LIGJI NR. 06/L-016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Part 3 of 3 · provisions 401–542
This provision is the preamble to the Law on Commercial Companies.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-016
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
- Complete work
- View statute overview
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to the Law on Commercial Companies. This provision is titled “Purpose.” Article 2 is titled “Scope.” This article is titled “Definitions.” This provision is titled “Economic Activity.”
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Showing 142 of 542
- 130 Verify source ↗
Neni 130
AI-assisted research summary: A joint stock company may have regulations for its management and operation if its statute allows this.
Neni 130 Rregulloret 1. Shoqëria Aksionare mund të ketë rregullore të cilat përmbajnë dispozita për menaxhimin dhe funksionimin e Shoqërisë Aksionare, nëse përcaktohet kështu me Statutin e Shoqërisë Aksionare. 2. Dispozitat e Rregulloreve të cilat janë në kundërshtim me dispozitat e ligjeve të aplikueshme apo Statutit të Shoqërisë Aksionare, në dëm të të drejtave të aksionarëve janë të pavlefshme përveç nëse parashihet ndryshe me ligjet e aplikueshme. Në rast të konfliktit ndërmjet statutit dhe rregulloreve të Shoqërisë Aksionare, statuti mbizotëron. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 89 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE - 131 Verify source ↗
Neni 131
AI-assisted research summary: Immediately after the company is registered, the initial directors named in the statute must hold an organizational meeting.
Neni 131 Mbledhja Organizative e Shoqërisë Aksionare Menjëherë pas regjistrimit të Shoqërisë Aksionare, drejtorët fillestar të emëruar në Statut duhet të mbajnë një mbledhje organizative për ta kompletuar organizimin e Shoqërisë Aksionare përmes zgjedhjes së zyrtarëve fillestar si dhe ushtrimin e veprimtarive përkatëse nën autorizimin e tyre. KAPITULLI III AKSIONET DHE LETRAT ME VLERË - 132 Verify source ↗
Neni 132
AI-assisted research summary: Aksionaret duhet të kenë aksione të thjeshta, të paktën një aksion të thjeshtë, dhe aksionet duhet të kenë vlerë nominale; aksionet e thjeshta nuk mund të shndërrohen në aksione të privilegjuara ose letra me vlerë.
Neni 132 Aksionet e Thjeshta dhe të Privilegjuara, Vlera Nominale, Mungesa e aksionit në Prurësin 1. Shoqëria Aksionare mund të emetojë dy lloje të aksioneve, aksione të thjeshta dhe aksione të privilegjuara. Shoqëria Aksionare duhet të ketë medoemos aksione të thjeshta dhe duhet të emetojë së paku një aksion të thjeshtë. Aksionet e privilegjuara të Shoqërisë Aksionare mund të ndahen në dy ose më shumë kategori me të drejta dhe privilegje të ndryshme. 2. Aksionet e të gjitha llojeve dhe kategorive duhet të kenë vlerën e theksuar nominale. Nëse aksioni ka vlerën e theksuar nominale atëherë kjo vlerë duhet të jetë më së paku një (1) Euro cent. Vlera e theksuar nominale e një aksionit të thjeshtë ose të privilegjuar, mund të jetë më e madhe se një (1) Euro cent. 3. Çdo aksion nga aksionet e thjeshta duhet të ketë vlerën e njëjtë nominale si aksionet e tjera të thjeshta. Çdo aksion nga kategori e caktuar e aksioneve të privilegjuara duhet të ketë vlerën e njëjtë nominale si aksionet e tjerë të të njëjtës kategori. 4. Aksionet e thjeshta të Shoqërisë Aksionare nuk mund të konvertohen në aksione të privilegjuara ose në letra me vlerë. Sidoqoftë, aksionet e privilegjuara mund të konvertohen, nëse lejohet sipas statutit të Shoqërisë Aksionare, në aksione të thjeshta ose në aksioneve të kategorive të tjera të aksioneve të privilegjuara të Shoqërisë Aksionare. 5. Shoqëria Aksionare nuk është e autorizuar që të emetojë, dhe nuk do të emetojë, aksione në prurësin ose letra me vlerë në prurësin. Të gjitha aksionet ose letrat me vlerë të emetuara në kundërshtim me këtë nen, si dhe të gjitha të drejtat apo pretendimet qe rrjedhin si pasojë e këtyre aksioneve ose letrave me vlerë do të jenë nule, të pavlefshme dhe të pa-zbatueshme. - 133 Verify source ↗
Neni 133
AI-assisted research summary: The company’s statute must specify authorized share numbers, and the company may issue only shares authorized by the statute.
Neni 133 Aksionet e Autorizuara dhe të Emetuara 1. Statuti i Shoqërisë Aksionare përcakton numrin e saktë të aksioneve të thjeshta të autorizuara të Shoqërisë Aksionare dhe numrin e saktë të autorizuar të aksioneve të privilegjuara të Shoqërisë Aksionare, nëse ka aksione të privilegjuara. Nëse është autorizuar më shumë se një kategori e aksioneve të privilegjuara, statuti duhet të përcaktojë numrin e saktë të secilës kategori të autorizuar. 2. Numri i aksioneve të autorizuara të çfarëdo lloji ose kategorie mund të ndryshohet vetëm me GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 90 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE miratimin dhe regjistrimin e një ndryshimi apo plotësimi të Statutit në përputhje me kërkesat e zbatueshme të këtij ligji. 3. Shoqëria Aksionare mund të emetojë vetëm aksionet e autorizuara nga statuti i saj. 4. Shoqëria Aksionare mund të emetojë çfarëdo numri të aksioneve të çfarëdo lloji ose kategorie të aksioneve të autorizuara me statut, deri në numrin maksimal që është përcaktuar me statut për këtë lloj ose kategori. 5. Vendimi për emetimin e aksioneve të autorizuara si dhe përcaktimi i numrit, kohës dhe kushteve të tjera të emetimit, mund të bëhet vetëm nga aksionarët e Shoqërisë Aksionare, përveç nëse me statut, rregullore ose vendim të aksionarëve ky autorizim bartet në Bordin e Drejtorëve, dhe vetëm deri në shkallën e lejuar me statut, rregullore ose vendim. - 134 Verify source ↗
Neni 134
AI-assisted research summary: The company must keep an updated shareholder list and record shareholder information promptly, including after share issues and transfers.
Neni 134 Lista e Aksionarëve 1. Bordi i Drejtorëve i Shoqërisë Aksionare, ose me vendim të Bordit të Drejtorëve, Drejtori(ët) Menaxhues duhet të mbajnë listën e përditësuar të aksionarëve që: 1.1. i përmban emrin dhe adresën e secilit aksionar aktual si dhe numrin dhe llojin e aksioneve me të cilat aktualisht disponojnë; dhe 1.2. përmban informacionin tjetër që sipas këtij ligji duhet të shënohet në këtë listë. Shoqëria Aksionare menjëherë duhet t’i regjistrojë këto informata të aksionarëve në këtë listë. 2. Nëse Shoqëria Aksionare i ka emetuar aksione një aksionari, atëherë Shoqëria Aksionare duhet që menjëherë t’i regjistrojë informatat e Aksionarit në këtë listë. 3. Nëse aksionari ka pranuar aksione nga një aksionar tjetër, Shoqëria Aksionare duhet t’i regjistrojë informatat përkatëse jo më pak se tri (3) ditë pas pranimit të njoftimit për bartjen e këtij aksioni si dhe identitetin e bartësit dhe pranuesit. Nëse aksionet e përfshira në bartje janë të certifikuara, atëherë dorëzimi në Shoqërinë Aksionare i certifikatave të aksioneve që mbajnë nënshkrimin e bartësit së bashku me një deklarate për bartjen e aksioneve të tilla deri te transferuesi, konsiderohet njoftim i mjaftueshëm. Nëse aksionet e përfshira në bartje nuk janë të certifikuara, atëherë dorëzimi në Shoqëri Aksionare i një deklarate të nënshkruar nga bartësi ku theksohet se bartësi e ka bërë bartjen e aksioneve te pranuesi, konsiderohet njoftim i mjaftueshëm. 4. Nëse brenda afatit të caktuar, Shoqëria Aksionare dështon ose refuzon t’i regjistrojë informatat e kërkuara të aksionarëve në listën e aksionarëve, personi fizik ose juridik dhe/ose Shoqëria Tregtare mund të paraqesë padi në gjykatë për ta detyruar Shoqërinë Aksionare që të bëjë regjistrimin e këtyre informatave si dhe ta njohë formalisht statusin e personit fizik ose juridik dhe/ose Shoqërisë Tregtare si aksionar. Gjykata, pas dorëzimit të kërkesës nga personi fizik ose juridik dhe/ose Shoqëria Tregtare që kërkon statusin e aksionarit, ose pas kërkesës së Shoqërisë Aksionare, është kompetente dhe e autorizuar që: 4.1 ta përcaktojë pronarin e vërtetë të aksionit dhe ta caktojë ditën në të cilën këtij pronari është dashur të regjistrohen në listën e aksionarëve; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 91 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 4.2 ta urdhërojë Shoqërinë Aksionare që t’i regjistrojë të dhënat e këtij pronari në listën e aksionarëve; dhe 4.3 t’ia kompensojë dëmin të cilin Gjykata e konsideron si të përshtatshëm; nëse gjykata vendos në favor të pranuesit, kompensimin e dëmit që Shoqëria Aksionare i’a ka shkaktuar pranuesit si pasojë e refuzimit për regjistrimin e menjëhershëm të informatave të pranuesit në listën e aksionarëve, duke përfshirë edhe dëmet të cilat janë shkaktuar si pasojë e pamundësisë së pranuesit për të votuar ose të pranuar dividente ose për të bartur aksione. 5. Bartja e Aksionit konsiderohet e vlefshme dhe Aksionari konsiderohet të jetë ndërruar në lidhje me Shoqërinë Aksionare pas njoftimit të Shoqërisë Aksionare për transferimin e Aksionit dhe vërtetimit të transferimit të Aksionit. - 135 Verify source ↗
Neni 135
AI-assisted research summary: Aksionarët kanë të drejtë të shikojnë dhe kopjojnë disa dokumente të shoqërisë me shpenzimet e veta, gjatë orarit të punës, pasi të paraqesin kërkesë me shkrim.
Neni 135 Qasja e Aksionarëve në Dokumentacion 1. Të gjithë aksionarët kanë të drejtë të kenë qasje dhe kopjojnë me shpenzimet e veta, gjatë orarit të rregullt të punës në vendin kryesor të Shoqërisë Aksionare, secilin nga dokumentet e mëposhtme: 1.1. statutin e Shoqërisë Aksionare dhe të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e tij që aktualisht është në fuqi; 1.2. rregulloret e Shoqërisë Aksionare dhe të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e tyre që aktualisht janë në fuqi; 1.3. procesverbalet e të gjitha Kuvendeve të Aksionarëve dhe të dhënat e të gjitha veprimeve të ndërmarra nga aksionarët pa mbajtjen e Kuvendit për tre (3) vitet e fundit; 1.4.të gjitha komunikimet e shkruara për aksionarët për tre (3) vitet e fundit; 1.5. të gjitha deklaratat financiare të dorëzuara në çdo ministri të Qeverisë apo të siguruara për aksionarët në lidhje me një kuvend aksionarësh në tre (3) vitet e fundit; 1.6. një listë të emrave dhe adresave të të gjithë anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, Drejtorit(ëve) Menaxhues, si dhe zyrtarëve të tjerë; 1.7. një listë të të gjithë aksionarëve të Shoqërisë Aksionare; dhe 1.8. të gjitha dokumentet e paraqitura në ARBK gjatë tri (3) viteve të fundit. 2. E drejta për qasje në dokumentet e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, nuk i paragjykon të drejtat shtesë që mund ti kenë aksionarët në dispozita tjera të këtij ligji. 3. Për ushtrimin e të drejtës sipas paragrafit 1 të këtij neni, aksionari duhet së pari t’i dorëzojë Shoqërisë Aksionare një kërkesë ma shkrim për shqyrtimin e dokumenteve të sipër cekura. Nëse aksionari është Shoqëri Tregtare ose person juridik, atëherë duhet të paraqesë në kërkesë emrin ose emrat e personave të autorizuar për shqyrtimin e dokumenteve në emër të Shoqërisë Tregtare. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 92 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 4. Nëse Shoqëria Aksionare dështon ose refuzon të lejojë shqyrtimin e dokumenteve brenda pesë (5) ditëve pas pranimit të kërkesës, aksionari mund paraqesë padi në gjykatë për të detyruar Shoqërinë Aksionare që ta lejojë këtë rishikim. Gjykata është kompetente dhe ka autorizimin e nevojshëm për të nxjerrë një vendim për këtë qëllim. - 136 Verify source ↗
Neni 136
AI-assisted research summary: Aksionet e një shoqërie aksionare mund të jenë të certifikuara ose të pa-certifikuara.
Neni 136 Aksionet e Certifikuara dhe të Pa-Certifikuara 1. Aksioni apo aksionet e Shoqërisë Aksionare mund të jenë të certifikuara me certifikatë për aksionin apo të pa-certifikuara. 2. Nëse aksioni ose aksionet janë të certifikuara, certifikata e aksionit duhet të përmbajë: 2.1. emrin e personit fizik ose juridik dhe/ose Shoqërisë Tregtare për të cilin është nxjerrë certifikata; 2.2. numrin e aksioneve të përfaqësuara në certifikatë dhe numrin progresiv të certifikatës; 2.3. llojin e aksioneve, të thjeshta ose të privilegjuara, të përfaqësuara në certifikatë; 2.4. nëse aksionet përkatëse janë të një kategorie të caktuar të aksioneve të privilegjuara, atëherë duhet të theksohet kategoria përkatëse; dhe 2.5. nëse aksionet përkatëse janë aksione të privilegjuara të një kategorie të caktuar, atëherë një deklaratë që shpjegon të drejtat, duke përfshirë të drejtat e votimit, si dhe privilegjet e aksioneve të tilla siç janë paraqitur në statutin e Shoqërisë Aksionare. 3. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statutin e Shoqërisë Aksionare, Bordi i Drejtorëve mund të vendosë që disa ose të gjitha aksionet e certifikuara të shndërrohen në aksione të pa certifikuara. 4. Aksionet e certifikuara dhe të pa-certifikuara të të njëjtit lloj dhe kategori kanë të drejta identike. - 137 Verify source ↗
Neni 137
AI-assisted research summary: Owners of simple shares have specified rights, including notice and participation in shareholders’ meetings, asking questions, voting, receiving equal dividends, and receiving equal distributions after voluntary dissolution or bankruptcy, unless another provision limits those rights.
Neni 137 Të Drejtat e Pronarëve të Aksioneve të Thjeshta 1. Përveç nëse shprehimisht është kufizuar në një dispozitë tjetër të këtij ligji, pronari i një aksioni të thjeshtë të Shoqërisë Aksionare i ka të drejtat e njëjta me pronarët e tjerë të aksioneve të thjeshta, duke përfshirë, por pa u kufizuar: 1.1. Të drejtën për t’u njoftuar dhe për të marrë pjesë në një kuvend të aksionarëve. E drejta për të marrë pjesë përfshin të drejtën për t’u bërë pyetje drejtorëve dhe zyrtarëve të Shoqërisë Aksionare, të cilët kanë për detyrë t’u japin përgjigje pyetjeve të parashtruara; 1.2. të drejtën për hedhjen e një vote për çdo aksion të thjeshtë dhe mbi të gjitha çështjet e votuara në atë kuvend; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 93 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 1.3. të drejtën për pranimin e një dividenti të barabartë për secilin aksion të thjeshtë te cilin e mban; 1.4. pas shpërbërjes vullnetare ose falimentimit të Shoqërisë Aksionare, të drejtën për pranimin e shpërndarjeve të barabarta për secilin aksion të thjeshtë të cilin e mban; dhe 1.5. të drejta tjera të përcaktuara në këtë ligji, në statut ose rregullore të Shoqërisë Aksionare. - 138 Verify source ↗
Neni 138
AI-assisted research summary: Preferred shareholders have attendance rights at shareholders’ meetings and a limited voting right: one vote per share on matters requiring a group vote, unless paragraph 3 allows additional voting.
Neni 138 Të Drejtat e Pronarëve të Aksioneve të Privilegjuara 1. Të gjitha të drejtat dhe privilegjet e secilës kategori të aksioneve të privilegjuara të Shoqërisë Aksionare duhet të përcaktohen në tërësi në statutin e Shoqërisë Aksionare. Këto të drejta dhe privilegje mund të përfshijnë: 1.1. një përparësi ndaj pronarëve të aksioneve të thjeshta në lidhje me dividendat; 1.2. një përparësi në shpërndarje gjatë shpërbërjes vullnetare të Shoqërisë Aksionare; 1.3. të drejta të veçanta të votimit apo pa të drejta të votimit; 1.4. të drejtën për konvertimin e këtyre aksioneve në aksione të thjeshta ose në një kategori tjetër të aksioneve të privilegjuara të Shoqërisë Aksionare; 1.5. të drejtën për të kërkuar nga Shoqëria Aksionare kompensimin e aksioneve nëse kushtet dhe konditat e të drejtës së tillë për kërkimin e kompensimit; dhe 1.6. të drejta dhe përparësi të tjera të cilat nuk janë të ndaluara me këtë ligj. 2. Aksionari që mban aksione të një kategorie të aksioneve të privilegjuara të emetuara dhe papaguara të Shoqërisë Aksionare ka të drejtat dhe privilegjet e njëjta si aksionarët e tjerë që mbajnë aksione të kategorisë së tillë. 3. Aksionarët që mbajnë aksione të privilegjuara kanë të drejtë të hedhin një votë dhe vetëm një votë për çdo aksion në kuvendet e aksionarëve për çdo çështje që kërkon votim në grup. Në statutin e Shoqërisë Aksionare mund të parashihet që pronarët e aksioneve të privilegjuara të kenë të drejtën e votës së bashku me aksionarët e zakonshëm për të gjitha çështjet në qoftë se këto aksione të privilegjuara janë të konvertueshme në aksione të zakonshme, ose dividendët për aksione të tilla të preferuara janë grumbulluar dhe nuk janë paguar për periudhën kohore të përcaktuar në statut. 4. Pronarët e aksioneve të privilegjuara do të kenë të drejtë të marrin pjesë në një kuvend të aksionarëve, por jo të drejtën për të votuar, përveç siç përcaktohet në paragrafin 3 të këtij neni. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 94 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE - 139 Verify source ↗
Neni 139
AI-assisted research summary: An ordinary joint-stock company may issue bonds, convertible securities, and share-purchase options, but only if the article’s share-coverage condition and the company statute allow it.
Neni 139 Letrat me Vlerë përveç Aksioneve, Letrat me Vlerë që mund të Konvertohen në Aksione dhe Mundësitë për Blerjen e Aksioneve 1. Varësisht nga paragrafi 2 i këtij neni si dhe ndalesat apo kufizimet e përcaktuara në statutin e Shoqërisë Aksionare, Shoqëria Aksionare mund të krijojë dhe emetojë letra të tjera me vlerë përveç aksioneve: 1.1.bonde; 1.2. letra me vlerë të konvertueshme në aksione; dhe 1.3. mundësinë për blerjen e aksioneve. Mundësia për blerjen enjë aksioni është letër me vlerë që i jep pronarit të drejtën për blerjen e një numri të caktuar të një lloji apo kategorie të aksioneve me një çmim të caktuar brenda një afati të caktuar kohor. 2. Letrat me vlerë të konvertueshme në aksione si dhe mundësia për blerjen e aksioneve nuk mund të emetohen nëse numri i autorizuar i aksioneve përkatëse, siç përcaktohet në statutin e Shoqërisë Aksionare, nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar: 2.1. emetimin e ardhshëm të aksioneve të tjera të atij lloji; 2.2. emetimin e aksioneve të tjera sipas letrave të tjera me vlerë apo mundësive të blerjes tashmë të emetuara; dhe 2.3. të gjitha aksionet e tjera të cilat tashmë janë emetuar. 3. Kurdo që Shoqëria Aksionare emeton letra me vlerë të konvertueshme në aksione ose mundësi për blerjen e aksioneve, Shoqëri Aksionare duhet ta regjistrojë në listën e aksionarëve emrin dhe adresën e secilit pronar të letrës me vlerë apo mundësisë për blerje si dhe numrin e aksioneve të autorizuara për të cilat Shoqëria Aksionare duhet të respektojë të drejtën e pronarit për konvertim. Deri në skadimin e afatit të vlefshmërisë së këtyre të drejtave, Shoqëria Aksionare duhet të mbajë në thesarin e saj, atë numër të aksioneve të autorizuara për sigurimin e të drejtave të këtilla. 4. Vendimi për emetimin e letrave me vlerë ose mundësisë për blerje të përcaktuar në këtë nen, duhet të jetë në përputhje me kërkesat e paragrafit 5 të nenit 133 të këtij ligji. - 140 Verify source ↗
Neni 140
AI-assisted research summary: A share company generally may not issue or sell its shares or securities unless it immediately receives full or partial payment, and it may not accept labor or services as payment except under an employee share scheme.
Neni 140 Pagesa për Aksione dhe Letra me Vlerë 1. Përveç se në relacion me skemën e aksioneve të punonjësve, një Shoqëri Aksionare nuk duhet të emetojë ose shesë aksionet ose letrat e saj me vlerë, përveç në një transaksion ku Shoqëria Aksionare menjëherë merr: 1.1. pagesën e plotë sipas çmimit të parapaguar; ose 1.2. pagesën e pjesërishme sipas nenit 141 të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 95 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 2. Përveç nëse parashihet ndryshe në Skemën e Aksioneve të Punonjësve të miratuar sipas këtij ligji, çmimi parapagues mund të paguhet me para të gatshme ose me pronë tjetër materiale ose jo-materiale ose të drejta me vlerë. 3. Nëse pagesa bëhet në forma të tjera përveç parave, aksionari i ardhshëm i Shoqërisë Aksionare është i detyruar qe të angazhojë një vlerësues të jashtëm, të pavarur dhe të autorizuar i cili do të mbledh dhe dorëzoj para Bordit të Drejtorëve një raport për vlerësimin e drejt dhe të arsyeshëm të vlerës së pasurisë së ofruar në formë pagese si dhe një mendim formal se kjo vlerë është e mjaftueshme për të mbuluar çmimin blerës të aksionit ose letrës me vlerë e cila do të emetohet ose shitet. Raporti do të përmbaj së paku: 3.1. një përshkrim të pasurisë ose të drejtave që ofrohen si pagesë; 3.2. një përshkrim të metodës së vlerësimit e cila është përdorur nga vlerësuesi; dhe 3.3. një deklaratë nga vlerësuesi se shuma e arritur përmes kësaj metode është më së paku e barabartë me çmimin parapagues. 4. Ky raport duhet të sigurohet dhe të miratohet nga Bordi i Drejtorëve para se aksionet të mund të emetohen. 5. Përveç nëse parashihet ndryshe në Skemën e Aksioneve të Punonjësve të miratuar sipas këtij ligji, një Shoqëri Aksionare nuk mund të pranojë punë ose shërbime, qoftë të kryera apo që duhet të kryhen, si kompensim të pjesshëm ose të plotë për një aksion ose letër me vlerë. - 141 Verify source ↗
Neni 141
AI-assisted research summary: A joint-stock company may issue shares partly paid only within 30 days after initial registration and only if shareholder-company payment terms are agreed; certain minimum payment, timing, recordkeeping, and dividend-adjustment rules apply.
Neni 141 Pagesat e Pjesërishme për Aksione 1. Brenda tridhjetë (30) ditëve të para pas regjistrimit fillestar në ARBK, Shoqëria Aksionare mund të emetojë të gjitha aksionet apo një pjesë të tyre në këmbim me një kompensim të pjesshëm, por vetëm nëse ka marrëveshje midis aksionarëve dhe Shoqërisë Aksionare që parasheh: 1.1. ndonjë apo të gjitha pagesat për aksione të tilla duhet të bëhen në para të gatshme dhe jo ndryshe; 1.2. jo më pak se njëzet e pesë përqind (25%) për vlerën nominale të aksioneve duhet të paguhet brenda tridhjetë (30) ditëve pas regjistrimit fillestar të Shoqërisë Aksionare; dhe 1.3. bilanci i papaguar duhet të paguhet në një datë e cila nuk mund të jetë më shumë se dy (2) vite nga dita e regjistrimit fillestar të Shoqërisë Aksionare në ARBK. 2. Përveç në rast të aksioneve të emetuara sipas Skemës së Aksioneve të Punonjësve të miratuar në pajtim më këtë ligj, aksionet e lëshuara në kursin e rritur në kapital themelor duhet të paguhen në tërësi dhe nuk mund të emetohen si aksione pjesërisht të paguara. 3. Në lidhje me aksionet e paguara pjesërisht, të dhënat në vijim duhet të regjistrohen në regjistrin e aksionarëve të Shoqërisë Aksionare dhe nëse aksioni i tillë është certifikuar, në certifikatën e aksionit, nëse ka të tillë: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 96 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 3.1.shuma e përgjithshme e çmimit të aksionit; 3.2. shumën e paguar në kohën e emetimit; dhe 3.3. të gjitha shumat që janë paguar nga koha e emitimit dhe koha e pagesës. 4. Të drejtat e votimit dhe të drejtat e tjera të aksionit të paguar pjesërisht, duke përfshirë të drejtat në dividente dhe shpërndarje, duhet të reduktohen në masën e nevojshme për të pasqyruar shumën e cila nuk është paguar për aksionin. 5. Pa paragjykuar aplikimin e përgjithshëm të paragrafit 4 të këtij neni, në rast se Shoqëria Aksionare shpall një divident për një lloj apo kategori të caktuar të aksioneve, Shoqëria Aksionare duhet që njëkohësisht të shpallë divident edhe për aksionet e atij lloji apo kategori që nuk janë paguar plotësisht, por dividenti i pagueshëm për këtë lloj të aksioneve duhet të reduktohet në masën e nevojshme për të pasqyruar shumën e cila ende nuk është paguar për atë aksion. Në raste të tilla Shoqëria Aksionare ka të drejtën që: 5.1. të paguajë dividentin për aksionarin në fjalë; ose 5.2. të bëjë shpërndarjen e dividentit duke ia ndalur shumën e pa-paguar të aksionit - 142 Verify source ↗
Neni 142
AI-assisted research summary: Owners of partly paid shares remain personally liable for the unpaid balance, and the company may demand payment or take the shares, subject to stated exceptions.
Neni 142 Përgjegjësitë e Pronarëve të Aksioneve të Paguara Pjesërisht 1. Secili pronar/debitor i aksionit të paguar pjesërisht është personalisht përgjegjës ndaj Shoqërisë Aksionare për bilancin e mbetur. 2. Nëse pronari/debitori i aksioneve të paguara pjesërisht dështon që menjëherë të paguaj ndonjë këst të maturuar sipas marrëveshjes me shkrim të paraparë në paragrafin 1 të neni 141 të këtij ligji, Shoqëria Aksionare mundet të deklaroj marrjen e aksioneve në tërësi apo pjesërisht, përveç nëse kjo ndikon negativisht në një person i cili ka blerë disa aksione ose të gjitha aksionet pa qenë në dijeni për statusin e tyre si aksione pjesërisht të paguara dhe/ose menjëherë të kërkojë pagimin e bilancit të mbetur përmes paraqitjes së padisë në gjykatë kundër aksionarit për shumën e mbetur. “shuma e mbetur” përfshin: 2.1. kamatën në shumën e mbetur, duke përfshirë ndonjë kamatë të maturuar e cila nuk është paguar, të cilën pronari/debitori ka dështuar ta paguaj, si shkallë e llogaritur nga Banka Qendrore e Kosovës dhe e publikuar; dhe 2.2. të gjitha shpenzimet e arsyeshme që janë bërë nga Shoqëria Aksionare gjatë përgatitjes, dorëzimit dhe procedurës kontestimore ose gjatë shitjes. 3. Personi fizik ose juridik dhe/ose Shoqëria Tregtare që ka blerë aksionin e paguar pjesërisht është personalisht dhe bashkërisht përgjegjës së bashku me pronarin/debitorin e aksioneve për shumën e papaguar. Nëse blerësi nuk ka qenë në dijeni mbi këtë fakt, aksionari/debitori mbetet pala e vetme plotësisht përgjegjëse për shumën e papaguar. 4. Pengmarrësi i aksioneve të paguara pjesërisht, nuk është përgjegjës si rezultat i statusit të tij si pengmarrës. Sidoqoftë, nëse pengmarrësi bën blerjen e aksioneve të paguara pjesërisht, normat e parapara në paragrafin 3 të këtij neni merren parasysh gjatë përcaktimit të përgjegjësisë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 97 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE së pengmarrësit për shumën e papaguar. - 143 Verify source ↗
Neni 143
AI-assisted research summary: Shareholders have a preemptive right to buy new shares of the same class, with notice and timing rules for how the right is exercised.
Neni 143 E Drejta e Përparësisë në Aksionet e Reja 1. Sipas këtij neni, dhe përveç në relacion me Skemën e Aksioneve të Punonjësve, aksionarët e Shoqërisë Aksionare kanë të drejtën e përparësisë për blerjen e aksioneve të reja të të njëjtit lloj – ose nëse është e aplikueshme të të njëjtës kategori, kurdo që Shoqëria Aksionare emeton aksione të reja të llojit përkatës. 2. E drejta e përparësisë së një aksionari sipas paragrafit 1 të këtij neni nuk është e pakufizuar. Kjo e drejtë mund të ushtrohet nga aksionari vetëm në lidhje me atë përqindje të aksioneve të reja që është e barabartë me përqindjen aktuale të pronësisë së aksionarit në aksionet tashmë të emetuara dhe ato të papaguara të të njëjtit lloj dhe kategori. Aksionari mund ta shfrytëzojë të drejtën e përparësisë pjesërisht ose plotësisht. 3. E drejta e përparësisë e përcaktuar në këtë nen nuk mund të kufizohet ose revokohet me statut, megjithatë kjo e drejtë mund të kufizohet ose të revokohet në bazë të një vendimi të aksionarëve i cili është miratuar me së paku dy të tretat (2/3) e votave të aksionarëve të të njëjtit lloj dhe kategori të aksioneve. Ky votim duhet të bëhet pas paraqitjes së një raporti nga drejtorët ku përcaktohen: 3.1. arsyet për kufizimin ose për revokimin e së drejtës së përparësisë; dhe 3.2. arsyetimi i përdorur nga Bordi i Drejtorëve për përcaktimin e çmimit të aksioneve që do të emetohen. Ky raport duhet të përgatitet nga një vlerësues i pavarur. 4. E drejta e përparësisë e themeluar sipas këtij neni zbatohet vetëm për aksionarët ekzistues që mbajnë aksione të regjistruara në listën e aksionarëve të Shoqërisë Aksionare. Shprehimisht përcaktohet se pronësia ndaj një mundësie për blerjen e një aksioni ose letre me vlerë e cila konvertohet në aksion nuk jep shkas për çfarë do të drejtë të përparësisë e cila është krijuar sipas këtij neni. 5. Kur propozohet një emetim i ri, Shoqëria Aksionare paraprakisht do t’u dorëzojë të gjithë aksionarëve një njoftim për emetimin e propozuar të aksioneve, të cilët duhet të përfshihet në minimum: 5.1. numrin e aksioneve që do të emetohen; 5.2. çmimin e propozuar ose metodën e përcaktimit të çmimit; dhe 5.3. periudhën dhe procedurat e ushtrimit të drejtave të përparësisë, me kusht që kjo periudhë të mos jetë më pak se njëzetenjë (21) ditë. Të gjitha rregullat dhe procedurat me të cilat rregullohet ushtrimi i të drejtave të përparësisë duhet të jenë të barabarta për të gjithë aksionarët të cilët i kanë këto të drejta. 6. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statutin e Shoqërisë Aksionare, rregullat mbi të drejtat e përparësisë nuk do të aplikohen për sa vijon: 6.1. emetimi i aksioneve të privilegjuara, përveç aksioneve të privilegjuara të cilat mund GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 98 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE të konvertohen në aksione të thjeshta ose që e kanë të drejtën për blerjen e aksioneve të thjeshta; 6.2. cilado aksione të autorizuara në statutin e Shoqërisë Aksionare që janë emetuar brenda gjashtë (6) muajve pas regjistrimit fillestar të Shoqërisë Aksionare; 6.3. cilado aksione të emetuara në relacion me Skemën e Aksioneve të Punëtorëve të miratuar sipas kërkesave të këtij ligji; dhe 6.4. aksionet e emetuara në relacion me Skemën e Aksioneve të Punëtorëve të miratuar sipas kërkesave të këtij ligji. 7. Aksionet që i nënshtrohen të drejtës së përparësisë dhe që nuk janë blerë nga aksionarët ekzistues sipas kësaj të drejte, mund t’i emetohen cilitdo person pas një periudhe një (1) vjeçare pasi që këto aksione u janë ofruar aksionarëve ekzistues sipas këtij neni. Bordi i Drejtorëve të Shoqërisë Aksionare do të përcaktojë çmimin emetues që nuk duhet të jetë më i ulët se nëntëdhjetë përqind (90%) e çmimit që paraprakisht është caktuar për ushtrimin e të drejtave të përparësisë. Nëse Bordi i Drejtorëve dëshiron të emetojë aksione për një çmim më të ulët apo të emetojë aksione pas skadimit të periudhës një (1) vjeçare, atëherë e drejta e përparësisë e përcaktuar në këtë nen zbatohet plotësisht. - 144 Verify source ↗
Neni 144
AI-assisted research summary: Korporata mund të vendosë kufizime për transferimin e aksioneve, por çdo kufizim duhet të shkruhet në statutin e saj.
Neni 144 Kufizimet në Transferimin e Aksioneve Korporata mund të vendosë kufizime për transferimin e aksioneve të Korporatës duke përfshirë kufizime të llojit të referuara në nenet 88, 89, 90 të këtij ligji. Çdo kufizim i tillë duhet të përcaktohet në statutin e Korporatës. KAPITULLI IV KAPITALI THEMELTAR - 145 Verify source ↗
Neni 145
AI-assisted research summary: A joint-stock company’s initial share capital must be at least the greater of EUR 10,000 or the total nominal value of all shares issued at initial registration. It may issue shares above nominal value, but not below nominal value. No public offer of its shares may be made until share capital is fully paid, and shareholders generally cannot be released from paying for their shares except through capital-reduction procedures.
Neni 145 Shuma, Parapagimi dhe Pagimi; Raporti me Vlerën Nominale 1. Kapitali themeltar paraqet shumën minimale që është në dispozicion për përmbushjen e kërkesave të kreditorëve. 2. Kapitali Themeltar fillestar i një Shoqërie Aksionare është, cilado që është më e madhe: 2.1. dhjetë mijë (10,000) Euro; ose 2.2. shuma e përgjithshme e vlerës nominale të të gjitha aksioneve, të emetuara nga Shoqëria Aksionare në kohën e regjistrimit fillestar në ARBK. 3. Nëse me ligj të veçantë përcaktohet ose shprehimisht lejohet një autoritet publik që të përcaktojë një kapital më të madh themeltar për banka, institucione financiare apo institucione të sigurimeve atëherë dispozitat e ligjit të veçantë mbizotërojnë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 99 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 4. Shoqëria Aksionare mund të emetojë aksione me vlerë më të madhe në vlera nominale, me ç’rast shuma e tepërt nuk është kapital themeltar por do të jetë premium i aksionit i cili regjistrohet nga Shoqëria Aksionare në llogarinë e premiumeve të Shoqërisë Aksionare. Shoqëria Aksionare nuk mund të emetojë aksione vlera e të cilave është më e ulët se vlera nominale. 5. Nuk mund të bëhet asnjë ofertë publike për aksionet e Shoqërisë Aksionare përderisa të mos jetë paguar në tërësi kapitali themeltar. Asnjë aksionar nuk mund të lirohet nga detyrimi për të paguar aksionin, përveç përmes procedurave dhe rregullave që kanë të bëjnë me zvogëlimin e kapitalit. - 146 Verify source ↗
Neni 146
AI-assisted research summary: A joint-stock company may increase its share capital by amending its statute, issuing additional shares, or increasing share nominal value, subject to the statute and specific conditions.
