KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Part 3 of 3 · provisions 401–436
This is the preamble introducing the Criminal Code of the Republic of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Statute
- Citation
- KUV-06/L-074-KOD
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
- Complete work
- View statute overview
Statute overview
About this statute
This is the preamble introducing the Criminal Code of the Republic of Kosovo. This article says criminal offences and criminal sanctions are only provided for conduct that seriously harms protected human and social values. Criminal offences, criminal sanctions, and compulsory treatment measures must be set only by law, and criminal definitions cannot be interpreted by analogy. This article says the law in force at the time of the offence applies, the more favourable law applies if the law changes before the final judgment, and a non-criminalized offence may stop a criminal sanction from being executed. This article lists criminal sanctions and says compulsory treatment measures may be imposed on a perpetrator who is not criminally responsible or who is addicted to drugs or alcohol.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Showing 36 of 436
- 399 Verify source ↗
Neni 399
AI-assisted research summary: An official person who abuses their position or authority and unlawfully releases a detained person, helps them escape, or enables unlawful contact/correspondence to prepare an escape is punishable by imprisonment.
Neni 399 Lirimi i kundërligjshëm i personave të privuar nga liria Personi zyrtar i cili në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, në mënyrë të kundërligjshme e liron personin e privuar nga liria dhe i cili i është besuar në ruajtje, ose e ndihmon arratisjen e tij apo i mundëson lidhje apo korrespondencë të kundërligjshme me qëllim të përgatitjes së arratisjes, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. - 400 Verify source ↗
Neni 400
AI-assisted research summary: A person who knowingly lets someone work in a profession, activity, or duty that has been banned by a final court judgment can be fined or imprisoned.
Neni 400 Mundësimi i kundërligjshëm i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës Kushdo që i mundëson personit tjetër ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës edhe pse e di se me aktgjykim të plotfuqishëm i është shqiptuar dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës së tillë, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. KAPITULLI XXXII VEPRAT PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIK - 401 Verify source ↗
Neni 401
Neni 401 Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare 1. Kushdo që me forcë apo kanosje serioze, pengon ose tenton të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare ose duke përdorur mjetet e njëjta e detyron atë të kryejë detyrën zyrtare, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që merr pjesë në një grup të personave që me veprim të përbashkët pengon ose tenton të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare ose duke përdorur mjetet e njëjta e detyron atë të kryejë detyrën zyrtare, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Udhëheqësi apo organizatori i grupit që kryen vepër penale nga paragrafi 2. i këtij neni, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni përfshin kanosjen për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm ose rezulton me lëndim trupor, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet ndaj gjyqtarit, prokurorit, zyrtarit të gjykatës, zyrtarit të prokurorisë apo personit të autorizuar nga gjykata dhe prokuroria zyrtarit policor, zyrtarit doganor, zyrtarit ushtarak apo zyrtarit të shërbimit korrektues gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre zyrtare, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor, kryesi dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim. - 402 Verify source ↗
Neni 402
AI-assisted research summary: Kushdo që sulmon ose kërcënon seriozisht një person zyrtar, ose një person që ndihmon në kryerjen e detyrave zyrtare, dënohet me burgim; dënimi rritet në disa rrethana dhe gjykata mund ta ulë dënimin nëse ka provokim të paligjshëm ose të vrazhdë.
Neni 402 Sulmi ndaj personit zyrtar 1. Kushdo që sulmon ose kanoset seriozisht se do ta sulmojë personin zyrtar, apo personin i cili ndihmon në kryerjen e detyrave zyrtare, në lidhje me detyrat zyrtare, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 përfshin gjyqtarin, prokurorin, policin, zyrtarin doganor, zyrtarin korrektues, në lidhje me detyrat zyrtare, sigurinë e përgjithshme, sigurinë e Republikës GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 156 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS së Kosovës apo ruajtjen e rendit publik, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të lehtë trupor të personit zyrtar apo ndihmësit të tij ose përfshin kanosje për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me lëndim të lehtë trupor të gjyqtarit, prokurorit, policit, zyrtarit doganor, zyrtarit korrektues, ose përfshin kanosje për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor të personit zyrtar apo ndihmësit të tij, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 2 i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor të gjyqtarit, prokurorit, policit, zyrtarit doganor apo zyrtarit korrektues, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 7. Nëse kryesi i veprës penale nga ky nen është provokuar nga veprimi i kundërligjshëm apo i vrazhdë i personit zyrtar, gjykata mund ta zbusë dënimin. - 403 Verify source ↗
Neni 403
AI-assisted research summary: Anyone who calls on others to resist or disobey lawful decisions or measures issued by a competent body or official may be imprisoned for up to 3 years.
