KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Part 2 of 3 · provisions 201–400
This is the preamble introducing the Criminal Code of the Republic of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Statute
- Citation
- KUV-06/L-074-KOD
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
- Complete work
- View statute overview
Statute overview
About this statute
This is the preamble introducing the Criminal Code of the Republic of Kosovo. This article says criminal offences and criminal sanctions are only provided for conduct that seriously harms protected human and social values. Criminal offences, criminal sanctions, and compulsory treatment measures must be set only by law, and criminal definitions cannot be interpreted by analogy. This article says the law in force at the time of the offence applies, the more favourable law applies if the law changes before the final judgment, and a non-criminalized offence may stop a criminal sanction from being executed. This article lists criminal sanctions and says compulsory treatment measures may be imposed on a perpetrator who is not criminally responsible or who is addicted to drugs or alcohol.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Showing 200 of 436
- 199 Verify source ↗
Neni 199
AI-assisted research summary: This article punishes unauthorized interference with private correspondence or computer databases, with higher penalties for gain, harm, or abuse of official position.
Neni 199 Cenimi i fshehtësisë së korrespondencës dhe i bazave të të dhënave kompjuterike 1. Kushdo që pa autorizim e hap letrën, telegramin, faksimilin apo ndonjë dokument tjetër të mbyllur ose dërgesë apo komunikim elektronik të personit tjetër, ose në ndonjë mënyrë tjetër e cenon fshehtësinë e materialeve të tilla apo pa autorizim mban, fsheh, asgjëson ose i dorëzon personit tjetër letrën, telegramin, faksimilin, komunikimin elektronik apo ndonjë dokument tjetër të mbyllur ose dërgesë të personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 2. Kushdo që pa autorizim ndërhyn në bazën e të dhënave kompjuterike të personit tjetër ose ato të dhëna i shfrytëzon apo ia vë në dispozicion personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në një (1) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose .2 të këtij neni kryhet me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose për personin tjetër apo për t’i shkaktuar dëm personit tjetër, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, për veprën penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet, ndërsa për veprën penale nga paragrafi 3 i këtij neni kryesi dënohet me burgim prej një (1) vjet deri në pesë (5) vjet. - 200 Verify source ↗
Neni 200
AI-assisted research summary: Certain professionals must keep confidential information secret; unauthorized disclosure can be punished by a fine or up to one year in prison.
Neni 200 Zbulimi i paautorizuar i informacionit konfidencial 1. Avokati, mbrojtësi, mjeku apo personi tjetër i cili pa autorizim zbulon informacionin konfidencial për të cilin është vënë në dijeni gjatë ushtrimit të profesionit të vet dhe që është ligjërisht i detyruar ta mbajë në fshehtësi, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Personi nuk është penalisht përgjegjës sipas paragrafit 1. të këtij neni nëse e ka zbuluar informacionin konfidencial për interes publik nëse interesi i tillë peshon më shumë se mos zbulimi i informatës së fshehtë. 3. Procedura penale për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni fillohet sipas propozimit. 4. “Interes publik” nënkupton që mirëqenia e përgjithshme e publikut mbipeshon interesin individual. Zbulimi i informacionit konfidencial është në interes publik nëse ka të bëjë me planifikimin, përgatitjen ose kryerjen e veprave penale kundër rendit kushtetues ose integritetit territorial të Republikës së Kosovës, ose vepra tjera penale që i shkaktojnë personit tjetër lëndim të rëndë trupor ose vdekjen. - 201 Verify source ↗
Neni 201
AI-assisted research summary: Unauthorized interception of a conversation or statement is punishable by imprisonment, with a higher penalty if committed by an official abusing position or authority.
Neni 201 Përgjimi i paautorizuar 1. Kushdo që pa autorizim, përgjon bisedën apo deklaratën ose i mundëson personit tjetër të jetë në dijeni për bisedën apo deklaratën e cila është përgjuar pa autorizim, dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) vjet deri në pesë (5) vjet. 3. Pajisjet e përdorura për kryerjen e veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni konfiskohen. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 82 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 202 Verify source ↗
Neni 202
AI-assisted research summary: Unauthorized recording of a person’s private life is punishable, and sharing such recordings with third parties is also punishable; an official who abuses office for this offence faces a higher prison term, while recordings made for reporting crime or as evidence to authorities are exempt.
Neni 202 Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara 1. Kushdo që pa autorizim fotografon, filmon, incizon me video ose në ndonjë mënyrë tjetër incizon personin tjetër në banesën e tij personale ose në ndonjë vend tjetër ku personi ka pritje të arsyeshme për privatësi dhe në këtë mënyrë thelbësisht cenon privatësinë e tjetrit, dënohet me gjobë ose me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që pa autorizim ia kalon, shfaq apo i jep qasje personit të tretë në fotografinë, filmin, videokasetën apo ndonjë incizim tjetër të marrë në shkelje të paragrafit të këtij neni, dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) vjet deri në pesë (5) vjet. 4. Nuk ka përgjegjësi penale, nëse fotografimi ose incizimi bëhet me qëllim të zbulimit të veprës penale dhe të kryesit të veprës penale ose për t’i paraqitur si dëshmi në polici, prokurori ose në gjykatë dhe nëse fotografitë dhe incizimet i dorëzohen këtyre organeve. 5. Pajisjet e përdorura për kryerjen e veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni konfiskohen. - 203 Verify source ↗
Neni 203
AI-assisted research summary: Some actors are criminally liable for violating surveillance/investigation orders, disclosing information that would undermine them, or failing to take required steps to help implement them.
Neni 203 Shkelja e urdhrave për masat e fshehura ose teknike të vëzhgimit ose hetimit 1. Zyrtari policor i autorizuar i cili zbaton një urdhër gjyqësor ose prokurorial për masat e fshehura ose teknike të vëzhgimit ose hetimit në shkelje të ligjit, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që zbulon informatën që do të dëmtojë efikasitetin e zbatimit të një urdhri për masat e fshehura ose teknike të vëzhgimit ose hetimit, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. 3. Personi përgjegjës për operimin e telekomunikimeve, rrjetave kompjuterike ose shërbimeve postare apo punonjësi i një institucioni financiar i cili nuk ndërmerr veprimet e duhura për të lehtësuar zbatimin e urdhrit për përgjimin e telekomunikimeve, për përgjimin e komunikimeve me anë të rrjetit kompjuterik, kontrollin e dërgesave postare, regjistrimin e thirrjeve telefonike ose zbulimin e të dhënave financiare, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në (3) tre vjet. - 204 Verify source ↗
Neni 204
AI-assisted research summary: Anyone who fraudulently or otherwise prevents or hinders a public assembly that people have a legal right to hold can be fined or jailed up to 1 year. If an official person commits the offence by abusing position or powers, the jail term can be up to 2 years.
Neni 204 Parandalimi ose pengimi i tubimit publik 1. Kushdo që me përdorimin e mashtrimit ose në ndonjë mënyrë tjetër parandalon ose pengon caktimin apo mbajtjen e tubimit publik në të cilin personat kanë të drejtë sipas ligjit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kur veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni e kryen personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim deri në dy (2) vjet. - 205 Verify source ↗
Neni 205
AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully prevents another person from using legal remedies can be punished with a fine or up to 1 year in prison. If the offender is an official abusing position or authority, the prison term is 3 months to 3 years.
Neni 205 Cenimi i së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme pengon personin tjetër që të shfrytëzoj të drejtën e tij për paraqitjen e lutjes, kallëzimit penal, padisë, ankesës, kundërshtimit apo të ndonjë mjeti tjetër juridik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 83 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. - 206 Verify source ↗
Neni 206
AI-assisted research summary: No one may unlawfully stop the printing, recording, sale, distribution, or broadcasting of listed media and printed materials; doing so can lead to a fine or imprisonment up to 1 year.
Neni 206 Parandalimi i shtypjes ose i shpërndarjes së materialeve të shtypura dhe emetimit të programeve 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme parandalon shtypjen, incizimin, shitjen, shpërndarjen apo emetimin e librave, revistave, gazetave, audio dhe video kasetave, programeve të radios dhe televizionit, ose materialeve tjera të shtypura apo të incizuara, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. KAPITULLI XVIII VEPRAT PENALE KUNDËR TË DREJTAVE TË VOTIMIT - 207 Verify source ↗
Neni 207
AI-assisted research summary: It is an offence to unlawfully stop or obstruct a person from standing as a candidate in elections.
Neni 207 Cenimi i së drejtës për të kandiduar 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme parandalon ose pengon ndonjë person nga kandidimi në zgjedhje, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. - 208 Verify source ↗
Neni 208
AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully forces a candidate to withdraw, or unlawfully blocks a candidate’s campaign activity, is punishable by a fine or up to one year in prison.
Neni 208 Kanosja e kandidatit 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme detyron ndonjë kandidat që të tërheq kandidaturën e tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme parandalon ose pengon ndonjë kandidat nga ushtrimi i ndonjë veprimtarie gjatë fushatës elektorale, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. - 209 Verify source ↗
Neni 209
AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully interferes with voter registration or voting, or does so using force or serious threats, can be punished with imprisonment.
Neni 209 Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar 1. Kushdo që gjatë ushtrimit të detyrave të besuara lidhur me zgjedhjet, në mënyrë të kundërligjshme dhe me qëllim të pengimit të personit tjetër nga ushtrimi i së drejtës së tij për të votuar, nuk e regjistron personin e tillë në listën e regjistrimit të votuesve ose e heq personin e tillë nga lista e regjistrimit te votuesve, dënohet me burgim prej një (1) viti deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që gjatë votimit ose referendumit, në mënyrë të kundërligjshme parandalon, pengon ose ndikon në përcaktimin e lirë të votuesit ose në ndonjë mënyrë tjetër pengon personin tjetër në ushtrimin e së drejtës së tij për të votuar, dënohet me burgim deri në një (1) vit. 3. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafët 1. dhe 2. i këtij neni me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, dënohet me burgim prej një (1) vjet deri në pesë (5) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 84 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 210 Verify source ↗
Neni 210
Neni 210 Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve Kushdo që me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, ose me keqpërdorim të varësisë ekonomike dhe profesionale të votuesit ndikon ose detyron votuesin në Republikën e Kosovës që të votojë në mënyrë të caktuar ose të mos votojë në zgjedhje, dënohet me një (1) deri në pesë (5) vjet burg. - 211 Verify source ↗
Neni 211
AI-assisted research summary: An election-related official must not misuse their position, duty, or authority to influence voter registration or voting, or to interfere with a person’s voting choices; violating this is punished with a fine and 2 to 5 years’ imprisonment.
Neni 211 Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve Çdo person zyrtar të cilit i janë besuar detyra lidhur me zgjedhjet, keqpërdor pozitën, detyrën apo autoritetin e tij duke urdhëruar, këshilluar ose kryer ndonjë vepër të kundërligjshme me qëllim të ndryshimit apo ndikimit të listës së regjistrimit të votuesve ose votimit të cilitdo person ose në ndonjë mënyrë tjetër vepron me qëllim që të ndryshojë, ndikojë ose pengojë ndonjë person nga ushtrimi i të drejtës së tij për të votuar, për të mos votuar, për të hedhur një votë të pavlefshme ose për të votuar në favor apo kundër një personi ose propozimi të caktuar, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në pesë (5) vjet. - 212 Verify source ↗
Neni 212
AI-assisted research summary: Ndalohet ofrimi, dhënia, kërkimi ose pranimi i përfitimeve apo dhuratave të pamerituara për të ndikuar votimin; ndërmjetësit dhe zyrtarët që veprojnë gjatë detyrës zyrtare në lidhje me votimin kanë gjithashtu përgjegjësi, dhe përfitimi i paligjshëm konfiskohet.
Neni 212 Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin 1. Kushdo që premton, ofron ose jep ndonjë përfitim ose dhuratë të pamerituar ndonjë personi, me qëllim që të ndikojë atë person për të votuar, për të mos votuar, për të votuar në favor apo kundër një personi apo propozimi të caktuar ose për të hedhur një votë të pavlefshme në zgjedhje apo në referendum, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që kërkon ose pranon ndonjë përfitim ose dhuratë të pamerituar për vete ose për ndonjë person tjetër, ose pranon ofertën apo premtimin për përfitim apo dhuratë të tillë, për të votuar ose për të mos votuar, për të votuar në favor apo kundër një personi apo propozimi të caktuar ose për të hedhur një votë të pavlefshme në zgjedhje apo në referendum, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 3. Kushdo që shërben si ndërmjetësues dhe shkel paragrafin 1. ose 2. të këtij neni, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafët 1. deri 3. të këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit Zgjedhor ose ndonjë person tjetër gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare në lidhje me votimin, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet. 5. Dhurata apo përfitimi i pranuar apo i ofruar në kundërshtim me këtë nen konfiskohet - 213 Verify source ↗
Neni 213
AI-assisted research summary: This article punishes misuse of voting rights, including voting for someone else, voting again after already voting, using more than one voting list, and an Electoral Commission member enabling such conduct.
Neni 213 Keqpërdorimi i të drejtës së votimit 1. Kushdo që kryen një ose më shumë nga veprat në vijim, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet: 1.1. voton ose tenton të voton në emër të personit tjetër; 1.2. voton ose tenton të voton edhe pse ka votuar një herë; ose 1.3. shfrytëzon më shumë se një listë votimi. 2. Anëtari i Komisionit Zgjedhor i cili i mundëson tjetrit të kryej ose të tentojë të kryej veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 85 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 214 Verify source ↗
Neni 214
AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully obstructs or interrupts voting can be sentenced to prison.
Neni 214 Pengimi i procesit të votimit 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme pengon ose ndërprenë procesin e votimit, dënohet me burgim prej një (1) deri në dy (2) vjet. 2. Kushdo që me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, pengon votimin me nxitje të prishjes së rendit publik në qendrën e votimit, që rezulton me ndërprerje në procesin e votimit, dënohet me burgim prej një (1) vjet deri në tre (3) vjet. - 215 Verify source ↗
Neni 215
AI-assisted research summary: Ndalohet cenimi i fshehtësisë së votimit dhe kërkimi që një person të tregojë si ka votuar; shkeljet dënohen me burgim, me dënim më të rëndë kur kryhen nga anëtar i Komisionit Zgjedhor ose nga dikush që keqpërdor detyrën, pozitën apo autorizimet e tij.
Neni 215 Cenimi i fshehtësisë së votimit 1. Kushdo që në zgjedhje ose në referendum cenon fshehtësinë e votimit, dënohet me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 2. Kushdo që me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, ose në ndonjë mënyrë tjetër të kundërligjshme kërkon nga personi që të tregojë si ka votuar, dënohet me burgim deri në një (1) vit. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit Zgjedhor ose ndonjë person tjetër në keqpërdorim të detyrave, pozitës apo autorizimeve të tij në zgjedhje ose në votim, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. - 216 Verify source ↗
Neni 216
AI-assisted research summary: Ndalohet falsifikimi i votave ose rezultateve zgjedhore; shkeljet dënohen me burgim.
Neni 216 Falsifikimi i rezultateve të votimit 1. Kushdo që shton, heq apo fshin votat apo nënshkrimet, regjistron në mënyrë të pasaktë votën apo rezultatet e zgjedhjeve në dokumentet zgjedhore, ose publikon votën apo rezultatet e zgjedhjeve apo të votimit që nuk i përgjigjen votimit të vërtetë, ose në ndonjë mënyrë tjetër falsifikon votën apo rezultatet e zgjedhjeve, dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit Zgjedhor ose ndonjë person tjetër në keqpërdorim të detyrave, pozitës apo autorizimeve të tij lidhur me zgjedhjet, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet. - 217 Verify source ↗
Neni 217
AI-assisted research summary: Ndalohet asgjësimi, fshehja, dëmtimi ose marrja e fletës së votimit dhe e sendeve ose dokumenteve të lidhura me zgjedhjet ose referendumin; shkeljet ndëshkohen me burgim.
Neni 217 Asgjësimi i dokumenteve të votimit 1. Kushdo që asgjëson, fsheh, dëmton apo merr fletën e votimit ose ndonjë tjetër send apo dokument lidhur me zgjedhjet ose referendumin, dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit Zgjedhor ose ndonjë person tjetër në keqpërdorim të detyrave, pozitës apo autorizimeve të tij lidhur me zgjedhjet, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet. KAPITULLI XIX VEPRAT PENALE KUNDËR TË DREJTAVE NË MARRËDHËNIET E PUNËS - 218 Verify source ↗
Neni 218
AI-assisted research summary: Anyone who knowingly violates labour law or a collective agreement on employment rights commits an offence and may be fined or imprisoned for up to one year.
Neni 218 Cenimi i të drejtave në marrëdhëniet e punës Kushdo që me vetëdije nuk e zbaton ligjin apo kontratën kolektive për punësimin apo ndërprerjen e marrëdhënies së punës; pagat apo të ardhurat e tjera; kohëzgjatjen e orarit të punës; punën GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 86 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS jashtë orarit apo punën me ndërrime; pushimin apo mungesën nga puna; ose mbrojtjen e grave, fëmijëve apo personave me aftësi të kufizuara dhe kësisoj punëtorit ia mohon apo ia kufizon të drejtat që i takojnë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. - 219 Verify source ↗
Neni 219
AI-assisted research summary: Anyone who denies or restricts others’ equal right to employment, or fails to comply with rules on unemployed persons’ rights and thereby harms those rights, can be fined or imprisoned for up to 2 years.
Neni 219 Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë 1. Kushdo që ia mohon apo kufizon personave tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta, ashtu siç është përcaktuar me ligj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 2. Kushdo që nuk vepron në pajtim me legjislacionin mbi të drejtat e personave të papunësuar dhe me këtë ia mohon apo ia kufizon të drejtat që iu takojnë atyre, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni. - 220 Verify source ↗
Neni 220
AI-assisted research summary: This article criminalizes unlawfully blocking management-body decision-making or preventing a member from participating, with increased penalties when the offender is an official/person responsible abusing position, and even higher penalties if force or serious threats are used.
Neni 220 Cenimi i të drejtës në menaxhim 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme pengon apo ndalon trupin drejtues në vendimmarrje ose anëtarit të trupit drejtues ia bën të pamundshëm ushtrimin e të drejtës së tij për të marrë pjesë në vendimmarrje në atë trup, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar ose personi përgjegjës në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim deri në (2) dy vjet. 3. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. - 221 Verify source ↗
Neni 221
AI-assisted research summary: This article penalizes anyone who unlawfully blocks a worker’s strike rights, and it also penalizes an employer or responsible person who dismisses a worker for joining a lawful strike or otherwise harms the worker’s employment rights.
Neni 221 Cenimi i të drejtës në grevë 1. Kushdo që me përdorim të forcës apo kanosjes serioze ose në ndonjë mënyrë tjetër të kundërligjshme, parandalon ose pengon punëtorin nga organizimi, pjesëmarrja apo ushtrimi në ndonjë mënyrë tjetër i çfarëdo të drejte ligjore për grevë në pajtim me ligjin dhe për të marrë pjesë në grevë, apo në ndonjë mënyrë tjetër për të ushtruar të drejtën në grevë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 2. Punëdhënësi ose personi përgjegjës i cili e largon nga puna të punësuarin për shkak të pjesëmarrjes së tij në grevën e organizuar në pajtim me ligjin ose i cili merr masa tjera me të cilat cenohen të drejtat e punëtorit nga marrëdhënia e punës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. - 222 Verify source ↗
Neni 222
AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully organizes or leads a strike can be fined or jailed for up to 1 year; if the strike causes major damage, major loss, or risks life or health, the maximum jail term is 3 years.
Neni 222 Keqpërdorimi i të drejtës në grevë 1. Kushdo që ne kundërshtim me ligjin organizon ose udhëheq grevën edhe nëse nuk ka elemente të ndonjë vepre tjetër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kushdo që në kundërshtim me ligjin, organizon ose udhëheq grevën e cila shkakton dëm në shkallë të madhe, humbje në shkallë të madhe ose rrezikon jetën apo shëndetin e personave dhe nëse nuk ka elemente të ndonjë vepre penale tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 87 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 223 Verify source ↗
Neni 223
AI-assisted research summary: A person who knowingly fails to apply relevant social insurance law or a collective agreement and thereby denies or limits a worker’s rights can be fined or imprisoned for up to one year.
Neni 223 Cenimi i të drejtave nga sigurimi social Kushdo që me vetëdije nuk e zbaton ligjin apo kontratën kolektive nga lëmi i sigurimit shëndetësor, pensional apo invalidor apo nga ndonjë formë tjetër e sigurimit social dhe me këtë ia mohon apo ia kufizon të drejtat që i takojnë punëtorit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. - 224 Verify source ↗
Neni 224
AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully obtains a social security or state pension right they are not entitled to may be fined or imprisoned for up to 3 years.
Neni 224 Keqpërdorimi i të drejtave nga sigurimi social Kushdo që duke u shtirur ose duke i shkaktuar vetes sëmundje apo paaftësim për punë ose në ndonjë mënyre tjetër të kundërligjshme arrin që të sigurojë ndonjë të drejtë nga sigurimi social ose pensioni shtetëror, që nuk i takon sipas ligjit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. KAPITULLI XX VEPRAT PENALE KUNDËR INTEGRITETIT SEKSUAL - 225 Verify source ↗
Neni 225
Neni 225 Përkufizimet lidhur me veprat penale kundër integritetit seksual Për qëllime të këtij kapitulli shprehjet në vijim kanë këtë kuptim: 1. Shprehja “pëlqim” nënkupton: 1.1. pajtim i vullnetshëm i personit i cili ka arritur moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet për të kryer aktin seksual. 1.2. marrëveshja vullnetare e dy personave të cilët kanë arritur moshën katërmbëdhjetë (14) vjet dhe ku dallimi në moshën e tyre nuk tejkalon dy (2) vjet, për të kryer aktin seksual në fjalë. 2. Nuk ekziston pëlqimi nëse: 2.1. personi i tillë me fjalë ose me sjellje shpreh mungesë të pajtimit për të kryer aktin ose për ta vazhduar atë; 2.2. pajtimi është shprehur me fjalë ose me sjelljen e një personi tjetër dhe jo të viktimës; 2.3. pajtimi i viktimës është marrë me mashtrim, frikësim ose me kërcënim, nëse mënyrat e tilla nuk përfshijnë përdorimin e forcës, kanosjes serioze ose shfrytëzimin siç është paraparë në nenin 227 paragrafi 3. të këtij Kodi; ose 2.4. personi i tillë është i paaftë për të dhënë pajtimin për aktivitet seksual për shkak të aftësisë së zvogëluar mendore apo fizike ose dehjes me alkool, drogë apo me substanca tjera. 3. Asnjë veprim nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni nuk duhet të interpretohet si kufizim i rrethanave në të cilat nuk ekziston pëlqimi. 4. Shprehja “akt seksual” nënkupton penetrim sado i vogël i organit seksual ose i objektit për qëllime seksuale në cilëndo pjesë të trupit të personit ose penetrim sado i vogël në hapjen anale, orale apo gjenitale të personit me ndonjë send për qëllim seksual ose me cilëndo pjesë tjetër të trupit, ose me cilëndo pjesë të kafshës. 5. Shprehja “detyrim i personit tjetër në kryerjen e aktit seksual” nënkupton kryerjen e aktit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 88 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS seksual mbi personin tjetër nga kryesi ose cytja e personit tjetër në kryerjen e aktit seksual me kryesin apo me personin e tretë ose cytja e personit të tretë për kryerjen e aktit seksual në personin tjetër. 6. Shprehja “pjesë intime” nënkupton gjinjtë e një femre, penisi, vagina dhe/apo anusi. 7. Shprehja “prekje” nënkupton kontakt direkt ose indirekt, pa penetrim, midis trupit të personit me cilëndo pjesë të trupit të personit tjetër apo me ndonjë send. 8. Shprehja “pornografi me fëmijët” nënkupton çfarëdo pamje vizuele apo shfaqje ose pasqyrim vizuel, duke përfshirë çdo fotografi, film, video, pamje apo imazh ose fotografi e krijuar me kompjuter, qoftë nëse është krijuar në mënyre elektronike, mekanike apo me mjete tjera, që paraqet ose pasqyron: 8.1. gjenitalet (vagina, penisi ose anusi) apo zonën e ashtit mbivetor të një fëmije, kryesisht për qëllime seksuale; 8.2. një fëmijë të vërtetë i cili është përfshirë në një sjellje seksualisht eksplicite të vërtetë apo të simuluar; 8.3. një person i cili duket të jetë fëmijë i vërtetë i përfshirë në një sjellje seksualisht eksplicite të vërtetë apo të simuluar; ose 8.4. pamje realiste të një fëmije joekzistues të përfshirë në një sjellje seksualisht eksplicite të vërtetë apo të simuluar. 9. Shprehja “prostitucion” nënkupton ofrimin ose dhënien e shërbimeve seksuale në këmbim të të hollave, mallrave ose shërbimeve, përfshirë, por pa u kufizuar në kryerjen e një obligimi për të paguar ose ofrimin e mallrave apo shërbimeve, përfshirë shërbimet seksuale falas apo me zbritje. Nuk është me rëndësi nëse pagesa, mallrat apo shërbimet i janë dhënë apo premtuar personit të përfshirë në shërbime seksuale apo personit të tretë. 10. Qëllim seksual nënkupton çdo veprim i bërë për qëllimet e kënaqësisë seksuale të një personi. - 226 Verify source ↗
Neni 226
AI-assisted research summary: A mistake about the victim’s age under 16 is not treated as a factual mistake if the offender knowingly put themselves into that mistake. The offender is also not criminally liable for factual mistake if, for justified reasons, they did not know and could not have known the victim was under 16.
Neni 226 Lajthimi në fakt lidhur me moshën e viktimës 1. Për qëllime të këtij Kapitulli, lajthimi lidhur me moshën e viktimës e cila është nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet nuk është lajthim në fakt sipas nenit 25 të këtij Kodi, nëse kryesi me vetëdije ka qenë i pakujdesshëm në vënien e vetës në lajthim të tillë. 2. Kryesi nuk është penalisht përgjegjës për shkak të lajthimit në fakt nga neni 25 i këtij Kodi nëse për arsye të justifikueshme nuk e ka ditur dhe nuk ka mundur ta dijë se viktima ka qenë nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet. - 227 Verify source ↗
Neni 227
AI-assisted research summary: Anyone who forces another person to perform a sexual act faces imprisonment, with higher penalties for threats, violence, vulnerable-victim situations, aggravating circumstances, minors, and death.
