LIGJI NR. 2004/32 LIGJI PËR FAMILJEN I KOSOVËS
Part 2 of 2 · provisions 201–356
This excerpt only shows the law’s title and the start of Part One on general provisions and principles.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/32
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
- Complete work
- View statute overview
Statute overview
About this statute
This excerpt only shows the law’s title and the start of Part One on general provisions and principles. This article says the law covers engagement, marriage, parent-child relations, adoption, custody, protection of children without parental care, family property relations, and special court procedures for family disputes. Family is defined as a vital group of parents, their children, and other relatives, and it has a right to protection. This article sets principles for family relations, including equality between men and women, mutual respect and help within the family, equal protection of children’s rights, shared parental responsibility, and equal rights and duties for children of unmarried parents. All persons are entitled to equal treatment of the rights and duties provided by this Law, and direct or indirect discrimination is prohibited.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2004/32 LIGJI PËR FAMILJEN I KOSOVËS
Showing 156 of 356
- 200 Verify source ↗
Neni 200
AI-assisted research summary: When an adoption ends, the child loses the right to use the adoptive parent’s surname. The competent court may let the child keep that surname if the child asks and has a justified interest.
Neni 200. Pasojat në mbiemër (1) Me shuarjen e adoptimit, fëmija humb të drejtën të bartë mbiemrin e adoptuesit si mbiemër të tij. (2) Gjykata kompetente mundet me kërkesë të fëmijës, të vendosë që fëmija të mbajë mbiemrin që e ka fituar përmes adoptimit, nëse fëmija ka interes të arsyetuar që ta bartë këtë mbiemër. 11. Të drejtat dhe detyrimet e palës së adoptuar dhe adoptuesit - 201 Verify source ↗
Neni 201
AI-assisted research summary: Adoption creates family relations with corresponding rights and duties, and it ends certain rights and duties between the adoptee, the adoptee’s parents, and other family members.
Neni 201. Krijimi dhe përfundimi i marrëdhënieve familjare (1) Me adoptim krijohen marrëdhënie familjare ndërmjet adoptuesit dhe personave në gjini në njërën anë, dhe ndërmjet të adoptuarit dhe pasardhësve të tij në anën tjetër, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet. (2) Me themelimin e adoptimit shuhen të drejtat dhe detyrimet e të adoptuarit ndaj prindërve të tij dhe personave në gjini të tjerë në familje si dhe të drejtat dhe detyrimet e prindërve dhe familjes ndaj tij. - 202 Verify source ↗
Neni 202
AI-assisted research summary: After adoption, proof of the adopted child’s maternity or paternity is not allowed.
Neni 202. Nuk mund të ketë dëshmi të amësisë dhe të atësisë pas adoptimit Pas adoptimit nuk lejohet vërtetimi i amësisë ose atësisë së fëmijës së adoptuar. III. VENDOSJA E ORGANIZUAR NË FAMILJE - 203 Verify source ↗
Neni 203
AI-assisted research summary: This article says placing a child with another family is an organized form of child care, and it can be used for certain children who need care or support.
Neni 203. Parimet (1) Vendosja e fëmijës në familje është formë e organizuar shoqërore e përkujdesjes së fëmijëve në familjen tjetër. (2) Fëmijët pa prindër ose pa kujdesin prindëror dhe fëmijët zhvillimi i të cilëve është penguar nga rrethanat në familjen e tyre, vendosen në familjen tjetër për t’ua siguruar kushtet e domosdoshme për zhvillimin, edukimin dhe aftësimin e tyre për jetë dhe për punë të pavarur. (3) Në familjen tjetër mund të vendosën fëmijët e lënë pasdore në edukimin, si dhe fëmijët me zhvillim të penguar. (4) Gjendja materiale e prindërve nuk mund të jetë arsye për vendosje në familjen tjetër. Familja, fillimisht do të përkrahet me të gjitha mjetet e ndihmës sociale. (5) Të drejtat dhe detyrat e prindërve dhe kujdestarit të fëmijës në përputhje të dispozitave të kësaj pjese të ligjit, kufizohen për kohëzgjatjen e vendosjes në familje. - 204 Verify source ↗
Neni 204
AI-assisted research summary: Fëmijëve pa prindër ose pa kujdes prindëror u garantohet vendosja në familje deri sa të jenë të aftë për jetë dhe punë të pavarur.
Neni 204. Vendosja (1) Fëmijëve pa prindër dhe fëmijëve pa kujdesin prindëror u garantohet vendosja në familje deri sa të mos aftësohen për jetë dhe punë të pavarur. (2) Vendosja e fëmijës është e mundshme në familjen që i ka të dy prindërit ose njërin prind. (3) Vendosja është e përcaktuar me pëlqim paraprak të prindërve biologjik të fëmijës dhe si rregull vendosja do të zgjasë për aq sa do të vazhdonin rrethanat të cilat e kanë shkaktuar atë. (4) Pas vendosjes së fëmijës në familjen tjetër, Organi i Kujdestarisë ndërmerr menjëherë të gjitha masat e domosdoshme që të adresojë dhe në të ardhmen të mënjanojë të gjitha rrethanat të cilat e kanë bërë të domosdoshme vendosjen në familje përkujdesëse. - 205 Verify source ↗
Neni 205
AI-assisted research summary: A child is to be placed only in a family that can successfully meet parental responsibilities, especially care, education, schooling, and proper preparation for independent life.
Neni 205. Të drejtat e prindërve përkujdesës (1) Vendosja në familje bëhet në familjen e cila mund t’i përmbushë me sukses detyrimet prindërore, posaçërisht në pikëpamje të kujdesit, të edukimit, të arsimimit dhe të aftësimit të drejtë të fëmijës për jetë të pavarur. (2) Vendosja e fëmijës në familje do të bëhet vetëm në familjen në të cilën prindi ose prindërit të cilit i besohet fëmija i plotëson të gjitha kushtet e parashikuara me këtë ligj për fëmijë dhe përgjegjësinë prindore. - 206 Verify source ↗
Neni 206
AI-assisted research summary: Fëmija me nevoja të veçanta, i lënë pas dore, ose me aftësi të kufizuar vendoset në një familje me propozim të një grupi profesional të caktuar nga Organi i Kujdestarisë.
Neni 206. Vendosja e fëmijëve me nevoja te veçanta, të lënë pas dore dhe atyre me aftësi të kufizuar Zgjedhja e familjes në të cilën vendoset fëmija me nevoja të veçanta, të lënë pasdore, apo fëmija me aftësi të kufizuar, bëhet me propozim të grupit profesional të caktuar nga Organi i Kujdestarisë, i cili duhet të përbëhet nga punëtorët social, pedagogët, psikologët dhe mjekët si dhe nga ekspertët tjerë, të zgjedhur varësisht nga shkaqet që kërkojnë vendosjen e fëmijës në familje. - 207 Verify source ↗
Neni 207
AI-assisted research summary: The municipal guardianship authority where the child lives or stays decides on placing the child in a family and must first gather complete documentation relevant to that decision and the family concerned.
Neni 207. Kompetenca Ligjore, Dokumentimi (1) Organi i Kujdestarisë i komunës në territorin e së cilës fëmija ka vendbanimin apo vendqëndrimin, merr vendim për vendosjen e fëmijës në familje. (2) Para marrjes së vendimit për vendosjen në familje, Organi i Kujdestarisë nga paragrafi 1 i këtij neni siguron dokumentacionin e plotë mbi të gjitha të dhënat me rëndësi për marrjen e vendimit për vendosjen e fëmijës në familje, si dhe për familjen në të cilën vendoset fëmija. - 208 Verify source ↗
Neni 208
AI-assisted research summary: The guardianship authority must make a written contract with one parent, the child’s host family must allow the parents to visit, and the host family has a right to compensation.
Neni 208. Kontrata me shkrim, E drejta në Vizitë, Shpërblimi (1) Në bazë të vendimit për vendosjen e fëmijës në familje, Organi i Kujdestarisë lidhë kontratën me shkrim me njërin prej prindërve të familjes në të cilën do të vendoset fëmija. (2) Familja në të cilën është vendosur fëmija ka për detyrë që t’i bëjë të mundur vizitat e prindërve të fëmijës, përveç kur Organi i Kujdestarisë cakton ndryshe për interes dhe mirëqenie të fëmijës. (3) Familja në të cilën fëmija është vendosur ka të drejtë në shpërblim. - 209 Verify source ↗
Neni 209
AI-assisted research summary: Family placement ends in several specified situations, including agreement of the parties, withdrawal from the contract, the child reaching adulthood, adoption, or death. If one parent dies, the other parent must notify the competent guardianship authority within one month to keep the placement in force.
Neni 209. Përfundimi i vendosjes (1) Vendosja në familje pushon: 1. Me marrëveshjen e palëve kontraktuese, 2. Me heqjen dore nga kontrata, 3. Me arritjen e moshës madhore të fëmijës, përkatësisht me aftësimin e tij për jetë të pavarur ose kur fëmija martohet para kësaj moshe. 4. Me adoptimin e fëmijës, 5. Me vdekjen e fëmijës ose me vdekjen e anëtarit të familjes i cili ka lidhur kontratën për vendosjen në familje. (2) Në rast të vdekjes së njërit nga prindërit e familjes nga paragrafi 1 i këtij neni, kontrata për vendosjen në familje mbetet në fuqi nëse prindi tjetër, brenda afatit prej një muaji e njofton Organin kompetent të Kujdestarisë për vazhdimin e vendosjes së fëmijës në familje dhe nëse disponon me garancionin se familja në të ardhmen do t’i plotësojë kushtet e përcaktuara me këtë ligj. - 210 Verify source ↗
Neni 210
AI-assisted research summary: The family where the child is placed may withdraw from the contract within the time period set in the contract.
Neni 210. Shuarja e Kontratës (1) Familja në të cilën është vendosur fëmija mund të heqë dorë nga kontrata brenda afatit të parashikuar në kontratë. (2) Organi i Kujdestarisë mund ta renoncojë kontratën për vendosje në familje vetëm në rastin kur rrethanat e ndryshuara në familjen e fëmijës tregojnë se nuk ka nevojë të mëtutjeshme për të vazhduar vendosjen. - 211 Verify source ↗
Neni 211
AI-assisted research summary: The Guardianship Authority may end a family placement contract for a child if the family no longer meets the conditions in Article 205 or the placement purpose has not been achieved.
Neni 211. Heqja dorë nga kontrata (1) Nëse familja në të cilën është vendosur fëmija pushon të plotësojë ndonjërin prej kushteve nga neni 205 i këtij ligji, përkatësisht nëse nuk është realizuar qëllimi i vendosjes, Organi i Kujdestarisë mund të vendosë për heqjen dorë nga kontrata për vendosjen në familje. (2) Me vendimin nga paragrafi 1 i këtij neni caktohet dita e pushimit të vendosjes së fëmijës. (3) Organi i Kujdestarisë i cili ka marrë vendimin për zgjidhjen e kontratës për vendosjen në familje e siguron ruajtjen, kujdesin dhe shkollimin e mëtejshëm të fëmijës. - 212 Verify source ↗
Neni 212
AI-assisted research summary: The guardianship authority must supervise the child’s development, ensure care/protection/education follow the law and placement contract, inform the family of the reasons for placement, and propose corrective social measures.
Neni 212. Mbikëqyrja (1) Organi i Kujdestarisë mbikëqyr zhvillimin e fëmijës, siguron se mbrojtja, kujdesi dhe edukimi i fëmijës bëhet në përputhje me dispozitat e këtij ligji si dhe me dispozitat e kontratës për vendosjen e fëmijës. (2) Organi kompetent i Kujdestarisë i kushton vëmendje të posaçme zhvillimit të fëmijës lidhur me qëllimet të cilat kanë shkaktuar vendosjen e fëmijës në familje. (3) Organi i Kujdestarisë ka obligim të informojë familjen në të cilën është vendosur fëmija për arsye (mangësitë në sigurimin e kujdesit, mbrojtjen dhe edukimin e fëmijës) që kanë shkaktuar vendosjen e fëmijës. Ky duhet të japë propozime për mënjanimin e këtyre fakteve në të ardhmen, dhe të marrë masa sociale të rregullta dhe me kohë të cilat janë parashikuar në këtë ligj. - 213 Verify source ↗
Neni 213
AI-assisted research summary: The foster family must notify the competent supervisory body about the child’s health, education, and other circumstances important for the child’s development.
Neni 213. Detyrimet e familjes përkujdesëse për të informuar Familja përkujdesëse ka për detyrë ta njoftojë organin kompetent të mbikëqyrjes për çështjet që kanë të bëjnë me gjendjen shëndetësore, edukimin si dhe të gjitha rrethanat që janë me rëndësi për zhvillimin e fëmijës. - 214 Verify source ↗
Neni 214
AI-assisted research summary: If one authority placed a child in a family and another authority supervises, the supervising authority must inform the placing authority about the child’s development.
Neni 214. Informatat reciproke të organeve kompetente (1) Nëse vendosjen në familje e ka caktuar një organ, kurse mbikëqyrjen e ushtron organi tjetër, organi i cili e ushtron mbikëqyrjen ka për detyrë që për zhvillimin e fëmijës ta informojë organin që ka caktuar vendosjen në familje. (2) Nëse organi mbikëqyrës nga paragrafi 1 i këtij neni nxjerr përfundim se është shkaktuar ndonjë nga kushtet e përcaktuara në nenet 209-211 për zgjidhjen e kontratës, lidhur me këtë gjë pa vonesë e njofton organin që ka caktuar vendosjen në familje. PJESA E GJASHTË KUJDESTARIA I. VENDOSJA DHE QËLLIMI I KUJDESTARISË - 215 Verify source ↗
Neni 215
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se fëmijët e mitur vendosen në kujdestari dhe marrin mbrojtje të veçantë nga institucionet publike kur prindërit nuk mund të kujdesen për ta ose në situata të tjera të përcaktuara; për personat madhorë, kujdestaria synon mbrojtjen e personalitetit, kujdesin personal, aftësimin për jetë të pavarur dhe mjekimin.
Neni 215. Parimet e kujdestarisë për të miturit dhe të rriturit (1) Fëmijët e mitur vendosen në kujdestari dhe gëzojnë mbrojtje të veçantë nga institucionet publike 1. kur prindërit e tyre janë në pamundësi për të ushtruar kujdesjen prindërore, 2. për shkak se të dy prindërit kanë vdekur ose nuk njihen, janë shpallur të zhdukur, u është hequr kujdesi prindëror ose kanë humbur aftësinë për të vepruar, 3. apo për çdo shkak tjetër i cili me vendim të gjykatës jep arsye për vendosje në të mirë të mirëqenies së fëmijës. (2) Qëllimi i kujdestarisë ndaj personave të moshës madhore është mbrojtja e personalitetit të tyre dhe do të manifestohet në radhë të parë me kujdesin personal, aftësim për jetë të pavarur dhe me mjekim. (3) Kujdestaria ka për qëllim gjithashtu sigurimin e të drejtave pasurore dhe të të drejtave të tjera dhe interesave të personave nën kujdesje. II. KUJDESTARIA NDAJ TË MITURVE - 216 Verify source ↗
Neni 216
AI-assisted research summary: The guardianship authority places a minor under guardianship if the minor is not under parental care, and the guardian must care in good faith for the minor’s person and wellbeing.
Neni 216. Kompetencat dhe qëllimet e kujdestarisë për të miturit (1) Organi i kujdestarisë e vë nën kujdestari personin e mitur i cili nuk është nën kujdesin prindëror. (2) Kujdestari i personit të mitur ka për detyrë që të kujdeset me mirëbesim për personalitetin e të miturit, posaçërisht për shëndetin e të miturit, edukimin e arsimimin e tij dhe për zhvillimin e aftësisë për të bërë jetë të pavarur. - 217 Verify source ↗
Neni 217
AI-assisted research summary: A minor under guardianship who is under 14 may not personally carry out legal acts, except minor acts, and a minor who enters an employment relationship may use personal earnings and property earned from work.
