LIGJI NR.03/L-007 PËR PROCEDURËN JOKONTESTIMORE — Part 1 | 03/L-007 — Kosovo law | Esheria

LIGJI NR.03/L-007 PËR PROCEDURËN JOKONTESTIMORE

Part 1 of 2 · provisions 1–200

This preamble states that the law sets rules for courts handling non-contentious proceedings and aims to align those procedures with international standards.

AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.

Jurisdiction
Kosovo
Instrument
Act or statute
Citation
03/L-007
Version
Undated source snapshot
Language
sq
Updated
Official source
View official record ↗
Complete work
View statute overview
administrative procedure appeals asset inventory asset recording banking boundary disputes building administration capacity proceedings capacity to act case suspension certificates child representation citation civil procedure civil registry recordkeeping civil status records civil-procedure co-ownership co-ownership division co-ownership partition compensation compensation procedure confidential proceedings construction land +194 more

Statute overview

About this statute

This preamble states that the law sets rules for courts handling non-contentious proceedings and aims to align those procedures with international standards. Courts must act and decide on matters handled in non-contentious procedure, and the law also applies to certain other legal matters not assigned by law to contentious procedure rules. The general provisions of this law apply to special non-contentious procedures under this law unless otherwise provided, and to other non-contentious matters where no special procedural rules are set by another law. In non-contested proceedings, the rules of the law on contested procedure apply unless this law says otherwise. The court may start a non-contentious procedure only in the cases and conditions set by law, and it must notify the competent organ without delay if the procedure was started by someone else.

Legal text

Provisions of LIGJI NR.03/L-007 PËR PROCEDURËN JOKONTESTIMORE

Showing 200 of 283

Part preamble

Preamble

  1. preamble

    AI-assisted research summary: This preamble states that the law sets rules for courts handling non-contentious proceedings and aims to align those procedures with international standards.

    1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 45 / 12 JANAR 2009 LIGJI Nr. 03/L-007 PËR PROCEDURËN JOKONTESTIMORE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Me qëllim të krijimit të dispozitave ligjore me të cilat caktohen rregullat sipas të cilave gjykatat veprojnë dhe vendosin mbi të drejtat dhe interesat personale, familjare dhe pasurore që zgjidhen në procedurën jokontestimore, si dhe; Me qëllim të ndërtimit të një sistemi ligjor të zgjedhjes së çështjeve juridike në procedurën jokontestimore civile në përputhje me standardet ndërkombëtare, Miraton LIGJ P Ë R PROCEDURËN JOKONTESTIMORE PJESA E PARË KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Përmbajtja e ligjit
  1. 1

    AI-assisted research summary: Courts must act and decide on matters handled in non-contentious procedure, and the law also applies to certain other legal matters not assigned by law to contentious procedure rules.

    Neni 1 1.1 Me këtë ligji caktohen rregullat sipas të cilave gjykatat veprojnë dhe vendosin mbi të drejtat dhe interesat personale, familjare dhe të drejtave të tjera dhe interesave juridike dhe pasurore që zgjidhen në procedurën jokontestimore. 1.2 Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe në çështjet tjera juridike për të cilat nuk është paraparë me ligj se zgjidhen sipas rregullave të procedurës kontestimore. Zbatimi i dispozitave të përbashkëta në procedurat e veçanta
  2. 2

    AI-assisted research summary: The general provisions of this law apply to special non-contentious procedures under this law unless otherwise provided, and to other non-contentious matters where no special procedural rules are set by another law.

    Neni 2 Dispozitat e përgjithshme të këtij ligji zbatohen në procedurat e veçanta jokontestimore të rregulluara me këtë ligj po qe se nuk është paraparë ndryshe, si dhe në çështjet tjera jokontestimore për të cilat me ligj të veçantë nuk janë caktuar rregullat procedurale. Zbatimi përshtatshmërisht i ligjit për procedurën Kontestimore
  3. 3

    AI-assisted research summary: In non-contested proceedings, the rules of the law on contested procedure apply unless this law says otherwise.

    Neni 3 Në procedurën jokontestimore përshtatshmërisht zbatohen dispozitat e Ligjit për procedurën kontestimore, po qe se me këtë ligj nuk është paraparë ndryshe. Fillimi i procedurës jokontestimore
  4. 4

    AI-assisted research summary: The court may start a non-contentious procedure only in the cases and conditions set by law, and it must notify the competent organ without delay if the procedure was started by someone else.

    Neni 4 4.1 Procedura jokontestimore inicohet me anë të propozimit të personit fizik apo të personit juridik, ose me anë të propozimit të organit shtetëror të caktuar me këtë ligj ose me ligj tjetër. 4.2 Procedurën jokontestimore e inicon gjykata sipas detyrës zyrtare vetëm në rastet dhe nën kushtet e caktuara me këtë ligj apo me ndonjë ligj tjetër. 2 4.3 Në qoftë se procedura nuk është inicuar nga organi që është i autorizuar ta inicojë atë, gjykata pa vonesë do ta informoj organin e tillë se procedurën e ka inicuar me propozimin e subjektit tjetër. a) në rast të këtillë gjykata i cakton afat organit kompetent për paraqitjen e pjesëmarrjes në procedurën e filluar. b) deri në kalimin e afatit gjykata do të ndalet së vepruari, po qe se një gjë e këtillë është e nevojshme për mbrojtjen e interesave të pjesëmarrësve në procedurë apo të interesit publik. c) organi i kujdestarisë të drejtën e pjesëmarrjes në procedurën e inicuar nga subjekti tjetër mund ta shfrytëzojë edhe pas kalimit të afatit nga paragrafi 3 këtij ligji. Pjesëmarrësit në procedurë
  5. 5

    AI-assisted research summary: This article defines who counts as a participant in a non-contentious procedure and allows a court to recognize some non-legal-person associations as participants if conditions are met.

    Neni 5 5.1 Pjesëmarrës në procedurën jokontestimore quhet subjekti që e ka filluar procedurën, subjekti për interesat dhe të drejtat subjektive të të cilit shqyrtohet dhe vendoset në procedurë, si dhe organi shtetëror i cili merr pjesë në procedurë në bazë të autorizimit ligjor. 5.2 Organi shtetëror e ka cilësinë e pjesëmarrësit në procedurë edhe kur atë e ka inicuar personi tjetër i autorizuar, kurse organi pasi që është njoftuar nga gjykata vendosë të merr pjesë në te. 5.3 Cilësinë e pjesëmarrësit në procedurë, me të drejtë veprimi në çështjen juridike konkrete, gjykata mund t’ua njehë edhe formave të bashkimit që nuk e kanë statusin e personit juridik, nëse i plotësojnë kushtet e parapara në Ligjin për procedurën kontestimore dhe po qe se çështja që është objekt gjykimi u përket atyre drejtpërdrejtë. 5.4 Në kuptimin e këtij ligji propozues quhet personi, përkatësisht organi, me propozimin e të cilit është inicuar procedura. Kundërshtar i propozuesit quhet personi ndaj të cilit realizohet e drejta subjektive apo interesi juridik i propozuesit. Personat që gëzojnë mbrojtje të posaçme
  6. 6

    AI-assisted research summary: In non-contentious proceedings, the court must protect minors without parental care and other persons who cannot protect their own rights and interests, and it must notify and involve the guardianship authority in special-protection cases.

    Neni 6 6.1 Në procedurën jokontestimore gjykata sipas detyrës zyrtare ndërmerr masa për mbrojtjen e të drejtave subjektive dhe të interesave juridike të të miturve që nuk ndodhen nën kujdesin e prindërve, si dhe për mbrojtjen e personave të tjerë që nuk kanë mundësi që vetë të kujdesen për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të veta. 6.2 Në rastet në të cilat në procedurën jokontestimore shqyrtohen dhe zgjidhen çështjet e personave nën mbrojtje të posaçme, gjykata do ta lajmërojë organin e kujdestarisë për procedurën e filluar, do ta thërras atë për pjesëmarrje në seanca gjyqësore si dhe do t’ia dërgojë parashtresat e pjesëmarrësve në procedurë dhe vendimet e dhëna kundër të cilave lejohet mjeti i goditjes. Gjykata vepron në këtë mënyrë edhe kur organi i kujdestarisë nuk e ka inicuar procedurën dhe nuk e ka paraqitur pjesëmarrjen në të pas marrjes së njoftimit nga gjykata për inicimin e procedurës nga personi tjetër. Autorizimet e Organit të kujdestarisë
  7. 7

    AI-assisted research summary: The guardianship body may carry out procedural acts in a non-contentious procedure to protect the rights and legal interests of minors and persons under special protection, but it has no right to initiate that procedure.

    Neni 7 Organi i kujdestarisë, në procedurën jokontestimore të cilën nuk ka të drejtë ta inicojë, mund t’i kryejë të gjitha veprimet procedurale me qëllim të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave juridike të të miturve dhe personave nën mbrojtje të posaçme, dhe sidomos të paraqet fakte relevante të cilat nuk i kanë paraqitur pjesëmarrësit e procedurës, të propozojë marrjen e provave dhe të përdorë mjete goditjeje të vendimeve. Kryerja e veprimeve nga personi pa zotësi procedurale
  8. 8

    AI-assisted research summary: The court may allow a proceeding participant who lacks capacity to act to carry out procedural acts if that person can understand their meaning and consequences.

    Neni 8 3 Gjykata mund të lejoj që pjesëmarrësi në procedurë, edhe kur nuk e ka zotësinë për të vepruar, të kryej veprime procedurale me qëllim të realizimit të të drejtave dhe interesave që i takojnë, po qe se është në gjendje ta kuptojë domethënien dhe pasojat e veprimeve të tilla. Veprimet disponibile në çështjet personale dhe familjare
  9. 9

    AI-assisted research summary: In certain non-contentious cases, a participant may not withdraw their request, accept the opponent’s request, or make a judicial settlement. The court may also, on its own initiative, establish relevant facts not presented by the participants and facts that are not disputed between them.

    Neni 9 9.1 Në çështjet juridike jokontestimore që kanë të bëjnë me gjendjen personale apo familjare të pjesëmarrësit në procedurë, por edhe në çështjet tjera jokontestimore që kanë të bëjnë me të drejtat dhe interesat juridike që pjesëmarrësit nuk mund të disponojnë në procedurë para gjykatës, pjesëmarrësi nuk mund të heqë dorë nga kërkesa e vet, ta pranoj kërkesën e kundërshtarit e as të lidh ujdi gjyqësore. 9.2 Në procedurën nga paragrafi 1 i këtij neni gjykata sipas detyrës zyrtare ka tagër t’i vërtetoj faktet relevante që nuk i kanë parashtruar pjesëmarrësit e procedurës, si dhe ti konstatoj faktet e tilla të cilat ndërmjet tyre nuk janë kontestuese. Parimi i publicitetit
  10. 10

    AI-assisted research summary: Non-contested proceedings are public, but publicity is excluded for proceedings about personal or family matters, except for proceedings to declare a person dead or concerning the death of a natural person.

    Neni 10 10.1 Procedura jokontestimore është publike. 10.2 Në procedurën ku vendoset në lidhje me çështjet personale ose familjare publiciteti përjashtohet, me përjashtim kur procedura zhvillohet për shpalljen për të vdekur ose për vdekjen e personit fizik. Vendosja mbi çështjen jashtë seancës
  11. 11

    AI-assisted research summary: The court may decide hearing-based requests only in the situations set by law or when a hearing is needed or reasonable; a participant’s non-appearance does not stop the procedure unless the law says otherwise; and questioning may proceed without other participants unless the law says otherwise.

    Neni 11 11.1 Gjykata vendos për kërkesat e pjesëmarrësve në bazë të shqyrtimit në seancë vetëm në raste kur kjo është caktuar me ligj, ose kur vlerëson se mbajtja e seancës është e nevojshme për sqarimin ose konstatimin e fakteve vendimtare, ose kur mendon se për shkaqe të tjera mbajtja e seancës është e arsyeshme. 11.2 Mosardhja e ndonjërit nga pjesëmarrësit në seancë nuk pengon gjykatën që të vazhdojë procedurën, po qe se në rastet e caktuara me ligj nuk është caktuar ndryshe. 11.3 Marrja në pyetje e pjesëmarrësve në procedurë mund të bëhet edhe në mungesën e pjesëmarrësve të tjerë po qe se me këtë ligj nuk është caktuar ndryshe. Tërheqja e propozimit
  12. 12

    AI-assisted research summary: A proposal may be withdrawn until the first-instance decision is issued; if several people filed it, they withdraw it together unless another law says otherwise.

    Neni 12 12.1 Propozimi me të cilin është inicuar procedura mund të tërhiqet derisa të jepet aktvendimi i shkallës së parë për zgjidhjen e çështjes. 12.2 Propozimi i paraqitur nga disa persona tërhiqet me deklaratën e përbashkët të tyre, po qe se me ligj nuk është caktuar ndryshe. 12.3 Konsiderohet se propozuesi e ka tërhequr propozimin po qe se nuk vjen në seancën e parë për të cilën është thirrur në mënyrë të rregullt. Kjo rregull nuk vlen në qoftë se ekzistojnë shkaqe të ditura botërisht të cilat e kanë penguar propozuesin që të vijë në seancë. 12.4 Shkaqet e arsyeshme të mungesës së propozuesit gjykata mund t’i marrë në konsideratë edhe pa u deklaruar pjesëmarrësit e tjerë të procedurës derisa mos t’u dërgohet aktvendimi për tërheqjen e propozimit. Tërheqja e propozimit pas dhënies së aktvendimit
  13. 13

    AI-assisted research summary: A person who started a non-contentious procedure may withdraw the proposal even after a first-instance decision, until the case ends with a final decision.

    Neni 13 4 13.1 Propozimi me të cilin është inicuar procedura jokontestimore mund të tërhiqet nga paraqitësi i tij edhe pasi të jetë dhënë aktvendimi i shkallës së parë derisa mos të përfundojë ajo me vendim të formës së prerë. 13.2 Tërheqja e propozimit në rastin nga paragrafi 1 i këtij neni mund të bëhet vetëm po qe se nuk cenohen të drejtat e pjesëmarrësve të tjerë me të cilët ka të bëjë aktvendimi i shkallës së parë, respektivisht vetëm po qe se ata e japin pëlqimin për tërheqjen e propozimit në fazën e përmendur të procedurës. 13.3 Në qoftë se propozimi, me të cilin është inicuar procedura, është tërhequr pasi të jetë dhënë aktvendimi i shkallës së parë, gjykata e shkallës së parë do ta prishë aktvendimin e tillë dhe do ta përfundojë procedurën. Kompetenca territoriale
  14. 14

    AI-assisted research summary: This article assigns territorial jurisdiction to specific courts in non-contentious proceedings based on the person’s domicile/residence, the proposer’s domicile/residence/seat, or the location of immovable property.

    Neni 14 14.1 Në procedurën në të cilën vendoset mbi gjendjet personale dhe familjare e kompetencës territoriale është gjykata në territorin e të cilës e ka vendbanimin personi në interesin e të cilit zhvillohet procedura. Kur personi i tillë nuk ka vendbanim, atëherë e kompetencës territoriale është gjykata në territorin e të cilës ai e ka vendqëndrimin, po qe se me ligj nuk është paraparë ndryshe. 14.2 Në çështjet tjera jokontestimore e kompetencës territoriale për gjykim është gjykata në territorin e të cilës propozuesi e ka vendbanimin apo vendqëndrimin, respektivisht selinë, nëse me ligj nuk është paraparë ndryshe. 14.3 Kur në procedurën jokontestimore vendoset lidhur me sendet e paluajtshme, e kompetencës territoriale ekskluzive është gjykata në territorin e të cilës ndodhet paluajtshmëria. Nëse paluajtshmëria shtrihet në territorin e disa gjykatave, atëherë kompetente është secila nga to. Në këtë rast gjykata që e fillon zhvillimin e procedurës nuk mund të shpallet më vonë jokompetente.
  15. 15

    AI-assisted research summary: In a non-contentious procedure, the court may declare itself territorially incompetent early in the case, may transfer the case if circumstances change, and must consult the guardianship authority before transferring a case in the interest of a specially protected person.

    Neni 15 15.1 Në procedurën jokontestimore gjykata sipas detyrës zyrtare mund të shpallet territorialisht jo kompetente jo më vonë se në seancën e parë, e nëse seanca nuk është mbajtur deri në momentin e kryerjes së veprimit të parë procedural të cilin sipas thirrjes së gjykatës e ka kryer pjesëmarrësi në procedurë. 15.2 Në qoftë se gjatë zhvillimit të procedurës ndryshojnë rrethanat mbi të cilat është mbështetur kompetenca e gjykatës, atëherë gjykata që është duke zhvilluar procedurën mund t’ia dërgojë lëndën gjykatës e cila sipas rrethanave të ndryshuara është bërë e kompetencës territoriale, po qe se duket qartë se para kësaj gjykate procedura do të zhvillohet më lehtë, ose kur kjo është në interes të personit nën mbrojtje të veçantë. 15.3 Kur lënda duhet dërguar gjykatës tjetër në interesin e personit nën mbrojtje të veçantë, gjykata që e ka filluar procedurën para se ta dërgojë lëndën do ta thërrasë organin e kujdestarisë që brenda afatit të caktuar të japë mendimin e vet për arsyeshmërinë e dërgimit. Nëse organi i kujdestarisë brenda afatit që i është caktuar nuk e dërgon në gjykatë mendimin e vet, gjykata do të veprojë sipas rrethanave të rastit, duke pasur kujdes për interesat e personit nën mbrojtjen e veçantë. Rasti kur çështja duhet gjykuar në procedurë kontestimore
  16. 16

    AI-assisted research summary: If a non-contentious court procedure is found to belong under contentious-procedure rules, the court must suspend it by decision; once that decision becomes final, the case continues under contentious-procedure rules in the competent court.

    Neni 16 16.1 Në qoftë se gjykata gjatë zhvillimit të procedurës jokontestimore konstaton se procedura duhet të zhvillohet sipas rregullave të procedurës kontestimore, ajo duhet të vendosë pezullimin e procedurës me anë të aktvendimit. 16.2 Pasi të bëhet i formës së prerë aktvendimi nga paragrafi 1 i këtij neni procedura e mëtejme vazhdon së zhvilluari sipas rregullave të procedurës kontestimore në gjykatën kompetente. Forma e vendimeve 5
  17. 17

    AI-assisted research summary: In non-contentious proceedings, decisions are issued as orders. Certain orders must include reasons, including orders that may be subject to a special appeal and second-instance court orders.

    Neni 17 17.1 Në procedurën jokontestimore vendimet jepen në formë të aktvendimeve. 17.2 Aktvendimi kundër të cilit pjesëmarrësi i procedurës mund të bëjë ankim të veçantë dhe aktvendimi i gjykatës së shkallës së dytë duhet të ketë arsyetimin. Afati për ankim
  18. 18

    AI-assisted research summary: An appeal against a first-instance decision may be filed within 15 days from delivery, unless the law says otherwise.

    Neni 18 Kundër aktvendimit të shkallës së parë ankesa mund të ushtrohet brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e dorëzimit të aktvendimit, po qe se me ligj nuk është paraparë ndryshe. Suspenziviteti i ankimit
  19. 19

    AI-assisted research summary: The first-instance court may, for important reasons, decide that an appeal will not stop enforcement of the challenged ruling. In cases involving minors or other specially protected persons, the court may order cash security, and in some circumstances it may allow another form of security.

    Neni 19 19.1 Afati për paraqitjen e ankimit dhe ankimi i paraqitur e pengon vendimin në marrjen e formës së prerë dhe ekzekutueshmërinë e tij. 19.2 Kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme gjykata e shkallës së parë mund të vendosë që ankimi mos ta pengojë ekzekutimin e aktvendimit të goditur me ankim. 19.3 Në rastin nga paragrafi 2 i këtij neni, kur ka nevojë që të mbrohen të drejtat dhe interesat e të miturve ose të personave të tjerë nën mbrojtje të veçantë, gjykata sipas detyrës zyrtare, kurse kur janë në pyetje këta të dytët vetëm sipas propozimit të tyre, mund të caktojë që të depozitohet garancia në para të gatshme. Kur rrethanat e rastit konkret kërkojnë dhënien e garancisë mund të caktohet edhe në formë tjetër. Prishja ose ndryshimi i aktvendimit nga gjykata që e ka dhënë
  20. 20

    AI-assisted research summary: A first-instance court may change or annul a contested order on a timely appeal if the appeal is well-founded and other participants’ rights are not harmed.

