LIGJI NR.03/L-007 PËR PROCEDURËN JOKONTESTIMORE
Part 2 of 2 · provisions 201–283
This preamble states that the law sets rules for courts handling non-contentious proceedings and aims to align those procedures with international standards.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-007
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
- Complete work
- View statute overview
Statute overview
About this statute
This preamble states that the law sets rules for courts handling non-contentious proceedings and aims to align those procedures with international standards. Courts must act and decide on matters handled in non-contentious procedure, and the law also applies to certain other legal matters not assigned by law to contentious procedure rules. The general provisions of this law apply to special non-contentious procedures under this law unless otherwise provided, and to other non-contentious matters where no special procedural rules are set by another law. In non-contested proceedings, the rules of the law on contested procedure apply unless this law says otherwise. The court may start a non-contentious procedure only in the cases and conditions set by law, and it must notify the competent organ without delay if the procedure was started by someone else.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-007 PËR PROCEDURËN JOKONTESTIMORE
Showing 83 of 283
- 200 Verify source ↗
Neni 200
AI-assisted research summary: Kur gjykata gjen se ka mosmarrëveshje për pronën e përbashkët ose për pjesët që duhen ndarë, ajo e ndërpret procedurën dhe i jep propozuesit 15 ditë për të nisur padi.
Neni 200 200.1 Në qoftë se gjykata, duke vepruar sipas propozimit të një bashkëpronari, konstaton se ndërmjet bashkëpronarëve kontestuese është e drejta mbi sendet që janë objekt ndarjeje ose madhësia e pjesëve në sendet e përbashkëta, përkatësisht në pasurinë që është e përbashkët, ose kur konstaton se është kontestuese rrethana se cilat sende, respektivisht cilat të drejta bëjnë pjesë në pasurinë e përbashkët, atëherë ajo e ndërpretë procedurën dhe e udhëzon propozuesin që brenda afatit prej 15 ditësh me padi ta inicojë procedurën kontestimore. 200.2 Në qoftë se propozuesi brenda afatit të caktuar nga gjykata nuk e ngritë padinë, do të konsiderohet se e ka tërhequr propozimin e tij. - 201 Verify source ↗
Neni 201
AI-assisted research summary: When the proposal is received, the court sets a hearing and summons all co-owners and anyone with a real right over the partitioned object.
Neni 201 Gjykata pasi t’i arrijë propozimi e cakton seancën në të cilën i thërret të gjithë bashkëpronarët dhe personat që mbi objektin e pjesëtimit kanë ndonjë të drejtë sendore. - 202 Verify source ↗
Neni 202
AI-assisted research summary: If the co-owners or other people with a real right on the property agree during the proceedings on how to divide it, the court must record that agreement as a judicial settlement.
Neni 202 Në qoftë se bashkëpronarët ose personat të cilët mbi objektin e pjesëtimit kanë ndonjë të drejtë sendore, gjatë procedimit të çështjes arrijnë ujdinë lidhur me kushtet dhe mënyrën e pjesëtimit, gjykata ujdinë e arritur e konstaton në procesverbal si ujdi gjyqësore. - 203 Verify source ↗
Neni 203
AI-assisted research summary: If co-owners do not agree on partition terms, the court hears them, takes evidence, may order an expert examination, and issues a partition decision while considering justified interests and special needs.
Neni 203 203.1 Në qoftë se personat nga neni 2o2 i këtij ligji nuk arrijnë ujdi lidhur me kushtet dhe mënyrën e pjesëtimit, gjykata do t’i dëgjojë ata dhe do të marrë prova, e kur ka nevojë do ta caktoj edhe ekspertimin, dhe në bazë të rezultatit të shqyrtimit të tërësishëm të çështjes, në pajtim me dispozitat përkatëse materialo-juridike, do të nxjerrë aktvendimin për pjesëtimin e sendeve ose të paluajtshmërive në bashkëpronësi. Me rastin e dhënies së vendimit gjykata duhet t’i marrë parasysh kërkesat dhe interesat e justifikueshme të bashkëpronarëve dhe personave të cilët në objektin e pjesëtimit e kanë ndonjë të drejtë sendore. 203.2 Me rastin e vendosjes se cilit person duhet t’i takojë sendi i caktuar gjykata sidomos duhet të ketë parasysh nevojat e posaçme të bashkëpronarit konkret që mund të jenë shkak që sendi duhet t’i takojë këtij bashkëpronari. 203.3 Po qe se pjesëtimi i sendit duhet të bëhet me anë të shitjes së tij, shitja do të lejohet dhe kryhet sipas dispozitave të Ligjit për Procedurën Përmbarimore. - 204 Verify source ↗
Neni 204
AI-assisted research summary: A partition decision must state the object, conditions, method of partition, relevant data about the physical parts and co-owners’ rights, and the co-owners’ rights and duties established by the partition.
Neni 204 204.1 Aktvendimi mbi pjesëtimin përmban: objektin, kushtet dhe mënyrën e pjesëtimit të dhënat për pjesët fizike të sendit dhe për të drejtat të cilat i kanë takuar bashkëpronarëve, si dhe të drejtat dhe detyrimet e bashkëpronarëve të konstatuara me anë të pjesëtimit. 204.2 Me aktvendimin për pjesëtimin gjykata vendosë edhe për mënyrën e realizimit të servitutit dhe të drejtave tjera sendore në pjesët e sendit që është pjesëtuar fizikisht ndërmjet bashkëpronarëve. - 205 Verify source ↗
Neni 205
AI-assisted research summary: The court regulates the boundary between neighboring immovables when boundary markers have been destroyed, damaged, or moved.
Neni 205 Në procedurën e rregullimit të megjave ( kufijve të tokave) gjykata e rregullon megjën ndërmjet paluajtshmërive fqinje kur shenjat e megjave janë asgjësuar, dëmtuar ose lëvizur. 38 - 206 Verify source ↗
Neni 206
AI-assisted research summary: Owners or possessors of neighboring land parcels may file a court proposal to regulate the boundary line; an authorized organ may also file one if the law allows it.
Neni 206 206.1 Propozimin për rregullimin e megjave ndërmjet parcelave ngastrave fqinje të tokave ka të drejtë ta paraqesë në gjykatë secili nga pronarët përkatësisht poseduesit e parcelave të tilla, e kur ligji e parasheh një gjë të këtillë edhe organi i autorizuar mund të paraqesë propozim të këtillë. 206.2 Propozimi duhet të përmbajë të dhëna për pronarët, përkatësisht poseduesit e ngastrave fqinje, për ngastrat e tokave ndërmjet të cilave duhet të rregullohet megja, me shenjat e ngastrave të tilla nga librat e tokave dhe librat kadastrale, shkaqet për të cilat inicohet procedura, si dhe vlerën e sipërfaqes kontestuese kufitare. - 207 Verify source ↗
Neni 207
AI-assisted research summary: The court may call a hearing after receiving a proposal, and if the participants do not reach agreement it must set a hearing at the site and summon relevant experts and, if needed, witnesses.
Neni 207 207.1 Pasi të marrë propozimin, gjykata mund të konvokojë seancën në gjykatë në të cilën do t’i thërrasë pjesëmarrësit me qëllim të tentimit të rregullimit me marrëveshje të megjës. 207.2 Në qoftë se pjesëmarrësit nuk arrijnë marrëveshje, gjykata do të caktojë seancën në vendin e ngjarjes, në të cilën, përveç pjesëmarrësve do të thërras ekspertin e profesionit të gjeodezisë apo të profesionit përkatës tjetër, e sipas nevojës edhe dëshmitarët e propozuar. 207.3 Në letërthirrjen për në seancë gjyqësore pjesëmarrësit e procedurës udhëzohen që t’i sjellin të gjitha dokumentet, skicat dhe provat tjera me rëndësi për rregullimin e megjës. 207.4 Në letërthirrje pjesëmarrësit paralajmërohen për pasojat procedurale të mosardhjes në seancën e caktuar. - 208 Verify source ↗
Neni 208
AI-assisted research summary: If the proposer does not attend after proper summons, the hearing will be held only if the opponent asks for it; otherwise the proposal is treated as withdrawn.