Neni 217. Aftësia për të vepruar, përdorimi i të ardhurave (1) I mituri nën kujdestari që nuk ka mbushur 14 vjet, nuk mund të ushtrojë vetë punët juridike, me përjashtim të veprimeve më rëndësi të vogël. Për veprimet të cilat nuk mund t’i ushtroj vetë është e nevojshme leja e kujdestarit të tij për ti bërë këto veprime të vlefshme, kurse për veprimet të cilat kujdestari nuk mund t’i ndërmarr vet është e nevojshme leja e Organit të Kujdestarisë. (2) I mituri nën kujdestari që e themelon marrëdhënien e punës, mund t’i disponojë vetë të ardhurat e tij personale dhe pasurinë që e ka fituar me punën e tij. Përveç kësaj ai ka për detyrë që të kontribuojë për ushqimin e tij, edukimin dhe arsimimin në nivel të arsyeshëm. - 218 Verify source ↗
Neni 218
AI-assisted research summary: A minor aged 14 or older has the right to file a complaint against certain guardianship decisions.
Neni 218. E drejta e ankesës I mituri që ka mbushur 14 vjet ka të drejtë të ushtrojë ankesë kundër vendimit të Kujdestarit, të Organit të Kujdestarisë dhe kundër organeve të tjera të cilat mohojnë lejen e nevojshme për plotfuqishmërinë e cilitdo veprim juridik nga ana e tij. - 219 Verify source ↗
Neni 219
AI-assisted research summary: A guardian may do the listed acts for a minor only with prior permission from the Guardianship Body.
Neni 219. Kompetenca e kujdestarit Kujdestari mund të ndërmarrë veprimet e poshtëshënuara vetëm me lejen paraprake të Organit të Kujdestarisë: 1. t’ia besojë të miturin shtëpisë së bonjakëve ose ndonjë organizate tjetër për fëmijë dhe të mitur për ruajtje, edukim dhe arsimim, t’ia besojë të miturin ndonjë personi për edukim, mirërritje dhe kujdes ose që ta vendosë të miturin për një kohë të gjatë për mjekim në institucionin shëndetësor; 2. të iniciojë ndërrimin e shkollës; 3. të vendosë për zgjedhjen e profesionit ose ushtrimin e profesionit të të miturit; 4. të marrë edhe masat e tjera të rëndësishme, lidhur me personalitetin dhe interesat e të miturit. - 220 Verify source ↗
Neni 220
AI-assisted research summary: Certain care, custody, and health institutions must inform the guardian and the Guardianship Authority about important matters concerning the minor.
Neni 220. Informacionet nga Organi i Kujdestarisë (1) Qendra sociale së cilës i është besuar i mituri ose institucioni në të cilin është dërguar, si dhe personi të cilit i është besuar për ruajtje dhe edukim apo institucioni shëndetësor në të cilin është vendosur për mjekim, kanë për detyrë ta informojnë kujdestarin dhe Organin e Kujdestarisë për të gjitha çështjet e rëndësishme për jetën, shëndetin, edukimin dhe arsimimin të të kujdesurit, si dhe lëshimin e mundshëm nga institucionet dhe të vendqëndrimit të tij të ri. (2) Personat dhe institucionet nga paragrafi 1 i këtij neni kanë për detyrë që para lëshimit të të kujdesurit të mitur ta informojnë me kohë lidhur me këtë gjë Organin e Kujdestarisë, në mënyrë që të mund t’i ndërmarrë me kohë masat për mbajtjen dhe sigurimin e të miturit. - 221 Verify source ↗
Neni 221
AI-assisted research summary: Guardianship over a minor ends when the minor reaches adulthood, marries before adulthood, is adopted, or parental care returns to the parents.
Neni 221. Përfundimi i kujdestarisë Kujdestaria ndaj të miturit pushon: 1. Me arritjen e moshës madhore të tyre; 2. Me lidhjen e martesës para mbushjes së moshës madhore; 3. Me adoptim 4. Me kthimin e kujdesit prindëror te prindërit e tij. - 222 Verify source ↗
Neni 222
AI-assisted research summary: When guardianship ends, the guardian must prepare a report and hand over the ward’s property to the appropriate recipient within the set time.
Neni 222. Pasuria e kujdestarit dhe raportet (1) Në rast të pushimit të kujdestarisë, Organi i Kujdestarisë kërkon nga kujdestari që brenda afatit të caktuar të përgatisë raportin për punën e vet dhe të shpërndaj pasurinë e të kujdesurit dhe t’ia dorëzojë personit në kujdestari për administrim, respektivisht te prindit ose adoptuesi. (2) Dorëzimi i pasurisë bëhet në praninë e kujdestarit, personit nën kujdestari, përkatësisht të prindit ose adoptuesit dhe të përfaqësuesit të Organit të Kujdestarisë. III. KUJDESTARIA NDAJ PERSONAVE TË CILËVE U ËSHTË HEQUR AFTËSIA PËR TË VEPRUAR OSE TË CILËT NUK E KANË AFTËSINË E PLOTË PËR TË VEPRUAR - 223 Verify source ↗
Neni 223
AI-assisted research summary: This provision says a competent court decides on removing or limiting an adult’s legal capacity in non-contentious proceedings.
Neni 223. Heqja e plotë apo e pjesshme e aftësisë së veprimit (1) Personit të moshës madhore që nuk është i aftë për të gjykuar normalisht (sëmundja psikike e diagnostifikuar, ngecja psikike ose ndonjë shkak të ngjashëm) dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të kujdeset vetë për të drejtat dhe interesat e tij, duhet t’i hiqet aftësia për të vepruar. (2) Personit të moshës madhore që me veprimet e veta ashpërsisht i rrezikon të drejtat dhe interesat e tij ose të drejtat dhe interesat e personave të tjerë për shkak të sëmundjes psikike të diagnostifikuar, të ngecjes psikike apo keqpërdorimit të alkoolit ose të mjeteve narkotike, të paaftësisë nga pleqëria duhet pjesërisht ti hiqet aftësia për të vepruar. (3) Vendimin mbi heqjen e aftësisë për të vepruar ose për të kufizuar aftësinë juridike e merr gjykata kompetente në procedurën jashtëkontestimore. - 224 Verify source ↗
Neni 224
AI-assisted research summary: The court must send the decision to the competent guardianship body within 10 days, and that body must secure guardianship within 30 days from the decision date.
Neni 224. Procedurat (1) Personat të cilëve me vendimin e gjykatës pjesërisht ose plotësisht u është hequr aftësia e tyre për të vepruar, vëhen nën kujdestari të Organit të Kujdestarisë. (2) Gjykata brenda afatit dhjetë ditor duhet të përcjellë vendimin tek Organi kompetent i kujdestarisë i cili brenda 30 ditësh nga dita e nxjerrjes së vendimit duhet të sigurojë kujdestarinë. - 225 Verify source ↗
Neni 225
AI-assisted research summary: The guardian must care for the person’s welfare, living conditions, and dignity, and must inform the Guardianship Body without delay if circumstances suggest restoring capacity or changing the prior decision.
Neni 225. Detyrimet e Kujdestarit (1) Kujdestari i personit të cilit i është hequr aftësia për të vepruar ka për detyrë të kujdeset për personalitetin e tij, dhe në veçanti për kushtet e vendosjes së tij. (2) Kujdestari posaçërisht do të kujdeset për gjendjen e veçantë të personit nën kujdesjen e tij me shqyrtim të veçantë të shkaqeve për të cilat personit i janë hequr ose kufizuar të drejtat. Kujdestari do t’i mundësojë personit nën kujdesin e tij të jetojë jetë të pavarur dhe me dinjitet për aq sa është e mundur. (3) Nëse kujdestari konkludon se rrethanat tregojnë nevojën për të rikthyer aftësinë për të vepruar përkatësisht në rast të nevojës, ndryshimin e vendimit të mëparshëm, ai ka për detyrë të informojë Organin e Kujdestarisë pa vonesë. - 226 Verify source ↗
Neni 226
AI-assisted research summary: Guardians take over the duties and rights tied to a minor’s guardianship when a person has been fully deprived of legal capacity, and take the duties of a guardian for a minor aged 14 or over when capacity is only partly removed. In certain circumstances, the guardianship authority may allow all legal acts a fully capable person can undertake.
Neni 226. Analogji me rregullat për kujdesin për të miturit (1) Kujdestari i personit që i është hequr plotësisht aftësia për të vepruar ka detyrat dhe të drejtat e kujdestarit të personit të mitur që nuk ka mbushur 14 vjet. (2) Kujdestari i personit të cilit pjesërisht i është hequr aftësia për të vepruar (kufizime të aftësisë juridike) ka detyrat e kujdestarit personit të mitur që ka mbushur 14 vjet. Nën rrethana të caktuara Organi i Kujdestarisë do të lejojë të gjitha punët juridike të cilat mund të ndërmerren nga personi me aftësi të plotë për të vepruar. - 227 Verify source ↗
Neni 227
AI-assisted research summary: The court must immediately inform the guardianship authority when proceedings to remove a person’s legal capacity begin, and the guardianship authority must appoint a temporary guardian if needed.
Neni 227. Masat e përkohshme (1) Gjykata pranë së cilës ka filluar procedura për heqjen e aftësisë për të vepruar ka për detyrë që lidhur me këtë gjë ta informojë menjëherë Organin e Kujdestarisë, i cili, kur është e nevojshme, atij personi do t’ia caktojë kujdestarin e përkohshëm. (2) Ndaj të drejtave dhe detyrave të kujdestarit të përkohshëm nga paragrafi 1 i këtij neni zbatohen dispozitat për kujdestarinë ndaj të miturve që kanë mbushur 14 vjet, por organi i kujdestarisë, kur është e nevojshme një gjë e tillë, ndaj tij mund ta zgjerojë zbatimin e dispozitave për kujdestarinë ndaj të miturve që nuk kanë mbushur 14 vjet. (3) Detyrat e kujdestarit të përkohshëm pushojnë kur caktohet kujdestari i përhershëm ose me vendimin e gjykatës me të cilin mohohet privimi i aftësisë për të vepruar. - 228 Verify source ↗
Neni 228
AI-assisted research summary: The Guardianship Authority must continuously supervise the living and medical conditions of a person deprived of legal capacity, receive regular reports, and start necessary court proceedings if changed conditions require restoring capacity.
Neni 228. Mbikëqyrja (1) Organi i Kujdestarisë ka për detyrë të bëjë mbikëqyrje të përhershme të kushteve të jetës të personit të privuar nga aftësia për të vepruar, kushtet e tij mjekësore dhe në veçanti kushtet që shkaktojnë humbjen ose kufizimin e aftësisë së tij për të vepruar. Organi i Kujdestarisë merr raporte të rregullta nga kujdestari ose nga institucioni ku është vendosur personi, respektivisht institucioni shëndetësor ku personi nën kujdestari trajtohet ose është vendosur për trajtim. (2) Në përputhje me detyrën e tij zyrtare, Organi i Kujdestarisë fillon të gjitha procedimet e nevojshme gjyqësore për t’ia rikthyer aftësinë për të vepruar personit nën kujdestari, nëse nxjerr përfundim se ndryshimi i kushteve e kërkon këtë. IV. KUJDESTARËT PËR RASTE TË VEÇANTA - 229 Verify source ↗
Neni 229
AI-assisted research summary: The Guardianship Authority may appoint a special guardian for an unowned or unclear estate in specified cases, and the court may also appoint a guardian under legal conditions.
Neni 229. Kujdestaria për shkak të Pasurisë së paqartë (1) Organi i Kujdestarisë ka të drejtë të emërojë kujdestar për raste të veçanta (kujdestari special) në emër të pasurisë së supozuar të personit në rastet kur pronari i pasurisë është i panjohur dhe kur personi i tillë nuk ka përfaqësues statutor dhe kur kujdestaria është e paevitueshme për të mbrojtur interesat ligjore të pronarit. (2) Kujdestari mund të caktohet ndaj personit të cekur në paragrafin 1 të këtij neni nga gjykata nën kushtet e cekura me ligj. Gjykata dhe kujdestari kanë për detyrë të njoftojnë Organin kompetent të Kujdestarisë për këtë çështje pa vonesë. (3) Organi i Kujdestarisë mund t’i ushtrojë të drejtat e cekura në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni në mënyrë të drejtpërdrejtë. (4) Kjo e drejtë pushon në çastin kur personi në emër të të cilit është themeluar kujdestaria e veçantë, kërkon dhe dëshmon të drejtat dhe identitetin e tij pranë Organit të Kujdestarisë. - 230 Verify source ↗
Neni 230
AI-assisted research summary: Në disa mosmarrëveshje për fëmijën ose personin nën kujdestari, mund të emërohet kujdestar i veçantë, dhe personat e afërt duhet të njoftojnë Organin e Kujdestarisë kur marrin dijeni.
Neni 230. Kujdestaria e veçantë për vlerësimin e kontesteve (1) Kujdestari për raste të veçanta do të emërohet për fëmijën në rastet kur edhe pse prindërit e ushtrojnë kujdesin prindëror, mes tyre dhe fëmijës ekziston kontest, pra për punë juridike të dukshme që kanë të bëjnë me pasurinë e fëmijës. (2) Personit nën kujdestari mund t’i caktohet përkohësisht kujdestari special për kontestet e rënda mes tij dhe kujdestarit. (3) Prindërit, palët adoptuese, kujdestarët, kushërinjtë dhe fqinjët janë të detyruar të njoftojnë Organin e Kujdestarisë kur të vihen në dijeni për çështjet ose rastet e cekura në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni. - 231 Verify source ↗
Neni 231
AI-assisted research summary: Special guardians must send regular reports on their work to the Guardianship Authority, and that authority sets the scope, duties, and rights of the special guardian when appointed.
Neni 231. Dispozitat e përgjithshme (1) Me rastin e emërimit të kujdestarit për rastet e veçanta, Organi i Kujdestarisë do të caktojë vëllimin, detyrimet dhe të drejtat e kujdestarit të veçantë, duke pasur parasysh rrethanat e secilit rast individual. (2) Dispozitat mbi të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e kujdestarit të cekura në paragrafin 2 dhe 3 të nenit 215 zbatohen me analogji edhe ndaj kujdestarit të veçantë. (3) Kujdestari i veçantë ka për detyrë t’i paraqet raporte të rregullta për punën vet Organit të Kujdestarisë. V. KOMPETENCA LIGJORE NË PUNËT E KUJDESTARISË - 232 Verify source ↗
Neni 232
AI-assisted research summary: Organi i Kujdestarisë kryen dhe realizon punët e kujdestarisë të përcaktuara me këtë ligj.
Neni 232. Kompetenca ligjore Punët e kujdestarisë të përcaktuara me këtë Ligj i kryen dhe i realizon Organi i Kujdestarisë nga neni 6 i këtij Ligji. - 233 Verify source ↗
Neni 233
AI-assisted research summary: Organi i Kujdestarisë duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e personit nën kujdestari dhe të përdorë forma të përshtatshme mbrojtjeje dhe shërbime profesionale kur përgatit, zbaton dhe realizon vendimet e veta.
Neni 233. Praktikat më të mira (1) Për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e personit nën kujdestari, Organi i Kujdestarisë i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të realizuar qëllimin e kujdestarisë në mënyrën më të mirë. (2) Organi i Kujdestarisë gjatë përgatitjes, realizimit dhe zbatimit të vendimeve dhe masave të veta , do t’i shfrytëzojë të gjitha format e përshtatshme të mbrojtjes speciale, metodat e punës sociale dhe punëve tjera profesionale që do të thotë shërbimet e organizatave sociale si dhe institucioneve shëndetësore dhe edukative. - 234 Verify source ↗
Neni 234
AI-assisted research summary: The Guardianship Organ must protect the rights and interests of the person under guardianship and carry out court-set educational and other measures.
