LIGJI NR.03/L-154 PËR PRONËSINË DHE TË DREJTAT TJERA SENDORE
Part 2 of 2 · provisions 201–298
This is the preamble to a Kosovo law on ownership and other real rights.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-154
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
- Complete work
- View statute overview
Statute overview
About this statute
This is the preamble to a Kosovo law on ownership and other real rights. This article sets the scope of the law on real rights: it covers creation, content, transfer, protection, and extinguishment, including ownership and certain limited real rights. Any person may acquire real rights, unless the law provides otherwise. The holder of a real right may assert that right against any person, unless the law provides otherwise. If several property rights exist in the same asset, their priority is determined by the time they were created, unless a law provides otherwise. If acquiring a real right depends on the buyer’s good faith, good faith is presumed unless proven otherwise.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-154 PËR PRONËSINË DHE TË DREJTAT TJERA SENDORE
Showing 98 of 298
- 200 Verify source ↗
Neni 200
AI-assisted research summary: People registered as holders of a real right in encumbered immovable property must be notified when enforcement starts or when the property is sold out of court, at the same time as the owner.
Neni 200 Njoftimi për personat e tjerë 43 Të gjithë personat, të cilët janë të regjistruar si titullarë të një të drejte sendore në një paluajtshmëri të ngarkuar, duhet të njoftohen për hapjen e një procedure të përmbarimit ose një shitje jashtëgjyqësore të paluajtshmërisë së ngarkuar në të njëjtën kohë sikurse pronari i paluajtshmërisë. NËN-KAPITULLI 2 EKZEKUTIMI JASHTËGJYQËSOR I NJË HIPOTEKE AFARISTE - 201 Verify source ↗
Neni 201
AI-assisted research summary: A business mortgage may be disposed of either under the procedure in subchapter 1 or extrajudicially through a sales agent, and it exists only if the listed conditions are met.
Neni 201 Disponimi jashtëgjyqësor i një “hipoteke afariste” 1. Disponimi i një “hipoteke afariste” pason ose sipas procedurës së përmendur në nënkapitullin 1 ose në mënyrë jashtëgjyqësore përmes një agjenti të shitjes sipas dispozitave vijuese: 1.1. Një “hipotekë afariste” ekziston, nëse janë plotësuar këto kushte: 1.1.1. pronari i paluajtshmërisë duhet të jetë një tregtar ose një shoqëri tregtare; 1.1.2. kreditori hipotekues duhet të jetë një institut kreditor vendas dhe i regjistruar; dhe 1.1.3. mbi paluajtshmërinë e ngarkuar me hipotekë zhvillohet një shoqëri tregtare. Nëse pas krijimit të hipotekës mbi paluajtshmërinë ndërpritet një veprimtari ekonomike, atëherë përmes saj nuk cenohet kualifikimi i një hipoteke të caktuar më parë. Një ndërmarrje bujqësore nuk është shoqëri tregtare në kuptimin e kësaj dispozite. - 202 Verify source ↗
Neni 202
AI-assisted research summary: An authorization by the owner of a burdened immovable property for extrajudicial sale must include specified details to be valid.
Neni 202 Autorizimi për shitje 1. Autorizimi i një pronari të paluajtshmërisë së ngarkuar për disponimin jashtëgjyqësor të paluajtshmërisë duhet të përmbajë së paku këto të dhëna për të qenë e vlefshme: 1.1. emrat dhe adresat e pronarit të paluajtshmërisë së ngarkuar; të debitorit të kërkesës së siguruar, nëse ky është person tjetër nga pronari i paluajtshmërisë; dhe të kreditorit hipotekues. Në qoftë se adresat postale janë të ndryshme ato duhet të shënohen; 1.2. një deklaratë shprehimore e palëve, se ato janë marrë vesh, që në rast të mospërmbushjes së kërkesave të pronarit të paluajtshmërisë së ngarkuar duhet të pasoj shitja e kësaj paluajtshmërie pa procedurë gjyqësore; 1.3. një deklaratë shprehimore dhe arsyetimi rreth asaj, që tri kushtet e përmendura në nenin 210 janë plotësuar në rastin konkret; 1.4. një autorizim e pronarit të paluajtshmërisë dhe e kreditorit hipotekues, me të cilin autorizohet agjenti i shitjes që ta shesë palaujtshmërinë sipas dispozitave të këtij ligji; 1.5. një përshkrim i saktë i kushteve, nën të cilat duhet të ushtrohet autorizimi për shitje. 2. Palët mund të shënojnë në autorizim kushte të tjera ose sqarime, përderisa ato nuk iu shmangen dispozitave imperative të këtij ligji. 3. Palët mund të merren vesh posaçërisht, që autorizimi të vlejë parevokueshëm dhe/ose për kohë të pacaktuar; 4. autorizimi të vlejë edhe në rast të vdekjes, të paaftësisë, shkarkimit apo shuarjes së pronarit të paluajtshmërisë ose të kreditorit hipotekues dhe pastaj të lidhë edhe pasardhësin ligjor të palës përkatëse. 44 - 203 Verify source ↗
Neni 203
AI-assisted research summary: Parties’ signatures must be certified, and the authorization becomes valid only after registration in the immovable-property rights register.
Neni 203 Forma dhe regjistrimi të autorizimit 1. Nënshkrimet e palëve duhet të vërtetohen. 2. Autorizimi është i vlefshëm pas regjistrimit në Regjistrin për të drejtat në paluajtshmëritë. - 204 Verify source ↗
Neni 204
AI-assisted research summary: If this law does not say otherwise, general rules on authorisation under the law on obligations apply. If an authorisation is invalid, the mortgage creditor may enforce the mortgage through judicial enforcement under Article 199.
Neni 204 Dispozitat e zbatueshme 1. Përderisa ky ligj nuk parasheh ndryshe, për autorizimin vlejnë rregullat e përgjithshme për autorizimin sipas ligjit për detyrimet. 2. Në rast të pavlefshmërisë të një autorizimi kreditori hipotekues mund të realizojë hipotekën përmes rrugës së përmbarimit gjyqësor sipas nenit 199 të këtij ligji. - 205 Verify source ↗
Neni 205
AI-assisted research summary: The authorization to sell an encumbered immovable property may be exercised only if the listed conditions are met.
Neni 205 Kushtet për ushtrimin e autorizimit për shitje 1. Autorizimi për shitjen e paluajtshmërisë së ngarkuar mund të ushtrohet, nëse: 1.1. është paraqitur rasti i mospërmbushjes i paraparë me autorizim; 1.2. është regjistruar njoftimi i mospërmbushjes në Regjistrin për të drejtat në paluajtshmëritë dhe në kadastër; 1.3. është regjistruar një njoftim rreth shitjes së planifikuar në regjistër dhe në kadastër. - 206 Verify source ↗
Neni 206
AI-assisted research summary: Para shitjes jashtëgjyqësore të një paluajtshmërie, kreditori hipotekues duhet të kërkojë regjistrimin e njoftimit të mospërmbushjes dhe ta plotësojë me të dhënat e kërkuara.
Neni 206 Njoftimi i mospërmbushjes 1. Para fillimit të shitjes jashtëgjyqësore kreditori hipotekues parashtron kërkesën që të regjistrohet një njoftim i mospërmbushjes në Regjistrin e të drejtave në paluajtshmëritë dhe në kadastër. Kërkesa duhet të përmbajë këto të dhëna: 1.1. përshkrimin e certifikatës dhe të përmbajtjes së hipotekës për kërkesën e siguruar, e cila nuk është përmbushur; 1.2. emrat dhe adresat e kreditorit hipotekues dhe të pronarit të paluajtshmërisë së ngarkuar si dhe të debitorit të kërkesës së siguruar, nëse ky është person tjetër nga pronari i paluajtshmërisë; 1.3. emri dhe adresa e agjentit të emëruar nga kreditori hipotekues për shitjen e paluajtshmërisë; 1.4. emri dhe numri i rrugës ose një përshkrim tjetër i gjendjes së paluajtshmërisë të ngarkuar si edhe numri kadastral i tij; 1.5. një deklaratë, se ekziston një mospërmbushje dhe lloji i saj; 1.6. një deklaratë, se si dhe brenda cilit afat mund të shmanget mospërmbushja; afati nuk mund të jetë më shkurt se dyzetepesë (45) ditë; 1.7. deklaratën, se kreditori hipotekues do ta zgjedhë rrugën e shitjes jashtëgjyqësore, nëse mospërmbushja nuk është shmangur brenda afatit të caktuar. 2. Njoftimi i mospërmbushjes regjistrohet në gjuhën e parashikuar me ligj. Njoftimi fillon me fjalët vijuese në shkrim të zmadhuar dhe të theksuar me fontin 14: 45 “KY ËSHTË NJË NJOFTIM SE JU NUK PO I PËRMBUSHNI DETYRIMET TUAJA TË KREDISË. SIPAS TË DREJTËS SË KOSOVËS PALUAJTSHMËRIA E JUAJ MUND TË SHITET PA PROCEDURË GJYQËSORE, NËSE JU NUK E REALIZONI PËRMBUSHJEN. JU KENI TË DREJTËN QË T’I BARAZONI DETYRIMET TUAJA FINANCIARE, ASHTU QË T’I KRYENI TË GJITHA PAGESAT E ARRITSHME DUKE PËRFSHIRË EDHE KAMATAT DHE SHPENZIMET E LEJUARA BRENDA KOHËS SË PËRCAKTUAR ME LIGJ. DITA E SHITJES SË PALUAJTSHMËRISË NUK MUND TË CAKTOHET PARA KALIMIT TË TRIDHJETË (30) DITËVE PAS REGJISTRIMIT TË KËTIJ NJOFTIMI TË MOSPËRMBUSHJES (DATA E CILA ËSHTË E SHËNUAR NË KËTË NJOFTIM)”. 3. Njoftimi regjistrohet në bazë të kërkesës së kreditorit hipotekues si në Regjistrin për të drejtat në paluajtshmëritë ashtu edhe në Zyrën e kadastrit kompetent për atë vend. Këto zyra megjithatë nuk janë përgjegjëse për dëmet, të cilat i shkakton kreditori hipotekues përmes gabimeve të veta. - 207 Verify source ↗
Neni 207
AI-assisted research summary: Kreditori hipotekues duhet t’u dërgojë kopjet e njoftimit të mospërmbushjes personave të caktuar brenda 7 ditëve nga regjistrimi i njoftimit.
Neni 207 Kopjet e njoftimit të mospërmbushjes 1. Kreditori hipotekues në bazë të paragrafit 2 duhet t'ua dërgojë kopjet e njoftimit të mospërmbushjes këtyre personave: 1.1. pronarit të paluajtshmërisë; 1.3. debitorit të kërkesë së siguruar, nëse ky nuk është edhe pronari i palujtshmërisë; 1.4. agjentit për shitjen e paluajtshmërisë; 1.5. çdo personit tjetër, i cili është i regjistruar si titullar i një të drejte sendore në paluajtshmërinë e ngarkuar; si dhe 1.6. çdo personit, i cili kërkon një kopje të tillë. 2. Kreditori hipotekues duhet t’i dërgojë kopjet e njoftimit për mospërmbushjen brenda shtatë ditëve pas regjistrimit të njoftimit të mospërmbushjes. Dërgimi duhet të bëhet përmes një letre të paguar me pulla me rekomandë në një zarf, i cili duhet të mbajë numrin dhe datën e dërgimit të shënuar nga posta. - 208 Verify source ↗
Neni 208
AI-assisted research summary: Pronari i paluajtshmërisë ose debitori personal mund ta përmirësojë mospërmbushjen duke paguar borxhin e siguruar, interesat dhe shpenzimet deri pesë ditë pune para shitjes.
