KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE — Part 3 | KUV-08/L-032-KOD — Kosovo law | Esheria

KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE

Part 3 of 3 · provisions 401–558

This part is the preamble to Kosovo’s Criminal Procedure Code and identifies the code, its legal basis, and that it is being adopted.

AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.

Jurisdiction
Kosovo
Instrument
Statute
Citation
KUV-08/L-032-KOD
Version
Undated source snapshot
Language
sq
Updated
Official source
View official record ↗
Complete work
View statute overview
DNA identification adjournment afate gjyqësore aktakuzë alternative procedures ankesë annulment of legal acts anonymity appeal hearing procedure appeal procedure appeals appeals and judicial review appeals and motions appeals and objections appeals deadlines appeals procedure appeals/reply procedure appeals/review arrest arrest and detention arrest notification arrest procedures arrest warrant arrested persons rights +384 more

Statute overview

About this statute

This part is the preamble to Kosovo’s Criminal Procedure Code and identifies the code, its legal basis, and that it is being adopted. This article says the criminal procedure rules are mandatory for courts, the state prosecution, and other participants in criminal proceedings. Only a competent, independent, and impartial court established by law may impose a criminal penalty or other criminal sanction. A suspected or charged person is presumed innocent until a final court judgment proves guilt, and doubts about key facts or criminal-law provisions must be interpreted in the defendant’s favor. No one may be prosecuted or punished for an offense where there has already been a final acquittal, conviction, discontinuance, or rejection of the indictment.

Legal text

Provisions of KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE

Showing 158 of 558

  1. 393

    AI-assisted research summary: The appeal hearing starts with the rapporteur judge’s factual report, without an opinion on the appeal’s merits.

    Neni 393 Shqyrtimi para kolegjit të apelit 1. Shqyrtimi para Gjykatës së Apelit fillon me raportim të gjyqtarit raportues, i cili paraqet gjendjen faktike pa dhënë mendimin e tij për bazueshmërinë e ankesës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 190 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 2. Aktgjykimi ose pjesa e tij për të cilën është ushtruar ankesë, dhe sipas nevojës, edhe procesverbali i shqyrtimit gjyqësor lexohet me propozim ose sipas detyrës zyrtare. 3. Pas kësaj thirret ankuesi ta arsyetojë ankesën dhe pastaj pala tjetër që t’i përgjigjet. i akuzuari dhe mbrojtësi i tij gjithmonë e kanë fjalën të fundit. 4. Palët gjatë shqyrtimit mund të paraqesin prova dhe fakte të reja. 5.Prokurori i Prokurorisë së Apelit, mbështetur në rezultatet e shqyrtimit, mund të tërhiqet tërësisht ose pjesërisht nga aktakuza ose ta ndryshojë atë në dobi të të akuzuarit.
  2. 394

    AI-assisted research summary: Gjykata e Apelit shqyrton pjesën e aktgjykimit që ankimohet dhe, në disa raste, e shqyrton çështjen edhe sipas detyrës zyrtare.

    Neni 394 Kufijtë e shqyrtimit të ankesës nga Gjykata e Apelit 1. Gjykata e Apelit shqyrton aktgjykimin në pjesën për të cilën është ushtruar ankesë. Përveç kësaj, kur paraqitet ankesa, gjykata e shqyrton sipas detyrës zyrtare nëse ekziston shkelje e dispozitave të procedurës penale sipas nenit 384 paragrafit 1 të këtij Kodi ose nëse është shkelur ligji penal në dëm të të akuzuarit. 2. Kur paraqitet ankesë në dëm të të akuzuarit, gjykata shqyrton sipas detyrës zyrtare nëse është bërë shkelje lidhur me shqiptimin e sanksionit penal sa i përket llojit të sanksionit që parashihet me ligj. Gjykata sipas detyrës zyrtare gjithmonë shqyrton nëse është shkelur ligji penal në dëm të të akuzuarit.
  3. 395

    AI-assisted research summary: If an appeal is filed only for the benefit of the accused, the judgment may not be changed against the accused on the legal qualification of the act or the criminal sanction.

    Neni 395 Reformatio in Peius Në qoftë se është paraqitur ankesë vetëm në dobi të të akuzuarit, aktgjykimi përsa i përket cilësimit juridik të veprës dhe sanksionit penal nuk mund të ndryshohet në dëm të tij.
  4. 396

    AI-assisted research summary: An appeal filed in the accused person’s favor for an incorrect or incomplete finding of the facts, or for a violation of criminal law, also covers appeals against decisions on punishment, compulsory rehabilitation treatment, and confiscation.

    Neni 396 Efekti shtesë i ankesës së paraqitur për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike ose shkeljes së ligjit penal Ankesa e paraqitur në dobi të të akuzuarit për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike, ose për shkak të shkeljes së ligjit penal përfshin edhe ankesën kundër vendimit lidhur me dënimin, trajtimin e detyrueshëm për rehabilitim dhe konfiskimin.
  5. 397

    AI-assisted research summary: The Court of Appeal must apply a benefit from one accused’s appeal to co-accused too, when the reasons are not personal and would also help them.

    Neni 397 Beneficium Cohaesionis Kur me rastin e paraqitjes së ankesës së cilitdo të akuzuar, Gjykata e Apelit çmon se arsyet për të cilat ka marrë vendim në dobi të të akuzuarit, e që nuk janë të natyrës personale, shkojnë në dobi edhe të ndonjërit nga të bashkakuzuarit i cili nuk ka paraqitur ankesë ose nuk e ka paraqitur në atë drejtim, gjykata vepron sipas detyrës zyrtare sikurse ankesa e tillë të ishte paraqitur edhe nga i bashkakuzuari.
  6. 398

    AI-assisted research summary: Gjykata e Apelit vendos për ankesat ndaj aktgjykimit të gjykatës themelore dhe mund të marrë disa lloje vendimesh për to.

    Neni 398 Vendimi i Gjykatës së Apelit lidhur me ankesën ndaj aktgjykimit të gjykatës themelore 1. Gjykata e Apelit në seancë të kolegjit ose në bazë të shqyrtimit: 1.1. e hedh ankesën si të paafatshme ose të palejuar; 1.2. e refuzon ankesën si të pabazë dhe e vërteton aktgjykimin e gjykatës themelore; 1.3. e anulon aktgjykimin dhe çështjen ia kthen gjykatës themelore për rigjykim dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 191 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE vendim; ose 1.4. e ndryshon aktgjykimin e gjykatës themelore. 2. Gjykata e Apelit mund të urdhërojë gjykatën themelore që të caktojë një tjetër gjyqtar të vetëm gjykues, kryetar të trupit gjykues ose trup gjykues sipas një sistemi të caktimit të lëndëve që të jetë objektiv dhe transparent, nëse Gjykata e Apelit vlerëson se gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues ose trupi gjykues që e ka gjykuar rastin në mënyrë të vazhdueshme nuk e ka zbatuar ligjin siç duhet, ka vlerësuar shumë gabimisht provat ose moscaktimi i gjyqtarit apo trupit gjykues tjetër do të rezultonte në keqpërdorim të drejtësisë ose konflikt të interesit. 3. Gjykata e Apelit vendos për të gjitha ankesat kundër të njëjtit aktgjykim me një vendim. 4. Vendimi i Gjykatës së Apelit nënshkruhet nga të gjithë gjyqtarët e kolegjit, përveç vendimit të marrë sipas nenit 399 ose 400 të këtij Kodi. Një anëtar i kolegjit mund të jep mendim të ndarë, mospajtues ose pajtues për çështjet juridike ose faktike lidhur me ankesën, dhe mendimi i tillë i bashkëngjitet vendimit kryesor.
  7. 399

    AI-assisted research summary: The Court of Appeal must dismiss an appeal as untimely if it finds the appeal was filed after the legal deadline.

    Neni 399 Hedhja e ankesave të pasafatshme Gjykata e Apelit me aktvendim e hedh ankesën si të pasafatshme kur konstaton se është paraqitur pas kalimit të afatit ligjor.
  8. 400

    AI-assisted research summary: The Court of Appeal must dismiss an appeal as inadmissible in certain cases.

    Neni 400 Hedhja e ankesës së palejueshme Gjykata e Apelit me aktvendim e hedh ankesën si të palejueshme kur konstaton se është paraqitur nga personi pa të drejtë ankese ose nga personi që ka hequr dorë nga ankesa, apo kur ankesa është tërhequr, ose kur ankesa e tërhequr paraqitet sërish apo ankesa nuk është e lejuar me ligj.
  9. 401

    AI-assisted research summary: The Court of Appeal rejects an unfounded appeal and confirms the first-instance judgment when it finds no grounds for the appeal and no violation of law under Article 384(1).

    Neni 401 Refuzimi i ankesës së pabazë dhe vërtetimi i aktgjykimit të gjykatës themelore Gjykata e Apelit me aktgjykim refuzon ankesën si të pabazë dhe vërteton aktgjykimin e gjykatës themelore kur vërteton se nuk ekzistojnë shkaqet për të cilat është ushtruar ankesë ndaj aktgjykimit dhe nuk ka shkelje të ligjit sipas nenit 384, paragrafit 1 të këtij Kodi.
  10. 402

    AI-assisted research summary: Gjykata e Apelit mund të anulojë aktgjykimin e gjykatës themelore dhe ta kthejë çështjen në rigjykim në disa raste, duhet të arsyetojë vendimin, mund të anulojë dhe të refuzojë aktakuzën në disa rrethana, mund të anulojë pjesërisht aktgjykimin, dhe kur i akuzuari është në paraburgim duhet të shqyrtojë nëse paraburgimi vazhdon ose hiqet.

    Neni 402 Anulimi i aktgjykimit të gjykatës themelore 1. Gjykata e Apelit, në raste të caktuara me aktvendim anulon aktgjykimin e gjykatës themelore dhe çështjen e kthen në rigjykim nëse: 1.1. ekziston shkelje esenciale e dispozitave të procedurës penale, dhe Gjykata e Apelit nuk mund të procedojë sipas nenit 403 të këtij Kodi; ose 1.2. për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike duhet urdhëruar shqyrtim të ri gjyqësor në gjykatë themelore dhe Gjykata e Apelit nuk mund të procedojë sipas nenit 403 të këtij Kodi. 2. Aktvendimi duhet të përmbajë në mënyrë të qartë arsyet dhe bazat për të cilat Gjykata e Apelit nuk mund të procedojë sipas nenit 403 të këtij Kodi. 3. Gjykata e Apelit me aktvendim e anulon aktgjykimin e gjykatës themelore edhe refuzon aktakuzën nëse konstaton rrethanat nga neni 357 paragrafi 1 i këtij Kodi. Gjykata e Apelit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 192 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE procedon në të njëjtën mënyrë kur gjen se gjykata themelore nuk ka pasur kompetencë lëndorë për gjykimin e rastit, përveç kur ankesa është paraqitur vetëm në favor të të akuzuarit. 4. Gjykata e Apelit mund të anulojë pjesërisht aktgjykimin e gjykatës themelore kur pjesë të posaçme të aktgjykimit mund të veçohen pa ndonjë pasojë për gjykim të drejtë. 5. Në qoftë se i akuzuari gjendet në paraburgim, Gjykata e Apelit shqyrton nëse ende ekzistojnë shkaqet për paraburgim dhe vendos me aktvendim për vazhdimin ose heqjen e paraburgimit. Kundër këtij aktvendimi nuk lejohet ankesë.
  11. 403

    AI-assisted research summary: The Court of Appeal may change a basic court judgment in the situations listed here, including factual errors, procedural violations, judicial admonition, and detention decisions.

    Neni 403 Ndryshimi i aktgjykimit të gjykatës themelore 1. Gjykata e Apelit e ndryshon aktgjykimin e gjykatës themelore me aktgjykim bazuar në kërkesën e palëve apo sipas detyrës zyrtare kur vërteton se gjykata themelore ka bërë vërtetim të gabuar apo jo të plotë të fakteve, dhe për këtë qëllim: 1.1. në bazë të kërkesës së palëve ose sipas detyrës zyrtare, zbaton shqyrtim për të marrë prova të reja apo për të përsëritur shqyrtimin e provave në mënyrë që të vlerësojë drejtë dhe të çmojë provat materiale; ose 1.2. mund të vërtetojë dhe të çmojë provat materiale pa mbajtur shqyrtim, nëse nuk ka nevojë për të marrë prova të reja apo për të përsëritur shqyrtimin e provave. 2. Gjykata e Apelit ndryshon aktgjykimin në rast të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale të paraparë në nenin 384 paragrafin 2 të këtij Kodi nëse: 2.1. dispozitivi nuk përputhet plotësisht ose është në kundërshtim me arsyetimin, por nuk ka vërtetim të gabuar ose jo të plotë të gjendjes faktike; ose 2.2. dispozitivi nuk përputhet plotësisht ose është në kundërshtim me arsyetimin dhe Gjykata e Apelit ka përcaktuar dhe vlerësuar faktet materiale sipas paragrafit 1 të këtij neni. 3. Gjykata e Apelit e ndryshon aktgjykimin në rast të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale të paraparë në nenin 384 paragrafit 2 të këtij Kodi të ngritura nga palët nëse Gjykata e Apelit mund ta korrigjojë atë. 4. Kur Gjykata e Apelit çmon se ekzistojnë kushtet ligjore për shqiptimin e vërejtjes gjyqësore, e ndryshon aktgjykimin e gjykatës themelore me aktgjykim dhe shqipton vërejtjen gjyqësore. 5. Kur për shkak të ndryshimit të aktgjykimit të gjykatës themelore ka arsye për caktimin ose heqjen e paraburgimit, për këtë Gjykata e Apelit merr aktvendim të posaçëm. Kundër këtij aktvendimi nuk lejohet ankesë.
  12. 404

    AI-assisted research summary: Gjykata e Apelit must arsyetojë vendimin duke shqyrtuar pretendimet e ankesës dhe duke treguar shkeljet e ligjit që ka shqyrtuar.

    Neni 404 Arsyetimi i vendimeve të Gjykatës së Apelit 1. Në arsyetim të aktgjykimit apo të aktvendimit, Gjykata e Apelit vlerëson pretendimet e ankesës dhe tregon shkeljet e ligjit të cilat i ka shqyrtuar sipas detyrës zyrtare. 2. Kur aktgjykimi i gjykatës themelore anulohet për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, në arsyetim shënohen dispozitat e shkelura dhe në çka konsistojnë shkeljet, në pajtim me nenin 384 të këtij Kodi. 3. Kur aktgjykimi i gjykatës themelore anulohet për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike, në arsyetim shënohen të metat në vërtetimin e gjendjes faktike apo GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 193 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE arsyet përse provat dhe faktet e reja janë të rëndësishme dhe me ndikim në marrjen e vendimit të drejtë.
  13. 405

    AI-assisted research summary: Gjykata e Apelit duhet t’i kthejë shkresat gjykatës themelore dhe, kur i akuzuari është në paraburgim, t’ia dërgojë vendimin dhe shkresat brenda 3 muajve nga marrja e tyre.

    Neni 405 Rikthimi i vendimeve në gjykatë themelore për t’ua dërguar palëve 1.Gjykata e Apelit ia kthen të gjitha shkresat gjykatës themelore bashkë me kopje të mjaftueshme të vërtetuara të vendimit të saj për t’ua dërguar palëve dhe personave të tjerë të interesuar. 2.Në qoftë se i akuzuari është në paraburgim, Gjykata e Apelit ia dërgon vendimin dhe shkresat gjykatës themelore jo më vonë se tre (3) muaj nga dita e marrjes së shkresave nga kjo gjykatë.
  14. 406

    AI-assisted research summary: This article sets the retrial procedure in the basic court after an appellate court decision.

    Neni 406 Procedura e rigjykimit në gjykatë themelore sipas aktvendimit të Gjykatës së Apelit 1. Gjykata themelore të cilës i është dërguar lënda për gjykim procedon në bazë të aktakuzës së mëparshme. Kur aktgjykimi i gjykatës themelore anulohet pjesërisht, gjykata merr për bazë atë pjesë të akuzës që ka të bëjë me pjesën e anuluar të aktgjykimit. Andaj, rigjykimi fillon nga faza e shqyrtimit kryesor. 2. Në shqyrtim të ri gjyqësor palët kanë të drejtë të prezantojnë fakte dhe prova të reja. 3. Gjykata themelore ndërmerr të gjitha veprimet procedurale dhe shqyrton të gjitha çështjet kontestuese të theksuara në vendimin e Gjykatës së Apelit. 4. Me rastin e marrjes së aktgjykimit të ri, gjykata themelore detyrohet me ndalesën e paraparë në nenin 395 të këtij Kodi. 5. Në qoftë se i akuzuari është në paraburgim, trupi gjykues i gjykatës themelore procedon sipas nenit 190, paragrafit 2 të këtij Kodi.
  15. 407

    AI-assisted research summary: Appeals from Court of Appeals judgments may be filed to the Supreme Court only in specified life-imprisonment and related situations.

    Neni 407 Ankesa në Gjykatën Supreme kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit 1. Ankesë kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit mund të paraqitet në Gjykatën Supreme të Kosovës në rastin kur: 1.1. Gjykata e Apelit shqipton dënim me burgim të përjetshëm ose vërteton aktgjykimin e gjykatës themelore me të cilin është shqiptuar dënim i tillë; 1.2. Gjykata e Apelit pas shqyrtimit vërteton ndryshe gjendjen faktike nga gjykata themelore dhe aktgjykimin e bazon në gjendjen e tillë faktike të vërtetuar; ose 1.3.Gjykata e Apelit ndryshon aktgjykimin lirues të gjykatës themelore dhe e zëvendëson me aktgjykim dënues për të akuzuarin. 2. Gjykata Supreme e Kosovës vendos për ankesat kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit në seancë të kolegjit të gjyqtarëve përshtatshmërisht me dispozitat që vlejnë për procedurë ankimore në Gjykatën e Apelit. Në Gjykatën Supreme nuk mund të mbahet shqyrtim. 3. Aktgjykimet e Gjykatës Supreme nënshkruhen nga të gjithë gjyqtarët e kolegjit. Një anëtar i kolegjit mund të paraqesë mendim të ndarë, mospajtues ose pajtues mbi çështje ligjore ose faktike lidhur me ankesën, të cilat i bashkëngjiten aktgjykimit. 4. Dispozitat e nenit 397 të këtij Kodi zbatohen edhe ndaj të bashkakuzuarit i cili nuk ka të drejtë të paraqesë ankesë kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 194 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE Nënkapitulli IV - Ankesa kundër aktvendimit
  16. 408

    AI-assisted research summary: This article says which court decisions and orders may be appealed, and which cannot be appealed.

    Neni 408 Aktvendimet dhe urdhrat që mund të ankimohen 1. Kundër aktvendimeve ose urdhrave të gjyqtarit të procedurës paraprake dhe kundër aktvendimeve ose urdhrave të tjera të gjykatës themelore, palët dhe personat të drejtat e të cilëve janë shkelur, në pajtim me nenin 411 të këtij Kodi mund të paraqesin ankesë, me përjashtim kur me dispozitat e këtij Kodi shprehimisht nuk lejohet ankesë e tillë. 2. Kundër aktvendimit ose urdhrit të marrë në procedurë paraprake nga kolegji shqyrtues nuk lejohet ankesë, me përjashtim të rasteve kur ky Kod parasheh ndryshe. 3. Aktvendimet ose urdhrat që merren për përgatitjen e shqyrtimit gjyqësor dhe të aktgjykimit mund të kundërshtohen vetëm me ankesë kundër aktgjykimit, përveç kur ky Kod parasheh ndryshe. 4. Kundër aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës nuk lejohet Ankesë.
  17. 409

    AI-assisted research summary: An appeal against a decision or order is filed with the court that made it, usually within 3 days of service.

    Neni 409 Afati për ankesë kundër aktvendimit ose urdhrit 1. Ankesa i paraqitet gjykatës e cila ka marrë aktvendimin ose urdhrin. 2. Me përjashtim të rasteve kur ky Kod parasheh ndryshe, ankesa kundër aktvendimit ose urdhrit paraqitet brenda tri (3) ditëve nga dita e dorëzimit të aktvendimit ose urdhrit.
  18. 410

    AI-assisted research summary: Filing an appeal suspends execution of the challenged decision or order, except where the Code provides otherwise.

    Neni 410 Efekti suspenziv i ankesës kundër aktvendimit ose urdhrit Me përjashtim të rasteve kur ky Kod parasheh ndryshe, paraqitja e ankesës pezullon ekzekutimin e aktvendimit ose të urdhrit ndaj të cilit është ushtruar ankesë.
  19. 411

    AI-assisted research summary: This article says who may file an appeal against a decision or order, where the appeal must be filed, and how the courts must pass the appeal along.

    Neni 411 Procedura për paraqitjen e ankesës kundër aktvendimit ose urdhrit 1. Ankesa kundër aktvendimit ose urdhrit mund të paraqitet nga ana e prokurorit të shtetit, mbrojtësit, të dëmtuarit ose viktimës, mbrojtësit të viktimave ose përfaqësuesit të viktimës dhe nga secili person i cili është i përfshirë në aktvendim ose urdhër. Personi i autorizuar paraqet ankesë në pajtim me këtë Kapitull. 2. Ankesa e cila nuk paraqitet në pajtim me këtë Kapitull mund të hedhet menjëherë nga Gjykata e Apelit pasi të jetë siguruar se në ankesë nuk ngritet ndonjë çështje e rëndësishme lidhur me të drejtat kushtetuese të garantuara. 3. Ankesa kundër vendimit të gjykatës themelore paraqitet nga ankuesi në gjykatë themelore. 4. Gjykata Themelore vazhdon në pajtim me nenin 376 paragrafin 3 dhe nenin 377 paragrafin 3 të këtij Kodit. 5. Gjykata themelore i përcjellë ankesën, përgjigjen dhe shkresat e ndërlidhura Gjykatës së Apelit. 6. Ankesa mbi aktvendimin e Gjykatës së Apelit paraqitet nga pala e autorizuar në Gjykatën e Apelit. 7.Gjykata e Apelit vepron në pajtim me nenin 376 paragrafit 3 dhe nenin 377 paragrafit 3 të këtij GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 195 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE Kodi. 8. Gjykata e Apelit i përcjellë ankesën, përgjigjen dhe shkresat e ndërlidhura Gjykatës Supreme. 9. Ankesa e paraqitur nga paragrafi 6 i këtij neni që nuk është në pajtim me këtë Kapitull mund të hedhet menjëherë nga Gjykata Supreme pasi të ketë siguruar se në ankesë nuk ngritet ndonjë çështje e rëndësishme lidhur me të drejtat kushtetuese të garantuara. 10. Në rastet nga paragrafit 2 ose paragrafi 9 i këtij neni kur ankesa ngrit çështje të rëndësishme për të drejtat e garantuara kushtetuese, por nuk është në pajtim me këtë Kapitull, ankuesit i jepet mundësia që të korrigjojë ankesën. 11. Ankesa apo përgjigja nga ky nen paraqitet në numër të mjaftueshëm të kopjeve për gjykatën dhe për palët e tjera.
  20. 412

    AI-assisted research summary: When the Court of Appeal receives an appeal case, it sends the case to the competent state prosecutor in the Appeal Prosecutor’s Office, who reviews it and returns it without delay.

    Neni 412 Procedura lidhur me ankesë kundër aktvendimit në Gjykatën e Apelit 1. Kur Gjykata e Apelit pranon lëndën me ankesë, ajo ia dërgon lëndën prokurorit kompetent të shtetit në kuadër të Prokurorisë së Apelit, i cili e shqyrton lëndën dhe pa vonesë ia kthen gjykatës. 2. Me rastin e kthimit të lëndës, prokurori i shtetit mund të paraqesë propozim ose të deklarojë se atë do ta paraqesë në seancën e kolegjit të apelit. 3. Pasi që prokurori i shtetit e kthen lëndën, kryetari i kolegjit të apelit cakton seancën e kolegjit.
  21. 413

    AI-assisted research summary: Gjykata e Apelit duhet të marrë aktvendim bazuar në ankesën dhe propozimet e paraqitura ose gjatë seancës së kolegjit, dhe në disa raste mund ta bëjë këtë pa seancë.