Neni 234. Përgjegjësia e Organit të Kujdestarisë (1) Organi i Kujdestarisë siguron se të gjitha të drejtat dhe interesat e personit nën kujdestari janë të garantuara në përputhje me dispozitat e këtij ligji. (2) Organi i Kujdestarisë siguron gjithashtu format tjera të mbrojtjes të siguruara me ligj për të ndihmuar të miturit dhe personat e moshës madhore. (3) Organi i Kujdestarisë zbaton masat edukative dhe masat tjera të përcaktuara nga gjykata. Ky organ i ndërmerr dhe i mbikëqyr të gjitha aktivitetet nën kompetencën e tij. - 235 Verify source ↗
Neni 235
AI-assisted research summary: A specially appointed guardian is entrusted with the rights and duties needed to carry out the purpose.
Neni 235. Kujdestari Kujdestarit si një person i caktuar posaçërisht, i besohen të gjitha të drejtat dhe detyrimet e domosdoshme për të realizuar këtë qëllim. VI. KUJDESTARI 1. Përcaktimi i Kujdestarit - 236 Verify source ↗
Neni 236
AI-assisted research summary: The Guardianship Authority appoints a guardian for a person under guardianship. A guardian must have the needed personal qualities and skills, give prior consent, and is preferably chosen from the person’s family.
Neni 236. Kujdestari (1) Personit nën kujdesje Organi i Kujdestarisë ia cakton kujdestarin. (2) Si kujdestar mund të jetë çdo person i cili i ka cilësitë personale dhe aftësitë e nevojshme për përmbushjen e detyrave të kujdestarit dhe i cili më parë jep pëlqimin që të bëhet kujdestar. (3) Kujdestari në radhë të parë caktohet nga mesi i personave në familjen e personit nën kujdestari. Organi i Kujdestarisë do të vendosë nëse kjo gjë është në interes të të kujdesurit. - 237 Verify source ↗
Neni 237
AI-assisted research summary: A person may not serve as guardian if they have lost guardianship rights by court decision, lack capacity, or have a clear or potential conflict of interest with the person under guardianship.
Neni 237. Përjashtimet nga e drejta për kujdestari Nuk mund të jetë kujdestar: 1. Personi i cili paraprakisht ka humbur të drejtën ligjore ose prindore të kujdestarisë me vendim të gjykatës; 2. Personi i cili pjesërisht apo plotësisht ka humbur aftësinë për të vepruar; 3. Interesat e të cilit janë në konflikt të dukshëm me interesat e personit që do të vendoset nën kujdestari; 4. Personi, veçoritë personale ose interesat materiale të të cilit mund të jenë në konflikt me interesat e kujdestarit dhe kur dyshohet se marrëdhënia me personin nën kujdestari ose me prindërit natyral mund të shkaktojë konflikt. - 238 Verify source ↗
Neni 238
AI-assisted research summary: Certain blood relatives must accept guardianship, but several listed exceptions can excuse them.
Neni 238. Detyrimi për të pranuar kujdestarinë dhe përjashtimet (1) Personat në gjini të gjakut me personin që do të vendoset nën kujdestari në vijë të drejtë dhe pasardhësit në vijë të drejtë, vëllezërit dhe motrat e babait apo nënës të personit nën kujdestari, janë të detyruar me ligj që të pranojnë detyrën e kujdestarit nëse ata pajtohen me nevojat për kujdestari në bazë të dispozitave të këtij ligji. (2) Personat në gjini gjaku nuk janë të detyruar të pranojnë detyrën e kujdestarit nëse: 1. nuk kanë mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare; 2. nëse për shkak të sëmundjes, të metave trupore ose për shkak të natyrës së profesionit ose të shërbimit ata nuk janë mjaft të aftë për të përmbushur këtë detyrë; 3. nëse ata tashmë kanë detyrën e kujdestarit ose nëse ata tashmë kujdesen për dy ose më shumë fëmijë të huaj; 4. nëna e cila konsiderohet për këtë detyrë ka fëmijën më të ri se shtatë vjeç dhe për këtë arsye refuzon detyrën; 5. personi i cili tashmë kujdeset për tre ose më shumë fëmijë të tij të mitur. - 239 Verify source ↗
Neni 239
AI-assisted research summary: The Guardianship Organ must consider the request of a person under guardianship, if that person can express their interests, and must also consider relatives’ wishes when that is in the person’s interest.
Neni 239. Shqyrtimi i Kërkesës Me rastin e caktimit të kujdestarisë, Organi i Kujdestarisë do të merr parasysh kërkesën e personit nën kujdestari, nëse ai është në gjendje të shpreh interesin e tij. Dëshirat e të afërmve do të merren gjithashtu parasysh nëse kjo është në interes të personit i cili do të vendoset nën kujdestari. - 240 Verify source ↗
Neni 240
AI-assisted research summary: Organi i Kujdestarisë mund, në interes të personit nën kujdestari, të mos caktojë kujdestar dhe t’i ushtrojë vetë detyrat e kujdestarit; përfaqësuesi i organit mund t’i drejtojë ato vetëm me autorizim administrativ dhe duhet të ndjekë urdhëresat dhe ligjin.
Neni 240. Kujdesi i ushtruar drejtpërdrejt nga Organi i Kujdestarisë (1) Nëse kjo është në interes të personit i cili do të vëhet nën kujdestari, Organi i Kujdestarisë mund të vendosë që të mos caktojë kujdestar, por që detyrat e kujdestarit t’i përmbushë drejtpërdrejt. Me aktvendimin mbi ushtrimin e drejtpërdrejtë të punëve të kujdestarit përfaqësuesi i Organit të Kujdestarisë është i caktuar që të drejtojë detyrat në emër të kujdestarit. (2) Detyrat e kujdestarit të cilat kërkojnë autorizimin nga Organi i Kujdestarisë apo pjesëmarrja e organit në cilëndo mënyrë tjetër, në mënyrë që të vërtetohet vendimi, mund të drejtohet nga përfaqësuesi i Organit të Kujdestarisë vetëm nëse ky person e ka autorizimin administrativ të Organit të Kujdestarisë. Ai do të veprojë në përputhje me çfarëdo urdhërese nga ana e Organit të Kujdestarisë dhe të veproj në përputhje me dispozitat e këtij ligji. - 241 Verify source ↗
Neni 241
AI-assisted research summary: The same person may be appointed as guardian of more than one person if that is not against the interests of the persons under guardianship.
Neni 241. Kujdesi i më shumë se një personi Personi i njëjtë me anë të marrëveshjes mund të emërohet si kujdestar i më shumë se një personi, nëse kjo nuk është në kundërshtim me interesat e personave nën kujdestari. 2. Kujdestaria - 242 Verify source ↗
Neni 242
AI-assisted research summary: The Custody Authority may delegate certain tasks to other professionals when it generally acts as guardian or carries out special guardian duties directly.
Neni 242. Delegimi i detyrimeve Nëse Organi i Kujdestarisë përgjithësisht e merr rolin e kujdestarit ose kryen detyrat speciale të kujdestarit drejtpërdrejt, është i autorizuar t’ia besojë detyrat e caktuara profesionistëve tjerë të cilët mund të veprojnë në emër të tij dhe nën mbikëqyrje të tij. - 243 Verify source ↗
Neni 243
AI-assisted research summary: The guardianship authority must define the guardian’s duties and scope of action, and must inform the guardian before deciding on the appointment.
Neni 243. Besimi (1) Organi i Kujdestarisë i cili vendos për emërimin e kujdestarit i definon detyrat e kujdestarit dhe fushën e veprimit. (2) Para marrjes së vendimit nga paragrafi 1 i këtij neni, Organi i Kujdestarisë e informon kujdestarin për rëndësinë e kujdestarisë, të drejtat dhe detyrimet dhe siguron të gjitha informatat tjera të rëndësishme të nevojshme për kryerjen e detyrave të kujdestarit. - 244 Verify source ↗
Neni 244
AI-assisted research summary: The guardian must care in good faith for the ward’s person, rights and interests, manage the ward’s property carefully, and inform the guardianship authority about the guardianship. The guardian must also use necessary social assistance measures, with help from the authority, to secure the material needs needed for the guardianship measures.
Neni 244. Detyrat e Kujdestarit (1) Kujdestari posaçërisht është i detyruar që të kujdeset me mirëbesim për personalitetin, dhe të drejtat dhe interesat e të kujdesurit, dhe ta administrojë pasurinë e tij me kujdes si dhe ta informojë Organin e Kujdestarisë për drejtimin e kujdestarisë. (2) Kujdestari posaçërisht është i detyruar, me ndihmën e Organit të Kujdestarisë, të shfrytëzojë të gjitha mjetet e domosdoshme të ndihmës sociale me qëllim që të sigurohen të gjitha kërkesat materiale të nevojshme për zbatimin e masave të caktuara të kujdestarisë. - 245 Verify source ↗
Neni 245
AI-assisted research summary: If the cared-for person has basic property, the Guardianship Authority must attach an inventory and valuation report to its work report; the same applies to a person acting as guardian on its behalf.
Neni 245. Inventari i pasurisë (1) Nëse i kujdesuri ka pasuri bazë, Organi i Kujdestarisë është i obliguar t’ia bashkangjesë raportit të tij të punës një inventar dhe raportin e vlerësimit për këtë pasuri. E njëjta vlen edhe për personin i cili i kryen detyrat e kujdestarit në emër të Organit të Kujdestarisë. (2) Inventari i pasurisë duhet të ofrojë të dhënat e mëposhtme: 1. Të dhënat për personin nën kujdestari 2. Të dhënat për kujdestarin, respektivisht personin i cili vepron si kujdestar në emër të Organit të Kujdestarisë për të administruar pasurinë e personit nën kujdestari 3. Të dhënat për personin i cili i mban sendet e pasurisë në emër të të kujdesurit. (3) Nëse Organi i Kujdestarisë kur kjo është juridikisht e lejuar, ka filluar procedurën e kujdestarisë, mund të bëjë inventarin dhe vlerësimin e pasurisë së personit nën kujdestari dhe të ndërmerr masat e nevojshme që të mbrohet pasuria edhe para marrjes së vendimit përfundimtar mbi vënien nën kujdesje. 3. Përfaqësimi - 246 Verify source ↗
Neni 246
AI-assisted research summary: The legal guardian represents the person under guardianship. If the guardian’s duties are handled directly by the guardianship body or the guardian has limited authority, the guardianship body represents the person through a representative or authorized professional. A person acting for the guardianship body may take the actions and measures listed in Article 248 only with prior permission from the guardianship body.
Neni 246. Përfaqësimi (1) Kujdestari sipas ligjit e përfaqëson personin nën kujdestari (përfaqësuesi ligjor). (2) Nëse detyrimet e kujdestarit ushtrohen drejtpërdrejtë nga Organi i Kujdestarisë apo nëse kujdestari ka autorizim të kufizuar, Organi i Kujdestarisë përfaqëson personin nën kujdestari përmes njërit nga përfaqësuesit apo ndonjë personi profesional të autorizuar. (3) Personi i cili në emër të organit të kujdestarisë përfaqëson të kujdesurin mund t’i ndërmarrë veprimet dhe masat e cekura nga neni 248 i këtij ligji, vetëm me lejen paraprake të Organit të Kujdestarisë. - 247 Verify source ↗
Neni 247
AI-assisted research summary: The guardian may not represent the ward in the listed legal transactions, except where the transaction is limited to fulfilling an obligation.
Neni 247. Ndalimi i përfaqësimit Kujdestari nuk mund të përfaqësojë personin nën kujdestari në punët e mëposhtme juridike: 1. Në punët juridike mes personit nën kujdestari dhe bashkëshortit të tij, partnerit (në bashkëjetesë nga raportet jashtëmartesore apo nga bashkësia faktike) ose njërit nga të afërmit e tij në vijë të drejtë, përveç nëse punët juridike janë të kufizuara në përmbushjen e ndonjë detyrimi. 2. Në punët juridike të cilat përfshijnë transferin ose barrën nga e drejta e pengut, hipotekës ose dorëzani, nëse kjo nënkupton një kërkesë të siguruar të të miturit ndaj kujdestarit. 3. Në punët juridike të cilat përfshijnë heqjen apo zvogëlimin e të drejtave të siguruara të cekura më lart apo të cilat shkaktojnë detyrimin e personit nën kujdestari në një dispozitë të këtillë. 4. Në kërkesat juridike në mes të personave të cekur në paragrafin 1 si dhe në kërkesat juridike të një çështjeje të caktuar në paragrafin 2 dhe 3 të këtij neni. - 248 Verify source ↗
Neni 248
AI-assisted research summary: Kujdestari duhet të marrë lejen e Organit të Kujdestarisë për disa veprime juridike të personit nën kujdestari.
Neni 248. Kërkesa e lejes për punët juridike (1) Kujdestari kërkon lejen e Organit të Kujdestarisë: 1. për të hyrë në punë juridike, me të cilat personi nën kujdestari është i detyruar në disponim të pasurisë në tërësi ose të trashëgimisë, ose trashëgimisë së ardhshme ose pjesës së një trashëgimie të tij të ardhshme. 2. Për heqjen dorë të personit të nga trashëgimia në tërësi apo pjesërisht 3. Për kontratën e cila përkrah shitjen e firmës si tërësi ose kontratën e cila përkrah themelimin e kompanisë së bashku me personat e tjerë; 4. Për kontratën e lizingut të paluajtshmërive apo ndërmarrjeve komerciale, 5. Për rentë apo leizing apo kontrata tjera me të cilat personi i bindet detyrimeve të tij të rregullta, nëse kësaj kontrate i kalon koha prej një viti pasi që personi e arrin moshën madhore. 6. Të një kontrate të stazhit të punës, nëse kjo kontratë e obligon personin në më shumë se një vit, 7. Për raporte kontraktuale të punës, nëse ato e detyrojnë personin në më shumë se një vit, 8. Për pranimin e parave në kredinë e personit nën kujdestari, 9. Për përvetësimin e dëftesës së borxhit ose dëftesës së borxhit nga detyrimi apo të hyrjes në angazhim të ndërrimit apo të ndonjë letre tjetër e cila mund të bartët me nënshkrim, 10. Për marrje nga obligimi financiar apo të një nënshkrimi, 11. Për garantim të dhënies së kompetencës me prokurës, 12. Për të hyrë në një marrëveshje miqësore apo një marrëveshje të arbitrazhit, përveç nëse sendi diskutabil mund të vlerësohet dhe nuk tejkalon 200 Euro. Ose përveç nëse marrëveshja korrespondon saktësisht me propozim të gjykatës. (2) Nëse kujdestari ka hyrë në punë juridike pa lejen e Organit të Kujdestarisë, validiteti i punës juridike varet nga miratimi i mëvonshëm nga Organi i Kujdestarisë. - 249 Verify source ↗
Neni 249
AI-assisted research summary: A permit may be granted only to the personal guardian.
Neni 249. Kërkesat për leje Leja mund t’i jepet vetëm kujdestarit personalisht. - 250 Verify source ↗
Neni 250
AI-assisted research summary: Disa listed persons may ask the Guardianship Authority to take necessary guardianship measures to protect a person under guardianship, and the requester may appeal a refusal within 15 days.
Neni 250. Kërkesa për veprimet që duhet të ndërmerren (1) Kujdestari, prokurori publik, komuna në territorin e së cilës personi nën kujdestari ka vendbanimin ose vendqëndrimin, personi i afërt në gjini i të kujdesurit, organizatat humanitare ose personat e tretë të pa përfshirë, mund të bëjnë kërkesë apo propozim për çdo çështje para Organit të Kujdestarisë për të ndërmarrë veprimet dhe masat e nevojshme të kujdestarisë për të mbrojtur interesat e personit nën kujdestari. (2) Kundër aktvendimit të Organit të Kujdestarisë më të cilin refuzohet ndërmarrja e veprimeve dhe masave të kujdestarisë, paraqitësi i kërkesës nga paragrafi 1 i këtij neni mund t’i parashtron ankesë organit të shkallës së dytë brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e marrjes së vendimit. - 251 Verify source ↗
Neni 251
AI-assisted research summary: The guardian may do a legal act with the person under guardianship only if the Guardianship Body finds that it is in that person’s interest.