Neni 208 E drejta e përmirësimit të mospërmbushjes 1. Pronari i paluajtshmërisë dhe debitori personal, nëse ky është një person tjetër nga pronari i paluajtshmërisë, kanë të drejtën që të përmirësojnë mospërmbushjen, ashtu që paguajnë tërë kërkesën e siguruar duke përshirë edhe kamatat dhe shpenzimet, siç janë shënuar në njoftimin e mospërmbushjes, më së voni pesë ditë pune para asaj dite, e cila është përcaktuar për shitjen e paluajtshmërisë. Përveç kësaj ata kanë për t’i paguar edhe kërkesat e krijuara më vonë, veçanërisht shumën për agjentin për shitjen e paluajtshmërisë dhe shpenzimet e tij si dhe shpenzimet e kreditorit hipotekues, të cilat janë krijuar përmes përgatitjes së zbatimit jashtëgjyqësor të hipotekës. 2. Nëse pronari i paluajtshmërisë apo ndonjë person tjetër i legjitimuar përmirësojnë mospërmbushjen, kreditori hipotekues duhet t’ia dërgojë një njoftim brenda njëzetenjë (21) ditëve pas përmirësimit të përmbushjes nga pronari të paluajtshmërisë, me të cilin ai e lajmëron përmirësimin e mospërmbushjes që nga dita e përmirësimit. Pronari i paluajtshmërisë duhet të parashtrojë kërkesën pranë Zyrës së Kadastrës dhe Zyrës së Regjistrit e të drejtave në paluajtshmëritë, ku u regjistruan njoftimi i mospërmbushjes, që ky njoftim të anulohet. Për regjistrimin e këtij njoftimi të përmirësimit nuk kërkohet asnjë shpenzim apo taksë tjetër me përjashtim të taksës së regjistrimit. - 209 Verify source ↗
Neni 209
AI-assisted research summary: If the non-compliance is not cured in time, the mortgage creditor may instruct the sale agent to continue the out-of-court sale process. The sale agent must seek registration of the sale notice and include specified sale details in the request.
Neni 209 Njoftimi i shitjes 46 1. Nëse mospërmbushja nuk është përmirësuar sipas nenit 208 deri në kohën e përmendur në njoftimin e mospërmbushjes sipas nenit 206, kreditori hipotekues mund ta udhëzojë agjentin për shitje që ta vazhdojë procedurën për shitjen jashtëgjyqësore të paluajtshmërisë së ngarkuar. 2. Agjenti për shitje llogaritë ofertën minimale për blerjen e paluajtshmërisë, e cila duhet të merret gjatë shitjes në ankand të paluajtshmërisë të ngarkuar. Oferta minimale do të arrijë së paku shumën, e cila rrjedh nga shumat e veçuara si vijon: 2.1. kërkesat e papaguara, për të cilat janë regjistruar të drejtat e sigurimit në paluajtshmërinë e ngarkuar; 2.2. aksa e agjentit për shitjen; 2.3. mimi i shitjes së paluajtshmërisë ; 2.4. shuma e papaguar e tatimit për paluajtshmërinë; si dhe 2.5. shpenzimi për procedurën e shitjes. 3. Agjenti për shitje paraqet kërkesën, që njoftimi i shitjes të regjistrohet në Regjistrin për të drejtat në paluajtshmëritë. Kërkesa duhet t’i përmbajë këto të dhëna: 3.1. ditën dhe kohën e shitjes; 3.2. vendin e shitjes, i cili duhet të jetë në atë komunë në të cilën shtrihet paluajtshmëria që hitet; 3.3. adresën, numrin kadastral dhe emrin e vendit të Zyrës së Kadastrës së paluajtshmërisë së ngarkuar si dhe një përshkrim të llojit të shfrytëzimit të paluajtshmërisë; 3.4. shumën e ofertës minimale për shitjen e paluajtshmërisë; 3.5. se në vend të pagesës me të holla të gatshme a mund të bëhet pagesa e çmimit të shitjes në ndonjë mënyrë tjetër dhe evntualisht në çfarë mënyre; 3.6. shumën e një sigurie të mundshme, e cila depozitohet; dhe 3.7. emrin, adresën dhe numrin e telefonit të agjentit për shitjen e paluajtshmërisë së ngarkuar. - 210 Verify source ↗
Neni 210
AI-assisted research summary: The mortgage creditor and sale agent must send sale-notice copies to certain persons and publish/post the notice within set time limits.
Neni 210 Shpërndarja dhe publikimi i njoftimit për shitjen e paluajtshmërisë 1. Më së voni dhjetë (10) ditë pas regjistrimit të njoftimit për shitjen e paluajtshmërisë, kreditori hipotekues dhe agjenti për shitjen e paluajtshmërisë ua dërgojnë kopjet e njoftimit të gjithë personave, të cilët janë të legjitimuar që sipas nenit 207 të marrin një njoftim të mospërmbushjes. 2. Kreditori hipotekues dhe agjenti për shitje ua dërgojnë kopjet e njoftimit për shitjen të gjithë personave të përmendur në nenin 207 të këtij ligji dhe në atë procedurë që është e shënuar në këtë dispozitë. 3. Agjenti i shitjes publikon në tri (3) javë të njëpasnjëshme së paku një herë në javë njoftimin për shitjen e paluajtshmërisë në gazeta ose në revista me më shumë se pesëmijë (5000) kopje, të cilat publikohen në Kosovë dhe në vendin ku shtrihet paluajtshmëria që shitet. Njoftimi i parë duhet të publikohet më së voni njëzetenjë (21) ditë para kohës së caktuar për shitje. 4. Më së voni katërmbëdhjetë (14) ditë para datës së shitjes agjenti për shitje kumton njoftimin për shitje përmes shpalljes në tabela publike për shpallje në zyrën kompetente të vendit ku duhet të shitet paluajtshmëria; si dhe në një vend të dukshëm në paluajtshmërinë që do të shitet, përderisa kjo është e mundshme dhe nuk është e përjashtuar për çfarëdolloj arsyesh. 47 5. Nëse paluajtshmëria përbëhet nga një ndërtesë, shpallja vendoset në derën e ndërtesës. Nëse kjo është e përjashtuar apo e kufizuar, njoftimi vendoset në një vend të dukshëm të ndërtesës. Nëse hyrja për në ndërtesë është e mundshme vetëm përmes një dere, shpallja vendoset në këtë derë apo në ndonjë vend të ngjashëm. - 211 Verify source ↗
Neni 211
AI-assisted research summary: The mortgage creditor may instruct the sales agent to postpone a sale until the sale contract obligations are fulfilled.
Neni 211 Shtyrja e shitjes 1. Deri tek përmbushja e të gjitha detyrimeve nga kontrata e shitjes, kreditori hipotekues mund ta udhëzojë në çdo kohë agjentin e shitjes të paluajtshmërisë së ngarkuar që ta shtyjë shitjen. 2. Një shitje sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të shtyhet më së shumti dy herë, pa pasur nevojë për një njoftim të ri për shitje. Nëse në anën tjetër një shitje shtyhet më shumë se dy herë, një njoftim i ri për shitje sipas neneve 209 dhe 210 të këtij ligji përcakton një datë të re për shitje. 3. Një agjent i shitjes të paluajtshmërisë së ngarkuar rivendos datën e shitjes, nëse këtë e urdhëron gjykata kompetente ose nëse procedura ndërpritet për shkak të një ligji ose nëse janë marrë vesh për këtë pronari i paluajtshmërisë dhe kreditori hipotekues. Një shtyrje e shitjes në bazë të këtij paragrafi nuk është një shtyrje vullnetare në kuptimin e paragrafit 2 dhe prandaj nuk do të numërohet gjatë llogaritjes së numrit maksimal të shtyrjes së lejuar të shitjes në kuptimin e paragrafit 2. E njëjta vlen po ashtu, nëse agjenti i shitjes shtyrjen e shitjes të paluajtshmërisë së ngarkuar për shkak të një frike të arsyeshme se është deponuar kërkesa për hapjen e falimentimit. Agjenti për shitjen e paluajtshmërisë së ngarkuar shpall publikisht çdo shtyrje të shitjes si dhe arsyet e saj në vendin e fundit, ku është dashur të mbahet shitja. Në shpalljen publike njoftohet njëkohësisht edhe data e re dhe koha e shitjes. - 212 Verify source ↗
Neni 212
AI-assisted research summary: This article sets when an auction sale of encumbered immovable property may take place and allows the sale agent to require a 10% cash-like deposit from each auction participant as proof of qualification.
Neni 212 Shitja 1. Paluajtshmëria e ngarkuar shitet sipas dispozitave të këtij neni dhe nenit vijues. Çdo dispozitë tjetër në kontratën e hipotekës është e pavlefshme. 2. Shitjet mund të bëhen në çdo ditë prej të hënës deri të shtunën mes orës 9 dhe orës 15, me përjashtim të ditëve të festave, mirëpo jo para dyzetepesë (45) ditëve që nga regjistrimi i njoftimit për shitje dhe jo më vonë se nëntëdhjetë (90) ditë që nga ky regjistrim. 3. Para fillimit të kërkesës që të paraqiten ofertat, agjenti i shitjes mund të kërkojë si dëshmi të kualifikimit nga secili pjesëmarrës në ankand depozitimin e një shume prej dhjetë (10) përqind të shumës minimale të një oferte. Depozitimi bëhet në të holla të gatshme ose në një formë tjetër, e cila i përgjigjet pagesës në të gatshme sipas njoftimit të shitjes. - 213 Verify source ↗
Neni 213
AI-assisted research summary: Public sales are done by public auction, and the highest bidder wins. The successful bidder must pay the sales agent within 5 days after the auction ends, minus any deposit already paid.
Neni 213 Shitja përmes ankandit publik 1. Shitja bëhet përmes ankandit publik. Paluajtshmëria e ngarkuar i shitet ofertuesit, i cili ofron çmimin më të lartë të blerjes. Agjenti i shitjes shërben si udhëheqës i ankandit dhe zhvillon shitjen në formë të arsyeshme ekonomike që të arrijë ofertën më të lartë të mundshme. 2. Çdo ofertë konsiderohet si ofertë e parevokueshme për çmimin e ofruar. Çdo ofertë e mëvonshme e ofertuesit të njëjtë ose të një ofertuesi tjetër pezullon ofertën e mëparshme. 3. Brenda pesë (5) ditëve pas mbarimit të ankandit, ofertuesi i suksesshëm ia paguan agjentit të shitjes shumën për ofertën e fituar, duke e zbritur shumën e depozituar. 4. Nëse nuk bëhet pagesa sipas paragrafit 3, pronari i paluajtshmërisë fiton shumën e depozituar. Pastaj pason një shitje e re. 48 - 214 Verify source ↗
Neni 214
AI-assisted research summary: A transfer of encumbered immovable property to the buyer becomes valid when it is registered in the register of rights for immovables.
