KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS — Part 1 | KUV-06/L-074-KOD — Kosovo law | Esheria

KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Part 1 of 3 · provisions 1–200

This is the preamble introducing the Criminal Code of the Republic of Kosovo.

AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.

Jurisdiction
Kosovo
Instrument
Statute
Citation
KUV-06/L-074-KOD
Version
Undated source snapshot
Language
sq
Updated
Official source
View official record ↗
Complete work
View statute overview
abuse of monopoly position abuse of office access device misuse accounting records age restrictions aiding after offence alcohol sales alternative penalties ammunition amnesty and pardon animal feed animal fighting animal health animal medicine animal products animal treatment anti-corruption anti-fraud armed conflict arson asset concealment asset confiscation asset declaration asset management +397 more

Statute overview

About this statute

This is the preamble introducing the Criminal Code of the Republic of Kosovo. This article says criminal offences and criminal sanctions are only provided for conduct that seriously harms protected human and social values. Criminal offences, criminal sanctions, and compulsory treatment measures must be set only by law, and criminal definitions cannot be interpreted by analogy. This article says the law in force at the time of the offence applies, the more favourable law applies if the law changes before the final judgment, and a non-criminalized offence may stop a criminal sanction from being executed. This article lists criminal sanctions and says compulsory treatment measures may be imposed on a perpetrator who is not criminally responsible or who is addicted to drugs or alcohol.

Legal text

Provisions of KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Showing 200 of 436

Part preamble

Preamble

  1. preamble

    AI-assisted research summary: This is the preamble introducing the Criminal Code of the Republic of Kosovo.

    GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 1 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS PJESA E PËRGJITHSHME KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
  1. 1

    AI-assisted research summary: This article says criminal offences and criminal sanctions are only provided for conduct that seriously harms protected human and social values.

    Neni 1 Bazat dhe kufijtë e sanksioneve penale 1. Veprat penale dhe sanksionet penale parashihen vetëm për ato sjellje me të cilat cenohen apo dëmtohen në atë masë liritë dhe të drejtat e njeriut si dhe të drejtat tjera dhe vlerat shoqërore të garantuara dhe të mbrojtura me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me të drejtën ndërkombëtare, mbrojtja e të cilave nuk do të mund të realizohej pa sanksione penale të shtetit ligjor. 2. Parashikimi i veprave penale si dhe llojet e masave dhe lartësia e sanksioneve penale për kryesit e veprave penale bazohen në domosdoshmërinë e sanksionit penalo juridik dhe proporcionalitetit të shkallës dhe natyrës së rrezikshmërisë për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të vlerave shoqërore.
  2. 2

    AI-assisted research summary: Criminal offences, criminal sanctions, and compulsory treatment measures must be set only by law, and criminal definitions cannot be interpreted by analogy.

    Neni 2 Parimi i ligjshmërisë 1. Veprat penale, sanksionet penale dhe masat e trajtimit të detyrueshëm përcaktohen vetëm me ligj. 2. Askujt nuk mund t’i shqiptohet sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm për një vepër nëse para kryerjes së saj nuk është përcaktuar me ligj si vepër penale dhe nuk është paraparë sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm për atë vepër. 3. Përkufizimi i një vepre penale duhet të përcaktohet në mënyrë të saktë dhe nuk lejohet interpretimi sipas analogjisë. Në rast paqartësie, përkufizimi i veprës penale interpretohet në favor të personit ndaj të cilit zhvillohet procedura penale.
  3. 3

    AI-assisted research summary: This article says the law in force at the time of the offence applies, the more favourable law applies if the law changes before the final judgment, and a non-criminalized offence may stop a criminal sanction from being executed.

    Neni 3 Zbatimi i ligjit më të favorshëm 1. Ndaj kryesit zbatohet ligji që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 2 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2. Në rast se ligji në fuqi ndryshon para shqiptimit të vendimit të formës së prerë, atëherë ndaj kryesit zbatohet ligji që është më i favorshëm. 3. Nëse ligji i ri nuk e inkriminon veprën, por kryesi është dënuar me aktgjykim të formës së prerë në pajtim me ligjin e mëparshëm, sanksioni penal nuk fillon të ekzekutohet ose ndërpritet në rast se ka filluar. 4. Një ligj i cili shprehimisht ka qenë në fuqi vetëm për një kohë të caktuar, zbatohet për ato vepra penale që janë kryer gjatë kohës kur ai ligj ka qenë në fuqi edhe në rastin kur nuk është më në fuqi, përveç nëse vetë ligji shprehimisht përcakton ndryshe.
  4. 4

    AI-assisted research summary: This article lists criminal sanctions and says compulsory treatment measures may be imposed on a perpetrator who is not criminally responsible or who is addicted to drugs or alcohol.

    Neni 4 Sanksionet penale dhe masat e trajtimit të detyrueshëm 1. Sanksionet penale janë: 1.1. dënimet kryesore; 1.2. dënimet alternative; 1.3. dënimet plotësuese; dhe 1.4. vërejtja gjyqësore. 2. Masat e trajtimit të detyrueshëm, të cilat mund t’i shqiptohen kryesit që nuk është penalisht i përgjegjshëm ose është i varur nga droga, ose nga alkooli, janë: 2.1. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor; 2.2. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri; dhe 2.3. trajtimi me rehabilitim të detyrueshëm të personave të varur nga droga apo alkooli.
  5. 5

    AI-assisted research summary: When a criminal sanction or compulsory treatment measure is being carried out, some rights of the offender may be limited only to the extent allowed by the nature or content of that sanction or measure, and only in a way that respects human dignity.

    Neni 5 Kufizimet në ekzekutimin e sanksioneve penale dhe masave të trajtimit të detyrueshëm Me ekzekutimin e sanksionit penal ose masës së trajtimit të detyrueshëm, kryesit të veprës penale mund ti kufizohen të drejtat e caktuara vetëm deri në atë masë e cila i përgjigjet natyrës apo përmbajtjes së sanksionit ose masës dhe vetëm në mënyrën me të cilën sigurohet respektimi i dinjitetit njerëzor të tij apo saj, në pajtim me kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.
  6. 6

    AI-assisted research summary: The general part of this Code applies to all criminal offences defined by the laws of Kosovo.

    Neni 6 Zbatimi i pjesës së përgjithshme të këtij Kodi Dispozitat e pjesës së përgjithshme të këtij Kodi zbatohen për të gjitha veprat penale të përcaktuara me ligjet e Republikës së Kosovës. KAPITULLI II VEPRAT PENALE DHE PËRGJEGJËSIA PENALE
  7. 7

    AI-assisted research summary: This article defines a criminal offence as an unlawful act defined by law, with legally defined characteristics, and for which the law provides a criminal sanction or compulsory treatment measure.

    Neni 7 Vepra penale Vepra penale është vepër e kundërligjshme e cila është e përcaktuar me ligj si vepër penale, tiparet e së cilës janë të përcaktuara me ligj dhe për të cilën me ligj është përcaktuar sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 3 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  8. 8

    AI-assisted research summary: A criminal offense may be committed by an act or by omission.

    Neni 8 Mënyra e kryerjes së veprës penale 1. Vepra penale mund të kryhet me veprim ose me mosveprim. 2. Vepra penale kryhet me mosveprim vetëm kur kryesi nuk e ndërmerr veprimin të cilin ka qenë i obliguar ta ndërmerr.
  9. 9

    AI-assisted research summary: A criminal offence is treated as committed when the perpetrator acts or was required to act, regardless of when the consequence occurs.

    Neni 9 Koha e kryerjes së veprës penale Vepra penale kryhet në kohën kur kryesi ka vepruar apo ka qenë i detyruar të veprojë pa marrë parasysh kohën kur është shkaktuar pasoja.
  10. 10

    AI-assisted research summary: This provision says where a criminal offence is regarded as committed or attempted/prepared.

    Neni 10 Vendi i kryerjes së veprës penale 1. Vepra penale kryhet në vendin ku kryesi ka vepruar apo ka qenë i detyruar të veprojë ashtu si dhe në vendin ku është shkaktuar pasoja. 2. Vepra penale është përgatitur ose është tentuar në vendin ku kryesi ka vepruar si dhe në vendin ku kryesi ka dashur që të shkaktohet pasoja.
  11. 11

    AI-assisted research summary: An act that would otherwise meet the legal features of an offence is not a criminal offence if it is of minor importance.

    Neni 11 Vepra e rëndësisë së vogël Nuk përbën vepër penale ajo vepër e cila edhe pse përmban tiparet e veprës penale të përcaktuar me ligj, paraqet vepër të rëndësisë së vogël. Vepra është e rëndësisë së vogël kur rrezikshmëria e saj është e parëndësishme për shkak të natyrës ose peshës së veprës; mungesës ose pasojave të dëmshme të parëndësishme; rrethanave në të cilat është kryer vepra; shkallës së ulët të përgjegjësisë penale të kryesit; ose rrethanave personale të kryesit.
  12. 12

    AI-assisted research summary: Acts done in necessary defence are not criminal offences.

    Neni 12 Mbrojtja e nevojshme 1. Vepra e kryer në mbrojtje të nevojshme nuk është vepër penale. 2. Mbrojtja e nevojshme është mbrojtja e cila është e domosdoshme për të zmbrapsur sulmin e kundërligjshëm, real dhe të atëçastshëm ndaj vetes ose personit tjetër me kusht që karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me shkallën e rrezikut që paraqet sulmi. 3. Disproporcioni ndërmjet sulmit dhe zmbrapsjes së sulmit konsiderohet tejkalim i kufijve të mbrojtjes së nevojshme. 4. Kryesi i cili i tejkalon kufijtë e mbrojtjes së nevojshme mund të dënohet më lehtë. Nëse kryesi tejkalon kufijtë për shkak të tronditjes së fortë apo frikës së shkaktuar nga sulmi, ai mund të lirohet nga dënimi.
  13. 13

    AI-assisted research summary: Veprat e kryera në nevojë ekstreme nuk konsiderohen vepër penale.

    Neni 13 Nevoja ekstreme 1. Vepra e kryer në kushtet e nevojës ekstreme nuk është vepër penale. 2. Nevoja ekstreme ekziston nëse personi e kryen veprën për të zmbrapsur prej vetes ose tjetrit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 4 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS rrezikun e atëçastshëm e të paprovokuar, i cili nuk mund të evitohet në mënyrë tjetër, me kusht që e keqja e shkaktuar të mos jetë më e madhe se e keqja që është kanosur. 3. Kur kryesi e shkakton rrezikun nga pakujdesia apo i tejkalon kufijtë e nevojës ekstreme, dënohet më butë. Kur kryesi i tejkalon kufijtë në rrethana veçanërisht lehtësuese, ai mund të lirohet nga dënimi. 4. Nuk ekziston nevoja ekstreme nëse kryesi ka qenë i obliguar me ligj që t’i ekspozohet rrezikut.
  14. 14

    AI-assisted research summary: This article says an act committed under irresistible violence or threat is not a criminal offence only if the person reports the coercion and unlawful act to the competent authorities immediately after the danger ends.

    Neni 14 Dhuna ose kanosja 1. Vepra e kryer nën ndikimin e dhunës së papërballueshme ose kanosjes së papërballueshme nuk është vepër penale vetëm nëse personi menjëherë pas pushimit të rrezikut e lajmëron shtrëngimin dhe veprën e kundërligjshme tek organet kompetente. 2. Nëse vepra penale është kryer nën ndikimin e dhunës së përballueshme apo kanosjes së përballueshme, dënimi mund të zbutet vetëm nëse personi menjëherë pas pushimit të rrezikut e lajmëron shtrëngimin dhe veprën e kundërligjshme tek organet kompetente. 3. Kushdo që përdor dhunën ose kanosjen sipas paragrafit 1. dhe 2. të këtij neni konsiderohet kryes i veprës penale.
  15. 15

    AI-assisted research summary: An act committed under duress is not treated as a criminal offence if it is done to avoid unavoidable violence or an unavoidable threat that endangers life, body, or liberty, and the person reports it immediately after the danger ends.

    Neni 15 Veprat e kryera nën shtrëngim 1. Vepra e kryer nën shtrëngim nuk është vepër penale. 2. Vepra kryhet nën shtrëngim kur personi i ballafaquar me dhunën e pashmangshme apo kanosjen e dhunës që nuk mund të shmanget e që rrezikon jetën, trupin ose lirinë, kryen vepër të kundërligjshme për të mënjanuar rrezikun nga vetja ose personi tjetër. Vepra do të konsiderohet se është kryer nën shtrëngim vetëm nëse personi menjëherë pas pushimit të rrezikut e lajmëron shtrëngimin dhe veprën e kundërligjshme tek organet kompetente. 3. Vepra nuk kryhet nën shtrëngim nëse dhe deri në masën që nga kryesi mund të pritet në rrethanat e shkaktuara që të pranojë rrezikun, në veçanti nëse ai ka shkaktuar rrezikun ose nëse ka qenë i detyruar ligjërisht që të ballafaqohet me një dhunë të tillë të atëçastshme apo me kërcënim të dhunës. Në rrethana të tilla dënimi mund të zbutet.
  16. 16

    AI-assisted research summary: A person is not excused from criminal responsibility for an offence committed under an order from the government or a superior, unless specific conditions are met.

    Neni 16 Urdhrat nga lartë 1. Kur vepra penale është kryer nga një person në bazë të një urdhri qeveritar ose të një eprori, qoftë ushtarak ose civil, kryesi nuk lirohet nga përgjegjësia penale, përveç kur: 1.1. personi ka qenë i detyruar ligjërisht që t’i bindet urdhrit të tillë; 1.2. personi nuk e ka ditur se urdhri i tillë ka qenë i paligjshëm; dhe 1.3. urdhri i tillë nuk ishte në mënyrë të dukshme i paligjshëm. 2. Urdhrat për të kryer gjenocid, krime lufte apo krime kundër njerëzimit janë të paligjshëm në të gjitha rrethanat. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 5 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  17. 17

    AI-assisted research summary: A person is criminally liable if mentally capable and the offence was committed intentionally or negligently; negligence liability applies only when the law expressly says so, and no one is criminally liable for an offence committed while under 14.

    Neni 17 Përgjegjësia penale 1. Kryesi i veprës penale është penalisht përgjegjës nëse është mendërisht i aftë dhe veprën penale e ka kryer me dashje apo nga pakujdesia. 2. Një person është penalisht përgjegjës për veprën penale të kryer nga pakujdesia vetëm nëse këtë shprehimisht e përcakton ligji. 3. Personi nuk është penalisht përgjegjës nëse në kohën e kryerjes së veprës penale është nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet.
  18. 18

    AI-assisted research summary: A person who committed a criminal offense may be treated as mentally incapacitated or as having diminished mental capacity if the listed mental conditions affected understanding or control at the time of the offense.

    Neni 18 Paaftësia mendore dhe aftësia e zvogëluar mendore 1. Personi i cili ka kryer vepër penale konsiderohet i paaftë mendërisht nëse në kohën e kryerjes së veprës penale lëngonte nga një sëmundje mendore e përkohshme ose e përhershme, nëse kishte çrregullim mendor apo ngecje në zhvillimin mendor që e ka prekur funksionimin e tij/saj mendor dhe si pasojë e kësaj, nuk ka qenë në gjendje të kuptojë natyrën dhe rëndësinë apo pasojën e veprimeve ose mosveprimeve të tij/saj ose nuk ka qenë në gjendje t’i kontrollojë veprimet ose mosveprimet e tij/saj apo të kuptojë se kryen vepër penale. 2. Personi i cili ka kryer vepër penale konsiderohet se ka aftësi të zvogëluar mendore nëse në kohën e kryerjes së veprës penale aftësia e tij/saj për të kuptuar natyrën dhe rëndësinë apo pasojën e veprimeve ose mosveprimeve të tij/saj ka qenë esencialisht e zvogëluar për shkaqet e cekura në paragrafin 1. të këtij neni. Personi i tillë konsiderohet penalisht përgjegjës, por këto rrethana merren parasysh nga gjykata kur vendos për kohëzgjatjen dhe llojin e sanksionit ose masës së trajtimit të detyrueshëm.
  19. 19

    AI-assisted research summary: A person is criminally responsible if they put themselves into intoxication by alcohol, drugs, or another means and, because of that state, cannot understand or control their conduct, provided their prior acts or omissions were intentional or negligent and the law allows liability for negligent commission.

    Neni 19 Kryerja e veprës penale në gjendje të dehur Personi është penalisht përgjegjës nëse duke përdorur alkool, narkotik apo me ndonjë mënyrë tjetër e sjell veten në një gjendje të tillë që nuk mund të kuptoj rëndësinë e veprimit apo të mosveprimit të vet ose të kontrollojë sjelljen e vet, nëse para se të ketë sjellë veten në gjendje të tillë, veprimet ose mosveprimet e tij/saj kanë qenë të përfshira në dashjen apo pakujdesinë e tij/saj në lidhje me veprën penale dhe ligji parasheh përgjegjësi penale për kryerjen e kësaj vepre penale nga pakujdesia.
  20. 20

    AI-assisted research summary: A person is not criminally responsible if there is no causal link between their act or omission and the consequence.

    Neni 20 Lidhja shkakore Personi nuk është penalisht përgjegjës kur midis veprimit ose mosveprimit të tij dhe pasojës mungon lidhja shkakore.
  21. 21

    AI-assisted research summary: This article defines direct intent and eventual intent for a criminal act.

    Neni 21 Dashja 1. Vepra penale mund të kryhet me dashje direkte ose eventuale. 2. Personi vepron me dashje direkte kur është i vetëdijshëm për veprën e vet dhe e dëshiron kryerjen e saj. 3. Personi vepron me dashje eventuale kur është i vetëdijshëm se pasoja e ndaluar mund të shkaktohet si rezultat i veprimit ose i mosveprimit të tij dhe ai pranon shkaktimin e saj. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 6 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  22. 22

    AI-assisted research summary: The required knowledge, intent, negligence, or purpose for a criminal offence may be inferred from the factual circumstances.

    Neni 22 Dijenia, dashja, pakujdesia ose qëllimi Dijenia, dashja, pakujdesia ose qëllimi i kërkuar si element i veprës penale mund të nxirret nga rrethanat faktike.
  23. 23

    AI-assisted research summary: This article says a criminal offence can be committed through conscious or unconscious negligence.

    Neni 23 Pakujdesia 1. Vepra penale mund të kryhet me pakujdesi të vetëdijshme apo të pavetëdijshme. 2. Personi vepron me pakujdesi të vetëdijshme kur është i vetëdijshëm se pasoja e ndaluar mund të shkaktohet si rezultat i veprimit ose të mosveprimit të tij, por me mendjelehtësi mendon se ajo nuk do të shkaktohet apo se ai do të mund ta parandalojë shkaktimin e saj. 3. Personi vepron me pakujdesi të pavetëdijshme kur nuk është i vetëdijshëm se pasoja e ndaluar mund të shkaktohet si rezultat i veprimit ose mosveprimit të tij edhe pse në rrethanat dhe sipas vetive të tij personale ka mund të ishte apo do duhej të ishte i vetëdijshëm për këtë mundësi.
  24. 24

    AI-assisted research summary: A heavier penalty may be imposed when a criminal offence causes consequences beyond the offender’s intent and those consequences are attributable to the offender’s negligence.

    Neni 24 Përgjegjësia për pasojat më të rënda Nëse kryerja e një vepre penale shkakton pasoja të cilat e tejkalojnë qëllimin e kryesit dhe për këtë ligji përcakton një dënim më të rëndë, dënimi më i rëndë mund të shqiptohet në rast se pasoja i atribuohet pakujdesisë së kryesit.
  25. 25

    AI-assisted research summary: A person is not criminally responsible if they were unaware of an offence’s features or wrongly believed circumstances existed that would have made the act lawful; if the mistake was due to negligence, liability applies only where the law specifically provides for negligent offences.

    Neni 25 Lajthimi faktik 1. Personi nuk është penalisht përgjegjës nëse në kohën e kryerjes së veprës penale nuk ka qenë i vetëdijshëm për ndonjë nga tiparet e asaj vepre ose gabimisht ka menduar se ekzistojnë rrethanat, të cilat faktikisht po të ekzistonin, kjo vepër do të ishte e lejuar. 2. Personi i cili për shkak të pakujdesisë ka qenë në lajthim është penalisht përgjegjës për veprën penale të kryer nga pakujdesia nëse ligji në mënyrë specifike parashikon përgjegjësinë penale për kryerjen e veprës së tillë nga pakujdesia.
  26. 26

    AI-assisted research summary: A person is not criminally responsible if, for reasonable reasons, they did not know and could not have known the act was prohibited.

    Neni 26 Lajthimi juridik 1. Personi i cili për shkaqe të arsyeshme nuk e ka ditur ose nuk ka mundur ta dijë se vepra është e ndaluar nuk është penalisht përgjegjës. 2. Nëse lajthimi ka qenë i evitueshëm, personi është penalisht përgjegjës por dënimi mund të zbutet. 3. Lajthimi juridik është i evitueshëm nëse çdo person ka mundur lehtësisht që ta dijë se vepra është e kundërligjshme ose nëse kryesi duke marrë parasysh profesionin, thirrjen ose detyrën e tij ka qenë i obliguar ta dijë se vepra është e kundërligjshme.
  27. 27

    AI-assisted research summary: A person who intentionally prepares to commit an offense can be punished only if a law expressly says so.

    Neni 27 Përgatitja e veprës penale 1. Kushdo që me dashje përgatit kryerjen e veprës penale do të dënohet vetëm nëse parashihet shprehimisht me ligj. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 7 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2. Kur ligji parasheh dënimin për përgatitjen e veprës penale të caktuar, përgatitja e veprës penale përfshin furnizimin me mjete ose aftësimin e mjeteve për kryerjen e veprës penale; mënjanimin e pengesave për kryerjen e veprës penale; marrëveshjen, planifikimin ose organizimin me personin tjetër për kryerjen e veprës penale si dhe veprimet tjera me të cilat krijohen kushtet për kryerjen e drejtpërdrejt të veprës penale por të cilat nuk përbëjnë veprimin e kryerjes.
  28. 28

    AI-assisted research summary: Intentional attempts to commit a criminal offence are treated as an attempted offence, and the person is punished as if the offence were completed; the punishment may be reduced.

    Neni 28 Tentativa 1. Kushdo që me dashje ndërmerr veprime për kryerjen e veprës penale por vepra nuk është kryer ose elementet e veprës penale nuk janë realizuar, konsiderohet se ka tentuar të kryejë vepër penale. 2. Tentativa për të kryer vepër penale për të cilën mund të shqiptohet dënimi me tre ose më shumë vjet burgim dënohet. Tentativa për të kryer ndonjë vepër penale tjetër, dënohet vetëm nëse shprehimisht parashihet me ligj. 3. Personi që tenton të kryejë vepër penale dënohet si të kishte kryer veprën penale, por dënimi mund të zbutet.
  29. 29

    AI-assisted research summary: The court may release a person from punishment if the person attempted an offence using unsuitable means or against an unsuitable object.

    Neni 29 Tentativa e papërshtatshme Gjykata mund ta lirojë nga dënimi personin i cili tenton të kryejë vepër penale me mjet të papërshtatshëm ose ndaj objektit të papërshtatshëm.
  30. 30

    AI-assisted research summary: The court may relieve a person from punishment for a punishable attempt if the person voluntarily abandons the offense or prevents its consequences.

    Neni 30 Heqja dorë vullnetare nga tentativa 1. Gjykata mund ta lirojë personin nga dënimi për tentativë të dënueshme të veprës penale nëse personi i tillë heq dorë vullnetarisht nga kryerja e veprës penale të cilën e ka filluar, ndonëse është i vetëdijshëm se në pajtim me të gjitha rrethanat ai mund të vazhdonte veprën ose nëse pas kryerjes së një vepre të tillë parandalon shkaktimin e pasojave. 2. Në rastin e cekur në paragrafin 1. të këtij neni, kryesi dënohet për ato veprime të cilat përbëjnë vepër tjetër të veçantë penale. BASHKËPUNIMI NË KRYERJEN E VEPRËS PENALE
  31. 31

    AI-assisted research summary: If two or more people commit a criminal offense together, each is responsible and punished under the penalty provided for that offense.

    Neni 31 Bashkëkryerja Nëse dy apo më shumë persona së bashku kryejnë veprën penale duke marrë pjesë në kryerjen e veprës penale ose thelbësisht duke i kontribuar kryerjes së saj në ndonjë mënyrë tjetër, secili prej tyre është përgjegjës dhe dënohet me dënimin e paraparë për vepër penale.
  32. 32

    AI-assisted research summary: Kushdo që me dashje shtyt një person tjetër të kryejë vepër penale mund të dënohet si për veprën vetë, ose për tentativë sipas rrethanave.

    Neni 32 Shtytja 1. Kushdo që me dashje e shtytë personin tjetër të kryejë vepër penale dënohet sikurse ta kishte kryer vet atë vepër penale nëse vepra penale është kryer. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 8 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2. Kushdo që me dashje shtytë personin tjetër të kryejë vepër penale dënohet sikurse ta kishte kryer vet atë vepër penale nëse vepra penale është tentuar por nuk është kryer. 3. Kushdo që me dashje shtytë personin tjetër të kryejë vepër penale të dënueshme me së paku pesë (5) vjet burgim dhe vepra penale as që është tentuar, shtytësi dënohet për tentativë.
  33. 33

    AI-assisted research summary: Anyone who intentionally helps another person commit a criminal offence is punished more lightly than the main offender.

    Neni 33 Ndihma 1. Kushdo që me dashje ndihmon personin tjetër për kryerjen e veprës penale dënohet më dënim më të butë sesa kryesi i veprës. 2. Ndihma për të kryer një vepër penale përfshin, por nuk kufizohet në: dhënien e këshillave ose udhëzimeve se si të kryhet vepra penale; vënien në dispozicion të mjeteve për kryerjen e veprës penale; krijimin e kushteve ose mënjanimin e pengesave për kryerjen e veprës penale; ose premtimi paraprak se do të fshehë provat e kryerjes së veprës penale, kryesin apo identitetin e kryesit, mjetet e përdorura për kryerjen e veprës penale ose përfitimet që rrjedhin nga kryerja e veprës penale.
  34. 34

    AI-assisted research summary: A person who agrees, expressly or tacitly, with one or more others to commit or incite a serious offence and takes preparatory steps can be punished with the penalty for that offence.

    Neni 34 Bashkimi kriminal 1. Kushdo që shprehimisht apo në mënyrë të heshtur merret vesh me një apo me më shumë persona për të kryer ose për të nxitur kryerjen e një vepre penale të dënueshme me së paku pesë (5) vjet burgim dhe ndërmerr veprime përgatitore për realizimin e marrëveshjes së tillë, dënohet me dënimin e paraparë për atë vepër penale. 2. Gjykata mund ta zbusë dënimin ose ta liroj nga dënimi personin i cili është penalisht përgjegjës sipas paragrafit 1. të këtij neni nëse personi i tillë: 2.1. vullnetarisht heq dorë nga marrëveshja; 2.2. vullnetarisht ndërmerr veprime për parandalimin e ekzistencës së vazhdueshme të bashkimit kriminal ose të kryerjes së veprës penale në pajtim me qëllimet e saj; ose 2.3. vullnetarisht ia zbulon policisë njohuritë e marrëveshjes në kohën kur vepra penale e planifikuar ende mund të parandalohet.
  35. 35

    AI-assisted research summary: A person who agrees with others to commit a criminal offence, and one of them takes a substantial step toward it, is punished with the penalty prescribed for that offence.

    Neni 35 Marrëveshja për të kryer vepër penale 1. Kushdo që merret vesh me një apo me më shumë persona për të kryer vepër penale dhe një apo më shumë nga ata persona ndërmerr çfarëdo veprimi të rëndësishëm për kryerjen e veprës penale dënohet me dënimin e paraparë për atë vepër penale. 2. Për qëllime të këtij neni, shprehja “veprim i rëndësishëm drejt kryerjes së veprës penale” nuk duhet të jetë veprim penal por duhet të jetë hap i rëndësishëm përgatitor drejtë kryerjes së veprës penale të cilën personat janë pajtuar që ta kryejnë.
  36. 36

    AI-assisted research summary: The article says a co-perpetrator, instigator, or helper is criminally responsible within the limits of their own intent or negligence, and some personal circumstances apply only to the person they concern.

    Neni 36 Kufijtë e përgjegjësisë penale dhe ndëshkimi për bashkëpunim 1. Bashkëkryesi është penalisht përgjegjës brenda kufijve të dashjes apo të pakujdesisë së vet. 2. Personi i cili shtytë ose ndihmon në kryerjen e veprës penale është penalisht përgjegjës brenda kufijve të dashjes së tij. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 9 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 3. Rrethanat personale, përfshirë marrëdhëniet dhe cilësitë të cilat mund të rezultojnë në përjashtimin nga përgjegjësia penale, lirimin nga dënimi, ekzistimin e formave të rënda apo të lehta të veprës penale ose që ndikojnë në përcaktimin e dënimit, mund të merren parasysh vetëm ndaj personit për të cilin vlejnë. Nëse rrethanat personale të cilat ndërlidhen me kryesin kanë ndikim në zbutjen ose ashpërsimin e dënimit dhe këto rrethana konstituojnë element të veprës penale, bashkëkryesi, shtytësi ose ndihmësi është përgjegjës për dënimin e paraparë për vepër penale kur ai ka ditur për këtë rrethanë, edhe nëse nuk ka pasur lidhshmëri me të.
  37. 37

    AI-assisted research summary: A legal entity can be criminally liable for an offence committed by a responsible person acting in its name and for its benefit or causing damage.

    Neni 37 Përgjegjësia penale e personave juridik 1. Personi juridik është përgjegjës për veprën penale të kryer nga personi përgjegjës, i cili veprën e ka kryer duke vepruar në emër të personit juridik dhe për dobi apo interesin e tij ose me atë vepër penale është shkaktuar dëm. 2. Përgjegjësia e një personi juridik nga paragrafi 1. i këtij neni ekziston nëse vepra penale e personit përgjegjës është rezultat i: 2.1. një kompetence për të përfaqësuar personin juridik, një autoriteti për të marrë vendime në emër të personit juridik ose një autoriteti për të ushtruar kontroll brenda personit juridik; ose 2.2. mungesës së mbikëqyrjes ose kontrollit nga personi i përcaktuar në nënparagrafin 2.1 të këtij paragrafi, i cili ka bërë të mundur kryerjen e veprës penale në dobi të personit juridik nga një person përgjegjës nën autoritetin e tij. 3. Sipas kushteve të parapara në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni, personi juridik po ashtu është përgjegjës për veprën penale në rastin kur personi përgjegjës që ka kryer vepër penale nuk dënohet për atë vepër penale. 4. Përgjegjësia penale e personit juridik nuk përjashton nga përgjegjësia penale një person përgjegjës i cili ka kryer, organizuar, nxitur ose ndihmuar në kryerjen e të njëjtës vepër penale. KAPITULLI III DËNIMET
  38. 38

    AI-assisted research summary: The provision says punishment is intended to prevent future offending, rehabilitate the offender, deter others, compensate victims or the community for harm, and express society’s judgment and reinforce respect for the law.

    Neni 38 Qëllimi i dënimit 1. Qëllimet e dënimit janë: 1.1. të parandalojë kryesin nga kryerja e veprave penale në të ardhmen dhe të bëjë rehabilitimin e tij; 1.2. të parandalojë personat e tjerë nga kryerja e veprave penale; 1.3. të bëjë kompensimin e viktimave ose të komunitetit për humbjet ose dëmet e shkaktuara nga vepra penale; dhe 1.4. të shprehë gjykimin shoqëror për veprën penale, ngritjen e moralit dhe forcimin e detyrimit për respektimin e ligjit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 10 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  39. 39

    AI-assisted research summary: This article lists three types of penalties: main penalties, alternative penalties, and supplementary penalties.

    Neni 39 Llojet e dënimeve 1. Llojet e dënimeve janë: 1.1. dënimet kryesore; 1.2. dënimet alternative; dhe 1.3. dënimet plotësuese. DËNIMET KRYESORE
  40. 40

    AI-assisted research summary: This provision lists the principal penalties as life imprisonment, imprisonment, and a fine.

    Neni 40 Dënimet kryesore 1. Llojet e dënimeve kryesore janë: 1.1. dënimi me burgim të përjetshëm; 1.2. dënimi me burgim dhe 1.3. dënimi me gjobë.
  41. 41

    AI-assisted research summary: Ligji mund të parashohë burgim të përjetshëm për veprat më të rënda, por jo si dënim i vetëm kryesor për një vepër të veçantë penale.

