit fëmija i është besuar për ruajtje dhe edukim. 5. Marrjen dhe dorëzimin e fëmijës sipas paragrafit 4. të këtij neni, mund ta bëjë vetëm Gjykatësi në bashkëpunim me psikologun e organit të kujdestarisë, të shkollës, këshillimores së familjes, apo të institucionit tjetër të specializuar për ndërmjetësim në marrëdhëniet familjare.
  122. 321

    AI-assisted research summary: The court continues enforcement under the same enforcement order if the child is found again with the person from whom the child was taken within three months of delivery, on the proposal of the party to whom the child was entrusted.

    Neni 321 Vazhdimi i përmbarimit Gjykata me propozimin e palës të cilës i është besuar fëmija, e vazhdon ekzekutimin sipas të njëjtit aktvendim për përmbarimin, në qoftë se fëmija në afatin tre (3) mujor, nga dita e dorëzimit të fëmijës përsëri gjendet te personi nga i cili është marrë.
  123. 322

    AI-assisted research summary: If a child’s life, health, or psychosomatic development is endangered, the court must carry out enforcement immediately, without setting a prior delivery deadline or imposing court fines, and deliver the child to the parent, another person, or the institution entrusted with care and education.

    Neni 322 Marrja e fëmijës 1. Përjashtimisht nga dispozitat nga neni 320 të këtij ligji, në rastin në të cilin konstatohet se i është rrezikuar jeta, shëndeti, ose zhvillimi psikofizik i fëmijës, Gjykata do ta zbatojë përmbarimin pa caktuar paraprakisht afat për dorëzimin e fëmijës dhe pa shqiptuar gjoba gjyqësore, duke marrë fëmijën dhe duke ia dorëzuar prindit, apo personit tjetër, respektivisht institucionit të cilit fëmija i është besuar në ruajtje dhe edukim. 2. Ky përmbarim, zbatohet në bashkëpunim me organin e kujdestarisë, në mënyrën e rregulluar në paragrafin 4. dhe 5. neni 320 të këtij ligji. PJESA E TRETË PËRMBARUESI PRIVAT KREU I MANDATI DHE KOMPETENCAT
  124. 323

    AI-assisted research summary: The private enforcement officer is appointed by the Minister of Justice and may carry out enforcement actions within the appointed territory, with limited extra-territorial action allowed at the creditor’s request.

    Neni 323 Statusi dhe kompetencat e përmbaruesit privat 1. Përmbaruesi privat për kryerjen e autorizimeve publike të besuara me këtë ligj emërohet nga Ministri i Drejtësisë (më tutje: Ministri) për territorin e Gjykatës themelore. 88 2. Përmbaruesi privat është kompetent të ndërmarrë të gjitha veprimet të përcaktuara në nenin 341 të këtij ligji dhe veprime të tjera të lejuara apo përcaktuara për përmbaruesin privat sipas këtij ligji, përveç kur shprehimisht ndalohen me këtë ligj. 3. Përmbaruesi privat do të ndërmerr veprime për të zbatuar përmbarimin brenda territorit për të cilin është emëruar. 4. Me kërkesë të kreditorit, përmbaruesi privat mund të ndërmarr veprime për zbatimin e përmbarimit edhe jashtë territorit për të cilin ai është emëruar, personalisht apo nëpërmes përmbaruesit privat të territorit tjetër. 5. Organet e administratës shtetërore mundet t’i besojnë përmbaruesit privat zbatimin e përmbarimit në procedurat të cilat aplikohen në bazë të vendimeve të këtyre organeve shtetërore, vetëm nëse parashihet ndryshe me ndonjë ligj të veçant. 6. Selia e përmbaruesit privat do të jetë e vendosur brenda territorit të Gjykatës themelore për të cilin ai është emëruar.
  125. 324

    AI-assisted research summary: A private bailiff may not hold certain supervisory or management roles, and may not form an employment relationship with a state or commercial entity, subject to stated exceptions.

    Neni 324 Pa pajtueshmëria me kryerjen e veprimeve përmbarimore 1. Kryerja e funksioneve, mbikëqyrëse apo menaxhues në subjektet komerciale, institucionet shtetërore, shërbimet financiare, çështjet komerciale dhe detyrat e noterisë dhe avokatisë është në mos pajtueshmëri me veprimet përmbarimore të përmbaruesit privat. 2. Përmbaruesi privat nuk mund të themeloje marrëdhënie pune me ndonjë subjekt shtetëror apo komercial. 3. Kufizimi i parashikuar në paragrafin 1. dhe 2. të këtij neni nuk vlen për aktivitetet shkencore, teknike, artistike apo arsimore apo kryerjen e aktiviteteve në Odë dhe shoqatat ndërkombëtare të përmbaruesve privat.
  126. 325

    AI-assisted research summary: Rregullat për përjashtimin e gjyqtarëve zbatohen edhe për përjashtimin e përmbaruesve privat, gjyqtari i gjykatës themelore vendos për kërkesën, nuk lejohet ankesë kundër vendimit, dhe veprimet e bëra në kundërshtim me këto rregulla abrogohen.

    Neni 325 Përjashtimi 1. Dispozitat e ligjit të procedurës kontestimore për përjashtimin e gjyqtarëve vlejnë përshtatshmërish edhe për përjashtimin e përmbaruesve privat. 2. Gjyqtari i Gjykatës themelore brenda territorit të cilit është emëruar përmbaruesi privat, vendos për kërkesën për përjashtim. 3. Nuk do të lejohet asnjë ankesë kundër aktvendimit i cili aprovon apo hedh poshtë një kërkesë për diskualifikimin e një zyrtari privat të përmbarimit. 4. Veprimet përmbarimore të përmbaruesit privat të kryera në kundërshtim me paragrafin 1. të këtij neni do të abrogohen. KREU II EMËRIMI DHE BETIMI
  127. 326

    AI-assisted research summary: A person may be appointed as a private enforcement officer only if the listed qualification and integrity conditions are met.

    Neni 326 Kushtet për emërimin e përmbaruesit privat 1. Përmbarues privat mund te emërohet personi i cili plotëson kushtet si në vijim: 1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 1.2. të ketë zotësi të plotë për të vepruar, dhe duhet të jetë i aftë në aspektin shëndetësor; 89 1.3. të jetë jurist i diplomuar në fakultetin juridik, apo të ndonjë fakulteti juridik të ndonjë vendi tjetër, pas nostrifikimit të diplomës në Republikën e Kosovës; 1.4. të ketë të kryer provimin e jurisprudencës; 1.5. të ketë së paku tri (3) vjet përvojë pune juridike; 1.6. të ketë dhënë provimin për përmbarues; 1.7. që kundër tij nuk zhvillohet procedurë hetimore për vepër penale, përkatësisht që nuk është i dënuar për vepër penale me dënim me burg e cila vepër është e dënueshme më së paku gjashte (6) muaj, apo për vepër penale e cila e bënë të padenjë në ushtrimin e punës së përmbaruesit; 1.8. të paraqes deklaratë te noteri për gjendjen e tij material, me të gjitha pasojat nga dhënia e deklaratës së rrejshme. 2. Në qoftë se kundër kandidatit që ka dorëzuar kërkesë për emërim për përmbarues është duke u zhvilluar procedure penale, vendimi për emërim shtyhet deri sa të arrihet vendimi në procedurën penale.
  128. 327

    AI-assisted research summary: The Minister sets the number of private enforcement agents, generally at a ratio of one position per 25,000 inhabitants for each basic court territory, with an exception allowing more where needed or on request.

    Neni 327 Caktimi i numrit të përmbaruesve privat 1. Numrin e përmbaruesve privat e cakton Ministri në përputhje me dispozitat e këtij ligji. 2. Për territorin e Gjykatës themelore një pozitë e përmbaruesit privat, sipas rregullit, caktohet në njëzet e pesë mijë (25.000) banorë. 3. Numri i përmbaruesve privat për territorin e Gjykatës themelore, mund të rritet derisa numri i përmbaruesve privat të emëruar në secilin rajon të arrijë proporcionin e paraparë në paragrafin 2. të këtij neni. 4. Përjashtimisht nga paragrafi 2. i këtij neni, Ministri varësisht nga nevoja apo sipas kërkesës të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ose Odës së përmbaruesve cakton edhe numër më të madh të përmbaruesve privat.
  129. 328

    AI-assisted research summary: The Justice Minister appoints the private enforcement officer through a public competition, and the Ministry must announce the competition in at least two daily newspapers.

    Neni 328 Procedura e emërimit të përmbaruesit privat 1. Ministri emëron përmbaruesin privat në bazë të konkursit publik. 2. Ministria e Drejtësisë (më tutje: Ministria) shpall konkursin në së paku dy (2) gazeta ditore. 3. Afati kohor për konkurim nuk do të jetë më pak se tridhjetë (30) ditë nga data e shpalljes sipas paragrafit 2. të këtij neni. Kandidatet aplikacionit për konkurrim duhet t’ia bashkangjesin dokumentacionin me të cilin vërtetohet se i plotësojnë kushtet nga neni 326 i këtij ligji. 4. Komisionin për vlerësimin e kandidateve (më tej Komisioni Vlerësues) e emëron Ministri, i cili përbëhet si në vijim: 4.1. një (1) gjyqtar nga Gjykata Supreme i propozuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës; 4.2. dy (2) përmbarues të propozuar nga Oda e Përmbaruesve privat; 4.3. një (1) përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë i cili ka së paku dhjete (10) vjet përvojë pune në fushën e drejtësisë; 90 4.4. një (1) profesor i rregullt i lëmis civile. 5. Për grupin e parë të përmbaruesve privat deri në themelimin e Odes së përmbaruesve privat, anëtaret nga nënparagrafi 4.2. i këtij neni do të zëvendësohen nga dy (2) gjyqtarë të propozuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
  130. 329

    AI-assisted research summary: The Assessment Commission must prepare a nomination list after reviewing candidates’ applications and documents, and the Minister must issue a subordinate act on the Commission’s work.

    Neni 329 Organizimi i vlerësimit të përmbaruesve dhe provimit 1. Komisioni Vlerësues pas vlerësimit të aplikacioneve dhe dokumentacionit të kandidateve do të përpilojë listën me propozime për emërimin e kandidateve i cila i dorëzohet Ministrit. 2. Me rastin e përzgjedhjes në mes të më shumë kandidateve posaçërisht do të merret parasysh rezultati i tyre në provimin për përmbarues privat. 3. Ministri nxjerr akt nënligjor për punën e Komisionit Vlerësues.
  131. 330

    AI-assisted research summary: Ministri must decide on appointing private enforcement officers within 30 days after receiving the candidate list.

    Neni 330 Emërimi i përmbaruesve privat 1. Ministri, brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të listës me propozime të kandidatëve merr vendim për emërimin e përmbaruesve privat . 2. Vendimi i ministrit për emërim i dërgohet përmbaruesit privat dhe publikohet ne faqen zyrtare të Ministrisë ky vendim nuk mund ti nënshtrohet ankimimit administrativ, kundër tij mundë të ngritët konflikt administrativ. 3. Ministri do të organizoj përsëritjen e provimit dhe procesit të emërimit brenda nëntë (9) muajve pas mbajtjes se provimit paraprak, nëse ka vende të zbrazëta të cilat janë shpallur më parë por kanë mbetur të paplotësuara ose të cilat kanë mbetur vakante gjate kësaj periudhe.
  132. 331

    AI-assisted research summary: A person appointed as a private enforcement officer must take the oath before the Minister within 30 days of appointment.