Neni 214 Bartja e paluajtshmërisë së ngarkuar Bartja e paluajtshmërisë së ngarkuar mbi blerësin bëhet e vlefshme me regjistrimin në Regjistrin e të drejtave për paluajtshmëritë. - 215 Verify source ↗
Neni 215
AI-assisted research summary: The sale agent must distribute proceeds from the sale of encumbered immovable property in the stated priority order, and the property owner remains liable for any unpaid secured claim.
Neni 215 Shpërndarja e të ardhurave nga shitja 1. Agjenti i shitjes shpërndan të ardhurat nga shitja e paluajtshmërisë së ngarkuar sipas kësaj renditje: 1.1. kërkesat tatimore në lidhje me paluajtshmërinë e ngarkuar dhe barrat tjera ose kërkesat e tjera në barrë të paluajtshmërisë, të cilat gjatë ekzekutimit të një hipoteke kanë përparësi; 1.2. shpenzimet e shitjes, duke përfshirë tatimet, të cilat agjenti i shitjes i paguan në lidhje me udhëzimin e tij sipas nenit 217 të këtij ligji; 1.3. kërkesa e siguruar e kreditorit hipotekues; 1.4. kërkesat e siguruara përmes hipotekës mbi paluajtshmërinë e ngarkuar të kreditorëve hipotekues sipas renditjes në rang; si dhe 1.5. teprica e pronarit të paluajtshmërisë. 2. Pronari i paluajtshmërisë i përgjigjet edhe më tej kreditorit hipotekues, përderisa kërkesa e siguruar nuk mbulohet me të ardhurat nga shitja e paluajtshmërisë. 3. Nëse kreditori hipotekues nuk kërkon përmes gjykatës kërkesën e tij të mospërmbushur kundër pronarit të paluajtshmërisë brenda nëntëdhjetë (90) ditëve që nga shitja e paluajtshmërisë, të ardhurat nga shitja vlejnë si përmbushje e tërësishme e kreditorit hipotekues dhe një pjesë të papërmbushur të kërkesës së siguruar nuk mund ta parashtrojë më. - 216 Verify source ↗
Neni 216
AI-assisted research summary: The property owner may ask the court to stop the sale process, void a completed sale, or order other measures, but the request must be filed within 30 days after the sale contract is signed.
Neni 216 Mjetet juridike të pronarit të paluajtshmërisë së ngarkuar 1. Pronari i paluajtshmërisë mund të paraqesë kërkesë pranë gjykatës, e cila është kompetente për vendndodhjen e paluajtshmërisë, dhe të parashtrojë kërkesën, që të ndërpritet procedura për shitjen e paluajtshmërisë, që një shitje e kryer të shpallet nule ose të vendosen masa të tjera. 2. Kërkesa duhet të paraqitet brenda tridhjetë (30) ditësh pas lidhjes së kontratës së shitjes sipas nenit 213. Gjykata merr vendim, nëse konstaton se mospërmbushja e pronarit të paluajtshmërisë, e cila përligj ushtrimin e të drejtës për shitjen jashtëgjyqësore të paluajtshmërisë së ngarkuar në të vërtetë ekziston; ose agjenti për shitjen e paluajtshmërisë së ngarkuar, procedurat për ofertën e shitjes dhe për shitjen vetë i ka zhvilluar duke shkelur dispozitat e këtij ligji ose dispozitat e tjera imperative. 3. Gjykata vendos rreth kërkesës në një procedurë të shpejtuar. 4. Instituti kreditor, i cili i shkel dispozitat e kësaj pjese të ligjit për të fituar përfitime të paligjshme i nënshtrohet masave disiplinore të Autoritetit për Bankat dhe Pagesat të Kosovës dhe masave të tjera, të cilat mund t’i vendosë gjykata. - 217 Verify source ↗
Neni 217
AI-assisted research summary: Agjenti i shitjes së paluajtshmërisë së ngarkuar duhet të veprojë sipas këtij paragrafi, të hapë një llogari bankare për çdo shitje dhe ta përdorë atë vetëm për shpërndarjen e të ardhurave nga shitja.
Neni 217 Të drejtat dhe detyrat e agjentit për shitje 1. Agjenti për shitjen e paluajtshmërisë së ngarkuar vepron sipas dispozitave të këtij paragrafi të ligjit. Agjenti nuk përgjigjet për pasojat e veprimeve, të cilat ai i ka ndërmarrë me mirëbesim duke i respektuar dispozitat e ligjit. 49 2. Për shërbimet e tij gjatë shitjes të paluajtshmërisë së ngarkuar, agjenti në kuadër të një marrëveshjeje me kreditorin hipotekues mund të kërkojë shpërblim për shpenzimet, të cilat ai i ka bërë për shitjen e paluajtshmërisë si dhe për tatimet që biejnë në këtë punë. Shuma e këtyre shpenzimeve nuk mund të jetë më e lartë se 1,5 përqind e të ardhurave nga shitja. 3. Për çdo procedurë të shitjes së një paluajtshmërie të ngarkuar sipas dispozitave të kësaj pjese, agjenti i shitjes hap një llogari bankare tek një bankë, e cila është e licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Llogaria mund të përdoret ekskluzivisht për shpërndarjen e të ardhurave nga shitja e një paluajtshmërie të ngarkuar, në pajtim me nenin 215. Llogaria shënohet në mënyrë të veçantë duke iu referuar paluajtshmërisë që shitet. PJESA VII TË DREJTAT SENDORE TË SHFRYTËZIMIT KAPITULLI I FRUTGËZIMI (UZUFRUKTI) NËN-KAPITULLI 1 FRUTGËZIMI (UZUFRUKTI) MBI SENDET - 218 Verify source ↗
Neni 218
AI-assisted research summary: The user of a burdened movable or immovable thing has the right to use it and take all benefits from it without damaging its substance.
Neni 218 Natyra e frutgëzimit mbi sendet 1. Një paluajtshmëri apo një send i luajtshëm mund të ngarkohen në mënyrë që personi(shfrytëzuesi) në dobi të të cilit është ngarkuar sendi ka të drejtë ta shfrytëzoj dhe t’i vjelë të gjitha dobitë e sendit, pa e prishur substancën e sendit. 2. Frutgëzimi mund të kufizohet përmes përjashtimit të shfrytëzimit të veçantë. - 219 Verify source ↗
Neni 219
AI-assisted research summary: A natural person who is the usufruct holder may not transfer the usufruct; in some transfers involving legal persons or joint associations, the usufruct follows the transferred property or enterprise if the stated conditions are met.
Neni 219 Bartja e të drejtës së frutgëzimit 1. Në qoftë se frutgëzuesi (uzufruktari) është një person fizik, atëherë ai nuk mund ta bartë frutgëzimin. Sendi i ngarkuar me frutgëzim mund t’i bartët një personi tjetër për ushtrimin e frutgëzimit. 2. Në qoftë se frutgëzuesi është një person juridik apo një shoqëri e përbashkët, frutgëzimi kalohet, nëse pasuria e personit juridik dhe një shoqëri e përbashkët bartët në personin tjetër në rrugën e suksesionit universal. Nëse një ndërmarrje ose pjesë e një ndërmarrje e udhëhequr nga një person juridik bartet në një person tjetër, atëherë te fituesi bartet edhe një frutgëzim, nëse ai mund t’i shërbejë qëllimit të ndërmarrjes apo të një pjese të ndërmarrjes. - 220 Verify source ↗
Neni 220
AI-assisted research summary: A frutgëzim may be created on the basis of a contract or a court decision.
Neni 220 Krijimi i frutgëzimit Një frutgëzim mund të krijohet në bazë të një kontrate ose të një vendimi gjyqësor. - 221 Verify source ↗
Neni 221
AI-assisted research summary: A usufruct over a movable thing is created when the owner hands the item to the usufructuary and both agree that the usufruct transfers to that person.
Neni 221 Krijimi i frutgëzimit mbi sende të luajtshme Frutgëzimi mbi një send të luajtshëm krijohet ashtu që, pronari ia dorëzon sendin frutgëzuesit dhe të dytë janë pajtuar që frytëgëzimi bartët te frutgëzuesi. - 222 Verify source ↗
Neni 222
AI-assisted research summary: To create a usufruct over immovable property, there must be a written contract and registration in the immovable-property rights registry.
Neni 222 Krijimi i frutgëzimit mbi paluajtshmëri 50 Për krijimin e frutgëzimit mbi një paluajtshmëri janë të nevojshme një kontratë me shkrim që tregon se pronari dhe frytëgëzuesi kanë për qëllim krijimin e uzufructit dhe regjistrimi i uzufruktit në Regjistrin për të drejtat në paluajtshmëritë. - 223 Verify source ↗
Neni 223
AI-assisted research summary: Fruiting over a real property also extends to the accessory thing, and delivery of the accessory thing is not needed to create the fruiting.
Neni 223 Shtrirja mbi sendin aksesor 1. Frutgëzimi mbi një paluajtshmëri shtrihet edhe mbi sendin aksesor. Dorëzimi i sendit aksesor nuk është i nevojshëm për krijimin e frutgëzimit. 2. Pronari dhe frutgëzuesi mund të merren vesh edhe ndryshe. - 224 Verify source ↗
Neni 224
AI-assisted research summary: The usufructuary has the right to possess the property subject to usufruct.
Neni 224 E drejta e posedimit e frutgëzuesit Frutgëzuesi ka të drejtë për posedimin e sendit që është ngarkuar me frutgëzim. - 225 Verify source ↗
Neni 225
AI-assisted research summary: Frutgëzuesi nuk mund të ndryshojë përdorimin ekonomik të sendit dhe mund të vjelë vetëm frutat që ai jep; në disa raste mund të ndërtojë pajisje të reja për nxjerrjen e lëndëve të para.
Neni 225 Ushtrimi i frutgëzimit 1. Frutgëzuesi nuk mund të ndryshojë përcaktimin e deritanishëm ekonomik të sendit. Ai mund t’i vjelë vetëm frutat, të cilat i jep sendi gjatë përcaktimit ekonomik të pandryshuar. 2. Në qoftë se në kohën e krijimit të frutgëzimit, paluajtshmëria veç është shfrytëzuar për nxjerrjen e lëndëve të para, si për shembull gurë, zhavorr dhe rërë, atëherë frutgëzuesi mund të ndërtojë pajisje të reja për nxjerrjen e lëndëve të para. - 226 Verify source ↗
Neni 226
AI-assisted research summary: Frutgëzuesi must maintain the thing so its substance is not damaged and must handle ordinary maintenance repairs; for extraordinary repairs, the Frutgëzuesi must let the owner carry them out.