Neni 208 Në qoftë se pjesëmarrësi i procedurës që ka paraqitur propozimin për rregullimin e megjës nuk vjen në seancë përkundrejt thirrjes së rregullt, seanca e caktuar do të mbahet po qe se një gjë të tillë e propozon kundërshtari i tij. Po qe se kundërshtari i propozuesit nuk e propozon mbajtjen e seancës në rast të mungesës së propozuesit, do të konsiderohet se propozimi është tërhequr. - 209 Verify source ↗
Neni 209
AI-assisted research summary: For boundary disputes, the court determines the boundary using the strongest right, last peaceful possession, or fairness, depending on the case.
Neni 209 209.1 Në qoftë se ndërmjet pjesëmarrësve të procedurës lind kontesti lidhur me sipërfaqen kufitare vlera e të cilës nuk e kalon vlerën e kontestit të vlerës së vogël në procedurën kontestimore, gjykata do të caktojë megjën në mbështetje të së drejtës më të fortë, e nëse kjo nuk është e mundshme, atëherë në mbështetje të gjendjes së posedimit të fundit të qetë. Në qoftë se kontesti nuk mund të zgjidhet as në këtë mënyrë, gjykata sipërfaqen kontestuese kufitare do ta pjesëtojë sipas parimit të drejtshmërisë. 209.2 Në qoftë se pjesëmarrësit në procedurë merren vesh më parë, gjykata mund ta rregulloj megjën në mbështetje të planeve kadastrale në fuqi. 209.3 Gjykata mund ta rregulloj megjën sipas të drejtës më të fortë pa marrë parasysh vlerën e sipërfaqes kontestuese kufitare, po qe se pjesëmarrësit e procedurës arrijnë marrëveshje paraprakisht për një gjë të tillë. - 210 Verify source ↗
Neni 210
AI-assisted research summary: If there is a boundary-surface dispute above the small-claim value and the parties do not agree under Article 209(3), the court must direct the initiator to start contentious proceedings by lawsuit; the non-contentious procedure then ends without a decision on the merits.
Neni 210 Në qoftë se ndërmjet pjesëmarrësve në procedurë ekziston kontesti për sipërfaqen kufitare vlera e të cilës e kalon vlerën e kontestit të vlerës së vogël në procedurën kontestimore, e nuk arrijnë marrëveshjen në kuptimin e paragrafit 3. të nenit 209. të këtij ligji, gjykata do ta udhëzojë inicuesin e procedurës që me padi të inicojë procedurën kontestimore me qëllim të zgjidhjes së kontestit. Në këtë rast procedura jokontestimore përfundon pa vendim meritor. - 211 Verify source ↗
Neni 211
AI-assisted research summary: In a boundary-adjustment hearing, the court must determine the boundary between the participants’ land parcels, mark it visibly and durably, and prepare a protocol with specified details and attached sketches.
Neni 211 211.1 Në seancën për rregullimin e megjës gjykata në vendin e ngjarjes do të caktoj megjën ndërmjet parcelave të tokës së pjesëmarrësve dhe do ta shënojë me shenja kufiri të dukshme dhe të qëndrueshme. 39 211.2 Veprimet e kryera në seancën për rregullimin e megjës përpilohet procesverbali në të cilin sidomos shënohet: a) përshkrimi i gjendjes së gjetur; b) përmbajtja e deklaratave të pjesëmarrësve në procedurë; c) deklaratave të ekspertit dhe dëshmitarëve. 211.3 Procesverbalit i bashkëngjiten: skica e gjendjes së gjetur dhe skica e gjendjes së krijuar me rregullimin e megjës. - 212 Verify source ↗
Neni 212
AI-assisted research summary: The court describes the boundary between the participants’ land parcels in the decision on boundary adjustment, relying on the prepared sketch as part of the decision.
Neni 212 Në dispozitivin e aktvendimin për rregullimin e megjës gjykata përshkruan megjën ndërmjet parcelave të tokës së pjesëmarrësve, duke u mbështetur në skicën e gjendjes së krijuar e cila konsiderohet pjesë e aktvendimit. - 213 Verify source ↗
Neni 213
AI-assisted research summary: Gjykata nuk duhet të rregullojë megjën në tokat ndërtimore ku nuk ekziston e drejta e pronësisë, përveç kur parcelimi i tokës nuk është bërë sipas ligjit për rregullimin hapësinor.
Neni 213 Gjykata nuk do ta rregulloj megjën në tokat ndërtimore në të cilat nuk ekziston e drejta e pronësisë, përveç rastit kur nuk është bërë parcelimi i tokës sipas dispozitave të ligjit me të cilin është rregulluar rregullimi hapësinor. - 214 Verify source ↗
Neni 214
AI-assisted research summary: A settlement reached in a hearing may be challenged by lawsuit only if it was made in mistake or under violence or fraud.
Neni 214 Ujdia për rregullimin e megjës që është arritur në seancë, mund të goditet me anë të padisë vetëm nëse është lidhur në lajthim ose nën ndikimin e dhunës ose të mashtrimit të cilitdo nga pjesëmarrësit në procedurë. 4) Caktimi i kompensimit për paluajtshmërinë e eksproprijuar - 215 Verify source ↗
Neni 215
AI-assisted research summary: If the expropriation user and the former owner do not reach agreement before the competent administrative body, the court तयmes the compensation amount for the expropriated immovable property.
Neni 215 Në procedurën e caktimit të kompensimit për paluajtshmërinë e eksproprijuar gjykata e cakton lartësinë e shpërblimit për paluajtshmërinë e eksproprijuar kur shfrytëzuesi i eksproprijimit dhe pronari i mëparshëm para organit kompetent të administratës nuk kanë arritur marrëveshje për kompensimin për paluajtshmërinë e eksproprijuar. - 216 Verify source ↗
Neni 216
AI-assisted research summary: If the parties do not agree on expropriation compensation within two months, the competent administrative body must send the final expropriation decision and supporting documents to the competent court; the former owner may go directly to court if the body does not act.
Neni 216 216.1 Në qoftë se pjesëmarrësit në procedurën e eksproprijimit nuk arrijnë marrëveshje për kompensimin e paluajtshmërisë së eksproprijuar brenda afatit prej dy muajsh nga dita në të cilën ka marrë formë të prerë aktvendimi për eksproprijimin organi kompetent administrativ ia dërgon aktvendimin për eksproprijimin që ka marrë formë të prerë, bashkë me të gjitha shkresat dhe provat për pagimin e shumës së ofruar të kompensimit pronarit ose për depozitimin e saj në gjykatë në territorin e të cilës ndodhet paluajtshmëria e eksproprijuar, me qëllim të caktimit të kompensimit. 216.2 Organi nga paragrafi 1 i këtij neni mundet edhe para skadimit të afatit dy mujor të dërgojë aktvendimin për eksproprijimin bashkë me shkresat gjykatës kompetente, nëse nga deklarata e ish pronarit konstaton se nuk mund të arrihet marrëveshja për kompensimin. 216.3 Në qoftë se organi kompetent nuk vepron sipas dispozitave të paragrafit 1 të këtij neni, ish pronari ka të drejtë që t’i paraqitet gjykatës kompetente drejtpërdrejtë me kërkesë që ti caktohet kompensimi për paluajtshmërinë e eksproprijuar. - 217 Verify source ↗
Neni 217
AI-assisted research summary: The competent court starts and conducts the compensation procedure ex officio when the case is sent by the competent expropriation body; otherwise, the procedure does not start without the former owner’s initiative. Once started, the procedure should be completed as soon as possible and no later than 60 days.