    Neni 20 20.1 Gjykata e shkallës së parë lidhur me ankesën e paraqitur me kohë mund të ndryshojë apo prishë aktvendimin e goditur. Këtë gjykata mund ta bëjë vetëm po qe se ankesa është e bazuar dhe vetëm kur me një gjë të tillë nuk cenohen të drejtat e pjesëmarrësve të tjerë të përmbajtura në aktvendimin e goditur. 20.2 Në qoftë se gjykata e shkallës së parë nuk e ndryshon apo prishë vendimin e saj të goditur me ankim, atëherë ajo ankesën bashkë me dosjen e lëndës ia dërgon gjykatës së shkallës së dytë për vendosje pa marrë parasysh se a është bërë ankimi brenda afatit ligjor apo pas skadimit të tij. 20.3 Gjykata e shkallës së dytë mund të vendosë edhe për ankesën e paraqitur me vonesë dhe ta aprovojë atë, po qe se me një gjë të tillë nuk cenohen të drejtat e pjesëmarrësve të tjerë në procedurë të bazuara në aktvendimin e goditur. Zgjidhja e çështjes paraprake
  21. 21

    AI-assisted research summary: Gjykata e çështjes mund të vendosë vetë për një çështje paraprake kur vendimi i shkallës së parë varet prej saj dhe ligji nuk thotë ndryshe.

    Neni 21 21.1 Kur dhënia e vendimit të shkallës së parë varet nga zgjidhja e çështjes paraprake (çështja prejudiciale) që ka të bëjë me ekzistimin e ndonjë të drejte apo marrëdhënie juridike, për të cilën ende nuk ka vendosur gjykata apo organi tjetër kompetent, gjykata e çështjes ka tagër që vet të vendosë për çështjen e këtillë, po qe se me ligj nuk është paraparë ndryshe. 21.2 Vendimi i gjykatës së çështjes mbi çështjen paraprake ka efekt juridik vetëm në procedurën jokontestimore në të cilën është zgjidhur kjo çështje. Faktet kontestuese lidhur me çështjen paraprake
  22. 22

    AI-assisted research summary: If facts about a preliminary issue are disputed in a non-contentious procedure, the court must direct the parties to start a contentious or administrative procedure within a set time. The court also directs the participant whose right seems less credible to file suit or start the competent administrative procedure, unless the law says otherwise.

    Neni 22 22.1 Në qoftë se ndërmjet pjesëmarrësve të procedurës jokontestimore janë kontestuese faktet lidhur me zgjidhjen e çështjes paraprake, gjykata do t’i udhëzojë që brenda afatit të caktuar ta inicojnë procesin 6 kontestimor apo procesin para organit administrativ me qëllim të zgjidhjes së të drejtës apo marrëdhënies kontestuese. 22.2 Gjykata do ta udhëzojë për ngritje të padisë në procedurën kontestimore, respektivisht për ta inicuar procedurën para organit kompetent të administratës atë pjesëmarrës të drejtën e të cilit e konsideron më pak të besueshme, po qe se me ligj nuk është thënë ndryshe. Inicimi me kohë i procedurës për zgjidhjen e çështjes paraprake
  23. 23

    AI-assisted research summary: If the non-contentious participant starts the contentious or administrative case within the set time limit, the court must suspend the non-contentious procedure. If nobody starts it by the end, the court must finish the procedure without considering the related requests.

    Neni 23 23.1 Në qoftë se pjesëmarrësi i procedurës jokontestimore i udhëzuar për inicimin e procedurës kontestimore, respektivisht të procedurës administrative brenda afatit të caktuar, i cili nuk mund të jetë më i gjatë se 30 ditë, e inicon atë, atëherë gjykata do ta ndërpresë procedurën derisa të përfundoj procedura në mënyrë të plotfuqishme, mos të bëhet i formës së prerë vendimi i dhënë mbi çështjen paraprake në procedurën kontestimore, respektivisht administrative. 23.2 Procedurën kontestimore, respektivisht administrative me qëllim të zgjidhjes së çështjes paraprake mund ta inicoj edhe pjesëmarrësi i procedurës jokontestimore të cilin gjykata nuk e ka udhëzuar për një gjë të tillë. 23.3 Në qoftë se asnjëri nga pjesëmarrësit në procedurën jokontestimore nuk e inicon procedurën kontestimore apo atë administrative deri në përfundimin e procedurës jokontestimore, gjykata do ta përfundojë procedurën pa i marrë në konsideratë kërkesat lidhur me të cilat pjesëmarrësi i procedurës jokontestimore është udhëzuar që ta inicojë procedurën kontestimore, respektivisht administrative. Pasojat juridike të aktvendimit
  24. 24

    AI-assisted research summary: A court may order an uncontested-proceedings decision to take legal effect before it becomes final, if needed to protect minors or other specially protected persons.

    Neni 24 24.1 Në qoftë se me aktvendimin e gjykatës jokontestimore ndryshohet gjendja personale apo familjare e pjesëmarrësit në procedurë, ose ndryshohen të drejtat dhe detyrimet e tija, pasojat juridike të aktvendimit lindin në momentin kur bëhet i formës së prerë. 24.2 Gjykata mund të vendosë që pasojat juridike të aktvendimit të lindin para se ai të bëhet i formës së prerë, po qe se kjo nevojitet për mbrojtjen e të miturve ose të personave të tjerë nën mbrojtje të veçantë. Dërgimi i aktvendimit organit administrativ kompetent
  25. 25

    AI-assisted research summary: A court must promptly send a final decision changing a participant’s personal or family status to the competent administrative body that keeps that participant’s birth register.

    Neni 25 Aktvendimin e formës së prerë me të cilin ndryshohet gjendja personale apo familjare e pjesëmarrësit në procedurën jokontestimore, gjykata pa vonesë ia dërgon organit administrativ kompetent për mbajtjen e librit amzë të të lindurve për këtë pjesëmarrës. Efekti i aktvendimit të formës së prerë
  26. 26

    AI-assisted research summary: A participant may take a claim decided in a final non-contentious decision to a contentious procedure or an administrative process, if law allows that option.

    Neni 26 Aktvendimi i formës së prerë i dhënë në procedurën jokontestimore nuk është pengesë për pjesëmarrësin që kërkesën e tij mbi të cilën është vendosur me aktvendimin e këtillë ta realizojë në procedurën kontestimore ose në procesin para organit administrativ, kur kjo mundësi i është njohur me ligj. Goditja e aktvendimit me revizion
  27. 27

    AI-assisted research summary: In certain non-contentious cases, revision may be used against a final second-instance decision.

    Neni 27 27.1 Në procedurën jokontestimore në të cilën vendoset mbi çështjet statusore, banesore dhe lidhur me kompensimin për paluajtshmërinë e eksproprijuar, mund të përdoret revizioni kundër aktvendimit të shkallës së dytë që ka marrë formë të prerë. 27.2 Në çështjet juridike të përmendura në paragrafin 1 të këtij neni revizioni lejohet nën kushtet e caktuara me Ligjin për procedurën kontestimore, po qe se me ligj nuk është paraparë ndryshe. 7 Përsëritja e procedurës
  28. 28

    AI-assisted research summary: A retrial request cannot be filed against a final meritorious decision in some cases, and the court must handle retrial requests or return the case depending on whether the conditions in Article 20 are met.

    Neni 28 28.1 Kundër aktvendimit meritor të formës së prerë nuk mund të paraqitet propozimi për përsëritjen e procedurës po qe se pjesëmarrësit të procedurës jokontestimore me këtë ligj apo me ndonjë ligj tjetër i është njohur e drejta që kërkesën e tij për të cilën është vendosur me aktvendim ta realizojë në procedurën kontestimore apo në procesin përpara organit administrativ. 28.2 Në qoftë se ekzistojnë kushtet nga neni 20 i këtij ligji, gjykata do të veprojë sipas propozimit për përsëritjen e procedurës sikurse të ishte fjala për ankesën e paraqitur pas skadimit të afatit ligjor për ankim. 28.3 Në qoftë se gjykata e shkallës së dytë konstaton se nuk janë plotësuar kushtet e parapara në nenin 2o të këtij ligji, atëherë ajo do t’ia kthejë lëndën gjykatës së shkallës së parë për veprim të mëtejmë sipas propozimit për përsëritjen e procedurës. Shpenzimet procedurale
  29. 29

    AI-assisted research summary: This article says the court decides procedural costs in certain personal or family matters, applies civil-procedure rules for costs linked to a guardianship body, and in non-contentious property cases usually splits costs equally unless share differences justify a different allocation.

    Neni 29 29.1 Në procedurën në të cilën vendoset për çështjet që kanë të bëjnë me gjendjen personale ose familjare të pjesëmarrësit, për shpenzimet procedurale gjykata vendosë sipas vlerësimit të lirë duke i marrë parasysh rrethanat e rastit dhe rezultatin e procedurës. 29.2 Sa u përket shpenzimeve procedurale që shkaktohen me pjesëmarrjen e organit të kujdestarisë, zbatohen dispozitat e Ligjit për procedurën kontestimore. 29.3 Në çështjet jokontestimore që kanë të bëjnë me të drejtat pasurore të pjesëmarrësve, shpenzimet procedurale u mbeten në ngarkim në pjesë të barabarta. Mirëpo, nëse ekzistojnë dallime të rëndësishme të pjesëve që u takojnë pjesëmarrësve në të drejtën pasurore që është objekt vendosjeje, atëherë gjykata varësisht nga madhësia e pjesëve në të do t’i caktojë pjesët e shpenzimeve që do t’i mbeten në ngarkim secilit nga ta. 29.4 Në çështjet juridike nga paragrafi 3 i këtij neni gjykata mund të vendosë që të gjitha shpenzimet procedurale t’i heqë pjesëmarrësi në interesin e të cilit zhvillohet procedura jokontestimore, respektivisht pjesëmarrësi që ekskluzivisht me sjelljet e tij i ka dhënë shkas fillimit të procedurës. Zbatimi i dispozitave të kësaj pjese të ligjit
  30. 30

    AI-assisted research summary: General provisions of this part apply to matters not covered by special non-contentious procedure rules, and also where a special law provides no procedural rules at all.

    Neni 30 Sipas dispozitave të përgjithshme të kësaj pjese të ligjit, veprohet në të gjitha çështjet të cilat nuk janë rregulluar me dispozitat e veçanta të procedurave jokontestimore të përfshira me këtë ligj. Këto dispozita të përgjithshme zbatohen edhe në çështjet jokontestimore për të cilat me ligj të veçantë nuk janë paraparë fare rregullat për veprimet procedurale. PJESA E DYTË RREGULLIMI I GJENDJEVE PERSONALE DHE FAMILJARE KREU II I. Rregullimi i gjendjeve personale 1. Heqja dhe kthimi i zotësisë për të vepruar
  31. 31

    AI-assisted research summary: The court must finish removal/reinstatement capacity proceedings within set deadlines.

    Neni 31 31.1 Në procedurën e heqjes së zotësisë për të vepruar gjykata konstaton se a është personi i moshës madhore, për shkak të paaftësisë së plotë apo të pjesshme për të gjykuar, në gjendje të kujdeset për të drejtat dhe interesat e veta, dhe në pajtim me këtë plotësisht apo pjesërisht ia merr zotësinë për të vepruar. 31.2 Në procedurën e kthimit të zotësisë për të vepruar gjykata plotësisht apo pjesërisht ia kthen personit të moshës madhore zotësinë për të vepruar po qe se konstaton se kanë pushuar shkaqet të cilat kanë ndikuar për marrjen e saj plotësisht apo pjesërisht. 8 31.3 Procedura nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të përfundojë sa më parë që është e mundur e jo me vonë se 90 ditë, ndërsa procedura nga paragrafi 2 këtij neni duhet të përfundoj brenda afatit prej 30 ditësh nga dita në të cilën ka arritur në gjykatë propozimi për kthimin e zotësisë për të vepruar.
  32. 32

    AI-assisted research summary: The procedure for removing or returning legal capacity to act may be started by several listed persons and bodies.

    Neni 32 Procedura për heqjen dhe kthimin e zotësisë për të vepruar fillohet sipas propozimit të : a) organit të kujdestarisë; b) bashkëshortit, fëmijës dhe prindërve të personit tek i cili janë krijuar kushtet ligjore për heqjen, respektivisht kthimin e zotësisë për të vepruar; c) gjyshit, gjyshes, vëllait, motrës, nipit dhe personave të tjerë, po qe se këta persona vazhdimisht jetojnë në të njëjtën bashkësi familjare me personin për të cilin propozohet heqja, respektivisht kthimi i zotësisë për të vepruar; d) personit tjetër të paraparë me ligj; e) gjykatës; f) organizatës shëndetësore për shërimin e sëmundjeve mendore tek e cila ndodhet për mjekim personi të cilit duhet hequr apo kthyer zotësinë për të vepruar. g) procedura për kthimin e zotësisë për të vepruar fillohet edhe me propozimin e personit të cilit i është hequr zotësia e veprimit.
  33. 33

    AI-assisted research summary: The municipal court competent for the procedure is the one in whose territory the person lives or is located.

    Neni 33 Për zhvillimin e procedurës sipas propozimit të subjektit të autorizuar është kompetente gjykata komunale në territorin e së cilës e ka vendbanimin ose vendqëndrimin personi të cilit i merret apo kthehet zotësia për të vepruar.
  34. 34

    AI-assisted research summary: A proposal that starts the procedure must include the facts it relies on and the evidence supporting or making those facts credible.

    Neni 34 34.1 Propozimi me të cilin inicohet procedura duhet të përmbajë faktet në të cilat mbështetet, si dhe mjetet provuese me të cilat këto fakte vërtetohen ose bëhen të besueshme. 34.2 Kur procedura nuk është inicuar sipas detyrës zyrtare ose në bazë të propozimit të organit të kujdestarisë ose institucionit shëndetësore, propozimi duhet të përmbajë edhe të dhëna nga të cilat rezulton autorizimi për inicimin e procedurës.
  35. 35

    AI-assisted research summary: If a person’s capacity to act is removed or restored and that person owns immovable property, the court must notify the competent real-estate registry body without delay.

    Neni 35 Në qoftë se personi të cilit i hiqet apo kthehet zotësia për të vepruar është pronar i sendeve të paluajtshme, gjykata pa vonesë, me qëllim të shënimit të procedurës së inicuar, do ta njoftojë organin kompetent për evidentimin e pasurive të paluajtshme.
  36. 36

    AI-assisted research summary: The court must notify the competent municipal service that keeps birth registers about the initiated proceeding.

    Neni 36 Për procedurën e filluar gjykata e njofton shërbimin komunal kompetent për punët e mbajtjes së librave të të lindurve në të cilin është i regjistruar personi të cilit i hiqet apo kthehet zotësia për të vepruar, me qëllim të evidentimit të procedurës së filluar.
  37. 37

    AI-assisted research summary: Gjykata vendos në seancë gjyqësore pasi të vlerësojë provat.

    Neni 37 37.1 Në këtë procedurë gjykata vendos në seancë gjyqësore pas vlerësimit të provave. 37.2 Në të gjitha seancat për shqyrtimin e propozimit thirren propozuesi, kujdestari i personit të cilit i merret apo kthehet zotësia për të vepruar, respektivisht përfaqësuesi i përkohshëm i tij dhe organi i kujdestarisë. 9 37.3 Seanca gjyqësore mund të mbahet në mungesë të personit të cilit i hiqet zotësia për të vepruar vetëm kur sipas vlerësimit të gjykatësit nuk është në gjendje t’i kuptojë rëndësinë dhe pasojat juridike të pjesëmarrjes ose të mospjesëmarrjes së tij në seancë.
  38. 38

    AI-assisted research summary: The court decides on removing or restoring legal capacity based on proven facts at the hearing.

    Neni 38 38.1 Për heqjen ose kthimin e zotësisë për të vepruar gjykata vendosë në bazë të fakteve të vërtetuar në seanca gjyqësore. 38.2 Në qoftë se personi të cilit i hiqet, respektivisht kthehet zotësia për të vepruar është i vendosur në institucionin që ushtron veprimtari shëndetësore, gjykata mund ta mbajë seancën gjyqësore në institucionin e tillë dhe ta dëgjojë personin e tillë. 38.3 Gjykata do të vlerësojë se a do ta marrë në pyetje personin ndaj të cilit zhvillohet procedura në praninë e mjekut që bënë mbikëqyrjen e gjendjes shëndetësore të tij derisa ai gjendet në institucionin shëndetësore. 38.4 Gjykata mund të heqë dorë nga dëgjimi i personit ndaj të cilit zhvillohet procedura vetëm nëse një gjë e tillë nuk është fare e mundshme duke pasur parasysh gjendjen shëndetësore të këtij personi, me ç’rast më parë sigurohet mendimi i mjekut që bën mbikëqyrjen e shëndetit të tij.
  39. 39

    AI-assisted research summary: The court must hear the guardian or temporary representative, the proposer, and other persons who can provide information about the person in the proceeding.

    Neni 39 Gjykata ka për detyrë ta dëgjoj kujdestarin, përkatësisht përfaqësuesin e përkohshëm, propozuesin dhe personat e tjerë që mund të japin njoftime për jetën dhe sjelljet e personit ndaj të cilit zhvillohet procedura.
  40. 40

    AI-assisted research summary: Three relevant health experts must examine the person subject to the procedure and give a written opinion on that person's mental state and ability to judge.

    Neni 40 40.1 Personin ndaj të cilit zhvillohet procedura duhet ta kontrollojnë tre ekspert shëndetësor të specializimit përkatës i cili do ta japë konstatimin dhe mendimin me shkrim për gjendjen psikike dhe aftësinë e këtij personi për të gjykuar. 40.2 Ekspertimi bëhet në praninë e gjykatësit, përveçse kur bëhet në institucionin shëndetësor. Në rastin e dytë ekspertimi duhet të kryhet brenda afatit që e cakton gjykata dhe që nuk mund të jetë më i gjatë se shtatë ditë.
  41. 41

    AI-assisted research summary: The court may order a person temporarily placed in a health institution, for up to three months, if a medical expert says it is necessary to assess the person’s health and ability to stand trial.

    Neni 41 41.1 Në qoftë se për konstatimin e gjendjes shëndetësore dhe aftësisë për të gjykuar të personit ndaj të cilit zhvillohet procedura, sipas mendimit të ekspertit të profesionit mjekësor, është e domosdoshme që ai të vendoset në institucionin shëndetësor gjykata mund të jep aktvendim me të cilin do të caktojë që ai përkohësisht, por jo më shumë se deri në tre muaj, të vendoset në institucionin e tillë. 41.2 Në qoftë se institucioni shëndetësor nga paragrafi 1 i këtij neni ndodhet jashtë territorit të gjykatës së çështjes, atëherë kjo gjykatë do t’i kryejë veprimet e nevojshme nëpërmjet gjykatës kompetente në territorin e së cilës ndodhet institucioni i tillë. 41.3 Kundër aktvendimit nga paragrafi 1 i këtij neni lejohet ankimi. Ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e aktvendimit të goditur. Ankesën mund ta paraqesin personi ndaj të cilit zhvillohet procedura, kujdestari dhe përfaqësuesi i përkohshëm i personit të tillë. 41.4 Ankesa paraqitet brenda afatit prej tri ditësh nga dita e dorëzimit të aktvendimit. Ankesën bashkë me dosjen e lëndës gjykata e çështjes do t’ia dërgojë menjëherë gjykatës së shkallës së dytë, e cila duhet të vendosë brenda afatit prej tri ditësh nga dita që e merr ankesën.
  42. 42

    AI-assisted research summary: If the court finds grounds, it must remove a person’s legal capacity fully or partly; in partial cases, it may set specific legal acts the person may do independently, and the person may appeal the decision.

    Neni 42 42.1 Kur vërteton se ekzistojnë shkaqet për heqjen e zotësisë për të vepruar, gjykata personit ndaj të cilit zhvillohet procedura do t’ia heqë zotësinë për të vepruar plotësisht ose pjesërisht. 10 42.2 Në aktvendimin me të cilin personit i hiqet pjesërisht zotësia për të vepruar, gjykata në bazë të rezultatit të ekspertizës mjekësore mund ti caktojë veprimet konkrete juridike që ky person mund t’i kryejë në mënyrë të pavarur. 42.3 Kundër aktvendimit për heqjen e zotësisë për të vepruar personi ndaj të cilit zhvillohet procedura mund të paraqesë ankesë.
  43. 43

    AI-assisted research summary: Gjykata mund ose, në disa raste, duhet të shtyjë vendimin për heqjen e pjesërishme të zotësisë për të vepruar kur çështja lidhet me keqpërdorim të alkoolit ose mjeteve dehëse.