Neni 146 Rritja e Kapitalit Themeltar 1 Shoqëria Aksionare mund ta rrisë kapitalin e saj themeltar përmes ndryshimit të statutit në pajtim me këtë ligj. Shoqëria Aksionare mund ta rrisë kapitalin themeltar përmes: 1.1. ndryshimit të mëtejmë të statutit për rritjen e vlerës të caktuar nominale të aksioneve të thjeshta dhe/ose një ose më shumë nga kategoritë e aksioneve të privilegjuara, nëse ajo është e autorizuar të emetojë aksione të privilegjuara; ose 1.2. emetimit të aksioneve shtesë, në bazë të numrit maksimal të përcaktuar në statut, për kompensim të ligjshëm dhe adekuat. Shoqëria Aksionare mund ta rritë kapitalin e saj themeltar vetëm pasi që kapitali themeltar fillestar të jetë paguar në tërësi. 2. Vlera nominale e aksioneve të emetuara mund të rritet pa e bërë rritjen gjegjëse të kompensimit nga aksionarët, nëse ka kapital të mjaftueshëm në llogarinë premisë të aksionit. Llogaria e premisë së aksionit të Shoqërisë Aksionare pastaj reduktohet në mënyrë proporcionale me rritjen e vlerës nominale të aksioneve përkatëse. 3. Varësisht nga kufizimet dhe kushtet e përcaktuara në statut, vendimet që kanë të bëjnë me emetimin e aksioneve shtesë dhe/ose përcaktimi i numrit, kohës dhe kushteve të tjera të emetimit, mund të bëhet vetëm nga aksionarët e Shoqërisë Aksionare, përveç dhe deri në shkallën sa me statut shprehimisht ky autorizim lejohet që të ushtrohet nga Bordi i Drejtorëve. Nëse në statut kërkohet që aksionarët së pari të miratojnë një vendim i cili e autorizon Bordin e Drejtorëve që të emetojë aksione shtesë, atëherë autorizimi i dhënë në bazë të vendimit, sipas veprimit të ligjit, skadon një vit nga data e miratimit të vendimit, përveç nëse në vendim përcaktohet një kohë më e shkurtër për skadimin e këtij autorizimi. Ky autorizim mund të vazhdohet një ose më shumë herë nga aksionarët. Kur ky autorizim bartet në Bordin e Drejtorëve sipas një vendimi të aksionarëve, atëherë do të mbahet edhe një votimi ndarë nga të gjitha kategoritë e aksionarëve të cilët preken nga emetimi. 4. Nëse aksionet plotësuese nuk janë parapaguar në tërësi, kapitali i aksioneve duhet të rritet nga vlera e parapagimit të pranuar, por vetëm nëse shprehimisht është paraparë dhe lejuar në kushtet emetimit. 5. Asnjë rritje e numrit të aksioneve të autorizuara ose e vlerës nominale të aksioneve të autorizuara ose të emetuara nuk mund të bëhet pa ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Shoqërisë Aksionare që është miratuar në mënyrë të rregullt nga aksionarët. Ky ndryshim dhe plotësim hyn në fuqi vetëm pas regjistrimit dhe publikimit nga ARBK sipas paragrafit 4 te nenit 41 dhe nenit 22 të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 100 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 6. Nëse me ligj të veçantë i cili i rregullon bankat, institucionet financiare dhe/ose ato të sigurimeve shprehimisht përcaktohen procedura dhe rregulla të tjera për ndryshimin e kapitalit themeltar të këtyre institucioneve, atëherë për këto institucione zbatohen rregullat dhe procedurat e përcaktuara në ligjin e veçantë. 7. Nenet 140–145 të këtij ligji do të aplikohen mutatis mutandis. - 147 Verify source ↗
Neni 147
AI-assisted research summary: Një Shoqëri Aksionare mund të ulë kapitalin themeltar, por vetëm sipas procedurave dhe kushteve të këtij neni.
Neni 147 Zvogëlimi i Kapitalit Themeltar 1. Varësisht nga minimumi i përcaktuar në paragrafin 1 dhe 2 të nenit 145 të këtij ligji dhe, sipas rastit, të paragrafit 3 të po atij neni, një Shoqëri Aksionare mund ta zvogëlojë kapitalin e saj themeltar përmes ndryshimit dhe plotësimit të statutit të saj sipas këtij ligji. Shoqëria Aksionare mund ta bëjë zvogëlimin me: 1.1. ndryshimin dhe plotësimin e statutit për të zvogëluar vlerën nominale të aksioneve të saj të thjeshta dhe/ose një ose me shumë llojeve të aksioneve të saj të privilegjuara; ose 1.2. përmes riblerjes dhe anulimit të aksioneve ose eliminimit të kapitalit themeltar i cili është pasqyruar në këto aksione. Përveç në rastin e zvogëlimeve të cilat rrjedhin nga skema e aksioneve të punonjësve, një zvogëlim i këtillë mund të bëhet vetëm: 1.2.1. nëse një gjë e tillë kërkohet me vendim të gjykatës që së pari duhet të merr parasysh interesin e të gjithë aksionarëve duke përfshirë trajtimin e ndryshëm të kategorive të aksionarëve si dhe interesave e kreditorëve dhe aftësinë e pagesës së Shoqërisë Aksionare; ose 1.2.2. me dy të tretat (2/3) e aksionarëve me të drejtë vote e miratojnë zvogëlimin. Do të ketë votim të ndarë për secilën kategori të aksionarëve të prekur nga zvogëlimi. 2. Njoftimi për thirrjen e Kuvendit të Aksionarëve për të marrë vendimin e zvogëlimit të kapitalit të Aksioneve duhet të përcaktojë së paku qëllimin e zvogëlimit të tillë dhe mënyrën në të cilën duhet bërë kjo. 3. Një njoftim i hollësishëm për zvogëlimin e kapitalit themeltar do të publikohet dy herë brenda një periudhe një javore e cila duhet të jetë më shumë se tridhjetë (30) ditë para hyrjes në fuqi të zvogëlimit. Ky njoftim do të publikohet në të paktën një gazetë me tirazh të madh në Kosovë me qëllim të njoftimit të kreditorëve pretendimet e të cilëve i kanë paraprirë zvogëlimit. Këta kreditorë do të kenë së paku njëzetenjë(21) ditë që t’i drejtohen Shoqërisë Aksionare për të kërkuar siguri shtesë ose të kërkojnë që Shoqëria Aksionare të mos bëjë zvogëlimin e kapitalit. Nëse një kreditor mbetet i pakënaqur për shkak të zvogëlimit, atëherë ai/ajo mund t’i drejtohet gjykatës për rimbursimin e borxhit të tij/saj gjykata mund të vendos që ky rimbursim nuk është i nevojshëm nëse konstaton se: 3.1. Shoqëria Aksionare ka aftësi pagese; dhe 3.2. asetet e Shoqërisë Aksionare janë të mjaftueshme për ta përmbushur këtë borxh dhe borxhet e tjera të Shoqërisë Aksionare nga rendi i barasvlefshëm i letrave me vlerë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 101 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 4. Derisa gjykata nuk merr vendim në bazë të kërkesës së paraqitur në bazë të paragrafit 2 të nenit 148 të këtij ligji, asnjë zvogëlim nuk do të hyjë në fuqi dhe asnjë shpërndarje e dividendëve nuk do t’u bëhet aksionarëve. 5. Shoqëria Aksionare nuk mund ta anulojë detyrimin e aksionarëve për të paguar në tërësi aksionet e paguara pjesërisht në lidhje me zvogëlimin e kapitalit themeltar, përveç nëse Shoqëria Aksionare dëshiron të bëjë pagimin e kreditorëve, kërkesat e të cilëve i paraprijnë vendimit për zbritjen e kapitalit themeltar. 6. Nëse vlera e pasurisë neto të Shoqërisë Aksionare pas vitit të dytë ose cilitdo vit pasues financiar është më e vogël se kapitali themeltar i saj, Shoqëria Aksionare mund të ndërmarrë masat adekuate për zvogëlimin e kapitalit themeltar, por jo nën minimumin e përcaktuar në paragrafin 1 dhe 2 të nenit 145 të këtij ligji, ose nëse është e zbatueshme në paragrafin 3 të po këtij neni. Nëse vlera e pasurisë neto, e vendosur në bazë të standardeve të zbatueshme të kontabilitetit, është në cilëndo kohë me pak se minimumi i kapitalit themeltar sipas paragrafit 1 dhe 2 të nenit 145 të këtij ligji, ose nëse është e zbatueshme në paragrafin 3 të po këtij neni, ose më pak se gjysma e kapitalit themeltar të Shoqërisë Aksionare në atë kohë, Shoqëria Aksionare duhet ta thërras një kuvend të aksionarëve për ta shqyrtuar vendimin për shpërbërjen e Shoqërisë Aksionare ose inicimin e procedurës së falimentimit sipas nenit 210 të këtij ligji, përveç nëse mund të investohet kapital gjegjës i ri. Në çdo rast, Shoqëria Aksionare është përgjegjëse për përmbushjen e kërkesave të kreditorëve sipas ligjit në fuqi për falimentimin. 7. Shoqëritë Aksionare nuk kanë nevojë t’i përcjellin procedurat e sipër përmendura për zvogëlimin e kapitalit themeltar nëse qëllimi i zvogëlimit është mënjanimi i humbjeve të bëra dhe kapitali i zvogëluar vihet në një rezervë e cila pas zvogëlimit nuk është më shumë se dhjetë përqind (10%) e kapitalit të zvogëluar themeltar dhe kjo rezervë nuk u shpërndahet aksionarëve në asnjë formë dhe nuk përdoret për t’i liruar aksionarët nga detyrimi i tyre për të bërë pagesën. 8. Zvogëlimi i kapitalit themeltar duhet të përcaktohet me një ndryshim dhe plotësim të statutit të Shoqërisë Aksionare që është miratuar në mënyrë të rregullt nga aksionarët dhe hyn në fuqi vetëm pas regjistrimit dhe publikimit të statutit të ndryshuar dhe plotësuar nga ARBK. 9. Dispozitat e paragrafëve 2 dhe 3 të këtij neni nuk vlejnë nëse rritja e kapitalit të aksionit së paku deri në madhësinë aktuale të kapitalit të aksioneve vendoset njëkohësisht me zvogëlimin e kapitalit të aksioneve. Aksionet që lëshohen njëkohësisht me zvogëlimin e kapitalit të aksionit paguhen vetëm me para. Vendimi për rritjen ose uljen e kapitalit të aksioneve duhen regjistruar dhe publikuar nga ARBK-ja. - 148 Verify source ↗
Neni 148
AI-assisted research summary: A joint stock company may split, combine, or cancel shares while keeping share capital unchanged, but only under the article’s conditions.
Neni 148 Ndarja e Aksioneve, Rigrupimi i Aksioneve (reverse-splits) dhe Anulimet që nuk e ndryshojnë Kapitalin Themeltar 1. Shoqëria Aksionare mund ta ndajë secilin aksion në kuadër të një lloji ose kategorie në dy ose më shumë aksione të të njëjtit lloj ose kategori, dhe njëherit ta zvogëlojë vlerën nominale të aksioneve të këtij lloji ose të kategorisë në mënyrë që kapitali themeltar i Shoqërisë Aksionare të mbetet i pandryshuar. Ndarja e aksioneve në këtë mënyrë mund të bëhet vetëm nëse ndahen të gjitha aksionet në kuadër të llojit ose kategorisë përkatëse. 2. Shoqëria Aksionare mund t’i kombinojë aksionet e një lloji ose kategorie në një numër më të vogël të njësive të aksioneve të atij lloji ose kategorie, dhe njëkohësisht ta rritë vlerën nominale të aksioneve të atij lloji ose kategorie në mënyrë që kapitali themeltar i Shoqërisë Aksionare të mbetet i pandryshuar. Kombinimi i aksioneve në këtë mënyrë mund të bëhet vetëm nëse GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 102 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE kombinohen të gjitha aksionet në kuadër të llojit ose kategorisë përkatëse. 3. Shoqëria Aksionare mund të anulojë aksionet që janë ri-blerë nga ajo dhe njëkohësisht në përputhje me rregullat për rritjen e kapitalit dhe pagesave, përfshirë nenin 141 të këtij ligji që kërkon pagesën e plotë të vlerës nominale, të rritë vlerën nominale të aksioneve dhe të kërkojë pagesën për vlerën e re nominale të aksioneve në mënyrë që kapitali themeltar i Shoqërisë Aksionare të mbetet i pandryshuar. 4. Të gjitha veprimet e përcaktuara në këtë nen mund të bëhen vetëm pas ndryshimit dhe plotësimit të statutit të Shoqërisë Aksionare, nëse është e nevojshme, dhe regjistrimit të këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve në ARBK. 5. Shoqëria Aksionare nuk mund të ndërmarrë veprime të përcaktuara në këtë nen, nëse këto veprime i dobësojnë ose i cenojnë të drejtat e pronarëve të mundësive për blerjen e aksioneve të llojit dhe kategorisë në fjalë, përveç nëse ekziston pëlqimi i pronarit të kësaj mundësie për blerje të aksioneve. Po ashtu, për çdo veprim sipas këtij neni kërkohet pëlqimi i të paktën gjysmës së votave të anëtarëve të kualifikuar nga kategoritë e prekura në Kuvendin e Aksionarëve në të cilën kërkohet një kuorum prej më së paku pesëdhjetë përqind (50%) të aksionarëve të kategorisë gjegjëse. - 149 Verify source ↗
Neni 149
AI-assisted research summary: The company may repurchase only certain fully paid preferred shares if the statute expressly allows it, and it must follow limits on financing, capital impact, cancellation, and voting rights.
Neni 149 Riblerja ose Tërheqja e Aksioneve 1. Aksionet e thjeshta të Shoqërisë Aksionare nuk mund të riblehen. Aksionet e emetuara të një kategorie të aksioneve të privilegjuara mund të riblehen nga Shoqëria Aksionare por vetëm nëse: 1.1. në kushtet e kategorisë së caktuar të aksioneve të privilegjuara, që janë përcaktuar në statut, përcaktohet shprehimisht se këto aksione mund të riblehen; dhe 1.2. aksionet që do të riblehen janë të paguara plotësisht. 2. Shoqëria Aksionare nuk mund të përdorë hua ose ndonjë lloj tjetër për financimin e borxhit për të paguar aksionet e riblera. Shoqëria Aksionare i paguan këto aksione nga suficiti i saj kapital. Riblerja është e ndaluar nëse do të ndikojë negativisht në kapitalin e deklaruar të Shoqërisë Aksionare. 3. Të gjitha aksionet që janë riblerë nga Shoqëria Aksionare nuk kanë të drejta votimi, të drejta në shpërndarje ose çfarëdo të drejta tjera. Këto aksionet menjëherë duhet të anulohen nga Shoqëria Aksionare përveç nëse statuti shprehimisht i lejon Shoqërisë Aksionare që t’i mbajë këto aksione në thesarin e saj. 4. Të gjitha aksionet e Shoqërisë Aksionare, pavarësisht se si janë blerë ose krijuar, të cilat mbahen nga Shoqëria Aksionare në thesar ose në ndonjë vend tjetër, drejtpërdrejt ose tërthorazi dhe përderisa mbahen nga Shoqëria Aksionare nuk kanë të drejtë votimi ose të drejtë në pranimin e çfarëdo shpërndarjeje. 5. Asnjë person fizik ose juridik dhe/ose Shoqëri Tregtare, duke përfshirë vetë Shoqërinë Aksionare, Bordin e saj të Drejtorëve, menaxherët ose punonjësit e tjerë nuk kanë të drejtë ose autorizim të votojnë ose të përpiqen të votojnë, drejtpërdrejt ose tërthorazi me aksionet që mbahen nga Shoqëria Aksionare në thesar ose kudo tjetër, drejtpërdrejt ose tërthorazi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 103 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 6. Dispozitat e këtij neni janë të detyrueshme dhe i mbisundojnë dispozitat kundërthënëse në statutin ose rregulloret e Shoqërisë Aksionare. KAPITULLI V SHPËRNDARJET - 150 Verify source ↗
Neni 150
AI-assisted research summary: The board of directors of a joint stock company may declare and pay dividends if authorized, but dividends must be paid on all issued shares of the relevant class and within 90 calendar days of notice.
Neni 150 Dividendët 1.Bordi i Drejtorëve i Shoqërisë Aksionare, nëse është i autorizuar në bazë të statutit ose me vendim të aksionarëve, mund të deklarojë dhe paguajë dividendë në aksionet e Shoqërisë Aksionare. Në rast të një vendimi të tillë, dividenda duhet të paguhet në të gjitha aksionet e emetuara të çfarëdo lloji ose kategorie, dhe në asnjë rrethanë nuk mund të deklarohet dhe paguhet vetëm ndaj disa aksioneve. Bordi i Drejtorëve ka të drejtë të ndërmarrë këtë veprim në çdo kohë. 2. Dividendët në aksionet e çfarëdo lloji ose kategorie duhet t’u paguhet pro rata të gjithë pronarëve të këtij lloji ose kategorie të aksioneve. 3. Dividendi mund të paguhet në të holla ose pronë tjetër, duke përfshirë aksione ose letra tjera me vlerë të Shoqërisë Aksionare ose emetuesve tjerë përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statutin e Shoqërisë Aksionare dhe me kusht që çdo rregull që i përket rritjes së kapitalit të respektohet. 4. Dividenda që është e pagueshme në aksione të Shoqërisë Aksionare paguhet përmes emetimit të aksioneve të tilla proporcionalisht për mbajtësit e asaj kategorie ose lloji që e pranon dividendën. 5. Afati për pagesën e dividendave nuk mund të jetë më shumë se nëntëdhjetë (90) ditë kalendarike nga data e njoftimit për shpërndarjen e dividendave. - 151 Verify source ↗
Neni 151
AI-assisted research summary: Dividend authorization and payment are handled by shareholders, unless the company’s statute gives that decision-making power to the board. Any dividend decision must state the dividend amount, the record date for entitled shareholders, the payment date, and the notice date.
Neni 151 Procedurat për Autorizimin e Dividendëve 1. Vendimi për autorizimin dhe pagimin e dividendeve mundet të bëhet vetëm nga aksionarët, përveç nëse autorizimi për marrjen e vendimit në fjalë i është dhënë Bordit të Drejtorëve me statutin e Shoqërisë Aksionare. 2. Secili vendim për autorizimin e dividendit duhet të precizojë shumën e dividendit, datën e përcaktimit të aksionarëve që kanë të drejtë në marrjen e dividendit, datë kjo që duhet të jetë pas datës së vendimit që autorizon dividendat dhe datën në të cilën dividenda duhet paguar, dhe datën kur Shoqëria Aksionare duhet që t’i njoftojë personat që kanë të drejtë në pranimin e këtyre dividendave mbi vendimin dhe çështjet e tjera të caktuara. - 152 Verify source ↗
Neni 152
AI-assisted research summary: A company may buy back its own shares or other securities, but only under the stated conditions, including owner consent and limits on amount and payment.
Neni 152 Blerja e Aksioneve të Veta nga Shoqëria Aksionare 1.Shoqëria Aksionare mund t’i blejë aksionet e veta ose letrat e tjera me vlerë të papaguara në çdo kohë me pëlqimin e pronarëve të këtyre letrave me vlerë. Aksioni i blerë në këtë mënyrë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 104 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE duhet të jetë i autorizuar por jo aksioni i pa-emetuar, përveç nëse statuti e ndalon riemetimin e aksioneve të ri-blera atëherë numri i aksioneve të autorizuara duhet të reduktohet me numrin e aksioneve të blera. 2. Vendimi i Shoqërisë Aksionare për blerjen e aksioneve të saj mund të merret vetëm nga aksionarët sipas procedurës së përcaktuar në nenin 153 të këtij ligji. 3. Shoqëria Aksionare mund ta blejë një pjesë, por jo të gjitha, aksionet e thjeshta të emetuara. Shoqëria Aksionare mund të blejë një pjesë ose të gjitha aksionet ose letrat e saj të tjera me vlerë të emetuara. 4. Shoqëria Aksionare nuk mund të blejë aksionet e saj të emetuara nëse vlera e përgjithshme nominale e aksioneve që do të blihen e tejkalon dhjetë përqind (10%) të kapitalit themeltar të Shoqërisë Aksionare. 5. Shoqëria Aksionare mund të blejë vetëm ato aksione të saj të emetuara që janë paguar në tërësi. 6. Shoqëria Aksionare mund t’i paguajë aksionet ose letrat e saj me vlerë me të holla, me letra me vlerë ose me pasuri tjetër. 7. Procedurat dhe rregullat që kanë të bëjnë me blerjen e aksioneve të saj, nuk zbatohen për aksionet e riblera: 7.1. nëse ato aksione do t’u ofrohen ekskluzivisht punonjësve në bazë të skemës të aksioneve të punonjësve; 7.2. nëse aksionet e riblera janë humbur nga një aksionar për shkak të mospagimit të aksioneve; ose 7.3. nëse aksionet e riblera janë aksione të paguara në tërësi që janë blerë nga Shoqëria Aksionare në bazë të një vendimi të gjykatës që kërkon nga një aksionar që të ia transferojë aksionet Shoqërisë Aksionare për shlyerjen e plotë ose të pjesshme të një borxhi që aksionari ia ka Shoqërisë Aksionare. 8. Nëse blerja e përcaktuar në paragrafin 7 të këtij neni do të ndikojë në zvogëlimin e neto aseteve të Shoqërisë Aksionare nën shumën e kapitalit të saj themeltar të publikuar plus çfarëdo rezerva që nuk mund të shpërndahen, blerja mund të bëhet vetëm nëse zbatohen procedurat për zbritjen e kapitalit. 9. Aksionet e blera sipas paragrafit 7 të këtij neni mbahen nga Shoqëria Aksionare në thesarin e saj dhe nuk kanë të drejta votimi ose të drejta shpërndarjeje gjatë kohës sa mbahen nga Shoqëria Aksionare. 10. Aksionet e blera sipas paragrafit 7 të këtij neni mund t’u emetohen punonjësve, në bazë të skemës për aksionet e punonjësve, brenda një viti pas blerjes së tyre. Të gjitha aksionet e këtilla që nuk emetohen brenda kësaj periudhe njëvjeçare, duhet të anulohen pas përfundimit të procedurës për zbritjen e kapitalit. 11. Aksionet e blera sipas nën-paragrafit 7.2 ose 7.3 të paragrafit 7 të këtij neni mund të shiten GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 105 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE dhe të ri-emetohen brenda një viti pas blerjes së tyre, cilitdo person fizik ose juridik dhe/ose Shoqëri Aksionare që paguan çmimin e plotë të këtyre aksioneve. Bordi i Drejtorëve është i autorizuar të përcaktojë çmimin e shitjes së këtyre aksioneve, me kusht që mënyra e përcaktimit të çmimit të shitjes, të jetë e drejtë dhe e arsyeshme si dhe e cila duhet zbuluar me shkrim: 11.1. për cilindo aksionar që e kërkon një gjë të këtillë, dhe 11.2. për të gjithë aksionarët në kuvendin e ardhshme të përgjithshëm të aksionarëve. Të gjitha këto aksion që nuk shiten ose emetohen brenda periudhës së caktuar një (1) vjeçare, duhet të anulohen pas përfundimit të procedurës për zbritjen e kapitalit. - 153 Verify source ↗
Neni 153
AI-assisted research summary: A joint-stock company may buy its own shares only after shareholder authorization, with specific voting and disclosure rules; in limited emergency cases, the board may proceed without shareholder approval.
Neni 153 Procedura për Blerjen e Aksioneve të Veta 1. Për blerjen e aksioneve të saj, Shoqëria Aksionare duhet të autorizohet me vendim të aksionarëve që e miraton blerjen. Ky vendim duhet të miratohet me shumicën e votave të: 1.1. të gjitha aksionet që janë të përfaqësuara dhe që kanë të drejtë vote në kuvendin e aksionarëve; dhe 1.2. të gjitha aksionet e llojit (eve) ose kategorisë (ve) që do të blihen e janë të përfaqësuara dhe kanë të drejtë vote në kuvend, duke përjashtuar gjithmonë votat e aksioneve që u përkasin aksionarëve aksionet e të cilëve do të blihen; me kusht që ky përjashtim të mos vlejë nëse vendimi përfshin blerjen e aksioneve nga të gjithë pronarët pro rata. 2. Vendimi duhet të precizojë numrin maksimal të aksioneve të cilat do të blihen, kohëzgjatjen e periudhës për të cilën është dhënë autorizimi, e cila nuk duhet të jetë më shumë se tetëmbëdhjetë (18) muaj si dhe çmimin minimal dhe maksimal të blerjes ose mënyrën e llogaritjes së çmimit të blerjes dhe identitetin e aksionarëve nga të cilët do të blihen aksionet, përveç në rastin e vendimit për blerjen e aksioneve nga të gjithë pronarët pro rata. 3. Nëse dy të tretat (2/3) e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, formalisht vendosin, se blerja është e nevojshme për mënjanimin e rrezikut serioz për dëmtimin e pashmangshëm të Shoqërisë Aksionare dhe kur mbajtja e kuvendit të aksionarëve nuk është praktike para blerjes, atëherë Bordi i Drejtorëve mund të vazhdojë blerjen pa miratimin e aksionarëve, me kusht që në çdo rast të këtillë, Bordi i Drejtorëve do ta raportojë blerjen gjatë kuvendit të ardhshëm vjetor të aksionarëve, si dhe të deklarojë arsyet për blerjen, numrin e aksioneve të blera, vlerën nominale të aksioneve, përpjesëtimin e kapitalit themeltar që ato aksione e pasqyrojë, si dhe kompensimin e paguar. - 154 Verify source ↗
Neni 154
AI-assisted research summary: When a joint stock company buys shares pro rata from all shareholders, it must send a notice stating the number of shares, purchase price or pricing method, payment details, and the procedure and deadline for offers.
Neni 154 Procedurat për Blerjen e Aksioneve Pro Rata nga të gjithë Aksionarët 1. Nëse Shoqëria Aksionare ofron të blejë aksione nga të gjithë pronarët e aksioneve pro rata në proporcion me numrin e aksioneve që i përkasin secilit aksionar që aksionari i ofron për shitje, Shoqëria Aksionare do t’u dërgojë të gjithë këtyre pronarëve një njoftim në të cilin përcaktohet numri i aksioneve që do të blihen, çmimi i blerjes ose mënyra për llogaritjen e çmimit të blerjes, procedurat dhe data e pagimit, si dhe procedurat dhe afati kohor në të cilin të gjithë aksionarët duhet t’i ofrojnë aksionet e tyre për shitje Shoqërisë Aksionare. Ky afat duhet të jetë së paku tridhjetë (30) ditë nga dita e njoftimit për Shoqëritë Aksionare me më shumë se njëqind (100) GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 106 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE pronar të aksioneve të thjeshta. 2. Nëse numri i përgjithshëm i aksioneve të cilat i ofrohen për shitje Shoqërisë Aksionare e tejkalon numrin e aksioneve të cilat Shoqëria Aksionare ka ofruar që t’i blejë, Shoqëria Aksionare, me vendimin e Bordit të Drejtorëve, mund të blejë një numër më të madh të aksioneve, deri në numrin e përgjithshëm të ofruar për shitje nga aksionarët. 3. Nëse numri i përgjithshëm i aksioneve të cilat i ofrohen për shitje Shoqërisë Aksionare e tejkalon numrin e aksioneve që Shoqëria Aksionare do ti blejë, Shoqëria Aksionare do të blejë aksione nga secili aksionar në proporcion me numrin e aksioneve të cilin aksionari ka ofruar ta shesë, përveç kur është e nevojshme që të evitohet blerja e aksioneve të përgjysmuara (në fraksione). - 155 Verify source ↗
Neni 155
AI-assisted research summary: Repurchased shares stay owned by the company and may be issued to third parties until cancelled.
Neni 155 Statusi i Aksioneve të Riblera 1. Aksionet e ri-blera nga Shoqëria Aksionare janë në pronësi të Shoqërisë Aksionare dhe mund t’u emetohen palëve të treta sipas këtij ligji, përveç dhe përderisa ato të jenë anuluar, dhe numri i aksioneve të lejuara dhe kapitali themeltar të jenë zvogëluar respektivisht, përmes një ndryshimi dhe plotësimi të statutit të Shoqërisë Aksionare. 2. Gjatë kohës sa këto aksione janë në pronësi të Shoqërisë Aksionare: 2.1. ato nuk kanë të drejtë vote dhe nuk do të numërohen me qëllim të arritjes së kuorumit në kuvendin e aksionarëve; 2.2. nuk kanë të drejtë të pranojnë dividenda ose shpërndarje tjera ose të numërohen gjatë llogaritjes së vlerës për secilin aksion të dividendave ose shpërndarjeve të tjera në të cilat kanë të drejtë aksionarët. 3. Çdo aksion i blerë në kundërshtim me nenin 152 dhe 153 të këtij ligji brenda një viti pas blerjes ose: 3.1 do të shitet; ose 3.2 do të anulohet, sipas cilës do procedurë të zbatueshme për zbritjen e kapitalit të Shoqërisë Aksionare. - 156 Verify source ↗
Neni 156
AI-assisted research summary: A joint stock company must not pay dividends or related shareholder distributions if doing so would breach the stated asset, solvency, or profits-and-reserves tests.
Neni 156 Kufizimet në Pagimin e Dividendëve dhe Pagesat për Blerjen e Aksioneve të Veta 1. Shoqëria Aksionare nuk mund të paguajë një dividendë në aksionet e thjeshta ose të privilegjuara, dhe nuk mund të paguajë ndonjë shumë për blerjen e aksioneve të veta apo mundësitë për blerjen e aksioneve ose letrave me vlerë të konvertueshme në aksione, ose të bëjë çfarëdo shpërndarje të aksionarëve në cilësinë e tyre si aksionarë, nëse: 1.1.pas kryerjes së pagesës, asetet neto të Shoqërisë Aksionare janë më të vogla se shuma e parapaguar dhe e paguar e kapitalit themeltar të Shoqërisë Aksionare, i cili për këtë qëllim përfshin edhe shumat e paguara në llogarinë e premiumeve të Shoqërisë Aksionare, nëse ka të tillë, plus çfarëdo rezerva që nuk mund t’iu shpërndahen GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 107 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE aksionarëve sipas ligjit ose statutit të Shoqërisë Aksionare; ose 1.2. Pas kryerjes së pagesës, asetet totale të Shoqërisë Aksionare janë më të vogla se detyrimet e Shoqërisë Aksionare ose nuk është në gjendje për t’i paguar borxhet ose detyrimet e tjera në afat përderisa ato maturohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së zakonshme ekonomike të Shoqërisë Aksionare; ose 1.3. pagesa e tejkalon shumën e fitimeve të Shoqërisë Aksionare në vitin paraprak fiskal plus përfitimet tjera të sjellura më parë dhe shumat e nxjerra nga rezervat që janë në dispozicion për këtë qëllim, minus të gjitha humbjeve të sjellura më parë dhe shumave të nxjerra nga rezervat sipas këtij ligji ose statutit të Shoqërisë Aksionare. 2. Vendimi për pagimin e dividendës sipas këtij neni duhet të bazohet në pasqyrat financiare të përgatitura në pajtim me ligjet e zbatueshme mbi standardet e kontabilitetit dhe me parimet e kontabilitetit që janë të arsyeshme sipas rrethanave dhe, në rast të vlerësimit të aseteve jo- monetare, në një vlerësim të pavarur dhe të drejtë që është i arsyeshëm sipas rrethanave. Në rast të dividendeve të përkohshme, duhet të përgatiten pasqyra të përkohshme financiare. - 157 Verify source ↗
Neni 157
AI-assisted research summary: A shareholder who accepts a prohibited dividend, and knew or should have known it was prohibited, must return the dividend amount to the company. Directors who voted for or allowed the prohibited dividend are jointly and personally liable to the company for that amount.
Neni 157 Përgjegjësia Personale e Aksionarëve dhe Drejtorëve për Pagimin e Dividendëve të Ndaluara 1. Aksionari që pranon një dividendë të ndaluar dhe i cili në atë kohë ka qenë në njohuri se dividenda ka qenë e ndaluar apo ka mundur të dijë në bazë të informacionit të kuptueshëm dhe në dispozicion, është personalisht përgjegjës ndaj Shoqërisë Aksionare për kthimin e shumës së dividendës. 2. Drejtorët e Shoqërisë Aksionare që kanë votuar ose e kanë lejuar dividendën e ndaluar janë bashkërisht dhe personalisht përgjegjës ndaj Shoqërisë Aksionare për shumën e dividendës. - 158 Verify source ↗
Neni 158
AI-assisted research summary: A joint stock company must not lend money or give credit to help someone buy its shares, and must not take its own shares as security for a debt owed to it.
Neni 158 Shoqëria nuk duhet të Financojë Blerjen e Letrave të Veta me Vlerë 1. Një Shoqëri Aksionare nuk mund të jap hua ose çfarëdo lloj kredie, duke përfshirë pengun e aksioneve të veta me të cilat disponon, ndonjë personi fizik ose juridik dhe/ose Shoqërie Tregtare me qëllim të krijimit të mundësisë atij personi fizik ose juridik dhe/ose Shoqërie Tregtare për t’i blerë ose përvetësuar, drejtpërdrejt ose tërthorazi, qoftë nga Shoqëria Aksionare ose një palë e tretë, ndonjë aksion apo letër me vlerë të Shoqërisë aksionare. 2. Kjo ndalesë nuk do të zbatohet për transaksionet e lidhura nga bankat ose institucioneve tjera financiare në vazhdën e veprimtarisë së tyre të zakonshme ekonomike, dhe as për transaksionet që kanë të bëjnë me Skemën e Aksioneve të Punonjësve, me kusht që blerja të mos rezultojë në atë që net asetet të bëhen më të vogla se sa kapitali themeltar plus rezervat e pa-shpërndashme. 3. Shoqëria Aksionare nuk i pranon aksionet e veta si garanci për ndonjë detyrim që një person ose Shoqëri Tregtare e ka ndaj Shoqërisë Aksionare. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 108 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE KAPITULLI VI BORDI I DREJTORËVE DHE ZYRTARËT - 159 Verify source ↗
Neni 159
AI-assisted research summary: Every joint stock company must have a board of directors.
Neni 159 Bordi i Drejtorëve Çdo Shoqëri Aksionare duhet të ketë Bordin e Drejtorëve. Veprimtaria ekonomike e Shoqërisë Aksionare menaxhohet nga Bordi i Drejtorëve ose sipas udhëzimeve të Bordit të Drejtorëve sipas këtij Kapitulli. - 160 Verify source ↗
Neni 160
AI-assisted research summary: A director must be a natural person.
Neni 160 Kualifikimet e Drejtorëve Çdo drejtor duhet të jetë person fizik. Statuti i Shoqërisë Aksionare mund të përcaktojë kushtet tjera për kualifikimin e drejtorit. Drejtori nuk është e detyrueshme që të jetë banor i Kosovës, përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statutin e Shoqërisë Aksionare. Nuk është e nevojshme që Drejtori të jetë aksionar i Shoqërisë Aksionare, përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statutin e Shoqërisë Aksionare. - 161 Verify source ↗
Neni 161
AI-assisted research summary: A company may pay directors and reimburse reasonable expenses, but shareholders must approve salary and key terms, the company may not give directors loans except minimal amounts tied to the company’s economic activity or as otherwise allowed by law, and director and senior officer pay must be disclosed in annual reports.
