LIGJI NR. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE
Part 4 of 6 · provisions 601–800
This part identifies the Law on Obligations of Kosovo and introduces its general section and fundamental principles.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-077
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
- Complete work
- View statute overview
Statute overview
About this statute
This part identifies the Law on Obligations of Kosovo and introduces its general section and fundamental principles. Ky nen thotë se ligji vendos parimet dhe rregullat e përgjithshme për marrëdhëniet e detyrimeve. Participants in obligations relationships may arrange their relations according to their own will, as long as they comply with mandatory rules, public order, and good customs. Participants in obligation relations are equal. Participants in obligation relationships must act in good faith and fairly, follow good business customs, and cannot exclude or limit that duty.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE
Showing 200 of 1,060
- 600 Verify source ↗
Neni 600
AI-assisted research summary: Qiramarrësi duhet ta paguajë qiranë në afatet e kontratës ose të ligjit; në mungesë të tyre, sipas praktikës vendore të dorëzimit të sendit.
Neni 600 Pagimi i qirasë 1. Qiramarrësi ka për detyrë ta paguajë qiranë në afatet e caktuara me kontratë ose me ligj e në mungesë të kontratës dhe të ligjit, ashtu siç praktikohet në vendin ku sendi i është dorëzuar qiramarrësit. 128 2. Në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe ose në vendin e dorëzimit të sendit nuk praktikohet ndryshe, qiraja paguhet për çdo gjashtë (6) mujor kur sendi është dhënë me qira për një ose për disa vjet e në qoftë se është dhënë për një kohë më të shkurtër, atëherë pasi të ketë kaluar kjo kohë. - 601 Verify source ↗
Neni 601
AI-assisted research summary: The landlord may terminate the lease if the tenant does not pay rent and still has not paid within 15 days after being asked to pay.
Neni 601 Denoncimi për shkak të mospagimit të qirasë 1. Qiradhënësi mund ta denoncojë kontratën e qirasë, në qoftë se qiramarrësi nuk paguan qiranë dhe këtë gjë nuk e bën as në afatin prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pasi qiradhënësi ta ketë ftuar që të kryejë pagesën. 2. Mirëpo, kontrata do të mbetet ne fuqi në qoftë se qiramarrësi e paguan shumën e debituar të qirasë para se t'i komunikohet denoncimi. - 602 Verify source ↗
Neni 602
AI-assisted research summary: The tenant must care for the rented item and return it undamaged when the lease ends.
Neni 602 Kthimi i sendit të marrë me qira 1. Qiramarrësi ka për detyrë ta ruajë sendin e marrë me qira dhe pas mbarimit të qirasë ta kthejë të padëmtuar. 2. Sendi kthehet në vendin ku është dorëzuar. 3. Qiramarrësi nuk përgjigjet për harxhimin e sendit që krijohet nga përdorimi i tij i zakonshëm, si dhe për dëmtimet që rrjedhin nga vjetrimi i tij. 4. Në qoftë se gjatë kohës së qirasë ka bërë ndonjë ndryshim në send, ka për detyrë ta kthejë në gjendjen në të cilën ndodhej kur i është dhënë me qira. 5. Ai mund ti marre me vete shtesat që ka bërë në send, në qoftë se mund të veçohen pa ndonjë dëmtim të tij, por qiradhënësi mund t'i mbajë po qe se ia shpërblen vlerën e tyre në kohën e kthimit. - 603 Verify source ↗
Neni 603
AI-assisted research summary: The lessor may terminate the lease if the leased item is sublet without the lessor’s permission when that permission is required by law or contract.
Neni 603 Denoncimi për shkak të nënqirasë së palejueshme Qiradhënësi mund ta denoncojë kontratën e qirasë në qoftë se sendi i marrë me qira është dhënë në nënqira pa lejen e tij kur kjo sipas ligjit, ose sipas kontratës është e nevojshme. - 604 Verify source ↗
Neni 604
AI-assisted research summary: The landlord may directly demand payment from a subtenant of the amount the subtenant owes the tenant under the sublease.
Neni 604 Kërkesa e drejteperdrejte e qiradhënësit Qiradhënësi mundet për ti arkëtuar kërkesat e veta nga qiramarrësi të krijuara nga qiraja, të kërkojë drejteperdrejte nga nënqiramarrësi pagimin e shumës që ky i debiton qiramarrësit ne bazë të nënqiras. - 605 Verify source ↗
Neni 605
AI-assisted research summary: The sublease ends whenever the lease ends.
Neni 605 Shuarja e nënqirasë në bazë të vetë ligjit Nënqiraja shuhet në çdo rast kur shuhet qiraja. 129 KREU 4 TJETËRSIMI I SENDIT TË MARRË ME QIRA - 606 Verify source ↗
Neni 606
AI-assisted research summary: If a leased item is transferred, the acquirer takes the landlord’s place; the acquirer cannot demand delivery from the tenant before the lease term ends or, if no term is set, before the notice period ends.
Neni 606 Tjetërsimi pas dorëzimit me qira 1. Në rast te tjetërsimit të sendit i cili para kësaj i është dorëzuar ndonjë tjetrit me qira fituesi i sendit zene vendin e qiradhënësit, kështu që pas kësaj, të drejtat dhe detyrimet nga qiraja lindin midis tij dhe për qiramarrësit. 2. Fituesi nuk mund të kërkojë nga qiramarrësi që t ia dorëzojë sendin para se të ketë kaluar koha për të cilën është kontraktuar qiraja e në qoftë se kohëzgjatja e qirasë nuk është caktuar as me kontratë dhe as me ligj, atëherë para skadimit të afatit të denoncimit. 3. Për detyrimet e fituesit nga qiraja ndaj qiramarrësit përgjigjet bartësi si dorzan solidar. - 607 Verify source ↗
Neni 607
AI-assisted research summary: Nëse nuk është rënë ndryshe dakord, fituesi i sendit me qira ka të drejtë të marrë qiranë nga afati i parë pas fitimit; qiramarrësi, pasi njoftohet për tjetërsimin, mund t’ia paguajë qiranë vetëm fituesit.
Neni 607 E drejta e çmimit të qirasë 1. Ne qofte se nuk është kontraktuar diçka tjetër, fituesi i sendit të dorëzuar me qira ka të drejtë në çmimin e qirasë, duke filluar që nga afati i parë i ardhshëm pas fitimit të sendit, nëse bartësi ka pranuar qiranë që më parë, bartësi duhet të njëjtën t’ia ktheje fituesit. 2. Që nga momenti kur është njoftuar mbi tjetërsimin e sendit të marrë me qira, qiramarrësi mund t'ia paguajë çmimin a qirasë vetëm fituesit. - 608 Verify source ↗
Neni 608
AI-assisted research summary: If the leased item is transferred to the buyer instead of the tenant, the buyer may take the landlord’s place and assume the landlord’s duties if they knew about the lease; if they did not know, they do not have to deliver the item to the tenant.
Neni 608 Tjetërsimi i sendit te marrë me qira para se t'i dorëzohet qiramarrësit 1. Në qoftë se sendi për të cilin është lidhur kontrata e qirasë i është dorëzuar fituesit, e jo qiramarrësit, fituesi zëne vendin e qiradhënësit dhe merr përsipër detyrimet e tij ndaj qiramarrësit në qoftë se në momentin e lidhjes së kontratës mbi tjetërsimin ka qenë në dijeni për ekzistimin e kontratës së qirasë. 2. Fituesi i cili në momentin e lidhjes se kontratës mbi tjetërsimin nuk ka qenë në dijeni për ekzistimin e kontratës së qirasë, nuk ka për detyrë t'ia dorëzojë qiramarrësit sendin, ndërsa qiramarrësi mund të kërkojë vetëm shpërblimin e dëmit nga qiradhënësi. 3. Për detyrimet e fituesit nga dhënia me qira ndaj qiramarrësit përgjigjet bartësi si dorëzan solidar. - 609 Verify source ↗
Neni 609
AI-assisted research summary: Kur sendi i marrë me qira tjetërsohet, qiramarrësi mund ta denoncojë kontratën, duke respektuar afatet ligjore.
Neni 609 Denoncimi i kontratës për shkak të tjetërsimi të sendit Kur për shkak të tjetërsimit të sendit të marrë me qira të drejtat dhe detyrimet e qiradhënësit kalojnë në fituesin, qiramarrësi mund ta denoncoj kontratën në çdo rast, duke respektuar afatet ligjore të denoncoje. 130 KREU 5 SHUARJA E QIRASË - 610 Verify source ↗
Neni 610
AI-assisted research summary: Një kontratë qiraje me afat të caktuar përfundon kur kalon koha për të cilën është lidhur; e njëjta vlen edhe kur afati i qirasë është caktuar me ligj pa vullnetin e kontraktuesve.
Neni 610 Kalimi i kohës së caktuar 1. Kontrata e qirasë e lidhur për një kohe të caktuar shuhet me vetë kalimin e kohës për të cilën është lidhur. 2. E njëjta gjë vlen edhe në rastet kur në mungesë të vullnetit të kontraktuesve kohëzgjatja e qirasë është caktuar me ligj. - 611 Verify source ↗
Neni 611
AI-assisted research summary: If the tenant keeps using the leased item after the lease term ends and the landlord does not object, a new lease is treated as formed for an indefinite period on the same terms.
Neni 611 Përtëritja heshtazi e qirasë 1. Kur pasi të ketë kaluar koha për të cilën është lidhur kontrata e qirasë, qiramarrësi vazhdon ta përdorë sendin, ndërsa qiradhënësi nuk e kundërshton këtë, konsiderohet se është lidhur kontratë e re e qirasë me kohëzgjatje të pacaktuar, në të njëjtat kushte sikurse edhe në ato paraprake. 2. Sigurimet të cilat personat e tretë kanë dhënë për qiranë e parë, shuhen me të kaluar koha për të cilat është lidhur kontrata e pare. - 612 Verify source ↗
Neni 612
AI-assisted research summary: A lease with no fixed term may be ended by notice from either party, using the notice period required; if no notice period is set, it is eight days. A tenant may end the lease without notice if the rented items are dangerous to health, and the tenant cannot waive that right.
Neni 612 Denoncimi 1. Kontrata e qirasë kohëzgjatja e së cilës nuk është caktuar dhe as që mund të caktohet nga rrethanat apo nga zakonet e vendit shuhet me denoncim të cilin secila palë mund t'ia japë tjetrës duke respektuar afatin a caktuar të denoncimit. 2. Në qoftë se kohëzgjatja e afatit të denoncimit nuk është caktuar me kontratë ose me ligj apo me zakonet e vendit, ndërsa ajo është tetë ditë por që denoncimi të mos mund të jepet në kohën jo të duhur. 3. Në qoftë se sendet e marra me qira janë të rrezikshme për shëndetin, qiramarrësi mund ta denoncoje kontratën pa e dhënë afatin e denoncimit edhe në qoftë se në momentin e lidhjes së kontratës e ka ditur ketë. 4. Qiramarrësi nuk mund të heqë dorë nga e drejta e paraparë në paragrafin 3. të këtij neni. - 613 Verify source ↗
Neni 613
AI-assisted research summary: Nëse sendi i marrë me qira shkatërrohet nga forcë madhore, marrëdhënia e qirasë pushon; nëse sendi dëmtohet pjesërisht, qiramarrësi mund ta zgjidhë kontratën ose të vazhdojë qiranë dhe të kërkojë ulje të çmimit.
Neni 613 Shkatërrimi i sendeve për shkak të forcës madhore 1. Marrja me qira pushon në qoftë se sendi i marrë me qira shkatërrohet nga ndonjë rast i forcës madhore. 2. Në qoftë se sendi i marrë me qira shkatërrohet pjesërisht ose vetëm dëmtohet, qiramarrësi mund ta zgjidhë kontratën, ose të mbetet edhe më tej në qiramarrje dhe të kërkojë zbritjen përkatëse të çmimit të qirasë. - 614 Verify source ↗
Neni 614
AI-assisted research summary: If the tenant or landlord dies, the lease continues with their heirs unless the parties agreed otherwise.
Neni 614 Vdekja Në rast te vdekjes të qiramarrësit ose të qiradhënësit qiraja, vazhdon me trashëgimtarë të tij po që se nuk është kontraktuar ndryshe. 131 PJESA IX KONTRATA PËR VEPRËN KREU 1 DISPOZITA TË PËRGJITHSHME - 615 Verify source ↗
Neni 615
AI-assisted research summary: A work contractor must perform the agreed work, and the client must pay the remuneration.
Neni 615 Kuptimi Me kontratën për veprën kryerësi i punëve detyrohet të kryejë një punë të caktuar, sikurse është prodhimi ose riparimi i ndonjë sendi ose kryerja e ndonjë pune fizike ose intelektuale e të ngjashme kurse porositësi është i detyruar për atë të paguajë shpërblimin. - 616 Verify source ↗
Neni 616
AI-assisted research summary: This article classifies certain contracts as sale contracts or work contracts depending on who supplies the material and what the parties intended.
Neni 616 Raporti me kontratën për shitjen 1. Kontrata me të cilën njëra palë detyrohet të prodhojë një send të caktuar të luajtshëm prej materialit të vet konsiderohet në rast dyshimi kontratë për shitje. 2. Kontrata mbetet kontratë për veprën në qoftë se porositësi është detyruar të japë pjesën thelbësore të materialit të nevojshëm për prodhimin e sendit. 3. Në çdo rast kontrata konsiderohet kontratë për vepër, në qoftë se kontraktuesit kanë pas për qëllim veçanërisht punën e kryerësit. - 617 Verify source ↗
Neni 617
AI-assisted research summary: If the contractor is to make an item from their own material and no quality is agreed, the contractor must supply medium-quality material.
Neni 617 Cilësia e materialit të kryerësit 1. Në qoftë se është kontraktuar që kryerësi të prodhojë një send prej materialit të vet, ndërsa nuk është caktuar cilësia, sipërmarrësi ka për detyrë të japë material të cilësisë së mesme. 2. Ai i përgjigjet porositësit për cilësinë e materialit njësoj si shitësi. KREU 2 MBIKËQYRJA - 618 Verify source ↗
Neni 618
AI-assisted research summary: The orderer may supervise the work and give instructions when that fits the nature of the work, and the performer must allow this.
Neni 618 Mbikëqyrja Porositësi ka të drejtë të bëjë mbikëqyrjen e kryerjes së punës e të japë udhëzime kur kjo i përgjigjet natyrës së punës, ndërsa kryerësi ka për detyrë t‘ia bëjë të mundur këtë. 132 KREU 3 LIDHJA E KONTRATËS ME ANË TË ANKANDIT - 619 Verify source ↗
Neni 619
AI-assisted research summary: An invitation for auction can require the inviter to sign the contract with the lowest bidder, unless that duty is excluded in the invitation.
Neni 619 Ftesa për ankand mbi çmimin e punimeve 1. Ftesa e drejtuar numrit të caktuar ose të pacaktuar personash, në kushtet e caktuara dhe me garancione të caktuara, detyron ftuesin të lidhë kontratën për ato punime me atë që ofron çmimin më të ulët, përveç nëse këtë detyrim e ka përjashtuar me ftesën për ankand. 2. Në rastin e përjashtimit të detyrimit për të lidhë kontratën, ftesa për ankand konsiderohet si ftesë të interesuarve që ata të bëjnë oferta të kontratës sipas kushteve të shpallura. - 620 Verify source ↗
Neni 620
AI-assisted research summary: The auction inviter must sign the contract with the participant approved by the commission, unless the invitation itself excludes that duty.
Neni 620 Ftesa për ankand për zgjidhjen artistike ose teknike të punëve të synuara Ftesa e drejtuar numrit të caktuar ose të pacaktuar personash për ankand për zgjidhjen artistike ose teknike të punimeve të synuara, detyrojnë ftuesin që sipas kushteve të përmbajtura në ftesë për ankand të lidhë kontratën me pjesëmarrësin e ankandit, zgjedhja e të cilit është pranuar nga komisioni me përbërjen e shpallur që përpara, përveç nëse këtë detyrim e ka përjashtuar në ftesën e ankandit. KREU 4 DETYRIMET E KRYERËSIT - 621 Verify source ↗
Neni 621
AI-assisted research summary: Kryerësi duhet ta paralajmërojë porositësin për të metat dhe rrethanat e rëndësishme; në disa raste mund ta zgjidhë kontratën.
Neni 621 Te metat e materialit 1. Kryerësi ka për detyrë ta paralajmërojë porositësin për të metat e materialit që e ka dorëzuar porositësi, që i ka vënë re ose është dashur t i vërejë, përndryshe do të përgjigjet për dëmin. 2. Në qoftë se porositësi i ka kërkuar që sendi të prodhohet prej materialit për të metat e të cilit kryerësi i’a ka treguar, kryerësi ka për detyrë të veprojë sipas kërkesës së tij, përveç nëse është e qartë se materiali nuk është i përshtatshëm për veprën e porositur ose në qoftë se prodhimi prej materiali të kërkuar do të mund t’i bëjë dëm prestigjit të kryerësit , në të cilin rast kryerësi mund ta zgjidhë kontratën. 3. Kryerësi ka për detyrë ta paralajmërojë porositësin për të metat në urdhrin e tij dhe për rrethana të tjera që ishte në dijeni ose duhej të ishte në dijeni të cilat mund të jenë të rëndësishme për veprën e porositur ose për kryerjen në kohë, përndryshe do të përgjigjet për dëmin. - 622 Verify source ↗
Neni 622
AI-assisted research summary: The contractor must do the work as agreed, follow the work rules, and finish it on time or within a reasonable time if no deadline was set.
Neni 622 Detyrimi për ta kryer veprën 1. Kryerësi ka për detyrë ta kryejë veprën si është kontraktuar dhe sipas rregullave të punës. 2. Ai ka për detyrë ta kryejë veprën për kohën e caktuar, e në qoftë se kjo nuk është caktuar, atëherë për një kohë të arsyeshme që nevojitet për punë të tilla. 3. Ai nuk përgjigjet për vonesë, të shkaktuar për shkak se porositësi nuk i’a ka dorëzuar materialin në kohë, apo për shkak se ka kërkuar ndryshime, apo sepse nuk i’a ka paguar paradhënien e kontraktuar dhe në përgjithësi për vonesë të shkaktuar nga sjellja e porositësit. 133 - 623 Verify source ↗
Neni 623
AI-assisted research summary: Nëse kryerësi nuk i përmbahet kushteve të kontratës dhe puna del me të meta, porositësi mund ta paralajmërojë dhe t’i japë një afat shtesë; nëse kryerësi nuk vepron sipas kërkesës, porositësi mund ta zgjidhë kontratën dhe të kërkojë dëmshpërblim.
Neni 623 Zgjidhja e kontratës për shkak te shmangies nga kushtet e kontraktuara 1. Në qoftë se gjatë kryerjes së veprës tregohet se kryerësi nuk u përmbahet kushteve të kontratës dhe në përgjithësi nuk punon si duhet, kështu që vepra e kryer do të ketë të meta, porositësi mund ta paralajmërojë kryerësin për këtë dhe t’i caktojë afat plotësues që punën e vet t’ua përshtatë detyrimeve të veta. 2. Në qoftë se deri në skadimin e këtij afati kryerësi i punës nuk vepron sipas kërkesës së porositësit, ky mund ta zgjidhë kontratën dhe të kërkojë shpërblimin e dëmit. - 624 Verify source ↗
Neni 624
AI-assisted research summary: The customer may end the contract early if delay makes timely performance impossible; in some cases, the customer may also claim damages.