Neni 217 217.1 Procedurën për caktimin e kompensimit për paluajtshmërinë e eksproprijuar gjykata kompetente e fillon dhe zhvillon sipas detyrës zyrtare po qe se i dërgohet lënda nga organi kompetent që e ka kryer 40 eksproprijimin. Në të kundërtën pa iniciativën e ish pronarit të paluajtshmërisë së eksproprijuar nuk fillon procedura e caktimit të kompensimit. 217.2 Procedura nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të përfundohet sa më parë, e më së voni brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e fillimit të saj në gjykatë. - 218 Verify source ↗
Neni 218
AI-assisted research summary: The court must hold a hearing and let the participants state their views on compensation and the evidence about the value of the expropriated immovable property.
Neni 218 218.1 Gjykata do të caktojë seancë gjyqësore në të cilën do t’u jepet mundësia pjesëmarrësve të saj që të deklarohen për formën dhe vëllimin, përkatësisht lartësinë e kompensimit, si dhe për provat për vlerën e paluajtshmërisë së eksproprijuar, të cilat do të merren sipas detyrës zyrtare. 218.2 Në seancën gjyqësore gjykata do të shfrytëzojë edhe provat tjera të propozuara nga pjesëmarrësit e procedurës, nëse konstaton se ato janë të rëndësishme për caktimin e kompensimit, e në rast nevojës mund të caktohet edhe marrja e provës me anë të ekspertizës. - 219 Verify source ↗
Neni 219
AI-assisted research summary: If parties agree to compensation by providing another building or dwelling, they must also set a deadline for mutual performance. If they do not, the court sets the moving-out deadline in the compensation decision.
Neni 219 219.1 Në qoftë se pjesëmarrësit e procedurës lidhin marrëveshje që kompensimi për ndërtesën apo banesën e eksproprijuar të caktohet në formë të dhënies së ndërtesës ose banesës tjetër, atëherë me anë të saj duhet të caktohet edhe afati për përmbushjen e detyrimeve reciproke. 219.2. Në qoftë se afatin për përmbushjen e detyrimeve reciproke nuk e caktojnë vet pjesëmarrësit e marrëveshjes, atëherë gjykata me aktvendimin për caktimin e kompensimit do ta caktojë afatin për shpërngulje nga ndërtesa e eksproprijuar, përkatësisht nga banesa si pjesë e veçantë e ndërtesës, ashtu siç është paraparë në ligjin për eksproprijimin e paluajtshmërive. 219.3. Dispozitat nga paragrafi 1 i këtij neni në mënyrë të përshtatur zbatohen edhe për bujkun, kur me anë të marrëveshjes me shfrytëzuesin e eksproprijimit apo në bazë të kërkesës së tij, kompensimi për tokën bujqësore të eksproprijuar i është caktuar me dhënie në pronësi të paluajtshmërisë tjetër. - 220 Verify source ↗
Neni 220
AI-assisted research summary: After establishing the essential facts, the court issues a decision setting the form and amount of compensation for expropriated immovable property.
Neni 220 220.1 Pasi t’i konstatojë faktet thelbësore gjykata e jep aktvendimin me të cilin e cakton formën dhe vëllimin, përkatësisht lartësinë e kompensimit për paluajtshmërinë e eksproprijuar. 220.2 Në qoftë se pjesëmarrësit e procedurës lidhin marrëveshje për formën dhe vëllimin, përkatësisht lartësinë e kompensimit, gjykata aktvendimin e saj e mbështet në marrëveshjen e tyre, po qe se konstaton se marrëveshja nuk është në kundërshtim me dispozitat me të cilat janë rregulluar marrëdhëniet pronësore mbi sendet e paluajtshme. - 221 Verify source ↗
Neni 221
AI-assisted research summary: The compensation procedure for expropriated immovable property also applies in other cases where the former owner is legally recognized as entitled to compensation.
Neni 221 Dispozitat për procedurën e caktimit të kompensimit për paluajtshmërinë e eksproprijuar në mënyrë të përshtatur zbatohen edhe në rastet tjera kur pronarit të mëparshëm sipas ligjit i njihet e drejta e kompensimit për sendin e paluajtshëm në të cilin e ka humbur të drejtën e pronësisë ose ndonjë të drejtë tjetër sendore. - 222 Verify source ↗
Neni 222
AI-assisted research summary: The expropriation user must pay the procedure costs for setting compensation for expropriated immovable property, except costs caused by the previous owner's unjustified actions.
Neni 222 Shpenzimet e procedurës për caktimin e kompensimit për paluajtshmërinë e eksproprijuar i bartë shfrytëzuesi i eksproprijimit, përveç shpenzimeve të shkaktuara me veprime të pajustifikueshme të pronarit të mëparshëm të paluajtshmërisë. KREU V IV. Rregullimi i çështjeve të tjera jokontestimore 1) Përpilimi dhe vërtetimi i përmbajtjes së dokumenteve 41 - 223 Verify source ↗
Neni 223
AI-assisted research summary: The court must draft and certify a document when a public document is needed to create a right or a valid legal act.
Neni 223 223.1 Në procedurën për përpilimin ose vërtetimin e përmbajtjes së dokumentit, gjykata përpilon dhe vërteton dokumentin kur për krijimin e një të drejte apo të veprimit juridik të vlefshëm është i nevojshëm ekzistimi i dokumentit publik. 223.2 Në pajtim me dispozitën e paragrafit të 1 të këtij neni përpilohet edhe testamenti gjyqësor. - 224 Verify source ↗
Neni 224
AI-assisted research summary: Courts with subject-matter competence may draft or certify the document for territorial competence, and a judge may do so in cases provided by law.
Neni 224 224.1 Për përpilimin ose vërtetimin e dokumentit për kompetencë territoriale është secila nga gjykatat me kompetencë lëndore. 224.2 Në rastet e parapara me ligj dokumentin e përpilon ose vërteton gjykatësi. - 225 Verify source ↗
Neni 225
AI-assisted research summary: The document is prepared in court, and outside court only if the procedure participant cannot come to court or there are justified reasons.
Neni 225 Dokumenti përpilohet në gjykatë, kurse jashtë gjykatës kur pjesëmarrësi i procedurës nuk është në gjendje të vijë në gjykatë ose kur për këtë ekzistojnë shkaqe të justifikueshme. - 226 Verify source ↗
Neni 226
AI-assisted research summary: Gjykatësi duhet të konstatojë identitetin e propozuesit para fillimit të përpilimit të dokumentit.
Neni 226 Para se të fillojë përpilimin e dokumentit, gjykatësi konstaton identitetin e propozuesit. Kur gjykatësi nuk njeh propozuesin personalisht, identitetin e tij e konstaton me anë të dokumentit publik me fotografi ose me anë të deklaratës së një dëshmitari, identitetin e të cilit e konstaton me anë të dokumentit publik me fotografi. - 227 Verify source ↗
Neni 227
AI-assisted research summary: If the proposer cannot read or write, is deaf-mute or blind, or does not know the court’s official language, the document is prepared in the presence of two adult witnesses.
Neni 227 Në qoftë se propozuesi nuk dinë shkrim-lexim, ose kur ai është shurdh-memec apo i verbër, ose kur nuk e dinë gjuhën zyrtare të gjykatës, përpilimi i dokumentit bëhet në praninë e dy dëshmitarëve të moshës madhore të cilët i njehë gjykatësi personalisht ose identitetin e të cilëve e konstaton me anë të dokumenteve publike me fotografi. - 228 Verify source ↗
Neni 228
AI-assisted research summary: Nëse propozuesi nuk e di gjuhën e dokumentit ose është shurdh-memec, gjykatësi duhet ta përpilojë dokumentin me pjesëmarrjen e interpretit përkatës.
Neni 228 228.1 Në qoftë se propozuesi nuk di gjuhën në të cilën përpilohet dokumenti, gjykatësi do ta përpilojë dokumentin me pjesëmarrjen e interpretit gjyqësor. 228.2 Po qe se propozuesi është shurdh-memec, gjykatësi do ta përpilojë dokumentin me pjesëmarrjen e interpretit i cili me propozuesin mund të merret vesh. - 229 Verify source ↗
Neni 229
AI-assisted research summary: Witnesses for preparing a document may be people who can read and write and know the court’s official language and the proposer’s language.
