LIGJI NR. 2004/32 LIGJI PËR FAMILJEN I KOSOVËS
Part 1 of 2 · provisions 1–200
This excerpt only shows the law’s title and the start of Part One on general provisions and principles.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/32
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
- Complete work
- View statute overview
Statute overview
About this statute
This excerpt only shows the law’s title and the start of Part One on general provisions and principles. This article says the law covers engagement, marriage, parent-child relations, adoption, custody, protection of children without parental care, family property relations, and special court procedures for family disputes. Family is defined as a vital group of parents, their children, and other relatives, and it has a right to protection. This article sets principles for family relations, including equality between men and women, mutual respect and help within the family, equal protection of children’s rights, shared parental responsibility, and equal rights and duties for children of unmarried parents. All persons are entitled to equal treatment of the rights and duties provided by this Law, and direct or indirect discrimination is prohibited.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2004/32 LIGJI PËR FAMILJEN I KOSOVËS
Showing 200 of 356
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This excerpt only shows the law’s title and the start of Part One on general provisions and principles.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI I / NR. 4 / 01 SHTATOR 2006 Ligji Nr. 2004/32 LIGJI PËR FAMILJEN I KOSOVËS PJESA E PARË DISPOZITA TË PËRGJITHSHME I. PARIMET
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law covers engagement, marriage, parent-child relations, adoption, custody, protection of children without parental care, family property relations, and special court procedures for family disputes.
Neni 1. Fushëveprimi i rregullativës Ky Ligj rregullon fejesën, martesën, marrëdhëniet ndërmjet prindërve dhe fëmijëve, adoptimin (birësim), kujdestarinë, mbrojtjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore, marrëdhëniet pasurore në familje dhe procedurat e posaçme të gjykatës përkitazi me kontestet lidhur me marrëdhëniet familjare. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Family is defined as a vital group of parents, their children, and other relatives, and it has a right to protection.
Neni 2. Familja (1) Familja është bashkësi vitale e prindërve dhe fëmijëve të tyre si dhe personave tjerë në gjini. (2) Familja është bërthamë natyrore dhe themelore e shoqërisë dhe si e tillë gëzon të drejtën në mbrojtje. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article sets principles for family relations, including equality between men and women, mutual respect and help within the family, equal protection of children’s rights, shared parental responsibility, and equal rights and duties for children of unmarried parents.
Neni 3. Parimet mbi rregullimin e marrëdhënieve familjare Rregullimi i marrëdhënieve familjare bazohet në parimet: 1. Barazinë ndërmjet burrit dhe gruas, respektit dhe ndihmës së ndërsjellët ndërmjet tyre dhe anëtarëve të familjes; 2. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe përgjegjësia e të dy prindërve për rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre, ku fëmijë nënkupton personin nën moshën 18 vjeçare; 3. Prindërit dhe fëmijët detyrohen në ndihmë dhe konsideratë të ndërsjellët gjatë tërë jetës së tyre; 4. Fëmijët e prindërve të cilët nuk kanë qenë të martuar në kohën e lindjes së tyre gëzojnë të drejtat e njëjta dhe kanë detyrime të njëjta sikurse fëmijët e lindur nga prindërit të cilët kanë qenë të martuar në kohën e lindjes së tyre. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: All persons are entitled to equal treatment of the rights and duties provided by this Law, and direct or indirect discrimination is prohibited.
Neni 4. Të gjithë personat gëzojnë trajtim të barabartë të të drejtave dhe detyrimeve të parapara me këtë Ligj. Nuk do të ketë diskriminim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndaj asnjë personi apo personave në bazë të gjinisë, moshës, gjendje martesore, gjuhës, paaftësisë mendore apo fizike, orientimit seksual, përkatësisë apo bindjeve politike, prejardhjes etnike, kombësisë, religjionit apo besimit, racës, prejardhjes shoqërore, pasurisë, lindjes apo gjendjes tjetër. II. MBROJTJA E TË DREJTAVE - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Some children, some parents, and elderly persons are covered by special social and financial support; the social community cares for elderly persons who cannot secure living conditions and have no relatives legally required to care for them.
Neni 5. Mbrojtja sociale (1) Fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe ata me çrregullime mentale ose fizike të diagnostifikuara, si dhe prindërit të cilët nuk janë të aftë të krijojnë kushtet e domosdoshme jetësore për vete dhe për fëmijët e tyre, janë nën përkrahjen e veçantë financiare dhe shoqërore; (2) Bashkësia shoqërore përkujdeset për personat e moshuar në rastet kur ata nuk janë në gjendje të sigurojnë kushtet jetësore dhe kur nuk kanë persona tjerë në gjini të cilët sipas ligjit janë të detyruar të kujdesen për ta. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The municipal guardian body handles family protection and assistance work, may act in child-rights proceedings, and the court must invite it to hearings and send it all decisions.
Neni 6. Mbrojta Institucionale e të drejtave (1) Punët e mbrojtjes dhe të ndihmës familjare do t’i ushtron organi kompetent i administratës komunale i cili është kompetent për punët e mbrojtjes sociale. (2) Organi i Kujdestarisë është një organ komunal administrativ kompetent për çështje sociale. Ai përbëhet nga një grup i ekspertëve me përvojë profesionale në fushën e veçantë të përgjegjësisë. (3) Organi i Kujdestarisë mundet gjithashtu të jetë organ (grup i ekspertëve siç është cekur më lart) i veçantë i institucionit social i themeluar nga Kuvendi Komunal për të kryer detyrat e tilla. (4) Organi i Kujdestarisë pjesëmarrës në procedurë është i autorizuar të bëjë propozime për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të fëmijëve, të paraqes fakte të cilat nuk janë përfshirë, të propozojë administrimin e provave të domosdoshme, të ushtrojë mjetet juridike dhe të ndërmerr veprime tjera gjyqësore. Gjykata është e obliguar të ftojë në gjyq Organin e Kujdestarisë pjesëmarrës në procedurë në të gjitha seancat gjyqësore dhe t’i dorëzojë atij të gjitha vendimet. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Mothers and children, and children without parental care, are to be given special protection.
Neni 7. Forma e mbrojtjes (1) Për realizimin e të drejtave nga marrëdhëniet familjare, nënës dhe fëmijës u sigurohet mbrojtje e posaçme me mjete të mirëqenies sociale. (2) Fëmijëve pa kujdes prindëror u sigurohet mbrojtja e posaçme përmes formave të mbrojtjes siç janë kujdestaria, strehimi familjar, strehimi rezidencial dhe adoptimi. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: People and legal entities providing professional assistance or resolving disputes between family members must cooperate with each other when this law is applied.
Neni 8. Mbështetja (1) Gjatë zbatimit të këtij Ligji, personat juridik dhe fizik të cilët ofrojnë ndihmë profesionale ose zgjidhin kontestet ndërmjet anëtarëve të familjes do të bashkëpunojnë reciprokisht. (2) Në këtë Ligj, përveç rasteve kur konteksti e kërkon ndryshe: (a) njëjësi përfshin shumësin dhe shumësi njëjësin dhe (b) “ai” përfshin “ajo” dhe “atij” përfshin “asaj”. PJESA E DYTË FEJESA DHE MARTESA I. FEJESA - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Fejesa means a mutual promise by two persons of opposite sex to marry in the future.
Neni 9. Fejesa Fejesa është premtim reciprok i dy personave me gjini të kundërta për t’u martuar në të ardhmen. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: No one may bring a lawsuit about marriage based on the fact that they were engaged, and the promise is invalid if the marriage does not happen.
Neni 10. Jo paditshmëria për premtimin e gjobës (1) Askush nuk mund të paraqes padi për lidhjen e martesës nga fakti që ai ka qenë i fejuar. (2) Është i pavlefshëm premtimi i gjobës nëse lidhja e martesës nuk do të realizohet. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: If a person breaks off an engagement, they must pay damages and reasonable engagement-related expenses or obligations.
Neni 11. Përgjegjësia për të shpërblyer dëmin në rastin e heqjes dorë (1) Nëse personi i fejuar heq dorë nga fejesa, ai është i detyruar të paguajë për çdo dëm të shkaktuar të fejuarit tjetër ose prindërve të të fejuarit tjetër apo personave tjerë të cilët kanë vepruar në emër të tyre. I fejuari është përgjegjës për çdo shpenzim apo detyrim të investuar në pritje të martesës. Ai është po ashtu përgjegjës për shpenzimet apo detyrimet që i fejuari tjetër i ka bërë në pritje të martesës, pra ato të cilat ndikojnë në punësimin apo pasurinë e tij. (2) Përgjegjësia për dëmet është e kufizuar deri në shkallën që shpenzimet apo detyrimet janë të arsyeshme në bazë të rrethanave. (3) Nuk ka përgjegjësi nëse ka pasur arsye të fortë për revokim. (4) Sipas rregullave për fejesën, kufizimi kohor për çfarëdo padie është dy vjet. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: If the engaged person is responsible for revoking the engagement for an important reason, that person is liable for any damage covered by this law.
Neni 12. Përgjegjësia e të fejuarit tjetër për revokim Nëse i fejuari është përgjegjës për revokimin e tjetrit për shkak të arsyes së rëndësishme, ai është përgjegjës për çdo dëm të përcaktuar me këtë Ligj. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: If an engagement does not end in marriage, each fiancé may ask the other to return gifts given for the engagement.
Neni 13. Kthimi i dhuratave Nëse fejesa nuk përfundon me martesë, secili i fejuar mund të kërkojë nga tjetri kthimin e dhuratave të cilat i ka dhënë me rastin e fejesës. Në këtë rast duhet të zbatohen rregullat për pasurimin pa bazë sipas Ligjit për Detyrimet të Kosovës. Në rast se njëri nga të fejuarit vdes e drejta për të kërkuar shpërblimin e dëmit nuk do të ekzekutohet. II. MARTESA 1. Parimet - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Marriage is a legally registered union between two persons of different sexes who freely choose to live together to create a family.
Neni 14. Martesa (1) Martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht në mes të dy personave të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku me qëllim të krijimit të familjes. (2) Mashkulli dhe femra kanë të drejtë të lidhin martesë dhe të formojnë familje pa ndonjë kufizim në bazë të racës, kombësisë apo religjionit, si dhe janë të barabartë gjatë lidhjes së martesës, vazhdimit të martesës dhe zgjidhjes së saj. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Marriage capacity is acquired through legal capacity to act; majority is reached at 18 years; full legal capacity to act is acquired on majority, or by marrying before that age.
Neni 15. Aftësia për martesë (1) Aftësia për të lidhur martesë fitohet me anë të aftësisë për të vepruar. (2) Mosha madhore fitohet me të mbushur 18 vjet. (3) Aftësia e plotë për të vepruar fitohet me arritjen e moshës madhore dhe me lidhjen e martesës para arritjes së kësaj moshe. 2. Kushtet për martesë - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Person under 18 cannot marry, but a competent court may allow marriage for a minor older than 16 on request and for reasonable reasons.
Neni 16. Kushtet për lidhjen e martesës (1) Personi i cili nuk ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeçare nuk mund të lidhë martesë. (2) Për shkaqe të arsyeshme dhe sipas kërkesës së tij, gjykata kompetente mund t’i lejojë martesën personit të mitur më të vjetër se gjashtëmbëdhjetë vjet, nëse konstaton se personi i tillë ka arritur pjekurinë e nevojshme fizike dhe psikike për të ushtruar të drejtat e veta martesore dhe për të përmbushur detyrimet martesore. (3) Para se të marrë vendimin, gjykata do të kërkojë mendimin e Organit të Kujdestarisë, do ta dëgjojë të miturin dhe prindërit përkatësisht kujdestarin e tij. Gjykata gjithashtu do të dëgjojë personin me të cilin i mituri ka për qëllim të lidhë martesë, mendimin e institucionit përkatës shëndetësor dhe do të hetojë rrethanat tjera të rëndësishme për vendimin. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Foreign nationals must bring a marriage certificate from their home-country authorities proving they may marry and that there are no marriage bans or obstacles. The certificate expires if the marriage is not concluded within 6 months, unless the certificate sets a shorter period.
Neni 17. Çertifikata për martesë – E drejta e shtetasve të huaj (1) Personat me shtetësi të huaj duhet të sjellin çertifikatën për martesë të ofruar nga autoritetet e vendit të vet e që dëshmon të drejtën e tyre për martesë sipas rregullave të këtij ligji, se nuk ka ndalesa dhe pengesa për martesë. (2) Çertifikata bëhet e pavlefshme nëse martesa nuk lidhet gjashtë muaj pas lëshimit të çertifikatës. Nëse çertifikata cakton afat më të shkurtë kohor, ky afat do të aplikohet. 3. Ndalesat dhe pengesat martesore - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: A marriage is not fully valid if consent was obtained by coercion, threat, mistake, or any other lack of free will by the future spouses.
Neni 18. Vullneti i lirë Martesa nuk do të jetë e plotfuqishme, nëse pëlqimi është arritur përmes shtrëngimit, kërcënimit ose lajthimit, apo të ndonjë mungese tjetër të vullnetit të lirë nga ana e bashkëshortëve të ardhshëm. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: A person may not enter a new marriage while a first marriage is still legally in force.
Neni 19. Martesa e mëparshme Askush nuk mund të lidhë martesë të re, përderisa martesa e parë nuk pushon juridikisht. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: A person deprived of legal capacity by a court decision may not marry, but the court can exceptionally allow marriage on request.
Neni 20. Aftësia për të vepruar (1) Personi i cili ka qenë i privuar nga zotësia e tij/saj juridike me vendim të gjykatës nuk do të lidhë martesë. (2) Pavarësisht nga paragrafi (1) i këtij neni, përjashtimisht, gjykata mund të lejojë personin e tillë që të martohet me kërkesë. Në raste të tilla, gjykata mund të kërkojë mendimin e prindit, të mbikëqyrësit ose të kujdestarit të personit dhe të organit të kujdestarisë (Qendrës Komunale për Punë Sociale). - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: People in the blood relations listed here may not marry each other.
Neni 21. Gjinia e gjakut (1) Nuk mund të lidhin martesë personat në gjini të gjakut në vijë të drejtë, ose në vijë të tërthortë siç janë vëllau dhe motra prej një ati dhe një nëne, motra dhe vëllau prej atit ose nënës, xhaxhai dhe mbesa, daja dhe mbesa, tezja dhe nipi, as fëmijët e vëllezërve dhe motrave të një ati dhe nëne dhe fëmijët e vëllezërve dhe të motrave prej atit ose nënës; (2) Kjo do të zbatohet edhe për vëllezërit dhe motrat prej një ati ose nënës, si dhe nëse marrëdhënia e tillë ka pushuar së ekzistuari për shkak të adoptimit. (3) Gjinia e gjakut e bashkësisë jashtëmartesore është pengesë për martesë sikurse edhe ajo martesore. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Adoption is a marriage impediment, and kinship created by adoption is treated the same way.
Neni 22. Adoptimi (1) Adoptimi është pengesë martesore. (2) Gjinia e themeluar me adoptim është pengesë për martesë sikurse edhe gjinia e gjakut. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: People related by affinity may not marry, but a competent court may allow the marriage for reasonable grounds after obtaining the opinion of the Guardianship Body.
Neni 23. Krushqia (1) Nuk mund të lidhin martesë personat në gjini krushqie; vjehrri dhe e reja, dhëndri dhe vjehrra, njerka dhe thjeshtëri, njerku dhe thjeshtra, pa marrë parasysh faktin se a ka pushuar martesa lidhja e së cilës ka sjellë këtë marrëdhënie. (2) Për shkaqe të arsyeshme, gjykata kompetente mund të lejojë lidhjen e martesës midis personave në gjini të krushqisë, pasi të ketë marrë mendimin e Organit të Kujdestarisë. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Marriage between a guardian and a person under guardianship is prohibited during guardianship.
Neni 24. Kujdestaria (1) Martesa midis kujdestarit dhe personit nën kujdestari është e ndaluar gjatë kohës së kujdestarisë. (2) Për shkaqe të arsyeshme, gjykata kompetente mund të lejojë martesën midis personave siç është përcaktuar në nenin 23 të këtij Ligji, nëse ka marrë mendimin nga Organi i Kujdestarisë. (3) Kujdestaria pushon pas martesës midis këtyre personave, ndërsa martesa vazhdon të mbetet në fuqi. 4. Kërkesa për lidhjen e martesës - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: People who want to marry must file an application with the municipal assembly registrar and attach a birth certificate; the registrar may ask for additional documents and sets the wedding date by agreement with the applicants.
Neni 25. Kërkesa për lidhjen e martesës (1) Personat që dëshirojnë të lidhin martesë duhet të paraqesin kërkesë pranë ofiqarit të kuvendit komunal. (2) Kërkesës për lidhjen e martesës duhet t’i bashkëngjitet çertifikata e lindjes dhe sipas nevojës edhe dokumente të tjera në bazë të kërkesës së ofiqarit; (3) Për datën e lidhjes së martesës vendos ofiqari në marrëveshje me personat që dëshirojnë të lidhin martesën. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: After a marriage application is filed, the registrar should recommend that the couple exchange health information, see a family counselor, learn about family planning, and agree on a future surname before the marriage date.
Neni 26. Informatat e ndërsjella Pas parashtrimit të kërkesës për lidhjen e martesës, ofiqari do t’u rekomandojë personave që dëshirojnë të lidhin martesë që deri në datën e lidhjes së martesës, që në mënyrë të ndërsjellët të informohen lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, të vizitojnë konsulentin familjar për të siguruar mendimin profesional përkitazi me zhvillimin e marrëdhënieve harmonike martesore dhe familjare, të njihen me mundësitë dhe përparësitë e planifikimit të familjes, si dhe të pajtohen lidhur me mbiemrin e ardhshëm. 5. Procedura për lidhjen e martesës - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Marriage is to be solemnized in specially designated premises, but it may also be held in other premises if the future spouses request it and there are reasonable grounds.
Neni 27. Vendi për lidhjen e martesës (1) Lidhja e martesës bëhet në mënyrë solemne në lokalet posaçërisht të caktuara për këtë qëllim. (2) Lidhja e martesës mund të bëhet edhe në lokale tjera, nëse kjo kërkohet nga bashkëshortët e ardhshëm dhe nëse kërkesa e tyre bëhet për shkaqe të arsyeshme. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Marriage before the civil registrar requires two opposite-sex persons to freely and immediately declare their consent in the presence of others.
Neni 28. Procedura para ofiqarit (nëpunësit të gjendjes civile) (1) Për të lidhur martesë është e nevojshme që dy persona të gjinisë së kundërt, në prani të të tjerëve, të shprehin në mënyrë të lirë vullnetin dhe pajtimin e tyre për martesë përpara ofiqarit. (2) Deklarata duhet të jetë e pakushtëzuar dhe e menjëhershme. (3) Palët pjesëmarrëse gjatë lidhjes së martesës janë bashkëshortët, dy dëshmitarë dhe ofiqari. (4) Secili person me aftësi për të vepruar mund të jetë dëshmitar gjatë lidhjes së martesës. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The ofiqari must allow the marriage procedure when there are no obstacles or impediments, and must refuse cooperation when an obstacle or impediment exists.
Neni 29. Pajtimi i ofiqarit Ofiqari është i detyruar të lejojë procedurën për lidhjen e martesës nëse nuk ekzistojnë pengesa dhe ndalesa. Ofiqari është i detyruar të refuzojë bashkëpunimin në procedurën e martesës nëse ekziston ndonjë pengesë apo ndalesë. Ofiqari nuk ka të drejtë të refuzojë bashkëpunimin nëse nuk ekzistojnë pengesa apo ndalesa. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Martesa fillon me raportin e paraqitur nga ofiqari, i cili duhet të tregojë praninë e bashkëshortëve të ardhshëm dhe mungesën e pengesave ose ndalesave martesore.