Neni 624 Zgjidhja e kontratës para kalimit të afatit 1. Në qoftë se afati është element thelbësor i kontratës, ndërsa kryerësi është aq në vonesë me fillimin ose me kryerjen e punës, sa që është e qartë se nuk do ta kryejë brenda afatit, porositësi mund ta zgjidhë kontratën dhe të kërkojë shpërblimin e dëmit. 2. Ai ka këtë të drejtë edhe atëherë kur afati nuk është element thelbësor i kontratës në qoftë se për shkak të vonesës së tillë porositësi qartazi nuk do të kishte interes për përmbushjen e kontratës. - 625 Verify source ↗
Neni 625
AI-assisted research summary: The performer does not have to do the work personally unless the contract or the nature of the work says otherwise.
Neni 625 Besimi i kryerjes së punës personit të tretë 1. Në qoftë se nga kontrata ose nga vetë natyra e punës nuk rrjedh diçka tjetër, kryerësi nuk e ka për detyrë që punën ta kryejë personalisht. 2. Kryerësi edhe me tej i përgjigjet personit për kryerjen e punës edhe kur punën nuk e kryen personalisht. - 626 Verify source ↗
Neni 626
AI-assisted research summary: The person who undertakes the work is responsible for people who worked on it under his order, as if he had done it himself.
Neni 626 Përgjegjësia për bashkëpunëtorët Kryerësi përgjigjet për personat të cilët sipas urdhrit të tij kanë punuar në punën që e ka marrë përsipër ta kryejë, sikur ta ketë kryer vet. - 627 Verify source ↗
Neni 627
AI-assisted research summary: The contractor’s co-workers may directly ask the client to pay them their accepted claims from the amount the client currently owes the contractor.
Neni 627 Kërkesa e drejtpërdrejtë e bashkëpunëtorëve të kryerësit ndaj porositësit Për arkëtimin e kërkesave të veta nga kryerësi, bashkëpunëtorët e tij mund t’i drejtohen drejtpërdrejt porositësit dhe të kërkojnë prej tij që t’u paguajë këto kërkesa në ngarkim të shumës të cilën ai në këtë çast i ka borxh kryerësit, në qoftë se këto kërkesa janë pranuar. - 628 Verify source ↗
Neni 628
AI-assisted research summary: The performer must deliver the manufactured or repaired item to the ordering party.
Neni 628 Dorëzimi i sendit të prodhuar porositësit 1. Kryerësi ka për detyrë që sendin e prodhuar ose të riparuar t’ia dorëzojë porositësit. 2. Kryerësi lirohet nga ky detyrim, në qoftë se sendi që e ka prodhuar ose riparuar shkatërrohet nga një shkak, për të cilin ai nuk përgjigjet. 134 KREU 5 PËRGJEGJËSIA PËR TË METAT - 629 Verify source ↗
Neni 629
AI-assisted research summary: The client must inspect the completed work if that inspection is possible in the ordinary course of work, and must notify the contractor of any defects without delay.
Neni 629 Kontrollimi i veprës së kryer dhe njoftimi i kryesit 1. Porositësi ka për detyrë ta kontrollojë veprën e kryer, nëse sipas rrjedhës së rregullt të të punës ky kontrollim është i mundur dhe për të metat e konstatuara pa shtyrje ta njoftojë kryerësin. 2. Në qoftë se porositësi nuk i përgjigjet ftesës së kryerësit që ta kontrollojë dhe pranojë veprën e kryer pa ndonjë shkak të arsyeshëm, konsiderohet se vepra është pranuar. 3. Pas kontrollit dhe pranimit të punës së kryer, kryerësi nuk përgjigjet më për të metat që kanë mund të vërehen me kontroll të zakonshme, përveç se ai ishte në dijeni për ato të meta dhe nuk e ka njoftuar porositësin. - 630 Verify source ↗
Neni 630
AI-assisted research summary: The orderer may rely on hidden defects only if they were not discoverable by ordinary inspection and the defect is notified promptly, no later than one month after discovery.
Neni 630 Të metat e fshehura 1. Në qoftë se më vonë konstatohet ndonjë e metë e cila nuk ka mund të zbulohet me kontroll të zakonshëm, porositësi megjithatë mund të thirret në atë me kusht që për këtë ta njoftojë porositësin sa më parë, por jo më vonë se në afatin prej një (1) muaji nga zbulimi i saj. 2. Me kalimin e dy (2) viteve nga pranimi i punës së kryer, porositësi nuk mundet më të thirret në të meta. - 631 Verify source ↗
Neni 631
AI-assisted research summary: Porositësi që ka njoftuar me kohë për të metat e veprës nuk mund ta kërkojë në gjyq të drejtën e vet pas 1 viti nga njoftimi; pas këtij afati, ai mund të kundërshtojë kërkesën për shpërblim dhe të kërkojë zbritje të shpërblimit dhe dëmshpërblim, nëse njoftimi për të metat është bërë në kohën e duhur.
Neni 631 Shuarja e së drejtës 1. Porositësi i cili e ka njoftuar kryerësin me kohë për të metat e veprës së kryer nuk mund të realizojë të drejtën e vet në rrugë gjyqësore pas kalimit të një (1) viti nga njoftimi i bërë. 2. Pas skadimit të këtij afati, porositësi mundet, në qoftë se për të metat e ka njoftuar në kohën e duhur kryerësin e punës, me kundërshtim kundër kërkesës së kryerësit për pagimin e shpërblimit, të theksojë të drejtën e vet për zbritjen e shpërblimit dhe shpërblimin e dëmit. - 632 Verify source ↗
Neni 632
AI-assisted research summary: Kryerësi cannot rely on the preceding articles if the defect concerns facts he knew, could not have been unaware of, and he did not notify the buyer/customer about them.
Neni 632 Rastet kur kryerësi humb të drejtën të thirret në nenet paraprake Kryerësi nuk mund të thirret në ndonjë dispozitë të neneve paraprake kur e meta ka të bëjë me faktet për të cilat ishte në dijeni ose nuk kanë mund t’i mbeten të panjohura, ndërsa për këto nuk e ka njoftuar porositësin. - 633 Verify source ↗
Neni 633
AI-assisted research summary: If the commissioned party properly notifies the performer of a defect, the party may ask for repair and a reasonable deadline, and may claim damages.
Neni 633 E drejta e kërkesës për mënjanimin e të metave 1. Porositësi i cili e ka njoftuar me rregull kryerësin se puna e kryer ka ndonjë të metë, mund të kërkojë prej tij që të metën ta mënjanojë dhe për të t’ia caktojë afatin e arsyeshëm. 2. Ai ka të drejtë edhe për shpërblimin e dëmit që pëson për këtë arsye. 3. Në qoftë se mënjanimi i të metës kërkon shpenzime të tepruara, kryerësi mund të refuzojë ta kryejë, por me këtë rast porositësit i takon, sipas zgjedhjes së tij, e drejta e zbritjes së shpërblimit ose zgjidhjes së kontratës si edhe e drejta e shpërblimit të dëmit. 135 - 634 Verify source ↗
Neni 634
AI-assisted research summary: If the work is so defective that it is unusable or contrary to the contract’s express terms, the client may terminate the contract and claim damages without first asking for the defects to be fixed.
Neni 634 Zgjidhja e kontratës në rastin e veçantë Kur puna e kryer ka të metë të tillë sa që veprën e bën të papërdorshme ose është kryer në kundërshtim me kushtet shprehimore të kontratës, porositësi mundet, duke mos kërkuar mënjanimin paraprak të të metave, ta zgjidhë kontratën dhe të kërkojë shpërblimin e dëmit. - 635 Verify source ↗
Neni 635
AI-assisted research summary: If the work has defects but is still usable, the client must let the contractor fix them, may set a reasonable deadline, and may then choose repair at the contractor’s expense, a price reduction, or termination if the defect is not fixed; minor defects do not allow termination.
Neni 635 E drejta e porositësit në rastin e të metave të tjera të veprës së kryer 1. Kur puna e kryer ka të metë, por vepra është megjithatë e përdorshme, respektivisht kur puna nuk është kryer në kundërshtim me kushtet e parapara shprehimisht të kontratës, porositësi ka për detyrë ta lejojë kryerësin që ta mënjanoj të metën. 2. Porositësi mund t’i caktojë kryerësit një afat të arsyeshëm për mënjanimin e të metave. 3. Në qoftë se kryerësi nuk e mënjanon të metën deri te kalimi i këtij afati, porositësi mundet sipas zgjedhjes se tij ta kryejë mënjanimin në llogari të kryerësit ose ta zbres shpërblimin ose ta zgjidhë kontratën. 4. Kur është fjala për të metë të parëndësishme, porositësi nuk mund të shërbehet me të drejtën e zgjidhjes së kontratës. 5. Në çdo rast ai ka të drejtë edhe për shpërblimin e dëmit. - 636 Verify source ↗
Neni 636
AI-assisted research summary: Shpërblimi ulet në përpjesëtim me ndryshimin midis vlerës së punës së kryer pa të meta dhe vlerës së punës së kryer me të meta në kohën e lidhjes së kontratës.
Neni 636 Zbritja e shpërblimit Shpërblimi zbritet në përpjesëtim ndërmjet vlerës së punës së kryer pa të meta në kohën e lidhjes së kontratës dhe vlerës që do të kishte puna e kryer me të meta në atë kohë. KREU 6 DETYRIMET E POROSITËSIT - 637 Verify source ↗
Neni 637
AI-assisted research summary: The ordering party must accept the completed work.
Neni 637 Detyrimi i pranimit të punës Porositësi ka për detyrë ta pranojë punën e kryer sipas dispozitave të kontratës dhe rregullave të punës. - 638 Verify source ↗
Neni 638
AI-assisted research summary: Shpërblimi caktohet me kontratë, ose nga gjykata nëse nuk është caktuar; porositësi nuk duhet ta paguajë para kontrollimit dhe lejimit, përveç kur është rënë ndryshe dakord.
Neni 638 Caktimi dhe pagimi i shpërblimit 1. Shpërblimi caktohet me kontratë, në qoftë se nuk është caktuar me ndonjë tarifë të detyrueshme ose me ndonjë akt tjetër të detyrueshëm. 2. Në qoftë se shpërblimi nuk është caktuar, gjykata cakton shpërblimin sipas vlerës së punës, sipas kohës së nevojshme normalisht për punë të tillë dhe sipas shpërblimit të rëndomtë për këtë lloj të punës. 3. Porositësi nuk ka për detyrë ta paguajë shpërblimin para se ta ketë kontrolluar dhe lejuar, përveç nëse është kontraktuar ndryshe. 4. E njëjta gjë vlen në qoftë se është kontraktuar kryerja dhe dorëzimi i punëve pjesë-pjesë. 136 - 639 Verify source ↗
Neni 639
AI-assisted research summary: Kryerësi zakonisht nuk mund të kërkojë rritje të shpërblimit kur ka garantuar saktësinë e llogaritjes; nëse s’ka garanci dhe tejkalimi bëhet i pashmangshëm, ai duhet ta njoftojë menjëherë porositësin.
Neni 639 Llogaritja me garanci shprehimore 1. Në qoftë se shpërblimi është kontraktuar në bazë të llogaritjes me garanci shprehimore të kryerësit për saktësinë e tij, ai nuk mund të kërkojë shtimin e shpërblimit as edhe në qoftë se në punim ka dhënë më tepër punë dhe në qoftë se kryerja e punës ka kërkuar më tepër shpenzime se sa është parashikuar. 2. Me këtë nuk përjashtohet zbatimi i rregullave për zgjidhjen dhe ndryshimin e kontratës për shkak të ndryshimit të rrethanave 3. Në qoftë se shpërblimi është kontraktuar në bazë të llogaritjes pa garanci shprehimore të kryerësit për saktësinë e tij dhe gjatë punës tejkalimi i llogarisë tregohet i pashmangshëm, kryerësi duhet për këtë pa shtyrje ta njoftojë porositësin, përndryshe humb çdo kërkesë për shkak të shpenzimeve të shtuara. KREU 7 RREZIKU - 640 Verify source ↗
Neni 640
AI-assisted research summary: If the performer supplied the material, the performer bears the risk of damage or destruction before delivery and has no right to payment for the material or the work in that case.
Neni 640 Kur kryerësi e ka dhënë materialin 1. Në rast se kryerësi e ka dhënë materialin për prodhimin e sendit, kurse sendi dëmtohet ose shkatërrohet për arsye të ndryshme para se t’i dorëzohet porositësit, rrezikun e mban kryerësi dhe nuk ka të drejtë shpërblimin për materialin e dhënë e as për punën e tij. 2. Në qoftë se porositësi e ka kontrolluar punimin e kryer dhe e ka lejuar, konsiderohet se sendi i është dorëzuar, ndërsa te kryerësi ka mbetur në ruajtje. 3. Në qoftë se porositësi është vonuar për shkak të mospranimit të sendit të ofruar, rreziku i shkatërrimit ose i dëmtimit të rastësishëm të sendit kalon në atë. - 641 Verify source ↗
Neni 641
AI-assisted research summary: When the client supplies the material, the performer bears the risk of accidental destruction or damage; the performer is entitled to payment only in specified delay or inspection-notice situations.
Neni 641 Kur porositësi e ka dhënë materialin 1. Rrezikun e shkatërrimit ose dëmtimit të rastësishëm e bartë kryerësi, në qoftë se ai e ka dhënë materialin për prodhimin e sendit. 2. Në këtë rast, kryerësi ka të drejtë të shpërblimit vetëm në qoftë se sendi është shkatërruar ose dëmtuar pas rënies së porositësit në vonesë ose në qoftë se porositësi nuk i është përgjigjur ftesës të bërë me rregull për ta kontrolluar sendin. - 642 Verify source ↗
Neni 642
AI-assisted research summary: If the buyer agreed to inspect and accept parts as they are produced, the producer is entitled to payment for the parts inspected and accepted, even if they later are destroyed without the producer’s fault.
Neni 642 Rreziku në rast të dorëzimit pjesë-pjesë Në qoftë se është kontraktuar se porositësi do ta bëjë kontrollin dhe pranimin e pjesëve të veçanta ashtu si do të prodhohen, kryerësi ka të drejtë shpërblimi për prodhimin e pjesëve që i ka kontrolluar dhe lejuar edhe në qoftë se ato pas tij do të shkatërroheshin tek ai pa fajin e tij. 137 KREU 8 E DREJTA E PENGUT - 643 Verify source ↗
Neni 643
AI-assisted research summary: Kryerësi ka të drejtë pengu mbi sendet që ka prodhuar ose riparuar dhe mbi sende të tjera të dorëzuara nga porositësi, për të siguruar kërkesat e tij për punën, materialin e shpenzuar dhe kërkesa të tjera sipas kontratës për vepër, sa kohë i mban ato.
Neni 643 E drejta e pengut Për sigurimin e arkëtimit të kërkesave të shpërblimit për punën dhe shpërblimin e materialit të shpenzuar dhe kërkesave të tjera në bazë të kontratës për vepër, kryerësi ka të drejtë pengu në sendet që i ka prodhuar ose riparuar, si dhe në sende të tjera që i’a ka dorëzuar porositësi lidhur me punën e tij, gjithnjë gjersa ato i mban dhe nuk pushon me vullnet t’i mbajë. KREU 9 SHUARJA E KONTRATËS - 644 Verify source ↗
Neni 644
AI-assisted research summary: If the client’s work has not been completed, the client may end the contract at any time, but must pay the contractor the agreed compensation with certain deductions.
Neni 644 Zgjidhja e kontratës me vullnetin e porositësit Derisa vepra e porositësit nuk është kryer, porositësi mund ta zgjidhë kontratën kur të dojë, por në atë rast ka për detyrë t’i paguajë kryerësit shpërblimin e kontraktuar, të zvogëluar për shumën e shpenzimeve që ky nuk i ka bërë e që do të kishte për detyrë t’i bënte po të mos zgjidhej kontrata si edhe për shumën e fitimit që e ka realizuar në anën tjetër ose që me qëllim e ka lëshuar ta realizojë. PJESA X KONTRATA PËR NDËRTIMIN KREU 1 DISPOZITA TË PËRGJITHSHME - 645 Verify source ↗
Neni 645
AI-assisted research summary: A construction contract requires the contractor to build as agreed and on time, and the client to pay the agreed price.
Neni 645 Nocioni 1. Kontrata për ndërtim është kontratë me të cilën kryerësi detyrohet sipas projektit të caktuar të ndërtojë në afatin e caktuar ndërtesën e caktuar në tokën e caktuar, apo në një tokë të tillë respektivisht në objektin tashmë ekzistues të kryejë punë të tjera ndërtimi, ndërsa porositësi detyrohet që për këtë t’i paguajë çmimin e caktuar. 2. Kontrata për ndërtimin duhet të jetë e lidhur me shkrim. - 646 Verify source ↗
Neni 646
AI-assisted research summary: This provision defines “construction objects” to include buildings, dams, bridges, water supply, sewerage, roads, railway lines, tunnels, wells, and other construction works needing larger, more complex labor.
Neni 646 Objektet ndërtimore Me fjalën "Objektet ndërtimore" në kuptim të kësaj pjese konsiderohen ndërtesat, digat, urat, ujësjellësi, kanalizimi, rrugët, vijat hekurudhore, tunelet, puset dhe objekte të tjera ndërtimore, ndërtimi i të cilave kërkon punë më të mëdha dhe më të ndërlikuara. 138 - 647 Verify source ↗
Neni 647
AI-assisted research summary: The person performing the work must allow the client to continuously supervise the work and check the quantity and quality of the materials used.
Neni 647 Mbikëqyrja e punimeve dhe kontrolli i cilësisë së materialit Kryerësi i punës ka për detyrë t’ia bëjë të mundur porositësit mbikëqyrjen e vazhdueshme të punimeve dhe kontrollin e sasisë dhe cilësisë së materialit të përdorur. - 648 Verify source ↗
Neni 648
AI-assisted research summary: The contractor must have the client’s written consent for any deviation from the construction project or contracted works.
Neni 648 Shmangie nga projekti 1. Për çdo shmangie nga projekti i ndërtimit respektivisht nga punimet e kontraktuara, kryerësi duhet të ketë pëlqimin me shkrim të porositësit. 2. Ai nuk mund të kërkojë ngritje të çmimit të kontraktuar për punimet që i ka kryer pa pëlqimin e këtillë. - 649 Verify source ↗
Neni 649
AI-assisted research summary: The performer may do unforeseen urgent works without prior consent, must notify the client promptly, and may be entitled to fair pay.
Neni 649 Punimet urgjente të paparashikueshme 1. Kryerësi mund t’i kryejë punimet e paparashikuara edhe pa pëlqimin paraprak të porositësit, në qoftë se për shkak të urgjencës së tyre nuk ka pasur mundësi ta marrë këtë pëlqim. 2. Punime të paparashikuara janë ato, ndërmarrja e të cilave ka qenë e domosdoshme për shkak të stabilitetit të objektit apo për parandalimin e shkaktimit të dëmit e që janë shkaktuar nga natyra e papritur më e rëndë e tokës me paraqitjen e papritur të ujit ose nga ndonjë ngjarje tjetër e jashtëzakonshme dhe e papritur. 3. Kryerësi ka për detyrë që pa vonesë të njoftojë porositësin për këto fenomene dhe për masat e marra. 4. Kryerësi ka të drejtë për shpërblim të drejtë për punimet e paparashikueshme që është dashur të kryhen. 5. Porositësi mund ta zgjidhë kontratën në qoftë se për shkak të këtyre punimeve, çmimi kontraktues do të duhej të shtohej konsiderueshëm për të cilën gjë ka për detyrë që pa shtyrje ta njoftojë kryerësin e punimeve. 6. Në rastin e zgjidhjes së kontratës, porositësi ka për detyrë t’i paguajë kryerësit të punimeve pjesën përkatëse të çmimit për punimet e kryera, si edhe një shpërblim të drejtë për shpenzimet e domosdoshme të bëra. - 650 Verify source ↗
Neni 650
AI-assisted research summary: The price of contracted works may be set either by unit price or as a total price for the whole object.
