LIGJI NR. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE — Part 3 | 04/L-077 — Kosovo law | Esheria

LIGJI NR. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE

Part 3 of 6 · provisions 401–600

This part identifies the Law on Obligations of Kosovo and introduces its general section and fundamental principles.

AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.

Jurisdiction
Kosovo
Instrument
Act or statute
Citation
04/L-077
Version
Undated source snapshot
Language
sq
Updated
Official source
View official record ↗
Complete work
View statute overview
abuse of rights acceptance acceptance of goods accessory rights accident insurance accountability accounting disclosure accounting/reporting obligations administration advance payment advance payments advances advertising agency agency / representation agency commission agency/commission contracts agency/mandate agreement cancellation agreement validity allocation of joint obligations amortization of securities analogical application animal ownership +1,039 more

Statute overview

About this statute

This part identifies the Law on Obligations of Kosovo and introduces its general section and fundamental principles. Ky nen thotë se ligji vendos parimet dhe rregullat e përgjithshme për marrëdhëniet e detyrimeve. Participants in obligations relationships may arrange their relations according to their own will, as long as they comply with mandatory rules, public order, and good customs. Participants in obligation relations are equal. Participants in obligation relationships must act in good faith and fairly, follow good business customs, and cannot exclude or limit that duty.

Legal text

Provisions of LIGJI NR. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE

Showing 200 of 1,060

  1. 400

    AI-assisted research summary: Falja e borxhit me një debitor solidar i liron edhe debitorët e tjerë, përveç kur falja synon të lirojë vetëm atë debitor; atëherë detyrimi solidar zvogëlohet vetëm për pjesën e tij dhe të tjerët përgjigjen për pjesën e mbetur.

    Neni 400 Falja e borxhit 1. Falja e borxhit që bëhet në marrëveshje me një debitor solidar i liron nga detyrimi edhe debitorët e tjerë. 2. Megjithatë, në qoftë se falja ka pasur për qëllim ta lirojë nga detyrimi vetëm debitorin ndaj të cilit është falë borxhi, detyrimi solidar zvogëlohet për pjesën e cila sipas marrëdhënieve reciproke të debitorëve i takon atij, kurse debitorët e tjerë përgjigjen solidarisht për pjesën e mbetur të detyrimit.
  2. 401

    AI-assisted research summary: If a creditor novates with one solidary debtor, the other debtors are also released. If the novation is limited to that debtor’s share, the other debtors’ obligation is not extinguished, only reduced by that share.

    Neni 401 Përtrirja (Novacioni) 1. Me përtrirjen të cilin kreditori e ka bërë me një debitor solidar, lirohen edhe debitorët e tjerë. 2. Megjithatë, në qoftë se kreditori dhe debitori e kanë kufizuar përtrirjen vetëm në pjesën e detyrimit që i takon këtij, detyrimi i të tjerëve nuk shuhet, por vetëm zvogëlohet për atë pjesë.
  3. 402

    AI-assisted research summary: An agreement made by one solidary debtor with the creditor does not affect the other debtors, but they may accept it if it is not limited only to that debtor.

    Neni 402 Ujdia Ujdia të cilën e ka kontraktuar një nga debitorët solidarë me kreditorin, nuk ka efekt ndaj debitorëve të tjerë, por këta kanë të drejtë ta pranojnë këtë ujdi në qoftë se ai nuk është i kufizuar vetëm në debitorin me të cilin është kontraktuar.
  4. 403

    AI-assisted research summary: If the creditor and debtor roles merge in one person for the same solidary obligations, the other debtors’ obligation is reduced by that person’s share.

    Neni 403 Konfondimi Kur në një person bashkohen cilësia e kreditorit dhe cilësia e debitorit të detyrimeve të njëjta solidare, atëherë detyrimi i debitorëve të tjerë zvogëlohet për shumën e pjesës që i bie atij. 87
  5. 404

    AI-assisted research summary: Nëse kreditori vonohet ndaj një debitori solidar, ai konsiderohet në vonesë edhe ndaj debitorëve të tjerë solidarë.

    Neni 404 Vonesa e kreditorit Kur kreditori bie në vonesë ndaj një debitori solidar, atëherë ky është në vonesë edhe ndaj debitorëve të tjerë solidarë.
  6. 405

    AI-assisted research summary: A delay by one joint debtor does not affect the other debtors; the same rule applies to acknowledgment of the debt by one joint debtor.

    Neni 405 Vonesa e një debitori dhe pranimi i borxhit 1. Vonesa e një debitori solidar nuk ka efekt ndaj debitorëve të tjerë. 2. E njëjta vlen edhe për pranimin e borxhit që do ta bënte një prej debitorëve solidarë.
  7. 406

    AI-assisted research summary: Nëse parashkrimi nuk rrjedh ose ndërpritet ndaj një debitori, ai vazhdon për debitorët e tjerë solidarë. Heqja dorë nga parashkrimi i kryer nuk i prek debitorët e tjerë.

    Neni 406 Ndalja dhe ndërprerja e parashkrimit dhe heqja dorë nga parashkrimi 1. Në qoftë se parashkrimi nuk rrjedh ose është ndërprerë ndaj njërit debitor, ai vazhdon të rrjedhë për debitorët e tjerë solidarë dhe mund të përfundoj, por debitori ndaj të cilit detyrimi nuk është parashkruar dhe i cili është dashur ta përmbushë ka të drejtë të kërkojë nga debitorët e tjerë ndaj të cilëve detyrimi është parashkruar që t’ia shpërblejë secili pjesën e vet të detyrimit. 2. Heqja dorë nga parashkrimi i kryer nuk ka efekt ndaj debitorëve të tjerë.
  8. 407

    AI-assisted research summary: A debtor who has paid the debt may seek compensation from each co-debtor for the share that falls on them.

    Neni 407 E drejta e përmbushësit në kompensim 1. Debitori i cili e ka përmbushur detyrimin ka të drejtë të kërkojë prej secilit bashkë debitorë që t'i kompensojë pjesën e detyrimit që bie në të. 2. Ndërkaq, nuk ka ndikim rrethana së kreditori e ka liruar ndonjë nga bashkë debitorët nga borxhi ose ia ka pakësuar borxhin. 3. Pjesa që bie në debitorin nga e cila nuk mund të merret kompensimi, pjesëtohet përpjesëtimisht në të gjithë debitorët.
  9. 408

    AI-assisted research summary: By default, each debtor bears an equal share unless the parties agreed otherwise or the legal relationship indicates another allocation. If a solidary obligation was made exclusively for one debtor’s interest, that debtor must reimburse the co-debtor who paid the creditor.

    Neni 408 Pjesëtimi në pjesë të barabarta dhe përjashtimi 1. Në qoftë se nuk është kontraktuar diçka tjetër, ose nuk rezulton nga marrëdhëniet juridike të pjesëmarrësve në punë, mbi secilin debitor bie pjesa e barabartë. 2. Megjithatë, në qoftë se detyrimi solidar është kontraktuar në interes ekskluziv të një debitori solidar, atëherë ky ka për detyrë t’ia shpërblejë krejt shumën e detyrimit bashkëdebitorit, i cili e ka paguar kreditorin. II. SOLIDARITETI I KREDITORËVE
  10. 409

    AI-assisted research summary: Solidarity among multiple creditors is not presumed; it exists only if agreed by contract or established by law.

    Neni 409 Solidariteti nuk prezumohet Kur në anën e kreditorit ka disa persona, këta janë solidarë vetëm kur solidariteti është i kontraktuar ose i caktuar me ligj. 88
  11. 410

    AI-assisted research summary: Each solidary creditor may demand full performance from the debtor, and payment to one creditor extinguishes the obligation toward the others; the debtor may choose which creditor to perform to until a creditor demands performance.

    Neni 410 Përmbajtja e solidaritetit 1. Secili kreditor solidar ka të drejtë të kërkojë nga debitori përmbushjen e tërë detyrimit, por kur njëri prej tyre paguhet, detyrimi shuhet edhe ndaj kreditorëve të tjerë. 2. Debitori mund t’ia përmbushë detyrimin kreditorit të cilin e zgjedh vet, gjithnjë derisa një kreditor të mos kërkojë përmbushjen.
  12. 411

    AI-assisted research summary: Debitori may set off a debt against a claim held by the creditor asking for performance.

    Neni 411 Kompensimi 1. Debitori mund të bëjë kompensimin e detyrimit të vet me kompensimin që ka ndaj kreditorit i cili ia kërkon përmbushjen. 2. Kompensimi me kërkesën që ka ndaj ndonjë kreditori tjetër debitori mund ta bëjë vetëm deri në masën e pjesës së kërkesës solidare që i takon këtij kreditori.
  13. 412

    AI-assisted research summary: If the debt is forgiven and an extension is agreed between the debtor and a creditor, the joint obligation is reduced by the amount of the creditor’s share of the claim.

    Neni 412 Falja e borxhit dhe përtrirja Me faljen e borxhit dhe me përtrirjen ndërmjet debitorit dhe një kreditori, zvogëlohet detyrimi solidar për aq sa është shuma e pjesës së kësaj kërkese të kreditorit.
  14. 413

    AI-assisted research summary: A settlement made by one solidary creditor with the debtor does not affect the other creditors, but they may accept it unless it concerns only that creditor’s share.

    Neni 413 Ujdia Ujdia të cilën e ka lidhur një nga kreditorët solidarë me debitorin nuk ka efekt ndaj kreditorëve të tjerë, por këta kanë të drejtë që ta pranojnë këtë ujdi, me përjashtim kur ai ka të bëjë vetëm me pjesën e kreditorit me të cilin është lidhur.
  15. 414

    AI-assisted research summary: Nëse te një person bashkohen cilësia e kreditorit solidar dhe e debitorit, kreditorët e tjerë solidarë mund të kërkojnë prej tij vetëm pjesën e tyre.

    Neni 414 Konfondimi Kur në një person të një kreditori solidar bashkohet edhe cilësia e debitorit, secili prej kreditorëve të tjerë solidarë mund të kërkojë prej tij vetëm pjesën e vet të kërkesës.
  16. 415

    AI-assisted research summary: Kur një debitor bie në vonesë ndaj një kreditori solidar, vonesa shtrihet edhe ndaj kreditorëve të tjerë; po ashtu, vonesa e një kreditori solidar ka efekt edhe ndaj kreditorëve të tjerë.

    Neni 415 Vonesa 1. Kur debitori bie në vonesë ndaj një kreditori solidar, atëherë ai është në vonesë edhe ndaj kreditorëve të tjerë. 2. Vonesa e një kreditori solidar ka efekt edhe ndaj kreditorëve të tjerë.
  17. 416

    AI-assisted research summary: Accepting a debt made to one creditor is for the benefit of all creditors.

    Neni 416 Pranimi i borxhit Pranimi i borxhit që i është bërë një kreditori është në favor për të gjithë kreditorët.
  18. 417

    AI-assisted research summary: Rregulli thotë se veprimi i një kreditori mbi parashkrimin nuk u sjell dobi kreditorëve të tjerë, ndërsa heqja dorë nga parashkrimi ndaj një kreditori u sjell dobi edhe kreditorëve të tjerë.

    Neni 417 Parashkrimi 1. Në qoftë se një kreditor e ndërprenë parashkrimin ose në qoftë se ndaj tij nuk rrjedh parashkrimi, kjo nuk u shkon në favor kreditorëve të tjerë dhe ndaj tyre parashkrimi rrjedh edhe më tutje. 89 2. Heqja dorë nga parashkrimi që bëhet ndaj njërit kreditor u shkon në favor edhe kreditorëve tjerë.
  19. 418

    AI-assisted research summary: Each joint creditor may claim their share from the creditor who received performance from the debtor.

    Neni 418 Marrëdhëniet ndërmjet kreditorëve pas përmbushjes 1. Secili kreditor solidar ka të drejtë të kërkojë nga kreditori që e ka marrë përmbushjen nga debitori, që t’ia japë pjesën e cila i takon. 2. Në qoftë se nga marrëdhënia ndërmjet kreditorëve nuk rrjedh diçka tjetër, secilit kreditor solidar u takon pjesa e barabartë. NËNKREU 3 DETYRIMET E PAPJESËTUESHME
  20. 419

    AI-assisted research summary: For indivisible obligations with multiple creditors, a creditor may seek full performance from the debtor or ask for deposit in court; one creditor may receive performance only if authorized by the others.

    Neni 419 Detyrimet e papjesëtueshme 1. Për detyrimet e papjesëtueshme ku ka disa debitorë përshtatshmërisht zbatohen dispozitat mbi detyrimet solidare. 2. Kur në detyrimin e papjesëtueshëm ka disa kreditorë ndërmjet të cilëve nuk është kontraktuar solidariteti dhe as që është caktuar me ligj, një kreditor mund të kërkojë që debitori t’i përmbushë atij vetëm në qoftë se është i autorizuar nga kreditorët e tjerë që të pranojë përmbushjen, ndërsa secili kreditor mund të kërkojë nga debitori përmbushjen e gjithë detyrimit ose atë ta depozitojë në gjykatë. PJESA VI NDËRRIMI I KREDITORIT OSE I DEBITORIT KREU 1 CEDIMI I KËRKESËS ME KONTRATË NËNKREU 1 DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
  21. 420

    AI-assisted research summary: A creditor may transfer its claims to a third party by contract, unless the law, the claim’s personal nature, or its nature itself prevents transfer.

    Neni 420 Cilat kërkesa mund të kalohen me kontratë 1. Kreditori mundet që me kontratën e lidhur me personin e tretë t’i kalojë këtij kërkesat e veta, me përjashtim të atyre kërkesave kalimi i të cilave është i ndaluar me ligj, si dhe i atyre që lidhen me personalitetin e kreditorit, ose të cilat nga vetë natyra e tyre nuk mund t’i barten tjetrit. 2. Në rast se debitori dhe kreditori janë pajtuar që kreditori nuk mund të bartë kërkesën te tjetri, bartja nuk ka efekt ligjor. 3. Nëse me bartjen është dorëzuar dokumenti që vërteton ekzistencën e kërkesës nga e cila nuk rrjedh asnjë ndalesë e bartjes, bartja ke efekt në rast se pranuesi nuk e ka ditur dhe nuk ka qenë i detyruar të dijë për ndalesën e bartjes. 90 4. Në rast se debitori dhe kreditori në një kontratë komerciale janë pajtuar që kreditori nuk mund të bartë kërkesën monetare te tjetri, bartja megjithatë ka efekt. Në këtë rast, debitori po ashtu lirohet nga detyrimi në rast se ajo është përmbushur për personin që ka bërë kërkesën.
  22. 421

    AI-assisted research summary: On request, accessory rights pass to the recipient. The assignor may hand over pledged property only with the pledgor’s consent; otherwise the assignor keeps it to safeguard for the recipient.

    Neni 421 Të drejtat akcesore 1. Me kërkesën kalojnë në pranuesin të drejtat akcesore, siç janë e drejta e para arkëtimit, hipoteka, pengu, të drejtat nga kontrata me dorëzaninë, e drejta në kamatë, dënimi kontraktues etj. 2. Megjithatë, ceduesi mund t'ia dorëzojë sendin peng pranuesit vetëm në qoftë se pengdhënësi e ka dhënë pëlqimin për këtë, përndryshe ajo mbetet pranë ceduesit për ta ruajtur për llogari të pritësit. 3. Presupozohet se kanë arritur për pagesë dhe se nuk janë paguar kamatat e ceduara me kërkesën kryesore.
  23. 422

    AI-assisted research summary: The debtor’s consent is not needed for a claim transfer, but the assignor must notify the debtor. Payment to the assignor before notice can discharge the debtor only if the debtor did not know about the transfer; otherwise the debtor still owes performance to the assignee.

    Neni 422 Njoftimi i debitorit 1. Për bartjen e kërkesës nuk nevojitet pëlqimi i debitorit, por ceduesi ka për detyrë ta njoftojë debitorin mbi cedimin e bërë. 2. Përmbushja e kryer ndaj cedusit para njoftimit mbi cedimin është i plotfuqishëm dhe e shkarkon debitorin nga detyrimi, por vetëm në qoftë se nuk ka ditur për cedimin, përndryshe detyrimi mbetet dhe ai ka për detyrë t’ia përmbushë detyrimin cesionarit.
  24. 423

    AI-assisted research summary: If a creditor assigns the same claim to different people, the claim belongs to the assignee whom the creditor notified the debtor first, or who first notified the debtor.

    Neni 423 Cedimi i shumëfishtë Në qoftë se kreditori iu ka ceduar të njëjtën kërkesë personave të ndryshëm, kërkesa i takon cesionarit për të cilin kreditori e ka njoftuar së pari debitorin përkatësisht i pari i cili i është lajmëruar debitorit. NËNKREU 2 RAPORTI MIDIS PRANUESIT DHE DEBITORIT
  25. 424

    AI-assisted research summary: The assignee has the same rights against the debtor that the assignor had before the assignment. The debtor may also raise against the assignee the objections it had, and any objections it could have raised against the assignor until it learned of the assignment.

    Neni 424 Raporti midis pranuesit dhe debitorit 1. Pranuesi ka ndaj debitorit të njëjtat të drejta të cilat ceduesi i ka pasur ndaj debitorit përpara cedimit. 2. Debitori mund t’i theksojë pranuesit përpos prapësimeve që ka ndaj tij edhe ato prapësime të cilat ka mundur t’ia theksojë ceduesit deri në momentin kur ka mësuar për cedim. NËNKREU 3 RAPORTI I CEDUESIT DHE I PRANUESIT
  26. 425

    AI-assisted research summary: The assignor must hand over debt documents and supporting proof to the assignee, and must provide a certified copy or certified confirmation in partial-assignment cases or on request.

    Neni 425 Dorëzimi i dokumenteve mbi borxhin 1. Ceduesi ka për detyrë t’i dorëzojë pranuesit obligacionin apo dokumentin tjetër mbi borxhin, në qoftë se ka një gjë të tillë si dhe provat e tjera mbi kërkesën e ceduar dhe mbi të drejtat akcesore. 91 2. Në qoftë se ceduesi ka kaluar në pranuesin vetëm një pjesë të kërkesës ai ka për detyrë t’i dorëzojë kopjen e legalizuar të obligacionit ose të ndonjë dokumenti tjetër me të cilin provohet ekzistimi i kërkesës së ceduar. 3. Ai ka për detyrë që me kërkesën e tij t’i lëshojë vërtetimin e legalizuar mbi cedimin.
  27. 426

    AI-assisted research summary: If a claim is assigned under an onerous contract, the assignor is responsible for the existence of the claim when the assignment is made.

    Neni 426 Përgjegjësia për ekzistimin e kërkesës Kur cedimi është bërë me anë të kontratës me shpërblim, ceduesi përgjigjet për ekzistimin e kërkesës në çastin kur është bërë cedimi.
  28. 427

    AI-assisted research summary: The assignor is liable for collectibility of the assigned claim only if that was agreed, and only up to what it received from the assignee; this also covers interest, assignment costs, and litigation costs against the debtor.