Neni 251. Punët juridike në mes të kujdestarit dhe personit nën kujdestari Kujdestari mund të kryej punë juridike me personin nën kujdestari vetëm nëse Organi i Kujdestarisë konstaton se ajo është në interes të personit nën kujdestari. 4. Raporti i Punës dhe Vlerësimi - 252 Verify source ↗
Neni 252
AI-assisted research summary: The guardian must report to the Guardianship Authority each year and provide reasons for the previous year’s work. Monthly reports and a final report are required when the Authority asks, and the report must cover care, living conditions, health, education, and property matters.
Neni 252. Raporti i rregullt për Punën (1) Në fillim të çdo viti, kujdestari duhet t’i paraqet raport Organit të Kujdestarisë dhe të japë arsyetim për punën e tij gjatë vitit të kaluar. Raportet mujore duhet të jepen me kërkesë të Organit të Kujdestarisë si dhe një raport final që e ndërprenë kujdestarinë e tij. (2) Raporti i kujdestarit duhet të dëshmojë punën dhe kujdesin e tij për personalitetin e personit nën kujdestari e në veçanti kushtet e vendosjes dhe për aq sa është zbatuar për shëndetin, edukimin, arsimimin si dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësishme për personalitetin e personit nën kujdestari. (3) Raporti duhet të përmbajë gjithashtu informacionet për të gjitha çështjet pronësore. - 253 Verify source ↗
Neni 253
AI-assisted research summary: The guardianship authority must carefully review all reports on the guardian’s work and, if needed, take measures to protect the interests of the person under guardianship.
Neni 253. Shqyrtimi i Raportit të Punës Organi i Kujdestarisë ka për detyrë të shqyrtojë me ndërgjegje të gjitha raportet për punën e kujdestarit, si dhe nëse është e nevojshme, të ndërmarrë të gjitha masat për të mbrojtur interesat e personit nën kujdestari. - 254 Verify source ↗
Neni 254
AI-assisted research summary: The person under guardianship, their relatives, or third parties may raise objections about the guardian’s work.
Neni 254. Vërejtjet mbi punën e kujdestarit (1) Personi nën kujdestari mund të jap vërejtje për punën e kujdestarit, mirëpo vërejtjet gjithashtu mund të bëhen nga të afërmit e tij si dhe nga personat e tretë. (2) Vërejtjet për punën e kujdestarit do t’i dërgohen Organit të Kujdestarisë për të vendosur lidhur me çështjet e kujdestarisë (3) Në rast se Organi i Kujdestarisë i përmbush detyrimet në mënyrë të drejtpërdrejtë, vërejtjet mbi punën e Organit të Kujdestarisë i dërgohen gjykatës së shkallës së dytë për të vendosur për çështjet e kujdestarisë. - 255 Verify source ↗
Neni 255
AI-assisted research summary: The Custodianship organ reviews objections and, if an objection has grounds for intervention, takes the necessary steps.
Neni 255. Kontrollimi i vërejtjeve (1) Organi i Kujdestarisë kontrollon vërejtjet dhe në rast se vërejtja gjen bazë për ndërhyrje, ndërmerren hapat e nevojshëm. (2) Në rast se Organi i Kujdestarisë përmbush detyrimet në mënyrë të drejpërdrejt dhe gjykata e shkallës së dytë vjen në përfundim se vërejtjet janë të bazuara ai i jap udhëzime Organit të Kujdestarisë për t’i ndërmarrë të gjithë hapat e domosdoshëm. Organi i Kujdestarisë pas udhëzimeve do të vendosë se cilat masa ti ndërmarrë dhe e informon organin e instancës së dytë për këtë gjë. 5. Shpërblimi për shpenzimet dhe dëmet - 256 Verify source ↗
Neni 256
AI-assisted research summary: Kujdestari i kryen detyrat pa shpërblim, organi i kujdestarisë mund t’i japë shpërblim nëse ai përkushtohet shumë, dhe kujdestari ka të drejtë për kompensimin e shpenzimeve të arsyeshme.
Neni 256. Shpërblimi (1) Kujdestari i përmbush detyrat e tij pa shpërblim, mirëpo Organi i Kujdestarisë mund t’i jap shpërblim kujdestarit i cili përkushtohet në masë të madhe detyrës së dhënë. (2) Kujdestari ka të drejtë për kompensimin e shpenzimeve të arsyeshme të bëra gjatë kryerjes së punëve të kujdestarit. - 257 Verify source ↗
Neni 257
AI-assisted research summary: The custodian must compensate damage to the person under custody if the damage was caused by the custodian’s unjustified refusal to accept the duty, unreasonable delay in performing it, negligent conduct, breach of this law’s rules, or arbitrary abandonment of responsibilities.
Neni 257. Përgjegjësia për dëmet Kujdestari ka për detyrë t’ia shpërblejë dëmin personit nën kujdestari, të cilin ia ka shkaktuar me refuzimin e pabazë që të pranojë detyrën e kujdestarit, me lëshimin e paarsyeshëm që me kohë të përmbushë detyrën e kujdestarit, nga sjellja neglizhente, nga shkelje rregullave të këtij ligji apo me braktisje arbitrare të përgjegjësive të tija. - 258 Verify source ↗
Neni 258
AI-assisted research summary: If a guardian acts improperly, the Guardianship Authority must take necessary measures to protect the rights of the person under guardianship.
Neni 258. Detyrimi për të mbajtur, kërkesa për shpërblim të shpenzimeve (1) Në rast të sjelljes së parregullt të kujdestarit, Organi i Kujdestarisë ka për detyrë të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbajtur përfaqësimin e të drejtave të personit nën kujdestari. (2) Sa i përket shpërblimit për dëmet, Organi Kujdestarisë duhet të siguroj menjëherë shpërblimin për të gjitha dëmet ndaj personit nën kujdestari dhe duhet t’i jap kujdestarit një afat të kufizuar kohor për kthimin e shumës. (3) Në rast se shpërblimi i shpenzimeve nuk është siguruar brenda afatit kohor Organi i Kujdestarisë drejtpërdrejt apo nëpërmjet kujdestarit të caktuar në këtë rast, parashtron padi në gjykatën kompetente lidhur me përgjegjësinë e kujdestarit. 6. Shkarkimi dhe Lirimi - 259 Verify source ↗
Neni 259
AI-assisted research summary: The guardianship authority must remove a guardian in specified cases, including misuse of powers, threats to the protected person’s interests, loss of eligibility, or negligence, and it must keep rights represented until a new guardian is appointed.
Neni 259. Shkarkimi i kujdestarit (1) Organi i Kujdestarisë pa vonesë duhet të shkarkoj kujdestarin nëse ai vjen në përfundim se kujdestari ka keqpërdorur autorizimet e tij apo ka kërcënuar interesat e personit nën kujdestari. (2) E njëjta aplikohet në rastet të cilat kujdestari për ndonjë arsye ka humbur të drejtën për të qenë kujdestar. (3) Organi i Kujdestarisë do të shkarkojë kujdestarin më së voni brenda afatit 30 ditësh nëse ai gjen se kujdestari ka qenë neglizhent në përmbushjen e obligimeve të tija ose konsideron se do të jetë me dobi për personin nën kujdestari që të caktohet një kujdestar tjetër. (4) Kur vepron Organi i Kujdestarisë nën autorizimet e dala nga Paragrafi (1) dhe (2) të këtij neni, ai është i detyruar t’i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme që të mbaj përfaqësimin e të drejtave deri në caktimin e kujdestarit të ri. - 260 Verify source ↗
Neni 260
AI-assisted research summary: The guardianship authority must release a guardian from duties on request, within three months, and appoint a new guardian as soon as possible when the article’s conditions are met.
Neni 260. Lirimi i Kujdestarit nga detyrimet (1) Organi i Kujdestarisë duhet të lirojë kujdestarin nga detyrimet me kërkesën e tij jo më vonë se tre muaj nga dita kur kujdestari ka bërë kërkesë. (2) I afërmi i personit nën kujdestari i cili është në linjë të drejtë të gjakut, vëllau ose motra nga babai apo nëna të cilët shërbejnë si kujdestar duhet të lirohet nga obligimet me kërkesën e tij vetëm nëse për këtë nuk ka rregulla në bazë të së cilave kërkesa mund të refuzohet. (3) Kur veprimet e Organit të Kujdestarisë janë në përputhje me nenin 259 ose 260 dhe paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni, ai është i obliguar të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur, siguruar dhe ruajtur të gjitha të drejtat dhe interesat e personit nën kujdestari. Ai duhet të zgjedhë dhe të caktojë kujdestarin e ri sa më shpejt që të jetë mundur. - 261 Verify source ↗
Neni 261
AI-assisted research summary: If a person under guardianship has property, the Custody Authority must take necessary steps, appoint a commission, and ensure inventory, valuation, and delivery of the property.
Neni 261. Çështjet pronësore pas shkarkimit ose lirimit nga detyrimet (1) Nëse personi nën kujdestari ka pasuri, Organi i Kujdestarisë ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të vërtetuar pushtetin e menjëhershëm në pronën me qëllim të vlerësimit të inventarit dhe të pronës. (2) Tërë pasuria nën kujdestari sa më shpejt që të jetë e mundur do t’i lihen në besim kujdestarit të ri apo të personit i cili në emër të Organit të Kujdestarisë ushtron detyrat e kujdestarit. (3) Inventari, vlerësimi dhe dorëzimi i pronës së personit nën kujdestari do të bëhet nga një komision i caktuar nga Organi i Kujdestarisë. Procedimet do të mbahen në prezencë dhe pjesëmarrje të kujdestarit të shkarkuar ose të liruar, kujdestari i ri respektivisht personi i cili në emër të Organit të Kujdestarisë drejtpërdrejt i ushtron detyrat e kujdestarit dhe personi nën kujdestari në rastin kur ai psiqikisht është i aftë për ta kuptuar çështjen. VII. PUSHTETET DHE PROCEDURA - 262 Verify source ↗
Neni 262
AI-assisted research summary: The territorial competence of the guardianship body is determined by the person under guardianship’s registered residence, or if there is none, by their place of stay.
Neni 262. Kompetenca Territoriale (1) Kompetenca territoriale e organit i cili në përputhje me dispozitat e këtij Ligji përkujdeset dhe kryen detyrat dhe punën e kujdestarisë, caktohet sipas vendbanimit (vendi ku jeton i regjistruar) e nëse ai nuk ekziston atëherë sipas vendqëndrimit (vendi ku nuk jeton si i regjistruar) ë personit nën kujdestari. (2) Kompetenca territoriale nga Paragrafi 1 i këtij neni caktohet në momentin kur janë arritur kushtet për vendosje nën kujdestari. - 263 Verify source ↗
Neni 263
AI-assisted research summary: If a person’s residence or, for a person under guardianship, place of stay changes, the guardianship authority’s territorial competence changes accordingly.
Neni 263. Ndërrimi i vendbanimit (1) Nëse ndërrohet vendbanimi, përkatësisht nëse ndërrohet vendqëndrimi i personit nën kujdestari, kompetenca territoriale e Organit të Kujdestarisë ndryshon në përputhje me ndërrimet. (2) Organit i ri kompetent i Kujdestarisë duhet të vendosë nëse kujdestari i ri do të caktohet dhe nëse masat e vendosura nga organi i mëparshëm kompetent ndërrojnë ose mbesin. - 264 Verify source ↗
Neni 264
AI-assisted research summary: A guardianship procedure starts and is conducted ex officio, and it is urgent.
Neni 264. Detyrimet zyrtare dhe rregulli për procedurën e shkurtër (1) Procedura për vënien nën kujdestari fillon dhe do të zhvillohet sipas detyrës zyrtare. (2) Procedura nga paragrafi 1 i këtij neni është urgjente. - 265 Verify source ↗
Neni 265
AI-assisted research summary: Certain listed persons and bodies must inform the Guardianship Authority when they learn that a person may need guardianship or another necessary protection, or when guardianship ends.
Neni 265. Organet që duhet informuar Organi i Kujdestarisë do të informohet si çështje obligimi nga organet e cekura më poshtë për nevojën e personit që të jetë nën kujdestari apo në formë tjetër të mbrojtjes së nevojshme, respektivisht për mbarimin e kujdestarisë: 1. ofiqari, 2. organet e judikaturës dhe organet e administratës, nëse gjatë kryerjes së detyrës merr dijeni për rastin e këtillë; 3. personat në gjini, anëtarët e familjes dhe personat e tretë të papërfshirë. - 266 Verify source ↗
Neni 266
AI-assisted research summary: The guardianship authority must take immediate protective steps and start guardianship proceedings when it learns a person should be placed under guardianship.
Neni 266. Procedura (1) Kur organi i kujdestarisë merr në dijeni se ndonjë person duhet vihet nën kujdestari, menjëherë i merr masat e nevojshme për mbrojtjen e personalitetit, të pasurisë, të të drejtave dhe të interesave të personit të tillë dhe fillon procedurën për vënien e tij nën kujdestari, që do të thotë se cakton kujdestarin, cakton detyrat e tij dhe vëllimin e autorizimeve të tij, përkatësisht merr vendimin që të përmbushë detyrën e kujdestarit drejtpërdrejt. (2) Pas caktimit, Organi i Kujdestarisë do t’ia caktojë menjëherë detyrimet e veta kujdestarit. (3) Në procedurën e dorëzimit, duhet të marrin pjesë personat e poshtëshënuar: 1. kujdestari, 2. personi nën kujdestari, në rast se është në gjendje që të kuptojë çështjen në fjalë, 3. anëtarët e familjes me të cilët jeton personi nën kujdestari (4) Përfaqësuesi i Organit të Kujdestarisë gojarisht informon të gjithë personat për detyrimet dhe kompetencat e kujdestarit dhe personin nën kujdestari si dhe për qëllimet dhe aspiratat e kujdestarit. (5) Me dorëzimin dokumentacionit për pasurinë e cila duhet të administrohet nga kujdestari në përputhje me dispozitat e këtij Ligji, detyrimet e kujdestarit në lidhje me këtë bëhen juridikisht efektive. (6) Organi i Kujdestarisë mund të caktojë kujdestarin e përkohshëm deri sa vendimi nuk merret. - 267 Verify source ↗
Neni 267
AI-assisted research summary: When deciding the appropriate form of guardianship, the Guardian Authority must consider the person’s interests, professional social-work methods, and available material and financial means.
Neni 267. Me rëndësi Me rastin e vendosjes për formën adekuate të kujdestarisë, Organi i Kujdestarisë duhet të marrë parasysh të gjithë interesat e personit nën kujdestari dhe t’i përcaktojë të gjitha metodat bashkëkohore profesionale të punës dhe mbrojtjes shoqërore, si dhe t’i marrë parasysh të gjitha mundësitë materiale dhe në para. - 268 Verify source ↗
Neni 268
AI-assisted research summary: The guardianship act, and the act ending guardianship, must be sent to the competent registry within 15 days after it becomes legally effective.
Neni 268. Regjistrimi (1) Akti për vënien e personit nën kujdestari, si dhe akti për pushimin e kujdestarisë, duhet të dërgohet në regjistrin kompetent brenda afatit 15 ditor pas së cilit ai bëhet juridikisht efektiv. Efekti ligjor arrihet kur të nxirren vendimet. (2) Nëse personi ka pasuri të paluajtshme, akti nga paragrafi 1 i këtij neni i dërgohet edhe organit kompetent brenda afatit të njëjtë për regjistrimin e këtij fakti në regjistrat publik në evidencë të pasurive të paluajtshme. - 269 Verify source ↗
Neni 269
AI-assisted research summary: The guardianship body must collect and keep written records relating to procedures.
Neni 269. Prova e shkruar Organi i Kujdestarisë ka për detyrë të mbledhë dhe të mbaj dëshmitë e shkruara lidhur me procedurat, e në veçanti për kujdestarinë ndaj të miturve, kujdestarisë ndaj personave të moshës madhore si dhe të kujdestarisë për rastet e veçanta. - 270 Verify source ↗
Neni 270
AI-assisted research summary: This article sets a priority for paying costs linked to protection measures and allows the guardianship authority to reclaim those costs in certain cases.