Neni 650 Çmimi i punimeve Çmimi i punimeve mund të caktohet sipas njësisë së matjes së punimeve të kontraktura (çmimi i njësisë) ose në shumë të tërësishme për tërë objektin (çmimi total i kontraktuar). - 651 Verify source ↗
Neni 651
AI-assisted research summary: The performer may ask for a higher work price if contract conditions are met and the relevant input prices have risen beyond the stated threshold.
Neni 651 Ndryshimi i çmimit 1. Në qoftë së me kontratë lidhur me ndryshimin e çmimit nuk është parashikuar diçka tjetër, kryerësi që e ka kryer detyrimin e vet në afatin e parashikuar mund të kërkojë rritjen e çmimit të punimeve në qoftë se në kohën midis lidhjes së kontratës e të përmbushjes së saj kanë ndryshuar çmimet e elementeve në bazë të cilave është caktuar çmimi i punimeve, kështu që do të duhej që ky çmim të ishte më i madh për më shumë se dy përqind (2%). 2. Në rastin kur kryerësi i punimeve me faj të vet nuk i ka kryer punimet në afatin e parashikuar me kontratë, ai mund të kërkojë rritjen e çmimit të punimeve në qoftë se në kohën midis lidhjes së 139 kontratës dhe ditës kur sipas kontratës është dashur të përfundoheshin punimet e elementeve në bazë të të cilave është caktuar, kështu që ky do të duhej sipas çmimeve të reja të këtyre elementeve të ishte më i madh për më se pesë për qind. 3. Në rastet nga paragrafët e mësipërm, kryerësi mund të kërkojë vetëm diferencën në çmimin e punimeve që tejkalon dy (2%) përkatësisht pesë përqind (5%). 4. Kryerësi nuk mund të thirret në rritjen e çmimit të elementeve në bazë të të cilave është caktuar çmimi i punimeve, në qoftë se deri te rritja e çmimit ka ardhur pas ardhjes së tij në vonesë. - 652 Verify source ↗
Neni 652
AI-assisted research summary: Kryerësi mund të kërkojë ndryshim të çmimit të punimeve kur pas kontratës rriten çmimet e elementeve të përdorura për llogaritjen e çmimit, nëse rritja e bën çmimin mbi 10%.
Neni 652 Dispozitat për pandryshueshmërinë e çmimeve 1. Në qoftë se është kontraktuar së çmimi i punimeve nuk do të ndryshojë, në rastin kur pas lidhjes së kontratës rriten çmimet e elementeve, në bazë të të cilave është caktuar çmimi i punimeve, kryerësi mund të kërkojë megjithëse ekziston një dispozitë e tillë e kontratës, ndryshimin e çmimit të punimeve, në qoftë se çmimet e elementeve janë rritur në atë masë që çmimi i punimeve do të duhej të ishte më i madh se dhjetë përlind (10%). 2. Mirëpo, edhe në këtë rast kryesi mund të kërkojë vetëm diferencën në çmimin që tejkalon dhjetë për qind, përveç nëse shtimi i çmimit të elementeve ka ardhur si pasojë e vonesës së tij. - 653 Verify source ↗
Neni 653
AI-assisted research summary: If the contract price would have to increase significantly in the cases covered by the preceding articles, the client may terminate the contract.
Neni 653 Zgjidhja e kontratës për shkak të rritjes së çmimit 1. Në qoftë se në rastet nga nenet paraprake çmimi kontraktues do të duhej të rritej konsiderueshëm, porositësi mund ta zgjidhë kontratën. 2. Në rastin e zgjidhjes së kontratës, porositësi ka për detyrë t’i paguajë kryerësit pjesën përkatëse të çmimit të kontraktuar për punimet e kryera gjer atëherë, si edhe shpërblimin e drejtë për shpenzimet e domosdoshme të bëra. - 654 Verify source ↗
Neni 654
AI-assisted research summary: The client (porositësi) may request a contract price reduction for work in certain price-drop and delay situations.
Neni 654 E drejta e porositësit për të kërkuar zbritjen e çmimit të kontraktuar 1. Në qoftë se në kohën midis lidhjes së kontratës dhe përmbushjes së detyrimit të kryerësit janë zbritur çmimet e elementeve në bazë të cilave është caktuar çmimi i punimeve për më tepër se dy për qind (2%), kurse punimet janë kryer brenda afatit të kontraktuar, porositësi ka të drejtë të kërkojë zbritjen përkatëse të çmimit të kontraktuar të punimeve mbi këtë përqindje. 2. Në qoftë se është kontraktuar pandryshueshmëria e çmimit të punimeve, ndërsa këto janë kryer në afat të kontraktuar, porositësi ka të drejtë për zbritje të kontraktuar në rastin kur çmimet e elementeve, në bazë të të cilave është caktuar çmimi i punimeve, janë zbritur aq sa çmimi do të ishte më i vogël për më tepër se dhjetë për qind e pikërisht për diferencën në çmim prej më se dhjetë për qind (10%). 3. Në rastin e vonesës së kryesit të punimeve, porositësi ka të drejtë për zbritjen proporcionale te çmimit të punimeve për çdo zbritje të çmimit të elementeve, në bazë të cilave është caktuar çmimi i punimeve. 140 KREU 2 KONTRATA PËR NDËRTIMIN ME DISPOZITË TË VEÇANTË - 655 Verify source ↗
Neni 655
AI-assisted research summary: In a construction contract with a turnkey or similar clause, the contractor must carry out all needed works for construction and use of the finished object.
Neni 655 Kontrata për ndërtimin me dispozitë të veçantë 1. Në qoftë se kontrata për ndërtimin përmban dispozitën "çelësi në dorë" ose ndonjë dispozitë tjetër të ngjashme, kryerësi detyrohet në mënyrë të pavarur që të kryejë së bashku të gjitha punimet e nevojshme për ndërtimin dhe përdorimin e objektit të caktuar të tërësishëm. 2. Në këtë rast çmimi i kontraktuar përfshin edhe vlerën e të gjitha punimeve të paparashikuara e të tepricës së punimeve, ndërsa përjashton ndikimin e mungesave të punimeve në çmimin e kontraktuar. 3. Në qoftë se në kontratën "çelësi në dorë" marrin pjesë disa kryerës si palë kontraktuese, përgjegjësia e tyre ndaj porositësit është solidare. KREU 3 PËRGJEGJËSIA PËR TË METAT - 656 Verify source ↗
Neni 656
AI-assisted research summary: Unless this part provides otherwise, the rules on contracts for work apply to liability for defects in a building.
Neni 656 Zbatimi i rregullave të kontratës për veprën Në qoftë se në këtë pjesë nuk është caktuar ndryshe, për përgjegjësinë për të metat e godinës zbatohen dispozitat përkatëse të kontratës për veprën. - 657 Verify source ↗
Neni 657
AI-assisted research summary: Rights against the contractor for building defects pass to later acquirers of the building or part of it.
Neni 657 Kalimi i të drejtave nga përgjegjësia për të metat Të drejtat e porositësit ndaj kryerësit për shkak të të metave të godinës kalojnë edhe në të gjithë fituesit e mëvonshëm të godinës ose të pjesës së saj, por fitueseve të mëvonshëm nuk u rrjedh afati i ri për njoftim dhe padi, por u llogaritet afati i paraardhësve. KREU 4 PËRGJEGJËSIA E KRYERËSIT DHE E PROJEKTUESIT PËR SOLIDITETIN E GODINËS - 658 Verify source ↗
Neni 658
AI-assisted research summary: Kryerësi dhe projektuesi mund të përgjigjen për defekte të godinës, dhe kryerësi edhe për defekte të tokës, për defekte që shfaqen brenda 10 vjetëve nga dorëzimi dhe pranimi i punimeve.
Neni 658 Nga çka përbëhet 1. Kryerësi përgjigjet për të metat e ndërtimit të godinës që i përkasin soliditetit të saj, në qoftë se këto të meta do të paraqiteshin për një kohë prej dhjetë (10) vitesh nga dorëzimi dhe pranimi i punimeve. 2. Kryerësi përgjigjet edhe për të metat e tokës në të cilën është ngritur godina, të cilat do të tregoheshin për një kohë prej dhjetë vjetësh nga dorëzimi dhe pranimi i punimeve, përveç nëse organizata e specializuar e ka dhënë mendimin profesional se toka është e përshtatshme për ndërtim, kurse gjatë ndërtimit nuk janë paraqitur rrethana që e vijnë në dyshim bazueshmërinë e mendimit profesional. 3. E njëjta gjë vlen edhe për projektuesin në qoftë se e meta e godinës rrjedh nga ndonjë e metë në plan. 141 4. Ata janë përgjegjës sipas paragrafëve të mësipërm jo vetëm ndaj porositësit por edhe çdo fituesi tjetër të godinës. 5. Kjo përgjegjësi e tyre nuk mund të përjashtohet e as të kufizohet me kontratë. - 659 Verify source ↗
Neni 659
AI-assisted research summary: The buyer or other beneficiary must notify the contractor and designer of defects within 6 months of discovering the defect, or lose the right to rely on it.
Neni 659 Detyra e njoftimit dhe humbja e të drejtave 1. Porositësi ose fituesi tjetër ka për detyrë që për të metat ta njoftojë kryerësin dhe projektuesin e punimeve në afat prej gjashtë (6) muajsh, prej kur e ka konstatuar të metën, përndryshe humb të drejtën që të thirret në te. 2. E drejta e porositësit ose e fituesit tjetër ndaj kryerësit respektivisht ndaj projektuesit sipas bazës së përgjegjësisë së tyre për të metat shuhet brenda një (1) viti duke llogaritur nga dita kur porositësi respektivisht fituesi e ka njoftuar projektuesin, përkatësisht kryerësin e punimeve për të metën. 3. Kryerësi i punimeve apo projektuesi nuk mund të referohet në dispozitat e paragrafëve të mësipërm nëse defekti ka të bëjë me faktet që kanë qenë të njohura apo nuk kanë mundur të ngelin të panjohura dhe se kanë dështuar të njoftojnë porositësin, respektivisht fituesin tjetër, ose përmes veprimit të tyre ata e kanë keqinformuar porositësin, respektivisht fituesin, në atë mënyrë që ta bëjnë atë të mos ketë mundësi ta shfrytëzojnë këtë të drejtë me kohë. - 660 Verify source ↗
Neni 660
AI-assisted research summary: The worker is not freed from liability if the damage happened because they followed the client’s instructions while doing the work.
Neni 660 Zvogëlimi dhe përjashtimi i përgjegjësisë 1. Kryerësi nuk lirohet nga përgjegjësia në qoftë se dëmi është shkaktuar për shkak se gjatë kryerjes së punimeve të caktuara ka vepruar sipas kërkesave të porositësit. 2. Në qoftë se para kryerjes së punës së caktuar sipas kërkesës së porositësit ia ka tërhequr vërejtjen për rrezikun nga dëmi, përgjegjësia e tij zvogëlohet dhe sipas rrethanave të rastit konkret, mundet edhe të përjashtohet. - 661 Verify source ↗
Neni 661
AI-assisted research summary: Rregulla për regresin: përgjegjësia ndahet sipas fajit, projektuesi mund të kërkojë shpërblim nga kryerësi, kryerësi mund të kërkojë shpërblim nga projektuesi, dhe kryerësi duhet të njoftojë për të metën brenda 2 muajsh nëse kërkon shpërblim nga personi të cilit i ka besuar një pjesë të punës.
Neni 661 Regresi 1. Kur për dëmin janë përgjegjës kryerësi dhe projektuesi, përgjegjësia e secilit prej tyre caktohet sipas madhësisë së fajit të tij. 2. Projektuesi që e ka hartuar projektin e godinës dhe të cilit i është besuar mbikëqyrja e kryerjes së punimeve të planifikuara përgjigjet edhe për të metat në punimet e bëra të shkaktuara me faj të kryerësit të punimeve, në qoftë se ka mundur t’i vinte re me mbikëqyrjen normale dhe të arsyeshme të punimeve, por ka të drejtë të kërkojë nga kryerësi i punimeve shpërblimin përkatës. 3. Kryerësi i punimeve që e ka shpërblyer dëmin e shkaktuar për shkak të të metave në punimet e kryera ka të drejtë të kërkojë shpërblimin nga projektuesi në masën në të cilën të metat në punimet e kryera rrjedhin prej të metave në projekt. 4. Nëse për të metën është përgjegjës një person, të cilit kryerësi i’a ka besuar kryerjen e një pjese të punës, atëherë kryerësi duhet – nëse dëshiron shpërblim prej atij personi - të njoftojë për ekzistimin e të metës në afat prej dy (2) muajsh, duke e llogaritur nga dita kur ai vet ka qenë i njoftuar nga porositësi për të njëjtën të metë. 142 PJESA XI KONTRATA PËR TRANSPORTIN KREU 1 DISPOZITA TË PËRGJITHSHME - 662 Verify source ↗
Neni 662
AI-assisted research summary: A transport contract obliges the carrier to transport a person or thing to the agreed destination, and the passenger or sender must pay the agreed fee.
Neni 662 Nocioni 1. Me kontratën për transportin detyrohet transportuesi që të transportojë në vendin e caktuar ndonjë person ose send, ndërsa udhëtari, respektivisht dërguesi detyrohet që për këtë t’i paguajë shpërblimin e caktuar. 2. Transportuesi sipas këtij ligji konsiderohet si personi i cili merret me transport si punë të rregullt të tij, ashtu edhe çdo person tjetër i cili detyrohet me kontratë të kryejë transportin me shpërblim. - 663 Verify source ↗
Neni 663
AI-assisted research summary: Transportuesi i linjës duhet ta mbajë rregullisht dhe në gjendje të rregullt linjën e shpallur, dhe duhet të pranojë për transport çdo person ose send që plotëson kushtet e shpallura.
Neni 663 Detyrimet e transportuesit në transportin liniar 1. Transportuesi i cili kryen transportin në një linjë të caktuar (transporti liniar) ka për detyrë që rregullisht dhe në gjendje të rregullt të mbajë linjën e shpallur. 2. Ai ka për detyrë të pranojë për transport çdo person dhe çdo send që përmbushin kushtet e caktuara me kushtet e përgjithshme të shpallura. 3. Në qoftë se mjetet e rregullta të transportit të transportuesit nuk mjaftojnë për kryerjen e të gjitha transporteve të kërkuara, përparësi kanë personat ose sendet për të cilat kjo është parashikuar me dispozita të veçanta, ndërsa përparësia e mëtejshme caktohet sipas radhës së kërkesave, por midis kërkesave të njëkohshme përparësia caktohet sipas gjatësisë më të madhe të transportit. - 664 Verify source ↗
Neni 664
AI-assisted research summary: The sender or passenger may cancel the transport contract before performance starts, but must compensate the carrier’s damage. If the carrier delays starting transport so much that the other party no longer wants the transport, or cannot or will not perform it, the other party may cancel and ask for a refund.
Neni 664 Denoncimi i kontratës 1. Dërguesi, respektivisht udhëtari mund të denoncojë kontratën para se të fillojë përmbushja e saj, por ka për detyrë ta shpërblejë dëmin të cilin transportuesi do ta pësonte për këtë shkak. 2. Kur transportuesi vonon me fillimin e transportit aq sa pala tjetër nuk ka më interes për transportin e kontraktuar, ose kur transportuesi nuk mund ose nuk donë të kryejë transportin e kontraktuar, pala tjetër mund të denoncoj nga kontrata dhe të kërkojë kthimin e shpërblimit të paguar për transportin. - 665 Verify source ↗
Neni 665
AI-assisted research summary: If transport remuneration is set by tariff or another published binding act, a higher amount cannot be contracted. If it is not set by tariff, another binding act, or contract, the carrier is entitled to customary remuneration for that kind of transport.
Neni 665 Shuma e shpërblimit për transport 1. Në qofte se shuma e shpërblimit për transport është caktuar me tarifë ose me ndonjë akt tjetër detyrues të shpallur, nuk mund të kontraktohet shpërblimi më i madh. 2. Në qoftë se shuma e shpërblimit për transport nuk është caktuar me tarifë ose me ndonjë akt detyrues tjetër të shpallur e as me kontratë, transportuesi ka të drejtë për shpërblim të zakonshëm për këtë lloj transporti. 3. Në pjesën tjetër në mënyrë përkatëse zbatohen dispozitat për shpërblimin të përmbajtura në pjesën e këtij ligji për kontratën për veprën. 143 - 666 Verify source ↗
Neni 666
AI-assisted research summary: This provision says the rules in this part apply to all types of transport unless another law sets a different rule for a specific type.
Neni 666 Kufizimi i zbatimit të dispozitave të kësaj pjese Dispozitat e kësaj pjese zbatohen në të gjitha llojet e transportit, në qoftë se me ligj për lloje të veçanta nuk është caktuar ndryshe. KREU 2 KONTRATA PËR TRANSPORTIN E SENDEVE NËNKREU 1 DISPOZITAT E PËRGJITHSHME - 667 Verify source ↗
Neni 667
AI-assisted research summary: The carrier must deliver the item it accepted for transport to the designated place, either to the sender or to the designated recipient.
Neni 667 Dorëzimi i sendeve Transportuesi ka për detyrë që sendin të cilin e ka pranuar për transport t’ia dorëzojë në vendin e caktuar dërguesit ose personit të caktuar (marrësit). - 668 Verify source ↗
Neni 668
AI-assisted research summary: The sender must tell the carrier key details about the shipment and, for valuable, dangerous, or specially conditioned goods, notify the carrier promptly or at delivery as required.
Neni 668 Detyrat e dërguesit për ta njoftuar transportuesin 1. Dërguesi ka për detyrë ta njoftojë transportuesin për llojin e dërgesës dhe për përmbajtjen dhe sasinë e saj dhe t'i komunikojë se ku duhet të transportohet dërgesa, emrin dhe adresën e marrësit të dërgesës, emrin dhe adresën e vet, si dhe çdo gjë të nevojshme që transportuesi të mund t'i përmbushë detyrimet e veta pa shtyrje dhe pengesa. 2. Kur në dërgesë ndodhen sende te çmueshme, letra me vlerë ose sende tjera të shtrenjta, dërguesi ka për detyrë që për këtë ta njoftojë transportuesin në momentin e dorëzimit të tyre për transport dhe t’ia komunikojë vlerën e tyre. 3. Kur është fjala për transportin e sendeve të rrezikshme ose të sendeve për të cilat nevojiten kushte të veçanta të transportit, dërguesi ka për detyrë që për këtë ta njoftojë transportuesin me kohë, kështu që ai do të mund të ndërmerr masa përkatëse të veçanta. 4. Në qoftë se dërguesi nuk i jep transportuesit të dhënat nga paragrafi 1. dhe 3. të këtij neni, ose i jep gabimisht përgjigjet për dëmin që do të shkaktohej për shkak të kësaj. - 669 Verify source ↗
Neni 669
AI-assisted research summary: Kontraktuesit mund të bien dakord të përgatisin fletëngarkesë për një dërgesë; fletëngarkesa duhet të nënshkruhet nga të dy kontraktuesit.