Neni 226 Mirëmbajtja e sendit (i riformuluar) 1. Frutgëzuesi është i detyruar që ta mirëmbajë sendin në atë mënyrë që të mos dëmtohet substanca e tij. 2. Frytëgëzuesi është i detyruar për ndreqjet dhe riparimet në atë masë që i përkasin mirëmbajtjes së zakonshme të sendit . 3. Frytgëzuesi nuk është i detyruar që të përkujdeset për ndreqje dhe riparime të jashtëzakonshme por është i detyruar ta lejoj pronarin që ti ndërmerr ato ndreqje ose riparime. - 227 Verify source ↗
Neni 227
AI-assisted research summary: If the frutgëzuesi was not required to incur expenses for the thing but did so anyway, they may claim compensation from the owner.
Neni 227 Kompenzimi për shpenzime Nëse frutgëzuesi nuk është i detyruar të bëjë shpenzime lidhur me sendin dhe ai ato megjithatë i bënë, ai mund të kërkojë nga pronari kompensim sipas dispozitave për gjerimin e punëve të huaja pa porosi. - 228 Verify source ↗
Neni 228
AI-assisted research summary: The frutgëzuesi must notify the owner immediately about damage or destruction of the thing, any need for extraordinary repair due to unforeseen risk, and third-party claims over the thing.
Neni 228 Detyrimi për njoftim i frutgëzuesit Frutgëzuesi duhet ta njoftoi pronarin menjëherë për dëmtim apo për shkatërrim të sendit ose nëse është e nevojshme për ndreqje apo riparim të jashtëzakonshëm të sendit për shkak të një rreziku të paparashikuar. Informimi duhet të bëhet në të njëjtën mënyrë edhe për kërkesat e ndonjë personi të tretë mbi sendin. - 229 Verify source ↗
Neni 229
AI-assisted research summary: While the usufruct lasts, the usufructuary must pay regular public charges on the property and certain charges existing when the usufruct was created; extraordinary public burdens based on the property’s original value do not have to be borne by the usufructuary.
Neni 229 Pagimi i ngarkesave 1. Përderisa zgjat frutgëzimi, frutgëzuesi është i detyruar ti paguaj të gjitha pagesat e rregullta publike të lidhura me sendin siç janë tatimet dhe taksat. Frytëgëzuesi, gjithashtu është i detyruar të paguaj edhe 51 ngarkesat në send të cilat janë krijuar në kohën e themelimit të frytëgëzimit, posaçërisht, interesin në kërkesat nga hipoteka dhe tatimet e tokës. 2. Ngarkesat e jashtëzakonshme publike, të përcaktuara mbi vlerën origjinale të sendit, frutgëzuesi nuk ka nevojë t’i bartë. - 230 Verify source ↗
Neni 230
AI-assisted research summary: If a serious infringement of the owner’s rights is threatened, the owner may request security. If security is not provided, and if the usufruct is treated as denounced, the usufructuary is entitled to adequate compensation for unharvested benefits.
Neni 230 Mbrojtja e të drejtave të pronarit 1. Në qoftë se kanoset një shkelje e madhe e të drejtave të pronarit, veçanërisht e drejta e kërkesës për mbajtje dhe kthim të sendit, atëherë pronari mund të kërkojë ofrimin e sigurisë. Në qoftë se frutgëzuesi nuk jep sigurinë, frutgëzimi vlen si i denoncuar. 2. Nëse frutgëzimi vlen si i denoncuar, atëherë frutgëzuesi ka të drejtën e shpërblimit adekuat për dobitë e pa vjelura. - 231 Verify source ↗
Neni 231
AI-assisted research summary: If a person uses a thing without authorization, the owner must warn them; if the unauthorized use continues after the warning, the owner may sue to stop the infringement.
Neni 231 Shfrytëzimi i sendit pa lejen e pronarit Në qoftë se frutgëzuesi përdor sendin për të cilin nuk ka autorizim, pronari duhet t’ia tërheq vërejtjen. Në qoftë se frutgëzuesi vazhdon përdorimin pa autorizim përkundër vërejtjes së pronarit, pronari mund të paditë për pushimin e cenimit. - 232 Verify source ↗
Neni 232
AI-assisted research summary: If the usufructuary’s right is infringed, the usufructuary has the same rights as an owner.
Neni 232 Mbrojtja e të drejtës së frutgëzimit Në qoftë se cenohet e drejta e frutgëzuesit, atëherë frutgëzuesi ka të njëjtat të drejta sikur të ishte pronar. - 233 Verify source ↗
Neni 233
AI-assisted research summary: Certain compensation claims prescribe after one year.
Neni 233 Parashkrimi i kërkesave për shpërblim Kërkesat për shpërblim të pronarit për shkak të ndryshimit të sendit dhe kërkesat e frutgëzuesit për shpërblim të shpenzimeve lidhur me sendin dhe marrjen e një pajisje parashkruhen pas një viti. - 234 Verify source ↗
Neni 234
AI-assisted research summary: The usufructuary must return the thing to the owner when the usufruct ends.
Neni 234 Detyrimi i frutgëzuesit për kthimin e sendit Frutgëzuesi është i detyruar që sendin t’ia kthejë pronarit pas mbarimit të frutgëzimit. - 235 Verify source ↗
Neni 235
AI-assisted research summary: Frutgëzimi shuhet kur frutgëzuesi vdes, nëse është person fizik, ose kur frutgëzuesi shuhet, nëse është person juridik.
Neni 235 Shuarja e frutgëzimit 1. Frutgëzimi shuhet: 1.1. me vdekjen e frutgëzuesit, nëse frutgëzuesi është një person fizik; 1.2. me shuarje, nëse frutgëzuesi është një person juridik. - 236 Verify source ↗
Neni 236
AI-assisted research summary: Frutgëzimi shuhet kur frutgëzuesi deklaron para pronarit se heq dorë; për paluajtshmëritë kërkohet edhe regjistrim.
Neni 236 Shuarja e frutgëzimit me heqjen dorë nga frutëgëzuesi 1. Frutgëzimi mbi një paluajtshmëri shuhet përmes deklaratës së frutgëzuesit ndaj pronarit, se heq dorë nga frutgëzimi dhe me regjistrimin në Regjistrin për të drejtat në paluajtshmëritë. 2. Për shuarjen e frutgëzimit mbi një send të luajtshëm mjafton deklarata e frutgëzuesit ndaj pronarit se heq dorë nga frutgëzimi. 52 - 237 Verify source ↗
Neni 237
AI-assisted research summary: If a co-owned share is subject to usufruct, the usufructuary may manage and use the thing like a co-owner, and any request to end co-ownership of that property must be made jointly by the co-owner and the usufructuary.
Neni 237 Frutgëzimi mbi pjesën e një bashkëpronari 1. Nëse një pjesë e bashkëpronësisë është objekt i frutgëzimit, atëherë frutgëzuesi sendin mund ta administrojë dhe ta shfrytëzojë si bashkëpronari. 2. Kërkesën për zgjidhjen e bashkëpronësisë në pronën në të cilën është krijuar frytëgëzimi duhet të bëhen së bashku nga bashkëpronari dhe frytëgëzuesi. - 238 Verify source ↗
Neni 238
AI-assisted research summary: If the usufruct is over a consumable thing, the usufructuary becomes owner of the thing, and after the usufruct ends must pay the grantor the thing’s value at that time. The owner and usufructuary may agree different terms.
Neni 238 Frutgëzimi mbi sendet e konsumueshme Nëse objekt i frutgëzimit është një send i konsumueshëm, atëhere frutgëzuesi bëhet pronar i sendit. Pas mbarimit të frutëgëzimit, frutëgëzuesi duhet t’ia shpërblen dhënësit të frutëgëzimit vlerën të cilën sendet do ta kishin në kohën e mbarimit të frutgëzimit, e cila vlerë i përgjigjet gjendjes, në të cilën sendet ishin në kohën e mbarimit të frutgëzimit. Pronari i sendit dhe frutëgëzuesi me ndonjë marrëveshje mund të parashohin kushte tjera për frutëgëzimin. KAPITULLI II FRUTGËZIMI NË TË DREJTA - 239 Verify source ↗
Neni 239
AI-assisted research summary: A transferable right may be encumbered with usufruct.
Neni 239 Frutgëzimi në të drejta 1. Një e drejtë, e cila është e bartëshme mund të ngarkohet me një frutgëzim. 2. Mbi frutgëzimin në të drejtat zbatohen në mënyrë përkatëse dispozitat lidhur me frutgëzimin mbi sendet, përveç nëse dispozitat e mëposhtme parashohin ndryshe. - 240 Verify source ↗
Neni 240
AI-assisted research summary: Për krijimin e frutgëzimit në të drejta zbatohen, me përshtatje të nevojshme, rregullat për kalimin e së drejtës; frutgëzimi nuk mund të krijohet mbi një të drejtë që nuk mund të bartet.
Neni 240 Krijimi i frutgëzimit në të drejta 1. Për krijimin e frutgëzimit në të drejta zbatohen përshtatshmërisht dispozitat e kalimit të së drejtës, me modifikimet e nevojshme. 2. Frutgëzimi nuk mund të krijohet në të drejtën e cila nuk mund të bartët. - 241 Verify source ↗
Neni 241
AI-assisted research summary: If a right that creates a claim for performance against an obligor is subject to usufruct, the rules for transfer of that right apply accordingly to the relationship between the usufructuary and the obligor.
Neni 241 Frutgëzimi në një të drejtë prestimi Në qoftë se një e drejtë, e cila krijon një kërkesë për prestim kundër një të detyruari, ngarkohet me frutgëzim, mbi marrëdhënien juridike ndërmjet frutgëzuesit dhe të detyruarit zbatohen përshtatshmërish dispozitat, të cilat vlejnë në rastin e kalimit të së drejtës për marrëdhënien juridike ndërmjet fituesit dhe të detyruarit. - 242 Verify source ↗
Neni 242
AI-assisted research summary: An encumbered right may be extinguished or changed only with the usufructuary’s consent.
Neni 242 Shuarja ose ndryshimi i të drejtës së ngarkuar E drejta e ngarkuar me frutgëzim mund të shuhet ose ndryshohet përmes punës juridike vetëm me pëlqimin e frutgëzuesit. - 243 Verify source ↗
Neni 243
AI-assisted research summary: This article says that when the owed item is delivered to the usufructuary, the creditor gets ownership of the item and the usufructuary gets the usufruct; if the delivered items are consumables, the usufructuary gets ownership.
Neni 243 Efekti i përmbushjes 1. Me prestimin e të detyruarit te frutgëzuesi, kreditori fiton pronësinë në sendin dhe frutgëzuesi fiton frutgëzimin. 53 2. Në qoftë se prestohen sendet e konsumueshme, atëherë frutgëzuesi fiton pronësinë. - 244 Verify source ↗
Neni 244
AI-assisted research summary: The usufructuary of a claim may collect it when it has become due, and may notify instead of the creditor if due date depends on notice.