Neni 161 Kompensimi dhe Huatë për Drejtorët 1. Shoqëria Aksionare mund t’i paguajë pagën drejtorëve dhe t’i kompensojë shpenzimet e arsyeshme që ata i bëjnë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si drejtor të Shoqërisë Aksionare. Vendimi për pagë si dhe miratimi i shumës dhe kushteve kryesore mund të merret vetëm nga aksionarët. Kjo duhet të bëhet për çdo vazhdim ose ndryshim të kushteve të drejtorëve. 2. Shoqëria Aksionare nuk mund t’i japë kredi ose hua një drejtori, me përjashtim të shumave minimale në lidhje me Veprimtarinë Ekonomike të Shoqërisë Aksionare, përveç nëse parashihet ndryshe me ligjin në fuqi. 3. Paga dhe kompensimi i Drejtorëve të Bordit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Shoqërisë Aksionare duhet të zbulohet në kuadër të raporteve vjetore të Shoqërisë Aksionare që dorëzohen sipas ligjit në fuqi për raportim financiar - 162 Verify source ↗
Neni 162
AI-assisted research summary: The Board of Directors may decide on company matters, except matters reserved to shareholders by law or the company statute.
Neni 162 Autoriteti dhe Kompetencat e Bordit të Drejtorëve 1. Kompetencat e Bordit të Drejtorëve përfshijnë marrjen e vendimeve mbi të gjitha çështjet përveç vendimeve të cilat u janë rezervuar aksionarëve me ligj ose me statutin e Shoqërisë Aksionare. Duke marrë parasysh rezervimet e lartpërmendura, çështjet në vijim që bien nën fushëveprimin e Bordit të Drejtorëve: 1.1. miratimi i planeve gjithëpërfshirëse afariste strategjike të Shoqërisë Aksionare, kontrollet e brendshme, auditimin, si dhe procedurat e menaxhimit të riskut; 1.2. thirrja e kuvendeve vjetore dhe të jashtëzakonshme të aksionarëve; 1.3. përgatitja e agjendës fillestare të kuvendit të aksionarëve; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 109 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 1.4. përcaktimi i datës për listën e aksionarëve që kanë të drejtë të marrin pjesë në kuvendin e aksionarëve; 1.5. emetimi i aksioneve brenda kufizimeve të përcaktuara në statutin e Shoqërisë Aksionare apo në vendimet e aksionarëve për secilin lloj dhe kategori të aksionit, kur autorizimi në fjalë i është dhënë Bordit të Drejtorëve me statutin e Shoqërisë Aksionare apo me vendim të aksionarëve; 1.6. emetimi i bondeve, mundësive për blerjen e aksioneve dhe letrave tjera me vlerë, kur ajo kompetencë i është dhënë Bordit të Drejtorëve me Statut të Shoqërisë Aksionare apo me vendim të Aksionarëve; 1.7. punësimi i zyrtarëve/menaxherëve të lartë të Shoqërisë Aksionare dhe miratimi i kushteve të marrëveshjeve ndërmjet menaxhmentit të lartë dhe Shoqërisë Aksionare; 1.8. vendosja e kompensimit dhe kushtet tjera të marrëveshjes me auditorin e Shoqërisë Aksionare; 1.9. përcaktimin e shumave dhe caktimin e datave të pagesës dhe procedurat për pagesën e dividendave; 1.10. miratimi i raportit vjetor të Shoqërisë Aksionare, raportit të bilancit vjetor dhe vlerësimeve vjetore të fitimeve dhe të humbjeve të cilat pastaj do të dorëzohen tek aksionarët për miratim; dhe 1.11. Nëse Shoqëria Aksionare ka arritur kufijtëe përcaktuar me ligjin në fuqi për raportimin financiar, Bordi i Drejtorëve angazhon auditor të jashtëm për të kryer auditimin e jashtëm të deklaratës financiare vjetore si dhe të librave e regjistrave të Shoqërisë Aksionare, si dhe raporti i auditimit i bashkëngjitet raportit vjetor të Shoqërisë Aksionare; si dhe 1.12. vendosja e të gjitha çështjeve tjera të cilat kanë të bëjnë me kompetencën ekskluzive të Bordit të Drejtorëve të përcaktuar në statutin e Shoqërisë Aksionare. 2. Çështjet që janë në kompetencën ekskluzive të Bordit të drejtorëve të Shoqërisë Aksionare nuk mund të barten ose të vendosen nga personat tjerë ose organet tjera të Shoqërisë Aksionare. - 163 Verify source ↗
Neni 163
AI-assisted research summary: Aksionaria duhet të përcaktojë në statut numrin e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve; madhësia minimale e bordit varet nga numri i aksionarëve.
Neni 163 Numri i Drejtorëve Numri i anëtareve në Bordin e Drejtorëve të Shoqërisë Aksionare duhet të përcaktohet në statutin e Shoqërisë Aksionare. Për një Shoqëri Aksionare me më pak se dhjetë (10) aksionarë, Bordi i Drejtorëve duhet të ketë një (1) ose më shumë anëtarë. Për një Shoqëri Aksionare me dhjetë (10) ose më shumë aksionarë Bordi i Drejtorëve duhet të ketë jo më pak se tre (3) anëtarë. - 164 Verify source ↗
Neni 164
AI-assisted research summary: Shareholders elect or re-elect board members at the annual meeting, may elect any or all members at an extraordinary meeting, directors can be re-elected indefinitely, and company officers/managers/employees cannot also serve or be proposed as directors.
Neni 164 Zgjedhja dhe Mandati i Drejtorëve 1. Varësisht nga paragrafi 2 i këtij neni të gjithë anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Shoqërisë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 110 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE Aksionare zgjedhen apo ri-zgjedhen nga aksionarët në kuvendin e tyre vjetor me një mandat tre (3) vjeçar. Cilido ose të gjithë anëtarët e Bordit të Drejtorëve mund të zgjedhen nga aksionarët në një kuvend të jashtëzakonshëm të caktuar për këtë qëllim. 2. Mandati i drejtorëve të parë të emëruar në statut fillestar skadon në kohën e mbajtjes së kuvendit të parë të aksionarëve në të cilën zgjidhen drejtorët, përveç nëse është përcaktuar ndryshe me statut ose menjë vendim të miratuar nga aksionarët. 3. Pavarësisht nga skadimi i mandatit të drejtorit, ai vazhdon me ushtrimin e detyrave të tij përderisa të zgjidhet pasardhësi, në mënyrë që veprimtaria e Bordit të Drejtorëve të vazhdojë pa pengesë. 4. Drejtori mund të ri-zgjidhet për një numër të pa kufizuar mandatesh. 5. Asnjë zyrtar, menaxher ose punonjës i Shoqërisë Aksionare nuk mundet njëkohësisht të shërbejë ose të propozohet për drejtor të Shoqërisë Aksionare. - 165 Verify source ↗
Neni 165
AI-assisted research summary: Në zgjedhjet për drejtorë të shoqërisë aksionare, çdo aksionar ka të drejtë të votojë në bazë të aksioneve të tij dhe mund t’i mbledhë e t’i shpërndajë votat në mënyrë kumulative, përveç nëse statuti parashikon ndryshe.
Neni 165 Votimi Kumulativ për Drejtorët Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statutin e Shoqërisë Aksionare, në të gjitha zgjedhjet për drejtorët e Shoqërisë Aksionare, secili aksionar ka të drejtën e votës në bazë të numrit të aksioneve në pronësi të tij për të gjithë personat që janë kandiduar për drejtor, ose t’i mbledhë votat në fjalë dhe t’ia japë një kandidati aq vota sa edhe ka drejtorë që do të zgjidhen, shumëzuar me aksionet në fjalë, ose të shpërndajë votat e tilla të mbledhura kumulative në çfarëdo proporcioni ndërmjet numrit të kandidatëve. - 166 Verify source ↗
Neni 166
AI-assisted research summary: A director may resign at any time by giving written notice to the board of directors or its chair.
Neni 166 Dorëheqja e Drejtorëve Drejtori mund të jap dorëheqje në çdo kohë, përmes dërgimit të një njoftimi me shkrim Bordit të Drejtorëve ose kryesuesit të tij. Dorëheqja hyn në fuqi kur dorëzohet njoftimi, përveç nëse njoftimi përcakton ndonjë datë tjetër në të ardhmen. Vendi i zbrazët mund të plotësohet para datës së hyrjes në fuqi të dorëheqjes, por pasardhësi nuk mund të marrë detyrën para datës kur do të hyjë në fuqi dorëheqja. - 167 Verify source ↗
Neni 167
AI-assisted research summary: A shareholders’ meeting may remove one or more company directors by majority vote, but only if the meeting notice says removal is one of the meeting’s purposes and any cumulative-voting rule is satisfied.
Neni 167 Shkarkimi i Drejtorëve 1. Një ose më shumë drejtorë të Shoqërisë Aksionare mund të shkarkohen në kuvendin e aksionarëve, me ose pa arsye të theksuar, me shumicë votash të aksioneve të cilat kanë pasur të drejtë të votojnë përzgjedhjen e drejtorëve, përveç se: 1.1. asnjë drejtor nuk mund të shkarkohet në kuvendin e aksionarëve përveç nëse në njoftimin për mbajtjen e kuvendit theksohet se njëri ndër qëllimet e këtij kuvendi është edhe votimi për shkarkimin e këtijdrejtori; dhe 1.2. në rast se Shoqëria Aksionare ka votim kumulativ, nëse më pak se i tërë Bordi i Drejtorëve duhet të shkarkohet, asnjë drejtor nuk mund të shkarkohet nëse votat për shkarkimin e tij kanë qenë të mjaftueshme për ta zgjedhur atë në rast të votimit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 111 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE komulativ për zgjedhjen e të tërë Bordit të Drejtorëve. 2. Shkarkimi i një drejtori, vetvetiu nuk e paragjykon ndonjë të drejtë për kompensim apo kompensimin e dëmit pas shkarkimit, të cilën drejtori mund ta ketë në bazë të kontratës së tij me Shoqërinë Aksionare apo sipas ligjin për punën. Sidoqoftë, zgjedhja ose pozita e një personi si drejtor, vetvetiu, nuk krijon të drejta të këtilla. - 168 Verify source ↗
Neni 168
AI-assisted research summary: For certain joint-stock companies, family members of employees cannot form a board majority, and companies with 250 or more shareholders must propose at least three independent director candidates.
Neni 168 Pavarësia e Drejtorëve 1. Në një Shoqëri Aksionare që ka njëqind (100) apo më shumë Aksionarë, anëtarët e familjes të të punësuarve të Shoqërisë Aksionare nuk mund të përbëjnë shumicën në Bordin e Drejtorëve të asaj Shoqërie Aksionare. 2. Në zgjedhjet e Drejtorëve të Shoqërisë Aksionare me dyqind e pesëdhjetë (250) apo më shumë Aksionarë, Bordi i Drejtorëve i Shoqërisë Aksionare dhe çdo organ apo person që i emëron kandidatë për Bordin e Drejtorëve që do të përbëjnë shumicën e anëtarëve të Bordit, duhet t’i propozojë së paku tre (3) kandidatë që do të jenë drejtorë të pavarur. 3. Për qëllime të këtij ligji, një person nuk konsiderohet si “drejtor i pavarur” nëse, në cilëndo kohë gjatë dy vjetëve para zgjedhjeve përkatëse: 3.1. ka qenë punonjës i Shoqërisë Aksionare; ose 3.2. ka pasur një anëtar të familjes që ka qenë punonjës i Shoqërisë Aksionare; ose 3.3. ky person dhe/ose një anëtar i familjes së personit, individualisht ose bashkërisht: . 3.3.1. kanë bërë ose kanë marrë nga Shoqëria Aksionare pagesa me shumë të përgjithshme mbi njëzet mijë (20.000) Euro; ose 3.3.2. kane qenë në pronësi të më shumë se tridhjetë përqind (30%) të aksioneve ose interesave të tjera pronësore, drejtpërdrejt ose tërthorazi, të një Shoqërie Tregtare që ka bërë ose ka marrë nga Shoqëria Aksionare, pagesa në shumë të përgjithshme më të madhe se njëzet mijë (20.000) euro; ose 3.3.3. ka vepruar si ortak i përgjithshëm, menaxher, drejtor ose zyrtar në një Shoqëri Tregtare që ka bërë ose ka marrë nga Shoqëria Aksionare pagesa në shumë të përgjithshme më të madhe se njëzet mijë (20.000) euro; ose 3.3.4. ka pasur në pronësi tridhjetë përqind (30%) ose më shumë të aksioneve të çdo klase ose lloji të Shoqërisë Aksionare. - 169 Verify source ↗
Neni 169
AI-assisted research summary: Vacant board seats must be filled at the next shareholders’ meeting, and the company’s articles may allow the board to appoint someone temporarily until then.
Neni 169 Plotësimi i Vendeve të Zbrazëta në Bordin e Drejtorëve Vendet e zbrazëta në Bordin e Drejtorëve duhet të plotësohen me zgjedhjen në kuvendin e ardhshëm të aksionarëve në të cilën duhet të zgjidhen drejtorët. Statuti i ShoqërisëAksionare mund të parasheh që Bordi i Drejtorëve të mund të zgjedhë dikë ta plotësojë këtë vend të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 112 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE zbrazët deri në kuvendin e aksionarëve. - 170 Verify source ↗
Neni 170
AI-assisted research summary: The board may elect or remove its chair by majority vote, and the chair must preside over meetings and keep board minutes. In a joint stock company, the board chair cannot also be managing director.
Neni 170 Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve 1. Bordi i Drejtorëve mund ta zgjedhë kryesuesin e tij me shumicë votash të të gjithë drejtorëve, dhe Bordi i Drejtorëve mund të shkarkojë dhe zëvendësoje kryesuesin në çdo kohë me shumicë votash. 2. Kryesuesi kryeson të gjitha mbledhjet e Bordit dhe kuvendet e aksionarëve dhe është përgjegjës përmbajtjen e të gjitha procesverbaleve nga të gjitha mbledhjet e Bordit. Nëse kryesuesi nuk është zgjedhur ose nuk është i pranishëm në mbledhjen e Bordit ose kuvendet e aksionarëve, atëherë një drejtor i zgjedhur me shumicë votash të drejtorëve të pranishëm shërben si kryesues i mbledhjes ose kuvendit në fjalë. 3. Në një Shoqëri Aksionare kryesuesi i Bordit të Drejtorëve nuk mund të jetë njëkohësisht edhe Drejtor Menaxhues. - 171 Verify source ↗
Neni 171
AI-assisted research summary: The Board of Directors must hold a regular meeting immediately after each annual shareholders’ meeting and at least two board meetings a year for joint-stock companies. Extraordinary meetings may be called at any time by the chair, or by another director if the chair does not act, and the caller must notify the place and time. Regular meetings generally do not need notice unless the Board requires it, and a director’s attendance usually waives notice unless the director attends only to object that the meeting was not properly called or held.
Neni 171 Mbledhjet dhe Njoftimi për Mbledhjet 1.Bordi i Drejtorëve: 1.1. mban një mbledhje të rregullt e cila njihet si mbledhje vjetore, menjëherë pas çdo kuvend vjetore të aksionarëve. Mbledhjet e rregullta mbahen në kohën dhe vendin të cilin e cakton Bordi në mbledhjen vjetore ose në një mbledhje tjetër të Bordit për të cilën janë njoftuar të gjithë drejtorët. Njoftimi mbi mbledhjet e rregullta nuk ka nevojë të dërgohet, përveç nëse këtë e kërkon Bordi i Drejtorëve. 1.2. mban së paku dy (2) mbledhje të Bordit në vit për Shoqëritë Aksionare. 2. Mbledhjet e jashtëzakonshme të Bordit të Drejtorëve mund të organizohen në çdo kohë nga kryesuesi i Bordit, ose në rast se kryesuesi nuk e bën këtë, atëherë nga ndonjëri drejtor, përmes dërgimit të kërkesës me shkrim nga cilido drejtorit drejtuar kryesuesit. Personi i cili e thërret mbledhjen e jashtëzakonshme duhet të lajmërojë për vendin dhe kohën e mbledhjes. 3. Pjesëmarrja e një drejtori në cilëndo mbledhje përbën në vete heqjen dorë nga çdo njoftim i kërkuar për atë mbledhje, përveç kur drejtori merr pjesë në mbledhje me qëllim të vetëm për ta kundërshtuar diskutimin e pikave të mbledhjes, sepse mbledhja nuk është thirrur ose mbajtur me rregull dhe e deklaron në fillim të mbledhjes. - 172 Verify source ↗
Neni 172
AI-assisted research summary: A majority of the appointed directors forms a quorum unless the statute or regulations require a higher quorum.
Neni 172 Kuorumi dhe Votimi për Aktivitetet e Bordit 1. Shumica e numrit të përgjithshëm të drejtorëve të caktuar me statutin e Shoqërisë Aksionare apo rregullore e përbën kuorumin për vendimmarrje përveç nëse me statut apo rregullore është përcaktuar numër më i madh për kuorum. 2. Veprimet e ndërmarra nga shumica e drejtorëve të cilët janë të pranishëm në mbledhjen e Bordit në të cilën ekziston kuorumi do të konsiderohen veprime të Bordit të Drejtorëve, përveç GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 113 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE nëse me statutin ose rregulloren kërkohet një numër më i madh i drejtorëve. - 173 Verify source ↗
Neni 173
AI-assisted research summary: Board actions may be taken without a meeting if all directors with voting rights consent in writing and sign, unless the company rules require a meeting.
Neni 173 Veprimet e Bordit pa Mbajtjen e Mbledhjes 1. Përveç nëse me statut ose rregullore të Shoqërisë Aksionare kërkohet që një veprim i Bordit të ndërmerret ekskluzivisht në mbledhje të Bordit të Drejtorëve, të gjitha veprimet të cilat mund të ndërmerren në mbledhjet e Bordit të Drejtorëve mund tëvndërmerren edhe pa mbajtjen e mbledhjes nëse të gjithë drejtorët me të drejtë vote për veprimin përkatës japin pëlqimin e tyre me shkrim dhe të nënshkruar. 2. Pëlqimi me shkrim mund të jepet në dokumente të veçanta që nënshkruhen nga secili drejtor dhe që përmbajnë një shpjegim të veprimit përkatës ose një dokument mund të ketë nënshkrimin e dy ose më shumë drejtorëve. Të gjitha këto pëlqime duhet të vendosen në procesverbalin nga mbledhja e Bordit të Drejtorëve të Shoqërisë Aksionare. Pëlqimi hyn në fuqi pasi nënshkrimit nga të gjithë drejtorët, përveç nëse në pëlqim është caktuar një datë tjetër e hyrjes në fuqi. - 174 Verify source ↗
Neni 174
AI-assisted research summary: Bordi i Drejtorëve duhet të krijojë një Komision auditimi, dhe komisionet kanë rregulla për përbërje, kuorum dhe miratim nga Bordi.
Neni 174 Komisionet e Bordit 1. Statuti ose rregulloret mund të përcaktojnë, ose drejtorët mund të miratojnë një vendim që themelon një ose më shumë komisione, që do të shqyrtojë, hulumtojë, rekomandojë ose të marrë masa të tjera jo-obligative e që janë në kuadër të kompetencës së Bordit të Drejtorëve. 2. Këto komisione mund të përfshijnë vetëm anëtarët e Bordit të Drejtorëve, por komisioni është i lirë të ftojë punëtorët e Shoqërisë Aksionare si dhe persona jashtë Shoqërisë Aksionare për të marrë pjesë pa të drejtë vote. Përveç nëse statuti, rregulloret ose vendimi i Bordit kërkojnë një numër më të madh, shumica e anëtarëve të komisionit e përbëjnë kuorumin dhe shumica e kuorumit është e nevojshme për çdo rekomandim ose veprim tjetër të komisionit. Të gjitha vendimet dhe veprimet e tjera të komisionit i nënshtrohen rishikimit, ndryshimit dhe miratimit me jo më pak se dy të tretat (2/3) e anëtarëve të Bordit. 3. Bordi i Drejtorëve do të krijojë Komisionin e auditimit, i cili do të përbëhet sipas paragrafit 2 të këtij neni dhe do të shqyrtojë praktikat e kontabilitetit dhe ato financiare të Shoqërisë Aksionare, integritetin e kontrolleve financiare dhe pasqyrave financiare, dhe përputhshmërinë e tij me kërkesat ligjore, dhe do të jetë përgjegjës që të rekomandojë emërimin, kompensimin dhe mbikëqyrjen e auditorit të jashtëm Shoqërisë Aksionare. - 175 Verify source ↗
Neni 175
AI-assisted research summary: This provision allows the statute to require the board of directors of a joint-stock company to adopt written corporate governance rules and to report on compliance at each annual shareholders’ meeting.
Neni 175 Udhëzimet e Qeverisjes Korporative dhe Raporti për Aksionarët e një Shoqëri Aksionare 1 Statuti mund të përcaktojë që Bordi i Drejtorëve i Shoqërisë Aksionare harton dhe miraton rregulla me shkrim të qeverisjes korporative që mbulojnë çështjet si standardet për kualifikimin dhe pavarësinë e drejtorit, përgjegjësitë e drejtorëve duke përfshirë pjesëmarrjen në takime, kujdesin në shqyrtimin e materialeve dhe rregullave të publikimit dhe shqyrtimit të konflikteve të mundshme të interesit me Shoqërinë Aksionare, politikën e kompensimit të Drejtorit, planifikimin e vazhdimësisë si për drejtorët ashtu edhe zyrtarët, si dhe çështje të tjera të qeverisjes korporative që konsiderohen të përshtatshme. Udhëzimet e tilla do të jenë në përputhje me udhëzimet e lëshuara kohë pas kohe nga autoritetet rregullative. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 114 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 2. Statuti gjithashtu mund të përcaktojë që në secilin kuvend vjetor të aksionarëve, Bordi i Drejtorëve të Shoqërisë Aksionare do t’i raportojë kuvendit mbi respektimin e këtyre udhëzimeve nga Shoqëria Aksionare dhe të shpjegojë shkallën, nëse ka, në të cilën ato kanë ndryshuar, ose të arsyetojë çdo mosrespektim nga Shoqëria Aksionare të këtyre udhëzimeve. - 176 Verify source ↗
Neni 176
AI-assisted research summary: Procesverbali i çdo mbledhjeje të Bordit të Drejtorëve ose të një komisioni duhet të mbahet gjatë mbledhjes, të përgatitet me shkrim brenda 3 ditëve dhe të nënshkruhet nga kryesuesi dhe sekretari.
Neni 176 Procesverbali nga Mbledhjet e Bordit 1. Procesverbali i secilës mbledhje të Bordit të Drejtorëve ose e cilitdo komision, duhet të mbahet gjatë mbledhjes. Procesverbali formal me shkrim duhet të përgatitet jo më shumë se tri (3) ditë pas mbledhjes. Procesverbali përfshin: 1.1. kohën dhe vendin e mbledhjes; 1.2. personat e pranishëm dhe agjendën e mbledhjes; 1.3. çështjet e hedhura në votim; 1.4. detajet e diskutimeve dhe arsyet e dhëna për çfarëdo vote negative ose abstenimi; 1.5. rezultatet e secilit votim, duke përfshirë emrin e secilit person që ka qenë i pranishëm dhe ka pasur të drejtë vote dhe një indikacion të asaj se si ky person ka votuar; dhe 1.6. vendimet e miratuara në mbledhje. 2. Procesverbali formal me shkrim do të nënshkruhet nga drejtori që e ka kryesuar mbledhjen dhe nga personi që ka shërbyer si sekretar në mbledhje. - 177 Verify source ↗
Neni 177
AI-assisted research summary: Bordi i Drejtorëve emëron të paktën një Drejtor Menaxhues; Drejtorët Menaxhues përfaqësojnë dhe menaxhojnë shoqërinë, por ka kufizime për përfaqësimin dhe pagesat pas insolvencës.
Neni 177 Drejtorët Menaxhues 1. Bordi i Drejtorëve të Shoqërisë Aksionare emëron së paku një Drejtor Menaxhues të Shoqërisë Aksionare i cili i raporton dhe është nën drejtimin të Bordit të Drejtorëve. 2. Drejtorët Menaxhues përfaqësojnë dhe menaxhojnë Shoqërinë Aksionare si dhe kanë kompetenca dhe autorizime të tjera të përcaktuara në Statut. Bordi i Drejtorëve mund t’u delegojë atyre, kompetenca dhe autorizime të tjera për ushtrimin e veprimtarisë së Shoqërisë Aksionare, përveç çështjeve që shprehimisht janë të rezervuara për Bordin e Brejtorëve ose për aksionarët sipas këtij ligji, rregulloreve ose statutit. 3. Nëse Shoqëria Aksionare ka vetëm një Drejtor Menaxhues, ai do të ketë edhe detyrimin për regjistrimin e të dhënave dhe veprimeve në kuvendet e aksionarëve dhe mbledhjet e Bordit të Drejtorëve në një libër që mbahet për këtë qëllim. Bordi, me zgjedhjen e vet, mund t’i japë Drejtorit Menaxhues titullin “zyrtar kryesor ekzekutiv”, “president”, ose titull tjetër të ngjashëm. 4. Të gjithë Drejtorët Menaxhues mund ta përfaqësojnë Shoqërinë Aksionare në të gjitha marrëdhëniet me palë të treta si Përfaqësues të Autorizuar. Nëse emërohen disa Drejtorë Menaxhues, secili prej tyre mund të përfaqësojë Shoqërinë Aksionare në ndërmarrjen e të gjitha transaksioneve, përveç nëse Bordi i Drejtorëve vendos që të gjithë ose disa Drejtorë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 115 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE Menaxhues mund të përfaqësojnë Shoqërinë Aksionare bashkërisht. Përfaqësimi i përbashkët vlen ndaj palëve të treta vetëm nëse është regjistruar në Regjistër dhe publikuar nga ARBK-ja. 5. Kufizimet tjera ndaj të drejtës së përfaqësimit të Drejtorëve Menaxhues për Shoqërinë Aksionare përveç atyre që përcaktohen me paragrafin 4 të këtij neni janë të pavlefshme ndaj palëve të treta. Drejtori Menaxhues nuk ka të drejtë të përfaqësojë Shoqërinë Aksionare në kryerjen e transaksioneve për të cilat, sipas ligjit, Aksionarët ose Bordi i Drejtorëve duhet të vendosin ndaras për emërimin e përfaqësuesve. 6. Çdo Drejtor Menaxhues mund të shkarkohet nga posti i tij në çdo kohë sipas diskrecionit të Bordit të Drejtorëve, me ose pa ndonjë shkak të caktuar, mirëpo ky shkarkim nuk i paragjykon të drejtat e zyrtarit që dalin nga kontrata e punës ose ligji në fuqi për punën. 7. Nëse Shoqëria Aksionare është e paaftë për pagesë dhe kjo paaftësi, për shkak të gjendjes ekonomike të Shoqërisë Tregtare, nuk është e përkohshme, Drejtorët Menaxhues menjëherë pasi të kenë marrë njohuri për paaftësinë për pagesë, duhet ta njoftojnë Bordin e Drejtorëve. 8. Pasi që Shoqëria Aksionare të jetë bërë insolvente, Drejtorët Menaxhues nuk mund të bëjnë më pagesa në emër të Shoqërisë Aksionare, përveç në rastin kur pagesat në gjendjen e insolvencës bëhen në përputhje me kërkesat e kujdesit dhe vëmendjes së duhur. Drejtorët Menaxhues bashkërisht dhe individualisht kompensojnë Shoqërinë Aksionare për pagesat që janë bërë nga Shoqëria Aksionare pasi që insolvenca e Shoqërisë Aksionare të jetë bërë evidente, të cilat, në rrethanat në fjalë, nuk janë bërë me kujdesin dhe vëmendjen e duhur. - 178 Verify source ↗
Neni 178
AI-assisted research summary: The board sets managing directors’ pay and compensation, the amounts must be reported in annual reports, and the board must keep total payments reasonably proportional to directors’ duties and the company’s economic condition.
Neni 178 Kompensimi i Drejtorëve Menaxhues 1. Pagat dhe kompensimi i Drejtorëve Menaxhues përcaktohen nga Bordi i Drejtorëve si dhe duhen paraqitur në raportet vjetore të Shoqërisë Aksionare të dorëzuar për raportim financiar në pajtim me legjislacionin në fuqi. 2. Pas vendosjes së procedurës së pagave dhe kompensimit të Drejtorëve Menaxhues dhe shumës së tarifave dhe benefiteve të tjera, si dhe lidhjes së kontratave me Drejtorët Menaxhues, Bordi i Drejtorëve siguron që shuma totale e pagesave që bëhen nga Shoqëria Aksionare tek Drejtorët Menaxhues janë në proporcionalisht të arsyeshme me detyrimet e Drejtorëve Menaxhues dhe gjendjen ekonomike të Shoqërisë Aksionare. 3. Nëse gjendja ekonomike e Shoqërisë Aksionare përkeqësohet në masë të madhe dhe pagesat e mëtutjeshme për Drejtorët Menaxhues të pagave dhe kompensimeve të vendosura apo të miratuara me Drejtorët Menaxhues, apo lejimi i mëtutjeshëm i benefiteve të tjera për Drejtorët Menaxhues do të ishte tejet e padrejtë për Shoqërinë Aksionare, Shoqëria Aksionare mundet me vendim të Bordit të Drejtorëve të zvogëlojë pagat dhe kompensimet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 116 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE KAPITULLI VII AKSIONARËT DHE KUVENDET E AKSIONARËVE - 179 Verify source ↗
Neni 179
AI-assisted research summary: Çdo shoqëri aksionare duhet të mbajë një kuvend vjetor të aksionarëve, dhe bordi duhet të sigurojë njoftimin, kohën dhe vendin sipas afateve të këtij neni.
Neni 179 Kuvendi Vjetor i Aksionarëve 1. Çdo Shoqëri Aksionare duhet të mbajë një kuvend vjetor të aksionarëve, e cila do të njihet si kuvendi i saj vjetor. 2. Kuvendi vjetor i aksionarëve mbahet brenda tridhjetë (30) ditëve pasi Bordi të marrë raportin e audituar financiar për secilin vit financiar, por jo më shumë se nëntëdhjetë (90) ditë pas përfundimit të vitit financiar të Shoqërisë Aksionare. Me kusht që të jetë në pajtim me të mësipërmen, statuti ose rregulloret mund të përcaktojnë datën dhe kohën e saktë, ose metodën për përcaktimin e datës ose kohës së saktë, për mbajtjen e kuvendit vjetor, Bordi i Drejtorëve është përgjegjës për të siguruar mbajtjen me kohë të kuvendit vjetor të aksionarëve. 3. Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë që aksionarëve t’u dërgohet deklarata e audituar financiare e Shoqërisë Aksionare së paku tridhjetë (30) ditë para kuvendit vjetor. 4. Kuvendi vjetor i Aksionarëve i Shoqërisë Aksionare mbahet në vendin e caktuar në statutin e Shoqërisë Aksionare ose rregulloret ose nëse nuk është përcaktuar në statut ose rregullore atëherë në një vend që caktohet nga Bordi i Drejtorëve. 5. Moskonvokimi dhe mosmbajtja e kuvendit vjetor të aksionarëve nga Bordi i Drejtorëve në kohën e përcaktuar me paragrafin 2 të këtij neni nuk ndikon në veprimtarinë e Shoqërisë Aksionare. Megjithatë, mos mbajtja e kuvendit vjetor të aksionarëve menjëherë u jep aksionarëve të drejtën, që mund të ushtrohet nga një ose më shumë aksionarë që mbajnë së paku dhjetë përqind (10%) të votave me të drejtë vote në kuvendin vjetor, që të thërrasin dhe mbajnë kuvendin vjetor të aksionarëve. - 180 Verify source ↗
Neni 180
AI-assisted research summary: This article sets rules for calling an extraordinary shareholders’ meeting and the board’s deadlines for deciding, notifying, and explaining any refusal.
Neni 180 Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Aksionarëve 1. Shoqëria Aksionare e mban kuvendin e jashtëzakonshëm të aksionarëve: 1.1. me kërkesën e Bordit të Drejtorëve ose me kërkesën e një personi të autorizuar për këtë qëllim në statutin e Shoqërisë Aksionare; ose 1.2. nëse pronarët e më së paku dhjetë përqind (10%) të të gjitha votave që kanë të drejtë të hidhen për një çështje në kuvende propozuar nënshkruajnë, e vendosin datën dhe i dorëzojë Shoqërisë Aksionare një kërkesë me shkrim përmbajtjen e një kuvendi. Në kërkesën për kuvend ata duhet ta theksojnë emrin dhe adresën e tyre si dhe numrin e aksioneve të cilat i mbajnë, qëllimin ose qëllimet për të cilat duhet mbajtur kuvendi, dhe rendin e ditës së kuvendit. 2. Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas pranimit të kërkesës nga Shoqëria Aksionare, Bordi i Drejtorëve duhet ta miratojë vendimin për caktimin ose refuzimin e mbajtjes së kuvendit të jashtëzakonshëm. Brenda pesë (5) ditëve pas miratimit të këtij vendimi, Bordi i drejtorëve duhet t’u dërgojë njoftim për mbajtjen e kuvendit të jashtëzakonshëm personave që kanë paraqitur GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 117 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE kërkesën në adresën e shënuar në kërkesë, së bashku me një kopje të vendimit. Nëse kërkesa për caktimin e kuvendit të jashtëzakonshëm refuzohet, atëherë vendimi i refuzimit duhet të theksojë edhe arsyet për refuzimin e kuvendit të jashtëzakonshëm. Vendimi për refuzimin e kuvendit të jashtëzakonshëm mund të miratohet vetëm nëse procedurat e përcaktuara në nën- paragrafin 1.2, paragrafin 1 të këtij neni nuk janë përmbushur, ose nëse aksionarët që kanë paraqitur kërkesën nuk e posedojnë numrin e mjaftueshëm të votave që kërkohen sipas këtij paragrafi, ose nëse asnjëra nga çështjet e propozuara në kërkesë për mbledhje nuk është në kompetencën e kuvendit të aksionarëve. 3. Përcaktimi i datës për përcaktimin e listës së aksionarëve që kanë të drejtë të kërkojnë mbajtjen e një kuvendit të jashtëzakonshëm është data në të cilën aksionari i parë e ka nënshkruar kërkesën. 4. Kuvendit i jashtëzakonshëm mbahet në vendin e përcaktuar në statutin e Shoqërisë Aksionare ose, nëse nuk është caktuar në Statut, në një vend të cilin e cakton Bordi i Drejtorëve të Shoqërisë Aksionare. 5. Vetëm çështjet që janë theksuar në kuadër të qëllimit ose qëllimeve të shënuara në njoftimin për kuvend sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të diskutohen në kuvendin e jashtëzakonshëm. - 181 Verify source ↗
Neni 181
AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë mbajtjen e kuvendit të aksionarëve kur ai nuk mbahet brenda afateve të caktuara, dhe mund të marrë vendime të tjera të nevojshme për kuvendin.
Neni 181 Kuvendi i Aksionarëve sipas Urdhrit të Gjykatës 1. Nëse kuvendi vjetor i aksionarëve nuk mbahet brenda gjashtë (6) muajve të parë pas përfundimit të vitit financiar te Shoqërisë Aksionare, ose katërmbëdhjetë (14) muaj pas kuvendit së fundit vjetor të aksionarëve ose dymbëdhjetë (12) muaj pas regjistrimit fillestar të Shoqërisë Aksionare, gjykata kompetente mund të nxjerr vendim për mbajtjen e kuvendit pas kërkesës së cilitdo drejtor ose cilitdo aksionar i cili ka të drejtë pjesëmarrje dhe vote në kuvendin në fjalë. 2. Nëse kuvendi i jashtëzakonshëm nuk mbahet brenda tridhjetë (30) ditëve pas dorëzimit të kërkesës sipas nenit 180 të këtij ligji, ose datës së caktuar për mbajtjen e kuvendit sipas paragrafit 3 të këtij neni, gjykata mund të nxjerrë vendim për mbajtjen e kuvendit të jashtëzakonshëm pas kërkesës së cilitdo aksionar që e ka nënshkruar kërkesën. 3. Gjykata mund të nxjerrë vendime të tjera përkatëse të nevojshme për arritjen e qëllimit të kuvendit, duke përfshirë edhe vendimin për mbajtjen dhe emërimin e personave që do të kryesojnë kuvendin nëse Bordi refuzon të bëjë këtë, ose vendime mbi vendin dhe kohën e mbajtjes së kuvendit, caktimin e datës për përcaktimin e aksionarëve që kanë të drejtë vote, ose të përcaktojë formularin dhe përmbajtjen e njoftimit të kuvendit. - 182 Verify source ↗
Neni 182
AI-assisted research summary: Shareholders have exclusive authority to decide certain listed company matters, and the board, managers, or other company bodies may not decide them.