    Neni 413 Aktvendimet e kolegjit të apelit bazuar në shkresat e paraqitura apo të marra gjatë seancës 1. Gjykata e Apelit merr aktvendim bazuar në ankesën dhe propozimet e paraqitura ose gjatë seancës së kolegjit. 2. Gjykata e Apelit merr aktvendim bazuar në ankesën dhe propozimet e paraqitura vetëm kur: 2.1. nuk ka ndonjë kundërshtim ligjor apo faktik; ose 2.2. kolegji çmon se aktvendimi ose urdhri është aq i qartë sa që mbajtja e seancës do të ishte e panevojshme. 3. Aktvendimi i kolegjit të Gjykatës së Apelit në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni duhet të përmbajë arsyetimin për aktvendimin nga paragrafit 2 i këtij neni.
  22. 414

    AI-assisted research summary: When the Court of Appeal accepts an appeal against a decision or order, the collegium may decide to hold a hearing.

    Neni 414 Seanca para kolegjit të apelit lidhur me aktvendimin apo urdhrin 1. Kur Gjykata e Apelit pranon ankesë kundër aktvendimit ose urdhrit, kolegji mund të vendos për mbajtjen e seancës në të cilën njoftohen: prokurori i shtetit i apelit, të dëmtuarit ose viktimat, mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës dhe i akuzuari dhe mbrojtësit e tij dhe personat e tjerë që janë ankuar. Seanca fillon me paraqitjen e fakteve nga kryetari i kolegjit. 2. Seanca e kolegjit të apelit është jo publike nëse kolegji vendosë lidhur me ankesën kundër aktvendimit ose urdhrit i cili është nxjerrë para fillimit të shqyrtimit kryesor. 3.
  23. 390

    AI-assisted research summary: Article 390 applies appropriately to complaints against decisions or orders.

    Neni 390 të këtij Kodi vlen përshtatshmërisht për procedurën e ankesës kundër aktvendimeve ose urdhrave. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 196 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
  24. 415

    AI-assisted research summary: This article lists the grounds for challenging a decision or order and lets the Court of Appeal reject appeals that do not meet those grounds.

    Neni 415 Arsyet e ankesës kundër aktvendimit ose urdhrit 1. Aktvendimi ose urdhri mund të kundërshtohen: 1.1. për arsye të shkeljes së dispozitave të procedurës penale; 1.2. për arsye të shkeljes së ligjit penal; ose 1.3. për arsye të vlerësimit të gabuar ose jo të plotë të fakteve mbi të cilat është nxjerrë aktvendimi ose urdhri. 2. Pala e cila kundërshton aktvendimin e gjykatës themelore duhet të demonstrojë se shkelja e së drejtës i shkakton asaj dëm të parevokueshëm. 3. Nëse arsyet e ankesës nuk janë në pajtim me paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, Gjykata e Apelit mund të hedhë ankesën. Ankesa e cila hedhet sipas këtij paragrafi mund të paraqitet sërish me ankesë kundër aktgjykimit nga neni 380 i këtij Kodi.
  25. 416

    AI-assisted research summary: This article says appeals against a trial court decision or order are normally decided by a panel of the Court of Appeal, with specific powers to dismiss, reject, approve, change, or annul the appeal outcome.

    Neni 416 Vendimet mbi ankesën kundër aktvendimit ose urdhrit 1. Me përjashtim të rasteve kur parashihet ndryshe me këtë Kod, ankesat kundër aktvendimit ose urdhrit të gjykatës themelore vendosen në seancë të kolegjit të Gjykatës së Apelit. 2. Kur vendos për ankesë, gjykata me aktvendim mund ta hedhë ankesën si të paafatshme ose të papranueshme, ta refuzojë si të pabazë, ta aprovojë ankesën dhe ta ndryshojë aktvendimin ose urdhrin, ose ta anulojë dhe, sipas nevojës, çështjen ta kthejë për rivendosje. 3. Kur vendos mbi ankesën kundër aktvendimit me të cilin hedhet aktakuza, gjykata mund të refuzojë ankesën e tillë me aktgjykim nëse mëson se ka arsye për aktgjykim të tillë. 4. Kur e shqyrton ankesën, gjykata interesohet sipas detyrës zyrtare për të mësuar nëse gjykata themelore ka pasur kompetencë lëndore për marrjen e aktvendimit ose urdhrit dhe nëse aktvendimi ose urdhri është marrë nga organi i autorizuar. 5. Aktvendimin e Gjykatës së Apelit e nënshkruan kryetari i Kolegjit të Apelit. 6. Përveç nëse përcaktohet ndryshe me këtë Kod, seanca për ankesën kundër aktvendimit apo urdhrit caktohet brenda tridhjetë (30) ditëve pasi që prokurori i shtetit e kthen lëndën, përveç nëse ky afat zgjatet nga kryetari i Gjykatës së Apelit, me kërkesë të kryetarit të kolegjit. 7.Përveç nëse parashihet ndryshe me këtë Kod, aktvendimi me shkrim sipas këtij neni përpilohet brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas mbajtjes së seancës, përveç nëse ky afat zgjatet nga kryetari i Gjykatës së Apelit, me kërkesë të kryetarit të kolegjit. 8.
  26. 380

    AI-assisted research summary: Dispozitat e cituara të Kodit zbatohen përshtatshmërisht për ankesën kundër aktvendimit ose urdhrit.

    Neni 380 paragrafi 3, neni 385 paragrafi 1 nën paragrafët 1.1 deri në 1.4, neni 386, 395 dhe 397, neni 404, paragrafët 1 dhe 3 dhe neni 405 paragrafi 1 të këtij Kodi do të zbatohen përshtatshmërisht për ankesën kundër aktvendimit apo urdhrit.
  27. 417

    AI-assisted research summary: The Supreme Court procedure for an appeal against a Court of Appeal decision follows the procedure used in the Court of Appeal for appeals against basic court decisions, as appropriate.

    Neni 417 Procedura lidhur me ankesë kundër aktvendimit në Gjykatën Supreme Procedura e cila zbatohet në Gjykatën e Apelit lidhur me ankesën kundër aktvendimit të gjykatës themelore zbatohet përshtatshmërisht për procedurën në Gjykatën Supreme për vendosjen lidhur me ankesën kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 197 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
  28. 418

    AI-assisted research summary: The review panel of the basic court may decide an objection against a preliminary-proceedings judge’s order, and the court president appoints a three-judge panel.

    Neni 418 Autorizimet e kolegjit shqyrtues të gjykatës themelore 1. Kundërshtimi kundër urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake vendoset nga kolegji shqyrtues i gjykatës së njëjtë nëse ashtu parashihet me këtë Kod. 2. Kryetari i gjykatës themelore cakton kolegjin shqyrtues prej tre (3) gjyqtarësh. Këta tre (3) gjyqtarë janë kompetent për të shqyrtuar kundërshtimin. Gjyqtari i procedurës paraprake nuk lejohet të merr pjesë në kolegjin shqyrtues. 3. Përveç nëse përcaktohet ndryshe me këtë Kod, kolegji shqyrtues merr aktvendim mbi kundërshtimin e palëve brenda një jave (1) nga paraqitja e kundërshtimit. 4. Përveç nëse përcaktohet ndryshe me këtë Kod, aktvendimi i kolegjit shqyrtues mbi kundërshtimin shqyrtohet nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme në bazë të ankesës kundër aktgjykimit. 5. Kolegji shqyrtues vendosë për kundërshtimin në bazë të parashtresës me shkrim. 6. Përveç nëse përcaktohet ndryshe me këtë Kod, paraqitja e kundërshtimit nuk e ndalon ekzekutimin e urdhrit. 7.
  29. 380

    AI-assisted research summary: Some listed code provisions apply appropriately in proceedings before the reviewing panel. If an order is annulled or sent back for reconsideration, the preliminary procedure judge must follow the prohibition in Article 395 when issuing the new order.

    Neni 380, paragrafi 3, neni 404, paragrafi 1 dhe 3, neni 415, neni 416, paragrafi 2, 4 dhe 5 të këtij Kodi vlejnë përshtatshmërisht në procedurën para kolegjit shqyrtues. 8. Nëse një urdhër anulohet apo kthehet në rishqyrtim, gjyqtari i procedurës paraprake gjatë nxjerrjes së urdhrit të ri do të jetë i detyruar nga ndalimi i parashikuar në nenin 395 të këtij Kodi. Nënkapitulli V - Mjetet e jashtëzakonshme juridike
  30. 419

    AI-assisted research summary: This article lets authorized persons or a party request certain extraordinary criminal-procedure remedies, including review, extraordinary mitigation of punishment, and protection of legality, subject to stated conditions and time limits.

    Neni 419 Mjetet e jashtëzakonshme juridike 1.Procedura penale e përfunduar me aktvendim të formës së prerë ose me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet me kërkesën e personave të autorizuar vetëm në rastet dhe sipas kushteve të parapara me këtë Kod. Kërkesa për rishikim të procedurës penale i paraqitet gjykatës themelore e cila ka nxjerr vendimin. 2. Pala mund të kërkojë zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit në çdo kohë gjatë periudhës së mbajtjes së dënimit. Pala i paraqet kërkesën gjykatës themelore e cila ka nxjerr aktgjykimin në shkallë të parë, e cila ia përcjell të gjitha shkresat e lëndës Gjykatës Supreme. 3. Pala mund të paraqesë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë brenda tre (3) muajsh nga dita kur është dorëzuar aktgjykimi i formës së prerë ose aktvendimi i formës së prerë kundër të cilit kërkohet mbrojtja e ligjshmërisë. Pala paraqet kërkesën në gjykatën themelore e cila ka nxjerr vendimin në shkallë të parë, e cila ia përcjell të gjitha shkresat e lëndës Gjykatës Supreme. 4.Nenet 375, 376, 377, 378 dhe 379 të këtij Kodi zbatohen për të gjitha kërkesat nga ky nen. A. Kërkesa për rishikimin e procedurës penale
  31. 420

    AI-assisted research summary: A final judgment may be changed without reopening criminal proceedings in several listed cases, including multiple sentences, an error in a single sentence, or partial non-executability due to amnesty or pardon.

    Neni 420 Ndryshimi i aktgjykimit të formës së prerë pa rishikim të procedurës penale 1. Aktgjykimi i formës së prerë mund të ndryshohet edhe pa rishikimin e procedurës penale kur: 1.1. në dy (2) ose më shumë aktgjykime të të njëjtit person të dënuar janë shqiptuar në GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 198 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE formë të prerë disa dënime pa i zbatuar dispozitat për shqiptimin e dënimit unik për vepra penale në bashkim; 1.2. me rastin e shqiptimit të dënimit unik sipas dispozitave për vepra penale në bashkim, dënimi i përfshirë në dënimin e shqiptuar sipas një aktgjykimi të mëparshëm për vepra penale në bashkim gjithashtu është marrë parasysh; ose 1.3. aktgjykimi i formës së prerë me të cilin për disa vepra penale është shqiptuar dënim unik pjesërisht nuk mund të ekzekutohet për shkak të amnistisë, faljes ose për shkaqe të tjera. 2. Në rastin nga paragrafit 1 nën-paragrafit 1.1 i këtij neni, gjykata me aktgjykim të ri e ndryshon aktgjykimin e mëparshëm për dënimet e shqiptuara dhe shqipton dënim unik. Marrja e aktgjykimit të ri është kompetencë e gjykatës themelore që ka gjykuar çështjen ku është shqiptuar lloji më i rëndë i dënimit. Kur janë shqiptuar dënime të llojit të njëjtë, aktgjykimi i ri merret nga gjykata e cila ka shqiptuar dënim më të rëndë, ndërsa kur dënimet janë të njëjta, aktgjykimi merret nga gjykata e cila e fundit ka shqiptuar dënimin. 3. Në rastin nga paragrafi 1 nën-paragrafi 1.2 i këtij neni, aktgjykimin e ndryshon gjykata e cila me rastin e shqiptimit të dënimit unik ka përfshirë gabimisht dënimin i cili është përfshirë në ndonjë aktgjykim të mëparshëm. 4. Në rastin nga paragrafi 1 nën-paragrafi 1.3 i këtij neni, gjykata që gjykon në shkallë të parë ndryshon aktgjykimin e mëparshëm sa i përket dënimit dhe shqipton dënim të ri, ose vendos cila pjesë e dënimi të shqiptuar me aktgjykim të mëparshëm duhet ekzekutuar. 5. Aktgjykimin e ri e merr gjykata në seancë të kolegjit me propozim të prokurorit të shtetit kur procedura është filluar me kërkesën e tij ose të të akuzuarit, por pas dëgjimit të palës tjetër. 6. Kur në rastet nga paragrafit 1 nën-paragrafi 1.1 ose 1.2 i këtij neni me rastin e shqiptimit të dënimit janë marrë parasysh aktgjykimet e gjykatave të tjera, kopja e vërtetuar e aktgjykimit të ri të formës së prerë u dërgohet atyre gjykatave. 7. Kur me aktgjykim të formës së prerë është urdhëruar konfiskimi i sendeve dhe shkatërrimi i tyre, me kërkesë të arsyetuar të prokurorit kompetent, aktgjykimi i formës së prerë mund të ndryshohet, vetëm sa i përket shkatërrimit të sendeve që janë urdhëruar. Me rastin e ndryshimit të aktgjykimit të formës së prerë, sendet e konfiskuara u jepen në shfrytëzim institucioneve publike që janë propozuar në kërkesën e prokurorit, nëse kërkesa është e arsyeshme. Kundër vendimit pala të cilës u janë konfiskuar sendet, ka të drejtë të parashtrojë ankesë.
  32. 421

    AI-assisted research summary: If an indictment is dismissed under the cited provisions, the procedure may continue when the state prosecutor requests it once the reasons for the dismissal have ceased.

    Neni 421 Vazhdimi i procedurës Kur aktakuza hedhet sipas nenit 248, paragrafi 1 nën-paragrafi 1.2 ose nenit 357 të këtij Kodi, me kërkesën e prokurorit të shtetit vazhdohet procedura posa të pushojnë arsyet për marrjen e aktvendimit të tillë.
  33. 422

    AI-assisted research summary: This article allows review of a final discontinued criminal procedure in limited cases, including where the state prosecutor withdraws the indictment because of a prosecutor’s criminal offense, and allows a new indictment if new facts and evidence justify it.

    Neni 422 Rishikimi i procedurës penale të pushuar me aktvendim të formës së prerë 1. Procedura penale e pushuar në formë të prerë para fillimit të shqyrtimit gjyqësor mund të rishikohet kur prokurori i shtetit tërhiqet nga aktakuza dhe vërtetohet se tërheqja është pasojë e veprës penale të kryer nga prokurori i shtetit. Gjatë provimit të veprës penale zbatohen dispozitat nga neni 423, paragrafi 3 i këtij Kodi. 2. Kur aktakuza hidhet bazuar në mungesë provash të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale të përshkruar në aktakuzë dhe nëse GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 199 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE zbulohen dhe mblidhen fakte dhe prova të reja, mund të ngritet aktakuzë e re kur kolegji shqyrtues vendos se provat dhe faktet e reja e arsyetojnë këtë.
  34. 423

    AI-assisted research summary: A final criminal case may be reopened only on listed grounds, usually only in favor of the defendant, with a 5-year limit for reopening against the defendant.

    Neni 423 Rishikimi i procedurës penale të përfunduar me aktgjykim të formës së prerë 1. Procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet vetëm nëse: 1.1. provohet se aktgjykimi është mbështetur në dokument të falsifikuar ose në deklarim të rremë të dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit; 1.2. provohet se aktgjykimi është pasojë e veprës penale të kryer nga gjyqtari ose personi që ka ndërmarrë veprimet hetimore; 1.3. zbulohen fakte të reja ose paraqiten prova të reja, të cilat vetë ose së bashku me provat e mëparshme ka të ngjarë të arsyetojë pafajësinë e personit të dënuar ose dënimin e tij sipas një dispozite më të butë penale; 1.4. personi për të njëjtën vepër është gjykuar disa herë ose kur disa persona janë dënuar për vepër të njëjtë të cilën ka mund ta kryejë vetëm një person ose disa prej tyre; ose 1.5. në rastin e dënimit për vepër penale në vazhdim ose vepra tjera penale të cilat sipas ligjit përfshijnë disa veprime të njëjta ose të ndryshme, zbulohen fakte të reja ose paraqiten prova të reja që tregojnë se i dënuari nuk ka kryer veprimin që është përfshirë në veprën penale për të cilën ai është dënuar dhe ekzistimi i fakteve të tilla do të ishte me ndikim vendimtar në caktimin e dënimit. 2. Procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet vetëm në favor të të pandehurit, përveç nëse vërtetohet që rrethanat nga paragrafi 1 nën-paragrafët 1.1 dhe 1.2 të këtij neni janë pasojë e veprës penale të kryer nga i pandehuri ose personi që vepron në emër të tij kundër një dëshmitari, eksperti, përkthyesi, prokurori të shtetit ose gjyqtari apo të afërmve të tyre, me ç’rast procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet kundër të pandehurit. Rishikimi i procedurës penale në dëm të pandehurit lejohet vetëm brenda pesë (5) vjetëve nga koha e shpalljes së aktgjykimit të formës së prerë. 3. Në rastet nga paragrafi 1 nën-paragrafi 1.1 dhe 1.2 ose paragrafit 2 i këtij neni, me aktgjykim të formës së prerë duhet vërtetuar se personat e tillë a janë shpallur fajtor për veprat penale përkatëse. Kur procedura kundër këtyre personave nuk mund të zbatohet për shkak se kanë vdekur ose ekzistojnë rrethana që përjashtojnë ndjekjen penale, faktet nga paragrafit 1 nën- paragrafi 1.1 dhe 1.2 ose paragrafi 2 i këtij neni mund të vërtetohen edhe me prova të tjera.
  35. 424

    AI-assisted research summary: This article says which people may ask for a review of a criminal procedure.

    Neni 424 Personat e autorizuar për të kërkuar rishikimin e procedurës penale 1. Rishikimin e procedurës penale mund ta kërkojnë palët dhe mbrojtësi. Pas vdekjes së të dënuarit, rishikimin mund ta kërkojë prokurori i shtetit, bashkëshorti, bashkëshorti jashtëmartesor, personi në gjini gjaku në vijë direkte deri në shkallë të parë, prindi adoptues, fëmija i adoptuar, vëllai, motra ose prindi birësues i të dënuarit. 2. Rishikimi i procedurës penale mund të kërkohet edhe pasi i dënuari mban dënimin, pavarësisht nga afati i parashkrimit, amnistisë ose faljes. 3. Kur gjykata kompetente për të vendosur mbi rishikimin e procedurës penale mëson se ekzistojnë shkaqe për rishikimin e procedurës penale, për këtë e njofton të dënuarin apo personin e autorizuar për paraqitje të kërkesës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 200 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
  36. 425

    AI-assisted research summary: This article says who decides a criminal procedure review request, what the request must include, and excludes the judge who took part in the earlier judgment from the deciding panel.

    Neni 425 Përmbajtja e kërkesës për rishikim të procedurës penale dhe gjykata që vendos për të 1. Kërkesa për rishikimin e procedurës penale vendoset nga kolegji shqyrtues i gjykatës themelore e cila ka gjykuar në procedurën e mëparshme. 2. Në kërkesë duhet shënuar bazën ligjore sipas së cilës kërkohet rishikimi, si dhe provat me të cilat argumentohen faktet në të cilat mbështetet kërkesa. Nëse kërkesa nuk i përmban këto të dhëna, gjykata e thërret parashtruesin që brenda afatit të caktuar të plotësojë kërkesën. 3. Me rastin e vendosjes së kërkesës për rishikim, në kolegj nuk merr pjesë gjyqtari i cili ka marrë pjesë në marrjen e aktgjykimit në procedurën e mëparshme.
  37. 426

    AI-assisted research summary: The court must dismiss a criminal procedure review request if one of the listed grounds is met. If it does not dismiss the request, it sends a copy to the state prosecutor or the other party, who may respond within 8 days, then the panel chair orders review of the facts and evidence.

    Neni 426 Baza dhe procedura për hedhjen e kërkesës për rishikim të procedurës penale 1. Gjykata me aktvendim hedh kërkesën kur në bazë të saj dhe shkresave të procedurës së mëparshme vërteton se: 1.1. kërkesën e ka parashtruar personi i paautorizuar; 1.2. nuk ka bazë ligjore për rishikim të procedurës; 1.3. faktet dhe provat në të cilat mbështetet kërkesa janë paraqitur në kërkesën e mëparshme për rishikim të procedurës e cila është refuzuar me aktvendim të formës së prerë; 1.4.faktet dhe provat nuk ofrojnë arsye për lejim të rishikimit të procedurës; ose 1.5. parashtruesi i kërkesës për rishikim të procedurës nuk ka vepruar sipas nenit 425, paragrafi 2 të këtij Kodi. 2. Kur gjykata nuk e hedh kërkesën, kopja e kërkesës i dërgohet prokurorit të shtetit ose palës tjetër, e cila ka të drejtë që brenda tetë (8) ditëve të përgjigjet në kërkesë. Pasi gjykata të merr përgjigje në kërkesë ose kur kalon afati për paraqitjen e përgjigjes, kryetari i kolegjit shqyrtues urdhëron gjurmimin dhe shqyrtimin e fakteve dhe provave të paraqitura në kërkesë dhe në përgjigje.
  38. 427

    AI-assisted research summary: Gjykata vendos për kërkesën për rishikim të procedurës penale dhe, kur e lejon rishikimin, urdhëron hapa të menjëhershëm proceduralë dhe mund të shtyjë ose të ndërpresë ekzekutimin e aktgjykimit.

    Neni 427 Vendimet e kolegjit lidhur me kërkesën për rishikim 1. Bazuar në rezultatet e gjurmimit dhe shqyrtimit të fakteve dhe provave të paraqitura në kërkesë dhe në përgjigje, gjykata aprovon kërkesën dhe lejon rishikimin e procedurës penale ose e refuzon kërkesën. 2. Kur gjykata çmon se shkaqet për të cilat ka lejuar rishikimin e procedurës janë edhe në dobi të një të bashkakuzuari i cili nuk ka paraqitur kërkesë për rishikim të procedurës, vepron sipas detyrës zyrtare sikur kërkesa e tillë të ishte paraqitur. 3. Në aktvendim me të cilin lejohet rishikimi i procedurës penale, gjykata urdhëron caktimin e menjëhershëm të shqyrtimi të ri gjyqësor ose kthimin e çështjes në fazën e hetimit, apo fillimin e hetimit kur hetimi nuk është zbatuar më parë. 4. Gjykata urdhëron që ekzekutimi i aktgjykimit të shtyhet ose të ndërpritet nëse duke u bazuar në provat e paraqitura çmon se: 4.1. i dënuari në procedurë të përsëritur mund të dënohet me dënim të tillë që pas GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 201 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE llogaritjes së dënimit të mbajtur do të duhej të lirohet; 4.2. ai mund të lirohet nga akuza; ose 4.3. akuza e ngritur kundër tij mund të refuzohet. 5. Kur aktvendimi me të cilin lejohet rishikimi i procedurës penale merr formë të prerë, atëherë pushohet ekzekutimi i dënimit. Por, nëse ekzistojnë kushtet nga neni 184 paragrafi 1 i këtij Kodi, gjykata cakton paraburgimin.
  39. 428

    AI-assisted research summary: In a new review procedure, the court must follow Article 395, and when it gives a new judgment it must deal with the old judgment by annulling it, partly annulling it, or leaving it in force, while crediting time already served.

    Neni 428 Rregullat për procedurën e re të rishikimit 1. Për procedurën e re që zbatohet në bazë të aktvendimit me të cilin lejohet rishikimi i procedurës penale vlejnë dispozitat e njëjta si ato të procedurës së mëparshme. Në procedurën e re, gjykata nuk detyrohet me aktvendimet e marra në procedurën e mëparshme. 2. Në qoftë se procedura e re pushohet para fillimit të shqyrtimit gjyqësor, aktgjykimi i mëparshëm anulohet me aktvendimin mbi pushimin e procedurës. 3. Me rastin e marrjes së aktgjykimit të ri, gjykata anulon aktgjykimin e mëparshëm apo vetëm një pjesë të tij, ose e lë në fuqi aktgjykimin e mëparshëm. Në dënim të shqiptuar me aktgjykim të ri, gjykata i llogarit të akuzuarit dënimin e mbajtur, e kur lejohet rishikimi vetëm për ndonjë vepër për të cilën i akuzuari ka qenë i dënuar ose i liruar, gjykata shqipton dënim të ri unik sipas dispozitave të Kodit Penal. 4. Gjykata në procedurën e re detyrohet me ndalesën e paraparë në nenin 395 të këtij Kodi. B. Kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit
  40. 429

    AI-assisted research summary: Extraordinary mitigation of punishment is allowed if, after the judgment becomes final, new circumstances appear or previously existing circumstances were unknown to the court and would clearly lead to a lower punishment.