Neni 227 Dhunimi 1. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual duke e kanosur me zbulimin e një fakti që do të dëmtonte rëndë nderin ose reputacionin e personit të tillë apo të personit të lidhur ngushtë me personin e tillë, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 89 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 3. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual në një ose më shumë nga rrethanat në vijim, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet: 3.1. me kanosje serioze ose me kanosje për përdorim të dhunës; 3.2. me kanosje të rrezikimit të atëçastshëm të jetës ose trupit të personit të tillë apo të personit tjetër; ose 3.3. duke shfrytëzuar situatën në të cilën personi është i pambrojtur dhe ku siguria e tij është në rrezik. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet në një ose më shumë nga rrethanat në vijim, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet: 4.1. veprës i ka paraprirë, ajo është shoqëruar ose përcjellur nga tortura apo trajtimi çnjerëzor; 4.2. kryesi e përdor forcën; 4.3. kryesi shkakton lëndime të rënda trupore ose çrregullim të rëndë për shëndetin mendor apo fizik të personit; 4.4. kryesi përdor ose kanos se do të përdor armë apo mjet të rrezikshëm; 4.5. kryesi me dashje shkakton dehjen e personit me anë të alkoolit, drogës apo substancave tjera; 4.6. vepra është kryer bashkërisht nga më shumë se një person; 4.7. kryesi e di që personi është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, aftësive të kufizuara mendore apo fizike, çrregullimit apo paaftësisë fizike apo mendore, ose shtatzënisë; 4.8. viktima është ndërmjet moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet; 4.9. kryesi është prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku apo njerka, gjyshi ose gjyshja, daja apo axha, tezja apo halla, vëllai ose motra e personit ose kryesi është në marrëdhënie familjare me viktimën ; 4.10. kryesi është mësimdhënës, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor, person të cilit i është besuar rritja apo kujdesi për personin e tillë ose që në ndonjë mënyrë tjetër ka autoritet ndaj personit: 4.10.1. duke keqpërdorur kontrollin e tij mbi gjendjen financiare, familjare, shoqërore, shëndetësore, të punësimit, shkollimit, fetare ose rrethanave tjera të personit të tillë apo të personit të tretë; 4.10.2. kur viktima mbahet në burg, paraburgim, qendër disiplinore, në një institucion të edukimit apo institucion edukativo-korrektues, është pacient në spital, qendër të shëndetit mendor apo rehabilitimit, banor i shtëpisë së kujdesit apo strehimores, ose mbahet apo është i mbyllur në çfarëdo vendi tjetër me urdhër të gjykatës apo prokurorisë ose sipas ligjit; ose 4.10.3. duke keqpërdorur pozitën ose autoritetin e tij mbi viktimën dhe e cila i është besuar kryesit për rritjen, edukimin apo kujdesin. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 90 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 5. Kur vepra nga paragrafi 1, 2, 3 ose 4 i këtij neni rezulton me vdekjen e viktimës, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 6. Kur vepra nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në njëzetë (20) vjet. 7. Kur vepra nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, kryesi dënohet me burgim prej së paku dhjetë (10) vjet. 8. Kur vepra nga paragrafi 6 ose 7 i këtij neni kryhet nën një ose më shumë nga rrethanat e parapara në paragrafin 3 ose 4 të këtij neni, kryesi dënohet me burgim prej së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet. 9. Kur vepra nga paragrafi 6 ose 7 i këtij neni rezulton në vdekjen e viktimës, kryesi dënohet me burgim prej së paku njëzet (20) vjet ose me burgim të përjetshëm. - 228 Verify source ↗
Neni 228
AI-assisted research summary: Anyone who exploits or enables the sexual services of a trafficking victim is punishable by imprisonment, with higher penalties for minors, vulnerable victims, official abuse, or deaths.
Neni 228 Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit 1. Kushdo që shfrytëzon ose mundëson shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Kur vepra penale nga ky nen kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në shtatë (7) vjet për veprën penale nga paragrafi 1. ose me burgim prej pesë (5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet për veprën penale nga paragrafi 2. i këtij neni. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1, 2 ose 3 i këtij neni kryhet ndaj personit i cili është i posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, aftësisë së zvogëluar mendore ose fizike, çrregullimeve apo paaftësive mendore ose fizike ose shtatzënisë, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në njëzetë (20) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1, 2, 3 ose 4 i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 1, 2, 3 ose 4 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16), kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në njëzetë (20) vjet. 7. Nëse vepra penale nga paragrafi 1, 2, 3 ose 4 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, kryesi dënohet me burgim prej së paku dhjetë (10) vjet. 8. Nëse vepra penale nga paragrafi 6 i këtij neni rezulton me vdekjen e viktimës, kryesi dënohet me burgim prej së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm. 9. Për qëllime të këtij neni, nuk është e rëndësishme nëse kryesi e ka ditur se personi është viktimë e trafikimit, përveç nëse për arsye të justifikueshme, kryesi nuk e ka ditur dhe nuk ka mundur ta dijë se personi është viktimë e trafikimit. 10. Për qëllime të këtij neni, shprehja “viktimë e trafikimit” nënkupton personin i cili është trafikuar sipas dispozitave të nenit 165 të këtij Kodi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 91 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 229 Verify source ↗
Neni 229
Neni 229 Sulmi seksual 1. Kushdo që prek personin tjetër me qëllim seksual ose e cyt personin e tillë të prekë kryesin apo personin tjetër për qëllim seksual, pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vjet. 2. Kushdo që prek personin tjetër me qëllim seksual ose e cyt personin tjetër të prekë kryesin apo personin e tretë për qëllim seksual në një ose më shumë prej rrethanave në vijim, dënohet me burgim prej një (1) deri në shtatë (7) vjet: 2.1. me kanosje serioze ose me kanosje për përdorim të dhunës; 2.2. me kanosje të rrezikimit të atëçastshëm të jetës ose trupit të personit të tillë apo të personit tjetër; ose 2.3. duke shfrytëzuar situatën në të cilën personi i tillë është i pambrojtur dhe ku siguria e tij është në rrezik. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet në një ose më shumë nga rrethanat në vijim, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet: 3.1. veprës i ka paraprirë, ajo është shoqëruar ose përcjellur nga tortura apo trajtimi çnjerëzor; 3.2. kryesi e përdor forcën; 3.3. kryesi shkakton lëndime të rënda trupore ose çrregullim të rëndë për shëndetin mendor apo fizik të personit ose viktima tenton të bëjë vetëvrasje pas veprës penale; 3.4. kryesi përdor ose kanos se do të përdor armë apo mjet të rrezikshëm; 3.5. kryesi me dashje shkakton dehjen e personit me anë të alkoolit, drogës apo substancave tjera; 3.6. vepra është kryer bashkërisht nga më shumë se një person; 3.7. kryesi e di që personi është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, aftësive të kufizuara mendore apo fizike, çrregullimit fizik apo mendor, paaftësisë ose shtatzënisë; 3.8. viktima është ndërmjet moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18)vjet; 3.9. kryesi është prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku apo njerka, gjyshi ose gjyshja, daja apo axha, tezja apo halla, vëllai ose motra e personit ose kryesi është në marrëdhënie familjare me viktimën; 3.10. kryesi është mësimdhënës, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor, person të cilit i është besuar rritja apo kujdesi për personin e tillë ose që në ndonjë mënyrë tjetër ka autoritet ndaj personit: 3.10.1. duke keqpërdorur kontrollin e tij mbi gjendjen financiare, familjare, shoqërore, shëndetësore, të punësimit, shkollimit, fetare ose rrethanave tjera të personit të tillë apo të personit të tretë; 3.10.2. kur viktima mbahet në burg, paraburgim, qendër disiplinore, në një institucion të edukimit apo institucion edukativo-korrektues, është pacient në GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 92 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS spital, qendër të shëndetit mendor apo rehabilitimit, banor i shtëpisë së kujdesit apo strehimores, ose mbahet apo është i mbyllur në çfarëdo vendi tjetër me urdhër të gjykatës apo prokurorisë ose sipas ligjit; ose 3.10.3. duke keqpërdorur pozitën ose autoritetin e tij mbi viktimën dhe e cila i është besuar kryesit për rritjen, edukimin apo kujdesin 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni rezulton me vdekje të viktimës, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, kryesi dënohet me burgim prej dhjetë (10) deri në njëzet (20) vjet. 7. Nëse vepra penale nga paragrafi 5 ose 6 i këtij neni kryhet nën një ose më shumë nga rrethanat e parapara në paragrafin 2 ose 3 të këtij neni, kryesi dënohet me burgim prej së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet. 8. Nëse vepra penale nga paragrafi 5 ose 6 i këtij neni rezulton në vdekjen e viktimës, kryesi dënohet me burgim prej së paku prej pesëmbëdhjetë (15) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. - 230 Verify source ↗
Neni 230
Neni 230 Degradimi i integritetit seksual 1. Kushdo që cyt personin tjetër të ekspozojë pjesët intime të trupit të personit të tillë, të masturbojë ose të kryej ndonjë akt tjetër që degradon integritetin seksual të personit të tillë, pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në një (1) vit. 2. Kushdo që cyt personin tjetër të ekspozojë pjesët intime të trupit të personit të tillë, të masturbojë ose të kryejë ndonjë akt tjetër që degradon integritetin seksual të personit të tillë, në një apo më shumë nga rrethanat në vijim, dënohet me burgim një (1) deri në tre (3) vjet: 2.1. me kanosje serioze ose me kanosje për përdorim të dhunës; 2.2. me kanosje të rrezikimit të atëçastshëm të jetës ose trupit të personit të tillë apo të personit tjetër; ose 2.3. duke shfrytëzuar situatën në të cilën personi është i pambrojtur dhe ku siguria e tij është në rrezik. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet në një ose më shumë nga rrethanat në vijim, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet: 3.1. veprës i ka paraprirë, ajo është shoqëruar ose përcjellur nga tortura apo trajtimi çnjerëzor; 3.2. kryesi e përdor forcën; 3.3. kryesi shkakton lëndime të rënda trupore ose çrregullim të rëndë për shëndetin mendor apo fizik të personit ose viktima tenton të bëjë vetëvrasje pas veprës penale; 3.4. kryesi përdor ose kanos se do të përdor armë apo mjet të rrezikshëm; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 93 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 3.5. kryesi me dashje shkakton dehjen e personit me anë të alkoolit, drogës apo substancave tjera; 3.6. vepra është kryer bashkërisht nga më shumë se një person; 3.7. kryesi e di që personi është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, çrregullimit apo paaftësisë fizike apo mendore, ose shtatzënisë; 3.8. viktima është ndërmjet moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet; 3.9. kryesi është prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku apo njerka, gjyshi ose gjyshja, daja apo axha, tezja apo halla, vëllai ose motra e personit ose kryesi është në marrëdhënie familjare me viktimën; 3.10. kryesi është mësimdhënës, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor, person të cilit i është besuar rritja apo kujdesi për personin e tillë ose që në ndonjë mënyrë tjetër ka autoritet ndaj personit: 3.10.1. duke keqpërdorur kontrollin e tij mbi gjendjen financiare, familjare, shoqërore, shëndetësore, të punësimit, shkollimit, fetare ose rrethanave tjera të personit të tillë apo të personit të tretë; 3.10.2. kur viktima mbahet në burg, paraburgim, qendër disiplinore, në një institucion të edukimit apo institucion edukativo-korrektues, është pacient në spital, qendër të shëndetit mendor apo rehabilitimit, banor i shtëpisë së kujdesit apo strehimores, ose mbahet apo është i mbyllur në çfarëdo vendi tjetër me urdhër të gjykatës apo prokurorisë ose sipas ligjit; ose 3.10.3. duke keqpërdorur pozitën ose autoritetin e tij mbi viktimën dhe e cila i është besuar kryesit për rritjen, edukimin apo kujdesin. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në tetë (8) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 4 ose 5 i këtij neni kryhet nën një ose më shumë nga rrethanat e parapara në paragrafin 2 ose 3 të këtij neni, kryesi dënohet me burgim prej së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet. 7. Nëse vepra penale nga paragrafi 5 ose 6 i këtij neni rezulton në vdekjen e viktimës, kryesi dënohet me burgim prej së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm. 8. Tentativa për të kryer vepër penale nga paragrafi 1. i këtij neni është e dënueshme. - 231 Verify source ↗
Neni 231
AI-assisted research summary: A person must not sell, show, provide, or bring pornographic material or performances to anyone under 16.
Neni 231 Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet 1. Kushdo që shet, ofron të shesë, shfaq ose në mënyrë tjetër i siguron personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet fotografi, material audiovizuel apo sende të tjera me përmbajtje pornografike ose e lejon personin e tillë të shoh një shfaqje të gjallë me përmbajtje pornografike apo me dashje e sjell personin e tillë në një shfaqje të tillë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 94 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2. Materiali pornografik sipas paragrafit 1. të këtij neni konfiskohet. - 232 Verify source ↗
Neni 232
AI-assisted research summary: Ndalohet prodhimi, shpërndarja dhe posedimi i pornografisë me fëmijë; shkeljet dënohen me burg dhe, për posedim, edhe me gjobë.
Neni 232 Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi 1. Kushdo që prodhon pornografi me fëmijët ose përdor apo përfshin fëmijën për krijimin ose për prodhimin e shfaqjeve të gjalla, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 2. Kushdo që shet, shpërndan, promovon, shfaq, transmeton, ofron ose e vë në dispozicion pornografinë për fëmijë, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Kushdo që siguron për vetveten apo personin tjetër ose posedon pornografi me fëmijë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 4. Tentativa për të kryer vepër penale nga ky nen është e dënueshme. 5. Për qëllime të këtij neni, shprehja “shfaqje e gjallë” nënkupton ekspozimin aktual, përfshirë me anë të mjeteve të informimit dhe teknologjisë së komunikimit, të: 5.1. një fëmije të përfshirë në sjellje seksualisht eksplicite, qoftë të vërtetë apo të simuluar; ose 5.2. organeve gjenitale të një fëmije për qëllime kryesisht seksuale. - 233 Verify source ↗
Neni 233
AI-assisted research summary: Anyone who falsely promises marriage to诱ce a 16- to 18-year-old into a sexual act may be fined or imprisoned for up to 3 years.
Neni 233 Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës Kushdo që premton rrejshëm martesën në mënyrë që të nxisë personin i cili është në mes të moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet që të përfshihet në një akt seksual, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. - 234 Verify source ↗
Neni 234
AI-assisted research summary: Anyone who recruits, organizes, helps, keeps, hides, or controls another person for prostitution is punishable by a fine and prison.
Neni 234 Mundësimi ose detyrimi në prostitucion 1. Kushdo që rekruton, organizon, ndihmon, mban, fsheh ose kontrollon personin tjetër për qëllime të prostitucionit, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në katër (4) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet brenda perimetrit prej treqind e pesëdhjetë (350) metrash nga shkolla ose mjedisi tjetër i cili përdoret nga fëmijët, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1, 2. ose 3 i këtij neni kryhet kundër personit të moshës mes gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Kur vepra nga paragrafi 1., 2. ose 3. kryhet kundër personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në njëzetë (20) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni kryhet kundër personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej jo më pak se dhjetë (10) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 95 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 235 Verify source ↗
Neni 235
AI-assisted research summary: Knowingly offering premises for prostitution or enabling prostitution is punishable by a fine and prison up to 4 years; higher penalties apply near schools and when minors are involved.
Neni 235 Ofrimi i lokaleve për prostitucion 1. Kushdo që me dijeni ofron lokalin, qoftë si pronar i lokalit, qiradhënës, qiramarrës, shfrytëzues ose person përgjegjës, personit tjetër për qëllim të prostitucionit ose mundësimit të prostitucionit, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në katër (4) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet brenda perimetrit prej treqind e pesëdhjetë (350) metrash nga shkolla ose mjedisi tjetër i cili përdoret nga fëmijët, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. të këtij neni kryhet për qëllime të prostitucionit ose mundësimit të prostitucionit të një apo më shumë personave që janë midis moshës moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet për qëllime të prostitucionit ose mundësimit të prostitucionit të një ose më shumë personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në njëzet (20) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet për qëllime të prostitucionit ose mundësimit të prostitucionit të një ose më shumë personave nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej jo më pak se dhjetë (10) vjet. 6. Për qëllime të këtij neni shprehja “mundësim i prostitucionit” përfshin por nuk kufizohet në rekrutimin, organizimin, ndihmën, kontrollimin, mbajtjen ose fshehjen e personit tjetër për qëllim të prostitucionit. - 236 Verify source ↗
Neni 236
Neni 236 Marrëdhëniet seksuale brenda familjes 1. Kushdo që kryen akt seksual me paraardhës ose pasardhës të familjes i cili ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet ose me vëlla apo motër që ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Kur prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku ose njerka, gjyshi apo gjyshja, daja apo axha, tezja ose halla, kryen akt seksual me fëmijën e tij, me fëmijën e birësuar, me thjeshtrin e tij, me nipin ose me mbesën e vajzës apo të djalit, me nipin ose me mbesën e motrave apo të vëllezërve, mes moshave gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, dënohet me jo më pak se (3) tre vjet burgim. 3. Kur prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku ose njerka, gjyshi apo gjyshja, daja apo axha, tezja ose halla, kryen akt seksual me fëmijën e tij, me fëmijën e birësuar, me thjeshtrin e tij, me nipin ose me mbesën e vajzës apo të djalit, me nipin ose me mbesën e motrave apo të vëllezërve, që është në mes të moshës katërmbëdhjetë (14) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim. 4. Kur prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku ose njerka, gjyshi apo gjyshja, daja apo axha, tezja ose halla, kryen akt seksual me fëmijën e tij, me fëmijën e birësuar, me thjeshtrin e tij, me nipin ose me mbesën e vajzës apo të djalit, me nipin ose me mbesën e motrave apo të vëllezërve, nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim. 5. Kur vëllai apo motra më e madhe kryen akt seksual me vëllanë apo motrën, me vëllanë ose motrën e adoptuar, me vëllanë apo motrën e birësuar, që është midis moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, motra apo vëllai më i madh dënohet me dënimin nga paragrafi 2. i këtij neni. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 96 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 6. Kur vëllai apo motra më e madhe kryen akt seksual me vëllanë apo motrën, me vëllanë ose motrën e adoptuar, me vëllanë apo motrën e birësuar, që është në mes të moshës katërmbëdhjetë (14) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, motra apo vëllai më i madh dënohet me dënimin nga paragrafi 3. i këtij neni. 7. Kur vëllai apo motra më e madhe kryen akt seksual me vëllanë apo motrën, me vëllanë ose motrën e adoptuar, me vëllanë apo motrën e birësuar, që është nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, motra apo vëllai më i madh dënohet me dënimin nga paragrafi 4. i këtij neni. KAPITULLI XXI VEPRAT PENALE KUNDËR MARTESËS DHE FAMILJES - 237 Verify source ↗
Neni 237
AI-assisted research summary: This article criminalizes bigamy and related marriage conduct, with imprisonment up to one year.
Neni 237 Bigamia 1. Kushdo që lidh martesë tjetër derisa është i martuar, dënohet me burgim deri në një (1) vit. 2. Kushdo që lidh martesë me personin për të cilin e di se është i martuar, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni. 3. Nëse pas kryerjes së veprës penale nga ky nen, martesa e mëparshme nuk është më e vlefshme, është prishur ose është ndërprerë, ndjekja penale për veprën nga ky nen nuk fillohet, e nëse ndjekja është filluar duhet të ndërpritet. - 238 Verify source ↗
Neni 238
AI-assisted research summary: An authorized official who knowingly allows a marriage despite legal impediments, while abusing their position or powers, can be imprisoned.
Neni 238 Mundësimi i lidhjes së martesës së kundërligjshme Personi i autorizuar zyrtar para të cilit lidhet martesa, i cili në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij lejon lidhjen e martesës, ndonëse është në dijeni për pengesat ligjore të cilat e ndalojnë martesën, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. - 239 Verify source ↗
Neni 239
AI-assisted research summary: This article criminalizes forced marriage and sets prison penalties, with higher penalties when the victim is a child or when the offender is a parent/guardian or acts for financial gain.
Neni 239 Martesa e detyruar 1. Kushdo që e detyron personin tjetër të lidh martesë ose lidh martesë me personin për të cilin e di se është detyruar të hyj në martesë, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet kundër fëmijës, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet nga prindi, prindi adoptues, kujdestari apo ndonjë person tjetër që ushtron autoritet prindëror ndaj personit në mes të moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga prindi, prindi adoptues, kujdestari apo ndonjë person tjetër që ushtron autoritet prindëror ndaj personit në mes të moshës katërmbëdhjetë (14) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga prindi, prindi adoptues, kujdestari apo personi tjetër që ushtron autoritet prindëror ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, kryesi dënohet me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet. 6. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 97 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim së paku pesë (5) vjet. Kur vepra penale nga paragrafi 2, 3, 4 ose 5 i këtij neni kryhet me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet. - 240 Verify source ↗
Neni 240
AI-assisted research summary: An adult who lives in an extramarital union with a 14–16-year-old, or a parent/guardian who allows or induces it, is punishable by imprisonment.
Neni 240 Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet 1. Personi madhor i cili bashkëjeton në një bashkësi jashtëmartesore me personin në mes të moshës katërmbëdhjetë (14) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në njëzet (20) vjet. 2. Prindi, prindi adoptues, kujdestari apo ndonjë person tjetër që ushtron autoritet prindëror, që i lejon ose e shtyn personin në mes të moshës katërmbëdhjetë (14) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) vjet që të bashkëjetojë në një bashkësi jashtëmartesore me personin tjetër, dënohet me burgim prej (5) deri në njëzet (20) vjet 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, kryesi dënohet me së paku dhjetë (10) vjet burgim. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1, 2 ose 3 i këtij neni kryhet me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet. - 241 Verify source ↗
Neni 241
AI-assisted research summary: Anyone who swaps a child with another child, or otherwise changes a child’s family status, is punishable by 3 months to 3 years’ imprisonment unless allowed by law.
Neni 241 Ndryshimi i statusit familjar të fëmijës Kushdo që e zëvendëson një fëmijë me një tjetër ose në ndonjë mënyrë tjetër ndryshon statusin familjar të fëmijës, përveç siç lejohet me ligj, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. - 242 Verify source ↗
Neni 242
AI-assisted research summary: This article punishes unlawfully taking, keeping, or abducting a child, or blocking enforcement of a custody-related decision.
Neni 242 Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme e merr, mban ose rrëmben fëmijën nga prindi, prindi adoptues, kujdestari apo personi tjetër i cili ushtron të drejtën prindërore mbi fëmijën, ose merr, mban ose rrëmben fëmijën nga enti të cilit i është besuar fëmija ose pengon ekzekutimin e vendimit të detyrueshëm të organit kompetent mbi dhënien e fëmijës në besim të personit ose entit tjetër, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni është prindi, prindi adoptues, kujdestari apo personi tjetër i cili ushtron të drejtën prindërore mbi fëmijën ndaj të cilit organi kompetent ka shqiptuar vendim të detyrueshëm me të cilin i janë mohuar personit të tillë të drejtat prindërore apo të kujdestarisë për fëmijën apo kur organi kompetent ka shqiptuar vendim të detyrueshëm me të cilin edukimi dhe mbikëqyrja e fëmijës i besohet prindit tjetër apo personit tjetër, kryesi dënohet me burgim deri në një (1) vit. 3. Kushdo që kryen veprën penale nga paragrafi 1. i këtij nenit për përfitim material apo për motive tjera të ulëta, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Kur kryesi i veprës penale nga paragrafi 2. i këtij neni vullnetarisht e kthen fëmijën, gjykata mund ta lirojë nga dënimi. - 243 Verify source ↗
Neni 243
AI-assisted research summary: Parents, adoptive parents, guardians, or others with parental authority must not mistreat or abandon a child, or force harmful work or begging; violations carry prison terms and, in one case, a fine.
Neni 243 Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës 1. Prindi, prindi adoptues, kujdestari apo personi tjetër që ushtron autoritet prindëror mbi fëmijën, i cili keqtrajton fëmijën e tillë duke përdorur masa fizike apo mendore ose shkel detyrimin e tij GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 98 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS për përkujdesje dhe edukim të fëmijës, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Prindi, prindi adoptues, kujdestari apo personi tjetër që ushtron autoritet prindëror mbi fëmijën, i cili keqtrajton fëmijën e tillë duke përdorur masa fizike apo mendore ose shkel detyrimin e tij për përkujdesje dhe edukim të fëmijës me pakujdesi të vetëdijshme, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 3. Prindi, prindi adoptues, kujdestari apo personi tjetër që ushtron autoritet prindëror mbi fëmijën, i cili e braktis fëmijën e tillë në një mënyrë që rrezikon jetën e tij apo rrezikon ose dëmton rëndë shëndetin e tij, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 4. Prindi, prindi adoptues, kujdestari apo personi tjetër që ushtron autoritet prindëror mbi fëmijën, i cili e detyron fëmijën e tillë të punojë në mënyrë të tepruar ose të kryej punë që nuk është e përshtatshme për moshën e fëmijës ose e detyron fëmijën e tillë që në lëmoshë të lyp para ose dobi tjetër materiale, ose e detyron fëmijën e tillë që të përfshihet në aktivitete që e rrezikojnë apo dëmtojnë zhvillimin e fëmijës, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 5. Kur vepra penale nga ky nen rezulton me dëmtim të rëndë të shëndetit mendor apo lëndim të rëndë të fëmijës, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në tetë (8) vjet. - 244 Verify source ↗
Neni 244
AI-assisted research summary: Whoever violates family legal duties and leaves a family member in serious need can be imprisoned; higher penalties apply if the victim is a child or if death or serious injury results.
Neni 244 Shkelja e detyrimeve familjare 1. Kushdo që shkel detyrimet e tij ligjore familjare, duke lënë në gjendje të rëndë anëtarin e familjes i cili nuk është në gjendje të kujdeset për vetën e tij, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni ka të bëjë me fëmijën, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e anëtarit të familjes apo me dëmtim të rëndë të shëndetit të tij, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Nëse gjykata shqipton dënimin me kusht, ajo mund të urdhërojë si kusht që kryesi të paguajë dhe rregullisht t’i përmbush detyrimet e tij të kujdesit, arsimimit dhe mjeteve të jetesës. - 245 Verify source ↗
Neni 245
AI-assisted research summary: A person who avoids providing livelihood support for someone they are legally required to support can be punished with imprisonment.
Neni 245 Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës 1. Kushdo që i shmanget sigurimit të mjeteve të jetesës për personin për të cilin është i detyruar të kujdeset në bazë të vendimit të plotfuqishëm të gjykatës, marrëveshjes së plotfuqishme gjyqësore ose vendimit të organit tjetër kompetent, me anë të shmangies së punësimit, raportimit të rrejshëm të punësimit apo të të ardhurave, ndërrimit të vendit të punës, ndërrimit të vendbanimit apo vendqëndrimit, tjetërsimit të pasurisë ose në ndonjë mënyrë tjetër i shmanget sigurimit të mjeteve të jetesës për personin e tillë, dënohet me burgim deri në një (1) vit. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e anëtarit të familjes apo me dëmtim të rëndë të shëndetit të tij, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni ka të bëjë me fëmijën kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 4. Nëse gjykata shqipton dënimin me kusht, ajo mund të urdhërojë si kusht që kryesi rregullisht t’i përmbush detyrimet e tij të sigurimit të mjeteve të jetesës dhe të paguajë detyrimet e papaguara. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 99 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 5. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni i përmbush detyrimet para se gjykata të shqiptojë aktgjykimin, gjykata mund ta lirojë nga dënimi. - 246 Verify source ↗
Neni 246
AI-assisted research summary: This article punishes anyone who fails to carry out or blocks child-protection measures ordered by a court or other competent authority, and also punishes responsible persons who negligently perform child-protection, education, or vocational-training duties and seriously endanger a child’s health or development.
Neni 246 Pengimi dhe mosekzekutimi i masave për mbrojtjen e fëmijëve 1. Kushdo që nuk e zbaton apo e pengon ekzekutimin e masave edukative dhe masave të tjera të përcaktuara nga gjykata ose nga një organ tjetër kompetent përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kushdo që si person përgjegjës në punë, në organe apo në ente për mbrojtjen, arsimimin ose aftësimin profesional të fëmijëve, ushtron haptazi detyrat e tij në mënyrë të papërgjegjshme dhe me këtë rrezikon apo dëmton rëndë shëndetin apo zhvillimin e fëmijës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. - 247 Verify source ↗
Neni 247
AI-assisted research summary: A person who suspects child abuse, mistreatment, abandonment, or neglect must report it immediately; failure to do so can lead to a fine or prison.