Neni 229 Dëshmitarë me rastin e përpilimit të dokumentit mund të jenë personat që dinë shkrim-lexim dhe që e njohin gjuhën zyrtare të gjykatës dhe gjuhën e propozuesit, e kur propozuesi është shurdh-memec dëshmitarët duhet të dinë të merren vesh me të. - 230 Verify source ↗
Neni 230
AI-assisted research summary: Kur plotësohen kushtet nga neni 229, gjykatësi duhet të verifikojë edhe vullnetin e lirë për veprimin juridik dhe t’u shpjegojë pjesëmarrësve kuptimin, pasojat dhe lejueshmërinë e tij.
Neni 230 Kur konstaton se ekzistojnë kushtet nga neni 229 i këtij ligji, gjykatësi gjithashtu duhet të konstatoj se a ekzistojnë vullneti i lirë për lidhjen e veprimit juridik. Gjykatësi ka për detyrë që pjesëmarrësve në procedurë t’ua sqaroj kuptimin e veprimit juridik, t’i njoftojë me pasojat e veprimit të tillë si dhe të ekzaminoj se a është i lejueshëm ai, respektivisht se nuk është në kundërshtim me dispozitat e detyrueshme. - 231 Verify source ↗
Neni 231
AI-assisted research summary: If the judge finds that the conditions in Article 230 are not met, the judge must refuse to draft the document.
Neni 231 42 231.1 Po qe se gjykatësi konstaton se nuk janë plotësuar kushtet nga neni 230 i këtij ligji, atëherë ai me aktvendim do të refuzojë përpilimin e dokumentit. - 232 Verify source ↗
Neni 232
AI-assisted research summary: Kur përpilohet një dokument, mbahet procesverbal dhe pjesëmarrësit e dëshmitarët e nënshkruajnë atë.
Neni 232 232.1 Për përpilimin e dokumentit mbahet procesverbali në të cilin tregohet edhe mënyra në të cilën është konstatuar identiteti i pjesëmarrësit, dëshmitarit dhe interpreti që kanë qenë të pranishëm me rastin e përpilimit të dokumentit. 232.2 Procesverbalin e nënshkruajnë pjesëmarrësit dhe dëshmitarët. Procesverbalit i bashkëngjitet një ekzemplar i dokumentit të përpiluar dhe nënshkruar. - 233 Verify source ↗
Neni 233
AI-assisted research summary: Disa relatives of the testator and related persons cannot serve as witnesses when a judicial will is being drawn up.
Neni 233 233.1 Kur duhet përpiluar testamenti gjyqësor, atëherë me rastin e përpilimit të tij nuk mund të jenë dëshmitar: a) pasardhësit e testament lënësit; b) të adoptuarit e tij dhe pasardhësit e tyre; c) paraardhësit e tij, duke i përfshire gjyshin dhe gjyshen e tij dhe pasardhësit e tyre të shkallës së parë; d) kushërinjtë e tyre në vijë të tërthortë deri në shkallë të tretë; e) bashkëshortët e të gjithë këtyre personave; f) bashkëshorti i testament lënësit. 233.2 Dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni në mënyrë të përshtatshme zbatohen edhe lidhur me interpretin gjyqësor. - 234 Verify source ↗
Neni 234
AI-assisted research summary: Kur gjykatësi dëgjon testament lënësin, ai duhet ta shënojë deklaratën besnikërisht në procesverbal, të përfshijë rrethanat me rëndësi për vlefshmërinë e testamentit dhe, kur është e nevojshme, t’ia shpjegojë testament lënësit dispozitat që kufizojnë disponimin me pasurinë.
Neni 234 234.1 Kur e dëgjon testament lënësin, gjykatësi deklaratën e tij do të shënojë besnikërisht në procesverbal, mundësisht me fjalët e testament lënësit, duke pasur kujdes me atë rast që vullneti i testament lënësit të shprehet në mënyrë të qartë. 234.2 Në procesverbal do të shënohen edhe të gjitha rrethanat që do të mund të ishin me rëndësi për vlefshmërinë e testamentit. Kur kjo është e nevojshme, gjykatësi testament lënësit do t’ia shpjegojë dispozitat ligjore që e kufizojnë disponimin me pasurinë e tij me anë të testamentit. - 235 Verify source ↗
Neni 235
AI-assisted research summary: The judge must confirm the will by making an endorsement on the will itself.
Neni 235 Pasi ta lexojë vetë testament lënësi procesverbalin mbi testamentin gjyqësor dhe të deklarojë se vullneti i tij i fundit është shënuar në mënyrë plotësisht besnike, gjykatësi këtë do ta vërtetojë në vetë testamentin. - 236 Verify source ↗
Neni 236
AI-assisted research summary: This article sets formal steps for a will when the testator cannot read, does not know the court’s official language, or is mute or deaf.
Neni 236 236.1 Në qoftë se testamenti është përpiluar në praninë e dy dëshmitarëve për shkak se testament lënësi nuk di të lexojë, gjykatësi do t’ia lexojë testamentin, e mandej testament lënësi, pasi të deklarojë se ky është testamenti i tij, në praninë e dëshmitarëve do ta nënshkruajë ose do ta ve në te shenjën e gishtit tregues. 236.2 Në qoftë se testament lënësi nuk di gjuhën që është në përdorim zyrtar në gjykatë ose është memec ose është i shurdhër, gjykatësi me anë të interpretit gjyqësor do të lexojë testamentin, kurse testament lënësi nëpërmjet interpretit do të deklarojë se testamenti është i tij. 236.3 Dëshmitarët duhet të nënshkruhen në vetë testamentin, e gjykatësi në vetë testamentin do të konstatojë se janë kryer të gjitha veprimet e përmendura në këtë nen. 43 - 237 Verify source ↗
Neni 237
AI-assisted research summary: If a will minutes document has several sheets, they must be threaded and sealed by the court; each sheet must also be signed or fingerprinted separately, and the end must state how many sheets the will has.
Neni 237 237.1 Në qoftë se procesverbali për përpilimin e testamentit përbëhet prej disa fletëve këto do të përshkohen me pe dhe të dy skajet e perit do të vulosen me vulën e gjykatës. 237.2 Secilën fletë të procesverbalit testament lënësi do ta nënshkruajë veç e veç, përkatësisht në to do të vej gjurmën e gishtit tregues. Në fund të procesverbalit do të tregohet se prej sa fletësh përbëhet testamenti. - 238 Verify source ↗
Neni 238
AI-assisted research summary: If a will is prepared in a court where the testator does not live, that court must immediately notify the court in the testator’s place of residence.
Neni 238 Po qe se testamenti është përpiluar në gjykatën në territorin e së cilës testament lënësi nuk e ka vendbanimin, gjykata ka për detyrë ta njoftojë menjëherë për këtë gjykatën në territorin e së cilës ai e ka vendbanimin. - 239 Verify source ↗
Neni 239
AI-assisted research summary: Nëse testamenti revokohet, revokimi duhet të shënohet në vetë testamentin që ruhet në gjykatë.
Neni 239 239.1 Në qoftë se testament lënësi e revokon testamentin e vet, atëherë lidhur me revokimin e testamentit në mënyrë të përshtatshme do të zbatohen dispozitat mbi përpilimin e testamentit. 239.2 Revokimi i testamentit do të shënohet në vetë testamentin që ruhet në gjykatë. - 240 Verify source ↗
Neni 240
AI-assisted research summary: A court certifies a document’s content when the law provides for it, signs the document, applies the court seal, and then gives the participant the original certified copy.