    Neni 427 Përgjegjësia për arkëtueshmëri 1. Ceduesi përgjigjet për arkëtueshmërinë e kërkesës së ceduar në qoftë se kjo gjë ka qenë kontraktuar, por vetëm deri në shumën e asaj që ka marrë nga cesionari, si dhe për arkëtueshmërinë e kamatave, të shpenzimeve rreth cedimit dhe të shpenzimeve të procedurës kundër debitorit. 2. Përgjegjësi më e madhe e ceduesit me mirëbesim nuk mund të kontraktohet. NËNKREU 4 RASTE TË VEÇANTA TË CEDIMIT TË KËRKESAVE
  29. 428

    AI-assisted research summary: If a debtor assigns a claim to the creditor instead of paying, the debt is extinguished up to the assigned amount; if the assignment is for collection, extinguishment or reduction happens only when the creditor collects. The assignee must hand over any excess collected, and the debtor of the assigned claim may still pay the assignor in collection assignments even after notice.

    Neni 428 Cedimi në vend të përmbushjes ose me qëllim arkëtimi 1. Kur debitori në vend të përmbushjes së detyrimit të vet ia cedon kreditorit kërkesën e vet ose një pjesë të saj, në momentin e lidhjes e kontratës mbi cedimin shuhet detyrimi i debitorit deri në shumën e kërkesës së ceduar. 2. Kur debitori ia cedon kreditorit të vet kërkesën e vet vetëm me qëllim arkëtimi, detyrimi i tij shuhet, respektivisht zvogëlohet vetëm kur kreditori e arkëton kërkesën e ceduar. 3. Në të dy rastet cesionari ka për detyrë t’ia dorëzojë ceduesit të gjitha ato që ka arkëtuar përtej shumës së kërkesës së vet ndaj ceduesit. 4. Në rastin e cedimit me qëllim arkëtimi, debitori i kërkesës së ceduar mund ta përmbushë detyrimin e vet edhe ndaj ceduesit, madje edhe kur është i njoftuar për cedimin.
  30. 429

    AI-assisted research summary: If a claim is assigned as security for the assignee’s claim against the assignor, the assignee must handle collection carefully and then pass the surplus back to the assignor after keeping only what is needed to satisfy its own claim.

    Neni 429 Cedimi me qëllim sigurimi Kur cedimi është bërë me qëllim të sigurimit të kërkesës së cesionarit kundër ceduesit, cesionari ka për detyrë të sillet me kujdesin e ekonomistit të mirë, përkatësisht të shtëpiakut të mirë mbi arkëtimin e kërkesës së ceduar dhe pas arkëtimit të kryer, pasi të ndalë aq sa nevojitet për të përmbushur kërkesën e vet ndaj ceduesit, t’ia dorëzojë këtij tepricën. 92 KREU 2 NDËRRIMI I DEBITORIT NËNKREU 1 MARRJA PËRSIPËR E BORXHIT I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
  31. 430

    AI-assisted research summary: Debt assumption is done by contract between the debtor and the person taking over the debt, with the creditor’s consent.

    Neni 430 Kontrata për marrjen përsipër të borxhit 1. Marrja përsipër e borxhit bëhet me kontratën midis debitorit dhe marrësit përsipër të borxhit; për të cilën kreditori ka dhënë pëlqimin. 2. Për kontratën e lidhur kreditorin mund ta njoftojë secilin prej tyre, dhe secilit prej tyre kreditori mund t’ia komunikojë pëlqimin e vet për marrjen përsipër të borxhit. 3. Presupozohet se kreditori e ka dhënë pëlqimin , në qoftë se pa kufizim ka pranuar ndonjë përmbushje nga marrësi përsipër të borxhit, të cilën ky i fundit e ka bërë ky në emër të vet. 4. Kontraktuesit, por edhe secili prej tyre veç e veç, mund ta ftojnë kreditorin që në afat të caktuar të deklarohet se a pajtohet ose jo me marrjen përsipër të borxhit, dhe në qoftë se kreditori nuk deklarohet brenda afatit të caktuar, konsiderohet se nuk e ka dhënë pëlqimin e vet. 5. Kontrata mbi marrjen përsipër të borxhit ka efektin e kontratës mbi marrjen përsipër të përmbushjes, përderisa kreditori nuk e jep pëlqimin e vet për kontratën mbi marrjen përsipër të borxhit si dhe nëse ai refuzon ta jep pëlqimin.
  32. 431

    AI-assisted research summary: If the creditor does not رفض? within 3 months after receiving the written invitation, the creditor is deemed to have consented to the debt-assumption contract; the invitation must warn the creditor about this consequence.

    Neni 431 Borxhi i siguruar me hipotekë 1. Kur me rastin e tjetërsimit të ndonjë sendi të palujtshëm mbi të cilin ekziston hipoteka e kontraktuar ndërmjet fituesit dhe tjetërsuesit, se fituesi do ta marrë përsipër borxhin ndaj kreditorit hipotekar, konsiderohet se kreditori hipotekar e ka dhënë pëlqimin për kontratën për marrjen përsipër të borxhit, në qoftë se ftesën me shkrim të tjetërsuesit nuk e ka refuzuar brenda tre (3) muajve nga marrja e ftesës. 2. Në ftesën me shkrim duhet tërhequr vërejtja kreditorit për këtë pasojë, përndryshe ftesa do të konsiderohet sikur të mos jetë dërguar. II. EFEKTET E KONTRATËS PËR MARRJEN PËRSIPËR TË BORXHIT
  33. 432

    AI-assisted research summary: If a debt is taken over, the new debtor steps into the place of the previous debtor and the previous debtor is released. If the creditor consented while the new debtor was insolvent and did not know, and should not have known, this, the previous debtor is not released.

    Neni 432 Ndërrimi i debitorit 1. Me marrjen përsipër të borxhit, marrësi vëhet në vendin e debitorit të mëparshëm, ndërsa ky lirohet nga detyrimi. 2. Në qoftë se në kohën e dhënies së pëlqimit të kreditorit për kontratën mbi marrjen përsipër të borxhit marrësi ka qenë i zhytur në borxhe , ndërsa kreditori për këtë nuk ishte në dijeni dhe as nuk duhej të ishte në dijeni, debitori i më parashëm nuk lirohet nga detyrimi, kurse kontrata mbi marrjen përsipër të 93 borxhit e ka efektin e kontratës për hyrje borxh. Presupozohet se në kohën e dhënies së pëlqimit për marrjen e borxhit përsipër, kreditori nuk e ka ditur se marrësi përsipër të borxhit ka qenë i zhytur në borxhe. 3. Ndërmjet marrësit përsipër të borxhit dhe kreditorit mbetet i njëjti detyrim, i cili ka ekzistuar deri atëherë ndërmjet debitorit paraprak dhe kreditorit.
  34. 433

    AI-assisted research summary: Accessory rights stay in place, but third-party sureties and pledges end if the sureties/pledgers do not agree to cover the new debtor; the debt assumer is not liable for unpaid interest or agreed penalties already due unless agreed otherwise.

    Neni 433 Të drejtat akcesore 1. Të drejtat akcesore të cilat kanë ekzistuar deri atëherë bashkë me kërkesën mbeten edhe më tutje, por dorëzanitë dhe pengjet që kanë dhënë personat e tretë pushojnë së ekzistuari në qoftë se dorëzanët e pengdhënësit nuk pajtohen të përgjigjen edhe për debitorin e ri. Pëlqimi jepet në formën e cila vlen për punën juridike me të cilën krijohet ajo e drejtë akcesore. 2. Në qoftë se nuk është kontraktuar diçka tjetër, marrësi përsipër i borxhit nuk përgjigjet për kamatat e papaguara, të cilat kanë arritur për pagesë deri ditën e marrjes përsipër të borxhit. E njëjta gjë vlen edhe për dënimin e kontraktuar që ka arritur për pagesë para se të bëhet e plotfuqishme marrja përsipër e borxhit.
  35. 434

    AI-assisted research summary: The debt assumer may raise certain objections against the creditor, but may not raise objections based on the assumer’s legal relationship with the previous debtor when that relationship was the basis of the debt assumption.

    Neni 434 Kundërshtimet 1. Marrësi përsipër i borxhit mund të paraqes ndaj kreditorit të gjitha kundërshtimet të cilat rrjedhin nga marrëdhënia juridike ndërmjet debitorit të mëparshëm dhe kreditorit, nga e cila del borxhi i marrur përsipër, si dhe kundërshtimet që i ka marrësi përsipër i borxhit ndaj kreditorit. 2. Marrësi përsipër i borxhit nuk mund të paraqes ndaj kreditorit kundërshtime të cilat rrjedhin nga marrëdhënia e tij juridike me debitorin e mëparshëm, dhe e cila marrëdhënie ka qenë bazë e marrjes përsipër të borxhit. NËNKREU 2 HYRJA NË BORXH
  36. 435

    AI-assisted research summary: This article defines a debt-assumption contract as an agreement where a third party undertakes to the creditor to satisfy the debtor’s claim and becomes bound alongside the debtor.

    Neni 435 Kontrata për hyrjen në borxh Kontrata për hyrjen në borxh është ajo kontratë ndërmjet kreditorit dhe personit të tretë, me të cilën personi i tretë detyrohet ndaj kreditorit se do ta përmbushë kërkesën e tij që ka nga debitori, i treti hyn në detyrim krahas debitorit.
  37. 436

    AI-assisted research summary: The person who receives a contractual transfer of an asset mass or part of it is liable for related debts, jointly with the previous owner, but only up to the value of the assets.

    Neni 436 Hyrja në borxh në rastin e pranimit të ndonjë tërësie pasurore 1. Personi, në të cilin kalon në bazë të kontratës ndonjë tërësi pasurore e personit fizik ose e personit juridik ose një pjesë e asaj tërësie, përgjigjet për borxhet që kanë të bëjnë me atë tërësi, respektivisht me pjesën e saj, përpos zotëruesit të deri atëhershëm dhe solidarisht me te, por vetëm deri në vlerën e aktives së saj. 2. Nuk ka efekt juridik ndaj kreditorëve dispozita e kontratës me të cilën do të përjashtohej ose kufizohej përgjegjësia e përcaktuar në paragrafin paraprak. 94 NËNKREU 3 MARRJA PËRSIPËR E PËRMBUSHJES
  38. 437

    AI-assisted research summary: A third person may contract with the debtor to perform the debtor’s obligation to the creditor, but the creditor has no direct right against that third person.

    Neni 437 Marrja përsipër e përmbushjes 1. Marrja përsipër e përmbushjes bëhet me kontratë ndërmjet debitorit dhe ndonjë personi të tretë, me të cilën personi i tretë detyrohet ndaj debitorit se do ta përmbushë detyrimin e tij ndaj kreditorit të tij. 2. Ai i përgjigjet debitorit, në qoftë se nuk e përmbush me kohë detyrimin e vet ndaj kreditorit, kështu që kreditori kërkon përmbushjen nga debitori. 3. Ai nuk e merr përsipër atë borxh dhe as që hyn në borxh dhe kreditori nuk ka kurrfarë të drejte ndaj tij. LIBRI 2 MARRËDHËNIET E VEÇANTA TË DETYRIMEVE KONTRAKTUESE PJESA I KONTRATA PËR SHITJEN KREU 1 DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
  39. 438

    AI-assisted research summary: Në një kontratë shitjeje, shitësi duhet ta dorëzojë sendin dhe ta kalojë pronësinë, ndërsa blerësi duhet të paguajë çmimin dhe ta pranojë sendin.

    Neni 438 Nocioni 1. Me kontratën e shitjes detyrohet shitësi që sendin të cilin e shet t’ia dorëzojë blerësit dhe t’ia kalojë të drejtën e pronësisë, ndërsa blerësi detyrohet që shitësit t’ia paguajë çmimin dhe ta pranojë sendin. 2. Shitësi i ndonjë të drejte tjetër detyrohet se blerësit do t’ia kalojë të drejtën e shitur, ndërsa kur ushtrimi i asaj të drejte kërkon posedimin e sendit, t’ia dorëzojë edhe sendin.
  40. 439

    AI-assisted research summary: The seller bears the risk of accidental loss or damage until the item is delivered; after delivery, the risk passes to the buyer, except in the stated defect-related case.

    Neni 439 Rreziku 1. Deri në dorëzimin e sendit blerësit, rrezikun nga shkatërrimi ose dëmtimi i rastësishëm të sendit e bartë shitësi, ndërsa me dorëzimin e sendit rreziku kalon në blerësin. 2. Rreziku nuk kalon në blerësin, në qoftë se për shkak të të metave të sendit të dorëzuar, ai e ka zgjidhur kontratën ose ka kërkuar zëvendësimin e sendit.
  41. 440

    AI-assisted research summary: If the buyer is late and delivery has not occurred because of that delay, the risk passes to the buyer when the delay begins.

    Neni 440 Kalimi i rrezikut në rast të vonesës së blerësit 1. Në qoftë se dorëzimi i sendit nuk është bërë për shkak të vonesës së blerësit, rreziku kalon në blerësin nga çasti kur ai bie në vonesë. 95 2. Kur objekt i kontratës janë sendet e caktuara sipas llojit, rreziku kalon në blerësin që gjendet në vonesë, në qoftë se shitësi i ka veçuar sendet e destinuara haptazi për të bërë dorëzimin dhe për këtë gjë i ka dërguar njoftimin blerësit. 3. Kur sendet e caktuara sipas llojit janë të një natyre të tillë që shitësi nuk mund ta veçojë një pjesë të tyre, mjafton që shitësi t’i ketë kryer të gjitha veprimet e nevojshme që blerësi të mund t’i merr sendet dhe për këtë t’ia ketë dërguar njoftimin blerësit. KREU 2 PJESËT PËRBËRËSE TË KONTRATËS SË SHITJES NËNKREU 1 OBJEKTI
  42. 441

    AI-assisted research summary: A sold item must be in circulation; items outside circulation cannot be sold. Special rules apply to goods with restricted circulation, and a sale may also concern a future thing.

    Neni 441 Rregullat e përgjithshme 1. Sendi që është objekt i kontratës duhet të jetë në qarkullim. Është nule kontrata për shitjen e sendit, i cili është jashtë qarkullimit. 2. Për shitjen e sendeve, qarkullimi i të cilave është i kufizuar vlejnë dispozita të veçanta. 3. Shitja mund të ketë të bëjë edhe me sendin e ardhshëm.
  43. 442

    AI-assisted research summary: A sales contract has no legal effect if the item was destroyed when the contract was made; if the item was only partly destroyed, the buyer may rescind the contract or keep it with a proportional price reduction.

    Neni 442 Kur sendi është shkatërruar para kontraktimit 1. Kontrata e shitjes nuk ka efekt juridik, në qoftë se në momentin e lidhjes së saj sendi që është objekt i kontratës ka qenë i shkatërruar. 2. Në qoftë se në çastin e lidhjes së kontratës sendi pjesërisht ka qenë i shkatërruar, blerësi mund ta zgjidhë kontratën ose të mbetet pranë saj me zbritjen proporcionale të çmimit. 3. Megjithatë, kontrata do të mbetet në fuqi dhe blerësi do të ketë vetëm të drejtën e zbritjes së çmimit në qoftë se shkatërrimi i pjesshëm nuk e pengon realizimin e qëllimit të kontratës, ose në qoftë se për sendin e caktuar ekziston një zakon i këtillë në qarkullimin juridik.
  44. 443

    AI-assisted research summary: The sale of a foreign thing binds the contracting parties. A buyer who did not know, and was not required to know, that the thing was foreign may rescind the contract and seek damages if that reason prevents the contract’s purpose from being achieved.

    Neni 443 Shitja e sendit të huaj Shitja e sendit të huaj i detyron palët kontraktuese, mirëpo blerësi që nuk ishte në dijeni ose nuk ka qenë i detyruar të jetë në dijeni se sendi është i huaj, mundet, po qe se për këtë shkak nuk mund të realizohet qëllimi i kontratës, ta zgjidhë kontratën dhe të kërkojë shpërblimin e demit.
  45. 444

    AI-assisted research summary: A disputed right may be sold, but a lawyer or other mandatary may not buy the disputed right entrusted to them or contract for their own share of the court-awarded amount.

    Neni 444 Shitja e së drejtës së kontestuar 1. E drejta e kontestuar mund të jetë objekt i kontratës së shitjes. 2. Nule është kontrata me të cilën avokati apo urdhërmarrësi tjetër do ta blente të drejtën kontestuese, realizimi i së cilës i është besuar atij ose do ta kontraktonte për vete pjesëmarrjen në ndarjen e shumës së caktuar me vendim gjyqësor urdhërdhënësit të tij. 96 NËNKREU 2 ÇMIMI
  46. 445

    AI-assisted research summary: If a sale contract does not set a price, the buyer must pay the seller’s regular price at the time of contract formation, or otherwise a reasonable price.

    Neni 445 Kur çmimi nuk është caktuar 1. Në qoftë se me kontratën e shitjes çmimi nuk është caktuar, ndërsa as kontrata nuk përmban të dhëna të mjaftueshme me të cilat do të mund të caktohej çmimi, kontrata nuk ka efekt juridik. 2. Kur me kontratën e lidhur ndërmjet ndërmarrësve nuk është caktuar çmimi dhe as që ka të dhëna të mjaftueshme me të cilat do të mund të caktohej çmimi, blerësi ka për detyrë të paguajë çmimin të cilin e ka arkëtuar rregullisht shitësi në kohën e lidhjes së kontratës, e në mungesë të kësaj çmimin e arsyeshëm. 3. Çmim i arsyeshëm konsiderohet çmimi i ditës (vijues) në kohën e lidhjes së kontratës dhe nëse çmimi nuk mund të përcaktohet, atëherë atë e cakton gjykata sipas rrethanave të rastit.
  47. 446

    AI-assisted research summary: If a contract price is above the competent authority’s set price for the goods, the buyer owes only the set price; if the contract price has already been paid, the buyer may দাবি the difference back.

    Neni 446 Çmimi i caktuar Kur është kontraktuar çmimi më i lartë se që është ai për llojin e caktuar të sendeve që e ka caktuar organi kompetent, blerësi ka borxh vetëm shumën e çmimit të caktuar; në qoftë se çmimi i kontraktuar është paguar blerësi ka të drejtë të kërkojë që t’i kthehet diferenca.
  48. 447

    AI-assisted research summary: Kur është kontraktuar çmimi i ditës, blerësi paguan çmimin sipas evidencës zyrtare në tregun e vendit të shitësit në kohën e përmbushjes; në mungesë të kësaj evidence, çmimi caktohet sipas elementeve dhe dokeve të tregut.

    Neni 447 Kur është kontraktuar çmimi i ditës 1. Kur është kontraktuar çmimi i ditës , blerësi paguan çmimin e përcaktuar me evidencë zyrtare në tregun e vendit të shitësit, në kohën kur është dashur të bëhej përmbushja. 2. Në qoftë se evidencë e tillë nuk ekziston, atëherë çmimi i ditës caktohet në bazë të elementeve me të cilat sipas dokeve të tregut përcaktohet çmimi.
  49. 448

    AI-assisted research summary: If a third person tasked with setting the price cannot or will not do so, and the parties later still do not agree or end the contract, the contract is treated as having a reasonable price.

    Neni 448 Kur caktimi i çmimit i është besuar personit të tretë Në qoftë se personi i tretë, të cilit i është besuar caktimi i çmimit nuk dëshiron ose nuk mundet ta caktojë çmimin, ndërsa kontraktuesit nuk dakordohen më vonë mbi caktimin e çmimit dhe as që e zgjidhin kontratën, do të konsiderohet se është kontraktuar çmimi i arsyeshëm.
  50. 449

    AI-assisted research summary: If the contract leaves price-setting to one contracting party, that clause is treated as if it were not agreed, and the buyer still owes the price.