    Neni 43 43.1 Gjykata mund të shtyjë dhënien e aktvendimit për heqjen e pjesërishme të zotësisë për të vepruar për shkak të keqpërdorimit të alkoolit ose të mjeteve të tjera dehëse po qe se mund të pritet me arsye se personi ndaj të cilit zhvillohet procedura do të përmbahet nga keqpërdorimi i alkoolit ose i mjeteve të tjera dehëse. 43.2 Gjykata do ta shtyjë dhënien e vendimit nga paragrafi 1 i këtij neni nëse personi ndaj të cilit zhvillohet procedura me iniciativën e vet ose me propozimin e gjykatës i shtrohet mjekimit në institucionit shëndetësore. Dhënia e vendimit nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni shtyhet për kohën prej gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj. 43.3 Aktvendimi për shtyrjen do të revokohet po qe se personi ndaj të cilit zhvillohet procedura vazhdon ta keqpërdorojë alkoolin ose mjetet tjera të dehjes brenda kohës për të cilën është shtyrë dhënia e vendimit meritor.
  44. 44

    AI-assisted research summary: When the reasons for removing a person's capacity to act have ceased, the court must conduct the procedure and issue a decision restoring that capacity fully or partially.

    Neni 44 Kur pushojnë së ekzistuari shkaqet për të cilat një personi i është hequr zotësia për të vepruar, gjykata sipas detyrës zyrtare ose sipas propozimit të personave të autorizuar nga neni 32 të këtij ligji, do të zhvilloj procedurën dhe varësisht nga rezultati i saj do të jep vendimin me të cilin personit të tillë plotësisht apo pjesërisht i kthehet zotësia për të vepruar.
  45. 45

    AI-assisted research summary: In proceedings to restore legal capacity, the chapter’s rules on deprivation of capacity apply as appropriate.

    Neni 45 Në procedurën për kthimin e zotësisë për të vepruar zbatohen përshtatshmërisht dispozitat e këtij kreu sipas të cilave bëhet heqja e zotësisë për të vepruar.
  46. 46

    AI-assisted research summary: People who took part in the procedure may appeal against a decision removing or restoring capacity to act, within three days of delivery of the decision.

    Neni 46 Kundër aktvendimit me të cilin hiqet ose kthehet zotësia për të vepruar kanë të drejtë ankimi personat që kanë marrë pjesë në procedurë brenda afatit prej tri ditësh nga dita në të cilën u është dorëzuar aktvendimi.
  47. 47

    AI-assisted research summary: The court must send a final decision on deprivation or restoration of capacity to act to the competent municipal birth-register service and the competent immovable-property register body.

    Neni 47 Aktvendimin e formës së prerë për heqjen ose kthimin e zotësisë për të vepruar gjykata do t’ia dërgojë shërbimit komunal kompetent për mbajtjen e librit të të lindurve, si dhe organit kompetent për mbajtjen e librave amzë për pasuritë e paluajtshme.
  48. 48

    AI-assisted research summary: The proposer who started the procedure must bear the procedural costs for removing or restoring capacity to act.

    Neni 48 Shpenzimet procedurale të heqjes ose kthimit të zotësisë për të vepruar i ngarkohen propozuesit që e ka inicuar procedurën. 2. Shpallja e zhdukjes ose e vdekjes së një personi dhe të provuarit e vdekjes a) Shpallja e zhdukjes së një personi
  49. 49

    AI-assisted research summary: A person absent from their residence or last place of stay with no information for more than two years may be declared missing by the competent court, on request of a person with legal interest.

    Neni 49 49.1 Personi që mungon nga vendi i banimit ose i vendqëndrimit të fundit të tij dhe për të cilin nuk ka informata për më shumë se dy vjet, me kërkesën e secilit person fizik ose juridik që për një gjë të tillë ka interes juridik, mund të shpallet i zhdukur me vendim të gjykatës kompetente. 11 49.2 Kur dita e informatës së fundit nuk mund të caktohet, afati nga paragrafi 1 i këtij neni fillon nga dita e parë e muajit pasardhës në të cilin janë marrë informatat e fundit. Kur muaji nuk mund të caktohet, afati fillon nga dita 1 janar e vitit të mëparshëm.
  50. 50

    AI-assisted research summary: The municipal court with the person's last residence, or if none the court for the last place of stay, has competence to declare a person missing. A single judge conducts the procedure and gives the merits decision.

    Neni 50 50.1 Për shpalljen e zhdukjes së një personi është kompetente gjykata komunale në territorin e së cilës ai e ka pasur vendbanimin e fundit, e po qe se nuk ka pasur vendbanim, atëherë gjykata në territorin e së cilës ai e ka pasur vendqëndrimin e fundit. 50.2 Procedurën e zhvillon dhe vendimin meritor e jep gjykatësi i vetëm.
  51. 51

    AI-assisted research summary: A petition to declare a person missing must include specified details and be filed together with the birth register certificate and personal number for the person concerned.

    Neni 51 51.1 Propozimi për shpalljen e zhdukjes së një personi duhet të përmbajë sidomos: a) emrin e gjykatës; b) emrin dhe mbiemrin e personit që propozohet të shpallet i zhdukur; c) ditën e lindjes dhe vendbanimin, përkatësisht vendqëndrimin e fundit të këtij personi; d) faktet në të cilat mbështetet propozimi; e) provat me të cilat konstatohen këto fakte; f) interesin juridik të propozuesit për paraqitjen e propozimit; g) emrin dhe mbiemrin e propozuesit dhe adresën e tij. 51.2 Bashkë me propozimin paraqitet certifikata nga libri amzë i të lindurve dhe numri personal për personin me të cilin ka të bëjë propozimi.
  52. 52

    AI-assisted research summary: Gjykata duhet të verifikojë kushtet për fillimin e procedurës dhe, kur është e nevojshme, të dëgjojë propozuesin dhe dëshmitarët, të mbledhë të dhëna dhe të kërkojë emërimin e kujdestarit.

    Neni 52 52.1 Pasi ta marrë propozimin nga paragrafi 1 i nenit 51 të këtij ligji gjykata, në mënyrë të përshtatshme verifikon se a janë plotësuar parakushtet themelore për fillimin e procedurës. 52.2 Kur është nevoja gjykata e dëgjon propozuesin dhe dëshmitarët, i mbledhë të dhënat e duhura dhe kërkon nga organi i kujdestarisë që personit me të cilin ka të bëj propozimi t’ia emërojë kujdestarin. 52.3 Në qoftë se gjykata konstaton se nuk janë plotësuar kushtet për fillimin e procedurës, atëherë ajo me aktvendim e hedhë poshtë propozimin.
  53. 53

    AI-assisted research summary: The court must publish a notice if it finds the conditions for starting the procedure are met.

    Neni 53 53.1 Nëse gjykata vlerëson se janë plotësuar kushtet për fillimin e procedurës, boton shpalljen në “Gazetën Zyrtare të Kosovës” me të cilën konstaton se ka filluar procedura. 53.2 Në shpalljen për fillimin e procedurës për shpalljen e zhdukjes së personit nga propozimi, tregohen rrethanat qenësore mbi të cilat mbështetet propozimi, bëhet ftesa që ai të lajmërohet, kurse personat tjerë, që kanë informata për të, ftohen që gjykatës brenda afatit tre mujor nga dita e shpalljes, t’ia parashtrojnë ato. 53.3 Shpallja publikohet edhe në tabelën e shpalljeve të gjykatës, e do të publikohet në mënyrën e zakonshme edhe në vendin në të cilin personi nga propozimi ka pasur vendbanimin, respektivisht vendqëndrimin e fundit.
  54. 54

    AI-assisted research summary: After the published deadline passes, the court must hear the guardian and, if needed, the proposer, take other evidence, and decide on the proposal.

    Neni 54 12 54.1 Pas skadimit të afatit në shpalljen e publikuar, gjykata do ta dëgjojë kujdestarin e personit nga propozimi, e sipas nevojës edhe propozuesin, dhe pasi të marrë edhe prova të tjera vendosë meritorisht mbi propozimin. 54.2 Nëse gjykata konstaton se nuk janë plotësuar kushtet që personi nga propozimit të shpallet i zhdukur, jep aktvendim me të cilin refuzohet si i pathemeltë propozimi.
  55. 55

    AI-assisted research summary: The proposer and the guardian of a missing person may file an appeal against a first-instance court decision.

    Neni 55 Kundër aktvendimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë ankesën mund ta paraqesin propozuesi dhe kujdestari i personit të zhdukur.
  56. 56

    AI-assisted research summary: When a person is declared missing, a guardian is appointed for managing that person’s property, and the court’s decision must be published in the Official Gazette or in a court-designated daily newspaper and on the court notice board.

    Neni 56 56.1 Me shpalljen e zhdukjes së personit nga propozimi për administrimin e pasurisë së tij caktohet kujdestari. 56.2 Vendimi i gjykatës me të cilin një person është shpallur i zhdukur botohet në Gazetën Zyrtare ose të paktën në një gazetë të përditshme të caktuar prej gjykatës si dhe në tabelën e shpalljeve në gjykatë.
  57. 57

    AI-assisted research summary: The court’s decision declaring a person missing must be sent for registration to the civil status office where that person was registered.

    Neni 57 Vendimi i gjykatës, që e deklaron një person të zhdukur i dërgohet për regjistrim zyrës së gjendjes civile në të cilën ai ka qenë i regjistruar, pasi të sigurohet se është bërë publikimi i tij sipas dispozitave të nenit 56 të këtij ligji, dhe se vendimi është bërë i formës së prerë.
  58. 58

    AI-assisted research summary: If a missing person appears in court and asks for the decision to be cancelled, the court must verify identity and annul the decision. The decision is then published in the same way as the missing-person declaration.

    Neni 58 58.1 Në qoftë se personi që është shpallur i zhdukur paraqitet në gjykatë me kërkesën që të anulohet vendimi, gjykata pasi t’i bëjë verifikimin e identitetit të tij e prish vendimin në fjalë. 58.2 Vendimi nga paragrafi 1 i këtij neni publikohet në mënyrë të njëjtë me atë me të cilin është shpallur zhdukja e personit nga propozimi. b) Shpallja e vdekjes së një personi
  59. 59

    AI-assisted research summary: Një person i zhdukur mund të shpallet i vdekur me vendim gjykate sipas kushteve dhe afateve të caktuara.

    Neni 59 59.1 Personi që është shpallur i zhdukur me vendim gjyqësor, me kërkesën e çdo personi të interesuar mund të shpallet i vdekur me vendim të gjykatës, kur kanë kaluar pa pasur informata tri vjet nga dita që është shpallur i zhdukur. 59.2 I vdekur mund të shpallet me vendim gjyqësor edhe personi: a) për jetën e të cilit gjatë pesë vjetëve të fundit nuk ka pasur kurrfarë informata, kurse nga lindja e tij kanë kaluar 65 vjet; b) për jetën e të cilit gjatë pesë vjetëve të fundit nuk ka pasur kurrfarë informatash, kurse rrethanat në të cilat është zhdukur bëjnë të besohet se nuk është më i gjallë; c) që ka humbur gjatë luftës lidhur me veprimet luftarake dhe kjo vërtetohet nga organet kompetente ushtarake, për jetën e të cilit nuk ka pasur kurrfarë informatash për një vit nga dita që ka hyrë në fuqi marrëveshja e paqes, ose dy vjet nga mbarimi i veprimeve luftarake; d) që ka humbur në një fatkeqësi komunikacioni, zjarri përmbytje, termet ose në ndonjë rrezik tjetër të drejtpërdrejtë për jetën, kurse për jetën e tij nuk ka pasur kurrfarë informatash për gjashtë muaj nga dita e heqjes së rrezikut. 13
  60. 60

    AI-assisted research summary: Deadlines under article 59(a) and (b) are counted from the day the missing person was last known to be alive; if that day cannot be determined exactly, they are counted from the end of the relevant month or year.

    Neni 60 Afatet nga pikat a) dhe b) të nenit 59 llogariten nga dita kur sipas informatave të fundit personi i humbur pa dyshim ka qenë i gjallë, e nëse kjo ditë nuk mund të konstatohet me saktësi, këto afate llogariten me mbarimin e muajit, përkatësisht të vitit, në të cilin personi i humbur sipas lajmeve të fundit ka qenë i gjallë.
  61. 61

    AI-assisted research summary: A person with direct legal interest, and the guardianship organ, may submit a proposal to declare someone dead.

    Neni 61 Propozimin për shpalljen e vdekjes së një personi mund ta paraqesë çdo person që për këtë ka interes juridik të drejtpërdrejtë, si dhe organi i kujdestarisë.
  62. 62

    AI-assisted research summary: A proposal to declare a person dead must include the listed identifying details, circumstances, evidence, guardian or legal representative details if any, and possible heirs.

    Neni 62 Propozimi për shpalljen e vdekjes së një personi duhet të përmbajë sidomos: a) emrin e gjykatës të cilës i paraqitet, b) emrin e mbiemrin e personit që duhet të shpallet i vdekur, c) ditën e lindjes dhe vendbanimin ose vendqëndrimin e fundit, d) rrethanat nëpërmjet të cilave bëhet e besueshme vdekja e tij, e) provat me të cilat duhet të konstatohen këto rrethana, f) emrin e mbiemrin e kujdestarit ose përfaqësuesit ligjor të tij, për rastet kur ka të tillë, g) si dhe emrin e mbiemrin e personave që mund të jenë trashëgimtar.
  63. 63

    AI-assisted research summary: For declaring a person's death, the rules on declaring a missing person apply to publication, court hearings, and related deadlines.

    Neni 63 Lidhur me shpalljen, seancat gjyqësore, dhe afatet përkatëse në procedurën e shpalljes së vdekjes së një personi në mënyrë të përshtatshme zbatohen dispozitat për procedurën e shpalljes së zhdukjes së një personi.
  64. 64

    AI-assisted research summary: If the Article 59 conditions are met and the procedure clearly shows the missing person is not alive, the court must issue a decision declaring the person dead.

    Neni 64 Në qoftë se konstatohet se është plotësuar ndonjë nga kushtet nga neni 59 i këtij ligji dhe se rezultatet e procedurës së tërësishme venë në dukje në mënyrë të sigurt se personi i zhdukur nuk është i gjallë, gjykata do të merr aktvendim me të cilin do të shpallet se ky person është i vdekur.
  65. 65

    AI-assisted research summary: The death-declaration decision must state identifying details for the missing person and, where possible, the date and time of death.

    Neni 65 65.1 Në aktvendimin me të cilin shpallet vdekja e personit të zhdukur do të tregohet emri e mbiemri, vendbanimi ose vendqëndrimi i fundit i tij, emri e mbiemri i prindërve të tij, dita, muaji, viti dhe vendi i lindjes, pastaj të konstatohet dita, muaji dhe viti e brenda mundësive edhe ora që konsiderohet si kohë e vdekjes së personit të zhdukur. 65.2 Si kohë e vdekjes do të konsiderohet dita për të cilën me anë të provave konstatohet se personi i zhdukur ka vdekur, përkatësisht dita në të cilën personi i zhdukur me siguri nuk ka qenë i gjallë. 65.3 Në qoftë se nuk mund të konstatohet kjo ditë, konsiderohet se vdekja ka ndodhur ditën e parë pas skadimit të afateve të përmendura në nenin 59 të këtij ligji.
  66. 66

    AI-assisted research summary: The final decision declaring a missing person dead must be sent to the civil status service for registration, the competent court for inheritance proceedings, the guardianship organ, and, if the person had immovable property, the organ that keeps the immovable property register.

    Neni 66 Vendimi i formës së prerë mbi shpalljen e vdekjes së personit të zhdukur do t’i dërgohet shërbimit të gjendjes civile për regjistrim në librin amzë, gjykatës kompetente për zhvillimin e procedurës trashëgimore, 14 organit të kujdestarisë dhe organit që mbanë librin e paluajtshmërive, po qe se personi që është shpallur i vdekur ka pasur pasuri të paluajtshme.
  67. 67

    AI-assisted research summary: If a person declared dead appears personally before the court that issued the decision, the court must revoke that decision after confirming identity. Participants in the original procedure may appeal the special court order.

    Neni 67 67.1 Në qoftë se personi që është shpallur i vdekur i paraqitet personalisht gjykatës që e ka dhënë vendimin meritor, gjykata, pasi të konstatojë identitetin e tij, pa procedurë të mëtejme, vendimin e këtillë e prish me anë të aktvendimit të posaçëm. 67.2 Kundër aktvendimit nga paragrafi 1 i këtij neni mund të paraqesin ankesë subjektet që kanë marrë pjesë në procedurën në të cilën është dhënë vendimi mbi shpalljen e vdekjes së personit të zhdukur.
  68. 68

    AI-assisted research summary: If the court learns that a person declared dead is alive, it must reopen proceedings and revoke that decision.

    Neni 68 68.1 Në qoftë se pas dhënies së vendimit për shpalljen e vdekjes së personit të zhdukur gjykata e çështjes në çfarëdo mënyre informohet se ai është i gjallë, sipas detyrës zyrtare e zhvillon procedurën në të cilën e prish vendimin e tillë. 68.2 Procedurën nga paragrafi 1 i këtij neni gjykata e zhvillon edhe sipas propozimit të organit të kujdestarisë dhe personave nga neni 61 i këtij ligji.
  69. 69

    AI-assisted research summary: Gjykata duhet të ndryshojë vendimin e mëparshëm për datën e vdekjes nëse konstatohet se personi i zhdukur ka vdekur në një ditë tjetër.

    Neni 69 Në qoftë se pas marrjes së aktvendimit për shpalljen e vdekjes së personit të zhdukur konstatohet se personi i zhdukur ka vdekur një ditë tjetër, e jo në ditën që sipas vendimit meritor duhet të konsiderohet si ditë e vdekjes, gjykata me propozimin e subjekteve nga neni 61 i këtij ligji e zhvillon procedurën e caktuar dhe sa i përket datës së vdekjes do të ndryshojë vendimin e mëparshëm.
  70. 70

    AI-assisted research summary: When a procedure begins to cancel or change a decision declaring a missing person dead, the court must notify the guardianship authority and the inheritance court.

    Neni 70 70.1 Për fillimin e procedurës për anulimin ose ndryshimin e vendimit për shpalljen e vdekjes së personit të zhdukur, gjykata e njofton organin e kujdestarisë, nëse nuk e ka inicuar procedurën në fjalë, dhe gjykatën trashëgimore para së cilës është duke u zhvilluar procedura për ndarjen e pasurisë së këtij personi. 70.2 Procedura trashëgimore që është në zhvillim e sipër do të ndërpritet. Në qoftë se kjo procedurë ka përfunduar me vendim të formës së prerë, dhe po qe se është bërë regjistrimi përkatës i paluajtshmërive në librin e tokave, do të urdhërohet që në këtë libër të bëhet shënimi lidhur me procedurën për heqje nga fuqia apo për ndryshimin e vendimit meritor mbi shpalljen e vdekjes së personit të zhdukur.
  71. 71

    AI-assisted research summary: If the court finds there is no basis to annul or change the previous decision, it must send the final decision with that finding to the inheritance court and the competent body so the note in the real property register can be deleted.

    Neni 71 Në qoftë se gjykata në bazë të procedurës së zhvilluar vlerëson se nuk ka vend as për anulimin e as për ndryshimin e vendimit të mëparshëm, vendimin e formës së prerë me konstatimin e tillë ia dërgon gjykatës trashëgimore dhe organit kompetent me qëllim të fshirjes së shënimit në librin e paluajtshmërive.
  72. 72

    AI-assisted research summary: A final decision canceling or changing a death-declaration decision for a missing person is sent to the competent register service, the inheritance court, and the guardianship authority.

    Neni 72 Aktvendimi i formës së prerë mbi heqjen nga fuqia ose ndryshimin e vendimit për shpalljen e vdekjes së personit të zhdukur i dërgohet shërbimit kompetent për mbajtjen e librave përkatëse, gjykatës trashëgimore dhe organit të kujdestarisë. c) Procedura e të provuarit të vdekjes së një personi
  73. 73

    AI-assisted research summary: Nëse vdekja faktike nuk mund të provohet me dokumentin e parashikuar, personi me interes juridik të drejtpërdrejtë ose organi i kujdestarisë mund t’i kërkojnë gjykatës ta konstatojë vdekjen me aktvendim.

    Neni 73 Në qoftë se vdekja faktike e një personi nuk mund të provohet me anë të dokumentit të parashikuar me ligjin për librat amzë, çdo person që ka interes juridik të drejtpërdrejtë dhe organi i kujdestarisë mund t’i paraqesin propozim gjykatës që me aktvendim të konstatojë vdekjen të këtij personi. 15
  74. 74

    AI-assisted research summary: In the court procedure for proving death, the chapter’s provisions on declaring the death of a missing person apply as adapted, and the relevant time limits must be between 15 and 30 days.

    Neni 74 74.1 Në procedurën gjyqësore për provimin e vdekjes zbatohen në mënyrë të përshtatur dispozitat e këtij kreu për shpalljen e vdekjes së personit të zhdukur. 74.2 Afatet përkatëse në procedurën e të provuarit të vdekjes nuk mund të jenë më të shkurta se 15 ditë e as më të gjata se 30 ditë. 3. Vendosja dhe mbajtja e të sëmurit psikik në institucionin shëndetësor
  75. 75

    AI-assisted research summary: Gjykata vendos për mbajtjen ose lirimin e një personi me sëmundje mendore në institucion shëndetësor kur kushtet ligjore plotësohen.