Neni 669 Fletëngarkesa 1. Kontraktuesit mund të merren vesh që për dërgesën e dorëzuar për transport të përpilohet fletëngarkesa. 2. Fletëngarkesa duhet të përmbajë emrin dhe adresën e dërguesit e të transportuesit, llojin, përmbajtjen dhe sasinë e dërgesës, si dhe vlerën e sendeve të çmueshme dhe sendeve të tjera të shtrenjta, vendin e destinimit, shumën e shpërblimit për transport, respektivisht shënimin se shpërblimi është parapaguar, dispozitën për shumën me të cilën është ngarkuar dërgesa, vendi dhe dita e lëshimit të fletëngarkesës. 3. Në fletëngarkesë mund të futen edhe dispozita të tjera të kontratës për transportin. 4. Fletëngarkesa duhet të jetë e nënshkruar nga të dy kontraktuesit. 144 5. Fletëngarkesa mund të përmbajë dispozitën "sipas urdhrit" ose të jetë e shënuar në prurësin. - 670 Verify source ↗
Neni 670
AI-assisted research summary: The legal existence and validity of a transport contract do not depend on whether a waybill exists or whether it is accurate.
Neni 670 Kontrata për transportin dhe fletëngarkesa Ekzistimi dhe vlefshmëria juridike e kontratës për transportin janë të pavarura nga ekzistimi i fletëngarkesës dhe nga saktësia e saj. - 671 Verify source ↗
Neni 671
AI-assisted research summary: If no bill of lading has been issued, the sender may ask the carrier to issue a receipt certificate for the shipment containing the information that the bill of lading should contain.
Neni 671 Vërtetimi për marrjen në dorëzim për transport Në qoftë se nuk është dhënë fletëngarkesa, dërguesi mund të kërkojë nga transportuesi që t’i lëshojë vërtetimin për marrjen e dërgesës për transport me të dhënat që duhet t’i përmbajë fletëngarkesa. NËNKREU 2 MARRËDHËNIA E DËRGUESIT DHE TRANSPORTUESIT - 672 Verify source ↗
Neni 672
AI-assisted research summary: Dërguesi duhet t’i paketojë sendet siç parashikohet ose praktikohet, dhe transportuesi duhet të paralajmërojë për të metat e dukshme të paketimit; në disa raste transportuesi duhet të refuzojë dërgesën ose përgjigjet për dëmin.
Neni 672 Paketimi 1. Dërguesi ka për detyrë t’i paketojë sendet sipas mënyrës së parashikuar ose të praktikuar, kështu që të mos shkaktohet ndonjë dëm ose të rrezikohet siguria e njerëzve ose e të mirave. 2. Transportuesi ka për detyrë të paralajmërojë dërguesin për të metat e paketimit që mund të vihen re, përndryshe përgjigjet për dëmtimin e dërgesës që do të shkaktohej për shkak të këtyre të metave. 3. Transportuesi nuk përgjigjet për dëmtimin e dërgesës në qoftë se dërguesi, megjithëse iu ka tërhequr vërejtja për të metat e paketimit, ka kërkuar që transportuesi ta pranojë dërgesën për transport me këto të meta. 4. Transportuesi ka për detyrë që të refuzojë dërgesën në qoftë se të metat në paketimin e saj janë të tilla sa që mund të rrezikohet siguria e personave ose e të mirave, ose të shkaktohet ndonjë dëm. 5. Për dëmin që për shkak të metës në paketim e pësojnë personat e tretë deri sa sendi ndodhet te transportuesi, përgjigjet transportuesi, ndërsa ky ka të drejtë të kërkojë shpërblimin nga dërguesi. - 673 Verify source ↗
Neni 673
AI-assisted research summary: The sender must pay the carrier the transport fee and related transport expenses.
Neni 673 Shpërblimi për transport dhe shpenzimet në lidhje me transportin 1. Dërguesi ka për detyrë t’i paguajë transportuesit shpërblimin për transport dhe shpenzimet në lidhje me transportin. 2. Në qoftë se në fletëngarkesë nuk është theksuar se dërguesi paguan shpërblimin për transport dhe shpenzimet e tjera lidhur me transportin, supozohet se dërguesi ka udhëzuar transportuesin që shpërblimin ta arkëtojë nga marrësi. - 674 Verify source ↗
Neni 674
AI-assisted research summary: The sender may change shipment instructions and direct the carrier to stop, return, reroute, or redeliver the shipment, but that right ends once the shipment reaches its destination or certain delivery steps occur.
Neni 674 Disponimi me dërgesën 1. Dërguesi mund të disponojë me dërgesën edhe t’i ndryshojë urdhrat e përmbajtura në kontratë dhe mund t’i urdhërojë transportuesit ta ndalë transportin e mëtejshëm të dërgesës, t’ia kthejë dërgesën, t’ia dorëzojë marrësit tjetër ose ta udhëzojë në një vend tjetër. 145 2. E drejta e dërguesit për t’i ndryshuar urdhrat shuhet pas arritjes së dërgesës në vendin e destinacionit, kur transportuesi i’a dorëzon marrësit fletëngarkesën ose kur transportuesi e fton marrësin që të marrë dërgesën, ose kur marrësi e kërkon vet dorëzimin e saj. 3. Në qoftë se është lëshuar fletëngarkesa sipas urdhrit, respektivisht në prurësin, të dhënat e dërguesit nga paragrafi paraprak i takojnë ekskluzivisht zotëruesit të fletëngarkesës. 4. Personi i autorizuar që shfrytëzon të drejtën e dhënies së urdhëresave të reja transportuesit ka për detyrë t’ia shpërblejë shpenzimet dhe dëmin që i ka pasur për shkak të kësaj dhe që me kërkesën e tij t’i japë dorëzani se shpenzimet dhe dëmi do t’i shpërblehen. - 675 Verify source ↗
Neni 675
AI-assisted research summary: The carrier must carry out transport as agreed in the contract.
Neni 675 Drejtimi i transportit 1. Transportuesi ka për detyrë ta kryejë transportin në mënyrën e kontraktuar. 2. Në qoftë se nuk është kontraktuar se në cilën rrugë duhet të bëhet transporti, transportuesi ka për detyrë që ta bëjë në atë rrugë që i përgjigjet më tepër interesave të dërguesit. - 676 Verify source ↗
Neni 676
AI-assisted research summary: The carrier must inform the sender about anything that may affect transport and follow the sender’s instructions, unless doing so would endanger people or goods.
Neni 676 Pengesat gjatë kryerjes së transportit 1. Transportuesi ka për detyrë ta njoftojë dërguesin për të gjitha rrethanat që do të kishin ndikim në kryerjen e transportit dhe të veprojë sipas udhëzimeve që i merr nga ai. 2. Transportuesi nuk është i detyruar të veprojë sipas udhëzimeve të dërguesit, zbatimi i të cilave do të mund të rrezikonte sigurinë e personave ose të të mirave. 3. Në qoftë se rasti do të ishte i tillë sa të mos mund të priten udhëzimet e dërguesit, transportuesi ka për detyrë të veprojë siç do të vepronte ekonomisti i mirë përkatësisht shtëpiaku i mirë në të njëjtën situatë dhe për këtë ta njoftojë dërguesin e të kërkojë udhëzimet e tij të mëtejshme. 4. Transportuesi ka të drejtë për shpërblimin e shpenzimeve që kanë ndodhur për shkak të pengesave të dalura pa fajin e tij. - 677 Verify source ↗
Neni 677
AI-assisted research summary: If transport is interrupted, the carrier may be entitled to part of the transport fee or to the fee difference, but must compensate the other party’s damage when the carrier is responsible. If the shipment is destroyed by force majeure, the carrier gets no fee share.
Neni 677 Shpërblimi në rastin e ndërprerjes së transportit 1. Në qoftë se për ndonjë shkak për të cilin përgjigjet transportuesi është ndërprerë transporti ai ka të drejtë në pjesën proporcionale të shpërblimit për transportin e kryer, por ka për detyrë që ta shpërblejë dëmin që do të krijohej për palën tjetër për shkak të ndërprerjes së transportit. 2. Në qoftë se transporti është ndërprerë për ndonjë shkak për të cilin nuk përgjigjet askush nga personat e interesuar, transportuesi ka të drejtë në diferencën midis shpërblimit të kontraktuar për transport dhe shpenzimeve të transportit nga vendi ku është ndërprerë transporti deri në vendin e destinimit. 3. Transportuesi nuk ka të drejtë as në një pjesë të shpërblimit, në qoftë se gjatë transportit dërgesa shkatërrohet për shkak të fuqisë madhore. - 678 Verify source ↗
Neni 678
AI-assisted research summary: Kur një dërgesë nuk mund të dorëzohet, transportuesi duhet të njoftojë dërguesin, të kërkojë udhëzime dhe të marrë masa për ruajtjen e sendit; në disa raste mund ta shesë dërgesën dhe duhet ta depozitojë tepricën në gjykatë.
Neni 678 Kur dërgesa nuk mund të dorëzohet 1. Në qoftë se marrësi nuk mund të njoftohet për arritjen e dërgesës ose refuzon ta pranojë dhe në përgjithësi në qoftë se dërgesa nuk mund të dorëzohet ose në qoftë se marrësi nuk i’a paguan transportuesit shpërblimin qe e ka për detyrë dhe shumat e tjera që e ngarkojnë dërgesën, 146 transportuesi ka për detyrë ta njoftojë për këtë dërguesin, të kërkojë prej tij udhëzime dhe të ndermerr masa të duhura për llogari të tij për ruajtjen e sendit. 2. Në qoftë se brenda afatit të arsyeshëm personi i autorizuar nuk pranon dërgesën, transportuesi ka të drejtë ta shesë dërgesën sipas rregullave për shitjen e sendit në rastin e vonesës së kreditorit dhe të arkëtojë kërkesat e veta nga çmimi i realizuar, ndërsa mbetjen ka për detyrë ta depozitojë në gjykatë për personin e autorizuar. - 679 Verify source ↗
Neni 679
AI-assisted research summary: Nëse transportuesi ia dorëzon dërgesën marrësit, por nuk e arkëton shumën e ngarkuar prej tij, ai duhet t’ia paguajë shumën dërguesit dhe mund të kërkojë shpërblim nga marrësi.
Neni 679 Përgjegjësia e transportuesit ndaj dërguesit Në qoftë se transportuesi i’a ka dorëzuar dërgesën marrësit, ndërsa nuk e ka arkëtuar prej tij shumën me të cilën ka qenë e ngarkuar, ka për detyrë t’ia paguajë këtë shumë dërguesit, por ka të drejtë të kërkojë shpërblimin nga marrësi. NËNKREU 3 MARRËDHËNIA E TRANSPORTUESIT DHE MARRËSIT - 680 Verify source ↗
Neni 680
AI-assisted research summary: Transportuesi duhet ta njoftojë marrësin pa vonesë kur dërgesa ka arritur dhe ta vendosë atë në dispozicion sipas kontratës; nëse është lëshuar fletëngarkesë, duhet edhe ta paraqesë atë.
Neni 680 Njoftimi i marrësit për arritjen e dërgesës 1. Transportuesi ka për detyrë ta njoftojë marrësin pa vonesë se dërgesa ka arritur, t’ia vejë në dispozicion si është kontraktuar dhe t’i paraqesë fletëngarkesën, nëse një fletëngarkesë e tillë është lëshuar. 2. Në rastin kur është lëshuar fletëngarkesa sipas urdhrit ose në prurësin, ai ka për detyrë të veprojë sipas paragrafit 1. të këtij neni vetëm në qoftë se në fletëngarkesë është shënuar personi në vendin e destinimit se dërgesa ka arritur. - 681 Verify source ↗
Neni 681
AI-assisted research summary: The carrier may refuse to deliver the shipment if the duplicate bill of lading is not given at the same time.
Neni 681 Dorëzimi i dërgesës kur është lëshuar duplikati i fletdërgesës Transportuesi mund të refuzojë ta dorëzojë dërgesën, në qoftë se njëkohësisht nuk i jepet duplikati i fletëngarkesës në të cilën e ka vërtetuar se dërgesa i është dorëzuar. - 682 Verify source ↗
Neni 682
AI-assisted research summary: The recipient may ask for the waybill and shipment after it reaches the destination, and may claim shipment delivery only if the transport contract conditions are met.
Neni 682 E drejta e marrësit për të kërkuar dorëzimin e dërgesës 1. Marrësi mund të ushtrojë të drejtat nga kontrata për transportin ndaj transportuesit dhe të kërkojë prej tij t’ia dorëzojë fletëngarkesën dhe dërgesën vetëm pasi që ajo të arrijë në vendin e destinimit. 2. Transportuesi ka për detyrë që me kërkesën e marrësit t’ia dorëzojë dërgesën para se ajo të arrijë në vendin e destinimit, vetëm në qoftë se për këtë e ka autorizuar dërguesi. 3. Marrësi mund të ushtrojë të drejtat nga kontrata për transportin dhe të kërkojë nga transportuesi t’ia dorëzojë dërgesën vetëm në qoftë se i plotëson kushtet e parashikuara në kontratën për transportin. - 683 Verify source ↗
Neni 683
AI-assisted research summary: Personi i autorizuar may request a process-verbal to verify the shipment’s identity and, if damaged, the nature of the damage. If the shipment is not what was delivered to the carrier, or the damage exceeds what the carrier claimed, the carrier pays the verification costs.
Neni 683 Vërtetimi i identitetit dhe i gjendjes së dërgesës 1. Personi i autorizuar ka të drejtë të kërkojë që me procesverbal të vërtetohet identiteti i dërgesës dhe në qoftë se dërgesa është dëmtuar, në çka qëndron ky dëmtim. 147 2. Në qoftë se vërtetohet se dërgesa nuk është ajo që i është dorëzuar transportuesit ose dëmtimi është më i madh se sa ka pohuar transportuesi, atëherë shpenzimet e vërtetimit i paguan transportuesi. - 684 Verify source ↗
Neni 684
AI-assisted research summary: The recipient must pay the carrier’s transport remuneration and any charges on the shipment, unless the transport contract or bill of lading says otherwise. If the recipient disputes the amount claimed, they may exercise contractual rights only after depositing the disputed amount with the court.
Neni 684 Detyrimi i marrësit për të paguar shpërblimin për transportin 1. Me marrjen në dorëzim të dërgesës dhe të fletëngarkesës, në qoftë se është lëshuar, marrësi detyrohet t’i paguajë transportuesit shpërblimin për transport, në qoftë se nuk është caktuar diçka tjetër në kontratën për transportin ose në fletëngarkesën, si dhe t’i paguajë shumat me të cilat është ngarkuar dërgesa. 2. Në qoftë se marrësi konsideron se nuk e ka për detyrë t’i paguajë transportuesit aq sa kërkon ky, ai mund të ushtrojë të drejtat nga kontrata vetëm në qoftë se në gjykatë e deponon shumën kontestuese. NËNKREU 4 PËRGJEGJËSIA E TRANSPORTUESIT PËR HUMBJE, DËMTIM DHE VONESËN E DËRGESËS - 685 Verify source ↗
Neni 685
AI-assisted research summary: Transportuesi mban përgjegjësi për humbjen ose dëmtimin e dërgesës gjatë transportit, me disa përjashtime.
Neni 685 Humbja ose dëmtimi i dërgesës 1. Transportuesi përgjigjet për humbjen ose për dëmtimin e dërgesës që do të shkaktoheshin prej çastit të marrjes në dorëzim deri në dorëzimin e saj, përveç nëse i janë shkaktuar me veprimin e personit të autorizuar, nga cilësia e dërgesës ose nga shkaqet e jashtme që nuk kanë mund të parashikohen si edhe të shmangen ose mënjanohen. 2. Janë nule dispozitat e kontratës për transport, të kushteve të përgjithshme të transportit të tarifave ose të ndonjë akti tjetër të përgjithshëm sipas të cilave kjo përgjegjësi zvogëlohet. 3. Por është e plotfuqishme dispozita që cakton shumën më të lartë të shpërblimit, me kusht që mos të jetë në disproporcion të dukshëm me dëmin. 4. Ky kufizim i shumës së shpërblimit nuk vlen në qoftë se dëmin e ka shkaktuar transportuesi me dashje ose nga pakujdesia e rëndë. 5. Në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe, shuma e shpërblimit caktohet sipas çmimit të tregut të dërgesës në kohën dhe vendin e dorëzimit për transport. - 686 Verify source ↗
Neni 686
AI-assisted research summary: Transportuesi duhet të shpërblejë dëmin për humbjen ose dëmtimin e dërgesës me sende të çmueshme vetëm kur ishte njoftuar për natyrën dhe vlerën e tyre, ose kur e ka shkaktuar dëmin me dashje apo nga pakujdesia e rëndë.
Neni 686 Humbja ose dëmtimi i dërgesës së sendeve të shtrenjta 1. Në rastin e humbjes ose të dëmtimit të dërgesës në të cilën gjendeshin sende të çmueshme, letra me vlerë ose sende të tjera të shtrenjta, transportuesi ka për detyrë të shpërblejë dëmin e shkaktuar, vetëm në qoftë se me rastin e dorëzimit të sendit për transport ka qenë i njoftuar për natyrën e këtyre sendeve dhe për vlerën e tyre, ose në qoftë se dëmin e ka shkaktuar me dashje ose nga pakujdesia e rëndë. 2. Në qoftë se me sendet e përmendura në dërgesë kanë qenë edhe sende të tjera, për humbjen ose dëmtimin e tyre transportuesi përgjigjet sipas rregullave të përgjithshme për përgjegjësinë e trasnportuesit. - 687 Verify source ↗
Neni 687
AI-assisted research summary: If a shipment is completely lost, the carrier must return the transport fee to the sender if it was paid, in addition to compensation for damage.
Neni 687 Kthimi i shpërblimit të paguar për transport Në rastin e humbjes së plotë të dërgesës, transportuesi ka për detyrë që përveç shpërblimit të dëmit, dërguesit t’i kthejë shpërblimin për transport në qoftë se ai është paguar. 148 - 688 Verify source ↗
Neni 688
AI-assisted research summary: This article sets when the carrier’s responsibility for shipment damage ends or continues, and requires the recipient to notify the carrier of visible damage within 8 days of delivery.
Neni 688 Kur marrësi e merr dërgesën pa kundërshtim 1. Kur marrësi e merr dërgesën pa kundërshtim dhe i paguan transportuesit kërkesat e tij, shuhet përgjegjësia e transportuesit, përveç nëse dëmtimi është konstatuar me procesverbal para marrjes së dërgesës. 2. Transportuesi mbetet përgjegjës për dëmtimet e dërgesës që mund të viheshin re në momentin e dorëzimit, në qoftë se marrësi e ka njoftuar për këto dëmtime menjëherë pas zbulimit të tyre, por jo më vonë se tetë (8) ditë nga dorëzimi. 3. Transportuesi nuk mund të thirret në dispozitat e paragrafëve paraprake, në qoftë se dëmtimi është shkaktuar me dashje ose nga pakujdesia e rëndë. - 689 Verify source ↗
Neni 689
AI-assisted research summary: Transportuesi mban përgjegjësi për dëmin nga vonesa, përveç kur vonesa vjen nga një fakt që e përjashton përgjegjësinë.
Neni 689 Përgjegjësia e transportuesit për vonesë Transportuesi përgjigjet për dëmin e shkaktuar për shkak të vonesës, përveç nëse vonesa është shkaktuar nga ndonjë fakt që përjashton përgjegjësinë e tij për humbjen ose dëmtimin e sendit. - 690 Verify source ↗
Neni 690
AI-assisted research summary: Transportuesi mban përgjegjësi për personat që kanë punuar në kryerjen e transportit sipas urdhrit të tij.
Neni 690 Përgjegjësia për ndihmësit Transportuesi përgjigjet për personat që kanë punuar në kryerjen e transportit sipas urdhrit të tij. NËNKREU 5 PJESËMARRJA E DISA TRANSPORTUESEVE NË TRASPORTIN E DËRGESËS - 691 Verify source ↗
Neni 691
AI-assisted research summary: If a carrier hands shipment transport to another carrier, the first carrier remains responsible until delivery and may claim compensation from the carrier it entrusted.