    Neni 429 Lejimi i zbutjes së jashtëzakonshme të dënimit Zbutja e jashtëzakonshme e dënimit lejohet kur pas formës së prerë të aktgjykimit paraqiten rrethana të cilat nuk kanë ekzistuar në kohën e marrjes së aktgjykimit ose, megjithëse kanë ekzistuar në atë kohë, gjykata nuk ka qenë në dijeni për to, kurse ato dukshëm do të ndikonin në dënim më të ulët.
  41. 430

    AI-assisted research summary: Certain persons may file a request for extraordinary mitigation of punishment, and the request does not suspend execution of the punishment.

    Neni 430 Personat e autorizuar për të kërkuar zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit dhe efekti i saj 1. Kërkesë për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit mund të paraqesë prokurori i shtetit kur procedura është zbatuar me kërkesë të tij, i dënuari dhe mbrojtësi i tij. 2. Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit nuk e pezullon ekzekutimin e dënimit.
  42. 431

    AI-assisted research summary: Kjo dispozitë rregullon procedurën për kërkesën për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit dhe vendosjen nga Gjykata Supreme e Kosovës.

    Neni 431 Procedura lidhur me kërkesën për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit dhe vendimet e Gjykatës Supreme 1. Për kërkesën mbi zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit vendos Gjykata Supreme e Kosovës. 2. Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit në pajtim me nenin 376 të këtij Kodi i paraqitet gjykatës themelore e cila ka marrë aktgjykimin. 3. Gjykata themelore ia dërgon kërkesën prokurorit të shtetit, i cili përgjigjet në pajtim me nenin GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 202 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 377 të këtij Kodi. 4. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues të gjykatës themelore me aktvendim e hedh kërkesën që nuk është në pajtim me nenin 376 të këtij Kodi. 5. Kundër aktvendimit nga paragrafit 4 i këtij neni mund të paraqitet ankesë në Gjykatën e Apelit. 6. Gjykata themelore vërteton se a ekzistojnë shkaqe për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit, e pastaj shkresat me propozimin e arsyetuar ia dërgon Gjykatës Supreme të Kosovës. 7. Gjykata Supreme e Kosovës refuzon kërkesën kur çmon se nuk ka bazë ligjore për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit. Kur e aprovon kërkesën, gjykata me aktvendim e ndryshon aktgjykimin e formës së prerë lidhur me vendimin mbi dënimin. C. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë
  43. 432

    AI-assisted research summary: The article lists when a request for protection of legality may be filed, limits some grounds, and gives the State Chief Prosecutor power to file such a request for any legal violation.

    Neni 432 Arsyet për paraqitje së kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë 1. Kundër vendimit gjyqësor të formës së prerë ose kundër procedurës gjyqësore e cila i ka paraprirë marrjes së vendimit të tillë, pas përfundimit të procedurës penale në formë të prerë mund të paraqitet kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në rastet vijuese: 1.1. në rast të shkeljes së ligjit penal; 1.2. në rast të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384, paragrafit 1 i këtij Kodi; ose 1.3. në rast të shkeljeve të tjera të dispozitave të procedurës penale kur shkeljet e tilla kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor. 2. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë nuk mund të ushtrohet për shkak të konstatimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike, as kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës me të cilën është vendosur mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë. 3. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, Kryeprokurori i Shtetit mund të paraqesë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë për cilëndo shkelje ligjore. 4. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë mund të paraqitet, gjatë procedurës e cila nuk ka përfunduar në formë të prerë, vetëm kundër vendimeve të formës së prerë lidhur me caktimin, vazhdimin ose ndërprerjen e paraburgimit.
  44. 433

    AI-assisted research summary: Several named persons may file a request for protection of legality, and the request is generally subject to a three-month time limit.

    Neni 433 Personat e autorizuar për të paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë 1. Kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë mund të paraqesë Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, i pandehuri dhe mbrojtësi i tij. Pas vdekjes së të pandehurit, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në emër të tij mund të paraqesin personat e paraparë në nenin 424, paragrafi 1 të këtij Kodi 2. Zyra e Kryeprokurorit të shtetit, i pandehuri, mbrojtësi i tij dhe personat e paraparë në nenin 424, paragrafin 1 të këtij Kodi mund të paraqesin kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë brenda tre (3) muajve nga dita e dorëzimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë. Nëse kundër vendimit të gjykatës themelore nuk paraqitet ankesë, afati rrjedh nga dita kur vendimi merr formë të prerë. 3. Kur me vendim të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është vërtetuar se me vendim GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 203 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE përfundimtar janë shkelur të drejtat e njeriut në dëm të të pandehurit, afati për paraqitjen e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë rrjedh nga dita kur vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut i dorëzohet të pandehurit. 4. Pavarësisht nga dispozitat e nenit 432, paragrafit 2 i këtij Kodi, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë nga paragrafi 3 i këtij neni mund të paraqitet edhe kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës.
  45. 434

    AI-assisted research summary: Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë paraqitet në gjykatën themelore që ka marrë vendimin.

    Neni 434 Paraqitja e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë në gjykatë themelore 1. Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë i paraqitet gjykatës themelore që ka marrë vendimin. 2. Gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i gjykatës themelore me aktvendim hedh kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë nëse: 2.1. kërkesa është paraqitur kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës nga neni 432, paragrafi 2 i këtij Kodi, me përjashtim të rasteve të parapara në nenin 433, paragrafi 4 i këtij Kodi; 2.2. kërkesa është paraqitur nga personi i paautorizuar nga neni 433, paragrafi 1 i këtij Kodi; ose 2.3. kërkesa është paraqitur jashtë afatit nga neni 433, paragrafi 2 i këtij Kodi. 3. Kundër këtij aktvendimi mund të paraqitet ankesë në Gjykatën e Apelit. 4. Varësisht nga përmbajtja e kërkesës, gjykata themelore mund të vendosë që ekzekutimi i vendimit gjyqësor i formës së prerë të shtyhet apo të ndërpritet.
  46. 435

    AI-assisted research summary: The Supreme Court of Kosovo decides requests for protection of legality in a chamber session and may dismiss an inadmissible request or one meeting Article 434(2).

    Neni 435 Shqyrtimi i kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë nga kolegji i Gjykatës Supreme 1. Për kërkesën e mbrojtjes së ligjshmërisë vendos Gjykata Supreme e Kosovës në seancë të kolegjit. 2. Gjykata Supreme e Kosovës me aktvendim e hedh kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë nëse kërkesa është e papranueshme ose janë plotësuar kushtet nga neni 434 paragrafit 2 i këtij Kodi. Në të kundërtën, kopjen e kërkesës ia dërgon palës tjetër, e cila në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e dorëzimit të kërkesës mund të paraqesë përgjigje në kërkesë. 3. Para marrjes së vendimit mbi kërkesën, gjyqtari raportues, sipas nevojës, mund të kërkojë raport për shkeljet e pretenduara ligjore. 4. Varësisht nga përmbajtja e kërkesës, Gjykata Supreme e Kosovës mund të caktojë shtyrjen ose ndërprerjen e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë.
  47. 436

    AI-assisted research summary: The Supreme Court of Kosovo is limited to checking the legal violations claimed by the requester when deciding a request for protection of legality.

    Neni 436 Favoret e të pandehurit përkitazi me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë 1. Me rastin e vendosjes mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, Gjykata Supreme e Kosovës kufizohet vetëm në verifikimin e shkeljeve ligjore në të cilat paraqitësi i kërkesës pretendon. 2. Kur Gjykata Supreme e Kosovës vërteton se shkaqet për të cilat ka marrë vendim në dobi të të pandehurit ekzistojnë edhe për ndonjërin nga të bashkakuzuarit që nuk ka paraqitur kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, vepron sipas detyrës zyrtare sikurse kërkesa e tillë të ishte paraqitur nga personi i tillë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 204 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 3. Kur kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është paraqitur në dobi të të pandehurit, Gjykata Supreme e Kosovës me rastin e vendosjes detyrohet me ndalesën e paraparë në nenin 395 të këtij Kodi.
  48. 437

    AI-assisted research summary: Gjykata Supreme e Kosovës mund ta refuzojë si të pabazë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë kur nuk ka shkelje të ligjit ose kur kërkesa bazohet në gjetje faktike të gabuar ose të paplotë.

    Neni 437 Refuzimi i kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë Gjykata Supreme e Kosovës me aktgjykim refuzon si të pabazë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë kur vërteton se nuk ekziston shkelje e ligjit për të cilën pretendon paraqitësi i kërkesës, ose kur kërkesa është paraqitur për shkak të vërtetimit të gabuar ose jo të plotë të gjendjes faktike nga nenet 386 dhe 432, paragrafit 2 i këtij Kodi.
  49. 438

    AI-assisted research summary: The Supreme Court of Kosovo may change, annul, or limit itself to finding a violation of law when a request for protection of legality is well-founded.

    Neni 438 Aktgjykimi mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë 1. Kur Gjykata Supreme e Kosovës vërteton se kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është e bazuar, merr aktgjykim me të cilin, duke pasur parasysh llojin e shkeljes: 1.1. ndryshon vendimin e formës së prerë; 1.2. në tërësi ose pjesërisht anulon vendimin e gjykatës themelore dhe të gjykatës më të lartë ose vetëm vendimin e gjykatës më lartë dhe lëndën për vendim të ri mbi meritat ose për rigjykim ia kthen gjykatës themelore ose gjykatës më të lartë; ose 1.3. kufizohet vetëm në vërtetimin e shkeljes së ligjit. 2. Kur Gjykata Supreme e Kosovës çmon se kërkesa e paraqitur për mbrojtjen e ligjshmërisë në dëm të të pandehurit është e bazuar, vetëm konstaton shkeljen e ligjit pa ndikuar në vendimin e formës së prerë, përveç nëse vendimi i formës së prerë është qartazi i papërshtatshëm ose i bazuar në gabim të rëndë. 3. Kur Gjykata e Apelit sipas këtij Kodi nuk ka pasur të drejtë ta mënjanojë shkeljen e ligjit e cila është bërë me vendim të shkallës së parë ose në procedurë gjyqësore që i ka paraprirë atij vendimi dhe Gjykata Supreme e Kosovës vërteton se kërkesa e paraqitur në dobi të të akuzuarit është e bazuar dhe se për mënjanimin e asaj shkelje duhet anuluar ose ndryshuar vendimin e shkallës së parë, Gjykata Supreme e Kosovës e anulon ose e ndryshon edhe vendimin e Gjykatës së Apelit, edhe pse me të nuk është shkelur ligji.
  50. 439

    AI-assisted research summary: If a final judgment is annulled and the case is sent back for retrial, the court must follow the prior indictment, carry out the procedural steps, review issues flagged by the Supreme Court, and apply Article 395 when issuing the new decision. Parties may present new facts and evidence in the basic court or the Court of Appeal.

    Neni 439 Anulimi i aktgjykimit të formës së prerë 1. Në qoftë se aktgjykimi i formës së prerë anulohet dhe lënda kthehet për gjykim të ri, procedura merr për bazë aktakuzën e mëparshme ose atë pjesë të saj që ka të bëjë me pjesën e anuluar të aktgjykimit. 2. Gjykata detyrohet t’i ndërmerr të gjitha veprimet procedurale dhe t’i shqyrtojë të gjitha çështjet për të cilat e ka paralajmëruar Gjykata Supreme e Kosovës. 3. Në gjykatë themelore apo në Gjykatë të Apelit palët kanë të drejtë të paraqesin fakte dhe prova të reja. 4. Me rastin e marrjes së vendimit të ri, gjykata detyrohet me ndalesën e paraparë në nenin 395 të këtij Kodi. 5. Kur krahas vendimit të Gjykatës së Apelit anulohet edhe vendimi i gjykatës themelore, lënda i dërgohet gjykatës themelore nëpërmjet Gjykatës së Apelit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 205 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
  51. 440

    AI-assisted research summary: Extraordinary legal remedies under this chapter may be submitted based on rights protected by the Kosovo Constitution, the European Convention on Human Rights and its protocols, and ECtHR decisions.

    Neni 440 Mbrojtja e të drejtave sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut Mjetet e jashtëzakonshme juridike sipas këtij Kapitulli mund të paraqiten në bazë të të drejtave të siguruara me këtë Kod dhe të mbrojtura me Kushtetutën e Republikës së Kosovës ose Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe protokollet e saj, si dhe me vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. PJESA E TRETË ADMINISTRIMI I PROCEDURËS KAPITULLI XXII PARASHTRESAT
  52. 441

    AI-assisted research summary: Parashtresat duhet të paraqiten me shkrim ose gojarisht në procesverbal; mund të dërgohen edhe elektronikisht kur sistemi e lejon, dhe duhet të jenë të kuptueshme e të plota.

    Neni 441 Forma e paraqitjes së parashtresave 1. Aktakuzat, propozimet për ndjekje, aktvendimet e prokurorëve, mjetet juridike dhe deklaratat e njoftimet tjera paraqiten me shkrim ose gojarisht në procesverbal. 2. Parashtresa e paraqitur nga paragrafi 1 i këtij neni mund të dërgohet në formë elektronike nëse zyra e regjistrimit të gjykatës ose e prokurorisë ka mundësi për administrimin e parashtresave elektronike. Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës përcaktojnë mundësitë e gjykatave dhe prokurorive për të administruar parashtresat elektronike dhe nxjerr urdhëresë për lejimin e parashtresave të tilla elektronike, si dhe përcakton rregulloret për parashtresat e tilla. 3. Parashtresat nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të jenë të kuptueshme dhe të përmbajnë çdo gjë të nevojshme që të mund të veprohet sipas tyre. 4. Nëse me këtë Kod nuk është paraparë ndryshe, gjykata thërret paraqitësin e parashtresës së pakuptueshme ose që nuk përmban atë që është e nevojshme që të mund të veprohet në bazë të saj, që ta korrigjojë apo ta plotësojë parashtresën, e nëse ai nuk e bën këtë brenda afatit të caktuar, gjykata e hedh poshtë parashtesën. 5. Në thirrjen për korrigjim apo për plotësimin e parashtresës paraqitësit i tërhiqet vërejtja për pasojat e mosveprimit.
  53. 442

    AI-assisted research summary: Court filings must be submitted in enough copies for the court and the other party.

    Neni 442 Dërgimi i parashtresave në kopje të mjaftueshme 1. Parashtresat të cilat në bazë të këtij Kodi i dërgohen palës tjetër, i dorëzohen gjykatës në numër të mjaftueshëm kopjesh për gjykatën dhe për palën tjetër. 2. Kur parashtresat e tilla nuk i janë dorëzuar gjykatës në numër të mjaftueshëm kopjesh, gjykata e urdhëron paraqitësin që në afat të caktuar të dorëzojë kopje të mjaftueshme. Në qoftë se paraqitësi nuk vepron sipas urdhrit të gjykatës, gjykata kopjon ekzemplarët e nevojshëm në shpenzime të paraqitësit.
  54. 443

    AI-assisted research summary: A court may fine certain participants up to 250 Euro if they insult or offend the court or another participant in a written submission or orally.

    Neni 443 Dënimet për parashtresat me shkrim ose për paraqitjet gojore me përmbajtje ofenduese Gjykata e dënon me gjobë deri në dyqind e pesëdhjetë (250) Euro mbrojtësin, të dëmtuarin ose mbrojtësin e viktimave apo përfaqësuesin e viktimës i cili në parashtresë ose gojarisht ofendon ose fyen gjykatën apo personin që merr pjesë në procedurë. Aktvendimin lidhur me dënimin e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 206 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE merr gjyqtari apo kolegji para të cilit është dhënë deklarata, e kur ajo është bërë në parashtresë e merr gjykata e cila duhet të vendosë për parashtresën. Kundër këtij aktvendimi lejohet ankesë. Kur prokurori i shtetit e ofendon tjetrin, për këtë njoftohet Kryeprokurori i prokurorisë përkatëse. Për dënimin e avokatit apo të praktikantit të avokatisë njoftohet Oda e Avokatëve. KAPITULLI XXIII AFATET
  55. 444

    AI-assisted research summary: This article sets rules for deadlines and when filings count as timely, including special filing options for detained or institutionalized persons.

    Neni 444 Afatet 1. Afatet e parapara me këtë Kod nuk mund të vazhdohen, përveç kur këtë shprehimisht e lejon ligji. Në qoftë se afati për realizimin e të drejtës së mbrojtjes dhe të drejtave të tjera procedurale të të pandehurit është paraparë me ligj, me kërkesën e tij me shkrim ose gojarisht në procesverbalin e gjykatës ky afat mund të shkurtohet. 2. Kur parashtresa është e lidhur me afat, konsiderohet se është dhënë brenda afatit nëse i është dorëzuar marrësit të autorizuar para kalimit të afatit. 3.Kur parashtresa dërgohet nëpërmjet postës, postës rekomande apo elektronike apo telegramit ose me ndonjë mjet tjetër si teleks, telefaks ose mjete të tjera të ngjashme, dita e postimit ose e dërgimit konsiderohet si ditë e dorëzimit për personin që i është dërguar. Dërguesi i parashtresës konsiderohet se nuk e ka lëshuar afatin kur personi të cilit tentohet t’i dërgohet deklarata nuk e ka marrë me kohë për shkak të gabimeve në mjetet e dërgimit për të cilat dërguesi nuk ka qenë në dijeni. 4. I pandehuri i cili gjendet në paraburgim, gjithashtu mund të jep parashtresë që është e lidhur me afat duke e përfshirë atë në procesverbalin e gjykatës që zbaton procedurën ose duke e dërguar në drejtorinë e burgut, kurse personi i cili gjendet në mbajtje të dënimit ose ndodhet në ndonjë institucion tjetër me urdhër për trajtim të detyrueshëm për rehabilitim, mund t’ia dërgojë parashtresën e tillë drejtorisë së institucionit ku është vendosur ai. Dita kur është përpiluar procesverbali i tillë apo kur parashtresa i është dërguar drejtorisë së institucionit konsiderohet si ditë e dorëzimit të marrësit të autorizuar. 5. Kur parashtresa dorëzimi i së cilës është i lidhur me afat, për arsye të mosdijes ose të gabimit të qartë të dërguesit i është dërguar gjykatës jokompetente para kalimit të afatit, konsiderohet se është dorëzuar me kohë, përkundër faktit se te gjykata kompetente arrin pas kalimit të afatit të paraparë.
  56. 445

    AI-assisted research summary: This article explains how to count legal deadlines in hours, days, months, and years, including how to treat the first day and what happens when the last day falls on a non-working day.

    Neni 445 Llogaritja e afateve 1. Afatet llogariten me orë, me ditë, me muaj dhe me vite. 2. Ora ose dita kur është bërë dorëzimi, njoftimi apo kur ka ndodhur ngjarja që konsiderohet si fillim i afatit nuk llogaritet në afat, por për fillim të afatit merret ora apo dita e parë vijuese. Për një ditë llogariten njëzet e katër (24) orë, kurse muaji llogaritet sipas kalendarit. 3. Afatet e caktuara me muaj apo vite kalojnë në muajin ose vitin e fundit në fund të ditës së njëjtë të muajit kur ka filluar afati. Nëse një ditë e tillë nuk ekziston në muajin e fundit, afati kalon në ditën e fundit të atij muaji. 4. Kur dita e fundit e afatit bie në ditë feste zyrtare, të shtunën ose të dielën ose në ndonjë ditë tjetër kur organi kompetent nuk punon, afati kalon në fund të ditës pasuese të punës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 207 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
  57. 446

    AI-assisted research summary: Gjykata mund t’i lejojë të pandehurit kthim në gjendje të mëparshme për të paraqitur ankesë, nëse kërkesa dhe ankesa paraqiten brenda 8 ditësh nga pushimi i shkaqeve për vonesën.

    Neni 446 Kërkesa për kthim në gjendje të mëparshme 1. Nëse i pandehuri për shkaqe të arsyeshme nuk paraqet ankesë kundër aktgjykimit ose aktvendimit për konfiskimin brenda afatit, gjykata i lejon kthim në gjendje të mëparshme për paraqitjen e ankesës nëse brenda tetë (8) ditësh nga pushimi i shkaqeve për mosrespektimin e afatit i pandehuri paraqet kërkesë për kthim në gjendje të mëparshme dhe paraqet ankesën së bashku me kërkesë. 2.Kërkesa për kthim në gjendje të mëparshme nuk mund të paraqitet nëse kanë kaluar tre (3) muaj nga dita e kalimit të afatit.
  58. 447

    AI-assisted research summary: This article says the trial panel chair must issue a reinstatement order in certain appealed cases, no appeal is allowed against a reinstatement order, and the court must send specified materials to a higher court when the defendant appeals a refusal of reinstatement.

    Neni 447 Aktvendimi për kthim në gjendje të mëparshme 1. Kryetari i trupit gjykues, i cili ka marrë aktgjykimin ose aktvendim kundër të cilit është ushtruar ankesë, merr aktvendim për kthim në gjendje të mëparshme. 2. Kundër aktvendimit me të cilin lejohet kthimi në gjendje të mëparshme nuk lejohet ankesë. 3.Kur i pandehuri paraqet ankesë kundër aktvendimit me të cilin refuzohet kthimi në gjendje të mëparshme, gjykata detyrohet që këtë ankesë ose ankesën kundër aktgjykimit apo aktvendimit për konfiskimin, përgjigjen në ankesë dhe të gjitha procesverbalet t’ia dërgojë gjykatës më të lartë për marrjen e vendimit.
  59. 448

    AI-assisted research summary: A request for restoration to the previous state generally does not stop enforcement, but the competent court may order enforcement to be interrupted until it decides the request.

    Neni 448 Efekti i kërkesës për kthim në gjendje të mëparshme Në parim, kërkesa për kthim në gjendje të mëparshme nuk e pezullon ekzekutimin e aktgjykimit apo ekzekutimin e aktvendimit për konfiskimin, por gjykata kompetente për marrjen e vendimit lidhur me kërkesën mund të vendosë ndërprerjen e ekzekutimit derisa të merret vendimi lidhur me kërkesën. KAPITULLI XXIV SHPENZIMET E PROCEDURËS PENALE
  60. 449

    AI-assisted research summary: This article defines criminal procedure costs and says which expenses count as such.

    Neni 449 Lloji i shpenzimeve të procedurës penale 1. Shpenzimet e procedurës penale janë shpenzime të bëra gjatë procedurës penale dhe shpenzimet e shkaktuara lidhur me të. 2. Shpenzimet e procedurës penale përfshijnë: 2.1. shpenzimet për dëshmitarë, ekspertë, përkthyes, specialistë, stenografim, regjistrime teknike dhe për këqyrjen e vendit; 2.2. shpenzimet e transportit të të pandehurit; 2.3. shpenzimet për shoqërimin e të pandehurit apo të personit të paraburgosur; 2.4. shpenzimet e transportit dhe të udhëtimit të personave zyrtarë; 2.5. shpenzimet e mjekimit të të pandehurit gjatë kohës sa gjendet në paraburgim ose në institucionin shëndetësor në bazë të vendimit të gjykatës, si dhe shpenzimet e lindjes së fëmijës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 208 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 2.6. shpenzimet paushalle; 2.7. shpërblimet dhe shpenzimet e nevojshme të mbrojtësit; 2.8. shpenzimet e nevojshme për të dëmtuarin ose viktimën dhe mbrojtësin e viktimave ose përfaqësuesin e viktimës si dhe kompensimet dhe shpenzimet e nevojshme të përfaqësuesit të autorizuar; 2.9. taksën për Programin për Kompensimin e Viktimave të Krimit; dhe 2.10. ndërmjetësimin. 3. Shuma paushalle caktohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës me urdhëresë administrative duke pasur parasysh zgjatjen dhe ndërlikueshmërinë e procedurës dhe gjendjen financiare të personit që ngarkohet me mbulimin e këtyre shpenzimeve. 4. Shpenzimet nga nën-paragrafët 2.1 deri në 2.5 të paragrafit 2 të këtij neni dhe shpërblimi apo shpenzimet e nevojshme të mbrojtësit të caktuar sipas nenit 56, paragrafi 2 dhe 3. ose nenit 57 të këtij Kodi dhe të përfaqësuesit të autorizuar të të dëmtuarit parapaguhen nga fondet e policisë, të prokurorisë së shtetit ose të gjykatës që e zbaton procedurën penale, kurse arkëtohen më vonë nga personat që detyrohen t’i paguajnë sipas dispozitave të këtij Kodi. Organi që e zbaton procedurën penale detyrohet të shënojë të gjitha shpenzimet e parapaguara në listën e cila i bashkëngjitet shkresave. 5. Shpenzimet e përkthimit në gjuhën e të pandehurit, të dëshmitarit dhe të personit tjetër i cili merr pjesë ne procedurë penale që shkaktohen me zbatimin e dispozitave të këtij Kodi nuk arkëtohen nga personat që sipas dispozitave të këtij neni detyrohen t’i paguajnë shpenzimet e procedurës penale. 6. Shpenzimet e përkthimit nuk i ngarkohen të pandehurit i cili nuk e di ose nuk e flet gjuhën në të cilën zbatohet procedura penale. 7. Shpërblimi dhe shpenzimet e nevojshme të mbrojtësit të caktuar nga neni 56, paragrafit 2 apo 3 ose neni 57 i këtij Kodi paguhen nga mjetet buxhetore e jo nga i pandehuri.
  61. 450

    AI-assisted research summary: This article says criminal-procedure costs must be included in the judgment or order ending the case, and it sets a 3-month period to request the costs amount when that amount is not already known.