Neni 30. Lidhja e martesës Lidhja e martesës fillon me raportin e paraqitur nga ofiqari, duke treguar prezencën e bashkëshortëve të ardhshëm dhe mosekzistimin e pengesave dhe ndalesave martesore të parapara me këtë Ligj. Kjo konstatohet në bazë të dokumenteve të parashtruara dhe deklaratave të bashkëshortëve të ardhshëm, si dhe deklaratave të dëshmitarëve. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The officiant must inform future spouses about their rights and duties, ask each of them separately if they agree to marry, and then declare the marriage concluded once consent is secured.
Neni 31. Lidhja e martesës (1) Në rast se ofiqari konstaton mosekzistimin e pengesave dhe ndalesave për lidhjen e martesës, ai i njofton bashkëshortët e ardhshëm mbi dispozitat e këtij Ligji përkitazi me të drejtat dhe detyrimet e tyre edhe gjithashtu ua lexon këto dispozita. (2) Ofiqari duhet t’i pyes bashkëshortët e ardhshëm veç e veç nëse pajtohen të martohen me njeri-tjetrin. (3) Pasi t’i ketë siguruar deklaratat mbi pajtimin për hyrje në martesë, ofiqari e shpall martesën të lidhur. 6. Refuzimi për lidhjen e martesës - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: If the official finds a marriage impediment or prohibition, the official must tell the applicants orally that they cannot marry and must make a record of it.
Neni 32. Refuzimi për lidhjen e martesës Në qoftë se ofiqari konstaton ekzistimin e çfarëdo pengese apo ndalese martesore, ai i komunikon gojarisht parashtruesve të kërkesës se nuk mund të lidhin martesë dhe harton procesverbalin lidhur me këtë. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Applicants for marriage registration may ask the officiant to issue a refusal decision if they do not agree with the verbal communication; an appeal may be filed within 8 days, and the competent authority must decide within 15 days after receiving the request.
Neni 33. Procedura administrative (1) Nëse personat që kanë paraqitur fletëparaqitjen për lidhjen e martesës nuk pajtohen me komunikimin verbal siç është përcaktuar në nenin 32 të këtij Ligji, ata mund të kërkojnë nga ofiqari që të nxjerrë aktvendim për refuzimin e fletëparaqitjes për lidhjen e martesës. (2) Paraqitja e ankesës kundër aktvendimit nga paragrafi 1 i këtij neni mund të bëhet brenda 8 ditëve nga dita e njoftimit mbi moslejimin për lidhjen e martesës nga organet kompetente. Sipas kërkesës nga paragrafi 2 i këtij neni, organi kompetent është i detyruar që në procedurën administrative të nxjerrë vendim në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: If the bride, the groom, or both do not appear on the marriage date and do not justify their absence, the marriage request is treated as withdrawn.
Neni 34. Pjesëmarrja Në rast se në datën e lidhjes së martesës nusja, dhëndëri apo që të dy nuk paraqiten dhe mungesën e tyre nuk e arsyetojnë, kërkesa për lidhjen e martesës do të konsiderohet se është tërhequr. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The marriage official must register the marriage in the marriage register, and the spouses, two witnesses, and the official must sign that register.
Neni 35. Libri amzë i kurorëzimit (1) Ofiqari e regjistron lidhjen e martesës në Librin amzë të kurorëzuarve dhe i njëjti libër nënshkruhet nga bashkëshortët, dy dëshmitarët dhe ofiqari. (2) Menjëherë pas lidhjes së martesës, bashkëshortëve u lëshohet çertifikata nga Libri amzë i të kurorëzuarve. 7. Rregullativa për martesën religjioze - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: People who want to marry under religious rules cannot do so unless they prove a legal marriage with a certificate from the registrar’s register.
Neni 36. Preliminaret (Çështjet paraprake) Personat që dëshirojnë të lidhin martesë në pajtim me rregullat fetare (religjioze) nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë, përderisa ata nuk e dëshmojnë lidhjen e martesës ligjore me çertifikatë të lëshuar nga regjistri i ofiqarit. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: A religious-community official must send the signed marriage document to the registrar within 5 days after the marriage is concluded.
Neni 37. Dokumentacioni (1) Zyrtari nga bashkësia religjioze, përpara të cilit është lidhur martesa sipas rregullave fetare, i dërgon ofiqarit dokumentin e nënshkruar nga bashkëshortët, dëshmitarët dhe nga përfaqësuesi i bashkësisë fetare, duke e dokumentuar me këtë lidhjen e martesës. (2) Dokumenti i paraparë në paragrafin 1 të këtij neni do t’i dërgohet ofiqarit brenda afatit prej pesë ditësh nga dita e lidhjes së martesës. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Ofiqari must register a religious marriage within three days after receiving the document required by the law, and must issue the religious marriage certificate immediately after the marriage is registered in the civil marriage register.
Neni 38. Regjistrimi (1) Ofiqari është i detyruar që të regjistrojë martesën e lidhur në mënyrë religjioze brenda tri ditësh pas pranimit të dokumentit të paraparë në këtë Ligj. (2) Menjëherë pas regjistrimit të martesës religjioze në librin amëz të të kurorëzuarve, ofiqari do të lëshojë çertifikatën e martesës fetare (religjioze). 8. Bashkësia faktike (Bashkësia jashtëmartesore) - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: This article defines a factual union and says it is treated like marriage for certain rights and duties, unless listed marriage impediments existed when it was formed.
Neni 39. Përkufizimi (1) Bashkësia faktike (Bashkësia jashtëmartesore) konsiderohet marrëdhënia faktike midis burrit dhe gruas që jetojnë në çifte, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie. (2) Bashkësia faktike (Bashkësia jashtëmartesore) është e barabartë me statusin martesor nga aspekti i të drejtave dhe detyrimeve për përkujdesje, mbështetje financiare reciproke, dhe të drejtat pasurore ashtu siç është specifikuar në këtë ligj. (3) Bashkësia faktike nuk e jep efektin nga paragrafi 2 i këtij neni nëse në kohën e formimit të saj kanë ekzistuar këto pengesa martesore: martesa ekzistuese, gjinia e gjakut në shkallën e ndaluar nga ky ligj, gjinia adoptuese, sëmundja psikike dhe paaftësia për të gjykuar, përveç nëse ndonjë pengesë ka pushuar ndërkohë. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: People are considered to be in a factual, unmarried cohabitation if they are allowed to marry, have not legally married, and have lived together openly like a married couple.
Neni 40. Kërkesat Njerëzit konsiderohet se jetojnë në bashkësi faktike (bashkësi jashtëmartesore) nëse ata: 1. Kanë të drejtë të martohen, por nuk kanë lidhur martesë ligjore; 2. Kanë bashkëjetuar haptazi sikur një çift bashkëshortor. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: In a factual union outside marriage, the spouses must treat each other with equal respect, mutual understanding, and help.
Neni 41. Përfitimet Në bashkësi faktike (bashkësi jashtëmartesore), bashkëshortët detyrohen ndaj njëri tjetrit për respekt të njëjtë, mirëkuptim të dyanshëm dhe ndihmë sikur në bazë të martesës ligjore. {mospagebreak title=TË DREJTAT DHE DETYRIMET E BASHKËSHORTËVE} III. TË DREJTAT DHE DETYRIMET E BASHKËSHORTËVE - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Bashkëshortët kanë të drejta të barabarta dhe detyrohen të jenë besnikë, të ndihmojnë, respektojnë dhe mbështesin financiarisht njëri-tjetrin, si edhe të zhvillojnë solidaritet reciprok dhe ndaj fëmijëve.
Neni 42. Bashkëjetesa martesore (1) Bashkëshortët në martesë janë të barabartë, në të gjitha marrëdhëniet personale dhe pronësore. (2) Martesa lidhet për tërë kohëzgjatjen e jetës. (3) Bashkëshortët janë të detyruar të jenë besnik ndaj njëri tjetrit dhe në mënyrë reciproke ta ndihmojnë, respektojnë dhe mbështesin financiarisht njeri tjetrin, posaçërisht në rastet kur njëri prej tyre nuk ka bazë të mjaftueshme materiale për jetesë. (4) Bashkëshortët do të zhvillojnë dhe shprehin ndjenjën e solidaritetit reciprok, si dhe solidaritetin ndaj fëmijëve të tyre të lindur në martesë apo të adoptuar. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Bashkëshortët duhet të caktojnë mbiemrin e përbashkët dhe, me marrëveshje, mund të zgjedhin mes disa varianteve të mbiemrit kur martohen.
Neni 43. Mbiemri martesor (1) Bashkëshortët duhet të caktojnë mbiemrin e tyre të përbashkët. (2) Me rastin e lidhjes së martesës, bashkëshortët me marrëveshje mund të vendosin: 1. që secili ta mbajë mbiemrin e vet; 2. që i përbashkët të jetë mbiemri i njërit prej bashkëshortëve; 3. që t’ia bashkëngjisin mbiemrin e vet mbiemrit të njërit prej bashkëshortëve. (3) Kombinimi i mbiemrit nuk do të jetë i mundur, nëse mbiemrat e bashkëshortëve tanimë përbëhen nga mbiemri i dyfishtë. Në rast të tillë vetëm njeri nga mbiemrat mund të kombinohet me emrin e bashkëshortit tjetër dhe të bëhet mbiemër martesor. (4) Në rast se bashkëshortët nuk vendosin lidhur me mbiemrin martesor, secili prej tyre mban mbiemrin e vet. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Spouses decide the place of residence and the management of the common family economy by agreement, both contribute to family maintenance according to their abilities, and each spouse is independent in choosing work and profession.
Neni 44. Vendbanimi, Ekonomia familjare, Profesioni (1) Bashkëshortët vendosin për vendin e banimit me marrëveshje. (2) Bashkëshortët vendosin për udhëheqjen e ekonomisë së përbashkët familjare me marrëveshje. (3) Në rast se njëri nga bashkëshortët është përgjegjës për mirëmbajtjen e shtëpisë, ai udhëheq shtëpinë në përgjegjësinë vetanake. (4) Që të dy bashkëshortët kontribuojnë në mirëmbajtjen e familjes në proporcion me aftësitë e tyre individuale. (5) Secili bashkëshort është i pavarur në zgjedhjen e punës dhe profesionit. IV. MARRËDHËNIET PASURORE TË BASHKËSHORTËVE - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Pasuria e bashkëshortëve mund të jetë e veçantë ose e përbashkët.
Neni 45. Parimet themelore Në bazë të institucionit ligjor të “Pronësia e përbashkët e pronës së fituar më vonë” pasuria e bashkëshortëve mund të jetë pasuri e veçantë ose e përbashkët. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Article 46 says certain property is separate property of a spouse, including property owned at marriage, property acquired by inheritance or gift during marriage, a spouse’s share in common property, and works or intellectual property created by that spouse.
Neni 46. Pasuria e veçantë e bashkëshortëve (1) Pasuria e cila i ka takuar bashkëshortit në çastin e lidhjes së martesës do të mbetet pasuri e veçantë e tij; (2) Pasuria e veçantë është gjithashtu edhe pasuria e fituar gjatë kohëzgjatjes së martesës përmes trashëgimit, dhurimit apo ndonjë forme tjetër ligjore të fitimit të pasurisë; (3) Pasuria që i takon bashkëshortit duke u bazuar në proporcionin e pasurisë së përbashkët është gjithashtu pasuri e veçantë; (4) Një prodhim arti, punë intelektuale apo pronë intelektuale konsiderohet pasuri e ndarë e bashkëshortit/ës që e ka krijuar; (5) Secili bashkëshort në mënyrë të pavarur e administron dhe e posedon pasurinë e vet të veçantë gjatë gjithë kohës së martesës. 1. Pasuria e përbashkët e bashkëshortëve - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Spouses’ common property includes property acquired by work during marriage, related income, and jointly acquired gambling winnings; spouses are co-owners in equal shares unless they agree otherwise.
Neni 47. Pasuria e përbashkët (1) Pasuri e përbashkët e bashkëshortëve është pasuria e fituar me punë gjatë vazhdimit të martesës, si edhe të hyrat që rrjedhin nga pasuria e tillë; (2) Pasuria e përbashkët mund të përfshijë gjithashtu të drejtat sendore dhe të detyrimeve; (3) Pasuria e bashkëshortëve e fituar bashkërisht përmes lojërave të fatit konsiderohet pasuri e përbashkët. (4) Bashkëshortët janë pronarë të përbashkët në pjesë të barabarta të pasurisë së përbashkët nëse ndryshe nuk janë marrë vesh; - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: The existing laws on rights and duties in immovable property apply to common property, unless this Law says otherwise.
Neni 48. Zbatimi Ligjet në fuqi me të cilët rregullohen të drejtat dhe detyrimet në pasuri të patundshme do të zbatohen për pasurinë e përbashkët, përveç rasteve kur me këtë Ligj parashihet ndryshe. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: During marriage, spouses administer and dispose of joint marital property together and by agreement.
Neni 49. Administrimi i pasurisë së përbashkët Pasurinë e përbashkët bashkëshortore gjatë martesës bashkëshortët e administrojnë dhe e disponojnë bashkërisht dhe me marrëveshje. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: The article says spouses’ common immovable property is to be registered in both spouses’ names, and property cannot be transferred without both spouses’ consent.
Neni 50. Pasuria e paluajtshme (1) Të drejtat e bashkëshortëve për sendet e paluajtshme, të cilat janë pasuri e tyre e përbashkët, ashtu siç parashihet në nenin 47 të këtij Ligji, regjistrohen në Regjistrin publik të pasurive të paluajtshme në emër të të dy bashkëshortëve, si pasuri e përbashkët në pjesë të papërcaktuara. (2) Kur vetëm njëri prej bashkëshortëve regjistrohet si bartës i së drejtës pronësore për pasurinë e përbashkët në regjistrin e të drejtave në pasuri të patundshme, do të konsiderohet se regjistrimi është bërë në emër të dy bashkëshortëve. Pasuria nuk mund të tjetërsohet pa pëlqimin e të dy bashkëshortëve, ashtu siç është përcaktuar me ligjin në fuqi. (3) Në rastet kur që të dy bashkëshortët janë të regjistruar në Regjistrin publik të paluajtshmërive si pronarë të përbashkët në pjesë të caktuara, konsiderohet se ata në këtë mënyrë e kanë bërë pjesëtimin e pasurisë së përbashkët. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: Spouses may agree by contract that one spouse will manage and dispose of joint property, in whole or in part.
Neni 51. Marrëveshjet kontraktuese për posedim dhe administrim (1) Bashkëshortët mund të kontraktojnë që administrimi dhe disponimi i pasurisë së përbashkët, në tërësi ose pjesë të saj, të bëhet nga njëri prej bashkëshortëve. (2) Kontrata mund të kufizohet edhe vetëm në administrim ose vetëm disponim . Kur nuk është kontraktuar ndryshe, administrimi përfshin edhe posedimin në kuadër të aktiviteteve të rregullta. (3) Kontrata po ashtu mund t’i referohet të gjitha akteve të veçanta të administrimit të rregullt ose akteve të veçanta të përcaktuara. 2. Pjesëtimi i pasurisë së përbashkët të bashkëshortëve - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: A spouse cannot be arbitrarily deprived of property.
Neni 52. Parimet Asnjëri nga bashkëshortët nuk mund që në mënyrë arbitrare të privohet nga pasuria e tij. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: Spouses may divide their common property by agreement, and the agreement must be in writing.
Neni 53. Pjesëtimi me marrëveshje (1) Bashkëshortët, në çdo kohë, mund të pjesëtojnë pasurinë e tyre të përbashkët me marrëveshje. (2) Pjesëtimi i pasurisë së përbashkët mund të bëhet kur bashkëshortët caktojnë ose kërkojnë t’u caktohen pjesët e tyre në pasurinë e përbashkët dhe kështu bëhen pronarë në pjesë të caktuara. (3) Marrëveshja nga paragrafi 1 dhe 2 e këtij neni duhet të bëhet medoemos me shkrim në pajtim me kërkesat formale, të përcaktuara me ligjin në fuqi mbi pasurinë për arritjen e marrëveshjeve të tilla. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: If spouses cannot agree on how shared property should be divided, the court must decide.
Neni 54. Vlerësimi i pasurisë së përbashkët në rast të mosmarrëveshjes (1) Nëse nuk arrihet marrëveshja në kohën kur pjesa e secilit prej bashkëshortëve i takon pasurisë së përbashkët, ajo duhet të vendoset nga gjykata. Vendimi duhet të bazohet në kontributin e bashkëshortëve, përmes vlerësimit të të gjitha rrethanave dhe jo duke marrë parasysh vetëm të ardhurat personale dhe të hyrat e tjera të secilit bashkëshort, por edhe ndihmën e njërit prej bashkëshortëve të ofruar bashkëshortit tjetër, si kujdesin për fëmijët, udhëheqjen e punëve të shtëpisë, përkujdesjen dhe mirëmbajtjen e pasurisë si dhe çfarëdo forme tjetër të punës dhe të bashkëpunimit lidhur me administrimin, mirëmbajtjen dhe shtimin e pasurisë së përbashkët. (2) Gjykata kompetente vendos po ashtu në rast të mosmarrëveshjes lidhur me pjesët e pasurisë së bashkëshortëve të paraparë sipas këtij neni. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: A spouse may claim compensation for necessary and useful investments made after the marital community ended, and a court may determine a larger share only under specified conditions.
Neni 55. Përcaktimi i pjesëve (1) Pjesa e pasurisë së bashkëshortëve përcaktohet duke përdorur kriteret e njëjta ashtu siç janë përcaktuar në nenin 54 (1). (2) Pjesa më e madhe e pasurisë së bashkëshortit në një send apo në të drejtën e caktuar, mund të përcaktohet nga gjykata vetëm nëse ai send ose e drejtë ekonomikisht është e pavarur në krahasim me sendet dhe të drejtat e tjera në pasurinë e përbashkët, dhe bashkëshorti për fitimin e atij sendi apo të drejte ka marrë pjesë me të hyrat nga pasuria e tij e veçantë. (3) Bashkëshorti, i cili pas pushimit të bashkësisë martesore, përmes investimit, rrit vlerën e sendeve të pasurisë së përbashkët, ka të drejtën të kërkojë nga bashkëshorti tjetër kompensimin nëse investimet kanë qenë të domosdoshme dhe të dobishme. Kompensimi do të jetë në proporcion me pjesën e tij në atë send. (4) Bashkëshorti tjetër mund të lirohet nga detyrimi i tillë nëse pranon pjesën më të madhe së pjesës të atij sendi në proporcion me investimet e bëra. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: The provision says who may request division of the spouses’ common property, including spouses, heirs of a deceased or declared-dead spouse, and a spouse’s creditor in a limited case.
Neni 56. Afatet dhe subjektet (1) Ndarja e pasurisë së përbashkët të bashkëshortëve mund të kërkohet gjatë martesës dhe pas pushimit të saj. (2) Të drejtën që të kërkojnë pjesëtimin e pasurisë së përbashkët janë: bashkëshortët, trashëgimtarët e bashkëshortit të vdekur ose të bashkëshortit të shpallur të vdekur, si dhe kreditori i njërit prej bashkëshortëve, nëse kërkesa e kreditorit nuk mund të realizohet nga pasuria e pjesëtuar e atij bashkëshorti. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: Spouses are responsible for certain personal and shared obligations tied to marital property, and a spouse who pays a solidary debt from separate property may demand reimbursement from the other spouse.