Neni 691 Përgjegjësia solidare 1. Transportuesi, i cili ia beson ndonjë transportuesi tjetër kryerjen e transportit të dërgesës tërësisht ose pjesërisht që e ka pranuar për transport mbetet edhe më tej përgjegjës për transportin e saj që nga marrja deri te dorëzimi, por ka të drejtë në shpërblim nga transportuesi të cilit i’a ka besuar dërgesën. 2. Në qoftë se transportuesi tjetër e merr nga transportuesi i parë bashkë me dërgesën edhe fletëngarkesën, ai bëhet palë kontraktuese në transportin me të drejtat dhe detyrat e debitorit solidar dhe të kreditorit solidar, kontributet e të cilit janë në përpjesëtim me pjesëmarrjen e tij në transport. 3. E njëjta vlen edhe kur për kryerjen e transportit të ndonjë dërgese detyrohen me të njëjtën kontratë disa transportues, të cilët do të marrin pjesë në transport njëri pas tjetrit. 4. Secili prej disa transportueseve ka të drejtë të kërkojë që të vërtetohet gjendja e dërgesës në momentin kur i dorëzohet për kryerjen e pjesës së tij të transportit. 5. Transportuesit solidarë marrin pjesë në bartjen e dëmit përpjesëtimisht me kontributet e tyre në transport, përveç atij që provon se dëmi nuk është shkaktuar deri sa ai ka transportuar dërgesën. 6. Kundërshtimet e bëra transportuesit të mëvonshëm kanë efekt edhe ndaj transportuesve të mëparshëm. 149 - 692 Verify source ↗
Neni 692
AI-assisted research summary: If several carriers arranged by the sender carry a shipment one after another, each carrier is liable only for its own part of the transport.
Neni 692 Përgjegjësia e pjesëtuar e transportuesve Kur në kryerjen e transportit të një dërgese marrin pjesë njëri pas tjetrit disa transportues që i ka caktuar dërguesi, secili prej tyre përgjigjet vetëm për pjesën e vet të transportit. NËNKREU 6 E DREJTA E PENGUT - 693 Verify source ↗
Neni 693
AI-assisted research summary: Transportuesi ka të drejtën e pengut mbi sendet e dorëzuara për transport për të siguruar pagesën e shpërblimit dhe shpenzimeve të domosdoshme.
Neni 693 Kur transportuesi ka të drejtë pengu 1. Për sigurimin e arkëtimit të shpërblimit për transport e të shpenzimeve të domosdoshme që i ka bërë lidhur me transportin, transportuesi ka të drejtën e pengut në sendet që i janë dorëzuar për transport dhe lidhur me transportin deri sa i mban dhe deri sa ka në dorë dokumentin me ndihmën e të cilit mund të disponojë me to. 2. Kur në kryerjen e transportit kanë marrë pjesë disa transportues njëri pas tjetrit, kërkesat e tyre lidhur me transportin janë të siguruara gjithashtu me këtë peng dhe transportuesi i fundit ka për detyrë, në qoftë se fletëngarkesa nuk përmban diçka tjetër, t’i arkëtojë të gjitha kërkesat sipas fletëngarkesës. 3. Kërkesat e transportuesit të mëparshëm dhe e drejta e tij e pengut kalojnë në transportuesin e mëvonshëm i cili i’a ka paguar këto kërkesa. 4. Kjo njësoj vlen në qoftë se transportuesi paguan kërkesat e shpediterit. - 694 Verify source ↗
Neni 694
AI-assisted research summary: This article sets the order in which competing lien claims on the same item are paid.
Neni 694 Konflikti i të drejtave të pengut 1. Kur përveç të drejtës së pengut të transportuesit ekzistojnë në të njëjtin send njëkohësisht të drejtat e pengut të komisionarit, të shpediterit dhe të magazionerit, përparësi arkëtimi kanë kërkesat e atyre kreditoreve të krijuara me shpeditimin ose transportimin dhe atë me rend të kundërt sipas të cilit janë krijuar. 2. Kërkesat e tjera të komisionarëve, të magazionerëve, të shpeditorëve dhe të transportuesit te krijuara nga dhënia e paradhënieve arkëtohen vetëm pas pagimit të kërkesave të përmendura në paragrafin 1. të këtij neni sipas radhës që janë krijuar. KREU 3 KONTRATA PËR TRANSPORTIN E PERSONAVE - 695 Verify source ↗
Neni 695
AI-assisted research summary: Transportuesi must transport passengers safely using the vehicle set by the transport contract, with the comfort and hygiene conditions needed for that vehicle type and route length.
Neni 695 Dispozita e përgjithshme Transportuesi ka për detyrë që transportin e personave ta kryej në mënyrë të sigurt me atë mjet të transportit që është caktuar me kontratë për transportin dhe me ato kushte komoditeti dhe higjienike të cilat sipas llojit të mjetit transportues përkatës dhe largësisë së rrugës, konsiderohen të domosdoshme. - 696 Verify source ↗
Neni 696
AI-assisted research summary: The carrier must give the traveler the seat and transport space agreed in the contract.
Neni 696 E drejta e udhëtarit për vendin e caktuar Transportuesi ka për detyrë t’i japë udhëtarit atë vend dhe në atë mjet transporti si është kontraktuar. 150 - 697 Verify source ↗
Neni 697
AI-assisted research summary: Transportuesi duhet t’i çojë udhëtarët në destinacion me kohë dhe mund të jetë përgjegjës për dëmin nga vonesa, përveç kur vonesa vjen nga një shkak që nuk mund të shmangej as me kujdesin e ekspertit.
Neni 697 Përgjegjësia e transportuesit për vonesë 1. Transportuesi ka për detyrë t’i transportojë udhëtarët në vendin e caktuar me kohë. 2. Ai përgjigjet për dëmin të cilin udhëtari do ta pësonte për shkak të vonesës, përveç nëse vonesa ka ardhur nga shkaku i cili nuk ka mundur të mënjanohet as me kujdesin e ekspertit. - 698 Verify source ↗
Neni 698
AI-assisted research summary: Transportuesi është përgjegjës për sigurinë e udhëtarëve gjatë gjithë transportit dhe duhet të shpërblejë dëmin për dëmtim shëndeti, lëndim ose vdekje, përveç rasteve të shkaktuara nga vetë udhëtari ose nga një shkak i jashtëm i paparashikueshëm, i pashmangshëm ose i pamënjanueshëm.
Neni 698 Përgjegjësia e transportuesit për sigurinë e udhëtarëve 1. Transportuesi përgjigjet për sigurinë e udhëtarëve nga fillimi i transportit deri në mbarim të tij, si në rastin e transportit me pagesë, ashtu edhe në transport falas dhe ka për detyrë që të shpërblejë dëmin që shkaktohet me dëmtimin e shëndetit, lëndimin ose vdekjen e udhëtarit, përveç nëse është shkaktuar me veprimin e udhëtarit ose shkakun e jashtëm i cili nuk ka mundur të parashihet, të shmanget ose të mënjanohet. 2. Nule janë dispozitat e kontratës dhe të kushteve të përgjithshme të transportit, të tarifës ose të ndonjë akti tjetër të përgjithshëm me të cilat zvogëlohet kjo përgjegjësi. - 699 Verify source ↗
Neni 699
AI-assisted research summary: Transportuesi duhet ta transportojë bagazhin e dorëzuar bashkë me udhëtarin dhe ta dorëzojë pas përfundimit të transportit.
Neni 699 Përgjegjësia për bagazhin e dorëzuar për transport dhe sende të tjera 1. Bagazhin të cilin ia ka dorëzuar udhëtari, transportuesi ka për detyrë ta transportojë në të njëjtën kohë kur edhe udhëtarin dhe t’ia dorëzojë atë pas përfundimit të transportit. 2. Për humbjen dhe dëmtimin e bagazhit që i’a ka dorëzuar udhëtari, transportuesi përgjigjet sipas dispozitave për transportin e sendeve. 3. Për dëmtimin e sendeve që i mban me vete udhëtari përgjigjet transportuesi sipas rregullave të përgjithshme për përgjegjësinë. PJESA XII KONTRATA PËR LICENCËN KREU 1 DISPOZITAT E PËRGJITHSHME - 700 Verify source ↗
Neni 700
AI-assisted research summary: Në kontratën për licencë, dhënësi i licencës duhet t’i bartë fituesit të licencës të drejtën e shfrytëzimit për disa të mira të përmendura; fituesi i licencës duhet të paguajë shpërblimin e caktuar.
Neni 700 Nocioni Me kontratën për licencën detyrohet dhënësi i licencës që fituesit të licencës t’i bartë në tërësi ose pjesërisht të drejtën e shfrytëzimit të shpikjes, të diturisë teknike, të përvojës, të damkës, të mostrës ose modelit, kurse fituesi i licencës detyrohet t’ia paguajë shpërblimin e caktuar. - 701 Verify source ↗
Neni 701
AI-assisted research summary: The contract for a license must be in writing.
Neni 701 Forma Kontrata për licencën duhet të lidhet në formën me shkrim. 151 - 702 Verify source ↗
Neni 702
AI-assisted research summary: A license for using a patented invention, sample, or model cannot last longer than the legal protection of those rights.
Neni 702 Kohëzgjatja e licencës Licenca për shfrytëzimin e shpikjes së patentuar, të mostrës ose të modelit nuk mund të kontraktohet për një kohë më të gjatë se sa kohëzgjatja e mbrojtjes ligjore të këtyre të drejtave. - 703 Verify source ↗
Neni 703
AI-assisted research summary: Licenca është ekskluzive vetëm kur është parashikuar shprehimisht në kontratë; përndryshe konsiderohet jo-ekskluzive.
Neni 703 Licenca ekskluzive 1. Me kontratën për licencën fituesi i licencës fiton të drejtën ekskluzive të shfrytëzimit të objektit të licencës, vetëm në qoftë se kjo është kontraktuar shprehimisht (licenca ekskluzive). 2. Mundësitë e tjera të shfrytëzimit të objektit të licencës i mban dhënësi i licencës. 3. Në qoftë se në kontratën për licencën nuk është shënuar se për çfarë licence është fjala, konsiderohet se është dhënë licenca jo ekskluzive. - 704 Verify source ↗
Neni 704
AI-assisted research summary: A licensee’s right to use the licensed object may be territorially limited only if that does not conflict with mandatory rules and other rules on goods and services circulation.
Neni 704 Kufizimi territorial i të drejtës së shfrytëzimit 1. E drejta e shfrytëzimit të objektit të licencës mund të kufizohet territorialisht vetëm në qoftë se kjo nuk është në kundërshtim me dispozitat imperative dhe dispozitat tjera për qarkullimin e mallit dhe shërbimeve. 2. Në qoftë se me kontratën për licencën territorialisht nuk është kufizuar e drejta e shfrytëzimit të objektit të licencës, konsiderohet se licenca territorialisht është e pakufizuar KREU 2 DETYRIMET E DHËNËSIT TË LICENCËS - 705 Verify source ↗
Neni 705
AI-assisted research summary: The license grantor must deliver the license object to the license winner within the set deadline and also provide the technical documentation needed for practical implementation.
Neni 705 Dorëzimi i objektit të licencës 1. Dhënësi i licencës ka për detyrë që fituesit të licencës t’i dorëzojë brenda afatit të caktuar objektin e licencës. 2. Dhënësi i licencës ka për detyrë që fituesit të licencës t’i dorëzojë edhe dokumentacionin teknik të nevojshëm për zbatimin praktik të objektit të licencës. - 706 Verify source ↗
Neni 706
AI-assisted research summary: Dhënësi i licencës duhet t’i japë fituesit të licencës të gjitha udhëzimet dhe njoftimet e nevojshme.
Neni 706 Dhënia e udhëzimeve dhe njoftimeve Dhënësi i licencës ka për detyrë që fituesit të licencës t’ia jap edhe të gjitha udhëzimet dhe njoftimet që janë të nevojshëm për zbatimin, shfrytëzimin e suksesshëm të objektit të licencës. - 707 Verify source ↗
Neni 707
AI-assisted research summary: The license giver must guarantee the technical enforceability and usability of the licensed object to the license winner.
Neni 707 Detyrimi i garantimit Dhënësi i licencës i garanton fituesit të licencës zbatueshmërinë dhe përdorshmërinë teknike të objektit të licencës. 152 - 708 Verify source ↗
Neni 708
AI-assisted research summary: Licensori must warrant that the use right belongs to him, is unencumbered, and is not limited for a third party’s benefit; for an exclusive licence, he must also warrant that he has not transferred the use right to anyone else, fully or partly.
Neni 708 Përgjegjësia për të metat juridike 1. Dhënësi i licencës garanton se e drejta e shfrytëzimit që është objekt i kontratës t’i takojë atij, se në të nuk ka barrë dhe se nuk është i kufizuar në dobi të personit të tretë. 2. Në qoftë se objekti i licencës është licenca ekskluzive, dhënësi i licencës garanton, se të drejtën e shfrytëzimit nuk i’a ka bartur tjetrit as tërësisht as pjesërisht. 3. Dhënësi i licencës ka për detyrë ta ruajë dhe ta mbrojë të drejtën e bartur fituesit të licencës nga të gjitha pretendimet e personave të tretë. - 709 Verify source ↗
Neni 709
AI-assisted research summary: If an exclusive license is agreed, the licensor must not use the licensed object, parts of it, or let someone else use it within the license’s territorial scope.
Neni 709 Dorëzimi i dhënësit të licencës ekskluzive Në qoftë se është kontraktuar liçenca ekskluzive, dhënësi i licencës nuk mundet në asnjë formë ta shfrytëzojë vet objektin e licencës, as pjesë të veçanta, as t’i besojë ndonjë tjetri në kufijtë e vlefshmërisë territoriale të licencës. KREU 3 DETYRIMET E FITUESIT TË LICENCËS - 710 Verify source ↗
Neni 710
AI-assisted research summary: The license winner must use the licensed object in the contracted manner, volume, and limits.
Neni 710 Shfrytëzimi i objektit të licencës Fituesi i licencës ka për detyrë ta shfrytëzojë objektin e licencës në mënyrën e kontraktuar, në vëllimin e kontraktuar dhe në kufijtë e kontraktuar. - 711 Verify source ↗
Neni 711
AI-assisted research summary: Licenca nuk lejon shfrytëzimin e përfeksionimeve të mëvonshme të objektit të licencës, përveç nëse kontrata cakton ndryshe.
Neni 711 Shfrytëzimi i përfeksionimeve të mëvonshme Në qoftë se me kontratë nuk është caktuar ndryshe, fituesi i licencës nuk është i autorizuar të shfrytëzojë perfeksionimet e mëvonshme të objektit të licencës. - 712 Verify source ↗
Neni 712
AI-assisted research summary: If the licensed subject is an unpatented invention or secret technical know-how/experience, the licensee must keep it confidential.
Neni 712 Ruajtja e objektit të licencës në fshehtësi Në qoftë se objektin e licencës e përbëjnë shpikja e jopatentuar ose dituria dhe eksperienca teknike e fshehtë, fituesi i licencës ka për detyrë ta ruajë në fshehtësi. - 713 Verify source ↗
Neni 713
AI-assisted research summary: A licensee may put goods bearing the stamp into circulation only if the goods have the same quality as the licensor’s goods, and any contrary agreement has no legal effect.
Neni 713 Cilësia 1. Në qoftë se me licencë të prodhimit është ceduar edhe licenca e përdorimit të vulës (damkës), fituesi i licencës mund të vejë në qarkullim mallra me këtë vulë (damkë) vetëm në qoftë se cilësia e tyre është e njëjtë si është edhe cilësia e mallit që e prodhon dhënësi i licencës. 2. Marrëveshja e kundërt nuk ka efekt juridik. - 714 Verify source ↗
Neni 714
AI-assisted research summary: The license winner must mark the goods with the marking for production under the license.
Neni 714 Të shënuarit Fituesi i licencës ka për detyrë që mallin ta shënojë me shënimin për prodhimin sipas licencës. 153 - 715 Verify source ↗
Neni 715
AI-assisted research summary: The license winner must pay the licensor the agreed compensation as set in the contract.
Neni 715 Shpërblimi Fituesi i licencës ka për detyrë t’i paguajë dhënësit të licencës shpërblimin e kontraktuar në kohën dhe në mënyrën sikurse është caktuar në kontratë. - 716 Verify source ↗
Neni 716
AI-assisted research summary: Nëse shpërblimi varet nga vëllimi i shfrytëzimit të objektit të licencës, fituesi i licencës duhet t’i japë dhënësit të licencës raportin e shfrytëzimit dhe llogarinë e shpërblimit për një vit, përveç nëse kontrata cakton afat më të shkurtër.
Neni 716 Paraqitja e raportit Në qoftë se shpërblimi caktohet në varësi nga vëllimi i shfrytëzimit të objektit të licencës, fituesi i licencës ka për detyrë t’i paraqesë dhënësit të licencës raportin për vëllimin e shfrytëzimit dhe të bëjë llogarinë e shpërblimit për një (1) vit, në qoftë se me kontratë për këtë nuk është caktuar afati më i shkurtër. - 717 Verify source ↗
Neni 717
AI-assisted research summary: If the contracted remuneration has clearly become disproportionate to the income the license holder gets from using the licensed object, the interested party may request a change to the contracted remuneration.
Neni 717 Ndryshimi i shpërblimit të kontraktuar Në qoftë se shpërblimi i kontraktuar është bërë haptazi i papërpjesëtueshëm në krahasim me të ardhurat të cilat fituesi i licencës i ka nga shfrytëzimi i objektit të licencës, pala e interesuar mund të kërkojë ndryshimin e shpërblimit të kontraktuar. KREU 4 NËNLICENCA - 718 Verify source ↗
Neni 718
AI-assisted research summary: Holders of an exclusive licence may transfer the exploitation right as a sub-licence, unless the contract says otherwise.
Neni 718 Kur mund të jepet 1. Fituesi i licencës ekskluzive mund t’ia bartë tjetrit të drejtën e shfrytëzimit të licencës (nënlicenca). 2. Në kontratë mund të parashihet se fituesi i licencës nuk mund t’i japë tjetrit nënlicencën ose nuk mund t’ua japë pa lejen e dhënësit të licencës. - 719 Verify source ↗
Neni 719
AI-assisted research summary: Kur nevojitet leja e dhënësit të licencës për nënlicencë, ai mund ta refuzojë atë vetëm për shkaqe serioze.
Neni 719 Kur dhënësi mund të refuzojë lejen Kur për dhënien e nënlicencës nevojitet leja e dhënësit të licencës ky mund t’ia refuzojë fituesit të licencës ekskluzive vetëm për shkaqe serioze. - 720 Verify source ↗
Neni 720
AI-assisted research summary: The licensor may terminate the licence contract without notice if a sub-license was granted without the licensor’s permission, where that permission was required by law or by the contract.
Neni 720 Denoncimi për shkak të nënlicencës së palejueshme Dhënësi i licencës mund të denoncojë kontratën për licencën pa afat denoncimi, në qoftë se nënlicenca është dhënë pa lejen e tij, kur kjo sipas ligjit ose sipas kontratës është e nevojshme. - 721 Verify source ↗
Neni 721
AI-assisted research summary: A sublicense contract does not create a separate legal relationship between the sublicensee and the licensor. The licensor may directly demand payment of sums owed by the sublicensee to the sublicensor under the sublicense.
Neni 721 Kërkesa e drejtpërdrejtë e dhënësit të nënlicencës 1. Me kontratën për nënlicencën nuk krijohet asnjë marrëdhënie juridike e veçantë midis fituesit të nënlicencës dhe dhënësit të licencës, as atëherë kur dhënësi i licencës e ka dhënë lejen e nevojshme për kontraktimin e nënlicencës. 2. Dhënësi i licencës për arkëtimin e kërkesave të veta nga fituesi i licencës të krijuara nga licenca, mund të kërkojë drejtpërdrejt nga fituesi i nënlicencës pagimin e shumave të cilat ky i’a ka detyrim dhënësit të nënlicencës në bazë të nënlicencës. 154 KREU 5 SHUARJA E KONTRATËS - 722 Verify source ↗
Neni 722
AI-assisted research summary: A fixed-term license contract ends when the agreed time runs out, and it does not need to be denounced.