    Neni 41 Dënimi me burgim të përjetshëm 1. Ligji mund të parasheh dënimin me burgim të përjetshëm për veprat më të rënda penale të kryera në rrethana veçanërisht rënduese ose për vepra penale që kanë shkaktuar pasoja shumë të rënda. 2. Ligji nuk mund të parasheh dënimin me burgim të përjetshëm si të vetmin dënim kryesor për një vepër të veçantë penale. 3. Dënimi me burgim të përjetshëm nuk mund t’i shqiptohet personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale nuk i ka mbushur njëzetenjë (21) vjet ose personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale ka pasur aftësi esencialisht të zvogëluar mendore.
  42. 42

    AI-assisted research summary: Imprisonment sentences must be at least 30 days and no more than 25 years, with a special rule allowing up to 35 years for offences that carry life imprisonment.

    Neni 42 Dënimi me burgim 1. Dënimi me burgim nuk mund të shqiptohet në kohëzgjatje më pak se tridhjetë (30) ditë e as më tepër se njëzet e pesë (25) vjet. 2. Për vepra penale për të cilat ligji parasheh dënim me burgim të përjetshëm, gjykata mund të shqiptoj dënim me burgim deri në tridhjetë e pesë (35) vjet. 3. Dënimi me burgim shqiptohet në vite dhe në muaj të plotë, e në rastet kur dënimi është deri në gjashtë (6) muaj, dënimi shqiptohet në ditë të plota.
  43. 43

    AI-assisted research summary: This article sets limits for fines, payment deadlines, and substitute sanctions if a convicted person cannot or will not pay.

    Neni 43 Dënimi me gjobë 1. Dënimi me gjobë nuk mund të jetë më pak se njëqind (100) Euro evropiane (në tekstin e mëtejmë “EURO”). Dënimi me gjobë nuk mund të tejkalojë njëzet e pesëmijë (25.000) Euro GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 11 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS ndërsa për veprat penale lidhur me terrorizëm, trafikim me njerëz, krim të organizuar ose veprat penale të kryera me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore nuk mund të tejkalojë pesëqind mijë (500.000) Euro. 2. Në aktgjykim caktohet afati i pagesës së dënimit me gjobë. Afati nuk mund të jetë më i shkurtër se pesëmbëdhjetë (15) ditë e as më i gjatë se tre (3) muaj, mirëpo në rrethana të arsyeshme gjykata mund të lejojë që dënimi me gjobë të paguhet me këste për një periudhë që nuk tejkalon dy (2) vjet. Aktgjykimi po ashtu duhet të përcaktojë se kur duhet të paguhen këstet dhe duhet të cek se mundësia e pagesës me këste do të revokohet nëse personi i dënuar nuk e paguan këstin me kohë. 3. Nëse personi i dënuar nuk dëshiron ose nuk mund të paguajë gjobën, gjykata mund të zëvendësojë dënimin me gjobë me dënim me burgim. Kur dënimi me gjobë zëvendësohet me dënimin me burgim, njëzet (20) Euro gjobë llogaritet barabartë me një (1) ditë burgim. Dënimi me burgim nuk mund të tejkalojë tre (3) vjet. 4. Nëse personi i dënuar nuk dëshiron ose nuk mund të paguajë gjobën në tërësi, gjykata do ta zëvendësojë pjesën e mbetur të gjobës me dënim me burgim, siç parashihet në paragrafin 3. të këtij neni. Nëse personi i dënuar e paguan pjesën e mbetur të gjobës, ekzekutimi i dënimit ndërpritet. 5. Nëse personi i dënuar nuk dëshiron ose nuk mund të paguajë gjobën, gjykata mundet, me pëlqimin e personit të dënuar, në vend të shqiptimit të dënimit me burgim, ta zëvendësojë dënimin me gjobë me urdhër për punë në dobi të përgjithshme. Urdhri për punë në dobi të përgjithshme llogaritet ashtu që tetë (8) orë të punës në dobi të përgjithshme llogariten me njëzet (20) Euro gjobë. Kohëzgjatja e punës në dobi të përgjithshme nuk mund të tejkalojë dyqind e dyzet (240) orë pune. 6. Dënimi me gjobë nuk ekzekutohet pas vdekjes së personit të dënuar.
  44. 44

    AI-assisted research summary: A court may replace a prison sentence of up to 6 months with a fine if the convicted person agrees.

    Neni 44 Zëvendësimi i dënimit me burgim me dënim me gjobë 1. Kur gjykata shqipton dënimin me burgim deri në gjashtë (6) muaj, gjykata njëkohësisht mund të vendosë që dënimi me burgim të zëvendësohet me dënim me gjobë, me pëlqimin e personit të dënuar. 2. Kur dënimi me burgim zëvendësohet me dënimin me gjobë, gjykata nuk kufizohet me shkallën e përllogaritjes të përcaktuar në nenin 43 paragrafi 3.
  45. 45

    AI-assisted research summary: Gjykata may replace up to 6 months of imprisonment with unpaid community service if the convicted person agrees.

    Neni 45 Zëvendësimi i dënimit me burgim me urdhrin për punë në dobi të përgjithshme 1. Gjykata, me pëlqimin e personit të dënuar, mund të zëvendësojë dënimin me burgim deri në gjashtë (6) muaj me urdhrin për punë në dobi të përgjithshme. 2. Nëse e shqipton urdhrin për punë në dobi të përgjithshme, gjykata e urdhëron personin e dënuar të kryejë punë në dobi të përgjithshme pa pagesë për një periudhë të caktuar kohore prej tridhjetë (30) deri në dyqind e dyzet (240) orë pune. Shërbimi sprovues vendos për llojin e punës në dobi të përgjithshme që duhet kryer nga personi i dënuar, cakton organizatën e veçantë për të cilën personi i dënuar do të kryejë punën në dobi të përgjithshme, vendos për ditët e javës gjatë të cilave puna në dobi të përgjithshme duhet të kryhet dhe e mbikëqyrë kryerjen e punës në dobi të përgjithshme. 3. Puna në dobi të përgjithshme duhet të kryhet brenda kohës së caktuar nga gjykata dhe kjo kohë nuk mund të jetë me gjatë se një (1) vit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 12 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 4. Nëse pas kalimit të kohës së caktuar personi i dënuar nuk e ka kryer punën në dobi të përgjithshme ose e ka kryer vetëm pjesërisht punën e tillë në dobi të përgjithshme, gjykata urdhëron dënimin me burgim. Një ditë burgim do të urdhërohet për çdo tetë (8) orë pune në dobi të përgjithshme që nuk është kryer. DËNIMET ALTERNATIVE
  46. 46

    AI-assisted research summary: This article lists alternative penalties: conditional sentence, half-freedom, and community work. If the court imposes a conditional sentence, it may also order mandatory rehabilitation treatment and supervision by the probation service.

    Neni 46 Dënimet alternative 1. Dënimet alternative janë: 1.1. dënimi me kusht; 1.2. gjysmëliria; dhe 1.3. urdhri për punë në dobi të përgjithshme. 2. Kur shqipton dënimin me kusht, gjykata po ashtu mund të shqiptojë: 2.1. urdhrin për trajtim të detyrueshëm rehabilitues; dhe 2.2. urdhrin për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues.
  47. 47

    AI-assisted research summary: The purpose of a suspended sentence is to avoid enforcing punishment for minor criminal offences when a warning with the threat of punishment is needed to stop further offending.

    Neni 47 Qëllimi i dënimit me kusht Qëllimi i dënimit me kusht është që të mos zbatohet dënimi për vepra të lehta penale, kur vlerësohet se tërheqja e vërejtjes me kërcënimin e dënimit është e nevojshme të ndalojë që kryesi të mos kryejë vepër penale.
  48. 48

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të japë dënim me kusht dhe të vendosë që ai të mos ekzekutohet nëse i dënuari nuk kryen vepër tjetër penale gjatë kohës së verifikimit.

    Neni 48 Dënimi me kusht 1. Gjykata mund t’ia shqiptojë kryesit dënimin me kusht në përputhje me dispozitat e këtij Kodi. 2. Me dënimin me kusht, gjykata ia cakton kryesit të veprës penale dënimin dhe në të njëjtën kohë urdhëron që ky dënim të mos ekzekutohet nëse personi i dënuar nuk kryen vepër tjetër penale për kohën e verifikimit të cilën e cakton gjykata. Koha e verifikimit nuk mund të jetë më e shkurtër se një (1) vit dhe as më e gjatë se pesë (5) vjet. 3. Në dënimin me kusht, gjykata mund të caktojë që dënimi të ekzekutohet, nëse në afatin e caktuar personi i dënuar nuk e kthen dobinë pasurore të fituar me kryerjen e veprës penale, nuk e kompenson dëmin që e ka shkaktuar me vepër penale ose nuk i përmbush detyrimet e tjera të parapara me dispozitat e këtij Kodi. Gjykata cakton afatin për përmbushjen e këtyre kushteve në kuadër të kohës së verifikimit. 4. Kur gjykata shqipton dënimin me burgim ose dënimin me gjobë, gjykata mund të shqiptojë dënimin me kusht për të dy këto dënime ose vetëm për dënimin me burgim.
  49. 49

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të shqiptojë dënim me kusht për disa kryes të veprave penale, sipas kufijve të dënimit me burgim dhe kushteve të përmendura në nen.

    Neni 49 Kushtet për shqiptimin e dënimit me kusht 1. Dënimi me kusht mund t’i shqiptohet kryesit të veprës penale për të cilën me ligj është paraparë dënimi me burgim deri në pesë (5) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 13 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2. Dënimi me kusht mund t’i shqiptohet kryesit të veprës penale për të cilën me ligj është paraparë dënimi me burgim deri në dhjetë (10) vjet, nëse zbatohen dispozitat e zbutjes së dënimit. 3. Dënimi me kusht mund t’i shqiptohet kryesit sipas paragrafit 1. dhe 2. të këtij neni nëse gjykata shqipton dënimin me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet, qoftë për një vepër penale ose për disa vepra në bashkim. 4. Me rastin e marrjes së vendimit për shqiptimin e dënimit me kusht, gjykata merr posaçërisht parasysh qëllimin e dënimit me kusht, sjelljen e mëparshme të kryesit, sjelljen e tij pas kryerjes së veprës penale, shkallën e përgjegjësisë penale dhe rrethanat e tjera në të cilat është kryer vepra penale. 5. Kur gjykata shqipton dënimin me burgim dhe dënimin me gjobë, gjykata mund të shqiptojë dënimin me kusht për të dy këto dënime ose vetëm për dënimin me burgim.
  50. 50

    AI-assisted research summary: The court must revoke a suspended sentence if the convicted person commits a new offence during the verification period and the new offence carries at least 2 years’ imprisonment. It may revoke it for less serious new offences or a fine after considering the circumstances.

    Neni 50 Revokimi i dënimit me kusht për shkak të veprës së re penale 1. Gjykata e revokon dënimin me kusht nëse personi i dënuar gjatë kohës së verifikimit kryen një apo më shumë vepra penale për të cilat është shqiptuar dënimi me burgim prej dy (2) apo më tepër vjet. 2. Gjykata mund ta revokojë dënimin me kusht nëse personi i dënuar gjatë kohës së verifikimit kryen një apo shumë vepra penale për të cilat është shqiptuar dënimi me burgim me më pak se dy (2) vjet ose dënimi me gjobë, pasi t’i ketë vlerësuar të gjitha rrethanat të cilat u përkasin veprave penale të kryera si dhe personit të dënuar dhe sidomos ngjashmëritë e veprave penale të kryera, rëndësinë e tyre dhe motivet për kryerjen e veprave penale. 3. Kur revokon dënimin me kusht, gjykata shqipton dënimin unik për veprën penale të kryer më parë edhe për veprën e re penale, në pajtim me nenin 76 të këtij Kodi dhe trajton dënimin e revokuar me kusht si të përcaktuar. 4. Nëse gjykata nuk e revokon dënimin me kusht, mund ta shqiptojë dënimin me kusht apo dënimin me burgim ose dënimin me gjobë për veprën e re penale. Nëse gjykata shqipton dënim me kusht për veprën e re penale, gjykata zbaton dispozitat e nenit 76 të këtij Kodi për ta shqiptuar dënimin e bashkuar me kusht për veprën penale të kryer më parë dhe për veprën e re penale dhe po ashtu e cakton një periudhë të bashkuar të verifikimit e cila nuk mund të jetë më pak se një (1) vit e as më shumë se pesë (5) vjet, duke filluar prej ditës kur vendimi për dënimin bëhet i plotfuqishëm. Nëse gjykata shqipton dënim me burgim për veprën e re penale, periudha kohore që kalohet në mbajtjen e dënimit me burgim nuk hiqet nga koha e verifikimit e vendosur me dënimin me kusht për veprën penale të kryer më parë.
  51. 51

    AI-assisted research summary: Gjykata mund ta revokojë dënimin me kusht kur më vonë konstatohet me aktgjykim të plotfuqishëm se i dënuari ka kryer një vepër tjetër penale para dënimit me kusht dhe kur gjykata vlerëson se dënimi me kusht nuk do të ishte dhënë po të dihej ajo vepër.

    Neni 51 Revokimi i dënimit me kusht për shkak të veprës penale të kryer më parë Gjykata e revokon dënimin me kusht nëse pas shqiptimit të dënimit me kusht, me aktgjykim të plotfuqishëm konstaton se personi i dënuar ka kryer një vepër penale tjetër para se të jetë dënuar me kusht dhe nëse gjykata vlerëson se nuk do të kishte bazë për shqiptimin e dënimit me kusht po të dihej për atë vepër penale. Në rastin e këtillë zbatohen dispozitat e paragrafit 3. të nenit 50 të këtij Kodi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 14 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  52. 52

    AI-assisted research summary: Nëse personi i dënuar nuk përmbush kushtet e dënimit me kusht brenda afatit të caktuar, gjykata mund t’ia zgjatë afatin ose ta revokojë dënimin me kusht dhe ta ekzekutojë dënimin. Kur ka arsye të arsyeshme që kushti s’mund të përmbushet, gjykata mund ta heqë atë kusht ose ta zëvendësojë me një kusht tjetër të paraparë me ligj.

    Neni 52 Revokimi i dënimit me kusht për shkak të mos përmbushjes së kushteve Nëse dënimi me kusht është kushtëzuar me përmbushjen e një apo më shumë kushteve të paraparë me paragrafin 3 të nenit 48 dhe nenin 56 të këtij Kodi dhe personi i dënuar nuk përmbush kushtin apo kushtet brenda afatit të caktuar nga gjykata, gjykata mund ta vazhdojë afatin e përmbushjes së kushtit brenda afatit të verifikimit apo mund ta revokojë dënimin me kusht dhe ta ekzekutojë dënimin i cili është caktuar me dënimin me kusht. Nëse gjykata konstaton se personi i dënuar nuk ka mund ta përmbushë kushtin për shkaqe të arsyeshme, gjykata e heq përmbushjen e atij kushti ose e zëvendëson atë me një kusht tjetër përkatës të paraparë me ligj.
  53. 53

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të revokojë dënimin me kusht gjatë kohës së verifikimit.

    Neni 53 Afatet për revokimin e dënimit me kusht 1. Dënimi me kusht mund të revokohet gjatë kohës së verifikimit. Nëse personi i dënuar gjatë kësaj kohe kryen vepër penale për të cilën kërkohet revokimi i dënimit me kusht gjatë kohës së verifikimit, mirëpo kjo është konstatuar me aktgjykim të plotfuqishëm vetëm pas skadimit të kohës së verifikimit, dënimi me kusht mund të revokohet jo më vonë se një (1) vit nga skadimi i kohës së verifikimit. 2. Nëse personi i dënuar brenda afatit të caktuar nga gjykata nuk e përmbush kushtin e shqiptuar nga gjykata siç parashihet në paragrafin 3 të nenit 48 dhe nenin 56 të këtij Kodi, gjykata mund të revokojë dënimin me kusht jo më vonë se një (1) vit nga skadimi i kohës për përmbushjen e detyrimit.
  54. 54

    AI-assisted research summary: The court may impose a conditional sentence with mandatory rehabilitation treatment for a first-time offender with drug or alcohol dependence if the court thinks treatment would reduce reoffending risk.

    Neni 54 Dënimi me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues 1. Gjykata mund të shqiptojë dënim me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues në rast se personi i dënuar e ka shkelur ligjin për herë të parë dhe është i varur nga droga ose alkooli, nëse gjykata, pas shqyrtimit të raportit të shërbimit sprovues, konsideron se faktori kryesor që ka motivuar kryerjen e veprës penale është i lidhur me varësinë e tij nga droga ose alkooli dhe se trajtimi i suksesshëm do ta zvogëlonte rrezikun për kryerjen e veprës së re penale. Gjykata cakton periudhën gjatë së cilës programi për trajtim të detyrueshëm duhet të fillojë dhe të përfundojë. Periudha e trajtimit të detyrueshëm nuk mund të jetë më pak se tre (3) muaj apo më tepër se dymbëdhjetë (12) muaj. 2. Programi i trajtimit rehabilitues mbikëqyret nga shërbimi sprovues. 3. Dënimi konsiderohet se është mbajtur me kryerjen e suksesshme të programit të trajtimit rehabilitues siç kërkohet nga shërbimi sprovues. 4. Nëse personi i dënuar largohet nga programi i trajtimit rehabilitues, nuk mban kontaktin me shërbimin sprovues ose nuk i përmbush detyrimet lidhur me urdhrin për trajtim, gjykata mund të zëvendësojë detyrimin e mëparshëm me një tjetër, ta shtyj kohëzgjatjen e urdhrit për trajtim ose ta revokojë dënimin me kusht dhe të urdhërojë ekzekutimin e dënimit të caktuar në dënimin me kusht.
  55. 55

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të vendosë dënim me kusht me mbikëqyrje nga shërbimi sprovues dhe t’i urdhërojë të dënuarit të mbajë kontakt me shërbimin.

    Neni 55 Dënimi me kusht me urdhër për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues 1. Gjykata mund të shqiptojë dënimin me kusht me urdhër për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues nëse konsideron se integrimi i të dënuarit në shoqëri ose përmbushja e kushteve të shqiptuara nga gjykata arrihet më mirë përmes mbikëqyrjes nga ana e shërbimit sprovues. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 15 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2. Kur shqipton dënimin me kusht me urdhër për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues, gjykata e urdhëron personin e dënuar që të mbajë kontaktin me shërbimin sprovues. Gjykata, po ashtu mund të shqiptojë një apo më shumë nga kushtet e parapara me paragrafin 3. të nenit 48 ose nenin 56 të këtij Kodi. Kohëzgjatja e një kushti të shqiptuar nuk mund të jetë më pak se gjashtë (6) muaj e as më shumë se tre (3) vjet. 3. Me rastin e zgjedhjes midis detyrimeve të parapara me nenin 56 të këtij Kodi, gjykata në veçanti merr parasysh moshën e personit të dënuar; gjendjen e tij të përgjithshme shëndetësore dhe mendore; mënyrën e jetesës dhe nevojat e tij, veçanërisht nevojat në lidhje me familjen, shkollën dhe punën; motivet për kryerjen e veprës penale; sjelljen e tij pas kryerjes së veprës penale; sjelljen e tij të kaluar; rrethanat e tij personale dhe ato në lidhje me familjen; dhe rrethanat tjera që janë të rëndësishme për zgjedhjen e llojit dhe kohëzgjatjes së mbikëqyrjes. 4. Nëse personi i dënuar nuk mban kontaktin me shërbimin sprovues ose nuk e përmbush detyrimin e paraparë me nenin 56 të këtij Kodi siç është urdhëruar nga gjykata, gjykata mund ta zëvendësojë detyrimin e mëparshëm me një tjetër, ta shtyjë kohëzgjatjen e mbikëqyrjes në kuadër të kohës së verifikimit ose ta revokojë dënimin me kusht.
  56. 56

    AI-assisted research summary: A conditional sentence may include one or more specified obligations, such as treatment, rehabilitation, reporting, avoiding certain places or people, compensation, or other court-required restrictions.

    Neni 56 Llojet e detyrimeve të caktuara në dënimin me kusht 1. Dënimi me kusht mund të përfshijë edhe urdhrin për të përmbushur një apo më shumë nga detyrimet e mëposhtme: 1.1. mjekimi ose rehabilitimi në entin e kujdesit shëndetësor; 1.2. nënshtrimi në programin e trajtimit mjekësor ose të rehabilitimit; 1.3. vizita te psikologu ose te këshilluesit e tjerë dhe veprimi në pajtim me rekomandimet e tyre; 1.4. aftësimi profesional në një profesion të caktuar; 1.5. kryerja e aktiviteteve punuese; 1.6. shfrytëzimi i pagës dhe i të ardhurave apo pasurisë tjetër për përmbushjen e detyrimeve familjare; 1.7. mos ndërrimi i vendbanimit pa informuar shërbimin sprovues; 1.8. heqja dorë nga përdorimi i alkoolit apo i drogës; 1.9. heqja dorë nga frekuentimi i vendeve apo lokaleve të caktuara; 1.10. heqja dorë nga shoqërimi ose kontaktimi me persona të caktuar; 1.11. heqja dorë nga mbajtja e çfarëdo lloji të armëve; 1.12. të kompensojë ose dëmshpërblejë viktimën e veprës penale; 1.13. të kthejë dobinë pasurore të fituar me kryerjen e veprës penale; 1.14. të mos posedojë apo përdor kompjuterin ose të mos qaset në internet siç kërkohet nga gjykata ose 1.15. të ofrojë raporte financiare siç kërkohet nga gjykata. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 16 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  57. 57

    AI-assisted research summary: The court may impose community service on a convicted person, but only with the convicted person’s consent.

    Neni 57 Dënimi me urdhër për punë në dobi të përgjithshme 1. Gjykata mund t’ia shqiptojë personit të dënuar dënimin me urdhër për punë në dobi të përgjithshme nëse kryesit i shqipton dënim me gjobë deri në dymijepesëqind (2.500) Euro ose me burgim deri në një (1) vit. Puna në dobi të përgjithshme mund të caktohet vetëm me pëlqimin e personit të dënuar. 2. Nëse e shqipton dënimin me urdhër për punë në dobi të përgjithshme, gjykata e urdhëron personin e dënuar të kryejë pa pagesë, punë në dobi të përgjithshme për një periudhë të caktuar prej tridhjetë (30) deri në dyqind e dyzet (240) orë pune. Shërbimi sprovues vendos për llojin e punës në dobi të përgjithshme që duhet të kryhet nga personi i dënuar, cakton organizatën e veçantë për të cilën personi i dënuar do të kryejë punën në dobi të përgjithshme, vendos për ditët e javës gjatë të cilave puna në dobi të përgjithshme duhet të kryhet dhe mbikëqyrë kryerjen e punës në dobi të përgjithshme. 3. Puna në dobi të përgjithshme kryhet brenda një periudhe kohore të përcaktuar nga gjykata, e cila nuk e tejkalon një (1) vit. 4. Nëse e shqipton dënimin me urdhër për punë në dobi të përgjithshme, gjykata, po ashtu, e urdhëron personin e dënuar të mbajë kontaktin me shërbimin sprovues ose mund të urdhëroj kryerjen e një apo më shumë prej detyrimeve të parapara me paragrafin 3. të nenit 48 ose me nenin 56 të këtij Kodi. Kohëzgjatja e detyrimit të paraparë me nenin 56 nuk duhet të jetë më e shkurtë se gjashtë (6) muaj ose më e gjatë se sa tri (3) vjet.
  58. 55

    AI-assisted research summary: If community service is not completed, the court may extend supervision or revoke the sentence, and after the set time it must order imprisonment.

    Neni 55 paragrafi 3. i këtij Kodi zbatohet përshtatshmërisht për detyrimin e urdhëruar me këtë paragraf. 5. Nëse personi i dënuar nuk e kryen punën në dobi të përgjithshme, ose e kryen pjesërisht gjykata mund ta shtyjë kohëzgjatjen e mbikëqyrjes brenda kohës së verifikimit ose ta revokojë dënimin. 6. Nëse pas kalimit të kohës së caktuar personi i dënuar nuk e ka kryer punën në dobi të përgjithshme ose e ka kryer vetëm pjesërisht punën e tillë në dobi të përgjithshme, gjykata urdhëron dënimin me burgim. Një (1) ditë burgim do të urdhërohet për çdo tetë (8) orë pune në dobi të përgjithshme që nuk është kryer.
  59. 58

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë që një dënim me burgim deri në 1 vit të ekzekutohet në gjysmëliri, me kushte të caktuara.

    Neni 58 Gjysmëliria 1. Kur shqipton dënimin me burgim deri në një (1) vit, gjykata mund të urdhërojë ekzekutimin e dënimit në gjysmëliri për shkak të detyrimeve të personit të dënuar lidhur me punën, arsimimin ose aftësimin profesional, përgjegjësitë esenciale familjare apo nevojën për trajtim mjekësor ose rehabilitues. 2. Gjatë vuajtjes së dënimit në gjysmëliri, personi i dënuar detyrohet të kthehet në burg pas kryerjes së detyrimeve jashtë burgut brenda kohës së caktuar nga gjykata. 3. Kur personi i dënuar nuk i përmbush detyrimet nga paragrafi 1. i këtij neni, gjykata e revokon urdhrin për ekzekutimin e dënimit në gjysmëliri dhe urdhëron mbajtjen e dënimit të mbetur në burg. 4. Kur gjykata urdhëron ekzekutimin e dënimit në gjysmëliri, ajo po ashtu mund të shqiptojë një apo më shumë nga kushtet e përcaktuara me nenet paragrafin 3. të nenit 48 ose nenin 56 të këtij Kodi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 17 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS DËNIMET PLOTËSUESE
  60. 59

    AI-assisted research summary: This article says additional penalties may be imposed together with a principal or alternative penalty, and it lists the available additional penalties.

    Neni 59 Dënimet plotësuese 1. Dënimi plotësues mund të shqiptohet së bashku me dënimin kryesor ose alternativ. 2. Dënimet plotësuese janë: 2.1. heqja e të drejtës për t’u zgjedhur; 2.2. urdhri për kompensimin e humbjes apo dëmit; 2.3. ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik; 2.4. ndalimi i ushtrimit të profesionit, i veprimtarisë ose detyrës; 2.5. ndalimi i drejtimit të automjetit; 2.6. marrja e lejes së vozitjes; 2.7. urdhri për publikimin e aktgjykimit dhe 2.8. dëbimi i të huajit nga territori i Republikës së Kosovës. 3. Dënimi plotësues me ndalimin e drejtimit të automjetit mund të shqiptohet së bashku me dënimin me kusht, me vërejtjen gjyqësore ose me lirimin nga dënimi.
  61. 60

    AI-assisted research summary: The court may remove a convicted offender’s right to be elected for 1 to 4 years.

    Neni 60 Heqja e të drejtës për t’u zgjedhur Gjykata ia heq kryesit të veprës penale të drejtën për tu zgjedhur prej një (1) deri në katër (4) vjet, nëse ai person, me qëllim që të zgjidhet, kryen ndonjë nga veprat penale kundër të drejtave të votimit ose vepër tjetër penale për të cilën është paraparë dënimi me së paku dy (2) vjet burgim.
  62. 61

    AI-assisted research summary: If a court convicts someone for a property-related offence, it must order compensation to the victim.

    Neni 61 Urdhri për kompensimin e humbjes apo dëmit 1. Kur gjykata dënon personin i cili është shpallur fajtor për çfarëdo vepre penale që përfshin vjedhjen, humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë, gjykata do të urdhërojë kryesin që të bëjë dëmshpërblimin e viktimës së veprës penale. 2. Dëmshpërblimi përfshin vlerën e shpenzimeve që janë të barabarta me vlerën e çfarëdo pasurie të vjedhur, humbur, dëmtuar apo shkatërruar. Dëmshpërblimi do të urdhërohet gjithashtu edhe për çfarëdo humbje të të ardhurave të cilat viktima i përjeton si rezultat i veprës penale dhe procedurave hetimore dhe gjyqësore lidhur me atë vepër.
  63. 62

    AI-assisted research summary: Gjykata mund t’i ndalojë një personi ushtrimin e funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për periudha të caktuara, varësisht nga dënimi dhe lloji i shkeljes.

    Neni 62 Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik 1. Gjykata ia ndalon kryesit ushtrimin e funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik prej një (1) deri në pesë (5) vjet pas mbajtjes së dënimit me burgim, nëse personi i tillë ka keqpërdorur këto funksione dhe është dënuar me burgim. 2. Gjykata mund t’ia ndalojë kryesit ushtrimin e funksioneve në administratën publike ose GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 18 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS në shërbimin publik prej një (1) deri në tre (3) vjet, nëse personi i tillë i ka keqpërdorur këto funksione dhe është dënuar me gjobë ose me dënim me kusht. 3. Gjykata ia ndalon një personi zyrtar ushtrimin e funksionit në administratë publike apo funksioneve të shërbimeve publike prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet pas mbajtjes së dënimit me burgim, nëse personi është dënuar për ndonjë nga veprat që përfshihen në Kapitullin XXXIII të këtij Kodi 4. Gjykata ia ndalon një personi zyrtar ushtrimin e funksionit në administratë publike apo në shërbime publike prej një (1) deri në pesë (5) vjet, nëse i njëjti është dënuar për dhunë në familje, sipas nenit 248 të këtij Kodi. 4.1 Kur personi zyrtar dënohet me burgim efektiv, ndalesa e tillë ekzekutohet vetëm pas mbajtjes së dënimit me burgim. Për dënimin me kusht apo me gjobë, ndalesa në ushtrimin e funksionit në administratë publike apo në shërbime publike fillon të zbatohet në momentin që aktgjykimi merr formën e prerë.
  64. 63

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të ndalojë një person të dënuar nga ushtrimi i disa profesioneve, veprimtarive ose detyrave, sipas kushteve të caktuara në nen.

    Neni 63 Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës 1. Gjykata mund t’ia ndalojë kryesit të veprës penale ushtrimin e profesionit të caktuar, veprimtarisë së pavarur, detyrës menaxhuese apo administrative ose detyrave që janë të lidhura me sistemimin, menaxhimin apo shfrytëzimin e pasurisë në pronësi publike apo mbrojtjen e pasurisë së tillë, nëse ai person e ka keqpërdoruar pozitën e tij, veprimtarinë apo detyrën me qëllim të kryerjes së veprës penale ose nëse ka arsye të pritet që ushtrimi i profesionit, veprimtarisë apo detyrës së tillë nga ai mund të keqpërdoret për kryerjen e veprës penale. 2. Gjykata e cakton kohëzgjatjen e dënimit të caktuar sipas paragrafit 1. të këtij neni, i cili nuk mund të jetë më i shkurtër se një (1) vit e as më i gjatë se pesë (5) vjet, duke llogaritur nga dita kur vendimi merr formën e prerë. Koha e mbajtur në burg ose në institucionin e kujdesit shëndetësor nuk llogaritet në kohëzgjatje të këtij dënimi. 3. Kur shqipton dënimin me kusht, gjykata mund të vendosë që ky dënim me kusht të revokohet nëse kryesi nuk e respekton ndalesën e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës. 4. Gjykata ia ndalon një personi zyrtar ushtrimin e profesionit, aktivitetit të pavarur, të detyrës menaxhuese apo administrative prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet, nëse personi është dënuar për ndonjë nga veprat në Kapitullin XXXIII të këtij Kodi. 5. Gjykata ia shqipton kryesit të veprës penale nga neni 165 apo Kapitulli XX i këtij Kodi të kryer ndaj fëmijës, ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës që përfshin kontaktin e rregullt me fëmijë. Gjykata mund ta shqiptoj këtë dënim në kohëzgjatje të përjetshme, i cili i nënshtrohet shqyrtimit periodik gjyqësor nga gjykata pas skadimit të dhjetë (10) vjetëve nga fillimi i ekzekutimit të masës së shqiptuar. Gjykata mund ta ndalojë ekzekutimin e saj me propozim të personit të dënuar nëse ka vërtetuar se arsyet për ndalimin nuk ekzistojnë më. Personi i dënuar mund të paraqes përsëri propozimin e tij apo të saj, por jo më herët se një (1) vit pas shqyrtimit të mëparshëm.
  65. 64

    AI-assisted research summary: Gjykata mund t’i ndalojë një kryesi të veprës penale drejtimin e automjetit të caktuar.