    Neni 449 Kur caktimi i çmimit i është lënë njërës palë kontraktuese Dispozita e kontratës me të cilën caktimi i çmimit i lihet në vullnetin e njërës palë kontraktuese konsiderohet sikur të mos ishte kontraktuar fare. Në këtë rast, blerësi ka borxh çmimin sikur në rastin kur çmimi nuk është caktuar. 97 KREU 3 DETYRIMET E SHITËSIT NËNKREU 1 DORËZIMI I SENDIT I. RREGULLA TË PËRGJITHSHME PËR DORËZIMIN
  51. 450

    AI-assisted research summary: The seller must deliver the item to the buyer at the time and place set by the contract.

    Neni 450 Koha dhe vendi i dorëzimit 1. Shitësi ka për detyrë t’ia dorëzojë sendin blerësit në kohën dhe në vendin e parashikuar me kontratë. 2. Shitësi e ka kryer parimisht detyrimin e dorëzimit ndaj blerësit, kur ai (shitësi) ia dorëzon blerësit sendin apo ia dorëzon dokumentin me të cilin mund të merret sendi.
  52. 451

    AI-assisted research summary: Unless the parties agree otherwise or the nature of the work requires otherwise, the seller must deliver the item to the buyer in proper condition with its accessories.

    Neni 451 Objekti i dorëzimit 1. Në qoftë se nuk është kontraktuar diçka tjetër, apo nuk rrjedh diçka tjetër nga vetë natyra e punës, shitësi ka për detyrë t’ia dorëzojë sendin blerësit në gjendje të rregullt bashkë me pjesët aksesore të tij. 2. Frutat dhe dobitë e tjera nga sendi i takojnë blerësit prej momentit kur shitësi e ka pasur për detyrë t’ia dorëzojë.
  53. 452

    AI-assisted research summary: If delivery is agreed for a specific period and no party is designated to choose the delivery date, the seller may choose the date within that period unless the circumstances show that this choice was left to the buyer.

    Neni 452 Kur është kontraktuar dorëzimi brenda një periudhe të caktuar Kur është kontraktuar që dorëzimi i sendit të bëhet brenda një periudhe të caktuar, ndërsa nuk është caktuar se cila palë do të ketë të drejtë ta caktojë datën e dorëzimit brenda asaj periudhe, kjo e drejtë i takon shitësit, përveç kur nga rrethanat e rastit rrjedh se caktimi i datës së dorëzimit i është lënë blerësit.
  54. 453

    AI-assisted research summary: Nëse data e dorëzimit nuk është caktuar, shitësi duhet ta dorëzojë sendin te blerësi brenda një afati të arsyeshëm pas lidhjes së kontratës.

    Neni 453 Kur data e dorëzimit nuk është caktuar Kur data e dorëzimit të sendit te blerësi nuk është caktuar, shitësi ka për detyrë ta bëjë dorëzimin brenda afatit të arsyeshëm pas lidhjes së kontratës duke marrë parasysh natyrën e sendit dhe rrethanat e tjera.
  55. 454

    AI-assisted research summary: If a contract does not set a place of delivery, the goods are delivered at the seller’s residence or seat; if both parties knew the item’s location or place of production when contracting, delivery is made there.

    Neni 454 Kur vendi i dorëzimit nuk është caktuar me kontratë 1. Kur vendi i dorëzimit nuk është caktuar me kontratë, dorëzimi i sendit bëhet në vendin ku shitësi në momentin e lidhjes së kontratës e ka pasur vendbanimin e vet apo vendqëndrimin, nëse mungon vendbanimi, e në qoftë se shitësi e ka lidhur kontratën në kuadër të veprimtarisë së vet ekonomike të rregullt, atëherë vendi i dorëzimit është selia e tij. 2. Në qoftë se në çastin e lidhjes së kontratës palët kontraktuese e kanë ditur se ku ndodhet sendi, respektivisht se ku duhet të prodhohet, dorëzimi bëhet në atë vend. 98
  56. 455

    AI-assisted research summary: If the contract requires transporting goods and does not specify the place of performance, delivery is treated as completed when the goods are handed to the carrier or the person organizing the transport.

    Neni 455 Dorëzimi transportuesit Në rastin kur sipas kontratës nevojitet që të bëhet transportimi i sendeve, ndërsa në kontratë nuk është caktuar vendi i përmbushjes, dorëzimi quhet i kryer me dorëzimin e sendit transportuesit ose personit i cili e organizon transportin.
  57. 456

    AI-assisted research summary: If the seller has the duty to deliver the item to the buyer, the seller must ordinarily arrange the necessary transport contract to the designated destination.

    Neni 456 Organizimi i transportit Në qoftë se shitësi e ka pasur për detyrë t’ia dërgojë sendin blerësit, ai duhet që në mënyrë të zakonshme dhe në kushte të rëndomta të lidhë kontratën e nevojshme për realizimin e transportit deri në vendin e caktuar.
  58. 457

    AI-assisted research summary: By default, the seller pays delivery and pre-delivery costs, and the buyer pays shipping and other post-delivery costs unless the parties agree otherwise.

    Neni 457 Shpenzimet Shpenzimet e dorëzimit si dhe ato që i paraprijnë dorëzimit i bartë shitësi, ndërsa shpenzimet e dërgimit të sendit dhe të gjitha shpenzimet e tjera pas dorëzimit i bartë blerësi, në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe. II. DORËZIMI I NJËKOHSHËM I SENDIT DHE PAGIMI I ÇMIMIT
  59. 458

    AI-assisted research summary: The seller does not have to deliver the goods unless the buyer pays at the same time or is ready to do so, and the buyer does not have to pay before being able to inspect the goods.

    Neni 458 Shtyrja e dorëzimit deri sa të paguhet çmimi Në qoftë se nuk është kontraktuar diçka tjetër ose diçka tjetër nuk rrjedh nga zakoni, shitësi nuk e ka për detyrë ta dorëzojë sendin në qoftë se blerësi njëkohësisht nuk e paguan çmimin e tij ose nuk është i gatshëm ta bëjë këtë njëkohësisht, por as blerësi nuk e ka për detyrë të paguajë çmimin para se të ketë pasur mundësinë ta kontrollon sendin.
  60. 459

    AI-assisted research summary: The seller may delay shipment or reserve control of the goods during transport; the buyer generally does not have to pay before inspecting the goods, but cannot refuse payment under a document-against-payment contract just because they could not see the goods.

    Neni 459 Shtyrja e dorëzimit në rastin e transportit të sendit 1. Kur dorëzimi i sendit realizohet duke ia dorëzuar transportuesit, shitësi mund ta shtyjë dërgimin e sendit deri sa të paguhet çmimi ose ta dërgojë sendin ashtu që të rezervojë të drejtën e disponimit të tij gjatë kohës së transportit. 2. Në qoftë se e ka rezervuar të drejtën e disponimit të sendit gjatë kohës së transportit, shitësi mund të kërkojë që sendi të mos i dorëzohet blerësit në vendin e destinimit deri sa të mos e paguajë çmimin, ndërsa blerësi nuk e ka për detyrë ta paguajë çmimin para se të ketë pasur mundësinë ta kontrollojë sendin. 3. Kur kontrata parashikon pagimin kundrejt dorëzimit të dokumentit përkatës, blerësi nuk ka të drejtë të refuzojë pagimin e çmimit për shkak se nuk ka pasur mundësinë ta shikojë sendin.
  61. 460

    AI-assisted research summary: The seller may stop delivery of the sent item if there is a reasonable basis to doubt the buyer can pay. But the seller may not stop delivery when a regular holder of the delivery document asks for it, unless the document has transfer reservations or the seller proves intentional harm.

    Neni 460 Pengimi i dorëzimit të sendit të dërguar 1. Në qoftë se pas dërgimit të sendit vërtetohet se gjendja materiale e blerësit është e tillë sa që mund të dyshohet në mënyrë të bazuar se ai do të mund të paguajë çmimin, shitësi mund ta pengojë dorëzimin e sendit blerësit edhe atëherë kur blerësi ta ketë në dorë dokumentin që e autorizon të kërkojë dorëzimin e sendit. 99 2. Shitësi nuk mund ta pengojë dorëzimin në qoftë se këtë e kërkon ndonjë person i tretë i cili është posedues i rregullt i dokumentit që e autorizon të kërkojë dorëzimin e sendit, përveç nëse dokumenti përmban kushte (rezerva) lidhur me efektin e bartjes së tij apo në qoftë se shitësi dëshmon se poseduesi i dokumentit ka vepruar qëllimisht në dëm të shitësit. NËNKREU 2 PËRGJEGJËSIA PËR TË METAT MATERIALE I. TË METAT MATERIALE NË PËRGJITHËSI
  62. 461

    AI-assisted research summary: The seller is responsible for material defects that existed when the risk passed to the buyer, even if the seller did not know about them, and also for later defects caused by an earlier cause. Insignificant defects are not taken into account.

    Neni 461 Të metat materiale për të cilat shitësi përgjigjet 1. Shitësi përgjigjet për të metat materiale të sendit të cilat sendi i ka pasur në çastin e kalimit të rrezikut në blerësin, pavarësisht se shitësi ishte në dijeni apo jo për të metat e sendit. 2. Shitësi përgjigjet edhe për ato të meta materiale të cilat shfaqen pas kalimit të rrezikut në blerësin, në qoftë se janë pasojë e shkakut i cili ka ekzistuar më parë. 3. E meta materiale e parëndësishme nuk merret parasysh.
  63. 462

    AI-assisted research summary: A good has a material defect if it lacks the proper characteristics for normal use, special use known to the seller, agreed features, or conformity with a sample or model.

    Neni 462 Kur ekzistojnë të metat materiale 1. E meta ekziston: 1.1. në qoftë se sendi nuk ka veçoritë e duhura për përdorimin e tij të rregullt ose për qarkullim; 1.2. në qoftë se sendi nuk ka veçoritë e duhura për përdorim special për të cilën e blen blerësi, e që e ka pasur të njohur shitësi, ose është dashur ta kishte të njohur; 1.3. në qoftë se sendi nuk ka veçori dhe karakteristika të cilat janë kontraktuar shprehimisht ose heshtazi, përkatësisht që janë caktuar; 1.4. kur shitësi e ka dorëzuar sendin që nuk i është përshtatur mostrës ose modelit, përveç nëse mostra ose modeli janë treguar vetëm për qëllime njoftimi.
  64. 463

    AI-assisted research summary: The seller is not liable for defects the buyer knew about or could easily have noticed, unless the seller said the item had no defects or promised specific qualities.

    Neni 463 Të metat, për të cilat shitësi nuk përgjigjet 1. Shitësi nuk përgjigjet për të metat e specifikuara në paragrafët 1. dhe 3. nga neni paraprak në qoftë se blerësi në momentin e lidhjes së kontratës ishte në dijeni për këto të meta, ose ato nuk kanë mund të jenë të panjohura për atë. 2. Konsiderohet se nuk kanë mund të jenë të panjohura për blerësin ato të meta të cilat një person i kujdesshëm, me dituri dhe përvojë mesatare të personit të mjeshtërisë dhe të profesionit të njëjtë sikur të blerësit do të mund t’i vërente lehtë gjatë shikimit të rëndomtë të sendit. 3. Megjithatë, shitësi përgjigjet edhe për të metat të cilat blerësi ka mundur t’i vërente lehtë, në qoftë se shitësi ka deklaruar se sendi nuk ka kurrfarë të metash apo se sendi ka cilësi apo karakteristika të caktuara. 100
  65. 464

    AI-assisted research summary: The buyer must inspect the received goods and notify the seller about visible defects within 8 days, or immediately in some cases.

    Neni 464 Shikimi i sendit dhe të metat e dukshme 1. Blerësi ka për detyrë që sendin e pranuar ta shikojë ose ta japë në shikim sapo kjo të jetë e mundur sipas rrjedhës së rregullt të gjërave dhe për të metat e dukshme ta lajmërojë shitësin në afat prej tetë (8) ditësh, ndërsa te kontratat midis ndërmarrësve pa shtyrje përndryshe e humb të drejtën që i takon mbi këtë bazë. 2. Kur kontrollimi të jetë bërë në prani të të dy palëve, blerësi është i detyruar që vërejtjet e veta për të metat e dukshme t’ia komunikojë shitësit menjëherë, përndryshe e humb të drejtën e cila i takon mbi ketë bazë. 3. Në qoftë se blerësi e ka nisur më tutje sendin pa shkarkim, ndërsa shitësi e ka ditur ose është dashur ta dijë mundësinë e dërgimit të mëtutjeshëm, shikimi i sendit mund të shtyhet derisa të arrijë në destinacionin e ri dhe në atë rast blerësi është i detyruar ta lajmërojë shitësin për të metat sapo sipas rrjedhës së rregullt të gjërave ka mundur të merr vesh për to nga klientët e vet.
  66. 465

    AI-assisted research summary: The buyer must notify the seller about a hidden defect within 8 days of discovering it, and immediately if the contract is between entrepreneurs. The seller is not responsible for defects that appear more than 6 months after delivery unless the contract sets a longer period.

    Neni 465 Të metat e fshehta 1. Kur pas marrjes së sendit nga blerësi shihet se sendi ka ndonjë të metë e cila nuk ka mundur të zbulohet me shikim të rëndomtë me rastin e marrjes së sendit (e meta e fshehtë), blerësi është i detyruar me kërcënim të humbjes së të drejtës, që për atë të metë të lajmërojë shitësin në afat prej tetë (8) ditësh duke llogaritur prej ditës kur e ka zbuluar të metën, ndërsa te kontrata midis ndërmarrësve menjëherë. 2. Shitësi nuk përgjigjet për të metat të cilat shfaqen pasi të kalojnë gjashtë (6) muajve nga dorëzimi i sendit, përveç nëse me kontratë është caktuar ndonjë afat më i gjatë.
  67. 466

    AI-assisted research summary: If an item is repaired because of a defect, or another item is delivered or replaced, the deadlines in the two previous articles start from that delivery or replacement.

    Neni 466 Afatet në rast riparimi, zëvendësimi, etj Kur për shkak të ndonjë të mete janë bërë riparime të sendit, dërgimi i sendit tjetër, zëvendësimi e të ngjashme fillojnë afatet e dy neneve paraprake fillojnë të rrjedhin që nga dorëzimi i sendit të riparuar, dorëzimi i sendit tjetër, zëvendësimi i pjesëve e të ngjashme.
  68. 467

    AI-assisted research summary: The buyer must describe the defect in detail and ask the seller to inspect the item.

    Neni 467 Njoftimi për të metën 1. Në njoftimin mbi ekzistimin e të metës së sendit, blerësi ka për detyrë ta përshkruajë të metën hollësisht dhe ta ftojë shitësin ta kontrollojë sendin. 2. Në qoftë se njoftimi për ekzistimin e të metës, të cilin blerësi ia ka dërguar me kohë shitësit me letër rekomande, me telegram ose në ndonjë mënyrë tjetër të sigurt vonohet ose nuk arrin fare deri te shitësi, do të konsiderohet se blerësi e ka kryer detyrimin e vet për ta njoftuar shitësin.
  69. 468

    AI-assisted research summary: Blerësi nuk e humb të drejtën të thirret në të metë edhe nëse nuk e ka kontrolluar ose njoftuar menjëherë shitësin, ose nëse e meta shfaqet pas 6 muajve, kur shitësi ka ditur ose s’mund të mos e ketë ditur të metën.

    Neni 468 Rëndësia e faktit se shitësi ka qenë në dijeni për të metën Blerësi nuk e humb të drejtën që të thirret në ndonjë të metë edhe kur nuk e kryen detyrimin e vet që sendin ta shikojë pa shtyrje ose detyrimin që brenda afatit të caktuar ta njoftojë shitësin mbi ekzistimin e të metës, si dhe kur e meta të jetë shfaqur vetëm pasi të kenë kaluar gjashtë (6) muaj nga dorëzimi i sendit, po që se për këtë të metë shitësi ka qenë në dijeni apo nuk ka mundur të mos jetë ne dijeni. 101
  70. 469

    AI-assisted research summary: Contracting parties may limit or exclude the seller’s liability for material defects, but a clause is void if the seller knew of the defect and did not tell the buyer, or if the seller imposed it by using a dominant position.

    Neni 469 Kufizimi kontraktues ose përjashtimi i përgjegjësisë së shitësit për të metat materiale 1. Kontraktuesit mund ta kufizojnë ose ta përjashtojnë krejtësisht përgjegjësinë e shitësit për të metat materiale të sendit. 2. Dispozita e kontratës mbi kufizimin ose përjashtimin e përgjegjësisë për të metat e sendit është nule në qoftë se e meta ka qenë e njohur për shitësin, ndërsa ai për këtë gjë nuk e ka njoftuar blerësin, si dhe kur shitësi e ka imponuar këtë dispozitë duke e shfrytëzuar pozitën dominuese. 3. Blerësi i cili ka hequr dorë nga e drejta për ta zgjidhur kontratën për shkak të të metave të sendit, mban të drejtat e tjera nga ato të meta.
  71. 470

    AI-assisted research summary: If a person’s item is sold in a forced public auction, that person is not liable for defects in the item.

    Neni 470 Përmbarimi i dhunshëm Poseduesi, sendi i të cilit shitet në një ankand publik të dhunshëm nuk përgjigjet për të metat e sendit. II. TË DREJTAT E BLERËSIT
  72. 471

    AI-assisted research summary: Nëse blerësi e ka njoftuar shitësin me kohë dhe rregullisht për të metën, ai mund të kërkojë rregullimin ose zëvendësimin e sendit, ulje të çmimit, zgjidhje të kontratës dhe shpërblim të dëmit.

    Neni 471 Të drejtat e blerësit 1. Blerësi i cili e ka njoftuar shitësin me kohë dhe në mënyrë të rregullt mbi të metën, mundet: 1.1. të kërkojë nga shitësi që të metën ta mënjanojë, ose t’ia dorëzojë sendin tjetër pa të meta (përmbushja e kontratës); 1.2. të kërkojë zbritjen e çmimit; 1.3. të deklarojë zgjidhjen e kontratës. 2. Në secilin nga këto raste blerësi ka të drejtë për shpërblimin e demit. 3. Përpos kësaj dhe pavarësisht nga kjo, shitësi i përgjigjet blerësit edhe për dëmin të cilin e ka pësuar ky për shkak të të metave të sendit në të mirat e tjera të veta, dhe këtë sipas rregullave të përgjithshme mbi përgjegjësinë për dëmin.
  73. 472

    AI-assisted research summary: If the buyer does not get the required contract performance within a reasonable time, the buyer has the right to end the contract or get a price reduction.

    Neni 472 Mos përmbushja e kontratës brenda afatit të arsyeshëm Në qoftë se blerësi nuk e fiton përmbushjen e kërkuar të kontratës brenda afatit të arsyeshëm, mban të drejtën e zgjidhjes së kontratës ose të zbritjes së çmimit.
  74. 473

    AI-assisted research summary: Blerësi mund ta zgjidhë kontratën vetëm pasi t’i ketë lënë shitësit një afat plotësues të arsyeshëm, përveç kur shitësi thotë se nuk do ta përmbushë kontratën ose kur është qartë se nuk mund ta përmbushë as me afat plotësues.