    Neni 75 75.1 Sipas rregullave të kësaj procedure gjykata me aktvendim vendosë për mbajtjen e personit të sëmurë mendërisht (psikik) në institucionin shëndetësor, kur për shkak të natyrës së sëmundjes është e domosdoshme që personi i këtillë të kufizohet në lirinë e lëvizjes dhe të komunikimit me njerëzit jashtë institucionit në fjalë. 75.2 Sipas rregullave të kësaj procedure gjykata vendosë edhe për lirimin e të sëmurit psikik nga institucioni shëndetësor kur pushojnë shkaqet për të cilat ai është vendosur apo ndalur në institucionin e këtillë. 75.3 Procedura nga paragrafi 1 i këtij neni është e ngutshme dhe duhet të përfundojë sa më parë, e më së voni brenda afatit prej shtatë ditësh.
  76. 76

    AI-assisted research summary: Një institucion shëndetësor mund të pranojë për shërim një person me sëmundje mendore vetëm me pëlqimin e tij, nëse ai mund ta japë atë pëlqim.

    Neni 76 76.1 Institucioni shëndetësor mund ta pranojë për shërim personin e sëmurë mendërisht me pëlqimin e tij, në qoftë se natyra e sëmundjes së tij e lejon dhënien e pëlqimit të këtillë. 76.2 Pëlqimi nga paragrafi 1 i këtij neni jepet në formë të shkruar përpara organit të autorizuar të institucionit shëndetësor, në praninë e dy personave të moshës madhore që kanë zotësi për të vepruar dhe që dinë shkrim lexim. 76.3 Personat e përmendur në paragrafin 2 të këtij neni nuk mund të jenë kushëri të personit të pranuar për shërim në vijë vertikale pa kufij, kurse në vijë horizontale deri në shkallën e katërt, e as gjini krushqie deri në shkallën e dytë ose bashkëshort i tij. Në rolin e tyre nuk mund të paraqitet as personi që e ka sjell të sëmurin mendërisht në institucionin shëndetësor.
  77. 77

    AI-assisted research summary: Nëse një personi i kufizohet liria e lëvizjes ose e kontaktimit jashtë institucionit shëndetësor, institucioni shëndetësor duhet ta njoftojë me shkrim gjykatën brenda 24 orëve.

    Neni 77 Në qoftë se personit nga paragrafi 1 i nenit 76 i është kufizuar liria e lëvizjes apo e kontaktimit me personat jashtë institucionit shëndetësor, atëherë institucioni shëndetësor ka për detyrë që brenda 24 orëve ta njoftojë gjykatën me shkrim për një gjë të tillë.
  78. 78

    AI-assisted research summary: A health institution that admits a mentally ill person for treatment without that person’s consent and without a court decision must notify the court in writing immediately, and no later than 24 hours.

    Neni 78 Kur institucioni shëndetësor e pranon për shërim personin e sëmurë mendërisht pa pëlqimin e tij dhe pa vendim të gjykatës, ka për detyrë që për një gjë të këtillë ta njoftoj menjëherë me anë të një shkrese, e më së voni brenda 24 orëve, gjykatën në territorin e së cilës ndodhet ky institucion.
  79. 79

    AI-assisted research summary: The written notice under Article 78 must include information about the detained person and the person who brought them to the health institution.

    Neni 79 Njoftimi me shkrim nga neni 78 i këtij ligji duhet t’i përmbajë të dhënat për personin e mbajtur në institucion, si dhe për personin që e ka sjell atë në institucionin shëndetësor. Bashkë me shkresën njoftuese institucioni shëndetësor, nëse ka mundësi, ia dërgon gjykatës edhe të dhënat lidhur me natyrën dhe shkallën e sëmundjes me dokumentacionin mjekësor që disponon.
  80. 80

    AI-assisted research summary: The health institution must continue acting under Article 78 even if the patient revokes consent, when the authorized person or the institution’s organ considers continued treatment necessary.

    Neni 80 Institucioni shëndetësor ka për detyrë që në mënyrën nga neni 78 i këtij ligji të veprojë edhe kur personi që është pranuar me vullnetin e vet në institucionin shëndetësor revokon pëlqimin e dhënë, kurse personi i autorizuar ose organi i këtij institucioni shëndetësor konsideron se nevojitet mbajtja e mëtejshme e tij për shërim. Afati për njoftimin e gjykatës fillon nga dita e revokimit të pëlqimit të dhënë. 16
  81. 81

    AI-assisted research summary: Njoftimet sipas neneve 78 dhe 80 nuk duhet t’i bëhen gjykatës kur personi me sëmundje mendore mbahet në institucion shëndetësor sipas një vendimi në procedurë për heqje të zotësisë për të vepruar, procedurë penale ose kundravajtje.

    Neni 81 Njoftimet nga nenet 78 dhe 80 të këtij ligji nuk ka nevojë t’i bëhen gjykatës në qoftë se personi i sëmurë mendërisht është mbajtur në institucionin shëndetësor në bazë të vendimit të dhënë në procedurën për heqjen e zotësisë për të vepruar apo në procedurën penale ose për kundravajtje.
  82. 82

    AI-assisted research summary: The court where the health institution is located must immediately start proceedings to keep a mentally ill person in the institution if admission was not based on a competent court decision and the court receives the required notice or is otherwise informed of the person’s detention without consent.

    Neni 82 Në qoftë se pranimi në institucionin shëndetësor nuk është bërë në bazë të vendimit të gjykatës kompetente, gjykata në territorin e të cilës ndodhet institucioni shëndetësor ka për detyrë që menjëherë pasi t’i arrijë njoftimi nga neni 78 ose 80 i këtij ligji, si dhe kur në mënyrë tjetër njoftohet për ndaljen e personit të sëmurë mendërisht pa pëlqimin e tij në institucionin shëndetësor, sipas detyrës zyrtare ta filloj procedurën për mbajtjen e tij të mëtejmë në institucionin shëndetësor.
  83. 83

    AI-assisted research summary: Pas nisjes së procedurës për mbajtjen e një personi me çrregullim mendor në institucion shëndetësor, gjykata duhet të marrë masat e nevojshme që ai të kontrollohet menjëherë nga një ekspert mjekësor me specializim të përshtatshëm.

    Neni 83 Pas fillimit të procedurës për mbajtjen e personit të sëmurë mendërisht në institucionin shëndetësor, gjykata do t’i merr të gjitha masat e nevojshme që personin e tillë ta kontrollojë menjëherë eksperti i profesionit mjekësor me specializim adekuat, me qëllim që ky i fundit të përgatisë konstatimin dhe mendimin për gjendjen shëndetësore dhe aftësinë për të gjykuar të personit të tillë.
  84. 84

    AI-assisted research summary: In compulsory placement proceedings in a health institution, the court must sit in closed session.

    Neni 84 84.1 Në procedurën për vendosjen e detyrueshme në institucionin shëndetësor gjykata vepron në seanca me dyer të mbyllura. 84.2 Përjashtimi i publikut nuk i përket përfaqësuesit ligjor dhe avokatit të personit me sëmundje mendore. 84.3 Me vendim të gjykatës mund t’i lejohet prania në seancë personit që merret me shërimin ose mbrojtjen e personave me sëmundje mendore, punëtorit shkencor, bashkëshortit dhe të afërmve të tjerë të personit të vendosur në institucionin shëndetësor.
  85. 85

    AI-assisted research summary: When proceedings are started, the court must appoint a lawyer as representative for a person held in a health institution if the person has not already done so or if their rights are not otherwise protected.

    Neni 85 Me aktvendimin me të cilin fillohet procedura gjykata ia emëron personit të mbajtur në institucionin shëndetësor përfaqësuesin nga radha e avokatëve për mbrojtjen e të drejtave të tij, po qe se vetë pala nuk e ka bërë një gjë të tillë, respektivisht po qe se mbrojtja e të drejtave të tija nuk është siguruar në mënyrë tjetër.
  86. 86

    AI-assisted research summary: Gjykata duhet të shqyrtojë të gjitha rrethanat e rëndësishme për vendimin dhe të dëgjojë personat që dinë për faktet qenësore.

    Neni 86 86.1 Gjykata ka për detyrë që t’i shqyrtojë dhe ekzaminojë të gjitha rrethanat që janë të rëndësishme për dhënien e vendimit dhe t’i dëgjojë të gjithë personat që kanë dijeni lidhur me faktet qenësore. 86.2 Kur ekzistojnë mundësi gjykata e dëgjon edhe personin e sëmurë mendërisht po qe se një gjë e tillë nuk ndikon negativisht në shëndetin e tij.
  87. 87

    AI-assisted research summary: Before deciding compulsory placement or release of a mentally ill person, the court must get a written psychiatric opinion.

    Neni 87 87.1 Para se të jep vendimin për vendosjen e detyrueshme ose për lirimin e personit të sëmurë mendërisht, gjykata ka për detyrë ta marrë mendimin e shkruar të një psikiatri nga lista e ekspertëve gjyqësor që nuk është i punësuar në institucionin shëndetësor në të cilin ndodhet personi i mbajtur detyrimisht për atë se a është e domosdoshme mbajtja e tij në institucionin shëndetësor. 87.2 Kur duhet vendosur për mbajtje të detyrueshme të fëmijës, apo të personit të ri, gjykata ka për detyrë që mendimin nga paragrafi 1 i këtij neni ta marrë nga psikiatri i specializuar për shërimin e fëmijëve dhe të rinjve, respektivisht nga psikiatri që ka përvojë të gjatë pune me fëmijë dhe të rinj. 17 87.3 Psikiatri nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni ia jep gjykatës mendimin me shkrim për domosdoshmërinë e vendosjes së personit të sëmurë mendërisht në institucionin shëndetësor pasi ta ketë kontrolluar personalisht atë.
  88. 88

    AI-assisted research summary: Pas përfundimit të procedurës, gjykata duhet të vendosë shpejt, brenda 3 ditësh më së voni, nëse personi i mbajtur në institucion shëndetësor do të vazhdojë të qëndrojë aty apo do të lirohet.

    Neni 88 88.1 Pas përfundimit të procedurës gjykata ka për detyrë që menjëherë, e më së voni brenda afatit tre ditor, të jep vendimin me të cilin do të vendosë se a duhet të mbetet në institucionin shëndetësor edhe më tutje personi i mbajtur në të, apo duhet të lirohet nga ai. 88.2 Për vendimin e dhënë gjykata e njofton organin e kujdestarisë.
  89. 89

    AI-assisted research summary: If the court orders a mentally ill person to be kept in a health institution, it must set the stay period, and that period cannot exceed one year. The health institution must report changes in the person's health condition to the court.

    Neni 89 89.1 Në qoftë se gjykata vendosë që personi i sëmurë mendërisht të mbahet në institucioni shëndetësor, ajo do ta caktojë edhe kohën e qëndrimit të tij në institucion, e cila kohë nuk mund të jetë më e gjatë se një vit. 89.2 Institucioni shëndetësor ka për detyrë që gjykatës, t’i dërgojë raporte për ndryshimet në gjendjen shëndetësore të personit të ndalur për shërim.
  90. 90

    AI-assisted research summary: If the health institution thinks the detained person should stay in treatment after the court-ordered time ends, it must ask the court to extend the stay.

    Neni 90 Në qoftë se institucioni shëndetësor vlerëson se personi i mbajtur duhet të mbetet në mjekim edhe pasi të kalojë koha e caktuar në vendimin gjyqësor, ka për detyrë që deri në tridhjetë ditë para kalimit të kësaj kohe t’i propozojë gjykatës zgjatjen e mbajtjes në institucion.
  91. 91

    AI-assisted research summary: The court must issue the order for continued compulsory stay using the same procedure as the first order, and no later than the day the first stay period expires.

    Neni 91 Aktvendimin për mbajtjen e detyrueshme të vazhduar gjykata e jep me të njëjtën procedurë me të cilën e jep edhe aktvendimin e parë për mbajtje të detyrueshme. Gjykata ka për detyrë që aktvendimin mbi mbajtjen e detyrueshme të vazhduar ta jep më së voni deri në ditën e skadimit të kohës së caktuar për mbajtje në institucionin shëndetësor me aktvendimin e parë.
  92. 92

    AI-assisted research summary: The decision must be delivered to the person held in the health institution and to certain listed representatives and institutions.

    Neni 92 Aktvendimi i dorëzohet personit të mbajtur detyrimisht në institucionin shëndetësor, përfaqësuesit ligjor të tij, kushëririt të afërm me të cilin jeton në familje të përbashkët, përfaqësuesit me prokurë, organit të kujdestarisë dhe institucionit shëndetësor në të cilin është vendosur personi i mbajtur për shërim.
  93. 93

    AI-assisted research summary: Certain listed persons and institutions may appeal detention or release decisions; the appeal is due within 7 days, and the appeal does not stop enforcement unless the court decides otherwise for justified reasons.

    Neni 93 93.1 Kundër aktvendimit mbi mbajtjen në institucionin shëndetësor dhe kundër atij mbi lirimin nga ky institucion ankesën mund ta paraqesin: a) personi i mbajtur për shërim; b) kujdestari i tij; c) përfaqësuesi me prokurë; d) organi i kujdestarisë; dhe e) institucioni shëndetësor. 93.2 Afati për ankim është shtat ditor dhe fillon të ecë nga dita e dorëzimit të aktvendimit. 18 93.3 Ankesa nuk e pengon ekzekutimin e vendimit të goditur, po qe se gjykata nuk vendos ndryshe për shkaqe të arsyeshme. 93.4 Gjykata e shkallës së parë ankesën, bashkë me dosjen e lëndës, pa shtyrje ia dërgon gjykatës së shkallës së dytë, e cila ka për detyrë të jep vendim brenda afatit prej shtatë ditësh nga dita kur arrin ankesa.
  94. 94

    AI-assisted research summary: Institucioni shëndetësor duhet të lirojë personin e vendosur detyrimisht sapo të kalojë koha e qëndrimit të detyrueshëm e caktuar nga gjykata kompetente.

    Neni 94 Personi i vendosur detyrimisht në institucionin shëndetësor lirohet nga institucioni menjëherë pas kalimit të kohës për qëndrim të detyrueshëm të caktuar në vendimin e gjykatës kompetente.
  95. 95

    AI-assisted research summary: The court may release a person from a health institution before the required detention period ends.

    Neni 95 95.1 Gjykata mundet, edhe para se të kalojë koha për mbajtje të detyrueshme në institucionin shëndetësor, ta liroj personin e vendosur në të, sipas detyrës zyrtare, sipas propozimit të personit të mbajtur, të kujdestarit të tij, përfaqësuesit apo të organit të kujdestarisë. 95.2 Vendimin për lirim të parakohshëm gjykata e jep po qe se konstaton se gjendja shëndetësore e personit të mbajtur në institucionin shëndetësor është përmirësuar në masën që e bënë të panevojshme mbajtjen e mëtejme të tij në institucion. 95.3 Lirimin para kohe të personit të mbajtur në institucionin shëndetësor gjykata e bënë me vendim të veçantë.
  96. 96

    AI-assisted research summary: The municipality pays the procedural costs of detention in a health institution, based on the detained person’s residence; if the residence is unknown, the last place of stay is used.

    Neni 96 Shpenzimet procedurale të ndaljes në institucionin shëndetësor i paguan komuna në territorin e së cilës personi i ndaluar e ka vendbanimin nëse nuk i dihet vendbanimi atëherë vendqëndrimin e fundit të personit të mbajtur për shërim. KREU III II. Rregullimi i marrëdhënieve familjare 1. Vazhdimi dhe pushimi i së drejtës prindërore
  97. 97

    AI-assisted research summary: The court decides whether parental authority continues or ends when the law provides for it.

    Neni 97 97.1 Në procedurën e vazhdimin dhe pushimit të së drejtës prindërore gjykata vendos për vazhdimin dhe pushimin e së drejtës prindore kur kjo është paraparë me ligj. 97.2 Procedura nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të përfundojë sa më parë, e më së voni brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e paraqitjes së propozimit të palës.
  98. 98

    AI-assisted research summary: The court may continue parental right even if the proposal was not filed on time, if the grounds for continuation exist when the child reaches adulthood.

    Neni 98 Propozimi për zgjatjen e së drejtës prindore paraqitet para se të bëhet fëmija i moshës madhore, por gjykata mund të vazhdoj të drejtën prindore edhe në rastin kur propozimi nuk është paraqitur me kohë, nëse në kohën në të cilën arrihet mosha madhore ekzistojnë shkaqet për vazhdimin e së drejtës prindërore.
  99. 99

    AI-assisted research summary: The procedure for continuing parental rights starts when the parent, adopter, or guardianship authority makes a proposal.

    Neni 99 19 Procedura për vazhdimin e së drejtës prindërore fillon me propozimin e prindit, të adoptuesit apo të organit të kujdestarisë.
  100. 100

    AI-assisted research summary: The person whose parental rights continue is represented either by a special guardian appointed by the guardianship authority or by a temporary representative appointed by the court.

    Neni 100 Personin ndaj të cilit vazhdohet e drejta prindërore e përfaqëson kujdestari i posaçëm të cilin e cakton organi i kujdestarisë, ose përfaqësuesi i përkohshëm, të cilin e cakton gjykata e cila e zhvillon procedurën për vazhdimin e së drejtës prindërore.
  101. 101

    AI-assisted research summary: The court decides on a proposal to continue parental rights based on the procedural material established at the court hearing.

    Neni 101 Sipas propozimit për vazhdimin e së drejtës prindore gjykata vendos në bazë të materialit procedural të konstatuar në seancë gjyqësore në të cilën thirren: propozuesi, organi i kujdestarisë dhe prindërit e fëmijës pa marrë parasysh se kush e ka venë në veprim procedurën.
  102. 102

    AI-assisted research summary: Gjykata, në këtë procedurë dhe sipas detyrës zyrtare, duhet të konstatojë gjendjen e shëndetit mendor dhe aftësinë e fëmijës ndaj të cilit vazhdon e drejta prindërore.

    Neni 102 Në këtë procedurë gjykata sipas detyrës zyrtare konstaton gjendjen e shëndetit mendor dhe aftësinë e fëmijës ndaj të cilit vazhdohet e drejta prindërore. Këtë gjendje dhe aftësi gjykata e konstaton në mënyrën e paraparë në nenin 40 të këtij ligji.
  103. 103

    AI-assisted research summary: Before a final decision, the court must hear the child’s parents and the guardian authority representative, and obtain that authority’s opinion on whether parental rights should continue.

    Neni 103 Para se të merret vendimi meritor gjykata duhet t’i dëgjojë prindërit e fëmijës dhe përfaqësuesin e organit të kujdestarisë, si dhe të merr mendimin nga ky organ për oportunitetin e vazhdimit të së drejtës prindërore.
  104. 104

    AI-assisted research summary: Gjykata duhet të përcaktojë nëse personi për të cilin vazhdohet e drejta prindërore trajtohet si i mitur më i ri ose më i vjetër se 14 vjeç.

    Neni 104 Në vendimin për vazhdimin e së drejtës prindërore gjykata do të caktojë se a është personi ndaj të cilit është vazhduar e drejta prindore i barazuar me të miturin më të ri ose më të vjetër se 14 vjeç.
  105. 105

    AI-assisted research summary: If the reasons for continuing parental authority over an adult no longer exist, the court must decide to end that continued parental right.

    Neni 105 Kur nuk ekzistojnë më shkaqet për të cilat është vazhduar e drejta prindërore ndaj personit të moshës madhore, gjykata me propozimin e këtij personi, të prindërve ose të organit të kujdestarisë do të jep vendim për pushimin e së drejtës së vazhduar prindore.
  106. 106

    AI-assisted research summary: In procedures for continuing or ending continued parental rights, the law’s rules on deprivation and restoration of legal capacity apply unless this law or another law says otherwise.

    Neni 106 Në procedurën për vazhdimin e së drejtës prindërore si dhe në procedurën për pushimin e së drejtës së vazhduar prindërore zbatohen përshtatshmërisht dispozitat e këtij ligji për heqjen dhe kthimin e zotësisë për të vepruar, po qe se me këtë ligj ose me ligj tjetër nuk është paraparë ndryshe. 2. Heqja dhe kthimi i së drejtës prindërore
  107. 107

    AI-assisted research summary: The court decides on removing or restoring parental rights when the legal reasons exist, and the procedure must finish within 15 days of the proposal being filed.

    Neni 107 107.1 Në procedurën e heqjes dhe të kthimit të së drejtës prindërore gjykata vendos për heqjen dhe kthimin e së drejtës prindërore, kur për këtë ekzistojnë shkaqet e caktuara me ligj. 107.2 Procedura nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të përfundojë sa më parë, e më së voni brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e paraqitjes së propozimit në gjykatë.
  108. 108

    AI-assisted research summary: Certain persons may start the procedure to remove or restore parental rights.