    Neni 331 Betimi dhe fillimi i ushtrimit të veprimtarisë të përmbaruesit privat 1. Personi i emëruar si përmbarues privat e jep betimin para Ministrit, në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e emërimit. 2. Teksti i betimit është si në vijim: „Betohem se do të kryejë veprimet e përmbarimit me dinjitet, nderë dhe paanshmëri në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës dhe duke mbrojtur interesat e palëve”. 3. Nëse përmbaruesi privat është i detyruar që në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditëve nga dhënia e betimit, ministrisë të ia dërgoj dëshmitë se i ka plotësuar kushtet e parapara në nenin 332 të këtij ligji. 4. Ditën e fillimit të ushtrimit të veprimtarisë përmbaruese e cakton Ministri dhe për këtë njoftohet përmbaruesi privat dhe Oda e Përmbaruesve.
  133. 332

    AI-assisted research summary: After taking the oath, a private enforcement officer must meet several setup requirements, including insurance, a separate bank account, office space, equipment, seals, and filing a signature/initials with the basic court.

    Neni 332 Kushtet që duhet plotësuar pas dhënies së betimit 1. Pas dhënies së betimit, përmbaruesi privat: 1.1. lidh marrëveshje për sigurimin e dëmit i cili mund t’i shkaktohet palëve të treta gjatë shërbimit të tij; 1.2. lidh marrëveshjen për sigurimin e lokalit dhe objekteve të pranuara si depozitë në rastin e dëmtimit, shkatërrimit apo humbjes së tyre; 91 1.3. hap llogarinë e veçantë në njërën nga bankat komerciale, ku vetëm paratë e rasteve përmbarimore do të depozitohen dhe do të shfrytëzohen ekskluzivisht për shlyerjen e borxheve ndaj kreditorëve; 1.4. siguron hapësirën për zyre në territorin e Gjykatës themelore ku do ta ketë selinë; 1.5. siguron pajisje të nevojshme për të zbatuar përmbarimin; 1.6. duhet të ketë vulën katrore dhe vulën e rrumbullakët zyrtare; 1.7 duhet të depozitojë nënshkrimin dhe inicialet e tij në kuadër të Gjykatës themelore në rajonin në të cilin është emëruar. Në rast të ndërrimit të selisë jashtë territorit të Gjykatës themelore, pas emërimit si përmbarues privat në vendin e ri, ai depoziton nënshkrimin dhe inicialet e tij në kuadër të regjistrit të Gjykatës themelore në territorin e së cilës është rivendosur. Ne rast të shpërnguljes jashtë territorit të Gjykatës themelore, pas emërimit të përmbaruesit privat, ai do të depozitoj nënshkrimin dhe inicialet me regjistrin e Gjykatës themelore në territorin ku ai është shpërngulur. 2. Ministri me akt nënligjor përcakton kushtet minimale teknike dhe të tjera përkitazi me pajisjen dhe zyre në kuadër të nënparagrafëve 1.4 dhe 1.5 të paragrafit 1. të këtij neni. 3. Konsiderohet se përmbaruesi privat nuk është emëruar nëse: 3.1. refuzon dhënien e betimit; 3.2. pa shkaqe të arsyeshme nuk i përgjigjet thirrjes për dhënien e betimit; 3.3. në afatin nga paragrafi 3.neni 331 i këtij ligji nuk i dërgon provat për plotësimin e kushteve të parapara për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë apo, 3.4. nuk fillon me ushtrimin e veprimtarisë përmbaruese ne ditën që i është caktuar. 4. Për rastet e parapara në paragrafin 3. të këtij neni, ministri nxjerr vendim. Vendimi nuk mund të ankimohet ne procedurë administrative, dhe kundër tij mundë të ngritët konflikti administrativ.
  134. 333

    AI-assisted research summary: Private enforcement officers must have an official round seal, lodge certified seal/signature specimens with the Ministry and the basic court, use the seal only after starting duty and only for lawful enforcement activity, and carry/use the enforcement ID card during enforcement actions. The Minister sets the card’s form and content by secondary act.

    Neni 333 Vulat dhe kartela identifikuese e përmbaruesit privat 1. Përmbaruesi privat ka vulën zyrtare dhe të rrumbullakët (më tutje: vula). Mostra e certifikuar e vulës dhe nënshkrimi i certifikuar i përmbaruesit privat do të vendoset në Ministri dhe Gjykatën themelore në territorin e së cilës përmbaruesi privat është emëruar. 2. Vula përmban logon e Republikës së Kosovës, shenjën e përmbarimit, emrin personal të përmbaruesit privat dhe selinë e përmbaruesit privat. Përmbaruesi privat shfrytëzon vulat vetëm pas fillimit të detyrës si përmbarues privat dhe vetëm për veprimet për të cilat përmbaruesi privat i ka ndërmarrë në kuadër të aktivitetit të tij ligjor. 3. Përmbaruesi privat, zëvendësuesi i përmbaruesit privat dhe zëvendësi i tij kanë kartelën identifikuese të përmbarimit të lëshuar nga Ministria. Përmbaruesi privat, zëvendësuesi i përmbarues privat dhe zëvendësi shfrytëzojnë kartelën pas fillimit të detyrës dhe shfaqin kartelën gjatë kryerjes së veprimeve të përmbarimit. 4. Forma dhe përmbajtja e kartelës identifikuese të përmbaruesit privat përcaktohet me akt nënligjor nga Ministri.
  135. 334

    AI-assisted research summary: Private enforcement officers may not start enforcement activity before the designated start day, and the ministry registers and publishes required registration/start information.

    Neni 334 Regjistrimi në regjistrin e përmbaruesve privat 92 1. Me ditën e fillimit të ushtrimit të veprimtarisë përmbaruese kryhet regjistrimi i përmbaruesit privat, zëvendësuesit të përmbaruesit privat dhe zëvendës përmbaruesit privat në regjistrin e përmbaruesve privat, në bazë te njoftimit dhe dëshmive nga neni 332 i këtij ligji. 2. Të dhënat për regjistrim dhe fillim të ushtrimit të veprimtarisë përmbaruese, ministria i shpallë në faqen zyrtare të Ministrisë dhe në faqen zyrtare të Odes së Përmbaruesve privat. 3. Përmbaruesi privat nuk mundë të filloj ushtrimin e veprimtarisë përmbaruese para ditës që është caktuar si ditë e fillimit të kryerjes së veprimtarisë përmbaruese. 4. Regjistri i përmbaruesve privat përmban këto të dhëna: 4.1. numrin rendor të regjistrimit; 4.2. emrin personal dhe datën e lindjes të përmbaruesit privat; 4.3. numrin personal; 4.4. territorin e Gjykatës për të cilën është emëruar, selinë zyrtare dhe adresën; 4.5. numrin dhe datën e vendimit për emërim; 4.6. datën e dhënies së betimit; 4.7. data e fillimit të ushtrimit të veprimtarisë përmbaruese; 4.8. masat disiplinore te cilat i janë shqiptuar përmbaruesit privat; 5. Të dhënat nga paragrafi 4. i këtij neni regjistrohen edhe për zëvendësuesin dhe zëvendësin e përmbaruesit privat, përveç të dhënave për territorin e Gjykatës për të cilën është emëruar dhe selinë zyrtare. 6. Përmbaruesi privat, zëvendësuesi apo zëvendësi i përmbaruesit privat njofton në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh ministrinë dhe odën për ndryshimet e të dhënave në evidencën zyrtare. KREU III PROVIMI PËR PËRMBARUESIT PRIVAT
  136. 335

    AI-assisted research summary: A person may take the private enforcement officer exam only if they meet the stated qualification and experience conditions, and the Ministry/Minister handles the application, approval, certificate, and records.

    Neni 335 Kushtet dhe Organizimi i provimit të përmbaruesit 1. Provimi për përmbarues privat mundë ta japë personi i cili është jurist i diplomuar në fakultetin juridik, sipas programit katër vjeçar ose studimet master, dhe te ketë së paku tri (3) vite përvojë pune juridike. 2. Provimi për përmbarues privat jepet në pajtim me aktin nënligjor për mënyrën dhe programin e dhënies së provimit për përmbarues privat i nxjerrë nga ministri. 3. Aplikacioni për dhënien e provimit për përmbarues privat me dëshmitë për plotësimin e kushteve nga paragrafi 1. i këtij neni i dorëzohen ministrisë. Ministri nxjerr vendim me të cilin lejohet dhënia e provimit të përmbaruesit privat, personi i cili plotëson kushtet e përcaktuara me ligj. 4. Pas dhënies së provimit, përmbaruesit privat i lëshohet certifikata e nënshkruar nga Ministri. 5. Ministria mban evidencat për personat të cilët kanë dhënë provimin e përmbaruesit privat.
  137. 336

    AI-assisted research summary: The minister determines the commission’s composition, and the chair, members, and secretary are entitled to compensation for work on the examination commission.

    Neni 336 93 Komisioni për dhënien e provimit të përmbaruesit 1. Provimi për përmbaruesit privat jepet para Komisionit për dhënien e provimit për përmbarues privat (më tutje: Komisioni për provim). 2. Përbërja e Komisionit për provim përcaktohet nga ministri me vendim. 3. Për punën në Komisionin për provim, kryetari, anëtarët e komisionit dhe sekretari i komisionit kanë të drejtë për kompensim në shumën e caktuar nga ministri. KREU IV TË DREJTAT DHE OBLIGIMET E PËRMBARUESIT PRIVAT
  138. 337

    AI-assisted research summary: Private bailiff must carry out functions only in accordance with the law and is stated to be independent.

    Neni 337 Pavarësia 1. Përmbaruesi privat është i pavarur dhe kryen funksionet vetëm në pajtim me ligjin. 2. Në rast se përmbaruesi privat arrestohet apo akuzohet si i pandehur për vepër penale të karakterit të përgjithshëm, Ministri i Drejtësisë dhe Këshilli i Odës njoftohen.
  139. 338

    AI-assisted research summary: Vetëm përmbaruesit privat mund të themelojnë kompani partneriteti të përmbaruesve privat, dhe ata duhet të mbajnë evidencë të përbashkët dhe individuale.

    Neni 338 Partneriteti i përmbaruesit privat 1. Kompani partneriteti të përmbaruesve privat mund të themelojnë vetëm përmbaruesit privat për të mundësuar zhvillimin e afarizmit sipas kushteve dhe në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shoqëritë Tregtare. 2. Përmbaruesit privat në partneritet sipas paragrafit 1. të ketij neni mbajnë evidencë të përbashkët dhe individuale.
  140. 339

    AI-assisted research summary: The private bailiff must carry out enforcement actions under this law, may use authorized assistants or third parties, employees must keep official secrecy, and the minister may set recordkeeping rules by subordinate act.

    Neni 339 Kryerja e veprimeve përmbarimore 1. Përmbaruesi privat është përgjegjës për kryerjen e veprimeve përmbarimore në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 2. Përmbaruesi privat kryen veprimet përmbarimore dhe në bazë të autorizimeve të tij edhe zëvendësi i përmbaruesit privat apo i punësuari i tij. Personat e autorizuar nga përmbaruesi privat veprojnë në emër dhe për llogari të përmbaruesit privat. 3. Përmbaruesi privat, sipas nevojës, për disa veprime të përmbarimit, mund të angazhojë palën e tretë që t’i ndihmojë në këto veprime. 4. Përmbaruesi privat është përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga personat e përmendur në paragrafin 2. dhe 3. të këtij neni gjatë kryerjes së veprimeve të caktuara përmbarimore. 5. Të punësuarit e përmbaruesit privat janë të obliguar që të mbajnë sekretin zyrtar nën kushtet të cilat vlejnë edhe për përmbaruesin privat. 6. Ministri me akt nënligjor përcakton formën, përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së shënimeve dhe evidencës për propozimet e pranuara për përmbarim.
  141. 340

    AI-assisted research summary: The private enforcement officer must perform official duties in the assigned court territory, unless there is an exemption reason or the enforcement proposer does not pay the required advance. If blocked for more than 30 days, the officer must inform the Minister and state the steps taken.