    Neni 450 Aktvendimi për shpenzimet e procedurës penale 1. Në çdo aktgjykim ose aktvendim me të cilin përfundohet procedura penale duhet përfshirë edhe vendimin për mbulimin e shpenzimeve të procedurës dhe shumën e tyre. 2. Kur mungojnë të dhënat për shumën e shpenzimeve, procesmbajtësi merr aktvendim të posaçëm për shumën e shpenzimeve, i cili aprovohet nga gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues kur sigurohen të dhënat. Kërkesa me shënimet për shumën e shpenzimeve mund të paraqitet brenda tre (3) muajsh nga dita e dorëzimit të aktgjykimit ose të aktvendimit të formës së prerë për personin që ka të drejtë të paraqesë kërkesë të tillë. 3. Kur për shpenzimet e procedurës penale është vendosur me aktvendim të posaçëm, për ankesë kundër atij aktvendimi vendos kolegji.
  62. 451

    AI-assisted research summary: Personat e listuar në këtë nen paguajnë shpenzimet e procedurës që janë shkaktuar me fajin e tyre, pavarësisht nga rezultati i çështjes.

    Neni 451 Pagimi i shpenzimeve sipas fajit të personit që i ka shkaktuar 1. I pandehuri, i dëmtuari ose viktima, mbrojtësi, mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës, dëshmitari, eksperti, përkthyesi dhe specialisti, pavarësisht nga rezultati i procedurës penale, paguajnë shpenzimet e shoqërimit të tyre forcërisht, të shtyrjes së një veprimi hetimor, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 209 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE shpenzimet tjera të procedurës të shkaktuara me fajin e tyre, si dhe pjesën përkatëse të shumës paushalle. 2. Për shpenzimet nga paragrafi 1 i këtij neni merret aktvendim i posaçëm, përveç kur për shpenzimet që i paguan i pandehuri vendoset me vendim për çështjen kryesore.
  63. 452

    AI-assisted research summary: If the court convicts a defendant, it orders that person to pay the criminal procedure costs.

    Neni 452 Efekti i vendimit fajësues në kompensimin e shpenzimeve 1. Kur gjykata e shpall të pandehurin fajtor, me aktgjykim vendos se detyrohet t’i kompensojë shpenzimet e procedurës penale. 2. Personi i cili është fajësuar për disa vepra penale nuk ngarkohet me kompensim të shpenzimeve lidhur me veprat për të cilat është liruar nga akuza po qe se këto shpenzime mund të veçohen nga shpenzimet e përgjithshme. 3. Në aktgjykimin me të cilin disa të pandehur janë shpallur fajtor, gjykata cakton pjesën e shpenzimeve që duhet paguar secili prej tyre, e kur kjo nuk është e mundur, urdhëron që të gjithë të pandehurit të ngarkohen me shpenzime në mënyrë solidare. Pagesa e shumës paushalle caktohet veçmas për secilin të pandehur. 4. Në vendimin me të cilin vendoset për shpenzimet, gjykata mund ta lirojë të pandehurin nga detyrimi i kompensimit, në tërësi ose pjesërisht, të shpenzimeve të procedurës penale nga neni 449, paragrafit 2, nën-paragrafët 2.1 deri në 2.6, dhe nën-paragrafit 2.9 të këtij Kodi, nëse pagesa e tyre do të rrezikonte gjendjen materiale të të pandehurit ose të personave që ai detyrohet t’i mbështesë materialisht. Kur këto rrethana konstatohen pas marrjes së vendimit lidhur me shpenzimet, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues me aktvendim të posaçëm mund të lirojë të pandehurin nga detyrimi i kompensimit të shpenzimeve të procedurës penale ose t’i lejojë që ato t’i paguajë me këste.
  64. 453

    AI-assisted research summary: This article says who pays criminal procedure costs in certain cases, including budget payment, false complaints, and some withdrawn prosecution proposals.

    Neni 453 Efekti i vendimeve të tjera lidhur me kompensimin e shpenzimeve 1. Kur pushohet procedura penale apo kur merret aktgjykimi me të cilin i pandehuri lirohet nga akuza ose me të cilin refuzohet akuza, gjykata në aktvendim apo në aktgjykim shënon se shpenzimet e procedurës penale nga neni 449, paragrafi 2 nën-paragrafi 2.1 deri në 2.5 të këtij Kodi, shpenzimet e nevojshme të të pandehurit dhe kompensimi i shpenzimeve të nevojshme të mbrojtësit paguhen nga mjetet buxhetore, përveç në rastet e caktuara në paragrafët vijues të këtij neni. 2. Personi i cili me vetëdije ka paraqitur kallëzim të rremë i paguan shpenzimet e procedurës penale. 3. I dëmtuari i cili është tërhequr nga propozimi për ndjekje penale dhe si rrjedhojë e kësaj procedura pushon, detyrohet t’i paguajë shpenzimet e procedurës penale nëse i pandehuri nuk ka paralajmëruar se do t’i paguajë ato.
  65. 454

    AI-assisted research summary: The represented person must pay the defender’s or victim representative’s remuneration and necessary expenses, except in specified appointments under articles 56 or 57. Non-members of the Kosovo Bar have no right to compensation, but they may recover necessary expenses; Bar members may also recover lost earnings.

    Neni 454 Shpërblimi dhe shpenzimet e nevojshme të mbrojtësit ose të përfaqësuesit të viktimës 1. Shpërblimi dhe shpenzimet e nevojshme të mbrojtësit ose përfaqësuesit të të dëmtuarit ose viktimës detyrohet t’i paguajë personi i përfaqësuar pavarësisht se kush detyrohet të paguajë shpenzimet e procedurës penale në bazë të urdhrit të gjykatës, përveç kur mbrojtësi caktohet sipas nenit 56 paragrafit 2 ose 3 apo nenit 57 të këtij Kodi. 2. Mbrojtësi ose përfaqësuesi i viktimës, të cilët nuk janë anëtarë të Odës së Avokatëve të Kosovës, nuk kanë të drejtë në kompensim. Ata kanë të drejtë në shpenzimet e nevojshme, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 210 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE kurse anëtarët e Odës së Avokatëve të Kosovës kanë të drejtë edhe në fitimin e humbur.
  66. 455

    AI-assisted research summary: The judge or competent panel decides the final liability for costs in the basic court, the appeal court, and the Supreme Court.

    Neni 455 Vendimi përfundimtar mbi detyrimin për pagesën e shpenzimeve 1. Vendimin përfundimtar lidhur me detyrimin për pagesën e shpenzimeve që shkaktohen në gjykatën themelore e merr gjyqtari apo kolegji kompetent i gjykatës themelore në pajtim me këtë Kapitull. 2. Vendimin përfundimtar lidhur me detyrimin për pagesën e shpenzimeve që shkaktohen në Gjykatën e Apelit e merr kryetari i kolegjit të Gjykatës së Apelit në pajtim me këtë Kapitull. 3. Vendimin përfundimtar lidhur me detyrimin për pagesën e shpenzimeve që shkaktohen në Gjykatën Supreme e merr kryetari i kolegjit të Gjykatës Supreme në pajtim me këtë Kapitull. 4. Kushtet e këtij Kapitulli zbatohen përshtatshmërisht për shpenzimet e shkaktuara në procedurën e mjeteve të jashtëzakonshme juridike.
  67. 456

    AI-assisted research summary: The Kosovo Judicial Council may issue a bylaw to regulate payment of expenses incurred in criminal court proceedings, and it may be changed each year.

    Neni 456 Rregulloret për shpenzimet Këshilli Gjyqësor i Kosovës nxjerr akt nënligjor me të cilin rregullohen më detajisht çështjet e pagesës së shpenzimeve të shkaktuara në procedurën penale në gjykatë, e cila mund të ndryshohet për çdo vit. KAPITULLI XXV KËRKESAT PASURORE JURIDIKE
  68. 457

    AI-assisted research summary: A property claim arising from a criminal offence is decided on the proposal of authorised persons in criminal proceedings, if that does not significantly delay the proceedings.

    Neni 457 Kërkesat pasurore juridike 1. Kërkesa pasurore juridike si rrjedhojë e kryerjes së veprës penale vendoset me propozimin e personave të autorizuar në procedurën penale në qoftë se kjo nuk e zvarrit procedurën në mënyrë të konsiderueshme. 2. Kërkesa pasurore juridike mund të përfshijë kompensimin e dëmit, kthimin e sendit ose anulimin e një veprimi të caktuar juridik.
  69. 458

    AI-assisted research summary: A person authorized to pursue a property-law claim in civil proceedings may file that claim in criminal proceedings. A competent body or person authorized by law to protect public, state, or social property may also participate in criminal proceedings when that property has been damaged by a crime.

    Neni 458 Personat e autorizuar për paraqitjen e propozimit për realizimin e kërkesës pasurore juridike 1. Propozimin për realizimin e kërkesës pasurore juridike në procedurë penale mund ta paraqesë personi i cili është i autorizuar për ta ushtruar këtë kërkesë në kontest civil. 2. Në qoftë se me vepër penale është dëmtuar pasuria në pronësi publike, shtetërore ose shoqërore, organi ose personi kompetent i cili është i autorizuar me ligj të kujdeset për mbrojtjen e kësaj pasurie, mund të merr pjesë në procedurë penale në pajtim me autorizimet që ka në bazë të ligjit të tillë.
  70. 459

    AI-assisted research summary: This article says a proposal to realize a property claim in criminal proceedings is filed with the competent authority or court, must be clearly stated with evidence, and may be filed up to the end of the trial hearing in the basic court.

    Neni 459 Paraqitja e propozimit për realizimin e kërkesës pasurore juridike 1. Propozimi për realizimin e kërkesës pasurore juridike në procedurë penale i paraqitet organit kompetent të cilit i është parashtruar kallëzimi penal ose gjykatës para së cilës zbatohet procedura. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 211 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 2. Propozimi mund të paraqitet jo më vonë se deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor në gjykatën themelore. 3. Personi i autorizuar për paraqitjen e propozimit detyrohet ta parashtrojë në mënyrë të qartë kërkesën e vet dhe të paraqesë prova. 4. Kur personi i autorizuar nuk e ka paraqitur propozimin për realizimin e kërkesës pasurore juridike në procedurë penale para ngritjes së aktakuzës, ai duhet njoftuar se propozimin mund ta paraqesë deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor. Kur me vepër penale është shkaktuar dëm në pasurinë në pronësi publike, shtetërore ose shoqërore dhe nuk është paraqitur propozim, gjykata për këtë e njofton organin ose personin kompetent sipas nenit 458, paragrafi 2 i këtij Kodi. Pala informohet se mosparaqitja e propozimit mund ta përjashtojë palën e dëmtuar nga Programi i Kompensimit të Viktimave edhe nëse pala do të plotësonte kriteret tjera të pranueshmërisë sipas ligjit në fuqi. 5. Kur me vepër penale është shkaktuar dëm në pasurinë në pronësi publike, shtetërore ose shoqërore dhe nuk është paraqitur propozim, gjykata për këtë e njofton organin ose personin kompetent sipas nenit 458, paragrafi 2 i këtij Kodi.
  71. 460

    AI-assisted research summary: Authorized persons may withdraw a property-claim proposal in criminal proceedings until the end of judicial review, and the same withdrawn proposal cannot be filed again unless the Code says otherwise.

    Neni 460 Tërheqja dhe heqja dorë nga propozimi për realizimin e kërkesës pasurore juridike 1. Personat e autorizuar mund të tërhiqen nga propozimi për realizimin e kërkesës pasurore juridike në procedurë penale deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor dhe atë ta realizojnë në kontest civil. Kur propozimi tërhiqet, i njëjti propozim nuk mund të paraqitet përsëri, përveç nëse me këtë Kod është paraparë ndryshe. 2. Në qoftë se pas paraqitjes së propozimit dhe para përfundimit të shqyrtimit gjyqësor e drejta në kërkesë pasurore juridike sipas rregullave të së drejtës pasurore i ka kaluar personit tjetër, ai person thirret të deklarohet se a mbetet pranë propozimit. Në qoftë se personi i thirrur me rregull nuk i përgjigjet thirrjes, konsiderohet se ka hequr dorë nga propozimi.
  72. 461

    AI-assisted research summary: The criminal court examines the parties’ proposals, may question the defendant if needed, and may ask parties or relevant institutions for additional information. If investigating the claim would significantly delay the criminal procedure, the court must limit itself to collecting only data that would be hard or impossible to verify later.

    Neni 461 Shqyrtimi i propozimit për realizimin e kërkesës pasurore juridike 1. Gjykata që zbaton procedurën penale shqyrton propozimet e palëve dhe në rast nevoje merr në pyetje të pandehurin për faktet e deklaruara në propozim. Gjykata poashtu mund të kërkojë nga palët apo institucionet përkatëse të dhëna shtesë të rëndësishme për marrjen e vendimit lidhur me kërkesën. 2. Në qoftë se hetimi i kërkesës pasurore juridike do të zvarriste procedurën penale në masë të konsiderueshme, gjykata kufizohet në mbledhjen e atyre të dhënave, vërtetimi i të cilave më vonë nuk do të ishte i mundur ose do të ishte dukshëm i vështirësuar.
  73. 462

    AI-assisted research summary: Gjykata vendos për kërkesat pasurore juridike dhe, sipas rastit, e udhëzon të dëmtuarin t’i kërkojë në kontest civil ose në Programin për Kompensim të Viktimave.

    Neni 462 Vendimi mbi propozimin për realizimin e kërkesës pasurore juridike 1. Për kërkesat pasurore juridike vendos gjykata. 2. Në aktgjykim me të cilin i akuzuari shpallet fajtor, gjykata mund të vendosë për kërkesën pasurore juridike të të dëmtuarit në tërësi ose pjesërisht dhe për pjesën e mbetur e udhëzon në kontest civil. Kur të dhënat e mbledhura në procedurë penale nuk paraqesin bazë të sigurt për gjykim të plotë e as të pjesërishëm, gjykata e udhëzon të dëmtuarin që tërë kërkesën pasurore juridike mund ta realizojë në kontest civil apo të paraqes kërkesë në Programin për Kompensim të Viktimave nëse i plotëson kushtet e atij programi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 212 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 3. Kur gjykata merr aktgjykim me të cilin i pandehuri lirohet nga akuza ose me të cilin akuza refuzohet apo kur me aktvendim pushohet procedura penale, e udhëzon të dëmtuarin që kërkesën pasurore juridike ta realizojë në kontest civil. Kur gjykata shpallet jokompetente për procedurën penale, e udhëzon të dëmtuarin që kërkesën pasurore juridike ta ushtrojë në procedurë penale të filluar ose të vazhduar nga gjykata kompetente.
  74. 463

    AI-assisted research summary: If the property claim concerns returning an item, the court may order it delivered to the injured party when it finds the item belongs to that person and is held by the defendant, a participant, or a custodian.

    Neni 463 Kthimi i sendit Kur kërkesa pasurore juridike ka të bëjë me kthimin e sendit dhe gjykata konstaton se sendi i takon të dëmtuarit dhe se gjendet tek i pandehuri ose tek njëri nga pjesëmarrësit në veprën penale apo te personi të cilit ia kanë dhënë për ta ruajtur, me aktgjykim urdhëron që sendi t’i dorëzohet të dëmtuarit.
  75. 464

    AI-assisted research summary: If a monetary claim concerns annulment of a legal act and the court finds it well-founded, the court orders full or partial annulment of that legal act.

    Neni 464 Anulimi i veprimit të caktuar juridik Kur kërkesa pasurore juridike ka të bëjë me anulimin e veprimit të caktuar juridik, kurse gjykata çmon se kërkesa është e bazuar, me aktgjykim e urdhëron anulimin e plotë ose të pjesërishëm të atij veprimi juridik me pasojat që rrjedhin nga veprimi i tillë, pa paragjykuar të drejtat e personave të tretë.
  76. 465

    AI-assisted research summary: The criminal court may change a final judgment on a property claim only in a criminal review or legality-protection request. Otherwise, the convicted person or their heirs may seek a change only through a civil dispute, if civil review grounds exist.

    Neni 465 Ndryshimi i aktgjykimit të formës së prerë lidhur me kërkesën pasurore juridike 1. Gjykata që zbaton procedurën penale, mund ta ndryshojë aktgjykimin e formës së prerë me të cilin është vendosur për kërkesën pasurore juridike vetëm në rastin e rishikimit të procedurës penale ose kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë. 2. Në të gjitha rastet tjera, i dënuari apo trashëgimtarët e tij mund të kërkojnë ndryshimin e aktgjykimit të formës së prerë të gjykatës penale me të cilin është vendosur për kërkesën pasurore juridike vetëm në kontest civil, me kusht të ekzistimit të arsyeve për rishikim sipas dispozitave të zbatueshme në procedurën kontestimore.
  77. 466

    AI-assisted research summary: This article lets a criminal court order temporary measures to secure a pecuniary claim arising from a criminal offence, and it bars appeals against chamber decisions on those measures.

    Neni 466 Masat e përkohshme për sigurimin e kërkesës pasurore juridike 1. Masat e përkohshme për sigurimin e kërkesës pasurore juridike si rrjedhojë e kryerjes së veprës penale mund të urdhërohen në procedurë penale sipas dispozitave të zbatueshme për procedurën e përmbarimit me propozimin e personave të autorizuar nga neni 458 i këtij Kodi ose nga prokurori i shtetit. 2. Aktvendimi nga paragrafi 1 i këtij neni merret në procedurën paraprake nga gjyqtari i procedurës paraprake. Pas ngritjes së aktakuzës, aktvendimin e merr gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues për rastet jashtë shqyrtimit gjyqësor, kurse në shqyrtim gjyqësor aktvendimin e merr i tërë trupi gjykues. 3. Kundër aktvendimit të trupit gjykues për masat e përkohshme të sigurimit të kërkesës nuk lejohet ankesë. Në raste të tjera, për ankesë vendos kolegji prej tre (3) gjyqtarësh. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit.
  78. 467

    AI-assisted research summary: The court may keep disputed items only as a temporary measure; items belonging clearly to the injured party can be returned before the case ends, and evidence items are returned to the owner after the proceeding.

    Neni 467 Kthimi i pasurisë të dëmtuarit 1. Në qoftë se kërkesa përfshin sendet të cilat padyshim i takojnë të dëmtuarit e nuk shërbejnë si provë në procedurë penale, sendet e tilla i dorëzohen të dëmtuarit edhe para përfundimit të procedurës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 213 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 2. Në qoftë se pronësia e sendeve kontestohet nga disa të dëmtuar, ata udhëzohen në kontest civil, ndërsa gjykata në procedurë penale urdhëron vetëm ruajtjen e sendeve si masë të përkohshme për sigurimin e kërkesës. 3. Sendet që shërbejnë si provë përkohësisht sekuestrohen dhe i kthehen pronarit pas përfundimit të procedurës. Kur sendi i tillë është shumë i nevojshëm për pronarin, ai mund t’i kthehet edhe para përfundimit të procedurës nëse ai zotohet se do ta kthejë kur t’i kërkohet.
  79. 468

    AI-assisted research summary: A criminal court may order temporary measures to secure a property claim against a third party, and it must later revoke those measures in a conviction judgment or when directing the injured party to a civil case, unless the civil case is filed within the court-set deadline.

    Neni 468 Masat për sigurimin e përkohshëm të kërkesës pasurore juridike të drejtuar kundër personave të tretë 1. Në qoftë se i dëmtuari ka parashtruar kërkesë kundër personit të tretë për shkak se ai disponon me sendet që i ka fituar me vepër penale ose përmes veprës penale ka realizuar dobi pasurore, gjykata në procedurë penale, me propozimin e personave të autorizuar dhe sipas dispozitave që zbatohen në procedurën e përmbarimit, mund të urdhërojë masa të përkohshme për sigurimin e kërkesës kundër asaj pale të tretë. Në këtë rast zbatohen edhe dispozitat e nenit 466, paragrafët 2 dhe 3 të këtij Kodi. 2. Në aktgjykim me të cilin i akuzuari shpallet fajtor, gjykata revokon masat nga paragrafi 1 i këtij neni nëse nuk janë revokuar më parë ose e udhëzon të dëmtuarin në kontest civil, në të cilin rast këto masa revokohen, përpos nëse kontesti civil nuk është filluar brenda afatit të caktuar nga gjykata. KAPITULLI XXVI MARRJA DHE KOMUNIKIMI I VENDIMEVE
  80. 469

    AI-assisted research summary: Në procedurën penale, vendimet jepen si aktgjykim, aktvendim ose urdhër; aktgjykimin mund ta marrë vetëm gjykata, aktvendimin edhe prokurori i shtetit, dhe urdhrin edhe organet e tjera publike që marrin pjesë në procedurën penale.

    Neni 469 Llojet dhe marrja e vendimeve 1. Në procedurën penale vendimet merren në formë të aktgjykimit, të aktvendimit dhe të urdhrit. 2. Aktgjykimin mund ta marrë vetëm gjykata, aktvendimin mund ta marrë edhe prokurori i shtetit, ndërsa urdhrin mund marrin edhe organet e tjera publike që marrin pjesë në procedurën penale. 3. Urdhri merret dhe shpallet në pajtim me dispozitat e këtij kodi.
  81. 470

    AI-assisted research summary: Rregullat se si trupi gjykues merr vendimin dhe si votojnë anëtarët e tij.

    Neni 470 Procedura për marrjen e vendimeve në seancë për këshillim dhe votim nga trupi gjykues 1. Vendimi i trupit gjykues merret pas këshillimit gojor dhe votimit. Vendimi miratohet kur për të voton shumica e anëtarëve të trupit gjykues. 2. Kryetari i trupit gjykues drejton këshillimin dhe votimin, kurse vetë voton i fundit. Ai detyrohet të kujdeset për shqyrtimin e tërësishëm të të gjitha çështjeve nga çdo këndvështrim. 3. Kur votat për ndonjë çështje individuale për të cilën duhet votuar ndahen në disa mendime të ndryshme, kështu që asnjëri prej tyre nuk e ka shumicën, çështjet ndahen dhe votimi përsëritet derisa të arrihet shumica e votave. Nëse në këtë mënyrë nuk arrihet shumica, atëherë merret vendim sipas të cilit votat të cilat janë më të pafavorshme për të pandehurin u shtohen votave të cilat janë më pak të pafavorshme se këto derisa të arrihet shumica e nevojshme. 4. Anëtarët e trupit gjykues nuk mund ta refuzojnë votimin për çështjet që i parashtron kryetari i trupit gjykues, por anëtari i trupit gjykues i cili ka votuar për lirimin e të akuzuarit ose për GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 214 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE revokimin e vendimit dhe ka mbetur në pakicë nuk detyrohet të votojë për dënimin. Në qoftë se ai nuk voton, konsiderohet se pajtohet me votën që është më e favorshme për të pandehurin.
  82. 471

    AI-assisted research summary: The provision sets the order in which a decision-maker votes on preliminary issues and on the main criminal case.