Neni 247 Mos raportimi i abuzimit të fëmijëve 1. Pavarësisht nga dispozitat tjera ligjore, kushdo që ka arsye për të dyshuar se një fëmijë ka pësuar një incident të abuzimit të fëmijës, keqtrajtimit, braktisjes apo moskujdesit dhe nuk raporton menjëherë abuzimin ose moskujdesin, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga prindi, prindi adoptues apo kujdestari, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. 3. Kushdo që gjatë angazhimit profesional lidhur me fëmijën, ka arsye për të dyshuar se fëmija ka pësuar incident të abuzimit të fëmijës, keqtrajtimit, braktisjes apo moskujdesit ose ka qenë i nënshtruar ndaj dhunës apo kanosjes për përdorim të dhunës, dhe nuk e raporton menjëherë rastin, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e fëmijës apo me dëmtim të rëndë të shëndetit të tij, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 248 Verify source ↗
Neni 248
AI-assisted research summary: This article punishes domestic violence or abuse within a family relationship with a fine and up to 3 years’ imprisonment.
Neni 248 Dhuna në familje 1. Kushdo që e kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik, psikologjik ose ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënieje familjare, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në 3 (tre) vjet. 2. Kur çfarëdo vepre në Kodin Penal kryhet brenda marrëdhënies familjare, do të konsiderohet si rrethanë rënduese. 3. Çdo anëtar i familjes që ushtron dhunë ose keqtrajtim fizik, psikologjik, seksual ose ekonomik ndaj anëtarit tjetër të familjes së tij/saj, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 3.1. “Marrëdhënia familjare” për nevojat e kësaj dispozite është në përputhshmëri me përkufizimin në nenin 113 të këtij kodi. 3.2. Dhuna në familje, dhuna fizike, psikologjike, seksuale dhe ekonomike, për nevojat e këtij kodi do të jetë e njëjtë siç është përkufizuar ne dispozitën e nenit 2, nën paragrafi 1.2. të Ligjit nr. 03/L-182 për mbrojtje nga Dhuna në Familje. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 100 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS KAPITULLI XXII VEPRAT PENALE KUNDËR SHËNDETIT PUBLIK - 249 Verify source ↗
Neni 249
AI-assisted research summary: Kushdo që nuk zbaton urdhrat ose dispozitat e organit publik shëndetësor për parandalimin ose luftimin e sëmundjeve ngjitëse, dhe shkakton përhapjen e tyre, mund të dënohet me gjobë ose burgim.
Neni 249 Përhapja e sëmundjeve ngjitëse 1. Kushdo që nuk vepron sipas dispozitave apo urdhrave të organit publik kompetent në fushën e shëndetësisë, e cila ka për qëllim parandalimin apo luftimin e sëmundjeve ngjitëse te njerëzit apo kafshët dhe me këtë shkakton përhapjen e sëmundjes ngjitëse te njerëzit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që nuk i përmbahet dispozitave apo urdhrave nga paragrafi 1. i këtij neni dhe me këtë shkakton përhapjen e sëmundjeve ngjitëse te kafshët, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 6. Kur vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 7. Kur vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 250 Verify source ↗
Neni 250
AI-assisted research summary: During an epidemic or contagious disease, anyone must follow orders or other decisions issued by the competent authority, and failure to do so can be punished with imprisonment of up to 2 years.
Neni 250 Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë Kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, dënohet me burgim deri në dy (2) vjet. - 251 Verify source ↗
Neni 251
AI-assisted research summary: A person who knows they are infected with a sexually transmitted disease and does not disclose it, while infecting another person, can be fined or imprisoned up to one year.
Neni 251 Përhapja e sëmundjeve venerike 1. Kushdo që duke ditur se është i infektuar me sëmundje seksualisht të transmetueshme, nuk e zbulon këtë fakt dhe e infekton personin tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekje të personit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Procedura penale për vepër penale nga paragrafi 1. i këtij neni fillohet sipas propozimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 101 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 252 Verify source ↗
Neni 252
AI-assisted research summary: A person who knows they are infected with HIV and does not disclose that fact and infects another person is punishable by imprisonment.
Neni 252 Përhapja e virusit HIV 1. Kushdo që duke ditur se është i infektuar me HIV, nuk e zbulon këtë fakt dhe infekton personin tjetër, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni është kryer nga pakujdesia, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri pesë (5) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri tetë (8) vjet. - 253 Verify source ↗
Neni 253
AI-assisted research summary: Anyone who knowingly employs or keeps at work a contagious person in the listed workplaces and spreads the disease can be fined or imprisoned.
Neni 253 Punësimi i personave të infektuar me sëmundje ngjitëse 1. Kushdo që në kundërshtim me ligjet e shëndetësisë, në spital, në maternitet të spitalit, në shkollë, në restorant apo në punëtori ose në organizatë biznesi apo në ndonjë vend të ngjashëm pune ku përpunohen artikujt ushqimorë apo ku kryhen shërbime higjienike, e punëson apo e mban në punë personin për të cilin e di se lëngon nga sëmundja ngjitëse dhe me këtë shkakton përhapjen e sëmundjes ngjitëse, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dëmtim të rëndë të shëndetit të tjetrit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me dëmtim të rëndë të shëndetit të tjetrit, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 6. Kur vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. - 254 Verify source ↗
Neni 254
AI-assisted research summary: Mjekët, stomatologët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë që përdorin qartë një trajtim të papërshtatshëm ose veprojnë me pakujdesi dhe shkaktojnë dëm te personi tjetër dënohen me burgim.
Neni 254 Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor 1. Mjeku, stomatologu ose punonjësi tjetër shëndetësor, i cili me rastin e dhënies së shërbimeve të kujdesit shëndetësor, përdor haptas një mjet apo metodë të papërshtatshme të mjekimit ose në ndonjë mënyrë tjetër haptazi nuk i zbaton rregullat e profesionit të kujdesit shëndetësor ose haptazi vepron në mënyrë të pakujdesshme, duke shkaktuar kështu keqësimin e sëmundjes ose dëmtimin shëndetësor të personit tjetër, dënohet me burgim me jo më shumë se një (1) vit. 2. Nëse si rezultat i veprës penale nga paragrafi 1 i këtij neni, një person tjetër pëson një lëndim të rëndë trupor ose sëmundja ekzistuese përkeqësohet ndjeshëm, kryesi dënohet me burgim me jo më shumë se tre (3) vjet. 3. Nëse si rezultat i veprës penale nga paragrafi 1 i këtij neni, një person tjetër pëson një lëndim veçanërisht të rëndë trupor ose shtatzënia e një personi ndërpritet, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 102 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 4. Nëse si rezultat i veprës penale nga paragrafi 1 i këtij neni, vdesin një ose më shumë persona, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me burgim me jo më shumë se gjashtë (6) muaj. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 2 i këtij Neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me burgim me jo më shumë se një (1) vit. 7. Nëse vepra penale nga paragrafi 3 i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me burgim jo më shumë se tre (3) vjet. 8. Nëse vepra penale nga paragrafi 4 i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 255 Verify source ↗
Neni 255
AI-assisted research summary: Doctors or other health workers must not refuse needed medical assistance, and doing so can lead to imprisonment.
Neni 255 Mosdhënia e ndihmës mjekësore 1. Mjeku ose punonjësi tjetër shëndetësor, i cili në kundërshtim me detyrën e tij refuzon t’i ofrojë ndihmën mjekësore personit të cilit i nevojitet ndihma e tillë, ndonëse ai është i vetëdijshëm ose do duhej të ishte i vetëdijshëm se mosveprimi i tillë mund të rezultojë në lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit ose vdekjen e personit, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të personit të cilit nuk iu është dhënë ndihma mjekësore, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të cilit nuk iu është dhënë ndihma mjekësore, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 256 Verify source ↗
Neni 256
AI-assisted research summary: A person without the required professional qualifications or legal authorization must not provide medical treatments, pharmaceutical services, or other medical activities that require special qualifications.
Neni 256 Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike 1. Kushdo që pa pasur kualifikimet profesionale apo autorizimet ligjore, kryen trajtime mjekësore, shërbime farmaceutike ose angazhohet në aktivitete tjera mjekësore për të cilat me ligj kërkohen kualifikime të posaçme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të personit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. - 257 Verify source ↗
Neni 257
AI-assisted research summary: Anyone who carries out unauthorized or unlawful medical experiments, human cloning experiments, similar experiments on humans, or clinical drug trials faces imprisonment.
Neni 257 Eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave 1. Kushdo që pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm kryen eksperimente mjekësore, eksperimente të klonimit të njeriut apo eksperimente të ngjashme në njerëz, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm kryen testime klinike të barërave, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 103 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 258 Verify source ↗
Neni 258
AI-assisted research summary: Pharmacists or other authorized people who prepare or dispense medicines contrary to professional standards, or give medicines incorrectly and endanger a person’s health or life, can be fined or imprisoned. Higher penalties apply if negligence, serious injury, serious health damage, or death results.
Neni 258 Përgatitja dhe dhënia e pandërgjegjshme e barërave 1. Farmacisti apo personi tjetër që është i autorizuar të përgatisë apo të shpërndajë barëra, i cili i përgatit barërat në kundërshtim me standardet profesionale apo jep barëra në mënyrë të gabuar dhe me këtë rrezikon shëndetin apo jetën e personit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndime të rënda trupore ose me dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me lëndime të rënda trupore ose me dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 6. Kur vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 7. Barërat e përgatitura sipas paragrafit 1. të këtij neni, konfiskohen. - 259 Verify source ↗
Neni 259
AI-assisted research summary: This article criminalizes unlawful transplant-related conduct involving human organs, cells, or body parts, and sets imprisonment and fine penalties, with heavier penalties if consent is missing or if the offender is a doctor.
Neni 259 Transplantimi i kundërligjshëm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore 1. Kushdo që pa arsye mjekësore, pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, për qëllim transplantimi merr pjesë të trupit të njeriut me pëlqimin e dhënësit, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që pa arsye mjekësore, pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, transplanton pjesë të trupit të njeriut me pëlqimin e marrësit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet pa pëlqimin e dhënësit apo pa pëlqimin e marrësit, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Kushdo që pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, për qëllim transplantimi merr pjesë të trupit të personit të vdekur, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 5. Kushdo që pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, posedon, blen, ndërmjetëson në blerje, shet, transporton, importon ose eksporton organe apo qeliza njerëzore për qëllim të transplantimit, dënohet më gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 6. Kushdo që për shpërblim ose përfitime tjera, vepron si ndërmjetësues për të siguruar një trup apo pjesë të trupit të një personi tjetër të gjallë apo të vdekur, për qëllim të transplantimit, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në dy (2) vjet. 7. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga mjeku, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 8. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni kryhet nga mjeku, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 104 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 260 Verify source ↗
Neni 260
AI-assisted research summary: Anyone who manufactures or circulates counterfeit, harmful, or expired medical products faces imprisonment and/or a fine, with higher penalties if serious injury or death results.
Neni 260 Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore 1. Kushdo që prodhon barëra të falsifikuara apo të dëmshme ose produkte tjera mjekësore të cilat janë të dëmshme për shëndetin, me qëllim që t’i shesë ato apo në ndonjë mënyrë tjetër t’i vë në qarkullim, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në katër (4) vjet. 2. Kushdo që vë në qarkullim barërat ose produktet mjekësore pa u bërë kontrolli i nevojshëm nga personi apo enti i autorizuar, ose i vë në qarkullim ato pas datës së skadimit, dënohet me burgim deri në katër (4) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dy (2) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 6. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 7. Kur vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 8. Produktet mjekësore dhe mjetet e prodhimit sipas këtij neni, konfiskohen. - 261 Verify source ↗
Neni 261
AI-assisted research summary: This article criminalizes selling or circulating food, drinks, or other products known to be harmful, and punishes circulation of food or drinks without required inspection or after expiry.
Neni 261 Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë 1. Kushdo që prodhon me qëllim të shitjes, shet, ofron për shitje apo në ndonjë mënyrë tjetër vë në qarkullim artikuj ushqimorë, pije apo produkte të tjera për të cilat kryesi e di se janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në katër (4) vjet. 2. Kushdo që vë në qarkullim artikuj ushqimor ose pije pa u bërë kontrolli i nevojshëm nga personi apo enti i autorizuar, ose i vë në qarkullim artikujt pas datës së skadimit, dënohet me burgim deri në dy (2) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të ndonjë personi, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të ndonjë personi, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 6. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 7. Kur vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 105 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 8. Artikujt dhe sendet e dëmshme konfiskohen. - 262 Verify source ↗
Neni 262
AI-assisted research summary: Veterinarians or other authorized persons must carry out the required inspection properly when checking animals for slaughter or meat for consumption; failing to do so can lead to imprisonment and, in some cases, a fine.
Neni 262 Kontrolli i pandërgjegjshëm i produkteve shtazore të destinuara për konsumim 1. Veterinari ose personi tjetër i autorizuar i cili gjatë kontrollit të kafshëve të destinuara për therje apo të mishit të destinuar për konsumim, vepron në kundërshtim me standardet profesionale ose në kundërshtim me dispozitat në fuqi të standardeve të praktikës veterinare ose nuk e kryen kontrollin dhe me këtë mundëson që të vihet në qarkullim mishi apo artikujt tjerë të dëmshëm për shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të ndonjë personi, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të ndonjë personi, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 6. Kur vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 263 Verify source ↗
Neni 263
AI-assisted research summary: A doctor or veterinarian who knowingly issues a false certificate, and anyone who knowingly uses a false medical or veterinary certificate, is punished by a fine or imprisonment.
Neni 263 Dhënia ose përdorimi i certifikatës së rreme të mjekut apo të veterinarit 1. Mjeku i cili lëshon certifikatë të rreme mjekësore ose veterinari i cili lëshon certifikatë të rreme veterinare, ndonëse ai e di se ajo është e rreme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kushdo që përdor certifikatë të rreme mjekësore apo veterinare, ndonëse e di se është e rreme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. - 264 Verify source ↗
Neni 264
AI-assisted research summary: Anyone who contaminates drinking water with harmful material and endangers life or health can be punished with imprisonment.
Neni 264 Ndotja e ujit të pijshëm 1. Kushdo që me ndonjë materie të dëmshme e ndot ujin të cilin njerëzit e përdorin si ujë të pijshëm dhe kështu rrezikon jetën apo shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim deri në tetë (8) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 6. Kur vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 106 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 265 Verify source ↗
Neni 265
AI-assisted research summary: Anyone who contaminates food or animal feed with harmful substances and endangers human life or health can be punished with imprisonment or a fine, with heavier penalties if serious injury or death results.
Neni 265 Ndotja e artikujve ushqimorë që përdoren nga njerëzit apo kafshët 1. Kushdo që me ndonjë materie të dëmshme i ndot artikujt ushqimorë që përdoren nga njerëzit apo kafshët dhe kështu rrezikon jetën apo shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim deri në tetë (8) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej së paku dhjetë (10) vjet. 6. Kur vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 7. Kushdo që me ndonjë materie të dëmshme e ndot ushqimin e kafshëve të cilat janë të destinuara për konsumim nga njerëzit dhe kështu rrezikon jetën apo shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në një (1) vit. 8. Kur vepra penale nga paragrafi 5. i këtij neni rezulton me ngordhjen e kafshëve në vlerë që tejkalon pesëmijë (5.000) Euro ose me ngordhjen e një numri të madh të kafshëve, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. - 266 Verify source ↗
Neni 266
AI-assisted research summary: It is forbidden to serve, sell, or make alcohol available to anyone under 16 in a hotel, bar, or other shop selling alcohol.
Neni 266 Shërbimi me pije alkoolike i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet 1. Kushdo që në lokalin hotelier, në bar apo në ndonjë dyqan tjetër ku shiten pije alkoolike, i shërben, i shet apo i vë në dispozicion pije alkoolike personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) muaj. KAPITULLI XXIII VEPRAT PENALE TË NARKOTIKËVE - 267 Verify source ↗
Neni 267
AI-assisted research summary: Unauthorized buying, possessing for sale/distribution, offering, distributing, selling, transporting, delivering, brokering, sending, importing, or exporting listed narcotics, psychotropic substances, or analog substances is punishable by imprisonment and a fine.
Neni 267 Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge 1. Kushdo që pa autorizim blen ose posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofron për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope apo substanca analoge, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në tetë (8) vjet . GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 107 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2. Kushdo që pa autorizim shpërndan, shet, transporton, dorëzon, ndërmjetëson, dërgon ose dërgon në transit substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose substanca analoge, me qëllim të shpërndarjes, shitjes ose ofrimit për shitje, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 3. Kushdo që pa autorizim eksporton ose importon substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose substanca analoge, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Për qëllime të këtij kapitulli, shprehja “analog” nënkupton çfarëdo substance e cila nuk është e autorizuar dhe struktura kimike e së cilës është esencialisht e ngjashme me atë të substancave apo preparateve që janë shpallur si narkotikë ose substanca psikotrope dhe efektet e të cilave i riprodhon. 5. Substancat narkotike, substancat psikotrope ose substancat analoge dhe mjetet për prodhimin, shpërndarjen apo transportimin e tyre konfiskohen. - 268 Verify source ↗
Neni 268
AI-assisted research summary: This article criminalizes unauthorized production, processing, sale, transport, distribution, and supply-related conduct involving narcotics, psychotropic substances, analog substances, and narcotic tools/materials, and provides imprisonment/fine penalties plus confiscation.
Neni 268 Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike 1. Kushdo që pa autorizim prodhon, kultivon, përpunon, nxjerr ose përgatit substanca apo preparate që janë shpallur si narkotikë ose substanca psikotrope, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Kushdo që pa autorizim prodhon, kultivon, përpunon, shet ose ofron për shitje substancën analoge, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. 3. Kushdo qe prodhon, transporton ose shpërndan preparate duke e ditur se ato do të përdoren për prodhim ose përpunim të paautorizuar të narkotikëve apo substancave psikotrope, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Kushdo që pa autorizim prodhon, transporton, shpërndan, shet ose furnizon me vegla, pajisje apo materiale narkotike, duke ditur se këto janë përdorë ose do të përdoren për kultivim, prodhim, përpunim, trafikim apo përdorim të paautorizuar të çfarëdo substance ose preparati të cilat janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope apo analoge, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 5. Substancat narkotike, substancat psikotrope ose substancat analoge dhe mjetet për prodhimin, shpërndarjen apo transportimin e tyre konfiskohen. - 269 Verify source ↗
Neni 269
AI-assisted research summary: Unauthorized possession of narcotics, psychotropic substances, or analogues is punishable by a fine and imprisonment of 1 to 3 years.
Neni 269 Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge 1. Kushdo që pa autorizim posedon narkotikë, substanca psikotrope apo analoge, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet. 2. Kryesi që kryen veprën nga paragrafi 1. i këtij neni për herë të parë dhe i cili posedon më pak se tre (3) gram të substancave narkotike apo substancave psikotropike ose analoge dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Substancat narkotike, substancat psikotrope ose substancat analoge konfiskohen. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 108 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 270 Verify source ↗
Neni 270
AI-assisted research summary: Anyone who intoxicates another person with narcotics, psychotropic substances, or similar substances without that person’s knowledge is punishable by imprisonment of 1 to 5 years.
Neni 270 Intoksikimi i personit tjetër me narkotikë ose substanca psikotrope Kushdo që e intoksikon personin tjetër me narkotikë, substanca psikotrope apo substanca analoge pa dijeninë e personit të tillë, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. - 271 Verify source ↗
Neni 271
AI-assisted research summary: This article criminalizes facilitating the obtaining or use of narcotics, psychotropic substances, or analogous substances, and also criminalizes allowing or tolerating their use in publicly used enclosed premises.
Neni 271 Lehtësimi i sigurimit apo përdorimit të narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge 1. Kushdo që administron me narkotikë, me substanca psikotrope apo analoge dhe për shkak të detyrës që ka, lehtëson sigurimin ose përdorimin e tyre në kundërshtim me ligjin, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Drejtuesi ose pronari i lokalit apo i hapësirës tjetër të mbyllur që përdoret nga publiku, i cili lejon apo toleron përdorimin e narkotikëve, substancave psikotrope ose substancave analoge, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. - 272 Verify source ↗
Neni 272
AI-assisted research summary: Kushdo që, pa autorizim, kultivon hashash, kokainë ose kanabis me qëllim prodhimin e narkotikëve ose substancave psikotropike, dënohet me burgim nga 1 deri në 10 vjet; bimët dhe pajisjet e kultivimit konfiskohen.
Neni 272 Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit 1. Kushdo që pa autorizim kultivon bimën e hashashit, shkurren e kokainës ose bimën e kanabisit me qëllim të prodhimit të narkotikeve ose substancave psikotropike, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Bima e hashashit, shkurrja e kokainës ose bima e kanabisit dhe furnizimet, pajisjet dhe materialet për kultivimin e tyre konfiskohen. - 273 Verify source ↗
Neni 273
AI-assisted research summary: Kushdo që organizon, drejton ose financon veprat penale nga ky kapitull dënohet me burgim nga 2 deri në 10 vjet; nëse përfshihet sasi e madhe e narkotikëve ose substancave psikotrope, dënimi është 3 deri në 15 vjet.
Neni 273 Organizimi, drejtimi apo financimi i trafikimit të narkotikëve apo substancave psikotrope 1. Kushdo që organizon, drejton apo financon ndonjë prej veprave penale nga ky Kapitull, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni përfshin sasi të madhe të narkotikëve apo substancave psikotrope, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. - 274 Verify source ↗
Neni 274
AI-assisted research summary: Anyone who knowingly converts or transfers property from offences in this chapter, to hide its illegal origin or help the offender avoid legal consequences, is punishable by a fine of three times the property’s value and imprisonment up to 10 years; the property is confiscated.
Neni 274 Konvertimi apo transferimi i pasurisë që rrjedh nga veprat penale nga ky kapitull 1. Kushdo që e konverton apo transferon pasurinë, duke e ditur se pasuria e tillë rrjedh nga kryerja e cilësdo vepre penale nga ky Kapitull ose nga pjesëmarrja në veprën apo veprat e tilla, dhe konvertimi apo transferimi i tillë bëhet për qëllim të fshehjes ose mbulimit të origjinës së paligjshme të pasurisë apo të ofrimit të ndihmës personit i cili është i përfshirë në kryerjen e veprës apo veprave të tilla për t’iu shmangur pasojave juridike të veprimeve të tij, dënohet me gjobë tre herë më të lartë se vlera e pasurisë së transferuar apo konvertuar dhe me burgim deri në dhjetë (10) vjet. 2. Pasuria e konvertuar apo e transferuar konfiskohet. - 275 Verify source ↗
Neni 275
AI-assisted research summary: If certain drug-offense articles are committed under listed aggravating circumstances, the offender is fined and imprisoned for 3 to 15 years; related substances and production/transport tools are confiscated.
Neni 275 Dënimi për raste të rënda të veprave penale nga ky Kapitull 1. Nëse vepra penale nga nenet 267, 268, 269, 270 ose 272 të këtij Kodi kryhet në një ose më shumë nga rrethanat në vijim, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 109 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS pesëmbëdhjetë (15) vjet, nëse: 1.1. kryesi vepron si anëtar i grupit; 1.2. kryesi është person zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij; 1.3. kryesi përdor ose kanos se do ta përdorë dhunën ose armën; 1.4. vepra kryhet në dëm ose duke e shfrytëzuar viktimën e ndjeshme; 1.5. dërgesa, ngarkesa, kontejneri ose mjeti i planifikuar për një operacion humanitar është përdorur për transportimin e paligjshëm të narkotikëve, substancave psikotrope ose substancave analoge; 1.6. personi ka përzier substancat narkotike, substancat psikotrope ose substancat analoge me substanca të tjera të cilat e shtojnë rrezikun për shëndetin; 1.7. vepra është kryer brenda perimetrit prej treqind e pesëdhjetë (350) metrash nga shkolla apo mjedisi tjetër që përdoret nga fëmijët ose brenda perimetrit prej treqind e pesëdhjetë (350) metrash nga cilido institucion i edukimit; 1.8. vepra penale kryhet brenda institucionit korrektues; 1.9. vepra penale përfshin sasi të mëdha të narkotikëve, substancave psikotrope ose substancave analoge. 2. Substancat narkotike, substancat psikotrope ose substancat analoge dhe mjetet për prodhimin, shpërndarjen apo transportimin e tyre konfiskohen. - 276 Verify source ↗
Neni 276
AI-assisted research summary: If a person is convicted under this Code, the court may order that person to compensate a law enforcement agency for reasonable undercover-buy expenses linked to the investigation.
Neni 276 Kompensimi ndaj zbatuesve të ligjit Kur personi dënohet për ndonjë vepër penale nga ky Kod, gjykata mund ta urdhërojë personin e dënuar që të bëjë kompensimin e cilësdo agjenci për zbatimin e ligjit, për shpenzimet e arsyeshme të bëra nga agjencia përkatëse në blerjen e narkotikëve ose substancave psikotrope nga ai person ose nga agjenti i tij si pjesë e hetimit që shpie në dënimin e tij. KAPITULLI XXIV KRIMI I ORGANIZUAR - 277 Verify source ↗
Neni 277
AI-assisted research summary: Participating in or organizing an organized criminal group is punishable by fines and prison terms; deaths caused by the conduct bring higher penalties.
Neni 277 Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar 1. Kushdo që me dashje dhe me dijeni qoftë të qëllimit dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar ose qëllimit të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale të cilat janë të dënueshme me dënim maksimal prej të paktën katër (4) vjet ose më shumë aktivisht merr pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit duke ditur se pjesëmarrja e tillë do të kontribuojë në realizimin e veprimtarive kriminale të grupit, dënohet me gjobë deri në dyqind e pesëdhjetë mijë (250.000) Euro dhe me burgim prej së paku shtatë (7) vjet. 2. Kushdo që organizon, themelon, mbikëqyr, menaxhon ose drejton veprimtaritë e grupit kriminal të organizuar, dënohet me gjobë deri në pesëqind mijë (500.000) Euro dhe me burgim prej së paku dhjetë (10) vjet. 3. Kur veprimtaritë e grupit kriminal të organizuar të parapara në paragrafin 1. ose 2. të këtij neni GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 110 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS rezultojnë në vdekje, kryesi dënohet me gjobë deri në pesëqind mijë (500.000) Euro dhe me burgim prej së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm. 4. Gjykata mund të zbusë dënimin e anëtarit të grupit kriminal të organizuar i cili, para se grupi kriminal i organizuar të ketë kryer veprën penale, raporton në polici ose prokurori, ekzistimin, formacionin dhe jep informata për grupin kriminal të organizuar në detaje të mjaftueshme për të mundësuar arrestimin apo ndjekjen e grupit të tillë. 5. Për qëllime të këtij neni, “aktivisht merr pjesë” përfshin, por nuk kufizohet në ofrimin e informatave ose mjeteve materiale, rekrutimin e anëtarëve të rinj dhe të gjitha format e financimit të veprimtarive të grupit. KAPITULLI XXV VEPRAT PENALE KUNDËR EKONOMISË - 278 Verify source ↗
Neni 278
AI-assisted research summary: An official who abuses official duty or authority to restrict movement, deny business rights, or create unequal treatment in economic activity can be imprisoned.
Neni 278 Cenimi i barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike Personi zyrtar i cili duke keqpërdorur detyrën zyrtare apo autorizimet e tij, kufizon qarkullimin e lirë të kapitalit, njerëzve, mallrave, shërbimeve, punës apo mjeteve të riprodhimit në territorin e Republikës së Kosovës, ose mohon apo kufizon të drejtën e organizatës së biznesit apo të personit juridik që në territorin e Republikës së Kosovës të merret me qarkullimin e mallit apo të shërbimeve, ose e vë organizatën e biznesit apo personin juridik në pozitë të pabarabartë ndaj organizatës së biznesit ose personit tjetër juridik lidhur me kushtet për punë apo qarkullimin e mallit apo të shërbimeve, ose e kufizon këmbimin e lirë të mallit ose të shërbimeve dhe me këtë realizohet fitim i konsiderueshëm për atë organizatë të biznesit ose person juridik ose shkaktohet dëm i konsiderueshëm për tjetrin, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. - 279 Verify source ↗
Neni 279
AI-assisted research summary: A responsible person who intentionally violates business law or another business rule, acts against normal business standards, and causes substantial material damage to a business organization or legal person may be fined or imprisoned up to 3 years.