    Neni 340 Obligimet për përmbarim 94 1. Përmbaruesi privat ka detyrim që të kryej obligimet zyrtare për të cilat është i autorizuar në territorin e Gjykatës themelore për të cilin është emëruar përveç në qoftë se : 1.1 .ekzistojnë arsyet për përjashtim; 1.2. propozuesi përmbarimor nuk paguan avansin për kryerjen e detyrave zyrtare siç kërkohet nga përmbaruesi privat në bazë të këtij ligji. 2. Nëse lindin rrethana siç janë të përshkruara në paragrafin 1. të këtij neni, përmbaruesi privat, përderisa kjo bie në kompetencat e tij, ndërmerr masat e nevojshme për të siguruar që veprimet përmbarimore mund të kryhen në nivel lokal nëse kjo kërkohet. Për këtë, përmbaruesi privat mund të kërkojë nga Ministri që të emërojë zëvendësuesin e përmbaruesit privat. Ai mund të rekomandojë zëvendësuesin e përmbaruesit privat. 3. Nëse përmbaruesi privat ka qenë i penguar të kryej detyrat sipas mandatit të tij për më shumë se tridhjetë (30) ditë, ai do të informojë për këtë Ministrin duke deklaruar masat të cilat ai i ka ndërmarrë që janë referuar në paragrafin 2. të këtij neni.
  142. 341

    AI-assisted research summary: Përmbaruesi privat duhet të kryejë detyrat e përmbarimit sipas ligjit.

    Neni 341 Detyrat e përmbaruesit privat 1. Përmbaruesi privat në procedurën e caktimit dhe të zbatimit të përmbarimit, në pajtim me dispozitat dhe kufizimet e parapara me këtë ligj: 1.1. nxjerrë urdhër për përmbarim dhe zbaton përmbarimin në pajtim me autorizimet e tij; 1.2. pranon dhe vepron sipas propozimeve për përmbarim të kërkesave dhe të propozimeve për zbatim të përmbarimit të kërkesave dhe cakton mënyrën e përmbarimit nëse kreditori nuk e ka caktuar në propozim; 1.3. të dorëzojë urdhra, akte, dhe shkresa; 1.4. Të identifikojë palët dhe pjesëmarrësit në procedurën përmbarimore; 1.5. të mbledh të dhëna për gjendjen pasurore të debitorit; 1.6. të nxjerr konkluzione, përpilojë procesverbale, kërkesa dhe të dhëna tjera zyrtare në pajtim me autorizimet e parashikuara me këtë ligj; 1.7. të kryejë regjistrimin, vlerësimin e pronës, sekuestrimin dhe shitjen e pasurisë së luajtshme dhe të drejtave mbi pasurinë e paluajtshme; 1.8. të pranojë dhe ruajë pasurinë e regjistruar dhe të siguruar të debitorit, urdhërojë transferin e pronësisë dhe kryejë ndarjen e pasurisë dhe mjetet tjera monetare të realizuara me shitjen e pasurisë; 1.9. të kryejë zhvendosjen dhe veprimet tjera përmbarimore për qëllime të përmbarimit në pajtim me këtë ligj dhe aktet nënligjore; 1.10. sipas kërkesës së debitorit apo kreditorit, përmbaruesi privat ndërmjetëson ndërmjet tyre për qëllime të arritjes së marrëveshjes; 1.11. të pranoj dhe transferoj mjete monetare në pajtim me këtë ligj; 1.12. të mbajë evidence të rasteve në të cilat ai vepron në pajtim me formën e përcaktuar nga Ministri; 1.13. të ndërmarrë veprime të tjera siç parashikohet me këtë ligj te nxjerra ne zbatim te këtij ligji. 95
  143. 342

    AI-assisted research summary: A private enforcement officer must follow the law, court decisions, and the enforcement order, protect debtor dignity, keep enforcement as affordable as possible, and record enforcement activities immediately after they finish.

    Neni 342 Mbrojtja e të drejtave të debitorit 1. Gjatë përmbarimit të kërkesave, përmbaruesi privat i përmbahet këtij ligji, vendimeve gjyqësore dhe kërkesave te parashikuara në aktvendimin për përmbarim duke u kufizuar në përmbarimin e veçantë të instrumenteve dhe objekteve të caktuara. 2. Gjate zbatimit të përmbarimit duhet pasur kujdes për mbrojtjen e dinjitetit te personalitetit të debitorëve, dhe përmbarimi duhet të jetë sa më i përballueshëm për debitorin. 3. Menjëherë pas përfundimit të veprimeve të përmbarimit apo aktivitetit që ka të bëjë me sigurimin e kërkesës, përmbaruesi privat evidenton aktivitetet e përmbarimit që i referohen nenit 349 të këtij ligji.
  144. 343

    AI-assisted research summary: Private bailiffs must protect personal data and keep accessed data confidential, and they cannot use it for personal or third-party gain.

    Neni 343 Mbrojtja e të dhënave 1. Dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të dhënave personale janë gjithashtu të aplikueshme për përmbaruesit privat. 2. Përmbaruesi privat duhet të mënjanojë që të procedojë të dhënat që nuk janë të nevojshme për këtë arsye. 3. Përmbaruesi privat mban të fshehta të dhënat në të cilat ai ka qasje gjatë kryerjes së detyrës së tij dhe nuk mund t’i përdor ato për përfitim personal apo të personave tjerë. 4. Detyra e referuar në paragrafin 1. dhe 2. të këtij neni vlen edhe pas ndërprerjes së punës si përmbarues. 5. Përmbaruesit privat duhet të bartin përgjegjësi për ruajtjen e konfidencialitetit kur hasin në informatat sekrete, konfidenciale apo të ndjeshme gjatë procedurës përmbarimore. Në rast të shkeljes së kësaj përgjegjësie, aplikohen masat e përgjegjësisë disiplinore së bashku me sanksionet civile dhe penale.
  145. 344

    AI-assisted research summary: Private bailiff may do other activities only if they do not affect proper, independent performance of the office or reputation. The Minister may issue subordinate rules and may prohibit certain bailiff activities, with listed exceptions.

    Neni 344 Aktivitetet plotësuese 1. Përmbaruesi privat mund të kryen aktivitetet tjera përpos atyre të referuara në nenin 340 vetëm nëse ato nuk ndikojnë apo pengojnë në kryerjen e duhur apo të pavarur të zyrës së tij apo në reputacionin e tij. 2. Përkitazi me interesat e referuara në paragrafin 1. të këtij neni Ministri mund të nxjerr akt nënligjore përkitazi me kryerjen e aktiviteteve të caktuara. 3. Me akt nënligjor të Ministrit, mund të ndalohen aktivitetet e caktuara të përmbaruesit përveç: 3.1. mbledhjen e parave për palët e treta; 3.2. bërjen e inventarit dhe vlerësimeve; 3.3. përpilimin e deklaratës me shkrim përkitazi me faktet materiale të vërejtura nga përmbaruesi privat personalisht.
  146. 345

    AI-assisted research summary: Certain public bodies, banks, entrepreneurs, and other legal persons must provide access to data when requested by a private enforcement officer.

    Neni 345 Qasja në të dhëna Organet e administratës publike, organet e qeverisë qendrore dhe organet tjera në vartësi të tyre, bankat, ndërmarrësit dhe personat tjerë juridik janë të obliguar që pas kërkesës së përmbaruesit privat të sigurojnë qasjen në të dhënat të cilat janë të nevojshme për kryerjen e veprimeve përmbarimore. 96
  147. 346

    AI-assisted research summary: A private enforcement officer may request cooperation from state bodies, officials, organizations, and police; those bodies must provide it, and police may not refuse the request.

    Neni 346 Bashkëpunimi 1. Në ushtrimin e autorizimeve të tij, përmbaruesi privat mundet të kërkojë bashkëpunim nga organet shtetërore, zyrtarët dhe organizatat, të cilat janë të obliguara ta ofrojnë këtë. 2. Organet e policisë janë të obliguara që menjëherë të ofrojnë bashkëpunim për përmbaruesin privat në çdo rast që ai e konsideron të domosdoshëm në realizimin e funksioneve të tij. Përmbaruesi mund të paraqes një kërkesë të tillë në rast se ka pengesa gjatë zbatimin të funksioneve të tij, por policia nuk ka të drejtë të refuzojë kërkesën për bashkëpunim dhe ndihmë nga ana e përmbaruesit.
  148. 347

    AI-assisted research summary: A private enforcement officer is liable for damages caused while carrying out enforcement acts, and must maintain insurance during the period of activity and for at least 3 years after transfer, revocation, or retirement.

    Neni 347 Përgjegjësia për dëmet 1. Përmbaruesi privat është përgjegjës për dëmet e shkaktuara gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore, edhe si rrjedhojë e neglizhencës së tij apo neglizhencës së personave që punojnë nën përgjegjësinë e tij siç përmendet në nenin 338 të këtij ligji. 2. Përmbaruesi privat siguron vetën për periudhën e aktivitetit të tij dhe për periudhë jo më pak se tre (3) vjeçare pas transferit, revokimit apo pensionimit nga profesioni kundrejt dëmeve të cilat mund të rezultojnë nga mosplotësimi i detyrave të tij apo të atyre të cilët punojnë nën përgjegjësinë e tijë siç përmendet në nenin 338 të këtij ligji. 3. Shuma minimale për sigurim për të cilën përmbaruesi privat duhet doemos të lidhë marrëveshje për sigurim për dëmet të cilat përmbaruesi privat mund t’iu shkaktojë kreditorit, debitorit palëve të treta apo personave të tjerë gjatë shërbimit të tij, është njëqind mijë (100.000) euro ose dhjetë përqind (10%) nga vlera e përgjithshme e vendimeve të regjistruara por të pa përfunduara në zyrën e tij. KREU V MIRËMBAJTJA E EVIDENCAVE AFARISTE
  149. 348

    AI-assisted research summary: The private enforcement officer must keep records of accepted enforcement proposals and cases, and those records are part of the official archive.

    Neni 348 Arkivi zyrtar 1. Përmbaruesi privat është i detyruar të mbaj evidencën e të gjitha propozimeve të pranuara për caktimin dhe zbatimin e përmbarimit dhe të kërkesave tjera. 2. Përmbaruesi privat duhet të mbajë evidence për rastet e pranuara dhe ato të përfunduara, në arkivin zyrtar. Evidenca përfshin të dhënat si në vijim: 2.1. emrin e Gjykatës e cila urdhëron përmbarimin ose sigurimin e kërkesës; 2.2. numrin e lëndës përmbarimore; 2.3. numrin e objektit të përmbarimit apo objektin në bazë të cilit sigurohet kërkesa; 2.4. të dhënat për kreditorin dhe debitorin të cilat janë të deklaruara në aktvendimin për përmbarim; 2.5. data e pranimit të kërkesës për përmbarim dhe për mbledhjen e borxhit; 2.6. data e vendimit për caktimin në detyrë të përmbaruesit privat dhe data e pranimit të këtij vendimi; 2.7. objekti dhe mjeti i përmbarimit nëse të dhënat e tilla munden të gjinden në aktvendimin për përmbarim; 97 2.8. shuma që kërkohet; 2.9. vendimet të cilat i merr gjatë përmbarimit; 2.10. shuma e borxhit të mbledhur; 2.11. koha dhe rezultati i përmbarimit të kryer; 2.12. të dhënat për personat nga të cilat janë mbledhur borxhet dhe shuma e borxhit të mbledhur; 2.13. shuma përfundimtare e shpërblimit dhe kompensimit të shpenzimeve nga përmbaruesi privat; 2.14. numri i përgjithshëm i lëndëve në nivelin vjetor, në të cilat përmbaruesi privat ka vepruar. 3. Të dhënat e përmendura në paragrafin 1. të këtij neni konsiderohen të dhëna publike dhe formojnë arkivin zyrtar të përmbaruesit privat. 4. Me akt nënligjor të cilin e nxjerr Ministri më persë afërmi rregullohet mënyra e mbajtjes së evidencës nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni, mënyra e qasjes në evidencë dhe veprimi me evidencë në rast vdekje, shkarkimit apo të pushimit të ushtrimit të veprimtarisë së përmbaruesit privat.
  150. 349

    AI-assisted research summary: A private enforcement officer must keep records about work and business assets, keep records about personal assets, and prepare annual balance sheets.