Neni 240 240.1 Gjykata e bënë vërtetimin e përmbajtjes së dokumentit kur një gjë e tillë është paraparë me ligj. 240.2 Vërtetimi i përmbajtjes së dokumentit bëhet në vetë dokumentin me nënshkrimin e gjykatësit dhe me vënien e vulës së gjykatës në dokument. 240.3 Pasi të bëhet vërtetimi i përmbajtjes së dokumentit, gjykata ia dorëzon pjesëmarrësit ekzemplarin origjinal të dokumentit të vërtetuar. 2) Ruajtja e dokumenteve - 241 Verify source ↗
Neni 241
AI-assisted research summary: Gjykata duhet të pranojë për ruajtje dokumentin e caktuar nëse ligji e parashikon shprehimisht ose nëse kjo është e nevojshme për mbrojtjen e të drejtave pasurore apo të drejtave të tjera.
Neni 241 Gjykata e ka për detyrë të pranojë për ruajtje dokumentin e caktuar kur kjo është e paraparë shprehimisht me ligj për llojin e caktuar të dokumenteve ose kur një gjë e tillë është e nevojshme për sigurimin e të drejtave pasurore të caktuara apo për të drejtat e natyrës tjetër. - 242 Verify source ↗
Neni 242
AI-assisted research summary: The document may be deposited for safekeeping with any court that has subject-matter jurisdiction, if the depositor’s identity is established under Article 226.
Neni 242 Dokumenti mund t’i dorëzohet për ruajtje çdo gjykate të kompetencës lëndore, me kusht që identiteti i dorëzuesit të konstatohet sipas dispozitave të nenit 226 të këtij ligji. - 243 Verify source ↗
Neni 243
AI-assisted research summary: When a court accepts a document for storage, it must prepare a record of how the depositor’s identity was verified and note the document’s type and title. The accepted document must then be placed in a separate sealed envelope and kept apart from other records.
Neni 243 243.1 Për pranimin e dokumentit për ruajtje gjykata përpilon procesverbal në të cilin shënohet si është konstatuar identiteti i dorëzuesit të dokumentit për ruajtje, lloji dhe titulli i dokumentit të pranuar për ruajtje. 243.2 Dokumenti i pranuar për ruajtje futet në një mbështjellës të veçantë, vuloset dhe ruhet i ndarë nga shkresat e tjera. - 244 Verify source ↗
Neni 244
AI-assisted research summary: If a will is deposited for safekeeping with the court and was not drafted in court, the testator must personally hand it to the court in an open or closed envelope. If the will is open, the court must read it to the testator and point out any defects that could make it invalid.
Neni 244 244.1 Kur gjykatës i dorëzohet për ruajtje testamenti që nuk është përpiluar në gjykatë testament lënësi ia dorëzon personalisht gjykatës në zarf të hapur ose të mbyllur. 244.2 Kur për ruajtje dorëzohet testamenti i hapur, gjykata do t’ia lexojë testament lënësit dhe do t’ia tregojë të metat eventuale për të cilat testamenti nuk do të ishte i vlefshëm. - 245 Verify source ↗
Neni 245
AI-assisted research summary: Gjykata duhet të shënojë, vendosë në zarf të veçantë dhe vulosë shkresën e paraqitur nga dëshmitarët e testamentit gojor; ajo gjithashtu vepron sipas nenit 243 kur dëshmitarët përsërisin gojarisht deklaratën, dhe përpiqet të konstatojë vullnetin e testamentlënësit dhe rrethanat e vlefshmërisë së testamentit gojor.
Neni 245 44 245.1 Në qoftë se dëshmitarët e testamentit gojor i kanë paraqitur gjykatës një shkresë që e përmban vullnetin e testament lënësit, gjykata pranimin e shkresës së këtillë do ta konstatojë në procesverbal, do ta futë ate në një zarf të veçantë dhe do ta vulosë. 245.2 Në mënyrën e paraparë në nenin 243 të këtij ligji gjykata do të veprojë edhe kur dëshmitarët e testamentit gojor vijnë në gjykatë që gojarisht ta përsërisin deklaratën e testament lënësit. 245.3 Me rastin e marrjes së deklaratave të dëshmitarëve gjykata do të orvatet të konstatojë vullnetin e shprehur të testament lënësit dhe rrethanat nga të cilat varet vlefshmëria e testamentit gojor. - 246 Verify source ↗
Neni 246
AI-assisted research summary: Pasi gjykata pranon një dokument për ruajtje, ajo duhet t’i lëshojë dorëzuesit një vërtetim që tregon se për cilin dokument bëhet fjalë.
Neni 246 Pasi ta pranojë dokumentin për ruajtje, dorëzuesit të tij gjykata i lëshon vërtetim në të cilin shënohet se për cilin dokument është fjala. - 247 Verify source ↗
Neni 247
AI-assisted research summary: Nëse një testament, përveç testamentit gjyqësor, dorëzohet për ruajtje në një gjykatë jashtë vendbanimit të testamentlënësit, ajo gjykatë duhet ta njoftojë menjëherë gjykatën e vendbanimit të testamentlënësit.
Neni 247 Në qoftë se dokumenti për testamentin, përveç testamentit gjyqësor, i dorëzohet për ruajtje gjykatës në territorin e së cilës testament lënësi nuk ka vendbanimin e vet, gjykata ka për detyrë që ta njoftojë menjëherë për këtë gjykatën në territorin e së cilës testament lënësi e ka vendbanimin. - 248 Verify source ↗
Neni 248
AI-assisted research summary: A document held by the court for safekeeping must be returned to the depositor on request, or to their representative with certified proxy.
Neni 248 248.1 Dokumenti që ndodhet për ruajtje te gjykata, do t’i kthehet dorëzuesit të dokumentit me kërkesën e tij, ose përfaqësuesit të tij me prokurë të vërtetuar. Nga prokura e përfaqësuesit duhet të shihet se është fjala për autorizimin për tërheqjen e dokumentit të lënë për ruajtje në gjykatë. 248.2 Për kthimin e dokumentit do të përpilohet procesverbali në të cilin do të shënohet mënyra në të cilën është konstatuar identiteti i personit të cilit i kthehet dokumenti. Në qoftë se dokumenti i kthehet përfaqësuesit me prokurë, prokura i bashkëngjitet procesverbalit dhe ruhet në dosjen e lëndës. 3) Anulimi( amortizimi) i dokumentit - 249 Verify source ↗
Neni 249
AI-assisted research summary: A document that directly supports a material right may be declared invalid if it has been stolen, burned, lost, or destroyed, unless the law forbids cancellation of that document.
Neni 249 249.1 Në procedurën për anulimin e dokumentit të vendit mbi të cilin drejtpërdrejtë mbështetet ndonjë e drejtë materiale dhe posedimi i të cilit është i nevojshëm për realizimin e të drejtës së tillë, do të shpallet se dokumenti e ka humbur vlefshmërinë e vet po qe se është vjedhur, djegur apo në cilëndo mënyrë tjetër është humbur ose asgjësuar, përveçse kur me ligj ndalohet anulimi i dokumentit të këtillë. 249.2 Nën kushtet nga paragrafi 1 i këtij neni mund të anulohet edhe dokumenti mbi të cilën mbështetet ndonjë e drejtë jo materiale, kur nuk ekzistojnë të dhëna në bazë të të cilave organi kompetent mund të lëshojë duplikatin e dokumentit të këtillë. - 250 Verify source ↗
Neni 250
AI-assisted research summary: Gjykata kompetente për një propozim për anulimin e dokumentit caktohet sipas selisë së lëshuesit, vendit të përmbushjes së detyrimit, ose, nëse kjo nuk mund të përcaktohet, sipas selisë/vendbanimit/vendqëndrimit të propozuesit.
Neni 250 250.1 Për propozimin për anulimin e dokumentit të lëshuar nga organi administrativ, ose nga personi juridik,vendosë gjykata në territorin e së cilës ndodhet selia e lëshuesit të dokumentit. 250.2 Për propozimin për anulimin e dokumentit, kur në dokumentin është cekur vendi i përmbushjes së detyrimit, vendosë gjykata në territorin e së cilës ndodhet vendi i përmbushjes së detyrimit. 250.3 Në qoftë se për propozimet nga paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni nuk mund të caktohet gjykata kompetente, atëherë për propozimin për anulimin e dokumentit vendosë gjykata në territorin e së cilës ndodhet selia, vendbanimi apo vendqëndrimi i propozuesit. - 251 Verify source ↗
Neni 251
AI-assisted research summary: A person may file a proposal to cancel a document if they are authorized by that document to exercise a right or have a legal interest in cancelling the lost document.