Neni 403 Thirrja për rezistencë 1. Kushdo që thërret të tjerët për rezistencë apo mosbindje ndaj vendimeve apo masave të ligjshme të nxjerra nga organi apo zyrtari kompetent, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vështirësi të mëdha apo pamundësi të zbatimit të vendimit, masës apo veprimit zyrtar të ligjshëm, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. - 404 Verify source ↗
Neni 404
Neni 404 Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi 1. Kushdo që merr pjesë në turmën e mbledhur prej më tepër se tetë personave, e cila me veprime të përbashkëta e privon personin tjetër nga jeta, i shkakton lëndime të rënda trupore personit tjetër, shkakton rrezik të përgjithshëm, shkakton dëm pasuror në vlerë prej njëzetmijë (20.000) Euro apo më shumë ose kryen vepra tjera të rënda të dënueshme me së paku pesë (5) vjet burgim apo tenton të kryejë vepra të tilla, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Organizatori i turmës nga paragrafi 1. i këtij neni dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Secili person, që me veprimet e tij të dhunshme ose në ndihmë, ose me pjesëmarrje në veprimet huligane, duke hedhur gjësende në drejtim të personave ose të qytetarëve, të pjesëmarrësve në aktivitet sportiv, ose duke thyer, dëmtuar pajisjet, infrastrukturën publike, ose duke thyer, dëmtuar pajisjet dhe infrastrukturën dhe objektet sportive publike ose private, i vetëm ose në grup të organizuar dhe që ka për qëllim dëmtimin e personave zyrtarë, të pjesëmarrësve sportivë ose të personelit të sigurimit në detyrë zyrtare, në fushat sportive të hapura ose të mbyllura, kryen vepër penale të huliganizmit. 4. Për veprën penale, të përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni, parashihet dënimi me gjobë prej dyqind (200) deri dhjetë mijë (10.000) Euro për huliganizëm me pasoja të vogla ose me burgim deri në pesë (5) vjet për huliganizëm me pasoja të rënda. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 157 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 405 Verify source ↗
Neni 405
AI-assisted research summary: A person who, without reason, refuses to help eliminate danger to life or property during fire, flood, earthquake, or other disasters, against orders from the competent authority, may be fined or jailed for up to one year.
Neni 405 Mospjesëmarrja në mënjanimin e rrezikut të përgjithshëm Kushdo që në kundërshtim me urdhrat e organit kompetent refuzon pa arsye të merr pjesë në mënjanimin e rrezikut për jetën e njerëzve apo të pasurisë gjatë zjarrit, vërshimit, tërmetit ose fatkeqësive tjera, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. - 406 Verify source ↗
Neni 406
AI-assisted research summary: Anyone who removes or damages an official seal or sign securing a place or object, or enters/opens it without removing or damaging the seal or sign, can be fined or imprisoned for up to 3 years.
Neni 406 Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave Kushdo që heq ose dëmton vulën zyrtare apo shenjën e ngjitur nga zyrtari i autorizuar me qëllim të sigurimit të objektit ose të lokaleve, apo kushdo që hap objektet e siguruara ose hyn në lokalet e tilla pa e hequr ose pa e dëmtuar vulën apo shenjën, ose hap sendin në të cilin ka qenë e vendosur vula apo shenja e tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. - 407 Verify source ↗
Neni 407
AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully takes, hides, destroys, damages, or makes unusable official seals, registers, writings, or documents is punishable by a fine or up to 3 years’ imprisonment.