Neni 244 Frutgëzimi në kërkesat pa kamata 1. Frutgëzuesi i një kërkese mund ta arkëtojë kërkesën, nëse kërkesa ka arritur. Në qoftë se arritshmëria e kërkesës varet nga një denoncim, atëherë ai mund të denoncojë edhe në vend të kreditorit. 2. Frutgëzuesi kujdeset për arkëtim të rregullt. 3. Frytëgëzuesi nuk është titullar për veprime të tjera të disponueshme. - 245 Verify source ↗
Neni 245
AI-assisted research summary: If a claim with interest is subject to usufruct, payment and actions about the claim generally have to involve both the creditor and the usufructuary together.
Neni 245 Frutgëzimi në kërkesa me kamatë 1. Në qoftë se një kërkesë me kamatë është e ngarkuar me një frutgëzim, do të vlejnë dispozitat si në vijim:. 1.1. Debitori mund t’ia paguajë kapitalin vetëm frutgëzuesit dhe kreditorit së bashku. Secili kreditor dhe frytëgëzues mund të kërkojë që atyre t’u paguhet së bashku ose të depozitohet për të dy së bashku. 1.2. Frutgëzuesi dhe kreditori mund të denoncojnë vetëm bashkërisht. Denoncimi i debitorit është i pavlefshëm, nëse ai nuk i deklarohet frutgëzuesit dhe kreditorit së bashku. 1.3. Frutgëzuesi dhe kreditori janë të detyruar për bashkëveprim tek arkëtimi i kërkesës së rritur si dhe tek denoncimi, nëse ky duket i nevojshëm për shkak të rrezikimit të sigurimit të kërkesës. 1.4. Frutgëzuesi dhe kreditori janë të detyruar për bashkëpunim në investim për kapitalin e përbashkët dhe krijimin e frytëgëzimit për në dobi të frytëgëzuesit i cili gjithashtu mund të determinoj natyrën e investimit. Kreditori mund të refuzojë investimin e tillë nëse investimi nuk duket mjaft i sigurt. - 246 Verify source ↗
Neni 246
AI-assisted research summary: If a bearer security or orderless security with blank endorsement is usufructed, the usufructuary and owner share possession of the security and dividend sheet, while the usufructuary alone has possession of the interest and profit-share sheets.
Neni 246 Frutgëzimi në letrat me vlerë sipas prurësit ose në letrat me vlerë pa urdhër 1. Nëse një letër me vlerë sipas prurësit ose një letër me vlerë pa urdhër, e cila është e shënuar me indosament blanko ngarkohet përmes frutgëzimit, frutgëzuesi dhe pronari së bashku kanë të drejtën për posedimin e letrës me vlerë dhe të fletës së dividendës. Për posedimin e fletës së kamatës dhe fletës së pjesës së fitimit që i takojnë letrës me vlerë është i legjitimuar ekskluzivisht frutgëzuesi. 2. Si pronari ashtu edhe frutgëzuesi mund të kërkojnë, që letra me vlerë dhe fleta e dividendës të depozitohen me përcaktimin që kthimi mund të kërkohet vetëm nga frutgëzuesi dhe pronari së bashku. 3. Frutgëzuesi dhe pronari i letrës janë të detyruar ndaj njëri-tjetrit, që të bashkëveprojnë gjatë arkëtimit të kapitalit, gjatë furnizimit me fleta të reja të kamatës dhe të pjesëve të fitimit ose gjatë masave të tjera të administrimit të rregullt të pasurisë. 4. Për realizimin e letrës me vlerë vlenë përshtatshmërisht neni 245 i këtij ligji. - 247 Verify source ↗
Neni 247
AI-assisted research summary: To create usufruct over a property, inheritance, or enterprise, it must be established separately for each individual asset.
Neni 247 Frutgëzimi në pasuri, trashëgimi dhe ndërmarrje Për krijimin e frutgëzimit në një pasuri, në një trashëgimi apo në një ndërmarrje është e nevojshme vënia e frutgëzimit në secilin objekt të veçantë pasuror, i cili i takon pasurisë, trashëgimisë apo ndërmarrjes. - 248 Verify source ↗
Neni 248
AI-assisted research summary: A creditor may satisfy a claim from property burdened by usufruct if the claim arose before the usufruct was created, and may seek compensation for the value of a consumable item used as the usufruct object.
Neni 248 Të drejtat e kreditorit të frutgëzuesit 54 1. Në qoftë se kërkesa e kreditorit të dhënësit të frutgëzimit është krijuar para vënies së frutgëzimit, atëherë kreditori mund të kërkojë përmbushjen e kërkesës nga objektet e ngarkuara me frutgëzim. 2. Në qoftë se objekt i frutgëzimit është një send i konsumueshëm, atëherë kreditori i dhënësit të ftytëgëzimit mund të kërkojë nga frutgëzuesi shpërblimin e vlerës së sendit. Përmbushja e kërkesës jashtë pasurisë së ngarkuar me frytgëzim është e përjashtuar. - 249 Verify source ↗
Neni 249
AI-assisted research summary: The giver of the usufruct may ask the usufructuary to return needed items in one case, and the usufructuary may satisfy the giver’s debt duty by delivering the item to the creditor in another.
Neni 249 Marrëdhënia ndërmjet frutgëzuesit dhe dhënësit të frutgëzimit 1. Në qoftë se një kërkesë e krijuar bëhet e arritshme para vënies së frutgëzimit, dhënësi i frutgëzimit mund të kërkojë nga frutgëzuesi kthimin e objekteve të nevojshme për realizimin e përmbushjes së kërkesës ndaj kreditorit. 2. Në qoftë se objekti borxh është i ngarkuar përmes frutgëzuesit, frutgëzuesi mund të përmbush detyrimin e dhënësit përmes dorëzimit të objektit te kreditori. Në qoftë se objekti i borxhit nuk është i ngarkuar me frutgëzim, frutgëzuesi ka të drejtë të depozitoj ndonjë pasuri të ngarkuar me qëllim të përmbushjes së kërkesës së kreditorit, atëherë kur parashihet në mënyrë të arsyeshme që kreditori nuk mund të pret përmbushjen e kërkesës nga dhënësi i frutgëzimit. - 250 Verify source ↗
Neni 250
AI-assisted research summary: Kreditorët may kërkojnë kamatat dhe disa pagesa të përsëritshme gjatë frutgëzimit; frutgëzuesi mbetet përgjegjës për detyrimet e nenit 1 dhe kjo përgjegjësi nuk mund të kufizohet me marrëveshje.
Neni 250 Përgjegjësia e frutgëzuesit 1. Kreditorët e dhënësit të frutgëzimit, detyrimet e të cilëve ishin të kamatizuara qysh në kohën e vënies, mund t’i kërkojnë kamatat për kohëzgjatjen e frutgëzimit si nga dhënësi ashtu edhe nga frutgëzuesi. Përshtatshmërisht vlen e njëjta edhe për prestimet e tjera të përsëritshme, të cilat gjatë administrimit të rregullt kryhen nga të ardhurat e pasurisë së ngarkuar me frutgëzim, nëse kërkesa është krijuar para vënies së frutgëzimit . 2. Frutgëzuesi është përgjegjës ndaj dhënësit të frutgëzimit për përmbushjen e detyrimeve të parapara në paragrafin 1 të këtij neni. 3. Përgjegjësia e frutgëzuesit për përmbushjen e kërkesës së kreditorit të dhënësit të fyrtgëzimit nuk mund të përjashtohet ose kufizohet me marrëveshje në mes tij dhe dhënësit të frytgëzimit. - 251 Verify source ↗
Neni 251
AI-assisted research summary: Frutgëzuesi ka të drejta mbi pasuritë dhe fitimet e ndërmarrjes, por duhet ta udhëheqë me kujdes, ta kthejë ndërmarrjen në fund të frutgëzimit, dhe të kompensojë humbjen kur kthimi ka më pak vlerë.
Neni 251 Frutgëzimi në ndërmarrje 1. Krijimi i frutgëzimit në ndërmarrje duhet të regjistrohet në Regjistrin e të drejtave në paluajtshmeri dhe Regjistrin e Bizneseve. 2. Frutgëzuesi ka të drejtë ti shfrytëzoj dhe veproj me të gjitha pasuritë e ndërmarrjes dhe bëhet përfitues i të gjitha kërkesave që ndërmarrja i ka ndaj personave të tretë, përveç nëse dhënësi i frytgëzimit dhe frytgëzuesi janë pajtuar ndryshe. 3. Frutgëzuesi duhet ta udhëheq ndërmarrjen me kujdes dhe me ndërgjegje të një ndërmarrësi të zakonshëm. 4. Frutgëzuesi është titullar i të gjitha fitimeve të ndërmarrjes. Raporti financiar vjetor i ndërmarrjes përcakton shumën e fitimit për frytgëzuesin. Raporti financiar duhet të përgatitet sipas të njëjtave rregulla, të cilat vlejnë për një ndërmarrje të pangarkuar me frutgëzim. Të gjitha raportet financiare duhet të determinojnë shumën e zhvlerësimit dhe rezervatet e nevojshme për ndërmarrje. 5. Në rast të mbarimit të frutgëzimit, frutgëzuesi duhet të i’a kthen dhënësit ndërmarrjen me të gjitha pasuritë e saj. Nëse vlera e sendeve të kthyera është më e vogël se vlera e tyre para krijimit të frutgëzimit, frytgëzuesi duhet t’ia kompensoj vlerën e humbur dhënësit të frutgëzimit.. 55 KAPITULLI III SERVITUTI SENDOR - 252 Verify source ↗
Neni 252
AI-assisted research summary: A servitude gives the dominant property owner the right to use the servient property in a specified way, to stop certain acts, or to exclude exercise of a certain right.
Neni 252 Nocioni 1. Servituti sendor është e drejta e pronarit përkatës të një paluajtshmërie (paluajtshmëria dominuese) që një paluajtshmëri tjetër (paluajtshmëria shërbyese) në një mënyrë të caktuar ta shfrytëzojë apo të ndaloj kryerjen e veprimi të caktuar ose të përjashtoj ushtrimin e së drejtës së caktuar, të cila rrjedhin nga e drejta e pronësisë në paluajtshmërinë shërbyese. 2. Servituti sendor duhet t’i siguroj ndonjë dobi titullarit të servitutit, përndryshe servituti është i palejuar. 3. Një servitut sendor nuk mund ta detyrojë pronarin e paluajtshmërisë shërbyese për një veprim. - 253 Verify source ↗
Neni 253
AI-assisted research summary: A servitude is created by a legal act, a decision of a state body, or a law. If it is created by a legal act, a contract and registration in the real property rights register are required.
Neni 253 Krijimi i servitutit sendor 1. Servituti sendor krijohet në bazë të një punë juridike, një vendimi të organit shtetëror ose një ligji. 2. Për krijimin e një servituti sendor sipas punës juridike është e nevojshme një kontratë dhe regjistrimi në Regjistrin e të drejtave në paluajtshmëritë. Me kontratë palët duhet të merren vesh, për krijimin dhe përmbajtjen e servitutit. 3. Dispozitat në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni do të zbatohen në të gjitha rastet përveç nëse me vendim administrativ ose me ligj të veçant parashihet ndryshe. - 254 Verify source ↗
Neni 254
AI-assisted research summary: The servitude holder must use the servitude in a way that puts the least possible burden on the burdened property and must adequately protect the interests of the burdened property owner, as long as that does not interfere with the servitude’s exercise.