Neni 57. Përgjegjësitë dhe detyrat (1) Bashkëshortët janë përgjegjës për detyrimet e tyre personale që rezultojnë nga pasuria e pjesëtuar dhe detyrimet e tyre që rezultojnë nga pjesa e tyre në pasurinë e përbashkët. (2) Të dy bashkëshortët janë të ngarkuar me detyrimet e përbashkëta dhe individuale përmes pasurisë së tyre të përbashkët dhe të pjesëtuar, për detyrimet që njëri nga bashkëshortët duhet të përmbushë kundrejt personave të tretë si dhe detyrimet që duhet të përmbushen nga të dy bashkëshortët. (3) Bashkëshorti, i cili përmes pasurisë së tij të veçantë e ka përmbushur detyrimin solidar, ka të drejtë të kërkojë që bashkëshorti tjetër t’ia shpërblejë pjesën e detyrimit që e ka përmbushur. 3. Marrëdhëniet pronësore të bashkëshortëve jashtëmartesor - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: Property acquired through a non-marital relationship or factual union is treated as common property.
Neni 58. Parimet (1) Pasuria e fituar përmes punës së përbashkët të burrit dhe të gruas në marrëdhëniet jashtëmartesore (partneritet pa bashkëjetesë) konsiderohet pasuri e tyre e përbashkët. (2) Pasuria e fituar gjatë bashkësisë faktike (bashkësisë jashtëmartesore) dhe e cila pasuri i nënshtrohet ndarjes ose pjesëtimit konsiderohet pasuri e përbashkët. Dispozitat e këtij Ligji lidhur me ndarjen e pasurisë së përbashkët të bashkëshortëve të një martese ligjërisht të regjistruar zbatohen në mënyrë analoge për marrëdhëniet pronësore të personave në bashkësi faktike (bashkësi jashtëmartesore). PJESA E TRETË SHUARJA E MARTESËS I. PARIMET - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: Courts and anyone involved in ending a marriage must consider the listed general principles.
Neni 59. Parimet e përgjithshme Gjykata dhe çdo person i interesuar për shuarje të martesës do t’i ketë parasysh parimet e mëposhtme të përgjithshme. 1. institucioni i martesës duhet të ruhet; 2. bashkëshortët në martesë e cila mund të jetë shkëputur duhet të inkurajohen ti marrin të gjitha hapat e zbatueshëm përmes këshillimit për martesë, procedurave të pajtimit të parashikuara në këtë ligj, ose tjera për ta ruajtur martesën. 3. martesa e cila në mënyrë të pakthyeshme është shkëputur duhet të shuhet: a. me një minimum të shqetësimit për palët dhe fëmijët e prekur, b. të zgjidhet në atë mënyrë që të promovojnë sa më mirë marrëdhënie të vazhdueshme mes palëve dhe fëmijëve të prekur si është e mundur në rrethanat, dhe c. pa shpenzime të paarsyeshme të përfshira në lidhje me procedurat që duhet ndjekur në sjelljen e martesës në një përfundim, dhe 4. Se çdo rrezik për të keqe ose dhunë ndaj bashkëshortëve dhe fëmijëve duhet të shmanget. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: This article says a marriage ends by a spouse’s death, a declaration that a missing spouse is dead, annulment, or divorce.
Neni 60. Mënyrat e shuarjes së martesës (1) Martesa shuhet me vdekjen e bashkëshortit, shpalljen e bashkëshortit të zhdukur të vdekur, anulimit dhe shkurorëzimit. (2) Martesa zgjidhet vetëm pas parashtrimit të padis dhe me vendim të gjykatës përmes anulimit (martesa e pavlefshme) ose zgjidhjes (shkurorëzimit).. (3) Anulimi ose shkurorëzimi prodhojnë efekte juridike kur aktgjykimi i gjykatës për anulimin ose shkurorëzimin e martesës marrin formën e prerë. (4) Kur bashkëshorti i zhdukur shpallet i vdekur, martesa zgjidhet në ditën kur vdekja e bashkëshortit të zhdukur arrihet me aktvendimin e formës së prerë. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: No official legal action is required to end a factual union or an extramarital union.
Neni 61. Nuk kërkohet veprim ligjor zyrtar Për ta shuar një bashkësi faktike apo një bashkësi jashtëmartesore nuk kërkohet veprim ligjor zyrtar. II. ANULIMI I MARTESËS - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: A marriage entered into while one spouse already has an existing marriage is void, unless the earlier marriage has already ended; in some cases, a new marriage will not be annulled even if the earlier marriage ends later, and a new marriage may be annulled when both marriages end at the same time after the spouse enters the new marriage still married to someone else, subject to a stated exception.
Neni 62. Kolizioni i martesës (1) Martesa e lidhur në kohën e ekzistimit të martesës së mëparshme të njërit nga bashkëshortët është nule. (2) Martesa e re e lidhur në kohën e ekzistimit të martesës së mëparshme të njërit nga bashkëshortët nuk do të anulohet, nëse martesa e mëparshme është zgjidhur ndërkohë. (3) Kur të dy martesat zgjidhen njëkohësisht për shkak të vdekjes së bashkëshortit i cili ka hyrë në martesë të re duke qenë i martuar me person tjetër, martesa e re do të anulohet, përveç në rastet kur martesa e re ka zgjatur për disa vite, dhe kur bashkëshorti nga martesa e mëparshme nuk ka ndërmarrë veprime për të rithemeluar bashkësi martesore dhe bashkëjetesë. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: A marriage may be annulled if one spouse consented because of fear, violence, or a serious threat.
Neni 63. Frika, dhuna, kërcënimi Martesa do të anulohet nëse bashkëshorti e ka dhënë pëlqimin me anë të frikës, dhunës ose kërcënimit serioz. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: Marriage may be annulled if the formal legal requirements were not met, including certain incapacity or prohibited-relationship situations.
Neni 64. Mungesat formale Martesa mund të anulohet nëse kërkesat formale për martesë të parapara në nenet 14-25 dhe 28 të këtij ligji nuk janë plotësuar. Respektivisht nëse: (1) bashkëshorti nuk ka aftësi për të vepruar për shkak të sëmundjes psikike të diagnostifikuar apo shkaqeve tjera, (2) martesa është e lidhur në mes të personave në gjini gjaku, ose personave në gjini të adoptimit apo në gjini të krushqisë. - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: A marriage may be annulled if it was entered into by mistake about the spouse’s identity, or by deliberate fraud about facts that would have prevented the other spouse from marrying and that now make shared life intolerable.
Neni 65. Lajthimi dhe mashtrimi (1) Martesa mund të anulohet nëse është lidhur në lajthim për sa i përket identitetit të bashkëshortit; (2) Martesa e lidhur me mashtrim të paramenduar për faktet të cilat po të njiheshin me kohë do ta ndalonin bashkëshortin tjetër ta lidhte këtë martesë dhe që tani e bëjnë jetën e përbashkët të padurueshme do të anulohet. - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: A marriage is void if it was entered into without the purpose of living together as spouses.
Neni 66. Mungesa e qëllimit (1) Martesa e lidhur pa qëllim të bashkëjetesës në mes bashkëshortëve është nule. (2) Martesa është e pavlefshme kur bashkëshortët me anë të martesës në të vërtetë nuk kanë qenë të interesuar të krijojnë bashkëjetesë, por të fshehin disa veprime juridike ose fillimisht dëshirojnë të arrijnë qëllime tjera (siç janë trashëgimi ligjor, pensioni familjar, ikja nga përgjegjësia penale, dhe keqpërdorimi i çfarëdo të drejte tjetër). (3) Martesa e tillë nuk do të anulohet nëse më vonë vendoset të krijohet bashkëjetesa. - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: This provision says who may file a lawsuit to annul a marriage and gives a one-year filing period in one case.
Neni 67. E drejta për të parashtruar padi (1) Personat që kanë të drejtë të parashtrojnë padi për anulimin e martesës për shkaqet e parapara në këtë Ligj janë bashkëshortët, prokurori publik dhe të gjithë personat tjerë të cilët kanë interes të drejtpërdrejtë juridik për anulimin e martesës. (2) Kur shkaqet e parapara në këtë Ligji shuhen, e drejta për të parashtruar padi për anulimin e martesës i takon vetëm bashkëshortit i cili ka pësuar sëmundje psiqike apo për shkaqe tjera ka qenë i paaftë për të vepruar. Padia duhet të parashtrohet brenda një viti nga data kur shkaqet e lartpërmendura shuhen. III. SHKURORËZIMI - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: Divorce may be granted only by court decision, and spouses may request it by filing a lawsuit in the competent court.
Neni 68. Shkurorëzimi (1) Martesa mund të zgjidhet me shkurorëzim vetëm në bazë të vendimit të gjykatës (2) Njëri apo të dy bashkëshortët me marrëveshje të dyanshme mund të kërkojnë shkurorëzim duke parashtruar padi në gjykatën kompetente. (3) E drejta për ngritjen e padis për shkurorëzim nuk mund të kalohet te trashëgimtarët, por trashëgimtarët e paditësit mund të vazhdojnë procedurën e filluar për të verifikuar bazën e padisë. (4) Nëse njëri nga bashkëshortët paraqet padi për shkurorëzim, kurse bashkëshorti tjetër më së voni deri në përfundimin e seancës kryesore gjyqësore, deklaron shprehimisht se nuk e kundërshton bazueshmërinë e kërkesëpadisë, do të konsiderohet se bashkëshortët kanë paraqitur propozimin për shkurorëzim me marrëveshje. - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: A spouse may request divorce if the marriage has seriously or repeatedly broken down, or if it has irreversibly ended for other reasons.
Neni 69. Shkaqet për shkurorëzim (1) Bashkëshorti mund të kërkojë shkurorëzim kur marrëdhëniet martesore janë çrregulluar seriozisht ose në mënyrë të vazhdueshme, ose kur për shkaqe të tjera është zgjidhur në mënyrë të pa kthyeshme. (2) Shkaqet e shkurorëzimit janë mes tjerash: jeta e padurueshme e bashkëshortëve, shkelja e besnikërisë bashkëshortore, veprat penale kundër jetës së bashkëshortit, keqtrajtimi serioz, lënia qëllimkeqe dhe e paarsyeshme, sëmundja psikike e pashërueshme dhe paaftësia e vazhduar për të vepruar, ndërprerja e paarsyeshme e jetës faktike për më shumë se një vit dhe shkurorëzimi me marrëveshje të dyanshme. IV. MBROJTJA E FËMIJËVE DHE BASHKËSHORTËVE - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: Spouses may not file for divorce during the wife’s pregnancy and until their common child turns one year old.
Neni 70. Parimet e mbrojtjes (1) Bashkëshortët nuk do të parashtrojnë padi për shkurorëzim gjatë shtatzënisë së gruas dhe derisa fëmija i tyre i përbashkët t’i këtë mbushur një vit. (2) Së bashku me propozimin për shkurorëzim me marrëveshje të dyanshme, bashkëshortët janë të detyruar të parashtrojnë marrëveshjen me shkrim për përkujdesje, edukim dhe ushqim të fëmijëve të tyre të përbashkët si dhe propozimin me shkrim mbi atë se si kontaktet personale mes fëmiut dhe të dy prindërve do të garantohen në të ardhmen. (3) Leja për shkurorëzim mund të mos jepet ose mund të shtyhet edhe pse martesa ka dështuar vetëm në raste të veçanta nëse dhe përderisa ruajtja e martesës bëhet për arsye specifike, të domosdoshme për interesin e fëmijës. - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: In marital dispute proceedings, the court may order temporary measures to secure a spouse’s financial support and accommodation.
Neni 71. Mbajtja e domosdoshme e bashkëshortit (1) Gjatë procedurave të kontesteve martesore, gjykata me vendim duke u bazuar në padi, mund të caktojë masa të përkohshme për sigurimin e mbajtjes financiare për bashkëshortin dhe vendosjen e tij. (2) Ankesa kundër vendimit nga paragrafi 1 i këtij neni nuk e ndal ekzekutimin e vendimit. V. PROCEDURA NË KONTESTET MARTESORE 1. Çështjet paraprake - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: In marital disputes, the court in the spouses’ last shared residence area also has territorial jurisdiction, alongside the court with general territorial jurisdiction.
Neni 72. Kompetenca Në kontestet martesore kompetencën territoriale përveç gjykatës me kompetencë të përgjithshme territoriale e ka edhe gjykata në territorin e të cilës bashkëshortët kanë pasur vendbanimin e fundit të përbashkët. - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: In matrimonial disputes, the court panel must be composed differently at first and second instance.
Neni 73. Kolegji i gjykatës Procedurën në kontestet martesore në shkallën e parë e zhvillon dhe i merr vendimet kolegji i përbërë prej një gjyqtari dhe dy gjyqtarëve porotë, kurse në shkallën e dytë kolegji prej tre gjyqtarëve. - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: The guardian may file for divorce on behalf of a spouse diagnosed with mental illness, or on behalf of a person who cannot act alone, if the Guardianship Authority has given prior consent.
Neni 74. E drejta e kujdestarit Kujdestari mund të parashtrojë padi për shkurorëzim në emër të bashkëshortit i cili vuan nga sëmundjet psikike të diagnostifikuara, ose në emër të personit të paaftë për të vepruar vetëm me pëlqimin e mëparshëm të Organit të Kujdestarisë. - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: The public is excluded from matrimonial dispute proceedings.
Neni 75. Përjashtimi i Publikut Publiku përjashtohet nga procedurat e kontestit martesor. 2. Përpjekjet për Pajtim - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: Gjykata duhet të zhvillojë përpjekje për pajtim para aktgjykimit për shkurorëzim, me disa përjashtime.
Neni 76. Parimet (1) Aktgjykimi për shkurorëzim duhet të merret pas një periudhe të përpjekjeve për pajtim të zhvilluara nga gjykata në seanca të veçanta përveç kur: 1. një nga bashkëshortët është i paaftë për të vepruar 2. kur një apo të dy bashkëshortët jetojnë jashtë vendit 3. kur nuk dihet vendbanimi i njërit nga bashkëshortët (2) Periudha e pajtimit do t‘u mundësojë bashkëshortëve një periudhë për të shqyrtuar dhe vlerësuar vendimin e tyre duke marrë parasysh të gjitha rrethanat dhe pasojat. - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: In divorce disputes, the court must try to achieve formal reconciliation.
Neni 77. Procedurat e pajtimit (1) Në kontestin e shkurorëzimit gjykata është e detyruar të tentojë të arrijë pajtimin formal. (2) Aktgjykimi për shkurorëzim u dërgohet palëve vetëm pas përfundimit të procedurës dhe vetëm nëse pajtimi nuk ka pasur sukses. - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: Kur gjykata drejton pajtimin e bashkëshortëve, ajo duhet të caktojë seanca të veçanta për të kërkuar pajtimin, sa kohë që ende ka gjasa për ta arritur atë.
Neni 78. Seanca e pajtimit Kur gjykata udhëheq procedurën e pajtimit të bashkëshortëve, ajo do të caktojë seanca të veçanta në përpjekje për të arritur pajtimin përderisa konstaton se gjasat për arritjen e pajtimit akoma ekzistojnë. - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: Both spouses are called to attend the conciliation hearing in person.
Neni 79. Pjesëmarrja, tërheqja e lutjes (1) Në seancën për përpjekjen që të arrihet pajtimi ftohen të dy bashkëshortët për të marrë pjesë personalisht; (2) Nëse njëri ose që të dy bashkëshortët edhe pse janë ftuar në mënyrë të rregullt, mungojnë nga seanca për përpjekjen që të arrihet pajtimi, dhe asnjëri prej tyre nuk e arsyetojnë mungesën gjykata, do të çmojë se a do të caktojë seancën e re për përpjekjen e arritjes së pajtimit ose do të konsiderojë se pajtimi ka dështuar; (3) Kur njëri apo të dy bashkëshortët të cilët me propozimin e përbashkët kanë filluar procedurën për shkurorëzim me marrëveshje nuk paraqiten në seancën për përpjekje që të arrihet pajtimi, dhe mungesa e tyre nuk arsyetohet, do të konsiderohet se kanë tërhequr propozimin. - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: This article says where spouses’ conciliation proceedings are handled: before the Guardianship Organ if they have one or more common minor children, and by the court in other cases unless the panel president decides transfer is reasonable.
Neni 80. Kompetenca lëndore e Organit të Kujdestarisë në procedurën e pajtimit (1) nëse bashkëshortët kanë një apo më shumë fëmijë të përbashkët të mitur, procedura e pajtimit zhvillohet para Organit të Kujdestarisë duke zbatuar metodat e punës sociale, metodat tjera profesionale dhe duke shfrytëzuar shërbimet e këshillimores për martesë dhe familje si dhe institucioneve tjera profesionale, (2) procedurat duhet të mbështeten nga parimet e vullnetit të mirë dhe bashkëveprimit (3) në raste të tjera, procedurën e pajtimit të bashkëshortëve e zbaton gjykata nëse kryetari i kolegjit gjyqësor nuk e çmon se do të ishte e arsyeshme që procedura e pajtimit t’i kalojë Organit të Kujdestarisë. (4) Në shkresën me të cilën procedura e pajtimit i kalon organit të kujdestarisë do të shënohen emrat dhe adresat e bashkëshortëve, data e fillimit të procedurës për shkurorëzim si dhe shkaqet kryesore për të cilat kërkohet shkurorëzimi. Nëse në martesë ka fëmijë të mitur do të shënohen edhe të dhënat për fëmijët. - 81 Verify source ↗
Neni 81
AI-assisted research summary: The guardian authority is territorially competent for the reconciliation procedure in the places described in this article.
Neni 81. Kompetenca Territoriale Ligjore (1) Për procedurën e pajtimit, përveç Organit të Kujdestarisë në territorin e të cilit ndodhet vendbanimi ose vendqëndrimi i të paditurit, është kompetent edhe Organi i Kujdestarisë në territorin e të cilit bashkëshortët kanë pasur vendbanimin e fundit të përbashkët; (2) Kur procedura fillon me propozimin për shkurorëzim me marrëveshje të dyanshme, kompetent për procedurën e pajtimit të bashkëshortëve është Organi i Kujdestarisë në territorin e të cilit e ka vendbanimin ose vendqëndrimin njëri prej bashkëshortëve si dhe Organi i Kujdestarisë në territorin e të cilit bashkëshortët e kanë pasur vendbanimin e fundit të përbashkët. - 82 Verify source ↗
Neni 82
AI-assisted research summary: In reconciliation proceedings, the guardianship authority must assess the children’s living and development conditions and take necessary measures to protect their education, safety, and financial support.
Neni 82. Mbrojtja e Fëmijëve në procedurën e pajtimit Në procedurën e pajtimit, Organi i Kujdestarisë konstaton se në çfarë kushte për jetë dhe zhvillim ndodhen fëmijët e përbashkët të bashkëshortëve dhe ndërmerr të gjitha masat e nevojshme që të sigurojë edukimin, sigurinë dhe mbajtjen financiare, duke u përpjekur që të arrijë marrëveshje ndërmjet bashkëshortëve në mënyrë që të mbrojë interesat e fëmijëve. - 83 Verify source ↗
Neni 83
AI-assisted research summary: The conciliation procedure before the Guardianship Authority cannot last more than three months, but it may continue if the spouses agree. The Guardianship Authority must send a written report on the result to the court without delay.
