KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Part 2 of 3 · provisions 201–400
This part is the preamble to Kosovo’s Criminal Procedure Code and identifies the code, its legal basis, and that it is being adopted.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Statute
- Citation
- KUV-08/L-032-KOD
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
- Complete work
- View statute overview
Statute overview
About this statute
This part is the preamble to Kosovo’s Criminal Procedure Code and identifies the code, its legal basis, and that it is being adopted. This article says the criminal procedure rules are mandatory for courts, the state prosecution, and other participants in criminal proceedings. Only a competent, independent, and impartial court established by law may impose a criminal penalty or other criminal sanction. A suspected or charged person is presumed innocent until a final court judgment proves guilt, and doubts about key facts or criminal-law provisions must be interpreted in the defendant’s favor. No one may be prosecuted or punished for an offense where there has already been a final acquittal, conviction, discontinuance, or rejection of the indictment.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Showing 200 of 558
- 194 Verify source ↗
Neni 194
AI-assisted research summary: Pretrial detainees must be kept in designated detention facilities or separate parts of prisons, separated by sex and generally separated by offense group and status.
Neni 194 Veçimi i të paraburgosurve 1. Paraburgimi mbahet në objekte të posaçme të paraburgimit ose në pjesë të ndarë të institucionit për mbajtjen e dënimeve me burgim. 2. Persona të gjinive të ndryshme nuk mund të mbahen në të njëjtën dhomë. Në parim, personat që kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës së njëjtë penale nuk vendosen në dhomë të njëjtë dhe personat që mbajnë dënimin nuk vendosen në dhomë të njëjtë me të paraburgosurit. Po qe e mundur, personat që kanë përsëritur veprën penale nuk vendosen në dhomë të njëjtë me personat tjerë në paraburgim tek të cilët mund të ndikojnë negativisht. 3. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, me propozim të drejtorit të qendrës së paraburgimit në të cilën është vendosur i paraburgosuri, mund ta transferojë të paraburgosurin GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 102 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE nga lokalet e një institucioni të paraburgimit në tjetrin për shkaqe sigurie, rendi dhe mbajtjeje të disiplinës ose për zbatim të suksesshëm dhe të arsyeshëm të procedurës penale. - 195 Verify source ↗
Neni 195
AI-assisted research summary: During detention, the detainee may keep and use certain personal items, hygiene items, media listening devices, publications, professional and other reading materials, money, and other items that fit the space and do not disturb other detainees.
Neni 195 Gjësendet të cilat të paraburgosurit kanë të drejtë të mbajnë dhe të shfrytëzojnë Gjatë kohës së paraburgimit, i paraburgosuri mund të mbajë me vete dhe të shfrytëzojë sende për përdorim personal, për mbajtjen e higjienës, pajisje për dëgjimin e mediave publike, publikime, literaturë profesionale dhe literaturë tjetër, para dhe sende të tjera të cilat për nga masa dhe sasia mundësojnë jetë normale në hapësirën e qëndrimit dhe që nuk i pengojnë të paraburgosurit e tjerë. Gjatë kontrollit personal të të paraburgosurit sendet tjera ruhen. - 196 Verify source ↗
Neni 196
AI-assisted research summary: Pretrial detainees have a right to 8 hours of uninterrupted rest in every 24 hours, at least 2 hours daily outdoors, and payment for work done. They may also be allowed to do certain work, subject to institutional conditions and criminal-procedure safeguards.
Neni 196 E drejta e të paraburgosurve në pushim, lëvizje dhe pagesë për punën e kryer 1. I paraburgosuri ka të drejtë në tetë (8) orë pushim pa ndërprerje brenda njëzet e katër (24) orëve. Përveç kësaj, atij i garantohet së paku dy (2) orë në ditë lëvizje në ambient të hapur. 2. I paraburgosuri mund të kryejë punë të nevojshme për mbajtjen e rendit dhe pastërtisë në ambientin e tyre. Të paraburgosurit mund t’i lejohet të punojë në aktivitete që i përgjigjen aftësive fizike dhe mendore brenda mundësive dhe kushteve me të cilat disponon institucioni dhe me kusht që të mos e dëmtojë procedurën penale. Gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues vendos për këtë në marrëveshje me drejtorinë e institucionit. 3. I paraburgosuri ka të drejtë pagese për punën e kryer. Ministria e Drejtësisë nxjerr akt nënligjor me të cilën përcakton mënyrën dhe shumën e pagesës. - 197 Verify source ↗
Neni 197
AI-assisted research summary: Rregullohen vizitat dhe komunikimet e të paraburgosurve, zakonisht me leje ose dijeni të gjyqtarit dhe nën mbikëqyrje, me disa përjashtime për Avokatin e Popullit dhe përfaqësues të caktuar.
Neni 197 Vizitat dhe e drejta për të komunikuar 1. Me leje të gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues apo kryetarit të trupit gjykues dhe nën mbikëqyrjen e tij ose nën mbikëqyrjen e ndonjë personi të caktuar nga gjyqtari i tillë, i paraburgosuri mund të vizitohet nga anëtarët e familjes, siç definohet në Kodin Penal dhe me kërkesë të tij mund të vizitohet nga mjeku apo nga persona të tjerë, duke respektuar rregullat e institucionit të paraburgimit. Vizita të tilla mund të ndalohen nëse mund të dëmtojnë zbatimin e procedurës penale. 2. Me dijeninë e gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues apo kryetarit të trupit gjykues, përfaqësuesit e ambasadës, zyrës ndërlidhëse ose të misionit diplomatik kanë të drejtë të vizitojnë dhe të bisedojnë pa mbikëqyrje me të paraburgosurin që është shtetas i vendit të tyre. Përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare kompetente gëzojnë të drejta të njëjta të vizitojnë dhe të bisedojnë me të paraburgosurit të cilët janë refugjatë ose në ndonjë mënyrë tjetër janë nën mbrojtjen e organizatës së tillë ndërkombëtare. 3. Avokati i Popullit ose zëvendësi i tijë mund të vizitojë të paraburgosurit dhe të korrespondojë me ta pa paralajmërim paraprak dhe pa mbikëqyrjen e gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues apo kryetarit të trupit gjykues ose personave të tjerë të emëruar nga gjyqtari i tillë. Letrat e të paraburgosurit dërguar Zyrës së Avokatit të Popullit të Kosovës nuk mund të kontrollohen. Avokati i Popullit dhe zëvendësi i tij mund të komunikojnë gojarisht ose me shkrim në mënyrë konfidenciale me të paraburgosurit. Komunikimi ndërmjet të paraburgosurit dhe Avokatit të Popullit ose zëvendësit të tij mund të shikohet nga zyrtari i policisë, por jo të dëgjohet. 4. Të paraburgosurit mund të korrespondojnë ose të kenë kontakte të tjera me persona jashtë institucionit të paraburgimit me dijeninë dhe nën mbikëqyrjen e gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues. Gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 103 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, pasi të ketë konsultuar prokurorin e shtetit mund të ndalojë dërgimin dhe pranimin e letrave dhe të dërgesave të tjera ose vënien e kontaktit që është i dëmshëm për procedurën, por nuk mund t’ia ndalojë të paraburgosurit dërgimin e kërkesave, ankesave ose komunikimin me mbrojtësin e tij. 5. Kur gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues refuzon vizitën në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni ose e ndalon komunikimin në pajtim me paragrafin 4 të këtij neni, i paraburgosuri mund të kërkojë nga kolegji shqyrtues t’i jepet leje e tillë. 6. Pas ngritjes së aktakuzës deri te forma e prerë e aktgjykimit, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues, vendos për çështjet nga paragrafët 1 deri 4, të këtij neni, ndërsa paragrafi 5 i këtij neni zbatohet përshtatshmërisht. - 198 Verify source ↗
Neni 198
AI-assisted research summary: The correctional institution director may run disciplinary proceedings and impose a disciplinary ban or restriction on visits or correspondence for a detainee who committed a disciplinary violation.
Neni 198 Disiplina e të paraburgosurve 1. Drejtori i institucionit korrektues mund të zhvillojë procedurën disiplinore dhe të shqiptojë masën disiplinore të ndalimit ose kufizimit të vizitave apo korrespondencave ndaj të paraburgosurit që ka bërë shkelje disiplinore. 2. Shkelja disiplinore përfshin: 2.1. sulmin fizik ndaj të paraburgosurve të tjerë, ndaj punëtorëve të institucionit të paraburgimit ose personave të tjerë zyrtar; 2.2. prodhimin, pranimin ose futjen e sendeve për sulm ose arratisje; 2.3. prodhimin ose futjen e pijeve alkoolike dhe narkotikëve dhe shpërndarjen e tyre; 2.4. shkeljen e rregullave për mbrojtjen në punë, mbrojtjen nga zjarri dhe parandalimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore; 2.5. përsëritjen e shkeljes së rendit shtëpiak të institucionit të paraburgimit; 2.6. shkaktimin e qëllimshëm të dëmit të madh material ose nga pakujdesia e rëndë; ose 2.7. sjelljen fyese dhe të padenjë. 3. Kufizimi ose ndalimi i vizitës apo i korrespondencës nuk zbatohet ndaj vizitave ose korrespondencave me mbrojtësin, mjekët, Avokatin e Popullit të Kosovës, përfaqësuesit e ambasadës, zyrës ndërlidhëse ose të misionit diplomatik të shtetit, shtetas i të cilit është i paraburgosuri, ose të përfaqësuesve të organizatës kompetente në rastin e refugjatit ose të personit i cili në ndonjë mënyrë tjetër është nën mbrojtjen e asaj organizate ndërkombëtare. 4. Kundër vendimit për shqiptimin e masës disiplinore nga paragrafi 1 i këtij neni mund të paraqitet ankesë te gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues në afat prej njëzet e katër (24) orëve nga pranimi i vendimit. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit. 5. Vendimi mbi ankesën nga paragrafi 4 i këtij neni merret në afat prej dyzet e tetë (48) orëve. - 199 Verify source ↗
Neni 199
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale zbatohet përshtatshëm për të paraburgosurit, përveç kur ky Kod ose ligjet e nxjerra sipas tij parashohin ndryshe.
Neni 199 Zbatimi i Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale ndaj të paraburgosurve Me përjashtim të rasteve kur ky Kod dhe ligjet tjera të nxjerra sipas këtij Kodi parashohin ndryshe, dispozitat e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale zbatohen përshtatshmërisht GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 104 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE për monitorimin, përcjelljen, mbikëqyrjen, mbajtjen e rendit dhe disiplinës, përdorimin e forcës, kontrollin personal dhe kontrollin e lokaleve në rastin e të paraburgosurve. - 200 Verify source ↗
Neni 200
AI-assisted research summary: The competent basic court president is ultimately responsible for supervising how detainees are treated, and the president or ordering judge may visit detainees, speak with them, and receive their complaints at any time.
Neni 200 Mbikëqyrja e trajtimit të të paraburgosurve 1. Kryetari i gjykatës themelore kompetente ka përgjegjësinë përfundimtare për mbikëqyrjen e trajtimit të të paraburgosurve. 2. Kryetari i gjykatës themelore kompetente ose gjyqtari i cili ka urdhëruar paraburgimin, në çdo kohë mund të vizitojë të paraburgosurit, të bisedojë me ta dhe të pranojë ankesat e tyre. 3. Detyrimet nga ky nen nuk ndikojnë në detyrimin e gjyqtarit kompetent nga neni 189 i këtij Kodi për të vlerësuar ankesat e të pandehurve të cilët paraqesin ankesa të vlefshme lidhur me kushtet e paraburgimit dhe t’i korrigjoj ato kushte të kundërligjshme. KAPITULLI XI PROCESVERBALET A. Përpilimi dhe mbajtja e procesverbaleve - 201 Verify source ↗
Neni 201
AI-assisted research summary: Rules on how a criminal-procedure record must be made and who writes it.
Neni 201 Procesverbali i veprimeve në procedurë penale 1. Për çdo veprim të ndërmarrë gjatë procedurës penale shkruhet procesverbal në të njëjtën kohë kur ushtrohet veprimi, e kur kjo nuk është e mundur, atëherë shkruhet menjëherë pas kësaj. 2. Procesverbalin e shkruan procesmbajtësi i gjykatës, por kur veprimet ushtrohen nga prokurori i shtetit, procesverbalin e shkruan procesmbajtësi i zyrës së prokurorit të shtetit. Vetëm kur bëhet kontrolli i banesës apo i personave ose kur veprimi kryhet jashtë lokalit zyrtar të organit publik apo të autoritetit kompetent, e procesmbajtësi nuk mund të sigurohet, procesverbalin mund ta shkruajë personi i cili e kryen veprimin. 3. Kur procesverbalin e shkruan procesmbajtësi, atij i tregon gojarisht personi i cili kryen veprimin se çka duhet shënuar në procesverbal. 4. Personit që merret në pyetje i lejohet që personalisht t’i jep përgjigjet në procesverbal. Në rast të keqpërdorimit kjo e drejtë mund t’i mohohet. 5. Kur marrja në pyetje në procedurë paraprake, marrja e deklaratës në procedurë paraprake ose mundësia hetuese e veçantë duhet të regjistrohen audio ose të regjistrohen audio dhe video, kopja e regjistrimit i bashkëngjitet procesverbalit. - 202 Verify source ↗
Neni 202
AI-assisted research summary: Procesverbali duhet të përfshijë shënimet kryesore për veprimin procedural, përfshirë vendin, kohën, personat e pranishëm, numrin e çështjes dhe çdo konfiskim apo identifikim të rëndësishëm.
Neni 202 Shënimet në procesverbal 1. Në procesverbal shënohet emërtimi i organit kompetent para të cilit ushtrohet veprimi, vendi ku ushtrohet veprimi, data dhe ora kur ka filluar dhe përfunduar veprimi, emrat e mbiemrat e personave të pranishëm dhe në çfarë cilësie janë të pranishëm, si dhe numri i lëndës penale në të cilën ushtrohet veprimi. 2. Me rastin e ushtrimit të veprimit konkret procedural në pajtim me ligjin, pala duhet të informohet për të drejtën që i takon sipas ligjit. Fakti se njoftimi i tillë është bërë duhet të shënohet në procesverbal, ashtu siç duhet të shënohet edhe nëse pala e ka shfrytëzuar atë të drejtë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 105 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 3. Procesverbali duhet të përmbajë të dhënat thelbësore për zbatimin dhe përmbajtjen e veprimit të ushtruar. Kur me rastin e zbatimit të veprimit janë konfiskuar sendet ose shkresat, kjo shënohet në procesverbal, kurse sendet e marra i bashkëngjiten procesverbalit ose shënohet se ku gjenden për t’u ruajtur. 4. Me rastin e ndërmarrjes së veprimit procedural, siç është këqyrja e vendit ku është kryer vepra penale, kontrolli i shtëpisë, personit apo pronës tjetër ose identifikimi i personave apo i sendeve, dhe të dhëna me rëndësi për natyrën e veprimit ose vërtetimin e identitetit të provave ose pasurisë së specifikuar (përshkrimi, përmasat dhe madhësia e provave ose pasurisë së specifikuar ose e gjurmëve që kanë mbetur, duke vendosur etiketa identifikuese në prova apo pasuri të specifikuar, etj.), gjithashtu shënohen në procesverbal; e kur bëhen skica, vizatime, plane, fotografi, incizime filmike ose incizime të tjera teknike, ato po ashtu shënohen në procesverbal dhe i bashkëngjiten procesverbalit. 5. Shkresat ose sendet të cilat ceken gjatë marrjes në pyetje në procedurë paraprake, marrjes së deklaratës në procedurë paraprake ose mundësisë hetuese të veçantë identifikohen me numra të provave. Shkresat ose sendet ceken sipas numrave të tyre gjatë marrjes në pyetje në procedurë paraprake, marrjes së deklaratës në procedurë paraprake ose mundësisë hetuese të veçantë, dhe në procesverbal shënohen sipas numrit të tyre. - 203 Verify source ↗
Neni 203
AI-assisted research summary: The minutes must be kept properly, with no erasures, additions, or changes; crossed-out spaces must remain readable.
Neni 203 Ruajtja e procesverbalit 1. Procesverbali duhet të mbahet me rregull, në të nuk bën të shlyhet, të shtohet ose të ndryshohet asgjë. Vendet e vijëzuara duhet të mbeten të lexueshme. 2. Të gjitha ndryshimet, korrigjimet dhe shtesat shënohen në fund të procesverbalit dhe ato duhet të vërtetohen nga personat që e nënshkruajnë procesverbalin. - 204 Verify source ↗
Neni 204
AI-assisted research summary: This article says certain present participants may read the protocol or ask for it to be read to them, and the investigating person must warn them of that right.
Neni 204 Shqyrtimi i procesverbalit 1. Personi kundër të cilit zbatohet veprimi procedural, personat që duhet të jenë të pranishëm në veprimin hetimor, si dhe palët, mbrojtësi dhe mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës, po qe se janë të pranishëm, kanë të drejtë ta lexojnë procesverbalin ose të kërkojnë që t’u lexohet. Personi që ushtron veprimin hetimor detyrohet t’i paralajmërojë ata për këtë të drejtë, kurse në procesverbal shënohet se a është bërë paralajmërimi dhe a është lexuar procesverbali. Procesverbali lexohet gjithmonë kur nuk ka pasur procesmbajtës dhe kjo shënohet në procesverbal. 2. Procesverbalin e nënshkruan personi që merret në pyetje. Kur procesverbali përbëhet nga më shumë se një faqe, personi i pyetur nënshkruan secilën faqe. 3. Në fund, procesverbalin e nënshkruajnë përkthyesi, nëse ka pasur, dëshmitarët prania e të cilëve ka qenë e detyruar me rastin e kryerjes së veprimit hetimor, kurse me rastin e kontrollit atë e nënshkruan edhe personi që kontrollohet ose personi shtëpia ose prona tjetër e të cilit kontrollohet, nëse ka qenë prezent gjatë kontrollit. Kur procesverbalin nuk e nënshkruan procesmbajtësi, procesverbalin e nënshkruajnë personat që marrin pjesë në procedurë. Kur nuk ka persona të tillë ose kur ata nuk janë në gjendje të kuptojnë përmbajtjen e procesverbalit, procesverbalin e nënshkruajnë dy (2) dëshmitarë, përveç kur nuk është e mundur të sigurohet prania e tyre. 4. Personi analfabet në vend të nënshkrimit vë shenjën e gishtit tregues të dorës së djathtë, kurse procesmbajtësi nën këtë shenjë shkruan emrin dhe mbiemrin e tij. Kur nuk ka mundësi që të vihet shenja e gishtit tregues të djathtë, vihet shenja e ndonjë gishti tjetër ose shenja e gishtit të dorës së majtë dhe në procesverbal shënohet se nga cili gisht dhe nga cila dorë është marrë shenja. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 106 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 5. Në qoftë se personi i pyetur nuk i ka të dy duart, ai e lexon procesverbalin, e kur është analfabet, procesverbali i lexohet dhe kjo shënohet në procesverbal. 6. Kur veprimi hetimor nuk ka mund të kryhet pa ndërprerje, në procesverbal shënohet dita dhe ora kur është bërë ndërprerja si dhe dita dhe ora kur ka vazhduar veprimi hetimor. 7. Po qe se ka pasur vërejte rreth përmbajtjes së procesverbalit, në procesverbal shënohen edhe ato vërejtje. 8. Në fund, procesverbalin e nënshkruan personi që e ka ushtruar veprimin hetimor dhe procesmbajtësi. 9. Kur personi i cili sipas këtij Kodi duhet të nënshkruajë procesverbalin, kundërshton ta nënshkruajë atë ose të vendosë shenjën e gishtit, organi i procedurës shënon në procesverbal shkaqet e refuzimit. - 205 Verify source ↗
Neni 205
AI-assisted research summary: Disa marrje në pyetje duhet të regjistrohen me audio ose video dhe, në disa raste, mund të transkriptohen.
Neni 205 Regjistrimi i seancave me incizim audio dhe me incizim audio dhe video 1. Seancat e zbatueshme të marrjes së deklaratës në procedurë paraprake ose të mundësisë hetuese të veçantë, apo marrja tjetër në pyetje sipas nevojës, regjistrohet me video ose audio në përputhje me procedurën vijuese: 1.1. personi që merret në pyetje njoftohet në gjuhën që ai e kupton dhe e flet se marrja në pyetje do të regjistrohet me incizim audio ose video. 1.2. incizimi duhet të përmbajë të dhënat nga neni 202, paragrafi 1 i këtij Kodi dhe njoftimin nga neni 122 i këtij Kodi, si dhe informatat e nevojshme për identifikimin e peronave deklarimet e të cilëve incizohen. Kur incizohen deklarimet e më shumë personave, duhet siguruar që nga incizimi të mund të identifikohet se kush e ka dhënë deklarimin. 1.3. në rast ndërprerjeje gjatë marrjes në pyetje, ndërprerja dhe koha e ndërprerjes regjistrohet para se të përfundojë incizimi audio ose video, si dhe rifillimi i marrjes në pyetje; 1.4. në fund të marrjes në pyetje, personit të pyetur duhet ofruar mundësinë që të sqarojë atë që e ka thënë ose të shtojë atë që dëshiron. Me kërkesën e personit të marrë në pyetje, incizimi menjëherë riprodukohet dhe incizohen korrigjimet apo shpjegimet e personit. Koha e përfundimit të marrjes në pyetje gjithmonë shënohet. 2. Në bazë të diskrecionit të prokurorit të shtetit apo sipas urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupi gjykues, përmbajtja e incizimit mund të transkriptohet. Në rast se transkriptohet përmbajtja, transkripti bëhet sa më parë që të jetë e mundur pas përfundimit të marrjes në pyetje dhe me kërkesën e personit të pyetur një kopje e transkriptit i dërgohet atij. 3. Se paku katër (4) kopje të incizimit audio apo të incizimit audio dhe video nga ky nen kopjohen në CD ose DVD disqe, apo në mjet të ngjashme me to, dhe së bashku me procesverbalin me shkrim të marrjes në pyetje vihen në shkresat e lëndës. Një kopje origjinale mbetet gjithmonë në shkresat e lëndës, një kopje i jepet secilit mbrojtës kur ngritet aktakuza, një kopje i sigurohet mbrojtësit të viktimës apo përfaqësuesit të viktimës dhe një kopje mbahet nga prokurori i shtetit. 4. Procesverbali i shkruar i marrjes në pyetje përmban: 4.1. faktin se marrja në pyetje është incizuar në mënyrë audio ose video; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 107 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 4.2. emrin e personit i cili e ka bërë incizimin; 4.3. emrin e personave të pranishëm gjatë seancës së incizimit; 4.4. faktin se personi që merret në pyetje është njoftuar më parë për vendimin e incizimit të marrjes në pyetje; 4.5. nëse incizimi është riprodukuar; 4.6. përmbledhjen e deklaratës; dhe 4.7. kopjet e provave të cilat i janë treguar personit i cili është marrë në pyetje. 5. Pas shumëzimit të kopjeve, procesmbajtësi e mbyll kopjen origjinale të incizimit dhe e nënshkruan, si dhe ia bashkëngjet deklaratën se incizimi nuk është ndryshuar dhe së është incizim i vërtetë i seancës. 6. Nëse ndodh ndonjë gabim teknik gjatë incizimit audio ose incizimit audio dhe video, personi marrja në pyetje e të cilit është duke u incizuar njoftohet për këtë gabim teknik gjatë incizimit dhe rimerret në pyetje prapë lidhur me çështjet apo përgjigjet incizimi i të cilave është ndikuar nga gabimi teknik, ose lejohet që të bëjë korrigjime lidhur me çështjet apo përgjigjet incizimi i të cilave është ndikuar nga gabimi teknik. 7. Incizimi audio apo incizimi audio dhe video i seancës nuk mund të ndryshohet apo të redaktohet. Në rast se në procedurën penale lidhur me të cilën është incizuar seanca është ngritur aktakuzë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të vendos që incizimi audio ose incizimi audio dhe video i seancës të jetë i papranueshëm kur ka shkak të bazuar për të besuar se incizimi është ndryshuar apo redaktuar. Shkaku i bazuar nga ky paragraf nuk mund të mbështetet vetëm në dallimet në deklaratat e personit që merret në pyetje. 8. Të dhënat personale të të pandehurit, të dëmtuarit apo dëshmitarit janë konfidenciale dhe mund të përdoren vetëm gjatë procedurës penale. Shkelja nga ky paragraf konsiderohet si shkelje e detyrimeve etike të profesionistit të përfshirë dhe mund të sanksionohet nga gjykata. - 206 Verify source ↗
Neni 206
AI-assisted research summary: Certain prosecutors and judges may order audio or video recording of other investigative acts, in addition to questioning.
Neni 206 Regjistrimi i veprimeve me incizim audio ose incizim audio dhe video Prokurori i shtetit, gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të urdhërojë që, përpos marrjes në pyetje, të incizohen në mënyrë audio apo video edhe veprime të tjera hetimore. - 205 Verify source ↗
Neni 205
AI-assisted research summary: Article 205 of this Code applies as appropriate.
Neni 205 i këtij Kodi zbatohet përshtatshmërisht. - 207 Verify source ↗
Neni 207
AI-assisted research summary: Some listed judicial/prosecutorial officers may order an investigative action, or part of it, to be stenographed by hand or machine.
Neni 207 Stenografimi me dorë apo me makinë dhe transkriptimi Prokurori i shtetit, gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të urdhërojë që veprimi hetimor në procedurë ose pjesë të tij të stenografohen me dorë apo me makinë stenografike. Procesverbali stenografik brenda dyzet e tetë (48) orësh transkriptohet, kontrollohet dhe i bashkëngjitet procesverbalit. - 208 Verify source ↗
Neni 208
AI-assisted research summary: The responsible record keeper must keep case files in an orderly way, and the Kosovo Prosecutorial Council and Kosovo Judicial Council may set internal rules for handling case files in prosecutor’s offices and courts.
Neni 208 Shkresat e Lëndës 1. Të gjitha procesverbalet, regjistrimet, transkriptet, provat, urdhrat, aktvendimet, kërkesat, ankesat, aktgjykimet apo shkresat tjera të rëndësishme për procedurën penale mbahen në shkresat e lëndës. 2. Shkresat e lëndës mbahen në mënyrë të rregullt nga procesmbajtësi përgjegjës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 108 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 3. Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës janë kompetent për të përcaktuar rregulla mbi trajtimin e brendshëm të shkresave të lëndëve në kuadër të zyrave prokuroriale, respektivisht gjykatave. B. Shikimi i Procesverbalit dhe Shkresave të Lëndës - 209 Verify source ↗
Neni 209
AI-assisted research summary: This article gives suspects, defendants, and defense access to case materials at different stages of the investigation, with limited exceptions for sensitive information and investigative or safety risks.
Neni 209 Qasja e të dyshuarit dhe të pandehurit në shkresat e lëndës 1. Gjatë hapave fillestarë të policisë, i dyshuari duhet të ketë qasje në dëshmitë që janë duke u mbledhur me kërkesë të tij, përveç rasteve ku paragrafi 6 ose 7 i këtij neni mund të aplikohet përshtatshmërisht. 2. Me fillimin e hetimit, prokurori i shtetit është i detyruar që t’i sigurojë cilitdo të pandehur apo mbrojtësve të tyre qasje në shkresat e lëndës, përveç përjashtimeve të parapara me këtë nen. 3. Në asnjë fazë të hetimit mbrojtjes nuk mund t’i mohohet shikimi i shkresave lidhur me procesin e marrjes në pyetje të të pandehurit, shikimi i materialit të marrë nga i pandehuri apo materialit që i përket atij, shikimi i materialit lidhur me veprimet hetimore në të cilat është lejuar ose është dashur të lejohet pjesëmarrja e mbrojtësit ose shikimi i ekspertizave. 4. Pas përfundimit të hetimit, mbrojtja ka të drejtë të shikojë, të kopjojë ose t’i fotografojë të gjitha shkresat dhe provat materiale me të cilat disponon gjykata. 5. Pas ngritjes së aktakuzës, të pandehurit ose të pandehurve të cekur në aktakuzë u sigurohet kopja ose kopjet e shkresave të lëndëve. 6. Përveç të drejtave që i gëzon mbrojtja nga paragrafët 2, 3 dhe 4 të këtij neni, mbrojtjes i lejohet nga prokurori i shtetit që të shikojë, të kopjojë ose të fotografojë shkresa, libra, dokumente, fotografi dhe objekte të tjera materiale në posedim, ruajtje ose kontroll të prokurorit të shtetit, materiale të cilat shërbejnë për përgatitjen e mbrojtjes ose të cilat kanë për qëllim që të shfrytëzohen nga prokurori i shtetit si prova gjatë shqyrtimit gjyqësor, ose që janë marrë nga i pandehuri apo kanë qenë pronë e tij, varësisht nga rasti. Prokurori i shtetit mund t’i refuzojë mbrojtjes shikimin, kopjimin ose fotografimin e shkresave të caktuara, të librave, dokumenteve, fotografive dhe objekteve të tjera materiale në posedim, ruajtje ose nën kontroll të tij, nëse ka gjasa reale se shikimi, kopjimi ose fotografimi mund të rrezikojë qëllimin e hetimit, jetën ose shëndetin e njerëzve. Në rast të tillë, mbrojtja mund të kërkojë nga gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues që të lejojë shikimin, kopjimin ose fotokopjimin. Vendimi i gjyqtarit kompetent është përfundimtar. 7. Informacionet mund të redaktohen ose të shënjohen nga prokurori i shtetit me vijë të trashë të zezë për të fshehur të dhëna të caktuara në kopjet e shkresave të cilat përmbajnë të dhëna të ndjeshme. I pandehuri mund të kundërshtojë redaktimin te gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues brenda tre (3) ditëve nga pranimi i kopjes së redaktuar. Prokurorit të shtetit i jepet mundësia që të shpjegojë bazën ligjore të redaktimit pa zbuluar informacionin e ndjeshëm. Gjyqtari kompetent shqyrton informacionin e ndjeshëm dhe merr vendim brenda tre (3) ditëve nëse redaktimi është ligjërisht i arsyetuar. 8. Dispozitat e këtij neni varen nga masat për mbrojtjen e të dëmtuarve ose viktimës, dëshmitarëve dhe privatësisë së tyre si dhe për mbrojtjen e informacioneve konfidenciale, siç parashihet me ligj, duke përfshirë Kapitullin XIII të këtij Kodi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 109 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE - 210 Verify source ↗
Neni 210
AI-assisted research summary: Victims, injured parties, and their defenders or representatives may inspect, copy, or photograph case files and material evidence if they have a legitimate interest.
Neni 210 Qasja e të dëmtuarit ose viktimës dhe mbrojtësit të viktimës ose përfaqësuesit të viktimës në shkresat e lëndës 1. I dëmtuari ose viktima, mbrojtësi i viktimës ose përfaqësuesi i viktimës kanë të drejtë të shikojnë, kopjojnë ose fotografojnë shkresat dhe provat materiale që i disponon gjykata ose prokurori i shtetit nëse ka interes legjitim për të bërë një gjë të tillë. 2. Gjykata ose prokurori i shtetit mund të refuzojnë lejimin e shikimit, të kopjimit ose të fotokopjimit të shkresave ose provave materiale nëse interesi legjitim i të pandehurit dhe i personave të tjerë kalon interesin e të dëmtuarit, ose nëse ka gjasa reale që shikimi, kopjimi ose fotokopjimi mund të rrezikojë qëllimin e hetimit ose jetën dhe shëndetin e njerëzve apo do të zvarriste në mënyrë të konsiderueshme procedurën dhe nëse i dëmtuari ende nuk është pyetur si dëshmitar. 3. Nëse prokurori i shtetit refuzon shikimin e shkresave, i dëmtuari mund t’i paraqesë ankesë gjyqtarit të procedurës paraprake. Vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake është përfundimtar. 4. Nëse gjyqtari i procedurës paraprake refuzon shikimin e shkresave me të cilat disponon gjykata, atëherë mund të paraqitet ankesë në kolegjin shqyrtues. 5. Të dhënat mund të redaktohen apo të shënjohen nga prokurori i shtetit me vijë të trashë të zezë për të fshehur të dhëna të caktuara në kopjet e shkresave të cilat përmbajnë të dhëna të ndjeshme. 6. Dispozitat e këtij neni varen nga masat për mbrojtjen e të dëmtuarve, dëshmitarëve dhe privatësisë së tyre si dhe mbrojtjen e informacioneve konfidenciale siç parashihet me ligj, përfshirë Kapitullin XIII të këtij Kodi. - 211 Verify source ↗
Neni 211
AI-assisted research summary: Interpreters and translators under this Code must be qualified and keep their work confidential; the Judicial Council may issue certification regulations.
Neni 211 Kualifikimet e interpretëve ose përkthyesve 1. Personi i cili shërben si interpret ose përkthyes nga ky Kod duhet të jetë i kualifikuar për të interpretuar ose përkthyer si në vijim: 1.1. Nëse është në dispozicion, interpreti ose përkthyesi duhet të certifikohet si interpret ose përkthyes në gjuhët përkatëse në pajtim me rregullat nga paragrafi 2 të këtij neni; 1.2. Nëse interpreti ose përkthyesi nga paragrafi 1, nën-paragrafi 1.1. i këtij neni nuk është në dispozicion, interpreti ose përkthyesi duhet të jetë i diplomuar në gjuhën ose gjuhët përkatëse dhe të ketë së paku dy (2) vjet përvojë si interpret ose përkthyes; 1.3. Nëse interpreti ose përkthyesi nga paragrafi 1 nën-paragrafët 1.1 dhe 1.2 të këtij neni nuk është në dispozicion, interpreti ose përkthyesi duhet të ketë së paku katër (4) vjet përvojë si interpret ose përkthyes në gjuhën ose gjuhët përkatëse; 1.4. Nëse interpreti ose përkthyesi nga paragrafi 1 nën-paragrafët 1.1, 1.2 dhe 1.3 nuk është në dispozicion, interpreti ose përkthyesi duhet të ketë treguar aftësi të mjaftueshme për të interpretuar ose përkthyer saktë dhe pa anim në gjuhët përkatëse. 2. Personi që shërben si interpret ose përkthyes sipas këtij Kodi duhet të përkthejë me konfidencialitet. 3. Këshilli Gjyqësor ka kompetencë për të nxjerr rregullore mbi çertifikimin e interpretëve ose përkthyesve që janë kompetent për të interpretuar ose përkthyer profesionalisht në procedura penale në ato gjuhë që kryesisht përdoren në procedura penale. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 110 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE KAPITULLI XII PROVAT GJATË HETIMIT A. Kërkesa e të pandehurit ose të dëmtuarit për marrjen apo ruajtjen e provave - 212 Verify source ↗
Neni 212
AI-assisted research summary: The accused may ask the state prosecutor to gather a specific piece of evidence during the investigation, and the prosecutor must act on the request if the legal conditions are met. If the prosecutor refuses, they must give a reasoned decision and notify the accused and defense.
Neni 212 Kërkesa e të pandehurit për marrjen apo ruajtjen e provave 1. Gjatë hetimit, i pandehuri mund të kërkojë nga prokurori i shtetit marrjen e ndonjë prove konkrete. 2. Prokurori i shtetit merr provën apo dëshminë e tillë nëse është e rëndësishme për procedurën dhe: 2.1. kur ekziston rrezik për humbjen e provës apo dëshmisë ose kur ka gjasa që të mos jetë e mundshme në shqyrtim gjyqësor; 2.2. kur prova e tillë arsyeton lirimin e të pandehurit nga paraburgimi; 2.3. kur ka gjasa të arsyeshme që prova apo dëshmia që kërkohet të merret të jetë shfajësuese; ose 2.4. kur ekzistojnë shkaqe të tjera të arsyeshme për marrjen e provës apo dëshmisë së tillë. 3. Nëse i pandehuri ose mbrojtësi i tij kërkon nga prokurori i shtetit që të merr prova të caktuara të cilat gjenden jashtë Kosovës, prokurori i shtetit mund të mbledh provat e tilla në pajtim me nenin 215 të këtij Kodi. 4. Nëse prokurori i shtetit refuzon kërkesën për marrjen e provës, ai merr aktvendim të arsyetuar dhe njofton të pandehurin dhe mbrojtësin. I pandehuri ose mbrojtësi mund të ankohet te gjyqtari i procedurës paraprake ndaj aktvendimit të tillë. - 213 Verify source ↗
Neni 213
AI-assisted research summary: Gjatë hetimit, i dëmtuari mund t’i kërkojë prokurorit të shtetit marrjen e një prove konkrete.
Neni 213 Kërkesa e të dëmtuarit ose viktimës për marrjen apo ruajtjen e provave 1. Gjatë hetimit, i dëmtuari mund të kërkojë nga prokurori i shtetit marrjen e ndonjë prove konkrete. 2. Prokurori i shtetit merr provën apo dëshminë e tillë nëse është e rëndësishme për procedurën dhe: 2.1. kur ekziston rrezik për humbjen e provës apo dëshmisë ose kur ka gjasa që të mos jetë e mundshme në shqyrtim gjyqësor; 2.2. kur prova e tillë mund të jetë e efektshme për t’u marrë së bashku me prova tjera nga prokurori i shtetit; ose 2.3. kur është drejtpërdrejt e rëndësishme për kërkesën e paraqitur nga i dëmtuari në procedurë penale. 3. Nëse i dëmtuari kërkon nga prokurori i shtetit që të merr prova të caktuara të cilat gjenden jashtë Kosovës, prokurori i shtetit mund të mbledh provat e tilla në pajtim me nenin 215 të këtij Kodi. 4. Nëse prokurori i shtetit refuzon kërkesën për marrjen e provës, ai merr aktvendim të arsyetuar dhe njofton të dëmtuarin ose viktimën, mbrojtësin e viktimës ose përfaqësuesin e viktimës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 111 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE I dëmtuari ose viktima, mbrojtësi i viktimës ose përfaqësuesi i viktimës mund të ankohet te gjyqtari i procedurës paraprake ndaj aktvendimit të tillë. - 214 Verify source ↗
Neni 214
AI-assisted research summary: The injured person or victim may file a simple damage statement during the investigation or within 60 days after indictment, and it must include specific damage details.
Neni 214 Deklarimi i dëmit nga i dëmtuari 1. Gjatë fazës së hetimit ose brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve prej ngritjes së aktakuzës, i dëmtuari ose viktima mund të paraqesë një deklaratë të thjeshtë të dëmit të shkaktuar nga vepra penale. Mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës, apo në mungesë të tij, oficeri i policisë mund të ndihmojë të dëmtuarin ose viktimën në paraqitjen e deklaratës së dëmit. 2. Deklarimi mund të paraqitet edhe në mënyrë anonime në pajtim me dispozitat e nenit 222 të këtij Kodi. 3. Deklarimi i dëmit duhet të përmbajë: 3.1. emrin e personit i cili ka shkaktuar dëmin; 3.2. mënyrën se si ka ardhur deri te dëmi; 3.3. si është shkaktuar dëmi nga vepra penale apo si ka qenë dëmi rezultat i parashikuar i veprës penale; dhe 3.4. nëse ka pasur shpenzime të shkaktuara si rezultat i dëmit apo humbjeve të shkaktuar nga vepra penale, në deklaratë caktohet vlerësimi i arsyeshëm i shpenzimeve apo humbjeve. 4. Nëse deklarata e dëmit përmban vlerësimin e shpenzimeve apo humbjeve, gjithashtu shërben si kërkesë pasurore. I dëmtuari apo viktima mund ta bëj plotësimin e deklaratës së dëmit nëse deri në fund të shqyrtimit apo deri në mbajtjen e seancës për caktimin e dënimit ka pasur shpenzime shtesë si pasojë e dëmit të shkaktuar. - 215 Verify source ↗
Neni 215
AI-assisted research summary: Prosecutors or the competent judge must start international legal assistance, extradition, prisoner transfer, or judgment-enforcement requests as soon as possible, and coordinate them with the Ministry of Justice; the Justice Minister has final approval power.
Neni 215 Kërkesat ndërkombëtare 1. Prokurori i shtetit ose gjyqtari kompetent, sa më parë që është e mundur, inicion kërkesat për ndihmë juridike ndërkombëtare, kërkesat për ekstradime, kërkesat për transferimin e të burgosurve ose kërkesat për ekzekutimin e aktgjykimeve. 2. Të gjitha kërkesat ndërkombëtare bëhen në pajtim me legjislacionin e aplikueshëm 3. Prokurori i shtetit ose gjyqtari kompetent paraqet të gjitha kërkesat ndërkombëtare në konsultim dhe pajtim me Departamentin përkatës për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar të Ministrisë së Drejtësisë. 4. Ministri i Drejtësisë ka të drejtën e miratimit përfundimtar të të gjitha kërkesave ndërkombëtare që i paraqiten qeverive të huaja. 5. Prokurori i shtetit ose gjyqtari kompetent nuk flasin për media lidhur me kërkesat ndërkombëtare që janë në procedurë e sipër por i drejtojnë mediat te Ministria e Drejtësisë. 6. Provat e siguruara përmes rrugëve joformale nga qeveritë e huaja, organet për zbatimin e ligjit, prokuroritë apo gjykatat janë të pranueshme nëse atyre provave u bashkëngjitet deklarata nga qeveritë e huaja, organet për zbatimin e ligjit, prokuroria apo gjykatat që tregon se provat janë të bazuara dhe janë marrë në pajtim me ligjin e atij shtetit të huaj. Provat e tilla nuk mund të jenë bazë e vetme apo vendimtare për gjetjen e fajësisë. Të dhënat e tilla në shqyrtim gjyqësor shoqërohen me mbështetje të provave nga neni 258 i këtij Kodi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 112 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 7. Nëse Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar pranon apo miraton kërkesën e qeverisë së huaj për ndihmë juridike, Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar i dërgon kërkesën prokurorit kompetent të shtetit, i cili fillon procedurën penale me qëllimin e kufizuar në sigurimin e informacioneve të kërkuara apo kryerjen e veprimit të kërkuar. Nëse kërkesa apo veprimi i kërkuar nuk lejohet me ligj ose nuk është e mundur të sigurohet apo të kryhet, prokurori i shtetit njofton Departamentin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar dhe pushon procedurën penale. KAPITULLI XIII MBROJTJA E TË DËMTUARVE DHE DËSHMITARËVE - 216 Verify source ↗
Neni 216
AI-assisted research summary: This article defines several terms used in the chapter, including “serious risk,” “family member,” and “anonymity.”