Neni 407 Marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare ose i shkresave zyrtare Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme merr, fsheh, asgjëson, dëmton apo në ndonjë mënyrë tjetër e bën të papërdorshme vulën, regjistrin, shkresat apo dokumentet zyrtare që i përkasin ose janë në posedim të organit publik apo personit tjetër juridik i cili ushtron autorizime publike, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. - 408 Verify source ↗
Neni 408
AI-assisted research summary: Anyone who unlawfully destroys, hides, makes unusable, or takes archival materials out of the country can be fined or imprisoned for up to 3 years.
Neni 408 Asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme asgjëson, fsheh ose bën të papërdorshme materialet arkivore apo nxjerr materialet e tilla jashtë vendit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. - 409 Verify source ↗
Neni 409
AI-assisted research summary: Anyone who falsely poses as an official or military person, or wears unauthorized official/military insignia, can be fined or imprisoned.
Neni 409 Prezantimi i rremë si person zyrtar 1. Kushdo që prezantohet rrejshëm si person zyrtar apo ushtarak i cilitdo shtet ose mban pa autorizim shenja të personit zyrtar apo ushtarak, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kushdo që me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose me qëllim që t’i shkaktojë dëm personit tjetër, prezantohet rrejshëm si person zyrtar apo ushtarak ose kushdo që me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose me qëllim që t’i shkaktojë dëm personit tjetër, mban pa autorizim shenja të personit zyrtar ose ushtarak ose ndërmerr ndonjë veprim të personit zyrtar apo ushtarak, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. - 410 Verify source ↗
Neni 410
AI-assisted research summary: A person who arbitrarily exercises a right instead of going to the competent authority may be fined or imprisoned up to six months; using force or a serious threat raises the maximum imprisonment to two years, and acting as a group member for the paragraph 2 offence brings imprisonment from six months to three years.
Neni 410 Vetëgjyqësia 1. Kushdo që ushtron në mënyrë arbitrare të drejtën që mendon se i takon në vend se t’i drejtohet organit kompetent, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 2. Kushdo që me anë të përdorimit të forcës apo kanosjes serioze, ushtron një të drejtë që mendon se i takon në vend se t’i drejtohet organit kompetent, dënohet me burgim deri në dy (2) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni kryhet nga kryesi duke vepruar si anëtar i grupit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 158 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 411 Verify source ↗
Neni 411
AI-assisted research summary: Whoever provides legal aid without client authorization, without professional qualification or a licence, or for payment may be fined or imprisoned.
Neni 411 Dhënia e kundërligjshme e ndihmës juridike 1. Kushdo që jep ndihmë juridike pa autorizim nga klienti i tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 2. Kushdo që jep ndihmë juridike pa kualifikim profesional, pa licencë apo në ndonjë mënyrë tjetër në kundërshtim me ligjin, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Kushdo që kryen veprën penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni me pagesë, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. 4. Për qëllime të këtij neni, shprehja “ndihmë juridike” ka kuptim të njëjtë siç përcaktohet me Ligjin për Avokatinë. - 412 Verify source ↗
Neni 412
AI-assisted research summary: It is an offence for anyone to unlawfully obstruct or stop a religious ceremony.
Neni 412 Pengimi i ceremonive fetare 1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme pengon ose ndalon kryerjen e ceremonisë fetare, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me përdorimin e forcës apo kanosjes serioze, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. - 413 Verify source ↗
Neni 413
AI-assisted research summary: Unauthorized interference with graves, burial places, corpses, body parts, or ashes is punishable by a fine or imprisonment.
Neni 413 Dëmtimi i varreve apo kufomave 1. Kushdo që pa autorizim gërmon, mih, rrënon, heq, dëmton, shkatërron ose përdhos varrin apo ndonjë vendvarrim tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2. Kushdo që pa autorizim heq, dëmton, shkatërron ose fsheh kufomën, një pjesë të saj ose hirin e të vdekurit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. KAPITULLI XXXIII KORRUPSIONI ZYRTAR DHE VEPRAT PENALE KUNDËR DETYRËS ZYRTARE - 414 Verify source ↗
Neni 414
AI-assisted research summary: A public official who abuses official duty or authority, exceeds powers, or fails official duties for gain or harm can be imprisoned; a higher penalty applies if the gain or harm exceeds 5,000 euro.