Neni 279 Veprimtaria e pandërgjegjshme ekonomike 1. Personi përgjegjës i cili duke shkelur me dashje ligjin apo dispozitën tjetër të afarizmit, vepron në kundërshtim me standardet e rregullta të afarizmit dhe me këtë i shkakton dëm substancial material organizatës së biznesit apo personit juridik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me likuidim të detyrueshëm ose falimentim të asaj organizate të biznesit apo të personit juridik, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. - 280 Verify source ↗
Neni 280
AI-assisted research summary: This article criminalizes causing bankruptcy by acting with knowledge of excessive debt or actual/imminent insolvency, and sets prison terms of 6 months to 5 years, or up to 3 years if done negligently.
Neni 280 Shkaktimi i falimentimit 1. Kushdo që duke ditur borxhin e tepërt ose insolvencën aktuale apo të pashmangshme, përfshihet në një apo më shumë nga veprimtaritë në vijim, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet, nëse: 1.1. fsheh apo deformon ose në ndonjë mënyrë tjetër në kundërshtim me standardet e rregullta të afarizmit, e shkatërron, dëmton ose e bën të pashfrytëzueshëm ndonjë aset, i cili në rast të procedurave të insolvencës do ti takonte pronës falimentuese; 1.2. në ndonjë mënyrë në kundërshtim me standardet e rregullta të afarizmit, hyn në sipërmarrje humbëse apo spekulative ose këmbime të mallrave apo letrave me vlerë ose konsumon shuma të tepërta ose bëhet debitor për shkak të shpenzimeve GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 111 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS joekonomike, bixhozit ose vënies së basteve; 1.3. prokuron mallra, shërbime apo kredi, ndërmerr veprimtari ekonomike të cilat krijojnë borxh tepër të madh, konkludon ose rinovon kontrata të paarsyeshme, nuk i mbledh borxhet që i kanë të tjerët, nuk i zbaton kërkesat me kohë dhe/ose i tjetërson mallrat apo shërbimet, letrat me vlerë apo gjërat e prodhuara nga këto të mira dukshëm nën vlerën e tyre në kundërshtim me standardet e rregullta të afarizmit; 1.4. simulon ekzistimin e të drejtave të tjetrit ose me dijeni i njeh të drejtat e fabrikuara; 1.5. nuk mban librat e kontabilitetit, të cilat me ligj është i detyruar t’i mbajë, ose i mban apo i modifikon ashtu që analizimi apo auditimi i aseteve neto të jetë më i vështirë; 1.6. deformon, fsheh, shkatërron ose dëmton librat e kontabilitetit apo dokumentacionin tjetër me qëllim që të bëjë analizimin apo auditimin e aseteve neto më të vështirë, të fsheh asetet apo të mashtrojë ndonjë person; 1.7. zvogëlon asetet neto ose fsheh marrëdhëniet aktuale të afarizmit në ndonjë mënyrë tjetër që është dukshëm në kundërshtim me standardet e rregullta të afarizmit; 1.8. merr përsipër detyrime të tepërta; ose 1.9. konkludon ose rinovon kontrata të paarsyeshme me subjekte insolvente. 2. Vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni dënohet vetëm nëse likuidimi i detyrueshëm ose procedura e falimentimit janë filluar. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. - 281 Verify source ↗
Neni 281
AI-assisted research summary: Anyone who hides assets, uses false debt deals, alters accounting books, or uses false documents to create a bankruptcy situation can be imprisoned.
Neni 281 Shkaktimi i falimentimit të rrejshëm 1. Kushdo që përfshihet në një nga veprimet e mëposhtme me qëllim që të mos paguajë atë që është i detyruar të paguajë, ose me qëllim që të mashtrojë ose duke mashtruar ndonjë kreditor apo debitor, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet: 1.1. fsheh tërë pasurinë apo një pjesë të pasurisë së subjektit, kryen shitje të rrejshme, e shet nën vlerën e tregut ose ia transferon personit tjetër si kompensim; 1.2. hyn në kontrata të rrejshme apo fiktive të borxhit; ose 1.3. fsheh, shkatërron ose ndryshon librat e kontabilitetit të cilat është i detyruar me ligj që ti mbajë, ashtu që rezultati i veprimtarisë së tij ose gjendja e aseteve apo detyrimeve nuk mund të vërtetohet, ose përmes dokumenteve të rrejshme apo në ndonjë mënyrë tjetër krijon një situatë të tillë ku mund të realizohet falimentimi. 2. Veprat penale nga paragrafi 1. i këtij neni dënohen vetëm nëse likuidimi i detyrueshëm ose procedurat e falimentimit janë filluar. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me humbje mbi pesëmbëdhjetëmijë (15.000) Euro për kreditorin, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 112 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 282 Verify source ↗
Neni 282
AI-assisted research summary: Anyone involved in a bankruptcy proceeding can be imprisoned for 6 months to 5 years if they commit listed fraudulent acts.
Neni 282 Mashtrimi në procedurën e falimentimit 1. Kushdo që lidhur me procedurën e falimentimit, përfshihet në një apo më shumë nga veprimtaritë në vijim me administratorin apo personin i cili vepron në cilësi të administratorit, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet, nëse: 1.1. paraqet deklaratë, dokument apo kërkesë të rrejshme, ose jep dëshmi të rrejshme; 1.2. me dijeni dhe me mashtrim transferon, fsheh ose nuk ia kalon ndonjë pasuri apo dokument administratorit apo personit i cili vepron në cilësi të administratorit; 1.3. me dijeni dhe me mashtrim jep, ofron, pranon apo tenton të përfiton para, pasuri, pagesë, kompensim, shpërblim, përparësi apo premtim për një veprim ose shmangie nga veprimi në mënyrë që të përfitojë ndonjë përparësi në procedurën e falimentimit; ose 1.4. me dijeni dhe pa autorizim nga administratori i pronës, shet, pranon, vjedh, përvetëson, shkatërron, përdhosë ose blen, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, ndonjë letër apo pasuri të pronës. - 283 Verify source ↗
Neni 283
AI-assisted research summary: This article criminalizes certain fraudulent acts that harm creditors or debtors and sets imprisonment penalties that increase when the loss is higher or bankruptcy/reorganization is triggered.
Neni 283 Mashtrimi ose dëmtimi i kreditorëve apo debitorëve 1. Kushdo që duke ditur borxhin e tepërt ose insolvencën aktuale apo të pashmangshme, vë një kreditor apo debitor në pozitë më të favorshme përmes pagesës së borxheve apo në ndonjë mënyrë tjetër dhe me këtë shkakton dëme prej më tepër se pesëmijë (5.000) Euro ose rezulton në humbje të kreditorëve tjerë prej më tepër se pesëmijë (5.000) Euro, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që për të mashtruar ose shkaktuar dëm ndonjë kreditori apo debitori, pranon një kërkesë të rrejshme, lidhë kontrata të rrejshme ose kryen ndonjë veprim tjetër mashtrues me të cilin dëmton ndonjë kreditor apo debitor, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me dëm që tejkalon dyqind e pesëdhjetëmijë (250.000) Euro ose rezulton me humbje që tejkalon dyqind e pesëdhjetëmijë (250.000) Euro, ose kur si rezultat i kësaj i dëmtuari detyrohet ti nënshtrohet procedurës së riorganizimit ose falimentimit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. - 284 Verify source ↗
Neni 284
AI-assisted research summary: A responsible person acting in economic activity commits an offence if they use listed deceptive or unlawful methods to gain unlawful property benefit; the penalty is a fine and prison from 6 months to 5 years.
Neni 284 Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike 1. Personi përgjegjës që gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike kryen një nga veprimet në vijim me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për ndonjë person tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet: 1.1. krijon apo mban fonde të palejuara në Republikën e Kosovës ose në ndonjë juridiksion tjetër; 1.2. përmes përpilimit të dokumenteve me përmbajtje të rreme, me bilance të rreme, me vlerësime të rreme, inventarizim apo me prezantim tjetër të rremë ose përmes fshehjes së provave në mënyrë të rreme e prezanton qarkullimin e aseteve ose të rezultateve të veprimtarisë ekonomike dhe në këtë mënyrë i vë në lajthim organet drejtuese në organizatën e biznesit gjatë vendimmarrjes lidhur me veprimtaritë menaxhuese; 1.3. nuk i paguan detyrimet tatimore ose detyrimet e tjera fiskale të parapara me ligj; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 113 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 1.4. mjetet me të cilat disponon i shfrytëzon në kundërshtim me qëllimin e tyre të paraparë; ose 1.5. në ndonjë mënyrë tjetër e shkel ligjin apo rregullat e veprimtarisë afariste lidhur me tjetërsimin, përdorimin apo menaxhimin e pasurisë. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton në dobi pasurore që tejkalon njëqindmijë (100.000) Euro, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 285 Verify source ↗
Neni 285
AI-assisted research summary: A person responsible for an economic activity who enters a harmful or unauthorized contract that causes damage to the business organization can be imprisoned.
Neni 285 Lidhja e kontratës së dëmshme 1. Personi përgjegjës i cili ushtron veprimtari ekonomike që lidh kontratë për të cilën e di se është e dëmshme për organizatën e biznesit apo që lidh kontratë në kundërshtim me autorizimet e tij dhe me këtë i shkakton dëm organizatës së biznesit, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Kur kryesi i veprës nga paragrafi 1. i këtij neni merr ryshfet ose shkakton dëm në shumën që tejkalon njëqindmijë (100.000) Euro, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. - 286 Verify source ↗
Neni 286
AI-assisted research summary: This article punishes unauthorized communication, acquisition, theft, receipt, purchase, or possession of business/trade secrets, with higher penalties for special cases and negligence.
Neni 286 Komunikimi i paautorizuar i sekretit tregtar 1. Kushdo që në shkelje të detyrave të tij për ruajtjen e sekreteve afariste apo tregtare, ia kumton apo ia përcjell personit tjetër të dhënat lidhur me sekretet afariste apo tregtare ose në ndonjë mënyrë tjetër ia mundëson ndonjë personi të paautorizuar qasjen në të dhënat e tilla ose mbledh të dhëna të tilla me qëllim që t’ia përcjell personit të paautorizuar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që me qëllim të përdorimit në mënyrë të paautorizuar, arrin në mënyrë të kundërligjshme deri te të dhënat të cilat ruhen si sekrete të afarizmit apo të tregtisë, siç parashihet në paragrafin 1. të këtij neni, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni. 3. Kur të dhënat nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni janë të një rëndësie të veçantë ose nëse të dhënat e këtilla i përcjellën personit tjetër me qëllim që këto të dhëna t’i nxjerrë jashtë Republikës së Kosovës, ose nëse vepra është kryer me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 3. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 5. Kushdo që me qëllim të këmbimit të sekretit tregtar për përfitim ekonomik të cilitdo përveç pronarit të tij, vjedh ose merr pa autorizim, ose përmes mashtrimit apo lajthimit merr të dhënat sipas paragrafit 1. të këtij neni, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. 6. Kushdo që pranon, blen apo posedon sekretin tregtar, duke ditur se ky sekret është vjedhur ose marrë pa autorizim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 7. Për qëllime të këtij neni, shprehja “sekret afarist” nënkupton të dhënat që janë cilësuar si të tilla me ligj ose me dispozita të organizatës së biznesit ose të personi juridik dhe të cilat paraqesin sekretin e prodhuesit, rezultatin e punës hulumtuese ose të dizajnimit, të dhëna financiare, afariste, shkencore, teknike, ekonomike apo inxhinierike, përfshirë plane, formula, dizajne, prototipe, metoda, teknika, procese, procedura, programe, kode ose të dhëna tjera për të cilat pronari ka ndërmarrë masa të arsyeshme për ti mbajtur sekret dhe zbulimi i tyre personit të paautorizuar mund të ketë efekte të dëmshme për interesat ekonomike të organizatës së biznesit apo të personit juridik. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 114 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 8. Për qëllime të këtij neni, shprehja “sekret tregtar” nënkupton të dhënat që janë cilësuar si të tilla me ligj ose me dispozita të organizatës së biznesit ose të personi juridik dhe të cilat paraqesin sekretin e prodhuesit, rezultatin e punës hulumtuese ose të dizajnimit, të dhëna financiare, afariste, shkencore, teknike, ekonomike apo inxhinierike, përfshirë plane, formula, prototipe, metoda, teknika, procese, procedura, programe, kode ose të dhëna tjera për të cilat pronari ka ndërmarrë masa të arsyeshme për ti mbajtur sekret dhe zbulimi i tyre personit të paautorizuar mund të ketë efekte të dëmshme për interesat ekonomike të organizatës së biznesit apo të personit juridik. - 287 Verify source ↗
Neni 287
AI-assisted research summary: This article criminalizes making, altering, using, handling, or passing forged securities or payment instruments, and sets imprisonment, fines, and confiscation.
Neni 287 Falsifikimi i letrave me vlerë dhe instrumenteve të pagesës 1. Kushdo që prodhon letra me vlerë të falsifikuara apo instrumente të pagesës të falsifikuara ose i ndryshon letrat me vlerë me qëllim që t’i përdorë si të vërteta, ose ia jep ato personit tjetër për përdorim ose i përdorë ato letra me vlerë si të vërteta, dënohet me burgim prej (6) gjashtë muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që përdorë letra me vlerë të falsifikuara apo instrumente të pagesës të falsifikuara, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 3. Kushdo që duke ditur se letra me vlerë apo instrument i pagesës është i falsifikuar, pranon, transporton ose posedon letrën me vlerë apo instrumentin e pagesës të falsifikuar me qëllim që ta shpërndajë ose ta përdorë si të vërtetë, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni përfshinë letra me vlerë apo instrumente të pagesës me vlerë të cekur që tejkalon dhjetëmijë (10.000) Euro, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 5. Kushdo që ka pranuar si të vërteta letrat me vlerë apo instrumentet e pagesës të falsifikuara dhe i përdorë ato duke ditur se janë të falsifikuara, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 6. Tentativa për të kryer vepër penale nga paragrafi 5. i këtij neni është e dënueshme. 7. Letrat me vlerë, instrumentet e pagesës dhe pajisjet për prodhimin ose ndryshimin e tyre konfiskohen. 8. Shprehja “instrument i pagesës” nënkupton instrument fizik, përveç parave, që i mundëson nga natyra e tij specifike, vetë apo në bashkim me ndonjë instrument tjetër të pagesës, mbajtësit apo përdoruesit që të transferojë paratë apo vlerën monetare. Kjo përfshinë, por nuk kufizohet në fletë aksione, certifikata të aksioneve, aksione, kredit kartela, kartela të euroçeqeve, kartela tjera të lëshuara nga institucionet financiare, euroçeqe, çeqe tjera të udhëtarëve dhe kartëmonedha të këmbimit, të cilat janë të mbrojtura kundër imitimit apo përdorimit të rremë përmes dizajnit, kodimit, nënshkrimit apo ndonjë mjeti tjetër. 9. Letrat me vlerë ose instrumentet e pagesës përfshijnë letrat me vlerë ose instrumentet e pagesës të falsifikuara dhe letrat me vlerë ose instrumentet e pagesës të vërteta të cilat janë ndryshuar në aspektin material dhe me qëllim që të përdoren për qëllime mashtruese. - 288 Verify source ↗
Neni 288
AI-assisted research summary: Anyone who falsifies value marks, uses them as genuine, trades them knowing they are falsified, or fails to report known falsification can be fined or imprisoned.
Neni 288 Falsifikimi i shenjave me vlerë 1. Kushdo që prodhon shenja me vlerë të falsifikuara, i ndryshon ato me qëllim që t’i përdorë si të vërteta, ia jep personit tjetër për përdorim ose i përdor shenjat me vlerë të falsifikuara si të vërteta, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 115 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2. Kushdo që duke ditur se shenja me vlerë është e falsifikuar, furnizon, shet, blen, shpërndan, transporton, pranon apo posedon shenjën e falsifikuar apo të anuluar me qëllim që ta shpërndajë ose ta përdorë si të vërtetë, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni përfshin shenjën, vlera e të cilave tejkalon dhjetëmijë (10.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 4. Kushdo që e heq pullën e vulosur nga shenja me vlerë nga paragrafi 1. i këtij neni, ose në ndonjë mënyrë tjetër dhe me qëllim të përdorimit të vazhdueshëm, mundohet që këtyre shenjave t’u jep pamjen sikur nuk janë përdorur asnjëherë më parë ose përdor prapë shenjën e përdorur apo e shet atë si të vlefshme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 5. Kushdo që pranon si të vërtetë shenjën me vlerë dhe e përdorë duke ditur se është e falsifikuar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 6. Kushdo që ka dijeni se shenja me vlerë e falsifikuar është duke u prodhuar ose përdorur dhe nuk e raporton një gjë të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 7. Shenja me vlerë e falsifikuar dhe pajisjet për prodhimin apo ndryshimin e tyre konfiskohen. - 289 Verify source ↗
Neni 289
AI-assisted research summary: Whoever uses a registered or legally protected patent, or a registered semiconductor circuit topography, without authorization in an economic activity is liable to punishment.
Neni 289 Cenimi i të drejtave të patentës 1. Kushdo që në kuadër të një veprimtarie ekonomike e përdor pa autorizim patentën e regjistruar ose të mbrojtur me ligj apo topografinë e regjistruar të një qarku të mbyllur të një gjysmëpërçuesi, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Sendet nga paragrafi 1. i këtij neni të prodhuara për përdorim të paautorizuar konfiskohen. - 290 Verify source ↗
Neni 290
AI-assisted research summary: This article criminalizes several forms of copyright-related misuse and sets fines, prison terms, and confiscation.
Neni 290 Cenimi i të drejtave të autorit 1. Kushdo që nën emrin e tij apo të dikujt tjetër, shfaq apo në ndonjë mënyrë tjetër i kumton publikut punën e mbrojtur me të drejtat e autorit ose paraqitjen e tjetrit, në tërësi apo pjesërisht, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që gjatë përdorimit të punës së mbrojtur me të drejtat e autorit ose paraqitjes së tjetrit, qëllimisht nuk cek emrin, pseudonimin ose shenjën e autorit apo të performuesit kur kjo kërkohet me ligj, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në një (1) vit. 3. Kushdo që e ndryshon, shtrembëron ose në ndonjë mënyrë tjetër e dëmton punën e mbrojtur me të drejtat e autorit ose paraqitjen e tjetrit, dhe e shfaq në atë formë ose në ndonjë mënyrë tjetër ia kumton në formë të tillë publikut, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 4. Kushdo që paraqet ose në ndonjë formë tjetër ia kumton publikut në mënyrë të papërshtatshme punën e mbrojtur me të drejtën e autorit ose paraqitjen e tjetrit, që është paragjykuese për nderin dhe autoritetin e autorit ose performuesit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 5. Kushdo që pa autorizim përdor punën e mbrojtur me të drejtat e autorit ose temën e çështjes së ndërlidhur me këto të drejta, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 6. Nëse gjatë kryerjes së veprës penale nga paragrafi 5. i këtij neni, kryesi ka përfituar për vete ose për personin tjetër së paku dhjetë mijë (10.000) Euro por më pak se pesëdhjetëmijë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 116 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS (50.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 7. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 5. i këtij neni përfiton për vete ose për personin tjetër më shumë se pesëdhjetëmijë (50.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tetë (8) vjet. 8. Sendet dhe pajisjet për prodhimin e tyre nga ky nen konfiskohen. - 291 Verify source ↗
Neni 291
AI-assisted research summary: Anyone who circumvents effective technological protection measures or removes/changes electronic rights management data is punishable by up to 3 years’ imprisonment; the related items and equipment are confiscated.
Neni 291 Shmangia e masave teknologjike 1. Kushdo që kryen vepër të shmangies së ndonjë prej masave efektive mbrojtëse të teknologjisë ose të heqjes apo ndryshimit të të drejtave elektronike për menaxhimin e të dhënave, siç parashihet në dispozitat e ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të përafërta dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Sendet dhe pajisjet për prodhimin e tyre nga paragrafi 1. i këtij neni konfiskohen. - 292 Verify source ↗
Neni 292
AI-assisted research summary: Anyone who, to deceive buyers or consumers, uses another’s signs, marks, or models in business activities can be punished with imprisonment up to 3 years; the goods and production equipment may also be confiscated.
Neni 292 Mashtrimi i konsumatorëve 1. Kushdo që gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike dhe me qëllim të mashtrimit të blerësve apo konsumatorëve, përdor ose posedon me qëllim të përdorimit si emër apo shenjë të tij ose shenjë të veçantë të mallrave të tij, emrin apo shenjën e tjetrit, shenjën e mallrave apo shenjën e shërbimeve të tjetrit, ose shenjën e tjetrit që lidhet me prejardhjen gjeografike ose ndonjë shenjë tjetër të veçantë të mallrave apo përbërësve të tyre, dënohet me burgim deri në (3) tre vjet. 2. Kushdo që me qëllim të mashtrimit të blerësve apo konsumatorëve, përdorë gjatë prodhimit shenjën apo modelin e tjetrit pa autorizim, ose vë në qarkullim artikujt e prodhuar në këtë mënyrë, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni. 3. Sendet dhe pajisjet për prodhimin e tyre nga ky nen konfiskohen. - 293 Verify source ↗
Neni 293
AI-assisted research summary: Anyone who misleads buyers by circulating mislabeled products, products with false quality/weight information, or false advertising can be fined or imprisoned.
Neni 293 Mashtrimi i blerësve 1. Kushdo që me qëllim të mashtrimit të blerësve vë në qarkullim prodhime me shenjën në të cilën janë shënuar të dhëna të cilat nuk i përgjigjen përmbajtjes, llojit, prejardhjes apo kualitetit të produktit, vë në qarkullim produkte të cilat për nga pesha apo kualiteti nuk i përgjigjen asaj që rregullisht parashihet te produktet e tilla apo vë në qarkullim produkte pa shenjat që tregojnë për përmbajtjen, llojin, prejardhjen apo kualitetin e produktit kur shenja e tillë kërkohet me ligj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që me qëllim të mashtrimit të blerësve shpall rrejshëm se është zbritur çmimi i mallit apo se pritet rritja e çmimit të mallit ose në ndonjë mënyrë tjetër përdor haptazi reklamë të rreme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. - 294 Verify source ↗
Neni 294
AI-assisted research summary: Anyone who organizes, participates in, or helps organize pyramid schemes or unlicensed gambling activities can be imprisoned.
Neni 294 Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm 1. Kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, organizon, merr pjesë apo ndihmon në organizimin e veprimtarive të skemave piramidale, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 117 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS personin tjetër, organizon, merr pjesë apo ndihmon në organizimin e bixhozit, lojërave të llojit të kazinove apo lojërave të fatit siç përcaktohet me ligj, për të cilat nuk është dhënë licenca, leja apo koncesioni i organit kompetent, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me fitim apo humbje që tejkalon njëzetepesëmijë (25.000) Euro, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 4. Për qëllime të këtij neni, shprehja “skemë piramidale” do të thotë ofertë apo plan për investim mashtrues, ku paratë e kontribuara nga investitorët e mëvonshëm përdorën drejtpërdrejtë për të paguar ose ripaguar interesin ose bazën e investitorëve të mëhershëm, pa ndonjë veprimtari operative apo që prodhon burime të të ardhurave, përveç grumbullimit të vazhdueshëm të fondeve të reja. - 295 Verify source ↗
Neni 295
AI-assisted research summary: A responsible person who abuses a monopoly or dominant market position can be punished with up to 3 years in prison. If a responsible person in one business organization agrees with another organization to influence prices, the penalty is 1 to 5 years in prison plus a fine of 25% of the value of the goods sold by the organization subject to the agreement.
Neni 295 Keqpërdorimi i pozitës së monopolit 1. Personi përgjegjës që ushtron një apo më shumë nga veprimtaritë ekonomike në vijim, të cilat keqpërdorin pozitën monopoliste apo dominuese në treg apo në një pjesë substanciale të tregut, duke u përfshirë në një apo më shumë nga veprimtaritë në vijim, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet, nëse: 1.1. në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë vë çmime të padrejta të blerjes apo të shitjes ose kushte tjera të padrejta tregtare; 1.2. në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë rregullon çmimet e blerjes apo të shitjes ose kushtet tjera të tregtisë; 1.3. kufizon apo kontrollon prodhimin, tregjet apo zhvillimin teknik ose investimin; 1.4. aplikon kushte jo të njëjta për transaksione të barabarta me palë tjera tregtare, duke i vënë ato në disavantazh konkurrues; 1.5. bën që lidhja e kontratave të varet nga pranimi prej palës tjetër i detyrimeve shtesë, të cilat për nga natyra e tyre apo sipas përdorimit komercial, nuk kanë ndonjë lidhje me subjektin e kontratave të tilla; 1.6. në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë rregullon çmimet e blerjes apo të shitjes ose kushtet tjera të tregtisë në tregje të aksioneve ose burimet e furnizimit; 1.7. kërkon pagesa ose kushte tjera afariste më pak të favorshme se që kërkohet për blerje të ngjashme në tregje të krahasueshme, përveç nëse ka ndonjë arsyetim objektiv për një diferencim të tillë; 1.8. kërkon pagesa apo kushte tjera afariste që dallojnë nga ato që me gjasë do të ishin në rast se do të ekzistonte konkurrenca efektive. 2. Personi përgjegjës në organizatën e biznesit i cili merret vesh me personin në organizatën tjetër të biznesit nga e njëjta fushë e biznesit, me qëllim të rritjes, uljes apo ndikimit në ndonjë mënyrë tjetër të çmimit të mallrave ose shërbimeve që shiten apo blihen nga organizatat e biznesit, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet burgim dhe me gjobë të barabartë me njëzet e pesë përqind (25%) të vlerës së mallrave të shitura nga organizata e tij e biznesit e cila ka qenë subjekt i marrëveshjes së përbashkët. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 118 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 296 Verify source ↗
Neni 296
AI-assisted research summary: This article criminalizes counterfeiting money, handling counterfeit money with knowledge and intent to circulate it, failing to report known counterfeiting, and requires confiscation of counterfeit money and production tools.
Neni 296 Falsifikimi i parasë 1. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Kushdo që duke ditur se paraja është e falsifikuar merr, vë në qarkullim, transporton, pranon, përdorë ose posedon paranë e falsifikuar me qëllim që ta vë në qarkullim si të vërtetë, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 3. Kushdo që pranon paranë e falsifikuar prej pesëdhjetë (50) Euro ose më pak duke besuar se është e vërtetë dhe pastaj e përdorë duke ditur se është e falsifikuar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 4. Kushdo që ka dijeni për prodhimin apo përdorimin e parave të falsifikuara dhe këtë nuk e raporton, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni ka të bëjë me një shumë të parave të falsifikuara që tejkalon njëqindmijë (100.000) Euro, kryesi dënohet me jo më pak se tre (3) vjet burgim. 6. Paraja e falsifikuar dhe pajisjet për prodhimin apo ndryshimin e saj konfiskohen. - 297 Verify source ↗
Neni 297
AI-assisted research summary: Kushdo që prodhon ose përdor si të vërteta shenja, vula/pulla të rreme, ose ndryshon masa e pesha për t’u përdorur si të sakta, dënohet me burgim; sendet dhe pajisjet e falsifikuara konfiskohen.