Neni 216 Përkufizimet 1. Për qëllime të këtij Kapitulli, shprehjet e mëposhtme kanë këtë kuptim: 1.1. “Rrezik serioz” do të thotë frikë e justifikueshme për rrezikim të jetës, shëndetit fizik apo mendor, pronës së të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues, dëshmitarit ose anëtarit të familjes së të dëmtuarit apo të dëshmitarit, si pasojë që pritet për faktin se i dëmtuari, dëshmitari bashkëpunues ose dëshmitari ka dhënë prova gjatë marrjes në pyetje apo dëshmimit në gjykatë; 1.2. “Anëtar i familjes” bashkëshorti ose bashkëshortja, bashkëshorti ose bashkëshortja jashtëmartesorë, prindi, prindi adoptues, fëmija, fëmija i adoptuar, vëllai ose motra, prindi birësues ose i afërmi i gjakut që jeton në të njëjtën shtëpi; 1.3. “Anonimitet” do të thotë mungesa e informatave të dhëna për identitetin ose vendndodhjen e të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues apo të dëshmitarit, identitetin ose vendndodhjen e anëtarit të familjes së të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues apo dëshmitarit, ose identiteti i cilitdo personi që ka lidhje me të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues apo me dëshmitarin. - 217 Verify source ↗
Neni 217
AI-assisted research summary: Several listed parties may ask the competent judge in writing for protective measures or anonymity when there is a serious risk to a protected person or family member.
Neni 217 Kërkesa për masë mbrojtëse apo anonimitet 1. Prokurori i shtetit, i pandehuri, mbrojtësi, i dëmtuari ose viktima, mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës, dëshmitari bashkëpunues apo dëshmitari, në cilëndo fazë të procedurës mund t’i paraqesin gjyqtarit kompetent kërkesë me shkrim për masën mbrojtëse ose urdhrin për anonimitet kur ka rrezik serioz për të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues, dëshmitarin apo anëtarët e familjeve të tyre. 2. Kërkesa përmban deklaratën e pretendimeve faktike. Kërkesa dhe deklarata dorëzohet në një zarf të mbyllur dhe përmbajtjeve të tyre gjatë rrjedhës së procedurës kanë mundësi t’u qasen vetëm gjyqtari kompetent dhe prokurori i shtetit. 3. Pas marrjes së kërkesës, gjyqtari kompetent mund të urdhërojë masa të përshtatshme mbrojtëse për të dëmtuarin ose viktimën, dëshmitarin bashkëpunues ose dëshmitarin, e nëse ai e sheh të nevojshme para se të marrë vendim për kërkesën, thërret seancë dëgjimore të mbyllur për të dëgjuar informata shtesë nga prokurori i shtetit, i pandehuri, mbrojtësi, të dëmtuarit ose viktimat, mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës, dëshmitarët bashkëpunues ose dëshmitarët. Në rast të dorëzimit të kërkesës me të cilën kërkohet urdhër në pajtim me nenet 219 dhe 220 të këtij Kodi, gjyqtari kompetent thërret seancë të mbyllur dëgjimore. 4. Gjyqtari mund të urdhërojë masën mbrojtëse për të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues ose dëshmitarin kur ai konstaton se: 4.1. ekziston rrezik serioz për të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues, dëshmitarin ose GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 113 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE për anëtarin e familjes së tij; dhe 4.2. masa mbrojtëse është e domosdoshme për të parandaluar rrezikun serioz për të dëmtuarin, për dëshmitarin bashkëpunues, dëshmitarin ose anëtarin e familjes së tij. 5. Prokurori i shtetit njoftohet menjëherë nga gjyqtari kompetent për çdo kërkesë të bërë nga i pandehuri, mbrojtësi, i dëmtuari ose viktima, mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës, dëshmitari bashkëpunues ose dëshmitari dhe ai ka të drejtë të bëjë rekomandime e deklarata lidhur me faktet te gjyqtari kompetent në seancë dëgjimore, ose me shkrim nëse nuk është urdhëruar seancë dëgjimore nga gjyqtari kompetent. - 218 Verify source ↗
Neni 218
AI-assisted research summary: A competent judge may order protective measures to hide or protect the identity and safety of an injured person, cooperating witness, or witness.
Neni 218 Urdhri për masa mbrojtëse 1. Gjyqtari kompetent mund të jep urdhër për masa të tilla mbrojtëse kur e sheh të nevojshme, përfshirë, por pa u kufizuar në: 1.1. lënien bosh ose shlyerjen e emrave, adresave, vendit të punës, profesionit ose ndonjë të dhëne apo informate tjetër që mund të përdoret për të identifikuar të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues ose dëshmitarin; 1.2. moszbulimin e ndonjë shkrese që identifikon të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues ose dëshmitarin; 1.3. përpjekjen për të fshehur veçoritë ose përshkrimin fizik të të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues apo dëshmitarit që jep dëshminë, duke përfshirë dhënien e dëshmisë prapa një mburoje jo të tejdukshme apo përmes pajisjeve për ndryshimin e fotografisë ose të zërit, ose marrjen në pyetje të njëkohshme nga një vend tjetër që komunikon me gjykatoren me anën e qarkut të mbyllur televiziv, ose videoregjistrimin para seancës dëgjimore në praninë e mbrojtësit; 1.4. caktimin e pseudonimit; 1.5. seancën e mbyllur për publikun; 1.6. urdhrat ndaj mbrojtësit dhe të pandehurit për të mos zbuluar identitetin e të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues apo dëshmitarit, ose për të mos zbuluar ndonjë material apo informacion që mund të shpie në zbulimin e identitetit; 1.7. largimin e përkohshëm të të pandehurit nga gjykatorja nëse dëshmitari bashkëpunues ose dëshmitari refuzon të dëshmojë në prani të të pandehurit apo nëse rrethanat ia bëjnë të ditur gjykatës se dëshmitari nuk do ta flasë të vërtetën në prani të të pandehurit; ose 1.8. cilido kombinim i metodave të përmendura më lart për të parandaluar zbulimin e identitetit të të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues ose dëshmitarit. 2. Dispozitat tjera të këtij Kodi nuk vlejnë atëherë kur janë në kundërshtim me masat mbrojtëse nga paragrafi 1 i këtij neni. 3. Urdhri për masë mbrojtëse bëhet me shkrim dhe nuk përfshin informata të cilat mund të çojnë në zbulimin e identitetit të të dëmtuarit ose viktimës, dëshmitarit bashkëpunues, dëshmitarit ose të anëtarit të familjes së tij, ose të cilat mund ta zbulojnë ekzistimin ose seriozisht të rrezikojë sigurinë operacionale të veprimeve fillestare të policisë dhe fshehtësinë e tyre. 4. Kur urdhërohet masa mbrojtëse për të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues apo dëshmitarin, pala që ka paraqitur kërkesën mund të kërkojë ndryshimin e masës mbrojtëse. Vetëm gjyqtari kompetent në këtë fazë të procedurës mund t’i ndryshojë apo anulojë urdhrat, ose të autorizojë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 114 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE dhënien e materialit të mbrojtur një gjyqtari tjetër për ta përdorur në procedura të tjera. Nëse në kohën kur bëhet kërkesa për ndryshim apo heqje gjykata fillestare nuk ka më kompetencë mbi rastin, gjyqtari kompetent i gjykatës që ka kompetencë mund të urdhërojë ndryshimin apo heqjen e tillë pasi të ketë njoftuar me shkrim dhe të ketë dëgjuar çfarëdo argumenti të prokurorit të shtetit. - 219 Verify source ↗
Neni 219
AI-assisted research summary: A competent judge may order a witness to remain anonymous in exceptional circumstances, and must hold a closed hearing before doing so.
Neni 219 Urdhri për anonimitet nga publiku dhe nga i dëmtuari ose viktima 1. Kur masat mbrojtëse nga neni 218, paragrafi 1 i këtij Kodi janë të pamjaftueshme për të garantuar mbrojtjen e dëshmitarit i cili është propozuar nga mbrojtja, në rrethana të jashtëzakonshme gjyqtari kompetent mund të urdhërojë anonimitet, ku dëshmitari të cilin e ka propozuar mbrojtja mbetet anonim për publikun, të dëmtuarin ose viktimën, mbrojtësin e viktimave ose përfaqësuesin e viktimës. 2. Para marrjes së urdhrit për anonimitet, gjyqtari kompetent mban seancë dëgjimore me dyer të mbyllura, në të cilën merren në pyetje dëshmitari përkatës dhe personat tjerë të nevojshëm, siç janë personeli policor dhe personeli ushtarak që kujdesen për sigurinë. Përveç këtyre personave, të pranishëm mund të jenë vetëm prokurori i shtetit, personeli i domosdoshëm i gjykatës e i prokurorisë dhe mbrojtësi. 3. Gjyqtari kompetent mund të nxjerrë urdhër për anonimitet vetëm kur ai çmon se: 3.1. ekziston rrezik serioz për dëshmitarin ose anëtarin e familjes së tij dhe anonimiteti i plotë i dëshmitarit është i nevojshëm për të parandaluar rrezikun e tillë serioz; 3.2. dëshmia e dëshmitarit është e rëndësishme për çështjen sa që e bën të padrejtë realizimin e mbrojtjes pa të; 3.3. besueshmëria e dëshmitarit është hetuar dhe zbuluar plotësisht për gjyqtarin në seancë të mbyllur; dhe 3.4. nevoja për anonimitetin e dëshmitarit është më e rëndësishme për vënien e drejtësisë se sa interesi i publikut apo të dëmtuarit për ta ditur identitetin e dëshmitarit në zbatimin e procedurës. - 220 Verify source ↗
Neni 220
AI-assisted research summary: Gjykatësi kompetent mund të urdhërojë anonimitet për viktimën ose dëshmitarin në rrethana të jashtëzakonshme, dhe prokurori duhet ta kërkojë atë me parashtresë të mbyllur me shkrim dhe me fakte për rrezik serioz.
Neni 220 Urdhri për anonimitet nga i pandehuri 1. Kur masat mbrojtëse të parapara në nenin 218, paragrafi 1 të këtij Kodi janë të pamjaftueshme për të garantuar mbrojtjen e të dëmtuarit ose viktimës, dëshmitarit bashkëpunues ose të dëshmitarit i cili nuk është propozuar nga mbrojtja, gjyqtari kompetent në rrethana të jashtëzakonshme mund të marrë urdhër për anonimitet me të cilin i dëmtuari, dëshmitari bashkëpunues ose dëshmitari mbetet anonim për të pandehurin dhe mbrojtësin. 2. Prokurori i shtetit kërkon urdhër për anonimitet prej të pandehurit vetëm me propozim me shkrim të mbyllur ku paraqiten fakte të cilat tregojnë se: 2.1. ekziston rrezik serioz për të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues ose dëshmitarin për të cilin kërkohet urdhri për anonimitet; dhe 2.2. anonimiteti do të parandalonte rrezikun serioz për të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues ose dëshmitarin. 3. Gjykata nuk lëshon urdhër nga ky nen bazuar në kërkesën nga paragrafi 2 i këtij neni e cila bazohet në përshkrim të përgjithshëm të rreziqeve që i kanosen dëshmitarëve në raste të ngjashme. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 115 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 4. Para se të merret urdhër për anonimitet, gjyqtari kompetent zbaton seancë dëgjimore me dyer të mbyllura, në të cilën merren në pyetje i dëmtuari, dëshmitari bashkëpunues ose dëshmitari në fjalë dhe personat tjerë të nevojshëm siç është personeli policor ose ushtarak që kujdesen për rendin. Përveç këtyre personave, të pranishëm mund të jenë vetëm prokurori i shtetit, personeli i domosdoshëm i gjykatës dhe i prokurorisë. 5. Gjyqtari kompetent mund të nxjerrë urdhër të tillë për anonimitet vetëm kur vlerëson: 5.1. ekziston rrezik serioz për të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues ose dëshmitarin apo anëtarin e familjes së tij dhe anonimiteti i plotë i të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues ose dëshmitarit është i nevojshëm për të parandaluar rrezikun e tillë serioz; 5.2. dëshmia e të dëmtuarit, dëshmitari bashkëpunues ose dëshmitarit është e rëndësishme për çështjen sa që e bën të padrejtë realizimin e ndjekjes pa të; 5.3. besueshmëria e të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues ose dëshmitarit është hetuar dhe zbuluar plotësisht për gjyqtarin kompetent në seancë të mbyllur; dhe 5.4. nevoja për anonimitetin e të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues ose dëshmitarit është më e rëndësishme për vënien e drejtësisë se sa interesi i të pandehurit për ta ditur identitetin e të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues apo dëshmitarit në zbatimin e mbrojtjes. - 221 Verify source ↗
Neni 221
AI-assisted research summary: An anonymity order must be written and must not reveal identifying or operationally sensitive information; restricted data may be inspected and used only in the appeal procedure by the state prosecutor and competent judge.
Neni 221 Forma e urdhrit për anonimitet 1. Urdhri për anonimitet duhet bërë me shkrim dhe nuk përmban ndonjë informacion që mund të çojë në zbulimin e identitetit të të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues, dëshmitarit apo anëtarit të familjes së tij, ose që do të mund të zbulonte ekzistimin ose do të ekspozonte ndaj një rreziku serioz sigurinë operacionale të veprimeve fillestare të policisë dhe fshehtësinë e tyre. 2. Të dhënat nga procesverbali i seancës së mbyllur hiqen nga procesverbali, mbyllen dhe ruhen si fshehtësi zyrtare menjëherë pas identifikimit dhe para marrjes në pyetje të të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues ose dëshmitarit. 3. Të dhënat e kufizuara mund të inspektohen dhe të përdoren nga prokurori i shtetit dhe gjyqtari kompetent vetëm në procedurën e ankesës kundër urdhrit të shqiptuar nga neni 219 ose 220 të këtij Kodi. Ankesa kundër urdhrit për anonimitet dhe përdorimi i metodave për të parandaluar zbulimin e identitetit ndaj publikut, të dëmtuarit ose viktimës, mbrojtësit të viktimave ose përfaqësuesit të viktimës, dëshmitarëve, mbrojtësit dhe të pandehurit mund t’i paraqitet kolegjit shqyrtues kur urdhri është dhënë nga gjyqtari i procedurës paraprake. Në të kundërtën, mund të ankimohet vetëm me ankesë kundër aktgjykimit. - 222 Verify source ↗
Neni 222
AI-assisted research summary: The court must stop questions whose answers could reveal the identity of the injured person, a cooperating witness, or a witness protected by protective measures or anonymity.
Neni 222 Ndalimi i parashtrimit të pyetjeve që mund të zbulojnë identitetin Gjykata ndalon të gjitha pyetjet, përgjigja e të cilave mund të zbulojë identitetin e të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues ose të dëshmitarit të mbrojtur me masa mbrojtëse apo anonimitet. - 223 Verify source ↗
Neni 223
AI-assisted research summary: Special and extraordinary witness-protection measures, methods, and procedures for witnesses and cooperating witnesses are regulated by the relevant witness-protection law.
Neni 223 Mbrojtja e dëshmitarëve Masat e veçanta dhe të jashtëzakonshme, mënyrat dhe procedurat për mbrojtje të dëshmitarëve dhe dëshmitarët bashkëpunues rregullohen me Ligjin përkatës për Mbrojtje të Dëshmitarëve. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 116 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE - 224 Verify source ↗
Neni 224
AI-assisted research summary: In domestic violence cases, the court may impose the measures set out in the relevant domestic violence protection law and the measures provided in Article 171 of this Code.
Neni 224 Masat tjera mbrojtëse në rastet e dhunës në familje Në rastet e dhunës në familje, gjykata mund të shqiptojë masat e përcaktuara në Ligjin përkatës për Mbrojtje nga Dhuna në Familje si dhe masat e parapara në nenin 171 të këtij Kodi. KAPITULLI XIV PROCEDURAT ALTERNATIVE - 225 Verify source ↗
Neni 225
AI-assisted research summary: The state prosecutor must apply alternative procedures from this Chapter when that is consistent with the prosecutor’s duties and powers under Article 48. The court may also apply those alternative procedures appropriately.
Neni 225 Procedurat alternative 1. Prokurori i shtetit zbaton procedurat alternative nga ky Kapitull i këtij Kodi kur procedura e tillë është në pajtim me detyrat dhe kompetencat e prokurorit të shtetit nga neni 48 i këtij Kodi. 2. Procedurat alternative nga paragrafi 1 i këtij neni mund të zbatohen përshtatshmërisht edhe nga gjykata. - 226 Verify source ↗
Neni 226
AI-assisted research summary: This article lets a preliminary hearing judge assign diversion in eligible cases and set conditions for the accused.
Neni 226 Diversioni 1. I pandehuri i arrestuar për vepër penale për të cilën dënimi maksimal i paraparë është jo më shumë se një (1) vit burgim dhe i cili nuk ka dënime të mëparshme ose nuk ka marrë pjesë në diversion, mund t’i caktohet diversioni sipas urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake. I pandehuri ose prokurori i shtetit gjithashtu mund të propozojnë diversionin. Nëse prokurori i shtetit pajtohet ose i propozon gjykatës masën e diversionit, gjyqtari i procedurës paraprake mund të pezullojë procedurën penale për një (1) vit dhe liron të pandehurin nën kushtet e mëposhtme: 1.1. i pandehuri duhet të bëjë kompensimin e arsyeshëm ndaj viktimës së veprës penale, nëse ka ndonjë, siç përcakton gjyqtari i procedurës paraprake; 1.2. i pandehuri lajmërohet rregullisht në stacionin policor që është më së afërmi prej vendbanimit të tij, në intervalet e caktuara nga gjyqtari i procedurës paraprake; 1.3. i pandehuri merr pjesë dhe përfundon këshillimin, trajtimin psikologjik, trajtimin nga abuzimi me substanca narkotike, arsimimin, ose veprimet tjera të cilat konsiderohen të përshtatshme nga gjyqtari i procedurës paraprake. 2. Kur i pandehuri vepron në pajtim me kushtet e përcaktuara nga gjyqtari i procedurës paraprake, procedura penale kundër të pandehurit pushohet nga gjyqtari i procedurës paraprake gjatë muajit të dymbëdhjetë (12) të diversitetit. 3. Nëse i pandehuri shkel kushtet e përcaktuara nga gjyqtari i procedurës paraprake, procedura penale rifillohet. Gjyqtari i procedurës paraprake, nëse është e nevojshme, mund të lëshojë urdhërarrest sipas nenit 173 të këtij Kodi. - 227 Verify source ↗
Neni 227
AI-assisted research summary: The state prosecutor may suspend prosecution for certain offences if the victim agrees and the defendant undertakes to comply with specified obligations; prosecution can be resumed if the defendant does not comply.
Neni 227 Pezullimi i përkohshëm i procedurës 1. Prokurori i shtetit, me pëlqimin e të dëmtuarit mund të pezullojë ndjekjen për vepër penale të dënueshme me gjobë ose me burgim deri në katër (4) vjet apo me gjobë dhe me burgim deri në katër (4) vjet, duke pasur parasysh natyrën, rrethanat dhe karakterin e veprës penale dhe të kryerësit, nëse i pandehuri zotohet se do të sillet siç është udhëzuar nga prokurori i shtetit dhe se do t’i përmbushë detyrimet e caktuara që pakësojnë ose mënjanojnë pasojat e dëmshme të veprës penale, duke përfshirë: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 117 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 1.1.eliminimin e pasojave të dëmit ose kompensimin; 1.2.pagesën e një kontributi ndaj një institucioni publik ose bamirës apo në Programin për Kompensimin e Viktimave të Krimit; ose 1.3. kryerjen e punës në interes të përgjithshëm. 2. Nëse brenda një afati prej jo më shumë se gjashtë (6) muajsh i pandehuri i përmbush detyrimet, kallëzimi penal hedhet ose pushohet hetimi. 3. Kur i pandehuri nuk i ndërmerr veprimet në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni, prokurori i shtetit mund të rifillojë ndjekjen e veprës penale. 4. Në rastet e dhunës në familje ose dhunës seksuale ky nen nuk zbatohet. - 228 Verify source ↗
Neni 228
AI-assisted research summary: The state prosecutor is not required to start criminal prosecution, and may give up prosecution, in certain cases.
Neni 228 Kushtet kur ndjekja nuk është e detyrueshme 1. Prokurori i shtetit nuk detyrohet të fillojë ndjekjen penale ose mund të heqë dorë nga ndjekja: 1.1. kur ligji penal parasheh që gjykata mund ta lirojë nga dënimi kryerësin e veprës penale dhe prokurori i shtetit çmon se nga aspekti i rrethanave aktuale të çështjes vetëm shpallja fajtor pa sanksion nuk është i nevojshëm; ose 1.2. kur kryerësi i veprës penale të dënueshme me gjobë ose burgim deri në një (1) vit pendohet për veprën penale dhe ndalon pasojat e dëmshme ose bën kompensimin e dëmit, kurse prokurori i shtetit çmon se nga aspekti i rrethanave të çështjes sanksioni penal nuk do të ishte i arsyeshëm. - 229 Verify source ↗
Neni 229
AI-assisted research summary: This article lets certain criminal cases go to mediation, but excludes domestic violence and sexual-integrity offences.
Neni 229 Procedura e ndërmjetësimit 1. Para ngritjes së aktakuzës, prokurori i shtetit mund ta dërgojë kallëzimin penal për një vepër penale të dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet apo me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet për ndërmjetësim. Pas ngritjes së aktakuzës, me miratim të prokurorit, i dëmtuari dhe i pandehuri apo gjyqtari i vetëm gjykues mund ta referoj çështjen, për këto vepra në ndërmjetësim. Para se ta bëjë këtë, prokurori i shtetit apo gjyqtari i vetëm gjykues merr parasysh llojin dhe natyrën e veprës, rrethanat në të cilat ajo është kryer, personalitetin e kryerësit dhe dënimet e mëparshme të tij për të njëjtën vepër penale apo për vepra penale të ndryshme, si dhe nivelin e përgjegjësisë penale të tij dhe nëse ndërmjetësimi është në interes të të dëmtuarit ose viktimës. 2. Veprat penale të dhunës në familje, si dhe veprat penale kundër integritetit seksual përjashtohen nga procedura e ndërmjetësimit. 3.Ndërmjetësimi bëhet nga ndërmjetësi i pavarur. Ndërmjetësi detyrohet ta pranojë çështjen e dërguar nga prokurori i shtetit ose nga gjyqtari i vetëm gjykues dhe të ndërmarrë masa për të siguruar se përmbajtja e marrëveshjes është në proporcion me seriozitetin dhe pasojat e veprës. Nëse palët dakordohen, shpenzimet e ndërmjetësimit barten, nëse është para ngritjes së aktakuzës nga prokuroria përkatëse, dhe nëse kjo është pas ngritjes së aktakuzës nga gjykata themelore përkatëse. Para fillimit të ndërmjetësimit, ndërmjetësi njofton të dëmtuarin ose viktimën me informacione të plota dhe të paanshme rreth procesit dhe rezultateve të mundshme, si dhe informacione rreth procedurave për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes. 4. Marrëveshja mund të arrihet përmes ndërmjetësimit vetëm me pëlqimin e të pandehurit dhe të dëmtuarit ose viktimës, bazuar në pëlqimin e lirë dhe të informuar të të dëmtuarit ose GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 118 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE viktimës. Pëlqimi i të dëmtuarit ose viktimës mund të tërhiqet në çdo kohë. 5. Me marrjen e njoftimit për arritjen e marrëveshjes, prokurori i shtetit e hedh kallëzimin penal ose e ndërprenë procedurën penale. Nëse aktakuza është dorëzuar, gjyqtari i vetëm gjykues, nëse e pranon formalisht marrëveshjen, merr vendim për të hedhur aktakuzën dhe e ndërprenë procedurën penale. Ndërmjetësuesi detyrohet të informojë prokurorin e shtetit, respektivisht gjyqtarin e vetëm gjykues për dështim në arritjen marrëveshjes dhe për arsyet e dështimit të tillë. Kohëzgjatja për arritje të marrëveshjes nuk mund të kalojë nëntëdhjetë (90) ditë, përveç nëse vazhdohet sipas Ligjit për Ndërmjetësim në fuqi. 6. Marrëveshja e arritur me ndërmjetësim, e referuar nga prokurori i shtetit apo gjyqtari i vetëm është titull ekzekutiv sipas legjislacionit përkatës në fuqi. - 230 Verify source ↗
Neni 230
AI-assisted research summary: This article lets the prosecutor and defense negotiate a written plea agreement, with court review and possible acceptance or rejection.
Neni 230 Negocimi i marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë 1.Në çdo kohë para ngritjes së aktakuzës, prokurori i shtetit dhe mbrojtësi mund të negociojnë kushtet e marrëveshjes së shkruar për pranimin e fajësisë, në bazë të së cilës i pandehuri dhe prokurori i shtetit pajtohen për akuzat e përfshira në aktakuzë dhe i pandehuri pajtohet të pranojë fajësinë në shkëmbim për: 1.1. pajtimin e prokurorit të shtetit që t’i rekomandojë gjykatës dënim më të butë. Kjo mund të përfshijë rekomandimin për një dënim nën minimumin e dënimit të paraparë me ligj, por jo nën kufijtë e zbutjes së dënimit; 1.2. tërheqjen nga ndjekja penale të prokurorit për cilëndo nga veprat penale të parapara në aktvendimin për fillim të hetimit ose në aktakuzë; ose 1.3. konsiderime tjera në interes të drejtësisë, siç është lirimi nga dënimi. 2. Në çdo kohë pas ngritjes së aktakuzës dhe para përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, prokurori i shtetit dhe mbrojtësi mund të negociojnë kushtet e marrëveshjes së shkruar për pranimin e fajësisë, në bazë të së cilës i pandehuri pranon fajësinë në shkëmbim për: 2.1.pajtimin e prokurorit të shtetit që t’i rekomandojë gjykatës dënim më të butë. Kjo mund të përfshijë rekomandimin për një dënim nën minimumin e dënimit të paraparë me ligj, por jo nën kufijtë e zbutjes së dënimit; 2.2. tërheqjen nga ndjekja penale të prokurorit për cilëndo nga veprat penale të parapara në aktvendimin për fillim të hetimit ose në aktakuzë; ose 2.3. konsiderime tjera në interes të drejtësisë, siç është lirimi nga dënimi. 3. Në rastet kur i pandehuri dëshiron të arrijë marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, mbrojtësi i të pandehurit, ose i pandehuri nëse nuk përfaqësohet nga mbrojtësi, kërkon nga prokurori i shtetit një takim paraprak për të filluar negocimin për marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë. Në të gjitha negociatat e tilla, i pandehuri duhet të përfaqësohet nga mbrojtësi, në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni. 4. Pas pranimit të kërkesës për takim paraprak, prokurori i shtetit informon kryeprokurorin e zyrës së tij përkatëse, i cili jep autorizim me shkrim për mbajtjen e takimit për diskutimet mbi pranimin e fajësisë, në të cilin deklaratave të të pandehurit do t’i jepet imunitet i kufizuar, siç parashihet me paragrafin 10 të këtij neni. Të gjitha marrëveshjet mbi pranimin e fajësisë duhet të jenë në formë të shkruar dhe të pranuara nga kryeprokurori i zyrës përkatëse të prokurorisë para se formalisht t’i ofrohen të pandehurit. 5. Në rastet kur prokurori i shtetit dëshiron të arrijë marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, prokurori GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 119 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE i shtetit merr miratimin e kryeprokurorit të zyrës së tij përkatëse për të filluar negociatat për marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë. Pas miratimit nga kryeprokurori i zyrës së tij përkatëse, prokurori i shtetit: 5.1. i dërgon letër mbrojtësit të të pandehurit në të cilën përshkruhet marrëveshja e ofruar, përfshirë kushtet e përcaktuara në paragrafin 11 të këtij neni; ose 5.2. takohet me mbrojtësin dhe të pandehurin për të negociuar mundësinë dhe kushtet e marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë. Paragrafi 4 i këtij neni zbatohet përshtatshmërisht. 6. Marrëveshja me shkrim mbi pranimin e fajësisë mund të përfshijë dispozitën që prokurori i shtetit, në pajtim me nenin 231 të këtij Kodi, e thërret të pandehurin si “dëshmitar bashkëpunues”. Nëse i pandehuri i ndihmon si dëshmitar bashkëpunues, prokurori i shtetit do t’i rekomandojë gjykatës një dënim më të butë sipas nenit 231, nënparagrafi 9.6 i këtij Kodi që reflekton nivelin e ndihmës dhe bashkëpunimit të dhënë nga i pandehuri, duke pasur parasysh shkallën e rrezikshmërisë së veprës penale. 7. I pandehuri dhe mbrojtësi i tij duhet të jenë të pranishëm gjatë takimeve mbi negocimin e pranimit të fajësisë dhe duhet të pajtohen me kushtet e marrëveshjes me shkrim mbi pranimin e fajësisë para se ajo ti paraqitet gjykatës. Kur i pandehuri nuk merr pjesë si dëshmitarë bashkëpunues, zbatohen kushtet e mëposhtme. Prokurori i shtetit informon të dëmtuarin për marrëveshjen e arritur, pasi që marrëveshja të jetë në formën përfundimtare. Kur i dëmtuari ka paraqitur kërkesë pasurore juridike që rrjedh nga vepra penale e cekur në aktakuzë, marrëveshja mbi pranimin e fajësisë duhet të bëjë përpjekje për ta trajtuar kërkesën e të dëmtuarit dhe prokurori i shtetit duhet të njoftojë të dëmtuarin se i pandehuri kërkon të arrijë marrëveshje mbi pranimin e fajësisë. Të dëmtuarit duhet t’i jepet rasti që t’i paraqesë deklaratë gjykatës mbi kërkesën e tillë pasurore juridike para se gjykata ta pranojë marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë. 8. Kur i pandehuri merr pjesë si dëshmitar bashkëpunues, prokurori i shtetit siguron që kërkesa pasurore juridike e të dëmtuarit të trajtohet me marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë. Kur i dëmtuari ka paraqitur kërkesë pasurore juridike që rrjedh nga vepra penale e cekur në aktakuzë, marrëveshja mbi pranimin e fajësisë duhet të bëjë përpjekje për ta trajtuar kërkesën e të dëmtuarit. Të dëmtuarit duhet t’i jepet rasti që t’i paraqesë deklaratë gjykatës mbi kërkesën e tillë pasurore juridike para se gjykata t’i shqiptojë dënimin të pandehurit sipas marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë. 9. Gjykata nuk merr pjesë në negocimin e pranimit të fajësisë, por mund të caktojë afat të arsyeshëm kohor, jo më të gjatë se tre (3) muaj, për përfundimin e negociatave në mënyrë që të pengohet zvarritja e procedurës. 10. Në çdo kohë para se gjykata të pranojë marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, prokurori i shtetit ose i pandehuri mund të refuzojnë marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë dhe gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues do të caktoj shqyrtimin gjyqësor siç parashihet me Kapitullin XIX të këtij Kodi. Në qoftë se prokurori i shtetit dhe mbrojtësi apo i pandehuri nuk arrijnë marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, ose nëse marrëveshja nuk pranohet nga gjykata, deklaratat e të pandehurit të dhëna gjatë negocimit të pranimit të fajësisë, siç parashihet në paragrafin 3, 4 dhe 5 të këtij neni janë provë e papranueshme në shqyrtim gjyqësor ose në procedurë tjetër të ndërlidhur. 11. Marrëveshja me shkrim mbi pranimin e fajësisë duhet të përmbajë të gjitha kushtet e marrëveshjes, e cila duhet të jetë e nënshkruar nga kryeprokurori i zyrës përkatëse, mbrojtësi dhe i pandehuri, dhe është detyruese për të gjitha palët nënshkruese. Marrëveshja mbi pranimin e fajësisë duhet së paku të përfshijë: 11.1. pikat e aktakuzës për të cilat i pandehuri pranon fajësinë; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 120 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 11.2. nëse i pandehuri pranon të bashkëpunojë; 11.3. të drejtat nga të cilat hiqet dorë; 11.4. përgjegjësia e të pandehurit për kompensimin e të dëmtuarit dhe konfiskimi i të gjitha pasurive të cilat i nënshtrohen konfiskimit nga Kapitulli XVIII i këtij Kodi. 12. Marrëveshja po ashtu mund të përfshijë dispozitën ku palët pajtohen për kufijtë e dënimit që do të propozohet nga ana e prokurorit të shtetit nëse i pandehuri bashkëpunon thelbësisht, ndërsa nëse gjykata shqipton dënim jashtë këtyre kufijve në dëm të ndonjërës prej palëve, ajo palë ka të drejtë ankese kundër vendimit mbi dënimin. 13. Marrëveshja me shkrim mbi pranimin e fajësisë i paraqitet gjykatës në seancë dëgjimore të hapur për publikun, përveç në rastet e përcaktuara në paragrafin 16 të këtij neni. 14. Nëse marrëveshja me shkrim mbi pranimin e fajësisë negociohet para ngritjes së aktakuzës, kundër të pandehurit i cili ka arritur marrëveshje paraqitet aktakuzë e veçantë në të njëjtën kohë me marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë. Të dy këto mund të paraqiten në zarf të mbyllur dhe të vulosur. Shqyrtimi fillestar para gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues mund të shërbejë gjithashtu si seancë dëgjimore nga ky nen. 15. Gjykata zyrtarisht mund ta pranojë apo refuzojë marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë në pajtim me kushtet që duhet të merren parasysh nga paragrafi 17 i këtij neni. Marrëveshja mbi pranimin e fajësisë hyn në fuqi vetëm pasi që të evidentohet në procesverbal se është pranuar zyrtarisht nga gjykata. 16. Nëse i pandehuri pajtohet të jetë dëshmitarë bashkëpunues dhe kur masat e parapara në Kapitullin XIII të këtij Kodi i janë siguruar atij, pas kërkesës së cilësdo palë, gjykata mund të urdhërojë që seanca dëgjimore për shqyrtimin e marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë të jetë e mbyllur për publik dhe mund të urdhërojë që marrëveshja me shkrim për pranim të fajësisë të jetë e mbyllur. 17. Gjatë shqyrtimit se a duhet pranuar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, gjykata duhet të dëgjoj të pandehurin, mbrojtësin e tij dhe prokurorin e shtetit dhe të përcaktojë nëse: 17.1. i pandehuri ka kuptuar natyrën dhe pasojat e pranimit të fajësisë; 17.2. pranimi i fajësisë është bërë vullnetarisht nga i pandehuri pas konsultimeve të mjaftueshme me mbrojtësin e tij, nëse ka mbrojtës, dhe se i pandehuri nuk ka qenë i detyruar ose i shtrënguar në asnjë mënyrë që të pranojë fajësinë; 17.3. pranimi i fajësisë mbështetet në fakte dhe prova materiale të rastit konkret, të cilat paraqiten në aktakuzë, apo me provat materiale të paraqitura nga prokurori për plotësimin e aktakuzës dhe të pranuara nga i pandehuri, si dhe me dëshmi tjera, siç mund të jenë deklaratat e dëshmitarëve të paraqitura nga prokurori apo i pandehuri; dhe 17.4. nuk ekzistojnë asnjë nga rrethanat e parapara në nenin 248, paragrafi 1, të këtij Kodi. 18. Me rastin e shqyrtimit të marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë, gjykata duhet të dëgjojë pikëpamjet e prokurorit të shtetit, mbrojtësit dhe të dëmtuarit. Nëse marrëveshja e të pandehurit për bashkëpunim dhe pranim të fajësisë është e mbyllur në pajtim me paragrafin 16 të këtij neni, gjykata i lejon të dëmtuarit të jep deklaratë në përfundim të bashkëpunimit të të pandehurit, para shqiptimit të dënimit. 19. Nëse gjykata nuk bindet se janë përmbushur të gjitha kushtet e parapara në paragrafin 17 të këtij neni, gjykata refuzon marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë dhe rasti vazhdon në gjykim GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 121 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE të rregullt ashtu siç parashihet me këtë Kod. 20. Nëse gjykata bindet se janë përmbushur të gjitha kushtet e parapara në paragrafin 17 të këtij neni, gjykata pranon marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë dhe urdhëron që marrëveshja të vendoset në shkresat e lëndës në gjykatë. Gjykata cakton datën kur palët do të japin deklaratat e tyre në lidhje me dënimin, pas së cilës gjykata shqipton dënimin. Megjithatë, kjo datë mund të shtyhet në mënyrë që i pandehuri të shërbejë si dëshmitar bashkëpunues. 21. Pas pranimit të marrëveshjes me shkrim mbi pranimin e fajësisë nga gjykata, por para shqiptimit të dënimit, gjykata mund të mos i lejojë të pandehurit tërheqjen e pranimit të fajësisë ose mund të mos i lejojë prokurorit që të tërheq marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, përveç nëse gjykata çmon se ndonjë prej kushteve nga paragrafi 17 i këtij neni nuk është përmbushur. Pala e cila kërkon të tërhiqet nga marrëveshja ka barrën e të provuarit gjatë parashtrimit të kërkesës së tillë në gjykatë. KAPITULLI XV DËSHMITARËT BASHKËPUNUES - 231 Verify source ↗
Neni 231
AI-assisted research summary: A cooperating witness may be obtained through an agreement with the state prosecutor, must tell the truth and disclose relevant information, and the agreement can be revoked if the witness breaches its terms or lies.
Neni 231 Dëshmitarët bashkëpunues 1. Personi i dyshuar ose i pandehur për një apo më shumë vepra penale të kryera në bashkëpunim, mund të fitojë statusin e dëshmitarit bashkëpunues duke hyrë në marrëveshje bashkëpunimi me prokurorin e shtetit, kur: 1.1. ka gjasa të parandalojë vepra të tjera penale nga personi tjetër; 1.2. ka gjasa të shpie drejt zbardhjes së të vërtetës në procedurën penale; 1.3. është bërë vullnetarisht dhe me marrëveshje të plotë për të dëshmuar të vërtetën; ose 1.4. mund të shpie drejt ndjekjes së suksesshme penale të kryerësve të tjerë të veprës penale. 2. Marrëveshja nga paragrafi 1 i këtij neni përmban kushtet e bashkëpunimit dhe mund të lidhet në çdo fazë të procedurës penale, edhe pasi vendimi të ketë marrë formë të prerë dhe është vënë në ekzekutim. 3. Marrëveshja arrihet kur i pandehuri dëshmon për të gjitha faktet dhe rrethanat për të cilat ka dijeni për shkak të pjesëmarrjes së tij në veprimtarinë kriminale dhe identifikon të gjitha pasuritë që burojnë nga aktiviteti kriminal e që i ka në posedim të tij dhe të bashkëpunëtorëve. 4. Dëshmitari bashkëpunues mund të kërkojë mbrojtje të posaçme për vete dhe për familjen e tij në pajtim me legjislacionin për mbrojtjen e dëshmitarëve. 5. Dëshmitari bashkëpunues pyetet në cilësinë e dëshmitarit. Në rast se bën deklarim ose jep dëshmi të rreme, ai mban përgjegjësi penale sipas ligjit. 6. Marrëveshja e bashkëpunimit revokohet dhe prokurori i shtetit fillon ose vazhdon ndjekjen penale ndaj dëshmitarit bashkëpunues, kur dëshmitari bashkëpunues: 6.1. shkel kushtet e marrëveshjes së bashkëpunimit; 6.2. fsheh fakte me interes për drejtësinë; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 122 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 6.3. bën deklarim ose jep dëshmi të rreme; ose 6.4. kryen vepër të re penale para përfundimit të procedurës penale, përveç veprës penale të kryer nga pakujdesia. 7. Në rast se revokohet marrëveshja me dëshmitarin bashkëpunues, asnjë deklarim apo informacion i dhënë nga dëshmitari bashkëpunues nuk mund të përdoret në procedurën penale ndaj tij edhe kur ai merr cilësinë e të pandehurit. Provat materiale të siguruara në mënyrë të ligjshme si rrjedhojë e deklarimit apo informacionit të dhënë nga dëshmitari bashkëpunues janë të pranueshme. 8. Në rast se marrëveshja me dëshmitarin bashkëpunues revokohet, besueshmëria e deklaratës apo informacioni i dhënë nga dëshmitari bashkëpunues shqyrtohen nga gjykata në raport me të bashkëpandehurit. 9. Marrëveshja me dëshmitarin bashkëpunues përmban: 9.1. identitetin e prokurorit të shtetit dhe të dhënat personale të dëshmitarit bashkëpunues; 9.2. detyrimin e dëshmitarit bashkëpunues për të dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit; 9.3. detyrimin e dëshmitarit bashkëpunues për të dhënë informacion të plotë për të gjitha faktet dhe rrethanat nga paragrafi 3 i këtij neni; 9.4. paralajmërimin për revokimin e marrëveshjes dhe për përgjegjësinë penale në rastet nga paragrafi 5 i këtij neni; 9.5. të drejtën e dëshmitarit bashkëpunues për të kërkuar lidhjen e një marrëveshjeje me prokurorin e shtetit për pranimin e fajësisë, përfshirë propozimin për caktimin e dënimit; 9.6. mundësinë e rekomandimit të prokurorit të shtetit për zbutjen e dënimit, përfshirë nën kufijtë e zbutjes së dënimit, në përpjesëtim me shkallën e kontributit të tij në bashkëpunimin me drejtësinë; 9.7. të drejtën e dëshmitarit bashkëpunues për të kërkuar mbrojtje të posaçme sipas paragrafit 4 të këtij neni; 9.8. nënshkrimin e prokurorit të shtetit, kryeprokurorit të prokurorisë përkatëse, të dëshmitarit bashkëpunues dhe të mbrojtësit, kur ai është i pranishëm. 10. Deklarimet e dëshmitarit bashkëpunues dhe marrëveshja e bashkëpunimit bëhen pjesë e shkresave të lëndës penale. Marrëveshja e bashkëpunimit nuk i zbulohet palës kundërshtare. 11. Dëshmitari bashkëpunues detyrohet të tregojë të vërtetën dhe të mos fshehë asnjë informacion relevant për rastin. 12. Personi i cili është dënuar si organizator i grupit të organizuar kriminal ose personi i cili është dënuar me burgim të përjetshëm nuk mund të jetë dëshmitar bashkëpunues. 13. Para dhënies së deklaratës, dëshmitari bashkëpunues paralajmërohet se neni 126 të këtij Kodi nuk zbatohet për të. Pasi që dëshmitari bashkëpunues deklaron se do t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me veprat penale edhe kur ka gjasa se me këtë e vë veten ose ndonjë të afërm të ngushtë para turpit të rëndë, dëmit të konsiderueshëm material ose ndjekjes penale, dëshmitari bashkëpunues jep deklaratë me shkrim ku deklaron se: 13.1. do të dëshmojë të vërtetën si dëshmitar në procedurë penale dhe se nuk do të heshtë asnjë informacion relevant lidhur me veprën penale dhe kryerësit e saj; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 123 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 13.2. do të dëshmojë të vërtetën si dëshmitar në procedurë penale dhe se nuk do të heshtë asnjë informacion relevant lidhur me veprat tjera penale dhe kryrësit e tyre; 13.3. do të dëshmojë të vërtetën si dëshmitar në procedurë penale dhe se nuk do të fshehë asnjë informacion relevant lidhur me pasurinë e fituar, dobinë pasurore, të ardhurat, sendet ose rrethanat e tjera në lidhje me veprat penale; dhe 13.4. nuk di asgjë tjetër lidhur me pikat e mësipërme përveç asaj që do të dëshmojë. 14. Paralajmërimet dhe njoftimet e tilla vendosen në procesverbal dhe nënshkruhen nga dëshmitari bashkëpunues. - 232 Verify source ↗
Neni 232
AI-assisted research summary: Nëse prokurori i shtetit synon të thërrasë dëshmitarin bashkëpunues, ai duhet t’i japë me shkrim njoftim të pandehurit, mbrojtësit të tij dhe gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues të paktën 14 ditë para shqyrtimit gjyqësor.