    Neni 473 Kur blerësi mund ta zgjidhë kontratën 1. Blerësi mund të zgjidhë kontratën vetëm në qoftë se paraprakisht ia ka lënë shitësit afatin plotësues të arsyeshëm për përmbushjen e kontratës. 2. Blerësi mund ta zgjidhë kontratën edhe pa e lënë afatin e ri plotësues në qoftë se shitësi, pas njoftimit mbi të metat, i ka komunikuar se nuk do ta përmbushë kontratën apo në qoftë se nga rrethanat e rastit konkret rezulton qartas se shitësi nuk do të mund të përmbushte kontratën as në afatin plotësues. 102
  75. 474

    AI-assisted research summary: If the seller does not perform in the additional period, the contract is dissolved by law; the buyer may keep it only if the buyer promptly tells the seller.

    Neni 474 Mos përmbushja e kontratës në afatin plotësues Në qoftë se shitësi në afatin plotësues nuk e përmbush kontratën, ajo zgjidhet sipas ligjit, por blerësi mund ta mbajë në qoftë se pa vonesë i deklaron shitësit se kontratën e mban në fuqi.
  76. 475

    AI-assisted research summary: The buyer may rescind a contract only for the defective, missing, or short-delivered part, and may rescind the whole contract only in limited cases.

    Neni 475 Të metat e pjesshme 1. Kur vetëm një pjesë e sendit të dorëzuar ka të meta ose kur është dorëzuar vetëm një pjesë e sendit ose një sasi më e vogël se sa është kontraktuar, blerësi mund ta zgjidhë kontratën në kuptim të neneve të mësipërme vetëm në lidhje me pjesën e cila ka të meta ose vetëm në lidhje me pjesët ose sasitë që mungojnë. 2. Blerësi mund ta zgjidhë kontratën në tërësi vetëm në qoftë se sasia e kontraktuar ose sendi i dorëzuar përbën një tërësi, apo në qoftë se blerësi ka edhe ashtu interes të arsyeshëm që ta merr sendin e kontraktuar ose sasinë në tërësi.
  77. 476

    AI-assisted research summary: If a seller delivers more than the contracted quantity in a sales contract between entrepreneurs, the buyer must pay for the extra quantity at the same price unless the buyer rejects it within a reasonable time.

    Neni 476 Kur shitësi i ka dhënë blerësit sasi më të madhe 1. Me kontratën e shitjes midis ndërmarrësve, kur shitësi i sendeve të caktuara sipas llojit ia ka dhënë blerësit sasinë më të madhe nga sa është kontraktuar, ndërsa blerësi brenda afatit të arsyeshëm nuk deklaron se e refuzon tepricën, do të konsiderohet se e ka marrë edhe këtë tepricë, kështu që ka për detyrë ta paguajë me të njëjtin çmim. 2. Në qoftë se blerësi refuzon të merr tepricën, shitësi ka për detyrë t’ia shpërblejë blerësit dëmin e shkaktuar.
  78. 477

    AI-assisted research summary: If only some sold items are defective, the buyer may rescind the contract only for the defective items; if the items form an inseparable whole, the buyer may rescind the whole contract and the seller may also rescind for the other items in certain cases.

    Neni 477 Caktimi i çmimit për disa sende 1. Kur me një kontratë dhe për një çmim janë shitur disa sende ose një grumbull sendesh, ndërsa vetëm disa prej tyre kanë të meta, blerësi mund ta zgjidhë kontratën vetëm për sa u përket sendeve me te meta, por jo edhe për të tjerat. 2. Në qoftë se këto përbëjnë një tërësi kështu që ndarja e tyre do të ishte e dëmshme, blerësi mund ta zgjidhë kontratën në tërësi, apo në qoftë se ai megjithatë deklaron se e zgjidhë kontratën vetëm për sa u përket sendeve me të meta, shitësi nga ana e tij mund ta zgjidhë kontratën edhe për sa u përket sendeve të tjera.
  79. 478

    AI-assisted research summary: Blerësi humb të drejtën për të zgjidhur kontratën për shkak të të metave të sendit kur nuk mund ta kthejë sendin ose ta kthejë në gjendjen e marrë.

    Neni 478 Humbja e të drejtës për zgjidhjen e kontratës për shkak të të metave 1. Blerësi humb të drejtën e zgjidhjes së kontratës për shkak të të metave të sendeve kur është në pamundësi ta kthejë sendin ose ta kthejë në gjendjen në të cilën e ka marrë. 2. Megjithatë, blerësi mund ta zgjidhë kontratën për shkak të ndonjë të mete të sendit, në qoftë se sendi është zhdukur tërësisht ose pjesërisht ose është dëmtuar për shkak të të metave që justifikon zgjidhjen e kontratës apo për shkak të ndonjë ngjarje e cila nuk rezulton prej tij dhe as prej ndonjë personi për të cilin përgjigjet ai. 3. E njëjta gjë vlen në qoftë se sendi është zhdukur ose dëmtuar tërësisht ose pjesërisht për shkak të detyrimit të blerësit që ta kontrollojë sendin, apo në qoftë se blerësi para se të jetë zbuluar e meta e ka konsumuar ose e ka ndryshuar një pjesë të sendit gjatë përdorimit të tij normal si dhe në qoftë se dëmtimi ose ndryshimi janë të parëndësishme. 103
  80. 479

    AI-assisted research summary: Blerësi ruan të drejta të tjera që i jep ligji kur, për shkak të një të mete, nuk mund ta kthejë sendin ose nuk mund ta kthejë në gjendjen kur e ka marrë dhe kështu humb të drejtën e zgjidhjes së kontratës.

    Neni 479 Ruajtja e të drejtave të tjera Blerësi i cili për shkak të pamundësisë që ta kthejë sendin ose ta kthejë në gjendjen në të cilën e ka marrë e ka humbur të drejtën e zgjidhjes së kontratës, ka të drejta të tjera që ia jep ligji për shkak të ekzistimit të ndonjë të mete.
  81. 480

    AI-assisted research summary: If a contract is terminated because the thing has defects, the buyer must compensate the seller for the benefit received from the thing.

    Neni 480 Efektet e zgjidhjes për shkak të të metave 1. Zgjidhja e kontratës për shkak të të metave të sendit ka efekte të njëjta sikurse edhe zgjidhja e kontratave të dyanshme për shkak të mos përmbushjes. 2. Blerësi i debiton shitësit kompensimin për dobinë nga sendi edhe kur është në pamundësi që ta kthejë krejtësisht ose një pjesë të tij, ndërsa kontrata megjithatë është zgjidhur.
  82. 481

    AI-assisted research summary: The price reduction is calculated based on the ratio between the value of the item without defects and the value of the item with defects at the time the contract is concluded.

    Neni 481 Zbritja e çmimit Zbritja e çmimit bëhet sipas raportit midis vlerës së sendit pa të meta dhe vlerës së sendit me të meta në kohën e lidhjes së kontratës.
  83. 482

    AI-assisted research summary: A buyer who already got a price reduction because of a defect may end the contract or ask for a new price reduction if another defect is later discovered.

    Neni 482 Zbulimi gradual i të metave Blerësi i cili ka realizuar zbritjen e çmimit për shkak të ekzistimit të ndonjë të mete, mund ta zgjidhë kontratën ose të kërkojë zbritjen e re të çmimit në qoftë se më vonë zbulohet ndonjë e metë tjetër.
  84. 483

    AI-assisted research summary: Buyer rights over defects expire after 1 year from notice to the seller, unless seller fraud prevented the buyer from using those rights.

    Neni 483 Humbja e të drejtave 1. Të drejtat e blerësit, i cili e ka njoftuar me kohë shitësin mbi ekzistimin e të metave, shuhen pasi të ketë kaluar një (1) vit duke llogaritur nga dita e dërgimit të njoftimit shitësit, përveç nëse blerësi për shkak të mashtrimit nga ana e shitësit ka qenë i penguar t’i realizojë ato të drejta. 2. Blerësi i cili e ka njoftuar me kohë shitësin mbi ekzistimin e të metave mund pasi të ketë kaluar ky afat, në qoftë se ende nuk e ka paguar çmimin të realizojë kërkesën e vet për zbritjen e çmimit ose t’ i shpërblehet dëmi, si kundërshtim kundër kërkesës së shitësit që t’i paguhet çmimi. III. GARANCIONI PËR FUNKSIONIMIN E RREGULLT TË SENDIT TË SHITUR
  85. 484

    AI-assisted research summary: If a seller gives the buyer a manufacturer warranty certificate for certain technical goods and the item does not work properly, the buyer may ask the seller or manufacturer to repair it within a reasonable time or replace it with a working item.

    Neni 484 Përgjegjësia e shitësit dhe e prodhuesit 1. Kur shitësi i ndonjë makine, motori, te ndonjë aparati, ose te sendeve tjera si këto që i përkasin te ashtuquajtura „malli teknik“, ia ka dorëzuar blerësit fletëgarancionin me të cilën prodhuesi garanton funksionim të rregullt të sendit gjatë një kohe të caktuar duke llogaritur nga dorëzimi i tij, blerësi mundet në qoftë se sendi nuk funksionon në rregull, të kërkojë si nga shitësi ashtu edhe nga prodhuesi që sendi të riparohet në afatin e arsyeshëm ose, nëse nuk e bën këtë, në vend të tij t’ia dorëzojë sendin i cili funksionon në rregull. 2. Me këto rregulla nuk preket në rregullat mbi përgjegjësinë e shitësit për të metat e sendit. 104
  86. 485

    AI-assisted research summary: The buyer may ask the seller or manufacturer to repair or replace a defective item during the warranty period, even if the defect appeared earlier. The buyer also has a right to compensation for damage caused by being unable to use the item from the request until the repair or replacement is completed.

    Neni 485 Kërkesa për riparim ose zëvendësim 1. Blerësi mundet për shkak të funksionimit jo në rregull të kërkojë nga shitësi, respektivisht nga prodhuesi riparimin ose zëvendësimin e sendit gjatë afatit të garancionit, pavarësisht se kur është shfaqur e meta në funksionimin e sendit. 2. Ai ka të drejtë në shpërblimin e dëmit që ka pësuar për shkak se ka qenë i privuar nga përdorimi i sendit që nga momenti i kërkesës për riparimin ose zëvendësimin deri në kryerjen e tyre.
  87. 486

    AI-assisted research summary: The warranty period is extended for the time the buyer cannot use the item because of a minor repair, and it starts again after replacement or a substantial repair.

    Neni 486 Zgjatja e afatit të garancionit 1. Në rast të ndonjë riparimi të vogël, afati i garancionit zgjatet aq sa blerësi ka qenë i privuar nga përdorimi i sendit. 2. Kur për shkak të funksionimit jo në rregull është bërë zëvendësimi i sendit, ose ndonjë riparim thelbësor të tij, afati i garancionit fillon të rrjedhë përsëri që nga zëvendësimi respektivisht që nga kthimi i sendit të riparuar. 3. Në qoftë se është zëvendësuar apo riparuar thelbësisht vetëm ndonjë pjesë e sendit, afati i garancionit fillon të rrjedhë përsëri vetëm për atë pjesë.
  88. 487

    AI-assisted research summary: If the seller does not repair or replace the item within a reasonable time, the buyer may end the contract, ask for a price reduction, and claim damages.

    Neni 487 Zgjidhja e kontratës dhe zbritja e çmimit Në qoftë se shitësi nuk e kryen brenda afatit të arsyeshëm riparimin ose zëvendësimin e sendit, blerësi mund ta zgjidhë kontratën ose të bëjë zbritjen e çmimit dhe të kërkojë shpërblimin e dëmit.
  89. 488

    AI-assisted research summary: The seller or producer must pay to transport the item for repair or replacement, return the repaired or replaced item to the buyer, and bear the risk of loss or damage during that time.

    Neni 488 Shpenzimet dhe rreziku 1. Shitësi respektivisht prodhuesi ka për detyrë që me shpenzime të veta ta transportojë sendin deri në vendin ku duhet të riparohet ose të zëvendësohet, si dhe sendin e riparuar ose të zëvendësuar t’ia kthejë blerësit. 2. Gjatë asaj kohe shitësi respektivisht prodhuesi bartë rrezikun për shkatërrimin ose dëmtimin e sendit.
  90. 489

    AI-assisted research summary: If several independent producers took part in making parts of an item or carrying out specific acts, their liability to the final producer for a defect in the resulting item ends when the final producer’s liability to the buyer ends.

    Neni 489 Përgjegjësia e kooperuesve Kur në prodhimin e pjesëve të veçanta të sendit ose në zbatimin e veprimeve të veçanta kanë marrë pjesë disa prodhues të pavarur, përgjegjësia e tyre ndaj prodhuesit final për funksionimin jo të rregullt të sendit që rezulton prej këtyre pjesëve ose prej këtyre veprimeve shuhet, kur shuhet përgjegjësia e prodhuesit final ndaj blerësit të sendit.
  91. 490

    AI-assisted research summary: The buyer’s warranty rights against the manufacturer end after one year from the day the buyer asks for repair or replacement.

    Neni 490 Humbja e të drejtave Të drejtat e blerësit ndaj prodhuesit në bazë të fletëgarancionit shuhen pasi të ketë kaluar një (1) vit, duke llogaritur nga dita kur ka kërkuar prej tij riparimin ose zëvendësimin e sendit. 105 NËNKREU 3 PËRGJEGJËSIA PËR TË METAT JURIDIKE
  92. 491

    AI-assisted research summary: The seller is responsible for legal defects affecting the sold item, and must remove a falsely registered third-party right at their own expense.

    Neni 491 Të metat juridike 1. Shitësi përgjigjet në qoftë se në sendin e shitur ekziston ndonjë e drejtë e të tretit e cila e përjashton, zvogëlon ose kufizon të drejtën e blerësit, e për ekzistimin e saj blerësi nuk është njoftuar, e as që ka dhënë pëlqimin që ta marrë sendin e ngarkuar me këtë të drejtë. 2. Shitësi i ndonjë të drejte tjetër garanton se ajo ekziston dhe se nuk ka pengesa juridike për realizimin e saj. 3. Në qoftë se në regjistrat publik është regjistruar ndonjë e drejtë e personave të tretë, e cila në realitet nuk ekziston, shitësi është i detyruar që me shpenzime te veta të bëjë çregjistrimin e asaj të drejte.
  93. 492

    AI-assisted research summary: If a third party has a right over the item, the buyer must notify the seller and ask for the item to be freed from that right or claim, or for a defect-free replacement in the case of generic goods.

    Neni 492 Njoftimi i shitësit Në qoftë se konstatohet se personi i tretë paraqet një të drejtë mbi sendin, atëherë blerësi është i detyruar ta njoftojë shitësin për këtë, përveç nëse shitësi për këtë është në dijeni, dhe të kërkojë prej tij që brenda afatit të arsyeshëm ta lirojë sendin nga e drejta ose pretendimi i personit të tretë, ose kur objekt i kontratës janë sendet e caktuara sipas llojit, t’ia dërgojë sendin tjetër pa të metë juridike.
  94. 493

    AI-assisted research summary: If the seller fails to meet certain defect-related obligations, the buyer may end the contract, reduce the price, and in some cases claim damages.

    Neni 493 Sanksionet për të metat juridike 1. Në qoftë se shitësi nuk vepron sipas kërkesës së blerësit në rastin kur merret sendin nga blerësi kontrata zgjidhet sipas ligjit, e në rastin e zvogëlimit ose të kufizimit të së drejtës së blerësit, sipas dëshirës së vet blerësi mundet ta zgjidhë kontratën ose të kërkojë zbritjen proporcionale të çmimit. 2. Në qoftë se shitësi nuk e përmbush detyrën ndaj blerësit që në afatin e arsyeshëm ta lirojë sendin nga e drejta ose nga pretendimi i personit të tretë, blerësi mund ta zgjidhë kontratën në qoftë se për atë shkak qëllimi i saj nuk mund të realizohet. 3. Në çdo rast blerësi ka të drejtë për shpërblimin e dëmit të pësuar. 4. Në qoftë se blerësi në çastin e lidhjes së kontratës ka qenë në dijeni për mundësinë që sendi t’i merret, ose që e drejta e tij t’i zvogëlohet ose t’i kufizohet, nuk ka të drejtë në shpërblimin e dëmit në qoftë se ajo mundësi realizohet, por ka të drejtë të kërkojë kthimin, respektivisht zbritjen e çmimit.
  95. 494

    AI-assisted research summary: Nëse blerësi nuk e njofton shitësin dhe e humb kontestin me një person të tretë, ai mund ta thërrasë shitësin në përgjegjësi për të metat juridike, përveç kur shitësi provon se ka pasur mjete për ta refuzuar kërkesën e palës së tretë.

    Neni 494 Kur blerësi nuk e njofton shitësin Blerësi, i cili duke mos njoftuar shitësin është lëshuar në kontest me personin e tretë dhe e ka humbur kontestin, megjithatë mund të thirret në përgjegjësinë e shitësit për të metat juridike, përveç nëse shitësi provon se ka disponuar mjete që të refuzohet kërkesa e personave të tretë.
  96. 495

    AI-assisted research summary: Blerësi may invoke the seller’s liability for legal defects even without notifying the seller if the third party right was openly and clearly accepted as valid.

    Neni 495 Kur e drejta e personit të tretë është haptazi e bazuar 1. Blerësi ka të drejtë të thirret në përgjegjësinë e shitësit për të metat juridike edhe kur pa e njoftuar shitësin dhe pa kontest ka pranuar të drejtën e të tretit haptazi të bazuar dhe padyshim. 106 2. Në qoftë se blerësi ia ka paguar të tretit një shumë të hollash për të hequr dorë nga e drejta e vet e padyshimtë, shitësi mund të lirohet nga përgjegjësia e vet në qoftë se ia shpërblen blerësit shumën e paguar dhe dëmin e pësuar.
  97. 496

    AI-assisted research summary: The seller’s liability for legal defects may be limited or excluded by contract, but such a clause is void if the seller knew or could not have been unaware of the defect in the right when the contract was made.

    Neni 496 Kufizimi kontraktues ose përjashtimi i përgjegjësisë së shitësit 1. Përgjegjësia e shitësit për të metat juridike mund të kufizohet me kontratë ose të përjashtohet krejtësisht. 2. Në qoftë se në kohën e lidhjes së kontratës shitësi ka qenë në dijeni ose nuk ka mundur të mos ketë qenë në dijeni për ndonjë të metë në të drejtën e tij, dispozita e kontratës mbi kufizimin ose mbi përjashtimin e përgjegjësisë për të metat juridike është nule.
  98. 497

    AI-assisted research summary: Shitësi përgjigjet për disa kufizime të veçanta juridiko-publike që blerësi nuk i ka ditur, nëse shitësi i ka ditur ose ka ditur se mund të priteshin dhe nuk ia ka treguar blerësit.

    Neni 497 Kufizimi i natyrës juridiko-publike Shitësi përgjigjet edhe për kufizime të veçanta të natyrës juridiko-publike të cilat nuk kanë qenë të njohura për blerësin, në qoftë se ai i ka ditur kufizimet ose ka ditur se ato mund të priten e nuk ia ka komunikuar blerësit.
  99. 498

    AI-assisted research summary: E drejta e blerësit për shkak të të metave juridike shuhet pas 1 viti nga dita kur ai mëson për të drejtën e personit të tretë, ose pas 6 muajve nga përfundimi i plotfuqishëm i kontestit në kushtet e paragrafit 2.