    Neni 349 Afarizmi dhe të dhënat personale 1. Përmbaruesi privat do të mban të dhënat për punën e tij dhe për asetet e afarizmit të tij. Këto të dhëna gjatë gjithë kohës tregojnë të drejtat dhe detyrimet e tij. 2. Përmbaruesi privat gjithashtu mban të dhënat për asetet e tij personale, gjithashtu duke përfshirë këtu edhe pasurinë e përbashkët sipas martesës ose ate të cilën e ka lidhur me një partneritetit të regjistruar. Çdo vit përmbaruesi privat përpilon bilancin e gjendjes sa i përket aseteve të biznesit të tij dhe aseteve të tij personale gjithashtu edhe bilancin e gjendjes së biznesit të tij duke përfshirë të ardhurat dhe shpenzimet. 3. Të dhënat përkitazi me punën e tij të referuar në paragrafin 1. që ndërlidhet me aktet zyrtare si dhe aktivitetet tjera që referohen në nenin 344 të këtij ligji të cilat zhvillohen nga përmbaruesi privat. 4. Kushtet dhe procedura përkitazi me mënyrën me të cilën të dhënat e biznesit dhe ato personale aranzhohen dhe mbahen do të specifikohen me aktin nënligjor të Ministrit të nxjerrë pas marrjes së mendimit nga Oda.
  151. 350

    AI-assisted research summary: Private enforcement officers must keep a special bank account for enforcement-related funds and handle, declare, correct, and transfer those funds under specific rules.

    Neni 350 Detyrat përkitazi me menaxhimin dhe mbajtjen e mjeteve monetare 1. Përmbaruesi privat mban së paku një llogari bankare e cila do të shfrytëzohet ekskluzivisht për depozitat monetare që rezultojnë nga procedurat e përmbarimit. 2. Paratë që i besohen përmbaruesit privat në lidhje me punën e tij për palët e treta paguhen në këtë llogari. Nëse këto para paguhen në ndonjë llogari tjetër të përmbaruesit privat gabimisht ose nëse paratë janë paguar gabimisht në një llogari të posaçme, përmbaruesi privat paguan këto para në llogarinë e saktë pa vonesë. E njëjta vlen edhe nëse paratë i jepen përmbaruesit privat drejtpërdrejt. Përmbaruesi privat deklaron numrin e llogarisë së posaçme në dokumentin e tij. 3. Përmbaruesi privat është ekskluzivisht i autorizuar për të administruar dhe disponuar me llogarinë e posaçme. Ai mundet t’i jep autorizim personit i cili punon nën përgjegjësinë e tij. 98 4. Përmbaruesi privat plotëson menjëherë deficitin në bilancin e llogarisë së posaçme dhe është përgjegjës për deficitin e tillë përpos nëse mundet të demonstrojë se ai nuk duhet fajësuar për deficitin. 5. E drejta e të gjithë parashtruesve të kërkesës mjetet e të cilëve gjinden në këtë llogari llogariten proporcionalisht deri në shumën e paguar në këtë llogari të posaçme për dobinë e tij. 6. Për shkak se nuk buron ndryshe nga natyra e kësaj të drejte, parashtruesi i kërkesës tërë kohën ka të drejtë në pagesën e pjesës së tij në llogari të bilancit të kësaj llogarie të posaçme. 7. Nëse shuma e gjendur në këtë llogari të posaçme është joadekuate për të paguar shumën për pjesët e secilit kreditor valid , përmbaruesi privat mundet të i paguajë kreditorin valid vetëm atë shumë që e lejojnë të drejtat e kreditoreve të tjerë valid. Në këtë rast shuma (bilanci) do të shpërndahet ndërmjet parashtruesve të kërkesës proporcionalisht sipas pjesës që i takon secilit duke marrë parasysh se nëse përmbaruesi privat është vetë parashtrues i drejtë i kërkesës, atij i ndahet shuma e cila ka mbetur pasi të gjithë kreditoret valid të kenë pranuar pjesën në të cilën kanë të drejtë. 8. Mjetet të cilat mbahen në llogarinë e posaçme mundet të mos jenë objekt i konfiskimit për qëllime të shlyerjes së borxheve të përmbarues privat. Nëse urdhri për mbledhjen e borxhit është nxjerrë kundër agjentit gjyqësor për pjesën e kreditorit valid në llogarinë e posaçme, agjenti gjyqësor i cili e ka bërë deklaratën në pajtim me dispozitat e ligjit për përmbarim, mundet të paguajë kreditorin në pajtim me deklaratën apo urdhrin pa pasur nevojë të udhëzohet nga kreditori për një gjë të tillë. 9. Me akt nënligjor të cilin e nxjerrë Ministri rregullohet mënyra e llogaritjes, shuma më e ulët nën të cilën nuk mund të paguhet interesi dhe pagesa e interesit për paratë e paguara në llogarinë e posaçme. Interesi nuk do të paguhet më i ulët se shuma e përcaktuar nga Ministri. 10. Përmbaruesi privat gjithashtu mban llogari të veçanta për shpërblimet dhe kompensimin e shpenzimeve si dhe për çfarëdo mjete tjera nga aktivitetet shtesë të cilat janë të përcaktuara shkruara në këtë nen dhe nenin 344 të këtij ligji. 11. Nëse disa përmbarues punojnë së bashku në partneritet, llogaria e posaçme mundet të mbahet në emra të përbashkët të këtyre përmbaruesve privat, partneritetit apo kompanisë. 12. Përmbaruesi privat do të transferojë të kreditorit të gjitha fondet e pranuara nga debitori në afat prej tre (3) ditësh nga dita e pranimit.
  152. 351

    AI-assisted research summary: Private enforcement officers, substitutes, and deputy private enforcement officers must continue professional training.

    Neni 351 Aftësimi profesional i përmbaruesit privat 1. Përmbaruesi privat, zëvendësuesi apo zëvendës përmbaruesi privat janë të obliguar që të vijojnë aftësimin profesional. 2. Oda mban evidencën e seminareve dhe formave të tjera të aftësimit profesional të përmbaruesit privat dhe i raporton Ministrit. KREU VI PASQYRA E SHPENZIMEVE
  153. 352

    AI-assisted research summary: A private enforcement officer is entitled to fees or expense reimbursement under the tariff, and the debtor is not liable for amounts above the tariff.

    Neni 352 Kompensimi për veprimet e përmbarimit 1. Përmbaruesi privat ka të drejtë për shpërblim të punës së tij apo kompensim të shpenzimeve të shkaktuara në lidhje me punën e tij në pajtim me tarifën për shpërblimet dhe kompensimin e shpenzimeve për përmbarues privat. 99 2. Tarifat për përmbaruesit, metoda e llogaritjes dhe shuma e shpërblimit dhe shpenzimet tjera që ndërlidhen me procedurën e cila është në zhvillim e sipër dhe transferi i rasteve dhe të dhënave nga përmbaruesi privat i shkarkuar tek përmbaruesi privat tjetër, përcaktohet nga Ministri me propozim të Odës dhe në konsultim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës. 3. Debitori nuk është përgjegjës për çfarëdo kompensimi ose pagese të shpenzimeve përmbaruesit privat nëse ato tejkalojnë shumat e definuar me tarifa.
  154. 353

    AI-assisted research summary: A private bailiff’s costs incurred in enforcement proceedings count as costs of that proceeding, and the private bailiff must prepare an expense statement for the entrusted case.

    Neni 353 Shpenzimet e shkaktuara nga përmbaruesi privat 1. Shpenzimet e përmbaruesit privat të shkaktuara në lidhje me procedurën e përmbarimit konsiderohen si shpenzime të kësaj procedure. 2. Përmbaruesi privat përpilon pasqyrën e shpenzimeve përkitazi me rastin i cili i është besuar e cila tregon qartë se si janë llogaritur shpenzimet e ngarkuara dhe nëse ato ndërlidhen me aktet zyrtare apo aktivitetet tjera të referuara në nenin 344 të këtij ligji KREU VII ZËVENDËSUESI DHE ZËVENDËSI I PËRMBARUESIT PRIVAT
  155. 354

    AI-assisted research summary: This article says a substitute steps in for a private enforcement officer when the officer is unable to act, the minister appoints the substitute, and the first-time appointee must take an oath before the minister.

    Neni 354 Zëvendësuesi i përmbaruesit privat 1. Zëvendësuesi i përmbaruesit privat (më tutje: zëvendësuesi) zëvendëson përmbaruesin privat kur ai pengohet në kryerjen e veprimeve përmbarimore për shkak të sëmundjes, mungesës apo revokimit të përkohshëm të drejtës për ushtrimin e profesionit. 2. Personat si në vijim mund të emërohen si zëvendësues të përmbaruesit privat: 2.1. përmbaruesi privat; 2.2. personi i cili plotëson kushtet për emërimin si përmbarues privat siç përmendet në nenin 326 të këtij ligji, me përjashtim të kërkesave sipas paragrafit 1. të këtij neni. 3. Ministri me vendim emëron zëvendësuesin e përmbaruesit privat. Vendimi i ministrit për emërimin e zëvendësuesit të përmbaruesit privat është përfundimtar. Personi nga paragrafi. 2., i cili emërohet si zëvendësues i përmbaruesit privat për herë të parë jep betimin para ministrit. 4. Mandati i zëvendësuesit përfundon: 4.1. pas kthimit të përmbaruesit privat për të cilin ka qenë zëvendësues; 4.2. pas skadimit të mandatit për të cilin është zgjedhur si zëvendësues; 4.3. pas shkarkimit nga ministri.
  156. 355

    AI-assisted research summary: The substitute private enforcement officer has the same rights, duties, and responsibilities as the private enforcement officer, and must notify the creditor, declare their acting capacity, and use the required name/details when dismissed.

    Neni 355 Të drejtat dhe detyrat e zëvendësuesit të përmbaruesit privat 1. Personi i emëruar si zëvendësues i përmbarues privat ka të njëjtat të drejta, detyra dhe përgjegjësi sikur përmbaruesi privat. Dispozitat e këtij ligji në lidhje me paraqitjen, imazhin dhe përmbajtjen e legjislacionit, kryerjen e detyrës, përgjegjësive dhe masave disiplinore të përmbaruesit privat, mos pajtueshmërisë me veprimet përmbarimore, kontrollin e punës së përmbaruesit privat dhe shkarkimin nga detyra të përmbaruesit privat vlejnë në mënyrë të njëjtë edhe për zëvendësuesin e përmbaruesit privat. 100 2. Zëvendësuesi i përmbaruesit privat është i autorizuar të përmbarojë kërkesën për zbatimin e e akteve zyrtare të adresuara për përmbaruesin privat që zëvendësohet. Ai informon kreditorin për zëvendësimin. 3. Përmbaruesi privat i cili duhet zëvendësuar i jep zëvendësuesit të përmbaruesit privat qasjen në të dhënat e tij siç kërkohet për zëvendësimin. 4. Në rast të zëvendësimit për shkak të vdekjes, sëmundjes apo mungesës së përmbaruesit privat, zëvendësuesi mundet të vazhdojë me dorëzimin e të dhënave të përmbaruesit privat gjë e cila është objekt i marrëveshjes me këtë të fundit. 5. Pas skadimit të zëvendësimit, paragrafi 3. vlen përshtatshmërish edhe për ish zëvendësuesin e përmbaruesit privat përkitazi me përmbaruesin privat të zëvendësuar. 6. Gjatë kryerjes së detyrave zyrtare zëvendësuesi i përmbaruesit privat e deklaron kapacitetin e vet veprues. Në rast të shkarkimit nga detyra ai nuk përmend vetëm emrin e tij por edhe emrin dhe vendin e ushtrimit të praktikës së përmbaruesit privat të cilin e zëvendëson.
  157. 356

    AI-assisted research summary: A private enforcement officer may have no more than two deputies, and the Minister sets the valid term and number of deputies allowed.