    Neni 471 Radha e shqyrtimit të çështjeve për të cilat votohet 1. Me rastin e marrjes së vendimit, së pari votohet për kompetencën e gjykatës, pastaj për nevojën e plotësimit të procedurës dhe për çështje të tjera paraprake. 2. Me rastin e marrjes së vendimit për çështjen kryesore, së pari votohet se a e ka kryer i akuzuari veprën penale dhe a është ai penalisht përgjegjës, pastaj votohet për dënimin, për sanksionet tjera penale ose masat për trajtim të detyruar, për shpenzimet e procedurës penale, për kërkesën pasurore juridike dhe për çështje të tjera për të cilat duhet marrë vendim. 3.Nëse një person akuzohet për disa vepra penale, së pari votohet për përgjegjësinë e tij penale dhe dënimet për secilën vepër penale, pastaj votohet për një dënim unik për të gjitha veprat penale.
  83. 472

    AI-assisted research summary: The court must hold deliberation and voting in a closed session.

    Neni 472 Seanca e mbyllur për këshillim dhe votim 1. Këshillimi dhe votimi mbahen në seancë të mbyllur. 2. Në sallën ku gjykata mban këshillimin dhe votimin, të pranishëm mund të jenë vetëm anëtarët e trupit gjykues dhe procesmbajtësi.
  84. 473

    AI-assisted research summary: Decisions are communicated orally to interested parties when they are present; if they are absent, a certified copy is sent.

    Neni 473 Komunikimi i vendimeve 1. Në qoftë se ky Kod nuk parasheh ndryshe, vendimet u komunikohen palëve të interesuara gojarisht nëse janë të pranishëm, e kur mungojnë atyre u dërgohet kopja e vërtetuar. 2. Kur vendimi komunikohet gojarisht shënohet në procesverbal ose në shkresë, kurse personi të cilit i është dërguar vendimi, marrjen e vërteton me nënshkrimin e tij. 3. Kopjet e vendimeve kundër të cilëve lejohet ankesë dërgohen së bashku me udhëzim për të drejtën në ankesë. KAPITULLI XXVII DËRGIMI I SHKRESAVE
  85. 474

    AI-assisted research summary: Rregullohen mënyrat se si gjykata, prokurori i shtetit dhe Policia e Kosovës mund të dërgojnë ose komunikojnë shkresa dhe thirrje.

    Neni 474 Mënyrat e dërgimit të shkresave 1. Në parim, shkresat dërgohen me postë apo siç parashihet ndryshe me këtë nen. Dërgesa mund të bëhet edhe nëpërmjet organit kompetent komunal, zyrtarit të organit që ka marrë vendimin ose drejtpërdrejt përmes atij organi. 2. Thirrja për të marrë pjesë në shqyrtim gjyqësor ose thirrjet tjera gjykata ia dërgon palëve në pajtim me përmbajtjen e përcaktuar në nenin 172 të këtij Kodi. Gjykata mund t’ia komunikojë thirrjet edhe gojarisht personit i cili gjendet në gjykatë së bashku me udhëzimin për pasojat e mosparaqitjes së tij. Thirrja e bërë në këtë mënyrë shënohet në procesverbal të cilin personi i thirrur e nënshkruan, përveç kur kjo thirrje është shënuar në procesverbalin e shqyrtimit gjyqësor. Kjo mënyrë konsiderohet si dërgesë e rregullt. 3. Gjykata apo prokurori i shtetit mund të urdhërojë Policinë e Kosovës që të bëjë dërgimin GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 215 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE e shkresave, nëse pas përpjekjes së parë nga paragrafit 1 ose 2 të këtij neni dërgimi është i pasuksesshëm, është e paqartë nëse dërgimi ka qenë i suksesshëm ose personi i thirrur nuk paraqitet. Gjykata mund të urdhërojë Policinë e Kosovës për të dërguar thirrjen pa shfrytëzuar mundësitë nga paragrafi 1 ose 2 të këtij neni nëse çmon se personi me gjasë nuk do të veprojë në pajtim me thirrjen nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni. 4. Pa marrë parasysh dispozitat tjera të këtij neni, pas shqyrtimit fillestar gjykata mund t’i dorëzojë thirrjet për t’u paraqitur në shqyrtimet pasuese gjyqësore ose në procedurat tjera në adresat e kontaktit elektronik në pajtim me nenin 172 paragrafi 5 të këtij Kodi. Gjykata mund t’i dorëzojë dokumentet tjera në mënyrë të ngjashme.
  86. 475

    AI-assisted research summary: Documents that must be personally served are delivered directly to the addressee; if the person is not found, the sender must make the next steps and leave a written notice.

    Neni 475 Dorëzimi personal dhe prezumimi i dorëzimit personal i shkresave 1. Shkresa, që sipas këtij Kodi duhet dorëzuar personalisht, i jepet direkt personit të cilit i është adresuar. Në qoftë se personi, të cilit shkresa duhet dorëzuar personalisht nuk gjendet në vendin ku duhet bërë dorëzimi, dërguesi mëson se kur dhe ku mund të gjendet ai person dhe le njoftimin me shkrim te ndonjëri nga personat e paraparë në nenin 476 të këtij Kodi, që marrësi i shkresës të gjendet në banesën e tij ose në vendin e punës në ditën dhe orën e caktuar për të pranuar shkresën. Kur edhe pas kësaj dërguesi nuk e gjen personin të cilit duhet dorëzuar shkresën, ai vepron sipas dispozitave të nenit 476, paragrafit 1 i këtij Kodi dhe dorëzimi i tillë konsiderohet se është kryer. 2. Dorëzimi që kryhet duke e dërguar në pikën e kontaktit elektronik të dhënë nga pala, konsiderohet dorëzim personal asaj pale, nëse plotësohen kushtet e nenit 172 të këtij Kodi. Fakti që informacionet e dhëna të kontaktit mund të jenë të ndonjë llogarie të regjistruar nga ndonjë familjar i palës ose nga ndonjë person tjetër, është i parëndësishëm. Duhet të ekzistojë prezumimi i dorëzimit nëse plotësohen kriteret e paragrafit 2 të nenit 479 të këtij Kodi.
  87. 476

    AI-assisted research summary: If personal delivery is not required, a document is delivered personally first, but if the recipient is absent it may be handed to certain adults at home or workplace; otherwise notice is left and the document is returned if not collected in time.

    Neni 476 Alternativat e dorëzimit personal 1. Shkresa, për të cilën me këtë Kod nuk është paraparë dorëzim detyrues personal, dorëzohet gjithashtu personalisht, por kur marrësi nuk gjendet në banesë ose në vendin e punës, shkresa e tillë mund t’i dorëzohet ndonjërit nga anëtarët e rritur të familjes së tij i cili detyrohet ta pranojë shkresën. Në qoftë se ata nuk gjenden në shtëpi, shkresa i dorëzohet kujdestarit ose fqinjit, në qoftë se ai pajtohet ta pranojë atë. Kur dërgimi bëhet në vendin e punës së personit i cili duhet të pranojë shkresën, ndërsa ai nuk gjendet aty, mund t’i dorëzohet personit të autorizuar për marrjen e postës i cili detyrohet ta pranojë shkresën, ose personit të punësuar në të njëjtin vend pune në qoftë se ai pajtohet ta pranojë shkresën. 2. Kur shkresa nuk mund t’u dorëzohet personave nga paragrafi 1 i këtij neni, marrësit i lihet njoftimi për postën se ku mund të merret shkresa dhe afati deri kur mund të marrë atë shkresë. Shkresa e cila nuk merret brenda afatit të paraparë kthehet. 3. Kur vërtetohet se mungon personi të cilit duhet t’i dërgohet shkresa dhe se personat nga paragrafi 1 i këtij neni nuk mund t’ia dorëzojnë atij shkresën me kohë, shkresa kthehet me shënimin se ku gjendet personi që mungon. 4. Paragrafët 1 deri 3 të këtij neni nuk aplikohen për rrethanat e dorëzimit elektronik të thirrjeve ose të dokumenteve tjera.
  88. 477

    AI-assisted research summary: This article says certain criminal-case documents must be delivered personally to the defendant, and some later documents may be sent electronically; if delivery is impossible in some cases, the court notice board and an 8-day period can make the delivery valid.

    Neni 477 Shkresat që duhet dorëzuar personalisht 1. Të pandehurit personalisht i dorëzohet thirrja për marrje në pyetje në procedurë paraprake dhe për shqyrtim fillestar. Thirrjet për paraqitjet e mëvonshme mund të dorëzohen në formë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 216 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE elektronike në pajtim me nenin 172 të këtij Kodi. 2. Të pandehurit i cili nuk ka mbrojtës i dërgohet personalisht aktakuza, aktgjykimi dhe vendimet tjera për të cilat afati i ankesës fillon nga dita e dorëzimit, duke përfshirë edhe ankesën e palës tjetër të dorëzuar për përgjigje. Me kërkesën e të pandehurit, aktgjykimi dhe vendimet tjera i dorëzohen personit të caktuar nga ai. 3. Në qoftë se të pandehurit i cili nuk ka mbrojtës duhet dorëzuar aktgjykimin me të cilin i është shqiptuar dënimi me burgim, kurse aktgjykimi nuk mund t’i dërgohet në adresën e tij të mëparshme, gjykata menjëherë i cakton mbrojtës të pandehurit, i cili e ushtron këtë detyrë derisa të gjindet adresa e re e të pandehurit. Mbrojtësit të caktuar i lihet afat i nevojshëm për t’u njoftuar me shkresat, e pastaj i dorëzohet aktgjykimi dhe vazhdon procedura. Në rast të ndonjë vendimi tjetër për të cilin data e dorëzimit konsiderohet si datë e fillimit të ecjes së afatit për parashtrimin e ankesës, ose në rastin e ankesës së palës tjetër e cila dorëzohet për përgjigje dhe dërguesi nuk ka mund ta gjej adresën e re ose adresën e kontaktit elektronik të të pandehurit, vendimi apo ankesa vihet në stendën e gjykatës dhe pas tetë (8) ditëve nga dita e vënies në stendë dërgesa konsiderohet valide. 4. Në qoftë se i pandehuri ka mbrojtës, shkresa nga paragrafi 2 i këtij neni i dërgohet mbrojtësit dhe të pandehurit në pajtim me dispozitat e nenit 476 të këtij Kodi. Në rastin e tillë, afati për ushtrimin e mjetit juridik apo të përgjigjes në ankesë rrjedhë nga dita e dorëzimit të shkresës të pandehurit. Kur të pandehurit nuk mund t’i dorëzohet vendimi apo ankesa për shkak të mosdhënies së adresës aktuale apo adresës së kontaktit elektronik, ato vihen në stendën e gjykatës dhe pas tetë (8) ditëve nga dita e vënies në stendë dërgesa konsiderohet valide. 5. Kur shkresa duhet dorëzuar mbrojtësit të të pandehurit dhe i pandehuri ka më shumë se një mbrojtës, mjafton t’i dorëzohet mbrojtësit kryesor. Në rastet kur dorëzimi është bërë sipas nenit 172 të këtij Kodi, dorëzimi konsiderohet se është kryer kur është dërguar në adresën elektronike të kontaktit të mbrojtësit e cila i është dhënë gjykatës. 6. Aktgjykimi i formës së prerë, përveç të akuzuarit, i dërgohet edhe institucionit apo organit mbikëqyrës ku i akuzuari është i punësuar.
  89. 478

    AI-assisted research summary: Rregullat si nënshkruhet dhe dokumentohet dorëzimi, përfshirë rastet kur marrësi nuk mund të nënshkruajë ose refuzon të nënshkruajë.

    Neni 478 Procedura e dorëzimit 1. Marrësi dhe dërguesi e nënshkruajnë fletëdërgesën për të vërtetuar dorëzimin. Marrësi në flëtëdërgesë shënon personalisht datën e pranimit. 2. Në qoftë se marrësi nuk di shkrim ose nuk është në gjendje të nënshkruajë emrin e tij, për të nënshkruhet dërguesi duke e shënuar ditën e dorëzimit dhe arsyen përse është nënshkruar në vend të marrësit. 3. Kur marrësi refuzon të nënshkruajë fletëdërgesën, dërguesi këtë e shënon në fletëdërgesë si dhe ditën e dorëzimit të dërgesës, ndërsa dërgimi konsiderohet valid. 4. Në rastet kur dorëzimi i thirrjeve ose i shkresave kryhet në mënyrë elektronike, fletëdërgesa dhe data e pranimit përcaktohet përmes: 4.1. Përgjigjes në mediumin e njëjtë elektronik që ka origjinuar nga adresa e kontaktit ku është dërguar thirrja apo shkresa; 4.2. Fletëdërgesës që gjenerohet automatikisht nga aplikacioni elektronik; 4.3. Nuk nevojitet dëshmia se transmetimit është lexuar për ta konstatuar pranimin; ose 4.4. Gjykata mund ta konstatojë se pranimi nuk është bërë nëse pala të cilës i është GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 217 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE drejtuar mund ta provojë se transmetimi në fjalë nuk është pranuar në adresën elektronike të kontaktit të cilën ai apo ajo ia ka dhënë gjykatës në pajtim me nenin 172 të këtij Kodi. Kur paraqiten rrethanat nga nën-paragrafët 4.1 apo 4.2 të këtij neni, barra do të jetë mbi palën që pretendon se pranimi nuk është bërë në mënyrë që të rrëzojë prezumimin e dorëzimit.
  90. 479

    AI-assisted research summary: Rregulla për dorëzimin elektronik të njoftimeve, thirrjeve dhe shkresave në gjykatë, përfshirë kohën kur konsiderohen të dorëzuara dhe kur mund të kërkohet ridërgim ose ndryshim i orarit.

    Neni 479 Procedura e dorëzimit elektronik 1. Njoftimi elektronik mund të bëhet vetëm në rastet e parapara me nenin 172 të këtij Kodi. 2. Në bazë të dispozitave të nenit 478 paragrafit 4 të këtij Kodi, thirrjet apo shkresat tjera të dërguara elektronikisht konsiderohen të dorëzuara në kohën e dërgimit. 3. Dokumentet e dërguara elektronikisht pas orës 16:00 CET apo të shtunën, të dielën apo gjatë pushimeve zyrtare konsiderohen se janë dorëzuar ditën e ardhshme të punës. 4. Paragrafi 2 i këtij neni nuk do të zbatohet nëse marrësi provon se shkresa nuk është marrë apo është marrë në ndonjë datë të mëvonshme. 5. Nëse njoftimi është i palexueshëm, marrësi mund të kërkojë nga gjykata përkatëse që ta ridërgojë njoftimin në ndonjë formë tjetër. 6. Marrësi në fjalë i cili ofron provë se thirrja nuk është marrë në kohë, mund të kërkojë nga gjykata që ta ndërrojë orarin e seancës dëgjimore nëse gjykata është e bindur se vonesa në dorëzim të thirrjes ka pasur ndikim negativ në mundësinë e palëve që ta paraqesin rastin e tyre në seancën e caktuar fillimisht. 7. Këshilli Gjyqësor i Kosovës i nxjerrë aktet e nevojshme dhe e rregullon zbatimin e dorëzimit elektronik të thirrjeve dhe të shkresave në pajtim me këtë Kod. Çështjet që duhet të rregullohen nga Këshilli përfshijnë por nuk kufizohen në: 7.1. Identifikimin dhe miratimin e aplikacioneve të mesazheve që janë mjaftueshëm të besueshme për t’u përdorur në dërgimin elektronik të thirrjeve dhe të shkresave tjera; 7.2. Përcaktimin e formatit dhe protokollit të autentikimit për thirrjet dhe shkresat tjera që dorëzohen në mënyrë elektronike; 7.3. Përcaktimin e rrethanave specifike, siç janë ato që përfshijnë dokumente konfidenciale, nën të cilat dorëzimi elektronik nuk lejohet sipas këtij Kodi; 7.4.Përcaktimi i rrethanave në të cilat thirrja ose ndonjë shkresë tjetër e dorëzuar në mënyrë elektronike do të konsiderohet “i palexueshëm” dhe çdo mjet juridik përtej zëvendësimit sipas kërkesës, siç është përcaktimi i një date të mëvonshme të dorëzimit, për qëllimet e paragrafit 5 të këtij neni. 8. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, mundet, në mënyrë diskrecionale të nxjerrë aktet e nevojshme që rregullojnë: 8.1. Parashtrimin elektronik të dokumenteve në gjykatë; dhe 8.2. Dorëzimin elektronik të dokumenteve nga një palë tek pala tjetër.
  91. 480

    AI-assisted research summary: If the recipient or an adult family member refuses a document, the sender must note the date, time, and reason of the refusal and leave the document at the recipient’s home or workplace.

    Neni 480 Refuzimi i marrjes së shkresës Kur marrësi ose anëtari i rritur i familjes së tij refuzon marrjen e shkresës, dërguesi shënon në GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 218 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE fletëdërgesë ditën, orën dhe shkakun e refuzimit të marrjes dhe shkresën e lë në banesën e marrësit ose në vendin e tij të punës. Dorëzimi i tillë konsiderohet valid.
  92. 481

    AI-assisted research summary: This article sets special rules for serving summons to police officers, guards, transport workers, prisoners, and persons with immunity, and it bars personal delivery of a summons inside protected international-organization premises.

    Neni 481 Dërgimi i shkresave në rrethana të veçanta 1. Zyrtarëve të policisë, rojeve në institucionet ku mbahen personat e privuar lirie, të punësuarve në transportin tokësor, ujor dhe ajror u dërgohen thirrjet nëpërmjet komandës së tyre apo eprorit të drejtpërdrejtë dhe, sipas nevojës, në këtë mënyrë mund t’u dërgohen edhe shkresat tjera. 2. Personave të burgosur u dorëzohet thirrja nëpërmjet gjykatës ose nëpërmjet institucionit ku ata mbahen të burgosur. 3. Përveç rasteve kur me marrëveshje ndërkombëtare është caktuar ndryshe, personave që gëzojnë të drejtën e imunitetit në Kosovë u dërgohen thirrjet në pajtim me dispozitat e këtij Kapitulli. Në lokalet e organizatës ndërkombëtare të mbrojtur me të drejtën apo marrëveshjen ndërkombëtare nuk mund të bëhet dorëzimi personal i thirrjes.
  93. 482

    AI-assisted research summary: The state prosecutor may request criminal case documents for review, and the court may set a deadline for returning them in certain procedural situations.

    Neni 482 Dërgimi i shkresave prokurorit të shtetit 1. Prokurorit të shtetit vendimet dhe shkresat tjera i dërgohen përmes zyrës së regjistrimit të prokurorit të shtetit. 2. Në rastin e dërgimit të vendimeve ose shkresave të tjera për të cilat afati fillon të rrjedhë nga dita e dorëzimit, dita e dorëzimit të shkresës në zyrën e regjistrimit të prokurorit të shtetit konsiderohet ditë e dorëzimit. 3. Prokurorit të shtetit, me kërkesën e tij, i dërgohen për shqyrtim shkresat e çështjes penale. Kur afati për ushtrimin e mjetit të rregullt juridik rrjedh ose kur kjo është e nevojshme për arsye të tjera procedurale, gjykata mund të caktojë një afat kur prokurori i shtetit detyrohet t’i kthejë shkresat.
  94. 483

    AI-assisted research summary: If this Code does not specially provide otherwise, service is done under the rules that apply to contentious proceedings.

    Neni 483 Dorëzimi sipas dispozitave të procedurës kontestimore Për rastet që nuk janë paraparë në mënyrë të veçantë me këtë Kod, dërgimi bëhet sipas dispozitave që vlejnë për procedurën kontestimore.
  95. 484

    AI-assisted research summary: The relevant authority may deliver summonses and decisions through another participant in the procedure, and may also notify certain persons by telecommunications if receipt is likely to be secured.

    Neni 484 Dorëzimi i shkresave nëpërmjet pjesëmarrësve të tjerë në procedurë 1. Thirrjet dhe vendimet e marra para përfundimit të shqyrtimit gjyqësor dhe të adresuara për personin që merr pjesë në procedurë, përpos të pandehurit, mund t’i dorëzohen një pjesëmarrësi në procedurë i cili pranon t’ia dorëzojë personit të adresuar, kur organi përkatës konsideron se në këtë mënyrë marrja e tyre është e sigurt. 2. Personat nga paragrafi 1 i këtij neni mund të njoftohen për thirrjen për shqyrtim gjyqësor ose për thirrjet tjera, si dhe për vendimin për shtyrje të shqyrtimit gjyqësor apo të veprimeve të tjera të planifikuara përmes telekomunikimit, nëse nga rrethanat mund të sigurohet se njoftimi i bërë në këtë mënyrë do të pranohet nga personi të cilit i është adresuar. 3. Në procesverbal bëhet shënim zyrtar se thirrja ose vendimi janë dërguar në mënyrën e paraparë në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni. 4. Personi i cili është njoftuar ose të cilit i është dërguar vendimi në pajtim me paragrafin 1 ose 2 të këtij neni mund të vuajë pasojat e dëmshme për shkak të mosndërmarrjes së veprimeve GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 219 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE vetëm nëse vërtetohet se ai e ka marrë thirrjen apo vendimin me kohë dhe është njoftuar për pasojat e mosndërmarrjes së veprimit. KAPITULLI XXVIII EKZEKUTIMI I VENDIMEVE
  96. 485

    AI-assisted research summary: A judgment becomes final when it can no longer be appealed or when an appeal is not allowed, and it becomes enforceable once it has been delivered and there are no legal obstacles.

    Neni 485 Forma e prerë dhe ekzekutueshmëria e vendimit 1. Aktgjykimi merr formë të prerë kur më nuk mund të kundërshtohet me ankesë ose kur nuk lejohet ankesë. 2. Aktgjykimi i formës së prerë ekzekutohet kur është bërë dorëzimi dhe kur për ekzekutimin e tij nuk ka pengesa ligjore. Në qoftë se nuk është parashtruar ankesë ose palët kanë hequr dorë nga e drejta në ankesë apo janë tërhequr nga ankesa e parashtruar, aktgjykimi konsiderohet i ekzekutueshëm pas kalimit të afatit për ankesë apo nga dita e heqjes dorë ose e tërheqjes së ankesës. 3. Në qoftë se gjykata e cila ka marrë aktgjykimin në shkallë të parë nuk është kompetente për ekzekutimin e tij, kopjen e vërtetuar të aktgjykimit ia dërgon organit kompetent për ekzekutim së bashku me vërtetimin që lejon ekzekutimin. 4. Dispozitat që zbatohen për ekzekutimin e sanksioneve penale përcaktohen me ligj të posaçëm.
  97. 486

    AI-assisted research summary: If a fine imposed under this Code cannot be collected even compulsorily, the court enforces it by applying Article 43 of the Criminal Code.

    Neni 486 Ekzekutimi i dënimit me gjobë Kur gjoba e shqiptuar me këtë Kod nuk mund të arkëtohet as detyrimisht, gjykata e ekzekuton duke zbatuar nenin 43 të Kodit Penal.
  98. 487

    AI-assisted research summary: The competent court must execute certain criminal-judgment orders, and confiscated property becomes state property when a final judgment orders confiscation.

    Neni 487 Ekzekutimi i aktgjykimit lidhur me shpenzimet e procedurës penale, konfiskimin dhe kërkesën pasurore juridike 1. Në rastin e shpenzimeve të procedurës penale, taksen përkatëse për kompensimin e viktimave të krimit, konfiskimit dhe kërkesës pasurore juridike, aktgjykimi ekzekutohet nga gjykata kompetente sipas dispozitave të zbatueshme në procedurën e përmbarimit. 2. Arkëtimi i detyrueshëm i shpenzimeve të procedurës penale që duhet derdhur në buxhet bëhet sipas detyrës zyrtare. Shpenzimet e arkëtimit të detyrueshëm fillimisht mbulohen nga mjetet buxhetore të gjykatës. 3. Nëse aktgjykimi përmban urdhrin për konfiskimin e pasurisë, prona e tillë automatikisht bëhet pronë e shtetit. Një kopje e vërtetuar e aktgjykimit të formës së prerë duhet t’i dërgohet menjëherë Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, të cilat mund t’i shesin objektet ose t’i vendosin ato në përdorim të Qeverisë. Të ardhurat monetare nga shitja e objekteve të tilla do të kreditohen në buxhet. 4. Përveç rihapjes së procedurës penale ose kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë, urdhri i formës së prerë për konfiskimin e sendit mund të ndryshohet në çështje gjyqësore civile nëse lind një mosmarrëveshje në lidhje me pronësinë e sendit të konfiskuar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 220 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
  99. 488

    AI-assisted research summary: Aktvendimet dhe urdhrat ekzekutohen nga organet që i kanë marrë, përveç nëse është paraparë ndryshe. Urdhri ekzekutohet menjëherë, përveç kur organi që e lëshon vendos ndryshe. Aktvendimi bëhet i formës së prerë kur nuk lejohet më ankesë ose kur ankesa nuk mund të ushtrohet.