Neni 414 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar 1. Personi zyrtar, i cili duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij ose nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që t’i shkel të drejtat e personit tjetër, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 2. Personi zyrtar që e kryen veprën penale nga paragrafi 1 i këtij neni dhe përfitimi apo dëmi e tejkalon shumën prej pesëmijë (5000) euro, dënohet me gjobë dhe burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Për qëllime të këtij neni, shpërdorimi i detyrës zyrtare përfshinë, por nuk kufizohet në: 3.1. shkeljen me dashje apo me dijeni të ligjit lidhur me detyrat apo punësimin e zyrtarit; 3.2. moskryerja me dashje e ndonjë detyre të domosdoshme të përcaktuar me ligj; 3.3. pranimi i dhuratës, tarifës apo përparësisë së çfarëdo lloji si rezultat i kryerjes së GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 159 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS detyrës zyrtare, përveç nëse pranimi i dhuratës, tarifës apo përparësisë lejohet me ligj; 3.4. keqpërdorimi i pasurisë, shërbimeve apo personelit qeveritar apo i ndonjë sendit tjetër me vlerë që i përket qeverisë e që ka rënë në kujdesin apo posedimin e zyrtarit si rezultat i detyrës apo punës së tij; 3.5. nënshtrimi me dashje i personit tjetër në keqtrajtim ose arrest, ndalim, kontroll, marrje, heqje, vlerësim ose barrë për të cilën e di se është e kundërligjshme; ose 3.6. ndalimi ose pengimi me dashje i tjetrit në ushtrimin apo gëzimin e ndonjë të drejte, privilegji, pushteti apo imuniteti ligjor. - 415 Verify source ↗
Neni 415
AI-assisted research summary: This article criminalizes fraud and rule-breaking in public procurement and allows fines, prison terms, and a procurement participation ban.
Neni 415 Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik 1. Kushdo që me vetëdije shkel rregullat e prokurimit publik gjatë një oferte për dhënien e kontratës së prokurimit publik, duke paraqitur dokumentacion të rremë, marrëveshje të fshehtë kundërligjore apo ndërmerr ndonjë veprim tjetër të paligjshëm me qëllim të mashtrimit në procedurat e prokurimit publik dhe më qëllim të ndikimit në vendimin e një autoriteti kontraktues në procedurën e prokurimit publik, dënohet me gjobë dhe burgim deri në pesë (5) vjet. 2. Personat përgjegjës apo kushdo i cili më qëllimisht dhe duke shkelur procedurat dhe rregullat e prokurimit publik, nuk zbatojnë detyrimet që dalin nga kontrata e prokurimit publik me qëllim të përfitimit për vete apo duke shkaktuar dëme buxhetore, nëse karakteristikat e veprave të tjera penale nuk janë përmbushur, dënohet me gjobë dhe burgim deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse kryerësit e veprave penale nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, përfitojnë ose shkaktojnë dëme të konsiderueshme pasurore, në vlerat mbi pesëmijë euro (5.000), atëherë kryerësi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Në rastet e shpalljes fajtor të kryerësit, përveç dënimit, gjykata do t’i shqiptojë kryerësit ndalimin e marrjes pjesë në procedurat për dhënien e kontratave në prokurim publik. - 416 Verify source ↗
Neni 416
AI-assisted research summary: A public official must not misuse official information to gain an improper advantage for themselves or someone else; doing so can lead to a fine and prison.
Neni 416 Keqpërdorimi i informatës zyrtare 1. Personi zyrtar i cili keqpërdor informatën zyrtare me qëllim që për vete apo për personin tjetër të përfitojë ndonjë përparësi që nuk i takon, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Nëse informata zyrtare ka të bëjë me ndonjë veprim të prokurimit apo ankand publik, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në tetë (8) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni rezulton me dobi pasurore apo humbje në vlerën që tejkalon pesëmijë (5.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni rezulton në dobi pasurore apo humbje në vlerën që tejkalon pesëdhjetë mijë (50.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 5. Për qëllime të këtij neni, shprehja “informatë zyrtare” nënkupton informatën në të cilën personi ka qasje si rezultat i detyrës apo punës së tij dhe e cila nuk është bërë publike. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 160 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 417 Verify source ↗
Neni 417
AI-assisted research summary: A public official must not personally participate in an official matter if they know, or should know, that they, a family member, or a related legal person has a financial interest.