    Neni 356 Zëvendës përmbaruesi privat 1. Përmbaruesi privat nuk mund të ketë më shumë se dy (2) zëvendës përmbarues. 2. Personi i cili plotëson kushtet e parashikuara me këtë ligj për emërimin si përmbarues privat mundet të emërohet në detyrën e zëvendësit të përmbaruesit privat. 3. Zëvendësi i përmbaruesit privat (më tutje: zëvendësi) zëvendëson përmbaruesin privat, në baza ditore, kur ai pengohet gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore për shkak të sëmundjes, festave apo mungesës së përkohshme. 4. Gjatë veprimit në procedurën e përmbarimit dhe sigurimit të kërkesës, zëvendës përmbaruesi privat përdor logon dhe vulën e përmbaruesit privat për të cilin vepron. 5. Gjatë veprimit në procedurën e përmbarimit dhe sigurimit të kërkesës zëvendës përmbaruesi privat e nxjerr kartelën e tij identifikuese dhe shenjës dalluese me emër dhe titull “zëvendësi i përmbaruesit privat”. 6. Personi i emëruar si zëvendës i përmbaruesit privat ka të njëjtat të drejta, detyra dhe përgjegjësi si përmbaruesi privat. 7. Përmbaruesi privat është përgjegjës për punën e zëvendësit të përmbaruesit privat dhe në mënyrë solidare është përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga puna e zëvendës përmbaruesit privat. 8. Dispozitat e këtij ligji përkitazi me paraqitjen, imazhin, përmbajtjen e legjislacionit, kryerjen e detyrës, përgjegjësive dhe masave disiplinore të përmbaruesit privat, mos pajtueshmërisë me veprimet përmbarimore, kontrollin e punës së përmbaruesit privat dhe shkarkimin nga detyra të përmbaruesit privat vlejnë në mënyrë të njëjtë edhe për zëvendës përmbaruesin privat. 9. Ministria përcakton me një akt të posaçëm mandatin valid dhe numrin e zëvendës përmbaruesve privat të cilët do të punojnë në të njëjtën kohë nën përgjegjësinë e një përmbaruesi privat.
  158. 357

    AI-assisted research summary: The Minister appoints a deputy private bailiff on the private bailiff’s proposal, and the appointment decision is final.

    Neni 357 Emërimi i zëvendës përmbaruesit privat 1. Ministri me vendim emëron zëvendësin e përmbaruesit privat me propozim të përmbaruesit privat. 2. Vendimi i Ministrit për emërimin e zëvendës përmbaruesit privat është përfundimtar. 3. Personi i emëruar si zëvendës i përmbaruesit privat merr përsipër detyrën e tij në ditën kur ai jep betimin para ministrit. Betimi do të jetë si në vijim: 101 “Betohem se do të respektojë ligjet e Kosovës dhe do të kryejë detyrën e zëvendësit të përmbaruesit privat me ndërgjegje, në mënyrë të drejtë dhe te paanshme”.
  159. 358

    AI-assisted research summary: The mandate of a private deputy bailiff ends in the listed situations, including written notice from the private bailiff, the bailiff’s dismissal or death, withdrawal or expiry of the appointment approval/term, or the deputy being appointed as a private bailiff.

    Neni 358 Përfundimi i mandatit si zëvendës përmbarues 1. Mandati i zëvendës përmbaruesit privat përfundon me: 1.1. njoftimin me shkrim nga ana e përmbaruesit privat dërguar ministrit dhe zëvendësit te tij se përmbaruesi privat tërheq përzgjedhjen e bërë për zëvendësin; 1.2. lirimin nga detyra apo vdekjen e përmbaruesit privat që ka caktuar zëvendësin; 1.3. tërheqjen e miratimit apo skadimin e mandatit për të cilin është dhënë emërimi; 1.4. emërimin e zëvendës përmbaruesit privat si përmbarues privat. KREU VIII MBIKQYRJA
  160. 359

    AI-assisted research summary: The Ministry supervises the legality of private bailiffs’ work and the Chamber, and its authorized inspectors may inspect records, request data, obtain information, open disciplinary proceedings, and order corrective measures with a deadline.

    Neni 359 Kontrolli ndaj punës së përmbaruesve privat 1. Mbikëqyrjen ndaj ligjshmërisë së punës së përmbaruesit privat dhe të Odës e kryen Ministria nëpërmjet të personave të autorizuar (inspektorëve) të Ministrisë, sipas detyrës zyrtare apo me propozimin e Kryetarit të Gjykatës kompetente për territorin e së cilës është emëruar përmbaruesi privat, Kryetarit të Odës, si dhe me iniciativën e palëve dhe të pjesëmarrësve në procedurë. 2. Ministria është e autorizuar të: 2.1. bëjë shikimin në librat afarist, evidencën, shkresat dhe të sendeve të magazinuara; 2.2. kërkoj nga përmbaruesi publik të gjitha të dhënat e nevojshme për afarizmin e tij; 2.3. marrin nga organet kompetente dhe organizatat të dhëna për afarizmin e përmbaruesve privat; 2.4. iniciojnë procedurën disiplinore kundër përmbaruesit publik apo zëvendësuesit të përmbaruesit publik. 3. Në kuadër të kryerjes së mbikëqyrjes së ligjshmërisë së punës të përmbaruesit privat dhe Odës, personi i autorizuar zyrtari i Ministrisë, mund të urdhëroj masa për mënjanimin e të metave në punën e përmbaruesit privat, dhe të caktoj afatin për të vepruar sipas atyre masave.
  161. 360

    AI-assisted research summary: The Minister appoints a seven-member Professional Commission for Execution Assessment, its members serve four years, and the Commission elects its chair by secret ballot.

    Neni 360 Komisioni Profesional për Vlerësimin e Përmbarimit 1. Për të siguruar që vlerësimi për zbatimin e përmbarimit të kryhet në kontinuitet dhe që mbikëqyrja e aktiviteteve të përmbaruesve të mos rrezikoj punën e tyre të papengueshme, Ministri emëron Komisionin Profesional për Vlerësimin e Përmbarimit (më tej: Komisioni) prej shtatë (7) anëtarëve dhe zëvendësve të tyre. Anëtarët dhe zëvendës anëtarët e Komisionit emërohen për periudhën prej katër (4) vitesh 102 2. Anëtarët dhe zëvendës anëtarët e Komisionit, ministri i emëron nga radhët e: Gjykatës themelore (dy (2) anëtarë dhe zëvendës anëtar); Gjykatës së Apelit ( një (1) anëtar dhe një (1) zëvendës anëtarë); Gjykatës Supreme ( një (1) anëtarë dhe një (1) zëvendës anëtarë); Këshilli Gjyqësor ( një (1) anëtarë dhe një (1) zëvendës anëtar); Fakulteti juridik (një (1) anëtar dhe një (1) zëvendës anëtar; Ministria e Drejtësisë (një (1) anëtarë dhe një (1) zëvendës anëtar). 3. Anëtarët dhe zëvendës anëtarët e Gjykatës themelore, Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës Supreme i propozon Këshilli Gjyqësor. 4. Kryesuesin e Komisionit e zgjedhin anëtarët e Komisionit përmes votimit të fshehtë me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Komisionit, në takimin e saj konstituiv 5. Për kryerjen e punëve profesionale dhe administrative për Komisionin, Ministria e cakton zyrtarët nga radhët e të punësuarve në Ministrinë e Drejtësisë.
  162. 361

    AI-assisted research summary: The Commission meets and decides by specified attendance and voting rules, may invite non-voting participants, and issues its work rules after the minister’s consent.

    Neni 361 Mbledhjet 1. Komisioni punon në mbledhje, në të cilën marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve numri i përgjithshëm i anëtarëve të Komisionit. 2. Komisioni vendosë me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve. 3. Në punën e Komisionit mund të marrin pjesë, pa të drejtë vote, edhe ekspertë në çështjet të cilat gjenden në rend dite të Komisionit, me ftesën e kryesuesit të Komisionit, përfaqësuesit e institucioneve tjera dhe të shoqërisë civile kur bëhet fjalë për çështjet lidhur me përmbarimin. 4. Komisioni, pas marrjes së pëlqimit të ministrit, nxjerrë Rregulloren e punës, me të cilën më për së afërmi rregullon mënyrën e punës, konvokimit dhe mbajtjes së mbledhjeve, punës publike si dhe çështje tjera me rëndësi për punën e Komisionit.
  163. 362

    AI-assisted research summary: The Ministry must provide the Commission with the necessary working conditions and means. Commission members are entitled to remuneration for work in meetings, according to a special decision of the Minister.

    Neni 362 Kushtet dhe mjetet e punës 1. Ministria siguron kushtet dhe mjetet e domosdoshme për punën e Komisionit, në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 2. Anëtarëve të Komisionit për punë e tyre në takime u takon e drejta në shpërblim në pajtim me vendimin e veçantë të Ministrit.
  164. 363

    AI-assisted research summary: The Chamber must supervise private enforcers and deputy private enforcers, inspect relevant records and assets, order fixes, and send the inspection report to the Ministry.

    Neni 363 Mbikëqyrja e punës së përmbaruesve privat nga Oda 1. Mbikëqyrja ndaj punës së përmbaruesit privat dhe zëvendës përmbaruesit privat do të kryhet edhe nga Oda. 2. Oda kryen mbikëqyrjen sipas detyrës zyrtare së paku një herë në vit. 3. Oda mundet të inspektojë objektet, të dhënat dhe materialin tjetër arkivor të përmbaruesit privat, llogarinë bankare, menaxhimin e objekteve të ruajtura dhe paratë e vendosura si sigurim, dëftesat për paratë e mbledhura si shpërblim apo tarifë e përmbaruesit privat sikurse edhe merr masat tjera në pajtim me ligjin dhe aktet tjera ligjore dhe së këndejmi urdhëron përmbaruesin privat në fjalë të largojë parregullsitë dhe të caktojë afatin kohor për respektimin e tyre. 4. Oda është e autorizuar të urdhërojë përmbaruesin privat të eliminojë të gjitha mangësitë në punën e tij/saj në kuadër të afatit të specifikuar kohor dhe shqipton masat tjera disiplinore në pajtim me ligjin dhe dispozitat tjera. 5. Raportin për kontrollin e kryer Oda ia dërgon Ministrisë. 103 6. Mënyra e kryerjes së kontrollit së punës së përmbaruesve privat në kuptim të këtij neni e përcakton Kuvendi i Odës.
  165. 364

    AI-assisted research summary: A private executor must submit an annual work report to the Ministry and the Chamber within three months each year.

    Neni 364 Raporti për punën e përmbaruesit privat 1. Përmbaruesi privat është i detyruar që një herë në vit Ministrisë dhe Odës të ia dozoj raportin vjetor të punës brenda tre (3) muajve. 2. Ministri nxjerr akt nënligjor për mënyrën e raportimit dhe të përmbajtjes së raportit. 3. Raportet vjetore përfshijnë të dhënat si në vijim: 3.1. numrin e përgjithshëm të lëndëve në punë; 3.2. numrin e përgjithshëm të lëndëve të zgjidhura; 3.3. numrin e përgjithshëm të lëndëve të pazgjidhura në fund të vitit, dhe 3.4. raporti i shumës së mjeteve të përgjithshme të realizuara me veprime përmbarimore dhe shuma e përgjithshme e kërkesave; 3.5. të dhënat nga raporti vjetor i përmbaruesit privat shpallen në ueb Faqen Zyrtare të Ministrisë dhe të Odës, të dhënat nga ai raport janë publike derisa nuk shpallen të dhënat për vitin e ardhshëm.
  166. 365

    AI-assisted research summary: Private bailiffs are subject to disciplinary responsibility if they breach the law, other rules, their statutory duties, or the profession’s prestige.