Neni 270. Shpenzimet (1) Shpenzimet për zbatimin e masave të caktuara që merren me interes të personit të cilit i sigurohet mbrojtja sipas dispozitave të këtij ligji paguhen në pajtim me prioritetin nga: 1. Nga të hyrat e personit që i jepet mbrojtja; 2. Nga mjetet e fituara prej prindërve dhe personave të tjerë të cilët kanë për detyrë të sigurojnë mbajtjen financiare për personin i cili është i mbrojtur; 3. Nga mjetet e fituara në bazë të mbrojtjes sociale dhe formave tjera të mbrojtjes sociale. (2) Mjetet e realizuara në bazë të mbrojtjes sociale do të shfrytëzohen nën udhëzimin e kujdestarit për të ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme në interes të personit të cilit i jepet forma e caktuar e mbrojtjes në bazë të dispozitave të këtij Ligji.; (3) Kjo gjithashtu do të aplikohet kur ky person ka sasi të mjaftueshme të mjeteve por kërkesa e bërë te ata të cilët kanë për detyrë të sigurojnë mbrojtjen shkakton vështirësitë në kushtet e mbrojtjes në mënyrë që ato rrezikojnë jetën e tij, shëndetin apo edukimin e rregullt. (4) Organi i Kujdestarisë ka të drejtë të kërkoj shpenzimet e bëra nga Paragrafi 2 dhe 3 të këtij neni kundër personit nevojat e të cilit janë plotësuar, respektivisht të vazhdojë kërkesën e tij në drejtim të atyre të cilët kanë për detyrim të sigurojnë mbrojtjen. PJESA E SHTATË MARRËDHËNIET PASURORE TË ANËTARËVE TË BASHKËSISË FAMILJARE - 271 Verify source ↗
Neni 271
AI-assisted research summary: This article defines who can count as part of the family community for this law.
Neni 271. Bashkësia Familjare Bashkësia familjare përfshin bashkëshortët dhe familjen e tyre të ngushtë, që në këtë Ligj përfshijnë fëmijët dhe prindërit e bashkëshortëve. Personat tjerë të afërm të familjes si dhe personat të cilët kryesisht janë të varur ekonomikisht dhe të cilët jetojnë në shtëpi të përbashkët me bashkëshortët, mund të konsiderohen anëtarë të bashkësisë familjare për qëllimet e këtij ligji. - 272 Verify source ↗
Neni 272
AI-assisted research summary: Property acquired during the union is treated as common property of the members who took part in acquiring it.
Neni 272. Përvetësimi i Pronës Tërë pasuria e fituar gjatë kohëzgjatjes së këtij bashkimi konsiderohet të jetë pasuri e përbashkët e të gjithë anëtarëve të cilët kanë marrë pjesë në fitimin e saj. - 273 Verify source ↗
Neni 273
AI-assisted research summary: Family community members jointly manage shared property by mutual agreement; minors in the family community who are 15 or older may take part and have equal rights to dispose of the shared property; any member may ask for a decision to entrust management to be revoked.
Neni 273. Administrimi i Pasurisë (1) Pasurinë e përbashkët anëtarët e bashkësisë familjare e administrojnë dhe e disponojnë bashkërisht dhe me marrëveshje të ndërsjellët. (2) Të miturit të cilët janë anëtarë të bashkësisë familjare dhe të cilat i kanë mbushur 15 vjet, marrin pjesë në administrim dhe kanë të drejta të barabarta lidhur me disponimin e pasurisë së përbashkët. (3) Administrimi i pasurisë së përbashkët me marrëveshje të ndërsjellët të të gjithë anëtarëve mund t’i besohet një apo më shumë anëtarëve të bashkësisë familjare. (4) Secili anëtar i bashkësisë familjare mund të kërkojë që vendimi mbi besimin e administrimit të pasurisë së përbashkët të revokohet. Nëse anëtarët e tjerë të bashkësisë familjare nuk pajtohen, vendimi merret ex-officio në procedurë jashtëkontestimore. - 274 Verify source ↗
Neni 274
AI-assisted research summary: Family members’ rights over immovable property are to be recorded in the public land register, and other family members may challenge certain transfers or seek court compensation in cases of unauthorized alienation.
Neni 274. Pasuria e Paluajtshme (1) Të drejtat e anëtarëve të bashkësisë familjare në lidhje me sendet e paluajtshme regjistrohen në regjistrat publik për vërtetimin e pronësisë (Regjistri i Tokës). Regjistrimi bëhet në emër të të gjithë anëtarëve të bashkësisë familjare të cilët më punën e tyre kanë marrë pjesë në fitimin e pjesëve të pacaktuara. (2) Nëse në ato regjistra është regjistruar si pronar një anëtar i bashkësisë familjare në cilësinë e pronarit (pronar i vetëm), gjer sa nuk ndryshohet me anë të një propozimit të përbashkët të të gjithë anëtarëve të tjerë të bashkësisë familjare, faktet që kanë të bëjnë me të drejtën e pasurisë së përbashkët nuk ndryshojnë në statusin juridik të pronësisë së përbashkët.. (3) Kontrata me të cilën anëtari i bashkësisë familjare, i cili është regjistruar si pronar i vetëm në regjistrat publik e tjetërson apo ngarkon paluajtshmërinë e fituar brenda bashkësisë familjare, anëtarët tjerë të bashkësisë familjare mund ta godasin këtë veprim. Kjo mund të jetë e mundshme vetëm nëse në kohën e lidhjes së kontratës regjistri përmban fakte mbi të drejtën e pronësisë së përbashkët apo nëse në kohën e lidhjes së kontratës me palën e tretë pronari i vetëm e ka bërë publike padyshim se pronësia është nën bashkësinë familjare. (4) Tjetërsimi i paautorizuar i sendit të paluajtshëm mund përndryshe të atakohet vetëm nëse marrësi ka qenë me keqbesim. (5) Nëse anëtari i bashkësisë familjare në mënyrë të paautorizuar e tjetërson pasurinë e fituar bashkërisht në bashkësinë familjare, anëtarët e tjerë të bashkësisë familjare kanë të drejtë të kërkojnë nga gjykata kompetente një vlerësim të pjesës së tyre dhe vendimin për shpërblim me para. - 275 Verify source ↗
Neni 275
AI-assisted research summary: If the law does not provide otherwise, this law’s property relations rules for family members apply by analogy to property relations between spouses.
Neni 275. Analogjia Nëse ligji nuk parasheh ndryshe, marrëdhëniet pronësore ndërmjet anëtarëve të bashkësisë familjare në këtë ligj do të aplikohen në analogji lidhur me udhëheqjen e marrëdhënieve pasurore në mes të bashkëshortëve. - 276 Verify source ↗
Neni 276
AI-assisted research summary: Family members with a contract may arrange their mutual property relations, but the contract must be in writing and certified by a judge.
Neni 276. Marrëveshjet Kontraktuese dhe dokumentimi (1) Anëtarët e bashkësisë familjare me kontratë mund t’i rregullojnë marrëdhëniet reciproke pasurore. (2) Kontrata nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të bëhet me shkrim, të numërojë të gjithë anëtarët e bashkësisë familjare me mënyrën e pjesëmarrjes së tyre dhe duhet të vërtetohet nga gjyqtari. (3) Me rastin e vërtetimit, gjyqtari do ta lexojë kontratën dhe do të informojë palët kontraktuese për pasojat e kontratës. (4) Nëse në lidhjen e kontratës marrin pjesë anëtarët e mitur, gjykata, para se ta bëjë vërtetimin e kontratës, do të kërkojë mendimin e Organit të Kujdestarisë. - 277 Verify source ↗
Neni 277
AI-assisted research summary: When family property relations are not regulated by this law, the general rules of property law apply.
Neni 277. Rregullat e përgjithshme mbi të drejtat pronësore Në marrëdhëniet pasurore ndërmjet anëtarëve të familjes, të cilat nuk janë rregulluar me këtë ligj, zbatohen rregullat e përgjithshme të së drejtës pasurore. PJESA E TETË MBAJTJA FINANCIARE I. PARIMET - 278 Verify source ↗
Neni 278
AI-assisted research summary: Direct-line relatives must provide reciprocal financial support.
Neni 278. Parimi (1) Mbajtja financiare në kuptimin e këtij Ligji nënkupton detyrimin financiar dhe material. (2) Të afërmit në vijë të drejtë janë të detyruar të sigurojnë mbajtje financiare reciprok. - 279 Verify source ↗
Neni 279
AI-assisted research summary: Only persons who cannot financially support themselves are eligible for maintenance.
Neni 279. Gjendja e nevojshme (skamja) Vetëm personat të cilët financiarisht nuk munden të mbajnë vetën janë të pranueshëm për mbajtje financiare. - 280 Verify source ↗
Neni 280
AI-assisted research summary: People who cannot support maintenance without endangering their reasonable financial means are not required to do so; parents in that situation must provide reasonable maintenance for their minor unmarried child, including certain 18–26-year-old children living at home and still in general education.
Neni 280. Aftësia e shërbimit (1) Personat të cilët duke marrë parasysh të gjitha detyrimet personale nuk janë në gjendje të sigurojnë mbajtje financiare pa rrezikuar mjetet e tyre financiare të arsyeshme nuk janë të detyruar të sigurojnë mbajtje financiare. (2) Prindërit të cilët biejnë në paragrafin 1 janë të detyruar të sigurojnë mbajtje financiare në mënyrë të arsyeshme për fëmiun e tyre të mitur dhe të pa martuar. Kjo gjithashtu vlen për fëmijët në moshën në mes 18 dhe 26 vjeç përderisa ata jetojnë në shtëpinë e prindërve të tyre apo njërit prind dhe janë ende në shkollim të përgjithshëm. (3) Detyrimi i cekur në paragrafin 2 nuk është i zbatueshëm nëse është ndonjë i afërm tjetër i cili është i detyruar të sigurojë mbajtje financiare. Ai gjithashtu nuk do të zbatohet nëse mbështetja e fëmiut mund të merret nga pasuria e fëmiut. - 281 Verify source ↗
Neni 281
AI-assisted research summary: On request, close relatives in the direct line must share their income and financial situation with each other, and a person obliged to provide maintenance must also provide written evidence and documents proving income and financial condition.
Neni 281. Detyrimet për njoftim të ndërsjellë për gjendjen financiare (1) Të afërmit në vijë të drejtë janë të detyruar, në bazë të kërkesës t’i paraqesin njëri tjetrit të hyrat dhe gjendjen financiare. (2) Në bazë të kërkesës, personi i cili është i detyruar të jap mbajtje, do të paraqesë dëshmi me shkrim dhe dokumente për të dëshmuar të ardhurat e tij dhe gjendjen financiare. - 282 Verify source ↗
Neni 282
AI-assisted research summary: This article sets the order of people who must provide financial maintenance, starting with the spouse, then descendants, then ascendants, and it says support is shared in proportion to each person’s financial ability in same-level family relationships.
Neni 282. Radha e personave të detyruar (1) Bashkëshorti është fillimisht i detyruar t’i jap mbajtje financiare bashkëshortit tjetër. (2) Në rast se detyrimi për mbajtje financiare ekziston ndërmjet disa të afërmve, së pari kanë detyrim pasardhësit e pastaj të afërmit e vijës paraardhëse. (3) Detyrimi për dhënien e mbajtjes financiare për personat në gjini të gjakut caktohet sipas radhës me të cilën mund të thirren në trashëgimi. (4) Ndërmjet disa të të afërmve të cilët janë në marrëdhënie të natyrës së njëjtë, të gjithë këta kanë detyrime në proporcion me mundësitë e tyre financiare. Personi i cili drejtpërdrejt përkujdeset për fëmiun në kujdesin e tij shtëpiak e përmbushë pjesën e tij duke siguruar kujdesin dhe shkollimin. - 283 Verify source ↗
Neni 283
AI-assisted research summary: Nëse një i afërm nuk ka detyrimin për mbajtje financiare, detyrimi kalon te i afërmi tjetër në radhë; përgjegjësia e bashkëshortit për mbajtje financiare kalon te të afërmit vetëm kur ka pamundësi financiare sipas nenit 280(1).
Neni 283. Ndryshimi i radhës së detyrimit (1) Deri sa i afërmi nuk është i detyruar të jap mbajtje financiare, detyrimi kalon në të afërmit e radhës në bazë të radhës së pastajme të detyrimit (2) Përgjegjësia e bashkëshortit për t’i dhënë mbajtje financiare bashkëshortit të tij kalon në të afërmit e personit që ka nevojë vetëm në rastet e pamundësisë financiare siç është cekur ne nenin 280 (1). - 284 Verify source ↗
Neni 284
AI-assisted research summary: If one person must support several people but cannot provide full financial support for the reasons in Article 280, the duty is shared among all obligated relatives until support is fully secured.
Neni 284. Rregulla e ndarjes së detyrimit të më shumë personave për dhënien e mbajtjes financiare Në rast se më shumë se një person ka nevojë dhe personi që ka detyrim të sigurojë mbajtje financiare për të gjithë nuk është në gjendje të ofrojë mbajtje të plotë nën arsyet e cekura në nenin 280, detyrimi ndahet mes të gjithë të afërmve që janë të detyruar derisa mbajtja financiare të jetë garantuar plotësisht. - 285 Verify source ↗
Neni 285
AI-assisted research summary: Mbajtja duhet të jetë e përshtatshme me kushtet e jetës së personit, dhe në kushte të rënda duhet të sigurojë të paktën minimumin për një jetë të rëndomtë dinjitoze.
Neni 285. Shtrirja e mbajtjes (1) Shtrirja e mbajtjes duhet të jetë adekuate me kushtet nën të cilat ka jetuar personi që ka të drejtë në mbajtje. Në rast se personi ka jetuar në kushte të rënda, mbajtja duhet të sigurojë së paku minimumin që nevojitet për të mbajtur një jetë të rëndomtë dinjitoze. (2) Mbajtja përfshin të gjitha kërkesat e domosdoshme për jetë, duke përfshirë të gjitha shpenzimet e domosdoshme për trajnim dhe shkollim për të fituar profesion. - 286 Verify source ↗
Neni 286
AI-assisted research summary: Maintenance is primarily to be paid in money, and it is to be paid in advance each month. The obligated person may ask the Guardianship Authority for permission to provide maintenance in another form if a special situation requires it.
Neni 286. Forma e mbajtjes (1) Mbajtja në radhë të parë duhet të jetë në para. (2) Personi i detyruar të ofrojë mbajtje në të holla mund të kërkojë leje nga Organi i Kujdestarisë që t’i lejohet të ofrojë mbajtje në ndonjë formë tjetër nëse situata e veçantë e kërkon këtë. (3) Mbajtja duhet të jepet në paradhënie për çdo muaj. - 287 Verify source ↗
Neni 287
AI-assisted research summary: A person entitled to maintenance cannot give up the right to future maintenance.
Neni 287. Mos heqja dorë nga mbajtja Personi i cili ka të drejtë në mbajtje nuk mund të heq dorë nga e drejta e tij për mbajtje në të ardhmen. - 288 Verify source ↗
Neni 288
AI-assisted research summary: A maintenance right between two people ends if either of them dies, except for a parent’s obligations toward a child.
Neni 288. Përfundimi i të drejtës për mbajtje financiare (1) E drejta e mbajtjes ndërmjet dy personave përfundon nëse ndonjëri nga ata vdes. (2) Kjo nuk do të zbatohet për detyrimet e prindit ndaj fëmiut. Në këtë rast detyrimet e tij kalojnë tek trashëgimtari ligjor. II. MBAJTJA FINANCIARE DHE USHQIMI (ALIMENTACIONI) 1. Mbajtja Financiare e Fëmijëve - 289 Verify source ↗
Neni 289
AI-assisted research summary: The general principles of parental responsibility under this law apply unless later articles regulate the matter differently.
Neni 289. Zbatimi i parimeve Parimet e përgjithshme të përgjegjësisë së prindërve të parashikuara me këtë Ligj do të aplikohen në rast se nuk është rregulluar ndryshe në nenet vijuese. - 290 Verify source ↗
Neni 290
AI-assisted research summary: Parents must provide financial support for their minor children, and if a child has not finished schooling by adulthood, they must continue necessary support for schooling or university education until age 26.