Neni 297 Prodhimi dhe përdorimi i shenjave të etiketimit, masave dhe peshave të rreme 1. Kushdo që me qëllim të përdorimit të tyre si të vërteta, prodhon shenja të rreme për etiketimin e mallit, si dhe vula apo pulla për vulosjen e arit, argjendit, bagëtisë, drurit apo ndonjë malli tjetër të prodhuar vendor apo jashtë vendit, ose shenjat e rreme i përdor si të vërteta, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që materialisht ndryshon masat apo peshat me qëllim që të përdoren si të sakta, dënohet sipas paragrafit 1. të këtij neni. 3. Shenjat, vulat, masat dhe peshat e falsifikuara dhe pajisjet për prodhimin dhe ndryshimin e tyre konfiskohen. - 298 Verify source ↗
Neni 298
AI-assisted research summary: This article prohibits making, supplying, selling, receiving, possessing, or making available counterfeit tools for currency, securities, payment instruments, stamps, false labeling, or inaccurate weights and measures, and sets criminal penalties.
Neni 298 Prodhimi, furnizimi, shitja, posedimi ose dhënia në shfrytëzim e mjeteve për falsifikim 1. Kushdo që prodhon, furnizon, shet, pranon, posedon ose jep në shfrytëzim mjete për falsifikimin e parave, letrave me vlerë apo instrumenteve të pagesës, dënohet me burgim prej (1) një deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që prodhon, furnizon, shet, pranon, posedon ose jep në shfrytëzim mjete për falsifikimin e pullave fiskale, pullave postare apo shenjave tjera me vlerë, shenjave për etiketimin e rremë të mallrave ose masa dhe pesha të pasakta, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Për qëllime të këtij neni, shprehja “mjete për falsifikim” do të thotë instrumente, artikuj, programe kompjuterike dhe mjete tjera që adaptohen posaçërisht për falsifikimin ose ndryshimin e parave, letrave me vlerë apo instrumenteve të pagesës, pullave me vlerë, shenjave për etiketimin e mallrave, masave dhe peshave ose hologramëve apo përbërësve tjerë të valutës, letrave me vlerë apo instrumenteve të pagesës, të cilat shërbejnë për mbrojtje ndaj falsifikimit. 4. Artikujt, mjetet dhe pajisjet për prodhimin e tyre konfiskohen. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 119 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 299 Verify source ↗
Neni 299
AI-assisted research summary: Unauthorized sale, purchase, or exchange of goods, things, or services is punishable by a fine and imprisonment.
Neni 299 Tregtia e ndaluar 1. Kushdo që pa autorizim shet, blen apo bën shkëmbimin e mallrave sendeve apo shërbimeve, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në katër (4) vjet. 2. Personi i cili kryen veprën nga paragrafi 1 i këtij neni për herë të parë dhe kur vlera e mallrave nuk tejkalon shumën prej pesëqind (500) Euro, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga personi i cili ka organizuar rrjetin e shitësve ose të ndërmjetësve apo ka realizuar përfitim që kalon shumën prej pesëmbëdhjetëmijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Mallrat dhe sendet nga tregtia e ndaluar konfiskohen. - 300 Verify source ↗
Neni 300
AI-assisted research summary: Pa autorizim, askush nuk mund të prodhojë ose përpunojë mallra që ligji i ndalon ose i kufizon; shkelja ndëshkohet me gjobë ose burgim deri në 4 vjet, dhe mallrat/pajisjet konfiskohen.
Neni 300 Prodhimi i ndaluar 1. Kushdo që pa autorizim prodhon apo përpunon mallrat, prodhimi apo përpunimi i të cilave është i ndaluar apo i kufizuar me ligj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër (4) vjet. 2. Mallrat dhe pajisjet për prodhimin ose përpunimin e paautorizuar konfiskohen. - 301 Verify source ↗
Neni 301
AI-assisted research summary: Anyone who issues or circulates an uncovered or forged check or a falsified credit card, or misuses a bank or credit card to obtain unlawful gain, is punishable by fine and imprisonment.
Neni 301 Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit 1. Kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, e jep apo e vë në qarkullim çekun për të cilin e di se nuk ka mbulesë të mjeteve, çekun e rremë ose kartelën e falsifikuar të kredisë dhe në këtë mënyrë realizon dobi pasurore, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, e përdor kartelën e kreditit apo çekun pa autorizim ose e përdor kartelën e bankës në automatin e bankës për tërheqjen e parave të gatshme duke e ditur se tërheqja e tillë nuk është e mbuluar nga bilanci i llogarisë apo nga overdrafti ose kushdo që përdor kartelën e kreditit ndonëse e di se në kohën e pagesës nuk do të jetë në gjendje të paguajë shumën përkatëse dhe kështu realizon dobi pasurore, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton në dobi pasurore që tejkalon shumën prej pesëmijë (5.000) Euro, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në (5) pesë vjet. - 302 Verify source ↗
Neni 302
AI-assisted research summary: Anyone who commits the criminal offence of money laundering is punished under the law on preventing money laundering and terrorist financing.
Neni 302 Shpërlarja e parave Kushdo që kryen vepër penale të shpërlarjes së parave, dënohet sipas Ligjit për parandalimin e shpërlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit. - 303 Verify source ↗
Neni 303
AI-assisted research summary: Anyone who makes a tender offer for commercial goods or services based on an unlawful agreement, with the aim that the organizer accepts a specific offer, is punishable by a fine or imprisonment of up to 5 years.
Neni 303 Marrëveshjet për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender 1. Kushdo që përmes ftesës për tender lidhur me mallra apo shërbime komerciale, bën një ofertë bazuar në një marrëveshje të kundërligjshme dhe qëllimi i ofertës së tillë është që organizatori të pranojë një ofertë të caktuar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 120 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2. Dhënia private e kontratës pas pjesëmarrjes së mëparshme në konkurrim është ekuivalente me ftesën për tender sipas kuptimit të paragrafit 1. të këtij neni. - 304 Verify source ↗
Neni 304
AI-assisted research summary: A person who falsely presents asset, profit-and-loss, or other materially price-affecting data in a securities or options exchange to induce buying or selling can be fined and imprisoned for up to 5 years.
Neni 304 Mashtrimi në shkëmbimin e letrave me vlerë Kushdo që në shkëmbimin e aksioneve apo letrave tjera me vlerë ose opsioneve, paraqet rrejshëm bilancin e aseteve, të dhënat e fitimeve dhe humbjeve apo të dhënat tjera që kanë ndikim të konsiderueshëm në vlerën e letrave me vlerë, kësisoj duke nxitur një apo më shumë persona që të bëjnë blerjen apo shitjen e letrave me vlerë të tilla, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. - 305 Verify source ↗
Neni 305
AI-assisted research summary: Unauthorized disclosure or use of inside information is punishable.
Neni 305 Keqpërdorimi i informatave të brendshme Kushdo që në mospajtim me detyrat e tij për të mbrojtur informatat e brendshme të cilat i mëson gjatë kryerjes së aktivitetit ekonomik ose sipas detyrës zyrtare, i kumton personit të paautorizuar informatën e panjohur për publikun dhe që mund të ndikojë në çmimin e letrave me vlerë; ose kushdo që në ndonjë mënyrë tjetër përdor informatën e tillë për dobi personale ose për qëllim të sigurimit të avantazhit të padrejtë në tregun e letrave me vlerë për ndonjë person fizik apo person juridik, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. - 306 Verify source ↗
Neni 306
AI-assisted research summary: Kushdo që manipulon ose mashtron në tregtinë e letrave me vlerë të Qeverisë mund të dënohet me gjobë dhe burgim.
Neni 306 Marrëveshja dhe mashtrimi me letrat me vlerë të Qeverisë 1. Kushdo që merr pjesë në blerjen apo shitjen e letrave me vlerë në tregun e letrave me vlerë të Qeverisë dhe merret vesh me një apo më shumë nga pjesëmarrësit tjerë me qëllim të ndikimit të tregut në kuptimin e rendimentit, çmimit ose shumës së letrave me vlerë të Qeverisë të cilat shiten në ankand apo në tregun sekondar; ose kushdo që në ndonjë mënyrë tjetër merr pjesë në ndonjë transaksion, praktikë apo sjellje që operon për mashtrim të pjesëmarrësve të tjerë në treg, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër merr pjesë në ndonjë transaksion, praktikë apo sjellje në blerjen ose shitjen e letrave me vlerë të Qeverisë që operon si mashtrim, ose që nxit ndonjë person për të kryer ose për të mos kryer ndonjë veprim në dëm të pasurisë së tij, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me fitim pasuror që tejkalon dyqind e pesëdhjetëmijë (250.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 4. Për qëllime të këtij neni, shprehja “marrëveshje” apo “merret vesh” do të thotë dy apo më shumë persona të cilët bëjnë marrëveshje për të bashkëpunuar për përfitimin e dyanshëm të tyre në mënyrë që të kufizojnë konkurrencën në tregun e lirë ose të fitimit të avantazhit të padrejtë. Kjo marrëveshje mund të jetë e heshtur dhe kështu që mund të nënkuptohet nga efekti që ka në tregun e letrave me vlerë të qeverisë gjatë një periudhe kohore. 5. Dobia pasurore e përfituar sipas dispozitave të këtij neni konfiskohet. - 307 Verify source ↗
Neni 307
AI-assisted research summary: Kushdo që me qëllim shmang tatimin, kontributet e tjera ligjore, ose përfiton rimbursime/kredi tatimore të pajustifikuara, ose jep të dhëna të pavërteta për të ardhurat dhe fakte të tjera, ndëshkohet me gjobë dhe burg.
Neni 307 Shmangia nga tatimi 1. Kushdo që me qëllim që ai apo personi tjetër të fsheh apo t’i shmanget, pjesërisht apo tërësisht, pagesës së tatimit, apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, apo i shmanget tatimit duke përfituar rimbursimet tatimore apo kreditë tatimore të pajustifikuara, jep të dhëna GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 121 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS të pavërteta për të ardhurat apo nuk i përfshin të dhënat lidhur me të ardhurat e tij, , gjendjen ekonomike apo fakte të tjera, ose përndryshe ofron informata false relevante për vlerësimin e detyrimeve të tilla, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në katër (4) vjet. 2. Kur detyrimi nga paragrafi 1. i këtij neni tejkalon shumën prej pesëmbëdhjetëmijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kur detyrimi nga paragrafi 1. i këtij neni tejkalon shumën prej pesëdhjetëmijë (50.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 308 Verify source ↗
Neni 308
AI-assisted research summary: Kushdo që jep deklaratë të rrejshme, përdor dokument të rrejshëm, ose nuk lëshon dokumentin e kërkuar me ligj për qëllime tatimore, dënohet me gjobë dhe burg.
Neni 308 Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin 1. Kushdo që jep deklaratë të rrejshme ose përdor dokument të rrejshëm, përfshirë por pa u kufizuar në faturë fiktive, kur paraqitja e deklaratës apo dokumentit të vërtetë kërkohet me ligj, ose kushdo që nuk lëshon dokumentin lëshimi i të cilit kërkohet me ligj, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni përfshin numër të madh të dokumenteve, ose nëse vepra penale është kryer për të shmangur pagesën e tatimit prej pesëmbëdhjetë (15.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni tejkalon shumën prej pesëdhjetëmijë (50.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 309 Verify source ↗
Neni 309
AI-assisted research summary: People working in a private-sector role or as self-employed must not seek, receive, or accept an improper gift or reward in return for acting or failing to act against their duty while carrying out economic, financial, or commercial activity.
Neni 309 Pranimi i rryshfetit në sektorin privat 1. Kushdo që drejton ose punon në cilësinë e një subjekti të sektorit privat ose që punon si person i vetëpunësuar, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë kërkon ose merr ndonjë dhuratë të pamerituar ose keqpërdor pozitën ose premtimin nga dikush ose pranon një ofertë ose premtim për një dhuratë apo shpërblim të tillë, për vete ose për një person tjetër, me qëllim që të veprojë ose të mos veprojë në shkelje të detyrës ose të funksionit të tij gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, financiare ose tregtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Dhurata apo shpërblimi konfiskohet. - 310 Verify source ↗
Neni 310
AI-assisted research summary: Jepja, oferta ose premtimi i një shpërblimi ose përfitimi të panevojshëm në sektorin privat, me synim shkeljen e detyrës ose funksionit në veprimtari ekonomike, financiare ose tregtare, dënohet me gjobë dhe me burgim.
Neni 310 Dhënja e rryshfetit në sektorin privat 1, Kushdo që jep, ofron ose premton në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë çdo shperblim ose perfitim të panevojshëm për një person që drejton ose punon, në cilindo kapacitet, nga një entitet i sektorit privat ose që punon si person i vetëpunësuar për vete ose për një person tjetër në mënyrë që të veprojë ose të mos veprojë duke shkelur detyrën ose funksionin e tij/saj gjatë aktiviteteve ekonomike, financiare ose tregtare dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1 i këtij neni jep një shpërblim të padrejtë ose përfitim sipas një kërkese dhe raporton veprën penale vullnetarisht para fillimit formal të hetimeve ose para se të ketë kuptuar që hetimi i veprës ishte iniciuar zyrtarisht, gjykata mund ta lirojë nga dënimi. 3. Dhurata apo përfitimi i dhënë konfiskohen. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 122 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 311 Verify source ↗
Neni 311
AI-assisted research summary: This article punishes smuggling goods across the border while avoiding customs control, with higher penalties for repeat, restricted-goods, and official-involvement cases.
Neni 311 Kontrabandimi i mallrave 1. Kushdo që duke kaluar vijën kufitare bartë mallra dhe shmang kontrollin doganor, ose kushdo që duke shmangur kontrollin doganor, kryen bartjen e mallrave dhe kalon vijën kufitare, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër (4) vjet. 2. Personi i cili kryen veprën nga paragrafi 1 i këtij neni për herë të parë, kur shuma e detyrimeve doganore nuk tejkalon shumën prej pesëqind (500) Euro, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Kushdo që pa leje përkatëse, shmang kontrollin doganor dhe kalon vijën kufitare duke bartur mallrat, eksportimi apo importimi i të cilave është i ndaluar, i kufizuar apo kërkon leje të posaçme nga organi kompetent, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 4. Personi zyrtar që ndihmon, lehtëson, fsheh ose nuk pengon veprën penale dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1, 2 ose 3. i këtij neni kryhet në një apo më shumë nga rrethanat në vijim, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet, kur: 5.1. kryesi kalon kufirin me sende, mallra apo substanca të rrezikshme të cilat vënë në rrezik jetën apo shëndetin e njerëzve; 5.2. kryesi kalon kufirin me sende, mallra apo substanca të rrezikshme të cilat paraqesin rrezik për sigurinë e përgjithshme; 5.3. kryesi përdor forcën apo kanosjen serioze ose armën apo mjetin e rrezikshëm gjatë kryerjes së veprës. 6. Mallrat nga paragrafi 1., 2. ose 3 i këtij neni konfiskohen. Nëse mallrat nuk mund të gjinden ose për ndonjë arsye tjetër nuk mund të konfiskohen, paguhet ekuivalenti i shumës së mallrave. 7. Mjetet e transportit apo mjetet për bartjen e mallrave të cilat janë përdorur për transportimin e mallrave nga paragrafi 1., 2. ose 3 i këtij neni mund të konfiskohen. - 312 Verify source ↗
Neni 312
AI-assisted research summary: This article punishes customs-duty evasion and excise-duty evasion, with heavier penalties when the unpaid amount exceeds stated euro thresholds.
Neni 312 Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore 1. Kushdo që me qëllim që vetes apo personit tjetër t’i mundësojë shmangien nga pagesa e tarifave tatimore doganore apo tarifave tjera ose detyrimeve doganore që paguhen me rastin e importimit apo eksportimit të mallrave, i paraqet doganës dokument të rrejshëm lidhur me prejardhjen, vlerën, sasinë, cilësinë, llojin apo karakteristikat tjera të mallit ose nuk i paraqet doganës mallrat kur kërkohet nga Kodi Doganor dhe i Akcizave në Kosovë, kur shuma e detyrimeve doganore tejkalon pesë mijë (5000) Euro, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër (4) vjet. 2. Nëse shuma e detyrimeve doganore nga paragrafi 1. i këtij neni tejkalon dhjetëmijë (10.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse shuma e detyrimeve doganore nga paragrafi 1. i këtij neni tejkalon pesëmbëdhjetëmijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në gjashtë (6) vjet. 4. Nëse shuma e detyrimeve doganore nga paragrafi 1. i këtij neni tejkalon tridhjetëmijë (30.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 123 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 5. Kushdo që me qëllim që vetes apo personit tjetër t’i mundësojë shmangien nga pagesa e tarifave të akcizave, ofron për shitje, ose përndryshe posedon, importon, eksporton apo transporton produkte akcizore, produkte pa-pullë fiskale ose banderol apo merret me produkte që nuk kanë pullë fiskale ose banderol, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm në lidhje me akcizën, dënohet me gjobë deri në pesë herë të shumës së akcizës të paevidentuar apo të pa- papaguar dhe burgim deri në tre (3) vjet. Nëse shuma e akcizës kalon shumën prej njëzet e pesë mijë (25.000) euro, kryesi dënohet me gjobë deri në pesë herë të shumës së akcizës të paevidentuar apo të pa-papaguar dhe burgim deri në pesë (5) vjet. 6. Mallrat të cilat nuk janë deklaruar saktë apo vlera e pagesës së shmangur, cilado që të jetë më e lartë, konfiskohen. KAPITULLI XXVI VEPRAT PENALE KUNDËR PASURISË - 313 Verify source ↗
Neni 313
AI-assisted research summary: Anyone who takes another person’s property with unlawful intent is punished, with higher penalties when the property value is 50 Euro or more.
Neni 313 Vjedhja 1. Kushdo që personit tjetër ia merr pasurinë e cila vlerësohet në shumën prej pesëdhjetë (50) Euro apo më shumë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vlera e pasurisë së vjedhur është më pak se pesëdhjetë (50) euro, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. - 314 Verify source ↗
Neni 314
AI-assisted research summary: Anyone who obtains services without paying can be fined or jailed, with higher penalties if force or a serious threat is used, and a lower penalty if the stolen services are worth under 50 Euro.
Neni 314 Vjedhja e shërbimeve 1. Kushdo që me anë të lajthimit, largimit ose mënyrave tjera siguron shërbime për të cilat dihet se mundësohen vetëm në shkëmbim të kompensimit dhe shmang pagesën për shërbime të tilla, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me forcë ose kanosje serioze, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet. 3. Nëse vlera e shërbimeve të vjedhura është më pak se pesëdhjetë (50) Euro, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 4. Për qëllime të këtij neni, “shërbime” përfshinë, por nuk kufizohet në transportimin; punën, shërbimet profesionale, teknike apo mekanike; shërbimet e skiliftit; objektet për biseda telefonikë; gazin, ujin, rrymën apo ngrohjen; shërbimet e komunikimit ose telefonisë; ofrimi i ushqimit apo akomodimit; furnizimi me pajisje, vegla, vetura ose kamp-shtëpiza për përdorim të përkohshëm; furnizimi i pajisjeve për shfrytëzim; ose qasja në sistemin e internetit, kompjuterik apo kabllor. “Shërbim” po ashtu përfshinë çmimin e hyrjes në evenimente sportive, zbavitëse, shfaqje ose ngjarje tjera që kanë çmim të hyrjes ose tarifë tjetër për pjesëmarrje. 5. Largimi nga biznesi, hoteli apo restoranti pa ofruar për të paguar ose pa paguar për hotel, restorant apo shërbime tjera për të cilat kompensimi zakonisht paguhet pas pranimit të shërbimeve është dëshmi se shërbimet janë pranuar me qëllim të shmangies së pagesës. 6 Për qëllime të këtij neni, vjedhja e shërbimeve të gazit, ujit, rrymës ose ngrohjes përfshin, por nuk kufizohet në marrjen, përdorimin, devijimin, nxjerrjen ose përfitimin nga ndonjë shërbim i gazit, ujit, rrymës ose ngrohjes që furnizohet nga ose përmes rrjetit përçues të rrymës apo rrjetit të shpërndarjes, pa autorizimin e furnizuesit të autorizuar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 124 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 315 Verify source ↗
Neni 315
AI-assisted research summary: Ky nen rrit dënimin për vjedhje të rëndë dhe parashikon gjobë ose burgim më të lartë kur plotësohen kushtet e specifikuara.
Neni 315 Vjedhja e rëndë 1. Kushdo që kryen vjedhje nga paragrafi 1. i nenit 313 të këtij Kodi, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në shtatë (7) vjet, nëse: 1.1. vepra është kryer duke thyer, kaluar apo depërtuar me forcë në veturat e mbyllura, ndërtesat, dhomat, arkat, sanduqet apo hapësirat tjera të mbyllura ose duke hequr pengesat tjera me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme; 1.2. kryesi ka vepruar në mënyrë posaçërisht të rrezikshme apo të vrazhdë; 1.3. kryesi ka shfrytëzuar gjendjen e krijuar si rezultat i zjarrit, vërshimit, tërmetit apo fatkeqësive të tjera; ose 1.4. kryesi ka shfrytëzuar paaftësinë ose gjendjen tjetër të rëndë të personit tjetër. 2. Kushdo që kryen vjedhje nga paragrafi 1. i nenit 313 ose neni 314 të këtij Kodi ose paragrafi 1. i këtij neni dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet, nëse: 2.1. pasuria apo shërbimi i vjedhur ka vlerë mbi pesëmijë (5.000) Euro; 2.2. pasuria e vjedhur shërben për qëllime fetare ose është vjedhur nga ndërtesa fetare apo ndërtesa tjetër që shërben për mbajtjen e ceremonive fetare; 2.3. pasuria e vjedhur ka vlerë kulturore, fetare apo historike; ka rëndësi të posaçme shkencore, teknike apo artistike; është pjesë e koleksionit publik, koleksionit privat të mbrojtur apo e ekspozitës publike; ose është monument natyral apo objekt i natyrës nën mbrojtje; 2.4. pasuria është vjedhur nga varri; 2.5. pasuria e vjedhur është armë; 2.6. kryesi ka pasur me vete armë apo mjet tjetër të rrezikshme; ose 2.7. kryesi ka vepruar si anëtar i grupit. 2.8. kryesi ka kryer veprën penale me qëllim të kryerjes së një vepre terrorizmi sipas nenit 128 të këtij Kodi. - 316 Verify source ↗
Neni 316
Neni 316 Vjedhja grabitqare 1. Kushdo që i zënë në befasi në kryerjen e aktit të vjedhjes dhe me qëllim që pasurinë e vjedhur ta mbajë, e përdor forcën apo kanosjen serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit ose i cili ka me vete armën apo mjetin e rrezikshëm, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit të armatosur ose kur vepra penale rezulton me lëndim të rëndë trupor, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej shtatë (7) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 125 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekje, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm. - 317 Verify source ↗
Neni 317
AI-assisted research summary: Anyone who uses force or a serious threat to take another person's movable property commits robbery and is punishable by a fine and imprisonment.
Neni 317 Grabitja 1. Kushdo që me përdorim të forcës apo kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, e përvetëson pasurinë e luajtshme të personit të tillë me qëllim që t’i sjellë vetes apo personit tjetër dobi pasurore të kundërligjshme, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni ka të bëjë me sendin e vjedhur me vlerë që tejkalon pesëmijë (5.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri dymbëdhjetë (12) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit ose i cili ka me vete armën apo mjetin e rrezikshëm, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej shtatë (7) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit të armatosur ose kur vepra penale rezulton me lëndim të rëndë trupor, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej shtatë (7) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekje, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm. - 318 Verify source ↗
Neni 318
AI-assisted research summary: Ky nen ndalon përvetësimin e pasurisë së besuar ose të pasurisë së luajtshme të gjetur rastësisht, dhe parashikon gjoba e burgim sipas rrethanave dhe vlerës.
Neni 318 Shpërdorimi i pasurisë së huaj 1. Kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personit tjetër, e përvetëson pasurinë e cila i është besuar atij apo personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kujdestari, avokati apo ndonjë person tjetër që ka detyrim ligjor ndaj pronarit të pasurisë, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Nëse vlera e pasurisë së përvetësuar e tejkalon shumën prej dhjetëmijë (10.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse pasuria e përvetësuar ka vlerë kulturore, fetare apo historike; ka rëndësi të posaçme shkencore, teknike apo artistike; është pjesë e koleksionit publik, koleksionit privat të mbrojtur apo e ekspozitës publike; ose është monument natyral apo objekt i natyrës nën mbrojtje, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 5. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme përvetëson pasurinë e luajtshme të personit tjetër, të cilën ai e ka gjetur ose tek posedimi i së cilës ka arritur rastësisht, me qëllim që vetes ose personit tjetër t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në një (1) vit. 6. Nëse vlera e pasurisë së përvetësuar është më pak se pesëdhjetë (50) Euro, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 7. Ndjekja penale për veprën penale nga paragrafi 1. dhe 5. të këtij neni ndërmerret sipas propozimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 126 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 319 Verify source ↗
Neni 319
AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully takes another person's movable property to keep it, without intent to appropriate it, can be fined or imprisoned for up to one year.
Neni 319 Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme merr pasurinë e luajtshme të personit tjetër që ta mbajë në posedim të vetin pa qëllim të përvetësimit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në (1) një vit. 2. Tentativa për të kryer veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni është e dënueshme nëse ka të bëjë me tentativën për marrjen e automjetit nga personi tjetër. 3. Procedura penale për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni fillohet në bazë të propozimit, apo nëse pasuria është në pronësi ose nën administrimin e një organi publik sipas propozimit. - 320 Verify source ↗
Neni 320
AI-assisted research summary: A person who unlawfully occupies another person’s immovable property can be fined or imprisoned for up to 2 years.
Neni 320 Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme uzurpon pronën e paluajtshme të personit tjetër apo një pjesë të saj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në një apo më shumë nga rrethanat në vijim, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet: 2.1. nëse prona e paluajtshme e uzurpuar është pjesë e pyllit të mbrojtur, parkut të mbrojtur apo pyllit tjetër me destinim të posaçëm, tokës ndërtimore ose rrugës; 2.2. nëse kryesi ka uzurpuar pronën e paluajtshme duke e ditur se pronë e tillë i është nënshtruar dëbimit me urdhër të gjykatës apo me urdhër ose vendim të ndonjë organi apo institucioni tjetër publik të themeluar në bazë të ligjit të zbatueshëm në Republikën e Kosovës. 3. Kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet nëse është dënuar më parë për uzurpim të kundërligjshëm të pronës së paluajtshme ose nëse është dëbuar prej pronës së tillë të paluajtshme me vendim të gjykatës apo me urdhër apo vendim të ndonjë organi apo institucioni tjetër të themeluar në bazë të ligjit të zbatueshëm në Republikën e Kosovës. - 321 Verify source ↗
Neni 321
AI-assisted research summary: Anyone who destroys, damages, or makes another person’s property unusable, outside the cases in Article 322, is punishable.
Neni 321 Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë 1. Kushdo që e asgjëson, dëmton apo e bën të papërdorshme pasurinë e personit tjetër në rrethana tjera nga ato të përcaktuara në nenin 322 të këtij Kodi, dënohet me gjobë ose burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton në dëm që tejkalon pesëmijë (5.000) Euro, kryesi dënohet me burgim prej një (1) vjet deri në tre (3) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni ka të bëjë me një send që ka vlerë kulturore, fetare apo historike; ka rëndësi të posaçme shkencore, teknike apo artistike; është pjesë e koleksionit publik, koleksionit privat të mbrojtur apo e ekspozitës publike; ose është monument natyral apo objekt i natyrës nën mbrojtje; ekspozohet në publik ose është send që shërben për përdorimin publik ose për dekorimin e sheshit, rrugës apo parkut, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet, pavarësisht dëmit të shkaktuar. 4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni është kryer për shkak të motivimit në bazë të kombësisë, gjuhës, besimit fetar ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së lëkurës, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me njërën nga këto karakteristika të mbrojtura, kryesi i veprës penale dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 127 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 322 Verify source ↗
Neni 322
AI-assisted research summary: Anyone who sets a fire or causes an explosion to damage another person’s property is punishable by imprisonment; higher penalties apply for inhabited homes, vehicles, large damage, serious injury, or death.