Neni 83. Afati në procedurën e pajtimit pranë Organit të Kujdestarisë (1) Procedura e pajtimit pranë Organit të Kujdestarisë nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj, por mund të vazhdohet, nëse bashkëshortët pajtohen që të vazhdojnë një procedurë të këtillë pas përfundimit të këtij afati. (2) Organi i Kujdestarisë është i detyruar pa vonesë të dërgojë në gjykatë raportin më shkrim lidhur me rezultatin e procedurës së pajtimit. 3. Procedurat e Gjykatës - 84 Verify source ↗
Neni 84
AI-assisted research summary: Gjykata zakonisht nuk i heton faktet kur divorci është paraqitur me marrëveshje të dyanshme, por mund të lejojë provat nëse kjo lidhet me interesin e fëmijëve të mitur.
Neni 84. Hetimet \ kërkimet e gjykatës (1) Kur procedura ka filluar me propozimin e bashkëshortëve për shkurorëzim me anë të marrëveshjes së dyanshme, faktet në të cilat është mbështetur propozimi nuk hetohen , sidoqoftë gjykata mund të vendosë që të zhvillohet procedura e provave, sikurse sipas padisë për shkurorëzim, nëse në procedurën e pajtimit çmon se për arsye fundamentale fëmijët e përbashkët të mitur kërkojnë që të ruhet martesa. (2) Nëse bashkëshortët kanë fëmijë të përbashkët gjykata mund t’i hetojë faktet dhe ta zbatojë procedurën e provave rreth pjesës së propozimit të bashkëshortëve që ka të bëjë me ruajtjen, edukimin dhe mbajtjen financiare të fëmijëve, nëse bindet se propozimi i prindërve lidhur me këto çështje nuk ofron garanci të nevojshme se interesat e fëmijëve të tyre të mitur ose të paaftë me këtë marrëveshje do të mbrohen në masë të duhur. - 85 Verify source ↗
Neni 85
AI-assisted research summary: In matrimonial disputes, the court may treat a party’s asserted facts as disputed even if the other party does not dispute them, and it may not give judgment because of absence or on the basis of admission.
Neni 85. Përcaktimi i fakteve, në të cilat mbështetet kërkesa (1) Faktet në të cilat pala e mbështet kërkesën e vet në kontestet martesore gjykata mund t’i konsiderojë si të kontestueshme edhe atëherë kur ato fakte janë të pa kontestueshme ndërmjet palëve. (2) Në kontestet martesore nuk mund të nxirret aktgjykim për shkak të mungesës ose aktgjykimit në bazë të pranimit. - 86 Verify source ↗
Neni 86
AI-assisted research summary: In divorce cases, the plaintiff may withdraw the complaint under specified time limits, and spouses may withdraw a joint divorce proposal until the judgment becomes final.
Neni 86. Tërheqja e padisë (1) Në kontestet për shkurorëzim paditësi mund ta tërheqë padinë deri në përfundimin e seancës kryesore gjyqësore pa pajtimin e të paditurit, kurse me pajtimin e të paditurit derisa procedura nuk ka përfunduar në formë të prerë. (2) Propozimin e përbashkët për shkurorëzim me marrëveshje bashkëshortët mund ta tërheqin derisa aktgjykimi mbi shkurorëzimin të marrë formën e prerë. Do të konsiderohet se është tërhequr propozimi edhe kur nga propozimi heq dorë njëri bashkëshort. - 87 Verify source ↗
Neni 87
AI-assisted research summary: An appeal against a judgment dissolving a marriage by mutual agreement is allowed only on limited grounds.
Neni 87. Kufizimi i ankesës Aktgjykimi me të cilin zgjidhet martesa sipas propozimit të përbashkët të bashkëshortëve për shkurorëzim me marrëveshje të përbashkët mund të goditet vetëm për shkak: 1. Të shkeljes thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore ose 2. Për arsye se propozimi është dhënë në lajthim ose nën ndikimin e shtrëngimit, ose të mashtrimit. - 88 Verify source ↗
Neni 88
AI-assisted research summary: A final divorce or marriage-annulment decision cannot be challenged with extraordinary legal remedies.
Neni 88. Nuk lejohen mjetet e jashtëzakonshme juridike Nëse martesa është zgjidhur ose është anuluar me aktgjykimin e formës së prerë, vendimi për shkurorëzimin, përkatësisht për anulimin e martesës nuk mund të goditet me mjete të jashtëzakonshme juridike. 4. Marrëdhëniet Pasurore pas Shkurorëzimit - 89 Verify source ↗
Neni 89
AI-assisted research summary: Spouses may request division of their common property during marriage and after divorce.
Neni 89. Pjesëtimi i pasurisë së përbashkët Pjesëtimi i pasurisë së përbashkët të bashkëshortëve mund të kërkohet gjatë martesës dhe pas mbarimit të saj me shkurorëzim. - 90 Verify source ↗
Neni 90
AI-assisted research summary: Kur ndahet pasuria e përbashkët, borxhi ndahet sipas pjesës së secilit bashkëshort dhe sendet që i shërbejnë zanatit, profesionit ose përdorimit personal të një bashkëshorti mund t’i jepen atij/asaj në ndarje.
Neni 90. Udhëzime të pjesëtimit (1) Me rastin e pjesëtimit të pasurisë së përbashkët, borxhi i pasurisë së përbashkët do të llogaritet në pjesën e secilit bashkëshort. (2) Kur bëhet pjesëtimi i pasurisë me kërkesë të njërit prej bashkëshortëve të një martese ligjërisht të regjistruar, duhet kushtuar vëmendje për të siguruar që pjesa e tij/saj përfshin ato sende të pasurisë së përbashkët, të cilët i shërbejnë zanatit apo profesionit të tij/saj. (3) Nëse vlera e sendeve nga paragrafi 2 i këtij neni është jo proporcionalisht e madhe në krahasim me vlerën e pasurisë së përgjithshme të përbashkët, do të bëhet pjesëtimi edhe i atyre sendeve, përveç nëse bashkëshorti të cilit këto pjesë duhet t’i takojnë nuk ia siguron bashkëshortit tjetër pagimin përkatës në para apo vlerën përkatëse ose të përafërt ose nuk ia cedon bashkëshortit tjetër sipas pëlqimit të tij sendet e tjera me vlerë përkatëse ose të përafërt. Për këto kompensime qëllimi kërkohet të miratohet nga të dy bashkëshortët. (4) Kur pjesëtimi fillohet me kërkesën e njërit bashkëshort, atij do t’i dorëzohen ato sende të pasurisë së përbashkët që i shërbejnë ekskluzivisht përdorimit të tij personal. - 91 Verify source ↗
Neni 91
AI-assisted research summary: If one spouse’s share in jointly owned property is much smaller than the other’s, the court may order money compensation based on that share’s value.
Neni 91. Pagimi në para Në rast se pjesa e njërit bashkëshort në pasurinë e përbashkët është jo proporcionalisht më e vogël se pjesa e bashkëshortit tjetër, gjykata, me kërkesën e njërit nga bashkëshortët, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat dhe vlerën e pasurisë së tij atij bashkëshorti mund t’ia caktojë shpërblimin në të holla sipas vlerës së pjesës së tij. - 92 Verify source ↗
Neni 92
AI-assisted research summary: Each spouse may ask for movable items in joint property to be divided to the other spouse if that spouse kept them after the life community ended and possessed them peacefully for at least 3 years.
Neni 92. Sendet e luajtshme (1) Secili prej bashkëshortëve mund të kërkojë që sendet e luajtshme në pasurinë e përbashkët t’i ndahen në emër të pjesës në pasurinë e përbashkët bashkëshortit tjetër i cili ato sende i ka ndalur pas ndërprerjes së bashkësisë së jetës dhe ka qenë në posedim të tyre të qetë të pandërprerë së paku 3 vjet. (2) Në zbatim të paragrafit 1 i këtij neni bashkëshorti tjetër mund të kërkojë t’i ofrohet pjesa përkatëse nga sendet tjera të luajtshme dhe nëse vlera e këtyre sendeve nuk është e mjaftueshme ka të drejtë që dallimi t’i paguhet në të holla. - 93 Verify source ↗
Neni 93
AI-assisted research summary: A spouse caring for the shared children is entitled to receive items used only by the children, unless those items are disproportionately valuable compared with the shared property.
Neni 93. Mbrojtja e pasurisë së fëmijëve (1) Bashkëshortit që i besohen fëmijët e përbashkët për ruajtje dhe edukim përveç pjesës së tij, i jepen edhe sendet që i shërbejnë vetëm fëmijëve ose që janë të destinuara vetëm për përdorimin e tyre të drejtpërdrejtë, përveç nëse vlera e tyre është jo proporcionalisht e madhe në krahasim me vlerën e pasurisë së përgjithshme të përbashkët. (2) Me këtë rast veprohet në të njëjtën mënyrë sikurse edhe në dispozitat e nenit 91 të këtij Ligji. - 94 Verify source ↗
Neni 94
AI-assisted research summary: When a spouse’s share in joint property is finally determined, the other spouse has a right of first refusal for that share.
Neni 94. E drejta e parablerjes Kur pjesa e bashkëshortit nga pasuria e përbashkët përcaktohet në formë të prerë, bashkëshorti tjetër ka të drejtën e parablerjes së asaj pjese. - 95 Verify source ↗
Neni 95
AI-assisted research summary: If divorcing spouses cannot agree on who may live in the marital apartment or on dividing shared household items, the court must decide the dispute.
Neni 95. Vendimi gjyqësor mbi mosmarrëveshjet (1) Nëse bashkëshorti në procedurën e shkurorëzimit nuk pajtohet mbi atë se kujt duhet t’i jepet e drejta që të jetojë në të ardhmen në banesën nga martesa ose për ndarjen e pajisjeve të shfrytëzuara bashkërisht dhe gjërave të tjera që i takojnë shtëpisë, vendimi duhet të nxjerrët nga gjykata në kërkesë të njërit apo të dy bashkëshortëve. (2) Gjykata do të vendosë duke pasur parasysh çdo rast individual, e në veçanti rastet kur vendimi prek mirëqenien e fëmijëve dhe pozitën sociale të bashkëshortëve. VI. TË NDRYSHME - 96 Verify source ↗
Neni 96
AI-assisted research summary: After a marriage ends, a spouse who changed surname during marriage may take the former surname, and the declaration must be made within six months.
Neni 96. Mbiemri (1) Bashkëshorti i cili në rastin e martesës e ka ndryshuar mbiemrin, pas zgjidhjes së martesës mund të marrë mbiemrin e mëparshëm. (2) Deklarata për marrjen e mbiemrit të mëparshëm duhet të jepet brenda afatit prej gjashtë muajve pas zgjidhjes së martesës. (3) Deklarata i paraqitet ofiqarit i cili mban regjistrin amë të të martuarve për vendin në të cilin është lidhur martesa sipas vendbanimit të deklaratë dhënësit. - 97 Verify source ↗
Neni 97
AI-assisted research summary: The other spouse is not responsible for debts incurred before the marriage or for personal debts accepted during the marriage.
Neni 97. Kufizimet e përgjegjësisë Bashkëshorti tjetër nuk është përgjegjës për detyrimet që njëri nga bashkëshortët i ka pasur para lidhjes së martesës, si dhe për detyrimet personale që i pranon gjatë martesës. - 98 Verify source ↗
Neni 98
AI-assisted research summary: If a marriage is dissolved or annulled by a court decision, the spouse loses the legal inheritance right based on that prior marriage.
Neni 98. Trashëgimi Nëse martesa zgjidhet apo anulohet me vendim të gjykatës, bashkëshorti humb të drejtën për trashëgim ligjor për shkak të martesës së mëparshme. PJESA E KATËRT MARRËDHËNIET NDËRMJET PRINDËRVE DHE FËMIJËVE I. ATËSIA DHE AMËSIA 1. Atësia - 99 Verify source ↗
Neni 99
AI-assisted research summary: A child born in marriage is presumed to have the mother's husband as father if born during the marriage or within 300 days after it ends.
Neni 99. Parimi (1) At i fëmijës së lindur në martesë, do të konsiderohet burri i nënës së fëmijës nëse fëmija është lindur gjatë martesës ose brenda afatit prej 300 ditësh pas mbarimit së martesës. (2) Nëse fëmija është lindur në martesën e mëvonshme të nënës së vet pas kalimit të afatit prej 270 ditësh e deri në afatin prej 300 ditësh pas zgjidhjes së martesës së saj të mëparshme, at do të konsiderohet burri i nënës nga martesa e mëparshme, përveç nëse burri i nënës nga martesa e mëvonshme me pëlqimin e saj e pranon fëmijën për të vetin. - 100 Verify source ↗
Neni 100
AI-assisted research summary: This article explains when a child is treated as born in marriage and who may ask the court to declare that status.
Neni 100. Fëmijët e lindur në martesë (1) Konsiderohet se fëmija ka lindur në martesë nëse prindërit e tij janë të martuar në kohën e lindjes së fëmijës. (2) Nëse prindërit e fëmijës të lindur jashtë martesës kanë pasur qëllimin që ta lidhin martesën dhe në këtë gjë kanë qenë të penguar me vdekjen e njërit prej tyre ose me ndonjë pengesë martesore që ka lindur pas zënies së fëmijës, në bazë të kërkesës së njërit prind të fëmijës, gjykata në procedurë jashtëkontestimore do të shpallë se fëmija ka lindur në martesë. (3) Nëse asnjëri prej prindërve nuk është i gjallë ose prindit të gjallë i është hequr aftësia për të vepruar apo i është hequr e drejta prindore, procedurën pranë gjykatës për shpalljen se fëmija i mitur ka lindur në martesë mund ta inicojë Organi i Kujdestarisë. (4) Nën kushtet nga paragrafi 2 i këtij neni kërkesa për shpalljen e fëmijës martesor mund të parashtrohet gjithashtu edhe në kontestin për vërtetimin e atësisë, nëse atësia nuk është vërtetuar më parë me pranimin ose me vendimin e gjykatës. - 101 Verify source ↗
Neni 101
AI-assisted research summary: A child born outside marriage, or within 300 days after a marriage ends, is treated as having a father who acknowledges the child or whose paternity is proven by a court.
Neni 101. Fëmijët e lindur jashtë martesës At i fëmijës, i cili nuk ka lindur në martesë, as brenda afatit prej 300 ditësh pas zgjidhjes së martesës, konsiderohet burri i cili e pranon për të vetin ose atësia e të cilit është vërtetuar me vendimin e gjykatës. - 102 Verify source ↗
Neni 102
AI-assisted research summary: Paternity may be recognised for a male who has legal capacity and is at least 16 years old, and for a person partly deprived of legal capacity if they can understand the paternity-recognition declaration.
Neni 102. E drejta për njohjen e atësisë Atësia mund t’i njihet mashkullit i cili ka aftësi të veprimit dhe i cili ka arritur moshën 16 vjeçare, si dhe personit i cili pjesërisht ka qenë i zhveshur nga aftësia për të vepruar, nëse është në gjendje të kuptojë përmbajtjen e deklaratës për njohjen e atësisë. - 103 Verify source ↗
Neni 103
AI-assisted research summary: Paternity can be acknowledged before a registrar, guardianship authority, court, or another authorized body; those bodies must promptly send the certified record to the competent registrar, who must register the child, and the declaration cannot be made through a proxy.
Neni 103. Parimet mbi njohjen e atësisë (1) Personi i cili e konsideron vetën at të fëmiut mund të pranojë atësinë në procesverbal para ofiqarit. (2) Atësia mund të njihet para Organit të Kujdestarisë, gjykatës apo organit tjetër të autorizuar me ligj. Këto organe janë të detyruara që pa vonesë të dërgojnë procesverbalin e vërtetuar tek ofiqari kompetent, i cili duhet të regjistrojë fëmiun në regjistrin e të lindurve. (3) Atësia gjithashtu mund të njihet edhe me testament. (4) Deklarata për njohjen e atësisë nuk mund të jepet përmes përfaqësuesit me prokurë. - 104 Verify source ↗
Neni 104
AI-assisted research summary: A mother of a child born outside marriage may identify the child’s father during the birth registration process, and the registrar must follow up and record the father if paternity is acknowledged in the required form.
Neni 104. Procedurat e gjykatës (1) Nëna e fëmijës së lindur jashtë martesës, në paraqitjen e lindjes së fëmijës mund ta shënojë personin të cilin e konsideron atë të fëmijës së vet. Ajo mund të ofrojë deklaratë me gojë që do të shënohet në procesverbal te ofiqari ose te organi i autorizuar për përpilimin e dokumenteve publike, në dokumentin e vërtetuar ose në testament. (2) Nëse nëna në paraqitjen e lindjes së fëmijës nuk e ka shënuar personin që e konsideron at të fëmijës, ofiqari do ta udhëzojë për të drejtën e saj që ta bëjë këtë gjë. (3) Kur e merr deklaratën e nënës për identitetin e atit të fëmijës së saj, ofiqari do ta ftojë personin e shënuar të deklarohet për atësinë e vet drejtpërdrejt para ofiqarit ose të ofrojë dokumentin e vërtetuar brenda afatit prej 30 ditësh. Letërthirrja për një person të këtillë medoemos i dorëzohet personalisht dhe sipas mënyrës me të cilën sigurohet fshehtësia. (4) Për veprimet që i ndërmerr dhe për deklaratat me gojë të nënës së fëmijës dhe të personit për të cilin nëna pohon se është atë i fëmijës, ofiqari do të përpilojë procesverbalin. (5) Nëse personi i ftuar deklaron se nuk është atë i fëmijës ose brenda afatit prej 30 ditësh nuk deklarohet për atësinë e fëmijës, ofiqari lidhur me këtë gjë do ta informojë nënën e fëmijës. (6) Nëse personi i ftuar deklaron në procesverbal para ofiqarit se konsideron veten atë të fëmijës, dhe kjo është e regjistruar në procesverbal ose në dokumentin e verifikuar, ofiqari zyrtarisht do ta regjistrojë si atë të fëmijës, në regjistrin amë të të lindurve dhe për regjistrimin duhet të informojë nënën e fëmijës. - 105 Verify source ↗
Neni 105
AI-assisted research summary: Paternity can be recognized before birth, and that declaration takes effect only if the child is born alive. After the child’s death, paternity can be established only by a court decision, at the request of authorized persons with a legal interest.
Neni 105. Njohja e atësisë para lindjes dhe pas vdekjes së fëmijës (1) Deklarata për njohjen e atësisë mund të jepet edhe para lindjes së fëmijës. Deklarata e tillë prodhon efektin juridik me kusht që fëmija të lindet i gjallë. (2) Pas vdekjes së fëmijës atësia mund të vërtetohet vetëm me vendimin e gjykatës me kërkesën e personave të autorizuar, nëse për këtë gjë kanë interes juridik. - 106 Verify source ↗
Neni 106
AI-assisted research summary: Recognition of paternity has legal effect and is registered only if the mother agrees.
Neni 106. Pëlqimi i nënës (1) Njohja e atësisë prodhon efekt juridik dhe regjistrohet në librin amë të të lindurve vetëm nëse me njohjen pajtohet nëna e fëmijës. (2) Deklaratën mbi pëlqimin për njohjen e atësisë mund ta japë nëna sipas rregullave të përcaktuara me nenin 103 të këtij Ligji për njohjen e atësisë. (3) Ofiqari ka për detyrë ta ftojë nënën e fëmijës që brenda afatit prej 30 ditësh të deklarohet për njohjen e atësisë nëse ajo nuk e ka paraqitur më parë personin e njëjtë si at të fëmijës. - 107 Verify source ↗
Neni 107
AI-assisted research summary: Kur fëmija është mbi 16 vjeç, kërkohet edhe pëlqimi i tij për njohjen e atësisë. Në disa raste, deklaratën e pëlqimit e jep kujdestari i fëmijës me lejen e Organit të Kujdestarisë.