    Neni 365 Përgjegjësia disiplinore e përmbaruesit privat 1. Përmbaruesi privat ka përgjegjësi disiplinore nëse me veprimet e tij në ushtrimin e veprimtarisë së vetë shkel dispozitat e këtij ligji dhe të dispozitave tjera, nëse nuk i plotëson detyrimet e parapara me statut dhe me akte tjera të Odës, dhe nëse shkel prestigjin e profesionit të përmbaruesit privat. 2. Përmbaruesit privat në procedurën e përcaktimit të përgjegjësisë disiplinore mundë ti shqiptohen vetëm masa disiplinore të cilat janë të parapara me këtë ligj. 3. Përgjegjësia për vepër penale apo kundërvajtje nuk e përjashton përgjegjësin disiplinore të përmbaruesit privat.
  167. 366

    AI-assisted research summary: Ministry, the Chamber chair, and the competent court chair may submit a proposal to start disciplinary proceedings.

    Neni 366 Fillimi i procedurës disiplinore Propozimin për fillimin e procedurës disiplinore mund ta paraqesin Ministria dhe kryetari i Odës, sipas iniciativës së vet si dhe sipas ankesave dhe iniciativave te palëve në procedurë, të përfaqësuesve të palëve dhe të autorizuarve të tyre. Propozimin sipas ankesës dhe iniciativës së palëve mundë ta paraqes edhe kryetari i Gjykatës kompetente për territorin e së cilës është emëruar përmbaruesi privat.
  168. 367

    AI-assisted research summary: This article lists conduct by a private executor that counts as a disciplinary breach.

    Neni 367 Shkeljet disiplinore 1. Shkeljet disiplinore munden të jenë si në vijim: 1.1. nëse përmbaruesi privat tejkalon autorizimet e besuara me këtë ligj; 1.2. nëse gjatë kryerjes së veprimeve në kuadër të aktivitetit të tij përmbaruesi privat nuk i përmbahet ligjit; 104 1.3. nëse përmbaruesi privat gjatë procesit të emërimit nuk ka zbuluar në mënyrë të qëllimshme pengesat ligjore të cilat janë kusht i emërimit të tij; 1.4. nëse përmbaruesi privat ka shkelur detyrat e parashikuara me këtë ligj duke rrezikuar besimin në paanshmërinë e tij dhe në veprimet të cilat ai i ndërmerr; 1.5. nëse përmbaruesi privat ndërmerr veprime në procedurë pavarësisht arsyeve për përjashtim; 1.6. nëse përmbaruesi privat shkel detyrën e mbajtjes së sekretit zyrtar; 1.7. nëse përmbaruesi privat kërkon kompensim më të lartë se sa ai i paraparë në tarifë; 1.8. nëse përmbaruesi privat pa shkaqe të arsyeshme refuzon aftësimin profesional; 1.9. nëse përmbaruesi privat nuk mban evidencat për lëndët e përmbarimit në të cilat ai punon apo evidencat e lëndëve në të cilat ai/ajo punon nuk janë në rregull; 1.10. shkelja e detyrave të përcaktuara me dispozitat tjera; 1.11. nëse përmbaruesi privat në pajtim me aktin e odës nuk e paguan anëtarësinë.
  169. 368

    AI-assisted research summary: This article lists disciplinary measures for disciplinary violations and allows the Minister to suspend a private enforcement officer during the disciplinary procedure.

    Neni 368 Masat disiplinore 1. Masat disiplinore për shkeljet disiplinore janë si në vijim: 1.1. vërejtja; 1.2. vërejtja publike; 1.3. gjoba në të holla nga pesqind (500) deri tremijë (3000) Euro; 1.4. ndalimi i ushtrimit të profesionit në kohëzgjatje prej tre (3) muaj deri në një (1) vit; 1.5. shkarkimi nga detyra. 2. Ministri mund ta suspendoj përmbaruesin privat gjatë kohës sa zgjatë procedura disiplinore. 3. Gjobat në të holla nga nënparagrafi 1.3. i paragrafit 1. i këtij neni paguhet në buxhetin e Republikës së Kosovës. 4. Me rastin e shqiptimit të masave disiplinore merren për bazë të gjitha rrethanat të cilat mund të ndikojnë ne llojin e masave dhe atë posaçërisht pasha dhe pasojat e shkeljes, dëmi i shkaktuar, shkalla e përgjegjësisë dhe masat e mëhershme disiplinore. 5. Të dhënat mbi masat e shqiptuara disiplinore nga nënparagrafët 1.3. deri 1.5. të paragrafit 1. të këtij neni, shpallen në faqen e internetit të Ministrisë dhe Odës.
  170. 369

    AI-assisted research summary: The Disciplinary Commission carries out the disciplinary procedure and imposes disciplinary measures for private bailiffs under this law.

    Neni 369 Komisioni disiplinor Komisioni Disiplinor zbaton procedurën disiplinore për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të përmbaruesit privat dhe shqipton masat disiplinore në pajtim me këtë ligj.
  171. 370

    AI-assisted research summary: The Disciplinary Commission is appointed by the Minister, has 3 members, and its members are appointed for 2 years and may be reappointed.

    Neni 370 Përbërja e Komisionit 1. Komisioni Disiplinor, të cilin e emëron Ministri, përbëhet nga tre (3) anëtar dhe atë: 105 1.1. dy (2) anëtarë nga radhët e gjyqtarëve, të cilët i propozon Këshilli Gjyqësor i Kosovës; dhe 1.2. një (1) anëtarë nga radhët e përmbaruesve privat të cilin e propozon Oda. 2. Kryetari dhe anëtarët e komisionit disiplinorë kanë zëvendësit e tyre. Anëtarët e komisionit disiplinorë emërohen për një mandate dy (2) vjeçar, dhe mundë përsëri të emërohen. 3. Anëtarët e komisionit disiplinor kanë të drejtë në shpërblimin për punën nga mjetet e Odes, në lartësi të cilën e cakton ministri sipas propozimit të Odës së përmbaruesve. 4. Dispozitat e këtij ligji për përgjegjësinë dhe për procedurën disiplinore të përmbaruesve privat përshtatshmërishtë zbatohet edhe për zëvendësit dhe zëvendësuesit e përmbaruesit privat.
  172. 371

    AI-assisted research summary: Rregullat për përjashtimin e gjyqtarëve zbatohen edhe për anëtarët e komisionit disiplinor, dhe Ministri vendos për përjashtimin.

    Neni 371 Përjashtimi dhe kundërshtimi 1. Dispozitat e ligjit të procedurës kontestimore të cilat vlejnë për përjashtimin e gjyqtarëve vlejnë në mënyrë analoge edhe për përjashtimin e anëtarëve të komisionit disiplinor. 2. Ministri me vendim vendosë për përjashtimin nga paragrafi 1. i këtij neni. Vendimi i Ministrit është përfundimtar.
  173. 372

    AI-assisted research summary: A disciplinary procedure starts when the proposal is delivered to the private bailiff, and the disciplinary commission must immediately send the proposal to that bailiff.

    Neni 372 Procedura disiplinore 1. Procedura disiplinore konsiderohet se ka filluar në ditën e dorëzimit të propozimit për ngritjen e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat. 2. Komisioni disiplinor menjëherë ia dërgon përmbaruesit privat propozimin për ngritjen e procedurës disiplinore, i cili në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh ka të drejtë që të paraqes mbrojtje me shkrim lidhur me propozimin.
  174. 373

    AI-assisted research summary: This article sets the rules for a disciplinary hearing, including notice, public access, representation, witness handling, and the Commission’s decision-making.

    Neni 373 Seanca dëgjimore 1. Kryesuesi cakton datën e seancës dëgjimore për rastin. Komisioni Disiplinor fton përmbaruesin privat dhe palën ankuese që të paraqiten në seancë dëgjimore së paku dhjetë (10) ditë përpara seancës. 2. Propozuesit për ngritjen e procedurës disiplinore së bashku me ftesën i dërgohet edhe përgjigja me shkrim. 3. Nëse gjatë dëgjimit shqyrtimi i rastit shtyhet apo pezullohet për një periudhë kohore, asnjë njoftim i ri nuk ka efekt sikurse referohet në paragrafin 1. të këtij neni. 4. Seanca dëgjimore e Komisionit Disiplinor është publike. Për arsye me rëndësi, Komisioni Disiplinor mundet të urdhërojë që dëgjimi plotësisht apo pjesërisht të mbahet pa publikun 5. Përmbaruesit privat dhe ankuesi munden të ndihmohen apo përfaqësohen nga një avokat. 6. Komisioni Disiplinor mundet të refuzojë individët e caktuar si mbrojtës nëse ata nuk janë juristë. 7. Komisioni Disiplinor i jep përmbaruesit privat dhe ankuesit si dhe avokatëve të tyre apo të tjerëve të cilët i ndihmojnë ata, një mundësi për të marrë shënime për dokumentet që ndërlidhen me rastin. 8. Përmbaruesit privat dhe ankuesit apo avokatëve të tyre dhe të tjerëve të cilët i ndihmojnë ata u jepet mundësi t’i drejtohen Komisionit Disiplinor dhe të shtjellojnë qëndrimin e tyre. 106 9. Komisioni Disiplinor mundet të thirr dhe dëgjojë dëshmitarët dhe ekspertët. Një nga anëtarët e Komisionit Disciplinor mundet të udhëzohet të dëgjojë dëshmitarët dhe ekspertët. Çdokush i thirrur si dëshmitar apo ekspertë respekton thirrjen. Ai më tej kërkohet që të përgjigjet në pyetjet e bëra apo të ofroj shërbimet e kërkuara. Dispozitat e ligjit të Procedurës Kontestimore vlejnë përshtatshmërish për dëshmitarët dhe ekspertët. 10. Pas zbatimit të procedurës disiplinore Komisioni disiplinor nxjerr vendim. 11. Procedura disiplinore me hollësisht do të rregullohet me akt nënligjor të Ministrisë.
  175. 374

    AI-assisted research summary: The disciplinary commission must state reasons in its decision, announce it, send it in writing without delay to the minister, the private enforcement officer, and the chamber, and its decision is final.

    Neni 374 Vendimi i komisionit disiplinor 1. Si rrjedhojë e vendimit të Komisionit Disiplinor përkitazi me ankesën kundër përmbaruesit privat, ankesa shpallet e papranueshme, e pabazë apo e bazuar. Vendimi duhet te permbaje arsyetimin dhe te shpallet. 2. Nëse Komisioni Disiplinor shpall ankesën plotësisht apo pjesërisht të bazuar, ai do të shqiptojë masa disiplinore siç parashikohen në nenin 368 të këtij ligji. 3. Veprimi disiplinor merret vetëm pasi që vendimi është bërë i plotfuqishëm apo shtyhet për më vonë nëse është përcaktuar në vendim. 4. Pa vonesë komisioni disiplinor i përcjell vendimin me shkrim ministrit, përmbaruesit privat dhe Odes. Vendimi shpallet publikisht në faqen zyrtare të Ministrisë dhe të Odes. 5. Vendimi i komisionit disiplinor është përfundimtar. Kundër vendimit të komisionit disiplinor mund të ngritët konflikti administrativ.
  176. 375

    AI-assisted research summary: A disciplinary procedure may be started within 6 months after the violation, and in any case no later than 1 year after the violation.