Neni 251 45 251.1 Propozimin për anulimin e dokumentit mund ta paraqesë secili person që në bazë të dokumentit të këtillë është i autorizuar të realizojë ndonjë të drejtë ose ka interes juridik që dokumenti i zhdukur të anulohet. 251.2 Propozimi për anulimin e dokumentit duhet të përmbajë: a) llojin e dokumentit; b) emrin dhe selinë ose emrin dhe mbiemrin dhe vendbanimin e dhënësit të dokumentit; c) shumën e detyrimit; d) vendin dhe datën e lëshimit së dokumentit; e) vendin e përmbushjes së detyrimit; f) a është dhënë dokumenti në emër apo sipas prurësit, apo sipas urdhrit; g) faktet nga të cilat del se propozuesi është i autorizuar për paraqitjen e propozimit; h) si dhe të dhënat nga të cilat del besueshmëria se dokumenti është zhdukur ose asgjësuar. 251.3 Propozimit për anulimin e dokumentit i bashkëngjitet, nëse ekziston, kopja e dokumentit. 251.4 Një propozim të vetëm mund të kërkohet anulimi i disa dokumenteve me kusht që e njëjta gjykatë të jetë e kompetencës territoriale. - 252 Verify source ↗
Neni 252
AI-assisted research summary: Nëse gjykata gjen se kushtet paraprake për fillimin e procedurës nuk janë plotësuar, ajo e hedh poshtë propozimin. Nëse nuk e hedh poshtë, ajo urdhëron dhënësin e dokumentit dhe kreditorin të deklarohen brenda afatit të caktuar.
Neni 252 252.1 Në qoftë se me rastin e shqyrtimit paraprak të propozimit nga neni 251 të këtij ligji, gjykata konstaton se nuk janë plotësuar prezumimet për inicimin e procedurës, propozimi do të hedhet poshtë me anë të aktvendimit. 252.2 Po qe se nuk e hedhë poshtë propozimin, gjykata do ta urdhërojë dhënësin e dokumentit dhe kreditorin që brenda afatit të caktuar të deklarohen se a ka qenë i lëshuar dokumenti anulimin e të cilit e ka kërkuar propozuesi dhe se a ekzistojnë dhe cilat pengesa ekzistojnë për zhvillimin e procedurës së mëtejmë. - 253 Verify source ↗
Neni 253
AI-assisted research summary: The court must publish an announcement starting the document-cancellation procedure and specify key details, deadlines, warnings, and instructions for the document holder and debtor.
Neni 253 253.1 Pas arrijtjes së deklaratave të personave nga paragrafi 2 i nenit 251 të këtij ligji, gjykata me anë të shpalljes e publikon fillimin e procedurës për anulimin e dokumentit. 253.2 Shpallja përmban sidomos: a) elementet thelbësore të dokumentit të nevojshme për identifikimin e tij; b) afatin brenda të cilit mund të paraqiten njoftimet ose prapësimet kundër propozimit; c) thirrjen që dokumenti t’i tregohet gjykatës ose të njoftohet gjykata për personin dhe vendbanimin e personit që mbanë dokumentin; d) paralajmërimin se dokumenti do të anulohet me gjyq po qe se brenda afatit të shpalljes nuk i paraqitet gjykatës bashkë me dokumentin në fjalë, ose nuk bënë prapësim kundër propozimit për anulimin e dokumentit, e) paralajmërimin se debitori në bazë të këtij dokumenti nuk mund të përmbushë në mënyrë të vlefshme detyrimin e vet, as të përtërijë ose të zëvendësojë dokumentin, as të lëshojë kuponë ose lata të reja, f) si dhe njoftimin se poseduesi nuk mund t’i kalojë të drejtat nga ky dokument. - 254 Verify source ↗
Neni 254
AI-assisted research summary: The notice must be sent to interested persons, posted on the court notice board, and published once in the Official Gazette of Kosovo or another suitable way; the notice period starts when the notice is published.
Neni 254 46 254.1 Shpallja nga neni 253 i këtij neni do t’u dërgohet të gjithë personave të interesuar dhe do të afishohet në tabelën e gjykatës dhe njëherë do të publikohet, me shpenzime të propozuesit, në “Gazetën Zyrtare të Kosovës” ose në ndonjë mënyrë tjetër të përshtatshme. 254.2 Afati i shpalljes fillon nga dita e publikimit të shpalljes. Në qoftë se shpallja është publikuar në të dy mënyrat nga paragrafi 1 i këtij neni, atëherë afati i shpalljes fillon nga dita e publikimit të saj në gazetën në të cilën është publikuar më vonë. - 255 Verify source ↗
Neni 255
AI-assisted research summary: The debtor must not carry out, change, renew, transfer, or reissue the obligation tied to the document once notice of annulment proceedings has been delivered or learned, until the matter is finally decided.
Neni 255 255.1 Debitori nuk guxon të përmbush detyrimin nga dokumenti anulimi i të cilit është propozuar, as të ndryshojë, ta përtërijë ose ta kaloj në personin tjetër, as të lëshojë për të kuponë ose lata të reja nga momenti kur i është dorëzuar shpallja, ose kur në çfarëdo mënyre ka marrë dijeni për fillimin e procedurës për anulimin e dokumentit. 255.2 Ndalimi nga paragrafi 1 i këtij neni zgjat derisa të bëhet i formës së prerë aktvendimi për anulimin e dokumentit ose për përfundimin e procedurës. Debitori mund të lirohet nga detyrimi vetëm po qe se shumën e borxhit e paguan në depozitën e gjykatës. - 256 Verify source ↗
Neni 256
AI-assisted research summary: Debitori may keep the document sought to be annulled in limited situations, but if the document comes into his possession he must immediately deliver it to the court and identify who gave it to him.
Neni 256 256.1 Debitori ka tagër që ta mbajë dokumentin anulimi i të cilit kërkohet, po qe se i paraqitet me qëllim të përmbushjes së detyrimit, ose në qoftë se ai i ka rënë në dorë në ndonjë mënyrë tjetër. 256.2 Debitori ka për detyrë që dokumentin që i ka rënë në dorë menjëherë t’ia dorëzojë gjykatës tek e cila është duke u zhvilluar procedura për anulim, duke treguar emrin dhe adresën e personit që ia ka dorëzuar dokumentin. - 257 Verify source ↗
Neni 257
AI-assisted research summary: The court must stop the document-annulment procedure if the proposer withdraws the proposal, fails to deposit the required publication money within the court-set deadline, or a third person submits the document or proof that the document exists.
Neni 257 Gjykata do ta ndalë procedurën për anulimin e dokumentit po qe se propozuesi e tërheqë propozimin ose po qe se propozuesi brenda afatit të caktuar nga gjykata nuk e deponon në depozitën gjyqësore shumën e nevojshme për publikimin e shpalljes ose nëse personi i tretë ia dorëzon gjykatës dokumentin apo provën nga e cila shihet se ekziston dokumenti anulimin e të cilit e ka kërkuar propozuesi. - 258 Verify source ↗
Neni 258
AI-assisted research summary: Before issuing the decision, the court must notify the proposer about each notice from a third person and that the notice was made on time.
Neni 258 Para dhënies së aktvendimit gjykata ka për detyrë të njoftojë propozuesin për secilin lajmërim të personit të tretë dhe se me kohë është bërë lajmërimi i tillë. - 259 Verify source ↗
Neni 259
AI-assisted research summary: If the court finds the conditions for further proceedings are met, it must set a hearing after the publication period ends and summon the proposer, the document issuer, the document debtor, and anyone who appeared before the court or objected to the proposal to annul the document.