Neni 322 Zjarrvënia 1. Kushdo që ndez zjarrin apo shkakton shpërthimin me qëllim të dëmtimit të pasurisë së personit tjetër, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që ndez zjarrin apo shkakton shpërthimin me qëllim të dëmtimit apo asgjësimit të banesës së banuar ose veturës në shfrytëzim nga personi tjetër, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni shkakton dëm pasuror në shumë prej njëzetmijë (20.000) Euro apo më shumë ose nëse vepra penale i shkakton tjetrit lëndim të rëndë trupor, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekje, kryesi dënohet me së paku me dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. - 323 Verify source ↗
Neni 323
AI-assisted research summary: This article criminalizes fraud and sets different fines and prison terms depending on the purpose and amount involved.
Neni 323 Mashtrimi 1. Përveç siç parashihet në nenin 324 të këtij Kodi, kushdo që me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke fshehur faktet ose në çfarëdo mënyre tjetër mashtruese dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo personin tjetër, ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë e nxit një person që të kryej apo të mos kryej një veprim, i cili rezulton në dëm material të pasurisë së tij/saj apo të pasurisë së personit tjetër ose rezulton në dobi pasurore të kundërligjshme, për veten apo personin tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Nëse qëllimi i mashtrimit është përfitimi i dobisë së kundërligjshme nga fondet publike ose institucionet publike, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në tetë (8) vjet. 3. Nëse qëllimi i mashtrimit është përfitimi i dobisë materiale të kundërligjshme nga banka, unioni kreditor apo institucioni tjetër financiar ose shkaktimi i dëmit material bankës, unionit kreditor apo institucionit tjetër financiar, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton në dobi pasurore të kundërligjshme ose shkakton dëm material që tejkalon pesëdhjetëmijë (50.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 5. Nëse vlera e dobisë së përfituar është më pak se pesëdhjetë (50) Euro, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. - 324 Verify source ↗
Neni 324
AI-assisted research summary: Providing false, incomplete, or concealed information about a subsidy, or using a subsidy unlawfully or for the wrong purpose, can lead to a fine or up to 5 years’ imprisonment.
Neni 324 Mashtrimi me subvencione 1. Kushdo që në lidhje me aplikimin për marrjen, vazhdimin ose modifikimin e kushteve për marrjen e një subvencioni, i paraqet organit kompetent të dhëna të pasakta apo jo të plota, e që është kusht për aprovimin, vazhdimin apo modifikimin e subvencionit, ose fsheh të dhënat e tilla në kundërshtim me detyrimin për të zbuluar të dhënat e tilla organit kompetent, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që përdor subvencionin e tillë në shkelje të ligjit ose për tjera qëllime nga ato për të cilat është dhënë subvencioni nga dhënësi i subvencionit, dënohet me gjobe ose me burgim deri në pesë (5) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 128 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton në dobi pasurore ose në dëm pasuror që tejkalon shumën prej njëzetepesëmijë (25.000) Euro, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Për qëllim të këtij neni, shprehja “subvencion” do të thotë dobi nga fondet publike sipas ligjit të Republikës së Kosovës, që së paku pjesërisht jepet pa konsiderata që lidhen me tregun dhe që synon stimulimin e ekonomisë. - 325 Verify source ↗
Neni 325
AI-assisted research summary: Anyone who knowingly makes false, inaccurate, or incomplete statements/documents to unlawfully receive funds, hides data contrary to a disclosure duty to unlawfully receive or keep funds, or uses such funds for other purposes faces imprisonment and, for one case, a fine option.
Neni 325 Mashtrimi lidhur me pranimin e fondeve nga Komuniteti Ndërkombëtar 1.Kushdo që qëllimisht përdor ose paraqet deklarata apo dokumente të rrejshme, të pasakta apo jo të plota dhe si rezultat i këtij veprimi pranon ose merr fonde në mënyrë të kundërligjshme nga cilido vend i huaj, ose nga ndonjë agjenci apo entitet ndërkombëtar dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që fsheh të dhëna në shkelje të detyrimit të posaçëm për zbulimin e të dhënave të tilla dhe si rezultat i kësaj pranon apo mban në mënyrë të kundërligjshme fonde nga cilido vend i huaj, ose nga ndonjë agjenci apo entitet ndërkombëtar dënohet me gjobë ose me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet. 3. Kushdo që përdor fondet nga cilido vend i huaj, ose nga ndonjë agjenci apo entitet ndërkombëtar ose cilitdo vend të huaj për tjera qëllime nga ato për të cilat janë dhënë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në tetë (8) vjet. - 326 Verify source ↗
Neni 326
AI-assisted research summary: Anyone who intentionally damages, hides, or falsely reports insured property loss, or falsely reports or self-causes injury to collect insurance money, can be fined and imprisoned.
Neni 326 Keqpërdorimi i sigurimit 1. Kushdo që me qëllim të arkëtimit të parave apo benefiteve të sigurimit nga siguruesi, e asgjëson, dëmton apo fsheh pasurinë e siguruar nga asgjësimi, dëmtimi, humbja apo vjedhja e tillë dhe pastaj e lajmëron apo e lajmëron rrejshëm asgjësimin, dëmtimin, humbjen apo vjedhjen e tillë, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që me qëllim të arkëtimit të parave apo benefiteve të sigurimit për lëndim trupor apo dëmtim të shëndetit, lajmëron rrejshëm lëndimin apo dëmtimin, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Kushdo që me qëllim të arkëtimit të parave të sigurimit për lëndim trupor apo dëmtim të shëndetit, i shkakton vetes lëndimin apo dëmtimin e tillë dhe pastaj lajmëron lëndimin apo dëmtimin, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. - 327 Verify source ↗
Neni 327
AI-assisted research summary: Pa autorizim, kushdo që hyn në një sistem kompjuterik të tjetrit ose ndryshon, publikon, shlyen, asgjëson apo shkatërron të dhëna/programe kompjuterike mund të dënohet me gjobë dhe burgim.
Neni 327 Hyrja në sistemet kompjuterike 1. Kushdo që pa autorizim dhe me qëllim që të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme dobi pasurore për vete apo personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër, ndryshon, publikon, shlyen, asgjëson apo shkatërron të dhënat apo programet kompjuterike ose në ndonjë mënyrë tjetër hyn në sistemin kompjuterik të tjetrit, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në (3) tre vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dobi pasurore që tejkalon shumën prej dhjetëmijë (10.000) Euro ose me dëm material që tejkalon shumën prej dhjetëmijë (10.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 129 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 328 Verify source ↗
Neni 328
AI-assisted research summary: Anyone who uses force or a serious threat to make another person act or not act in a way that harms property, for unlawful gain, is punished with a fine and imprisonment.
Neni 328 Detyrimi 1. Kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, përdor forcën apo kanosjen serioze për të detyruar personin tjetër të kryej apo të mos kryejë ndonjë veprim në dëm të pasurisë së tij apo të personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit; kryhet me përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm; ose vepra penale rezulton me dobi pasurore në shumën që tejkalon dhjetëmijë (10.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kryesi për kryerjen e një vepre terrorizmi sipas nenit 128 të këtij Kodi, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. - 329 Verify source ↗
Neni 329
Neni 329 Shantazhi 1. Kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, kanos personin tjetër se do të zbulojë diç në lidhje me të apo personat e afërm të tij që do të dëmtojë nderin apo autoritetin e tyre dhe në këtë mënyrë e detyron personin e tillë të kryej apo të mos kryejë ndonjë veprim në dëm të pasurisë së tij apo të personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit apo kryhet me përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm ose vepra penale rezulton me dobi pasurore të kundërligjshme në shumën që tejkalon dhjetëmijë (10.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. - 330 Verify source ↗
Neni 330
AI-assisted research summary: A person who, while representing or caring for another person’s property interests, fails their duties or misuses their authority to gain unlawful property benefit or cause damage can be fined and imprisoned. A stricter prison range applies if the offender is a guardian, lawyer, or another person with a legal duty to the property owner.
Neni 330 Keqpërdorimi i besimit 1. Kushdo që gjatë përfaqësimit apo kujdesit për interesat pasurore të personit tjetër nuk i përmbush detyrimet e tij ose i keqpërdor autorizimet e tij me qëllim që vetes apo personit tjetër t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme apo t’i shkaktojë dëm personit interesat pasurore të të cilit ai i përfaqëson ose pasuria e të cilit është nën kujdesin e tij, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kujdestari, avokati apo ndonjë person tjetër që ka detyrim ligjor ndaj pronarit të pasurisë, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. - 331 Verify source ↗
Neni 331
AI-assisted research summary: Anyone who takes or agrees to an obviously disproportionate property benefit by exploiting another person's financial hardship, housing hardship, poverty, inexperience, or inability to judge is punishable by a fine and imprisonment.
Neni 331 Fajdeja 1. Kushdo që për vete apo për personin tjetër pranon ose kontrakton një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të personit të tillë, gjendjen e rëndë të banimit, varfërinë, papërvojën ose paaftësinë për të gjykuar, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me humbje financiare në shumë prej më tepër se dhjetëmijë (10.000) Euro ose nëse kryesi ka realizuar dobi pasurore në shumë që tejkalon dhjetëmijë (10.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 130 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me humbje financiare në shumë prej më tepër se njëzetepesëmijë (25.000) Euro ose nëse kryesi ka realizuar dobi pasurore në shumë që tejkalon njëzetepesëmijë (25.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. - 332 Verify source ↗
Neni 332
AI-assisted research summary: Anyone who, with intent to block property rights or creditor payment, transfers, destroys, hides, or otherwise worsens property to the detriment of creditors may be punished.
Neni 332 Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër 1. Kushdo që me qëllim të pengimit të realizimit të së drejtës pronësore, tjetërson, asgjëson ose merr sendin në pronën e tij, në të cilën personi tjetër ka të drejtën e pengut, hipotekës apo të drejtën e shfrytëzimit dhe me këtë i shkakton dëm personit të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që me qëllim që të pengojë pagesën e borxhit kreditorit, gjatë ekzekutimit të detyrueshëm tjetërson, asgjëson ose fsheh pjesë të pasurisë dhe me këtë dëmton kreditorët, dënohet sipas paragrafit 1. të këtij neni. 3. Kushdo që me qëllim që të pengojë pagesën e borxhit kreditorit, pranon kërkesa të rreme mbi pasurinë, lidh kontratë të rreme apo në ndonjë mënyrë tjetër e përkeqëson gjendjen e tij materiale dhe me këtë zvogëlon mundësinë që kreditorët e tij të realizojnë borxhin, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni. - 333 Verify source ↗
Neni 333
AI-assisted research summary: Anyone who knowingly buys, accepts, hides, or otherwise secures property obtained by a criminal offense can be imprisoned.
Neni 333 Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale 1. Kushdo që blen, pranon, fsheh apo në ndonjë mënyrë tjetër siguron ose fsheh sendin apo pasurinë për të cilën e di se është përfituar me kryerjen e veprës penale, dënohet me burgim prej një (1) deri në katër (4) vjet. 2. Kushdo që blen, pranon, fsheh apo në ndonjë mënyrë tjetër siguron ose fsheh sendin apo pasurinë për të cilën ka mundur ta dijë se është përfituar me kryerjen e veprës penale, dënohet me burgim deri në një (1) vit. 3. Nëse sendi apo pasuria ka vlerë më pak se dhjetëmijë (10.000) Euro, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. - 334 Verify source ↗
Neni 334
AI-assisted research summary: It is an offence to unlawfully enter or stay in another person's car, or to refuse to leave after a lawful or authorized request.
Neni 334 Cenimi i paprekshmërisë së mjeteve motorike 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme, hyn apo qëndron në veturën e personit tjetër apo nuk largohet nga vetura pas kërkesës së tillë të personit të ligjshëm apo të autorizuar, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në një apo më shumë nga rrethanat në vijim, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet, nëse: 2.1. në atë kohë në veturë kanë qenë të pranishëm një apo më shumë persona; 2.2. kryesi është i armatosur me armë, mjet të rrezikshëm apo ndonjë send tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit; ose 2.3. kryesi kanos ose lëndon personin tjetër gjatë kryerjes së veprës. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 131 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 335 Verify source ↗
Neni 335
AI-assisted research summary: For certain property offences against the offender’s family member, criminal proceedings start only on proposal when the amount involved is under 250 Euro.
Neni 335 Fillimi i procedurës penale për veprat penale kundër pasurisë Kur vepra penale nga nenet 313, 314, 315 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.1., 320, 321 paragrafi 1, 330 paragrafi 1 dhe 332 i këtij Kodi kryhet ndaj personit të cilin kryesi e ka anëtar te familjes, procedura penale fillohet sipas propozimit kur shuma e përfshirë është më pak dyqind e pesëdhjetë ( 250) Euro. - 336 Verify source ↗
Neni 336
AI-assisted research summary: This article criminalizes unauthorized transfer, possession, or use of another person’s identity/telecom identification or access devices in connection with certain crimes, and sets prison terms for violations.
Neni 336 Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes 1. Kushdo që gjatë dhe në lidhje me ndonjë vepër tjetër penale, me përjashtim të neneve 114- 139, me dashje transferon, posedon ose shfrytëzon, pa autorizim ligjor, mjetin e identifikimit të personit tjetër, pajisjen e qasjes, ose informacionin e identifikimit të telekomunikimit, dënohet me burgim deri në dy (2) vjet. 2. Kushdo që gjatë dhe në lidhje me ndonjë vepër terroriste nga nenet 114-139, me dashje transferon, posedon ose shfrytëzon, pa autorizim ligjor, mjetin e identifikimit të personit tjetër, pajisjen e qasjes, informacionin e identifikimit të telekomunikimit, ose dokumentin e falsifikuar të identifikimit, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 3. Për qëllim të këtij neni, shprehja “mjet identifikimi” nënkupton cilindo emër ose numër që mund të përdoret, i vetëm apo në lidhje me ndonjë informacion tjetër, për të identifikuar një individ të caktuar, përfshirë emrin, datën e lindjes, lejen e vozitjes apo numrin e identifikimit, numrin e pasaportës, numrin e identifikimit të punëdhënësit ose tatimpaguesit, të dhënat unike biometrike, siç janë gjurmët e gishtave, mostra e zërit, imazhi i retinës apo irisit, ose ndonjë karakteristikë tjetër unike fizike; numrin unik të identifikimit elektronik, adresën, ose kursin. 4. Për qëllim të këtij neni, shprehja “pajisje e qasjes” nënkupton kartelën, pllakën, kodin, numrin e llogarisë, numrin serik elektronik, numrin e identifikimit të celularit, numrin personal të identifikimit; ose shërbime të tjera telekomunikuese, pajisje ose identifikues të instrumenteve; ose mjete të tjera të qasjes në llogari që mund të përdoren, vetëm ose në lidhje me një pajisje tjetër të qasjes, për të marrë para, mallra, shërbime ose ndonjë gjë tjetër me vlerë, ose që mund të përdoret për të inicuar transferimin e fondeve dhe përfshin “instrumentet e pagesës” siç përcaktohet në nenin 287 të këtij Kodi. 5. Për qëllim të këtij neni, shprehja “informacion i identifikimit të telekomunikimit “ nënkupton numrin serik elektronik ose numrin apo sinjalin tjetër që identifikon një instrument ose llogari specifike të telekomunikimit, ose një komunikim specifik të transmetuar nga një instrument telekomunikimi. 6. Për qëllim të paragrafit 2 të këtij neni, shprehja “dokument i falsifikuar i identifikimit” nënkupton dokumentin që shërben ose që zakonisht përdoret për qëllim të identifikimit të individëve që nuk është lëshuar nga ose nën autoritetin e një subjekti qeveritar ose është lëshuar nën autoritetin e një njësie qeveritare, por më pas është ndryshuar për qëllime mashtrimi; dhe duket se është lëshuar nga ose nën autoritetin e Qeverisë së Kosovës ose ndonjë dege politike të Kosovës, qeverie të huaj, dege politike të një qeverie të huaj ose organizate ndërkombëtare qeveritare ose kuazi-qeveritare. 7. Tentativa për të kryer veprën nga paragrafi 1 i këtij neni është e dënueshme. - 337 Verify source ↗
Neni 337
AI-assisted research summary: Anyone who fixes the result of a sport or other competition to gain material benefit can be fined and imprisoned.
Neni 337 Kurdisja e ndeshjes ose e sportit 1. Kushdo që merret vesh për rezultatin e sportit ose garës tjetër me qëllimin që të përfitoj për vete ose për tjetrin përfitim material, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 132 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2. Nëse nga veprimi i paraparë në paragrafin 1 të këtij neni, është fituar përfitimi material që tejkalon shumën prej pesë mijë (5.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 3. Nëse nga veprimi i paraparë në paragrafin 1 të këtij neni, është fituar përfitimi material që tejkalon shumën prej pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. KAPITULLI XXVII VEPRAT PENALE KUNDËR MJEDISIT, KAFSHËVE, BIMËVE DHE OBJEKTEVE KULTURORE - 338 Verify source ↗
Neni 338
AI-assisted research summary: Kushdo që shkel ligjin duke ndotur, degraduar ose shkatërruar ajrin, ujin, tokën, ose duke shfrytëzuar jashtë mase burimet natyrore, mund të dënohet me gjobë ose burgim; dënimet rriten nëse ka pakujdesi, pasoja të rënda, dëmtim të pakthyeshëm ose veprim në grup.
Neni 338 Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit 1. Kushdo që duke shkelur ligjin, bën ndotjen, degradimin ose shkatërrimin e ajrit, ujit apo tokës ose shfrytëzon jashtë mase burimet natyrore, dënohet me gjobë ose burgim deri në dy (2) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dëmtimin e shëndetit të një numri të madh të njerëzve apo me asgjësimin e plotë ose të pjesërishëm të botës shtazore, bimore ose të rezervave të ujit të pijshëm apo me ndonjë dëmtim tjetër të mjedisit me pasoja të rënda, apo me shtimin e nivelit të ndotjes në shkallë kritike, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me dëmtimin e shëndetit të një numri të madh të njerëzve apo me asgjësimin e plotë ose të pjesërishëm të botës shtazore, bimore ose të rezervave të ujit të pijshëm apo me ndonjë dëmtim tjetër të mjedisit me pasoja të rënda, apo me shtimin e nivelit të ndotjes në shkallë kritike, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dy (2) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dëmtim apo me shkatërrim të papërmirësueshëm të mjedisit ose me rrezikimin e pasurive të mbrojtura natyrore, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me dëmtim apo me shkatërrim të papërmirësueshëm të mjedisit ose me rrezikimin e pasurive të mbrojtura natyrore, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 7. Kushdo që e kryen veprën e paraparë në paragrafin 1 të këtij neni si anëtar i grupit, dënohet me gjobë dhe burgim deri në katër (4) vjet. - 339 Verify source ↗
Neni 339
AI-assisted research summary: Ndalohet hedhja, trajtimi, depozitimi, transportimi, eksportimi ose importimi i substancave të rrezikshme ose radioaktive dhe i mbeturinave të tilla kur bëhet në shkelje të ligjit; shkeljet dënohen me gjobë dhe burgim, me dënime më të rënda kur ka pasoja të rënda ose pakujdesi.
Neni 339 Mbajtja e paligjshme e substancave dhe e mbeturinave të rrezikshme 1. Kushdo që duke shkelur ligjin, hedh, trajton, depoziton, transporton, eksporton ose importon substanca të rrezikshme apo mbeturina që mund të shkaktojnë vdekjen ose lëndimin e rëndë trupor të ndonjë personi ose dëm substancial material të cilësisë së ajrit, tokës, ujit, kafshëve, bimëve ose pasurisë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në katër (4) vjet. 2. Kushdo që duke shkelur ligjin hedh, trajton, depoziton, transporton, eksporton ose importon substanca apo mbeturina radioaktive që mund të shkaktojnë vdekjen ose lëndimin e rëndë trupor të ndonjë personi ose dëm substancial material të cilësisë së ajrit, tokës, ujit, kafshëve, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 133 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS bimëve ose pasurisë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 5. Nëse vepra nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekje ose lëndim të rëndë trupor të ndonjë personi ose me dëm substancial material të pasurisë, kafshëve apo bimëve ose me keqësimin substancial material të cilësisë së ajrit, ujit ose tokës, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me vdekje ose lëndim të rëndë trupor të ndonjë personi ose me dëm substancial material të pasurisë, kafshëve apo bimëve ose me keqësimin substancial material të cilësisë së ajrit, ujit ose tokës, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 340 Verify source ↗
Neni 340
AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully allows, builds, runs, or manages polluting factory or installation activities may be fined or imprisoned, with higher penalties for negligence and major environmental harm.
Neni 340 Lejimi i kundërligjshëm i ndërtimit apo drejtimit të fabrikave dhe instalimeve që ndotin mjedisin 1. Kushdo që duke shkelur ligjin mbi mbrojtjen e mjedisit, lejon ndërtimin apo instalimin e fabrikës ose drejton apo menaxhon fabrikën ose instalimin në të cilën kryhet veprimtari e rrezikshme dhe me këtë rrezikon të shkaktojë vdekjen apo lëndimin e rëndë trupor të ndonjë personi, ndotë mjedisin, ajrin, tokën apo ujin ose shkakton dëm në shumë prej pesëmijë (5.000) Euro apo më shumë të kafshëve, bimëve ose pasurisë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër (4) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Kushdo që duke shkelur ligjin lejon ose aplikon teknologjinë që ndot mjedisin ose territorin në shkallë të madhe, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër (4) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me asgjësimin e plotë ose të pjesërishëm të botës shtazore, bimore ose ndotjen në shkallë të madhe për të cilën nevojitet kohë e gjatë ose shpenzime të mëdha për ta sanuar, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 5. Kur shqipton dënimin për vepër penale nga ky nen, gjykata mund ta detyrojë kryesin që të ndërmerr masa të caktuara për mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor. - 341 Verify source ↗
Neni 341
AI-assisted research summary: Damaging, destroying, removing, or otherwise disabling environmental protection objects or equipment is punishable by a fine or imprisonment.
Neni 341 Dëmtimi i objekteve dhe pajisjeve për mbrojtjen e mjedisit 1. Kushdo që dëmton, shkatërron, heq apo në mënyrë tjetër i bënë të papërdorshme objektet apo pajisjet për mbrojtjen e mjedisit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër (4) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me ndotjen e ajrit, ujit apo tokës në shkallë të madhe apo territorit të gjerë, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 134 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 2 i këtij neni rezulton me ndotjen e ajrit, ujit apo tokës në shkallë të madhe apo territorit të gjerë, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. dhe 3. i këtij neni rezulton me asgjësimin e plotë ose të pjesërishëm të botës shtazore, bimore ose ndotjen në shkallë të madhe të cilën nevojitet kohë e gjatë ose shpenzime të mëdha për ta sanuar, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. dhe 4. i këtij neni rezulton me asgjësimin e plotë ose të pjesërishëm të botës shtazore, bimore ose ndotjen në shkallë të madhe të cilën nevojitet kohë e gjatë ose shpenzime të mëdha për ta sanuar, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 7. Kur shqipton dënimin për vepër penale nga ky nen, gjykata mund ta detyrojë kryesin që të ndërmerr masa të caktuara për mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor. - 342 Verify source ↗
Neni 342
AI-assisted research summary: Anyone who produces harmful medicines for animals or birds with intent to sell or circulate them can be fined or imprisoned up to 1 year.
Neni 342 Prodhimi, shitja dhe vënia në qarkullim e materieve të dëmshme për mjekimin e shtazëve 1. Kushdo që prodhon me qëllim që t’i shesë apo t’i vë në qarkullim materiet për mjekimin apo për parandalimin e sëmundjeve të shtazëve apo shpendëve, kur materiet e tilla janë të dëmshme për jetën apo shëndetin e tyre, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me ngordhjen e një numri të madh të shtazëve apo të shpendëve, kryesi dënohet me gjobe dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në (3) tre vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. - 343 Verify source ↗
Neni 343
AI-assisted research summary: Veterinarians and authorized veterinary assistants can be fined or imprisoned if they use improper treatment, fail hygiene measures, or otherwise violate veterinary-profession rules during treatment and cause illness, worsening of illness, or death of an animal.
Neni 343 Dhënia e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme 1. Veterinari apo ndihmësi i autorizuar i veterinarit i cili me rastin e dhënies së ndihmës veterinare haptazi përshkruan ose aplikon mjetin e papërshtatshëm apo mënyrën jo të rregullt të mjekimit ose nuk përdor masat përkatëse higjienike apo në përgjithësi shkel rregullat e profesionit të veterinarisë gjatë procesit të mjekimit dhe me këtë shkakton sëmundjen, keqësimin e sëmundjes apo ngordhjen e shtazës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me ngordhjen e një numri të madh të shtazëve apo të shpezëve, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me ngordhjen e një numri të madh të shtazëve apo të shpezëve, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 135 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 344 Verify source ↗
Neni 344
AI-assisted research summary: Kushdo që pa përgatitje adekuate profesionale kryen shërim të shtazëve ose ofron shërbime veterinare me pagesë mund të gjobitet ose të dënohet me burgim deri në 6 muaj.
Neni 344 Ushtrimi i kundërligjshëm i shërbimeve veterinere Kushdo që pa përgatitje adekuate profesionale merret me shërimin e shtazëve ose ofron shërbime tjera veterinare në kompensim të pagesës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në (6) gjashtë muaj. - 345 Verify source ↗
Neni 345
AI-assisted research summary: Failure to follow a competent authority’s order or decision on disease-control measures can be punished by a fine or imprisonment.
Neni 345 Moszbatimi i urdhrave për luftimin e sëmundjeve të shtazëve dhe të bimëve 1. Kushdo që gjatë kohës së ndonjë epidemie e cila mund të rrezikojë blegtorinë, nuk respekton urdhrin apo vendimin e lëshuar nga organi kompetent në pajtim me ligjin me të cilin parashihen masat për luftimin apo parandalimin e sëmundjes, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që gjatë periudhës së rrezikut ndaj botës bimore nga sëmundja ose murtaja, nuk respekton urdhrin apo vendimin e organit kompetent me të cilin parashihen masat për luftimin apo parandalimin e sëmundjes ose të murtajës, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me dëm të konsiderueshëm pasuror, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 6. Për qëllime të këtij neni, shprehja “blegtori” do të thotë çdo gjedh, bricjap, kalë, zog, shpezë, shpendë, bletë mjalti, dele, derr apo peshk. - 346 Verify source ↗
Neni 346
AI-assisted research summary: This article bans animal cruelty, sexual acts with animals, animal fighting, and poisoning animal food or water.