    Neni 498 Humbja e të drejtave 1. E drejta e blerësit në bazë të të metave juridike shuhet me skadimin e një (1) viti nga dita kur ka mësuar për ekzistimin e të drejtës së personit të tretë. 2. Në qoftë se personi i tretë, para skadimit të këtij afati ka iniciuar procesin, ndërsa blerësi e ka ftuar shitësin që të ndërhyjë në proces, e drejta e blerësit shuhet vetëm pasi të kenë kaluar gjashtë (6) muaj pas përfundimit të plotfuqishëm të kontestit. KREU 4 DETYRIMET E BLERËSIT NËNKREU 1 PAGIMI I ÇMIMIT
  100. 499

    AI-assisted research summary: Blerësi duhet të paguajë çmimin në kohën dhe vendin e caktuar me kontratë.

    Neni 499 Koha dhe vendi i pagimit 1. Blerësi ka për detyrë të paguajë çmimin në kohën dhe në vendin e caktuar me kontratë. 2. Në mungesë të dispozitës kontraktuese ose dokeve tjera, pagesa bëhet në momentin dhe në vendin ku kryhet dorëzimi i sendit. 3. Në qoftë se çmimi nuk duhet të paguhet në momentin e dorëzimit, pagesa bëhet në vendbanimin respektivisht në selinë e shitësit.
  101. 500

    AI-assisted research summary: If a credit-sold item generates usufruct or other benefits, the buyer must pay interest from the moment the item is delivered.

    Neni 500 Kamata në rast të shitjes me kredi Në qoftë se sendi i shitur me kredi jep uzurfrukt ose dobi tjera, blerësi debiton kamatë prej momentit kur i është dorëzuar sendi pavarësisht nëse detyrimi i pagimit të çmimit ka rrjedhur ose jo. 107
  102. 501

    AI-assisted research summary: For successive deliveries, the buyer must pay each price when the delivery is received, unless the contract or work circumstances provide otherwise.

    Neni 501 Pagimi i çmimit në rastin e dërgesave të njëpasnjëshme 1. Në rastin e dërgesave të njëpasnjëshme, blerësi ka për detyrë të paguajë çmimin për çdo dërgesë në momentin e marrjes në dorëzim, përveç nëse është kontraktuar diçka tjetër ose rjedh nga rrethanat e punës. 2. Në qoftë se në kontratën me dërgesat e njëpasnjëshme blerësi ia ka dhënë shitësit paradhënien, dërgimet e para arkëtohen nga paradhënia, po qe se nuk është kontraktuar diçka tjetër. NËNKREU 2 MARRJA E SENDIT
  103. 502

    AI-assisted research summary: This article defines taking receipt of an item and says the seller may terminate the contract if the buyer unreasonably refuses timely delivery and the seller reasonably suspects non-payment.

    Neni 502 Marrja e sendit 1. Marrja e sendit konsiston nga ndërmarrja e veprimeve të nevojshme për t’u bërë i mundur dorëzimi dhe mundësimi i pranimit dhe marrjes së sendit. 2. Në qoftë se blerësi pa ndonjë shkak të arsyeshëm refuzon marrjen e sendit, dorëzimi i të cilit i është ofruar në mënyrë të kontraktuar ose të zakonshme dhe me kohë, shitësi mundet të deklarojë se e zgjidhë kontratën, në qoftë se ka shkak të arsyeshme të dyshojë se blerësi nuk do ta paguajë çmimin. KREU 5 DETYRIMI I RUAJTJES SË SENDIT PËR LLOGARI TË BASHKËKONTRAKTUESIT
  104. 503

    AI-assisted research summary: Shitësi ose blerësi duhet ta ruajë sendin me kujdes dhe të marrë masat e nevojshme kur ligji e vendos këtë detyrim; pala që e bën këtë ka të drejtë të kërkojë shpenzimet e nevojshme të ruajtjes.

    Neni 503 Rastet e detyrimit te ruajtjes 1. Kur për shkak të vonesës së blerësit rreziku ka kaluar në blerësin para dorëzimit të sendit, shitësi ka për detyrë ta ruajë sendin me kujdes të ekonomistit të mirë respektivisht të shtëpiakut të mirë dhe për këtë qëllim të ndërmerr masa të nevojshme. 2. E njëjta gjë vlen edhe për blerësin kur i është dorëzuar sendi, ndërsa ai dëshiron t’ia kthejë shitësit, qoftë për shkak se e ka zgjidhur kontratën, qoftë se ka kërkuar sendin tjetër në vend të tij. 3. Në njërin dhe rastin tjetër kontraktuesi i cili është i detyruar të ndërmarrë masa për ruajtjen e sendit ka të drejtë në shpërblimin e shpenzimeve të nevojshme për ruajtjen e sendit.
  105. 504

    AI-assisted research summary: A buyer who does not want to accept a sent item must take it over for the seller’s account if the seller is absent and no one else is there to take it, provided this can be done without paying the price, major complications, or excessive expense.

    Neni 504 Kur blerësi nuk dëshiron ta marrë sendin që i është dërguar Blerësi që nuk dëshiron ta pranojë sendin që i është dërguar në vendin e destinimit dhe që i është lënë atje në diskonim, ka për detyrë ta merr përsipër për llogari të shitësit, në qoftë se ky nuk është i pranishëm në vendin e destinimit, dhe as që ndodhet atje ndokush i cili kishte për ta marrë përsipër sendin për te, me kusht që kjo të jetë e mundur pa paguar çmimin dhe pa ndërlikime të mëdha ose shpenzime të tepruara. 108
  106. 505

    AI-assisted research summary: A contracting party that has a duty to preserve an item may, under the conditions and consequences set by the law, deposit it with the court, hand it to someone else for safekeeping, or sell it for the other party’s account.

    Neni 505 E drejta e palës së detyruar për ta ruajtur sendin Pala kontraktuese e cila sipas dispozitave paraprake ka për detyrë të marrë masa për ruajtjen e sendit, mundet nën kushte dhe pasoja të caktuara në dispozitat e këtij ligji për depozitimin në gjykatë dhe shitjen e sendit që është borxh, ta depozitojë në gjykatë, t’ia dorëzojë për ruajtje ndonjë tjetri ose ta shesë për llogari të palës tjetër. KREU 6 SHPËRBLIMI I DËMIT NË RAST TË ZGJIDHJES SË KONTRATËS
  107. 506

    AI-assisted research summary: Nëse shitja zgjidhet për shkak të cenimit të kontratës nga njëra palë, pala tjetër ka të drejtë të marrë shpërblim për dëmin e pësuar.

    Neni 506 Rregulla të përgjithshme Kur shitja është zgjidhur për shkak të cenimit të kontratës nga ana e njërës palë kontraktuese, pala tjetër ka të drejtë në shpërblimin e dëmit të cilin atë e pëson për këtë sipas rregullave të përgjithshme për shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga cenimi i kontratës.
  108. 507

    AI-assisted research summary: If a sale is ended because one party breached the contract and the item has a current market price, the other party may claim the difference between the contract price and the market price on the day of termination.

    Neni 507 Kur sendi ka çmimin vijues 1. Kur shitja është zgjidhur për shkak të shkeljes së kontratës nga ana e njërës palë kontraktuese, ndërsa sendi e ka çmimin rrjedhës, pala tjetër mund të kërkojë diferencën midis çmimit të caktuar në kontratë dhe çmimit rrjedhës në ditën e zgjidhjes së kontratës në tregun e vendit ku është kryer puna. 2. Në qoftë se në tregun e vendit ku është kryer puna nuk ka çmim rrjedhës, për llogaritjen e shpërblimit të dëmit merret në konsiderim çmimi rrjedhës i tregut i cili do të mund ta zëvendësonte në rastin konkret, të cilit i duhet shtuar diferenca e shpenzimeve të transportit.
  109. 508

    AI-assisted research summary: Kur njëra palë nuk përmbush me kohë detyrimin për një sasi sendesh të caktuara sipas llojit, pala tjetër mund të bëjë shitje ose blerje për mbulesë dhe të kërkojë diferencën e çmimit.

    Neni 508 Kur shitja ose blerja është bërë për mbulesë 1. Kur objekt i shitjes është një sasi sendesh të caktuara sipas llojit dhe kur njëra palë nuk e kryen me kohë detyrimin e vet, pala tjetër mund të bëjë shitjen respektivisht blerjen për mbulesë dhe të kërkojë diferencën midis çmimit të caktuar me kontratë dhe çmimit të shitjes apo të blerjes për mbulesë. 2. Shitja dhe blerja për mbulesë duhet të bëhet në afatin e arsyeshëm dhe në mënyrën e arsyeshme. 3. Për qëllimin e shitjes përkatësisht blerjes, kreditori është i detyruar ta njoftojë debitorin.
  110. 509

    AI-assisted research summary: A party that remains faithful to the contract may also claim compensation for greater damage if it suffered that damage.

    Neni 509 Shpërblimi i dëmit tjetër Krahas të drejtës për shpërblimin e dëmit sipas rregullave nga nenet paraprake, pala e cila i mbetet besnike kontratës ka të drejtë edhe në shpërblimin e dëmit më të madh, në qoftë se e ka pësuar. 109 KREU 7 RASTET E VECANTA TË KONTRATËS PËR SHITJE NËNKREU 1 SHITJA ME TË DREJTËN E PARABLERJES
  111. 510

    AI-assisted research summary: Në një marrëveshje për të drejtën e parablerjes, blerësi duhet ta njoftojë shitësin për shitjen e synuar dhe kushtet e saj, dhe t’ia ofrojë sendin për blerje me të njëjtin çmim.

    Neni 510 Nocioni Me dispozitën kontraktuese mbi të drejtën e parablerjes obligohet blerësi që ta njoftoj shitësin mbi shitjen e sendit që ka ndërmend t’ia bëjë personit të caktuar, si dhe mbi kushtet e kësaj shitjeje dhe t’ia ofroj që ky ta blej sendin me të njëjtin çmim.
  112. 511

    AI-assisted research summary: The seller must notify the buyer within 30 days if the seller chooses to exercise the pre-emption right, and must pay or deposit the notified price at the same time. The seller may use the contract’s payment deadline only if sufficient security is offered.

    Neni 511 Afatet për ushtrimin e të drejtës dhe për pagimin e çmimit 1. Shitësi ka për detyrë ta njoftojë blerësin në mënyrë të sigurt mbi vendimin e vet për ta shfrytëzuar të drejtën e parablerjes brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh duke llogaritur që nga dita kur shitësi, e ka njoftuar mbi këtë shitjen që ka ndërmend ti bëjë personit të tretë. 2. Njëkohësisht me deklaratën se ai e blen sendin shitësi ka për detyrë ta paguajë çmimin e njoftuar personit të tretë ose ta depozitojë pranë gjykatës. 3. Në rast se në kontratën me të tretin është parashikuar afati për pagimin e çmimit – shitësi mund ta shfrytëzoj këtë afat vetëm në qoftë se ofron siguri të mjaftueshme.
  113. 512

    AI-assisted research summary: The right of first refusal for movable goods cannot be transferred or inherited unless another law provides otherwise.

    Neni 512 Mundësia e trashëgimit dhe të tjetërsimit E drejta e parablerjes së sendeve të luajtshme nuk mund të tjetërsohet dhe as të trashëgohet, në qoftë se me ligj nuk është caktuar ndryshe.
  114. 513

    AI-assisted research summary: During a mandatory public auction, the pre-emption right holder/buyer may not use the pre-emption right. If that right is recorded in the official register and the person was not specially invited, they may request cancellation of the public sale.

    Neni 513 Në rastin e shitjes publike të detyrueshme 1. Gjatë ankandit publik të detyrueshëm përfituesi i të drejtës së parablerjes (blerësi) nuk mund të përdori të drejtën e vet të parablerjes. 2. Mirëpo, përfituesi i të drejtës së parablerjes (blerësi) e drejta e parablerjes e të cilit është shkruar në regjistrin zyrtar mund të kërkojë anulimin e shitjes publike,në qoftë se nuk është ftuar posaçërisht.
  115. 514

    AI-assisted research summary: The pre-emption right ends at the time set in the contract; if no time is set, it ends five years after the contract is concluded.

    Neni 514 Kohëzgjatja e të drejtës së parablerje 1. E drejta e parablerjes shuhet në kohën e përcaktuar me kontratë. 2. Nëse koha nuk është përcaktuar me kontratë, e drejta e parablerjes shuhet pesë (5) vite pas lidhjes së kontratës. 110
  116. 515

    AI-assisted research summary: The holder of the pre-emption right may challenge the transfer and ask for the item to be assigned to them on the same terms within 6 months, with a later start date if they were misinformed about the sale terms; the right ends after 5 years from transfer to the third party.

    Neni 515 Nëse është bërë bartja e pasurisë pa e njoftuar shitësin 1. Në qoftë se shitësi e ka shitur sendin dhe pronësinë e tij e ka bartur në personin e tretë, duke mos e njoftuar përfituesin e të drejtës së parablerjes (blerësin), megjithëse i treti e ka ditur ose është dashur ta dinte se përfituesi i të drejtës së parablerjes ka të drejtën e parablerjes, përfituesi i të drejtës së parablerjes mundet brenda gjashtë (6) muajsh, nga koha kur është njoftuar për kontratën e shitjes, të kërkojë që bartja të anulohet dhe sendi t'i cedohet këtij nën të njëjta kushte. 2. Në qoftë se shitësi e ka njoftuar në mënyrë jo të saktë blerësin mbi kushtet e shitjes së bërë personit të tretë, dhe nëse i treti e ka ditur këtë ose është dashur ta dinte, ky afat prej gjashtë (6) muajsh fillon të rrjedhë nga dita kur përfituesi i të drejtës së parablerjes ka mësuar për kushtet e vërteta të kontratës 3. E drejta e parablerjes në çdo rast shuhet pasi të kenë kaluar pesë (5) vjet nga bartja e pronësisë në personin e tretë.
  117. 516

    AI-assisted research summary: Certain persons may have a legal right of first refusal, and that right is unlimited in duration.

    Neni 516 E drejta ligjore e parablerjes 1. Persona të caktuar mund të kenë të drejtën e parablerjes sipas ligjit. 2. Kohëzgjatja e të drejtës ligjore të parablerjes është e pa kufizuar. 3. Rregullat e shitjes me të drejtën e parablerjes zbatohen përshtatshmërisht edhe tek e drejta ligjore e parablerjes, përveç nëse në rastet e veçanta parashihet ndryshe. NËNKREU 2 BLERJA NË PROVË
  118. 517

    AI-assisted research summary: If a buyer takes goods on trial, the buyer must tell the seller within the set time whether they will stay with the contract; otherwise the buyer is treated as having withdrawn.

    Neni 517 Nocioni 1. Kur është kontraktuar që blerësi ta merr sendin me kusht që ta provojë për të vërtetuar nëse i përgjigjet dëshirës së tij, blerësi ka për detyrë ta njoftojë shitësin brenda afatit të caktuar në kontratë ose sipas dokeve se a mbetet pranë kontratës, e në qoftë se nuk ka një të tillë, atëherë në afatin e arsyeshëm të cilin do t’ia caktonte shitësi,përndryshe konsiderohet se ka hequr dorë nga kontrata. 2. Në qoftë se sendi i është dorëzuar blerësit për ta provuar deri në afatin e caktuar ndërsa ky nuk e kthen deri në skadimin e afatit ose nuk i deklaron shitësit se heq dorë nga kontrata, konsiderohet se ka mbetur pranë kontratës.
  119. 518

    AI-assisted research summary: If proof is agreed to test whether goods have certain qualities or are suitable for a particular use, the contract continues based on whether that is actually true, not on the buyer’s opinion.

    Neni 518 Prova objektive Kur prova është kontraktuar për të vërtetuar nëse sendi ka cilësi të caktuar ose nëse është i përshtatshëm për përdorim të caktuar, mbetja në fuqi e kontratës nuk varet nga vlerësimi i blerësit, por nga fakti nëse ai ka me të vërtetë këto cilësi përkatësisht nëse është i përshtatshëm për përdorim të caktuar.
  120. 519

    AI-assisted research summary: Për sendin e dhënë blerësit për provë, rrezikun e shkatërrimit ose dëmtimit të rastësishëm e mban shitësi deri sa blerësi të thotë se e mban kontratën, ose deri në afatin kur blerësi duhet ta kthejë sendin.

    Neni 519 Rreziku Rrezikun e shkatërrimit ose të dëmtimit të rastësishëm të sendit që i është dorëzuar blerësit për provë e bartë shitësi derisa blerësi të deklarojë se mbetet pranë kontratës, përkatësisht deri në skadimin e afatit kur blerësi ka qenë i detyruar t’ia kthejë sendin shitësit. 111
  121. 520

    AI-assisted research summary: Rules on purchase by trial also apply to purchase after inspection and to purchases where the buyer reserves the right of trial.

    Neni 520 Blerja pas kontrollimit përkatësisht me rezervimin e të provuarit Dispozitat për blerjen me provë zbatohen përshtatshmërisht edhe për blerjen pas kontrollimit dhe ndaj blerjes me rezervimin e të drejtës së të provuarit. NËNKREU 3 SHITJA SIPAS MOSTRËS OSE MODELIT
  122. 521

    AI-assisted research summary: In sales by sample or model, the seller is liable if the delivered goods do not match the sample or model; but the seller is not liable for sameness defects when the sample or model was shown only for information and no promise of sameness was made.

    Neni 521 Shitja sipas mostrës ose modelit 1. Në rastin e shitjes sipas mostrës ose modelit, te kontratat ndërmjet ndërmarrësve në qoftë se sendi të cilin shitësi ia ka dorëzuar blerësit nuk është i njëjtë si mostra ose modeli, shitësi përgjigjet sipas dispozitave për përgjegjësinë e shitësit për të metat materiale të sendit, ndërsa në raste të tjera shitësi përgjigjet sipas dispozitave për përgjegjësinë për mos përmbushjen e detyrimit. 2. Shitësi nuk përgjigjet për të metat e njëjtësisë në qoftë se mostrën, përkatësisht modelin ia ka paraqitur blerësit vetëm për qëllim njoftimi dhe caktim të përafërt te karakteristikave të sendit pa premtim të njëjtësisë. NËNKREU 4 SHITJA ME SPECIFIKIM
  123. 522

    AI-assisted research summary: Kur kontrata i jep blerësit të drejtën të zgjedhë më vonë karakteristikat e sendit, ai duhet ta bëjë specifikimin në kohë; nëse nuk e bën, shitësi mund ta zgjidhë kontratën ose ta bëjë vetë specifikimin. Nëse shitësi e bën specifikimin, duhet ta njoftojë blerësin dhe t’i japë afat të arsyeshëm për një specifikim tjetër.