Neni 107. Pëlqimi i fëmijës (1) Nëse fëmija është më i vjetër se 16 vjeç është i nevojshëm edhe pëlqimi i tij për njohjen e atësisë. Ky pëlqim jepet sipas mënyrës së rregulluar me nenin 109 të këtij Ligji. (2) Nëse fëmija pavarësisht nga kjo moshë, është i paaftë për të gjykuar në mënyrë të vazhdueshme, ose nëna nuk është më e gjallë, apo ka vendqëndrimin e panjohur ose është shpallur e vdekur apo plotësisht i është hequr aftësia për të vepruar, deklaratën mbi pëlqimin për njohjen e atësisë e jep kujdestari i fëmijës me lejen e Organit të Kujdestarisë. - 108 Verify source ↗
Neni 108
AI-assisted research summary: If the mother, an over-16 child, or a guardian required to consent do not agree with recognition of paternity—or do not respond within 30 days—the person who recognized the child may bring a court action to establish paternity.
Neni 108. Procedura gjyqësore për mospajtimin (1) Nëse nëna e fëmijës ose fëmija që është më i vjetër se 16 vjeç, ose kujdestari i fëmijës kur nevojitet pëlqimi i tij, nuk pajtohen për njohjen e atësisë, ose nuk deklarohen lidhur me këtë gjë brenda afatit prej 30 ditësh, pasi të marrin në dijeni njohjen, personi i cili e ka njohur fëmijën për të vetin mund t’ia paraqesë padinë gjykatës për vërtetim se ai është at i fëmijës. (2) Padia mund të paraqitet brenda afatit prej tri vjetësh pas marrjes së njoftimit për mospajtimin e nënës, përkatësisht të fëmijës. Nëse në ndërkohë është vërtetuar atësia e personit tjetër, padia nuk mund të paraqitet pas kalimit të afatit për kundërshtimin e atësisë atij personi. - 109 Verify source ↗
Neni 109
AI-assisted research summary: A paternity recognition declaration, and related declarations/consent, cannot be revoked. The person who made the declaration may ask for annulment if it was made under coercion, fraud, or mistake.
Neni 109. Efekti juridik i deklaratës së njohjes (1) Deklarata për njohjen e atësisë, si dhe deklaratat e nënës dhe të fëmijës, si dhe pëlqimi për njohjen e atësisë, nuk mund të revokohen. (2) Personi i cili ka dhënë deklaratën për njohjen e atësisë, mund të kërkojë anulimin e deklaratës nëse ajo është dhënë me shtrëngim, për shkak të mashtrimit ose në lajthim. (3) Padia për anulimin e deklaratës mund të paraqitet brenda afatit prej gjashtë muajsh nga data kur shtrëngimi është bërë i ditur, apo gabimi është vërejtur. - 110 Verify source ↗
Neni 110
AI-assisted research summary: For children born outside marriage, the child, the mother, or in some cases a guardian with permission may file a paternity lawsuit.
Neni 110. Fëmijët jashtëmartesor (1) Padinë për vërtetimin e atësisë së fëmijës së lindur jashtë martesës, përveç personit i cili e konsideron vetën at të fëmijës mund ta paraqesin fëmija dhe nëna e fëmijës. (2) Fëmija i lindur jashtë martesës mund të paraqet padinë për vërtetimin e atësisë në çdo kohë. (3) Nëse fëmija është i mitur ose nuk e ka aftësinë për të vepruar, padinë në emër të tij mund të paraqet nëna. Nëse nëna nuk është e gjallë ose i është hequr aftësia për të vepruar, përkatësisht nga kujdesi prindëror dhe kur nëna ka vendqëndrimin e panjohur, padinë mund të paraqet kujdestari me lejen e Organit të Kujdestarisë. (4) Nëna mund të paraqet padinë për vërtetimin e atësisë derisa të ketë të drejtën të ushtrojë të drejtën prindërore. - 111 Verify source ↗
Neni 111
AI-assisted research summary: The guardianship authority may start a paternity procedure for the child if the mother named a man as the father and does not start the procedure within one year of the child’s birth; it must not do so if the mother reasonably objects.
Neni 111. Veprimi sipas detyrës zyrtare (1) Nëse nëna ka shënuar personin e caktuar si at të fëmijës së vet, kurse brenda një viti nga dita e lindjes së fëmijës nuk e fillon procedurën për vërtetimin e atësisë, organi i kujdestarisë sipas detyrës zyrtare mund të fillojë procedurën në emër të fëmijës. Me atë rast fëmijës i caktohet kujdestari i posaçëm për zhvillimin e procedurës. (2) Organi i kujdestarisë nuk do të fillojë procedurën për vërtetimin e atësisë sipas detyrës zyrtare nëse nëna për shkaqe të arsyeshme kundërshton këtë gjë. 2. Amësia - 112 Verify source ↗
Neni 112
AI-assisted research summary: Rules on proving paternity also apply to proving maternity.
Neni 112. Vërtetimi i amësisë Dispozitat e këtij ligji për vërtetimin e atësisë gjithashtu zbatohen edhe me rastin e vërtetimit të amësisë. 3. Kundërshtimi i atësisë dhe i amësisë - 113 Verify source ↗
Neni 113
AI-assisted research summary: Burri may contest paternity of a child born during the marriage or within 300 days after the marriage ends if he believes he is not the father.
Neni 113. Kundërshtimi i atësisë nga burri (1) Burri mund të kundërshtojë atësinë e fëmijës të cilin e ka lindur gruaja e tij gjatë martesës ose para kalimit të 300 ditëve nga zgjidhja e martesës, nëse konsideron se nuk është at i fëmijës. (2) Padia për kundërshtimin e atësisë mund të paraqitet brenda afatit prej gjashtë muajsh nga dita e marrjes në dijeni të faktit që vë në dyshim atësinë e tij. Kërkesa nuk mund të dërgohet më vonë se afati prej 10 vjetësh nga lindja e fëmijës. (3) Nëse burrit të nënës së fëmijës i është hequr plotësisht aftësia për të vepruar, padinë për kundërshtimin e atësisë së tij mund ta ngritë kujdestari i tij me lejen e Organit të Kujdestarisë. - 114 Verify source ↗
Neni 114
AI-assisted research summary: Nëna may contest paternity of a child, and the lawsuit must be filed within 6 months from the child’s birth.
Neni 114. Kundërshtimi i atësisë nga Nëna (1) Nëna mund të kundërshtojë se është at i fëmijës së saj personi i cili, sipas paragrafit (1) të nenit 99 të këtij Ligji, konsiderohet at i fëmijës. (2) Padia për kundërshtimin e atësisë nga nëna duhet të paraqitet brenda afatit prej gjashtë muajsh nga lindja e fëmijës. - 115 Verify source ↗
Neni 115
AI-assisted research summary: Fëmija mund të kundërshtojë atësinë dhe të paraqesë padi për këtë; në disa raste, nëna ose kujdestari mund ta paraqesin padinë në emër të fëmijës.
Neni 115. Kundërshtimi i atësisë me iniciativën e fëmijës (1) Fëmija mund të kundërshtojë atësinë e personit i cili me këtë ligj konsiderohet si at i tij. (2) Fëmija mund të paraqesë padinë për kundërshtimin e atësisë. Nëse fëmija është i mitur ose nuk ka aftësi për të vepruar, padinë në emër të tij mund ta paraqet nëna, e nëse nëna nuk është e gjallë ose ka vendqëndrimin e panjohur, apo i është hequr aftësia për të vepruar ose i është hequr e drejta prindore, padinë mund ta paraqet kujdestari me lejen e organit të kujdestarisë. (3) E drejta e padisë së fëmijës nuk parashkruhet. - 116 Verify source ↗
Neni 116
AI-assisted research summary: A person who believes he is the father of a child born outside marriage may challenge another person’s paternity, but must do so together with a claim to establish his own paternity.
Neni 116. Kundërshtimi i atësisë nga personi i tretë për fëmijën jashtëmartesor (1) Personi që e konsideron veten at i fëmijës së lindur jashtë martesës, mund të kërkojë pavlefshmërinë e atësisë së personit tjetër i cili atë fëmijë e ka pranuar si të vetin, me kusht që me po atë padi të kërkojë që të vërtetohet atësia e tij. (2) Padia mund të paraqitet brenda afatit prej një viti nga regjistrimi i atësisë së kundërshtuar në regjistrin amë të të lindurve. - 117 Verify source ↗
Neni 117
AI-assisted research summary: A person who believes he is the father of a child born in marriage may contest paternity, if he lived with the child’s mother at conception and also asks in the same claim for his own paternity to be established. The claim must be filed within one year of the child’s birth.
Neni 117. Kundërshtimi i atësisë nga personi i tretë për fëmijën e lindur në martesë (1) Personi që e konsideron vetën at i fëmijës të lindur në martesë mund t’ia kundërshtojë atësinë personit i cili, sipas këtij ligji, konsiderohet at i fëmijës. (2) Kjo vlen vetëm në rastet kur personi ka jetuar në bashkësi me nënën e fëmijës në kohën e zënies së fëmijës, me kusht që me po atë padi të kërkojë që të vërtetohet atësia e tij. (3) Padia për kundërshtimin e atësisë në rastin nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të paraqitet brenda afatit prej një viti nga lindja e fëmijës. - 118 Verify source ↗
Neni 118
AI-assisted research summary: A woman recorded as the mother in the birth register may contest maternity if she believes she is not the child’s mother.
Neni 118. Kundërshtimi i amësisë (1) Gruaja, e cila është regjistruar në regjistrin amë të të lindurve si nënë e fëmijës, mund ta kundërshtojë amësinë e vet nëse konsideron se nuk është nënë e fëmijës. (2) Padia për kundërshtimin e amësisë mund të paraqitet brenda afatit prej gjashtë muajsh nga marrja në dijeni e faktit se nuk është nënë e fëmijës, e më së voni brenda afatit pre 7 vjetësh nga lindja e fëmijës. - 119 Verify source ↗
Neni 119
AI-assisted research summary: A woman who believes she is the child’s mother may contest maternity against the woman registered as the mother, and must also seek a finding that she is the mother.
Neni 119. Kundërshtimi i amësisë nga personi i tretë (1) Gruaja e cila e konsideron vetën nënë e fëmijës mund t’ia kundërshtojë amësinë gruas tjetër e cila në regjistrin amë të të lindurve është regjistruar si nënë e atij fëmije, me kusht që me po atë padi të kërkojë që të vërtetohet amësia e saj. (2) Padia e këtillë do të paraqitet brenda afatit prej gjashtë muajsh nga marrja në dijeni se ajo është nënë e atij fëmije, e më së voni brenda afatit prej 7 vjetësh nga lindja e fëmijës. - 120 Verify source ↗
Neni 120
AI-assisted research summary: Fëmija mund të kundërshtojë amësinë e gruas së regjistruar si nënë e tij; në disa raste, këtë padi mund ta paraqesë edhe Organi i Kujdestarisë ose kujdestari në emër të fëmijës.
Neni 120. Kundërshtimi i amësisë me iniciativën e fëmijës (1) Fëmija mund t’a kundërshtojë amësinë e gruas e cila është regjistruar në regjistrin amë të të lindurve si nënë e tij. (2) Deri në moshën madhore të fëmijës, si dhe në rastin kur fëmijës i është hequr aftësia për të vepruar, Organi i Kujdestarisë apo kujdestari në emër të Organit të Kujdestarisë mund të paraqet këtë padi në emër të tij. (3) E drejta e padisë së fëmijës për kundërshtimin e amësisë nuk parashkruhet. - 121 Verify source ↗
Neni 121
AI-assisted research summary: Heirs do not inherit the right to sue for paternity or maternity objections, but they may continue an already started case if they have a legal interest. In one exception, heirs of a man legally considered the child’s father may file a paternity objection lawsuit if he was not notified of the pregnancy or birth and did not live with the mother at conception.
Neni 121. Trashëgimi i të drejtave (1) E drejta për padi për kundërshtimin e atësisë, si dhe e drejta për padi për kundërshtimin e amësisë nuk kalon në trashëgimtarët e personave të autorizuar, sidoqoftë trashëgimtarët mund të vazhdojnë procedurën e filluar nëse për këtë gjë kanë interes juridik. (2) Përjashtimisht nga dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, trashëgimtarët e personit që, sipas këtij ligji, konsiderohet at i fëmijës mund të paraqesin padinë për kundërshtimin e atësisë nëse ai person nuk ka qenë i njoftuar as për zënien e nënës as për lindjen e fëmijës, e as në kohën e zënies së fëmijës nuk ka jetuar në bashkësi me nënën e fëmijës. - 122 Verify source ↗
Neni 122
AI-assisted research summary: After a child’s death, contesting paternity and maternity is not allowed.
Neni 122. Përjashtimi Pas vdekjes së fëmijës nuk lejohet kundërshtimi i atësisë dhe i amësisë. 4. Dispozita të posaçme për atësinë dhe amësinë e fëmijëve të zënë me asistencë mjekësore - 123 Verify source ↗
Neni 123
AI-assisted research summary: It is not allowed to determine or challenge a child’s paternity or maternity when the child was conceived with medical assistance and donor consent.
Neni 123. Parimi Nuk lejohet përcaktimi ose kundërshtimi i atësisë ose amësisë i fëmijës i cili është zënë me asistencë mjekësore dhe me pëlqimin e donatorit. - 124 Verify source ↗
Neni 124
AI-assisted research summary: Disa persona kanë të drejtë të kundërshtojnë atësinë ose amësinë në rrethana të caktuara, por vetëm brenda afateve të përcaktuara.
Neni 124. Përjashtimet (1) Përjashtimisht, burri i nënës mund të kundërshtojë atësinë e fëmijës së lindur në kohën e martesës ose pas 300 ditëve nga mbarimi i martesës, nëse fëmija është zënë me mbarsim artificial me farën e personit të tretë pa pëlqimin me shkrim të burrit. (2) Gruaja, e cila ka lindur fëmijën e zënë me qelizën vezore të një gruaje tjetër, ka të drejtë të kundërshtojë amësinë nëse mbarsja është bërë me asistencë mjekësore dhe pa pëlqim me shkrim të saj. (3) Gruaja, me qelizën vezë të të cilës është zënë fëmija pa pëlqimin me shkrim të saj, ka të drejtë të kundërshtojë amësinë e gruas e cila e ka lindur fëmijën, nëse në të njëjtën kohë kërkon verifikimin e amësisë së saj. (4) Padia për kundërshtimin e atësisë ose amësisë mund të parashtrohet brenda gjashtë muajve nga data kur është informuar lidhur me zënien nga Paragrafi (1), (2) dhe (3) të këtij neni. Kjo nuk do të bëhet pasi që fëmija ka arritur moshën shtatë vjeç. (5) Nëse personat nga Paragrafi (1), (2) dhe (3) të këtij neni, mësojnë për zënien para lindjes së fëmijës, do të parashtrojnë padi për kundërshtimin e atësisë ose amësisë brenda gjashtë muajve nga lindja e fëmijës. II. MBROJTJA E FËMIJËVE DHE PËRGJEGJËSIA PRINDËRORE 1. Mbrojtja e Fëmijëve - 125 Verify source ↗
Neni 125
AI-assisted research summary: Fëmijët kanë disa të drejta për jetën, familjen, takimet me prindërit, kujdes të posaçëm, shkollim falas dhe mbrojtje nga abuzimi, shfrytëzimi dhe droga.
Neni 125. Parimet për mbrojtjen e fëmijëve (1) Çdo fëmijë ka të drejtën e pamohueshme për të jetuar. (2) Fëmijët kanë të drejtë të rriten në familje me prindër. Fëmijët që nuk jetojnë bashkë me të dy prindërit kanë të drejtë t’i takojnë rregullisht prindërit me të cilët nuk jetojnë; (3) Fëmijët me të meta të diagnostifikuara mendore ose fizike kanë të drejtë për kujdes të posaçëm, për një jetë të përshtatshme, në kushte të jetës që garantojnë dinjitetin e tyre dhe lehtësojnë pjesëmarrjen e tij aktive në jetën shoqërore. (4) Fëmijët kanë të drejtën e shkollimit fillore falas, të marrjes së informimit për profesione të ndryshme si dhe për shkollat që ekzistojnë. (5) Fëmijët gëzojnë të drejtën e mbrojtjes nga shfrytëzimi ekonomik, eksploatimit të fëmijëve, trafikimit dhe eksploatimit seksual dhe nga kryerja e çdo pune që paraqet rrezik ose që cenon edukimin ose dëmton shëndetin e tyre. (6) Fëmijët duhet të mbrohen nga keqtrajtimi dhe dhunimi seksual. (7) Fëmijët duhet mbrojtur nga përdorimi i paligjshëm i drogave dhe substancave psikotrope dhe nuk duhet lejuar që fëmijët të përdoren për prodhimin dhe trafikimin e paligjshëm të këtyre lëndëve. - 126 Verify source ↗
Neni 126
AI-assisted research summary: Fëmijët e mitur kanë të drejtë të jetojnë me prindërit e tyre, dhe mund të jetojnë ndaras vetëm kur interesat e përbashkëta të fëmijëve dhe prindërve e kërkojnë këtë.
Neni 126. Banimi i përbashkët dhe i ndarë (1) Fëmijët e mitur kanë të drejtë të jetojnë me prindërit e tyre. (2) Fëmijët e mitur mund të jetojnë ndaras nga prindërit e tyre vetëm kur këtë gjë e kërkojnë interesat e përbashkëta të fëmijëve dhe të prindërve. - 127 Verify source ↗
Neni 127
AI-assisted research summary: Parents may ask for the return of their minor child if the child does not live with them or is being held without right by others.
Neni 127. Kthimi i fëmijës në banim të përbashkët me prindërit Prindërit mund të kërkojnë kthimin e fëmijës së tyre të mitur, kur fëmija nuk jeton me ata ose mbahet pa të drejtë nga persona tjerë. 2. Përgjegjësia Prindërore - 128 Verify source ↗
Neni 128
AI-assisted research summary: Prindërit duhet të mbrojnë fëmijët e mitur duke zbatuar parimet e nenit 125 dhe duke marrë parasysh aftësitë, prirjet dhe dëshirat e tyre.
Neni 128. Parimet (1) Përgjegjësia prindërore rezulton fillimisht nga e drejta për kujdes prindëror (2) Fëmija është nën përgjegjësi prindërore deri në moshën madhore. (3) Prindërit janë të detyruar të sigurojnë në çdo kohë që parimet e përcaktuara në nenin 125 të këtij Ligji përdoren për mbrojtjen e fëmijëve të tyre të mitur. (4) Përgjegjësia prindërore përfshin të drejtat dhe detyrat që kanë për qëllim të sigurojnë mirëqenien emocionale, sociale dhe materiale të fëmijës, duke u kujdesur për të, duke mbajtur raporte vetjake me të, duke i siguruar atij mirërritjen, edukimin, arsimimin, përfaqësimin ligjor dhe administrimin e pasurisë. (5) Duke i zbatuar këto parime, prindërit duhet t’i kenë në konsiderim aftësitë, prirjet dhe dëshirat e fëmijëve të tyre. - 129 Verify source ↗
Neni 129
AI-assisted research summary: Parents must personally contribute and, if necessary, use social institution services to support parental care.
Neni 129. Kontributi personal dhe shfrytëzimi i shërbimeve publike Për të realizuar kujdesin prindëror dhe për të zbatuar parimet e nenit 128 të këtij Ligji prindërit janë të detyruar personalisht të japin kontributin e tyre si dhe të shfrytëzojnë shërbimet e institucioneve shoqërore nëse është e nevojshme. 3. Mbiemri i Fëmijës - 130 Verify source ↗
Neni 130
AI-assisted research summary: Prindërit caktojnë mbiemrin e fëmijës me marrëveshje; për fëmijët e përbashkët nuk mund të vendosin mbiemra të ndryshëm, dhe në mungesë marrëveshjeje vendos Organi i Kujdestarisë.