Neni 254 Ushtrimi i arsyeshëm i servitutit sendor 1. Titullari i të drejtës së servitutit sendor duhet ta ushtron servitutin në atë mënyrë, që pasurisë së paluajtshme shërbyese ti paraqes ngarkesën më të vogël të mundshme. 2. Gjatë ushtrimit të një servituti, titullari i servitutit i ruan në mënyrë adekuate edhe interesat e pronarit të paluajtshmërisë së ngarkuar, derisa nuk cenohet ushtrimi i servitutit. - 255 Verify source ↗
Neni 255
AI-assisted research summary: The servitude holder must maintain installations/equipment used for the servitude, unless the parties agree otherwise under the stated conditions.
Neni 255 Detyrimi për mbajtjen e instalimeve 1. Nëse ushtrimi i një servituti përfshin edhe shfrytëzimin e një instalimi (pajisje) në paluajtshmërinë e ngarkuar, titullari i servitutit duhet ti mbajë këto instalime (pajisje). Nëse instalimet mbahen në paluajtshmërinë shërbyese vetëm për qëllim të ushtrimit të servitutit, atëherë titullari i servitutit duhet ti mbajë instalimet në gjendjen e duhur, sikur kërkojnë interesat e pronarit të paluajtshmërisë shërbyese. 2. Në kuptim të paragrafit 1, palët mund të dakordohen që pronari i paluajtshmërisë së ngarkuar t’i mbajë pajisjet, nëse është në interes të titullarit të servitutit. 3. Nëse edhe pronari mund ta bashkëpërdorë pajisjen, mund të caktohet që titullari i servitutit ka për t’i mbajtur pajisjet e veta, përderisa është e nevojshme për ushtrimin e të drejtës së përdorimit të pronarit. 4. Për detyrimet për mbajtje, zbatohen përshtatshmërisht dispozitat për barrën sendore. - 256 Verify source ↗
Neni 256
AI-assisted research summary: The owner may ask to move the exercise of a servitude to a less burdensome place if the servitude is limited to part of the burdened property, so long as the servitude holder’s essential interests are not harmed.
Neni 256 Zhvendosja e ushtrimit të servitutit 1. Nëse ushtrimi i servitutit është i kufizuar në një pjesë të paluajtshmërisë së ngarkuar, pronari mund të kërkoj që ushtrimi i frutgëzimit të zhvendoset në një vend tjetër që është më pak ngarkuese për të, duke u siguruar se kjo zhvendosje nuk i cenon interesat esenciale të titullarit të servitutit. 56 2. E drejta për zhvendosje nuk mund të përjashtohet apo të kufizohet me punë juridike. - 257 Verify source ↗
Neni 257
AI-assisted research summary: If a dominant or burdened immovable is divided, the servitude generally continues for the separate parts, with limits where it only benefits or applies to part of the property.
Neni 257 Ndarja e paluajtshmërisë 1. Nëse paluajtshmëria dominuese ndahet, servituti vazhdon të mbetet për pjesët e veçanta. Nëse servituti është i dobishëm vetëm për njërën pjesë të paluajtshmërisë dominuese, ai vazhdon të qëndrojë vetëm për këtë pjesë. Ushtrimi i servitutit nuk mund të vështirësohet për paluajtshmërinë e ngarkuar në rast të ndarjes së paluajtshmërisë dominuese. 2. Nëse ndahet paluajtshmëria e ngarkuar, servituti sendor vazhdon të mbetet për pjesët e veçanta. Nëse ushtrimi i servitutit sendor kufizohet në një pjesë të caktuar të paluajtshmërisë së ngarkuar, pjesët e tjera të paluajtshmërisë lirohen nga servituti. - 258 Verify source ↗
Neni 258
AI-assisted research summary: Nëse cenohet një servitut sendor, titullari ka të drejtë të kërkojë pushimin e cenimit sipas nenit 102.
Neni 258 Mbrojtja e servitutit sendor Nëse cenohet një servitut sendor, titullarit i takojnë të drejtat për pushimin e cenimit sipas nenit 102 të këtij ligji. - 259 Verify source ↗
Neni 259
AI-assisted research summary: If a possessor of a dominant immovable is blocked from exercising a registered real servitude, they get the same possession protection as the owner.
Neni 259 Mbrojtja e posedimit Në qoftë se poseduesi i një paluajtshmërie dominuese pengohet në ushtrimin e një servituti sendor të regjistruar në regjistrin e të drejtave në paluajtshmëri, atëherë poseduesi përshtatshmërisht e gëzon të njëjtën mbrojtje të posedimit sikurse pronari. - 260 Verify source ↗
Neni 260
AI-assisted research summary: To extinguish a servitude, the dominant property owner must renounce it and the deletion must be registered. The encumbered property owner may request deletion if the servitude is no longer needed or circumstances have substantially changed.
Neni 260 Shuarja e servitutit sendor 1. Për shuarjen e servitutit sendor janë të nevojshme deklarata e pronarit të paluajtshmërisë dominuese për heqjen dorë nga servituti sendor dhe regjistrimi në Regjistrin e të drejtave në paluajtshmëritë. 2. Pronari i paluajtshmërisë së ngarkuar mund të kërkojë shlyerjen e servitutit sendor, nëse servituti sendor nuk është më i nevojshëm për shfrytëzimin e paluajtshmërisë dominuese ose nëse në mënyrë substanciale kanë ndryshuar rrethanat. Shlyerja e servitutit duhet të regjistrohet në regjistrin e të drejtave në paluajtshmëri. KAPITULLI IV SERVITUTET PERSONALE - 261 Verify source ↗
Neni 261
AI-assisted research summary: A personal servitude gives a person the right to use a burdened immovable in a specified way, or to prohibit certain acts or exclude exercise of a property right.
Neni 261 Nocioni 1. Servituti personal është e drejta e një personi në favor të të cilit është ngarkuar një paluajtshmëri që ta përdorë në një mënyrë të caktuar ose të ndaloj ushtrimin e veprime të caktuara apo të përjashtoj ushtrimin e një të drejte, e cila rrjedh nga pronësia në paluajtshmëri. 2. Dispozitat e neneve 253 deri 259 të këtij ligji, zbatohen përshtatshmërisht për servitutet personale. - 262 Verify source ↗
Neni 262
AI-assisted research summary: A personal servitude cannot be transferred in favor of a natural person, but a third person may exercise the rights arising from it, and transfer is allowed for legal persons or legal partnerships under the cited condition.
Neni 262 Pa bartshmëria e servitutit personal 1. Një servitut personal nuk mund të bartët në favor të një personi fizik. Të drejtat që rrjedhin nga servitutit personal mund të ushtrohen nga personi i tretë. Nuk është e lejuar dorëzimi i paluajtshmërisë te një person tjetër me qëllim që ky person të ushtrojë të drejtat që rrjedhin nga servituti sendor. 57 2. Është e lejueshme bartja e një servitut personal në dobi të personave juridikë apo ortakërive me subjekt juridik në pajtim me nenin 219, paragrafi 2. - 263 Verify source ↗
Neni 263
AI-assisted research summary: Personal servitude ends when its holder dies, and it also ends when a legal person or partnership holding it is dissolved.
Neni 263 Shuarja e servitutit personal 1. Servituti personal në dobi të një personi fizik shuhet me vdekjen e titullarit të servitutit. 2. Servituti personal në dobi të një personi juridik ose ortakërie shuhet me shuarjen e personit juridik ose ortakërisë. - 264 Verify source ↗
Neni 264
AI-assisted research summary: This article says a personal servitude may be created as a right for a person to use a building or part of a building, and that the exercise of the right of habitation cannot be transferred to another person.
Neni 264 E drejta e banimit 1. Servituti personal mund të themelohet si drejtë që një person të shfrytëzoj një ndërtesë apo një pjesë të ndërtesës. 2. Ushtrimi i të drejtës së banimit nuk mund të bartet te një person tjetër. 3. Në të drejtën e banimit zbatohen përshtatshmërisht dispozitat e këtij ligji lidhur me frutgëzimin. KAPITULLI V BARRA SENDORE - 265 Verify source ↗
Neni 265
AI-assisted research summary: An immovable property may be charged so that recurring obligations are paid from it to a beneficiary, and the charge may be set up for a specified person or for the owner of another immovable property.
Neni 265 Barra sendore 1. Një paluajtshmëri mund të ngarkohet në atë mënyrë, që një përfituesi nga ngarkimi ti paguhen në mënyrë të përsëritshme detyrime të caktuara nga paluajtshmëria. 2. Barra sendore mund të caktohet si në favor të një personi të caktuar (barra sendore personale) ose edhe në favor të pronarit përkatës të një paluajtshmërie tjetër (barra sendore). - 266 Verify source ↗
Neni 266
AI-assisted research summary: To create a real burden, a written contract and registration in the immovable-property rights register are needed; it may also be created by law.
Neni 266 Krijimi i një barre sendore 1. Për krijimin e barrës sendore është e nevojshme një kontratë në formën e shkruar dhe regjistrimi i barrës sendore në Regjistrin e të drejtave në paluajtshmëritë. 2. Barra sendore mund të krijohet edhe përmes ligjit. - 267 Verify source ↗
Neni 267
AI-assisted research summary: The owner of the real property must satisfy the special obligations tied to the encumbrance, unless law says otherwise, and may also be personally liable for claims arising during the ownership period unless a different agreement provides otherwise.
Neni 267 Përgjegjësia e pronarit 1. Detyrimet e veçanta nga barra sendore duhet t’i përmbushë pronari përkatës i paluajtshmërisë, përveç nëse me ligj parashihet ndryshe. 2. Pronari i paluajtshmërisë së ngarkuar me barrë përgjigjet edhe personalisht për të gjitha kërkesat që bëhen të arritshme gjatë kohëzgjatjes së pronësisë së tij, përveç nëse ndryshe është paraparë me një marrëveshje ndërmjet pronarit dhe përfituesit të barrës. - 268 Verify source ↗
Neni 268
AI-assisted research summary: Rregullat për pagesën e kamatës për kërkesën e siguruar me hipotekë zbatohen edhe për prestimet individuale në barrët sendore.
Neni 268 Detyrimet personale Në prestimet individuale në barrët sendore, zbatohen përshtatshmërisht dispozitat, lidhur me pagesën e kamatës për kërkesën e siguruar përmes hipotekës. 58 - 269 Verify source ↗
Neni 269
AI-assisted research summary: If a burdened immovable is divided, the servitude continues on the divided parts. If the obligation cannot be divided, the owner must perform it for all beneficiaries together.