Neni 182 Kompetenca e Kuvendit të Aksionarëve 1. Çështjet në vijim janë në kompetencën ekskluzive të aksionarëve dhe mund të vendosen vetëm nga aksionarët: 1.1.ndryshimi dhe plotësimi i statutit ose rregulloreve të Shoqërisë Aksionare; 1.2. zgjedhja ose shkarkimin e drejtorëve; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 118 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 1.3. autorizimi për bashkim ose transaksionet e mëdha sipas Pjesës së Tetë të këtij ligji; 1.4. shpërbërjen vullnetare të Shoqërisë Aksionare ose inicimin e procedurës së falimentimit sipas nenit 226 të këtij ligji; 1.5. emërimin dhe shkarkimin e auditorëve të pavarur të Shoqërisë Aksionare; 1.6. miratimin e pasqyrave financiare vjetore të Shoqërisë Aksionare te cilat duhet te përgatiten ne pajtim me standardet ndërkombëtare te raportimit financiar (SNRF) dhe te publikohen ne baza vjetore ne mediat masive; dhe 1.7. çështje të tjera të rezervuara për aksionarët sikurse është përcaktuar me këtë ligj ose në statutin e Shoqërisë Aksionare, si dhe çështjet të cilat paraqiten për vendim në kuvendin e aksionarëve nga Bordi i Drejtorëve të Shoqërisë Aksionare. 2. Çështjet të cilat janë në kompetencën ekskluzive të aksionarëve, siç është paraparë më sipër, nuk mund të vendosen nga Bordi i Drejtorëve ose zyrtarët/menaxherët ose nga cilido organ tjetër i Shoqërisë Aksionare. Dispozitat kundërthënëse në statut ose rregullore, si dhe çfarëdo vendimi i marrë në bazë të këtyre dispozitave kundërthënëse nuk prodhon efekt juridik. - 183 Verify source ↗
Neni 183
AI-assisted research summary: The board must give shareholders advance written notice of annual and extraordinary meetings, and the notice must include specified meeting details and documents.
Neni 183 Njoftimi për Kuvendin e Aksionarëve 1. Varësisht nga neni 185 i këtij ligji njoftimi me shkrim për mbajtjen e kuvendit vjetor të aksionarëve duhet të dorëzohet jo më pak se tridhjetë (30) ditë dhe jo më shumë se gjashtëdhjetë (60) ditë para datës së mbajtjes së kuvendit vjetor, dhe njoftimi me shkrim mbi mbajtjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të aksionarëve duhet të dorëzohet jo më pak se njëzetenjë (21) ditë dhe jo më shumë se tridhjetë (30) ditë para datës së mbajtjes së kuvendit të jashtëzakonshëm. Njoftimi dërgohet nga ose me udhëzimin e kryesuesit të Bordit ose ndonjë anëtari tjetër të Bordit të Drejtorëve i cili e ka thirrur kuvendin, dhe u dërgohet të gjithë aksionarëve me të drejtë vote në kuvend. 2. Njoftimi për mbajtjen e kuvendit vjetor duhet të përmbajë datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së kuvendit, rendin e propozuar të ditës dhe një listë të çështjeve për të cilat duhet votohet në kuvend duke përfshirë informatat e mjaftueshme për listën e kandidatëve të propozuar të Shoqërisë Aksionare për emërim në Bordin e Drejtorëve në kuvend dhe të gjitha çështjet tjera që duhet të përfshihen në njoftim në bazë të statutit të Shoqërisë Aksionare. Njoftimi gjithashtu duhet të përfshijë raportin vjetor të Shoqërisë Aksionare, pasqyrën financiare, deklaratën e fitimeve dhe humbjeve vjetore dhe ndonjë raport të auditorit, ose, nëse këto dokumente nuk janë përfshirë atëherë një deklaratë mbi atë se si dhe kur do t’u dërgohen ose të vihen në dispozicion të aksionarëve para kuvendit vjetor. Bordi i Drejtorëve është i obliguar që të sigurojë që të gjitha këto dokumente ose t’u dërgohen ose të jenë në dispozicion të aksionarëve së paku tridhjetë (30) ditë para kuvendit. 3. Njoftimi për mbajtjen e kuvendit të jashtëzakonshëm duhet të përmbajë datën, kohën dhe vendin e kuvendit, një përshkrim të qëllimit të kuvendit, dhe rendin e ditës që është propozuar nga paraqitësi i kërkesës për mbajtjen e kuvendit. 4. Përveç dërgimit të njoftimit aksionarëve të paraparë më sipër, Shoqëria Aksionare me njëqind (100) apo më shumë Aksionarë, po ashtu duhet të publikojë një njoftim të ngjashëm së paku njëzetenjë (21) ditë para datës e cila fillimisht është përcaktuar për mbajtjen e kuvendit, në GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 119 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE një gazetë me qarkullim të madh dhe në gjuhët zyrtare të Kosovës. Në këtë njoftim duhet të përcaktohet koha, vendi dhe rendi i ditës së kuvendit. Ky njoftim nuk duhet të jetë më i vogël se një e teta (1/8) e një faqe të shtypur. 5. Nëse kërkesat e ligjit apo Statutit të Shoqërisë Aksionare shkilen materialisht me thirrjen e Kuvendit të Aksionarëve, Kuvendi i Aksionarëve nuk ka të drejtë të miratojë vendime, përveç nëse të gjithë Aksionarët marrin pjesë apo përfaqësohen në mbledhje. Vendimet e marra në mbledhjen e tillë janë nule përveç nëse Aksionarët, në lidhje me të cilët procedura e thirrjes së mbledhjes është shkelur, pajtohen me ato vendime. - 184 Verify source ↗
Neni 184
AI-assisted research summary: A joint stock company’s statute may allow shareholders to attend meetings remotely, and the company must verify participants, let them vote on all matters, and record statements and votes in the minutes.
Neni 184 Kuvendi ose Pjesëmarrja me Komunikim Elektronik ose Telefonik 1. Statuti i Shoqërisë Aksionare mund të parashikojnë që aksionarët mund të marrin pjesë në një kuvend të aksionarëve në mënyrë elektronike, telefonike apo mënyra të tjera të komunikimit nga larg, ose që i tërë kuvendi i aksionarëve të zhvillohet me anë të komunikimit nga largësia. 2. Në çdo rast të tillë Shoqëria Aksionare do të sigurojë që: 2.1. Çdo person i cili konsiderohet të jetë i pranishëm në kuvend me komunikim nga largësia të jetë në fakt një aksionar ose pronar i një autorizimi të vlefshëm; 2.2.Çdo person i tillë është në gjendje të marrë pjesë në kuvend dhe të votojë për të gjitha çështjet e paraqitura para aksionarëve, duke përfshirë edhe një mundësi për të lexuar ose të dëgjuar të gjitha punimet e kuvendit njëkohësisht me procedura të tilla; dhe 2.3.Çdo deklaratë ose votë e çdo personi të tillë është e regjistruar në procesverbalin e kuvendit. 3. Ministria mund të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin më të detajuar të kuvendeve të tilla. - 185 Verify source ↗
Neni 185
AI-assisted research summary: A person entitled to receive notice may waive that right by signing a waiver. A shareholder’s participation in the meeting can waive complaint or objection rights about missing or defective notice, except where the shareholder objects at the start of the meeting for that reason.
Neni 185 Heqja dorë nga Njoftimi 1. Kurdo që me këtë ligj ose me statutin e Shoqërisë Aksionare kërkohet dorëzimi i një njoftimi, personi që ka të drejtë të pranojë njoftimin mund të heqë dorë nga e drejta e tij për të pranuar njoftimin me nënshkrimin e një njoftimi për heqjen dorë nga kjo e drejtë. 2. Pjesëmarrja e aksionarit në kuvend përbën heqjen dorë nga të gjitha të drejtat që aksionari mund t’i ketë për të bërë ose dorëzuar ankesë ose për të kundërshtuar në lidhje me mos- dërgimin e njoftimit ose njoftimin e mangët për mbajtjen e kuvendit. Me kusht që e drejta e aksionarit për t’u ankuar të jetë e vlefshme nëse në fillim të kuvendit aksionari e kundërshton mbajtjen e kuvendit për shkak të mos-dërgimit të njoftimit përkatës për mbajtjen e saj. 3. Pjesëmarrja e aksionarit në kuvend përbën në vete heqjen dorë nga të gjitha të drejtat të cilat aksionari mund t’i ketë për të bërë ose dorëzuar ankesë ose për të kundërshtuar në lidhje me shqyrtimin e një çështjeje të caktuar në kuvend në bazë të asaj se në njoftimin për mbajtjen e kuvendit nuk është shënuar që kjo çështje do të diskutohet. Me kusht që e drejta e aksionarit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 120 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE për t’u ankuar ose për të kundërshtuar të jetë e vlefshme nëse gjatë kohës kur çështja fillon të diskutohet në kuvendin e aksionarëve atëherë ai e kundërshton diskutimin e çështjes për shkak të mos njoftimit përkatës në lidhje me këtë çështje. - 186 Verify source ↗
Neni 186
AI-assisted research summary: Certain shareholders with at least 5% of the company’s shares may put items on the annual meeting agenda and nominate board candidates, if they follow the written and timing rules.
Neni 186 Rendi i Ditës për Kuvend 1. Aksionari ose aksionarët të cilët mbajnë së paku pesë përqind (5%) të të gjitha aksioneve të Shoqërisë Aksionare në mbledhjen vjetore kanë të drejtë të paraqesin çështje për rendin e ditës për këtë mbledhje dhe gjithashtu kanë të drejtën e propozimit të kandidatëve për zgjedhje në Bordin e Drejtorëve, ashtu që numri i kandidatëve të propozuar nuk mund ta kalojë numrin e përgjithshëm të anëtarëve në Bord. Të gjitha propozimet e tilla duhet të bëhen me shkrim, duhet të përfshijnë emrin dhe numrin e votave të secilit Aksionarë, duhet t’i dërgohen Shoqërisë Aksionare në adresën e Bordit të vet të drejtorëve dhe në adresën e regjistruar të Shoqërisë Aksionare, jo më shumë se katërmbëdhjetë (14) ditë para datës së caktuar për mbajtjen e mbledhjes. Asnjë aksionar nuk mund të numërohet në më shumë se në një grup të aksionarëve që mbajnë së paku pesë përqind (5%) të të gjitha aksioneve të Shoqërisë Aksionare për qëllime të kësaj pike. 2. Nëse Bordi i Drejtorëve e pranon një propozim të këtillë më shumë se tri (3) ditë para datës në të cilën do të dërgohet njoftimi për mbajtjen e kuvendit tek aksionarët, Bordi i Drejtorëve duhet ta përfshijë këtë propozim në atë njoftim. Nëse Bordi i Drejtorëve e pranon një propozim pas kësaj kohe, por megjithatë katërmbëdhjetë (14) ose më shumë ditë para mbajtjes se kuvendit, Bordi i Drejtorëve duhet menjëherë t’ua dërgojë propozimin me postë të gjithë aksionarëve të cilëve u është dërguar njoftimi për mbajtjen e kuvendit. 3. Një Shoqëri Aksionare mund të emërojë një ose më shumë persona për të numëruar votat në mënyrë të paanshme dhe të bëjë një raport me shkrim për përcaktimet e tyre që do të mbahen në procesverbalin e takimit. Një person i tillë nuk mund të jetë një zyrtar ose punonjës i Shoqërisë Aksionare. Personat e tillë do të: 3.1. përcaktojnë numrin e aksioneve/ aksionarëve të pranishëm, personalisht ose me prokurë dhe që kanë të drejtë vote në kuvend; 3.2. përcaktojnë vlefshmërinë e prokurave; 3.3.numërojnë të gjitha votat; dhe 3.4. përcaktojnë dhe shpallin rezultatin. 4. Gjatë kuvendit vjetor, vetëm çështjet që janë në fushëveprimin e njoftimit dhe të rendit të ditës të dërguar paraprakisht, ose që janë në fushëveprimin e një propozimi që është pranuar nga Bordi së paku katërmbëdhjetë (14) ditë para kuvendit, mund të votohen. Megjithatë, ky kufizim nuk e pengon diskutimin e çështjeve të tjera. 5. Në kuvendin e jashtëzakonshëm, vetëm çështjet e përfshira në njoftimin dhe në rendin e ditës të dërguar paraprakisht mund të votohen. Ky kufizim nuk do ta pengojë diskutimin e çështjeve të tjera. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 121 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE - 187 Verify source ↗
Neni 187
AI-assisted research summary: The company statute may set how the meeting date is determined, and if it does not, the board of directors may set a future meeting date.
Neni 187 Caktimi i Datës për Kuvend 1. Statuti i Shoqërisë Aksionare mund të vendosë mënyrën për caktimin e datës së mbledhjes lidhur me përcaktimin e listës së aksionarëve që kanë të drejtë në marrjen e njoftimit për mbajtjen e kuvendit, të kërkojnë mbajtjen e një kuvendit të jashtëzakonshëm, të votojnë, ose të ndërmarrin ndonjë veprim tjetër. 2. Nëse statuti i Shoqërisë Aksionare nuk e cakton ose nuk përcakton mënyrën për vendosjen e caktimit të datës për kuvend, Bordi i Drejtorëve mund ta caktojë një datë të ardhme si datë për mbajtje të kuvendit. Nëse data e kuvendit nuk është vendosur në statut dhe as nga Bordi i Drejtorëve për kuvendin vjetor, data e kuvendit është data në të cilën së pari është dërguar njoftimi për mbajtjen e kuvendit ose që është përcaktuar nga neni 183 i këtij ligji. Nëse data e kuvendit nuk është caktuar në statut ose nga Bordi i Drejtorëve për kuvendin e jashtëzakonshëm, data e kuvendit do të jetë data në të cilën kërkesa e parë përmbajtjen e kuvendit së tillë është nënshkruar nga një aksionar sipas nenit 180 të këtij ligji. 3. Data e kuvendit nuk duhet, në çfarëdo rrethanash, të jetë më shumë se tridhjetë (30) ditë ose më pak se tri (3) ditë para mbajtjes së kuvendit ose veprimeve që kërkojnë miratimin e aksionarëve. - 188 Verify source ↗
Neni 188
AI-assisted research summary: The assembly chairperson presides over meetings, may decide how meetings are held, and may set working rules that do not discriminate against or block any shareholder’s participation.
Neni 188 Drejtimi i Kuvendit 1. Kryesuesi i Kuvendit zgjidhet dhe kryeson secilën kuvend. Kryesuesi emërohet: 1.1. siç është përcaktuar në statutin e Shoqërisë Aksionare; ose 1.2. nëse statuti nuk e parasheh zgjedhjen e kryesuesit, atëherë në bazë të një vendimi të Bordit të Drejtorëve. Kryesuesi vendos lidhur me mënyrën e mbajtjes së kuvendit dhe mund të vendosë rregulla dhe rregulloren e punës për mbajtjen e kuvendit, me kusht që këto rregulla të mos i diskriminojnë ose të pengojnë të drejtën e pjesëmarrjes së cilitdo aksionar. 2. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statut, votimi do të bëhet me cilëndo metodë të zakonshme dhe të arsyeshme, siç e përcakton kryesuesi. - 189 Verify source ↗
Neni 189
AI-assisted research summary: A joint stock company must make the shareholder list available for inspection and copying before the meeting.
Neni 189 Disponueshmëria e Listës së Aksionarëve për Kuvendin Jo më shumë se tri (3) ditë para mbajtjes së kuvendit, Shoqëria Aksionare duhet të vendos në dispozicion për inspektim dhe kopjim nga secili aksionar, me shpenzimet e aksionarit listën e të gjithë aksionarëve që kanë të drejtë vote në kuvend dhe të gjithë aksionarëve të cilëve u është dërguar njoftimi për mbajtjen e kuvendit. Kjo listë duhet të jetë në dispozicion në adresën e regjistruar të Shoqërisë Aksionare dhe duhet të jetë në dispozicion të aksionarëve gjatë kuvendit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 122 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE - 190 Verify source ↗
Neni 190
AI-assisted research summary: Shareholders may vote personally or through a proxy, and proxy appointments have to be signed, delivered before or at the meeting start, and revoked before voting begins.
Neni 190 Votimi Personal ose Përmes Përfaqësuesit 1. Aksionari mund të votojë me aksionet e tij ose personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit, sikurse është përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni. 2. Përveç kur zbatohet paragrafi 2 i nenit 192 të këtij ligji, aksionet të cilat mbahen nga një Shoqëri Tregtare, apo person juridik, mund te votohen nga një përfaqësues i autorizuar i personit juridik apo Shoqërisë Tregtare, ose përfaqësuesi i përcaktuar në mënyrë të rregullt nga përfaqësuesi i autorizuar i asaj Shoqërie Tregtare, apo i atij personi juridik. 3. Aksionari mund ta emërojë një përfaqësues për të votuar në emër të aksioneve të tij pas dorëzimit të një deklarate për caktimin e përfaqësuesit të nënshkruar nga aksionari, ose nëse aksionari është Shoqëri Tregtare apo person juridik atëherë nga një përfaqësues i autorizuar i asaj Shoqërie Tregtare apo personi juridik. Deklarata për caktimin e përfaqësuesit duhet të përcaktojë shprehimisht se përfaqësuesi e ka te drejtën që të votojë me aksionet e aksionarit. 4. Kopja e nënshkruar e deklaratës për caktimin e përfaqësuesit duhet ti dërgohen përfaqësuesit dhe sekretarit të Shoqërisë Aksionare ose zyrtarit tjetër përkatës të Shoqërisë Aksionare para fillimit të kuvendit ose në fillim të kuvendit. Deklarata për caktimin e përfaqësuesit mund të përmbajë kufizime në autorizimet e përfaqësuesit për të votuar në emër të aksionarit, por pa u kufizuar në udhëzimet se si duhet të votohen aksionet në një kuvend të caktuar. Nëse në deklaratën për caktimin e përfaqësuesit nuk janë paraparë këso kufizime ose udhëzime, atëherë përfaqësuesi është i lirë për t’i votuar aksionet sipas vullnetit të tij/saj. 5. Anëtari i Bordit të Drejtorëve ose një zyrtar apo menaxher i lartë i Shoqërisë Aksionare nuk mund të shërbejnë si përfaqësues i një aksionari i cili njëkohësisht është punonjës i Shoqërisë Aksionare. 6. Deklarata për caktimin e përfaqësuesit skadon, cilado që është më herët: 6.1. në datën e skadimit të përcaktuar në deklaratë; ose 6.2. gjashtë (6) muaj pas datës së nënshkrimit të deklaratës; ose 6.3. në kohën e revokimit të deklaratës nga personi i cili e ka nënshkruar deklaratën sipas paragrafit 7 të këtij neni. 7. Personi që ka nënshkruar deklaratën për caktimin e përfaqësuesit mund ta revokojë këtë deklaratë në çdo kohë para fillimit të votimit në kuvendin e aksionare në dy mënyra, si vijon: 7.1 përmes dërgimit të një njoftimi me shkrim për revokim në sekretariatin e Shoqërisë Aksionare ose te zyrtari përgjegjës i Shoqërisë Aksionare para fillimit të kuvendit; ose 7.2 përmes pjesëmarrjes në kuvendin përkatës dhe votimit personal. 8. Revokimi i deklaratës për caktimin e përfaqësuesit nuk e zhvleftëson votën e hedhur nga përfaqësuesi para këtij revokimi, nëse kjo votë ka qenë e vlefshme në kohën e hedhjes. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 123 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE - 191 Verify source ↗
Neni 191
AI-assisted research summary: This article sets quorum and voting rules for shareholders’ meetings, with special rules for adjourned meetings.
Neni 191 Kuorumi dhe Votat e Nevojshme për Marrjen e Vendimeve në Kuvend 1. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statutin e Shoqërisë Aksionare, shumica e votave të aksioneve që kanë të drejtë vote në çështjen përkatëse, që përfaqësohen personalisht ose përmes përfaqësuesit, përbëjnë kuorumin në kuvend. 2. Nëse kuorumi është arritur, votimi i shumicës së aksioneve që kanë të drejtë vote të përfaqësuar në kuvend do të jetë akti dhe vendimi i kuvendit, përveç nëse kërkohet një numër më i madh votash sipas këtij ligji ose statutit të Shoqërisë Aksionare. 3. Statuti i Shoqërisë Aksionare mund të përcaktojë kuorum më të madh ose kushte të tjera të votimit nga ato të përcaktuara në këtë nen. 4. Një propozim për ndryshimin dhe plotësimin e statutit që ka për qëllim plotësimin, ndryshimin ose heqjen e një kërkese të votimit duhet të miratohet nga aksionarët në pajtim me, cilëndo që është me e madhe: 4.1. kuorumin dhe kërkesat e votimit të përcaktuara në statutin ekzistues; ose 4.2. kuorumin dhe kërkesat e votimit që do të hyjnë në fuqi pas miratimit, regjistrimit dhe publikimit të ndryshimit dhe plotësimit. 5. Nëse statuti i Shoqërisë Aksionare ose ky ligj kërkojnë votimin e një lloji ose kategorie të caktuar të aksioneve për një çështje të caktuar, vendimi për atë çështje merret kur votohet nga ky grup votues. Rregullat në paragrafët 1 dhe 3 të këtij neni, do të aplikohen në relacion me votat nga ai lloj i kategorisë, përveç nëse ajo votë nga kategoria apo lloji do të njihet si mbledhje e veçantë edhe nëse e mbajtur në kuvendin apo forumin e njëjtësi kuvendi i plotë i aksionarëve. 6. Kuvendi i aksionarëve nuk është i vlefshëm nëse kuorumi nuk është arritur, personalisht ose përmes përfaqësuesve. Për tu regjistruar si të pranishëm, secili aksionar ose përfaqësuesi i tij i autorizuar duhet të dëshmojnë, dhe Shoqëria Aksionare duhet ta verifikojë, se aksionari është regjistruar në mënyrë të rregullt në listën e aksionarëve në datën e mbajtjes së kuvendit. 7. Kuvendi i aksionarëve shtyhet nëse nuk është arritur kuorumi i kërkuar, brenda një afati të arsyeshëm kohor pas caktimit të mbledhjes. 8. Nëse kuvendi i aksionarëve shtyhet për shkak të mungesës së kuorumit, Shoqëria Aksionare duhet që brenda dy (2) javëve pas datës së shtyrjes së kuvendit, t’i thërrasë dhe t’i njoftojë mbi kuvendin e ri të aksionarëve. Për kuvendin e ri, kuorumi është tridhjetë e tre përqind (33%) të aksioneve me të drejtë vote të caktuar dhe vendimi do të jetë thjeshtë shumica përveç nëse është përcaktuar ndryshe sipas këtij ligji ose me statutin e Shoqërisë Aksionare. - 192 Verify source ↗
Neni 192
AI-assisted research summary: Common and preferred shares generally get one vote per matter at a meeting, unless the statute or this law says otherwise. Shares cannot be voted if they are directly or indirectly owned by the company or by an entity the company controls through its shareholding or interests.
Neni 192 Të Drejtat e Votimit të Aksioneve 1. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statut ose në këtë ligj, çdo aksion i thjeshtë ose aksion i privilegjuar duhet të ketë të drejtën e një vote për çdo çështje që votohet në një kuvend. 2. Aksionet nuk mund të votohen në një kuvend nëse janë në pronësi të drejtpërdrejtë ose të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 124 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE tërthortë të Shoqërisë Aksionare ose të cilitdo person juridik apo Shoqëri Tregtare në të cilën Shoqëria Aksionare ka aksione ose interesa të tjera që i japin të drejtën Shoqërisë Aksionare të kontrollojë votimin nga aksionet e kësaj Shoqërie Tregtare. - 193 Verify source ↗
Neni 193
AI-assisted research summary: Rregullon kush mund të votojë aksionet kur ato janë të penguara, mbahen në emër të personave të papërshtatshëm për veprim, ose janë nën kontroll në procedurë falimentimi.
Neni 193 Të Drejtat e Votimit të Aksionarëve të Caktuar 1. Aksionari, aksionet e të cilit janë venë si peng, ka të drejtë vote deri në kohën e bartjes së aksioneve tek pengmarrësi, pas bartjes së aksioneve, pengmarrësi fiton të drejtën e votimit për ato aksione. Megjithatë, nëse marrëveshja e pengut parasheh bartjen e menjëhershme të të drejtës për votimin e aksioneve dhe kjo e drejte evidentohet në kuvendin përkatës të aksionarëve, pengmarrësi do të ketë të drejtë që të votojë aksionet në kuvendin përkatës. 2. Aksionet të cilat mbahen në emër të një personi të vdekur, një personi të mitur ose ndonjë personi tjetër i cili nuk ka aftësi të veprimit, mund të votohen nga përfaqësuesi ligjor i personit në fjalë sipas ligjit, personalisht ose përmes përfaqësuesit të përcaktuar nga përfaqësuesi ligjor, pa bërë bartjen e aksioneve në fjalë në emër të përfaqësuesit të tillë. 3. Aksionet që janë në kontroll të një pranuesi, Përfaqësuesi të Autorizuar në Procedurë të Falimentimit ose personi të ngjashëm, mund të votohen nga personi në fjalë ose përfaqësuesi i tij i autorizuar pa bërë bartjen e aksioneve në emër të personit të tillë, nëse autorizimi për këtë është përcaktuar në vendimin e gjykatës. - 194 Verify source ↗
Neni 194
AI-assisted research summary: Procesverbali i çdo kuvendi të aksionarëve duhet të përgatitet menjëherë pas kuvendit dhe të nënshkruhet nga kryesuesi dhe sekretari.
Neni 194 Procesverbali i Kuvendit 1. Procesverbali i secilit kuvend të aksionarëve duhet të përgatitet menjëherë pas kuvendit dhe duhet të nënshkruhet nga kryesuesi dhe sekretari i kuvendit i cili është përgjegjës për saktësinë e procesverbalit. Procesverbali përfshin: 1.1. datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së kuvendit; 1.2. rendin e ditës; 1.3. kuorumin; 1.4. fletëvotimet si dhe procedurat tjera të votimit; 1.5. numrin e votave të cilat i posedojnë aksionarët dhe përfaqësuesit e tyre në kuvend; 1.6. emrin e kryesuesit të kuvendit dhe secilit sekretar të kuvendit; 1.7. çështjet te cilat janë votuar dhe rezultatet e votimit; 1.8. një përmbledhje të fjalimeve dhe diskutimeve, duke përfshirë çfarëdo fjalimi lidhur me ndonjë votë negative apo abstenim; dhe 1.9. listën e vendimeve të marra në kuvend. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 125 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE - 195 Verify source ↗
Neni 195
AI-assisted research summary: This article lets shareholders’ resolutions be challenged or revoked in court, but only within stated time limits and under specified conditions.
Neni 195 Pavlefshmëria dhe Kontestimi i Vendimeve të Kuvendit të Aksionarëve 1. Vendimi i Aksionarëve është i pavlefshëm nëse shkel një dispozitë ligji të vendosur për mbrojtjen e kreditorëve të Shoqërisë Aksionare ose për shkak të ndonjë interesi tjetër publik, ose nëse është në kundërshtim me moralin, ose nëse procedura për thirrjen e Kuvendit të Aksionarëve që ka marrë vendimin ose nëse vendim-marrja është bërë me shkelje materiale. Vendimi është i pavlefshëm edhe në raste të tjera të përcaktuara me ligj. Pavlefshmëria e vendimit të tillë mund të kërkohet në procedurë gjyqësore me parashtrim të padisë ose prapësimit. 2. Pavlefshmëria e vendimit nuk mund të pretendohet nëse është bërë regjistrim në Regjistër në bazë të vendimit dhe kanë kaluar dy (2) vjet nga data e atij regjistrimi. 3. Në bazë të padisë së parashtruar ndaj Shoqërisë Aksionare, gjykata mund të revokojë vendimin e Aksionarëve që është në kundërshtim me ligjin, ose Statutin e Shoqërisë Aksionare. Periudha e parashkrimit për padi është tre (3) muaj pas datës së miratimit të vendimit të Aksionarëve. 4. Revokimi i vendimit nuk mund të kërkohet nëse Aksionarët e kanë aprovuar vendimin me një vendim të ri dhe padia e përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni nuk është parashtruar ndaj vendimit të ri brenda afatit të përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni. 5. Revokimi i vendimit të Aksionarëve mund të kërkohet nga Bordi i Drejtorëve ose Drejtori Menaxhues si dhe nga një Aksionar që nuk ka marrë pjesë në miratimin e vendimit nëse, me zbatimin e vendimit do të kryhej një kundërvajtje apo vepër penale, ose nëse zbatimi i vendimit qartësisht do të shkaktonte detyrimin e kompensimit të dëmeve. Aksionari që ka marrë pjesë në miratimin e vendimit mund të kërkojë revokimin e vendimit vetëm nëse kundërshtimi i atij Aksionari ndaj vendimit është shënuar në procesverbal. 6. Nëse parashtrohet padia, gjykata nuk e shqyrton çështjen para skadimit të afatit të përcaktuar me paragrafin 3 të këtij neni. Paditë e ndryshme të parashtruara për revokimin e të njëjtit vendim bashkohen dhe shqyrtohen si një procedurë. 7. Aktgjykimi gjyqësor për revokimin e vendimit të Aksionarëve vlen për të gjithë Aksionarët dhe Drejtorin(ët) Menaxhues dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve, pa marrë parasysh nëse ata kanë marrë pjesë në procedurën gjyqësore apo jo. 8. Nëse është bërë regjistrimi në Regjistër në bazë të vendimit të revokuar, gjykata i dorëzon një kopje të aktgjykimit ARBK-së për ndryshim të atij shënimi. KAPITULLI VIII NDRYSHIMI I STATUTIT - 196 Verify source ↗
Neni 196
AI-assisted research summary: A joint-stock company may change its statute at any time, subject to Articles 197-200 of the law.
Neni 196 Ndryshimi i Statutit Shoqëria Aksionare mund të bëjë ndryshimin e statutit të saj në çdo kohë, sipas neneve 197- 200 të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 126 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE - 197 Verify source ↗
Neni 197
AI-assisted research summary: Bordi i Drejtorëve mund të ndryshojë statutin vetëm për ndryshime të miratuara nga aksionarët ose për përmirësime teknike, jo-materiale; përndryshe, nuk mund ta ndryshojë statutin pa miratim të rregullt të aksionarëve.
Neni 197 Ndryshimi i Statutit nga Bordi i Drejtorëve 1. Statuti i Shoqërisë Aksionare mund të ndryshohet me vendim të Bordit të Drejtorëve, pa veprim të aksionarëve, nëse qëllimi i vetëm i këtij ndryshimi është që: 1.1. të krijojë dhe regjistrojë një statut të ndryshuar dhe të spastruar, që përfshin ndryshimet dhe plotësimet të cilat janë miratuar nga aksionarët; dhe/ose 1.2. për të bërë përmirësime teknike, jo-materiale në statut. 2. Përveç siç është përcaktuar me paragrafin 1 të këtij neni, Bordi nuk është i autorizuar që të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e statutit që nuk është miratuar në mënyrë të rregullt nga aksionarët në një kuvend të rregullt të aksionarëve. - 198 Verify source ↗
Neni 198
AI-assisted research summary: The company’s statute may be amended by the board of directors or shareholders, following a written decision and shareholder approval under the stated voting threshold.
Neni 198 Ndryshimi i Statutit nga Bordi dhe Aksionarët 1. Statuti i Shoqërisë Aksionare mund të ndryshohet nga Bordi i Drejtorëve dhe aksionarët si vijon: 1.1. Bordi i Drejtorëve, ose aksionarët të cilët veprojnë sipas nenit 181 të këtij ligji miraton një vendim me shkrim që përmban ndryshimin dhe plotësimet e propozuara dhe që udhëzon që vendimi të dorëzohet në kuvendin vjetor ose të jashtëzakonshëm të aksionarëve; 1.2. teksti i ndryshimit dhe plotësimit të propozuar duhet të përfshihet në njoftimin për mbajtjen e kuvendit që u dërgohet aksionarëve të cilët kanë të drejtë pjesëmarrje në kuvend; dhe 1.3. gjatë kuvendit, ndryshimi i propozuar miratohet në kuvendin e plotë të aksionarëve vetëm pas votimit pohues të së paku dy të tretave (2/3) të aksioneve me të drejtë vote apo llojit të aksioneve të caktuar të votojnë për ndryshim; me kusht që nëse në bazë të statutit të Shoqërisë Aksionare kërkohet një votim i cili është më i madh se dy të tretat (2/3) për miratimin e një ndryshimi ose plotësimi të statutit, atëherë kërkohet votimi sipas metodës së përcaktuar në statut. - 199 Verify source ↗
Neni 199
AI-assisted research summary: Pronarët e aksioneve kanë të drejtë në votim grupor për ndryshimet e statutit kur statuti e lejon ose kur ndryshimi prek të drejtat, privilegjet, numrin, klasën, ose përparësitë e aksioneve të atij grupi.
Neni 199 Votimi Grupor 1. Pronarët e cilitdo lloj ose kategori të aksioneve, kanë të drejtë në votim grupor për propozimin për ndryshim të statutit, nëse statuti e lejon këtë, ose nëse ndryshimi do të: 1.1. zmadhojë ose zvogëlojë numrin e aksioneve të lejuara të atij lloji; 1.2. ndryshojë ndonjë të drejtë ose privilegje të aksioneve të atij lloji; 1.3. krijon të drejta të pronarëve të cilitdo lloj tjetër aksionesh për shkëmbimin ose konvertimin e aksioneve të tyre në aksione të llojit dhe kategorisë që i ka grupi; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 127 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 1.4. ndryshojë aksionet në posedim të atij grupi në numra të ndryshëm të aksioneve ose në aksione të llojit ose kategorisë tjetër; 1.5. krijojë një lloj ose kategori të re të aksioneve që ka të drejta ose privilegje më të mëdha ose përafërsisht të njëjta me ato të atij grupi, ose i rritë të drejtat ose privilegjet e ndonjë lloji ose kategorisë të aksioneve që ka të drejta më të mëdha ose përafërsisht të njëjta me ato të atij grupi, ose i rritë të drejtat ose privilegjet e çfarëdo lloji ose kategorisë të aksioneve që ka të drejta që i nënshtrohet atij grupi, nëse ngritja në fjalë pastaj i bën aksionet e tilla përafërsisht të barabarta ose superiore ndaj aksioneve të atij grupi; 1.6. kufizojë ose refuzojë të drejtat e përparësisë të aksioneve të grupit në fjalë; 1.7. kufizojë ose mohojë të drejtën e votës së atij grupi; ose 1.8. në ndonjë mënyrë tjetër i ndryshon të drejtat ose privilegjet e aksioneve që janë në posedim të atij grupi, gjë kjo që ndikon negativisht në atë grup. - 200 Verify source ↗
Neni 200
AI-assisted research summary: A share company must submit an approved amendment or supplement, together with the updated statute, to ARBK; the amendment takes effect immediately after ARBK publishes it.