Neni 259 Kur gjykata konstaton se janë plotësuar kushtet për zhvillimin e mëtejmë të procedurës, atëherë ajo, pas skadimit të afatit të shpalljes, e cakton seancën dhe e thërret propozuesin, dhënësin e dokumentit, debitorin nga dokumenti dhe të gjithë personat që i janë paraqitur gjykatës apo kanë bërë prapësime kundër propozimit për anulimin e dokumentit. - 260 Verify source ↗
Neni 260
AI-assisted research summary: Gjykata, pas seancës dhe shqyrtimit të çështjes, jep aktvendim që ose e pranon propozimin dhe e anulon dokumentin, ose e refuzon propozimin si të pathemeltë.
Neni 260 260.1 Pas seancës së mbajtur, e në bazë të rezultatit të shqyrtimit të çështjes gjykata e jep aktvendimin me të cilin e pranon propozimin dhe e anulon dokumentin ose e refuzon propozimin si të pathemeltë. 260.2 Aktvendimi për anulimin e dokumentit përmban të dhënat për lëshuesin (dhënësin) e dokumentit dhe propozuesin, si dhe elementet qenësore të dokumentit, duke treguar shumën e detyrimit po qe se ka të bëjë me përmbushjen e detyrimit në të holla. 260.3 Aktvendimi u dërgohet të gjithë personave të interesuar. 47 - 261 Verify source ↗
Neni 261
AI-assisted research summary: Only the proposer may appeal a decision rejecting or refusing the proposal to annul a document, or stopping the proceeding. For a decision annulling a document, the issuer, the debtor, and an authorized person may appeal if they are not the proposer.
Neni 261 261.1 Kundër aktvendimit me të cilin propozimi për anulimin e dokumentit hedhet poshtë ose refuzohet apo me të cilin ndalet procedimi, ankesën mund ta paraqesë vetëm propozuesi. 261.2 Kundër aktvendimit për anulimin e dokumentit ankesën mund ta paraqes lëshuesi i dokumentit dhe debitori nga dokumenti i tillë, si dhe personi i autorizuar në bazë të dokumentit, po qe se nuk është propozues. - 262 Verify source ↗
Neni 262
AI-assisted research summary: A final decision canceling a document replaces the canceled document until a new one is issued. The proposer may enforce rights arising from the canceled document and may ask for a new document at their own expense.
Neni 262 262.1 Aktvendimi i formës së prerë, me të cilin anulohet dokumenti,e zëvendëson dokumentin e anuluar, derisa mos të lëshohet dokumenti i ri. 262.2 Në bazë të aktvendimit të formës së prerë për anulimin e dokumentit, propozuesi mund t’i realizojë nga debitori të gjitha të drejtat që dalin nga dokumenti i tillë, ose që i takojnë në bazë të tij, e mund të kërkojë që me shpenzimet e tij t’i lëshohet dokumenti i ri duke ia dorëzuar aktvendimin për anulimin lëshuesit të tij. 4) Depozita gjyqësore - 263 Verify source ↗
Neni 263
AI-assisted research summary: Në depozitën gjyqësore mund të dorëzohen para, letra me vlerë, dokumente të kthyeshme në para, metale të çmuara dhe sende të tjera të vlefshme kur kjo parashikohet me ligj ose dispozita tjera juridike. Gjykata duhet të pranojë edhe sende të tjera kur ligji lejon që debitori t’i depozitojë te gjykata për kreditorin.
Neni 263 263.1 Në depozitën gjyqësore mund të dorëzohen të hollat, letrat me vlerë dhe dokumentet tjera që mund të shndërrohen në të holla, metalet e çmueshme, sendet me vlerë të madhe dhe sendet tjera të krijuara nga metali i çmueshëm, kur kjo është parashikuar me ligj ose me dispozita tjera juridike. 263.2 Gjykata ka për detyrë të pranojë në depozitë edhe sende të tjera kur është caktuar me ligj se debitori sendin që e ka borxh mund ta depozitojë të gjykata për kreditorin. - 264 Verify source ↗
Neni 264
AI-assisted research summary: Items from Article 263 may be delivered to a court with subject-matter jurisdiction, usually at the place where the obligation is performed.
Neni 264 Sendet nga neni 263 i këtij ligji mund t’i dorëzohen secilës gjykatë të kompetencës lëndore. Sendet e tilla i dorëzohen gjykatës në vendin e përmbushjes së detyrimit përveç nëse arsyet e ekonomizimit ose natyra e veprimit juridik kërkon që të depozitohen në gjykatën e vendit ku ndodhet sendi, e mund të dorëzohen edhe në gjykatën tjetër kur kjo është caktuar me ligj. - 265 Verify source ↗
Neni 265
AI-assisted research summary: A proposal for handing over an item must include the item’s description, value, reasons, beneficiary, and the conditions for handover. It may also include relevant evidence.
Neni 265 265.1 Propozimi për dorëzimin e sendit përmban përshkrimin e sendit, vlerën e tij, shkaqet për të cilat dorëzohet sendi, emrin dhe mbiemrin e personit në dobi të të cilit dorëzohet ai, si dhe kushtet nën të cilat dorëzohet sendi. 265.2 Me anë të propozimit mund të propozohen edhe mjetet provuese përkatëse. - 266 Verify source ↗
Neni 266
AI-assisted research summary: Gjykata duhet ta refuzojë me aktvendim propozimin nëse nuk plotësohen kushtet për pranimin e sendit në depozitë ose nëse propozuesi nuk i parapaguan brenda 15 ditësh shpenzimet e ruajtjes.
Neni 266 Gjykata do ta refuzojë me aktvendim propozimin po qe se vlerëson se nuk janë përmbushur kushtet për pranimin e sendit në depozitë ose po qe se propozuesi brenda afatit prej 15 ditësh nuk i parapaguan shpenzimet e ruajtjes së sendit. - 267 Verify source ↗
Neni 267
AI-assisted research summary: If the court does not reject the proposal, it issues an order accepting the item or money into judicial deposit and sets how it will be stored.
Neni 267 Po qe se gjykata nuk e refuzon propozimin, ajo jep aktvendim për pranimin e sendit ose të të hollave në depozitën gjyqësore, dhe e cakton mënyrën e ruajtjes së tij. 48 - 268 Verify source ↗
Neni 268
AI-assisted research summary: If a deposit was made for the benefit of a specific person, the court must call that person to collect the item within 15 days if the stated conditions are met.
Neni 268 Në qoftë se depozitimi është bërë në dobi të një personi të caktuar, gjykata do ta thërrasë këtë person që brenda afatit prej 15 ditësh ta marrë sendin nga depozita, po qe se i plotëson kushtet e caktuara për marrjen e tij. - 269 Verify source ↗
Neni 269
AI-assisted research summary: The court must place cash or foreign currency into a separate bank account within three days of receiving it, and must deliver precious metals, crafted precious-metal items, other valuables, and securities to an authorized bank within three days, unless special rules say otherwise.
Neni 269 269.1 Në qoftë se objekt depozite janë të hollat ose valuta e huaj, gjykata e ka për detyrë që brenda afatit prej tri ditësh nga dita e pranimit të të hollave, përkatësisht të valutës së huaj, t’i depozitojë në një llogari të veçantë në bankën për qarkullimin e pagesave ose në bankën tjetër të autorizuar, po qe se me dispozita të posaçme nuk është caktuar ndryshe. 269.2 Metalet fisnike, sendet e punuara nga metalet fisnike dhe gjërat e tjera të çmueshme, si dhe letrat me vlerë, gjykata brenda afatit prej tri ditësh do t’ia dorëzojë bankës së autorizuar, po qe se me dispozita të posaçme nuk është caktuar ndryshe. - 270 Verify source ↗
Neni 270
AI-assisted research summary: Gjykata, me propozimin e palës, cakton ruajtjen e sendeve që s’mund të mbahen në depozitën e saj në depon publike ose te një ruajtës tjetër; para dorëzimit, ajo duhet t’i inventarizojë dhe t’i vlerësojë sendet dhe të përpilojë procesverbal.