Neni 417 Konflikti i interesit 1. Personi zyrtar i cili merr pjesë personalisht në ndonjë çështje zyrtare për të cilën e ka ditur apo është dashur ta dijë se ai apo ajo, ndonjë anëtar i familjes së tij ose të saj, ose ndonjë person juridik që ka të bëjë me të, ka interes financiar, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Nëse çështja zyrtare është veprim i prokurimit apo ankand publik, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 3. Për qëllime të këtij neni, shprehja “merr pjesë” nënkupton ushtrimin e autoritetit zyrtar përmes vendimit, miratimit, mosmiratimit, rekomandimit, këshillimit, hetimit, mbikëqyrjes, administrimit, likuidimit, pagesës ose në ndonjë mënyrë tjetër të ushtrimit të ndikimit të padrejtë për një çështje zyrtare. 4. Për qëllime të këtij neni, shprehja “çështje zyrtare” nënkupton procedurë gjyqësore ose procedurë tjetër zyrtare; aplikim, kërkesë për vendim ose përcaktim tjetër zyrtar; kontratë apo kërkesë; ankand publik ose veprim tjetër i prokurimit; ose ndonjë çështje tjetër e cila prek interesat financiare të personit zyrtar, anëtarit të familjes apo ndonjë personi juridik që ka të bëjë me të. 5. Për qëllime të këtij neni, shprehja “person juridik që ka të bëjë me të” - nënkupton personin juridik në të cilin zyrtari apo anëtari i familjes ka marrëdhënie financiare aktuale apo të ardhshme, përfshirë marrëdhënien afariste ose të punës apo dobi financiare të çfarëdo natyre. 6. Për qëllimet e këtij neni, një anëtar i familjes do të thotë bashkëshorti ose bashkëshortja, prindi, prindi adoptues, fëmija, fëmija i adoptuar, vëllai ose motra, gjyshi ose gjyshja, nipat e mbesat nga vajza dhe djali, hallat dhe tezet, nipat e mbesat nga vëllai dhe motra, dajët dhe axhallarët, njerku/njerka, thjeshtri/thjeshtra, vëllai /motra nga njëri prind, i afërmi i gjakut që jeton në të njejtën shtëpi ose personi me të cilin kryesi jeton në bashkësi jashtëmartesore. - 418 Verify source ↗
Neni 418
AI-assisted research summary: A public official who misappropriates property entrusted to them because of their duty or position can be fined and imprisoned.
Neni 418 Përvetësimi në detyrë 1. Personi zyrtar, i cili me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, përvetëson pasurinë e cila i është besuar për shkak të detyrës apo pozitës së tij, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dobi pasurore apo humbje në vlerë që tejkalon pesëmijë (5.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dobi pasurore apo humbje në vlerë që tejkalon pesëdhjetë mijë (50.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. - 419 Verify source ↗
Neni 419
AI-assisted research summary: An official person, or anyone, may be punished for false accounting-related conduct used to deceive or conceal unlawful payments or transfers, with harsher penalties if the benefit exceeds EUR 5,000 or EUR 50,000.
Neni 419 Mashtrimi në detyrë 1. Personi zyrtar, i cili me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, bën krijimin, përdorimin ose prezantimin e rremë të raportit të llogarive apo në ndonjë mënyrë tjetër e vë në lajthim personin e autorizuar në kryerjen e pagesës ose transferit të kundërligjshëm të parave, pasurisë ose të drejtave tjera, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 161 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2. Kushdo që me qëllim të kryerjes, fshehjes ose maskimit të një vepre penale sipas neneve 309, 310, 421, 422, 423 ose 424 të këtij Kodi, krijon ose përdor një faturë ose ndonjë dokument tjetër kontabël ose regjistrim që përmban informata të rrejshme ose jo të plota, ose heq dorë nga regjistrimi i pagesës, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dobi pasurore në vlerë që tejkalon pesëmijë (5.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dobi pasurore në vlerë që tejkalon pesëdhjetë mijë (50.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. - 420 Verify source ↗
Neni 420
AI-assisted research summary: A person must not, without authorization, use entrusted money, securities, or other movable property, or give such property to someone else for unauthorized use.