Neni 200 Regjistrimi dhe Hyrja në Fuqi e një Ndryshimi dhe Plotësimi Pas miratimit të një ndryshimi ose plotësimi në statutin e Shoqërisë Aksionare, Shoqëria Aksionare duhet të i’a dorëzojë ndryshimin ose plotësimin si dhe Statutin me ndryshime dhe plotësime të inkorporuara në ARBK sipas Pjesës së Dytë të këtij ligji. Ndryshimi ose plotësimi hyn në fuqi menjëherë pas publikimit nga ARBK sipas Pjesës së Dytë të këtij ligji. KAPITULLI IX PROGRAMET PËR PRONËSINË E AKSIONEVE NGA PUNONJËSIT - 201 Verify source ↗
Neni 201
AI-assisted research summary: Rregullon programet e pronësisë së aksioneve nga punonjësit (PPAP), duke lejuar disa forma pjesëmarrjeje dhe duke vendosur kushte kualifikimi dhe miratimi.
Neni 201 Programet për Pronësinë e Aksioneve nga Punonjësit 1. Programet për Pronësinë e Aksioneve nga Punonjësit janë programe të cilat miratohen nga aksionarët për t’i inkurajuar punonjësit që të blejnë aksione në Shoqërinë Aksionare. PPAP munden që po ashtu të lëshojnë mundësi për pjesëmarrësit në lidhje me aksionet që do të emetohen në të ardhmen nga Shoqëria Aksionare. 2. Pavarësisht prej paragrafit 4 të nenit 145 të këtij ligji, PPAP-ja mund t’i lejojë pjesëmarrësit të abonohen për aksione në normë të zbritur apo në përputhje me punën apo angazhimin e tyre. 3. Vetëm personat fizikë kanë të drejtë pjesëmarrje në PPAP. Në PPAP duhet të përcaktohet kërkesa të arsyeshme të kualifikimit të cilat një person duhet ti plotësojë. Këto kërkesa, ndër tjera, mund të jenë që personi të jenë në marrëdhënie pune me orar të plotë në Shoqërinë Aksionare. 4. Për shkak të kërkesave të kufizuara të kualifikimit për PPAP, aksionet e blera në kuadër të PPAP janë të përjashtuara nga disa dispozita të këtij ligji, sikurse është përcaktuar në ato dispozita. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 128 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 5. PPAP hyn në fuqi vetëm nëse: 5.1. PPAP është miratuar në një kuvend të aksionarëve të thirrur në mënyrë të rregullt; dhe 5.2. një dokument i cili përcakton të gjitha aspektet materiale të PPAP u është siguruar aksionarëve së paku tridhjetë (30) ditë para kuvendit përkatës. KAPITULLI X TRANSAKSIONET E MËDHA - 202 Verify source ↗
Neni 202
AI-assisted research summary: This article defines a “large transaction” for Article 203 as a related transaction or series of transactions involving certain property dealings, where the value is 20% or more of a joint-stock company’s total assets.
Neni 202 Përkufizimi i Transaksioneve të Mëdha Për qëllime të nenit 203 të këtij ligji, “transaksion i madh” do të thotë një transaksion ose një seri të ndërlidhur të transaksioneve ku përfshihet blerja apo përvetësimi, shitja, vënia peng, apo hipotekimi i pronës, të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera që kanë vlerë monetare dhe vlera e të cilave në kohën e marrjes se vendimit për kryerjen e transaksionit nga shoqëria përbën njëzet përqind (20%) apo më shumë të vlerës së përgjithshme të aseteve të Shoqërisë Aksionare të llogaritura në bazë të bilancit të fundit të Shoqërisë Aksionare. - 203 Verify source ↗
Neni 203
AI-assisted research summary: Shoqëria Aksionare mund të kryejë transaksione të mëdha, por bordi dhe aksionarët duhet të ndjekin një procedurë miratimi me njoftim dhe votim.
Neni 203 Procedurat për Transaksionet e Mëdha 1.Një Shoqëri Aksionare mund të ndërmarrë dhe t’i përfundojë transaksionet e mëdha si vijon: 1.1. Bordi i drejtorëve të Shoqërisë Aksionare duhet ta nxjerrë një vendim për miratimin e transaksionit dhe të urdhërojë që transaksioni të dorëzohet për miratim në kuvendin e aksionarëve, që mund të jetë kuvend vjetor ose i jashtëzakonshëm; 1.2. Njoftimi me shkrim për transaksionin, që cek qëllimin për mbajtjen e kuvendit dhe që përfshin edhe një përmbledhje të planit të transaksionit si dhe rekomandimet e bordit të drejtorëve mbi transaksionin, si dhe deklaratën mbi të drejtat e aksionarëve për të hequr dorë dhe për vlerësim sipas nenit 204 të këtij ligji, i dërgohen secilës Shoqëri Aksionare dhe aksionarëve që kanë të drejtë të marrin pjesë në Kuvendin e Shoqërisë Aksionare; 1.3. Bordi i drejtorëve të Shoqërisë Aksionare është i obliguar të marrë një mendim me shkrim për transaksionin nga një këshilltar financiar profesional dhe i pavarur. Opinioni do të parashtrojë opinionet e këshilltarit financiar mbi kushtet e transaksionit dhe gjithashtu do të sigurojë opinionin e këshilltarit financiar në lidhje me korrektësinë e transaksionit. Mendimi i tillë do t’u dërgohet të gjithë aksionarëve me njoftimin e kuvendit; 1.4. Në kuvendin e aksionarëve, transaksioni duhet të miratohet me votën pohuese të së paku dy të tretave (2/3) të votave të aksionarëve që kanë të drejtë vote në transaksion në këtë kuvend. Nëse ndonjë lloj ose kategori e aksioneve ka të drejtë në votim grupor, atëherë amendamenti në fjalë miratohet me shumicën e votave të së paku dy të tretave GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 129 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE (2/3) të votave të aksioneve të secilit grup që kanë të drejtë në votim grupor dhe numrin e përgjithshëm të votave të aksioneve që kanë të drejtë vote në transaksion. Votimi i ndarë nga një grup votues në cilëndo Shoqëri Aksionare është i nevojshëm nëse një gjë e tillë kërkohet me statutin e Shoqërisë Aksionare; 1.5. Statuti i Shoqërisë Aksionare mund të zëvendësojë kushtin për votim me dy të tretat (2/3) në lidhje me atë Shoqëri Aksionare, duke specifikuar ndonjë numër më të madh të votave, por jo më pak se dy të tretat (2/3) e votave të aksioneve që kanë të drejtë vote në atë çështje dhe jo më pak se dy të tretat (2/3) e votave të secilit grup që kanë të drejtë në votim grupor për ndryshimin. KAPITULLI XI E DREJTA E AKSIONARIT PËR REFUZIM DHE PËRCAKTIM TË VLERËS - 204 Verify source ↗
Neni 204
AI-assisted research summary: A shareholder may demand full payment for shares in certain objection or non-participation cases, but must follow notice and request deadlines.
Neni 204 E Drejta e Aksionarit për Refuzimin e Pranimit të Pagesës 1. Aksionari mund të kërkojë pagesën nga Shoqëria Aksionare në vlerë të plotë të aksioneve të tij nëse në kuvendin e aksionarëve ai votoi kundër, ose nuk merr pjesë ose abstenon në votim në kuvendin e aksionarëve, ose: 1.1.për ndryshimin e statutit të Shoqërisë Aksionare ka qenë e tillë dhe ka ndikuar negativisht në të drejtat e tij sipas nenit 200 të këtij ligji ku ai ka pasur të drejtën e votës, ose në kompletimin e një bashkimi sipas Pjesës së Tetë në të cilin ai ka pas të drejtë vote, ose 1.2. përmbylljen e një bashkimi sipas Pjesës së Tetë apo një ndarje e përshkruar sipas Pjesës së Tetë të këtij ligji e cila në të kundërtën ndikon në drejtat e tij në çështje të ngjashme, për: 1.2.1. apo cili rezultat i tillë që është i arsyeshëm për të tërhequr nga Shoqëria Aksionare; apo 1.2.2. nëse si pjesë e ndarjes, aksionet në Shoqëritë Aksionare të marra janë të shpërndara te aksionarët nga Shoqëritë Aksionare të ndara ose ndryshe atëherë në proporcion të aksionarëve të tillë me të drejtat e mëparshme në kapitalin e Shoqërisë Aksionare të ndarë. 2. Aksionari që ka të drejtë në refuzimin dhe pranimin e pagesave sipas këtij neni nuk mund ta kundërshtojë veprimin e sipër cekur të Shoqërisë Aksionare në gjykatë, përveç nëse ky veprim është mashtrues ose paraqet shkelje të ligjit. Përveç këtyre rasteve, mjeti i vetëm juridik i tij/saj është mënyra e përcaktuar në këtë nen. Për qëllime të këtij neni vlera e plotë llogaritet që nga data e marrjes së vendimit në kuvend, dhe pa marrë parasysh ngritjet apo zbritjet në vlerë që bazohen në pritjen për marrjen e veprimit. Ai/ajo duhet të jenë të caktuar të njoftohen për vlerën relevante para marrjes së vendimit final në tërheqjen e tij/saj dhe nga njoftimi i tillë mund ta ndryshoj mendjen dhe të vendos në mënyrë të pakthyeshme të pranoj veprimin dhe të qëndroj në Shoqërinë Aksionare. 3. Nëse veprimi i cili krijon të drejtën sipas këtij neni dorëzohet për votim në kuvend, njoftimi GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 130 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE i kuvendit duhet të cekë se aksionarët kanë ose mund të kenë të drejtë në këto të drejta dhe njoftimi duhet të përfshijë një kopje të këtij neni. 4. Nëse veprimi i cili krijon të drejtën sipas këtij neni paraqitet për votim në kuvendin e aksionarëve, aksionari i cili dëshiron t’i mbrojë këto të drejta duhet t’i dorëzojë Shoqërisë Aksionare, para marrjes së votës, një njoftim me shkrim lidhur me qëllimet e tij/saj, subjekt i vlerësimit për pagesën e aksioneve të tij nëse ndërmerret veprimi i propozuar. Aksionari i cili nuk e përmbush këtë kusht, ose i cili voton në favor të veprimit të propozuar, nuk ka të drejtë pagese sipas këtij neni. 5. Nëse veprimi i cili krijon të drejtën sipas këtij neni autorizohet (lejohet) në kuvendin e aksionarëve ,aksionari i cili ka për qëllim të kërkojë pagimin sipas këtij neni duhet t’i dorëzojë Shoqërisë Aksionare, brenda tridhjetë (30) ditëve pas votimit në kuvend, një kërkesë me shkrim për pagimin e aksioneve të tij së bashku me një deklaratë që përmban emrin, adresën si dhe numrin e llojin e aksioneve për të cilat kërkohet pagesa. Nëse aksionet përfaqësohen përmes certifikatave, aksionari duhet ti dorëzojë certifikatat në Shoqërinë Aksionare së bashku me këtë kërkesë për pagim. Nëse aksionet nuk janë certifikuar, Shoqëria Aksionare ka të drejtë të kufizojë bartjen e tyre përderisa pagesa të jetë bërë plotësisht. Përndryshe bartja do të hyj në fuqi në datën e regjistrimit në listën e aksionarëve. Aksionari që nuk i përmbush kushtet nga paragrafi 5 i këtij neni nuk ka të drejtë në pagesë sipas këtij neni. 6. Brenda tridhjetë (30) ditëve pas pranimit të kërkesës në fjalë, Shoqëria Aksionare duhet t’i paguajë secilit kundërshtues që i ka përmbushur kushtet e këtij neni, shumën që Shoqëria Aksionare beson se është e gjithë vlera e aksioneve të tij. Pagesa duhet të shoqërohet me bilancin e përkohshëm dhe deklaratën e të hyrave. 7. Nëse kundërshtuesi mendon se shuma e paguar është më e vogël se vlera e plotë e aksioneve të tij sipas këtij neni, ose nëse Shoqëria Aksionare nuk e bën pagesën përkatëse, ai ka të drejtë, që gjatë periudhës tridhjetë (30) ditësh pas pagesës, të kërkojë vlerësimin e shumës nga gjykata përmes dorëzimit të një kërkese në këtë gjykatë brenda periudhës së tillë tridhjetë (30) ditësh. Gjykata ka juridiksion dhe është e autorizuar për të vendosur nëse shuma e plotë në vlerë të aksioneve të tij është në pajtim me standardet e vendosura në këtë nen dhe të urdhërojë Shoqërinë Aksionare për ta bërë pagesën. Gjykata gjithashtu ka juridiksion dhe është e autorizuar që t’i angazhojë vlerësues dhe ekspert të tjerë për këtë qëllim, për të përcaktuar se Shoqëria Aksionare ose ndonjë kundërshtues duhet t’i paguajnë taksat dhe shpenzimet gjyqësore. - 205 Verify source ↗
Neni 205
AI-assisted research summary: This article defines how to calculate the full value of property, rights, shares, and securities, and says the board of directors normally makes the valuation.
Neni 205 Përcaktimi i Vlerës 1. Për qëllime të nenit 204 të këtij ligji, vlera e plotë e pronës dhe të drejtave (duke përfshirë aksionet dhe letrat me vlerë) është çmimi të cilit një shitës (që nuk është i detyruar të bëjë shitjen) i informuar plotësisht për pronën dhe të drejtat e tilla do të ngarkonte për pronën apo të drejtat e tilla, si dhe çmimin që një blerës (që nuk është i detyruar të bëjë blerjen) i informuar plotësisht për pronën dhe të drejtat e tilla do të paguante për blerjen e tyre. 2. Përcaktimi i vlerës së plotë bëhet nga Bordi i Drejtorëve të Shoqërisë Aksionare përveç kur, sipas statutit të Shoqërisë Aksionare ose këtij ligji, përcaktimi duhet të bëhet nga gjykata, një vlerësues i pavarur, revizori, nga një person ose njësi tjetër. Nëse një ose më shumë anëtarë të Bordit të Drejtorëve kanë interes personal në kryerjen e transaksionit, përcaktimi bëhet nga anëtarët e Bordit të Drejtorëve që nuk kanë interesa personale. Anëtarët e Bordit që e bëjnë përcaktimin e vlerës duhet të angazhojnë një vlerësues të pavarur ose auditor. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 131 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 3. Gjatë përcaktimit të vlerës së plotë të aksioneve ose letrave tjera me vlerë të Shoqërisë Aksionare, çmimi blerës ose oferta dhe çmimi i kërkuar publikohet rregullisht në një bursë ose diku tjetër, çmimi i blerjes ose oferta duhet të merren parasysh. Gjatë përcaktimit të vlerës së tregut të aksioneve të Shoqërisë Aksionare nga kapitali i përbashkët, çmimi për të cilin një blerës ka të dhëna të plota mbi vlerën e përgjithshme të të gjitha aksioneve të Shoqërisë Aksionare nga kapitali i përbashkët, dhe të gjithë faktorët e tjerë të cilët personi ose personat që e bëjnë përcaktimin i konsiderojnë të rëndësishme, mund të merren parasysh. KAPITULLI XII KONTROLLIMI I AKSIONEVE TË SHOQËRISË AKSIONARE - 206 Verify source ↗
Neni 206
AI-assisted research summary: A buyer planning to acquire more than 50% of a joint-stock company’s simple shares must give the company written notice, and the company generally may not take steps to block the purchase.
Neni 206 Kontrollimi i Bllok Aksioneve 1. Siç përdoret në këtë nen “personat e ndërlidhur” të një personi, do të thotë: 1.1. personat tjerë në të cilët personi posedon më shumë se pesëdhjetë përqind (50%) të fuqisë votuese ose përndryshe ushtron ndikim kontrollues mbi ta; 1.2. anëtarët e familjes së personit; ose 1.3. personat që veprojnë së bashku me personin për blerjen ose ushtrimin e ndikimit mbi një Shoqëri Aksionare sipas një marrëveshje me njëri tjetrin dhe personin. 2. Personi që ka për qëllim, vetëm apo së bashku me personat e ndërlidhur t’i blejë, duke marrë parasysh numrin e aksioneve në posedim të tij dhe personave të tij të ndërlidhur, më shumë se pesëdhjetë përqind (50%) të aksioneve të thjeshta (më tutje në tekst: kontrolli bllokut të aksioneve) të Shoqërisë Aksionare me më shumë se njëqind (100) posedues të aksioneve nga aksionet e thjeshta, duhet, jo më shumë se tridhjetë (30) ditë para datës së blerjes së një të tretës së aksioneve t’i dërgojnë një njoftim me shkrim Shoqërisë Aksionare mbi qëllimin e tij për blerjen e kontrollit të bllokut të aksioneve të tilla. 3. Shoqëria Aksionare në të cilën bëhet blerja e bllok aksioneve, nuk ka të drejtë që të ndërmarrë masa të cilat e pengojnë blerjen e këtij blloku të kontrollit të aksioneve, përveç në rast kur masat e tilla ndërmerren në kuvendin e aksionarëve, të miratuara me shumicën e votave të poseduesve të aksioneve të thjeshta që marrin pjesë në kuvend, duke përjashtuar votat e aksioneve të aksionarëve që kanë për qëllim blerjen e kontrollit të bllokut të aksioneve, dhe duke përjashtuar votat e aksioneve që posedohen nga personat e bashkuar me personin që dëshiron të bëjë blerjen e kontrollit të bllokut të aksioneve. - 207 Verify source ↗
Neni 207
AI-assisted research summary: If someone acquires control of a block of shares in a joint-stock company with more than 100 ordinary-shareholders, they must offer to buy the other shareholders’ ordinary shares within 30 days.
Neni 207 Oferta Aksionarëve për Blerjen e Aksioneve të Shoqërisë Aksionare 1. Personi që vetëm ose së bashku me personat e ndërlidhur bën blerjen kontrollit të bllokut të aksioneve të një Shoqërie Aksionare me më shumë se njëqind (100) aksionarë që posedojnë aksione të thjeshta, duhet, që brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e blerjes së këtyre aksioneve, t’i bëjë një ofertë të gjithë aksionarëve të Shoqërisë Aksionare për blerjen e aksioneve të thjeshta që u përkasin atyre me një çmim jo më të vogël se çmimi maksimal më të cilin Shoqëria Aksionare i ka blerë aksionet e saj gjatë periudhës së fundit gjashtë (6) GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 132 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE mujore para datës së blerjes së kontrollit të bllokut të aksioneve në fjalë, përveç në raste kur në kuvendin e aksionarëve miratohet një vendim për heqjen e të drejtës së aksionarëve për shitjen e aksioneve që u përkasin atyre sipas paragrafit 4 të nenit 204 të këtij ligji. 2. Njoftimi me shkrim mbi ofertën për blerjen e aksioneve i dërgohet të gjithë poseduesve të aksioneve të thjeshta. Njoftimi duhet të përmbajë të dhënat mbi personin që e ka blerë kontrollin të bllokut të aksioneve të Shoqërisë Aksionare dhe personat e ndërlidhur, duke përfshirë emrat, adresën e banimit dhe të veprimtarisë afariste, numrin e aksioneve që u përkasin atyre, çmimin e ofruar për aksionet, çmimin e paguar nga ta për aksionet të cilat ata i posedojnë, dhe periudhën gjatë të cilës aksionarët e ofertuar mund të pranojnë ofertën për blerjen e aksioneve. 3. Aksionari mund të pranojë ofertën për blerjen e aksioneve brenda periudhës së paraparë në ofertë, që nuk duhet të jetë më pak se tridhjetë (30) ditë nga data e dërgimit të ofertës të gjithë aksionarëve. 4. Vendimi për heqjen dorë nga e drejta e aksionarëve për shitjen e aksioneve që u përkasin atyre te një person që ka blerë ose dëshiron të blejë kontrollin e bllokut të aksioneve mund të miratohet në kuvendin e aksionarëve me shumicën e votave të poseduesve të aksioneve të thjeshta që janë pjesëmarrës në kuvend, duke përjashtuar votat e personit që dëshiron të bëjë blerjen e kontrollit të bllokut të aksioneve dhe duke përjashtuar votat e aksioneve që posedohen nga personat e ndërlidhur. 5. Blerja e kontrollit të bllokut të aksioneve dhe dërgimi i ofertës poseduesve të aksioneve të thjeshta për blerjen e aksioneve të thjeshta që u përkasin atyre duhet të përfundohet brenda njëqindenjëzet (120) ditëve nga data e dërgimit të njoftimit për blerjen e kontrollit të bllokut të aksioneve. - 208 Verify source ↗
Neni 208
AI-assisted research summary: A person who buys or holds more than 15% of the ordinary shares in a stock company with over 100 ordinary shareholders must send the company a written notice within 15 days.
Neni 208 Zbulimi i Blerjes së Mundshme të Kontrollit të Bllokut Personi që vetëm ose së bashku me personat e ndërlidhur blen ose posedon më shumë se pesëmbëdhjetë përqind (15%) të aksioneve të thjeshta të Shoqërisë Aksionare me më shumë se njëqind (100) posedues të aksioneve të thjeshta, duhet, jo më shume pesëmbëdhjetë (15) ditë nga data kur personi i tillë blen aksionet në fjalë, t’i dërgojë Shoqërisë Aksionare një njoftim me shkrim, ku ceket emri i tij, emrat e personave të ndërlidhur, numri i aksioneve të Shoqërisë Aksionare që u përkasin secilit prej tyre, dhe qëllimi i tij në lidhje me blerjen e një kontrolli të bllokut të aksioneve. - 209 Verify source ↗
Neni 209
AI-assisted research summary: A person who acquires control of a share block without following Article 206 loses voting rights on the ordinary shares belonging to them and their related persons, unless the shareholders’ meeting grants that voting right.
Neni 209 Pasojat e Mospërputhshmërisë Personi që vetëm ose së bashku me personat e ndërlidhur blen kontrollin e bllokut të aksioneve pa zbatuar me kërkesat e nenit 206 të këtij ligji, së bashku me personat e tij të ndërlidhur, nuk ka të drejtë vote në cilëndo prej aksioneve të thjeshta të Shoqërisë Aksionare që i përkasin atij ose atyre, përveç nëse në kuvendin e aksionarëve nxirret një vendim që i jep atij ose personave të ndërlidhur, të drejtën për të votuar për aksionet e thjeshta që u përkasin atyre. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 133 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE KAPITULLI XIII SHPËRBËRJA E SHOQËRISË AKSIONARE DHE VENDIMI PËR INICIMIN E PROCEDURËS SË FALIMENTIMIT - 210 Verify source ↗
Neni 210
AI-assisted research summary: A joint-stock company may be dissolved, and its business closed, in specified cases, including expiry of its term, a shareholder decision, or initiation of bankruptcy proceedings.
Neni 210 Shkaqet e Shpërbërjes Vullnetare ose Inicimit të Procedurës së Falimentimit 1. Shoqëria Aksionare do të shpërbëhet, dhe veprimtaria e saj ekonomike do të përmbyllet, në rast të: 1.1. skadimit të kohëzgjatjes nëse është përcaktuar me Statut ose ndonjë rrethane tjetër të përcaktuar në Statutin e Shoqërisë Aksionare që mund të shkaktojë shpërbërjen ose përfundimin e ekzistencës; 1.2. vendimit të kuvendit të aksionarëve të Shoqërisë Aksionare për shpërbërjen vullnetare të Shoqërisë Aksionare; 2. Kuvendi i Aksionarëve miraton inicimin e procedurës sipas ligjit për falimentimin ose një ligji tjetër të aplikueshëm. 3. Nëse Shpërbërja e Shoqërisë Aksionare bëhet sipas nën-paragrafëve 1.1 ose 1.2 të paragrafit 1 të këtij neni, veprimtaria e Shoqërisë Aksionare përmbyllet dhe asetet shpërndahen sipas këtij neni dhe nenit 211 të këtij ligji. 4. Bordi i Drejtorëve i Shoqërisë Aksionare apo kuvendi i aksionarëve duhet të propozojë shpërbërjen vullnetare ose inicimin e procedurës së falimentimit dhe propozimin duhet ta dorëzojë për miratim në kuvendin e aksionarëve në një mbledhje vjetore ose të jashtëzakonshme të kuvendit të thirrur për këtë çështje. Propozimi për shpërbërjen vullnetare duhet të përmbajë një plan që përfshin, ndër të tjera, procedurat të cilat duhet të ndiqen, orarin dhe periudhat kohore për ndërmarrjen e aktiviteteve të shpërbërjes vullnetare, si dhe procedurat për shpërndarjen ndaj aksionarëve të aseteve të mbetura të Shoqërisë Aksionare pas përmbushjes së kërkesave të kreditorëve. 5. Njoftimi me shkrim së bashku me propozimin duhet t’u dërgohet të gjithë aksionarëve që kanë të drejtë pjesëmarrje dhe vote në kuvend. 6. Propozimi miratohet me votën pohuese të së paku dy të tretave të aksioneve që kanë të drejtë vote për propozimin për shpërbërje vullnetare ose inicimin e procedurës së falimentimit. Propozimi konsiderohet i miratuar nëse në favor të tij votojnë të paktën dy të tretat e aksioneve që kanë të drejtë vote në këtë propozim si dhe dy të tretat (2/3) e aksioneve në secilin grup të aksioneve që ka të drejtë të votimit grupor për propozimin e shpërbërjes vullnetare ose inicimin e procedurës së falimentimit. 7. Statuti i Shoqërisë Aksionare mund ta zëvendësojë votimin me dy të tretat (2/3) i cili kërkohet sipas paragrafit 6 të këtij neni, duke përcaktuar çfarëdo metode të votimit që e tejkalon dy të tretat (2/3) e votave të aksioneve që kanë të drejtë vote në çështje dhe jo më pak se dy të tretat (2/3) e aksioneve të secilit grup votues që ka të drejtë në votim grupor mbi propozimin. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 134 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE - 211 Verify source ↗
Neni 211
AI-assisted research summary: After voluntary dissolution starts, the share company may continue to exist but may only do liquidation and winding-up activities.
Neni 211 Vazhdimi i Veprimtarisë Ekonomike pas Inicimit të Shpërbërjes Vullnetare 1. Pas shfaqjes së rrethanave ose vendimit për shpërbërje vullnetare sipas nën-paragrafëve 1.1 ose 1.2 të paragrafit 1 të nenit 210 të këtij ligji, Shoqëria Aksionare vazhdon ekzistencën njëlloj si më parë, por nuk mund të ushtrojë veprimtari ekonomike përveç atyre të nevojshme për shpërbërjen vullnetare dhe përmbylljen e veprimtarisë, të cilat përfshijnë 1.1. mbledhjen e të hollave ose aseteve që palë të ndryshme i’a kanë borxh Shoqërisë Aksionare; 1.2. pagimin ose aranzhimin për plotësimin e kërkesave të kreditorëve; 1.3. shitjen pas përmbushjes së nën-paragrafit 1.2 të këtij neni, të aseteve jo-monetare të Shoqërisë Aksionare; dhe 1.4. shpërndarjen e aseteve të mbetura pas shitjes dhe përmbushjes së kërkesave të kreditorëve. Këto aktivitete ushtrohen nga drejtorët menaxhues të Shoqërisë Aksionare, përveç nëse Shoqëria Aksionare emëron një profesionist të kualifikuar, coftë person fizik ose juridik, për ushtrimin e këtyre aktiviteteve të cilët paguhen nga asetet monetare të Shoqërisë Aksionare dhe pagesa e të cilëve trajtohet si shpenzim administrativ sipas përcaktimeve në ligjin në fuqi për falimentimin. - 212 Verify source ↗
Neni 212
AI-assisted research summary: A joint-stock company must notify ARBK of a voluntary dissolution, wait before selling or distributing assets, and disclose the notice and asset/creditor information to shareholders, creditors, and the public.
Neni 212 Njoftimi i Shpërbërjes Vullnetare 1.Më së largu brenda pesë (5) ditëve të punës nga shfaqja e rrethanave ose vendimit për shpërbërje vullnetare, Shoqëria Aksionare duhet të dorëzojë në ARBK “Njoftimin për Shpërbërjen Vullnetare” sipas këtij neni. Shoqëria Aksionare nuk duhet të shesë ose shpërndajë cilëndo nga asetet e saj së paku tridhjetë (30) ditë nga dorëzimi i njoftimit në ARBK. Shitjet ose shpërndarjet e hershme mund të deklarohen të pavlefshme dhe nule nga gjykata në bazë të kërkesës së një kreditori të papaguar. 2. Njoftimi i Shpërbërjes Vullnetare përcakton, në njërën nga gjuhët zyrtare: 2.1. se Shoqëria Aksionare ka vendosur ta përmbyllë veprimtarinë e saj ekonomike dhe t’i shpërndajë asetet e saj; 2.2. datën e shfaqjes së rrethanave ose vendimit për shpërbërje vullnetare; 2.3. adresën për paraqitjen e kërkesave të kreditorëve; 2.4. datën ose datat në të cilat Shoqëria Aksionare planifikon ta fillojë shitjen dhe shpërndarjen e aseteve siç përcaktohet në këtë ligj, data këto që mund të caktohen jo më pak se tridhjetë (30) ditë, por jo më shumë se nëntëdhjetë (90) ditë nga koha e dorëzimit të Njoftimit për Shpërbërjen Vullnetare në ARBK; dhe 2.5. kohën dhe vendin në të cilën do të bëhet shitja ose shpërndarja e aseteve të Shoqërisë Aksionare. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 135 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 3.Brenda tri (3) ditëve të punës pas dorëzimit në ARBK të Njoftimit për Shpërbërje Vullnetare, Shoqëria Aksionare duhet të u’a dërgojë një kopje të këtij njoftimi të gjithë aksionarëve dhe kreditorëve të njohur të Shoqërisë Aksionare dhe Shoqëria Aksionare i lejon secilit kreditor të siguruar që të marrë në posedim asetet në të cilat kreditori ka interes të siguruar. Nëse Shoqëria Aksionare posedon asete në të cilat një kreditor i siguruar ka interes të siguruar, Shoqëria Aksionare i’a dorëzon asetet palës së siguruar. Kreditori i siguruar e shet ose disponon me asetet sipas ligjit të aplikueshëm. Nëse shitja ose disponimi me pasurinë prodhon tepricë të hyrash, kreditori i siguruar duhet t’ia kthejë këtë tepricë Shoqërisë Aksionare. “Teprica e të hyrave” nënkupton tepricën e cila e ka kaluar: 3.1. shumën e nevojshme për pagimin e borxheve të siguruara; dhe 3.2. shumat e tjera që kreditori lejohet me ligj ti mbajë si kamata dhe/ose kompensim për shpenzimet e bëra gjatë marrjes në psedim ose shitjes apo disponimit me pasurinë në fjalë. 4. Brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh pas shfaqjes së rrethanave ose vendimit për shpërbërje vullnetar, Shoqëria Aksionare duhet: 4.1. të kompletojë një pasqyrë të librave dhe arkivës; 4.2. të përpilojë një inventar të të gjitha aseteve dhe një listë të të gjitha borxheve të njohura të saj; 4.3. të vej inventarin dhe listën e lartë përmendur në dispozicion për inspektim dhe shqyrtim nga publiku së paku tetë (8) orë në ditë gjatë pesë (5) ditëve të punës menjëherë pas datës së përcaktuar në Njoftimin për Shpërbërjen e Shoqërisë Aksionare për shitjen e aseteve të Shoqërisë Aksionare. Përveç nëse në ndonjë ligji në fuqi kërkohet shitja publike dhe/ose ndonjë metodë e caktuar e shitjes, shitja mund të bëhet në mënyrë publike ose private dhe mundtë bëhet në të gjitha mënyrat që janë të arsyeshme nga aspekti afarist. 5. Jo më shumë se tridhjetë (30) ditë nga dorëzimi në ARBK i Njoftimit për Shpërbërjen Vullnetare, Shoqëria Aksionare duhet të publikojë në një gazetë me tirazh të madh në Kosovë, në gjuhët zyrtare të Kosovës, një shpallje në madhësi jo më të vogël se një e teta (1/8) e faqes që paraqet: 5.1. emrin zyrtar e Shoqërisë Aksionare dhe Emrat Tregtar të shfrytëzuar nga Shoqëria Aksionare; 5.2. Numrin Unik Identifikues pas krijimit të tij; 5.3. informata në lidhje me vendin dhe kohën ku do të bëhet shitja publike e aseteve dhe/ose informata në lidhje me vendin dhe kohën e shitjes private të cilitdo aset të Shoqërisë Aksionare; 5.4. informata në lidhje me kohën dhe vendin ku dhe kur do të vihet në dispozicion për shqyrtim nga publiku inventari i aseteve të Shoqërisë Aksionare dhe lista e borxheve, dhe 5.5.informata në lidhje me procedurat të cilat duhet të zhvillohen nga kreditorët ose palët e interesuara për paraqitjen e kërkesave me afatin e fundit për paraqitjen e tyre. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 136 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 6. Shoqëria Aksionare nuk mund ta shtyjë datën e shitjes publike e cila është shpallur sipas paragrafit 5 të këtij neni. 7. Shoqëria Aksionare nuk duhet të paguajë kërkesat që nuk janë të përfshira në listën e borxheve. Shoqëria Aksionare duhet të vlerësojë vlefshmërinë e të gjitha kërkesave para përfshirjes së kërkesave në listën e borxheve. Paraqitësit e kërkesave të cilët mendojnë se kërkesa e tyre është dëmtuar për shkak të refuzimit të Shoqërisë Aksionare për ta përfshirë kërkesën në listën e borxheve mund ta kontestojnë këtë refuzim në gjykatë. - 213 Verify source ↗
Neni 213
AI-assisted research summary: During voluntary dissolution, a joint stock company’s assets are paid and/or distributed according to the priorities set by the applicable bankruptcy law.
Neni 213 Prioritetet në Shpërndarjen e Aseteve gjatë Shpërbërjes Vullnetare Gjatë shpërbërjes vullnetare, asetet e Shoqërisë Aksionare do të paguhen dhe/ose shpërndahen sipas prioriteteve të përcaktuara në ligjin në fuqi për falimentim. - 214 Verify source ↗
Neni 214
AI-assisted research summary: A revoked voluntary-dissolution notice may be withdrawn by an authorized representative or proxy representative within 90 days of filing the original notice, and the revocation must be signed and filed with ARBK.
Neni 214 Revokimi i Njoftimit për Shpërbërje Vullnetare 1. Përfaqësuesi i Autorizuarose Përfaqësuesi me Prokurë mund ta revokojë Njoftimin e Shpërbërjes Vullnetare brenda afatit prej nëntëdhjetë (90) ditësh nga dita e dorëzimit të Njoftimit për Shpërbërjen Vullnetare. 2. Ky revokim duhet të autorizohet në të njëjtën mënyrë sikurse edhe Njoftimi për Shpërbërje Vullnetare. 3. Për hyrjen në fuqi të këtij revokimi, një përfaqësues i autorizuar ose Përfaqësuesi me Prokurë duhet të nënshkruajë dhe të dorëzojë në ARBK Njoftimin për Revokimin e Shpërbërjes Vullnetare. 4. Njoftimi për Revokim e Shpërbërjes Vullnetare përfshin: 4.1. emrin zyrtar dhe emrin tregtar të Shoqërisë Aksionare dhe Numrin Unik të Identifikimit, 4.2. datën e hyrjes në fuqi të Njoftimit për Shpërbërje Vullnetare që tani po revokohet; 4.3. datën kur është autorizuar revokimi; 4.4. një deklaratë që identifikon personin ose personat që e kanë autorizuar revokimin dhe parashtron autorizimin dhe bazën juridike për ndërmarrjen e veprimeve nga këta persona; 5. Njoftimi për Revokimin e Shpërbërjes Vullnetare hyn në fuqi në datën e dorëzimit në ARBK dhe prodhon pasoja juridike vetëm në rastet kur nuk janë ndërmarre veprime në lidhje me shitjen e aseteve dhe pagesën e kërkesave të kreditorëve pas dorëzimit të Njoftimit për Shpërbërjen Vullnetare. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 137 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE - 215 Verify source ↗
Neni 215
AI-assisted research summary: Creditors’ claims against a voluntarily dissolved joint stock company may be enforced first against the company’s undistributed assets, and if all assets have been distributed, against shareholders only up to the lower of their pro rata shares or the assets they received.