Neni 346 Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve 1. Kushdo që keqtrajton kafshën ose përfshihet në çfarëdo akti seksual me kafshën për qëllime seksuale, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 2. Për qëllime të këtij neni: 2.1. “keqtrajtim” nënkupton veprimin apo mosveprimin me të cilin kafshës i shkaktohen vuajtje, dhembje apo shqetësime të rënda, të cilat në shkallën dhe rrethanat në të cilat paraqiten janë të tepruara dhe të panevojshme. 2.2. “akt seksual” nënkupton penetrim sado i vogël i cilësdo pjesë të trupit të kafshës me organin seksual të personit, cilëndo pjesë tjetër të trupit të personit ose objektit për qëllime seksuale. 2.3. “qëllim seksual” nënkupton çdo veprim i bërë për qëllimet e kënaqësisë seksuale të një personi. 3. Kushdo që organizon, financon ose është nikoqir i luftës ndërmjet kafshëve të llojeve të njejta apo të ndryshme ose organizon apo merr pjesë në bast në këto luftëra, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 4. Kushdo që me ndonjë materie helmuese apo të dëmshme e ndot ushqimin apo ujin e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 136 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS shtazëve, shpezëve, bletëve, shtazëve të egra apo peshqve, ose e ndot çfarëdo furnizimi ujorë natyrorë apo të bërë nga njeriu që siguron ujë për shtazë, shpezë, bletë, shtazë të egra apo peshq dhe me këtë rrezikon jetën apo shëndetin e shtazëve, shpezëve, bletëve, shtazëve të egra apo peshqve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 5. Kushdo që me ndonjë materie helmuese apo të dëmshme e ndot çfarëdo uji dhe me këtë rrezikon ekzistencën e shtazëve, shpezëve, bletëve, shtazëve të egra apo peshqve në ujë, dënohet me dënimin nga paragrafi 4. i këtij neni. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 4. ose 5. i këtij neni rezulton me ngordhje të një numri të madh të shtazëve, shpezëve, bletëve, shtazëve të egra apo peshqve, në vlerë që tejkalon dhjetëmijë (10.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 7. Nëse vepra penale nga paragrafi 4. ose 5. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) muaj. Nëse vepra penale nga paragrafi 6. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. - 347 Verify source ↗
Neni 347
AI-assisted research summary: Causing destruction of plants, trees, or other vegetation with harmful substances in violation of law can lead to a fine or prison, with higher penalties for specially protected species and for negligent conduct.
Neni 347 Shkatërrimi i botës bimore me materie të dëmshme 1. Kushdo që në kundërshtim me ligjin dhe me përdorimin e materies së dëmshme, shkakton shkatërrimin e bimëve, pemëve ose vegjetacionit tjetër dhe me këtë shkakton dëm në vlerë prej dhjetëmijë (10.000) Euro apo më shumë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj llojit veçanërisht të mbrojtur të bimëve, pemëve ose vegjetacionit tjetër, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. - 348 Verify source ↗
Neni 348
AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully cuts, destroys, or otherwise devastates forests faces a fine or imprisonment up to 4 years; if the act is in protected forests or by a group member, the penalty increases to a fine and imprisonment up to 5 years.
Neni 348 Shkretërimi i pyjeve 1. Kushdo që në kundërshtim me ligjin ose urdhrin e organit kompetent, bën prerjen apo shkatërrimin e pyllit ose në ndonjë mënyrë tjetër shkretëron pyjet, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër (4) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në pyllin e mbrojtur, në parkun e mbrojtur ose në pyje të tjera me destinim të posaçëm apo kur vepron si anëtar i grupit të njerëzve, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. - 349 Verify source ↗
Neni 349
AI-assisted research summary: Any person who cuts tree trunks in a forest with intent to steal, or who meets the listed quantity/intent conditions, faces fines and imprisonment; attempted commission is also punishable.
Neni 349 Vjedhja e pyllit 1. Kushdo që me qëllim të vjedhjes pret trungjet në pyll dhe sasia e druve të prerë tejkalon 2 metra kub, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me qëllim të shitjes, ose sasia e druve të prerë tejkalon pesë (5) metra kub, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në katër (4) vjet. 3. Nëse vepra penale nga ky nen kryhet: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 137 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 3.1. në pyllin e mbrojtur, në parkun e mbrojtur apo në pyllin tjetër me destinim të posaçëm; 3.2. me qëllim që drunjtë e prerë të shiten, pavarësisht sasisë së drurit të përfshirë, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 4. Tentativa për të kryer veprën penale nga paragrafi 1 i këtij neni është e dënueshme. - 350 Verify source ↗
Neni 350
AI-assisted research summary: This article penalizes unlawful hunting of wild animals and imposes fines or prison terms, with stricter penalties for aggravated cases and protected species.
Neni 350 Gjuetia e kundërligjshme 1. Kushdo që gjuan kafshë të egra kur gjuetia është e ndaluar ose në territorin në të cilin gjuetia është e ndaluar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kushdo që pa leje ose autorizim, gjuan ose mbyt një kafshë të egër ose e zë të gjallë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet jashtë sezonës; në grup; ose ndaj gjahut në vlerë që tejkalon dymijë (2.000) Euro ose me rëndësi sipas rregulloreve të gjuetisë, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 4. Kushdo që gjuan lloje të rrezikuara ose të rralla të kafshëve, gjuetia e të cilave është e ndaluar, ose gjuan lloje të posaçme pa pasur lejen e veçantë për atë lloj gjahu, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 5. Kushdo që gjuan duke përdorur metoda të asgjësimit masiv, duke përdorur automjetin ose duke përdorur dritën e fortë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 6. Kafshët e egra dhe pajisjet e gjuetisë konfiskohen. - 351 Verify source ↗
Neni 351
AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully sells or exports wild-animal trophies outside Kosovo can be fined or imprisoned; trophies are confiscated.
Neni 351 Shitja ose nxjerrja e trofeve të kafshëve të egra jashtë Republikës së Kosovës 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme shet apo nxjerr jashtë Republikës së Kosovës trofenë nga kafshët e egra, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 2. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme shet apo nxjerr jashtë Republikës së Kosovës trofenë nga kafshët e egra të fituar me anë të veprës penale nga paragrafët 1. deri 3. të nenit 350 të këtij Kodi, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Trofetë e kafshëve të egra konfiskohen. - 352 Verify source ↗
Neni 352
AI-assisted research summary: A person who unlawfully sells or exports specially protected natural goods, plants, or animals outside Kosovo can be fined or imprisoned for up to 2 years.
Neni 352 Shitja ose nxjerrja e të mirave natyrore, bimëve ose kafshëve posaçërisht të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme shet apo nxjerrë jashtë Republikës së Kosovës të mira, bimë apo kafshë posaçërisht të mbrojtura, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. - 353 Verify source ↗
Neni 353
AI-assisted research summary: Fishing is punished if done during prohibited times or in prohibited waters, or if done with explosives, electric current, poison, or poisonous means that kill fish and harm reproduction.
Neni 353 Peshkimi i kundërligjshëm 1. Kushdo që peshkon gjatë kohës kur peshkimi është i ndaluar apo në ujërat ku peshkimi është i ndaluar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) muaj. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 138 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2. Kushdo që peshkon duke përdorur eksploziv, rrymë elektrike, helm ose mjete helmuese dhe me këtë shkakton ngordhjen e peshqve në mënyrë të tillë që të dëmtojë shumimin e peshqve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. - 354 Verify source ↗
Neni 354
AI-assisted research summary: Damaging or destroying protected monuments/objects can be punished by a fine or up to 2 years’ imprisonment, with higher penalties in aggravated cases; unauthorized export outside Kosovo is also punishable.
Neni 354 Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës 1. Kushdo që dëmton ose shkatërron monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj monumentit ose objektit të mbrojtur kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror që kanë vlerë të posaçme ose nëse vepra penale rezulton me dëm të rëndë, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Kushdo që pa autorizimin përkatës të organit kompetent nxjerrë jashtë Republikës së Kosovës monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni ka të bëjë me monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror me vlerë të posaçme, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 5. Për qëllime të këtij neni, shprehja “monument ose objekt i mbrojtur kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror” do të thotë objekt nderimi i një komuniteti fetar i cili ndodhet në pronën e caktuar për shërbime fetare, gur varri, varr apo vend tjetër i varrimit, monument publik, monument natyror, objekt artistik, shkencor apo artizanat i cili ruhet në koleksione publike ose në ekspozita publike, objekt i cili shërben për ndonjë nevojë publike ose zbukuron rrugën publike, sheshin apo parkun, atraksion natyror apo një lloj të rrezikuar i kafshëve ose bimëve. 6. Tentativa për të kryer vepër penale nga paragrafi 1. ose 3. i këtij neni është e dënueshme. - 355 Verify source ↗
Neni 355
AI-assisted research summary: Nuk lejohet të bëhen punime konservimi, restaurimi, hulumtimi ose gërmime arkeologjike në monument kulturor pa autorizim; po ashtu ndalohet përvetësimi ose marrja e objekteve të gërmuara apo të gjetura që paraqesin monument kulturor.
Neni 355 Punimet e paautorizuara dhe përvetësimi i monumenteve kulturore 1. Kushdo që pa autorizimin e organit kompetent kryen punë të konservimit, restaurimit apo punime hulumtuese në ndonjë monument kulturor, ose përkundër ndalimit ose joautorizimit, kryen gërmime apo hulumtime arkeologjike dhe me këtë e shkatërron ose e dëmton rëndë monumentin kulturor apo karakteristikat e tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj monumentit kulturor me vlerë apo me rëndësi të posaçme ose rezulton me dëm të madh, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tri (3) vjet. 3. Kushdo që gjatë hulumtimeve arkeologjike apo të hulumtimeve të tjera përvetëson ose merr objektin e gërmuar apo objektin e gjetur në ndonjë mënyrë tjetër i cili paraqet monument kulturor, dënohet me dënimin nga paragrafi 2. i këtij neni. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 139 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS KAPITULLI XXVIII VEPRAT PENALE KUNDËR SIGURISË SË PËRGJITHSHME TË NJERËZVE DHE PASURISË - 356 Verify source ↗
Neni 356
AI-assisted research summary: Anyone who creates a serious danger to people’s lives or substantial property damage, or who fails to install/maintain/use required protective equipment and thereby causes such danger, can be imprisoned.
Neni 356 Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm 1. Kushdo që me anë të zjarrit, vërshimeve, armëve, eksplozivit apo ndonjë mjeti tjetër vdekjeprurës, helmit ose gazit helmues, rrezatimit jonizues, forcës mekanike, me energji elektrike ose me ndonjë lloj energjie tjetër, ose me ndonjë veprim tjetër të rrezikshëm apo mjete të rrezikshme, shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve apo dëm të konsiderueshëm pasuror, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që në kundërshtim me detyrimet e përcaktuara me ligj nuk i vendos pajisjet për mbrojtjen nga zjarri, vërshimi, eksplodimi, helmimi ose për mbrojtjen nga gazrat helmuese, rrezatimi jonizues, forcat mekanike, energjia elektrike ose nga ndonjë lloj energjie tjetër, ose me ndonjë veprim tjetër të rrezikshëm apo mjete të rrezikshme, apo këto pajisje nuk i mirëmban në gjendje të rregullt apo nuk i vë në përdorim ose në përgjithësi nuk vepron sipas rregullave ose rregulloreve teknike mbi masat mbrojtëse dhe me këtë shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve apo dëm të konsiderueshëm pasuror, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet në vendin ku janë të pranishëm një numër i madh i njerëzve ose ku përdoret një eksploziv ose mjet tjetër vdekjeprurës në, brenda ose kundër një vendi për përdorim publik, një ndërtese shtetërore ose qeveritare, një sistemi të transportit publik ose një infrastrukture ose me qëllim të shkaktimit të vdekjes ose lëndimit të rëndë trupor ose me qëllim që të shkaktojë shkatërrim të gjerë të një vendi, objekti ose sistemi të tillë, kur një shkatërrim i tillë rezulton ose ka të ngjarë të rezultojë në humbje të mëdha ekonomike ose të detyrojë një qeveri ose një organizatë ndërkombëtare për të kryer ose për të mos kryer një vepër, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor apo me dëm substancial pasuror kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 7. Nëse vepra penale nga paragrafi 6. i këtij neni kryhet në vendin ku janë të pranishëm një numër i madh i njerëzve, kryesi dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet. 8. Nëse vepra penale nga paragrafi 6. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose dëm substancial pasuror kryesi dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet. 9. Nëse vepra penale nga paragrafi 6. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 357 Verify source ↗
Neni 357
AI-assisted research summary: Anyone who destroys, damages, or removes specified utility and related installations causing supply disruption to the population or economy is punishable by imprisonment, with heavier penalties for negligence, serious injury/property damage, or death.
Neni 357 Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike 1. Kushdo që asgjëson, dëmton apo i heq pajisjet apo instalimet e përçuesve elektrik, të gazit, të ujit, të ngrohjes, të pajisjeve telekomunikuese, të pajisjeve të kanalizimit, të pajisjeve për mbrojtjen e mjedisit, naftësjellësve, kabllove nënujore, të pendave ose të pajisjeve të tjera të ngjashme dhe me këtë shkakton çrregullime në furnizimin e popullsisë apo të ekonomisë, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 140 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor apo me dëm substancial pasuror, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose dëm substancial pasuror, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 358 Verify source ↗
Neni 358
AI-assisted research summary: This article criminalizes destroying, damaging, or removing workplace protective equipment, and also failing to install, maintain, or ensure use of such equipment when responsible for workplace safety.
Neni 358 Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës 1. Kushdo që asgjëson, dëmton ose heq pajisjen mbrojtëse nga cilido vend i punës dhe me këtë rrezikon jetën e njerëzve ose shkakton dëm pasuror dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 2. Kushdo që është përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës dhe i cili nuk i instalon pajisjet mbrojtëse, nuk i mirëmban ato në gjendje të rregullt për punë, nuk siguron përdorimin e tyre kur është e nevojshme apo nuk vepron në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës dhe me këtë rrezikon jetën e njerëzve ose shkakton dëm të konsiderueshëm pasuror, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor të një apo më shumë personave ose me dëm substancial pasuror, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor të një apo më shumë personave ose me dëm substancial material, kryesi dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 7. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 8. Gjykata mund t’ia shqiptojë kryesit kushtin që të instalojë pajisjet e sigurisë brenda afatit kohor të caktuar. - 359 Verify source ↗
Neni 359
AI-assisted research summary: Unauthorized construction is punishable by fines and imprisonment, with higher penalties in some circumstances, and the unauthorized building must be demolished at the offender’s expense.
Neni 359 Ndërtimi pa leje 1. Personi i cili është kontraktor apo person përgjegjës në subjektin juridik i cili është kontraktor GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 141 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS në kryerjen e punës pa leje të ndërtimit, kur me ligj kërkohet një leje e tillë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Personi i cili është pronar, investitor apo personi përgjegjës i subjektit juridik i cili është investitor në objektin në ndërtim pa leje ndërtimi, kur me ligj kërkohet një leje e tillë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kur organi kompetent ka lëshuar vendim për ndalim të punimeve dhe personi nga paragrafi 1 dhe 2 vazhdon me ndërtim, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse vepra nga paragrafi 1, 2 ose 3 i këtij neni kryhet në pronë publike apo shtetërore, në pronën e tjetrit, në zonat e mbrojtura, zonat e veçanta, zonat e veçanta të mbrojtura, zonat me interes të veçantë ekonomik, zonat sanitare për përdorimin e ujit ose zonat e mbrojtur për qëllime strategjike, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 5. Ndërtimi pa leje në këtë nen duhet të rrënohet dhe shpenzimet e rrënimit barten te kryesi. - 360 Verify source ↗
Neni 360
AI-assisted research summary: The responsible person involved in construction work must not act contrary to law, accepted professional standards, or the building permit/use certificate conditions; violations are punishable by imprisonment.
Neni 360 Punimet ndërtimore të kundërligjshme 1. Personi përgjegjës i cili me rastin e projektimit, mbikëqyrjes apo kryerjes së ndonjë ndërtimi apo të punëve ndërtimore ose përfundimit të punëve ndërtimore, vepron në shkelje të ligjit apo në kundërshtim me standardet profesionale përgjithësisht të pranuara ose në kundërshtim me kushtet e lejes së ndërtimit ose çertifikatës së përdorimit dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor apo me dëm të konsiderueshëm pasuror apo më shumë, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor apo me dëm konsiderueshëm pasuror, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 361 Verify source ↗
Neni 361
AI-assisted research summary: It is forbidden to illegally transport or send explosive or easily ignitable substances, with harsher penalties if public transport is used or if the substances are sent to crowded premises.
Neni 361 Dërgimi apo transportimi i kundërligjshëm i lëndëve eksplozive ose lëndëve ndezëse 1. Kushdo që në kundërshtim me ligjin transporton ose dërgon për transport lëndë eksplozive ose lëndë që mund të ndizen lehtë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga personi i cili dërgon lëndët eksplozive ose lëndët që mund të ndizen lehtë për transportim me mjetet e transportit publik ose vetë transporton lëndë të tilla duke shfrytëzuar mjetet e transportit publik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Kushdo që në kundërshtim me ligjin dërgon lëndë eksplozive ose lëndë që mund të ndizen GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 142 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS lehtë në lokalet ku mblidhen numër i madh i njerëzve, në lokalet ku grumbullohen numër i madh i njerëzve apo në lokalet ku priten një numër i madh i njerëzve, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. 4. Nëse vepra penale nga ky nen kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. - 362 Verify source ↗
Neni 362
AI-assisted research summary: Kushdo duhet të marrë masa për të shmangur rrezikun e madh për njerëzit ose pasurinë kur mund ta bëjë pa rrezikuar veten ose të tjerët, dhe nuk duhet të pengojë të tjerët që ta bëjnë këtë.
Neni 362 Mos evitimi i rrezikut 1. Kushdo që nuk ndërmerr masa për evitimin e zjarrit, vërshimit, eksplodimit, fatkeqësisë në trafik apo të ndonjë rreziku tjetër për jetën ose sigurinë fizike të njerëzve apo të pasurisë në shkallë të madhe, ndonëse këtë ka mundur ta bëjë pa e rrezikuar veten apo ndonjë person tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kushdo që parandalon apo pengon personin tjetër nga ndërmarrja e masave për evitimin e zjarrit, vërshimit, eksplodimit, fatkeqësisë së trafikut apo të ndonjë rreziku tjetër për jetën apo sigurinë fizike të njerëzve apo të pasurisë në shkallë të madhe, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. - 363 Verify source ↗
Neni 363
AI-assisted research summary: Ndalon keqpërdorimin e shenjave/sinjaleve të fatkeqësisë ose rrezikut dhe thirrjet e pabazuara për ndihmë për të nxitur veprim ose mosveprim nga zyrtarët ose zjarrfikësit.
Neni 363 Keqpërdorimi i sinjalit të fatkeqësisë apo të rrezikut Kushdo që keqpërdor ndonjë shenjë apo sinjal të fatkeqësisë apo rrezikut ose bën thirrje të pabazuar për ndihmë me qëllim që të bëjë personat zyrtar apo zjarrfikësit të ndërmarrin ndonjë veprim apo të mos ndërmarrin ndonjë veprim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. KAPITULLI XXIX VEPRAT PENALE TË ARMËVE - 364 Verify source ↗
Neni 364
AI-assisted research summary: It is prohibited to import, export, buy, supply, transport, produce, exchange, broker, or sell arms or explosives contrary to applicable law.
Neni 364 Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse 1. Kushdo që në kundërshtim të ligjit të zbatueshëm në lidhje me armët apo materiet plasëse, importon, eksporton, blen, furnizon, transporton, prodhon, këmben, ndërmjetëson ose shet armë apo materie plasëse, dënohet me gjobë deri në shtatëmijepesëqind (7.500) Euro dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni përfshin më shumë se katër (4) armë, më shumë se katër (4) materie plasëse apo më shumë se katërqind (400) fishekë, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Për qëllime të këtij neni, shprehja “prodhim” i armëve përfshin shndërrimin apo modifikimin e ndonjë sendi në armë ose të një arme në një lloj tjetër të armës, apo deaktivizimin ose riaktivizimin e ndonjë arme. 4. Armët, mjetet për transportimin e armëve dhe mjetet për prodhimin e armëve konfiskohen. - 365 Verify source ↗
Neni 365
AI-assisted research summary: It is an offence to remove, alter, or fake markings on firearms or ammunition, and manufacturers must mark them at production.
Neni 365 Fshirja, heqja apo ndryshimi i kundërligjshëm i shenjave në armë të zjarrit apo në municion 1. Kushdo që fshin, heq apo ndryshon shenjat në armë të zjarrit apo municion ose kushdo që GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 143 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS e shënjon një armë të zjarrit apo municion me shenja të rrejshme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që prodhon armën e zjarrit apo municionin dhe nuk e shënjon armën e zjarrit apo municionin në kohën e prodhimit sipas ligjit të zbatueshëm lidhur me shënjimin e armëve, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni përfshin më shumë se katër (4) armë ose më shumë se katërqind (400) fishekë, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 4. Për qëllime të këtij neni, shprehja “shenjë” do të thotë një shenjë identifikuese e cila vendoset në armën e zjarrit apo në municion nga prodhuesi ose nga organi kompetent shtetëror. 5. Arma e zjarrit apo municioni konfiskohen. Mjeti i cili përdoret për fshirjen, heqjen apo ndryshimin e shenjës apo për shënjimin e rrejshëm konfiskohet. - 366 Verify source ↗
Neni 366
AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully owns, controls, or possesses weapons commits an offence and may be fined, imprisoned, and have the weapons confiscated.
Neni 366 Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve 1. Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni përfshin më shumë se katër (4) armë ose më shumë se katërqind (400) fishekë, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Arma në pronësi, kontroll apo posedim në kundërshtim të këtij neni konfiskohet. - 367 Verify source ↗
Neni 367
AI-assisted research summary: Using a weapon, explosive material, or dangerous means contrary to applicable law is punishable; threatening or intimidating use brings a fine and longer imprisonment, and the item is confiscated.
Neni 367 Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm 1. Kushdo që përdorë armë apo materie plasëse në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët apo materiet plasëse të tilla, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 2. Kushdo që përdor armën apo mjetin e rrezikshëm në mënyrë kërcënuese ose frikësuese, dënohet me gjobë deri në dhjetëmijë (10.000) Euro dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Arma apo mjeti i rrezikshëm i përdorur në kundërshtim të këtij neni konfiskohet. - 368 Verify source ↗
Neni 368
AI-assisted research summary: This article criminalizes giving false information in weapons/explosives permit applications, dealing in fake permits/licences, and failing to show a permit/licence to police or KFOR on request.
Neni 368 Lejet, pëlqimet dhe licencat e rreme të armëve dhe dhënia e informatave të rreme 1. Kushdo që jep informata të rreme, qoftë gojarisht apo me shkrim, në cilëndo fazë të procedurës së aplikimit për leje, pëlqim apo licencë të mbajtjes së armës apo mjetit plasës, dënohet me gjobë deri në pesëmijë (5.000) Euro ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që prodhon, posedon, shet ose blen leje, pëlqim apo licencë të rreme të mbajtjes së armës apo mjetit plasës, dënohet me gjobë deri në pesëmijë (5.000) Euro ose me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Kushdo që mban lejen, licencën apo ndonjë autorizim tjetër për mbajtjen e armëve apo mjeteve plasëse dhe nuk ia tregon menjëherë lejen, licencën apo autorizimin tjetër policisë apo KFOR-it sipas kërkesës së tyre, dënohet me gjobë deri në dymijë e pesëqind (2.500) Euro ose me burgim deri në tre (3) muaj. Nëse kryesi nuk e ka lejen apo licencën në posedim në GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 144 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS kohën e kërkesës dhe ai nuk njofton policinë apo KFOR-in për vendndodhjen e lejes, licencës apo autorizimit tjetër, kryesi dënohet me gjobë deri në dymijë e pesëqind (2.500) Euro ose me burgim deri në tre (3) muaj. 4. Leja, licenca apo autorizimi tjetër i rremë konfiskohet. Mjetet për prodhimin e lejes, licencës apo autorizimit tjetër të rremë konfiskohen. - 369 Verify source ↗
Neni 369
AI-assisted research summary: Kushdo që prodhon, siguron ose mundëson sigurimin e armëve, helmeve, çelësave të falsifikuar, kallauzit ose pajisjeve të ngjashme, kur dihet se janë për kryerjen e veprës penale, dënohet me burgim.
Neni 369 Prodhimi dhe sigurimi i armëve dhe mjeteve për kryerjen e veprave penale 1. Kushdo që prodhon, siguron ose i mundëson personit tjetër që të sigurojë armë apo helme ose pajisje tjera të nevojshme për prodhimin e tyre, për të cilat e di se janë të destinuara për përdorimin ose kryerjen e veprës penale, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që prodhon, siguron ose i mundëson personit tjetër që të siguroj çelës të falsifikuar, kallauz ose pajisje tjera për përdorim në plaçkitje, për të cilat e di se janë të destinuara për përdorimin ose kryerjen e veprës penale, dënohet me burgim deri në një (1) vit. KAPITULLI XXX VEPRAT PENALE KUNDËR SIGURISË SË TRAFIKUT PUBLIK - 370 Verify source ↗
Neni 370
AI-assisted research summary: Anyone who violates road or public transport laws and endangers people, property, or certain transport systems can be fined or imprisoned, with higher penalties if injury, major property damage, death, or negligence is involved.
Neni 370 Rrezikimi i trafikut publik 1. Kushdo që shkel ligjin mbi trafikun publik apo transportin rrugor dhe rrezikon jetën e njerëzve apo pasurinë dhe me këtë i shkakton dikujt dëm të konsiderueshëm pasuror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që shkel cilindo ligj mbi trafikun rrugor apo transportin rrugor dhe me këtë rrezikon trafikun hekurudhor, me tramvaj, me trolejbus, me autobus, me teleferik ose trafikun ujor dhe në këtë mënyrë rrezikon jetën e njerëzve, sigurinë fizike ose pasurinë, dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 ose 2. i këtij neni rezulton me dëm pasuror në vlerë prej pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor të ndonjë personi ose dëm pasuror në vlerë prej njëzetmijë (20.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 7. Nëse vepra penale nga paragrafi 6. i këtij neni rezulton me dëm pasuror në vlerë prej pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 8. Nëse vepra penale nga paragrafi 6. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose dëm pasuror në vlerë prej njëzetmijë (20.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 145 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 9. Nëse vepra penale nga paragrafi 6. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 371 Verify source ↗
Neni 371
AI-assisted research summary: Driving a vehicle while incapable or under the influence of alcohol or other intoxicating substances is punishable, with higher penalties if it causes injury, property damage, or death.
Neni 371 Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur 1. Kushdo që drejton automjetin në gjendje të paaftë apo nën ndikim të alkoolit nëse në gjak ka alkool mbi 0,5 g/kg respektivisht me sasi përkatëse në miligram për litër të ajrit të nxjerrë apo të substancave tjera dehëse nëse shkaktohet aksident dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të lehtë trupor të ndonjë personi ose dëm pasuror në vlerë prej pesëmijë (5.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor të ndonjë personi ose dëm pasuror në vlerë prej njëzetmijë (20.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. - 372 Verify source ↗
Neni 372
AI-assisted research summary: Kushdo që dëmton ose pengon sigurinë e trafikut publik mund të dënohet me burgim, me rritje të dënimit kur vijnë dëmtime, dëm pasuror ose vdekje, dhe me rregulla më të lehta kur vepron nga pakujdesia.
Neni 372 Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme 1. Kushdo që asgjëson, heq ose dëmton rëndë instalimet, pajisjet, shenjat apo sinjalizimet që shërbejnë për sigurinë e trafikut, ose jep shenja ose sinjale të gabueshme ose vë pengesa në rrugët publike apo në ndonjë mënyrë tjetër e rrezikon jetën e njeriut apo sigurinë fizike, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të lehtë trupor të ndonjë personi ose dëm të konsiderueshëm pasuror, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose dëm substancial pasuror, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 5. i këtij neni rezulton me lëndim të lehtë trupor të ndonjë personi ose dëm të konsiderueshëm pasuror, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 7. Nëse vepra penale nga paragrafi 5. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose dëm substancial pasuror, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 8. Nëse vepra penale nga paragrafi 5. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 373 Verify source ↗
Neni 373
AI-assisted research summary: Personi përgjegjës dhe kushdo që urdhëron ose lejon ngasje nuk duhet të veprojë në mënyrë të pandërgjegjshme ose të lejojë ngasje të pasigurt; shkeljet ndëshkohen me gjobë ose burgim.