Neni 232 Njoftimi i të pandehurit për identitetin e dëshmitarit bashkëpunues 1. Nëse prokurori i shtetit ka për qëllim të thërrasë dëshmitarin bashkëpunues për të dëshmuar në gjykim, prokurori i shtetit jep njoftim me shkrim të pandehurit, mbrojtësit të tij dhe gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues së paku katërmbëdhjetë (14) ditë para fillimit të shqyrtimit gjyqësor. 2. Prokurori i shtetit mund të kërkojë nga gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues që të paraqesë këtë njoftim me masa mbrojtëse ose të anonimitetit sipas Kapitullit XIII të këtij Kodi, nëse prokurori përfshin informata në njoftim se dëshmitari bashkëpunues do të vihet në rrezik nëse njoftimi i vihet në dispozicion publikut. Gjykata vendosë pa vonesë për këtë kërkesë. 3. Ky njoftim nga prokurori i shtetit ofron përmbledhje të dëshmisë së pritshme dhe rëndësisë për gjykimin, së bashku me çdo raport policor ose materiale të tjera të shkruara, të cilat dokumentojnë informacionin e dhënë nga dëshmitari bashkëpunues. - 233 Verify source ↗
Neni 233
AI-assisted research summary: Gjykatësi mund ta zvogëlojë dënimin me kërkesë të prokurorit të shtetit, nëse i pandehuri ka dhënë ndihmë të konsiderueshme ose informacion të vërtetë.
Neni 233 Zvogëlimi i dënimit të dëshmitarit bashkëpunues pas aktgjykimit 1. Me kërkesë të prokurorit të shtetit të paraqitur deri në një (1) vit nga dënimi i të pandehurit, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund ta zvogëlojnë dënimin nëse i pandehuri, pas dënimit, ka ofruar ndihmë të konsiderueshme në hetimin ose ndjekjen penale të një personi tjetër, apo ka ofruar informacion të vërtetë për prokurorin e shtetit siç përcaktohet me këtë nen. 2. Me kërkesë të prokurorit të shtetit të paraqitur më vonë se një (1) vit pas dënimit të shqiptuar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të zvogëlojë dënimin nëse ndihma substanciale e të pandehurit ose informatat e vërteta përfshijnë: 2.1 informata që nuk kanë qenë të ditura për të pandehurin për një (1) vit apo më shumë pas dënimit; 2.2 informatat që i pandehuri i ka ofruar prokurorit të shtetit brenda një (1) viti nga dënimi, por të cilat kanë rezultuar të dobishme për prokurorin e shtetit vetëm pas më shumë se një (1) viti nga dënimi; ose 2.3 informacioni, dobia e të cilit nuk mund të ishte parashikuar në mënyrë të arsyeshme nga i pandehuri deri në më shumë se një (1) vit pas dënimit, dhe i cili i është dhënë menjëherë prokurorit të shtetit në momentin kur i pandehuri kupton qartë dobishmërinë e tij. 3. Në vlerësimin nëse i pandehuri ka ofruar ndihmë të konsiderueshme ose informacion të vërtetë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të marrë në konsideratë edhe ndihmën e të pandehurit para shqiptimit të dënimit fillestar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 124 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 4. Kur veprohet sipas këtij neni, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të zvogëlojë dënimin nën dënimin minimal të përcaktuar me ligj. KAPITULLI XVI FAZA E NGRITJES SË AKTAKUZËS DHE DEKLARIMIT - 234 Verify source ↗
Neni 234
AI-assisted research summary: The state prosecutor may file an indictment in the listed cases, and must file it within 3 months after the investigation deadline; if filed late, the single judge or panel chair must reject it.
Neni 234 Ngritja e aktakuzës 1. Pas përfundimit të hetimit ose kur prokurori i shtetit konsideron se informacionet me të cilat ai disponon për veprën penale dhe kryerësin e saj paraqesin dyshim të bazuar mirë se i pandehuri ka kryer vepër penale apo vepra penale, procedura para gjykatës mund të zbatohet vetëm në bazë të aktakuzës së ngritur nga prokurori i shtetit. 2. Në rastet kur i pandehuri është në arrati ose për shkaqe tjera është i paarritshëm për organet e ndjekjes, prokurori i shtetit mund të ngrisë aktakuzë edhe nëse i pandehuri nuk është marrë në pyetje në procedurë paraprake apo nuk ka dhënë deklaratë në procedurë paraprake. Aktakuza nga ky paragraf ngritet pasi të jenë shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të pandehurin nga nenet 172, 173, 534 dhe 535 të këtij Kodi. 3. Nëse hetimi ka përfunduar dhe nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri ka kryer vepër penale ose vepra penale, prokurori i shtetit nxjerr aktvendim për pushimin e hetimit. 4. Aktakuza dorëzohet më së largu brenda tre (3) muajve pas kalimit të afatit të hetimit. 5. Nëse aktakuza dorëzohet nga prokurori i shtetit pas afatit të paraparë në paragrafin 4 të këtij neni, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues e hedh poshtë aktakuzën. - 235 Verify source ↗
Neni 235
AI-assisted research summary: This article says what an indictment must contain and how the court checks and returns it for correction if it is incomplete.
Neni 235 Aktakuza 1. Aktakuza përmban: 1.1. përcaktimin e gjykatës ku do të mbahet shqyrtimi gjyqësor; 1.2. emrin dhe mbiemrin e të pandehurit dhe të dhënat e tij personale; 1.3. të dhënat nëse është shqiptuar paraburgimi dhe sa kohë ka zgjatur ose masat e urdhëruara kundër të pandehurit për sigurimin e pranisë së tij, nëse ai ndodhet në liri dhe nëse ai është liruar para ngritjes së aktakuzës, sa është mbajtur në paraburgim. 1.4. emërtimin ligjor të veprës penale duke iu referuar dispozitave të Kodit Penal; 1.5. kohën dhe vendin e kryerjes së veprës penale, objektin në të cilin është kryer dhe mjetin me të cilin është kryer vepra penale; 1.6. rekomandimin për provat që duhet prezantuar në shqyrtimin gjyqësor së bashku me emrat e dëshmitarëve dhe ekspertëve, shkresat që duhet lexuar dhe sendet që duhet marrë si provë. 1.7. shpjegimin e arsyeve për ngritjen e aktakuzës bazuar në rezultatet e hetimit dhe provat që vërtetojnë faktet kryesore; 1.8. identitetin e palës së dëmtuar ose viktimës të njohur për prokurorin e shtetit, nëse ka ndonjë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 125 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 1.9. specifikimin e pasurive që i nënshtrohen konfiskimit të njohura për prokurorin e shtetit në kohën e ngritjes së aktakuzës, përfshirë informacionin mbi poseduesin, respektivisht pronarin dhe palët e treta me interes për pasurinë si dhe arsyetimin e kërkesës për konfiskim. 1.10. propozimin e rrethanave lehtësuese dhe rënduese të njohura në kohën e dorëzimit të aktakuzës, të cilat mund të jenë relevante për marrjen e vendimit të duhur. 2. Nëse i pandehuri gjendet në liri, prokurori i shtetit në aktakuzë mund të propozojë që të jepet urdhri për paraburgim, e kur i pandehuri gjendet në paraburgim, prokurori i shtetit mund të propozojë që ai të lirohet. 3. Aktakuza mund të ngritët për disa vepra të ndryshme penale ose ndaj disa të pandehurve vetëm kur në pajtim me nenin 34 të këtij Kodi mund të zbatohet procedura e përbashkët. 4. Pas pranimit të aktakuzës, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues verifikon se a është përpiluar aktakuza në pajtim paragrafin 1 të këtij neni. Kur çmon se nuk është në pajtim me dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, ia kthen prokurorit të shtetit për ta përmirësuar brenda afatit të caktuar nga gjykata. Kur ekzistojnë shkaqe të arsyeshme, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues me propozim të prokurorit këtë afat mund ta shtyjë. Nëse prokurori i shtetit nuk e respekton afatin, konsiderohet se ka hequr dorë nga ndjekja penale dhe aktakuza konsiderohet e tërhequr. Gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues merr aktvendim sipas nenit 357, paragrafi 1, nën paragrafi 1.3 të këtij Kodi. 5. Kur procedura penale iniciohet sipas propozimit të prokurorit të shtetit, dispozitat nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni zbatohen përshtatshmërisht lidhur me përmbajtjen e propozimit. - 236 Verify source ↗
Neni 236
AI-assisted research summary: Gjykata dhe gjyqtari duhet të organizojnë menjëherë shqyrtimin fillestar pas aktakuzës, ndërsa prokurori duhet t’i dërgojë gjykatës edhe hetimin e plotë.
Neni 236 Procedura për ngritjen e aktakuzës 1. Aktakuza i paraqitet gjykatës kompetente në aq kopje sa ka të pandehur dhe mbrojtës të tyre dhe një kopje shtesë për gjykatën. Gjithashtu, gjykatës i dërgohet edhe lënda komplete e hetimit nga prokurori i shtetit. 2. Gjykata cakton gjyqtarin e vetëm gjykues ose kryetarin e trupit gjykues dhe trupin gjykues nëpërmjet një procesi transparent e të drejtë për caktimin e lëndëve, ashtu siç duhet. 3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues përcakton sipas detyrës zyrtare nëse ka kompetencë mbi çështjen që përbën aktakuzën. 4. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues cakton menjëherë shqyrtimin fillestar, i cili duhet të mbahet brenda tridhjetë (30) ditëve pas ngritjes së aktakuzës. 5. Nëse i pandehuri është në mbajtje në paraburgim, shqyrtimi fillestar mbahet në mundësinë e parë, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas ngritjes së aktakuzës. 6. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues njofton prokurorin e shtetit, të pandehurit, mbrojtësit e tyre, palën e dëmtuar ose viktimën dhe mbrojtësin e viktimave ose përfaqësuesin e viktimës për kohën dhe vendin e mbajtjes së shqyrtimit fillestar. - 237 Verify source ↗
Neni 237
AI-assisted research summary: The indictment is not public until the initial hearing, but the court must provide limited access to certain indictment details on request, and some identifying information is never public.
Neni 237 Qasja në aktakuzë nga publiku 1. Aktakuza nuk është publike deri në shqyrtimin fillestar të mbajtur në pajtim me nenin 240 të këtij Kodi dhe siç parashihet më tej në këtë nen. 2. Nga momenti i ngritjes së aktakuzës dhe deri në shqyrtim fillestar, gjykata sipas kërkesës së GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 126 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE palëve mundëson qasjen në inicialet e të pandehurit, kualifikimin ligjor të veprës penale dhe përshkrim të shkurtër të dispozitivit të aktakuzës. 3. Pjesët e mëposhtme të aktakuzës nuk janë asnjëherë publike: 3.1. muaji dhe dita e lindjes e cilitdo të pandehur; 3.2 adresa e cilitdo të pandehur; 3.3 numri personal i cilitdo të pandehuri; 3.4. çdo informacion që lidhet me personat që i nënshtrohen mbrojtjes sipas Kapitullit XIII të këtij Kodi. 3.5. çdo informacion identifikimi që lidhet me dëshmitarët bashkëpunues sipas nenit 232 të këtij Kodi; dhe 3.6. çdo informacion identifikimi që lidhet me hetuesit e fshehtë ose personat që kanë ndihmuar në hetimet e fshehta. 4. Një kopje e pjesëve të aktakuzës nga paragrafit 2 i këtij neni i sigurohet çdo personi pas kërkesës në gjykatën ku aktakuza është paraqitur siç është paraparë në paragrafin 6. të këtij neni. Për ta ndihmuar gjykatën që të veprojë në pajtim me këtë nen, prokurori i shtetit i paraqet gjykatës dokumentin i cili përfshin informacionin nga paragrafi 2 i këtij neni, në të njëjtën kohë me paraqitjen e aktakuzës. Dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni zbatohen përshtatshmërisht për këtë dokument të paraqitur nga prokurori i shtetit. 5. Personeli i gjykatës, brenda dy (2) ditëve të punës, i ofron qasje në pjesët e aktakuzës të përmendura në paragrafin 2 të këtij neni personit që bën kërkesë. Personi që bën kërkesë është përgjegjës që të paraqitet në gjykatë për ta marrë. 6. Asgjë në këtë nen nuk e ndalon prokurorin e shtetit nga leximi apo përmbledhja e aktakuzës siç kërkohet nga neni 241, paragrafi 3 dhe neni 320 i këtij Kodi. 7. Asgjë në këtë nen nuk e përjashton një pjesëtar të shtypit apo publikut nga publikimi i informacionit të zbuluar në një proces gjyqësor publik ose kufizon kohën e publikimit të tillë. 8. Ky nen nuk zbatohet në rastet e të miturve, rastet e veprave penale të kryera brenda marrëdhënies familjare dhe rastet në të cilat përfshihet integriteti seksual i viktimës apo palëve të treta. - 238 Verify source ↗
Neni 238
AI-assisted research summary: The state prosecutor must file specified supporting documents with the indictment when needed, including evidence support, witness statements or evidence, and a request to continue or apply measures securing the accused’s presence.
Neni 238 Shkresat që plotësojnë aktakuzën 1. Në të njëjtën kohë me paraqitjen e aktakuzës, prokurori i shtetit paraqet edhe dokumentet e mëposhtme kur është e nevojshme: 1.1. prokurori i shtetit paraqet mbështetjen e provave nga neni 258 të këtij kodi së bashku me deklaratat e marra nga neni 129 të këtij Kodi apo provat e siguruara nga neni 215, paragrafi 6 të këtij kodi të cilat synon ti paraqesë si prova të drejtpërdrejta të cilat nuk mund të kundërshtohen nga i pandehuri ose mbrojtësi përmes marrjes në pyetje gjatë ndonjë faze të procedurës penale. Mbështetja e provave përshkruan provat e pavarura që vërtetojnë deklaratat të cilat prokurori i shtetit synon t’i paraqesë si prova të drejtpërdrejta. Kjo mbështetje e provave mund të plotësohet ose të paraqitet në një kohë më të vonshme nëse dëshmitari për të cilin zbatohet kjo dispozitë nuk është më në dispozicion për të dëshmuar në shqyrtim gjyqësor. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 127 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 1.2. prokurori i shtetit paraqet kërkesë për të vazhduar apo për të zbatuar ndonjë nga masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit. Nenet 171 deri 190 të këtij Kodi zbatohen përshtatshmërisht për çfarëdo kërkese nga ky paragraf. 2. Prokurori i shtetit mund të paraqesë mbështetje të provave apo kërkesa nga ky nen edhe më pas nëse nuk ka mundur ta dijë bazën për paraqitjen e njoftimit apo kërkesës në kohën kur është ngritur aktakuza. - 239 Verify source ↗
Neni 239
AI-assisted research summary: The state prosecutor must give the defender or the accused the listed case materials by the indictment stage, and must give any new listed materials within 10 days of receiving them.
Neni 239 Materialet të cilat i jepen të pandehurit me ngritjen e aktakuzës 1. Jo më vonë se nga ngritja e aktakuzës, prokurori i shtetit i siguron mbrojtësit apo mbrojtësit kryesor apo të pandehurit nëse nuk përfaqësohet nga mbrojtësi materialet e mëposhtme ose kopjen e tyre të cilat janë në posedim, në kontroll ose në mbrojtje të tij, nëse këto materiale nuk i janë dhënë mbrojtësit gjatë hetimit: 1.1. procesverbalet mbi deklarimet ose pohimet, të nënshkruara apo të panënshkruara nga i pandehuri; 1.2. emrat e dëshmitarëve të cilët prokurori i shtetit ka ndërmend t’i thërret për dëshmim dhe çdo deklarim të mëhershëm të dhënë nga dëshmitarët e tillë; 1.3. të dhënat mbi identifikimin e personave për të cilët prokurori i shtetit e di se posedojnë prova të pranueshme dhe shfajësuese ose informata lidhur me çështjen dhe çdo procesverbal të deklarimeve, të nënshkruar apo të panënshkruar nga personat e tillë për këtë çështje; 1.4. rezultatet e ekzaminimit fizik dhe mendor, testet shkencore ose eksperimentet e bëra lidhur me çështjen; 1.5. kallëzimet penale dhe raportet e policisë; dhe 1.6. përmbledhjet ose referencat për provat materiale të mbledhura gjatë hetimit. 2. Deklarimet e dëshmitarëve i vihen në dispozicion të pandehurit në gjuhën që ai e kupton dhe e flet. 3. Pas ngritjes së aktakuzës, prokurori i shtetit i siguron mbrojtësit çfarëdo materiali të ri të paraparë në paragrafin 1 të këtij neni brenda dhjetë (10) ditëve nga pranimi i tyre. 4. Për dispozitat e këtij neni vlejnë masat për mbrojtjen e të dëmtuarit, dëshmitarëve, të privatësisë së tyre dhe të dhënave konfidenciale, siç parashihet me ligj. 5.Kur prokurori i shtetit nuk përmbush detyrimet nga paragrafit 1 i këtij neni, njoftohet kryeprokurori i zyrës. - 240 Verify source ↗
Neni 240
AI-assisted research summary: Në shqyrtimin fillestar, palët e caktuara duhet të jenë të pranishme, viktima/pala e dëmtuar njoftohet dhe ka të drejtë të marrë pjesë, gjyqtari jep aktakuzën kur duhet dhe menaxhon kërkesat për masa sigurie e afatet për kundërshtime.
Neni 240 Shqyrtimi Fillestar 1. Gjatë shqyrtimit fillestar duhet të jenë të pranishëm prokurori i shtetit, i pandehuri apo të pandehurit dhe mbrojtësit. 2. Pala e dëmtuar ose viktima dhe mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës njoftohen për seancën e shqyrtimit fillestar dhe ata kanë të drejtë të jenë të pranishëm, por mungesa e tyre nuk është pengesë për mbajtjen e seancës. 3. Gjatë shqyrtimit fillestar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i jep kopjen e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 128 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE aktakuzës të pandehurit apo të pandehurve, nëse ata nuk i kanë pranuar këto kopje të aktakuzës më parë përkundër përpjekjeve të arsyeshme të prokurorit të shtetit për të bërë dorëzimin. 4. Gjatë shqyrtimit fillestar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues vendos për të gjitha propozimet për të vazhduar apo zbatuar masat për sigurinë e pranisë së të pandehurit. 5. Gjatë shqyrtimit fillestar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues siguron që prokurori i shtetit të ketë përmbushur detyrimet që kanë të bëjnë me zbulimin e provave nga neni 239 i këtij Kodi. 6. Gjatë shqyrtimit fillestar, në pajtim me nenin 229 të këtij Kodi, gjyqtari i vetëm gjykues mund ta referoj rastin për ndërmjetësim. 7. Në fillim të shqyrtimit fillestar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues informon të pandehurin dhe avokatin mbrojtës që ata mund të paraqesin propozimet e mëposhtme deri në datën e caktuar e cila nuk mund të jetë më vonë se tridhjetë (30) ditë nga shqyrtimi fillestar: 7.1. çdo kundërshtim ndaj provave të cekura në aktakuzë në pajtim me nenin 243 të këtij Kodi; dhe 7.2. çdo kërkesë për hedhjen e aktakuzës në pajtim me nenin 244 paragrafit 1 të këtij Kodi. 8. Asnjë dëshmitar apo ekspert nuk merret në pyetje dhe asnjë provë nuk paraqitet gjatë shqyrtimit fillestar, përveç nëse është e nevojshme për marrjen e vendimit mbi vazhdimin ose zbatimin e masave për të siguruar praninë e të pandehurit nga paragrafit 3 të këtij neni. - 241 Verify source ↗
Neni 241
AI-assisted research summary: This article requires the judge to explain the accused’s procedural rights, the prosecutor to read or summarize the indictment, and gives the accused choices about plea and defence.
Neni 241 Pranimi i fajësisë 1. Në fillim të shqyrtimit fillestar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues e udhëzon të pandehurin për të drejtën e tij për të mos u deklaruar në çështjen e tij ose të mos përgjigjet në pyetje dhe nëse ai deklaron për çështjen, se nuk ka për detyrë të inkriminojë vetveten ose të afërmin, as të pranojë fajësinë; të mbrohet vetë ose nëpërmjet ndihmës juridike nga mbrojtësi sipas zgjedhjes së tij; të kundërshtojë aktakuzën dhe pranueshmërinë e provave të paraqitura në aktakuzë. 2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues pastaj çmon nëse e drejta e të pandehurit në mbrojtës është respektuar dhe nëse prokurori i shtetit ka përmbushur detyrimet që kanë të bëjnë me zbulimin e provave nga neni 239 i këtij Kodi. 3. Prokurori i shtetit ia lexon aktakuzën të pandehurit, duke përjashtuar pjesët e aktakuzës të specifikuara në paragrafin 3 të nenit 237 të këtij Kodi, përveç nëse i pandehuri pajtohet të heq dorë nga leximi i aktakuzës. Nëse i pandehuri heq dorë nga leximi i pikave të aktakuzës të ngritur kundër tij, prokurori i shtetit e përmbledh përmbajtjen e aktakuzës. 4. Pasi që gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues bindet se i pandehuri e kupton aktakuzën, të pandehurit i ofron mundësinë të pranojë fajësinë ose të deklarohet i pafajshëm. Nëse i pandehuri nuk e ka kuptuar aktakuzën, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues thërret prokurorin e shtetit që t’ia shpjegojë aktakuzën të pandehurit në mënyrë që ai ta kuptojë pa vështirësi. Nëse i pandehuri nuk dëshiron të bëjë ndonjë deklarim lidhur me fajësinë e tij, konsiderohet se ai nuk e pranon fajësinë. 5. Nëse i pandehuri vendos të bëjë marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, vlejnë procedurat nga neni 230 i këtij Kodi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 129 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE - 242 Verify source ↗
Neni 242
AI-assisted research summary: The accused may plead guilty at the initial hearing, and the judge must check whether the plea is informed, voluntary, and supported before accepting it.
Neni 242 Pranimi i fajësisë dhe shqiptimi i sanksionit penal gjatë shqyrtimit fillestar 1. I pandehuri mund ta pranojë fajësinë në shqyrtimin fillestar për të gjitha pikat e aktakuzës ose i pandehuri mund ta pranoj fajësinë për pika të caktuara të aktakuzës nëse janë përcaktuar më shumë se një pikë. 2. Kur i pandehuri pranon fajësinë për secilën ose disa nga pikat e aktakuzës sipas nenit 241 të këtij Kodi ose këtij neni, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues përcakton nëse: 2.1. i akuzuari e kupton natyrën dhe pasojat e pranimit të fajësisë; 2.2. pranimi i fajësisë bëhet vullnetarisht nga i akuzuari pas konsultimeve të mjaftueshme me avokatin mbrojtës, nëse i akuzuari ka avokat mbrojtës dhe pranimi i fajit nuk është rezultat i përdorimit të forcës, kërcënimeve apo premtimeve, përveç premtimeve të cekura në marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë sipas nenit 230 të këtij Kodi; 2.3. pranimi i fajit mbështetet në faktet e çështjes që përmban aktakuza, në materialet e prezantuara nga prokurori i shtetit për plotësimin e aktakuzës të pranuar nga i akuzuari dhe çdo provë tjetër, siç është dëshmia e dëshmitarëve e paraqitur nga prokurori i shtetit ose i akuzuari; dhe 2.4. aktakuza nuk përmban asnjë shkelje të qartë ligjore ose gabime faktike. 3. Gjatë këtij diskutimi ndërmjet gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues me të pandehurin në lidhje me bazën faktike për pranimin e fajësisë, mospranimi i çdo pretendimi në aktakuzë lidhur me mënyrën se si është kryer vepra penale nuk do të jetë arsye për të refuzuar pranimin e fajësisë, nëse pranimi nga i pandehuri e vërteton çdo element të veprës penale. 4. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues nuk bindet se i pandehuri e kupton natyrën dhe pasojat e pranimit të fajësisë dhe kriteret e paragrafit 2 të këtij neni nuk janë respektuar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues lëshon vendim për të refuzuar pranimin e fajësisë dhe vazhdon me shqyrtimin fillestar ose shqyrtimet e tjera. 5. Prokurori i shtetit njofton çdo palë të dëmtuar ose viktimë për datën dhe kohën e pranimit të fajësisë së të pandehurit, në mënyrë që pala e dëmtuar ose viktima të jetë e pranishme për seancën dëgjimore dhe të deklarohet në pajtim me nenin 356 të këtij Kodi. Gjatë marrjes në konsideratë të pranimit të fajësisë ose pranimit të fajësisë në pajtim me marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë sipas nenit 230 të këtij Kodi, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i merr pikëpamjet e prokurorit të shtetit, mbrojtësit dhe të dëmtuarit ose viktimës. 6. Kur gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues bindet se janë vërtetuar çështjet nga paragrafit 2 i këtij neni, ai merr aktvendim për miratimin e pranimit të fajësisë dhe procedon me shqiptimin e dënimit, e cakton seancën sipas nenit 356 të këtij Kodi për të përcaktuar çështje që janë të rëndësishme për shqiptimin e dënimit ose e pezullon shqiptimin e dënimit deri në përfundimin e bashkëpunimit nga i pandehuri me prokurorin e shtetit. 7. Dispozitat e nenit 322 paragrafi 5 të këtij Kodi zbatohen përshtatshmërisht në rastet kur ka më shumë të pandehur dhe njëri nga ata nuk e pranon fajësinë. 8. Në rastet kur i akuzuari ka pranuar fajësinë vetëm për njërën apo disa prej veprave penale për të cilat akuzohet, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues mund të: 8.1. shtyjë shqiptimin e sanksionit penal deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor; 8.2. veçojë procedurën për këtë pjesë të aktakuzës dhe të shqiptojë sanksionin penal; ose GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 130 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 8.3. vazhdojë shqyrtimin gjyqësor për veprën ose veprat e tjera penale për të cilat nuk e ka pranuar fajësinë. 9. I pandehuri i cili nuk pranon fajësinë gjatë shqyrtimit fillestar mund të ndryshojë deklaratën e tij dhe të pranojë fajësinë në çdo kohë. Për cilindo të pandehur që dëshiron të pranojë fajësinë nga ky paragraf, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues zbaton përshtatshmërisht shqyrtimin nga ky nen. - 243 Verify source ↗
Neni 243
AI-assisted research summary: The defendant may object to specific evidence in the indictment within the time limit set elsewhere in the Code; the prosecutor may reply in writing; the judge must issue a reasoned written decision, and inadmissible evidence cannot be used except on appeal.
Neni 243 Kundërshtimi i provave 1. I pandehuri mund të paraqesë kundërshtim ndaj provave të caktuara në aktakuzë brenda afatit të paraparë në nenin 240 paragrafi 7 të këtij Kodi, bazuar në këto arsye: 1.1. provat nuk janë marrë në mënyrë të ligjshme nga policia, prokurori i shtetit ose organi tjetër qeveritar; 1.2. provat janë në kundërshtim me rregullat nga Kapitulli XVII i këtij Kodi; ose 1.3. ka bazë të artikulueshme që gjykata të çmojë provën si thelbësisht të pambështetshme. 2. Prokurorit të shtetit i jepet mundësia që t’i përgjigjet kundërshtimit me shkrim. 3. Për të gjitha provat për të cilat është paraqitur kundërshtim, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues merr vendim të arsyetuar me shkrim që lejon ose përjashton provat brenda (15) ditëve nga dita e përfundimit të afatit kohor të caktuar për prokurorin e shtetit për të paraqitur përgjigje siç është paraparë në paragrafin 2 të këtij neni ose nga data shqyrtimit të caktuar nga gjykata për të shqyrtuar kundërshtimin siç është paraparë në nenin 247 të këtij Kodi. 4. Provat e papranueshme ndahen nga shkresat dhe mbyllen. Provat e tilla mbahen nga gjykata të ndara nga shkresat dhe provat tjera. Provat e papranueshme nuk mund të shqyrtohen apo të shfrytëzohen në procedurë penale, përveç në rastin e ankesës kundër aktvendimit mbi pranueshmërinë. 5. Të gjitha provat kundër të cilave nuk është paraqitur kundërshtim janë të pranueshme në shqyrtim gjyqësor, përveç nëse gjykata sipas detyrës zyrtare përcakton se pranueshmëria e provës së caktuar do të cenonte të drejtat e të pandehurit të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. 6. Secila palë mund të paraqesë ankesë kundër aktvendimit nga paragrafit 3 të këtij neni. Ankesa duhet të bëhet brenda dhjetë (10) ditëve nga pranimi i aktvendimit me shkrim. - 244 Verify source ↗
Neni 244
AI-assisted research summary: The defendant may ask to have the indictment dismissed within the deadline set by Article 240(7), and the judge must issue a reasoned written decision within 15 days; any party may appeal within 10 days.
Neni 244 Kërkesa për hedhjen e aktakuzës 1. I pandehuri mund të paraqesë kërkesë për hedhjen e aktakuzës brenda afatit të paraparë në nenin 240 paragrafi 7 të këtij Kodi, bazuar në këto arsye: 1.1. vepra për të cilën akuzohet nuk përbën vepër penale; 1.2. ekzistojnë rrethana të cilat e përjashtojnë përgjegjësinë penale; 1.3. ka kaluar afati i parashkrimit të veprës penale, vepra penale është e përfshirë në falje ose ekzistojnë rrethana të tjera të cilat e pengojnë ndjekjen; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 131 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 1.4. i pandehuri dhe i dëmtuari kanë bërë marrëveshje të ndërmjetësimit; 1.5. nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur një dyshim të bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet në aktakuzë; 1.6.aktakuza nuk është ngritur brenda afatit të paraparë në nenin 234 të këtij Kodi; ose 1.7. aktakuza është në kundërshtim me ligjin. 2. Prokurorit të shtetit duhet t’i jepet mundësia që të përgjigjet ndaj kërkesës me shkrim. 3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues merr vendim të arsyetuar me shkrim me të cilin ose refuzon kërkesën ose hedh aktakuzën brenda (15) ditëve nga dita e përfundimit të afatit kohor të caktuar për prokurorin e shtetit për të paraqitur përgjigje sipas paragrafit 2 të këtij neni ose nga data e shqyrtimit të caktuar nga gjykata për të shqyrtuar kundërshtimin siç është paraparë në nenin 247 të këtij Kodi. 4. Secila palë mund të paraqesë ankesë kundër aktvendimit nga paragrafi 3 të këtij neni. Ankesa duhet të bëhet brenda dhjetë (10) ditëve nga pranimi i aktvendimit me shkrim. - 245 Verify source ↗
Neni 245
AI-assisted research summary: The state prosecutor may respond in writing to an objection or request under the Code, and the judge must give 15 days for that written response.
Neni 245 Përgjigjet 1. Prokurorit të shtetit i jepet mundësia që të përgjigjet në kundërshtimin nga neni 243 ose në kërkesën nga neni 244 të këtij Kodi. 2. Përgjigja nga paragrafit 1 i këtij neni bëhet me shkrim. 3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i jep prokurorit të shtetit kohë prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve për të paraqitur përgjigje me shkrim ndaj kundërshtimit nga neni 243 i këtij Kodi ose kërkesës nga neni 244 i këtij Kodi. 4. Në vend të përgjigjes ndaj kërkesës nga neni 244 të këtij Kodi, prokurori i shtetit mund të paraqesë aktakuzë të ndryshuar nga neni246 i këtij Kodi. - 246 Verify source ↗
Neni 246
AI-assisted research summary: Rregullon si trajtohet një aktakuzë e ndryshuar: prokurori duhet ta paraqesë brenda 15 ditëve në disa raste, ndërsa i pandehuri dhe gjykatësi kanë të drejta dhe detyra të caktuara lidhur me kundërshtimet dhe shqyrtimin fillestar.
Neni 246 Aktakuza e ndryshuar 1. Nëse kërkesa e paraqitur nga i pandehuri për hedhjen e aktakuzës nga neni 244 të këtij Kodi mund të rregullohet me ndryshim të aktakuzës, prokurori i shtetit paraqet aktakuzë të ndryshuar në pajtim me nenin 235 të këtij Kodi brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga pranimi i kërkesës së të pandehurit për hedhje të aktakuzës. 2. Nëse aktakuza e ndryshuar paraqitet kundër një të pandehuri apo disa të pandehurve, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues cakton shqyrtim fillestar nga neni 240 i këtij Kodi sikurse aktakuza të ishte e re. 3. I pandehuri mund të paraqesë kundërshtime të reja nga neni 243 ose kërkesa nga neni 244 i këtij Kodi por vetëm për ato pjesë të aktakuzës të cilat janë ndryshuar, 4. I pandehuri mund të paraqesë sërish kundërshtimet e mëparshme nga neni 243 ose kërkesat nga neni 244 i këtij Kodi. Nëse i pandehuri nuk i paraqet sërish kundërshtimet apo kërkesat e mëparshme, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues vendosë që ato kundërshtime apo kërkesa nuk janë relevante për aktakuzën e ndryshuar dhe nuk i shqyrtojnë më tej. 5. Prokurori i shtetit mund të ndryshojë aktakuzën një herë, përveç në rastet kur siguron të dhëna të reja që bëjnë të nevojshme ndryshimin e aktakuzës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 132 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE - 247 Verify source ↗
Neni 247
AI-assisted research summary: Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e sheh të nevojshme, ai duhet të caktojë dhe të zhvillojë shqyrtimin sa më shpejt dhe brenda 15 ditëve; pas shqyrtimit duhet të nxjerrë një aktvendim të arsyetuar me shkrim brenda 15 ditëve.
Neni 247 Shqyrtimet për përcaktimin e vlefshmërisë së propozimeve 1. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues çmon se është e nevojshme mbajtja e shqyrtimit, për të vlerësuar kundërshtimet e të pandehurit nga neni 243 apo kërkesat nga neni 244 të këtij Kodi, ai e cakton dhe zbaton shqyrtimin e tillë sa më parë që të jetë e mundur, por brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas datës së paraqitjes të propozimeve të të pandehurit dhe përgjigjes së prokurorit të shtetit nëse ka paraqitur përgjigje. 2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues nxjerr aktvendim me shkrim të arsyetuar sa më parë që të jetë e mundur pas shqyrtimit të mbajtur sipas këtij neni dhe jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e mbajtjes së shqyrtimit nga ky nen. - 248 Verify source ↗
Neni 248
AI-assisted research summary: Kur shqyrtohet kërkesa për hedhjen e aktakuzës, gjyqtari ose kryetari i trupit gjykues duhet të vendosë për hedhjen e aktakuzës dhe pushimin e procedurës penale nëse plotësohet një nga kushtet e listuara; prokurori i shtetit mund të tërhiqet nga aktakuza nëse kërkesa është e bazuar.
Neni 248 Hedhja e Aktakuzës dhe Pushimi i Procedurës 1. Për çdo kërkesë për hedhjen e aktakuzës nga neni 244 i këtij Kodi, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues merr aktvendim për hedhjen e aktakuzës dhe pushimin e procedurës penale kur çmon se: 1.1. vepra me të cilën akuzohet nuk përbën vepër penale; 1.2. ekzistojnë rrethana të cilat e përjashtojnë përgjegjësinë penale; 1.3. ka kaluar afati i parashkrimit të veprës penale, vepra është përfshirë me amnisti apo falje, ose ekzistojnë rrethana të tjera të cilat e pengojnë ndjekjen; 1.4. i pandehuri dhe i dëmtuari kanë lidhur marrëveshje ndërmjetësimi që është pranuar zyrtarisht nga gjykata; 1.5. nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur një dyshim të bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet në aktakuzë; 1.6. aktakuza nuk është ngritur brenda afatit të paraparë në nenin 234 të këtij Kodi; ose 2. Me rastin e marrjes së aktvendimit nga ky nen, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues nuk detyrohet me cilësimin juridik të veprës penale siç është parashtruar nga prokurori i shtetit në aktakuzë. 3. Në përgjigjen ndaj kërkesës nga neni 244 i këtij Kodi, prokurori i shtetit mund të tërhiqet nga aktakuza nëse kërkesa është e bazuar. - 249 Verify source ↗
Neni 249
AI-assisted research summary: Nëse aktakuza është e konfirmuar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues cakton shqyrtimin gjyqësor.
Neni 249 Aktakuza e konfirmuar dhe caktimi i shqyrtimit gjyqësor 1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues cakton shqyrtimin gjyqësor sipas nenit 280 të këtij Kodi kur aktakuza është e konfirmuar, gjegjësisht kur: 1.1. i pandehuri nuk paraqet kundërshtime ndaj provave në pajtim me nenin 243 të këtij Kodi apo kërkesë për hedhjen e aktakuzës në pajtim me nenin 244 të këtij Kodi; 1.2. nuk janë paraqitur ankesa nga palët kundër një vendimi që konfirmon aktakuzën të lëshuar nga gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit në pajtim me nenin 243, paragrafi 3 të këtij Kodi apo sipas nenit 244 paragrafi 3 të këtij Kodi; ose 1.3. Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën me lëshimin e Aktvendimit rreth ankesave kundër një vendimi të lëshuar në pajtim me nenin 243 paragrafit 3 të këtij Kodi, apo GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 133 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE kundër një vendimi të lëshuar në pajtim me nenin 244 paragrafit 3 të këtij Kodi. 2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e cakton shqyrtimin gjyqësor të fillojë brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e konfirmimit të aktakuzës sipas paragrafit 1 të këtij neni. - 250 Verify source ↗
Neni 250
AI-assisted research summary: Mbrojtja duhet t’i paraqesë prokurorit njoftimet për alibinë, për përjashtimin e përgjegjësisë penale dhe emrat e dëshmitarëve brenda afatit të caktuar; para gjykimit mund t’i plotësojë me shkrim.
Neni 250 Paraqitja e materialeve nga mbrojtja 1. Posa të konfirmohet aktakuza, mbrojtja i paraqet prokurorit të shtetit deri në datën e caktuar nga gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues jo më shumë se tridhjetë (30) ditë pas shqyrtimit fillestar: 1.1. njoftimin për qëllimin e prezantimit të alibit, duke precizuar vendin ose vendet ku i pandehuri pohon të ketë qenë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe emrat e dëshmitarëve dhe çdo provë tjetër që e mbështet alibinë; 1.2. njoftimin për qëllimin e prezantimit të arsyeve për përjashtim të përgjegjësisë penale, duke precizuar emrat e dëshmitarëve dhe çdo prove tjetër që e mbështet arsyen e tillë; dhe 1.3. njoftimin për emrat e dëshmitarëve të cilët mbrojtja synon t’i thërret për të dëshmuar. 2. Në çdo kohë para shqyrtimit gjyqësor, mbrojtësi mund të plotësojë me shkrim informatat e dhëna sipas paragrafit 1 të këtij neni prokurorit të shtetit. 3. Nëse mbrojtësi nuk kryen detyrimin nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni ndërsa gjykata nuk gjen shkaqe të arsyeshme për një gjë të tillë, gjykata mund të shqiptojë gjobë deri në dyqindepesëdhjetë (250) Euro ndaj mbrojtësit dhe njofton Odën e Avokatëve për këtë. KAPITULLI XVII PROVAT - 251 Verify source ↗
Neni 251
AI-assisted research summary: This article sets general evidence rules for criminal proceedings and says courts must not base decisions on inadmissible evidence.
Neni 251 Rregullat e përgjithshme për prova 1. Rregullat e provës të parapara në këtë nen zbatohen në të gjitha procedurat penale para gjykatës dhe, në rastet kur e parasheh ky Kod, ato gjithashtu zbatohen në procedurat para prokurorit të shtetit dhe policisë. 2. Provat e marra me shkelje të dispozitave të procedurës penale janë të papranueshme kur ky Kod ose dispozita të tjera të ligjit shprehimisht parashikojnë kështu. 3. Gjykata nuk mund ta mbështesë vendimin e saj në prova të papranueshme. 4. Gjatë çdo intervistimi ose marrjeje në pyetje ndalohet që: 4.1. liria e të pandehurit për të formuluar dhe shprehur mendimin e tij të ndikohet nëpërmjet keqtrajtimit, lodhjes së shkaktuar, ndërhyrjes fizike, përdorimit të drogës, torturës, shtrëngimit ose hipnotizimit; 4.2. i pandehuri të kanoset me masa të ndaluara me ligj; 4.3. të premtohet ndonjë përfitim që nuk parashihet me ligj; dhe 4.4. të dobësohet kujtesa e të pandehurit ose aftësia e tij për të kuptuar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 134 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 5. Ndalesa nga paragrafi 4 i këtij neni zbatohet pavarësisht nga pëlqimi i personit të intervistuar ose të marrë në pyetje. 6. Kur intervistimi ose marrja në pyetje është zbatuar në kundërshtim me paragrafin 4. të këtij neni, procesverbali i intervistimit ose marrjes së tillë në pyetje është i papranueshëm. - 252 Verify source ↗
Neni 252
AI-assisted research summary: The trial judge or panel chair is responsible for orderly court proceedings, including taking evidence. The court may stop evidence-taking or exclude evidence in several listed situations.
Neni 252 Provat dhe rendi në gjykatë 1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues është përgjegjës për funksionimin e mirëfilltë të shqyrtimit gjyqësor, përfshirë marrjen e provave. 2. Gjykata mund të ndalojë marrjen e provave nëse: 2.1. marrja e provave të tilla për të plotësuar provat tjera është e panevojshme dhe e tepërt sepse çështja në fjalë është e njohur në vija të përgjithshme; 2.2. fakti që do të provohet është i parëndësishëm për vendimin apo është provuar; 2.3. prova është tërësisht e papërshtatshme, e pamundshme ose e paarritshme; ose 2.4. kërkesa bëhet për të zvarritur procedurën. 3. Gjykata mund të ndalojë marrjen e provës apo të përjashtojë provën. - 253 Verify source ↗
Neni 253
AI-assisted research summary: Evidence that is clearly irrelevant to proving a criminal element, damage, a defense, or another relevant issue may be treated as inadmissible; fundamentally unsupported evidence is also inadmissible.
Neni 253 Papranueshmëria e provave qartazi të parëndësishme apo thelbësisht të pambështetshme 1. Cilado provë që nuk ka të bëjë me të provuarit e ndonjë elementi të veprës penale, dëmit të shkaktuar me vepër penale, mbrojtjes nga ndjekja apo ndonjë çështjeje tjetër të rëndësishme mund të çmohet si provë qartazi e parëndësishme dhe është provë e papranueshme. 2. Cilado provë që është thelbësisht e pambështetshme, siç përkufizohet në nenin 19, paragrafit 1, nën-paragrafit 1.30 të këtij Kodi është provë e papranueshme. - 254 Verify source ↗
Neni 254
AI-assisted research summary: In sexual-offence criminal proceedings, evidence about a witness’s, victim’s, or injured party’s past sexual conduct is generally inadmissible, except in limited cases where it is relevant, very necessary, and not degrading.