    Neni 522 Shitja me specifikim 1. Në qoftë se me kontratë është rezervuar e drejta për blerësin që të caktojë më vonë formën, masën ose ndonjë karakteristikë tjetër të sendit, ndërsa blerësi nuk e kryen këtë specifikim deri në datën e kontraktuar, ose derisa të kalojë një afat i arsyeshëm, duke llogaritur nga kërkesa e shitësit për ta bërë këtë, shitësi mund të deklarojë se e zgjidhë kontratën ose të bëjë specifikimin sipas asaj që është në dijeni për nevojat e blerësit. 2. Në qoftë se vet shitësi kryen specifikimin, ai ka për detyrë ta njoftojë blerësin mbi hollësitë e tij dhe t’ia caktojë një afat të arsyeshëm që të bëjë një specifikim tjetër. 3. Në qoftë se blerësi nuk e shfrytëzon këtë mundësi, mbetet i detyruar specifikimi të cilin e ka bërë shitësi. NENKREU 5 SHITJA ME KUSHTE
  124. 523

    AI-assisted research summary: A seller of a movable item may reserve ownership by a special contract clause until the buyer pays the sale price.

    Neni 523 Kushtet 1. Shitësi i një sendi të caktuar të luajtshëm mundet që nëpërmjet një dispozite të veçantë në kontratë të ruaj të drejtën e pronësinë mbi sendin që i është dhënë blerësit derisa blerësi të paguaj çmimin e shitjes. 112 2. Ruajtja e të drejtës së pronësisë ka efekt për kreditorin e blerësit vetëm nëse nënshkrimi mbi kontratën që përmban dispozitën e ruajtjes së të drejtës së pronësisë është noterizuar para falimentimit të blerësit apo bashkëngjitjes së pronës së luajtshme. 3. Tek sendet të cilat mbahen regjistra të posaçëm publik, pronësia mund të rezervohet vetëm nëse një gjë e tillë është përcaktuar me dispozitat mbi organizimin dhe administrimin e regjistrave të tillë.
  125. 524

    AI-assisted research summary: The buyer bears the risk of accidental loss or damage to the item from the moment it is delivered.

    Neni 524 Rreziku Rreziku për shkatërrimin apo dëmtimin e rastësishëm të sendit merret përsipër nga ana e blerësit prej momentit të dorëzimit të sendit. NENKREU 6 SHITJA ME KËSTE
  126. 525

    AI-assisted research summary: In a sale by installments, the seller must deliver the specified movable item before full payment, and the buyer must pay in installments at set times.

    Neni 525 Përkufizimi Me anë të kontratës së shitjes me këste, shitësi obligohet tia dorëzojë blerësit një send të posaçëm të luajtshëm para se çmimi i blerjes të paguhet në tërësi, dhe blerësi obligohet të paguaj me këste në periudha të caktuara kohore.
  127. 526

    AI-assisted research summary: A sale contract paid in installments must be made in writing.

    Neni 526 Forma e kontratës Kontrata e shitjes me pagimin e çmimit në këste duhet të përpilohet në formë të shkruar.
  128. 527

    AI-assisted research summary: Në shitjen me para të gatshme, dokumenti i kontratës duhet të përfshijë edhe detajet e pagesave me këste.

    Neni 527 Pjesët esenciale të kontratës Tek shitja me para të gatshme, përveç sendit dhe çmimit të tij, dokumenti i kontratës duhet të përcaktojnë edhe shumën totale të të gjitha kësteve, duke përfshirë edhe ato të paguara në momentin e lidhjes së kontratës, shumën e secilës pagesë së veçantë dhe numrin e tyre si dhe afatet kohore për secilën.
  129. 528

    AI-assisted research summary: The seller may terminate the contract if the buyer is late with installment payments, and in some cases may instead demand the remaining price while giving a new 15-day period.

    Neni 528 Zgjidhja e kontratës dhe kërkesa për pagimin e plotë të çmimit 1. Në rast se blerësi vonohet në kryerjen e pagesës së këstit fillestarë, shitësi mund ta zgjidhë kontratën. 2. Pas pagesës së këstit fillestar, shitësi mund ta zgjidhë kontratën në qoftë se blerësi vonohet me të paktën dy këste të njëpasnjëshme, që përbëjnë të paktën një të tetën e çmimit. 3. Përjashtimisht, shitësi mund ta zgjidh kontratën kur blerësi vonohet me pagesën e një kësti të vetëm, në qoftë se për pagesën e çmimit nuk janë parashikuar më tepër se katër këste. 4. Në rastet e parashikuara në paragrafët 2. dhe 3. të këtij neni shitësi mundet që në vend që ta zgjidhë kontratën, të kërkojë nga blerësi pagimin e krejt shumës së mbetur të çmimit, por në këtë rast ka për detyrë t'i mundësoj blerësit një afat të ri prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh. 113
  130. 529

    AI-assisted research summary: If the contract is canceled, the seller must return the received installments with interest and necessary expenses, and the buyer must return the item and pay compensation for its use.

    Neni 529 Pasojat e kontratës së anuluar 1. Nëse kontrata anulohet shitësi duhet t’i kthej të gjitha këstet e pranuara së bashku me interesin që nga dita kur i ka pranuar si dhe t’i kthejë të gjitha shpenzimet e nevojshme që blerësi ka pasur për sendin. 2. Blerësi duhet t’ia kthej sendin shitësit në gjendjen në të cilën e ka pranuar si dhe të paguaj kompensimin për përdorimin e bërë të sendit gjerë në momentin e anulimit të kontratës. NENKREU 7 SHITJA ME ANE TE AKREDITIVIT
  131. 530

    AI-assisted research summary: Kur pagesa është me akreditiv, blerësi duhet të sigurojë hapjen e akreditivit në përputhje me kontratën; në disa raste palët ndajnë ose mbajnë shpenzimet e zgjatjes, dhe mund të bien dakord që hapja e akreditivit të jetë kusht për vlefshmërinë e kontratës.

    Neni 530 Detyrimet e palëve 1. Nëse ekziston marrëveshja që pagesa të bëhet me anë të akreditivit blerësi detyrohet që me shpenzimet e tij në një afat të përshtatshëm të sigurojë se kësti i parë bankarë hap një akreditiv që është në përputhje me kontratën e shitjes. Akreditivi duhet të jetë i vlefshëm për një kohë të mjaftueshme pas përmbushjes së detyrimit të shitësit në mënyrë që shitësi të ketë mundësi ti mbledhë dhe dorëzojë dokumentet në bankë. 2. Nëse banka nuk e hapë akreditivin në përputhje me paragrafin paraprak ose nuk paguan shumën kreditore edhe pse shitësi ka paraqitur dokumentet e nevojshme, dispozitat mbi vonesat e debitorit do të zbatohen përshtatshmërisht në marrëdhënien ndërmjet shitësit dhe blerësit. 3. Shitësi i cili akreditivin e hapur nga banka nuk e përdorë në përputhje me kontratën e shitjes nuk e humbë të drejtën për të kërkuar çmimin e shitjes, por detyrohet që të kompensojë dëmin e blerësit. 4. Palët mund të përcaktojnë se hapja e akreditivit është kusht për vlefshmërinë e kontratës. 5. Nëse akreditivi është zgjatur me marrëveshjen e të dy palëve, secili prej tyre merr përsipër gjysmën e shpenzimeve. Nëse zgjatja është bërë për arsyet e njërës palë, shpenzimet i ngarkohen kësaj pale. 6. Dispozitat e këtij neni nuk i zëvendësojnë rregullat e akreditivit si transaksion bankar, as e kundërta. NËNKREU 8 URDHRI I SHITJES
  132. 531

    AI-assisted research summary: The order recipient must sell the delivered movable item at the agreed price and time, or return it to the order giver within that time; the sales order cannot be revoked.

    Neni 531 Nocioni 1. Me kontratën e urdhrit për shitje detyrohet urdhër marrësi që sendin e caktuar të luajtshëm, të cilin ia ka dorëzuar urdhërdhënësi, ta shesë me një çmim të caktuar në afatin e caktuar ose që në atë afat t’ia kthejë urdhërdhënësit. 2. Urdhri i shitjes nuk mund të revokohet.
  133. 532

    AI-assisted research summary: The delivered thing stays owned by the sender, who bears accidental loss or damage risk and cannot dispose of it until it is returned.

    Neni 532 Rreziku i shkatërrimit dhe i dëmtimit të sendit Sendi i dorëzuar urdhër marrësit mbetet në pronësinë e urdhërdhënësit dhe ai e bartë rrezikun e shkatërrimit ose të dëmtimit të tij të rastësishëm, por ai nuk mund ta disponojë deri sa të mos i kthehet. 114
  134. 533

    AI-assisted research summary: Nëse urdhër marrësi nuk e shet sendin, nuk ia dorëzon çmimin urdhërdhënësit dhe nuk e kthen brenda afatit të caktuar, ai konsiderohet ta ketë blerë sendin. Kreditorët e tij nuk mund ta sekuestrojnë sendin derisa ai t’ia paguajë çmimin urdhërdhënësit.

    Neni 533 Kur konsiderohet se urdhër marrësi e ka blerë sendin 1. Në qoftë se urdhër marrësi nuk e shet sendin dhe nuk ia dorëzon çmimin e caktuar urdhërdhënësit deri në afatin e caktuar, e as që e kthen në atë afat, konsiderohet se ai e ka blerë sendin. 2. Mirëpo, kreditorët e tij nuk mund të bëjnë sekuestrimin e sendit derisa ai të mos ia paguajë çmimin urdhër dhënësit. PJESA II KONTRATA PËR KËMBIMIN
  135. 534

    AI-assisted research summary: In an exchange contract, each party must hand over the exchanged item to the other party so ownership can pass; transferable rights can also be exchanged.

    Neni 534 Nocioni 1. Me kontratën për këmbimin secili kontraktues detyrohet ndaj bashkëkontraktuesit të vet ta dorëzojë sendin që këmbehet, kështu që ai të fitojë të drejtën e pronësisë. 2. Objekt këmbimi mund të jenë edhe të drejtat e bartshme.
  136. 535

    AI-assisted research summary: A contract of exchange creates rights and obligations for each contracting party.

    Neni 535 Efektet e kontratës për këmbimin Me kontratën për këmbimin krijohen për secilin kontraktues detyrime dhe të drejta të cilat me kontratën e shitjes krijohen për shitësin. PJESA III KONTRATA PËR DHURATËN KREU 1 PERKUFIZIM I PERGJITHSHEM
  137. 536

    AI-assisted research summary: A gift contract requires the donor to transfer ownership or another right, or otherwise benefit the recipient without payment, and the recipient must consent.

    Neni 536 Nocioni 1. Me kontratën për dhuratën një person (dhuratëdhënësi) merr përsipër që pa shpërblim të bartë të drejtën e pronësisë apo ndonjë të drejtë tjetër tek dhuratëmarrësi apo në ndonjë mënyrë tjetër të pasurojë dhuratëmarrësin nga llogaria e dhuratëdhënësit, si dhe dhuratëmarrësi të jep pëlqimin për një gjë të tillë. 2. Heqja dorë nga një e drejtë konsiderohet si dhuratë, nëse personi i detyruar jep pëlqimin për këtë. 3. Heqja dorë nga një e drejtë në lidhje me të cilën nuk ka ndonjë person të detyruar dhe e cila nuk është kaluar tek ndonjë person i tretë, nuk konsiderohet dhuratë.
  138. 537

    AI-assisted research summary: This provision says a “reward” is treated as a gift contract or the donor’s moral obligation when the recipient had no right to claim it through a lawsuit.

    Neni 537 Shpërblimi Konsiderohet kontratë e dhuratës shpërblimi ose detyrimi moral i dhuratëdhënësit nëse dhuratëmarrësi nuk ka pasur të drejtë të kërkoj lëndën e këtij detyrimi me anë të padisë. 115
  139. 538

    AI-assisted research summary: A gift is treated as a gift contract only for the extra value if the donee must enrich the donor under the same or another contract.

    Neni 538 Dhurata e përzier Nëse me të njëjtën kontratë apo me kontratë tjetër, dhuratëmarrësi detyrohet të pasurojë dhuratëdhënësin do të konsiderohet si kontratë e dhurimit vetëm në lidhje me vlerën shtesë.
  140. 539

    AI-assisted research summary: If the donor’s obligations are periodic, the obligation ends when the donor dies.

    Neni 539 Përmbushja periodike Nëse detyrimet e dhuratëdhënësit përbëjnë përmbushje të kohëpaskohshme, ky detyrim shuhet me vdekjen e dhuratëdhënësit.
  141. 540

    AI-assisted research summary: A donor is liable for damage if they knowingly give away someone else’s item and hide that fact, or if a gifted item has a defect or dangerous feature that causes damage and the donor knew or should have known and did not warn the donee.

    Neni 540 Përgjegjësia e dhuratëdhënësit për dëmin 1. Secili që me dijeni jep sendin e tjetrit si dhe ia fsheh këtë rrethanë dhuratëmarrësit është përgjegjës për dëmin. 2. Nëse sendi i dhuruar ka një të metë apo ndonjë veçori të rrezikshme si pasojë e së cilës i është shkaktuar dëmi dhuratëmarrësit, apo të tretit të dëmtuar, përgjegjës për këtë dëm është dhuratëdhënësi nëse dhuratëdhënësi ka qenë në dijeni apo është dashur të jetë në dijeni për të metën apo veçorinë e rrezikshme dhe për këtë nuk e ka lajmëruar dhuratëmarrësin. KREU 2 FORMA
  142. 541

    AI-assisted research summary: A gift contract must be in writing if the donor does not immediately transfer the item or right so the donee can use it without hindrance.

    Neni 541 Forma 1. Nëse dhuratëdhënësi nuk e bartë menjëherë sendin apo të drejtën tek dhuratëmarrësi në mënyrë që dhuratëmarrësi të disponojë me të pa pengesa, atëherë kontrata e dhuratës duhet të jetë në formë të shkruar. 2. Nëse kontrata e dhuratës nuk është lidhur në formën e përcaktuar në paragrafin paraprak, dhuratëmarrësi nuk mund të kërkojë me anë të padisë përmbushjen e saj. KREU 3 REVOKIMI I KONTRATES SE DHURATES
  143. 542

    AI-assisted research summary: A donor may revoke a gift contract if, after the contract is made, the donor’s survival is endangered, but not if that would endanger the recipient’s survival.

    Neni 542 Revokimi për shkak të varfërimit 1. Dhuratëdhënësi i cili pas realizimit të kontratës së dhuratës, bie në pozitë të tillë ku i rrezikohet mbijetesa mund ta revokojë kontratën e dhuratës. 2. Revokimi i përcaktuar në paragrafin paraprak nuk është i mundshëm nëse si pasojë e kësaj dhuratëmarrësi do të jetë në pozitë ku i rrezikohet mbijetesa. 3. Dhuratëmarrësi mund ta mbaj dhuratën nëse dhuratëmarrësi i siguron dhuratëdhënësit mjetet e jetesës. 116
  144. 543

    AI-assisted research summary: The donor may revoke a gift contract for serious ingratitude by the recipient, and the heir may also revoke in certain cases.

    Neni 543 Revokimi për shkak të mosmirënjohjes së thellë 1. Dhuratëdhënësi po ashtu mund të revokojë kontratën për shkak të mosmirënjohjes së thellë nëse pas lidhjes së sajë dhuratëmarrësi sillet me dhuratëdhënësin apo me ndonjë person të afërt të tij në atë mënyrë që sipas parimeve themelore të moralit do të ishte e padrejtë për dhuratëmarrësin të mbante atë që ka marrë me dhuratë. 2. Dhurata po ashtu mund të revokohet nga trashëgimtari për arsye të mënyrës së sjelljes ndaj dhuratëdhënësit 3. Revokimi për shkak të mënyrës së sjelljes së dhuratëmarrësit është i mundshëm edhe për shkak të sjelljes së trashëgimtarit të dhuratëmarrësit. 4. Revokimi nuk është i mundur nëse mosmirënjohja e thellë e dhuratëmarrësit ndaj dhuratëdhënësit ndërpritet.
  145. 544

    AI-assisted research summary: A donor may revoke a gift if, after the gift contract is made, the donor has a child and previously had no children.

    Neni 544 Revokimi për shkak të lindjes së pastajshme Dhuratëdhënësi i cili bëhet me fëmijë pasi që është lidhur kontrata e dhuratës dhe i cili më parë nuk ka pasur asnjë fëmijë, mund ta revokojë dhuratën.
  146. 545

    AI-assisted research summary: When a gift is revoked, the donor must ask for the return of the thing, right, or payment/value received by the donee; if the gift has not yet been completed, revocation ends the donor’s obligation.

    Neni 545 Pasojat e revokimit 1. Me anë të deklaratës së revokimit dhuratëdhënësi duhet të kërkojë kthimin e sendit apo të drejtës apo të pagesës së vlerës me të cilën dhuratëmarrësi është pasuruar në bazë të veprimit të dhuratës. 2. Nëse dhurata ende nuk është përmbushur, revokimi ka për pasojë ndërprerjen e detyrimit të dhuratëdhënësit.
  147. 546

    AI-assisted research summary: The donor may revoke a gift contract within one year after learning the reasons for revocation.

    Neni 546 Afatet për revokimin Kontrata e dhuratës mund të revokohet brenda një viti nga dita kur dhuratëdhënësi ka mësuar për arsyet e revokimit.
  148. 547

    AI-assisted research summary: A waiver of revocation is invalid.

    Neni 547 Heqja dorë nga revokimi Është e pavlefshme heqja dorë nga revokimi. KREU 4 DHURATA NË RAST TË VDEKJES
  149. 548

    AI-assisted research summary: A gift contract meant to take effect after the donor’s death is valid only if it is made as a notarial act and the gift contract document is delivered to the donee.

    Neni 548 Dhurata në rast të vdekjes Kontrata e dhuratës e cila është për tu përmbushur pas vdekjes së dhuratëdhënësit është e vlefshme vetëm nëse është bërë në formë të aktit noterial dhe nëse dokumenti për kontratën e lidhur të dhuratës është dorëzuar tek dhuratëmarrësi. 117 PJESA IV KONTRATA PËR DORËZIMIN DHE NDARJEN E PASURISË (KONTRATA E DORËZIMIT)
  150. 549

    AI-assisted research summary: A delivery contract makes the deliverer undertake to transfer and divide the property among specified descendants and adopted children.

    Neni 549 Përkufizimi Me kontratë të dorëzimit, dorëzuesi merr përsipër të dorëzojë dhe ndajë pronën tek pasardhësit e tij/saj, tek fëmijët e adoptuar dhe pasardhësve të fëmijëve të adoptuar.
  151. 550

    AI-assisted research summary: A contract is valid only if consent is given by the listed descendants, and it must be made in notarized form.

    Neni 550 Kushtet për vlefshmërinë 1. Kontrata është e vlefshme vetëm nëse për të jepet pëlqimi nga pasardhësit, fëmijët e adoptuar dhe pasardhësve të fëmijëve të adoptuar të cilët sipas ligjit do të thirreshin për të trashëguar mbi bazën e kontratës (pasardhësit). 2. Kontrata duhet të lidhet në formë të aktit noterial. 3. Secili pasardhës që nuk e jep pëlqimin, mund ta bëjë atë më vonë në të njëjtën formë. 4. Dorëzimi dhe ndarja mbetet e vlefshme edhe nëse një pasardhës i cili nuk ka dhënë pëlqimin vdes para dorëzimit duke mos lënë ndonjë pasardhës, nëse heq dorë nga trashëgimia, nëse është përjashtuar nga trashëgimia, apo nëse nuk është i denjë të trashëgojë.
  152. 551

    AI-assisted research summary: Only the transferor’s existing property may be included in the transfer and division.