    Neni 375 Periudha brenda së cilës mund të iniciohet procedura disiplinore Procedura disiplinore mund të fillohet brenda afatit prej gjashtë (6) muaj nga dita e shkeljes së bërë, por jo më vonë se një (1) vitë nga dita e shkeljes. KREU IX PËRFUNDIMI PEZULLIMI DHE LIRIMI NGA DETYRA
  177. 376

    AI-assisted research summary: Roli i përmbaruesit privat pushon në disa raste të caktuara, dhe Ministri nxjerr vendim për këtë.

    Neni 376 Arsyet për pushim të funksionit të përmbaruesit privat 1. Funksioni i përmbarues privat pushon: 1.1. në rast të vdekjes; 1.2 . kur e mbushë moshën shtatëdhjetë (70) vjeçar; 1.3. në rast të dorëheqjes me shkrim; 1.4. në rast se me aktgjykimin e formës së prerë të Gjykatës është dënuar për vepër penale në kohëzgjatje më shumë se gjashtë (6) muaj burgim, apo për ndonjë vepër që e bënë të padenjë në ushtrimin e funksionit të përmbaruesit privat; 1.5. në rast se përmbaruesi privat nuk fillon punën e tij brenda periudhës së paraparë me këtë ligj: 1.6. në rast të shkarkimit. 107 2. Në rastet nga paragrafit 1. të këtij neni, Ministri nxjerr vendim për pushim e ushtrimit të funksionit të përmbaruesit privat. 3. Për pushimin e ushtrimit të funksionit të përmbaruesit privat Ministria e njofton Odën dhe Gjykatën kompetente në territorin e të cilës përmbaruesi privat ka pasur selinë. Me kërkesë të Ministrit përmbaruesi privat kryen shërbimet e përmbarimit gjatë tre (3) muajve të ardhshëm derisa Ministri të nxjerr vendim për emërimin e përmbaruesit te ri privat apo zëvendësuesit të përmbaruesit privat. 4. Arsyet për pushim të ushtrimit të funksionit të përmbaruesit privat të përcaktuara në paragrafin 1. dhe 2. të këtij neni përshtatshmërishtë zbatohen edhe zëvendësit të përmbaruesit privat.
  178. 377

    AI-assisted research summary: A private bailiff may ask to be released from duty at any time, by written request to the Minister.

    Neni 377 Dorëheqja 1. Përmbaruesi privat, në çfarëdo kohe, mundet të kërkojë të lirohet nga detyra e tij. Kërkesa i paraqitet me shkrim Ministrit. Afati kohor për lirimin e tij nga detyra është tre (3) muaj. 2. Pas skadimit të afatit kohor në bazë të paragrafit 1. të këtij neni, me të cilën detyra e përmbaruesit privat pushon, Ministri nuk cakton ndonjë afat tjetër kohor. Ministri duhet të merr vendim para skadimit të afatit kohor të parashikuar me paragrafin 1. të këtij neni.
  179. 378

    AI-assisted research summary: The Minister may dismiss a private bailiff if one of the listed grounds applies, and the Chamber of Private Bailiffs must inform the Minister immediately after learning of the dismissal reasons.

    Neni 378 Shkarkimi i përmbaruesit privat 1. Ministri me vendim shkarkon përmbaruesin privat nëse: 1.1. dëshmohet se ai nuk përmbush kushtet për emërimin e përmbaruesit privat; 1.2. përmbaruesi privat pranon çfarëdo funksioni siç parashikohet në nenin 323 dhe 324 të këtij ligji; 1.3. ai fillon të përdor pensionin e pleqërisë; 1.4. zotësia për të vepruar e përmbaruesit privat merret apo kufizohet me aktvendim të Gjykatës; 1.5. përmbaruesi privat humb në mënyrë të përhershme zotësinë për të kryer funksionin; 1.6. përmbaruesit privat i shqiptohet masa disiplinore e marrjes së autorizimit të tij për përmbarimin dhe sigurimin e kërkesës; 1.7. nëse përmbaruesi privat dënohet me vepër penale me aktgjykim të plotfuqishëm dhe kundër të cilit shqiptohet dënimi prej më së paku gjashtë (6) muaj burgim, e cila e bën atë të padenjë të kryejë funksionin e përmbaruesit privat. 2. Oda e përmbaruesve privat është e obliguar të informojë Ministrin menjëherë pasi të ketë mësuar për arsyet e shkarkimit të përmbaruesit privat nga paragrafi 1. i këtij neni.
  180. 379

    AI-assisted research summary: The Minister issues the dismissal decision for a private bailiff and appoints a replacement in that decision.

    Neni 379 Vendimi për shkarkim 1. Vendimi për shkarkim të përmbaruesit privat e nxjerr Ministri. Në vendimin për shkarkim të përmbaruesit privat Ministri cakton zëvendësuesin e përmbaruesit privat. 2. Vendimi për pushimin e ushtrimit të funksionit të përmbaruesit privat dhe vendimi për shkarkim të përmbaruesit privat nuk mund të ankimohet ne procedurën administrative, por kundër tyre mund të fillohet konflikti administrative. 108 KREU X ODA E PERMBARUESVE PRIVAT TË KOSOVËS
  181. 380

    AI-assisted research summary: The Kosovo Private Enforcement Chamber is a professional organization that includes all private bailiffs, is based in Prishtina, and has legal-person status as a non-profit organization.

    Neni 380 Organizimi i Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës 1. Oda e përmbaruesve privat të Kosovës (më tej: Oda) është organizatë profesionale në të cilën bashkohen të gjithë përmbaruesit privat. 2. Selia e Odës është në Prishtinë. 3. Oda ka statusin e person juridik dhe punon si organizatë jo profitabile.
  182. 381

    AI-assisted research summary: The Oda is represented by its chair; if the chair is absent, the deputies represent it based on seniority of legal experience.

    Neni 381 Përfaqësimi Oda përfaqësohet nga kryetari dhe kur ai mungon nga zëvendësit e tij bazuar nga vjetërsia e përvojës juridike.
  183. 382

    AI-assisted research summary: The Chamber may protect the private enforcement profession, issue internal rules and ethics documents, represent enforcement officers before public institutions, support professional conduct and training, cooperate with foreign chambers, and do other tasks set by law and the Chamber statute.

    Neni 382 Autorizimet e Odës 1. Oda: 1.1. ruan prestigjin, dinjitetin dhe të drejtat e profesionit të përmbaruesit privat; 1.2. nxjerr statutin, Kodin e Etikës së Përmbaruesve Privat dhe aktet tjera në pajtim me ligjin dhe Statutin e Odës ; 1.3. përfaqëson përmbaruesit para institucioneve publike për qëllime të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të profesionit; 1.4. kujdeset që përmbaruesi privat të veprojë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe në pajtim me ligjin ti kryejnë punët e tyre; 1.5. kujdeset për avancimin profesional të përmbaruesve privat nëpërmjet organizimit të takimeve profesionale, seminareve dhe punëtorive profesionale në fushën e përmbarimit; 1.6. vendos dhe realizon bashkëpunimin me Odat e Përmbaruesve të shteteve tjera; dhe 1.7. kryen punë tjera të përcaktuara me ligj dhe me Statutin e Odës.
  184. 383

    AI-assisted research summary: Statuti dhe aktet e përgjithshme të Odës rregullojnë organizimin, aktivitetet, organet, përbërjen dhe procedurat e emërimit; Ministri jep pëlqimin për to.

    Neni 383 Statuti dhe aktet e përgjithshme 1. Statuti dhe aktet e përgjithshme të Odës rregullojnë organizimin dhe aktivitetet e Odës si dhe organet, përbërjen e tyre dhe procedurat e emërimit të tyre. 2. Ministri jep pëlqimin në Statutin dhe aktet e tjera të përgjithshme të Odes.
  185. 384

    AI-assisted research summary: This article lists the Chamber’s organs: the Assembly, Executive Board, Control Council, and President.

    Neni 384 Organet e Odës 109 Organet e Odës janë: Kuvendi i Odës, Bordi Ekzekutiv, Këshilli i Kontrollit dhe Kryetari i Odës.
  186. 385

    AI-assisted research summary: The Chamber Assembly is made up of all registered private bailiffs and their deputies, and it has power to adopt the chamber statute and rules, choose executive and other members, and decide membership fees and related matters.

    Neni 385 Kuvendi 1. Kuvendi i Odës përbëhet nga të gjithë përmbaruesit privat dhe zëvendësit e përmbaruesve privat të regjistruar në regjistrin e Ministrisë. 2. Kuvendi i Odës është kompetent për: 2.1. nxjerrjen e statutit të Odës, rregullave të procedurës së përmbaruesve privat dhe akteve tjera të përgjithshme të Odës; 2.2. përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Ekzekutiv dhe anëtarëve të tjerë të Odës; 2.3 vendos për shumën e pagesës së anëtarësisë dhe mënyrën e pagesës së saj; 2.4. vendos për çështjet e parashikuara me këtë ligj dhe statutin e Odës.
  187. 386

    AI-assisted research summary: Extraordinary meetings of the chamber assembly are called only in cases set by the chamber statute, and public work plus other important matters are regulated by that statute.

    Neni 386 Mbledhja e Kuvendit të Odes 1. Mbledhjet e jashtëzakonshme të kuvendit te odes thirren në rastet e parapara me statutin e odes. 2. Puna publike dhe çështjet tjera me rëndësi për punën e kuvendit te odes rregullohen me statutin e odes.
  188. 387

    AI-assisted research summary: The Executive Board has powers to choose its chair, propose the chamber’s draft statute and general acts, prepare meetings and implement Assembly decisions, manage the chamber’s business, and decide other matters allowed by the law and statute.

    Neni 387 Bordi Ekzekutiv 1. Bordi Ekzekutiv ka kompetenca për të: 1.1. zgjedhur Kryetarin e bordit ekzekutiv nga radhët e anëtarëve të vet; 1.2. propozon draftin e statutit dhe aktet tjera të përgjithshme të Odës; 1.3. përgatitur seancat dhe zbatimin e vendimeve të Kuvendit të Odës; 1.4. kujdeset për afarizmin e Odës; 1.5. vendos për çështjet tjera në pajtim me këtë ligj dhe statutin e Odës. 2. Çdo vit Bordi përpilon një raport për aktivitetet e Kuvendit të Odës. Këtë raport t’ia përcjell Ministrit jo më vonë se 31 Mars të secilit vit. 3. Çdo vit Bordi përpilon politikën e tij financiare dhe buxhetin për vitin e ardhshëm financiar me shënime sqaruese dhe i dërgon këto dokumente Kuvendit për miratim.
  189. 388

    AI-assisted research summary: The Executive Board must have an odd number of at least seven members. The chair and deputy chair must be private bailiffs. Members are appointed for three years and may be reappointed once after resigning.

    Neni 388 Përbërja e Bordit Ekzekutiv 1. Bordi Ekzekutiv përbëhet nga një numër tek më së paku shtatë (7) anëtarë. 2. Përbërja e bordit sa më shumë që është e mundur pasqyron përpjesëtimin në kuadër të kuvendit ndërmjet përmbaruesve privat dhe zëvendës përmbaruesve privat. 110 3. Kryesuesi dhe zëvendësi i tij duhet të jenë përmbarues privat. 4. Anëtarët emërohen për mandat tre (3) vjeçar dhe pas dorëheqjes kanë të drejtë për riemërim edhe njëherë për të njëjtën periudhë.
  190. 389

    AI-assisted research summary: The Chairperson of the Chamber represents the Chamber and has several management powers.

    Neni 389 Kryetari 1. Kryetari i Odës prezanton dhe përfaqëson Odën. Kryetari i bordit ekzekutiv është edhe kryetar i odes. 2. Kryetari i Odës ka autorizime të: 2.1. kujdeset se a po respektohen parimet e kryerjes së ndërgjegjshme të detyrave të përmbaruesit privat; 2.2. kujdeset që Oda po punon dhe zhvillon aktivitetet në pajtim me ligjin; 2.3. implementon vendimet e organit të Odës kur parashikohet me statut të Odës; 2.4. emëron personelin e Odës dhe 2.5. kryen punë tjetër siç parashihet me statut të Odës. 3. Kryetarit të Odës në cilësinë e tij i besohet kryesimi i Kuvendit.
  191. 390

    AI-assisted research summary: The Control Council has 3 members, serves a 3-year term, checks the legality of the Chamber’s work and financial affairs, and reports violations to the Executive Board or the Chamber Assembly.