Neni 290. Mbajtja financiare (1) Prindërit janë të detyruar të ofrojnë mbajtje financiare për fëmijët e tyre të mitur. (2) Nëse fëmiu nuk e ka përfunduar shkollimin deri në moshën madhore, prindërit kanë detyrim të ofrojnë mbështetjen e nevojshme për të siguruar shkollimin, respektivisht edukimin në fakultet deri sa fëmiu të arrin moshën 26 vjeç. - 291 Verify source ↗
Neni 291
AI-assisted research summary: Parents must provide financial support to a child who cannot work because of illness or physical or mental impairments and lacks enough money, until that situation ends.
Neni 291. Mbajtja e fëmiut të mitur në rastet e veçanta Nëse fëmiu i moshës madhore nuk është në gjendje të punojë për shkak të sëmundjes, të metave fizike dhe mentale, dhe i cili nuk ka sasi të mjaftueshme të mjeteve financiare për shpenzimet e tij financiare, prindërit kanë për detyrim të sigurojnë ndihmën financiare deri sa një situatë e tillë të mbarojë. - 292 Verify source ↗
Neni 292
AI-assisted research summary: A child aged 15 or older who earns income from work must contribute financially to his or her own maintenance, and if needed, make a reasonable contribution to the family he or she lives with.
Neni 292. Detyrimi i fëmiut Nga mosha 15 vjeçare e tutje, fëmiu i cili fiton të ardhura me punën e tij, është i detyruar që financiarisht të kontribuoj për mbajtjen e tij dhe nëse e kërkon nevoja edhe për kontribut të arsyeshëm për mbajtjen e familjes me të cilën jeton. - 293 Verify source ↗
Neni 293
AI-assisted research summary: A parent who has lost parental care is still required to support their children.
Neni 293. Mos shuarja e detyrimeve me humbjen e kujdesit prindëror Prindit të cilit i është hequr kujdesi prindëror nuk lirohet nga detyrat për t’i mbajtur fëmijët e tij. - 294 Verify source ↗
Neni 294
AI-assisted research summary: Children must financially support their parents when the parents cannot work and have no minimum income to live on.
Neni 294. Detyrimet e femijëve ndaj prindërve të vet (1) Fëmijët kanë për detyrim të japin mbajtje financiare për prindërit e tyre nëse ata nuk nuk janë të aftë për punë dhe nuk kanë të ardhura minimale për të jetuar. (2) Përjashtimit, gjykata mund të refuzojë kërkesën për mbajtje financiare, nëse prindit iu ka hequr kujdesi prindëror ose nuk ka ofruar mbajtje financiare për fëmijën përkundër mundësive financiare. (3) Përjashtimi i cekur në paragrafin (2) të këtij neni do të zbatohet nëse gjykata pas vërtetimit të të gjitha rrethanave të rastit konkludon se detyrimi i fëmiut do të paraqiste një padrejtësi të hapur ndaj fëmiut. - 295 Verify source ↗
Neni 295
AI-assisted research summary: Njerku dhe njerka duhet të sigurojnë mbajtje financiare për thjeshtërit në kushte të caktuara, dhe ky detyrim mund të vazhdojë edhe pas vdekjes së prindit natyror.
Neni 295. Detyrimet e njerkut/ës ndaj thjeshtërit/ës (1) Njerku dhe njerka kanë për detyrim të ofrojnë mbajtje financiare për thjeshtërit e tyre nëse ata nuk kanë të afërm të tjerë të cilët në përputhje me këtë ligj kanë për detyrim të sigurojnë mbajtje financiare apo kanë vetëm të afërm të cilët janë financiarisht të paaftë. (2) Detyrimi i njerkës apo njerkut vazhdon edhe pas vdekjes së partnerit të tyre i cili ka qenë prind natyror i fëmiut, nëse thjeshtri/ra dhe njerku apo njerka bashkëjetojnë para vdekjes së njërit bashkëshort. (3) Kjo nuk do të aplikohet nëse martesa ndërmjet prindit dhe njerkës apo njerkut të fëmiut është anuluar. - 296 Verify source ↗
Neni 296
AI-assisted research summary: Thjeshtëritë duhet të ofrojnë mbajtje financiare për njerkun dhe njerkën kur këta kanë dhënë mbajtje dhe kujdes për një kohë të arsyeshme.
Neni 296. Detyrimet e thjeshtërit/ës ndaj njerkut/ës Thjeshtëri/ra kanë për detyrim të ofrojnë mbajtje financiare për njerkun dhe njerkën në përputhje me nenin 294 nëse këta kanë ofruar mbajtje financiare dhe kujdes për një kohë të arsyeshme. Nëse njerku apo njerka kanë fëmijë të tyre, atëherë këto detyrime ndahen me fëmijët tjerë. 2. Mbajtja martesore (Ushqimia) - 297 Verify source ↗
Neni 297
AI-assisted research summary: This article defines alimony as financial maintenance for spouses or ex-spouses.
Neni 297. Definicioni i ushqimisë Ushqimia është mbajtje financiare e bashkëshortëve apo ish-bashkëshortëve. - 298 Verify source ↗
Neni 298
AI-assisted research summary: A spouse who lacks enough means, cannot work, or cannot be employed for other reasons has a right to financial maintenance from the other spouse, in proportion to that spouse’s financial ability.
Neni 298. E drejta e bashkëshortëve në ushqimi (1) Bashkëshorti i cili nuk ka mjete të mjaftueshme për mbajtje financiare, i cili nuk është i aftë të punojë ose që për arsye tjera nuk mund të punësohet, ka të drejtë në mbajtje financiare nga bashkëshorti tjetër në proporcion me mundësitë e tij financiare. (2) Gjykata duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit mund të refuzojë kërkesën për ushqimi, nëse ushqimia është kërkuar nga bashkëshorti me keqbesim ose nëse ai e ka braktisur bashkëshortin pa ndonjë arsye të bazuar. - 299 Verify source ↗
Neni 299
AI-assisted research summary: A separated spouse may request maintenance from the other spouse while caring for and supporting the couple’s child and being unable to work for that reason.
Neni 299. Ushqimia për kujdesin e fëmiut Bashkëshorti i ndarë mund të kërkojë ushqiminë nga bashkëshorti tjetër përderisa ai do të kujdeset dhe e mban fëmiun e përbashkët dhe për këtë arsye i bëhet e pamundur të punoj. - 300 Verify source ↗
Neni 300
AI-assisted research summary: A separated spouse may ask the other spouse for maintenance, starting from divorce, the end of care and support for the shared child, or the end of the conditions in Articles 301 and 302; the text also refers to inability to get employment because of age.
Neni 300. Ushqimia për shkak të moshës Bashkëshorti i ndarë mund të bëjë kërkesë për ushqimi ndaj bashkëshortit tjetër që nga momenti i: 1. shkurorëzimit 2. mbarimit të kujdesit dhe mbajtjes së fëmiut të përbashkët 3. përfundimit të kushteve të parashikuara në nenin 301 dhe 302 të këtij ligji ai nuk mund të pranohet në marrëdhënie të punës për shkak të moshës së tij. - 301 Verify source ↗
Neni 301
AI-assisted research summary: A divorced spouse may ask the other spouse for maintenance if the divorce has taken effect, child-care support has ended, Article 302 conditions are met, and the person cannot get employment because of illness, disability, or mental/psychic impairment.
Neni 301. Ushqimia për shkak të sëmundjes apo paaftësisë Bashkëshorti i shkurorëzuar mund të bëjë kërkesë për ushqimi nga bashkëshorti tjetër nëse dhe që nga momenti i shkurorëzimit, mbarimit të kujdesit dhe mbajtjes së fëmiut të përbashkët dhe përfundimit të kushteve të parashikuara në nenin 302 të këtij ligji ai nuk mund të pranohet në marrëdhënie të punës për shkak të sëmundjes, paaftësisë apo të metave të tija psikike apo mentale. - 302 Verify source ↗
Neni 302
AI-assisted research summary: A divorced spouse may request maintenance if they cannot find work after divorce and maintenance is not available under articles 299–301.
Neni 302. Ushqimia për shkak të papunësisë, kërkesa për ndryshim (1) Për aq sa ushqimia nuk mund të sigurohet nën dispozitat e parashikuara në nenet 299- 301, bashkëshorti i shkurorëzuar mund të kërkojë ushqimi nëse dhe për aq sa ai nuk është në gjendje të gjejë punësim pas momentit të shkurorëzimit. (2) Në rast se të hyrat nga punësimi nuk i plotësojnë nevojat dhe ai nuk ka të drejtë për ushqimi nga nenet 298-301, ai ka të drejtë të kërkojë ndryshimin si ushqimi për të arritur mbajtje financiare. - 303 Verify source ↗
Neni 303
AI-assisted research summary: A divorced spouse may be asked to do suitable work, and must pursue further education or retraining if that is possible and necessary to find work.
Neni 303. Punësimi i përshtatshëm (1) Nga bashkëshorti i shkurorëzuar mund të kërkohet që të angazhohet në punë të përshtatshme. (2) Punësimi është i përshtatshëm nëse ai është në përputhje me arsimimin, aftësitë dhe shëndetin e bashkëshortit të shkurorëzuar dhe ai përshtatet nivelit të jetesës. Kjo varet nga kohëzgjatja e martesës dhe koha që bashkëshorti i shkurorëzuar ka qenë i angazhuar në përkujdesje dhe arsimim të fëmiut të përbashkët. (3) Bashkëshorti i shkurorëzuar duhet të angazhohet për arsimimin e mëtejshëm apo rikualifikimin, nëse kjo është e mundur dhe e domosdoshme për të gjetur punë. - 304 Verify source ↗
Neni 304
AI-assisted research summary: A divorced spouse may not claim maintenance while able to support himself from income or property.
Neni 304. Nevojshmëria Bashkëshorti i shkurorëzuar nuk mund të kërkojë ushqiminë për derisa ai është në gjendje të mbaj vetën nga të ardhurat apo nga pasuria e tij. - 305 Verify source ↗
Neni 305
AI-assisted research summary: The amount of maintenance depends on the standard of living during the marriage.
Neni 305. Shtrirja e ushqimisë Vëllimi i ushqimisë varet nga standardi jetësor në martesë. Mbajtja e gjendjes së jetesës kërkon gjithashtu shpenzime për sigurim të përshtatshëm shëndetësor dhe shpenzimet për arsimim të mëtejmë apo rikualifikim në përputhje me nenin 306 paragrafi (3). - 306 Verify source ↗
Neni 306
AI-assisted research summary: An alimony claim may be limited or rejected if it is unreasonable.
Neni 306. Kufizimi apo shuarja e detyrimit (1) Kërkesëpadia për ushqimi duhet të kufizohet apo të refuzohet. Kjo varet nga ajo se deri në çfarë mase kërkesa është e paarsyeshme. (2) Kërkesëpadia do të jetë e paarsyeshëm nëse: 1. Periudha e kohëzgjatjes së martesës apo periudha për të cilën është ofruar mbajtja për fëmijën e përbashkët ka qenë shumë e shkurt dhe për faktin e martesës ose mbajtjes për çka kërkohet ushqimia; 2. Paditësi është fajtor për krim apo sulm të rëndë të paramenduar kundër bashkëshortit tjetër; 3. Paditësi me qëllim shkakton nevojshmërinë e tij. - 307 Verify source ↗
Neni 307
AI-assisted research summary: Some people do not have to provide maintenance if doing so would endanger their own reasonable maintenance.
Neni 307. Mundësia për të dhënë ushqimi (1) Personat të cilët duke marrë parasysh të gjitha detyrimet tjera nuk janë në gjendje të japin ushqimi pa rrezikuar mbajtjen e tyre të arsyeshme, nuk janë të detyruar të japin mbajtjen. (2) Detyrimi mbetet për aq sa ata janë në gjendje të sigurojnë ushqimi. - 308 Verify source ↗
Neni 308
AI-assisted research summary: Divorced spouses must disclose their income and financial status to each other on request, and provide written evidence and other documents to support that information.
Neni 308. Detyrimi për njoftim të ndërsjellët për gjendjen financiare (1) Bashkëshortët e shkurorëzuar janë të detyruar t’i paraqesin njëri tjetrit të hyrat dhe gjendjen financiare sipas kërkesës. (2) Në bazë të kërkesës do të ofrohen prova me shkrim dhe dokumente tjera në mënyrë që të provohen për të hyrat dhe gjendjen financiare. - 309 Verify source ↗
Neni 309
AI-assisted research summary: Detyrimi për ushqim fillimisht mbahet nga bashkëshorti i shkurorëzuar; nëse ai nuk ofron ushqim të mjaftueshëm, detyrimi kalon te të afërmit e të paditurit sipas radhës së trashëgimisë.
Neni 309. Rregulla e radhës së detyrimit të ushqimisë (1) Detyrimin për ushqimi së pari e mban bashkëshorti i shkurorëzuar. (2) Nëse dhe deri sa bashkëshorti i shkurorëzuar nuk ofron alimentacion të mjaftueshëm, detyrimi kalon njëjtë sikur mbajtja financiare, në të afërmit e të paditurit sipas radhës së trashëgimisë. - 310 Verify source ↗
Neni 310
AI-assisted research summary: Maintenance is to be paid in money first, usually monthly in advance, but the maintenance debtor may ask the custody authority or court for permission to provide support in another form in a special case.
Neni 310. Forma e ushqimisë (1) Ushqimia së pari duhet të bëhet në të holla (2) Personi që ka detyrim të jap ushqimi mund të kërkoj leje nga Organi i Kujdestarisë ose Gjykata që të jetë i lejuar të jap mbajtje në ndonjë formë tjetër nëse situata e veçantë e kërkon një gjë të tillë. (3) Të hollat duhet të ipen për çdo muaj në paradhënie. (4) Në vend të pagesës mujore kërkuesi mund të kërkojë për një shumë satisfaksioni nëse ka baza të arsyeshme dhe kjo pjesë e shumës nuk do të rezultojë në një ngarkesë të pa ndershme te personi i cili është i detyruar të siguroj ushqimi. - 311 Verify source ↗
Neni 311
AI-assisted research summary: Spouses may make an alimony agreement before the court handling the support procedure.
Neni 311. Ujdia Bashkëshortët mund të lidhin ujdi për alimentacion pranë Gjykatës në të cilën zhvillohet procedura për ushqimi. - 312 Verify source ↗
Neni 312
AI-assisted research summary: The divorced spouse’s right to alimony ends when the listed conditions are no longer met, the court-set alimony period expires, or the divorced spouse remarries, enters a factual union, or dies.
Neni 312. Shuarja e të drejtës së ushqimisë E drejta e bashkëshortit të shkurorëzuar për alimentacion pushon kur kushtet nga nenet 298- 302 të këtij ligji nuk zbatohen më, kur koha për të cilën gjykata ka përcaktuar alimentacionin kalon, kur bashkëshorti i shkurorëzuar i cili gëzon këtë të drejtë ri–martohet ose hyn në bashkësi jashtëmartesore (bashkësi faktike) ose vdes. - 313 Verify source ↗
Neni 313
AI-assisted research summary: A maintenance obligation does not end when the obligated person dies; it passes to the legal heirs.
Neni 313. Vazhdimi i të drejtave (1) Detyrimi për ushqimi nuk shuhet me vdekjen e personit të detyruar por kalon tek trashëgimtarët ligjor. Në këtë rast të gjitha kufizimet në vlerën e alimentacionit pushojnë dhe shuma përcaktohet sërish, varësisht nga aftësitë financiare të trashëguesit. (2) Kjo gjithashtu zbatohet për kërkesën për alimentacion për muajin kur pretenduesi lidhë një martesë të re ose vdes. - 314 Verify source ↗
Neni 314
AI-assisted research summary: A person with a maintenance right may ask the former spouse for maintenance again if they remarry, that marriage is later dissolved by divorce, and they care for the child from the first marriage.