Neni 254 Provat e papranueshme në rastet e veprave penale të natyrës seksuale 1. Çdo provë që lidhet me sjelljen e kaluar seksuale të dëshmitarit, të dëmtuarit ose viktimës, me vendim shpallet e papranueshme në procedurën penale për vepra penale të natyrës seksuale, përveç rasteve kur është relevante dhe shumë e nevojshme dhe nuk është degraduese për dëshmitarin, viktimën ose palën e dëmtuar. 2. Në mënyrë specifike, provat e tilla mund të jenë relevante vetëm në rastet e mëposhtme që përfshijnë vepra penale të një natyre seksuale: 2.1. Për të vërtetuar se sperma, lëndimet ose ndonjë provë tjetër materiale rrjedhin nga një person tjetër nga i pandehuri; 2.2. Për të provuar pëlqimin bazuar në një sjellje të mëparshme seksuale ndërmjet të pandehurit dhe dëshmitarit, viktimës ose të dëmtuarit. 3. Sjelljet e mëparshme seksuale nuk përdoren si provë e vetme ose vendimtare që vërteton pëlqimin. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 135 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE - 255 Verify source ↗
Neni 255
AI-assisted research summary: This article allows certain evidence to be reviewed in the main hearing only if it has not been excluded or is otherwise not inadmissible, and allows excluded evidence to be reviewed in a retrial after an appeal changes the exclusion decision.
Neni 255 Shqyrtimi i provave të pranueshme në shqyrtim kryesor 1. Pasi që gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues të ketë përjashtuar provat në pajtim me nenin 243 të këtij Kodi, ato prova mund të shqyrtohen nga gjykata vetëm gjatë rigjykimit nëse aktvendimi i gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues për të përjashtuar provat ndryshohet pas ankesës. 2. Prova mund të shqyrtohen nga gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues gjatë shqyrtimit kryesor nëse nuk është përjashtuar sipas nenit 243 apo nëse nuk është e papranueshme sipas nenit 253 të këtij Kodi. 3. Gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues apo anëtari i trupit gjykues, çmon besueshmërinë, rëndësinë dhe vlerën provuese të provës së pranuar nga paragrafi 2 i këtij neni. - 256 Verify source ↗
Neni 256
AI-assisted research summary: This article says certain prior statements and pretrial questioning can be used as evidence only under specific code provisions.
Neni 256 Përdorimi i deklaratave të mëparshme në shqyrtim gjyqësor 1. Deklarimi i të pandehurit dhënë policisë ose prokurorit të shtetit mund të jetë provë e pranueshme në gjykatë vetëm kur është marrë në pajtim me dispozitat e nenit 74, paragrafi 2, nenit 128 ose nenit 129 dhe në pajtim me nenet 149 deri 153 të këtij Kodi. Deklaratat e tilla mund të përdoren për ta kundërshtuar deklarimin e të pandehurit në gjyq ose si provë e drejtpërdrejtë në pajtim me nenin 257 paragrafin 2 të këtij Kodi. 2. Marrja në pyetje në procedurë paraprake mund të përdoret si provë në pajtim me nenin 119 paragrafit 2 të këtij Kodi. 3. Deklarata në procedurë paraprake mund të përdoret si provë në pajtim me nenin 119, paragrafit 3 të këtij Kodi. 4. Mundësia hetuese e veçantë mund të përdoret si provë në pajtim me nenin 119, paragrafit 4 të këtij Kodi. - 257 Verify source ↗
Neni 257
AI-assisted research summary: The court may not convict an accused person based only on one piece of evidence, a decisive uncross-examined proof, the accused’s statement to police or the prosecutor, an unidentified witness’s testimony, or a cooperating witness’s testimony alone.
Neni 257 Kufizimet e provave 1. Gjykata nuk e shpall të akuzuarin fajtor duke u mbështetur vetëm në një dëshmi ose duke i dhënë rëndësi vendimtare një dëshmie apo një prove tjetër e cila nuk mund të kundërshtohet nga i pandehuri ose mbrojtësi përmes marrjes në pyetje gjatë ndonjë faze të procedurës penale. 2. Gjykata nuk e shpall të akuzuarin fajtor duke u mbështetur vetëm në një deklaratë ose duke i dhënë rëndësi vendimtare deklarimit të dhënë nga i pandehuri në polici ose para prokurorit të shtetit. 3. Gjykata nuk e shpall të akuzuarin fajtor vetëm në një deklaratë ose duke i dhënë rëndësi vendimtare dëshmisë së dhënë nga një dëshmitar, identiteti i të cilit është i panjohur për mbrojtësin dhe të akuzuarin. 4. Gjykata nuk e shpall personin fajtor vetëm mbi bazën e dëshmisë së dhënë nga dëshmitari bashkëpunues. - 258 Verify source ↗
Neni 258
AI-assisted research summary: Prokurori i shtetit duhet të paraqesë mbështetjen e provave kur mbështetet në disa deklarata të mëparshme; ajo duhet të dorëzohet me aktakuzën dhe jo më vonë se fillimi i shqyrtimit gjyqësor.
Neni 258 Mbështetja e provave 1. Prokurori i shtetit i cili synon të mbështetet në deklaratat e mëparshme nga neni 256 ose deklaratat e siguruara nga neni 215 paragrafi 6 i këtij Kodi duhet të paraqesë mbështetjen e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 136 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE provave. 2. Mbështetja e provave përmban: 2.1. Përshkrimin e dëshmive, deklaratën apo provën tjetër në të cilën prokurori i shtetit synon të mbështetet e që do të ishte e kufizuar sipas nenit 257 të këtij Kodi; 2.2. Përshkrimin e shkurtë të dëshmisë, shkresës apo provës që vërteton të dhënat fajësuese nga provat e cekura në nën-paragrafin 2.1 të këtij paragrafi. 3. Mbështetja e provave paraqitet së bashku me aktakuzë dhe jo më vonë se deri në fillim të shqyrtimit gjyqësor. KAPITULLI XVIII NDALIMI I PASURISË QË I NËNSHTROHET KONFISKIMIT - 259 Verify source ↗
Neni 259
AI-assisted research summary: Gjykata i trajton kërkesat për urdhër ndalues me shkrim dhe pa seancë, përveç rasteve kur urdhëron ndryshe; prokurori i shtetit ka barrën e të provuarit me dyshim të bazuar; vendimet duhet t’u dorëzohen palëve brenda 48 orëve.
Neni 259 Dispozitat e përgjithshme 1. Procedurat e ndalimit janë: 1.1. Procedura për urdhër ndalues të përkohshëm; dhe 1.2. Procedura për urdhër ndalues përfundimtar. 2. Kërkesat në procedurën e urdhrit ndalues trajtohen nga Gjykata me shkrim dhe pa seancë, përveç nëse Gjykata e cila e trajton kërkesën urdhëron ndryshe dhe në pajtim me nenin 263 të këtij Kodi. 3. Barra e të provuarit për prokurorin e shtetit në procedurë të ndalimit është dyshimi i bazuar. 4. Të gjitha vendimet e gjykatës lidhur me kërkesat e parashtruara sipas këtij Kapitulli merren në formë të urdhrit të gjykatës të mbështetur me arsyetim dhe i dorëzohen prokurorit të shtetit, të pandehurit dhe palëve të treta të cekura në urdhrin ndalues brenda dyzet e tetë (48) orëve nga nxjerrja e tyre. - 260 Verify source ↗
Neni 260
AI-assisted research summary: A state prosecutor may issue a temporary order stopping specified people from doing anything with identified property, and the order can also freeze or temporarily seize the property.
Neni 260 Urdhri i përkohshëm i ndalimit 1. Nëse prokurori i shtetit ka dyshim të bazuar se pasuria është pasuri e specifikuar, prokurori i shtetit mund të lëshojë urdhër ndalimi të përkohshëm me të cilin ia ndalon çdo personi të cekur në urdhër që të ndërmarr ndonjë veprim në lidhje me pasurinë e specifikuar në urdhër. 2. Ndalimi i ndërmarrjes së veprimit lidhur me pasurinë e specifikuar përfshin, por nuk kufizohet ekskluzivisht vetëm në: 2.1. shitjen e pasurisë së specifikuar; 2.2. transferimin e pronësisë së pasurisë së specifikuar; 2.3. dhurimin e pasurisë së specifikuar; 2.4. zvogëlimin e vlerës se pasurisë së specifikuar; 2.5. tërheqjen nga llogaria bankare të pasurisë së specifikuar; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 137 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 2.6. përdorimin e parave të fituara nga nga qiraja e pasurisë së specifikuar; 2.7. administrimin e pasurisë së specifikuar; 2.8. çfarëdo veprimi që ka ndikim negativ në ruajtjen e vlerës së pasurisë së specifikuar. 3.Urdhri ndalues i përkohshëm i lëshuar nga prokurori i shtetit: 3.1.përshkruan pasurinë e specifikuar që është përfshirë në urdhër; 3.2.përshkruan provat e artikulueshme të cilat vërtetojnë dyshimin e bazuar përkatës në paragrafin 1 të këtij neni; 3.3.përshkruan nevojën për urdhër ndalues të përkohshëm për të ruajtur disponueshmërinë e pasurisë së specifikuar për konfiskim në të ardhmen, përfshirë parandalimin e shpërndarjes apo zhvleftësimit të vlerës së pasurisë; 3.4.urdhëron pranuesin e urdhrit të mos ndërmerr asnjë veprim lidhur me pasurinë e specifikuar për një periudhë prej shtatë (7) ditësh nga dita e lëshimit të urdhrit ndalues të përkohshëm; 3.5.specifikon të gjithë personat e njohur për prokurorin e shtetit të cilët mund të kenë interes në pronën e specifikuar; 3.6.shënon kohën e nxjerrjes dhe kohën e skadimit të urdhrit ndalues të përkohshëm. 4. Urdhri ndalues i përkohshëm i lëshuar nga prokurori i shtetit mund të përfshijë sekuestrimin e përkohshëm të pronës së specifikuar, që ekzekutohet nga policia, e cila e merr kujdestarinë mbi pasurinë e specifikuar dhe e ruan atë në pajtim me nenin 110 të këtij Kodi deri në ndonjë urdhër tjetër nga gjykata. 5. Nëse personi ose subjekti i cili posedon pasurinë e saktësuar që i nënshtrohet sekuestrimit të përkohshëm në urdhrin ndalues të përkohshëm të lëshuar nga prokurori i shtetit, siç është saktësuar në paragrafin 4 të këtij neni, refuzon t’ia dorëzojë pasurinë e saktësuar zyrtarit të autorizuar të policisë përgjegjës për ekzekutimin e urdhrit ai person ose subjekti i nënshtrohet ndjekjes penale për veprën penale Pengimi i të Provuarit apo Procedurës Zyrtare sipas nenit 386 të Kodit Penal dhe gjobitjes nga gjyqtari i procedurës paraprake deri në pesëdhjetë për qind (50%) të vlerës së pasurisë së saktësuar. Personi ose subjekti që i nënshtrohet një gjobe të tillë mund ta ankimojë gjobën brenda shtatë (7) ditëve nga shqiptimi i saj ose mund ta anuloj gjobën duke respektuar urdhrin e përkohshëm të ndalimit menjëherë, por jo më vonë se shtatë (7) ditë nga momenti kur vendimi për shqiptimin e gjobës bëhet i formës së prerë. 6. Çdo bankë ose institucion financiar që merr urdhërin ndalues të përkohshëm e informon prokurorin e shtetit menjëherë për sasinë e parave në llogari dhe vepron në pajtim me urdhrin dhe menjëherë parandalon çdo aktivitet tjetër që të ndodhë me llogarinë bankare ose ndonjë pasuri tjetër të specifikuar në bankë të përshkruar në urdhër që zvogëlon shumën e parave në llogarinë bankare, ose ulë vlerën e pasurisë së specifikuar. 7. Çdo palë tjetër që pranon urdhrin ndalues të përkohshëm sipas këtij neni duhet të respektoj kushtet e urdhrit dhe të parandalojë çdo veprimtari që zvogëlon vlerën e pasurisë së specifikuar. 8. Urdhri ndalues i përkohshëm bazuar në këtë nen ka efekt shtatë (7) ditë nga lëshimi i urdhrit ndalues të përkohshëm derisa të plotësohen kushtet për paraqitjen e kërkesës për ndalim përfundimtar, siç përcaktohet në paragrafin 9 ose 10 të këtij neni. 9. Prokurori i Shtetit paraqet kërkesë për një ndalim përfundimtar sipas nenit 261 të këtij Kodi brenda shtatë (7) ditëve nga lëshimi i urdhrit ndalues të përkohshëm. Nëse prokurori i shtetit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 138 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE ka paraqitur kërkesë për ndalim përfundimtar, urdhri ndalues i përkohshëm mbetet i vlefshëm derisa gjykata të vendosë mbi kërkesën për urdhrin ndalues përfundimtar. 10. Prokurori i shtetit njofton çdo bankë, institucion financiar ose çdo palë tjetër që merr urdhrin ndalues të përkohshëm, që është parashtruar kërkesë për urdhër ndalues përfundimtar dhe se urdhri ndalues i përkohshëm do të mbetet i vlefshëm derisa gjykata të vendosë për kërkesën për urdhrin ndalues përfundimtar. 11. Nëse prokurori i shtetit nuk paraqet kërkesë për urdhër ndalues përfundimtar sipas nenit 261 të këtij Kodi, urdhri ndalues i përkohshëm pushon të vlejë dhe çfarëdo pasurie e specifikuar në urdhrin ndalues të përkohshëm lirohet nga urdhri ndalues i përkohshëm dhe i kthehet pronarit në pajtim me nenin 110 paragrafi 13 dhe nenin 113 të këtij Kodi, përveç nëse: 11.1. pasuria e specifikuar nevojitet për prova, siç përcaktohet në nenin 110 paragrafi 15 të këtij Kodi, me ç’rast i transferohet policisë për ta ruajtur në pajtim me nenin 110 të këtij Kodi deri në përfundim të procedurës penale, dhe pastaj asgjësohet në pajtim me nenet përkatëse për asgjësimin e provave pas përfundimit të procedurës penale; ose 11.2. pasuria e specifikuar i nënshtrohet automatikisht konfiskimit sipas nenit 276 të këtij Kodi. 12. Urdhri ndalues i përkohshëm mund të përfshijë pasurinë e specifikuar e cila gjendet brenda apo jashtë Republikës së Kosovës. 13. Kur prokurori i shtetit beson se pasuria e specifikuar gjendet në shtetin apo territorin jashtë Republikës së Kosovës, ai kërkon ndihmë nga qeveria e shtetit apo territorit të tillë për ta zbatuar urdhrin ndalues të përkohshëm dhe çfarëdo urdhri ndalues përfundimtar pasues në shtetin apo territorin e tillë, në pajtim me Ligjin përkatës për ndihmë të ndërsjellë juridike. - 261 Verify source ↗
Neni 261
AI-assisted research summary: The state prosecutor must send the final restraint request to the defendant and other identified or interested persons, and must make reasonable efforts to notify them if direct delivery is not possible.
Neni 261 Kërkesa për urdhër ndalues përfundimtar 1. Kërkesa për urdhër ndalues përfundimtar në gjykatën kompetente përfshin: 1.1. Kopjen e urdhrit ndalues të përkohshëm, përveç rasteve kur kërkesa për urdhrin ndalues përfundimtar është në pajtim me nenin 103, paragrafi 6, nenin 107, paragrafi 4, nënparagrafi 4.2, nenin 108 paragrafi 4 nën-paragrafi 4.2 ose nenin 110, paragrafi 15 të këtij Kodi; 1.2. Përshkrimin e provave të artikulueshme të cilat vërtetojnë dyshimin e bazuar se pasuria është pasuri e specifikuar; 1.3. Përshkrimin e domosdoshmërisë së urdhrit ndalues përfundimtar për të ruajtur disponueshmërinë e pasurisë së saktësuar për konfiskim në të ardhmen, përfshirë parandalimin e shpërndarjes apo zhvleftësimit të vlerës së pasurisë së specifikuar; 1.4. Detajet e të gjithë personave të njohur për prokurorin e shtetit të cilët mund të kenë interes në pasurinë e specifikuar; dhe 1.5. Detajet e masave të përkohshme të kërkuara nga prokurori i shtetit për të siguruar ndonjë pasuri të specifikuar që është përkohësisht e sekuestruar. 2. Prokurori i shtetit ia dorëzon kopjen e kërkesës për ndalim përfundimtar të pasurisë të pandehurit dhe personave tjerë të cekur në urdhrin ndalues të përkohshëm, apo personave të cilët mund të kenë interes në pasurinë e specifikuar. Nëse kopja e kërkesës për ndalim përfundimtar nuk mund t’i dërgohet secilit person të cekur në urdhrin ndalues përfundimtar, prokurori i shtetit bën përpjekje të arsyeshme për ta informuar secilin person në urdhrin ndalues GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 139 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE përfundimtar për ekzistimin dhe pasojat e kërkesës për urdhër ndalues përfundimtar. 3. Përpjekjet e arsyeshme nga paragrafi 2 i këtij neni përfshijnë dërgimin me postë të kërkesës në adresën e fundit të njohur të të pandehurit apo personit, dërgimin me postë të kërkesës avokatit të të pandehurit apo personit, publikimin e kërkesës në tabelën e shpalljeve të kuvendit komunal në territorin ku i pandehuri jeton, në territorin ku është kryer vepra penale dhe në territorin ku gjendet prova, mjeti apo dobia pasurore, ose publikimi në të përditshme. - 262 Verify source ↗
Neni 262
AI-assisted research summary: The state prosecutor must identify the temporary measures needed to secure specified seized property, and the asset administration agency is responsible for administering that property.
Neni 262 Masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë së specifikuar 1. Prokurori i shtetit përcakton në kërkesën për urdhër ndalues përfundimtar se cilat masa specifike të përkohshme nevojiten për të siguruar pasurinë e specifikuar që është përkohësisht e sekuestruar, qoftë në bazë të një urdhri ndalues të përkohshëm ose një urdhri të kontrollit të lëshuar nga gjykata. 2. Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar është përgjegjëse për administrimin e pasurisë së specifikuar në pajtim me Ligjin përkatës për administrimin e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar. 3. Masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë së specifikuar që mund të përfshihen në kërkesën për urdhër ndalues përfundimtar përfshijnë, por nuk kufizohen në: 3.1. mbajtjen e pasurisë së specifikuar në kasafortë; 3.2.mbajtjen e pasurisë së specifikuar në depo të sigurt; 3.3. mbajtjen e pasurisë së specifikuar te administruesi i pasurisë; 3.4. mbajtjen e mjeteve në llogarinë bankare të autorizuar nga gjykata; 3.5. shitjen apo tjetërsimin e pasurisë nga paragrafi 4-7 të këtij neni, ose 3.6. hapat e arsyeshëm për mbajtjen e pasurisë së specifikuar në gjendjen aktuale apo parandalimin e zvogëlimit të vlerës. 4. Për pasuri të specifikuara të cilat kërkojnë shpenzime të larta për administrim, mirëmbajtje, sigurim, ushqim apo vendosje në depo, prokurori i shtetit kërkon masa të përkohshme të cilat do të minimizonin shpenzimet e larta dhe njëkohësisht do të ruanin vlerën e pasurisë së specifikuar. 5.Masat e përkohshme nga paragrafi 4 i këtij neni përfshijnë, por nuk kufizohen në: 5.1. Shitjen e pasurisë së specifikuar për çmim të tregut; 5.2. Therjen apo shitjen e bagëtisë; 5.3. Procesimin e të korrave apo materialeve në produkte përfundimtare. 6. Për pasurinë specifike e cila humb vlerën shpejtë apo është e zëvendësueshme, prokurori i shtetit kërkon çfarëdo mase të përkohshme e cila parandalon humbjen e vlerës apo shpenzimet e panevojshme të mirëmbajtjes. 7. Masat e përkohshme nga paragrafi 6 i këtij neni përfshijnë, por nuk kufizohen në: 7.1. Shitjen e pasurisë së specifikuar për çmim të tregut; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 140 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 7.2. Përzierjen e pasurisë së saktësuar; 7.3. Procesimin e të korrave apo materialeve në produkte përfundimtare. 8. Administrimi dhe shitja e pasurisë së specifikuar sipas këtij neni zbatohet në pajtim me Ligjin përkatës për administrimin e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar. 9. Mjetet nga shitja e pasurisë së specifikuar sipas këtij neni mbahen në pajtim me Ligjin përkatës për administrimin e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar, përveç nëse parashihet ndryshe me këtë Kod. - 263 Verify source ↗
Neni 263
AI-assisted research summary: The accused and a third party with a legal interest may submit evidence to court within 15 days after the request for a final restraining order is received.
Neni 263 Të drejtat e të pandehurit dhe palës së tretë para nxjerrjes së urdhrit ndalues përfundimtar 1. Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga pranimi i kërkesës për urdhër ndalues përfundimtar, i pandehuri dhe pala e tretë që pretendon se ka interes juridik në ndonjë pasuri të specifikuar të përfshirë në kërkesën për ndalim përfundimtar mund të paraqesë prova në gjykatë për të provuar se: 1.1. pasuria e specifikuar nuk identifikohet në kërkesën për ndalim përfundimtar; 1.2. pasuria është pasuri e specifikuar; 1.3. ndalimi përfundimtar nuk është i nevojshëm për të ruajtur disponueshmërinë e pasurisë së specifikuar për konfiskim në të ardhmen; 1.4. në rastet kur mjeti është në pronësi të palës së tretë dhe nuk është dhuratë e njollosur, pala e tretë provon se: 1.4.1. mjeti është në pronësi të palës së tretë; dhe 1.4.2. pala e tretë nuk e ka ditur dhe nuk ka mundur të dijë se pasuria ishte mjet. 2. Provat e cekura në paragrafin 1 të këtij neni përfshijnë çfarëdo prove apo dokumenti relevant. - 264 Verify source ↗
Neni 264
AI-assisted research summary: Gjykata duhet të nxjerrë urdhër ndalues përfundimtar për pasurinë e specifikuar kur prokurori i shtetit i provon kushtet e kërkuara; përndryshe, në disa raste nuk e nxjerr urdhrin.
Neni 264 Nxjerrja e urdhrit ndalues përfundimtar 1. Për secilën pasuri të specifikuar të përfshirë në kërkesën e prokurorit të shtetit për urdhër ndalues përfundimtar, gjykata nxjerr urdhër ndalues përfundimtar dhe urdhëron masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë së sekuestruar përkohësisht, nëse prokurori i shtetit vërteton me prova të artikulueshme se: 1.1. pasuria e specifikuar është identifikuar në kërkesën për ndalim përfundimtar; 1.2. ka dyshim të bazuar se pasuria është pasuri e specifikuar; 1.3. ndalimi përfundimtar është i nevojshëm për të ruajtuar disponueshmërinë e pasurisë së specifikuar për konfiskim në të ardhmen, përfshirë parandalimin e zvogëlimit të vlerës së pasurisë së specifikuar; dhe 1.4. prokurori i shtetit ka vepruar në pajtim me nenin 261 paragrafit 2 të këtij Kodi. 2. Nëse i pandehuri apo pala e tretë provon kushtet e përcaktuara në paragrafin 1 të nenit 263 për cilëndo pasuri të specifikuar në kërkesën e prokurorit të shtetit, gjykata nuk nxjerr urdhër ndalues përfundimtar për atë pasuri të specifikuar dhe pasuria e specifikuar lirohet nga GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 141 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE urdhri ndalues i përkohshëm dhe i kthehet pronarit ashtu siç përcaktohet në nenin 110, paragrafi 13 dhe nenin 113 të këtij Kodi, përveç nëse: 2.1. pasuria e specifikuar nevojitet si provë, ashtu siç përcaktohet në nenin 110 paragrafi 15 të këtij Kodi, me ç’rast i transferohet policisë për ta ruajtur në pajtim me nenin 110 të këtij Kodi deri në përfundim të procedurës penale, dhe pastaj asgjësohet në pajtim me nenet përkatëse për asgjësimin e provave pas përfundimit të procedurës penale; ose 2.2. pasuria e specifikuar i nënshtrohet automatikisht konfiskimit sipas nenit 276 të këtij Kodi. 3. Nëse prokurori i shtetit ka kërkuar shitjen e pasurisë së specifikuar sipas nenit 262 të këtij Kodi si masë të përkohshme, gjykata duhet të urdhëroj shitjen e pasurisë së specifikuar nëse prokurori i shtetit ka vërtetuar nevojën për këtë masë të përkohshme. 4. Urdhri ndalues i përkohshëm mbetet në fuqi deri në nxjerrjen e vendimit të gjykatës mbi kërkesën për ndalim përfundimtar. 5.Gjykata vendos mbi kërkesën për urdhër ndalues përfundimtar brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës. 6. Gjykata e dorëzon urdhrin ndalues përfundimtar në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, e cila e ekzekuton atë brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e dorëzimit të urdhrit. - 265 Verify source ↗
Neni 265
AI-assisted research summary: Ky nen kërkon që banka ose pala tjetër që pranon urdhrin ndalues përfundimtar të veprojë sipas urdhrit dhe të mos ndërmarrë veprime ndaj pasurisë së ndaluar.
Neni 265 Urdhri ndalues përfundimtar 1.Urdhri ndalues përfundimtar: 1.1. përshkruan pasurinë e specifikuar e cila përfshihet në urdhrin ndalues përfundimtar; 1.2. përshkruan provat e artikulueshme të cilat vërtetojnë dyshimin e bazuar përkatës të paraparë në nenin 261 të këtij Kodi, dhe domosdoshmërinë për urdhrin ndalues përfundimtar; 1.3. urdhëron pranuesin e urdhrit që të respektoj kushtet e urdhrit; 1.4. saktëson masat e përkohshme për të siguruar pasurinë e sekuestruar përkohësisht; 1.5. specifikon të gjithë personat të cilët mund të kenë interes në pronën e specifikuar; 1.6. shënon datën dhe kohën e nxjerrjes së urdhrit; 1.7. i dërgohet prokurorit të shtetit, të pandehurit dhe palës së tretë të cekur në urdhër; 1.8. nëse është e aplikueshme, përmban arsyetimin se pse kërkesa për lëshimin e urdhrit në lidhje me një pjesë të caktuar të pasurisë së specifikuar është refuzuar. 2. Urdhri ndalues përfundimtar ka këtë efekt: 2.1. banka apo institucioni financiar i cili pranon urdhrin ndalues përfundimtar vepron në pajtim me urdhrin dhe menjëherë parandalon çfarëdo aktiviteti tjetër të llogarisë bankare apo pasurisë tjetër në bankë të përshkruar në urdhër që zvogëlon shumën e të hollave në llogarinë bankare apo ulë vlerën e pasurisë; 2.2. cilado palë tjetër e cila pranon urdhrin ndalues përfundimtar vepron në pajtim me GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 142 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE kushtet e përcaktuara në urdhër. 3. Urdhri ndalues përfundimtar mund të përfshijë pasurinë e specifikuar e cila gjendet brenda apo jashtë territorit të Republikës së Kosovës. 4. Urdhri ndalues përfundimtar mbetet në fuqi deri në ndryshimin apo shfuqizimin e tij nga ndonjë urdhër tjetër i gjykatës. 5. Në urdhrin ndalues përfundimtar thuhet: “Pasuria e specifikuar e cekur në urdhrin ndalues përfundimtar të bashkëngjitur është ndaluar dhe ju ndalohet ndërmarrja e çfarëdo veprimi lidhur me të. Nëse synoni të kundërshtoni ndalimin e kësaj pasurie, ju duhet të parashtroni ankesë në pajtim me dispozitat përkatëse të ligjit”. - 266 Verify source ↗
Neni 266
AI-assisted research summary: The state prosecutor may seek and issue additional temporary restraining orders for specified extra property during the investigation, after indictment, and even after judgment becomes final, and must later submit the request for a final restraining order.
Neni 266 Urdhri ndalues i përkohshëm për pasuritë shtesë të specifikuara 1. Pas nxjerrjes së urdhrit ndalues të përkohshëm, prokurori i shtetit mundet: 1.1. në cilëndo kohë gjatë hetimit dhe pas ngritjes së aktakuzës, si dhe derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, të ushtrojë kompetencat e përcaktuara në nenin 260 të këtij Kodi për të lëshuar urdhër ndalues të përkohshëm shtesë për të përfshirë pasurinë shtesë të specifikuar. 1.2. në çdo kohë pasi që aktgjykimi bëhet i plotfuqishëm, ushtron kompetencën e specifikuar në nenin 260 të këtij Kodi për të nxjerrë urdhër ndalues të përkohshëm për të përfshirë pasurinë shtesë të specifikuar që mund të përfshihet në kërkesë nga prokurori i shtetit në pajtim me nenin 275 të këtij Kodi. 2. Pas nxjerrjes së urdhrit tjetër ndalues të përkohshëm, vlejnë dispozitat e neneve 260-263 të këtij Kodi dhe prokurori i shtetit dorëzon kërkesën për urdhër ndalues përfundimtar në pajtim me nenin 261 të këtij Kodi. - 267 Verify source ↗
Neni 267
AI-assisted research summary: When the state prosecutor requests a further final restraining order under Article 261, the court must act in line with Articles 264 and 265.
Neni 267 Urdhri ndalues përfundimtar – pasuria shtesë e specifikuar Me marrjen e kërkesës nga prokurori i shtetit për urdhër ndalues përfundimtar të mëtejshëm sipas nenit 261 të këtij Kodi, gjykata vepron në përputhje me nenet 264 dhe 265 të këtij Kodi. - 268 Verify source ↗
Neni 268
AI-assisted research summary: Prokurori i shtetit, i pandehuri dhe një palë e tretë e përmendur në urdhrin ndalues përfundimtar mund të ankohen për lëshimin ose refuzimin e urdhrit brenda 15 ditëve nga marrja e tij me shkrim.
Neni 268 Bazat për ankesë për lëshimin ose refuzimin e urdhrit ndalues përfundimtar 1. Prokurori i shtetit, i pandehuri dhe pala e tretë e cekur në urdhrin ndalues përfundimtar mund të paraqesë ankesë ndaj lëshimit apo refuzimit të urdhrit, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga pranimi i urdhrit me shkrim. 2. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e urdhrit. Dispozitat e Kapitullit XXI të këtij Kodi zbatohen përshtatshmërisht. 3. Bazat e vetme për ankesë nga i pandehuri ose nga pala e tretë sipas paragrafit 1 i këtij neni janë: 3.1. prokurori i shtetit nuk e ka vërtetuar dyshimin e bazuar të specifikuar në paragrafin 1 të nenit 260 të këtij Kodi, ose 3.2. prokurori i shtetit nuk e ka përshkruar domosdoshmërinë e urdhrit ndalues të përkohshëm siç është specifikuar në nenin 260 nënparagrafin 3.2 të këtij Kodi, ose GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 143 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 3.3. në rastin e pasurisë së specifikuar që është mjet i veprës penale në pronës të palës së tretë dhe nuk është dhuratë e njollosur, pala e tretë ka vërtetuar se posedon mjetin e specifikuar dhe nuk ka ditur ose nuk ka mundur të dyshojë në mënyrë të arsyeshme se pasuria është përdorur si mjet. 4. Bazat e vetme për ankesë nga i prokurori i shtetit sipas paragrafit 1 të këtij neni janë: 4.1. Prokurori i shtetit e ka vërtetuar dyshimin e bazuar të specifikuar në paragrafin 1 të nenit 260 të këtij Kodi; 4.2. Prokurori i shtetit e ka përshkruar domosdoshmërinë e urdhrit ndalues të përkohshëm siç është specifikuar në nën-paragrafin 3.2. të nenit 260 të këtij Kodi, ose 4.3. Në rastin e pasurisë së specifikuar që është mjet i veprës penale në pronësi të palës së tretë dhe nuk është dhuratë e njollosur, pala e tretë nuk ka dëshmuar se është në pronësi të mjetit të specifikuar dhe nuk ka ditur apo nuk ka mundur të ketë dyshuar në mënyrë të arsyeshme se pasuria do të përdorej si mjet i veprës penale. - 269 Verify source ↗
Neni 269
AI-assisted research summary: After conviction for a criminal offence, the court must confiscate the specified assets listed in the indictment or notice.
Neni 269 Konfiskimi 1.Pas dënimit të të pandehurit për vepër penale, gjykata konfiskon të gjitha pasuritë e specifikuara të përcaktuara në aktakuzë ose në njoftim sipas nenit 278 paragrafi 5 të këtij Kodi. 2. Nëse ndonjë pasuri e specifikuar, tërësisht ose pjesërisht, nuk është në dispozicion për t’u konfiskuar për çfarëdo arsye, gjykata përcakton vlerën monetare të pasurisë së tillë të specifikuar dhe vepron në pajtim me dispozitat e nenit 273 të këtij Kodi. 3. Vlera monetare e pasurisë së specifikuar është vlera më e madhe e përcaktuar ose në kohën e dënimit ose kur është marrë së pari nga i pandehuri ose pala e tretë. - 270 Verify source ↗
Neni 270
AI-assisted research summary: Before a court can order confiscation of property used as an instrument, the state prosecutor must prove in the main hearing that the property was used in the criminal offense. Property belonging to a third party may still be confiscated if it was a tainted gift or if the third party knew, or reasonably should have suspected, that it was used as an instrument.
Neni 270 Konfiskimi i mjetit 1. Para se gjykata të mund të urdhërojë konfiskimin e pasurisë që ishte mjet, prokurori i shtetit e provon në shqyrtimin kryesor se pasuria ishte mjet i veprës penale për të cilën i pandehuri është dënuar. 2. Nëse pasuria që është mjet i takon një pale të tretë, pasuria konfiskohet nëse; 2.1. pasuria ka qenë dhuratë e njollosur; ose 2.2. pala e tretë e dinte ose mund të kishte dyshuar në mënyrë të arsyeshme se pasuria është përdorur si mjet. - 271 Verify source ↗
Neni 271
AI-assisted research summary: Before the court can order confiscation, the state prosecutor must prove in the main hearing that the property is proceeds of the crime.
Neni 271 Konfiskimi i dobisë pasurore Para se gjykata të mund të urdhërojë konfiskimin e pasurisë që është dobi pasurore, prokurori i shtetit e provon në shqyrtimin kryesor se pasuria është dobi pasurore e veprës penale për të cilën i pandehuri është dënuar. - 272 Verify source ↗
Neni 272
AI-assisted research summary: Before a court orders confiscation of property said to be a tainted gift, the state prosecutor must prove in court that the property is a tainted gift.
Neni 272 Konfiskimi i dhuratës së njollosur 1. Para se gjykata të urdhërojë konfiskimin e pasurisë e cila është dhuratë e njollosur, prokurori i shtetit provon në shqyrtim gjyqësor se pasuria është dhuratë e njollosur. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 144 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 2. Në përcaktimin nëse pasuria është dhuratë e njollosur, gjykata mund të marrë në konsideratë çdo provë të paraqitur nga prokurori i shtetit, i pandehuri dhe pala e tretë, lidhur me vlerën e tregut të asaj pasurie. - 273 Verify source ↗
Neni 273
AI-assisted research summary: The court may confiscate other property up to the value of a benefit or tainted gift when the original property is unavailable, and the prosecutor must present evidence of substitute property.
Neni 273 Zëvendësimi i vlerës së pasurisë 1. Pavarësisht nga dispozitat e nenit 92 të Kodit Penal, nëse gjykata ka konstatuar se i pandehuri ka pranuar dobi pasurore nga vepra penale ose ka bërë dhuratë të njollosur dhe nëse dobia pasurore ose dhurata e njollosur në tërësi ose pjesërisht nuk është në dispozicion për t’u konfiskuar për ndonjë arsye, gjykata konfiskon çdo pasuri tjetër të të pandehurit ose të palës së tretë deri në vlerën monetare të dobisë pasurore ose dhuratës së njollosur të përshkruar në përputhje me nenin 269 të këtij Kodi, pavarësisht se kjo pronë tjetër nuk është e përshkruar në aktakuzë sipas nenit 235 nënparagrafi 1.9 të këtij Kodi ose në njoftim sipas nenit 278 paragrafi 5 të këtij Kodi. 2. Prokurori i shtetit paraqet në gjykatë prova të pasurisë shtesë të të pandehurit ose të palës së tretë që është në dispozicion për t’u konfiskuar si pasuri për zëvendësimin e vlerës. 3. Pasuria për zëvendësimin e vlerës përfshinë pasurinë si të origjinës së ligjshme ashtu edhe asaj të paligjshme. 4. Nëse gjykata njofton të pandehurin ose palën e tretë se ka për qëllim të konfiskojë pasurinë për zëvendësimin e vlerës, i pandehuri ose pala e tretë mund t’ia paguajë gjykatës shumën për zëvendësimin e vlerës. 5. Nëse i pandehuri ose pala e tretë e respekton paragrafin 4 të këtij neni, gjykata nuk e konfiskon pasurinë për zëvendësimin e vlerës. - 274 Verify source ↗
Neni 274
AI-assisted research summary: In judicial review, the prosecutor, the defendant, and a third party claiming a legal interest may submit statements and evidence, question witnesses, and use a qualified financial expert; the court may appoint experts to decide factual issues in this chapter.
Neni 274 Procedura e konfiskimit gjatë shqyrtimit gjyqësor 1. Prokurori i shtetit, i pandehuri dhe pala e tretë që pretendon interes juridik mbi pasurinë e specifikuar ka mundësinë që në shqyrtim gjyqësor të: 1.1. bëj parashtresa dhe të paraqesë prova në gjykatë; 1.2. të merr në pyetje dëshmitarë dhe të paraqesë prova në mbështetje apo në kundërshtim të ndonjë kërkese që mund të bëhet sipas këtij Kapitulli; dhe 1.3. të paraqesë prova në gjykatë nga eksperti i kualifikuar financiar lidhur me konstatimet faktike që gjykata duhet t’i bëj sipas këtij Kapitulli. 2. Aktgjykimi përmban arsyetimin nëse prokurori i shtetit ka vërtetuar se çdo send nga pasuria e përshkruar në aktakuzë ose në njoftim sipas nenit 278 paragrafi 5 të këtij Kodi është pasuri e specifikuar që i nënshtrohet konfiskimit. 3. Nëse gjykata ka bërë përcaktim në bazë të nenit 273 të këtij Kodi, aktgjykimi përmban gjithashtu arsyetimin nëse është vërtetuar se: 3.1. pasuria e specifikuar, tërësisht ose pjesërisht, nuk është në dispozicion për konfiskim në tërësi ose pjesërisht për çfarëdo arsye; dhe 3.2. i pandehuri dhe/ose pala e tretë kanë pasuri tjera me vlerë të barabartë me shumën e vlerës monetare të përcaktuar në nenin 269 të këtij Kodi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 145 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 4. Çdo send i pasurisë së specifikuar i përshkruar në aktakuzë ose në njoftim sipas nenit 278 paragrafi 5 të këtij Kodi që i nënshtrohet konfiskimit, trajtohet veçmas në aktgjykimin e gjykatës. 5. Për të përcaktuar ndonjë çështje faktike të ngritur në këtë Kapitull, gjykata mund të caktojë ekspertë. - 275 Verify source ↗
Neni 275
AI-assisted research summary: Kur plotësohen kushtet e caktuara, prokurori i shtetit mund t’i kërkojë gjykatës konfiskimin e pasurisë shtesë të të pandehurit ose të palës së tretë.
Neni 275 Konfiskimi i pasurive shtesë pasi që aktgjykimi të jetë përfundimtar 1. Ky nen zbatohet nëse plotësohen kushtet në vijim: 1.1. gjykata e ka dënuar të pandehurin për vepër penale; 1.2. gjykata ka konstatuar se i pandehuri ka marrë dobi pasurore nga vepra penale ose ka bërë dhuratë të njollosur; 1.3. dobia pasurore ose dhurata e njollosur, tërësisht ose pjesërisht, nuk është në dispozicion për t’u konfiskuar për çfarëdo arsye. 2. Nëse përmbushen kushtet nga paragrafi 1 i këtij neni, prokurori i shtetit mundet, në çdo kohë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, të kërkojë nga gjykata e cila e ka nxjerr aktgjykimin e plotfuqishëm konfiskimin e çfarëdo pasurie shtesë të të pandehurit apo palës së tretë, deri në vlerën monetare të dobisë pasurore apo dhuratës së njollosur të përcaktuar nga gjykata sipas nenit 269 të këtij Kodi. - 276 Verify source ↗
Neni 276
AI-assisted research summary: Certain dangerous or unlawful property must be confiscated by the competent judge, and police must notify the state prosecutor within 24 hours after taking the listed protective steps.
Neni 276 Pasuria që i nënshtrohet automatikisht konfiskimit 1. Pasuria që është qenësisht e rrezikshme ose e paligjshme i nënshtrohet konfiskimit, në cilëndo fazë të procedurës nga gjyqtari kompetent, pa marrë parasysh fajësinë apo pafajësinë e të pandehurit dhe pavarësisht nëse prokurori i shtetit e ka ndërmarrë apo jo ndonjë veprim për ta konfiskuar pasurinë. Poseduesi, shfrytëzuesi ose i pandehuri nuk ka të drejtë ankese. 2. Pasuria nga paragrafi 1 i këtij neni përfshinë: 2.1. armët të cilat janë krijuar apo përdorur në veprën penale nga nenet 364-369 të Kodit Penal; 2.2. kimikatet, sendet, substancat, pajisjet ose armët që janë krijuar apo përdorur në veprën penale nga nenet 114, 115, 117, 118, 120, 121, 122, 128, 129, 130, 131, 132, 133, 136, 138, 141, 142, 143, 144, 145, 146, 147, 152, 153, 155, 157, 166, 167, 168, 169 ose 170 të Kodit Penal. 2.3. kimikatet ose substancat e krijuara apo të përdorura në veprën penale nga nenet 256, 257, 258, 259, 260, 263, 264, 334, 338, 339, 341, 344, 345 ose 346 të Kodit Penal, si dhe kafshët, të lashtat, ushqimi apo uji i kontaminuar me vepër penale. 2.4. kimikatet, fabrikat, pajisjet laboratorike apo substancat e krijuara apo të përdorura në veprën penale nga nenet 267-274 të Kodit Penal. 2.5. paratë apo sendet e falsifikuara të krijuara apo të përdorura në veprën penale nga neni 286, 287, 295 ose 297 i Kodit Penal. 2.6. sendet që janë jashtë qarkullimit juridik, përkatësisht sendet që sipas ligjit nuk mund të jenë në qarkullim. 3. Në cilëndo fazë të procedurës penale sipas detyrës zyrtare apo sipas propozimit të prokurorit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 146 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE të shtetit, gjyqtari kompetent lëshon vendim për konfiskimin e pasurisë të paraparë në këtë nen. 4. Për sendet e cekura në paragrafin 2 të këtij neni të cilat janë të nevojshme për shfrytëzim si prova në shqyrtim gjyqësor, sendi shkatërrohet ose në ndonjë mënyrë tjetër sigurohet, por fotografitë, testet laboratorike ose ekspertiza shërbejnë si prova të pranueshme për ekzistimin, identitetin dhe përbërjen e mjetit qenësisht të rrezikshëm. Për sendet nga paragrafi 2, nënparagrafët 2.2, 2.3, 2.4 dhe 2.5 të këtij neni një mostër e vogël ruhet, kur një gjë e tillë është e mundur. 5. Policia njofton prokurorin e shtetit për veprimet e ndërmarra sipas paragrafit 4 të këtij neni brenda njëzet e katër (24) orëve. - 277 Verify source ↗
Neni 277
AI-assisted research summary: The court’s decision must include a reasoned order on confiscation of each listed asset, and the agency must execute the order within 10 days.