Neni 130. Përcaktimi i Mbiemrit të Fëmijës (1) Fëmijës ia caktojnë mbiemrin prindërit me marrëveshje. (2) Fëmija e merr mbiemrin sipas mbiemrit të njërit ose të të dy prindërve. (3) Fëmijëve të përbashkët prindërit nuk mund t’ua caktojnë mbiemra të ndryshëm. (4) Kur prindërit nuk mund të arrijnë marrëveshjen për mbiemrin e fëmijës, mbiemri përcaktohet nga Organi i Kujdestarisë, në pajtim me dispozitat e paragrafit 2 të këtij neni, pasi t’i dëgjojë të dy prindërit. - 131 Verify source ↗
Neni 131
AI-assisted research summary: Në disa raste, mbiemrin e fëmijës e cakton prindi tjetër ose organi i kujdestarisë.
Neni 131. Përjashtimet (1) Nëse njëri prind nuk është i gjallë, ose nuk ka mundësi që t’i ushtrojë të drejtat dhe detyrat prindërore, ose është i panjohur, mbiemrin e fëmijës e cakton prindi tjetër. (2) Nëse prindërit e fëmijës nuk janë të gjallë ose nuk janë të aftë që të ushtrojnë kujdesin prindëror ose janë të panjohur, mbiemrin e fëmijës e cakton organi i kujdestarisë. - 132 Verify source ↗
Neni 132
AI-assisted research summary: A minor’s surname may be changed after a family-status change, within two months.
Neni 132. Mbiemri i fëmijës pas ndryshimit në statusin e familjes (1) Fëmijës së mitur të cilit i është caktuar mbiemri pas ndërrimit të statusit familjar me njohjen e atësisë, me lidhjen e martesës ndërmjet prindërve, me vërtetimin e atësisë ose të amësisë, përkatësisht me kundërshtimin e atësisë ose të amësisë, mund t’i caktohet mbiemri i ri, brenda afatit prej dy muajsh pas ndërrimit të statusit të familjes. (2) Nëse mbiemri i ri i caktohet fëmijës me të vjetër se dhjetë vjeç, është i nevojshëm edhe pëlqimi i tij. (3) Deklarata për caktimin e mbiemrit i paraqitet ofiqarit i cili mban regjistrin amë të të lindurve për fëmijën, ose ofiqarit sipas vendbanimit të deklaratë dhënësit. 4. Përfaqësimi dhe administrimi me pasurinë e fëmijës - 133 Verify source ↗
Neni 133
AI-assisted research summary: Parents have a legal duty and right to represent their minor children.
Neni 133. Përfaqësimi (1) Prindërit kanë të drejtë dhe detyrë ligjore t’i përfaqësojnë fëmijët e tyre të mitur. (2) Të gjitha dërgimet dhe deklaratat që duhet t’i bëhen fëmijës, mund t’i dërgohen njërit ose tjetrit prind, e nëse prindërit nuk jetojnë së bashku, prindit me të cilin jeton fëmija. - 134 Verify source ↗
Neni 134
AI-assisted research summary: Parents must administer a child’s property for the child’s benefit until the child reaches majority.
Neni 134. Administrimi i Pasurisë Pasurinë e fëmijës deri në moshën madhore të tij e administrojnë në dobi të fëmijës prindërit e tij. 5. Disponimi i të ardhurave të Fëmijës - 135 Verify source ↗
Neni 135
AI-assisted research summary: Parents may use income from a child’s property first for the child’s food, upbringing, and education, and for necessary family needs if they do not have enough means.
Neni 135. Parimi (1) Prindërit, të ardhurat nga pasuria e fëmijës së tyre mund t’i disponojnë, në radhë të parë: për ushqimin, edukimin dhe arsimimin e tij, si dhe për nevojat e domosdoshme të bashkësisë familjare, nëse nuk kanë mjete të mjaftueshme. (2) Prindërit me lejen e Organit kompetent të Kujdestarisë mund ta tjetërsojnë ose ta ngarkojnë pasurinë e fëmijës vetëm për mbajtje, kujdes dhe edukim. - 136 Verify source ↗
Neni 136
AI-assisted research summary: Fëmija 14 vjeç mund të kryejë veprime juridike, por zakonisht i duhet leja e prindërve ose e organit të kujdestarisë; fëmija 15 vjeç, me pëlqim të përfaqësuesit statutor, mund të lidhë marrëdhënie pune dhe të përdorë të ardhurat e tij, por duhet të kontribuojë për mirëmbajtjen, edukimin dhe arsimimin e vet.
Neni 136. Punët juridike, marrëdhëniet e punës (1) Fëmija i cili ka mbushur 14 vjet mund të ndërmerr veprime juridike, por për plotfuqishmërinë e këtyre veprimeve, me përjashtim të veprimeve me rëndësi më të vogël, nevojitet leja e prindërve të tij, përkatësisht leja e organit të kujdestarisë për veprimet juridike nëse me ligj nuk është caktuar ndryshe. (2) Fëmija që ka mbushur 15 vjet, me pëlqim të përfaqësuesit të tij statutor në mënyrë të pavarur mund të themelojë marrëdhënien e punës dhe të disponojë me të ardhurat e veta personale dhe me pasurinë që e ka fituar me punën e vet, por është i detyruar që nga këto të hyra të kontribuojë për ushqimin, edukimin dhe arsimimin e vet. 6. Ushtrimi i kujdesit prindëror - 137 Verify source ↗
Neni 137
AI-assisted research summary: Parental care includes the rights and duties set out in this law, and parents exercise it together by agreement.
Neni 137. Përkufizimi i kujdesit prindëror, ushtrimi nga prindërit (1) Kujdesi prindëror përfshin të gjitha të drejtat dhe detyrat e kujdesit të përcaktuara më këtë ligj. (2) Kujdesin prindëror e ushtrojnë prindërit bashkërisht dhe me marrëveshje. (3) Nëse njëri nga prindërit ka vdekur ose është shpallur i vdekur,ose nuk i është dhënë kujdesi prindëror ose i është marrë ajo, kujdesi prindëror i takon prindit tjetër. E njëjta do të aplikohet nëse për shkak të rrethanave tjera njëri prind nuk është i aftë për ushtrimin e kujdesit prindëror. - 138 Verify source ↗
Neni 138
AI-assisted research summary: Organi i Kujdestarisë mund të vendosë në interes të fëmijës vetëm në raste të kërkuara nga prindërit, një person i tretë, kur kujdesi i fëmijës është nën mbikëqyrjen e tij, ose me vendim gjykate.
Neni 138. Ushtrimi i kujdesit nga Organi i Kujdestarisë Organi i Kujdestarisë vendos në emër të interesave të fëmijës vetëm me kërkesën e njërit ose të dy prindërve, me kërkesën e personit të tretë, në rastet kur kujdesi fëmijës është nën mbikëqyrjen e tij ose me vendimin e gjykatës. - 139 Verify source ↗
Neni 139
AI-assisted research summary: Kur prindërit jetojnë të ndarë, kujdesin prindëror e ushtron zakonisht prindi me të cilin jeton fëmija, nëse pajtohet prindi tjetër; në disa raste vendos gjykata kompetente.
Neni 139. Ushtrimi i kujdesit në rastin e ndarjes së prindërve (1) Nëse prindërit jetojnë ndaras , kujdesin prindëror e ushtron prindi me të cilin jeton fëmija nëse me këtë pajtohet prindi tjetër. (2) Nëse në rastin e jetës së ndarë prindërit nuk merren vesh se me cilin prej tyre do të jetojë fëmija, vendimin lidhur me këtë gjë e merr gjykata kompetente, nëse me këtë ligj nuk është caktuar ndryshe. (3) Në rastet kur prindërit jetojnë të ndarë, janë të shkurorëzuar ose martesa e tyre është e anuluar me vendim të gjykatës ose të organit tjetër kompetent, dhe fëmija i është besuar për ruajtje dhe edukim njërit prind, kujdesin prindëror e ushtron prindi të cilit i është besuar fëmija. (4) Gjatë kohës së ekzekutimit të masës gjyqësore, kujdesin prindëror e ushtron prindi të cilit me aktvendim i është urdhëruar të zbatojë masën. - 140 Verify source ↗
Neni 140
AI-assisted research summary: The court decides custody and care arrangements for minor children when a marriage is dissolved or annulled.
Neni 140. Vendimi i gjykatës për ushtrimin e të drejtave dhe detyrave prindërore (1) Kur gjykata kompetente në kontestin martesor e merr aktgjykimin me të cilin zgjidhet ose anulohet martesa me atë aktgjykim gjykata do të vendosë për ruajtjen dhe edukimin e fëmijëve të mitur. (2) Nëse prindërit nuk janë marrë vesh për rastin e cekur në paragrafin (1) ose nëse marrëveshja e tyre nuk u përgjigjet interesave të fëmijëve, gjykata, pasi të marrë mendimin dhe propozimin e Organit të Kujdestarisë dhe të hetojë të gjitha rrethanat, do të vendosë: që të gjithë fëmijët të mbeten për ruajtje dhe edukim te njëri prind, që disa të mbesin te nëna, kurse disa tek i ati, që të gjithë ose disa fëmijë t’i besohen ndonjë personi të tretë. (3) Nëse prindi i cili ushtron kujdesin prindëror pengon kontaktet personale të fëmijës me prindin tjetër, gjykata me aktgjykim do të rregullojë edhe mënyrën e mbajtjes së kontakteve personale të fëmijës me prind, i cili nuk e ushtron kujdesin prindëror, nëse vlerësimi i të gjitha rrethanave të rastit tregon se kjo është e domosdoshme për mbrojtjen e fëmijës. (4) Gjykata, me kërkesën e njërit prind ose të Organit të Kujdestarisë, do të ndryshojë vendimin mbi kujdestarinë, nëse këtë gjë e kërkojnë rrethanat e ndryshuara. (5) Mendimi i fëmijës, i cili është i aftë të japë pikëpamjet e tij/saj, do të merret parasysh nga gjykata në çdo procedurë që i përket atij. Mendimit të tij do t’i jepet pesha e duhur në pajtim me moshën dhe aftësinë e tij për të kuptuar. - 141 Verify source ↗
Neni 141
AI-assisted research summary: Both parents must agree on matters essential to the child’s development. If the non-custodial parent disagrees with an important measure or action, they may inform the competent court, which must decide whether it serves the child’s interests.
Neni 141. Çështje të rëndësisë thelbësore për zhvillimin e fëmijës (1) Të dy prindërit do të vendosin me marrëveshje për çështjet e rëndësisë thelbësore për zhvillimin e fëmijës, edhe në rastet kur duke u bazuar në marrëveshjen e tyre ose vendimin e Organit të Kujdestarisë ose vendimin e gjykatës vetëm njëri nga ata ushtron kujdesin prindëror. (2) Ku prindi i cili nuk ushtron kujdesin prindëror nuk pajtohet me ndonjë masë ose veprim të prindit tjetër në ushtrimin e kujdesit prindëror në çështjet e rëndësishme ai mund të informojë gjykatën kompetente i cili është i obliguar të vendosë se a është masa apo veprimi i tillë në favor të interesave të fëmijës. 7. Besimi i fëmijës - 142 Verify source ↗
Neni 142
AI-assisted research summary: Parents may temporarily entrust a child to a third party for care and education if the child’s interests require it and the person meets guardian requirements.
Neni 142. Besimi i përkohshëm nga prindërit palës së tretë (1) Kur këtë e kërkojnë interesat e fëmijës, prindi ose prindërit munden përkohësisht t’ia besojnë fëmijën palës së tretë për kujdes dhe edukim, nëse ky person i plotëson kushtet e kujdestarit. (2) Nëse prindërit ose prindi i cili e ushtron kujdesin prindëror shkojnë përkohësisht në vend tjetër të banimit brenda apo jashtë Kosovës, ata ose ai mund t’ia besojnë fëmijën për kujdes dhe edukim vetëm personit i cili i plotëson kushtet e kujdestarit. - 143 Verify source ↗
Neni 143
AI-assisted research summary: A surviving parent may ask for the child to be handed over for care and upbringing if the other parent dies, loses legal capacity, or abandons the child. In a dispute, the competent court may decide to place the child with the current custodian, another person, or an institution if the child’s interests require it.
Neni 143. Besimi i fëmijës njërit prind ose personit të tretë (1) Në rast të vdekjes së prindit i cili e ka ushtruar vetë kujdesin prindëror sipas vendimit të gjykatës ose sipas vendimit të Organit të Kujdestarisë ose sipas marrëveshjes me prind tjetër, si dhe në rast kur ai prind e humb aftësinë për të vepruar ose e braktisë fëmijën, prindi tjetër ka të drejtë të kërkojë që personi te i cili ndodhet fëmija t’ia dorëzojë fëmijën për ruajtje dhe edukim. (2) Në rast të kontestit ndërmjet prindërve dhe personit të tretë, gjykata kompetente mund të vendosë që fëmija t’i besohet për ruajtje dhe edukim personit te i cili ndodhet fëmija, ndonjë personi ose institucioni tjetër, nëse në bazë të mendimit dhe propozimit të marrë nga Organi i Kujdestarisë, pasi t’i hetojë të gjitha rrethanat, konstaton se interesat e fëmijës e kërkojnë një gjë të tillë. - 144 Verify source ↗
Neni 144
AI-assisted research summary: The court or guardianship authority must investigate all circumstances relevant to a child's proper mental and physical development and education.
Neni 144. Shqyrtimet e gjykatës (1) Gjykata ose Organi i Kujdestarisë, i cili e merr vendimin mbi besimin e fëmijës për ruajtje dhe edukim, ka për detyrë që në mënyrë të përshtatshme t’i hetojë të gjitha rrethanat që janë me rëndësi për zhvillimin e drejtë psikik dhe fizik dhe për edukimin e fëmijës. (2) Në rast se fëmiu është me moshë mbi 10 vjeç, gjykata do të marrë parasysh posaçërisht nevojat emocionale dhe dëshirat e fëmijës. Nëse e mendon të nevojshme, gjykata do të merr parasysh mendimin e ekspertëve. - 145 Verify source ↗
Neni 145
AI-assisted research summary: Prindërit duhet të merren vesh për kontaktet personale të fëmijës me ta në disa situata të caktuara; nëse ka mosmarrëveshje, vendos gjykata kompetente.
Neni 145. Kontaktet personale (1) Nëse fëmija jeton vetëm me njërin prind ose me personin e tretë ose në institucion, prindërit do të merren vesh për mënyrën e mbajtjes së kontakteve personale me fëmijën. Në rast të kontestit, vendimin lidhur me këtë gjë e merr gjykata kompetente. (2) Gjykata kompetente përsëri mund të rregullojë mënyrën e mbajtjes së kontakteve personale të prindërve me fëmijët, nëse këtë gjë e kërkojnë rrethanat e ndryshuara. III. MBIKËQYRJA NDAJ KUJDESIT PRINDËROR - 146 Verify source ↗
Neni 146
AI-assisted research summary: Organi i Kujdestarisë has general and continuous supervision over the exercise of parental rights and duties.
Neni 146. Mbikëqyrja nga Organi i Kujdestarisë Organi i Kujdestarisë ushtron mbikëqyrjen e përgjithshme dhe të vazhdueshme ndaj ushtrimit të të drejtave dhe detyrave prindërore. - 147 Verify source ↗
Neni 147
AI-assisted research summary: The Guardianship Authority must urgently act to protect a child when it learns of risk from abuse of parental rights or serious neglect, and an officer must notify the authority about certain births involving unknown parents.
Neni 147. Masat urgjente të Organit të Kujdestarisë (1) Nëse Organi i Kujdestarisë mëson për rrezikun ekzistues për fëmiun për shkak të abuzimit të të drejtës prindërore ose çfarëdo rreziku për fëmijën nga neglizhenca serioze e detyrave prindërore, është i detyruar që urgjentisht të ndërmerr masa për mbrojtjen e personalitetit, të drejtave dhe interesave të fëmijës. (2) Ofiqari ka për detyrë që të lajmërojë Organin e Kujdestarisë për lindjen e fëmijës, njëri ose të dy prindërit e të cilit janë të panjohur, si dhe për marrjen e masave të domosdoshme për mbrojtjen e tij. - 148 Verify source ↗
Neni 148
AI-assisted research summary: Fëmija nuk mund të merret nga kujdesi prindëror pa leje ose urdhër gjykate; në rrezik serioz, organi i kujdestarisë mund ta largojë përkohësisht dhe duhet ta çojë çështjen në gjykatë brenda 72 orëve.
Neni 148. Marrja e fëmijës nga kujdesi i prindërve (1) Fëmija nuk do të largohet nga kujdesi i prindit/prindërve të tij/saj ose të kujdestarit të tij ligjor pa lejen e tyre apo pa urdhër të gjykatës. (2) Përjashtimisht, kur organi i kujdestarisë ka arsye të bazuar për të besuar se ekziston rrezik serioz i drejtpërdrejtë për shëndetin, sigurinë apo mirëqenien e fëmijës, organi i kujdestarisë mund të hyjë në cilin do vend dhe të largojë fëmijën në një vend të sigurt, ku ai/ajo do të ketë përkujdesje për një periudhë që nuk kalon 72 orë. (3) Para se të skadojë afati prej 72 orëve, organi i kujdestarisë rastin duhet ta paraqesë në gjykatën kompetente, e cila vendos për kujdestarinë e fëmijës. Nëse e kërkojnë rrethanat, gjykata mund të jep urdhër për vlerësim për një periudhë 21 ditësh, për të mundësuar hetime të mëtutjeshme dhe vlerësime, deri në të cilën kohë çështja duhet të paraqet në gjykatë për shqyrtim të mëtejmë. (4) Me këtë marrje të fëmijës nuk pushojnë të drejtat e tjera që u takojnë prindërve, as detyrat e tyre ndaj fëmijës. IV. PRIVIMI NGA KUJDESI PRINDËROR - 149 Verify source ↗
Neni 149
AI-assisted research summary: Prindërit që keqpërdorin ose seriozisht neglizhojnë të drejtën prindërore mund të privohen nga kujdesi prindëror.
Neni 149. Privimi nga Kujdesi (1) Prindërit të cilët e keqpërdorin ushtrimin e të drejtës prindërore ose në mënyrë serioze e neglizhojnë ushtrimin e të drejtës prindërore, privohen nga Kujdesi. (2) Prindi mund të privohet nga kujdesi për të gjithë fëmijët, e nëse këtë gjë e kërkojnë rrethanat e posaçme, ata privohen nga kujdesi vetëm ndaj njërit fëmijë. (3) Vendimin mbi privimin e prindërve nga kujdesi prindëror e merr gjykata kompetente në procedurë jashtëkontestimore pasi të ketë marrë mendimin nga Organi i Kujdestarisë dhe pasi të ketë hetuar të gjitha rrethanat relevante lidhur me rastin individual. - 150 Verify source ↗
Neni 150
AI-assisted research summary: The guardianship body must start proceedings to deprive parental care when it learns of the reasons provided by law; the decision may also be initiated by the other parent, the guardianship body, or the court.