    Neni 108 Procedurën për heqjen dhe kthimin e së drejtës prindërore mund ta vejë në veprim prindi tjetër, adoptuesi që ka të drejtë prindore ose organi i kujdestarisë, kurse procedurën për kthimin e së drejtës prindore mund ta vej në veprim me anë të propozimit të vetë edhe prindi të cilit i është hequr kjo e drejtë. 20
  109. 109

    AI-assisted research summary: The court must promptly notify the guardianship authority when proceedings begin and call it to participate, even if the case was not started on its proposal.

    Neni 109 Gjykata ka për detyrë që ta njoftojë menjëherë organin e kujdestarisë për fillimin e procedurës dhe ta thërrasë që të marrë pjesë në procedurë edhe atëherë kur procedura nuk është filluar me propozimin e tij.
  110. 110

    AI-assisted research summary: Gjykata ose organi i kujdestarisë mund të caktojë një kujdestar të veçantë për ta përfaqësuar fëmijën në këtë procedurë kur kjo shihet e nevojshme për mbrojtjen e interesave të fëmijës.

    Neni 110 Gjykata ose organi i kujdestarisë fëmijës mund t’ia caktojë kujdestarin e veçantë për ta përfaqësuar në këtë procedurë edhe atëherë kur prindi tjetër është i gjallë dhe ushtron të drejtën prindërore, po qe se vlerëson se kjo nevojitet për mbrojtjen e interesave të fëmijës.
  111. 111

    AI-assisted research summary: The court must establish the key facts on its own and hold a hearing with the listed participants.

    Neni 111 111.1 Gjykata sipas detyrës zyrtare i konstaton të gjitha faktet që janë qenësore për dhënien e vendimit meritor. 111.2 Me qëllim të konstatimit të fakteve qenësore gjykata mbanë seancë në të cilën e thërret propozuesin, organin e kujdestarisë, të dy prindërit dhe kujdestarin e personit të cilit i hiqet, përkatësisht kthehet, e drejta prindërore. 111.3 Gjykata domosdo i dëgjon prindërit, kurse të miturin vetëm kur një gjë e tillë nuk është e dëmshme për shëndetin mendor të tij. Me rastin e dhënies së vendimit për heqjen dhe kthimin e së drejtës prindërore gjykata i merr parasysh edhe dëshirat e të miturit po qe se është i aftë t’i shprehë ato dhe nëse janë në interes të tij.
  112. 112

    AI-assisted research summary: For procedures on deprivation and restoration of parental rights, the law’s rules on deprivation and restoration of legal capacity apply in an adapted way.

    Neni 112 Në procedurën e heqjes dhe të kthimit të së drejtës prindërore në mënyrë të përshtatur zbatohen dispozitat e këtij ligji mbi heqjen dhe kthimin e zotësisë për të vepruar.
  113. 113

    AI-assisted research summary: A decision on removal, return, continuation, or termination of parental rights is entered in the birth register, and if the person owns immovable property, also in the real estate register.

    Neni 113 Aktvendimi për heqjen, kthimin, vazhdimin dhe pushimin e së drejtës prindërore do të shënohet në librin amzë të të lindurve, e nëse ky person ka pasuri të paluajtshme, edhe në librin e paluajtshmërive. 3. Dhënia e lejes për lidhjen e martesës
  114. 114

    AI-assisted research summary: Gjykata vendos për kërkesën për leje martese kur ligji kërkon leje gjykate për martesën midis personave të caktuar.

    Neni 114 Në procedurën e dhënies së lejes për lidhjen e martesës, gjykata vendos mbi propozimin për dhënien e lejes për lidhjen e martesës ndërmjet personave të caktuar kur me anë të ligjit parashikohet se martesa midis tyre mund të lidhet vetëm në bazë të lejes së gjykatës.
  115. 115

    AI-assisted research summary: The procedure for permission to marry starts with a proposal from the person who does not meet the legal conditions, or with a joint proposal by both people if neither meets the conditions.

    Neni 115 115.1 Procedura për dhënien e lejes për lidhjen e martesës fillohet me propozimin e personit që nuk plotëson kushtet e përcaktuara me ligj për lidhjen e martesës së vlefshme. 115.2 Po qe se asnjëri nga dy personat që dëshirojnë të lidhin martesë nuk i plotësojnë kushtet e parapara me ligj, procedura fillohet me propozimin e përbashkët të tyre.
  116. 116

    AI-assisted research summary: The marriage proposal must include personal data, the facts it relies on, and evidence for those facts; if the proposer is a minor, it must also include the parents’ details.

    Neni 116 Propozimi duhet të përmbajë të dhënat personale për personat që dëshirojnë të lidhin martesë, faktet në të cilat mbështetet dhe provat për këto fakte. Në qoftë se propozuesi është i mitur, propozimi duhet të përmbajë edhe të dhënat për prindërit e tij. 21
  117. 117

    AI-assisted research summary: If a minor submits the proposal, the court must carefully examine the relevant circumstances.

    Neni 117 Kur propozimin e paraqet personi i mitur, gjykata në mënyrë të përshtatshme do t’i hetojë të gjitha rrethanat që janë të rëndësishme për të konstatuar se a ekziston vullneti i lirë dhe dëshira e tij për të lidhur martesë, si dhe a ka arritur ai pjekurinë trupore e shpirtërore të nevojshme për ushtrimin e të drejtave dhe detyrave që dalin nga martesa.
  118. 118

    AI-assisted research summary: Para vendimit meritor, gjykata duhet të marrë mendimin e institucionit shëndetësor dhe të organit të kujdestarisë, të marrë në pyetje persona të caktuar dhe, kur është e nevojshme, të përdorë prova të tjera.

    Neni 118 Para se të jepet vendimi meritor gjykata do të marrë konstatimin dhe mendimin e institucionit shëndetësor si dhe mendimin e organit të kujdestarisë. Përveç kësaj gjykata do të marrë në pyetje paraqitësin e propozimit, prindërit ose kujdestarin e tij, përkatësisht adoptuesin, personin me të cilin i mituri ka ndërmend të lidhë martesë, e sipas nevojës mund të shfrytëzojë edhe prova të tjera me qëllim të konstatimit të fakteve qenësore.
  119. 119

    AI-assisted research summary: Gjykata duhet të marrë prova në seancë kur e sheh të nevojshme, zakonisht duhet ta marrë në pyetje të miturin pa pjesëmarrës të tjerë, dhe duhet të konstatojë rrethanat personale e pasurore të personit me të cilin i mituri synon të martohet.

    Neni 119 119.1 Po qe se vlerëson se kjo është e nevojshme për t’i konstatuar faktet qenësore, gjykata të gjitha provat ose disa nga to do t’i marrë në seancë gjyqësore. 119.2 Gjykata, në parim, do të marrë në pyetje të miturin pa praninë e pjesëmarrësve të tjerë të procedurës. 119.3 Gjykata ka për detyrë t’i konstatojë edhe cilësitë personale, gjendjen pasurore dhe rrethanat e tjera qenësore që kanë të bëjnë me personin me të cilin i mituri dëshiron të lidhë martesë.
  120. 120

    AI-assisted research summary: The court must appropriately examine the reasonableness of a proposal during the case.

    Neni 120 Gjykata gjatë procedimit të çështjes, në mënyrë të përshtatshme do ta ekzaminoj arsyeshmërinë e propozimit duke pasur kujdes për realizimin e qëllimeve të martesës dhe për mbrojtjen e familjes, si dhe për botëkuptimet e mjedisit në të cilin jetojnë personat që dëshirojnë të lidhin martesë.
  121. 121

    AI-assisted research summary: The court must record the names of the people allowed to marry in the decision granting marriage permission, and it must send that decision to specified people; a refusal decision is sent only to the proposer.

    Neni 121 121.1 Në aktvendimin me të cilin lejohet lidhja e martesës gjykata do t’i shënojë emrat e personave të cilëve u lejohet të lidhin martesë. 121.2 Aktvendimi për dhënien e lejes për lidhjen e martesës i dërgohet propozuesit dhe personit me të cilin propozuesi dëshiron të lidhë martesë, prindërve, respektivisht kujdestarit të propozuesit dhe organit të kujdestarisë. 121.3 Aktvendimi me të cilin refuzohet propozimi për dhënien e lejes për lidhjen e martesës i dërgohet vetëm propozuesit.
  122. 122

    AI-assisted research summary: This article says who may appeal decisions about allowing or refusing permission to marry.

    Neni 122 122.1 Kundër aktvendimit me të cilin lejohet lidhja e martesës, ankesën mund ta paraqesin të gjithë pjesëmarrësit e procedurës nga paragrafi 1 i nenit 121 i këtij ligji. 122.2 Ankesën kundër aktvendimit me të cilin refuzohet propozimi për dhënien e lejes për lidhjen e martesës ka të drejtë ta paraqesë vetëm propozuesi.
  123. 123

    AI-assisted research summary: People who have been granted permission to marry must not marry until the decision granting that permission becomes final.

    Neni 123 Personat të cilëve u është dhënë leja për lidhjen e martesës nuk mund të lidhin martesë para se të bëhet i formës së prerë aktvendimi mbi dhënien e lejes për lidhjen e martesës.
  124. 124

    AI-assisted research summary: Propozimi për lejen për lidhjen e martesës mund të tërhiqet deri sa vendimi të bëhet i formës së prerë; një propozim i përbashkët quhet i tërhequr edhe nëse e tërheq vetëm njëri propozues.

    Neni 124 22 124.1 Propozimi për dhënien e lejes për lidhjen e martesës mund të tërhiqet derisa aktvendimi mbi dhënien e lejes për lidhjen e martesës të bëhet i formës së prerë. 124.2 Do të konsiderohet se propozimi i përbashkët është tërhequr edhe kur atë e tërheqë vetëm njëri nga propozuesit. KREU IV III. Rregullimi i marrëdhënieve pasurore 1. Shqyrtimi i pasurisë trashëgimore a)Dispozitat e përbashkëta
  125. 125

    AI-assisted research summary: In inheritance estate proceedings, the court determines the heirs, the estate property, and which rights from the estate belong to heirs, legatees, and other persons.

    Neni 125 Në procedurën për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore gjykata konstaton se kush janë trashëgimtarët e personit të vdekur, ose të personit vdekja e të cilit është shpallur me vendim gjyqësor, cila pasuri përbën pasurinë trashëgimore të tij, dhe cilat të drejta nga pasuria trashëgimore u takojnë trashëgimtarëve, legatarëve dhe personave të tjerë.
  126. 126

    AI-assisted research summary: Heirs, legatees, and any person exercising a right from the inheritance estate are treated as participants in the inheritance-estate review procedure.

    Neni 126 Pjesëmarrës në procedurën e shqyrtimit të pasurisë trashëgimore konsiderohen trashëgimtarët dhe legatarët, si dhe personi që realizon ndonjë të drejtë nga pasuria trashëgimore.
  127. 127

    AI-assisted research summary: The court must start the inheritance-estate review procedure on its own initiative once it is informed that a person has died or has been declared dead by a court decision.

    Neni 127 Procedura për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore vihet në veprim nga gjykata sipas detyrës zyrtare posa gjykata të informohet se një person ka vdekur ose është shpallur i vdekur me vendim gjyqësor.
  128. 128

    AI-assisted research summary: This article sets which court has territorial competence for inheritance matters and allows certain courts to order temporary measures to secure the inheritance property.

    Neni 128 128.1 Për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore e kompetencës territoriale është gjykata në territorin e së cilës trashëgimlënësi në momentin e vdekjes ka pasur vendbanimin. Në qoftë se trashëgimlënësi në momentin e vdekjes nuk ka pasur vendbanim, kompetente është gjykata në territorin e të cilës ai e ka pasur vendqëndrimin, po qe se me kontratë ndërkombëtare ose me ligj nuk është paraparë ndryshe. 128.2 Në qoftë se trashëgimlënësi në momentin e vdekjes nuk ka pasur as vendbanim e as vendqëndrim në territorin e Kosovës, kompetente në pikëpamje territoriale është gjykata në territorin e së cilës gjendet pasuria trashëgimore e tij ose pjesa më e madhe e saj. 128.3 Masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë trashëgimore mund t’i urdhërojë gjykata në territorin e së cilës ka vdekur trashëgimlënësi, si dhe gjykata në territorin e së cilës ndodhet pasuria trashëgimore.
  129. 129

    AI-assisted research summary: Kosovo courts have exclusive competence over certain inheritance property matters for a Kosovo citizen who died domiciled in Kosovo, including immovable property in Kosovo and movable property wherever located.

    Neni 129 129.1 Për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore të shtetasit të Kosovës i cili në momentin e vdekjes e ka pasur vendbanimin në Kosovë, në pikëpamje të pasurisë së paluajtshme e cila ndodhet në territorin e Kosovës dhe në pikëpamje të pasurisë së luajtshme të tij, pa marrë parasysh se ku ndodhet, e kompetencës ekskluzive është gjykata e Republikës së Kosovës. 129.2 Në qoftë se pasuria e paluajtshme e personit nga paragrafi 1 i këtij neni ndodhet jashtë vendit tonë, gjykata e Kosovës do të jetë kompetente vetëm po qe se sipas ligjit të shtetit në të cilin ndodhet pasuria e tillë nuk është kompetente gjykata e huaj.
  130. 130

    AI-assisted research summary: Participants in inheritance-property proceedings may not agree to choose the court’s subject-matter or territorial jurisdiction.

    Neni 130 23 Pjesëmarrësit e procedurës për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore nuk mund ta caktojnë me marrëveshje as kompetencën lëndore e as kompetencën territoriale të gjykatës.
  131. 131

    AI-assisted research summary: Gjykatësi bashkë me procesmbajtësin marrin provat dhe deklaratat për heqjen dorë nga trashëgimi; bashkëpunëtorët profesionalë mund të mbajnë në procesverbal deklaratat dhe propozimet e tjera të pjesëmarrësve.

    Neni 131 Marrjen e provave dhe të deklaratave për heqjen dorë nga trashëgimi e bënë gjykatësi bashkë me procesmbajtësin. Deklaratat e tjera dhe propozimet e pjesëmarrësve në procedurë mund t’i marrin në procesverbal edhe bashkëpunëtorët profesional.
  132. 132

    AI-assisted research summary: Gjykata duhet të përpiloje procesverbal për veprimet gjatë procedurës; për veprime më pak të rëndësishme dhe informata të mbledhura mund të bëjë vetëm shënim në dosje.

    Neni 132 132.1 Për veprimet e kryera gjatë procedurës gjykata përpilon procesverbal. 132.2 Për veprimet procedurale më pak të rëndësishme dhe për informatat që i mbledhë gjykata, në vend të procesverbalit mund të bëhet vetëm shënimi në dosjen e lëndës. Procesverbalin e nënshkruajnë pjesëmarrësit e seancës, gjykatësi dhe procesmbajtësi, përkatësisht bashkëpunëtori profesional që e ka përpiluar atë. Shënimin në dosje e nënshkruan hartuesi i tij. b) Veprimet procedurale paraprake
  133. 133

    AI-assisted research summary: The competent municipal death-register authority must send the death certificate to the inheritance court within 15 days after registering the death.

    Neni 133 133.1 Kur një person vdes ose shpallet i vdekur me vendim gjyqësor, organi komunal i shërbimit kompetent për mbajtjen e librit amzë të vdekjeve ka për detyrë që, brenda afatit prej 15 ditësh nga dita në të cilën e ka regjistruar vdekjen, t’ia dërgojë aktvdekjen gjykatës trashëgimore. 133.2 Në qoftë se organi nga paragrafi 1 i këtij neni nuk ka mundësi të sigurojë të dhëna të nevojshme për hartimin e aktvdekjes, do ta dërgojë aktvdekjen në gjykatë vetëm me ato të dhëna që disponon (aktvdekja jo e plotë), duke i treguar shkaqet për të cilat nuk ka mundur ta përpilojë aktvdekjen e plotë dhe do t’i paraqesë të dhënat që mund t’i shërbejnë gjykatës për të gjetur trashëgimtarët dhe pasurinë e trashëgimlënësit. 133.3 Në qoftë se një person ka vdekur jashtë territorit të komunës në të cilën ka pasur vendbanimin ose vendqëndrimin, organi kompetent për mbajtjen e librit të vdekjeve gjykatës trashëgimore do t’ia dërgojë vetëm certifikatën nga libri i vdekjeve, si dhe të dhënat që disponon, e që mund të shërbejnë për hartimin e aktvdekjes. 133.4 Aktvdekja përpilohet edhe po qe se personi i vdekur nuk ka lënë kurrfarë pasurie.
  134. 134

    AI-assisted research summary: The death certificate is prepared using data from the deceased person's relatives, people who lived with the deceased, and other people who can provide information to be recorded in it.

    Neni 134 Aktvdekja hartohet në bazë të të dhënave që janë marrë nga kushërinjtë e personit të vdekur, nga personat me të cilët ka bashkëjetuar i vdekuri, si dhe nga personat e tjerë që mund të japin të dhëna që shënohen në aktvdekjen.
  135. 135

    AI-assisted research summary: If the inheritance court receives an incomplete death act or only a death-register certificate, it must complete the death act, draft it itself, or entrust the drafting to the competent civil registry authority.

    Neni 135 135.1 Në qoftë se gjykatës trashëgimore i është dërguar aktvdekja jo e plotë ose vetëm certifikata nga libri amzë i vdekjeve, gjykata sipas rrethanave të rastit do ta plotësojë aktvdekjen ose do ta përpiloj atë vetë, ose përpilimin e aktvdekjes do t’ia besoj organit kompetent për mbajtjen e librit amzë i vdekjeve. 135.2 Kur kjo është oportune, gjykata do ta përpilojë vetë aktvdekjen edhe jashtë rastit nga paragrafi 1 i këtij neni, po qe se me certifikatën e librit amzë i vdekjeve ose me dokumentin publik tjetër është provuar vdekja e trashëgimlënësit.
  136. 136

    AI-assisted research summary: The death certificate must include specified information about the deceased, family members, property, debts, and any wills or related arrangements.

    Neni 136 136.1 Në aktvdekjen shënohen këto të dhëna: 24 a) emri dhe mbiemri i të vdekurit dhe emrat e prindërve të tij, profesioni, data e lindjes dhe shtetësia e të vdekurit, kurse për të vdekurin që ka qenë i martuar edhe mbiemri të cilin e ka pasur para se të martohet; b) dita, muaji dhe viti, vendi dhe, sipas mundësisë, ora e vdekjes; c) vendbanimin, respektivisht vendqëndrimin që e ka pasur trashëgimlënësi; d) emri e mbiemri, data e lindjes, profesioni, vendbanimi respektivisht vendqëndrimi i bashkëshortit të trashëgimlënësit dhe i fëmijëve të lindur nga martesa, jashtë martesës dhe i fëmijëve të adoptuar; e) emri dhe mbiemri, data e lindjes, vendbanimi respektivisht vendqëndrimi i kushërinjve të tjerë që mund të thirren në trashëgim në bazë të ligjit, si dhe të personave që kanë të drejtë trashëgimi në bazë të testamentit; f) vlera e përafërt e pasurisë së paluajtshme dhe veçanërisht vlera e përafërt e pasurisë së luajtshme të trashëgimlënësit. 136.2 Në aktvdekjen, sipas mundësisë, duhet treguar edhe: vendi ku ndodhet pasuria që e ka lënë i vdekuri, a ka pasuri për mbajtjen, ruajtjen, ose paraqitjen e së cilës ekzistojnë dispozita të posaçme, a ka të holla të gatshme, letra me vlerë, gjëra të çmueshme, libreza të kursimit ose farë dokumentesh të tjera me rëndësi, a ka lënë i vdekuri borxhe dhe sa, a ka lënë testament të shkruar ose kontratë për ushqim të përjetshëm, ose marrëveshje për pjesëtimin e pasurisë për të gjallë dhe ku gjenden ato, e nëse i vdekuri ka lënë testament gojor atëherë edhe emri e mbiemri, profesioni dhe vendbanimi i dëshmitarëve para të cilëve është bërë testamenti gojor (verbal). 136.3 Në aktvdekjen duhet të tregohet veçanërisht se a pritet lindja e fëmijës së trashëgimlënësit. 136.4 Në qoftë se para trashëgimlënësit ka vdekur bashkëshorti i tij ose ndonjë nga fëmijët e tij, ose ndonjë person tjetër që mund të trashëgojë trashëgimlënësin, në aktvdekjen do të shënohet data dhe vendi i vdekjes së tyre.
  137. 137

    AI-assisted research summary: The death record must also include the names, surnames, and addresses of adult family members, as well as all family-community assets.