    Neni 64 Ndalimi i drejtimit të automjetit 1. Kryesit të veprës penale, i cili rrezikon sigurinë në trafikun publik, gjykata mund t’ia ndalojë drejtimin e automjetit të llojit apo të kategorisë së caktuar. 2. Gjykata cakton kohëzgjatjen e dënimit të urdhëruar sipas paragrafit 1. të këtij neni, kohëzgjatja GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 19 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS e të cilit nuk mund të jetë më e shkurtë se një (1) vit e as më e gjatë se pesë (5) vjet, duke llogaritur nga dita kur vendimi merr formën e prerë. Koha e kaluar në burg apo në institucionin e kujdesit shëndetësor nuk llogaritet në kohëzgjatjen e këtij dënimi. 3. Kur shqipton dënimin me kusht, gjykata mund të vendosë që dënimi i tillë të revokohet nëse kryesi e shkel ndalesën e drejtimit të automjetit. Ky paragraf nuk zbatohet nëse paraqiten rrethana të jashtëzakonshme të cilat kërkojnë nga kryesi që të drejtojë automjetin. 4. Nëse dënimi nga paragrafi 1. i këtij neni i është shqiptuar personit i cili ka leje të huaj për drejtimin e automjetit, ky dënim do të konsistojë në ndalimin për përdorimin e lejes së huaj në territorin e Republikës së Kosovës.
  66. 65

    AI-assisted research summary: The court may take away a driving licence, or forbid a new one, for a set period in serious traffic-safety-related criminal cases.

    Neni 65 Marrja e lejes së vozitjes 1. Kryesit të veprës penale që e rrezikon sigurinë në trafikun publik, gjykata mund t’ia marrë lejen e vozitjes për llojin apo kategorinë e caktuar të automjetit dhe mund t’ia ndalojë kryesit marrjen e lejes së re gjatë periudhës prej një (1) deri në pesë (5) vjet. Nëse kryesi nuk ka leje të vozitjes, gjykata ia ndalon kryesit marrjen e lejes së vozitjes brenda afatit prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 2. Gjykata mund të shqiptojë dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni nëse kryesi ka kryer vepër penale duke shkaktuar lëndim të rëndë trupor apo vdekjen e personit ose nëse gjykata konstaton se pjesëmarrja e mëtejshme e kryesit në trafikun publik është e rrezikshme për sigurinë e trafikut publik për shkak të paaftësisë së tij për drejtimin e sigurt të automjetit. 3. Leja e vozitjes merret me vendim të formës së prerë të gjykatës. Koha e mbajtur në burg apo në institucionin e kujdesit shëndetësor nuk llogaritet në kohëzgjatjen e këtij dënimi. 4. Pas skadimit të afatit të caktuar nga gjykata, kryesi mund ta marrë lejen e re të vozitjes sipas kushteve të përgjithshme të parapara për marrjen e lejes përkatëse të vozitjes.
  67. 66

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë publikimin e aktgjykimit kur e vlerëson në interes të përgjithshëm, të të dëmtuarit ose të personave të tjerë; gazeta, radio ose televizioni duhet ta publikojnë aktgjykimin e dërguar nga gjykata, ndërsa shpenzimet i mbulon i dënuari.

    Neni 66 Urdhri për publikimin e aktgjykimeve 1. Gjykata mund të urdhërojë publikimin e aktgjykimit kur çmon se publikimi është në interes të përgjithshëm, të të dëmtuarit ose të personave të tjerë. 2. Urdhri për publikimin e aktgjykimit kërkon që aktgjykimi të publikohet, tërësisht ose pjesërisht, në gazetë apo të transmetohet në radio ose televizion. Publikimi bëhet me shpenzimet e të dënuarit. 3. Data dhe kohëzgjatja e publikimit caktohen nga gjykata. 4. Gazeta, radiostacioni ose stacioni televiziv e publikojnë aktgjykimin të cilin ua ka dërguar gjykata. 5. Publikimi i aktgjykimit nuk urdhërohet nëse publikimi i tillë e rrezikon fshehtësinë zyrtare, privatësinë e personave apo moralin e shoqërisë.
  68. 67

    AI-assisted research summary: A court may order the deportation of a foreigner from Kosovo for 1 to 10 years.

    Neni 67 Dëbimi i të huajve nga territori i Republikës së Kosovës 1. Gjykata mund të urdhërojë dëbimin e të huajit nga territori i Republikës së Kosovës në kohëzgjatje prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 20 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2. Kur gjykata vendos për shqiptimin e dënimit nga paragrafi 1. i këtij neni dhe kohëzgjatjen e këtij dënimi, gjykata merr parasysh llojin dhe peshën e veprës penale, motivet e kryerjes së veprës penale dhe lidhjen e kryesit me Republikën e Kosovës. 3. Dënimi nga paragrafi 1. i këtij neni nuk shqiptohet nëse ekzekutimi i dënimit është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. 4. Kohëzgjatja e dëbimit llogaritet nga dita kur vendimi gjyqësor merr formën e prerë. Koha e mbajtur në burg ose në institucionin e kujdesit shëndetësor nuk llogaritet në kohëzgjatjen e këtij dënimi.
  69. 68

    AI-assisted research summary: Supplementary punishments under article 59 generally start with the main or alternative punishment, but certain supplementary punishments start only after imprisonment ends. A convicted person cannot enjoy rights restricted by supplementary punishments while serving prison time.

    Neni 68 Ekzekutimi i dënimeve plotësuese 1. Në pajtim me paragrafin 2. të këtij neni, ekzekutimi i dënimeve plotësuese të parapara në nenin 59 të këtij Kodi fillon së bashku me ekzekutimin e dënimit kryesor ose të dënimit alternativ. 2. Ekzekutimi i dënimeve plotësuese nga nën-paragrafët 2.1; 2.2; 2.3; 2.4; 2.5; dhe 2.8 të paragrafit 2. të nenit 59 të këtij Kodi fillon pas mbajtjes së dënimit me burgim. Gjatë kohës së mbajtjes së dënimit me burgim, personi i dënuar nuk mund t’i gëzojë të drejtat e kufizuara nga dënimet plotësuese. MATJA E DËNIMIT
  70. 69

    AI-assisted research summary: Gjykata duhet të marrë parasysh disa faktorë kur cakton dënimin, përfshirë kufijtë e dënimit, qëllimin, rrethanat lehtësuese/rënduese dhe, për gjobën, gjendjen pasurore të kryesit.

    Neni 69 Rregullat e përgjithshme për matjen e dënimit 1. Kur cakton dënimin për vepër penale, gjykata duhet të ketë parasysh minimumin dhe maksimumin e dënimit të paraparë për atë vepër penale. Gjykata pastaj duhet të merr parasysh qëllimin e dënimit, parimet e përcaktuara në këtë kapitull dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese lidhur me veprën penale të caktuar ose me dënimin. 2. Dënimi duhet të jetë në proporcion me peshën e veprës dhe me sjelljen dhe rrethanat e kryesit. 3. Me rastin e caktimit të dënimit, gjykata merr parasysh por nuk kufizohet në rrethanat e mëposhtme: 3.1. shkallën e përgjegjësisë penale; 3.2. motivet për kryerjen e veprës; 3.3. intensitetin e rrezikimit apo të dëmtimit të vlerës së mbrojtur; 3.4. rrethanat në të cilat është kryer vepra; 3.5. sjelljen e mëparshme të kryesit; 3.6. pranimin e fajit dhe 3.7. rrethanat personale të kryesit dhe sjelljen e tij pas kryerjes së veprës penale. 4. Kur cakton dënimin për recidivistin, gjykata posaçërisht merr parasysh nëse kryesi më parë ka kryer vepër penale të njëjtë sikurse veprën e re, nëse të dy veprat janë kryer për të njëjtat motive dhe kohën e kaluar nga shqiptimi i dënimit të mëparshëm apo nga dënimi i mbajtur ose i falur. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 21 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 5. Me rastin e caktimit të dënimit me gjobë, gjykata merr parasysh edhe gjendjen pasurore të kryesit dhe posaçërisht merr parasysh shumën e të ardhurave personale, të ardhurat e tjera, pasurinë dhe detyrimet e tij. Gjykata nuk cakton gjobë në lartësinë që është mbi mundësitë e kryesit.
  71. 70

    AI-assisted research summary: The court must consider listed aggravating and mitigating circumstances when setting a criminal sentence, and a lighter or heavier sentence is allowed only under this Code’s conditions.

    Neni 70 Rregullat e përgjithshme për zbutjen ose ashpërsimin e dënimit 1. Kryesit të veprës penale i shqiptohet dënimi i paraparë për veprën e kryer penale, ndërsa dënimi më i butë ose më i rëndë mund të shqiptohet vetëm në pajtim me kushtet e parapara me këtë Kod. 2. Me rastin e caktimit të dënimit, gjykata merr parasysh por nuk kufizohet në rrethanat e mëposhtme rënduese: 2.1. shkallën e lartë të pjesëmarrjes së personit të dënuar në veprën penale; 2.2. shkallën e lartë të dashjes nga ana e personi të dënuar, 2.3. prezencën e dhunës ose kanosjes me dhunë në kryerjen e veprës penale; 2.4. nëse vepra penale është kryer në mënyrë posaçërisht mizore; 2.5. nëse vepra penale përfshin disa viktima; 2.6. nëse viktima e veprës penale ka qenë posaçërisht e pambrojtur apo e ndjeshme; 2.7. mosha e viktimës, nëse është i ri apo i moshuar; 2.8. shkallën e dëmit të shkaktuar nga personi i dënuar, përfshirë vdekjen, lëndimin e përhershëm, transmetimin e sëmundjes tek viktima apo çfarëdo dëmi tjetër të shkaktuar viktimës ose familjes së tij; 2.9. çfarëdo keqpërdorimi të pushtetit ose pozitës zyrtare nga personi i dënuar në kryerjen e veprës penale; 2.10. dëshmi të shkeljes së besimit nga ana e personit të dënuar; 2.11. nëse vepra penale është kryer si pjesë e veprimtarisë së grupit të organizuar kriminal; 2.12. nëse vepra penale është akt i urrejtjes, që nënkupton cilëndo vepër penale të kryer ndaj personit, grupit të personave, ose pronës, motivuar në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, identitetit gjinor, gjuhës, fesë, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronë, gjendjes ekonomike, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal, ose për shkak të afërsisë me personat me karakteristikat e lartpërmendura,, përveç nëse ndonjë nga këto karakteristika përbën element të veprës penale; 2.13. ndonjë dënim penal të mëparshëm të personit të dënuar; dhe/ose 2.14. nëse vepra penale kryhet brenda marrëdhënies familjare. 3. Me rastin e caktimit të dënimit, gjykata merr parasysh por nuk kufizohet në rrethanat e mëposhtme lehtësuese: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 22 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 3.1. rrethanat të cilat për pak nuk arrijnë të jenë bazë për përjashtimin e përgjegjësisë penale, si për shembull, aftësia e zvogëluar mendore; 3.2. dëshmia për provokim nga ana e viktimës; 3.3. rrethanat personale dhe karakteri i personit të dënuar; 3.4. dëshmia që personi i dënuar ka luajtur rol relativisht të vogël në veprën penale; 3.5. fakti që personi i dënuar ka marrë pjesë në veprën penale jo si kryes kryesor por përmes ndihmës, inkurajimit ose duke ndihmuar tjetrin në ndonjë mënyrë tjetër; 3.6. mosha e personit të dënuar, i ri apo i moshuar; 3.7. dëshmia që personi i dënuar ka bërë restituimin apo kompensimin e viktimës; 3.8. bashkëpunimi i përgjithshëm i personit të dënuar me gjykatën, përfshirë dorëzimin vullnetar; 3.9. bashkëpunimin vullnetar të personit të dënuar në hetimin ose ndjekjen penale; 3.10. pranimin e fajit; 3.11. keqardhjen e shfaqur nga personi i dënuar; 3.12. sjelljen e personit të dënuar pas konfliktit; 3.13. në rastet kur personi është i dënuar për veprën penale të marrjes së pengjeve, rrëmbimit apo privimit të kundërligjshëm nga liria ose siç përcaktohet në nenet 169, 191 ose 193 të këtij Kodi, kontributi në mënyrë efektive për lëshimin ose për ta sjellë të gjallë personin e rrëmbyer, marrë apo ndalur ose dhënia vullnetare e informatave që kontribuojnë në identifikimin e përgjegjësve të tjerë për vepër penale; dhe/apo 3.14. në lidhje me veprat penale të terrorizmit të përcaktuara në këtë Kod, fakti që kryesi i veprës penale heq dorë nga veprimtaria terroriste para se të ketë pasoja të rënda prej saj dhe i ofron policisë, prokurorëve ose autoriteteve gjyqësore informata të cilat ato nuk do të kishin mundësi t’i siguronin; ndihmon në parandalimin ose zbutjen e efekteve të veprës penale; identifikon me detaje të mjaftueshme për të lejuar arrestimin ose ndjekjen penale të ndonjë terroristi apo grupi terrorist; gjen prova apo parandalon vepra të tjera terroriste.
  72. 71

    AI-assisted research summary: The court may give a lighter sentence than the law’s usual minimum in specified cases.

    Neni 71 Zbutja e dënimeve 1. Gjykata mund të shqiptojë dënim nën kufirin e paraparë me ligj apo të shqiptojë lloj më të butë të dënimit: 1.1. kur ligji parasheh që dënimi i kryesit mund të zbutet apo të zvogëlohet; 1.2. kur gjykata konstaton se ekzistojnë rrethana posaçërisht lehtësuese të cilat tregojnë se qëllimi i dënimit mund të arrihet edhe me shqiptimin e dënimit më të butë; ose 1.3. në rastet kur kryesi pranon fajësinë ose ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 23 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  73. 72

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të zbusë dënimin vetëm brenda kufijve të caktuar nga ky nen, sipas minimumit të dënimit të paraparë për veprën penale.

    Neni 72 Kufijtë e zbutjes së dënimeve 1. Kur ekzistojnë kushtet për zbutjen e dënimit nga neni 71 i këtij Kodi, gjykata mund të zbusë dënimin brenda kufijve në vijim: 1.1. nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim prej së paku dhjetë (10) vjet, dënimi mund të zbutet deri në pesë (5) vjet burgim; 1.2. nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim prej së paku pesë (5) vjet, dënimi mund të zbutet deri në tre (3) vjet burgim; 1.3. nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim prej së paku tre (3) vjet, dënimi mund të zbutet deri në një (1) vit burgim; 1.4. nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim prej dy (2) vjet, dënimi mund të zbutet deri në gjashtë (6) muaj burgim; 1.5. nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim prej një (1) viti, dënimi mund të zbutet deri në tre (3) muaj burgim; 1.6. nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim me më pak se një (1) vit, dënimi mund të zbutet deri në tridhjetë (30) ditë burgim; 1.7. nëse për veprën penale nuk është paraparë masa më e ulët e dënimit, atëherë mund të shqiptohet dënimi me gjobë në vend të dënimit me burgim; 1.8. nëse për veprën penale nuk është paraparë shuma më e ulët e gjobës, gjoba mund të zbutet deri në njëqind (100) Euro. 2. Me rastin e vendosjes së shkallës së zbutjes së dënimit sipas paragrafit 1. të këtij neni, gjykata në veçanti merr parasysh shkallën më të ulët dhe më të lartë të dënimit të paraparë për vepër penale.
  74. 73

    AI-assisted research summary: Gjykata mund ta lirojë kryesin e veprës penale nga dënimi vetëm kur kjo lejohet shprehimisht me ligj.

    Neni 73 Lirimi nga dënimi 1. Gjykata mund ta lirojë nga dënimi, kryesin e veprës penale vetëm kur kjo shprehimisht parashihet me ligj. 2. Kur gjykata është e autorizuar me ligj që kryesin e veprës penale ta lirojë nga dënimi, ajo mund t’ia zbusë dënimin pa marrë parasysh kufizimet e parapara për zbutjen e dënimit.
  75. 74

    AI-assisted research summary: Gjykata mund ta lirojë nga dënimi kryesin e një vepre penale nga pakujdesia në disa raste të veçanta.

    Neni 74 Bazat e posaçme të lirimit nga dënimi për vepra penale të kryera nga pakujdesia 1. Gjykata mund ta lirojë nga dënimi kryesin e veprës penale të kryer nga pakujdesia në rastet e mëposhtme: 1.1. nëse pasojat e asaj vepre penale e godasin kryesin aq rëndë sa që dënimi është i panevojshëm për realizimin e qëllimit të tij; ose 1.2. nëse kryesi menjëherë pas kryerjes së veprës penale ka bërë përpjekje për evitimin ose zvogëlimin e pasojave të asaj vepre dhe nëse në tërësi apo në një masë të madhe e ka kompensuar dëmin e shkaktuar me atë vepër. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 24 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  76. 75

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të japë një dënim më të rëndë për recidivizëm të shumëfishtë kur plotësohen kushtet e përcaktuara dhe, gjatë vlerësimit, merr parasysh rrethanat e listuara.

    Neni 75 Ashpërsimi i dënimit për recidivizëm të shumëfishtë 1. Për veprën penale të kryer me dashje, për të cilën është paraparë dënimi me burgim, gjykata mund të shqiptojë dënim më të rëndë nga sa është paraparë me ligj në rastet në vijim: 1.1. nëse kryesi është dënuar më parë dy (2) apo më shumë herë me burgim prej së paku një (1) vit për vepra penale të kryera me dashje dhe 1.2. nëse nga dita e lirimit të kryesit ose e përfundimit të dënimit të mëparshëm deri në kryerjen e veprës së re penale kanë kaluar më pak se pesë (5) vjet. 2. Gjykata mund t’i shqiptojë dënim më të rëndë recidivistit duke shtuar jo më shumë se gjysmën e maksimumit të dënimit. 3. Me rastin e vlerësimit për shqiptimin e dënimit më të rëndë, gjykata posaçërisht merr parasysh pranimin e fajit, ngjashmërinë e veprave penale të kryera, motivet nga të cilat janë kryer, rrethanat në të cilat janë kryer si dhe nevojën për shqiptimin e dënimit të tillë për ta realizuar qëllimin e dënimit. 4. Ky nen nuk zbatohet për dënim me burgim të përjetshëm.
  77. 76

    AI-assisted research summary: When one person is tried for several criminal offenses at the same time, the court must first set a sentence for each offense and then impose one combined sentence.

    Neni 76 Dënimi për bashkim të veprave penale 1. Nëse kryesi me një apo me më shumë veprime kryen disa vepra penale për të cilat gjykohet në të njëjtën kohë, gjykata së pari shpall dënime për secilën nga këto vepra, e pastaj për të gjitha këto vepra e shqipton dënimin unik. 2. Gjykata shqipton dënimin unik sipas këtyre rregullave: 2.1. nëse për ndonjërën prej veprave penale gjykata ka shqiptuar dënimin me burgim të përjetshëm, atëherë e shqipton vetëm këtë dënim; 2.2. nëse për secilën prej veprave penale gjykata ka shqiptuar dënimin me burgim, dënimi unik duhet të jetë më i madh se çdo dënim i veçantë, por dënimi unik nuk mund ta arrijë shumën e të gjitha dënimeve të përcaktuara dhe as të tejkalojë periudhën prej njëzet e pesë (25) vjetësh; 2.3. nëse gjykata e ka shqiptuar dënimin me burgim deri në tri (3) vjet për secilën nga veprat penale, dënimi unik me burgim nuk mund të jetë më i lartë se tetë (8) vjet; 2.4. nëse gjykata ka shqiptuar dënime me gjobë për secilën nga veprat penale, dënimi unik me gjobë është shuma e dënimeve të shqiptuara por nuk mund të tejkalojë shumën prej njëzet e pesë mijë (25.000) Euro, përkatësisht pesëqind mijë (500.000) Euro kur një apo shumë vepra penale janë kryer me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore; 2.5. nëse gjykata për disa vepra penale ka shqiptuar dënime me burgim, ndërsa për vepra të tjera ka shqiptuar dënimin me gjobë, gjykata shqipton dënim unik me burgim dhe me gjobë, në pajtim me nën-paragrafët 2.1. deri 2.4. të këtij paragrafi. 3. Gjykata shqipton dënimin plotësues nëse është shqiptuar së paku për një nga veprat penale të parapara në nën-paragrafin 2.4. të paragrafit 2. të këtij neni. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 25 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  78. 77

    AI-assisted research summary: This article defines when multiple similar offences count as one continuing criminal offence and how such offences are treated.

    Neni 77 Dënimi për veprat penale në vazhdim 1. Vepra penale në vazhdim përbëhet nga disa vepra të njëjta ose të ngjashme të kryera në lidhshmëri kohore nga i njëjti kryes, dhe të cilat paraqesin tërësi për shkak të ekzistimit të së paku dy prej kushteve në vijim: 1.1. viktimës së njëjtë të veprës penale; 1.2. objekti i njëjtë i veprës; 1.3. shfrytëzimi i situatës apo marrëdhënies së njëjtë kohore; 1.4. vendi apo hapësira e njëjtë e kryerjes së veprës penale; ose 1.5. dashja e njëjtë e kryesit. 2. Veprat penale të kryera kundër personit mund të konsiderohen si vepër penale në vazhdim vetëm nëse janë kryer kundër të njëjtit person. 3. Veprat penale në vazhdim, të cilat për shkak të natyrës së tyre nuk mund të bashkohen në një vepër, nuk konsiderohen vepra penale në vazhdim. 4. Nëse vepra penale në vazhdim përfshin forma të rënda dhe të lehta të të njëjtës vepër, konsiderohet se vepra penale në vazhdim është kryer në formën e rëndë. 5. Nëse vepra penale në vazhdim përfshin veprat penale element i të cilave është shuma në para, vepra penale në vazhdim do të përcaktohet nga shuma e tërësishme e realizuar me të gjitha veprat e veçanta. 6. Vepra penale e cila nuk është përfshirë në veprën penale në vazhdim në aktgjykimin e plotfuqishëm të gjykatës, por është zbuluar më vonë, paraqet vepër penale të veçantë.
  79. 78

    AI-assisted research summary: Courts must calculate a single sentence for certain new offences committed before or during an existing prison sentence, and count time already served toward that single sentence.

    Neni 78 Llogaritja e dënimit të personave të dënuar 1. Nëse personi i dënuar gjykohet për vepër penale të kryer para se të ketë filluar mbajtjen e dënimit të shqiptuar me një dënim të mëparshëm, apo për vepër penale të kryer gjatë kohës së mbajtjes së dënimit me burgim, gjykata shqipton dënimin unik për të gjitha veprat penale (neni 76 i këtij Kodi), duke marrë parasysh dënimin e shqiptuar më parë. Dënimi ose pjesa e dënimit të cilin personi i dënuar e ka mbajtur llogaritet në dënimin e shqiptuar unik. 2. Për vepër penale të kryer gjatë kohës së mbajtjes së dënimit me burgim, gjykata ia cakton dënimin kryesit pavarësisht nga dënimi i shqiptuar më parë nëse zbatimi i dispozitave të nenit 76 të këtij Kodi nuk do ta arrinte qëllimin e dënimit, duke marrë parasysh kohëzgjatjen e pjesës së pa mbajtur të dënimit të shqiptuar më parë.
  80. 79

    AI-assisted research summary: This article says time spent in detention, house arrest, or other deprivation of liberty is counted toward the sentence, and certain prior penalties are also credited in related cases.

    Neni 79 Llogaritja e paraburgimit dhe e dënimit të mëparshëm 1. Koha e kaluar në paraburgim, arrest shtëpiak si dhe çdo periudhë e heqjes së lirisë lidhur me veprën penale llogariten në dënimin e shqiptuar me burgim, burgim për të mitur, në masën edukative institucionale dhe dënimin me gjobë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 26 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2. Dënimi me burgim ose me gjobë të cilin personi i dënuar e ka mbajtur, përkatësisht e ka paguar për kundërvajtje apo për delikt ekonomik, përfshihet në dënimin e shqiptuar për vepër penale, elementet e së cilës përfshijnë edhe elementet e kundërvajtjes apo të deliktit ekonomik. 3. Masa mbrojtëse e cila është shqiptuar për kundërvajtje ose për delikt ekonomik përfshihet në dënimin plotësues për vepër penale, elementet e së cilës i përfshijnë edhe elementet e kundërvajtjes apo të deliktit ekonomik. 4. Një (1) ditë paraburgim, një (1) ditë heqje lirie, një (1) ditë burgim, dhe njëzet (20) Euro të dënimit me gjobë barazohen për qëllime të llogaritjes sipas këtij neni.
  81. 80

    AI-assisted research summary: Gjykata në Kosovë duhet të llogarisë paraburgimin, heqjen e lirisë gjatë transferimit dhe pjesën e dënimit të mbajtur jashtë Kosovës në dënimin për të njëjtën vepër; kur dënimi i huaj nuk është i njëjtit lloj, llogaritja bëhet sipas vlerësimit të gjykatës.

    Neni 80 Llogaritja e paraburgimit dhe e dënimeve të mbajtura në juridiksione të tjera Paraburgimi, heqja e lirisë gjatë procedurës së transferimit të personit në një juridiksion tjetër dhe pjesa e dënimit të cilin e ka mbajtur kryesi sipas aktgjykimit të gjykatës së huaj do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar nga gjykata në Kosovë për të njëjtën vepër, e nëse dënimi i shqiptuar jashtë Kosovës nuk është i llojit të njëjtë, llogaritja do të bëhet sipas vlerësimit të gjykatës. KAPITULLI IV VËREJTJA GJYQËSORE
  82. 81

    AI-assisted research summary: This article says judicial warning is intended to reprimand the offender when, considering all the circumstances, it is enough to achieve the purpose of punishment.

    Neni 81 Qëllimi i vërejtjes gjyqësore Qëllimi i vërejtjes gjyqësore është që t’i jepet kryesit qortimi kur, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat në lidhje me veprën dhe kryesin, vërejtja gjyqësore është e mjaftueshme për të arritur qëllimin e dënimit.
  83. 82

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të shqiptojë vërejtje gjyqësore për disa vepra penale kur plotësohen kushtet e nenit, dhe kryesi njoftohet se ka kryer vepër penale.

    Neni 82 Vërejtja gjyqësore 1. Me vërejtje gjyqësore kryesit i bëhet me dije se ka kryer një vepër të dëmshme dhe të rrezikshme, që përbën vepër penale dhe nëse kryen prapë vepër të tillë, gjykata do të shqiptojë sanksion më të rëndë penal. 2. Vërejtja gjyqësore mund të shqiptohet për vepra penale për të cilat është paraparë dënimi me burgim deri në një (1) vit ose dënimi me gjobë, në rastet kur veprat e tilla janë kryer në rrethana lehtësuese të cilat i bëjnë veprat penale veçanërisht të lehta. 3. Vërejtja gjyqësore mund të shqiptohet edhe për vepra penale të caktuara për të cilat është paraparë dënimi deri në tri (3) vjet, sipas kushteve të përcaktuara me ligj. 4. Gjykata mund të shqiptojë vërejtjen e gjykatës për më shumë se një vepër penale të kryer në bashkim, nëse për çdonjërën nga këto vepra ekzistojnë kushtet nga paragrafi 2. ose 3. i këtij neni. 5. Me rastin e vendosjes për shqiptimin e vërejtjes gjyqësore, gjykata veçanërisht merr parasysh qëllimin e vërejtjes gjyqësore, sjelljen e kryesit në të kaluarën, sjelljen e tij pas kryerjes së veprës penale, shkallën e përgjegjësisë penale, rrethanat e tjera në të cilat është kryer vepra penale dhe pjesëmarrjen vullnetare të kryesit në programin e trajtimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 27 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS KAPITULLI V MASAT E TRAJTIMIT TË DETYRUESHËM
  84. 83

    AI-assisted research summary: A person with a mental disorder, or treated as such, must be treated humanely and with respect for human dignity; international standards apply as far as possible, with limited changes or exceptions only as needed; compulsory psychiatric treatment must not be ordered if it is disproportionate.

    Neni 83 Parimet e përgjithshme 1. Kryesi me çrregullim mendor ose personi i cili është duke u trajtuar si i tillë, do të trajtohet me humanizëm dhe me respekt për dinjitetin e qenësishëm të njeriut. 2. Standardet ndërkombëtare të zbatueshme për personat me çrregullim mendor zbatohen për kryesin me çrregullim mendor për aq sa është e mundur, me ndryshime dhe përjashtime të kufizuara vetëm për aq sa janë të nevojshme sipas rrethanave. 3. Masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik nuk urdhërohet kur nuk është në proporcion me peshën e veprave të kryera, veprave që priten të kryhen nga kryesi dhe shkallën e rrezikut që paraqet kryesi.
  85. 84

    AI-assisted research summary: The article allows compulsory treatment measures for certain perpetrators, and also allows a penal sanction for a perpetrator who committed an offence with reduced mental capacity when there are reasons to impose it.

    Neni 84 Masat e zbatueshme dhe sanksionet penale 1. Masat e trajtimit të detyrueshëm të cilat mund ti shqiptohen kryesit i cili nuk është penalisht përgjegjës, ka aftësi esencialisht të zvogëluar mendore apo është i varur nga droga ose alkooli janë: 1.1. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor; 1.2. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri; dhe 1.3. trajtimi me anë të rehabilitimit të detyrueshëm të personave të varur nga droga ose alkooli. 2. Sanksioni penal, në pajtim me këtë Kod, mund t’i shqiptohet edhe kryesit i cili ka kryer vepër penale në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore, nëse ekzistojnë shkaqe për shqiptimin e sanksionit të tillë.
  86. 85

    AI-assisted research summary: Gjykata may order compulsory psychiatric treatment with confinement, and must end it once the need for treatment in the health institution has ceased.

    Neni 85 Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor 1. Gjykata mund t’i shqiptojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor kryesit i cili ka kryer vepër penale në gjendje të paaftësisë mendore ose aftësisë esencialisht të zvogëluar mendore, nëse konstaton se: 1.1. kryesi ka kryer vepër penale për të cilën atij ose asaj mund ti shqiptohet dënimi me një (1) ose më shumë vite burgim; 1.2. ekziston rrezik serioz se kryesi do të kryejë vepër tjetër penale; 1.3. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim është i nevojshëm për të shmangur kryerjen e veprës tjetër penale; 1.4. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim është i nevojshëm për të shmangur rrezikun serioz. 2. Gjykata do ta pushojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik të paraparë në paragrafin 1. të këtij neni pasi të ketë vërtetuar se ka pushuar nevoja për trajtim në institucionin e kujdesit shëndetësor. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 28 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 3. Kryesit i cili ka kryer vepër penale në gjendje të aftësisë esencialisht të zvogëluar mendore dhe i cili është dënuar me burgim, koha e kaluar në institucionin e kujdesit shëndetësor do t’i llogaritet në kohën e dënimit të shqiptuar për trajtim të detyrueshëm psikiatrik. Nëse koha e mbajtur në ndalim për trajtim të detyrueshëm psikiatrik është më e shkurtër se dënimi me burgim, gjykata mund të urdhërojë që kryesi të dërgohet në burgim për të mbajtur pjesën e mbetur të dënimit ose gjykata mund të urdhërojë lirimin me kusht. 4. Me rastin e vendosjes për lirimin me kusht sipas paragrafit 3. të këtij neni, gjykata përveç kushteve të përcaktuara në nenin 90 të këtij Kodi, veçanërisht do të merr parasysh suksesin e trajtimit të detyrueshëm të kryesit, gjendjen e tij shëndetësore, kohën e kaluar në institucionin shëndetësor dhe kohëzgjatjen e dënimit që nuk është mbajtur.
  87. 86

    AI-assisted research summary: The court may order compulsory psychiatric treatment in the community for a person who committed an offence while mentally incapacitated or with substantially reduced mental capacity, if serious risk and necessity are shown.

    Neni 86 Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri 1. Gjykata mund t’i shqiptojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri kryesit i cili ka kryer vepër penale në gjendje të paaftësisë mendore ose aftësisë esencialisht të zvogëluar mendore, nëse konstaton se: 1.1. ekziston rrezik serioz se kryesi do të kryejë vepër penale; 1.2. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri është i nevojshëm për të shmangur kryerjen e veprës tjetër penal; dhe 1.3. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri është i mjaftueshëm për të shmangur rrezikun serioz. 2. Masat e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri nga paragrafi 1. i këtij neni mund t’i shqiptohen kryesit ndaj të cilit është shqiptuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor, kur gjykata vërteton se ndalimi në institucionin e kujdesit shëndetësor nuk është më i nevojshëm dhe se masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri mjafton për të adresuar situatat e përcaktuara në nën-paragrafët 1.1. deri 1.3. të paragrafit 1. të këtij neni. 3. Varësisht nga kushtet e përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni, gjykata mund t’i shqiptojë trajtimin e detyrueshëm psikiatrik në liri kryesit me aftësi esencialisht të zvogëluar mendore dhe i cili është në liri me kusht, siç është paraparë në nenin 90 të këtij Kodi. 4. Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri nuk mund të tejkalojë tre (3) vjet nëse i është shqiptuar kryesit me aftësi esencialisht të zvogëluar mendore. 5. Gjykata mund të shqiptojë trajtimin e detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor: 5.1. kur kryesi nuk i nënshtrohet trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri siç përcaktohet në paragrafët 1. deri 3. të këtij neni; 5.2. kur kryesi braktis trajtimin e detyrueshëm psikiatrik në liri; ose 5.3. kur përkundër trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor, ka rrezik serioz se kryesi prapë do të kryejë vepër penale. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 29 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  88. 87

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë trajtim me rehabilitim të detyrueshëm për një kryes që ka kryer vepër penale nën ndikimin e drogës ose alkoolit, nëse plotësohen kushtet e përcaktuara.