Neni 314. Rishfaqja e të drejtës për të pranuar ushqimi Në rastin kur një person i cili ka të drejtë për ushqimi lidhë martesë të re dhe kjo më vonë zgjidhet me shkurorëzim, dhe nëse ai kujdeset për fëmijën e përbashkët nga martesa e parë ka të drejtë të paraqesë kërkesë për ushqimi ndaj bashkëshortit të mëparshëm. - 315 Verify source ↗
Neni 315
AI-assisted research summary: A spouse may ask the court to decide alimony in the same divorce case, or bring a separate alimony claim within 2 years if the stated conditions are met.
Neni 315. Procedurat gjyqësore (1) Bashkëshorti ka të drejtë të kërkojë që në të njëjtin proces gjyqësor në të cilin zgjidhet martesa, gjykata të vendosë edhe lidhur me alimentacionin. (2) Bashkëshorti i cili nuk ka kërkuar alimentacion nga bashkëshorti tjetër në kontestin e shkurorëzimit, për shkak të bazës së arsyeshme mund të paraqes një kërkesë të këtillë në një kontest të ndarë gjyqësor brenda afatit prej 2 vitesh dhe vetëm nëse plotësohen kushtet e mëposhtme: 1. Nëse kushtet për dhënien e ushqimisë kanë ekzistuar para shkurorëzimit dhe kanë vazhduar deri në mbylljen e seancës gjyqësore në kontestin për ushqim ose 2. nëse brenda këtij afati është shkaktuar paaftësia për punë, si pasojë e lëndimit trupor ose shëndetit të dëmtuar nga koha para shkurorëzimit. - 316 Verify source ↗
Neni 316
AI-assisted research summary: If a marriage is annulled, a spouse who did not know the reason for the marriage’s invalidity at the time of marriage may ask the other spouse for maintenance.
Neni 316. Ushqimia në rastet e anulimit të papritur të martesës Në rast se martesa është anuluar, bashkëshorti i cili në kohën e lidhjes së martesës nuk i ka ditur arsyet e pavlefshmërisë së saj, mund t’i kërkojë bashkëshortit tjetër që ta sigurojë ushqimi nën kushtet në të cilat bashkëshorti i shkurorëzuar duhet të plotësojë kërkesën për ushqimi. 3. Dispozitat e veçanta për mbrojtjen e fëmijëve të prindërve të pamartuar. - 317 Verify source ↗
Neni 317
AI-assisted research summary: The child's father must provide financial support around birth and cover pregnancy and birth expenses.
Neni 317. Detyrimet e babait të pamartuar (1) Babai i fëmiut është i detyruar të jap mbajtje financiare gjatë intervalit kohorë prej 6 javësh para lindjes së fëmiut dhe tetë javësh pas lindjes së fëmiut. (2) Kjo është e lidhur gjithashtu me të gjitha shpenzimet e shtatzënisë dhe lindjes së fëmiut. (3) Për deri sa nëna nuk mund të siguroj marrëdhënie të punës për shkak të sëmundjes së shkaktuar nga shtatzënia apo nga lindja, detyrimi për të siguruar mbajtje financiare për fëmiun dhe ushqimi për gruan mund të zgjatet.. (4) E njëjta do të aplikohet nëse nëna nuk mund të punojë për shkak të kujdesit dhe mirërritjes së fëmijës. (5) Kjo do të aplikohet gjithashtu në rastet kur fëmiu ka lindur i vdekur apo ka vdekur pas lindjes apo gjatë paaftësisë së fëmiut të shkaktuar me lindje. - 318 Verify source ↗
Neni 318
AI-assisted research summary: The payment-support duty starts 4 weeks before birth and ends 3 years after birth.
Neni 318. Kufizimet (1) Detyrimet për të siguruar shpërblimin fillojnë 4 javë para lindjes dhe përfundojnë tre vite pas lindjes së tij. (2) Kufizimi tre vjeçar mund të shtrihet nëse pikërisht mendohet për nevojën që të sigurohen kushtet jetësore të gruas dhe fëmiut. - 319 Verify source ↗
Neni 319
AI-assisted research summary: The father has the first duty to provide maintenance, and other relatives follow afterward.
Neni 319. Rregullat e përgjithshme për detyrimet e mbajtjes ndërmjet të afërmve (1) Të gjitha dispozitat nga detyrimi i mbajtjes ndërmjet të të afërmve do të zbatohen po ashtu edhe për fëmijët nga prindërit e pamartuar. (2) Detyrimin për ushqimi në radhë të parë e ka babai e pastaj të afërmit tjerë. - 320 Verify source ↗
Neni 320
AI-assisted research summary: If the father is responsible for the child’s care and education, he may request the financial maintenance mentioned in article 317(4).
Neni 320. Detyrimet e nënës së pamartuar Nëse babai është i detyruar për kujdesin dhe edukimin e fëmiut ai mund të kërkojë mbajtje financiare të cekur në nenin 317 paragrafi 4. - 321 Verify source ↗
Neni 321
AI-assisted research summary: The court may refuse a maintenance request only if the applicant is guilty of a serious premeditated insult against the partner.
Neni 321. Refuzimi i kërkesës Gjykata mund të refuzojë kërkesën për ushqimi vetëm nëse kërkuesi është fajtor për fyerje të rëndë të paramenduar kundër partnerit. - 322 Verify source ↗
Neni 322
AI-assisted research summary: The right to maintenance between unmarried partners cannot be waived.
Neni 322. Pavlefshmëria e refuzimit Nuk mund të hiqet dorë nga e drejta për ushqimi në mes të partnerëve të pamartuar. III. PROCEDURAT 1. Parimet dhe procedurat e mbajtjes dhe ushqimisë - 323 Verify source ↗
Neni 323
AI-assisted research summary: Në kontestet për ushqimi, fëmija ose përfaqësuesi i tij ligjor mund të paraqesë padi në gjykatën me kompetencë të përgjithshme territoriale ose në gjykatën e vendbanimit/vendqëndrimit të paditësit.
Neni 323. Kompetenca territoriale Në kontestet për ushqimi, fëmiu përkatësisht përfaqësuesi i tij ligjor mund të paraqet padi në gjykatën me kompetencë të përgjithshme territoriale ose në gjykatën në territorin e të cilës paditësi e ka vendbanimin ose vendqëndrimin. - 324 Verify source ↗
Neni 324
AI-assisted research summary: In first-instance alimony disputes, a judicial panel of one judge and two lay judges directs and decides the procedure; in second instance, the court sits as a panel of three judges.
Neni 324. Kolegji gjyqësor Procedura për kontestin e ushqimisë në instancën e parë gjyqësore drejtohet dhe vendoset nga kolegji gjyqësor i përbërë nga një gjyqtar dhe dy gjyqtarë porotë, kurse në instancën e dytë gjykata përbëhet nga kolegji prej tre gjyqtarësh. - 325 Verify source ↗
Neni 325
AI-assisted research summary: Courts must act ex officio on child protection and maintenance in marital disputes where possible, and may only accept a parental maintenance agreement if it complies with this law.
Neni 325. Vendimi ex-officio (1) Në çdo rast që të jetë e mundshme, vendimet për mbrojtjen dhe mbajtjen e fëmijëve në kontestet martesore do të jenë ex-offitio (ne bazë të detyrës zyrtare), (2) Gjykata duhet të pranojë një marrëveshje të prindërve për mbajtjen financiare në përputhje me këtë ligj vetëm nëse marrëveshja është në përputhje me dispozitat e këtij ligji mbi çështjet për mbajtjen financiare. (3) Gjykata vendos ex – officio për mbajtjen financiare të fëmiut vetëm nëse është vërtetuar se i padituri është baba i fëmiut, respektivisht është e vërtetuar se e paditura është nëna e fëmiut. - 326 Verify source ↗
Neni 326
AI-assisted research summary: The Guardian Authority may bring or represent court proceedings on behalf of a minor child, including to seek increased maintenance or enforcement in specified circumstances.
Neni 326. Përfshirja e Organit të Kujdestarisë (1) Organi i Kujdestarisë në emër të fëmiut të mitur mund të inicojë dhe të përfaqësojë procesin gjyqësor. (2) Ai gjithashtu mund të inicojë procesin gjyqësor për rritjen e alimentacionit nëse prindi i cili ka kujdestarinë për fëmiun nuk ushtron një të drejtë të tillë për shkaqe të paarsyeshme. (3) Nëse prindi nuk kërkon zbatimin e vendimit me të cilin gjykata ka vendosur për alimentacion, Organi i Kujdestarisë në emër të fëmiut të mitur mund të kërkojë përmbarimin e vendimit të formës së prerë në Procedurën e Përmbarimit. - 327 Verify source ↗
Neni 327
AI-assisted research summary: The court can order temporary child maintenance measures on its own motion in certain child-support and custody disputes, and the guardianship authority must take necessary steps to provide temporary support if regular payments are not being made.
Neni 327. Masat e përkohshme ex-officio për mbajtjen e fëmijës (1) Në kontestet për mbajtje financiare të fëmijëve, në kontestet për kujdestarinë dhe në kontestet ku mbajtja financiare e fëmijës vendoset ex officio, gjykata përcakton ex officio masa të përkohshme për mbajtje financiare nëse të dy prindërit nuk kontribuojnë efektivisht ne mbajtjen financiare të fëmijës. (2) Nëse prindi i cili mbi bazë të vendimit të gjykatës është i detyruar të ofrojë shumën e përcaktuar për mbajtje financiare, nuk i kryen detyrimet e tij rregullisht, Organi i Kujdestarisë në bazë të kërkesës së prindit tjetër apo si pjesë e detyrës së tij zyrtare ndërmerr të gjitha masat e domosdoshme për t’i ofruar fëmijës mbajtje financiare të përkohshme në përputhje me dispozitat mbi mbrojtjen sociale të fëmijëve. (3) Masa duhet të zgjasë për aq sa prindi nuk i përmbush detyrimet e tija. (4) Ndaj këtij prindi do të inicohet zbatimi i masave nëse kjo është e domosdoshme. - 328 Verify source ↗
Neni 328
AI-assisted research summary: In disputes about child support or financial maintenance for adult children, the court may order temporary measures only if the plaintiff requests them.
Neni 328. Masat e përkohshme për mbajtjen e fëmijëve (1) Në kontestet për alimentacion apo mbajtje financiare të fëmijëve të moshës madhore, gjykata mund të përcaktojë masa të përkohshme për alimentacionin e tyre ose mbajtjen financiare vetëm me kërkesën e paditësit. (2) Zbatimi i masave mund të inicohet sipas kërkesës së paditësit. - 329 Verify source ↗
Neni 329
AI-assisted research summary: The Custody Authority must encourage children and parents to make an out-of-court agreement.
Neni 329. Inkurajimi i marrëveshjes jashtë gjyqësore Organi i Kujdestarisë është i detyruar që të inkurajojë fëmijët dhe prindërit që të lidhin marrëveshje jashtë gjyqësore. - 330 Verify source ↗
Neni 330
AI-assisted research summary: The court must consider the defendant’s financial and personal circumstances when deciding maintenance or alimony, and for a child it must also consider the child’s age and education needs.
Neni 330. Parimet e përcaktimit të mbajtjes dhe alimentacionit (1) Detyrimi për të dhënë mbajtje financiare ose alimentacion përcaktohet në proporcion me të gjitha mjetet e të paditurit dhe brenda kufijve të nevojave të paditësit. (2) Gjykata duhet të ketë parasysh gjendjen financiare të të paditurit, aftësinë për të punuar, mundësinë faktike për punësim, kushtet shëndetësore, nevojat personale, detyrimet ligjore dhe të gjitha kushtet tjera relevante. (3) Kur alimentacioni kërkohet për fëmiun, gjykata merr parasysh moshën e fëmiut dhe të gjitha nevojat për edukim dhe arsimimin. - 331 Verify source ↗
Neni 331
AI-assisted research summary: A court may change an earlier maintenance or alimony decision if the circumstances have changed, on request by the plaintiffs or the person obliged to pay.
Neni 331. Përshtatja e vendimeve për mbajtje (1) gjykata me kërkesën e paditësve apo personave të detyruar mund të ndryshoj vendimin ashtu që të ndërprej të shtoj, të zvogëlojë mbajtjen financiare ose alimentacionin i cili është përcaktuar me anë të vendimit të mëparshëm gjyqësor nëse rrethanat mbi të cilat është bazuar vendimi kanë ndryshuar. (2) Kushtet të cilat mund të ndryshojnë janë nevoja personale dhe rritje e shpenzimeve të jetesës në anë të kërkuesit si dhe statusit financiar të të pandehurit në anën tjetër. - 332 Verify source ↗
Neni 332
AI-assisted research summary: If the court finds the parents cannot meet a minor child's maintenance needs, it must notify the Guardianship Body, which may expand the case; the child's legal representative may ask for that expansion.
Neni 332. Zgjerimi i padisë (1) Kur gjykata vjen në përfundim se prindërit vetëm apo së bashku nuk mund të përmbushin nevojat e alimentacionit të fëmiut të mitur për shumën e cila konsiderohet e nevojshme nga gjykata, Organi i Kujdestarisë do të informohet për këtë aspekt. (2) Në një rast të këtillë, Organi i Kujdestarisë mund të zgjerojë padinë në procesin gjyqësor për mbajtjen financiare dhe përfshin persona të tjerë të cilët në përputhje me ligjin janë të detyruar të sigurojnë mbajtjen financiare. (3) Vendimi për përfshirjen e këtyre personave është i pakontestueshëm. (4) Përfaqësuesi ligjor i fëmijës së mitur ka të drejtë të kërkojë një zgjerim të padisë nën kushtet e përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni. (5) Nëse në procedurën e mëtejme, gjykata vjen në përfundim se të afërmit të tjerë gjithashtu nuk kanë mjete për të plotësuar nevojat e fëmijës, Organi i Kujdestarisë do t’i merr të gjitha masat e domosdoshme për të siguruar nevojat e alimentacionit të fëmijës në përputhje me dispozitat mbi mbrojtjen sociale e posaçërisht ato të cekura në nenet 316-327. - 333 Verify source ↗
Neni 333
AI-assisted research summary: A competent court may issue a decision to increase maintenance or support, and it can keep enforcement running unless it orders otherwise.
Neni 333. Zbatimi i Vendimit gjyqësor (1) Vendimi për të shtuar mbajtjen financiare ose ushqimi në kërkesën e personit që ka të drejtë apo në bazë të propozimit të Organit të Kujdestarisë nxirret nga gjykata kompetente. Bazuar në vendimin në procedurën e zbatimit në përputhje me rregullat mbi lëshimin e zbatimit të vendimit i bazuar në vendimin ekzekutiv të gjykatës dhe të informacionit të organit kompetent të çështjeve statistikore. (2) Nëse i detyruari i ushqimisë kundërshton vendimin në vijim të paragrafit 1 të këtij neni, në shenjë të kundërshtimit se të hyrat e tija nuk kanë rritje në proporcion me rritjen e shpenzimeve të jetesës apo të kushteve tjera që kanë ndodhur të cilat nuk ndihmojnë rritjes e mbajtjes financiare apo ushqimi, gjykata do të udhëzojë personin e tillë që të inicojë çështjen gjyqësore brenda afatit kohor të urdhëruar për të shfuqizuar zbatimin si të papranueshëm. (3) Gjer sa zbatimi i çështjes gjyqësore të bëhet final, zbatimi i vendimit për të paguar shumën e vlerësuar për mbajtje financiare apo ushqimi do të zgjasë por gjykata mund të vendosë që të mos vazhdojë zbatimin nëse ajo mendon se debitori nuk do të dëmtohet nga një veprim i tillë. - 334 Verify source ↗
Neni 334
AI-assisted research summary: The employer must cooperate with the authority to make the required deduction from the person’s salary or earnings when a court decision for maintenance has become enforceable.