Neni 722 Kalimi i kohës së caktuar Kontrata për licencën e lidhur për një kohë të caktuar shuhet me vet kalimin e kohës për të cilën është lidhur dhe nuk nevojitet të denoncohet. - 723 Verify source ↗
Neni 723
AI-assisted research summary: If the license user keeps using the licensed object after the agreed term ends and the licensor does not object, a new license contract is deemed to exist for an indefinite period on the same terms. Third-party security given for the first license ends when the original term expires.
Neni 723 Përtëritja e heshtur e licencës 1. Kur pas kalimit të kohës për të cilën ka qenë e lidhur kontrata për licencën, fituesi i licencës e vazhdon shfrytëzimin e objektit të licencës, ndërsa dhënësi i licencës nuk e kundërshton këtë, konsiderohet se është lidhur kontrata e re për licencën për kohë të pacaktuar, nën të njëjtat kushte sikurse edhe paraprakja. 2. Sigurimet që i kanë dhënë personat e tretë për licencën e parë shuhen me skadimin e kohës për të cilën ka qenë e lidhur. - 724 Verify source ↗
Neni 724
AI-assisted research summary: An open-ended license contract may be terminated by either party giving notice to the other party.
Neni 724 Denoncimi 1. Kontrata për licencën, kohëzgjatja e së cilës nuk është caktuar, shuhet me denoncim të cilën secila palë mund t’ia japë tjetrës, duke respektuar afatin e caktuar të denoncimit. 2. Në qoftë se afati i denoncimit nuk është caktuar me kontratë, është gjashtë (6) muaj, por dhënësi i licencës nuk mund ta denoncojë kontratën gjatë vitit të parë të vlefshmërisë së saj. - 725 Verify source ↗
Neni 725
AI-assisted research summary: Licences continue to heirs if the licensor or licensee dies, unless the parties agreed otherwise; the licensor may terminate the contract if the licensee goes bankrupt or is liquidated.
Neni 725 Vdekja, falimentimi dhe likuidimi 1. Në rast të vdekjes së dhënësit të licencës, licenca vazhdon në trashëgimtarët e tij, në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe. 2. Në rast të vdekjes së fituesit të licencës, licenca vazhdon në trashëgimtarët e tij, të cilët e vazhdojnë veprimtarinë e tij. 3. Në rast të falimentimit ose të likudimit të fituesit të licencës, dhënësi i licencës mund ta zgjidhë kontratën. PJESA XIII KONTRATA PËR DEPOZITËN KREU 1 PËR DEPOZITËN NË PËRGJITHËSI NËNKREU 1 DISPOZITAT E PËRGJITHSHME - 726 Verify source ↗
Neni 726
AI-assisted research summary: The deposit holder must accept the item, keep it, and return it when the depositor asks for it.
Neni 726 Kuptimi 1. Me kontratën për depozitën detyrohet depozitmarrësi që të pranojë sendin nga depozituesi për ta ruajtur dhe për ta kthyer, kur ky ta kërkojë. 155 2. Objekt i depozitës mund të jenë vetëm sendet e luajtshme. - 727 Verify source ↗
Neni 727
AI-assisted research summary: A non-owner may validly make a deposit contract, and the depositary must return the thing unless it learns the thing is stolen.
Neni 727 Depozita e sendit të huaj 1. Kontratën për depozitën mund ta lidhë plotfuqishëm personi që nuk është pronar i sendit dhe depozitmarrësi ka për detyrë t’ia kthejë sendin e këtij, përveç nëse vihet në dijeni se sendi është i vjedhur. 2. Në qoftë se personi i tretë me padi kërkon sendin nga depozitmarrësi si pronar, depozitmarrësi ka për detyrë ta informojë gjykatën nga cili person e ka marrë dhe njëkohësisht ta informojë depozitmarrësin për padinë e paraqitur. NËNKREU 2 DETYRIMET E DEPOZITMARRËSIT - 728 Verify source ↗
Neni 728
AI-assisted research summary: The deposit holder must keep the item as its own, notify the depositor about changes or risks, and may change the storage place or method only if changed circumstances require it.
Neni 728 Detyrimet e ruajtjes dhe të njoftimeve 1. Depozitmarrësi ka për detyrë ta ruajë sendin si të vetin, e në qoftë se depozita është me shpërblim duhet ta ruajë si ndërmarrës i mirë respektivisht si shtëpiak i mirë. 2. Në qoftë se është kontraktuar vendi ose mënyra e ruajtjes së sendit, depozitmarrësi mund t’i ndryshojë vetëm në qoftë se këtë e kërkojnë rrethanat e ndryshuara, përndryshe përgjigjet edhe për shkatërrimin e rastësishëm ose dëmtimin e rastësishëm. 3. Për të gjitha ndryshimet që do t'i vinte re në sendin dhe për rreziqet që sendet të prishen në cilëndo mënyrë qoftë depozitëmarrësi ka për detyrë të njoftojë depozitëdhënësin. - 729 Verify source ↗
Neni 729
AI-assisted research summary: Depozitëmarrësi nuk mund t’ia japë sendin e besuar dikujt tjetër pa pëlqimin e depozitëdhënësit ose pa nevojë të domosdoshme.
Neni 729 Dorëzimi i sendit tjetrit për ruajtje Depozitëmarrësi nuk mundet pa pëlqimin e depozitëdhënësit, ose pa nevojë të domosdoshme t'ia dorëzojë dikujt sendin që i është besuar për ta ruajtur përndryshe përgjigjet edhe për shkatërrimin ose dëmtimin e tij pa dashje. - 730 Verify source ↗
Neni 730
AI-assisted research summary: The depositary may not use the entrusted item for safekeeping.
Neni 730 Përdorimi i sendit 1. Depozitëmarrësi nuk ka të drejtë ta përdorë sendin e besuar për ruajtje. 2. Në rast të përdorimit të palejuar të sendit, depozitmarrësi i ka borxh depozituesit shpërblimin gjegjës dhe i përgjigjet për shkatërrimin ose dëmtimin e rastësishëm të sendit i cili do të ndodhte me atë rast. 3. Kur në depozitë është dhënë ndonjë send i pakonsumueshëm dhe depozitmarrësit i është lejuar që ta përdorë, në marrëdhëniet e kontraktueseve zbatohen rregullat e kontratës për huapërdorjen, ndërsa për çështjet për kohën dhe vendin e kthimit të sendit rregullat e kontratës për depozitën, në qoftë se kontraktuesit diçka tjetër nuk kanë caktuar. 156 - 731 Verify source ↗
Neni 731
AI-assisted research summary: The depositary is not liable for accidental loss or damage to the deposited item if it would have happened even without breach of the contract.
Neni 731 Përdorimi dhe dorëzimi i sendit personit tjetër Kur depozitmarrësi, pa pëlqimin e depozituesit dhe pa nevojë të domosdoshme, në kundërshtim me kontratën, e përdorë sendin, e ndryshon vendin ose mënyrën e ruajtjes së tij, ose kur sendi i është dorëzuar për ruajtje personit tjetër, ai nuk përgjigjet për shkatërrimin ose dëmtimin pa dashje të sendit që mund të ndodhnin edhe sikur te ketë vepruar në pajtim me kontratën. - 732 Verify source ↗
Neni 732
AI-assisted research summary: Depozitmarrësi duhet ta kthejë sendin kur e kërkon depozituesi, bashkë me frutat dhe fitimet që ka nxjerrë prej tij.
Neni 732 Kthimi i sendit 1. Depozitmarrësi ka për detyrë ta kthejë sendin posa ta kërkojë depozituesi me të gjitha frutat dhe fitimet e tjera që ka pasur nga sendi. 2. Në qoftë se është caktuar afati për kthimin e sendit, depozitdhënësi mund të kërkojë që sendi t’i kthehet edhe para kalimit të afatit, përveç nëse afati nuk është kontraktuar ekskluzivisht në interesin e depozitdhënësit. 3. Kthimi bëhet në vendin e dorëzimit të sendit depozitmarrësit, në qoftë se me kontratë nuk është caktuar ndonjë vend tjetër, në të cilin rast depozitmarrësi ka të drejtë në shpërblimin e shpenzimeve të bartjes së sendit. NËNKREU 3 TË DREJTAT E DEPOZITMARRËSIT - 733 Verify source ↗
Neni 733
AI-assisted research summary: Depozitmarrësi ka të drejtë të kërkojë nga depozituesi shpërblimin e shpenzimeve të domosdoshme për ruajtjen e sendit dhe të dëmit nga depozita.
Neni 733 Shpërblimi i shpenzimeve dhe i dëmit Depozitmarrësi ka të drejtë të kërkojë nga depozituesi qe t‘ia shpërblejë shpenzimet e domosdoshme për ruajtjen e sendit dhe dëmin që ka pasur për shkak të depozitës. - 734 Verify source ↗
Neni 734
AI-assisted research summary: The depositary generally has no right to compensation, unless compensation was agreed, the depositary handles acceptance of items for storage, or compensation could be expected from the working circumstances.
Neni 734 Shpërblimi Depozitmarrësi nuk ka të drejtë në shpërblimin e vet, përveç nëse shpërblimi është kontraktuar, në qoftë se depozitmarrësi merret me pranimin e sendeve për ruajtje ose në qoftë se shpërblimi ka mundur të pritet duke marrë parasysh rrethanat e punës. - 735 Verify source ↗
Neni 735
AI-assisted research summary: A free deposit holder may return the item to the depositor early if the item is at risk of destruction or damage, or if continued storage could cause harm.
Neni 735 Kthimi i sendit në rastin e depozitës falas 1. Depozitmarrësi i cili është detyruar falas ta ruajë sendin për një kohë të caktuar mund t’ia kthejë depozituesit para kalimit të afatit të kontraktuar, në qoftë se vet sendit do t’i kanosej rreziku i shkatërrimit ose i dëmtimit ose në qoftë se ruajtja e tij e mëtejshme do të mund të shkaktonte dëmin. 2. Në qoftë se afati nuk është kontraktuar, depozitmarrësi nga paragrafi 1 i këtij neni mundet në çdo kohë të denoncojë kontratën , por ka për detyrë që depozituesit t’i caktojë afatin e arsyeshëm për marrjen e sendit. 157 NËNKREU 4 RASTET E VEÇANTA TË DEPOZITËS - 736 Verify source ↗
Neni 736
AI-assisted research summary: If fungible items are deposited with the right for the depositary to use them, the depositary must return the same quantity of items of the same kind.
Neni 736 Depozita e parregullt Kur në depozitë janë dhënë sende të zëvendësueshme me të drejtë që depozitmarrësi t’i konsumojë dhe me detyrim që t’i kthejë të njëjtën sasi sendesh të të njëjtit lloj, atëherë në marrëdhëniet e tij me depozituesin zbatohen rregullat e kontratës për huan, vetëm lidhur me kohën dhe vendin e kthimit do të zbatohen rregullat e kontratës për depozitën, në qoftë se kontraktuesit nuk kanë caktuar diçka tjetër. - 737 Verify source ↗
Neni 737
AI-assisted research summary: A person entrusted with property must keep it with increased care during a calamity, such as fire, earthquake, or flood.
Neni 737 Depozita e domosdoshme Kujt i është besuar sendi në rast të ndonjë fatkeqësie, psh. në rast zjarri, tërmeti, vërshimi ka për detyrë t'a ruajë me kujdesin e shtuar. KREU 2 DEPOZITA HOTELIERE - 738 Verify source ↗
Neni 738
AI-assisted research summary: The hotelier is liable for loss or damage to items guests bring with them, up to 5,000 Euro, with exceptions and a full-compensation rule for items given for safekeeping.
Neni 738 Hotelieri si depozitëmarrës 1. Hotelieri konsiderohet dispozitëmarrës lidhur me sendet që i kanë sjellë me vete mysafirët dhe përgjigjet për humbjen ose dëmtimin e tyre, por jo më tepër se deri në shumën prej pesëmijë (5.000) Euro. 2. Kjo përgjegjësi është përjashtuar në qoftë se sendet janë shkatërruar ose dëmtuar për shkak të rrethanave që nuk kanë mundur të shmangen ose të mënjanohen, për ndonjë shkak në vetë sendin, në qoftë se kanë humbur ose janë dëmtuar me sjelljen e vet mysafirit ose me sjelljen e personave që i ka sjellë ai ose që i kanë ardhur në vizitë. 3. Hotelieri ka detyrim shpërblimin e plotë në qoftë se mysafiri i’a ka dorëzuar sendin për ruajtje dhe në qoftë se dëmi është shkaktuar me fajin e tij ose të personave për të cilët ai përgjigjet. - 739 Verify source ↗
Neni 739
AI-assisted research summary: The hotelier must accept guests’ items for safekeeping, unless there is no suitable space or another reason makes safekeeping impossible. If the hotelier refuses without reason, they must pay the guest’s full damage.
Neni 739 Detyrimet e hotelierit për ta pranuar sendin për ruajtje 1. Hotelieri ka për detyrë t'i pranojë sendet për ruajtje që kanë sjellur mysafirët dhe që dojnë t'ia dorëzojnë për ruajtje, përveç nëse nuk disponon hapësira të përshtatshme për vendosjen e tyre, ose në qoftë se ruajtja e tyre i kapërcen mundësitë e tij për ndonjë shkak tjetër. 2. Në qoftë se hotelieri refuzon pa arsye ta pranojë sendin për ruajtje, paguan shpërblimin e plotë të dëmit të cilin mysafiri e pëson për këtë shkak. - 740 Verify source ↗
Neni 740
AI-assisted research summary: The guest must report any loss or damage to items as soon as they learn about it.
Neni 740 Detyrimi i mysafirit për ta paraqitur dëmi Mysafiri ka për detyrë ta paraqesë humbjen ose dëmtimin e sendeve posa të vihet në dijeni për to, përndryshe ka të drejtë shpërblimi vetëm në qoftë se provon se dëmi është shkaktuar me fajin e hotelierit ose të personave për të cilët ai përgjigjet. 158 - 741 Verify source ↗
Neni 741
AI-assisted research summary: Hotel-area notices that exclude, limit, or condition liability for guest-brought items have no legal effect.
Neni 741 Shpalljet për përjashtimin e përgjegjësisë Nuk kanë kurrfarë efekti juridik shpalljet e theksuara në hapësirat hoteliere me të cilat përjashtohet, kufizohet ose kushtëzohet përgjegjësia e tyre për sendet që i kanë sjellur mysafirët. - 742 Verify source ↗
Neni 742
AI-assisted research summary: Hotelierët who receive guests may hold onto items brought by guests until the charges for accommodation and other services are fully paid.
Neni 742 E drejta e mbajtjes (retencionit) Hotelieri që pranon mysafirët ka të drejtë të ndalë sendet të cilat mysafirët i kanë sjellë deri te arkëtimi i plotë i kërkesave për vendosje dhe shërbime të tjera. - 743 Verify source ↗
Neni 743
AI-assisted research summary: The hotel-deposit rules also apply, as appropriate, to hospitals, garages, sleeping cars, organized camps, and similar places.
Neni 743 Zgjerimi i zbatimit të dispozitave për depozitën hoteliere Dispozitat për depozitën hoteliere zbatohen përshtatshmërisht edhe për spitale, garazha, vagonëve për fjetje, kampe të organizuara etj. PJESA XIV KONTRATA PËR MAGAZINIMIN KREU 1 DISPOZITAT E PËRGJITHSHME - 744 Verify source ↗
Neni 744
AI-assisted research summary: A warehouse keeper must accept and store the goods, take the needed or agreed preservation measures, and hand the goods over when requested by the depositor or another authorised person. The depositor must pay the agreed fee and, when delivering the goods, provide the necessary information and state the goods’ value.
Neni 744 Nocioni 1. Me kontratën për magazinimin detyrohet magazinieri që të pranojë dhe ta ruajë mallin e caktuar dhe të marrë masa të nevojshme ose të kontraktuara për ruajtjen e tij në gjendje të caktuar dhe ta dorëzojë me kërkesën e dhënësit (të sendit për magazinim) ose të personit tjetër të autorizuar, ndërsa dhënësi obligohet t’i paguajë shpërblimin e caktuar. 2. Me rastin e dorëzimit të mallit depozitdhënësi ka për detyrë të japë të gjitha njoftimet e nevojshme për të dhe të deklarojë sa është vlera e tij. - 745 Verify source ↗
Neni 745
AI-assisted research summary: The warehouseman must warn the depositor about defects or improper packaging, sell goods without delay if they face unavoidable spoilage or destruction and the depositor cannot act in time, and take steps to protect the depositor’s rights against the carrier. The warehouseman is liable for damage to the goods unless the damage falls within stated exceptions.
Neni 745 Përjashtimi i përgjegjësisë dhe disa detyrime të magazinierit 1. Magazinieri përgjigjet për dëmin në mallin, përveç nëse provon se dëmi është shkaktuar për shkak të rrethanave që nuk kanë mund të shmangen ose të evitohen, ose është shkaktuar me fajin e dhënësit, të metave ose të vetive natyrore të mallit dhe ambalazhit jo të rregullt. 2. Magazinieri ka për detyrë t’ia tërheq vërejtjen depozitdhënësit për të metat ose cilësitë natyrore të mallit, përkatësisht për ambalazhin e parregullt, për shkak të të cilave mund të vijë deri te dëmtimi i mallit, posa t’i ketë vënë re të metat e përmendura ose është dashur t’i vinte re. 3. Në qoftë se në mall do të ndodheshin ndryshime të tilla të paevitueshme për shkak të të cilave ekziston rreziku që malli të prishet ose të shkatërrohet, magazinieri ka për detyrë, në qoftë se kjo sipas thirrjes së këtij nuk do të mund ta bënte me kohë depozitdhënësi, ta shesë mallin pa shtyrje në mënyrë më të përshtatshme. 159 4. Magazinieri ka për detyrë të ndërmarrë veprime për t’i ruajtur të drejtat e depozitdhënësit ndaj transportuesit që i’a ka dorëzuar mallin për llogari të depozitdhënësit në gjendje të dëmtuar ose të mangët. - 746 Verify source ↗
Neni 746
AI-assisted research summary: The warehouseman must insure stored goods only if this was agreed in the contract, and if the contract does not specify covered risks, must insure against usual risks.
Neni 746 Kur ekziston detyra e sigurimit 1. Magazinieri ka për detyrë ta sigurojë mallin e marrë për ruajtje vetëm në qoftë se kjo është kontraktuar. 2. Në qoftë se me kontratë nuk është caktuar se cilat rreziqe duhet t’i përfshijë sigurimi, magazinieri ka për detyrë ta sigurojë mallin kundër rreziqeve të zakonshme. - 747 Verify source ↗
Neni 747
AI-assisted research summary: Magazinieri nuk duhet të paguajë shpërblim dëmi më të lartë se vlera e vërtetë e mallit, përveç kur dëmi është shkaktuar me dashje ose nga pakujdesia e rëndë.
Neni 747 Kufizimi i shpërblimit të dëmit Shpërblimi i dëmit, të cilin magazinieri e ka për detyrë ta paguajë për shkak të shkatërrimit, zvogëlimit ose dëmtimit të mallit, prej pranimit të tij deri te dorëzimi nuk mund të kalojë vlerën e vërtetë të mallit, përveç nëse dëmin e ka shkaktuar me dashje ose nga pakujdesia e rëndë. - 748 Verify source ↗
Neni 748
AI-assisted research summary: Warehousemen must not mix fungible goods they have received with goods of the same kind and quality, unless the depositor consents or mixing is clearly safe. If goods have been mixed, the warehouseman may separate the share belonging to the authorized person on request.