Neni 215 Ekzekutimi i Kërkesave të Kreditorëve Ndaj Shoqërisë Aksionare që i është Nënshtruar Shpërbërjes Vullnetare 1.Kërkesat e kreditorëve ndaj një Shoqërie Aksionare që i është nënshtruar shpërbërjes vullnetare mund të ekzekutohen: 1.1. ndaj Shoqërisë Aksionare që i është nënshtruar shpërbërjes vullnetare, deri në atë masë sa asetet e saj nuk i janë shpërndarë aksionarëve; ose 1.2. nëse të gjitha asetet u janë shpërndarë Aksionarëve gjatë procedurës së shpërbërjes vullnetare, ndaj cilitdo Aksionar, deri në shumën e aksioneve të tij pro- rata ose aseteve që i janë shpërndarë atij gjatë shpërbërjes vullnetare, cilado të jetë më e vogël. Detyrimet e përgjithshme të Aksionarit për të gjitha kërkesat e kreditorëve sipas këtij neni, nuk mund ta tejkalojnë shumën e përgjithshme të aseteve të Shoqërisë Aksionare që i janë shpërndarë atij. PJESA E TETË BASHKIMI DHE NDARJA E KORPORATAVE KAPITULLI I BASHKIMI I SHOQËRIVE ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR - 216 Verify source ↗
Neni 216
AI-assisted research summary: LLCs may merge into one LLC, and the managing directors sign a merger agreement that must include specified terms.
Neni 216 Bashkimi i Shoqërive me Përgjegjësi të Kufizuar 1. Një apo më shumë Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar mund të bashkohen në një Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar të themeluar sipas këtij ligji. 2. Për këtë qëllim, “bashkimi” do të thotë transaksion në të cilin një apo më shumë Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar: 2.1. bashkohen dhe bartin të gjitha asetet dhe detyrimet e tyre tek njëra prej tyre; ose 2.2. bashkohen dhe bartin të gjitha asetet dhe detyrimet e tyre në një Shoqëri të re me Përgjegjësi të Kufizuar të themeluar në pajtim me këtë ligj, si dhe sipas kushteve të përcaktuara në nenin 220 të këtij ligji. 3. Për t’u bashkuar, Drejtori(ët) menaxhues të cilët kanë të drejtë të përfaqësojnë Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar lidhin Marrëveshje Bashkimi. Të drejtat dhe detyrimet sipas Marrëveshjes së Bashkimit lindin pas miratimit të marrëveshjes në pajtim me procedurën e përcaktuar me nenin 218 të këtij ligji. 4. Marrëveshja e bashkimit duhet të përmbajë: 4.1. Emrin zyrtar, si dhe Emrat Tregtarë, nëse ka, si dhe adresat e regjistruara të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 138 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE Shoqërive me Përgjegjësi të Kufizuar; 4.2. marrëveshjen për bartjen e të gjitha aseteve të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar që përvetësohet tek Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar përvetësuese në këmbim me bartjen e aksioneve të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar përvetësuese; 4.3. norma e këmbimit të aksioneve për Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar dhe shumën e pagesave shtesë nëse bëhen pagesa shtesë; 4.4. kushtet dhe afatet e bartjes së aksioneve të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar përvetësuese; 4.5 datën në të cilën aksionet e bartura krijojnë të drejtën në ndarjen e profitit në Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar përvetësuese si dhe kushtet e posaçme që ndikojnë në këtë të drejtë; 4.6. të drejtat të cilat Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar përvetësuese do t’i japë Aksionarëve të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar që përvetësohet; 4.7. pasojat e bashkimit për punëtorët e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar që përvetësohet; 4.8. data në të cilën transaksionet e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar që përvetësohet do të konsiderohet të jetë marrë përsipër nga Shoqëria Përgjegjësi të Kufizuar përvetësuese (data e bilancit të gjendjes së bashkimit); 4.9. kompensimi që i paguhet auditorit që auditon marrëveshjen e bashkimit, këshilltarëve të tjerë dhe konsulentëve si dhe përparësitë që fitojnë, në lidhje me bashkimin, Drejtorin(ët) Menaxhues ose Aksionarët me të drejtë përfaqësimi të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar. 5. Shuma e pagesave shtesë e përcaktuar me marrëveshjen e bashkimit që duhen paguar nga Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar përvetësuese për Aksionarë te Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar që përvetësohet, të cilat nuk mund të tejkalojë një të dhjetën e shumës së vlerave nominale apo vlerës së përgjithshme të aksioneve të këmbyera. 6. Nëse të gjitha aksionet e një Shoqërie me Përgjegjësi të Kufizuar që përvetësohet mbahen nga Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar përvetësuese, marrëveshja e bashkimit nuk ka nevojë të japë informatat e përcaktuara me paragrafin 4.2.- 4.4 të këtij neni. - 217 Verify source ↗
Neni 217
AI-assisted research summary: A merger plan must include specified company details, merger terms, conversion details, and the full text of the surviving company’s articles if a merger is planned.
Neni 217 Përmbajtja e Planit të Bashkimit 1. Plani i bashkimit përmban: 1.1. Emrin zyrtar, si dhe Emrat Tregtarë, nëse ka, si dhe adresat e regjistruara dhe Numrin Unik të Identifikimit të secilës Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar që përfshihet në bashkimin e propozuar; 1.2. Emrin zyrtar, si dhe Emrin Tregtar, nëse ka, si dhe adresën e regjistruar të Shoqërisë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 139 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE me Përgjegjësi të Kufizuar, që propozohet të mbijetojë, brenda të cilës Shoqëritë tjera me Përgjegjësi të Kufizuar bashkohen (fuzionohen); 1.3. kushtet materiale të bashkimit të propozuar, 1.4. për çdo Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar të bashkuar përveç Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar përvetësuese: një përshkrim të hollësishëm të mënyrës dhe bazës që propozohet të përdoret për konvertimin e Aksioneve të kësaj Shoqërie me Përgjegjësi të Kufizuar në të cilën bashkohen, në: 1.4.1. para; 1.4.2. pasuri të tjera, si dhe/ose 1.4.3. Aksionet dhe/ose letrat me vlerë, borxhet dhe detyrimet tjera të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar që mbijeton ose të ndonjërit Aksionar të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar mbijuetuese; 1.5. i gjithë teksti i Statutit të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar ose Statutit të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar mbijetuese që do të krijohet pas këtij bashkimi. 2. Nëse Shoqëria Aksionare është palë në bashkim, atëherë duhen plotësuar edhe kërkesat e përcaktuara me nenet 222-224 të këtij ligji. - 218 Verify source ↗
Neni 218
AI-assisted research summary: This article sets approval and review rules for a merger plan and merger agreement.
Neni 218 Kushtet për miratimin e Planit të Bashkimit 1. Të drejtat dhe detyrimet krijohen nga marrëveshja e bashkimit nëse marrëveshja e bashkimit miratohet së bashku me Planin e Bashkimit nga të gjitha Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar në bashkim. Miratimi i Marrëveshjes së Bashkimit do të përfshijë aprovimin e draftit të kushteve të bashkimit si dhe çfarëdo ndryshimi në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar përvetësuese që është i nevojshëm për bashkim. 2. Aksionarët duhet t’u jepet mundësia e shqyrtimit të Marrëveshjes së Bashkimit dhe Planit të Bashkimit së paku dy (2) javë para vendosjes për miratimin e Marrëveshjes së Bashkimit përveç nëse parashihet ndryshe me ligj. Aksionari mund të kërkojë kopjen e Marrëveshjes së Bashkimit ose Planit të Bashkimit. 3. Në rastin e një Shoqërie me Përgjegjësi të Kufizuar që është palë e bashkimit, plani i bashkimit duhet miratuar: 3.1. nga të gjithë Aksionarët e saj siç kërkohet nga paragrafi 2 i nenit 105 të këtij ligji, ose 3.2. nga çfarëdo numër apo përqindje më e ulët e Aksionarëve të saj që kërkohet me dispozitën e Statutit të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, nëse ajo dispozitë është në përputhje me paragrafin 3 të nenit 105 të këtij ligji. 4. Në rast të një Shoqërie Aksionare, plani i bashkimit duhet të miratohet sipas nenit 222 të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 140 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE - 219 Verify source ↗
Neni 219
AI-assisted research summary: After a merger, the parties must file the merger agreement and plan with ARBK, and the surviving company must publish merger notice and protect creditor claims.
Neni 219 Regjistrimi dhe Data në të cilën Bashkimi hyn në fuqi 1. Pas përfundimit të bashkimit, të gjitha palët në bashkim duhet të dorëzojnë marrëveshjen e bashkimit dhe Planin e Bashkimit në ARBK në pajtim me nenin 44 të këtij ligji. ARBK regjistron marrëveshjen e bashkimit dhe planin e bashkimit, nëse janë në përputhje me kërkesat e neneve 216 - 217 të këtij ligji. Marrëveshja e bashkimit dhe plani i bashkimit duhet të publikohet sipas nenit 22 të këtij ligji. 2. Bashkimi hyn në fuqi menjëherë pas publikimit nga ARBK-ja në pajtim me paragrafin 2 të nenit 44 dhe nenit 22 të këtij ligji. 3.Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar në bashkim janë rreptësisht të obliguara të sigurojnë, para përfundimit të bashkimit, se të gjitha kushtet e aplikueshme ligjore janë përmbushur dhe të sigurojnë të gjitha miratimet që kërkohen me ligje apo akte nënligjore. 4. Çdo Aksionar ose kreditor që beson se bashkimi ka shkelur të drejtat e tij/saj mund të kërkojë nga Gjykata kompetente: 4.1. kompensimin për dëmet dhe/ose 4.2. nëse veçanërisht kërkohet me ligj, anulimi i bashkimit. 5. Regjistrimi i marrëveshjes së bashkimit nuk përbën vendim nga ARBK-ja që bashkimi i përmbush çfarëdo kërkese apo dispozite të ligjeve të tjera. Çdo autoritet publik që ka arsye të ligjshme të besojë që bashkimi shkel kërkesat e përcaktuara me ligj për të cilin autoriteti publik është kryesisht përgjegjës për zbatimin e tij, mund të kërkojë në Gjykatën kompetente, në bazë të atij ligji: 5.1. gjobë për Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar në bashkim apo Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar mbijetuese, dhe/ose 5.2. shpalljen e bashkimit si të pavlefshëm. 6. Menjëherë pasi të jetë regjistruar bashkimi nga ARBK-ja, Korporata e mbijetuar duhet të publikojë njoftimin e bashkimit për kreditorët e Shoqërive me Përgjegjësi të Kufizuar të bashkuara në gazetë ditore kombëtare, duke i informuar ata për mundësinë e dorëzimit, brenda gjashtë muajsh pas publikimit të njoftimit, të kërkesave të tyre në Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar mbijetuese në mënyrë që ata të marrin letrën me vlerë. 7. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar e mbijetuar duhet të sigurojë kërkesat e parashtruara nga kreditorët e Shoqërive me Përgjegjësi të Kufizuar të bashkuara brenda gjashtë muajsh pas publikimit të njoftimit të përcaktuar me paragrafin 6 të këtij neni nëse kreditorët nuk kanë mundësi të kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre dhe vërtetojnë se bashkimi mund të rrezikojë realizimin e kërkesave të tyre. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 141 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE - 220 Verify source ↗
Neni 220
AI-assisted research summary: When a merger takes effect, the merging LLCs become one surviving LLC, the others end, the survivor takes their rights and assets, and the surviving LLC is liable for their obligations.
Neni 220 Pasojat e Bashkimit 1. Pas hyrjes së bashkimit në fuqi, sipas paragrafit 2 të nenit 121 të këtij ligji: 1.1. Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar që janë palë në bashkim do të transformohen në një Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar të vetme që do të emërohet në planin e bashkimit si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar e mbijetuar, dhe ekzistenca ligjore e ndarë e të gjitha Shoqërive me Përgjegjësi të Kufizuar të tjera –përveç Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar së mbijetuar –do të përfundojë; 1.2. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar e mbijetuar është përgjegjëse për të gjitha detyrimet, të secilit lloj, të secilës Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar në bashkim; 1.3. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar e mbijetuar do të kenë të gjitha të drejtat dhe interesat në të gjitha asetet, të çfarëdo lloji, të secilës Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar në bashkim; 1.4. të gjitha kontestet dhe kërkesat ndaj cilësdo Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar që ka qenë palë në bashkim, ekzistenca e të cilave është ndërprerë pas bashkimit, do të vazhdojnë ndaj Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar të mbijetuar; Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar e mbijetuar – sipas ligjit – i zëvendëson të gjitha Shoqëritë e tjera me Përgjegjësi të Kufizuar të bashkuara, ekzistenca e të cilave është përfunduar nga bashkimi; 1.5. Statuti i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar së mbijetuar do të jetë Statuti i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar së mbijetuar që është përcaktuar në planin e bashkimit; 1.6. Aksionet e secilës Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar në bashkim të cilat kërkohen me planin e bashkimit të konvertohen në Aksione dhe/ose letra me vlerë apo borxhe apo detyrime të tjera të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar së mbijetuar duhen konvertuar; 1.7. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar në bashkim konsiderohet të jetë shpërbërë që nga regjistrimi i bashkimit në ARBK. ARBK-ja duhet të shlyejë Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar në bashkim nga Regjistri. KAPITULLI II BASHKIMI I SHOQËRIVE AKSIONARE - 221 Verify source ↗
Neni 221
AI-assisted research summary: This article defines a merger as a transaction where one joint stock company transfers all assets and liabilities to another joint stock company.
Neni 221 Përkufizimi i Bashkimit 1. Për qëllime të këtij ligji, “bashkim” do të thotë një transaksion në të cilin një Shoqëri Aksionare në bashkim i transferon të gjitha asetet dhe përgjegjësitë e saj një Shoqëri tjetër Aksionare. Shoqëria Aksionare përvetësuese mund të jetë një Shoqëri Aksionare ekzistuese ose një Shoqëri Aksionare e re e cila është themeluar me qëllim të pranimit të këtyre aseteve dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 142 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE përgjegjësive. Në transaksione të këtilla: 1.1. Shoqëria Aksionare në bashkim shpërbëhet; 1.2. vetëm Shoqëria Aksionare përfituese i mbijeton këtij transaksioni; dhe 1.3. aksionaret e Shoqërisë Aksionare në bashkim i dorëzojnë aksionet e tyre të Shoqërisë Aksionare në bashkim dhe në këmbim marrin aksione apo interesa të tjera pronësore në Shoqërinë Aksionare përvetësuese dhe/ose pagesa në para të gatshme. - 222 Verify source ↗
Neni 222
AI-assisted research summary: Article 222 sets out the procedure for merging joint-stock companies, including draft merger documents, shareholder approval, notice, creditor protections, and limits on completion before court decisions.
Neni 222 Procedurat e Bashkimit 1. Dy ose me shumë Shoqëri Aksionare mund të ndërmarrin dhe përfundojnë një bashkim si vijon: 1.1. Drejtorët Menaxhues të Shoqërive Aksionare lidhin Marrëveshjen e Bashkimit e cila hyn në fuqi pas miratimit të marrëveshjes nga Aksionarët e Shoqërive Aksionare, dhe do të përmbajë: 1.1.1. emri zyrtar, si dhe Emrat Tregtar nëse ka, si dhe adresa e regjistruar e Shoqërive Aksionare; 1.1.2. marrëveshjen për bartjen e të gjitha aseteve të Shoqërive Aksionare që përvetësohet te Shoqëria Aksionare përvetësuese në këmbim të bartjes së aksioneve të Shoqërisë Aksionare përvetësuese; 1.1.3. norma e këmbimit të Aksioneve për Shoqëritë Aksionare dhe shuma e pagesave shtesë nëse bëhen pagesa shtesë; 1.1.4. kushtet dhe afatet e bartjes së aksioneve të Shoqërisë Aksionare përvetësuese; 1.1.5. datën në të cilën aksionet e bartura krijojnë të drejtën në ndarjen e profitit në Shoqërinë Aksionare përvetësuese si dhe kushtet e posaçme që ndikojnë në këtë të drejtë; 1.1.6. të drejtat të cilat Shoqëria Aksionare përvetësuese do t’i japë Aksionarëve të Shoqërisë Aksionare që përvetësohet; 1.1.7. pasojat e bashkimit për punëtorët e Shoqërisë Aksionare që përvetësohet; 1.1.8. data në të cilën transaksionet e Shoqërisë Aksionare që përvetësohet konsiderohet të jenë marrë përsipër nga Shoqëria Aksionare përvetësuese (data e bilancit të gjendjes së bashkimit); 1.1.9. kompensimi që i paguhet auditorit që auditon marrëveshjen e bashkimit, këshilltarëve të tjerë dhe konsulentëve si dhe përparësitë të cilat i jepen, në lidhje me bashkimin, Drejtorëve dhe Bordit të Drejtorëve të Shoqërisë aksionare. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 143 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 1.2. Drejtorët dhe zyrtarët duhet të hartojnë, ndërsa Bordet e Drejtorëve të secilës Shoqëri Aksionare të miratojnë planin e bashkimit, që përmbush kërkesat e nenit 224 të këtij ligji, si dhe urdhëron që plani t’i dorëzohet Kuvendit të Aksionarëve të secilës Shoqëri Aksionare, që mund të bëhet në kuvendin vjetor ose në atë të jashtëzakonshëm. 1.3. secila Shoqëri Aksionare duhet t’i japë një njoftim me shkrim Aksionarëve të cilët kanë të drejtë të votojnë për plan së paku një muaj para mbajtjes së kuvendit të aksionarëve, duke theksuar se qëllimi i kuvendit është shqyrtimi i planit për bashkim. Njoftimi duhet të përfshijë dokumentet në vijim të cilat do të jenë të gatshme për shqyrtim dhe kopjim në adresën e regjistruar të secilës Shoqëri Aksionare: 1.3.1. një kopje së bashku me një shpjegim të planit të bashkimit i cili i përcakton bazat juridike dhe ekonomike të bashkimit dhe çfarëdo norme të aplikueshme të këmbimit të aksioneve; 1.3.2. një raport të detajuar me shkrim nga Bordi i Drejtorëve për planin, i cili përcakton bazat juridike dhe ekonomike të planit dhe afatet e bashkimit dhe në veçanti normën e këmbimit të aksioneve duke përfshirë çfarëdo rekomandimi të bordit të drejtorëve, dhe arsyet për rekomandimin e tillë; 1.3.3. një kopje të një opinioni nga një këshilltar i pavarur financiar për bashkimin sipas nenit 223 të këtij ligji; 1.3.4. raportet financiare vjetore të të gjitha Shoqërive Aksionare pjesëmarrëse për tre (3) vitet e kaluara duke përfshirë çfarëdo raporti të auditorit; 1.3.5. nëse deklarata e fundit financiare përmban informata për një periudhë e cila ka përfunduara më shumë se gjashtë (6) muaj para datës kur plani do t’i dorëzohet kuvendit të aksionarëve, atëherë një marrëveshjeje e veçantë e kontabilitetit e përgatitur nga një kontabilist ose auditor i licencuar në pajtim me standardet e aplikueshme të kontabilitetit do të përgatitet dhe vendoset në dispozicion për shqyrtim dhe kopjim në adresën e regjistruar të secilës Shoqëri Aksionare. Kjo marrëveshjeje e veçantë e kontabilitetit duhet të pasqyrojnë gjendjen financiare të secilës Shoqëri Aksionare jo më shumë se tre (3) muaj para datës në të cilën plani i dorëzohet kuvendit të aksionarëve; me kusht që: 1.3.5.1. kërkesat e këtij nën-paragrafi nuk vlejnë për Shoqërinë Aksionare të re e cila është krijuar si Shoqëri Aksionare mbijetuese në bashkim; dhe 1.3.5.2. në rast të kësaj marrëveshjeje të veçantë të kontabilitetit, nuk do të kërkohet asnjë inventarizim fizik shtesë i aseteve pasi që pasqyra e fundit vjetore dhe vlerësimi në gjendjen e bilancit duhet vetëm të përshtatet që të reflektojë të hyra në pasqyrën financiare, përveç se zhvlerësimet e brendshme dhe dispozitat e kontabilitetit dhe ndryshimet materiale të vlerës duhet të merren parasysh; 1.3.6. kopja e statutit të ri të propozuar dhe rregulloreve të Shoqërisë Aksionare përvetësuse; dhe 1.3.7. një deklaratë mbi të drejtat e aksionarëve për të kundërshtuar bashkimin si dhe vlerësimin e kërkuar sipas nenit 204 të këtij ligji; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 144 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 1.3.8. një kopje e marrëveshjes së bashkimit e lidhur sipas paragrafit 1.1 të këtij neni. 1.4. në kuvendin e aksionarëve të secilës Shoqëri Aksionare, plani miratohet dhe pranohet me votën pohuese të së paku dy të tretave (2/3) të votave të aksioneve që kanë të drejtë vote për planin në kuvend, përveç nëse ndonjë lloj ose kategori e veçantë e aksioneve ka të drejtë në votim grupor, bashkimi i propozuar miratohet vetëm nëse bëhet me votimin e dy të tretave (2/3) të votave të aksioneve të secilit grup që ka të drejtë votimi grupor; me kusht që, nëse Statuti i Shoqërisë Aksionare kërkon një shumicë më të madhe se dy të tretat (2/3) për miratimin e bashkimit, atëherë shumica e kërkuar sipas Statutit do të aplikohet. 1.5. votimi grupor në Shoqëri Aksionare është i nevojshëm nëse përcaktohet me statutin e Shoqërisë Aksionare ose nëse plani përmban një dispozitë e cila, nëse përfshihet në një ndryshim të propozuar të statutit të Shoqërisë Aksionare, do të kërkonte votimin e ndarë të atij grupi sipas nenit 199 të këtij ligji; 1.6. miratimi dhe shpallja e planit nga kuvendi i aksionarëve, të secilës Shoqëri Aksionare që është palë në bashkim, përveç Shoqërisë Aksionare të re që është krijuar për të qenë Shoqëria Aksionare mbijetuese në bashkim, është e nevojshme për përfundimin e bashkimit. 2. Asnjë aksion, para të gatshme ose kompensim tjetër nuk do të jepet në shkëmbim të ndonjë aksioni në Shoqërinë Aksionare në bashkim të cilat mbahen ose nga Shoqëria Aksionare përvetësuese ose nga Shoqëria Aksionare në bashkim ose nga një person ose Shoqëri Tregtare e cila vepron në emër të Shoqërisë Aksionare përvetësuese ose të Shoqërisë Aksionare në bashkim. 3. Bartësit e letrave me vlerë që nuk janë aksione, të cilat përmbajnë të drejta të posaçme, duhet të përfitojnë të drejta në Shoqërinë Aksionare përvetësuese së paku në masë ekuivalente me ato që kanë poseduar në Shoqërinë Aksionare që është përvetësuar, përveç nëse mbledhja e asaj kategorie, siç përcaktohet më lart tek paragrafi 1 i këtij neni, miraton ndryshimin, ose ata kanë të drejtë të riblejnë aksionet e tyre nga Shoqëria Aksionare sipas nenit 204 të këtij ligji. 4. Bashkimi duhet të publikohet të paktën tridhjetë (30) ditë përpara, dy herë brenda javës, në të paktën një gazetë me tirazh të madh në Kosovë në mënyrë që të njoftohen të gjithë personat, duke përfshirë kreditorët kërkesat e të cilëve i paraprijnë bashkimit të propozuar. Ky publikim mund të bëhet nga cilado Shoqëri Aksionare pjesëmarrëse në emër të Shoqërive Aksionare të tjera. 5. Kreditorët e përcaktuar në paragrafin 4 të këtij neni kanë të paktën njëzetenjë (21) ditë të aplikojnë te Shoqëria Aksionare për letra shtesë me vlerë apo të kundërshtojnë pakësimin e kapitalit apo ndikimin në letrat e tyre me vlerë. Nëse një kreditor vazhdon të jetë i pakënaqur me ndikimin e bashkimit në kërkesat apo letrat e tij me vlerë, ai/ajo mund të kërkojë nga gjykata kompensim të përshtatshëm për borxhin e tij brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e publikimit të njoftimit të parë për bashkimin. Gjykata mund të vendos që kompensimi i tillë nuk është i nevojshëm nëse konsideron se asetet e Shoqërisë Aksionare përvetësuese do të jenë të mjaftueshme për përmbushjen e kërkesave të kreditorit dhe borxheve të tjera të Shoqërisë Aksionare me kategori ekuivalente të letrave me vlerë. 6. Paragrafët 1 deri 4 të këtij neni që kanë të bëjnë me mbajtjen e kuvendit për miratimin e bashkimit dhe marrjen e opinionit nga një këshilltar i pavarur financiar sipas nenit 223 të këtij ligji nuk janë të aplikueshme nëse: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 145 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 6.1. të gjithë aksionarët pajtohen të heqin dorë nga këto kërkesa; apo 6.2. Shoqëria Aksionare përvetësuese veçse i posedon nëntëdhjetë përqind (90%) apo më shumë të aksioneve në Shoqërinë Aksionare në bashkim, me kusht që në çdo rast: 6.2.1. aksionarët që posedojnë aksione me të drejtë vote prej pesë përqind (5%) apo më shumë nga Shoqëria Aksionare përvetësuese kanë të drejtë që të kërkojnë mbajtjen e kuvendit për miratimin e bashkimit; dhe 6.2.2. aksionarët minoritarë në Shoqërinë Aksionare në bashkim duhet: 6.2.2.1. të kenë të drejtën të pranojnë vlerën e drejtë dhe të drejta të barasvlershme dhe kompensim në Shoqërinë Aksionare përvetësuese; 6.2.2.2. të kenë të drejtë të pranojnë njoftim mbi bashkimin dhe kushtet e bashkimit; 6.2.2.3. të kenë të drejtë të kërkojnë nga gjykata që të nxjerr një vendim mbi shumën dhe llojit e kompensimit, pas dorëzimit të një ankese brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e publikimit të njoftimit për bashkim; dhe 6.2.2.4. të kenë të drejtë të kërkojnë dhe të marrin opinionin e këshilltarit të pavarur financiar. 7. Nëse ankesa është dorëzuar sipas nën-paragrafit 6.2.2.3 të këtij neni, gjykata mund të kërkojë nga Shoqëria Aksionare përvetësuese që t’i paguajë shpenzimet ligjore dhe shpenzimet e tjera të ankuesit nëse gjykata vendos se kërkesa është e bazuar. 8. Në pritje të vendimit nga gjykata sipas paragrafit 5 ose 6 të këtij neni, bashkimi nuk mund të përfundoj dhe asnjë dokument për regjistrim ne lidhje me të nuk mund të paraqitet në ARBK. - 223 Verify source ↗
Neni 223
AI-assisted research summary: During merger review, the board of an incorporated company must obtain a written opinion from an independent professional financial adviser.
Neni 223 Mendimi i Pavarur Financiar 1. Gjatë shqyrtimit të bashkimit, bordi i drejtorëve të Shoqërisë Aksionare është i obliguar që të sigurojë një opinion me shkrim mbi bashkimin nga një këshilltar profesional i pavarur financiar. 2. Në opinionin sipas paragrafit 1 duhet të paraqitet opinioni i këshilltarit financiar mbi kushtet e planit dhe bashkimin si dhe posaçërisht të përmbajë analizën e këshilltarit mbi planin e bashkimit duke përfshirë edhe metodat për kompensimin e aksionarëve të Shoqërisë Aksionare në bashkim. Opinioni po ashtu duhet të përmbajë qëndrimin e këshilltarit financiar në lidhje me drejtësinë e bashkimit si dhe kompensimin i cili propozohet tu jepet aksionarëve të Shoqërisë Aksionare në bashkim, ku duhet të identifikohen edhe vështirësitë e vlerësimit dhe dallimet ndërmjet metodave të propozuara të vlerësimit si dhe mundësisht të përcaktohen metoda të tjera më adekuate për vlerësim. 3. Ky mendim duhet t’u dërgohet të gjithë aksionarëve së bashku me njoftimin për mbajtjen e kuvendit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 146 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 4. Opinioni i përgatitur sipas këtij neni e zëvendëson raportin e përcaktuar në nenin 140 të këtij ligji, i cili nuk ka nevojë të përgatitet për qëllime të bashkimit. - 224 Verify source ↗
Neni 224
AI-assisted research summary: The merger plan must include specified company, conversion, rights, timing, and related merger details.
Neni 224 Përmbajtja e obligueshme e Planit të Bashkimit 1. Plani i bashkimit duhet të përmbajë: 1.1. llojin e Shoqërisë Aksionare, emrin zyrtar dhe emrin tregtar nëse ka si dhe adresën e regjistruar të secilës Shoqëri Aksionare që është palë në bashkim dhe të Shoqërisë Aksionare mbijetuese në të cilën të gjitha Shoqëritë Aksionare në bashkim planifikojnë të shkrihen; 1.2. kushtet dhe rrethanat e bashkimit të propozuar, përfshirë një përmbledhje të ndonjë afati ligjor të caktuar nga një ekspert i pavarur; 1.3. mënyrën dhe bazën e konvertimit të aksioneve të secilës Shoqëri Aksionare që bashkohet, në para të gatshme ose pasuri tjetër, ose në aksione, letrat tjera me vlerë ose borxhe ose detyrimeve tjera të Shoqërisë Aksionare mbijetuese ose të cilitdo aksionar të Shoqërisë Aksionare mbijetuese, përfshirë detajet e raportit të këmbimit të aksioneve, kriteret dhe afatet që kanë të bëjnë me ndarjen e aksioneve në Shoqërinë Aksionare në bashkim dhe shuma e ndonjë pagese të gatshme dhe detajet e aksionit dhe drejtës së aksionit që do të blihet, përfshirë ndonjë kategori të veçantë; 1.4. teksti i plotë i statutit dhe rregulloreve të Shoqërisë Aksionare mbijetuese që do të jenë në fuqi menjëherë pas bashkimit; 1.5. datën në të cilën posedimi i aksioneve të pranuara me rastin e bashkimit u mundëson poseduesve që të marrin pjesë në ndarjen e fitimeve të Shoqërisë Aksionare të mbijetuar dhe të gjitha kushtet e veçanta që prekin këto të drejta; 1.6. data në të cilën transaksionet e secilës Shoqëri Aksionare tashmë jo-ekzistuese do të trajtohet për qëllime të kontabilitetit, si ato të Shoqërisë Aksionare mbijetuese; 1.7. të drejtat që janë bartur nga Shoqëria Aksionare mbijetuese në poseduesit e aksioneve të cilave u janë bashkangjitur të drejta të veçanta dhe poseduesve të letrave me vlerë përveç aksioneve, ose masave të propozuara në lidhje me to; 1.8. të gjitha përparësitë e veçanta ose privilegjet që u janë dhënë këshilltarëve të pavarur financiar ose drejtorëve apo zyrtarëve të cilësdo Shoqëri Aksionare në bashkim; 1.9. të gjitha dispozitat sipas të cilave mund të hiqet dorë nga bashkimi i propozuar para përfundimit të tij; 1.10. ndonjë rast në asete dhe përgjegjësi që është midis datës së përpilimit të bashkimit dhe datës së kuvendit të aksionarëve që vendos për bashkim; dhe 1.11. dispozita tjera lidhur me bashkimin, duke përfshirë por pa u kufizuar vetëm në dispozitën të mundshme që pagesa nuk do të bëhet për ndonjë nga aksionet e konvertuara përderisa ose pasi që bashkimi të hyjë në fuqi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 147 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE - 225 Verify source ↗
Neni 225
AI-assisted research summary: After a merger, the merger plan must be registered with ARBK, and the surviving joint stock company must publish a merger notice and, in some cases, secure creditor claims.
Neni 225 Regjistrimi dhe Hyrja në Fuqi e Bashkimit 1. Me përfundimin e bashkimit, palët në bashkim duhet t’i regjistrojnë planin e bashkimit në ARBK-së në pajtim me nenin 44 të këtij ligji. Bashkimi hyn në fuqi pas regjistrimit dhe publikimit të tij nga ARBK-ja në pajtim me Pjesën e Dytë. 2. Menjëherë pasi të jetë regjistruar bashkimi nga ARBK-ja, Shoqëria Aksionare e mbijetuar duhet të publikojë njoftimin për bashkim për kreditorët e Shoqërive Aksionare të bashkuara në gazetë ditore kombëtare, duke i informuar ata për mundësinë e dorëzimit, brenda gjashtë muajsh pas publikimit të njoftimit, të kërkesave të tyre ndaj Shoqërisë Aksionare të mbijetuar ashtu që të marrin letrat me vlerë. 3. Shoqëria Aksionare e mbijetuar duhet të sigurojë kërkesat e parashtruara nga kreditorët e Shoqërive Aksionare në bashkim brenda gjashtë (6) muajsh nga publikimi i njoftimit të specifikuar tek paragrafi3 i këtij neni nëse kreditorët nuk kanë mundësi të kërkojnë realizimin e kërkesave dhe vërtetojnë që bashkimi mund të rrezikojë realizimin e kërkesave. - 226 Verify source ↗
Neni 226
AI-assisted research summary: After the merger takes effect, the surviving acquiring company takes over the merged companies’ assets and liabilities, the other separate companies end, and converted security holders keep only the rights set out in the merger plan.
Neni 226 Pasojat e Bashkimit 1. Pas hyrjes në fuqi të bashkimit: 1.1. Shoqëritë Aksionare që janë palë në bashkim përfshihen në një Shoqëri Aksionare të vetme e cila do të jetë Shoqëria Aksionare mbijetuese e emëruar në plan, dhe ekzistimi i Shoqërive Aksionare të tjera të veçanta përveç Shoqërisë Aksionare mbijetuese do të përfundojë; 1.2. Shoqëria Aksionare përvetësuese do të marrë përsipër të gjitha asetet dhe detyrimet e çfarëdo lloji të Shoqërive Aksionare të cilat kanë qenë palë në bashkim dhe çfarëdo barre apo garancie tjetër që ka ezkistuar në lidhje me asetet e bartura nuk do të ndikohet nga bashkimi; 1.3. të gjitha kontestet ose kërkesat tjera ndaj Shoqërive Aksionare në bashkim mund të vazhdohen kundër Shoqërisë Aksionare përvetësuese, e cila zëvendëson në kontest apo kërkesë Shoqërinë Aksionare ekzistenca e të cilës është përfunduar; 1.4. statuti dhe rregulloret e Shoqërisë Aksionare përvetësuese do të jenë ato të përcaktuara në planin e bashkimit; dhe 1.5. aksionet e secilës Shoqëri Aksionare që ishte palë në bashkim që duhet të konvertohen në aksione, letra me vlerë ose borxhe ose detyrime tjera të Shoqërisë Aksionare përvetësuese do të konvertohen, dhe bartësit paraprak të këtyre aksioneve, letrave me lerë ose borxheve i posedojnë vetëm të drejtat e përcaktuara në planin e bashkimit. - 227 Verify source ↗
Neni 227
AI-assisted research summary: Bashkimi zakonisht nuk mund të kundërshtohet si i pavlefshëm, por aksionarët ose kreditorët e një shoqërie aksionare të përfshirë mund të ankohen në gjykatë brenda 6 muajve nga regjistrimi i bashkimit.