Neni 277 Urdhri i arsyetuar për konfiskimin e pasurisë 1. Aktgjykimi përmban urdhrin e arsyetuar që përcakton nëse duhet të konfiskohet secili send nga pasuria e përcaktuar në aktakuzë, në pajtim me nenin 235, paragrafi 1, nën-paragrafit 1.9 të këtij Kodi ose në njoftim sipas nenit 278 paragrafi 5 të këtij Kodi. 2. Çdo ndërtesë, pasuri e paluajtshme, pasuri e luajtshme apo aset i përshkruar në aktakuzë në pajtim me nenin 235, paragrafin 1 nën-paragrafin 1.9 të këtij Kodi ose në njoftim sipas nenit 278 paragrafi 5 të këtij Kodi shqyrtohet veçmas në urdhrin nga paragrafi 1 i këtij neni. 3. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues ka urdhëruar konfiskimin e pasurisë për zëvendësimi të vlerës në bazë të nenit 273 të këtij Kodi, ai jep arsyetim për çdo send të asaj pasurie. 4. Prokurori i shtetit mund të kërkojë që pasuria e specifikuar të shitet apo të likuidohet. Mjetet e grumbulluara nga shitja apo likuidimi përdoren në pajtim me paragrafin 6 të këtij neni. 5. Shitja e pasurisë së specifikuar të konfiskuar bëhet në pajtim me Ligjin për Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara. 6. Prokurori i shtetit mund të kërkojë që pasuria e specifikuar të mbahet për shfrytëzim nga Qeveria e Kosovës. 7. Nëse mjetet konfiskohen drejtpërdrejt apo nëpërmjet paragrafit 3 të këtij neni, prokurori i shtetit, i dëmtuari ose viktima apo mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës mund të kërkojë që mjetet të përdoren për kompensimin e të dëmtuarit. Mjetet e mbetura i kalohen buxhetit të shtetit. 8. Urdhri nga paragrafi 1 i këtij neni udhëzon Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar që të shesë, likuidojë ose të mbajë pasurinë e specifikuar. Nëse paraqitet kërkesë nga paragrafi 7 i këtij neni, gjykata mund të urdhërojë kompensimin e të dëmtuarit. Gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues mund të përcaktojë kushte shtesë lidhur më përdorimin e pasurisë, nëse pasuria mbahet nga Qeveria. 9. Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar e ekzekuton urdhrin brenda dhjetë (10) ditëve nga lëshimi i saj. - 278 Verify source ↗
Neni 278
AI-assisted research summary: The state prosecutor may start a confiscation investigation when there is reasonable suspicion that a confiscation request may be made.
Neni 278 Hetimi për konfiskimin 1. Nëse prokurori i shtetit ka dyshim të arsyeshëm se mund të bëhet kërkesë për konfiskim, prokurori i shtetit mund të fillojë hetimin për konfiskim: 1.1. në çdo fazë të hetimit penal; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 147 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 1.2. pas ngritjes së aktakuzës; 1.3. para shqyrtimit gjyqësor 1.4. gjatë shqyrtimit gjyqësor; dhe 1.5. pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, nëse kërkesa bëhet në bazë të nenit 275 të këtij Kodi. 2. Hetimi i konfiskimit është hetim për pasurinë e specifikuar që mund t’i nënshtrohet kërkesës për konfiskim sipas nenit 269 të këtij Kodi. 3. Për qëllimet e paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni, prokurori i shtetit mund të përdorë të gjitha kompetencat dhe veprimet hetimore të përmendura në këtë Kod për fazat para-hetimore dhe hetimore. 4. Gjykata themelore kompetente cakton një gjyqtar për procedurat e hetimit të konfiskimit nëse ky Kod kërkon vendim që lëshohet nga Gjykata. 5. Nëse hetimi i konfiskimit rezulton në zbulimin e ndonjë pasurie të re të specifikuar që nuk dihet në kohën e ngritjes së aktakuzës, prokurori i shtetit njofton me shkrim gjykatën dhe palët në procedurë. - 279 Verify source ↗
Neni 279
AI-assisted research summary: The state prosecutor may request a disclosure order in a confiscation investigation, and the order can require a person to answer questions, provide specified information, or produce specified documents, except privileged material.
Neni 279 Urdhri për zbulim të informacionit 1. Prokurori i shtetit mund të paraqes kërkesë për urdhër për zbulim të informacionit si pjesë e hetimit të konfiskimit. 2. Urdhri për zbulimin e informacionit është urdhër që autorizon prokurorin e shtetit që t’i japë çdo personi për të cilin ka dyshim të arsyeshëm se ka informata relevante për hetimin e konfiskimit, njoftim me shkrim që i kërkon atij të bëj ndonjërën ose të gjitha nga veprimet në vijim: 2.1. përgjigjet pyetjeve, qoftë menjëherë ose brenda një kohe të përcaktuar në njoftim në vendin e përcaktuar aty; 2.2. jep informacionin e specifikuar në njoftim, në një kohë dhe në mënyrë të specifikuar aty; 2.3. siguroj dokumente ose dokumenteve të një përshkrimi të specifikuar në njoftim, ose në ose për një kohë të specifikuar ose në të njëjtën kohë dhe në mënyrë të specifikuar aty. 3. Informacion relevant është informacioni, pavarësisht se a gjendet në një dokument, në lidhje me të cilin prokurori i shtetit ka dyshim të arsyeshëm se është relevant për hetimin e konfiskimit. 4. Kërkesa për urdhër për zbulim të informacionit, ndër të tjera, duhet të theksojë se: 4.1. personi i specifikuar në kërkesë i është nënshtruar hetimit të konfiskimit që është duke u kryer nga prokurori i shtetit; 4.2. urdhri kërkohet për qëllime të hetimit; dhe 4.3. informacioni që mund të sigurohet në përputhje me kriteret e vendosura me këtë urdhër ka të ngjarë të jetë me vlerë të konsiderueshme, pavarësisht se a është vetë i tillë apo jo për hetimet për qëllimet e të cilave kërkohet urdhri. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 148 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 5. Urdhri për zbulimin e informacionit nuk e jep të drejtën që të kërkohet nga personi që t’i përgjigjet pyetjeve të privilegjuara, të jap ndonjë informacion të privilegjuar ose të prodhojë ndonjë dokument të privilegjuar, përveç se një avokati mund t’i kërkohet që ta japë emrin dhe adresën e një klienti të tij. Pyetje e privilegjuar është pyetja që personi ka të drejtë të refuzojë që të përgjigjet për shkak të privilegjit profesional ligjor në procedurat gjyqësore. 6. Informacion i privilegjuar është çdo informacion që personi ka të drejtë të refuzojë ta ofrojë në bazë të privilegjit profesional ligjor në procedurat gjyqësore siç përcaktohet në këtë Kod. 7. Materiali i privilegjuar është çdo material që personi ka të drejtë të refuzojë të paraqesë në bazë të privilegjit profesional ligjor në procedurat gjyqësore. 8. Prokurori i shtetit mund të marrë kopjet e çdo dokumenti të siguruar në pajtim me kriterin për sigurimin e tyre që caktohet me urdhër për zbulim të informacionit. 9. Dokumentet e siguruara në këtë mënyrë mund të mbahen për aq kohë sa është e nevojshme për t’i mbajtur ato, ndryshe nga kopjet e tyre, në lidhje me hetimin e konfiskimit për qëllimet e të cilave është bërë urdhri. 10. Nëse prokurori i shtetit ka bazë të arsyeshme për të besuar se dokumentet mund të kenë nevojë të sigurohen për qëllime të çfarëdo procedure ligjore dhe dokumentet përndryshe mund të jenë të padisponueshme për ato qëllime, këto dokumente mund të mbahen derisa të përfundohen procedurat. 11. Kërkesa për urdhër për zbulim informacioni bëhet ex parte te gjyqtari, me shkrim dhe pa seancë. 12. Një kopje e urdhrit për zbulim informacioni të lëshuar nga Gjykata i dërgohet të pandehurit dhe çdo pale të cekur në urdhër. 13. Kërkesa për anulim ose ndryshim të urdhrit për zbulim informacioni mund të bëhet në Gjykatë nga prokurori i shtetit ose nga çdo person i prekur nga urdhri. 14. Gjyqtari mund ta anulojë ose ndryshojë urdhrin. KAPITULLI XIX SHQYRTIMI GJYQËSOR Nënkapitulli I - Përgatitja për shqyrtim gjyqësor - 280 Verify source ↗
Neni 280
AI-assisted research summary: The single judge or panel chair must set the hearing date, time, and place by order, and may postpone the hearing if it cannot be held within the timeframe in paragraph 1.
Neni 280 Caktimi i shqyrtimit gjyqësor 1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues me urdhër cakton ditën, orën dhe vendin e shqyrtimit gjyqësor në pajtim me nenin 249 këtij Kodi. 2. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues çmon se shqyrtimi gjyqësor nuk mund të mbahet brenda afati kohor të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues nxjerr aktvendim për shtyrjen e shqyrtimit gjyqësor deri në datën e parë të mundshme. - 281 Verify source ↗
Neni 281
AI-assisted research summary: Court hearings are normally held in the court’s seat or building; in some cases they may be moved or held virtually under specific conditions.
Neni 281 Vendi i mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor 1. Shqyrtimi gjyqësor mbahet në selinë e gjykatës dhe në ndërtesën e gjykatës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 149 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 2. Kur në raste të caktuara, lokalet në ndërtesën e gjykatës nuk janë të përshtatshme për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor për shkak të mungesës së hapësirës ose për shkaqe tjera të arsyeshme, kryetari i gjykatës mund të caktojë që shqyrtimi gjyqësor të mbahet në ndonjë ndërtesë tjetër. 3. Përjashtimisht, kur shqyrtimi gjyqësor nuk mund të mbahet sipas paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni për shkak të fatkeqësive natyrore, epidemive apo rrethanave tjera objektive, Këshilli Gjyqësor i Kosovës mund të nxjerrë vendim për ta lejuar mbajtjen e shqyrtimeve gjyqësore përmes platformave virtuale të cilat mundësojnë pamjet vizuale dhe dëgjimin e zërit. 4. Kur Këshilli Gjyqësor i Kosovës merr vendim për ta lejuar mbajtjen e shqyrtimeve gjyqësore përmes platformave virtuale, gjykata i njofton palët për kohën e mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor. Njoftimin e tillë e bën përmes emailit apo komunikimit telefonik. Për njoftimin e tillë mbahet shënim zyrtar nga gjyqtari. 5. Për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor përmes platformave virtuale, gjykata merr mendimin e palës. Nëse pala kundërshton mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor përmes platformës virtuale, gjykata vendos me aktvendim. 6. Gjatë mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor përmes platformave virtuale, gjyqtari i vetëm gjykues apo trupi gjykues, prokurori i shtetit dhe mbrojtësi janë të pranishëm në zyret e tyre përkatëse. I pandehuri, i dëmtuari apo viktima, përfaqësuesi apo mbrojtësi i viktimave, dëshmitarët dhe pjesëmarrësit tjerë marrin pjesë nga vendi i zgjedhur nga ata. Përjashtimisht, nëse prokurori i shtetit apo mbrojtësi për shkaqe objektive nuk kanë mundësi të jenë të pranishëm fizikisht në zyret e tyre, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues mund t’i lejojë që të marrin pjesë nga ndonjë lokacion tjetër. Asgjë nga ky paragraf nuk ndalon që mbrojtësi dhe i pandehuri të gjenden fizikisht në vendin e njëjtë. 7. Në rastet kur i pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit apo në vuajtje të dënimit, qendra përkatëse korrektuese i siguron qasje virtuale të të pandehurit. Në rast të kërkesës nga mbrojtësi dhe nëse lejohet nga rrethanat, qendra korrektuese i mundëson atij që të jetë i pranishëm së bashku me të pandehurin. 8. Nëse nuk janë në të njëjtin lokacion, i pandehuri dhe mbrojtësi kanë të drejtë të konsultohen përmes platformave virtuale, ku gjykata iu mundëson komunikimin privat e të fshehtë përmes mjeteve teknologjike të zgjedhura nga ata. 9. Dispozitat e paragrafëve 3 deri 8 të këtij neni vlejnë për të gjitha seancat gjyqësore në gjykatat themelore, Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Supreme. 10. Gjykata ia mundëson qasjen virtuale publikut dhe mediave në pajtim me dispozitat e këtij Kodi. 11. Dispozitat që rregullojnë mbajtjen e seancës përkatëse gjyqësore si dhe të drejtat dhe garancitë procedurale të parapara me këtë Kod zbatohen përshtatshmërisht kur seanca mbahet përmes platformave virtuale. - 282 Verify source ↗
Neni 282
AI-assisted research summary: The court must summon the accused and several other participants to the hearing, give the accused notice about the right to counsel when defense is not mandatory, and send the accused’s summons at least 8 days before the hearing unless that period is shortened with consent.
Neni 282 Personat e thirrur në shqyrtim gjyqësor 1. Në shqyrtim gjyqësor thirret i akuzuari dhe mbrojtësi i tij, prokurori i shtetit, i dëmtuari ose viktima dhe mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës si dhe përkthyesi. Dëshmitarët dhe ekspertët e propozuar nga prokurori i shtetit në aktakuzë dhe nga i akuzuari sipas nenit 250 të këtij Kodi thirren po ashtu në shqyrtimin gjyqësor. 2. Lidhur me përmbajtjen e thirrjes për të akuzuarin dhe dëshmitarët zbatohet neni 172 i këtij Kodi. Kur mbrojtja nuk është e detyrueshme, i akuzuari në thirrje udhëzohet për të drejtën e tij GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 150 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE në mbrojtës, por shqyrtimi gjyqësor nuk mund të shtyhet nëse mbrojtësi nuk vjen në shqyrtimin gjyqësor ose për shkak se i akuzuari ka angazhuar mbrojtës në shqyrtimin gjyqësor 3. Të akuzuarit i dërgohet thirrja jo më vonë se tetë (8) ditë para shqyrtimit gjyqësor që ai të ketë kohë të mjaftueshme ndërmjet dërgimit të thirrjes dhe ditës së shqyrtimit gjyqësor për përgatitjen e mbrojtjes. Me kërkesën e të akuzuarit ose të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e të akuzuarit, ky afat mund të shkurtohet. 4. Gjykata në thirrje e njofton të dëmtuarin i cili nuk thirret si dëshmitar se shqyrtimi gjyqësor do të mbahet edhe pa praninë e tij dhe se deklarata e tij për kërkesën pasurore juridike do të lexohet. 5. I akuzuari, dëshmitari dhe eksperti njoftohen në thirrje për pasojat e mosparaqitjes në shqyrtimin gjyqësor. 6. Me kërkesë të Avokatit të Popullit, Avokati i Popullit gjithashtu njoftohet për shqyrtimin gjyqësor me qëllim të monitorimit të procedurës penale në kufijtë e autorizimeve të tij. - 283 Verify source ↗
Neni 283
AI-assisted research summary: Palët, mbrojtësi dhe përfaqësuesi i viktimës mund të kërkojnë dëshmitarë, ekspertë ose prova të reja pas caktimit të shqyrtimit gjyqësor; kërkesa duhet të jetë e arsyetuar, dhe refuzimi mund të ankimohet brenda 48 orëve.
Neni 283 Kërkesat pas caktimit të shqyrtimit gjyqësor 1. Palët, mbrojtësi dhe mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës edhe pas caktimit të shqyrtimit gjyqësor mund të kërkojnë që në shqyrtim gjyqësor të thirren dëshmitarë dhe ekspertë të rinj ose të mblidhen prova të reja. Kërkesa e palëve duhet të jetë e arsyetuar dhe të shënojë se cilat fakte duhet provuar dhe me cilat prova të propozuara. 2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues aprovon kërkesën nga paragrafi 1 i këtij neni nëse dëshmitari i ri, eksperti i ri apo prova e re ka qenë e panjohur në kohën e konfirmimit të aktakuzës ose nuk e përsërit në mënyrë të konsiderueshme dëshmitarin, ekspertin apo provën tjetër dhe e drejta e të pandehurit në gjykim të drejtë mund të dëmtohet duke refuzuar kërkesën. 3. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e refuzon kërkesën për mbledhjen e provave të reja, aktvendimi me të cilin është refuzuar kërkesa e tillë mund të ankimohet brenda dyzet e tetë (48) orëve nga pranimi i tij. 4. Palët dhe mbrojtësi njoftohen për vendimin me të cilin urdhërohet mbledhja e provave të reja para fillimit të shqyrtimit gjyqësor. - 284 Verify source ↗
Neni 284
AI-assisted research summary: If a trial is expected to last a long time, the trial panel chair may ask the court president to appoint a judge to attend the trial as a substitute judge.
Neni 284 Gjyqtarët zëvendësues Nëse parashihet se shqyrtimi gjyqësor do të zgjasë, kryetari i trupit gjykues mund të kërkojë nga kryetari i gjykatës të caktojë një gjyqtar për të marrë pjesë në shqyrtim gjyqësor në mënyrë që të zëvendësojë anëtarët e trupit gjykues në rast se nuk mund të marrin pjesë në shqyrtim gjyqësor. Ky gjyqtar quhet gjyqtar zëvendësues. - 285 Verify source ↗
Neni 285
AI-assisted research summary: Witnesses or experts who cannot appear because of chronic illness or other obstacles may be questioned at their place of residence, unless they were already questioned during a special investigative opportunity.
Neni 285 Marrja në pyetje e dëshmitarëve ose ekspertëve jashtë gjykatores 1. Kur dëshmitari ose eksperti i thirrur në shqyrtim gjyqësor nuk mund të paraqitet për shkak të sëmundjes kronike ose për shkak të pengesave të tjera, dëshmitari i tillë ose eksperti mund të merret në pyetje në vendin ku ai banon, përveç nëse dëshmitari apo eksperti i tillë është marrë në pyetje gjatë mundësisë hetuese të veçantë. 2. Palët, mbrojtësi dhe i dëmtuari njoftohen për kohën dhe vendin e marrjes në pyetje nëse kjo është e mundshme duke pasur parasysh urgjencën e procedurës. Nëse i akuzuari ndodhet në paraburgim, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues vendos nëse prania e tij gjatë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 151 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE marrjes në pyetje është e nevojshme, duke siguruar që në mungesë të të akuzuarit, mbrojtësi i tij të jetë i pranishëm. Kur palët, mbrojtësi dhe mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës janë të pranishëm, ata i gëzojnë të drejtat nga neni 147 të këtij Kodi. - 286 Verify source ↗
Neni 286
AI-assisted research summary: The single judge or presiding judge may postpone the hearing day for important reasons, on proposal from the parties or certain representatives, or on their own initiative.
Neni 286 Shtyrja e shqyrtimit gjyqësor 1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues për shkaqe të rëndësishme mund ta shtyjë ditën e shqyrtimit gjyqësor me propozim të palëve, të mbrojtësit, mbrojtësit të viktimave ose përfaqësuesit të viktimës ose sipas detyrës zyrtare. 2. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues shtyn ditën e shqyrtimit gjyqësor nga paragrafi 1 i këtij neni, ai mund të caktojë shqyrtime të herëpashershme për të diskutuar rreth statusit të lëndës, çështjeve të pazgjidhura dhe për të siguruar zgjedhjen në kohë të lëndës ose caktimin e shqyrtimit gjyqësor. - 287 Verify source ↗
Neni 287
AI-assisted research summary: The State Prosecutor may withdraw an indictment before the judicial hearing starts by filing a withdrawal notice; then the judge must dismiss the indictment and end the criminal proceedings, and the withdrawn indictment cannot be filed again.
Neni 287 Tërheqja e aktakuzës para fillimit të shqyrtimit gjyqësor 1. Prokurori i Shtetit mund të tërheqë aktakuzën para fillimit të shqyrtimit gjyqësor, nëse paraqet njoftimin për tërheqjen nga aktakuza. Në rast të tillë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, me aktvendim e hedh aktakuzën dhe e pushon procedurën penale. 2. Aktakuza e tërhequr nuk mund të paraqitet sërish nga prokurori i shtetit. Nënkapitulli II - Karakteri publik i shqyrtimit gjyqësor - 288 Verify source ↗
Neni 288
AI-assisted research summary: Gjyqi është publik, por mund të ketë përjashtime kur Kodi parashikon ndryshe. Personat e pranishëm nuk mund të mbajnë armë ose mjete të rrezikshme, përveç disa zyrtarëve që ruajnë të akuzuarin dhe mund të jenë të armatosur.
Neni 288 Publiciteti i shqyrtimit gjyqësor 1. Shqyrtimi gjyqësor është publik me përjashtim të rasteve kur me këtë Kod parashihet ndryshe. 2. Personat e pranishëm në shqyrtim gjyqësor nuk mund të mbajnë armë ose mjete të rrezikshme, me përjashtim të zyrtarëve të shërbimit korrektues dhe zyrtarëve të policisë që ruajnë të akuzuarin, të cilët mund të jenë të armatosur. - 289 Verify source ↗
Neni 289
AI-assisted research summary: The trial judge or panel may close a hearing to the public, in whole or in part, during the trial when the listed interests justify it.
Neni 289 Seancat e mbyllura gjatë shqyrtimit gjyqësor 1. Nga fillimi deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues me propozimin e palëve ose sipas detyrës zyrtare, por gjithnjë pas dëgjimit të tyre, mund të mbyllë seancën për publikun gjatë gjithë shqyrtimit gjyqësor ose nga një pjesë e tij, kur kjo është e nevojshme për: 1.1. ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe fshehtësisë zyrtare që mbrohet me ligj; 1.2. mbrojtjen e interesave të fëmijëve; 1.3. ruajtjen e rendit dhe respektimin e ligjit; ose 1.4. mbrojtjen e të dëmtuarve, dëshmitarëve bashkëpunues ose dëshmitarëve, siç parashihet në Kapitullin XIII të këtij Kodi. 2. Mbyllja e procedurës sipas nënparagrafëve 1.3 dhe 1.4 të këtij neni, do të urdhërohet vetëm në rast se përjashtimi i një ose më shumë individëve nga salla e gjyqit nuk është e mjaftueshme për të përmbushur qëllimin e kërkuar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 152 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 3. Në çdo kohë nga fillimi deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues, me propozimin e palëve, por gjithmonë pasi të ketë dëgjuar palët, mbyll seancën për publikun në tërësi ose një pjesë të shqyrtimit gjyqësor nëse kjo është e nevojshme për: 3.1. të ruajtur konfidencialitetin e informacionit që do të rrezikohej nga publiku; 3.2. mbrojtjen e jetës personale ose familjare të të akuzuarit, të dëmtuarit ose pjesëmarrësve tjerë në procedurë. 3.3. në rastet e parapara në nenin 337 të këtij Kodi. 4. Mbyllja e procedurës sipas nënparagrafëve 1.3, 3.1 dhe 3.2 të këtij neni mund të urdhërohet vetëm kur interesi që mbështetet nga mbyllja është thelbësisht më i lartë sesa interesi publik për procese të hapura. - 290 Verify source ↗
Neni 290
AI-assisted research summary: In closed hearings, the public-exclusion rule does not apply to certain parties and victim representatives, the judge may allow some other people to attend, and participants must keep what they learn confidential.
Neni 290 Personat që nuk përjashtohen nga shqyrtimi gjyqësor dhe ruajtja e fshehtësisë 1. Përjashtimi i publikut nuk zbatohet për palët, mbrojtësin e viktimave ose përfaqësuesin e viktimës dhe mbrojtësin, përveç rasteve të parapara në nenin 297, 303 dhe 337 të këtij Kodi dhe përveç nën kushtet e dispozitave për mbrojtjen e të dëmtuarve, dëshmitarëve bashkëpunues ose të dëshmitarëve, siç parashihet në Kapitullin XIII të këtij Kodi. 2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të lejojë që në shqyrtimin gjyqësor në të cilën është përjashtuar publiku të marrin pjesë zyrtarë të caktuar, akademikë, figura publike dhe, me kërkesën e të akuzuarit, mund të lejojë pjesëmarrjen e bashkëshortit ose bashkëshortit jashtëmartesor si dhe të afërmit e tij. 3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues paralajmëron personat që marrin pjesë në shqyrtimin gjyqësor të mbyllur se detyrohen të ruajnë fshehtësinë e informatave të cilat i kanë mësuar në shqyrtimin gjyqësor dhe se zbulimi i informatës së tillë përbën vepër penale. - 291 Verify source ↗
Neni 291
AI-assisted research summary: The single judge or presiding judge decides whether the hearing is closed, and the decision must be reasoned and made public.
Neni 291 Aktvendimi për përjashtimin e publikut 1.Për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor të mbyllur vendos gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues me aktvendim, i cili duhet të arsyetohet dhe të shpallet publikisht. 2. Aktvendimi për mbajtjen e seancës së mbyllur mund të kundërshtohet vetëm me ankesë kundër aktgjykimit. Nënkapitulli III - Zbatimi i shqyrtimit gjyqësor - 292 Verify source ↗
Neni 292
AI-assisted research summary: The single judge and the clerk must be continuously present during the hearing. The single judge must also check that the court is properly composed and whether there are grounds to exclude the clerk.
Neni 292 Prania e vazhdueshme dhe disa detyrime tjera të gjyqtarit të vetëm gjykues në shqyrtimin gjyqësor 1. Gjyqtari i vetëm gjykues dhe procesmbajtësi duhet të jenë vazhdimisht të pranishëm në shqyrtimin gjyqësor që mbahet para gjyqtarit të vetëm gjykues. 2. Gjyqtari i vetëm gjykues detyrohet të vërtetojë nëse gjykata është përbërë në pajtim me ligjin dhe nëse ka arsye për përjashtimin e procesmbajtësit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 153 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE - 293 Verify source ↗
Neni 293
AI-assisted research summary: Certain court-panel participants must be continuously present at the hearing, and the panel chair must verify the panel is lawfully constituted and whether any member or the recorder should be excluded.
Neni 293 Prania e vazhdueshme dhe disa detyrime tjera të kryetarit të trupit gjykues në shqyrtimin gjyqësor 1. Kryetari i trupit gjykues, anëtarët e trupit gjykues, procesmbajtësi dhe gjyqtari zëvendësues i caktuar duhet të jenë vazhdimisht të pranishëm në shqyrtimin gjyqësor që mbahet para trupit gjykues. 2. Kryetari i trupit gjykues detyrohet të vërtetojë nëse trupi gjykues është përbërë në pajtim me ligjin dhe nëse ka arsye për përjashtimin e anëtarit të trupit gjykues ose procesmbajtësit. - 294 Verify source ↗
Neni 294
AI-assisted research summary: The judge or chair of the panel must run the hearing, manage evidence and questions, decide on party motions, and make sure decisions are announced and recorded.
Neni 294 Kryesimi i shqyrtimit gjyqësor nga gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues 1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues drejton shqyrtimin gjyqësor dhe fton palët, mbrojtësin e viktimave ose përfaqësuesin e viktimës, mbrojtësin dhe ekspertët për t’i prezantuar dëshmitë e tyre ose për të parashtruar pyetje. 2.Anëtarët e trupit gjykues mund t’i parashtrojnë pyetje cilitdo dëshmitar apo ekspert. 3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues detyrohet të kujdeset për shqyrtimin e gjithanshëm dhe të drejtë të çështjes në pajtim me administrimin e provave siç parashihet me këtë Kod. 4. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues siguron që provat të merren në pajtim me Kapitullin XVII të këtij Kodi. 5. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues vendos për propozimet e palëve. 6. Aktvendimet e gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues gjithmonë shpallen dhe shënohen në procesverbal të shqyrtimit gjyqësor me sqarim të shkurtër. - 295 Verify source ↗
Neni 295
AI-assisted research summary: The trial follows the Code’s rules, and a lone judge or the panel chair may change the usual order of evidence examination for reasonable reasons.
Neni 295 Radha e shqyrtimit të provave në shqyrtimin gjyqësor Shqyrtimi gjyqësor zbatohet sipas rregullave të parapara me këtë Kod. Por, për shkaqe të arsyeshme, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të ndryshojë radhën e zakonshme të shqyrtimit të provave, sidomos për shkak të numrit të të akuzuarve, numrit të veprave penale ose të vëllimit të materialit provues. - 296 Verify source ↗
Neni 296
AI-assisted research summary: Rregullon sjelljen në gjykatore dhe kufizon incizimet/filmat gjatë shqyrtimit gjyqësor.
Neni 296 Mbajtja e rendit dhe mediat në gjykatore 1. Palët dhe pjesëmarrësit e tjerë duhet të ngriten në këmbë kurdo që gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues hyn dhe del nga gjykatorja. Përndryshe, gjykata mund t’i shqiptojë masat për mbajtjen e rendit në gjykatore siç parashihet në nenin 297 të këtij Kodi. 2.Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues detyrohet të kujdeset për mbajtjen e rendit në gjykatore dhe dinjitetin e gjykatës. Ai menjëherë pas hapjes së seancës paralajmëron personat e pranishëm në shqyrtimin gjyqësor që të sillen si duhet dhe të mos e pengojnë punën e gjykatës. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të urdhërojë kontrollin personal të personave të pranishëm në shqyrtimin gjyqësor. 3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të urdhërojë largimin e publikut nga shqyrtimi gjyqësor, kur me masat për mbajtjen e rendit të parapara me këtë Kod nuk është e mundur të sigurohet mbajtja pa pengesë e shqyrtimit gjyqësor. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 154 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 4. Palët dhe mbrojtësit mund të bëjnë incizim audio të shqyrtimit gjyqësor të hapur vetëm për qëllimet e të drejtave procedurale dhe pjesëmarrjes së tyre në procedurë penale. Të dhënat personale të regjistruara për të pandehurin, të dëmtuarin ose dëshmitarin janë fshehtësi dhe mund të përdoren vetëm gjatë procedurës penale. Dëgjimi i incizimit audio i bërë sipas këtij paragrafi nuk i lejohet dëshmitarit. 5. Fotografimi, filmimi, regjistrimi televiziv dhe regjistrime të tjera përpos regjistrimit zyrtar të shqyrtimit gjyqësor lejohen, përveç nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues kufizon fotografimin, filmimin, regjistrimin televiziv ose regjistrimet tjera me aktvendim të arsyetuar me shkrim. 6. Kur lejohet incizimi i shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, për arsye të justifikueshme, mund të ndalojë incizimin e pjesëve të posaçme të seancës. - 297 Verify source ↗
Neni 297
AI-assisted research summary: The judge or presiding judge may warn, remove, or fine people who disrupt court order or disobey orders during the hearing.
Neni 297 Prishja e rendit dhe mosbindja ndaj urdhrave të gjykatës 1. Kur i akuzuari, mbrojtësi, i dëmtuari, mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës, dëshmitari, eksperti, përkthyesi ose personi tjetër që merr pjesë në shqyrtim gjyqësor prish rendin ose nuk u bindet urdhrave të gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues për mbajtjen e rendit, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues ia tërheq vërejtjen. Kur vërejtja është e pasuksesshme, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të urdhërojë që i akuzuari të nxirret jashtë gjykatores, kurse personat tjerë jo vetëm që mund t’i nxjerrë jashtë, por mund t’i dënojë me gjobë deri në njëmijë (1.000) Euro. 2. Me urdhër të gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues, i akuzuari mund të nxirret përkohësisht nga gjykatorja, por nëse ai është marrë në pyetje në shqyrtimin gjyqësor, atëherë mund të nxirret gjatë tërë kohës së shqyrtimit të provave. Para përfundimit të procedurës së provave, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues thërret të akuzuarin dhe e njofton për rrjedhën e shqyrtimit gjyqësor. Kur i akuzuari vazhdon të prishë rendin dhe të ofendojë dinjitetin e gjykatës, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues përsëri mund ta nxjerrë nga seanca. Në këtë rast, seanca përfundon pa praninë e të akuzuarit, kurse aktgjykimin ia komunikon gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues ose gjyqtari anëtar i trupit gjykues në praninë e procesmbajtësit. Në rastet kur i pandehuri është përjashtuar dhe nuk përfaqësohet nga avokati, atëherë gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues ia cakton avokatin sipas detyrës zyrtare derisa të pandehurit t’i lejohet kthimi në gjykatore nga gjyqtari kompetent. 3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund ta shkarkojë mbrojtësin nga shqyrtimi gjyqësor kur pas dënimit ai vazhdon të prish rendin dhe në këtë rast kërkon nga pala që të angazhojë një mbrojtës tjetër. Kur i akuzuari nuk mund të angazhojë mbrojtës tjetër menjëherë, apo kur gjykata atë nuk mund ta caktojë më vonë pa e dëmtuar mbrojtjen, shqyrtimi gjyqësor ndërpritet ose shtyhet. Kundër aktvendimit për shkarkimin e mbrojtësit, i pandehuri mund të paraqesë ankesë, në afat prej tre (3) ditëve. Lidhur me ankesën Gjykata e Apelit vendosë në afat prej tre (3) ditëve. 4. Kur prokurori i shtetit e prish rendin, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues për këtë e njofton mbikëqyrësin e prokurorit të shtetit dhe gjithashtu mund të pezullojë shqyrtimin gjyqësor dhe të kërkojë nga mbikëqyrësi i prokurorit të shtetit që për këtë çështje të caktojë një prokuror tjetër të shtetit. 5. Kur gjykata e largon nga gjykatorja ose e gjobit anëtarin e Odës së Avokatëve apo avokatin praktikant për prishjen e rendit, për këtë e njofton Odën e Avokatëve. - 298 Verify source ↗
Neni 298
AI-assisted research summary: Appeals are allowed against a punishment ruling, and the single judge or panel may revoke that ruling. If it is not revoked, the Court of Appeals decides the appeal. Appeals against rulings on maintaining order and managing the hearing are not allowed unless this Code says otherwise.
Neni 298 Ankesat kundër aktvendimeve në shqyrtim gjyqësor 1. Kundër aktvendimit për dënimin lejohet ankesë dhe gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 155 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE mund ta revokojë aktvendimin e tillë. 2. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues nuk e revokon aktvendimin për dënim, për ankesë vendos Gjykata e Apelit. Dispozitat që rregullojnë ankesën kundër aktvendimit zbatohen përshtatshmërisht për ankesën nga ky paragraf. 3. Kundër aktvendimeve lidhur me mbajtjen e rendit dhe drejtimin e shqyrtimit gjyqësor nuk lejohet ankesë përveç nëse me këtë Kod parashihet ndryshe. - 299 Verify source ↗
Neni 299
AI-assisted research summary: Rregullon si trajtohen veprat penale të kryera gjatë shqyrtimit gjyqësor.
Neni 299 Veprat penale të kryera në shqyrtim gjyqësor 1. Kur i akuzuari kryen vepër penale në shqyrtim gjyqësor, zbatohen dispozitat e nenit 349 të këtij Kodi. 2. Kur personi, përpos të akuzuarit, kryen vepër penale në seancë të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues në bazë të akuzës gojore të prokurorit të shtetit mund ta ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe menjëherë të gjykojë veprën e kryer penale ose ta shqyrtojë këtë pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor. 3. Kur ka arsye për të dyshuar se dëshmitari ose eksperti ka dhënë dëshmi të rreme në shqyrtim gjyqësor, vepra e tillë penale nuk gjykohet menjëherë. Në rastin e tillë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të urdhërojë që për dëshminë e dëshmitarit apo të ekspertit të përpilohet procesverbal i veçantë, i cili i dërgohet prokurorit të shtetit. 4. Kur nuk është e mundur që kryerësi i veprës penale i cili ndiqet sipas detyrës zyrtare të gjykohet menjëherë, njoftohet prokurori i shtetit që është kompetent për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme. Nënkapitulli IV - Parakushtet për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor - 300 Verify source ↗
Neni 300
AI-assisted research summary: The single judge or chair of the panel must open the hearing, announce the case and panel composition, and check attendance, service of summons, and whether absences were justified.
Neni 300 Hapja e seancës Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues hap seancën, shpall çështjen për gjykim në shqyrtim gjyqësor dhe përbërjen e trupit gjykues, nëse seanca mbahet nga trupi gjykues. Pastaj konstaton nëse kanë ardhur të gjithë personat e thirrur dhe kur nuk kanë ardhur, verifikon se a u janë dorëzuar thirrjet dhe a i kanë arsyetuar mungesat e tyre. - 301 Verify source ↗
Neni 301
AI-assisted research summary: If the state prosecutor does not appear at the scheduled trial hearing, the hearing is postponed and the single judge or panel chair notifies the chief prosecutor.
Neni 301 Mosparaqitja e prokurorit të shtetit në shqyrtim gjyqësor Kur prokurori i shtetit nuk paraqitet në shqyrtim gjyqësor të caktuar në bazë të aktakuzës së prokurorit të shtetit, shqyrtimi gjyqësor shtyhet dhe për këtë gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e njofton kryeprokurorin e prokurorit të shtetit. - 302 Verify source ↗
Neni 302
AI-assisted research summary: If the accused properly summoned does not appear at trial and does not justify the absence, the judge may issue an arrest warrant; the court may also adjourn the hearing, order forced production, suspend the criminal proceedings, revoke the warrant if the absence is justified before arrest, or order detention to secure attendance.
Neni 302 Mosparaqitja e të akuzuarit në shqyrtim gjyqësor 1. Pa paragjykuar nenin 303 të këtij Kodi, kur i akuzuari i thirrur me rregull nuk paraqitet në shqyrtim gjyqësor dhe nuk e arsyeton mungesën, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues për të akuzuarin lëshon urdhërarrest në pajtim me nenin 173 të këtij Kodi. Kur i akuzuari nuk mund të sillet menjëherë, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues e shtyn shqyrtimin gjyqësor dhe urdhëron që i akuzuari në seancën e ardhshme të sillet me forcë ose në të kundërtën nxjerr aktvendim për pezullimin e procedurës penale, derisa i akuzuari të sjellet në gjykatë. Kur i akuzuari e arsyeton mungesën para arrestimit të tij, gjyqtari i vetëm gjykues GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 156 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE ose kryetari i trupit gjykues e revokon urdhërarrestin. Shqyrtimi gjyqësor rifillon kur arrestohet i pandehuri. 2.Kur shihet qartazi se i akuzuari i thirrur me rregull i shmanget paraqitjes së tij në shqyrtim gjyqësor dhe nuk ekzistojnë shkaqe për paraburgimin e tij nga neni 184 i këtij Kodi, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues mund të caktojë paraburgim për sigurimin e pranisë së të akuzuarit në shqyrtimin gjyqësor. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit. Për paraburgimin i cili është caktuar për këto shkaqe, përshtatshmërisht zbatohen dispozitat e neneve 182 deri 200 të këtij Kodi. Po qe se paraburgimi i tillë nuk hiqet më parë, ai zgjat derisa të shpallet aktgjykimi, por jo më shumë se një (1) muaj. - 303 Verify source ↗
Neni 303
AI-assisted research summary: The accused must be present at the initial and main hearings, but the court may hold a trial in absentia if the accused voluntarily absents themselves under the listed conditions.
Neni 303 Gjykimi në mungesë 1. I akuzuari është i pranishëm në: 1.1. shqyrtimin fillestar, dhe 1.2. shqyrtimin kryesor. 2. I akuzuari konsiderohet se heq dorë nga e drejta për të qenë i pranishëm në shqyrtimin gjyqësor në rrethanat e mëposhtme: 2.1. kur i akuzuari ka qenë i pranishëm në seancë fillestare dhe është informuar për datën e shqyrtimit gjyqësor nga gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues në pajtim me nenin 280 dhe 282 të këtij Kodi, apo gjatë ndonjë seance tjetër gjyqësore dhe i akuzuari është njoftuar për detyrimin për të qenë i pranishëm për gjykim dhe se gjykimi mund të vazhdojë nëse i akuzuari vullnetarisht nuk paraqitet për gjykim; ose 2.2. Ka qenë i pranishëm në gjykim, por më pas nuk është paraqitur në seancat gjyqësore pasuese dhe është informuar për datën e re të shqyrtimit kryesor në pajtim me nën- paragrafin 2.1 të këtij neni. 3. Në rast se i akuzuari nuk paraqitet në ndonjërën rrethanë nga nën-paragrafët 2.1 ose 2.2 të këtij neni, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues përcakton nëse i akuzuari mungon vullnetarisht pas seancës dëgjimore të paraparë në paragrafin 4 të këtij neni dhe i akuzuari përfaqësohet nga mbrojtësi. 4. Për të vendosur nëse do të mbajë gjykimin në mungesë të të akuzuarit, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mban seancë dëgjimore për të përcaktuar përse i akuzuari mungon dhe për të vlerësuar çdo sqarim apo dëshmi nëse i akuzuari ka vendosur vullnetarisht të mungojë në gjykim. Në veҫanti, në marrjen e këtij vendimi, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues merr parasysh nëse janë bërë përpjekje të arsyeshme për të gjetur të akuzuarin. 5. Nëse Gjykata, në pajtim me paragrafin 4 të këtij neni përcakton që i akuzuari vullnetarisht ka vendosur që të mungojë në gjykim, gjykata për të vendosur nëse do të mbajë gjykimin në mungesë të të akuzuarit gjithashtu shqyrton nëse përmbushet ndonjë prej kushteve të mëposhtme: 5.1. vështirësinë e shtyrjes së gjykimit, veçanërisht në gjykimet që përfshijnë shumë të akuzuar; 5.2. barrën mbi prokurorin e shtetit për vijimin e dy gjykimeve që përfshijnë dëshmi të përbashkëta të të bashkëpandehurve; dhe 5.3. nëse vonesa do t’i vë dëshmitarët e prokurorisë në rrezik ose vështirësi të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 157 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE konsiderueshme. 6. Në rast të gjykimit të mbajtur sipas paragrafit 2 të këtij neni, gjykata bën përpjekje të arsyeshme për të njoftuar të pandehurin lidhur me aktgjykimin. Mirëpo, nëse gjykata nuk është në gjendje ta njoftojë të pandehurin për shkak të mungesës së tij, mbrojtësi ka të drejtë të bëj ankesë ndaj aktgjykimit në emër të të pandehurit sipas nenit 383 të këtij Kodi. Kur vepron ashtu, mbrojtësi tregon se ai ka marrë parasysh interesin më të mirë të të akuzuarit. Dispozitat e nenit 380 të këtij Kodi në lidhje me afatin zbatohen përshtatshmërisht. 7. Në rastet e veprave penale të përcaktuara në nenin 104 të Kodit Penal, gjykimi në mungesë mund të mbahet edhe pa u plotësuar kriteret e parapara në këtë nen për praninë e të akuzuarit, nëse gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues bindet se janë bërë përpjekje të arsyeshme për ta njoftuar të akuzuarin për shqyrtimin gjyqësor dhe për ta siguruar praninë e tij. Në këtë rast, i akuzuari përfaqësohet nga mbrojtësi gjatë tërë procedurës penale, derisa aktgjykimi të merr formën e prerë. Nenet 11 dhe 56 të këtij Kodi në lidhje me mbrojtjen e detyrueshme zbatohen përshtatshmërisht. 8. Përpjekjet e arsyeshme në kuptimin e paragrafëve 6 dhe 7 të këtij neni përfshijnë procedurat sipas neneve 172 dhe 173 të këtij Kodi dhe një fushatë informative të plotë, duke e thirrur të akuzuarin të dorëzohet në juridiksionin e gjykatës. Poashtu, ftesa së bashku me aktakuzën publikohen në ueb faqen e Prokurorit të Shtetit, gjykatës që zhvillon procedurën dhe në gazetën zyrtare, duke i bërë thirrje të të akuzuarit të dorëzohet. Njoftimet e tilla i bëjnë thirrje çdo personi që ka informacion relevant për vendndodhjen e të akuzuarit që t’ia komunikojë atë informacion policisë. 9. Personi i gjykuar sipas paragrafit 7 të këtij neni ka të drejtë në rigjykim të pakushtëzuar, automatik e të plotë sipas kërkesës. - 304 Verify source ↗
Neni 304
AI-assisted research summary: If a summoned defence lawyer fails to appear or leaves the hearing without permission, the court must immediately ask the accused to appoint another lawyer; if that is not done and defence would be harmed, the hearing is postponed.