Neni 420 Përdorimi i paautorizuar i pasurisë Kushdo që pa autorizim përdor paratë, letrat me vlerë apo pasurinë tjetër të luajtshme e cila i është besuar atij në detyrë ose në përgjithësi në vendin e punës apo në të cilat ka qasje për shkak të shërbimit apo punës së tij, ose kushdo që i jep pasurinë e këtillë personit tjetër për shfrytëzim të paautorizuar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. - 421 Verify source ↗
Neni 421
AI-assisted research summary: Public officials, foreign officials, and foreign public officials are punished if they ask for, accept, or take gifts or benefits to act or fail to act in line with official duty.
Neni 421 Marrja e ryshfetit 1. Personi zyrtar ose personi i huaj zyrtar apo zyrtari publik i huaj i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kërkon ose pranon ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër për vete apo personin tjetër, ose që pranon ofertën apo premtimin për dhuratë apo përfitim të tillë, në mënyrë që personi zyrtar ose personi i huaj zyrtar apo zyrtari publik i huaj të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 2. Personi zyrtar ose personi i huaj zyrtar apo zyrtari publik i huaj i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kërkon ose pranon ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër për vete apo personin tjetër, ose që pranon ofertën apo premtimin për dhuratë apo përfitim të tillë, në mënyrë që personi zyrtar ose personi i huaj zyrtar apo zyrtari publik i huaj të veprojë ose të mos veprojë, në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dobi materiale në vlerë që tejkalon pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. - 422 Verify source ↗
Neni 422
AI-assisted research summary: This article criminalizes bribing an official with an unreasonable gift or other benefit to influence official action or inaction, and sets fines and prison terms; a court may release the offender from punishment if the bribe was given at the official’s request and promptly reported.
Neni 422 Dhënia e ryshfetit 1. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, për vete apo për një person tjetër i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ai person të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, për vete apo për një person tjetër i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ai person të veprojë ose të mos veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me përfitim në vlerë që tejkalon pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 162 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS 4. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni e ka dhënë dhuratën e paarsyeshme apo përfitimin me kërkesë të personit zyrtar apo personit përgjegjës dhe e lajmëron veprën para fillimit të procedurës penale ose para se ta dijë që ka filluar procedura penale, gjykata mund ta lirojë nga dënimi. - 423 Verify source ↗
Neni 423
AI-assisted research summary: It is an offence to directly or indirectly promise, offer, or give a gift or other benefit to a foreign public official or foreign official to influence them to act or not act in line with official duty.
Neni 423 Dhënia e ryshfetit zyrtarit publik të huaj apo personave të huaj zyrtar 1. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër zyrtarit publik të huaj apo personit te huaj zyrtar, për veten ose për personin tjetër, në mënyrë që ai zyrtar i huaj publik apo personi i huaj zyrtar ose personi tjetër të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 2. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër zyrtarit publik të huaj apo personit te huaj zyrtar, për veten ose për personin tjetër, në mënyrë që ai zyrtar i huaj publik apo personi i huaj zyrtar ose personi tjetër të veprojë ose të mos veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me përfitim në vlerë që tejkalon pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 4. Dhurata apo përfitimi i pranuar apo i ofruar në kundërshtim të këtij neni konfiskohet. - 424 Verify source ↗
Neni 424
AI-assisted research summary: Ky nen ndalon kërkimin, pranimin, premtimin, ofrimin ose dhënien e dhuratave apo përfitimeve për ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen zyrtare dhe parashikon gjobë dhe burgim.