    Neni 87 Trajtimi me anë të rehabilitimit të detyrueshëm i personave të varur nga droga ose alkooli 1. Gjykata mund t’i urdhërojë masën e trajtimit me rehabilitim të detyrueshëm në institucionin e kujdesit shëndetësor kryesit i cili ka kryer veprën penale nën ndikimin e drogës apo alkoolit, nëse plotësohen të dy kushtet e mëposhtme: 1.1. gjykata ka shqiptuar dënim, vërejtje gjyqësore ose kryesin e ka liruar nga dënimi; dhe 1.2. gjykata konstaton se faktori kryesor që e ka motivuar kryerjen e veprës penale ishte varësia e kryesit nga alkooli apo droga dhe nëse ka gjasa për mjekimin e tij të suksesshëm. 2. Nëse shqiptohet masa nga paragrafi 1. i këtij neni, krahas dënimit me gjobë, vërejtjes së gjyqësore apo lirimit nga dënimi, gjykata mund të vendosë, me pëlqimin e të dënuarit, që masa e tillë të ekzekutohet në liri. Nëse kryesi pa shkak të arsyeshëm nuk i nënshtrohet trajtimit në liri ose arbitrarisht e braktis trajtimin, gjykata mund të urdhërojë që trajtimi të ekzekutohet në institucionin e kujdesit shëndetësor. 3. Nëse masa nga paragrafi 1. i këtij neni është shqiptuar krahas dënimit me gjobë, vërejtjes gjyqësore apo lirimit nga dënimi, trajtimi nuk mund të zgjasë më tepër se dy (2) vjet. 4. Nëse masa nga paragrafi 1. i këtij neni është shqiptuar krahas dënimit me burgim, ajo mund të zgjasë derisa të kryhet dënimi. Koha e kaluar në institucionin e kujdesit shëndetësor do të llogaritet në dënimin e shqiptuar. 5. Gjykata duhet të shqyrtojë ekzekutimin e kësaj mase çdo dy (2) muaj për të vendosur nëse është e nevojshme të vazhdohet masa. KAPITULLI VI DISPOZITAT E PËRGJITHSHME PËR EKZEKUTIMIN E DËNIMEVE DHE LIRIMI ME KUSHT
  89. 88

    AI-assisted research summary: During sentence execution, a convicted person must not be subjected to inhuman or degrading treatment or punishment, including unnecessary mental or physical suffering or denial of adequate medical care or other basic needs.

    Neni 88 Ekzekutimi i dënimit me burgim dhe me burgim të përjetshëm 1. Dënimi me burgim apo me burgim të përjetshëm mbahet në objekte të mbyllura, gjysmë të mbyllura apo objekte të hapura korrektuese ose në njësi të objekteve korrektuese. 2. Dënimi me burgim të përjetshëm fillon në objektet e mbyllura korrektuese ose në njësi të objekteve korrektuese. 3. Gjatë ekzekutimit të një dënimi, personi i dënuar nuk duhet t’i nënshtrohet trajtimit apo dënimit çnjerëzor ose poshtërues, përfshirë mundime të panevojshme mendore dhe fizike apo privimin nga trajtimi adekuat mjekësor ose nevojat tjera elementare.
  90. 89

    AI-assisted research summary: Rights of convicted persons must be respected during sentence execution, and any restriction must be limited to what is necessary and lawful.

    Neni 89 Kufizimet në kufizimin e të drejtave të personave të dënuar 1. Të drejtat e personit të dënuar gjithmonë duhet të respektohen gjatë ekzekutimit të dënimit. 2. Të drejtat e personit të dënuar mund të kufizohen vetëm aq sa është e nevojshme dhe në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 30 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  91. 90

    AI-assisted research summary: A convicted person may be conditionally released if the sentence-served thresholds in this article are met, and the decision-maker must consider the person’s conduct.

    Neni 90 Lirimi me kusht 1. Personi i dënuar mund të lirohet me kusht në përputhje me këtë Kod dhe me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. Kur merret vendimi për lirimin me kusht, duhet të merret parasysh sjellja e personit të dënuar gjatë mbajtjes së dënimit. 2. Personi i dënuar për vepër penale për të cilën është paraparë dënim me të paktën pesë (5) vjet burgim, mund të lirohet me kusht pasi të ketë mbajtur dy të tretat (2/3) e dënimit të shqiptuar. Për vepra tjera penale, personi i dënuar mund të lirohet me kusht pasi të ketë mbajtur gjysmën e dënimit të shqiptuar. 3. Personi i dënuar me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht pasi të ketë mbajtur tridhjetë (30) vjet nga dënimi me burgim i shqiptuar. Periudha minimale e mbikëqyrjes nga ana e shërbimit sprovues do të jetë së paku pesë (5) vjet. 4. Lirimi me kusht vendoset nga Paneli për Lirim me Kusht i themeluar në pajtim me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.
  92. 91

    AI-assisted research summary: The court must revoke conditional release if the convicted person commits new offences during release and the sentence is more than one year. For offences with a sentence up to one year, the court may revoke it.

    Neni 91 Revokimi i lirimit me kusht 1. Gjykata e revokon lirimin me kusht nëse personi i dënuar gjatë lirimit me kusht kryen një apo më shumë vepra penale për të cilat është shqiptuar dënimi më burgim me më tepër se një (1) vit. 2. Gjykata mund ta revokojë lirimin me kusht nëse personi i dënuar gjatë lirimit me kusht kryen një apo më shumë vepra penale për të cilat është shqiptuar dënimi me burgim deri në një (1) vit. Me rastin e vlerësimit se a duhet revokuar lirimin me kusht, gjykata posaçërisht merr parasysh ngjashmërinë e veprave penale të kryera, motivet për kryerjen e veprave penale dhe rrethanat e tjera të cilat tregojnë arsyeshmërinë e revokimit të lirimit me kusht. 3. Kur gjykata e revokon lirimin me kusht, ajo e shqipton dënimin në bazë të dispozitave nga neni 76 dhe paragrafi 2. i nenit 78 të këtij Kodi, duke e konsideruar dënimin e mëparshëm të shqiptuar si të përcaktuar. Pjesa e dënimit të shqiptuar më parë, të cilin personi i dënuar e ka mbajtur në bazë të dënimit të mëparshëm, do t’i llogaritet në dënimin e ri, ndërsa koha gjatë lirimit me kusht nuk llogaritet. Aktgjykimi gjyqësor duhet të cek se lirimi me kusht është revokuar. Gjykata i dërgon kopjen e aktgjykimit Panelit për Lirim me Kusht. 4. Dispozitat nga paragrafët 1. deri 3. të këtij neni zbatohen edhe kur personi i liruar me kusht dënohet për veprën penale të kryer para lirimit me kusht. 5. Nëse personi i dënuar i cili është liruar me kusht dënohet me jo më shumë se një (1) vit burgim dhe nëse gjykata nuk e urdhëron revokimin e lirimit me kusht, lirimi me kusht vazhdohet për aq kohë sa personi i dënuar ka kaluar në mbajtjen e dënimit të tillë me burgim. KAPITULLI VII KONFISKIMI I INSTRUMENTALITETIT DHE DOBISË PASURORE TË VEPRAVE PENALE
  93. 92

    AI-assisted research summary: Property or instruments obtained through a criminal offence are confiscated. If confiscation is not possible, the court orders the offender to pay an equivalent amount or confiscates the accused person’s property of equal value.

    Neni 92 Konfiskimi i mjeteve dhe dobisë pasurore të veprave penale 1. Pasuria ose mjeti që është përfituar me vepër penale konfiskohet sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 31 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2. Kur konfiskimi nuk është i mundur në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni, Gjykata urdhëron kryesin e veprës për të paguar një shumë të barasvlershme ose Gjykata do të konfiskojë çdo pasuri të të pandehurit me vlerë të barasvlefshme siç është përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. KAPITULLI VIII PASOJAT JURIDIKE TË DËNIMIT
  94. 93

    AI-assisted research summary: Legal consequences of a punishment may be provided only by law, and they do not arise when the offender is given a fine or a judicial warning.

    Neni 93 Pasojat juridike të dënimit 1. Pasojat juridike të dënimit mund të parashihen vetëm me ligj. 2. Pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet gjoba apo vërejtja gjyqësore. 3. Dënimet për disa vepra penale të caktuara mund të kenë si pasojë shuarjen apo humbjen e të drejtave të caktuara ose ndalimin e fitimit të të drejtave të caktuara.
  95. 94

    AI-assisted research summary: Legal consequences of a punishment start when the judgment becomes final and end when the sentence is expunged.

    Neni 94 Fillimi dhe kohëzgjatja e pasojave juridike të dënimit 1. Pasojat juridike të dënimit fillojnë në ditën kur aktgjykimi bëhet i plotfuqishëm. 2. Pasojat juridike të dënimit të cilat kanë të bëjnë me ndalimin e fitimit të disa të drejtave të caktuara nuk mund të zgjasin më tepër se dhjetë (10) vjet nga dita kur dënimi është mbajtur, falur ose kur është bërë parashkrimi, nëse ligji nuk parasheh kohëzgjatje më të shkurtër për pasoja juridike të caktuara. 3. Kur dënimi shlyhet atëherë pushojnë pasojat juridike të dënimit. KAPITULLI IX REHABILITIMI DHE ZBULIMI I TË DHËNAVE NGA DOSJA PENALE
  96. 95

    AI-assisted research summary: A convicted person who has compensated the damage regains all rights set by the Constitution and law after serving the sentence, unless this Code says otherwise.

    Neni 95 Pozita juridike e personave të dënuar pas mbajtjes së dënimit, lirimit ose parashkrimit të dënimit 1. Pas mbajtjes së dënimit me burgim, dënimit me kusht, faljes, amnistisë ose parashkrimit të dënimit, personi i dënuar i cili ka bërë dëmshpërblimin i gëzon dhe i fiton të gjitha të drejtat e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj, përveç nëse parashihet ndryshe me këtë Kod. 2. Ky nen gjithashtu zbatohet për personin e dënuar i cili është liruar me kusht.
  97. 96

    AI-assisted research summary: A person convicted may have the sentence removed from the record after set waiting periods, if no new offence is committed; sentences over 15 years or life imprisonment cannot be removed.

    Neni 96 Rehabilitimi ligjor 1. Me rehabilitimin ligjor dënimi shlyhet nga evidenca e personit të dënuar, siç parashihet në paragrafin 2. të këtij neni dhe personi i tillë nuk konsiderohet i dënuar. 2. Dënimi shlyhet nga evidenca e personit të dënuar pas skadimit të periudhave kohore vijuese, duke vepruar sipas ligjit, nëse personi i dënuar brenda afateve vijuese nuk kryen ndonjë vepër të re penale: 2.1. një (1) vit nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit në rastin e lirimit nga dënimi; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 32 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2.2. një (1) vit nga dita e skadimit të periudhës së verifikimit në rastin e dënimitme kusht; 2.3. një (1) vit nga dita e mbajtjes së dënimit, parashkrimit ose përfundimit me falje ose me ndryshim në ligj në rast të dënimit me gjysmëliri; 2.4. tre (3) vjet pas mbajtjes së dënimit, parashkrimit ose përfundimit me falje ose me ndryshim të ligjit në rastin e dënimit me burgim deri në një (1) vit, ose dënimit plotësues; 2.5. pesë (5) vjet nga dita e mbajtjes së dënimit, parashkrimit ose përfundimit me falje ose me ndryshim të ligjit në rastin e dënimit me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet; 2.6. tetë (8) vjet nga dita e mbajtjes së dënimit, parashkrimit ose përfundimit me falje ose me ndryshim të ligjit në rastin e dënimit me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet; 2.7. dhjetë (10) vjet nga dita e mbajtjes së dënimit, parashkrimit ose përfundimit me falje ose me ndryshim të ligjit në rastin e dënimit me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet; 2.8. pesëmbëdhjetë (15) vjet nga dita e mbajtjes së dënimit, parashkrimit ose përfundimit me falje ose me ndryshim të ligjit në rastin e dënimit me burgim prej dhjetë (10) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 3. Dënimi me burgim mbi pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm nuk mund të shlyhet. 4. Dënimi nuk mund të shlyhet gjatë kohëzgjatjes së dënimeve plotësuese dhe masave të trajtimit të detyrueshëm.
  98. 97

    AI-assisted research summary: The court may delete a convicted person’s sentence from the record and treat the person as unconvicted if the person asks, half of the relevant period has passed, and no new criminal offence was committed in that time.

    Neni 97 Rehabilitimi gjyqësor Gjykata, me kërkesën e personit të dënuar, mund të vendosë që dënimi t’i shlyhet nga evidenca e personit të dënuar dhe ai person konsiderohet i padënuar nëse ka kaluar gjysma e afatit përkatës të paraparë me paragrafin 2. të nenit 96 të këtij Kodi dhe nëse personi i dënuar gjatë kësaj kohe nuk ka kryer vepër të re penale. Me rastin e vendosjes për shlyerjen e dënimit të parashkruar ose përfunduar me falje ose me ndryshim të Kodit Penal, gjykata merr parasysh sjelljen e personit të dënuar pas mbajtjes së dënimit, natyrën e veprës penale dhe rrethanat e tjera të cilat mund të jenë të rëndësishme për vlerësimin e përshtatshmërisë së shlyerjes së dënimit.
  99. 98

    AI-assisted research summary: Article 98 limits disclosure of criminal-file data and gives each person a right to obtain data about their own criminal file on request, unless security or criminal-investigation risks apply.

    Neni 98 Përmbajtja dhe zbulimi i të dhënave nga dosja penale 1. Në dosje penale përfshihen të dhënat në vijim: të dhënat personale mbi kryesin e veprës penale; të dhënat mbi dënimin, vërejtjen gjyqësore, masën e trajtimit të detyrueshëm ose lirimin e kryesit nga dënimi i shqiptuar; ndryshimet në të dhënat mbi dënimet që janë futur në dosjen penale; dhe të dhënat mbi dënimet e mbajtura si dhe mbi shlyerjen e dënimeve të gabueshme. 2. Të dhënat nga dosja penale mund të zbulohen vetëm në lidhje me dënimet të cilat nuk janë shlyer dhe mund t’i zbulohen gjykatës, prokurorisë dhe policisë lidhur me procedurën penale të zhvilluar kundër personit i cili më parë ka qenë i dënuar; organeve kompetente përgjegjëse për ekzekutimin e sanksioneve penale; dhe organeve kompetente që marrin pjesë në procedurën e dhënies së faljes apo shlyerjen e dënimeve. 3. Të dhënat nga dosja penale, në bazë të kërkesës së arsyetuar, mund t’u zbulohen organeve GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 33 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS publike nëse dënimet plotësuese ose masat e trajtimit të detyrueshëm janë ende në fuqi në kohën e paraqitjes së kërkesës. 4. Në rastet kur është shlyer dënimi, të dhënat lidhur me atë dënim mund t’i zbulohen vetëm gjykatës, prokurorisë dhe policisë lidhur me procedurën penale e cila zhvillohet kundër personit të cilit i është shlyer dënimi i mëparshëm. 5. Çdo personi, me kërkesën e tij, mund t’i jepen të dhëna për dosjen e tij penale kur këto të dhëna i nevojiten, përveç nëse kjo do të rrezikonte sigurinë kombëtare apo sigurinë e përgjithshme ose do të rrezikonte parandalimin, hetimin, zbulimin dhe ndjekjen e veprave penale. KAPITULLI X PARASHKRIMI
  100. 99

    AI-assisted research summary: Criminal prosecution cannot start after the listed time limits have passed, measured from the offence date and based on the severity of the punishment.

    Neni 99 Parashkrimi i ndjekjes penale 1. Përveç nëse shprehimisht parashihet ndryshe me këtë Kod, ndjekja penale nuk mund të ndërmerret nëse kanë kaluar afatet e mëposhtme: 1.1. tridhjetë (30) vjet nga kryerja e veprës penale të dënueshme me burgim të përjetshëm; 1.2. njëzetë (20) vjet nga kryerja e veprës penale të dënueshme me më shumë se dhjetë (10) vjet burgim; 1.3. pesëmbëdhjetë (15) vjet nga kryerja e veprës penale të dënueshme me më shumë se pesë (5) vjet burgim; 1.4. dhjetë (10) vjet nga kryerja e veprës penale të dënueshme me më shumë se tre (3) vjet burgim; 1.5. gjashtë (6) vjet nga kryerja e veprës penale të dënueshme me më shumë se një (1) vit burgim; dhe 1.6. katër (4) vjet nga kryerja e veprës penale të dënueshme deri në një (1) vit burgim ose me dënim me gjobë. 2. Kur ligji parasheh më shumë se një dënim për një vepër penale, afati i parashkrimit caktohet sipas dënimit më të rëndë.
  101. 100

    AI-assisted research summary: This article sets when the criminal prosecution limitation period starts, when it pauses or stops, and when prosecution is barred because too much time has passed.

    Neni 100 Fillimi dhe ndërprerja e parashkrimit të ndjekjes penale 1. Afati i parashkrimit të ndjekjes penale fillon nga dita kur është kryer vepra penale. Nëse ndonjë pasojë që përbën element të veprës penale shfaqet më vonë, afati i parashkrimit fillon të rrjedh nga ajo kohë. 2. Në rast se vepra penale është kryer kundër personit nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet, afati i parashkrimit fillon të rrjedh nga dita kur viktima të ketë mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet. 3. Afati i parashkrimit nuk rrjedh për kohën gjatë të cilës ndjekja nuk mund të fillohet apo të vazhdohet sipas ligjit, përfshirë, por pa u kufizuar në rrethanat e mëposhtme: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 34 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 3.1. kur kryesi është jashtë Republikës së Kosovës dhe kjo shkakton vonesa në procedurë; 3.2. kur kryesi kërkohet me urdhër arrest; 3.3. kur pritet për një kërkesë ligjore ndërkombëtare për të marrë informacion ose prova para një vendi ose autoriteti të huaj; ose 3.4. gjatë kohës sa zgjatë procedura për pranimin e fajësisë. 4. Afati i parashkrimit nuk ndërpritet nëse vepra nuk ndiqet për shkak të mungesës së kërkesës apo autorizimit për të bërë ndjekjen ose për shkak të mungesës së kërkesës nga ana e shtetit të huaj për të bërë ndjekjen. 5. Afati i parashkrimit ndërpritet me çdo veprim procedural i cili ndërmerret për qëllime të ndjekjes penale të veprës penale të kryer. 6. Afati i parashkrimit po ashtu ndërpritet kur kryesi para skadimit të afatit të parashkrimit kryen një vepër tjetër penale me peshë të njëjtë ose më të rëndë se sa vepra penale e mëparshme. 7. Pas çdo ndërprerje fillon të rrjedhë afati i ri i parashkrimit. 8. Ndjekja penale ndalohet në çdo rast kur të ketë kaluar dyfishi i kohës së afatit të parashkrimit.
  102. 101

    AI-assisted research summary: This article sets time limits after which a sentence can no longer be executed, with different limits depending on the sentence length.

    Neni 101 Parashkrimi i ekzekutimit të dënimeve 1. Përveç nëse parashihet ndryshe me këtë Kod, dënimi i shqiptuar nuk mund të ekzekutohet pasi të kenë kaluar: 1.1. tridhjetë (30) vjet nga dënimi me burgim të përjetshëm; 1.2. njëzetë (20) vjet nga dënimi me mbi dhjetë (10) vjet burgim; 1.3. pesëmbëdhjetë (15) vjet nga dënimi me mbi pesë (5) vjet burgim; 1.4. dhjetë (10) vjet nga dënimi me mbi tri (3) vjet burgim; 1.5. gjashtë (6) vjet nga dënimi me mbi një (1) vit burgim; dhe 1.6. katër (4) vjet nga dënimi me burgim deri në një (1) vit apo dënimi me gjobë. 2. Parashkrimi i ekzekutimit të dënimeve ndërpritet kur personi i dënuar nuk paraqitet ose nuk dorëzohet për mbajtjen e dënimit me burgim.
  103. 102

    AI-assisted research summary: Execution of other additional penalties is barred after 5 years from the final judgment date, and execution of compulsory treatment is barred after 3 years.

    Neni 102 Parashkrimi i ekzekutimit të dënimeve plotësuese dhe masave të trajtimit të detyrueshëm 1. Ndalohet ekzekutimi i dënimeve të tjera plotësuese kur të kenë kaluar pesë (5) vjet nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit me të cilin shqiptohet ky dënim. 2. Ndalohet ekzekutimi i masës së trajtimit të detyrueshëm kur të kenë kaluar tre (3) vjet nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit me të cilin shqiptohet kjo masë. 3. Parashkrimi i ekzekutimit të dënimeve plotësuese dhe masave të trajtimit të detyrueshëm GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 35 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS ndërpritet kur personi nuk i përmbahet urdhrave të gjykatës lidhur me dënimet plotësuese dhe masat e trajtimit të detyrueshëm.
  104. 103

    AI-assisted research summary: This article sets when the limitation period for enforcing a punishment starts, pauses, restarts, and ends.

    Neni 103 Fillimi dhe ndërprerja e afateve të parashkrimit të ekzekutimit të dënimit 1. Afati i parashkrimit të ekzekutimit të dënimit fillon të rrjedhë nga dita kur aktgjykimi merr formën e prerë, e në rast se dënimi alternativ është revokuar, parashkrimi fillon nga dita kur vendimi mbi revokimin merr formën e prerë. 2. Afati i parashkrimit nuk rrjedh gjatë kohës kur sipas ligjit ekzekutimi i dënimit nuk mund të fillohet. 3. Nëse dënimi zbutet me falje apo me vendim të gjykatës sipas mjetit të jashtëzakonshëm juridik, koha e fillimit të parashkrimit caktohet sipas dënimit të ri, derisa llogaritja e parashkrimit bëhet sipas dënimit fillestar. 4. Afati i parashkrimit ndërpritet me çdo veprim të filluar nga organi kompetent me qëllim të ekzekutimit të dënimit. 5. Pas çdo ndërprerjeje fillon të rrjedhë afati i ri i parashkrimit. 6. Ekzekutimi i dënimit ndalohet në çdo rast kur të ketë kaluar dyfishi i kohës së afatit të parashkrimit. 7. Dispozitat nga paragrafët 2. deri 5. të këtij neni po ashtu zbatohen për parashkrimin e ekzekutimit të dënimeve plotësuese dhe masave të trajtimit të detyrueshëm.
  105. 104

    AI-assisted research summary: No limitation period applies to genocide, war crimes, crimes against humanity, other non-prescribing international-law offences, and serious murder.

    Neni 104 Moszbatueshmëria e parashkrimit për veprat penale kundër të drejtës ndërkombëtare dhe vrasjes së rëndë 1. Asnjë afat i parashkrimit nuk zbatohet për veprat penale të gjenocidit, krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit, ose për vepra tjera penale të cilat sipas të drejtës ndërkombëtare nuk parashkruhen. 2. Vepra penale e vrasjes së rëndë nuk parashkruhet. KAPITULLI XI AMNISTIA DHE FALJA
  106. 105

    AI-assisted research summary: This article says amnesty or pardon can stop criminal proceedings or reduce, replace, or remove the effects of a sentence. It also says the offender cannot be pardoned for a sentence if the Conditional Release Panel has refused conditional release for that sentence.

    Neni 105 Amnistia dhe Falja 1. Personat të cilët janë përfshirë me amnisti ndaj tyre ndalet procedura penale, falën në tërësi ose nga një pjesë e ekzekutimit të dënimit, dënimi i shqiptuar u zëvendësohet me dënim më të butë, u abrogohet dënimi me kusht, u jepet rehabilitimi i parakohshëm ose u abrogohet pasoja e caktuar juridike e dënimit. 2. Me falje personit të caktuar me emër u jepet lirimi i plot ose i pjesërishëm nga ekzekutimi i dënimit, zëvendësimi i dënimit me një dënim më të butë apo dënimi me kusht ose shlyerja e dënimit. 3. Kryesi nuk mund të falet për çfarëdo dënimi për të cilin Paneli për Lirim me Kusht i ka refuzuar lirimin me kusht. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 36 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  107. 106

    AI-assisted research summary: Granting amnesty or pardon does not affect a third person’s rights that are based on a sentence or judgment.

    Neni 106 Efekti i Amnistisë dhe faljes në personat e tretë Me dhënien e Amnistisë dhe faljes nuk preken të drejtat të personit të tretë, të cilat bazohen në dënimin apo aktgjykimin. KAPITULLI XII ZBATIMI I LEGJISLACIONIT PENAL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS SIPAS VENDIT TË KRYERJES SË VEPRËS PENALE
  108. 107

    AI-assisted research summary: The criminal legislation of Kosovo applies to any person who commits a criminal offence wholly or partly in Kosovo, and to any person who commits an offence on an aircraft or vessel registered in Kosovo.

    Neni 107 Zbatimi i legjislacionit penal të Republikës së Kosovës në territorin e Republikës së Kosovës 1. Legjislacioni penal i Republikës së Kosovës zbatohet për secilin person i cili kryen vepër penale tërësisht ose pjesërisht në territorin e Republikës së Kosovës. 2. Legjislacioni penal i Republikës së Kosovës zbatohet ndaj secilit person i cili kryen vepër penale në çfarëdo mjeti të transportit ajror ose ujor i cili është i regjistruar në Republikën e Kosovës, pavarësisht nga vendi ku ndodhet mjeti i transportit ajror ose ujor në kohën kur kryhet vepra penale.
  109. 108

    AI-assisted research summary: This article says Kosovo’s criminal law applies to certain offences committed outside Kosovo, including listed offences, treaty-covered offences, some offences by Kosovo citizens, offences that risk Kosovo’s security, and some cases where the person later becomes a Kosovo resident.

    Neni 108 Zbatimi i legjislacionit penal të Republikës së Kosovës për veprat penale të caktuara që janë kryer jashtë territorit të Republikës së Kosovës 1. Legjislacioni penal i Republikës së Kosovës zbatohet ndaj çdo personi i cili kryen veprat penale në vijim jashtë territorit të Republikës së Kosovës: 1.1. veprat penale të parapara në nenet 142-147, 151-154, 158, 159, 160-163, 165, 167-169, 232, 234, 267-274, 287, 288, 296-298, 324 dhe 325 të këtij Kodi; dhe 1.2. veprat penale të cilat në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare e cila e detyron Republikën e Kosovës, duhet të ndiqen edhe pse janë kryer jashtë vendit. 2. Legjislacioni penal i Republikës së Kosovës zbatohen ndaj çdo shtetasi të Republikës së Kosovës dhe që kryen vepër penale të paraparë në nenet 309-310 dhe nenet 421-424 jashtë territorit të Republikës së Kosovës pavarësisht nëse veprimi në fjalë është gjithashtu i dënueshëm në vendin e kryerjes së tij. 3. Legjislacioni penal i Republikës së Kosovës zbatohet ndaj cilitdo person që kryen vepër penale nga nenet 129-139 të këtij Kodi jashtë territorit të Republikës së Kosovës, ku vepra e tillë paraqet tërësisht ose pjesërisht rrezik për sigurinë e Republikës së Kosovës ose popullsinë e saj. 4. Përveç siç parashihet në paragrafin 2 të këtij neni, Legjislacioni Penal i Republikës së Kosovës zbatohet ndaj çdo shtetasi të Republikës së Kosovës që kryen vepër penale jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe nëse kjo vepër po ashtu është e dënueshme në vendin ku është kryer. 5. Paragrafi 1. i këtij neni zbatohet po ashtu ndaj cilitdo person i cili pas kryerjes së veprës penale bëhet banor i Republikës së Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 37 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  110. 109

    AI-assisted research summary: Kosovo criminal law applies to any foreign person who meets the conditions in this article.

    Neni 109 Zbatimi i legjislacionit penal të Republikës së Kosovës ndaj personave të huaj të cilët kryejnë vepra penale jashtë territorit të Republikës së Kosovës 1. Legjislacioni penal i Republikës së Kosovës zbatohet ndaj cilitdo person të huaj nëse: 1.1. personi i tillë ka kryer vepër penale jashtë territorit të Republikës së Kosovës kundër shtetasit të Kosovës, madje edhe atëherë kur vepra e tillë penale nuk është cekur në nenin 108 të këtij Kodi; 1.2. kjo vepër penale është po ashtu e dënueshme në vendin ku është kryer; dhe 1.3. kryesi është gjendur në territorin e Kosovës ose është transferuar në Kosovë.
  111. 110

    AI-assisted research summary: Some cross-border criminal proceedings in Kosovo may start only with approval or authorization from the State Chief Prosecutor, and some cases must not be started if listed conditions are met.

    Neni 110 Kushtet e posaçme për ndjekje të veprave penale të kryera jashtë territorit të Republikës së Kosovës 1. Në rastet e parapara me nenin 107 të këtij Kodi, nëse procedura penale është filluar por nuk është përfunduar në një juridiksion tjetër, procedura penale në Republikën e Kosovës do të fillohet vetëm me miratimin e Kryeprokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës. 2. Në rastet e parapara me nenin 108 dhe 109 të këtij Kodi, procedura penale nuk do të fillohet nëse: 2.1. kryesi në tërësi e ka mbajtur dënimin e shqiptuar në një juridiksion tjetër; 2.2. kryesi në një juridiksion tjetër është liruar me aktgjykim të plotfuqishëm apo është liruar nga dënimi ose dënimi është parashkruar; dhe 2.3. procedura penale për veprën penale të kryer në një juridiksion tjetër mund të fillohet vetëm sipas kërkesës së të dëmtuarit dhe një kërkesë e tillë nuk është paraqitur. 3. Procedura penale sipas nenit 111 mund të fillohet në Kosovë vetëm me autorizimin e Kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës. 4. Në rastet e parapara në nenin 107, ndjekja penale e personit të huaj mund t’i transferohet juridiksionit të huaj sipas kushteve të reciprocitetit.
  112. 111

    AI-assisted research summary: This article says the Code applies to people under 18, unless the Juvenile Justice Code says otherwise.

    Neni 111 Dispozitat e posaçme për fëmijët Ky Kod zbatohet për personat nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet vetëm nëse me Kodin e Drejtësisë për të Mitur nuk përcaktohet ndryshe.
  113. 112

    AI-assisted research summary: This article says that a special law must set out the offences, criminal liability, penalties, and criminal procedure rules for legal persons.

    Neni 112 Dispozitat e posaçme për personat juridikë Veprat penale për të cilat personi juridik mund të jetë penalisht përgjegjës, përgjegjësia penale e personit juridik, sanksionet penale të cilat mund të zbatohen ndaj personit juridik dhe dispozitat e posaçme që rregullojnë procedurën penale të zbatueshme ndaj personit juridik parashihen me ligj të veçantë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 38 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS KAPITULLI XIII DOMETHËNIA E SHPREHJEVE NË KODIN PENAL
  114. 113

    AI-assisted research summary: This article defines terms used in the Code, including persons, officials, minors, damage thresholds, property benefit, and weapons.