Neni 227 Anulimi i Bashkimit 1. Bashkimi nuk mund të kundërshtohet nga ndokush si i pavlefshëm; me kusht që, nëse GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 148 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE një aksionar ose kreditor i Shoqërisë Aksionare përvetësuese ose asaj në bashkim mund të paraqesë ankesë në gjykatë ku kontestohet vlefshmëria e bashkimit nëse kjo ankesë është dorëzuar në gjykatë jo më vonë se gjashtë (6) muaj pas datës së regjistruar të bashkimit. 2. Gjykata mund të anulojë bashkimin nëse përcakton se një vendim mbi bashkimin i marrë në kuvendin e aksionarëve nuk ka qenë i vlefshëm: 2.1.për shkak se është bazuar në informata të pavërteta të asaj natyre që po t’i dinin aksionarët nuk do të votonin në mënyrën që kanë votuar, dhe pasojat e shkaktuara nga këto informata të pavërtetave nuk mund të korrigjohen duke kërkuar nga palët përkatëse që të paguajnë dëmet monetare për aksionarët, ose 2.2. ka pasur të bëjë me një shkelje të cilën gjykata përcakton se ka pasur ndikim të ngjashëm negativ te aksionarët; ose 2.3 ka pasur të bëjë me një shkelje të papërmirësueshme të procedurës e cila ka ndikuar negativisht te kreditorët e Shoqërisë Aksionare në bashkim ose asaj përvetësuese e cila i ka mohuar një kreditori të drejtën të cilën e ka pasur për të ndërmarrë një veprim për parandalimin e hyrjes në fuqi të bashkimit. 3. Çdo anulim sipas nenit paraprak, do të publikohet në gazetë dhe të regjistrohet në ARBK. - 228 Verify source ↗
Neni 228
AI-assisted research summary: One or more joint stock companies may merge into one or more limited liability companies under this law, if each company meets the conditions in the referenced articles.
Neni 228 Bashkimi i Shoqërisë Aksionare me Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar Një ose më shumë Shoqëri Aksionare mund të bashkohen në një ose më shumë Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar të organizuara sipas këtij ligji, me kusht që të gjitha kushtet e parapara në nenet 221 deri 226 të këtij ligji, të plotësohen nga secila Shoqëri Aksionare dhe të gjitha kushtet e parapara në nenet 216 deri 220 të këtij ligji të plotësohen nga secila Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar. KAPITULLI III BASHKIMET NDËRKUFITARE TË KORPORATAVE - 229 Verify source ↗
Neni 229
AI-assisted research summary: A company registered in Kosovo may merge with a foreign-law company if an international agreement with Kosovo allows cross-border mergers and the foreign company meets the stated location conditions.
Neni 229 Bashkimi Ndërkufitar Korporata e regjistruar në Kosovë mund të bashkohet me një Korporatë tjetër të themeluar në bazë të ligjit të një vendi të huaj me të cilin Republika e Kosovës ka marrëveshje ndërkombëtare që përcakton të drejtën e tillë të bashkimit ndërkufitar të Korporatave, adresa e regjistruar e të cilave, lokacioni i Bordit të Drejtorëve dhe Drejtorëve Menaxhues, apo vendi kryesor i veprimtarisë së të cilave është në atë vend të huaj. - 230 Verify source ↗
Neni 230
AI-assisted research summary: Marrëveshja e bashkimit duhet të përmbajë disa të dhëna të caktuara, dhe statuti i Korporatës përvetësuese duhet të bashkëngjitet.
Neni 230 Marrëveshja e Bashkimit në Bashkim Ndërkufitar 1. Përveç dispozitave të nenit 216 apo nenit 222 të këtij ligji, marrëveshja e bashkimit duhet të përmbajë: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 149 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 1.1. lloji i Korporatës që përvetësohet dhe Korporatës përvetësuese; 1.2. në rastin e të drejtës për pranimin e ndarjes së fitimit, specifikat për realizimin e të drejtës së tillë; 1.3. informatat në lidhje me vlerësimin e aseteve që duhen transferuar tek Korporata përvetësuese; 1.4. data e pasqyrave financiare të shfrytëzuara për përcaktimin e kushteve dhe afateve për bashkim; 1.5. në rastet e përcaktuara me ligj, të dhënat në lidhje me pjesëmarrjen e punëtorëve në menaxhimin e Korporatës. 2. Nëse të gjitha aksionet që krijojnë të drejta votimi të Korporatës që përvetësohet i përkasin Korporatës përvetësuese, të dhënat e specifikuara në nën-paragrafët 1.1.1 – 1.1.4 të nenit 208 të këtij ligji si dhe nën-paragrafi1.2 i paragrafit 1 të këtij neni nuk kanë nevojë të përfshihen në marrëveshjen e bashkimit. 3. Statuti i Korporatës përvetësuese duhet gjithashtu të bashkëngjitet me marrëveshjen e bashkimit. 4. Shuma e pagesave shtesë të përcaktuara me marrëveshjen e bashkimit që duhen paguar nga Korporata përvetësuese për Aksionarët e Korporatës që përvetësohet mund të tejkalojë një të dhjetën (1/10) e shumës së vlerës nominale apo vlerës së përgjithshme të aksioneve të Korporatës përvetësuese nëse lejohet me ligjin e shtetit të huaj për Korporatën përvetësuese që merr pjesë në bashkimin ndërkufitar. 5. Paragrafët 2 dhe 3 të nenit 211 të këtij ligji vlejnë për publikimin e marrëveshjes së bashkimit. Njoftimi i publikuar në gazetën ditore kombëtare duhet të përmbajë si vijon: 5.1. lloji, emri zyrtar dhe emri tregtar nëse ka, si dhe adresa e regjistruar e secilës Korporatë në bashkim; 5.2. regjistri në të cilin është regjistruar bashkimi i secilës Korporatë dhe numri i regjistrimit në regjistër; 5.3. referenca që marrëveshja e bashkimit përmban informata për mbrojtjen e Aksionarëve minoritarë dhe kreditorëve. - 231 Verify source ↗
Neni 231
AI-assisted research summary: Në bashkim ndërkufitar, plani i bashkimit duhet të tregojë ndikimin mbi punëtorët dhe kreditorët, dhe duhet të bashkëngjisë mendimin e përfaqësuesit të punëtorëve ose sindikatës kur ai është dhënë të paktën 1 muaj para mbledhjes së përgjithshme.
Neni 231 Plani i Bashkimit në Bashkimin Ndërkufitar 1. Në rastin e bashkimit ndërkufitar, plani i bashkimit duhet të përcaktojë edhe ndikimin e bashkimit mbi punëtorët dhe kreditorët e Shoqërisë Aksionare. 2. Plani gjithashtu duhet të përfshijë, si shtojcë, mendimin e përfaqësuesit të punëtorëve apo sindikatës nëse mendimi i tillë është dhënë së paku një (1) muaj para mbledhjes apo kuvendit të përgjithshëm që ka miratuar vendimin për bashkim. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 150 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE - 232 Verify source ↗
Neni 232
AI-assisted research summary: Në bashkimin ndërkufitar, auditori duhet të auditojë marrëveshjen e bashkimit dhe gjykata kompetente e Kosovës mund të emërojë auditorë e të caktojë procedurën dhe kompensimin.
Neni 232 Auditimi i Bashkimit Ndërkufitar 1. Në rastin e bashkimit ndërkufitar, auditori duhet të auditojë marrëveshjen e bashkimit. 2. Për bashkimin ndërkufitar, mund të emërohen një apo më shumë auditorë për disa apo të gjitha korporatat që përvetësohen. Auditori apo auditorët emërohen vetëm nga Gjykata ose me lejen e gjykatës apo agjencisë administrative përkatëse të shtetit të huaj nën juridiksionin e të cilit bie njëra prej korporatave që përvetësohet apo korporatës përvetësuese. 3. Në bazë të kërkesës së Korporatave në bashkim, gjykata kompetente e Kosovës emëron auditorin apo auditorët e përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni që duhet të ketë(në) ekspertizën dhe aftësitë e domosdoshme për auditimin e bashkimit ndërkufitar. Gjykata gjithashtu duhet të përcaktojë procedurën si dhe shumën e kompensimit për auditorin apo auditorët që emëron. - 233 Verify source ↗
Neni 233
AI-assisted research summary: Shareholders must be able to review merger materials at least one month before the meeting deciding on the merger, and the merger plan must be made available to workers’ representatives or workers. In one ownership scenario, approval of the merger agreement is not needed. The acquired company’s shareholders’ meeting may also make approval conditional on the acquiring company expressly approving employee participation procedures.
Neni 233 Vendimi i Bashkimit në Rastin e Bashkimit Ndërkufitar 1. Së paku një (1) muaj para kuvendit të përgjithshëm që vendos për bashkimin, Aksionarëve duhet t’i jepet mundësia për shqyrtimin e marrëveshjes së bashkimit, planin e bashkimit si dhe mendimin e auditorit. Plani i bashkimit duhet të vihet në dispozicion të përfaqësuesit të punëtorëve të Korporatës, ose në mungesë të tij/saj, në dispozicion të punëtorëve të Korporatës, së paku një muaj para mbledhjes apo kuvendit të përgjithshëm që vendos për bashkimin. 2. Nëse të gjitha aksionet e Korporatës që përvetësohet që krijojnë të drejtë vote i përkasin Korporatës përvetësuese mbledhja apo kuvendi i Aksionarëve të Korporatës që përvetësohet e që vendos për bashkimin nuk ka nevojë të miratojë marrëveshjen e bashkimit. 3. Kuvendi i Aksionarëve të Korporatës që përvetësohet mund të caktojë si kusht për miratimin e vendimit të bashkimit, që Korporata përvetësuese të miratojë shprehimisht procedurën e pjesëmarrjes së punëtorëve të Korporatës përvetësuese në menaxhimin e Korporatës. - 234 Verify source ↗
Neni 234
AI-assisted research summary: An Albanian company shareholder in a cross-border merger may claim compensation only if the foreign law does not bar such a claim and the merging company’s merger agreement recognizes that right.
Neni 234 Norma e këmbimit të aksioneve në rastin e Bashkimit Ndërkufitar Nëse, në bazë të ligjit të shtetit të huaj në juridiksionin e të cilit vepron Korporata që merr pjesë në bashkim, Aksionarët nuk kanë të drejtë të kërkojnë kompensim, atëherë Aksionari i Korporatës së regjistruar në Kosovë ka të drejtë të kërkojë kompensimin e tillë vetëm nëse Korporata që merr pjesë në bashkim nën juridiksionin e shtetit të juaj njeh, në marrëveshjen e bashkimit të saj, të drejtën e kërkimit të kompensimit të tillë. - 235 Verify source ↗
Neni 235
AI-assisted research summary: If the acquiring company is under a foreign state’s jurisdiction, a dissenting shareholder of the Kosovo-registered acquired company has a right, according to procedure, to transfer the shares or ask the acquiring company to take over the exchanged share(s) for monetary compensation.
Neni 235 Kompensimi në Rastin e Bashkimit Ndërkufitar Nëse Korporata përvetësuese vepron nën juridiksionin e një shteti të huaj, Aksionari i Korporatës që përvetësohet e regjistruar në Regjistrin e Kosovës, i cili nuk pajtohet me vendimin e bashkimit, ka të drejtë, sipas procedurës, që të bartë aksionet e saj ose të kërkojë që Korporata përvetësuese të marrë përsipër aksionin e këmbyer ose aksionet e Aksionarit me kompensim monetar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 151 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE - 236 Verify source ↗
Neni 236
AI-assisted research summary: Kreditorët e korporatës kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre për sigurim brenda 2 muajsh nga njoftimi në një bashkim ndërkufitar kur korporata përvetësuese është nën juridiksion të huaj.
Neni 236 Mbrojtja e Kreditorëve në Rastin e Bashkimit Ndërkufitar 1. Në rastin e bashkimit ndërkufitar të Korporatës që regjistrohet në Kosovë, kur Korporata përvetësuese vepron nën juridiksionin e një shteti të huaj, kreditorët e Korporatës kanë të drejtë, brenda dy (2) muajsh prej pranimit të njoftimit, që të parashtrojnë pretendimet e tyre për të marrë sigurimin. 2. Vetëm kreditorët që nuk kanë mundësi të kërkojnë realizimin e kërkesave të tyre, dhe të cilët sigurojnë prova që bashkimi ka gjasë të rrezikojë realizimin e kërkesave të tyre kanë të drejtë të marrin sigurimin. - 237 Verify source ↗
Neni 237
AI-assisted research summary: This provision is titled “Registration of Cross-Border Merger.”
Neni 237 Regjistrimi i Bashkimit Ndërkufitar 1. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Article 44 sets filing, certification, registration, and notice steps for a cross-border merger.
Neni 44 i këtij ligji vlen për aplikimin e dorëzuar në ARBK nga Korporata përvetësuese apo Korporata që përvetësohet, e regjistruar apo që do të regjistrohet në Regjistrin e Kosovës. Përveç kësaj, Bordi i Drejtorëve dhe Drejtori(ët) Menaxhues duhet të konfirmojnë që kreditorët e Korporatës të marrin sigurimin në pajtim me nenin 236 të këtij ligji. 2. Nëse një Korporatë e regjistruar në Kosovë merr pjesë në bashkim ndërkufitar si Korporata që përvetësohet, ARBK-ja duhet të lëshojë certifikatë për Korporatën që vërteton se Korporata që përvetësohet ka kryer aktet e nevojshme para bashkimit, si dhe që bashkimi është regjistruar në ARBK. Certifikata duhet të përmbajë datën e regjistrimit si dhe gjithashtu ofron një referencë, sipas nevojës, për procedurën gjyqësore të kryer për të kontrolluar normën e këmbimit. 3. Ministria, përmes një akti nënligjor të miratuar në pajtim me këtë ligj vendos procedurën për përgatitjen dhe lëshimin e certifikatës për bashkimin ndërkufitar të specifikuar në paragrafin 2 të këtij neni. 4. Nëse një Korporatë e regjistruar në Kosovë merr pjesë në bashkimin ndërkufitar si Korporata që përvetësohet, bëhet regjistrimi në Regjistër ku përcaktohet se bashkimi konsiderohet të jetë bërë në pajtim me ligjin e shtetit të huaj nën juridiksionin e të cilit vepron Korporata përvetësuese. Pas pranimit të njoftimit në lidhje me bashkimin që është bërë nga gjykata, noteri apo ndonjë autoritet tjetër kompetent të shtetit të huaj nën juridiksionin e të cilit vepron Korporata përvetësuese, ARBK bën regjistrimin në Regjistër në lidhje me datën në të cilën është bërë bashkimi, në pajtim me njoftimin e marrë. 5. Pas kryerjes së veprimeve të specifikuara në paragrafin 4 të këtij neni, ARBK i dërgon të gjitha dokumentet që janë dorëzuar asaj në lidhje me Korporatën që përvetësohet, me mjete elektronike, tek gjykata, noteri apo ndonjë autoritet tjetër kompetent të shtetit të huaj nën juridiksionin e të cilit vepron Korporata përvetësuese. 6. Nëse një Korporatë e regjistruar apo që do të regjistrohet në Kosovë merr pjesë në bashkimin ndërkufitar si Korporata përvetësuese, Korporata që përvetësohet e që vepron nën juridiksionin e shtetit të huaj duhet të dorëzojë në ARBK një certifikatë nga gjykata, noteri apo ndonjë autoritet tjetër kompetent të shtetit të huaj përkatës, e cila vërteton që kriteret për bashkim janë plotësuar si dhe që janë përmbyllur veprimet para bashkimit në lidhje me Korporatën që përvetësohet, e që vepron nën juridiksionin e shtetit të tillë të huaj, si dhe të dorëzojë marrëveshjen e bashkimit. Certifikata duhet të dorëzohet brenda gjashtë (6) muajsh pas lëshimit të saj. Regjistrimi i bashkimit duhet të bëhet edhe nëse është evidente në bazë të certifikatës që procedura gjyqësore për kontrollimin e normës së këmbimit të aksioneve është iniciuar në lidhje GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 152 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE me Korporatën që përvetësohet. 7. Nëse Korporata e regjistruar apo që do të regjistrohet në Kosovë merr pjesë në bashkim ndërkufitar si Korporata përvetësuese, ARBK-ja menjëherë duhet të japë njoftimin për regjistrimin e bashkimit për gjykatën, noterin apo autoritetin tjetër kompetent të shtetit të huaj nën juridiksionin e të cilit vepron Korporata që përvetësohet. 8. Nëse kapitali i Aksioneve rritet gjatë procesit të bashkimit ndërkufitar, Bordi i Drejtorëve dhe Drejtori(ët) Menaxhues të Korporatës përvetësuese duhet të dorëzojë kërkesë për regjistrimin e rritjes së kapitalit të Aksioneve brenda një (1) viti pas miratimit të vendimit për rritjen e kapitalit të Aksionit. KAPITULLI IV NDARJA E KORPORATAVE - 238 Verify source ↗
Neni 238
AI-assisted research summary: This article describes how a division can take place without liquidation, either by distribution or by partition, and what happens to assets and shareholders.
Neni 238 Metodat e Ndarjes 1. Ndarja hyn në fuqi pa procedurë likuidimi, me anë të shpërndarjes apo pjesëtimit. 2. Me shpërndarje, Korporata që ndahet duhet të bartë asetet e veta tek Korporatat pranuese. Korporata pranuese mund të jenë Korporatë ekzistuese apo e re. Me shpërndarje, Korporata që ndahet konsiderohet të jetë e shpërbërë. 3. Me shpërndarje, Aksionarët e Korporatës që ndahet do të bëhen Aksionarë të Korporatës pranuese. 4. Me pjesëtim, Korporata që ndahet duhet të transferojë një pjesë të aseteve të saj tek njëra apo disa Korporata pranuese. Korporata pranuese mund të jetë Korporatë ekzistuese apo e re. 5. Me pjesëtim, Aksionarët e Korporatës që ndahet do të bëhen Aksionarë të Korporatës pranuese, ose Korporata që ndahet do të bëhet Aksionar i vetëm. 6. Korporatat ekzistuese dhe të reja të regjistruara në ARBK mund të jenë njëkohësisht Korporata pranuese. - 239 Verify source ↗
Neni 239
AI-assisted research summary: Menaxherët e korporatave pjesëmarrëse duhet të lidhin marrëveshjen e ndarjes, dhe kjo marrëveshje duhet të përfshijë disa detaje të detyrueshme për ndarjen.
Neni 239 Marrëveshja e Ndarjes 1. Për të bërë ndarjen, Drejtorët Menaxhues të Korporatave që marrin pjesë në ndarje lidhin marrëveshjen e ndarjes. Të drejtat dhe detyrimet lindin nga marrëveshje e ndarjes pas miratimit të marrëveshjes me vendim të ndarjes. Marrëveshja e ndarjes duhet të përcaktojë: 1.1. Emrin zyrtar, si dhe Emrin Tregtar, nëse ka, si dhe adresat e regjistruara të Korporatave që marrin pjesë në ndarje; 1.2. me pjesëtim apo shpërndarje, shpërndarja dhe norma e këmbimit të aksioneve GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 153 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE të Korporatave që marrin pjesë në ndarje që do të transferohen tek Aksionarët e Korporatës që ndahet, si dhe shumën e pagesave shtesë, nëse ka pagesa shtesë që duhen bërë, për këmbimin e aksioneve për Aksionarët e Korporatës që ndahet; 1.3. me shpërndarje apo pjesëtim, kushtet dhe afatet e bartjes së aksioneve të Korporatave pranuese për këmbimin e aksioneve me Aksionarët e Korporatës që ndahet; 1.4. data në të cilën aksionet e bartura krijojnë të drejtën e në ndarjen e fitimit të Korporatave pranuese si dhe kushtet e posaçme që ndikojnë në këtë të drejtë; 1.5. të drejtat që Korporatat pranuese do t’i japin Aksionarëve të Korporatës që ndahet, duke përfshirë zotëruesit e aksioneve të preferuara dhe letrave me vlerë të konvertueshme; 1.6. lista e aseteve që do të barten tek secila Korporatë pranuese dhe shpërndarja e detyrimeve që i përkasin aseteve tek Korporatat që marrin pjesë në ndarje; 1.7. pasojat e ndarjes për punëtorët; 1.8. në rastin e shpërndarjes, data në të cilën transaksionet e Korporatës që ndahen konsiderohen të jenë marrë përsipër ngas Korporata pranuese (data e bilancit të gjendjes në ndarje); 1.9. kompensimi që i paguhet auditorit që auditon marrëveshjen e ndarjes si dhe përfitimet që i jepen Drejtorit(ëve) Menaxhues dhe anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Korporatave që marrin pjesë në ndarje. 2. Shuma e pagesave shtesë e përcaktuar me marrëveshjen e ndarjes që duhen paguar nga korporata pranuese për Aksionarët e Korporatës që ndahet, dhe e cila nuk mund të tejkalojë një të dhjetën (1/10) e shumës së vlerës nominale apo vlerës së përgjithshme të aksioneve të tyre të këmbyera. 3. Nëse marrëveshja e miratuar e ndarjes është e kushtëzuar dhe kushti nuk përmbushet brenda pesë (5) vitesh pas lidhjes së marrëveshjes, Korporata mund të shkëpusë marrëveshjen duke bërë njoftimin paraprak së paku gjashtë muaj përpara për atë shkëputje, përveç nëse marrëveshja e ndarjes përcakton afat më të shkurtër për njoftimin paraprak. - 240 Verify source ↗
Neni 240
AI-assisted research summary: Drejtorët menaxhues të korporatave që marrin pjesë në ndarje duhet të përgatisin një raport me shkrim për ndarjen dhe marrëveshjen e ndarjes.
Neni 240 Raporti i Ndarjes 1. Drejtorët Menaxhues të Korporatave që marrin pjesë në ndarje duhet të përgatisin një raport me shkrim në të cilin shpjegohen dhe arsyetohen ligjërisht dhe ekonomikisht ndarja dhe marrëveshja e ndarjes. Me shpërndarje apo pjesëtim ku aksionet këmbehen me Aksionarë te Korporatës që ndahet, norma e këmbimit të Aksioneve, shpërndarja e Aksioneve të Korporatave që marrin pjesë në ndarje mes Aksionarëve të Korporatës që ndahet, si dhe shumën e pagesave shtesë, nëse ka pagesa shtesë për t’u bërë, duhen arsyetuar në raport. Vështirësitë në lidhje me valorizimin duhen përshkruar ndaras në raport. 2. Raporti i ndarjes nuk ka nevojë të përgatitet në rastin e pjesëtimit me anë të këmbimit të aksioneve me Korporatën që ndahet, ose nëse kjo është miratuar nga të gjithë Aksionarët e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 154 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE Korporatave që marrin pjesë në ndarje. 3. Korporatat që marrin pjesë në ndarje mund të përgatisin raport të përbashkët të ndarjes. 4. Raporti i ndarjes nuk ka nevojë të përmbajë informata, publikimi i të cilave mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme ndaj Korporatës që merr pjesë në ndarje apo Korporatës që i përket të njëjtit grup me atë Korporatë. Në rastin e tillë, arsyeja për mos dorëzim të informatave duhet të përfshihet në raport. - 241 Verify source ↗
Neni 241
AI-assisted research summary: Auditori duhet të auditojë marrëveshjen e ndarjes dhe të përgatisë raport me shkrim; në disa raste ai nuk ka nevojë ta auditojë marrëveshjen.
Neni 241 Auditimi 1. Auditori duhet të auditojë marrëveshjen e ndarjes. 2. Auditori nuk ka nevojë të auditojë marrëveshjen e ndarjes në rastin e pjesëtimit me anë të këmbimit të aksioneve me Korporatën që ndahet, ose nëse të gjithë Aksionarët e Korporatave që marrin pjesë në ndarje pajtohen që auditori nuk ka nevojë të auditojë marrëveshjen e ndarjes. 3. Auditori duhet të emërohet nga Drejtori(ët) Menaxhues të Korporatës që merr pjesë në ndarje. Një auditor mund të emërohet për disa ose për të gjitha Korporatat që marrin pjesë në ndarje. 4. Auditori duhet të përgatisë raport me shkrim në lidhje me rezultatet e auditimit të marrëveshjes së ndarjes. Auditorët që auditojnë marrëveshjen e ndarjes mund të përgatisin raport të përbashkët për Korporatat. 5. Raporti duhet të paraqesë nëse norma e këmbimit të Aksioneve dhe pagesat shtesë të përmendura në marrëveshjen e ndarjes përbëjnë shpërblim të përshtatshëm për Aksionarët e Korporatës që ndahet, si dhe nëse ndarja mund të shkaktojë dëmtimin e interesave të kreditorëve të Korporatës. 6. Më tutje, raporti i auditorit duhet të përcaktojë metodën që është përdorur në përcaktimin e normës së këmbimit të aksioneve që duhen transferuar tek Aksionarët e Korporatës që ndahet, vështirësitë në lidhje me përcaktimin e normës së këmbimit, nëse metoda e përdorur është e përshtatshme për përcaktimin e normës së këmbimit si dhe metodat tjera të përcaktimit të normës së këmbimit. Nëse përdoren metoda të ndryshme në lidhje me përcaktimin e normës së këmbimit, norma e këmbimit në secilën metodë dhe rëndësia e rezultateve të fituara në bazë të secilës metodë të përcaktimit të normës së këmbimit duhen paraqitur në raport. 7. Auditori mban përgjegjësi, në të njëjtën mënyrë si me auditimin e raporti vjetor, për dëmet që shkaktohen nga auditimi i pasaktë i marrëveshjes së ndarjes ndaj Korporatës, Aksionarëve të saj apo kreditorëve. 8. Auditori ka të njëjtat të drejta dhe detyrime në auditimin e marrëveshjes së ndarjes me auditimin e një raporti vjetor. Auditori gjithashtu ka të drejtë të marrë informatat e nevojshme për auditim nga Korporatat tjera që i përkasin të njëjtit grup me Korporatat që marrin pjesë në ndarje. 9. Raporti i auditorit nuk ka nevojë të përshkruajë informatat, publikimi i të cilave mund të rezultojë në dëme të konsiderueshme ndaj Korporatës që merr pjesë në ndarje apo Korporatës që i përket të njëjtit grup me atë Korporatë. Në rastin e tillë, arsyeja për dështimin e paraqitjes së informatave duhet përshkruar në raport. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 155 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE - 242 Verify source ↗
Neni 242
AI-assisted research summary: This article sets shareholder information and approval rules for a company division, including inspection rights, copy requests, and notice duties for managing directors.
Neni 242 Vendimi për Ndarje 1. Të drejtat dhe detyrimet lindin nga marrëveshja e ndarjes nëse marrëveshja e ndarjes miratohet nga Kuvendet e Aksionarëve të të gjitha Korporatave që marrin pjesë në ndarje. 2. Aksionari mund të kërkojë një kopje të marrëveshjes apo vendimit të ndarjes. 3. Aksionarët duhet të kenë mundësinë që të shqyrtojnë marrëveshjen e ndarjes, raportin për ndarjen dhe raportin e auditorit së paku dy (2) jave para se të vendosin për miratimin e marrëveshjes së ndarjes përveç nëse parashihet ndryshe me ligj. 4. Të gjithë Aksionarë te Korporatës që ndahet duhet të jenë në favor të vendimit të ndarjes nëse, në Korporatat që marrin pjesë në ndarje, aksionet duhen përcaktuar ndërmjet Aksionarëve të Korporatës që ndahet në bazë të një raporti që nuk është i njëjtë me atë të Korporatës që ndahet. 5. Drejtorët Menaxhues të një Korporate që merr pjesë në ndarje, para se të vendosin për miratimin e marrëveshjes së ndarjes, duhet të njoftojnë Aksionarët për të gjitha ndryshimet materiale në asete të Korporatës të cilat ndodhin gjatë periudhës ndërmjet lidhjes së marrëveshjes së ndarjes si dhe vendimit për miratimin e marrëveshjes së ndarjes. Drejtorët Menaxhues të Korporatës që merr pjesë në ndarje duhet të bëjnë njoftimin për ndryshimet e tilla edhe Drejtorët Menaxhues apo Aksionarëve me të drejtë të përfaqësimit të Korporatave të tjera që marrin pjesë në ndarje, të cilët do të njoftojnë Aksionarët e Korporatave përkatëse të tyre. 6. Detyrimet e specifikuara tek paragrafi 5 i këtij neni nuk kanë nevojë të përmbushen në rastin e pjesëtimit me anë të këmbimit të aksioneve me Korporatën që ndahet, ose nëse kjo miratohet nga të gjithë Aksionarët e Korporatave që marrin pjesë në ndarje. - 243 Verify source ↗
Neni 243
AI-assisted research summary: Managing directors must give shareholders the listed split documents in advance, shareholders can get free copies on request, and the split agreement must be filed with ARBK before the meeting.
Neni 243 Përgatitja e Kuvendit të Aksionarëve 1. Së paku një (1) muaj para se Kuvendi i Aksionarëve të vendosë për ndarjen, Drejtori(ët) Menaxhues do të paraqesin pikat vijuese para Aksionarëve për shqyrtim në adresën e regjistruar të Korporatës: 1.1. marrëveshjen e ndarjes; 1.2. tre raporte vjetore paraprake të Korporatave që marrin pjesë në ndarje; 1.3. raportet e ndarjes të Korporatave që marrin pjesë në ndarje; 1.4. raportet e auditorëve të Korporatave që marrin pjesë në ndarje. 2. Me kërkesë të një Aksionari, ai apo ajo duhet të marrë menjëherë, pa pagesë, kopjen e plotë ose të pjesshme, në bazë të dëshirës së Aksionarit, të dokumenteve të specifikuara në paragrafin 1 të këtij neni. Me pëlqimin e Aksionarit, kopja mund t’i dërgohet në adresën elektronike të tij apo saj. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 156 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 3. Nëse raporti më i fundit vjetor të Korporatës që merr pjesë në ndarje është përgatitur për vitin financiar që ka përfunduar më shumë se gjashtë (6) muaj para lidhjes së marrëveshjes së ndarjes, bilanci i gjendjes (bilanci i ndërmjetëm i gjendjes) në përputhje me kërkesat e vendosura për bilancin e gjendjes që përbën një pjesë të raportit vjetor duhet përgatitur jo më herët se dita e parë e muajit të tretë që i paraprin lidhjes së marrëveshjes së ndarjes. Bilanci i ndërmjetëm i gjendjes duhet të përgatitet me përdorimin e të njëjtave politika kontabiliteti dhe prezantimi që janë përdorur në përgatitjen e bilancit të gjendjes që përbën pjesë të raportit më të fundit vjetor. Bilanci i ndërmjetëm i gjendjes nuk ka nevojë të përgatitet nëse të gjithë Aksionarët e Korporatave që marrin pjesë në ndarje pajtohen me këtë. 4. Së paku një muaj para mbajtjes së kuvendit të përgjithshëm për vendimin për ndarje, Drejtori(ët) Menaxhues duhet të dorëzojnë marrëveshjen e ndarjes në ARBK, e cila pastaj duhet ta publikojë atë në Regjistër ose ta publikojë në faqen e internetit të Korporatës. Pas publikimit të marrëveshjes së ndarjes në faqen e internetit të Korporatës, ajo mbetet në dispozicion të publikut pa pagesë deri në fund të Kuvendit të Aksionarëve. - 244 Verify source ↗
Neni 244
AI-assisted research summary: At the shareholders’ meeting, managing directors must explain the legal and economic effects of the division, the board must state its view, and shareholders can request key information about other participating corporations.
Neni 244 Kuvendi i Përgjithshëm 1. Në Kuvendin e Aksionarëve, Drejtori(ët) Menaxhues duhet të shpjegojnë pasojat juridike dhe ekonomike të ndarjes, duke përfshirë edhe këmbimin e aksioneve. 2. Në Kuvendin e Aksionarëve, Bordi i Drejtorëve duhet ta shfaqë mendimin e vet në lidhje me ndarjen. 3. Në Kuvendin e Aksionarëve, Aksionarit, në rast kërkese, i jepen edhe informatat në lidhje me rrethanat kryesore në lidhje me Korporatat e tjera që marrin pjesë në ndarje. 4. Vendimi për ndarjen miratohet nëse së paku dy të tretat (2/3) e votave të përfaqësuara në Kuvendin e Aksionarëve japin aprovim, përveç nëse Statuti kërkon shumicë më të madhe. 5. Nëse Korporata ka disa kategori aksionesh, vendimi për ndarjen miratohet nëse, së paku dy të tretat (2/3) e pronarëve të secilës kategori të aksioneve votojnë në favor të vendimit, si dhe nëse Statuti nuk kërkon shumicë më të madhe. 6. Nëse Korporata pranuese nuk është Shoqëri Aksionare, pronarët e aksioneve të privilegjuara dhe letrave me vlerë të konvertueshme të Shoqërisë Aksionare që ndahet duhet të marrin pjesë në përcaktimin e përfaqësimit dhe në votim në të njëjtën bazë si Aksionarët. 7. Nëse të gjitha aksionet e Korporatës që ndahet mbahen nga Korporatat pranuese, miratimi i marrëveshjes së ndarjes me anë të vendimit të ndarjes së Korporatës që ndahet nuk kërkohet për ndarje. - 245 Verify source ↗
Neni 245
AI-assisted research summary: The court may invalidate a division decision if requested within one month by a shareholder, managing director, or board member, but not because the share exchange ratio is too low.
Neni 245 Kontestimi i Vendimit të Ndarjes dhe Kompensimi i Dëmeve 1. Me kërkesë të një Aksionari apo Drejtori(ëve) Menaxhues apo një anëtari të Bordit të Drejtorëve, gjykata mund të shpallë të pavlefshëm vendimin e ndarjes që është në kundërshtim me ligjin apo Statutin, nëse kërkesa bëhet brenda një (1) muaji pas marrjes së vendimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 157 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 2. Vendimi i ndarjes së një Korporate që ndahet nuk mund të shpallet i pavlefshëm me bazën që norma e këmbimit të Aksioneve është tejet e ulët. 3. Nëse norma e këmbimit të Aksioneve është tejet e ulët, Aksionari mund të kërkojë kompensim nga Korporata pranuese. 4. Kamatë-vonesat duhen paguar mbi kompensimin e papaguar në shumën e caktuar me ligj që nga regjistrimi i ndarjes në Regjistër. Fjalia paraprake nuk pengon e as kufizon parashtrimin e kërkesave për kompensim dëmesh që tejkalojnë interesin e borxhit. - 246 Verify source ↗
Neni 246
AI-assisted research summary: Në rast ndarjeje, korporata pranuese duhet të transferojë aksionet e veta te aksionarët e korporatës që ndahet, në këmbim të aksioneve të tyre.
Neni 246 Bartja e Aksioneve në Rast të Ndarjes Korporata pranuese më së pari transferon aksionet e veta në Korporatës pranuese tek Aksionarët e Korporatës që ndahet në këmbim të aksioneve të tyre. - 247 Verify source ↗
Neni 247
AI-assisted research summary: For a split, transferred assets must be valued using the non-monetary contribution valuation procedure, and valuation documents must be submitted to ARBK with the split registration application.
Neni 247 Valorizimi i Aseteve që Transferohen Nëse Korporata pranuese është Korporatë, kapitali themeltar i të cilës do të rritet në lidhje me ndarjen ose nëse një Korporatë e re do të themelohet pas ndarjes, procedura e përcaktuar për valorizimin e kontributit jo-monetar të Korporatës duhet të përdoret për të vlerësuar nëse asetet e transferuara nga Korporata që ndahet janë të mjaftueshme për rritjen e kapitalit të aksioneve ose për kapitalin e aksioneve të Korporatës që themelohet. Dokumentet që vërtetojnë valorizimin e aseteve duhen dorëzuar në ARBK së bashku me aplikimin për regjistrim të ndarjes. - 248 Verify source ↗
Neni 248
AI-assisted research summary: Managing directors involved in a division must file the registration application with ARBK no earlier than one month after the division agreement is approved.