    Neni 137 Si anëtar të bashkësisë familjare në aktvdekjen shënohen edhe emrat e mbiemrat dhe adresat e anëtarëve të moshës madhore të bashkësisë familjare si dhe të gjitha pasuritë e bashkësisë familjare.
  138. 138

    AI-assisted research summary: Gjykata trashëgimore mund të urdhërojë inventarizimin dhe vlerësimin e pasurisë trashëgimore në disa raste, dhe kjo mund të bëhet edhe pa vendim gjykate kur kërkohet nga trashëgimtarët ose legatarët gjatë përpilimit të aktvdekjes.

    Neni 138 138.1 Inventarizimi dhe vlerësimi i pasurisë së trashëgimlënësit bëhet sipas vendimit të gjykatës trashëgimore kur nuk dihen trashëgimtarët apo vendbanimi i tyre, kur trashëgimtarë janë personat që për shkak të moshës së mitur, sëmundjes mendore ose rrethanave të tjera nuk janë fare të aftë, ose nuk janë plotësisht të aftë, që të kujdesen vetë për punët e veta, kur pasuria trashëgimore duhet t’i dorëzohet komunës ose personit juridik tjetër, ose në rastet tjera të justifikueshme. 138.2 Gjykata do të urdhërojë që të bëhet inventarizimi dhe vlerësimi i pasurisë trashëgimore edhe në rast se këtë e kërkojnë trashëgimtarët, legatarët ose kreditorët e trashëgimlënësit. 138.3 Inventarizimi dhe vlerësimi i pasurisë trashëgimore bëhet edhe pa vendimin e gjykatës me rastin e përpilimit të aktvdekjes, po qe se këtë e kërkon ndonjëri nga trashëgimtarët ose legatarët.
  139. 139

    AI-assisted research summary: An inheritance inventory must cover the deceased’s movable and immovable property, property held by others, and the deceased’s debts and obligations.

    Neni 139 139.1 Me anë të inventarizimit të pasurisë trashëgimore përfshihet e gjithë pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme që ka qenë në posedimin të trashëgimlënësit në momentin e vdekjes së tij. 139.2 Inventarizimi do të përfshij edhe pasurinë që i ka takuar të vdekurit, por që ndodhet tek personi tjetër, me theksim se te kush ndodhet pasuria e këtillë dhe mbi cilën bazë juridike, si dhe pasurinë që e ka poseduar i vdekuri, e për të cilën pretendohet se nuk është pronësi e tij. 25 139.3 Në inventarin e pasurisë trashëgimore duhet të shënohen kreditë dhe detyrimet e të vdekurit, e veçanërisht tatimi i papaguar dhe kontributet tjera që i jepen shtetit.
  140. 140

    AI-assisted research summary: Property in an inheritance estate must be inventoried by type and, for immovable property, by location and description; the value of both movable and immovable property must also be shown.

    Neni 140 140.1 Sendet e luajtshme inventarizohen sipas llojit, numrit, masës dhe peshës ose veç e veç. 140.2 Sendet e paluajtshme inventarizohen veç e veç duke shënuar vendin ku ndodhen, llojin dhe përshkrimin e objektit, kulturën e tokës, dhe të dhënat e librit të paluajtshmërive, po qe se janë të njohura. 140.3 Me rastin e inventarizimit të pasurisë trashëgimore do të tregohet edhe vlera e sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme që e përbëjnë pasurinë trashëgimore.
  141. 141

    AI-assisted research summary: The competent municipal service must inventory and value the property, and a court official appointed by the judge may do so instead.

    Neni 141 141.1 Inventarizimin dhe vlerësimin e pasurisë e bënë shërbimi komunal kompetent. 141.2 Inventarizimin dhe vlerësimin e pasurisë mund ta bëjë zyrtari i gjykatës që e cakton gjykatësi. 141.3 Inventarizimin dhe vlerësimin i pasurisë bëhet me praninë e dy qytetarëve të moshës madhore, e kur është e nevojshme edhe me pjesëmarrjen e ekspertit. 141.4 Gjatë inventarizimit dhe vlerësimit të pasurisë mund të jetë i pranishëm secili person i interesuar.
  142. 142

    AI-assisted research summary: The competent municipal body that carried out the inventory and valuation of property must send the related data to the inheritance court.

    Neni 142 Organi kompetent i komunës i cili e ka bërë inventarizimin dhe vlerësimin e pasurisë, do t’ia dërgojë të dhënat lidhur me inventarizimin dhe vlerësimin gjykatës trashëgimore.
  143. 143

    AI-assisted research summary: If the deceased’s estate contains items covered by special rules for keeping, preserving, or presenting them, those items are handled according to those special rules after inventory and valuation.

    Neni 143 Në qoftë se në pasurinë e trashëgim lënësit gjenden sende për mbajtjen, ruajtjen ose paraqitjen e të cilave ekzistojnë dispozita të veçanta, me to pas inventarizimit dhe vlerësimit të kryer do të veprohet sipas këtyre dispozitave.
  144. 144

    AI-assisted research summary: The court may order the judicial enforcement officer to redo an inventory or valuation if there are objections, and if no inventory has been made, the court may determine what property belongs to the inheritance estate using data from interested persons.

    Neni 144 144.1 Po qe se ka prapësime lidhur me inventarizimin apo vlerësimin e pasurisë, gjykata mund të vendos që përmbaruesi gjyqësor përsëri ta bëjë inventarizimin ose vlerësimin e pasurisë. 144.2 Në qoftë se nuk është bërë inventarizimi i pasurisë, gjykata mund të konstatojë vetë se cila pasuri hynë në pasurinë trashëgimore të trashëgimlënësit, në bazë të të dhënave të personave të interesuar.
  145. 145

    AI-assisted research summary: Në raste urgjente, shërbimi komunal kompetent ia dorëzon pasurinë trashëgimore një personi të sigurt për ruajtje dhe njofton menjëherë gjykatën; disa sende me vlerë duhet t’i dorëzohen gjykatës për ruajtje.

    Neni 145 145.1 Në qoftë se konstatohet se asnjëri nga trashëgimtarët e pranishëm nuk është i aftë të administrojë pasurinë trashëgimore, e nuk ka përfaqësues ligjor, ose në rast se trashëgimtarët janë të panjohur apo mungojnë, si dhe kur rrethanat tjera kërkojnë kujdes të posaçëm, shërbimi komunal kompetent, në raste të ngutshme, do t’ia dorëzojë pasurinë, ose vetëm një pjesë të saj, për ruajtje personit të sigurt dhe për këtë do ta njoftojë menjëherë gjykatën në territorin e të cilës gjendet kjo pasuri, e cila këtë masë mund ta ndryshojë ose ta abrogojë. 145.2 Të hollat e gatshme, letrat me vlerë, sendet e çmueshme, librezat e kursimit dhe dokumentet tjera të rëndësishme duhet, në rastin nga paragrafi 1 i këtij neni, dorëzuar për ruajtje gjykatës në territorin e së cilës gjendet pasuria. Kjo gjykatë do ta njoftojë gjykatën trashëgimore për të gjitha masat e caktuar për sigurimin e pasurisë trashëgimore. 26
  146. 146

    AI-assisted research summary: The inheritance court appoints the temporary representative of the inheritance property when this law requires one, and it should seek the views of persons claiming to be heirs before appointing a temporary guardian.

    Neni 146 146.1 Në rastet në të cilat sipas këtij ligji nevojitet emërtimi i përfaqësuesit të përkohshëm i pasurisë trashëgimore, emërtimin do ta bëjë gjykata trashëgimore. 146.2 Para se ta emërtoj kujdestarin e përkohshëm gjykata, sipas mundësive për personalitetin e kujdestarit do të kërkojë mendimin nga personat që paraqiten si trashëgimtar.
  147. 147

    AI-assisted research summary: The inheritance court may impose measures to secure hereditary property during the inheritance review procedure.

    Neni 147 Masat për sigurimin e pasurisë trashëgimore gjykata trashëgimore mund t’i shqiptoj gjatë gjithë procedurës për shqyrtimin e trashëgimisë. c)Veprimet lidhur me testamentin
  148. 148

    AI-assisted research summary: The death-certificate preparer must check whether the deceased left a written will or a document about an oral will.

    Neni 148 148.1 Organi i cili e përpilon aktvdekjen duhet të bëjë verifikime se a mos ka lënë i vdekuri testament të shkruar, përkatësisht a ekziston dokumenti mbi testamentin oral verbal. 148.2 Testamenti që e ka lënë i vdekuri do t’i dërgohet gjykatës trashëgimore bashkë me aktvdekjen.
  149. 149

    AI-assisted research summary: Gjykata duhet të hapë dhe të lexojë testamentin, pa dëmtuar vulën dhe duke mbajtur procesverbal, kur konstatohet vdekja ose shpallja e vdekjes së testatorit.

    Neni 149 149.1 Kur gjykata konstaton se personi që ka lënë testament ka vdekur ose është shpallur i vdekur me vendim gjyqësor, atëherë ajo do ta hapë atë, pa e dëmtuar vulën, dhe lexojë duke hartuar procesverbal për një gjë të tillë. Në këtë mënyrë veprohet pa marrë parasysh se a është testamenti i vlefshëm sipas ligjit dhe sa testamente ekzistojnë. 149.2 Hapja dhe leximi i testamentit bëhet në praninë e dy personave të moshës madhore që mund të jenë edhe nga radha e trashëgimtarëve të mundshëm. 149.3 Me rastin e shpalljes së testamentit mund të jenë të pranishëm trashëgimtarët, legatarët dhe personat e tjerë të interesuar dhe të kërkojnë kopjen e testamentit. 149.4 Gjykata tek e cila gjendet testamenti apo të cilës i dorëzohet ai, do ta hapë dhe lexojë testamentin edhe kur për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore është kompetente gjykata tjetër apo organi i shtetit tjetër.
  150. 150

    AI-assisted research summary: The court record for a written will must include specified details about the will, note any suspicious damage or alterations, add a certification of publication, and be signed by the judge, recorder, and witnesses.

    Neni 150 150.1 Procesverbali për shpalljen e testamentit të shkruar duhet të përmbajë të dhënat: a) sa testamente janë gjetur, cilën datë e mbajnë dhe ku janë gjetur; b) kush ia ka dorëzuar gjykatës testamentin apo përpiluesit të aktvdekjes; c) a është dorëzuar testamenti i hapur apo i mbyllur, dhe me çfarë vule ka qenë i vulosur; d) cilët dëshmitar kanë qenë të pranishëm kur është hapur dhe shpallur testamenti. 150.2 Po qe se me rastin e hapjes së testamentit është vërejtur se vula në të ka qenë e dëmtuar apo se në testament është fshirë, vijëzuar apo ndrequr diç, apo nëse ndonjë gjë tjetër e dyshimtë konstatohet, atëherë e gjithë kjo duhet theksuar në procesverbal. 150.3 Në testamentin e shpallur gjykata e venë vërtetimin për shpalljen e tij duke cekur datën e shpalljes, si dhe numrin dhe datën e testamenteve të tjerë të gjetur të të njëjtit trashëgimlënës. 150.4 Procesverbalin e nënshkruan gjykatësi, procesmbajtësi dhe dëshmitarët.
  151. 151

    AI-assisted research summary: The court must handle proof of an oral will by declaring the document if one exists, or by hearing witnesses and recording their statements if no document exists.

    Neni 151 27 151.1 Në qoftë se i vdekuri ka bërë testament gojor verbal dhe për këtë ekziston dokumenti, të cilin dëshmitarët e kanë nënshkruar me dorën e vet, gjykata përmbajtjen e këtij dokumenti do ta shpallë sipas dispozitave të cilat vlejnë për shpalljen e testamentit të shkruar nga testamentlënësi. Po qe se dokumenti i tillë nuk ekzistojnë, dëshmitarët përpara të cilëve është bërë testamenti gojor verbal do të dëgjohen veç e veç për përmbajtjen e testamentit, e sidomos lidhur me rrethanat nga të cilat varet vlefshmëria e tij, dhe pas kësaj procesverbali i përpiluar me deklaratat e tilla do të shpallet sipas dispozitave që vlejnë për shpalljen e testamentit të shkruar nga testamentlënësi. 151.2 Në qoftë se pjesëmarrësi i procedurës kërkon që dëshmitarët e testamentit gojor verbal të merren në pyetje me betim, apo në qoftë se vetë gjykata vij në përfundim se është i nevojshëm dëgjimi i këtillë i dëshmitarëve, atëherë ajo do të caktojë seancën për dëgjimin e dëshmitarëve për në të cilën thirret propozuesi, kurse pjesëmarrësit e tjerë thirren vetëm po qe se një gjë e tillë nuk e zvarritë procedurën e mëtejme.
  152. 152

    AI-assisted research summary: When a written will has been lost or destroyed without the testator’s will, the inheritance court must hear the interested persons and take evidence; certain agreements about a prior will are valid only with the required consent.

    Neni 152 152.1 Në qoftë se testamenti i shkruar nga testamentlënësi është humbur apo asgjësuar pa vullnetin e testamentlënësit, kurse midis personave të interesuar nuk ka kontest për ekzistimin e testamentit të tillë, për formën në të cilën është hartuar, për mënyrën e humbjes apo të asgjësimit, si dhe për përmbajtjen e testamentit, atëherë gjykata trashëgimore lidhur me ekzistimin e testamentit do t’i dëgjojë të gjithë të interesuarit dhe sipas propozimeve të tyre do të marrë prova, e pastaj procesverbalin e përpiluar do ta shpallë sipas dispozitave që vlejnë për shpalljen e testamentit gojor verbal. 152.2 Po qe se pasuria trashëgimore, në rast të mosekzistimit të testamentit, do të bëhej pronë shtetërore, marrëveshja e personave të interesuar për ekzistimin e mëhershëm të testamentit, për formën dhe përmbajtjen e tij vlen vetëm me pëlqimin e përfaqësuesit të autorizuar të komunës. Po qe se midis personave të interesuar ka të atillë që u mungon zotësia për të vepruar, atëherë marrëveshja në fjalë vlen vetëm me pëlqimin e organit të kujdestarisë.
  153. 153

    AI-assisted research summary: Courts must keep and store certain testament documents and notify the wills register about a proclaimed testament.

    Neni 153 153.1 Procesverbali për shpalljen e testamentit bashkë me testamentin gojor verbal burimor, përkatësisht bashkë me dokumentin mbi testamentin gojor apo procesverbali mbi dëgjimin e dëshmitarëve të testamentit gojor, do t’i dërgohet gjykatës trashëgimore, e gjykata që e ka shpallur testamentin do ta mbajë kopjen e tyre. 153.2 Testamenti i shkruar nga testamentlënësi burimor, dokumenti mbi testamentin gojor, procesverbali mbi dëgjimin e dëshmitarëve të testamentit gojor , si dhe procesverbali mbi përmbajtjen e testamentit të shkruar nga testamentlënësi të humbur apo të asgjësuar, do të ruhet në gjykatë ndaras nga dosjet e lëndëve të tjera, kurse kopja e tyre e verifikuar i bashkëngjitet dosjes së lëndës. 153.3 Për testamentin e shpallur gjykata e njofton Regjistrin e testamenteve. d) Procedura e gjykatës pas arritjes së aktvdekjes
  154. 154

    AI-assisted research summary: The court must check whether it is competent to handle an inheritance-property case, and if not, send the file to the court it believes is competent. If a foreign state organ is competent, the court must declare itself not competent and suspend the procedure.

    Neni 154 154.1 Pasi t’i arrijë aktvdekja gjykata do të konstatojë se a është kompetente për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore, dhe nëse konstaton se nuk është kompetente do t’ia dërgojë dosjen e lëndës gjykatës për të cilën mendon se është kompetente. 154.2 Po qe se gjykata të cilës i ka arritur aktvdekja konstaton se për shqyrtimin e çështjes trashëgimore kompetent është organi i shtetit të huaj, me aktvendim do të shpallet jo kompetente dhe do të pezulloj procedurën e filluar.
  155. 155

    AI-assisted research summary: If the testator appointed someone to execute the will, the court must notify that executor and call on them to say whether they accept the task.

    Neni 155 Në qoftë se trashëgimlënësi ka ngarkuar një person për të ekzekutuar testamentin, gjykata do ta njoftoj për një gjë të tillë ekzekutorin e testamentit dhe e thërret që në afatin e caktuar të deklarojë se a e pranon detyrën me të cilën është ngarkuar.
  156. 156

    AI-assisted research summary: If a child is expected to be born and would have inheritance rights, the inheritance court must notify the guardianship organ. If the guardianship organ does not act otherwise, one parent must care for the unborn child’s rights.

    Neni 156 28 156.1 Në qoftë se pritet lindja e fëmijës që do të kishte të drejtë trashëgimi, gjykata trashëgimore do ta njoftojë për këtë organin e kujdestarisë. 156.2 Në qoftë se organi i kujdestarisë nuk vepron ndryshe, atëherë për të drejtat e fëmijës të pa lindur do të kujdeset njëri nga prindërit e tij.
  157. 157

    AI-assisted research summary: The court must decide not to examine an inheritance estate in certain no-asset or no-request cases, and must notify the guardianship authority if affected heirs lack legal capacity and have no parents to protect their interests.

    Neni 157 157.1 Në qoftë se nga të dhënat e aktvdekjes shihet se trashëgimlënësi nuk ka lënë pasuri, apo se ka lënë vetëm pasuri të luajtshme, e asnjëri nga trashëgimtarët nuk kërkon që të shqyrtohet çështja, atëherë gjykata me aktvendim do të vendos që mos të shqyrtohet pasuria trashëgimore. 157.2 Kur gjykata vendosë që mos të shqyrtohet pasuria trashëgimore, kurse midis trashëgimtarëve ka të atillë që nuk kanë zotësi për të vepruar,e as prindër që do të kujdeseshin për të drejtat dhe interesat e tyre, atëherë gjykata për një gjë të tillë duhet ta lajmërojë organin e kujdestarisë. 157.3 Nëse gjykata ka vendosur që mos të bëhet shqyrtimi i çështjes për shkaqet nga paragrafi 2 i këtij neni, personat që kanë të drejtë trashëgimi mund t’i realizojnë të drejtat e tyre që u takojnë si trashëgimtarë duke inicuar procedurën trashëgimore.
  158. 158

    AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë veçimin e pasurisë trashëgimore nga pasuria e trashëgimtarëve kur ligji e lejon dhe ka propozim nga persona të autorizuar.

    Neni 158 Në rastet në të cilat sipas ligjit mund të kërkohet veçimi i pasurisë trashëgimore prej pasurisë së trashëgimtarëve, gjykata, me propozimin e personave të autorizuar, e urdhëron veçimin e këtillë duke i zbatuar dispozitat përkatëse të këtij ligji mbi masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë trashëgimore. e) Shqyrtimi i pasurisë trashëgimore
  159. 159

    AI-assisted research summary: The court must notify and summon interested persons about the inheritance proceeding and any will, and warn them that they may state whether they accept or renounce the inheritance.

    Neni 159 159.1 Shqyrtimi i pasurisë trashëgimore bëhet në seancë gjyqësore. 159.2 Në letërthirrjen për në seancë gjykata personat e interesuar do t’i njoftojë për fillimin e procedurës dhe për ekzistimin e testamentit po qe se ekziston, dhe do t’i thërrasë që menjëherë t’ia dërgojnë gjykatës testamentin e shkruar përkatësisht dokumentin për testamentin gojor(verbal), po qe se gjendet te ata, ose t’i tregojnë dëshmitarët e testamentit gojor. 159.3 Gjykata në letërthirrje do t’i paralajmërojë personat e interesuar se deri në përfundimin e procedurës trashëgimore kanë të drejtë të japin deklaratë në gjykatë se a pranojnë trashëgimin apo heqin dorë prej tij,e nëse nuk vijnë në seancë ose nuk japin deklaratën, se gjykata për të drejtën e tyre do të vendosë në bazë të të dhënave që i ka në shkresat e lëndës.
  160. 160

    AI-assisted research summary: Në procedurën e shqyrtimit të pasurisë trashëgimore, gjykata duhet të njoftojë dhe të thërrasë në seancë personat që mund të kenë të drejtë trashëgim, nëse i vdekuri ka lënë testament; nëse ka ekzekutues testamentar, gjykata duhet ta njoftojë edhe atë.

    Neni 160 160.1 Për fillimin e procedurës për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore, po qe se i vdekuri ka lënë testament, gjykata do t’i njoftojë dhe do t’i thërrasë në seancë edhe ata persona të cilët sipas vet ligjit mund të kishin të drejtë për trashëgim. 160.2 Në qoftë se i vdekuri ka caktuar ekzekutuesin e testamentit të tij, gjykata edhe atë do ta njoftojë për procedurën e filluar.
  161. 161

    AI-assisted research summary: If the court does not know whether the deceased has an heir, it must publicly call people entitled to inherit to appear within six months, post the notice on the court notice board, and may publish it another suitable way if needed.