Neni 334. Bashkëpunimi në zbatim Punëdhënësi i personit ndaj të cilit vendimi gjyqësor për ushqimi apo mbajtje financiare është bërë i zbatueshëm, është i detyruar të bashkëpunojë me autoritetin për të ofruar zvogëlimin e detyrueshëm të kontributit të ushqimisë nga paga e personit ose fitimi. - 335 Verify source ↗
Neni 335
AI-assisted research summary: The public is excluded from the entire court process for maintenance and support cases.
Neni 335. Përjashtimi i publikut Në mënyrë që të garantohet mbrojtja e të drejtave personale të prindërve dhe fëmijëve, publiku përjashtohet nga i tërë procesi gjyqësor për mbajtje financiare dhe ushqimi. - 336 Verify source ↗
Neni 336
AI-assisted research summary: Revision is allowed in all disputes about financial maintenance and alimony.
Neni 336. Revizioni Revizioni është i lejuar në të gjitha kontestet për mbajtje financiare dhe ushqimi. 2. Parimet dhe procedurat e kontesteve në marrëdhëniet ndërmjet prindërve dhe fëmijëve - 337 Verify source ↗
Neni 337
AI-assisted research summary: Në çështjet për vërtetimin ose kundërshtimin e atësisë apo amësisë, fëmija ose përfaqësuesi i tij ligjor mund ta paraqesë padinë edhe në gjykata të tjera territoriale të lejuara nga kjo dispozitë.
Neni 337. Kompetenca Territoriale Në konteste për vërtetim apo kundërshtim të atësisë apo të amësisë, fëmija respektivisht përfaqësuesi i tij ligjor mund të paraqesë padinë edhe para gjykatës me kompetencë territoriale të përgjithshme apo në gjykatën në territorin e së cilës personi ka vendbanimin apo vendqëndrimin. - 338 Verify source ↗
Neni 338
AI-assisted research summary: In first-instance cases between parents and between parents and children, the judicial panel decides the procedure; in second instance, the panel consists of three judges.
Neni 338. Kolegji Gjyqësor Procedura gjyqësore ndërmjet prindërve dhe në mes të prindërve dhe fëmijëve në shkallën e parë do të drejtohet dhe vendoset nga kolegji i përbërë nga një gjyqtar dhe dy porotë, ndërsa në Gjykatën e shkallës së dytë kolegji do të përbëhet nga tre gjyqtarë. - 339 Verify source ↗
Neni 339
AI-assisted research summary: This article says who counts as a party in different paternity disputes.
Neni 339. Palët pjesëmarrëse (1) Në kontestet për vërtetim të atësisë, janë personat atësia e të cilëve vërtetohet fëmija dhe nëna e fëmijës. (2) Në kontestet për kundërshtim të atësisë së personit i cili në përputhje me ligjin është menduar të jetë ati i fëmijës, palë në procedurë gjyqësore: personi që kundërshton atësinë, fëmija dhe nëna e fëmijës. (3) Në kontestet ku personi i cili ka menduar se është baba i fëmijës, kundërshtimi i atësisë së personit i cili e ka njohur fëmijën si të tijin, palët në këtë kontest janë: personi i cili refuzon të njohë dhe pranojë atësinë, personi atësia e të cilit është kundërshtuar, fëmija dhe nëna e fëmijës. - 340 Verify source ↗
Neni 340
AI-assisted research summary: In certain paternity or maternity disputes involving a minor child, the court may consider facts not raised by the parties; it may not issue a judgment for absence or non-permission; judicial settlement is not allowed; and if the defendant admits paternity or maternity, the proceedings must be suspended and the court must immediately send the certified record and declaration to the competent registrar.
Neni 340. Procedurat e Përgjithshme Gjyqësore mbi vërtetimin e Atësisë dhe Amësisë (1) Në kontestet nga marrëdhëniet familjare ndërmjet prindërve dhe fëmijës së mitur dhe procedura për verifikim të refuzimit të atësisë apo amësisë, vetëm në rastin e fëmijës së mitur, gjykata mundë gjithashtu të merr parasysh faktet të cilat nuk janë marrë parasysh nga palët. (2) Në një kontest të tillë nuk mund të ketë vendim të shpallur për shkak të mungesës apo mos lejimit. (3) Në kontestet nga vërtetimi apo refuzimi i atësisë ose amësisë, marrëveshja gjyqësore nuk është e lejuar. (4) Nëse në procedurën gjyqësore për vërtetimin e atësisë apo amësisë i padituri e njeh atësinë e tij respektivisht amësinë, procedura do të suspendohet dhe gjykata menjëherë do të dërgojë një kopje të çertifikuar të protokolit së bashku me deklaratën për njohjen e atësisë respektivisht amësisë te zyrtari kompetent për regjistrimin e fëmijës në librin amëz. - 341 Verify source ↗
Neni 341
AI-assisted research summary: Në çështjet e atësisë, gjykata mund të kërkojë zgjerimin e padisë me persona të tjerë; disa persona nuk mund ta kundërshtojnë këtë zgjerim.
Neni 341. Sigurimi i pjesëmarrjes së domosdoshme, Refuzimi i kërkesës (1) Nëse me padinë për vërtetimin, përkatësisht për kundërshtimin e atësisë si paditës dhe të paditur nuk janë përfshirë të gjithë personat nga neni 339 të këtij ligji, gjykata do ta ftojë paditësin që ta zgjerojë me persona të tjerë. Ata persona nuk mund t’i bëjnë kundërshtim zgjerimit të padisë. (2) Nëse në kontestin për kundërshtimin e atësisë paditësi brenda afatit që e ka caktuar gjykata nuk e zgjeron padinë me personat, të cilët nuk janë përfshirë në padi ose nëse këta persona brenda afatit të njëjtë nuk i bashkohen padisë si paditës të rinj, padia do të hudhet poshtë. (3) Nëse në kontestin për vërtetimin e atësisë paditësi brenda afatit që e ka caktuar gjykata nuk e zgjeron padinë me personat të cilët nuk janë përfshirë në padi, ose nëse ata persona brenda afatit të njëjtë nuk i bashkohen padisë si paditës të rinj, gjykata lidhur me këtë gjë do të njoftojë Organin e Kujdestarisë dhe do të ia caktojë afatin brenda të cilit mund ta zgjerojë padinë me personat që nuk janë përfshirë në padi. (4) Nëse nuk ka palë tjetër pjesëmarrëse në procesin gjyqësor brenda afatit të dhënë, kërkesa do të refuzohet. - 342 Verify source ↗
Neni 342
AI-assisted research summary: In family disputes between parents and minor children, the court must notify the Guardianship Authority when the legal representative is not properly representing the child, and the Authority may participate in the case.
Neni 342. Përfshirja e Organit të Kujdestarisë (1) Për kontestet nga marrëdhëniet familjare ndërmjet prindërve dhe fëmijëve të mitur gjykata do ta njoftojë Organin e Kujdestarisë, nëse konstaton se përfaqësuesi ligjorë nuk tregon kujdes të duhur në përfaqësim qoftë për shkak të mosdijes ose të pakujdesisë. (2) Organi i Kujdestarisë ka të drejtë të marrë pjesë në kontestin e atillë gjithmonë kur çmon se këtë gjë e kërkojnë interesat e arsyeshme të fëmijës që është palë në kontest. (3) Si pjesëmarrës në procedurë, Organi i Kujdestarisë është i autorizuar që të jep propozime për mbrojtjen e të drejtave dhe të interesave të fëmijëve, që t’i paraqet edhe faktet të cilat nuk i kanë theksuar palët dhe të propozojë që të mblidhen provat e nevojshme, të ushtrojë mjete juridike dhe të ndërmerr veprime tjera kontestimore. (4) Gjykata është e detyruar të ftojë Organin e Kujdestarisë pjesëmarrës në procedurë në të gjitha seancat dhe të dërgojë të gjitha vendimet e saja te ky organ. - 343 Verify source ↗
Neni 343
AI-assisted research summary: If a child and the parent who legally represents the child have conflicting interests in the case, the Guardianship Authority may appoint a special guardian, and must do so when the child and that parent are opposing parties as plaintiff and defendant.
Neni 343. Mbrojtja e Fëmijëve me anë të Kujdestarit të veçantë (1) Nëse fëmija dhe prindi i cili sipas Ligjit e përfaqëson fëmijën së bashku e paraqesin padinë për vërtetimin ose kundërshtimin e padisë, përkatësisht nëse janë të paditur me padi të njëjtë ai prind do ta përfaqësojë fëmijën edhe në kontest por Organi i Kujdestarisë mund t’i caktojë fëmijës kujdestarin e veçantë nëse ndërmjet prindit dhe fëmijës në atë kontest ekzistojnë interesa të kundërta.. (2) Nëse fëmija dhe prindi i cili është përfaqësues ligjor i fëmiut, kanë interesa të kundërta dhe janë palë të kundërta në procedurë si të paditur dhe paditës, Organi i Kujdestarisë do të emërojë kujdestarin e veçantë për këtë fëmijë. - 344 Verify source ↗
Neni 344
AI-assisted research summary: In guardianship proceedings, the court may set temporary measures to protect, educate, and place the child.
Neni 344. Masa ex officio të përkohshme për mbrojtjen e fëmijëve (1) Në procedurat për kujdestarinë, gjykata ex officio mund të caktojë masa të përkohshme për mbrojtjen, edukimin dhe vendosjen e fëmijës. (2) Masat e përkohshme mund të zbatohen pavarësisht nga vendimi i marrë në kontestin themelor ose natyra e procesit themelor nëse kjo konsiderohet e domosdoshme. (3) Kundërshtimi ndaj vendimit mbi masat e përkohshme nuk e ndal ekzekutimin e vendimit. - 345 Verify source ↗
Neni 345
AI-assisted research summary: Public access is excluded from certain court proceedings about paternity and guardianship of a minor.
Neni 345. Përjashtimi i Publikut Në kontestet për vërtetim apo kundërshtim të atësisë dhe në kontestin për kujdestari të personit të mitur, publiku është i përjashtuar nga procesi gjyqësor me qëllim të sigurimit të mbrojtjes për fëmijën. - 346 Verify source ↗
Neni 346
AI-assisted research summary: Palët që bashkërisht nisin një kontest për atësinë ose amësinë, ose që janë paditës në të njëjtin proces, trajtohen si një palë kontestuese; veprimet kontestuese të një pale mund të kenë efekt edhe për palën tjetër.
Neni 346. Procedura e Kontestit të përbashkët Palët të cilat bashkërisht inicojnë kontestin për refuzimin ose vërtetimin e atësisë apo amësisë, respektivisht të cilat janë paditës në procesin gjyqësor të njëjtë, konsiderohen sikur të ishin një palë kontestuese, kështu që nëse ndërgjyqësit pengojnë ndonjërin nga veprimet kontestuese, efektet e veprimit të kontestueshëm të ndërmarra nga pala tjetër ndërgjyqëse shtrihen mbi palën e cila nuk ka ndërmarrë një veprim të tillë. - 347 Verify source ↗
Neni 347
AI-assisted research summary: The court may decide procedural costs at its discretion.
Neni 347. Shpenzimet Gjykata vendos sipas diskrecionit të saj mbi shpenzimet e procedurës. - 348 Verify source ↗
Neni 348
AI-assisted research summary: In certain appeals about paternity, maternity, or a minor child’s protection, upbringing, or financial support, the Second Instance Court must act on its own motion when possible and review even the parts of the decision not challenged on appeal.
Neni 348. Masat ex officio në shkallë të parë (1) Në procedurën ankimore për vërtetimin e atësisë apo amësisë dhe në kontestin mbi mbrojtjen, edukimin apo mbajtjen financiare të fëmijës të mitur, Gjykata e Shkallës së Dytë do të ndërmarrë ex officio vendimin në interes të fëmijës së mitur kurdoherë që kjo të jetë e mundur. (2) Në rast të kontestit nën Paragrafin (1), Gjykata e Shkallës së Dytë do të kontrollojë edhe pjesët e vendimit të cilat nuk janë kundërshtuar me ankesë. IV. DISPOZITAT E PROCEDURËS CIVILE - 349 Verify source ↗
Neni 349
AI-assisted research summary: In marital disputes and disputes between family members, the Civil Procedure Law applies unless this law says otherwise.
Neni 349. Zbatimi i Ligjit mbi Kontestet Gjyqësore Në kontestet martesore dhe ndërmjet anëtarëve të familjes zbatohen dispozitat e Ligjit të Procedurës Kontestimore nëse ky ligj nuk parashikon ndryshe. - 350 Verify source ↗
Neni 350
AI-assisted research summary: For matters that this law says must be decided in non-contentious procedure, the provisions of the Law on Non-Contentious Procedure apply.
Neni 350. Zbatimi i Ligjit të Procedurës Jashtë Kontestimore Në çështjet juridike për të cilat me këtë Ligj është rregulluar se do të zgjidhen në procedurën jashtë kontestimore, do të zbatohen dispozitat e Ligjit të Procedurës jashtë kontestimore. V. PROCEDURA E PËRMBARIMIT - 351 Verify source ↗
Neni 351
AI-assisted research summary: This article says which court has territorial competence for enforcement when a court order requires handing over a child.
Neni 351. Kompetenca Territoriale (1) Lidhur me vendimin për përmbarimin e vendimit të gjykatës me të cilin urdhërohet dorëzimi i fëmijës prindit ose personit tjetër, të cilit i është besuar fëmija në ruajtje dhe shkollim, kompetente është gjykata e cila e ka kompetencën e përgjithshme territoriale për palën që kërkon përmbarimin, si dhe gjykata në territorin e të cilës gjendet fëmija. (2) Gjykata në territorin e së cilës është fëmija ka juridiksion territorial për tu kujdesur për zbatimin e përmbarimit. - 352 Verify source ↗
Neni 352
AI-assisted research summary: The court must handle forced enforcement urgently, protect the child as much as possible, and seek help from the guardianship authority.
Neni 352. Procedurat Zbatuese (1) Me rastin e zbatimit të përmbarimit të dhunshëm gjykata kujdeset për karakterin e ngutshëm të procedurës dhe për nevojën që në masën maksimale të mbrohet personaliteti i fëmijës. (2) Gjykata pasi t’i çmojë të gjitha rrethanat e rastit vendos a thua përmbarimi do të zbatohet me caktimin e gjobave kundër personit te i cili ndodhet fëmija ose me marrjen e fëmijës prej atij personi. (3) Nëse qëllimi i përmbarimit nuk mund të arrihet me caktimin e vendimit për gjobat, përmbarimi do të zbatohet me marrjen e fëmijës prej personit te i cili ndodhet fëmija dhe me dorëzimin e fëmijës prindit, përkatësisht personit tjetër të cilit i është besuar fëmija dhe me dorëzimin e fëmijës prindit përkatësisht personit tjetër të cilit i është besuar ai për ruajtje dhe edukim. (4) Në procedurën e përmbarimit gjykata do ta kërkojë ndihmën e organit të kujdestarisë. VI. DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 353 Verify source ↗
Neni 353
AI-assisted research summary: This article says the procedural rules for courts, the guardianship body, other bodies, and authorized persons are governed by the applicable law until a new law is issued.
Neni 353. Procedura e Ligjit të familjes Rregullat e procedurës për gjykatat, Organin e Kujdestarisë, organet tjera dhe personat e autorizuar siç janë cekur në këtë ligj rregullohen me ligjin e aplikueshëm, deri në nxjerrjen e ligjit të ri që rregullon këtë materie. - 354 Verify source ↗
Neni 354
AI-assisted research summary: Pending court matters are completed under the laws that were already in force, and the filing deadlines in this law apply to cases where the deadline has not yet passed.
Neni 354. Dispozitat Kalimtare (1)Çështjet që janë në procedim e sipër për gjykim do të përfundojnë sipas ligjeve që kanë qenë ne fuqi. (2) Afatet e përcaktuara më këtë ligj për paraqitjen e padisë do të zbatohen në të gjitha ato raste te të cilat nuk kanë kaluar afatet sipas dispozitave të këtij ligji. - 355 Verify source ↗
Neni 355
AI-assisted research summary: This law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 355. Hyrja në Fuqi Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. Më 16 shkurt 2006 UNMIK/REG/2006/7
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.