Neni 269 Ndarja e paluajtshmërisë dominuese 1. Në qoftë se ndahet paluajtshmëria përfituese nga barra sendore, atëherë barra sendore vazhdon të mbetet për pjesët e ndara. 2. Nëse detyrimi është i pjesëtueshëm, pjesët e të drejtës përcaktohen në proporcion me madhësinë e pjesës së ndarë. 3. Nëse detyrimi nuk mund të ndahet, pronari i paluajtshmërisë së ngarkuar duhet të kryej detyrimin ndaj të gjithëve së bashku. Çdo përfitues nga barra sendore mund të kërkojë nga pronari të përmbushë detyrimin për të gjithë përfituesit. Ushtrimi i të drejtës nga barra sendore në rast të dyshimit, është e lejueshme vetëm në atë mënyrë që nuk paraqet vështirësi për pronarin e paluajtshmërisë së ngarkuar. 4. Përfituesi mund të përcaktojë që të gjitha të drejtat nga barra sendore do të lidhen vetëm me njërën pjesë të paluajtshmërisë së ndarë. Ky përcaktim duhet të regjistrohet në Regjistrin e të drejtave në paluajtshmëritë. - 270 Verify source ↗
Neni 270
AI-assisted research summary: An easement benefiting the owner of another immovable property cannot be divided or impaired by the ownership right in this property.
Neni 270 Pandashmëria dhe pacenueshmëria e barrës sendore në paluajtshmëri Barra sendore në një paluajtshmëri që ekziston në favor të pronarit të një paluajtshmërie tjetër nuk mund të ndahet ose cenohet nga e drejta e pronësisë në këtë paluajtshmëri. KAPITULLI VI E DREJTA E NDËRTIMIT - 271 Verify source ↗
Neni 271
AI-assisted research summary: This article defines the construction right, says it burdens the land where the building exists or will be built, and states that it cannot be limited to only part of a building.
Neni 271 Nocioni 1. E drejta e ndërtimit është e drejta për të pasur pronësinë në një ndërtesë, mbi ose nën sipërfaqen e paluajtshmërisë. 2. E drejta e ndërtimit e ngarkon paluajtshmërinë në të cilën ekziston ndërtesa ose që do të ndërtohet 3. Ndërtesa e ndërtuar në bazë të së drejtës së ndërtimit konsiderohet si pjesë përbërëse e të drejtës së ndërtimit. 4. Kufizimi i të drejtës së ndërtimit në një pjesë të ndërtesës veçanërisht në një kat, nuk është i lejuar. 5. E drejta e ndërtimit është e tjetërsueshme dhe e trashëgueshme. - 272 Verify source ↗
Neni 272
AI-assisted research summary: For the right of construction, the rules for real property apply accordingly, especially the rules on mortgages.
Neni 272 Zbatimi i të drejtës sendore në paluajtshmëri në rastin e të drejtës së ndërtimit Në të drejtën e ndërtimit zbatohen përshtatshmërisht dispozitat për paluajtshmëritë, posaçërisht ato për hipotekën. - 273 Verify source ↗
Neni 273
AI-assisted research summary: A building right is created by contract between the immovable-property owner and the beneficiary, and it must be registered in the immovable-property rights register.
Neni 273 Krijimi i të drejtës së ndërtimit 1. Për krijimin e të drejtës së ndërtimit është e nevojshme një kontratë në mes pronarit të paluajtshmërisë dhe përfituesit me të cilën palët merren vesh për krijimin e të drejtës së ndërtimit si dhe regjistrimi i të drejtës në Regjistrin e të drejtave në paluajtshmëritë. 2. E drejta e ndërtimit mund të krijohet nga pronari i paluajtshmërisë edhe për vetveten. 59 3. Kontrata për krijimin e të drejtës së ndërtimit përmban emrin e pronarit të paluajtshmërisë, emërtimin e saktë të paluajtshmërisë së ngarkuar me të drejtë ndërtimi, një përshkrim të saktë të paluajtshmërisë dhe kohëzgjatjen e të drejtës së ndërtimit. 4. Kohëzgjatjen e të drejtës së ndërtimit rregullohet me marrëveshje të palëve, nëse nuk është përcaktuar ndryshe me ligj të veçantë, por kohëzgjatja nuk mund të tejkalojë nëntëdhjetenëntë (99) vjet. - 274 Verify source ↗
Neni 274
AI-assisted research summary: The content of a right of construction may be set by agreement, including terms about building, upkeep, use, insurance, reconstruction, charges, transfer on certain conditions, consent for disposal or mortgage, and payment of use fees and contractual penalties.
Neni 274 Përmbajtja fakultative e të drejtës së ndërtimit 1. Përmbajtja e të drejtës së ndërtimit mund të përcaktohen me marrëveshje edhe rreth: 1.1. ngritjes, mirëmbajtjes dhe përdorimit të ndërtesës; 1.2. kërkesave të pronarit të paluajtshmërisë për shkak të shkeljes së detyrimeve, veçanërisht për shkak të shkeljes së detyrimeve për ngritjen, mirëmbajtjen dhe përdorimin e ndërtesës; 1.3. sigurimit të ndërtesës dhe rindërtimit të saj në rast të shkatërrimit; 1.4. bartjes së ngarkesave dhe taksave publike dhe private; 1.5. një detyrimi të titullarit për ndërtim, që të drejtën e ndërtimit t’ia kalojë pronarit të paluajtshmërisë në rast të paraqitjes së kushteve të caktuara (rasti i shtëpisë); 1.6. autorizimit të pronarit të paluajtshmërisë që të jepet pëlqimi për tjetërsim dhe ngarkim përmes hipotekës dhe barrës sendore; dhe 1.7. një detyrimi të titullarit për ndërtim për pagesën e shpërblimit për shfrytëzim dhe dënimet kontraktuese. - 275 Verify source ↗
Neni 275
AI-assisted research summary: Use compensation for use of real property must be set in advance, for a defined amount and duration; it may be calculated in foreign currency and indexed or adjusted as allowed by the article.
Neni 275 Kompensimi i shfrytëzimit 1. Në qoftë se për kompensim për shfrytëzimin e paluajtshmërisë është kushtëzuar një kompensim në pagesa të përsëritshme, atëherë për kompensimin e shfrytëzimit zbatohen përshtatshmërisht dispozitat për barrën sendore. 2. Kompensimi i shfrytëzimit duhet paraprakisht përcaktuar në lartësi të caktuar dhe për kohëzgjatjen e caktuar. Kompensimi i shfrytëzimit mund të llogaritet me ndonjë valutë të huaj. Sigurimi i vlerës së kompensimit të shfrytëzimit mundet përveç kësaj të lidhet me indekset zyrtare të cilat tregojnë një lidhshmëri faktike me të drejtën e ndërtimit. Nëse nuk është e mundshme që kompensimi i shfrytëzimit të lidhet me indekse të tilla, është e lejuar që të bëhet përshtatja në lartësinë e shkallës së inflacionit, të konstatuar në mënyrë zyrtare. 3. Nëse është e pamundshme të përcaktohet kompensimi i shfrytëzimit, atëherë gjykata kompetente do të caktoj kompensimin adekuat të shfrytëzimit. Për përshtatshmërinë e kompensimit nuk merren parasysh rrethanat personale të palëve. - 276 Verify source ↗
Neni 276
AI-assisted research summary: Under the construction right, separate ownership in parts of a building may be created. If the construction right is jointly held, each co-holder must be allowed ownership in one or more specified spaces.
Neni 276 Krijimi i pronësisë së veçantë në një pjesë të ndërtesës 1. Në të drejtën e ndërtimit mund të krijohet pronësi në pjesë të veçanta të ndërtesës. 2. Në qoftë se e drejta e ndërtimit u takon disave bashkërisht, atëherë secilit prej bashkëtitullarëve duhet t’u lejohet pronësia në një ose më shumë hapësira të caktuara. 3. Në qoftë se ekziston vetëm një titullar për ndërtim, atëherë zbatohen në mënyrë përkatëse dispozitat për krijimin e pronësisë së veçantë në një njësi të ndërtesës nga ana e një pronari. 60 - 277 Verify source ↗
Neni 277
AI-assisted research summary: For compulsory enforcement involving a property burdened with a construction right, the rules for compulsory enforcement on a property burdened with a servitude apply by analogy. If compulsory enforcement of the construction right is carried out against a property, the rules for compulsory enforcement against a property apply by analogy.
Neni 277 Përmbarimi i detyrueshëm 1. Për përmbarimin e detyrueshëm në një paluajtshmëri të ngarkuar me një të drejtë të ndërtimit, zbatohen përshtatshmërisht dispozitat për përmbarimin e detyrueshëm në një paluajtshmëri të ngarkuar me një servitut. 2. Në rast kur përmbarimi i detyrueshëm i të drejtës së ndërtimit duhet të zbatohet kundër një paluajtshmërie, atëherë përshtatshmërisht zbatohen dispozitat për përmbarimin e detyrueshëm kundër një paluajtshmërie. - 278 Verify source ↗
Neni 278
AI-assisted research summary: The construction right ends when the agreed time expires; it can also end early by contract between the property owner and the right holder, and third-party written consent is needed if the right is encumbered by a third-party right.
Neni 278 Shuarja e të drejtës së ndërtimit 1. E drejta e ndërtimit shuhet me kalimin e kohës së caktuar. 2. E drejta e ndërtimit mund të shuhet para kohe, në qoftë se pronari i paluajtshmërisë dhe titullari i të drejtës së ndërtimit merren vesh me kontratë për zgjidhjen e të drejtës së ndërtimit. 3. Për shuarjen e të drejtës së ndërtimit zbatohen përshtatshmërisht dispozitat të cilat rregullojnë krijimin e të drejtës së ndërtimit. 4. Në qoftë se e drejta e ndërtimit është e ngarkuar me të drejtën e një pale të tretë, atëherë për zgjidhjen e të drejtës së ndërtimit nevojitet pëlqimi me shkrim i personit të tretë. - 279 Verify source ↗
Neni 279
AI-assisted research summary: If the holder of a construction right is late in paying the use compensation by two annual payments, the property owner may terminate the construction right and ask for its return.
Neni 279 Shuarja e të drejtës së ndërtimit për mos pagesë Nëse titullari i të drejtës së ndërtimit është vonuar në pagesën e kompensimit për shfrytëzim në shumën prej dy pagesave vjetore, pronari i paluajtshmërisë mund të përfundoj të drejtën e ndërtimin dhe të kërkoj nga titullari kthimin e të drejtës së ndërtimit. - 280 Verify source ↗
Neni 280
AI-assisted research summary: When the construction right ends, the building becomes part of the immovable property, and the owner must pay compensation to the construction-right holder unless they agreed otherwise.
Neni 280 Pasojat e shuarjes 1. Me shuarjen e të drejtës së ndërtimit, ndërtesa bëhet pjesë përbërëse e paluajtshmërisë. 2. Nëse pronari dhe titullari i të drejtës së ndërtimit nuk janë marrë vesh ndryshe, atëherë pronari duhet të paguajë titullarit të drejtës së ndërtimit kompensimin në vlerë prej një të katërtën e vlerës së tregut të ndërtesës. Lartësia e kompensimit duhet të caktohet sipas vlerës së ndërtesës në ditën e mbarimit të së drejtës së ndërtimit. - 281 Verify source ↗
Neni 281
AI-assisted research summary: After the building right ends, certain creditors gain a claim to performance from the compensation claim; the owner is released from paying compensation if the supplementary obligation is performed to the mortgage creditor or the real-burden holder.