    Neni 113 Përkufizimet Për qëllim të këtij Kodi, shprehjet e mëposhtme kanë këto kuptime: 1. Person - personi juridik dhe personin fizik; 2. Person zyrtar - nënkupton: 2.1. personi i cili në organin shtetëror kryen punët zyrtare; 2.2. personi i zgjedhur, i emëruar ose i caktuar në organin shtetëror, në organin e pushtetit lokal ose personi që përherë ose përkohësisht kryen detyrat zyrtare ose funksionet zyrtare në ato organe; 2.3. personi në institucion, ndërmarrje ose në ndonjë subjekt tjetër, të cilit i janë besuar kryerja e autorizimeve publike, që vendos për të drejtat, obligimet ose interesat e personave fizik apo juridik ose për interesin publik; 2.4. person zyrtar konsiderohet edhe personi të cilit i është besuar kryerja faktike e detyrave të caktuara zyrtare apo punëve; 2.5. person ushtarak përpos kur janë në pyetje dispozitat e Kreut XXXIII (Veprat penale kundër detyrave zyrtare) të këtij Kodi. 3. Zyrtar i huaj publik apo person i huaj zyrtar - nënkupton: 3.1. cilido person që mban detyrë legjislative, ekzekutive, administrative apo gjyqësore në shtetin e huaj, qoftë i emëruar apo i zgjedhur; 3.2. cilido arbitër që ushtron funksione sipas ligjit kombëtar mbi arbitrimin e shtetit të huaj; 3.3. cilido person që ushtron funksion publik për shtetin e huaj, përfshirë për agjencinë publike ose ndërmarrjen publike; 3.4. cilido zyrtar, punonjës apo përfaqësues i organizatës ndërkombëtare publike dhe organeve të tyre; 3.5. cilido anëtar i asamblesë parlamentare ndërkombëtare; dhe 3.6. cilido gjyqtar, prokuror apo zyrtar i gjykatës apo tribunalit ndërkombëtar juridiksioni i të cilit është i njohur nga Republika e Kosovës. 4. Person nën mbrojtje ndërkombëtare ose person i mbrojtur ndërkombëtarisht - nënkupton: 4.1. shefi i shtetit, përfshirë cilindo anëtar të organit kolektiv i cili ushtron funksionin e shefit të shtetit sipas kushtetutës së atij shteti; 4.2. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, çdoherë kur ata gjenden me detyrë jashtë shtetit të tyre, si dhe anëtarët e familjeve të tyre; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 39 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 4.3. çdo zyrtar i lartë ose përfaqësues i lartë i shtetit ose zyrtari i lartë apo përfaqësuesi tjetër i organizatës ndërkombëtare, i cili në kohën dhe në vendin kur ndaj tij, ndaj lokaleve zyrtare, banesës apo zyrës private ose mjetit transportues i cili ka shenja dalluese është kryer vepër penale, sipas të drejtës ndërkombëtare ka të drejtë në mbrojtje të veçantë nga sulmi ndaj jetës, lirisë dhe dinjitetit të tij. 4.4. Person nën mbrojtje ndërkombëtare përfshinë edhe anëtarët shoqërues të familjes. 5. Person përgjegjës - personi fizik në kuadër të personit juridik, të cilit i janë besuar detyra të caktuara, ose i cili është i autorizuar për të vepruar në emër të personit juridik si dhe ekziston bazueshmёria e lartë se është i autorizuar të veproj në emër të personit juridik. 6. Person juridik - subjekti juridik i vendit apo i huaj, i cili sipas legjislacionit të Kosovës nё fuqi konsiderohet si person juridik. 7. Organizatë biznesi - person fizik apo juridik ose grup personash që merren me veprimtari ekonomike, siç përcaktohet dhe rregullohet me Ligjin për Shoqëritë Tregtare. 8. Dokument - çdo dokument apo send tjetër i përshtatshëm ose i caktuar që shërben si provë e ndonjë fakti përkatës për marrëdhëniet juridike. 9. Para - monedhë metalike dhe e letrës, e cila në bazë të ligjit është në qarkullim në Republikën e Kosovës ose në ndonjë juridiksion tjetër. 10. Shenja me vlerë - përfshin edhe shenjat e huaja me vlerë. 11. Send i luajtshëm - përfshin edhe energjinë e prodhuar apo të grumbulluar për ndriçim, ngrohje, qarkullim si dhe impulset telefonike dhe impulset tjera. 12. Grup njerëzish – tre (3) ose më shumë persona. 13. Grup kriminal i organizuar - bashkim i strukturuar, që ekziston për një kohë të caktuar, i tre apo më shumë personave për kryerjen e veprave të caktuara penale, që vepron në bashkëpunim me qëllim të kryerjes së një apo më shumë veprave të rënda penale për përfitim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore. 14. Bashkim i strukturuar - bashkim i cili nuk është formuar rastësisht për kryerjen e menjëhershme të veprës penale, por nuk është e nevojshme që anëtarët e këtij bashkimi të kenë role formalisht të përcaktuara, vazhdimësi të anëtarësisë së tyre apo strukturë të ndërtuar. 15. Forcë - përfshin edhe zbatimin e hipnozës ose të mjeteve të tjera dehëse me qëllim të vënies së personit kundër dëshirës së vet në gjendje të pavetëdijshme apo të paaftësohet për rezistencë. 16. Mjet motorik - çdo mjet transportues i pajisur me motor për përdorim në transportin rrugor, ujor ose ajror. 17. KFOR - prania ndërkombëtare e sigurisë e vendosur në territorin e Republikës së Kosovës në pajtim me Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit që përbëhet nga Pakti i Organizatës së Veriatlantikut NATO, duke përfshirë shtetet e saj anëtare, organet e saj ndihmëse, shtabet e saj ushtarake dhe elementet ose njësitet kombëtare si dhe vendet kontribuuese që nuk janë në NATO. 18. Policia - Policia e Republikës së Kosovës siç përcaktohet me ligj. 19. Dogana - Doganat e Republikës së Kosovës përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit doganor. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 40 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 20. Policia e EULEX-it – Zyrtari policor i EULEX-it siç përcaktohet me ligj. 21. Shtetas i Republikës së Kosovës - personi i cili sipas Kushtetutës dhe Ligjit për Shtetësinë konsiderohet i tillë. 22. Fëmijë - person i cili nuk i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet. 23. I mitur - personi i cili është ndërmjet moshës katërmbëdhjetë (14) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet. 24. Madhor - personi i cili i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet. 25. Marrëdhënie familjare - marrëdhënie në mes të personave: 25.1. që janë të fejuar apo kanë qenë të fejuar ose janë të martuar ose kanë qenë të martuar ose që janë në bashkësi jashtëmartesore apo kanë qenë në bashkësi jashtëmartesore ose bashkëjetojnë në ekonomi të përbashkët ose kanë bashkëjetuar në ekonomi të përbashkët; 25.2. përdorin një shtëpi të përbashkët dhe janë në lidhje gjaku, martese, adoptimi, krushqie apo janë në lidhje kujdestarie, duke përfshirë prindërit, gjyshërit, fëmijët, nipat dhe mbesat nga vajza dhe djali, vëllezërit dhe motrat, hallat dhe tezet, dajët dhe axhallarët, mbesat dhe nipërit nga vëllai dhe motra, kushërinjtë; ose 25.3. janë prindër të një fëmije të përbashkët. 26. Anëtar i familjes - prindi, prindi adoptues, fëmija, fëmija i adoptuar, vëllai ose motra, bashkëshorti ose bashkëshortja, i afërmi i gjakut që jeton në të njëjtën shtëpi ose personi me të cilin kryesi jeton në bashkësi jashtëmartesore. 27. Bashkësi jashtëmartesore - marrëdhënie siç përcaktohet me Ligjin për Familje. 28. Territor i Republikës së Kosovës - sipërfaqet tokësore dhe sipërfaqet ujore brenda kufijve dhe vijës kufitare si dhe hapësirën ajrore mbi Kosovë. 29. Vijë kufitare e Republikës së Kosovës - vijë e cila ndan territorin e Republikës së Kosovës nga territoret e shteteve fqinje. 30. Kufiri shtetëror - kufiri tokësor, ujor dhe ajror përfshirë aeroportet të cilat zhvillojnë komunikacion ndërkombëtar. 31. Dëm - çdo humbje deri në pesëmijë (5.000) EUR. 32. Dëm i konsiderueshëm - ose humbje e konsiderueshme - nënkupton çdo humbje prej më shumë se pesëmijë (5.000) EUR deri në pesëmbëdhjetëmijë (15.000) EUR. 33. Dëm i madh, dëm substancial, ose humbje substanciale - humbje prej më shumë se pesëmbëdhjetëmijë (15.000) EURO deri në pesëdhjetëmijë (50.000) EURO. 34. Dëm në shkallë të madhe, shkatërrim në shkallë të madhe ose humbje në shkallë të madhe - çdo humbje prej më shumë se pesëdhjetëmijë (50.000) EURO. 35. Mjet i rrezikshëm - çdo send i punuar apo i përdorur për t’i shkaktuar lëndim trupor personit ose për të kanosur personin me shkaktim të lëndimit. 36. Dobi pasurore - çfarëdo pasurie e cila fitohet drejtpërdrejtë ose tërthorazi nga vepra penale. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 41 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS Pasuria e cila fitohet tërthorazi nga vepra penale përfshinë pasurinë në të cilën pastaj është konvertuar, transformuar apo përzier çfarëdo pasurie drejtpërdrejtë e fituar nga vepra penale, si dhe të ardhurat, kapitalin apo dobitë tjera ekonomike të fituara ose realizuara për pasurinë e tillë në çfarëdo kohe që prej kryerjes së veprës penale. 37. Vegël narkotike - çdo pajisje, produkt apo material i çfarëdo lloji i cili kryesisht ka për qëllim ose është i krijuar për përdorim në fabrikimin, përzierjen, konvertimin, fshehjen, prodhimin, përpunimin, përgatitjen, injektimin, gëlltitjen, thithjen ose futjen në ndonjë mënyrë tjetër të narkotikëve në trupin e njeriut. Kjo përfshinë, por nuk kufizohet në sende siç janë tubat e metalit, drurit, xhamit, gurit, plastikës apo qeramikës, me apo pa filter, filterë permanent, filterë të hashishit ose enë metalike me vrima; tuba të ujit; nagjile të marihuanës; letra për mbështjelljen e cigareve, ose vegla për ndarjen e kokainës. 38. Përgatitja e veprës penale - furnizimi ose aftësimi i mjeteve kryesit për kryerjen e veprës penale, heqja e pengesave për kryerjen e veprës penale, marrëveshja, planifikimi ose organizimi me persona tjerë për të kryer vepër penale ose ndonjë veprimtari tjetër që krijon kushte për kryerjen e drejtpërdrejtë të veprës penale, por që nuk përbën vet veprën penale. 39. Viktimë e ndjeshme - është viktima e veprës penale e cila është fëmijë, person me aftësi të kufizuara fizike apo mendore, person me aftësi të zvogëluar, grua shtatzënë, i/e moshuar ose person marrëdhënia apo varësia e të cilit ndaj kryesit e bën atë veçanërisht të ndjeshëm ndaj viktimizimit të përsëritur, frikësimit të përsëritur apo hakmarrjes së përsëritur. 40. Armë - çdo send ose vegël e punuar me qëllim që nën presionin e gazrave, të cilat lirohen gjatë djegies së materieve shpërthyese, elektrike, gazrave nën presion ose energjisë tjetër potenciale, hedhë predha në formë të një plumbi të vetëm, grumbulli prej saçmash, gazi, lëngu, shigjete ose përbërësish të tjerë, që krijohet dhe përdoret për të shkaktuar lëndime trupore ose dëm fizik, qoftë edhe psikologjik, si dhe secili send tjetër, qëllimi kryesor i të cilit është kryerja e sulmit fizik ndaj integritetit fizik të njerëzve ose ndaj pasurisë. Armë po ashtu përfshinë municionin, pjesët dhe përbërësit e armëve, si dhe armët nukleare, biologjike dhe kimike. Këto në vijim janë armë: 40.1. armët e zjarrit; 40.2. armët e koleksionit; 40.3. armët pneumatike (ajrore); 40.4. armët që përdoren për shpërndarjen e gazit irritues; 40.5. armët shpërthyese; 40.6. armët me shigjeta; 40.7. armët e ftohta; 40.8. armët për sinjalizim akustik dhe të dritës; 40.9. armët elektroshok; 40.10. armët me rrymë. Këto në vijim nuk konsiderohen armë për qëllime të këtij Kodi; 40.11. armët për qëllime industriale; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 42 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 40.12. armët dekorative; 40.13. imitimi i armëve; 40.14. armët e zjarrit të bëra të papërdorshme (deaktivizuara) në mënyrë permanente me aplikimin e procedurave teknike që garantohen nga organi kompetent ose që njihen nga organi kompetent; 40.15. fuzhnjat për peshkim nën ujë. KAPITULLI XIV VEPRAT PENALE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES DHE SIGURISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  115. 114

    AI-assisted research summary: Anyone who uses violence or threats to try to change Kosovo’s constitutional order, overthrow top institutions, block constitutional order, impose foreign law, or endanger Kosovo’s independence, sovereignty, territorial integrity, or democratic character is punishable by imprisonment.

    Neni 114 Sulmi kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës 1. Kushdo që me përdorim të dhunës apo me kanosje të dhunës tenton që ta ndryshojë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës apo të përmbysë institucionet më të larta të Republikës së Kosovës, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim. 2. Kushdo që me përdorim të dhunës apo me kanosje të dhunës tenton që të pengojë vendosjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës apo me përdorim të dhunës ose kanosjes së dhunës implementon rendin e huaj juridik në ndonjë pjesë të Republikës së Kosovës, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim. 3. Kushdo që me përdorim të dhunës ose me kanosje të dhunës tenton të rrezikojë pavarësinë e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, tërësinë territoriale dhe karakterin demokratik të shtetit, dënohet jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim.
  116. 115

    AI-assisted research summary: Pjesëmarrja në kryengritje të armatosur kundër rendit kushtetues, sigurisë ose integritetit territorial të Republikës së Kosovës dënohet me të paktën 5 vjet burgim; organizatori dënohet me të paktën 10 vjet.

    Neni 115 Kryengritja e armatosur 1. Kushdo që merr pjesë në kryengritje të armatosur e cila është e drejtuar kundër rendit kushtetues, sigurisë apo integritetit territorial të Republikës së Kosovës, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim. 2. Organizatori i kryengritjes së armatosur nga paragrafi 1 i këtij neni, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim.
  117. 116

    AI-assisted research summary: A Kosovo citizen must not sign, accept, or approve capitulation or occupation of Kosovo or any part of it.

    Neni 116 Pranimi i kapitullimit dhe okupimit Shtetasi i Republikës së Kosovës që nënshkruan apo pranon kapitullimin ose miraton okupimin e Republikës së Kosovës apo të ndonjë pjese të saj, dënohet me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm.
  118. 117

    AI-assisted research summary: This article criminalizes certain acts of treason by Kosovo citizens acting as President, Prime Minister, or Foreign Minister, and sets a prison term of at least 15 years or life imprisonment.

    Neni 117 Tradhtia ndaj vendit 1. Shtetasi i Republikës së Kosovës që në cilësinë e Presidentit të Republikës, Kryeministrit apo Ministrit të Punëve të Jashtme, nënshkruan pranimin e okupimit apo aktin e kapitullimit të shtetit dënohet me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm. 2. Shtetasi i Republikës së Kosovës që në cilësinë e Presidentit të shtetit, Kryeministrit apo GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 43 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS Ministrit të Punëve të Jashtme, nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare ose ndonjë akt me të cilin pjesë të territorit të Republikës së Kosovës jepen apo lihen nën sovranitetin e ndonjë shteti tjetër, dënohen me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm. 3 Shtetasi i Republikës së Kosovës që në cilësinë e Presidentit të Republikës së Kosovës, Kryeministrit apo Ministrit të Punëve të Jashtme, braktisë vendin gjatë kohës së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme duke lënë forcat e armatosura pa sistem të komandimit dënohet me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm.
  119. 118

    AI-assisted research summary: Anyone who uses violence or threats of violence to try to detach part of Kosovo’s territory or attach it to another state faces prison.

    Neni 118 Rrezikimi i tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës Kushdo që me përdorim të dhunës apo me kanosje të dhunës tenton që ta shkëpus një pjesë të territorit të Republikës së Kosovës apo që ndonjë pjesë të territorit të saj t’ia bashkojë ndonjë shteti tjetër, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
  120. 119

    AI-assisted research summary: Kushdo që, me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues ose sigurisë së Republikës së Kosovës, i merr jetën një prej zyrtarëve të listuar dënohet me burgim të paktën 10 vjet ose me burgim të përjetshëm.

    Neni 119 Vrasja e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës 1. Kushdo që me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues apo sigurisë së Republikës së Kosovës, privon nga jeta një nga personat e mëposhtëm, dënohet me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm. 1.1. Presidentin e Republikës së Kosovës; 1.2. Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës; 1.3. Kryeministrin e Republikës së Kosovës; 1.4. Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës; 1.5. Kryetarin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës ose 1.6. Kryeprokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës.
  121. 120

    AI-assisted research summary: Anyone who kidnaps one or more persons specified in Article 119, with the purpose of endangering Kosovo’s constitutional order or security, is punishable by at least 5 years’ imprisonment.

    Neni 120 Rrëmbimi i përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës Kushdo që me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues apo të sigurisë së Republikës së Kosovës, rrëmben një apo më shumë nga personat e saktësuar në nenin 119 të këtij Kodi, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
  122. 121

    AI-assisted research summary: Anyone who uses violence or threats to obstruct certain high-level public officials from performing official duties, or forces them to do or not do something within those duties, is punishable by imprisonment.

    Neni 121 Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës Kushdo që me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues apo sigurisë së Republikës së Kosovës, me përdorim të dhunës apo me kanosje të dhunës, pengon një apo më shumë nga personat e saktësuar në nenin 119 të këtij Kodi në ushtrimin e detyrave zyrtare apo i detyron të kryejnë apo të mos kryejnë ndonjë veprim nga fushëveprimi i detyrave të tyre, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.
  123. 122

    AI-assisted research summary: Anyone who intentionally endangers Kosovo’s constitutional order or security by burning, destroying, or damaging certain public infrastructure commits an offence and faces at least 3 years’ imprisonment.

    Neni 122 Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike Kushdo që me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues apo sigurisë së Republikës së Kosovës, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 44 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS djeg ose në çfarëdo mënyre tjetër shkatërron apo dëmton zonën industriale, bujqësore ose ndonjë zonë tjetër ekonomike, sistemin e trafikut, lidhjet e telekomunikimeve, pajisjet publike të ujit, ngrohjes, gazit apo energjisë, pendat, depot, apo ndonjë ndërtesë tjetër të rëndësishme për sigurinë, furnizimin e qytetarëve, ekonominë apo funksionimin e shërbimeve publike, dënohet me jo më pak se tre (3) vjet burgim.
  124. 123

    AI-assisted research summary: Kushdo që, me synim të rrezikojë rendin kushtetues ose sigurinë e Kosovës, kryen veprimet e përshkruara si sabotim, dënohet me të paktën 3 vjet burg.

    Neni 123 Sabotimi Kushdo që me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues apo të sigurisë së Republikës së Kosovës, nuk e kryen në mënyrë të ndërgjegjshme detyrën zyrtare apo kushdo që gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dëmton mjetet e prodhimit; shkakton shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve ose ndërtesave; shkakton shkatërrimin apo dëmtimin në sasi të mëdha të produkteve, mallrave apo materialeve; ose shkakton ndërprerje në procesin e prodhimit dhe vlera e dëmeve apo shkatërrimit tejkalon pesëdhjetëmijë (50.000) Euro, dënohet me jo më pak se tre (3) vjet burgim.
  125. 124

    AI-assisted research summary: This article criminalizes several espionage-related acts and sets prison terms for them.

    Neni 124 Spiunazhi 1. Kushdo që sekretin shtetëror ia komunikon, ia dorëzon apo ia bënë të arritshme shtetit të huaj, organizatës së huaj apo personit që u shërben atyre, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet burgim. 2. Kushdo që për shtetin apo organizatën e huaj krijon shërbimin informativ në Republikën e Kosovës apo drejton shërbimin e tillë, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim. 3. Kushdo që hyn në shërbimin informativ të huaj, mbledh të dhëna për të apo në ndonjë mënyrë tjetër e ndihmon punën e shërbimit të tillë, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim. 4. Kushdo që mbledh të dhëna apo dokumente të klasifikuara me qëllim që t’ia komunikojë dhe dorëzojë shtetit të huaj, organizatës së huaj apo personit që u shërben atyre, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 5. Nëse kryerja e veprës penale nga paragrafët 1., 2., 3. ose 4. i këtij neni ka shkaktuar pasoja të rënda për sigurinë ose fuqinë ekonomike apo ushtarake të shtetit, kryesi dënohet me burgim jo më pak se dhjetë (10) vjet. 6. Nëse vepra penale e saktësuar në paragrafin 1., 2., 3. ose 4. të këtij neni kryhet gjatë kohës së luftës, rrezikut të pashmangshëm për luftë, konfliktit të armatosur apo zbulimi i sekretit shtetëror ka të bëjë me sigurinë e Republikës së Kosovës, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 7. Për qëllime të këtij kapitulli, “sekret shtetëror” nënkupton të dhënat apo dokumentet ushtarake, ekonomike apo zyrtare të cilat janë shpallur si informata të klasifikuara me ligj apo me dispozita ose vendime tjera të organit kompetent të nxjerra në pajtim me ligjin.
  126. 125

    AI-assisted research summary: Anyone who discloses or fails to keep classified information is punished under the referenced law.

    Neni 125 Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara Kushdo që zbulon ose nuk ruan informacionin e klasifikuar dënohet sipas Ligjit për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 45 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  127. 126

    AI-assisted research summary: Article 126 sets very serious prison penalties for offenders covered by Articles 113-127 when the offense causes death, endangers life, involves serious violence or major destruction, or threatens Kosovo’s economic or military security.

    Neni 126 Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës 1. Kryesi i veprave penale nga nenet 113-127 të këtij Kodi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm, nëse kryerja e veprës: 1.1. rezulton në vdekjen e një apo më shumë personave; 1.2. rrezikon jetën e një apo më shumë personave; 1.3. vepra përcillet me dhunë të rëndë ose shkatërrim në shkallë të madhe; ose 1.4. vepra ka rrezikuar sigurinë ekonomike dhe ushtarake të Republikës së Kosovës. 2. Nëse me rastin e kryerjes së veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryesi me dashje ka privuar nga jeta një apo më shumë persona, kryesi dënohet me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm. 3. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafi 1. i këtij neni gjatë kohës së luftës, rrezikut të pashmangshëm për luftë, konfliktit të armatosur apo gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, dënohet me burgim se paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm.
  128. 127

    AI-assisted research summary: This article punishes anyone who forms a group or association to commit certain crimes, joins such a group, or warns the group before the crime is carried out.

    Neni 127 Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese 1. Kushdo që formon një grup apo ndonjë bashkim tjetër të personave për kryerjen e veprave penale nga nenet 114-127 të këtij Kodi, dënohet me dënimin e paraparë për atë vepër penale. 2. Kushdo që merr pjesë apo bëhet anëtar i grupit apo bashkimit nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 3. Anëtari i grupit apo bashkimit, që e lajmëron grupin para kryerjes së veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet ose mund të lirohet nga dënimi.
  129. 128

    AI-assisted research summary: This article defines terrorism-related terms used in Articles 114–139, including terrorism, funds, financial resources, terrorist group, structured group, and terrorist.

    Neni 128 Përkufizimet për dispozitat e terrorizmit në nenet 114-139 Për qëllime të neneve 114-139 të këtij Kodi: 1. Terrorizëm, veprim terrorist apo vepër terroriste - nënkupton kryerja e një ose më shumë veprave penale të mëposhtme me qëllim të frikësimit serioz të popullsisë, të detyrimit të padrejtë të një organi publik, qeverisë apo organizatës ndërkombëtare për të kryer ose për të mos kryer ndonjë veprim, apo që seriozisht të destabilizojë ose të shkatërrojë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës, të një shteti tjetër apo të një organizate ndërkombëtare: 1.1. vrasja apo vrasja e rëndë në shkelje të nenit 172 dhe 173 të këtij Kodi; 1.2. shtytja apo ndihma në vetëvrasje në shkelje të nenit 177 të këtij Kodi; 1.3. sulmi, sulmi me lëndim të lehtë trupor dhe sulmi me lëndim të rëndë trupor në shkelje të neneve 184-186 të këtij Kodi; 1.4. veprat penale kundër integritetit seksual në shkelje të neneve 227-229, 231-232 ose 234 të këtij Kodi; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 46 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 1.5. marrja e pengjeve, rrëmbimi ose privimi i kundërligjshëm nga liria në shkelje të neneve 169, 191 ose 193 të këtij Kodi; 1.6. ndotja e ujit të pijshëm ose e produkteve ushqimore; ndotja ose shkatërrimi i mjedisit në shkelje të neneve 264 dhe Kapitullit XXVI të këtij Kodi; 1.7. shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm; zjarr vënia apo djegia ose shpërthimi nga pakujdesia ose përdorimi i eksplozivëve ose mjeteve të tjera vdekjeprurëse në shkelje të neneve 322 ose 356 të këtij Kodi; 1.8. shkatërrimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike apo rrezikimi i trafikut publik në shkelje të neneve 122, 357, 370 ose 372 të këtij Kodi; 1.9. furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ose shitja e paautorizuar e armëve, eksplozivit materialeve radioaktive ose armëve nukleare, biologjike ose kimike në shkelje të neneve 170, 361 ose 364-369 të këtij Kodi; 1.10. përvetësimi i paautorizuar, mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose përdorimi i armëve, eksplozivit materialeve radioaktive ose armëve nukleare, biologjike ose kimike, ose hulumtimet për ose ndërtimi i armëve biologjike ose kimike në shkelje të neneve 170, 361 ose 364-369 të këtij Kodi; 1.11. rrezikimi i personave të mbrojtur ndërkombëtarisht në shkelje të nenit 167 të këtij Kodi; 1.12. rrezikimi i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe i personelit në marrëdhënie me to në shkelje të nenit 168 të këtij Kodi; 1.13. rrëmbimi i fluturakes ose marrja e kundërligjshme e fluturakes në shkelje të nenit 158 të këtij Kodi, ose rrëmbimi i mjeteve tjera të transportit publik apo të transportit të mallrave; 1.14. rrezikimi i sigurisë së aviacionit civil në shkelje të nenit 159 të këtij Kodi; 1.15. rrëmbimi i anijeve ose rrezikimi i sigurisë së lundrimit detar në shkelje të nenit 160 të këtij Kodi; 1.16. rrezikimi i sigurisë së platformave fikse të vendosura në pragun kontinental në shkelje të nenit 161 të këtij Kodi; 1.17. përvetësimi, përdorimi, prodhimi, posedimi, transferimi, ndryshimi, asgjësimi, shpërndarja ose dëmtimi i paautorizuar i materialeve nukleare apo radioaktive në shkelje të nenit 170 të këtij Kodi; 1.18. kanosja për përdorimin apo vjedhjen ose grabitjen e materialeve nukleare apo përdorimin e materialeve radioaktive në shkelje të nenit 171 të këtij Kodi; 1.19. kanosja për kryerjen e ndonjërës prej veprave të saktësuara në nën-paragrafët 1.1 deri në 1.18 të këtij paragrafi. 2. Shprehja Fonde - përfshin pasurinë e çfarëdo lloji, qoftë e prekshme ose e paprekshme, e luajtshme ose e paluajtshme, sido që të jetë fituar, dhe dokumentet apo instrumentet ligjore në çfarëdo forme, përfshirë formën elektronike ose digjitale, të dëshmuarit e pronësisë ose të interesit në pasuritë e tilla, përfshirë por pa u kufizuar në, kreditë bankare, çeqet e udhëtarëve, çeqet bankare, urdhërpagesat, aksionet, letrat me vlerë, detyrimet, çeqet letër kreditë dhe çdo mjet tjetër financiar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 47 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 3. Shprehja Burime Financiare - përfshin, por nuk kufizohet në, dhënien me qira, objektet e trezorëve, dokumentacionin ose identifikimin e rrejshëm, shërbimet financiare, pajisjet, personelin, armët, mjetet e transportit, pajisjet e komunikimeve dhe pasurinë tjetër fizike, përveç medikamenteve të domosdoshme. 4. Shprehja Grup Terrorist - nënkupton grupin e strukturuar prej më shumë se dy (2) personave, që ekziston për një periudhe kohore dhe i cili vepron në bashkëpunim për kryerjen e terrorizmit. 5. Shprehja Grup i Strukturuar - nënkupton një grup i cili nuk është formuar rastësisht për kryerjen e menjëhershme të një vepre dhe i cili nuk ka nevojë të ketë role formalisht të përcaktuara për anëtarët e tij, vazhdimësinë e anëtarësisë ose strukturë të ndërtuar. 6. Terrorist - nënkupton çdo person fizik i cili: (i) kryen veprim terrorist me çfarëdo mjeti, drejtpërdrejt ose tërthorazi; (ii) organizon apo drejton të tjerët për të kryer veprime terroriste; ose (iii) kontribuon në kryerjen e veprimeve terroriste nga një grup personash që veprojnë me një qëllim të përbashkët, ku kontributi bëhet me dashje dhe me qëllim të avancimit të veprimit terrorist ose me njohjen e qëllimit të grupit për të kryer një veprim terrorist.
  130. 129

    AI-assisted research summary: Kushdo që kryen një vepër terroriste dënohet me të paktën 5 vjet burgim; dënimi rritet në të paktën 10 vjet nëse ka lëndime të rënda dhe në të paktën 15 vjet ose burgim të përjetshëm nëse ka vdekje.

    Neni 129 Kryerja e veprës terroriste 1. Kushdo që kryen një vepër terroriste dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim. 2. Kur vepra nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndime të rënda trupore të një apo më shumë personave, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim. 3. Kur vepra nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekje të një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm.
  131. 130
    Neni 130 Ndihma në kryerjen e terrorizmit 1. Kur vepra nga neni 377 ose 378 i këtij Kodi kryhet në lidhje me terrorizmin, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kur vepra nga neni 380 i këtij Kodi kryhet në lidhje me terrorizmin, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Kushdo që e ndihmon kryesin apo bashkëpjesëmarrësin pas kryerjes së një vepre terroriste, duke i siguruar fonde ose burime të tjera materiale personit apo personave të tillë për çfarëdo qëllimi, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.
  132. 131

    AI-assisted research summary: Anyone who provides, requests, collects, hides, organizes, prepares, makes available, or directs others to provide funds or other material means for terrorist use is subject to criminal punishment.

    Neni 131 Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit 1. Kushdo që, në çfarëdo mënyre, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, ofron, kërkon, mbledh ose fsheh, organizon, përgatit, vë në dispozicion fonde apo mjete të tjera materiale ose drejton të tjerët për këto veprime, me dashje se do të përdoren, dijeni apo bazë të arsyeshme për të besuar se do të përdoren, tërësisht ose pjesërisht, për apo nga një individ terrorist, grup terrorist, apo për të kryer apo për të kontribuar për kryerjen e veprës terroriste, dënohet me gjobë deri në pesëqind mijë (500.000) euro dhe me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 2. Që një vepër të përbëjë vepër penale sipas paragrafit 1 të këtij neni, nuk është e nevojshme që një veprim terrorist të ndodh ose nëse fondet janë përdorur në të vërtetë për të kryer një veprim të tillë terrorist. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 48 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  133. 132

    AI-assisted research summary: Calling on another person to commit or join a terrorist act, or to take part in a terrorist’s or terrorist group’s activities, is punishable by 5 to 15 years’ imprisonment.

    Neni 132 Rekrutimi për terrorizëm Kushdo që i bën thirrje personit tjetër për të kryer ose për të marrë pjesë në kryerjen e veprës terroriste ose për të marrë pjesë në aktivitetet e një terroristi apo grupi terrorist, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
  134. 133
    Neni 133 Trajnimi për terrorizëm 1. Kushdo që ofron ose pranon trajnim për terrorizëm, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 2. Për qëllime të këtij neni, shprehja “trajnim për terrorizëm” nënkupton trajnimin ose udhëzimin, përfshirë ofrimin ose pranimin e njohurive ose aftësive praktike, për prodhimin ose përdorimin e mjeteve shpërthyese, armëve të zjarrit ose armëve tjera apo substancave kimike, bakteriologjike, nukleare apo substancave të tjera të dëmshme apo helmuese për njerëzit, pronën apo mjedisin, ose me metoda apo teknika tjera specifike, me qëllim që të kryejë apo të kontribuojë në kryerjen e veprës terroriste, duke ditur se shkathtësitë e mësuara apo të marra kanë për synim që të përdoren për këtë qëllim.
  135. 134

    AI-assisted research summary: Anyone who spreads or otherwise enables a public message in order to incite a terrorist act, and creates a risk that one or more such acts will occur, can be punished with 1 to 5 years in prison.

    Neni 134 Shtytja për kryerjen e veprave terroriste Kushdo që shpërndan, ose në ndonjë mënyrë tjetër mundëson me çdo mjet, mesazhin për publikun, me qëllim që të shtytë kryerjen e aktit terrorist, kur sjellja e tillë pavarësisht nëse avokon drejtpërdrejtë ose jo aktet terroriste, shkakton rrezikun që një ose më shumë vepra të tilla të kryhen, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
  136. 135

    AI-assisted research summary: This article criminalizes hiding the existence of a terrorist or terrorist group, or helping prevent their discovery or capture, and sets prison terms for related terrorism-linked offences.

    Neni 135 Fshehja ose moslajmërimi i terroristëve apo grupeve terroriste 1. Kushdo që fsheh ekzistimin e një terroristi apo grupi terrorist ose të anëtarëve të tij, e pengon zbulimin ose kapjen e grupit terrorist ose të anëtarëve të tij, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Nëse vepra nga neni 377 ose 378 i këtij Kodi kryhet në lidhje me terrorizmin, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra nga neni 380 i këtij Kodi kryhet në lidhje me terrorizmin, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.
  137. 136

    AI-assisted research summary: Anyone who creates, organizes, or leads a terrorist group, or participates in its activities, is punished with a fine and/or prison.