    Neni 551 Subjekti i dorëzimit dhe ndarjes së pasurisë 1. Vetëm pasuria ekzistuese e dorëzuesit, pjesërisht ose në tërësi, mund të përfshihet në dorëzim dhe ndarje. 2. Është e pavlefshme dispozita për mënyrën e ndarjes së pasurisë që është pjesë e pronës së përgjithshme të dorëzuesit.
  153. 552

    AI-assisted research summary: If the predecessor dies after having donated and divided property during life, the general estate includes only property not covered by that donation and division, plus later-acquired property.

    Neni 552 Pozita e pasurisë së dorëzuar 1. Nëse vdes paraardhësi i cili ka dorëzuar dhe ndarë pasurinë e tij apo saj gjatë kohës sa ka qenë gjallë, pasuria e përgjithshme e tij apo saj përbëhet vetëm nga pasuria e cila nuk është përfshirë në dorëzim dhe ndarje si dhe nga prona e fituar më pas. 2. Pasuria e fituar nga pasardhësit e tij apo saj me anë të dorëzimit dhe ndarjes nuk klasifikohet si pjesë e pasurisë së përgjithshme të tij apo saj si dhe nuk llogaritet gjatë përcaktimit të vlerës së kësaj pasurie të përgjithshme.
  154. 553

    AI-assisted research summary: If one descendant does not consent to a delivery and division, the property parts given to the other descendants are treated as gifts after the ancestor’s death.

    Neni 553 Pajtimi i pasardhësve 1. Nëse ndonjëri nga pasardhësit nuk ka dhënë pëlqimin në dorëzimin dhe ndarjen, ato pjesë të pasurisë të dorëzuara tek pasardhësit tjerë do të konsiderohen dhurata dhe pas vdekjes së paraardhësit trajtohen si dhurata që u janë bërë trashëgimtarëve nga paraardhësi. 2. Dispozita e paragrafit paraprak do të zbatohet përshtatshmërisht edhe nëse pas dorëzimit dhe ndarjes, për të cilin është dhënë pëlqimi nga të gjithë pasardhësit, është lindur një fëmijë te dorëzuesi ose një pasardhës i cili është gjetur pas shpalljes për të vdekur. 118
  155. 554

    AI-assisted research summary: Gjatë dorëzimit të pasurisë, dorëzuesi mund të rezervojë uzufruktin ose të kërkojë një rentë jetësore; në disa marrëveshje, e drejta kalon plotësisht te bashkëshorti i mbetur gjallë.

    Neni 554 Ruajtja e të drejtave gjatë dorëzimit 1. Gjatë dorëzimit dhe ndarjes së pasurisë dorëzuesi mund të ruaj për veten e tij apo saj, bashkëshorten apo bashkëshortin e tij apo saj apo për çdo person tjetër të drejtën e uzufruktit mbi të gjithë pasurinë apo një pjesë të pasurisë së dorëzuar ose të kërkojë një rentë jetësore me para në dorë apo në vepër, mbajtje të përjetshme ose ndonjë kompensim tjetër. 2. Nëse është arritur marrëveshja mbi uzufruktin ose rentën jetësore për dorëzuesin dhe bashkëshorten apo bashkëshortin e tij apo saj së bashku, atëherë në rast të vdekjes së njërit prej tyre uzufrukti apo renta jetësore i takon tjetrit në tërësinë e plotë të saj deri në vdekjen e këtij tjetrit, përveç nëse është përcaktuar ndryshe me marrëveshje ose përveç nëse rrjedh ndryshe nga rrethanat e rastit.
  156. 555

    AI-assisted research summary: The transferor may consider the spouse during transfer and division, but the spouse’s consent is needed for that. If the spouse is not considered, the spouse’s compulsory-share rights are not affected.

    Neni 555 E drejta e bashkëshortit/es së dorëzuesit/es 1. Gjatë dorëzimit dhe ndarjes, dorëzuesi gjithashtu mund të marrë parasysh edhe bashkëshorten apo bashkëshortin. Për ta bërë këtë është e nevojshme dhënia e pëlqimit të bashkëshortes apo bashkëshortit. 2. Nëse bashkëshortja apo bashkëshorti nuk janë marrë parasysh, të drejtat e saj apo tij për pjesën e detyrueshme mbeten të pacenuara. 3. Në rastin e tillë, dorëzimi dhe ndarja mbeten të vlefshme, por në përcaktimin e vlerës së pasurisë së përgjithshme në bazë të së cilës është përcaktuar pjesa e detyrueshme e bashkëshortes apo bashkëshortit të pas jetuar, ato pjesë të pasurisë së trashëgimlënësit të dorëzuara tek pasardhësit e tij apo saj do të konsiderohen si dhurata.
  157. 556

    AI-assisted research summary: The successor who received the transferor’s property is not liable for the transferor’s debts unless the transfer and division agreement says otherwise. The transferor’s creditors may block the transfer and division under the conditions that apply to blocking disposal by gift.

    Neni 556 Borxhet e dorëzuesit 1. Pasardhësi të cilit dorëzuesi i ka dorëzuar pasurinë e tij apo saj, nuk është përgjegjës për borxhet e dorëzuesit, përveç nëse përcaktohet ndryshe me marrëveshjen e dorëzimit dhe ndarjes. 2. Kreditorët e dorëzuesit mund ta ndalojnë dorëzimin dhe ndarjen sipas kushteve që zbatohen tek ndalimi i disponimit me mirënjohje.
  158. 557

    AI-assisted research summary: The guarantee obligation arising after division between co-heirs also applies between descendants after delivery and division of property by an ancestor or adoptive parent.

    Neni 557 Garancia Detyrimi për garancinë që rrjedh pas ndarjes ndërmjet bashkë trashëgimtarëve duhet të rrjedhë gjithashtu ndërmjet pasardhësve pas dorëzimit dhe ndarjes së pasurisë të dorëzuar dhe ndarë nga paraardhësi apo prindi adoptues.
  159. 558

    AI-assisted research summary: The donor may revoke the contract for serious ingratitude, for failure to provide agreed maintenance, or for failure to pay the donor’s debts if that was required by the contract.

    Neni 558 Revokimi i dorëzimit 1. Dorëzuesi mund të revokojë kontratën për arsye të mosmirënjohjes së thellë nëse pas lidhjes së sajë një pasardhës sillet ndaj dorëzuesit apo ndaj personit të afërt me të në atë mënyrë që sipas parimeve themelore të moralit do të ishte e padrejtë që të mbante atë që është marrë. 2. Dorëzuesi ka të drejtën e njëjtë nëse pasardhësi nuk arrin ti ofrojë atij apo asaj apo personit tjetër, mbajtjen për të cilën janë pajtuar me kontratën e dorëzimit dhe ndarjes ose nuk arrin të paguaj borxhet e dorëzuesit kur kontrata e ka ngarkuar pasardhësin me pagimin e borxheve të tilla. 119 3. Në rastet e tjera të mos përmbushjes së detyrimeve të marra përsipër me anë të kontratës së dorëzimit dhe ndarjes, gjykata vendosë nëse dorëzuesi ka të drejtë të kërkojë kthimin e pasurisë së dhënë apo vetëm të drejtën që të kërkojë përmbushjen e detyrimeve, duke marrë parasysh lartësinë e borxheve të dorëzuesit si dhe rrethanat tjera të rastit.
  160. 559

    AI-assisted research summary: A descendant may claim a compulsory share after the donor’s death, unless excluded from inheritance, unworthy to inherit, or has renounced inheritance.

    Neni 559 Të drejtat e pasardhësve, fëmijëve të adoptuar dhe pasardhësve të fëmijëve të adoptuar pas revokimit 1. Pasardhësi i cili është dashur të kthej tek dorëzuesi atë që është marrë gjatë dorëzimit dhe ndarjes mund të kërkojë pjesën e tij apo saj të detyrueshme pas vdekjes së dorëzuesit, përveç nëse është përjashtuar nga trashëgimia apo nuk është i denjë të trashëgojë nga dorëzuesi, ose përveç nëse ka hequr dorë nga trashëgimia. 2. Gjatë llogaritjes së pjesës së detyrueshme, ato pjesë të pasurisë të dorëzuara dhe shpërndara nga trashëgimlënësi gjatë jetës tek pasardhësit tjerë, konsiderohen si dhurata. PJESA V KONTRATA PER MBAJTJEN E PERJETSHME
  161. 560

    AI-assisted research summary: This article defines a lifetime maintenance contract and the related promises to support a person and transfer property, usually after the transferor’s death.

    Neni 560 Përkufizimi 1. Me anë të kontratës për mbajtjen e përjetshme, një palë kontraktuese (dhënësi i mbajtjes) merr përsipër të ndihmojë palën tjetër kontraktuese apo ndonjë person tjetër (marrësin e mbajtjes ) dhe pala tjetër kontraktuese deklaron se ai apo ajo do ti dorëzojë të parit (dhënësit të mbajtjes) të gjithë pasurinë apo një pjesë të pasurisë së tij apo sajë, e përbërë nga pasuria e përgjithshme dhe pasuria e luajtshme e dedikuar për ta përdorur dhe gëzuar pasurinë e përgjithshme, me ç’rast dorëzimi i tillë shtyhet deri në kohën e vdekjes së dorëzuesit. 2. Kjo kontratë gjithashtu mund të përfshijë edhe pasuri tjetër të luajtshme të marrësit të mbajtjes, e cila duhet të theksohet në kontratë. 3. Kontratat me të cilat arrihet marrëveshja për premtimin e trashëgimit të një bashkimi të përjetshëm apo një bashkim i pasurisë ose një palë kontraktuese pajtohet që të kujdeset dhe të mbrojë palën tjetër, të punoj pronën e tij apo sajë të kryejë të gjitha ceremonitë e funeralit pas vdekjes së tij apo saj, apo çdo gjë tjetër për të njëjtin qëllim duhet të konsiderohen kontrata për mbajtjen e përjetshme.
  162. 561

    AI-assisted research summary: The contract for lifelong maintenance must be made in notarial deed form.

    Neni 561 Forma Kontrata për mbajtjen e përjetshme duhet të bëhet në formë të aktit noterial.
  163. 562

    AI-assisted research summary: The holder of maintenance may give up the use of property covered by a lifetime maintenance contract in favor of the maintenance giver.

    Neni 562 Ndalimi i përdorimit në favor të palës mbajtëse Marrësi i mbajtjes mund të heq dorë nga përdorimi i pasurisë që është objekt i kontratës për mbajtjen e përjetshme në favor të dhënësit të mbajtjes. 120
  164. 563

    AI-assisted research summary: Pasi vdes marrësi i mbajtjes, dhënësi i mbajtjes nuk mban përgjegjësi për borxhet e lidhura me të, përveç nëse kontrata përcakton ndryshe për borxhe ekzistuese ndaj kreditorëve të caktuar.

    Neni 563 Përgjegjësia për borxhet Pas vdekjes së marrësit të mbajtjes, dhënësi i mbajtjes nuk është përgjegjëse për borxhet e lidhura me të, por në kontratë mund të përcaktohet që dhënësi i mbajtjes do të jetë përgjegjëse për borxhet ekzistuese të marrësit të mbajtjes ndaj kreditorëve të caktuar.
  165. 564

    AI-assisted research summary: Palët e një kontrate për mbajtjen e përjetshme mund ta shkëpusin me marrëveshje, edhe pasi të ketë filluar zbatimi. Në disa raste, secila palë mund t’i kërkojë gjykatës anulimin ose shkëputjen e kontratës.

    Neni 564 Anulimi i kontratës 1. Palët kontraktuese kanë mundësi që kontratën për mbajtjen e përjetshme ta shkëpusin me marrëveshje, madje edhe pasi të kenë filluar me përmbushjen e saj. 2. Nëse sipas kontratës për mbajtjen e përjetshme, palët kontraktuese jetojnë së bashku dhe marrëdhënia e tyre përkeqësohet deri në atë masë saqë jeta e përbashkët bëhet e patolerueshme, secila palë mund të kërkojë që gjykata ta anulojë kontratën. 3. Secila palë mund të kërkojë shkëputjen e kontratës nëse pala tjetër nuk përmbushë detyrimet e saj.
  166. 565

    AI-assisted research summary: If contract performance becomes much harder after signing because circumstances change, the court may change the contractual relationship or cancel the contract. The court may also change the rights of a life-annuity recipient if that is in both parties’ interest.

    Neni 565 Ndryshimi i rrethanave 1. Nëse pas lidhjes së kontratës, rrethanat ndryshojnë deri në atë masë sa përmbushja e kontratës bëhet shumë më e vështirë, atëherë gjykata , me kërkesën e ndonjërës prej palëve, duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat, mund të ndryshojë marrëdhëniet e tyre në kontratë ose ta anulojë atë. 2. Gjykata mund të ndryshojë të drejtat e marrësit të mbajtjes në rentë jetësore, nëse kjo gjë është në interes të dyja palëve.
  167. 566

    AI-assisted research summary: If the maintenance provider dies, the contract duties can pass to the spouse and certain descendants if they consent; if they do not consent, the contract ends and they cannot claim compensation for past maintenance.

    Neni 566 Shkëputja e kontratës 1. Nëse dhënësi i mbajtjes vdes, detyrimet nga kjo marrëdhënie transferohen tek bashkëshortja e tij apo bashkëshorti i saj dhe tek pasardhësit, fëmijët e adoptuar dhe pasardhësit e fëmijëve të adoptuar, nëse ata japin pëlqimin për një gjë të tillë. 2. Në kuptim të paragrafit paraprak, nëse të njëjtit nuk e japin pëlqimin për vazhdimin e kontratës për mbajtjen e përjetshme, kontrata zgjidhet dhe ata nuk kanë të drejtë të kërkojnë kompensim për mbajtjen e mëparshme. 3. Nëse bashkëshorti apo bashkëshortja, pasardhësit, fëmijët e adoptuar apo pasardhësit e fëmijëve të adoptuar nuk kanë mundësi të përmbushin detyrimet kontraktore ata kanë të drejtë të kërkojnë shpërblim nga marrësi i mbajtjes. 4. Gjykata përcakton shpërblimin e tillë në bazë të diskrecionit të saj, duke marrë parasysh gjendjen financiare të palës së mbajtur si dhe gjendjen financiare të atyre që janë të thirrur që ta vazhdojnë kontratën për mbajtjen e përjetshme. 121 PJESA VI KONTRATA PËR HUANË KREU 1 DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
  168. 567

    AI-assisted research summary: In a loan contract, the lender must hand over a specified sum of money or fungible goods, and the borrower must return the same amount or same kind and quality after a set time.

    Neni 567 Nocioni 1. Me kontratën e huas huadhënësi obligohet t'ia dorëzojë huamarrësit një shumë të caktuar të hollash ose sasinë e caktuar të sendeve të tjera të zëvendësueshme, ndërsa huamarrësi obligohet ta kthejë pas një kohe të caktuar të njëjtën shumë të hollash, përkatësisht të njëjtën sasi sendesh të llojit dhe të cilësisë së njëjtë. 2. Mbi sendet e marra huamarrësi fiton të drejtën e pronësisë.
  169. 568

    AI-assisted research summary: The borrower may be required to pay interest in addition to the principal, and in economic contracts the borrower must pay interest unless the parties agree otherwise.

    Neni 568 Kamata 1. Huamarrësi mund të obligohet që përveç kryegjësë të debitojë edhe kamatën. 2. Në kontratat ekonomike huamarrësi detyrohet të paguaj edhe kamatën, përveç nëse merren vesh ndryshe. KREU 2 DETYRIMET E HUADHËNËSIT
  170. 569

    AI-assisted research summary: Huadhënësi duhet t’i dorëzojë sendet e premtuara në kohën e rënë dakord; nëse nuk ka afat, dorëzimi bëhet kur e kërkon huamarrësi.

    Neni 569 Dorëzimi i sendeve të premtuara 1. Huadhënësi ka për detyrë t'i dorëzojë sendet e premtuara në kohën e kontraktuar, e në qoftë se afati i dorëzimit nuk është caktuar, atëherë duhet ta bëjë këtë kur ta kërkojë huamarrësi. 2. E drejta e huamarrësit për të kërkuar dorëzimin e sendeve të caktuara parashkruhet në tre (3) muaj nga vonesa e huadhënësit, e në çdo rast për një (1) vit nga lidhja e kontratës.
  171. 570

    AI-assisted research summary: The lender may refuse to deliver the promised items if the borrower’s financial condition shows repayment is uncertain, unless sufficient security is offered.

    Neni 570 Gjendja e keqe materiale e huamarrësit 1. Në qoftë se vërtetohet se gjendja materiale e huamarrësit është e atillë që tregon se është e pasigurt a do të jetë në gjendje ta kthejë huan, huadhënësi mund të refuzojë ta kryejë detyrimin e vet të dorëzimit të sendeve të premtuara, në qoftë se në kohën e lidhjes së kontratës nuk ka ditur, si dhe në qoftë se keqësimi i gjendjes materiale të huamarrësit ka ndodhur pas lidhjes së kontratës. 2. Mirëpo, ai do të ketë për detyrë ta kryejë detyrimin e vet në qoftë se huamarrësi ose ndokush tjetër për të ofron sigurim të mjaftueshëm.
  172. 571

    AI-assisted research summary: The lender must compensate the borrower for damage caused by material defects in the lent items.

    Neni 571 Dëmi për shkak të të metave të sendeve të dhëna hua 1. Huadhënësi ka për detyrë t'ia kompensojë huamarrësit dëmin që do t'i shkaktohej për shkak të metave materiale të sendeve të dhëna hua. 122 2. Mirëpo, në qoftë se huaja është pa shpërblim, ai ka për detyrë ta shpërblejë dëmin vetëm në qoftë se ka qenë në dijeni për të metat e sendit, ose nuk ka mundur të mos dinte për to, ndërsa ai për to nuk e ka njoftuar huamarrësin. KREU 3 DETYRIMET E HUAMARRËSIT
  173. 572

    AI-assisted research summary: Huamarrësi duhet t’i kthejë sendet e marra hua në sasi dhe cilësi të njëjtë në afatin e kontraktuar; nëse nuk ka afat të caktuar ose nuk mund të caktohet nga rrethanat, kthimi bëhet pas një afati të arsyeshëm, jo më të shkurtër se 2 muaj nga kërkesa e huadhënësit.

    Neni 572 Afati i kthimit të huas 1. Huamarrësi ka për detyrë që në afatin e kontraktuar t'i kthejë sendet e marra hua në sasi e në cilësi të njëjtë. 2. Në qoftë se kontraktuesit nuk kanë caktuar afatin për kthimin e huas dhe as që ky mund të caktohet nga rrethanat e huas, huamarrësi ka për detyrë ta kthejë huan pasi të ketë kaluar afati i arsyeshëm, duke filluar që nga kërkesa e huadhënësit që huaja t'i kthehet e që nuk mund të jetë më i shkurtër se dy (2) muaj.
  174. 573

    AI-assisted research summary: The borrower may choose to return the borrowed items or pay money equal to their value in the contract’s specified time and place, if no money was lent and repayment in money was agreed.