Neni 748 Përzierja e sendeve të zëvendësueshme 1. Magazinieri nuk mund t'i përziejë sendet e zëvendësueshme të pranuara me sendet e llojit të njëjtë dhe të cilësisë së njëjtë, përveç nëse depozitdhënësi ka dhënë pëlqimin për këtë ose në qoftë se është e qartë se është fjala për sendet që mund të përzihen pa rrezik nga shkaktimi i dëmit për depozitdhënësin. 2. Në qoftë se sendet janë përzier, magazinieri mund me kërkesën e personit të autorizuar, pa pjesëmarrjen e personave të tjerë të autorizuar nga përzierja e sendeve të zëvendësueshme, ta ndajë pjesën që i takon. - 749 Verify source ↗
Neni 749
AI-assisted research summary: Magazinieri must allow an authorized person to inspect the goods and take samples.
Neni 749 Kontrollimi i mallit dhe marrja e mostrave Magazinieri ka për detyrë t’i lejojë personit të autorizuar ta kontrollojë mallin dhe t’i marrë mostrat prej tij. - 750 Verify source ↗
Neni 750
AI-assisted research summary: The warehouse keeper may claim necessary expenses for preserving the goods and has a lien on the goods for storage-contract and related preservation claims.
Neni 750 Kërkesa e magazinierit dhe e drejta e pengut 1. Përveç shpërblimit për ruajtje magazinieri ka të drejtë në shpërblimin e shpenzimeve që kanë qenë të nevojshme për ruajtjen e mallit. 2. Për kërkesat e veta nga kontrata për magazinimin dhe për kërkesat e tjera që rrjedhin në lidhje me ruajtjen e mallit ai ka të drejtën e pengut në këtë mall. - 751 Verify source ↗
Neni 751
AI-assisted research summary: The depositor may withdraw the goods before the agreed deadline. If the goods are not withdrawn on time, the warehouseman may sell them at public sale after notice and a new period of at least 8 days.
Neni 751 Tërheqja e mallit dhe shitja e mallit të patërhequr 1. Dhënësi mund ta tërheqë mallin edhe para afatit të kontraktuar. 2. Në qoftë se depozitdhënësi nuk e tërheq mallin pas kalimit të afatit të kontraktuar ose pas kalimit të vitit, në qoftë se nuk është kontraktuar afati për ruajtje, magazinieri mund në llogarinë e tij ta shesë mallin në shitje publike, por ka për detyrë ta njoftojë më parë për qëllimin e tij dhe t’i lë afat të ri, jo më pak se prej tetë ditësh që mallin ta tërheqë. 160 - 752 Verify source ↗
Neni 752
AI-assisted research summary: The receiver of goods must inspect the goods when they are received and notify the warehouseman immediately if defects are noticed; hidden defects must be reported within seven days of receipt.
Neni 752 Të metat me rastin e pranimit të mallit 1. Marrësi i mallit ka për detyrë ta kontrollojë mallin në çastin e pranimit të tij. 2. Në qoftë se me rastin e pranimit të mallit vë re të metat, pranuesi ka për detyrë ta paralajmërojë menjëherë për këtë magazinierin, përndryshe konsiderohet se malli është pranuar në rregull. 3. Për të metat e mallit që nuk kanë mund të konstatohen në çastin e pranimit, marrësi ka për detyrë në mënyrë të sigurt ta lajmërojë magazinierin brenda shtatë ditësh, duke llogaritur nga dita e pranimit të mallit, përndryshe konsiderohet se malli është pranuar në rregull. - 753 Verify source ↗
Neni 753
AI-assisted research summary: For storage contracts, deposit rules apply unless the storage rules say otherwise.
Neni 753 Zbatimi i rregullave për depozitën Në kontratat për magazinimin përshtatshmërisht zbatohen rregullat për depozitën, në qoftë se me rregullat e magazinimit nuk është rregulluar ndryshe. KREU 2 FLETËMAGAZINIMI - 754 Verify source ↗
Neni 754
AI-assisted research summary: A warehouse keeper authorized by law to issue a warehouse receipt must give it to the depositor when requested.
Neni 754 Detyra e dhënies së fletëmagazinimit Magazinieri i cili në bazë të ligjit është i autorizuar që për mallin e pranuar për magazinim të lëshojë fletëmagazinimin ka për detyrë t’ia japë depozitëdhënësit me kërkesën e tij. - 755 Verify source ↗
Neni 755
AI-assisted research summary: A warehouse receipt consists of a certificate and a pledge note, and those documents must include specified information about the depositor, warehouseman, goods, and insurance.
Neni 755 Pjesët përbërëse dhe përmbajtja e fletëmagazinimit 1. Fletëmagazinimi përbëhet nga çertifikata dhe fletëpengu. 2. Dëftesa dhe fletëpengu përmbajnë këto të dhëna: emërtimin, përkatësisht emrin dhe profesionin e depozitëdhënësit, selinë përkatësisht vendbanimin e përhershëm të tij, emërtimin dhe selinë e magazinierit, datën dhe numrin e fletëmagazinimit, vendin ku ndodhet magazina, llojin, natyrën dhe sasinë e mallit, të dhënën se deri në cilën shumë është siguruar malli dhe të dhëna tjera të nevojshme për njohjen e mallit dhe caktimin e vlerës së tij. 3. Dëftesa dhe fletëpengu duhet t’i referohen njëra-tjetrës. - 756 Verify source ↗
Neni 756
AI-assisted research summary: The depositor may ask the warehouseman to split goods into parts and issue separate warehouse receipts for each part.
Neni 756 Fletëmagazinimi për pjesët e mallrave 1. Depozitdhënësi mund të kërkojë që magazinieri t’i ndajë mallrat në pjesë të caktuara dhe që për secilën pjesë t’i lëshojë fletëmagazinim të veçantë. 2. Në qoftë se ka marrë fletëmagazinimin për krejt sasinë e mallit, ai mund të kërkojë që magazinieri t’i ndajë mallrat në pjesë të caktuara dhe në ndërrim të fletëmagazinimit që e ka marrë, t’i lëshojë fletëmagazinimin për secilën pjesë të veçantë. 3. Depozitëdhënësi mund të kërkojë që magazinieri t’i lëshojë fletëmagazinimin vetëm për një pjesë të mallit të zëvendësueshëm që e ka lënë te ai. 161 - 757 Verify source ↗
Neni 757
AI-assisted research summary: The holder of a warehouse receipt may demand delivery of the goods named in it and may dispose of those goods by transferring the receipt.
Neni 757 Të drejtat e poseduesit të fletëmagazinimit 1. Poseduesi i fletëmagazinimit ka të drejtë të kërkojë që t’i dorëzohet malli i shënuar në të. 2. Ai mund të disponojë mallrat e shënuara në fletëmagazinimin me bartjen e fletëmagazinimit. - 758 Verify source ↗
Neni 758
AI-assisted research summary: The certificate and pledge may be transferred by endorsement, together or separately.
Neni 758 Bartja e dëftesës dhe e fletëpengut 1. Dëftesa dhe fletëpengu mund të barten me indosament, bashkë ose ndaras. 2. Me rastin e çdo bartjeje, në to duhet të shënohet data. 3. Me kërkesën e pranuesit të dëftesës ose të fletëpengut, bartja në të do të regjistrohet në regjistrin e magazinës, ku do të shkruhet edhe selia përkatësisht vendbanimi i përhershëm i tij. - 759 Verify source ↗
Neni 759
AI-assisted research summary: A holder of a receipt without a pledge can claim delivery of the goods, ask for sale of the goods, or ask for partial delivery of fungible goods, but only under the stated payment and deposit conditions.
Neni 759 E drejta e poseduesit të dëftesës 1. Bartja e dëftesës pa fletëpengun i jep marrësit të drejtën të kërkojë që t’i dorëzohet malli vetëm në qoftë se i paguan poseduesit të fletëpengut, ose i depoziton magazinierit për poseduesin e fletëpengut shumën që duhet t’i paguhet në ditën e rrjedhjes për pagesë të kërkesës. 2. Poseduesi i dëftesës pa fletëpeng mund të kërkojë që malli të shitet, në qoftë se me çmimin e realizuar mund të paguhet shuma të cilën ka të drejtë poseduesi i fletëpengut, me kusht që teprica e realizuar t’i dorëzohet atij. 3. Kur është fjala për sendet e zëvendësueshme, poseduesi i dëftesës pa fletëpengun mund të kërkojë që magazinieri t’i dorëzojë një pjesë të mallrave me kusht që t’i depozitojë magazinierit për llogari të poseduesit të fletëpengut shumën përkatëse në të holla. - 760 Verify source ↗
Neni 760
AI-assisted research summary: The first transferee of a pledge certificate must notify the warehouseman of the transfer without delay, and the warehouse must record the transfer. A transfer without endorsement gives the transferee the pledge right over the goods.
Neni 760 E drejta e poseduesit të fletëpengut 1. Bartja e fletëpengut pa dëftesë i jep marrësit të drejtën e pengut të mallit. 2. Me rastin e bartjes se parë në fletëpeng duhet të jenë të shkruara emërtimi, respektivisht emri dhe profesioni i kreditorit, selia e punës së tij afariste, respektivisht vendbanimi, shuma e kërkesës së tij, duke llogaritur edhe kamatën dhe datën e arritjes. 3. Marrësi i parë i fletëpengut ka për detyrë që pa shtyrje t’i paraqes magazinierit se në të është bërë bartja e fletëpengut, ndërsa magazina ka për detyrë ta regjistrojë këtë bartje në regjistrin e vet dhe në vetë fletëpengun të shënojë se ky regjistrim është bërë. 4. Pa kryerjen e veprimeve nga paragrafi paraprak, fletëpengu nuk mund të bartet më tej me indosament. 5. Fletëpengu që nuk përmban shumën e kërkesës së kreditorit të pengut, detyron në dobi të kreditorit të pengut tërë vlerën e sendit të shënuar në të. 162 - 761 Verify source ↗
Neni 761
AI-assisted research summary: Nëse kërkesa e siguruar me fletëpeng nuk paguhet në afat, poseduesi duhet të kërkojë pagesën dhe të paraqesë protestë; më pas, pas 8 ditësh nga arritja e kërkesës, ai ose bartësi që ka paguar mund të kërkojë shitjen e mallit të lënë peng.
Neni 761 Protesta për shkak të mospagimit dhe shitjes se mallit 1. Poseduesi i fletëpengut pa dëftesë, të cilit nuk i paguhet brenda afatit kërkesa e siguruar me fletëpeng, ka për detyrë që nën kanosjen e humbjes së të drejtave të kërkojë pagimin nga bartësi, të paraqes protestën sipas ligjit mbi kambialin. 2. Poseduesi i fletëpengut që e ka ngritur protestën mundet pas kalimit të tetë ditëve nga dita e arritjes se kërkesës, të kërkojë shitjen e mallit të lënë peng dhe e njëjta e drejtë i takon edhe bartësit që i ka paguar poseduesit të fletëpengut kërkesën e siguruar me fletëpeng. 3. Nga shuma e realizuar nga shitja ndahet shuma e nevojshme për mbulimin e shpenzimeve të shitjes, të kërkesës së magazinierit nga kontrata për magazinimin dhe e kërkesave të tjera të tij të krijuara lidhur me lënien e mallit, e pastaj paguhet kërkesa e siguruar e poseduesit të fletëpengut , kurse mbetja i takon poseduesit të dëftesës. - 762 Verify source ↗
Neni 762
AI-assisted research summary: The pledge note holder may claim payment from the bearer only if full payment could not be obtained from the sale of the pledged goods.
Neni 762 Kërkesa e pagimit nga bartësi i fletëpengut 1. Poseduesi i fletëpengut mund të kërkojë pagimin nga bartësi vetëm në qoftë se nuk ka mundë të realizojë pagimin e plotë nga shitja e mallit peng. 2. Kjo kërkesë duhet të paraqitet në afatin e caktuar në ligjin e veçantë për kambialin për kërkesën kundër indosentëve dhe ky afat fillon të rrjedhë nga dita kur është bërë shitja e mallit. 3. Poseduesi i fletëpengut humb të drejtën për të kërkuar pagimin nga bartësi në qoftë se nuk do të kërkojë shitjen e mallit jo me vonë se brenda një muaji nga data e protestës. PJESA XV KONTRATA PËR URDHËRIN KREU 1 DISPOZITAT E PËRGJITHSHME - 763 Verify source ↗
Neni 763
AI-assisted research summary: The agent must carry out specified legal tasks for the principal and is authorized to receive them; the agent also has a right to remuneration unless the parties agreed otherwise or the relationship’s nature implies otherwise.
Neni 763 Nocioni 1. Me kontratën për urdhrin detyrohet urdhërmarrësi ndaj urdhërdhënësit që për llogari të tij të ndërmerr punë juridike të caktuara. 2. Njëkohësisht autorizohet urdhërmarrësi për marrjen e këtyre punëve. 3. Urdhërmarrësi ka të drejtë në shpërblim për mundin e tij, përveç nëse diçka tjetër është kontraktuar ose rrjedh nga natyra e marrëdhënieve të ndërsjellta. - 764 Verify source ↗
Neni 764
AI-assisted research summary: A person who professionally or publicly offers to handle foreign matters must notify the other party if they do not accept the offered decree for those matters.
Neni 764 Personat që kanë për detyrë të përgjigjen në ofertën e urdhërit Kush merret me kryerjen e punëve të huaja si profesion ose ofrohet publikisht për kryerjen e këtyre punëve ka për detyrë, në qoftë se nuk do të pranojë dekretin e ofruar që ka të bëjë me këto punë, për këtë shtyrje ta njoftojë palën tjetër, përndryshe përgjigjet për dëmin që do ta pësonte pala për shkak të kësaj. 163 KREU 2 DETYRIMET E DEKRETMARRË-SIT - 765 Verify source ↗
Neni 765
AI-assisted research summary: The person carrying out the decree must follow instructions carefully, protect the giver’s interests, warn them if the instructions would be harmful, and ask for new instructions. If no instructions were given, they must act in the giver’s interests; if unpaid, they act as they would in their own affairs.
Neni 765 Zbatimi I urdhërit sikundër është deklaruar 1. Dekretmarrësi ka për detyrë ta kryejë dekretin sipas udhëzimeve të marra me kujdesin e ndërmarrësit të mirë, përkatësisht shtëpiakut të mirë, duke mbetur në kufijtë e tij dhe të kujdeset krejtësisht për interesat e dekretdhënësit dhe të udhëhiqet prej tyre. 2. Kur dekretmarrësi konsideron se kryerja e dekretit sipas udhëzimeve të marra do të ishte e dëmshme për dekretdhënësin, ky ka për detyrë t’ia tërheqë vëmendjen e tij dhe të kërkojë udhëzime të reja. 3. Në qoftë se dekretdhënësi nuk ka dhënë udhëzime të caktuara për punën që duhet ta kryejë, dekretmarrësi ka për detyrë duke u udhëhequr nga interesat e dekretdhënësit, të veprojë si ekonomist i mirë përkatësisht si shtëpiak i mirë, e në qoftë se dekreti është pa shpërblim, ashtu si do të vepronte në rrethana të njëjta në çështjen e vet. - 766 Verify source ↗
Neni 766
AI-assisted research summary: The recipient of a decree may depart from it only with the issuer’s consent, or without consent only in urgent or other exceptional situations where the issuer’s interests reasonably require it.
Neni 766 Shmangia nga dekreti (urdhri) dhe udhëzimi 1. Nga dekreti dhe udhëzimet e marra dekretrmarrësi mund të shmanget vetëm me pëlqimin e dekretdhënësit, e kur për shkak të kohës së shkurtër ose të ndonjë shkaku tjetër nuk ka mundësi të kërkojë pëlqimin e dekretdhënësit, ai mund të shmanget nga dekreti dhe udhëzimet vetëm në qoftë se sipas vlerësimit të të gjitha rrethanave ka mundësi të konsiderojë me bazë se këtë e kërkojnë interesat e dekretdhënësit. 2. Në qoftë se dekretmarrësi tejkalon kufijtë e dekretit ose të largohet nga udhëzimet e marra, jashtë rastit të parashikuar në paragrafin paraprak, nuk do të konsiderohet si dekretmarrës, por si punëdrejtues pa urdhër, përveç nëse dekretdhënësi më vonë jep pëlqimin për atë që ka bërë ky. - 767 Verify source ↗
Neni 767
AI-assisted research summary: The person who received the decree must perform it personally, may delegate only with permission and under compulsion, and the decree-giver may ask the substitute directly to perform the duty.
Neni 767 Zëvendësimi 1. Dekretmarrësi ka për detyrë ta kryejë dekretin personalisht. 2. Ai mund t’ia besojë kryerjen e dekretit tjetrit vetëm në qoftë se dekretdhënësi ia ka lejuar këtë, dhe në qoftë se në këtë ka qenë i shtrënguar nga rrethanat. 3. Në këto raste ai përgjigjet vetëm për zgjedhjen e përfaqësuesit dhe për udhëzimet që ia ka dhënë. 4. Në raste e tjera ai përgjigjet vetëm për punën e zëvendësuesit, si dhe për shkatërrimin e rastësishëm ose të dëmtimit të sendit që do të shkaktoheshin te zëvendësuesi. 5. Dekretdhënësi mundet në çdo rast të kërkojë drejtpërdrejt nga zëvendësuesi kryerjen e detyrimit nga dekreti. - 768 Verify source ↗
Neni 768
AI-assisted research summary: Dekretmarrësi must account for and hand over without delay everything received from carrying out the entrusted work.
Neni 768 Dhënia e llogarive Për punën e kryer dekretmarrësi ka për detyrë të japë llogari dhe t’ dorëzojë pa shtyrje dekretdhënësit gjithçka ka marrë në bazë të kryerjes së punëve të besuara, pavarësisht nëse këto që ka marrë nga dekretdhënësi i ka borxh këtij ose jo. 164 - 769 Verify source ↗
Neni 769
AI-assisted research summary: Dekretmarrësi must provide a report on the state of affairs and account for it when requested by dekretdhënësi, including before the set time.
Neni 769 Paraqitja e raportit Dekretmarrësi ka për detyrë që me kërkesën e dekretdhënësit, të paraqes raport për gjendjen e punëve dhe të japë llogari edhe para kohës së caktuar. - 770 Verify source ↗
Neni 770
AI-assisted research summary: If the dekretmarrësi uses money received for the dekretdhënësi for his own needs, he must pay interest at the highest permissible contracted rate from the day of use; for other money owed and not delivered on time, he must pay late interest from the day it was due.
Neni 770 Përgjegjësia për përdorimin e të hollave të dekretdhënësit Në qoftë se dekretmarrësi është shërbyer për nevojat e veta me të hollat që i ka marrë për dekretdhënësin, ka për detyrë të paguajë kamatën sipas përqindjes më të lartë të lejueshme të kontraktuar, duke llogaritur nga dita e përdorimit, e për të hollat e tjera që janë borxh, që nuk i ka dorëzuar në kohë, kamatëvonesën, duke llogaritur nga dita kur ka pasur për detyrë ta dorëzojë. - 771 Verify source ↗
Neni 771
AI-assisted research summary: If several people are assigned the same task together, they are jointly liable for the obligations arising from that mandate unless the contract says otherwise.