Neni 150. Procedura (1) Vendimi për privimin e kujdesit prindëror mund të inicohet nga prindi tjetër, Organi i Kujdestarisë ose Gjykata. (2) Organi i Kujdestarisë është i detyruar të fillojë procedurën për privimin e kujdesit prindëror nëse mëson për ekzistimin e shkaqeve të ofruara në këtë Ligj. - 151 Verify source ↗
Neni 151
AI-assisted research summary: Parental care is returned by court decision once the reasons for its removal have ceased, and the parent, parents, or the guardianship authority may request it.
Neni 151. Rikthimi i kujdesit prindëror (1) Kur arsyet që kanë shkaktuar privimin e kujdesit prindëror pushojnë të ekzistojnë, prindit ose prindërve me vendim të gjykatës u kthehet kujdesi prindëror. (2) Kërkesa për rikthimin e kujdesit prindëror mund të parashtrohet nga prindi dhe Organi i Kujdestarisë. (3) Në kontestet martesore dhe kontestet lidhur me marrëdhëniet mes prindërve dhe fëmijëve, gjykata që merret me këto çështje mundet ex officio të merr vendim për kthimin e kujdesit prindëror, nëse konkludon se janë plotësuar kushtet për këtë. V. ZGJATJA KOHORE E KUJDESIT PRINDËROR - 152 Verify source ↗
Neni 152
AI-assisted research summary: Parental care may be extended after a child reaches adulthood if the child cannot care for their own personality, rights, and interests because of a diagnosed mental illness, delayed mental development, physical disability, or other medical reasons.
Neni 152. Parimi Kujdesi prindëror mund të zgjatet edhe pas moshës madhore të fëmijës nëse ai për shkak të sëmundjes psikike të diagnostifikuar, zhvillimit psikik të ngecur ose të të metave fizike apo për shkaqe të tjera mjekësore nuk është i aftë që të kujdeset vetë për personalitetin, të drejtat dhe interesat e veta. - 153 Verify source ↗
Neni 153
AI-assisted research summary: The competent court decides on extending parental care in a non-contentious procedure, based on a request by the parents or the custody authority.
Neni 153. Procedura (1) Vendimin për zgjatjen e kujdesit prindëror e merr gjykata kompetente në procedurën jashtëkontestimore me kërkesën e prindërve ose të Organit të Kujdestarisë. (2) Propozimi për zgjatjen e kujdesit prindëror paraqitet para së të mbushë fëmija moshën madhore, sidoqoftë gjykata mund ta zgjasë kujdesin prindëror edhe në rastin kur kërkesa nuk është paraqitur me kohë, nëse në kohën e arritjes së moshës madhore kanë ekzistuar shkaqet për zgjatjen e kujdesit prindëror. (3) Në vendimin për zgjatjen e kujdesit prindëror gjykata do të specifikojë se personi ndaj të cilit është zgjatur kujdesi prindëror është barazuar në të miturin e ri apo më të vjetër se 14 vjet. - 154 Verify source ↗
Neni 154
AI-assisted research summary: Kur pushojnë arsyet e zgjatjes së kujdesit prindëror ndaj një personi madhor, gjykata duhet të vendosë për përfundimin e atij kujdesi.
Neni 154. Pushimi i zgjatjes kohore Kur pushojnë shkaqet për shkak të të cilave është zgjatur kujdesi prindëror ndaj personit madhor, gjykata, me kërkesën e atij personi, të prindërve ose të organit të kujdestarisë, do të marrë vendimin mbi pushimin e kujdesit prindëror. - 155 Verify source ↗
Neni 155
AI-assisted research summary: The decision to extend or end extended parental care must be recorded in the birth register, and also in immovable-property public records if the person owns immovable property.
Neni 155. Shënimet Vendimi mbi zgjatjen ose përfundimin e kujdesit të zgjatur prindëror do të shënohet në regjistrin amë të të lindurve, e nëse ai person ka pasuri të paluajtshme edhe në regjistrat publike për evidencën e pasurisë së paluajtshme. {mospagebreak title=FORMAT E VEÇANTA TË MBROJTJES SË FËMIJËVE PA KUJDES PRINDËROR} PJESA E PESTË FORMAT E VEÇANTA TË MBROJTJES SË FËMIJËVE PA KUJDES PRINDËROR I. DISPOZITAT E PËRBASHKËTA - 156 Verify source ↗
Neni 156
AI-assisted research summary: This article defines when a child is treated as being without parental care.
Neni 156. Fëmijët pa kujdes prindëror (1) Fëmijë pa kujdes prindëror konsiderohet fëmija prindërit e të cilit nuk janë gjallë, prindërit e të cilit janë të panjohur ose janë zhdukur; (2) Fëmijë pa kujdesin prindëror është edhe fëmija prindërit e të cilit për çfarëdo arsye, në mënyrë të përkohshme ose të përhershme nuk i kryejnë detyrat e tyre prindërore ose kujdesin prindëror. - 157 Verify source ↗
Neni 157
AI-assisted research summary: A child without parental care is entitled to special social protection.
Neni 157. Parimet e ruajtjes së fëmijës (1) Fëmija pa kujdesin prindëror gëzon mbrojtje të posaçme shoqërore. (2) Format themelore të mbrojtjes juridike dhe familjare të fëmijëve pa kujdesin prindëror në kuptim të këtij ligji janë: kujdestaria, strehimi familjar, strehimi rezidencial dhe adoptimi. - 158 Verify source ↗
Neni 158
AI-assisted research summary: The competent authority must examine each case individually and determine the family protection form that best meets the child’s needs.
Neni 158. Zbatimi i mbrojtjes Vendimi mbi zbatimin e cilësdo formë të mbrojtjes së fëmijëve pa kujdes prindëror merret pas shqyrtimit të hollësishëm të secilit rast individualisht. Organi kompetent do të nxjerrë përfundim për formën e mbrojtjes së familjes për fëmijën që i plotëson kërkesat e fëmijës në masën më të madhe. - 159 Verify source ↗
Neni 159
AI-assisted research summary: Children without parental care are to be protected through conditions that best compensate for the loss of their parents or parental care.
Neni 159. Kompensimi për humbjen e kujdesit prindëror Mbrojtja e fëmijëve pa kujdes prindëror, në pajtim me nevojat e këtyre fëmijëve realizohet përmes sigurimit të kushteve për zhvillim të tillë të fëmijëve, të cilat do të kompensojnë në mënyrën më të mirë humbjen e prindërve ose kujdesit prindëror. II. ADOPTIMI 1. Ndërmjetësimi i adoptimit - 160 Verify source ↗
Neni 160
AI-assisted research summary: This provision defines adoption mediation as arranging a child’s placement with an adopter and handling related information about the child and future adoptive parents.
Neni 160. Ndërmjetësimi i adoptimit (1) Qëllimi i ndërmjetësimit të adoptimit është të arrijë vendosjen e fëmiut (të adoptuarit) nën kujdestari të personit i cili dëshiron të marrë fëmiun nën përkujdesjen dhe përgjegjësinë e tij (adoptuesi). (2) Ndërmjetësimi i adoptimit gjithashtu nënkupton realizimin dhe administrimin e të dhënave lidhur me fëmijën i cili do të vendoset, si dhe të dhënat për prindërit e ardhshëm të cilët dëshirojnë të adoptojnë fëmiun edhe nëse fëmija nuk ka lindur në kohën kur njoftimi është dhënë. - 161 Verify source ↗
Neni 161
AI-assisted research summary: The court has competence over adoption procedures, may ask the guardianship organ for advice, and the guardianship organ must appoint only specially trained staff suitable for the task.
Neni 161. Autoriteti kompetent për adoptim (1) Procedura e adoptimit është në kompetencë të gjykatës. Gjykata mund të kërkojë këshilla nga organi i kujdestarisë gjatë marrjes së vendimit mbi adoptim. (2) Organi i Kujdestarisë do të caktojë vetëm personel të trajnuar posaçërisht i cili do të jetë i përshtatshëm për detyrën, kjo për shkak të veçorive personale si dhe i cili do të ketë përvojë profesionale të punës me fëmijë. - 162 Verify source ↗
Neni 162
AI-assisted research summary: The competent court and guardianship authority must protect the data and privacy of information collected during the adoption process.
Neni 162. Konfidencialiteti dhe mbrojtja e të dhënave (1) Gjykata kompetente dhe organi i kujdestarisë janë përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave dhe privatësinë e informacioneve, të mbledhura gjatë procesit të adoptimit. (2) Vendimi mbi adoptimin u dorëzohet vetëm palëve të cilat marrin pjesë në procedurën e adoptimit në pajtim me ligjin. 2. Parimet e Adoptimit - 163 Verify source ↗
Neni 163
AI-assisted research summary: Adoption is allowed only when it serves the child’s upbringing and a parent-child relationship is expected to form; a person involved in unlawful or immoral child-taking/adoption arrangements may adopt only if it is necessary for the child’s upbringing.
Neni 163. Lejueshmëria e adoptimit (1) Adoptimi i fëmijës është i lejuar nëse i shërben mirërritjes së fëmijës dhe nëse pritet që mes prindit adoptues dhe fëmijës do të krijohet marrëdhënia prind-fëmijë. (2) Personi i cili është kyçur në veprime të paligjshme, ose në veprime që janë në kundërshtim me moralin, në marrjen ose prurjen e fëmijës për qëllim të adoptimit apo i cili e ka autorizuar ose i ka dhënë shpërblim personit të tretë për ta bërë këtë mund vetëm ta adoptojë fëmijën nëse kjo është e domosdoshme për mirërritjen e fëmijës. - 164 Verify source ↗
Neni 164
AI-assisted research summary: Spouses may adopt a child only together, and an unmarried person may adopt a child.
Neni 164. Personat që mund të adaptojnë (1) Bashkëshortët mund ta adoptojnë fëmijën vetëm bashkërisht; (2) Personi i pamartuar mundet t’a adoptojë fëmijën vetëm. - 165 Verify source ↗
Neni 165
AI-assisted research summary: Only one spouse may adopt a child, and the other spouse’s consent is required unless that spouse cannot adopt because of incapacity or being under 21.
Neni 165. Përjashtimi nga kërkesat martesore (1) Përjashtimisht vetëm njëri nga bashkëshortët mund ta adoptojë fëmijën, por kjo kërkon edhe pëlqimin e bashkëshortit tjetër. (2) Ai mundet gjithashtu të adoptojë fëmijën vetëm, nëse bashkëshorti tjetër nuk mund të adoptojë fëmijën për shkak të paaftësisë për të vepruar apo për shkak se ai ende nuk ka mbushur moshën 21 vjeç. (3) Me kërkesën e palës adoptuese dhe me pëlqimin e personave të cilët kanë marrë pjesë në procedurën e adoptimit, bashkëshorti tjetër mund të përfshihet më vonë në adoptim nëse i plotëson kushtet e parashikuara me ligj. - 166 Verify source ↗
Neni 166
AI-assisted research summary: The court-controlled adoption trial period must not exceed 3 months, with a possible additional extension of up to 3 months in certain cases.
Neni 166. Periudha provuese (1) Adoptimi, si rregull nuk do të themelohet derisa adoptuesi të kujdeset për fëmijën për një kohë të arsyeshme të përcaktuar nga gjykata por që nuk kalon periudhën tre (3) muajsh. (2) Periudha provuese do të inicohet, mbikëqyret dhe vlerësohet vazhdimisht nga Organi i Kujdestarisë që gjykatës i siguron raport sipas nevojës. (3) Gjykata merr vendim në fund të gjykimit. Mirëpo, gjykata mund të vazhdojë gjykimin për një periudhë shtesë deri në tre muaj nëse në mes të palëve ka mospajtime ose për shkak të rrethanave të tjera të arsyeshme, të cilat i janë vënë në dijeni nga organi i kujdestarisë ose nga ekspertët për fëmijë të përfshirë në procedure. - 167 Verify source ↗
Neni 167
AI-assisted research summary: Adoption creates the same rights and duties between the adoptive party and the adopted person as exist between parents and children.
Neni 167. Të drejtat dhe detyrimet Adoptimi, mes palës adoptuese dhe të adoptuarit themelon të njëjtat të drejta dhe detyrime që ekzistojnë mes prindërve dhe fëmijëve. 3. Pëlqimi për adoptim - 168 Verify source ↗
Neni 168
AI-assisted research summary: Për adoptim kërkohet pëlqimi i fëmijës, me special rules for children under 14 or without capacity and an approval step by the custodianship body when the adoptive parent’s nationality differs.
Neni 168. Pëlqimi i fëmijës (1) Për adoptim kërkohet pëlqimi i fëmijës. Pëlqimi për fëmijën me paaftësi për të vepruar ose që është më i ri se 14 vjet, mund të jepet vetëm nga përfaqësuesi i tij ligjor përkatësisht kujdestari i të adoptuarit.; (2) Në të kundërtën, fëmija mund ta jap vetë pëlqimin; (3) Në rast se shtetësia e prindit adoptues dallon nga ajo e fëmijës, Organi i Kujdestarisë duhet ta miratojë procedurën. - 169 Verify source ↗
Neni 169
AI-assisted research summary: Për adoptimin e një fëmije kërkohet pëlqimi i prindërve, dhe ai pëlqim nuk mund të jepet para se fëmija të mbushë tetë javë.
Neni 169. Pëlqimi i Prindërve (1) Për adoptimin e fëmijës kërkohet pëlqimi i prindërve; (2) Pëlqimi nuk mund të jepet para se ti ketë mbushur fëmija tetë javë; (3) Nuk kërkohet pëlqim nga bashkëshorti i cili me vendim të gjykatës e ka humbur kujdestarinë ose e ka humbur aftësinë për të vepruar, ose vendbanimi i të cilit nuk dihet për më shumë se një vit. (4) Është valid edhe kur personi që e jep pëlqimin nuk i din personat e caktuar adoptues. - 170 Verify source ↗
Neni 170
AI-assisted research summary: If the adopted child has only one living parent, the court must seek information from the close family members of the deceased parent for the adoption decision, and consent is not required.
Neni 170. Hetimet Në rast se i adoptuari e ka të gjallë vetëm njërin prind, gjykata do t’i drejtohet anëtarëve të afërt të familjes të prindit të vdekur të të miturit për të dhënat që do të ishin të rëndësishme për vendimin për adoptim. Sidoqoftë nuk kërkohet pëlqimi. - 171 Verify source ↗
Neni 171
AI-assisted research summary: Organi i Kujdestarisë ose gjykata mund të zëvendësojnë pëlqimin e njërit prind për adoptim kur plotësohen kushtet e parashikuara në nen.
Neni 171. Zëvendësimi i pëlqimit të njërit prind (1) Organi i Kujdestarisë me kërkesën e fëmijës, do të zëvendësojë pëlqimin e njërit prind, nëse ky i fundit vazhdimisht dhe në masë të madhe i cenon detyrat e tij ndaj fëmijës ose me sjelljen e tij ka demonstruar indiferencë ndaj fëmijës, dhe nëse adoptimi nuk bëhet, kjo do të shkaktonte humbje të konsiderueshme për fëmijën. (2) Pëlqimi po ashtu mund të zëvendësohet me vendim të gjykatës nëse cenimi i detyrave, edhe pse jo i vazhdueshëm, është po ashtu i madh dhe parashihet që fëmija nuk mund ti besohet më tutje prindit për kujdes në mënyrë të përhershme. (3) Pëlqimi do të zëvendësohet kur është e qartë se njëri prind e ka braktisur fëmijën për më shumë se gjashtë muaj dhe nuk dihet vendqëndrimi i tij; (4) Pëlqimi i njërit nga prindërit mund të zëvendësohet nëse ai është vazhdimisht i paaftë për të siguruar kujdes të nevojshëm për mirërritjen e fëmijës për shkak të sëmundjes së rëndë psikike të diagnostifikuar apo paaftësisë së rëndë psikike dhe emocionale të diagnostifikuar dhe nëse fëmija nuk mundet pa adoptim të rritet në familje nëse adoptimi nuk themelohet dhe si rezultat i kësaj zhvillimi i tij do të dëmtohej seriozisht. - 172 Verify source ↗
Neni 172
AI-assisted research summary: Consent must be declared to the court, takes effect on delivery, cannot be conditional or time-limited, and is not generally made through a representative.
Neni 172. Deklarata e pëlqimit (1) Pëlqimi duhet t’i deklarohet gjykatës dhe bëhet i plotfuqishëm në kohën e dorëzimit. (2) Pëlqimi nuk mund të bëhet me kusht dhe me përcaktimin e kohës e as nuk mund të bëhet nga përfaqësuesi. Ai është i parevokueshëm për aq sa pëlqimi nuk është dhënë me lajthim apo me shtrëngim ose mashtrim. (3) Nëse personi që jep pëlqimin është me aftësi të kufizuar të veprimit, pëlqimi i tij nuk kërkon miratimin e përfaqësuesit të tij ligjor. (4) Pëlqimi do të bëhet i jo plotfuqishëm nëse kërkesa është tërhequr ose adoptimi është refuzuar. (5) Pëlqimi i prindit do të bëhet i joplotfuqishëm nëse fëmija nuk adoptohet brenda tri viteve nga data kur pëlqimi bëhet efektiv. - 173 Verify source ↗
Neni 173
AI-assisted research summary: An adoption is invalid if it is clear during the adoption procedure that the conditions in articles 160-162, 166, 169, and 172 were not met.
Neni 173. Pavlefshmëria e adoptimit Një adoptim është i pavlefshëm nëse gjatë procedurës së dhënies së adoptimit të këtillë, shihet qartë se kushtet nga nenet 160-162, 166, 169 dhe 172 nuk janë plotësuar. 4. I adoptuari - 174 Verify source ↗
Neni 174
AI-assisted research summary: Only a minor child may be adopted.
Neni 174. Vetëm Fëmija i Mitur Mund të adoptohet vetëm fëmija i mitur. 5. Adoptuesi - 175 Verify source ↗
Neni 175
AI-assisted research summary: An adoptive parent may be only a person with legal capacity and the personal qualities needed to exercise parental rights and duties successfully.
Neni 175. Parimi Palë adoptuese mund të jetë vetëm personi që e ka aftësinë për të vepruar dhe që i ka cilësitë personale të nevojshme për ushtrimin e suksesshëm të të drejtave dhe detyrimeve prindërore. - 176 Verify source ↗
Neni 176
AI-assisted research summary: A prospective adoptive parent must be at least 21, and if spouses intend to adopt, one spouse must be 25 and the other 21.
Neni 176. Mosha minimale (1) Prindi i ardhshëm adoptues duhet ta ketë arritur moshën 21 vjeçare. (2) Nëse bashkëshortët kanë ndërmend të adoptojnë fëmijë, njëri nga bashkëshortët duhet ta ketë arritur moshën 25 vjeç dhe bashkëshorti tjetër duhet ta ketë arritur moshën 21 vjeç. - 177 Verify source ↗
Neni 177
AI-assisted research summary: A guardian may not adopt the person under their care until the competent authority has discharged them from guardianship.
Neni 177. Marrëdhëniet ndër personale (1) Nuk mund të adoptohet personi në gjini në vijën e drejtë, as vëllau dhe motra. (2) Kujdestari nuk mund ta adoptojë të kujdesurin e vet përderisa organi kompetent të mos e shkarkojë nga detyra e kujdestarit. - 178 Verify source ↗
Neni 178
AI-assisted research summary: Some listed persons cannot adopt.
Neni 178. Përgjegjësia ligjore e adoptuesit Nuk mund të adoptojnë personat e poshtë shënuar: 1. Personi të cilit me vendim gjyqësor i është hequr kujdesi prindëror; 2. Personi për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se do t’i keqpërdorë të drejtat e adoptuesit që rezultojnë në të keq të të adoptuarit ose se e kërkon adoptimin për përfitime materiale. 3. Personi që lëngon nga ndonjë sëmundje psikike të diagnostifikuar ose ka ngecur në pikëpamje psikike, si edhe personi që lëngon nga sëmundja e cila mund ta vërë në rrezik shëndetin dhe jetën e të adoptuarit. - 179 Verify source ↗
Neni 179
AI-assisted research summary: Only a permanent resident may be an adopter, with a narrow exception for foreign citizens/residents.