Neni 270 270.1 Sendet tjera që nuk mund të ruhen në depozitën e gjykatës, gjykata me propozimin e palës do të caktojë që të ruhen në depon publike ose te ndonjë person tjetër që merret me ruajtjen e sendeve. 270.2 Para se t’ia dorëzojë sendet e depozituara për ruajtje depos publike apo personit tjetër gjykata do të bëjë inventarizimin dhe vlerësimin e sendeve dhe për këtë do të përpilojë procesverbalin. - 271 Verify source ↗
Neni 271
AI-assisted research summary: Before deciding on acceptance of items into deposit, the court must order the party to pay money to cover storage and administration costs for the deposited items.
Neni 271 Para se të marrë aktvendimin për pranimin në depozitë të sendeve gjykata do të urdhërojë palën që ta paguaj një shumë të hollash për mbulimin e shpenzimeve për ruajtjen dhe administrimin me sendet e depozituara. - 272 Verify source ↗
Neni 272
AI-assisted research summary: Gjykata duhet të njoftojë depozituesin dhe, sipas rastit, ta thërrasë atë ose t’ia japë sendin personit të autorizuar.
Neni 272 272.1 Në qoftë se personi në dobi të të cilit është depozituar sendi deklaron se nuk e pranon atë, gjykata për këtë do ta njoftojë palën që e ka depozituar sendin dhe do të kërkojë prej tij, që brenda afatit të caktuar, të deklarohet lidhur me rrethanën e krijuar. 272.2 Në qoftë se personi në dobi të të cilit është pranuar sendi në depozitën gjyqësore nuk e merr atë në afatin prej 15 ditësh, gjykata me aktvendim do të thërrasë depozituesin që ta marrë sendin e depozituar. 272.3 Sendet e pranuara në depozitën gjyqësore i jepen personit të autorizuar në bazë të aktvendimit të gjykatës që e ka bërë pranimin e tyre në depozitën gjyqësore. - 273 Verify source ↗
Neni 273
AI-assisted research summary: The court must set a hearing and call the depositor and all interested persons when there is uncertainty about who should receive the deposited item.
Neni 273 Në rastet në të cilat në depozitën gjyqësore dorëzohen sendet për të cilat depozituesi nuk di se cilit person duhet t’i dorëzohen, apo nëse nuk di se cilat nga më shumë sende të depozituara duhet dorëzuar personit të autorizuar, gjykata do të caktojë seancën në të cilën do t’i thërrasë depozituesin dhe të gjithë personat e interesuar me qëllim të marrëveshjes se cilit person i takon sendi i depozituar. - 274 Verify source ↗
Neni 274
AI-assisted research summary: Nëse personat e interesuar nuk paraqiten ose nuk bien dakord për sendin e depozituar, gjykata i udhëzon të ndjekin procedurë kontestimore dhe cakton afat për padinë.
Neni 274 274.1 Në qoftë se personat e interesuar të ftuar nga gjykata rregullisht nuk vijnë në seancën gjyqësore, apo në qoftë se vijnë në seancë por nuk mund të merren vesh se cilit nga ta do t’i takojë sendi i depozituar, gjykata me aktvendim do t’i udhëzoj që në procedurë kontestimore të realizojnë të drejtën për marrjen e sendit të depozituar. 274.2 Në aktvendimin për udhëzim në procedurën kontestimore gjykata e cakton afatin për ngritjen e padisë. Për këtë gjykata e çështjes jokontestimore do ta njoftojë palën që e ka depozituar sendin e caktuar. 49 274.3 Në qoftë se inicohet procedura kontestimore, atëherë gjykata e çështjes jokontestimore e ndërpretë procedurën jokontestimore dhe pret që të jepet aktgjykimi i formës së prerë. 274.4 Po qe se nuk iniciohet procedura kontestimore brenda afatit të caktuar gjykata me aktvendim do ta ftojë palën që e ka depozituar sendin me qëllim që ta marrë atë nga depozita. - 275 Verify source ↗
Neni 275
AI-assisted research summary: A court decision on releasing an item from judicial deposit must include the authorized recipient’s name, how and by when the item is to be collected, the conditions for collection, and a warning about legal consequences if the item is not collected on time.
Neni 275 Aktvendimi me të cilin caktohet dhënia e një sendi nga depozita gjyqësore duhet të përmbajë: a) emrin dhe mbiemrin e personit të autorizuar për marrjen e sendit nga depozita, b) mandej mënyrën, afatin dhe kushtet për marrjen e sendeve të depozituara, c) si dhe paralajmërimin për pasojat juridike po qe se ato nuk merren brenda afatit të caktuar nga gjykata, ose brenda afatit në të cilin sipas ligjit parashkruhet e drejta për marrjen e sendeve të depozituara. - 276 Verify source ↗
Neni 276
AI-assisted research summary: The order that grants delivery of deposited items also تعیین the costs for their custody and administration, and who must pay those costs.
Neni 276 Me aktvendimin me të cilin caktohet dhënia e sendeve të depozituara caktohen shpenzimet e krijuara lidhur me ruajtjen dhe administrimin e tyre si dhe i detyruari për pagimin e tyre. - 277 Verify source ↗
Neni 277
AI-assisted research summary: A court-appointed custodian may give deposited items to an authorized person only based on a court order and in the way the court sets.
Neni 277 Sendet e depozituara ruajtësi i caktuar nga gjykata mund t’ia jep personit të autorizuar vetëm në bazë të aktvendimit të gjykatës dhe në mënyrën e caktuar nga gjykata. - 278 Verify source ↗
Neni 278
AI-assisted research summary: Nëse sendi nga depozita gjyqësore nuk merret brenda një viti pas dorëzimit të letërthirrjes, gjykata mund të konstatojë që sendi bëhet pronë e shtetit ose që e drejta e disponimit i takon komunës ku ndodhet gjykata.
Neni 278 Në qoftë se personi në dobi të të cilit është pranuar ndonjë send në depozitën gjyqësore ose depozituesi, që është ftuar rregullisht për marrjen e sendit të depozituar, nuk e merr atë brenda afatit prej një viti nga dita në të cilën i është dorëzuar letërthirrja, gjykata me aktvendim do të konstatoj se sendi i tillë është bërë pronë e shtetit, përkatësisht se e drejta e disponimit të me të i takon komunës në territorin e së cilës ndodhet selia e gjykatës. - 279 Verify source ↗
Neni 279
AI-assisted research summary: The court must deliver the item to the commune where the court that holds it is located, after it becomes state property under a final decision. The court must also prepare a record of the delivery.
Neni 279 279.1 Sendi i cili në bazë të aktvendimit të formës së prerë nga neni 278 i këtij ligji është bërë pronë e shtetit i dorëzohet komunës në territorin e të cilës ndodhet selia e gjykatës në të cilën është depozituar ai. 279.2 Për dorëzimin e sendit nga paragrafi 1 i këtij neni gjykata përpilon procesverbal. V. Dispozitat kalimtare dhe të fundit - 280 Verify source ↗
Neni 280
AI-assisted research summary: If a first-instance decision was already issued before this law started to apply, the later procedure continues under this law.
Neni 280 Në qoftë se para fillimit të zbatimit të këtij ligji është dhënë aktvendimi me të cilin ka përfunduar procedura e shkallës së parë, atëherë procedura e mëtejmë do të zhvillohet sipas dispozitave të këtij ligji. - 281 Verify source ↗
Neni 281
AI-assisted research summary: When this law enters into force, the Non-contentious Procedure Law stops applying.
Neni 281 Në ditën në të cilën ky ligj hyn në fuqi pushon së zbatuari Ligji për Procedurën jo-kontestimore ( “Gazeta zyrtare e KSAK”, nr. 42/ 86 ). - 282 Verify source ↗
Neni 282
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 282 Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-007 20 Nëntor 2008 50 Shpallur me Dekretin Nr. DL-068-2008, datë 13.12.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.