    Neni 136 Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist 1. Kushdo që krijon, organizon ose drejton një grup terrorist dënohet me gjobë deri në pesëqind mijë (500.000) Euro dhe me burgim prej dhjetë (10) deri në njëzet (20) vjet. 2. Kushdo që merr pjesë në veprimtaritë e grupit terrorist dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet.
  138. 137

    AI-assisted research summary: Personat who travel to or from Kosovo for terrorist purposes, or who help organize or facilitate such travel, face imprisonment.

    Neni 137 Udhëtimi për qëllime të terrorizmit 1. Kushdo që udhëton për në apo prej territorit të Republikës së Kosovës me qëllim për të kryer, kontribuar apo marrë pjesë në kryerjen e një vepre terroriste apo me qëllim për të marrë pjesë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 49 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS në aktivitetet e një terroristi apo grupi terrorist apo me qëllim të ofrimit apo pranimit të trajnimit për terrorizëm dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vite. 2. Kushdo që në çfarëdo mënyrë ndihmon siç parashihet kryerja e veprës penale në këtë nen dhe siç përcaktohet në nenin 33 të këtij Kodi, organizon apo lehtëson udhëtimin e ndonjë personi me dijeni se udhëtimi është për qëllimet e parapara në paragrafin 1 të këtij neni dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vite.
  139. 138
    Neni 138 Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës 1. Kushdo që përgatit kryerjen e veprave penale nga nenet 128-137 të këtij Kodi, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 2. Për qëllime të këtij neni, shprehja “përgatitje e veprës penale” përfshin furnizimin apo aftësimin e mjeteve kryesve për kryerjen e veprës penale, eliminimin e pengesave për kryerjen e veprës penale, marrëveshjen, planifikimin apo organizimin me personat e tjerë për kryerjen e veprës penale, si dhe çfarëdo veprime tjera që krijojnë kushte për kryerjen e drejtpërdrejtë të veprës penale, por të cilat nuk e përbëjnë vet veprën penale. 3. Kushdo që dërgon apo bartë në apo jashtë territorit të Republikës së Kosovës armë, eksploziv, helme, pajisje, municion apo material tjetër për kryerjen e një apo më shumë veprave penale nga ky kapitull, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 4. Kushdo që me qëllim të kryerjes së një apo më shumë veprave terroriste nga ky Kapitull, dërgon apo bartë grupe te armatosura, pajisje ose burime tjera materiale në ose jashtë Republikës së Kosovës, dënohet me burgim prej dhjetë (10) deri në njëzet (20) vjet.
  140. 139

    AI-assisted research summary: For offences under Articles 128–138, it is not required that the terrorist act has actually been carried out.

    Neni 139 Parëndësia e kryerjes së veprës terroriste dhe lidhja me veprat penale terroriste Që një vepër të përbëjë vepër penale sipas neneve 128-138 të këtij Kapitulli, nuk është e nevojshme që vepra terroriste të jetë kryer dhe as nuk është e nevojshme, për sa u përket veprave penale të përcaktuara në nenet 132, 133, 134 dhe 137 të këtij Kapitulli, për të krijuar një lidhje me një vepër tjetër penale në këtë Kod.
  141. 140

    AI-assisted research summary: It is an offence to cross Kosovo’s border or border line at an unauthorized place.

    Neni 140 Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare 1. Kushdo që kalon kufirin apo vijën kufitare të Republikës së Kosovës në cilindo vend përveç në kufirin apo vendkalimet e autorizuara kufitare, dënohet me dyqind e pesëdhjetë (250) Euro gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kryesi i cili është i shoqëruar nga një fëmijë ose ndonjë person tjetër, kryesi dënohet me gjobë deri në dymijë e pesëqind (2.500) Euro ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në një apo më shumë nga rrethanat e mëposhtme, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet nëse: 3.1. kryesi ka qenë më parë i dënuar për vepër penale nga ky nen; 3.2. gjatë kohës së kapjes, kryesi ikë, përpiqet të ikë ose në ndonjë mënyrë tjetër i reziston kapjes nga policia ose KFOR-i; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 50 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 3.3. kalimi është bërë ndërmjet orës 08:00 në mbrëmje deri në orën 06:00 në mëngjes gjatë periudhës prej 1 prillit deri më 30 shtator, ose ndërmjet orës 06:00 në mbrëmje deri në orën 06:00 në mëngjes gjatë periudhës prej 1 tetorit deri më 31 mars; ose 3.4. kryesi posedon armë, municion ose rroba ushtarake, furnizime apo pajisje. 4. Tentativa për të kryer vepër penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni është e dënueshme. 5. Personi nuk është penalisht përgjegjës sipas këtij neni për kalimin në një pikë kufitare të paautorizuar të kufirit shtetëror nëse kalimi ka ndodhur në një vendkalim i cili është hapur përkohësisht nga Komandanti i KFOR-it. 6. Kurrfarë procedure penale që përfshin veprën nga ky nen nuk mund të fillohet apo të vazhdohet kundër asnjë refugjati në mirëbesim ose kundër personit të zhvendosur brenda vendit, që vjen nga territori ku jeta apo trupi i tij ose liritë apo të drejtat themelore janë të rrezikuara, me kusht që ai t’i jetë paraqitur policisë apo KFOR-it brenda një kohe të arsyeshme dhe të tregojë arsye bindëse për kalimin e vendkalimit apo pikës kufitare të paautorizuar.
  142. 141

    AI-assisted research summary: Anyone who publicly incites or spreads hatred, division, or intolerance among protected groups, or does so in aggravated ways, can be fined or imprisoned.

    Neni 141 Nxitja e përçarjes dhe mos durimit 1. Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike e të tjera, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që në mënyrë sistematike ose duke keqpërdorur pozitën apo autorizimet e tij kryen veprën nga paragrafi 1. i këtij neni ose shkakton trazira, dhunë ose pasoja të tjera të rënda me kryerjen e veprës së tillë, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 3. Kushdo që kryen veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni përmes shtrëngimit, rrezikimit të sigurisë, përqeshjes së simboleve kombëtare, racore, etnike apo fetare, duke dëmtuar pasurinë e personit tjetër ose duke përdhosur monumentet apo varrezat, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Kushdo që në mënyrë sistematike ose duke keqpërdorur pozitën apo autorizimet e tij kryen veprën penale nga paragrafi 3. i këtij neni ose shkakton trazira, dhunë ose pasoja të tjera të rënda me kryerjen e veprës së tillë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. KAPITULLI XV VEPRAT PENALE KUNDËR NJERËZIMIT DHE VLERAVE TË MBROJTURA ME TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE
  143. 142

    AI-assisted research summary: Genocide is punished by at least 15 years in prison or life imprisonment.

    Neni 142 Gjenocidi 1. Kushdo që me qëllim të asgjësimit të tërësishëm apo të pjesërishëm të ndonjë grupi kombëtar, etnik, racor apo fetar kryen një ose më shumë nga veprimet e mëposhtme, do të dënohet me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm: 1.1. vrasjen e anëtarëve të grupit; 1.2. shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore apo mendore të anëtarëve të grupit; 1.3. vënien e qëllimshme të grupit në kushte të tilla të jetës të cilat shpijnë në shfarosje GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 51 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS të plotë apo të pjesërishme fizike; 1.4. vënien e masave të cilat kanë për qëllim që të pengojnë lindjet brenda grupit; 1.5. transferimin me dhunë të fëmijëve të grupit në një grup tjetër.
  144. 143

    AI-assisted research summary: Anyone who knowingly commits certain listed acts as part of a widespread or systematic attack against civilians is punishable by at least 15 years in prison or life imprisonment.

    Neni 143 Krimet kundër njerëzimit 1. Kushdo që kryen një ose më shumë nga veprat e mëposhtme, duke ditur se vepra e tillë është pjesë e një sulmi të gjerë apo sistematik të drejtuar kundër popullsisë civile, dënohet me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm: 1.1. vrasje; 1.2. shfarosje; 1.3. skllavërim; 1.4. deportim ose përzënie me dhunë të popullsisë; 1.5. burgosje ose privime të tjera të rënda të lirisë fizike në kundërshtim me rregullat themelore të së drejtës ndërkombëtare; 1.6. torturë; 1.7. dhunim, skllavëri seksuale, prostitucion të detyruar, shtatzëni me dhunë, sterilizim të detyruar ose çfarëdo forme tjetër po aq të rëndë të dhunës seksuale; 1.8. persekutim të një grupi ose kolektivi të identifikuar për arsye politike, racore, kombëtare, etnike, kulturore, fetare, gjinore apo në ndonjë baze tjetër e cila është botërisht e njohur si e palejueshme sipas të drejtës ndërkombëtare, në lidhje me veprat nga ky nen dhe nenet 142 dhe 144-147 të këtij Kodi; 1.9. zhdukja e detyruar e personave; 1.10. krimin e aparteidit; ose 1.11. vepra të tjera çnjerëzore të karakterit të ngjashëm që qëllimisht shkaktojnë vuajtje të mëdha, lëndime të rënda të trupit ose të shëndetit fizik apo mendor. 2. Për qëllime të këtij neni: 2.1. Shprehja sulm i drejtuar kundër cilësdo popullsi civile- nënkupton një mënyrë veprimi që përfshin kryerjen e shumëfishtë të veprave të parapara në paragrafin 1 të këtij neni kundër cilësdo popullsi civile, në pajtim apo në përkrahje të një politike shtetërore apo të organizuar për të kryer një sulm të tillë. 2.2. Shprehja shfarosje - përfshin shkaktimin me qëllim të kushteve jetësore, ndër të tjera, privimin e qasjes në ushqim dhe barëra, si pasojë e të cilave llogaritet se do të sjellin zhdukjen e një pjese të popullsisë. 2.3. Shprehja skllavërim - nënkupton ushtrimin e një kompetence ose e të gjitha kompetencave që lidhen me të drejtën e pronësisë mbi një person, duke përfshirë ushtrimin e një kompetence të tillë në trafikimin e njerëzve, veçanërisht të grave dhe të fëmijëve. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 52 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2.4. Shprehja depërtim apo transferim me dhunë i popullsisë - nënkupton zhvendosje të personave të caktuar me anë të dëbimit apo të akteve të tjera shtrënguese nga zona ku ata banojnë në mënyrë të ligjshme, pa arsye të cilat lejohen sipas të drejtës ndërkombëtare. 2.5. Shprehja torturë - nënkupton shkaktimin e qëllimshëm të dhembjes apo vuajtjes së rëndë fizike apo mendore mbi një person i cili është në ndalim ose është nën kontrollin e kryesit; përjashtimisht, tortura nuk përfshin dhembjen apo vuajtjen karakteristike apo të pandarë që rezulton vetëm nga sanksionet e ligjshme. 2.6. Shprehja shtatzëni e detyruar - nënkupton mbyllje e paligjshme e gruas së lënë shtatzënë me dhunë, me qëllim që të ndikojë në përbërjen etnike të ndonjë popullsie ose duke kryer shkelje të tjera të rënda të së drejtës ndërkombëtare. 2.7. Shprehja persekutim - nënkupton privim i rëndë dhe me dashje nga të drejtat themelore për shkak të identitetit të grupit apo kolektivitetit në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. 2.8. Shprehja krim i aparteidit - nënkupton akte çnjerëzore që kanë karakter të ngjashëm me ato të parapara në paragrafin 1. të këtij neni, të kryera në kontekstin e një regjimi të institucionalizuar të shtypjes dhe sundimit sistematik nga një grup racorë mbi një grup tjetër racorë ose grupe të tjera dhe që kryhen me qëllim të mbajtjes së atij regjimi. 2.9. Shprehja zhdukja e detyruar e personave - nënkupton arrestim, paraburgim ose rrëmbim i personave nga, ose me autorizimin, përkrahjen apo pajtimin e shtetit apo organizatës politike, shoqëruar me refuzimin e atij autoriteti ose organizate për të pranuar atë privim të lirisë apo për të dhënë informata mbi fatin apo vendndodhjen e atyre personave, me qëllim që këta persona të mos gëzojnë mbrojte juridike për një periudhë të zgjatur kohore. 2.10. Shprehja gjini - i referohet të dy gjinive, mashkullit dhe femrës, brenda kontekstit të shoqërisë.
  145. 144

    AI-assisted research summary: Anyone who seriously breaches the Geneva Conventions during war or armed conflict against protected persons or property is punishable by imprisonment.

    Neni 144 Krimet e luftës në shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës 1. Kushdo që shkel rëndë Konventat e Gjenevës të 12 gushtit 1949, dënohet me: 1.1. burgim prej së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat nga nënparagrafët 2.4., 2.5., 2.6., 2.7. ose 8. të paragrafit 2. të këtij neni; ose 1.2. burgim prej së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat nga nën-paragrafët 2.1, 2.2 ose 2.3 të paragrafit 2. të këtij neni. 2. Shkelje e rëndë e Konventave të Gjenevës të 12 gushtit 1949 do të thotë një apo më shumë prej veprimeve vijuese të kryera gjatë kohës së luftës apo konfliktit të armatosur kundër personave ose pasurisë që janë të mbrojtura me dispozitat përkatëse të Konventave të Gjenevës: 2.1. vrasja me qëllim; 2.2. tortura ose trajtimi çnjerëzor, duke përfshirë eksperimentet biologjike; 2.3. shkaktimi i qëllimshëm i vuajtjeve të mëdha ose i dëmtimeve të rënda trupore apo shëndetësore, dhunimi dhe ngacmimi seksual; 2.4. shkatërrimi masiv dhe përvetësimi i pasurisë i pajustifikueshëm nga nevojat GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 53 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS ushtarake dhe i kryer në mënyrë të kundërligjshme dhe të qëllimshme; 2.5. detyrimi i robit të luftës ose personit tjetër të mbrojtur për të shërbyer në forcat e armikut; 2.6. privimi i qëllimshëm i robit të luftës ose personit tjetër të mbrojtur nga e drejta për gjykim të drejtë dhe të rregullt; 2.7. deportimi i kundërligjshëm apo transferimi ose mbyllja e kundërligjshme dhe 2.8. marrja e pengjeve.
  146. 145

    AI-assisted research summary: Anyone who seriously violates the laws and customs applicable in international armed conflict is punished with imprisonment, including minimum terms or life imprisonment depending on the conduct.

    Neni 145 Krimet e luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktin e armatosur ndërkombëtar 1. Kushdo që shkel rëndë ligjet dhe zakonet që zbatohen në konfliktet e armatosura ndërkombëtare, brenda kornizës së përcaktuar të së drejtës ndërkombëtare, dënohet me: 1.1. burgim prej së paku pesë (5) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat nga nën paragrafët 2.9, 2.13, 2.14, 2.15, 2.16, 2.26, 2.29, 2.30 ose 2.31 të paragrafit 2. të këtij neni; ose 1.2. burgim prej së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat nga nënparagrafët 2.1, 2.2, 2.3, 2.4, 2.5, 2.6, 2.7, 2.8, 2.10, 2.11, 2.12, 2.17, 2.18, 2.19, 2.20, 2.21, 2.22, 2.23, 2.24, 2.25, 2.27 ose 2.28 të paragrafit 2. të këtij neni. 2. Shkelja e rëndë e ligjeve dhe e zakoneve që zbatohen për konfliktet e armatosura ndërkombëtare, brenda kornizës së përcaktuar të së drejtës ndërkombëtare, nënkupton një ose më shumë nga veprimet vijuese: 2.1. sulmet e drejtuara me qëllim kundër popullsisë civile ose ndaj individëve të veçantë civilë që nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në konflikt; 2.2. sulmet e drejtuara me qëllim kundër objekteve civile që nuk janë objektiva ushtarake; 2.3. sulmet e drejtuara me qëllim kundër personelit, instalimeve, materialeve, njësive ose automjeteve të përfshira në misionet e ndihmës humanitare ose paqeruajtëse në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, për aq kohë sa gëzojnë të drejtën për mbrojtjen e atyre civilëve ose objekteve civile sipas të drejtës ndërkombëtare për konfliktet e armatosura; 2.4. fillimi i sulmit të qëllimshëm, duke ditur se sulmi i tillë do të shkaktojë humbje aksidentale të jetës ose plagosje të civilëve, dëme të objekteve civile, dëme të gjëra, afatgjate dhe të rënda ndaj mjedisit natyror, që do të ishte haptazi tejkalim sa i përket përparësisë së gjithëmbarshme konkrete dhe të drejtpërdrejtë të parashikuar ushtarake; 2.5. sulmi ose bombardimi me çfarëdo mjete i qyteteve, fshatrave, vendbanimeve ose ndërtesave që janë të pambrojtura dhe të cilat nuk janë objektiva ushtarake; 2.6. vrasja ose plagosja e luftëtarit i cili është dorëzuar në mëshirë pasi ka dorëzuar armët ose që nuk ka më mjete mbrojtëse; 2.7. përdorimi i papërshtatshëm i flamurit të armëpushimit, i flamurit apo i shenjave dhe i uniformave ushtarake të armikut apo të Kombeve të Bashkuara ose i emblemave dalluese të Konventave të Gjenevës, që kanë si pasojë vdekjen ose plagosjet e rënda; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 54 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2.8. transferimi i drejtpërdrejt ose i tërthortë nga forcat pushtuese i pjesëve të popullatës së vet civile në territorin që e pushton, ose deportimi apo transferimi i tërësishëm apo i pjesërishëm i popullatës së territorit të pushtuar brenda ose jashtë këtij territori; 2.9. drejtimi me qëllim i sulmeve kundër ndërtesave fetare, shkollore, artistike, shkencore, me qëllime bamirëse, monumenteve historike, spitaleve dhe vendeve ku janë mbledhur të sëmurët dhe të plagosurit, me kusht që të mos jenë objektiva ushtarake; 2.10. nënshtrimi i personave nën autoritetin e një pale kundërshtare ndaj të cilëve kryhen gjymtime fizike ose eksperimente të ndryshme mjekësore apo shkencore, të cilat nuk arsyetohen në aspektin e trajtimit mjekësor, dental apo spitalor të personit përkatës dhe nuk janë në dobi të tij, e që shkaktojnë vdekje apo rrezik serioz ndaj shëndetit të një apo shumë personave të tillë; 2.11. vrasja apo plagosja dinake e individëve që i përkasin vendit apo ushtrisë armike; 2.12. deklarimi se nuk do të ketë mëshirë; 2.13. shkatërrimi apo marrja e pasurisë së armikut, përveç rasteve kur kjo kërkohet domosdoshmërisht për nevojat e luftës; 2.14. deklarimi se abrogohen, suspendohen apo nuk pranohen nga gjykata të drejtat dhe veprimet e pjesëtarëve të kombit që është palë e armikut; 2.15. detyrimi i qytetarëve të palës armike për të marrë pjesë në operacionet e luftës të drejtuara kundër vendit të tyre, madje edhe nëse kanë qenë në shërbimin e palës kundërshtare para fillimit të luftës; 2.16. plaçkitja e një qyteti ose e një vendi, qoftë edhe kur merret me anë të sulmit; 2.17. përdorimi i helmeve ose i armëve helmuese; 2.18. përdorimi i gazrave asfiksuese, helmuese ose i llojeve të tjera të gazrave dhe i të gjitha analogeve të lëngshme, materialeve ose mjeteve; 2.19. përdorimi i plumbave që përhapen apo rrafshohen lehtë në trupin e njeriut, siç janë plumbat me mbulesë të fortë që nuk e mbulojnë plotësisht bërthamën ose janë të çarë me prerje; 2.20. përdorimi i armëve, projektilave, materialeve dhe metodave të luftimit të një natyre të tillë që shkaktojnë plagosje të tepërta apo vuajtje të panevojshme ose të cilat nuk bëjnë dallim në shkaktimin e këtyre vuajtjeve, në shkelje me të drejtën ndërkombëtare për konfliktet e armatosura, duke përfshirë këtu armët kimike, armët biologjike, copëzat e padetektueshme, armët verbuese laserike ose minat mashtruese të përkufizuara në Protokollin II të Konventës mbi ndalimin ose kufizimin e disa armëve konvencionale të cilat konsiderohen se janë jashtëzakonisht dëmtuese ose kanë efekte pa i zgjedhur caqet, të datës 10 tetor 1980; 2.21. kryerja e akteve fyese ndaj dinjitetit personal, veçanërisht trajtimi nënçmues dhe poshtërues; 2.22. kryerja e dhunimeve, skllavëria seksuale, prostitucioni i detyruar, shtatzënia e dhunshme, steriliteti i detyruar ose ndonjë formë tjetër e dhunës seksuale, e cila përbën gjithashtu shkelje të rëndë të Konventave së Gjenevës; 2.23. përdorimi i qëllimshëm i pranisë së civilëve ose i personave të tjerë që gëzojnë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 55 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS mbrojtje me qëllim të mbajtjes së disa pikave, zonave apo forcave ushtarake të mbrojtura nga operacionet ushtarake; 2.24. drejtimi me qëllim i sulmeve kundër ndërtesave, materialeve, njësive mjekësore dhe transportit, personelit fetar dhe personelit që përdorin shenjën dalluese të Konventave të Gjenevës në pajtim me të drejtën ndërkombëtare; 2.25.vënia me qëllim e popullsisë civile në gjendje të urisë si metodë lufte, duke privuar ata nga mjetet e domosdoshme për ekzistencën e tyre, duke përfshirë këtu edhe pengimin e qëllimshëm të furnizimeve të paraparë me Konventat e Gjenevës; 2.26. rekrutimi apo mobilizimi i fëmijëve nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjet në forcat e armatosura kombëtare ose duke i përdorur ata të marrin pjesë aktivisht në armiqësi; 2.27. drejtimi me qëllim i sulmeve kundër punimeve ose instalimeve që përmbajnë forca të rrezikshme duke e ditur se sulmi i tillë do të shkaktojë humbje të tepërta të jetës, lëndime të civilëve ose dëmtime të objekteve civile; 2.28. drejtimi me qëllim i sulmeve pa dallim, kur sulmi i tillë nuk drejtohet në një objektiv specifik ushtarak, shfrytëzon metoda apo mjete të luftës të cilat nuk mund të drejtohen në objekte specifike ushtarake ose metoda apo mjete të luftës efekti i të cilave nuk mund të kufizohet ashtu siç kërkohet me Protokollin I të Konventave të Gjenevës të datës 12 gusht 1949 dhe që, për pasojë, është i një natyre të tillë që godet objektivat ushtarake dhe civile ose objektet civile pa dallim; 2.29. skllavëria dhe tregtia me robërit; 2.30. shqiptimi i dënimeve kolektive; 2.31. ushtrimi i trysnisë mbi popullsinë e një territori të pushtuar për të ndërruar kombësinë ose për të dhënë betimin për forcat armike.
  147. 146

    AI-assisted research summary: A person who seriously breaches common Article 3 of the Geneva Conventions commits an offence and may be sentenced to at least 5 years’ imprisonment or life imprisonment.

    Neni 146 Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të konventave të Gjenevës 1. Kushdo që shkel rëndë nenin 3, që është i përbashkët për katër Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949, dënohet me burgim së paku pesë (5) vjet ose me burgim të përjetshëm. 2. Shkelje e rëndë e nenit 3, të përbashkët për të katër Konventat e Gjenevës të 12 Gushtit 1949, do të thotë një ose më shumë nga veprat e mëposhtme të kryera në kontekstin e një konflikti të armatosur jo të një karakteri ndërkombëtar kundër personave që nuk marrin pjesë aktive në armiqësi, duke përfshirë edhe pjesëtarët e forcave të armatosura që i kanë dorëzuar armët dhe që nuk janë në gjendje të luftojnë për shkak të sëmundjes, plagëve, ndalimit ose për ndonjë shkak tjetër: 2.1. dhuna ndaj jetës dhe personit, në veçanti vrasja e çdo lloji, gjymtimi, trajtimi mizor dhe tortura; 2.2. kryerja e akteve fyese ndaj dinjitetit të personit, në veçanti poshtërimi dhe trajtimi nënçmues; 2.3. marrja e pengjeve; 2.4. shqiptimi i dënimeve dhe kryerja e ekzekutimeve pa aktgjykime paraprake të shpallura nga një gjykatë e rregullt që ofron të gjitha garancitë gjyqësore të cilat përgjithësisht njihen si të domosdoshme. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 56 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 3. Ky nen zbatohet për konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar dhe nuk zbatohet për situatat e çrregullimeve dhe tensioneve të brendshme, siç janë trazirat, veprat sporadike dhe të izoluara të dhunës ose vepra të tjera të natyrës së ngjashme.
  148. 147

    AI-assisted research summary: Anyone who seriously violates the laws and customs applicable to non-international armed conflicts can be punished with imprisonment.

    Neni 147 Krimet e luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar 1. Kushdo që shkel rëndë ligjet dhe zakonet që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar, brenda kornizës së përcaktuar të së drejtës ndërkombëtare, dënohet me: 1.1. burgim prej së paku pesë (5) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat penale nga nën paragrafët 2.4, 2.5, 2.7, 2.12, 2.23 ose 2.24 të paragrafit 2. të këtij neni; ose 1.2. burgim prej së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat penale nga nën paragrafët 2.1, 2.2, 2.3, 2.6, 2.8, 2.9, 2.10, 2.11, 2.13, 2.14, 2.15, 2.16, 2.17, 2.18, 2.19, 2.20, 2.21 ose 2.22 të paragrafit 2. të këtij neni. 2. Shkelja e rëndë e ligjeve dhe e zakoneve që zbatohen për konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar, brenda kornizës së përcaktuar të së drejtës ndërkombëtare, nënkupton një ose më shumë nga veprimet vijuese: 2.1. sulmet e drejtuara me qëllim kundër popullsisë civile ose ndaj individëve të veçantë civilë që nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në konflikt; 2.2. drejtimi me qëllim i sulmeve kundër ndërtesave, materialeve, njësive mjekësore dhe transportit, personelit fetar dhe personelit që përdorin shenjën dalluese të Konventave të Gjenevës në pajtim me të drejtën ndërkombëtare; 2.3. sulmet e drejtuara me qëllim kundër personelit, instalimeve, materialeve, njësive ose automjeteve të përfshira në misionet e ndihmës humanitare ose paqeruajtëse në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, për aq kohë sa gëzojnë të drejtën për mbrojtjen e atyre civilëve ose objekteve civile sipas të drejtës ndërkombëtare për konfliktet e armatosura; 2.4. drejtimi me qëllim i sulmeve kundër ndërtesave fetare, shkollore, artistike, shkencore, me qëllime bamirëse, monumenteve historike, spitaleve dhe vendeve ku janë mbledhur të sëmurët dhe të plagosurit, me kusht që të mos jenë objektiva ushtarake; 2.5. plaçkitja e një qyteti ose e një vendi, qoftë edhe kur merret me anë të sulmit; 2.6. kryerja e dhunimeve, skllavëria seksuale, prostitucioni i detyruar, shtatzënia e dhunshme, steriliteti i detyruar ose ndonjë formë tjetër e dhunës seksuale, e cila përbën gjithashtu shkelje të rëndë të nenit 3, të përbashkët për të katër Konventat e Gjenevës; 2.7. rekrutimi apo mobilizimi i fëmijëve nën moshën pesëmbëdhjetë vjet në forcat e armatosura kombëtare ose duke i përdorur ata të marrin pjesë aktivisht në armiqësi; 2.8. urdhërimi për zhvendosjen e popullatës civile për shkaqe që lidhen me konfliktin, përveç kur kjo kërkohet për shkak të sigurisë së civilëve të përfshirë ose për shkaqe imperative ushtarake; 2.9. vrasja ose plagosja dinake e luftëtarit kundërshtar; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 57 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2.10. deklarimi se nuk do të ketë mëshirë; 2.11. nënshtrimi i personave nën autoritetin e një pale kundërshtare ndaj të cilëve kryhen gjymtime fizike ose eksperimente të ndryshme mjekësore apo shkencore, të cilat nuk arsyetohen në aspektin e trajtimit mjekësor, dental apo spitalor ndaj personit përkatës dhe nuk janë në dobi të tij, e që shkaktojnë vdekje apo rrezik serioz ndaj shëndetit të një apo shumë personave të tillë; 2.12. shkatërrimi apo marrja e pasurisë së armikut, përveç rasteve kur kjo kërkohet domosdoshmërisht për nevojat e luftës; 2.13. sulmi ose bombardimi me çfarëdo mjete i qyteteve, fshatrave, vendbanimeve ose ndërtesave që janë të pambrojtura dhe të cilat nuk janë objektiva ushtarake; 2.14. sulmet e drejtuara me qëllim kundër objekteve civile që nuk janë objektiva ushtarake; 2.15. fillimi i sulmit të qëllimshëm, duke ditur se sulmi i tillë do të shkaktojë humbje aksidentale të jetës ose plagosje të civilëve, dëme të objekteve civile, dëme të gjëra, afatgjate dhe të rënda ndaj mjedisit natyror, që do të ishte haptazi tejkalim sa i përket përparësisë së gjithëmbarshme konkrete dhe të drejtpërdrejtë të parashikuar ushtarake; 2.16. drejtimi me qëllim i sulmeve pa dallim kur sulmi i tillë nuk drejtohet në një objektiv specifik ushtarak, shfrytëzon metoda apo mjete të luftës të cilat nuk mund të drejtohen në objekte specifike ushtarake ose metoda apo mjete të luftës efekti i të cilave nuk mund të kufizohet dhe që, për pasojë, është i një natyre të tillë që godet objektivat ushtarake dhe civile ose objektet civile pa dallim; 2.17. përdorimi i qëllimshëm i prezencës së civilëve ose i personave të tjerë që gëzojnë mbrojtje me qëllim të mbajtjes së disa pikave, zonave apo forcave ushtarake të mbrojtura nga operacionet ushtarake; 2.18. vënia me qëllim e popullsisë civile në gjendje të urisë si metodë lufte, duke privuar ata nga mjetet e domosdoshme për ekzistencën e tyre, duke përfshirë këtu edhe pengimin e qëllimshëm të furnizimeve të parapara me Konventat e Gjenevës; 2.19. përdorimi i helmeve ose i armëve helmuese; 2.20. përdorimi i gazrave asfiksuese, helmuese ose i llojeve të tjera të gazrave dhe i të gjitha analogeve të lëngshme, materialeve ose mjeteve; 2.21. përdorimi i plumbave që përhapen apo rrafshohen lehtë në trupin e njeriut, siç janë plumbat me mbulesë të fortë që nuk e mbulojnë plotësisht bërthamën ose janë të çarë me prerje; 2.22. përdorimi i armëve, projektilave, materialeve dhe metodave të luftimit të një natyre të tillë që shkaktojnë plagosje të tepërta apo vuajtje të panevojshme ose të cilat nuk bëjnë dallim në shkaktimin e këtyre vuajtjeve, në shkelje me të drejtën ndërkombëtare për konfliktet e armatosura, duke përfshirë këtu armët kimike, armët biologjike, copëzat e padetektueshme, armët verbuese laserike ose minat mashtruese të përkufizuara në Protokollin II të Konventës mbi ndalimin ose kufizimin e disa armëve konvencionale të cilat konsiderohen se janë jashtëzakonisht dëmtuese ose kanë efekte pa i zgjedhur caqet, të datës 10 tetor 1980; 2.23. skllavëria dhe tregtia me robërit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 58 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2.24. shqiptimi i dënimeve kolektive. 3. Ky nen zbatohet për konfliktet e armatosura që nuk kanë karakter ndërkombëtar dhe nuk zbatohet për situatat e trazirave dhe të tensioneve të brendshme, siç janë trazirat, veprat sporadike dhe të izoluara të dhunës ose aktet e tjera të natyrës së ngjashme. Dispozitat e këtij neni vlejnë për konfliktet e armatosura që ndodhin në territorin e një shteti kur ekziston një konflikt i armatosur i zgjatur midis organeve të pushtetit dhe grupeve të organizuara të armatosura ose midis grupeve të tilla.
  149. 148

    AI-assisted research summary: Anyone who intentionally attacks dangerous installations in a non-international armed conflict, knowing it will cause major loss of life, civilian injury, or damage to civilian objects, faces imprisonment of at least 10 years or life imprisonment.

    Neni 148 Sulmet në konfliktet e armatosura që nuk kanë karakter ndërkombëtar kundër instalimeve që përmbajnë forca të rrezikshme Kushdo që në shkelje të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk kanë karakter ndërkombëtar, me qëllim kryen sulm kundër punimeve ose instalimeve që përmbajnë forca të rrezikshme, me dijeninë se një sulm i tillë do të shkaktojë humbje të mëdha jetësh, lëndime për civilët ose dëme në objektet civile, dënohet me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm.
  150. 149

    AI-assisted research summary: Ndalon rekrutimin, regjistrimin, ose përdorimin e personave 15–18 vjeç në forcat e armatosura, grupe, ose për pjesëmarrje aktive në armiqësi gjatë konfliktit të armatosur; shkelja dënohet me burg.