Neni 281 Hipoteka dhe barrët sendore në të drejtën e ndërtimit 1. Pas shuarjes të së drejtës së ndërtimit kreditori nga një barrë e të drejtës së ndërtimit (kreditori hipotekues ose i legjitimuari nga barra sendore) fiton kërkesën për përmbushje nga kërkesa për shpërblim. 2. Pronari lirohet nga detyrimi i tij që të paguajë shpërblimin, nëse ai kryen detyrimin plotësues te kreditori hipotekues ose te të legjitimuarit nga barra sendore. 3. Përndryshe kreditori hipotekues dhe titullari nga barra sendore kanë të njëjtat të drejta, të cilat u takojnë atyre në të ardhurat në rast të përmbarimit të dhunshëm. 61 PJESA VIII DISPOZITAT KALIMTARE - 282 Verify source ↗
Neni 282
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to all transfers of ownership of movable and immovable things after it enters into force.
Neni 282 1. Ky ligj zbatohet në të gjitha bartjet e pronësisë për sendet e luajtshme dhe të paluajtshme pas hyrjes në fuqi të tij. 2. Në bartjet e paluajtshmërisë, në të cilat në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji ka ekzistuar puna juridike e marrëdhënieve të detyrimit, por vlefshmëria sipas të drejtës së vjetër është varur prej kushteve plotësuese (sidomos lejimeve ose regjistrimeve), atëherë zbatohen dispozitat ligjore që kanë qenë në fuqi në kohën e krijimit të marrëdhënies juridike. - 283 Verify source ↗
Neni 283
AI-assisted research summary: This article says the good-faith acquisition rule in Article 21 applies when the relevant possession, indirect possession, or cession happens after this law enters into force.
Neni 283 1. Fitimi me mirëbesim përcaktohet sipas dispozitës së nenit 21 të këtij Ligji, në qoftë se çasti i fitimit të posedimit sipas nenit 21 paragrafi 1, 2 dhe 4 ose të fitimit të posedimit indirekt sipas nenit 21 paragrafit 3 ose të cedimit sipas paragrafit 4 ndodhet pas çastit të hyrjes në fuqi të këtij ligji. 2. Kjo vlen edhe për shuarjen e të drejtave të personave të tretë sipas nenit 25 të këtij ligji. - 284 Verify source ↗
Neni 284
AI-assisted research summary: This provision says the good-faith acquisition exception is determined by Article 23, and it applies when possession or indirect possession and transfer happened after the law entered into force, including when the loss of the thing against the owner’s will happened before entry into force.
Neni 284 Përjashtimi i fitimit me mirëbesim përcaktohet me nenin 23 të këtij ligji, në qoftë se çasti i fitimit të posedimit ose posedimit indirekt si dhe cedimit ndodhet pas momentit të hyrjes në fuqi të ligjit. Kjo vlen edhe atëherë, nëse çasti i humbjes kundër vullnetit të sendit ndodhet para çastit të hyrjes në fuqi të këtij Ligji. - 285 Verify source ↗
Neni 285
AI-assisted research summary: The ownership presumption in article 26 does not apply against a previous possessor if they lost possession of the item against their will before the law took effect.
Neni 285 Prezumimi i pronësisë sipas nenit 26 ndaj poseduesit të mëhershëm është edhe atëherë i përjashtuar, nëse ky e ka humbur kundër vullnetit posedimin mbi sendin para hyrjes në fuqi të ligjit. - 286 Verify source ↗
Neni 286
AI-assisted research summary: People with older qualifying tapi documents are presumed to own the immovable property, while people with tapi issued after 23 March 1989 must prove the document’s validity in the competent Kosovo court.
Neni 286 Dëshmia e përmirësimit për fitimin e pronësisë 1. Fitimi i pronësisë: 1.1. Prezumohet se janë pronarë të paluajtshmërisë personat, të cilët në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji posedojnë një tapi, e cila ata ose pasardhësit e tyre juridike i emërton si pronar të një paluajtshmërie dhe kjo tapi është lëshuar para 23 marsit 1989. 1.2. Prezumimi sipas paragrafit 1 mund të rrëzohet vetëm përmes një vendimi të plotfuqishëm të një gjykate. 1.3. Personat, të cilët posedojnë një tapi, e cila ata ose paraardhësit e tyre juridik i emërton si pronar të një paluajtshmërie dhe kjo tapi është lëshuar pas 23 marsit 1989 duhet ta vërtetojnë vlefshmërinë e tapive në gjykatën kompetente të Kosovës sipas procedurës së paraparë. - 287 Verify source ↗
Neni 287
AI-assisted research summary: Ownership in immovable property requires registration in the immovable-property rights register, if that register has been established and has begun operating.
Neni 287 1. Për fitimin e pronësisë në një paluajtshmëri është i nevojshëm regjistrimi në Regjistrin për të drejtat në paluajtshmëritë, nëse Regjistri është themeluar dhe ka filluar veprimtaria e regjistrimit. 2. Për fitimin e pronësisë në paluajtshmëri para themelimit dhe fillimit të veprimtarisë të Regjistrit për paluajtshmëritë është e nevojshme që të regjistrohet kontrata për fitimin e paluajtshmërisë në gjykatën kompetente. Rregullat e procedurës së regjistrimit përcaktohen me rregullore të ministrisë kompetente. 62 - 288 Verify source ↗
Neni 288
AI-assisted research summary: Ownership of certain immovable property cannot be acquired by acquisitive prescription.
Neni 288 Nuk mund të fitohet pronësia përmes parashkrimit fitues në paluajtshmëritë, pronarët e të cilëve në kohën në mes të 23 marsit 1989 dhe hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë humbur posedimin direkt dhe indirekt kundër vullnetit të tyre. - 289 Verify source ↗
Neni 289
AI-assisted research summary: Pronësia sipas nenit 41 mund të fitohet vetëm nëse afati i atij neni ka nisur nga momenti kur është themeluar Regjistri dhe ka filluar veprimtaria regjistruese.
Neni 289 Pronësia sipas nenit 41 të këtij ligji mund të fitohet vetëm atëherë, në qoftë se afati sipas nenit 41 ka filluar të rrjedhë nga çasti i themelimit të Regjistrit dhe fillimit të veprimtarisë regjistruese. - 290 Verify source ↗
Neni 290
AI-assisted research summary: Requests under articles 93–102 may also be submitted if the necessary and useful expenses were made before the law entered into force.
Neni 290 Kërkesat sipas neneve 93-102 mund të parashtrohen edhe atëherë, nëse shpenzimet e nevojshme dhe të dobishme janë bërë para hyrjes në fuqi të ligjit. - 291 Verify source ↗
Neni 291
AI-assisted research summary: Existing possession relations at the law’s commencement are governed by this law. Certain persons are legitimized to possess immovable property if the existing legal relations do not provide more favorable rules.
Neni 291 1. Në marrëdhëniet e posedimit që ekzistojnë në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit gjejnë zbatim dispozitat e këtij ligji. 2. Për posedimin e paluajtshmërisë janë të legjitimuar, nëse marrëdhëniet juridike ekzistuese nuk përmbajnë rregulla më të favorshme, për personat fizikë dhe juridikë: 2.1. të cilët në bazë të një leje të plotfuqishme të organeve kompetente kanë ndërtuar ndërtesa ose kanë filluar me ndërtimin e ndërtesave ose 2.2. të cilët kanë blerë një ndërtesë të ngritur në një paluajtshmëri. - 292 Verify source ↗
Neni 292
AI-assisted research summary: Special property in a building must be registered on request of the entitled person, and the building must have a separate register page.
Neni 292 Pronësia në ndërtesat 1. Pronësia e veçantë në ndërtesa duhet të regjistrohet me kërkesën e të legjitimuarit si barrë e paluajtshmërisë. Për ndërtesën duhet të vihet një faqe (fletë) e veçuar e Regjistrit e të drejtave në paluajtshmëritë lidhur me ndërtesën. 2. Fitimi i pronësisë së veçantë në ndërtesën është i mundshëm vetëm atëherë, nëse pronësia në ndërtesën e një paluajtshmërie regjistrohet si barrë. - 293 Verify source ↗
Neni 293
AI-assisted research summary: This provision says that pledge rights still valid under UNMIK Regulation No. 2001/5 remain subject to that Regulation and to positive provisions on pledge registration.
Neni 293 1. Në të drejtat e pengut, të cilat sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2001/5 të datës 07.09.2001 janë të vlefshme edhe mëtutje, zbatohen dispozitat e kësaj Rregullore si dhe dispozitat pozitive lidhur me regjistrimin e pengut. 2. Për t’iu shmangur paragrafit 1 përcaktohen domosdoshmëria, kushtet dhe efektet e një regjistrimi të drejtave të përmendura në paragrafin 1 sipas dispozitave, të cilat në kohën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji janë të vlefshme ose nxjerrën në të ardhmen. - 294 Verify source ↗
Neni 294
AI-assisted research summary: Valid mortgages continue to be governed by this law unless it says otherwise, and mortgages created before the law took effect must meet the registration conditions set by this law.
Neni 294 1. Për hipotekat, të cilat sipas Ligjit 2002/21 të datës 20.12.2002 janë të vlefshme, zbatohen edhe mëtutje dispozitat e këtij Ligji, nëse nuk është paraparë ndryshe me këtë ligj. 2. Për hipotekat, të cilat para hyrjes në fuqi së këtij ligjit duhet të jenë në përputhshmëri me kushtet e aplikueshme të regjistrimit të themeluara me këtë ligj. 63 - 295 Verify source ↗
Neni 295
AI-assisted research summary: Some existing rights keep being governed by the old rules, but if a registration is required, the registration request must be filed within three months after this law enters into force or the right is extinguished.
Neni 295 1. Për të gjitha të drejtat e shfrytëzimit, servituteve sendore, servituteve personale dhe barrës sendore të cilat në kohën e hyrjes në fuqi të ligjit janë të vlefshme, zbatohen edhe mëtutje dispozitat, të cilat ishin të vlefshme para hyrjes në fuqi të këtij ligji. 2. Duke iu shmangur paragrafit 1 të këtij neni përcaktohen domosdoshmëria, kushtet dhe efektet e një regjistrimi të të drejtave të përmendura në paragrafin 1 të këtij neni sipas dispozitave, të cilat në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë të vlefshme ose nxjerrën në të ardhmen. 3. Në qoftë se është i nevojshëm një regjistrim në Regjistrin për pronat e paluajtshme sipas dispozitave, të cilat vlejnë në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, atëherë duhet të paraqitet kërkesa për regjistrim brenda tre muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, përndryshe shuhet e drejta. - 296 Verify source ↗
Neni 296
AI-assisted research summary: When this law enters into force, earlier laws on the same matter stop applying, except where this law says otherwise.
Neni 296 Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, pushojnë së vepruari të gjitha dispozitat e ligjeve të mëparshme që kanë rregulluar këtë materie, përveç në rastet kur me këtë ligj është paraparë ndryshe. - 297 Verify source ↗
Neni 297
AI-assisted research summary: This provision says the law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 297 Ky Ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-154 25 qershor 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-016-2009, datë 15.07.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.