Neni 771 Përgjegjësia solidare e dekretmarrësve Në qoftë se kryerja e ndonjë pune u është besuar disave me dekret të njëjtë për ta kryer bashkërisht, ata përgjigjen solidarisht për detyrimet nga ky dekret, në qoftë se nuk është kontraktuar diçka tjetër. KREU 3 DETYRIMET E DEKRETDHËNË-SIT - 772 Verify source ↗
Neni 772
AI-assisted research summary: Upon request, the decretdhënësi must give the dekretmarrësi a specified sum of money for anticipated expenses.
Neni 772 Paradhënia në të holla Dekretdhënësi ka për detyrë që me kërkesën e dekretmarrësit t’i japë një shumë të caktuar të hollave për shpenzime të parashikuara. - 773 Verify source ↗
Neni 773
AI-assisted research summary: Dekretdhënësi must reimburse the dekretmarrësi’s necessary expenses for carrying out the decree, with interest from the day they were incurred, even if the effort failed without the dekretdhënësi’s fault; and must take over or otherwise discharge the dekretmarrësi’s obligations.
Neni 773 Shpërblimi i shpenzimeve dhe marrja e detyrimeve 1. Dekretdhënësi ka për detyrë t’i shpërblejë dekretmarrësit, edhe atëherë kur mundi i tij pa fajin e tij nuk ka pasur sukses, të gjitha shpenzimet e nevojshme qe i ka bërë për kryerjen e dekretit, me kamatë nga dita kur janë bërë. 2. Ai ka për detyrë të marrë përsipër detyrimet që dekretmarrësi i ka marrë mbi vete, duke i kryer në emër të vet punët e besuara ose në ndonjë mënyrë tjetër ta lirojë prej tyre. - 774 Verify source ↗
Neni 774
AI-assisted research summary: The decree-giver must compensate the decree-recipient for damage the recipient suffered without fault while carrying out the decree.
Neni 774 Shpërblimi i dëmit Dekretdhënësi ka për detyrë t’ia shpërblejë dekretmarrësit dëmin, të cilin ky e ka pësuar pa fajin e vet në kryerjen e dekretit. - 775 Verify source ↗
Neni 775
AI-assisted research summary: Unless the parties agreed otherwise, the dekretdhënësi must pay the usual remuneration; if there is no such custom, they must pay fair remuneration.
Neni 775 Lartësia e shpërblimit Në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe, dekretdhënësi ka borxh shpërblimin në lartësinë e zakonshme, e në qoftë se mungojnë doket e tilla, atëherë shpërblimin e drejtë. 165 - 776 Verify source ↗
Neni 776
AI-assisted research summary: The party giving the order must pay the remuneration after the work is completed, unless something different was agreed.
Neni 776 Pagimi i shpërblimit 1. Në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe, dekretdhënësi ka për detyrë t’i paguajë dekretmarrësit shpërblimin pas kryerjes së punës. 2. Në qoftë se dekretmarrësi pa fajin e vet e ka kryer urdhrin vetëm pjesërisht, atëherë ai ka të drejtë në pjesën e shpërblimit proporcional. 3. Në rastin kur shpërblimi i parakontraktuar do të ishte në shpërpjesëtim të hapur me shërbimet e bëra urdhërdhënësi mund të kërkojë zvogëlimin e tij. - 777 Verify source ↗
Neni 777
AI-assisted research summary: The pledge holder has a pledge right over the debtor’s movable items received under the pledge and over cash collected for the debtor.
Neni 777 E drejta e pengut Për sigurimin e shpërblimit dhe të shpenzimeve dekretmarrësi ka të drejta të pengut në sendet e luajtshme të dekretdhënësit që i ka marrë në bazë të dekretit, si dhe në shumat në të holla që i ka arkëtuar për llogari të dekretdhënësit. - 778 Verify source ↗
Neni 778
AI-assisted research summary: If several of them entrusted the execution of the decree to the dekretrmarrës, they are jointly responsible.
Neni 778 Përgjegjësia solidare e dekretdhënësve Në qoftë se disa prej tyre i kanë besuar dekretrmarrësit kryerjen e dekretit, ata i përgjigjen atij solidarisht. KREU 4 SHUARJA E DEKRETIT - 779 Verify source ↗
Neni 779
AI-assisted research summary: The contractor may withdraw from the contract, but if there is no justified reason and remuneration is due, they must pay the other party the relevant share and compensate the damage caused.
Neni 779 Heqja dorë e dekretdhënësit nga kontrata 1. Dekretdhënësi mund të heq dorë nga kontrata. 2. Në rastin e heqjes dorë nga kontrata në të cilin dekretdhënësit i takon shpërblimi për punën e tij, dekretdhënësi ka për detyrë t’i paguajë dekretmarrësit pjesën përkatëse të shpërblimit dhe t’ia shpërblejë dëmin që e ka pësuar me heqjen dorë nga kontrata, në qoftë se për heqje dorë nuk ka pasur arsye të bazuara. - 780 Verify source ↗
Neni 780
AI-assisted research summary: Dekretmarrësi may denounce the decree at any time, but not at an inappropriate time. If he does so at an inappropriate time, he must compensate the dekretdhënës for the resulting damage unless there were justified reasons. The dekretdhënës must continue urgent work after termination until care can be taken over.
Neni 780 Denoncimi i kontratës nga dekretmarrësi 1. Dekretmarrësi mund të denoncojë dekretin kur të dojë, por jo në kohë të papërshtatshme. 2. Ai ka për detyrë t’i shpërblejë dekretdhënësit dëmin qe ky e ka pësuar për shkak të denoncimit të dekretit në kohë të papërshtatshme, përveç nëse për denoncim kanë ekzistuar shkaqe të bazuara. 3. Dekretdhënësi ka për detyrë të vazhdojë me kryerjen e punëve, të cilat nuk durojnë shtyrje edhe pas denoncimit të kontratës derisa dekretdhënësi do të mund të merrte kujdesin për to. - 781 Verify source ↗
Neni 781
AI-assisted research summary: The mandate ends on the death of the mandatary, and in some cases on the death or cessation of the mandator or a legal person. Heirs must notify the mandator and protect their interests, and the mandatary must continue entrusted work if stopping would harm the heirs.
Neni 781 Vdekja, shuarja e personit juridik 1. Dekreti shuhet me vdekjen e dekretmarrësit. 166 2. Trashëgimtarët e dekretmarrësit kanë për detyrë që për vdekjen e tij ta njoftojnë dekretdhënësin dhe të ndërmarrin çka është e nevojshme për mbrojtjen e interesave të tij, gjersa nuk është në gjendje vetë të merrë kujdesin për to. 3. Dekreti shuhet me vdekjen e dekretdhënësit vetëm në qoftë se është kontraktuar kështu ose në qoftë se dekretmarrësi ka marrë urdhër duke marrë parasysh marrëdhëniet e veta personale me dekretdhënësin. 4. Në këtë rast dekretmarrësi ka për detyrë t’i zgjasë punët e besuara, në qoftë se do të shkaktohej dëmi për trashëgimtarët gjersa këta janë në pamundësi që të kujdesen vetë për to. 5. Në qoftë se dekretdhënësi ose dekretmarrësi është ndonjë person juridik, dekreti shuhet kur ai person pushon së ekzistuari. - 782 Verify source ↗
Neni 782
AI-assisted research summary: The decree ends if the decreeing party or the recipient goes bankrupt, or if either is fully or partly deprived of capacity to act.
Neni 782 Falimentimi, heqja e aftësisë për të vepruar Dekreti shuhet kur dekretdhënësi ose dekretmarrësi falimenton ose kur i hiqet plotësisht ose pjesërisht aftësia për të vepruar. - 783 Verify source ↗
Neni 783
AI-assisted research summary: Dekreti shuhet kur ndodh një nga ngjarjet e përmendura dhe kur dekretmarrësi merr dijeni për to; pas shuarjes, dekretmarrësi duhet të kthejë prokurën me shkrim.
Neni 783 Çasti i shuarjes së dekretit 1. Kur dekretdhënësi ka hequr dorë nga kontrata si dhe kur ka vdekur ose ka falimentuar, ose i është hequr plotësisht ose pjesërisht zotësia për të vepruar, dekreti shuhet në çastin kur dekretmarrësi ka mësuar për ngjarjen për shkak të cilës dekreti shuhet. 2. Kur dekretmarrësit i lëshohet një prokurë me shkrim, ka për detyrë ta kthejë atë pas shuarjes së dekretit. - 784 Verify source ↗
Neni 784
AI-assisted research summary: Kur dekreti jepet që dekretmarrësi të mund të realizojë një kërkesë ndaj dekretdhënësit, dekretdhënësi nuk mund të heqë dorë nga kontrata dhe dekreti nuk shuhet nga vdekja, falimentimi ose humbja e aftësisë për të vepruar e njërës palë.
Neni 784 Përjashtimet Kur dekreti është dhënë që dekretmarrësi të mund të arrijë përmbushjen e ndonjë kërkese të vet nga dekretdhënësi, dekretdhënësi nuk mund të heqë dorë nga kontrata dhe dekreti nuk shuhet as me vdekjen, as me falimentimin e dekretdhënësit ose dekretmarrësit, as kur njëri prej tyre është privuar plotësisht ose pjesërisht nga aftësia për të vepruar. PJESA XVI KONTRATA PËR KOMISIONIN KREU 1 DISPOZITAT E PËRGJITHSHME - 785 Verify source ↗
Neni 785
AI-assisted research summary: Në kontratën për komision, komisionari duhet të kryejë punët e besuara në emër të vet dhe për llogari të komitentit; ai ka të drejtë edhe për shpërblim kur nuk është përcaktuar në kontratë.
Neni 785 Nocioni 1. Me kontratën për komisionin, komisionari detyrohet që për shpërblim (provizion) të kryejë në emër të vet dhe për llogari të komitentit një ose më shumë punë që ia ka besuar komitenti. 2. Komisionari ka të drejtë në shpërblim edhe kur ky nuk është kontraktuar. 167 - 786 Verify source ↗
Neni 786
AI-assisted research summary: In a commission contract, the rules for a decree apply unless the commission rules provide otherwise.
Neni 786 Zbatimi i rregullave për kontratën për dekretin Në kontratën për komision zbatohen përshtatshmërisht rregullat për dekretin, në qoftë se me rregullat për komisionin nuk është caktuar ndryshe. - 787 Verify source ↗
Neni 787
AI-assisted research summary: A commissionary who contracts work on unauthorized, less favorable terms than the decree must compensate the principal for the difference and the damage.
Neni 787 Lidhja e punës nën kushte të ndryshme nga ato të dekretit 1. Në qoftë se komisionari ka kontraktuar ndonjë punë me kushte jo të favorshme nga ato që janë caktuar në dekret dhe kur ai për këtë nuk ka qenë i autorizuar, ka për detyrë t’ia shpërblejë komitentit diferencën si dhe dëmin e shkaktuar. 2. Në rastin nga paragrafi paraprak komitenti mund të refuzojë të pranojë punën e lidhur, me kusht që për këtë ta njoftojë menjëherë komisionarin. 3. Komitenti humb këtë të drejtë, në qoftë se komisionari tregon gatishmërinë t’ia paguajë menjëherë diferencën dhe të shpërblejë dëmin e shkaktuar. 4. Në qoftë se puna është kontraktuar nën kushte më të përshtatshme nga ata që janë caktuar në dekret, e gjithë dobia e arritur në këtë mënyrë i takon komitentit. - 788 Verify source ↗
Neni 788
AI-assisted research summary: The commissionary must perform the entrusted work with the care of a good entrepreneur, and may be liable to the principal for damage in specified cases.
Neni 788 Shitja e mallit personit që ka shumë borxh 1. Komisionari ka për detyrë ta kryejë punën e marrë me kujdesin e ndërmarrësit të mirë. 2. Komisionari i përgjigjet komitentit për dëmin, në qoftë se e ka zgjedhur personin e pabesueshëm për punën ose në qoftë se i ka shitur mallin personit, për borxhet e të cilit ai ka qenë në dijeni ose ka mundur të jetë në dijeni. - 789 Verify source ↗
Neni 789
AI-assisted research summary: A commissioner may, if the committent اجازه it, buy the entrusted goods for himself or sell his own goods at the price when the task is carried out.
Neni 789 Kur vetë komisionari blen mallin e komitentit ose ia shet mallin e vet 1. Komisionari të cilit i është besuar shitja ose blerja e ndonjë malli që ka vlerë në bursë ose në treg mundet, në qoftë se ia ka lejuar komitenti, të mbajë mallin për vete si blerës, respektivisht të lirojë si shitës, sipas çmimit në kohën e zbatimit të punës së besuar. 2. Në këtë rast midis komisionarit dhe komitentit lindin marrëdhëniet nga kontrata e shitjes. 3. Në qoftë se çmimi i bursës respektivisht i tregut dhe çmimi të cilin e ka caktuar komitenti nuk pajtohen, komisionari-shitësi, ka të drejtë në çmimin më të ultë nga sa janë këto dy çmime, ndërsa komisionari blerësi ka për detyrë të paguajë çmimin më të lartë. KREU 2 DETYRIMET E KOMISIONARIT - 790 Verify source ↗
Neni 790
AI-assisted research summary: Komisionari must keep the entrusted goods with the care of a good businessperson.
Neni 790 Ruajtja dhe sigurimi 1. Komisionari ka për detyrë ta ruajë mallin e besuar me kujdesin e ekonomistit të mirë. 2. Ai përgjigjet edhe për shkatërrimin ose dëmtimin e rastësishëm të mallit, në qoftë se ai nuk e ka siguruar mallin edhe pse sipas dekretit ka qenë i detyruar. 168 - 791 Verify source ↗
Neni 791
AI-assisted research summary: Komisionari duhet të kontrollojë gjendjen e mallit të pranuar dhe ta njoftojë menjëherë komitentin për mbërritjen, dëmtimet e dukshme ose mungesën.
Neni 791 Njoftimi për gjendjen e mallit të pranuar 1. Me rastin e marrjes së mallit nga transportuesi që ia ka dërguar komitenti, komisionari ka për detyrë të vërtetojë gjendjen e tij dhe pa shtyrje ta njoftojë komitentin për ditën e arritjes së mallit, si edhe për dëmtimet e dukshme ose mungesën, përndryshe përgjigjet për dëmin e cili për shkak të këtij lëshimi do të shkaktohej për komitentin. 2. Ai ka për detyrë të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e të drejtës së komitentit ndaj personit përgjegjës. - 792 Verify source ↗
Neni 792
AI-assisted research summary: The commissioner must notify the principal about changes in the goods that may reduce their value, and must sell the goods as advantageously as possible in urgent risk situations.
Neni 792 Njoftimi për ndryshimet në mall Komisionari ka për detyrë ta njoftojë komitentin për të gjitha ndryshimet në mall për shkak të të cilave mund të humbë vlera e mallit, e në qoftë se nuk ka kohë për pritje të udhëzimeve të tij, ose në qoftë se ai e ka zvarritur dhënien e udhëzimeve, në rast rreziku të dëmtimit të konsiderueshëm komisioneri ka për detyrë ta shesë mallin në mënyrë sa më të volitshme. - 793 Verify source ↗
Neni 793
AI-assisted research summary: A commission agent must tell the client which person carried out the assigned work, except for certain sales of movable goods in commission shops unless the contract says otherwise.
Neni 793 Njoftimi i komitentit për emrat e palës kontraktuese 1. Komisionari ka për detyrë t’i komunikojë komitentit me cilin person ka kryer punën që ia ka besuar komitenti. 2. Kjo rregull nuk vlen në rastin e shitjes se sendeve të luajtshme që bëhet nëpër shitore të komisionit, përveç nëse është kontraktuar ndryshe. - 794 Verify source ↗
Neni 794
AI-assisted research summary: The commissionary must account for the work done and hand over to the principal everything received, plus any claims and other rights gained against third parties.
Neni 794 Dhënia e llogarisë 1. Komisionari ka për detyrë të japë llogarinë për punën e kryer pa shtyrje të panevojshme. 2. Ai ka për detyrë t’ia dorëzojë komitentit në tërësi atë çka ka pranuar në bazë të punës së kryer për llogari të tij. 3. Komisionari ka për detyrë t’ia kalojë komitentit kërkesat dhe të drejtat e tjera që ka fituar ndaj personit të tretë me të cilin ka kryer punë në emër të vet dhe për llogari të tij. - 795 Verify source ↗
Neni 795
AI-assisted research summary: A commissioner is liable for the other party’s obligations only if he has specifically given a del credere guarantee; in that case, he is jointly liable and may receive a special del credere commission.
Neni 795 Del credere 1. Komisioneri përgjigjet për përmbushjen e detyrimeve të palës kontraktuese të vet, vetëm në qoftë se ka garantuar posaçërisht se ai detyrimet e veta do t’i përmbushë (delkredere), në të cilin rast ai përgjigjet solidarisht me te. 2. Komisionari që ka garantuar për përmbushjen e detyrimeve të bashkëkontraktuesit të vet ka të drejtë edhe në shpërblim të veçantë (provizioni delkredere). 169 KREU 3 DETYRIMET E KOMITENTIT - 796 Verify source ↗
Neni 796
AI-assisted research summary: The principal must pay the commission agent a fee when the work is completed or blocked for a cause the principal is responsible for.
Neni 796 Shpërblimi (provizioni) 1. Komitenti ka për detyrë t’i paguajë komisionarit një shpërblim, nëse është kryer puna, të cilën komisionari ka pasur ta kryejë, si dhe në qoftë se kryerja e punës pengohet nga ndonjë shkak për të cilin përgjigjet komitenti. 2. Në rastin e kryerjes graduale, komisionari mund të kërkojë pjesën proporcionale të shpërblimit pas secilës përmbushje të pjesshme. 3. Në qoftë se nuk kryhet puna e kontraktuar nga shkaku për të cilin nuk përgjigjen as komisionari as komitenti, komisionari ka të drejtë në shpërblimin përkatës për mundin e vet. 4. Komisionari që ka vepruar me mosbesnikëri ndaj komitentit nuk ka të drejtë në shpërblim. - 797 Verify source ↗
Neni 797
AI-assisted research summary: If the fee amount is not set by contract or tariff, the commissioner is entitled to a fee based on the work done and result achieved. If the fee is disproportionately high, the court may lower it to a fair amount at the client’s request.
Neni 797 Lartësia e shpërblimit 1. Në qoftë se shuma e shpërblimit nuk është caktuar me kontratë ose me tarifë, komisionarit i takon shpërblimi sipas punës së kryer dhe rezultatit të arritur. 2. Në qoftë se në rastin e dhënë shpërblimi është përpjesëtimisht i madh në krahasim me punën e kryer dhe rezultatin e arritur, gjykata mundet me kërkesë të komitentit ta zbresë në një shumë të drejtë. - 798 Verify source ↗
Neni 798
AI-assisted research summary: The principal must reimburse the commission agent’s necessary expenses, with interest from the day they were incurred, and must pay a special compensation for use of the agent’s storage and transport equipment if that is not already included in the work compensation.
Neni 798 Shpërblimi i shpenzimeve 1. Komitenti ka për detyrë t’i shpërblejë komisionarit shpenzimet që kanë qenë të nevojshme për kryerjen e dekretit, me kamatë nga dita kur janë bërë. 2. Komitenti ka për detyrë t’i japë komisionarit shpërblim të posaçëm për përdorimin e depove dhe mjeteve të transportit të tij, në qoftë se ky nuk është përfshirë në shpërblimin për kryerjen e punës. - 799 Verify source ↗
Neni 799
AI-assisted research summary: Unless the commission contract says otherwise, the principal does not have to give the commissioner an advance for the resources needed to do the entrusted work.
Neni 799 Paradhënia e të hollave komitentit Në qoftë se me kontratën për komisionin nuk është caktuar diçka tjetër, komitenti nuk ka për detyrë t’i japë paradhënie komisionarit në mjete të nevojshme për kryerjen e punës së besuar. KREU 4 E DREJTA E PENGUT
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.