    Neni 161 161.1 Në qoftë se gjykata nuk ka dijeni se a ka trashëgimlënësi trashëgimtar, gjykata me anë të shpalljes publike do t’i thërrasë personat që kanë të drejtë për trashëgim që t’i paraqiten gjykatës brenda afatit prej gjashtë muajsh nga dita e publikimit të shpalljes në “Gazetën Zyrtare të Kosovës”. 161.2 Shpallja do të ngjitet edhe në tabelën e shpalljeve të gjykatës, e në rast nevoje ajo do të publikohet edhe në ndonjë mënyrë tjetër të përshtatshme. 29 161.3 Gjykata vepron sipas dispozitave të paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni edhe kur trashëgimtarit i është emëruar përfaqësuesi i përkohshëm nga shkaku se atij nuk i dihet vendbanimi, apo nga shkaku se trashëgimtari ose përfaqësuesi ligjor i tij, që nuk ka përfaqësues me prokurë, ndodhet në botën e jashtme, kurse dërgimi i shkresave nuk ka mundur t’u bëhet sipas rregullave të Ligjit për Procedurën Kontestimore. 161.4 Pas skadimit të afatit nga paragrafi 1 i këtij neni, gjykata do ta zhvilloj procedurën trashëgimore në bazë të deklaratës së kujdestarit të emëruar dhe të dhënave të cilat i ka në disponim gjykata.
  162. 162

    AI-assisted research summary: The court must examine inheritance-estate matters and decide inheritance-related rights, using the necessary statements and available information.

    Neni 162 162.1 Në seancën për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore gjykata do t’i shqyrtojë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me pasurinë e trashëgimlënësit, e sidomos atë që i përket të drejtës së trashëgimit, madhësisë së pjesës trashëgimore dhe të drejtës së legatarit. 162.2 Për të drejtat nga paragrafi 1 i këtij neni gjykata vendosë, në parim, pasi t’i ketë marrë deklaratat e nevojshme nga personat e interesuar. 162.3 Për të drejtat e personave që nuk kanë ardhur në seancë, përkundrejt thirrjes së rregullt të tyre, gjykata vendosë në bazë të të dhënave që i posedon dhe duke i marrë parasysh deklaratat e tyre me shkrim që arrijnë deri në momentin e nxjerrjes së aktvendimit mbi trashëgiminë.
  163. 163

    AI-assisted research summary: Personat e interesuar mund të japin deklarata për trashëgiminë gjatë procedurës, edhe pa qenë të pranishëm personat e tjerë të interesuar. Gjykata mund të dëgjojë ose të thërrasë edhe persona të tjerë nëse dyshon për rrethin e trashëgimtarëve.

    Neni 163 163.1 Gjatë zhvillimit të procedurës personat e interesuar mund të japin deklarata lidhur me trashëgiminë edhe kur nuk janë të pranishëm personat e tjerë të interesuar, e as që ka nevojë që personave të tillë çdo herë t’u jepet rasti që të deklarohen lidhur me deklaratat e personave të tjerë të interesuar. 163.2 Në qoftë se gjykata dyshon se personi që në bazë të vet ligjit ka të drejtë për trashëgim është i vetmi kushëri ose kushëriri më i afërt i trashëgimlënësit, mund t’i dëgjojë edhe personat për të cilët konsideron se mund të kishin të drejtë të njëjtë ose më të fuqishme për trashëgim. Personat e këtillë gjykata mund t’i thërrasë edhe me anë të shpalljes sipas dispozitave të nenit 162 të këtij ligji.
  164. 164

    AI-assisted research summary: Anyone may make an inheritance declaration, but no one is required to do so.

    Neni 164 164.1 Secili person është i autorizuar, por askush nuk është i detyruar, që të jep deklaratën për trashëgim. 164.2 Për personin që nuk ka dhënë deklaratën për heqjen dorë nga trashëgimi konsiderohet se dëshiron të bëhet trashëgimtar. 164.3 Personi i cili vleftësisht e ka dhënë deklaratën me të cilën e ka pranuar trashëgimin, nuk ka të drejtë që më vonë ta revokojë atë. 164.4 Në qoftë se trashëgimtari ka pranuar trashëgimin ose ka hequr dorë nga trashëgimi, deklaratën për këtë duhet ta nënshkruajë ai vetë ose përfaqësuesi ligjor i tij. Në qoftë se këta nuk dinë shkrim lexim, atëherë në deklaratën me shkrim e vejnë shenjën e gishtit tregues. 164.5 Në qoftë se trashëgimtari ose përfaqësuesi i tij nuk është në gjendje të nënshkruajë deklaratën trashëgimore, mjafton që personit të autorizuar para të cilit e jep deklaratën, t’ia tregojë shkaqet për një gjë të tillë, kurse ai shkaqet e tilla i shënon në procesverbal. 164.6 Nënshkrimi në dokumentin që e përmban deklaratën trashëgimore, si dhe nënshkrimi në prokurën (autorizimin) për dhënien e deklaratës trashëgimore duhet të jenë të vërtetuar nga organi kompetent. 164.7 Në deklaratën trashëgimore duhet cekur se a e pranon, apo heqë dorë nga pjesa që i takon në bazë të ligjit apo në bazë të testamentit, ose se ajo ka të bëjë me pjesën e domosdoshme. Kur mungon specifikimi i përmendur, konsiderohet se deklarata i përket të gjitha bazave për trashëgim.
  165. 165

    AI-assisted research summary: An heir may give a verbal declaration renouncing an inheritance at the inheritance court or another competent court.

    Neni 165 165.1 Deklaratën verbale për heqjen dorë nga trashëgimi, trashëgimtari mund ta japë në gjykatën trashëgimore ose në ndonjë gjykatë tjetër kompetente. 30 165.2 Me rastin e dhënies së deklaratës për heqjen dorë nga trashëgimi, gjykata do ta njoftojë trashëgimtarin me mundësinë që të heqë dorë vetëm në emër të vet apo edhe në emër të pasardhësve të tij.
  166. 166

    AI-assisted research summary: If the relevant facts are disputed, the inheritance court must stop the inheritance procedure and direct the heirs to begin a court dispute or an administrative procedure.

    Neni 166 166.1 Gjykata trashëgimore e ndërpretë procedurën dhe i udhëzon trashëgimtarët që të fillojnë procedurën kontestimore në gjykatë ose procedurën në organin administrativ po qe se ndërmjet tyre janë kontestuese faktet nga të cilat varet ndonjë e drejtë e tyre lidhur me trashëgimin. 166.2 Në mënyrën e paraparë me dispozitën e paragrafit 1 të këtij neni gjykata do të veprojë sidomos kur janë kontestuese : a) faktet nga të cilat varet e drejta për trashëgim, e sidomos vlefshmëria ose përmbajtja e testamentit ose marrëdhënia e trashëgimtarit dhe e trashëgimlënësit në bazë të së cilës bëhet trashëgimi sipas ligjit; b) faktet nga të cilat varet themelësia e kërkesës së bashkëshortit pas jetues dhe pasardhësve të trashëgimlënësit, që kanë bashkëjetuar me trashëgimlënësin në të njëjtën familje, që nga pasuria trashëgimore t’u veçohen sendet e ekonomisë shtëpiake që shërbejnë për plotësimin e nevojave të përditshme; c) faktet nga të cilat varet madhësia e pjesës trashëgimore, vlera e pjesës së detyrueshme (domosdoshme) e sidomos e pjesës që përfshihet (llogaritet) me pjesën trashëgimore; d) faktet nga të cilat varet themelësia ligjore e përjashtimit të trashëgimtarëve nga trashëgimi, apo ekzistimi i shkaqeve për padenjësi për të trashëguar pasurinë e trashëgimlënësit; e) faktet lidhur me rrethanën se a ka hequr dorë ndonjë trashëgimtar nga e drejta e trashëgimit. 166.3 Në qoftë se në rastet e përmendura në paragrafin 2 të këtij neni nuk ekziston kontesti rreth fakteve, por ndërmjet palëve ka konteste lidhur me zbatimin e së drejtës (normave juridike), gjykata trashëgimore vetë i shqyrton çështjet e natyrës juridike në procedurën trashëgimore.
  167. 167

    AI-assisted research summary: The court must not stop the inheritance procedure in certain disputed-fact cases, and instead should decide the inheritance matter and direct the opposing party to start the appropriate contentious or administrative procedure.

    Neni 167 Gjykata nuk do të ndërpres procedurën trashëgimore në rastin nga paragrafi 1 të nenit 166 të këtij ligji po qe se është fjala për kontestin rreth fakteve, ekzistimin e të cilave e prezumon vet ligji, rreth fakteve që janë të ditura botërisht, si dhe kur janë kontestuese faktet që mund të konstatohen në bazë të dokumenteve publike apo të dokumenteve private por të vërtetuara. Në këto raste gjykata në bazë të bindjes së vet të lirë për ekzistimin e fakteve të përmendura, përkatësisht se përmbajtja e dokumenteve të përmendura, e jep aktvendimin për trashëgim, kurse palën që e pretendon të kundërtën gjykata e udhëzon që ta inicoj procedurën kontestimore, përkatësisht procedurën në organin administrativ.
  168. 168

    AI-assisted research summary: If there is a factual dispute in an inheritance case, the court must direct the parties to start separate contentious or administrative proceedings and must not stop the inheritance procedure.

    Neni 168 168.1 Në qoftë se ndërmjet pjesëmarrësve të procedurës trashëgimore lindë kontesti rreth fakteve nga të cilat varet e drejta e legatit të caktuar me testament, apo ndonjë e drejtë tjetër nga pasuria trashëgimore, gjykata do t’i udhëzojë pjesëmarrësit që ta inicojnë procedurën kontestimore ose procedurën administrative, por nuk do të ndërpresë procedurën trashëgimore. 168.2 Në qoftë se në rastin nga paragrafi 1 i këtij neni nuk ekziston kontesti rreth fakteve por vetëm lidhur me zbatimin e së drejtës, gjykata trashëgimore çështjet e natyrës juridike do t’i shqyrtojë dhe zgjidhë në procedurën trashëgimore.
  169. 169

    AI-assisted research summary: Gjykata duhet të ndërpresë procedurën trashëgimore kur ka fakte të kontestuara për pasurinë trashëgimore ose legatin, dhe t’i udhëzojë palët në procedurë kontestimore ose administrative.

    Neni 169 169.1 Gjykata do të ndërpresë procedurën trashëgimore dhe do t’i udhëzojë palët që të inicojnë procedurën kontestimore ose atë administrative në qoftë se ndërmjet tyre janë kontestuese faktet: a) nga të cilat varet përbërja e pasurisë trashëgimore; 31 b) nga të cilat varet objekti i legatit. 169.2 Gjykata nuk e ndërpretë procedurën trashëgimore në rastin nga paragrafi 1 i këtij neni po qe se janë kontestuese faktet të cilat mund t’i konstatojë në bazë të dokumenteve publike apo të dokumenteve private por të vërtetuara zyrtarisht, veçse në bazë të bindjes së lirë se përmbajtja e dokumenteve të tilla është e saktë, do të nxjerrë aktvendimin mbi trashëgimin, kurse personin që e pretendon të kundërtën e udhëzon që në procedurë kontestimore, ose administrative, të vërtetojë saktësinë e pretendimit të vet. 169.3 Kur gjykata në rastin nga paragrafi 1 i këtij neni e ndërpretë procedurën trashëgimore, duhet të konstatojë se a mos janë përmbushur prezumimet për nxjerrjen e akt-vendimit të pjesshëm mbi trashëgimin, dhe po qe se janë përmbushur gjykata duhet ta nxjerrë atë. 169.4 Ndërprerja e procedurës nga paragrafi 1 i këtij neni nuk ka të bëjë me atë që është përfshirë me anë të aktvendimit të pjesshëm mbi trashëgimin.
  170. 170

    AI-assisted research summary: The court may direct a party to start a dispute or administrative procedure, and if it suspends the inheritance proceeding it must set a deadline of up to 30 days. The instructed participant must notify the court whether they complied within that deadline.

    Neni 170 170.1 Gjykata do të udhëzoj për inicimin e procedurës kontestimore ose atë administrative palën të drejtën e së cilës e konsideron më pak të besueshme. 170.2 Në qoftë se gjykata e ndërpret procedurën trashëgimore, atëherë ajo e cakton një afat, i cili nuk mund të jetë më i gjatë se 3o ditë, brenda të cilit duhet të inicohet procedura kontestimore përkatësisht procedura administrative në organin kompetent. Pjesëmarrësi në procedurën trashëgimore që është udhëzuar për inicimin e procedurës kontestimore apo administrative ka për detyrë që ta njoftoj gjykatën se a ka vepruar sipas udhëzimit të këtillë brenda afatit të caktuar. 170.3 Në qoftë se pala vepron sipas vendimit të gjykatës dhe e inicon brenda afatit të caktuar procedurën kontestimore ose administrative, ndërprerja e procedurës trashëgimore zgjatë deri sa mos të përfundoj procedura kontestimore ose ajo administrative me vendim të formës së prerë. 170.4 Në qoftë se pala brenda afatit të caktuar nuk vepron sipas vendimit të gjykatës, procedura e ndërprerë do të vazhdohet dhe përfundoj pa u marrë parasysh kërkesa lidhur me të cilën pala është udhëzuar të inicoj procedurën kontestimore ose administrative. Në rast të këtillë pala që ka qenë e udhëzuar të inicojë procedurën kontestimore ose administrative të drejtën e saj mund ta realizojë në procedurën për në të cilën ka qenë e udhëzuar. 170.5 Në qoftë se gjykata trashëgimore ka vepruar në pajtim me dispozitën e paragrafit 4 të këtij neni, por edhe në rast se pasurinë trashëgimore e ka shqyrtuar përkundrejt faktit se është dashur ta udhëzojë palën, që të inicoj procedurën kontestimore ose atë administrative, atëherë aktvendimi i saj i formës së prerë nuk përbënë pengesë që për kërkesën e palës më vonë të inicohet procedura kontestimore ose ajo administrative. f) Aktvendimi për trashëgimin
  171. 171

    AI-assisted research summary: Në procedurën trashëgimore, gjykata duhet t’i shpallë si trashëgimtarë personat të cilëve u takon e drejta për trashëgim, dhe aktvendimi për trashëgim duhet të përmbajë të dhëna të caktuara.

    Neni 171 171.1 Kur gjykata në procedurën trashëgimore konstaton se cilëve persona u takon e drejta për trashëgim, do t’i shpall këta persona trashëgimtarë me anë të aktvendimit të vet për trashëgim. 171.2 Aktvendimi për trashëgimin duhet të përmbajë: a) emrin dhe mbiemrin e të vdekurit dhe emrin e njërit nga prindërit e tij, datën e lindjes dhe shtetësinë e të vdekurit, e sipas mundësisë numrin personal të qytetarit, kurse për personat e vdekur në martesë edhe mbiemrin që e kanë pasur para lidhjes së martesës; b) paluajtshmërinë me të dhënat nga librat publike të nevojshme për regjistrim, si dhe sendet e luajtshme dhe të drejtat të tjera për të cilat gjykata ka konstatuar se bëjnë pjesë në pasurinë trashëgimore; c) emrin dhe mbiemrin e trashëgimtarit, vendbanimin e tij, marrëdhënien e trashëgimtarit ndaj trashëgimlënësit, a e trashëgon trashëgimlënësin në bazë të ligjit apo të testamentit, e po qe se janë më tepër trashëgimtarë edhe pjesën trashëgimore të secilit, nga ta të shprehur me vijë thyese, e sipas mundësisë numrin personal unik të trashëgimtarit; d) a është kushtëzuar, afatizuar, kufizuar apo ngarkuar, dhe në dobi të kujt, e drejta e trashëgimtarit; 32 e) emrin e mbiemrin, vendbanimin e personave të cilëve u ka takuar në pasurinë trashëgimore e drejta e legatit apo ndonjë e drejtë tjetër nga trashëgimia me shënimin e saktë të kësaj të drejte, dhe sipas mundësisë numrin personal të tyre.
  172. 172

    AI-assisted research summary: The court may include an inheritance division agreement in its ruling, and it may also approve a request to leave certain everyday or work-related items to an heir who lived in the same family household as the deceased.

    Neni 172 Në qoftë se në procedurën trashëgimore të gjithë trashëgimtarët dhe legatarët me marrëveshje i propozojnë gjykatës ndarjen dhe mënyrën e ndarjes, gjykata marrëveshjen e këtillë e inkorporon në aktvendimin për trashëgimin. Gjykata vepron kështu edhe kur ndarjen e pasurisë trashëgimore e bënë duke e aprovuar kërkesën e trashëgimtarit që ka jetuar në bashkësi familjare me të vdekurin, që t’i lihen sendet e caktuara që shërbejnë për nevoja të përditshme apo për ushtrimin e profesionit.
  173. 173

    AI-assisted research summary: The inheritance decision is sent to heirs, legatees, and anyone who filed an inheritance claim during the procedure. The final inheritance decision is also sent to the competent tax and public-books authority.

    Neni 173 173.1 Aktvendimi për trashëgimin i dërgohet të gjithë trashëgimtarëve dhe legatarëve, si dhe personave që gjatë zhvillimit të procedurës trashëgimore kanë paraqitur kërkesa për trashëgim. 173.2 Aktvendimi i formës së prerë për trashëgimin i dërgohet organit kompetent për tatime dhe mbajtje të librave publike.
  174. 174

    AI-assisted research summary: Në një aktvendim për trashëgimi, gjykata duhet të urdhërojë regjistrimet e nevojshme në librin publik dhe dorëzimin e sendeve të luajtshme të depozituara, pasi aktvendimi të bëhet i formës së prerë.

    Neni 174 174.1 Në aktvendimin për trashëgimin gjykata urdhëron që pasi ai të bëhet i formës së prerë duhet të bëhen regjistrimet e nevojshme në librin publik në pajtim me rregullat për librin e tillë. 174.2 Në aktvendimin për trashëgimin gjykata do të caktojë që pasi të bëhet i formës së prerë ai, personave të autorizuar t’u dorëzohen sendet e luajtshme që kanë qenë të depozituara në gjykatë apo tek personi i tretë. 174.3 Po qe se me anë të testamentit trashëgimtarit i është urdhëruar përmbushja apo sigurimi i detyrimit në dobi të personit që nuk ka zotësi të kujdeset për interesat dhe të drejtat e tij, apo për realizimin e ndonjë dobie publike, gjykata do t’i caktojë masat e nevojshme të sigurimit.
  175. 175

    AI-assisted research summary: If an heir’s right is conditional, time-limited, or burdened by an order, the court must set temporary protective measures on proposal by authorized persons.

    Neni 175 Kur e drejta e trashëgimtarit është kushtëzuar, afatizuar apo ngarkuar me urdhër, gjykata me propozimin e personave të autorizuar do të caktojë masa të përkohshme të sigurimit.
  176. 176

    AI-assisted research summary: If the heirs do not contest the legacy, the court may issue a separate decision on it at the legatees’ request, before the inheritance decision is made.

    Neni 176 176.1 Në qoftë se trashëgimtarët nuk e kontestojnë legatin, gjykata edhe para se të jep aktvendimin për trashëgimin, me kërkesën e legatarëve, mund të jep aktvendim të veçantë për legatin. 176.2 Në rast të këtillë do të zbatohen në mënyrë të përshtatur dispozitat për regjistrimin në librin publik dhe për dorëzimin e sendeve të luajtshme që ndodhen për ruajtje tek gjykata apo tek personi i tretë.
  177. 177

    AI-assisted research summary: When an estate is only partly uncontested, the court must first determine the heirs or legatees and then issue a partial inheritance decision for the uncontested part.

    Neni 177 Kur përbërja e pasurisë trashëgimore vetëm pjesërisht është jokontestuese, gjykata, pasi të konstatojë kush janë trashëgimtarët, respektivisht legatarët, do të jep aktvendim të pjesshëm për trashëgimin me të cilin i cakton trashëgimtarët dhe legatarët dhe pjesën e pasurisë së pakontestueshme që hynë në pasurinë trashëgimore.
  178. 178

    AI-assisted research summary: A final inheritance decision may be contested only by a person not bound by that decision.