    Neni 488 Ekzekutimi i aktvendimit dhe i urdhrit 1. Në qoftë se ky Kod nuk parasheh ndryshe, aktvendimi ekzekutohet kur merr formën e prerë. Urdhri ekzekutohet menjëherë, përpos rasteve kur organi që lëshon urdhrin vendos ndryshe. 2. Aktvendimi merr formën e prerë kur ndaj tij më nuk mund të ushtrohet ankesë ose kur nuk lejohet ankesë. 3. Nëse nuk është paraparë ndryshe, aktvendimet dhe urdhrat ekzekutohen nga organet që i kanë marrë ato vendime. Kur gjykata ka vendosur për shpenzimet e procedurës penale me aktvendim, arkëtimi i këtyre shpenzimeve bëhet sipas dispozitave të nenit 487, paragrafët 1 dhe 2 të këtij Kodi.
  100. 489

    AI-assisted research summary: If there is doubt about executing a court judgment, calculating a sentence or detention time, the first-instance trial panel president decides by a special order. An appeal does not stop execution unless the court decides otherwise. If there is doubt about interpreting a final judgment, the court that issued it decides.

    Neni 489 Mëdyshjet për ekzekutimin e vendimit dhe korrigjimet e tij 1. Kur ka mëdyshje lidhur me lejimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor apo për llogaritjen e dënimit, ose kur me aktgjykimin e formës së prerë nuk është vendosur për llogaritjen e paraburgimit apo të dënimit të mbajtur më parë apo llogaritja nuk është bërë në mënyrë të saktë, kryetari i trupit gjykues që ka gjykuar çështjen në shkallë të parë për këto çështje vendos me aktvendim të posaçëm. Ankesa nuk pezullon ekzekutimin e aktvendimit, përveç nëse gjykata vendos ndryshe. 2. Kur ka mëdyshje lidhur me interpretimin e vendimit gjyqësor, për këtë vendos gjykata që ka marrë vendimin e formës së prerë.
  101. 490

    AI-assisted research summary: Kur vendimi për kërkesën pasurore juridike bëhet i formës së prerë, i dëmtuari mund t’i kërkojë gjykatës së shkallës së parë një kopje të vërtetuar me shkrim që tregon se vendimi mund të ekzekutohet.

    Neni 490 Lëshimi i kopjes së vërtetuar të vendimit lidhur me kërkesën pasurore juridike Kur vendimi mbi kërkesën pasurore juridike merr formën e prerë, i dëmtuari mund të kërkojë nga gjykata e cila ka marrë vendimin në shkallë të parë që atij t’i lëshojë kopjen e vërtetuar të vendimit me shkrim që thotë se vendimi mund të ekzekutohet.
  102. 491

    AI-assisted research summary: The competent public authority keeps records of criminal proceedings and convicted persons.

    Neni 491 Mbajtja e evidencës për personat e dënuar Evidencën mbi procedurat penale dhe evidencën e personave të dënuar e mban organi publik kompetent. Organi publik kompetent dhe mënyra e mbajtjes së evidencës, caktohet me ligj. KAPITULLI XXIX DISPOZITAT TJERA
  103. 492

    AI-assisted research summary: If there is doubt about whether a person has immunity, the proceeding authority must ask the Ministry for Foreign Affairs for clarification. Foreign persons who enjoy immunity are handled under international law rules for excluding criminal prosecution.

    Neni 492 Imuniteti sipas të drejtës ndërkombëtare 1. Për përjashtimin e ndjekjes penale të personave të huaj, të cilët gëzojnë imunitet, zbatohen rregullat e së drejtës ndërkombëtare. 2. Në rast të dyshimi nëse një person gëzon imunitet, sipas paragrafit 1 të këtij neni, organi që e zhvillon procedurën i drejtohet për sqarim Ministrisë për Punë të Jashtme. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 221 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE PJESA E KATËRT PROCEDURAT E VEÇANTA KAPITULLI XXX PROCEDURAT PËR DHËNIEN E URDHRIT NDËSHKIMOR
  104. 493

    AI-assisted research summary: The state prosecutor may ask the court to issue a penal order for eligible offences, and the court can impose sentence without a hearing.

    Neni 493 Kërkesa për urdhër ndëshkimor 1. Për veprat penale për të cilat parashihet dënim me gjobë ose burgim deri në tri (3) vjet, me përjashtim të veprës penale të Dhunës në Familje të paraparë në Kodin Penal për të cilat prokurori i shtetit është informuar në bazë të provave të besueshme nga kallëzimi penal, prokurori i shtetit mund të kërkojë në aktakuzë që gjykata të jep urdhër ndëshkimor, në të cilin të akuzuarit do t’i shqiptojë dënim përkatës pa e mbajtur shqyrtimin gjyqësor. 2. Prokurori i shtetit mund të kërkojë shqiptimin e një ose më shumë sanksioneve penale vijuese: dënim me gjobë, dënime plotësuese të parapara me nenin 59 të Kodit Penal apo vërejtje gjyqësore, Përveç kësaj, prokurori i shtetit kërkon konfiskimin e pasurisë së specifikuar.
  105. 494

    AI-assisted research summary: The single judge must reject a request for a penal order in cases where such a request is not allowed, or where the prosecutor seeks a sentence not permitted by law.

    Neni 494 Hedhja e kërkesës për urdhër ndëshkimor 1. Gjyqtari i vetëm gjykues hedh kërkesën për dhënien e urdhrit ndëshkimor për vepra penale për të cilat nuk mund të paraqitet kërkesë e tillë, ose kur prokurori i shtetit kërkon shqiptimin e dënimit i cili sipas ligjit nuk është i lejueshëm. Kolegji shqyrtues në afat prej dyzet e tetë (48) orëve vendos për ankesën e prokurorit të shtetit kundër aktvendimit mbi hedhjen e kërkesës. 2. Kur gjyqtari i vetëm gjykues çmon se të dhënat në aktakuzë nuk ofrojnë bazë të mjaftueshme për dhënien e urdhrit ndëshkimor ose nga të dhënat e tilla mund të pritet shqiptim i ndonjë dënimi tjetër nga ai që e ka propozuar prokurori i shtetit, ai pasi që ta pranojë aktakuzën cakton shqyrtim gjyqësor.
  106. 495

    AI-assisted research summary: If the single trial judge agrees with the request, the judge issues a punitive order by judgment.

    Neni 495 Aktgjykimi për urdhër ndëshkimor 1. Kur gjyqtari i vetëm gjykues pajtohet me kërkesën, ai jep urdhër ndëshkimor me aktgjykim. 2. Në urdhrin ndëshkimor shënohet se pranohet kërkesa e prokurorit të shtetit dhe se shqiptohet dënimi nga kërkesa ndaj të pandehurit, të dhënat personale të të cilit duhet shënuar qartë. Dispozitivi i aktgjykimit mbi urdhrin ndëshkimor përfshin të dhënat e nevojshme nga neni 364, paragrafit 1 i këtij Kodi, përfshirë vendimin për kërkesën pasurore juridike nëse është paraqitur propozimi për realizimin e saj. Në arsyetim shënohen provat që arsyetojnë dhënien e urdhrit ndëshkimor. 3. Urdhri ndëshkimor përmban udhëzimin për të pandehurin në pajtim me dispozitat e nenit 496 paragrafit 2 të këtij Kodi si dhe njoftimin se pas kalimit të afatit për kundërshtim, kur kundërshtim nuk paraqitet, urdhri ndëshkimor merr formë të prerë dhe ekzekutohet dënimi i shqiptuar kundër të pandehurit.
  107. 496

    AI-assisted research summary: The punishment order must be sent to the defendant, any defender, and the state prosecutor. The defendant or defender may object within 8 days after receipt, and the objection does not need reasons.

    Neni 496 Dërgimi i aktgjykimit për urdhër ndëshkimor dhe kundërshtimi i tij 1. Urdhri ndëshkimor i dërgohet të pandehurit dhe mbrojtësit të tij, nëse ka mbrojtës, si dhe prokurorit të shtetit. 2. I pandehuri ose mbrojtësi i tij në afat prej tetë (8) ditëve pas pranimit mund të paraqesin kundërshtim me shkrim ose me gojë kundër urdhrit ndëshkimor në procesverbal të gjykatës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 222 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE Kundërshtimi nuk duhet domosdoshmërisht të arsyetohet. Në të mund të propozohen prova në dobi të mbrojtjes. I akuzuari mund të heqë dorë nga e drejta në kundërshtim, por nga kundërshtimi i paraqitur nuk mund të tërhiqet pas caktimit të shqyrtimit gjyqësor. Pagimi i gjobës para kalimit të afatit për kundërshtim nuk konsiderohet heqje dorë nga e drejta në kundërshtim. 3. Të pandehurit i cili për shkaqe të arsyeshme lëshon afatin për paraqitjen e kundërshtimit, gjyqtari i lejon kthim në gjendje të mëparshme. Me rastin e vendosjes mbi lutjen për kthim në gjendje të mëparshme zbatohen dispozitat e neneve 446 dhe 447 të këtij Kodi. 4. Kur një gjyqtar i vetëm nuk e hedh kundërshtimin si të paafatshëm ose të paraqitur nga personi i paautorizuar, cakton shqyrtim gjyqësor lidhur me aktakuzën e prokurorit të shtetit. 5. Kolegji prej tre (3) gjyqtarësh vendos për ankesë kundër aktvendimit mbi hedhjen e kundërshtimit kundër urdhrit ndëshkimor në afatin e përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 494 të këtij Kodi.
  108. 497

    AI-assisted research summary: A single judge is not bound by a request for a punitive order, or by the prosecutor’s request and the prohibition referred to in the cited provisions, when deciding an objection judgment.

    Neni 497 Gjyqtari i vetëm gjykues nuk detyrohet nga kërkesa për urdhër ndëshkimor Me rastin e marrjes së aktgjykimit lidhur me kundërshtimin, gjyqtar i vetëm gjykues nuk detyrohet me kërkesën e prokurorit të shtetit nga neni 493, paragrafi 2 i këtij Kodi dhe as me ndalesën nga neni 395 i këtij Kodi. KAPITULLI XXXI SHQIPTIMI I VËREJTJES GJYQËSORE
  109. 498

    AI-assisted research summary: A judicial admonition is imposed by judgment, and unless this Chapter provides otherwise, the Code’s rules on a judgment convicting the defendant also apply to it.

    Neni 498 Vërejtja gjyqësore 1. Vërejtja gjyqësore shqiptohet me aktgjykim. 2. Nëse në këtë Kapitull nuk është paraparë ndryshe, dispozitat e këtij Kodi lidhur me aktgjykimin me të cilin i pandehuri shpallet fajtor zbatohen përshtatshmërisht edhe ndaj aktgjykimit për vërejtje gjyqësore.
  110. 499

    AI-assisted research summary: The court must explain the reasons it relied on when imposing the judicial admonition.

    Neni 499 Shpallja dhe përmbajtja e dispozitivit të aktgjykimit për vërejtjen gjyqësore 1. Aktgjykimi për vërejtje gjyqësore shpallet menjëherë pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, së bashku me arsyet esenciale. 2. Në dispozitiv të aktgjykimit për vërejtje gjyqësore shënohen të dhënat personale të të akuzuarit, shënohet se është shqiptuar vërejte gjyqësore për veprën që është objekt i aktakuzës dhe emërtimi ligjor i veprës penale. Dispozitivi i aktgjykimit për vërejtje gjyqësore përfshin edhe të dhënat e nevojshme nga neni 364, paragrafi 1 nën-paragrafët 1.4 dhe 1.6. të këtij Kodi. 3. Në arsyetim të aktgjykimit, gjykata paraqet shkaqet në të cilat është bazuar me rastin e shqiptimit të vërejtjes gjyqësore.
  111. 500

    AI-assisted research summary: A judgment on judicial admonition may be appealed on the grounds listed here, including the grounds in Article 383(1)(1.1–1.3) and the absence of circumstances justifying the judicial admonition.

    Neni 500 Arsyet për ankesë kundër aktgjykimit mbi vërejtjen gjyqësore 1. Kundër aktgjykimit për vërejtjen gjyqësore mund të paraqitet ankesë sipas arsyeve të parapara në nenin 383, paragrafi 1 nën-paragrafët 1.1, 1.2 dhe 1.3 të këtij Kodi, si dhe për shkak të mosekzistimit të rrethanave që e arsyetojnë shqiptimin e vërejtjes gjyqësore. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 223 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 2. Kur aktgjykimi për vërejtjen gjyqësore përmban vendimin mbi masën për trajtim të detyrueshëm për rehabilitim, konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale, shpenzimet e procedurës penale ose kërkesën pasurore juridike, ndaj aktgjykimit të tillë mund të ushtrohet ankesë për shkak se gjykata nuk e ka zbatuar drejt masën e trajtimit të detyrueshëm për rehabilitim ose të konfiskimit të dobisë pasurore të fituar me vepër penale apo për arsye se vendimin për shpenzimet e procedurës penale ose për kërkesën pasurore juridike e ka marrë në kundërshtim me dispozitat ligjore.
  112. 501

    AI-assisted research summary: A court must not exceed the legal powers it has when issuing a judicial admonition and related measures.

    Neni 501 Ndalimi i tejkalimit të autorizimeve gjyqësore të parashikuara me ligj Përveç shkeljeve të ligjit penal të përcaktuara në nenin 385 të këtij Kodi, me rastin e shqiptimit të vërejtjes gjyqësore po ashtu ekziston shkelje e ligjit penal kur gjykata tejkalon autorizimet që i ka me ligj përkitazi me vërejtjen gjyqësore, masën e trajtimit të detyrueshëm për rehabilitim ose konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale.
  113. 502

    AI-assisted research summary: Gjykata e Apelit mund të ndryshojë vendimin e ankimuar për vërejtjen gjyqësore në disa mënyra, përfshirë shpalljen fajtor, hedhjen e aktakuzës, lirimin nga akuza, ose refuzimin e ankesës si të pabazë, sipas kushteve të përmendura.

    Neni 502 Efekti i ankesës 1. Kur ankesën kundër aktgjykimit për vërejtje gjyqësore e paraqet prokurori në dëm të të akuzuarit, Gjykata e Apelit mund të merr aktgjykim me të cilin i akuzuari shpallet fajtor dhe gjykohet me dënim ose shqiptohet dënim alternativ kur çmon se gjykata themelore saktë ka vërtetuar provat materiale, por zbatimi i drejtë i ligjit kërkon shqiptimin e dënimit. 2. Gjykata e Apelit mund të vendosë për çdo ankesë kundër aktgjykimit mbi vërejtjen gjyqësore me aktgjykim me të cilin aktakuza hedhet, ose me aktgjykim me të cilin i akuzuari lirohet nga akuza kur çmon se gjykata themelore i ka vërtetuar saktë faktet vendimtare, por zbatimi i drejtë i ligjit kërkon marrjen e ndonjërit nga këto aktgjykime. 3. Kur ekzistojnë arsyet nga neni 401 i këtij Kodi, Gjykata e Apelit merr aktgjykim me të cilin refuzohet ankesa si e pabazë dhe vërteton aktgjykimin e gjykatës themelore mbi vërejtjen gjyqësore. KAPITULLI XXXII PROCEDURA NDAJ PERSONAVE TË CILËT KANË KRYER VEPËR PENALE NËN NDIKIMIN E ALKOOLIT OSE DROGËS
  114. 503

    AI-assisted research summary: A court may order compulsory rehabilitative treatment for alcohol- or drug-dependent offenders who committed an offence under the influence of alcohol or drugs.

    Neni 503 Shqiptimi i masës për trajtim të detyrueshëm rehabilitues 1. Me aktgjykim dënues, gjykata mund të shqiptojë masën e trajtimit të detyrueshëm për rehabilitimin e kryerësve të varur nga alkooli ose nga droga të cilët kanë kryer vepër penale nën ndikim të alkoolit ose drogës në pajtim me nenet 54 dhe 87 të Kodit Penal. 2. Masën nga paragrafi 1 i këtij neni gjykata mund ta shqiptojë pavarësisht nga sanksioni që i ka shqiptuar të akuzuarit dhe ekzekutimi i saj bëhet pavarësisht nëse i akuzuari gjendet në liri apo në mbajtje të dënimit me burgim. 3. Gjykata vendos për zbatimin e masës nga paragrafi 1 i këtij Kodi pas dëgjimit të mendimit të ekspertit dhe pas dëgjimit të prokurorit të shtetit dhe mbrojtjes. Mendimi i ekspertit duhet t’i analizojë mundësitë për trajtimin e të pandehurit. 4. Koha e qëndrimit në institucionin shëndetësor për masën e trajtimit të detyrueshëm rehabilitues llogaritet në kohëzgjatjen e dënimit me burgim. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 224 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
  115. 504

    AI-assisted research summary: The court reviews and decides on mandatory rehabilitation measures, with hearings, expert input, and regular two-month checks.

    Neni 504 Mbikëqyrja e trajtimit të detyrueshëm rehabilitues nga gjykata 1. Gjykata e cila ka shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm për rehabilitim në institucionin e kujdesit shëndetësor, sipas detyrës zyrtare ose me propozimin e institucionit për kujdes shëndetësor dhe bazuar në mendimin e ekspertit të psikiatrisë, i merr të gjitha vendimet lidhur me kohëzgjatjen dhe ndryshimin e masës nga neni 87 i Kodit Penal. 2. Vendimet nga paragrafi i mëparshëm merren nga kolegji shqyrtues pas seancës së dëgjimit. Njoftimi për seancë dëgjimi i dërgohet prokurorit të shtetit dhe mbrojtësit. Para marrjes së vendimit, gjykata dëgjon mendimin e ekspertit dhe të kryerësit nëse gjendja e tij shëndetësore e lejon këtë. 3. Në procedurë për shqyrtim të vazhdimit ose ndryshimit të masës për trajtim të detyrueshëm për rehabilitim, kryerësi duhet të ketë mbrojtës. 4. Çdo dy (2) muaj, gjykata në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni vendos sipas detyrës zyrtare nëse ende ekzistojnë kushtet për masën e trajtimit të detyrueshëm për rehabilitim në institucionin për kujdes shëndetësor. Eksperti i cili nuk punon në institucionin e kujdesit shëndetësor ku kryerësi i është nënshtruar trajtimit të detyrueshëm për rehabilitim, kryen ekspertimin dhe paraqet konstatimin e tij me shkrim dhe kur është e nevojshme, bën deklarim në gjykatë. 5. Gjykata pushon zbatimin e masës nga paragrafit 1 i këtij neni kur trajtimi ose rehabilitimi më nuk janë të nevojshëm ose kur ka kaluar koha e përcaktuar në nenin 87 të Kodit Penal.
  116. 505

    AI-assisted research summary: Unless this Chapter says otherwise, the other provisions of the Code apply appropriately to people who committed offenses under the influence of alcohol or drugs.

    Neni 505 Zbatimi përshtatshmërisht i dispozitave të tjera të këtij kodi Me përjashtim të rasteve kur në këtë Kapitull parashihet ndryshe, dispozitat tjera të këtij Kodi zbatohen përshtatshmërisht për personat të cilët kanë kryer vepra penale nën ndikimin e alkoolit dhe drogës. KAPITULLI XXXIII PROCEDURA PENALE KU PËRFSHIHEN KRYERËS ME ÇRREGULLIME MENDORE
  117. 506

    AI-assisted research summary: This article defines four terms used in the chapter.

    Neni 506 Përkufizimet Për qëllime të këtij Kapitulli: 1. “Çrregullim mendor” do të thotë çdo paaftësi apo çrregullim i mendjes apo trurit qoftë i përhershëm apo i përkohshëm që rezulton me dëmtim apo çrregullim të funksionimit mendor; 2. “Paaftësi mendore” ka kuptimin e paraparë në paragrafin 1 të nenit 18 të Kodit Penal; 3. “Aftësi e zvogëluar mendore” ka kuptimin e paraparë në paragrafin 2 të nenit 18 të Kodit Penal; dhe 4. “Masë e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik” do të thotë masë e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik dhe ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor ose masë e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri.
  118. 507

    AI-assisted research summary: This article sets special criminal procedure rules for defendants with mental disorders or reduced mental capacity, including compulsory treatment rights and joinder or separation of proceedings.

    Neni 507 Masat e trajtimit të detyrueshëm sipas kodit penal 1. Kryerësi me çrregullim mendor apo personi i cili trajtohet si i tillë gëzon të drejtat dhe masat GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 225 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE e trajtimit të detyrueshëm nga Kapitulli V i Kodit Penal. 2. Ndaj kryerësit që veprën penale e ka kryer në gjendje të paaftësisë mendore apo në gjendje të aftësisë esencialisht të zvogëluar mendore, prokurori i shtetit përveç paraqitjes së propozimit apo aktakuzës paraqet edhe konfirmimin me shkrim se ndaj atij kryerësi nuk zhvillohet procedurë tjetër për vepër penale të kryer në gjendje të paaftësisë mendore apo në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore. Në rast se ka procedura tjera, prokurori i shtetit në propozim apo aktakuzë paraqet propozimin për bashkimin e procedurave që zhvillohen ndaj kryerësit në atë gjykatë. 3. Kur ka disa procedura në zhvillim e sipër ndaj të pandehurit, gjykata, sipas propozimit të prokurorit të shtetit apo sipas detyrës zyrtare, kujdeset që ato t’i bashkojë dhe të zhvillojë vetëm një procedurë penale të bashkuar, ku për te gjitha vendos me një vendim dhe kryerësit i shqiptohet dënimi apo masa në pajtim me dispozitat ligjore. 4. Kur vepra penale është kryer nga kryerësi në gjendje të paaftësisë mendore apo në gjendje të aftësisë esencialisht të zvogëluar mendore së bashku me kryerës të tjerë që nuk janë në një gjendje të tillë të çrregullimit mendor, procedura penale veçohet nga prokurori i shtetit dhe ndaj kryerësit me çrregullime mendore zhvillohet procedurë e ndarë. 5. Nëse është ngritur aktakuzë ndaj te akuzuarit me aftësi esencialisht të zvogëluar mendore, gjykata përshtatshmërisht cakton seancën e shqyrtimit fillestar. Ndërkaq, kur prokurori i shtetit parashtron propozim, shqyrtimi fillestar nuk mbahet.
  119. 508

    AI-assisted research summary: A court may order a psychiatric examination of a defendant when there is suspicion of mental incapacity, diminished capacity, or a mental disorder.