    Neni 573 Zgjedhja me rastin e kthimit të huas 1. Në qoftë se nuk janë dhënë hua të hollat, ndërsa është kontraktuar që huamarrësi do ta kthejë huan në të holla, huamarrësi megjithatë është i autorizuar që sipas dëshirës së vetë ti kthejë sendet e marra hua ose shumën e të hollave që i përgjigjet vlerës së këtyre sendeve në kohën dhe në vendin e caktuar në kontratë për ti kthyer. 2. E njëjta gjë vlen edhe në rastin kur nuk ka mundësi të kthehet e njëjta sasi sendesh dhe të cilësisë e të llojit të njëjtë.
  175. 574

    AI-assisted research summary: The borrower may withdraw from the contract before the lender delivers the specified things, but must compensate the lender if that withdrawal causes damage.

    Neni 574 Heqja dorë nga kontrata Huamarrësi mund të heqë dorë nga kontrata para se huadhënësi t'i dorëzojë sendet e caktuara por në qoftë se për këtë shkak do të ndodhte ndonjë dëm për huadhënësin, ka për detyrë ta kompensojë atë.
  176. 575

    AI-assisted research summary: The borrower may repay the loan before the due date, but must notify the lender in advance and compensate any damage caused.

    Neni 575 Kthimi i huas para afatit Huamarrësi mund ta kthejë huan edhe para afatit të caktuar për kthim, por ka për detyrë ta njoftojë huadhënësin që përpara mbi qëllimin e vet, dhe t'ia shpërblejë dëmin e shkaktuar. KREU 4 HUAJA ME DESTINIM
  177. 576

    AI-assisted research summary: If the loan contract limits how borrowed money may be used and the borrower uses it for another purpose, the lender may terminate the contract.

    Neni 576 Në qoftë se me kontratë është caktuar qëllimi për të cilin huamarrësi mund t'i përdorë të hollat e marra hua ndërsa ai i përdorë për ndonjë qëllim tjetër, huadhënësi mund të deklarojë se e zgjidhë kontratën. 123 PJESA VII KONTRATA PER HUA PERDORJEN KREU 1 DISPOZITAT E PERGJITHSHME
  178. 577

    AI-assisted research summary: Në një kontratë huapërdorjeje, huapërdordhënësi duhet t’i dorëzojë sendin huapërdormarrësit për përdorim me mirëbesim, dhe huapërdormarrësi duhet ta kthejë sendin.

    Neni 577 Përkufizimi Me kontratën për huapërdorjen, huapërdordhënësi detyrohet të dorëzojë një send huapërdormarrësit në përdorim me mirëbesim dhe huapërdormarrësi detyrohet të kthej sendin. KREU 2 DETYRIMET E HUAPËRDORMARRESIT
  179. 578

    AI-assisted research summary: The borrower-user may use the thing only for the purpose set by the contract, or if none is set, according to the thing’s nature and purpose with due care.

    Neni 578 Përdorimi i sendit 1. Huapërdormarrësi mund të përdorë sendin vetëm për qëllimin e përcaktuar me kontratë. 2. Nëse qëllimi i përdorimit nuk është përcaktuar me kontratë, huapërdormarrësi mund të përdorë sendin në përputhje me natyrën dhe qëllimin e sendit dhe me kujdesin e një përdoruesi të mirë. 3. Huapërdormarrësi që e përdorë sendin në mënyrë jo të lejueshme është përgjegjës për çdo prishje apo shkatërrim të rastësishëm.
  180. 579

    AI-assisted research summary: The borrower must cover ordinary maintenance costs for the thing. They may ask for reimbursement of extraordinary maintenance costs, and when the use ends they may separate detachable equipment.

    Neni 579 Mbajtja e sendit 1. Huapërdormarrësi ngarkohet me shpenzimet e rregullta të mbajtjes së sendit. 2. Huapërdormarrësi mund të kërkojë kthimin e shpenzimeve jo të rregullta të mbajtjes së sendit në përputhje me rregullat e mbajtjes. Me shuarjen e huapërdorjes, huapërdormarrësi mund t’i ndajë pajisjet që ndahen nga lënda e huapërdorjes.
  181. 580

    AI-assisted research summary: Huapërdormarrësi nuk mund t’ia transferojë përdorimin e sendit një personi të tretë pa pëlqimin e huapërdordhënësit.

    Neni 580 Transferimi i përdorimit Huapërdormarrësi nuk mund të transferojë përdorimin e sendit tek personi i tretë pa pëlqimin e huapërdordhënësit.
  182. 581

    AI-assisted research summary: The borrower must return the item at the agreed time.

    Neni 581 Kthimi i sendit 1. Huapërdormarrësi duhet të kthej sendin në kohën për të cilën janë marrë vesh. 2. Nëse koha nuk është përcaktuar, kontrata shuhet në momentin kur huapërdormarrësi ka realizuar qëllimin e përcaktuar në kontratë apo në fund të periudhës në të cilën mund të bëhet përdorimi i tillë. 3. Nëse as koha e as qëllimi nuk janë përcaktuar me kontratë, huapërdordhënësi mund të kërkojë sendin në secilën kohë që dëshiron. 124
  183. 582

    AI-assisted research summary: The lender may end the loan-for-use contract without prior notice and immediately demand return of the item if the borrower dies, misuses it, unlawfully transfers it, or the item is needed because of unforeseen circumstances.

    Neni 582 Zgjidhja e kontratës 1. Huapërdordhënësi mund të zgjidh kontratën pa njoftim paraprak dhe të kërkojë kthimin e menjëhershëm të sendit nëse: 1.1. huapërdormarrësi vdes; 1.2. huapërdormarrësi përdorë sendin në kundërshtim me kontratën ose e transferon tek personi i tretë pa pasur të drejtë; 1.3. sendi i huapërdorjes i duhet huapërdordhënësit për shkak të rrethanave të paparashikuara.
  184. 583

    AI-assisted research summary: The borrower is not responsible for ordinary wear, deterioration, or change to the item when it results from normal use under the contract.

    Neni 583 Përgjegjësia Huapërdormarrësi nuk është përgjegjës për asnjë përkeqësim apo ndryshim të sendit si rezultat i pasojave të zakonshme të përdorimit të bërë në përputhje me kontratën. KREU 3 DETYRIMET E HUAPËRDORDHENESIT
  185. 584

    AI-assisted research summary: If the item has a defect or dangerous feature, the lender must inform the borrower; otherwise the lender is responsible for resulting damage.

    Neni 584 Dëmi nga të metat Nëse sendi i cili është objekt i huapërdorjes ka një të metë apo një veçori të rrezikshme si pasojë e së cilës dëmi është shkaktuar tek huapërdormarrësi ose te i treti si i dëmtuar, ndërsa huapërdordhënësi, ka qenë në dijeni apo është dasht të ishte në dijeni për metat apo veçorinë e rrezikshme por nuk e ka njoftuar huapërdormarrësin, atëherë huapërdordhënësi është përgjegjës për dëmin. PJESA VIII KONRATA PËR QIRANË KREU 1 DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
  186. 585

    AI-assisted research summary: A lessor must hand over the specified item for use, and the tenant must pay the agreed rent.

    Neni 585 Nocioni 1. Me kontratën për qiranë, qiradhënësi detyrohet që t’ia dorëzojë sendin e caktuar qiramarrësit në përdorim, ndërsa qiramarrësi detyrohet t’i paguajë qiranë e kontraktuar. 2. Përdorimi përfshin edhe gëzimin e sendit (vjelja e frutave), në qoftë se nuk rrjedhë diçka ndryshe nga kontrata, ose nga zakoni. 125 KREU 2 DETYRIMET E QIRADHËNËSIT
  187. 586

    AI-assisted research summary: The lessor must deliver the leased item to the tenant, together with its accessories and constituent parts.

    Neni 586 Dorëzimi i Sendit Qiradhënësi ka për detyrë t'i dorëzojë qiramarrësit sendin e marrë me qira së bashku me akcesorët dhe pjesët përbërëse të tij.
  188. 587

    AI-assisted research summary: The lessor must keep the rented item in proper condition and make necessary repairs; the tenant must pay minor repair and use costs and notify the lessor when repairs are needed.

    Neni 587 Mirëmbajtja e sendeve 1. Qiradhënësi ka për detyrë t'i mirëmbajë sendet në gjendje të rregullt gjatë kohës së qirasë dhe për këtë arsye të bëjë riparime të nevojshme në të. 2. Ai ka për detyrë t'i kompensojë qiramarrësit shpenzimet që i ka bërë ky për mirëmbajtjen e sendit, e që do t'i kishte për detyrë ky t'i bënte. 3. Shpenzimet e meremetimeve të vogla të shkaktuara nga përdorimi i zakonshëm i sendit, si dhe shpenzimet e vetë përdorimit bien në ngarkim të qiramarrësit. 4. Mbi nevojën e riparimit qiramarrësi ka për detyrë ta njoftojë qiradhënësin.
  189. 588

    AI-assisted research summary: If necessary repairs seriously and for a long time interfere with use of the rented item, the tenant may end the contract and is entitled to a proportionate rent reduction.

    Neni 588 Zgjidhja e kontratës dhe zbritja e qirasë për shkak të riparimeve 1. Në qoftë se meremetimet e nevojshme të sendit të marrë me qira pengojnë përdorimin e tij në një masë të konsideruar dhe për një kohë të gjatë, qiramarrësi mund ta zgjidhë kontratën. 2. Ai ka të drejtë në zbritjen e qirasë proporcionalisht me kufizimin e përdorimit të sendit për shkak të këtyre riparimeve.
  190. 589

    AI-assisted research summary: Qiradhënësi nuk mund të bëjë ndryshime në sendin e dhënë me qira pa pëlqimin e qiramarrësit gjatë qirasë, nëse kjo pengon përdorimin e sendit. Nëse ndryshimet ulin përdorimin, qiraja ulet në përpjesëtim përkatës.

    Neni 589 Ndryshimet në sendin e marrë me qira 1. Qiradhënësi nuk mundet pa pëlqimin e qiramarrësit të bëjë ndryshime në sendin e marrë me qira gjatë kohës së qirasë, në qoftë kjo do të pengonte përdorimin e sendit. 2. Në qoftë se me ndryshimet e sendit do të zvogëlohej në një farë mase përdorimi i sendit nga ana e qiramarrësit, do të zvogëlohet edhe qiraja në përpjesëtimin përkatës.
  191. 590

    AI-assisted research summary: Qiradhënësi përgjigjet ndaj të metave materiale të sendit me qira që pengojnë përdorimin e zakonshëm ose të kontraktuar.

    Neni 590 Përgjegjësia për të metat materiale 1. Qiradhënësi i përgjigjet qiramarrësit për të gjitha të metat e sendit të marrë me qira që pengojnë në përdorimin e kontraktuar ose të zakónshëm të tij, pavarësisht nëse ka ditur ose jo për to, si dhe për të metat e veçorive apo të karakteristikave të parashikuara shprehimisht ose heshtazi me kontratë. 2. Nuk merren në konsiderim të metat e një rëndësisë të vogël.
  192. 591

    AI-assisted research summary: The lessor is not liable for defects already known to the lessee or that could not have been unknown; but the lessor remains liable if the lessee missed the defect because of gross negligence and the lessor knew of it and deliberately did not inform the lessee.

    Neni 591 Të metat për të cilat qiradhënësi nuk përgjigjet 1. Qiradhënësi nuk përgjigjet për të metat e sendit të marrë me qira të cilat në momentin e lidhjes së kontratës kanë qenë të njohura për qiramarrësin, ose nuk kanë mundur t'i mbeten të panjohura. 126 2. Mirëpo, qiradhënësi përgjigjet dhe për te metën e sendit të marrë me qira e cila i ka mbetur e panjohur qiramarrësit për shkak të pakujdesisë së rëndë, në qoftë se ky ka qenë në dijeni për këtë të metë dhe me dashje ka ometuar që për këtë ta njoftojë qiramarrësin.
  193. 592

    AI-assisted research summary: The lessor is responsible for all defects in the leased item if the lessor said it had no defects.

    Neni 592 Zgjerimi i përgjegjësisë për të metat materiale Qiradhënësi përgjigjet për të gjitha të metat e sendit të marrë me qira, ne qoftë se ka pohuar se ai nuk ka kurrfarë të metash.
  194. 593

    AI-assisted research summary: A rental contract may exclude or limit liability for material defects, but the clause is invalid in certain cases involving the lessor’s knowledge, intentional non-disclosure, impossibility of use, or abuse of monopoly power.

    Neni 593 Përjashtimi kontraktues ose kufizimi i përgjegjësisë 1. Përgjegjësia për të metat materiale të sendit të marrë me qira mund të përjashtohet ose të kufizohet me kontratë. 2. Dispozita e kontratës me të cilën kjo përgjegjësi përjashtohet ose kufizohet është e pavlefshme në qoftë se qiradhënësi ka qene ne dijeni për të metat dhe me dashje ka ometuar që për to ta njoftojë qiramarrësin, ose poqëse e meta është e atillë që bën të pamundur përdorimin e sendit të marrë me qira si dhe atëherë kur qiradhënësi ka imponuar këtë dispozitë duke shfrytëzuar pozitën e vet monopoliste.
  195. 594

    AI-assisted research summary: Qiramarrësi duhet ta njoftojë qiradhënësin pa vonesë të panevojshme për të metat e sendit të marrë me qira dhe për rreziqet e paparashikuara gjatë qirasë, përveç kur qiradhënësi i ka ditur tashmë këto të meta.

    Neni 594 Njoftimi i qiradhënësit mbi të metat dhe rreziqet 1. Qiramarrësi ka për detyrë ta njoftoje qiradhënësin pa shtyrje të panevojshme për secilën të metë të sendit të marrë me qira që do të tregohej gjatë kohës së qirasë, përveç në qoftë se qiradhënësi ka ditur për të metën. 2. Ai ka për detyrë gjithashtu ta njoftojë qiradhënësin për çdo rrezik të paparashikuar që do të kanosej gjate kohës së qirasë, sendit të marrë me qira për të mundur të marrë masa të nevojshme. 3. Qiramarrësi i cili nuk e njofton qiradhënësin mbi shfaqjen e të metës, ose mbi rrezikun e lindur për të cilën ky nuk ka ditur humb të drejtën e shpërblimit të dëmit që do të pësonte për shkak të ekzistimit të të metës ose rrezikut të paraqitur për sendin e marrë me qira dhe ka për detyrë ta shpërblejë dëmin që do ta pësonte qiradhënësi për këtë arsye.
  196. 595

    AI-assisted research summary: If the leased item has a defect, the tenant may terminate the contract, ask for a rent reduction, or claim damages in the situations described here.

    Neni 595 Të drejtat e qiramarrësit kur sendi ka ndonjë të metë 1. Në qoftë se sendi i marrë me qira në momentin e dorëzimit ka ndonjë të metë që nuk mund të evitohet, qiramarrësi mundet sipas dëshirës së vet, ta zgjidhë kontratën ose të kërkojë zbritjen e çmimit të qirasë. 2. Kur sendi ka ndonjë të metë që nuk mund të evitohet pa ndërlikime të mëdha për qiramarrësin, ndërsa dorëzimi i sendit në afatin e caktuar nuk ka qenë pjese esenciale e kontratës, qiramarrësi mund të kërkojë nga qiradhënësi ose evitimin e te metës në afatin plotësues, ose zbritjen e çmimit të qirasë. 3. Në qoftë se qiradhënësi nuk e eviton te metën në afatin e ri plotësues qe ia ka caktuar qiramarrësi, qiramarrësi mund ta zgjidhë kontratën ose të kërkojë zbritjen e çmimit të qirasë. 4. Sidoqoftë, qiramarrësi ka të drejtë në shpërblimin e dëmit. 127
  197. 596

    AI-assisted research summary: The previous article also applies if a defect appears during the lease, or if the leased item lacks a feature required by the contract or custom, or loses that feature during the lease.

    Neni 596 Kur e meta paraqitet gjatë qirasë dhe kur sendi nuk ka veçori të kontraktuar ose të zakonshme 1. Dispozitat e nenit paraprak aplikohen edhe në rastin kur gjatë qirasë paraqitet ndonjë e mete në sendin e marre me qira. 2. Ato aplikohen edhe në rastet kur sendi i marrë me qira nuk ka ndonjë veçori që sipas kontratës ose sipas praktikës duhet të kishte, apo kur kjo veçori humbë gjatë qirasë.
  198. 597

    AI-assisted research summary: The tenant must notify the landlord if a third party claims a right in the leased item or takes it away; the landlord may have to compensate damage, and the tenant may end the lease or seek rent reduction if the third party’s right only limits use.

    Neni 597 Përgjegjësia e qiradhënësit për të metat juridike 1. Kur dikush i treti pretendon që në sendin e marre me qira, ose në ndonjë pjesë të tij të ushtrojë ndonjë të drejtë dhe i drejtohet me kërkesë të vet qiramarrësit, si dhe në qoftë se arbitrarisht e merr sendin nga qiramarrësi, ky ka për detyrë ta njoftojë për këtë qiradhënësin, përveç nëse ky është tanimë në dijeni për këtë, përndryshe do të përgjigjet për demin. 2. Në qoftë se vërtetohet se personit të tretë i takon ndonjë e drejte e cila përjashton fare të drejtën e qiramarrësit në përdorimin e sendit, kontrata e qirasë zgjidhet vetvetiu ne bazë të ligjit, ndërsa qiradhënësi ka për detyrë që qiramarrësit t'i shpërblejë dëmin e pësuar për këtë arsye. 3. Ne rastin kur me të drejtën e personit të tretë vetëm kufizohet e drejta e qiramarrësit, ky mundet sipas dëshirës së vet ta zgjidhë kontratën ose të kërkojë zbritjen e qirasë, e në çdo rast shpërblimin e dëmit. KREU 3 DETYRIMET E QIRAMARRËSIT
  199. 598

    AI-assisted research summary: The tenant must use the rented item carefully and only as agreed in the contract or as intended for the item.

    Neni 598 Përdorimi i sendeve sipas kontratës 1. Qiramarrësi ka për detyrë ta përdorë sendin si ekonomist i mire respektivisht si shtëpiak i mirë. 2. Ai mund ta përdore vetëm ashtu sikundër është caktuar me kontratë ose me destinimin e sendit. 3. Ai përgjigjët për dëmin e paraqitur nga përdorimi i sendit të marrë me qira në kundërshtim me kontratën ose me destinimin e tij, pavarësisht nëse a e ka përdorur sendin ai ose ndonjë person që punon me urdhër të tij, ose ndonjë person tjetër të cilit ai ia ka bërë të mundur përdorimin e sendit.
  200. 599

    AI-assisted research summary: Pas paralajmërimit, qiradhënësi mund ta denoncojë kontratën pa afat njoftimi nëse qiramarrësi e përdor sendin në kundërshtim me kontratën ose me destinimin e tij, ose neglizhon mirëmbajtjen duke krijuar rrezik dëmi të konsideruar për qiradhënësin.

    Neni 599 Denoncimi për shkak të përdorimit në kundërshtim me kontratën Ne qoftë se qiramarrësi edhe pas paralajmërimit të drejtuar nga qiradhënësi, e përdore sendin në kundërshtim me kontratën ose me destinimin e tij, ose e lënë pas dore mirëmbajtjen e tij, kështu që ekziston rreziku i dëmit të konsideruar për qiradhënësin, ky mund ta denoncoj kontratën pa e dhënë afatin e denoncimit.

Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.