Neni 304 Mosparaqitja e mbrojtësit në shqyrtim gjyqësor 1. Kur në shqyrtim gjyqësor nuk paraqitet mbrojtësi i thirrur me rregull dhe për arsyet e mosardhjes nuk e njofton gjykatën posa të ketë mësuar për ato, ose nëse mbrojtësi lëshon shqyrtimin gjyqësor pa lejen e gjyqtarit të vetëm gjykues apo të trupit gjykues, gjykata kërkon menjëherë nga i akuzuari që të angazhojë mbrojtës tjetër. Nëse i akuzuari nuk e bën këtë, kurse caktimi i mbrojtësit nuk mund të bëhet pa e dëmtuar mbrojtjen, shqyrtimi gjyqësor shtyhet. 2. Në rastet nga paragrafi 1 i këtij neni, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues shqipton dënimin me gjobë prej së paku pesëqind (500) deri në njëmijë (1000) Euro. - 305 Verify source ↗
Neni 305
AI-assisted research summary: A properly summoned witness or expert who does not appear, or a witness who refuses to testify, may face a fine, forced appearance, or short-term detention.
Neni 305 Mosparaqitja e dëshmitarit apo ekspertit në shqyrtim gjyqësor 1. Kur dëshmitari i thirrur me rregull nuk paraqitet ne shqyrtim gjyqësor pa arsye, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues shqipton dënim me gjobë në shumën deri në dyqind e pesëdhjetë (250) euro për çdo herë që nuk paraqitet. 2. Kur dëshmitari i thirrur me rregull nuk paraqitet në shqyrtim gjyqësor pa arsye, Gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues, përveç se shqipton dënim me gjobë sipas paragrafit 1, njëkohësisht urdhëron sjelljen me forcë të dëshmitarit, dhe shpenzimet e procedurës për sjellje me force ia ngarkon dëshmitarit. 3. Nëse gjyqtari i vetëm apo kryetari i trupit gjykues, ka shqiptuar dënimin sipas paragrafit 1 dhe ka urdhëruar sjelljen me force sipas paragrafit 2 të këtij neni, e nëse dëshmitari paraqet arsye të bazuara për mos paraqitje sipas thirrjeve, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues, me aktvendim mund të revokojnë dënimin e shqiptuar dhe të mos i ngarkojnë shpenzimet e procedurës ndaj dëshmitarit për sjellje forcërisht. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 158 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 4. Kur dëshmitari i thirrur në shqyrtim gjyqësor apo i sjellë forcërisht, refuzon të dëshmojë, ai mund të burgoset. Burgimi zgjat derisa dëshmitari nuk pranon të dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij bëhet i panevojshëm, ose derisa procedura të përfundojë, por jo më shumë se një (1) muaj. 5. Kur eksperti i thirrur me rregull, nuk paraqitet ne shqyrtim gjyqësor, apo kur paraqitet dhe refuzon të dëshmojë, gjyqtari i vetëm apo kryetari i trupit gjykues, zbaton përshtatshmërisht dispozitat nga neni 135 i këtij kodi. Nënkapitulli V - Shtyrja dhe ndërprerja e shqyrtimit gjyqësor - 306 Verify source ↗
Neni 306
AI-assisted research summary: Gjykatësi i vetëm ose trupi gjykues mund ta shtyjë shqyrtimin gjyqësor kur ka nevojë për prova të reja, kur i akuzuari ka pasur çrregullim ose paaftësi mendore të përkohshme, ose kur ka pengesa të tjera; kur është e mundur, caktohet edhe dita dhe ora e vazhdimit.
Neni 306 Arsyet për shtyrjen e shqyrtimit gjyqësor 1. Përveç rasteve të përcaktuara me këtë Kod, shqyrtimi gjyqësor mund të shtyhet me aktvendim të gjyqtarit të vetëm gjykues apo të trupit gjykues, kur duhet mbledhur prova të reja ose kur gjatë shqyrtimit gjyqësor vërtetohet se tek i akuzuari, pas kryerjes së veprës penale është paraqitur çrregullim ose paaftësi mendore e përkohshme ose kur ekzistojnë pengesa të tjera për zbatim të suksesshëm të shqyrtimit gjyqësor. 2. Kur është e mundur, në aktvendim me të cilin shtyhet shqyrtimi gjyqësor caktohet dita dhe ora e vazhdimit të shqyrtimit gjyqësor. Me të njëjtin aktvendim, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues mund të urdhërojë mbledhjen provave të cilat me kalimin e kohës mund të humbin. 3. Kundër aktvendimit nga paragrafit 2 i këtij neni nuk lejohet ankesë. - 307 Verify source ↗
Neni 307
AI-assisted research summary: If the trial chamber changes, the adjourned hearing generally starts again; if it does not change, the hearing continues before the same chamber.
Neni 307 Ndryshimi i përbërjes së trupit gjykues gjatë shtyrjes 1. Kur përbërja e trupit gjykues është ndryshuar, përveç rasteve që mund të korrigjohen sipas nenit 284 të këtij Kodi, shqyrtimi gjyqësor i shtyrë fillon rishtas. Por, në rastin e tillë, trupi gjykues pas dëgjimit të palëve mund të vendosë që dëshmitarët dhe ekspertët të mos merren sërish në pyetje dhe të mos bëhet këqyrja e re e vendit, por të lexohen deklarimet e dëshmitarëve dhe ekspertëve të dhëna në shqyrtimin e mëparshëm gjyqësor apo të lexohet procesverbali i këqyrjes së vendit. 2. Kur përbërja e trupit gjykues nuk ka ndryshuar, shqyrtimi gjyqësor i shtyrë vazhdohet para të njëjtit trup gjykues dhe kryetari i trupit gjykues shkurtimisht paraqet rrjedhën e shqyrtimit gjyqësor të mëparshëm. 3. Kur shtyrja ka zgjatur më shumë se gjashtë (6) muaj ose kur shqyrtimi gjyqësor mbahet para një kryetari tjetër të trupit gjykues, shqyrtimi gjyqësor duhet të fillojë rishtas dhe përsëri të shqyrtohen të gjitha provat. Por, në rastin e tillë, trupi gjykues pas dëgjimit të palëve mund të vendosë që dëshmitarët dhe ekspertët të mos merren sërish në pyetje dhe të mos bëhet këqyrja e re e vendit, por të lexohen deklarimet e dëshmitarëve dhe ekspertëve të dhëna në shqyrtimin e mëparshëm gjyqësor apo të lexohet procesverbali i këqyrjes së vendit. - 308 Verify source ↗
Neni 308
AI-assisted research summary: A single judge or the trial panel chair may pause a trial in limited situations, and a paused trial must continue before the same judge or panel.
Neni 308 Ndërprerja e shqyrtimit gjyqësor 1. Përveç rasteve të përcaktuara me këtë Kod, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor për pushim për shkak të kalimit të orarit të punës, për të lejuar një kohë të shkurtë që të sigurohet provë konkrete ose për përgatitjen e akuzës apo mbrojtjes. 2. Shqyrtimi gjyqësor i ndërprerë gjithmonë vazhdon para të njëjtit gjyqtar të vetëm gjykues apo trup gjykues. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 159 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 3. Kur shqyrtimi gjyqësor nuk mund të vazhdojë para të njëjtit trup gjykues, ose kur ndërprerja e tij zgjat më tepër se gjashtë (6) muaj, atëherë zbatohen dispozitat nga neni 307 i këtij Kodi. - 309 Verify source ↗
Neni 309
AI-assisted research summary: If a case heard by a single judge turns out to belong before a three-judge panel, the case must be transferred to that panel and the hearing must start over.
Neni 309 Ndryshimi i përbërjes së trupit gjykues për shkak të mungesës së kompetencës Kur gjatë shqyrtimit gjyqësor të drejtuar nga gjyqtari i vetëm gjykues, faktet në të cilat bazohet akuza tregojnë se për shqyrtimin e asaj vepre penale është kompetent trupi gjykues prej tre (3) gjyqtarëve, gjykimi i kalohet trupit përkatës në kuadër të gjykatës themelore dhe shqyrtimi gjyqësor fillon rishtas. - 310 Verify source ↗
Neni 310
AI-assisted research summary: Judicial review must finish within 90 days before a single judge or 120 days before a trial panel, unless a reasoned extension is allowed.
Neni 310 Koha për përfundimin e shqyrtimit gjyqësor 1. Përveç në rastet kur gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues shtyn shqyrtimin gjyqësor nga neni 306 i këtij Kodi, shqyrtimi gjyqësor duhet të përfundojë brenda këtyre afateve kohore: 1.1. nëse shqyrtimi gjyqësor mbahet para gjyqtarit të vetëm gjykues, shqyrtimi gjyqësor duhet të përfundohet brenda nëntëdhjetë (90) ditësh, përveç nëse gjyqtari i vetëm gjykues nxjerr aktvendim të arsyetuar për vazhdimin e kohës për shqyrtim gjyqësor për shkak të ndonjërës prej arsyeve nga paragrafit 2 i këtij neni; 1.2. nëse shqyrtimit gjyqësor mbahet para trupit gjykues, shqyrtimi gjyqësor duhet të përfundohet brenda njëqind e njëzet (120) ditësh, përveç nëse trupi gjykues nxjerr aktvendim të arsyetuar për vazhdimin e kohës për shqyrtim gjyqësor për shkak të ndonjërës prej arsyeve nga paragrafit 2 i këtij neni. 2. Shqyrtimi gjyqësor mund të vazhdohet me aktvendimin të arsyetuar nga paragrafi 1 i këtij neni kur ekzistojnë rrethana të cilat kërkojnë më shumë kohë, përfshirë por pa u kufizuar në: 2.1. numër të shumtë të dëshmitarëve; 2.2. dëshmia e një apo më shumë dëshmitarëve është shumë e gjatë; 2.3. numri i provave është jashtëzakonisht i madh; 2.4. siguria e shqyrtimit gjyqësor bën të nevojshme vazhdimin. 3. Shqyrtimi gjyqësor mund të vazhdohet për tridhjetë (30) ditë për secilin aktvendim nga paragrafit 1 i këtij neni. Nënkapitulli VI - Procesverbali i shqyrtimit gjyqësor - 311 Verify source ↗
Neni 311
AI-assisted research summary: Court hearing minutes must be written and record the essence of the hearing. The judge may decide how the hearing is recorded, and audio/video records must be made available within three working days after a custodial sentence, with a possible extension to fifteen days for reasonable circumstances.
Neni 311 Procesverbali i shqyrtimit gjyqësor 1. Procesverbali i shqyrtimit gjyqësor duhet të përpilohet me shkrim. Në procesverbal duhet të shënohet thelbi i rrjedhës së shqyrtimit gjyqësor. 2. Përveç kësaj, shqyrtimi gjyqësor regjistrohet në mënyrë audio ose video ose në mënyrë stenografike. 3. Kur i akuzuari është dënuar me burgim, regjistrimet audio ose video të shqyrtimit gjyqësor do të vihen në dispozicion brenda tri (3) ditëve të punës nga përfundimi i shqyrtimit gjyqësor. Ky afat mund të zgjatet nga gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues kur ekzistojnë rrethana të arsyeshme për një afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues rishikon dhe konfirmon përshkrimin dhe atë e vendos në procesverbal si GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 160 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE pjesë përbërëse të procesverbalit të shqyrtimit gjyqësor. 4. Për mënyrën e regjistrimit të shqyrtimit gjyqësor vendos gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues. - 312 Verify source ↗
Neni 312
AI-assisted research summary: Gjykatësi i vetëm ose kryetari i trupit gjykues mund të urdhërojë përfshirjen tekstuale të deklarimeve në procesverbal dhe, kur është e nevojshme, leximin e menjëhershëm të pjesëve të tij; deklarimet e regjistruara tekstualisht lexohen menjëherë kur e kërkon pala, mbrojtësi ose personi përkatës.
Neni 312 Procesverbali tekstual 1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, me propozim të palës ose sipas detyrës zyrtare, mund të urdhërojë që deklarimet që i konsideron të një rëndësie të veçantë të përfshihen tekstualisht në procesverbal. 2. Kur është e nevojshme, dhe veçanërisht kur deklarimi është shënuar tekstualisht në procesverbal, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të urdhërojë që pjesë të caktuara të procesverbalit të lexohen menjëherë. Deklarimet e regjistruara tekstualisht lexohen menjëherë kur kërkon pala, mbrojtësi ose personi deklarimi i të cilit është përfshirë në procesverbal. - 313 Verify source ↗
Neni 313
AI-assisted research summary: The hearing minutes must be completed at the end of the session, signed by the listed participants, and parties may inspect them and request corrections.
Neni 313 Kontrollimi, korrigjimi dhe nënshkrimi i procesverbalit të shqyrtimit gjyqësor dhe shqyrtimit fillestar 1. Procesverbali i shqyrtimit gjyqësor dhe shqyrtimit fillestar përfundohet me mbarimin e seancës. Ai nënshkruhet nga procesmbajtësi, gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues dhe palët e pranishme. 2. Palët kanë të drejtë të kontrollojnë procesverbalin e përfunduar dhe pjesët shtojcë, të bëjnë komente mbi përmbajtjen dhe të kërkojnë korrigjimin e tij. 3. Korrigjimet e emrave të shënuar gabimisht, të numrave jo të saktë dhe të gabimeve të qarta në shkrim mund të bëhen me urdhrin e gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues sipas detyrës zyrtare apo sipas propozimit të palës ose të personit që merret në pyetje. Korrigjime ose shtesa të tjera në procesverbal mund të urdhërohen vetëm nga gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues. 4. Komentet dhe propozimet e palëve lidhur me procesverbalin, si dhe korrigjimet dhe ndryshimet në procesverbal përfshihen si shtojcë në procesverbalin e përfunduar. Në shtojcë shënohen arsyet e mospranimit të sugjerimeve dhe komenteve të caktuara. Shtojcën e procesverbalit e nënshkruajnë procesmbajtësi dhe gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues. - 314 Verify source ↗
Neni 314
AI-assisted research summary: The hearing minutes must record specified details about the court session, participants, evidence, and key statements.
Neni 314 Përmbajtja e procesverbalit të shqyrtimit gjyqësor 1. Pjesa hyrëse e procesverbalit të shqyrtimit gjyqësor duhet të përfshijë gjykatën ku mbahet shqyrtimi gjyqësor, numrin e lëndës, vendin dhe kohën e seancës, emrin e gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues, të anëtarëve të trupit gjykues, të procesmbajtësit, prokurorit të shtetit, të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij, të dëmtuarit ose viktimës dhe mbrojtësit të viktimave ose përfaqësuesit të viktimës dhe emrin e përkthyesit, veprën penale që shqyrtohet dhe nëse dëgjimi zbatohet në shqyrtim gjyqësor të hapur apo të mbyllur. 2. Procesverbali veçanërisht përfshin të dhënat vijuese: identifikimin e aktakuzës, nëse prokurori i shtetit e ka ndryshuar apo e zgjeruar aktakuzën, cilat propozime janë bërë nga palët dhe çka është vendosur për to nga gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues ose trupi gjykues, cilat prova janë paraqitur, nëse provat ose shkrimet e tjera janë lexuar ose nëse regjistrimi audio dhe regjistrimet tjera janë riprodhuar, si dhe komentet e palëve për këtë. Nëse publiku përjashtohet nga shqyrtimi gjyqësor, në procesverbal shënohet se gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues ka paralajmëruar të pranishmit për pasojat e zbulimit të paautorizuar të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 161 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE informacionit të fshehtë që e kanë mësuar në shqyrtimin gjyqësor. 3. Në procesverbal përfshihet vetëm përmbajtja kryesore e deklarimit të prokurorit, akuzuarit, dëshmitarëve dhe ekspertëve. Me kërkesë të palës, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues urdhëron leximin e një deklarimi të mëparshëm ose ndonjë pjese të tij nga procesverbali. 4. Me kërkesë të palës, në procesverbal shënohet edhe pyetja ose përgjigjja e refuzuar si e palejueshme nga gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues. - 315 Verify source ↗
Neni 315
AI-assisted research summary: Court hearing minutes must record the dispositive part of the judgment and note that the judgment was announced publicly; detention orders must also be entered in the minutes.
Neni 315 Përfshirja e dispozitivit të aktgjykimit në procesverbalin e shqyrtimit gjyqësor 1. Në procesverbal të shqyrtimit gjyqësor në tërësi shënohet dispozitivi i aktgjykimit dhe fakti se aktgjykimi është shpallur publikisht. Formulimi i dispozitivit të shkruar në procesverbal konsiderohet të jetë origjinal. 2. Kur urdhërohet vendim për paraburgim, ky vendim gjithashtu shënohet në procesverbalin e shqyrtimit gjyqësor. - 316 Verify source ↗
Neni 316
AI-assisted research summary: Kur gjykimi zhvillohet para trupit gjykues, duhet të përpilohet një procesverbal i veçantë për këshillim dhe votim, me disa rregulla për përmbajtjen, nënshkrimin, ruajtjen dhe qasjen.
Neni 316 Procesverbali për këshillim dhe votim i trupit gjykues 1. Kur shqyrtimi gjyqësor zbatohet para trupit gjykues: 1.1 për këshillim dhe votim të trupit gjykues përpilohet procesverbali i veçantë. 1.2. procesverbali për këshillim dhe votimin e trupit gjykues përfshin rrjedhën e votimit dhe vendimin e marrë. 1.3. procesverbalin e nënshkruajnë të gjithë anëtarët e trupit gjykues dhe procesmbajtësi. Mendimet e ndara i bashkëngjiten procesverbalit për këshillim dhe votim, nëse nuk janë shënuar në procesverbal. 1.4. procesverbali për këshillim dhe votim i trupit gjykues mbyllet në zarf të posaçëm. Qasje në këtë procesverbal ka vetëm gjykata më e lartë kur vendos lidhur me mjetin juridik dhe në këtë rast detyrohet që procesverbalin ta mbyllë përsëri në zarf të posaçëm në të cilin shënon se e ka shqyrtuar procesverbalin. Nënkapitulli VII - Fillimi i shqyrtimit gjyqësor dhe deklarimi i të akuzuarit - 317 Verify source ↗
Neni 317
AI-assisted research summary: When the relevant judge finds that all summoned persons are present, or decides to proceed without an absent summoned person, the judge calls the accused and takes personal data to verify identity, except prior-conviction data.
Neni 317 Prania e personave të thirrur në shqyrtim gjyqësor dhe vërtetimi i identitetit të të pandehurit Kur gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues konstaton se në shqyrtim gjyqësor janë të pranishëm të gjithë personat e thirrur, ose kur gjyqtari i vetëm gjykues apo trupi gjykues vendos që shqyrtimi gjyqësor të mbahet në mungesë të ndonjë personi të thirrur apo vendimin për këto çështje e ka lënë për më vonë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e thërret të akuzuarin dhe prej tij merr të dhënat personale, përveç të dhënave mbi dënimet e mëparshme, për të vërtetuar identitetin e tij. - 318 Verify source ↗
Neni 318
AI-assisted research summary: The judge must send witnesses and experts to the designated place after the accused’s identity is verified, may keep experts in the courtroom if needed, and may take steps to prevent collusion.
Neni 318 Udhëzimet fillestare të gjykatës lidhur me dëshmitarët dhe të dëmtuarit 1. Pasi të vërtetohet identiteti i të akuzuarit, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i dërgon dëshmitarët dhe ekspertët në vendin e caktuar për ta dhe ata presin derisa të ftohen GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 162 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE për të dëshmuar. Në rast nevoje, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund t’i ndalë ekspertët në gjykatore që të përcjellin zbatimin e shqyrtimit gjyqësor. 2. Kur i dëmtuari është i pranishëm dhe ende nuk ka paraqitur kërkesën pasurore juridike, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e udhëzon se mund të paraqesë propozim për realizimin e kësaj kërkese në procedurën penale. 3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të ndërmarrë masat e nevojshme për të penguar marrëveshjen e fshehtë midis dëshmitarëve, ekspertëve dhe palëve. - 319 Verify source ↗
Neni 319
AI-assisted research summary: The judge must instruct the accused about their rights during the hearing.
Neni 319 Udhëzimet për të akuzuarin 1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e fton të akuzuarin të përcjellë me vëmendje zbatimin e shqyrtimit gjyqësor dhe e udhëzon se mund të paraqesë fakte, t’u shtrojë pyetje të bashkakuzuarve, dëshmitarëve dhe ekspertëve, të bëjë vërejtje dhe të jep shpjegime rreth deklarimeve të tyre. 2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues pastaj e udhëzon të akuzuarin se: 2.1. se ka të drejtë të mos deklarohet lidhur me çështjen e tij ose të mos përgjigjet në asnjë pyetje; 2.2. se nëse deklarohet lidhur me çështjen, ai nuk detyrohet të inkriminojë vetveten ose të afërmin e tij, e as të pranojë fajësinë; dhe 2.3. se ai mund të mbrohet personalisht ose nëpërmjet ndihmës juridike të mbrojtësit sipas zgjedhjes së tij. 2.4. për pasojat lidhur me nenin 299 paragrafi 1 dhe nenin 349 paragrafi 1 të këtij Kodi. - 320 Verify source ↗
Neni 320
AI-assisted research summary: The state prosecutor must read the indictment when the judicial hearing begins. If the accused waives reading of the charges, the prosecutor must summarize the indictment in the record.
Neni 320 Fillimi i shqyrtimit gjyqësor 1. Shqyrtimi gjyqësor fillon me leximin e aktakuzës nga prokurori i shtetit kundër të akuzuarit. 2. Nëse i akuzuari heq dorë nga leximi i akuzave kundër tij, prokurori i shtetit e përmbledh aktakuzën në procesverbal. - 321 Verify source ↗
Neni 321
AI-assisted research summary: The judge must make sure the accused understands the indictment and gets a chance to plead guilty or not guilty.
Neni 321 Deklarimi i të akuzuarit për aktakuzën 1. Gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues bindet se i akuzuari e kupton aktakuzën dhe të akuzuarit i jep mundësinë të pranojë ose të mos e pranoj fajësinë. 2. Kur i akuzuari nuk e kupton akuzën, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues kërkon nga prokurori që ta shpjegojë atë në mënyrë që i akuzuari të mund ta kuptojë pa vështirësi. 3. Kur i akuzuari nuk dëshiron të bëjë deklaratë lidhur me fajësinë e tij, konsiderohet se nuk e pranon fajësinë. - 322 Verify source ↗
Neni 322
AI-assisted research summary: Kur i akuzuari pranon fajësinë, gjykatësi ose trupi gjykues vendos nëse plotësohen kushtet e nenit 242(2) dhe, varësisht nga kjo, shqyrtimi vazhdon ose trajtohet sikur pranimi të mos ishte bërë.
Neni 322 Pranimi i fajësisë nga i akuzuari në shqyrtim gjyqësor 1. Kur i akuzuari pranon fajësinë për të gjitha ose ndonjërën nga pikat e aktakuzës në shqyrtim gjyqësor, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues vendos nëse janë përmbushur kërkesat nga neni 242, paragrafi 2 i këtij Kodi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 163 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 2. Në shqyrtimin e pranimit të fajësisë së të akuzuarit, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të dëgjojë mendimin e prokurorit të shtetit, të mbrojtësit dhe të dëmtuarit. 3. Kur gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues vlerëson se kërkesat nga neni 242 paragrafit 2 i këtij Kodi nuk janë përmbushur, atëherë procedohet sikur pranimi i fajësisë të mos ishte bërë. 4. Kur gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues vlerëson se kërkesat nga neni 242 paragrafit 2 i këtij Kodi janë përmbushur, shqyrtimi gjyqësor vazhdon me fjalën përfundimtare të palëve. 5. Kur ka disa të akuzuar dhe një apo më shumë prej tyre pranojnë fajësinë, shqyrtimi gjyqësor vazhdon vetëm për të akuzuarit të cilët janë deklaruar të pafajshëm. Gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues shtyn shqiptimin e dënimit për të akuzuarin të cilët pranojnë fajësinë në fillim të shqyrtimit gjyqësor deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor ose veçohet procedura penale për të akuzuarit të cilët kanë pranuar fajësinë. Nëse provat te cilat janë paraqitur ne shqyrtimin gjyqësor e inkriminojnë te akuzuarin i cili ka pranuar fajësinë, por nuk janë prova relevante kundër të akuzuarve të tjerë te cilët nuk e kane pranuar fajësinë, provat e tilla nuk mund te merren parasysh. 6. Kur i akuzuari pranon fajësinë sipas marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues zbaton përshtatshmërisht nenin 230 të këtij Kodi. Nënkapitulli VIII - Rradha e paraqitjes së provave - 323 Verify source ↗
Neni 323
AI-assisted research summary: This article sets the order for presenting statements and evidence in trial.
Neni 323 Radha e paraqitjes së provave në shqyrtim gjyqësor 1. Deklaratat e palëve dhe provat në shqyrtimin gjyqësor paraqiten sipas radhës së mëposhtme: 1.1. fjalët hyrëse; 1.2. provat e paraqitura nga prokurori i shtetit; 1.3. provat e paraqitura nga i dëmtuari, nëse ka të dëmtuar; 1.4. provat e paraqitura nga i akuzuari dhe mbrojtësi; dhe 1.5. fjala përfundimtare. 2.Nëse nuk është bërë kërkesa për seancën për caktimin e dënimit, në fjalën përfundimtare përfshihet diskutimi që ka të bëj me dënimin. 3. Nëse gjykata e shpall të akuzuarin fajtor dhe është vendosur mbajtja e seancës për caktimin e dënimit, gjykata vepron në pajtim me nenin 356 të këtij Kodi. Nënkapitulli IX - Fjala hyrëse - 324 Verify source ↗
Neni 324
AI-assisted research summary: Rregullon fjalën hyrëse: në disa raste gjyqtari kërkon përmbledhje të provave, palët mund t’u referohen prova dhe materiale të lejuara, dhe gjykata mund ta kufizojë kohën.
Neni 324 Fjala hyrëse 1. Nëse i pandehuri nuk e pranon fajësinë në fillim të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues kërkon nga prokurori i shtetit, i dëmtuari dhe mbrojtësi për të përmbledhur provat që mbështesin rastin apo kërkesën e tyre. Prokurori i shtetit flet i pari, pastaj i dëmtuari dhe mbrojtësi. 2. Personat në fjalën hyrëse mund t’u referohen provave të pranueshme, ligjit në fuqi dhe mund të përdorin tabela, diagrame, transkripte të kasetave të lejuara nga gjykata, përmbledhje GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 164 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE dhe krahasime të provave nëse ato bazohen në prova të pranueshme, si dhe zmadhim të ekzemplarëve të tyre për t’i demonstruar ose për t’i paraqitur si ilustrim në gjykatë. 3. Prezantimi i fjalëve hyrëse nga palët mund të kufizohet në kohë nga gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues. Nënkapitulli X - Paraqitja e provave - 325 Verify source ↗
Neni 325
AI-assisted research summary: During the trial, parties may propose new facts and evidence, and the judge or panel may secure evidence needed to verify the criminal case fairly and fully.
Neni 325 Rregullat e përgjithshme të paraqitjes së provave 1. Paraqitja e provave përfshin të gjitha faktet që gjykata i konsideron të rëndësishme për një gjykim të saktë dhe të drejtë. 2. Gjatë shqyrtimit gjyqësor zbatohen rregullat e procedimit të provave të parapara në Kapitullin XVII të këtij Kodi. 3. Deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, palët mund të propozojnë shqyrtimin e fakteve të reja, mbledhjen e provave të reja dhe të përsërisin propozimet të cilat gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues ose trupi gjykues më herët i ka refuzuar. 4. Përveç provave të propozuara nga palët dhe i dëmtuari ose viktima, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues ka të drejtë të sigurojë provën që e konsideron të nevojshme për verifikimin e drejtë dhe të plotë të çështjes penale. - 326 Verify source ↗
Neni 326
AI-assisted research summary: A witness who has not yet been questioned, and an expert who has not yet given their findings and opinion, may not be present at the hearing.
Neni 326 Marrja në pyetje e dëshmitarit apo ekspertit pa praninë e dëshmitarëve të tjerë Në parim, dëshmitari i cili ende nuk është marrë në pyetje, nuk është i pranishëm gjatë shqyrtimit të provave dhe eksperti i cili ende nuk ka dhënë konstatimin dhe mendimin e tij, nuk mund të jetë i pranishëm në seancë derisa eksperti tjetër të jep deklarimin e tij mbi çështjen e njëjtë. - 327 Verify source ↗
Neni 327
AI-assisted research summary: The judge sets the order for questioning witnesses, and the state prosecutor, defendant, or injured party may ask the court to hear witnesses to challenge the other side’s evidence.
Neni 327 Dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët në shqyrtim gjyqësor 1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues cakton radhën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve, duke filluar me dëshmitarët e propozuar nga prokurori i shtetit, dëshmitarët e propozuar nga i dëmtuari ose viktima apo mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës, dhe në fund me dëshmitarët e propozuar nga i pandehuri apo mbrojtësi i tij. Po qe se është e mundshme, dëshmitarët thirren duke respektuar radhën e propozuar nga prokurori i shtetit, i dëmtuari ose viktima, mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës, i pandehuri dhe mbrojtësi. 2. Prokurori i shtetit, i pandehuri apo i dëmtuari mund të kërkojnë nga gjykata që të dëgjojë dëshmitarët për të kundërshtuar dëshmitë apo provat e paraqitura nga pala tjetër sipas paragrafit 1 të këtij neni. - 328 Verify source ↗
Neni 328
AI-assisted research summary: The party presenting evidence questions the witness first, other parties then may cross-examine or challenge credibility, and the presenting party gets a final chance to clarify or rehabilitate the witness.
Neni 328 Marrja në pyetje e drejtpërdrejtë, marrja në pyetje e tërthortë dhe rimarrja në pyetje e dëshmitarit 1. Pala e cila paraqet provën merr në pyetje dëshmitarin ose paraqet provën e para. 2. Palëve tjera pastaj u jepet mundësia për marrjen e tërthortë në pyetje të dëshmitarit ose kundërshtimin e besueshmërisë së dëshmitarit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 165 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 3. Palës e cila ka paraqitur provën i jepet mundësia në fund që të sqarojë përgjigjet me dëshmitarin ose të rehabilitojë besueshmërinë e dëshmitarit. 4. Nëse pala përfaqësohet nga më shumë se një mbrojtës, vetëm mbrojtësi kryesor mund të merr në pyetje dëshmitarët, t’u parashtrojë pyetje të tërthorta dhe të rehabilitojë besueshmërinë e dëshmitarëve. - 329 Verify source ↗
Neni 329
AI-assisted research summary: This article sets out how a witness or expert is examined directly, starting with the party that proposed them, and what the parties or court may do when answers conflict or memory needs refreshing.
Neni 329 Marrja në pyetje e drejtpërdrejtë e dëshmitarëve 1. Dëshmitari ose eksperti merret në pyetje së pari nga pala e cila e ka propozuar. 2. Pala e cila merr në pyetje dëshmitarin ose eksperti mund t’i parashtrojë pyetje në pajtim me rregullat për procedimin e provave. 3. Pala mund t’i paraqesë dëshmitarit provën materiale në pajtim me nenin 332 të këtij Kodi. 4. Nëse dëshmitari apo eksperti nuk mund të rikujtojë faktet të cilat i ka paraqitur në dëshmimet e mëparshme, pala e cila ka propozuar dëshmitarin mund t’i paraqesë provën e pranueshme për t’ia rifreskuar kujtesën. 5. Nëse dëshmitari ose eksperti jep një përgjigje që bie në kundërshtim me dëshmitë e dhëna nga dëshmitari gjatë fazës së procedurës paraprake, pala që propozon dëshmitarin mund të tregojë ose lexojë dëshmitë kontradiktore dëshmitarit. Pala që propozon dëshmitarin ose gjykata mund t’i kërkojë dëshmitarit të shpjegojë ndryshimin. - 330 Verify source ↗
Neni 330
AI-assisted research summary: Në marrjen e tërthortë në pyetje, pala mund t’i bëjë dëshmitarit pyetje për faktet, mospërputhjet, besueshmërinë dhe paragjykimet.
Neni 330 Marrja në pyetje e tërthortë e dëshmitarëve 1. Pala e cila bën marrjen e tërthortë në pyetje të dëshmitarit mund të parashtrojë pyetje në pajtim me rregullat për procedimin e provave dhe: 1.1. të pyesë dëshmitarin të konfirmoj ose të mohoj një fakt. Nëse dëshmitari jep përgjigje që është në kundërshtim me provën e pranueshme, pala e cila bën marrjen e tërthortë në pyetje pastaj mund t’ia paraqesë ose t’ia lexojë dëshmitarit provën që është në kundërshtim; 1.2. të pyesë dëshmitarin që të shpjegojë mospërputhjen në dëshminë e dëshmitarit; 1.3. t’i parashtrojë dëshmitarit pyetje të cilat shqyrtojnë besueshmërinë e dëshmisë së dëshmitarit apo paragjykimet që dëshmitari mund të ketë. 2. Provat materiale të përdorura gjatë marrjes së tërthortë në pyetje duhet të identifikohen qartë për gjykatën dhe përdorimi i provës së tillë shënohet në procesverbal. - 331 Verify source ↗
Neni 331
AI-assisted research summary: After indirect examination of a witness or expert, the proposing party may ask clarifying questions, and the judge/court may also question the witness or expert directly in the conditions stated.
Neni 331 Rimarrja në pyetje të drejtpërdrejtë 1. Pas marrjes së tërthortë në pyetje të dëshmitarit ose ekspertit, pala e cila ka propozuar dëshmitarin ose ekspertin ka mundësinë që t’i parashtrojë pyetje të cilat sqarojnë dëshminë e paqartë, shpjegojnë mospërputhjet në dëshmi, dyshimet lidhur me besueshmërinë e dëshmisë së dëshmitarit apo çfarëdo paragjykimi që i dëshmitari mund të ketë. 2. Pasi që gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues të ketë siguruar veten se palët nuk kanë më pyetje, ai ose ajo mund të vazhdojë me marrjen në pyetje të dëshmitarit ose ekspertit. Nëse dëshmia ose përgjigjet e dëshmitarit ose ekspertit përmbajnë zbrazëtira, paqartësi ose kundërthënie dhe gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues i konsideron të rëndësishme, gjyqtari GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 166 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues ka për detyrë që të bëjë pyetje që qartësojnë atë dëshmi. Pas kësaj, trupi gjykues mund t’i drejtojë pyetje drejtpërdrejt dëshmitarit ose ekspertit. Nënkapitulli XI - Rregullat për dëshmitarët - 332 Verify source ↗
Neni 332
AI-assisted research summary: A party may show material evidence to a witness and ask questions about it during examination, cross-examination, or reexamination.
Neni 332 Provat materiale që mbështesin dëshminë e dëshmitarit 1. Pala mund t’i paraqesë dëshmitarit provën materiale dhe t’i parashtrojë pyetje dëshmitarit lidhur me atë provë materiale gjatë marrjes në pyetje, marrjes së tërthortë në pyetje ose rimarrjes në pyetje. 2. Provë materiale mund të jetë dokumenti, tabela, përmbledhja, videokaseta, audiokaseta apo prova tjetër materiale. 3. Çdo provë materiale që përmbledh ose tregon provë të pranueshme që është e shumtë, e madhe apo që është identifikuar me fotografi ose në ndonjë mënyrë tjetër, së pari i paraqitet dëshmitarit i cili mund të identifikojë këtë provë të pranueshme, të shpjegojë si është krijuar prova dhe të vërtetojë se prova është e vërtetë, e bazuar dhe paraqet saktësisht provën e pranueshme origjinale. 4. Cilado provë nga paragrafi 2 apo 3 të këtij neni është e pranueshme nëse është e vërtetë, e bazuar dhe paraqet saktësisht provën e pranueshme origjinale. Prova materiale shënohet në procesverbal nëse nuk është shënuar më parë. - 333 Verify source ↗
Neni 333
AI-assisted research summary: This article lets a party or the state prosecutor propose use of earlier witness testimony or recorded statements in court, subject to specific conditions. The judge or panel may also order only selected important parts of an audio/video recording to be played if the full recording contains too much irrelevant information.
Neni 333 Përdorimi i dëshmisë së mëparshme të dëshmitarit 1. Pala mund të propozojë marrjen e provës në shqyrtim gjyqësor nga dëshmia e mëparshme e dëshmitarit, nëse dëshmia e tillë është marrë gjatë mundësisë hetuese të veçantë nga neni 147 të këtij Kodi. 2. Pala mund të propozojë marrjen e provës në shqyrtim gjyqësor nga dëshmia e mëparshme e dëshmitarit nëse dëshmia e tillë është marrë gjatë seancës për marrjen e deklaratës në procedurë paraprake nga neni 129 i këtij Kodi, dëshmitari nuk është në dispozicion për të dëshmuar dhe është paraqitur mbështetje e provave në pajtim me nenin 258 të këtij Kodi. 3. Prokurori i shtetit mund të propozojë marrjen e provës në shqyrtim gjyqësor nga incizimet audio ose video ose ekuivalenti i tyre funksional, të të akuzuarit të marra në pajtim me nenin 88 ose 90 të këtij Kodi. 4. Nëse është bërë incizimi audio ose video ose ekuivalenti i tyre funksional i dëshmisë ose deklaratës nga paragrafit 1 deri 3. të këtij neni ajo riprodhohet në tërësi gjatë shqyrtimit gjyqësor, përveç nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues vendosin që dëgjimi i tërësishëm i videokasetës apo audiokasetës përmban tepër shumë informata të parëndësishme. Në rast të tillë, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues mund të urdhërojë që pjesë të veçanta dhe të rëndësishme të videokasetës apo audiokasetës të riprodhohen në shqyrtim gjyqësor. 5. Ky nen nuk e ndalon përdorimin e deklaratave të mëparshme nga një dëshmitar gjatë marrjes në pyetje, marrjes së tërthortë në pyetje dhe rimarrjes në pyetje dhe rishqyrtimit të dëshmitarit. - 334 Verify source ↗
Neni 334
AI-assisted research summary: This article allows prior preliminary statements to be used as direct evidence at trial if the judge or panel is satisfied the person’s failure to testify was affected by undue interference, and it bars such testimony from being the only or decisive evidence for conviction.
Neni 334 Përdorimi i dëshmisë së mëparshme të personave që i nënshtrohen ndërhyrjes 1. Marrja në pyetje në procedurë paraprake dhe deklarata në procedurë paraprake pranohen dhe mund të përdoren si dëshmi e drejtpërdrejtë gjatë shqyrtimit gjyqësor nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues bindet se dështimi i personit për të dhënë dëshmi ose për të dëshmuar GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 167 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE ndryshe nga provat e dhëna në marrjen në pyetje në procedurë paraprake ose deklarata e procedurës paraprake është ndikuar nga ndërhyrje e padrejtë, duke përfshirë kërcënimet, frikësimin, lëndimin, ryshfetin ose detyrimin. 2. Për qëllime të paragrafit 1 të këtij neni, ndërhyrja e padrejtë mund të lidhet me interesat fizike, ekonomike, pronësore ose të tjera të personit ose të një personi tjetër. 3. Për qëllim të zbatimit të këtij neni, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues mund të kenë parasysh çdo provë relevante, duke përfshirë dëshmi me shkrim. 4. Nëse marrja në pyetje në procedurë paraprake konsiderohet e pranueshme sipas këtij neni, ajo nuk mund të përdoret si e vetmja ose si dëshmi vendimtare e fajësisë për një dënim. - 335 Verify source ↗
Neni 335
AI-assisted research summary: Certain prior records and expert materials may be read and used as direct evidence only in listed situations.