    Neni 508 Zbatimi i ekzaminimit psikiatrik 1. Në çdo kohë gjatë procedurës, duke përfshirë kohën gjatë shqyrtimin gjyqësor, nëse ekziston dyshimi se i pandehuri ka qenë në gjendje të paaftësisë mendore ose në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore në kohën e kryerjes së veprës penale apo nëse ka ndonjë çrregullim mendor, gjykata sipas detyrës zyrtare ose me propozimin e prokurorit të shtetit apo të mbrojtësit, mund të caktojë ekspert sipas nenit 144 të këtij Kodi për të kryer ekzaminimin psikiatrik të të pandehurit për të konstatuar nëse: 1.1. në kohën e kryerjes së veprës penale i pandehuri ka qenë në gjendje të paaftësisë mendore ose aftësisë së zvogëluar mendore; ose 1.2. i pandehuri është i paaftë për të përballuar gjykimin. 2. Në urdhër shënohet koha kur duhet kryer ekzaminimin psikiatrik i cili duhet kryer brenda dy (2) javësh nga lëshimi i urdhërit. Nëse i pandehuri nuk ka angazhuar mbrojtës, gjykata nxjerr një urdhër për emërimin e mbrojtësit me shpenzime të shtetit. 3. Mbrojtësi mund të merr pjesë në ekzaminimin psikiatrik për të konstatuar aftësinë e të pandehurit për të përballuar gjykimin, përveç nëse eksperti konstaton se prania e tij do të pengonte vlerësimin e drejtë të të pandehurit. 4. Nëse eksperti konstaton se për ekzaminimin psikiatrik të pandehurit nevojitet observim në një institucion të kujdesit shëndetësor, ose nëse i pandehuri refuzon ekzaminimin psikiatrik, eksperti i paraqet kërkesë të arsyetuar gjykatës për marrjen e aktvendimit mbi ndalimin në institucionin e kujdesit shëndetësor. Pas dëgjimit të prokurorit të shtetit dhe mbrojtësit, gjykata mund të marrë aktvendim për ndalimin e të pandehurit në institucionin e kujdesit shëndetësor deri në dy (2) javë. Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e ndalon ekzekutimin e tij. 5. Nëse eksperti konstaton se për ekzaminimin psikiatrik të pandehurit në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni ose për observimin e tij në një institucion të kujdesit shëndetësor në pajtim me paragrafin 4 të këtij neni nevojitet më tepër kohë, ai i paraqet kërkesë të arsyetuar gjykatës për zgjatjen e afatit. Gjykata mund të urdhërojë zgjatjen e afatit deri në dy (2) javë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 226 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 6. Nëse observimi në institucionin e kujdesit shëndetësor në pajtim me paragrafin 4 të këtij neni shqiptohet ndaj personit i cili është në paraburgim, koha e kaluar në institucionin e kujdesit shëndetësor llogaritet në periudhën e paraburgimit. 7. Në rastin e ekzaminimit psikiatrik të urdhëruar në pajtim me paragrafin 1 nën-paragrafin 1.1 të këtij neni, eksperti në konstatimin e tij shënon elementet vijuese: natyrën, llojin, shkallën dhe kohëzgjatjen e sëmundjes mendore të të pandehurit; llojin e ndikimit që kjo gjendje mendore ka pasur dhe ende ka në të kuptuarit dhe veprimet e të akuzuarit dhe nëse ky çrregullim mendor ka ekzistuar dhe deri në çfarë shkalle në kohën e kryerjes së veprës penale. 8. Në rastin e ekzaminimit psikiatrik të urdhëruar në pajtim me paragrafin 1, nën-paragrafin 1.2 të këtij neni, eksperti në konstatimin e tij shënon elementet vijuese: natyrën, llojin, shkallën dhe kohëzgjatjen e sëmundjes mendore të të pandehurit dhe llojin e ndikimit që ky çrregullim mendor e ka në të kuptuarit dhe veprimet e të akuzuarit, veçmas në aftësinë e tij për ta mbrojtur veten, në aftësinë që të konsultohet me personat tjerë duke përfshirë mbrojtësin dhe në aftësinë për ta kuptuar akuzën. 9. Kur gjykata urdhëron ekzaminimin psikiatrik sipas këtij neni, ndërsa i pandehuri gjendet në liri, në urdhër për ekzaminim mund të urdhëroj ndalimin e të pandehurit për qëllim të ekzaminimit pranë institucionit të kujdesit shëndetësor, nëse ekzaminimi nuk mund të bëhet në liri. Koha e kaluar në ekzaminim i llogaritet në masë apo në dënimin e shqiptuar.
  120. 509

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë paraburgim për një person me çrregullime mendore vetëm nëse plotësohen kushtet e përcaktuara dhe paraburgimi mbahet në institucion shëndetësor.

    Neni 509 Paraburgimi për personat me çrregullime mendore 1. Përveç rasteve nga neni 184 i këtij Kodi ku mund të urdhërohet paraburgimi, gjykata mund të urdhërojë paraburgim ndaj personit nëse: 1.1. ekziston dyshim i bazuar se personi i tillë ka kryer vepër penale; 1.2. në bazë të ekzaminimit psikiatrik të urdhëruar sipas nenit 508 të këtij Kodi, personi ka qenë në gjendje të paaftësisë mendore ose në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore në kohën e kryerjes së veprës penale; dhe 1.3. personi aktualisht vuan nga çrregullimi mendor, dhe si rezultat i kësaj, ka arsye për të besuar se ai do të rrezikojë jetën apo shëndetin e ndonjë personi tjetër. 2. Paraburgimi mbahet në institucionin e kujdesit shëndetësor dhe mund të zgjasë për aq kohë sa i pandehuri është i rrezikshëm, por që nuk kalon afatet e parapara për paraburgim në nenin 187 të këtij Kodi. 3. Nëse i pandehuri ndodhet në paraburgim dhe më pas konstatohet se ka qenë në gjendje të paaftësisë mendore në kohën e kryerjes së veprës penale, gjykata urdhëron që i pandehuri të mbajë paraburgimin në institucionin e kujdesit shëndetësor nëse ai aktualisht ndodhet në gjendje të çrregullimit mendor. 4. Gjykata merr aktvendim në pajtim me paragrafin 1 ose 3 të këtij neni vetëm pas dëgjimit të prokurorit të shtetit, mbrojtësit dhe të pandehurit, nëse gjendja e tij këtë e lejon, dhe pasi të ketë shqyrtuar mendimin e ekspertit. Aktvendimi i tillë i dërgohet prokurorit të shtetit, të pandehurit dhe mbrojtësit të tij, institucionit mjekësor dhe qendrës së paraburgimit. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e urdhrit. 5. Institucioni i kujdesit shëndetësor vendos për masat për të siguruar sigurinë publike dhe sigurinë e të pandehurit pas konsultimeve me organin kompetent të paraburgimit, duke marrë parasysh nevojat për siguri dhe nevojat terapeutike. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 227 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 6. Dispozitat e këtij Kodi mbi paraburgimin zbatohen përshtatshmërisht për paraburgimin e mbajtur në institucionin e kujdesit shëndetësor.
  121. 510

    AI-assisted research summary: The court must decide whether the defendant is fit to stand trial.

    Neni 510 Aktvendimi mbi aftësinë për t’iu nënshtruar gjykimit 1. Gjykata, sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të mbrojtësit apo prokurorit të shtetit, merr aktvendim mbi aftësinë e të pandehurit për t’iu nënshtruar gjykimit pas shqyrtimit të raportit të ekspertit të marrë në pajtim me nenin 508 të këtij Kodi dhe pas dëgjimit të prokurorit të shtetit, mbrojtësit dhe të pandehurit. 2. Gjykata vendos se i pandehuri është i paaftë për t’iu nënshtruar gjykimit nëse ai aktualisht ka çrregullim mendor dhe për shkak të çrregullimit të tillë mendor ai nuk është i aftë që të mbrohet, të konsultohet me mbrojtësin apo të kuptojë procedurën. 3. Kundër aktvendimit mbi aftësinë e të pandehurit për t’iu nënshtruar gjykimit mund të ushtrohet ankesë.
  122. 511

    AI-assisted research summary: The court must dismiss proceedings if the defendant is permanently mentally ill and unable to stand trial; if the incapacity is temporary, it must suspend investigations or postpone the hearing.

    Neni 511 Pushimi apo ndërprerja e procedurës për shkak të aktvendimit mbi paaftësinë për t’iu nënshtruar gjykimit 1. Nëse gjykata vendos se i pandehuri është i paaftë për t’iu nënshtruar gjykimit gjatë procedurës për shkak të sëmundjes së përhershme mendore, ajo merr vendim për pushimin e procedurës. 2. Nëse gjykata vendos se i pandehuri është i paaftë për t’iu nënshtruar gjykimit gjatë procedurës për shkak se ai ka pësuar ndonjë çrregullim të përkohshëm mendor pas kryerjes së veprës penale, pezullohen hetimet ose shtyhet shqyrtimi gjyqësor në pajtim me këtë Kod. 3. Nëse procedura pezullohet në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni, procedura rifillohet me kërkesën e prokurorit të shtetit, posa të pushojnë së ekzistuari arsyet për marrjen e aktvendimit të tillë. 4. Nëse gjykata vendos se i pandehuri është i paaftë për t’iu nënshtruar gjykimit në pajtim me këtë nen, ajo mund të kërkojë fillimin e procedurave për pranimin e tij në ndonjë institucion të kujdesit shëndetësor në pajtim me ligjin në fuqi për Procedurën Jashtëkontestimore. Në këtë rast, gjykata mund të merr aktvendim që i pandehuri të ndalet në institucionin e kujdesit shëndetësor për një periudhë maksimale prej dyzet e tetë (48) orëve në pritje të fillimit të procedurave për pranim në ndonjë institucion të kujdesit shëndetësor në pajtim me ligjin në fuqi për Procedurën Jashtëkontestimore, nëse si rezultat i çrregullimit mendor të këtij personi ekzistojnë arsyet për të dyshuar se ai do të rrezikojë jetën apo shëndetin e ndonjë personi tjetër.
  123. 512

    AI-assisted research summary: The state prosecutor must ask the court to impose mandatory psychiatric treatment in the situations described here, and the accused must have a defender after that request is filed.

    Neni 512 Propozimi i prokurorit për masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik 1. Para hapjes së shqyrtimit gjyqësor, prokurori i shtetit paraqet propozim që gjykata të shqiptojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik nëse i pandehuri ka kryer vepër penale në gjendje të paaftësisë mendore dhe nëse ekzistojnë arsyet për shqiptimin e masës së tillë, siç parashihet në nenet 85 dhe 86 të Kodit Penal. 2. Nëse provat e paraqitura në shqyrtimin gjyqësor dëshmojnë se i pandehuri ka kryer vepër penale në gjendje të paaftësisë mendore, prokurori i shtetit gjatë shqyrtimit gjyqësor e ndryshon aktakuzën dhe paraqet propozim që gjykata të shqiptojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik nëse ekzistojnë arsyet për shqiptimin e masës së tillë siç parashihet në nenet 85 dhe 86 të Kodit Penal. 3. I pandehuri duhet të ketë mbrojtës pas dorëzimit të propozimit nga paragrafit 1 ose 2 i këtij GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 228 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE neni.
  124. 513

    AI-assisted research summary: Gjykata duhet të mbajë shqyrtim gjyqësor para se të shqiptojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

    Neni 513 Zbatimi i procedurës për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik 1. Masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik shqiptohet pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor nga gjykata e cila është kompetente për gjykimin e çështjes në shkallë të parë. 2. Përveç personave të cilët duhet të thirren, në shqyrtimin gjyqësor duhet të thirren edhe eksperti ose psikiatri nga institucioni i kujdesit shëndetësor të cilit i është besuar kryerja e ekzaminimit psikiatrik mbi aftësinë mendore të të akuzuarit. Bashkëshorti/ja e të pandehurit dhe prindërit e tij ose prindërit adoptues njoftohen për shqyrtimin gjyqësor. 3. Vendimi mbi shqiptimin e masës së tillë bazohet në dëgjimin e personave të thirrur dhe në rezultatet dhe mendimet e ekspertëve. Gjatë marrjes së vendimit mbi shqiptimin e masës, gjykata nuk detyrohet nga propozimi i prokurorit të shtetit. 4. Kur gjykata shqipton masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri dhe kryerësi braktis masën e tillë, apo kur nga raporti i institucionit të kujdesit shëndetësor rezulton se ka rrezik që kryerësi të përsërisë veprën penale përkundër zbatimit të trajtimit, gjykata sipas propozimit të prokurorit të shtetit apo sipas detyrës zyrtare cakton seancë gjyqësore dhe përshtatshmërisht zbaton paragrafin 2 të këtij neni. Nëse plotësohen kushtet nga neni 85 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 deri në 1.4 të Kodit Penal, gjykata vendos me aktvendim që masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri ta zëvendësoj me masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në ndalim.
  125. 514

    AI-assisted research summary: Rregullon vendimet e gjykatës për trajtimin e detyrueshëm psikiatrik, aktgjykimin lirues, të drejtën e ankesës, dhe rihapjen e procedurës kur paraqitet aktakuzë e re.

    Neni 514 Vendimet gjyqësore 1. Nëse gjykata konstaton se nuk ekzistojnë arsyet për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik të parapara në nenet 85 dhe 86 të Kodit Penal, ajo e pushon procedurën e shqiptimit të masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik. 2. Gjykata merr aktgjykim lirues për të pandehurin nëse i pandehuri ka qenë në gjendje të paaftësisë mendore kur e ka kryer veprën penale dhe nëse prokurori i shtetit nuk ka paraqitur propozimin për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në pajtim me nenin 512 të këtij Kodi. 3. Gjykata merr aktvendim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik nëse ekzistojnë arsyet për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik siç parashihet në nenet 85 dhe 86 të Kodit Penal dhe nëse prokurori i shtetit ka paraqitur propozimin për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në pajtim me nenin 512 të këtij Kodi. Në aktvendim theksohet: 3.1. vepra të cilën është vërtetuar se e ka kryer i pandehuri, kualifikimi juridik i veprës dhe dispozitat e zbatuara të ligjit penal; 3.2. vendimin që i pandehuri e ka kryer veprën në gjendje të paaftësisë mendore; dhe 3.3. masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik që i është shqiptuar të pandehurit. 4. Të gjithë personat të cilët kanë të drejtë të ushtrojnë ankesë kundër aktgjykimit, përveç të dëmtuarit, kanë të drejtë të paraqesin ankesë kundër aktvendimit të gjykatës brenda tetë (8) ditësh pas marrjes së aktvendimit. 5. Në rastin kur gjykata vendos të pushojë procedurën në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni, pas konstatimit se në kohën e kryerjes së veprës penale i pandehuri nuk ka qenë në gjendje të paaftësisë mendore, prokurori i shtetit mund të heqë dorë nga e drejta e parashtrimit të ankesës GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 229 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE kundër këtij vendimi, dhe menjëherë mund të paraqesë aktakuzë. Aktakuza paraqitet brenda tetë (8) ditësh nga heqja dorë e të drejtës për ankesë. 6. Në rastet nga paragrafi 5 i këtij neni, shqyrtimi gjyqësor rihapet pranë trupit të njëjtë gjykues dhe procedura vazhdon në bazë të aktakuzës së re duke iu nënshtruar këtyre kushteve: 6.1. gjykata mund të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor për përgatitjen e mbrojtjes; dhe 6.2. provat e paraqitura më herët nuk prezantohen përsëri, përveç se në rastet e parapara në nenin 307 të këtij Kodi ose nëse trupi gjykues e çmon të nevojshme që ndonjë pjesë e provës të prezantohet sërish.
  126. 515

    AI-assisted research summary: A court must impose compulsory psychiatric treatment in the judgment when a person convicted of a criminal offence had diminished mental capacity and the legal reasons in Articles 85 and 86 are present.

    Neni 515 Shqiptimi dhe llogaritja e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik 1. Kur gjykata merr aktgjykim ndaj personit i cili ka kryer vepër penale në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore, në atë aktgjykim ajo gjithashtu shqipton masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik nëse ekzistojnë arsyet për shqiptimin e masës së tillë nga nenet 85 dhe 86 të Kodit Penal. 2. Masat nga paragrafit 1 i këtij neni mund të shqiptohen pavarësisht nëse i pandehuri ndodhet në liri apo ndaj tij është shqiptuar dënimi me burgim. 3. Koha e kaluar në institucionin e kujdesit shëndetësor në pajtim me nenin 508 të këtij Kodi, me urdhrin për paraburgim në pajtim me nenin 509 të këtij Kodi ose me masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim, llogaritet në dënimin e shqiptuar.
  127. 516

    AI-assisted research summary: Once final, the decision imposing compulsory psychiatric treatment is delivered to the court competent to decide on deprivation of legal capacity, and the social welfare center is notified.

    Neni 516 Njoftimi mbi vendimin me të cilin shqiptohet masë e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik Pasi të merr formë të prerë, vendimi me të cilin shqiptohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim apo masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri i dorëzohet gjykatës e cila është kompetente që të marrë vendim mbi privimin nga zotësia për veprim. Qendra kompetente për mirëqenie sociale gjithashtu njoftohet për vendimin.
  128. 517

    AI-assisted research summary: Kryerësi duhet të ketë mbrojtës gjatë procedurës për ndryshimin ose pushimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

    Neni 517 E drejta për mbrojtës Kryerësi duhet të ketë mbrojtës gjatë procedurës për të ndryshuar apo pushuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.
  129. 518

    AI-assisted research summary: The execution of compulsory psychiatric treatment under this chapter is regulated by the law on execution of penal sanctions.

    Neni 518 Ekzekutimi i masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik Ekzekutimi i masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik nga ky Kapitull rregullohet me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. KAPITULLI XXXIV PROCEDURA PËR REVOKIMIN E DËNIMEVE ALTERNATIVE
  130. 519

    AI-assisted research summary: This article sets out the procedure for revoking a conditional sentence if the convicted person does not meet a court-set obligation on time.

    Neni 519 Kushtet për revokimin e dënimeve alternative 1. Kur dënimi me kusht kushtëzohet me njërin nga detyrimet nga neni 48, 50, 51, 52, 54, 55 dhe 56 i Kodit Penal dhe i akuzuari nuk e përmbush detyrimin brenda afatit të caktuar nga gjykata, gjykata themelore fillon procedurën për revokimin e dënimit me kusht sipas propozimit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 230 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE të prokurorit të shtetit ose të dëmtuarit ose sipas detyrës zyrtare. 2. Gjyqtari të cilit i caktohet çështja gjyqësore, merr në pyetje të dënuarin kur është i arritshëm dhe shtron pyetjet e nevojshme për vërtetimin e fakteve dhe mbledhjen e provave që kanë të bëjnë me gjykimin e çështjes, e pastaj shkresat ia dërgon kolegjit. 3. Kryetari i kolegjit cakton seancën e kolegjit për të cilën e lajmëron prokurorin e shtetit, të dënuarin dhe të dëmtuarin. Mosprania e palëve dhe e të dëmtuarit ose viktimës nëse janë thirrur me rregull nuk pengon mbajtjen e seancës së kolegjit. 4. Kur gjykata vërteton se i dënuari nuk e ka përmbushur detyrimin e caktuar me aktgjykim, atëherë merr aktgjykimin në pajtim me nenet 50 dhe 52 të Kodit Penal. KAPITULLI XXXV PROCEDURA PËR MARRJEN E VENDIMIT PËR SHLYERJEN E DËNIMIT NGA EVIDENCA
  131. 520

    AI-assisted research summary: When the law allows erasure of a punishment, the competent public judicial authority must issue the decision and carry out necessary checks before doing so.

    Neni 520 Shlyerja e dënimit 1. Kur ligji parasheh shlyerjen e dënimit sipas nenit 96 të Kodit Penal, organi publik kompetent për çështje gjyqësore sipas detyrës zyrtare merr aktvendimin për shlyerjen e dënimit. 2. Para marrjes së aktvendimit mbi shlyerjen e dënimit bëhen gjurmime të nevojshme, veçanërisht në mbledhjen e të dhënave të cilat tregojnë̈ nëse i dënuari është dënuar sërish për ndonjë̈ vepër të re penale të kryer para kalimit të afatit të paraparë për shlyerjen e dënimit.
  132. 521

    AI-assisted research summary: If the competent public body for judicial matters does not act on expungement ex officio, the convicted person may request a finding that the sentence has been expunged by law.

    Neni 521 Procedura për shlyerjen e dënimit në rastet kur organi administrativ nuk vepron 1. Kur organi publik kompetent në lëmin e çështjeve gjyqësore nuk merr aktvendim mbi shlyerjen e dënimit sipas detyrës zyrtare, personi i dënuar mund të kërkojë të konstatohet se shlyerja e dënimit është bërë në bazë të ligjit. 2. Organi publik kompetent në lëmin e çështjeve gjyqësore nxjerr aktvendim për shlyerje të dënimit brenda tridhjetë (30) ditëve nga paraqitja e kërkesës së personit të dënuar. 3. Kërkesa e tillë trajtohet në përputhje me Ligjin përkatës për Procedurën Administrative.
  133. 522

    AI-assisted research summary: If an alternative penalty is not revoked within one year after the verification period ends, the competent public body in judicial matters issues a decision deleting the penalty.

    Neni 522 Shlyerja e dënimeve alternative Kur dënimi alternativ nuk revokohet pas një (1) viti nga dita e pushimit të kohës së verifikimit, subjekti kompetent publik në lëmin e çështjeve gjyqësore, sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë merr aktvendim me të cilin e shlyen dënimin. Këtu aplikohet Ligji përkatës për Procedurën Administrative.
  134. 523

    AI-assisted research summary: This article says a convicted person starts sentence-expungement proceedings by filing a request with the first-instance court.

    Neni 523 Procedura për shlyerjen e dënimit në bazë të vendimit gjyqësor 1. Procedura për shlyerjen e dënimit në bazë të vendimit gjyqësor nga neni 97 i Kodit Penal fillohet me kërkesë të të dënuarit. 2. Kërkesa i paraqitet gjykatës e cila ka vendosur në shkallë të parë. 3. Gjyqtarit të cilit i caktohet çështja, së pari konstaton nëse ka kaluar afati i paraparë i nevojshëm ligjor, pastaj bën gjurmime të nevojshme, vërteton faktet të cilat i pohon kërkuesi dhe mbledh GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 231 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE prova për të gjitha rrethanat e rëndësishme për vendim. 4. Gjykata për sjelljet e kërkuesit mund të kërkojë raport nga policia në territorin e të cilit ai ka banuar pas mbajtjes së dënimit, ndërsa raport të tillë mund ta kërkojë edhe nga administrata e institucionit ku i dënuari ka mbajtur dënimin. 5. Pas kryerjes së gjurmimeve dhe pas dëgjimit të prokurorit të shtetit, kur procedura zbatohet sipas kërkesës së tij, gjyqtari ia dërgon lëndën me propozim të arsyetuar kolegjit të gjykatës e cila e ka gjykuar çështjen në shkallë të parë. 6. Kërkuesi ose prokurori i shtetit mund të ushtrojë ankesë ndaj vendimit të gjykatës për shlyerjen e dënimit. 7. Kur gjykata refuzon kërkesën për shkak se i dënuari me sjelljen e tij nuk e ka arsyetuar shlyerjen e dënimit, i dënuari përsëri mund të paraqesë kërkesë pasi të kalojnë dy (2) vite nga dita kur aktvendimi mbi refuzimin e kërkesës ka marrë formën e prerë.
  135. 524

    AI-assisted research summary: A erased sentence is not entered on the certificate issued from the criminal records evidence for exercising individuals’ rights.

    Neni 524 Efekti i shlyerjes nga evidenca e dënimeve Dënimi i shlyer nuk shënohet në certifikatën e lëshuar të bazuar në evidencën e dënimeve për realizimin e të drejtave të individëve. KAPITULLI XXXVI PROCEDURA PËR KOMPENSIM DËMI, REHABILITIM DHE PËR USHTRIMIN E TË DREJTAVE TË TJERA TË PERSONAVE TË DËNUAR OSE TË ARRESTUAR PA ARSYE Nënkapitulli I - Procedura për kompensimin e dëmit të personave të dënuar ose arrestuar pa arsye
  136. 525

    AI-assisted research summary: A person may be entitled to compensation for damage caused by an unreasonable conviction, subject to specific exceptions.

    Neni 525 Personat të cilët kanë të drejtë kompensimi për dënim të paarsyeshëm 1. Të drejtë në kompensim dëmi për dënim të paarsyeshëm ka personi kundër të cilit është shqiptuar sanksioni penal në formë të prerë ose që është shpallur fajtor dhe është liruar nga dënimi por që më vonë, sipas mjetit të jashtëzakonshëm juridik, procedura e rishikuar është pushuar në formë të prerë ose me aktgjykim të formës së prerë është liruar nga akuza ose akuza është refuzuar, përveç në këto raste: 1.1. kur pushimi i procedurës ose aktgjykimi me të cilin akuza është refuzuar ka ndodhur për arsye se në procedurën e re i dëmtuari është tërhequr nga propozimi si rezultat i marrëveshjes me të pandehurin; ose 1.2. kur në procedurën e rishikimit me aktvendim është hedhur poshtë akuza për shkak të moskomptencës së gjykatës, e prokurori i shtetit e ka ndërmarrë ndjekjen në gjykatën kompetente. 2. I dënuari nuk ka të drejtë në kompensim dëmi në qoftë se me pohimin e tij të rremë ose në mënyrë tjetër ka shkaktuar me qëllim dënimin e tij, përveç kur për këtë ka qenë i detyruar. 3. Në rast të dënimit për vepra penale në bashkim, e drejta në kompensim dëmi ekziston për veprën penale për të cilën plotësohen kushtet për njohjen e kompensimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 232 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
  137. 526

    AI-assisted research summary: This article sets a 3-year limitation period for damage compensation claims and requires the injured person to first submit the request to the competent public body before filing a court claim.