Neni 179. Banimi i përhershëm (1) Adoptues mund të jetë vetëm banori i përhershëm. (2) Përjashtimisht, shtetasi / banori i huaj mund të jetë palë adoptuese nëse fëmija nuk mund të adoptohet ose të birësohet në Kosovë dhe / ose ekzistojnë arsye të bazuara për veprimin e tillë nëse fëmija ka nevoja të veçanta dhe ka nevojë për trajtim të specializuar, që nuk mund t’i ofrohet në Kosovë. (3) Për adoptimin e fëmijës nga shtetasi i huaj nevojitet pëlqimi paraprak nga organi administrativ, kompetent për punët e politikës sociale. 6. Procedura e adoptimit - 180 Verify source ↗
Neni 180
AI-assisted research summary: Adoption is started in court after a request from the adoptive parents, and the request cannot be conditional, time-limited, or made by a representative.
Neni 180. Vendimi i gjykatës, Kërkesa (1) Adoptimit themelohet para gjykatës pas kërkesës nga prindërit adoptues. (2) Kërkesa nuk mund ti nënshtrohet kushtit ose afatit kohor dhe nuk mund të bëhet nga përfaqësuesi. - 181 Verify source ↗
Neni 181
AI-assisted research summary: Adoption is brought before the court based on the residence of the applicants’ last joint residence and also based on the adopted person’s residence; the adoption procedure is closed to the public.
Neni 181. Kompetenca territoriale dhe përjashtimi i publikut (1) Adoptimi themelohet para gjykatës sipas vendbanimit ku aplikuesit e kanë pasur vendbanimin e fundit të përbashkët si dhe para gjykatës sipas vendbanimit të të adoptuarit. (2) Në procedurën e adoptimit përjashtohet publiku. - 182 Verify source ↗
Neni 182
AI-assisted research summary: This article sets out how an adoption request may be submitted and what documents must accompany it.
Neni 182. Procedura për inicimin e kërkesës për adoptim (1) Personi i cili dëshiron të adoptojë, së bashku me prindërit e të miturit i cili do të adoptohet, mund të prezantojnë një kërkesë për adoptim pranë gjykatës. (2) Kërkesës duhet t’i bashkëngjitet pëlqimi i shkruar të prindërve natyror të fëmijës, çertifikatën e lindjes së fëmijës dhe dokumentet tjera relevante për të prezantuar dëshmi për mirërritjen e ardhshme të fëmijës respektivisht informatat për adoptuesin dhe të adoptuarin si dhe për kushtet e adoptimit. (3) Gjykata ka të drejtë të mbledhë të dhëna dhe dëshmi të tjera nga organi i kujdestarisë, nga shërbimet shoqërore dhe nga ekspert të tjerë në lëmin e përkujdesjes së fëmijës mbi kushtet e adoptimit. (4) Fëmija i përcaktuar pa përkujdesje prindërore nga organi kompetent mund të adoptohet nga persona të cilët kërkojnë të adoptojnë dhe të cilët janë regjistruar tek organi përkatës i cili është i autorizuar për të iniciuar procedurën. - 183 Verify source ↗
Neni 183
AI-assisted research summary: The court handling adoption mediation must manage all adoption requests and help the parties through every stage of the procedure.
Neni 183. Këshilla ligjore dhe asistenca (1) Gjykata për ndërmjetësimin e adoptimit duhet të administrojë të gjitha kërkesat për adoptim dhe t’u ndihmojë të gjitha palëve në të gjitha fazat e procedurës. (2) Gjykata ka për detyrë të njoftojë në mënyrë adekuate të adoptuarin dhe adoptuesin për qëllimet ligjore, edukative dhe morale si dhe pasojat e adoptimit. (3) Gjykata do ta informojë të adoptuarin për natyrën juridike, të drejtat dhe detyrat e ardhshme si dhe do të jap konsultime dhe ndihmë relevante në këtë drejtim. - 184 Verify source ↗
Neni 184
AI-assisted research summary: The court must consider reasoned expert opinions when deciding whether an adopter and adoptee are suitable, and the guardianship body must ensure necessary preparation for the relevant family members during the adoption evidence-gathering process.
Neni 184. Hetimet dhe përgatitjet (1) Për të marrë vendim për përshtatshmërinë e adoptuesit dhe të adoptuarit, gjykata duhet të marrë parasysh të gjitha mendimet e arsyetuara të sociologut psikologëve, mjekut, dhe të ekspertëve tjerë. (2) Gjatë kohës së procedurës së mbledhjes së të dhënave dhe të provave për kushtet për themelimin e adoptimit, organi i kujdestarisë drejtpërdrejt ose përmes shërbimit përkatës profesional social, siguron përgatitjen e domosdoshme të prindërve të të adoptuarit, të adoptuesit, përkatësisht të kujdestarit ligjor të të adoptuarit. - 185 Verify source ↗
Neni 185
AI-assisted research summary: Gjykata refuzon kërkesën për adoptim nëse, pas shqyrtimit të provave dhe rrethanave, nuk plotësohen kushtet ligjore ose adoptimi nuk është i dobishëm për të adoptuarin.
Neni 185. Refuzimi i kërkesës për adoptim (1) Nëse gjykata në bazë të provave të siguruara dhe të bashkangjitura dhe mendimit të marrë sipas detyrës zyrtare nga neni vijues dhe çmuarjes së të gjitha rrethanave të tjera të konstatuara në procedurën e cila i paraprinë themelimit të adoptimit, kushtet e përcaktuara me këtë ligj për adoptim ose se adoptimi nuk është i dobishëm për të adoptuarin, do të marrë aktvendimin për refuzimin e kërkesës për adoptim. (2) Kundër aktvendimit për refuzimin e kërkesës për adoptim mund të ushtrohet ankesë brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e marrjes së aktvendimit. - 186 Verify source ↗
Neni 186
AI-assisted research summary: The court must establish the adoption when the legal conditions are met. At the end of the adoption procedure, the parties must sign the minutes, and the adopted person must be present if older than 10 unless an exception applies.
Neni 186. Miratimi i kërkesës për adoptim (1) Nëse gjykata konstaton se janë plotësuar kushtet për adoptim të parapara me këtë Ligj do të themelojë adoptimin. (2) Për themelimin e adoptimit nevojitet prania e adoptuesit, e bashkëshortit të tij, e prindërve, përkatësisht e kujdestarit të të adoptuarit, si dhe prania e të adoptuarit nëse është më i vjetër se 10 vjet, me përjashtim kur deri në këtë moshë ka qenë në kujdes juridik, ruajtje dhe edukim te personi i cili dëshiron që ta adoptojë. (3) Deklarata e pëlqimit e palëve pjesëmarrëse duhet të shënohet në procesverbalin e procedurës. (4) Më përfundimin e procedurës së adoptimit duhet të nënshkruhet procesverbali nga palët dhe duhet t’u lexohet personave prezentë. - 187 Verify source ↗
Neni 187
AI-assisted research summary: The court must keep all notes and preserve documents relating to adopted persons and the adoption process.
Neni 187. Procesverbali (1) Për themelimin e adoptimit mbahet procesverbali i veçantë. (2) Procesverbali i themelimit të adoptimit përmban të dhënat për të gjitha veprimet e marra, për të gjitha informatat e mbledhura nga gjykata dhe për deklaratat dhe marrëveshjet e të adoptuarit dhe prindërve si dhe shpalljen përfundimtare të adoptimit. (3) Procesverbali mbi themelimin e adoptimit përmban mbiemrin e të adoptuarit sipas mbiemrit të palës adoptuese. Çdo ndryshim i emrit të parë, respektivisht shtim i emrit të parë duhet gjithashtu të shënohet. (4) Procesverbali për themelimin e adoptimit ofron të dhëna për prindërit e të adoptuarit si dhe të dhëna për palën adoptuese. (5) Procesverbali duhet të nënshkruhet nga të gjithë personat të cilët kanë qenë të involvuar në procesin e adoptimit, si dhe nga përfaqësuesi i gjykatës i cili e ka zhvilluar procedurën. (6) Gjykata është e detyruar të mbajë të gjitha shënimet dhe t’i ruajë dokumentet për personat e adoptuar dhe procesin e adoptimit. - 188 Verify source ↗
Neni 188
AI-assisted research summary: The competent court must immediately send the adoption formation minutes to the civil registration authority, the party, and the guardianship authority. The adoptive party is then registered as the child’s parent.
Neni 188. Regjistrimi Gjykata kompetente ia dërgon menjëherë procesverbalin për themelimin e adoptimit organit kompetent për regjistrim në librin amëz të të lindurve, palës dhe Organit të Kujdestarisë. Pala adoptuese regjistrohet si prind i të adoptuarit. - 189 Verify source ↗
Neni 189
AI-assisted research summary: Adoption cannot be established after the child’s death.
Neni 189. Nuk ka themelim të adoptimit pas vdekjes së fëmijës Nuk mund të ketë themelim të adoptimit pas vdekjes së fëmijës. 7. Efekti ligjor i adoptimit - 190 Verify source ↗
Neni 190
AI-assisted research summary: This article says adoption changes the child’s legal status depending on the adoption arrangement, and it gives the relevant spouse(s) or adoptive parent a right to parental care.
Neni 190. Efekti ligjor (1) Nëse fëmija adoptohet nga bashkëshortët ose nëse bashkëshorti e adopton fëmijën e bashkëshortit tjetër, ai fëmijë e fiton statusin ligjor të fëmijës së përbashkët të bashkëshortëve. (2) Në raste tjera, fëmija e fiton statusin ligjor të fëmijës të prindit adoptues. (3) Në të gjitha rastet nga paragrafi (1) i këtij neni, bashkëshortët kanë të drejtë në kujdes të përbashkët prindëror, në rastet nga paragrafi (2) i këtij neni prindi adoptues ka të drejtë në kujdes prindëror. - 191 Verify source ↗
Neni 191
AI-assisted research summary: Kur përfundon adoptimi, shuhet lidhja ligjore me të afërmit dhe të drejtat/detyrimet që rrjedhin prej saj; kërkesat e fëmijës të bëra para adoptimit mbeten të paprekura, përveç kërkesave për mbajtje.
Neni 191. Shuarja e marrëdhënieve të fëmijës me të afërmit dhe kërkesat (1) Me përfundimin e adoptimit, marrëdhënia ligjore mes fëmijës dhe pasardhësve të tij dhe të kushërinjve të tij shuhet së bashku me të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga kjo. (2) Kërkesat e fëmijës të cilat janë bërë para adoptimit veçanërisht ato që kanë të bëjnë me anuitetet, pensionin për bonjak dhe pagesat tjera periodike që korrespondojnë, nuk do të preken me adoptim, kjo nuk do të zbatohet për kërkesat për mbajtje. - 192 Verify source ↗
Neni 192
AI-assisted research summary: This article says how adoption affects family relationships with relatives in certain cousin and stepparent situations.
Neni 192. Vazhdimi i marrëdhënies me të kushërinjtë (1) Nëse prindërit adoptues janë kushërinj të shkallës së dytë ose të tretë të fëmijës në vijë të gjakut ose nga martesa, do të ndërprehet vetëm marrëdhënia mes fëmijës dhe pasardhësve të tij në njërën anë dhe prindërve të tij në anën tjetër, juridikisht përfundojnë së bashku me të drejtat dhe detyrimet që dalin nga kjo. (2) Nëse bashkëshorti e adopton fëmijën e bashkëshortit tjetër, marrëdhënia nuk shuhet juridikisht në raport me kushërinjtë e prindit fillestar nëse ky prind e ka pasur kujdesin prindëror dhe ka vdekur. 8. Mbiemri i fëmijës - 193 Verify source ↗
Neni 193
AI-assisted research summary: This provision sets how a child’s surname and given names are handled in adoption, including court powers, parental declaration, and consent for children over 10.
Neni 193. Mbiemri i fëmijës 1) Fëmija e merr mbiemrin e personit adoptues sikur të ishte mbiemri i tij. 2) Nëse çifti i martuar adopton fëmijë ose nëse njëri nga bashkëshortët e adopton fëmijën e bashkëshortit tjetër dhe bashkëshortët nuk kanë mbiemër të përbashkët të martesës, ata duhet të përcaktojnë mbiemrin e lindjes së fëmijës duke bërë deklaratë në gjykatë para se të shqiptohet adoptimi. 3) Gjykata mundet gjatë shqiptimit të adoptimit: 1. Të ndryshojë emrin e parë të fëmijës ose të shtojë një apo më shumë emra të parë nëse kjo është në interes të mirërritjes së fëmijës; 2. Familja e re, me pëlqim të fëmijës vendos ti jap mbiemrin e ri para ose pas mbiemrit të mëparshëm, nëse kjo është në interes të mirërritjes së fëmijës. 4) Kur i adoptuari është më i vjetër së dhjetë vjet, pëlqimi i tij kërkohet për ndryshimin e mbiemrit dhe çdo ndryshim të emrit. 9. Ndalimi i zbulimit dhe hetimeve - 194 Verify source ↗
Neni 194
AI-assisted research summary: Rregullat kufizojnë zbulimin dhe hetimin e të dhënave të adoptimit pa pëlqim, por i japin të adoptuarit të rritur të drejtë të kërkojë qasje në informacionin e adoptimit.
Neni 194. Parimet (1) Të dhënat për adoptimin dhe rrethanat e tij nuk duhet të zbulohen ose hetohen pa pëlqimin e adoptuesit dhe fëmijës përveç nëse këtë e kërkojnë arsye të veçanta të interesit publik. (2) Në moshën madhore i adoptuari ka të drejtë në qasje në të gjitha informatat lidhur me adoptimin e tij dhe me kërkesë të tij do ti ofrohen informata personale për prindërit e tij biologjik. 10. Shuarja e adoptimit - 195 Verify source ↗
Neni 195
AI-assisted research summary: Adoption may be terminated only under the rules in Articles 196 to 200.
Neni 195. Parimi Marrëdhënia e adoptimit mundet të shuhet vetëm në bazë të rregullave të neneve të mëposhtëm 196 deri 200. - 196 Verify source ↗
Neni 196
AI-assisted research summary: Gjykata mund të anulojë adoptimin me kërkesë nëse ai është krijuar pa kërkesën e adoptuesit ose pa pëlqimin e fëmijës ose prindit.
Neni 196. Anulimi i adoptimit (1) Gjykata mundet të anulojë marrëdhënien e adoptimit në bazë të kërkesës, nëse kjo ka qenë e themeluar pa kërkesë të adoptuesit, pa pëlqimin e fëmijës ose prindit. (2) Kërkesa të cilës i mungon pëlqimi i nevojshëm është e pavlefshme vetëm nëse deklaruesi: 1. në kohën e deklarimit ka qenë në gjendje të pavetëdijshme ose të çmendurisë së përkohshme, nëse kërkuesi ka qenë juridikisht jo kompetent për të kryer punë juridike, ose nëse fëmija më i ri se 14 vjet ose i paaftë për të vepruar e ka dhënë personalisht pëlqimin e tij dhe të vendimit të bërë për këtë arsye; 2. ka dështuar të kuptojë procedurat e adoptimit ose edhe pse ai ka qenë në dijeni për këtë, nuk ka pasur për qëllim të kërkojë adoptim ose të shpreh pëlqimin e tij për procedurat e adoptimit; 3. ka bërë gabim lidhur me identitetin e fëmijës ose fëmija që adoptohet ka bërë gabim lidhur me identitetin e adoptuesit; 4. është shtyrë të bëjë deklaratë në mashtrim lidhur me rrethanat materiale; 5. padrejtësisht me kërcënim është shtyrë të bëjë deklaratë. (3) Anulimi mund të mos bëhet nëse deklaruesi e ka ratifikuar kërkesën ose pëlqimin pas shuarjes së metave të përmendura në paragrafin (2) të këtij neni. (4) Padia për anulim mund të paraqitet brenda afatit prej gjashtë muajsh nga dita kur është marrë në dijeni shkaku i anulimit e më së voni brenda prej një viti nga data e themelimit të adoptimit. - 197 Verify source ↗
Neni 197
AI-assisted research summary: The adoption relationship cannot be terminated if doing so would seriously harm the child's welfare, unless the adopter's predominant interests require termination.
Neni 197. Nuk ka shuarje për shkak të mungesës së pëlqimit Marrëdhënia e adoptimit nuk mund të shuhet, nëse mirëqenia e fëmijës do të dëmtohej qenësisht, përveç nëse interesat predominante të adoptuesit e kërkojnë shuarjen. - 198 Verify source ↗
Neni 198
AI-assisted research summary: The competent court may end an adoption relationship during the child’s minority if this is needed for the child’s welfare.
Neni 198. Shuarja ex officio (1) Gjatë moshës së miturisë së fëmijës, Gjykata kompetente mund të shuajë marrëdhënien e adoptimit me procedurë të vetën, nëse për çfarëdo arsye kjo bëhet e nevojshme për mirëqenien e fëmijës. (2) Nëse fëmija është adoptuar nga qifti i martuar, marrëdhënia e adoptimit mes fëmijës dhe vetëm njërit nga bashkëshortët po ashtu mund të mbarohet. (3) Marrëdhënia e adoptimit mund të shuhet vetëm nëse: 1. nëse në rastin nën paragrafin (2) bashkëshorti tjetër ose prindi biologjik është i pajtimit të marrë përsipër kujdesin dhe rritjen e fëmijës dhe nëse ushtrimi i kujdesit prindëror nga ai nuk do të ishte në kundërshtim me mirëqenien e fëmijës ose 2. nëse shuarja do të lejonte adoptim të ri të fëmijës. - 199 Verify source ↗
Neni 199
AI-assisted research summary: Termination of adoption has effect only for the future. The court must return parental care to the biological parents if that does not conflict with the child’s welfare; otherwise it must appoint a guardian.
Neni 199. Pasojat e shuarjes (1) Shuarja ka efekt vetëm për të ardhmen. Nëse Gjykata e shuan marrëdhënien e adoptimit me aplikimin e adoptuesit pas vdekjes së tij ose me aplikimin e fëmijës pas vdekjes, kjo ka efekt të njëjtë si shuarje e marrëdhënies së adoptimit para vdekjes. (2) Me shuarjen e adoptimit , marrëdhënia e fëmijës dhe pasardhësve të tij me kushërinjtë e mëparshëm bazuar në adoptim ndërprehet së bashku me të drejtat dhe detyrat e krijuara. (3) Në të njëjtën kohë marrëdhënia mes fëmijës dhe pasardhësve të tij dhe kushërinjtë natyral së bashku me të drejtat dhe detyrat që dalin nga kjo ripërtërihen me përjashtim të autoritetit prindëror i cili varet vetëm nga e drejta për kujdes; (4) Gjykata do t’ia kthejë kujdesin prindëror prindërve biologjik, nëse dhe përderisa kjo nuk është në kundërshtim me mirëqenien e fëmijës; në të kundërtën do të emërojë një kujdestar. (5) Nëse prindërit adoptues janë qift i martuar dhe shuarja prek vetëm të drejtat e njërit bashkëshort, efektet e cekura në paragrafin (2) rezultojnë vetëm në mes fëmijës dhe pasardhësve të tij në njërën anë dhe bashkëshortit të këtij të fundit dhe kushërinjve të tij në anën tjetër; efektet nën paragrafin (3) nuk rezultojnë.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.