Neni 248 Aplikimi për Regjistrimin e Ndarjes në ARBK 1. Drejtori(ët) Menaxhues të Korporatës që marrin pjesë në ndarje duhet të dorëzojnë aplikimin për regjistrim të ndarjes në ARBK jo më herët se një (1) muaj pas miratimit të marrëveshjes së ndarjes. Aplikimit i duhen bashkëngjitur këto: 1.1. kopja e marrëveshjes së ndarjes; 1.2. vendimi i ndarjes; 1.3. procesverbali i Kuvendit të Aksionarëve; 1.4. leja për ndarje, nëse kërkohet; 1.5. raporti i ndarjes ose marrëveshjet për të mos përgatitur një të tillë; 1.6. raporti i auditorit, nëse nevojitet, ose marrëveshjet për të mos përgatitur një të tillë; 1.7. në rastin e shpërndarjes, bilanci përfundimtar i gjendjes së Korporatës që ndahet nëse Korporata që ndahet dorëzon kërkesën; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 158 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 1.8. bilanci i ndërmjetëm i gjendjes ose marrëveshjet për të mos përgatitur një të tillë. 2. ARBK duhet të regjistrojë shpërndarjen vetëm nëse bilanci përfundimtar i gjendjes së Korporatës që ndahet përgatitet në një datë jo më herët se tetë (8) muaj para dorëzimit të aplikimit për regjistrim të ndarjes. Bilanci përfundimtar i gjendjes përgatitet në pajtim me kërkesat e vendosura për bilancin e gjendjes që përbën pjesë të raportit vjetor, ndërsa miratimi i bilancit përfundimtar të gjendjes dhe kryerja e auditimit të tij rregullohet me dispozitat që rregullojnë miratimin e raportit vjetor dhe kryerjen e auditimit. Bilanci përfundimtar i gjendjes duhet të përgatitet me të njëjtat politika kontabiliteti e prezantimi që janë përdorur në përgatitjen e bilancit të gjendjes që përbën pjesë të raportit më të fundit vjetor. Bilanci përfundimtar i gjendjes duhet të përgatitet në ditën para bilancit të gjendjes së ndarjes. 3. Në aplikimin për regjistrim të ndarjes, Drejtori(ët) Menaxhues duhet të vërtetojnë që vendimi për ndarjen nuk është i kontestuar. - 249 Verify source ↗
Neni 249
AI-assisted research summary: Në rast shpërndarjeje, një korporatë pranuese mund të vazhdojë aktivitetet duke përdorur emrin zyrtar të korporatës që ndahet.
Neni 249 Emri Zyrtar i Korporatës Pranuese Në rastin e shpërndarjes, njëra Korporatë pranuese mund të vazhdojë aktivitetet me emrin zyrtar të Korporatës që ndahet. - 250 Verify source ↗
Neni 250
AI-assisted research summary: After division is registered in ARBK, assets and shares are allocated or exchanged according to the division agreement, ARBK removes the splitting company from the register, and the division cannot be challenged.
Neni 250 Efekti i Ndarjes 1. Të gjitha asetet e Korporatës që ndahet, ose në rastin e pjesëtimit, asetet e pjesëtuara, do t’i barten Korporatave pranuese në pajtim me shpërndarjen e përcaktuar me marrëveshjen e ndarjes pas regjistrimit të ndarjes në ARBK. 2. Në rastin e shpërndarjes, Korporata që ndahet konsiderohet të jetë e shpërbërë pas regjistrimit të ndarjes në ARBK. ARBK-ja shlyen Korporatën që ndahet nga Regjistri. 3. Aksionarët e Korporatës që ndahet bëhen Aksionarë të Korporatave që marrin pjesë në ndarje në pajtim me marrëveshjen e ndarjes pas regjistrimit të ndarjes në ARBK, përveç nëse Korporata që ndahet, pas pjesëtimit, bëhet i vetmi Aksionar i Korporatës pranuese. 4. Me ndarje, aksionet e Aksionarëve të Korporatës që ndahet do të këmbehen me aksionet e Korporatave pranuese. Të drejtat e palëve të treta në lidhje me aksionet e këmbyera mbeten të vlefshme në lidhje me aksionet e Korporatës pranuese. 5. Aksionet e zotëruara nga Korporata pranuese ose nga vetë Korporata që ndahet, ose nga personi që vepron në emër të tij apo saj, por në llogari të Korporatës, nuk këmbehen në ndarje, si dhe bëhen të pavlefshme, përveç nëse Korporata që ndahet, pas pjesëtimit, bëhet Aksionari i vetëm i Korporatës pranuese. 6. Asetet që nuk ndahen në shpërndarje do të ndahen ndërmjet Korporatave pranuese në proporcion me aksionet e tyre në asetet e ndara. 7. Ndarja nuk mund të kontestohet pas regjistrimit të saj në ARBK. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 159 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE - 251 Verify source ↗
Neni 251
AI-assisted research summary: Companies involved in a division share liability for certain pre-division debts, must notify creditors, and may need to secure creditor claims in some cases.
Neni 251 Përgjegjësia për Detyrime të Korporatave që Ndahen dhe Kompensimi për Dëmet e Shkaktuara nga Ndarja 1. Korporatat që marrin pjesë në ndarje mbajnë përgjegjësi të përbashkët dhe individuale për detyrimet e Korporatës që ndahet, të cilat lindin para regjistrimit të ndarjes në ARBK. Në marrëdhëniet ndërmjet debitorëve, vetëm personat e ngarkuar me detyrime sipas marrëveshjes së ndarjes janë persona të obliguar. 2. Korporata që merr pjesë në ndarje, ndaj të cilës nuk ka detyrime të ngarkuara në marrëveshjen e ndarjes, është përgjegjëse për detyrimet e Korporatës që ndahet nëse data e caktuar për përmbushjen e tyre arrin brenda pesë (5) vitesh pas regjistrimit të ndarjes në ARBK. 3. Menjëherë pasi të jetë regjistruar ndarja, Korporata që merr pjesë në ndarje publikon njoftimin e ndarjes për kreditorët e Korporatave që ndahen në gazetë ditore kombëtare, duke i informuar ata për mundësinë e dorëzimit, brenda gjashtë (6) muajsh nga publikimi i njoftimit, të kërkesave të tyre për të marrë sigurimin. 4. Korporata që merr pjesë në ndarje duhet të sigurojë kërkesat e kreditorëve brenda gjashtë (6) muajsh pas publikimit të njoftimit të specifikuar tek paragrafi 3 i këtij neni, nëse kreditorët nuk kanë mundësi të kërkojnë realizimin e kërkesave dhe dëshmojnë që ndarja mund të rrezikojë realizimin e kërkesave të tyre. 5. Drejtori(ët) Menaxhues dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve kanë përgjegjësi bashkërisht dhe individualisht për Korporatën, Aksionarët dhe kreditorët e Korporatës për çdo dëm që shkaktohet gabimisht nga ndarja. - 252 Verify source ↗
Neni 252
AI-assisted research summary: When a new corporation is created through a division, the managing director(s) of the splitting corporation must prepare a division plan and submit the registration application to ARBK.
Neni 252 Ndarja Nëpërmjet të Cilës Krijohet Korporatë e Re 1. Dispozitat në lidhje me Korporatat pranuese në këtë Kapitull vlejnë edhe për Korporatat që themelohen. 2.Në themelimin e Korporatës së re, dispozitat e themelimit për Korporatat e tilla vlejnë, përveç nëse parashihet ndryshe me dispozitat e këtij kapitulli. Themeluesi është Korporata që ndahet. 3. Në rastin e ndarjes ku themelohet Korporata e re, Drejtori(ët) Menaxhues të Korporatës që ndahet duhet të hartojnë plan të ndarjes, i cili zëvendëson marrëveshjen e ndarjes. Plani i ndarjes përcakton emrin zyrtar, Emrin Tregtar nëse ka, si dhe adresën e regjistruar të Korporatës së re. Statuti Korporatës që themelohet, i cili duhet të aprovohet me vendim të ndarjes, duhet t’i bashkëngjitet planit të ndarjes. 4. Drejtori(ët) Menaxhues dorëzojnë aplikimin për regjistrim të Korporatave të reja si dhe ndarjes në ARBK. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 160 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE PJESA E NËNTË SHNDËRRIMI I NDËRMARRJEVE AFARISTE - 253 Verify source ↗
Neni 253
AI-assisted research summary: Certain business forms may convert into other specified company forms under Part Nine of the law.
Neni 253 Shndërrimi i Autorizuar 1. Një Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar mund të shndërrohet në Shoqëri Aksionare, dhe një Shoqëri Aksionare mund të shndërrohet në Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, siç parashikohet në Pjesën e Nëntë të këtij ligji. Një Biznes Individual, Ortakëri e Përgjithshme ose Oratkëri e Kufizuar mund të shndërrohet në Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar ose Shoqëri Aksionare, siç parashihet në Pjesën e Nëntë të këtij ligji. 2. Sipas përdorimit në Pjesën e Nëntë të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 2.1. Korporatë në shndërrim - nënkupton një Korporatë që shndërron formën e tij sipas Pjesës së Nëntë të këtij ligji; dhe 2.2.Korporatë e mbijetuar - nënkupton Korporatën që shfaqet menjëherë pas një shndërrimi sipas Pjesës së Nëntë të këtij ligji. - 254 Verify source ↗
Neni 254
AI-assisted research summary: The transformation must be approved, with different approval rules depending on whether the transforming company is an LLC or a joint-stock company.
Neni 254 Miratimi i Shndërrimit 1. Shndërrimi duhet të miratohet si më poshtë: 1.1. Nëse Korporata në Shndërrim është një Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, shndërrimi dhe plani i shndërrimit duhet të miratohen sipas paragrafit 2 të nenit 105të këtij ligji; dhe 1.2. Nëse Korporata në Shndërrim është Shoqëri Aksionare, shndërrimi dhe plani i shndërrimit duhet të miratohen ashtu siç përcaktohet në nenin 222 të këtij ligji, sikurse shndërrimi të ishte bashkim. Për këtë qëllim, termi “plan i bashkimit “, siç përdoret në nenin 222 të këtij ligji nënkupton planin për shndërrim. - 255 Verify source ↗
Neni 255
AI-assisted research summary: The transformation plan must include specified company names, addresses, the surviving company’s form, the conversion method for shares or quotas, the full text of the surviving company’s charter and regulations, and any other terms and conditions of the transformation.
Neni 255 Përmbajtja e Planit të Shndërrimit 1.Plani i shndërrimit duhet të përfshijë: 1.1.Emrin zyrtar, si dhe emrin tregtar nëse ka, si dhe adresën e regjistruar të Korporatës në shndërrim dhe Korporatës së mbijetuar; 1.2. Emrin zyrtar dhe emrin tregtar, nëse ka, si dhe formën e Korporatës së mbijetuar; 1.3. Mënyrën dhe bazën e shndërrimit të aksioneve ose Kuotave të Korporatës në shndërrim në aksione të Korporatës së mbijetuar; 1.4. Tekstin e plotë të statutit të Korporatës së mbijetuar që do të jetë në fuqi menjëherë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 161 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE pas shndërrimit, dhe tekstin e plotë të Rregulloreve të Korporatës që do të jenë në fuqi pas shndërrimit; dhe 1.5. afatet dhe kushtet e tjera të shndërrimit. - 256 Verify source ↗
Neni 256
AI-assisted research summary: Korporata që shndërrohet duhet ta paraqesë planin e shndërrimit në ARBK; shndërrimi hyn në fuqi pas regjistrimit nga ARBK ose në një datë të mëvonshme të planifikuar, por jo më vonë se 30 ditë pas dorëzimit.
Neni 256 Regjistrimi dhe Koha Efektive e një Shndërrimi 1.Korporata që shndërrohet duhet të paraqesë planin e shndërrimit në ARBK në përputhje me këtë ligj. 2.Shndërrimi hyn në fuqi pas regjistrimit nga ARBK-ja në përputhje me këtë ligj ose në ndonjë datë të mëvonshme, jo më shumë se tridhjetë (30) ditë pas dorëzimit në ARBK, siç mund të parashikohet në planin e shndërrimit . - 257 Verify source ↗
Neni 257
AI-assisted research summary: When a conversion takes effect, the surviving corporation must organize under the law governing it and cannot be subject to voluntary dissolution.
Neni 257 Efekti i Një Shndërrimi 1.Në momentin kur një shndërrim hyn në fuqi, Korporata e mbijetuar: 1.1. duhet të organizohet sipas dispozitave të këtij ligji që rregullojnë Korporatën e mbijetuar; 1.2. vazhdon të jetë subjekti i njëjtë dhe pa ndërprerje sikurse Korporata në shndërrim; 1.3. nuk mund ti nënshtrohet shpërbërjes vullnetare sipas këtij ligji. 2. Korporata e mbijetuar është përgjegjëse për të gjitha asetet dhe detyrimet e çfarëdo lloji, të Korporatës në shndërrim si dhe: 2.1. Të gjitha kontestet dhe pretendimet kundër Korporatës në shndërrim mund të vazhdohen kundër Korporatës së mbijetuar, e cila do të zëvendësojë në padi apo pretendime Korporatën në shndërrim; 2.2.Statuti i Korporatës së mbijetuar është statuti i korporatës së mbijetuar i cili është përcaktuar në planin e shndërrimit, dhe çdo rregullore ose dokumente të ngjashme të Korporatës, të përfshira në këtë plan, do të jenë në fuqi për aksionarët e Korporatës së mbijetuar; 2.3.Aksionet e Korporatës në shndërrim që duhet të shndërrohen në aksione ose interesa të Korporatës së mbijetuar duhet të shndërrohen në këtë mënyrë, dhe ish- mbajtësit e këtyre aksioneve kanë të drejtat e përcaktuara në planin e shndërrimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 162 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE PJESA E DHJETË DETYRIMI PËR BESNIKËRI, KONFLIKT I I INTERESIT DHE PADITË PËR ORTAKËRI DHE KORPORATA - 258 Verify source ↗
Neni 258
AI-assisted research summary: Udhëheqësit, zyrtarët dhe aksionarët e përmendur duhet të veprojnë me besnikëri dhe përgjegjësi, të mos përdorin pasurinë ose informacionin konfidencial të shoqërisë për veten, dhe mund të mbajnë përgjegjësi për shkeljet.
Neni 258 Detyrimi për Besnikëri dhe Përgjegjshmëri 1. Gjatë ushtrimit të të drejtave, detyrave dhe përgjegjësive të tyre, Ortakët e Përgjithshëm në një Ortakëri, Drejtori(ët) Menaxhues ose anëtarët e Bordit të Drejtorëve dhe Zyrtarët e një Korporate si dhe Aksionarët në një Korporatë veprojnë me drejtësi, besnikëri dhe përgjegjësi të plotë duke marrë parasysh interesat e Ortakërisë ose Korporatës dhe të Ortakëve ose Aksionarëve të tjerë. 2. Detyrimi për besnikëri dhe përgjegjshmëri përfshin, por nuk kufizohet, në detyrimin për: 2.1. mos përdorimin e pronës së Ortakërisë ose Korporatës për nevojat e tij/saj personale; 2.2. mos zbulimin e informacionit konfidencial të Ortakërisë apo Korporatës si dhe mos përdorimin e informacionit konfidencial të Ortakërisë apo Korporatës për fitimin e tij personal; 2.3. mos keqpërdorimin e pozitës së tij/saj në Ortakëri apo Korporatë me qëllim të pasurimit personal në dëm të Ortakërisë apo Korporatës; 2.4. mos përvetësimin e mundësive afariste të Ortakërisë ose Korporatës; 2.5. mos konkurrimin afarist me Ortakërinë ose Korporatën 2.6. ti shërbejë vetëm interesave të Ortakërisë ose Korporatës në të gjitha transaksionet në të cilat personi ka një interes personal. 3. Për qëllimet e paragrafit 2 të këtij neni, një person konsiderohet të jetë në konkurrencë me Shoqërinë Tregtare, nëse ky person është Ortak i Përgjithshëm në një Ortakëri ose një Drejtor Menaxhues, anëtar i Bordit të Drejtorëve, Zyrtar ose Aksionar Kontrollues në një Korporatë, e cila është në konkurrencë afariste me Ortakërinë ose Korporatën. 4. Personat e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, gjatë ushtrimit të të drejtave, detyrimeve ose përgjegjësive të tyre, përgjigjen ndaj Ortakërisë ose Korporatës për çdo veprim ose mosveprim, që lidhet në mënyrë të arsyeshme me qëllimet e Ortakërisë ose Korporatës, me përjashtim të rasteve kur, në bazë të hetimit dhe vlerësimit të informacioneve përkatëse, veprimi ose mosveprimi është kryer në mirëbesim dhe pa neglizhencë. 5. Nëse personat e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, veprojnë në kundërshtim me detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre sipas këtij neni, janë të detyruar t’i dëmshpërblejnë Ortakërisë ose Korporatës dëmet, që rrjedhin nga kryerja e shkeljes, si dhe ta kthejnë çdo fitim personal që ata apo personat e lidhur me ta kanë realizuar nga këto veprime. Personat e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni kanë barrën e provës për të vërtetuar kryerjen e detyrave të tyre në mënyrë të rregullt dhe sipas standardeve të kërkuara. Kur shkelja është kryer nga më shumë se një person, ata përgjigjen ndaj Ortakërisë ose Korporatës në mënyrë solidare. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 163 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 6. Personi i cili merr një vendim afarist duke vepruar sipas detyrave të përcaktuara në këtë nen, konsiderohet se i ka përmbushur detyrat sipas këtij neni nëse: 6.1. nuk ka një interes personal, financiar ose material siç përcaktohet në nenin 259 të këtij ligji me rastin e marrjes së vendimit; 6.2. është plotësisht i informuar mbi këtë temë në masën e duhur sipas rrethanave dhe nuk ka vepruar në mënyrë neglizhente. - 259 Verify source ↗
Neni 259
AI-assisted research summary: This article says certain persons are treated as having a conflict of interest in contracts or transactions with a partnership or corporation, defines a financial relationship, and allows approval or court annulment in some cases.
Neni 259 Transaksionet që Përfshijnë Konfliktin e Interesit 1. Personat e përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 258 të këtij ligji konsiderohet se kanë konflikt interesi në një kontratë ose transaksion me Ortakërinë ose Korporatën nëse: 1.1. Ai/ajo ose ndonjë anëtar i familjes së tij është palë në aktin apo transaksionin ose ka një interes personal, financiar ose material në aktin ose transaksionin; ose 1.2. Ai/ajo ka një marrëdhënie financiare apo familjare me një palë në aktin ose transaksionin, ose me një person që ka një interes personal, financiar ose material në aktin apo transaksionin, që mund të pritet që të ndikojë negativisht në gjykimin e personit të tillë në Ortakëri apo Korporatë. 2. Për qëllimin e këtij neni, një “marrëdhënie financiare” përfshin të qenit në pozitë të drejtorit, aksionarit kontrollues ose punonjësit të një pale apo personit të tillë, ose të qenit nën ndikimin kontrollues të një pale apo personi. 3. Personat e interesuar të cilët zbulojnë një konflikt interesi sipas nenit 261 të këtij ligji të cilët lidhin një kontratë ose transaksion në emër të Ortakërisë ose Korporatës nuk konsiderohet se e kanë shkelur detyrën e besnikërisë nëse kontrata ose transaksioni është miratuar paraprakisht në mirëbesim sipas nenit 260 të këtij ligji pas paraqitjes së faktit dhe me kusht që të gjitha faktet materiale nga personi i interesuar në lidhje me interesat e tij janë lajmëruar apo dihen nga organi që e miraton transaksionin dhe nëse organi miratues e miraton kontratën ose transaksionin me mirëbesim. 4. Paraqitja dhe miratimi i një kontrate ose transaksioni me konflikt të interesit sipas nenit 260 dhe 261 të këtij ligji nuk e përjashton përgjegjësinë e personit të interesuar dhe mundësinë e ngritjes së padisë pranë gjykatës kompetente sipas nenit 264 dhe 265 të këtij ligji ndaj personit të interesuar nga ana e Ortakëve të një Ortakërie ose Aksionarëve në një Korporatë dhe të kërkojnë kompensim për dëmet si dhe dorëzimin e fitimit të realizuar nga ky transaksion, nëse transaksioni është miratuar duke u mbështetur në fakte që nuk janë dhënë në mirëbesim ose nëse kontrata ose transaksioni i ka dhënë personit të interesuar një përparësi të padrejtë në dëm të Ortakërisë ose Korporatës ose Ortakëve dhe Aksionarëve të tyre si rrjedhojë e veprimeve neglizhente te tij/saj. 5. Përgjegjësia për dëmet e shkaktuara ndaj Ortakërisë apo Korporatës shtrihet edhe tek organi miratues sipas nenit 260 të këtij ligji dhe anëtarët e organit miratues, në rastet kur organi miratues ose anëtarët e tij kanë vepruar me keqbesim ose neglizhencë. 6. Kontrata ose transaksioni me konflikt interesit sipas këtij kapitulli mund të shfuqizohet nga Ortakëria ose Korporata, por çdo shfuqizim i tillë duhet të bëhet pa paragjykim ndaj të drejtave GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 164 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE të një pale të tretë, të cilat janë fituar në mirëbesim dhe pa dijeni ose pjesëmarrje në shkelje. 7. Pa paragjykuar veprimet tjera të gjykatës kompetente pas pranimit të një padie sipas paragrafit 4të këtij neni, gjykata kompetente mund ta shfuqizojë një kontratë ose transaksion me konflikt interesi sipas këtij kapitulli nëse vërtetohet se kontrata ose transaksioni është paragjykues apo i dyshimtë ndaj Ortakërisë ose Korporatës dhe se transaksioni i ka dhënë të paditurit një përparësi të padrejtë në dëm të Ortakërisë ose Korporatës ose Ortakëve dhe Aksionarëve të tyre sipas paragrafit 4 të këtij neni. Në rast të vërtetimit nga gjykata kompetente të shkeljes sipas këtij paragrafi, pala e interesuar obligohet që ti kthejë Ortakërisë ose Korporatës çfarëdo fitimi të realizuar nga kontrata ose transaksioni dhe ta dëmshpërblejë Ortakërinë ose Korporatën për çfarëdo humbje apo dëmtim të pësuar si rezultat i kontratës ose transaksionit. - 260 Verify source ↗
Neni 260
AI-assisted research summary: Certain conflict-of-interest transactions must be approved by the required majority, and interested persons may not vote or count toward quorum.
Neni 260 Miratimi i Transaksioneve me Konflikt Interesi 1. Transaksionet ose kontratat e përshkruara në paragrafin 1 të nenit 259 të këtij ligji duhet të miratohen me shumicën e votave të Ortakëve të Përgjithshëm të Ortakërisë apo me shumicën e votave të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Korporatës. 2. Pavarësisht nga paragrafi 1 i këtij neni, një Korporatë me anë të Statutit mund të përcaktojë miratimin e kontratave ose transaksioneve me konflikt interesi me shumicën e votave apo me metodë tjetër të votimit të Aksionarëve të cilët nuk kanë një interes personal, financiar ose material në kontratën ose transaksionin mbi te cilin votohet, por në asnjë rast Statuti nuk mund të anashkalojë kërkesën e paragrafit 1 të këtij neni, që transaksioni të miratohet së paku nga shumica e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Korporatës. 3. Personat me konflikt interesi, të përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 259 të këtij ligji, nuk mund të marrin pjesë në votimin për miratimin e kontratës apo transaksionit me konflikt interesi sipas këtij neni dhe nuk llogariten në kuorum. - 261 Verify source ↗
Neni 261
AI-assisted research summary: Certain persons must notify the partnership or corporation when they have a personal interest in a conflicting company, contract, or transaction, and must disclose material details about that conflict.
Neni 261 Detyrimi për të Paraqitur Konfliktin e Interesit 1.Personate përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 258 të këtij ligji do të njoftojë Ortakërinë ose Korporatën sa herë që kanë një interes personal në një Shoqëri Tregtare që është në konkurrencë me Ortakërinë ose Korporatën, ose në një kontratë ose transaksion ndaj të cilit zbatohen neni 259 ose neni 261të këtij ligji. Ky njoftim duhet të bëhet në kohën kur personi punësohet, zgjidhet ose emërohet në një pozitë sipas paragrafit 3 të nenit 258 të këtij ligji, ose menjëherë në kohën kur ai vjen në dijeni të interesit financiar ose personal në një transaksion me konflikt interesi sipas nenit 259 të këtij ligji. Po ashtu, njoftimi përkatës bëhet në kohën kur një vendim ose transaksion përkatës është në diskutim nga drejtorët, zyrtarët, ortakët ose aksionarët. 2. Zbulimi i konfliktit të interesit duhet të përfshijë të gjitha faktet materiale të natyrës së konfliktit të interesit duke përfshirë, pozitën e personit dhe interesin pronësor në Ortakërinë apo Korporatën përkatëse si dhe nëse është e aplikueshme, pozitën e personit dhe interesin pronësor në Shoqërinë tjetër Tregtare të përfshirë dhe detaje rreth shumës së kontratës ose transaksionit dhe detaje të tjera duke përfshirë, nëse është e zbatueshme, çfarëdo pasurie ose shërbimi që do të blihet, shitet, shkëmbehet apo disponohet në një mënyrë tjetër si dhe përfitimet potenciale nga kontrata ose transaksioni. 3. Në rastin e një Ortakërie njoftimi duhet të bëhet para Ortakëve të Ortakërisë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 165 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 4. Në rastin e një Korporate, njoftimi i tillë duhet të bëhet para Bordit të Drejtorëve dhe çdo veprim i Bordit të Drejtorëve që miraton ose ratifikon një transaksion të tillë do të raportohet nga kryetari i Bordit të Drejtorëve para aksionarëve në kuvendin e radhës të aksionarëve, si dhe do të raportohet në pasqyrat vjetore financiare të Korporatës që mbulojnë periudhën në fjalë. 5. Zbulimi i kontratës ose transaksionit me konflikt interesi në rastin e Korporatave gjithashtu publikohet si pjese e raportimit vjetor financiar ne pajtim me standardet ndërkombëtare te raportimit financiar (SNRF) sipas legjislacionit në fuqi për raportimin financiar dhe duhet të përfshijë të gjitha faktet materiale të natyrës së konfliktit të interesit duke përfshirë, pozitën e personit dhe interesin pronësor në Ortakërinë apo Korporatën përkatëse si dhe nëse është e aplikueshme, pozitën e personit dhe interesin pronësor në Shoqërinë tjetër Tregtare të përfshirë dhe detaje rreth kontratës ose transaksionit dhe detaje të tjera duke përfshirë, nëse është e zbatueshme, çfarëdo pasurie ose shërbimi që do të blihet, shitet, shkëmbehet apo disponohet në një mënyrë tjetër si dhe përfitimet potenciale nga kontrata ose transaksioni. 6. Në rastin e Korporatave, brenda shtatëdhjetë e dy (72) orëve nga përmbyllja e një transaksioni me konflikt interesi me vlerë prej dhjetë përqind (10%) ose më shumë të të gjitha aseteve të Korporatës, të gjitha faktet materiale lidhur me kontratën ose transaksionin me konflikt interesi do të zbulohen plotësisht në uebfaqet e tyre dhe do të vendosen në dispozicion të publikut në adresën e regjistruar. Ky zbulim duhet të përfshijë të gjitha faktet materiale të natyrës së konfliktit të interesit duke përfshirë, pozitën e personit dhe interesin pronësor në Ortakërinë apo Korporatën përkatëse si dhe nëse është e aplikueshme, pozitën e personit dhe interesin pronësor në Shoqërinë tjetër Tregtare të përfshirë dhe detaje rreth kontratës ose transaksionit dhe detaje të tjera duke përfshirë, nëse është e zbatueshme, çfarëdo pasurie ose shërbimi që do të blihet, shitet, shkëmbehet apo disponohet në një mënyrë tjetër si dhe përfitimet potenciale nga transaksioni. - 262 Verify source ↗
Neni 262
AI-assisted research summary: At least 15 days before voting on a conflict-of-interest contract or transaction worth 10% or more of the corporation’s assets, a written independent assessment of the key terms must be obtained from an external independent financial adviser.
Neni 262 Vlerësimi i Pavarur i Transaksioneve me Konflikt Interesi Të paktën pesëmbëdhjetë (15) ditë para votimit të një kontrate ose transaksioni me konflikt interesi me vlerë prej dhjetë përqind (10%) ose më shumë të të gjitha aseteve të Korporatës, duhet të merret një vlerësim i shkruar i pavarur mbi kushtet kryesore të kontratës ose transaksionit me konflikt të interesit nga një këshilltar i jashtëm dhe i pavarur financiar që gjithashtu duhet të vlerësojë nëse kontrata ose transaksioni është në përputhje me kushtet e tregut. - 263 Verify source ↗
Neni 263
AI-assisted research summary: Partners or shareholders who intend to bring a lawsuit may access the company’s documents before filing, and they must cover the related administrative copying, transport, or storage costs.
Neni 263 Qasja ne Dokumentacionin qe Ndërlidhet me Kontratat ose Transaksionet me Konflikt interesi 1. Te gjithë Ortakët apo Aksionarët, pavarësisht numrit të Kuotave apo Aksioneve që i mbajnë në Ortakëri ose Korporatë, të cilët kanë për qëllim të dorëzojnë padi pranë gjykatës kompetente sipas nenit 259 të këtij ligji kanë të drejtë të plotë të qasjes në dokumentacionin në posedim të Ortakërisë ose Korporatës gjatë përgatitjes së padisë së tyre dhe para parashtrimit të padisë në gjykatën kompetente. 2. Shpenzimet administrative që ndërlidhen me kopjimin, transportimin ose ruajtjen e këtij dokumentacioni mbulohen nga vetë Ortakët ose Aksionarët që kanë për qëllim dorëzimin e padisë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 166 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE - 264 Verify source ↗
Neni 264
AI-assisted research summary: Një ortak në një ortakëri ose aksionar në një korporatë ka të drejtë të ngrejë padi për dëmet e shkaktuara nga shkeljet e detyrave; padia mund të parashtrohet edhe nga një person i vetëm ose nga disa persona së bashku.
Neni 264 Paditë e Drejtpërdrejta 1. Një Ortak në një Ortakëri ose Aksionar në një Korporatë ka të drejtë të paraqesë padi në gjykatën kompetente ose në institucionet alternative për zgjidhjen e kontesteve në emrin e tij, kundër cilitdo personi të përcaktuar në nenin 258 të këtij ligji, për të kompensuar dëmet e shkaktuara ndaj tij nga shkeljet e detyrave sipas këtij ligji apo ndonjë ligj tjetër në fuqi. 2. Padia mund të parashtrohet nga një person në emër të vet ose nga dy ose më shumë persona, që veprojnë së bashku, në emrat e tyre. - 265 Verify source ↗
Neni 265
AI-assisted research summary: Një aksionar në një korporatë mund të ngrejë padi derivative në emër të korporatës kundër personave të përcaktuar, por vetëm në rrethana të caktuara dhe pasi të ketë kërkuar më parë me shkrim veprimin nga korporata.
Neni 265 Paditë Derivative 1. Aksionari në një Korporatë ka të drejtë të paraqesë padi në gjykatën kompetente ose në institucionet alternative për zgjidhjen e kontesteve në emër të Korporatës kundër çdo personi të përcaktuar në nenin 258 të këtij ligji për të kompensuar dëmet ndaj Korporatës të shkaktuara nga shkelja e detyrimeve ndaj Korporatës sipas këtij ligji ose ndonjë ligj tjetër në fuqi. 2. Padia mund të parashtrohet sipas këtij neni, vetëm në rastet në të cilat: 2.1. Pretendohen dëmtime ose shkelje e detyrë ndaj vetë Korporatës; 2.2. Paditësi ka qenë Aksionar në kohën e veprimeve për të cilat bëhet padia, ose veprimeve që e kanë fituar këtë status për shkak të transferimit të Aksioneve nga një person i cili ka qenë Aksionar në kohën kur kanë ndodhur veprimet për të cilat bëhet padia; 2.3. Paditësi i ka kërkuar më parë me shkrim Korporatës për të paraqitur padinë dhe kjo kërkesë është refuzuar nga Korporata ose Korporata nuk është përgjigjur brenda tridhjetë (30) ditëve. 2.4. Në rastin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar kërkesa duhet t’u drejtohet të gjithë drejtorëve ose personave të tjerë të cilët kanë autoritetin për të paraqitur padinë, dhe në një Shoqëri Aksionare kërkesa duhet t’i drejtohet Bordit të drejtorëve. 3.Kompensimi i dëmit që mund të rezulton nga një padi derivative është pronë e Korporatës, kurse paditësit i cili ka paraqitur padinë i paguhen shpenzimet e tij të arsyeshme, duke përfshirë tarifat ligjore, nga kompensimi i paguara nga të paditurit. Shuma e shpenzimeve të tilla duhet të miratohet nga gjykata. PJESA E NJËMBËDHJETË DISPOZITAT KALIMTARE E PËRFUNDIMTARE - 266 Verify source ↗
Neni 266
AI-assisted research summary: This transitional article phases in registration-related requirements for trading companies and assigns duties to ARBK.
Neni 266 Dispozitat kalimtare 1. Kërkesa për publikimin e Marrëveshjeve të Ortakërisë, Statuteve dhe Memorandumeve të Inkorporimit nga ARBK-ja në pajtim me nenin 22, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.11 të këtij ligji hyn në fuqi brenda një (1) viti pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 167 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE 2. Deri në miratimin e aktit nënligjor të përcaktuar në Nenin 17, paragrafi 12 të këtij ligji dhe formularëve të regjistrimit sipas Nenit 9 të këtij ligji, vazhdojnë të aplikohen kërkesat dhe formularët ekzistues sipas Ligjit Nr. 02/L-123 për Shoqëritë Tregtare dhe Ligjit Nr. 04/L-006 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-123 për Shoqëritë Tregtare. 3. Të gjitha Shoqëritë Tregtare aktualisht të regjistruara në ARBK si dhe Shoqëritë Tregtare që regjistrohen gjatë periudhës kalimtare të përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni obligohen të zbatojnë kërkesat e këtij ligji brenda tre (3) vitesh miratimit të aktit nënligjor për procedurat e regjistrimit sipas Nenit 17, paragrafi 12 të këtij ligji. ARBK-ja, në bashkëpunim me organet tjera të administratës shtetërore, duhet të kontaktojnë të gjitha Shoqëritë Tregtare ekzistuese për të siguruar që të dhënat e shënuara në regjistër të jenë të përditësuara. Të gjitha Shoqëritë Tregtare ekzistuese do të jenë të obliguara të zbatojnë këtë kërkesë, ose në të kundërtën do të futen në një listë të Shoqërive Tregtare pasive pas skadimit të periudhës tre (3) vjeçare të përcaktuar në këtë nen. 4. Gjatë periudhës tranzitore tre (3) vjeçare, ARBK obligohet të pajisë të gjitha Shoqëritë Tregtare ekzistuese me numër unik. - 267 Verify source ↗
Neni 267
AI-assisted research summary: Existing subordinate acts stay in force until new subordinate acts are issued, as long as they do not conflict with this law.
Neni 267 Aktet nënligjore të zbatueshme deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore Me kusht që mos të jenë në kundërshtim me këtë ligj dhe deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore për zbatimin e duhur të këtij ligji, aktet nënligjore të zbatueshme do të vazhdojnë të mbesin në fuqi si në vijim:Udhezimi Administrativ Nr-03/2015 për Përcaktimin e Taksave për Shërbimet e Ofruara nga Agjencioni për Regjistrimin e Bizneseve. - 268 Verify source ↗
Neni 268
AI-assisted research summary: Qeveria/Ministria duhet të nxjerrin aktet nënligjore të parashikuara nga ky ligj brenda 1 viti nga hyrja në fuqi, përveç kur dispozita përkatëse thotë ndryshe.
Neni 268 Nxjerrja e akteve nën-ligjore Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në dispozitën përkatëse më të cilën autorizohet nxjerrja e një akti nënligjor, Qeveria/Ministria do të nxjerrin aktet nënligjore të përcaktuara me këtë Ligj në afat kohor prej një (1) viti nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 269 Verify source ↗
Neni 269
AI-assisted research summary: This article repeals two earlier laws on trade companies.
Neni 269 Shfuqizimi i ligjeve të mëhershme Ky ligj shfuqizon Ligjin Nr. 02/L-123 për Shoqëritë Tregtare dhe Ligjin Nr. 04/L-006 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-123 për Shoqëritë Tregtare. - 270 Verify source ↗
Neni 270
AI-assisted research summary: This law enters into force on the day it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 270 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi ne ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L -016 15 mars 2018 Ligji shpallet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 80 paragrafi 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË 168 LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.