Neni 335 Leximi i deklaratave të tjera të dhëna më parë 1. Përveç rasteve të parapara me këtë Kod, procesverbalet mbi deklarimet e dëshmitarëve, të bashkakuzuarve ose pjesëmarrësve të dënuar për vepër penale, si dhe procesverbalet dhe shkresat tjera mbi konstatimin dhe mendimin e ekspertit, mund të lexohen dhe përdoren si provë e drejtpërdrejt vetëm në këto raste: 1.1. kur personat e marrë në pyetje kanë vdekur, kanë çrregullime ose paaftësi mendore, nuk mund të gjenden ose ardhja e tyre në gjykatë është e pamundur apo dukshëm e vështirësuar për shkak të pleqërisë, sëmundjes ose shkaqeve të tjera të rëndësishme; 1.2. kur dëshmitarët ose ekspertët, pa arsye ligjore, nuk dëshirojnë të dëshmojnë në shqyrtim gjyqësor; 1.3. kur palët pajtohen që, në vend të marrjes së drejtpërdrejt në pyetje të dëshmitarit apo ekspertit i cili nuk është i pranishëm, pavarësisht se ka qenë i thirrur, të lexohet procesverbali mbi dëshminë e tij të mëparshme; ose 1.4. nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues është i bindur që: 1.4.1. personi nuk ka dhënë dëshmi ose ka dëshmuar ndryshe nga provat e dhëna prej tij gjatë marrjes në pyetje në procedurë paraprake; 1.4.2. dështimi i personit për të dhënë dëshmi ose për të dëshmuar ndryshe nga provat e dhëna gjatë marrjes në pyetje në procedurë paraprake edhe në deklaratën në procedurë paraprake ishte ndikuar nga ndërhyrja e padrejtë, duke përfshirë kërcënime, frikësime, lëndime, ryshfet ose detyrim; 1.4.3. aty ku është e nevojshme, janë bërë përpjekje të arsyeshme për të siguruar pjesëmarrjen e personit si dëshmitar; dhe 1.4.4. paragrafët 2 dhe 3 të nenit 334 të këtij Kodi zbatohen për procedurën e paraparë në nënparagrafin 1.4 të këtij neni. 2. Procesverbalet mbi marrjen e mëparshme në pyetje të personave të cilët janë liruar nga detyra e dëshmimit nuk lexohen nëse këta persona nuk janë thirrur në shqyrtim gjyqësor ose nëse kanë deklaruar se nuk dëshirojnë të dëshmojnë në shqyrtimin gjyqësor. Kur personat e tillë, pasi të kenë dëshmuar më parë, e përdorin të drejtën e tyre për të mos dëshmuar në shqyrtim gjyqësor, ose nëse nuk kanë ardhur në shqyrtim kur janë thirrur, procesverbali mbi dëshminë e mëparshme është provë e papranueshme. 3. Arsyet e leximit të procesverbalit shënohen në procesverbalin e shqyrtimit gjyqësor, e me rastin e leximit tregohet nëse dëshmitari ose eksperti është betuar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 168 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 4. Dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni zbatohen për procesverbalet që përmbajnë dëshminë e dëshmitarëve dhe ekspertëve dhe për marrjen në pyetje në procedurë paraprake të të bashkakuzuarve dhe pjesëmarrësve të dhënë në të njëjtën procedurë ose në procedurat e tjera, vetëm nëse ato i janë zbuluar palës mbrojtëse në përputhje me nenin 156 ose 239 të këtij Kodi ose prokurorit sipas nenit 250 të këtij Kodi. - 336 Verify source ↗
Neni 336
AI-assisted research summary: The court may not re-question certain child victims under 16 in judicial review if their testimony was already taken and re-questioning is unnecessary; if they are questioned, the panel may exclude the public, and a child witness or injured party leaves the courtroom once their presence is no longer needed.
Neni 336 Dëshmitarët nën mbrojtje të veçantë 1. Në shqyrtimin gjyqësor nuk lejohet marrja në pyetje e personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç që është viktimë e veprës penale nga Kapitulli XX i Kodit Penal, nëse dëshmia e tij veç është marrë sipas nenit 129 ose 147 të këtij Kodi dhe nëse trupi gjykues çmon se marrja e sërishme në pyetje nuk është e nevojshme. Nëse dëshmitari i tillë merret në pyetje, trupi gjykues mund të vendosë të përjashtojë publikun. 2. Kur fëmija është i pranishëm në seancë si dëshmitar ose si i dëmtuar, ai largohet nga gjykatorja posa prania e tij të mos jetë më e nevojshme 3. Masat për mbrojtjen e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, siç parasheh Kapitulli XIII i këtij Kodi, zbatohen gjatë shqyrtimit gjyqësor. - 337 Verify source ↗
Neni 337
AI-assisted research summary: The court panel may order special measures to help question a witness or victim, if requested by the witness, injured party, victim, victim’s advocate, or victim’s representative.
Neni 337 Masat për ta lehtësuar marrjen në pyetje të dëshmitarëve ose të viktimave në lidhje me peshën e veprës penale 1. Me kërkesë të dëshmitarit ose të dëmtuarit apo viktimës ose mbrojtësit të viktimave apo përfaqësuesit të viktimës, trupi gjykues mund t’i urdhërojë masat e mëposhtme për marrje në pyetje në shqyrtimin gjyqësor të dëshmitarit ose të viktimës së një vepre penale, duke përfshirë por pa u kufizuar vetëm në veprat penale të renditura në Kapitujt XV dhe XX të Kodit Penal, duke marrë parasysh peshën e veprës penale dhe nëse gjykata bindet se ato masa e lehtësojnë marrjen e dëshmisë së dëshmitarit ose të viktimës: 1.1. për të dëshmuar në seancën e mbyllur për publikun; ose 1.2. për të dëshmuar gjatë marrjes së njëkohshme në pyetje në një vend tjetër i cili ka komunikim me gjykatoren përmes televizionit me qark të mbyllur. - 338 Verify source ↗
Neni 338
AI-assisted research summary: Gjykatësi mund të kërkojë betimin e dëshmitarit ose ekspertit para pyetjes; disa dëshmitarë përjashtohen nga betimi, dhe eksperti mund të betohet vetëm në kushte të caktuara.
Neni 338 Betimi 1. Para marrjes në pyetje të dëshmitarit, gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues ose gjyqtari i procedurës paraprake kur vepron sipas nenit 147 të këtij Kodi, nga dëshmitari mund të kërkojë dhënien e betimit. Fëmija dhe personi për të cilin është vërtetuar të ketë kryer vepër penale ose me arsye dyshohet se ka kryer vepër penale ose ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale për të cilën merret në pyetje, nuk i nënshtrohet betimit. Nëse dëshmitari është betuar në procedurë paraprake, në shqyrtim gjyqësor i bëhet me dije se është nën betim. 2. Teksti i betimit të dëshmitarit është: “I ndërgjegjshëm për rëndësinë e dëshmisë sime dhe përgjegjësinë time ligjore, solemnisht betohem se do të them të vërtetën, gjithë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën dhe se nuk do të fsheh asgjë për të cilën kam dijeni”. 3. Para marrjes në pyetje të ekspertit, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues mund të kërkojë nga ai dhënien e betimit. Para shqyrtimit gjyqësor, eksperti mund të betohet vetëm para gjykatës dhe vetëm kur ekziston rreziku se ai nuk do të jetë i pranishëm në shqyrtim gjyqësor. Arsyeja e dhënies së betimit shënohet në procesverbal. Ekspertit të përhershëm, i cili ka dhënë betim të përgjithshëm për ekzaminime përkatëse, në shqyrtimin gjyqësor vetëm i përkujtohet betimi i dhënë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 169 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 4. Teksti i betimit të ekspertit është: “I ndërgjegjshëm për rëndësinë e deklaratës sime dhe përgjegjësinë time ligjore, solemnisht betohem se do të kryejë ekspertizën me ndërgjegje dhe me aq sa kam njohuri dhe konstatimin e mendimin tim do ta paraqes saktësisht dhe plotësisht”. 5. Dëshmitari dhe eksperti memec që dinë shkrim dhe lexim e bëjnë betimin me nënshkrim të tekstit të betimit, ndërsa dëshmitari dhe eksperti shurdh e lexojnë tekstin e betimit. Nëse dëshmitari shurdh ose memec është analfabetë, betimi bëhet përmes përkthyesit. - 339 Verify source ↗
Neni 339
AI-assisted research summary: The expert must give the court their findings and opinion through a report, explain the findings and analysis in hearing, may use material evidence to support the testimony, and the party that did not request the expertise may cross-examine the expert on specified topics.
Neni 339 Deklarimi i ekspertit 1. Eksperti ia komunikon gjykatës konstatimin dhe mendimin e tij nëpërmjet raportit të përpiluar sipas nenit 136 të këtij Kodi. 2. Në shqyrtim gjyqësor, raporti futet në procesverbal. Eksperti përshkruan konstatimet dhe shpjegon analizat e tij. Eksperti mund të përdorë provat materiale në mbështetje të dëshmisë së tij. 3. Pala e cila nuk ka kërkuar ekspertizën mund të bëjë marrjen e tërthortë në pyetje të ekspertit lidhur me raportin, analizat, arsimimin, përvojën, ose bazën e ekspertizës së tij. - 340 Verify source ↗
Neni 340
AI-assisted research summary: Witnesses and experts who have been questioned must stay in the courtroom unless the judge allows them to leave temporarily or depart after hearing the parties.
Neni 340 Prania e dëshmitarëve në gjykatore 1. Dëshmitarët dhe ekspertët e marrur në pyetje mbeten në gjykatore, përpos nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, pas marrjes në pyetje të palëve, i lejon të shkojnë ose përkohësisht të largohen nga gjykatorja. 2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, me propozim të palëve ose sipas detyrës zyrtare, mund të urdhërojë që dëshmitarët dhe ekspertët e marrur në pyetje të largohen nga gjykatorja dhe më vonë të thirren përsëri dhe të merren në pyetje edhe një herë në prani ose në mungesë të dëshmitarëve dhe ekspertëve të tjerë. - 341 Verify source ↗
Neni 341
AI-assisted research summary: The court may take a witness’s or expert’s statement outside the hearing when they cannot attend or would face serious difficulty, and parties/victim must be notified and may attend.
Neni 341 Provat e marra jashtë gjykatës 1. Kur në shqyrtim gjyqësor mësohet se dëshmitari ose eksperti i thirrur nuk mund të vijë në gjykatë ose kur paraqitja e tij do të shkaktonte vështirësi të konsiderueshme, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues, kur çmon se deklarimi i tij është i rëndësishëm, urdhëron që ta merr në pyetje gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues ose gjyqtari anëtar i trupit gjykues jashtë shqyrtimit gjyqësor, ose marrja në pyetje të bëhet nga gjyqtari i procedurës paraprake brenda kompetencës territoriale ku banon dëshmitari apo eksperti. 2. Kur është e nevojshme të zbatohet këqyrja ose rikonstruksioni jashtë shqyrtimit gjyqësor, këtë e bën gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues ose gjyqtari anëtar i trupit gjykues. 3. Palët dhe i dëmtuari ose viktima gjithmonë njoftohen kur dhe në cilin vend do të merret në pyetje dëshmitari apo do të zbatohet këqyrja ose rikonstruksioni dhe njoftohen se kanë të drejtë të jenë të pranishëm në këto veprime. Kur palët dhe i dëmtuari ose viktima janë të pranishëm gjatë kryerjes së këtyre veprimeve, ata gëzojnë të drejtat e parapara në nenin 147 të këtij Kodi. - 342 Verify source ↗
Neni 342
AI-assisted research summary: Court minutes and recordings may be read or reproduced at trial to verify their content, and the trial panel may allow a brief oral presentation and audio/video playback of the investigative steps.
Neni 342 Leximi i procesverbaleve ose riprodhimi i regjistrimeve 1. Procesverbalet për këqyrjen e vendit jashtë shqyrtimit gjyqësor, për kontroll të lokaleve dhe të personit, sekuestrimin e përkohshëm të pasurisë së specifikuar apo provave lexohen ose riprodhohen në shqyrtim gjyqësor për vërtetimin e përmbajtjes së tyre. Trupi gjykues gëzon të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 170 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE drejtë diskrecioni të lejojë prezantim të përmbledhur gojor të këtyre të dhënave, si dhe riprodhim të regjistrimit audio ose video të rrjedhës së këtyre veprimeve hetimore. Dokumentet që kanë rëndësinë e provës, sipas mundësisë, dorëzohen në formë origjinale. 2. Sendet që gjatë shqyrtimit gjyqësor mund të shërbejnë për sqarimin e çështjes, mund t’i tregohen të akuzuarit, e në rast nevoje, edhe dëshmitarëve dhe ekspertëve. - 343 Verify source ↗
Neni 343
AI-assisted research summary: After witnesses, experts, and material evidence are presented, the accused is questioned; co-accused who have not yet been questioned must not be present during that questioning.
Neni 343 Marrja në pyetje e të akuzuarit pas paraqitjes së provave 1. Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve e ekspertëve dhe pas prezantimit të provave materiale vazhdohet me marrjen në pyetje të të akuzuarit i cili nuk ka pranuar fajësinë. 2. Dispozitat e zbatueshme gjatë marrjes në pyetje të të pandehurit në procedurë paraprake zbatohen përshtatshmërisht edhe gjatë marrjes në pyetje të të akuzuarit në shqyrtim gjyqësor. 3. Të bashkakuzuarit të cilët ende nuk janë marrë në pyetje nuk do të jenë të pranishëm gjatë pyetjes së të akuzuarit. - 344 Verify source ↗
Neni 344
AI-assisted research summary: The accused has the right not to testify. If they do testify, the defense counsel, prosecutor, co-accused, injured party, and the court may question them under the Code’s listed rules.
Neni 344 Marrja në pyetje e të akuzuarit 1. I akuzuari ka të drejtë që të mos deklarojë. Nëse ai zgjedh që të deklarojë, marrja e tij në pyetje zbatohet në pajtim me paragrafët 2 deri 4 të këtij neni. 2. Mbrojtësi kryesor merr në pyetje të akuzuarin në pajtim me nenin 329 të këtij Kodi. 3. Prokurori i shtetit merr në pyetje të akuzuarin në pajtim me nenin 330 të këtij Kodi. 4. Nëse ka të bashkakuzuar, ata mund të marrin në pyetje të akuzuarin në pajtim me nenin 330 të këtij Kodi. 5. I dëmtuari mund të merr në pyetje të akuzuarin në pajtim me nenin 330 të këtij Kodi. 6. Mbrojtësi mund të rimerr në pyetje të akuzuarin në pajtim me nenin 331 të këtij Kodi. 7. Pasi gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues sigurohet se palët nuk kanë pyetje të tjera, ai mund të vazhdojë t’i bëjë pyetje të akuzuarit nëse në deklarimin ose në përgjigjet e tij ka zbrazëti, paqartësi apo kundërthënie. Pas kësaj, anëtarët e trupit gjykues mund t’i bëjnë pyetje të drejtpërdrejta të akuzuarit. 8. Pas përfundimit të marrjes në pyetje, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e pyet të akuzuarin nëse ka diçka për të shtuar për mbrojtjen e tij. Kur i akuzuari shtjellon më tej mbrojtjen e tij, mund të pyetet përsëri. - 345 Verify source ↗
Neni 345
AI-assisted research summary: Each accused may question other co-accused who were questioned earlier. The judge may confront co-accused if their statements about the same circumstances differ, unless they invoke the right to remain silent.
Neni 345 Marrja në pyetje e të bashkakuzuarit 1. Pas përfundimit të marrjes në pyetje të të akuzuarit të parë, secili prej të akuzuarve të tjerë, nëse ka, merren në pyetje me radhë në pajtim me nenin 344 të këtij Kodi. Çdo i akuzuar ka të drejtë t’u bëjë pyetje të bashkakuzuarve të tjerë të pyetur më parë. 2. Deklarimet e mëparshme të të bashkakuzuarve gjatë shqyrtimit gjyqësor mund të përdoren nga palët sipas nenit 330 të këtij Kodi. Kur deklarimet e të bashkakuzuarve për rrethana të njëjta ndryshojnë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të bëjë ballafaqimin e të bashkakuzuarve përveç kur ata shfrytëzojnë të drejtën për të heshtur. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 171 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE - 346 Verify source ↗
Neni 346
AI-assisted research summary: The judge, panel chair, or court may order extra evidence, may delay the hearing up to 60 days to collect evidence, and must close the evidence phase once the stated conditions are met.
Neni 346 Provat shtesë nga gjykata dhe palët 1. Pas përfundimit të procedurës së provave, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, sipas detyrës zyrtare ose me propozim të palëve, mund të urdhërojë marrjen e provave shtesë që nuk janë paraqitur nga palët kur atë e konsideron të domosdoshme për përcaktimin e së vërtetës. 2. Gjykata mund të shtyjë shqyrtimin gjyqësor deri në gjashtëdhjetë (60) ditë në mënyrë që të lejojë mbledhjen e provave. 3. Nëse nuk kërkohet ndonjë provë shtesë sipas detyrës zyrtare ose nga palët, apo nëse propozimi i palës është refuzuar dhe gjykata çmon se çështja është sqaruar mjaftueshëm, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues shpall të përfunduar procedurën e provave. - 347 Verify source ↗
Neni 347
AI-assisted research summary: The provision allows criminal-record information to be read after the evidence stage ends, and if the accused admits guilt, prior-conviction information must be read before the parties give their final statements.
Neni 347 Të dhënat penale të të akuzuarit Të dhënat penale nga evidenca e të dënuarve, si dhe të dhënat tjera për dënimet për vepra penale mund të lexohen pas përfundimit të procedurës së provave. Kur i akuzuari pranon fajësinë, të gjitha informatat lidhur me dënimet e mëparshme të të akuzuarit lexohen para se palët të paraqesin fjalën përfundimtare. Nënkapitulli XII - Ndryshimi dhe zgjerimi i aktakuzës - 348 Verify source ↗
Neni 348
AI-assisted research summary: This article lets the state prosecutor change an indictment during trial if the facts have changed, and it allows the court to pause the trial in certain cases.
Neni 348 Ndryshimi i aktakuzës në shqyrtim gjyqësor 1. Kur prokurori i shtetit gjatë shqyrtimit gjyqësor konstaton se provat e shqyrtuara tregojnë se gjendja faktike e paraqitur në aktakuzë është ndryshuar, ai në shqyrtim gjyqësor mund ta ndryshojë aktakuzën gojarisht dhe mund të propozojë që shqyrtimi gjyqësor të ndërpritet për përgatitjen e aktakuzës së re. 2. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues lejon ndërprerjen e shqyrtimit gjyqësor për përgatitjen e aktakuzës së re, atëherë cakton afatin kur prokurori i shtetit detyrohet të paraqesë aktakuzën e re. Të akuzuarit i dërgohet kopja e aktakuzës së re. Nëse prokurori i shtetit në afatin e caktuar nuk paraqet aktakuzë të re, gjykata vazhdon shqyrtimin gjyqësor në bazë të aktakuzës së mëparshme. 3. Kur ndryshohet aktakuza, i akuzuari ose mbrojtësi mund të propozojnë ndërprerjen e shqyrtimit gjyqësor për përgatitjen e mbrojtjes. Gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues mund të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor për përgatitjen e mbrojtjes kur thelbi i aktakuzës është ndryshuar ose është zgjeruar. - 349 Verify source ↗
Neni 349
AI-assisted research summary: Gjykata mund të përfshijë një vepër të re ose të zbuluar më herët gjatë shqyrtimit gjyqësor në bazë të akuzës së prokurorit të shtetit.
Neni 349 Zgjerimi i aktakuzës në shqyrtimin gjyqësor 1. Nëse i akuzuari gjatë shqyrtimit gjyqësor kryen vepër penale ose nëse vepra penale e mëparshme e të akuzuarit zbulohet gjatë shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues në shqyrtimin gjyqësor mund të përfshijë edhe këtë vepër në bazë të akuzës së prokurorit të shtetit, e cila mund të paraqitet edhe gojarisht. 2. Në rastin e tillë, gjykata mund të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor për t’i dhënë kohë mbrojtjes për t’u përgatitur, e pas dëgjimit të palëve, mund të vendosë që për veprën nga paragrafi 1 i këtij neni të gjykojë veçmas të akuzuarin. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 172 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 3. Nëse për gjykimin e çështjes nga paragrafi 1 i këtij neni është kompetent departamenti tjetër në kuadër të gjykatës themelore, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues, pas dëgjimit të palëve, vendos se a do t’ia dërgojë çështjen për të cilën është duke e drejtuar shqyrtimin gjyqësor gjykatës drejtpërdrejt më të lartë kompetente për të marrë vendim. Nënkapitulli XIII - Fjala përfundimtare - 350 Verify source ↗
Neni 350
AI-assisted research summary: After the evidence phase, the presiding judge gives the parties and their representatives the floor to make final submissions.
Neni 350 Fjala përfundimtare e palëve 1. Pas përfundimit të procedurës së provave, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues u jep fjalën palëve dhe përfaqësuesve të palëve për t’i përmbledhur argumentet e tyre. Së pari, fjalën e merr prokurori i shtetit, pastaj i dëmtuari ose viktima, mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës, mbrojtësi dhe në fund i akuzuari. 2. Personat në fjalën përfundimtare mund t’u referohen provave të pranueshme, si dhe procedurës, ligjit në fuqi, karakterit dhe sjelljes së dëshmitarëve gjatë procedurës gjyqësore, si dhe rrethanave lehtësuese dhe rënduese. Ata mund të përdorin tabela, diagrame, përshkrime incizimesh të lejuara nga gjykata ose ekuivalentin e tyre funksional, përmbledhje dhe krahasime të provave nëse ato bazohen në prova të pranueshme, si dhe zmadhim të ekzemplarëve të tyre për t’i demonstruar ose për t’i paraqitur si ilustrim në gjykatë. 3. Nëse është kërkuar seancë për caktimin e dënimit në pajtim me nenin 356 të këtij Kodi, fjalët përfundimtare trajtojnë vetëm argumentet dhe faktet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e të akuzuarit. - 351 Verify source ↗
Neni 351
AI-assisted research summary: The state prosecutor’s final statement must assess the evidence, explain key factual conclusions, and justify the proposal on criminal responsibility and applicable Criminal Code provisions; the prosecutor may also propose the sentence, a judicial warning, or another alternative punishment.
Neni 351 Fjala përfundimtare e prokurorit të shtetit Prokurori i shtetit në fjalën e tij përfundimtare paraqet vlerësimin e tij për provat e shqyrtuara në shqyrtim gjyqësor, shpjegon konkluzionet e tij mbi faktet e rëndësishme për marrjen e vendimit, paraqet dhe arsyeton propozimin e tij për përgjegjësinë penale të të akuzuarit, për dispozitat e Kodit Penal të cilat duhet zbatuar si dhe për rrethanat lehtësuese dhe rënduese që duhet të merren parasysh me rastin e caktimit të dënimit. Prokurori i shtetit mund të propozojë lartësinë e dënimit, si dhe shqiptimin e vërejtjes gjyqësore ose ndonjë dënim alternativ nga neni 46 i Kodit Penal. - 352 Verify source ↗
Neni 352
AI-assisted research summary: In the final statement, the injured party, victim, victim’s advocate, or the victim’s representative may explain the impact of the offense, the civil/property claim, and evidence linked to the accused’s criminal responsibility.
Neni 352 Fjala përfundimtare në emër të të dëmtuarit I dëmtuari ose viktima apo mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës, në fjalën e tij përfundimtare mund të shpjegojë ndikimin dhe pasojën e veprës penale në të dëmtuarin ose viktimën, kërkesën e tij pasurore juridike dhe potencon provat që ndërlidhen me përgjegjësinë penale të të akuzuarit. - 353 Verify source ↗
Neni 353
AI-assisted research summary: Në fjalën përfundimtare, mbrojtësi ose i akuzuari paraqet argumente dhe mund të komentojë pretendimet; i akuzuari ka të drejtë të plotësojë mbrojtjen, prokurori i shtetit dhe i dëmtuari mund të përgjigjen, dhe i akuzuari gjithmonë merr fjalën e fundit.
Neni 353 Fjala përfundimtare dhe komentet në emër të të akuzuarit 1. Mbrojtësi ose i akuzuari në fjalën përfundimtare paraqet personalisht argumente për mbrojtjen tij dhe mund të komentojë pretendimet e prokurorit dhe të dëmtuarit. 2. Pasi mbrojtësi të ketë prezantuar argumentet për mbrojtjen, i akuzuari ka të drejtë të deklarohet personalisht nëse pajtohet me mbrojtjen e prezantuar nga mbrojtësi i tij dhe mbrojtjen e tillë ta plotësojë. 3. Prokurori i shtetit dhe i dëmtuari kanë të drejtë të përgjigjen në mbrojtje, kurse mbrojtësi apo i akuzuari kanë të drejtë që këto përgjigje t’i komentojnë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 173 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 4. Fjalën e fundit gjithmonë e merr i akuzuari. - 354 Verify source ↗
Neni 354
AI-assisted research summary: The judge may limit final statements in time, allow them in writing, interrupt a speaker for specified disruptive or irrelevant remarks, and ask whether anyone has anything further to say.
Neni 354 Paraqitja e fjalëve përfundimtare 1. Paraqitja e fjalës përfundimtare nga palët mund të kufizohet në kohë nga gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues dhe mund të paraqitet edhe në formë të shkruar. 2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, pasi të ketë bërë vërejtje paraprake, mund të ndërpresë personin i cili në fjalën e tij përfundimtare fyen rendin publik dhe moralin, fyen personin tjetër, përsërit ose jep shpjegime të gjata të cilat qartazi nuk ndërlidhen me çështjen. Në procesverbal të shqyrtimit gjyqësor shënohet koha dhe arsyeja e ndërprerjes së fjalës përfundimtare. 3. Kur akuzën e përfaqësojnë disa persona ose mbrojtjen e përfaqësojnë disa mbrojtës, vetëm prokurori apo mbrojtësi kryesor ose mbrojtësi i caktuar nga mbrojtësi kryesor mund të paraqet fjalën përfundimtare në emër të palës së tyre. 4. Pas paraqitjes së fjalës përfundimtare nga të gjithë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues pyet nëse ndokush ka edhe ndonjë deklaratë tjetër. - 355 Verify source ↗
Neni 355
AI-assisted research summary: This provision says the judge or panel may declare the hearing finished in certain conditions, and then the judge or panel must withdraw to decide the judgment.
Neni 355 Përfundimi i shqyrtimit gjyqësor, këshillimi dhe votimi 1. Nëse pas përfundimit të fjalës përfundimtare të palëve, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues nuk çmon se duhet marrë prova të tjera dhe nuk është bërë kërkesë për seancën për caktimin e dënimit nga prokurori i shtetit, i akuzuari apo mbrojtësi i tij, apo nëse të gjitha palët pajtohen që të mos mbahet seanca për caktimin e dënimit sepse seanca e tillë nuk është e nevojshme, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues shpall shqyrtimin gjyqësor të përfunduar. 2. Pas kësaj, gjyqtari i vetëm gjykues tërhiqet për të marrë aktgjykim, ndërsa trupi gjykues tërhiqet për këshillim dhe votim për të marrë aktgjykimin. - 356 Verify source ↗
Neni 356
AI-assisted research summary: This article lets the court hold a sentencing hearing after a guilty plea or conviction, sets a 7-day scheduling rule, and allows the parties and victim-related participants to present sentencing information.
Neni 356 Seanca për caktimin e dënimit pas pranimit të fajësisë apo aktgjykimit dënues 1. Seanca për caktimin e dënimit mund të mbahet në rastet kur: 1.1. I akuzuari ka pranuar fajësinë; 1.2. I akuzuari është shpallur fajtor për veprën penale pas shqyrtimit gjyqësor. 2. Kërkesa për seancë për caktimin e dënimit bëhet me shkrim ose në procesverbal pasi që i akuzuari të pranojë fajësinë apo para përfundimit të pritshëm të shqyrtimit gjyqësor. Prokurori i shtetit, i akuzuari apo mbrojtësi i tij mund të kërkojë mbajtjen e seancës me qëllim të paraqitjes së çështjeve të rëndësishme për caktimin e dënimit. Kërkesa për seancën e tillë nga i akuzuari ose mbrojtësi i tij nuk konsiderohet si pranim i fajësisë. 3. Nëse kërkesa nuk është parashtruar, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues poashtu mund të vendosë sipas detyrës zyrtare caktimin e seancës, për të marrë informacione shtesë me rëndësi për caktimin e dënimit. 4. Gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues e lejon kërkesën dhe udhëzon palët që fjala përfundimtare të trajtojë vetëm fajësinë ose pafajësinë e të akuzuarit. 5. Seanca e caktimit të dënimit caktohet brenda shtatë (7) ditëve nga shpallja e aktgjykimit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 174 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE dënues në pajtim me nenin 364 të këtij Kodi. Gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues njofton menjëherë prokurorin e shtetit, të akuzuarin, mbrojtësin, të dëmtuarin ose viktimën dhe mbrojtësin e viktimave ose përfaqësuesin e viktimës për datën dhe kohën e seancës së caktimit të dënimit. 6. Gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues, pas shpalljes së aktgjykimit dënues, sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë të palëve, mund të urdhërojë nga shërbimi sprovues të përgatisë raportin parandëshkues. Urdhri përcakton edhe datën për dorëzimin e raportit. Në rastet kur urdhërohet raporti parandëshkimor, afati i paraparë në paragrafin 5 të këtij neni për mbajtjen e seancës llogaritet nga data e caktuar për dorëzimin e raportit nga shërbimi sprovues. 7. Në seancën për caktimin e dënimit, prokurori i shtetit, i akuzuari, mbrojtësi, i dëmtuari ose viktima dhe mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës mund t’i paraqesë gjykatës: 7.1. çështjet për ashpërsim të dënimit, përfshirë të dhënat nga e kaluara kriminale e të akuzuarit; 7.2. çështjet për zbutje të dënimit, përfshirë edhe ato relevante për zbutje të dënimit nën minimumin e paraparë me ligj; 7.3. deklaratën ose argumentet për një dënim të përshtatshëm, qoftë me gojë ose me shkrim; dhe 7.4. çështje tjera që gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues i konsideron të rëndësishme për caktimin e një dënimi të përshtatshëm. 8. Dispozitat e zbatueshme për radhën e paraqitjes së provave në shqyrtim gjyqësor zbatohen përshtatshmërisht gjatë seancës për caktimin e dënimit. 9. I akuzuari ka të drejtë të flasë në seancë në favor të zbutjes së dënimit të tij. 10. I dëmtuari ose viktima apo mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës poashtu mund të deklarohet në seancë për ndikimin e veprës në aspektin fizik, psikologjik apo material. Ky deklarim nuk mund të përfshijë rekomandimin për llojin dhe lartësinë e dënimit. 11. I dëmtuari apo viktima në vend të deklarimit gjatë seancës për caktimin e dënimit mund të kërkojë që deklarata e dëmit nga neni 214 të këtij Kodi të prezantohet me shkrim apo e njëjta të lexohet gjatë seancës dhe të merren parasysh me rastin e caktimit të dënimit. Deklarata nuk mund të përfshijë rekomandimin për llojin dhe lartësinë e dënimit. Një kopje e deklaratës i dorëzohet të akuzuarit dhe prokurorit të shtetit, në pajtim me dispozitat e këtij Kodi, nëse paraprakisht nuk ka qenë pjesë e shkresave të lëndës. I akuzuari dhe mbrojtësi i tij mund të kundërshtojë të dhënat nga deklarata gjatë seancës për caktimin e dënimit. 12. Në përfundim të seancës së caktimit të dënimit, gjyqtari i vetëm gjykues tërhiqet për nxjerrjen e aktgjykimit, ndërsa trupi gjykues tërhiqet për këshillim dhe votim për të nxjerr aktgjykim. Dispozitat e nenit 365 të këtij Kodi zbatohen përshtatshmërisht për shpalljen e dënimit. - 357 Verify source ↗
Neni 357
AI-assisted research summary: A single judge or panel must dismiss the indictment when the listed procedural conditions exist, and it may do so even after the trial hearing has been scheduled.
Neni 357 Hedhja e aktakuzës 1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues me aktvendim e hedh aktakuzën kur: 1.1. procedura është zbatuar pa kërkesën e prokurorit të shtetit; 1.2. ka munguar propozimi i kërkuar i të dëmtuarit ose leja e organit publik kompetent, apo nëse organi publik kompetent e ka tërhequr lejen; ose GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 175 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 1.3. ekzistojnë rrethana të tjera të cilat e pengojnë ndjekjen. 2. Aktvendimin mbi hedhjen e aktakuzës mund ta merr gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues edhe pas caktimit të shqyrtimit gjyqësor. KAPITULLI XX AKTGJYKIMI Nënkapitulli I - Marrja e aktgjykimit - 358 Verify source ↗
Neni 358
AI-assisted research summary: Gjykata merr aktgjykimin gjatë këshillimit kur nuk duhet rihapur shqyrtimi gjyqësor, dhe aktgjykimi shpallet në emër të popullit.
Neni 358 Marrja dhe shpallja e aktgjykimit 1. Nëse gjykata gjatë këshillimit çmon se nuk nevojitet që përsëri të hapet shqyrtimi gjyqësor për plotësimin e procedurës ose për sqarimin e ndonjë çështjeje konkrete, atëherë e merr aktgjykimin. 2. Aktgjykimi merret dhe shpallet në emër të popullit. - 359 Verify source ↗
Neni 359
AI-assisted research summary: The court is not bound by the prosecutor’s legal qualification or by agreements between the prosecutor and the defence, except for a guilty-plea agreement accepted by the court under Article 230.
Neni 359 Identiteti subjektiv dhe objektiv i aktgjykimit me aktakuzën 1. Aktgjykimi mund t’i referohet vetëm personit të akuzuar dhe vetëm veprës që është objekt i akuzës të përfshirë në aktakuzën e paraqitur fillimisht, të ndryshuar ose të zgjeruar në shqyrtimin gjyqësor. 2. Gjykata nuk detyrohet me propozimet e prokurorit të shtetit lidhur me kualifikimin ligjor të veprës. 3. Gjykata nuk detyrohet me marrëveshje ndërmjet prokurorit të shtetit dhe mbrojtjes lidhur me ndryshimin e akuzës ose pranimin e fajit, përveç marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë të pranuar nga gjykata sipas nenit 230 të këtij Kodi. - 360 Verify source ↗
Neni 360
AI-assisted research summary: Gjykata duhet ta bazojë aktgjykimin vetëm në faktet dhe provat e shqyrtuara, dhe t’i vlerësojë provat me ndërgjegje një nga një dhe në lidhje me njëra-tjetrën.
Neni 360 Baza e aktgjykimit 1. Gjykata e bazon aktgjykimin vetëm në faktet dhe në provat e proceduara në shqyrtimin gjyqësor. 2. Gjykata detyrohet që me ndërgjegje të vlerësojë çdo provë një nga një dhe në lidhje me provat e tjera, dhe në bazë të vlerësimit të tillë të nxjerrë përfundim nëse fakti konkret është provuar. Nënkapitulli II - Llojet e aktgjykimeve - 361 Verify source ↗
Neni 361
AI-assisted research summary: A judgment must state whether the charge is rejected, the accused is acquitted, or the accused is found guilty.
Neni 361 Forma e aktgjykimit 1. Me aktgjykim ose refuzohet akuza, ose i akuzuari lirohet nga akuza, ose shpallet fajtor. 2. Kur akuza përfshin disa vepra penale, në aktgjykim shënohet nëse dhe për cilën vepër është refuzuar akuza, apo nëse dhe për cilën vepër i akuzuari lirohet ose shpallet fajtor. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 176 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE - 362 Verify source ↗
Neni 362
AI-assisted research summary: The court must dismiss the accusation in certain listed situations, including withdrawal by the state prosecutor, a final judgment for the same offence, limitation/amnesty/pardon or other bars to prosecution, and withdrawal by the injured party in non-officially prosecuted offences unless improper third-party influence is shown.
Neni 362 Aktgjykimi refuzues 1. Gjykata merr aktgjykim me të cilin akuza refuzohet kur: 1.1 prokurori i shtetit është tërhequr nga akuza nga hapja deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor; 1.2. i akuzuari për të njëjtën vepër është gjykuar me aktgjykim të formës së prerë; 1.3. ka kaluar afati i parashkrimit dhe vepra përfshihet në amnisti ose falje, ose kur ekzistojnë rrethana të tjera që përjashtojnë ndjekjen penale; ose 1.4. i dëmtuari tërhiqet nga propozimi për vepër penale që nuk ndjeket sipas detyrës zyrtare, përveç nëse gjykata ka prova që vendimi për tu tërhequr është ndikuar në mënyrë të padrejtë nga pala e tretë. - 363 Verify source ↗
Neni 363
AI-assisted research summary: The court must issue an acquittal if the charged act is not a criminal offense, there are circumstances excluding criminal responsibility, or it is not proven that the accused committed the offense.
Neni 363 Aktgjykimi lirues 1. Gjykata merr aktgjykim me të cilin i akuzuari lirohet nga akuza nëse: 1.1. vepra me të cilën i akuzuari akuzohet nuk përbën vepër penale; 1.2. ka rrethana që përjashtojnë përgjegjësinë penale; ose 1.3. nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. - 364 Verify source ↗
Neni 364
AI-assisted research summary: The court must include specified findings in a conviction judgment, including the offence, legal basis, confiscation, costs, victim-compensation fee, and possible publication details.
Neni 364 Aktgjykimi dënues 1. Gjykata, në aktgjykimin me të cilin të akuzuarin e shpall fajtor shënon: 1.1. veprën penale për të cilën shpallet fajtor, së bashku me faktet dhe rrethanat që përbëjnë figurën e veprës penale, si dhe faktet dhe rrethanat nga të cilat varet zbatimi i dispozitës përkatëse të Kodit Penal; 1.2. emërtimin ligjor të veprës penale dhe dispozitat e ligjit penal të zbatuara gjatë marrjes së aktgjykimit; 1.3.vendimin për konfiskimin e pasurisë së specifikuar; 1.4. vendimin për shpenzimet e procedurës penale, për kërkesën pasurore juridike; 1.5. taksën për Programin e Kompensimit të Viktimave sipas ligjit në fuqi; dhe 1.6. aktgjykimi gjithashtu duhet të theksojë nëse aktgjykimi i formës së prerë duhet të shpallet në shtyp, radio ose televizion. 2. Nëse nuk është bërë kërkesë për seancën për caktimin e dënimit nga prokurori i shtetit, i akuzuari ose mbrojtësi i tij, gjykata në aktgjykimin me të cilin të akuzuarin e shpall fajtor gjithashtu shënon: 2.1. dënimin e shqiptuar të akuzuarit, duke përfshirë edhe dënimin alternativ nga Kodi Penal ose lirimin nga dënimi; 2.2. vendimin për llogaritjen e paraburgimit ose dënimit të mëparshëm në lartësinë e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 177 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE dënimit; 2.3. urdhrin për shqiptimin e masës për trajtim të detyrueshëm rehabilitues të kryerësve të varur nga droga dhe alkooli; 2.4. Kur i akuzuari dënohet me gjobë, në aktgjykim shënohet afati kur duhet paguar gjoba dhe mënyra e zëvendësimit të gjobës kur gjoba forcërisht nuk mund të arkëtohet. 3.Pas seancës për caktim të dënimit, nëse ka, aktgjykimi dënues përmban konstatimet nga nënparagrafët 2.1 deri 2.4 të këtij neni. Nënkapitulli III - Shpallja e aktgjykimit - 365 Verify source ↗
Neni 365
AI-assisted research summary: Rregullon shpalljen e aktgjykimit nga gjykata, përfshirë afatet, leximin në seancë të hapur dhe trajtimin kur palët mungojnë.
Neni 365 Shpallja e aktgjykimit 1. Pasi gjykata merr aktgjykimin, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e shpall menjëherë. Kur gjykata nuk ka mundësi që në të njëjtën ditë pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor ose të seancës për caktimin e dënimit të merr aktgjykimin, shpalljen e aktgjykimit e shtyn më së shumti tri (3) ditë dhe e cakton kohën dhe vendin e shpalljes së aktgjykimit. 2. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues merr aktgjykim lirues ose aktgjykim refuzues, ai në prani të palëve, të mbrojtësit të viktimave ose përfaqësuesit të viktimës dhe të mbrojtësve lexon në seancë të hapur dispozitivin dhe shkurtimisht prezanton arsyet e aktgjykimit. 3. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues merr aktgjykim dënues dhe seanca për caktimin e dënimit është caktuar në bazë të nenit 356 të këtij Kodi, dispozitivi i këtij aktgjykimi përmban vetëm faktin se ai ose ajo është fajtor. Nëse seanca për caktimin e dënimit nuk është caktuar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e shpall dënimin. 4. Shpallja e aktgjykimit bëhet edhe kur pala, mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës ose mbrojtësi nuk janë të pranishëm. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të urdhërojë që të akuzuarit i cili nuk është i pranishëm t’ia komunikojë gojarisht aktgjykimin ose t’i dërgohet me shkrim aktgjykimi. 5. Kur publiku është përjashtuar nga shqyrtimi gjyqësor, dispozitivi i aktgjykimit gjithmonë lexohet në seancë të hapur, përveç rasteve kur procedura zhvillohet ndaj të miturve. Trupi gjykues vendos se a do ta përjashtojë publikun me rastin e prezantimit të arsyeve të aktgjykimit dhe në ç’masë e përjashton. 6. Të gjithë të pranishmit e dëgjojnë leximin e dispozitivit të aktgjykimit duke qëndruar në këmbë. - 366 Verify source ↗
Neni 366
AI-assisted research summary: When a judgment convicts the accused to imprisonment, the judge or trial panel may order, continue, or end detention, and must always release the accused in the listed cases.
Neni 366 Paraburgimi me rastin e marrjes së aktgjykimit 1. Me rastin e marrjes së aktgjykimit me të cilin i akuzuari dënohet me burgim, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues: 1.1. cakton ose vazhdon paraburgim kur ekzistojnë kushtet nga neni 184 paragrafit 1 i këtij Kodi; ose 1.2. ndërprenë paraburgimin nëse i akuzuari ndodhet në paraburgim kur pushojnë së ekzistuari shkaqet për të cilat është paraburgosur. 2. Trupi gjykues gjithmonë ndërprenë paraburgimin dhe urdhëron lirimin e të akuzuarit nëse: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 178 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 2.1. është liruar nga akuza; 2.2 është deklaruar fajtor, por është liruar nga dënimi; 2.3 është dënuar vetëm më gjobë ose i është shqiptuar vërejtja gjyqësore; 2.4 i është shqiptuar një nga dënimet alternative, përveç dënimit me gjysmëliri nga neni 58 i Kodit Penal; 2.5 për shkak të llogaritjes së paraburgimit në lartësinë e dënimit, ai veç e ka mbajtur dënimin; ose 2.6 akuza është refuzuar, përveç në rastin kur është refuzuar për shkak të moskompetencës së gjykatës. 3. Para caktimit, vazhdimit ose ndërprerjes së paraburgimit nga paragrafi 1 i këtij neni, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues së pari dëgjon mendimin e prokurorit të shtetit, nëse procedura është filluar me kërkesën e tij, dhe pastaj dëgjon të akuzuarin apo mbrojtësin e tij. 4. Paraburgimi sipas këtij neni urdhërohet, vazhdohet apo ndërpritet me aktvendim të veçantë. Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e ndalon ekzekutimin. 5. Kur i akuzuari gjendet në paraburgim dhe gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues çmon se ende ekzistojnë shkaqet për të cilat ishte caktuar paraburgimi, paraburgimin e vazhdon me aktvendim të posaçëm. Gjithashtu, me aktvendim të posaçëm e cakton ose e heq paraburgimin. Ankesa kundër aktvendimit nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit. 6. Paraburgimi i caktuar ose i vazhduar sipas dispozitave të nën-paragrafit 1.1 të këtij neni mund të zgjasë derisa aktgjykimi të merr formë të prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykimin e gjykatës themelore. 7. I akuzuari i dënuar me burgim, i cili gjendet në paraburgim, me kërkesën e tij mund të transferohet me aktvendim të gjyqtarit të vetëm gjykues ose të kryetarit të trupit gjykues në institucionin për mbajtjen e dënimit para se aktgjykimi të merr formë të prerë. - 367 Verify source ↗
Neni 367
AI-assisted research summary: After judgment is announced, the judge must tell the parties about the right to appeal, warn the accused about an alternative sentence and its conditions when one is imposed, and remind the parties to notify the court of any address change until the procedure ends.