Neni 424 Ushtrimi i ndikimit 1. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kërkon ose pranon ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër për vete apo personin tjetër, ose pranon ofertën apo premtimin për dhuratë apo përfitim të tillë, me pretendimin se ai apo ajo është në gjendje të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, zyrtarit të huaj publik ose personit të huaj zyrtar, pavarësisht nëse ndikimi është ushtruar ose pavarësisht nëse ndikimi i supozuar shpie deri te rezultati i synuar, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 2. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër personit tjetër, në mënyrë që ky person të ushtrojë ndikim të papërshtatshëm mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, zyrtarit të huaj publik ose personit të huaj zyrtar, pavarësisht nëse ndikimi është ushtruar ose pavarësisht nëse ndikimi i supozuar shpie deri te rezultati i synuar, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tetë (8) vjet. 3. Dhurata apo përfitimi i pranuar apo i ofruar në kundërshtim të këtij neni konfiskohet. - 425 Verify source ↗
Neni 425
AI-assisted research summary: A judge who unlawfully issues a court decision for personal or another person’s unlawful benefit, or to harm another person, is punishable by imprisonment of 6 months to 5 years.
Neni 425 Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore Gjyqtari i cili me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër ose për t’i shkaktuar dëm personit tjetër, nxjerr vendim të kundërligjshëm, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. - 426 Verify source ↗
Neni 426
AI-assisted research summary: Official secret disclosures by an official are punishable, including after official status ends.
Neni 426 Zbulimi i fshehtësisë zyrtare 1. Personi zyrtar i cili pa autorizim kumton, dërgon ose në ndonjë mënyrë tjetër i vë në GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 163 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS dispozicion personit tjetër informatën që përbën fshehtësi zyrtare ose siguron informatën e tillë me qëllim që t’ia përcjellë ndonjë personi të paautorizuar, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet për përfitim personal ose me qëllim të publikimit apo shfrytëzimit të informacionit jashtë Republikës së Kosovës, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 4. Dispozitat e këtij neni zbatohen ndaj personit i cili zbulon fshehtësinë zyrtare edhe pasi që të ketë pushuar statusi i tij zyrtar. 5. Për qëllime të këtij neni, shprehja “fshehtësi zyrtare” nënkupton informatat ose dokumentet të shpallura si fshehtësi zyrtare me ligj, dispozita të tjera ose me vendim të organit kompetent të nxjerrë në bazë të ligjit dhe zbulimi i të cilave ka shkaktuar ose mund të shkaktojë pasoja të dëmshme. Sidoqoftë, informatat në vijim nuk konsiderohen fshehtësi zyrtare: 5.1. informatat apo dokumentet të cilat janë të drejtuara në cenimin e rëndë të të drejtave themelore të njeriut ose mos zbulimi i të cilave do të mund të rrezikonte rendin kushtetues apo sigurinë e Republikës së Kosovës; ose 5.2. informatat dhe dokumentet të cilat kanë për qëllim fshehjen e kryesit të veprës penale të dënueshme me së paku pesë (5) vjet burgim. - 427 Verify source ↗
Neni 427
AI-assisted research summary: Official persons who make false entries in official documents or records, certify false documents with a signature or seal, use false official documents as true, or destroy/hide/damage them can be punished by imprisonment.
Neni 427 Falsifikimi i dokumentit zyrtar 1. Personi zyrtar i cili në dokumentin zyrtar, në regjistër ose në shkresën zyrtare shënon të dhëna të rreme ose nuk shënon të dhënat e duhura apo me nënshkrimin e tij ose me vulën zyrtare vërteton dokumentin zyrtar, regjistrin apo shkresën zyrtare e cila përmban të dhëna të rreme ose mundëson përpilimin e dokumentit, regjistrit ose shkresës së tillë me përmbajtje të rreme, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Personi zyrtar i cili shfrytëzon dokumentin zyrtar, regjistrin ose shkresën zyrtare të rreme si të vërtetë në veprimtarinë e tij afariste ose i cili asgjëson, fsheh, dëmton apo në ndonjë mënyrë tjetër e bën të papërdorshëm dokumentin zyrtar, regjistrin ose shkresën zyrtare, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni. - 428 Verify source ↗
Neni 428
AI-assisted research summary: A public official who unlawfully collects or underpays in payment or delivery can be fined and imprisoned for up to 3 years.