Neni 373 Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik 1. Personi përgjegjës, të cilit i është besuar mbikëqyrja e gjendjes dhe e mirëmbajtjes së GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 146 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS rrugëve dhe e objekteve në to, e mjeteve të transportit, plotësimi i kushteve të përcaktuara të punës për ngasës, ose personi përgjegjës të cilit i është besuar menaxhimi i ngasjes, i cili me ushtrimin e pandërgjegjshëm të detyrës së vet rrezikon jetën e njeriut, sigurinë fizike ose shkakton dëm pasuror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që është përgjegjës për dhënien e urdhrave për ngasje apo që lejon tjetrin të ngas edhe pse e di se ngasësi për shkak të lodhjes, sëmundjes, dehjes me alkool apo shkaqeve të tjera nuk është në gjendje që në mënyrë të sigurt të drejtojë automjetin, ose automjeti nuk është në gjendje të rregullt dhe me këtë rrezikon jetën e njeriut, sigurinë fizike ose shkakton dëm pasuror, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose dëm substancial pasuror, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose dëm substancial pasuror, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 7. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 374 Verify source ↗
Neni 374
AI-assisted research summary: A driver or operator of another transport vehicle who does not help an injured person in that vehicle can be imprisoned for up to 1 year.
Neni 374 Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik 1. Ngasësi i automjetit ose i mjetit tjetër të transportit, i cili nuk i ofron ndihmë personit të lënduar me atë mjet të transportit, dënohet me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të lënduar, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. - 375 Verify source ↗
Neni 375
AI-assisted research summary: Anyone who needlessly sends, misuses, or falsely reports international communication, distress, or danger signals is punishable by imprisonment.
Neni 375 Keqpërdorimi i sinjaleve ndërkombëtare të komunikacionit Kushdo që pa nevojë dërgon sinjalin e pranuar ndërkombëtarisht të komunikimit ose sinjalin e shfrytëzuar ndërkombëtarisht të fatkeqësisë apo sinjalin e rrezikut, ose mashtron se nuk ka rrezik ose keqpërdor sinjalin e pranuar ndërkombëtarisht të komunikimit, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. KAPITULLI XXXI VEPRAT PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE - 376 Verify source ↗
Neni 376
AI-assisted research summary: This article defines “official procedure” for this chapter.
Neni 376 Përkufizimet Për qëllime të këtij Kapitulli, shprehja “procedurë zyrtare” nënkupton çfarëdo procedure penale siç përkufizohet në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës; procedurat pranë cilësdo GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 147 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS gjykatë dhe Gjykatës Kushtetuese; procedurën pranë Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kuvendeve komunale; ose ndonjë procedurë e autorizuar me ligj pranë ndonjë ministrie, agjencie apo institucioni të pavarur të Republikës së Kosovës, përfshirë procedurat disiplinore dhe procedurat e noterisë. - 377 Verify source ↗
Neni 377
AI-assisted research summary: A person who knows about preparation of a criminal offence must report it, and failure to do so can lead to a fine or imprisonment.
Neni 377 Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale 1. Kushdo që duke qenë në dijeni për përgatitjen e kryerjes së ndonjë vepre penale, nuk e lajmëron këtë fakt në kohën kur kryerja e veprës penale ende ka mund të evitohet ndërsa vepra penale është kryer ose është tentuar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kushdo që nuk lajmëron përgatitjen për kryerjen e një apo më shumë prej veprave penale në vijim, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2.1. vrasja e rëndë; 2.2. vrasja; 2.3. sulmi me lëndim të rëndë trupor; 2.4. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XIV – Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës; 2.5. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XV – Veprat penale kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtare; 2.6. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XX – Veprat penale kundër integritetit seksual; 2.7. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXXIII – Veprat penale kundër korrupsionit zyrtar dhe detyrës zyrtare; 2.8. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXIII – Veprat penale të narkotikëve; 2.9. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXIX – Veprat penale të armëve; 3. Me përjashtim të veprave penale që përfshijnë abuzimin e fëmijëve dhe dhunën në familje, personi nuk është penalisht përgjegjës sipas paragrafit 1. të këtij neni nëse është në lidhje familjare me kryesin e veprës penale si prind, fëmijë, bashkëshort ose bashkëshorte, vëlla ose motër, prind adoptues apo fëmijë i adoptuar ose person me të cilin kryesi jeton në bashkësi jashtëmartesore. - 378 Verify source ↗
Neni 378
AI-assisted research summary: Kushdo që di identitetin e kryesit të disa veprave penale dhe nuk e lajmëron, mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet.
Neni 378 Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre 1. Kushdo që është në dijeni për identitetin e kryesit të një apo më shumë prej veprave penale në vijim dhe nuk e lajmëron faktin e tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 1.1. vrasja e rëndë; 1.2. vrasja; 1.3. sulmi me lëndim të rëndë trupor; 1.4. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XIV – Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 148 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 1.5. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XV – Veprat penale kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtare; 1.6. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XX – Veprat penale kundër integritetit seksual; 1.7. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXXIII – Veprat penale kundër korrupsionit zyrtar dhe detyrës zyrtare; 1.8. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXIII – Veprat penale të narkotikëve; 1.9. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXIX – Veprat penale të armëve; 2. Personi zyrtar apo personi përgjegjës i cili nuk e lajmëron veprën penale të cilën e ka zbuluar gjatë ushtrimit të detyrës së tij, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni, nëse vepra e tillë është e dënueshme me së paku tre (3) vjet burgim. 3. Me përjashtim të veprave penale që përfshijnë abuzimin e fëmijëve dhe dhunën në familje, personi nuk është penalisht përgjegjës sipas këtij neni nëse është në lidhje familjare me kryesin e veprës penale si prind, fëmijë, bashkëshort ose bashkëshorte, vëlla ose motër, prind adoptues apo fëmijë i adoptuar ose person me të cilin kryesi jeton në bashkësi jashtëmartesore. - 379 Verify source ↗
Neni 379
AI-assisted research summary: A person who knows an indictment and the location of the accused before the international criminal tribunal must report that location; otherwise they may be fined or imprisoned for up to 3 years.
Neni 379 Moslajmërimi i personit të akuzuar nga tribunali ndërkombëtar penal 1. Kushdo që është në dijeni për aktakuzën dhe vendndodhjen e personit të akuzuar nga tribunali ndërkombëtar penal dhe nuk lajmëron për vendndodhjen e tillë edhe pse zbulimi në kohën e duhur i personit të kërkuar varet nga lajmërimi i tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Personi nuk është penalisht përgjegjës sipas këtij neni nëse është në lidhje familjare me kryesin e veprës penale si prind, fëmijë, bashkëshort ose bashkëshorte, vëlla ose motër, prind adoptues apo fëmijë i adoptuar ose person me të cilin kryesi jeton në bashkësi jashtëmartesore. - 380 Verify source ↗
Neni 380
AI-assisted research summary: Anyone who hides, helps, or blocks arrest/detection after a criminal offence can be fined or imprisoned.
Neni 380 Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale 1. Kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale, përveç veprave penale të parapara në paragrafin 2. të këtij neni, ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër, ose kushdo që strehon personin e dënuar apo ndërmerr veprime për pengimin e arrestimit, ekzekutimit të dënimit apo urdhrit për trajtim të detyrueshëm, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni ka të bëjë me një apo më shumë prej veprave penale në vijim, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet: 2.1. vrasja e rëndë; 2.2. vrasja; 2.3. sulmi me lëndim të rëndë trupor; 2.4. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XIV – Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës; 2.5. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XV – Veprat penale kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtare; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 149 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2.6. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XX – Veprat penale kundër integritetit seksual; 2.7. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXXIII – Veprat penale kundër korrupsionit zyrtar dhe detyrës zyrtare; 2.8. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXIII – Veprat penale të narkotikëve; 2.9. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXIX – Veprat penale të armëve; 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni ka të bëjë me vepër penale të dënueshme me burgim të përjetshëm, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 4. Dënimi i paraparë me paragrafin 1. të këtij neni nuk mund të jetë më i ashpër, as sipas llojit e as sipas lartësisë, se dënimi i përcaktuar për veprën penale të kryer nga personi të cilit i jepet ndihma. 5. Me përjashtim të veprave penale që përfshijnë abuzimin e fëmijëve dhe dhunën në familje, personi nuk është penalisht përgjegjës sipas këtij neni nëse është në lidhje familjare me kryesin e veprës penale si prind, fëmijë, bashkëshort ose bashkëshorte, vëlla ose motër, prind adoptues apo fëmijë i adoptuar ose person me të cilin kryesi jeton në bashkësi jashtëmartesore. - 381 Verify source ↗
Neni 381
AI-assisted research summary: Kushdo që ndihmon, fsheh, ose ndihmon për t’iu shmangur zbulimit një personi të akuzuar nga tribunali ndërkombëtar penal dënohet me burgim deri në 3 vjet.
Neni 381 Dhënia e ndihmës personit të akuzuar nga tribunali ndërkombëtar penal 1. Kushdo që i jep ndihmë apo e fsheh personin e akuzuar nga tribunali ndërkombëtar penal ose e ndihmon personin e tillë për t’iu shmangur zbulimit, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Prindi, fëmija, bashkëshorti ose bashkëshortja, vëllai ose motra, prindi adoptues apo fëmija i adoptuar ose personi me të cilin kryesi jeton në bashkësi jashtëmartesore nuk dënohet për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni. - 382 Verify source ↗
Neni 382
AI-assisted research summary: It is forbidden to make false criminal reports or provide false evidence about an offence prosecuted ex officio, and punishments include fines or imprisonment.
Neni 382 Lajmërimi apo kallëzimi i rremë 1. Kushdo që bën lajmërim të rremë te personi zyrtar i ngarkuar me detyrën për të hetuar apo ndjekur, se personi i caktuar ka kryer vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, duke e ditur se personi i tillë nuk është kryesi, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që ofron prova të rreme për veprën penale ose në ndonjë mënyre tjetër shkakton fillimin e procedurës penale për vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare kundër personit për të cilin ai e di se nuk e ka kryer veprën penale, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni. 3. Kushdo që lajmëron veten se ka kryer vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, edhe pse nuk e ka kryer veprën e tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) muaj. 4. Kushdo që lajmëron te personi zyrtar i ngarkuar me detyrën për të hetuar apo ndjekur, se është kryer vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, edhe pse ai e di se vepra nuk është kryer, dënohet me dënimin nga paragrafi 3. i këtij neni. - 383 Verify source ↗
Neni 383
AI-assisted research summary: False sworn statements or knowingly hiding relevant matters can be punished with a fine or imprisonment.
Neni 383 Deklarimi i rremë nën betim 1. Kushdo që pasi të ketë dhënë betimin pranë organit kompetent për të administruar dëshmitë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 150 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS e dhëna nën betim ose betimet dhe pastaj nënshkruan dëshminë nën betim ose deklaron diç që nuk beson se është e vërtetë ose me dijeni fsheh ose shmang nga deklarimi ndonjë çështje relevante për procedurën, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Nëse deklarata nga paragrafi 1. i këtij neni është dhënë gjatë procedurës penale, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni vullnetarisht e tërheq deklaratën e tij para fundit të dëshmisë së tij, gjykata mund ta zbusë dënimin. - 384 Verify source ↗
Neni 384
AI-assisted research summary: False declarations, expert opinions, or reports in listed proceedings can be punished with a fine and up to 1 year in prison.
Neni 384 Deklarimet e rreme 1. Pala, dëshmitari, eksperti në cilësi të dëshmitarit, përkthyesi apo interpreti i cili në procedurën gjyqësore ose penale, procedurën paraprake, në procedurën për kundërvajtje, në procedurën administrative, në procedurën para noterit publik ose në procedurën disiplinore jep deklaratë, ekspertizë ose raport të rremë dënohet me gjobë dhe me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse deklarata e rreme merret si bazë për vendimin përfundimtar në procedurë, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tri (3) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me pasoja të rënda, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni vullnetarisht e tërheq deklaratën e tij para marrjes së vendimit përfundimtar, gjykata mund ta zbusë dënimin. - 385 Verify source ↗
Neni 385
AI-assisted research summary: A cooperating witness who gives false statements or withholds the truth from the prosecutor or police can be fined or imprisoned. A person who retracts and tells the truth before the interview or testimony ends may receive a lighter penalty, and the court may release them from punishment if there are mitigating circumstances.
Neni 385 Deklaratat e rreme të dëshmitarëve bashkëpunues 1. Dëshmitari bashkëpunues, i cili jep deklaratë apo dëshmi të rreme në cilëndo pjesë relevante ose i cili qëllimisht nuk ia tregon tërë të vërtetën prokurorit ose policisë, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafi 1 i këtij neni dhe pastaj e tërheq deklaratën apo dëshminë dhe deklaron apo dëshmon të vërtetën para përfundimit të intervistës apo dëshmisë së tij, dënohet me gjobë deri në pesëqind (500) Euro ose me burgim deri në tre (3) muaj, por gjykata mund ta lirojë nga dënimi nëse ekzistojnë rrethana lehtësuese. - 386 Verify source ↗
Neni 386
AI-assisted research summary: Anyone who uses coercion or bribery to interfere with official proceedings or evidence can be punished with prison or a fine, with heavier penalties for violence or harm to a witness.
Neni 386 Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare 1. Kushdo që me anë të detyrimit apo ryshfetit, me qëllim të: 1.1. nxitjes së ndonjë personi që të jep deklaratë të rreme, të ofrojë dokument të rremë apo të fsheh ndonjë fakt material në procedurë zyrtare; 1.2. parandalimit apo vonesës së pjesëmarrjes apo dëshmisë së ndonjë personi në procedurë zyrtare; 1.3. parandalimit apo vonesës se ndonjë personi nga komunikimit i informatës zyrtarit policor ose hetuesit tjetër të autorizuar, prokurorit apo gjyqtarit lidhur me kryerjen e veprës penale; 1.4. parandalimit apo vonesës së ndonjë personi nga paraqitja e çfarëdo dokumenti apo regjistri në procedurë zyrtare; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 151 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 1.5. nxitjes së ndonjë personi që të ndryshojë, heq, fsheh, shkatërrojë, dëmtojë ose ta bëjë të pashfrytëzueshëm, tërësisht ose pjesërisht, ndonjë regjistër, pasuri, send ose dokument me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të objektit në procedurë zyrtare; 1.6. nxitjes së personit të shmang thirrjen për të dhënë dëshmi ose për të paraqitur dëshmi në procedurë zyrtare; ose 1.7. nxitjes së dëshmitarit apo ekspertit për të refuzuar dhënien e dëshmisë ose për të dhënë dëshmi të rreme në procedure gjyqësore, procedurë për kundërvajtje, procedurë administrative ose në procedurë para noterit apo në procedurë disiplinore, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kush me qëllim të parandalimit ose vështirësimit të mbledhjes së provave në procedurën gjyqësore, procedurën kundërvajtëse, procedurën administrative, në procedurën para noterit publik ose në procedurën disiplinore fsheh, dëmton, asgjëson, ose bënë të pa përdorueshme, në tërësi ose pjesërisht, sendin e personit tjetër ose dokumentet që mund të përdoren si prova, dënohet me gjobë ose burgim deri në tre (3) vjet. 3. Me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni dënohet edhe kushdo që me qëllim të parandalimit ose vështirësimit të mbledhjes së provave në procedurën gjyqësore ose administrative largon, zhvendos ose ndërron vendin e shenjave të kufijve kadastral, shenjën e matjes së tokës ose çfarëdo shenje tjetër që shënjon pronësinë a pasurinë e paluajtshme ose të drejtën për shfrytëzimin e ujit, ose për të njëjtin qëllim vendos shenja të tilla me qëllim të mashtrimit. 4. Kushdo që gjatë kryerjes së veprës penale nga paragrafët 1. deri 3. të këtij neni përdor dhunë ose kanos më përdorim të dhunës, dënohet me së paku dy (2) vjet burgim. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj dëshmitarit, kryesi dënohet me së paku tre (3) vjet burgim, e nëse vepra e tillë rezulton me lëndim trupor, kryesi dënohet me së paku pesë (5) vjet burgim. - 387 Verify source ↗
Neni 387
AI-assisted research summary: Kushdo që përdor forcë, kërcënim serioz, detyrim, ose ofertë përfitimi për të ndikuar dëshminë ose informacionet në një procedurë penale dënohet me gjobë dhe burgim.
Neni 387 Frikësimi gjatë procedurës penale Kushdo që përdor forcën apo kanosjen serioze apo ndonjë mënyre tjetër të detyrimit, premton dhuratë apo ndonjë përfitim tjetër për të nxitur personin tjetër të përmbahet nga dhënia e deklaratës ose për të dhënë deklaratë të rreme, ose të mos dhënë informacione të vërteta pranë organeve policore, prokurorit apo gjyqtarit, kur informacionet e tilla ndërlidhen me pengimin e procedurës penale dënohet me gjobë deri në njëqind e njëzet e pesëmijë (125.000) Euro dhe me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. - 388 Verify source ↗
Neni 388
Neni 388 Hakmarrja 1. Kushdo që ndërmerr ndonjë veprim të dëmshëm për cilindo person, përfshirë ndërhyrjen në punësimin e ligjshëm apo sigurimin e mjeteve të jetesës së ndonjë personi me qëllim të hakmarrjes për shkak të dhënies së informatave të vërteta policisë, hetuesit të autorizuar, prokurorit apo gjyqtarit lidhur me kryerjen ose kryerjen e mundshme të veprës penale, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që ndërmerr ndonjë veprim të dëmshëm për cilindo person me qëllim të hakmarrjes për shkak të raportimit ose shpalosjes së informacionit për veprimet dhe mosveprimet që paraqesin kërcënim ose cenim të interesit publik dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 3. Kushdo që vret personin tjetër me qëllim të hakmarrjes ndaj personit zyrtar për ndonjë vepër GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 152 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS të kryer gjatë ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, dënohet me jo më pak se pesëmbëdhjetë (15) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 4. Kushdo që tenton të vrasë personin tjetër me qëllim të hakmarrjes ndaj personit zyrtar për ndonjë vepër të kryer gjatë ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim. 5. Kushdo që me qëllimin e paraparë në paragrafët 1. deri 3. të këtij neni, shkakton lëndim trupor ose dëm pasuror të ndonjë personi, dënohet me burgim së paku tre (3) vjet, por nëse vepra është kryer në lidhje me procedurën penale, kryesi dënohet së paku me dënimin e njëjtë sikur për veprën penale më të rëndë e cila ka qenë subjekt i procedurës penale. - 389 Verify source ↗
Neni 389
AI-assisted research summary: Neni ndalon manipulimin ose fshehjen e provave dhe dënon këdo që i kryen këto veprime.
Neni 389 Manipulimi me prova 1. Kushdo që ndryshon, heq, fsheh, shkatërron, dëmton ose e bën të pashfrytëzueshëm, tërësisht ose pjesërisht, ndonjë regjistër, pasuri, send ose dokument me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të sendit në procedurë zyrtare, dënohet me gjobë ose me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që me qëllim të parandalimit ose vështirësimit të mbledhjes së provave në procedurën gjyqësore ose procedurën administrative, largon, zhvendos ose ndërron vendin e shenjave të kufijve administrativë, shenjën e tokës ose çfarëdo shenje tjetër që shënjon pronësinë apo pasurinë e paluajtshme ose të drejtën për shfrytëzimin e ujit, ose për të njëjtin qëllim vendos shenja të tilla me qëllim të lajthimit, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni. - 390 Verify source ↗
Neni 390
AI-assisted research summary: Anyone who forges, alters, or knowingly uses a falsified/altered document as original can be fined or imprisoned up to 4 years.
Neni 390 Falsifikimi i dokumenteve 1. Kushdo që përpilon dokument të falsifikuar, ndryshon dokumentin origjinal me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal ose me dije përdor dokumentin e falsifikuar apo të ndryshuar si origjinal, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër (4) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në lidhje me dokumentin publik, testamentin, kambialin, regjistrin publik apo zyrtar ose ndonjë regjistër tjetër që ruhet në bazë të ligjit, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. 3. Kushdo që e kryen veprën e paraparë në paragrafin 1 ose 2 të këtij neni si anëtar i grupit të njerëzve, dënohet me gjobë dhe burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. - 391 Verify source ↗
Neni 391
AI-assisted research summary: Një person kryen vepër penale për falsifikim dokumentesh nëse plotëson, lëshon ose përdor dokumente pa autorizim ose me mashtrim; dënimi është gjobë ose burgim deri në 3 vjet.
Neni 391 Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve 1. Personi do të konsiderohet se ka kryer vepër penale të falsifikimit të dokumenteve dhe do të dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet, nëse personi i tillë: 1.1. pa autorizim plotëson ndonjë letër, formular të zbrazët ose ndonjë formë tjetër në të cilën është vënë nënshkrimi i personit tjetër dhe plotëson deklaratën përmes së cilës krijon marrëdhënie juridike; 1.2. mashtron personin tjetër lidhur me përmbajtjen e ndonjë dokumenti dhe personi i tillë e nënshkruan këtë dokument duke menduar se nënshkruan ndonjë dokument tjetër ose dokument me ndonjë përmbajtje tjetër; 1.3. lëshon dokumentin në emër të ndonjë personi tjetër pa autorizimin e tij ose në emër të personit që nuk ekziston; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 153 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 1.4. lëshon një dokument dhe pohon me nënshkrimin e vet se ka ndonjë pozitë, thirrje apo gradë edhe pse nuk ka pozitë, thirrje apo gradë të tillë, ndërsa veprimi i tillë ka ndikim substancial në vlerën e dokumentit; ose 1.5. lëshon një dokument duke përdorur vulën apo shenjën e vërtetë pa autorizim paraprak. - 392 Verify source ↗
Neni 392
AI-assisted research summary: Kushdo që pa autorizim zbulon informata ose të dhëna të mbrojtura nga procedura zyrtare ose nga mbrojtja e personit të mbrojtur, mund të dënohet me gjobë ose burgim, me dënime më të rënda në raste pasojash të rënda ose vdekjeje.
Neni 392 Shkelja e fshehtësisë së procedurës 1. Kushdo që pa autorizim zbulon informata për të cilat është njoftuar në procedurën zyrtare, që sipas ligjit nuk mund të zbulohen apo ato informata janë shpallur si fshehtësi me vendim të gjykatës apo të organit kompetent, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kushdo që pa autorizim zbulon të dhëna për identitetin apo të dhënat personale të personit të mbrojtur në procedurë penale apo në programin e veçantë të mbrojtjes, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 2 i këtij neni rezulton me pasoja të rënda për personin e mbrojtur ose procedura penale bëhet e pamundur ose vështirësohet në masë të madhe, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të mbrojtur, kryesi dënohet me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm. - 393 Verify source ↗
Neni 393
AI-assisted research summary: A person who disobeys a final court order, decision, or judgment, or who refuses or obstructs its publication, can be fined or imprisoned for up to 6 months.
Neni 393 Mospërfillja e gjykatës 1. Kushdo që nuk i bindet ndonjë urdhri, vendimi apo aktgjykimi të plotfuqishëm të ndonjë gjykate në Republikën e Kosovës ose refuzon apo pengon publikimin e vendimit apo aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës së tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 2. Gjobat e shqiptuara sipas këtij neni mund të jenë ditore dhe mund të shqiptohen derisa kryesi të përfill urdhrin, vendimin apo aktgjykimin e plotfuqishëm që është subjekt i veprimit. 3. Nëse mospërfillja ka të bëjë me veprimin në mes të dy palëve private, gjykata mund të urdhërojë që gjoba t’i paguhet palës së dëmtuar. - 394 Verify source ↗
Neni 394
AI-assisted research summary: Official or responsible persons who refuse or fail to execute a final court order, decision, or judgment on time can be fined or imprisoned for up to 2 years.
Neni 394 Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore 1. Personi zyrtar apo personi përgjegjës i cili refuzon të ekzekutoj urdhrin, vendimin apo aktgjykimin e plotfuqishëm të ndonjë gjykate të Republikës së Kosovës apo i cili nuk e ekzekuton vendimin brenda afatit ligjor apo afatit të caktuar me vendim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 2. Nëse me veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni është shkaktuar shkelje e rëndë e të drejtave njerëzore apo dëm substancial material, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni e ekzekuton vendimin e plotfuqishëm të gjykatës, ndjekja nuk do të ndërmerret. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 154 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 395 Verify source ↗
Neni 395
AI-assisted research summary: A person who misleads the competent authority into certifying a false matter in a public document, register, or book, or who uses such a false document knowing it is false, is punishable by imprisonment.
Neni 395 Legalizimi i përmbajtjes së rreme 1. Kushdo që vë në lajthim organin kompetent që në një dokument publik, regjistër apo libër të vërtetojë një çështje të pavërtetë, të paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që përdorë dokumentin, regjistrin apo librin e tillë edhe pse e di së është i rremë, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni. - 396 Verify source ↗
Neni 396
AI-assisted research summary: People who organize a rebellion of detained persons, or participate in it, can be imprisoned, with higher penalties if force or serious threats are used.
Neni 396 Rebelimi i personave të privuar nga liria 1. Kushdo që nga institucioni ku gjendet në mbajtje në bazë të vendimit të ligjshëm mbi privimin nga liria, organizon rebelimin e personave të privuar nga liria, me qëllim që të lirohen me forcë ose së bashku të sulmojnë personat zyrtarë në atë institucion ose me forcë apo kanosje serioze t’i detyrojnë personat e tillë zyrtarë të veprojnë apo të mos veprojnë në kundërshtim me detyrën e tyre, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 2. Pjesëmarrësi në rebelim nga paragrafi 1. i këtij neni dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në një (1) vit. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni është kryer me përdorimin e forcës apo kanosjes serioze, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni heq dorë vullnetarisht nga rebelimi para se të ketë ushtruar forcën apo kanosjen serioze, gjykata mund ta lirojë nga dënimi. - 397 Verify source ↗
Neni 397
AI-assisted research summary: A person who escapes from lawful detention is punishable by imprisonment, with higher penalties if the escape is by bribery or by force/serious threat.
Neni 397 Arratisja e personit të privuar nga liria 1. Kushdo që arratiset nga institucioni ku gjendet në mbajtje në bazë të vendimit të ligjshëm mbi privimin nga liria, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që me anë të ryshfetit arratiset nga institucioni ku gjendet në mbajtje në bazë të vendimit të ligjshëm mbi privimin nga liria, dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet. 3. Kushdo që duke përdorur forcën apo kanosjen serioze, arratiset nga institucioni ku gjendet në mbajtje në bazë të vendimit të ligjshëm mbi privimin nga liria, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. - 398 Verify source ↗
Neni 398
Neni 398 Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria 1. Kushdo që mundëson arratisjen e personit i cili gjendet në mbajtje në bazë të vendimit të ligjshëm mbi privimin nga liria, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që me anë të ryshfetit mundëson arratisjen e personit i cili gjendet në mbajtje në bazë të vendimit të ligjshëm mbi privimin nga liria, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kushdo që duke përdorur forcën apo kanosjen serioze, mundëson arratisjen e personit i cili gjendet në mbajtje në bazë të vendimit të ligjshëm mbi privimin nga liria, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse vepra penale nga ky nen kryhet së bashku nga më shumë se një person, dënohen me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 155 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.