    Neni 178 178.1 Konsiderohet se me anë të aktvendimit për trashëgimin që ka marrë formë të prerë është konstatuar se çka hynë në pasurinë trashëgimore, se kush është trashëgimtar i të vdekurit, sa është e madhe pjesa e pasurisë që i takon, se a i është kufizuar apo ngarkuar e drejta e trashëgimit dhe në cilën mënyrë, si dhe se a ekzistojnë dhe cilat të drejta të legatit ekzistojnë. E gjithë kjo vlen edhe për aktvendimin e pjesshëm për trashëgim në pikëpamje të asaj që është konstatuar me anë të tij. 33 178.2 Ajo që është konstatuar me anë të aktvendimit të formës së prerë për trashëgimin mund të kontestohet vetëm nga ai që nuk është i lidhur me aktvendimin e këtillë sipas dispozitave të këtij ligji. Ai mund ta bëjë një gjë të tillë vetëm në procedurë kontestimore të inicuar kundër personave në dobi të të cilëve shkon konstatimi që kontestohet me anë të padisë.
  179. 179

    AI-assisted research summary: Some persons are not bound by a final judgment about inheritance estate matters if they were not parties to the probate examination and were not properly called or invited.

    Neni 179 179.1 Me aktvendimin e formës së prerë nuk janë të lidhur personat që pretendojnë se u takon ndonjë e drejtë lidhur me atë që është konstatuar se bënë pjesë në pasurinë trashëgimore, po qe se nuk kanë marrë pjesë si palë në shqyrtimin e pasurisë trashëgimore, dhe nuk kanë qenë të thirrur personalisht dhe rregullisht për pjesëmarrje në të. 179.2 Me aktvendimin e formës së prerë nuk janë të lidhur personat që pretendojnë se pas vdekjes së trashëgimlënësit u ka takuar e drejta e trashëgimit në bazë të testamentit apo ligjit, apo se u ka takuar e drejta e legatit, po qe se nuk kanë marrë pjesë si palë në shqyrtimin e pasurisë trashëgimore, dhe nuk kanë qenë të ftuar personalisht dhe rregullisht për pjesëmarrje në të.
  180. 180

    AI-assisted research summary: A final decision binds people who were parties to the inheritance review or were properly invited to take part, subject to listed exceptions.

    Neni 180 Me aktvendimin e formës së prerë janë të lidhur personat që si palë kanë marrë pjesë në shqyrtimin e pasurisë trashëgimore apo që kanë qenë të ftuar për pjesëmarrje në te personalisht dhe rregullisht, por jo edhe kur kem të bëjmë me: a) të drejtat të cilat për ta dalin nga testamenti i gjetur pas përfundimit të procedurës trashëgimore; b) të drejtën konstatimi i të cilës ka qenë i varur nga mënyra e zgjidhjes së ndonjë fakti kontestues në procedurën kontestimore ose administrative për inicimin e të cilës ka ekzistuar udhëzimi i gjykatës, apo është dashur të ekzistojë, po qe se kontesti nuk është zgjidhur para se të marrë formë të prerë aktvendimi për trashëgimin; c) në qoftë se janë plotësuar kushtet nën të cilat në procedurën kontestimore do të mund të propozohej përsëritja e procedurës e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë.
  181. 181

    AI-assisted research summary: A person who buys or acquires an heir’s property in good faith based on a final inheritance judgment becomes the owner of the item or right acquired.

    Neni 181 181.1 Personi i cili me mirëbesim, me rastin e fitimit të së drejtës së pronësisë mbi ndonjë send apo të drejtë që i takon trashëgimtarit, ka vepruar duke besuar në vërtetësinë e aktvendimit për trashëgimin që ka marrë formë të prerë, duke mos ditur se konstatimi i tillë nuk është për personin nga i cili e ka fituar atë, prapë se prapë është bërë pronar i sendit ose të drejtës së fituar siç do ta fitonte sikur tjetërsuesit me të vërtetë do t’i takonte e drejta e trashëgimit ashtu siç është thënë në aktvendimin e formës së prerë për trashëgimin. 181.2 Me këtë rregull nuk preken dispozitat për fitimin me besim në vërtetësinë dhe plotësinë e librit publik, e as në dispozitat për fitimin e sendeve të luajtshme nga jo pronari. g) Kërkesat e trashëgimtarëve pas marrjes së formës së prerë të aktvendimit për trashëgimin
  182. 182

    AI-assisted research summary: Gjykata nuk e shqyrton përsëri pasurinë trashëgimore të gjetur pas një vendimi të formës së prerë; në vend të kësaj e pjesëton me vendim të ri mbi bazën e vendimit të mëparshëm, me disa përjashtime.

    Neni 182 182.1 Në qoftë se pasi të jetë bërë i formës së prerë aktvendimi për trashëgimin gjendet pasuria e cila nuk është përfshirë me këtë aktvendim, gjykata nuk do të shqyrtojë përsëri pasurinë trashëgimore, por këtë pasuri me një aktvendim të ri do ta pjesëtojë në mbështetje të aktvendimit të mëparshëm për trashëgimin. Kjo rregull nuk vlen po qe se ndonjëri nga trashëgimtarët ka hequr dorë nga trashëgimi apo pjesën trashëgimore i a ka dhënë bashkëtrashëgimtarit. 182.2 Në qoftë se më parë nuk është shqyrtuar pasuria trashëgimore, gjykata do ta shqyrtojë atë vetëm në qoftë se pasuria e gjetur përbëhet nga sendet e paluajtshme apo nga të drejtat që barazohen me sendet e këtilla. 34 182.3 Në qoftë se pasuria e gjetur përbëhet nga sendet e luajtshme apo nga të drejtat që barazohen me sendet e tilla, gjykata do ta filloj procedurën për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore vetëm me kërkesën e personave të interesuar.
  183. 183

    AI-assisted research summary: If a will is found after a final inheritance decision, the court must declare it and send the record and a copy to the inheritance court.

    Neni 183 183.1 Në qoftë se pasi të jetë bërë i formës së prerë aktvendimi për trashëgimin gjendet testamenti i trashëgimlënësit, gjykata do ta shpallë atë, dhe procesverbalin për shpalljen dhe kopjen e testamentit do t’ia dërgoj gjykatës trashëgimore, kurse origjinalin e mbanë për vete. 183.2 Në rastin nga paragrafi 1. i këtij neni gjykata trashëgimore nuk do ta shqyrtojë përsëri pasurinë trashëgimore, por do t’i njoftojë personat e interesuar për testamentin e shpallur dhe do t’ua tërheqë vërejtjen se të drejtat e veta në bazë të testamentit mund t’i realizojnë në procedurën kontestimore.
  184. 184

    AI-assisted research summary: A person not bound by an inheritance or legacy decision may exercise claimed heir or legatee rights only in contentious proceedings.

    Neni 184 Personi të cilin nuk e lidhë aktvendimi për trashëgimin apo legatin, i cili mendon se i takojnë të drejtat e trashëgimtarit apo legatarit, mund t’i realizojë të drejtat e tilla vetëm në procedurë kontestimore.
  185. 185

    AI-assisted research summary: After a final inheritance or legacy decision, the parties have the right to start a civil lawsuit within the applicable time limits and grounds for reopening proceedings.

    Neni 185 185.1 Pasi të bëhet i formës së prerë aktvendimi për trashëgimin apo për legatin, palët kanë të drejtë që, brenda afateve dhe për shkaqet nga të cilat mund të kërkohet përsëritja e procedurës kontestimore, me padi të inicojnë procedurën kontestimore dhe në të t’i realizojnë të drejtat e tyre. 185.2 Në procesin kontestimor nga paragrafi 1. i këtij neni gjykata, për ekzistimin e prezumimeve për përsëritjen e procedurës, do të vendosë si për çështje paraprake (prejudiciale). h) Procedura në rastin kur është kompetent organi i shtetit të huaj
  186. 186

    AI-assisted research summary: When a foreign authority is competent for a succession, the court must publish a notice calling heirs, legatees, and creditors to file claims within the stated period.

    Neni 186 186.1 Në qoftë se për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore është kompetent organi i huaj, gjykata në territorin e të cilës ka vdekur trashëgimlënësi, pasi t’i arrijë aktvdekja, do të publikoj shpallje me të cilën do t’i thërrasë të gjithë shtetasit e vendit të cilët pretendojnë se janë trashëgimtar, legatar apo kreditor të trashëgimlënësit, që brenda afatit të caktuar në shpallje, i cili nuk mund të jetë më i shkurtër se 3o ditë e as më i gjatë se gjashtë muaj, i cili fillon të ecë nga dita e publikimit të shpalljes në “Gazetën Zyrtare të Kosovës, t’i paraqesin në gjykatë pretendimet e tilla. Me anë të shpalljes njoftohen ata që mund të kenë pretendime se sendet e luajtshme të trashëgimlënësit do t’i dorëzohen organit kompetent të huaj ose personit të cilin e autorizon organi i tillë, po qe nuk i paraqesin me kohë kërkesat që i kanë ndaj pasurisë trashëgimore të të vdekurit. 186.2 Përveç se në “Gazetën Zyrtare të Kosovës” shpallja do të publikohet edhe në tabelën e shpalljeve të gjykatës, e në rast nevoje edhe në ndonjë mënyrë tjetër të përshtatshme. Një ekzemplar i shpalljes i dërgohet përfaqësuesit diplomatik apo konsullor të shtetit përkatës në vendin tonë. 186.3 Gjykata nuk do të publikoj shpallje po qe se pasuria trashëgimore e cila ndodhet në vendin tonë është e vlerës së vogël. 186.4 Në qoftë se gjykata nuk publikon shpallje pasuria trashëgimore e të vdekurit do t’i dorëzohet organit kompetent të huaj, ose personit të cilin e autorizon organi i tillë, vetëm pasi të kalojnë tre muaj nga dita e vdekjes së shtetasit të huaj.
  187. 187

    AI-assisted research summary: Nëse një person që pretendon se është trashëgimtar ose legatar paraqet kërkesë në gjykatë, gjykata duhet të mbajë pasurinë trashëgimore ose një pjesë të saj deri sa vendimi i huaj të bëhet i formës së prerë.

    Neni 187 187.1 Në qoftë se ndonjë person që e konsideron veten trashëgimtar apo legatar të trashëgimlënësit paraqet kërkesë në gjykatë, atëherë gjykata do ta mbajë pasurinë trashëgimore, respektivisht një pjesë të saj, që është e nevojshme për mbulimin e kërkesës së tillë, deri sa mos të bëhet i formës së prerë vendimi i organit të huaj lidhur me kërkesën e tillë. 35 187.2 Vendimin e formës së prerë të organit të huaj lidhur me kërkesën e pretenduar gjykata e jonë e ekzekuton mbi pasuria trashëgimore ose pjesën e saj të mbajtur, kurse tepricën eventuale ia dërgon organit të shtetit të huaj.
  188. 188

    AI-assisted research summary: If a creditor of the deceased files a claim in court, the court must keep enough movable property from the inheritance to cover the claim.

    Neni 188 Në qoftë se ndonjë kreditor i trashëgimlënësit e paraqet në gjykatë kërkesën e tij që e ka ndaj trashëgimlënësit, atëherë gjykata do t’i mbajë aq sende të luajtshme nga pasuria trashëgimore sa mjaftojnë për mbulimin e kërkesës së këtillë. Sendet e këtilla do të mbahen deri sa mos të realizohet apo sigurohet mjaftësisht kërkesa e kreditorit.
  189. 189

    AI-assisted research summary: The court may summon heirs and legatees outside Kosovo to object within six months; if they do not object, the court will examine the foreign citizen’s inheritance estate.

    Neni 189 189.1 Në qoftë se për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore të shtetasit të huaj në pikëpamje të pasurisë së luajtshme të tij është kompetent organi i huaj, gjykata, po qe se të gjithë trashëgimtarët që ndodhen në Kosovë propozojnë që shqyrtimi i çështjes të bëhet në gjykatën tonë, do t’i thërras trashëgimtarët dhe legatarët jashtë shtetit tonë që brenda afatit gjashtë mujor, nga dita e dorëzimit të letërthirrjes, të paraqesin prapësimin e in kompetencës së gjykatës tonë, me kërcënim se shqyrtimin e pasurisë trashëgimore do ta bëjë gjykata e jonë. 189.2 Trashëgimtarët e njohur të cilëve nuk u dihet vendbanimi do të thirren me anë të shpalljes që do të publikohet në “Gazetën Zyrtare të Kosovës”, në tabelën e shpalljeve të gjykatës, e në rast nevoje edhe në ndonjë mënyrë tjetër të përshtatshme. Një ekzemplar i shpalljes i dërgohet përfaqësuesit diplomatik apo konsullor të shtetit përkatës që ndodhet në shtetin tonë. 189.3 Në qoftë se asnjëri nga trashëgimtarët ose legatarët jashtë shtetit tonë nuk parashtron prapësimin e inkompetencës së gjykatës tonë, brenda afatit nga paragrafi 1 i këtij neni, gjykata e jonë pas skadimit të këtij afati do ta bëjë shqyrtimin e pasurisë trashëgimore të shtetasit të huaj. 2) Administrimi dhe shfrytëzimi i sendeve të përbashkëta
  190. 190

    AI-assisted research summary: Gjykata rregullon mënyrën e administrimit dhe përdorimit të sendeve të përbashkëta.

    Neni 190 Në procedurën e administrimit dhe të shfrytëzimit të sendeve të përbashkëta gjykata e rregullon mënyrën e administrimit dhe shfrytëzimit të sendeve të përbashkëta të bashkëpronarëve, të bashkëshfrytëzuesve dhe të bashkëposeduesve të tjerë të të njëjtit send.
  191. 191

    AI-assisted research summary: A person who thinks their right to administer and use a common thing was harmed may initiate the procedure by proposal, and the proposal must include the interested persons, the thing, and the reasons.

    Neni 191 191.1 Procedura për administrimin dhe shfrytëzimin e sendit të përbashkët inicohet me propozimin e personit që mendon se është cenuar në të drejtën e tij për administrimin dhe shfrytëzimin e sendit të përbashkët. 191.2 Propozimi duhet të përmbajë të dhëna për personat e interesuar dhe për sendin që është objekt procedimi, si dhe shkaqet për të cilat inicohet procedura. 191.3 Propozimi i paraqitet gjykatës në territorin e së cilës ndodhet sendi, e po qe se ai shtrihet në territorin e disa gjykatave, propozimi mund t’i paraqitet secilës nga gjykatat e tilla.
  192. 192

    AI-assisted research summary: Gjykata duhet të caktojë seancë, të thërrasë personat e interesuar dhe t’i ndihmojë të arrijnë marrëveshje për administrimin ose shfrytëzimin e sendit të përbashkët.

    Neni 192 192.1 Pasi t’i arrijë propozimi gjykata do të caktojë seancë në të cilën do t’i thërras të gjithë personat e interesuar, do t’ua vë në dukje mundësinë dhe do t’i ndihmoj që me marrëveshje të rregullojnë mënyrën e administrimit, respektivisht të shfrytëzimit të sendit të përbashkët. 192.2 Marrëveshjen e personave të interesuar gjykata e konstaton në procesverbal si ujdi gjyqësore, pasi t’i njoftoj ata për natyrën juridike dhe efektin dhe pasojat juridike të ujdisë gjyqësore.
  193. 193

    AI-assisted research summary: Nëse të interesuarit nuk bien dakord, gjykata mund të vendosë si do të administrohet dhe përdoret sendi i përbashkët.

    Neni 193 36 193.1 Në qoftë se personat e interesuar nuk merren vesh, gjykata i merr provat e nevojshme dhe në bazë të rezultatit të të gjithë procedurës e nxjerrë aktvendimin me të cilin do të rregullojë mënyrën e administrimit dhe shfrytëzimit të sendit të përbashkët sipas dispozitave përkatëse të së drejtës materiale, duke pasur kujdes për interesat e tyre të veçanta dhe të përbashkëta. 193.2 Në qoftë se me anë të propozimit kërkohet rregullimi i shfrytëzimit të banesës së përbashkët ose të lokaleve afariste, gjykata posaçërisht do të rregullojë se cilat hapësira personat e interesuar do t’i shfrytëzojnë veçanërisht e cilat bashkërisht, dhe si do të paguhen shpenzimet e shfrytëzimit të hapësirave.
  194. 194

    AI-assisted research summary: Kur ka mosmarrëveshje për të drejtën mbi sendin ose për vëllimin e së drejtës, gjykata e udhëzon propozuesin të nisë një procedurë brenda 15 ditësh; gjatë kësaj kohe procedura jokontestimore pezullohet.

    Neni 194 194.1 Në qoftë se ndërmjet personave të interesuar është kontestuese e drejta mbi sendin që është objekt procedimi ose është kontestues vëllimi i së drejtës, gjykata do ta udhëzojë propozuesin që brenda afatit prej 15 ditësh të inicoj procesin kontestimor në gjykatë apo procesin administrativ në organin shtetëror me qëllim të vendosjes për të drejtën ose për raportin e kontestuar. Gjatë këtij afati procedura jokontestimore mbetet e ndërprerë. 194.2 Në qoftë se propozuesi nuk e inicon procedurën në afatin nga paragrafi 1 i këtij neni, konsiderohet se propozimi është tërhequr. 194.3 Gjykata përkohësisht, derisa të nxjerrët vendimi i organit kompetent, mund t’i rregullojë marrëdhëniet e personave të interesuar sa i përket administrimit dhe shfrytëzimit të sendit të përbashkët, kur këtë e kërkojnë rrethanat e rastit konkret, e sidomos me qëllim që të pengohet dëmi, arbitrarizmi ose padrejtësia e dukshme për ndonjërin nga personat e interesuar. 194.4 Dispozitat e paragrafit 3 të këtij neni do të zbatohen edhe kur personat e interesuar janë bashkë posedues të sendit, që nuk kanë prova për bazën e ligjshme të fitimit të posedimit.
  195. 195

    AI-assisted research summary: Interested persons are entitled to pursue their rights in contentious proceedings concerning a thing whose administration and use were decided by a final decision in the related non-contentious procedure.

    Neni 195 Personat e interesuar kanë të drejtë që në procedurë kontestimore t’i realizojnë të drejtat e tyre në lidhje me sendin për administrimin dhe shfrytëzimin e të cilit është vendosur me aktvendim të formës së prerë të dhënë në këtë procedurë jokontestimore.
  196. 196

    AI-assisted research summary: Rregullat për administrimin dhe shfrytëzimin e sendeve të përbashkëta zbatohen edhe për pronarët dhe poseduesit e pjesëve të veçanta të ndërtesës, kur bëhet fjalë për pjesët e përbashkëta të ndërtesës.

    Neni 196 196.1 Dispozitat e këtij ligji mbi administrimin dhe shfrytëzimin e sendeve të përbashkëta zbatohen edhe për pronarët dhe poseduesit e pjesëve të veçanta të ndërtesave në aspektin e administrimit dhe shfrytëzimit të pjesëve të përbashkëta të ndërtesës që i shërbejnë ndërtesës si tërësi ose vetëm disa pjesëve të posaçme të ndërtesës, në ç’rast persona të interesuar konsiderohen vetëm pronarët e pjesëve të tilla të ndërtesës, po qe se me rregullimin e marrëdhënieve reciproke të tyre nuk preken të drejtat e pronarëve të pjesëve të tjera të ndërtesës. 196.2 Marrëdhëniet midis pronarëve të pjesëve të veçanta të ndërtesës rregullohen në pajtim me të drejtat mbi pjesët e posaçme të ndërtesës. 3) Ndarja e sendeve dhe paluajtshmërive në bashkëpronësi
  197. 197

    AI-assisted research summary: In this non-contentious procedure, the court decides how jointly owned movables and immovable property will be divided.

    Neni 197 Në këtë procedurë jokontestimore për ndarjen (pjesëtimin) e sendeve dhe paluajtshmërive në bashkëpronësi gjykata vendosë për ndarjen dhe mënyrën e ndarjes së sendeve të tilla.
  198. 198

    AI-assisted research summary: Each co-owner may start a co-ownership partition procedure by proposal, and the court filing must include all co-owners and required supporting details.

    Neni 198 198.1 Procedurën e ndarjes së sendit dhe të paluajtshmërisë në bashkëpronësi mund ta inicoj me propozimin e tij secili nga bashkëpronarët. 198.2 Propozimi i paraqitur në gjykatë duhet t’i përfshij të gjithë bashkëpronarët. Propozimi duhet t’i përmbajë të dhënat për objektin e ndarjes, për madhësinë e pjesëve si dhe për të drejtat tjera sendore të secilit bashkëpronarë. Për sendet e paluajtshme duhet cekur të dhënat kadastrale dhe ato nga libri i 37 paluajtshmërive. Propozimit duhet bashkangjitur provat mbi të drejtën e pronësisë, të drejtën e servitutit dhe të drejtat e tjera sendore, si dhe për posedimin e paluajtshmërisë.
  199. 199

    AI-assisted research summary: A proposal to divide jointly owned property is filed with the court where the property is located; if the property spans several court areas, it may be filed with any of those courts.

    Neni 199 Propozimi për ndarjen e sendeve në bashkëpronësi i paraqitet gjykatës në territorin e të cilës ndodhet sendi i tillë, e po qe se ai shtrihet në territorin e disa gjykatave, atëherë propozimi mund t’i paraqitet cilësdo nga gjykatat e tilla.

Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.