Neni 428 Arkëtimi dhe pagesa e kundërligjshme 1. Personi zyrtar i cili arkëton nga tjetri diçka që personi i tillë nuk është i detyruar të paguajë ose arkëton më shumë se që personi i tillë është i detyruar të paguajë apo që gjatë pagesës ose dërgesës, paguan ose dërgon më pak se që është dashur, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vlera e pagesës apo dërgesës nga paragrafi 1. i këtij neni tejkalon shumën prej pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Tentativa për të kryer veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni është e dënueshme. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 164 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 429 Verify source ↗
Neni 429
AI-assisted research summary: A public official who takes movable property during a search or while enforcing a court decision for personal or another person’s gain is punishable by imprisonment.
Neni 429 Përvetësimi i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apo ekzekutimit të vendimit gjyqësor Personi zyrtar i cili gjatë bastisjes së lokaleve, personit apo gjatë ekzekutimit të vendimit gjyqësor, merr pasurinë e luajtshme me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose për personin tjetër, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. - 430 Verify source ↗
Neni 430
AI-assisted research summary: A person legally required to declare assets, income, gifts, other material benefits, or financial obligations must file the declaration truthfully and on time; failure, false statements, or missing required information can lead to fines, prison, and confiscation of the undeclared or falsely declared value.
Neni 430 Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare 1. Çdo person, i cili sipas ligjit është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare, dhe i cili nuk bën një gjë të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. Vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni konsiderohet se është kryer kur deklarata nuk paraqitet brenda afatit për paraqitjen e deklaratës. 2. Çdo person, i cili sipas ligjit është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare, i cili bën deklaratë të rreme ose nuk paraqet të dhënat e kërkuara në deklaratë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. Gjobat e shqiptuara sipas këtij neni mund të jenë ditore dhe mund të shqiptohen derisa kryesi të përfill urdhrin, vendimin apo aktgjykimin e plotfuqishëm që është subjekt i veprimit. 3. Vlera e padeklaruar ose e deklaruar rrejshëm e pasurisë, të ardhurave, dhuratave ose të dobisë tjetër pasurore, konfiskohet KAPITULLI XXXIV DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 431 Verify source ↗
Neni 431
AI-assisted research summary: Criminal sanctions imposed by a final judgment before this Code entered into force continue with the same duration and amount if the underlying offence is still punishable under the Code.
Neni 431 Vazhdimësia e sanksioneve penale Të gjitha sanksionet penale për veprat të cilat edhe me këtë Kod janë të ndëshkueshme dhe të shqiptuara me aktgjykim të formës së prerë para hyrjes në fuqi të këtij Kodi vazhdojnë me kohëzgjatje dhe lartësi të njëjtë. - 432 Verify source ↗
Neni 432
AI-assisted research summary: Rules for criminal offenses that do not match this Code must be harmonized within one year after the Code enters into force.
Neni 432 Harmonizimi i dispozitave që nuk janë në pajtim me këtë Kod Dispozitat për veprat penale që nuk janë në pajtim me këtë Kod, do të harmonizohen brenda afatit prej një (1) viti nga data e hyrjes në fuqi e këtij Kodi. - 433 Verify source ↗
Neni 433
AI-assisted research summary: When this Code enters into force, it repeals the listed earlier criminal law instruments.
Neni 433 Shfuqizimi i akteve ligjore Me hyrjen në fuqi të këtij Kodi, shfuqizohen Kodi nr. 04/L-082 Penal i Republikës së Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-129 si dhe Ligjin nr. 04/L-273. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË 165 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 434 Verify source ↗
Neni 434
AI-assisted research summary: The Penal Code of Kosovo enters into force three months after publication in the Official Gazette.
Neni 434 Hyrja në fuqi Kodi Penal i Republikës së Kosovës hyn nё fuqi tre (3) muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës Kodi Nr. 06/L -074 23 nëntor 2018 Shpallur me dekretin Nr. DL-065-2018, datë 13.12.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.