    Neni 526 Kërkesa për kompensim dhe parashkrimi i saj 1. E drejta për kompensim dëmi parashkruhet tri (3) vjet pas formës së prerë të aktgjykimit të shkallës së parë me të cilin i akuzuar është liruar nga akuza ose me të cilin është refuzuar akuza, apo nga forma e prerë e aktvendimit me të cilin hedhet aktakuza ose pushohet procedura. Kur për ankesë vendos gjykata më e lartë, e drejta për kompensim parashkruhet pas tri (3) vitesh nga dita e marrjes së vendimit nga gjykata e tillë. 2. Para se të paraqesë padinë në gjykatë për kompensim dëmi, i dëmtuari kërkesën e tij ia drejton organit publik kompetent në lëmin e çështjeve gjyqësore për arritjen e marrëveshjes për ekzistimin e dëmit, llojin dhe lartësinë e kompensimit. 3. Në rastin nga paragrafi 1 nën-paragrafi 1.2 neni 525 i këtij Kodi, kërkesa mund të vendoset vetëm kur prokurori i shtetit nuk e ka ndërmarrë ndjekjen në gjykatën kompetente brenda tre (3) muajve nga dita e marrjes së aktvendimit të formës së prerë. Nëse pas kalimit të këtij afati prokurori i shtetit ndërmerr ndjekjen në gjykatën kompetente, procedura për kompensim dëmi pezullohet derisa të përfundojë procedura penale.
  138. 527

    AI-assisted research summary: The injured person may bring a compensation lawsuit in the competent court after no agreement is reached within 3 months, or for the unpaid part if only part of the claim is settled.

    Neni 527 Padia për kompensim 1. Kur kërkesa për kompensim dëmi nuk miratohet ose organi publik kompetent në lëmin e çështjeve gjyqësore dhe i dëmtuari nuk arrijnë marrëveshje brenda tre (3) muajsh nga dita e paraqitjes së kërkesës, i dëmtuari mund të paraqesë padinë për kompensim dëmi në gjykatën kompetente. Nëse arrihet marrëveshje vetëm për një pjesë të kërkesës, i dëmtuari mund të paraqesë padi për pjesën tjetër të kërkesës. 2. Derisa zgjat procedura nga paragrafi 1 i këtij neni nuk ec afati i parashkrimit nga neni 526, paragrafi 1 i këtij Kodi. 3. Padia për kompensim dëmi paraqitet kundër organit publik kompetent në lëmin e çështjeve gjyqësore.
  139. 528

    AI-assisted research summary: Heirs may inherit the deceased injured person’s claim only for material damages, and they may continue or start the compensation procedure if the injured person died before the limitation period expired and did not waive the claim.

    Neni 528 Kompensimi pas vdekjes së të dëmtuarit 1. Trashëgimtarët trashëgojnë të drejtën e personit të dëmtuar vetëm për kompensim dëmi material. Nëse i dëmtuari ka paraqitur kërkesë, trashëgimtarët mund të vazhdojnë procedurën vetëm në kufijtë e kërkesës së paraqitur për kompensimin e dëmit material. 2. Pas vdekjes së të dëmtuarit, trashëgimtarët e tij mund ta vazhdojnë procedurën për kompensim dëmi apo ta fillojnë procedurën nëse personi i dëmtuar ka vdekur para kalimit të afatit të parashkrimit dhe nëse nuk ka hequr dorë nga kërkesa për kompensim.
  140. 529

    AI-assisted research summary: The article gives certain people a right to compensation for damage caused by unlawful deprivation of liberty, and it lists exceptions where compensation is excluded.

    Neni 529 Personat që kanë të drejtë në kompensim për heqje lirie pa bazë 1. E drejta në kompensim dëmi i takon gjithashtu: 1.1. personit i cili është mbajtur në paraburgim e kundër tij nuk është filluar procedurë penale ose procedura është pushuar me aktvendim të formës së prerë ose ai me aktgjykim të formës së prerë është liruar nga akuza apo akuza është refuzuar; 1.2. personit i cili ka mbajtur dënimin me heqje të lirisë dhe me rastin e rishikimit të procedurës penale ose kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë i është shqiptuar dënim me burgim më të shkurtër nga dënimi të cilin e ka mbajtur, apo i është shqiptuar saksion GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 233 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE penal pa heqje të lirisë ose është shpallur fajtor dhe është liruar nga dënimi; 1.3. personit i cili për shkak të gabimit ose veprimit të paligjshëm të një organi është arrestuar pa arsye ose është mbajtur një kohë në paraburgim apo në një institucion korrektues për mbajtjen e dënimit ose masës së shqiptuar; dhe 1.4. personit i cili në paraburgim ka kaluar kohë më të gjatë se sa dënimi me burgim për të cilin është gjykuar. 2. Personi i cili sipas nenit 161 të këtij Kodi është arrestuar pa bazë ligjore, i takon e drejta në kompensim dëmi në qoftë se kundër tij nuk është caktuar paraburgimi ose nëse koha e arrestit nuk i është llogaritur në dënimin e shqiptuar për vepër penale ose kundërvajtje. 3. Kompensim dëmi nuk i takon personit i cili me veprimet e tij të palejueshme ka shkaktuar arrestimin. Në rastet nga paragrafi 1 nën-paragrafët 1.1 dhe 1.2 të këtij neni përjashtohet e drejta në kompensim dëmi kur ekzistojnë rrethanat nga neni 525, paragrafi 1, nën-paragrafët 1.1 dhe 1.2 të këtij Kodi. 4. Në procedurën për kompensimin e dëmit në rastet e parapara në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, dispozitat e këtij Kapitulli zbatohen përshtatshmërisht. Nënkapitulli II - Rehabilitimi
  141. 530

    AI-assisted research summary: Gjykata duhet të publikojë një njoftim ose ta dërgojë te punëdhënësi, me kërkesë të personit, kur një dënim i paarsyeshëm ose arrestim i pabazë është bërë publik dhe ka cenuar reputacionin e tij.

    Neni 530 Shpallja në media e komunikatës nga e cila shihet se gjykimi i mëparshëm ka qenë i pabazë 1. Kur rasti i dënimit të paarsyeshëm ose i arrestimit të pabazë të ndonjë personi është paraqitur në mjetet publike të informimit dhe me këtë është cenuar reputacioni i personit, gjykata, me kërkesën e tij, shpall njoftimin në gazetë ose në mjetin tjetër të informimit publik për vendimin nga i cili shihet qartë se dënimi ishte i paarsyeshëm ose arrestimi i pabazë. Kur rasti nuk është paraqitur në mjetet e informimit publik, me kërkesën e personit, njoftimi i tillë i dërgohet punëdhënësit të tij. Pas vdekjes së personit të dënuar, e drejta për paraqitjen e kësaj kërkese i takon bashkëshortit të tij apo bashkëshortit jashtëmartesor, fëmijëve, prindërve, vëllezërve dhe motrave të tij. 2. Kërkesa nga paragrafi 1 i këtij neni mund të paraqitet edhe kur nuk është bërë kërkesë për kompensim dëmi. 3. Pavarësisht nga kushtet e parapara në nenin 525 të këtij Kodi, kërkesa nga paragrafi 1 i këtij neni mund të paraqitet edhe kur me mjetin e jashtëzakonshëm juridik ndryshohet cilësimi juridik i veprës, kur për shkak të cilësimit juridik në aktgjykimin e mëparshëm është cenuar rëndë reputacioni i personit të dënuar. 4. Kërkesa nga paragrafët 1, 2 ose 3 të këtij neni i paraqitet brenda gjashtë (6) muajsh sipas nenit 526 paragrafit 1 i këtij Kodi, në gjykatën e cila në procedurën penale ka gjykuar në shkallë të parë. Për kërkesë vendos kolegji shqyrtues i Gjykatës së Apelit. Me rastin e vendosjes për kërkesë zbatohen përshtatshmërisht dispozitat e nenit 525, paragrafët 2 dhe 3 dhe neni 529, paragrafit 3 i këtij Kodi.
  142. 531

    AI-assisted research summary: The first-instance criminal court must, on its own initiative, issue a decision cancelling the registration of an unjustified punishment in the punishment records.

    Neni 531 Aktvendimi për anulimin e dënimit të paarsyeshëm Gjykata e cila ka gjykuar në procedurë penale në shkallë të parë, sipas detyrës zyrtare merr aktvendim me të cilin e anulon regjistrimin e dënimit të paarsyeshëm në evidencën e dënimeve. Aktvendimi i dërgohet organit publik kompetent në lëmin e çështjeve gjyqësore. Të dhënat nga GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 234 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE vendimi i anuluar nuk i komunikohen askujt.
  143. 532

    AI-assisted research summary: A person allowed to inspect and copy records must not use those notes in a harmful way against the rehabilitation of the person concerned. The court president must warn that person, and the warning is recorded in the file with the person’s signature.

    Neni 532 Kufizimet me rastin e shikimit dhe të kopjimit të shkresave Personi i autorizuar për shikim dhe kopjim të shkresave lidhur me dënimin e paarsyeshëm ose arrestimin e pabazë të personit nuk mund t’i përdorë këto shënime në mënyrë të dëmshme për rehabilitimin e personit kundër të cilit është zbatuar procedura penale. Kryetari i gjykatës detyrohet që për këtë të paralajmërojë personin të cilit i lejohet shikimi dhe kjo shënohet në shkresë me nënshkrimin e atij personi. Nënkapitulli III - Procedura për realizimin e të drejtave tjera
  144. 533

    AI-assisted research summary: A person whose employment or social insurance ended because of an unjust conviction or unjustified arrest is entitled to have the lost period counted, and the competent authority must consider that recognized service time.

    Neni 533 Realizimi i të drejtave tjera 1. Personit të cilit për shkak të dënimit të paarsyeshëm ose arrestimit të pabazë i ka pushuar marrëdhënia e punës ose sigurimi social sipas sistemit të mirëqenies sociale, ka të drejtë të përfitojë kohën e humbur të papunësisë dhe të sigurimit duke ia llogaritur kohën e humbur të papunësisë sikur të ishte i punësuar gjatë dënimit ose arrestimit të pabazë. Në stazh llogaritet edhe koha që ka qenë pa punë për shkak të dënimit të paarsyeshëm ose arrestimit të pabazë, nëse humbja e vendit të punës nuk është shkaktuar me fajin e atij personi. 2. Me rastin e çdo vendosje për të drejtën në të cilën ndikon gjatësia e stazhit të punës apo stazhit të sigurimit social, organi kompetent merr parasysh stazhin e njohur nga paragrafi 1 i këtij neni. 3. Kur organi kompetent nga paragrafi 2 i këtij neni nuk e merr parasysh stazhin e njohur nga paragrafi 1 i këtij neni, i dëmtuari ose viktima mund të kërkojë që gjykata nga neni 527, paragrafi 1 i këtij Kodi të konfirmojë njohjen e asaj kohe sipas ligjit. Padia paraqitet kundër organit kompetent i cili refuzon të pranojë stazhin e pranuar dhe kundër organit publik kompetent në lëmin e çështjeve gjyqësore. 4. Me kërkesë të organit në të cilin realizohet e drejta nga paragrafi 2 i këtij neni, kontributi i caktuar për kohën e pranuar nga paragrafi 1 i këtij neni paguhet nga mjetet buxhetore. 5. Stazhi i sigurimit social i pranuar me paragrafin 1 të këtij neni në tërësi llogaritet në stazhin pensional. KAPITULLI XXXVII PROCEDURA PËR DHËNIEN E LETËRRESHTIMIT DHE SHPALLJEVE PUBLIKE
  145. 534

    AI-assisted research summary: If the defendant’s permanent or temporary residence is unknown and the Code requires it, the state prosecutor or the court must ask the police to search for the defendant and report the address.

    Neni 534 Kërkimi i adresës së të pandehurit Kur nuk dihet vendbanimi i përhershëm apo i përkohshëm i të pandehurit, kurse me dispozitat e këtij Kodi kjo është e nevojshme, prokurori i shtetit ose gjykata kërkon nga policia që i pandehuri të kërkohet dhe që prokurori i shtetit ose gjykata të njoftohet për adresën e tij.
  146. 535

    AI-assisted research summary: This article sets out when a letërreshtim may be issued, who can order it, and how police handle the record.

    Neni 535 Kushtet për dhënien e letërreshtimit 1. Letërreshtimi mund të urdhërohet kur i pandehuri gjendet në arrati, e kundër të cilit është filluar procedura penale për vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe për të cilën GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 235 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE vepër mund të shqiptohet sipas ligjit dënim me dy (2) apo më shumë vjet burgim dhe kur është lëshuar urdhërarrest ose aktvendim për caktimin e paraburgimit. 2. Letërreshtimi urdhërohet nga gjykata e cila e zbaton procedurën penale. Në procedurë paraprake lëshimi i letërreshtimit urdhërohet nga gjyqtari i procedurës paraprake me propozim të prokurorit të shtetit. 3. Letërreshtimi urdhërohet edhe në rastet kur i pandehuri është arratisur nga institucioni ku mban dënimin, pavarësisht nga lartësia e dënimit, ose kur është arratisur nga institucioni ku mban masën e trajtimit të detyrueshëm që konsiston me heqje lirie. Në këtë rast, urdhrin e lëshon drejtori i institucionit. 4. Letërrreshtimi ndërkombëtar mund të kërkohet në cilëndo nga situatat e parapara sipas këtij neni, nga ana e autoritetit përkatës kur personi i kërkuar nuk gjendet në Kosovë ose ka prova se personi banon jashtë Kosovës. 5. Kërkesa e gjykatës ose e drejtorit të institucionit për lëshimin e letërrreshtimit ndërkombëtar duhet të dërgohet tek autoritetet kompetente për lëshimin dhe shpërndarjen e tyre. 6. Urdhri i gjykatës ose i drejtorit të institucionit për lëshimin e letërreshtimit i dërgohet policisë për ekzekutim. 7. Policia mban evidencë mbi letërreshtimet e lëshuara. Të dhënat për personat ndaj të cilëve është lëshuar letërreshtim fshihen nga evidenca posa organi kompetent e revokon letërreshtimin.
  147. 536

    AI-assisted research summary: The competent authority running the procedure must order a public notice to request information and notices, and the police may publish photos of corpses and missing persons when there is suspicion of a criminal offense.

    Neni 536 Shpalljet publike 1. Nëse janë të nevojshme informatat për sendet e caktuara lidhur me veprën penale ose këto sende duhet të gjenden, sidomos nëse janë të nevojshme për identifikimin e kufomës së paidentifikuar, organi kompetent i cili e zbaton procedurën, urdhëron shpalljen me të cilën kërkon që informatat dhe njoftimet t’i dërgohen organit kompetent që e zbaton procedurën. 2. Policia mund të publikojë fotografitë e kufomave dhe të personave të zhdukur kur ekzistojnë arsye për dyshim se vdekja apo zhdukja e këtyre personave është shkaktuar me vepër penale.
  148. 537

    AI-assisted research summary: The authority that ordered a wanted notice, international wanted notice, or public announcement must withdraw it when the person or item is found, when the criminal prosecution or sentence-enforcement limitation period expires, or when it is no longer needed.

    Neni 537 Tërheqja e letërreshtimit ose e shpalljes publike 1. Organi i cili ka urdhëruar letërreshtimin, letërreshtimin ndërkombëtar ose shpalljen e tërheq atë posa të gjendet personi ose sendi i kërkuar, kur kalon afati i parashkrimit për ndjekje penale ose i ekzekutimit të dënimit, ose kur paraqiten shkaqe të tjera për të cilat letërreshtimi ose shpallja më nuk janë të nevojshme. 2. Urdhri për tërheqjen e letërreshtimit, letërreshtimit ndërkombëtar ose shpalljes duhet të i dërgohet autoritetit kompetent i cili duhet të siguroj anulimin e menjëhershëm të tyre.
  149. 538

    AI-assisted research summary: The competent internal affairs authority may issue notices and public announcements, and may also use public media or international channels in some cases.

    Neni 538 Shpallja e letërreshtimit ose kërkesës për informata nga publiku 1. Letërreshtimin dhe shpalljen publike e shpallë organi publik kompetent për punë të brendshme. 2. Për njoftimin e publikut me letërreshtim ose shpallje mund të shfrytëzohen edhe mjetet e informimit publik. 3. Organi kompetent mund të shpallë edhe letërreshtim ndërkombëtar përmes kanaleve ndërkombëtare. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 236 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 4. Me lutjen e organit të jashtëm, organi kompetent për punë të brendshme mund të lëshojë letërreshtim për personin për të cilin dyshohet se gjendet në Kosovë, me kusht që në lutje të shënohet se në rast se gjendet ky person do të kërkohet ekstradimi i tij. 5. Dispozitat e këtij neni zbatohen përshtatshmërisht edhe në rastet kur policia shpall kërkimin e personave ose sendeve. KAPITULLI XXXVIII PROCEDURAT PËR PEZULLIMIN E PERSONIT ZYRTAR NGA DETYRA DHE PËR KOMPENSIMIN NË RAST TË LIRIMIT NGA AKUZA APO PUSHIMIT TË PROCEDURËS
  150. 539

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të pezullojë një person zyrtar të pandehur nga detyra kur plotësohen kushtet e përcaktuara në këtë nen.

    Neni 539 Pezullimi i personit zyrtar nga detyra 1. Gjykata e pezullon të pandehurin, i cili është person zyrtar në kuptimin e nenit 113 paragrafi 2 të Kodit Penal, nga detyra e tij, nëse: 1.1. ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer vepër penale nga kapitujt XIV, XVI, XX, XXIV, XXXIII, nenet 164, 165, 248, 302, 311 ose 323 të Kodit Penal; dhe 1.2. ka arsye për të besuar se, nëse mbetet në detyrën e tij, personi zyrtar do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, ose kur rrethanat e posaçme tregojnë se ai do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, në të dëmtuarit apo në bashkëpjesëmarrësit. 2. Gjykata vendos për masat sipas këtij neni me vendim të arsyetuar. Aktvendimi përmban arsyetimin që përcakton se kushtet nga paragrafi 1 i këtij neni janë përmbushur dhe se masa është e nevojshme. 3. Gjykata përcakton në aktvendim se gjatë pezullimit, personi zyrtar nuk do të ketë qasje në ambientet zyrtare të zyrës së tij, nuk do të ketë të drejtë të ndërmarrë detyrë zyrtare dhe do të përmbahet nga kontakti me punonjësit në zyrën e tij. 4. Aktvendimi i dërgohet të pandehurit dhe mbikëqyrësit të tij të drejtpërdrejtë. 5. Nëse mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë i të pandehurit nuk ndërmerr veprime në ekzekutimin e aktvendimit për pezullim, gjykata e dënon me gjobë siç parashihet në nenin 443 të këtij Kodi. 6. Gjykata cakton masën e paraburgimit nëse i pandehuri nuk e zbaton aktvendimin. I pandehuri gjithmonë njoftohet paraprakisht për pasojat e mosrespektimit. 7.
  151. 171

    AI-assisted research summary: Rregullat për proporcionalitetin dhe për disa çështje të masës zbatohen përshtatshmërisht, dhe vendimet për masën merren nga gjyqtari para aktakuzës ose nga kryetari i trupit gjykues pas aktakuzës, sipas kërkesës së prokurorit të shtetit.

    Neni 171 paragrafët 2, 3 dhe 5 të këtij Kodi lidhur me parimin e proporcionalitetit zbatohen përshtatshmërisht. 8. Përveç nëse parashihet ndryshe në këtë nen, nenet 182-190 të këtij Kodi zbatohen përshtatshmërisht lidhur me caktimin, kohëzgjatjen, vazhdimin, ndërprerjen dhe procedurat e zbatueshme të ankesës të masës nga ky nen. 9. Vendimet në lidhje me këtë masë merren sipas kërkesës së prokurorit të shtetit nga gjyqtari i procedurës paraprake para se të ngritet aktakuza dhe nga kryetari i trupit gjykues pasi të jetë ngritur aktakuza.
  152. 540

    AI-assisted research summary: A direct supervisor must promptly notify the court after a public official is suspended. The official is entitled to 50% of base salary during suspension, and full pay plus applicable supplements if the case ends in acquittal or discontinuance.

    Neni 540 Pagesa e pagës për periudhën e pezullimit 1. Pasi pezullimi i personit zyrtar të jetë urdhëruar në pajtim me nenin 539 të këtij Kodi, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 237 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë i këtij personi, pa vonesë, njofton gjykatën që ka urdhëruar masën për hapat e ndërmarrë në pajtim me urdhrin. 2. Gjatë gjithë periudhës së pezullimit nga detyra sipas nenit 539 të këtij Kodi, personi zyrtar ka të drejtë të marrë pesëdhjetë (50) % të pagës bazë të tij. 3. Në rast të lirimit ose pushimit të procedurës, periudha e pezullimit nga neni 539 i këtij Kodi trajtohet si shërbim në detyrë për të gjitha qëllimet dhe personi zyrtar merr pagën e plotë dhe shtesat e tjera të zbatueshme, të cilat do të ishin paguar sikur të mos ishte shqiptuar pezullimi nga shërbimi. 4. Vendimi nga paragrafi 3 i këtij neni merret zyrtarisht nga gjykata e cila ka nxjerrë aktgjykimin përfundimtar lirues ndaj të cilit nuk mund të ushtrohet ankesë e mëtutjeshme ose nga gjykata që ka nxjerrë vendimin për pushimin e procedurës. PJESA E PESTË DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE KAPITULLI XXXIX DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
  153. 541

    AI-assisted research summary: This article sets transition rules for applying the Code to criminal procedures, earlier investigative orders and decisions, and some audio/video recording provisions.

    Neni 541 Zbatimi i dispozitave të këtij Kodi 1. Me fillimin e zbatimit, dispozitat e këtij Kodi zbatohen përshtatshmërisht për çdo procedurë penale pavarësisht fazës në të cilën gjendet. 2. Urdhrat apo vendimet e lëshuara në fazën e hetimeve para fillimit të zbatimit të këtij Kodi konsiderohen të ligjshme sa i përket organit që i ka lëshuar ato. 3. Zgjatja apo ripërtëritja e urdhrave apo vendimeve nga paragrafi 2 i këtij neni pas fillimit të zbatimit të këtij Kodi bëhet nga organi që ka kompetencë t’i urdhërojë sipas këtij Kodi. 4. Nëse urdhrat apo vendimet nga paragrafi 2 i këtij neni përcaktojnë afat më të shkurtër se afatet që janë paraparë ne këtë Kod, afati i tyre zgjatet ex lege në përputhje me afatet që parashohin dispozitat e këtij Kodi. 5. Dispozitat e këtij Kodi qe kanë të bëjnë me audio apo video incizimin e deklaratave në procedurë, fillojnë të zbatohen në afatin prej një (1) viti nga hyrja në fuqi e këtij Kodi.
  154. 542

    AI-assisted research summary: If a time limit is already running when this Code starts to apply, it is calculated under this Code’s rules, unless the earlier time limit is longer or this chapter says otherwise.

    Neni 542 Zbatimi i afateve Nëse me fillimin e zbatimit të këtij Kodi është duke ecur ndonjë afat, përfshirë afatin e hetimit apo ngritjes së aktakuzës, afati i tillë llogaritet në pajtim me dispozitat e këtij Kodi, përveç nëse afati i mëparshëm ka qenë më i gjatë ose dispozitat e këtij kapitulli parashohin ndryshe.
  155. 543

    AI-assisted research summary: If a decision is annulled after the Code starts applying, the new procedure is carried out under this Code.

    Neni 543 Ligji i zbatueshëm në rishqyrtim Nëse pas fillimit të zbatimit të këtij Kodi, me ankesë ose me mjet të jashtëzakonshëm juridik anulohet vendimi, procedura e re zbatohet sipas dispozitave të këtij Kodi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 238 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
  156. 544

    AI-assisted research summary: The Kosovo Judicial Council, the Kosovo Prosecutorial Council, and the Ministry of Justice must issue by-laws in their areas of competence to implement this Code.

    Neni 544 Zbatimi i këtij Kodi Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë nxjerrin akte nënligjore në fushat në kuadër të kompetencave të tyre për zbatimin e këtij Kodi.
  157. 545

    AI-assisted research summary: When this Code enters into force, the Criminal Procedure Code No. 04/L-123, as amended and supplemented, is repealed.

    Neni 545 Shfuqizimi i akteve ligjore Me hyrjen në fuqi të këtij Kodi, shfuqizohet Kodi nr. 04/L-123 i Procedurës Penale i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-273, dhe Ligjin nr. 06/L-091 dhe Ligjin 08/L-002.
  158. 546

    AI-assisted research summary: This article says the Code enters into force 6 months after publication in the Official Gazette, while Article 25 paragraphs 3 and 4 start to apply 2 years after the Code enters into force.

    Neni 546 Hyrja në fuqi Ky Kod hyn në fuqi gjashtë (6) muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, përveç nenit 25, paragrafët 3 dhe 4 të këtij Kodi që fillojnë të zbatohen dy (2) vjet pas hyrjes në fuqi të këtij Kodi. Kodi Nr. 08/L-032 14 korrik 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-251/2022, datë 01.08.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu

Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.