    Neni 149 Rekrutimi ose regjistrimi i fëmijëve në konfliktin e armatosur 1. Kushdo që rekruton ose regjistron personat midis moshës pesëmbëdhjetë (15) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet në forcat e armatosura ose në grupe apo i shfrytëzon ata për pjesëmarrje aktive në armiqësitë në një konflikt të armatosur të një karakteri ndërkombëtar ose në ndonjë konflikt të armatosur që nuk ka karakter ndërkombëtar, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjet, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.
  151. 150

    AI-assisted research summary: During war or armed conflict, using prohibited means of combat contrary to international law is punishable by imprisonment.

    Neni 150 Përdorimi i mjeteve ose i metodave të ndaluara të luftimit 1. Kushdo që gjatë luftës apo konfliktit të armatosur përdorë armë, projektila dhe materiale e metoda të luftimit të cilat nuk parashihen me nën-paragrafin 2.20 të nenit 145 ose me nën- paragrafin 2.22 të nenit 147 të këtij Kodi dhe që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare për konfliktet e armatosura, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim. 2. Nëse vepra nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një ose më shumë personave, kryesi dënohet me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm.
  152. 151

    AI-assisted research summary: Kushdo që, në shkelje të rregullave të së drejtës ndërkombëtare, urdhëron ose shqipton shtyrjen e paarsyeshme të riatdhesimit të robërve të luftës ose të civilëve pas përfundimit të luftës ose konfliktit të armatosur, dënohet me burgim.

    Neni 151 Shtyrja e paarsyeshme e riatdhesimit të robërve të luftës ose e civilëve Kushdo që në shkelje të rregullave të së drejtës ndërkombëtare, urdhëron apo shqipton shtyrjen e paarsyeshme të riatdhesimit të robërve të luftës apo të civilëve pas përfundimit të luftës ose të konfliktit të armatosur, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
  153. 152
    Neni 152 Përvetësimi i kundërligjshëm i sendeve nga të vrarët ose të plagosurit në fushëbetejë 1. Kushdo që urdhëron përvetësimin e kundërligjshëm të sendeve nga të vrarët apo të plagosurit në fushëbetejë apo që kryen përvetësimin e tillë, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 59 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2. Kur vepra nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në mënyrë barbare, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
  154. 153

    AI-assisted research summary: During war or armed conflict, anyone who violates international law by insulting, mistreating, detaining, blocking the return of, or otherwise harming a negotiator or their escort is punishable by imprisonment.

    Neni 153 Rrezikimi i negociatorëve Kushdo që në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, gjatë kohës së luftës apo të konfliktit të armatosur e fyen, e keqtrajton ose e ndalon negociatorin apo përcjelljen e tij ose ua pengon kthimin apo në ndonjë mënyrë tjetër e cenon paprekshmërinë e tyre, dënohet me burgim prej (6) gjashtë muaj deri në pesë (5) vjet.
  155. 154

    AI-assisted research summary: Kushdo që organizon ose i bashkohet një grupi për kryerjen e veprave penale të caktuara dënohet me burgim; një anëtar që e paraqet grupin para se të kryhet vepra mund të dënohet më lehtë ose të lirohet.

    Neni 154 Organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës 1. Kushdo që organizon një grup me qëllim të kryerjes së ndonjë prej veprave penale nga nenet 142-150 të këtij Kodi, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Kushdo që bëhet anëtar i grupit nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 3. Anëtari i grupit nga paragrafi 1. i këtij neni që e paraqet grupin para se të ketë kryer vepër penale, dënohet me burgim deri në tri (3) vjet ose mund të lirohet nga dënimi.
  156. 155

    AI-assisted research summary: This article makes a military commander, or someone acting as one, criminally responsible for certain offenses committed by forces under their effective command and control when they failed to exercise proper control.

    Neni 155 Përgjegjësia e komandantëve dhe përgjegjësve të tjerë 1. Komandanti ushtarak ose personi i cili në mënyrë efektive vepron si komandant ushtarak është penalisht përgjegjës për veprat penale të përcaktuara në nenet 142-150 të këtij Kodi të kryera nga forcat nën komandën dhe kontrollin e tij efektiv ose nën autoritetin dhe kontrollin efektiv si rezultat i dështimit të tij për të ushtruar kontrollin e duhur mbi forcat e tilla, ku: 1.1. ai komandant ushtarak apo person ose e ka ditur ose për shkak të rrethanave të asaj kohe është dashur të dijë se ato forca po kryenin ose ishin përgatitur të kryenin vepra penale të tilla; dhe 1.2. ai komandant ushtarak ose person nuk i ka ndërmarrë të gjitha masat e arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për të parandaluar ose për të ndalur kryerjen e tyre apo për të dorëzuar çështjen te organet kompetente për hetim dhe ndjekje. 2. Në lidhje me marrëdhëniet e eprorëve dhe të vartësve të tyre që nuk janë përshkruar në paragrafin 1 të këtij neni, eprori është penalisht përgjegjës për veprat penale të cekura në nenet 142-153 të këtij Kodi, të kryera nga vartësit nën autoritetin dhe kontrollin efektiv të tij si rezultat i dështimit të tij për të ushtruar kontrollin e duhur mbi vartësit e tillë, ku: 2.1. eprori e ka ditur ose me vetëdije nuk e ka përfillur informatën e cila ka treguar qartë se vartësit e tij po kryenin ose ishin përgatitur të kryenin vepra penale të tilla. 2.2. krimet kanë pasur të bëjnë me veprimet që kanë qenë brenda përgjegjësisë dhe kontrollit efektiv të eprorit; dhe 2.3. eprori nuk i ka ndërmarrë të gjitha masat e arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për të parandaluar ose për të ndalur kryerjen e tyre apo për të dorëzuar çështjen te organet kompetente për hetim dhe ndjekje. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 60 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  157. 156

    AI-assisted research summary: Anyone who publicly calls for or incites aggressive war or armed conflict can be imprisoned for 1 to 5 years.

    Neni 156 Shtytja për luftë agresive ose konflikt të armatosur Kushdo që në mënyrë publike, në tubim ose me anë të shkrimeve, xhirimeve audiovizuele ose në ndonjë mënyrë tjetër thërret ose nxit për luftë agresive apo konflikt të armatosur, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
  158. 157

    AI-assisted research summary: Anyone who misuses or keeps certain international emblems without authorization can be imprisoned for up to 3 years.

    Neni 157 Keqpërdorimi i emblemave ndërkombëtare Kushdo që keqpërdor ose mban pa autorizim flamurin apo emblemën e Kombeve të Bashkuara, të Kryqit të Kuq ose të Shoqërisë së Hënës së Kuqe apo simbolet që korrespondojnë me to apo ndonjë tjetër emblemë ndërkombëtare që njihet si mbrojtje e objekteve të caktuara nga operacionet ushtarake, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
  159. 158
    Neni 158 Rrëmbimi i fluturakes 1. Kushdo që në kundërshtim me Konventën mbi ndalimin e rrëmbimit të kundërligjshëm të fluturakes të datës 16 dhjetor 1970, në fluturake përvetëson apo kontrollon në mënyrë të kundërligjshme fluturaken me dhunë ose me kanosje apo në ndonjë mënyrë tjetër të frikësimit, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave ose me shkatërrimin e fluturakes, kryesi dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim. 3. Kushdo që me dashje privon nga jeta personin tjetër me kryerjen e veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm.
  160. 159

    AI-assisted research summary: Anyone who endangers civil aviation safety, or flies an aircraft irregularly / fails safety duties, faces imprisonment; harsher penalties apply if death or aircraft destruction results.

    Neni 159 Rrezikimi i sigurisë së aviacionit civil 1. Kushdo që në shkelje të Konventës mbi ndalimin e akteve të kundërligjshme kundër sigurisë së aviacionit civil të datës 23 shtator 1971 dhe Protokollit të saj të datës 24 shkurt 1988, kryen një akt që rrezikon sigurinë e aviacionit civil dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Akt i rrezikimit të sigurisë së aviacionit civil nënkupton një ose më shumë nga veprat në vijim: 2.1. kryerja e një akti të dhunës kundër personit në fluturake nëse ajo vepër ka gjasë të rrezikojë sigurinë e fluturakes; 2.2. shkatërrimi i fluturakes në funksionim e sipër ose shkaktimi i dëmit që e bën fluturaken e tillë të paaftë për fluturim apo që ka gjasë të rrezikojë sigurinë e saj gjatë fluturimit; 2.3. vendosja ose mundësimi i vendosjes në fluturaken e cila është në funksion e sipër, në çfarëdo mënyre, të ndonjë mjeti apo substance që ka gjasë për ta shkatërruar fluturaken ose për t’i shkaktuar dëm që e bën atë të paaftë për fluturim ose i shkakton dëm që ka gjasë të rrezikojë sigurinë e saj gjatë fluturimit; 2.4. shkatërrimi ose dëmtimi i pajisjeve të navigimit ajror ose ndërhyja në operimin e tyre nëse cilido nga aktet e tilla ka gjasë të rrezikojë sigurinë e fluturakes gjatë fluturimit; 2.5. kumtimi i informatës për të cilin kryesi e di se është e rrejshme, me çka rrezikon sigurinë e fluturakes gjatë fluturimit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 61 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2.6. kryeja duke përdorur çfarëdo pajisje, substance ose arme apo në çfarëdo mënyre tjetër, e një akti të dhunës kundër personit në aeroportin në shërbim të aviacionit civil ndërkombëtar, që shkakton ose ka gjasë të shkaktojë lëndime të rënda ose vdekje; 2.7. shkatërrimi ose dëmtimi i rëndë duke përdorur çfarëdo pajisje, substance ose arme apo në çfarëdo mënyre tjetër, i pajisjeve të aeroportit që i shërben aviacionit civil ndërkombëtar ose fluturakes së vendosur aty që nuk është në shërbim, ose ndërprerja e shërbimeve të aeroportit, nëse akti i tillë rrezikon ose ka gjasë të rrezikojë sigurinë në atë aeroport. 3. Kushdo që e drejton fluturaken në një mënyrë jo të rregullt ose nuk i kryen detyrat ose nuk bën mbikëqyrjen në lidhje me sigurinë e aviacionit civil, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e një ose më shumë personave ose me shkatërrimin e fluturakes, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim. 5. Kushdo që me qëllim e privon nga jeta personin tjetër me kryerjen e veprës penale nga paragrafi 1. ose 3. i këtij neni, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 6. Kushdo që nga pakujdesia kryen veprën penale nga paragrafi 1. ose 3. i këtij neni, dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet. 7. Kur vepra penale nga paragrafi 6. i këtij neni rezulton me vdekjen e një ose më shumë personave ose me shkatërrimin e fluturakes, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
  161. 160

    AI-assisted research summary: Anyone who endangers the safety of maritime navigation is punishable by imprisonment, with higher penalties for resulting death, ship destruction, intentional killing, or negligence.

    Neni 160 Rrezikimi i sigurisë së lundrimit detar 1. Kushdo që në shkelje të Konventës mbi ndalimin e akteve të kundërligjshme kundër sigurisë së lundrimit detar të datës 10 mars 1988 dhe Protokollit të saj të datës 14 tetor 2005 kryen një akt të rrezikimit të sigurisë së lundrimit detar, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Akti i rrezikimit të sigurisë së lundrimit detar nënkupton një ose më shumë nga veprat e mëposhtme: 2.1. pushtimi i anijes ose ushtrimi i kontrollit mbi të me dhunë apo me kanosje ose me ndonjë formë tjetër të frikësimit; 2.2. kryerja e një akti të dhunës kundër personit në anije nëse ajo vepër ka gjasë të rrezikojë lundrimin e sigurt të anijes; 2.3. shkatërrimi i anijes ose shkaktimi i dëmit anijes ose ngarkesës së saj që ka gjasë të rrezikojë lundrimin e sigurt të anijes; 2.4. vendosja ose mundësimi i vendosjes në anije në çfarëdo mënyre, të ndonjë mjeti apo substance që ka gjasë për ta shkatërruar atë anije ose për t’i shkaktuar dëm anijes apo ngarkesës së saj që rrezikon ose ka gjasë të rrezikojë lundrimin e sigurt të anijes; 2.5. shkatërrimi ose dëmtimi i rëndë i pajisjeve të navigimit detar apo ndërhyrja e rëndë në operimin e tyre, nëse një akt i tillë ka gjasë të rrezikojë lundrimin e sigurt të anijes; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 62 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2.6. komunikimi i informatës për të cilin kryesi e di se është e rrejshme, me çka rrezikon lundrimin e sigurt të anijes. 2.7 kanosja, me ose pa kushte, me qëllim detyrimin e një personi të kryejë apo të mos kryejë ndonjë veprim, për të kryer ndonjë nga veprat e parapara në nën-paragrafët 2.2, 2.3 dhe 2.5 të këtij paragrafi, nëse kjo kanosje ka gjasë të rrezikojë lundrimin e sigurt të anijes në fjalë; 2.8. përdorimi kundër anijes apo në anije ose shpërthimi nga një anije i ndonjë materiali shpërthyes, radioaktiv ose armë të shkatërrimit në masë, në një mënyrë që shkakton ose ka gjasë të shkaktojë vdekje, lëndim të rëndë ose dëmtim; 2.9. shkarkimi nga një anije, i naftës, gazit natyror të lëngshëm ose ndonjë substance tjetër të rrezikshme ose të dëmshme, gjë e cila nuk është e mbuluar nga nën-paragrafi 2.8 i këtij paragrafi, në sasi ose përqendrim të tillë që shkakton ose mund të shkaktojë vdekje, lëndim të rëndë ose dëmtim; 2.10. përdorimi i një anije në një mënyrë që shkakton vdekje, lëndim të rëndë ose dëmtim; 2.11. kanosja, me ose pa kushte, siç parashikohet në legjislacionin kombëtar, për të kryer një vepër penale të përcaktuar në nën-paragrafët 2.8, 2.9 apo 2.10 të këtij paragrafi; 2.12. transporti në bordin e një anijeje me: 2.12.1.çfarëdo materiali eksploziv ose radioaktiv, duke ditur se është menduar të përdoret për të shkaktuar, ose të kanosë për të shkaktuar, me ose pa kushte, siç parashikohet në ligj, vdekje, lëndim të rëndë ose dëmtim me qëllim frikësimin e një popullsie, ose duke detyruar një qeveri ose një organizatë ndërkombëtare për të kryer ose për të mos kryer ndonjë veprim; 2.12.2.çfarëdo arme të shkatërrimit në masë; 2.12.3. çfarëdo materiali burimor, material special të zbërthyeshëm, ose pajisje apo material të projektuar ose të përgatitur posaçërisht për përpunimin, përdorimin ose prodhimin e materialit special të zbërthyeshëm, duke ditur se është menduar të përdoret në një aktivitet të shpërthimit bërthamor ose në ndonjë aktivitet tjetër bërthamor që nuk është nën mbrojtje në përputhje me marrëveshjen gjithëpërfshirëse të masave mbrojtëse të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA); 2.12.4.çfarëdo pajisjeje, materialesh, softueri apo teknologji të ngjashme që kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në projektimin, prodhimin ose furnizimin e një arme të shkatërrimit në masë, me qëllim që të përdoret për atë qëllim; ose 2.13. transporti i një personi tjetër në bordin e një anijeje duke e ditur se personi ka kryer një veprim që përbën një vepër penale të përcaktuar në nën-paragrafët 2.1 deri në 2.12 të këtij paragrafi ose një vepër penale të parashikuar në nenet 131,138, 158, 159, 161, 167 deri 171 ose 356, paragrafi 4 të këtij Kodi, dhe ka për qëllim ta ndihmojë atë person për të shmangur ndjekjen penale. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një ose më shumë personave ose me shkatërrimin e anijes, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 63 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 4. Kushdo që me qëllim e privon nga jeta personin tjetër me kryerjen e veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 5. Kushdo që nga pakujdesia kryen veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet. 6. Kur vepra penale nga paragrafi 5. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave ose me shkatërrimin e anijes, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
  162. 161

    AI-assisted research summary: Anyone who endangers the security of fixed platforms on the continental shelf can be imprisoned.

    Neni 161 Rrezikimi i sigurisë së platformave fikse të vendosura në pragun kontinental 1. Kushdo që në shkelje të Protokollit mbi ndalimin e akteve të kundërligjshme ndaj sigurisë së platformave fikse të vendosura në pragun kontinental të 10 marsit 1988 dhe Protokollit të tij shtesë të datës 14 tetor 2005 kryen një akt me të cilën rrezikon sigurinë e platformave fikse të vendosura në pragun kontinental, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Akti i rrezikimit të sigurisë së platformave fikse të vendosura në pragun kontinental nënkupton një ose më shumë nga veprat në vijim: 2.1. pushtimi ose ushtrimi i kontrollit mbi platformat fikse me dhunë apo me kanosje ose me ndonjë formë tjetër të frikësimit; 2.2. kryerja e një akti të dhunës kundër personit në platformën fikse nëse ai akt ka gjasë të rrezikojë sigurinë e saj; 2.3. shkatërrimi i platformës fikse ose shkaktimi i dëmit i cili ka gjasë të rrezikojë sigurinë e saj; 2.4. vendosja ose mundësimi i vendosjes në platformën fikse në çfarëdo mënyre, të ndonjë mjeti apo substance që ka gjasë për të shkatërruar atë platformë fikse ose që ka gjasë të rrezikojë sigurinë e saj. 2.5. kanosja, me ose pa kushte, siç parashikohet me ligj, që ka për qëllim detyrimin e një personi fizik ose juridik që të kryejë apo të mos kryejë ndonjë veprim, për të kryer ndonjë nga veprat e parapara në nën-paragrafët 2.2 dhe 2.3 të këtij paragrafi, nëse kjo kanosje ka të ngjarë të rrezikojë sigurinë e platformës fikse; 2.6. përdorimi kundër ose në një platformë fikse ose shkarkimi nga një platformë fikse i çdo materiali shpërthyes, radioaktiv ose arme e shkatërrimit në masë në një mënyrë që shkakton ose ka të ngjarë të shkaktojë vdekjen, dëmtimin e rëndë ose dëmtimin; 2.7. shkarkimi nga një platformë fikse i naftës, gazit natyror të lëngshëm ose substancave të tjera të rrezikshme ose të dëmshme, të cilat nuk mbulohen nga nën-paragrafi 2.6 i këtij paragrafi, në sasi ose përqendrim të tillë që shkakton ose mund të shkaktojë vdekjen, dëmtimin e rëndë ose dëmtimin; 2.8. kanosja, me ose pa kushte, siç parashihet me ligj, të kryejë një vepër penale të përcaktuar në nën-paragrafin 2.6 ose 2.7 të këtij paragrafi; ose 2.9. plagosja ose vrasja e ndonjë personi në lidhje me kryerjen e ndonjë prej veprave penale të përcaktuara në nën-paragrafët 2.1 deri në 2.8 të këtij paragrafi. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një ose më shumë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 64 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS personave apo me shkatërrimin e platformës fikse, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim. 4. Kushdo që me qëllim e privon nga jeta personin tjetër me kryerjen e veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 5. Kushdo që me qëllim të detyrimit të personit fizik ose juridik për të kryer ose për të mos kryer ndonjë veprim, kanoset se do të kryejë vepër penale nga nën-paragrafët 2.2 ose 2.3 të paragrafit 2. të këtij neni, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 6. Për qëllime të këtij neni, shprehja “platformë fikse” - nënkupton ishull artificial, instalim ose godinë përherë e ngjitur për fundin e detit me qëllim të hulumtimit apo të shfrytëzimit të pasurive ose për qëllime të tjera ekonomike.
  163. 162
    Neni 162 Piratëria 1. Anëtari i ekuipazhit ose udhëtari i anijes ose fluturakes, përveç anijes apo fluturakes ushtarake apo publike, i cili duke shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe me qëllim që vetes ose personit tjetër t’i sjell dobi pasurore apo dobi jopasurore apo për të plagosur rëndë personin tjetër, kryen dhunë të kundërligjshme ndaj anijes apo fluturakes tjetër ose kundër personit ose sendit në anije apo në fluturake në det të hapur apo në territorin i cili nuk është nën juridiksion të ndonjë shteti, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Veprimi i kryer nga anëtari i ekuipazhit të anijes ose fluturakes ushtarake ose publike, i cili është rebeluar dhe ka uzurpuar autoritetet e anijes ose të fluturakes përbën vepër penale sipas paragrafit 1. të këtij neni.
  164. 163
    Neni 163 Skllavëria, kushtet e ngjashme me skllavërinë dhe puna e detyruar 1. Kushdo që në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, mban, ruan, vendos, blen apo shet një person tjetër në skllavëri, në kushte të ngjashme me skllavërinë, robëri ose në punë të detyruar, që përfshin por nuk kufizohet në mbajtjen e personit në pronësi, mohimin e fryteve të punës së tij, shtrëngimin e personit për të punuar ose mohimin e lirisë së një personi për të ndryshuar statusin e tij apo të kushteve të punës, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Kushdo që në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me qëllim të kryerjes së veprave nga paragrafi 1. i këtij neni shtyt një person tjetër të heqë dorë nga liria e tij ose ndërmjetëson në shitjen apo blerjen e një personi tjetër, dënohet me dënimin e paraparë në paragrafin 1. të këtij neni. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet kundër personit me të cilin kryesi është në marrëdhënie familjare, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet ndaj fëmijës, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 5. Kur vepra nga ky nen kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorimin e detyrës së tij, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet për veprën nga paragrafët 1.-3.; ose me burgim prej pesë (5) deri në njëzet (20) vjet për veprën nga paragrafi 4. i këtij neni. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 65 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  165. 164
    Neni 164 Kontrabandimi me migrantë 1. Kushdo që merret me kontrabandim të migrantëve dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri dhjetë (10) vjet. 2. Kushdo që me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore, prodhon, furnizon, siguron ose posedon dokument të rrejshëm të udhëtimit ose të identifikimit me qëllim të mundësimit të kontrabandimit me migrantë, dënohet me gjobë deri në pesëqind mijë euro (500.000) dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. 3. Kushdo që i mundëson personit i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës të qëndrojë në Republikën e Kosovës ose personit i cili nuk është shtetas apo banor i përhershëm për të qëndruar në shtetin në fjalë, pa i përfillur kushtet e domosdoshme ligjore për qëndrim, me mjetet nga paragrafi 2. i këtij neni ose me çfarëdo mjetesh tjera të paligjshme, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në një (1) vit. 4. Tentativa për të kryer veprën penale nga paragrafi 3. i këtij neni është e dënueshme. 5. Kushdo që organizon ose drejton personat e tjerë për të kryer vepër penale nga paragrafi 1. ose 2 i këtij neni dënohet me gjobë deri në pesëqind mijë (500.000) Euro dhe me burgim prej shtatë (7) deri në njëzet (20) vjet, ose me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale nga paragrafi 3. i këtij neni. 6. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit ose në një mënyrë që rrezikon ose ka gjasë të rrezikojë jetërat apo sigurinë e migrantëve përkatës ose që përfshin trajtimin çnjerëzor apo poshtërues, duke përfshirë eksploatimin e migrantëve të tillë, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim jo më pak se pesë (5) vjet. 7. Nëse vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm. 8. Për qëllime të këtij neni: 8.1. Shprehja “kontrabandim me migrantë” nënkupton çdo veprim me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të një dobie financiare ose të një dobie tjetër pasurore nga hyrja e paligjshme e personit në Republikën e Kosovës, i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës ose i një personi qoftë shtetas i Republikës së Kosovës apo shtetas i huaj në shtetin në të cilin personi i tillë nuk është banor i përhershëm ose shtetas i atij shteti. 8.2. Shprehja “hyrje e paligjshme” nënkupton kalimin e kufirit ose vijës kufitare të Republikës së Kosovës pa i përfillur kushtet e domosdoshme për hyrje të ligjshme në Republikën e Kosovës ose kalim i kufijve të ndonjë shteti pa i përfillur kushtet e domosdoshme për hyrjen e ligjshme në atë shtet. 8.3. Shprehja “dokument i rrejshëm i udhëtimit ose i identifikimit” nënkupton çfarëdo dokumenti i udhëtimit ose i identifikimit: 8.3.1. që është falsifikuar ose ndryshuar në ndonjë mënyrë të caktuar nga cilido person përveç nga personi ose organi i autorizuar në bazë të ligjit për të prodhuar ose lëshuar dokument udhëtimi ose identifikimi; 8.3.2. që është lëshuar ose është siguruar në mënyrë jo të duhur përmes keqinterpretimit, korrupsionit, trysnisë apo në ndonjë mënyre tjetër të kundërligjshme; ose GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 66 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 8.3.3. që shfrytëzohet nga personi i cili nuk është mbajtësi i tij i vërtetë. 9. Personi nuk është penalisht përgjegjës sipas këtij neni nëse ai është migrant që është objekt i veprës penale nga ky nen. 10. Kushdo që abuzon me regjimin e liberalizimit të vizave me shtetet anëtare të BE-së ose me Marrëveshjen e Shengenit dënohet si më poshtë: 10.1. personi i cili rekruton, nxit, organizon, strehon ose bart persona në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ose në ato të Marrëveshjes Schengen, me qëllim të realizimit dhe të përfitimit ekonomik, social ose të të drejtave të tjera, që janë në kundërshtim me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe me rregullat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të Marrëveshjes Schengen dhe të së drejtës ndërkombëtare, dënohet së paku me katër (4) vjet burgim; 10.2. nëse personi vepron në kundërshtim me nënparagrafin 10.1 dhe/ose ka qene në dijeni se me bartjen do të realizohen përfitime ose ndonjë të drejte nga nënparagrafi 10.1, në kundërshtim me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe me rregullat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të Marrëveshjes Schengen dhe me të drejtën ndërkombëtare, dënohet prej një (1) deri në pesë (5) vjet burgim; 10.3. nëse vepra është kryer për përfitime personale, kryesi do të dënohet për veprën, sipas nënparagrafit 10.1, me burgim, së paku tetë (8) vjet, ndërsa për veprën e kryer, sipas nënparagrafit 10.2, do të dënohet së paku me katër (4) vjet burgim; 10.4. nëse vepra është kryer nga personi juridik, do të dënohet me gjobë deri në pesëqind mijë euro (500.000); 10.5. pajisjet dhe mjetet transportuese të përdorura për kryerjen e kësaj vepre do të konfiskohen. 10.6. ky paragraf fillon të zbatohet në momentin kur Këshilli i Bashkimit Evropian merr vendim për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
  166. 165

    AI-assisted research summary: This article criminalizes participating in human trafficking and sets fines and prison terms, with harsher penalties for child victims, trafficking near schools/child environments, organized groups, official abuse, and deaths.

    Neni 165 Trafikimi me njerëz 1. Kushdo që merr pjesë në trafikimin e njerëzve dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet në një perimetër prej treqind e pesëdhjetë (350) metrash nga shkolla apo mjedisi tjetër i cili përdoret nga fëmijët ose kur vepra kryhet ndaj personit nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 3. Kushdo që organizon një grup personash për të kryer vepër nga paragrafi 1. i këtij neni dënohet me gjobë deri në pesëqind mijë (500.000) Euro dhe me burgim prej shtatë (7) deri në njëzet (20) vjet. 4. Nëse vepra penale nga ky nen kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorimin e pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me: 4.1. gjobë dhe burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet për vepër penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni; 4.2. gjobë dhe burgim së paku dhjetë (10) vjet për vepër penale nga paragrafi 3. i këtij neni. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 67 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1.-4. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 6. Për qëllime të këtij neni dhe nenit 166 të këtij kodi: 6.1. shprehja “trafikim me njerëz” nënkupton rekrutim, transportim, transferim, strehim ose pranim i personave me anë të kanosjes ose të përdorimit të forcës apo me forma të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, lajthimit, keqpërdorimit të pushtetit apo të keqpërdorimit të një pozite të ndjeshme ose me anë të dhënies ose marrjes së pagesave apo përfitimeve për të arritur pëlqimin e personit që ka kontroll mbi personin tjetër, me qëllim të shfrytëzimit. 6.2. shprehja ”shfrytëzim” ashtu siç është përdorur në nën-paragrafin 6.1. të këtij paragrafi, përfshin, por nuk kufizohet në, shfrytëzimin e prostitucionit të tjerëve, pornografisë ose formave tjera të shfrytëzimit seksual, lëmoshës, shërbimeve ose punës së detyruar, skllavërisë ose veprimeve të ngjashme me skllavërinë, robërisë ose heqjes së organeve apo qelizave. 6.3. pëlqimi i viktimës së trafikimit me njerëz për qëllime shfrytëzimi nuk merret parasysh kur cilado prej mjeteve të përcaktuara më lart në nën-paragrafin 6.1 të këtij neni është përdorur kundër viktimës së tillë. 6.4. rekrutimi, transportimi, transferimi, strehimi ose pranimi i fëmijës me qëllim të shfrytëzimit konsiderohet “trafikim me njerëz”, madje edhe nëse kjo nuk përfshin asnjërën nga mjetet e përcaktuara më lartë në nën-paragrafin 6.1 të këtij neni.
  167. 166
    Neni 166 Fshehja e dokumenteve të identifikimit të viktimave të skllavërisë ose trafikimit me njerëz 1. Kushdo që fsheh, mban, heq, dëmton ose shkatërron dokumentet personale të identifikimit apo pasaportën e personit për të cilin e din se është viktimë e veprës penale të paraparë në nenin 163 dhe 165 të këtij Kodi, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorimin e pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në shtatë (7) vjet.
  168. 167
    Neni 167 Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare 1. Kushdo që me qëllim e privon nga jeta personin nën mbrojtje ndërkombëtare, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 2. Kushdo që kryen rrëmbimin ose sulmin mbi personin ose mbi lirinë e personit nën mbrojtje ndërkombëtare, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 3. Kushdo që kryen një sulm të dhunshëm mbi objektet zyrtare, vendbanimin privat ose në mjetet e transportit të një personi nën mbrojtje ndërkombëtare, kur akti i tillë ka gjasë të rrezikojë personin ose lirinë e tij, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Kushdo që bën kanosje serioze se do të kryejë vepër penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 5. Kushdo që organizon ose urdhëron personin të kryejë vepër penale nga paragrafi 1., 2. ose 3 . i këtij neni, dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 68 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. ose 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e një ose më shumë personave, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim. 7. Për qëllime të këtij neni, shprehja “person nën mbrojtje ndërkombëtare” ka të njëjtin kuptim siç përkufizohet në nenin 113 të këtij Kodi.
  169. 168
    Neni 168 Rrezikimi i personelit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe i personelit në marrëdhënie me to 1. Kushdo që me qëllim e privon nga jeta personelin e Kombeve të Bashkuara ose personelin në marrëdhënie me to, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 2. Kushdo që kryen rrëmbimin apo sulmin mbi personin ose lirinë e personelit të Kombeve të Bashkuara apo mbi personelin në marrëdhënie me to, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 3. Kushdo që kryen një sulm të dhunshëm mbi objektet zyrtare, vendbanimin privat apo mjetet e transportit të Kombeve të Bashkuara apo personelin në marrëdhënie me to, kur sulmi i tillë ka gjasë të rrezikojë personin ose lirinë e tij, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Kushdo që bën kanosje serioze se do të kryejë vepër penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 2. ose 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e një ose më shumë personave, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim. 6. Për qëllime të këtij neni, shprehjet në vijim kanë këtë kuptim: 6.1. Shprehja “Personel i Kombeve të Bashkuara” nënkupton: 6.1.1. persona të angazhuar dhe të vendosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara si pjesëtarë të komponentës ushtarake, policore ose civile të operacionit të Kombeve të Bashkuara; ose 6.1.2. zyrtarë të tjerë dhe ekspertë të misionit të Kombeve të Bashkuara apo agjencive të specializuara të saj ose të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të cilët janë të pranishëm në cilësi zyrtare në zonën ku zhvillohet operacioni i Kombeve të Bashkuara. 6.2. Shprehja “Personel në marrëdhënie me to” nënkupton: 6.2.1. persona të caktuar nga Qeveria ose nga një organizatë ndërqeveritare me marrëveshjen e organit kompetent të Kombeve të Bashkuara; 6.2.2. persona të angazhuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ose nga një agjenci e specializuar apo nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike; ose 6.2.3. persona të vendosur nga një organizatë humanitare joqeveritare ose agjenci sipas një marrëveshjeje me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara ose me një agjenci të specializuar apo me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për kryerjen e aktiviteteve në mbështetje të përmbushjes së mandatit të operacionit të Kombeve të Bashkuara. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 69 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 6.3. Shprehja “Operacion i Kombeve të Bashkuara” nënkupton operacionin e themeluar nga organi kompetent i Kombeve të Bashkuara në pajtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe i udhëhequr nga autoriteti dhe kontrolli i Kombeve të Bashkuara: 6.3.1. kur operacioni ka për qëllim mbajtjen dhe rivendosjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare; ose 6.3.2. nëse Këshilli i Sigurimit ose Asambleja e Përgjithshme ka deklaruar për qëllimet e Konventës mbi Sigurinë e Personelit të Kombeve të Bashkuara dhe të Personelit në Marrëdhënie me to të datës 9 dhjetor 1994 se ekziston rreziku i jashtëzakonshëm për sigurinë e personelit që merr pjesë në operacion.
  170. 169
    Neni 169 Marrja e pengjeve 1. Kushdo që në kundërshtim me Konventën ndërkombëtare kundër marrjes së pengjeve të datës 17 dhjetorit 1979, merr peng dhe kanos se do ta vrasë, do ta plagosë ose se do të vazhdojë ta mbajë personin e tillë me qëllim që ta detyrojë shtetin apo organizatën ndërkombëtare, një person apo grup personash për të kryer apo për të mos kryer një vepër si kusht eksplicit apo implicit për lirimin e personit të marrë peng, dënohet me jo më pak se tre (3) vjet burgim. 2. Kushdo që me qëllim e privon nga jeta personin e zënë peng me kryerjen e veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të zënë peng, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim.
  171. 170

    AI-assisted research summary: This article criminalizes unauthorized or harmful handling of nuclear or radioactive materials and sets prison terms of at least 5, 8, 10 years or life, depending on the conduct and harm.