Neni 367 Udhëzimet dhe paralajmërimet që shoqërojnë aktgjykimin 1. Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i udhëzon palët për të drejtën në ankesë. Udhëzimi shënohet në procesverbal të shqyrtimit gjyqësor. 2. Kur shqiptohet dënim alternativ nga neni 46 i Kodit Penal, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues paralajmëron të akuzuarin për rëndësinë e dënimit dhe kushtet të cilat duhet respektuar. 3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues përkujton palët për detyrimet e tyre që, deri në përfundim të procedurës, të njoftojnë gjykatën për çdo ndryshim të adresës. Nënkapitulli IV - Përpilimi dhe dorëzimi i aktgjykimit - 368 Verify source ↗
Neni 368
AI-assisted research summary: Gjykatësi i autorizuar duhet të dorëzojë ose të japë qasje në aktgjykim brenda 5 ditëve pas nënshkrimit; gjyqtarët duhet të mbajnë kopje elektronike dhe mund të ketë zgjatje afati në raste të ndërlikuara.
Neni 368 Dorëzimi i aktgjykimit me shkrim 1. Aktgjykimi i shpallur duhet të përpilohet me shkrim brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga shpallja e tij, kur i akuzuari gjendet në paraburgim ose i është caktuar paraburgimi, ndërsa në raste të tjera brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e shpalljes. Kur rasti është i ndërlikuar, siç GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 179 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE është përkufizuar në nenin 19 nën paragrafin 1.2 të këtij Kodi, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues mund të kërkojë nga kryetari i gjykatës që të zgjasë afatin për përpilimin me shkrim të aktgjykimit deri në gjashtëdhjetë (60) ditë nga shpallja e tij. Anëtari i trupit gjykues mund të jep mendim të ndarë, mospajtues ose pajtues për çështjet juridike ose faktike dhe mendimi i tillë i bashkëngjitet aktgjykimit. 2. Secili gjyqtar është i obliguar të mbajë kopje elektronike të aktgjykimeve që ai ose ajo i përpilon dhe nënshkruan sipas paragrafit 3 të këtij neni. 3.Aktgjykimin e nënshkruajnë gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues dhe procesmbajtësi. 4. Gjyqtari i cili është i autorizuar të nënshkruajë aktgjykimin, sipas paragrafit 3 të këtij neni, duhet të dorëzojë ose të japë qasje në aktgjykim në zyrën përkatëse të menaxhimit të lëndëve të gjykatës, në versionin elektronik të redaktueshëm dhe në kopje fizike, brenda pesë (5) ditëve pas nënshkrimit të aktgjykimit. 5. Kopja e vërtetuar e aktgjykimit e cila përmban udhëzimin për të drejtën në ankesë i dërgohet palëve. 6. Kopja e vërtetuar e aktgjykimit, së bashku me udhëzimin për të drejtën në ankesë i dërgohet të dëmtuarit dhe personit të cilit i është konfiskuar sendi me aktgjykim. 7. Kur gjykata gjatë zbatimit të dispozitave për caktimin e dënimit unik për vepra penale në bashkim shqipton aktgjykim duke i marrë parasysh edhe aktgjykimet që i kanë shqiptuar gjykatat tjera, atyre gjykatave u dërgon kopje të vërtetuara të aktgjykimit të formës së prerë. - 369 Verify source ↗
Neni 369
AI-assisted research summary: The court must draft the written judgment so it matches the announced judgment and includes the required introductory part, operative part, and reasoning.
Neni 369 Përmbajtja dhe forma e aktgjykimit me shkrim 1. Aktgjykimi i përpiluar me shkrim duhet të jetë në përputhje me aktgjykimin e shpallur. Aktgjykimi përfshinë hyrjen, dispozitivin dhe arsyetimin. 2. Hyrja e aktgjykimit përfshin: shënimin se aktgjykimi merret në emër të popullit, emrin e gjykatës, emrin dhe mbiemrin e gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit dhe të anëtarëve të trupit gjykues dhe të procesmbajtësit, emrin dhe mbiemrin e të akuzuarit, veprën penale për të cilën i akuzuari është dënuar dhe nëse ka qenë i pranishëm në shqyrtimin gjyqësor, ditën e shqyrtimit gjyqësor, nëse shqyrtimi gjyqësor ka qenë i hapur, emrin dhe mbiemrin e prokurorit të shtetit, mbrojtësit, mbrojtësit të viktimave ose përfaqësuesit të viktimës të cilët kanë qenë të pranishëm në shqyrtim gjyqësor, datën e shpalljes së aktgjykimit të shqiptuar dhe datën e përpilimit të aktgjykimit. 3. Dispozitivi i aktgjykimit përfshin të dhënat personale të të akuzuarit dhe vendimin me të cilin i akuzuari shpallet fajtor për vepër penale për të cilën akuzohet, ose me të cilin lirohet nga akuza për atë vepër apo me të cilin refuzohet aktakuza. 4. Kur i akuzuari është dënuar, dispozitivi i aktgjykimit përfshin të gjitha të dhënat e nevojshme të parapara në nenin 364 të këtij Kodi, ndërsa kur ai është liruar nga akuza ose akuza është refuzuar, dispozitivi i aktgjykimit përfshin përshkrimin e veprës për të cilën është akuzuar dhe vendimin për shpenzimet e procedurës penale dhe kërkesën pasurore juridike, nëse një kërkesë e tillë është paraqitur. 5. Në rastin e gjykimit të veprave penale në bashkim, gjykata në dispozitivin e aktgjykimit shënon dënimet e shqiptuara për secilën vepër penale, e pastaj dënimin për të gjitha veprat në bashkim. 6. Gjykata në arsyetimin e aktgjykimit paraqet arsyet për çdo pikë të aktgjykimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 180 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 7. Gjykata paraqet qartë dhe në mënyrë të plotë se cilat fakte dhe për çfarë arsyesh i konsideron të vërtetuara apo të pavërtetuara. Gjykata gjithashtu, në mënyrë të veçantë vlerëson saktësinë e provave kundërthënëse, arsyet e mosmiratimit të propozimit konkret të palëve, si dhe arsyet në të cilat është bazuar me rastin e zgjidhjes së çështjeve juridike, veçanërisht me rastin e vërtetimit të ekzistimit të veprës penale dhe përgjegjësisë penale të të akuzuarit, si dhe me rastin e zbatimit të dispozitave të caktuara të ligjit penal ndaj të akuzuarit dhe veprës së tij. 8. Kur i akuzuari dënohet me burgim, arsyetimi përfshin rrethanat të cilat gjykata i ka marrë parasysh me rastin e caktimit të dënimit. Gjykata veçanërisht arsyeton se në cilat shkaqe është bazuar kur ka konstatuar se ka të bëjë veçanërisht me rast të rëndë dhe se duhet shqiptuar dënim më të rëndë se dënimi i paraparë, ose ka konstatuar se është e nevojshme të ulë apo të heqë dënimin, të shqiptojë dënim alternativ ose masën për trajtim të detyruar rehabilitues ose konfiskimin e pasurisë së fituar përmes kryerjes së veprës penale. 9. Kur në aktakuzë përcaktohet pasuria që i nënshtrohet konfiskimit ose nëse prokurori i shtetit i ka njoftuar palët për pasurinë e re të specifikuar të zbuluar pas ngritjes së aktakuzës në pajtim me nenin 278, paragrafi 5 të këtij Kodi, apo nëse gjykata e ka urdhëruar konfiskimin e pasurisë për zëvendësimin e vlerës sipas nenit 273 të këtij Kodi, aktgjykimi përcakton nëse pasuria e specifikuar apo pasuria për zëvendësimin e vlerës konfiskohet apo jo. Aktgjykimi përmban arsyetimin për konfiskimin e secilit send për të cilën urdhërohet konfiskimi dhe arsyetimin për secilin send për të cilën nuk urdhërohet konfiskimi. 10. Kur i akuzuari lirohet nga akuza, në arsyetim veçanërisht shënohet arsyeja e paraparë në nenin 363 të këtij Kodi sipas së cilës ka vepruar. 11. Në arsyetimin e aktgjykimit me të cilin refuzohet akuza, gjykata nuk e vlerëson çështjen kryesore, por kufizohet vetëm në arsyet e refuzimit të akuzës. 12. Për qëllimet e këtij neni, termi “të dhëna personale” përfshin informacionin personal si vijon: emrin, mbiemrin, emrin e qytetit të lindjes ose vendbanimit, funksionin publik të të pandehurit nëse ka dhe numrin personal. Kur numri personal nuk është në dispozicion, atëherë në vend të tij mund të përdoren data e lindjes, emri i njërit prind dhe vendlindja. Të dhënat personale shtesë, ashtu siç kuptohet ky term nga ligjet tjera, mund të shtohen vetëm nëse është e nevojshme për të shpjeguar rrethanat kontekstuale të veprave penale. 13. Përveç numrit personal, datës së lindjes, emrit të prindërve dhe vendlindjes, publikimi i të dhënave të tjera personale nga paragrafi 12 i këtij neni, nuk konsiderohet shkelje e privatësisë, për shkak të interesit të publikut për një gjyqësor të hapur dhe publik. - 370 Verify source ↗
Neni 370
AI-assisted research summary: Courts must publish judgments online within 60 days, with redactions and anonymity for minors and other sensitive cases.
Neni 370 Publikimi i vendimeve gjyqësore 1. Në pajtim me Ligjin për Gjykatat, gjykatat obligohen të publikojnë të gjitha aktgjykimet online brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh nga nxjerrja e tyre. 2. Përjashtimisht, aktgjykimet nuk publikohen në rastet kur të miturit janë të përfshirë si palë, në rastet kur pretendohet se veprat penale janë kryer në kuadër të marrëdhënieve familjare apo në rastet e veprave penale kundër integritetit seksual. Nëse ndonjë ligj i veçantë përcakton konfidencialitetin në një procedurë respektive, dispozitat e atij ligji do të zbatohen lidhur me publikimin e aktgjykimeve të nxjerra në atë procedurë. 3. Në rastet kur një apo më tepër shqyrtime janë mbyllur për publikun për shkak të arsyeve të parapara në nën-paragrafët 1.1, 1.4, 3.1 apo 3.2 të nenit 289 të këtij Kodi, referencat në dëshmitë dhe provat tjera të përmendura në shqyrtim të tillë do të redaktohen nga aktgjykimi para publikimit. Referencat tek të miturit dhe dëshmitë e tyre do të anonimizohen apo redaktohen, pa marrë parasysh nëse dëshmia e tyre është marrë në shqyrtim të mbyllur apo të hapur. Për GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 181 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE të lehtësuar këtë anonimizim/redaktim, aktgjykimet që përmbajnë referenca për një të mitur, dëshmia e një të mituri, ose informatat që janë marrë në shqyrtime të tilla të mbyllura, do të identifikojnë qartë, para publikimit, se cila pjesë e aktgjykimit hyn në një apo disa nga këto kategori. 4. Versioni i publikuar i aktgjykimit, përpara publikimit do të redaktohet në mënyrë që të mos përmbaj ndonjë referencë mbi numrin personal identifikues. Të gjitha të dhënat tjera të përcaktuara në paragrafin 12 të nenit 369 të këtij Kodi nuk do të redaktohen. 5. Gjyqtari i cili është i autorizuar për të nënshkruar aktgjykimin sipas nenit 368 të këtij Kodi, është i obliguar që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që të përmbushet obligimi ligjor për të publikuar aktgjykimin. 6. Gjykata po ashtu publikon aktvendimet me të cilat vendoset çështja penale. 7. Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka kompetencë për të nxjerrë aktet nënligjore për zbatimin e këtij neni. - 371 Verify source ↗
Neni 371
AI-assisted research summary: Small errors in a written judgment can be corrected by the trial judge or presiding judge, and the appellate court may also correct harmless errors when they are appealed.
Neni 371 Gabimet e imëta në aktgjykim 1. Gabimet në emra dhe numra, gabimet tjera në shkrim dhe llogaritje, parregullsitë në mënyrën e përpilimit të aktgjykimit me shkrim dhe mospërputhja e aktgjykimit me shkrim me origjinalin, me kërkesë të palëve, të mbrojtësit ose sipas detyrës zyrtare përmirësohen nga gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues me aktvendim të posaçëm. 2. Nëse gabimet e imëta apo të padëmshme në aktgjykim janë objekt i ankesës, Gjykata e Apelit mund ta përmirësojë aktgjykimin nga neni 403 i këtij Kodi. 3. Kur të dhënat nga neni 364, paragrafit 1 nën-paragrafët 1.1 – 1.4 dhe 1.6 si dhe paragrafi 2 nën-paragrafët 2.1 dhe 2.3 të këtij Kodi në aktgjykimin e përpiluar me shkrim ndryshojnë nga origjinali, aktvendimi për përmirësim u dërgohet personave nga neni 368 i këtij Kodi. Në rastin e tillë, afati i ankesës kundër aktgjykimit llogaritet nga dita e dorëzimit të aktvendimit. Kundër këtij aktvendimi nuk lejohet ankesë e posaçme. - 372 Verify source ↗
Neni 372
AI-assisted research summary: This article treats the accused as serving a sentence in certain detention or sentencing situations, and allows the single judge or panel chair to issue an arrest warrant if a final imprisonment sentence is imposed and the accused has fled or is evading the sentence.
Neni 372 Ekzekutimi i sanksioneve penale 1. Kur gjykata vendos për vazhdimin ose caktimin e paraburgimit pas shpalljes së aktgjykimit, ose kur gjykata e cakton dënimin konform dispozitës së nenit 368, paragrafit 7 të këtij kodi, konsiderohet se i akuzuari është në vuajtje të dënimit konform dispozitave të Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale. 2. Kur me aktgjykim të formës së prerë shqiptohet dënimi me burgim ndërsa i akuzuari ka ikur jashtë Kosovës apo i shmanget mbajtjes së dënimit, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues lëshon urdhërarrest për të akuzuarin në pajtim me nenin 173 të këtij Kodi. - 373 Verify source ↗
Neni 373
AI-assisted research summary: Investors, shareholders, and creditors of a legal person may not challenge judgments or their enforcement against that legal person, except where the person is a representative of the accused legal person under the relevant law.
Neni 373 Aktgjykimi kundër personave juridik dhe ekzekutimi i aktgjykimit Investitorët, aksionarët apo kreditorët e personit juridik nuk mund të kundërshtojnë aktgjykimet dhe ekzekutimin e tyre kundër personit juridik, përveç nëse personi i tillë është përfaqësues i personit juridik të pandehur nga Ligji përkatës për Përgjegjësinë e Personave Juridik për Vepra Penale. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 182 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE KAPITULLI XXI MJETET JURIDIKE Nënkapitulli I - Mjetet juridike - 374 Verify source ↗
Neni 374
AI-assisted research summary: The party may file legal remedies in the next higher court, with specific appeal routes and a limit on procedural appeals against a basic-court judgment.
Neni 374 Llojet e mjeteve juridike 1. Përveç rasteve kur parashihet ndryshe me këtë Kod, pala mund të paraqesë mjetin juridik në gjykatën e shkallës drejtpërdrejtë më të lartë përmes: 1.1. ankesës kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjykatën e Apelit; 1.2. ankesës kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit në Gjykatën Supreme të Kosovës sipas paragrafit 1 të nenit 407 të këtij Kodi; 1.3. ankesës kundër aktvendimit apo urdhrit të Gjykatës Themelore në Gjykatën e Apelit; 1.4.ankesës kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit në Gjykatën Supreme, kur Gjykata e Apelit e ndryshon aktvendimin e gjykatës themelore lidhur me paraburgimin apo kur paraburgimi caktohet për herë të parë në Gjykatën e Apelit; 1.5 kundërshtimit kundër vendimit gjyqësor të gjykatës themelore siç përcaktohet me këtë Kod; 1.6.mjetit të jashtëzakonshëm juridik të paraqitur kundër vendimit të Gjykatës Themelore apo të Gjykatës së Apelit në Gjykatën kompetente. 2. Kur lejohet me këtë Kod, urdhri i gjyqtarit të procedurës paraprake mund të shqyrtohet nga kolegji shqyrtues i gjyqtarëve të Gjykatës Themelore. Urdhri i shqyrtuar nga kolegji shqyrtues nga ky paragraf mund të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit vetëm me rastin e ankesës kundër aktgjykimit. 3. Përveç nëse parashihet ndryshe në këtë Kapitull, dispozitat rreth shqyrtimit gjyqësor në gjykatën e shkallës së parë vlejnë përshtatshmërisht për procedurat e mjeteve juridike. 4. Ndaj aktgjykimit të gjykatës themelore nuk mund të ushtrohet ankesë për arsye procedurale nëse ankuesi nuk e ka kundërshtuar në gjykatë themelore vendimin ligjor ose faktik mbi të cilin bazohet ankesa, përveç nëse ankuesi mund të demonstrojë rrethana të jashtëzakonshme që arsyetojnë një ankesë të tillë. Nënkapitulli II - Rregullat e përgjithshme lidhur me mjetet juridike - 375 Verify source ↗
Neni 375
AI-assisted research summary: Pala, personi i autorizuar dhe gjyqtarët nuk duhet të komunikojnë vetëm me njërën palë për çështjen; nëse tentohet një komunikim i tillë, gjyqtari duhet ta refuzojë menjëherë dhe t’i njoftojë palët tjera.
Neni 375 Paanshmëria në shqyrtimin e mjetit juridik 1. Asnjëra palë ose personi i autorizuar që të paraqesë mjet juridik nuk lejohet të ketë komunikim në prezencën e vetëm njërës palë me kolegjin shqyrtues, Gjykatën e Apelit apo Gjykatën Supreme lidhur me kundërshtimin apo mjetin juridik që pret zgjidhjen nga kolegji shqyrtues, Gjykata e Apelit ose Gjykata Supreme, apo të cilën pala pretendon ta paraqesë te kolegji shqyrtues, Gjykata e Apelit ose Gjykata Supreme. 2. Asnjë gjyqtar i kolegjit shqyrtues, Gjykatës së Apelit apo Gjykatës Supreme nuk komunikon lidhur me kundërshtimin apo mjetin juridik me palën ose personin e autorizuar që të paraqesë mjet juridik e cila ka interes në këtë mjet juridik që pret vendimin e Gjykatës së Apelit apo Gjykatës Supreme, apo të cilën pala pretendon ta paraqesë para kolegjit shqyrtues, Gjykatës së Apelit apo Gjykatës Supreme. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 183 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 3. Gjyqtari me të cilin pala ose personi i autorizuar që të paraqesë mjet juridik tenton të komunikojë pa praninë e palës tjetër, në kundërshtim me paragrafin 1 ose 2 të këtij neni, refuzon komunikimin menjëherë dhe informon palët tjera për tentimin e palës për të komunikuar pa praninë e tyre. - 376 Verify source ↗
Neni 376
AI-assisted research summary: A legal remedy must include specified case details, identify them clearly, and be filed in the basic court.
Neni 376 Përmbajtja e mjetit juridik 1. Si rregull e përgjithshme, mjeti juridik duhet të përmbajë: 1.1. numrin e lëndës; 1.2. emrin e të pandehurit; 1.3. përshkrimin e statusit ligjor të lëndës, përfshirë shënimin nëse mjeti juridik është paraqitur brenda afatit kohor të lejuar; 1.4. përshkrimin e fakteve të rëndësishme që janë të përfshira në procesverbal; 1.5. përshkrimin e mjetit juridik që kërkohet; 1.6. përshkrimin e bazës ligjore të mjetit juridik. 2. Mjeti juridik duhet të identifikojë qartë të dhënat në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni. 3. Mjeti juridik paraqitet në gjykatë themelore, e cila ia dërgon mjetin juridik palës tjetër. 4. Asnjë mjet juridik që nuk është në pajtim me këtë nen nuk shqyrtohet. - 377 Verify source ↗
Neni 377
AI-assisted research summary: A reply in a legal remedy must include specified case and legal details, be clearly identified, be filed in the basic court, and noncompliant replies are not examined.
Neni 377 Përmbajtja e përgjigjes së mjetit juridik 1. Përgjigja në mjet juridik duhet të përmbajë: 1.1. numrin e lëndës; 1.2. emrin e të pandehurit; 1.3. përshkrimin e statusit ligjor të lëndës, përfshirë shënimin nëse përgjigja është paraqitur brenda afatit kohor të lejuar; 1.4. përshkrimin e fakteve të rëndësishme që janë të përfshira në procesverbal; 1.5. përshkrimin e mjetit juridik; 1.6. përshkrimin e bazës ligjore të mjetit juridik; 2. Përgjigja duhet të identifikojë qartë të dhënat në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni. 3. Përgjigja paraqitet në gjykatë themelore, e cila ia dërgon përgjigjen palës tjetër. 4. Asnjë përgjigje që nuk është në pajtim me këtë nen nuk shqyrtohet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 184 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE - 378 Verify source ↗
Neni 378
AI-assisted research summary: This article sets filing deadlines for objections, legal remedies, and responses in review-panel, Court of Appeal, and Supreme Court of Kosovo proceedings.
Neni 378 Afatet kohore për mjet juridik dhe përgjigje 1. Kundërshtimi i cili shqyrtohet nga kolegji shqyrtues duhet të paraqitet brenda dyzet e tetë (48) orëve nga pranimi i vendimit. 2. Mjeti juridik i cili shqyrtohet nga Gjykata e Apelit duhet të paraqitet brenda pesë (5) ditëve nga pranimi i vendimit. 3. Mjeti juridik i cili shqyrtohet nga Gjykata Supreme e Kosovës duhet të paraqitet brenda dhjetë (10) ditëve nga pranimi i vendimit. 4. Përgjigja në kundërshtim duhet të paraqitet brenda njëzet e katër (24) orëve nga pranimi i kundërshtimit i cili shqyrtohet nga kolegji shqyrtues. 5. Përgjigja në mjet juridik e cila shqyrtohet nga Gjykata e Apelit duhet të paraqitet brenda pesë (5) ditëve nga pranimi i mjetit juridik. 6. Përgjigja në mjet juridik e cila shqyrtohet nga Gjykata Supreme e Kosovës duhet të paraqitet brenda dhjetë (10) ditëve nga pranimi i mjetit juridik. 7. Afatet kohore të parapara në këtë nen zbatohen vetëm nëse nuk ekziston ndonjë afat kohor specifik për mjete juridike në ndonjë nen specifik të këtij Kodi. - 379 Verify source ↗
Neni 379
AI-assisted research summary: All requests for remedies and replies must comply with Articles 376 to 378 of the Code.
Neni 379 Respektimi i rregullave që rregullojnë përmbajtjen e mjeteve juridike dhe përgjigjeve Të gjitha kërkesat për mjetet juridike dhe përgjigjet duhet të jenë në pajtim me kërkesat nga nenet 376 deri 378 të këtij Kodi, ose nuk do të shqyrtohen nga gjyqtari i gjykatës themelore, kolegji shqyrtues, Gjykata e Apelit apo Gjykata Supreme e Kosovës. Nënkapitulli III - Ankesa kundër aktgjykimit - 380 Verify source ↗
Neni 380
AI-assisted research summary: Personat e autorizuar mund të paraqesin ankesë kundër aktgjykimit brenda 30 ditëve nga dorëzimi i kopjes së aktgjykimit.
Neni 380 Ankesa kundër aktgjykimit 1. Kundër aktgjykimit të marrë nga gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues i gjykatës themelore, ankesë mund të paraqesin personat e autorizuar brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e dorëzimit të kopjes së aktgjykimit. 2. Parashtruesi i ankesës mund ta tërheqë ankesën para se Gjykata e Apelit ta jep vendimin rreth ankesës. Tërheqja e ankesës nuk mund të revokohet. 3. Ankesa e personit të autorizuar e paraqitur brenda afatit të caktuar e pezullon ekzekutimin e aktgjykimit. - 381 Verify source ↗
Neni 381
AI-assisted research summary: Several listed persons may appeal a judgment, including the state prosecutor, the accused, defence-related representatives, the injured person or victim, and a person whose property was confiscated.
Neni 381 Personat e autorizuar për të paraqitur ankesë kundër aktgjykimit 1. Ankesë mund të paraqesin prokurori i shtetit, i akuzuari, mbrojtësi, përfaqësuesi ligjor i të akuzuarit, i dëmtuari ose viktima dhe mbrojtësi i viktimave apo përfaqësuesi i viktimës. 2. Prokurori i shtetit mund të paraqesë ankesë në dëm dhe në dobi të të akuzuarit. 3. I dëmtuari ose viktima mund të ushtrojë ankesë ndaj aktgjykimit vetëm për vendimin e gjykatës lidhur me sanksionet penale për trafikimin me qenie njerëzore, dhunën në familje, veprat penale kundër jetës dhe trupit, kundër integritetit seksual, kundër sigurisë së trafikut GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 185 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE publik dhe për kërkesën pasurore juridike kur i akuzuari shpallet fajtor si dhe për shpenzimet e procedurës penale që ndërlidhen me të. 4. Ankesë mund të paraqesë edhe personi, pasuria e të cilit është konfiskuar. - 382 Verify source ↗
Neni 382
AI-assisted research summary: An appeal against a judgment must include specific details, grounds, reasoning, and the appellant’s signature; new facts or evidence may be included only with an explanation, and unsupported appeals can be rejected.
Neni 382 Përmbajtja e ankesës kundër aktgjykimit 1. Ankesa kundër aktgjykimit duhet të jetë në pajtim me nenin 376 të këtij Kodi por përfshinë edhe: 1.1. të dhënat mbi aktgjykimin i cili ankimohet; 1.2. bazat për kundërshtimin e aktgjykimit nga neni 383 i këtij Kodi; 1.3. propozimin për anulim të tërësishëm apo të pjesërishëm të aktgjykimit ose për ndryshim të tij; 1.4.arsyetimin e ankesës; dhe 1.5. nënshkrimin e parashtruesit të ankesës. 2. Kur ankesën e paraqet i akuzuari ose i dëmtuari i cili nuk përfaqësohet nga mbrojtësi, dhe ankesa nuk është përpiluar në pajtim me dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues kërkon nga ankuesi që në afat të caktuar të ndryshojë ankesën me parashtresën me shkrim. Nëse ankuesi nuk e përmbush kërkesën nga neni 376 të këtij Kodi ose paragrafit 1 i këtij neni, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e hedh ankesën. 3. Në ankesë mund të paraqiten fakte dhe prova të reja, por ankuesi detyrohet të arsyetojë përse ato nuk i ka paraqitur më parë. Kur ankuesi thirret në fakte të reja, ai detyrohet të paraqesë prova me të cilat këto fakte mund të provohen, e kur u referohet provave të reja, detyrohet të paraqesë faktet që ai synon t’i vërtetojë me to. 4. Kur ankuesi pretendon në ankesë arsye të cilat nuk i ka ngritur në gjykatën themelore gjatë shqyrtimit fillestar, apo shqyrtimit gjyqësor, ankuesi nuk mund të ankohet mbi këto baza, përveç nëse vërteton se ka pasur shkaqe të jashtëzakonshme apo prova ose fakte të reja nga paragrafit 3 të këtij neni. - 383 Verify source ↗
Neni 383
AI-assisted research summary: This article lists the grounds on which a criminal judgment may be appealed, and says an appeal on mistaken or incomplete facts is not allowed in plea-agreement or admitted-guilt cases.
Neni 383 Arsyet për ushtrimin e ankesës ndaj aktgjykimit 1.Ndaj aktgjykimit mund të ushtrohet ankesë: 1.1. për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale; 1.2. për shkak të shkeljes së ligjit penal; 1.3. për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike; ose 1.4. për shkak të vendimit lidhur me sanksionet penale, konfiskimit, shpenzimeve të procedurës penale, kërkesave pasurore juridike, si dhe për shkak të vendimit mbi publikimin e aktgjykimit. 2. Ndaj aktgjykimit nuk mund të ushtrohet ankesë për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike kur ka marrëveshje mbi pranim të fajësisë apo kur i akuzuari ka pranuar fajësinë për të gjitha apo disa nga pikat e aktakuzës dhe trupi gjykues është pajtuar GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 186 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE me pranimin e tillë. - 384 Verify source ↗
Neni 384
AI-assisted research summary: This provision lists when a criminal-procedure error counts as an essential violation of the law.
Neni 384 Shkelja esenciale e dispozitave të procedurës penale 1. Shkelje esenciale e dispozitave të procedurës penale që njihet sipas detyrës zyrtare apo propozimit të palëve konsiderohet nëse: 1.1. përbërja e gjykatës nuk ka qenë e duhur ose kur në marrjen e aktgjykimit ka marrë pjesë gjyqtari i cili nuk ka qenë i pranishëm në shqyrtimin gjyqësor, ose kur me vendim të formës së prerë është përjashtuar nga gjykimi; 1.2. në shqyrtim gjyqësor ka marrë pjesë gjyqtari i cili është dashur të përjashtohet sipas neneve 38-42 të këtij Kodi; 1.3. shqyrtimi gjyqësor është mbajtur pa personat, prania e të cilëve në shqyrtim gjyqësor kërkohet me ligj; 1.4. shqyrtimi gjyqësor është mbajtur në një gjuhë të cilën i akuzuari nuk e kupton dhe nuk është siguruar përkthimi; 1.5. publiku është përjashtuar nga shqyrtimi gjyqësor në kundërshtim me ligjin; 1.6. gjykata ka shkelur dispozitat e procedurës penale lidhur me çështjen nëse ekziston akuza e prokurorit të autorizuar, propozimi i të dëmtuarit ose leja e organit publik kompetent; 1.7. aktgjykimin e ka marrë gjykata e cila nuk ka pasur kompetencë lëndore për gjykimin e çështjes; 1.8. i akuzuari i thirrur të deklarohet mbi fajësinë nuk e ka pranuar fajësinë për të gjitha pikat e akuzës ose ndonjë pikë të saj dhe është marrë në pyetje para prezantimit të provave; 1.9. me aktgjykim është shkelur dispozita e nenit 395 të këtij Kodi; 1.10. aktgjykimit i mungon plotësisht arsyetimi. 2. Sipas propozimit të palëve shkelje esenciale e dispozitave të procedurës penale konsiderohet vetëm ajo shkelje e cila ka ndikuar në marrjen e një aktgjykimi të ligjshëm dhe të drejtë, në rastet në vijim: 2.1. nuk kanë zbatuar ndonjë dispozitë të këtij Kodi ose kanë zbatuar gabimisht; 2.2. kanë shkelur të drejtat e mbrojtjes; 2.3. një gjyqtar i cili është dashur të përjashtohet nga pjesëmarrja në shqyrtimin gjyqësor ka marrë pjesë aty, nëse ekzistenca e arsyeve për përjashtim është bërë e njohur për ankuesin vetëm pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor; 2.4. gjykata në gjykim nuk e ka gjykuar plotësisht substancën e akuzës apo nuk ka vendosur lidhur me konfiskimin; 2.5. aktgjykimi është bazuar në prova të papranueshme; 2.6. aktgjykimi tejkalon fushëveprimin e fakteve nga aktakuza; ose GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 187 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 2.7 Aktgjykimi nuk është hartuar në pajtim me nenin 369 të këtij Kodi. - 385 Verify source ↗
Neni 385
AI-assisted research summary: This provision says there is a criminal-law violation when one of several listed defects or legal errors exists in the prosecution or judgment.
Neni 385 Shkelja e ligjit penal 1. Shkelje e ligjit penal ekziston kur: 1.1. vepra për të cilën i akuzuari ndiqet nuk është vepër penale; 1.2. ekzistojnë rrethana që përjashtojnë përgjegjësinë penale; 1.3. ekzistojnë rrethana që përjashtojnë ndjekjen penale, e sidomos nëse ndjekja penale është parashkruar ose është përjashtuar për shkak të amnistisë apo faljes, ose më parë është gjykuar me aktgjykim të formës së prerë; 1.4. lidhur me veprën e gjykuar penale është zbatuar ligji i cili nuk mund të zbatohet; 1.5. në marrjen e vendimit për dënim, dënim alternativ, vërejtje gjyqësore ose në marrjen e vendimit për masën e trajtimit të detyrueshëm për rehabilitim apo për konfiskim gjykata ka tejkaluar kompetencat ligjore; ose 1.6. janë shkelur dispozitat për sa i përket llogaritjes së periudhës së paraburgimit, arrestit shtëpiak, çdo periudhë e heqjes së lirisë si dhe të dënimit të mbajtur më parë lidhur me veprën penale që është objekt i procedurës penale. - 386 Verify source ↗
Neni 386
AI-assisted research summary: A judgment may be challenged for incorrect or incomplete factual findings.
Neni 386 Vërtetimi i gabueshëm ose jo i plotë i gjendjes faktike 1. Aktgjykimi mund të kundërshtohet për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike. 2. Vërtetimi i gabuar i gjendjes faktike ekziston kur gjykata ka vërtetuar gabimisht ndonjë fakt të rëndësishëm apo kur përmbajtja e dokumentit, procesverbalit mbi provat e shqyrtuara ose të incizimit teknik vënë në pikëpyetje saktësinë ose bazueshmërinë e vërtetimit të fakteve të rëndësishme. 3. Vërtetimi jo i plotë i gjendjes faktike ekziston kur gjykata nuk ka vërtetuar ndonjë fakt të rëndësishëm. - 387 Verify source ↗
Neni 387
AI-assisted research summary: This article lists the grounds on which an appeal may be filed against a judgment or certain related decisions.
Neni 387 Ankesa kundër aktgjykimit lidhur me vendimin mbi sanksionin penal dhe vendimeve të tjera 1. Ndaj aktgjykimit mund të paraqitet ankesë lidhur me vendimin mbi shqiptimin e sanksionit penal kur gjykata, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat përkatëse, përkundër mos tejkalimit të kompetencave ligjore nuk e ka caktuar drejt sanksionin penal. 2. Ndaj aktgjykimit gjithashtu mund të ushtrohet ankesë kur gjykata ka zbatuar ose nuk ka zbatuar dispozitat për zbutjen ose lirimin nga dënimi apo të vërejtjes gjyqësore. 3. Vendimi për masën e trajtimit të detyrueshëm rehabilitues të personave të varur nga droga ose alkooli ose për konfiskimin mund të kundërshtohet kur gjykata, përkundër faktit se nuk ka bërë shkelje të nenit 385, nën-paragrafit 1.5 i këtij Kodi, ka marrë vendim jo të drejtë ose nuk e ka shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm me rehabilitim për personat e varur nga droga ose alkooli ose masën për konfiskimin, përkundër ekzistimit të bazës ligjore për këtë. 4. Ndaj vendimit mbi shpenzimet e procedurës penale mund të ushtrohet ankesë kur gjykata GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 188 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE për shpenzimet e tilla ka vendosur në mënyrë jo të drejtë ose në kundërshtim me dispozitat e këtij Kodi. 5. Ndaj vendimit mbi kërkesën pasurore juridike ose vendimit mbi publikimin e aktgjykimit mund të ushtrohet ankesë kur gjykata për çështjet e tilla ka marrë vendim në kundërshtim me dispozitat ligjore. - 388 Verify source ↗
Neni 388
AI-assisted research summary: This article sets out how a complaint against a judgment is filed, screened, copied to other parties, and sent onward for review.
Neni 388 Procedura për paraqitjen e ankesës kundër aktgjykimit 1. Ankesa kundër aktgjykimit paraqitet në gjykatën e cila ka nxjerr aktgjykimin. 2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i gjykatës së shkallës së parë e hedh ankesën me aktvendim: 2.1. si të paafatshme kur konstatohet se është paraqitur pas kalimit të afatit ligjor; ose 2.2. si të palejueshme kur konstaton se është paraqitur nga personi pa të drejtë ankese ose nga personi që ka hequr dorë nga ankesa, apo kur ankesa është tërhequr, ose kur ankesa e tërhequr paraqitet sërish apo ankesa nuk është e lejuar me ligj. 3. Kjo gjykatë i dërgon një kopje të ankesës palëve të tjera, të cilat mund të paraqesin përgjigje brenda tetë (8) ditëve nga pranimi i kopjes së ankesës. Sapo të marrë përgjigjen, gjykata do të vazhdojë në pajtim me nenin 377, paragrafin 3 këtij Kodi. 4. Kjo gjykatë i përcjell ankesën, përgjigjën dhe shkresat tjera përkatëse në gjykatën që është kompetente për shqyrtimin e ankesës. 5. Ankesa apo përgjigja nga ky nen paraqitet në numër të mjaftueshëm të kopjeve për gjykatën dhe për palët e tjera. 6. Kundër aktvendimit nga paragrafi 2 i këtij neni mund të ushtrohet ankesë në Gjykatën e Apelit. - 389 Verify source ↗
Neni 389
AI-assisted research summary: This article sets the procedure after an appeal is received: the appellate court registry sends the file to the appellate state prosecutor, the prosecutor returns it within 7 days or says it will be presented to the panel, the rapporteur judge then manages further review steps, and if the accused is in custody the judge reviews the custody reasons within 5 days.
Neni 389 Procedura lidhur me ankesën kundër aktgjykimit në Gjykatën e Apelit 1. Pas pranimit të lëndës, sekretaria e Gjykatës së Apelit ia dërgon lëndën prokurorit të shtetit të Prokurorisë së Apelit i cili pas shqyrtimit ia kthen lëndën gjykatës pa vonesë e më së largu brenda shtatë (7) ditëve me propozimin e tij ose deklaron se atë do ta paraqesë në seancën e kolegjit të apelit. 2. Pasi që prokurori i shtetit i apelit t’i kthejë shkresat, lënda i ndahet gjyqtarit raportues. 3. Gjyqtari raportues, sipas nevojës, mund të kërkojë nga gjykata themelore raport për shkeljen e dispozitave të procedurës penale, e nëpërmjet kësaj gjykate ose në ndonjë mënyrë tjetër të vërtetojë pretendimet e ankesës lidhur me provat dhe faktet e reja ose ai siguron raportet dhe dokumentet e nevojshme nga organet ose nga persona të tjerë juridik. 4. Pas shqyrtimit të lëndës, gjyqtari raportues njofton kryetarin e kolegjit i cili e cakton seancën e kolegjit. 5. Nëse i akuzuari është në paraburgim, gjyqtari raportues brenda pesë (5) ditësh pas pranimit të shkresave të lëndës shqyrton sipas detyrës zyrtare nëse ende ekzistojnë arsyet për mbajtje në paraburgim. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 189 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE - 390 Verify source ↗
Neni 390
AI-assisted research summary: This article sets notice and hearing rules for an appeal panel session, including who must be notified, when the accused may attend, and when the public may be excluded.
Neni 390 Seanca para kolegjit të apelit 1. Kur të akuzuarit i është shqiptuar dënim me burgim apo kur ka pretendime që shtrohen për shqyrtim të fakteve dhe ligjit për të bërë vlerësim lidhur me fajësinë apo pafajësinë, njoftimi për seancën e kolegjit i dërgohet, Prokurorit të Apelit, të dëmtuarit dhe mbrojtësit të tij apo përfaqësuesit të viktimave, të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij. 2. Në qoftë se i akuzuari i cili gjendet në paraburgim ose në mbajtje të dënimit dëshiron të merr pjesë në seancë, pjesëmarrja i mundësohet atij. 3. Seanca e kolegjit fillon me raportim të gjyqtarit raportues mbi faktet. Kolegji mund të kërkojë nga palët, mbrojtësi ose ankuesit e tjerë që prezantojnë në seancë sqarime të nevojshme lidhur me pretendimet e tyre në ankesë. Ata mund të propozojnë që për plotësim të raportit të lexohet ndonjë shkresë dhe mund të japin shpjegime të nevojshme për qëndrimet e tyre në ankesë apo përgjigje në ankesë, pa përsëritur përmbajtjen e raportit dhe parashtresat e tyre me shkrim. 4. Mosardhja e palëve ose e ankuesve të tjerë të njoftuar me rregull nuk e pengon mbajtjen e seancës së kolegjit. Kur i akuzuari nuk e ka njoftuar gjykatën për ndërrimin e adresës ose të vendqëndrimit, seanca e kolegjit mund të mbahet edhe pa njoftimin e të akuzuarit. 5. Publiku mund të përjashtohet nga seanca e kolegjit që mbahet me prani të palëve vetëm nën kushtet e parapara me këtë kod. 6. Procesverbali i seancës i bashkëngjitet shkresave të gjykatës. 7. Aktvendimet nga nenet 399 dhe 400 të këtij Kodi mund të merren edhe pa njoftimin e palëve ose të ankuesve të tjerë për seancën e kolegjit. - 391 Verify source ↗
Neni 391
AI-assisted research summary: Gjykata e Apelit mund të marrë vendim në seancë të kolegjit ose në shqyrtim.
Neni 391 Vendimet e kolegjit të apelit të marra në seancë apo në shqyrtim 1. Gjykata e Apelit merr vendim në seancë të kolegjit ose në shqyrtim. 2. Gjykata e Apelit në seancë të kolegjit vendos nëse do ta mbajë shqyrtimin. - 392 Verify source ↗
Neni 392
AI-assisted research summary: Gjykata e Apelit mban shqyrtim vetëm kur plotësohen kushtet e përcaktuara, dhe kryetari i trupit gjykues merr masa për praninë e të akuzuarit kur ai është në paraburgim ose në mbajtje të dënimit.
Neni 392 Arsyet për mbajtjen e shqyrtimit në Gjykatën e Apelit 1. Shqyrtimi para Gjykatës së Apelit mbahet vetëm kur është e nevojshme që për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike, të merren prova të reja ose të përsëriten provat e marra më parë dhe kur ekzistojnë shkaqe të arsyeshme që lënda të mos i kthehet gjykatës themelore në rigjykim. 2. Në shqyrtim të Gjykatës së Apelit thirren i akuzuari dhe mbrojtësi i tij, prokurori i Prokurorisë së Apelit, i dëmtuari, mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës, si dhe dëshmitarët dhe ekspertët të cilët gjykata me propozim të palëve apo sipas detyrës zyrtare vendos t’i pyesë. 3. Në qoftë se i akuzuari gjendet në paraburgim ose në mbajtje të dënimit, kryetari i trupit gjykues i Gjykatës së Apelit ndërmerr masa të nevojshme për të siguruar praninë e të akuzuarit në shqyrtim.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.