    Neni 390 Këshilli i Kontrollit 1. Këshilli i Kontrollit ka tre (3) anëtar, me mandat prej tre (3) vjetëve. 2. Këshilli i Kontrollit kryen kontrollin e ligjshmërisë së punës dhe afarizmit financiar të Odës. 3. Këshilli Kontrollit për aktivitetin e tij i përgjigjet Kuvendit të Odës. 4. Kur Këshilli i Kontrollit gjen shkelje të statutit, akteve nënligjore apo vendimeve të Kuvendit të Odës, ai përpilon raport dhe t’ia prezanton Bordit Ekzekutiv respektivisht Kuvendit të Odës.
  192. 391

    AI-assisted research summary: The Odes’s property consists of specified funding sources, including annual and supplementary member contributions, service payments, donations, testamentary gifts, and other sources.

    Neni 391 Pasuria 1. Pasuria e Odes do të përbehet nga: 1.1. kontributet e detyrueshme vjetore dhe kontributet plotësuese nga ana e anëtareve të saj; 1.2. pagesat për shërbime; 1.3. donacionet dhe lënja e pronës me testament; 1.4. burime te tjera.
  193. 392

    AI-assisted research summary: The Chamber bears the costs of its legally assigned duties and may charge members annual membership fees.

    Neni 392 Kontributet vjetore dhe plotësuese të Odës 1. Oda bart tërë shpenzimet që burojnë nga ekzekutimi i detyrave të besuara me këtë ligj. Për të mbuluar këto shpenzime ajo mundet të ngarkojë anëtarët e vet me pagesa vjetore të anëtarësisë. 111 2. Me propozim të Bordit Ekzekutiv, Kuvendi përcakton madhësinë e pagesës së anëtarësisë për vitin financiar. Shuma mund të jetë e ndryshme për kategoritë e ndryshme të anëtarëve. 3. Përmbaruesit privat i bëjnë pagesat e kërkuara Odës duke u bazuar në kushtet e specifikuara në aktet nënligjore të Odës dhe në pajtim me vendimet e Kuvendit të Odës.
  194. 393

    AI-assisted research summary: Ky nen thotë se propozimet për akte nënligjore i paraqet Bordi Ekzekutiv, këto akte nuk duhet të vendosin kërkesa të panevojshme, dhe ato janë detyruese vetëm për anëtarët dhe organet e Odës.

    Neni 393 Aktet nënligjore të nxjerra nga Oda 1. Aktet nënligjore miratohen sa i përket temave që në pajtim me këtë ligj rregullohen me akte nënligjore. 2. Aktet nënligjore nuk përmbajnë detyrime apo kërkesa të cilat nuk janë të domosdoshme për të realizuar objektivin e parashikuar me këtë akt nënligjor. 3. Propozimet për akte nënligjore i paraqiten Kuvendit të Odës nga Bordi Ekzekutiv. 4. Aktet nënligjore të Odës janë obligative vetëm për anëtarët dhe organet e saj. 5. Një akt nënligjor mundet t’i jep pushtet Bordit Ekzekutiv që të përcaktojë rregulla më të detajuara përkitazi me temën me të cilën merret ky akt nënligjor.
  195. 394

    AI-assisted research summary: The bylaw proposal and explanatory notes must be sent to Chamber members at least 2 months before it is discussed in the Chamber Assembly.

    Neni 394 Procedura Propozimi për akt nënligjor së bashku me shënimet sqaruese i kumtohen anëtarëve të Odës së paku dy (2) muaj para datës në të cilën do të diskutohet në Kuvendin e Odës.
  196. 395

    AI-assisted research summary: Proposed subordinate acts from the Chamber need the Minister’s approval, and they become binding only after publication in the Official Gazette.

    Neni 395 Miratimi i Ministrit 1. Aktet nënligjore të propozuara nga Oda duhet të marrin miratimin e Ministrit. Miratimi mund të kthehet prapa nëse ky akt është në kundërshtim me ligjin ose interesin publik. 2. Pas miratimit nga ana e Bordit Ekzekutiv, Bordi angazhohet që akti nënligjor të bëhet i njohur me botimin e tij në Gazetën Zyrtare. Akti nënligjor bëhet obligativ vetëm pas botimit. Ai hyn në fuqi një (1) muaj pas publikimit apo edhe më herët nëse e përcakton Bordi me mirëkuptimin se së paku dhjetë (10) ditë duhet të kalojnë nga data e publikimit dhe e hyrjes në fuqi.
  197. 396

    AI-assisted research summary: The Minister must publish the private bailiff exam in advance, charge candidates the exam costs, and appoint the highest-scoring candidates unless specified irregularities apply.

    Neni 396 Provimet 1. Përmbajtja e provimeve për përmbaruesit privat do të definohet në saktësi me akte nënligjore të nxjerra nga Ministri, dhe do të siguroj testimin e njohurive të përmbaruesve privat në të gjitha qeshtjet e së drejtës ndërkombëtare dhe private dhe procedurat gjyqësore me rendësi për aktivitetet e tyre profesionale. 2. Provimet do të shpallen publikisht se paku një (1) muaj para fillimit të tyre dhe të gjithë të interesuarit do të ftohen për të marr pjesë; 3. Kandidati i cili do ti nënshtrohet provimeve për përmbarues privat është i obliguar ti bartë shpenzimet për provim. 4. Ministri përcakton shumën e shpenzimeve reale për marrjen e provimit, duke përfshirë shumën e nevojshme për përgatitjen dhe fillimin e pjesës së provimeve me shkrim, përgatitjen dhe dorëzimin e materialit dhe ftesave, përgatitjen e certifikatave dhe kompensimin e punës së anëtareve dhe sekretarit të Komisionit për provime. 112 5. Nëse shpenzimet nuk paguhen në llogarinë përkatëse të Ministrisë së Drejtësisë pesëmbëdhjetë (15) ditë para datës së caktuar për mbajtjen e provimit, kandidatet nuk do të lejohen të hyjnë në provim. Nëse kandidati brenda një (1) viti nga dita e pagesës së provimit nuk ju ka nënshtruar provimit, pagesa do ti kthehet kandidatit. 6. Ministri do të emëroj për pozita të përmbaruesit kandidatet me rezultatin me të lartë të arritur në provime, përveç nëse janë vërejtur parregullsi specifike në mes të kritereve për emërim të identifikuara me këtë ligj që e bëjnë emërimin e tyre të papërshtatshëm. Ministri do ti informoj kandidatet për rezultatin e arritur në provim si dhe kandidatet e pasuksesshëm si arsye për mos emërimin e tyre. 7. Ministri do të shpall emërimet brenda një (1) muaji pas përfundimit të provimeve. KREU XI DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
  198. 397

    AI-assisted research summary: This article sets how unfinished enforcement cases are handled and transferred between the court and a private executor.

    Neni 397 Lëndët e pazgjidhura para 1 Janarit 2014 1. Lëndët e pazgjidhura të cilat janë parashtruar para hyrjes së këtij ligji në fuqi, zgjidhen në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 2. Lëndët e parashtruara në Gjykatë para datës 1 janar 2014 do të mbesin nën juridiksionin e Gjykatës përveç nëse kreditoret-propozuesit e përmbarimit parashtrojnë kërkesë për transferimin e lëndes (rastit) tek përmbaruesi privat. 3. Në çdo lëndë kur procedura përmbarimore nuk është përfunduar më 1 janar 2014, dhe në të cilën kreditori ka kërkuar që lënda të vazhdojë të procedohet nga përmbaruesi privat në pajtim me paragrafin 2. të këtij neni, Gjykata do të kompletoj të gjitha dokumentacionin lidhur me rastin e përmbarimit, specifikoj shpenzimet e ngarkuara nga Gjykata, dhe do të lëshoj konkluzion për dorëzimin e rastit tek përmbaruesi privat. Gjykata do ta përcjelle rastin tek përmbaruesi privat i zgjedhur nga Kreditori brenda (8) tetë ditëve pas marrjes së kërkesës së tille. 4. Veprimet në procedurën e përmbarimit të ndërmarra nga Gjykata janë të vlefshme ligjërisht sikurse të ishin ndërmarrë nga përmbaruesi i cili vazhdon përmbarimin. Pasi që përmbaruesi të ketë pranuar lëndën, ai është i obliguar të njoftojë debitorin se procedura përmbarimore e nisur më parë vazhdon përmes përmbaruesit privat. 5. Kompetent për të caktuar dhe vendosur për përmbarimin sipas dispozitave të këtij ligji që nga hyrja në fuqi të datës 1 janar 2014 e deri me 30 qershor 2014 janë si Gjykata ashtu edhe përmbaruesit privat, varësisht se pranë cilit organ është paraqitur propozimi për përmbarimin.
  199. 398

    AI-assisted research summary: Pending enforcement procedures with an appeal filed before 1 January 2014 are transferred to the competent court; that court decides on the legal remedy under this law.

    Neni 398 Procedurat e papërfunduara me 31 dhjetor 2013 1. Procedura përmbarimore në të cilën është parashtruar ankesë kundër vendimit për përmbarim para datës 1 janar 2014, i transferohen Gjykatës e cila ka juridiksion për të vendosur për mjetin juridik në pajtim me këtë ligj. 2. Gjatë shqyrtimit të mjetit të juridik, Gjykata kompetente e merr vendimin e saj duke u bazuar në dispozitat e këtij ligji.
  200. 399

    AI-assisted research summary: The Minister of Justice must issue several subordinate acts for private enforcement officers, including fee rules, exams, records, forms, inspection methods, and identification card rules, within the stated deadlines. Debtors are required to compensate creditors for enforcement expenses under those fees.

    Neni 399 Aktet nënligjore 113 1. Brenda gjashtë (6) muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Ministri i Drejtësisë nxjerr aktin nënligjor për tarifat e përmbaruesve privat. Nga debitorët do të kërkohet që të kompensojnë kreditorët për shpenzimet e përmbarimit sipas këtyre tarifave. 2. Brenda periudhës prej katër (4) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Ministri do të: 2.1. nxjerrë aktin nënligjorë me të cilin do të definojë për së afërmi procedurat dhe mënyrën e mbajtjes së provimeve për përmbaruesit privat; 2.2. nxjerrë aktin nënligjorë me të cilin do të përcaktoj planin e biznesit si në paragrafin 2. neni 318 të këtij ligji; 2.3. nxjerrë aktin nënligjore me të cilin definon formën dhe mënyrat e mbajtjes së evidencës së përmbaruesve privat; 2.4. nxjerrë aktin nënligjor për formën dhe mënyrat e urdhëresave, procesverbaleve dhe akteve tjera që përmbaruesi i ndërmerr gjatë veprimeve formale përmbaruese; 2.5. nxjerrë aktin nënligjorë me të cilin bënë përcaktimin e metodave të inspektimit dhe kontrollimit të përmbaruesve privat nga ana e Ministrisë dhe Odes së Përmbaruesve. Forma, përmbajtja dhe mënyra e lëshimit dhe pezullimit të kartës së identifikimit të përmbaruesve privat po ashtu do të definohet me këtë akt nënligjor. 3. Brenda katër (4) muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Ministri i Drejtësisë do të përcaktojë me një vendim të posaçëm, numrin e përmbaruesve privat për territorin e secilës Gjykatë Themelore në Republikën e Kosovës bazuar në të dhënat zyrtare për regjistrimin e popullsisë dhe në bazë të nenit 327 të këtij ligji.

Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.