    Neni 170 Përvetësimi, pranimi, shfrytëzimi, prodhimi, posedimi, transferi, ndryshimi, asgjësimi, shpërndarja ose dëmtimi i paautorizuar i materialeve nukleare apo radioaktive 1. Kushdo që në kundërshtim me Konventën për Mbrojtjen Fizike të Materialeve Bërthamore të datës 3 Mars 1980 me ndryshimet e datës 8 korrik 2005, pa autorizim pranon, posedon, shfrytëzon, transferon, ndryshon, asgjëson ose shpërndan material nuklear dhe shkakton ose ka gjasë të shkaktojë vdekjen apo lëndimin e rëndë të ndonjë personi ose dëm të madh pasuror ose mjedisor, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim. 2. Kushdo që, në kundërshtim me Konventën Ndërkombëtare për Shtytjen e Veprave të Terrorizmit Bërthamor të datës 13 prill 2005, me qëllim të shkaktimit të vdekjes, lëndimit të rëndë trupor ose dëmit të madh pasuror ose mjedisor, prodhon një pajisje ose posedon materiale ose një pajisje radioaktive dënohet me burgim jo më pak se pesë (5) vjet. 3. Kushdo që, me qëllim të shkaktimit të vdekjes, lëndimit të rëndë trupor ose dëmtimit të madh pasuror ose mjedisor ose me qëllim që ta detyrojë një person, një organizatë ndërkombëtare ose një shtet për të kryer apo për të mos kryer një vepër, përdor materiale ose pajisje radioaktive, përdor ose dëmton një strukturë nukleare në një mënyrë që lëshon ose rrezikon lëshimin e materialit radioaktiv dënohet me burgim jo më pak se tetë (8) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1 deri në 3 të këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave ose me dëm të madh material, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 5. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafi 1 ose 4 i këtij neni nga pakujdesia, dënohet me burgim deri në shtatë (7) vjet në rast se kryen vepër penale nga paragrafi 1 dhe me jo më pak GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 70 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS se tre (3) vjet burgim për veprën penale nga paragrafi 4 i këtij neni. 6. Kushdo që kryen: 6.1. vjedhje ose grabitje të materialit nuklear; 6.2. përvetësim të materialit nuklear; 6.3. një veprimi që përbën transportimin, dërgimin ose zhvendosjen e materialit nuklear në ose jashtë një shteti, pa autoritet të ligjshëm 6.4. një veprim të drejtuar kundër një impianti nuklear ose një veprim që ndërhyn në operimin e një impianti nuklear, nëse kryesi shkakton qëllimisht ose nëse është në dijeni se akti mund të shkaktojë vdekje ose plagosje të rëndë të një personi ose dëm të madh ndaj pronës ose mjedisit nga ekspozimi ndaj rrezatimit ose çlirimit të substancave radioaktive, përveç nëse akti ndërmerret në përputhje me ligjin kombëtar të shtetit palë, në territorin në të cilin ndodhet impianti nuklear; ose 6.5.një veprim që përbën kërkim të materialit nuklear me anë të përdorimit të forcës apo kanosjes së rëndë ose me ndonjë formë tjetër të frikësimit, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
  172. 171
    Neni 171 Kanosja për përdorimin ose kryerjen e vjedhjes apo të grabitjes së materialit nuklear ose radioaktiv 1. Kushdo që kanos se do të përdor material nuklear për shkaktimin e vdekjes ose lëndimit të rëndë të ndonjë personi ose për të shkaktuar dëm substancial pasuror, ose mjedisor ose të kryejë veprën penale të paraparë në nenin 170, paragrafi 6, nënparagrafi 6.4. të këtij Kodi, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 2. Kushdo që me qëllim të detyrimit të një personi, organizate ndërkombëtare ose shteti për të kryer ose për të mos kryer një vepër, kanos të kryejë vjedhje ose grabitje të materialit nuklear ose veprën penale të paraparë në nenin 170, paragrafi 6, nënparagrafi 6.4. të këtij Kodi, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 3. Kushdo që kanos të kryejë veprën penale të paraparë në nenin 170, paragrafi 3 të këtij Kodi ose kërkon materiale radioaktive, një pajisje ose një strukturë nukleare me kanosje të rëndë ose me forcë, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafët 1 deri në 3 të këtij neni rezulton me vdekjen e një ose më shumë personave ose me dëm të madh material, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim. KAPITULLI XVI VEPRAT PENALE KUNDËR JETËS DHE TRUPIT
  173. 172

    AI-assisted research summary: Anyone who deprives another person of life is punished with at least 5 years in prison.

    Neni 172 Vrasja Kushdo që e privon personin tjetër nga jeta dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
  174. 173

    AI-assisted research summary: Ky nen e ndëshkon vrasjen e rëndë me të paktën 10 vjet burg ose burgim të përjetshëm.

    Neni 173 Vrasja e rëndë 1. Me dënim me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dënohet GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 71 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS personi i cili: 1.1. privon nga jeta fëmijën; 1.2. privon nga jeta femrën shtatzënë; 1.3. privon nga jeta anëtarin e familjes; 1.4. privon nga jeta personin tjetër në mënyrë mizore apo dinake; 1.5. privon nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e një ose më shumë personave tjerë; 1.6. privon nga jeta personin tjetër me qëllim të fitimit të dobisë pasurore; 1.7. privon nga jeta personin tjetër me qëllim të kryerjes apo të fshehjes së ndonjë vepre tjetër penale, ose për të ndaluar personin nga dhënia e dëshmisë ose sigurimi në ndonjë mënyrë tjetër të informatave për policinë apo në procedurë penale; 1.8. privon nga jeta personin tjetër nga hakmarrja e paskrupullt apo nga motive të tjera të ulëta, përfshirë hakmarrjen për dhënien e dëshmisë ose sigurimin në ndonjë mënyrë tjetër të informatave për policinë apo në procedurë penale; 1.9. privon nga jeta personin tjetër zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose në lidhje me detyrën zyrtare; 1.10. privon nga jeta personin tjetër motivuar në bazë të kombësisë, gjuhës, besimit fetar ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së lëkurës, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me njërën nga këto karakteristika të mbrojtura; 1.11. me dashje kryen dy apo më shumë vrasje, përveç veprave të cilat janë paraparë në nenin 174 dhe 176 të këtij Kodi; 1.12. privon nga jeta personin tjetër dhe më parë ka qenë i dënuar për vrasje, përveç veprave të cilat janë të parapara në nenin 174 dhe 176 të këtij Kodi; ose 1.13. Veprimet përgatitore për cilindo nën-paragraf të paragrafit 1 të këtij neni do të dënohen.
  175. 174

    AI-assisted research summary: A person who kills another while in a state of strong mental distress, caused without their fault by the victim’s assault, maltreatment, or serious insult, is punishable by imprisonment.

    Neni 174 Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore Kushdo që personin tjetër e privon nga jeta në gjendje të tronditjes së fortë mendore, të shkaktuar pa fajin e tij nga sulmi, keqtrajtimi apo fyerja e rëndë nga ana e personit të vrarë, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
  176. 175

    AI-assisted research summary: Anyone who negligently causes another person’s death is punished with imprisonment.

    Neni 175 Vrasja nga pakujdesia Kushdo që e privon nga jeta personin tjetër nga pakujdesia, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
  177. 176

    AI-assisted research summary: Nëna që i merr jetën foshnjës së vet gjatë lindjes ose menjëherë pas saj, ndërsa vazhdon çrregullimi nga lindja, dënohet me burgim.

    Neni 176 Vrasja e foshnjës gjatë lindjes Nëna që e privon nga jeta foshnjën e vet gjatë lindjes apo menjëherë pas lindjes, derisa te ajo GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 72 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS vazhdon çrregullimi i shkaktuar nga lindja, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.
  178. 177

    AI-assisted research summary: This article punishes inciting or helping suicide, with higher penalties when the victim is a minor or has reduced capacity, and it also covers cruel or inhuman treatment of a dependent person that leads to suicide.

    Neni 177 Shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje 1. Kushdo që shtytë ose ndihmon personin tjetër për të bërë vetëvrasje dhe vetëvrasja kryhet, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafi 1. i këtij neni ndaj të miturit ose ndaj personit aftësia e të cilit për të kuptuar peshën e veprës së vet ose për t’i kontrolluar sjelljet e veta ka qenë esencialisht e zvogëluar, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafi 1. i këtij neni ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet ose ndaj personit i cili nuk ka qenë i aftë për të kuptuar peshën e veprës së tij ose për të kontrolluar sjelljet e tij dënohet në pajtim me nenin 172 të këtij Kodi. 4. Kushdo që mizorisht ose në mënyrë çnjerëzore trajton personin tjetër i cili ndodhet në pozitë varësie dhe me këtë e shtytë personin e tillë që të bëjë vetëvrasje, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. Për qëllime të këtij paragrafi, shprehja “person në pozitë varësie” nënkupton personin i cili është nën mbikëqyrjen, gradën, kontrollin apo kujdesin e personit i cili ka vepruar në mënyrë mizore ose çnjerëzore. 5. Nëse si rezultat i veprës penale nga paragrafi 1. deri 4. i këtij neni vetëm është tentuar vetëvrasja, dënimi mund të zbutet.
  179. 178

    AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully ends a pregnancy, starts an abortion, or helps do so is punishable by imprisonment; the penalty is higher if the pregnant woman did not consent or if serious injury, serious health damage, or death results.

    Neni 178 Ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë 1. Kushdo që në kundërshtim me ligjin për ndërprerjen e shtatzënësisë dhe me pëlqimin e gruas shtatzënë, ndërpret shtatzëninë, fillon ta kryej ndërprerjen e shtatzënisë ose i ndihmon që ta ndërpres shtatzëninë, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që e ndërprenë ose fillon ta ndërpresë shtatzëninë pa pëlqimin e gruas shtatzënë, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor, me dëmtim të rëndë të shëndetit ose me vdekje të gruas shtatzënë, kryesi dënohet me: 3.1. burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni; ose 3.2. burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet për veprën penale nga paragrafi 2. i këtij neni.
  180. 179

    AI-assisted research summary: This article criminalizes non-medical forced sterilization without the person’s consent and sets prison penalties.

    Neni 179 Sterilizimi i detyruar 1.Kushdo që për arsye jo mjekësore, heq ose paaftëson në çfarëdo mënyre organet riprodhuese të një personi pa pëlqimin e atij personi dhe kjo çon në sterilizim, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 2.Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni rezulton me lëndime të rënda trupore, dëmtime serioze për shëndetin ose vdekjen e personit, kryesi i veprës penale dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 73 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  181. 180

    AI-assisted research summary: Ky nen ndalon heqjen, ndryshimin e përhershëm, nxitjen ose ndihmën për procedurat kundër organeve të jashtme gjenitale femërore pa arsye mjekësore, dhe parashikon burgim.

    Neni 180 Gjymtimi i organeve gjenitale femërore 1. Kushdo që pa arsye mjekësore, heq plotësisht ose pjesërisht ose i ndryshon në mënyrë të përhershme organet e jashtme gjenitale femërore, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri ne pesë (5) vjet. 2. Kushdo që nxit ose ndihmon femrën që t’i nënshtrohet procedurave nga paragrafi 1. i këtij Neni, dënohet me burgim deri në tri (3) vjet. 3. Kushdo që kryen veprën penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij Neni ndaj viktimës së ndjeshme, dënohet me burgim nga një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafët 1. ose 2. të këtij neni rezulton me vdekjen e viktimës, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
  182. 181
    Neni 181 Kanosja 1. Kushdo që seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit te personi i tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 2. Kushdo që seriozisht i kanoset personit tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do ta privojë nga jeta ose se do t’i shkaktojë lëndim të rëndë trupor, se do ta rrëmbejë ose privojë nga liria ndonjë person tjetër ose se do ta dëmtojë me armë zjarri, me shpërthim ose me mjete të tjera të rrezikshme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet ndaj personit zyrtar në lidhje me punën apo me pozitën e tij ose ndaj disa personave ose kur vepra kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 4. Kushdo që kryen vepër penale nga ky nen ndaj viktimës së ndjeshme ose me përdorim të armës, mjetit të rrezikshëm ose ndonjë sendi tjetër me të cilin mund të shkaktohet lëndimi trupor ose dëmtimi i rëndë për shëndetin, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
  183. 182
    Neni 182 Ngacmimi 1. Kushdo që përfshihet në një sjellje të vëmendjes së vazhdueshme dhe të padëshirueshme ose komunikon me qëllim të ngacmimit, frikësimit, lëndimit, dëmtimit të pasurisë apo vrasjes së personit tjetër ose fëmijëve të tij, familjes, të afërmve apo kafshëve shtëpiake ose kushdo që vë tjetrin nën vëzhgim me qëllim të ngacmimit, frikësimit, lëndimit, dëmtimit të pasurisë apo vrasjes së personit tjetër ose fëmijëve të tij, familjes, të afërmve apo kafshëve shtëpiake; dhe gjatë këtyre veprimeve vë atë person nën frikë të arsyeshme nga vdekja, lëndimi i rëndë trupor, dëmtimi i rëndë i pasurisë ose nën shqetësim të madh emocional, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj një personi me të cilin kryesi ka qenë apo është në marrëdhënie familjare ose ndaj një ish anëtari apo anëtari aktual të familjes, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet me armë, mjet të rrezikshëm apo ndonjë send tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 74 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 4. Vëmendja apo komunikimi nga paragrafi 1. i këtij neni mund të përfshijë përcjelljen apo qëndrimin në pritje; shfaqjen e vazhdueshme te shtëpia, shkolla, puna apo qendra rekreative; përsëritjen e thirrjeve telefonike; dërgimin apo lënien e porosive; dërgimin e mesazheve telefonike, letrave postare apo postës elektronike; ose lënien apo dërgimin e dhuratave të padëshiruara apo të gjësendeve tjera.
  184. 183

    AI-assisted research summary: This article penalizes sexual harassment, with harsher imprisonment for abuse of authority or use of a weapon or dangerous object.

    Neni 183 Ngacmimi Seksual 1. Kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet. 2. Ngacmimi seksual nënkupton cilëndo formë të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose fizike të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit apo që cenon dinjitetin e personit, dhe krijon një mjedis i cili është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet nga kryesi i cili është mësues, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor, person të cilit i është besuar rritja ose kujdesi i personit të tillë apo në ndonjë mënyrë tjetër ka pozitë të autoritetit mbi atë person, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1, 2 ose 3 i këtij neni kryhet me përdorim të armës, mjetit të rrezikshëm ose ndonjë sendi tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit mendor apo fizik, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 5. Procedura penale për veprën penale nga paragrafi 1, 2 ose 3 i këtij neni fillohet sipas propozimit.
  185. 184

    AI-assisted research summary: Intentional use of force against another person is punishable by a fine or up to 1 year in prison, with higher penalties for weapon use, vulnerable victims, or protected-basis motives.

    Neni 184 Sulmi 1. Kushdo që me dashje përdor forcën ndaj personit tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni është kryer me përdorimin e armës, mjetit të rrezikshëm apo ndonjë sendi tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet ndaj viktimës së ndjeshme ose është e motivuar sipas kombësisë, gjuhës, besimit fetar ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së lëkurës, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me njërën nga këto karakteristika të mbrojtura, kryesi dënohet me: 3.1. burgim deri në tre (3) vjet për veprën penale nga paragrafi 1 i këtij neni; ose 3.2. burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet për veprën penale nga paragrafi 2 i këtij neni. 4. Gjykata mund t’i shqiptoj vërejtje gjyqësore kryesit nga ky nen, nëse kryesi provokohet nga sjellja ç’njerëzore dhe e vrazhdë e të dëmtuarit.
  186. 185

    AI-assisted research summary: This article punishes anyone who causes light bodily injury to another person, with higher penalties if a weapon or dangerous object is used or if the act is motivated by protected characteristics; the court may also issue a judicial warning in a provocation case.

    Neni 185 Lëndimi i lehtë trupor 1. Kushdo që personit tjetër i shkakton lëndim të lehtë trupor, i cili rezulton në: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 75 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 1.1. dëmtimin e përkohshëm ose dobësimin e një organi apo pjese të trupit të personit tjetër; 1.2. zvogëlimin e përkohshëm të aftësisë së personit tjetër për të punuar; 1.3. shëmtimin e përkohshëm të personit tjetër; ose 1.4. dëmtimin e përkohshëm të shëndetit të personit tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me armë, mjet të rrezikshëm apo me ndonjë send tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kur vepra penale nga ky nen kryhet ndaj viktimës së ndjeshme, ose është e motivuar sipas kombësisë, gjuhës, besimit fetar ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së lëkurës, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me njërën nga këto karakteristika të mbrojtura kryesi dënohet me: 3.1. burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni; ose 3.2. burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet për veprën penale nga paragrafi 2. i këtij neni. 4. Gjykata mund të shqiptojë vërejtjen gjyqësore ndaj kryesit të veprës nga paragrafi 1 i këtij neni, nëse kryesi është provokuar nga sjellja ç’njerëzore apo e vrazhdë e të dëmtuarit.
  187. 186

    AI-assisted research summary: Kushdo që shkakton lëndim të rëndë trupor ose dëmton shëndetin e një personi tjetër mund të dënohet me burgim; dënimet rriten për armë, viktima të ndjeshme, vdekje, pakujdesi dhe afekt mendor.

    Neni 186 Lëndimi i rëndë trupor 1. Kushdo që i shkakton lëndim të rëndë trupor personit tjetër ose e dëmton shëndetin e personit tjetër deri në masën e tillë sa që mund të rezultojë me: 1.1. dobësimin e përkohshëm ose esencial të një pjese vitale të trupit të personit tjetër; 1.2. paaftësimin e përkohshëm, zvogëlimin e përkohshëm dhe esencial ose zvogëlimin e përhershëm të aftësisë së personit tjetër për të punuar; ose 1.3. dëmtimin e përkohshëm dhe serioz të shëndetit të personit tjetër, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që shkakton lëndim trupor ose e dëmton shëndetin e personit tjetër dhe kjo rezulton me: 2.1. rrezikim të jetës së personit tjetër; 2.2. paaftësimin ose dobësimin e përhershëm të një pjese vitale të trupit të personit tjetër; 2.3. paaftësimin e përhershëm të aftësisë së personit tjetër për çfarëdo lloj pune; 2.4. shëmtimin e përhershëm të personit tjetër; ose 2.5. dëmtimin e përhershëm të shëndetit të personit tjetër, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 76 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni është kryer me armë, mjet të rrezikshëm apo me ndonjë send tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me: 3.1.burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet për veprën penale nga paragrafi 1 i këtij neni; 3.2.burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale nga paragrafi 2 i këtij neni. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1, 2 ose 3 i këtij neni kryhet ndaj viktimës së ndjeshme, ose është e motivuar sipas kombësisë, gjuhës, besimit fetar ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së lëkurës, gjinisë, identiteti gjinor, orientimit seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me njërën nga këto karakteristika të mbrojtura, kryesi dënohet me: 4.1. burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni; 4.2. burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale nga paragrafi 2. i këtij neni; ose 4.3. burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale nga paragrafi 3. i këtij neni. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2., 3.ose 4. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit tjetër, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me: 6.1. burgim deri në tre (3) vjet për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni; ose 6.2. burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet për veprën penale nga paragrafi 2. i këtij neni. 7. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni kryhet në gjendje të afektit mendor, i vënë pa fajin e tij në gjendje të tronditjes së rëndë mendore të shkaktuar nga sulmi, keqtrajtimi apo fyerja e rëndë nga ana e palës së dëmtuar, kryesi dënohet me: 7.1. burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet për veprën penale nga paragrafi 1 i këtij neni; ose 7.2. burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet për veprën penale nga paragrafi 2 i këtij neni.
  188. 187
    Neni 187 Pjesëmarrja në rrahje 1. Kushdo që merr pjesë në rrahje, e cila rezulton me vdekje ose lëndim të rëndë trupor të personit, për pjesëmarrje në rrahje dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet. 2. Kushdo që në ndonjë rrahje ose grindje me qëllim të frikësimit apo kanosjes së personit, rrok apo vringëllon armën, mjetin e rrezikshëm apo mjetin tjetër që është i përshtatshëm për të shkaktuar lëndim të rëndë trupor ose për të dëmtuar rëndë shëndetin e personit, dënohet me gjobë ose me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet. 3. Personi nuk është penalisht përgjegjës sipas paragrafit 1. i këtij neni nëse ka marrë pjesë në rrahje pa fajin e tij ose thjesht për të mbrojtur veten apo për t’i ndarë pjesëmarrësit e tjerë në rrahje. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 77 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 4. Arma, mjeti i rrezikshëm apo mjeti tjetër konfiskohen.
  189. 188

    AI-assisted research summary: Kushdo që mund të japë ndihmë pa rrezik të madh duhet ta japë; mosdhënia e ndihmës ndëshkohet me burgim.

    Neni 188 Mosdhënia e ndihmës 1. Kushdo që nuk i ofron ndihmë personit jeta e të cilit ndodhet në rrezik të drejtpërdrejtë, edhe pse këtë ka mundur ta bëjë pa rrezik të madh për veten apo tjetrin, dënohet me burgim deri në një (1) vit. 2. Kushdo që nuk i ofron ndihmë personit në gjendje apo në rrethana të rrezikut për jetë të shkaktuara nga vetë kryesi, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të personit të rrezikuar, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të rrezikuar, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
  190. 189

    AI-assisted research summary: Anyone who leaves a vulnerable person entrusted to their care without help in dangerous circumstances can be imprisoned for up to 3 years.

    Neni 189 Braktisja e personave të paaftë 1. Kushdo që e lë personin e paaftë që i është besuar të përkujdeset për të, pa ndihmë në rrethana të rrezikshme për jetën apo për shëndetin, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të personit të cilit nuk i është dhënë ndihma, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të cilit nuk i është dhënë ndihma, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet burgim. KAPITULLI XVII VEPRAT PENALE KUNDËR LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT
  191. 190

    AI-assisted research summary: Ndalohet mohimi ose kufizimi i të drejtave mbi baza diskriminuese; shkeljet dënohen me burgim ose gjobë, me dënime më të rënda kur kryhen nga person zyrtar me keqpërdorim të detyrës.

    Neni 190 Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës 1. Kushdo që për shkak të përkatësisë kombëtare apo etnike, racës, fesë, apo për shkak që nuk i përket ndonjërës përkatësi, apo për shkak të bindjeve politike ose bindjeve të tjera, gjinisë, invaliditetit, identitetit gjinor, orientimit seksual, gjuhës, arsimit, pozitës shoqërore, prejardhjes sociale, gjendjes materiale, apo ndonjë karakteristike tjetër personale, tjetrit ia mohon ose kufizon të drejtat e përcaktuara me Kushtetutë, ligj ose dispozita të tjera, akte të tjera të përgjithshme ose marrëveshje të ratifikuara ndërkombëtare, apo i jep privilegje apo favore bazuar në këto dallime, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që i mohon ose ia kufizon pjesëtarit të një bashkësie etnike, fetare ose gjuhësore në Republikën e Kosovës të drejtën për shprehje të lirë të identitetit të tij ose për të gëzuar autonominë e tij, dënohet me burgim deri në një (1) vit. 3. Kushdo që në kundërshtim me ligjin për përdorimin e gjuhës, ia mohon shtetasit të Republikës së Kosovës të drejtën që lirshëm të përdor gjuhën ose shkrimin e tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorim GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 78 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.
  192. 191

    AI-assisted research summary: Kidnapping is punishable by imprisonment, with higher sentences for aggravating circumstances and possible mitigation if the victim is voluntarily released early.

    Neni 191 Rrëmbimi 1. Kushdo që e merr apo e mban personin, me qëllim që mos ta liroj para se të nxjerr para, dobi pasurore apo dobi tjera nga ai apo personi tjetër, ose me qëllim që ta detyroj atë apo personin tjetër që të kryej ose mos të kryej një veprim ose të durojë diçka, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet në një apo më shumë prej rrethanave në vijim, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet: 2.1. kryesi i është kanosur personit të rrëmbyer me vrasje ose dëmtim të rëndë të shëndetit; 2.2. kryesi ka kryer veprën duke vepruar si anëtar i grupit; 2.3. kryesi ka kryer veprën duke përdorur armën, mjetin e rrezikshëm apo sendin tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit; 2.4. kryesi ka kryer veprën kundër viktimës së ndjeshme. 3. Kur vepra nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në një apo më shumë prej rrethanave në vijim, kryesi dënohet me pesëmbëdhjetë (15) vjet burg ose dënim me burgim të përjetshëm. 3.1. kryesi ka kryer veprën duke vepruar si anëtar i grupit të organizuar; 3.2. kryesi i ka shkaktuar personit të rrëmbyer lëndim të rëndë trupor ose vdekje gjatë kryerjes së veprës. 4. Për qëllime të paragrafit 1. te këtij neni, personi i cili merr ose mban fëmijën konsiderohet se vepron pa pëlqimin e fëmijës. 5. Nëse kryesi në mënyrë vullnetare liron personin e rrëmbyer para se kërkesat për të cilat është kryer rrëmbimi, të jenë përmbushur, dënimi mund të zbutet.
  193. 192
    Neni 192 Shtrëngimi 1. Kushdo që e detyron personin tjetër me forcë apo kanosje serioze që të kryejë ose të mos kryejë një veprim ose të pajtohet me një veprim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në një apo më shumë prej rrethanave në vijim, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet: 2.1. kryesi i është kanosur personit të shtrënguar me vrasje ose dëmtim të rëndë të shëndetit; 2.2. kryesi ka kryer veprën duke vepruar si anëtar i grupit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 79 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2.3. kryesi ka kryer veprën duke përdorur armën, mjetin e rrezikshëm apo sendin tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit; 2.4. kryesi ka kryer veprën ndaj viktimës së ndjeshme. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në një apo më shumë prej rrethanave në vijim, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet: 3.1. kryesi ka kryer veprën duke vepruar si anëtar i grupit të organizuar; 3.2. kryesi ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor ose vdekjen gjatë kryerjes së veprës.
  194. 193

    AI-assisted research summary: It is an offence to unlawfully imprison, confine, or otherwise deprive another person of liberty; penalties increase for aggravating circumstances and can include imprisonment and a fine.

    Neni 193 Privimi i kundërligjshëm i lirisë 1. Kushdo që personin tjetër në mënyrë të kundërligjshme e burgos, e mban të mbyllur ose në ndonjë mënyrë tjetër e privon nga liria, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në një apo më shumë prej rrethanave në vijim, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet: 2.1. kur vepra kryhet ndaj viktimës së ndjeshme; 2.2. kur vepra kryhet në mënyrë mizore; 2.3. kur privimi i kundërligjshëm i lirisë zgjatë më tepër se pesëmbëdhjetë (15) ditë; 2.4. kur vepra penale rezulton me dëmtim të rëndë të shëndetit të personit të mbajtur në mënyrë të kundërligjshme ose në rrethana tjera të rënda; 2.5. kur vepra kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar duke keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tij, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. Nëse kjo vepër kryhet me përdorim të armës, mjetit të rrezikshëm apo ndonjë sendi tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet me përdorim të armës, mjetit të rrezikshëm apo ndonjë sendi tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafët 1. deri 4. të këtij neni rezulton me vdekjen e personit të privuar nga liria në mënyrë të kundërligjshme, kryesi dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
  195. 194

    AI-assisted research summary: A public official must not use force, serious threats, or other prohibited means to force a statement from a suspect, accused person, witness, expert, or anyone else.

    Neni 194 Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit 1. Personi zyrtar, i cili duke keqpërdorë detyrën apo autorizimet e tij, e përdorë forcën apo kanosjen serioze ose mjete apo mënyra të tjera të ndaluara me qëllim të detyrimit të të dyshuarit, të pandehurit, dëshmitarit, ekspertit apo personit tjetër për të dhënë ndonjë deklaratë, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me përdorimin e dhunës së rëndë ose nëse të dyshuarit, të pandehurit, dëshmitarit, ekspertit apo personit tjetër i janë shkaktuar GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 80 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS pasoja të rënda në procedurën penale si rezultat i deklaratës së marrë nga ai me shtrëngim, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
  196. 195

    AI-assisted research summary: A public official who abuses official duty or public authority to mistreat, intimidate, or seriously insult another person’s dignity is punishable by imprisonment.

    Neni 195 Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike 1. Personi zyrtar, i cili duke keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tij e keqtrajton, frikëson ose fyen rëndë dinjitetin e personit tjetër, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj fëmijës, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
  197. 196

    AI-assisted research summary: A person acting as an official, or with an official’s influence, consent, or silent approval, who commits torture can be imprisoned for 1 to 15 years; if the offence is against a child, the term is 3 to 15 years.

    Neni 196 Tortura 1. Personi zyrtar ose personi i cili duke vepruar nën ndikimin ose me pëlqimin apo pranimin e heshtur të personit zyrtar kryen aktin e torturës, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj fëmijës, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 3. Për qëllime të këtij neni, akt i torturës nënkupton kryerjen ose moskryerjen e një akti me anë të të cilit me dashje personit i shkaktohet dhembja ose vuajtja e rëndë, qoftë fizike ose mendore, me qëllim të marrjes së informatës apo deklaratës nga personi i tillë ose nga personi i tretë, ose me qëllim të dënimin të personit të tillë për një vepër të cilën ai ose personi i tretë e ka kryer ose dyshohet se e ka kryer, ose për frikësimin apo shtrëngimin e personit ose të personit të tretë për arsye që kanë të bëjnë me diskriminim të çfarëdo lloji. Akti i torturës nuk përfshin asnjë veprim ose mosveprim që rrjedh vetëm nga aktet e pashmangshme apo karakteristike të sanksioneve të ligjshme.
  198. 197

    AI-assisted research summary: Unauthorized entry into another person's dwelling or closed premises, or refusing to leave when asked, is punishable by imprisonment up to 3 years.

    Neni 197 Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve 1. Kushdo që pa autorizim apo në mënyrë të kundërligjshme hyn në banesë ose në objektin e mbyllur të personit tjetër apo nuk largohet nga objektet e tilla sipas kërkesës së personit të autorizuar, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Tentativa për të kryer veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni është e dënueshme. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1 .ose 2. i këtij neni kryhet me përdorim të armës, mjetit të rrezikshëm apo sendit tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 5. Për qëllime të këtij neni, objektet përfshijnë, por nuk kufizohen në banesën dhe kopshtin rrethues, biznesin, zyrën, dhomën e hotelit apo dhomën e marrë me qira.
  199. 198

    AI-assisted research summary: A public official who abuses their position or powers to carry out an unlawful search of a home, objects, or a person is punishable by imprisonment.

    Neni 198 Kontrollimi i kundërligjshëm 1. Personi zyrtar i cili me keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij bën kontrollim të kundërligjshëm të banesës, objekteve apo personit, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në (3) tre vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 81 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2. Për qëllime të këtij neni, objektet përfshijnë, por nuk kufizohen në banesën dhe kopshtin rrethues, biznesin, zyrën, dhomën e hotelit apo dhomën e marrë me qira.

Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.